xhizja në islammburoja.net/pdf_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · islami nuk ishte...

19
1 MBUROJA.net Xhizja në Islam Dr. Munkiz es-Sekker, Ph.D në Shkresat dhe doktrinat e krishtere, fakulteti i Usulu- Din, Universiteti Ummul-Kura, Arabi Saudite Parathënie Urdhri Kuranor për mbledhjen e xhizjes nga ithtarët e Librit është i dyshimtë dhe konfuz për disa. Ky urdhër shprehet qartë në ajetin vijues: “Luftoni ata nga ithtarët e Librit që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që është ndaluar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij dhe as që e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të paguajnë xhizjen vullnetshëm dhe të ndihen të nënshtruar.” 1 Disa gabimisht e kanë parë këtë urdhër Kuranor si një formë padrejtësie, shtypjeje dhe poshtërimi që u bëhet popujve dhe njerëzve që hyjnë nën sundimin islamik. Padyshim që ata të cilët mbajnë këtë qëndrim, kanë shpërfillur privilegjet e mëdha të atyre që janë të detyruar me xhizje në Islam. Madje, këta persona besojnë se Islami është i ngjashëm me regjimet e tjera që i kanë paraprirë atij. Mirëpo, Islami është një regjim unik sa i përket çështjes në fjalë apo dhe çështjeve tjera. Islami është plotësisht i pastër nga padrejtësia dhe zullumi që përbënin normën me të cilën zakonisht trajtoheshin të detyruarit me xhizje, siç do të bëhet e qartë në hulumtimin shkencor të pjesshëm e objektiv në vijim. Xhizja nga perspektiva gjuhësore “Xhizja” përftohet nga rrënja xheze/shpërblim. Arabët, zakonisht, e thonë frazën xheze, jexhzi, që do të thotë “kompensim” apo “shpërblim,” nëse personi e shpërblen një tjetër për shërbimin e dhënë nga i fundit. “Xhizje” është një term i përftuar në formën fiale nga Muxhezuat, që është emri “kompensim,” që do të thotë “një shumë parash e dhënë në këmbim të mbrojtjes.” 1 Et-Teubeh, 29.

Upload: others

Post on 25-Feb-2020

6 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

1 MBUROJA.net

Xhizja në Islam Dr. Munkiz es-Sekker, Ph.D në Shkresat dhe doktrinat e krishtere, fakulteti i Usulu-Din, Universiteti Ummul-Kura, Arabi Saudite

Parathënie

Urdhri Kuranor për mbledhjen e xhizjes nga ithtarët e Librit është i dyshimtë dhe konfuz për disa. Ky urdhër shprehet qartë në ajetin vijues:

“Luftoni ata nga ithtarët e Librit që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që është ndaluar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij dhe as që e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të paguajnë xhizjen vullnetshëm dhe të ndihen të nënshtruar.”1

Disa gabimisht e kanë parë këtë urdhër Kuranor si një formë padrejtësie, shtypjeje dhe poshtërimi që u bëhet popujve dhe njerëzve që hyjnë nën sundimin islamik. Padyshim që ata të cilët mbajnë këtë qëndrim, kanë shpërfillur privilegjet e mëdha të atyre që janë të detyruar me xhizje në Islam. Madje, këta persona besojnë se Islami është i ngjashëm me regjimet e tjera që i kanë paraprirë atij. Mirëpo, Islami është një regjim unik sa i përket çështjes në fjalë apo dhe çështjeve tjera. Islami është plotësisht i pastër nga padrejtësia dhe zullumi që përbënin normën me të cilën zakonisht trajtoheshin të detyruarit me xhizje, siç do të bëhet e qartë në hulumtimin shkencor të pjesshëm e objektiv në vijim.

Xhizja nga perspektiva gjuhësore

“Xhizja” përftohet nga rrënja xheze/shpërblim. Arabët, zakonisht, e thonë frazën xheze, jexhzi, që do të thotë “kompensim” apo “shpërblim,” nëse personi e shpërblen një tjetër për shërbimin e dhënë nga i fundit. “Xhizje” është një term i përftuar në formën fiale nga Muxhezuat, që është emri “kompensim,” që do të thotë “një shumë parash e dhënë në këmbim të mbrojtjes.”

1 Et-Teubeh, 29.

Page 2: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

2 MBUROJA.net

Ibn el-Muterez tha:”(Xhizja) përftohet nga ixhzuat; ose “zëvendësim” a “mjaftueshmëri”, sepse kjo mjafton si zëvendësim për “pranimin e Islamit nga dhimmiu.”2

Xhizja në kohën para-islamike

Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua ngarkuan xhizjen njerëzve të nënshtruar prej tyre. Gjatë historisë, popujt fitimtarë vazhdimisht ua kanë ngarkuar xhizjen të nënshtruarve të tyre. Shembuj të popujve të këtillë ka me bollëk në historinë njerëzore. Kjo pasqyrohet edhe në Dhiatën e Re, kur Krishti i thotë Simonit këtë në vijim:

“Simon, çka të thotë mendja, mbretërit e dheut, prej kujt e mbledhin taksën ose tatimin? Prej fëmijëve të vet apo prej të huajve?” Kur iu përgjigj: “Prej të huajve”, Jezusi i tha: “Pra, fëmijët qenkan të lirë!” (Mateu, 17:24-25)

Kur pejgamberët (mëshira e Allahut qoftë mbi ta) pushtonin mbretëri të caktuara me vullnetin e dhe lejen e Allahut (سبحانھ و تعالى), ata ua ngarkonin xhizjen popujve të pushtuar. Ata, në fakt, i robëronin popujt, siç u veprua nga Jusha me popullin e Kenanit, kur ai i pushtoi ata:

“Bijtë e Efraimit nuk i vranë kananenjtë që banonin në Gazer. Kananenjtë banuan në mes të Efraimajve deri në ditën e sotme si robër pune”. (Jozuehu 16:10)

Jusha edhe kishte robëruar Kenanejtë, edhe ua kishte bërë xhizjen të detyrueshme.

