organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtjavlerat evropiane, siç janë demokra-cia, fuqia e...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 84-të i botimit Dhjetor 2016/ Nr. 12 Mbrojtja KODHELI-HANS PETER DOSKOZIL Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve Ministrja Kodheli në Kosovë Kosova do jetë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5 NATO-Operacioni “Aegean Sea” Anija “Oriku P-132” niset drejt Detit Egje

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 84-të i botimitDhjetor 2016/ Nr. 12

Mbrojtja

Kodheli-hans Peter dosKozil të forcojmë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve

Ministrja Kodheli në KosovëKosova do jetë pjesë e

Kartës së Adriatikut A-5NATO-Operacioni “Aegean Sea”Anija “Oriku P-132” niset drejt Detit Egje

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Drejtoria e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revista mbrojtjaorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 84-të i botimitnr. 12/ 2016

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 12

EmërimE në SHPFA12 Gjeneral brigade

Dedë Prenga, zëvendësshef i SHP të FA

ProjEktbuxHEti 201715 250 mjete të

blinduara amerikane

cErEmoniA14 Manushaqe Shehu e para

gjenerale femër në FA

AnAlizë43 Kriptimi ose arti i

komunikimit të sigurt

HiStori47 Gjergj Basta, Strateg

dhe filozof i shquar i luftës

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alija

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

StAFi

4 kodHEli-HAnS PEtEr doSkozil

Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeveMinistrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti më 1 dhjetor 2016, në një takim ministrin Federal të Mbrojtjes...

10

anija “oriku P-132” niset drejt Detit egjeDita e hënë, datë 21 Nentor 2016, do të jetë një datë dhe ditë e shënuar në historinë e Forcave të Armatosuara,

7 tAkimi

nAto-oPErAcioni “AEgEAn SEA”

AnAlizë

Kosova do jetë pjesë e Kartës së adriatikut a-5Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, zonja Mimi Kodheli, më datat 26 dhe 27 nëntor 2016 ka

40

NaTo do të vazhdojë të jetë themeli i sigurisëSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mori pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkim-it Evropian, në Bruksel, më 15 nëntor 2016. Ai u takua me

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 4

Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli priti më 1 dhjetor 2016, në një takim ministrin Fed-eral të Mbrojtjes dhe Sporteve të Austrisë,

z. Hans Peter Doskozil, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Fillimisht ministrja Kodheli e falën-deroi homologun e saj Doskozil për mbështetjen që Austria, si një vend mik, ka dhënë gjatë gjithë historisë 104-vjeçare të Shtetit Shqiptar, si dhe i vlerësoi si të suksesshme marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zonja Kodheli e konsideroi Austrinë si një vend partner të veçantë të NATO, dhe siç u shpreh ajo “Shqipëria ka qenë dhe do të jetë e vendosur për fuqizimin

dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit me vendet joanëtare.”

Dy personalitetet ndanë të njëjtin qën-drim mbi bashkëpunimin NATO - BE, i cili u jep mundësinë aleatëve dhe partnerëve, në përdorimin më efikas të burimeve fi-nanciare. Në këtë kuadër, dy ministrat diskutuan për angazhimin e përbashkët në KFOR, të cilin e cilësuan si një histori suksesi të NATO. Ministrja Kodheli vlerësoi shumë rolin e rëndësishëm që Austria ka luajtur në Kosovë: “Kontributi austriak ka qenë domethënës dhe ka forcuar kapac-itetet e KFOR për të ofruar një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.” - u shpreh ajo.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte edhe kontrolli dhe menaxhimi i emigracionit (duke vënë theksin në situatën në Ev-

ropën Juglindore, në atë ash-tuquajturën, “Balkan Route”. Gjithashtu ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e ven-dit tonë për të vijuar bash-këpunimin në fusha të ndryshme si integrimi evropian, ekonomia, programe të zhvillimit, adminis-trata publike, edukimi, shkenca dhe shoqëria civile.

Nga ana e tij ministri Hans Peter Doskozil u shpreh se “Austria e ka konstatuar, men-doj unë, që Shqipëria ka bërë më shumë sesa detyrat e saj të shtëpisë. Mendoj që Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe hapa përpara si përsa i përket situatës ekonomike dhe shpresoj që në muajt në vazh-dim të çelen edhe negociatat e anëtarësimit në BE”.

Në përfundim të takimit, dy

Kodheli-Hans Peter Doskozil

Ministri Federal i Mbrojtjes dhe Sporteve të Austrisë, z. Hans Peter Doskozil, në Tiranë

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 5

izimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit me vendet joanëtare. Në këtë kontekst, unë besoj se me ministrin Doskozil ndajmë të njëjtin qëndrim mbi bashkëpunimin NATO - BE, i cili në fakt u jep mundësinë aleatëve dhe partnerëve një për-dorimin më efikas të burimeve financiare.

Vendet tona, gëzojnë një mar-rëdhënie bashkëpunimi shumë të mirë, të suksesshme, që besoj se do të shkojë gjithnjë në rritje. Në këtë kuadër, dua të përmend angazhimet e përbashkëta NATO në rajon, siç është KFOR, mision

ministrat e Mbrojtjes dhanë edhe nga një deklaratë për mediat.

Deklarata e plotë eministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli:“Sot pata kënaqësinë të pres

Ministrin e Mbrojtjes dhe të Spor-tit të Austrisë, Z. Hans Peter Doskozil. Gjatë 104 viteve të Pa-varësisë së Shqipërisë, por dhe më parë, Austria ka qenë një shtet mik dhe partner i rëndësishëm i vendit tonë dhe ndaj përfitoj nga rasti për ta falënderuar nga zemra kolegun tim. Ky falënderim i dedikohet veça-nërisht mbështetjes së pakursyer që Austria ka treguar kundrejt Shqipërisë dhe padyshim që vizita e sotme është shprehje e vullnetit dhe dëshirës së mirë për të vazh-duar bashkëpunimin e frytshëm që dy vendet tona gëzojnë.

Dua të theksoj se në arenën ndërkombëtare, Austria është jo vetëm një vend partner i veçantë i NATO, por edhe vend i cili mbështet modelin e institucioneve bazuar në vlerat evropiane, siç janë demokra-cia, fuqia e ligjit, të drejtat e nje-riut dhe ato të minoriteteve dhe Shqipëria e njeh dhe e vlerëson këtë fakt.

Në kuadër të Aleancës së Atlan-tikut të Veriut, Shqipëria ka qenë dhe do të jetë e vendosur për fuq-

ky i cili është një histori suksesi e NATO, ku Austria ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë dhe vazhdon ta luajë me prezencën e pothuajse 500 ushtarakëve të saj në këtë mision. Kontributi austriak ka qenë domethënës dhe ka forcuar kapacitetet e KFOR për të ofruar një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe të rajonit.

E përsëris, Republika e Aus-trisë është një partner i Shq-ipërisë dhe në këtë këndvështrim, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të vijuar bashkëpunimin

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 6

në fusha të ndryshme, si integrimi evropian, ekonomia, programe të zhvillimit, administrata publike, edukimi, shkenca dhe shoqëria civile, pa lënë pas dore sigurisht atë ushtarake.

I dashur ministër të falënderoj edhe një herë për praninë edhe për vizitën në në Tiranë. Je një mik i vërtetë i Shqipërisë ashtu si dhe vendi që përfaqësoni Austria”.

Deklarata e plotë e ministrit Federal të Mbrojtjes dhe Sporteve të Austrisë, z. Hans Peter Doskozil:

“Për mua është një kënaqësi shumë e veçantë të ndodhem këtu dhe me lejoni që në këtë kuadër, më lejoni t’ju falendëroj për ftesën. Mendoj që Austria e ka vërtetuar, provuar edhe më parë jo vetëm me anë të prezencës së saj në misione të tilla si KFOR se çfarë bindjesh dhe detyrimesh ka ajo në rajon dhe vendet që përmendët ju. Austria është e interesuar që në rajon të mbizotërojë stabiliteti dhe këtë e provon edhe prezenca jonë në Kosovë dhe Bosnjë.

Austria e ka konstatuar, mendoj unë, që Shqipëria ka bërë më shumë sesa detyrat e saj të shtëpisë. Mendoj që Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe hapa përpara si përsa i përket situatës ekonomike ashtu edhe situatës me vendet e tjera. Kjo vërtetohet dhe kurorëzo-het me atë që Shqipëria prej shumë vitesh është vend anëtar i NATO dhe shpresoj që në muajt në vazhdim të çelen edhe negociatat e anëtarësim-it. Mendoj që për këtë çështje viti 2017 do të jetë një vit vendimtar. Më lejoni t’iu siguroj edhe njëhërë që në këtë çështje Austria do t’i japë mbështetjen e duhur përsa i përket kësaj çështjeje, në qoftëse do të nevojitet mbështetja e Austrisë.

Më lejoni të ndalem edhe në dy çështje të rëndësishme përmba-jtësore.

E informova dhe më informoi kolegia ime sesi do të procedohet në të ardhmen lidhur me çështjet e emigracionit. E informova për çështje të tilla të rëndësishme sesi

do të procedojmë ne përsa i përket mbrojtjes të kufijve në qoftëse do të jetë e nevojshme. Mendimi im është që në këtë rast ne duhet të ndërmarrim vetë hapa dhe iniciativa përpara se të na jepen këto reko-mandime nga Brukseli. Më duhet të them që këtu nuk bëhet fjalë si do t’i mbrojmë ne kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, por bëhet fjalë për çështjen sesi do ta mbrojmë ne Evropën. Prandaj në këtë çështje si një hap të parë ne kemi përfshirë në tryezë vende të tilla si Serbia, Maqe-donia dhe Mali i Zi dhe në të ardhmen sigurisht që do të përfshijmë në këto negociata edhe Shqipërinë.

Një pikë tjetër e rëndësishme

është edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake, fushë në të cilën Austria ka një eksperiencë afatgjatë. Çështje e rëndësishme është sesi mund ta forcojmë ne bashkëpunimin dy palësh në këtë drejtim dhe sesi mund të përfitojmë të dyja palët nga ky bashkëpunim. Dhe kjo është detyra e ekspertëve tanë të të dyja palëve, që të ulen dhe të flasin përsa i përket shkëmbimeve të informacionit ashtu edhe përsa i përket mbështetjes në fushën alpine, të ulen bashkë dhe të hartojnë programe trajnimi. Mendoj që kjo është edhe rruga e duhur për të qëndruar së bashku për një Ev-ropë të përbashkët. Në këtë kuadër ju falenderoj edhe njëherë”.

Çështje e rëndësishme është sesi mund ta forcojmë ne bashkëpunimin dy palësh në këtë drejtim dhe sesi mund të përfitojmë të dyja palët nga ky bashkëpunim. Dhe kjo është detyra e ekspertëve tanë të të dyja palëve, që të ulen dhe të flasin përsa i përket shkëmbimeve të informacionit ashtu edhe përsa i përket mbështetjes në fushën alpine, të ulen bashkë dhe të hartojnë programe trajnimi.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 7

Shqipëria do të angazhohet konkretisht të ndihmojë FSK-në në procesin e transformimit në FAK, të ndihmojë FSK-në dhe Kosovën për integrime euroatlantike si dhe të ndihmojë në agjendat dhe procedurat aplikuese që edhe Kosova të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5. Po ashtu ajo shprehi mundësinë e trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së në Qendrën e Trajnuese të Ekselencës së NATO-s që do të ngritët në Shqipëri.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, zonja Mimi Kodheli, më datat 26 dhe 27 nëntor 2016 ka zh-

villuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur dhe ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zoton Haki Demolli.

Në fillim u mbajt takim i veçantë mes dy ministrave, në prani të ambasadorit të Republikës së Shq-ipërisë zoti Qemal Minxhozi. Më pastaj takimi vazhdoi në përbërje të plotë të dy delegacioneve i kryesuar nga dy ministrat.

Në fjalën e tij ministri Demolli e njoftoi ministren Kodheli për arritjet dhe sukseset e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në fillim të fjalës së tij ai foli me hollësi për procesin e përgatitjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura (FAK). Po ashtu ai kërkoi angazhimin konkretë nga Republika e Shqipërisë që të ndihmohet FSK dhe Kosova në procesin e integrimeve euroat-lantike, pastaj foli për synimin e FSK-së, konkretisht Kosovës që të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5. Me këtë rast ministri Demolli e njoftoi ministren Kodheli për theme-limin e Qendrës Trajnuese të Kërkim

Ministrja Kodheli në KosovëKosova do jetë pjesë e

Kartës së Adriatikut A-5Kodheli: “Shqipëria do të angazhohet konkretisht të ndihmojë

FSK-në në procesin e transformimit në FAK”

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 8

Shpëtimit të FSK-së me objektiv që të bëhet qendër trajnuese rajonale dhe për rëndësinë e kësaj qendre në trajnimin e njësive të ushtrisë së Shqipërisë dhe vendeve tjera të rajonit. Duke e vlerësuar lartë bash-këpunimin e deri tashëm në mes të dy ministrive, FSK-së dhe Ushtrisë së Shqipërisë, ministri Demolli kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017 me një plan bash-këpunimi konkretë dhe të detajuar.

Ministrja Kodheli duke uruar min-istrin Demolli për ‘Ditën e Forcës’ u shpreh e nderuar dhe e kënaqur për të arriturat e FSK-së dhe tha se bashkëpunimi i të dy ministrive në fusha të ndryshme do të jetë gjithmonë prioritet për ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Ajo theksoi se Shqipëria do të anga-zhohet konkretisht të ndi-hmojë FSK-në në procesin e transformimit në FAK, të ndihmojë FSK-në dhe Kos-ovën për integrime euroat-lantike si dhe të ndihmojë në agjendat dhe procedurat aplikuese që edhe Kosova të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5. Po ashtu ajo shprehi mundësinë e trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së në Qendrën e Trajnuese të Ekselencës së NATO-s që do të ngritët në Shqipëri.

Në fund të takimeve të dy min-istrat patën deklaratë për media, ku shprehen qëndrimet e tyre të përmbledhura nga takimi dy palësh i delegacioneve përkatëse.

Minisrja Kodheli theksoi në de-klaratën e saj se “Lufta kundër ter-rorizmit është sfida më e mprehtë e momentit. Një luftë e tillë, me përmasa globale, fitohet vetëm nëse mbrojmë fort, së bashku, parime bazë të Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO, kësaj Aleance, të cilës, veç të tjerash, i jemi mirënjohës përjetësisht për pavarësinë e Kosovës. Personal-isht, besoj, se shumë shpejt do të tejkalohen të gjitha pengesat

politike dhe ligjore për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës. Padyshim ju jeni gati të mbani mbi shpatulla detyrimet kushtetuese që çdo ushtri mban në një shtet Sovran”.

Në takimet bilaterale nga MFSK morën pjesë: ministri i FSK-së Haki Demolli, zëvendës ministri i FSK-së Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i kabinetit të ministrit Latif Leka, atasheu ushtarake në Repub-likën e Shqipërisë nënkolonel Enver Dugolli dhe këshilltarja e ministrit znj. Luljete Sokoli, kurse delegacioni i Republikës së Shqipërisë kryeso-hej nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes Igli Hasani, drejtori i J-5/8 SHPFA kolonel Arjan Hilaj, këshilltarja për medie Edlira Prendi dhe asistentja e protokollit Elona Mako.

Ndërkaq, ministrja Kodheli mori pjesë në një pritje në ambientet e “Film City”, qendër e KFOR në Prishtinë, me rastin e festës të Pavarësisë. Përveç kontingjentit ushtarak të Shqipërisë, morën pjesë edhe përfaqësues të konvergjenteve të vendeve të tjera. Morën pjesë gjithashtu ministri i FSK, z. Haki Demolli dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 9

Kodheli në GjilAn: Të punojmë së bashku për të ardhmen

KFoR një histori suksesi e nATo-s Ndërkohë, gjatë qën-

drimit në Kosovë, ministrja Kodheli ka

zhvilluar një takim me koman-dantin e KFOR, gjeneralmajor Giovanni Fungo, i cili para pak ditësh u prit në Tiranë nga ministrja Kodheli. Të dy bashkëbiseduesit e cilësuan KFOR si një histori suksesi të NATO, prania e së cilës në Kosovë, kontribuon në paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë jo vetëm të Kosovës, por të të gjithë rajonit. Sa i përket sfidave të reja të sigurisë, të dy personalitetet ndanë mendimin se terrorizmi është shndërruar në një rrezik real jo vetëm për Evropën, por edhe më gjerë. Ministrja Kodheli konfirmoi dyfishimin e prezencës sonë në KFOR.

KoMAnDAnti i KFoR-it PRet MiniStRen KoDHeli

Gjatë qendrimit në Kosovë, Ministrja e Mbrojtjes e Repub-

likës së Shqipërisë, zonja Mimi Kodheli, ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Gji-lanit, ku u prit nga z. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës Gjilan. Duke përshëndetur ministren Mimi Kodheli për këtë vizitë, Haziri, nënvizoi se “Kodheli është e lidhur që herët me çështjen e Kosovës”. Ministrja Mimi Kodheli, në fjalën e saj para anëtarëve të Kuvendit Ko-munal në Gjilan, tha se “për

historinë e kësaj treve të lashtë, që ndodhet në një qoshe të Kosovës, ka pasur mundësi të dëgjojë e mësojë shumë nga shk-rimet e Sami Frashërit, që kur ishte në shkollën e Tiranës”. Duke hedhur një vështrim mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në Ballkan, ajo tha se ditët e mira nuk kanë ardhur ende për kombin tonë, por që ajo kohë të mos vonohet tepër, ministrja Kodheli ka kërkuar të punohet së bashku.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 10

Dita e hënë, datë 21 Nen-tor 2016, do të jetë një datë dhe ditë e shënuar në historinë e Forcave të Armatosuara, konkre-tisht për Flotën Detare,

specifikisht për anijën “Oriku” dhe ekujpazhin e saj, sepse në këtë ditë, anija e flotës sonë detare u shkëput nga Porti i Durrësit dhe u nis në detin Egje, në operacionin e NATO “-“Aegean Sea”.

Të pranishëm për përcjelljen në mision të anijes ishin minis-trja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit, gjeneral brigade Dedë Prenga, kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë z. Spartak Braho, komandantët e forcave, ushtarakë dhe familjarë të efektivëve pjesëmarrës në mision.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në fjalën e saj përshëndetëse ndër të tjera tha: “Pasiguria në rritje në Mesdheun Lindor e Jugor ka sjellë nevojën e një reagimi të përbashkët nga të gjitha vendet e Aleancës sonë. Ngjarjet që ndodhin në Siri, Irak dhe jo vetëm, demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qenë e mirëpërgatitur dhe e kudogjen-dur për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme.

