ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e bilancit trgtar?...

22
Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë Punuan: Elona Hysa Enola Shytaj Evelina Koçi Minela Dalipi Janar 2011 1

Upload: minieconomix

Post on 28-Jul-2015

3.687 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor,

strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar?

Rasti i Shqipërisë

Punuan:

Elona Hysa

Enola Shytaj

Evelina Koçi

Minela Dalipi

Janar 2011

1

Page 2: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Hyrje

Tranzicioni drejt një ekonomie tregu, sikurse ka treguar përvoja e Shqipërisë, ka qenë një

proces i ndërlikuar dhe mjaft i vështirë. Arsyet e vështirësive janë të shumta, të natyrave nga

më të ndryshmet. Në një farë mase ato janë të pashmangshme, por në një masë tjetër mund të

shmangen apo të zbuten. Në qëndër të detyrës tonë qëndrojnë dy tregues të rëndësishëm

makroekonomik, kursi i këmbimit dhe norma e inflacionit.

Për këtë arsye si çështje më vete në detyrën tonë është trajtuar kuptimi i kursit të këmbimit

dhe problemet në vlerësimin e tij. Më pas kemi marr në shqyrtim historine e tranzicionit në

Shqipëri, duke u përqëndruar në pjesën ekonomike të saj. Në këtë çeshtje janë vënë në dukje

ndryshimet themelore në ekonominë e vendit tonë gjate kësaj periudhe. Ёshtë trajtuar në

mënyrë të veçantë lidhja midis kursit të këmbimit dhe normës së inflacionit dhe midis kursit

të këmbimit dhe defiçitit tregtar. Pjesa e fundit e detyrës përqëndrohet në analizën e

efektivitetit të kursit të këmbimit mbi strategjinë e nxitjes së eksporteve.

2

Page 3: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

1. Kuptimi i kursit këmbimit

Tranzicioni realizohet nga bashkëveprimi i një numri të madh forcash të tregut, të cilat lindin

dhe zhvillohen me reformat ekonomike të ndërmarra nga shteti dhe me politikat ekonomike

të ndjekura po prjet tij. Vështirësitë e vendeve në tranzicion zbuten ose kapërcehen vetëm

nëse reformat dhe politikat ekonomike nxisin dhe përkrahin forcat e tregut në formim e sipër.

Këto vështirësi, nga ana tjetër, shtohen edhe më shumë nëse nën vellon e liberalizimit format

e reja të tregut lihen “në mëshirë të fatit”. E njëjta gjë ndodh edhe në rastin kur, nën

justifikimin e “përgjegjësisë shtetërore”, “të përkujdesjes sociale” apo qoftë edhe nga frika e

humbjes së “lidhjes me elektoratin”, frenohen reformat ekonomike dhe pengohet funksionimi

i mekanizmit të tregut. Fatkeqësisht, tranzicioni ynë ekonomik vuan nga të dyja këto

sindroma.

Kursi i këmbimit të Lekut, në njëfarë mënyre, është tregues i vlerës që merr dhe rimerr

vazhdimisht ekonomia shqiptare në tregun botëror. Por çfarë do të thotë një gjë e tillë? Leku

në fakt është një matës i vlerës së produktit, si për shitësin, ashtu edhe për blerësin. Kursi i

këmbimit të Lekut pra shpreh, në mënyrë të tërthortë, vlerën e çdo objekti këmbimi në tregun

botëror, të vlerësusr në valuta të huaja. Në këtë mënyrë, ekonomia e vendit “vlerësohet” dhe

“rivlerësohet” vazhdimisht në tregun botëror, nëpërmjet kursit të këmbimit.

Por cështja nuk është aq e thjeshtë sa duket, dhe kjo për 3 arsye kryesore:

1. Kursi i këmbimit është një lloj çmimi, por vetëm se i një lloji të veçantë: çmimi i një

valute i shprehur në një valutë tjetër. Kështu, kursi i këmbimit përcaktohet në tregun e

valutave. Ky treg dallohet për një ndjeshmëri të lartë ndaj faktorëve të ndryshëm,

përfshirë edhe ata joekonomikë. Kjo pasqyrohet edhe në luhatshmërinë e kurseve të

këmbimit (për aq kohë sa shteti nuk merr masa kufizuese). Kjo do të thotë se

ndryshon “vlera e ekonomisë” në tregun botëror edhe kur nuk ka ndyshuar “asgjë”

brenda saj.