Krishterimi nuk shfuqizoi asnjë nga ligjet e Judaizmit. Krishti nuk erdhi për të shfuqizuar ligjet e pejgamberëve, por erdhi për t’i plotësuar ato (Mateu 5:17). Krishti, bile, i urdhëroi pasuesit e vet t’ua paguanin xhizjen romakëve dhe vetë ai e bënte këtë. Ai i tha Simonit:

2 El-Xhami li Ahkâm el- Kurân (114/8), el-Mughereb fi Tertîb el-Mu’reb (143/1); shih Mukhteril-Sehâh (44/1).

Page 3: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

3 MBUROJA.net

“Por, për të mos i shkandulluar, shko në det, hidhe grepin dhe, peshkun e parë që të zësh, merre, hapja gojën e do të gjesh një staterë. Merre dhe jepua për mua e për ty.” (Mateu 17:24-27)

Kur u pyet nga çifutët (sipas Dhiatës së Re) lidhur me mendimin e tij sa i përket pagimit të xhizjes, ai e pranoi të drejtën e Cezarit për ta marrë atë:

“Dërguan nxënësit e vet bashkë me herodianë për t’i thënë: “Mësues, ne e dimë se ti gjithmonë flet të vërtetën dhe se me të vërtetë mëson udhën e Hyjit pa marrë parasysh kush është kush: ti nuk shikon ç’pozitë kanë njerëzit! 17 Na thuaj, pra, si mendon ti: a është e lejueshme t’i paguhet Cezarit tatimi apo jo?” Jezusi, duke e njohur mirë djallëzinë e tyre, tha:“Shtiracakë, pse po më sprovoni? Ma tregoni monedhën e tatimit!” Ata ia sollën një denar. “E kujt është - u tha - kjo fytyrë e ky mbishkrim?” “E Cezarit!” - iu përgjigjën ata. Atëherë Jezusi u tha:“Jepini, pra, Cezarit çka i përket Cezarit e Hyjit çka i përket Hyjit.” (Mateu 22:16-21)

Krishti nuk u ndie i poshtëruar të ulej me ta dhe ti donte mbledhësit e taksave, të cilët mblidhnin xhizjen dhe ua jepnin romakëve (Shih Mateu 11/19). Krishti, në fakt, zgjodhi Mate taksambledhësin si nxënës të tijin (Shih Mateu 9:9).

Dhiata e Re e konsideron pagimin e xhizjes ndaj sundimtarit si një të drejtë ligjore; kësaj i vishet shenjtëri dhe konsiderohet si një çështje fetare. Thuhet:

“Çdo njeri le t’i nënshtrohet autoritetit që ka mbi vete. Sepse, nuk ka pushtet që nuk vjen prej Hyjit: ato që janë i ka vënë Hyji. Prandaj, ai që i kundërshton pushtetit, i kundërshton rendit të vendosur prej Hyjit; ata që i kundërshtojnë, dënojnë vetveten. Sepse eprorët nuk kanë pse të druhen kur veprohet mirë, por kur veprohet keq. A dëshiron të mos e druash pushtetin? Bëj të mirën dhe do të fitosh lëvdata prej pushtetit! Sepse pushteti është shërbëtor i Hyjit - për të mirën tënde. Përkundrazi, nëse bën keq, trembu! Nuk e mbart kot shpatën! Shërbëtori i Hyjit është: shfren hidhërimin e Hyjit në atë që bën të keqen. Prandaj, duhet të nënshtrohemi, jo vetëm për shkak të frikës së ndëshkimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes. Po për këtë arsye duhet të paguani edhe tatimet: sepse ata që merren me këtë

Page 4: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

4 MBUROJA.net

gjë janë nëpunësit e Hyjit. Jepni gjithkujt çka i përket: tatimtarit tatimin, doganierit doganën, atij që është për t’u druajtur, drojën, atij që është për nderim, nderimin.” (Romakët 13:1-7)

Xhizja në Islam

Islami nuk ndaloi normat shoqërore dhe zakonet njerëzore që i paraprinë ardhjes së tij, por vendosi një standard më të lartë, përmbi dyshimet e të tjerëve. Islami u ofron tiparet e veta civilizuese popujve që bien në sundimin tij. Duke e ngritur xhizjen për ta bërë atë jo vetëm një pagesë të komunitetit që të pushtuarit ia paguajnë fitimtarit, por si një marrëveshje detyruese mes popullit musliman dhe popujve që eventualisht bien nën sundimin islamik. Xhizja u bë një kontratë apo marrëveshje mes dy palëve, e mbrojtur dhe e bekuar nga urdhrat e dekretet e Allahut (سبحانھ و تعالى), e pasqyruar në garanci, respekt dhe pajtim sipas marrëveshjes. Kontrata sigurohet dhe provohet nga hidhërimi i pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص ndaj atyre që shkelin një marrëveshje të tillë. Kjo manifestohet në shprehjen “njerëzit e dhimmes” (apo kontratës), një dhimme që nuk bën të shkelet dhe e cila duhet të përmbushet e ruhet duke u mbështetur në urdhrin e dhënë nga pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص.

Allahu (سبحانھ و تعالى) caktoi që xhizja të merret veçanërisht nga luftëtarët, siç edhe thuhet drejtpërsëdrejti në ajetin:

“Luftoni ata nga ithtarët e Librit që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që është ndaluar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij dhe as që e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të paguajnë xhizjen vullnetshëm dhe të ndihen të nënshtruar.”3

El-Kurtubi tha:

“Dijetarët tanë thanë: Kurani provon se xhizja merret nga luftëtarët ... për këtë ka ixhma (konsensus) nga dijetarët se xhizja u ngarkohet vetëm të rriturve e të lirëve, që janë të aftë për luftë, jo grave, fëmijëve, skllevërve, të çmendurve, të mposhturve, të moçmëve.”4

3 Et-Teubeh, 29. 4 El-Xhami li Ahkâm el Kurân (72/8).

Page 5: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

5 MBUROJA.net

Umeri u shkroi gjeneralëve të tij:

”Kurrë mos i ngarkoni me taksë (xhizje) gratë dhe fëmijët e vegjël, dhe kurrë mos ngarkoni me taksë dikë tjetër pos burrave që rruhen”, domethënë, të rriturit të cilëve ka nisur t’u dalë mjekra dhe ata e rruajnë atë.5

Shuma e xhizjes asnjëherë s’ka qenë aq e madhe sa të mos mund të paguhej, por gjithmonë ka qenë e mundshme dhe e arsyeshme. Gjatë sundimit të pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص, xhizja asnjëherë nuk kaloi mbi një dinar në vit dhe asnjëherë nuk tejkaloi përtej katër dinarëve nën sundimin Umejed.

