€¦ · futbolli shqiptar dështoi në europa league, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk...

24
Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani u eliminua në Champions. Shorti i vështirë që patën në këtë raund i justifikon, por ajo që po ndodh me futbollin... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 21 Korrik 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Luan KURTI Dorëheqja e Haradinajt dhe paralelet opozitare me Edi Ramën Pse SHBA vlerësojnë dorëheqjen e Haradinajt? Opozita, komedi e një nate vere! Reforma në drejtësi gati të japë efekt, ngrihet godina për KLGJ dhe KLP, ja çfarë parashikon kapitulli 24 për shfarosjen e korrupsionit Serwer deklaron se pas çështjes së Haradinajt është SHBA, bien shpresat e Metës dhe Berishës, Kosovë-Serbi drejt marrëveshjes Skandali me “Veneto Banka”, ja si papërgjegjshmëria e Gent Sejkos la në mëshirë të fatit pasuritë e lëna kolateral nga kreditorët Të dhënat e SHBA, ja si rreth 3 mijë rusë morën në kontroll qeverinë e Tiranës, Hoxha ekzekutoi mijëra persona deri në vitin 1950 Faqe 7 Mazhoranca i është kundër përgjigjur Presi- dentit Ilir Meta, pas kthimeve të një pas njëshme që ai iu bëri ligjeve të qeverisë. Gazeta ka siguruar Rregulloren e re të Kuvendit, ku janë ndryshuar afatet kohore sa i takon shqyrtimeve të dekreteve të kthyera nga kreu i shtetit. Kështu, në rregulloren e vjetër, më konkretisht në nenin 86... Mazhoranca i përgjigjet Metës pas kthimit të ligjeve, shkurton afatet e rrëzimit të dekreteve, ja procedurat e reja që do ndiqen Zbardhet rregullorja e plotë, ja si thjeshtohen procedurat për arrestimin e deputetëve, shkurtohen afatet dhe hiqet roli i kryeprokurorit Faqe 20 Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekreti i Metës, përplasja mes Presi- dentit dhe qeverisë dhe aksionit opozitar. Gjatë një interviste për gazetën“Sot”, kreu i LZHK deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë... AGIM CANAJ: Futbollit i duhet revolucion sportiv, t’u jepet fund praktikave diletante Përballë problemeve, që janë në aktivitetin artistik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë mbështetjen te institucionet në vend. Sipas tyre, është një situatë kur ndjehen të pastimuluar për aktivitetin me krijimtarinë në art. Piktori i njohur Adrian Devolli, një nga zërat kritik ndaj institucioneve për probleme të... ADRIAN DEVOLLI: Ministria e Kulturës dhe GKA si zyrat e Gestapos, mungon klima artistike në vend Dashamir Shehi: S’mund të mbahen 3 palë zgjedhje më 13 tetor, në Parlament nuk ka opozitë, por një super mazhorancë Zbulohet lista me 61 emrat që dalin para vetingut gjatë vjeshtës, nga anëtarët e Krimeve të Rënda, te prokurorët e Tiranës CEZ dhe DIA, dy dosjet që fundosin Metën dhe Berishën, të parat që kalojnë në SPAK Faqe 2-4 Procesi i vetingut pritet të ecë me ritme të shpejta edhe gjatë muajit gusht dhe stinës së vjeshtës. Deri më tani, fokusi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë te kandidatët për SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese, duke bërë që disa emra që janë shortuar që në fillim të këtij viti të shtyhen për në vjeshtë. Gazeta ka siguruar listën, e cila përbëhet nga emra të njohur të sistemit të drejtësisë... Faqe 9 Dalin në dritë të tjera skandale sa i takon falimentimit të “Veneto Banka”. Kjo bankë u shit për një euro te “Intesa Sanpaolo Bank”, por duke marrë më qafë si punonjësit e saj, ashtu dhe klientët. Pranë“Veneto”ka... Amerikanët kanë treguar se si Rusia mori në dorë qeverinë shqiptare gjatë regjimit komunist. Sipas disa shkrimeve të“NewYork Times”, mbi 3 mijë zyrtarë dhe ushtarakë erdhën nga BRSS në Tiranë dhe... Faqe 6 Faqe 10 Faqe 12 Faqe 5 Faqe 18

Upload: others

Post on 16-Oct-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani u eliminua në Champions. Shorti i vështirë që patën në këtë raund i justifikon, por ajo që po ndodh me futbollin...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 21 Korrik 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Luan KURTI

Dorëheqja e Haradinajt dhe paralelet opozitare

me Edi Ramën

Pse SHBA vlerësojnë dorëheqjen e Haradinajt?

Opozita, komedi e një nate vere!

Reforma në drejtësi gati të japë efekt, ngrihet godina për KLGJ dhe KLP, ja çfarë parashikon kapitulli 24 për shfarosjen e korrupsionit

Serwer deklaron se pas çështjes së Haradinajt është SHBA, bien shpresat e Metës dhe Berishës, Kosovë-Serbi drejt marrëveshjes

Skandali me “Veneto Banka”, ja si papërgjegjshmëria e Gent Sejkos

la në mëshirë të fatit pasuritë e lëna kolateral nga kreditorët

Të dhënat e SHBA, ja si rreth 3 mijë rusë morën në kontroll qeverinë e Tiranës, Hoxha ekzekutoi mijëra

persona deri në vitin 1950

Faqe 7

Mazhoranca i është kundër përgjigjur Presi-dentit Ilir Meta, pas kthimeve të një pas njëshme që ai iu bëri ligjeve të qeverisë. Gazeta ka siguruar Rregulloren e re të Kuvendit, ku janë ndryshuar afatet kohore sa i takon shqyrtimeve të dekreteve të kthyera nga kreu i shtetit. Kështu, në rregulloren e vjetër, më konkretisht në nenin 86...

Mazhoranca i përgjigjet Metës pas kthimit të ligjeve, shkurton afatet e rrëzimit të

dekreteve, ja procedurat e reja që do ndiqen

Zbardhet rregullorja e plotë, ja si thjeshtohen procedurat për

arrestimin e deputetëve, shkurtohen afatet dhe hiqet roli i kryeprokurorit

Faqe 20

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekreti i Metës, përplasja mes Presi-dentit dhe qeverisë dhe aksionit opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, kreu i LZHK deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë...

AGIM CANAJ: Futbollit i duhet revolucion

sportiv, t’u jepet fund praktikave diletante

Përballë problemeve, që janë në aktivitetin artistik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë mbështetjen te institucionet në vend. Sipas tyre, është një situatë kur ndjehen të pastimuluar për aktivitetin me krijimtarinë në art. Piktori i njohur Adrian Devolli, një nga zërat kritik ndaj institucioneve për probleme të...

ADRIAN DEVOLLI: Ministria e Kulturës dhe GKA si zyrat e Gestapos, mungon

klima artistike në vend

Dashamir Shehi: S’mund të mbahen 3 palë zgjedhje më 13 tetor, në Parlament

nuk ka opozitë, por një super mazhorancë

Zbulohet lista me 61 emrat që dalin para vetingut gjatë vjeshtës, nga anëtarët

e Krimeve të Rënda, te prokurorët e Tiranës

CEZ dhe DIA, dy dosjet që fundosin Metën dhe Berishën, të parat që kalojnë në SPAK

Faqe 2-4

Procesi i vetingut pritet të ecë me ritme të shpejta edhe gjatë muajit gusht dhe stinës së vjeshtës. Deri më tani, fokusi i Komisionit të

Pavarur të Kualifikimit ka qenë te kandidatët për SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese, duke bërë që disa emra që janë shortuar që në fillim

të këtij viti të shtyhen për në vjeshtë. Gazeta ka siguruar listën, e cila përbëhet nga emra të njohur të sistemit të drejtësisë...

Faqe 9

Dalin në dritë të tjera skandale sa i takon falimentimit të “Veneto Banka”. Kjo bankë u shit për një euro te “Intesa Sanpaolo Bank”, por duke marrë më qafë si punonjësit e saj, ashtu dhe klientët. Pranë “Veneto” ka...

Amerikanët kanë treguar se si Rusia mori në dorë qeverinë shqiptare gjatë regjimit komunist. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, mbi 3 mijë zyrtarë dhe ushtarakë erdhën nga BRSS në Tiranë dhe...

Faqe 6

Faqe 10Faqe 12

Faqe 5

Faqe 18

Page 2: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

2 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kryetari ia dërgon kërk-esën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin

2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregullor-en, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të për-faqësohet me mbrojtës ligjor

3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 (dy javëve), harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kon-trollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve

Rregullorja e re, nenin 69 që rregullon nenin 118

1. Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale

2. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjith-shëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet sho-qëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin

3. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autor-izimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Shtuar pika 1/1 dhe ndryshuar pikat 1 dhe 4 me vendimin e Kuvendit nr. 88, datë 24.2.2011 Këshilli për Rregullor-en, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës

4. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autor-izimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve

JA ÇFARË THOTË NENI 118 I RREGULLORES SË VJETËR

Rregullorja e re e Kuvendit, ja si do të sigurohet salla e seancave plenare dhe roli që kanë oficerët e Gardës

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë më “han me dy porta”. Pak kohë më parë politika u përfshi në një debat, pasi disa seance plenare degjeneruan në dhunë verbale por edhe fizike. Protagonistët ishin ish-deputetët e Partisë Demokratike, të cilët në disa raste dhunuan kryeministrin Edi Rama duke e gjuajtur me vezë, bojë, miell, etj. Ndërkohë që, në disa raste kur ish-deputetët e opozitës bllokuan dhe u desh ndërhyrja e oficerëve të Gardës për të qetësuar situatën. Por situata duket se tani ka ndryshuar. Parlamenti Shqipërisë ka miratuar të enjten që lamë pas Rregulloren

e re të Kuvendit, e cila ka forcuar masat për sigurinë e godinës. Kështu, në Rregulloren e re të Kuvendit Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, prokurori dhe ambasadorët për-jashtohen nga kontrolli fizik. Ndërkohë që, nuk përjashtohen nga kontrolli deputetët dhe personat e dyshuar se mund të përbëjnë rrezik për jetën e zyrtarëve të lartë dhe ligjvënësit. “Shërbimi i Sigurisë në Kuvend siguron kon-trollin e hyrje daljeve të të gjithë personave në mjediset e Kuvendit. Kur dyshohet se personi mban armë, lëndë plasëse, sende të dëmshme ose materiale të papërshtatshme të cilat mund

të pengojnë zhvillimin e veprimtarisë parlam-entare ai kontrollohet edhe fizikisht. Në rastet kur personi nuk pranon të kontrollohet, Shër-bimi i Sigurisë ndalon hyrjen e tij në mjediset e Kuvendit dhe vepron sipas legjislacionit në fuqi. Përjashtohen nga kontrolli Presidenti i Repub-likës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, ambasadorët e akredituar në Republikën e Shqipërisë apo me status të barabartë me ta; Shërbimi i Sigurisë në Kuvend për anën administrative, financiare dhe të përgatitjes profesionale bën pjesë në Gardën

e Republikës”, thuhet në rregullore. Po ashtu, ndryshimet me Rregulloren e re do të prekin dhe punonjësit e Gardës. Sipas saj, për të sig-uruar qetësinë në të gjitha mjediset e Kuvendit shërbimi i Sigurisë në mjediset e Kuvendit është i armatosur, ndërsa në sallën e seancave plenare është i paarmatosur. “Për të siguruar rendin dhe qetësinë në të gjitha mjediset e Kuvendit, funk-sionon Shërbimi i Sigurisë në Kuvend. Shërbimi i Sigurisë në mjediset e Kuvendit është i armatosur, ndërsa në sallën e zhvillimit të seancave plenare ose mbledhjeve të organeve të Kuvendit është i paarmatosur”, thuhet në rregullore.

Të drejtën për të kërkuar arrestimin e një deputeti e ka edhe një prokuror i thjeshtë i SPAK

Zbardhet rregullorja e plotë, ja si thjeshtohen procedurat për arrestimin e deputetëve,

shkurtohen afatet dhe hiqet roli i kryeprokuroritRigels SELIMAN

Zbardhen procedurat e plota që do të ndiqen për arres-timin e deputetëve dhe min-istrave. Të enjten Kuvendi

i Shqipërisë miratoi ndryshimet e rregullores, duke sjellë mjaft surpriza. Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, kjo rregullore u mbajt hermetike, por tashmë që u miratua kanë dalë në pah ndryshimet. Por neni më i debatuar është nenin 69, i cili ndryshon nenin 118 dhe që ka lidhje me arrestimin e deputetëve dhe ministrave, të cilët tanimë nuk kanë më imunitet dhe mund të het-ohen lehtësisht nga organi i akuzës. Kështu, në nenin 69 thuhet se proce-dura që do të ndiqet për arrestimin e zyrtarëve të sipër përmendur nuk do të jetë më 4 javë sikundër ishte në rregulloren e vjetër, por 2 javë. Pra, nëse prokuroria i drejtohet Kuvendi, duke i kërkuar dhënien e autorizimit për të arrestuar deputetin ose minis-trin mbi të cilët rëndojnë akuza, nuk duhet të presin më 4 javë për ta marrë autorizimin por 2 javë. “Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 (dy javëve), harton një raport për në se-ancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërn-dahet deputetëve; Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imu-nitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shp-jegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve”, thuhet në rregullore.

Hiqet roli i kryeprokuroritPor një tjetër fakt interesant është

se me miratimin e Rregullores së re të Kuvendit, atributin për të kërkuar arrestimin e një deputeti ose ministri nuk e ka më kryeprokurori por këtë të

Anti-korrupsion, e cila njihet ndryshe me emrin SPAK. Kështu, në nenin 69 të rregullores thuhet se i është hequr e drejta kryeprokurorit për të kërkuar arrestimin e deputetit, por këtë mund ta kërkojë edhe një prokuror i thjeshtë, që në rastin konkret do jetë prokuror i SPAK. Pra, neni 69 ndryshon nenin 118 të rregullores së vjetër, në të cilën thu-het se arrestimin e deputeti e kërkon vetëm kryeprokurori. Ndërkohë që, situata tani ka ndryshuar. Thënë më troç nëse një prokuror i SPAK e shikon të arsyeshme të kërkojë arrestimin e deputetit ai mund ta bëjë në çdo kohë, duke kërkuar autorizim nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. “Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien

e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni depu-tetin. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rreg-ulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës”, thuhet në Rregulloren e re të Kuvendit.

drejtë e gëzon edhe prokurori. Me lig-jin e ri të reformës në drejtësi të drejtën për të hetuar zyrtarët e lartë, sikundër janë ministrat, Presidenti, kryeministri apo deputeti e ka Prokuroria Speciale

Ja procedurat për kufizimet e deputetëve

1. Kufizimet e përcaktuara në këtë nen fillojnë ditën që deputeti shpallet i zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ose në rast ankimi, nga gjykata kompetente. Deputeti merr të gjitha masat për të shmangur çdo situatë papa-jtueshmërie ose konflikti interesi që mund të lindë në momentin e fillimit të mandatit parlam-entar dhe gjatë gjithë kohës që ai vazhdon. Deputeti ndërmerr veprimet konkrete jo më vonë se momenti i shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kohë në të cilën mundësohet siguria dhe qartësia te deputeti për të ardhurat e tij financiare.

2. Për çdo shkelje të kufizimeve të këtij neni, çështja dërgohet pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi, nëpërmjet Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Im-unitetet, verifikon nëse mocioni i paraqitur plotëson kërkesat juridiko-formale, siç janë numri i anëtarëve nënshkrues, ekzistenca e dokumentacionit dhe provave që mbështesin mocionin e paraqitur, verifikon momentin e marrjes së mandatit nga deputeti, verifikon nëse mocioni plotëson kriteret kushtetuese të parashikuara në pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, si dhe kujdeset për respektimin e procedurës parlam-entare për votimin e mocionit në seancë plenare, në përputhje me parashikimet e Rregullores së tij.

3. Kuvendi nuk vë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk ia nënshtron atë debatit parla-mentar, pasi nuk i hyn themelit të çështjes për të vlerësuar nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij.

4. Vlerësimi i meritës së çështjes, nëse me veprimet e tij deputeti ka shkelur ndalimin kushtetues të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, me pasojë konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese.”

Page 3: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Aferat e CEZ dhe DIA, dy dosjet që pritet të fundosin Ilir Metën dhe Sali Berishën,

ndër të parat që kalojnë në SPAK

Ja si do të kalojnë te SPAK dy dosjet më abuzive

Romeo Kara: Ligjvënësit duan t’i vënë kapak kasaphanës 30 vjeçare, të ndëshkohen gjyqtarët e ngelur në veting

Juristi Romeo Kara ka kërkuar që të ketë ndëshkime për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se nuk mundet që gjyqtarët e prokurorët që kanë bërë batërdi me vendimet t’ia hedhin paq. “Çdo të bëhet me viktimat e kësaj drejtësie që po rrezohet nga vetingu? Më saktë, çfarë do të bëhet me vendimet e padrejta gjyqësore? Jo rastësisht, ligjvënësit tanë, të përf-shirë totalisht në masakrën e drejtësisë, kanë hequr së fundi nga Kodi Penal si vepër penale,

vendimet e padrejta gjyqësore. Jo rastësisht, figurat e diskretituar të këtij sistemi drejtësie, që e dinë se do të dalin jashtë sistemit pasi nuk e kalojnë dot vettingun, po japin për llogari meskine të tyre si dhe për llogari të padronëve të tyre, vendime tërësisht antiligjore, përtej çdo logjike juridike dhe njerëzore”, ka thënë Kara. Sipas juristit Kara, ligjvënësit, duan t’i vënë një kapak padrejtësie kësaj kasaphane 30 vjeçare me dënime të padrejta. “Drejtësia si nocion nuk e pranon që t’i të dënosh njeriun e

padrejtë por të injorosh padrejtësinë, për më tepër një padrejtësi që ka ardhur nëpërmjet një vendimi gjyqësor të padrejtë dhe qe ka prodhuar dhe prodhon padrejtësi dhe pasiguri juridike. Patjetër që krahas këtij vetingu, du-het që me masa ligjore të jashtëzakonshme të luftohet çdo padrejtësi e ardhur nga vendimet e padrejta gjyqësore. Minimumi, duhet që vik-timave tu jepet e drejta e rigjykimit, edhe nëse kanë kaluar tre shkallet e gjykimit. Pamë dhe po shohim se, gjyqtare te të tre shkalleve te gj-

ykimit nuk arrijnë dot të justifikojnë pasurinë e tyre, prandaj le ti japim njerëzve atë çfarë është e shenjte: të drejtën e një gjykimi të drejtë”, tha ai. Sipas Romeo Kara pa u dënuar dhe pa u bërë nul vendimet e padrejta gjyqësore, vetingu është vetëm një tallje dhe hipokrizi kriminale. “Të gjithë jemi viktima të vendimeve të padrejta, prandaj të gjithë aspirojmë për drejtësi. Me përjashtimin e një gjyqtari nga organet e vetin-gut, automatikisht çdokush ka të drejtë morale të kontestojë vendimet e tij gjyqësore”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Ora e të vërtetë për këdo që ka përdorur pushtetin vetëm për tu pasuruar duket se po afron. Shqipëria ka 28 vite

që ka dalë nga sistemi komunist, por deri më sot ka pasur pa fund skandale korrupsioni, abuzimi ose përvetësimi, por asnjë emër i njohur nuk ka shkuar në prokurori të japë llogari. Emrat që janë kallëzuar kanë qenë të shumtë, por sistemi i korruptuar gjyqësor ka bërë që të gjithë të dalin pa lagur. Por nga dita në ditë po tregohen fakte se reforma në drejtësi do nisë të japë efekt. Shumë emra janë treguar skeptikë dhe po e sulmojnë, pasi gjatë 3 viteve që u bënë ndryshimet kushtetuese, vetëm vetingu ka avancuar. Por SPAK, do të jetë in-stitucioni që do shkaktojë dhimbje koke në të gjitha kategoritë e pushtetarëve. Si për çudi, teksa na ndajnë shumë pak kohë nga përzgjedhja e prokurorëve të Prokurorisë Speciale, presidenti Ilir Meta ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj reformës në drejtësi. Po ashtu LSI dhe Kryemadhi po bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa Berisha nuk mbetet pas. Ndër-kohë Lulzim Basha ka deklaruar se kur të vijë në pushet do i dërgojë të gjithë të korruptuarit pas hekurave. Pyetja që sht-rohet është kush rrezikohet nga SPAK? Sigurisht që të gjithë janë të rrezikuar. Si majtas si djathtas askush nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij. Herët apo vonë të gjithë duhet të tregojnë se nuk kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve. Ai që e ka bërë duhet të vuajë pasojat. Por nëse i referohemi anës ligjore, më të rrezikuar janë padyshim ata që kanë çështje të hapura. Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë deklaroi se nuk i trem-bet fare reformës në drejtësi. Nga ana tjetër Monika Kryemadhi u shpreh në një studio se Meta është i pastër, pasi po të kishte diçka të paligjshme do e kishin futur në burg që në kohën e Nanos. Por a ka diçka që i rrezikon pozitat presiden-tit? Videoja e famshme Meta-Prifti është kapitull i mbyllur, pasi është gjykuar një herë. Por një çështje që rrezikon atë dhe ish-kryeministrin Berisha, është ajo e aferave të CEZ.

Skandalet me CEZ dhe DIASipas ligjit, në momentin që do të

ngrihet Prokuroria e Posaçme Antikor-rupsion, të gjitha dosjet që janë nën het-im nga Krimet e Rënda dhe prokuroritë e tjera, që kanë të bëjnë me zyrtarë dhe krimin e organizuar do të duhet të ka-

lojnë aty. Meta e Berisha kanë dy dosje të hapura, të cilat nëse hetohen si duhet, mund t’u rrezikojnë seriozisht pozitat. Njëra dosje ka të bëjë me privatizimin e ish-OSSH nga CEZ Shpërndarje, ndërsa tjetra ka të bëjë me marrëvesh-jen CEZ-DIA për të mbledhur borxhet e energjisë elektrike. Sa i takon dosjes së parë, padia është bërë nga Kuvendi dhe juristi Romeo Kara për 21 persona, mes të cilëve ish-kryeministri Berisha dhe djali i tij, por dhe disa ish-ministra. Kjo dosje po hetohet nga Prokuroria e Ti-ranës dhe pretendimet janë se kemi një abuzim prej 414 milionë euro. Te dosja e dytë padia është bërë nga Romeo Kara dhe janë paditur 7 perona, mes të cilëve ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Meta. Kjo po hetohet nga Krimet e Rën-da. Pak ditë më parë Kara denoncoi se si një prokurore që kandidon për SPAK ka amnistuar presidentin e ish-kryem-inistrin. Gazeta u interesua pranë dy

JA DISA NGA PROVAT PËR AFERËN E CEZ

1. Letër nga Clifford Chance drejtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014

2. E-mail nga Nuel Kalaj drejtu-ar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.

3. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.

4. E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”.

5. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Al-banie-priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.

6. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “World Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;

7. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për projekt-vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së ak-sioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet inves-titorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;

8. Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e Zv.Ministrit të Min-istrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”;

9. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekon-omisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

10. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekono-misë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;

11. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e Zv. Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e titullit të pronësisë”.

12. Shkresa Nr. 6466 Prot, datë 08.07.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Për përshpejtimin e procedurave të regjistrimit të pasurive të palua-jtshme të OSSH” Sh.A”.

prokurorive dhe mësoi se të dyja çështjet figurojnë në hetim. Pra nuk ka asnjë vendim gjyqësor pushimi, pasi tani është gjykata që vendos pushimin e hetimeve. Madje dosja e parë ka avancuar nd-jeshëm, pasi janë thirrur disa persona për t’u pyetur. Por dosja e dytë ka mbetur e hapur, pa kryer hetime. Kara akuzon Metën dhe Berishën se i kanë shkaktuar shtetit 39 milionë euro dëme nga pakti me DIA. Administratori i kësaj të fundit sot është në burg. Por prokuroria deri

më tani ka heshtur edhe pse ka shumë prova të rëndësishme. Por me ngritjen e SPAK, Prokuroria e Tiranës dhe Krimet e Rënda janë të detyruara t’i kalojnë aty. Edhe pse janë të njëjtët prokurorë, falë presionit amerikan pritet që këto dosje të shihen më me vëmendje. Pra, ndonëse pretendohet se Berisha, Meta e shumë të tjerë nuk kanë kryer asnjë shkelje ligji dhe nuk ka se çfarë u bën SPAK, mjafton të zbardhen këto dy dosje dhe aty do kuptohet roli i SPAK.

1. Sali Berisha, ish-kryeministër; 2. Nuel Kalaj, ndërmjetës i privat-

izimit të OSSH, i cili dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta parash në shuma të mëdha;

3. Genc Ruli, ish ministër në Minis-trinë e Energjisë;

4. Neritan Alibali, ish-zv/ministër; 5. Enno Bozdo, ish-zv/ ministër në

Ministrinë e energjisë; 6. Mimoza Vokshi, ish drejtoreshë e

Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Energjisë;

7. Ridvan Bode, ish-ministër i Fi-nancave;

8. Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Sali Berishës;

9. Florion Mima, ish-ministër i Ekono-

misë; anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe anëtarë të grupit të nego-cimit të marrëveshjes, të cilët dyshohet se kanë kryer verime dhe mosveprime në përmbushje të detyrave funksionale;

10. Shkëlzen Berisha, person ndërmjetës në privatizimin e OSSH;

11. Josef Ejsek, ish-drejtori i OSSH, më pas CEZ Shpërndarje.

ZYRTARËT E KALLËZUAR PËR AFERËN E CEZ

1. Ilir Meta, Presidenti Republikës së Shqipërisë 2. Sali Berisha, ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 3. Kastriot Ismailaj administrator i DIA4. Martin Roman, ish Drejtor Ekzekutiv i CEZ Group 5. Tomas Pleskash, zv/kryetar i Bordit te Drejtoreve të CEZ-Group 6. Jozef Hejsek, ish kryetari Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarje 7. Bujar Nepravishta, ish-kryetar i Entit Rregullator të Energjisë

personat e kallëzuar për dosjen CEZ-DIA 7

Page 4: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

4 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit. Progres është bërë sidomos me miratimin e planit të ri të veprimit 2018-20 për zbatimin e Strategjisë Ndërsektori-ale kundër Korrupsionit; ndryshimet në Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive; me miratimin e ligjit për Prokurimin Publik dhe miratimin e Kodit të Sjelljes për anëtarët e Parlamentit. Megjithëse verifikimi i anëtarëve të gjyqësorit është një proces në vazhdimësi,

përparimi në këtë fushë është i rëndësishëm për të vlerësuar rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Pritet edhe përmirësi-mi i ligjit për financimin e partive politike, Kodit Zgjedhor dhe Ligjit mbi Konfliktin e Interesit. Krijimi i një Task Forca kundër Korrupsionit ka rritur proaktivitetin e hetimeve administrative dhe tashmë po prodhon rezultatet e saj të para konkrete”, thuhet në progres-raportin e Komi-sionit Evropian për Shqipërinë.

Shqipëria progres në luftën antikorrupsion

Në progres-raportin e KE një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe situatës politike në vend. Aty përmendet bojkoti i vazhdueshëm i opozitës gjatë 2018 si edhe djegia e mandateve. Në këtë aspekt, BE i “tërheq veshin” opozitës sepse e akuzon se përmes sjelljes së saj ka ndikuar negativisht në punën e Parlamentit. “Aktiviteti parlamentar u prek nga një bojkot i zgjatur nga opozita, i cili filloi në shtator 2018. Në shkurt të vitit 2019, me përjashtime

shumë të kufizuara, deputetët nga partitë opozitare dorëzuan mandatet e tyre. Procesi i zëvendësimeve të tyre përmes KQZ-së është në vazhdim. Bojkoti i përsëritur i opozitës ka ndikuar negativisht në punën e Kuvendit. Që nga shtatori 2018, opozita mori pjesë në shumë pak aktivitete parlamentare, kryesisht u arrit konsensusi vetëm për një numër të kufizuar ligjesh (8). Kjo ka çuar në vonesa në miratimin e reformës zgjedhore”, theksohet në raport.

Ja mendimi i KE për krizën politik

Gjonaj “shkund” vartësit në Kukës, ultimatum të zgjidhin problemet e qytetarëve brenda 30 korrikut

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkun-dur dje strukturat në varësi të saj në Kukës. Fill pasi bëri një analizë të hollësishme mbi gjendjen aktuale të zyrave rajonale të përmbarimit, si dhe zyrat e Shërbimit të Provës në Kukës dhe Tropojë, Gjonaj nënvizoi një sërë problematikash që ka konstatuar duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve. Me një gjuhë mjaft kritike, ministrja ka treguar disa nga shqetësimet që i vijnë nga banorët e zonës, ku nisur edhe nga to, u shpreh se “brenda datës 30 korrik ju do të keni treguesit

e punës për planin që duhet të realizoni për shër-bimet ndaj qytetarëve. “Nëse deri më 30 tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra. Ka një ngadalësi veprimesh sidomos në shërbimet përmbarimore që duhet të ofrohen nga zyrat e Përmbarimit Shtetëror. E di që ka edhe arritje pozitive apo përmirësime të ndjeshme, por nëse në sektorë të tjerë po ecim mirë, ne s’mundet kurrsesi që të vazhdojmë të qëndrojë në këtë nivel

në shërbimin përmbarimor me impaktin që përc-jell te qytetarët”, tha ajo. Përpos vlerësimeve që ka bërë lidhur me angazhimin në fushatën elektorale të 30 Qershorit, në fjalën e saj, ministrja Gjonaj i ka bërë thirrje drejtuesve socialistë në qark që të tregojnë kujdes ndaj qytetarëve për të mos zh-gënjyer besimin e tyre. “Në kuadër të vizitave që ministrat bëjnë në qarqe, më vjen mirë që gjendem sërish në Kukës. Është për t’u lavdëruar fakti që ky qark ka pasur një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pavarësisht retorikave politike dhe të shkuarës si një bashki e djathtë, kjo e bën një

rezultat akoma edhe më të mirë. Edhe pse me probleme ekonomike prej dekadash, qytetarët e tre bashkive të qarkut përsëri i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre. Këtë besim me votë, duhet t’ua shpërblejmë duke punuar pa ndasi për të gjithë. Unë besoj se të gjitha çështjet, sidomos ato të karakterit ekono-mik,do të kenë një zgjidhje afatgjatë me politikat që kryetarët e bashkive do të ndërmarrin, duke vendosur theksin te profesionalizmi i shërbimit që do tu ofrohet qytetarëve, turizmi dhe rritja e vendeve të reja të punës”, nënvizoi ajo.

Kliti TOPALLI

Reforma në drejtësi pritet që shumë shpejt të japë efektet e shumëkërkuara. Të hënën shënohet 3-vjetori i ndryshimeve kus-htetuese dhe këtë vit pritet që të jetë gati

gjithçka. Deri më tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor kanë pasur shumë vështirësi me am-bientet dhe infrastrukturën. Të dyja këto institucione përdorin godinën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke krijuar jo pak vështirësi. Por gjithçka do marrë fund nga nesër. Të hënën inaugurohet godina e re, ku do të jenë zyrat e KLGJ dhe KLP. Bëhet fjalë për godinën e ngritur për Shkollën e Avokatisë te zona e ish-fushës së aviacionit, e cila me një vendim qeveria ka kaluar në dispozicion të organeve të reja të drejtësisë. Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë të hënën do të jenë e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistraturës. Përveç kësaj, qeveria ka nisur përgatitjet dhe për luftën kundër korrupsionit. Gazeta publikoi një ditë më parë një status të zv/ministres Romina Kuko, e cila tha se ka filluar procesi për kapitullin 24 që ka të bëjë me drejtësinë. “Ministria e Brendshme, si institucioni lider për Kapitullin 24, më këmbë për për-gatitjen e plotë vis a vis të procesit Screening, Planit Kombëtar të Integrimit Europian, si dhe reflektimin e rekomandimeve të progresraportit të KE-së etj.”, tha Kuko. Që një vit më parë nisi procesi i screening, ose i njohur ndryshe si përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Shanset që në tetor të kemi hapje negociatash janë të shumta dhe menjëherë do nisin procedurat për të hapur kapitullin 24. Por çfarë parashikohet aty? Në progres-raportin që u publikua në maj të këtij viti, jepet me detaje se çfarë përmban kapitulli 24 dhe kresat e BE. “Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet që në veçanti: të avancojë edhe më shumë me procesin e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët; të bëjë progres me rekrutimin e mag-jistratëve të rinj me qëllim që të mbushen vendet vakante të krijuara për shkak të vetingut; të përfun-dojë sa më parë ngritjen e organeve të specializuara hetimore dhe gjyqësore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK e BKH). Të sigurojë me-kanizma të përshtatshëm për të monitoruar dhe të sigurohet mbështetje e vazhdueshme financiare për zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhet në raportin e siguruar nga gazeta.

