veçoritë gjeomorfologjike të zonës karpen shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e...

209
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË Disertacion i përgatitur nga MA. Klementina FERHATI në kërkim të gradës shkencore DOKTOR Drejtimi: Gjeografi-gjeomorfologji Tema: TEMA: VEÇORITË GJEOMORFOLOGJIKE TË ZONËS KARPEN-SHKUMBIN DHE MENAXHIMI I SAJ Përgatitur nën drejtimin e Prof. Dr. Skënder SALA Tiranë, 2016

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

25 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Disertacion i përgatitur nga

MA. Klementina FERHATI

në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

Drejtimi: Gjeografi-gjeomorfologji

Tema:

TEMA: VEÇORITË GJEOMORFOLOGJIKE TË ZONËS KARPEN-SHKUMBIN DHE MENAXHIMI I SAJ

Përgatitur nën drejtimin e Prof. Dr. Skënder SALA

Tiranë, 2016

Page 2: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

2

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Disertacion i përgatitur nga

MA. Klementina FERHATI

në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

Drejtimi: Gjeografi-gjeomorfologji

Tema:

TEMA: VEÇORITË GJEOMORFOLOGJIKE TË ZONËS KARPEN-SHKUMBIN DHE MENAXHIMI I SAJ

Mbrohet me datë _____________ 2016, para jurisë së përbërë nga: 1. _________________________________ Kryetar 2. _________________________________ Anëtar oponent 3. _________________________________ Anëtar oponent 4. _________________________________ Anëtar 5. _________________________________ Anëtar

Tiranë, 2016

Page 3: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

3

Parathënie

Në kuadrin e studimeve gjeomorfologjike, punimi me titull “Veçoritë

gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj” paraqet një pamje të plotë dhe të hollësishme të proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Punimi u jep rëndësi të madhe dhe të veçantë faktorëve dhe shkaqeve të lokalizimit të këtyre proceseve në gjithë shtrirjen hapësinore të këtij sektori bregdetar të Adriatikut. Patjetër që kjo bashkëshoqërohet me analizën e plotë të këtyre proceseve gjeomorfologjike, si modelueset më kryesore të tipareve kryesore të relievit edhe në ditët e sotme. Sigurisht, tashmë është tepër e njohur se studimet e kësaj natyre, kanë rëndësi të madhe shkencore jo vetëm teorike në dobi të shkencës së Gjeomorfologjisë, por edhe praktike. Me rezultatet e arritura mundësohet planifikim-rregullimi më i mirë i territorit, menaxhimi më i mirë i tij, i burimeve e pasurive natyrore në të; mundësohet përdorimi shkencor sa më i mirë i mundshëm i tyre, përfshirë dhe përdorimin e tokës në tërësi. Kjo qëndron edhe për territorin bregdetar të Kavajës: Bishti i Karpenit–lumi Shkumbin.

Në punimin tonë, që paraqitet në këtë disertacion në kërkim të gradës shkencore “Doktor”, bëhet një analizë e gjerë edhe e veçorive morfologjike, morfometrike dhe morfogjenetike e relievit të zonës së përfshirë në këtë studim. Për të qenë sa më afër realitetit, ne parapëlqyem me vetëdije të plotë rilevim-studim-analizën shkencore të veçorive dhe dukurive natyrore në shkallë të madhe (1:25 000). Kjo na ndihmom, pasi duke nxjerrë në pah ligjësitë kryesore të formimit, evolucionit dhe modelimit të këtij territori bregdetar të sotëm, të mund të jemi sa më afër asaj që ka ndodhur dhe ndodh sot në realitetin konkret, të nxjerrim përfundim-rekomandime më të mirat e mundshme.

Vëmendje i është kushtuar përhapjes gjeografike dhe shkallës së intensitetit të proceseve gjeomorfologjike të shpatit, përgjegjëse e të cilave është lidhja dhe varësia e faktorëve natyrorë me ato njerëzorë. Në këtë punim do të trajtohet ndikimi i këtyre faktorëve mbi mjedisin natyror, ku rezulton se krahas kushteve natyrore të përshtatshme, veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm të burimeve natyrore, si: Përdorimi i tokës, bimësisë, ujërave, etj. Kjo është shoqëruar me pasoja negative më të dukshme në këto elemente kryesore mjedisore deri në ditët e sotme.

Trajtimi i plotë i veçorive gjeomorfologjike të kësaj zone është bërë duke u mbështetur dhe shfrytëzuar me kujdes të dhënat nga fusha e gjeologjisë, gjeomorfologjisë, klimatologjisë, pedologjisë, florës, si dhe hartografisë. Këto të fundit janë përdorur për shfrytëzimin e hartave të ndryshme përkatëse topografike, të mbulesës së tokave, bimësisë, shpërndarja e vendbanimeve, duke i shtuar dhe trajtimin digjital të tyre nga ana jonë.

Punimi që paraqesim në këtë disertacion është realizuar në bazë të një pune të gjatë hulumtuese, analizuese, interpretuese dhe vlerësuese të veçorive gjeomorfologjike të kësaj zone, duke shfrytëzuar literaturën shkencore bashkëkohore, ekspeditat e shumta në terren, në vrojtim-vëzhgimin e drejtpërdrejt të formave të relievit dhe të proceseve që e modelojnë atë, si dhe bisedat me specialistë, përfshirë dhe ato drejtpërdrejt në terrenin konkret, bisedat me banorët që banojnë e punojnë ende aty për proceset e fenomenet natyrore të ndodhura në kohë. Ne ndjejmë kënaqësinë e këtij bashkëpunimi, detyrimin e moral ndaj të gjithëve, ndaj gjejmë rastin për t’i falenderuar përzemërsisht.

Page 4: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

4

Në mënyrë të veçantë falenderoj udhëheqësin shkencor të këtij disertacioni, Prof. Dr. Skënder Sala, për konsultimet dhe rekomandimet e vlefshme gjatë punës në zyrë dhe terren. Po kështu, falenderim i veçantë i takon edhe familjes sime për mbështetjen e morale e financiare, kohës që më ka dhënë në realizimin e këtij punimi. Meqënëse ky është i pari punim shkencor i plotë i yni, i pari i detajuar edhe si studim gjeomorfologjik për zonën në studim, ne do të mirëpresim plot kënaqësi çdo sugjerim e vërejtje në dobi të përmirësimit të mëtejshëm të këtij studimi. Paraprakisht falenderoj të gjithë autorët e këtyre vërejtje-sugjerimeve, të cilëve, njëherazi, i siguroj plotësisht se do t’i mirëpres ato me shumë kënaqësi.

Autorja

Page 5: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

5

PËRMBAJTJA

Parathënie 3 Përmbajtja e punimit 5 Përmbajtja e ilustrimeve 8

HYRJE

I. Përzgjedhja e temës dhe parashtrimi i problemit 14 II. Rëndësia e studimit dhe synimet kryesore 14 III. Organizimi i studimit 15 IV. Metodologjia e punës kërkimore 16 V. Kufizimet në realizimin e studimit 17

KAPITILLI I

1. Pozita gjeografike, kufijtë e madhësia 18 1.1.Vlerësim i pozitës gjeografike 21

KAPITULLI II KUSHTET NATYRORE

2.1. Ndërtimi strukturor dhe gjeologjik 24

2.1.1. Strukturat gjeologjike 25 2.1.2. Ndërtimi litologjik 31 2.1.3. Paleogjeografia 35

2.2. Veçoritë e relievit 39

2.2.1. Faktorët 39 2.2.2. Format kryesore 40 2.2.3. Hipsometria 43 2.2.4. Treguesit morfometrikë 47 2.2.4.1. Copëtimi vertikal 47 2.2.4.2. Copëtimi horizontal 50 2.2.4.3. Pjerrësia mesatare e shpateve 54 2.2.5. Veçoritë morfogjenetike 57 2.2.5.1. Relievi strukturoro-eroziv 57 2.2.5.2. Relievi erozivo-denudues 60

2.2.5.2.1. Rrëshqitjet 61 2.2.5.2.2. Erozioni 69 2.2.5.2.3. Shpërlarja sipërfaqësore 71

Page 6: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

6

2.2.5.2.4. Rrëzimet 71 2.2.5.2.5. Shembjet 73

2.2.5.3. Relievi bregdetar 74

2.3. Klima 82

2.3.1. Faktorët 82 2.3.2. Elementet kryesore 82 2.3.2.1. Diellëzimi 82 2.3.2.2. Erërat 83 2.3.2.3. Temperatura 85 2.3.2.4. Reshjet 87

2.4. Ujërat 90

2.4.1. Faktorët 90 2.4.2. Elementët kryesorë 90 2.4.2.1. Rrjedhjet sipërfaqësore 94 2.4.2.2. Burimet 96 2.4.2.3. Ujëmbajtësit dhe kanalet 98

2.5. Tokat 99

2.5.1. Faktorët 99 2.5.2. Tipat gjenetik 99 2.5.2.1. Tokat e hinjta kafe 99 2.5.2.2. Tokat aluvionale 100 2.5.2.3. Tokat e kripura 101

2.6. Mbulesa bimore 102

2.6.1. Faktorët 102 2.6.2. Shkurret 102 2.6.3. Livadhet 106

2.7. Vlerësimi i kushteve natyrore 108

2.7.1. Vlerësimi mjedisor 110 2.7.2. Vlerësimi ekonomik e social 111

Page 7: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

7

KAPITULLI III ANALIZA GJEOMORFOLOGJIKE

3.1. Njësitë gjeomorfologjike 114 3.1.1. Kodrat 114

3.1.2. Fushat e plazhet 116 3.1. Analiza e proceseve gjeomorfologjike 127

3.2.1. Rrëshqitjet 127 3.2.2. Rrëzimet 154 3.2.3. Shembjet 160 3.2.4. Erozioni 164 3.2.5. Abrazioni 173

3.2. Rreziqet gjeomorfologjike dhe vlerësimi i tyre 179 3.3. Proceset gjeomorfologjike dhe përdorimi i tokës 182 3.4. Përdorimi i tokës në vitin 1987 186 3.5. Përdorimi i tokës në 2014 189 3.6. E ardhmja e përdorimit të tokës dhe proceset gjeomorfologjike 198

PËRFUNDIME E SUGJERIME 202

BURIMET E PËRDORURA 206

Page 8: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

8

PËRMBAJTJA E ILUSTRIMEVE

I-HARTAT

Harta 1: Harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, pozicioni gjeografik i zonës së studimit.................................................................................................................... 19

Harta 2: Harta politiko-administrative e rrethit të Kavajës sipas ndarjes së vitit 2014...................................................................................................................... 21

Harta 3: Harta gjeologjike e Shqipërisë (1:200000)..................................................... 26 Harta 4: Harta gjeologjike e zonës Karpen-Shkumbin................................................. 30 Harta 5: Harta morfografike e zonës Karpen-Shkumbin............................................. 41 Harta 6: Harta hipsometrike e zonës Karpen-Shkumbin.............................................. 45 Harta 7: Harta e copëtimit vertikal në zonën Karpen-Shkumbin................................. 48 Harta 8: Harta e copëtimit horizontal në zonën Karpen-Shkumbin............................. 51 Harta 9: Harta e pjerrësisë mesatare të shpateve në zonën Karpen-Shkumbin............ 55 Harta 10: Harta hidrografike e zonës Karpen-Shkumbin............................................. 91 Harta 11: Harta e rreziqeve gjeomorfologjike në zonën Karpen-Shkumbin................ 126

II-HARTAT SKICË

Harta-skicë 1: Paleogjeografia e territorit Oligocenit të Mesëm.................................. 36 Harta-skicë 2: Paleogjeografia e territorit gjatë Pliocenit të hershëm.......................... 36 Harta-skicë 3: Harta e epiqendrave të tërmeteve.......................................................... 81

III-TABELAT

Tabela 1. Mesatarja mujore e diellëzimit për periudhën 1961-1990 në Durrës........... 84 Tabela 2. Seritë e shpejtësisë mesatare mujore të erës, Kryevidh 1971-1980............. 84 Tabela 3. Tabela e drejtimit të erërave, Kryevidh (1971-1975)................................... 85 Tabela 4. Temperatura mesatare mujore dhe vjetore e ajrit (Kryevidh)...................... 86 Tabela 5. Reshjet mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1951-1970(Kryevidh) 88 Tabela 6. Shpërndarja stinore e reshjeve (Kryevidh)................................................... 88 Tabela 7. Lartësia maksimale absolute shumëvjeçare 24 orëshe për periudhën 1951-1970 (Kryevidh)................................................................................................. 89

IV-GRAFIKË

Grafiku 1. Mesatarja mujore e diellëzimit (Durrës).......................................... 84 Grafiku 2: Shpejtësisë mesatare mujore të erës, Kryevidh 1971-1980........................ 85 Grafiku 3. Drejtimi i erërave, Kryevidh (1971-1975)................................................. 86 Grafiku 4. Ecuria e temperaturës mesatare të ajrit (Kryevidh)................................... 87 Grafiku5.Reshjet mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1951-1970 (Kryevidh) 88 Grafiku 6. Shpërndarja e reshjeve sipas stinëve........................................................... 89 Grafiku 7. Lartësia maksimale absolute shumëvjeçare 24 orëshe për periudhën 1951-1970 (Kryevidh).................................................................................................. 90

Page 9: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

9

V-FIGURA

Figura 1: Profili gjeologjik Deti Adriatik-Mali i Dajtit................................................ 37

VI-FOTO

Foto 1-2: Suita “Rrogozhina” në falezën e Bardhorit................................................... 25 Foto 3: Shkëmbinjtë konglomeratë në Beden............................................................... 27 Foto 4: Shkëmbinj argjilorë në Bago............................................................................ 27 Foto 5: Rrëshqitje në argjilat e Peqinajt....................................................................... 27 Foto 6: Erozioni i argjilave në Bardhor........................................................................ 27 Foto 7. Shpati djathtë i luginës së Shelzës.................................................................... 28 Foto 8: Kontakti i shkëmbinjve argjilore e konglomeratiko-ranore (Kepi i Lagjit)..... 28 Foto 9: Kueste në veri të Kryevidhit............................................................................ 28 Foto 10: Shkëmbinjtë të suitës “Rrogozhina” mbi ata të suitës “Helmasi”................. 31 Foto 11: Kontakti midis shkëmbinjve konglomeratë me ata të suitës “Helmas”......... 32 Foto 12: Rrëpira litologjike e Shkëmbit të Peqinit....................................................... 33 Foto 13: Guva në depozitimet gipsore në Carinë......................................................... 33 Foto 14: Plazhi Bankinës ushtarake në Kepin e lagjit.................................................. 34 Foto 15: Guaska-fosile të faunës detare në përbërjen shkëmbore................................ 34 Foto 16: Fusha e Spillesë.............................................................................................. 37 Foto 17-18: Proceset gjeomorfologjike favorizuar nga proceset aktuale, në Bardhor. 38 Foto 19: Kodra e Zabelit në Bardhor............................................................................ 39 Foto 20: Kodrat e Bardhorit-kalaja e Turrës................................................................ 40 Foto 21: Degradim i lartë në pellgun e përroit të Forsilogut........................................ 53 Foto 22: Degradim në pellgun e përroit të Larzës........................................................ 53 Foto 23: Rritja e pjerrësisë së shpateve në falezat detare, ku rol kanë rrëshqitjet........ 57 Foto 24: Kueste të formuar nga ndërthurja e kongromeratëve me argjilat................... 58 Foto 25: Pjesa e poshtme e luginës e përdorur më herët nga ish-reparti ushtarak e më pas pjesërisht për bujqësi..................................................................................... 59 Foto 26: Luginë e përdorur për bujqësi, e kërcënuar nga erozioni dhe rrëshqitjet....... 59 Foto 27-28: Vlera të larta të erozionit në shkëmbinjtë argjilorë-alevrolitorë (Carinë) 61 Foto 29: Rrëshqitje në Domën...................................................................................... 62 Foto 30: Rrëshqitje shembje në Carinë.................................................................... 62 Foto 31: Rrëshqitje në falezën e Bardhorit................................................................... 62 Foto 32-33: Rrëshqitjet në Domën kanë kapur tokat bujqësore.................................. 63 Foto 34: Rrëshqitje në Karpen nga ndërtimet e pastudiuara në shpatin kodrinor........ 63 Foto 35: Rrëshqitja e Çorumit, sheshimi i saj me mjete mekanike.............................. 64 Foto 36: Falezë në rrëshqitje në Carinë........................................................................ 65 Foto 37: Rrëshqitje në falezën e Bardhorit................................................................... 65 Foto 38: Rrëshqitje në jug të Bardhorit, shkëmbinjtë konglomeratë të vendosur mbi pakon argjilo-alevrolitore.................................................................. 65 Foto 39: Rrëshqitje në Bago......................................................................................... 66

Page 10: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

10

Foto 40: Rrëshqitje në perëndim të Karpenit................................................................ 67 Foto 41-42: Rrëshqitje në dy anët e rrugës Bago-Bardhor ku rruga shërben si ujëndarës i dy përrenjve............................................................................................ 67 Foto 43: Dëmtime të banesave nga rrëshqitjet në Kryevidh........................................ 68 Foto 44: Rrugë të rindërtuara por të kapura nga rrëshqitjet në Kryevidh..................... 68 Foto 45: Vatër erozioni në formim e sipër në Domën................................................. 69 Foto 46: Vatër erozioni në Peqinaj............................................................................... 70 Foto 47: Ndërhyrja e njeriut mbi tokën e shoqëruar me erozion në Stërbeg................ 70 Foto 48: Formimi i përroskave në brendësi të vatrave të erozionit në Carinë.............. 71 Foto 49: Rrëzime në fundin e falezave, Karpen........................................................... 72 Foto 50: Rrëzime blloqesh konglomeratike në Kepin e Lagjit..................................... 72 Foto 51-52: Shembje të formuara në kurorën e rrëshqitjeve, Carinë........................... 73 Foto 53: Shembje në falezën e Bardhorit..................................................................... 73 Foto 54: Rrëshqitje në Kepin e Lagjit.......................................................................... 74 Foto 55: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje në Kepin e Lagjit................................... 74 Foto 56: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje, shembje e rrëzime në jug të plazhit të Carinës...................................................................................................................... 75 Foto 57: Faleza e Bardhorit e formuar nga abrazioni detar ......................................... 75 Foto 58: Ndërhyrja e dhunshme e njeriut mbi plazhin e Gjeneralit............................ 75 Foto 59: Depërtimi i deltës së Shkumbinit në brendësi................................................ 76 Foto 60-61: Platformë abrazioni në plazhin Guri i Lëmuar (majtas) dhe në plazhin e Gjeneralit (djathtas)................................................................................................... 77 Foto 62-63: Platformë abrazioni në Kepin e Lagjit, pranë Farit detar, kryesisht në shtresën e shkëmbinjve ranore......................................................................................

78

Foto 64-65: Platformë abrazioni në falezën e Bardhorit.............................................. 78 Foto 66: Punimet ushtarake në Kepin e Lagjit............................................................. 79 Foto 67: Erozion anësor në lumin Shkumbin............................................................... 79 Foto 68: Erozioni rrezikon argjinaturën në lumin Shkumbin, Bashtovë...................... 80 Foto 69: Fushëzat përgjatë luginave të përdorura për bujqësi...................................... 80 Foto 70: Depërtimi i deltës së Shkumbinit në brendësi................................................ 92 Foto 71-72: Grykëderdhja e përroit të Larzës (majtas), grykëderdhja e përroit të Forsilogut (djathtas) dhe formimi i plazheve në to ......................................................

93

Foto 73: Pamje e Shkumbinit pranë Bashtovës............................................................ 93 Foto 74: Bregdet abraziv në Kepin e Lagjit................................................................. 94 Foto 75: Përroi i Stërbegut............................................................................................ 95 Foto 76-77: Burimi i Çorumit (djathtas), burimi në hyrjen lindore të pyllit të Bedenit (majtas), të kthyer në çezmë........................................................................... 97 Foto 78: Puse të hapura në oborret e shtëpive.............................................................. 97 Foto 79-80: Ujëmbajtësi i Bedenit (majtas), ujëmbajtësi i Domënit (djathtas)............ 98 Foto 81-82: Kanali i ujërave të larta, Ballaj-Zhabjak-Beden, me grykëderdhje në Shkumbin................................................................................................................. 99 Foto 83: Toka aluvionale.............................................................................................. 100 Foto 84: Drurë vidhi..................................................................................................... 102 Foto 85-86: Keqpërdorimi i bimësisë natyrore, deri në rrafshim me mjete të rënda mekanike............................................................................................................. 103 Foto 87: Dafina në gjendje natyrore në kalanë e Turrës............................................... 104

Page 11: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

11

Foto 88: Shpendi Pupëza i dëmtuar nga gjuetia pa kriter............................................. 104 Foto 89: Pylli artificial i Bedenit.................................................................................. 105 Foto 90-91: Prerja e qiparisëve në moshë të re në pyllin e Bedenit............................. 105 Foto 92: Metoda të gabuara të mbledhjes së rigonit..................................................... 107 Foto 93: Degradim i mbulesës bimore në Vilë-Bashtovë............................................. 108 Foto 94: Plazhi i Larzës për shfrytëzimin e turizmit “blu”........................................... 109 Foto 95: Rozmarinë e kultivuar në Kepin e Lagjit....................................................... 109 Foto 96-97: Dëmtim i bimësisë natyrore (majtas), dëmtim i faunës (djathtas)............ 110 Foto 98-99: Mbetjet urbane të sjella nga përrenjtë që derdhen në det......................... 111 Foto 100: Kushte shumë të mira për zhvillimin e bujqësisë......................................... 112 Foto 101-102. Rrënojë e kalasë së Turrës (majtas), kalaja e Bashtovës (djathtas)...... 112 Foto 103: Bujqësi tradicionale, Stërbeg....................................................................... 113 Foto 104: Pamje e pjesshme në Vilë-Bashtovë............................................................ 113 Foto 105-106: Përmirësim i arkitekturës në shtëpitë e banimit, Ballaj........................ 113 Foto 107: Reliev kodrinor Peqinaj-Bardhor................................................................. 114 Foto 108: Reliev kodrinor në perëndim të Kryevidhit................................................. 115 Foto 109: Pjesë nga fusha dhe plazhi i Spillesë............................................................ 116 Foto 110: Kalaja e Bashtovës e vendosur në fushën me të njëjtën emër..................... 116 Foto 111: Fushëza të vogla të formuara në luginat e përrenjve.................................... 117 Foto 112: Plazhi i Golemit (pjesa qendrore e tij)......................................................... 118 Foto 113: Plazhi i Karpenit (pjesa jugore).................................................................... 119 Foto 114: Pjesa veriore e plazhit të Spillesë................................................................. 120 Foto 115: Plazhi i Spillesë (pjesa qëndrore)................................................................. 120 Foto 116-117: Plazhi i Spillesë në vitin 2016............................................................... 120 Foto 118: Plazhi i Gjeneralit......................................................................................... 121 Foto 119: Plazhi i Ftosinës........................................................................................... 121 Foto 120-121: Fragment i plazhit të Carinës ende i pashfrytëzuar............................... 122 Foto 122: Dunat në plazhin e Spillesë.......................................................................... 123 Foto 123: Bimësia kserofile në dunat ranore................................................................ 123 Foto 124: Dëmtimet e dunave nga marrja e rërave...................................................... 124 Foto 125: Rrëshqitja në fshatin Ballaj (në vitin 2012) ka ndodhur një vit më parë..... 127 Foto 126: Ndërtim mur guri për kufizimin e rrëshqitjes............................................. 128 Foto 127: Rrëshqitje në luginën e përroit të Shelzës.................................................... 129 Foto 128: Braktisja e tokave punueshme ka shpejtuar procesin e rrëshqitjes në shpatin e luginës....................................................................................................... 129 Foto 129: Rrëshqitje në verilindje të rrëshqitjes së mësipërme.................................... 130 Foto 130: Rrëshqitje në shpatin verilindor të kodrës së Shelzës.................................. 130 Foto 131: Rrëshqitje rrëzën lindore të kodrës së Kavrrit............................................. 132 Foto 132: Rrëshqitje në shpatin e majtë të përroit të Cicinës....................................... 133 Foto 133: Rrëshqitje pranë ujëmbledhësit të Bedenit................................................... 134 Foto 134: Ndryshimi i përdorimit të tokës nga 2010-2012 dhe mosmarrja e masave antierozive..................................................................................................... 135 Foto 135: Rrëshqitja e Çorumit.................................................................................... 136 Foto 136: Riaktivizim i rrëshqitjes së Çorumit............................................................ 136 Foto 137: Riaktivizim i pjesës jugore e veriore të rrëshqitjes së Çorumit................... 137 Foto 138: Sheshimi me fadromë i trupit të rrëshqitjes................................................. 138

Page 12: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

12

Foto 139: Rrëshqitjet në perëndim të kodrës së Karpenit............................................ 138 Foto 140: Gërryerja e gjuhës së rrëshqitjes nga valët detare........................................ 139 Foto 141: Falezë detare në gjuhën e rrëshqitjes........................................................... 139 Foto 142: Riformimi i plazhit pranë ish-repartit ushtarak............................................ 140 Foto 143: Rrëshqitje pranë ish-repartit ushtarak, Karpen............................................. 141 Foto 144: Ndërtime në trupin e rrëshqitjeve të vjetra, Karpen..................................... 142 Foto 145: Rrëshqitja në formën e rrjedhjes.................................................................. 143 Foto 146: Shpatet e luginës të degraduara nga rrëshqitjet............................................ 143 Foto 147: Rrëshqitja e Shkëmbit të Peqinit.................................................................. 144 Foto 148: Rrëshqitje dhe shembje në gjuhën e rrëshqitjes........................................... 145 Foto 149: Riaktivizim i rrëshqitjes pranë detit, në lindje të rrëshqitjes së mësipërme. 145 Foto 150: Rrëshqitje pranë kalasë së Turrës................................................................. 146 Foto 151: Rrëshqitje më në perëndim të rrëshqitjes së mësipërme............................. 146 Foto 152: Rrëshqitja në jugperëndim të përroit të Larzës............................................ 147 Foto 153: Gjuha e rrëshqitjes........................................................................................ 147 Foto 154: Platforma e abrazionit në gjuhën e rrëshqitjes............................................. 147 Foto 155: Rrëshqitjet në luginën e përroit të Madh...................................................... 148 Foto 156: Rrëshqitje në perëndim të Domënit.............................................................. 149 Foto 157: Rrëshqitje pranë fshatit Bardhor.................................................................. 150 Foto 158: Toka të punueshme të kapura nga rrëshqitjet............................................... 150 Foto 159: Shtëpi e rrezikuar nga rrëshqitjet, Domën.................................................... 151 Foto 160: Rrëshqitja e Bagosë...................................................................................... 151 Foto 161: Shtëpi të shkatërruara nga rrëshqitja e Bagosë............................................ 152 Foto 162: Shtëpi e re e dëmtuar nga rrëshqitja, Kryevidh............................................ 153 Foto 163: Shtëpi të vjetra të dëmtuara nga rrëshqitja................................................... 153 Foto 164: Rrëzime&shembje në falezën e Bardhorit................................................... 154 Foto 165: Rrëzime&rrëshqitje në falezën e Bardhorit.................................................. 154 Foto 166: Rrëzime në jug të plazhit të Carinës............................................................ 155 Foto 167: Shkatërrimi i falezës nga valët detare.......................................................... 156 Foto 168: Rrëzime në falezën e Kepit të Lagjit............................................................ 156 Foto 169: Rrëzime në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit.............................. 157 Foto 170: Rrëzime në gjuhën e rrëshqitjes pranë ish-repartit ushtarak në Karpen....... 158 Foto 171: Rrëzimet në shpatin e luginës së përroit të Madh........................................ 159 Foto 172: Rrëzime në skarpatet rrugëve (Karpen)....................................................... 159 Foto 173: Shembje në Kepin e Lagjit........................................................................... 160 Foto 174: Shembje në gjuhën e Shkëmbit të Peqinit.................................................... Foto 175: Shkëmbinjtë ranorë të përpunuar nga valët detare.......................................

161 161

Foto 176: Shembje në afërsi të Kepit të Lagjit............................................................. 162 Foto 177: Shembje në falezën e Bardhorit................................................................... 162 Foto 178: Shembje në të djathtë të grykëderdhjes së përroit të Larzës....................... 163 Foto 179: Shembje në shpatin perëndimor të kodrës së Karpenit................................ 164 Foto180: Erozion në kodrat e Karpenit........................................................................ 166 Foto 181: Argjilat në formën e obeliskut, Carinë......................................................... 166 Foto 182: Erozion në perëndim të Peqinajt.................................................................. 167 Foto 183: Erozion në qafën e Peqinajt......................................................................... 168 Foto 184: Erozion në Beden......................................................................................... 169

Page 13: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

13

Foto 185: Erozion në veriperëndim të Bardhorit.......................................................... 170 Foto 186: Mbathja e ujëmbajtësit nga erozioni............................................................ 170 Foto 187: Përdorim i kujdesshëm i tokës bujqësore, Kryevidh................................... 172 Foto 188: Bunkerët në dhe pranë vijës detare si pasojë e abrazionit............................ 173 Foto 189: Abrazion i shoqëruar me procese të tjera të shpatit, Bardhor...................... 173 Foto 190: Abrazion në plazhin e Karpenit.................................................................... 174 Foto 191: Abrazion në rrëzën e falezës detare............................................................. 175 Foto 192: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje e shembje në jug të plazhit të Carinës. 175 Foto 193: Pritat me gurë për t‟u mbrojtur nga abrazioni në Bishtin e Karpenit........... 176 Foto 194: Përpjekje individuale për kufizimin e abrazionit përpara ish-repartit ushtarak......................................................................................................................... 176 Foto 195: Shkëmbinjtë ranorë në platformën e abrazionit........................................... 177 Foto 196: Mikroforma të shkëmbit ranor në Shkëmbin e Peqinit................................ 177 Foto 197: Abrazion në shkëmbinjtë konglomeratë....................................................... 178 Foto 198: Dalja e gjerë në sipërfaqe të shkëmbinjve argjilo-alevrolitorë.................... 179 Foto 199: Keqpërdorim i bimësisë natyrore, Kepi i Lagjit.......................................... 180 Foto 200: Dëmtim i shtëpive nga mosqeverisja jo korrekte e rreziqeve gjeomorfologjike ......................................................................................................... 180 Foto 201: Braktisja e brezare ka favorizuar rrëshqitjet................................................ 183 Foto 202: Ndërtime në gjuhën e rrëshqitjeve të vjetra (Karpen).................................. 185 Foto 203-204: Sipërfaqe me vreshtë në Bago e Karpen............................................... 187 Foto 205: Arkitekturë e re në ndërtimin e shtëpive (Ballaj)......................................... 190 Foto 206: Ndërtim i shtëpive me të ardhurat nga emigracioni (Ballaj)........................ 191 Foto 207: Sipërfaqe me vreshtë, Ballaj........................................................................ 191 Foto 208: Sipërfaqe të reja me ullishte, Zhabjak.......................................................... 192 Foto 209: Sipërfaqe me shegë të mbjellë gjatë ish-kooperativave............................... 193 Foto 210-211: Sipërfaqe e tokës së punueshme e “pushtuar” nga ndërtimet............... 194 Foto 212: Tokat e lëna djerrë, Ballaj............................................................................ 194 Foto 213: Toka të punueshme të braktisura në lindje të Sharrdushk-Kryevidhit......... 195 Foto 214: Karrierë pranë kodrës së Zabelit.................................................................. 196 Foto 215: Karrierë në Çorum........................................................................................ 197 Foto 216: Karrierë në perëndim të Kryevidhit............................................................. 197 Foto 217-218: Bunkerët, pjesë të punimeve ushtarake................................................. 197 Foto 219: Potencialet e zonës në zhvillimin e turizmit detar....................................... 200 Foto 220: Peizazh natyror tërheqës në plazhin e Gjeneralit......................................... 201

Page 14: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

14

HYRJE

I. Përzgjedhja e temës dhe parashtrimi i problemit

Rreziqet gjeomorfologjike kanë qenë dhe mbeten shqetësuese për peizazhin natyror dhe për cilësinë e jetës së banorëve, duke u shoqëruar me pasoja të shumta mjedisore, ekonomike e sociale. Në shumë nga rastet që kemi vëzhguar drejtpërdrejt në këtë territor rezulton se në shumë prej tyre shihet qartë se ndërhyrjet e njeriut mbi mjedisin natyror përbëjnë një faktor nxitës në zhvillimin e mjaft proceseve gjeomorfologjike të shpatit.