2. Ndryshimi i kursit të këmbimit nuk shkakton vetëm ndryshimin e vlerës së objekteve,

por ndikon gjithashtu në balancat e jashtme dhe të brendshme makroekonomike të

vendit. Po të marrim një shembull të thjeshtë: Në qoftë se leku zhvlerësohet, atëherë

mallrat shqiptarë do të bëheshin më konkurues në treg, duke bërë që eksportet të

rriteshin. Po ashtu, mallrat e huaj duke qenë më të shtrenjtë do të bëheshin më pak të

3

Page 4: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

kërkuar në vend, duke bërë që të frenoheshin importet. Logjikisht kjo do të çonte në

përmirësimin e bilancit tregtar. Në rastin e Shqipërisë nuk ndodh kështu pasi shumë

prej mallrave tona të importit janë mallra konsumi, kërkesa për të cilat është

joelastike. Kështu, ndryshimi i çmimit të importit pasqyrohet menjëherë si ndryshim i

CPI. Pra rritja e çmimeve të importit do të shkaktonte inflacion, i cili nga ana e tij

shkakton disbalancime të brendshme ekonomike. Si përfundim, mund të themi se

ekziston një hapësirë e kufizuar e përdorimit të kursit të këmbimit si instrument

politiko-ekonomik për shkak të mundësisë së efekteve dytësore negative.

3. Leku nuk tregtohet në tregje të tjerë valutorë jashtë vendit, pra tregu i tij është paksa i

ngushtë. Çmimi i tij përcaktohet vetëm nga ballafaqimi i tij me valutën e huaj që hyn

në Shqipëri. Duke shtuar këtu edhe hyrjen e kufizuar të valutës së huaj përmes tregtisë

(duke qenë se eksportet zënë një volum të vogël në tregtinë e jashtme krahasuar me

importet). Për këtë arsye kanalet e tjera të hyrjes së valutës së huaj marrin rëndësi të

veçantë dhe kërkojnë vëmendje më të madhë në analizat makroekonomike.

4

Page 5: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

2. Historia e tranzicionit të Lekut dhe roli i tij në ekonominë shqiptare

Historia e lekut dhe e kurseve të tij të këmbimit me monedha të tjera është relativisht e gjatë

dhe mendojmë se është e rëndësishme të ndalemi pak në disa ndryshime thelbësore që ka

pësuar dhe leku gjatë kalimit nga periudha e tranzicionit drejt një ekonomie tregu. Thyerja e

strukturave të komanduara solli njëkohësisht çlirimin e lekut nga guacka e fiktivitetit, në të

cilin ishte mbërthyer gjatë gjithë kësaj kohe. Mungesat e shumta në treg edhe të artikujve

elemantarë dhe të domosdoshëm për jetën, sistemet e racionimit për një sërë atikujsh

(sidomos ushqimor), mbajtja e çmimeve në nivele të fiksuara, alokimi i centralizuar, që

praktikisht do të thotë në shumë raste alokim jo efiçent i burimeve prodhuese, etj., e bënin të

pamundur funksionimin realist të lekut si mjet këmbimi duke e shndërruar atë në një

çertifikate të thjeshtë shpërndarjeje të “centralizuar”.

Po kaq të vogla ishin dhe funksionet e tjera të parasë. Në funksionin si matës vlere paraja

është thjesht në rolin e njësisë llogaritëse të çmimeve, sepse çmimet nuk përcaktoheshin nga

ballafaqimi real i kërkesës dhe ofertës së mallrave, pra ballafaqimi real i vlerësimit të shitësve

dhe blerësve të mallrave. Çmimet ishin po aq arbitrare sa edhe alokimi i burimeve. Një

shprehje e kufizueshmërisë së funksionit të parasë si rezervë vlere ishte masa pothuajse e

pakonsiderueshme e kursimeve të popullatës (megjithë mungesat shumë të mëdha të mallrave

të konsumit) dhe zhvlerësimi i tyre drastik në fillimin e periudhës së tranzicionit.