Hetime në nivel politikPër shkak të ultimatumit të vënë nga Bashkimi

Evropian, SPAK dhe BKH pritet të ngrihen brenda verës. KLP, KLGJ dhe KPK do të avancojnë me përparësi në këtë drejtim me qëllim që të mos ketë më asnjë vonesë dhe organet e reja që do të merren me korrupsionin në nivele të larta të fillojnë nga puna. Ngritja e SPAK dhe BKH është kyçe për ndërkombëtarët sepse sipas raportit të BE, vetëm

Qeveria nis punën për kapitullin 24 të screening

kështu mund të luftohet korrupsioni. Duke qenë se këto dy struktura pritet të ngrihen brenda verës, në kapitullin 24 paralajmërohen edhe hetime e konfiskime pasurish në nivel politik. “Procesi për ngritjen e SPAK dhe BKH po avancon sipas afateve ligjore. KLP ka kryer një verifikim paraprak të përmbushjes së kritereve për të gjithë kandidatët për SPAK. KLP ka paraqitur tashmë listën e kan-didatëve në KPK, i cili po kryen hetimet relevante të verifikimit. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të: Përparojë më tej me krijimin e një regjistri për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale

të vëna nga veprat penale të korrupsionit; të thellojë më tej hetimet financiare; të finalizojë procedurat për themelimin e organeve të specializuara an-ti-korrupsion, të përbërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Byroja Kombëtare e Hetimeve për të ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë deri në nivel politik; të vazhdojë të përmirësojë aksesin në regjistrat kombëtarë elektronikë për autoritetet e zbatimit të ligjit. Përgjigjet e drejtësisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë kanë filluar të jenë konkrete dhe kjo duhet të vazhdojë”, thuhet në kapitullin 24.

Reforma në drejtësi gati të japë efekt, ngrihet godina për KLGJ dhe KLP, ja çfarë parashikon

kapitulli 24 për shfarosjen e korrupsionitJa disa nga parashikimet

në kapitullin 24 Procesi për ngritjen e SPAK dhe BKH po

avancon sipas afateve ligjore. KLP ka kry-er një verifikim paraprak të përmbushjes së kritereve për të gjithë kandidatët për SPAK. KLP ka paraqitur tashmë listën e kandidatëve në KPK, i cili po kryen hetimet relevante të verifikimit. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të: Përparojë më tej me krijimin e një regjistri për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të vëna nga veprat penale të korrupsionit; të thellojë më tej hetimet financiare; të finalizojë procedurat për themelimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, të përbërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Byroja Kombëtare e Hetimeve për të ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë deri në nivel politik; të vazhdojë të përmirësojë aksesin në regjistrat kombëtarë elektronikë për autoritetet e zbatimit të ligjit. Përgjigjet e drejtësisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë kanë filluar të jenë konkrete dhe kjo duhet të vazhdojë.

Shqipëria ka bërë progres të mirë në zba-timin e reformës në drejtësi. Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka avancuar dhe ka prodhuar rezultate të konsiderueshme. Për shkak të rezultateve të vetingut, organet e reja të drejtësisë (Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokuror-isë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) u krijuan në dhjetor të 2018. Shkarkimet nga vetingu kanë krijuar vakanca në disa organe të tjera kyçe, veçanërisht në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetuese ka humbur kuo-rumin sepse nga nëntë gjyqtarë që duhet të ketë në zyrë, ka vetëm një. Organet e reja të sistemit të drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe po vijojnë punën që të zgjidhet kjo situatë dhe periudhë transitore.

Shqipëria duhet të bëjë përparim të mëte-jshëm të dukshëm në zbërthimin efektiv të grupeve të krimit të organizuar, dhënien e dënimeve parandaluese, heqjen e të ard-hurave nga krimet e tyre përmes konfiskimit të pasurisë dhe trajtimin e pastrimit të parave; të krijojë ose caktojë një zyrë të rikuperimit të aseteve që është përgjegjës për identifi-kimin dhe gjurmimin e pasurive kriminale; të miratojë një strategji të re dhe plan veprimi për drogat, të intensifikojë luftën kundër trafikimit të drogave të rënda; të miratojë një strategji për krimin kibernetik dhe të krijojë një përgjigje më efektive të zbatimit të ligjit duke u fokusuar në zbulimin, gjurmimin dhe ndjekjen e kriminelëve kibernetik.

Page 5: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

56 vendime për konfirmimin në detyrë të 25 gjyqtarëve, 23 prokurorëve dhe 7

ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;

52 vendime për shkarkimin nga detyra të 31 gjyqtarëve, 19 prokurorëve dhe 2

ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;

10 vendime për ndërprerjen e procesit të 5 gjyqtarëve, 4 prokurorëve dhe 1 ish këshilltari ligjor;

8 vendime për pushimin e pro-cesit të 3 gjyqtarëve, 1 proku-rori dhe 4 ndihmësve ligjorë;

15 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfun-dimtar, për

kryeinspektoren e Këshil-lit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 4 prokurorëve.

Ja vendimet e marra nga KPK

JA EMRAT E PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE QË DO KALOJNË NË VETING GJATË VJESHTËS1. Genti Shala, Gjykata e Apelit Tiranë2. Gramoz Levanaj, Gjykata e Apelit Tiranë3. Maria Qirjazi, Gjykata e Apelit Tiranë4. Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë5. Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë6. Valdete Hoxha, Gjykata e Apelit Tiranë7. Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë8. Ardit Mustafaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda9. Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda10. Flora Hajredinaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda11. Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda12. Iliriana Olldashi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda13. Klodian Kurushi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda14. Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda 15. Irena Gjoka(Maneku), Gjykata e Shkallës së

Parë për Krimet e Rënda 16. Daniela Shirka, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda 17. Miliana Muça, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda 18. Bib Ndreca, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda 19. Marsela Balili, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda 20. Nazmi Troka, Gjykata e Apelit Vlorë21. Petrit Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë22. Adnand Xhelili, Prokuroria e Rrethit Tiranë23. Aferdita Vatnikaj (Ndoi), Prokuroria e Rrethit Tiranë24. Albert Demirneli, Prokuroria e Rrethit Tiranë25. Alket Mersini, Prokuroria e Rrethit Tiranë26. Alketa Zifla, Prokuroria e Rrethit Tiranë27. Anila Galanxhi (Papa), Prokuroria e Rrethit Tiranë28. Anisa Qilimi, Prokuroria e Rrethit Tiranë29. Arben Allajbeu, Prokuroria e Rrethit Tiranë30. Ardian Braho, Prokuroria e Rrethit Tiranë

31. Ardiano Dyrmishi, Prokuroria e Rrethit Tiranë32. Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec33. Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës34. Maksim Sota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë35. Ndini Tavani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë36. Anita Jella, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës37. Marjeta Zaimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiran38. Genci Qana, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë39. Kol Hysenaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë40. Ervin Karanxha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë41. Kreshnik Ajazi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë42. Elsa Miha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor

Tiranë 43. Ledina Riza, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë 44. Arjana Fullani, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë45. Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë46. Sokol Ngresi, Gjykata e Apelit Vlorë47. Klodiana Gjyzari, Gjykata e Apelit Vlorë48. Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër49. Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër50. Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër51. Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë52. Olsi Xhavella, Gjykata e Apelit Korçë53. Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë54. Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës55. Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Durrës56. Valbon Çekrezi, Gjykata e Apelit Durrës57. Tritan Hamitaj, Gjykata e Apelit Durrës58. Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër59. Selim Kryeziu, Gjykata e Apelit Shkodër60. Valbona Vata, Gjykata e Apelit Shkodër61. Vojsava Osmanaj, Gjykata e Apelit Shkodër

Ja emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar në sitën e vetingut gjatë muajit korrik, KPK ka zhvilluar mbi 40 seanca

Muaji korrik ka shënuar një “boom” të vërtetë për vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Në total, dy organet e rivlerësimit, Komisioni i Vlerësimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë kryer rreth 40 seanca, përmes të cilave kanë kaluar disa prej emrave më me peshë në sistemin e drejtësisë. KPK rrëzoi këtë javë dy kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, më konkretisht gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Ilir Mustafajn dhe gjyqtaren Anila Guri. Kjo e fundit nuk arriti të kalonte testin e pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfun-dimin se ajo nuk justifikonte me burime të ligjshme financiare pasuritë familjare, përfundimin në të

cilin kishte arritur më herët edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Ndërkohë që të premten ka qenë një emër tjetër i rëndësishëm i sis-temit të drejtësisë që i është nënshtruar veting-ut. Bëhet fjalë për kandidatin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili aktualisht, pas seancës dëgjimore, është në pritje të vendimit të Komisionit që do jepet javës tjetër. Sa i përket Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë ai i Kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili, u detyrua të paraqitej në apelin e Vetting-ut pasi u konfirmua në detyrë verën e shkuar. Vendimi për konfirmimin e tij nuk

bindi ONM-në dhe Komisionerin Publik, sipas të cilëve, hetimi ndaj pasurisë së Kreut të Gjykatës së Lartë kishte qenë i paplotë dhe jo shterues. Vendimi përfundimtar për Zaganjorin do të jepet më 26 korrik. Artan Broci, një tjetër emër nga Gjykata e Lartë del në korrik përpara trupës së apelit. Në të kundërt të Zaganjorit, ka qenë Broci ai që i është drejtuar Apelit për të rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë i cili e shkarkoi nga detyra. Gentjan Osmani, anëtar i Këshilli të Lartë të Prokurorisë dhe ish prokuror i dosjes Tahiri, është një tjetër “peshë e rëndë” që në korrik nisi procesin e ape-limit. Edhe në rastin e Osmanit ishte ONM dhe

Komisioneri Publik që ankimuan konfirmimin e tij në detyrë, duke kërkuar hetim më të thellë për burimet financiare të familjes së tij. Alma Brati, ish kandidate e Këshilli të Lartë Gjyqësor humbi këtë muaj betejën ndaj Komisionerit Publik, duke u shkarkuar nga detyra, ndërsa ishte një prej em-rave të parë që kaloi me sukses shkallën e parë të veting-ut verën e shkuar. Dritan Rreshka, ish Kreu i Prokurorisë së Tiranës është emri tjetër me peshë që humbi përfundimisht në Apel betejën me veting-un, ndërkohë që nisi përballjen në Shkallën e Dytë të veting-ut edhe Artuar Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Elisjeda KIKO

Procesi i vetingut pritet të ecë me ritme të shpejta edhe gjatë muajit gusht dhe stinës së vjeshtës. Deri më tani,

fokusi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë te kandidatët për SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese, duke bërë që disa emra që janë shortuar që në fillim të këtij viti të shtyhen për në vjeshtë. Gazeta ka siguruar listën, e cila përbëhet nga emra të njohur të sistemit të dre-jtësisë. Emrat që do të kalojnë në procesin e vetingut gjatë verës do të jenë nga anëtarët e Gjykatës së Kri-meve të Rënda e deri te prokurorët e Tiranës. Gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetohen për pastërtinë e figurës, integritetin profesional dhe pasurinë do të jenë Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Flora Hajredinaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Iliriana Olldashi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Klodian Kurushi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Irena Gjoka(Maneku), Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda; Dan-iela Shirka, Gjykata e Shkallës së

Ja 141 masat e marra nga KPK gjatë dy muajve

Zbardhet lista me 61 emrat që dalin para vetingut gjatë vjeshtës, nga anëtarët e

Krimeve të Rënda, te prokurorët e Tiranës

Aferdita Vatnikaj (Ndoi), Prokuroria e Rrethit Tiranë; Albert Demirneli, Prokuroria e Rrethit Tiranë; Alket Mersini, Prokuroria e Rrethit Tiranë; Alketa Zifla, Prokuroria e Rrethit Ti-ranë. Por në sitën e vetingut pritet të kalojë edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani. Kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen, por ende nuk është marrë një vendim nga ana e KPK nëse do të hetohet për tre kriteret apo jo.

Vendimet e dhëna nga KPKSiç u theksua edhe më lart,

fokusi kryesor i KPK ka qenë te kandidatët për SPAK. Por në harkun kohor prej dy muajsh, KPK ka marrë gjithsej 141 vendime, nga të cilat 56 vendime kanë qenë për konfirmim në krye të detyrës për 25 gjyqtarë, 23 prokurorë dhe 7 ndihmës ligjorë. Por nga vendimet e KPK ka pasur edhe 52 vendime për shkarkim nga detyra, ndër të cilët 31 kanë qenë gjyqtarë, 19 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Po ashtu, ky institucion ka marrë edhe 10 vendime për ndërprerje të procesit për 5 gjyqtarë, 4 prokurorë

dhe 1 ish këshilltar ligjor. Ndërsa 8 vendime janë marrë për pushim të procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë. Po ashtu, KPK ka dhënë edhe 15 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 4 prokurorëve.

Krerët e shkarkuarMë herët KPK pati shkarkuar kr-

yeprokurorët e Lushnjës dhe të Fierit, Çlirim Shahini dhe Fatmir Lushi. Të shkarkuar janë edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti; kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë, Alma Liçaj; kryegjyqtari i Korçës, Admir Belishta; kryegjyqtari i Beratit, Agron Vavla, por edhe krye-tari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u shkarkua nga KPA. Në listë bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, si edhe drejtuesi i Proku-rorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami. Të shkarkuar janë edhe Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës; Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Tropojës dhe Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Përmetit. Fakti që pjesa më e madhe e “kokave” të drejtësisë janë shkarkuar tregon se korrupsioni është i shtrirë që tek krerët dhe vijon edhe tek vartësit e tyre.

Parë për Krimet e Rënda; Miliana Muça, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Por në sitën e vetingut gjatë vjeshtës do të kalojnë edhe prokurorët e Tiranës si Adnand Xhelili, Prokuroria e Rrethit Tiranë;

Page 6: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT6 E Diel 21 Korrik 2019

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

DASHAMIR SHEHI:

Dekreti është dekret. Kjo pasi nëse do të ishim në një shtet të vërtetë ligjor dhe institucion-al dekreti duhet të njihet dhe të respektohet. Pastaj është 13 tetori data më e mirë për opozitën dhe a është e mundur që të plotësohen kushtet e kërkuara nga opozita, unë gjykoj që nuk janë. Por megjithatë zgjedhjet lokale edhe mund të bëhen në 13 tetor. Ndërsa pjesa tjetër më duket si punë fantazie që në një datë mund të bëhen 3 palë zgjedhje...

“Nga reforma në drejtësi nuk duhet të ketë frikë opozita, por mazhoranca”

Nuk mund të mbahen 3 palë zgjedhje më 13 tetor, në Parlament s’ka opozitë, por super mazhorancëKryetari i Lëvizjes për Zhvillim

Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar situatën poli-tike në vend, duke e ndalur

theksin tek zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekreti i Metës, përplasja mes Presiden-tit dhe qeverisë dhe aksionit opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, kreu i LZHK deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë të pavlefshme dhe ato sipas tij, nuk ishin zgjedhje por votime një partiake. Duke komentuar 13 te-torin si datë e përzgjedhur nga Presi-denti për zgjedhje lokale, madje edhe parlamentare dhe presidenciale, Shehi deklaroi se është e pamundur që kjo të ndodhë, duke e quajtur këtë hipotezë si fantazi. Ndërkohë, teksa u ndal tek nisma e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Meta, ai theksoi se kjo nuk është gjë tjetër veçse një lojë teatrale. Po ashtu, Shehi komentoi edhe deputetët e rinj të hyrë nga listat e PD dhe LSI në Parlament, duke i etiketuar ata si një shtojcë të mazhorancës. Sipas Shehit, në Kuvend nuk ka opozitë, por vetëm një super mazhorancë.

-Zoti Shehi në 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, ku Partia Socialiste doli fituese duke marrë 60 nga 61 bashki. Keni një koment?

Zgjedhjet e 30 qershorit ne nuk i njohim fare, pasi ato nuk ishin zgjedhje. Kështu që, ne duke mos i konsideruar si zgjedhje nuk kemi pse t’i komentojmë. Por dua të them se ato lekë që janë hedhur për ato zgjedhje kanë ikur dëm. Nuk e kuptoj pse lodhen shumë, duke numëruar votat, prodhuar fletë votimi, etj. Ne si opozitë nuk i njohim. Pra, ne gjykojmë që këto nuk janë zgjedhje të vlefshme për shqiptarët, pasi ishin zg-jedhje njëpartiake, ku Partia Socialiste vetë votoi dhe vetë i numëroi. Megjithatë, mendoj se kur të vijë koha që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, nëse ngrihet, pasi edhe kjo gjykatë ka 3 vjet që është shpar-talluar, do të flas edhe për zgjedhjet e 30 qershorit. Por në aspektin politik 30 qershori ishte një farsë moniste. Ndër-kohë se çfarë do të thotë kushtetuesja të shohim.

-Presidenti Ilir Meta pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, nxori një dekret të ri, duke caktuar 13 tetorin si datë kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Ju si opozitë do e njihni këtë dekret dhe a do të shkoni në këto zgjedhje?

Dekreti është dekret. Kjo pasi nëse do të ishim në një shtet të vërtetë ligjor dhe institucional dekreti duhet të njihet dhe të respektohet. Pastaj është 13 tetori data më e mirë për opozitën dhe a është e mundur që të plotësohen kushtet e kërkuara nga opozita, unë gjykoj që nuk janë. Por megjithatë zgjedhjet lokale edhe mund të bëhen në 13 tetor.

Ndërsa pjesa tjetër më duket si punë fantazie që në një datë mund të bëhet 3 palë zgjedhje, edhe për president, edhe parlamentare edhe lokale. Kështu që them se nuk qëndron. Por zgjedhjet lokale mund të bëhen, pasi për këto zgjedhje as për ndryshim ligji nuk ka nevojë. Me këtë ligj janë bërë zgjedhjet prej 30 vjetësh. I ka ligji lokal të dyja edhe mazhoritarin edhe proporcionalin për zgjedhjet vendore.

-Mazhoranca qeverisëse ka ndër-marrë një nismë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, të cilin e akuzon se ka shkelur Kushtetutën. Ndërkohë që, ka ngritur edhe një komision hetimor, i cili do të hetojë shkeljet e kryera nga Presidenti. Keni një koment?

Nuk mendoj se mazhoranca do ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta nga detyra. Nisma e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës është tetari i radhës i kryeministrit Edi Rama dhe shpurës së tij. Kjo është një lëvizje që Rama e bën prej disa vitesh, duke e pasur si kamxhik për të trembur kundërshtarët. Pasi nëse mazhoranca do të donte vërtet të shkarkonte Metën, nuk ka nevojë për komision hetimor. Komisioni do 3 muaj që të mbyllet, ndër-kohë që këto 2 muaj është pushim, plus e çuan edhe në Komisionin e Venecias, duke treguar që e zvarrisin, pasi deri kur të vijë opinioni nga ky komision do nja 5 muaj, duke treguar që është një teatër që mund t’ia kishin kursyer shqiptarëve. Kështu që, unë mendoj se Partia Social-iste jo vetëm që nuk për ta shkarkuar Metën por dhe nuk kanë ndërmend që ta heqin. Se po ta kishin kaq seriozisht PS do të hynte në luftë frontale me Presidentin e Republikës. Madje, më lejoni t’ju citoj edhe një mendje të ndritur sikundër ishte Winston Churchill, i cili thoshte: “Po deshe të hapësh një gjë, hap një komision parlamentar”. Kështu që, këta hapën një komision hetimor për ta mbyllur

këtë punë. Megjithatë, me lejoni të shtoj se në këtë shkallë që ka mbërritur politika në Shqipëri, çfarëdo lloj teatri domethënë quhet i pranueshëm. Kjo edhe për një fakt tjetër të rëndësishëm që Ramës duke qenë se i pëlqen të kapë të gjithë pushtetet, mendon vetëm si e si t’i heq të gjithë dhe nuk mendon për popullin. Mazhoranca së fundmi do që t’i heq të gjitha sikundër me atë të bankës, me Akademisë. Pra, i heqin dhe i vënë që të jenë në thundrën e kryeministrit të gjithë. Kështu që, unë gjykoj se kjo çështja e presidentit Ilir Meta do të shty-het dhe zvarritet për t’i bërë presion atij, për t’i bërë presion institucioneve të tjera, që të mos dalin kundër mazhorancës. Prandaj, unë gjykoj që opozita duhet të vazhdojë, rrugën e vetë dhe pa u ndikuar dhe influencuar shumë nga këto taktikat e Edi Ramës.

-Opozita prej 7 muajsh po proteston kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar qeveri transitore dhe zgjedhje të parakohshme. Por ditët e fundit kampi opozitar është përfshirë nga qetësia, duke qenë se është dhe sezon pushimi, duke e zhvendosur aksionin opozitar për në shtator. Mund të na jepni disa detaje se çfarë do të ndodhë në vjeshtë?

Sigurisht që aksioni opozitar do të bëhet më i fortë. Sigurisht që ne do të protestojmë fort kundër qeverisë dhe Ramës, do të denoncojmë çdo aferë ko-rruptive të kësaj mazhorance qeverisëse, ndërsa gjithashtu do të parashtrojmë edhe një ofertë të opozitës për shtetin dhe qytetarët. Sigurisht që, unë jam i

mendimit se protestat duhet të jenë demokratike, pasi protesta është “arma” e popullit.

-Opozita ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa

e saj për zgjedhje të para-kohshme, të organizuara nga një qeveri transitore. A mendoni se kjo kërkesë

do bëhet realitet dhe se kryeministri Edi Rama do të

tërhiqet?Sigurisht që Edi Rama

d o t ë tërhiqet. Natyr-isht që, protes-

tat e tjera të opozitës do të jenë më të mëdha.

-A mendoni se në kushtet kur kriza politike në Shqipëri nuk po zgjidhet, mund të futen në lojë ndërkombëtarët?

Po! Unë besoj se ndërkombëtarët do ta shohin më me vëmendje situatën në Shqipëri gjatë vjeshtës. Kjo edhe për faktin se kemi një Parlament të ri në Evropë, kemi një qeveri të re në Evropë. Kështu që, të huajt kanë të gjithë kohën e mjaftueshme për të qenë më të lirë dhe deçiziv, në mënyrë që të marrin përsipër detyrimet e veta që kanë ndaj Ballkanit Perëndimor. Domethënë nuk mund ta abandonojnë në gjykimin e aventurierëve lokal atë se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Nuk shkon më. Kjo jo për dashurinë që ndërkom-bëtarët kanë ndaj nesh por për rrezikun që sjell kjo situatë e pa stabilizuar në të cilën ndodhet vendi jonë në raport me Bashkimin Europian. Madje, ka ardhur koha që ndërkombëtarët duhet të mar-rin përsipër detyrimet e veta, ndërkohë që edhe ne duhet të marrim përsipër detyrimet tona.

-Ju prej kohësh këmbëngulni se ndryshimi i sistemi zgjedhor është domosdoshmëri. A mendoni se do të ndryshohet Kodi Zgjedhor, duke qenë se Partia Socialiste dhe opozita e re kanë dhënë garanci se do t’i bëjnë këto ndryshime?

Unë mund të komentoj Edi Ramën por nuk mund të komentoj Taulant Ballën dhe opozitën e re. Megjithatë, dua t’u tërheq vëmendjen se duke parë votimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në komisionet parlam-entare, shoh që nuk kemi opozitë por vetëm një mazhorancë, e cila kishte 80 mandatet dhe tashmë ka 120 e ca mandatet. Kështu që, kur ju thoni opozitë të re apo të vjetër di t’u them se në Parlament nuk ka më opozitë por ka një mazhorancë të re. Tani pyetja më e këndshme për mendimin tim duhet të shtrohej se reformën zgjedhore do ta bëni me mazhorancën e vjetër që kishte 80 mandatet apo me mazhorancën e re që ka 120 mandatet. Kjo do të ishte një pyetje e këndshme dhe e bukur. Kështu që, kush ka mend duhet ta lexojë më mirë mesazhin tim dhe ta kuptojë këtë punë. Unë nuk di që në Parlament ka opozitë, pasi e ashtu quajtura “opozitë e re” për sa kohë është në Kuvend nuk ka votuar asnjëherë kundër mazhorancës, por gjithmonë janë rreshtuar pro saj. E patë herën e fundit në Parlament bashkuan votat, ku me 101 vota votuan pro ngritjes së komisionit hetimor për Presidentin Ilir Meta, apo edhe të enjte të gjitha projektligjet i votuan me 107 e kusur vota. Të gjithë deputetët e rinj janë të kapur nga mazhoranca. Madje, atyre iu thonë se po nuk votuat për ne

do të mbyllim Parlamentin dhe do t’iu nxjerrim përjashta. Kjo është e gjitha për mendimin tim. Këtu kemi të bëjmë fatkeqësisht me një fenomen që nuk ka opozitë të re por vetëm një mazhorancë të re parlamentare, e cila është shtuar. Këtu jo pak faje ka edhe opozita në të cilën unë bëj pjesë, sa i takon listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

-Mendoni se ka ardhur koha që listat për deputetë duhet të rishikohen dhe të kalojnë në disa filtra, në mënyrë që të mos përsëritet ky fenomen?

Besoj se ka ardhur koha që të ndryshojë Kodi Zgjedhor, që deputetët të mos zgjidhen më nga listat. Nuk i duhen më Shqipërisë kësisoj hallesh. Njëherë para 2017-ës Parlamenti u mbush me kriminelë, pasi nga listat u përzgjodhën ata. Ndërkohë që, tani këta të tjerët që kanë kaluar ylberin, ku nga opozitarë janë bërë mazhorancë. Pra, edhe këta deputetët e rinj nga listat kanë hyrë, çka tregon se deputetët e dalë nga listat kanë një defekt shumë të madh. Domethënë kjo është në dorë të interpretimit subjektiv të kryetarëve. Nuk kalojnë kandidatët në ndonjë filtër, duke e bërë të pavlefshme në një situatë si kundër është Shqipëria, pasi po të ishte lista në Danimarkë, mund që të funksiononte ku sistem dhe të ishte i mirë. Kështu që, për realitetin shqiptar ky sistem zgjedhor nuk vlen, këtë nuk e them unë por e ka treguar koha.

-Reforma në drejtësi tashmë ka hyrë në shinat e saj, pasi edhe disa ligje që ishin rrëzuar nga Kushtetuesja u votuan në seancën e fundit plenare të së enjtes. Por pavarësisht, se kjo reformë tanimë është votuar, mazhoranca vijon të këmbëngulë duke hedhur akuza në adresë të opozitës jo parlamentare dhe krerëve të saj se ka frikë nga reforma në drejtësi dhe se synon bllokimin e saj. Keni një koment?

Tashti, në qoftë se qenka mazhoran-ca e zotë për të rregulluar drejtësinë, ky është një justifikim absurd. Pasi të aku-zosh opozitën se ka frikë nga reforma në drejtësi nuk e beson askush përvese familjarëve të Rilindjes. Domethënë aq shumë janë involvuar me Partinë Social-iste dhe me Edi Ramën sa që nuk kanë më asnjë ndrojtje dhe nuk dinë se çfarë thonë. Pra, mendoj se vetëm budallenjtë, të marrët dhe maskarenjtë thonë që nga drejtësia kanë frikë ata që nuk janë në pushtet. Nuk ka bërë vaki kjo punë që një opozitë të ketë frikë nga drejtësia, e kundërta po, që një mazhorancë du-het të ndihet e frikësuar nga drejtësia. Megjithatë, besoj se këtij lloj teatri do t’i vijë fundi, ashtu sikundër edhe kësaj mazhorance qeverisëse. Shpresoj që Shqipëria të hyjë në një rrjedhë normale.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Page 7: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mazhoranca i përgjigjet Ilir Metës pas kthimit të ligjeve, shkurton afatet e rrëzimit të dekreteve, ja procedurat e reja që do ndiqen

Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe për dekretet presidentit

Rudina Hajdari: Meta ka shkelur Kushtetutën, data e re nuk solli zgjidhje konkrete, vendi ka nevojë për një frymë të re politike

Presidenti Ilir Meta dhe opozita jo parlamen-tare duket se janë shkaktarët kryesor për krizën politike që ka kapluar vendin prej më shumë se 7 muajsh. I këtij mendimi është deputetja Rudina Hajdari. Kjo e fundit ditën e djeshme ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku teksa ka komentuar situatën politike në të cilën ndod-het Shqipëria, i ka dhënë një shuplakë të fortë kreut të shtetit dhe opozitës jo parlamentare. Gjatë fjalës së saj, deputetja Hajdari theksoi se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament, pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore. Ajo tha se vendi ka nevojë për një frymë të re politike

dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e tanishme politike. “Shumë shpejt duhet ta fusim vendin në shina për të hapur negociatat dhe për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Duhet të fillojmë edhe me reformën zgjedhore që do të zgjidhte krizën politike. Unë zgjodha të qëndroj në parlament, pasi vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte antishqiptar, pasi bllokonte re-formën në drejtësi. Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë. Qeveria ndodhet në një situatë jashtë horizontit demokratik. Kjo qeveri po vijon që të bjerë, opozita bëri vetëm një ga-

bim, që doli jashtë institucioneve. Unë nuk kam asgjë me opozitën, por nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”, deklaroi ajo. Më tej, zonja Hajdari u pyet nëse do të krijojë një parti të re, teksa u shpreh se këtë gjë nuk e ka ajo në dorë por qytetarët shqiptarë. “Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhu-ra. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari akuzoi presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit dhe sipas saj, data e re nuk

solli zgjidhje konkrete. “Meta zgjodhi një rrugë jo legjitime, ai nuk zbatoi Kushtetutën. Premtoi një zgjidhje që nuk gjen rrugë institucionale. Do të kemi Kushtetuesen që do të marrë një vendim për Presidentin që ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit”, tha ajo. Ndërkohë, duke komentuar procesin e in-tegrimit, Hajdari u shpreh se shpreson se në tetor mund të ndodhë mrekullia, ku Shqipërisë t’i jepet drita jeshile nga Bashkimi Europian. “Ka ndikuar shumë në mënyrë serioze në hapjen e negociat-ave, por akoma kemi shpresë në tetor dhe urojmë që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët, pasi rrezikojmë shumë”, nënvizoi Hajdari.

Rigels SELIMAN

Mazhoranca i është kundër përg-jigjur Presidentit Ilir Meta, pas kthimeve të një pas njëshme që ai iu bëri ligjeve të qeverisë. Gazeta

ka siguruar Rregulloren e re të Kuvendit, ku janë ndryshuar afatet kohore sa i takon shqyrtimeve të dekreteve të kthyera nga kreu i shtetit. Kështu, në rregulloren e vjetër, më konkretisht në nenin 86 thuhet se Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin e kthyer nga presidenti brenda 8 javëve. Ndërkohë që, me ndryshimet që iu bënë rregullores, janë shkur-tuar procedurat e rrëzimit të dekreteve. Nëse në rregulloren e vjetër Kuvendit i duhej 8 javë kohë për të rrëzuar dekretin e presidentit, në rregulloren e re, më konkretisht në nenin 54 thuhet se nevojitet vetë 4 javë kohë. Pra, pro-cedurat për rrëzimin e dekreteve janë shkur-tuar në gjysmë, sa i takon kohës që nevojitej ligjvënësve, ku nenin 54 ndryshon nenin 86. Po ashtu, në rregullore thuhet se menjëherë sapo kreu i Kuvendit vihet në dijeni të kthimit të ligjit nga ana e presidentit, ai ia kalon menjëherë dekretin komisioneve parlamentare.“Kur Pres-identi i Republikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht. Dekreti i Presidentit për rishqyrtim ligji futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit; Dekreti për kthimin e ligjit për rishqyrtim bëhet pjesë e rendit të ditës të mbledhjes më të parë; Komi-sioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura në arsyetimin për kthimin e ligjit nga Presidenti i Republikës; Komisioni përgjegjës përgatit raportin për seancën plenare me propozimin për pranimin ose rrëzimin të dekretit të Presidentit brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij në Kuvend. Në rastin e pranimit të dekretit, raporti përmban formulimet për nene të veçanta të ligjit”, thuhet në rregullore.