Kur pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص dërgoi Muadhin në Jemen, ai mori si xhizje një dinar nga çdo person i moshës madhore. Muadhi thotë:

“Pejgamberi më dërgoi në Jemen dhe më urdhëroi të merrja një viç mashkull a femër për çdo tridhjetë lopë; një lopë për çdo dyzet lopë (ky është zekati që u ngarkohet muslimanëve); një dinar për çdo person të moshës madhore apo sasi të barasvlershme në formë teshash (xhizje)”6

Gjatë sundimit të Umer ibn el-Khatabit, ai ua ngarkoi xhizjen shitësve të arit në sasi prej katër dinarësh dhe shitësve të letrës në sasi prej dyzet dërhemësh, përveç pasurisë së muslimanëve dhe mikpritjes tri ditëshe7.

1. Paralajmërim kundër padrejtësisë ndaj njerëzve të dhimmes

Allahu (سبحانھ و تعالى) në Librin e Tij dhe pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص në hadithin e tij caktuan dashamirësi dhe vepra të mira ndaj njerëzve të xhizjes. Sheriati patundshëm ndalon padrejtësinë dhe zullumin ndaj tyre. Kurani famëmadh nxit muslimanët të jenë të mirë e të drejtë me ithtarët paqësorë të Librit, që nuk sulmojnë muslimanët:

5 Irwa el-Ghalîl (1255). 6 Shënuar nga et-Tirmidhi në Sunenin e tij (623), nga Ebu Daud në Sunenin e tij (1576), dhe en-Nesa’i në Sunenin e tij (2450). Hadithi u verifikua nga el-Albani në disa vende, përfshirë Sahih et-Tirmidhi (509). 7 Mishkat el-Mesabîh (3970), verifikuar nga shejh Albani.

Page 6: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

6 MBUROJA.net

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë e drejtësisht ndaj atyre që nuk ju luftojnë për shkak të besimit tuaj dhe që nuk ju përzënë nga shtëpitë tuaja, se Allahu i do të drejtët.”8

Dashamirësia dhe butësia janë dy llojet më sublime të trajtimit. Kështu, Allahu (سبحانھ و تعالى) cakton këtë shkallë të sjelljes së mirë me prindërit. Kjo qartë dhe pa dyshim sqarohet e shprehet nga i Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلص në një tjetër hadith: ”Butësia është morali i mirë.” 8F

9

Pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص, po ashtu, shpreh paralajmërim kundër të qenët i padrejtë ndaj njerëzve të dhimmes apo nga shkelja e të drejtave të tyre:

”Në Ditën e Gjykimit, unë do të jem paditës kundër atij që e dëmton një nga ata me të cilët kemi marrëveshje apo shkel të drejtat e tij, apo e mbingarkon me punë, apo merr diçka prej tij në mënyrë të dhunshme.”10

Ai ملسو هيلع هللا ىلص, po ashtu, tha:

”Ai që vret një nga ata me të cilët kemi marrëveshje, s’do ta ndjejë erën e Xhenetit, ndonëse era e tij mund të ndjehet në largësi prej dyzet vitesh.”11

Kur disa muslimanë keqtrajtuan njerëzit e xhizjes, qëndrimi i dijetarëve të asaj kohe ishte i rreptë. Hisham ibn Hakim ibn Hizam, një ditë prej ditësh, kaloi pranë një grupi të Nabatkanëve në Levant, të cilët ishin detyruar të qëndronin në diell. Ai tha: ”Çka është puna e këtyre njerëzve?” Ata thanë: ”Ata u burgosën ngaqë nuk paguan xhizjen.” Hisham tha: ”Dëshmoj se dëgjova të Dërguarin e Allahut të thoshte: ’Allahu i ndëshkon ata që i ndëshkojnë njerëzit në ملسو هيلع هللا ىلصkëtë botë.’” Ai tha: ”Sundues i tyre asokohe ishe Umejr ibn Sa’d në

8 El-Mumtehene, 8. 9 Muslim, 2553. 10 Shënuar nga Ebu Daud në Sunenin e tij (3052) në (170/3), verifikuar nga shejh Albani (2626). E njëjta gjë përmendet në Sunen en-Nesa’i (2749) në (25/8). 11 Buhari, 2295.

Page 7: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

7 MBUROJA.net

Palestinë, kështu që ai shkoi tek ai dhe i përcolli urdhrat e tyre dhe ata i liruan.”12 Sa i përket urdhërimit për nënshtrim, që gjendet në ajetin Kuranor “dhe të ndjehen të nënshtruar,” ky është një kuptim që s’mund të bjerë në kundërshtim me thëniet e pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص që urdhërojnë për mirësi, butësi dhe ndalojnë nga padrejtësia e zullumi. Kështu e kanë kuptuar dijetarët islamikë. Shafiu e komentoi këtë frazë si një caktim se ligjet dhe rregullat islame vlejnë për ta. Xhizja është një shenjë e një populli të nënshtruar e të pushtuar, për shkak të karakteristikave të përgjithshme të popullit pushtues. Tabi’ini Ikrime, shërbëtori i Ibn Asbasit, e interpretoi këtë si një imazh të pagimit të xhizjes ndaj muslimanëve. Ai tha: ”Ata (jomuslimanët) duhet të qëndrojnë në këmbë ndërsa e japin atë, kurse marrësit duhet të jenë të ulur.” Meqë dora dhënëse gjithmonë ka qenë dorë e epërme, atyre u qe kërkuar që paguesin e xhizjes ta bënin të ndiente epërsinë e tyre ndaj tij, jo epërsinë e tij ndaj tyre. El-Kurtubi thotë në interpretimin e tij:

“Dora e një dhënësi të lëmoshës është eprore, por dora e dhënësit të xhizjes është dora e poshtme ndërsa dora e marrësit të xhizjes është e epërmja.”13

2. Forma të ndryshme të marrëveshjeve dhimmije në shtetin islamik

Islami u dha njerëzve të dhimmes aso garancie unike që kurrë s’ka pasur e as që do të ketë. Nga ana tjetër, për atë sasi të pakët dërhemësh që paguajnë burrat e aftë për luftë, ata gëzojnë jetesë në siguri dhe mbrojtje absolute nga muslimanët, krahas sigurimit të kishave dhe besimit të tyre. Kjo manifestohej edhe në këshillimin e dhënë nga kalifët ndaj udhëheqësve të tyre ushtarakë, siç pohohet nga forma dhe formulimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga muslimanët me paguesit e xhizjes. Do të donim të tërheqim vëmendjen e lexuesit që

12 Muslim, 2613. 13 El-Xhami li Ahkâm el-Kurân (115/8), dhe interpretimi i el-Mewerdit (352-351/2).

Page 8: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

8 MBUROJA.net

të reflektojë mbi garancitë e dhëna nga muslimanët dhe shumën e parave të paguara nga njerëzit e xhizjes. Do të nisim me shënimet rreth marrëveshjeve të pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص

me njerëzit e xhizjes. Në fillim, do të parashtrojmë rastin e Sa’dit në Tabekatin e tij, nga marrëveshja e pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص me Rebia el-Hedremin, ku ai thotë:

“I Dërguari i Allahut i shkroi Rebia Dhi Merhab el-Hedremit, vëllezërve dhe dajave të tij se atyre u takojnë pronat e tyre, drurët e palmave, robërit, bunarët, pemët, uji, mullinjtë dhe bimët në Hadrameut, dhe se fryti dhe nebk i secilës tokë të hipotekuar do të përfshihet në shumën e hipotekës që i takon atij. Ata nuk do të merren në përgjegjësi për frytet e mira, dhe Allahu e i Dërguari i Tij janë të pastër nga kjo. Xhemati musliman duhet t’i mbrojë njerëzit e Dhi Murhan dhe toka e tyre bashkë me pasurinë e tyre kurrë s’guxon të shkelet, si dhe jetët e kopshtet e mbretit që u rridhnin banorëve të Kajsit, dhe Allahu është Mbrojtësi. Ekzekutuar nga Mu’awije.”14

Fraza “Xhemati musliman duhet të mbrojë njerëzit e Dhi Murhab” përfshin implikimin e rëndësishëm se muslimanët do të sakrifikonin jetët e tyre për ata që hyjnë nën mbrojtjen dhe marrëveshjen e tyre. Kjo është dhimma e Allahut të plotfuqishëm dhe dhimma e të Dërguarit të Tij. El-Kerafi thotë:

“Një marrëveshje e cila respektohet sipas rregullit me anë të jetëve dhe pasurive është përnjëmend madhështore.”15

Pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص shkroi një letër dhimmeje apo marrëveshjeje me të krishterët e Nexhranit, e cila na përcillet nga Ibn Sa’d në Tabekâtin e tij:

“I Dërguari i Allahut i shkroi peshkopit të Bijve të el-Harith ibn Ka’bit dhe peshkopëve, klerit, ithtarëve dhe priftërinjve të Nexhranit, dhe u tha se atyre u takon çfarëdo pasurie që kanë nën pronësi të tyren, pavarësisht a është e madhe apo e vogël,

14 Tebekât Ibn Sa’ad (266/1). 15 El-Furûk (15-14/3).

Page 9: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

9 MBUROJA.net

përfshirë sinagogat e tyre, priftërinjtë si dhe mbrojtjen nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Asnjë peshkopi të mos i hiqet titulli i tij. Asnjë prifti të mos i mohohet priftëria dhe asnjë kleri të mos i mohohet shërbesa. Asnjë nga të drejtat e tyre nuk bën të shkelet apo shfuqizohet, dhe as nuk bën të shkelet autoriteti apo ndonjë nga gjendjet ekzistuese të tyre për sa kohë që ata të japin këshillim të sinqertë dhe t’i rregullojnë gjendjet e tyre pa bërë padrejtësi apo pa iu bërë atyre padrejtësi. Kjo qe zbatuar nga el-Mughira.”16

Sahabët e pejgamberit ملسو هيلع هللا ىلص e zbatuan atë që e mësuan nga i Dërguari i tyre fisnik dhe ata iu përmbajtën parimeve e tipareve civilizuese të Islamit karshi njerëzve të xhizjes. Historianët kanë shënuar një numër marrëveshjesh të bëra nga muslimanët me njerëzit e dhimmes. Për shembull, marrëveshja Umeriane e bërë nga Omeri me banorët e Aelias. Aty shkruan:

“Me emrin e Allahut, më të Mëshirshmit, Mëshiruesit. Kjo është marrëveshja e sigurisë e bërë nga robi i Allahut, Omeri, Udhëheqësi i Besimtarëve, me banorët e Aelias. Nëpërmjet kësaj, ai u garanton sigurinë e personave dhe pasurisë së tyre, kishave e kryqeve të tyre, të vegjëlve e të mëdhenjve të tyre, dhe të gjithë ithtarëve të fesë krishtere. Është ndaluar që kishat e tyre të ndalohen apo rrënohen sa i përket vetë kishës apo asaj çka përfshin ajo; dhe as kryqi s’bën t’u dëmtohet apo diçka nga pasuria e tyre në asnjë mënyrë.