Në fillimin e viteve ’90të, filloi dhe tranzicioni i ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie

tregu. Në tranzicion hyri dhe leku, i cili filloi të fitonte realisht funksionet e tij si para.

1. Ndryshimi i parë i madh ishte liberalizimi i çmimeve (që nuk u realizua si një akt i

vetëm por si një proces i tërë, i shtrirë në një periushe të gjatë disa vjeçare), që në

situatën në të cilën ndodhej ekonomia jonë, pati si efekt rritjen drastike të tyre. Rritja

e çmimeve erdhi si pasojë e:

Mbivlerësimit artificial të lekut për një periudhë të gjatë kohe.

Vit pas viti ishte trashëguar një mungesë e madhe mallrash në treg. Rradhët e gjata të

blerësve dhe sistemi i racionimit, sidomos gjatë viteve ’80, ushtruan presione

inflacioniste, nga të cilat ekonomia shqiptare kishte kohë që vuante.

5

Page 6: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Paralizimi i ekonomisë dhe prishja e shumë strukturave ekzistuese prodhuese në vitet

e para të ndërrimit të sistemeve. Mungesat në treg arritën pika kritike. Ndihmat e

huaja, të cilat nuk munguan gjate kësaj kohe, vetëm sa i zbutën disi këto mungesa.

Rritja e çmimevedo të thotë në terma realë, zhvlerësim leku. Megjithatë, ky lloj zhvlerësimi

ishte i domosdoshëm për ta ingranuar atë në sistemin real të tregut.

2. Ndryshimi i dytë i madh ishte “heqja” e lekut nga duart e qeverisë dhe politikës

monetare si funksion eksluziv i Bankës së Shqipërisë, që me ligj është e pavaruar nga

qeveria (Sipas ligjit Mbi Bankën e Shqipërisë, Nr.8269 Dt.23.12.1997). Me ligj Banka

Qëndrore është e detyruar të rregullojë sasinë e parave në qarkullim sipas nevojave të

tregut. Në këtë mënyrë i hiqet mundësia qeverisë që të abuzojë me ofertën monetare

në funksion të nevojave të saj për shpenzime publike.

3. Ndryshimi i tretë i madh ishte krijimi i tregut valutor. Leku u vendos realisht përballë

valutave të huaja, duke ndihmuar që ekonomia jonë (produktet dhe burimet e saj) të

vendosej realisht përball ekonomisë botërore. Ballafaqimi i ekonomisë sonë me

ekonominë botërore ishte me rëndësi kritike për realizimin e një alokimi efiçent të

burimeve.

4. Ndryshimi më i madh për lekun është ndryshimi i mjedisit ku ai funskionon. Nga një

element kyç i një sistemi të drejtuar në mënyrë të centralizuar të ekonomisë, leku po

kthehej në një element thelbësor të tregut dhe mekanizmit të funksionimit të tij. Pra,

ndryshimi më i madh për lekun është vetë krijimi i tregut, në një kuptim të gjerë të

fjalës, sepse vetëm tregu krijon mundësitë për kryerjen realisht të funksioneve të tij si

para, pra të funksionit si një mjet këmbimi, funksionit si matës vlere dhe funksionit si

rezervë vlere, ashtu sikurse as që mund të bëhet fjalë për treg jashtë funksioneve të

parasë. Duhet theksuar që në masën që leku kryen realisht funksionet e tij, në po ate

masë ai ndohmon në ecurinë e tranzicionit dhe në suksesin e tij.

6

Page 7: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

3. Inflacioni nga kostoja, kursi i këmbimit dhe impakti i tyre në Bilancin Tregtar

Vitet e tranzicionit në Shqipëri shënojnë një periudhë të vështirë për ekonominë tonë.