Dekreti shqyrtohet pas 48 orësh nga Kuvendi

Interesant është fakti se ndryshimet që i janë bërë Rregullores së re të Kuvendit kanë prekur edhe procedurat e kohës kur rishqyr-tohet dekreti. Nëse në rregulloren e vjetër duhej më shumë kohë, në rregulloren e re, më konkretisht thuhet se dekreti për kthim për rishqyrtim të ligjit bëhet pjesë e rendit të ditës të seancës plenare pas 48 orësh, nga koha që ai është shqyrtuar dhe diskutuar në komisionet parlamentare. “Dekreti për kthim për rishqyrtim të ligjit bëhet pjesë e rendit të ditës të seancës plenare, por jo më parë se 48 orë; Seanca plenare e shqyrton dekretin për

kthim për rishqyrtim të ligjit vetëm për arsyet e kthimit të tij; Kuvendi në seancë plenare voton me shumicën e kërkuar në Kushtetutë për pranimin ose rrëzimin e dekretit; Në rast pranimi të dekretit, Kuvendi voton në parim propozimet që komisioni përgjegjës ka paraqi-tur në raport. Kuvendi voton vetëm nenet që re-flektojnë propozimet e miratuara në komision si dhe bëhet votimi në tërësi për ligjin; Ligji i votuar në tërësi mban numrin që ka marrë me miratimin e parë, kurse data do të jetë e votimit më të fundit në tërësi”, thuhet në Rregulloren e re të Kuvendit. Kujtojmë që, si pasojë e luftës

që ka nisur me mazhorancën qeverisëse, Pres-identi Ilir Meta vetëm kësaj jave i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim plot tre ligje. Kështu, të hënën në mbrëmje, Meta ktheu për rishqyr-tim në Kuvend ndryshimet e bëra në ligjin për rezervat materiale të shtetit, i cili u miratua më 20 qershor në Parlament. Ndërkohë që, të martë ktheu për rishqyrtim dy ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” dhe atë “Për vetëqeverisjen vendore”.

JA SI SHQYRTOHEN DHE MARREN VENDIMIT NGA BYROJA E KUVENDIT

1- Byroja e Kuvendit, brenda 2 ditëve nga marrja e ankimit, shqyrton çështjen duke zhvilluar hetim administrativ që përfshin: a) marrjen e dokumentacionit të masës së dhënë nga kryetari/drejtuesi i seancës ose Sekretar-iati për Procedurat, Votimet dhe Etikën; b) Shqyrtimin e dokumenteve provuese të pa-raqitura nga ankuesi/kërkuesit; c) Kërkimin e provave të tjera, që nuk janë shqyrtuar më parë, ose të ndonjë fakti të ri që ka dalë pas marrjes së vendimit nga drejtuesi i seancës/komisionit ose Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

2- Shqyrtimi i çështjes garanton të drejtën e deputetit për tu informuar për kërkesën, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar, për të para-qitur shpjegimet e tij, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, për t’u njohur me provat dhe dokumente të tjerë.

3- Të drejtën për të kërkuar marrjen dhe shqyrtimin e provave e ka edhe çdo anëtar i Byrosë.

4- Kur ankuesi është anëtar i Byrosë së Kuvendit, ai përjashtohet nga votimi i çështjes.

5- Nëse anëtari i Byrosë është vendim-marrës ose anëtar i një organi vendimmarrës për masën disiplinore që ankimohet, merr pjesë në shqyrtim pa të drejtë vote.

6- Byroja e Kuvendit merr vendim me shumicë votash në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij. Në rast barazie votash, ankimi konsiderohet i rrëzuar dhe masa disiplinore lihet në fuqi.

7- Byroja e Kuvendit vendos: a) rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të masës disiplinore; b) pranimin e ankimit dhe heqjen e masës disiplinore; c) pranimin pjesërisht të ankimit dhe ndryshimin e afatit të masës disiplinore të dhënë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

8- Vendimi i Byrosë së Kuvendit është përfundimtar, i formës së prerë dhe ekzeku-tohet menjëherë.

9- Nëse Byroja e Kuvendit nuk mblidhet brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, vendimi i drejtuesit të seancës plenare/komisionit ose vendimi i Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën merr formë të prerë.

10- Vendimi i Byrosë së Kuvendit publi-kohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Në rastin e masës disiplinore për ngacmim seksual publikimi i vendimit bëhet vetëm me pëlqimin e viktimës.

1. Kur Presidenti i Re-publikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Ku-vendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht. Dekreti i Presiden-tit për rishqyrtim ligji futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit

2. Dekreti për kthimin e ligjit për rishqyrtim bëhet pjesë e rendit të ditës të mbledhjes më të parë.

3. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura në arsyetimin për kthimin e ligjit nga Presidenti i Republikës

4. Komisioni përgjegjës përgatit raportin për seancën plenare me propozimin për

pranimin ose rrëzimin të dekretit të Presidentit brenda 4 javëve nga data e depoziti-mit të tij në Kuvend. Në rastin e pranimit të dekretit, raporti përmban formulimet për nene të veçanta të ligjit

5. Dekreti për kthim për rishqyrtim të ligjit bëhet pjesë e rendit të ditës të seancës plenare, por jo më parë se 48 orë

JA NDRYSHIMET NË RREGULLORE

1. Kur Presidenti i Republikës, në për-puthje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht

2. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.

JA ÇFARË THOTË NENI 86 I RREGULLORES SË VJETËR

Page 8: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

8 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shpërdorimi i detyrës.Falsifikimi i materialit zgjedhor

dhe rezultateve të zgjedhjeve.Shkelja e fshehtësisë së votimit.Votimi më shumë se 1 herë ose pa

u identifikuar.Korrupsioni aktiv në zgjedhje.

Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Marrja ose përdorimi i palig-jshëm i dokumenteve të identifi-kimit.

Ja veprat penale që ka kryer PS në 30 qershor sipas PD

Kolegji Zgjedhor nis nesër me shqyrtimin e kërkesave të BD dhe PS, ja bashkitë ku do certifikohen këshillat bashkiak

Kërkesat e partisë Bindja Demokratike dhe Partisë Socialiste do të shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor përgjatë dy ditëve, të hënë dhe të martë. Partia e Astrit Patozit ankimoi rezultatin e 30 qershorit në Komisioni Qendror i Zgjedh-jeve për 5 bashki, në atë të Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit. Por kërkesa e Bindjes Demokratike u rrëzua nga shumica në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me pretendimin se nuk kishin paraqitur argumente ligjore. Por

rrëzimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri që partia e Patozit t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, për të thënë fjalën e fundit. Bindja Demokratike pretendon se kutitë në 30 qershor u mbushën me vota fiktive. Po ashtu një tjetër kërkesë që do të shqyrtojë Kolegji Zgjedhor është edhe ajo e Leonidha Hristos, i cili kandidoi si kandidat i pavarur për bashkinë e Finiqit. Por edhe Partia Socialiste i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të shpërndarë mandatet e këshillave bashki-

akë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk plotëson kuorumin prej 5 votash pasi vetë kreu i këtij institucioni Klement Zguri voton kundër, me argumentin se njeh dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Duke qenë se me 4 vota nuk shpërndaheshin dot mandatet e këshilltarëve bashkiakë, Partia So-cialiste i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të certifikuar këshillat. Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki. Më konkretisht, Bashkia

e Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Urës Vajgurore, Përmetit dhe Poliçanit dhe të martën për 13 bashki të tjera. Më konkretisht, në bash-kitë Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin, ndërsa procesi pritet që të vijojë edhe për bashkitë e tjera në ditët në vijim. Certifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për çdo njësi vendore.

Elisjeda KIKO

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Opozita i ka cilësuar ato

si ilegjitime dhe ka kërkuar nga ana e Prokurorisë të hetojë krimin elektoral. Partia Demokratike në kallëzimin e saj ka paditur katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe komisionerët e Partisë Socialiste dhe zyrtarë të lartë. Me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës. Gjithashtu Bardhi në kallëzimin e tij u shpreh se edhe pse ka pasur shumë denoncime, gjatë kohës që ka drejtuar Arta Marku nuk ka pas-ur asnjë zyrtar apo politikan që të jetë hetuar nga drejtësia për krimet zgjedhore apo korrupsionin. “Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Për-kohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zg-jedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Sipas Bardhit, mosveprimet e prokurorisë për dosjet e krimeve zgjedhore sjellin pasoja të rënda për vendin, duke shtuar se këto raste janë të përsërit-ura. “Mosveprimi i prokurorisë për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur. Ai ka prodhuar pasoja të rënda për demokracinë, duke kaluar nga një masakër elektorale tek një tjetër. Në dijeninë tonë, deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017, si Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu etj”, thuhet në letër.

Lulzim Basha: Drejtësia është në duart e rilindjes

Zgjedhjet e 30 qershorit, PD padit anëtarët e KQZ dhe komisionerët e PS, Basha

sulmon Donika Prelën dhe Arta MarkunDuma: Rama refuzoi fondet nga BE për të

vjedhur me koncesioneIsh deputetja e PD Grida Duma ka

shpërthyer ditën e djeshme në akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo u shpreh se Rama refuzoi fondet e rrugëve nga BE në Samitin e Poznanit për të vjedhur sipas saj me koncesione dhe PPP. “Kryeministri i votave të vjed-hura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projektin kriminal “1 mil-iard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tej fryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton. Konk-retisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me pro-jektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europian, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro. Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian”, tha Duma.

Agron Shehaj akuza për koncesionin e pompave të naftës

Ish deputeti i PD Agron Shehaj ka denoncuar sërish ditën e djeshme kon-cesionin për matësin e naftës. Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se prokuroria duhet të hetojë se kush është përfituesi i vërtetë i koncesionit. “Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltës. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që ekziston vetëm për të marrë konce-sione korruptive dhe favore nga qeveria. Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht konce-sionin e pompave”, tha ai.

Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg. Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës krimina-le të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale”, tha Basha. Sipas kreut demokrat, largimi i kryeministrit Edi Rama do të sjellë stabilitetin në vend, por edhe sipas tij do çlirojë drejtësinë

në mënyrë që të gjithë politikanët e korruptuar do të dënohen. “Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politi-kanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”, u shpreh Lulzim Basha.

1. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.

2. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.

3. Cenimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve

4. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e

pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.5. Fletët e votimit “kontrabandë” për votimet në bash-

kinë e Vaut të Dejës.6. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin

nga ana e KQZ.7. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e

votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

7 PIKAT QË SIPAS PD RRËZOJNË 30 QERSHORIN

Basha në sulm ndaj Donika Prelës dhe Arta Markut

Po ashtu edhe kreu demokrat Lulzim Basha shpërtheu ditën e djeshme në sulme të forta në drejtim të drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklar-oi se kryeministri Edi Rama po kontrollon pushtetin vendor dhe drejtësinë përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar. Basha sulmoi prokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe prokuror-en e Përgjithshme Arta Marku, që sipas tij janë në duart e rilindjes, duke shtuar se drejtësia në vend është një parti kriminale. “Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në

Page 9: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama reagoi një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës, duke deklaruar se ftesat në Hagë për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama deklaroi se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Në fund të reagimit të tij Rama ka shkruar se ndër të tjera

kjo është një sfidë e papërfundu-ar kombëtare në anën e duhur të historisë. “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdon-jërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pa-fajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, u shpreh kryeministri Rama.

Thirrja e Haradinaj në Hagë, reagon Rama

Ramush Haradinaj i cili është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për të dëshmuar në lidhje me aktivite-tin e tij gjatë Luftës së Kosovës. Për “Rambon”, ashtu siç quhej gjatë luftës në Kosovë kjo do të jetë beteja e tretë me Hagën. Herën e parë kur u zgjodh si kryeministër i Kosovës në 2004, Haradinaj qëndroi vetëm 100 ditë në zyrën e qeverisë dhe u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë me seli në

Hagë. Haradinaj, në atë kohë, u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Megjithatë për shkak të mungesës së provave bindëse, “Rambo” u lirua në prill të 2008-ës. Beteja e dytë ishte në vitin 2011 dhe më 18 gusht të atij viti ai del para gjykatës dhe në këtë rast trupi i akuzës pyeti 56 dëshmitarë kundër Haradinajt. Vendimi përfundimtar u morr një vit më vonë në 29 nëntor 2012 i cili e shpalli atë të pafajshëm.

HARADINAJ NË BETEJËN E TRETË ME GJYKATËN E HAGËS

Erion Braçe rrëzon Metën: 13 tetori do të jetë ditë vrapi, kërkesa e Bashës për zgjedhje të parakohshme nuk pranohet

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka rrëzuar përmes ironisë presidentin Ilir Meta. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ai tha se mazhoranca është e gatshme të vërtetojë që 30 qershori ishte i ligjshëm, duke shprehur gatishmërinë për hapjen e kutive të votimit. Duke iu referuar dekretit të kreut të shtetit i cili anuloj zgjedhjet e 30 qershorit dhe caktoi si datë për mbajtjen e vendoreve në 13 tetor, Braçe është shprehur mes ironisë se ajo datë do jetë një ditë e zakonshme, me aktivitetet rutinë

të një fundjave. Gjatë një interviste televizive, numri dy i qeverisë deklaroi se mëngjesi i 13 tetorit do nis me vrap nga parku. “13 tetori do jetë ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, u shpreh Braçe. Numri dy i qeverisë rrëzoi edhe kërkesën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për zgjedhje të par-akohshme. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, duke shtuar se mazhoranca do vazhdoj të insistojë për dialog pa kushte me

opozitën. “Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar. Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të Lulzim Bashës nuk ka zgjedhje të parakohshme. A duhet në të in-sistojmë akoma për dialog? Po, do vazhdojmë të insistojmë për dialog, aman në krahun tjetër duhet të kuptoni që qasja jonë do të jetë thellë-sisht Kushtetues në disa dimensione. Së pari, qasja jonë do të jetë Kushtetuese për zgjedhjet

e 30 qershorit”, u shpreh Erion Braçe. Po ashtu, zëvendëskryeministri komentoi edhe ligjet të cilat janë kthyer disa herë mbrapsht nga ana e presidentit Ilir Meta, i cili duket se muajt e fundit ka nisur një “luftë” dekretesh me kryeministrin Edi Rama. Për këtë, Braçe kërkoi nga kreu i shtetit që të kursente kthimin në Parlament të ligjit të ndihmës ekonomike. “Të mos ta bëjë kurban të kësaj historisë së turpshme me beteja personale të këtyre muajve të fundit”, u shpreh zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Elisjeda KIKO

Veniten shpresat e presi-dentit Ilir Meta dhe ish kryeministrit Sali Ber-isha për të mos lejuar

një marrëveshje Kosovë-Serbi. Të premten Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryemi-nistrit të Kosovës dhe pati shumë aludime se kjo mund të ishte një lojë e thellë ndërkombëtare. Gazeta “SOT” deklaroi hapur se ky mund të ishte një skenar ameri-kan, gjë që është mbështetur dje nga diplomati amerikan Daniel Serwer. Duke folur për lëvizjet në Kosovë, Serwer u shpreh se nuk do shumë mënd që të kuptohet që kjo është lojë e amerikanëve. “Dikush mund të mendojë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa manovrës juridike që bëri që Ramushi të japë dorëheqjen. Gjykata Speciale është e themel-uar sipas ligjeve të Kosovës, por përbëhet kryesisht nga evropianët me një kryeprokuror amerikan, të caktuar nga Administrata e Trumpit. As që keni nevojë të jeni mbështetës me përvojë i teorive konspirative për të paramenduar se amerikanët, të cilët ishin të zemëruar me taksën e Ramushit dhe kundërshtimin e shkëmbimit të territoreve në baza etnike me Beogradin, kanë vendosur ta he-qin qafe atë”, u shpreh diplomati amerikan Daniel Serwer. Me këtë deklaratë konfirmohet teza se Haradinaj mund të marrë me vete Berishën dhe Metën. Të vetmit që dolën kundër paktit Kosovë-Serbi ishin dyshja në fjalë. Madje Meta loboi fort te Haradinaj që të mos kishte një pakt mes dy vendeve. Por shpresat e tyre duket se po veniten, pasi me gjasë tani Kosova dhe Serbia do shkoj drejt një pakti final, ashtu siç këmbëngul SHBA.

Integrimi në BEMë tej diplomati amerikan

Daniel Serwer foli edhe për in-tegrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Sipas tij, taksa që Ramush Haradi-naj vendosi për mallrat serbe ka ndikuar negativisht, pasi ka bllokuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një kohë e vështirë këtu. Taksat që Ramushi

Diplomati amerikan: Kryeprokurori i Hagës është zgjedhur nga Trump

Daniel Serwer deklaron se pas çështjes së Haradinajt fshihet SHBA, shuhen shpresat e Metës dhe Berishës, Kosovë-Serbi drejt marrëveshjes

Çështja Ramush Haradinaj, reagon Petrit Vasili

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili në një postim në Facebook komen-toi thirrjen në Gjykatën Speciale të Ramush Haradinaj, ku shtoi se është në pritje që Gjykata Speciale të thërras edhe Edita Tahirin, një tjetër politikane e shprehur hapur kundër ndryshimit të kufijve. “Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në tribunalin e Hagës, Jakup Krasniqin po ashtu. Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patriotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin, sepse edhe ajo ka kundërshtuar me shumë forcë ndryshimin e kufijve”, tha ai. Por deklaratës së tij, iu përgjigj menjëherë Edita Tahiri, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se kufijtë e Kosovës mbrohen me të gjitha mjetet dhe askush nuk guxon t’i prekë. “Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet, ashtu sikurse që i kemi fituar pas 100 vjet lufte”, tha ajo.

Balliu: Ka ardhur koha që të largojmë Edi Ramën

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu komentoi ditën e djeshme dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kryeminis-trit të Kosovës dhe paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, ku është thirrur për të dëshmuar. Përmes një postimi në rrjetin so-cial në Facebook, Balliu u shpreh se kjo është një arsye më shumë përse duhet të zhdukim me çdo kusht kryeministrin Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, ka ardhur koha që spiunët serb në Shqipëri të marrin atë që merito-jnë. “Dërgimi në Hagë i Ramush Haradinajt është një arsye më shumë pse duhet të zhdukim me çdo kusht Edvinoviçin e Vuçiçit. Është Vuçiçi i Edvinoviçit që duhet thirrur në Hagë, pasi ai ka qenë në administratën e mostrës gjakatare Millosheviç. Ka ardhur koha që në Shqipëri spiunët dhe shërbëtorët serbë të marrin atë çka meritojnë. Duke filluar nga Edvinoviç Soros-viç”, u shpreh ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

i ka vendosur ndaj prodhimeve serbe e kanë bllokuar dialogun e Bashkimit Evropian mes Beogra-dit dhe Prishtinës, i cili kishte për qëllim t’i zgjidhte shumë çështje që kanë mbetur një gjeneratë pasi Sllobodan Millosheviçi e dëboi gjysmën e popullsisë shqiptare, por që u dorëzua pas fushatës

78-ditore të bombardimeve të NA-TO-s për ta sjellë administrimin e Kombeve të Bashkuara në pro-vincën e kontrolluar nga Serbia. Kosova tashmë është demokraci parlamentare, që ende nuk njihet si shtet sovran nga disa shtete në të cilën duhen të mbahen zgjedhje brenda 45 ditëve nga dorëheqja

e kryeministrit. Opozita, e cila kërkonte zgjedhje në tetor, ka pak gjasa që të jetë e gatshme për to në fillim të shtatorit”, u shpreh diplomati amerikan Daniel Ser-wer. Së fundmi, zyrtari amerikan ka dhënë edhe “formulën” për të arritur një marrëveshje sa më të mirë mes dy vendeve. “Zgjedh-jet janë përçarëse në mënyrë të natyrshme. Para se të kthehet në besime me Beogradin, Prishtina do të ketë nevojë për më shumë unitet sesa që ka pasur gjatë qeverisjes së Ramushit. Këshilla ime për këdo që vjen në pushtet: Mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje të mirë do të jetë largimi nga një marrëveshje e keqe dhe mënyrë e vetme që një marrëveshje e mirë të zbatohet është duke e bindur shumicën e qytetarëve se ajo është e mirë”, u shpreh Daniel Serwer.

Page 10: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

10 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fillon tkurrja e call center, ulet me 11% numri i të punësuarve, ja të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Tatimeve

Duket se koha e artë e lulëzimit të call center ka përfunduar. Kompanitë më të mëdha në vend po reduktojnë të punësuarit, ndërsa sipërmarrësit që hynë të parët në këtë treg kanë shitur bizneset e tyre. Pas maturimit të sektorit, zhvillimeve te-knologjike, masave shtrënguese nga Italia, mung-esës së burimeve njerëzore, sektori ka filluar të ristrukturohet, duke diversifikuar shërbimet. Që kur qeveria italiane ndërmori masa shtrënguese për veprimtaritë call center jashtë shtetit italian, duke aplikuar gjoba të rënda për shkeljen e tyre,

aktiviteti i tyre në Shqipëri është shtrënguar. Ndonëse më të mëdhenjtë thonë se direkt ligji nuk i ka prekur, por ka formalizuar sektorin në Shqipëri, duke eliminuar operatorët që nuk zbatonin rregul-lat e lojës, shifrat tregojnë se edhe të mëdhatë kanë zvogëluar aktivitetin, duke punësuar më pak dhe duke realizuar më pak të ardhura. Sipas “Monitor”, kur qeveria italiane miratoi ligjin e parë, atë të delokalizimit, operatorët e qendrave telefonike, kur presin apo bëjnë një telefonatë, duhet të njoftojnë vendin nga ku po telefonojnë, u paralajmërua se

pasojat negative do të reflektoheshin tek aktiviteti i qendrave në Shqipëri. Në rast të moszbatimit të ligjit, do të aplikoheshin gjoba të larta mbi 50 mijë euro. Ndërsa goditja finale u dha me miratimin e ligjit që mbron privatësinë e qytetarëve, të cilët mund të zgjedhin të jenë pjesë e listës që kërkojnë të mos telefonohen. Deri në korrik të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se janë të regjistruar 659 biznese që operojnë si call center. Prej vitit 2017, ku ishin të regjistruar 817 kompani, numri i tyre ka pësuar tkurrje të vazhdueshme dhe

sot përllogariten rreth 20% më pak. Sektori njohu një zgjerim të shpejtë ku, nga 382 ndërmarrje që vepronin në 2011, numri i tyre kërceu në 848 në vi-tin 2015, ku është regjistruar edhe numri më i lartë në vend. Bashkë me rritjen në numër, u rrit edhe pesha e punësimit të sektorit në ekonomi, duke u bërë shpëtimtar i shumë të rinjve, që po arrinin të siguronin paga mbi mesataren e tregut të punës në Shqipëri. Me mbylljen e shumë kompanive, por edhe me tkurrjen e të mëdhave, ka filluar të ulet edhe pesha e punësimit.

Kliti TOPALLI

Dalin në dritë të tjera skandale sa i takon falimentimit të “Veneto Banka”. Kjo bankë u shit për një euro te “Intesa San-

paolo Bank”, por duke marrë më qafë si punonjësit e saj, ashtu dhe klientët. Pranë “Veneto” ka pasur me mijëra shqiptarë që kanë marrë kredi duke lënë si garanci hipotekat e banesave, bizneseve dhe pasurive të tjera të patundshme. Kur “Veneto Banka” shpalli falimentin, ajo zotëronte 50 milionë euro kredi (pasi një pjesë u cilësuan të këqija edhe pse kishin 1-2 muaj vonesa) dhe 70 milionë euro garanci hipotekore. Por të gjitha këto, me një të rënë të lapsit kaluan te italianët, duke mos lënë nam e nishan. Por çfarë ka ndodhur realisht? Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara noterit Alket Mancka është nënshkruar një akt noterial, i cili vërtetonte se përfaqësuesit e pranishëm nga Veneto Banca në Lca” dhe “Sga spa” “deklarojnë që të gjitha kushtet për transferimin e Kredive janë përcak-tuar në përputhje me Marrëveshjen e Transferimit të Kredive dhe gjithashtu me Marrëveshjen për Transferimin e Kredive, ndaj këto kredi konsiderohen të miratuara nga ana e Veneto Banca spa në LCA tek SGA spa, e cila është edhe kreditori aktual i kredive, duke filluar nga dt. 1 korrik 2018. Pra kreditë u shtien nga “Veneto Banaka” te kompania SGA, e cila menjëherë nis procedurat për mbledhjen borxheve. Për të nënshkruar deklaratën noteriale për “Veneto Banca në LCA”, me autorizim ishte z. Alberto Morini, i cili nuk ka ndonjë lidhje me LCA, por në të vërtetë është një punonjës i “Intesa San-paolo Bank”. Po këtë person, pra Alberto Morini e gjejmë jo rastësisht të cituar në një artikull të Giuseppe Pietrobellit në “Il Gazzettino” më 4 gusht 2016. Alberto Morini, duke iu referuar një takimi në shkurt të vitit 2014 thoshte: “U vlerësua in-teresi i mundshëm i disa konsumatorëve për të nënshkruar aksionet e Veneto Ban-ca me zotimin për riblerje. Kohëzgjatja e supozuar ishte 6 muaj”. Po kush ishte përpara noterit Alket Mancka nga ana e “SGA”? Një anëtar i bordit të saj? Jo! Një drejtues ekzekutiv i SGA? Jo! Sepse kemi një prokurë italiane të vërtetuar nga noteri, se përfaqësues është z. Andi Ballta i “Tranzit Shpk”, kompania e mbledhjes së borxheve të këqija e kontraktuar nga shoqëria italiane SGA spa, për të punuar me kreditë e këqija të Veneto Banka sh.a.,

Garancitë hipotekore të kredimarrësve kanë avulluar

Skandali, ja si papërgjegjshmëria e Gent Sejkos la në mëshirë të fatit

pronat e kreditorëve të “Veneto Banka”Eksportet e Shqipërisë kanë rënë në 6 muaj

Kosova është ndër të paktat vende, për të mos thënë i vetmi, me të cilat Shqipëria po vijon me ritme pozi-tive rritjen e shkëmbimeve tregtare. Referuar të dhënave të INSTAT, re-zulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë rreth 3.2 miliardë lekë mallra me shumë se në 6 mujorin e parë të vitit 2018. Nga 11.1 miliardë lekë që u eksportuan në Kosovë në janar-qershor 2018, në janar-qershor 2019 Shqipëria eksportoi 14.3 miliardë lekë mallra. Ndryshe ka ndodhur me importet me Kosovën që kanë njohur rënie. Në janar-qershor 2018 Shqipëria importoi nga Kosova rreth 3.8 miliardë lekë mallra ndërsa këtë janar-qershor, importet ranë në rreth 3.7 miliard lekë. Nëse analizojmë në detaje, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë rreth 400 milion lekë më shumë ush-qime, pije e duhan. Po ashtu ka ek-sportuar 1.4 miliardë lekë më shumë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike si dhe më shumë se 300 mil-ion lekë produkte kimike dhe plastike.

Bizneset e mëdha po investojnë më pakBizneset e mëdha po marrin

më pak kredi për investime, dhe kjo tendencë pritet të vijojë dhe në të ardhmen afatshkurtër. Rënia e besimit të biznesit dhe nga situata e perceptuar ekonomike dhe perspek-tiva e saj citohen si një nga arsyet që ka ndikuar në uljen e kërkesës. Në kahun tjetër vetë bankat percep-tojnë se rreziku është shtuar si në situatën e përgjithshme ekonomike, ashtu dhe aftësinë e bizneseve për të paguar. Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin për aktivitetin kreditues për tremujorin e dytë të vitit, ku thotë se bankat tregtare vlerësuan se mba-jtën të pandryshuara standardet për kreditë dhënë bizneseve gjatë tremu-jorit të dytë të vitit 2019. Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve, sipas opinionit të bankave, ishte më e ulët në tremujorin e dytë, si në segmentin e biznesit të madh ashtu edhe në atë të mesëm e të vogël, e ndikuar nga kreditë me qëllim investimi. Kërkesa për kredi në financimin e nevojave për likuiditet u perceptua më e lartë në tremujorin e dytë.

vendimi për transferimin e aksioneve të Bankës Veneto tek Banka Intesa San-paolo. Procesi i thithjes së Bankës Veneto pritet të përfundojë në vitin 2018, duke reduktuar numrin e bankave të sektorit bankar”, thuhet në raport. Në vendimin që ka marrë BSH për transferimin e aksioneve ngarkohej që të ndiqte me kujdes gjithë procedurën. Por duket se në mes është një pazar i madh, pasi sipas burimeve, vetë BSH ka bërë dhe disa

inspektime dhe nuk ka reguar asnjëherë qartë për ikjen e “Veneto Banka”. Po ashtu, qytetarët janë në mëshirë të fatit, pasi BSH duhet të jetë ajo që garanton një marrëveshje të drejtë mes bankave të nivelit të dytë dhe qytetarëve. Kush mban përgjegjësi tani që garancitë hipo-tekore kanë dalë jashtë vendit? Sigurisht që Banka e Shqipërisë, pasi gjithçka ka ndodhur me një akt noterial, pa asnjë procedurë tjetër institucionale.

për procedurat dhe performancën e kë-tyre kredive NPL.

Përgjegjësia e SejkosNga ajo se çfarë ka ndodhur më

sipër, kuptohet qartë se me një akt no-terial, gjithë kreditë dhe kolateralet janë zhdukur nga “Vento Bnak”, pa ditur sak-tësisht se ku kanë shkuar. Qytetarët nuk kanë pasur asnjë dijeni mbi gjithçka ka ndodhur. Madje pasi nisën të mbyllesh-in filialet, nuk dinin se ku të paguanin kreditë, duke krijuar detyrime për shkak të vonesave. Por ajo që është skandal, është fakti se garancitë hipotekore i ka marrë në dorë SGS, e cila e ka selinë në Itali. Pra të gjitha certifikatat e pronësisë të kredimarrësve kanë dalë jashtë ven-dit. Nëse dikush shkon sot në Bankën e Shqipërisë të interesohet për kredinë, nuk figuron asgjë. Por ajo që e vesh me përgjegjësi guvernatorin pa mandat Gent Sejko, është fakti se BSH ka pasur dijeni që kur nisën procedurat e falimentit. Kjo vërtetohet në raportin vjetor të BSH në 2017. “Në muajin nëntor (2017) u miratua

Gazeta tregoi dje sesi kjo bankë kaloi te “Intesa San Poalo” dhe u bë një maskaradë me kreditë e shqiptarëve. Kushdo që kishte 1-2 muaj vonesa u kualifikuan te kreditë e këqija, ndërsa “Intesa” vuri në lëvizje kompaninë “SGA” për të mbledhur borxhet e “Veneto Bank” në Shqipëri, pra për t’u sekuestruar asetet shqiptarëve. Duke qenë

se kjo fundit nuk ka autoritet në vendin tonë, kontaktoi kompaninë “Tranzit Shpk”, shoqëri offshore me seli në ishujt Cayman. Pronari i saj figuron dhe pronar i “Abi Bank”. Por ai që ka lejuar gjithë katrahurën është Gent Sejko. Gazeta ka siguruar vendimin e Guvernatorit, i cili i hapi rrugë kalimit të “Veneto Bank” te “Intesa San Paolo”.