Veprimtaria bujqësore ka qenë më kryesorja dhe vazhdon të jetë ende. Ndikimi saj është mjaft i shprehur në formimin e rrëshqitjeve të reja e riaktivizimin e atyre të vjetra, në rritjen e territoreve të degraduar, të vlerave të erozionit sipërfaqësor të tokës, në degradimin e shpateve: Tokë e bimësi.

Pasojat negative mbi relievin, tokën, etj., në jo pak raste janë shoqëruar edhe me pakësim të prodhimeve bujqësore. Madje kjo e fundit në disa raste është bërë shkak kryesor që fshatari të shkojë deri në braktisje të tokës së punueshme të hapur me shumë mundim. Në këtë mënyrë, ne vërejtëm drejtpërdrejt në terren se në mjaft sektorë të territoreve që dallohen për shkallën e lartë të degradimit, veprimtaria ekonomike e njeriut nuk ka respektuar veçoritë lokale gjeomorfologjike të mjedisit, mundësinë potenciale e tij, përballjen dhe prirjen ndaj rreziqeve gjeomorfologjike. Këto të fundit i kanë dëmtuar jo pak aktivitetet ekonomike të njeriut, patjetër edhe vlerat komplekse të mjedisit fiziko-natyror.

Mosvlerësimi sa duhet i pasojave të këtyre proceseve, rëndësia që ka njohja, vlerësimi dhe qeverisja e territorit, pra edhe e proceseve gjeomorfologjike, ishin ndër motivet kryesore që kanë nxitur domosdoshmërinë e ndërmarrjes së këtij studimi, duke i shërbyer drejtpërdrejt shmangies dhe zvogëlimit të pasojave negative mjedisore, ekonomike e sociale.

II. Rëndësia e studimit dhe synimet kryesore

Nga pikëpamja teorike studimi do të sjellë të reja në njohjen dhe vlerësimin e plotë, në përdorimin sa më të mirë të territorit, të mjedisit fiziko-natyror, burimeve natyrore, në mbrojtjen që duhet arritur nga rreziqet gjeomorfologjike, të qeverisjes korrekte e shkencore të pasurive natyrore nga ana e banorëve të zonës. Në rezultatet e arritura në këtë studim, i kanë mundësitë më shumë dhe duhet të mbështeten projekte të ndryshme konkrete në zhvillimet afatmesëm dhe afatgjata, veçanërisht ato që përfshijnë aspektin e përdorimit të tokës, rregullimit dhe shfrytëzimit të territorit (burimeve natyrore në të), vlerësim-rivlerësimit të kostove mjedisore-social-ekonomike të rreziqeve gjeomorfologjike, nga të cilat varen dhe përcaktohen shumë nga veprimtaritë ekonomike të popullsisë që punon e jeton në këtë territor sot e në të ardhmen, aplikimet e metodave dhe teknikave të caktuara më të mira shkencore mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve konkrete natyrore, politikat e mirëfillta shkencore mbi planifikimin e territorit apo përdorimin e tokës, patjetër në nivel të zonës, por edhe ta lidhur me zhvillimet dhe perspektivat e territoreve fqinje.

Në këtë këndvështrim, realizimi i studimit tonë ka edhe rëndësi praktike. Kjo shprehet në faktin se është studim i parë gjeomorfologjik që trajton veçoritë gjeomorfologjike për zonën e marrë në studim, madje deri në shkallë të detajuar. Ai mund e duhet t‟u shërbejë

Page 15: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

15

mirë studiuesve të fushës për opinionin dhe plotësimin shkencor në fushën e Gjeografisë dhe Gjeomorfologjisë së Shqipërisë; në punën e atyre që merren me studimin dhe mbrojtjen e mjedisit natyror, sidomos për institucionet dhe vendimmarrësit vendorë, përfshirë dhe komunitetin vendas, duke i ndërgjegjësuar për problemet mjedisore dhe edukimin e vazhdueshëm mjedisor. Me anë të tij duhet tu bëjmë të kuptojnë se njeriu nuk mund t‟i shfrytëzojë pa kufi burimet natyrore dhe të reflektojnë sa më shpejt të jetë e mundur në drejtim të qeverisjes jokorrekte të tyre. Përdorimi i çdo burimi natyror, sado afatgjatë që të jetë, patjetër që e ka një fund.

Në këtë studim të interesuarit do të gjejnë të dhëna për proceset gjeomorfologjike të formave të relievit, shkallën e përhapjes dhe intensitetin e tyre, faktorët dhe shkaqet që i kanë kushtëzuar ato, shkallën e ndërhyrjes së njeriut mbi mjedisin natyror dhe pasojat mjedisore, ekonomike dhe sociale të krijuara nga ndërhyrjet e pastudiuara. Duke u mbështetur në rezultatet konkrete të dala gjatë analizës së veçorive gjeomorfologjike të zonës, do të japim ide për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore, korrigjimin e mundshëm të impakteve të krijuara, për rigjenerimin e vlerave të dëmtuara të mjedisit, tokës, bimësisë, etj.

III. Organizimi i studimit

Studimi është ndarë në tre kapituj, ku secili ka nënçështjet e tij dhe trajton problematika të veçanta, duke synuar realizimin e objektivave dhe qëllimeve të studimit. Në kapitullin e parë jepet pozita gjeografike dhe vlerësimi i saj. Pozita gjeografike është analizuar në bazë të rolit që ajo ka si faktor kryesor i tipareve kryesore të elementeve të mjedisit gjeografik, veçanërisht në zhvillimin e ndjeshëm të proceseve gjeomorfologjike të shpatit.

Kapitulli i dytë analizon kushtet natyrore të këtij territori: Ndërtimin strukturor dhe gjeologjik, veçoritë e relievit, klimën, ujërat, tokat, mbulesën bimore. Kjo shoqërohet dhe me vlerësimin përkatës të këtyre kushteve natyrore. Të gjithë këto elemente kanë rolin, ndikimin e tyre në tiparet morfologjike të relievit të sotëm (lidhjet dhe varësitë midis tyre janë shumëfishe, komplekse). Në këtë kapitull jepen të dhëna për aq sa është e nevojshme për qëllimin e studimit tonë. Gjithashtu, pjesë e këtij kapitulli janë edhe veçoritë morfogjenetike të relievit, ku nxirren në dukje edhe tipat gjenetikë të tij: Strukturoro-eroziv, erozivo-denudues dhe bregdetar.

Këtu jepen me hollësi veçoritë morfologjike të kësaj zone: Veçoritë morfografike; veçoritë hipsometrike; copëtimi vertikal; copëtimi horizontal; pjerrësia mesatare e shpateve. Mbi bazën e parametrave analitike të relievit kemi ndërtuar hartën morfografike, hipsometrike dhe ato morfometrike (copëtimit horizontal, vertikal dhe të pjerrësisë mesatare të shpateve). Pas një pune të gjatë në llogaritjet e bëra me hartat topografike 1:25000, të dhënat e ofruara nga hartat e përftuara nga studimi, janë në dobi të shkencës së gjeografisë dhe gjeomorfologjisë, të qeverisjes së territorit dhe në veçanti të burimeve natyrore. Rezultatet e dala nga analiza e tyre përcaktojnë rolin e rëndësishëm të proceseve natyrore në degradimin e terreneve, mbulesës së tokave, bimësisë, etj.

Kapitulli më i rëndësishëm është i treti (që është dhe i fundit), në të cilin bëhet analiza gjeomorfologjike e zonës në studim. Këtu analizohen në detaje proceset gjeomorfologjike: Rrëshqitjet, rrëzimet, shembjet, erozioni dhe abrazioni. Gjithashtu këtu vihen në dukje rreziqet gjeomorfologjike, vlerësimi i tyre, shoqëruar dhe me hartën

Page 16: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

16

përkatëse të rreziqeve gjeomorfologjike, e cila është një mjet i domosdoshëm për politikëbërësit dhe vendimmarrësit në përdorimin e qëndrueshëm të peizazhit, tokave, ujërave, bimësisë, etj. Ajo do të shërbejë si bazë për hartimin e strategjive dhe politikave të qëndrueshme edhe në bregdetin e Kavajës. Te nënçështjet e proceseve gjeomorfologjike dhe përdorimi i tokës vihen në dukje pasojat e krijuara në mjedis kur ndërhyrjet e njeriut nuk kanë qenë të kujdesshme dhe në përshtatje me veçoritë gjeomorfologjike të territorit.

IV. Metodologjia e punës kërkimore

Studimi mbështetet në të dhënat e fituara nga shfrytëzimi i literaturës së shkruar shkencore bashkëkohore, në ato të siguruara gjatë vizitave në terren, në të dhënat hartografike (hartat topografike dhe tematike) dhe ato statistikore, në trajtë tabelash dhe grafikësh.

Për realizimin e këtij studimi janë përdorur një sërë metodash dhe teknikash bashkëkohore shkencore, si: Metoda e hulumtimit, metoda e vëzhgimit të drejtpërdrejtë në terren, metoda hartografike, metoda matematiko-statistikore, metoda e krahasimit, metoda e analizimit, etj.

Metoda e hulumtimit është realizuar gjatë fazës së parë të punës, gjatë së cilës është bërë studimi dhe vlerësimi i dokumentacionit, janë mbledhur të dhënat nëpërmjet shfrytëzimit të një literature të gjerë gjeografike mbi faktorët natyrorë dhe humanë që kanë ndikuar në veçoritë gjeomorfologjike të zonës në studim. Gjithashtu jemi bazuar në dokumentet e ndryshme mbi proceset gjeomorfologjike, të botuara më parë për këtë zonë, të cilat na kanë shërbyer për të arritur në përfundime të rëndësishme shkencore të këtij punimi. Materiali i grumbulluar nga kjo metodë bëri të mundur analizën e zhvillimeve kronologjike të proceseve gjeomorfologjike në kohë e hapësirë, dhe përcaktimin në të njëjtën kohë, si të faktorëve që stimulojnë zhvillimin e shpejtë të tyre, ashtu edhe të atyre që e pengojnë apo ngadalësojnë veprimin e tyre.

Metoda e vëzhgimit të drejtpërdrejtë në terren është realizuar nëpërmjet ekspeditave të shumta, së bashku me udhëheqësin shkencor, në zonën e studimit. Nëpërmjet kësaj metode është bërë vëzhgimi i drejtpërdrejt i formave të relievit dhe të proceseve gjeomorfologjike të shpatit që e modelojnë atë. Pjesë të kësaj metode janë edhe fotografimi i dukurive dhe proceseve në terren si dhe bisedat me specialistë dhe banorët vendas. Materiali faktik i grumbulluar na ndihmon në analizën gjeomorfologjike të territorit në tërësi dhe të rrëshqitjeve, erozionit e abrazionit në veçanti. Përdorimi i kësaj metode është e një rëndësie të veçantë, pasi nga vëzhgimi ynë në terren janë vënë re ndryshime dhe zhvillime të shpejta të proceseve modeluese të relievit të kësaj zone, krahasuar me informacionet e dhëna nga botime të mëparshme mbi disa nga këto procese.

Metoda hartografike është përdorur për të paraqitur në mënyrë hartografike veçoritë morfografike dhe morfometrike të relievit (veçoritë hipsometrike, të copëtimit vertikal, copëtimit horizontal, pjerrësisë mesatare të shpateve), në bazë të të cilave përcaktohet edhe roli që kanë proceset natyrore në degradimin e territorit. Rëndësi shumë të madhe kjo metodë ka patur në realizimin e hartës së rreziqeve gjeomorfologjike, nëpërmjet së cilës pasqyrohet shpërndarja në hapësirë e rreziqeve gjeomorfologjike, çka mundëson edhe përcaktimin e zonave sipas rrezikut gjeomorfologjik që i kanoset, prandaj përdorimi i saj është bazë e rëndësishme për hartimin e strategjive dhe të politikave të

Page 17: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

17

qëndrueshme në këtë zonë. Për realizimin e kësaj metode është përdorur aplikimi i teknologjisë GIS, e cila përmes programit kompjuterik ArcGis, ka mundësuar krijimin e hartave të lartpërmendura, duke përdorur si bazë hartat topografike me shkallë zvogëlimi, 1: 25 000 dhe 1: 100 000. Metoda matematiko-statistikore është përdorur për përpunimin dhe analizimin e të dhënave klimatike, të cilat janë të paraqitura nëpërmjet tabelave. Analizimi dhe interpretimi i këtyre të dhënave është bërë nëpërmjet ndërtimit të tabelave dhe grafikëve. Kjo metodë mundëson arritjen e rezultateve konkrete në drejtim të përcaktimit të faktorit klimatik, si një faktor natyror bazë në nisjen dhe zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Metoda e krahasimit është përdorur për të evidentuar ndryshimet në kohë dhe hapësirë të elementeve të peizazhit gjeografik dhe për të përcaktuar shkaqet dhe faktorët e këtyre ndryshimeve. Metoda e analizimit është përdorur në të gjitha çështjet nëpërmjet një analize të hollësishme për secilën tematikë të dhënë.

V. Kufizimet në realizimin e studimit

Siç kemi shënuar edhe më sipër, studimi që paraqesim është i pari edhe për ne, ndaj ngelen edhe gjera jo fort të zgjidhuara. Ndër to ne do të shënonim:

- Të kishte një zhvillim më të plotë të evolucionit të proceseve gjeomorfologjike, të shtrira në kohë dhe hapësirë. Dokumentimi për këtë na mungon, ndaj herë pas here u referohemi shenjave, gjurmëve të mbetura në terren apo dhe mbledhjes së dëshmive nga banorë të moshuar.

- Ndonëse nuk ishte pjesë e analizës së detajuar të punimit tonë, analiza e hollësishme e rreziqeve natyrore, jo vetëm ata gjoemorfologjike, duhet shoqëruar me hartën e rreziqeve natyrore në shkallë të madhe. Kjo hartë u duhet vendimmarrësve lokal.

- Ishte e pamundur të realizonim sa më mirë evolucionin në përdorimin e tokës, përfshirë dhe vitin që ne zgjodhëm në hartën topografike. Dokumentacioni i përdorimit të tokës mungon tërësisht. Ajo që ne kemi marrë nga harta topografike nuk na mundësoi realitetin, sepse nuk dimë se ku mbillej njëra apo tjetra kulturë e arave, etj. Për drufrutorët dhe vreshtarinë ajo na e jep me saktësi për atë vit.

- I kufizuar jo pak është edhe dokumentimi i procesit të abrazionit. Detajet për këtë sektor mungojnë ose janë të pjesshme. Ne u jemi referuar hartave, por në vite ka pasur ndryshime në dinamikën bregdetare, të cilat nuk janë gjetkë. Krahasimi hartës së mëparshme dhe gjendjes sot na ndihmon, por nga 1987 deri në fillimin e studimit tonë nuk dimë si eci kjo dinamikë.

Page 18: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

18

KAPITULLI I

1. Pozita gjeografike, kufijtë e madhësia

Zona në studim përfshin territorin bregdetar Karpen-Shkumbin. Ky territor përfshihet në njësinë fiziko-gjeografike të Ultësirës Perëndimore dhe shtrihet në perëndim të pjesës qendrore të saj, nga grykëderdhja e Shkumbinit me gjerësi gjeografike veriore 41o 00‟ dhe gjatësi gjeografike lindore 19o

44‟, deri në Karpen, me gjerësigjeografike veriore 41o

18‟ dhe gjatësi gjeografike lindore 19o49‟. Gjatësia e vijës

bregdetare llogaritet me 21.4 km. Në këtë territor përfshihet rrjedhja e poshtme e lumit Shkumbin, ana e djathtë e tij,

sektori nga Ballaj-Vilë-Bashtovë deri në të djathtë të deltës së lumit Shkumbin. Lumi i Shkumbinit shënon edhe kufirin natyror jugor të territorit bregdetar të marrë në këtë studim me fushën e Myzeqesë dhe pyllin e Divjakës në jug të këtij lumi. Në pjesën perëndimore territori ka dalje të plotë në detin Adriatik, ndërsa në veri e lindje kufizohet me fushën e Kavajës. Kodrat bregdetare të Kryevidhit përbëjnë vetëm një pjesë të vargut kodrinor më perëndimor në përbërje të Ultësirës Perëndimore, me fillesë Bishtin e Pallës dhe vazhdojnë drejt jugut me malin e Durrësit, kodrat e Kryevidhit, Divjakës dhe Ardenicës. Sigurisht që ndahen nga pjesë të fushave të Kavajës, Myzeqesë, Gjirit të Durrësit, etj.

Territori i marrë në këtë studim gjeomorfologjik gjendet në pjesën qendrore-lindore të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Ai dallohet për tipare të shprehura shumë mirë të bregdetit të ulët në pjesën më të madhe të tij, nga Spilleja deri në grykëderdhjen e Shkumbinit, ku, në përgjithësi format janë akumuluese, si plazhet ranore të Spillesë, delta e Shkumbinit, ligatinat e hauzëve, dunat ranore, etj., ndërsa nga veriu i plazhit të Spillesë deri në Bishtin e Karpenit merr shprehje shumë të mirë tipari i një bregdeti të lartë, i tipit abraziv me plazhe të vegjël zallorë (më i madhi është plazhi i Gjeneralit), por edhe ranorë, ku dallojnë plazhet e Carinës (njihet dhe Gjiri i Carinës) dhe Karpenit (ish-reparti ushtarak), falezat detare, etj. Pjesa më e madhe e territorit përfaqësohet nga kodrat me lartësi të vogël (në gjeografi njihen me emrin e fshatit më të madh në pjesën qendrore të tyre dhe më pak fushat).

Prania e detit, fushës dhe kodrave, si dhe pozita tepër e përshtatshme gjeografike në pjesën qendrore të bregdetit shqiptar të Adriatikut, pranë autostradës Durrës-Lushnjë, superstradës Rrogozhinë-Elbasan e më tej Koridori 8të; pranë portit të qytetit të Durrësit(më i madhi e më kryesori në Shqipëri); shumë pranë zonës turistike të Golem-Shkëmbi i Kavajës-Durrës; pranë hekurudhës Durrës-Kavajë-Rrogozhinë e më tej; por edhe pranë Aeroportit ndërkombëtar të Shqipërisë „‟Nënë Tereza‟‟ dhe kryeqytetit shqiptar, i krijojnë kësaj zone mundësi të mëdha shtesë në zhvillimin e përgjithshëm social-ekonomik, sidomos për zhvillim të industrisë turistike. Nuk e teprojmë po të themi edhe përfitimet që duhet të ketë nga zona ekonomike në krijim e sipër midis Tiranës dhe Durrësit ose siç është quajtur „‟Durana‟‟.

Page 19: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

19

Harta 1.Harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, pozicioni gjeografik i zonës së studimit Burimi: Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë

Zona e studimit

Page 20: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

20

Në këndvështrimin e zhvillimit neotektonik, kjo zonë bën pjesë në zonën tektonike të Ultësirës Paramalore ose Pranadriatike, me përbërje gjeologjike shkëmbinjtë terrigjenë molasikë dhe depozitimet e kuaternarit; në zonën me reliev tipik fushor-kodrinor, tepër të copëtuar nga përrenj të shumtë të vegjël dhe të përkohshëm; në territore të përfshira nga lëvizjet ngritëse, veçanërisht që me fillimin e Kuaternarit; në strukturat sinklinale dhe antiklinale, të cilat pasqyrohen, përputhen e shprehen mirë edhe në veçoritë më kryesore morfologjike të relievit të kësaj zone; në territore fushore-kodrinore, me mbizotërim të vlerave deri në mesatare të copëtimit horizontal të relievit, të vlerave të vogla të energjisë së tij dhe të pjerrësisë mesatare të shpateve; në zonën klimatike mesdhetare tipike fushore: klimë tipike mesdhetare; pjesërisht përfshihet në pellgjet ujëmbledhës të lumit të Shkumbinit, përroit të Darçit dhe pellgut të Detit Adriatik; në tipin e tokave të hinjta kafe, aluvionale dhe të kripura; në brezat bimore të shkurreve mesdhetare dhe të dushkut, tashmë të degraduar dukshëm që më shumë se 80-90 vitesh.

Njohja e ndërtimit gjeologjik, strukturës dhe litologjisë, mënyra e vendosjes dhe këndi i rënies së shtresave shkëmbore si dhe format e ndryshme të ndërthurjes së tyre ka rëndësi të madhe, sepse ndihmon të shpjegohen shumë dukuri të komponenteve të tjerë natyrorë, si relievit, hidrografisë, tokave, bimësisë1 dhe ndikimi i tyre në krijimin dhezhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit (proceset modeluese aktuale).

Në këto kushte natyrore, pozita fiziko-gjeografike e këtij territori është faktori kryesor i tipareve kryesore të elementeve të mjedisit gjeografik: Natyrë aspak e ndërlikuar, me larmi të konsiderueshme, zhvillimin relativisht të ndjeshëm të proceseve gjeomorfologjike të shpatit (proceseve modeluese të relievit) dhe me zhvillim disi të mirë ekonomiko-shoqëror.

Në këndvështimin politiko-administrativ, territori i përfshirë në studimin tonë i përket ish-rrethit të Kavajës, sot Bashkisë me të njëjtën emër dhe Bashkisë Rrogozhinë, të zmadhuar me reformën territoriale në shkallë vendi në vitin 2014, pjesë e Qarkut dhe prefekturës së Tiranës. Më herët ka qenë dhe pjesë administrative e ish-rrethit të Durrësin, ish-rrethit të Kavajës, por 2-3 vite më parë dhe e ish-komunave Kryevidh, Gosë, Luz i Vogël, Synej dhe Golem. Numri i vendbanimeve në pjesën kodrinore është i konsiderueshëm, ku numërohen 9 të tillë, ndërsa në rrëzën e shpateve kodrinore, veçanërisht në pjesën lindore dhe verilindore të territorit të përfshirë në këtë studim, shtrihen gjithsej 10 vendbanime. Janë të kufizuara ato në fushë, gjithsej 7 vendbanime, por 25 vitet e fundit këto vendbanime kanë pasur zgjerimin më të madh, përfshi dhe zbritjen e dukshme të familjeve që ishin vendosur në shekuj në kodrat dhe shpatet kodrinore. Nuk kanë munguar dhe familjet e ardhura nga territore të tjera të vendit, madje duke përfshirë dhe familje nga Kosova dhe Çamëria, të ardhur në vitet ‟20-40 të shekullit të kaluar.

1 Qiriazi, P., “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Tiranë, 2002, fq. 128

Page 21: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

21

Harta 2: Harta politiko-administrative e rrethit të Kavajës sipas ndarjes së vitit 2014 Burimi: INSTAT

1. 1. Vlerësim i pozitës gjeografike

Pozita gjeografike e këtij territori ka përcaktuar dukuritë specifike morfologjike të tij, ku mund të përmendim praninë e strukturës gjeologjike rrudhosëse, mbizotërimin e regjimit tektonik në shtypje i lëvizjeve neotektonike, përbërjen nga shkëmbinjtë terrigjenë molasikë, relievin me kontraste të vogla, zhvillimin e ndjeshëm të proceseve të shpatit, etj. Tektonika rrudhosëse ka ndikuar në tiparet morfologjike e morfometrike të kodrave të Kryevidhit, ndër të cilat përmendim shrirjen, përmasat, drejtimin, lartësinë, pjerrësinë e diferencën hipsometrike. Regjimi tektonik në shtypje i lëvizjeve neotektonike ka vepruar duke deformuar strukturën antiklinale, ku ndodhen dhe kodrat e Kryevidhit, në krahët perëndimore të saj. Ky faktor natyror strukturor, kombinuar me ndërtimin litologjik, kanë bërë të mundur zhvillimin e të gjithë proceseve erozive-denuduese në

Page 22: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

22

këtë territor, veçanërisht në shpatin perëndimor të kodrave të Kryevidhit për shkak të pjerrësisë më të madhe si rezultat i faktorit strukturor të lartpërmendur.

Në një formë apo në tjetrën, në kohë të hershme dhe të tashme, pozita gjeografike ka krijuar kushte komunikimi, lidhje, shkëmbimi me zonat fqinje. Në mesjete në pjesën jugore Shkumbini kalohej me një urë të gurtë, mbetjet e së cilës ruhen ende dhe janë shpallur monument kulture2. Pranë saj ka qenë e njohura e kohës kalaja e Bashtovës eshpallur monument kulture. Këto komunikime, patjetër që kanë pasur rol më herët dhe sot edhe në zhvillimet sociale dhe ekonomike të zonës së marrë në studim. Ajo është pranë dhe pjesë e këtyre lidhjeve-komunikimeve, ku përmendim rrugën „‟Egnatia‟‟, etj.

Në saj të pozicionit gjeografik, me dalje në det të të gjithë pjesës perëndimore, në territorin e studimit shprehen qartë tiparet e klimës mesdhetare (dallohen qartë katër stinët), vera e nxehtë dhe e thatë, dimri i butë dhe i lagësht, karakterizuar nga shirat në formën e rrebeshit në fillimin e vjeshtës, sasia e të cilave në dimër rritet, por për fat të mirë zgjasin pak. Klima këtu dallohet për vlera shumë të përshtatshme të elementeve më kryesore të saj, temperatura dhe reshjet, të cilat gjithashtu kanë patur ndikim të madh në tiparet morfologjike të formave të relievit dhe në proceset gjeomorfologjike që zhvillohen në to. Në këtë drejtim, përveç faktorit klimatik, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe veprimtaria ekonomike e njeriut në shekuj mbi mjedisin fizik.

Pozicioni gjeografik ka kushtëzuar edhe tiparet më të përgjithshme të elementeve të hidrografisë, mbulesës bimore dhe të asaj të tokave. Rrjeti hidrografik i këtij territori eshtë i varfër e karakterizohet nga prurja e vogël e lëngët, sidomos në verë, dhe prurjet e mëdha të ngurta. Përgjithësisht përfaqësohet nga rrjedhje të përkohshme si rezultat i sasisë së reshjeve që bien dhe përbërja nga shkëmbinjtë terrigjenë. Prania e burimeve ujore, megjithëse të pakta dhe me prurje të vogla, janë shumë të vlefshme për furnizimin e banorëve më ujë të pijshëm.

Tokat janë formuar mbi formacione shkëmbore terrigjene molasike. Kushtet klimatike (klimë mesdhetare e shprehur), përbërja litologjike, relievi kodrinor, dëmtimi i bimësisë natyrore dhe erozioni mjaft i zhvilluar kanë përcaktuar zhvillimin e tokave të hirta kafe, të hirta kafe livadhore dhe tokave azonale (aluvionale, moçalore dhe të kripura)3. Morfologjia e relievit, dalja e gjerë në sipërfaqe e shkëmbinjve argjilore dhealevrolitore, degradimi i bimësisë natyrore, braktisja e tokave bujqësore, etj., kanë bërë që tokat t‟i nënshtrohen erozionit dhe në një shkallë të konsiderueshme edhe proceseve të

rrëshqitjeve. Në këtë drejtim rol të veçantë ka luajtur shoqëria njerëzore nëpërmjet ndikimit negativ të ndërhyrjeve në mjedis.

Mundësi shumë të mira në këtë territor janë edhe për shtrirjen e gjerë të brezit të shkurreve mesdhetare, rezultat i kushteve litologjike, klimatike dhe lartësive të vogla të relievit. Mirëpo veprimtaria njerëzore në shekuj me anë të shpyllëzimeve pa kriter për hapjen e tokave të reja bujqësore, përdorimin e tyre për dru zjarri, përfshirë dhe prerjet nga “pushtuesi” i pyllit të dushkut, lënda drusore e së cilit përdorej si material për ndërtimin e anijeve në Raguzë, etj., e kanë dëmtuar shumë atë. Shkurret zvogëlimin më të madh e patën gjatë ish-regjimit komunist nga hapja e tokave të reja.

Lartësia e relievit, pjerrësia e shpateve, përbërja shkëmbore, klima, tokat e burimet ujore mundësojnë shpërndarjen e pabarabartë të vendbanimeve rurale dhe të veprimtarisë bujqësore-blegtorale pranë këtyre vendbanimeve. Kështu përgjatë zonave

2 Ferhati, K., “Trashëgimia natyrore dhe kulturore në qarkun e Tiranës”. Mikrotezë. Tiranë, 2011, fq. 97 3 Kolektiv autorësh: “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Vëllimi I. Tiranë, 1990, fq. 275

Page 23: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

23

fushore, për shkak të tokës pjellore me pjerrësi shumë të vogël, ujërave dhe klimës tipike mesdhetare, veprimtaria bujqësore ka shtrirjen më të madhe. Madje e ardhmja e zhvillimit ekonomik të banorëve që jetojnë veçanërisht në fshatrat Spille, Greth i Mesëm e Rreth-Greth do të ndikohet shumë nga zhvillimi i turizmit detar.

Në shpatin lindor të kodrave të Kryevidhit janë vendosur numri më i madh i vendbanimeve rurale, të tillë si: Zhabjak, Sharrdushk, Stërbeg, Kryevidh, Çorum, Beden, Hajdaraj, Bago, Karpen, etj. Vendosja e tyre është e lidhur me kushtet më të përshtatshme natyrore, si qëndrueshmëria më e mirë e truallit, pjerrësia e vogël e relievit, dalja e burimeve të vogla ujore në rrëzën e shpateve të luginave. Të gjitha këto mundësojnë shtrirje të gjerë të tokave bujqësore dhe zhvillim të veprimtarisë bujqësore pranë tyre. Përkundrazi në shpatin perëndimor të këtyre kodrave numri i vendbanimeve rurale është më i vogël pasi faktorët natyrorë të lartpërmendur dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut janë bërë shkak për kufizimin e sipërfaqes së tokës arë dhe të mundësive të pakta për zgjerimi e kësaj sipërfaqeje.

Kushtet mjaft të favorshme gjeografike kanë bërë të mundur që ky territor të banohet qysh herët. Faktet e shumta historike të grumbulluara gjatë shekujve tregojnë se kjo zonë është banuar që në periudhën e Neolitit. Kjo dëshmohet qartë nga gjetja e çekanëve të gurit të lëmuar në fshatrat Hamallaj e Ballaj4. Pozicioni gjeografik ifavorshëm ka bërë që në këtë territor të kalonin rrugë të rëndësishme, ku përmendim rrugën e njohur antike “Egnatia”, trakte të së cilës janë gjetur në fshatin Ballaj

5. Endërtuar gjatë shekujve të parë të sundimit romak, prej Durrahut në Kostandinopojë lidhte perëndimin më lindjen. Kësaj periudhë, pikërisht shek.III pas Krishtit i përket edhe ndërtimi i urës së Bashtovës (sot gjenden bazamente këmbësh së kësaj ure), e cila e ndërtuar mbi lumin Shkumbin, shërbente për kalimin e udhëtarëve nga Durrësi në Apoloni dhe anajsjelltas6.

Territori në studim në periudhën e antikitetit njihej me emrin qyteti i “Epidamnit”.

Ky emërtim është përmendur nga gjeografi Skylaksi (shek. VI-V para Krishtit), i cili në veprën e tij “Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës” shkruan: Në fisin e ilirëve është qyteti i Epidamnit dhe pranë tij rrjedh lumi Palam (Shkumbini i sotëm), i cili në këtë kohë duke kaluar përmes fushës së Kavajës, derdhej në det, aty ku sot derdhet përroi i Darçit, më afërsi të ish-skelës së kripës në Karpen. Ekspeditat e mëvonshmë arkeologjike në kodrën e kalasë së Turrës kanë gjetur gjurmë të pragut të portës bregdetare të qytetit të Epidamnit antik. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë që ka patur pozicioni i favorshëm gjeografik në popullim e hershëm të kësaj zone e për vazhdimësinë e jetës në të. Kjo pozitë mjaft e favorshme gjeografike, pranë qytetit dhe portit të Durrësit, pranë autostradës Durrës-Lushnje, Korridorit 8të dhe në pjesën qendrore të bregdetit Adriatikpërbën një bazë të fortë në zhvillimin e përgjithshëm sociol-ekonomik.