Periudha e kalimit nga një sistem në një tjetër (nga ai i centralizuar në ekonomi tregu) u

shoqërua me dëmtime të rënda dhe shkatërrim në aparatin prodhues të ekonomisë. Kjo sepse

një pjesë e tokave të punueshme u lanë djerrë dhe për pasojë prodhimi brenda vendit ra në

mënyrë drastike duke u ndjerë akoma më shumë nevoja për mallra importi konsumi.

Papunësia arriti nivele të larta. Rreth kësaj kohe u krijua edhe një sistem bankar dynivelor.

Në fillim të vitit 1996 u lëshuan disa liçenca për aktivitet bankar privat për disa banka të

huaja (Konferenca IV e Bankës së Shqipërisë). Sistemi bankar nuk ishte ne gjendje te

mbështeste investime serioze. Një pjesë e mirë e kursimeve mbetej inaktive, ose shkonte për

financimin e shpenzimeve qeveritare. Stabiliteti ekonomik ashtu si ai politik jo i mirë ishin

një arsye e fortë që frenonin investimet e huaja dhe vendase në ekonomi, një mungesë në

investimet kapitale dëmtoi akoma më shumë ekonominë e vendit.

Për shkak të dëmtitmit të sistemit prodhues në ekonomi pati mungesë të thellë të lëndëve të

para (burimeve ose faktorëve te prodhimit). Kjo dukuri rriti kërkesen për lëndë të para të

importuara. Mungesa e burimeve ishte nje problem për ekonominë, problem që kishte filluar

që në vitet përpara ndërrimit të sistemit. Kjo solli mungesën e mallrave në treg. Radhët e

gjata të blerësve dhe sistemet e racionimit të konsumit janë faktorë paraprirës te presioneve

inflacioniste. Mungesat në treg arritën pika kritike. Rritja e çmimeve ishte pasojë e një

mbivlerësimi artificial të lekut për një periudhë të gjatë (Mançellari, Mytkollari, Kola,

“TOENA”1999). Rritja e çmimeve do të thotë inflacion per ekonominë dhe zhvlerësim të

lekut (monedhës vendase). Inflacioni, ose rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve mund të

shkaktohet nga rritja e kostos dhe quhet inflacion nga kosto ose nga rritja e kërkesës tërësore

dhe quhet inflacion nga kerkesa. Rasti ynë është inflacion nga kostoja dhe më poshtë do te

japim arsyen.

Si pasojë e rritjes në nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe mungesës së burimeve në

ekonomi lindi nevoja e mallrave të importit. Por meqë monedha vendase pësoi një zhvlerësim

në raport me monedhën e huaj atëherë mallrat e importit u bënë relativisht më të shtrenjta.

Rritja e çmimeve të inputeve dobësoi nxitjen për të prodhuar, për shkak të uljes së fitimit. Siç

e dimë tashmë që rritja e kostos së faktorëve të prodhimit është një nga përcaktuesit e e

zhvendosjes se kurbës së ofertës, një zhvendosje në të majtë në këtë rast, pra ulje e kësaj

7

Page 8: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

kurbe. Për këtë arsye themi se inflacioni i kësaj periudhe në ekonominë e Shqipërisë ishte nje

inflacion nga kostoja, ose ndryshe nga oferta.

Sipas Robert M. Kunst dhe R. Luniku (1998) inflacioni në Shqipëri ishte nje inflacion i

importuar kryesisht nga vendet fqinje me të cilat ne kishim marrëdhënie tregtare më të

ngushta si Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, etj. Supozojmë se rritja e përgjithshme e nivelit

të çmimeve të importit ka ardhur nga ngritja e kursit të këmbimit të lekut, pra zhvlerësimi i

tij. Kursi i këmbimit i lekut shpreh, në mënyrë të tërthortë , vlerën e çdo objekti këmbimi në

tregun botëror, të vlerësuar në valuta të huaja. Zhvlerësimi i lekut i bën më të lira mallrat tona

të shprehura në valutë të huaj (ndërkohë çmimi në lekë nuk ndryshon), si rregull duhet te

nxiten eksportet. Gjithashtu ky ndryshim në kursin e këmbimit i bën mallrat e importit të

shprehura ne lekë më të shtrenjta, duke frenuar importet. Të dyja këto arsye, rritja e

eksporteve dhe ulja e importeve sjellin përmirësimin e bilancit tregtar. Por kjo nuk eshte ajo

që ndodh në rastin tonë, sepse ekonomia shqiptare është e varur në një shkallë të madhe nga

mallrat e konsumit te importit.

