instrumentet dhe aparatet optike, ... 2 (n) bobinat, relete apo mbajtأ«sit e ngjashأ«m (tأ«...

Download INSTRUMENTET DHE APARATET OPTIKE, ... 2 (n) Bobinat, relete apo mbajtأ«sit e ngjashأ«m (tأ« cilأ«t klasifikohen

Post on 13-Feb-2020

0 views

Category:

Documents

0 download

Embed Size (px)

TRANSCRIPT

  • 1

    KAPITULLI 90

    INSTRUMENTET DHE APARATET OPTIKE, FOTOGRAFIKE, KINEMATOGRAFIKE, MATËSE, KONTROLLI, SAKTËSIE, MJEKSORE OSE KIRURGJIKALE; PJESËT DHE

    PLOTËSUESIT E TYRE Shënime 1. Ky Kapitull nuk përfshin:

    (a) Artikujt e një lloji të përdorur në makineri, pajisje apo për përdorime të tjera teknike, prej gome të vullkanizuar të ndryshme nga goma e fortë (kreu 4016), prej lëkure ose lëkure të përbërë (kreu 4205) ose prej materiali tekstili (kreu 5911);

    (b) Rripat mbajtës ose artikujt e tjerë mbajtës prej materiali tekstili, të cilët destinohen të ndikojnë mbi organin për t’u mbështetur apo mbajtur vetëm nëpërmjet elasticitetit të tyre

    (psh, rripa materniteti, fasho mbajtëse të toraksit, fasho mbajtëse të barkut, mbajtësat e kyçeve ose muskujve) (Seksioni XI);

    (c) Mallërat refraktare të kreut 6903; artikuj qeramike për laborator, përdorime kimike ose të tjera teknike, të kreut 6909;

    (d) Pasqyrat e qelqit, jo të punuara optikisht, të kreut 7009, ose pasqyra prej metali bazë ose prej metali të çmuar, që nuk përbejnë elemente optike (kreu 8306 ose Kapitulli 71);

    (e) Mallërat e kreut 7007, 7008, 7011, 7014, 7015 ose 7017;

    (f) Pjesët për përdorim të përgjithshëm, siç janë përcaktuar në Shënimin 2 të Seksionit XV, prej metali bazë (Seksioni XV) ose mallrat e ngjashme prej plastike (Kapitulli 39); (g) Pompat përfshi pajisjet matëse, të kreut 8413; makineri llogaritjeje ose kontrolli të peshës, apo peshat e paraqitura veç për peshoret (kreu 8423); makineri ngritje ose veprimi me krah (krerët 8425 deri 8428); makinat prerëse të letrës ose kartonit të të gjitha llojeve (kreu 8441); pajisjet për përshtatjen e punës apo të veglave në veglat-makinë apo makina prerwse me presion tw ujit, të kreu 8466, përfshirë pajisjet me mjete optike për leximin e shkallëve (psh, kokat ndarëse "optike") por jo ato të cilat janë në vetvete kryesisht instrumente optike (psh, centrimet e teleskopeve); makinat llogaritëse (kreu 8470); valvolat apo pajisjet e tjera të kreut 8481; makinat dhe aparatet (përfshirë aparatet për projektimin apo vizatimin e strukturave të qarqeve mbi substrate të sheshta të ndieshme gjysëm përçuese) të kreut 8486;

    (h) Projektorët ose reflektorët të një lloji të përdorur për ciklet apo mjetet e transportit me motor (kreu 8512); llampat elektrike portative të kreut 8513; regjistruesit e zërit kinematografike, aparatet e riprodhimit ose riregjistrimit (kreu 8519); kokat e zërit (kreu 8522); kamerat televizive, kamerat digjitale dhe video kamerat regjistruese ( kreu 8525); aparatet radar, aparatet ndihmës për drejtimin e valëve radio apo aparatet e kontrollit në largësi me valë radio (kreu 8526); konektorët për fibrat optik, grupet e fibrave optik apo kabllove (kreu 8536); aparatet e kontrollit numerik të kreut 8537; njësitë me llampë me rreze të padukshme të kreut 8539; kabllot me fibra optike të kreut 8544;

    (ij) Projektorët ose reflektorët të kreut 9405;

    (k) Artikujt e Kapitullit 95; (l) monopodet, bipodet, tripodet dhe artikujt e ngjashëm, të kreut 9620;

    (m) Matësit e kapacitetit, të cilat janë klasifikuar në përputhje me materialin e tyre përbërës; apo

  • 2

    (n) Bobinat, relete apo mbajtësit e ngjashëm (të cilët klasifikohen në përputhje me materialin e tyre përberës, psh, në kreun 3923 apo në Seksionin XV). 2. Nënshtruar ndaj Shënimit 1 më sipër, pjesët dhe plotësuesit për makineritë, aparatet, instrumentet apo artikujt të këtij Kapitulli do të klasifikohen në përputhje me rregullat e

    mëposhtme:

    (a) Pjesët dhe plotësuesit të cilët janë mallëra të përfshira në çdo prej krerëve të këtij Kapitulli ose të Kapitujve 84, 85 apo 91 (të ndryshme nga kreu 8487, 8548 apo 9033) do të klasifikohen në të gjitha rastet në krerët e tyre përkatëse.

    (b) Pjesët dhe plotësuesit e tjerë, nëse janë të përshtatshme për t’u përdorur vetëm ose kryesisht me një lloj të veçantë të makinës, instrumentit ose aparaturave, ose me një

    numër makinash, instrumentesh ose aparatesh të të njejtit kre (përfshi një makinë, instrument apo aparat të kreut 9010, 9013 apo 9031) do të klasifikohen me makinat, instrumentet apo aparatet e atij lloji;

    (c) Të gjitha pjesët dhe plotësuesit e tjerë do të klasifikohen në kreun 9033.