4 Ferhati, K., “Trashëgimia natyrore dhe kulturore në qarkun e Tiranës”. Mikrotezë. Tiranë, 2011, fq. 71 5 Po aty 6 Po aty

Page 24: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

24

KAPITULLI II KUSHTET NATYRORE

2.1. Ndërtimi strukturor dhe gjeologjik

Territori në studim shtrihet në zonën tektonike Paramalore ose Pranadriatike, me përbërje gjeologjike prej shkëmbinjve terrigjene molasike, me moshë miocenike, pliocenike dhe kuaternare7.

Në territorin e zonës së përfshirë në këtë studim janë të zhvilluara strukturat rrudhosëse, antiklinali i Kryevidhit, pjesë të sinklinaleve të Kavajës dhe Myzeqesë, të cilat pasqyrohen qartë në veçoritë morfologjike më të përgjithshmë të relievit. Me strukturën rrudhosëse lidhen strukturat antiklinale dhe sinklinale, me drejtim veriperëndim-juglindje, në përputhje me relievin, siç janë kodrat e Kryevidhit të vendosura në strukturën antiklinale me të njëjtën emër. Struktura antiklinale e Kryevidhit paraqet vazhdimin e strukturës antiklinale më perëndimore të të gjithë Ultësirës Perëndimore të vendit.

Mbizotërimi i regjimit tektonik në shtypje i lëvizjeve neotektonike ka deformuar strukturën e tyre fillestare antiklinale në krahët perëndimore të saj. Në krahun perëndimor dallohet një shkëputje dhe zhvendosje duke marrë karakterin asimetrik të shpateve8

Shpati perëndimor, me një shtrirje prej 7 km, pjesërisht është i ekspozuar ndaj detit, duke iu nënshtruar veprimit të fuqishëm të valëve.

Kodrat e Kryevidhit ndërtohen nga shkëmbinjtë argjilorë dhe ata konglomeratë. Të parët përfaqësojnë suitën “Helmasi”. Përbëhen nga argjila, suargjila me përbërje llumra gipsi, etj. Shtrihen në pjesën qendrore të strukturës antiklinale nga veriu në jug. Shtrirjen më të madhe sipërfaqësore e kanë kodrat e fshatrave Bardhor, Karpen, Domën, Hajdaraj, Peqinaj, Stërbeg, Sharrdushk, Kryevidh, Zhabjak, Patk-Milot, Ballaj, Vilë, etj. Në fakt, në këtë shtrirje janë vendosur shumë fshatra, të cilat kanë pasur mundësi më të mirë për të zgjeruar tokën e punueshme, kanë shfrytëzuar burimet ujore dhe bimore në këto territore. Por shfrytëzimi i tyre në shekuj ka mundësuar rritjen e sipërfaqeve të degraduara dhe formimin e vatrave të eroionit. Për to do të flitet në kapitullin përkatës.

Në krahët e strukturës antiklinale janë shkëmbinjtë konglomeratikë, shtresë trashë të Suitës “Rrogozhina”. Ndërthuren me shtresa të holla ranori, argjili, etj. Dalin gjerësisht në sipërfaqe në pjesën perëndimore: Rreth-Greth-Spille-Kepi i Lagjit. Më e njohura është faleza detare e Bardhorit-Rreth-Greth. Këndrënia e shtresave shkëmbore drejt perëndimit është deri 35°9. Mundësia për të siguruar tokë të punueshme ka qenë e kufizuar, ndaj dhevendbanimet janë më të kufizuara në kontaktin e konglomeratëve me argjilat. Në pjesën ose krahun lindor të kësaj strukture shkëmbinjtë konglomeratë janë në formën e një brezi të ngushtë, duke filluar nga Vila-Ballaj-Zhabjak-Beden-Bago. Qendrat e banuara, këtu, tashmë rezultojnë më të shumta e më të mëdha në numër popullsie, por kjo është kushtëzuar më shumë nga mundësia e përdorimit të tokës në territorin kodrinor me shpate më pak të pjerrëta, me relievin fushor pranë, apo në luginat e përrenjve që e përshkojnë, por edhe me burimet ujore pranë.

7 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983 8 Po aty 9 Po aty

Page 25: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

25

Influencë të dukshme në këtë asimetri dhe në theksimin e pjerrësisë së shpatit perëndimor përbën shkëputja neotektonike më perëndimore në det10, por rol të ndjeshëmka luajtur procesi i abrazionit detar dhe proceset erozivo-denuduese, të cilat të favorizuara nga ndërtimi gjeologjik, janë shoqëruar me rrëshqitje të shumta të zhvendosura sipas drejtimit të shtresave. Ka disa rrëshqitje, madje të mëdha që kanë përfshirë shpate të ndërtuar nga këta shkëmbinj, veçanërisht në rastet ku konglomeratët janë vendosur mbi ata argjilorë. Edhe për këto do të flitet në kapitullin e analizës gjeomorfologjike të territorit.

Foto 1-2: Suita “Rrogozhina” në falezën e Bardhorit (K. Ferhati) 2013

Duke interpretuar këto të dhëna dhe konkluzione të ndërtimit gjeologjik të zonës, do të theksonim se faktori strukturor dhe ndërtimi gjeologjik përbëjnë premisa të mëdha për krijimin dhe zhvillimin e rrëshqitjeve, shembjeve dhe rrëzimeve, pra janë faktorë që mundësojnë degradimin e tokës në tërësi. Ndërhyrja dhe kujdesi i pakët për tokën në përdorim, patjetër që shtojnë më tej këtë degradim të saj nga proceset modeluese aktuale.

2.1.1. Strukturat gjeologjike

Në zonën e marrë në studim vërehet me lehtësi ndërtimi strukturor i kësaj zone, i cili është mjaft i thjeshtë dhe i lexueshëm. Madje kështu ndodh dhe për orientimin e parë në përputhjen e mirë të formave të relievit me strukturat gjeologjike, në strukturën antiklinale janë kodrat, ndërsa në atë sinklinale fushat. Gjithë shtrirja e kodrave të Kryevidhit11 i përgjigjet shtrirjes dhe daljes në sipërfaqe e strukturës antiklinale me tënjëjtën emër. Në reliev duket qartë boshti i këtij antiklinali, i cili ndjek drejtimin nga jugu në veri, duke përshkuar fshatrat: Peqinaj, Xhelezaj, Kazi, Spanesh, Sharrdushk, Patk-Milot, Vilë, Bashtovë, etj. Qafat që formohen përgjatë këtij boshti strukturor janë më shumë erozive, por ajo e Peqinajt është edhe tektonike, sepse këtu kalon thyrja tektonike Guri i Lëmuar-Peqinaj-Bago12. Ndër qafat kryesore erozive veçojmë: Qafën e Kazisë ePeqinit, Burgut (Bardhorit), Kryevidhit, etj.

10 Kolektiv autorësh: Harta neotektonike e Shqipërisë. Tiranë, 1994 11 Kolektiv autorësh : “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Vëllimi I. Tiranë, 1990, fq. 85 12 Kolektiv autorësh: Harta neotektonike e Shqipërisë. Tiranë, 1994

Page 26: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

26

Harta 3. Harta gjeologjike e Shqipërisë (1:200000) Burimi: Ish-Instituti i Gjeologjisë

Page 27: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

27

Foto 3: Shkëmbinjtë konglomeratë në Beden Foto 4: Shkëmbinj argjilorë në Bago (S. Sala) 2010 (S. Sala) 2009

Ka lugina të tipit tektoniko-eroziv, sepse ato kanë ndjekur fillimisht shkëputjen tektonike. Tre janë luginat më kryesore, ajo e përroit të Forsilogut e përroit të Madh dhe e përroit të Larzës. Edhe shpatet e këtyre luginave janë përpunuar shumë nga proceset gjeomorfologjike të shpatit. Në të parën rolin kryesor e ka erozioni sipërfaqësor (disa vatra erozioni), ndërsa në të dytën rrëshqitjet, madje edhe në shpatet e ndërtuar nga konglomeratët: Sektori midis kodrës së Zabelit, 190.4 m në veri dhe kodrës së Bardhorit ose luginës së përroit të Madh në jug.

Drejtimi lindor e perëndimor i shkëmbinjve që ndërtojnë këtë strukturë dhe veprimi eroziv i rrjedhjeve ujore që i copëtojnë ka mundësuar formimin e luginave të tipit konsekuent. Të tilla janë ato të përrenjve të Darzës, Domënit, Kazisë, Spaneshit, Stërbegut, Sharrdushkut, etj. Karakteristikë e këtyre luginave është se pjesët e sipërme deri të mesme janë më të gjera se ato të poshtme, më të degraduar etj. Kjo lidhet me ndryshimin e shkëmbinjve, ku në të parat janë argjilat, alevrolitet, ndërsa në të dytën janë ato konglomeratike. Megjithatë në të dy rastet duket asimetria e luginave. Por dhe këtu ka raste që në sektorë të veçantë shprehet asimetria, por e kushtëzuar nga rrëshqitjet e mëdha që kanë kapur këto sektorë të shpatit luginor.

Foto 5: Rrëshqitje në argjilat e Peqinajt Foto 6: Erozioni i argjilave në Bardhor (K. Ferhati) 2013 (K. Ferhati) 2013

Page 28: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

28

Janë të shumta luginat e tipit subsekuent, por janë më të vogla krahasuar me të parat. Formohen nga degët e dyta të rrjedhjeve kryesore që përshkojnë relievin kodrinor. Por ka dhe përrenj kryesorë ku në pjesën më të madhe lugina e tyre është e tipit subsekuent. Lugina më tipike subsekuente është ajo e përroit të Shelzës, e cila përshkon pyllin e Bedenit në juglindje.

Foto 7: Shpati djathtë i luginës së Shelzës Foto 8: Kontakti i shkëmbinjve argjilore e (K. Ferhati) 2013 konglomeratiko-ranore (Kepi i Lagjit)

Madje kjo luginë për nga gjerësia afron dhe ato të rrjedhjeve kryesore e të tipit konsekuent, pavarësisht se rrjedhja ujore është më e vogël se të parat.

Në të gjitha rastet këto lugina kanë asimetri të shprehur, ku shpati me pjerrësi më të vogël, me shkallë të lartë përpunimi nga proceset gjeomorfologjike dhe veprimtaria e njeriut është e madhe. Por në përroin në lindje të pyllit të Bedenit asimetria është e dukshme edhe në sektorin ku janë shkëmbinjtë konglomeratikë e ranorë. Në këtë rast rolin kryesor e ka rrëshqitja që ka përfshirë mbi një shekull më parë sipërfaqen që zë sot pylli i sipërpërmendur. Madje krijimi tij lidhet me kufizimin e rrëshqitjes.

Në pjesën veriperëndimore të sektorit bregdetar: Shkëmbi i Peqinit-Plazhi i Carinës-Karpen, tarracat duhen të jenë shkatërruar shumë herët e shpejt, nëse kanë qenë, sepse rrëshqitjet dhe erozioni sipërfaqësor janë e mbeten shumë intensive. Kështu

vazhdon kjo situatë që mbi 100 vitesh. Luginat e tipit subsekuent kanë mundësuar formimin e kuesteve. Ata janë të shumtë, por shkalla e shprehjes së tyre ndryshon shumë nga një sektor në tjetrin. Ndryshimi lidhet kryesisht me litologjinë e madhësinë e rrjedhjes ujore, sepse këndrënia e shtresave shkëmbore në lindje dhe perëndim nuk ka ndryshim të dukshëm.

Foto 9: Kueste në veri të Kryevidhit (K. Ferhati) 2012

Page 29: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

29

Ndër kuestet kryesorë, më të shprehur përmendim: Kodrat e Malasës (224 m), e Zabelit (190 m), e Mukajt (182 m), e Mullajt (160 m), e Ullastrës (155 m), e Hamatit (149 m), e Buzëbregut (148 m), e Zhurit (144 m), e Shqopës (141 m), e Qarrit (136 m), e Gugajt (125 m), e Ullinjve (92 m), e Sharrdushkut (57 m), etj. Në disa raste ka rolin e vet mbizotërues dhe faktori litologjik: Dalja në sipërfaqe e shkëmbinjve konglomeratë.

Shumë i madh në numër dhe shumë të ndryshme në madhësi janë edhe qafat subsekuente. Në varësi të madhësisë së rrjedhje ujore dhe ndërtimit litologjik sipërfaqësor është edhe madhësia e tyre. Ndër qafat subsekuene më të mëdha do të veçojmë: e Peqinit, Kazisë, Bardhorit, Kryevidhit, etj. Pothuajse gjithnjë përgjatë tyre kalojnë rrugë rurale apo këmbësorë që lidhin fshatrat apo lagjet e tyre, përfshi pjesët lindore e perëndimore të kodrave të Kryevidhit. Ato formohen edhe në rastet kur del në sipërfaqe shtresa e hollë ranore midis shkëmbinjve argjilorë dhe alevrolitorë. Në këtë rast qafat janë shumë të gjera dhe me territor më shumë të degraduar përreth.

Page 30: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

N r

N hN r

N r

N r

N r

N h

N h N h

Q4d

Q4d

Q 4 a l

L. Shkumbin

25

10

35

20

10

100

5

20

15

15

pr r . D

ar

i t

DE

TI

AD

RI

AT

IK

SHPJEGUESIH A R T A G JE OL O G JIK E

R r j e d h j e u j o r e

Q4al Depozitime kuaternare (r ra, argjila,subargjila, subr ra, zhavore, etj.)

Shk mbinj pl iocen-kuaternar :argjila, alevrolite-suita "Helmas"

Depozitime kuaternare deluvionale

K n d i i r n i e s s s h t r e s a v e

Q e n d r b a n i m i

S t r u k t u r a n t i k l i n a l e

S t r u k t u r s i n k l i n a l e

S h k p u t j e t e k t o n i k e

Shk pu t j e t ek ton ike dyt so re

I z o h i p s

Q4al

N r

N h

Q4d

100

Elementet st rukturoreF

us

ha

eK

av

aj

s

Rreth-GrethZ h a b j a k

Kryevidh

Spille

Hajdaraj

Bago

Karpen

B a l l a j

B a r d h o r

20

k. Malasej224,6k. Mukajt

182,0188,0

188

181,7

137141,0

124,0

144,2144,8

k. Qarrit127,0

163,0

152,9132,0

133,0bregu i Patkut

129,8

21,6

66,0

62,4

22,0

92,0

87,0

148

kodrat e Sef erit

Spaneshpr r . D

o mn i t

pr

r. K

az

is

pr r . D a r z

s

pr r . S p a n e s h i t

pr r . S

ha rrd ushk ut

k . S h a r r d u s h k u t

57,2

Sha r r dushk154,3

96,0

183,0 141 k .Shqop s

148,0

169,5

85,2

190,0

k . Z a b e l i t

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

30

Harta 4. Harta gjeologjike e zonës Karpen-Shkumbin Burimi: Harta gjeologjike e Shqipërisë, 1:100 000

Punoi: K. Ferhati

Page 31: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

31

2.1.2. Ndërtimi litologjik

Harta gjeologjike e këtij territori është marrë nga ajo e Shqipërisë në shkallën 1: 200000. Në hartën nr. 4, paraqitet territori i përfshirë në studimin tonë. Shkëmbinjtë molasikë përfaqësohen nga suitat “Helmas” dhe “Rrogozhina”, sigurisht, me përbërjë jo

të njëjtë litologjike, gjë e cila lidhet me kushtet e ndryshme të formimit të tyre. Dallim tjetër midis tyre është dhe dalja në sipërfaqe. E para del në sipërfaqe më shumë se e dyta dhe ka trashësi të madhe.

Suita “Helmasi” përbëhet nga shkëmbinjtë e llojit argjila, alevrolite, por në përbërje ka dhe një përqindje të vogël shkëmbinjësh gipsesh të rinj (Miocen), të cilat ndërtojnë pjesën qendrore të strukturës antiklinale të Kryevidhit, në të cilin janë formuar kodrat me të njëjtin emër. Argjilat formojnë një pako të përbërë nga shtresa të trasha mbi 3-4 m dhe janë të ndërthurura me shtresat e konglomeratëve dhe të ranorëve13. Në shpatinlindor të kodrave të Kryevidhit argjilat dhe alevrolitet dalin në sipërfaqe në pjesët e poshtme të luginës së përroit të Stërbegut, Shelzës dhe pranë shtratit të këtyre rrjedhjeve ujore, ndërsa në shpatin perëndimor, ku kanë dhe shtrirjen më të madhe, ato dalin në sipërfaqe pothuajse në të gjitha pjesët e sipërme të luginave të përrenjve Sharrdushk, Spanesh, Kazi, Domën, Darza, përroit të Keq dhe fshatrave Peqinaj, Bardhor, Kazi, Sharrdushk, Pakt-Milot dhe Vila. Dalja në sipërfaqe e pakove shkëmbore argjilore, së bashku me faktorë të tjerë, ka favorizuar shumë degradimin e peizazhit, gjë e cila do të trajtohen në kapitullin përkatës të punimit tonë. Ato zënë një sipërfaqe prej 59 km2.

Suita “Rrogozhina” përbëhet nga konglomeratët dhe ranorët, të cilët vendosen në të dy krahët e strukturës antiklinale, duke zënë një sipërfaqe prej 53 km2. Në shpatinlindor të kodrave të Kryevidhit konglomeratët dhe ranorët dalin në sipërfaqe përgjatë fushave të Zashtikut, Bedenit, Hajdarajt, Karpenit si dhe kryesisht në fshatrat Alush, Karpen, Beden e Çorum. Në shpatin perëndimor këto shkëmbinj kanë një këndrënie prej 15°, duke dalë në sipërfaqe kryesisht në rrjedhjet e poshtme të përrenjve të sipërpërmendur dhe fshatrave Domën, Spanesh, etj. Shkëmbinjtë ranorë formojnë shtresa më të holla dhe janë të vendosura mbi argjilat.

Foto 10: Shkëmbinjtë të suitës “Rrogozhina”

mbi ata të suitës “Helmasi” (S. Sala) 2010

13 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Tiranë, 1983

Page 32: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

32

Konglomeratët vendosen mbi ranorët dhe formojnë shtresa 1-2 m14, madje në disa rasteedhe më të trasha, mbi 6-8, veçanërisht në rivierën e Kavajës (bregu i Bardhorit) dhe në pjesën më lindore, p.sh. Beden-Bago etj. Ato përbëhen nga zaje dhe popla magmatike,

gëlqerore, ranore e kuarci me diametër deri në 10-15 cm. Përbërja e tyre është e shumëllojshme nga të gjithë grupet shkëmbinjve, përfshirë dhe ata magmatike. Kjo tregon se origjina e këtyre shkëmbinjve është shumë larg nga zona jonë e studimit: përtej zonës Elbasan-Librazhd. Mesa duket këtu dikur të paktën gjatë Pliocenit Shkumbini sillte sasi të madhe të materialeve të ngurta, kuptohet dhe klima në pellgun e tij ujëmbledhës dhe më gjerë ishte shumë e lagësht15.Si konglomeratët dhe ranorët janë të përshkueshëm nga uji, ndaj në kontaktet e tyre me shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë dalin burime me prurje të vogël, madje dhe të përkohshëm.

Foto 11: Kontakti midis shkëmbinjve konglomeratë me ata të suitës “Helmas”(K. Ferhati) 2012

Ndërthuarja dhe qëndrueshmëria e ndryshme ndaj erozionit e përbërjes litologjike të molasave është shprehur edhe në ndryshimet morfologjike të vogla të relievit të formuar në to. Në përgjithësi, në këto shkëmbinj janë formuar maja kodrinash, ku nuk mungojnë edhe format interesante të krijuara nga veprimtaria e erozionit si kuestet, rrëpirat litologjike, etj. Në këto të fundit rrëshqitjet dhe erozioni krijojnë kushte për formimin e tyre në shkëmbinjtë argjilorë-alevrolitorë (foto 12). Më shumë të shprehura janë në kurorat e rrëshqitjeve të vjetra p .sh., Shkëmbi i Peqinit, ku shkëmbinjtë e mësipërm ndërthuren me shtresa të holla ranori, ndonjëherë edhe gipsi të Mesinanit.

14 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983 15 Prifti, K., “Depozitimet e Kuaternarit dhe taracat lumore në Shqipëri”. Dizertacion. Tiranë,1987, fq.119

Page 33: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

33

Foto 12: Rrëpira litologjike e Shkëmbit të Peqinit (K. Ferhati) 2012

Depozitimet gipsore të moshës së Mesinianit dalin të përziera me ato argjilore-alevrolitore dhe shumë rrallë në shtretër përrenjsh në shtresa të holla. Në rastin e parë krijohen guva, gropa deri galeri: sipas matjeve tona me diametër deri mbi 1 m ose galeri me gjatësi mbi 2-3 m (foto 13).

Depozitimet kuaternare. Ato gjenden më shumë pranë lumit të Shkumbinit: sektori Ballaj-Bashtovë-grykëderdhje, në fushat e Spillesë dhe të Kavajës, por edhe në rrëzën e shpateve kodrinore si p.sh; në luginat e përrenjve të Domënit, Spaneshit dhe Sharrdushkut. Përfaqësohen nga argjilat, suargjilat, rërat, surërat, zhavorret, etj. Këto depozitime janë formuar si rezultat i prurjeve të ngurta që sjell lumi i Shkumbinit, përrenjtë e Domënit, Spaneshit, Darçit, Forsilogut, etj.

Foto 13: Guva në depozitimet gipsore në Carinë (K. Ferhati) 2012

Page 34: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

34

Në shkallë të konsiderueshme këtu kanë rolin e tyre edhe rrëshqitjet në shpatet e Rivierës së Kavajës dhe të kodrave Kepi i Lagjit-Carinë-Karpen. S‟ka dyshim që shumë më herët rolin kryesor e ka patur lumi Shkumbin, i cili në periudhën pasakullnajore kishte më

shumë ujë dhe transportonte sasi të madhe materiali të ngurtë16. Mëparë derdhej në Karpen e më pas në jug të Spillesë ku është edhë sot. Në ndihmë na vijnë edhe toponimet e sotme si shtrati i vjetër i lumit dhe huazet në fushën e Spillesë. Ndikimi i rrjedhjeve ujore me materialin e tyre të ngurtë ka qenë i dukshëm në formimin e plazheve të Spillesë, Karpen-Golemit, Carinës, etj.

Foto 14: Plazhi Bankinës ushtarake në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2013

Në luginën e lumit Shkumbin, këto depozitime përfaqësojnë tarracën lumore, zallishten etj. Për to do flitet në kapitullin përkatës të këtij studimi. Mbi këto depozitime të reja është formuar sipërfaqja më e madhe e tokave bujqësore më pjellore, në të cilat është përqëndruar veprimtaria bujqësore tepër aktive. Në shkëmbinjtë e zonës në studim gjejmë edhe guaska-fosile të faunës detare, kryesisht Ostrea.

Foto 15: Guaska-fosile të faunës detare në përbërjen shkëmbore (K. Ferhati) 2013

16 Boçi, S., “Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave”. Dizertacion. Tiranë 1987, fq.131

Page 35: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

35

2.1.3. Paleogjeografia

Studimet gjeologjike, të kryera vite më parë, tregojnë se zhvillimi paleogjeografik i territorit në studim është bërë në kuadër të zonës tektonike të Ultësirës Paramalore, e cila mbivendoset mbi zonat tektonike të Krujës, Jonike dhe Sazanit17. Në këtë zhvillim tëgjatë paleogjeografik përfshihen të gjitha territoret e Ultësirës Pranëadriatike. Territori i marrë në studim në punimin tonë kë të njëjtën histori të zhvillimit paleogjeografik me këtë ultësirë të madhe. Ai nis në fillim të etapës neotektonike, e cila ka si pikëfillim katin gjeologjik të Tortonianit.

Në këtë kohë, zona e Ultësirës Paramalore ishte një hulli e madhe detare. Këtu vazhdonin të vinin material i ngurtë nga rrjedhjet ujore më në lindje, të cilat prej kohësh i nënshtroheshin modelimit nga proceset e erozionit, etj. Prirja e përgjithshme ishte drejt zhytjes, por vetëm nga fundi i shekullit të Kuaternarit nisin e shtohen lëvizjet tektonike me karakter ngritës. Ky ishte shkaku më kryesor daljes së saj mbi ujë. Depozitimet detare dhe ato materiale që sillnin vazhdimisht lumenjtë nga zonat më në lindje, të cilat kishin dalë më herët mbi ujë, patën rolin e tyre na çlirimin e përgjithshëm nga uji detar.

Ky proces ka filluar që nga fundi i Miocenit, kur gradualisht rajonet e brendshme malore të vendit u përfshinë nga lëvizje të fuqishme ngritëse. Sigurisht që u intensifikua, përfshi dhe territoret e Ultësirës Pranëadrriatike, veçanërisht duke vazhduar gjatë periudhës së Pliocen-Kuaternarit18. I gjithë materiali i gërryer u depozitua nëgrykëderdhjet dhe aluvionet mbushën gradualisht pjesët më të cekta të detit, që ndodheshin midis kurrizeve kodrinore, të dala mbi ujë në kuaternar. Në këtë kohë relievi kodrinor i kodrave të Kryevidhit vazhdonte ngritjen.

Nga mesi i epokës pliocenike u fuqizuan lëvizjet neotektonike, të cilat sollën mjaft ndryshime në sterenë e përgjithshme. Një gjë e tillë u pasqyrua edhe në prapësim, tërheqje të vijës bregdetare drejt perëndimit. Shkaku kryesor ishin lëvizjet neotektonike ngritëse19. Kështu u zhvillua malformimi në Ultësirën Pranëadriatike, ku veçojmëngritjen dhe daljen mbi ujë në formën e ishujve të strukturave antiklinale përgjatë saj, përfshi edhe atë të kodrave të Kryevidhit.

Ndërkohë, strukturat sinklinale ndërmjet saj, lindje e perëndim, vazhduan të mbushen me depozitime të reja të tipit lyshtor që sillnin rrjedhjet kryesore lumore. Rolin kryesor e kishte lumi Shkumbinit. Të njëjtin rol luanin dallgët e detit në perëndim, ndaj dalëngadalë filluan të dalin mbi ujë edhe këto territore. Lëvizjet neotektonike tërheqëse të kësaj epoke sollën si pasojë krijimin e shkëputjeve tektonike që kalojnë në krahun perëndimor të strukturës antiklinale të Kryevidhit: Spille-Kepi i Lagjit. Njëherazi ndodhin dhe shkëputje tektonike të tipit tërthor strukturës antiklinale të Kryevidhit, në sektorët: Guri i Lëmuar-Domën-Bago dhe Peqinaj-lugina e Forsilogut-plazhi i Carinës20.

17 Kolektiv Autorësh: “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Vëllimi I. Tiranë, 1990, fq. 83 18 Po aty, fq. 87 19 Papa, A., Zhvillimi gjeologjik i Ultësirës Pranadriatike. “Nafta&gazi”. Fier, 1987, fq. 67 20 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983

Page 36: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

36

Harta-skicë 1: Paleogjeografia e territorit Harta-skicë 2: Paleogjeografia e territorit Oligocenit të Mesëm gjatë Pliocenit të hershëm Burimi: Asti Papa. Fier 1987 Burimi: Asti Papa. Fier 1987

Page 37: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

37

Gjatë Pliocenit të Mesëm e të Vonshëm pati rritje të madhe të materialit të ngurtë që depozitohej në det. Duket se klima ishte e lagët dhe lumenjtë sillnin shumë material të ngurtë nga pellgu i tyre ujëmbledhës. Për këtë flet trashësia e madhe e rërave dhe sidomos e zhavorreve dhe konglomerateve pliocenike. Këto depozitime, kryesisht seria konglomeratike e suitës së Rrogozhinës, pranë Rrogozhinës, ku trashësia e këtyre të fundit arrijnë mbi 1000 m21. Këta shkëmbinjë janë edhe në lindje e përëndim të pjesëvelindore dhe perëndimore të kodrave të kryevidhit. Ky fakt tregon se në këtë kohë ish-grykederdhja e Shkumbinit ka qenë pranë Rrogozhinës. Shkumbini ka rrjedhur përgjatë fushës së Kavajës, duke përfunduar në gjirin e Durrësit. Ajo ishte një tip një tip kënete e madhe pliocenike.

Në fundin e Pliocenit dhe fillimin e Kuaternarit lëvizjet ngritëse përfshinë tërë Ultësirën Pranadriatike, përfshi dhe kodrat brenda saj, pra edhe ato të Kryevidhit. Pasojë e këtij zhvillimi ishte çlirimi tyre nga uji i detit pliocenik. Pikërisht në këtë kohë bëhet mbyllja e basenit detar të Ultësirës Pranadriatike. Materiali që vinte nga proceset e erozionit në lindje depozitohet në formën e aluvioneve, deluvioneve dhe proluvioneve.

Në gjithë pjesën lindore (fusha e Kavajës, lumi i Shkumbinit por edhe përrenjtë të Draçit, Lesniqes, etj., vazhdonin të sillnin materialin e ngurtë nga relievet kodrinoro-malore të pellgut ujëmbledhës të tyre. Kërkimet e shumta hidrogjeologjike në fushën e Kavajës në vitet ‟50 të

shekullit të kaluar kanë gjetur trashësi zhavorri edhe në gjithë fushën e Kavajës.

Foto 16: Fusha e Spillesë (Internet)

21 Papa, A., Zhvillimi gjeologjik i Ultësirës Pranadriatike. “Nafta&gazi”. Fier, 1987, fq. 69

Figurë 1:

Page 38: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

38

Kjo tregon se Shkumbini ka vazhduar gjatë drejtimin në Gjirin e Durrësit (Golem). Për shkak të pjerrësisë së vogël të shtretërve të këtyre rrjedhjeve ujore të poshtme, vazhdimit të ngritjes neotektonike të gjithë territorit, përgjatë këtyre shtretërve u akumuluan sasira të mëdha aluvionesh: rëra, zhavorre, llumra argjili. Ato u shoqërua me ngritjen e shtretërve të tyre mbi nivelin e fushës. Në varësi të vërshimit të këtyre rrjedhjeve, veçanërisht lumit të Shkumbinit, sasisë së materialit të ngurtë që ai sillte, mundësohet devijim dhe spostim i shtratit. Midis këtyre shtretërve u formuan sektorë më të ulët të cilët u mbushën me ujë gjatë prurjes maksimale duke formuar edhe kënetat. Sipas toponimeve në terren rezulton një argument më shumë se këto shtretër dhe këneta ishin deri para 50-60 vitesh: Këneta e Zhabjakut, shtrati i vjetër, laguna e Karpenit. Kjo e fundit ka si shkak kryesor veprimtarinë e detit, ruajti gjatë lidhjen me të, madje ishte përdorur që herët për prodhimin e kripës së gjellës.

Në epokat ndërakullnajore të periudhës së kuaternarit si pasojë e shkrirjes së masave të mëdha të akujve, u ngrit niveli i oqeanit botëror dhe si pasojë në bregdetin e ulët të Adriatikut dhe në vetë shelfin detar u formuan ranishte të lashta me trashësi deri në 100 m22. Kjo gjë tregon për veprimtarinë e madhe grumbulluese detare gjatë kuaternaritqë solli formimin e shelfit detar të Adriatikut. Kjo ndodhi edhe me pjesën perëndimore të kodrave të Kryevidhit: Fusha e Spillesë. Edhe këtu lumi i Shkumbinit ka pasur rrugën përmes saj. Shtrati vjetër është ruajtur deri në bonifikimet e kryera mbi 50 vjet më parë. Hauzet pranë plazhit të Spillesë janë tjetër tregues i ngritjes së territorit dhe tërheqëjes së vijës ujore drejt perëndimit.