Më tej ajo vijoi duke thënë se “Mi-sioni ushtarak detar në detin Egje, midis dy vendeve tona aleate, Greq-

isë dhe Turqisë, është dëshmia më e mirë e unitetit dhe gatishmërisë që të gjithë vendet e NATO kanë. Dhe

NATO-OperAciONi “AegeAN SeA”Anija “oriku P-132”

niset drejt detit egjeNën komandën e holandezëve, anija “Oriku” do

bashkohet me anijet e Greqisë dhe Turqisëju ushtarakë të anijes “Oriku” po merrni pjesë në një nga angazhimet më të rëndësishme për FA tona, që

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 11

nga nisja e procesit të anëtarësimit në NATO.

Zonja Kodheli theksoi se “prania jonë në detin Egje, në radhë të parë

NATO-OperAciONi “AegeAN SeA”

i takon solidaritetit që Shqipëria tregon ndaj fqinjëve dhe aleatëve. Ushtarakët tanë kanë qenë në çdo pikë të nxehtë të globit, por tani problemet janë afruar në kufijtë tanë. Dhe ne duhet të jemi aty”.

Në fund të fjalës së saj ministrja Kodhel i tha: “Pas vitesh të tëra arsimimi, pune dhe sakri-fice tani po i drejtoheni mi-sionit tuaj të parë në ujërat n d ë r k o m -bëtare. Deri dje, dalja jashtë vendit në mision ishte ekskluziv-itet i Forcës Tokësore. Dhe ne të gjithë e dimë mirë se vështirësitë në përgatitjen e këtij misioni të sotëm ishin të mëdha. Jeta në anije është nga më të vështirat e më sfiduese.

Misioni në det të hapur po aq. Unë ju përgëzoj për çdo gjë që ju keni bërë deri më sot”.

Ndërsa në fjalën e rastit koman-

danti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani tha ndër të tjera: “jemi në një moment shumë të veçantë, i cili do të shënojë një “erë të re” përsa i përket historisë së Forcës Detare shqiptare”.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, i ka dorëzuar flamurin kombëtar komandantit të anijes, kapiten i rangut të tretë Ilir Çobo, si dhe u realizua një foto e përbashkët me gjithë pjesëmarrësit në ceremoni. Emocion të veçantë për të gjithë të pranishmit, por sidomos për familjarët e efektivit të anijes “Oriku P-132”, ishte rënia e borisë gjatë largimit të anijes nga Porti i Durrësit. Për Forcën Detare është shumë e rëndësishme pjesë-marrja në një operacion detar e një anijeje shqiptare të Forcës Detare, pasi për herë parë merr pjesë në një operacion detar të NATO. Roli i efektivave dhe anijes shqiptare do të jetë vëzhgimi dhe raportimi i trafikut të migrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja duke ofruar ndihmë në rast se konstato-hen raste ku jetët njerëzorë vihen në rrezik.

Ekuipazhi i anijes “Oriku” për-bëhet nga 21 ushtarakë të FA. Kjo anije do i bashkohet Greqisë dhe Turqisë, të cilët nën komandën e holandezëve do të vijojnë kryerjen e operacioneve NATO.

Ministrja Kodheli: Deri dje, dalja jashtë vendit në mision ishte ekskluzivitet i Forcës Tokësore. Dhe ne të gjithë e dimë mirë se vështirësitë në përgatitjen e këtij misioni të sotëm ishin të mëdha. Jeta në anije është nga më të vështirat e më sfiduese. Misioni në det të hapur po aq. Unë ju përgëzoj për çdo gjë që ju keni bërë deri më sot.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 12

Gjeneral brigade Dedë Prenga, zëvendësshef i SHP të FA

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ka prezantuar, datë 11 nentor, të premten par-adite zëvendësshefin e Shtabit të Përgjith-

shëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësministrat e Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe z. Idlir Peçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Je-

ronim Bazo, komandantë të forcave dhe njësive autonome si dhe drejtorë drejtor-ish në MM dhe SHP.

Në fjalën e saj të prezantimit ministrja Kodheli u shpreh se “kam kënaqësinë që prezantoj gjeneral brigade Dedë Prenga si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe jam e bindur se do jetë një krah më shumë dhe një mëndje më shumë në Shtabin e Përgjithshëm, pasi me punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të de-ritanishëm do të dijë ta përmbushë me sukses edhe detyrën e rëndësishme të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA”.

Nga ana e tij gjeneral Prenga pasi falënderoi ministrin e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe nëpërmjet saj dhe kryeminis-trin e Shqipërisë për vlerësimin dhe për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme, ndër të tjera u shpreh: “Ndihem i vlerësuar për detyrën e besuar, por në të njëjtën kohë ndjej edhe përgjegjësinë që mbart një detyrë e tillë. Do të vë gjithë energjitë e mia në interes të detyrës së marrë dhe jam i bindur, që dhe me mbështetjen tuaj dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bazo, do t’ia dalim të përmbushim me sukses misionin dhe detyrat që kanë Forcat e Armatosura.” - u shpreh gjeneral Prenga në fjalën e tij përuruese të marrjes së detyrës. Gjen-eral brigade Dedë Prenga emërohet në detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, pas një karriere të suksesshme ushtarake. Detyra e tij më e fundit ishte komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjeneralbrigade Dedë Prenga-Karriera ushtarake

Gjeneralbrigade Dedë Prenga ka kryer studimet ushtarake në Shkollën e Bash-kuar të Oficerëve në Tiranë në periudhën

Emërime në Shtabin e Përgjithëm të FA

Gjeneral Deda për një per-iudhë pothuaje 6 vjeçare, ka qënë pedagog në Akademinë e Mbrojtjes në Departamen-tin e Menaxhimit dhe në 2011 Shef i Departamentit të Shkencave Shoqërore në këtë Akademi. Ai është vlerësuar me medalje shtatë herë për shërbimet e tij brenda dhe jashtë vendit.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 13

1973-1983 ku u titullua edhe oficer aktiv. Në vitet 1989-1991 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Tiranë dhe në Tetor 2002-Qershor 2004 ka përfunduar studimet ne Akademinë e Drejtimit Hamburg. Gjithashtu në Hamburg, Gjermani ka ndjekur dhe përfunduar Kursin e Lartë të Sigurisë Europiane, Qer-shor 2004-Nëntor 2004.

Gjeneral Deda ka një eksperi-encë gjithpërfshirëse në karrierën e tij ushtarake të cilën e ka nisur në Shtator 1982-Dhjetor 1982 (stazhi si oficer) si instruktor per xhenion në Batalionin e xhenios Rinas Tiranë. Janar 1983-Mars 1984 Komandant Grup montimi të Divizionit Pukë (Kryezi). Prill 1984-Janar 1986 Shef Xhenio BrK Krumë Has. Shkurt 1986-Shtator 1989 Komandant i Batalionit të Fortifi-kimit Tropojë. Shtator 1991-Nëntor 1994 Shef shtabi dhe Komandant i Bazës së Furnizimit të Ushtrisë (BFU) Rrëshen. Shkurt 1996- Tetor 2002 Pedagog në Departamentin e Drejtim-Menaxhimit Akademia e Mbrojtjes, KDS Tiranë. Nëntor 2004 - Shkurt 2005 Pedagog në Departamentin e Drejtim-Menax-himit Akademia e Mbrojtjes, KDS Tiranë. Janar 2005-Mars 2006 shef i Degës Arsimimit J-1 në Shtabin e Përgjithshëm Tiranë. Mars 2006 -Dhjetor 2007 Komandant i batalion-it xheniero-ndërtues Ferraj Tiranë.

Janar 2008-Shtator 2010 Shef xhenio i Brigadës multinacionale të Europës Jug-Lindore Stamboll, Turqi. Shtator 2010 - Gusht 2011 Koman-dant i batalionit të këmbësorisë së motorizuar, Zall-Herr Tiranë. Gusht 2011-Tetor 2012, Shef shtabi i Ko-mandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, Tiranë. Tetor 2012-Shtator 2013 Zevendes Komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes, Tiranë. Shtator 2013-2015 Atashe Ush-tarak rezident ne Vjene, jo rezident Slloveni,Sllovaki dhe Kroaci, nga Prilli 2014 jo rezident ne Çeki, Sllovaki dhe Slloveni si dhe Këshilltar Ush-tarak pranë misionit tonë të përher-shëm në Vjenë.

Gjeneral Deda për një periudhë pothuaje 6 vjeçare, ka qënë pedagog në Akademinë e Mbrojtjes në Depar-tamintin e Menaxhimit dhe në 2011

Shef i Departamentit të Shkencave Shoqërore në këtë Akademi.

Gjeneralbrigade Dedë Prenga është vlerësuar me medalje shtatë herë për shërbimet e tij brenda dhe jashtë vendit. (Medaljen e Sherbimit Ushtarak, Medaljen e Karrieres per 20-vjet sherbim në FA dhene nga Komandanti i KDS-së. Medaljen “E sherbimit” dhene nga Komandanti i Forcave Tokesore. Medaljen “Per sherbime te Vecanta” dhënë nga Shefi i Shtabit te Pergjitheshem te Forcave të Armatosura. Medaljen “Për shërbime të shquara” dhënë nga MM, Medaljen e karrieres për 25 vjet sherbim në FA dhënë nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Medaljen e SEDM për shërbim në detyrën e Shefit të Xhenios (G-7) në SEEBRIG (Brigade e Europës Jug-Lindore).

Gjeneral Deda për një periudhë pothuaje 6 vjeçare, ka qënë pedagog në Akademinë e Mbrojtjes në Departamintin e Menaxhimit dhe në 2011 Shef i Departamentit të Shkencave Shoqërore në këtë Akademi. Ai është vlerësuar me medalje shtatë herë për shërbimet e tij brenda dhe jashtë vendit.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 14

Manushaqe Shehu e para gjenerale femër në FA

Manushaqe Shehu hyn në histori si e para femër që shërben si gjenerale

në Forcat e Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë. Gradimi i gjeneral brigade Manushaqe Shehut u bë më 23 nëntor në një ceremoni të veçantë në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli e konsideroi këtë, si një ditë his-torike për Forcat e Armatosura shqiptare dhe vlerësoi gjeneral brigade Manushaqe Shehu për kontributin e saj më shumë se 30-vjeçar në FA.

Ministrja Kodhel i v lerësoi gjithashtu gjithë ushtarakët shq-iptarë, për të cilët shprehu bindjen se bashkë mund të arrijmë çdo synim. “Ne mund të arrijmë maja, targete të pamenduara të mundura më parë. E kam thënë që nuk do të largohesha nga ministër pa bërë një gjenerale grua, dhe në fakt ju e bëtë realitet këtë gjë më vlerësimin që i keni dhënë si komision.” - iu drejtua ministrja ushtarakëve të lartë të pranishëm. “Kemi hapur një epokë,

Komanda mbështetëse

Bledar Blaceri përzgjidhet nënoficeri i Vitit 2016Nënoficeri i vitit tashme është nje traditë në strukturat e Forcave te

Armatosura. Në këtë garë të rëndësishme morën pjesë nëno-ficerët e përzgjedhur nga çdo repart i Komandës Mbështetëse.

Këtë vit në Komandën Mbështetëse si nënoficer i më i mirë i vitit 2016 u përzgjodh rreshter Bledar Blaceri me detyrë Kryeoperator i kompanisë EOD në batalionin e xhenios.Kariera 14 vjecare në FA, puna e shkëlqyer në strukturat e EOD, eksperienca e fituar ndër vite në trajnimet dhe opera-cionet e zhvilluara brënda dhe jashtë vendit e bëjnë rreshter Blacerin të jetë një nga nënoficerët më të mirë jo vetëm në Komandën Mbështetëse por edhe në FA.Nisur nga rezultatet e shkëlqyera të deritanishme në punë, pjesmarja në operacione paqeruajtese si në Bosnje–Hercegovinë, Afgani-stan dhe Mali të Afrikës, Rreshter Blaceri krahas vlersimit si nënoficeri më i mirë në Komandën Mbështetëse është dhe një nga kandidaturat për nënoficeri i Vitit 2016 për Forcat e Armatosura.

e cila nuk është më një tabu, nuk ka më kufij. Ne mund t’ia mbërrijmë t’i bëjmë bashkërisht të gjitha ashtu siç edhe mbërritëm bashkërisht të kemi në gjirin tonë një gjenerale grua. Sepse siç Shekspiri thoshte: ‘nuk ka gjëra të pamundura, ka vetëm njerëz të pazotë’, ne jemi ata të zotët që mund të mbërrijmë të pamundurën, të gjithë bashkë.” - u shpreh ministrja Kodheli.

Nga ana e saj gjeneralja e sa-pograduar shprehu mirënjohjen

për lidershipin e Min-istrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Arma-tosura, për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj saj, i cili siç tha ajo “do të thotë impenjim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha përkushtim ndaj detyrës, përkushtim ndaj punës, ndaj atd-heut.” Ajo gjithashtu veçoi mbështetjen e familjes gjatë karrierës së saj, por edhe të vetë ministres Kodheli, për të cilën tha se vizioni

dhe impenjimi i saj, bëri të mundur që të ndryshojë gjithë dimensionin e femrës në FA, dhe femrës ushtarake i dha vendin e saj në FA. Gjeneral brigade Manushaqe Shehu është titulluar oficere në vitin 1984 dhe në karrierën e saj të gjatë prej 32 vitesh në uniformë ka shërbyer në disa detyra dhe funksione. Aktualisht, gjeneral bri-gade Manushaqe Shehu shërben si komandante e Akademisë së Nëno-ficerëve “Thompson”.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 15

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Dedë Prenga ishin më 21 nëntor në

mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për vitin 2017.

Një pjesë të mirë të diskutimeve e zunë angazhimet e FA shqiptare në mi-sionet ndërkombëtare. Ministrja Kodheli bëri të ditur dyfishimin e pjesëmarrjes së ushtarakëve tanë në misionin Resolute Support të NATO në Afganistan dhe në atë të KFOR në Kosovë.

Një tjetër temë e diskutuar në komi-sion ishte modernizimi i FA, për të cilën znj. Kodheli përmendi armatimin e ri nga Italia me një vlerë prej rreth 10 milionë euro dhe mbështetjen nga FA amerikane me rreth 250 mjete të blinduara.

Ajo gjithashtu përmendi angazhimin e trupave tanë në misionin e Bashkimit

Evropian në Mali, pa harruar të sjellë në vëmendjen e deputetëve të pranishëm, pjesëmarrjen në operacionin e NATO në detin Egje, të anijes së Flotës sonë Detare Oriku.

Më tej, ministrja Kodheli përmendi edhe angazhimin kushtetues të FA në ndihmë të popullsisë civile, ku veçoi urat “bailey” të ndërtuara anembanë vendit, operacionet në mbështetje të popull-sisë civile dhe autoriteteve qendrore e lokale gjatë emergjencave civile, si dhe pastrimin e hotspoteve të rrezikshme.

Znj. Kodheli foli edhe për trajtimin in-dividual të ushtarakëve, duke përmendur rikthimin e VKM për trajtimin me ushqim të tyre, si dhe rritjen me 230 milionë lekë të reja të fondit të pagave, për të cilat tha se do të rriten 5 - 7%.

Ministrja Kodheli nuk la pa përmendur edhe përmirësimin e menaxhimit finan-ciar nga detyrimet e prapambetura dhe auditimin e njësive shpenzuese, siç tha ajo, në masën 100%, nga 13% që ishte deri 3 vjet më parë.

Një pjesë të mirë të diskutimeve e zunë angazhimet e FA shqiptare në misio-net ndërkombëtare. Ministrja Kodheli bëri të ditur dyfishimin e pjesëmarrjes së ushtarakëve tanë në misionin Resolute Support të NATO në Afganistan dhe në atë të KFOR në Kosovë.

250 mjete të blinduara amerikaneprOjeKTbuxheTi 2017

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 16

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një vizitë dy ditore në Riga, Letoni, për të marrë pjesë në ditën e vizitorëve të

shquar (Distinguished Visitors Day, DVD) që u zhvillua në përfundim të

stërvitjes “Silver Arrow”. Ky aktiv-itet, i zhvilluar në kuadër të stër-vitjeve të Forcave të Reagimit të Shpejtë të NATO, (VJTF), ishte më i madhi i këtij viti dhe kishte pjesë përbërëse shtete të tjera aleate si Letonia, Gjermania, SH.B.A, Britania e Madhe, Estoni, Lituani, etj.

Forcat e Armatosura të RSH u përfaqësuan nga Kompania e Dytë e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k). Gjatë këtij aktiviteti gjeneral Bazo takoi nga afër efektivat e b2k ku i falënderoi ata për profesional-izmin, përkushtimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve.

Dita e vizitorëve të shquar të stërvitjes “Silver Arrow”

Gjeneralmajor Jeronim Bazo në Riga-Letoni

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 17

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Letoni, ku mori për pjesë në ditën e vizitorëve të shquar (Distinguished Visitors Day, DVD) që u zhvillua në përfundim të stërvitjes “Silver

Arrow”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, u prit në një takim të veçantë nga homologu i tij letonez, gjenerallejtënant Raimonds Graube dhe më pas ministri i Mbrojtjes se Letonisë, z. Raimonds Bergmanis.

Fokus i takimeve ishin çështje të sigurisë në kufijtë verilindorë të NATO. “Demonstrimi i fundit i VJTF në “Silver Arrow”, tregoi edhe njëherë profesionalizmin, kohezionin dhe frymën e lartë të ndërveprueshmërisë që karakterizon NATO”, - u shpreh ndër të tjera gjeneral Bazo gjatë takimit.

Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes i Letonisë, duke e konsideruar një sinjal të mirë vizitën e gjeneral Bazos, u shpreh se kjo vizitë është dhe pikë kthese në trajtimin e çështjes së sigurisë së Letonisë dhe rajonit të Baltikut. Në për-fundim të takimeve bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim që krahas bashkëpunimit në kuadër të NATO të jetësohen përpjekjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e Mbrojtjes.