JA ÇFARË KA NDODHUR ME “VENETO BANKA”

Në marrëveshjen që është bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, përmen-det dhe Banka e Shqipërisë. Italianët kontaktuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në dokument thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugje-ruar që të kontraktohet një kompani shqiptare. “Me referencë të Marrëve-shjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka

merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Vene-to Banka Sh.a të transferuara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas ligjit, ti besohen një shërbimi, siç është kërkuar dhe rekomanduar nga Banka e Shqipërisë, një subjekti ligjor shqiptar)”, thuhet në dokument. Pra, pyetja që shtrohet është, a ishte Gent Sejko ai që sugjeroi përzgjedhjen e Tranzit?

LOJA E PISËT E GENT SEJKOS

Page 11: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 11

r e p o r t a z h www.sot.com.al

Korriku i një fshatiNga Arben VELO

Prej javësh qëndroj orëve të pasditeve në fshat. Jemi dashuruar së bashku me bash-këshorten aq shumë me një pjesë toke, ku kemi mbjellë perimoret e stinës, saqë

një pasdite të mungojmë atje, na duket sikur kemi braktisur një pjesë të vetes, është një gjymtyrë që na dhemb aq shumë, që nuk ka medikament të na qetësojë. “Jeni të çmendur ju? Rrini ore rehat në qyte dhe shijoni verën në plazhe”!-na thotë shumëkush. Përpjekja e një kategorie njerëzish në qytet për të prodhuar ngjarje, padurimi i një kategorie tjetër për të mbllaçitur ngjarje, dhe dëshpërimi i një pjese tjetër të tretë njerëzish në mostretjen e plotë të ngjarjeve, shumë herë na e kanë kthyer korrikun qytetar, në një fetus të destinuar që të vdesë. Telefonata nga një bankë e nivelit të dytë që më ofron ndihmë për kredi dhe zëri i një femre që më fton të përfitoj si një klient i besueshëm, më pasurojnë mendimin se, këtu në qytet jemi nga njëri-tjetri një telefonatë larg. Atje në fshat, jemi një bimë larg njëri tjetrit.

Sa herë që shkoj atje me bashkëshorten time, (24 vjet ka punuar në atë zonë si mësuese), më ndodh një fenomen i çuditshëm. Pësoj një zhvendosje në kohë dhe hapësirë. Më transformohen bashkëf-shatarët e mi në disa shtiza të ngulura në tokë, ditë-natë aty, të larë në djersën që të jep puna. Nuk po arrij që nuk po arrij dot t’i njoh më me emër dhe mbiemër. I identifikoj sipas një gjendjeje të çu-ditshme civile, i kam shkruar aty emrat sipas pro-dhimeve që nxjerrin nga duart e tyre. Renin e njoh nga luleshtrydhet. Xhikun e njoh nga domatet. Hamitin e njoh nga shalqinjtë. Papin e njoh nga pjeprat dhe shalqinjtë. Gazin po nga shalqinjtë, Xhemalin nga specat e luleshtrydhet, Fetiun nga pjeshkat, Qazimin dhe Luanin, Edin dhe Bakën, Shpëtimin dhe Arsenin nga prodhimet shumë-stinëshe bio. Iu kam harruar vërtet emrat? Ndërsa në qytet nuk po e kuptoj pse po ngatërroj emrat e shokëve dhe të njohurve të dikurshëm me emra kafenesh, ku shkurajimi që iu bëhet bashkëfolësve, lidhur me ditën dhe të nesërmen, është më shumë se sa cinik. Nga fshati, po më ndodh kjo metamorfozë e çuditshme. Kam arritur të dalloj efektin që jep zhurma që lëshon një pompë vaditjeje, nga lodhja që të shkakton zhurma e një autoveture, kënga e gjinkallave përballë një kompjuteri me këngë të zgjedhura, zhaurimën e currilit të ujit të bekuar në këtë vapë përvëluese, nga ajo e ekspresit të kafesë. Të dalloj aromën që lëshon bima dhe toka kur prashitet nga era që lëshon asfalti kur spërkatet me ujë për të mos ngritur pluhur. Mbi të gjitha po per-ceptoj gjuhën e etjes, ftesën që i dërgon në mënyrën më të veçantë njeriut bima për miqësi, besën që ofron dheu për të të mbajtur gjallë dhe me shëndet. Tamam si një nxënës i klasës së parë po mësoj dalëngadalë, gjuhën e zhurmës së dungfungëve siç i quajnë në fshat mjetet që kanë përdorim të shumëfishtë, herë si frezë punuese toke, herë si vaditës dhe herë si mjet ngarkesë për perimoret. Kur dëgjoj zhurmën e motorit dyrrotak të Papit, ai më ofron një timbër të veçantë. Është si një bemol që gurgullon në rrugë, të nxit të urosh. “Vrapo Nxito! Edhe gërgëllitja e fu-gonit të Klodit, dallohet nga mërmërima e palodhur e fugonit të Xhikut, të dy të ngarkuar me prodhime të stinës. Ata të përshëndesin:” Ngjatjeta! Ikëm! S’kemi kohë! Pastaj largohen duke u kolovitur si në një lisharës rrugës së fshatit tim të paditë dhe të panatë. Në këtë rrugë më kujtohet dita e kolektiv-izimit të bagëtive në kohën e monizmit. Aradhet si fizarmonikë e prishur që krijonin me lëvizjen e tyre bagëtitë. Në krye të rrugës, afër koçekëve, ishte vendosur orkestra. Nuk e kuptoja atëherë përse krijonte më shumë se sa muzikë festive, zhurma bokullash muzikorë. I mbaj mend orkestrantët që iu dridheshin duart ndërsa iu binin veglave muziko-re. Ata tinguj mbillnin mort. Kujtoj se si iu zu melodia në fyt klarinetistit, ndërsa pa të vinte me galop drejt tij, kali pullali. Bjeri..mos ndalo, i pëshpëriste në vesh defaxhiu, ndërsa klarineta bënte piu..piu, dhe ston-onte në tingujt që nxirrte nga gryka e saj. Kali Pul-lali përfundoi si gjithë bagëtitë i kolektivizuar. Kanë kaluar shumë vite që atëherë. Tashmë si një rishtar që nuk di se si të falet para zotit, në shtëpinë e tij, po arrij të mësoj të falem para tokës. “Beni, ajo tokë merr frymë. Është e ngrohtë. E dalloj frymëmarrjen e saj,

kur jam në mes të bimëve duke punuar. O zot çfarë fryme !” shprehet bashkëshortja. Në fshatin tim shumë rrallë i ndezin televizorët. Për të mos thënë fare. Aty nuk po njohin politikanë. E jo më të flasin për politikë. Më parë ata edhe mua po më identi-fikonin nga ekrani. Kur iu shfaqesha mëngjeseve dhe darkave në edicionet e lajmeve, më përmendnin si një djalë i lindur aty, por i rritur andej. Pastaj, fillu-an të mos më njihnin më. Sepse nuk po shikonin më TV. Ku të më shikonin tjetër? Kur brofja në fshat, më përshëndesnin dhe nxitonin drejt tokave. Pastaj nuk po gjenin kohë as të më përshëndesnin. Unë jetoja në qytet, ata në fshat. Ehuuu ku unë dhe ku ata! Pastaj, ata mbetën fushave të zbatonin formulën që askush që nuk banon aty, nuk ia gjen dot kuptimin. Formulën e tokës. Unë bridhja ku të më çonte pro-fesioni dhe s’puqeshim që s’puqeshim bashkë e jo më të përshëndeteshim. Njëherë kur një mik i ardhur nga larg kishte pyetur për shtëpinë time në fshat disa bashkëfshatarë i ishin përgjigjur se unë jetoja në qytet. “Ajo shtëpi, me atë pak gjelbërim është e Agurit”. Kur Arbeni të punojë që ta mbajë përherë në mes të gjelbërimit atëherë do të thotë se ai është kthyer në fshat dhe banon aty” kishin thënë ata. Fshati im i lindjes quhet Adë. Fillimisht ka qenë i ndërtuar në deltën e lumit Vjosë, atje ku bashkohet derdhja e një përroi të quajtur Kalinorë, i cili mbledh ujërat e kodrave të Peshtanit dhe Frakullës, me një pjesë të ujërave të një dege të Vjosës, deltë e cila kishte marrë emrin Bunacë. Pas vërshimeve të Vjosës dhe përmbytjeve që pësonte fshati, banorët migruan në një tjetër tokë, këtë radhë në kodër. Dhe emrit të fshatit Adë i bashkëngjitën për kujtim dhe respekt emrin që e morën nga delta e lumit Vjosë dhe e përjetësuan në atë kodër, vendbanimi i tyre i ri. E quajtën fshatin Adë Bunacë, duke ndërtuar qendrën e re urbane, rreth 1 km larg deltës së lumit, përballë

qendrës së banimit të dikurshëm. Poshtë shtrihet fusha që ka lidhje të çuditshme me banorët. Toka dhe banorët jetojnë si në balada me njëri-tjetrin. Kanë një alkimi,që askush nuk arrin ta shpjegojë. Një formulë që ia përcjellin njëri-tjetrit ndër breza, njësoj si një testament. Puna mban tokën e shëndetshme, toka e shëndetshme, mban njerëz të shëndetshëm. Do të doja shumë që fshati im të kishte histori të madhe dhe të pasur,emra lavdimtarë që i kanë dhënë kombit nëpërmjet mendjes veprën e tyre,të ishte i mbushur me lapidarë, apo ku di unë. Thjesht të ishte fshati që duhej ta dinin si emër të gjithë, të rrezaton-te dhe të ishte i shkruar madje në vepra studiuesish historikë. Por fshati im ka njerëz të thjeshtë fare. Punëtorë deri në kockë. Fundja ku të gjej kohën fshati im që të prodhojë heronj? Ai thjesht prodhon fruta, perime dhe dinjitet. Dy ikje e kanë gërryer fshatin tim. Ikja e parë prej vetes nga përmbytja e lumit Vjosë në vitet 1937, dhe ikja e bijve te vet larg tij. Parafytyroj përmbytjen e banesave,njerëzit mes ujit, thirrmat për ndihmë, britmat e bagëtive dhe lehjet e qenve, të gjithë së bashku, mes frikës dhe pasigurisë teksa notonin dhe largoheshin mes rr-jedhave të ujit,larg shtëpive dhe pasurisë së tyre. Më duket se ka diçka pambarimisht të ngjashme midis të parëve të mi dhe besimtarëve që i luteshin Krishtit për të shpëtuar nga mbytja. Dhe ata shpëtuan. Ikja e dytë e ka zanafillën e valës së saj nga ikja e elitës së shkolluar. Përfytyroj se si ikën me disa valixhe druri nga shtëpi, ata që u bënë oficerë, ata që u bënë inxhinierë, doktorë, mësues. Ikën dhe valixhet nuk i kthyen më në shtëpitë tip elbasanase. Harruan? Përfytyroj kthimet e tyre pas shumë vitesh, kthime disa orëshe. Në portat e oborreve i përcillnin prindërit. Këta të fundit përballë fëmijëve rrezatonin krenari, i takonin, i uronin dhe kur ata iknin, lotonin. Pastaj vala u zmadhua dhe u bë dallgë në vitet ‘90, me ikjen e njerëzve të thjeshtë. Të papunë që ikën drejt Italisë dhe Greqisë, të brengosur që ikën drejt vendeve të tjera të Evropës dhe deri në Angli e Amerikë. Pas viteve 2005 e këtej njerëzit e thjeshtë nisën të kthehen e të investojnë në vendlindje. Atje janë shumica e tyre, tani kur unë po shkruaj, duke punuar. Disa mundohen të luftojnë zhegun. Disa sëmundjet ndër bimë. Të tjerë mungesën e tregjeve për shitje. Të gjithë përpiqen të jenë njerëz të nder-shëm. Unë nuk e di në cilën vale ikjeje bëj pjesë. Di që nuk rri dot pa shkuar dhe punuar te toka. Bash-këfshatarët kam arritur ti njoh me emër nga pro-dhimet e punës së përditshme. Ndryshe nga më parë kur unë isha ai që jeton në qytet, tani jam fshatari që jetoj mes tyre. Ata nuk më quajnë të ardhur si bujtës për të kaluar kohën. Përkundrazi na kanë pranuar brenda metamorfozës që të jep puna, unë dhe bash-këshortja tani jemi dy prej tyre.

Në dallim nga fshatrat e tjerë të zonës, në fshatin tim janë vetëm dy lokale bashkëngjitur me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë ditës thuajse janë të boshatisur. Po bosh fare, gati pa njerëz. Në mbrëmje pas orës 21 lokalet gjallërohen, vetëm për një orë, e shumta një orë e gjysmë. “Një birrë vëlla”! “Më bëj një kafe turke se jam për punë sërish”! “Dua të vadis pemët”! “Më jep një pije freskuese se dua të iki deri te shalqinjtë,

kam lënë pompën takuar”! Vëlla të të qeras me një birrë sepse i shita sot pjeprat”! Pak ulët në çmim, por i hoqa nga parcela”! “A ke disa arka për luleshtrydhe”. “Kush ka një tubo 50-she se dua të vadis domatet nga kanali i madh” ? “Mundesh nesër të më japësh hua një pompë sepse dua të çoj ujin te ullinjtë”? Si t’ia bëj me sëmundjet e perimeve. Pesticidet nuk po i luftojnë. Duhet të jenë të skaduara. Ku të marr? Ore duhet bërë kujdes! “Duhet parë mirë përdorimi”, “Ehh more vëlla, askush nuk kujtohet për tregje për ne, s’ka tregje për këtë prodhim”. Dhe e gjithë hapësira mbushet me dialogë të tillë. Pas gjithë asaj zhurme, pastaj rrëshqasin biçikletat, ulërasin motorët e dyrrotakëve. Të gjithë shpërndahen sikur të ketë rënë një sinjal alarmi. Por jo atij alarmi në kohën e diktaturës. Atëherë në krye të fshatit ishte vendosur një çangë që urdhëronte me tingujt e saj lëvizjet e banorëve. “Bam” çanga e parë.. Leximi i gazetave kolektivisht. “Baam” çanga sërish. Nisja në drejtim të tokave për punë.. “baam baaam”, në drekë, pushimi i mesditës.. “Baaam, baaam bam”, mbarimi i ditës së punës. Dhe nëse binte në mesnatë, të gjithë në mbrojtje të atdheut nga armiku imagjinar. Por jooo! Është një sinjal i pashpjegueshëm që i thërret dhe i mban lidhur me tokën. I thërret me emër dhe mbiemër dhe ata nxitojnë që tokën të mos e lëndojnë duke pritur dhe mërzisin duke ikur.

Nuk kam pasur asnjë mundësi këto kohë për të shkruar. Në letër kam hedhur në këtë kohë pjesë të një tregimi që lidhet me një kopsht të krijuar nga dora e dikujt i cili sa herë dashuronte mbillte një pemë. Kështu arriti të krijoj një kopsht aq të bukur sa ia la trashëgim të birit të vet kur vdiq. Ky i fundit sa herë që zemërohej në kafenetë që mbillnin pash-presë, priste nga një pemë nga kopshti i dikurshëm i babait, dhe kur arriti që atje të mbetej vetëm një pemë, e ruajti atë për të patur si hije që të flinte gjumë në vapën e korrikut.

“Hajt na sill disa domate dhe kastravecë nga të tutë. Ti shikojmë çfarë shije kanë”! Është Papi ai që më flet. Papi është me një dorë cung. Fëmijë i pëlqente të ndizte zjarr në ajër. Po, po në ajër. Hidhet kallama në telat elektrikë, pa e ditur se shpikësi i zjarrit, perëndia Hefesti, pasi ia vodhi zjarrin Pro-meteu dhe ua dha njerëzve, e dënoi këtë të fundit duke e lënë të lidhur derisa ta shklyenin shkabat në majë të një shkëmbi. Papi nuk e di këtë histori nga antikiteti i lashtë. Se ka ditur asnjëherë, dhe as tani.. Ai i hidhte kallamat sipër telave përcjellës elektrik, duke u kënaqur me zjarrin dhe flakët që krijoheshin në ajër. Patjetër që zemërimi i Hefestit duhet të ketë qenë, sepse të vidhje zjarr në ajër,të ndizje flakë atje e jo më pastaj të luaje me dëshirë fëmije, ai nuk mund ta lejonte! Ndaj këputi telat dhe ia hodhi prushin e zjarrit nëpërmjet telit që pasi e këputi ia lëshoi në dorën e vogël dhjetëvjeçarit. Fatmirësisht inati ishte i vogël. Fatmirësisht Hefesti në një farë mënyre e fali. Nuk i mori jetën, por një pjesë të dorës. Që atëherë ai mbeti me dorën cung. Por, është aq punëtor dhe i lidhur me tokën, sa nuk ia ka shokun e jo më të njoh lodhje. Kurrë!. Atë e gjen kudo. Njëherë në mezarak, ku ka mbjellë shalqinj. Njëherë në tokën e zezë, ku ka mbjellë pjepra e domate. Pastaj në kodrën e dheut të kuq, ku ka ullinjtë. Sikurse bashkëfshatarët e mi, nuk mund ta kuptoj ditën ti iki kot dhe natën të flejë shumë orë gjumë. Bashkëfshatarëve të mi në këtë verë iu mjaftojnë vetëm disa orë gjumë. Sepse jeta për ata është zemrek pune. “Aaaa, po shumë mirë. Paska shije dhe të kënaq kur e ha” më jep notën e cilësisë fermeri 36 vjeçar. “Sapo fola për të shitur 150 kg shalqinj me një nga Gjirokastra. E pres nesër ia lashë me 27 lekë kg”-vijon Papi. “Dëgjo, të kam sjellë dy kokrra shalqinj. Provoji dhe me jep edhe ti notën tënde.”me befason ai. Unë kam kaluar provën për tu bërë fermer? Duhet të provoj dhe jap mendim për cilësinë e prodhimeve ? Kjo nuk është pak. Hëna në qiell është e plotë 15 ditëshe siç e quajnë bash-këfshatarët e mi hënën e rrumbullakosur.

“Mos harro. Ne nuk i falim në fshatin tonë asnjë prodhim atij që nuk punon. Jooo! Të punoj, pa të provoj e kur ta ha ti themi të bëftë mirë! Ti po punon! Ndaj merri, të bëfshin mirë e më thuaj nesër a të shijuan shalqinjtë e mi”? Ndihem mirë. Po mbaj në duar ditë-netët bio të fermerëve të fshatit tim, të trans-formuar në shalqinj. Por ndihem edhe keq sepse nuk po di ta shkruaj dhe them për ju atë që ndiej brenda meje dhe që duhet thënë për bashkëfshatarët e mi.

Page 12: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

12 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët japin detaje për zhvillimet komuniste në Shqipëri

Të dhënat e SHBA, ja si rreth 3 mijë rusë morën në kontroll qeverinë e Tiranës, Enver Hoxha

ekzekutoi mijëra persona deri më 1950Amerikanët kanë treguar

se si Rusia mori në dorë qeverinë shqiptare gjatë regjimit komunist. Sipas

disa shkrimeve të “New York Times”, mbi 3 mijë zyrtarë dhe ushtarakë erdhën nga BRSS në Tiranë dhe kon-trollonin qeverinë e Hoxhës. Po ashtu jepen detaje për ekzekutimin e mijëra personave.

13 prill 1950Spastrimet në Shqipëri

Kreu komunist i Shqipërisë Enver Hoxha ka akuzuar ish-ministrin e tij të Industrisë dhe disa të tjerë si trotskistë dhe anti-parti, sipas raportimeve të agjencisë ruse Tass, që tregon se në vendin e vogël satelit ka nisur apo është kryer një tjetër spastrim elementësh. Gjenerali Hoxha citohej të kishte thënë në konferencën e Partisë Komuniste se Shqipëria nuk arriti të plotësonte objek-tivat e planit ekonomik për 1949 “prej politikave shkatërrimtare të ish-ministrit të Industrisë Abedin Shehu dhe bash-këpunëtorëve të tij”. Shehu u emërua në ministri vetëm nëntorin e shkuar ndërsa lajmet jugosllave raportonin një muaj më parë se ai do të shkarkohet. Sipas Tass, Hoxha tha se “kam analizuar punën e grupit trotskist e anti-parti të Abedin Shehut, Niazi Islamit dhe miqve të tyre” dhe kërkoi rritje të vigjilencës. Islami ka qenë asistenti i Shehut. Në rrethet e emigrantëve shqiptarë në Itali thuhet se Shehu është ekzekutuar tashmë.

8 korrik 1950Qeveri e re në Shqipëri

Gjenerali Enver Hoxha ka formuar një qeveri të re, duke qëndruar vetë si kryeministër, raportonte dje Agjencia Telegrafike e Lajmeve. Gjenerali komu-nist është gjithashtu ministër i Jashtëm dhe ministër i Mbrojtjes. Hoxha njoftoi për qeverinë e re të mërkurën, ndërsa kabineti i vjetër dha dorëheqjen pas ndry-shimit të kushtetutës nga Parlamenti. La-jmi thoshte se ndryshimet u bënë në disa ministri si dhe në klauzolën kushtetuese që thotë “Shqipëria është një Republikë Popullore”, e cila u ndryshua në “Repub-lika Popullore e Shqipërisë është një shtet i punëtorëve dhe fshatarëve”.

19 nëntor 19503000 zyrtarë sovjetikë kontrollojnë Shqipërinë

Shqipëria është sot ndoshta vendi më i paarritshëm në Evropë, pasi lejon më pak lëvizje të të huajve sesa në vetë Bashkimin Sovjetik. Përfaqësuesit e pa-ktë perëndimorë atje janë të kufizuar në kryeqytetin Tirana. Përveç përfaqësuesve të rastit nga Fondi i Emergjencave të OKB, asnjë udhëtar perëndimor nuk është le-juar të hyjë në Shqipëri pas përjashtimit të Jugosllavisë nga blloku komunist në qer-shor 1948. Në vend ka rreth 3000 zyrtarë sovjetikë ushtarakë dhe civilë që kanë kontrollin e plotë të vendit. Rusët kanë sjellë me vete masat e tyre të sigurisë duke ndaluar hyrjen e personave të zakon-shëm në porte dhe instilacione të tjera të rëndësishme. Është e vështirë të llogariten objektivat sovjetike në Shqipëri por është gjithashtu e vështirë të besosh se BRSS do të mund të transformonte vendin e varfëruar në një pikë të rëndësishme ushtarake kundër Jugosllavisë apo Gre-

qisë, për arsyen e thjeshtë se popullsia e Shqipërisë prej më pak se 1.2 milionë është shumë e vogël për këtë qëllim. Por gjithsesi ajo mund të shërbejë si një pikë e rëndësishme intrigash ndërkombëtare dhe veprimesh subversive ndaj Greqisë e Jugosllavisë. Një pjesë e madhe e forcave të mundura rebele greke, janë kthyer në Shqipëri dhe më vonë u transferuan në Bullgari, prandaj ka shumë arsye të besohet se Kominform do të nxisë një tjetër luftë civile në Greqi, kur të jetë gati.

Standarde të ulëta jeteseRusët kanë arritur ta organizojnë

ekonominë e Shqipërisë për nevojat e tyre, dhe duke bërë këtë kanë ulur nivelin e jetesës për shqiptarët në më të ulëtin në Evropë. Sipas burimeve të besueshme në vend ka shumë pak ushqim dhe akoma më pak mallra konsumi. Ndërsa misioni sovjetik ka furnizim të veçantë nga dyqane të posaçme me mallra nga Evropa Perëndimore. Diferenca mes standardeve të jetesës së misionit sovjetik dhe asaj të popullatës vendase është aq e madhe sa mes kolonizatorëve të Afrikës dhe popullatave lokale pesëdhjetë vjet më parë, përveç faktit se afrikanët kishin mundësi të hanin. Çfarëdo mbetje të grupeve disidente në Shqipëri sot janë të heshtur në zonat malore të veriut. Edhe krerët fisnorë më luftëtarë janë gjun-jëzuar ndaj regjimit komunist, i cili dënon çdo akt rezistence me ashpërsinë më të madhe, si me varje apo ekzekutim. Nuk ka shumë shpresë që Shqipëria të mund të sfidojë udhëheqësit e saj pa asistencë të jashtme, të cilët sigurojnë vazhdimësinë e tyre me teknika shtypjeje.

8 janar 1951Emigrantët raportojnë për rritje të

opozicionit në ShqipëriGazeta ‘Albanie Libre’ e cila publikon

në frëngjisht nga refugjatë shqiptarë në Itali, raportonte sot për një rritje të konsid-erueshme të rezistencës ndaj regjimit ko-munist të Enver Hoxhës. Ajo shton se kjo rezistencë është shoqëruar nga reagimi i regjimit i cili ka shtuar numrin e kampeve të përqendrimit dhe u ka lënë dorë të lirë oficerëve sovjetikë për të forcuar kapjen e tyre ndaj ushtrisë së Shqipërisë. Albanie Libre thotë se gjashtë muaj më parë kishte disa qendra rezistence në

jug të vendit, por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe tashmë numri i të revoltuarve ndaj regjimit është shtuar dukshëm, duke përfshirë dhe oficerë e zyrtarë që kanë braktisur regjimin e Hoxhës. Kjo ishte veçanërisht e dukshme pas “spastrimit” të fundit ku u eliminuan nga ushtria të gjithë elementët që kishin punuar në bashkëpunim me regjimin e Titos në Jugosllavi. Ndërkohë kampet e përqendrimit ishin shumëfishuar kohët e fundit, sipas gazetës, e cila shton se ushtria e Shqipërisë është nën drejtimin e drejtpërdrejtë të oficerëve rusë. Çdo njësi ushtarake e divizioneve ka një oficer rus përkrah komandantit shqiptar, dhe është i pari që në fakt merr të gjitha vendimet.

30 mars 1951Beogradi citon konfrontime

të reja në Ballkan Burimet jugosllave raportojnë për

ashpërsim të konfliktit me satelitët sovjetike rajonale si Rumania, Bullgaria e Shqipëria. Në një analizë të shtypit rumun përmendej fakti se Jugosllavia nuk kishte përmendur asnjëherë kryem-inistrin Petru Groza në tre muajt e fundit. Ndërsa shtypi jugosllav nuk e mban të fshehtë faktin se heqja e një figure publike komuniste nga vëmendja është domethënëse.

Situata në ShqipëriKryetari i komisionit të jashtëm të

parlamentit jugosllav Vladimir Dedijer raportoi sot se situata që po zhvillohet në Shqipëri mund të kthehet në një justifikim për ndërhyrje të sovjetikëve në Ballkan. Spastrimet individuale të udhëheqësve komunistë tashmë i kanë hapur rrugë spastrimeve kolektive në shumë organi-zata të partisë. Dedijer shkruan se spastri-met janë shoqëruar me një intensifikim të fushatës së terrorit në të gjithë vendin dhe se dobësimi i pozitës së diktaturës së Hox-hës në Tiranë po shfrytëzohet nga grupet shqiptare në emigracion me seli në Itali dhe nga disa elementë të tjerë me bazë në Greqi. Ndërhyrja aktive e këtyre grupeve në konfliktin e brendshëm të Shqipërisë e pajis qeverinë sovjetike me një justifikim për ndërhyrje të armatosur në Ballkan, shton ai. Dedijet thotë se grupi i emigra-cionit në Itali, i drejtuar nga Xhafer Deva dhe Ismail Verlaci po lëshon njerëz të ar-

matosur me parashutë dhe luftimet e tyre vazhdojnë aktualisht. Grupet shqiptare të emigracionit, sipas Dedijer, po përdorin avionë për të lëshuar fletushka propa-gande ku i bëhet thirrje popullit të revol-tohet. Sipas tij në shkurt avionët që vinin nga Italia lëshuan fletushka në të gjithë qytetet e Shqipërisë për shtatë ditë, sipas Dedijer. Jugosllavët shkruajnë se sovje-tikët mirëpritën ndërhyrjen e grupeve shqiptare të emigracionit pasi kjo ishte një justifikim i gatshëm për ndërhyrjen e tyre “në mbrojtje të vendit të vogël socialist” dhe në fakt aktivitetet e grupeve shqiptare të emigracionit mund të përdoren nga Jugosllavia për të sulmuar Jugosllavinë. Dedijet theksoi se agjencitë ruse të prop-agandës po akuzojnë Jugosllavinë për plane agresive kundër Shqipërisë, duke krijuar kështu një çështje konflikti kundër qeverisë së Beogradit. Sipas tij aktiviteti i grupeve shqiptare të emigracionit po vinin në rrezik Jugosllavinë.

1 prill 1951Jugosllavia raporton qetësi

në kufijtë me satelitëtBurimet jugosllave raportonin sot se

vendet satelite të Ballkanit kanë pushuar provokimet e tyre kufitare që prej nisjes së takimit të 4 fuqive të mëdha në Paris. Ata pretendojnë se trupat kufitare dhe agjentët e inteligjencës nga vendet fqinje kanë provokuar deri tani rreth 2000 incidente kufitare që prej prishjes sovjeto-jugosllave në 28 qershor 1948, deri në kapjen e konferencës së Parisit. Rënia e papritur e aktivitetit përgjatë kufijve të Jugosllavisë me Hungarinë, Bullgarinë, Rumaninë e Shqipërinë be-sohet se është një lëvizje e përkohshme e diktuar nga sovjetikët me qëllime taktike, për të justifikuar argumentet e delega-cionit sovjetik në Konferencën e Parisit. Përfaqësuesit perëndimorë janë ankuar për armatosjen e paligjshme të vendeve satelite ballkanike dhe po nxisin që kjo pikë të përfshihet në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm. Armatosja ilegale e satelitëve të Ballkanit, provokimet kufi-tare dhe aktiviteti subversiv në Jugosllavi përbëjnë argumentet kryesore të ankesës së Beogradit kundër qeverisë Sovjetike dhe atyre të vendeve satelite. Jugosllavët thonë se është e qartë se ndalesa e për-

kohshme e këtij aktiviteti bëhet për të forcuar pozitën e Andrei Gromuiko në Konferencën e Parisit. Në radhë të parë qeveria sovjetike dhe satelitët e saj, e dinë se Jugosllavia do t’i japë publicitet të plotë incidenteve kufitare në këtë kohë dhe se kjo do të forconte pozitën e delegacioneve perëndimore në kërkesën e tyre për çarmatosjen e vendeve satelite. Së dyti, nëse incidentet kufitare ndalohen përkohësisht delegatët sovjetikë mund të argumentojnë në Paris se akuzat e qeverisë jugosllave janë të pabaza. Nëse qeveria sovjetike arrin të ngrejë dyshime mbi rreth 2000 incidente kufitare të rapor-tuara nga jugosllavët, atëherë mund të shpresojë të hedhë poshtë dhe akuzat perëndimore se vendet ballkanike po armatosen ilegalisht, pasi dhe qëndrimi i vendeve perëndimore për çështjen bazohet në raportimet e jugosllavëve. Jugosllavët besojnë gjithashtu se ka lidhje mes qetësisë në kufijtë jugosllavë dhe ngjarjeve të fundit në Shqipëri. Ata e konsiderojnë parashutimin e njerëzve të armatosur në Shqipëri dhe lëshimin e fletushkave të propagandës nga grupet e emigracionit në Itali, si një lëvizje të qeverisë sovjetike për të zhvendosur vëmendjen nga sulmet ndaj Jugosllavisë, pasi jugosllavët janë të bindur se prapa aktiviteteve të emigrantëve shqiptarë fshihet inteligjenca sovjetike. Ata trem-ben se inteligjenca sovjetike ka vendosur të provokojë trazira në Shqipëri për t’i hedhur fajin Jugosllavisë në mënyrë që të ketë një justifikim për ndërhyrje të armatosur në Ballkan.