Foto 17-18: Proceset gjeomorfologjike favorizuar nga proceset aktuale, në Bardhor (K. Ferhati) 2013

Procesi vazhdon edhe sot. Dalja e gjithë zonës në studim, ashtu si gjithë Ultësira Perëndimore, sjell lindjen e proceseve të shpatit, sidomos të erozionit sipërfaqësor dhe rrëshqitjeve. Ato bëhen dhe janë ende faktorët më kryesorë të modelim-ndryshimit të formave të relievit. Në mjaft raste erozioni në thellësi favorizon edhe rrëzimet e blloqeve shkëmbore, ndërsa në sektorët ku në sipërfaqe dalin shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë erozioni rritet, i ndihmuar edhe nga faktorët klimatikë e bimorë dhe nis formimi i vatrave të erozionit dhe i rrjedhjeve tipike baltore. Këto të fundit depozitojnë materiale të bollshme në luginat e rrjedhjeve kryesore, duke ndihmuar në zgjerimin e zallishtes apo në zhvendosjen e shtratit të rrjedhjes ku ato përfundojnë. Në territorin fushor ndryshimi lidhet me veprimtarinë ekonomike të njeriut mbi tokën dhe ujërat.

22 Papa, A., Zhvillimi gjeologjik i Ultësirës Pranadriatike. “Nafta&gazi”. Fier, 1987, fq. 73

Page 39: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

39

2.2. Veçoritë e relievit

Relievi është në përputhje me strukturat gjeologjike dhe shkëmbinjtë që i ndërtojnë ato. Format kryesore të relievit janë kodrat, fushat dhe luginat e thella të përshkuara nga rrjedhje më shpesh të përkohshme. Mbizotërojnë kodrat në formë të rrumbullakosur dhe shpate me pjerrësi të vogël, madje dhe majat e kodrave kanë formë të rrumbullakët ose gati të sheshtë, sepse përbëhen nga konglomeratë dhe ranorë të modeluar fuqimisht nga proceset e erozionit.

Lartësitë më të mëdha të relievit arrijnë në pjesën qendrore të kodrave të Kryevidhit, kodra e Malases me 224 m lartësi, ndërsa drejt periferive ato ulen, ku ndodhen maja të tjera me lartësi: 182 m (kodra e Mukajt), 153 m (maja e Qerkasë), 156 m (kodra e Ullastrës), 141 m (kodra e Shqopës), 141 m (kodra e Qarrit), 131 m (kodra e Zashtikut),

92 m (kodra e Bicakut) etj., me përjashtim të disa sektorëve që përbëhen nga shkëmbinj konglomeratikë, si: Kodra e Zabelit (190 m), maja e Xhelezaj (169 m), kodra e Mullajt (160 m). Kjo ndodh pasi

shkëmbinjtë konglomeratikë që ndërtojnë pjesët qendrore dhe sektorë të veçantë në drejtim të periferive kanë qëndrueshmëri më të mirë ndaj erozionit.

Foto 19: Kodra e Zabelit në Bardhor (K. Ferhati) 2013

Përkundrazi, në pjesën më të madhe të shpateve lindore dhe sidomos në ato perëndimore kanë dalje të gjerë në sipërfaqe shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë që siç dihet janë të paqëndrueshëm ndaj procesit të erozionit. Vlerat më të ulëta të relievit takohen pranë zonave bregdetare dhe arrijnë deri në nivelin e detit. Një gjë e tillë lidhet si me faktorin strukturor, antiklinali i Kryevidhit dhe sinklialet ku bën pjesë zona, ashtu dhe me atë litologjik.

2.2.1. Faktorët

Tiparet kryesore e të përgjithshme të relievit në zonën që kemi në studim janë kushtëzuar drejtpërdrejt nga faktorët e sipërpërmendur: Ndërtimi strukturoro-litologjik, kushtet klimatiko-hidrografike. Më pas rolin kryesor e kanë intensiteti i lëvizjeve neotektonike dhe faktorët që e modelojnë, të cilët ndryshojnë edhe sot format kryesore të relievit. Rolin kryesor e marin proceset modeluese aktuale: Rrëshqitjet, shëmbjet, erozioni dhe rrëzimet, të favorizuara shumë nga dalja e gjerë në sipërfaqe e shkëmbinjve

Page 40: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

40

argjilore e alevrolitore, si dhe nga faktori klimatik, veçanërisht reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe sasia e madhe e reshjeve 24 orëshe. Nga proceset aktuale modeluese duhet veçuar veprimtaria e rrëshqitjeve, pasi në shumë sektorë si: Shpatet e luginës së përroit të Shelzës, Shkëmbi i Peqinit, shpati perëndimor i kodrës së Karpenit, në Çorum, etj., rrëshqitjet kanë luajtur rolin kryesor në morfologjinë e shkallëzuar të shpatit, ku në brendësi të trupit të tyre janë krijuar mikroforma të shumta relievi. Përveç faktorëve natyrorë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe rolin që ka shoqëria njerëzore në ndryshimin e relievit. Kështu hapja e tokave të reja dhe ndërtimi i brezareve nxiti erozionin sipërfaqësor dhe rrëshqitjet në ato sektorë dhe sot në shumë sektorë takojmë toka arë të degraduara dhe të braktisura.

2.2.2. Format kryesore

Tiparet morfologjike të relievit janë përcaktuar nga ndërtimi strukturor dhe litologjik mbi të cilët ai është formuar, nga veprimi i proceseve modeluese aktuale të relievit, etj. Territori në studim është një reliev kodrinor, në disa sektorë tepër i copëtuar nga përrenj të shumtë e të përkohshëm. Format kryesore të relievit janë kodrat, luginat e thella, të përshkuara nga rrjedhje më shpesh të përkohshme dhe fushat. Nga vëzhgimi i drejtpërdrejt i territorit shihet qartë se në vargun kodrinor të Kryevidhit kurrizet pothuajse kanë formë të rrumbullakët dhe shpate pak të pjerrëta, sepse përbëhen nga konglomeratë e ranorë të modeluar fuqimisht nga procesi i erozionit. Ndërtimi strukturor e litologjik ka mundësuar që kurrizet në përgjithësi të kenë formë të rrumbullakosur. Kurrizi kryesor ujëndarës, që përbën ujëndarësin kryesor të rrjedhjeve ujore që përshkojnë shpatin lindor dhe atyre që përshkojnë shpatin perëndimor, ka forma të rrumbullakosur. Kjo formë e tij dhe qëndrueshmëria më e mirë e terrenit ka bërë që banorët ta zgjedhin si vendin më të përshtatshëm për ndërtimin e qendrave të banuara, siç janë fshatrat: Kryevidh, Stërbeg, Kazi, Domën, Peqinaj, Bardhor, etj.

Ujëndarësit kanë drejtim lindje-perëndim dhe përgjithësisht formë të shkallëzuar, gjë që lidhet me ndërthuarjen e shkëmbinjve terrigjenë me qëndrueshmëri të ndryshme ndaj proceseve të erozionit. Shpati perëndimor dallohet më shumë për formën e shkallëzur të shpateve, për shkak të shtrirjes së madhe së shkëmbinjve argjilorë dhe alevrolitorë. Shumë ujëndarës të vegjël në këto shpate janë shumë të degraduar për shkak të krijimin të vatrave të mëdha të erozionit, që përveç faktorit litologjik lidhet shumë edhe me mungësën e bimësisë natyrore.

Foto20: Kodrat e Bardhorit-kalaja e Turrës (K.Ferhati)2013

Page 41: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

BurimK a n a l u j i t ë s

Kanal k u l lues

Rrjedhje ujore e përkohshme

Ku o të l a r tës ie

I z o h i p s

Rrjedhje ujore sipërf aqësore

SHPJEGUESI

224

Bago Qen dë r b an i m i

Ujëmbajtës

7,2

k.T

eqes

f usha e Ka rpen it

Karpen

Alush

Sharrdushk

Kryevidh

Stërbeg

u

Beden

përr. Sharrdushkut

ujëmb.

përr

. Stër

begu

t

për r

. Spanesh i t

f u sha e Rikaj tf usha e Hajdaraj t

f usha e Bedenit

f ush

a eZ

asht ik

ut

k. Qarrit

k. Shqopë

s

188

132,0

133,0

137,0

224,6

85,2

15,0

141,055,0

181,7

Peqinaj

Xhelezaj

Domën

Kazi

Spanesh

k. Zabel i t

k.U

llinj

ve

m. Qerkasë

182

k . Muk a j t

96,0

136

7,4

188

4,8

ujëmb. u j ëm

b .

ujëmb .

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

përr

. Kaz

isë

përr.

Domënit

p ë r r . Keq

për r

. D

a rzë

s

ujëmb.

ujëmb.

Bago

ZhabjakPatk-Milot

Bal laj

144,8

6,3

7,8

u j ëm b .

Gr .

e S

h k umb i n

i t

f ush

a e

Vgj

eshtës

Vog

ël

l . Sh

ku

mb

i ni t

1.3

Kurriz ujëndarës i rrumbullakosurKurriz ujëndarës i shkallëzuar

ujëmb.

DE

TI

AD

RI

AT

IK

Luginë në f ormë "V"

Luginë në f ormë "U"

Sipërf aqe f ushore

fush

a e

Gre

thit

Mes

ëm

Rreth-Greth

Çorum

Hajdaraj

3,2

Spi l l e

k.Madhe

Sht

rati

i v

jete

r i

shku

mbi

nit

76,0

134

93,0

133,0

153

169,5

99,3

190

68,0141,0

163,0

57,2

105,8

3 7 , 0

1 13 ,0 8 7 , 0124,0

66 ,0

2 1 , 6

105,0

144,2

125,4

Bardhor

V i l ë

(kueste)

HARTA MORFOGRAFIKE

Kepi i Lagjit

100

100

100

100

100

100

100

50

50

50

përr.Forsilogut

50

50

100

100

50

100

10

10

10

50

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

41

Harta 5. Harta morfografike e zonës Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000

Punoi: K. Ferhati

Page 42: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

42

Në shpatin lindor morfologjia e shkallëzuar e shpateve është më pak e dukshme, pasi në këtë shpat shkëmbinjtë konglomeratë e ranorë të çimentuar mirë, me shtrirje më të madhe, janë më të qëndrueshëm ndaj proceseve të shpatit. Gjithashtu ky shpat është më pak i copëtuar nga rrjedhjet ujore sipërfaqësore. Qëndrueshmërinë e mirë të truallit banorët e kanë shfrytëzuar për përhapjen e tokave bujqësore dhe ndërtimin e qendrave të banimit, ku përmendim fshatrat Domën, Elmadh, Kazi, Peqinaj, Kryevidh, Beden, Çorum, etj.

Luginat e përrenjve janë një formë tjetër e relievit në kodrat e Kryevidhit. Luginat më kryesore janë ato të Larzës, Domënit, Kazisë, Sharrdushkut, Stërbegut, Ujit të Mirë, dhe e përroit të Keq. Janë lugina me drejtim të përgjithshëm lindje-perëndim dhe anasjelltas, të thella dhe mjaft të gjera në pjesët e mesme dhe sipërme ku ka dalje të gjerë të shkëmbinjve argjilore e alevrolitore, ndërsa në pjesët e poshtme ato ngushtohen deri në formën e grykave të ngushta. Drejtimi dhe forma e tyre janë të lidhura kryesisht me ndërtimin strukturor dhe litologjik të territorit ku ato janë formuar, p, sh lugina e përroit të Madh, Domënit, Larzës, Sharrdushkut, etj., ndjekin rënien e shtresave shkëmbore drejt perëndimit: niveli bazë i erozionit të detit. Në pjesën lindore luginat e përrenjve të Cicinës, Shelzes, Kryevidhit ndjekin drejtimin lindor të rënies së shtresave ku nivel bazë të erozionit kanë qenë ish-keneta Zhabjak-kripore e Karpenit, sot fusha e kavajës. Zakonisht kanë gjerësi të vogla sepse dhe përrenjtë që i formojnë janë të vegjël dhe të përkohshëm.

Luginat nuk kanë shkallë të mirë përpunimi. Në sektorët e sipërm këto rrjedhje ujore marrin degë të shumta dytësore, ku dallohen lugina e përroit të Darzës, Domënit, Spaneshit e Sharrdushkut dhe luginat e tyre janë të gjera. Sektorët e mesëm dhe sidomos ato të poshtëm janë të veshur me bimësi shkurresh të tipit të makjes. Kjo shpjegohet me faktin se pjesët e sipërme të tyre janë formuar në shkëmbinj argjilorë dhe alevrolitorë, të cilët janë të butë dhe shumë të paqëndrueshëm ndaj procesve të erozionit. Në këto sektorë rrjedhjet ujore kanë më pak degë dhe luginat e tyre janë më të ngushta, pasi ato ndërpresin shkëmbinjtë konglomeratë dhe ranorë, të cilët në krahasim me argjilat janë më të qëndrueshëm ndaj proceseve të erozionit.

Fushat zënë pjesët më periferike të territorit tonë të studimit. Dallohet qartë fusha e Spillesë, Vgjeshtës së Vogël, Grethit të Mesëm, Karpenit, Rikajt, Hajdarajt, Bedenit, Zashtikut, etj., pjesë e fushës së Kavajës. Gjithashtu ka shtrirje të madhe edhe fusha e Bashtovës, Vilë-Ballajt, etj., që përfshijnë gjithë pjesën jugore të zonës në studim. Formimi i tyre është rezultat i faktorit strukturor, strukturat sinklinale në të cilat janë formuar këto fusha dhe evolucionit të gjatë të vijës bregdetare, gjë që lidhet me veprimtarinë akumulative të valëve detare dhe të lumit Shkumbin për periudha të gjata gjeologjike. Qendrat e banuara të vendosura në to janë të pakta për shkak të pranisë së dikurshme të kënetave dhe marsheve.

Page 43: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

43

2.2.3. Hipsometria

Veçoritë hipsometrike të relievit të kodrave të Kryevidhit janë të lidhura dhe të varura nga zhvillimi strukturoro-gjeologjik i këtij territori dhe atij të Ultësirës Perëndimore në tërësi. Në tiparet e relievit që shohim sot rolin më kryesor e veprimtaria gërryese e rrjedhjeve ujore sipërfaqësore që përshkojnë territorin etj.

Llogaritja e veçorive hipsometrike është bërë në bazë të hartës hartës topografike të shkallës 1:25 000. Tashmë ka disa studime për territore të tjera të Shqipërisë që kanë bërë të njohur metodën dhe rëndësinë e vlerave të llogaritura nga kjo shkallë harte2324.Llogaritjet tona tregojnë shumë qartë për karakterin kodrinor të territorit që kemi në studim. Lartësitë e relievit lëkunden në shifrat nga niveli i detit deri në 224 m mbi nivelin e detit (kodra e Malasës). Siç shihet, amplituda hipsometrike është e vogël, duke mos krijuar ndryshime apo kontraste të dukshme morfologjike në drejtim vertikal. Në këtë drejtim, ndikimin më kryesor e ka ndërtimi strukturor dhe gjeologjik: antiklinali dhe sinklinalet ku është formuar relievi i këtij territori.

Për të bërë analizën konkrete të veçorive hipsometrike të relievit të zonës në studim kemi ndërtuar hartën përkatëse (harta 6) dhe kurbën hipsografike, ku përzgjodhëm shkallëzimin me katër kate hipsometrike. Më poshtë do të analizojmë shtrirjen gjeografike dhe karakteristikat më kryesore morfologjike të secilit kat. Ne përzgjodhëm këtë shkallëzim, pasi ka dallim të dukshëm midis relievit fushor dhe atij kodrinor, gjë e cila vlen më shumë për katin e parë hipsometrik.

Kati i parë hipsometrik përfshin territoret deri në 10 m dhe zë një sipërfaqeprej 42 km2 ose 32 % të territorit, duke zënë vendin e parë për nga sipërfaqja.Nga harta hipsometrike dallohet qartë shtrirja e tij në fushat pranë fushës së Spillesë: Fusha e Vgjeshtës së Vogël, e Grethit të Mesëm; pjesë më perëndimore e asaj të Kavajës (Karpenit, etj); plazhet e Spillesë, Domënit, Gjeneralit, Carinës, Karpenit, etj; pjesën e poshtme të luginës së Shkumbinit që bën pjesë në zonë dhe në një pjesë të sektorëve të poshtëm të luginave të përrenjve që rrjedhin në shpatin perëndimor të kodrave të Kryevidhit. Kjo shtrirje kushtëzohet nga strukturat sinklinale që kemi përmendur më sipër, por edhe me veprimtarinë akumuluese të valëve detare dhe sidomos të lumit Shkumbin në disa dhjetëra mijë vjetësh. Veprimtaria akumulative në këtë të fundit, pati intensitet më të madh pas periudhës akullnajore25, pasi kishte sasi më të mëdha ujore dhe për pasojëgërryente, transportonte dhe grumbullonte sasi më të madhe materiali të ngurtë. Kombinimi i këtyre dy faktorëve ndikuan në evolucionin e gjatë të vijës bregdetare dhe ndryshimet që ajo ka patur deri në ditët e sotme. Për shekullin e kaluar na dëshmojnë toponimet e sotme si: Shtrati i vjetër i lumit Shkumbin (më parë derdhej në Karpen) ish-këneta e Zhabjakut, ish-kriporja e Karpenit, huazet në fushën e Spillesë, etj. Ky evolucion i gjatë i bashkëveprimit det-lum i dha mundësi formimit të fushave të sipërpërmendura, por edhe të plazheve të të Karpenit, Carinës,

23 Sala, S., “Sulova. Gjeomorfologjia, mjedisi dhe njerëzit”. Tiranë, 2007, fq. 42 24 Qiriazi, P., Veçoritë morfogjenetike të gropave juglindore. Tiranë, 1987, fq. 93 25 Boçi, S., “Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave. Dizertacion. Tiranë,1987, fq. 134

Page 44: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

44

Spillesë, etj. Në këtë kat hipsometrik, kemi përmendur më sipër që kanë shtrirje të plotë depozitimet kuaternare. Për shkak të tokës pjellore me pjerrësi tepër të vogël, ujërave dhe klimës tipike mesdhetare, veprimtaria bujqësore ka shtrirjen më të madhe. Madje, e ardhmja e zhvillimit të turizmit detar do të ndikojë edhe më shumë në zhvillimin ekonomik të banorëve që jetojnë në këtë zonë vecanërisht të fshatrave Spille, Greth i Mesëm, Rreth-Greth, etj.

Kati i dytë hipsometrik përfshin territoret me lartësi nga 10.1-50 m mbinivelin e detit, duke zënë një sipërfaqe prej 37.5 km2 ose 27.7 % të territorit,pra zë vendin e dytë në shkallëzimin e përzgjedhur. Ai vendoset mbi katin eparë, ku kufiri midis tyre paraqet përthyerje të vogla, sidomos në luginat epërroit të Sharrdushkut, Domënit e të Darzës. E kundërta ndodh përgjatëkufirit të këtij kati me atë të katit pasardhës, ku ky kufi ka mjaft përthyerje.Kjo e fundit është e lidhur me veprimtarinë gërryese të rrjedhjeve ujoresipërfaqësore mbi shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë. Siç shihet dhe ngaharta, ky kat në përgjithësi përfshin sektorët e mesëm dhe disa pjesë tësektorëve të poshtëm të përrenjve që rrjedhin në shpatet e kodrave tëKryevidhit; fushën e Hajdarajt, Rikajt, Bedenit, Zashtikut, etj., të formuarapërgjatë strukturës sinklinale të Kavajës. Në këtë kat hipsometrik ndodhenfshatrat më të populluara të zonës si: Vilë-Ballaj, Çorumi, Bedeni, Bago,Karpeni, etj., pasi terreni kodrinor me pjerrësi mjaft të vogël, pjelloria e tokësfavorizojnë shumë zhvillimin e bujqësisë.

Kati i tretë hipsometrik përfshin territoret me lartësi nga 50.1-100 m mbinivelin e detit. Ai zë një sipërfaqe prej 37 km2 ose 27.2 % të territorit, dukezënë kështu vendin e tretë për nga sipërfaqja. Si me katin paraardhës ashtu dheme atë pasardhës, kufiri i tij është shumë i përthyer, sidomos ai i shpatitperëndimor. Kjo përthyerje e madhe e kufirit lidhet me shkëmbinjtë argjilorëdhe numrin e madh të degëve të rrjedhjeve ujore në këto sektorë, të cilëtbëhen shkak për zhvillimin e madh të proceseve të shpatit, ku këto të funditndikojnë fuqimisht në modelimin e relievit të zonës. Shtrirja më e madhe ekëtij kati është në pjesën perëndimore dhe jugore të zonës. Në të shtrihensektorët e sipërm të pellgjeve ujëmbledhës të formuar në shkëmbinj argjilorëdhe alevrolitorë. Kjo është arsyeja që përrenjtë në këtë sektor marrin degë tëshumta dytësore, veprimtaria e të cilëve ndikon në morfologjinë e relievit.

Page 45: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Alush

Karpen134,0

k. Teqes

m. Shinit145,7

76,0k. Zaptijeve

Fusha e Karpenit

k. Madhe112,3 9,9

7,2

4,9

Bago

Hallullaj

PeqinajBardhor

Xhelezaj

Kazi

Spaneshi

Spille

k. Zabelit190,0

53,0

82,0k. Ullinjve 133,0

123,4136,0sh. Bardhores

65,099,3

82,0

106,0

faqja e Kronjave

182,0

k. Mukajt

133,972,0

96,0

k. Shkall ve135,9

135,0

gryka e

Xhelezit

Shkalla

e Elm

adhit

116,0

154,3k. Berakut

57,2 k. Sharrdushkut

129,8

k. Gugajt

158,0

169,5

148,0

122,0

4,8

4,2

Fu

s ha

eG

r et h

i t t

Me

sm

Sharrdushkut

p rr. Forsilogut

Sharrdushk

Kryevidh

Beden

Zashlik

Hajdaraj

Beden

bregu i Kupalit

Fusha e Rikajt

Rikaj

Fusha e Hajdarajt

Fusha e Bedenit

Fus

ha e

Zas

htik

ut

kodr

at e

Sefe

rit

kodrat e Bukura

bregu i Patkut

k. Qarrit

140,0

141,0

76,0155,0

188,1163,0

152,9 132,0

127,0

133,0

137,0

224,6

85,2

14,917,0

15,0

141,0

181,7

148,7

Rreth-Greth

Gr .

e

Shk um

b i ni t

Fush

a e

Sh

llir

s s

Mad

he

Fusha

e

Vgje

sh

t

s

s

Vog

l

L. S

hkum

bini t

105,8

2,0

2,42,9

1.3

3,2

2,6

ZhabjakPatk-Milot

Ballaj

Ballaj i Ri

L. Shkumbinit

Sulzotaj

124,6

92,0 144,8

113,064,0

105,8

22,062,4

87,0

124,0

144,2

21,6

66,0

4,8

6,0

3,2

6,0

7,8

H A R T A H I P S O M E T R I K E

k. Malasej

183,0

188,0

5

Fusha e Spilles

SHPJEGUESI

0 - 5 m

5,1 - 10 m

Batimetria

Hipsometria

Izohips

0 - 10 m

10,1 - 50 m

50,1 - 100 m

mbi 100 m

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

45

Harta 6. Harta hipsometrike e zonës Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1: 25 000

Punoi: K. Ferhati

Page 46: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

46

Vlerat e tij shtrihen më shumë në kodrat e Sharrdushkut, e Ullinjve, e Shkallëve, kodrat e Bukura, në kodrat e fshatrave të Pakt-Milotit, Gjegjajt, Hajdarajt, Zhabjakut, etj. Numri i qendrave të banuara në këtë kat është i madh, po ashtu edhe numri i banorëve në to. Sipërfaqja e tokës arë është zgjeruar në drejtim të atyre sektorëve që dikur ishin të mbuluar nga bimësia natyrore. Zgjerimi i sipërfaqes së tokës arë është favorizuar nga shpatet me pjerrësi të vogël, megjithëse në shumë raste ky fenomen është shoqëruar me zhvillimin dhe intensifikimin e proceseve erozivo-denuduese për shkak të mungesës së masave të nevojshme antierozive.

Kati i katërt hipsometrik zë sipërfaqen më të vogël të zonës në studim.Sipërfaqja e tij arrin 18.5 km2 ose 13.7 % të territorit. Ky kat së bashku mekatin e tretë përfaqësojnë terrenet më të transformuara nga shoqëria njerëzore.Ai shtrihet përgjatë gjithë pjesës qendrore të kodrave të Kryevidhit dheshpërndahet në formë rrezesh në pjesë të veçanta të shpateve lindore dheperëndimore. Një shpërndarje e tillë e këtyre vlerave është e lidhurdrejtpërdrejt me strukturën antiklinale të Kryevidhit, daljen në sipërfaqe tëshkëmbinjve të fortë konglomeratikë dhe atyre ranorë të çimentuar mire, mepraninë e shkëputjes tektonike në shpatin perëndimor të strukturës antiklinale,që këtu shprehet me thyerje lokale dhe si rrjedhojë me prerjen e shkëmbinjvetë mësipërm nga rrjedhjet ujore sipërfaqësore.

Këtu shtrihet ujëndarësi kryesor i kodrave të Kryevidhit dhe maja më e lartë e tyre, maja e Malasës 224 m, nga ku lartësitë ulen gradualisht drejt juglindjes ku ndodhen disa maja të tjera me lartësi 188, 155, 152, 132 m mbi nivelin e detit. Edhe në drejtim të veriperëndimit lartësitë ulen gradualisht deri në majën e Xhelezajt 169 m. Majat e kodrave ndahen midis tyre me qafa të gjera erozive.

Forma e rrumbullakosur e ujëndarësit, ndërtimi i tij nga shkëmbinj të fortë konglomeratikë të çimentuar mirë, si dhe dalja e burimeve të vegjël ujore në rrëzën e shpateve, ku kanë kontaktin konglomeratët me argjilat, janë kushtet kryesore që kanë ndikuar në zgjedhjet e banorëve si vendet më të përshtatshme për ndërtimin e shtëpive të tyre. Përgjatë këtij ujëndarësi janë vendosur fshatrat e Kryevidhit, Stërbegut, Kazisë, Domënit, Peqinajt, Bardhorit, etj. Megjithëse ndërtohet në pjesën më të madhe nga shkëmbinj konglomeratë, përsëri proceset e shpatit në territorin e këtij kati janë të shumtë, edhe pse jo në nivele aq të larta sa te kati paraardhës. Të tillë përmendim rrëshqitjen e Çorumit, Bardhorit, Domënit, etj., ku konglomeratët dhe ranorët e vendosur mbi argjilat kanë rrëshqitur në sipërfaqe të mëdha.

Page 47: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

47

2.2.4. Treguesit morfometrikë

Në studimin tonë vend të rëndësishëm zë edhe llogaritja dhe vlerësimi i treguesve morfometrikë të relievit. Me to lidhen mjaft procese të dinamikës së jashtme, por edhe veprimtaria ekonomike e njeriut mbi territorin ku jeton e punon.

Treguesit morfometrikë në zonën në studim patjetër si kudo në relievin e Shpipërisë e më gjerë janë të kushtëzuar nga faktorët: Struktura, gjeologjia, litologjia26.Për zonën tonë në studim kjo është shumë e shprehur sepse relievi është kodrinor-fushor me shkëmbinj terrigjenë (pliocen-kuaternar), etj. Më poshtë do të analizojmë treguesit më kryesorë morfometrikë: Copëtimin vertikal, copëtimin horizontal, pjerrësinë mesatare të shpateve, të cilët kanë rol e dobi të madhe në përdorimin e territorit, burimeve natyrore në të nga njeriu. Në zonën tonë të studimit ky përdorim është mjaft intensiv, vecanërisht toka e punueshme, bimësia natyrore, plazhet, etj.

2.2.4.1. Copëtimi vertikal

Shkalla e copëtimi vertikal është një ndër karakteristikat kryesore morfometrike të relievit. Ky tregues i rëndësishëm për relievin e territorit në studim: Karpen-Shkumbin, ka tiparin më dallues, vlerat e vogla e shumë të vogla. Kjo veçori është e lidhur, para së gjithash, me zhvillimin gjeologjik dhe paleogjeografik të territorit. Patjetër që në këto vlera kanë rolin e tyre, tiparet morfologjike të relievit dhe tregues të tjerë morfometrikë, si p.sh., copëtimi horizontal, ose veprimtaria gërryese e ujërave sipërfaqësore, etj.

Metoda e llogaritjes së këtij treguesi morfometrik të relievit, tashmë, është e njohur në punime të tjera të kryera vite më parë27. Në hartën e vlerave të këtij treguesi,(harta 7), ne kemi zbatuar këtë metodë. Në këtë hartë ku është paraqitur shtrirja gjeografike e vlerave të copëtimit horizontal të grupuara sipas shkallëzimeve përkatëse. Qëllimi ynë kryesor në këtë shkallëzim ishte që të diferenconim qartë katëzimin vertikal të relievit, i cili bëhet faktor i rëndësishëm në ecurinë e disa treguesve të tjerë të këtij karakteri, në ecurinë e proceseve gjeomorfologjike të shpatit, etj. Vlerat janë në intervalin 0-140 m/m2 dhe shkallëzimii zgjedhur nga ne është në tri grupe: deri në 30 m/km2, 30-100 m/km2 dhe mbi 100 m/km2.

Në këtë hartë, shihet se, territoret ku vlerat e copëtimit vertikal arrijnë deri në 30 m/km2 shtrihen në relievin fushor, përfshi dhe plazhet, pra në pjesët më të ulëta tëterritorit të përfshirë në studimin tonë, duke zënë rreth 38% të sipërfaqes së përgjithshme të këtij territori. Shihet shumë qartë se shtrirjen më të madhe këto vlera i kanë në pjesën jugperëndimore, perëndimore dhe jugore të territorit, ku përfshihen një pjesë e mirë e fshatrave Ballaj e Vilë-Ballaj, Rreth-Greth, Spille, etj. Fushat kryesore janë ato të Vgjeshtës së Vogël, e Grethit të Mesëm, e Spillesë; fusha në të djathtë të lumit Shkumbin që bën pjesë në territorin në studim. Në pjesën lindore dhe verilindore të zonës këto vlera përfshijnë një pjesë të mirë të Fushës së Kavajës, ose më mirë fushat e që janë më pranë fshatrave dhe banorët i njohin me emrat e këtyre vendbanimeve: Zashtikut, Bedenit, Hajdarajt, Rikajt dhe Karpenit.

26 Qiriazi, P., “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Tiranë, 2001, fq. 37 27 Sala, S., “Veçoritë morfologjike dhe morfogjenetike të pellgut Klos-Kalivaç”. Tiranë, 2005, fq. 48

Page 48: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

0 - 30 m/km²

30.1 - 100 m/km²

mbi 100 m/km²

Sharrdushk

Kryevidh

Stërbeg

Beden

Hajdaraj

Çorum

përr. Sharrdushkut

ujëmb.

përr

. Stër

begu

t

përr. Spaneshit

fusha e Rikajt

f usha e Hajdarajt

f usha e Bedenit

fusha e Zashtikut

k. Qarrit

k. Shqopës141,0

188,1163,0

132,0

133,0

137,0

224,6

85,2

15,0

141,055,0

181,7

7,2

Hallullaj

PeqinajBardhor

Xhelezaj

Domën

Kazi

Spanesh

Spille

k. Zabelit190,0

93,0k.

Ulli

njve

153,0

m. Qerkasë

99,3

182,0

k. Mukajt

96,0

135,9

68,0

57,2

7,4

125,4

188,0

169,5

4,8

fush

a e

Gre

thit

të M

esëm

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

përr

. Kaz

isë

përr. D

omënit

përr. Keq

përr. D

arzës

ujëmb.

ujëmb.

Bago133,0

134,0

k . Teq e s

76,0

f ushae

Karpeni t

k. Madhe

Karpen

Alush

Rreth-Greth

ujëmb.