Me letoninë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

“Dua t’ju falënderoj në emër të FA shqiptare dhe në emrin tim për profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat gjatë zhvillimit të kësaj stërvitjeje. Ju edhe njëherë treguat se FA shqiptare janë të afta dhe të denja për të qenë krah aleatëve në stërvitje të këtij niveli. Edhe pse jo të favorizuar nga kushtet klimaterike, ju përgëzoj për disi-plinën e lartë dhe përkushtimin që keni treguar...”, - u shpreh ndër të tjera gjeneral Bazo në takimin me efektivat pjesëmarrës në këtë stërvitje.

Aktiviteti është përmbyllur me një ceremoni përcjellëse për trupat pjesëmarrëse ku u ndanë edhe certifikata për ushtarakët që spikatën gjatë stërvitjes. Forcat e Armatosura të RSH u për-faqësuan nga Kompania e 2-të e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (k2b2k).

“Demonstrimi i fun-dit i VJTF në “Silver Arrow”, tregoi edhe njëherë profesional-izmin, kohezionin dhe frymën e lartë të ndërveprueshmërisë që karakterizon NATO”

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 18

Austria: Kontribute në fushën e arsimimit dhe trajnimit

Me r a s t i n e zëvendësimit të atasheut ush -tarak të Austrisë për vendin tonë, shefi i Shtabit të

Përgjithshëm të FARSH gjeneralma-jor Jeronim Bazo, priti ditën e hënë, më 7 nentor, në një takim atasheun ushtarak të Austrisë gjeneral bri-gade Roman Fischer, i cili përfundon detyrën, si dhe kolonel Nikolaus Rot-tenberger, i sapoemëruar në këtë detyrë.

Gjeneral Bazo falënderoi gjeneral Fischer për kontributin e dhënë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona gjatë katër viteve të tij në këtë de-tyrë dhe në të njëjtën kohë ai i uroi suksese në detyrën e re kolonel Rot-tenberger. “Përveç vizitave të nivelit të lartë, dua t’u falën-deroj për ndihmesën që pala austriake ka dhënë ndër vite në fusha të ndryshme të arsimimit dhe trajnimit në interes të personelit të FARSH, si dhe dua të vë theksin dhe në rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të Ini-ciativës së Bash-këpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI), në të cilën veç dy vendeve tona janë anëtare edhe Italia, Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia.

Nga ana e tij gjeneral Fischer falënderoi Shtabin e Përgjithshëm dhe gjeneral Bazon, për mbështetjen e dhënë duke shtuar se profesion-alizmi në Forcat e Armatosura shq-iptare është gjithmonë në rritje. Ai gjithashtu duke prezantuar zyrtar-isht kolonel Nikolaus Rottenberger si pasuesin e tij në detyrë, siguroi

SHSHP të FA se bashkëpunimi midis dy zyrave përkatëse do të vazhdojë në të njëjtin nivel dhe intensitet. Në fund të takimit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i uroi mirëseardhjen kolonel Nikolaus Rottenberger dhe i uroi suksese gjeneral Fischer në angazhimet e tij të ardhshme.

Gjeneralmajor Bazo pret atasheun austriak Rottenberger

Gjeneral Fischer falënderoi Shtabin e Përgjithshëm dhe gjeneral Bazon, për mbështetjen e dhënë duke shtuar se profesionalizmi në Forcat e Armatosura shqiptare është gjithmonë në rritje.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 19

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo mori pjesë më

13 nëntor në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës si dhe zhvil-loi homazhe dhe vendosi kurorë në kujtim dhe nderim të heroizmit dhe sakrificave të ushtarëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën dhe ranë duke luftuar në vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore, Krahas shërbesave rituale mes lutjesh, në këtë ceremoni u përkujtua edhe Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012.Në këtë ceremoni Solemne në nderim të ushtarëve të rënë britanik, të cilët prehen në Parkun Kombëtarë të Liqenit Artificial të Tiranës, ishin të pranishëm Presidenti i Republikës SHTZ Bujar Nishani, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman MBE, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të

Gjeneralmajor Bazo, homazhe për të rënët britanikë

Forcat e Armatosura janë gjithmonë në rritje

Me rastin e zëvendësimit të atasheut ushtarak të Francës për vendin tonë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim atasheun ushtarak të Francës kolonel Daniel Venturi, i cili përfundoi detyrën si Atashe Ushtarak i Francës në Shqipëri (jo-rezident), si dhe kolonel Fabrice Duda, i sapo emëruar në këtë detyrë. Gjeneral Bazo falënderoi kolonel Venturi për kontributin e dhënë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona gjatë viteve që ai kreu detyrën e Atasheut Ushtarak të Francës në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë i ka uruar kolonel Duda suksese në detyrën e sapo marrë.

“Dua t’u falënderoj për ndihmesën që pala franceze ka dhënë ndër vite në fusha të ndryshme në interes të personelit të FARSH, si dhe dua të vë theksin dhe në rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit”, shpreh ndër të tjera gjeneral Bazo në takim. Nga ana e tij kolonel Venturi pasi ka falënderuar Shtabin e Përgjithshëm dhe gjeneral Bazon në veçanti, për mbështetjen e dhënë, u shpreh se profesionalizmi në Forcat e Armatosura shqiptare është gjithmonë në rritje. Ai gjithashtu duke prezantuar zyrtarisht kolonel Fabrice Duda si pasuesin e tij në detyrë dhe siguroi SHSHP të FA se bashkëpunimi midis dy zyrave përkatëse do të vazhdojë në të njëjtin nivel dhe intensitet. Në fund të takimit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i uroi mirëseardhjen kolonel Fabrice Duda dhe i uroi suksese kolonel Venturi në angazhimet e tij të ardhshme.

Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura të RSH-së, përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë,etj.

Kjo ceremoni përkujtimore, e kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri nga Ambasada britanike në Tiranë, zhvillohet jo vetëm në Britani dhe në vendin tonë, por në

shumë vende të tjera të Evropës. Këto ceremoni u zhvillua më datë 13 nëntor, në orën 11, simbolikë e vendosur nga Britania e madhe, në nderim të Ditës së Kujtesës për të rënët e saj në këtë luftë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga prilli i vitit 1943 deri me 31 tetor 1945, në Shqipëri u vranë 46 ushtarë të misioneve ushtarake britanike.

Atasheu ushtarak i Francës kolonel Daniel Venturi

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 20

Forcat Tokësore inspektohen nga ekipi i Armë Kontrollit

Pas vizitës së zhvilluar vetëm disa ditë më parë, nga një grup përfaqësuesish ushtarakë nga vendet e Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në mjediset

e Forcës Tokësore, një tjetër ekip ins-pektimi ka kryer një vizitë në këtë njësi elitë të Forcave të Armatosura, ditën e mërkurë më 23 nëntor 2016.

Ekipi inspektues i Armë - Kontrollit, përbëhej nga përfaqësues të Forcave të Armatosura të Austrisë dhe kishte

si objekt të inspektimit marrjen e infor-macionit mbi forcat ushtarake, dislokimi i sistemeve dhe pajisjeve kryesore ushtar-ake të Forcës Tokësore.

Vizita u krye në kuadër të zbatimit të Dokumentit të Vjenës 2011 (DV-11), i cili shtron si detyrim për vendet anëtare, rritjen e masave dhe besimit reciprok në fushën e sigurisë. Inspektorët austriakë, u pritën fillimisht në ambientet e Ko-mandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili pasi u uroi

mirëseardhjen inspektorëve të Armë - Kontrollit, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekzsiton midis Forcave të Armatosura të Austrisë dhe Forcës Tokësore, bashkëpunim ky që do të rritet dhe thellohet më tej, në të ardhmen në kuadër të interesit të ndërsjelltë

Më pas, vizita vazhdoi me një prezantim të mbajtur nga kolonel Sami Neziri, shef i Degës së Planifikimit në Komandën e Forcës Tokësore. Nëpërmjet këtij prezantimi, përfaqësuesit austriakë të Armë - Kontrol-lit, patën mundësinë të njihen me misionin, detyrat si dhe angazhimet e Forcës Tokësore, në përmbushje të misionit të saj kushtetues si Forcë elitë e Forcave të Armatosura.

Grupi i ushtarakëve austri-akë, vlerësuan arritjet e Forcës Tokësore dhe kontributin që këto trupa kanë dhënë dhe japin në kuadër të NATO apo të BE, në misionet paqeruajtëse në zonat më të nxehta të globit. Inspek-timi vazhdoi me vizitën në Bata-lionin e Dytë të Këmbësorisë dhe atë të Forcave Speciale të Forcës Tokësore.

Grupi i ush-tarakëve austri-akë, vlerësuan arritjet e Forcës Tokësore për kontributin e dhënë në kuadër të NATO-së dhe BE-së

Në zbatim të Dokumentit të Vjenës 2011 (DV-11)

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 21

Forcat Tokësore inspektohen nga ekipi i Armë Kontrollit

Në vijim të programit akademik studentët e KLSM 2016 bënë një vizitë mësimore një javore në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

Grupi i drejtur nga Komandanti/Rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi, mori pjesë në vizita të rëndësishme në SHAPE, në Shtabin e NATO-s në Bruksel, në misionin Shqiptar atje, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Belgjikës. Qëllimi i vizitës ishte njohja e studenteve të KLSM -2016 me institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare NATO, SHAPE, BE.

Në ditën e parë delegacioni bëri një vizitë në SHAPE ku u prit nga përfaqësuesi ushtarak i FARSH Kap. Rang. I Adnand Agastra. Gjatë viz-itës u bënë prezantime nga personeli i SHAPE mbi veprimtarinë e Ko-mandës së Bashkuar Operacionale, (ACO), menazhimit të operacioneve dhe krizave; si dhe mbi misionin, de-tyrat e Komandës Supreme Aleate në Europe.

Ditën e dytë të vizitës delegacioni

Vizitë mësimore në Shtabin e nATo-s në Bruksel

vizitoi selinë e NATO-s në Bruksel. Pjesë e programit ishin edhe brif-ingjet të mbajtura nga personalitete në lidhje me problemet e sigurisë dhe sfidat e saj, prioritetet politike të NATO-s , politikat e mbrojtjes etj. Delegacioni u prit në takim gjithashtu nga ambasadori i Re-publikës së Shqipërisë në NATO, zoti Leonard Demi dhe nga përfaqësuesi Ushtarak i Shqipërisë në NATO, Gjeneralmajor Qemal Shkurti.

Në ditët në vijim delegacioni vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Belgjikës dhe selinë e Bashkimit Europian. Nëpërmjet prezantimeve pjesëmarrësit u

njohën me politikën e Mbrojtjes së Mbretërisë së Belgjikës; pjesëmar-rjen e FA të Mbretërisë së Belgjikës në operacione; Misionet Ushtarake të BE dhe Operacionet; zhvillimet më të fundit dhe sfidat e këtyre institucioneve.

Gjatë vizitave Komandanti/Re-ktori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi shkëmbeu dhurata me drejtuesit e institucioneve. Vizitat mësimore që zhvillojnë studentët e KLSM -2016 janë pjesë e proçesit mësimor që vi-jojnë krahas programit të përzgjed-hur akademik në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

delegacioni bëri një vizitë në SHAPE ku u prit nga përfaqësuesi ushtarak i FARSH Kap. Rang. I Adnand Agastra. Gjatë vizitës u bënë prezantime nga personeli i SHAPE mbi veprimtarinë e Komandës së Bashkuar Operacionale, (ACO), menazhimit të operacioneve dhe krizave; si dhe mbi misionin, detyrat e Komandës Supreme Aleate në Europe.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 22

Sfidat e sotme të Bashkimit europian

Perspektiva europiane dhe situata e

sotme gjeopolitike

Më datën 4 Nëndor 2016, Ambasa-dorja e Republikës Federale të Gjer-

manisë e akredituar në vendin tonë zonja Susanne Schütz zhvilloi leksionin me temë: “Per-spektivat e Bashkimit Evropian në këndvështrimin e Gjerman-isë, e ardhmja e Bashkimit Europian, integrimi i vendeve kandidate në Bashkimin Evro-pian” me studentët e KLSM -2016.

Ambasadorja e Republikës Federale së Gjermanisë zonja Susanne Schütz shoqërohej nga Komandanti/Rektori i Aka-demisë së Forcave të Armatosura Kolonel Ruzhdi Kuçi si dhe atasheu Ushtarak i Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë N/kolonel Hans Peter Wamler.

Studenti i KLSM-2016 zoti Nestor Babameto bëri një prezantim të shkurtër mbi jetëshkimin e Am-

Më datën 3 Nëndor 2016, Ambasadori i Republikës së

Italisë i akredituar në vendin tonë zoti Alberto Cutillo zhvilloi leksionin me temë: “Perspektivat e projek-tit Europian në situatën e sotme gjeopolitike” me studentët e KLSM -2016. Ambasadori i Italisë sho-qërohej nga atasheu Ushtarak i Italisë në vendin tonë Kolonel Luciano Palcani. Studenti i KLSM-2016 zoti Nestor Babameto bëri një prezantim të shkurtër mbi jetëshkimin e Am-

basadores së Republikës Federale të Gjermanisë zonjës Susanne Schütz. Zonja Schütz gjatë leksionit u ndal në trajtimin e disa çështjeve si: Sfi-dat e sotme kryesore të Bashkimit Europian, fenomeni Brexit, marrëd-hëniet Rusi- NATO, ekonomia, mar-rëdhëniet midis vendeve të Ballkanit, marrëdhëniet NATO -BE, Integrimi i

basadorit Republikës së Italisë zotit Alberto Cutillo.

Zoti Alberto Cutillo gjatë leksionit u ndal në trajtimin e disa çështjeve si: Sfidat e sotme kryesore përball Bashkimit Europian, Roli i Bashkimit Europian, fenomeni Brexit, ekono-mia, migrimi i krizave, terrorizmi, konfliktet me vendet fqinje; Projekti i Bashkimit Europian, Inisiativat e reja, Migracioni, Bashkimi Europian

vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, projek-tet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit për zhvillimin ekonomik të tyre, zgjerimi i Bashkimit Evropian, vendet kandidate për në Bashkimin Europian, kushtet që duhet të plotësojë Shq-ipëria për të hyrë në Bashkimin Europian, (prioritetet e saj: Administrata Publike, Reforma në drejtësi, Lufta kundër kor-rupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar, Respektimi i të drejtave të njeriut). Gjithashtu Ambasadorja Schütz ju përgjigj pyetjeve të bëra nga studentët

e KLSM në lidhje me Bashkimin Europian, zgjerimin e BE në të ar-dhmen dhe më gjerë. Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Ruzhdi Kuçi i dha Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë zonjës Su-sanne Schütz “Certifikatën e Nderit për pjesëmarje në lektime në KLSM-2016”.

dhe Agjensia e Mbrojtjes Bregde-tare, Strategjia Globale e Bash-kimit Europian; Zgjerimi i Bashkimit Evropian, vendet kandidate për në BE, kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, (5 prioritetet e saj: Administrata Publike, Reforma në drejtësi, Lufta kundër korrupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar, Respektimi i të drejtave të njeriut); procesi i Ballkanit Perëndimor etj.

Ambasadori i Italisë, zoti Cutillo-leksionin me studentët e KLSM

Ambasadorja e Gjermanisë zonja Susanne Schütz:

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 23

Më datën 8 Nëntor 2016, ambasadorja e Republikës së Greqisë e akredituar në vendin tonë zonja Eleni Sourani zhvilloi me studentët e KLSM-2016

leksionin me temë: “Bashkimi Europian dhe sfidat e sigurisë”. Studenti i KLSM-2016 N/kolonel Renato Della Lucia bëri një prezantim të shkurtër mbi jetëshkimin e ambasadores së Republikës së Greqisë zonjës Eleni Sourani. Ambasadorja e Republikës së Greqisë në leksionin e saj u ndal në trajtimin e disa çështjeve si: Sfidat e Bashkimit Europian, Siguria e Bashkimit Evropian, situata e sotme në Mesdhe, konfliktet në Libi, në Siri, Bash-kimi Evropian përball krizave të emigra-cionit, Ballkani dhe sfidat e sotme të rajonit, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, fenomeni Brexit, mar-rëdhëniet NATO-Rusi, BE-Rusi, Turqi –Rusi, etj. Gjithashtu ambasadorja e Greqisë ju përgjigj pyetjeve të bëra nga studentët e KLSM-2016 në lidhje me emigrimin, integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, konfliktet e sotme në botë, etj.

Përfaqësuesit e oSBe-së vizitë në Forcën TokësoreNjë grup përfaqësuesish ushtarakë

nga vendet e Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), vizituan ditën e sotme Forcën Tokësore(FT). Vizita u krye në kuadër të zbatimit të Dokumentit të Vjenës 2011 (DV-11), i cili shtron si detyrim për vendet anëtare, rritjen e masave dhe besimit reciprok në fushën e sigurisë.Përfaqësuesit e OSBE, u pritën fillim-isht në ambientet e venddislokimit të batalioneve të Forcave Speciale dhe atyre “Komando”, nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili iu uroi mirëseard-hjen. Më pas, ata asistuan në një prezantim njohës mbi Forcën Tokësore, të mbajtur nga major Stefan Naço specialist në Degën e G-5, FT. Nëpërm-jet këtij prezantimi, përfaqësuesit e OSBE, patën mundësinë të njihen me misionin, detyrat si dhe angazhimet e Forcës Tokësore, në përmbushje të misionit të saj kushtetues si forcë elitë e Forcave të Armatosura.Grupi i ushtarakëve të OSBE, vlerë-suan arritjet e Forcës Tokësore dhe kontributin që këto trupa kanë dhënë dhe japin në kuadër të NATO apo të BE, në misionet paqeruajtëse në zonat më të nxehta të globit. Vizita vazhdoi me inspektimin nga afër të armatimit, mjeteve dhe teknikës së re, në për-dorim nga efektivat e Forcës Tokësore dhe atyre të batalionit të Policisë Ushtarake. Në vijim trupat e batalionit të Forcave Speciale kryen një demon-strim stërvitor për të pranishmit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar zoti duncan norman Këndvështrimi Britanik

për Sigurinë dhe MbrojtjenMë datën 7 nëndor 2016, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar i akredi-

tuar në vendin tonë zoti Duncan Norman MBE zhvilloi me studentët e KLSM -2016 leksionin me temë: “Këndvështrimi Britanik në çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë”.