5000 të burgosur ekzekutohenInformatorë nga Italia të lidhur

me Lëvizjen Shqipëria e Lirë thanë sot se rreth 5000 persona janë ekzekutuar deri tani për arsye politike nga pushteti i Enver Hoxhës, dhe shton se 10 000 të tjerë janë të burgosur. Për arsye të fletush-kave anti-Hoxha dhe municioneve për luftëtarët guerilë të lëshuar nga avionët, ka pasur një rritje të konsiderueshëm kohët e fundit të numrit të të burgosurve, thonë informatorët. Ja si e përshkruajnë ata aktivitetin kundër regjimit komunist: Lëshimet e fletushkave dhe municioneve nisi rreth një vit më parë dhe janë in-tensifikuar kohët e fundit. Në disa raste policia shqiptare ka arrestuar të gjithë personat në zonën ku janë lëshuar fle-tushkat. Kur fillimisht afroheshin avionët shqiptarët anti-komunistë besonin se ishte një sinjal se po vinte çlirimi. Ndërsa tani ata tremben se fletushkat nuk do i sjellin lirinë por burgun nga autoritetet komuniste. Rrethet shqiptare raportojnë se kryeministri Enver Hoxha mund të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, i cili konsiderohet më i besueshëm nga rusët. Gazeta e partisë kristian-demorkate të Romës ‘Il Popolo’ shkruante sot se forcat e sigurisë në Shqipëri ishin shtuar kohët e fundit nga 3000 në rreth 5000 njerëz .

Uashingtoni skeptikZyrtarët amerikanë thanë sot se

nuk dyshojnë që në Shqipëri ka trazira të brendshme të cilat po shtypen me ash-përsi nga qeveria komuniste pro sovjetike e vendit. Por ka gjithashtu një mendësi skeptike për drejt çdo sugjerimi që këto trazira të arrijnë së shpejti përmasat e një revolucioni anti-komunist.

Page 13: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Pas Hardinajt, thirret në Gjykatën Speciale dhe Krasniqi, Thaçi: Askush

s’mund ta njollosë luftën e UÇK

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKosova drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe thirrjes së figurave politike nga Gjykata Speciale

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër dje për ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë kryetarit të këshillit

kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, një prej intelektualëve kryesorë ish-aktivistë të Kosovës, duke thënë se pastërtia e luftës së UÇK do të dëshmohet përballë çdo gjykate. Ndërkohë presidenti ende nuk ka për-mendur çështjen e zgjedhjeve të reja që tashmë duken të pashmangshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. “Asnjë gjykatë, vendore a ndërkom-bëtare, nuk mund ta njollosë luftën e UÇK”, është shprehur presidenti Thaçi ndërsa ka thënë se i çmon të gjithë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë. “Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si presi-dent i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmo-jmë që të mbrohet e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që ashtu sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate”, ka shkruar presidenti.

Ftesa për KrasniqinIsh-kryetar i Kuvendit të Kosovës,

Jakup Krasniqi, ish-organizator i UÇK, pedagog dhe autor i mbi 10 vëllimeve

BE do të japë 1,41 miliardë euro për refugjatët në Turqi

Vala e të nxehtit në SHBA/ Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Komisioni Evropian mira-toi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE ndaj refug-jatëve dhe komuniteteve mik-pritëse në Turqi. Sipas njoftimit të publikuar nga KE, progra-mi do të fokusohet në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes, mbështetjes socio-ekonomike dhe infrastrukturës komunale. "Masat e reja janë pjesë e këstit të dytë të Lehtësimeve për Ref-ugjatët në Turqi, duke e çuar shumën totale që tashmë është

ndarë në 5,6 miliardë euro nga 6 miliardë eurot që nga viti 2016, me bilancin e mbetur që do të ndahet gjatë verës", thuhet në njoftimin. Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE nënshkruan një marrëveshje për masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe për dekurajim të migracionit të par-regullt përmes Detit Egje si dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët sirianë në Turqi, ku BE u zotua të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro për miliona refugjatë të strehuar në vend.

Një valë ekstreme të nxe-hti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës dhe Kanadasë me tem-peratura që pritet të mbërrijnë nivelet maksimale gjate fund-javës. Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si New York, Washington e Boston në bregun lindor, ndërsa përvëlimi nuk do të kursejë as rajonet e Midwest-it. Në kryeqytetin e vendit, Washington DC, njerëzit kanë nisur të mbush-in pishinat e për t’u freskuar, po pushtojnë edhe shatërvanët. Sin-

optikanët thonë se në Uashington DC, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë celsius. Sipas tyre, për një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë. Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër dhe përcëlluese”, ndërsa njerëzit janë këshilluar të pinë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e for-ta fizike. Sipas ekspertëve edhe automjetet nga brenda, mund të arrijnë temperatura vdekjepru-rëse brenda pak minutash.

Britania kërkon nga Irani kthimin e dy cisternave të kapura të naftës

Autoritetet e Britanisë së Madhe pranuan dje se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hor-muzit të premten dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja. “Këto konfiskime janë të papranueshme. Liria e navigimit është thelbësore si dhe mundësia që të gjitha anijet të lundrojnë lirshëm në rajon”, tha ministri i Jashtëm britanik, Jer-emy Hunt. Më vonë Hunt tha se do të ketë pasoja nëse Irani nuk e rikthen kontrollin e anijeve,

por theksoi se Britania nuk kon-sideron të zhvillojë operacione ushtarake. Garda Revolucionare e Iranit tha se ka parë anijen Stena Impero me flamur të Britanisë, dy javë pas konfiskimit nga Britania të cisternës iraniane në Gjilbraltar nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve. Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të mund të bisedonte me Britaninë, pas polemikave nëse SHBA-ja ka rrëzuar një dron ira-nian të premten në Ngushticën e Hormuzit.

Vuçiç: Haradinaj shkon në Hagë që të kthehet si hero

Kosovë, Isa Mustafa nuk kandidon më për kryetar të LDK

Shpërthim në fabrikën e gazit në Kinë, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë hum-bur jetën,19 janë plagosur dhe pesë të tjerë janë raportuar të zhdukur si pasojë e shpërthimit të një fabrike gazifikimi. Ngjarja ka ndodhur në provincën Henan të Kinës qendrore, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ndodhi në zonën e ndarjes së ajrit dhe jo në zonën e rezervuarit të gazit. Në nëntor 2018, një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike shkaktoi një shpërthim që rezultoi me vdekjen e 23 njerëzve në Zangzhuk.

Dje është bërë hapja e pikës së përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir, që lidh Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, e cila pritet që në të ardhmen të bëhet pikë e përhershme kufitare. Në ceremoni ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin. “Kjo pjesë është mjaft e rëndë-sishëm për t’i bashkuar këto male për turizëm dhe një qasje sa më të lehtë e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo iniciativë është e çelur dhe gradualisht ne do të përgatisim që infrastruktura dhe përgatitjet në përgjithësi të jenë të mira. Kjo është një pikë kalim sezonal që do të funksionojë që nga sot deri me 20 të muajit të ardhshëm por besojmë që në të ardhmen do të jetë shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Ashtu sikurse Vuçiç në Serbi, edhe Lista Serbe në Kosovë e ka quajtur dje dorëheqjen e Ramush Haradinaj një lojë në kërkim të poenave politike. “Është e qartë që lëvizjet e fundit politike në Prisht-inë janë të orkestruara për të bashkuar faktorin politik shqiptarë nga të gjitha partitë, që nënkupton presion më të madh për serbët që jetojnë në Kosovë dhe për përfaqësuesit e tyre”, thuhet në reagimin e tyre. Ata thonë se janë në dijeni se pas dorëheqjes së Haradinajt, do të ketë një presion në rritje për ser-bët. “Ne iu themi atyre në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtare që e kemi kuptuar mirë lojën dhe manipulimin e tyre, por nuk do të kenë sukses për të na ndarë, sepse ne jemi të vetëdijshëm për unitetin dhe mbështetjen nga Serbia”, tha Srpska.

Kosova e Maqedonia e Veriut me pikë të re kufitare Lista Srpska e quan “lojë politike” dorëheqjen e Haradinajt

për luftën dhe politikën, ka njoftuar opinionin se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale dhe shprehu bindjen se drejtë-sia do të vihet në vend. “Është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete. E vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK do të bien poshtë.”, tha Krasniqi. Ai shtoi se Gjykata Speciale është ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili ka qëllim

të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Ndërkohë duke shtuar thirrjet për zgjedhje të reja parlamentare, për të cilat presidenti Thaçi ende nuk është shprehur, ish-aleati i tij, kryeparlamentari dhe kreu i PDK, Kadri Veseli tha dje se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme e se partia e tij është e gatshme. Në një konferencë për shtyp pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, Veseli e bënte çështjen fakt të kryer dhe tha se do të ulet të flasë për kohën që duhen mbajtur zg-jedhjet. Ai shtoi se vendimi për dorëheqje i kryeministrit Ramush Haradinaj ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët. “Vendimi i ish-Kryeministrit për

dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen”, tha Veseli duke shtuar se do të ketë konsultime me aleatët e koalicionit në pushtet. “Qytetarët tanë të kenë besim të plotë se shteti ynë, sovraniteti dhe integ-riteti - janë dhe do të jenë të pacenuara përjetë!”, tha ai, duke shtuar se Kosova qëndron afër me partnerët e vet perëndi-morë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksan-dar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi i pret pa eufori zhvillimet në Prisht-inë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, Vuçiq tha se e kupton pritshmërinë e njerëzve për vendosjen e drejtë-sisë. “E kuptojmë, jo gëzimin, por njëfarë kënaqësie te pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërguar Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai është i dyshuar për krime lufte”, tha Vuçiç,

Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK në Kosovë, ndërsa i ka njoftuar qën-drimin kryesisë së partisë. Mustafa u ka treguar anëtarëve të Kryesisë se nuk do të jetë kandidat për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. “Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por, na ka thënë se s’do të jetë kandidat për Kryetar të LDK-së”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK për mediat vendase, pa dashur t’i përmendet emri.

Asnjë gjykatë, vendore a ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë luftën e UÇK. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, koman-dantët e zonave dhe ushtarët që janë ftu-ar nga Gjykata Spe-ciale, kemi mbrojtur popullin...

Page 14: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT14 E Diel 21 Korrik 2019

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Nga përshkrimi që ajo dha, poli-cia nisi aksionin për kapjen e

tij, duke bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit me inicialet M. L., banues në Fier. Atij iu sekuestruan varëset e floririt që kishte vjedhur, ndërkohë që nga hetimet, u zbulua se ai ishte autor edhe i një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Fierit...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra“Skifteri” fierak, akuzohet për vjedhje motorësh dhe biçikletash

Bënin namin me vjedhje në Mykonos, shkatërrohet banda e shqiptarëvePolicia greke ka arritur të shkatërrojë një

bandë të shqiptarëve që ka kryer një sërë vjedh-jesh nëpër shtëpitë e banorëve në Mykonos. 7 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në ishullin e famshëm të Mykonos. Banda e shqiptarëve që ka rënë në pranga përbëhej nga të rinj të moshave nga 23 në 39-vjeç, ndërsa një person i tetë është shpallur në kërkim. Ata kryenin vjedhje në banesat greke të Mykonosit si dhe shpërndanin drogë të llojeve të ndryshme. Ky grup është shkatërruar vetëm pak kohë pas kap-jes së 7 shqiptarëve të tjerë të cilët shpërndanin kokainë në këtë ishull. Operacioni për kapjen e tyre është bërë të enjten gjatë orëve të vona të

natës ku në ishull ishin shumë VIP-a. Fillimisht në pranga kanë rënë 3 prej shqiptarëve të cilët në makinën e tyre kishin fshehur një sasi droge. Hetimet për kapjen e kësaj bande kanë muaj që vazhdojnë ndërsa së fundmi u krijua një grup i posaçëm që në fund finalizuan operacionin. Nga kontrolli i policisë i kryer në automjet u gjetën dhe sekuestruan: 8 pasaporta të palëve të treta; shufra metalike; 4 doreza pune; 2230 euro, 1500 dollarë, 11 000 paund Liban, 180 rads të Afrikës së Jugut; 3 tele-fona celularë. Nga një hetim i kryer në prani të një zyrtari gjyqësor, në një banesë të një prej autorëve, ku njëri prej tyre identifikoi edhe katër të pande-hurit e tjerë të mbetur u gjetën dhe konfiskuan 34

paketa mikro që përmbajnë 12.9 gram kokainë, MDMA 9.1 gram, 5 gram kanabis dhe ½ tabletë me përbërje kimike të panjohur; Crushing kanabis; 2 pasaporta të palëve të treta; sasia prej 1.660 euro dhe 5.000 paund libanez; lente metalike; 2 orë; 6 telefona celularë. Tre raste të vjedhjeve të vilave turistike të dhëna me qira të ndodhura këto mbrëmjen e së enjtes në 18 korrik 2019 u identifikuan nga studimi i kombinuar i fakteve të rastit. Gjithashtu, është sqaruar edhe shkelja e një banese e kryer nga një nga autorët më 28 maj 2019. Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Simvoulio Syros, ndërsa hetimi vazhdon me qëllim që të verifikohet përf-shirjen e tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.

Rrëzohet në rrugë e moshuara, humb jetën në spital 85-vjeçarja

Një e moshuar ka ndërruar jetë në spital pasi është rrëzuar në rrugë. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Komuna e Parisit”, ku sipas policisë e moshuara rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë. Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia por rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë. Gruaja është ende e paidentifikuar dhe policia ka dhënë të dhëna për veshjen dhe pamjen e saj. Policia thotë se viktima është rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zezë, bezhë, dhe kafe. “Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112”, deklaron policia.

Akuzohen për vjedhje dhe drogë, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Karabinierët italianë kanë goditur mëngjesin e djeshëm një grup italo-shqiptar që merrej me vjedhje dhe drogë. Op-eracioni u ndërmor në kryeqytetin e vendit fqinj. Në sajë të këtij operacioni karabinierët kanë ndaluar gjithsej 11 vetë, të cilët kryenin aktivitete të paligjshme. Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane. Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës. Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga përfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhdojnë për raste kriminale të ngjashme.

U arratisën nga burgu grek 5 ditë më parë, arrestohen dy shqiptarët

Pas 5 ditësh arrati janë kapur nga policia greke dy shqiptarët të cilët u arratisën nga një burg Bujqësor në Kasandra të Kali-dhikis. Aventura e dy të arratisurve shqiptarë ka përfunduar mëngjesin e djeshëm, ku u arrestuan nga policia greke. Dy të arratisurit u identifikuan nga policët e vendit fqinj mëngjesin e djeshëm në Efpaliou Fokis në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis. Ata kishin me vete armë kallashnikovi dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëherë u zbulua se ata ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre. Sipas policisë greke të dy të arrestuarit nuk u paraqitën në evidencën e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur. Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç. Ata u rikthyen në një burg të sigurisë së lartë, ku dhe do të vuajnë dënimin e përjetshëm.

Policia e Fierit ka zbardhur dje 8 vjedh-je të ndodhura në këtë qytet pas ar-

restimit të një 40-vjeçari, i cili tentoi ti vidhte varë-set e floririt një gruaje. Në prangat e uniformave blu të qytetit të Fierit përfundoi shtetasi me inicialet M. L.. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e djeshëm në lagjen “Bishanak”, teksa i mori një gruaje nga qafa dy varëse floriri dhe u largua me vrap. Pas sulmit gruaja ka telefonuar në numrin 112 duke denoncuar ngjarjen, ku përshkroi fizikisht personin që i mori varëset dhe dha koordinatat se nga u largua. Nga përshkrimi që ajo dha, policia nisi aksionin për kap-jen e tij, duke bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit me inicialet M. L., banues në Fier. Atij ju sekuestruan varëset e floririt që kishte vjedhur, ndërkohë që nga hetimet, u zbulua se ai ishte autor edhe i një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Fierit. 40-vjeçari rezultoi të kishte vjedhur edhe 8 motoçikleta dhe biçikleta. Ai do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprën penale "Vjedhje” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Zbardhja e vjedhjeveMëngjesin e djeshëm në

sallën operative të policisë së Fierit mbërriti një tele-fonatë nga një grua e cila denoncoi se ishte sulmuar nga një person i cili i kishte marrë varësen e floririt nga qafa. Menjëherë pas marrjes së telefonatës uniformat blu të Fierit u nisën drejt lagjes “Bishanak” të këtij qyteti ku kishte ndodhur dhe ngjarja. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka konstat-uar një person i cili ka qenë duke u larguar me vrap. Pasi pikasën hajdutin e dyshuar shërbimet policore të forcave “Shqiponja” të Fierit bënë të mundur kapjen e tij. Pas ndalimit dhe kontrollit të ushtruar policia i gjeti në

xhep shtetasit me inicialet M. L., rreth 40 vjeç dy varëse floriri. Ky shtetas varëset ia këputi nga qafa një gruaje dhe u largua me vrap për të humbur gjurmët. Pas kapjes së 40-vjeçarit dhe hetimeve të kryera nga policia rezultoi se ky shtetas ishte hajdut serial. Në një hark kohor mjaft të shkurtër 40-vjeçari rezultoi se kishte vjedhur 5 motorë dhe 3 biçikleta. Kanë qenë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ata që bënë të mundur zbardhjen e ngjar-jeve dhe dokumentimin ligjor të 8-vjedhjeve që kishte bërë në qytetin e Fierit. Vjedhjen e

parë 40-vjeçari e ka bërë në fillim të këtij viti, më konk-retisht në datë 22.01.2019, ku ka vjedhur biçikletën e shtetasit me inicialet T. B., në lagjen “Konferenca e Pezës”. Dy muaj më pas, në muajin mars, më konkretisht më datë 06.03.2019, sipas policisë shtetasi i lartpër-mendur dyshohet se ka vjed-hur biçikletën e shtetasit me inicialet E. N., në lagjen “15 Nëntori”. Por një ditë më pas në lagjen “11 Janari” skifteri fierak ka vjedhur biçikletën e shtetasit me inicialet J. H.. Ai e ka vjedhur biçikletën pranë një lokali në këtë lagje, ku pronari i saj ishte duke

pirë kafe. 40-vjeçari e ka ruajtur pronarin e biçikletës dhe në momentin që ai nuk ka pasur mendjen ka kryer vjedhjen. Një muaj më pas, më datë 210.04.2019, sipas policisë 40-vjeçari në lagjen “1 Maj” i ka vjedhur motor-in shtetasit me inicialet A. B.. Por hajduti serial nuk është ndalur me kaq pasi pas dy muaj qetësi në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit me inicialet A. R., në Petovë. Një muaj më pas 40-vjeçari do ti kthehej sërish zanatit ku në muajin korrik do të vidhte dy motorë të tjerë në qytetin e Fierit. Më konkretisht në datën 02.07.2019, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur mo-torin e shtetasit me inicialet S. D., në lagjen “29 Nëntori” dhe në datën 15.07.2019, dy-shohet se ka vjedhur motorin e shtetasit me inicialet V. H., në Hasturkas. Pas zbardhjes së këtyre vjedhjeve dhe ten-tativës së vjedhjes së varë-seve të floririt mëngjesin e djeshëm materialet procedur-ale ndaj 40-vjeçarit i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit Fier. Mbi të rëndojnë akuzat e “Vjedhjes” dhe “Vjedhje me dhunë”.

I këputi varëset e floririt nga qafa një gruaje në Fier, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari,

policia zbardh dhe 8 vjedhje të tjera

Page 15: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

37-vjeçari i cili pasi vrau gruan u vetëm-byt ka pasur dyshime se gruaja e tij e tradhtonte. Xhelozia dhe tradhtia bash-këshorte janë dy shkaqet krye-sore që dyshohet se 36-vjeçarja u masakrua me thikë nga bash-këshorti i saj. Burime nga grupi...

Elvis MYRTA

Nuk ka mbarim trag-jedia për familjen Kuka, ku dy ditë më parë bashkëshor-

ti qëlloi për vdekje disa herë me thikë bashkëshorten e tij. 37-vjeçari Adrian Kuka që ishte në kërkim nga policia si autor i dyshuar i bashkëshortes së tij Hazbie Kuka, u gjet i mbytur mëngjesin e djeshëm në plazhin e Durrësit, në zonën e njohur si sektori Rinia. Afër vendit të ngjarjes, blutë e Durrësit gjetën të braktisur edhe mjetin me të cilin Kuka u largua nga banesa, pasi vrau me thikë 36-vjeçaren Hasbije Kuka. Në automjet 37-vjeçari, kishte lënë dhe një letër ku tregonte shkakun e ngjarjes së rëndë. 37-vjeçari, i cili pasi vrau gruan u vetëmbyt ka pasur dyshime se gruaja e tij e tradhtonte. Xhelozia dhe tradhtia bashkëshorte janë dy shkaqet kryesore që dyshohet se 36-vjeçarja u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se burri ka parë në celu-larin e gruas disa thirrje dhe me-sazhe nga një numër i panjohur. Pas kësaj ai ka dyshuar se grua-ja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur edhe sherret e vazhdueshme në familjen Kuka. Katër ditë për-para krimit të rëndë 36-vjeçarja është paraqitur në komisaria-tin e Durrësit dhe ka bërë një kallëzim se burri e kërcënon dhe ndihet e frikësuar nga ai. Por, Adriatiku i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, pasi në të njëjtën ditë ai i është kundërpërgjigjur kallëzimit të Hasbijes me një tjetër kallëzim. Ai ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se dikush i ngac-monte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj. Por pavarësisht këtyre kallëzi-meve dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë, e cila mund të parandalonte tragjedinë e familjes Kuka, me dy viktima dhe një fëmijë jetim. Dy ditë më parë sherri mes çiftit Kuka

ka kulmuar dhe Adriatik Kuka ka marrë thikën duke e qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, në sy të djalit të tyre të vetëm 10-vjeçar. Pas krimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin "Rinia" në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes. Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i mbytur në plazh. Dy-shimet e policisë janë që ai të jetë vetëmbytur në kushtet e gjend-jes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bash-këshortes së tij. Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit. “Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme. Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprak-isht dyshohet që burri të ketë qenë i dehur dhe ka hyrë në det, ose një pistë tjetër është se mund të ketë pirë ndonjë helm dhe më pas ka hyrë në ujë.

Letra e 37-vjeçaritDyshimet për tradhti janë

bërë shkak për krimin në familje dy ditë më parë, ku 37-vjeçari

Makina përplaset me bordurën në afërsi të TEG, humb jetën 31-vjeçari

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të TEG-ut, ku një mjet është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari me inicialet B. M.. Nga informacionet e para bëhet me dije se 31-vjeçari ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat tek rreth- rrotullimi i TEG-ut, vend në të cilin kanë ndodhur edhe aksidente të tjera me pasojë vdekjen e disa personave. Në po të njëjtin vend në datë 16 qershor për shkak të shpejtësisë një automjet u fut përmes rreth- rrotul-limit dhe u përplas me bordurën dhe për pasojë humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje dhe një tjetër mbeti i paralizuar. “Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M., 31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rru-ga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit”, tha polica.

Ardian Kuka, goditi gjashtë herë me thikë të shoqen Hazbije Kuka. Policia ka gjetur një letër në makinën e Kukës, i cili u gjet i vdekur i mbytur në det. Në të ai shkruante se e vrau të shoqen pasi dyshonte se e tradhtonte, “Kishte filluar të vishej bukur dhe me gusto, nuk ishte më si më parë. Dyshoja për lidhje jashtëmartesor. Kam kapur dhe disa mesazhe në telefonin e saj”. Letrën 36-vjeçari e kishte lënë në sediljen e makinës, duke zbardhur kështu ngjarjen e rëndë, e cila dyshohet se si mo-tiv ka pasur xhelozinë. Gruaja kishte 2 muaj që kishte filluar punë në një çerdhe publike në lagjen numër 18. Punë edhe pse

u gjet nga bashkëshorti i Hasbi-jes, u bë shkak për krisjen e mar-rëdhënies së çiftit Kuka, e cila përfundoi në tragjedi. Adriani dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Hazbije Kuka, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. Gruaja, nënë e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj pas një sherri me të shoqin në banesën e tyre. Krimi i rëndë ndodhi në sy të djalit të çiftit 10-vjeçar. Ishe pikërisht ky i fundit që lajmëroi dajat për atë çka i ndodhi nënës së tij. 36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllezërit dhe djali i saj, por për shkak të plagëve të marra në zemër dhe hemorrag-jisë së pësuar, gjeti vdekjen.

Sarandë, akuzohen për vepra penale të ndryshme, pranga 3 personave

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej të arrestu-arve adoleshenti me inicialet V. B., 16 vjeç, banues në Sarandë. Ai u vu në prangat e uniformave blu pasi pas një konflikti banal me shtetasin me inicialet E. Ç., ka dëmtuar edhe efektivin e policisë me inicialet V. A., i cili kishte ndërhyrë për t'i ndarës. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet S. B dhe F. B., përkatësisht 50 dhe 20 vjeç për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. I ar-restuari tjetër është shtetasi me inicialet B. B., 52 vjeç, banues në Delvinë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në rrugën e quajtur "Kthesat e Gajdarit" duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në gjendje të dehur. I arrestuari i tretë i policisë së Sarandës është shtetasi me inicialet L. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i tij u bë në plazhin e Himarës, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa lejen e organeve përkatës.

Shkak i krimit të rëndë dyshohet xhelozia dhe tradhtia bashkëshortore

Masakroi me thikë bashkëshorten në Durrës, 37-vjeçari lë letër me motivet

e krimit dhe vetëmbytet në det

Elbasan, makina përfshihet nga flakët, dyshohet zjarr i qëllimshëmNjë automjet është djegur gjatë natës të së premtes në të

gdhirë të së shtunës në qytetin e Elbasanit. Mjeti i djegur është në pronësi të Arben Brahja. Ngjarja ka ndodhur në orën 01.30, teksa automjeti tip Benz me targa AA688JR, ishte i parkuar në lagjen “Hekurudha”. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka lajmëruar autoritetet të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Edhe pse zjarrëfisia ka shkuar në kohë rekord mjeti është djegur në pjesët e brendshme të tij. Makina ishte e parkuar në rrugë pranë banesës, ndërsa nga përhapja e flakëve ka pësuar dëmtime edhe një automjet tjetër, i parkuar pranë tij. Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 01:45 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme të mjetit tip Benz AA688JR. “Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për doku-mentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Dy adoleshentë u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga Policia e Durrësit pasi pak pas mesnatës të së premtes në të gdhirë të së shtunës, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët e zonës, në fshatin Rrushkull të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar pas arrestimit të dy të rinjve tha zyrtarisht se gjatë operacionit për arrestimin e tyre sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri pushkë si dhe disa fishekë. Kanë qenë Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, të cilët falë informacionit të qytet-

arëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet K. N., 18 vjeç dhe D. S.,17 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët. Ata do të hetohen nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në ditët në vijim pritet që dy adoles-

hentët të dalin përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ka qenë policia e Durrësit e cila mesditën e djeshme ka dhënë detaje mbi kapjen dhe arrestimin e të rinjve si dhe sekuestrimin e armëve me të cilën ato kanë qëlluar. “Qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët, arrestohen në flagrancë nga Policia, dy adoleshentët. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kap-

jen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet K. N., 18 vjeç dhe D. S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike”, sqaroi zyrtarisht policia.

Qëlluan në ajër me armë zjarri, arrestohen dy adoleshentët

Page 16: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

16 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

Nga Ylli MEÇE

Nuk kisha aspak ndër mend të merresha me “Ballistët” dhe aventurat politike të

tyre, sepse historia i ka pozi-cionuar në mënyrë të tillë, që edhe 1000 vjet të tjerë të kalojnë, për ta, nuk mund të gjendet jo detersiv që jo e jo, por edhe asnjë lloj komponent kimik që t’jua u heqë dhe ç’ngjyrosi vulën e tradhtisë që ata mbajnë mbi kurriz. Po atëherë, pse detyrohem e të shkruaj çfarë më shtyn e s’më le të qetë? Po çfarë të bësh kur ata" kruhen vetë"?! Është pikërisht, deklarata si një i përvuajtur i dikurshëm dhe tashmë me ndërrim roli, pra si ” triumfator” e “Tik”(Adriatik) Alimadhit, në një nga komisionet parlamentare..... se kriminelët e Partisë Komuniste dhe partizanët kriminelë, paskan bërë krime të tilla e padrejtësi ndaj “Ballit “, sa që i paska klasifikuar,padrejtësisht në tradhtarë. Tashmë, atë që nuk bëri dot “Tatja”(Mithat Frashëri) gjatë lufte e merr në dorë si stafetë,Tiku i Alimëdhenjve, i cili gati duke qarë thotë:.... “Mua më ndan me ju bota njerë-zore që përfaqësoni. Kush është Partia Komuniste? A vini ju prej saj apo jeni shkëputur? Çfarë të keqe ka të hetohet kjo periudhë? Unë jam ballist. Kam marrë të gjitha poshtërsitë, tradhtar, bashkëpunëtor, na kanë vrarë, pushkatuar, burgosur. Çfarë të keqe ka të dalë e vërteta? Herët apo vonë, shqiptarët do ta marrin vesh. Instituti i zotërisë( nënkuptohet e gjithë tufa e Agron Tufës) ka nxjerrë disa krime të komunistëve dhe kjo ju djeg shumë juve.....”

Në fakt edhe unë puqem me Adriatikun, por ama me një kusht, që në atë institut duhet të ftohen jo vetëm përfaqësuesit PKSH, por edhe ish-jerarkë të fashizmit italian apo dhe të nazizmit hitlerian, sëbashku me dokumentat e tyre të cilat ndodhen në arkivat e Ministrisë së Luftës italiane gjatë periudhës 1939-1943 dhe ato të “Wermahtit” gjerman, të verës së vitit 1943 e deri në nëntor të vitit 1944, pa lënë mën-janë këtu edhe dokumentet e anglo-amerikanëve për këtë periudhë. Në të pastajmen, pra edhe ato mbas çlirimit. Le të hapen dosjet e komandantëve dhe komisarëve tanë legjendarë por dhe të të gjithë ballistëve të arratisur, kush ishin çfarë bënë ata gjatë lufte dhe cilët ishin ata që erdhën si diversantë mbas çlirimit, që na vranë përfaqësuesit e pushtetit të popullit dhe të rinjtë që përçonin dritë duke fillu-ar nga Ndrec Ndue Gjoka, Bardhok Biba, Cucat e Malsisë etj etj.

Nëse, përqendrohemi me kujdes në deklaratën e Alimadhit, do të vërejmë se ai vet e deklaron se..” Mua më ndan me ju bota njerëzore që përfaqësoni”.. Pra dhe vet Tiku e di që edhe gjatë lufte, shtresat e shoqërisë shqiptare u pozicionuan në kahe të ndryshme dhe kjo nuk ishte rastësi, sepse lidhej ngushtësisht me interesat e tyre, në radhë të parë ekonomike por edhe politike. Por të mos harrojmë, se të njëjtën gjë bën dhe pushtuesi. Ai paraprakisht, përgatit terrenin me propagandën e tij intensive, se do ta lulëzojë atë vend se (Mussolini)..”Albania e’ dentro nell mio cuore”,bile proklamon dhe zgjidhjen e çështjes Kombëtare, duke u premtuar Bashkimin

Nga Luan KURTI

Opozita është bërë një fjalëkryq më vete. Vështirë ta deshifrosh në qëndrimet e saj.

Pas dështimit me “sukses” të protestave që nuk e ndalën dot 30 qershorin, pas kamxhikut të De-partamentit Amerikan të Shtetit që kërkonte t’i largohej rrugës dhe dhunës, në përpjekje për të ndrequr imazhin e saj copë - copë, po zhytet më thellë në batak. Nuk ka një linjë të përcaktuar, një qëndrim

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ballistët e “Tatës” dhe të “Tikut”, kanë tre çerek shekulli që nuk e heqin dot vulën e tradhtisë

Opozita, komedi e një nate vere!