Për lehtësi supozojmë se burimi i vetëm i financimit të importit janë të ardhurat nga importi.

Zhvlerësimi i lekut vërtet i bën mallrat tona më të lira të shprehuara në valutë të huaj, kjo do

të thotë që sasia e eksporteve do të rritet por nuk do të rriten të ardhurat valutore nga eksporti

(për njësi të produktit të eksportuar pakësohen të ardhurat valutore). Sasia e mallrave të

importuara eshte e njëjtë sepse duhet te përmbushen nevojat për konsum, ndërkohë që

shpenzimet tona në lekë do të rriten. Nxitjet e prodhuesve të produkteve për eksport

pakësohen. Rritja e çmimeve të importit pasqyrohet si ndryshim në CPI, që shkakton

inflacion në ekonomi (inflacion nga oferta).

8

Page 9: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

4. Lidhja kurs këmbimi – inflacion

Më sipër nënvizuam idenë se në kushtet kur importi ka një peshë të madhe në raport me GDP

dhe produktet e importit kanë një peshë të madhe në shportën e konsumatorit, është e

arsyeshme të mendohet se ndryshimi i çmimeve të importit do të pasqyrohet ndjeshëm në

nivelin e përgjithshëm të çmimeve, pra në nivelin e inflacionit. Përderisa rritja e kursit të

këmbimit të lekut me valutat e huaja (me të cilat paguhen mallrat e importit) pasqyrohet

drejtpërdrejt si rritje e çmimeve të mallrave të importit të shprehura në lekë dhe meqenëse

kërkesa për këto mallra është relativisht inelastike për shkak të mungesave të mëdha në

tregun e brendshëm, mund të arrijmë në përfundimin se rritja e kursit të këmbimit pasqyrohet

edhe si rritje e nivelit të inflacionit. Natyrisht, kjo është një lidhje intuitive, që mbetet për t’u

provuar. Në masën që kjo lidhje qëndron, në atë masë kurset e këmbimit mund të përdoren si

instrumente për stabilizimin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.

Në Shqipëri, që në fillimet e tranzicionit u kalua në regjimin e kurseve luhatës të këmbimit.

(Megjithatë , edhe pse deklaratat e autoriteteve monetare kanë qenë për një kurs plotësisht të

lirë, mendohet se asnjëherë ai nuk ka qenë i tillë , por i është nënshtruar ndikimeve të

ndryshme kufizuese.) Zhvlerësimet e njëpasnjëshme në vitin 1991 u pasuan nga liberalizimi i

plotë i kursit valuator të lekut në korrik 1992. Vitet 1992 dhe 1993 shënuan edhe kalimin në

liberalizimin në shkallë të gjerë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, por duke ruajtur

ende një shportë të kufizuar mallrash konsumi me çmime të kontrolluara nga shteti. Kjo

periudhë shënon dhe liberalizimin e tregtisë së jashtme, duke hequr monopolin shtetëror mbi

tregtinë e jashtme dhe duke zbatuar regjime të lira importi dhe eksporti. Kursi valuator dhe

çmimet e mallrave dhe shërbimeve u vunë nën sundimin e forcave të lira të tregut.

Mund te dallohen pesë faza kryesore të sjelljes së këtyre dy treguesve makroekonomik

(Mançellari, Mytkolli, Kola 1999).

Faza e parë, që mund të quhet fazë përgatitore, mbulon periudhën janar 1991 - shtator 1991.

Gjatë kësaj faze ndodhi liberalizimi i pjesshem i çmimeve të një numri të kufizuar mallrash.