Studenti i KLSM-2016 N/kolonel Renato Della Lucia bëri një prezantim të shkurtër mbi jetëshkimin e ambasa-dorit të Mbretërisë së Bashkuar zotit Duncan Norman MBE.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar nëleksionit e tij u ndal në trajtimin e disa çështjeve si: konf-liktet e vjetra në Ballkan dhe sfidat e sotme të rajonit të Ballkanit, integrimi i Shqipërisë e vendeve të rajonit në BE, largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Euro-pian, situata e sotme në Irak, Siri, Afganistan, etj.

G j i thashtu ambasador i i Mbretërisë së Bashkuar ju përgjigj pyetjeve të bëra nga studentët e KLSM-2016 në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, si dhe konfliktet e sotme në botë etj. Gjeneral Brigade (R) Bardhyl Hoxha i dha ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar zotit Duncan Norman MBE “Cer-tifikatën e Nderit për pjesëmarje në lektime në KLSM-2016”.

“Bashkimi europian dhe sfidat e sigurisë” Ambasadorja e Greqisë, znj.Eleni Sourani

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 24

Më datën 24 nëntor 2016, në Forcën A j ro re u zhv i l -lua stërvitja SAR, e koduar “Tomorri Sarex - 2016”. Qël-

limi i stërvitjes “Tomorri Sarex - 2016” ishte testimi i kapaciteteve operacionale të reparteve të Forcës Ajrore në planëzimin, koordinimin dhe realizimin e operacioneve SAR (Search and Rescue), në zonën e përcaktuar dhe bashkëpunimi me strukturat e tjera të përfshira në op-eracion. Pjesëmarrës në këtë stër-vitje ishte personeli i Komandës dhe Shtabit të Forcës Ajrore, Qendrës së Kontroll-Raportimit, Baza Ajrore Farkë dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Për realizimin e skenarit për kryerjen e operacionit të kërkimi shpëtimit të pilotit të avionit F16, në stërvitje mori pjesë një helikopter “Cougar” nga Baza Ajrore Farkë. Me marrjen e sinjalit nga QKR ( Qendra e Kontroll Raportimit), ekuipazhi flutu-rues i Bazës Ajrore Farkë, përgatiti helikopterin për versionin SAR dhe

pasi mbërriti në rajonin e kërkimit u krye operacioni i kërkimit dhe dhënies së ndihmës të pilotit të avionit.

Gjatë gjithë stërvitjes u realizua komandim - kontrolli dhe të gjithë elementët e stërvitjes funksionuan normalisht. Stërvitja “TOMORRI SAREX - 2016”, u kombinua me

zhvillimin e stërvitjes dy shkallëshe me DST. Realizimi i kësaj stërvitje tregoi edhe njëherë se efektivi i Forcës Ajrore, me mjetet në dispozi-cion, është i aftë të planëzojnë dhe menaxhojë me profesionalizëm një situate SAR, në terren malor dhe në kushte të vështira meteorologjike.

Forca Ajrore zhvillon stërvitjen “Tomorri Savex-2016”

Realizimi i kësaj stërvitje tregoi edhe njëherë se efektivi i Forcës Ajrore, me mjetet në dispozicion, është i aftë të planë-zojnë dhe menaxhojë me profesionalizëm një situate SAR, në terren malor dhe në kushte të vështira meteorologjike.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 25

Përfunduan kurset institucionale dhe funksionale

Qendra Stërvitore e Forcës Ajrore

Në Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, në datat 24 dhe 25 nën-tor 2016, përfundoi me sukses Kursi Bazë i Oficerit në special-

itetin “Forcë Ajrore”, si dhe Kursi Funksional, specialiteti “Kontrollor i Trafikut Ajror”.

Kurset u zhvilluan për herë të parë në ambientet e Qendrës Stër-vitore të Forcës Ajrore, pas një shkëputje prej 5 vjetësh, periudhë kjo që përkon me kurset e zhvil-luara në ish - Departamentin Ajror të ish - Shkollës së Trupës, Tiranë.Falë kujdesit të vazhdueshëm të komandantit të Forcës Ajrore, si dhe bashkëpunimit me Bazat Ajrore Kuçovë dhe Farkë, u bë i mundur sigurimi i gjithë infrastrukturës për zhvillimin normal të aktivitetit mësi-mor teorik dhe praktik, trajnim dhe stërvitje të personelit kursant të ardhur nga repartet e ndryshme të Forcës Ajrore.

Kursi Bazë i Oficerit, specialiteti “Forcë Ajrore” synoi në përgatitjen

e oficerit të ri me njohuri teorike, teknike, menaxhuese në një nga specialitetet ushtarake të Forcës Ajrore, me aftësi bazë taktike dhe drejtuese për komandimin e togës në operacione të ndryshme, si dhe njohuritë bazë për drejtimin e kom-panisë. Kursi Funksional, specialiteti “Kontrollor i Trafikut Ajror” (On Job Training) synoi në përgatitjen, tra-jnimin dhe kualifikimin e kontrollorëve ushtarakë dhe asistent - kontrol-lorëve, të cilët operojnë dhe do të operojnë në qendrat e kontrollit të trafikut ajror pranë reparteve të Forcës Ajrore. Programet mësimore për të dy kurset u hartuan dhe u zhvilluan në përputhje të plotë me

misionin që kanë këto kurse. Mate-rialet mësimore të nevojshme, si lek-sione, brifingje, modele testimesh të ndryshme si dhe përgatitjet për çdo temë për programet mësimore, u ndërthurën ngushtë teorikisht dhe praktikisht. Sfida aktuale për stafin e mësimdhënës të Qendrës Stërvitore të Forcës Ajrore, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë, “vlerësimi real sipas af-tësive që jep çdo kursant”, sfidë kjo që pa dyshim do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e nivelit të profesionalizmit të ushtarakëve që do të stërviten dhe trajnohen në vazhdimësi pranë Qendrës Stërvi-tore të Forcës Ajrore.

Kurset u zhvilluan për herë të parë në ambientet e Qendrës Stërvitore të Forcës Ajrore, pas një shkëputje prej 5 vjetësh, periudhë kjo që përkon me kurset e zhvilluara në ish - Departamentin Ajror të ish - Shkollës së Trupës, Tiranë.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 26

Për përballimin e shirave të shumta që ranë gjatë mujit nentor, Forcat e Armatosu-ra u angazhuan në mënyrë maksimale në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndihmë

të banorëve në zonat e përmbytura në të gjithë vendin. Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, elikopterë, mjete të kaluesh-mërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun e Dibrës u angazhuan 37 forca, me mjete të rënda, ka-mionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe rimorkiatorë.

Në Bashkinë Mat ishin 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun Shkodër ishin në op-eracion 45 forca si mjete të kaluesh-mërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, mo-topompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë.

Në Bashkinë Laç u angazhuan 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë angazhuar 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motopompa.

Në qarkun e Tiranës u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në gatishmëri të plotë 47 forca në zonat më të cënueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motopompa dhe motobarka, zjarrfikëse, etj.

Në Babru, u angazhuan 10 trupa, mjete dhe motobarka shpëtimi. Tek Pallati me Shigjeta, një zonë e cënueshme nga përmbytjet, u an-gazhuan 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi; ndërsa në afërsi të “City Park” u angazhuan 10 forca dhe mjete zjarrfikëse. Po ashtu forca dhe mjete u angazhuan në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër.

Në zonën e Fushë-Krujës u anga-zhuan në operacione 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qytetin e Krujës, lagjja Mezi-në, Batalioni i Xhenios ka shkërmo-

qur një shkëmb rreth 900 m3, i cili rrezikonte jeten e banorëve.

Krahas angazhimit për EC Ko-manda Mbështetëse, u angazhua për ndërtimin e një ure “bailey” 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ures dhe zgjatjen e saj 9 metra në Petrelë, Tiranë,

riparim rruge në Zall-Bastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi, riparimin e urës së Orgockës mbi lumin Osum e cila kishte pa u prekur që nga vitit 1966, e cila lidh fshatrat Orgockë, Kurtes, Qinam, Radovickë dhe zonën e Frashërit në Përmet, etj.

FA: 235 forca ushtarake kundër

përmbytjeve

Forcat e Armatosura u angazhuan në mënyrë maksimale në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura në të gjithë vendin. Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, elikopterë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 27

Komanda Mbështetëse-Batalioni i Xhenios-eod Grupi i tretë i

specialistëve niset në Republikën e Malit

Komanda Mbështetëse vijojnë angazhimin në ndihmë të

komunitetit në nevojë, reshjet e dendura të fillimit të nëntorit krahas përmbytjeve të shumta në disa zona të vendit, sollën dhe rrëshqitje dherash dhe masivesh shkëmborë. Forcat e batalionit të Xhenios, pas shkatërrimit me sukses të masivit shkëmbor në lagjen Mezinë të qytetit të Krujës, janë

përqendruar në fshatin Mamël, Njësia Administrative Gracen, Bashkia Elbasan për shkatërrimin e masiveve shkëmborë që rr-ezikojnë jetën e banoreve të kësaj zone. Specialistët e xhenios kanë vijuar punën për shkatërrimin e masivit duke përdorur pajisje dhe mjete speciale.Puna nga personeli i specializuar xhenier po vijon nën masa të rrepta sigurie, për arsye

të distancës së afërt të bane-save me vendndodhjen e masivëve shkëmborë.Komanda Mbështetëse, vijon an-gazhimin e saj në mbështetje të komunitetit, ku pas përfundimit të operacionit për shkatërrimin e masivëve shkëmbor në fshatin Mamël të Bashkisë Elbasan, do të zhvendoset në jug të vendit për prishjen e një tjetër masivi shkëmbor në Qytetin e Përmetit.

Forcat xheniere duke shkatërruar një shkëmb masiv

Komanda Mbështetëse vijojnë angazhimin në ndihmë të komu-

nitetit në nevojë, reshjet e dendura të fillimit të nëntorit krahas përm-bytjeve të shumta në disa zona të vendit, sollën dhe rrëshqitje dherash dhe masivesh shkëmborë.

Forcat e batalionit të Xhenios, pas shkatërrimit me sukses të masivit shkëmbor në lagjen Mezinë të qytetit të Krujës, janë përqen-druar në fshatin Mamël, Njësia Administrative Gracen, Bashkia Elbasan për shkatërrimin e masiveve shkëmborë që rrezikojnë jetën e banoreve të kësaj zone.

Specialistët e xhenios kanë vijuar punën për shkatërrimin e masivit duke përdorur pajisje dhe mjete speciale.Puna nga personeli i specializuar xhenier po vijon nën masa të rrepta sigurie, për arsye të distancës së afërt të bane-save me vendndodhjen e masivëve

shkëmborë.Komanda Mbështetëse, vijon

angazhimin e saj në mbështetje të komunitetit, ku pas përfundimit të operacionit për shkatërrimin

e masivëve shkëmbor në fshatin Mamël të Bashkisë Elbasan, do të zhvendoset në jug të vendit për prishjen e një tjetër masivi shkëmbor në Qytetin e Përmetit.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 28

Aktivitete në Ankara me rastin e ditës së Pavarësisë

cereMoNia

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë dhe ditës së Forcave të Armatosura, Ambasada e Re-

publikës së Shqipërisë në Ankara nga Ambasadori zoti Genti Gazheli dhe Atasheu Ushtarak Kolonel Razie Mehmeti u organizua një pritje zyrtare. Në këtë ceremoni nderuan me pjesmarrjen e tyre Shefi

ı Shtabit të Përgjithshëm të Turq-isë, Gjeneral Armate Hulusi Akar, Zv/kryeministrit turk Vejsi Kajnak, Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, GjeneralArmate Salih Zeki Çolak, Komandanti i Forcave Ajrore të Turqisë Abidin Ynall, përfaqësues të misioneve diplomatikë si dhe të ftuar vendas dhe të huaj.

Në këtë ceremoni morën pjesë dhe studentët tanë ushtarak dhe të Gardës që studiojnë në Ankara.

Zv/kryeministri i Turqiaë Vejsi Kaynak: “Shqipëria është një prej partnerëve dhe miqve më të rëndësishëm të Turqisë”

Turqia e konsideron Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 29

Ceremonia nisi me intonimin e himneve të Shqipërisë dhe të Turqisë.

Ambasadori i RSH zoti Genti Gazheli theksoi se kjo ditë është shumë e rëndësishme për çdo qytetar shqiptar, se bashkëpunimi me Republikën Turke është i shkëlqyeshëm, si dhe shprehu falënderimet e tij për pjesëmar-rësit.

Ndërsa Zv/kryeministri Kaynak duke theksuar se Shqipëria në gjeografinë e Ballkanit është një prej partnerëve dhe miqve më të rëndësishëm të Turqisë, ka shpre-hur kënaqësinë e tij për pjesëmar-rjen në këtë ceremoni të mbajtur me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.

Ndër të tjera pasi vuri në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë qenë në nivelin më të lartë gjatë gjithë histories; si ushtarake dhe ato ekonomike, Kaynak theksoi se Turqia e kon-sideron Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Pas fjalimeve, artistët shq-iptarë dhane një koncert me një repertor te pasur për të gjithë të ftuarit.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 30

Nga data 30 tetor deri më datë 4 nëntor 2016, rreth 20 efek-tiva të kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë

(MADM) të Forcës Tokësore (FT), morën pjesë në stërvitjen shumë-palëshe “CRNA GORA 2016”. Stër-vitja e përmasave të mëdha, në të cilën merrnin pjesë 17 shtete, me një numër total prej 680 trupash, u zhvillua në Republikën e Malit të Zi. Qëllimi i saj ishte aftësimi i trupave ushtarake, në përballimin e fatkeqësive natyrore dhe ardhja në ndihmë në kohë reale shteteve të prekura që kërkojnë ndihmë.

Në këtë stërvitje, trupat e kimisë së Forcës Tokësore, drejto-heshin nga major Florenc Veliu dhe u angazhuan në situata që kërkonin transportimin e të plagosurve dhe të prekurve nga lëndët kimike, si dhe çndotjen e zonave dhe perso-nave që kishin rënë në kontakt me këto lëndë.

Eksperienca e fituar nga tra-jnimet paraardhëse, përkushtimi dhe disiplina e treguar nga efektivat e kimisë, bënë që ata të merrnin vlerësimet maksimale nga grupi i vlerësuesëve të stërvitjes.

Sipas major Veliut, i cili është njëkohësisht edhe komandat i Kompanisë së MADM të FT, stër-vitja “Crna Gora 2016” ishte një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për

rritjen e aftësive profesionale të efektivit që ai drejton, por edhe për evidentimin e mangësive të mundshme dhe eliminimin e tyre në të ardhmen.

Kompania e MADM e FT çdo ditë

MADM e Forcës Tokësore përfaqësim dinjitoz

në “CRNA GORA 2016”-Stërvitja shumëkombëshe17 SHTETE

e më tepër po rritet profesional-isht, duke u kthyer jo vetëm në një aset kombëtar, por në të ardhmen ajo do jetë padyshim edhe aset ra-jonal, për përballimin me sukses të krizave dhe fatkeqësive natyrore.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 31

Stërvitje në operacionet ndërkombëtare

Stërvitja shumëkom-bëshe, u zhvillua në Riga, të Republikës së Letonisë në rajonin stërvitor të Adazit nën drejtimin e palës letoneze. Numri i efektivave pjesëmar-rës në këtë trajnim, shkonte rreth 3000 trupa nga vende anëtare të NATO-s, si: Danimarka, Estonia, Lituania, Letonia, Gjermania, Hollanda, Rumania, SH.B.A, Kanada, Anglia dhe Shqipëria.

batalioni i dytë i këmbësorisë i Forcës Tokësore (b2kFT), gjatë gjithë vitit 2016, nuk i ka fikur për asnjë mo-ment “motorrët” e stërvitjes dhe trajnimi të efektivave të tij. Si repart elitar dhe prioritar, jo vetëm i Forcës

Tokësore, por edhe i Forcave të Armatosura, stërvitja është vlerësuar si një nga komponentët kryesorë dhe çelësi i suksesit të këtij reparti. Pasi u përfaqësuan me mjaft sukses, jo shumë kohë më parë në stërvitjen “Joint Effort”, ku këto trupa mbajtën barrën kryesore të këtij evenimenti, efektivat e b2k nuk e ulën aspak tempin e stërvitjes dhe trajnimit të tyre. Fakt ky, që u demonstrua edhe para disa ditësh, me pjesëmarrjen më të fundit të këtyre efektivave në dy stërvitje ndërkombëtare jashtë vendit, konkretisht në Letoni dhe Gjermani.

K2k pjesë e Brigadës VJtF 17 në “Silver Arrow”

Për një periudhë rreth dy javore, efektivat e batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore, (b2k FT) të përfaqësuar nga kompania e dytë e këmbësorisë (k2k) e këtij batalioni, morën pjesë në stërvitjen ‘Silver Arrow -16”.

Kjo stërvitje shumëkombëshe, u zhvillua në Riga, të Republikës së Letonisë në rajonin stër-vitor të Adazit nën drejtimin e palës letoneze. Numri i efektivave pjesëmarrës në këtë trajnim, shkonte rreth 3000 trupa nga vende anëtare të NATO-s, si: Danimarka, Estonia, Lituania, Letonia, Gjermania, Hollanda, Rumania, SH.B.A, Kanada, Anglia dhe Shqipëria.

Qëllimi i “Silver Arroë-16”, ishte demostrimi i aftësive të komandim kontrollit dhe aftësive ndërvepruese të shtabit të Brigadës Letoneze dhe batalionit VJTF 17, si dhe të gjithë trupave vartëse, bazuar në Procedurat Standarde të Veprimit të NATO-s, për përdorimin e Forcave të Reagimit të NATO-s (Stand-up, Stand-by, Stand down). Objektivat kryesore të kësaj stërvitje, për kompaninë e dytë të këmbësorisë ishin:

Integrimi i kompanisë së dytë, në batalionin e parë të Brigadës VJTF 17; njohja dhe zbatimi i procedurave standarde sipas librit Hand Book versioni 3 VJTF; kompaktësimi i njësive të vogla skuadër, togë, kompani, batalion.

Stërvitja, u konceptua dhe u zhvillua sipas këtyre dy etapave kryesore:

Në etapën e parë që përkonte me periudhën 17-23 Tetor, efektivat e k2b2k, zhvilluan stër-vitje në nivel skuadër-togë, me qëllim mësimin dhe praktikimin e SOP të batalionit VJTF.

Kurse në etapën e dytë konkretisht në periudhën 25-30 Tetor, u zhvillua stërvitje në nivel kompani-batalion, e cila kishte për qëllim kompaktësimin e të gjitha n/reparteve vartëse të batalionit.