Kombëtar etj etj ( Interesant se edhe vet Titua i cili deshi ta bënte Shqipërinë si republikë të shtatë të Jugosllavisë, kopjoi Duçen me “Bashkim- vël-lazërimin”). Me këto parulla, fashizmi dhe nazizmi, nuk kishte hallin e parisë së vendit, sepse ata i kishin marrë të dhënat nga Konti Çiano, që parinë e kishin të vetën dhe mbështetëse të fashizmit. Në këtë pikë fashistët nuk gabuan, sepse përfaqësues të kësaj parie, që më vonë disa prej tyre u bënë ballistë, do shkonin t’i dhuronin një javë mbas pushtimit, ku-rorën e “Skënderbeut”, mbretit të Italisë V.Emanuelit të tretë. Ata, këtë më shumë e bënin për të trullosur me propagandë popullin shqiptar që pushtimi fashist të ishte “i pranueshëm” nga e gjithë shoqëria shqiptare. Në një vështrim analitik, do të vërejmë se dhe në vet strukturën e “Ballit” që u formua në vitin 1942( një vit mbas PKSH-së), të tërheq vëmendjen se krerët e tyre ishin pasanikët, bejlerët e agallarët e vendit, apo dhe disa intelektualë spitullaqër e frik-acakë, teksa pjesa tjetër e formacionit ishin ballistë hallexhinj e bij të popullit, por të gënjyer dhe verbuar nga propaganda e dyfishtë, si ajo e fashizmit, por dhe ajo e krerëve të tyre. Një pjesë e kësaj parie të “Ballit” dikur, para organizimit, kishin qenë edhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë, disa të tjerë, më vonë i kishin dhënë kurorën e Skënderbeut Princ W.Vidit,teksa të fundit si ( Cen Elezi) Qemal Vrioni,Sami Vrioni, Hysen Lepenica do ti vendosnin perandorit italian me ceremoni kurorën e Skënderbeut. (Z.Alimadhi le të shikojë listën e gjatë me disa ballisto-zogistë që shkuan në Romë meqenëse kërkon dhe arkivat).

“Balli “, fillimisht u betua se do luftonte, bile hartoi dhe një program me 10 pika ( “Dekalogu”)i cili në histori njihet edhe si kodi i luftimit ”ballist”, por ç’e do se në të vetëm shkruhet se “do të luftonin” (noc-rrokun !). Por asgjë nuk bënë dhe jo vetëm kaq, por një nga krerët e “Ballit” vet nën/kryetari Ali bej Këlcyra, do të nënshkruante protokollin me kryekomandantin e trupave pushtuese gjeneralin “Dalmazzo” nga ku ky, pra Nën/kryeballisti Ali beu, sëbashku me Nuredin bej Vlorën ( ç’na polli me këta bejlerë sa patriotë të mëdhenj na qenkan !!..), krahas pikave të tjera i angazhoheshin pushtuesit italian, se do të merreshin seriozisht dhe merrnin përsipër, ruajtjen e qetësisë që trupave pushtuese të mos u vinte gjë e keqe sidomos nga rebelët e jugut (Shikoni protok. Dalmazzo-Këlcyra 15 mars 1943). Tani, le të analizojmë dhe dy përshëndetjet e tyre, pra atë të partizanëve, por dhe atë të ballisteve gjatë lufte. Partizanët përshëndetnin me: Vdekje fashizmit – Liri popullit ! Parullë kjo, që armikun kryesor e për-caktonte se ishte fashizmi pushtues dhe kjo parullë e tillë ngeli deri në fund. Nëse “ballistët” fshiheshin mbas rrotave të makinave gjermane nuk ishte faji i partizanëve. Po “Ballistët” si përshëndetnin?! Ja dhe e famshmja parullë e tyre: Shqipëri e shqiptarëve !- Vdekje tradhtarëve ! Kjo parullë, në mënyrë të stërholluar i bënte jehonë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë që bënë italianët fill mbas pushtimit duke e bërë Shqipërinë të shqiptarëve, parullë kjo që me shumë kënaqësi u pranua veçanërisht nga ballistët e Xhafer Devës, bile në përbërje të këtij divizionit nazist SS ”Skanderbeg”, nisur dhe nga emri i heroit tonë kombëtar u gënjyen shumë ballistë. Deri tani në të gjitha arkivat nuk gjendet asnjë dokument që

unik për atë që do të ndodhë në vazhdim. Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë revanshin e mospranimit të zgjedhjeve vendore, por nga ana tjetër e kanë si kusht të panegociueshëm largimin e Ramës dhe janë kundër 13 tetorit të presidentit. Pra, kundër LSI-së që i mbështet ato. Por Sali Berisha mbështet Presidentin, pra 13 tetorin. Teksa Ilir Meta, kërkon reflektimin e Ramës dhe jo largimin e tij si kryeministër!!! Fjala e cilit ka më peshë në PD: e ishit de-fakto, apo e rioshit de-jure?! Pas Jozefina Topallit, Arben Imamit ja ku shfaqet nga hiri edhe Voltana Ademi, e cila kërkonte dorëzimin e bashkisë tek një komision ndërkombëtar dhe tani befas ka ndryshuar mendje, duke pritur vlerësimin e parregullsive nga

Gjykata Kushtetuese e rinovuar. Pra kryebashkiakja rebele e Shkodrës, futet në shinat institucionale, i largohet targetit “antiamerikanizëm”. Në fakt “lufta” nuk është kundër mazhorancës dhe Ramës, por brenda selisë Blu. Duken si dy koka drejtuese, dy palë, kur është vetëm një: Sali Berisha! I cili në përp-jekje për t’iu imponuar ndërkombëtarëve, i tërheq fijet e buratinëve të tij sipas dëshirës. Për të treguar se është fuqiplotë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt në PD, pa bekimin e tij. Kësisoj hedh në tregun mediatik të emrave Jorida Tabakun, Bujar Nishanin, si rival të Bashës. Pa u davaritur mjegulla, shihet nën shoqërinë e Grida Dumës, e cila më herët kishte qenë “kurban” i tij, për mungesë etike, kur “liderin historik’

guxoi ta quante një deputet si gjithë të tjerët. Berisha, “antisoroisti?” që krahas Bashës josh dhe afeksionon edhe mbështetës të njohur të tij, të së njëjtës linjë të fondacionit të multimiliarderit. Mesazhi që përpiqet ta theksojë gjithnjë e më tepër: se mund të ruajë të njëjtin kurs perëndimor, por edhe mund të promovojë si drejtues të PD-së dikë më radikal dhe të papara-shikuar. Gjykoj se Berisha do vazhdojë me këtë lojë gjer në përfundim të ngritjes së organeve të reja të vetingut dhe fillimit nga puna në vjeshtë. Rasti i Vol-tana Ademit ishte një sinjal i qartë i një kompromisi të mundshëm ( sigurisë personale, familjare: një kovë ujë për një mbretëri), kërkimit të një alibie nesër, në emër të integrimit të vendit.

tepër i njohur në popull si organizatë kolaboracion-iste dhe as që mund të mendohet se do të ekzistojë si një parti koherente... ( 12/4/ 1944 Pro- fo/371 file nr.43561) Weeler( Uiler)i cili ka qenë pjesëmarrës direkt dhe dëshmitar okular i situatave të asaj kohe në Shqipëri do të shkruante :...” Qëllimi kryesor i lëvizjes Nac-Çl është të çlirojë vendin nga gjermanët. Mbase ata sikurse dhe pohohet, kërkojnë më shumë ndihma nga ne aleatët, por një komb që ecën zbathur në dëborë që i djegin e i plaçkitin shtëpitë, që vdes urie nëpër male dhe sikur të dredhojë e meriton të fitojë......dhe më poshtë vazhdon- Është provuar tani pa asnjë pikë dyshimi se Qeveria e Tiranës dhe “BallKomi”(nënkupto balli kombëtar) po bash-këpunojnë aktivisht me gjermanët ndërsa të tjerët (“Legaliteti”) qëndrojnë duarkryq duke bashkëpun-uar kështu në mënyrë pasive... Të gjitha këto bile dhe pjesëmarrja e katër anëtarëve të lartë të ballit si anëtarë të regjencës shqiptare dëshmojnë qartë bashkëpunimin me armikun dhe aq i madh ishte ky bashkëpunim sa që shumë heronj e dëshmorë na ranë në luftë nga spiunimet që bënte “Balli” në komandaturat e vendit. (Dokumentat e gjermanit i përktheni vet se ua dini mirë gjuhën). Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ky formacion jo vetëm që nuk kishte as edhe një femër luftarake dhe asnjë dëshmore të tillë, por le të më tregojë pasuesi ballist, se cilëve ballistë gjermani u bëri gjyqin dhe i push-katoi? Le të thonë një ballist që e kapi gjermani dhe e internoi në kampet e përqendrimit. Fundja le të rishikojë e dëgjojë vet intervistën e Sejfi Protopapës i cili deklaron se e shpëtoi në Shkodër pikërisht një ballist e kolaboracionist, Eqerem Peshkëpia, sepse po të me kapnin partizanët( deklaronte në TV Sejfiu) e dija që do më pushkatonin. Do më pushkatonin se e kisha hak. ( Ja një ballist i penduar dhe këtë deklaratë të ndershme, ai nuk e dha kur ishte PPSH-ja në pushtet, por kur ishte ai programi i dhimokracisë tënde or Alimadh) Do thuash ti se mbas lufte u persekutuan shumë ballistë. Nuk është e vërtetë kjo gjë, por u dënuan ata që nuk hoqën dorë, ata që na erdhën si diversantë që nga Hamit Matjani, Zenel Shehu, Ethem Cako, Izet Vrazhdo, Lahe Nuro të cilët u ndëshkuan nga gjyqet e popullit dhe nga forcat e divizionit të ndjekjes.

Kur ne luftonim armikun nazi-fashistë dhe ballistët ishin palë me pushtuesin ç’duhet të bënin partizanët or Alimadh, duhej të falnin gjermanin dhe me këtë rast, të ishit rrjedhimisht të falur dhe ju? Kur ju gjatë lufte ishit dhe u bëtë palë me gjermanin... Në fakt kundër kujt i kishit drejtuar armët? Tani, po ju them dhe diçka të fundit: Ju nuk ishit aq trima në kohë lufte e jo më tani që ti na hiqesh sikur paskeni qenë ju violina e parë e orkestrës antikomuniste, që rrëzuat socializmin. Mblidhe mendjen, aspak dhe asnjë grimë nuk kini meritë. Këtë rol e luajti tradhtia dhe vet degjenerimi i PPSH mbas vdekjes së Enver Hoxhës dhe ardhjes së Ramiz Alisë, sepse nëse do të ishte për ju, ngule mirë në mendje, po qe se nuk e pranoni tradhtinë kjo njollë turpi do ju shoqërojë deri sa të ekzistojë shoqëria shqiptare. Do ta provosh?! Organizo një testim në gazetën më asnjanëse, midis Enver Hoxhës dhe Lumos tënd që e mori lumi. Aty do ta kuptosh të vërtetën e hidhur për ty dhe tufën e të mëdhenjve të tjerë të Ballit.

“Balli” ta ketë denoncuar krijimin e këtij divizioni famëkeq “eS eS”-ash.. Ballistëve, përkundrazi u vinte mirë dhe jo pa qëllim armiqtë pushtues gjermanë vendosën në qeverinë kolaboracioniste si kryem-inistër në Shqipërinë e bashkuar, Rexhep Mitro-vicën dhe ministër të Brendshëm, ballistin Xhafer Devën e masakrave të 4 shkurtit 1944. Me pak fjalë ballistët pranonin një pushtues të ri por ama të na bashkonte, duke luajtur me kartën e nacionalizmit, bile duke venë e nxjerrë dhe në skenë figura të tilla që rridhnin nga familje patriotësh të mëdhenj, si ajo e “frashërllinjve” (me Mithat Frashërin )apo dhe e “ Vlorës” ( Nuredin Vlorën nga fisi i I.Qemalit)që në fakt këta pinjollë, ishin tradhtarë të rrënjëve të tyre.

Po pjesa tjetër e përshëndetjes "vdekje tradhtarëve"? Kush ishin këta tradhtarë? Lihet të kuptohet,se ishin “ të kuqtë” pra PKSH dhe parti-zanët që “Tiku” i Alimëdhenjve e pranon hapur duke aluduar se e shikoni se ç’bën koha?.. Ata ballistët e vjetër dhe ne të rinjtë e sotëm ( nuk di nëse i e fut aty dhe Ramën e Metën, sepse sa për Berishën, dihet që ai ja ka kaluar dhe vet Xhafer Devës) që me kohë ishim për një demokraci alla perëndimore. Këtu ai ka të drejtë, por puna është se”Balli” nuk bëri asgjë në këtë drejtim. Vërtetë Anglia, Franca, Kanadaja e USA dhe disa vende të perëndimit ( përjashto Norvegjinë e Kuislingut) ishin për demokracinë, por ata nuk u bënë palë me pushtuesit. Franca, (sikurse dhe shumë vende të tjera), psh veprimin kapitullues të marshallit Pëten Franca e pasluftës e dënoi dhe vet marshallin e tyre i cili në Luftën e Parë Botërore kishte dalë fitimtar, por ja që këtë fitimtar e dënuan me vdekje( më vonë ia ndryshuan dënimin), sepse kishte pranuar dhe firmosur pushtimin duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i kundërvihej forcave naziste me armë. Pse or Alimadh a nuk bëri të njëjtën gjë dhe Midhat Frashëri që u dërgoi qarkore të gjithë paraardhësve të tu që të ndërpritnin veprimet luftarake ndaj gjermanëve në 7 tetor te vitit 1943? Ai në fakt kot e thoshte, kot e shkruante, firmoste e vuloste, sepse ballistëve të tij as që u shkonte kurrë në mendje kjo gjë, ose ai e kishte të qartë se “trimat” e Selfo Qorrit, ishin vetëm për petulla dhe pula kur gjenin. Dokumentin e kini në arkiv origjinal me firmën dhe vulën e Midhat beut, i cili asnjë ditë nuk doli malit, për liri, përkundrazi për tu treguar dhe besnikë të nazistëve, sejmeni i tij Azis Biçaku kapi rob gjeneralin Devis i cili kishte dalë maleve dhe ua dorëzoi gjermanëve dhe për këtë komanda gjer-mane dh vet Balli u falënderua nga Hitleri.( Lexoni kujtimet e gjeneralit Devis se ç’thotë ai për ju ballistët. Trocky që ishte dhe pseudonimi i tij, ju ka përshkruar më mirë nga Epopeja e Shevqet Musarajt që u ka kushtuar juve. Bile ky është një nder i madh sepse poema të tilla dy kanë shkruar Çeçua për ballistët dhe Kadareja për komunistët.)

Po vërtetë çfarë bënte “Balli” gjatë lufte, që avokati i Alimëdhenjve i mbron me pathos?

Nuk po them dhe nuk shkruaj dokumentet tona sepse ne sipas këtij trimi të vonuar i situatave paqësore i kemi shtrembëruar. Le të citojmë nga arkivat angleze: Meklin ( përfaqësues i misionit an-glez gjatë luftës i cili anonte nga ballisto-zogistët)...” Balli kombëtar” është kthyer thjesht në një forcë milicie në shërbim të qeverisë. Emri i tij ( Ballit) është

Page 17: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 17

Nga Fatos ÇOÇOLI

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA-ve) kumtoi

vlerësimin dhe mbështetjen e tij për aktin e dorëheqjes një ditë më parë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj dorëhiqet për herë të dytë (të parën e ka bërë 14 vite më parë, më 2005-ën), për t’u paraqitur si qytetar i thjeshtë përpara Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën, strukturë e Gjykatës Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë. Vetë Gjykata nuk ka komentuar për natyrën e akuzave të kësaj radhe në drejtim të ish-kryeministrit të Kosovës. Dy herë ai është marrë i pandehur, si i dyshuar për krime lufte në periudhën 1998-1999, në kohën kur Haradinaj ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. SHBA-të veprimin e tij e vlerësojnë si një akt përgjegjshmërie. Ndryshe nga cinizmi i disa analistëve tanë nga këtej dhe andej kufirit, që dje disa orë pas vendimit nxituan të thonë se është një lëvizje e llogaritur mirë e tashmë ish-kryeministrit. Të dalë fitimtar nga dorëheqja e parë. Në të vërtetë, tendosja dhe emocionet e forta në kohën kur Haradinaj deklaroi pardje vendimin e tij flasin për mungesë llogaritjesh gjakftohta të një lëvizjeje politike. Emocione të tilla vështirë t’i prod-hojë artificialisht edhe një aktor me eksperiencë. Ndërkohë që SHBA-të e vlerësojnë, një dorëheqje e tillë duhet të na nxisë të shikojmë përmes saj përgjegjësinë shtet-formuese të një burri të mirëfilltë shteti në Kosovë. Pavarësisht të gjitha të metave

Nga Bardhyl BEJKO

Dorëheqja e Kryemi-nistrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë

reale në tërë mjediset shqiptare. Në se cilin prej vendeve shqip-folëse, u vlerësua akti i tij dhe në jo pak raste u lartësua, si një veprim burrështetasi, i cili vuri interesat e Kosovës para inte-resave personale apo politike të partisë që për-faqëson. Pa folur nuk mbetën as serbët. Presiden-ti Vuçiç, e etiketoi, mashtrim politik, veprim për përfitime në popullsinë e Kosovës. DASH e kon-sideroi dorëheqjen, si veprimin e duhur para përballjes me gjykatën speciale. Vet Haradinaj, dorëheqjen e gjykoi si një veprim për të mos u paraqitur në gjykatën speciale me tagrin e kryem-inistrit. Dhe ky është një qëndrim i vlerësueshëm që meriton respekt nga shqiptarët në Kosovë së pari, po edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut. Tek e fundit, dorëheqja, është një veprim që buron nga bindja e një shtetari që është i ndërg-jegjshëm se duhet të paraqitet në Gjykatën Spe-ciale, si qytetar i zakonshëm, pa kostumin kryem-inistror. Nuk do ishte normale që të shkonte në gjykatë, si kryeministri Haradinaj, po si qytetari Ramush. Pikërisht, kjo është edhe arsyeja që dorëheqja, u vlerësua si akt i dinjitetshëm dhe i matur. Pa u futur në hollësitë e veprimit të dorëheq-jes dhe pa analizuar shkaqet e arsyet e një qën-drimi të tillë, i cili vërtetë është një akt prej shtetari, ajo që të bën më shumë përshtypje dhe që kërkon vëmendje janë paralelet që hiqen nga politikanët e Shqipërisë, të cilët edhe dorëheqjen e Ramush-it nga kryeministër nuk kishte si ta linin pa e krahasuar me qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sapo u njohën me lajmin e dorëheqjes, politikanët më të lartë të opozitës jashtë sistemit që nga zoti Sali Berisha, Basha deri tek skalioni i politikanëve të radhës së dytë, Mul Noka e Fatmir Mediu, i cili nuk la pa përmendur edhe veten që ka qenë në targetet e gjykatave, duke harruar përse ishte subjekt i tyre dhe që nuk mori asnjë ndëshkim, duke mos thënë asgjë për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku u vranë 26 qytet-arë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, duke shkak-tuar një dëm kolosal për vendin. Pas tyre folën edhe shumë të tjerë në Kosovë, ku u kërkua nga opozita shpejtim i datës së zgjedhjeve dhe mos sorollatje, siç deklaroi, Albin Kurti i Vetëvendosjes. Të shumtë ishin ata që reaguan në hapësirën mbarë shqiptare. Secili sipas gjykimit dhe intere-save individuale apo forcave politike që synojnë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Pse SHBA vlerësojnë dorëheqjen e Haradinajt?

Dorëheqja e Haradinajt dhe paralelet opozitare me Ramën

të drejtimit të tij dyvjeçar të qeverisë së Kosovës. Pavarësisht ekzaltimit të disa mediave fatkeqësisht shovene në Beograd, që e interpretojnë veprimin si pranim faji të ish-kryeministrit. Pavarësisht proble-meve që i hapen vendit nga organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme 45 ditë më pas, vendimi i tij nuk është shtirje, as folklor shqiptar për një “nder të bërë Kosovës dhe vetes”. Ndjesia e tij se qeveria nuk mund të vijonte funksionimin normal me drejtuesin e saj të thirrur në Hagë dhe të akuzuar për herë të tretë për krime lufte nga e njëjta gjykatë, është syçelëti. Procesi i Gjykatës Speciale të Krimeve të Luftës kundër zotit Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me dhënien e pafajësisë për akuzat që i ngriheshin. Zoti Haradinaj u rikthye në rigjykim të pjesshëm në kor-rik të vitit 2010. Rikthimi i tij përbënte rastin e parë të atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në vendet e ish-Jugosllavisë. Më 29 nëntor të vitit 2012, ai sërish u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, Parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë,

nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet mbi pretendimet e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty për trafikim or-ganesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës. Këto hetime nxitën reagime dhe protesta në Kosovë. Shumë qytetarë të Kosovës në disa qytete të saj u ankuan në atë kohë, se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviçit ndaj pop-ullsisë kosovare. Gjenocid (i mbiquajturi “pastrim etnik”), i cili mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. Haradinaj në vendimin e tij të pardjeshëm deklaroi se partia e tij dhe vetë ai do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen së shpejti, të thirrura nga Presidenti i vendit. Të gjithë analistët politikë në Kosovë janë të mendimit se kjo lëvizje e z. Haradinaj do ta forcojë edhe më shumë simpatinë që ai ka kultivuar në mes qytetarëve në këto dy vjet si kryeministër. Për shumë kosovarë ai ka tiparet e një heroi edhe tani në kohë paqeje. Haradinaj ishte ideatori dhe realizuesi i taksës 100 përqind mbi importet e Serbisë, me qëllim që të detyronte

pushtet këtej dhe andej kufirit. Pas nuk mbetën analistë e opinionistë të studiove televizive,duke lartësuar aktin e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës. Po ajo që të habit në tërë këtë diare pro-noncimesh e deklaratash, është përpjekja për të hequr paralele mes Haradinajt dhe Edi Ramës. Kundërvënia ndaj njëri-tjetrit. Shumëkush u mundua që të vizatojë dy paralele të cilat, teorik-isht nuk ndërpriten, po për matematicienët tanë politikë edhe mund të ndërpriten, duke krijuar pika kontakti për individë, konkretisht dy kryem-inistrat e dy shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bile ajo që u shpreh me një kënaqësi të paparë dhe entuziazëm të shfrenuar ishte goditja e Ramës me qëndrimin e Haradinajt. Ja burrat e shtetit, si veprojnë iu drejtuan Ramës. Ikin dhe nuk men-dojnë e nuk bëjnë llogari për jetën dhe përfitimet e tyre ishte në thelb reagimi për t iu kundërvënë Ramës. Se ku qëndron e përbashkëta mes kryem-inistrit të Kosovës dhe Ramës liderët opozitarë e dinë. Se cila është pika e ngjasimit dhe kontaktit në këtë histori e dinë vetëm politikanët tanë në Shqipëri. Kësaj logjike dhe këtij arsyetimi i thonë, rrufeja bie mbi malet e Drenicës dhe gjurmët i kërkojmë në malin e Tomorrit apo Korabit. Liderët e opozitës së rrugës, ata që nuk kanë pranuar të trokasin edhe në dyert e gjykatave dhe prokuror-isë shqiptare, pas shumë akuzave dhe denonci-meve, i janë shmangur gjykimit me procedura e raporte mjekësore, siç ka vepruar më shumë se njëherë Berisha dhe ca më shumë Basha. Edhe për akuza konkrete, siç ishte ajo për humbjet në Rrugën e Kombit apo pas ngjarjeve të janarit, para kryeministrisë, ku u pushkatuan katër të pa-fajshëm duan ti japin një mësim të mirë kryemi-nistrit i cili duhet të veprojë si Haradinaj dhe të vinte në radhë të parë interesat e vendit para atyre të partisë dhe të tij personale. Pothuaj të gjithë në një zë i drejtohen me kërcënim Edi Ramës, sikur thirrja në Hagë është për të dhe jo për kryeminis-trin e Kosovës. Dhe i tregojnë se Haradinaj është burrë që dorëhiqet dhe iu përgjigj thirrjes së gjykatës speciale në Hagë. Dhe i japin përmasa apokaliptike, bëmave të kryeministrit të Shqipërisë, iu turrën me deklarata e akuza, duke e etiketuar brenda një fjalie pesë herë kriminel e hajdut, kryekriminel e bandit. Mjafton të dëgjoni ligjërim-

in e Bashës sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Durrësit që konfirmoi kryebashkiaken e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të kuptosh se cila është gjuha e opozitës dhe liderëve të saj. Është vërtetë tronditëse që Basha, një ditë më parë lartësoi gjyqtaren që nuk e njohu kryebashkiaken e re dhe lartësoi qëndrimin e saj dhe fyerjet që përdori ndaj të njëjtës gjykatë kur u vendos ndry-she nga dëshirat e tij, duke anatemuar tërë dre-jtësinë në vendin tonë. Dy qëndrime për dy ven-dime ashtu sikundër dy qëndrime për dy kryem-inistra që kanë të përbashkët, postin dhe që drej-tojnë shqiptarët, po që nuk kanë asgjë të ngjashme mes tyre në kuptimin e arsyeve përse dha dorëheqjen kryeministri i Kosovës dhe përse i kërkohet e njёjta gjë edhe kryeministrit të Shqipërisë. Qëndrime më pa sens dhe subjektiv-itet më të llahtarshëm nuk mund të gjesh nga çdo kënd ta analizosh qëndrimin dëshpërues të lid-erëve të opozitës shqiptare pa përjashtim. Më shumë sikur kërkojnë të vejë në Hagë Rama se Ramushi! Më shumë duan të krijojnë perceptimi dhe paralele mes dy kryeministrave, sa ti qajnë hallin Haradinajt apo të lartësonin veprimin e tij. Dorëheqja e Haradinajt, është një qëndrim i mba-jtur pas thirrjes së tij në Hagë. I thirrur për tu py-etur. Është hera e tretë që thirret, ku dy herët e para ka dalë i pafajshëm. Sot, ne shqiptarët, dëshirojnë me gjithë zemër që ai të dalë pa i hyrë gjemb në këmbë. Urojmë që të dal faqebardhë, i pafajshëm, sepse vjen nga radhët e Ushtrisë Çlir-imtare të Kosovës dhe duam që veprimtaria e tij dhe ushtrisë të mbetet e kristaltë e papërlyer. Po në se urojmë Haradinajn për pafajësi dhe të dali faqebardhë,si duhet të sillemi me këta tanët që më shumë kërkojnë të lartësojnë Hardianajn për të goditur kryeministrin e Shqipërisë? Përse duhet të heqin paralele mes dy kryeministrave? Nga cila gjykatë u thirr Rama dhe nuk shkoi para trupës gjykuese edhe këtu në vendin tonë, siç kanë ve-pruar në realitet gjithë ata që pavarësisht postit, kanë respektuar drejtësinë, si ish ministri Tahiri, deputetë apo ish kryebashkiaku Gjika i Vlorës të cilët asnjëherë nuk u morën në mbrojtje nga par-tia, po iu dorëzuan drejtësisë si qytetarë të zakon-shëm? Pikërisht ata që nuk e njohin fare drejtësinë dhe e përbuzin,duke mos e begenisur, sot kanë

këtë shtet të njohë Kosovën. Pavarësisht reagimit ndërkombëtar ndaj vendosjes së kësaj takse dhe përpjekjet e forta të presidentit francez Makron për ta bindur të heqë dorë, Haradinaj ka rezistuar. Megjithë pasojat mbi ekonominë kosovare ndaj kësaj mase të pastër dumpingu tregtar, qytetarët kosovarë në shumicë e kanë vlerësuar lëvizjen dhe rezistencën e Haradinajt. Ndërkohë, Kosova përballet me dëshirën e fortë të të rinjve për t’u larguar në emigrim dhe me pakënaqësinë në rri-tje për politikën e mbajtjes së regjimit të vizave të Bashkimit Evropian. Vendimi i fundit i Haradinajt për të dhënë dorëheqjen dhe për të shkuar për herë të tretë në Hagë si qytetar i thjeshtë i Kosovës i bën mirë realisht Kosovës (në mos “nder”, sikurse ana-listët mosbesues të vlerave ende jetike të folklorit tonë e perifrazojnë me përçmim). Sa do të donim që shumë nga këta politikanët dhe shtetarët tanë nga kjo anë e kufirit të bënin një herë në jetën e tyre burrin e shtetit dhe të jepnin dorëheqjen nga postet që i mbajnë me thonj, për shkak të përfoljeve masive në opinionin publik për korrupsionin galopant që kanë kryer. Për t’u rikthyer sërish, po të duan, nëse vota e popullit i thërret prapë (dhe që ata vetë e dinë se është e pamundur të ndodhë).

ngritur flamurin e atdhetarëve që duan sipas mënyrës së tyre të lartësojnë kryeministrin e Kosovës dhe të poshtërojnë kryeministrin e Shqipërisë pa pasur pikë lidhje edhe asnjë arsye që të veprojnë në këtë mënyrë. Arsyeja e vetme, është urrejtja dhe etja për pushtet. Duke lartësuar njërin dhe poshtëruar tjetrin nuk është se opozita fiton ndonjë pikë. Vetëm sa shfryn urrejtjen. Janë dy njerëz të ndryshëm. Janë në vende të ndryshme, përballë problematikave të ndryshme. Në se Rama thirret një ditë nga një gjykata, brenda apo jashtë vendit të jetë e qetë opozita e rrugës se ai nuk do i fshihet drejtësisë, siç nuk i është shmangur deri sot. Po opozita nuk ka hallin e fajësisë apo pafajë-sisë as si të lartësojë Haradinajn. Qëllimi është si ta përdori këtë rast për të goditur kundërshtarin e tyre këtu që konsiderohet pengesë për pushtetin dhe si fatkeqësi për opozitën. Duke hequr paralele, mes Ramushit dhe Ramës, opozita jonë nuk ke bërë asgjë. Nuk ka asnjë ngjashmëri në këtë propagandë boshe. Përkundrazi kërkohet si alibi, krahasohet e pamundshmja dhe Haradinaj për-doret si kamxhik dhe simbolikë i kauzës për tu thënë shqiptarëve: E shikoni, ky yni nuk luan në një kohë kur ai, matanë kufirit veproi me dinjitet dhe burrëri. Dhe krahasohen të pakrahasueshmet. Afrohen e ngatërrohen ngjarje dhe bëhen pa-ralelizma për individë që kanë të përbashkët qenien shqiptar dhe postin kryeministror, por që nuk kanë asgjë tjetër që ti detyrojë të mbajnë qëndrime të njëjta. Haradinaj iu përgjigj thirrjes së Gjykatës së Hagës. Rama nuk ka refuzuar asnjë gjykatë, përkundrazi. Mos vallë liderët tanë opozitarë do donin që thirrja të kishte një kahe tjetër drejt Ramës në Tiranë?! Rama nuk është në kushtet kur duhet të sakrifikojë se kërkon opozi-ta që ta largojë përmes dhunës dhe shpifjeve, protestave dhe revoltave, akuzave dhe sharjeve. Në këto kushte gjykatat duhet të hedhin sytë nga ata që si politikë, kanë zgjedhur dhunën dhe jo ata që duan ti dhunojnë. Në këtë rast asnjë përngjasim nuk ka. Paralelet nuk mund të priten. Ndaj edhe kërkesa për dorëheqje të Edi Ramës për tu barazuar me burrështetasin Haradinaj, mbetet më shumë një dëshirë opozitare. Kërkesat për dorëheqje në këtë rast për dy kryeministrat janë krejt të ndryshme. Janë shumë larg njëra-tjetrës!

Page 18: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT18 E Diel 21 Korrik 2019

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Artistët janë tej mase të lodhur. E shikojnë Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Min-istrinë e Kulturës si institucione të brendshme të kohës së partisë, çfarë psikologjie jepte ajo atëherë. I shikojnë si zyrat e tmerrit të Gestapos. Janë institucione që nuk ke asnjë lloj dëshire të shkosh atje, nuk krijojnë asnjë lloj klime artistike...

Piktori shprehet se artistët janë të lodhur nga problemet, por institucionet heshtin

Ministria e Kulturës dhe GKA si zyrat e Gestapos, mungon klima artistike në vendPërballë problemeve, që

janë në aktivitetin artis-tik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë

mbështetjen te institucionet në vend. Sipas tyre, është një situ-atë kur ndjehen të pastimuluar për aktivitetin me krijimtarinë në art. Piktori i njohur Adrian Devolli, një nga zërat kritik ndaj institucioneve për probleme të ndryshme që janë sot në jetën artistike, pohon se është një situatë kur mungon vëmendja për artin dhe autorët shqiptarë. Në intervistën për “SOT” pik-tori Adrian Devolli shprehet se Ministria e Kulturës apo dhe GKA janë dy institucione, që nuk kanë dëgjuar zërin e artistëve. Për piktorin Devolli, në Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdon të tregohet se janë të mbyllura dyert për artistët nga Shqipëria, dhe në kohën kur dhe sallat e ek-spozimit sot janë të pakta prob-lemet shtohen për aktivitetin e tyre. Disa muaj më parë piktori çeli për publikun ekspozitën e tij personale “Përgjithmonë kanavac”. Ekspozita u prezan-tua në galerinë e artit “Kalo” dhe në fokus të punimeve të tij qën-dronte figura njerëzore. Ndërsa ka marrë pjesë me pikturat e tij në ekspozita që janë hapur me grupe piktorësh, këtë pranverë ai prezantoi 20 tablo në pikturë në dimensione të mëdha.