37,0

105,8

3,2

Gr .

e S

hkumbin

itfush

a e

Vgj

esht

ës së

Vog

ël

l .S

hk

um

bin

i t

1.3

Sht

rati

i v

jet e

r i

shku

mbi

nit

ZhabjakPatk-Milot

BallajVilë

144,8

113,087,0 124,0

105,0

144,2

21,6

66,0

6,3

7,8

SHPJEGUESI

B u r i m

K a n a l u j i t ë s

Kanal kullues

Rrjedhje ujore e përkohshme

K u o t ë l a r t ë s i e

I z o h i p s

Rrjedhje ujore e përhershme

224

Bago Qendër banimi

Ujëmbajtës

100

DE

TI

AD

RI

AT

IK

ujëmb.

HARTA E COPËTIMIT VERTIKAL

përr.Forsilogut

100

50

50

100

100

100

100

100

50

5050

50

Kepi i Lagjit

48

Harta 7: Harta e copëtimit vertikal në zonën Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000

Punoi: K. Ferhati

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

Page 49: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

49

Faktori më kryesor që ka kushtëzuar vlerat në këto sektorë është ai strukturor, prania e sinklinalit, dhe ecuria e dinamikës së vijës bregdetare dhe grykëderdhje së Shkumbinit, të paktën që në fillimin e periudhës ë Kuaternarit. Gjithashtu, në këto vlera përfshihen edhe pjesët më të poshtme të përrenjve të Sharrdushkut, Spaneshit, Kazisë dhe Spaneshit. Në këtë rast faktori më kryesor mbetet erozioni i këtyre përrenjve dhe depozitimi i materialit në pjesët më të poshtme të luginave të tyre. Patjetër që gjatë periudhës së Kuaternarit e në vazhdimi ata kanë ndjekur dinamikën e vijës bregdetare, pra nivelin bazë të erozionit. Nëse bëjmë një lidhje të shtrirjes së vlerave të copëtimit vertikal të grupimit të parë me hartën hipsometrike, vihet re një përputhje e këtyre vlerave me katin e parë hipsometrik, me vlerat 0-10 m (harta 6).

Përhapjen më të madhe kanë territoret me vlerat 30-100 m/km2, të cilat zënë 46 %të sipërfaqes së përgjithshme. Shtrirjen më të madhe ato i kanë në pjesët jugore, qendore dhe veriore të territorit, kryesisht në fshatrat: Vilë, Patk-Milot, Zhabjak, Sharrdushk, Stërbeg, Çorum, Beden, Hajdaraj, Karpen, etj. Këtu përfshihen edhe majat e kodrave të Ullinjve, të Teqes, të Qarrit, kodrës së Madhe, etj. Gjithashtu, mjaft i dukshëm është zgjerimi i territoreve me këto vlera të copëtimit vertikal në drejtim të pjesëve të mesme dhe të sipërme të luginave të përrenjve të Sharrdushkut, Stërbegut, dhe Spaneshit të formuara në shkëmbinjë argjilorë dhe alevrolitorë, në të cilët ato marrin degë të shumta dytësore, veprimtaria e të cilave ka ndikim të madh në morfologjinë e relievit; pjesëve të mesme e të poshtme të luginave të përrenjve të Kazisë e të Domënit dhe në pjesët më të poshtme të luginave të përrenjve të Forsilogut, Darzës, Stërbegut, Përroit të Keq, Bedenit, etj.

Faktorët më kryesorë që kushtëzojnë shpërndarjen e këtyre vlerave (grupi dytë) janë: Shtrirja e tyre në territore të përfshira nga struktura antiklinale e Kryevidhit; ndërtimi litologjik, ku në kulmin e këtij antiklinali janë vendosur shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë (harta 4) me qëndrueshmëri mjaft të vogël ndaj proceseve të erozionit. Veprimtaria erozive e rrjedhjeve ujore sipërfaqësore të lartpërmendura është ndihmuar dhe nga faktorët klimatikë, proceset aktuale ndryshuese të relievit, sidomos rrëshqitjet dhe erozionin sipërfaqësor. Shihet shumë qartë se në këto territore janë vendosur numri më i madh i vendbanimeve rurale, si rezultat i kushteve mjaft të përshtatshme natyrore, veçanërisht burimet ujore, tokat, pjerrësia e relievit, etj., të cilat mundësojnë zhvillim të veprimtarisë bujqësore pranë këtyre vendbanimeve. Mund të shtojmë se, pavarësisht se nuk kemi ndonjë dëshmi të drejtpërdrejt, një nga faktorët e zgjedhjes së vendbanimeve duhet të kenë qenë dhe kushtet më të mira për shëndetin, pasi në fusha ishin të pranishme kënetat e lagunat, të cilat me lagështinë e madhe të ajrit, mjegullat dhe mushkonjat, dëmtonin rëndë shëndetin e banorëve.

Sipas hartës së këtij treguesi që po analizojmë dhe iu referuam më sipër, vlerat e grupimit të tretë, mbi 100 m/km2 kanë shtrirjen më të vogël. Ato zënë 16 % të sipërfaqessë përgjithshme territorit të marrë në studim. Shtrihen në pjesën më të madhe në shpatin perëndimor të kodrave të Kryevidhit ose në pjesën veriperëndimore të territorit. Këto vlera ndodhen kryesisht në kodrat e fshatrave Spanesh, Kazi, Domën, Xhelezaj, Peqinaj, Bardhor, ku ndodhen majat më të larta të kodrave të Kryevidhit. Ndër to veçojmë kodrën e Mukajt, e Zabelit, e Qerkasë, etj.

Faktorët që kanë kushtëzuar shtrirjen e këtyre vlerave të treguesit morfometrik në këtë pjesë janë të lidhura me ndërtimin strukuror, pra antiklinalin e Kryevidhit dhe rrjedhimisht ngritjen më të madhe të territorit në këtë pjesë; shtrirjen më të madhe të

Page 50: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

50

shkëmbinjve argjilorë dhe alevrolitorë të cilët janë gërryer nga ujërat sipërfaqësore dhe në majën e kodrave kanë dalë në sipërfaqe shkëmbinjtë ranorë dhe konglomerat. Dihet që këta janë mjaft të qëndrueshëm ndaj proceseve të erozionit. Gati kështu ndodh në të gjithë pjesët më të sipërme të luginave të përrenjve të Kazisë, Domënit, Darzës, Forsilogut, Përroit të Keq, etj. Krahas këtyre faktorëve, rol të madh ka patur edhe shkëputja tektonike në krahun perëndimor të antiklinalit të Kryevidhit, ajo tërthore në pjesën veriore dhe ajo gjatësore në sektorin veriperëndimor të territorit në studim. Sektorë të tyre janë shfrytëzuar dhe nga përrenjtë e Darzës dhe Forsilogut.

Në një shtrirje më të kufizuar vlerat që po analizojmë kanë dhe në sektorë të ngushtë të pjesës qendrore të zonës në studim dhe në disa sektorë të shpatit lindor të kodrave të Kryevidhit, ku dalin në sipërfaqe shkëmbinjtë ranorë e konglomeratë më të qëndrueshëm. Përsëri përfaqësojnë maja kodrash në fshatrat Hajdaraj, Stërbeg, Kryevidh dhe Sharrdushk. Aty ndodhet dhe maja më e lartë e gjithë territorit në studim, kodra Malasej (224 m), kodra e Mukajt (182 m), Zabelit (190 m), Ullinjve (153 m), Shqopës (141 m), etj. Në krahasim me territoret ku shtrihen vlerat e grupimit të dytë, në territoret me copëtim vertikal mbi 100 m/km2 numri i vendbanimeve rurale është më i vogël, kjopër shkak të sipërfaqes së kufizuar të tokës arë dhe mundësive të pakta për zgjerimin e kësaj sipërfaqeje, prania e kufizuar e burime ujore, etj.

2.2.4.2. Copëtimi horizontal

Vlerat e këtij treguesi morfometrik, në kodrat bregdetare të Kavajës, janë të rëndësishme për veçoritë morfologjike dhe gjeomorfologjike të relievit. Për të treguar saktë shkallën e copëtimit horizontal, kemi ndërtuar hartën përkatëse (fig….). Nga

vështrimi i kësaj harte del se intervali i vlerave varion nga 0.1 km/km2 deri në mbi 3km/km2. Duke u bazuar në shkallëzimin e këtyre vlerave dhe në ato të bëra nga autorë tëtjerë për këtë tregues, vlerat i grupojmë në: 0.1-1 km/km2, vlera shumë të vogla; të vogla,1-3 km/km2 dhe mesatare deri pak të larta, mbi 3 km/km2.

Nga harta shihet qartë se shtrirjen më të madhe e kanë vlerat e grupimit të dytë,1-3 km/km2 (harta 8). Kjo nuk favorizohet shumë nga lartësia e relievit dhe pjerrësia eshpateve, por nga përbërja litologjike prej shkëmbinjve terrigjene, nga lehtësia që kanë rrjedhjet ujore për gërryerjen e tyre, të ndihmuara shumë edhe nga prania e shirave në formë rrebeshi, sidomos në fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës. Jo më pak e rëndësishme është mungesa e bimësisë natyrore (kjo e fundit e keqpërdorur për një kohë të gjatë nga njeriu), e cila favorizon erozionin sipërfaqësor dhe atë anësor të përrenjve dhe rrëkeve. Në këta të fundit nxiten rrëshqitjet, shëmbjet, të cilat shpesh u paraprijnë krijimit të vatrave të erozionit, rrëkeve e përroskave të reja. Të gjitha këto faktorë kanë kushtëzuar zhvillimin e dukshëm të rrjetit hidrografik sipërfaqësor.

Sipas hartës së këtij treguesi që po analizojmë, territoret ku vlerat e copëtimit horizontal arrijnë deri në 1 km/km2 përfshijnë 35% të territorit, duke zënë vendin e dytëpër nga sipërfaqja. Shihet qartë se këto vlera shtrihen në pjesët më të ulëta të territorit të përfshirë në studim, pra në zonat fushore dhe në pjesët më të poshtme të përrenjve të Kazisë, Spaneshit e Sharrdushkut. Shtrirjen më të gjerë e kanë në pjesët jugperëndimore e jugore të territorit, ku shtrihen fushat e Spillesë, Grethit të Mesëm, Vgjeshtës së Vogël dhe ajo në të djathtë të lumit Shkumbin (Bashtovës, etj.). Këtu janë të vendosura fshatrat:

Page 51: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

deri në 1 km/km²

1.1 - 3 km/km²

mbi 3.1 km/km²

134,0k. Teqes

76,0

fu

s ha

e K

ar p

en

i t

k. Madhe

Karpen

Alush

Hallullaj

PeqinajBardhor

190,0

93,0

k.U

llinj

ve

153,0

m. Qerkasë99,3

169,5ujëmb.

ujëmb. ujëmb.

ujëmb.

Bago

133,0

Xhelezaj

Domën

Kazi

Spanesh

Spille

k. Zabelit

182,0

k.Mukajt

96,0

135,9

68,0

57,2

7,4

125,4

188,0

4,8

fush

a e

Gre

thit

të M

esëm

ujëmb. ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

përr.

Kaz

isë

përr. D

omënit

përr. Keq

përr. D

arzës

Sharrdushk

Kryevidh

Stërbeg

Beden

Hajdaraj

Çorum

përr. Sharrdushkut

ujëmb.

përr

. Stër

begu

t

p ë r r . Sp an e sh i t

fusha e Rikajt

f usha e Hajdarajt

fusha e Bedenit

fusha e Zashtikut

k. Qarrit

k. Shqopës141,0

188,1163,0

132,0

133,0

137,0

224,6

85,2

15,0

141,0 55,0

181,7

Rreth-Greth

ujëmb.

Gr.

e S

hkum

binitf u

sha

e V

gjes

htës

Vog

ël

l . Sh

ku

mb

i ni t

37,0

105,8

1.3

3,2

Sh

tra t

i i

vje

ter

ish

ku

mb

init

ZhabjakPatk-Milot

BallajVilë

144,8

113,087,0

124,0

105,0

144,2

21,6

66,0

6,3

7,8

SHPJEGUESI

Burim

Kanal ujitës

Kanal kullues

Rrjedhje ujore e përkohshme

L a r t ë s i

I z o h ip s

Rrjedhje ujore e përhershme

224

Bago Qendër banimi

Ujëmbajtës

100

ujëmb.

DE

TI

AD

RI

AT

IK

HARTA E COPËTIMIT HORIZONTAL

Kepi i Lagjit

përr.Forsilogut

10050

50

50

50

50

50

50

100

100

100

100

100

100

100

50

10

10

51

Harta 8: Harta e copëtimit horizontal në zonën Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000

Punoi: K. Ferhati

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

Page 52: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

52

Spille, Rreth-Greth, Vilë e Ballaj. Në pjesën juglindore, lindore dhe verilindore të territorit këto vlera përfshijnë fushat e Zhabjakut, Zashtikut, Bedenit, Hajdarajt, Rikajt dhe Karpenit, ku janë të vendosura dhe fshatrat me të njëjtat emra. Shtrirja e këtyre vlerave në territoret e lartpërmendura është e lidhur me hipsometrinë e vogël të relievit dhe pjerrësinë e vogël të shpateve, për shkak të ekzistencës së strukturës sinklinale dhe veprimtarisë akumuluese të valëve detare dhe të rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Këto faktorë nuk e favorizojnë shumë formimin e rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Në territoret ku shtrihen këto vlera të copëtimit horizontal gjendet sipërfaqja më e madhe e tokës arë me pjellori më të lartë, megjithëse numri i qendrave të banuara është i kufizuar.

Vlerat 1-3 km/km2 kanë shtrirjen më të gjerë në pjesën bregdetare kodrinore tëzonës në studim, duke zënë 48% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit. Pra, kodrat bregdetare të Kavajës përfshihen kryesisht në grupin e territoreve me shkallë deri në mesatare (diku dhe paksa të lartë) të copëtimit horizontal të relievit. Shtrirjen më të madhe këto vlera i kanë në pjesët jugore, qendrore dhe perëndimore të territorit, kryesisht pranë fshatrave Pakt-Milot, Kryevidh, Sharrdushk, Stërbeg, Beden, etj., duke përfshirë bregun e Patkut, Kupolit, Lushlës, kodrat e Bukura, Seferit, Qarrit, Malasej, etj. Gjithashtu shihet qartë shtrirja e këtyre vlerave në pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse të Sharrdushkut, Spaneshit, Stërbegut, të formuara në shkëmbinjtë argjilorë e alevrolitorë, në të cilat ata marrin degë të shumta dytësore, duke përbërë dhe vlerat më të larta brenda këtij grupimi; në pjesët e mesme të pellgjeve ujëmbledhëse të përroit të Keq, Domënit, Darzës etj., dhe në pjesët e poshtme të pellgjeve ujëmbledhëse të përroit të Keq, Kazisë, Domënit, Sharrdushkut, Spaneshit, Stërbegut, etj., të formuara në shkëmbinjtë e fortë konglomeratikë e ranorë. Vlerat më të larta brenda këtij grupimi janë të lidhura me ngritjet e mëdha të territorit, daljen në sipërfaqe të shkëmbinjve argjilore e alevrolitore, pjerrësinë e shpateve dhe keqpërdorimin e bimësisë natyrore dhe tokës arë në këto shpate.

Këto faktorë kanë ndihmuar shumë në formimin e përrenjve dhe rrëkeve, sidomos gjatë rënies së reshjeve të shiut në formë rrebeshi. Në këto sektorë është mjaft i pranishëm procesi i rrëshqitjeve, shembjeve dhe erozionit sipërfaqësor. Vlerat më të ulëta të grupimit të dytë shpjegohen me faktin se pjesët e mesme dhe të poshtme të pellgjeve ujëmbledhëse të lartpërmendura shtrihen në lartësi të vogla hipsometrike, me shpate të buta, ku përrenjtë ndërpresin shkëmbinjtë e fortë konglomeratikë e ranorë dhe si rezultat ata kanë më pak degë, pasi nuk kanë kushte të përshtatshme për t‟u zhvilluar mirë.

Sipas të dhënave të hartës së copëtimit horizontal, vlerat e grupimit të tretë, mbi 3 km/km2, kanë shtrirje të vogël duke zënë 23% të sipërfaqes së përgjithshme të territoritnë studim. Këto vlera janë të lidhura me faktorët e mësipërm natyrorë, si relievi dhe litologjia pasi lartësia e konsiderueshme e relievit dhe dalja në sipërfaqe e shkëmbinjve argjilore e alevrolitore ka favorizuar shpërndarjen e këtyre vlerave të copëtimit horizontal. Krahas këtyre faktorëve natyrorë vlen për tu përmendur dhe ndikimi që ka shkëputja tektonike në krahun perëndimor të antiklinalit të Kryevidhit, e cila ka ndikuar në nxjerrjen në sipërfaqe të shkëmbinjve argjilore shtresë trashë. Kjo shtresë argjilore është kapur nga përroi i Darzës dhe Forsilogut duke formuar degë të shumta dytësore.

Page 53: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

53

Foto 21: Degradim i lartë në pellgun Foto 22: Degradim në pellgun e përroit të e përroit të Forsilogut (K. Ferhati) 2013 Larzës (K. Ferhati) 2013

Sigurisht në rritjen e këtyre vlerave kanë ndikim të dukshëm edhe faktori njeri, veprimtaria e tij ekonomike, kryesisht, përdorimi pa kriter i tokës dhe i bimësisë natyrore. Shtrirjen më të madhe këto vlera e kanë në pjesën veriperëndimore të territorit, përgjithësisht në shpatin perëndimor të kodrave të Kryevidhit. Këtu shtrihen një pjesë e mirë e fshatrave Spanesh, Kazi, Xhelezaj, Bardhor, Peqinaj, Hallullaj, etj., Gjiri i Carinës, ku ndodhen majat më të larta të kodrave të Kryevidhit si: Kodrat e Mukajt, Zabelit, Qerkasës, Ullinjve, Teqes, etj. Këtu kanë shtrirjen e tyre pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse të përrenjve të Forsilogut, Darzës, Kazisë, Domënit, etj., dhe pjesët e mesme të pellgjeve ujëmbledhëse së Sharrdushkut, Spaneshit e Kazisë. Në këto sektorë, këto përrenj marrin degë të shumta të dyta e të treta, ku një pjesë e tyre janë tipike baltore. Këtu ndodhen vatra të fuqishme erozioni dhe sektorë të kapura nga rrëshqitjet intensive.

Për këtë tregues bëjmë këtë vlerësim të përgjithshëm. Në territorin ku dalin në sipërfaqe shkëmbinjtë argjilorë-alevrolitorë ekzistojnë të gjitha mundësitë: Faktorët natyrorë e humanë për rritje të intensitetit të erozionit; mundësia e madhe e degradimit të tokës përfshirë rrëshqitjet dhe erozionin sipërfaqësor. Për to do të flitet më poshtë në analizën gjeomorfologjike të territorit.

Page 54: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

54

2.2.4.3. Pjerrësia mesatare e shpateve

Pjerrësia mesatare e shpateve është ndër treguesit më kryesorë morfometrikë të relievit, prandaj studimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për të analizuar proceset gjeomorfologjike të shpatit dhe dinamikën e sotme të këtyre proceseve që ndryshojnë vazhdimisht morfologjinë e shpateve. Vlerësimi i duhur i këtij treguesi del si domosdoshmëri kryesore për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të njeriut, pasi ky tregues është ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të proceseve gjeomorfologjike dhe degradimit të peizazhit në kodrat bregdetare të Kavajës.

Sigurisht që një analizë e saktë e zhvillimit të shpatit arrihet nga vëzhgimet e drejtpërdrejta të tij në terren dhe madje kur këto vëzhgime zgjasin për shumë vite. Në këtë mënyrë studiuesi arrin në përfundime të sakta për zhvillimin e shpatit, intensitetin e proceseve gjeomorfologjike, të ardhmen e këtyre proceseve dhe përdorimin e metodave sa më efikase të shfrytëzimit të burimeve natyrore në shpate.

Për llogaritjen e pjerrësisë mesatare të shpateve kemi përdorur metodën bashkëkohore, e cila i afrohet realitetit në terren, e përdorur më parë në litraturën tonë gjeomorfologjike28. Vlerat e këtij treguesi janë nxjerrë nga harta topografike 1:25000. Mekëtë metodë vlerat e pjerrësisë mesatare të shpateve kanë dalë nga llogaritja e shkallës së copëtimit vertikal të relievit për çdo km2, e cila më pas është pjestuar me rrënjën të kësajsipërfaqeje të kthyer në m2. Herësi i dalë nga ky pjestim gjendet në tabelën e logaritmit,në kolonën e tangent alfës, përballë së cilës është këndi i pjerrësisë29. Nëpërmjet metodëssë interpolimit është realizuar harta e pjerrësisë mesatare të shpateve (harta 9).

Shpërndarja gjeografike e vlerave të pjerrësisë mesatare të shpateve është paraqitur në hartën përkatëse. Duke analizuar këtë hartë shihet se në kodrat bregdetare të Kavajës pjerrësia mesatare e shpateve është e vogël. Në intervalin e vlerave nga 0.1°- mbi 7° ne dalluam 3 shkallëzime: 0.1°-3°; 3°-7° dhe mbi 7°. Qëllimi i këtij shkallëzimi konsiston në ndihmesën që do tu japim përdoruesve të territorit duke marrë parasysh aktivitetin ekonomik të zhvilluar deri tani, por dhe të ardhmen e tij, e cila do të ndihmonte drejtëpërdrejtë në zhvillimin socio-ekonomik të banorëve që jetojnë në këtë territor. Më poshtë po analizojmë shtrirjen gjeografike të territoreve sipas shkallëzimit të zgjedhur, duke përcaktuar edhe faktorët që kanë kushtëzuar këtë shpërndarje gjeografike

Territoret ku pjerrësia mesatare e shpateve është deri në 3°, përfshijnë 40% të sipërfaqes së përgjithshme, duke zënë vendin e dytë për nga sipërfaqja. Këtu futen ato sektorë që kanë lartësi e pjerrësi shumë të vogël, duke përfshirë të gjitha fushat që kemi përmendur në analizën e parametrave të tjerë morfometrikë të territorit si: Fusha e Spillesë, Grethit të Mesëm, Vgjeshtës së Vogël, Zashtikut, Bedenit, Hajdarajt, Rikajt, Karpenit, etj. Faktorët kryesorë që kanë përcaktuar përhapjen e vlerave në territoret e lartpërmendura janë: shtrirja e strukturave sinklinale në pjesët më periferike të kodrave të Kryevidhit, veprimtaria akumuluese e valëve detare, lumit Shkumbin dhe përrenjve të tjerë për periudha të gjata kohore, duke kushtëzuar formimin e territoreve me lartësi e pjerrësi të vogël. Pikërisht në këto territore është përqëndruar sipërfaqja më e madhe e tokës bujqësore, e cila është më cilësore dhe ku përdoret me lehtësi mekanika bujqësore. Të shumta janë dhe rrugët, pasi pjerrësia e vogël e relievit i favorizon shumë ndërtimet e tyre. Në rastet e rrëpirave litologjike, qofshin në shkëmbinjtë ranore e konglomeratë,

28 Sala, S., “Veçoritë morfologjike dhe morfogjenetike të pellgut Klos-Kalivaç”. Tiranë, 2005, fq. 51 29 Po aty

Page 55: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

d e r i 3 °

3.1 - 7°

m b i 7 °

SHPJEGUESI

134,0k.Teqes

76,0

f usha e Karpenit

k.Madhe

Karpen

Alush

Hallullaj

PeqinajBardhor

Xhelezaj

Domën

Kazi

Spanesh

S pi l l e

k. Zabelit190,0

93,0

k.

Ullinj

ve153,0

m.Qerkasë

99,3

182,0

k. Mukajt

96,0

135,9

68,0

57,2

7,4

125,4

188,0

169,5

4,8

fush

a e

Gre

thit

Mes

ëm

ujëmb. ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

përr.

Kaz

isë

përr. D

omënit

përr. Keq

përr. D

arzës

ujëmb.

ujëmb.

Bago

133,0

Sharrdushk

Kryevidh

Stërbeg

Beden

Hajdaraj

Çorum

p ë r r . Sha r r d ushk u t

ujëmb.

ujmb.

përr

.Stër

begu

t

përr. Spaneshit

f usha e Rikajtf usha e Hajdarajt

f usha e Bedeni t

f usha e Zashtik

ut

k . Q a r r i t

k. Shqopës141,0

188,1163,0

132,0

133,0

137,0

224,6

85,2

15,0

141,0 55,0

181,7

Rreth-Greth

ujëmb.

Gr .

e Sh k um

b i ni t

fush

a e

Vgj

esht

ës s

ë V

ogël

l . Sh

ku

mb

i ni t

37,0

105,8

1.3

3,2

Sht

rati

i v

jete

r i

shku

mbi

nit

ZhabjakPatk-Milot

Ballaj

Vilë

144,8

113,087,0

124,0

105,0

21,6

66,0

6,3

7,8

7,2

B u r i m

Kanal u j i tës

Kanal kullues

Rrjedhje ujore e përkohshme

Kuotë lartësie

Izohips

Rrjedhje ujore e përhershme

224

Bago Qendër banimi

Ujëmbajtës

100

DE

TI

AD

RI

AT

IK

HARTA E PJERRËSISË MESATARE TË SHPATEVE

144,2

përr.Forsilogut

Kepi i Lagjit

100

100

100 100

100

50

50

50

50 50

50

10

10

55

Harta 9: Harta e pjerrësisë mesatare të shpateve në zonën Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000

Punoi: K. Ferhati

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

Page 56: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

56

pjerrësia arrin vlerat maksimale (90 gradë). Më e theksuar është në falezat detare të kepit të Lagjit ose kalasë së Turrës, Bardhorit, Shkëmbit të Peqinit, etj.

Territoret me pjerrësi mesatare të shpateve nga 3.1° - 7° kanë shtrirje më të madhe në këtë territor, duke zënë 42% të sipërfaqes së përgjithshme. Në figurën përkatëse vërehet se këto vlera kanë shtrirje më të madhe në pjesën veriore e veriperëndimore të territorit, ku përfshihen një pjesë e mirë e fshatrave Bardhor e Peqinaj. Këtu ndodhen kodrat e Ullinjve, maja e Qerkasës, shkalla e Bardhorës, faqja e Kronjve, shkalla e Elmadhit, etj., si dhe pjesët e sipërme të përroit të Forsilogut e Darzës dhe pjesët e poshtme të përroit të Keq, Kazisë, Domënit, Darzës, etj. Në pjesën qendrore këto vlera shtrihen në fshatrat e Sharrdushkut dhe të Kazisë duke përfshirë një pjesë të mirë të sektorëve të sipërm të përroit të Sharrdushkut e Spaneshit. Shtrirje të madhe këto vlera kanë dhe në pjesën jugore të territorit në studim duke zënë një pjesë të mirë të fshatrave: Pakt-Milot, Vilë e Zhabjak, ndërsa në pjesët perëndimore e veriperëndimore këto vlera zënë pjesët perëndimore të fshatrave Çorum, Beden, Hajdaraj, Bago, etj.

Shtrirja e këtyre vlerave është e lidhur më së shumti me vlerat e hipsometrisë së këtyre territoreve dhe me përbërjen litologjike prej shkëmbinjve terrigjenë, ku këto të fundit duke u shfrytëzuar nga rrjedhjet sipërfaqësore bëjnë të mundur zhvillimin e proceseve të shpatit, degradimin e tij. Pasojë e këtij degradimi do të jetë dhe rritja e pjerrësisë mesatare të shpateve. Brenda këtij grupimi vlerat më të larta arrijnë në sektorët ku vendosen shkëmbinjtë argjilorë e alevrolitorë, pasi proceset gjeomorfologjike kanë mundësi për intensitet më të lartë zhvillimi. Pikërisht në këto sektorë gjenden pjesët më të sipërme të përrenjve të lartpërmendur. Krahas faktorëve natyrorë, ndikim negativ në rritjen e pjerrësisë mesatare të shpateve ka patur edhe ndikimi i njeriut, sidomos gjatë periudhës „60–‟85, ku pati një zgjerim të sipërfaqes së tokës arë në shpate por që në mjaft raste nuk u respektua morfologjia e shpateve. Dëmtimet më të mëdha të morfologjisë së shpateve u arritën pas viteve ‟90, pasi braktisja e tokës arë në shpate u shoqërua me

zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike. Pjerrësia mesatare e shpatit dhe ndërhyrjet jo të kujdesshme të njeriut po i favorizojnë shumë ato edhe në ditët e sotme.

Shpatet me pjerrësi mesatare mbi 7° kanë shtrirje më të vogël, duke zënë 18% të sipërfaqes së përgjithshme. Po të krahasojmë hartën e pjerrësisë mesatare me atë hipsometrike vihet re një përputhje e këtyre vlerave të grupimit të tretë me katin e katërt hipsometrik. Pra këto vlera përfshijnë territoret me lartësi më të mëdha, të cilat përfaqësojnë ujëndarësin kryesor të kodrave të Kryevidhit dhe kryesisht kreshtat e kurrizeve kodrinore të shpërndarë në shpatet lindore e perëndimore të kodrave në fjalë. Faktorët kryesorë që kanë favorizuar vlerat më të larta të këtij grupimi në krahasim me dy grupimet paraardhës përmendim: Strukturën antiklinale të Kryevidhit, vlerat më të larta hipsometrike, daljen në sipërfaqe të shkëmbinjve të fortë konglomeratikë e atyre ranorë të çimentuar mirë, kapjen e shpatit perëndimor të strukturës antiklinale nga shkëputja tektonike, prerjet e thella erozionale, etj. Gjithashtu në rritjen e këtyre vlerave kanë ndikuar edhe zhvillimi i proceseve gjeomorfologjike si p.sh., rrëshqitjet në lugina, falezat detare, etj.

Page 57: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

57

Megjithëse këto vlera gjenden në territore të ndërtuara në pjesën më të madhe nga shkëmbinjtë konglomeratikë, zhvillimi i proceseve të shpatit është i madh pasi këto

konglomeratë e ranorë të vendosura mbi argjila kanë rrëshqitur në sipërfaqe të mëdha. Ndër territoret ku këto vlera kanë shtrirjen më të madhe do të veçojmë: Kryevidhin, Stërbegun, Xhelezaj, Hallullaj, Domënin, Spaneshin, Pakt-Milotin, etj. Këtu përfshihen majat më të larta të kodrave të Kryevidhit si: Maja e Malasës që është dhe më e larta, maja e Xhelezajt, majat e kodrave të Qarrit, Shqopës, Mukajt, Zabelit, Teqes, kodrës së Madhe, etj.

Foto 23: Rritja e pjerrësisë së shpateve në falezat detare, ku rol kanë rrëshqitjet (K. Ferhati) 2013

Duke bërë vlerësimin e këtij treguesi morfometrik, shënojmë se, pavarësisht pranisë së vlerave jo të larta, kushtet natyrore dhe antropogjene favorizojnë shumë proceset modeluese dhe gjeomorfologjike të shpatit.

2.2.5. Veçoritë morfogjenetike

2.2.5.1. Relievi strukturoro-eroziv

Tiparet kryesore morfostrukturore e sidomos të strukturës neotektonike (në rastin e territorit tonë mbizotërimi i regjimit tektonik në shtypje i lëvizjeve neotektonike) ndihmojnë për të kuptuar veçoritë kryesore të këtij tipi relievi30. Ndëtimi strukturor dhe litologjik, për të cilin kemi folur më lart, si dhe veprimtaria e erozionit janë faktorët e formimit të relievit strukturoro-eroziv.