Trupat e k2b2k, që në ditën e parë të ”Sil-ver Arroë 16”, u atashuan në batalionin e parë të Grenadier Guards të Brigadës VJTF 17.

Forca Tokësore-batalioni i dytë i Këmbësorisë

Nga Major ErviN HoDo

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 32

Programi stërvitor, parashikonte një numër temash komplekse për rritjen profesionale të trupave pjesëmarrëse në të. Kështu mund të përmendim: kalimi i pengesave ujore, operacione sulmuese të planëzuara, sulm të paplanëzuar dhe të shpejtë, mbrojtje të qendrueshme, kërkim për kontakt si dhe përparimi i trupave dhe krehje zone në rajonin e kundërshtarit, ditën dhe natën.

Një tjetë aspekt i rëndësishëm i këtij trajnimi, ishte dhe stërvitja kom-plekese në nivel batalioni dhe brigade ku efektivat e kompanisë së dytë të këmbësorisë, u angazhuan në detyra të luftimit mbrojtës, sulmues dhe mbështetëse në interes të batalionit dhe brigadës.Të gjitha këto detyra, planëzoheshin nga shtabi i batalionit dhe ndiqeshin nga kompania, sipas kohës dhe ritmit të betejës së bata-lionit VJTF 17. Dita e Vizitorëve të Shquar, e cila u ndoq nga afër edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, ndër të tjera parashikonte dhe një mësim tregues, i cili u drejtua nga shtabi i Brigadës Letoneze. Në këtë demon-strim stërvitor u angazhua edhe një togë e k2k. Trupat e k2b2k, të Forcës Tokësore në këtë stërvitje, ashtu sikurse edhe në stërvitjet e tjera të zhvilluara si brenda dhe jashtë vendit, treguan perkushtim disiplinë dhe nivel të lartë profesional të denjë, për një vend anëtar të NATO-s.

Profesionalizëm të lartë në “KFoR-22”KFOR-22”, ishte stërvitja e parë

e k3b2k në kuadër të përgatitjes të këtij n/reparti si pjesë e VJTF-18, NRF. Kjo stërvitje u zhvillua në përiudhën 18.10.2016–06.11.2016 në Hohen-fels, Gjermani. Në kuadër të kësaj stërvitje në datat 18-27 Tetor 2016 në poligonet e stërvitjes të JMRC, Ho-

henfels, Gjermani, u zhvillua stërvitja parapërgatitore me të gjithë efektivin e k3k në interes të objektivave të paracaktuar gjatë konferencës finale për KFOR-22.

Trajnimet e zhvilluara nën kujdesin e instruktorëve slloven dhe portugez konsistonin në: Mënyrën e reagimit kur kordoni i kontrollit të turmave sulmo-hej me bomba Molotov apo sende të forta; tieknikat e ndërtimit të kordonit, mënyra e lëvizjes së kordonit, teknikat e kapjes dhe izolimit të personave problematikë gjatë protestave; teknika e tërheqjes dhe dhënia e ndihmës së parë të të plagosurve gjatë protestave dhe metodat e hapjes të barrikadave në rrugë gjatë protestave.

“KFoR 22” u ideua dhe u zhvillua në dy fazaFaza e parë përfshinte përnjohjen

me terrenet e stërvitjes dhe kryeja e stërvitjes me ditë të ndara për të gjitha tipologjinë e operacioneve që KFOR kryen në shtetin e Kosovës. Kjo fazë u zhvillua në periduhën 28-31 tetor dhe përfshiu këto tema krye-sore: kontroll kufiri i njohur ndryshe si (ABL); pika vrojtimi dhe pika kontrolli të lëvizshme në të gjithë zonën e kufirit; kontroll turme; patrullimi prezence, lirim rrugësh të bllokuara dhe nego-ciata dhe shoqërim dhe sigurim VIP.

Faza e dytë konsistoi në stër-vitje komplekse ku gjatë së cilës u krye rikonicioni në të gjithë zonën e interesit të Brigadës dhe në atë të operacionit, si dhe u realizuan detyra në rolin e Forcës së Reagimit të Shpejtë, në vartësi të Brigadës 37 të këmbësorisë amerikane.

Ndër detyrat e tjera të rëndë-sishme që iu besuan k3b2k dhe të cilat ajo i realizoi me sukses vecojmë: përnjohje dhe zbulim nga ajri me ndih-mën e helikopterit; kryerjen e MEDE-VAC të personelit të plagosur gjatë

protestave; kontroll dhe lirim rrugësh të bllokuara nga grupe njerëzish të cilët protestonin; kontroll kufiri dhe parandalimin e trafiqeve të ndryshme në zonën e operacionit; kontroll turme, sigurim dhe shoqërim VIP; postë vrojtimi dhe pikë kontrolli në zonën e operacionit të Brigadës dhe negociata me protestuesit etj.

Major lakuriqi, k3b2k e barabartë midis të barabartëve në nAto-s Major Ervin Lakuriqi, komandant

i Kompanisë së Tretë të Batalioni të Dytë të Këmbësorisë, duke e vlerësuar si tepër të rëndësishëm trajnimin që efektivi që ai komandon gjatë KFFOR-22, ndër të tjera theksoi se “k3k si n/repart i b2k dhe me një efektiv pothu-ajse të ri, kishte si objektiv kryesor në këtë stërvitje, të përmbushte plotë-sisht të gjitha detyrat të cilat ishin përcaktuar në konferencat planzuese, si dhe të aftësimin, rritjen profesion-ale të efektivite të k3k në kryerjen e operacioneve në mbështetje të paqes. Ndjehem krenar që si drejtues i k3k-së që sëbashku me trupën e oficerëve dhe të n/oficerëve të kësaj kompanie do të kemi privilegjin të përfaqësojmë Forcat e Armatosura si n/repart i ga-dishmërisë së lartë në 2018. Krahas falenderimit për trupën komanduese, do të doja të theksoja se performanca e paraqitur dhe disiplina e lartë e treguar nga efektivët e rinj djem dhe vajza të k3k, është një ogur i mirë që trupat e k3b2k, do të jenë të aftë dhe të barabartë midis të barabartëve në NATO. Qënia nën komandën e një prej njësive me emër të trupave tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Brigada 101 AIRBORN”, ishte një nga përfitimimet që k3k pati. Përfituam nga eksperienca, menyra e drejtimit si dhe teknikat e manaxhimit të situ-atave të rënduara. Eksperiencë kjo që kolegët amerikanë e kanë të përfituar direkt nga fusha e luftimit dhe që në mënyrë tepër profesionale arritën ta përcjellin edhe tek ne”

Vlerësuesit dhe kontrolluesit e stërvitjes, u shprehën me nota tepër pozitive për të githë efektivat e k3b2k gjatë “KFOR 22”. Në mënyrë të vecantë ata vlerësuan mënyrën e përgatitjes dhe dhënies së urdhrit Operacional në maket. Stërvitja “KFOR 22” ishte një mundësi shumë e mirë gjatë së cilës trupat e b2k përfituan një eksperiencë tepër të vlefshme në rritjen e tyre profesionale me qëllim realizimin sa me mirë dhe me rendi-ment të misionit që ka ky batalion elitar i Forcës Tokësore.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 33

ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatish-mërinë e pjesëtareve të FSK-së, që ai i ka parë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Gjate dy ditëve të vizitës, gjeneral Rrahman Rama u njoftua me planet dhe angazhimet e Ushtrisë

Rama në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me ft-

esë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, qëndroi për një vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nder-ime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin ko-mandues ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Ameri-kane për Evropë dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në.

Gjithashtu komandanti i FSK-së, gjeneral Rama shprehi mirën-johje për mbështetjen dhe pjesë-marrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe për-gatitjes për Forcat e Armato-sura të Kosovës(FAK). Koman-danti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdon me mbështetjen e FSK-së, në

Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe pjesë-marrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe. Gjatë kësaj vizite të dy komandan-tet u dakorduan qe të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdohet me mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që të bëhet forcë kontribuuese e sigurisë.

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Ushtaraket femra në FSK-në e Kosovës

Femra kosovare po dëshmon se është e zonja për të shërbyer në FSK. Rekrutimi,

shërbimi si dhe karriera bëhen në bazë të ligjeve dhe rregulloreve të cilat vlejnë për të gjithë pjesëtarët, e jo sipas kuotave E do suksesin që e meriton. Nuk do kuota dhe as përkrahje gjinore. Është kjo Remzie Zeqiraj, e cila mban gradën major dhe është një nga oficeret e Zyrës për marrëdhënie me publikun në FSK. Aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) 206 femra mbajnë të veshur uniformën e ushtrisë. Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si oficere, komandante, zëvendëskomandante. Kurse, gradat përfshijnë 1 kolonele, 3 femra janë nënkolonel, 4 majore, 5 kapitene, 7 togere, 2 rreshtermajore, 10 mbajnë gradën kapterë, 10 rreshtere, 28 tetar si dhe 136 ushtare.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 33

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 34

në Kosovë është një mundësi e mirë zgjerimit të këtij bash-këpunimi në fushat me interes të përbashkët. Po ashtu ministri Demolli e njoftoi delegacion nga Çekia me dinamikën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar që ka MFSK. Nga ana e tij, ambasadori i Çekisë në

Ministri FSK-së Demolli priti ambasadorin e Çekisë

Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli priti në takim zyrtar am-

basadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, zotin Ivo Silhavy i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, z. Dushan Kralik dhe atasheu ushtarak në ambasadën e Çekisë në Zagreb, nënkolonel Tomas Svozil. Qëllimi i vizitës ishte pre-zantimi zyrtar i nënkolonel Tomas Svozil i cili nga data 1 dhjetor 2016 do të jetë atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Salhavy për ndihmën e Çekisë, për Ko-sovën që nga angazhimet e saj me 1999, pastaj kontributi në kuadër të misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimin me FSK-në. Në takim u bisedua për gjetjen e mundësive për thellimin e bash-këpunimit në mes të MFSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë si dhe në mes FSK-së dhe Ushtrisë Çeke. Për zhvillimin konkretë të bashkëpunimit mes dy vendeve do të ishte më funk-sionale përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi dy palësh. Të dy palët u pajtuan se edhe vetë emërimi i atasheut

Prishtinë, z. Salhavy e falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe premtoi vazhdimin e bash-këpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes të dy shteteve dhe dy ministrive. Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i kabinetit të ministrit zoti Latif Leka.Fo

rca e

Sigu

risë s

ë Kos

ovës

Turqia do ta mbështesë zhvillimin e FSK-së

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli zhvilloi takim në Stamboll me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, zotëri Fikri Isik. Në takimin e dy Ministrave, z. Demollit dhe z. Isik u bisedua rreth bashkëpunimit të shkelqyer në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërm-jet dy ministrive, si dhe rolin dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Gjatë takimit, ministri Demolli falenderoi Ministrin turk të Mbrojtjes, për kontributin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë kanë dhënë dhe po japin në drejtim të zhvillimit, profesionalizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimit të kapaciteteve të saj me përkrahje logjistike dhe të ekspertëve, si dhe mbështetjen në fushën e trajnimeve, shkollimeve dhe stervitjeve të pjesëtarëve dhe njësive të FSK-së. Gjithashtu, ministri Demolli theksoi se përkrahja, mbështetja dhe kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Turqisë për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në është mjaft i rëndësishëm, dhe se ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje, për të cilën ka gatishmeri nga pala turke, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmën. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Fikri Isik u shpreh se Ministria e Mbrojtjes së Republikës të Turqisë do të vazhdojë të ofroj mbështetje FSK-së, në rrugën e zhvillimit të saj, e gjithashtu do mbështesë Republikën e Kosovën në anëtarësimin në iniciativa dhe organizma ndërkombëtare të sigurisë.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 34

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 35

Më 29 nentor, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli, në mbled-

hjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të drejtuar nga Daut Haradinaj-kryetar, ka raportuar për buxhetin e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ministri Haki Demolli fillimisht i njoftoi deputet e Komisionit Parla-mentar për Mbikëqyrje të FSK-së, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si në planin ndërkombëtar dhe atë vendor, duke numëruar suk-seset; si arritjen e medaljes së artë të njësisë së FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, regjistrimin e dy kade-tëve në akademinë më prestigjioze në Botë, “West Point” në SHBA, pjesëmarrjen në ushtrime rajonale dhe ndërkombëtare, shkollimet dhe trajnimet, si në: SHBA, Turqi, Shq-ipëri, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Gjermani, Britani të Madhe, etj, bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ajovës, KFOR-in, Ushtrinë ame-riakne për Evropë, si dhe shtetet tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Ndërsa në planin vendor, ministri Demolli theksoi suksesin në ush-trimin fushor “Shqiponja 5” në të cilin ushtrim kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga Garda Nacionale e Ajo-vës, Ushtria amerikane për Evropë, KFOR-i, Policia e Kosovës, si dhe përurimin e Qendrës rajonale për kërkim-shpëtim të FSK-së, në Po-mozotin, etj. Ndërkaq, në vazhdim ministri Demolli informoi Komisionin Parlamentar edhe për planifikimin e buxhetit sipas planit, afat shkurtër, afat mesëm dhe afat gjatë. Pavarë-sisht rritjes së buxhetit për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe FSK-në, ky buxhet nuk mjafton për nevo-jat e zhvillimit të saj, në planin afat

Demolli raporton në kuvënd për buxhetin e FSK-së

gjatë, tha ministri Demolli i cili para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë të Kosovës theksoi se, mjetet e ndara për Min-istrinë dhe Forcën e Sigurisë janë 51 milionë euro, ndërsa kërkesa e jonë është mbi 54 milionë euro. Ministri Demolli njoftoi se nga ana e Minis-trisë është përgatitur planifikimi i buxhetit, sipas planit afat gjatë (10 vitet e ardhshme) dhe transformimit të FSK-së në FAK, nevojiten 811 milion euro.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, duke u ndërlidhur në pyetjet e deputetëve; specifikoi planifikimin buxhetor të FSK-së, ku ndër të tjera tha se, për vitin e ardhshëm do të ketë buxhet shtesë 9 për qind, krahasuar me vitin aktual buxhetor, por përsëri nuk i plotëson nevojat e planifikuara. Në kuadër të planifikimeve që janë bërë për buxhetin e vitit 2016, për Ministrinë dhe FSK-në, sipas kat-

egorive të planifikuara dhe miratuar nga Qeveria, totali i buxhetit për vitin 2016 është 49 milionë e 250 mijë euro. Kurse kërkesa buxhetore sipas planit afatgjatë zhvillimor, afat mesëm zhvillimor dhe planit vjetor të buxhetit kanë qenë më të larta dhe sipas deklaratës financiare në rast të miratimit të ligjeve për FAK-un, do të ketë nevojë për buxhet shtesë me qëllim të përmbushjes së nevojave që janë planifikuar.

Sipas planifikimeve në planin afatgjatë zhvillimor të FSK-së, ne kemi kalkuluar çdo vit buxhetor për plotësimin e nevojave elementare të FSK-së, me qëllim të implementimit të planit afat gjatë zhvillimor. Nga kjo del se vlera për vitin 2016 duhet të jetë 54 milionë euro, për vitin 2017, 62 milion e 64 mijë euro, ndërsa për vitin 2018, 67 milionë e 964 mijë euro, me çka do të thotë se sipas planit afat gjatë deri në vitin 2025 totali i planifikuar për këtë zhvillim është i përshkruar në detaje për secilin vit, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 35

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 36

gjatë realizimit të këtij ushtrimi, ndërsa zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Christian Reines, njëherësh edhe drejtor i këtij ushtrimi, bëri një prezantim të shkurtër rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së ushtrimit që nga dita e parë e fillimit të tij e deri në

Në kampin “Vrella” për-fundoi ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2“, në të cilin morën

pjesë KFOR-i, FSK-ja, Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Për të përcjellë ushtrimin në Ditën e Vizitorëve ishin të pranishëm edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, drej-tori i Drejtorisë për Operacione gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, zëvendëskomandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, kolonel Avdi Rraci, komandan-ti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile kolonel Shaip Haziri si dhe rreshter majori i FSK-së Genc Metaj. Me këtë rast koman-danti i KFOR-it, gjeneral majori Giovanni Fungo, përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe falën-deroi pjesëmarrësit për bash-këpunimin e mirëfilltë të treguar

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

ditën e finalizimit. Më pas, të pranishmit për-

collën nga afër inskenimin e realizuar nga KFOR-i, FSK-ja, Policia e Kosovës dhe EULEX-si, ku ngjarja ishte bazuar në një demonstrim paqësor i cili shpërthen në një protestë të dhunshme. Në situatën e krijuar, autoritetet lokale dhe forcat paqeruajtëse ndërkombëtare punojnë së bashku për të ruajtur sigurinë në vend. Ushtrimi fushor “Shpata e Argjendtë 2” ka filluar më 21 nëntor dhe është mbajtur në disa lokacione të ndryshme në Kosovë, si në kampin Vrella, Film City dhe në kazermën e FSK-së në Pamozotin Në këtë ushtrim FSK-ja ka marrë pjesë me oficerë nga njësi të ndryshme si; plani-fikimi, mjekësia, EOD (Shkatër-rimi i Mjeteve të Pashpërthyera), MKAB (Mbrojtje Kimike Atomike dhe Biologjike), kërkim-shpëtim, transport dhe elemente tjera të organizuar në Forcën për Detyrë, ku për qëllim kishin trajnimin për operim të përbashkët me institu-cionet tjera të sigurisë në vend.