Ata s’bën të detyrohen për ta lënë besimin e tyre dhe kurrkush prej tyre s’bën të dëmtohet. Asnjë çifut nuk bën të jetojë bashkë me ta në Aelia. Banorëve të Aelias u takon të paguajnë xhizjen, siç është dhe rasti me banorët e Meda’init dhe me ata që janë përzënë nga Bizantinët. Kushdo nga këta që largohet nga Aelia, do t’i jepet siguri për personin dhe trupin e tij, derisa të mbërrijë destinacionin. Kushdo që vendos të rrijë në Aelia, do t’i jepet e njëjta gjë dhe do të ndajë me banorët e Aelias të drejtat e tyre dhe xhizjen. E njëjta gjë vlen për banorët e Aelias dhe cilindo person tjetër. Ata që duan të marshojnë me bizantinët, mund të shkojnë;

16 Et-Tebekât el-Kubra e Ibn Sa’ad (266/1).

Page 10: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

10 MBUROJA.net

ata që duan të kthehen tek populli i tyre, nuk do të jenë të detyruar të paguajnë ndonjë gjë, derisa t’i kryejnë të korrat.

Allahu është dëshmitar për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje si dhe pejgamberi i Tij, trashëgimtari i tij dhe besimtarët.

Kjo dëshmohet nga Halid ibn el-Welid, Amr ibn el-As, Abdu-Rrahman ibn Auf dhe Mu’awijeh ibn ebi Sufjan. Zbatuar në vitin 15 hixhrij.”17

Umeri shkroi një marrëveshje të ngjashme me banorët e el-Lid.18 Kur Halid ibn el-Welid pushtoi Damaskun, ai shkroi një marrëveshje të ngjashme me banorët e tij.

“Me emrin e Allahut, më të Mëshirshmit, Mëshiruesit. Kjo është marrëveshja e bërë nga Halid ibn el-Welid me banorët e Damaskut, nëse ai hyn në të. Ata do të kenë të siguruara jetët, pasurinë dhe kishat. Muri i qytetit s’do të rrënohet dhe asnjë shtëpi në pronësi të tyren s’do të shpronësohet apo ndalohet. Kjo është marrëveshja e Allahut dhe e dhimmes së të Dërguarit të Tij, kalifit dhe besimtarëve. Ata duhet të trajtohen mirë, me kusht që të paguajnë xhizjen.”19

Ubade ibn es-Samit shënon këto tipare civilizuese të xhizjes në Islam, kur përshkruan pozitën islamike karshi el-Mukewkes, mbretit të koptëve:

“Ose do të pranoni Islamin... nëse ti dhe shokët tu pranoni këtë, do të arrini lumturinë si të kësaj jete, ashtu dhe të jetës tjetër dhe ne s’do t’ju luftojmë dhe kurrë s’do t’ju lëndojmë apo sulmojmë. Mirëpo, nëse refuzoni, duhet të paguani xhizjen. Na paguani xhizjen dhe ne do të pajtohemi rreth shumës që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët, që të mblidhet për çdo vit, derisa të jemi ne dhe ju. Kështu, ne do t’ju mbrojmë dhe do t’i luftojmë armiqtë tuaj apo ata që shkelin tokën tuaj, jetët dhe pasurinë, dhe ne do ta kryejmë këtë detyrë për sa kohë që ju të jeni dhimma jonë

17 Historia e et-Taberit (4/449). 18 Historia e et-Taberit (449/4) 19 Futûh el-Bildân e el-Belethri (128)

Page 11: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

11 MBUROJA.net

dhe për sa kohë që një marrëveshje të jetë detyruese për ne ndaj jush ...”20

Prapë, vërejmë se muslimani sakrifikon jetën e vet për të mbrojtur njerëzit e xhizjes dhe pasurinë e tyre - “Ne do t’ju mbrojmë.”

3. Zelli i muslimanëve për respektimin e marrëveshjes së dhimmes

Kalifët kishin frikë se mos muslimanët po i dëmtojnë të drejtat e njerëzve të dhimmes. Prandaj, ata rregullisht inspektonin marrjen e xhizjes. Et-Taberi shënon një rast të këtillë në Historinë e tij në kontekstin e fjalimit të Umerit me një delegacion nga një vend i dhimmive:”Umeri i tha delegacionit: ’A po ju keqtrajtojnë muslimanët apo a po jua shkelin të drejtat?’ Ata thanë: ’Ne s’kemi hasur në gjë tjetër pos respektit dhe trajtimit të mirë.’”21

Kur pranoi taksën e mbledhur, ai pyeti rreth burimit se mos kishte pasur zullum apo shtrëngim. Qe thënë se ai, Allahu qoftë i kënaqur me të: ”Pranoi një shumë të madhe parash nga xhizja dhe tha: ’Kam frikës se mos i keni detyruar njerëzit të paguajnë?’ Ata thanë: ’Jo, pasha Allahun, ne e morëm atë me dashje (nga ana e tyre) dhe pa kurrfarë armiqësie.’ Ai tha: ’Pa ndonjë fshikullim a kamxhik?’ Ata thanë: ’Po.’ Ai tha: ’Lavdi Allahut, i cili bëri të mos ndodhte një gjë e tillë nga unë dhe gjatë sundimit tim.’”22

Kur qe afër vdekjes, ai asnjëherë nuk e linte pa i këshilluar muslimanët për t’i mbrojtur dhe për t’u kujdesur ndaj njerëzve të dhimmes. Ai tha: ”Nëpërmjet kësaj, unë e këshilloj kalifin vijues që të jetë i mirë me njerëzit e dhimmes dhe të respektojë marrëveshjen me ta, si dhe të luftojë për ta dhe të mos i mbingarkojë me punë.”23

Aliu u shkroi taksambledhësve të tij:

”Nëse i mbërrin ata, mos u shit atyre teshë as në dimër e as në verë, dhe as mos u shit atyre ushqim apo ndonjë kafshë për të punuar me të, dhe kurrë mos godit me kamxhik ndonjë prej tyre

20 Futûh Misr we Akhberehe e Ibn Abdel-Hekem (68). 21 Historia e et-Taberi (503/2) 22 El-Mughni (290/9), Ahkâm Ehli-Dhimme (139/1). 23 Buhari (1392) në (1356/3).