Në zonën e studimit relievi strukturoro-eroziv është i pranishëm, por nuk ka shtrirje të madhe hapësinore dhe shprehje të konsiderueshme. Ai është i përfaqësuar nga kuestet, luginat subsekuente dhe obsekuente. Relievi i formuar në strukturën antiklinale të Kryevidhit, pra në vargun kodrinor me të njëjtin emër, ka formë të rrumbullakosur dhe shpate me pjerrësi relativisht të butë. Kjo lidhet me përbërjen litologjike prej shkëmbinjsh konglomeratë, ranorë, argjilorë e alevrolitorë, madje këto dy të fundit dalin në sipërfaqe pothuajse në të gjithë kulmin e kësaj strukture antiklinale, duke krijuar kushte mjaft të favorshme për rritjen e intensitetit të erozionit, i cili i ka shërbyer modelimit dhe formave të relievit në këtë zonë. Ky modelim dhe ndryshim morfologjik bëhet edhe më i fuqishëm

30 Qiriazi, P., “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Tiranë, 2001, fq. 43

Page 58: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

58

në rastet kur shpatet e këtyre kodrave kapen nga rrëshqitjet, shpyllëzimet, hapja e tokës arë, etj.

Në zonën e studimit, kuestet përgjithësisht shtrihen kudo në territorin kodrinor, por shkalla e shprehjes së tyre ndryshon shumë nga një sektor në tjetrin. Formimin e kushtëzon ndërtimi strukturor-litologjik, të cilin e kemi analizuar në detaje tek kapitulli përkatës, por edhe proceset gjeomorfologjike të shpatit. Ndër këto të fundit do të veçojmë rrëshqitjet e tokës dhe erozionin sipërfaqësor e në thellësi. Gati në pjesën më të madhe të qafave subsekuente që ndajnë kuestet bëhet më i shprehur roli i erozionit sipërfaqësor në shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë të suitës „‟Helmasi‟‟.

Ndër sektorët ku kuestet kanë shprehjen paksa më të mirë, veçojmë në shpatin perëndimor të vargut kodrinor të Kryevidhit. Ndër faktorët kryesorë të formimit të tyre përmendim praninë më të madhe të shkëmbinjve konglomerate, ndërthurur me shtresa shkëmbi argjilore e alevrolitore.

Foto 24: Kueste të formuar nga ndërthurja e kongromeratëve me argjilat (K. Ferhati) 2013 Konglomeratët ndërtojnë krahët lindorë-perëndimorë të strukturës antiklinale të

Kryevidhit31, por shtrirjen më të madhe sipërfaqësore e kanë në pjesën perëndimore të zonës, sektori: Sharrdushk-Kazi-Riviera e Kavajes. Këtu numërohen deri 3-4 kueste (maja kodrash) që shprehen disi më mirë. Ndërthurjen shtresave shkëmbore të sipërpërmendura me fortësi të ndryshme e ndihmon edhe pjerrësia e konsiderueshme e shpatit perëndimor, niveli bazë i erozionit (vija ujore detare), i cili u jep më shumë mundësi degëve të rangut të dytë të përrenjve që përshkojnë këtë shpat të kenë më shumë fuqi erozive në formimin e qafave subsekuente. Aty-këtu, pranë fshatrave të sipërpërmendur, por diku edhe në Beden, Bago, etj., në zgjerimin e qafës subsekuente ka pasur rol prerja e bimësisë natyrore, hapja e tokës së punueshme dhe degradimi saj nga erozioni apo rrëshqitja. Në raste më ta pakëta, në sipërfaqe më të vogla, faktor është bërë edhe hapja e rrugëve rurale, si në Domën, Kryevidh, Bardhor, etj.

31 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983

Page 59: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

59

Qafat subsekuente midis tyre arrijnë në disa metra gjerësi dhe lartësi relative, të formuar nga veprimtaria gërryese e përroskave dhe rrëkeve, por edhe si rezultat i rrëshqitjeve, rrugëve rurale, etj. (foto 25). Gjithnjë janë përdorur nga banorët për rrugët këmbësore e rurale që përshkojnë zonën. Po kështu edhe për zgjerimin e tokës së punueshme, por edhe ndërtimin e shtëpive. Në fakt, në këto të fundit nuk kanë munguar rrëshqitjet që i kanë shkatërruar. Rrëpirat litologjike janë në lartësi të vogël, deri disa metra dhe shprehen më mirë në kurorat e rrëshqitjeve, në rrëzën e falezave detare, etj. Foto 25: Pjesa e poshtme e luginës e përdorur nga ish-reparti ushtarak e më pas për bujqësi (K. Ferhati) 2013

Luginat në raport me strukturën janë më shumë konsekuente, por s‟mungojnë ato

subsekuente, pavarësisht se janë shumë të vogla, të papërpunuara. Ato janë të shumta në numër për shkak të degëve dytësore të përrenjve kryesorë, sidomos në pjesët e mesme e të sipërme, ndërsa përmasat e tyre janë të vogla, pasi të tillë janë edhe përrenjtë që i kanë formuar. Pothuajse të gjithë përrenjtë kryesorë në lindje dhe perëndim të zonës kanë formuar lugina konsekuente. Përrenjtë nga ngritja qendrore e strukturës antiklinale ishin të detyruar të ndiqnin nivelet bazë të erozionit në këto drejtime. Karakteristikë për to janë zgjerimet në pjesët e mesme e të sipërme dhe ngushtimet deri në formën e grykave të

ngushta në pjesët e poshtme. Zgjerimet dhe ngushtimet janë në varësi të fortësisë së shkëmbinjve ku ato janë formuar, përkatësisht në argjilorë e avrolitorë dhe konglomeratë e ranorë. Faktori litologjik ka patur rolin kryesor që sektorë të vegjël të këtyre luginave të marrin karakterin subsekuent: Psh., pjesa e poshtme e përroit të Larzës që nis në lindje të Kryevidhit dhe përshkon pjesën lindore të pyllit të fshatit të Bedenit, etj.

Foto 26: Luginë e përdorur për bujqësi, por e kërcënuar nga erozioni dhe rrëshqitjet (K. Ferhati) 2013

Page 60: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

60

Shpatet e tyre janë asimetrike dhe dallohen për shkallëzime të dobëta morfologjike (kueste të shprehur shumë dobët), të cilat i kushtëzon ndërthurja e shkëmbinjve terrigjene me fortësi e këndrënie të ndryshme. Në shkallëzimin morfologjik të shpateve të këtyre luginave ka ndikuar procesi i erozionit sipërfaqësor, rrëshqitjeve, shëmbjeve apo rrëzimeve, ku faktori kryesor i formimit të këtyre të fundit, mbetet erozioni anësor i rrjedhjeve ujore. Kështu në në luginën e Ujit të Mirë, fenomeni i rrëzimeve është shumë i përhapur, ku në një pjesë të mirë të saj takohen rrëzime gurësh e blloqesh shkëmborë ranorë. Në këtë luginë shprehen qartë edhe rrëpirat litologjike me lartësi mbi 4-5 m, që lidhen me daljen e shkëmbinjve të fortë konglomerate e ranore. Pjesët e mesme të këtyre luginave, ku ato arrijnë dhe gjerësinë më të madhe, janë përdorur gjerësisht për toka bujqësore, megjithëse jo në pak raste ato gjenden të kërcënuara nga erozioni sipërfaqësor dhe rrëshqitjet (foto 26), ndërsa në pjesët e poshtme, pranë daljes në det, ato zgjerohen e formojnë fushëza të vogla të përdorura pjesërisht për bujqësi.

Po të nisemi nga të dhënat e hartës Neotektonike32 dhe forma disi e gjerë e jo shumë mbështetëse vetëm nga erozioni rrjedhjeve ujore të pjesëve të luginave të përroit të Forsilogut (gati ajo e mesme), përroit të Madh (midis Domënit dhe kodrës së Zabelit), ndoshta kemi të bëjmë me luginë të formuar përgjatë shkëputjeve tektonike. Megjithatë, kjo do të kërkonte vëzhgime të specialistëve gjeografë e gjeologë me përvojë, gjë e cila sot na mungon. Po kështu mund të themi edhe për specialistët gjeomorfologë në mundësinë e dallimit të mundshëm të shkallëve strukturore (duhet të jenë, por tejet të dobëta në shprehje).

2.2.5.2. Relievi erozivo-denudues

Tipi i relievit erozivo-denudues ka shtrirjen më të gjerë në kodrat e Kryevidhit. Kombinimi i kushteve natyrore me veprimtarinë intensive të shoqërisë njerëzore kanë mundësuar në këtë territor të gjitha proceset gjeomorfologjike të shpatit: Rrëshqitjet, shembjet, rrëzimet, erozionin sipërfaqësor, abrazionin detar, përrenjtë baltorë, etj. Sigurisht, që shkalla e shprehjes nga njëri sektor në tjetrin është e ndryshme, sepse lidhet dhe me litologjinë sipërfaqësore dhe elementet kryesor të morfologjisë së shpateve. Faktorët kryesorë natyrorë, që kanë kushtëzuar zhvillimin dhe përbërjen e gjerë të këtij tipi relievi janë: Ndërtimi strukturor dhe përbërja litologjike e shkëmbinjve sipërfaqësore (ndërthurje argjilore, alevrolitore, konglomerate e ranore)33, pjerrësia e konsiderueshme e shpateve dhe erozioni i ujërave rrjedhëse sipërfaqësore.

Të gjithë këta faktorë lidhen e varen shumë nga faktori klimatik, veçanërisht nga temperatura, thatësira e zgjatur gjatë verës (rreth 3 muaj), e reshje. Në këto të fundit ndikim të madh ka intensiteti i lartë i reshjeve 24 orëshe34. Është e konsiderueshjme dhe roli i bimësisë natyrore, e cila rreth një shekull më parë ishtë tejet e dendur, ndërsa sot tejet e kufizuar. Kjo e dyta lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë ekonomike të njeriut, e cila ka ardhur gjithnjë në rritje hapësinore dhe të intensitetit të përdorimit të tokës. Nëse do e shtrinim në kohë, rezulton se periudhë më intensive dhe jo mirë e organizuar ka qenë

32 Kolektiv autorësh: Harta neotektonike e Shqipërisë. Tiranë, 1994 33 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983 34 Instituti Hidrometeorologjik: Klima e Shqipërisë. Buletini i reshjeve 24 orëshe. Tiranë, 1992

Page 61: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

61

të paktën që nga mesi i shekullit të kaluar. Hapja e tokave të reja ishte me ndikimin më të madh në këtë tip relievi që po analizojmë.

Vërehet qartë se shkëmbinjtë argjilorë dalin më shumë në sipërfaqe e kanë trashësi të madhe, duke zënë të gjithë pjesën qendrore të strukturës antiklinale të Kryevidhit (harta 4), prandaj dhe ky tip relievi ka shtrirje të gjerë. Në kodrat me shpate më të pjerrëta, të ndërtuara nga shkëmbinj argjilorë-alevrolitorë, suita “Helmasi”, ku

bimësia natyrore është degraduar nga njeriu dhe rrëshqitjet, vlerat e intensitetit të erozionit janë shumë të larta. Në foto duket qartë se bimësia natyrore e ka tepër të vështirë të ripërtërihet.

Foto 27-28: Vlera të larta të erozionit në shkëmbinjtë argjilorë-alevrolitorë (Carinë) (K. Ferhati) 2012

Më poshtë po japim përhapjen gjeografike të elementeve përbërës të këtij tipi relievi, duke u përqëndruar ndër ato më kryesorët dhe karakteristikat e përgjithshme, sepse analiza e detajuar e secilës do të bëhet në kapitullin e veçantë të këtij studimi.

2.2.5.2.1. Rrëshqitjet

Rrëshqitjet e tokës janë procesi gjeomorfologjik më kryesor i shpateve. Janë mjaft të përhapura, madje pjesa më e madhe edhe shumë aktive në këtë territor. Ka rrëshqitje të formuara për shkak të prishjes së ekuilibrit natyror nga faktorët natyrorë, por edhe ato të formuara dhe të zhvilluara më tej nga ndërhyrjet pa kriter të njeriut mbi mjedisin natyror. Shpejtësia, periodiciteti, intensiteti dhe përmasat e rrëshqitjeve ndryshojnë shumë nga njëri sektor në tjetrin, në varësi të tipareve jo të njëjta të faktorëve natyrorë dhe njerëzorë që janë nismëtare të këtyre proceseve35. Prej disa dhjetra vitesh ata kanë qenë dhe mbetennjë faktor kryesor i ndryshimit të morfologjisë së shpateve dhe i degradimit të peizazhit natyror në kodrat e kryevidhit, përfshirë edhe territorin pranë vijës së ujit. Janë të formave, përmasave dhe moshave nga më të ndryshme (të vjetra apo të reja dhe të kombinuara).

35 Sala, S., “Veçoritë gjeomorfologjike në kodrat e Kërrabës”. Tiranë, 2005, fq. 67

Page 62: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

62

Foto 29: Rrëshqitje në Domën Foto 30: Rrëshqitje shembje në Carinë (K. Ferhati) 2013 (K. Ferhati) 2012

Madje në këtë territor vitet e fundit ka artikuj që flasin për riaktivizimin dhe formimin e rrëshqitjeve në këtë dhjetëvjeçar të fundit36. Sipas tyre dhe vëzhgimeve tona tëdrejtpërdrejta në terren rezulton se rrëshqitjet më të mëdha janë ato në Beden, Çorum, Stërbeg, Bago, Bardhor, Karpen, Peqinaj, Shkëmbi i Peqinit, Bardhor, Kepi i Lagjit, në perëndim të Karpenit, Faleza e Bardhorit, etj. Për 2-3 prej tyre është foluar edhe më parë: Beden, Bago, Faleza e Bardhorit37. Ato janë formuar në shpate me pjerrësi tëkonsiderueshme të përbërë nga shkëmbinj terrigjenë, me prani të madhe të argjilave, ku

shirat e butë kanë çuar në formimin dhe riaktivizimin e herëpashershëm të tyre. Është intersantë të theksohet se ashtu si është shënuar dhe në Kodrat e Kërrabës38 dhe këtu vërehen rrëshqitje të mëdha në shkëmbinjtë konglomeratë me trashësi nga mbi 4-5 m. E tillë është rrëshqitja e Bedenit, e Çorumit, ajo e Bardhorit, etj39. (foto 31).

Foto 31: Rrëshqitje në falezën e Bardhorit (S.Sala) 1999

Nga vëzhgimi i morfologjisë së terrenit dhe bisedave me të moshuar rezulton se një pjesë e madhe e tyre duhet të jenë formuar më shumë se 70-80 vjet më parë. Në 30-40 vitet e

36 Sala, S., Qiriazi, P., “Rrëshqitja në fshatin Bago: shkaqet dhe faktorët që e kushtëzuan”. Buletini

Shkencor i Universitetit të Shkodrës, nr 4. Shkodër, 2010, fq. 64 37 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 44 38 Sala, S., “Veçoritë gjeomorfologjike në kodrat e Kërrabës”. Tiranë, 2005, fq. 68 39 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 46

Page 63: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

63

fundit ka pasur riaktivizim të pjesshëm të trupit apo zgjerim të atyre më të vjetra (Shkëmbi Peqinit, pranë pyllit të Bedenit, etj). Shënojmë se ish-rrëshqitja e Bedenit (pylli i Bedenit) prej më shumë se 40 vjet është e stabilizuar, sepse ish-beu Alltun e ripyllëzoi me qiparisë40. Disa rrëshqitje të vjetra janë riaktivizuar nga ndërhyrja pa kritere njeriut mbi territorin (Karpen, Shkëmbi i Peqinit, Bago, Domën, Stërbeg, etj). Riaktivizimi vazhdon edhe sot, duke degraduar më tej shpatin, tokën, bimësinë e pakët apo atë të kultivuar, përfshi edhe ndërtimet e banimeve, rrugët, etj. (foto 32, 33).

Foto 32-33: Rrëshqitjet në Domën kanë kapur tokat bujqësore (K. Ferhati) 2013

Të shumta kanë qenë edhe formimi i rrëshqitjeve të reja, ku faktori nxitës kryesor ka qenë veprimtaria e njeriut mbi tokën, bimësinë, hapja e rrugëve, etj. Kjo ka ardhur si rezultat i përdorimit jo të kujdeshëm të tokës bujqësore dhe hapja e ish-tokave të reja në dëm të ish-sipërfaqeve me shkurre; zgjerimi të infrastrukturës rrugore dhe ndërtimeve të

pastudiuara në shpatet kodrinore (foto 34). Shënojmë se kjo ndodh edhe në shpate me pjerrësi të vogël, sepse kushtet e tjera natyrore për formimin e tyre janë shumë të përshtatshme. Ndër to veçojmë ato në Peqinaj-Domën, në veri e jug të pyllit të Bedenit, në perëndim të rrëshqitjes së Çorumit, në lindje të Xhamisë në Bago, në Karpen, në Stërbeg, etj. Ato kanë ndikuar shumë në morfologjinë e peizazhit natyror gjeografik, të morfodinamikës së tij dhe kanë dëmtuar shumë tokat arë.

Foto 34: Rrëshqitje në Karpen nga ndërtimet e pastudiuara në shpatin kodrinor (K. Ferhati) 2012

40 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Nyja ekologjike pylli i Bedenit-plazhi i Gjeneralit”. Tiranë, 2002, fq. 59

Page 64: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

64

Përsa u përket rrëshqitjeve që kanë përfshirë shkëmbinjtë konglomeratikë, më interesante për këtë territor është formimi i rrëshqitjes së Çorumit, sepse ndodhet në një shpat kodrinor me pjerrësi të vogël, i cili është i ndërtuar nga shkëmbinj konglomeratikë të suitës “Rrogozhina”. Këta shkëmbinj vendosen mbi ata argjilorë e alevrolitorë të suitës “Helmasi”41. Ndër rrëshqitjet më të mëdha në shkëmbinjtë konglomeratikë, që e bëjnë të veçantë tipin e relievit erozivo-denudues të kodrave të Kryevidhit, mund të veçojmë rrëshqitjen e Çorumit. Pjerrësia e vogël e shpatit dhe reshjet e buta që zgjasin disa ditë mundësojnë filtrimin e ujërave deri te shkëmbinjtë argjilorë e alevrolitorë. Prerja e fundit të shpatit nga dy degë të një përroi të përkohshëm në formë trekëndshi më kulm në fundin e shpatit, mundëson filtrimin e ujit të shiut të butë deri tek argjila, ndaj shpati humbjet ekuilibrin të pjesës së sipërme, pra formohet rrëshqitja. Më pas është përdorimi i kufizuar i tokës së varfër në këtë shpat nuk ka ndihmuar riaktivizimin, por e kundërta ndodhi më atë në veriperëndim të saj, përgjatë shpatit. Në 3 vitet e fundit situata është përmbysur

krejt, sepse ndërhyrja e njeriut ka qenë tejet e “dhunshme”

ndaj këtyre dy rrëshqitjeve, por edhe për gjithë morfologjinë e shpateve. Gjithçka është sheshuar me mjete mekanike të rënda, duke u mbjellë me ullinj (foto 35). Trupi i rrëshqitjeve është shpyllëzuar dhe nga ajo pak bimësi shkurresh të rralla dhe është hapur tokë e re arë, e punuar nga lart-poshtë, duke favorizuar tej mase erozionin sipërfaqësor.

Foto 35: Rrëshqitja e Çorumit, sheshimi i saj me mjete mekanike (K. Ferhati) 2012

E njëjta gjë duhet thënë edhe për rrëshqitjet pranë vijës bregdetare të Rivierës së Kavajës dhe në veri të plazhit të Carinës, aty ku përfshihet Faleza e Bardhorit, monument natyre42. Kjo dukuri është e lidhur me pjerrësinë më të madhe të shtresave shkëmbore në drejtim të detit prej 35°43 dhe me proceset e abrazionit detar, që prishin gjithnjë ekuilibrin e shpateve duke gërryer fundin e falezave (foto 36, 37). Gjithashtu, alternimi i shtresave konglomeratike me ato argjilore dhe alevrolitore favorizon shumë dukuritë e rrëshqitjeve në këtë sektor, si ai i mësipërmi.

41 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983 42 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 50 43 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983

Page 65: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

65

Foto 36: Falezë në rrëshqitje në Carinë Foto 37: Rrëshqitje në falezën e Bardhorit (S. Sala) 2000 (S. Sala) 1999

E ngjashme me këto rrëshqitje është dhe ajo në jug të Bardhorit, ose majës së Zabelit, e cila ka përfshirë dy krahët e luginës së përroit të Domënit në pjesën e mesme të tij, disa qindra metra para se të arrijë në vijën e ujit dhe plazhin e Domënit. Kjo rrëshqitje është pak e vështirë të shpjegohet vetëm me faktorin litologjik, klimatiko-hidrografik dhe relievin. Përmasat e saj janë të mëdha. Forca e erozionit të përroit të madh dhe pjerrësia e shpatit nuk e justifikoi këtë rrëshqitje shumë të madhe. Sipas diskutimit në terren të studiuesve Vangjel Melo, Skënder Sala, Perikli Qiriazi, ka mundësi që dhe lëvizja sizmike të jetë ndër shkaqet kryesore (pranim i diskutimit gojor), sepse shkëmbinjtë

konglomeratë mbi ato argjilorë-alevrolitorë,

nga dridhjet e tokës, ka shumë mundësi që edhe nëse nuk e kanë krijuar rrëshqitjen për herë të parë e kanë riaktivizuar atë më pas. Ndoshta është kjo arsyeja që në të dy anët e luginës së përroit të Larzës rrëshqitjet kanë formuar një gropë sikur të ishtë me origjinë fundosëse.

Foto 38: Rrëshqitje në jug të Bardhorit, shkëmbinjtë konglomeratë të vendosur mbi pakon argjilo-alevrolitore (S. Sala) 2000

Page 66: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

66

Ka disa rrëshqitje të mëdha që formohen në shpate të ndërtuar nga shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë. Të tillë përmendim rrëshqitjen në Shkëmbin e Peqinit, në përëndim të Karpenit, Peqinaj, Bago, Stërbeg, Kryevidh, etj.

Rrëshqitja e Shkëmbit të Peqinit ka ndodhur 80 vjet më parë dhe riaktivizohet herë pas here. Nga faktorët e formimit të saj mund të përmendim: Pjerrësinë e konsiderueshme të shpatit, shtresat argjilo-alevrolitore, shirat e ujërat në dimër e pranverë, abrazionin detar dhe keqpërdorimin e bimësisë dhe tokës në shpatin kodrinor. Disa sektorë anësorë të trupit të rrëshqitjes kanë pasur qëndrueshmëri disa vjeçare, sepse janë rritur shkurret, pavarësisht se janë prerë për dru zjarri. Gjuha e kësaj rrëshqitje shumë të madhe formon falezë në vijën ujore të detit. Materiali i gjuhës pranë vijës së ujit në det, aty ku plazhi mungon plotësisht, shembet vazhdimisht si pasojë e abrazionit shumë aktiv.

Rrëshqitja e Stërbegut, sipas banorëve më të moshuar të fshatit, është një rrëshqitje mjaft e hershme, të paktën mbi 60 vjet. Rrëshqitja është riaktivizuar herë pas herë duke kapur një pjesë të mirë të shpatit të kodrinës. Pothuaj ka arritur pranë përroit të Shelzës, i cili ka fuqi erozive relativisht të mirë. Pritet që shpati të degradojë më tej, duke pakësuar sipërfaqen e tokës së punueshme. Rrëshqitja e Bagosë është formuar në një shpat të ndërtuar nga shkëmbinjë terrigjenë, ku prania e argjilave është shumë e madhe. Shpati ka pjerrësi të vogël. Shirat e butë që zgjatën disa ditë çuan në formimin e kësaj rrëshqitje, e cila përfshihet në grupin e rrëshqitjeve të mëdha e të reja44. Ndryshimi në morfologjinë e shpatit ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm. Por i tillë ishte dhe dëmi ekonomik: shtatë shtëpi u shkatërruan dhe rreth njëzet të tjera janë të kërcenuara prej këtij rreziku (foto 39). Foto 39: Rrëshqitje në Bago (S. Sala) 2009

Rrëshqitja në perëndim të Karpenit, sipas disa banorëve të intervistuar në terren, rezulton që jetë formuar për herë të parë në vitet ‟50-60 të shekullit të kaluar. Trupi saj ka pasur riaktivizime të pjesshme. Pritat me gurë dhe bunker, të ndërtuara 20 vitet e fundit në vijën ujore, madje duke u futur disa dhjetëra metra brenda saj, kanë mundësuar riformim të plazhit, për rrjedhojë kanë ndaluar abrazionin dhe kanë ndikuar edhe në dobi të kufizimit të ardhshëm të rrëshqitjes (foto 40).

44 Sala, S., Qiriazi, P., “Rrëshqitja në fshatin Bago: shkaqet dhe faktorët që e kushtëzuan”. Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës, nr 4. Shkodër, 2010, fq. 67

Page 67: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

67

Nga vrojtimet në terren ka mjaft elementë që tregojnë se rrëshqitjet në këtë sektor kanë ndodhur disa dekada më parë e janë riaktivizuar herë pas here edhe më vonë, madje edhe

gjatë vitit 2014. Ndër këto shenja veçojmë morfologjinë e shkallëzuar në sektorin ku ka arritur gjuha e rrëshqitjes, prania e lagështisë së madhe në trupin e rrëshqitjeve që e dëshmon edhe rritja e drurëve të plepit të bardhë. Edhe bisedat me banorët, tregojnë se ky sektor në mesin e viteve ‟70-‟80 të

shek.XX ka patur disa rrëshqitje me përmasa të vogla, por janë riaktivizuar herë pas here.

Foto 40: Rrëshqitje në perëndim të Karpenit (K. Ferhati) 2012

Ato do përmendet tek analiza gjeomorfologjike dhe në hartën gjeomorfologjike do kenë simbolin përkatës (harta 11).

Në gropat e rrëshqitjeve banorët shpesh kanë hapur puse për ujë të pijshëm, apo mbjellin perime, sepse lagështia në tokën bujqësore zgjat më shumë. Kjo është më karakteristike në fshatrat Peqinaj, Bardhor, Bago, Beden e Karpen.

Më shpesh rrëshqitjet janë nxitur nga ndërhyrjet e njeriut në shpatet e kodrave të Kryevidhit, sidomor në shpatin perëndimor të tyre. Në këto raste, shkak i formimit të tyre është bërë hapja e rrugëve rurale, e kanaleve të infrastrukturës ujitëse, e transeve të hapura nga ushtria, etj. Ndër më kryesoren përmendim atë në të dy anët e rrugës Bago-Bardhor (deri tek degëzimi rrugës për në Domën). Këtu rruga shërben dhe si ujëndarës i dy përrenjve, të cilët janë pranë fenomenit të kaptimit lumor (foto 41, 42). Siç shihet dhe nga foto këtyre tokave po u kanoset rreziku nga rrëshqitjet.

Foto 41-42: Rrëshqitje në dy anët e rrugës Bago-Bardhor ku rruga shërben si ujëndarës i

dy përrenjve (K. Ferhati) 2013

Page 68: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

68

Rruga në Vilë-Bashtovë ka mundësuar formimin e 2-3 rrëshqitjeve të tjera, ndonëse tashmë të vogla, por janë pjesë e gjuhës së ish-rrëshqitjeve të vjetra. Ato ndodhen pranë varrezave të fshatit Ballaj. Shihet se shkaku i aktivizimit të tyre është hapja e kanalit buzë rrugës, prishja e ekuilibrit, pjerrësia e shpatit më e madhe dhe përbërja nga argjilat dhe alevrolitet.

Në vitin 2010, në fshatin Kryevidh, rrëshqitjet e ngadalshme kapën një pjesë të madhe toke, çka shkaktuan dëmtime të mëdha të banesave, çarje të rrugëve të reja, dëmtime të kulturave bujqësore, etj. Shkaktarët kryesorë për aktivizimin e tyre mbeten pa dyshim veprimet e pastudiuara të banorëve në shpatin lindor të kurrizit kodrinor, ku përmendim përdorimin intensiv bujqësor, vendosjen e banesave të reja aty si dhe mosadministrimi i ujërave të zeza e të bardha perrëth tyre.

Madje, pothuajse në të gjitha shpatet ku janë hapur brezare, rrëshqitjet e reja kanë qenë të pranishme, sidomos vitet e fundit, pasi ato janë braktisur dhe dëmtuar. Sipërfaqe më të mëdha të tokave të reja bujqësore takohen në sektorët gryka e Xhelezajt dhe faqja e Kronjave, ku dy dekada më parë janë hapur brezare të mbjella me pemë frutore, por për fat të keq ato janë dëmtuar vitet e fundit. Hapja e brezareve dhe dëmtimi i bimësisë krijoi kushte për prishjën e ekuilibrit të shpatit, pra rriti mundësinë e riaktivizimit të fenomenit të rrëshqitjeve.

Foto 43: Dëmtime të banesave nga rrëshqitjet Foto 44: Rrugë të rindërtuara por të kapura në Kryevidh (S. Sala) 2010 nga rrëshqitjet në Kryevidh (S. Sala) 2010

Kjo dukuri po shpejton degradimin e shpatit dhe të tokës bujqësore, kanë dëmtuar

e shkatërruar shtëpi (Bago), por kërcënojnë shtëpi të tjera në Bago, Peqinaj, Bardhor, Kryevidh). Shënojmë se në disa raste ka ndërtime të 10 viteve të fundit shtëpi tip vilë, të kushtueshme, strukturë të rëndë, që nuk kanë përfilluar aspak rrezikun gjeomorfologjik të rrëshqtjeve. Për këtë arsye pushteti lokal dhe fermerët duhet të vlerësojnë me kujdes lidhjet bimësi-tokë-procese gjeomorfologjike dhe të ndërmarrin investime për të kufizuar këtë fenomen negativ. Rrëshqitjet janë aktive edhe në pjesën e poshtme të shpatit perëndimor edhe pse e veshur me shkurre mesdhetare.

Mjaft të përhapura rrëshqitjet janë edhe përgjatë shpateve të luginave të përrenjve, sidomos në pjesët më të sipërme të tyre, aty ku është sipërfaqja më e madhe e tokave në përdorim bujqësor. Kështu në shpatin e djathtë të luginës së Stërbegut, përroit të Keq dhe atij të Domënit, rrëshqitjet në përgjithësi janë të vjetra. Rrëpira e tyre në lartësi deri në 8

Page 69: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

69

m, gjenden edhe në shpatet e mbuluara me bimësi natyrore. Pothuajse në të gjitha rastet trupi i rrëshqitjeve, veçanërisht në gropat e krijuara në to, mbizotëron fieri, madje edhe shkurret e tjera kanë gjelbërim më të thellë. Kjo shpjegohet me praninë e madhe të lagështirës në këto sektorë.

2.2.5.2.2. Erozioni

Erozioni sipërfaqësor është një proces gjeomorfologjik mjaft i pranishëm në kodrat bregdetare të Kavajës (Kryevidhit). Nga faktorët natyrorë që përmendëm, për rëndësinë që ata kishin në përhapjen e relievit erozivo-denudues, duket se rolin më të rëndësishëm në formimin e vatrave të erozionit e ka luajtur mungesa e bimësisë natyrore. Pothuajse në të gjitha shpatet ku në sipërfaqe dalin shëmbinjtë argjilorë e alevrolitorë janë të pranishme vatrat erozive më të mëdha dhe më aktive. Shirat në formë rrebeshi, të cilat janë të pranishme në stinën e verës edhe në këtë zonë e kanë intensifikuar krijimin e

vatrave të reja erozive. Sipas të dhënave të regjistruara rezulton se lartësia maksimale e reshjeve 24 orëshe arrin në shifra 236 mm për stacionin e Kryevidhit. Ajo e regjistruar për 5 ditë të njëpasnjëshme, gjatë periudhës 1956-1980, janë përkatësisht 79.8 mm, 103.2 mm, 117.8 mm, 128.3 mm dhe 137.8 mm. Në këtë rast shpejtohet erozioni në thellësi, thellimi i shtretërve të rrëkeve, përroskave e përrenjve në shpatet e zhveshur.

