tik në edukim...phd.c mërgim h. hoti. kompjuteri Çka është kompjuteri? kompjuteri është...
Post on 05-Feb-2020
28 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Universiteti i Prizrenit “Ukshin HOTI”
Fakulteti Edukim
Programi: Fillor
Prizren
TIK në edukim
Ligjeratë/ushtrime 4
PhD.c Mërgim H. HOTI
Kompjuteri
Çka është kompjuteri?
Kompjuteri është pajisje e cila përdoret për përpunimin e informacioneve. Këto
informacione mund te jenë të paraqitura në formë të tekstit, fotove, muzikës ose
formave të tjera.
Si ndahet Kompjuteri?
Kompjuteri ndahet në Harduer dhe Softuer;
Qka është Hardueri dhe Softueri.
Hardueri
Kompjuteri modern është pajisje e ndërlikuar?
Çdo informatë e cila duhet të përpunohet në kompjuterë duhet të futet ngabota që na e rrethon në kompjuterë, gjithashtu ajo duhet të përshtatet nëformën e cila është e kuptueshme për botën kompjuterike (llogaritare).
Këtë funksion e kryejnë pajisjet e ashtu quajtura njësi hyrëse.
Hardueri [1]
Nëse 0 dhe 1 janë njësi themelore e funksionimit të pajisjeve elektronike, atëherë kujt i ndihmon që të përpunon informatat?
Njësia qendrore procesorike/procesori.
Dhe, të dhënat e futura në kompjuterë zakonisht janë objekt i përpunimit.
Hardueri [2]
Gjithashtu, sipas asaj që sqaruam, konkludojmë se përpunimi ikryer në kompjuterë, rezultati i tij duhet të paraqitet tek përdoruesinë formë të përshtatshme.
Pajisjet të cilat shërbejnë për paraqitjen e rezultateve të përpunimitquhen pajisje ose njësi dalëse.
Njësitë hyrëse
Cilat janë njësitë hyrëse?
Miu;
Tasteria;
Skaneri;
Mikrofoni;
Kamera dixhitale, etj.
Tastiera
Njësia e kompjuterit me të cilën më së pari jemi në kontakt është tastiera.
Përmes saj përdoruesi i fut informatat që ka në kompjuterë.
Format fizike të tasteirave a janë të njëjta?
JO…
Tasteria [1]
Cilat janë format e tasteriave?
Format të cilat ekzistojnë të tasteriave janë:
Standard;
Laptop size;
Flexibile keyboard;
Handheld;
Thumb sized;
Multifunctional.
Miu
Miu është njëra ndër njësitë më të përdorura të kompjuterit.
Qka shërben një maus (mi)?
Ai shërben që të pozicionohemi në ndonjë objekt të treguar nëmonitorë, të zgjedhim ose zhvendosim ndonjë objekt.
Qfarë funksioni ka miu?
Miu [1]
Funksioni i miut është të transmetojë levizjet jashtë dorës së përdoruesit nësinjale të cilat kompjuteri i kupton.
Si funksionon miu?
Shtypja e ndonjërit nga tastet e miut përcjellet në mikro ndërprerësinpërkatës nën të.
Impulsi elektrik i krijuar po ashtu kodohet në një varg të biteve që përcjellennë kompjuterë.
Njësitë dalëse
Qka shërbejnë dhe cilat janë njësitë dalëse?
Njësitë dalëse shërbejnë vetëm për paraqitjen e rezultateve tëpërpunuara nga njësitë qëndore.
Ato janë:Kartela grafike;
Monitori;
Printeri;
Ploteri;
Altroparlantet, etj.
Kartela grafike
Qfarë roli ka kartela grafike?
Kartela grafike luan rol mjaft të rëndësishëm në një kompjuterë.
Ajo merrë informatat digjitale që e prodhon kompjuteri dhe e shëndrron në imazh që paraqitet në monitorë.
Qka në të vërtetë është kartela grafike?
Kartela grafike [1]
Kartela grafike është një pllakë e cila përbëhet nga disakomponenta të cilat kryejnë një pjesë të punës për paraqitjen e imazhit në ekran.
Me qka lidhet kartela grafike dhe ku?
Konektori i karteles grafike i njohur si VGA ose HDMI konektorë, dhe lidhja bëhet në pllakë dhe monitorë përmes kabllos.
Kartelat e sotme grafike vendosen në portin e posaqëm.
Monitori
Monitori shërben që të paraqiten të dhënat e përpunuara ngaprocesori përmes përgaditjes për shfaqje nga kartela grafike dhejanë të gatshme të paraqiten si informata të kuptueshme për neve.
Qka përdorin monitorët?
Monitorët përdorin gypin katodik (ang. Cathode Ray Tube, CRT), për të paraqitur fotografinë ose kristalin e lëngshëm.
Monitorët e tillë njihen si LCD monitorë.
Printeri
Qka janë printerët?
Printerët ose shtypësit janë pajisje dalëse që përdoren pë të na dhënë rezultatine një pune elektronike në formë fizike të shtypur.
Sa lloje të printerëve dini ju?
Matricorë;
Laserikë;
Ink-jet;
Photo printer;
Thermal printer;
All in one, etj
Printeri [1]
Printerët matricorë përdorin një numër gjilpërash, zakonisht 9 nga24 të vendosura në një matricë. Duke goditur shiritin me ngjyrë, gjilpërat e përcjellin informatën në letër.