Page 12: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

12 MBUROJA.net

për një dërhem, qoftë dhe një herë të vetme, dhe kurrë mos e bëj ndonjërin prej tyre të gjunjëzohet për t’u lutur për ndonjë dërhem, dhe asnjërit prej tyre kurrë mos i shit ndonjë gjë nga taksat. Allahu (سبحانھ و تعالى) na urdhëroi të marrim xhizje prej tyre me mirësi. Nëse nuk më dëgjoni, juve do t’ju bjerë ndëshkimi i Allahut e jo mua. Dhe, nëse më raportohet ndryshe, ju do të shkarkoheni nga detyra.”23F

24

El-Welid ibn Jezid i përzuri krishterët e Qipros nga frika se mund t’u ndihmonin romakëve. Por, Jezid ibn el-Welid i ktheu ata. Ismail ibn Ajash thotë lidhur me veprimin e el-Welidit: ”Muslimanët e konsideruan të tmerrshëm këtë veprim e, po ashtu, dhe juristët. Kur Jezid ibn el-Welid trashëgoi babanë e tij, ai i rivendosi ata. Muslimanët e miratuan një akt të tillë dhe e konsideruan të drejtë25.

Kur el-Welid ibn Abdel-Malik forcërisht mori Kishën e Gjonit nga të krishterët dhe ia aneksoi xhamisë, muslimanët këtë e konsideruan si një uzurpim. Kur Umer ibn AbdulAzizi e trashëgoi atë, të krishterët iu ankuan. Kështu, ai i shkroi taksambledhësit të tij që t’ua kthente atyre pjesët që ia kishin aneksuar xhamisë26.

4. Juristët islamikë rreth sigurisë dhe njohjes së të drejtave të njerëzve të dhimmes Ligji islamik ishte një pionier në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të dhimmes. Kjo pasqyrohet në mbajtjen e ritualeve të tyre dhe kishave. Ligji sheriatik ofron këtë në vijim: ”Çështja e dytë: Të drejtat që u takojnë atyre nga ana jonë, domethënë, që ata të qëndrojnë në vendet tona, përveç në Gadishullin Arabik, domethënë në Hixhaz e Jemen; për t’i siguruar jetët dhe pronat e tyre, dhe të mos dëmtohen kishat e tyre, vreshtat e derrat, për sa kohë që nuk i shfaqin këto.”27 Et-Tahawi shënon një konsensus të muslimanëve mbi lirinë e njerëzve të dhimmes për të ngrënë derrin dhe pirë verën apo gjëra të ngjashme që u janë lejuar në fenë e tyre. Ai thotë:

24 Taksat, 9. 25 Futûh el-Bildân (156). 26 Futûh el-Bildân (132). 27 Ligjet Kanonike (233).

Page 13: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

13 MBUROJA.net

“Ata njëzëri u pajtuan se imami, sunduesi, mund të mos i ndalojë njerëzit e dhimmes nga pirja e verës, ngrënia e derrit apo banimi në shtëpitë që ata i morën me pëlqim, kur njerëzit e tillë gjenden në një vend joislamik (në vendet ku ata përbëjnë shumicën).”28

Sheriati ruan jetën dhe pasurinë e dhimmiut. Ai, bile, kërkon dënim me vdekje për vrasjen e një dhimmiu. Gjatë sundimit të Aliut, një musliman u dënua me vdekje për vrasjen e një dhimmiu, por vëllai i dhimmiut u paraqit dhe zgjodhi shpërblesën në vend të vrasjes, kështu që Aliu i tha: ”A të kanë kërcënuar?” Ai tha: ”Jo, por unë zgjodha shpërblesën dhe nuk mendoj që vëllai do të më kthehet me vrasjen e një njeriu tjetër.” Kështu, Aliu e liroi vrasësin dhe tha: ”Ti e di më mirë që dhimmiu jonë trajtohet si njëri prej nesh sa i përket gjakut (jetës) dhe shpërblesës.”29 Në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së një dhimmiu, Sheriati nuk bën dallim mes pronës së një dhimmiu dhe pronës së një muslimani. Kështu, vjedhja e pronës së një dhimbu ndëshkohet me prerje dore, edhe nëse ajo është dorë e një muslimani. El-Kurtubi tha:

“Jeta e një dhimmiu është gjithmonë e pacenueshme, si jeta e muslimanit, meqë të dy janë bërë popull i Vendit Islamik (Dar el-Islam). Provë për këtë është se një dorë e një muslimani pritet, nëse ai vjedh një pasuri të dhimmiut. Prandaj, jeta e një dhimmiu, nëpërmjet analogjisë, do të ishte e pacenueshme sikurse jeta e një muslimani, meqë prona përfton pacenueshmërinë e vet nga pacenueshmëria e poseduesit të vet.”30

El-Mewerdi thotë:

“Dhe ai – imami – është i detyruar të sigurojë dy të drejta për ta: së pari, t’i shpëtojë dhe t’i kursejë jetët e tyre, dhe, së dyti, t’i

28 Dallimet e Juristëve (233) 29 Musnedi i Shafiut (344/1) 30 El-Xhami li Ahkâm el-Kurân (246/2)

Page 14: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

14 MBUROJA.net

mbrojë ata në mënyrë që ata sigurohen me anë të të kursyerit e tyre dhe të ruhen me anë të të qenët e tyre të mbrojtur.”31

En-Newewi tha:

“Ne duhet t’i kursejmë jetët e tyre dhe t’i kompensojmë për çfarëdo dëmi të shkaktuar nga ne ndaj jetëve dhe pasurive të tyre. Ne, po ashtu, jemi të përkushtuar t’i mbrojmë ata nga luftëtarët (që i sulmojnë) .”32

Juristët islamikë e kanë ritheksuar këtë koncept. Ibn el-Nexher el-Hanbeli thotë:

“Imami duhet të t’i mbrojë njerëzit e dhimmes, t’i zmbrapsë ata që i lëndojnë dhe t’i mbrojë nga ata që kërkojnë t’i dëmtojnë.”33

Kur gjenerali mongol Ketlushah invadoi Damaskun në pjesën e hershme të shekullit të tetë hixhrik dhe burgosi muslimanë si dhe dhimmij të krishterë e çifutë, Imam Ibn Tejmije shkoi tek ai me dijetarë të respektuar dhe kërkoi lirimin e të burgosurve. Gjenerali u pajtua vetëm për lirimin e muslimanëve. Shejhul-Islam pastaj u përgjigj:

“Të gjithë të burgosurit, përfshirë dhe çifutët e të krishterët që janë në dhimmen tonë, duhet të lirohen dhe ne kurrë s’do të lëmë ndonjë të burgosur me juve përfshirë këtu muslimanë e dhimij. Dhimmitë janë të barabartë me muslimanët sa u përket të drejtave dhe detyrave.”

