amplifikimi në rrjetet optike€¦ · •fuqia optike në dalje paraqet shumën e fuqive të...

13
Amplifikimi në rrjetet optike Sistemet transmetuese

Upload: others

Post on 03-Feb-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Amplifikimi nërrjetet optike

    Sistemet transmetuese

  • Amplifikimi në rrjetet optike

    Me ndihmen e amplifikatorëve optikmund të rritet largësia për transmetimtë sinjaleve optike.

    Rëndësi kyçe në këtë ka përdorimi iamplifikatorëve me fibra të pasuruarme erbium (Erbium Doped FiberAmplifier-EDFA), që amplifikojnë sinjalinoptik drejtpërdrejtë, pa pasur nevoj përkonvertim paraprak në sinjal elektrik,siç veprohet me rastin e përdorimit tërigjeneratorëve.

  • Amplifikimi në rrjetet optike

    • Amplifikimi realizohet duke ubazuar në faktin se erbiumi ieksituar emeton dritë në 1540nm,që është gjatësi valore në të cilendobësimi është minimal, dhe tëcilën e shfrytëzojnë sistemetDWDM.

  • Amplifikimi në rrjetet optike

    • Sinjali i dobësuar hyn në fibrën epasuruar me erbium, në të cilen futetdrita me gjatësi valore 980 ose 1480nm,nëpërmjet laserit për pompim. Drita etillë i eksiton atomet e erbiumit për tëemetuar energji shtesë në formë tëdritës me gjatësi valore prej 1540nm.

    • Pasi që ky proces vazhdon nëpër fiber,sinjali bëhet më i fuqishëm.

    • Duhet theksuar se stimulimi i këtillë iatomeve të erbiumit fut zhurmë nësistem.

  • Amplifikimi EDFA

    • Dy izolatorët optik (ISO) sigurojnë transmetim tënjëkahshëm të sinjalit optik në zonën eamplifikimit, ndërsa filtri për amplifikim tënjëtrajtshëm (Gain Flatting Filter – GFF) mundësonqë fuqia në dalje të jetë njëtrajtësisht eshpërndarë në të gjitha gjatësitë valore.

    • Fuqia optike në dalje paraqet shumën e fuqive tësinjaleve optike të të gjitha gjatësive valore,kështu që fuqia për një kanal varet nga numri ikanaleve të cilët transmetohen nëpër fibër optike.

    • Sistemi për kontroll drejtohet nga njëmikrokontroller (microcontroller) dhe siguron qëamplifikimi të realizohet gjithmonë në niveleoptimale të funksionimit.

  • Amplifikimi EDFA

  • Amplifikimi EDFA

    • Zona e amplifikimit te pasurimi me erbium ndodhet në njëpjesë mjaft të ngushtë të brezit C dhe L (ndërmjet 1530 –1560 nm), kështu që edhe gjatësitë valore vendosen nëmënyrë të ngjeshur në këtë zonë, në mënyrë që tëtransmetohen dhe të amplifikohen sa më tepër kanale. Kjoshkakton përzierje të kanaleve fqinje, prandaj nevojitet tëkonstruktohen amplifikatorë me brez më të gjerë, në mënyrëqë kanalet të jenë sa më të larguar ndërmjet veti. Sëkëndejmi, është imponuar nevoja e përftimit të fibrave tëpasuruar me erbium, me brez të dyfishtë: njëri i njëjtë meEDFA-n (1530 - 1560 nm), ndërsa i dyti është EBFA (extendedband fiber amplifier), me brez ndërmjet 1570 -1610 nm.

    • Realizimi i EBFA-s ka rëndësi të madhe për përmbushjen ekërkesave gjithnjë në rritje për kapacitete shtesë tëtransmetim

  • Amplifikatori i Ramanit

    • Karakteristikë kryesore e këtij amplifikatori është fakti se shfrytëzonefektin e Ramanit, i cili ndodh gjatë interakcionit të dritës dhematerialit (siç është fibra), me ç’rast shkaktohet zhvendosja e disafotoneve në një gjatësi tjetër valore, rëndom më të madhe. Prandaj,është e mundur që duke pompuar dritë me gjatësi më të vogël se ajo esinjalit, të amplifikohet vet sinjali.

    • Amplifikimi ndodh kur sinjali me të njëjtën gjatësi valore sikurse ajo errezatimit të Ramanit (për shkak të pompimit) kalon nëpër fibër, shihfig. a. Sinjali i tillë stimulon rrezatimin e Ramanit, dhe ky rrezatim ndodhnë të njëjtën gjatësi valore me atë të sinjalit, duke rritur kështuintensitetin e vet sinjalit.

    • Amplifikatori i Ramanit, përkundër fuqisë së madhe të laserit përpompim, ka amplifikim të vogël. Por, për dallim nga EDFA të ciliterbiumi ia dikton gjatësinë valore, ky amplifikon cilën do gjatësi valore.Me pompimin e më tepër gjatësive valore, shih fig. b, mund të arrihetamplifikim mjaftë i njëtrajtshëm në një brez të gjerë.

  • Transmetimet satelitore

    • Në komunikimet satelitorepërsëritësi mikrovalor ështëvendosur në satelit, shih fig.Stacioni tokësor transmeton nëdrejtim të satelitit, në njëfrekuencë (p.sh 6 GHz), ndërsasateliti rigjeneron dhe transmetonsinjalin në drejtim të tokës, në njëfrekuencë tjetër (p.sh. 4 GHz).

    • Frekuencat e rezervuara përkomunikime satelitore janëndërmjet 1GHz dhe 30GHz.

  • Transmetimet satelitore

    • Vonesa e përhapjes nga stacionitokësor i transmetimit deri nëstacionin tokësor të pranimitështë rreth 250 ms. Prandaj,vonesa e tillë çrregullonkomunikimin, sepse folësi duhettë presë rreth 0.5 sekondapërgjigjen e bashkëbiseduesit.