Foto 45: Vatër erozioni në formim e sipër në Domën (K. Ferhati) 2013

Në shumë raste njeriu është bërë faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe intensifikimin e këtij rreziku gjeomorfologjik. Kjo lidhet me hapjen e tokave të reja në vitet 1960-1985, me shpyllëzimet, djegiet apo mbikullotjen e bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore. Prania e madhe e këtyre vatrave të erozionit tregon për shkallën e lartë të degradimit, por dhe të dezertifikimit të peizazhit në kodrat e Kryevidhit, me pasoja mjaft të dëmshme për mjedisin dhe aktivitetin ekonomik të njeriut. Territoret më të prekura nga ky proces janë ato në pjesën veriore të kodrave të Kryevidhit, kryesisht sektori Domën-Bardhor-Karpen. Këtu dalin më shumë në sipërfaqe shkëmbinjtë e suitës “Helmas”, tejet të paqëndrueshëm ndaj erozionit. Klima dhe pjerrësia e konsiderueshme e shpatit, ndërhyrjet e njeriut në pakësimin e sipërfaqes me shkurre dhe zgjerimi i asaj të tokës arë kanë intensifikuar më tej këtë proces. Ish-pyjet e dushkut janë zhdukur prej pushtuesve të huaj që në shek. XIX, por më pas kanë qenë banorët që kanë pakësuar shumë sipërfaqen e shkurreve. Kjo e fundit u intensifikua shumë gjatë viteve „70-‟80 të shekullit të kaluar

Page 70: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

70

nga rëndësia që mori zgjerimi pa kriter i sipërfaqes së tokës arë. Në territoret që përmendëm, pasojë e këtij veprimi janë degradimi i tokës arë dhe krijimi i vatrave të erozionit, veçanërisht në Domën-Karpen. Kjo situatë u rëndua më shumë pas viteve ‟90

pasi mjaft toka të reja u braktisën, duke e rritur më tej erozionin sipërfaqësor. Nga vëzhgimet në terren rezulton se në shumë vatra erozioni si pikënisje për erozion të fuqishëm kanë shërbyer rrëshqitjet, ku për aktivizimin e këtyre të fundit ka ndihmuar njeriu nëpërmjet hapjes së tokave të reja, të brezareve, të rrugëve, shpyllëzimeve, etj. Foto 46: Vatër erozioni në Peqinaj (K. Ferhati) 2013 Në këto vitet e fundit në sektorin Beden-Stërbeg, ndërhyrja e njeriut mbi tokën është bërë pa respektuar asnjë kriter shkencor në ruajtjen e përdorimin e tokës. Punimi i saj me mjete mekanike bujqësore jo sipas drejtimit të izohipseve është metoda që sjell shkatërrim të shpejtë të tokës (foto 47). Shirat e pranverës kanë krijuar brazdat e para, të cilat do të thellohen deri në shkëmbin rrënjësor nga shirat e parë të vjeshtës. Do të duhen

të kalojnë dhjetëra vite nëse kjo tokë mund të riformohet, pasi procesi i pedogjenezës nuk favorizohet nga pjerrësia e shpatit. Në brendësi të vatrave të erozionit ka mjaft përroska dhe rrëke të tipit baltor, ku një pjesë e mirë e tyre derdhen drejtpërdrejt në det, siç ndodh në Karpen, Carinë, etj. (foto 48).

Foto 47: Ndërhyrja e njeriut mbi tokën e shoqëruar me erozion në Stërbeg (K. Ferhati) 2012

Page 71: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

71

Erozioni dhe transporti i materialeve të ngurtë të tyre shoqërohet me krijimin e mikroformave të reja torrenciale, bllokim rrugësh, etj. Këto përroska dhe rrëke pothuajse janë të thata dhe marin karakter baltor gjatë shirave të rrëmbyeshëm, sidomos të fillimit të vjeshtës, kur këto rrjedhje transportojnë sasi të mëdha llumi dhe balte. Në këta sektorë mungon bimësia dhe zhvillohet një erozion i shpejtuar në thellësi dhe anësor. Mungesa e bimësisë lidhet me dëmtimin e saj nga banorët dhe nga vetë erozioni, i cili në kushtet e klimës mesdhetare është shumë i shpejtuar. Kjo mungesë lidhet edhe me pyllëzimin jo të plotë të këtyre sektorëve. Për të penguar shtrirjen e mëtejshme të përrenjve torrenciale duhet të ndërtohen sistemime malore (prita, tarracime me gardh dhe gurë) dhe të pyllëzohen sektorët e rrezikuar me bimë rezistente dhe me rritje të shpejtë, sidomos me eukalipte. Foto 48: Formimi i përroskave në brendësi të vatrave të erozionit në Carinë (K. Ferhati) 2012

2.2.5.2.3. Shpërlarja sipërfaqësore

Shpërlarja sipërfaqësore është kudo e pranishme pasi ndërtimi gjeologjik dhe relievi janë të përshtatshme. Sigurisht që në sektorë të ndryshëm shpërlarja sipërfaqësore është e ndryshme. Vlerat më të larta të saj arrijnë në shpatet e zhveshur, në tokat arë, në shpate të pjerrta, në shpatet e degraduar dhe të dezertifikuar. Ndër më tipikët do të përmendim sektorët e shpateve të luginave të përrenjve të Stërbegut, Darzës, Domënit, përroit të Keq, etj. Pas viteve ‟90 në këto shpate vërehet braktisje e plotë e tokës arë, ndaj

në të tani janë formuar rrëketë e para, të cilat po thellojnë shtratin, veçanërisht pas shirave në formë rrëbeshi.

2.2.5.2.4. Rrëzimet

Rrëzimet kanë shtrirje më të kufizuar në kodrat e Kavajës pasi edhe pjerrësitë mesatare të shpateve nuk kanë vlera të mëdha. Ato takohen në bregdetin e lartë Guri i Lëmuar-Riviera e Kavajës-Kepi i Lagjit dhe në Karpen. Më të shpeshta janë në sektorin midis Lalzës së Madhe dhe asaj të Vogël. Morfodinamika e shpatit është shumë aktive.

Page 72: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

72

Ato përbëjnë shkëputje të blloqeve të mëdha nga buzët e rrëpirave të falezave të vjetra e të reja. Kjo dukuri është e lidhur me pjerrësinë e madhe të shtresave shkëmbore në drejtim të detit dhe me proceset e abrazionit detar, që prishin gjithnjë ekuilibrin e shpateve duke gërryer fundin e falezave. Blloqet shkëmbore konglomeratike të rrëzuar nga falezat vertikale vendosen rrëzë tyre, madje arrijnë deri në det, duke i dhënë bregut të detit një pamje të egër por me bukuri mahnitëse. Alternimi i shtresave shkëmbore konglomeratike me ato argjilore favorizon shumë dukuritë e rrëshqitjeve dhe rrëzimeve në këto sektorë. Gjithashtu rrëzimet takohen edhe në zonat e kodrave, larg ndikimit abraziv të detit.

Foto 49: Rrëzime në fundin e falezave, Karpen (K. Ferhati) 2012

Këto rrëzime lidhen me faktorë të tjerë siç janë: Ndikimi dhe veprimi i ujërave rrjedhëse dhe aktiviteti ndikues i njeriut mbi mjedisin, me qëllim shfrytëzimin e pasurive natyrore. Madje rrëzime gjenden edhe në shpatet e luginave me pjerrësi të madhe, ku në sipërfaqe dalin shkëmbinjtë ranorë dhe konglomeratët e fortë. Rast tipik përmendim rrëzime gurësh e blloqe shkëmbore të formuar në shpatin e djathtë të luginës së Ujit të Mirë, por ripyllëzimet me akacie kanë ndihmuar shumë në kufizimin e tyre. Rrëpira litologjike këtu arrin mbi 4-5 m dhe blloqet e rrëzuar mbeten në rrëzën e rrëpirës.

Foto 50: Rrëzime blloqesh konglomeratike në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2012

Page 73: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

73

2.2.5.2.5. Shembjet

Janë të pranishme në falezat detare dhe brigjet e përrenjve, të kapura nga

rrëshqitjet e mëdha të formuara në shkëmbinj konglomeratë. Gjithashtu ato janë të pranishme edhe në kurorën e këtyre rrëshqitjeve, por nuk mungojnë edhe në ato të formuara në shkëmbinj argjilorë, kur kurora ndërtohet nga shtresë ranore.

Foto 51-52: Shembje të formuara në kurorën e rrëshqitjeve, Carinë (K. Ferhati) 2012

Për këtë të fundit dallon Shkëmbi i Peqinit, në të cilin vazhdimisht, sidomos, në fillim vjeshte, krijohen shembje për shkak të plasaritjes së madhe të shkëmbinjve të suitës

“Helmas” (argjilorë-alevrolitorë) të cilët gjatë verës plasariten shumë thellë, ujërat e shirave të para të vjeshtës duke depertuar, krahas rrëshqitjeve krijojnë dhe shembje. Gjithashtu shembjet krijohen edhe në falezat ranore te kalaja e Turrës ku dallgët, thellë, godasin fundin e falezës dhe për shkak të forcës së rëndesës i shkëpusin pjesët e saj. Aty-këtu shembjet në këtë rast kombinohen me rrëzime por dhe me rrëshqitje. Me këtë fenomen lidhet prania e gjerë e blloqeve shkëmbore brenda sipërfaqes ujore (mbi ose nën ujë).

Foto 53: Shembje në falezën e Bardhorit (S. Sala) 1999

Page 74: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

74

2.2.5.3. Relievi bregdetar

Vija bregdetare e sotme në bregdetin e Kavajës është dëshmia më e mirë e lidhjes

dhe bashkëveprimit të disa faktorëve: veprimtaria gërryese dhe depozituese e valëve të detit, erës, e cekëtinës detare, e prurjeve të ngurta që sjell lumi i Shkumbinit, përrenjtë e Darçit, Domënit, Forsilogut, etj. Kjo duket më shumë gjatë shirave në formë rrebeshi, stuhive detare, veçanërisht shpeshtësia dhe forca e tyre. Erozioni i detit ose abrazioni i valëve detare është një rrezik i pranishëm në bregdetin e Kavajës, i cili shoqërohet me pakësim të hapësirave të plazheve e shkatërrim të vlerave tërheqëse të tyre. Në shkallë të konsiderueshme këtu kanë rolin e tyre edhe rrëshqitjet në shpatet e Rivierës së Kavajës dhe të kodrave Kepi i Lagjit-Carinë-Karpen (foto 54).

Foto 54: Rrëshqitje në Kepin e Lagjit Foto 55: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje (K. Ferhati) 2013 në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2013

Përgjatë vijës bregdetare të Kavajës shtrirjen më të madhe e ka tipi i bregdetit të ulët (akumulues), por nuk mungon edhe bregdeti i tipit të lartë (abraziv). Tipi i bregdetit akumulues ka shtrirjen më të madhe dhe takohet në dy sektorë, në plazhin e Golemit dhe atë të Spillesë, ku në jug të këtij të fundit takohen edhe marshet. Këto plazhe janë ranorë, me gjerësi që shkon deri në 60 m në Karpen. Rëra është e imët, e bardhë dhe e pastër. Pikërisht këto elementë kanë bërë që këto plazhe, sidomos ai i Golemit të jetë më i frekuentuari në vijën bregdetare të Kavajës, por edhe në vendin tonë. Tipi i bregdetit abraziv ka shtrirje mjaft të kufizuar në bregdetin e Kavajës. Ai shtrihet në sektorin Guri i Lëmuar-Riviera e Kavajës-Kepi i Lagjit dhe në Karpen, ku forca e dallgëve ka gërryer shkëmbinjtë dhe ka mundësuar procesin e shembjeve dhe të rrëshqitjeve (foto 56).

Page 75: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

75

Foto 56: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje, shembje e rrëzime në jug të plazhit të Carinës (S. Sala) 2002, 2012

Në këtë sektor është formuar plazhi i bukur i Gjeneralit, i cili ka formën e patkoit me një gjatësi 400 m dhe gjerësi maksimale rreth 50 m. Gjithashtu në këtë sektor të bregdetit abraziv gjendet edhe faleza e Bardhorit, një falezë vertikale, e formuar në shkëmbinjtë konglomeratikë e që tërhiqet vazhdimisht në drejtim të tokës si rezultat i shembjes së vazhdueshme të shkëmbinjve konglomeratë, veçanërisht në ata sektorë ku dalin shkëmbinjtë argjilorë. Ndërhyrja e njeriut ka qenë e gabuar, e dhunshme mbi plazhin dhe falezën monument natyre, pavarësisht se me ligj janë në mbrojtje si monument natyre (foto 57, 58).

Foto 57: Faleza e Bardhorit e formuar nga Foto 58: Ndërhyrja e dhunshme e njeriut abrazioni detar (S. Sala) 1999 mbi plazhin e Gjeneralit (K. Ferhati) 2013

Nëse u referohemi studimeve të kryera për evolucionin gjeomorfologjik të vijës bregdetare rezulton se ndryshimet e saj kanë qenë jo të vogla gjatë shekullit të kaluar45.Në ndihmë na vijnë edhe toponimet e sotme si shtrati i vjetër i lumit Shkumbin dhe Hauzët në fushën e Spillesë, ish-këneta e Zhabjakut, ish-kriporja e Karpenit, etj. S‟ka

dyshim që shumë më herët rolin kryesor e ka patur lumi Shkumbin, i cili në periudhën pasakullnajore kishte më shumë ujë dhe transportontesasi të mëdha materiali të ngurtë.

45 Boçi, S., Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave. Dizertacion. Tiranë, 1987, fq. 98

Page 76: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

76

Më parë ai derdhej në Karpen e më pas në jug të Spillesë ku është sot. Ndikimi i rrjedhjeve ujore me materialin e ngurtë të tyre ka qenë shumë i dukshëm në formimin e plazheve të Spillesë, Karpen-Golemit, Carinës.

Evolucioni i gjatë i vijës bregdetare në sektorët që përmendëm më sipër u dha mundësi formimit të fushave me toka pjellore: Fusha e Kavajës dhe Spillesë. Theksi për këto ndryshime vihet mbi ndryshimet klimatike gjatë Holocenit, e sidomos në Holocenin e Mesëm: 8000–5000 vjet më parë, kohë kur ka pasur ndërhyrje midis fenomenit të erozionit dhe depozitimit në bregun detar. E kombinuar dhe me lumin kjo mundësoi dhe krijimin e lagunave dhe kënetave. Të tilla përmendim kënetën e Zhabjakut, të Karpenit (ish-kripore), shtretërit e vjetër të Shkumbinit. Sot ruhen gjurmë të këtij të fundit. Studime të ngjashme në pellgun e Mesdheut tregojnë se nuk duhet anashkaluar roli i ndryshimit që ka patur niveli i detit në 30 mijë vitet e fundit46.

Në relievin bregdetar përfshihen dhe plazhet e Spillesë, Carinës dhe Karpenit. Madhësia dhe rëndësia e tyre sot është përkatësisht sipas renditjes që dhamë. Janë rrjedhojë e veprimtarisë së gjatë të evolucionit të gjatë të vijës bregdetare (si në gjithë Ultësirën Perëndimore): Bashkëveprimi lëvizjeve ulëse e ngritëse neotektonike dhe prurjeve të ngurta të rrjedhjeve ujore, veçanërisht lumit të Shkumbinit. Në shekullin e fundit kjo është bërë më e dukshme në deltën e Shkumbinit. Pranë grykëderdhjes shtrati ka pasur ndryshime, degëzime, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmasat e deltës. 30 vitet e

fundit ajo ka depërtuar dukshëm në brendësi të cekinës detare duke arritur një gjerësi prej 4 km. Në grykëderdhje lumi degëzohet shpesh duke formuar kordone litorale, të cilët shpesh i ndryshojnë konturet dhe madhësitë e tyre për shkak se shtrati i lumit këtu nuk është stabël, por madje bën lëvizje sa majtas-djathtas.

Foto 59: Depërtimi i deltës së Shkumbinit në brendësi (A. Islami) Në dimrin e vitit 1994-1995 grykëderdhja kryesore e Shkumbinit u spostua në drejtim të veriut, duke arritur në pozicionin që kishte në vitin 1962. Në këtë mënyrë procesi i akumulimit dhe i gërryerjes ndryshuan dhe zëvendësuan njëri-tjetrin. Spostimi i fundit i grykëderdhjes u shoqërua me përmbytjen e disa sektorëve të pjesës jugore të fushës së Rreth-Grethit dhe të Spillesë. Në një pjesë të kordoneve litorale të formuara është

46 Boçi, S., Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave. Dizertacion. Tiranë, 1987, fq. 105

Page 77: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

77

vendosur edhe bimësia, gjë që tregon për stabilitetin e tyre dhe proceset pedogjenetike mundën të formonin tokën duke i dhënë mundësi zhvillimit të një bimësie halofite dhe livadhe me bimësi higrofile barishtore, midis tyre të rralla dhe të rrezikuara. Në këtë bimësi jetojnë dhe kafshë të shumta, sidomos shpendë të llojeve të ndryshme. Kështu në të është formuar një mjedis të veçantë, me biodiversitet të pasur e me vlera ekologjike dhe shkencore.

Është shumë e domosdoshme mbrojtja e këtij biodiversiteti, mirëpo sipas studimeve, ujërat në grykëderdhjen e Shkumbinit janë shumë të ndotura nga mbetjet industriale, si pasojë e derdhjeve të dikurshme të mbeturinave të metalurgjikut të Elbasanit dhe më së shumti nga mbetjet urbane, që janë shtuar shumë kohët e fundit për shkak të shtimit të popullsisë përgjatë kësaj lugine. Pasojat e kësaj ndotjeje duken qartë edhe në pakësimin e botës së gjallë, dukë sjellë mbi të gjitha aktivizimin e erozionit detar në këtë sektor. Ndikimi është shfaqur edhe në procesin e abrazionit e mbathjes në veri e jug të saj. Për këto do të flitet më gjerë në kapitullin e analizës gjeomorfologjike.

Zona e marrë në studim ka një vijë bregdetare të gjatë, por platforma e abrazionit ka shtrirje të pakët. Dy janë sektorët kryesorë. I pari përfshin rivierën e Kavajës: Kepi i Lagjit në veri deri te Guri i Lëmuar në jug. Këtu platforma e abrazionit është shumë e shprehur, veçanërisht pjesët qëndrore dhe jugore. Por edhe ajo në 3-4 raste ndërpritet nga plazhe të vegjël, ku më të rëndësishmit janë ato të Gjeneralit dhe Domënit. Zakonisht gjerësia e kësaj platforme shkon deri në mbi 40-50 m. Janë karakteristike për të prania e dukshme e shkëmbinjve nënujorë dhe mbi ujorë. Ka madje dhe blloqe shkëmbore të ardhur aty këto 10-20 vitet e fundit, çka është kushtëzuar më shumë nga rrëshqitjet e ish-falezës detare. Platforma dhe shkëmbinjtë janë në shkëmbinjtë konglomeratë (foto 60-61).

Foto 60-61: Platformë abrazioni në plazhin Guri i Lëmuar (majtas) dhe në plazhin e Gjeneralit (djathtas) (S. Sala) 2010

Sektori i dytë është nga Kepi i Lagjit në perëndim deri në plazhin e Carinës në lindje. Këtu shkëmbinjtë janë ranorë. Janë të pranishëm blloqet ranorë mbi e nën ujë, madje të përpunuar deri në mikrorelieve interesante nga valët e detit (foto 62-63).

Page 78: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

78

Foto 62-63: Platformë abrazioni në Kepin e Lagjit, pranë Farit detar, kryesisht në

shtresën e shkëmbinjve ranore (K. Ferhati) 2013

Pranë kepit ndikim ka faleza detare me lartësi mbi 30 m, ku platforma i kalon 70-80 m (foto 64-65). Më në lindje ajo gati përgjysmohet, sepse vazhdon të futet në brendësi të saj sasi e madhe materiali që vjen nga rrëshqitjet shumë aktive edhe gjatë vitit 2014. Në Kepin i Lagjit ose Kalanë e Turrës, ku mund të jenë ruajtur deri vonë taracat detare, ndërtimet ushtarake kanë shkatërruar gjithçka.

Foto 64-65: Platformë abrazioni në falezën e Bardhorit (K. Ferhati) 2013

Në pjesën pranë vijës bregdetare të lartë, perëndimore dhe veriperëndimore: Spanesh-Guri i Lëmuar-faleza e Bardhorit, ndoshta ka mundësi të gjendet ndonjë fragment i tarracës detare. Nisur nga vëzhgimi dhe përvoja jonë e pakët, nuk na rezultoi një gjë e tillë. Ka shumë mundësi që rrëshqitjet e ndjeshme që kanë kapur shkëmbinjtë konglomeratikë në këtë sektor si pasojë edhe të erozionit të madh të valëve, ato të jenë zhdukur. Mund të kenë qenë më të ruajtura në sektorin e kalasë së Turrës, por aty ndërhyrja e njeriut, veçanërisht punimet ushtarake kanë zhdukur gjithçka me mjete mekanike të rënda.

Page 79: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

79

Foto 66: Punimet ushtarake në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2013

Përsa i përket taracave në lumin e Shkumbinit, në sektorin që i takon zonës së marrë në studim, mundësia është e vështirë, sepse është rrjedhja e poshtme e tij. Ajo është zhvilluar në reliev fushor. Megjithatë, ka mundësi që shkumbini në sektorin Vilë-Ballaj të ketë lënë gjurmë. Mundësia më e mirë është afërsisht izohipsi që ndjek rruga e sotme rurale. Nga vëzhgimi ynë në terren nuk rezultoi një gjë e tillë. Lidhur me relievin fushor

në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, për mendimin tonë kemi të bëjmë me lumore dhe pjesërisht tarracë të saj. Gjerësia e tyre ndryshon nga disa dhjetëra metra në mbi 100 m. Në disa sektorë lumorja mungon, erozioni anësor ka qenë e mbetet i lartë, madje tashmë ka arritur ish-tarracën e lumores. Bregu është i lartë deri rreth 2 m.

Foto 67: Erozion anësor në lumin Shkumbin (S. Sala) 2010

Poshtë Bashtovës erozioni është edhe më i madh, duke rrezikuar dhe argjinaturën me mbushje dheu, e ndërtuar dhjetëra vite më parë (foto 68). Këtu lumi i Shkumbinit prej disa vitesh po “kërkon” t‟i rikthehet ish-shtratit të vjetër, prej dhjetëra vitesh i bonifikuar e sistemuar (toka të punueshme, kanale ujitës dhe kullues).

Page 80: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

80

Rrjeti hidrografik kryesor nuk i ka pasur mundësitë të formojë tarraca të shprehura. Madhësia e tij është e vogël, por në ndonjë rast, i favorizuar dhe nga faktorë të tjerë, pranë pjesës së poshtme shprehet, po e quajmë niveli i parë në formim e sipër: lugina e përrenjve të Cicinës, të Madh, Forsilogut, Kazisë, Domënit, Sharrdushkut, Kryevidhit, të Larzës, etj. Te lugina e përroit të Cicinës gjatësia e pandërprerë arrin deri mbi 200 m, gjerësia më e madhe deri 20 m, ndërsa lartësia mbi shtrat deri në 1 m. Në luginën e përroit të Larzës shprehjen më të mirë e ka në anën e djathtë të përroit.

Foto 68: Erozioni rrezikon argjinaturën në lumin Shkumbin, Bashtovë (S. Sala) 2010

Në të parin ka ndikuar dhe njeriu në zgjerimin e saj, nëpërmjet pritave antierozive me mur guri apo betoni. Këto fushëza përgjatë luginës janë përdorur si tokë e punueshme, apo edhe për mbjellje të drurëve të ndryshme. Zhvillimi strukturoro-litologjik, kryesisht zhvillim gjatë periudhës Neotektonike ka mundësuar praninë e tërmeteve. Sipas materialeve të botuara nga specialistët përkatës

rezulton se epiqendrat e atyre pranë zonës tonë në studim kanë qenë në det (Gjiri i Durrësit e në perëndim të Bardhorit, por dhe në lindje të zonës: Kavajë-Tiranë). Nuk kanë qenë me pasoja të mëdha në vendbanimet e territorit të përfshirë në zonën tonë të studimit, por duhet të kenë nxitur rrëshqitje, pse jo dhe shembje të falezës detare të Bardhorit, Shkëmbit të Peqinit, etj.

Foto 69: Fushëzat përgjatë luginave të përdorura për bujqësi (Internet)

Page 81: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

81

Hartë-skicë 3: Harta e epiqendrave të tërmeteve

Page 82: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

82

2.3. Klima

2.3.1. Faktorët

Klima është ndër pasuritë kryesore natyrore që kërkon studim e vlerësim në dobi të shëndetit të njeriut, veprimtarisë së tij ekonomike dhe proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Për dy të parat, nuk janë objekti i studimit tonë, mund të themi se kushtet klimatike janë të shkëlqyera, ndërsa për të fundit shënojmë se janë faktorë kryesorë të modelimit aktual të relievit, etj.

Territori në studim, sipas rajonizimit klimatik të Shqipërisë shtrihet në zonën klimatike mesdhetare fushore dhe kodrinore, pjesët qendrore të tyre47, që dallohen për vlera shumë të përshtatshme të elementeve më kryesore klimatike. Në përcaktimin e kësaj klime merren si bazë gjithë vlerat e parametrave në territorin e marrë në studim. Faktorët më kryesorë që kanë kushtëzuar këtë klimë janë: pozicioni gjeografik, lartësitë e vogla të relievit, afërsia me detin, etj.

2.3.2. Elementët kryesorë

Elementet më kryesorë klimatikë, si temperatura dhe reshjet, janë ndër faktorët kryesorë natyrorë që luajnë rol të rëndësishëm në tiparet morfologjike më parë e sot të formave të relievit dhe proceset gjeomorfologjike në to. Analiza e elementeve kryesore klimatike do të japë ndikimin e tyre mbi proceset gjeomorfologjike dhe, në tërësi, mbi mjedisin fizik. Kjo analizë bazohet në të dhënat e publikuara për një periudhë 35 vjeçare për stacionin e Kryevidhit. Në dobi të qëllimit të studimit do përqëndrohemi tek elementet kryesore, aq sa i shërbejnë qëllimit të studimit.

2.3.2.1. Diellëzimi

Nisur nga të dhënat që ofron tabela dhe grafiku i mëposhtëm, bëhet shumë e kuptueshme që edhe zona që ne kemi në studim (ashtu si gjithë Ultësira Perëndimore e vendit tonë dallohet për numrin e lartë të orëve me diell48.

Shuma vjetore e orëve me diell të këtij stacioni që kemi paraqitur është rreth 2700 orë. Kjo dukuri është e lidhur, jo vetëm me veçoritë e zonës mesdhetare, por edhe me një periudhë të gjatë verore me mbizotërime anticiklonare. Numri më i madh i orëve me diell takohet në muajin korrik, mbi 350 orë, ndërsa numri më i vogël takohet në muajin dhjetor, rreth 100 orë. Në ditët e kthjellëta të muajit dhjetor sasia e rrezatimit diellor të përgjithshëm arrin mesatarisht 4.2 KJ/cm2, ndërsa në muajin qershor arrin rreth 5.7 KJ/cm2 49. Sasia e orëve me diell dhe vlerat e larta të energjisë diellore favorizojnë mjaft turizmin balnear, që përbën llojin kryesor të turizmit.

47 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1980 48 Kolektiv autorësh, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1972, fq. 78 49 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1980

Page 83: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

83

Kjo energji diellore krijon kushte të shkëlqyera për jetën e gjallë, shumëllojshmëri të kulturave bujqësore, madje disa dhe dy herë në vit; mundësi shumë e madhe për panelet diellore, përdorimin e energjisë diellore edhe për prodhimin e energjisë elektrike, etj.

Tabela 1. Mesatarja mujore e diellëzimit për periudhën 1961-1990 në Durrës Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Diellëzimi (h) 121 123.3 174.4 223.3 271.5 309.3 357.8 335.7 271.9 214.1 125.1 99.2

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Atlasi klimatik i Shqipërisë. Tiranë 1990

Grafiku 1. Mesatarja mujore e diellëzimit (Durrës) Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1990

Punoi: K. Ferhati

2.3.2.2. Erërat

Nga të dhënat për shpejtësinë dhe drejtimin e erës, del se ky territor karakterizohet nga erëra me shpejtësi të vogël. Shpejtësia mesatare vjetore lëkundet në vlerat 3-4 m/s. Vlerat më të larta të shpejtësisë arrihen në stinën e dimrit, me 6-10 m/s dhe më të vogla në stinën e verës, me 2-3 m/s.

Tabela 2. Seritë e shpejtësisë mesatare mujore të erës, Kryevidh 1971-1980 Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Shpejt. m/s 3.92 3.94 3.7 3.88 3.3 3.64 3.7 3.78 3.64 4.1 4.3 4.34 Burimi: Instituti Hidrometeorologjik. Tiranë 1980

0

50

100

150

200

250

300

350

400

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Diellëzimi (h)

Diellëzimi (h)

Page 84: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

84

Grafiku 2: Shpejtësisë mesatare mujore të erës, Kryevidh 1971-1980

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1980 Punoi: K. Ferhati

Përsa i përket drejtimit të erërave theksojmë se ajo nuk ka rastisje të njëjtë në të

gjithë zonën. Në pjesën perëndimore të territorit rastisjen më të madhe e kanë erërat e kuadratit perëndimor dhe jugperëndimor, të cilat duke ardhur nga deti janë të lagështa dhe përgjithësisht të ngrohta50. Kjo ka favorizuar rritjen e shpejtë të bimësisë natyrore, e përfaqësuar nga bimët mesdhetare , ku veçohet dafina. Në këtë pjesë është e pranishme puhia detare me drejtim mbizotërues veriperëndimor. Gjatë stinës së dimrit puhia ndikon në ngritjen e temperaturave, ndërsa gjatë verës në freskimin e tyre. Në pjesën lindore të këtij territori, rastisjen më të madhe e kanë erërat e kuadratit lindor dhe verior. Përveç kësaj, duke shtuar edhe ndikimin më të vogël të puhisë detare në këtë pjesë, shpjegohet edhe mungesa e bimës mesdhetare së dafinës, madje edhe në pyllin e rikrijuar rreth 70 vjet më parë, ky dru nuk është preferuar për mbjellje.

Tabela 3. Tabela e drejtimit të erërave, Kryevidh (1971-1975) Drejtimi N NE E SE S SW W NW Shpejt.m/s 14.1 7.8 26.8 2.9 11.3 5.2 3.7 4

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë 1980

50 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1980

9%

9%

8%

8%

7%

8% 8% 8%

8%

9%

9%

9%

Shpejtësia m/s

I

II

III

IV

V

VI

VII

VIII

IX

Page 85: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

85

Grafiku 3. Drejtimi i erërave, Kryevidh (1971-1975)

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1980 Punoi: K. Ferhati

2.3.2.3. Temperatura

Temperatura e ajrit është ndër elementët klimatikë, e cila luan rol të rëndësishëm në morfologjinë e relievit nëpërmjet plasaritjes dhe thërrmimit të shkëmbinjve argjilorë e alevrolitorë. Bazuar në të dhënat shumëvjeçare të ofruara nga stacioni meteorologjik i Kryevidhit rezulton se temperatura mesatare vjetore shumëvjeçare arrin 15.5°C.