Kështu, gjenerali mongol i liroi që të gjithë.34 El-Karafi citoi Imam Ibn Hazmin, i cili, sipas radhës, shënon një konsensus të pashembullt në këtë që vijon:

31 Ligjet e Sulltanit (143) 32 Shih Mughni el-Muhtâg (253/4) 33 Metelib Ouli el-Nuhe (602/2) 34 Mexhmu el-Fetawa (618-617/28)

Page 15: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

15 MBUROJA.net

“Ne jemi obliguar t’i luftojmë luftëtarët që kërkojnë me armë një dhimmi (për ta vrarë) dhe ne duhet të sakrifikojmë jetët tona në këtë qëllim, në mënyrë që të mbrojmë njerëzit e dhimmes së Allahut të plotfuqishëm dhe dhimmes së të Dërguarit të Tij, meqë dorëzimi i një dhimmiu pa rezistencë apo sakrifikim është një braktisje e marrëveshjes së dhimmes.”35

5. Shembuj të trajtimit të dhimmive nga ana e muslimanëve

Kur muslimanët u bënë të paaftë në respektimin e kushtit të mbrojtjes së dhimmive, ata ua kthyen paratë e xhizjes atyre për mosplotësimin e parakushtit të saj, dmth mbrojtjes.

Gjykatësi Ebu Jusuf citon në librin e tij “Taksat” si dhe në libra tjerë Mekhulin, i cili përcjell se Ebu Ubejdes i qenë raportuar një sërë lajmesh që tregonin për invadimin e trupave romake. Ebu Ubejde dhe muslimanët e konsideruan këtë situatë si të pamanovrueshme, kështu që Ebu Ubejde i shkroi secilit guvernator të qyteteve banorët e të cilëve pajtoheshin me muslimanët rreth xhizjes dhe i urdhëroi që t’i kthenin xhizjen dhe taksat. Ai i urdhëroi ata t’i informonin dhimitë për këtë në vijim:

“Me anë të kësaj, ne po jua kthejmë paratë, meqë jemi informuar për trupat që janë gati të na invadojnë ndërsa kushti mes nesh ka qenë që t’ju mbrojmë e ne s’mundemi tash ta bëjmë këtë, kështu që po jua kthejmë paratë që jua kemi marrë. Ne i përmbahemi marrëveshjes dhe ne do të respektojmë kushtin tonë, nëse Allahu na jep fitoren ndaj tyre.”36

Kur njerëzit e dhimmes morën pjesë në mbrojtjen e vendit të tyre, ata u liruan nga pagimi i xhizjes. Kështu veproi Mu’awijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) me Armenët. Historiani francez Lauren në librin e tij “Armenia mes Bizantit dhe Islamit” thotë:

“Armenët i mirëpriten muslimanët për t’i liruar nga sundimi shtypës i Bizantit. Ata, bile, bënë aleancë me muslimanët për t’i

35 El-Furûk (15-14/3) 36 Taksat (135); shih, po ashtu, Futûh el-Beldân e el-Belethri, dhe Futûh el-Shâm e Elethri

Page 16: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

16 MBUROJA.net

luftuar Khazarët. Arabët ua ruajtën Armenëve gjendjen tradicionale dhe marrëveshja qe bërë mes Mu’awijes në vitin 563 dhe komandantit Theodor Rakhtoni si dhe nga të gjithë bashkëkombësit e tij për sa kohë që ata ta dëshironin këtë. Shkurtimisht, marrëveshja ishte si në vijim: ’Ata do të lirohen nga xhizja për tri vjet. Pastaj, ata janë të lirë të zgjedhin shumën për të cilën mendojnë se është me vend. Ata, po ashtu, u morën vesh dhe e siguruan atë që, në vend të xhizjes, do të ofrojnë 15 mijë kalorës, dhe që kalifi të dërgonte nëpër fortesa e bastione të Armenisë cilindo emir apo komandant, kuaj apo gjykatës; dhe, nëse ata invadohen nga romakët, ai do t’u ofrojë ndihmën e nevojshme. Mu’awijeh, me anë të kësaj, e bën këtë marrëveshje para Allahut të plotfuqishëm.”37

E drejta e njerëzve të dhimmes nuk ndalet vetëm me mbrojtjen e tyre nga armiku i tyre, por, po ashtu, përfshin dhe mbrojtjen e tyre nga çfarëdo lëndimi që mund t’i bezdisë ata apo t’i bëjë ata të shqetësohen, qoftë dhe nëpërmjet të folurit. El-Kerafi tha:

”Marrëveshja dhimmije kërkon të drejtat për njerëzit e dhimmes që ne duhet t’i respektojmë, sepse ata janë nën mbrojtjen tonë dhe në komshillëkun tonë. Ata, po ashtu, janë në dhimmen tonë, në dhimmen e Allahut të plotfuqishëm dhe në dhimmen e të Dërguarit të Allahut e të Islamit. Kështu, nëse ndonjë person i sulmon ata, qoftë dhe nëpërmjet të folmes së keqe apo përgojimit, ai ka shkelur dhimmen e Allahut dhe dhimmen e të Dërguarit të Tij, si dhe dhimmen e Islamit.”38