Përfundoi ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2”

Ushtrimi fushor “Shpata e Argjendtë 2” ka filluar më 21 nëntor dhe është mbajtur në disa lokacione të ndryshme në Kosovë, si në kampin Vrella, Film City dhe në kazermën e FSK-së në Pamozotin Në këtë ushtrim FSK-ja ka marrë pjesë me oficerë nga njësi të ndryshme si; planifikimi, mjekësia, EOD (Shkatërrimi i Mjeteve të Pashpërthyera), MKAB (Mbrojtje Kimike Atomike dhe Biologjike), kërkim-shpëtim, transport dhe elemente tjera të organizuar në Forcën për Detyrë.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 36

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 37

jolevski: Strategji gjithëpërfshirëse për emigrantët

FoRumi i SiGuRiSë HaliFakS-kanaDa

Në ditën e fundit të Forumit të Sigurisë Halifaks-Kanada, ministri Jolevski së bashku me nënkryetarin e Komitetit

Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Christina Beryl dhe kryetarin e Hias, Mark Hetfield, diskutuan në panelin “Përderisa refugjatët kalojnë kufijtë, shtetet hedhin topin njëra tjetrës.” Gjatë diskutimit është konstatuar se numri i refugjatëve dhe personave të brenda zvvendosur në botë është më i madhi në histori. Jolevski theksoi nevojën për një strategji gjithëpërf-shirëse në Evropë për t’u marrë me krizën e emigrantëve, e cila do të përfshijë elemente për tejkalimin e burimeve që gjenerojnë refugjatët, ndihmë për vendet në afërsinë e Sirisë dhe Irakut, që kanë më shumë refugjatë, vendet e rrugës ballkanike dhe Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare. Ai vuri në dukje se Maqe-donia ka dëshmuar se ka kapacitet për të trajtuar valën e madhe të migrimit, vëzhgon situatën nga afër dhe ka zhvilluar skenarë reagimi nëse ka ndryshime. Gjatë diskutimit u bisedua mbi nevojën për të përmirë-suar rregullat ndërkombëtare për emigrantët. Një nga sfidat më të mëdha është mungesa e rregulloreve adekuate ndërkombëtare dhe insti-tucioneve që merren me personat e zhvendosur brenda vendit. Numri i tyre është shumë më i madh se refugjatët që janë larguar nga Siria dhe në qoftë se ata nuk gjejnë një mënyrë të përshtatshme për të ndihmuar, ka gjasa edhe ata të bëhen refugjatë. Në panel u theksua edhe nevoja për të punuar në një strategji për rindërtimin dhe zhvillimin e Sirisë. Nevojitet strategji efektive mirë e projektuar për kthimin e suksesshëm të refugjatëve në shtëpitë e tyre, kur të arrihet paqja.

raJoN

Bullgaria nuk ka kërkuar shtesë nga “Fronteks”

Bullgaria nuk ka kërkuar shtim të numrit të nëpunësve kufitarë të dërguar nga Agjencia Evropiane për Kontroll të Kufijve të Jashtëm

“Fronteks”. Në qoftë se ka indikacione për shtimin e presionit të migracionit, do të kërkojmë nga agjencia dërgimin suplemnatar të agjentëve në tokë. Këtë e bëri të ditur drejtori i drejtorisë kryesore “Policia Kufitare” Svetllan Kiçikov.

Në Burgas ai mori pjesë në ta-kimin e 17-të vjetor të udhëheqësve të mbrojtjeve të brigjeve të shteteve të rajonit të Detit të Zi. Pjesa dër-muese e gjithsej 150 nëpunësve të dërguar me punë në kuadrin e “Froteksit” te ne janë shpërndarë në kufirin bullgaro-turk dhe një pjesë e vogël – në kufirin bullgaro-serb.

Aktualisht forcat kryesore janë në kufirin në Rezovo, ku ndërtimi i pajisjes mbrojtëse ende nuk është mbaruar. Tani për tani ka vetëm disa prova të veçanta për kalimin ilegal në kufirin bullgaro-grek.

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 38

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran

Jolevski perpara arritjes në Kanada, ku mori pjesë në Forumin e titulluar “Kriza e Emigrantëve dhe ndikimi i saj në ven-det e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, në BE dhe NATO,” ka qën-duar në SHBA ku është takuar me përfaqësues të Heritixh, Institutit MekKejn për Lidership dhe me Sally Painter, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Sigurisë Kombëtare Truman.

Në takime theksi u vu në suksesin e Maqedonisë në menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe në mënyrën e bashkëpunimit me vendet e rajonit. Gjithashtu u diskutuan përpjekjet e qeverisë maqedonase për të orga-nizuar zgjedhje të lira dhe të drejta muajin e ardhshëm, të cilat do t’i jap-

ARM dhe KFoR-i në sinkron për stabilitetin rajonal

Bashkëpunimi Maqedoni-ShBA është i shkëlqyeshëm

in fund krizës politike që mbretëron në vend. Jolevski dha garanci se zgjedhjet në Maqedoni në një ritëm të përshpejtuar do të përshpejtojnë reformat të cilat parasegjithash janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, duke bërë të mundur integrimin më të lehtë në aleancën Euro-Atlantike.

Nërkohë, në sallën e Institutit Amerikan të Paqes të njohur në

Uashington për herë të shtatë u mbajtë Koncert tradicio-nal i Falenderimeve që shënon partneritetin strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë. Artistë maqedonas, kompozi-tori dhe pianisti Duke Bojax-hiev dhe klarinetisti Ismail Lu-manovski me një performance gati dy orëshë impresionuan audience. Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski u drejtua para mysafirëve nga Departamenti i Shtetit, Pentagoni, Senati dhe Kongresi, përfaqësues

të trupit diplomatik, OJQ-ve dhe para diasporës së Maqedonisë. Me këtë rast ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe shpre-hu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes, arsimit dhe shkencës, shëndetë-sisë, tregtisë, investimeve dhe në fusha të tjera.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevs-ki u takua me komandantin e

KFOR-it (Kosovo Forces), gjeneral major Xhovani Fungo i cili ndodhej në vizitë pune të rregullt në Min-istrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm Armatës së Repub-likës së Maqedonisë. Gjatë takimit u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, pjesëmarrja e luftëtarëve radikal ekstremistë nga rajoni në luftërat e lindjes së afërm, kriza e emigrantëve dhe rutat e mundshme alternative për tranzitim të emigrantëve.

Ministri Jolevski i shprehu falën-derim komandantit të KFOR-it për ndihmën fisnike si me personel, ash-tu edhe me makineri inxhinierike në përballjen me pasojat nga vërshimet e fundit që e përfshinë kryeqytetin dhe theksoi se bashkëpunimi midis ARM-së dhe KFOR-it do të vazhdojë të zhvillohet pozitivisht. Maqedonia mundëson mbështetje logjistike për nevojat e misionit të KFOR-it të Aleancës së NATO-s, përmes Qen-drës Koordinative për Mbështejtje dhe përmes përkrahje mjekësore

për personelin e forcave të KFOR-it, dhe kjo do të vazhdojë deri sa ky mision i NATO-s të jetë i nevojshëm. Participimi ynë në këtë mision të Aleancës vërteton pjesëmarjen ak-tive të Maqedonisë në operacionet e NATO-s dhe në kontributin drejt sigurisë kolektive, theksoi ministri Jolevski. Qendra Koordinative për

Mbështetje, e cila është në kuadër të Brigadës për Mbështetje Logjistike të ARM-së, është vënë në gatishmëri të plotë operative në qershor 2007. Detyra kryesore e Qendrës është që të koordinohet me KFOR-in në pro-cedurat kufitare të transportit, duke përfshirë nevojat e tjera të KFOR-it në fushën e sigurisë logjistike.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 39

Një delegacion nga Min-istria e mbrojtjes së

Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga sekretarja e shtetit Elizabeta Çupovs-ka Ristova, ka zhvilluar në Athinë takim zyrtar me ZSHP të Forcave të Armatosura Greke, gjen-eral-nënkolonel Georgios Paraskopulos, në kuadër të konsultimeve të rregull-ta vjetore dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Gjatë konsultimeve u bisedua për disa tema me interes të përbashkët, aktivitetet e realizuara në vitin 2016 dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2017, me qëllim të pro-movimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst u prezantuan kapacitetet e Qendrës Rajonale Trajnuese për Marrëdhënie me Publikun dhe është propozuar thellim i bashkëpunimit të kësaj Qendre me Qendrën Trajnuese për Operacione Paqeruajtëse në Kilkis, Greqi. Në drejtim të zbatimit final

Maqedoni-Geqi: Plan bashkëpunimi për vitin 2017

Zoran jolevski takime intensive në Forumin halifax

Forumi evropian për Siguri

Kibernetike Dy ditë me radhë, në mesin e

muajit nentor, në Sofje u zhvil-lua mbledhja e Forumit Evropian për Siguri Kibernetike. Ekspertët e organizatave të ndryshme qeveri-tare dhe joqeveritare, kështu edhe nga Komisioni Evropian, NATO-ja dhe Banka Botërore diskutuan problemet e sigurisë kibernetike në Evropë dhe mbrojtjen e infrastruk-turës për përhapjen e informacionit. Organizatorët e aktivitetit ishin Bashkimi ndërkombëtar i Komu-nikacioneve dhe Agjencia Evropiane për Sigurinë e Rrjeteve (ENISA). Bullgaria tashmë për herë të tretë ishte mikpritëse e këtij forumi. Në edicionet e tij të mëparshme në Sofje në vitet 2008 dhe 2012 temat kryesore ishin mbrojtja e in-frastrukturës për përhapjen e infor-macionit në plan kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe partneriteti midis shtetit dhe sektorit privat.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevs-ki gjatë pjesëmarrjes në Foru-

min për Siguri në Halifax, Kanada ka pasur një numër të madh takimesh me ministrat e tjerë të mbrojtjes, senatorë dhe anëtarë të Parla-mentit kanadez

Ministri Jolevski pati takime të veçanta me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Sajani Singh, Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë Hannes Hansen, ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës Marina Pendev, dhe ministrin e Forcat të Sigurisë në Kosovë, Haki Demolli. U takua edhe me senatorin e SHBA-së, Jeanne Shaheen, dhe disa figura të njohura nga establishmentit poli-tik amerikan dhe kanadez.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Halifaks, ministri Jolevski mbajti fjalim në takimin kushtuar të ard-

të programit për shkëmbimin e të dhënave për gjendjen në hapësirën ajrore (ASDE) pala greke ka shpre-hur gatishmërinë e saj për të ofruar trajnime profesionale për personelin e shtabit të ARM-së. Përveç kësaj në takim u diskutuan edhe çështjet aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Duke theksuar vullnetin poli-tik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, krerët e dy delegacioneve nënshkruan Planin për Bashkëpunim Dypalësh midis Maqedonisë dhe Greqisë në vitin 2017.

dhe nënsekretari për Opera-cione Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, Charvet Ladsu.

Gjatë takimit bashkë u kon-statua se Maqedonisë dhe Kanadasë kanë bashkëpunim të shkëlqyer, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Kryetari i Senatit, Fjuri shprehu mbështetjen e parezervë të Kanadasë ndaj Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Jolevski

shprehu mirënjohjen për mundësinë që shfytëzojnë trajnimet dhe avan-simet e ARM dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Kanada.

hmes së operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, organizuar nga ministri kanadez i mbrojtjes Sajani, ndërsa folës kryesorë ishin Sekretari i Mbrojtjes britanike Michael Fallon

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 40

NATO do të vazhdojë të jetë themeli i sigurisë

Në kohë me pasiguri si këto që ne po jetojmë tani, me trazirat dhe dhunën që ne shohim në Irak dhe Siri, por edhe me Rusinë më të sigurt në lindje, NATO është aq e rëndë-sishme sa kurrë më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mori pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, në Bruksel, më 15 nëntor 2016. Ai u takua me ministrat e Mbrojtjes të

BE-së për bisedime mbi mbrojtjen evropiane dhe bashkëpunimin më të afërt NATO-BE. Stoltenberg theksoi se përpjekjet për të forcuar mbrojtjen evropiane mund të kon-tribuojnë për një NATO të fortë, me aftësi të mira të mbrojtjes dhe shpenzime më të larta të mbrojtjes në Evropë. Sekretari i

Përgjithshëm NATO-s i mirëpret hapat për të forcuar mbrojtjen evropiane, ai u shpreh për mediat se “nuk është koha për të vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara”, vep-rimet e veçuara nuk duhet të jenë një opsion si për Amerikën ashtu edhe Europën.

Në hyrje për në Këshillin Evropian, Jens Stoltenberg, deklaroi për mediat se “Jam duke parë përpara për të përmbushur takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së dhe takimin e Përfaqësuesit të Lartë Federica Mogherini muajin e ardhshëm me ministrat e jashtëm të NATO-s, kështu që ky është një shembull tjetër i bashkëpunimit të ngushtë mes BE-së dhe NATO-s” ai

tha se “do të diskutojmë se si mund të forcojmë më tej bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe NATO-s”, duke iu referuar deklaratës së përbashkët të nënshkruar në korrik të këtij viti në Samitin e Varshavës me drejtuesit më të lartë të BE-së, ai tha se “Në korrik kam nënshkruar një deklaratë të përbashkët me presidentin Tusk dhe presidentit Junker dhe sot ne do të diskutojmë se si të zbatojmë këtë deklaratë në fusha të ndryshme, për shem-bull si në bashkëpunim detar, si në stërvitje por edhe në çështjen e zhvillimit të aftësive në NATO dhe në BE”. Sekretari i Përgjithshëm tha se “një bash-këpunim më i fortë NATO-BE do

ANAlizë

MiMoZa goLiKja

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 41

të forcojë mbrojtjen evropiane dhe unë e mirëpres vendimin e marrë nga ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e jashtëm të BE-së për zbatimin e sigurisë dhe mbrojtjes të strategjisë globale”. Sekretari i Përgjithshëm ritheksoi edhe njëherë mesazhin e tij në lidhje me shpenzimet në mbrojtje, “që nga koha kur unë u bëra Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, mesazhi im ka qenë se Evropa duhet të bëjë më shumë, Evropa duhet të rritet, Ev-ropa duhet të investojë më shumë në mbrojtje dhe kjo është ajo që ne shohim se po ndodh, kështu që unë mirëpres që pas shumë vitesh të shkurtimeve të shpenzimeve në mbrojtje Evropa tani është në rritje në shpenzimet e mbrojtjes si përgjigje ndaj një mjedisi më të rrezikshëm dhe më sfidues të sigurisë. Ky ka qenë mesazhi im që nga koha kur unë u bëra Sekretar

i Përgjithshëm dhe unë do të va-zhdoj të përcjellë mesazhin e fortë të shpenzimeve të mbrojtjes më shumë në Evropë për t’iu përgjigjur një mjedisi më të vështirë të sigurisë”.Pas deklaratës, atij iu drejtuan disa pyetje që po i sjellim në mënyrë të shkurtuar së bashku me përgjigjet.

në op-ed tuaja Ju flisni për marrëdhëniet në mes të evropës dhe Amerikës duke u bazuar në vlerat e përbashkëta. Z.trump

ka folur për një marrëdhënie më transaksionale në bazë të rritjes së shpenzimeve. A jeni i shqetë-suar se zgjedhja e zotit trump do të ndryshojë bazat e aleancës, të ndryshojë dinamikën e aleancës?

“Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se ai është një admirues i madh i NATO-s dhe jam i sigurt se ai do të jetë një President i Shteteve të Bashkuara, i cili do

Pres të punojmë me presidentin

trumpSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka

uruar z.Donald Trump, presidentin e 45 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “I Uroj Donald Trump për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Dhe unë pres që të punojmë me presidentin e zgjedhur Trump.

Ne përballemi me një mjedis të ri sfidues të sigurisë, duke përfshirë luftën hibride, sulmet kibernetike, kërcënimi i terrorizmit. Udhëheqja amerikane është aq e rëndësishme sa kurrë. Aleanca jonë ka sjellë së bashku miqtë e afërt të Amerikës në kohë paqeje dhe të konfliktit për gati 70 vjet. Një NATO e fortë është e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe e mirë për Evropën. NATO është përgjigjur me vendosmëri me situatën e re të sigurisë. Por, ne kemi më shumë punë për të bërë. Unë pres takimin shpejt me Z. Trump, dhe duke mirëpritur atë në Bruksel për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm për të diskutuar rrugën përpara”, shkruan Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg-Sekretari i Përgjithshëm

i nAto-s

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s i mirëpret hapat për të forcuar mbrojtjen evropiane, ai u shpreh për mediat se “nuk është koha për të vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara”, veprimet e veçuara nuk duhet të jenë një opsion si për Amerikën ashtu edhe Europën.

‘risia

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 42

të jetë deri me të gjitha anga-zhimet e Shteteve të Bashkuara në aleancë, për shkak se një NATO e fortë është e rëndësishme për Evropën, por është gjithashtu e rëndësishme për Shtetet e Bash-kuara. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes, por evropianët po rrisin përpjekjet e tyre për të investuar më shumë në mbrojtje, dhe unë jam absolutisht dakord me atë që ka qenë një mesazh nga ud-hëheqësit amerikanë, udhëheqësit amerikanë për shumë vite. Dhe gjë-ja e mirë është, se ne tani shohim se evropianët në të vërtetë kanë investuar më shumë në mbrojtje, ata janë duke investuar më shumë në mbrojtje në Evropë dhe janë gjithashtu duke kontribuar në ndar-jen më të drejtë barrës”.

Ka pasur një bisedim në mes të presidentit të zgjedhur trump dhe presidentit Putin. A mendoni se është koha e duhur që të përpiqen për të normalizuar marrëdhëniet me Rusinë?

“Para së gjithash unë mendoj se kjo është gjë normale që Presi-denti i zgjedhur Donald Trump flet me udhëheqësit e botës, duke përfshirë natyrisht liderin e Ru-sisë. Mesazhi i NATO-s ka qenë se ne duam dialog me Rusinë. Rusia është fqinji ynë më i madh, Rusia

është qëndron atje dhe sidomos kur tensionet janë të larta, sido-mos kur ne përballemi me shumë sfida të ndryshme të sigurisë, është e rëndësishme që të ketë dialog, të ketë një shans për një dialog politik të hapur me Rusinë. Ky është mesazhi i NATO-s dhe nuk ka asnjë kontradiktë mes mbrojtjes të fortë dhe të dialogut politik. Ne mendojmë se është e rëndësishme që të respektohet integriteti ter-ritorial dhe sovraniteti i të gjitha kombeve, duke përfshirë Ukrainën. Prandaj ne kurrë nuk do të respek-tojmë ose të pranojmë shkeljen e integritetit territorial dhe sovran-itetit të Ukrainës dhe kjo është arsyeja pse ne i jemi përgjigjur në këtë mënyrë agresionit rus kundër Ukrainës”.

Sekretari i Përgjithshëm, de-klaratat ruse të ministrisë së e Punëve të Jashtme thonë se stër-vitjet e përbashkëta gjeorgjiane-nAto janë kërcënime për rajonin. Cili është reagimi juaj?

“A jo që NATO bën është mbrojtëse, është proporcionale dhe ajo është në përputhje të plotë me detyrimet tona kombëtare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerin tonë të ngushtë Gjeorgji. Kam vizituar Gjeorgjinë kohët e fun-dit dhe unë e mirëpres shumë zhvil-limin dhe forcimin e partneritetit ndërmjet NATO-s dhe Gjeorgjisë.