Niveli i inflacionit në këtë fazë luhatet në kufij të ulët 2-6% në muaj. Edhe tregu valutor është

në fillimet e liberalizimit të tij gjatë kësaj faze. (shembull: kursi administrativ i lekut në lidhje

me dollarin nga 7 lekë/$, kaloi në 25 lekë/$ e më pas në 50 lekë/$ brenda vitit 1991.)

9

Page 10: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Faza e dytë, përkon me periudhën tetor 1991 – korrik 1992. Kjo fazë shënon shpërthimin e

inflacionit në nivele që luhaten deri në 45% në muaj. Ajo karakterizohet nga një liberalizim

masiv i çmimeve të mallrave të përdorimit masiv. Produkti kombëtar shënoi një rënie

drastike, për rrjedhojë konsumi u orientua nga mallrat e importit. Mallra të rëndësisë jetike

për popullsinë, si buka, energjia elektrike, vaji, etj., pësuan rritje të çmimeve deri në

dhjetëfish. Po kështu, pajisjet elektroshtëpiake, mjaft të kërkuara në tregun shqiptar të atyre

viteve, pësuan rritje kritike të çmimeve. Kursi i këmbimit e kaloi nivelin 100 lekë/$.

Sidoqoftë, kjo rritje çmimesh nuk vazhdoi shumë gjatë. Inflacioni u vu nën kontroll dhe

ekonomia hyri në fazën e stabilizimit, që përbën pikërisht fazën e tretë (korrik 1992 – shtator

1996). Të njëjtat prirje stabilizuese vërehen edhe në tregun valuator. Çmimi i dollarit fiksohet

në kufijtë e 100 lekë/$, i dhramisë greke në 0.4 leke/GDR, i markës gjermane në 60 leke/DM.

Faza e katërt, fillon në tetor 1996 dhe vazhdon deri në korrik 1997. Kjo fazë dallohet nga një

përkeqësim i ri i treguesve makroekonomik. Norma e inflacionit, produkti kombëtar dhe kursi

i këmbimit pësuan një tronditje të mëdha. Brenda një periudhe 9 mujore kemi një rritje prej

rreth 75% të kursit të këmbimit, një inflacion shumë të lartë dhe një rënie drastike të

produktit kombëtar.

Faza e pestë, që fillon në gusht 1997 deri në maj 1999, karakterizohet nga një frenim i

ritmeve të inflacionit (megjithëse ai vazhdon në nivele relativisht të larta) dhe një prirje

rënëse dhe mandej stabilizuese e kursit të këmbimit.

E përbashkët e të pesë fazave eshtë ecuria e ngjashme e të dy treguesve makroekonomik të

marë në shqyrtim: norma e kursit të këmbimit dhe norma e inflacionit. Natyrisht, sjellja e

ngjashme e ketyre treguesve nuk vërteton përfundimisht ndikimin e kursit të këmbimit në

nivelin e inflacionit. Po kaq e mundhme do të ishte e anasjellta.

10

Page 11: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

5. Efektiviteti i kursit të këmbimit mbi strategjinë e nxitjes së eksporteve

Gjatë periudhës së tranzicionit Shqipëria ka vuajtur nga një deficit i madh e kronik tregtar. Në

këtë kapitull ne do të analizojmë situatën tregtare të ekonomisë shqiptare në tranzicion, duke

paraqitur disa nga zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e deficitit tregtar me anë të nxitjes

së eksporteve. Në kushtet që ndodhemi, si vend me strukturë ende të pakonsoliduar tregtare, e

veçanërisht eksportesh. Pikërisht këtu do të fokusohemi në analizën tonë në këtë kapitull,

duke argumentuar pse ndjekja e një politike për nxitjen e eksporteve me anë të rritjes së kursit

të këmbimit nuk mund të jetë efektive.