Muslimanët, të udhëzuar nga feja e tyre, vazhduan dhënien e tyre të civilizuar, kur u transformuan nga marrës të xhizjes në dhënës të lëmoshës për të mbrojtur dhe mbajtur dhimmitë e varfër. Ibn Zengewejh përcolli se Umer ibn el-Khatab pa një dhimmi plak teksa lypte dhe i tha: ”Do të jemi të padrejtë, nëse pas kësaj moshe kërkojmë nga ti që të paguash xhizjen.” Pastaj ai u shkroi punëtorëve të tij dhe ua ndaloi atyre marrjen e xhizjes nga personat e shtyrë në moshë.39 Ai, po ashtu, urdhëroi: ”Uleni shumën e

37 Shih Futûh el-Beldân (211-210) 38 El-Furûk (14/3) 39 Prona (163/1)

Page 17: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

17 MBUROJA.net

xhizjes për njerëzit që s’mund ta paguajnë atë dhe jepuni lëmoshë atyre që s’janë në gjendje të paguajnë.”40 Kalifi Umer ibn AbdulAziz, po ashtu, i shkroi punonjësit të tij në Basra Udej ibn Erta’a: ”Nëse sheh se një dhimmi është plak, i dobët dhe i varfër, jepi atij (sadaka) nga Thesari shtetëror i muslimanëve.”41 Sidoqoftë, nëse një dhimmi që mund të paguajë xhizjen përmbahet nga pagimi, ai do të ndëshkohet pa e shkelur marrëveshjen me të. El-Kurtubi thotë:

“Është e lejueshme t’i ndëshkosh ata, nëse ata përmbahen nga pagimi ndërsa për këtë kanë mundësi. Mirëpo, ai që dëshmohet të jetë i paaftë për të paguar, nuk do të ndëshkohet. Sepse ai që s’është në gjendje të paguajë, lirohet nga pagimi, ndërsa të pasurit nuk janë të obliguar të paguajnë xhizjen për të varfrit.”42

Juristët muslimanë e kuptuan rëndësinë e marrëveshjes së dhimmes dhe seriozitetin e mosrespektimit të saj, dhe atë se kjo kurrë nuk prishet thjesht vetëm me mospagim. El-Keseru el-Hanefi thotë:

“Sa i përket pajtimit (marrëveshjes së dhimmes), ajo është obligim për ne në mënyrë që muslimanët s’bën ta prishin në asnjë mënyrë. Sa u përket dhimmive, ajo s’është e detyrueshme.”43

Dëshmi të historianëve perëndimorë

Një person mund të thotë: A i kanë kuptuar muslimanët këto parime madhështore? A e kanë respektuar ata dhimmen e pejgamberit të tyre përgjatë historisë? Në vijim do të sjellim tri dëshmi nga perëndimorët të cilët theksuan të vërtetën e zbatuar rregullisht në historinë tonë madhështore:

Welldiorant thotë:

40 Historia e Qytetit të Damaskut (178/1). 41 Prona (170/1). 42 El-Xhami li Ahkâm el-Kurân 74-73/8. 43 Beda’i es-Sana’i (112/7).

Page 18: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

18 MBUROJA.net

“Njerëzit e dhimmes: të krishterët, zaradishtët, çifutët dhe sabianët gëzonin një shkallë tolerance gjatë sundimit Umejed që kurrë s’mund të asimilohet në vendet e krishtera sot. Ata ishin të lirë t’i zbatonin ritualet e veta. Ata i mirëmbanin kishat e tyre dhe sinagogat, dhe obligimi i vetëm ishte se ata duheshin të mbartnin një ngjyrë të veçantë dhe të paguanin taksën për secilin person në proporcion me të ardhurat e tij. Kjo shumë shtrihej mes 2 dhe katër dinarëve, dhe u ngarkohej vetëm jomuslimanëve që ishin të aftë për luftë. Kurse, priftërinjtë, gratë, fëmijët, skllevërit, të moshuarit, të paaftit, të verbrit dhe të varfrit qenë liruar nga kjo taksë; në vend të kësaj, dhimmitë u liruan nga shërbimi ushtarak. Ata, po ashtu, u liruan nga dhënia e zekatit, që është 2.5% e të ardhurave vjetore, dhe qeveria ishte e detyruar t’i mbronte ata.”44

Adam Mitz në librin e tij The Islamic Civilization thotë:

“Secili nga dhimmitë e paguante xhizjen në proporcion me të ardhurat që kishte. Xhizja ishte e ngjashme me taksën e mbrojtjes kombëtare, pasi ajo paguhej vetëm nga burrat e aftë për luftë ndërsa të paaftët, priftërinjtë e kleri u liruan, përveç nëse kishin pasuri.”45

Thomas Arnold në The Preaching of Islam thotë:

“Qëllimi i ngarkimit të kësaj takse të krishterëve, siç theksohet nga disa hulumtues, nuk ishte një formë ndëshkimi për mospranimin e Islamit. Ata e përdornin atë në dhimmitë e mbetur, dmth qytetarët jomuslimanë të shtetit islamik besimet e të cilëve i parandaluan t’i bashkëngjiteshin shërbimit ushtarak, në vend të mbrojtjes së sigurt të tyre nga shpata muslimane.”46

Kështu, nëpërmjet dëshmimit historik të jomuslimanëve objektiv, Islami qartazi pastrohet nga akuzat e ngarkuara atij nga të padrejtit dhe joobjektivët.

Në fund, e lus Allahun (سبحانھ و تعالى) të na e lehtësojë dhe të na japë mundësinë ta kuptojmë njëri-tjetrin sa i përket çështjeve të diskutueshme, meqë Allahu i plotfuqishëm ka mundësi për gjithçka,

44 Historia e Civilizimit (131/12) 45 Civilizimi Islamik (96/1) 46 Predikimi Islamik.

Page 19: Xhizja në Islammburoja.net/PDF_files/d348eaba-6a3e-435d-ae5e-d84919d83852.pdf · Islami nuk ishte feja e parë që caktoi xhizjen, dhe muslimanët nuk ishin populli i parë që ua

19 MBUROJA.net

dhe Allahu e mëshiroftë pejgamberin tonë Muhamed ملسو هيلع هللا ىلص dhe të gjithë Sahabët e tij.