    3. Rregullat e Shënimeve 3 dhe 4 të Seksionit XVI zbatohen gjithashtu edhe për këtë Kapitull. 4. Kreu 9005 nuk zbatohet për shenjat teleskopike për armët, teleskopët periskopikë për nëndetëset apo tankset, apo për teleskopët për makinat, pajisjet, instrumentet ose aparatet

    e këtij Kapitulli apo të Seksionit XVI; vështruesit teleskopikë dhe teleskopët e tillë do të klasifikohen në kreun 9013. 5. Instrumentet optike të matjes ose kontrollit, pajisjet apo makinat të cilët, por për këtë Shënim, mund të klasifikohen në kreun 9013 dhe në kreun 9031, do të klasifikohen në kreun

    9031. 6. Për qëllime të kreut 9021, me termin “pajisje ortopedike” do të kuptojmë pajisje për:

     parandalimin apo korigjimin e deformimeve trupore; apo

     mbajtjen apo mbështetjen e pjesëve të trupit pas një sëmundje, operacioni apo dëmtimi.

    Pajisjet ortopedike përfshijnë mbathje këmbe dhe shoje të dizenjuara për të korrigjuar konditat ortopedike, me kusht qe janë*(1) të bëra me porosi apo(2) të prodhuara në masë, por të paraqitura veç dhe jo në pale si dhe të dizenjuara për t’u përshtatur të dyja këmbëve njësoj.

    7. Kreu 9032 zbatohet vetëm për:

    (a) Instrumentet dhe aparatet për kontroll automatik të rrjedhjes, nivelit, presionit ose variablave të tjerë të lëngjeve apo gazeve, apo për kontrollin automatik të temperaturës, nëse varet apo jo veprimi i tyre nga një fenomen elektrik i cili variron në përputhje me faktorin që është per tu kontrolluar automatikisht; të cilët janë të dizajnuar ta shpie këtë faktor drejt ,dhe ta mbaj atë në vlerë te deshiruar,të stabilizoj kunder qregullimeve,vazhdimisht duke bër matjen apo her pas here të vlerës aktuale të tije

    (b) Rregullatorët automatike të parametrave elektrike, dhe instrumentet ose aparatet për kontrollin automatik të parametrave jo-elektrike veprimi i të cilave varet nga një fenomen

    elektrik qe ndryshon në përputhje me faktorin që është për t’u kontrolluar.të cilët janë të dizajnuar ta shpie këtë faktor drejt ,dhe ta mbaj atë në vlerë te deshiruar,të stabilizoj kunder qregullimeve,vazhdimisht duke bër matjen apo her pas here të vlerës aktuale të tije

    Shënim shtesë 1. Për qëllime të nënkrerëve 9015 3010, 9025 8040, 9026 1021, 9026 1029, 9026 2020, 9026 8020, 9027 1010, d h e 9032 1020, shprehja “elektronike” do të thotë

    instrumente dhe aparate të cilat përfshijnë një apo më shumë artikuj të krerëve Nr 8540, 8541 apo 8542 por për qëllimet e mësipërme, nuk do te merren parasysh artikujt e krerëve Nr. 8540, 8541 apo 8542 të cilat kanë vetëm funksionin e drejtimit të rrymës apo të cilat përfshihen në paketën e fuqisë së instrumenteve dhe aparateve.

  • 3

    Kodi i mallërave Përshkrimi Njësitë

    plotësue se

    Masa të politikës tregtare

    Norma të

    detyrimit (%)

    Norma preferenciale të detyrimit (%)

    TVSH (%)

    Norma të

    akcizës

    Importi Eksporti CEFTA / MSA / TR

    9001

    Fibrat optike dhe tufat me fibra optike; kabllot me fibra optike të ndryshme nga ato të kreut Nr. 8544; fletë dhe pllaka prej materiali polarizues; lentet (përfshi lentet me kontakt), prizmat, pasqyrat dhe elementet e tjerë optike, prej çdo materiali, të pamontuara, të ndryshme nga elemente të tillë prej qelqi jo të punuara optikisht:

    9001 10

    - Fibrat optike, tufat dhe kabllot me fibra optike:

    9001 1010 00 - - Kabllo për përcjelljen e imazheve - - - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 18 -

    9001 1090 00 - - Të tjera - - - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 18 -

    9001 2000 00

    - Fletët dhe pllaka prej materiali polarizues

    -

    -

    -

    10

    CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 7

    18

    -

    9001 3000 00

    - Lente kontakti

    PCE

    L04

    -

    0

    CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0

    8

    -

    9001 40

    - Lentet e pamjes prej qelqi:

    9001 4020 00 - - Jo për korrigjimin e shikimit PCE - - 10 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 18 -

    - - Për korrigjimin e shikimit:

    - - - Të dyja anët të përfunduara:

    9001 4041 00 - - - - Me një vatër PCE L04 - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 8 -

    9001 4049 00 - - - - Të tjera PCE L04 - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 8 -

    9001 4080 00 - - - Të tjera PCE L04 - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 8 -

    9001 50

    - Lentet e pamjes prej materialesh të tjera:

    9001 5020 00 - - Jo për korrigjimin e shikimit PCE - - 10 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 18 -

    - - Për korrigjimin e shikimit:

    - - - Të dyja anët të përfunduara:

    9001 5041 00 - - - - Me një vatër PCE L04 - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 8 -

    9001 5049 00 - - - - Të tjera PCE L04 - 0 CEFTA : 0 / MSA : 0 / TR : 0 8 -

    9001 5080 00 - - - Të tjera PCE L

Recommended

View more >