Shpejtësia e tyre e ndryshme prej disa dhjetëra deri në disa mijërarreshta në minutë.
Printerët me ngjyrë janë printer të cilët zakonisht kanë një shisheme ngjyrë të zezë dhe një shishe me tri ndarje në të cilat janë tëvendosura ngjyra e kuqe, e kaltër dhe e verdhë (RGB).
Njesitë hyrëse dhe dalëse
Cilat janë këto njësi hyrëse dhe dalëse?
CD-ROM;
Modem;
Kartela e zërit, etj.
Mikroprocesori
Mikroprocesori është komponenta kryesore e çdo kompjuteri.
Mikroprocesori pëbëhet nga njësia kontrolluese, njësia aritmetiko-logjike dhe regjistrave.
Bartja e të dhënave prej një komponente në tjetrën kryhet përmeslinjave që quhen bus.
Mikroprocesori [1]
Cilat ishin njësitë e mikroprocesorit?
Njësia aritmetiko-logjike kryen të gjitha operacionet matematike dhelogjike në kompjuterë.
Njësia kontrolluese është përgjegjëse për kontrollin e punës së procesorit, sjelljen dhe dekodimin e instruksioneve dhe komunikimin e komponentëvetë procesorit.
Regjistrat janë memorie interne e mikroprocesorit, ata shërbejnë që në të, të ruhen instruksionet, operandët e instruksioneve dhe rezultatet e operacioneve të kryera me operandë.
Memoria
Çka ësthë memoria?
Memoria e kompjuterit është vend ku bëhet ruajtja e të dhënave.
Ajo përbëhet prej moduleve të ndryshme memorike të ndryshme tëcilat sipas punës që bëjnë edhe etiketohen me emrat e tyre dhe atojanë:
Memoria operative – RAM;
Memoria vetëm për lexim – ROM.
RAM Memory
Ruan informatat vetëm sa ka furnizim të rrymës, dmth ruaninformatat e përkohëshme.
Gjithashtu, RAM bënë ruajtjen e të dhënave në mënyrë tërastësishme.
E rastësishme do të thotë që procesori mundet të lexojë ose shkruajtë dhënat dhe instruksionet në cilindo lokacion memorik.
Përmbajtja e saj ndërron varësisht nga operacionet që kryhen në të.
ROM Memory
Çka është memoria ROM?
ROM-i është memorie e cila shërben vetëm për leximin e tëdhënave dhe përmbajtja e saj nuk mund të ndërrohet.
Dhe, përmbajtja e kësaj nuk mund të fshihet kur ndërprehet rryma, për këtë arsye këto memorie përdoren për ruajtjen e informacioneve të nevojshme për startim kompjuteri.
Programet shërbejnë për të shkruar një tekst, për të bërë kalkulim matematikorë, për të
komunikuar më një kompjuterë tjetër në Internet.
Aplikacionet përcaktojnë mënyrën se si njësitë e ndryshme kompjuterike do të shfrytëzohen
me qëllim të zgjidhjes së problemeve të përdoruesëve.
Si quhet pajisja që ofron shërbime ndaj klientëve?
Server (shërbyes).
Si quhen kompjuterët që kryejnë shërbimet tek serverët?
Klientë.
Programet
Programimi
Qka janë programet?
Programet janë vargje të instruksioneve të cilat tregojnë kompjuterit si të e kryejnë një punë.
Qka janë instruksionet?
Instruksionet në këtë rast janë udhëzime të një gjuhe programore.
Programimi [1]
Qka janë gjuhët programore?
Gjuhët programore janë gjuhë që kanë një sfond të kufizuar fjalësh që u ngjajnë fjalëve të gjuhës angleze, përmes të cilave i tregohet kompjuterit qkaduhet të bëjë.
Për cilat gjuhë programuese keni dëgjuar?
Java, C, C++, C#, Pascal, R, Python, etj
Programimi [2]
Programimi [3]
Programi i shkruar në një gjuhë kalon nëpër disa faza të përpunimit për t’ubërë program që mund të ekzekutohet në kompjuter.
Cilat janë ato?
1: Editori;
2: Kompajleri;
3:Linkeri;
4: Louderi;
5: Debageri.
Çka janë fazat e lartë përmendura?
Editori është program që përdoret për shkruarjen e një programi në një gjuhë programore.
Kompajleri ose përkthyesi është programi i cili përkthen programin burimorë, pra programin e
shkruar në një gjuhë programore në gjuhë që kompjuteri e kupton, që quhet shpesh gjuhë e makinës.
Linkeri lidh programin e përkthyer me programe të tjera tashmë të përkthyera, të organizuara
zakonisht në bibloteka (librari) programesh.
Louderi është program që programin e përkthyer e të lidhur e sjell në memorien e kompjuterit.
Debageri ka për funksion që kur ka gabime athëherë kjo e rregullon.
Sintaksa dhe semantika
Rregullat sintaksore tregojnë si mund të kombinohen fjalët e rezervuara, simbolet dheidentifkuesit që të krijohet një program i vlefshëm.
Semantika tregon kuptimin e një shprehjeje të vlefshme (Çka është qëllimi dhe roli i asajshprehjeje në atë program);
Një program që është korrekt sa i përket sintaksës nuk do të thotë se është korrekt edhe përnga semantika.
Një program gjithmonë bënë atë që i themi të bënë, e jo çka mendojmë t’i themi të bënë.
Pyetje
top related