-Ditët e verës si po kalojnë për ju?

Unë jam çdo ditë në studio dhe do të bëj programin tim të punës. Unë vazhdoj programin tim si piktor, që nuk ka lidhje as me ambientin, me kohën, me politikën, me situatën e këtij vendi. Po të merresh me këto i bie, që të jesh njeri i vdekur. Ne si artistë i përkasim një brezi, që kemi pasur një ideal, pasion, këtë gjë ne sa të kemi do të bë-jmë dhe ta mbështesim.

-Një ekspozitë personale ju hapët para disa kohësh me puni-met tuaja. Kur pritet e radhës?

Për një ekspozitë personale serioze duhet të paktën 4-5 vjet punë. Unë e hapa një ekspozitë para disa muajsh dhe tani po vijoj punën me krijimtarinë time në studio, por kam dhe të tjera projekte. Kam një projekt për Umbrian, ku është një ekspozitë e përbashkët dhe atje na presin shumë mirë. Ish ambasadori italian në Shqipëri Paolo Foresti është po nga ajo zonë aty pranë, dhe ai i ka bërë një pritje të mrekullueshme shqiptarëve, por po merret dhe me organizimin e disa ekspozitave në zonën e Um-brias. Mendimi është, që ne një grup artistësh që kemi qenë në këtë zonë, të bëjmë një ekspozitë me motive nga Umbria në Tiranë, dhe besoj do të jetë nga vjeshta.

Kjo ekspozitë të jetë në shenjë mirënjohje dhe dashamirësie për dashurinë e madhe që tregojnë ata njerëz ndaj shqiptarëve dhe ndaj artistëve shqiptarë, jo me fjalë por me vepra.

-Galeria Kombëtare e Arteve ka hapur ekspozitën me veprat e Kol Idromenos. U mirëprit kjo ekspozitë, por sipas jush sa është bërë deri tani për autorët shqiptarë?

Që u hap ekspozita me veprat e Kol Idromenos është bërë shumë mirë, sepse nga një përgjumje e llahtarshme ajo ekspozitë është minimumi i një pune rutinë, që duhet te Gale-ria Kombëtare e Arteve. Unë e kam thënë dhe herë të tjera që Shqipëria në situatën që është sot kur nuk ka salla ekspozimi, kur nuk bëhet asnjë përpjekje dhe investim për artin, duhet jeta artistike dhe jeta burokratike e këtyre njerëzve të jetë shumë më e gjallë, dhe nuk duhet të jetë kjo fjetje e llahtarshme, që kanë këto njerëz. Nuk bëjnë asgjë në qenien e tyre, kështu që është turpshme që është kjo situatë. Por kjo ekspozitë duhet të shoqërohet dhe me botime. Botime nga institucioni duhen dhe për autorët e tjerë, duhet të jetë një antologji për autorëve shqiptarë. Madje nuk kanë asnjë lloj dëshire për të bërë gjë për autorët shqiptarë.

ADRIAN DEVOLLI:

-Ka piktorë, që janë shpre-hur se studiot e piktorëve po mbyllen për shkak të proble-meve dhe nga shteti nuk ka ndi-hmë. Ju çfarë mund të na thoni?

Një qeveri, e cila nuk kup-ton që këtu po i ikën dhe brezi i fundit i artistëve, kur nuk ka dashamirësinë për ti stimuluar artistët, kur ka ligësinë për ata,

nuk mund ti shkojë ndërmend që të stimulojë artistët për rregullimin e studiove. Këta njerëz nuk kanë arritur dot të bëjnë një libër për ato figura që kanë qenë rilindës të artit shqiptar, jo më pastaj të rreg-ullojnë studiot e piktorëve, ku aty janë autorë të njohur, piktorë të traditës. Piktorët i kanë lënë në mjerim, ku dhe çmimi i energjisë në studio atyre iu llogaritet sikur të jenë biznese. Çfarë biznesi do të bëjë një piktor me artin? Ai lë shpirtin e tij dhe nuk fiton asgjë. Nuk flitet për biznes këtu. Pra artistët nuk kanë asnjë lloj mbështetje dhe përkrahje, kur në gjithë botën artistët mbështeten, ka forma të ndryshme që ndihmojnë për aktivitetin e tyre. Po ju them që Ministria e Kulturës ekziston de jure, por de facto jo.

-Pse e thoni këtë?Për mua ajo Ministri

Kulture nuk bën asgjë për artistët, një situatë që vazh-don prej vitesh. Nuk bën asnjë lëvizje. Në ministri janë disa zyra, që duhet të ekzis-tojnë në një shtet, është një ministri kukull, që nuk bën asnjë përpjekje për artistët. Ne nuk e ndjejmë ndihmë nga ministria. E para, minis-

tria të gjithë artistët që janë të brezit të vjetër duhet ti ftonte për një mendim, diskutim, një takim për problemet dhe çfarë po ndodh me artin sot. Kemi Galerinë Kombëtare të Arteve dhe për artistët nga Shqipëria dyert janë të mbyllura. Vazh-don e njëjta situatë në galeri. Është shkak pasojë. Kur kemi një ministri inekzistente dhe një Galeria Kombëtare e Arteve që varet po nga kjo ministri është e tillë. Pra nuk mund të ketë një ministri aktive dhe një galeri pasive. Janë të lidhura gjërat me njëra-tjetrën. Pra si ministria dhe galeria funksionojnë de jure, por po të pyesësh në ministri çfarë kanë bërë për artin fig-urativ në këto dhjetë vjet, nuk kanë asnjë përgjigje, sepse nuk kanë bërë. Ata i shmangen kësaj gjëje. Ne si artistë kemi folur në shumë intervista, dhe kur janë bërë gjithë këto akuza në drejtim të institucioneve duhet të kishte një përgjigje prej tyre, por heshtje. Pse kalon çdo gjë në heshtje nga institucionet tona? Pse nuk ka asnjë përgjigje? Kanë gjetur një metodë, që kalohet në heshtje. Në shtetin tonë ne nuk kemi në Tiranë dhe një sallë ekspozimi për veprat e artistëve. U tha dikur që do bëhej nga bashkia dhe asgjë deri tani. Ne nuk kemi më çfarë ti kërkojmë institucioneve, i çuan njerëzit në depresion. Depresioni ka vetëm braktisje dhe përbuzje. Ar-tistët janë tej mase të lodhur. E shikojnë Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Ministrinë e Kulturës si institucione të brendshme të kohës së partisë, çfarë psikolog-jie jepte ajo atëherë. I shikojnë si zyrat e tmerrit të Gestapos. Janë

institucione që nuk ke asnjë lloj dëshire të shkosh atje, nuk kri-jojnë asnjë lloj klime artistike. Artisti kërkon klimën artistike, kërkon atmosferë. Çfarë politike kanë bërë për artin? Që kanë marrë një drejtor nga Kosova dhe e kanë sjellë në Galerinë Kombëtare të Arteve? Ai nuk ka lidhje me atë vend. Depresioni sjell mosreagim. Mendoni që në Kosovë të hapen vetëm ekspozita të piktorëve nga Shqipëria, nuk do të ekzistonte ai drejtori atje më në atë post jo më shumë se një javë. Kur gjërat i kalojnë ma-sat dhe nuk ka asnjë lloj reagimi krijon depresion, u lodhëm ne si artistë. Nëse një artist që prej 50 vitesh vazhdon krijimtarinë dhe ti këtyre njerëzve i tregon derën e GKA është gabim, por kur ta kuptojnë do të jetë shumë vonë. Këtu u bë çdo gjë vetëm çështje tallavaje, nuk ekziston kritika në art, as publicistika. Në artin shqiptar nuk do të thotë kjo vetëm tallava në muzikë, por dhe tallava në mendim, në veprim, në psikologji. Kur nuk kanë respekt në institucionet tona për artistët, që janë dhe nga 70 apo 80 vjeç dhe kanë kontribuar shumë për këtë vend atëherë çfarë mund të presësh nga këta njerëz?

-Ju u shprehët se artistët janë lodhur duke folur për prob-leme dhe asgjë nuk ka ndrysh-uar. Nëse vijon kjo situatë sipas jush çfarë ndodh?

Artistët janë lodhur dhe shi-kon një ministri, që prej vitesh nuk do t’ia dijë. Kush do të jetë e ardhmja? Ju tregova, tek ne nuk kanë respekt për artistët, edhe Pisaco të ishte do ta shkelnin me këmbë. Duan ti zerojnë të gjitha, sepse kanë kompleksin e inferioritetit. Në institucionet tona gjithmonë flitet do të bëhet, por kur do të bëhet? Ajo minis-tre duhet ti dëgjojë artistët, cili është mendimi i tyre. Nuk kemi në vend një kritikë artistike, nuk kemi një organizim ekspozitash artistike, nuk kemi promovim të artistëve, si mund të dimë ne si zhvillohet arti figurativ sot? Nuk bëhet minimumi për ti ndi-hmuara artistët sot, me sa kemi parë janë të braktisur, por dhe përbuzur.

-Ekspozita si ajo e artistëve të grupimit “Nëntori” dhe të tjera nuk kanë gjetur mbështet-jen, që prisnin nga ministria. Ju si e keni parë këtë?

Nuk duan të bëjë asgjë. Ka mbetur një brez Don Kishotësh si puna ime dhe do të ekzistojë deri në një farë kohe. Jemi një vend që flitet vetëm për krime, për hajdutëri, dhe këta artistë që mund të rregullonin imazhin e vendit ti si institucion i përbuz. Në fakt duhet të kishin stimuluar këta artistë sot.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Festivali Multikulturor i Beratit erdhi në edicionin e tij të

gjashtë, me një program të pasur në ditët e tij. Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Rrugëtimi i festivalit vazhdoi dhe këtë vit në edicionin e gjashtë në datat 18, 19, 20 korrik, duke e transformuar qytetin historik me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore, në një qytet me aktivitete të larmishme dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin vendas dhe jo vetëm. U zhvilluan koncerte muzikore nga grupet aus-triake, greke dhe shqiptare, DJ që luajtën rryma të ndryshme, art pamor, street art, cirk dhe shumë aktivitete të tjera. Natën e parë të festivalit performoi grupi austriak Leyya, të njohur për muzikën e tyre urbane dhe kozmopolite. "Kinema nën Yje” solli për publikun filma të realizuar në qytetin e Beratit dhe jo vetëm. Kori i Vajzave në dre-jtimin e dirigjentes Suzana Turku ishte gjithashtu në Festi-valin Multikulturor të Beratit. Ansam-bli Medimare solli në qytetin e Beratit muzikën tradicionale greke dhe mesdhe-tare, të përcjellë në një formë te re dhe dinamike. Repertori i tyre përmbante muz-ikë tradicionale, moderne dhe kompozime të vetë ansamblit. Alt’n Beats ishte me muzikën e tyre në natën e dytë të Festi-valit Multikulturor në kalanë e Beratit. Festivali dhe këtë vit u zhvillua në qytetin e Beratit, deklaruar qytet muze në vitin 1961 nga qeveria shqiptare, që iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës otomane. Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj origjinal të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ajo nuk është vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv në gurë, e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme romako-bizantine, shqiptare dhe otomane. Ndërtesat brenda kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës otomane, e cila filloi në vitin 1417.

Ekspozita në COD, me prodhime që u përkasin viteve kur filmat kanë dalë në kinema

nuk janë shfaqur më parë. Për herë të parë ekspozohet edhe seria e fundit e pllakateve të ripikturuar nga Sako në vitet 2018-2019, si re-flektime nostalgjik që risjellin me shumë kujdes dhe durim momente interesante nga disa filma.

Puna e artistitEkspozita gjithashtu reflekton

krijimtarinë e tij në një kolazh me pjesë të përzgjedhura nga filma të njohur shqiptar, siç janë: “Toka e jonë” (1964), “Horizonte të hapura” (1968), “Njësiti Gueril” (1969), “Ka-pedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dheshokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj. Ekspozita e hapur në COD te kryeministria do të qën-drojë për publikun deri në datën 31 gusht. Kjo ekspozitë e veçantë, e cila sjell një paraqitje të plotë mbi punën e artistit, si piktori i parë profesionist i filmit shqiptar, u mbështet edhe nga Arkivi Qendror

Shqiptar i Filmit (AQSHF). Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Mësimet e para për vizatim i mori në “Shtëpinë e Pionierit” në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në “Shtëpinë e Kulturës” nga Vang-jush Mio. Në vitet 1951-1955 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”. Më 1958 nisi studimet e larta në In-stitutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1962 si piktor filmi në Institutin e Lartë të Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. Si piktor kos-tumesh dhe më pas si piktor i rreth 40 filmave artistikë ai ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare. Shyqyri Sako, mund të konsiderohet si një ndër artistët që hodhi themelet duke krijuar fizionominë e dekorit në filmin shqiptar.

Festivali Multikulturor i Beratit, me aktivitete të

larmishme artistike

“Duke pikturuar filmin”, me punime nga krijimtaria 50 vjeçare e piktorit Shyqyri Sako

Julia VRAPI

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” vjen me vepra të piktorit Shyqyri Sako. Me një aktivitet të vlerësuar

ndër vite me krijimtarinë e tij, këtë herë ekspozita e artistit të njohur u çel në COD me rreth 85 puni-me të përzgjedhura nga karriera mbi 50-vjeçare. Në ekspozitën “Duke pikturuar filmin” janë pl-lakate origjinale filmi, skica, viza-time, portrete, eksterierë, interierë dhe piktura. Kolegë dhe miq të autorit, dashamirës të artit dhe kinematografisë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, duke vlerësuar krijimtarinë e pik-torit të filmit Shyqyri Sako “Artist i Merituar”. Regjisori Kujtim Gjonaj shprehet se Shyqyri Sako, është ndër piktorët më të mirë të filmit shqiptar në vendin tonë. Regjisori Gjonaj tregon se me punën e tij ndër vite, piktori ka qenë dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt me regjisorin e filmit që punonte. “Shy-qyri Sako mund të them se është një ndër piktorët më të mirë të filmit shqiptar ndër vite. Artist i shquar dhe një njeri i mrekullueshëm. Në atë ekspozitë është historia dhe dokumentimi i filmit shqiptar, që nga viti 1962 e deri vonë. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të regjisorit. Bashkë me regjisorin zgjedh vendet e xhirimit, harton dhe vizaton interier dhe ekster-ieret”, shprehet regjisori Kujtim Gjonaj për piktorin e filmit shqiptar Shyqyr Sako. Duke folur për punën e artistit të njohur, regjisori Gjonaj shton se pa një piktor filmi të mirë nuk realizohet një vepër e mirë. “Në mënyrë figurative Shyqyri Sako është i dashuruari përjetësisht me artin e filmit”, pohon regjisori Ku-jtim Gjonaj, i cili ishte i pranishëm në ekspozitën që u hap në COD me krijimtarinë e piktorit të filmit. Në ekspozitën “Duke pikturuar filmin” pllakatet e filmave (posterat), që të gjitha janë prodhime origjinale, që u përkasin viteve kur filmat kanë dalë për herë të parë në kinema, ndërsa disa nga vizatimet dhe pik-turat që i shoqërojnë ose janë krye-sisht frymëzime nga filmat ose janë reflektime të më pasme mbi ta, dhe rrallë, për të mos thënë asnjëherë,

Baleti “Fado”, me ritmet e muzikës portugeze për publikun

Vizitorët interes për historinë e Shqipërisë në muze

"Opera në park" solli në mbrëmjen e fundit baletin “Fado”. Trupa e baletit inter-pretoi nën ritmet energjike portugeze të baletit “Fado”. Me koreografi nga Daniel Cardoso erdhi një shfaqje dhe me një koncept tepër modern. Teatri i Operës dhe Baletit mbylli sezonin artistik me një trio shfaqjesh, ku “Opera në park” solli për publikun një format të veçantë me ar-tistët e tre trupave artistike. Këtë herë shfaqjet ishin jo në skenë të mbyllur, por në park. “Opera në park” nisi

me koncertin “Kur perëndon dielli”, nata e dytë ishte me ar-tistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe nata e tretë baleti “Fado”. Pas mbrëmjes së dytë drejtoresha Zana Çela u shpreh se jo vetëm publiku shqiptar, por dhe të huajt u bënë pjesë për të ndjekur shfaqjet. “Kisha kohë që ëndërroja koncerte në këtë park nostalgjik. Nami mbrëmë me Ansamblin Pop-ullor, jo vetëm publik tiranas po dhe turistë të huaj, që shi-jonin ritmet tona”, shprehet drejtoresha Çela.

Muzeu Historik Kombëtar është atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe gjatë ditëve të nxehta të qershorit. Muzeu shkruan se vizitorë të ndry-shëm këto ditë vere kanë in-teres jo pak për të mësuar më shumë rreth historisë së vendit tonë. “Vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërm-jet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e

Muzeut Historik Kombëtar”, shprehet institucioni. Në mje-diset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëv-jeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me special-istët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, har-tografisë, arkitekturës e artit.

Natyra mahnitëse e Thethit, skena e festivalit “Za Fest”

Festivali “Za Fest” rikthehet me edicionin e tretë këtë vit, në natyrën e mahnitshme të Theth-it më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacio-ni i BE-së në Shqipëri mbështet edhe këtë vit “Za Fest”. “Natyra mahnitëse e Thethit do të jetë skena e “Za Fest 2019”! Na u bashkoni më 2-4 gusht për një fundjavë të mrekullueshme me muzikë, poezi, diskutime dhe aktivitete në natyrë”, shprehet delegacioni i BE-së në Shqipëri. Gjithashtu delegacioni BE-së në Shqipëri ka shpërndarë dhe një video promovuese të bukurive të Thethit dhe gjithç-

ka që kjo mrekulli mes Alpeve shqiptare ofron. Në këtë edi-cion të tretë në këtë festival do marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj, që për tri net do të jenë para publikut. Elina Dunit, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Ag-ona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors janë pjesë e festivalit. Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tre-gime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” janë pjesë e këtij aktiviteti.

Në ekspozitën “Duke pikturuar filmin” pllakatet e filmave (posterat), që të gjitha janë prodhime origjinale, që u përkasin viteve kur filmat kanë dalë për herë të parë në kinema, ndërsa disa

nga vizatimet dhe pikturat që i shoqërojnë ose janë kryesisht frymëzime nga filmat ose

janë reflektime të më pasme mbi ta...

Page 20: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT20 E Diel 21 Korrik 2019

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

I lindur më 14 korrik 1962, në Vlorë, Agim Canaj është një nga personalitet e futbollit shqiptar. Ai është dekoruar nga FSHF në fund të vitit 2018 në mbrëmjen gala të federatës me titullin “Legjenda e Fut-bollit Shqiptar”. Vetë Canaj e ka cilësuar këtë titull si një vlerësim për brezin e artë të futbollistëve midis vitit 1980-1990, që shkëlqyen në tapetin e gjelbër të stadiumeve tona por edhe jashtë vendit pas vitit 1990, me kontribut në ekipin përfaqësues dhe në edukimin futbollistik ndër brezat e rinj. Canaj ka një karrierë të spikatur si trajner, si në Superligë, ashtu dhe në Kategorinë e Parë. Ndërm-jet shumë emrash ekipesh, kujtojmë që Canaj ka drejtuar edhe Dinamon, skuadrën e tij të zemrës dhe me të cilën ka ndërtuar edhe karrierën kur ishte futbollist, ka drejtuar Vllazninë, Flamurtarin, Besën apo dhe Skënderbeun, poth-uajse shumicën e skuadrave historike të futbollit shqiptar.

KUSH ËSHTË AGIM CANAJ?

Tekniku i njohur analizon futbollin në vend, e vlerëson situatën më të rëndën e dekadës së fundit

Futbollit i duhet revolucion sportiv, t’u jepet fund praktikave diletante

AGIM CANAJ:

Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të

kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani u eliminua në Cham-pions. Shorti i vështirë që patën në këtë raund i justifikon, por ajo që po ndodh me futbollin tonë në tërësi është një sinjal i fortë për të reflektuar dhe kërkohet një revolucion sportiv në kuptimin e mirë të fjalës, ku t’i jepet fund diletantizmit dhe shteti të verë dorë në sport, së pari duke zbat-uar me seriozitet një Ligj Sporti e klubet të futen në rrugën e profesionalizmit. Kështu mendon edhe një prej teknikëve më të mirë të futbollit shqiptar, Agim Canaj, njohës nga afër i të gjitha problemeve që ka kaluar dhe kalon futbolli ynë. Sipas tij, është e domosdoshme një shkundje për klubet dhe institucionet që situata të përmirësohet. Canaj, i cili është mjaft i matur në daljet mediatike, është i bindur se futbolli ynë në këtë moment është në pikën më të vështirë të dekadës së fundit, prandaj lipset një revolucion. Në intervistën e dhënë për gazetën “Sot”, Canaj komenton, gjithashtu, punën e vështirë të trajnerëve që e pësojnë më shumë nga sistemi, si dhe ecuria e Kombëtares nën drejtimin e Rejës.

- Skuadrat tona nuk ia dolën të kualifikohen në kompeticio-net e UEFA-s. Natyrisht, shorti nuk ishte i përshtatshëm, sido-mos për Partizanin. U tha dhe u shkrua se luajtën mirë, por, e

parë në një këndvështrim prej specialisti, si mund të përsh-kruhet paraqitja e skuadrave shqiptare në Champions dhe Europa League?

Mund të thuhen shumë gjëra për ndeshjet një e nga një, por ne duhet të theksojmë që në fillim se futbolli shqiptar po kalon momente të vështira dhe kjo vështirësi duhet parë në tre drejtime: organizim, financa dhe teknika. Organizimi ka të bëjë me strategjinë dhe klubet tona punojnë me strategji njëvjeçare. Klubet tona punojnë sot për nesër, operojnë me kontrata afatshkurtra dhe ndryshojnë trajnerë në fund të sezonit, edhe kur je skuadër kampione. Dhe këto lëvizje japin pasoja të rënda që vijnë më pas. Ekipet tona u përballën në kompeticionet e UEFA me ekipe të nivelit të lartë. Sigurisht që nuk ka tabu, pasi edhe në të shkuarën skuad-rat tona kanë treguar se dinë të kalojnë më shumë se një raund, madje edhe ndaj kundërshtarëve të këtij niveli. Dhe shembull duhet marrë Skënderbeu, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira. Por ndëshkimi i Skënderbeut ishte një goditje për futbollin shqiptar. Sa i takon Partizanit, ai ndryshoi staf, dhe një trajner e ka të pamundur në një hark kohor prej dy javësh të ndërtojë një ekip kompetitiv që të kalo-jë Karabagun, një skuadër me kualitet dhe eksperiencë tashmë në fazën e grupeve të kompeti-cioneve të UEFA-s. E megjithatë, skuadra luajti mirë, me të njëjtin sistem loje si më parë, një skuadër kom-pakte. Por edhe kjo nuk mjafton. Që në fillim ne folëm për organizimin e dobët që vjen nga mungesa e strategjive.

- Ndoshta është aspekti financiar më i rëndësishëm...

Sa i takon aspektit ekonomik nuk ka nev-ojë për koment. Futbolli ynë ka mungesa të shprehura në këtë drejtim.

Jemi në prag të sezonit të ri dhe nuk dimë a do të jenë në garë katër ekipe. Duhet parë situata e borxheve që kanë klubet dhe duke parë këtë situatë të trishtë të futbollit tonë, mendoj se është momenti i duhur që shteti të ndërhyjë dhe duhet të ndërhyjë. Unë e kuptoj që sportdashësit, vetë klubet dhe aktorët e fut-bollit kanë pritshmëri të mëdha, por forcat e klubeve nuk janë në atë nivel. Me plot gojën mund të them se duhet një revolucion sportiv, duke nisur nga Ligji për Sportin. Duhet një operacion i gjerë që duhet të nisë nga maja. Të kopjojmë nga Kosova, e cila ka një buxhet disa herë më të madh se ne për sportin dhe ka investuar në sport. Mos harro-jmë që rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s për gjendjen financiare të klubeve janë ashpërsuar dhe kjo situatë duhet analizuar dhe rrjedhimisht duhen marrë masa. Kështu si funksionon futbolli ynë aktualisht nuk shkon.

- Përmendët pak më lart Skënderbeun. Ka shumë de-bat rreth klubit korçar. Sa e ka dëmtuar futbollin tonë ndëshki-mi i tij?

Nuk e di çfarë flitet lart e poshtë, por në Shqipëri Skënder-beu ka treguar se edhe një klub shqiptar mund të bëjë progres falë menaxhimit profesionist. Klub me harmonizim të elemen-tit menaxherial, financiar dhe teknik. Infrastruktura e ngritur ishte dëshmi e një menaxhimi të kujdesshëm dhe afatgjatë.

Ishte fusha e lojës që tregoi se Skënder-

beu luajti futboll dhe na ktheu në memorien tonë ato shkëndija të futbollit të dikurshëm me paraqit-jet që bënin Dinamo, Par-tizani, Tirana

e skuadra

të tjera. Për mendimin tim ishte aset dhe të vjen keq për këtë që ndodhi, sepse shumë klube të tjera që pretendojnë të jenë elitë, nuk kanë ende një fushë të tyre, siç janë Partizani e Kukësi. Prandaj duhen veprat dhe Skën-derbeu ishte dëshmi për këtë. Në letër lëshohen deklarata të mëdha, por në organizimin prak-tik janë diletantë. Epo, kështu nuk vazhdohet.

- Drejtuesit e klubeve tona nuk kanë mentalitet profesion-ist, a është ky një konstatim i drejtë?

Kthehemi në të njëjtën çështje. Unë jo rastësisht për-menda që në fillim komponentët që kushtëzojnë ecurinë e futbollit tonë si organizimi, financat dhe teknika. Është logjika e një klubi

sportiv. Por, nëse nuk shlyen lojtarët e tu, atëherë si mund

të pretendosh të shtysh se-zonin? Kur nuk ke paratë

e mjaftueshme, si do të organizohesh, si do

të veprosh? Prandaj kërkohet një menax-

him profesionist që kërkon ndë-rhyrjen e shtetit. Mendoj se kjo është situata më e vështirë e futbollit tonë në dekadën e fundit.

- Trajnerët janë vazhdimisht në shënjestër. Në media për-doret shpesh “koka turku”, ose “kurbanë”, megjithëse edhe në futbollin profesionist, në Perën-dim, kur skuadra nuk ka rezultate trajnerët shkarkohen. Duket të jetë një profesion plot ankth... Pse sulmohet kaq shumë trajneri në futbollin shqiptar?

Situata është komplekse, nuk duhet parë e shkëputur. Hallka kryesore është menaxhi-mi teknik dhe gjendja e klubit sjell barrë tek trajneri, edhe pse trajneri duhet të jetë i fundit që duhet ta mbajë këtë barrë. Por kjo është situata sot në futbollin shqiptar, ky është për fat të keq realiteti ynë, sepse i tillë është organizimi i klubeve. Jo rastë-sisht mora shembull Skënder-beun më lart, shembull pozitiv, sepse nuk e ndryshonte trajnerit kot më kot. Klubi kishte një pro-jekt afatgjatë dhe trajneri ishte pjesë e projektit. Nëse duam që futbolli ynë të jetë në nivelin europian duhet patjetër të ndry-shojmë. Sot ne jemi realisht në vështirësi të gjithanshme.

- Deshëm, së fundmi, një mendim tuajin për ecurinë e Kombëtares pas ardhjes së Edi Rejës. Ndryshoi trajneri, por mbetemi në pankinë me shkollën italiane (De Biazi, Panuçi, Reja). Ka një përmirësim të gjendjes, megjithëse grupi është po ai. Trajneri është me përvojë, por mosha e madhe e tij ngjalli jo pak debat. Çfarë duhet të presim nga Kombëtarja e tra-jnerit Reja në vazhdim?

Mua mu bë qejfi që Reja pranoi të drejtojë Kombëtaren. Mu bë qejfi pasi unë e njoh që kur jemi ndeshur me njëri tjetrin vite më parë, ai me Napolin dhe unë me Vllazninë, në duelin që patëm në turin e dytë të UEFA Europa League. Mosha e tij nuk është problem për sa kohë ai është fizikisht në formë. Pra, nuk flasim për moshën, por për veprimet dhe rezultatet e tij. Ai ka pak kohë që ka marrë skuadrën. Në ato dy ndeshje që drejtoi ekipin nuk kishte si të bënte ndryshime, pasi nuk kishte kohë të mjaftueshme dhe ishte i detyruar të operonte në kushte të papërshtatshme. Më tej do të shihet se çfarë do të ndodhë me skuadrën, por duhet të kemi bes-im, pasi ka eksperiencë të gjatë. Reja është trajner me përvojë, me integritet, me profesional-izëm. Unë kam besim të madh se ai do të bëjë më të mirën në krye të përfaqësueses. Dhe urojmë që Kombëtarja të marrë rezultate të mira në vijim, pasi është krenari për futbollin e një vendi.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Unë jo rastësisht përmenda që në fil-lim komponentët që kushtëzojnë ecurinë e futbollit tonë si or-ganizimi, financat dhe teknika. Është logjika e një klubi sportiv. Por, nëse nuk shlyen lojtarët e tu, atëherë si mund të pretendosh të shtysh sezonin? Kur nuk ke paratë e mjaftueshme, si do të organizohesh, si do të veprosh?

Page 21: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sindrit Guri ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në miqësoren e ditës së sotme të Ostendes ndaj skuadrës holandeze të AZ Alkmar. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ia doli të kalonte ekipin e tij në avantazh në minutën e 44 teksa nuk gaboi nga fare pranë portës. Një javë para fil-limit të kampionatit belg, shkodrani duket në formë të mirë teksa shpre-son që në këtë sezon të fitojë më shumë minuta në dispozicion se viti i kaluar, për të shfaqur edhe më shumë kualitet e tij në majën e sulmit. Meg-jithatë, miqësorja përballë Alkmarit nuk arriti të përfundonte në kohën e rregullt, pasi me fillimin e pjesës së dytë, kushtet e motit u përkeqësuan, teksa nisi një shi i rrëmbyeshëm.