Në kushtet e një shoqërie të sapodalë nga izolimi ekonomik, dhe jo vetëm, natyrisht që

zgjidhja e parë do të ishte hapja ekonomike dhe nxitja e eksporteve, si rrugë e vetme drejt

zhvillimit të vendit. Këtë rrugë e ndoqën shumë nga vendet e ish-bllokut komunist. Por duhet

theksuar se kjo ishte një zgjidhje e përkohshme. Në vitet në vazhdim, ajo nuk rezultoi më si

efektive. Një tjetër zgjidhje teorikisht do të kishte qenë zbatimi i politikave proteksioniste,

pra e ashtuquajtura “strategji e zëvendësimit të importeve” ose “mbyllja ekonomike”. Këtë

lloj politike ndoqën vende të tilla si Argjentina, India, Turqia, etj. Por një politikë e tillë

kërkonte hapjen e industrive të reja përpunuese, për pasojë edhe sforcim të ekonomisë.

Shumë vende aplikuan edhe tarifa të larta në lidhje me produktet e importit duke u vënë

barriera tregtare. Të gjitha këto gjeneruan në probleme sociale dhe papunësi, si pasojë e

lënies pas dore të bujqësisë. Përveç kësaj, ekonomia rezultoi në një rritje të deficitit në

bilancin e pagesave për shkak të importit të madh të makinerive dhe pajisjeve, që ishin aq

shumë të nevojshme për industrializimin e vendit. Rruga e tretë, ajo e liberalizimit të tregtisë

me anë të uljes së tarifave tregtare, konsiston në reformimin e politikave tregtare, duke krijuar

nje mjedis më favorizues tregtar dhe ekonomik në përgjithësi.

Siç e theksuam edhe më lart, vendi ynë ka ndjekur gjatë gjithë periudhës së tranzicionit një

strategji nxitjesh të eksporteve me anë të kurseve të këmbimit. Por a është kjo zgjidhja e

duhur? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje le të marrim në analizë efektet e ndryshimit të kursit

të këmbimit në tregti, më saktë të rritjes së kursit nominal të këmbimit.

Teorikisht zhvlerësimi i monedhës vendase rrit eksportet dhe ul importet duke zvogëluar

deficitin tregtar. Por realisht në ekonominë shqiptare nuk ndodh kështu. Kjo për disa arsye, të

cilat do t’i shpjegojmë më poshtë.

11

Page 12: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Së pari, ekonomia shqiptare aktualisht funksionon nën potencialet fizike të saj dhe mbështetet

vetëm në tregti, duke mos prodhuar mjaftueshëm për të përballuar nevojat e saj.

Së dyti, rritja e kursit të këmbimit, pra zhvlerësimi i lekut, nuk do të thotë rritje e

konkurueshmërisë së produkteve vendase në tregun botëror. Aftësia konkuruese në fakt varet

jo nga kursi nominal i këmbimit, por nga ai real. Kursi real është raporti i indekseve të

çmimeve në vendet përkatëse dhe jepet me anë të formulës:

r=PEU

PAL /ER

Ku r- kursin real të këmbimit

PEU- indeksii çmimeve në vendet që përdorin €

PAL- indeksi i çmimeve në vendin tonë

ER- kursin nominal të këmbimit

Rritja e r shpreh rritjen e aftësisë konkuruese, ndërsa ER përfaqëson kursin nominal të

këmbimit të lekut me €. Kështu një rritje e ER do të shkaktojë një rritje të kursit real të

këmbimit, por nga ana tjetër kemi ulur edhe PAL. Pra aftësia konkuruese nuk do të rritet po aq

sa kursi nominal i këmbimit. Kjo do të thotë se në fakt kursi real i këmbimit do të mbetet të

paktën konstant. Ulja e çmimit të prodhimeve vendase nuk do të thotë automatikisht

ngushtim të deficitit tregtar. Me uljen e çmimit të mallrave vendas të shprehur në valutë të

huaj, do të ulen dhe të ardhurat reale nga eksporti. Kur importi mbetet konstant, rezultati final

do të ishte negativ për ekonominë tonë. Deficiti tregtar do të thellohej. Për më tepër, ecuria e

kursit real të këmbimit valutor në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit dëshmon për një prirje

relativisht të fortë të mbiçmimit real të monedhës vendase, lekut, që do të thotë ulje e

konkurueshmërisë së mallrave shqiptarë në tregun ndërkombëtar.