Në përgjithësi unë besoj se është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të qetë dhe të ftohtë, dhe që të ulemi dhe të gjejmë mënyra për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve dhe të vazhdojmë për të biseduar me Rusinë për të adresuar çështje të ndryshme, jo më pak reduktimin e rrezikut në lidhje me transparencën në rritjen e aktivitetit ushtarak në afërsi të kufijve tanë dhe NATO do të vazh-dojë të bëjë kështu. Ne jemi duke planifikuar që të mbajmë një takim të ri të Këshillit NATO-Rusi në të ardhmen e afërt dhe kjo është një mënyrë e mbajtjes së kanaleve për dialog politik të hapur me Rusinë për të thërritur një mbledhje të re të Këshillit NATO-Rusi”.

A nuk keni frikë se nAto nuk do të jetë më e rëndësishme, Be-ja është përqendruar në mbrojtjen e saj ushtarake dhe kur në SHBA, tani kemi Donald trump, kemi pasur Brexit, si do të jetë roli i nAto-s, keni frikë se Be-ja është më e përqendruar në vetvete?

“Në kohë me pasiguri si këto që ne po jetojmë tani, me trazirat dhe dhunën që ne shohim në Irak dhe Siri, por edhe me Rusinë më të sigurt në lindje, NATO është aq e rëndësishme sa kurrë më parë dhe për këtë arsye unë mirëpres që ne do shohim forcimin e bash-këpunimi në kuadër të NATO-s, ne shohim gjithashtu se aleatët evropianë po rrisin shpenzimet e mbrojtjes, pas shumë vitesh të shkurt imeve të shpenz i -meve të mbro jt jes, ne tan i shohim rritje në shpenzimet e mbrojtjes nëpër Evropë dhe Kanada. Kështu që unë jam ab-solutisht i sigurt se NATO do të vazhdojë të jetë themeli i sig-urisë sonë dhe unë gjithashtu mirëprita vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evro-pian, për të forcuar mbrojtjen evropiane, sepse kjo do të jetë e rëndësishme, si për Evropën, Bashkimin Evropian dhe për lid-hjen tonë transatlantike”.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 43

Kriptimi ose arti i komunikimit të sigurt

Luftëtari i vjetër Jul Cezari ishte jashtëzakonisht i edukuar në fshe-hjen e mesazheve i cili arriti të gjejë një metodë përmes të cilës

maskonte mesazhin të cilin e dërgonte tek eprorët dhe vartwsit e tij. Metoda e tij

njihet si “Kriptimi i Cezarit” dhe paraqet fillimet e kriptimit të komunikimit. Ndryshe kodi i Cezarit njihet edhe si kodi i zhven-dosjes. Në praktikë kodi i Cezarit thyhet shumë lehtë, prandaj si i tillë nuk ofron siguri të mesazhit. Në kriptimin e Ceza-rit secila shkronjë e tekstit të pakriptuar (anglisht: plaintext) zhvendoset për tri vende, kështu A zëvendësohet me D, B zëvendësohet me E e kështu me radhë. Kjo zhvendosje “rrotullohet” ashtu që X zëvendësohet me A, Y zëvendësohet me B dhe Z zëvendësohet me C. Në këtë mënyrë Cezari arrinte ta kriptonte mesazhin duke bërë zhvendosjen e shkronjave për tri vende, por në kuptimin e përgjithshëm ky lloj kriptimi arrihet duke bërë zhvendosjen e shkronjave për “k” vende, ku “k”(key) paraqet një numër të plotë që mund të kon-siderohet si çelës. Kriptimi i Cezarit është

Nëse misioni i juaj është që ta fitoni luftën, atëherë rua-jtja e sekretit është mi-sioni kritik.

ANAlizë

KoLoNEL HysNi gjErgji

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 44

kriptim monoalfabetik pasi që secili karakter zëvendësohet me karakter tjetër të po të njejtit alfabet.

Të gjithë jemi dëshmitarë të debateve të mprehta personale, sociale apo politike, lidhur me komunikimin e sigurt, në mes njerëzve, operatorëve madje edhe mes shteteve. Shumë herë flitet për e-mail të zbuluara, për do-kumenta “hot” të bërë publike etj. Mbrojtja e kë-tyre komunikimeve nga persona apo organizata të paautorizuara vazhdon të jetë sfidë e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë . Kodimi dhe dekodimi i rrjeteve të telefonave ce-lulare, kodimi transmeti-meve satelitore televizive janë kthyer në të përdish-men e shumë prej nesh në vitet e fundit.

Madje Hilari Klinton ka paguar një cmim të lartë politik për shkak të mos përdorimit të linjës së krip-tuar lidhur me bisedat që përmbanin informacionet e klasifikuarar. E mail-et e shkëmbyera nga sekretarja e shtetit në rrjete dhe paisje të pakriptaura kanë shkaktuar debate, të cilat kanë kërkuar deri në pronon-cimin dy herë të kreut të FBI lidhur me cënimin e sigurisë kombëtare të SHBA, në këto komunikime të pambrojtura.

Por kriptimi nuk ka lindur sot, ai

është përdorur që nga lashtësia pasi gjatë gjithë historisë së tij, njeriu ka patur nevojë të mbrojë dokumentet dhe komunikimet nga sytë dhe veshët e kundërshtarëve apo armiqve. Që në vitin 1900 P.E.S, është gjetur që faraonët përdornin hieroglife të ndryshme nga ato standarde për të komunikuar me gjeneralët e tyre . Rreth 4000 Vjet më vonë amerika-

nët gjatë Luftës së Dytë Botërore, rekrutuan qindra indianë Navajos si operatorë në komunikimet radio-fonkie, të cilët falë gjuhës së tyre të pakuptueshme i bënin të sigurta komunikimet ushtarake në rastin e përgjimit nga ana e japonezëve.

Sot kriptografia, ose aftësia për

ta bërë një mesazh të pakutueshëm nga të gjithë me përjashtim të mar-rësit, është një shkencë e vërtetë. Ka një histori të pasur të enigmave, të matematikës dhe spiuanazhit, për të zbuluar se si krijohen siste-met e kriptimit, si përdoren ato, cilat janë sistemet e sigurta të komunikimit etj.

Nuk duhet harruar, se për të zbuluar dicka shumë private, nuk është përherë e nevojshme të kesh akses në një kompjuter apo tek ndonjë sistem i avancuar kriptimi se ndonjëherë mjafton të vini në punë zgjuarsinë dhe mirëbesimin. Miliona mesazhe dhe rreth 150 miliardë e-mail e qarkullojnë në një ditë në botë, të cilët përmbajnë transak-sione bankare, biseda telefonike, faxe etj, dhe që kërkojnë të mbrohen nga ndërhyrjet e paautorizuara .

Mbrojtja e këtyre komunikimeve i është besuar një teknike të vecantë të quajtur kriptografi. Termi rrjedh

nga greqishtja, nga bashkimi i fjalëve kriptos (i fshehur) dhe gram-ma (shkruaj), shkrim, domethënë shkrim i fshehtë. Kriptografia është arti i dërgimit të mesazheve (dhe jo vetëm me shkrim) të kuptueshme vetëm për marrësit e duhur.

Rreth vitit 400 P.E.S komunikimet

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 45

e “ndjeshme” kodoheshin me me-todën skitale, një sistem i thjeshtë dhe efektiv që për herë të parë futi konceptin e gelësit të dekriptimit. Mesazhi shkruhej nga e majta në të djathtë në një rrip lëkure të mbështjellë rreth një shkopi (skitale, gjuhën e lashtë greke), në mënyrë që cdo radhë e brezit të përmbante vetëm një gërme dhe nëse rrotulla hapej, gërmat riorganizoheshin dhe mesazhi nuk qe më i lexueshëm.

Vetëm përdorimi i një shkopi me diametër identik me atë të dërguesit (celësi), do t’i mundësonte marrësit të rindërtonte tekstin e mesazhit. Në Spartë ky sistem u përdor që në vitin 400 P.E.S. Eshtë ndoshta metoda më e vjetër e njohur e krip-tografisë përmes transpozimit. Me ndryshime të vogla, kjo metodë mbi-jetoi për shumë shekuj krah për krah me sistemet më naive, për shembull zëvendësimin ose përzierjen e shkro-

njave të bëra në bazë të rregullave jo shumë komplekse, në mënyrë që edhe vetë marrësi të qe në gjendje të dekriptonte mesazhin.

Sistemet e kriptimit të bazuara në zëvendësimin e gërmave, ishin shumë pak të sigurta

Në fillim të viteve ’30 të shekul-lit XX—të, inteligjenca gjermane

krijoi makinerinë elektro—mekanike të kriptimit të quajtur Enigma. Ajo ishte një makinë shkrimi e vecantë e pajisur me tri ingranazhe të ndry-shme, secila prej të cilave rendiste shkronjat e alfabetit në një mënyrë të paracaktuar, dhe të ndryshme nga ajo standarde. Ingranazhi e parë lidhej me tastat e makinës së shkrimit, dhe riprodhonte tekstin duke e koduar atë thjesht përmes zëvendësimit të celësit të para-caktuar. Teksti i koduar rikodifikohej nga rrota e dytë me një celës të ndryshëm, dhe pastaj sërish nga i treti. Mekanizma shtesë mund të ndërhynin më pas për kodifikime të tjera. Për të dekriptuar një tekst të koduar nga Enigma, ishte e domos-doshme pasja e një tjetër makinerie Enigma të konfiguruar saktësisht si e para, për marrësin.

Ky ishte një sistem shumë kom-pleks mekanik, i cili funksiononte

në një lojë po aq të ndërlikuar të spiunazhit dhe kundër—spiunazhit. Sistemi u thye për herë të parë në Vitin 1932 nga matematikani polak Marian Rejevski, pikërisht në sajë të ndihmës së shërbimeve sekrete franceze dhe polake. Gjermanët u kundërpërgjigjën duke e bërë më kompleks mekanizmin e sistemit, por

edhe ky evoluirn i Enigmës më në fund u thye nga Alan Turing.

Edhe pse këto sisteme kriptimi mbikëqyren nga algoritme komplekse, ato janë të destinuara për t’u thyer, me kushtin që të kihet në dispozicion kapaciteti i llogaritjeve dhe koha që një kompjuter modern mund të de-shifrojë pa shumë vështirësi një me-sazh të koduar nga Enigma thjesht duke u përpjekur të zbërthejë një nga një të gjithë celësat e mundshëm, për disa javë do të shfytëzonte të gjitha opsionet duke ia dalë të zh-bllokojë kodin. Për këtë arsye nga mesi i viteve ‘70, Uajtfilld Difi dhe Martin Helman, dy studiues ameri-kanë, ndërtuan një sistem kriptimi bazuar në përdorimin e dy celësave të ndryshme, të krijuar në mënyrë të tillë që të vareshin nga njëri—tjetri. Dy kodet janë të njohur me emrat e celësit publik dhe tij privat, ku pari përdoret për të kriptuar, i dyti për

të dekriptuar.Kush ka nevojë të komu-

nikojë në fshehtësi, mjafto-het me kriptimin e mesazhit me celësin publik të mar-rësit. Ky i fundit mundet më pas të dekriptojë mesazhin duke përdorur celësin e vet privat. Secili duhet pra t’ia shpërndajë celësin e vet publik të gjithë njerëzve nga të cilët duhet të marrë ko-munikime të koduara, pa u shqetësuar për fshetësinë e tij, përderisa leximi është i mundur vetëm përmes kriptimit të mesazheve. Evolucioni i sistemit me celës të dyfishtë ndodhi në vitin 1978, kur matema-tikanët dhe kriptografët amerikanë Ron Rivest dhe

Leonard Adleman dhe izraeliti Adi Shamir ndërtuan një algoritëm matematikor për të gjeneruar dy celësa të pavarur nga njëri—tjetri. Sistemi i quajtur RSA sipas gërmave të para të emrave të 3 studiuesve, konsiderohet ende i pathyeshëm deri në vitin 1994, ku 600 gru-peve kërkimore nga 25 vende të

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 46

botës iu deshën plot 8 muaj për të thyer një celës RSA me 129 shifra, duke përdorur më shumë se 1.600 kompjuterë të lidhur paralel me anë të internetit.

Programet e kriptimit më të përhapura sot, përdorin celësa me 2048 shifra aq sa koha e nevojshme për t’i thyer ato me mjetet statis-tikore dhe kompjuterat më të fuq-ishëm që janë aktualisht në dispozi-cion, është në teori e barabartë me disa qindra vjet. Aktualisht sistemet e kriptimit përdoren krye-sisht në mbrojtjen e dokumenteve të transmetuara në formatin dixhital. Sinjali që duhet koduar, qoftë kjo një fotografi, një telefonatë apo një ndeshje futbolli, ndahet në copa të vogla të quajtura paketëza, kodohen me një algoritëm të ndryshueshëm në bazë të nivelit të sigurisë së kërkuar, dhe postohen në rrjetin e telekomunikacionit.

Në stacionin pritës, aparati i marrësit të autorizuar deshifron dhe riorganizon pak-etat individuale në një sinjal të qartë. Kartat smart të televizioneve me pagesë, kartat e telefonave celularë dhe programet e veganta kompjuterike shërbejnë pikërisht për këtë që vërtetojnë kredencialet e marrësit (për shem-bull pagesat për të shikuar ndeshjen), dhe autorizojnë dekriptimin e sinjalit.

Evolucioni i siste-meve kriptografike ka qenë përcaktues në zhvillimin e nënshkrim-it dixhital, sistemi i parë dhe i vetëm për vërtetimin e origjinës së dokument-eve elektronike dhe autenticitetit të tyre. Sistemi i nënshkrimit dixhital përdor parimin e celësit të dyfishtë, por në kahun e kundërt ëe gdo do-kumentet i koduar me celësin privat të një individi, mund të lexohet nga të gjitha ata që zotërojnë gelësin e

tij publik.E ardhmja e protokolleve të krip-

timit është megjithatë e shkëpu-tur nga algoritmet dhe funksionet matematikore pasi rritja e shpe-jtësisë së përpunimit nga ana e kompjuterve do të lejojë zhvillimin e formulave shumë më komplekse, por gjithashtu do të mundësojë zhvillimin e sistemeve gjithnjë e më efektive që shërbejnë për thyerjen e kodeve.

Sistemi i vetëm i kriptimit ak-tualisht i pathyeshëm duket të jetë i bazuar në vetitë e materies, dhe në vecanti tek sjellja e kuanteve të dritës, ose fotoneve, grimca elemen-tare pa asnjë ngarkesë elektrike që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës. Eshtë kriptimi kuantik, në bazë të parimit të papërcaktueshmërisë së Hajzenbergut (nuk është e mundur të njihen në të njëjtën kohë dhe më sak-tësi disa karakteristika themelore të

një objekti kuantike, Si pozicioni dhe shpejtësia), dhe mbi zbatimin e këtij parimi tek fotonet.

Sipas ligjeve të mekanikës kuan-tike, është në fakt e pamundur të vë-zhgohet një grimcë elementare pa e “shqetësuar” atë: gdo përpjekje për ndërhyrje lë gjurmë të pashlyeshme

dhe të përhershme. Në sistemet e kriptimit kuantik, informacioni ruhet në fotone individuale pasi përpjekja për të thyer një celës kuantik, nuk do të shkaktonte gjë tjetër vecse ndryshimin e përhershëm të vetë celësit, që për këtë arsye do të bëhej i padobishëm, dhe si dërguesi ashtu edhe marrësi i mesazhit do të zbulonin menjëherë përpjekjen për të ndërhyrë.

Në NATO dhe në operacionet që ajo kryen, ka rregullla strikte (SOP) për komunikimin e sigurt nëpërmes rrjeteve të kriptuara, telefonave, e-maile dhe radio, pasi kapja e komu-nikimeve nga kundërshtarët e NATO-s konsiderohet si një shkelje dhe humbje e rëndë. Por, zinxhiri edhe në këtë rast është i fortë aq sa është hallka e tij më e dobët. Pra nëqoftëse një shtet armik i NATO-s, dekripton komu-nikimin e një shteti të vetëm anëtar të NATO-s, është kompromentuar i

gjithë komunikimi me aleancën e Atl-lantikut te Veriut. Kjo bën të domos-doshëm ndërgeigjësimin, edukimin dhe vlerësimin e komunikimeve të sigurta, në strukturat tona të FA, si faktor kryesor i besueshmërisë së alenacës me strukturat tona ushtarake dhe të tjera të sigurisë kombëtare.

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 47

gjergj Basta është padyshim nje gjen-eral dhe teoricien i shquar ushtarak, jo vetëm në nivel europi-an, por edhe më g j e rë .

Prandaj për të kanë shkruar, duke filluar që nga shekulli i XVI e deri në ditët tona, kur ai vijon të dalë në faqet e enciklopedive dhe fjalorëve, të librave e të gazetave etj. Ka shkruar për të edhe ish sek-retari i tij historiani i shquar bolonjez, Ciro Spontoni, ka shkruar edhe ish botuesi i vepres së tij, Bernardo Xhunti dhe ka në arkivat italiane dy vëllime me letërkëmbimin e Bastës.

Por vlen të theksojme se që në të gjallë të tij, më 1606 në kopertinën e librit te tij të parë “Il mastro di campo generale”, (Mjeshtri i pergjith-

hiSTOriGjergj Basta, Strateg dhe

filozof i shquar i luftës

Nga: saLi oNuZi

shem i kampit) shkruheshin të dhënat ndofta më të rëndesishme të jetës së tij: “Gjeneral i perandorit në Transilvani dhe tani mëkëmbës i Përgjithshëm i Mad-hërisë së Tij dhe i të shquarit Matias për ushtrinë në Hungari” Dhe, siç e shkruan vetë në parathënje të librit, kishte shërbyer në ushtri 40 vjet duke u nisur që nga ushtar i thjeshtë.

Jeta dhe karrierera: komandant dhe strateg

Gjergj Basta lindi në një familje arbëreshe, më 30 janar të vitit 1550 në Roccaforzata, komunë, e provincës së Tarantos, të rajonit të Pulias në Itali, ku ishin vendosur pas vdekjes së Skenderbeut ish

ushtarë te tij me familjet e veta, brezi i tretë i emi-grimit aty. Siç na kumton historiani Dhimitër Pilika, gjyshi i Gjergjit, Andrea Basta, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe pjes-marrës në ekspeditat e kryetrimit shqiptar në Itali, ishte nga fshati Bastje, në bregdetin shq-iptar të Jonit, përballë Korfuzit.