MERKATO

EKIPI

SULMUESI

Presidenti i klubit korçar zbulon në konferencë shtypi prapaskenat e gjyqit me UEFA-n në CAS

Shpërthen Takaj: Komplotin kundër Skënderbeut e bëri UEFA me ish-

sekretarin e FSHF-së Eduart DervishiAdriatik BALLA

“Dyshoj se beteja e Skënderbeut nuk është me UEFA-n, por me një zyrë në

Federatën Spanjolle të Futbollit”. Kështu është shprehur dje në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi presidenti i skuadrës së Skënderbeut të Korçës, Ardian Takaj, i cili për herë të parë zbulon edhe një shqiptar në atë që ai e quajti komplot kundër klubit ko-rçar. Ky qëndrim i Takajt vjen pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) që la në fuqi ndëshkimin e dhënë nga UEFA me 10 vjet pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe 1 mln euro gjobë. Numri 1 i klubit korçar drejtoi gishtin nga ish Sekretari i FSHF-së Eduart Dervishi, i cili aktualisht punon në Federatën Spanjolle të Fut-bollit, teksa shton se ky i fundit, në bashkëpunim me spanjollin Emilio Garcia, që është Shef i Integritetit dhe Disiplinës në UEFA. “Ne jemi njoftuar për dënimin në dhjetor të 2017-ës, në zyrat e FSHF-së, ndërsa UEFA e publikoi vetëm në mars të vitit të ardhshëm. Nisëm negociatat me UEFA-n dhe spanjolli Garcia më propozoi në një takim, një pezullim 5-vjeçar dhe 250 mijë euro gjobë. Këtë ide e kisha dëgjuar më herët të qarkullonte në kafenetë sportive të Tiranës dhe pyeta Garcian për këtë, por ai mu përgjigj shkurt: Ke të fala nga Eduart Dervishi. Unë jam

i bindur se për dënimin e Skënder-beut kanë punuar vetëm dy persona dhe çelësat e asaj zyre ku është gat-uar çështja, i ka Eduart Dervishi”, u shpreh Takaj. Presidenti i Skënder-beut shtoi se në të gjitha seancat e përballjes me UEFA-n kishte nga një spanjoll në trupën e gjyqtarëve, teksa tregoi se në seancën në CAS ndodhën shumë gjëra që rritën optimizmin tonë për të fituar. “Në Apelin e UEFA-s, kryetar ishte një spanjoll, por pas ankimimit tonë, e kaluan anëtar. Edhe në CAS, njëri prej 3 gjyqtarëve ishte spanjoll dhe ne nuk kishim shumë besim, por mënyra se si rrodhën ngjarjet na bëri shumë optimist. Ishin vetë gjyqtarët e CAS-it, që gjatë procesit, rrëzuan të gjitha pretendimet e

UEFA-s dhe dëshmitë, gjë që na bëri të ishim optimist për fitoren e çështjes, por ndodhi e kundërta. Dyshoj se beteja e Skënderbeut nuk është me UEFA-n, por me një zyrë në Federatën Spanjolle. Dosja jonë është plotësuar në aksin “Ti-ranë-Madrid-Nion”, pasi ka pasur edhe këtu miq të Dervishit, të cilët kanë plotësuar dosjen me opinio-net e tyre”, shtoi më tej numri një i klubit korçar. Takaj nuk la pa për-mendur as email-in kërcënues që shkoi ndaj inspektorëve të UEFA-s, të cilin e quajti pjesë të inskenimit për të dëmtuar korçarët, ndërsa shtoi se hetimet për burimin nga doli ai mesazh, kanë ngecur në Tiranë. “Kur shkoi email-i, ne po negocionim me UEFA-n për mini-

Totenhemi është skuadra favorite për të transferuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, madje edhe para Romës pasi Atletiko Madridi i ka dhënë fund interesimit për të. Atletiko Madridi u tërhoq nga gara pasi bleu Kieran Tripierin nga “Spurs”. Si për ironi, Totenhemi tani po e vështron përfaqësuesin shqiptar si zëvendësim për Tripierin, shkruan “FootballItalia”. Sipas “Radio Kiss Kiss”, skuadra nga Premier Liga është favorite për Hy-sajn, ndonëse edhe Roma vazhdon interesimin për të. Napoli po kërkon

rreth 25 milionë euro për 25 vjeçarin, i cili mund të luajë në dy anët e mbrojtjes, edhe majtas edhe djath-tas. Elseid Hysaj është shumë pranë Romës. Të paktën kështu pretendon e përditshmja më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, e cila shkruan klubi kryeqytetas po bën bisedime me presidentin e Napolit De Laurentiis, për të mbyllin sa më parë marrëveshjen. Kërkesa e kreut të napolitanëve është 20 milionë euro, shifër të cilën Atletiko e Madridit pak ditë parë e konsideroi të lartë, duke

blerë për rolin e anësorit të djathtë Tripier nga Totenhemi. Në fakt, siç e prekëm dhe më lart, në garë me Romën për shërbimet e shkodranit janë edhe “Spurs”, por kryeqytetasit mbeten më afër marrëveshjes. E ndërsa në media vijojnë raportimet, ndonjëherë kontradiktore, për të ardhmen e Hysajt, 25-vjeçari vijon përgatitjet verore nën urdhrat e Carlo Ançeloti, madje është aktivizuar edhe në takimin miqësor të ditës së sotme me modestët e Feralpi Salo, që përfun-doi me fitoren 5-0 të Napolit.

Hysaj në projektin e Totenhemit, mediat italiane thonë është i Romës

Guri gjen golin me Ostenden, por ia prish planet shiu

Tefik Osmani firmos me Tiranën, bardheblutë

janë për titull

mizim të dënimit, por pas atij me-sazhi kërcënues, marrëdhënia jonë me ta u ndërpre komplet. Nisëm të kërkojmë për burimin e email-it në rrugë ligjore dhe bëmë denoncim në prokurorinë e Korçës, ndërsa pas disa ditësh, çështja kaloi në Tiranë, ku në mënyrë të çuditshme, u la në harresë. Burimet tona na kanë konfirmuar se email-i është nisur nga Tirana, jo nga Korça. Klubi i Skënderbeut përfaqëson një qytet me nivel të lartë kulture e traditash dhe zyrtarët e këtij ekipi nuk kanë kërcënuar askënd, madje ju vetë jeni dëshmitarë që jemi sjellë në mënyrë tejet korrekte”, nënvizoi presidenti i ekipit korçar. Më tej, Ardian Takaj konfirmoi se çështja do të vazhdojë në Gjykatën Fed-erale në Zvicër, ndërsa garantoi sportdashësit korçarë se futbolli në qytetin juglindor do të vazhdojë të ekzistojë dhe se qyteti do të për-faqësohet nga një skuadër e denjë. “Që në fillim të çështjes, studioja lig-jore që na përfaqëson, theksoi se do të gjejmë drejtësi vetëm në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe natyrisht që do ta bëjmë ankimimin tonë edhe atje. Me këtë çështje po merret tani zyra ligjore që na përfaqëson, pasi gjetja e drejtësisë është shndërruar në një mision për ne. Sa i përket të ardhmes së klubit, besoj se do të vazhdojmë të mbajmë një skuadër konkurruese, pasi Korça e meriton të ketë futboll dhe një ekip të denjë që ta përfaqësojë”, përfundoi pres-identi i Skënderbeut, Ardian Takaj.

Pas fitoreve të Kombëtares së mesh-kujve në basketboll për moshën U-20, në kuadër të Divizionit C të Europianit të kësaj moshe, një tjetër lajm pozitiv erdhi dje për basketbollin shqiptar, pasi ekipi përfaqësues i moshës deri në 16 vjeç mori një fitore domethënëse për një renditje me dinjitet në grupin e saj në Divizionin C të Europianit të kësaj moshe, i cili, për herë të parë organizohet në Shqipëri. Kjo ishte fitorja e tretë e kuqezinjve të vegjël në këtë aktivitet, që siç thamë zhvillohet në Tiranë. Në grupin C, apo atë të ven-

deve 5-9 – kundërshtarët që kanë qenë në të njëjtin grup nuk luajnë më, ndërsa u llogariten fitoret e humbjet – kuqezin-jtë e trajnerit Aleksandar Curoviç kanë pasur përballë Maltën. Një ndeshje që e kanë dominuar nga fillimi deri në fund, ndërsa kanë fituar periodën e parë 20-17. I vetmi moment në të cilin kanë rezistuar maltezët. Më pas nis shpërthimi i kuqez-injve. 27-12 perioda e dytë dhe në pushim Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç ka kryesuar 47-29. Mbahet i njëjti ritëm në periodën e tretë, që kuqezinjtë e kanë fitu-

ar 25-15 dhe në total 72-44. 25-11 e fundit, e cila vulos suksesin e Shqipërisë U-16 97-55. Në këtë ndeshje lojtari më i mirë i Shqipërisë U-16 ishte Panajot Proj me 14 pikë të shënuar, 3 kapje topash në tabelë, 5 asist dhe 3 rrëmbime të topit të kundër-shtarit në aksion e sipër. Nesër në ora 15:15 Shqipëria U-16 do të ketë ndeshjen e fundit në këtë Evropian përballë Gjil-braltarit me shpresën për të mbetur në vendin e pestë, një rezultat që edhe breza të tjerë të kësaj kombëtareje e kanë ka-pur, por pa shkuar kurrë më lartë.

Kombëtarja e Basketbollit gjen fitoren e tretë në Europianin U-16

Partizani nis përgatitjet për duelin me Sherif

Tiraspol, ka entuziazëm

Merkato në Superiore hyn në një moment kulminant, megjithëse mbetet ende shumë kohë në dispozicion për lëvizje të reja, pasi zgjat deri më 31 gusht dhe surprizat nuk përjashto-hen. Ndërkohë, qendërmbrojtësi Tefik Osmani është zyrtarisht pjesë e Tiranës, pasi ka arritur marrëveshjen për t’u riveshur bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Osmani u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e sotme miqësore përballë Renovës. Osmani vjen si një përforcim me shumë vlera për repartin difensiv. Deri para pak ditësh, 34-vjeçari ishte pjesë e Teutës, por u nda me “Djemtë e Detit” menjëherë pas eliminimit nga Ventspils në raundin e parë kualifikues të Europa League.

Partizani nuk ia doli të kual-ifikohej për në turin e dytë elim-inator të Ligës së Europës, teksa pavarësisht një paraqitje të mirë, u eliminuan përballë kampionëve të Azerbaxhanit, Karabak. Meg-jithatë, të kuqtë mund të ngushël-lohen me faktin se ende nuk e kanë përfunduar aventurën euro-piane. Partizani do të vazhdojë të përfaqësohet në Kupat e Europës, ndërsa do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League. Kampi-onët e Shqipërisë do të përballen më datë 25 korrik me skuadrën nga Moldavia, Sherif Tiraspol. Ndërkohë, pjesë e këtij ekipi është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Liridon Latifi. Latifi u transferua këtë merkato te skuadra moldave.

Page 22: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

22 GAZETA SOTE Diel 21 Korrik 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ed Sheeran, kryeson listat e albumeve muzikore në BritaniEd Sheeran ka kryesuar listat e albumeve dhe

këngëve në Britani këtë javë pas publikimit të albumit të tij të ri, No 6 Collaborations Project. Albumi rezulton është më i shitur për këtë vit. Kënga e Ed, Beautiful People në bashkëpunim me Khalid mban vendin e parë në tabela pas dy javësh në vendin e tretë. Kjo është kënga e shtatë e Ed Sheeran, që vendin e parë në listat e Britanisë. Dy këngë të tjera nga albumi janë në Top 5. Take Me Back to London në bashkëpunim me Stormzy mban vendin e 3-të ndërsa Cross Me me Chance the Rapper dhe PnB Rock renditet në vendin e katërt, ndërsa vendin e dytë në listat britanike e mban kënga Senorita e Shaën Mendes dhe

Camila Cabello. Ndërkaq që Ed Sheeran vazhdon të jetë me sukses në karrierën e tij muzikore dhe punon me të tjera projekte. Deri në mars të vitit 2017, Sheeran kishte grumbulluar dhjetë këngë në dhjetëshen më të mirë të këngëve në klasifikimin e këngëve Singles Chart në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer rekordin për renditjen në dhjetëshen më të mirë të këngëve nga i njëjti album. Kënga e tij e "Perfect", u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe ShBA. Në prill të vitit 2018, albu-mi i tij i fundit u shpall më i shitur në të gjithë botën për vitin 2017, ndërsa "Perfect Duet", një version akustik me Beyonce, arriti numrin një në SHBA.

Për të ndjekur filmin

Gjatë shitjes së biletave për filmin më të ndjekur një kal i cili mbante radhën për të blerë një prej tyre i thotë shitëses:

-Dëshiroj një biletë në vendin e fundit.

Shitësja e çuditur thotë:-Por, ju flisni?Më pas kali sërish përgjigjet:-Po, por mos u çudisni sepse

gjatë transmetimit të filmit do të qëndroj në heshtje.

Fjalët në gjumë

Duke ngrënë mëngjesin gruaja e mërzitur i thotë bashkëshortit:

-I dashur, këtë natë ndërsa po flije më the fjalë pak të këndshme. Por gjysma e së keqes që ishe në gjumë dhe besoj se do të kesh qenë duke parë ndonjë ëndërr të keqe dhe nuk jam e mërzitur sepse në fund të fundit në gjumë ishe.

Burri i thotë gruas:-Po, kush të tha se kur kam

thënë ato fjalë kam qenë në gjumë?

9 8 4 1 3 5

9 4

4 7 1 3 2 9

8 7 5 9

7 5 3 4

1 2 7

3 2

5 6

7

6 4 8 7 1 2 9

1 4 9 5

9 2 6 1 3

9

5 7 3 9 8

8 6

6 5

5

2 1 8

6

3 5 7

9 7 2 1

2 9 7 1 5

1 8 3 9 4

5 8 2 1

4 5 8

4

Robbie Williams, pas 10 vitesh mendon rimartesën

Në gusht të 2020-s, Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda do festojnë 10 vite martesë. Por këngëtari nuk ka ndërmend të presë deri atëherë. Para asaj date, ai ka vendosur të rinovojë premtimet. Dyshja do rimartohet, pasi dashuria e tyre është shumë e fortë. "Dasma jonë e parë ishte shumë intime, ndërsa tani do na duhen veshje të reja”, deklaroi bashkëshortja. Më tej ajo shton se është e lumtur që po ndodh diçka e tillë në jetën e tyre. "Ende nuk kemi programuar gjë, shtoi ajo, Robbie më surprizoi ditën e datëlindjes sime duke më thënë se donte të rinovonte prem-timet. Jam shumë e lumtur, edhe pse jam e bindur se duhet të jem unë ajo që do merret me të gjitha përgatitjet", u shpreh Ayda. Çifti ka tre fëmijë, Theodora Rose lindur më 2012, Charlton Valentine në 2014 dhe vajzën e vogël, të lindur nga një nënë zëvendësuese në 2018 Coco Josephine.

1-Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën...2-Është e kuzhinës...3-Stadiumi i Milanos...4-Sherr, grindje, fesat...5-Tase e volejbollit...6-Notë në pentagram...7-Një dythundrak i egër i Amerikës Veriut me një gungë mbi shpatulla...8-Thuhet sapo mbaron lutja...9-“Mbreti...”, drama me 5 akte nga Shekspiri...10-Një filozof grek shkroi “Dhelpra dhe rrushtë”...13-Gibernau i formulës uno...14-Një shtet në juglind-je të gadishullit arabik me kryeqytet Doha...16-Politikani Vangjel...17-Një shtet në Lindjen e Mesme...18-Është detergjent larës...20-Kripë e kaliumit përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sapunit etj...21-Det në Amerikën Qëndrore ku gjen-det Kuba...22-Një shpend grabitqar që rron deri në 40 vjet...23-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet në gjysmë toni...24-Vrapon...25-Janë banorë të një krahine në jug të vendit...26-Ish futbollisti gjerman Rudi...27-Ish aktori Qerimi...29-Ndan miellin nga krundet...30-Tufë bagëtish të imta...31-Lumi që kalon përmes Parisit...33-Gazeta që ti po lexon...34-...Lanka, kryeqyteti i Cejlonit...35-Det që lag brigjet tona...36-Trajneri italian Kapelo në inic...37-Tonin Miloti...

1-Pjesë parash për të larë kredinë e bankës...4-Një shenjë e horo-skopit...7-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë...12-Ag-jencia e lajmeve greke...13-Piktori Shijaku...14-Ka edhe një të tillë proces...15-Kujtova se, mendova...17-Ish aktori Filipi...18-Notë muzikore...19-I thuhet edhe kështu drenushës, femra e dre-rit...20-Gjarpër i madh helm gjendet në Azi...21-Breg shkëmbor i futur thellë në dete...22-Përpjekje për mashtrim...23-Ish futbollisti kroat Zvonmir...24-Është pije alkoolike...25-Pikë turistike në ver-i...26-Njeri që ndjek ritet fetare...27-Nasi shkrimtar...28-Përemër vetor...29-Lumi që kalon përmes Fierit...30-Janë kodra prej rëre në shkretëtirë...32-Alibali i këngës në inic...33-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...34-Këngëtarja popullore durrsake Dallaku...36-Këlysh maceje...37-Mjet udhëtimi...38-Një qytet i madh gjerman...39-Fle-tore...40-Musliu regjisor...41-Agjencia e lajmeve egjiptiane...

Page 23: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT E Diel 21 Korrik 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Duket një ditë interesante edhe pse mund të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni që ti paraprini konflikteve, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet.

23 shattor - 22 tetor

Gjatë kësaj të diele duhet ti bëni llogaritë mirë, pasi dita do të jetë e dominuar nga nervoziz-mi dhe lodhja. Raportet me të tjerët janë të rëndësishme.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Gjatë kësaj të diele yjet do të ndihmojnë gjithë ata që duan të bëjnë projekte për të ardhmen dhe për të jetuar emocione të rëndësishme.

Kush ka një biznes apo aktivitet të vetin, duhet të disku-tojë me bashkëpunëtorët për të ardhmen e punës. Kjo pasi ka disa pengesa që duhen kaluar.

Pavarësisht ndonjë debati familjar apo problemi të vogël, për shkak se ju doni të bëni diçka dhe partneri nuk është dakord, dita do jetë pozitive.

Dashi Demi

Mund të përballeni me transformime të rëndësishme. Kush ka mundësi për të firmo-sur një marrëveshje afatgjatë, nuk duhet të refuzojë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të jeni të karikuar me më shumë energji. Nëse së fundmi jeni përfshirë në një lidhje, këshillohet që të mos pretendoni shumë.

Duhet ti përkushtoheni më shumë dashurisë dhe nd-jenjave, pasi keni vërtetë nev-ojë. Mundohuni që të mos mendoni më për të kaluarën.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Takimet që kanë rëndësi për ju, duhet ti organizoni gjatë javës në vijim. Nëse dikush do ju qortojë, ky është momenti i duhur për të sqaruar gjithçka.

Instagram fsheh numrin e pëlqimeve, në vende

të caktuara

Këshillohet që ta lini veten të lirë, kjo pasi janë të gjitha mundësitë për të bërë një takim të rëndësishëm. Mundohuni të gjeni më shumë hapësirë.

Horizontal

Këshillohet të pranoni çdo zhvillim pozitiv, pasi mundësitë janë të shumta, sa i takon sferës profesionale. Projektet e reja do të marrin jetë vrullshëm.

Sot duhet të mblidhni dorën lidhur me shpenzimet. Sa i takon ndjenjave, bëni mirë të reflektoni para se të përfshiheni në një aventurë.

Gjigandi për ndarjen e fotografive, Insta-gram, ka filluar të fsheh numrin e pëlqimeve në foto dhe video të ndara nga përdoruesit, në vende të përzgjedhura. Ky tipar fillimisht u testua në Kanada, por tani, kompania me pronësi të Facebook ka zgjeruar projektin në pjesë të tjera të botës, duke e bërë të pamundur për përdoruesit të shohin sa pëlqime kanë shokët/ shoqet e tyre. Por kompania po zba-ton këtë lëvizje, sepse gjatë viteve ekspertët e medias sociale kanë ngritur shqetësime rreth problemit të vetëbesimit të ulët dhe ndjenjës joadekuate në të rinjtë, që përdorin platformat si Instagram dhe Snapchat. Njerëzit shohin sa shumë pëlqime miqtë dhe kolegët e tyre po marrin në fotografitë e tyre dhe ndihen të demotivuar, nganjëherë edhe në depresion.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Çarl...natyralist anglez që themeloi teorinë e evolimit...6-Bën pjesë në arsenalin e artilerisë së rëndë me grykë të shkurtër...7-Posedoj...8-Çelik rus...9-Ernest Telman...10-Patriot Sadria...11-Është fshat dhe lumë në veri, degë e lumit Drin...12-Kafshë ose bimë parahistorike të balsamosura...16-Zinedin...trajneri i Real Madridit...17-Qytet në Itali ku zhvil-lohen garat e formulës uno, pa të fundit...18-Shtëpi banimi...19-I thirret myzeqarit me përkëdhelje...20-I mban anën, e ndihmon më shumë se të tjerët...22-In-stituti Radikal...23-E akuzoj, kallxoj...24-Kareco, në fund...25-Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe...26-Heroi i heshtur...Mëlyshi...27-Vezë e rrahur dhe e fërguar...29-Kandërr që dëmton rrobat e leshta...30-Lëng me erë të rëndë përdoret në raste asfiksije...31-Ka edhe lojra të tilla...32-...Durham, etnografe dhe publiçiste angleze...33-Ndërtesë me dërrasa...35-Qendër...36-Personazh tek tel-enovela “Klon”...37-Tip pistolete...38-“Shtëpia” e pulave...39-Sektor Operativ...40-Aktori amerikan...Bedi...41-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente...42-Ndryshe i thonë provim...43-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...

1-Është hamall në port...2-Ai jeton dhe drejton një manastir...3-Pije alkoolike që për-dorin piratët...4-Prezentatorja italiane Ventura në inic...5-Mbesa e I.Qemalit...Vlora...8-Tas i thellë për çorbë...10-Aparate të fuqishme për zbulimin e objekteve...11-Ndryshe i thonë delikatesë...12-Inzagi i futbollit italian...13-...Sharif, ish aktori egjiptian i lauruar...14-Notë muzikore...15-Instituti Lartë...16-Njëlloj si dhënie fjale...18-Ish nxënës i shkollës së ulët ushtarake...20-Gati...21-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...23-Ato të ulen e të bisedojnë bashkë problemet...24-Kacek prej lëkure ku mban ushqimet bariu...25-Pjesë e syrit...26-Është kripë e kaliumit përdoret për pro-dhimin e plehrave kimike, sapunit ejt...28-Pas-thirrmë dhimbjeje, dëshpërimi, keqardhje-je...29-Shqetësim, dashuri...31-Fukara...32-Mo-trat e nënës apo të babait...33-Ai mund të jetë edhe frymëzimi...34-Perëndesha e dashurisë si-pas mitologjisë...36-Kulçedër...38-Kush e ka atë i ecën...39-Gazeta që ke ti në dorë...40-Arkitekti i njohur Sotiri në inic...41-Pohojnë italianët...

Xhamia në shkretëtirë, një nga më të lashtat në botë

Arkeologët kanë zbuluar në shkretëtirën e Negev, Izrael një xhami që mendohet se është më e lashta në botë. Xhamia, e cila daton në shekullin e 7-të apo të 8-të, u zbulua nga studiuesit e Autoriteteve të Antikave të Izraelit. Zbulimi u bë ndërsa gjatë punimeve për ndër-timin e një lagje të re në qytetin e Rahat. Arkeologët thanë se xhamitë e mëdha të kësaj periudhe janë gje-tur në Mekë dhe Jerusalem, por ishte e rrallë të gjendej një ndërtesë e tillë në këtë zonë. Ata gjetën xhaminë e hapur me një kamare për lutje që drejtohej në jug drejt xhamisë së Mekës. “Kjo është një nga xhamitë më të lashta që nga fillimi i besimit mysliman në Izrael, pas pushtimit arab më vitin 636 pas lindjes së Kris-htit”, tha arkeologu Gideon Avni.

Page 24: €¦ · Futbolli shqiptar dështoi në Europa League, pasi të tre skuadrat që morën pjesë nuk mundën të kalonin as raundin e parë të këtij kompeticioni, ndërkohë që Partizani

GAZETA SOT24 E Diel 21 Korrik 2019

3,6,7,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Juventusi ka bërë një merkato supercilësore, të paktën nga emrat, por nuk u ndal vetëm me

tregun e lojtarëve, pasi ndry-shoi edhe stafin teknik, pasi u largua trajneri Masimiliano Alegri dhe vendin e tij e zuri Mauricio Sarri, tekniku kariz-matik dhe i paparashikuar me skemat e tij taktike të futbollit modern, sidomos i spikatur për gërshetimin e fazave të lojës, duke marrë admirimin e shumë futbolldashësve në mbarë botën e madje dhe të vetë kolegëve të tij. Sarri ka marrë tashmë drejtimin e Juventusit dhe po planifikon të ndërtojë një superskuadër me qëllime të fitojë gjithçka në sezonin e ri, sidomos me ambicie për të fituar UEFA Champions League, gjë që deri tani Juventusi nuk ia ka dalë as me Konten e as me Alegrin, pavarësisht se ka shkuar dy herë në finale. Ndërkohë, në prag të nisjes së aventurës në Internation-al Champions Cup, trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, ka folur rreth përgatitjeve që po bën ekipi, por edhe për

Mesfushori/ Milnkoviç-Saviç drejt

PSG-së, Lacio në dilemë

SITUATA Merkato vijon, ndërsa klubet nxitojnë të zhvillojnë kompeticionet e verës për reklama. Ndërkohë, Interi ka humbur me rezultatin minimal 1-0, sfidën përballë Mançester Junajtid, të zhvilluar në Singapor, në kuadër të International Champions Cup, një kompeticion veror ku marrin pjesë skuadrat më të mëdha europiane. Në një stadium të ngjyrosur me të kuqe, nga numri i lartë i tifozëve të Mançester Junajtid, ishin pikërisht anglezët që patën kontrollin e lojës

dhe dominuan në qarkullimin e topit, por hasën në një mbrojtje të rresh-tuar mirë nga Antonio Konte. Nga ana tjetër skuadra zikaltër çalonte dukshëm në sulm, ku si Longo, ashtu edhe i riu Espozito, nuk arrinin të fitonin duelet me mbrojtjen angleze dhe të mbanin topin për të nxjerrë ekipin përpara. Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim dhe në 45-minutëshin e dytë u kryen shumë ndërrime nga të dy trajnerët, ndërsa golin e fitores për “djajtë e kuq” e

shënoi i riu Grenvud, 15 minuta para fundit të takimit. Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer mori përgjigje mjaft të mira nga pjesa dër-rmuese e futbollistëve, ndërsa te Interi bënë një ndeshje mjaft të mirë Stefano Sensi dhe futbollistët e mbrojtjes. Megjithatë, zikaltrit duhet të nxitojnë për të kompletuar repartin e avancuar të organikës së skuadrës, që edhe sot u pa se ishte “thembra e Akilit” e një ekipi, që di të rreshtohet mirë mbrapa dhe të dalë shpejt në sulm.

SULMUESI DEKLARATA SURPRIZA

Verderi i ofron Rashicës pagën më të lartë në skuadër

Robson: Rashfordit i duhet të punojë më shumë

Dy vjet më parë ai kaloi nga Anglia për në kampi-onatin elitar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me bujë të madhe, për të mbyl-lur karrierën, por është në top-formë. Kështu, Zlatan Ibrahimoviç vijon të dhurojë spektakël. Gjiganti suedez shënoi 3 herë dhe i dha fitoren 3-2 skuadrës së Los Anxheles Galaksi, në derbin përballë Los Anxheles FC, që nga ana tjetër gjeti dy herë rrjetën me sulmuesin Karlos Vela. “Nuk kam punuar gjatë gjithë kar-rierës, për t’u krahasuar një ditë me Karlos Velan. Bëni një gabim të madh që bëni këtë

Klubet e Premier League po mendojnë për përforci-met e reja dhe me emra të spikatur, ndërkohë që ka klube që interesohen vetëm të mbajnë kontigjentin aktual e me sa duket Junajtid është i fokusuar të mbajë grupin aktual të bashkuar. Legjenda e Mançester Junajtid, Brajan Robson ka thënë se Markus Rashford duhet të punojë më shumë. 21-vjeçari do të jetë në formacionin e parë të “djajve të kuq” për sezonin e ard-hshëm. “Rashford është një ndër lojtarët më të mirë dhe këtë e ka dëshmuar kur e për-faqësoi Anglinë në Botëror.

Klubi gjerman, Verder Bremen, është duke përgatitur një ofertë të re për t’i vazhduar kontratën Milot Rashicës. Ek-ipi e vlerëson shumë të rëndë-sishëm sulmuesin e Kosovës, i cili i shënoi 11 gola në të gjitha garat e sezonit të kaluar, duke tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve të tjera, jashtë Gjer-manisë. “Rashica ka kontratë me klubin deri më 2022, por që me kontratën e re do të përmirësonte pagën, për t’u bërë njëri nga lojtarët më të paguar të Verderit”, shkruan “Deich Stube”. Vetë futbollisti ditë më parë, ka thënë se dëshiron ta vazhdojë kon-

krahasim, pasi jam futbollisti më i mirë i MLS-së. Sot e patë të gjithë kush ishte më i miri”, tha suedezi, ndërsa deklarata e tij bëri shpejt xhiron e botës.

tratën e të njëjtin mendim ndan edhe drejtori sportiv i Verderit, Frank Bauman. Ditë më parë për Rashicën u in-teresua edhe Barcelona.

merkaton e bardhezinjve. Në fjalën e tij numri një i stolit vuri theksin se ekipi duhet të punojë shumë në mënyrë që të krijojë një identitet loje dhe të jenë një skuadër e kompletuar, ndërsa për De Ligt deklaroi se mbrojtësit i duhet disa javë punë me grupin. “Duhet të stërvitemi shumë, sepse të gjithë duam që të jemi një ekip i kom-pletuar. Duam të krijojmë një identitet të qartë, të jemi gati fizikisht dhe taktikisht. Përsa i përket De Ligt, ai nuk

Sarri: Pogba i duhet Juventusit, Ronaldon do ta provoj qendërsulmues

është stërvitur gjatë këtyre javëve. Stërvitja me pjesën tjetër të grupit ka nisur për të dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë mundësi të zbresë në fushë”, tha tekniku bardhezi. Sarri nuk nguron ta deklarojë të hapur, Pogba është një lojtarë që i pëlqen dhe do të dëshironte shumë ta kishte tek Juventus. Ndërsa për Ronaldon, Sarri ka kon-firmuar se një sulmues si ai nuk do ta kishte problem të luante në qendër të repartit të avancuar. “Pogba më pëlqen

Tekniku i “Zonjës së Vjetër” italiane i bindur se ekipi i tij do të lakmojë çdo trofe dhe objektivi realizohet nëse vjen Pogba nga Junajtid

Nëse ai do të dëgjonte ndonjë pjesë të këshillës time, ai du-het të punojë ende më shumë që të behët sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi ai.

shumë si lojtar, por ai është pjesë e Mançester Junajtid. Vetëm kaq mund t’ju them për të, pasi nuk jam unë drejtori sportiv i skuadrës. Kristiano është një futbollist që ka fituar gjithçka. Është i përgatitur në çdo aspekt dhe kam bindjen se nëse do të luante si qendër sulmues, nuk do ta kishte aspak problem”, theksoi Sarri. Mbetet të shihet se cilat do të jenë praktikat e tij të punës me “Zonjën e Vjetër” italiane, por Sarri do të eksperimentojë gjatë kësaj faze përgatitore dhe në duelet që zhvillohen për reklama gjatë turneve miqësor, para se të projektojë formacionin titullar me të cilin do të për-ballojë sezonin e ardhshëm. Jo më kot ai insiston për afri-min e Pogba, pasi e di që një lojtar si ai në mesfushë mund t’i japë Juves avantazhe të pakrahasueshme. Kurse ideja për të provuar Ronaldon si qendërsulmues mund të jetë më shumë një “karrem” medi-atike, pasi dihet nga të gjithë që Ronaldo luan si elektron i lirë në sulm dhe preferon më shumë krahët, pasi është lojtar potent dhe kërkon hapësirë në fushë që të shprehet.

Ibra i papërmbajtshëm, tripletë në derbi

Interi humbet duelin me Junajtid, Konte entuziast për vazhdimësinë

Kampioni i Francës, Par-is San Zhermen, po insiston për transferimin e mes-fushorit të Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç gjatë kësaj vere. E përditshmja franceze “L'Equipe” të premten ka raportuar se PSG-ja ka rrit-ur ofertën në 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb. Milinkoviç-Saviç, te PSG-ja shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri. Ai pritet të largohet nga

ekipi italian gjatë kësaj vere, pasi dëshiron që në edi-cionin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve. 24-vjeçari ka kontratë me Lacion deri në vitin 2023, kurse pjesë e ekipit italian është prej vitit 2015 kur u transferua Genku për 18 milionë euro. Gjatë katër edicioneve në Serie A, ka shënuar 22 gola në 125 paraqitje. Pos PSG-së, interesim për të ka treguar edhe Mançester Junajtid.

MLN euro është gati të paguajë Paris San Zhermen për lojtarin cilësor serb, i cili është një nga më të mirët dhe premtues, si dhe një nga

futbollistët me kartonin më të shtrenjtë në treg.

80