Së treti, siç u shpjegua edhe në kapitullin 4, kërkesa dhe oferta për eksporte në ekonominë

shqiptare nuk është elastike. As kërkesa për mallra importi nuk është elastike në lidhje me

çmimin, duke bërë që politika e uljes së çmimeve me anë ndryshimit të kursit të këmbimit të

mos jetë efektive. Veç këtyre, këtë proces më të vështirë e bëjnë edhe normat e larta të fitimit

të tregtarëve importues, të cilët i nxisin ata të importojnë sa më shumë mallra nga jashtë, si

dhe fenomeni i kontrabandës.

12

Page 13: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Si përfundim themi se ndryshimi në kurset e këmbimit nuk është efektiv për tregtinë

shqiptare. Për të përmirësuar deficitin tregtar duhet të bëhen ndryshime në strukturën e

tregtisë. Si mund të arrihet përmirësimi i bilancit tregtar? Jo në rrugën “e shkurtër” të

pakësimit të importeve. Pa diskutim që importet e mallrave kapital duhen nxitur, e jo të

pakësohen. Nuk do të ishte e frytshme as edhe ndonjë përpjekje për të pakësuar konsumin e

bazuar në mallrat e importit. Por, natyrisht, do të ishte e dobishme çdo përpjekje për

zëvendësimin e importeve me prodhimin vendas të paktën të së njëjtës cilësi.Një hap pozitiv

do të ishte nxitja e sektorit bujqësor e më tej eksporti i këtyre mallrave. Përpjekjet për

zëvendësimin e qëndrueshëm të importeve nëpërmjet ristrukturimit të ekonomisë dhe të

krijimit të një klime të përshtatshme për biznesin privat, janë konsistente me përpjekjet për

nxitjen e eksporteve. Nxitja e eksporteve mund të konsiderohet, në një vështrim afatgjatë, si

rruga kryesore për përmirësimin e bilancit tregtar.

13

Page 14: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Konkluzione

Në përfundim të këtij trajtimi makroekonomik të tranzicionit ekonomik në Shqipëri, do të

donim të nënvizonim edhe njëherë disa nga konkluzionet e arritura.

Arritëm në përfundimin se inflacioni në vend në vitet e tranzicionit ishte një inflacion nga

kosto ose nga oferta. Ndryshimi i kursit të këmbimit në rastin e Shqipërisë nuk ndikon në

përmirësimin e bilancit tregtar, por në rritjen e inflacionit në ekonomi.

Duke integruar të pesë fazat në një tablo të vetme, mund të konstatojmë se:

Midis inflacionit dhe kurseve të këmbimit ekziston një lidhje e fortë pozitive

Ndryshimeve në nivelin e përgjithshëm të çmimeve u paraprijnë në kohë ndryshimet

në kursin e këmbimit

Veprimi në lidhjen midis këtyre dy treguesve ka karakter të njëanshëm, sepse për

periudha të caktuara krijohet përshtypja e një lidhjeje negative.

Ndryshimi në kurset e këmbimit nuk është efektiv për tregtinë shqiptare, prandaj duhen

ndjekur strategji të tjera për përmirësimin e saj.

14

Page 15: Ndryshimi i kursit të këmbimit valutor, strategji e mirë për përmirësimin e Bilancit Trgtar? Rasti i Shqipërisë

Referenca

Mançellari, Mytkolli, Kola. (1997 Leku në darën e zhvlerësimit, Ekonomia dhe Biznesi Nr.4

Kunst, M.R., Luniku, R, (1998) Inflation, its dynamics, and its possible Couses in Albania,

East European Series, No. 57 (Institute for advanced Studies, Vienna)

Milo, P. (1996) “Inflation in Albania: 1990-1995”, World Bank, Working paper

Mytkolli, H. dhe Hadëri, S. (1997) Inflacioni në Shqipëri- Burimet, Tendencat Aktuale dhe

ato të Perspektivës, Ekonomia dhe Biznesi Nr.4.

15