Koha kur lindi e luftoi Gjergj Basta në Europë ishte ajo e Rilindjes së vonë europiane, ishte koha kur futja e armëve të zjarrit po revoluciona-rizonte artin e luftës, në veçanti po nxirrte jashtë jashtë loje, kalorësinë e rëndë europiane, është Gjergj Basta

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 48

shekulli kur perandoria osmane, që kish pushtuar Ballkanin, kish rrethuar dy herë Vienën, dhe që nga 1526 osmanët mbanin të pushtuar pjesën më të madhe të Hun-garisë, tokat e së cilës ishin shndërruar në fushë luftimi për ushtritë austriake dhe osmane.

Që 15 vjeç, Gjergji u fut në një repart kavalerie të ko-manduar prej të atit, Dhimitrit (stratiot shqiptar) në luftrat e Piemontit dhe, më pas ,në një kompani të kalorësisë, të komanduar nga vëllai më i madh i tij, Nikolla. Gjergji i mori mësimet e para në një shkollë në Asti (Piemont) të Italisë dhe pastaj ndoqi Shkollën ushtar-ake, në Hollandën spanjolle.

Basta do të dallohej shpejt dhe të merrte komandën e njërës prej kompanive të ka-lorësisë. I ngritur më 1579 në detyrën e Komisarit të Përgjithshëm të Kalorësisë spanjolle në vendet Ulta, Basta shquhet kundër An-

versës më 1584, me bllokimin e rrugëve të komu-nikimit, më 1585 në fushatën kundër Brukselit, më 1589 kur kundër Parisit dhe në vjeshtë të 1591 Basta mori pjesë në çlirimin e Rouenit. Ai eksperi-mentoi me sukses metoden e “rojeve të lëvizshme” duke e siguruar ushtrinë nga pritat apo nga sulmet e rrufeshme.

Pas vitit 1593 me sugjerimin e Filipit II, mbretit te Spanjës për kushririn e tij ,Rudolfin e II, Kajzeri i Perandorisë së shenjtë romake (Heiliges Römisçhes Reiçh-latinisht Saçrum Imperium Romanum), bashkë me stratiotet e tij arvanitas dhe të tjerë mercenarë që kishin shërbyer për Spanjën, vihet ne shërbim të Perandorisë gjermane kundër ekspansionit osman në Europën Qëndrore. Perandoria habsburgase aso kohe vijonte të ishte shtet i madh në Europën perëndimore, por një shtet i dobët, nje konglomerat principatash mbi të cilat perandori, që mbahej si komandant suprem, i ushtrive ku forca kryesore ishin mercenarët e huaj.

Gjergj Basta në fillim u fut në ushtrine gjermane ne Hungari, në postin e mjeshtrit të përgjithshëm. Më 1595 komandon në Hungari korpusin spanjoll të mercenarëve (gjermanë, hungarezë, shqiptarë, italianë, valon, bohemë etj. Ky korpus ishte zemra e qëndresës europiane në luftën “e gjatë.” Atë, që kishin përvetësuar në perëndim të Europës, në luftë me ushtritë e Vendeve të Ulta, këta mercenarë e

transferuan me përvojën e tyre në lindje, kundër osmanëve.

Më 1596 Gjergj Basta është me forcat e tij pjesmarrës në Betejën krysore të luftës 13 vjeçare në Mezokerezte, në Hun-garinë verilindore.

ndër fitoret e Gjergj Bastës spikatin:

Më 1597 çliron kalanë e Pa-pas, 3 vjet më parë e pushtuar nga osmanët. Merr detyrën e zëvëndësguvernatorit të Hun-garisë së Sipërme dhe për 18 javë çliron kalanë e Huzst. Më 1598 merr detyrën e komandan-tit të Kavalerisë.

Me 1599 është gjeneral lejt-nant. Më 1600 dhe 1601 korr dy fitore të mëdha në Mirislau, dhe Gorozhlo kundër princit të Vlla-hisë, Mihal Viteazul dhe princit të Transilvanisë Zhigismund Batorit, që kishin prishur marrëveshjet me perandorinë gjermane dhe kërkonin Transilvaninë për vehte

Faqja e pare e l ibrit “ i l mastro di campo generale” ( Mjeshtr i i pergjithshem i kampit” botuar ne Venecia me 1606. e ruan bibl ioteka e Shkodres , botimin e vit it 1641

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 49

dhe perandorinë os-mane.

M e 2 0 j a n a r 1602 emërohet ko-mandant i ushtrive perandorake në Hun-garinë e sipërme, fiton pranë Vajs-burgut me 29 qer-shor 1602 përsëri ndaj Sigizmud Ba-torit, bëhet edhe mëkëmbës i peran-dorit Rudolfi II në Transilvani.

Më 1602 bashke me postin e koman-dantit të përgjith-shëm të ushtrisë gjermane në Hun-garinë e sipërme ai merr edhe gradën e lartë, (më të lartën në perandor i ) të generalfeldobristen, (feldmarshall).

Më 1603, në krye të ushtrisë perandorake gjermane Gjergj Basta ndod-het në Transilvani, kundër trupave të vezirit turk Ali Pasha me 60 mijë vetë në qytetin Pesth. Më 1604 ushtria perandorake me Bastën u largua nga Transilva-nia ku shpertheu një kryengritje e nxitur dhe ndihmuar direkt nga osmanët, po edhe nga vetë Basta me sun-dimin e tij absolutist e brutal, sidomos ndaj protestantëve, për të cilin është kritikuar nga historiografia hungareze dhe rumune.

Me 1605 në krye të ushtrisë perandorake në Hungarinë e sipërme në Osgyan shkatërroi kryengritësit hajdukë, që lanë mijëra të vrarë, nga 200 të tijtë. Më 1605, trupat e Gjergj Bastës në Komorrë (jug të Sllavakisë) bëhen pengesë e pakapërcyeshme për osmanët. Ne vazhdim ai mbron Bratislavën, dhe Rozen-bergun, pushton Terevën, mbron Estergomin kundër ushtrisë osmane, dhe lufton gjithnjë me sukses kundër sulmeve të rrëzikëshme të tartarëve.

Më 1605 perandori Rudolfi II i akordon titullin lartë të kontit perandorak, (“Kont i Hustit”, në jug të Ukrainës së sotme).

Pas përfundimit të traktatit të paqës mes perandorisë gjermane dhe asaj osmane, të Zhitvatorokut, 11 nëntor 1606, Gjergj Basta, ushtari, komandanti dhe gjenerali që kish marrë pjesë e drejtuar në 100 beteja, i rënë në dëshpërim, (thonë se nuk ishte një mëndje

me perandorin e ri Mattias për këtë traktat, “që i linte shumicën e gjerave siç kishin qenë) u tërhoq nga Ushtria.

Ka qenë pikërisht kjo “lufta e gjatë “ 13 vjeçare (1593-1606) , kjo qëndresë në të cilën u stopua përparimi i mëtejshëm osma-nëve drejt Europës, që e bëri të famshëm gjeneralin Gjergj Basta. Ambrogio Merodio (1590-1684) historian, doktor ne Univer-sitetin e Cagliarit të Sardenjës në librin e tij “Istoria Taranti” (shkruar më 1681-82) e quan Gjergj Bastën “tmerri i ushtrive osmane”.

Gjergj Basta qe mbajtur njëzëri si një nga kapedanët më të mëdhenj të kohës së vet dhe kish “arritur reputacionin e një prej gjeneralëve më të mirë të perandorise habsburgase” (G. de Caro)

Që Gjergj Basta kishte arritur postin e komandantit te përgjithshëm të ushtrisë ne Hungari e Transilvani këtë e e shkruan edhe Ciro Spontoni që më 1638, e pastaj me rradhë të tjerë historianë, Gasparo de Caro ne Fjalorin biografik Italian “Trecani” te botimit te vitit 1970, Paolo Petta më 1996 në “Stradiotët“ (Gjergj Basta “pati funksione shumë të larta, deri sa u bë kryekomandant i ushtrive perandorake në Hungari e Tran-

silvani dhe guvernator i këtyre krahinave”) Edhe në historiografinë osmane (Mehmet Maksutoglu), bazuar në arkivat e saj të pasur, e njohin Gjergj Bastën për “komandanti austriak“, dmth të habsburgëve ne luftën “14 vjeçare” siç e quajnë turqit.

Noel Malçolm ne librin e tij “Agjente perandorake”, botuar me 2015 ne shqip shkruan se gjeneral i kryesor, kryekomandanti ,në anën e habsburgëve i s h t e s h q i p t a r i Gjergj Basta, djali i Demetrios, oficer stratiot në Italinë e jugut“.

Edhe Encikopedia ruse e vitit 1911, që ka një zë të veçantë për Gjergj Bastën e kumton se “Basta kish marrë komandën krysore mbi ushtrinë perandorake dhe luf-toi kundër turqëve de r i me 1606” . Gradën e lartë të Gjergj Bastës, gen-eralfeldobristen, (që

Faq ja e pa re e l i b r i t “ I l gove rno deg l i a r t i l e r i a l egge ra” { Pe r d re j t im in e ka lo re s i s e s e l eh te ) bo tua r ne vene c ia me 16 1 2 . dhe qe e r uan b ib l i o teka Kombeta re ne T i r ane .

L ib r i ne shq ip i G je rg j Ba s te s ( 1 996 ) qe pe rmban dy vep ra t e t i j

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 50

i jepej komandantit të përgjithshëem të ushtrise ne perandorine e shenjtë romake te kombit gjerman) e njofton çdo dite në botimet e tij edhe Arkivi i shoqatës së saksoneve të Transilvanisë në Gjermani.

Filozof i luftës, “ që kish mprehur penën me shpatë”

Gjergj Basta është jo vetëm një gjeneral i vep-rimit strategjik, ai siç shkruan botuesi i tij Bernardo Xhunti, vepron edhe me penë, siç bënë disa gjeneralë në Greqinë dhe në Romën e lashtë për të na mësuar e lënë rregullat më të përparuara të Luftës. Koha i ka dhënë plotësisht të drejtë atij. Historia ushtarake dhe filozofia e luftës e ka vlerësuar gjithnjë e më lart Gjergj Bastën, si teoricieni i parë i Europës së hershme moderne që përcaktoi rregullat e veprimit të kalorësisë së lehtë dhe drejtimin e përgatitjen trupave. Pirro i Epirit shkruante traktate mbi luftën, por ato nuk i njohim. Pas erës sonë, ne shqiptarët nuk kemi një tjetër filozof të luftës si Gjergj Basta që të jetë ngjitur në nivele europiane dhe botërore. As nga Ballkani nuk ka. Veprat e tij kane qenë per shekuj tekste mësimore në Akademitë e Europës.

Kjo përfshin periudhën para klauzeviçiane. Për ne shqiptarët ne veçanti Basta është Klauzeviçi ynë, i njohur dhe i vleresuar në mbarë Botën.

Pasi la shërbimin ushtarak aktiv dhe u tërhoq në jetën e tij private Basta u muar me shkrimin e tri traktateve mbi teknikat ushtarake.

Gjergj Basta është një filozof i teorise së përgjithshëme të luftës, po edhe i strategjise ush-tarake. Si te “Mjeshtri” dhe te “Kalorësia”, Basta e vë në qendër qëllimin themelor të luftës, dhe ndërthur në funksion të tij gjithë idetë, parimet dhe veprimet ushtarake, si të komandantit, të ofi-cerëve drejtues dhe të armeve të ushtrisë. Edhe një urdhër i Mjeshtrit të Përgjithshëm të Kampit, shkruan Basta duhet të jetë në shërbim të strat-egjisë. Ndryshe “kur nxjerr një urdhër dhe zbaton një tjetër, sidomos kur kjo nuk i shërben strategjisë, tregon mendjelehtësi, injorancë, prej së cilës lind përbuzja, gjeja më e keqe, më vdekjeprurëse për një drejtues”

Basta tregon në veprat e tij se si strategjia fituese kërkon edhe taktika të tilla. Në mënyrë të veçantë ai i vinte rëndësi bashkëveprimit të armëve, vendosjes së drejtë taktike, manovrimit të shpejtë, kurtheve dhe vlerësonte lart çdo armë e shërbim, edhe xhenjerët.

Studiuesit kanë vlerësuar si gjeniale veprën e tij “Drejtimi i kalorësisë së lehtë” (1612). E kanë parë këtë edhe si trashëgim të përvojës shqiptare skënderbejane. Ai i përmend me emra dhe shtjellon

te “kaloresia e lehtë “përvojën luftarake të ba-bait të tij kapiten Dhimitrit, të vëllait, kapiten Nikolla Bastës, të Xhovani Golemit (zëvendës i kapitenit) Gjergj Karistas etj. Kjo vepër e Bastës është konsideruar si rregullorja e parë organike e kavalerisë europiane.

Vepra e parë e Bastës “Mjeshtri i përgjith-shëm i Kampit”, i botuar në Venedik me 1606, 410 vjet më pare, është konsideruar si “un-gjilli i vërtetë i komandantit në luftë“. Ajo u përkthye dhe u botua në frëngjisht më 1607 dhe në gjemanisht më 1617, dhe ka njohur një numër të madh ribotimesh gjatë shekullit XVII e në vazhdim.

Vepra e tij e tretë “Il governo della artileria” deri tani nuk është gjetur ne Bibliotekat tona. Me siguri duhet të jetë në ato italiane dhe të Pragës. Ajo ka pasur me pak jehonë, por në fakt dihet se Basta ka qenë i aposionuar e dhe pas kësaj arme.

Gjergj Basta zotëronte gjashtë gjuhë.“Gjergj Basta” në Shqipëri

Gjergj Basta, pas Luftës së Dytë Botërore, kish mbetur një emër i panjohur për lexuesin shqiptar deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në Revistën “ Ylli” më 1966 (nr 7)Ndoshta

Meda l j e me “koken” e Bas te s , n x j e r r ne qa rku l l im pas vdek je s pe r nde r t e t i j

Nr. 12 - Dhjetor 2016/ Mbrojtja 51

Basta u gjykua ashpër si “pushtues” e si koman-dant forcash perandorake.

Në fakt Gjergj Basta kishte jetuar gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve. Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Kon-ferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë ,edhe gjeneralin Gjergj Basta.

Pas Dhimitër Pilikës,Koço Bozhori me 1985 sa e përmend emrin e Gj. Bastës në zërin e stratiotëve në Fjalorin Enciklopedik shqiptar dhe , më 1990 ,historiani ushtarak, dr. Riza Drishti do të botonte në Revistën “Për mbrojtjen e Atdheut“ një studim të shkurtër për jetën dhe veprën e Bastës. Por viti 1996 do të shënonte një arritje të veçantë në këtë njohje: Shtëpia Botuese e Ushtrisë do të

botonte në një vëllim, të përkthyera nga prof.dr. Eljana Paço, të dy veprat e Gjergj Bastës: “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës. Revista “Mbrojtja”, më 2003 botoi jetësh-krimin e Gjergj Bastës sipas “Dizionario biografico degli italiani” të vitit 1995, përkthyer nga Ermal Onuzi. Më 2006 u botua në shqip (përkthyer nga Pëllumb Xhufi) vepra e Paolo Petës “Stradiotët” në të cilën, në tri faqe, jepet edhe një jetëshkrim i Gjergj Bastës dhe në muajin dhjetor (17.12.2006) u botuan në gazetën “Ballkan” pjesë nga veprat e tij me një hyrje të Moikom Zeqos, që i quan të famshëm traktatet e gjeneralit. Më 2008 Fjalori

enciklopedik shqiptar botoi një zë për Gjergj Bastën, shkruar po nga dr. Riza Drishti.

Vitet e fundit kanë filluar të shkruajnë e botojnë për Bastën “krahinarët” e tij të Bastjas mesjetare, nga Nivicë–Bubari dhe Senica e Sarandës. Më 2010, Theodhori Miho botoi “Gjergj Basta dhe kapedanët e Senicës”, dhe më 2014, Fatmir Minguli në “Triptik historik”, pjesën e parë, ia kushton pikërisht gjen-eral Bastës, ndërkohë që Fotaq Andrea e përmend gjeneral Bastën në një studim te tij për stratiotët shqiptarë botuar në Revistën Ushtarake të Akade-mise se FA.

Me rastin e 410 vjetorit te botimit në italisht të veprës së parë të Gjergj Bastës dhe të 20 vjetorit të botimit në shqip,Akademia e Forcave të Armato-sura organizoi dhe mbajti një sesion shkencor për Bastën si strateg dhe teoricien i shquar ushtarak ku kumtuan P .Xhufi , M. Kasmi, E.Doda, B . Zotaj dhe

autori i këtij shkrimi. Veprat e Gjergj Bastës i ruajnë në fondin e tyre Bibliotekat më në zë te Europës dhe si “Mjeshtri” edhe “Kalorësia“ janë dixhitalizuar dhe mund të shfrytëzohen lirisht në internet ne disa gjuhë.

Veprat e Bastës ne origi-nal i mbajnë edhe Bibliotekat tona: Biblioteka Kombetare në Tiranë ruan botimin e pare të 1612 te “Il gov-erno degli cavalleria leg-gera”, ndërsa Biblioteka e Shkodrës, “Marin Barleti” është e vetmja që i ka të dy veprat e Bastës, në ri-botimin e tyre më 1641 nga Shtëpia Botuese “Xhunti” e Venedikut.

Mendojmë se është berë e domosdoshme një ribotim

në shqip i veprave të Batës (për shkak se botimi i parë është rralluar shumë) dhe do të ishte i mirëpritur dixhitalizimi i veprave te tij edhe në shqip për bib-liotekat virtuale.

Gjergj Basta vdiq më 20 nëntor 1607 dhe u var-ros në Vjenë. Komuna e Roccaforzatës e mban me krenari si njeriun e saj më të shquar dhe në qytetin Asti në veri të Italisë, ku ka bërë shkollë, një rrugë mban emrin e tij. Pas vdekjes u prodhua dhe doli ne qarkullin një medalje me “kokën” e Bastës.

Siç na kumton Paolo Peta, pasardhësit e Bastës, tashmë të gjermanizuar, i shërbyen gjithashtu me nder shtëpisë perandorake të Austrisë, e cila i pati dhënë më 1748 familjes Basta titullin e markezit, që e mbajti deri sa u shua.

Be te ja e Mezeke re s te s , (Hunga r i , 1 596 ) s i pa s n j e manusk r i p i o sman

Mbrojtja / Nr. 12 - Dhjetor 2016 52