Tabela 4. Temperatura mesatare mujore dhe vjetore e ajrit (Kryevidh) Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjet. Temp.0C 7.8 9 10.5 13.2 17.8 21.4 23.5 23.6 21 16.8 12.5 9 15 Burimi: Instituti Hidrometeorologjik. Klima e Shqipërisë. Tiranë, 1975

0

5

10

15

20

25

30N

NE

E

SE

S

SW

W

NW

Shpejt.m/s

Page 86: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

86

Grafiku 4. Ecuria e temperaturës mesatare të ajrit (Kryevidh)

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1975 Punoi: K. Ferhati

Nga tabela e mësipërme (tabela 4) shihet se temperatura mesatare e muajit gusht, si muaji më i nxehtë i vitit, arrin në 23.6°C, ndërsa në muajin janar 7.8°C, duke arritur një amplitudë prej 16°C, e aftë për të vepruar në tjetërsimin fizik të shkëmbinjve në sipërfaqe. Në këtë proces ndikon edhe amplituda 24 orëshe e temperaturës, analiza e së cilës tregon se ajo nuk është e vogël. Për muajt ekstrem vlerat e saj arrijnë përkatësisht 12°C dhe 8.5°C51. Nga të dhënat e vrojtimeve shumëvjeçare në stacionin e Kryevidhit vërehet se gjatë stinës së verës, vlerat e temperaturave maksimale janë relativisht të larta. Mesatarja shumëvjeçare vjetore e këtyre vlerave gjatë stinës së verës arrin në 20°C, por nuk mungojnë dhe rastet kur temperatura maksimale absolute arrin rreth 40°C. Kështu në këtë stinë, si rezultat i pakësimit maksimal të ujit që ndodhet në shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë, bëhet e gatshme sasia më e madhe e materialit që do të gërryhet nga shpati, sidomos nga shirat e parë e të rrëmbyeshëm të vjeshtës. Në një shkallë më të vogël në procesin e tjetërsimit fizik të shkëmbinjve ndikojnë edhe temperaturat minimale, të cilat janë karakteristike për muajin janar, si muaji më i ftohtë i vitit. Sipas të dhënave të publikuara zona bregdetare e Kavajës përfshihet në territore me vlera të vogla të temperaturave minimale absolute, ku në vite të veçantë kjo vlerë ka arritur në -7°C, por me zgjatje të shkurtër kohore52.

51 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1975 52 Po aty

Temp.

Muajt

Temperatura në oC

Temp.

Page 87: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

87

2.3.2.4. Reshjet

Reshjet e shiut ndikojnë drejtpërdrejtë në bimësinë natyrore, në kulturat e mbjella, por sidomos në rrjetin hidrografik të territorit në studim, që bëhet një faktor kryesor i ndryshimit të relievit nëpërmjet nxitjes së proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Por duhet theksuar se veprimi i reshjeve është lidhur ngushtë me llojin e shkëmbinjve, shkallën e zhvillimit të mbulesës bimore, etj.

Tabela 5. Reshjet mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1951–1970 ( Kryevidh)

Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjet. Resh. në (mm) 134.7 116.5 101.7 71.0 63.7 35.3 24.5 30.2 51.0 95.9 162.9 148.6 1040.4

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik. Tiranë 1975

Grafiku 5. Reshjet mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1951-1970 (Kryevidh)

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik. Tiranë 1975 Punoi: K. Ferhati

Tabela 6. Shpërndarja stinore e reshjeve (Kryevidh) Stinët Pranvera Vera Vjeshta Dimri Reshjet në (mm) 239.9 98.1 326.4 357

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë 1975

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Res

hjet

Muajt

Reshjet (mm)

Reshjet (mm)

Page 88: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

88

Grafiku 6. Shpërndarja e reshjeve sipas stinëve

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1975 Punoi: K. Ferhati

Në tabelën dhe grafikun 6, jepet ecuria e reshjeve mesatare shumëvjeçare mujore

e vjetore për stacionin e Kryevidhit. Siç shihet klima e këtij territori karakterizohet nga regjimi i çrregullt i reshjeve. Sasia mesatare shumëvjeçare e reshjeve vjetore arrin në 1040 mm dhe rreth 75% e kësaj sasie bie në gjysmën e ftohtë të vitit. Ndryshimi midis sasisë së reshjeve të muajve ekstremë (korrikut dhe nëntorit) është relativisht e lartë dhe shënon 139 mm53.

Sasia dhe intensiteti i tyre ndryshojnë shumë në shpërndarjen në kohë të tyre. Në tabelën 7, shihet se sasia maksimale e reshjeve 24 orëshe ka vlerat më të mëdha në muajin nëntor (236.8 mm) dhe më të vogla në muajin korrik (54.4 mm)54. Tabela 7. Lartësia maksimale absolute shumëvjeçare 24 orëshe për periudhën 1951-1970

(Kryevidh) Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Max.vjet Resh. në (mm)

78.4 86.7 71.5 60.7 74.4 54.4 57.2 48.9 130.5 195.4 236.8 78.4 236.8

Burimi: Instituti Hidrometeorologjik. Tiranë 1975

53 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1975 54 Po aty

Reshjet

Stinët

Reshjet (mm)

Reshjet

Page 89: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

89

Grafiku 7. Lartësia maksimale absolute shumëvjeçare 24 orëshe për periudhën 1951-1970

(Kryevidh) Burimi: Instituti Hidrometeorologjik, Tiranë, 1975

Punoi: K. Ferhati

Ndikimi i tyre është i ndjeshëm në proceset gjeomorfologjike të shpatit, pasi rritja e maksimumit 24 orësh të reshjeve pas periudhës së thatë të vitit (në shtator 130.5 mm), bën që nga shpatet të largohet sasi jo e vogël e materialit të ngurtë të grumbulluar nga tjetërsimi fizik gjatë kësaj periudhe. Depërtimi i ujit të shiut në brendësi të tokës i bën argjilat më plastike e për pasojë formohen rrëshqitjet, të cilat ndihmohen edhe nga faktorë të tjerë si: Mungesa e bimësisë, topografia, ndërhyrja jo e kujdesshme e njeriut në shpate etj. Më e theksuar kjo dukuri është në Bago, Beden, Stërbeg, Bardhor, Carinë, etj., ku territoret e tyre vendosen mbi shkëmbinj argjilorë e alevrolitorë të dalë në sipërfaqe dhe ku pakësimi i bimësisë natyrore ka rolin e vet në këtë drejtim.

Shirat në formën e rrebeshit janë karakteristike për fillimin e vjeshtës, ndërsa në dimër sasia e tyre rritet më shumë, sidomos reshjet që vazhdojnë për disa ditë. Kështu sasitë e regjistruara për maksimumet shumëvjeçare për 5 ditë, gjatë periudhës 1956-1980, në Kryevidh janë përkatësisht 79.8 mm, 103.2 mm, 117.8 mm, 128.3 mm dhe 137.8 mm. Në këtë rast shpejtohet erozioni në thellësi, thellimi i shtretërve të rrëkeve, përroskave e përrenjve në shpatet e zhveshur, duke ndihmuar edhe në formimin e rrëshqitjeve të reja apo riaktivizimin e atyre të vjetra. Erozioni i rrjedhjeve ujore në shpate e favorizon këtë fenomen. Në të njëjtën kohë ato krijojnë mundësinë e vërshimit të lumit Shkumbin dhe përrenjve të zonës, pra të akumulimeve masive në zonat e ulëta fushore dhe në grykëderdhjen e tyre. Në muajt nëntor-dhjetor takohen mesatarisht 5-6 ditë me stuhi, të cilat shoqërohen shpesh me breshër, që sjellin dëmtime në kulturat e mbjella.

Nga analiza e shkurtër e dy elementeve të fundit klimatike, temperaturës dhe reshjeve, arrijmë në përfundimin se ato përbëjnë ndër faktorët kryesorë të proceseve të rrëshqitjeve, shëmbjeve, rrëzimeve dhe të gërryerjes në shpate. Në plotësimin e kushteve më të domosdoshme për formimin e këtyre proceseve rol të rëndësishëm luan edhe faktori litologjik, pra përbërja e këtyre territoreve prej shkëmbinjsh argjilorë e alevrolitorë, për të cilin është folur tek relievi e ndërtimi gjeologjik.

0

50

100

150

200

250

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Reshjet (mm)

Resh. në (mm)

Page 90: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

90

2.4. Ujërat 2.4.1. Faktorët

Rrjeti hidrografik luan rol shumë të rëndësishëm në krijimin dhe ndryshimin e

formave të relievit dhe të proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Gjendja e sotme e rrjetit hidrografik, të kodrave bregdetare të Kavajës, është

rezultat i faktorëve: Morfoklimatikë, si bimësia, tipi i reshjeve dhe regjimi i tyre etj.; litologjikë, si lloji i shkëmbinjve, i cili ndikon në bilancin ujor dhe atyre topografikë, si lartësia e relievit, pjerrësia e shpateve, etj.

Në përgjithësi pjesa e sipërme e pellgut ujëmbledhës të rrjedhjeve ujore është e zhveshur nga bimësia e cila favorizon erozionin sipërfaqësor dhe atë anësor të përrenjve dhe rrëkeve. Në këto sektorë rrjedhjet ujore marrin degë të shumta dytësore pasi pellgjet ujëmbledhëse të tyre janë formuar në shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë, shumë të paqëndrueshëm ndaj proceseve të erozionit. Mungesa e bimësisë, formimi i tyre në shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë si dhe prania e shirave në formë rrebeshi sidomos në fillimet e stinës së vjeshtës dhe gjatë stinës së dimrit, ku sasia e tyre është më e madhe, bën që këtu të kenë fillesat rrëketë e përroskat e tipit baltor si dhe zhvillim intensiv të të gjithë proceseve gjeomorfologjikë të shpatit. Sektorët e mesëm dhe sidomos ato të poshtëm të këtyre pellgjeve ujëmbledhës janë të mbuluar me bimësi shkurresh, ndërsa rrjedhjet ujore formojnë më pak degë me lugina më të ngushta për shkak të daljes në sipërfaqe të shkëmbinjve konglomeratë, më të qëndrueshëm ndaj erozionit.

2.4.2. Elementët kryesorë

Paraqitja e elementeve hidrografike të territorit që kemi në studim (harta 10) është bërë sipas hartës topografike të shkallës 1:25 000. Për qëllimin tonë analiza e saj mjafton në këtë shkallë. Në hartë, territori në studim dallohet qartë për një rrjet të varfër hidrografik, ku pjesa më e madhe e tij përfaqësohet nga rrjedhje të përkohshme. Kjo është e lidhur me sasinë e reshjeve që bien në këtë territor dhe përbërjen nga shkëmbinjtë terrigjenë molasikë, të cilët nuk dallohen për rezerva ujore. Ndër karakteristikat më kryesore të rrjedhjeve ujore të këtij rrjeti përmendim: Drejtimi i tyre lindje-perëndim (drejt detit Adriatik) dhe perëndim-lindje (drejt fushës së Kavajës), gjatësia dhe prurja e vogël e lëngët dhe prurjet e mëdha të ngurta. Elementet kryesore janë: Deti Adriatik, i cili lag gjithë pjesën perëndimore të tij nga Bishti i Karpenit deri në grykëderdhjen e Shkumbinit; një pjesë e rrjedhës së poshtme të Shkumbinit ana e djathtë e tij, sektori nga Ballaj-Vilë-Bashtovë deri në të djathtë të deltës së lumit Shkumbin; përrenjtë që rrjedhin në dy shpatet e kodrave të Kryevidhit si: Përroi i Larzës, i Domënit, i Spaneshit, i Stërbegut, i Ujit të Mirë, përroi i Keq, etj.; burime ujore si p.sh., burimi i Bedenit, burimi i Çorumit, dy burimet në rrjedhën e mesme të përroit të Larzës, burimi në rrjedhën e mesme të përroit të Keq, burimi në luginën e përroit të Domënit, burimi i Kroit të Ushtarit, burimi i Ujit të Mirë etj. Këtu përfshihen dhe elementet hidrografike antropogjene: Ujëmbajtësit e Bedenit, Sharrdushkut, Hajdarajt, Zashtikut, Rreth-Grethit, Kazisë, Bardhorit, Peqinajt, Spillesë, etj.; kanalet ujitës, kanalet e pritjes së ujërave të larta: Kanali Ballaj-Zhabjak-Beden me grykëderdhje në Shkumbin dhe kanali Hajdaraj-Karpen me derdhje në det.

Page 91: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

134,0k. Teqes

76,0

fu

s ha

e K

ar p

en

i t

k. Madhe

Karpen

Alush

Hallullaj

PeqinajBardhor

190,0

93,0k.

Ulli

njve

153,0

m. Qerkasë99,3

169,5ujëmb.

ujëmb. ujëmb.

ujëmb.

Bago

133,0

Xhelezaj

Domën

Kazi

Spanesh

Spille

k. Zabelit

182,0

k.Mukajt

96,0

135,9

68,0

57,2

7,4

125,4

188,0

4,8

fush

a e

Gre

thit

të M

esëm

ujëmb. ujëmb.

ujëmb.

ujëmb.

përr.

Kaz

isë

përr. D

omënit

përr. Keq

përr. D

arzës

Sharrdushk

Kryevidh

Stërbeg

Beden

Hajdaraj

Çorum

përr. Sharrdushkut

ujëmb.

përr

. Stër

begu

t

p ë r r . Sp ane s h i t

fusha e Rikajt

f usha e Hajdarajt

fusha e Bedenit

fusha e Zashtikut

k. Qarrit

k. Shqopës141,0

188,1163,0

132,0

133,0

137,0

224,6

85,2

15,0

141,0 55,0

181,7

Rreth-Greth

ujëmb.

Gr.

e S

hkumbin

itfush

a e

Vgj

esht

ës s

ë V

ogël

l . Sh

ku

mb

i ni t

37,0

105,8

1.3

3,2

Sh

trat

i i

vje

ter

ish

ku

mb

init

ZhabjakPatk-Milot

BallajVilë

144,8

113,087,0

124,0

105,0

144,2

21,6

66,0

6,3

7,8

SHPJEGUESI

Burim

Kanal ujitës

Kanal kullues

Rrjedhje ujore e përkohshme

L a r t ë s i

I zoh ip s

Rrjedhje ujore e përhershme

224

Bago Qendër banimi

Ujëmbajtës

100

ujëmb.

DE

TI

AD

RI

AT

IK

HARTA HIDROGRAFIKE

Kepi i Lagjit

përr.Forsilogut

10050

50

50

50

50

50

50

100

100

100

100

100

100

100

50

10

10

91

Harta 10: Harta hidrografike e zonës Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000

Punoi: K. Ferhati

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

Page 92: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

92

Në këtë rrjet hidrografik, një rol të rëndësishëm paraqet lumi i Shkumbinit, i cili nëpërmjet veprimtarisë së gjatë akumuluese të tij ka ndikuar dukshëm në formimin e relievit fushor dhe në evolucionin e gjatë të vijës bregdetare të zonës në studim. Më parë ai derdhej në Karpen55, gjë që e tregon dhe ekzistenca e shtratit të vjetër në fushën e Spillesë, sot me emërtimin “Hauzet”, i sistemuar gjatë bonifikimit në vitet „70-„80, ndërsa sot derdhet në jug të Spillesë. Territori në studim përfshin vetëm një pjesë të rrjedhës së poshtme të Shkumbinit, por dhënia e disa karakteristikave të përgjithshme të

pellgut ujëmbledhës të tij na ndihmon ta kuptojmë më mirë rolin kryesor që ka patur lumi Shkumbin në relievin fushor, por edhe si bazë erozioni për përrenjtë që zbresin nga kodrat e Kryevidhit. Shumë të dhëna për këtë lum tashmë janë të publikuara56, por ne na interesojnë prurja e tij e ngurtë në 18 kg/s (Rrogozhinë), ndërsa moduli i rrjedhjes, në 2460 ton/km2 (Rrogozhinë.

Foto 70: Depërtimi i deltës së Shkumbinit në brendësi (A. Islami) Këto vlera të mëdha lidhen me copëtimin dhe kontrastet e mëdha të relievit të

pellgut ujëmbledhës, me përbërjen e gjerë të shkëmbinjve terrigjenë, me bimësinë e pakët, ndikimin e madh të njeriut në gjithë pellgun ujëmbledhës, etj. Kjo sasi e madhe materiali të ngurtë e kombinuar me evolucioni e përgjithshëm neotektonik etj., u bë faktor kryesor i formimit të fushave, plazheve, etj.

Rrjedhjet ujore sipërfaqësore më të mëdha rrjedhin në shpatet perëndimore dhe lindore të kodrave të Kryevidhit. Më kryesorët janë përroi i Keq, i Domënit, i Larzës, i Sharrdushkut, i Spaneshit, i Stërbegut, i Ujit të Mirë, etj.

E përbashkët është për mbizotërimi i drejtimit lindje-perëndim, drejt detit Adriatik dhe perëndim-lindje, drejt fushës së Kavajës; gjatësia dhe prurja e vogël e lëngët dhe sasia e madhe e materialit të ngurtë që transportojnë deri në cektinën detare duke formuar plazhe zalloro-ranore. Ndikimi i këtyre të fundit ka qenë i dukshëm në formimin e plazheve të Çarinës, Spillesë, Domënit, Gjeneralit, etj.

55 Boçi, S., Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave. Dizertacion. Tiranë, 1987, fq. 104 56 Instituti Hidrometeorologjik, “Hidrologjia e Shqipërisë”. Tiranë, 1985

Page 93: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

93

Foto 71-72: Grykëderdhja e përroit të Larzës (majtas), grykëderdhja e përroit të

Forsilogut (djathtas) dhe formimi i plazheve në to (K. Ferhati) 2013 Në përgjithësi pjesa e sipërme e pellgut ujëmbledhës të tyre është zhveshur nga bimësia dhe kjo, pasi në këto sektorë është zgjeruar shumë sipërfaqja e tokës arë.

Karakteri i ndryshimeve të theksuara stinore dhe shumëvjeçare në regjimin e reshjeve pasqyrohet drejtëpërdrejtë në lëkundjen e rrjedhjes ujore. Prurjet më të mëdha, rrjedhjet ujore që rrjedhin në kodrat e Kryevidhit i kanë në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, sidomos në muajt nëntor-dhjetor, gjë që lidhet me sasinë e madhe të reshjeve në formë shiu duke përbërë ushqimin kryesor të tyre. Në verë ato kanë shumë pak ujë, madje disa përrenj shterojnë për shkak të mungesës së reshjeve. Ndërsa për lumin Shkumbin, për prurje të mëdha dallohet edhe stina e pranverës, sidomos muajt mars e prill me afro 15 % të rrjedhjes vjetore. Kjo lidhet me rolin e madh të reshjeve të borës në ushqimin e këtij lumi.

Foto 73: Pamje e Shkumbinit pranë Bashtovës (S. Sala) 2011

Rrjeti hidrografik i kodrave të Kryevidhit përbën një faktor shumë të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Këto rrjedhje ujore nëpërmjet procesit të gërryerjes dhe kombinimit të faktorëve të tjerë prishin ekuilibrin e shpateve dhe bëhen shkak i zhvillimit të proceseve gjeomorfologjike, ndër të cilat veçojmë rrëshqitjet, erozionin, etj. Për të kuptuar më mirë rolin e këtyre rrjedhjeve ujore në formimin e proceseve të lartpërmendura, në përputhje me qëllimin kryesor të studimit tonë, më poshtë po japim disa karakteristika kryesore për secilin prej tyre.

Page 94: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

94

Deti Adriatik lag të gjithë pjesën perëndimore të territorit, nga Bishti i Karpenit deri në grykëderdhjen e Shkumbinit. Gjatësia e përgjithshme vijës bregdetare arrin në rreth 22 km (sipas llogaritjeve në hartë). Përgjatë së cilës shtrirjen më të madhe e ka tipi i bregdetit të ulët dhe takohet në dy sektorë, në plazhin e Golemit (pjesa me jugore) dhe atë të Spillesë, madje në jug të këtij të fundit takohen edhe marshet. Në këto sektorë plazhet e

formuar janë të tipit ranor. Tipi i bregdetit abraziv ka shtrirje mjaft të kufizuar e takohet në sektorin Guri i Lëmuar-Riviera e Kavajës-Kepi i Lagjit dhe në Karpen. Në një pjësë të tij, në sektorin që përfshin Rivierën e Kavajës: Kepi i Lagjit në veri deri te Guri i Lëmuar në jug, ka gjire të vegjël, plazhe zallore (disa ende të virgjër) ku më të rëndësishmit janë ato të Gjeneralit dhe Domënit.

Foto 74: Bregdet abraziv në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2013

Në pjesën tjetër të këtij tipi bregdeti, nga Kepi i Lagjit në perëndim deri në plazhin e Carinës në lindje, plazhet e formuar janë të tipit ranor, ku përmendim: Plazhin e Carinës, Karpenit, Domënit, etj. Ka dhe gjire, ku dallon ai i Carinës dhe më pas ata të Gjeneralit, Bankinës, etj. Më të vegjël ka në gjithë Rivierën e Kavajës. Kepi kryesor është ai i Lagjit (Turrës apo Dritës), Bishti Karpenit, por në Rivierën e Kavajës janë 3-4 kepa të vegjël, shpesh deri disa dhjetra metra brenda platformës së abrazionit. Në përgjithësi, batimetria detare është: 3-8 m deri në mbi 150-200 m nga vija e plazhit në Spille; 2-10 m deri në disa dhjetëra metra në Rivierën e Kavajes dhe 2-110 m nga mbi 200 m në plazhin e Carinës. Në këtë pjesë të cekinës detare gjenden gjithashtu shumë gropa nënujore apo të quajtura ndryshe ledhe, në të cilat thellësia është më e madhe. Ato janë formuar si rezultat i veprimtarisë akumuluese dhe gërryese të valëve detare. Ndodh që ledhet të dalin në sipërfaqe duke formuar kordone litorale të përkohshme, pasi në mjaft raste ato zhduken e formohen përsëri, siç ndodh shpesh në grykëderdhjen e Shkumbinit.

2.4.2.1. Rrjedhjet sipërfaqësore

Në territorin që kemi marrë në studim, përjashto sektorin më të poshtëm të lumit të Shkumbinit, rrjedhjet e tjera sipërfaqësore janë të vogla në sipërfaqen e pellgut ujëmbledhës, gjatësinë dhe ujëshmërinë e tyre. Janë përrenj që në stinën e verës pakësojnë deri në tharje ujëshmërinë e tyre. Faktorët i kemi përmendur edhe tek pjesa e

Page 95: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

95

mësipërme ku kryesorët janë klima dhe relievi. Më poshtë po japim disa të dhëna të përgjithshme për ata më kryesorët, të cilët kanë dalje drejtpërdrejt në det dhe fushën e Kavajës.

Përroi i Domënit ndodhet në pjesën veriperëndimore të zonës në studim dhe rrjedh në shpatin perëndimor të kodrave të Kryevidhit. Ai fillon në kodrat e fshatit me të njëjtin emër dhe dallohet për degë të pakta dytësore. Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut është rreth 4.3 km2. Në sektorin e sipërm të këtij pellgu ujëmbledhës shtrihen toka arë, ndërsa në sektorin e mesëm dhe sidomos atë të poshtëm lugina ngushtohet duke formuar dhe gryka si ajo e Xhelerit. Degët dytësore në këto sektorë pothuajse mungojnë, pasi përroi ndërpret shkëmbinjtë e fortë konglomeratë. Grykëderdhja e tij në plazhin e Domënit tregon për prurjen e ngurtë të konsiderueshme të këtij përroi. Ky përrua gjatë stinës së verës e pakëson shumë rrjedhën e lëngët, aq sa nuk arrin në det.

Përroi i Keq dallohet për gjatësinë e tij të vogël. Ai ndodhet më në veri të përroit të Domënit dhe buron midis kodrave të fshatit Domën dhe lagjes Elmadhi, në jug të tij, në shpatin perëndimor të kodrës së Mukajt, 140 m mbi nivelin e detit. Dallohet për pak degë dytësore, gjë që lidhet me shkaqet që përmendëm edhe në rastin e përroit të Domënit. Është një rrjedhje ujore e përkohshme, pasi gjatë verës ajo shteron.

Përroi i Larzës ndodhet më në veri të dy përrenjve të lartpërmendur. Ai buron nga kodrat jugore të Peqinajt me lartësi 160-170 m. Pjesët e sipërme të tij janë formuar në shkëmbinj argjilorë dhe alevrolitorë, prandaj dhe numri i degëve dytësore në formën e përroskave dhe rrëkeve janë të shumta, duke u dalluar për karakterin torrencial të tyre. Për pasojë gjatë shirave të rrëmbyeshëm të fillimit të vjeshtës këto përroska sjellin sasi mjaft të mëdha llumi dhe balte në shtratin kryesor të përroit të Larzës. Në këtë sektor të pellgut ujëmbledhës zhvillohet një erozion i shpejtuar në thellësi dhe anësor dhe janë të përhapura shumë rrëshqitjet. Zhvillimi i këtyre proceseve lidhet me shkaqe të ndryshme ku mund të veçojmë: litologjinë, ujin, mungesën e bimësisë dhe hapjen e tokave të reja arë në shpate. Në drejtim të grykëderdhjes përroskat dhe rrëkezat pakësohen shumë në numër.

Përroi i Stërbegut rrjedh në shpatin lindor të kodrave të Kryevidhit dhe buron në lindje të kodrës së fshatit të Stërbegut, 190 m mbi nivelin e detit. Sektorët e sipërm dhe të mesëm të pellgut ujëmbledhës, të formuar në shkëmbinj argjilorë, kanë shpate me pjerrësi të vogël, prandaj dhe tokat bujqësore kanë shtrirje të gjerë. Foto 75: Përroi i Stërbegut (K. Ferhati) 2012

Page 96: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

96

Gjatë stinës së verës ai shteron plotësisht, me përjashtim të pjesës së poshtme të tij, e cila ka rrjedhje të vazhdueshme, sepse ushqehet nga një burim artezian i hapur në skajin më verior të pyllit të qiparisë. Në sektorin e poshtëm lugina është e ngushtë pasi është formuar në konglomeratë. Tokat bujqësore që ndodhen në shpatin e majtë të kësaj lugine kanë qenë dhe janë më të kërcënuara nga erozioni sipërfaqësor, ndërsa shpati i dhjathtë është përfshirë nga rrëshqitje të reja dhe riaktivizimi i atyre të vjetra. Për kufizimin e këtyre fenomeneve në shpatin verior të kësaj lugine janë bërë ripyllëzime me pishë.

Përroi i Ujit të Mirë ndodhet më në jug të përroit të Stërbegut. Emërtimi i tijlidhet me burimin që gjendet në sektorin e mesëm të pellgut të tij. Rrethohetnga lartësitë 120 m mbi nivelin e detit. Pjesa e sipërme e pellgut ujëmbledhëska toka bujqësore, ndërsa pjesët e mesme dhe të poshtme qarkojnë pyllin meqiparisë të Bedenit në jug dhe në lindje. Në shpatin lindor të këtij përroitakohen rrëzime gurësh e blloqe shkëmbore, por ripyllëzimet me pishë dheakacie kanë ndihmuar në kufizimin e tyre dhe të erozionit. Madje në këtësektor u ndërtuan gardhe dhe ledhe gurësh kundër procesit të erozionit. Po nëkëtë sektor të këtij pellgu ujëmbledhës shpati perëndimor është i butë dhe iveshur me bimësi shkurresh e drurësh të lartë, por edhe këtu nuk mungojnërrëshqitjet të cilat dallohen për shkallë stabilizimi më të madhe.

2.4.2.2. Burimet

Pjesë e këtij rrjeti hidrografik janë edhe burimet ujore natyrore, të cilët, megjithëse pjesa më e madhe e tyre ndodhet larg qendrave të banuara, janë përdorur për të plotësuar nevojat e banorëve me ujë të pijshëm. Burimet në zonën kodrinore të Kryevidhit janë të pakta në numër dhe dallohen për prurje të vogla, madje një pjesë e tyre në stinën e verës thahet gati plotësisht duke sjellë vështirësi në furnizimin e banorëve të zonës përreth me ujë të pijshëm. Në përgjithësi prurja mesatare e tyre arrin nga 100 l/orë, deri në 250 l/orë. Ato gjenden në luginat e përrenjve që përmendëm më sipër dhe dalin në rrëzë të shpateve, në kontaktin midis shkëmbinjve ranorë e konglomeratë me ato argjilorë dhe alevrolitorë. Ndër burimet më të rëndësishëm do të veçonim:

Dy burimet në rrjedhën e mesme të përroit të Larzës. Njëri ndodhet nëveriperëndim të qendrës së fshatit Domën në lartësinë 150 m dhe ka prurjemesatare 150 l/orë. Burimi tjetër me prurje mesatare 250 l/orë, del në lartësinërreth 120 m, në rrëzën e shpatit jugor të kodrës së Zabelit. Këto dy burimedalin në shpate të ndërtuara nga shkëmbinjtë konglomeratikë, të përfshirë ngarrëshqitje të mëdha.

Burimi në rrjedhën e mesme të përroit të Keq me prurje 250 l/orë. Gjendet nëlartësinë rreth 120 m mbi nivelin e detit. Ky burim, së bashku me dy burimet epërroit të Larzës, gjatë stinës së verës e pakësojnë shumë ujin, por nuk thahenplotësisht. Megjithartë në këtë stinë, përrenjtë nuk përfundojnë në det, përshkak të avullimit të madh dhe humbjes së ujit nga infiltrimi në shkëmbinjtëranorë e konglomeratë, shumë të përshkueshëm.

Burimi në luginën e përroit të Domënit, me prurje mesatare rreth 50 l/orë. Aidel disa qindra metra para se përroi i Domënit të derdhet në det. Në stinën everës ky burim thahet plotësisht.

Page 97: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

97

Burimi i Kroit të Ushtarit, me prurje mesatare rreth 100 l/orë, gjendet në pjesën e poshtme të luginës së përroit të Stërbegut, në pjesën më jugore të pyllit me qiparisë. Ai del në lartësinë 60 m mbi nivelin e detit. Në stinën e verës ky burim gati shteron.

Burimi i Ujit të Mirë, me prurje mesatare rreth 110 l/orë, i cili në verë nuk thahet. Ai del në lartësinë rreth 125 m mbi nivelin e detit, në pjesën e mesme të luginës së përroit të Ujit të Mirë nga i cili ky i fundit ka marrë dhe emrin.

Burimi i Çorumit me 300 l/orë dhe ai në hyrjen lindore të pyllit të Bedenit. Këto burime janë sistemuar e janë kthyer në çezma për tu përdorur për ujë të pijshëm nga popullsia e fshatrave përkatës.

Foto 76-77: Burimi Çorumit (djathtas), burimi në hyrjen lindore të pyllit të Bedenit

(majtas), të kthyer në çezmë (K. Ferhati) 2012

Nëntoka e këtij territori është shumë e pasur më ujëra nëntokësore arteziane, që dalin me presion nga thellësia e tokës. Një gjë e tillë u evidentua gjatë hapjes së një pusi në afërsi të bashkimit të përrenjve të Stërbegut dhe atij të Ujit të Mirë, ku prurja e tij i

kalon 500 l/orë57. Nëntokën e pasur më ujëra artezianë e vërtetojnë edhe mjaft shpime të tjera në rrëzën perëndimore të kodrave të Kryevidhit. Kështu që banorët për të zgjidhur nevojat e furnizimit me ujë të pijshëm kanë hapur puse pranë oborreve të shtëpive, apo diku edhe më larg. Thellësia ndryshon nga një sektor në tjetrin, sepse varet shumë nga morfo-litologjia e shpateve. Si thellësi mesatare në shpatet kodrinore shërben shifra 8-10 m. Patjetër që këtu sasia e ujit pakësohet shumë në verë, madje ka puse që gati thahen plotësisht deri në fillimin e shirave të parë të vjeshtës.

Foto 78: Puse të hapura në oborret e shtëpive (K. Ferhati) 2012 57 Harta topografike 1:25000. Tiranë, 1987

Page 98: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

98

Ujërat nëntokësore arteziane, janë një tregues jo i vogël i pasurisë ujore të këtij terrritori, që janë mjaft cilësore dhe mund të zgjidhin nevojat e furnizimit me ujë të popullsisë aty pranë. Kjo do të kërkonte studime të detajuara hidrogjeologjike dhe gjeomorfologjike, por edhe kujdes të madh për mbrojtjen e tyre nga ndotjet e ndryshme.

2.4.2.3. Ujëmbajtësit dhe kanalet

Gjatë viteve të sistemit komunist, në vitet 1960-1980, në këtë zonë kodrinore janë

ndërtuar disa ujëmbajtësa me madhësi të ndryshme, me qëllim zbutjen e efekteve negative të thatësirës, e cila është shumë e theksuar dhe e zgjatur. Ndër to më i madhi është ai i Sharrdushkut dhe më pas vijnë ato në fshatrat: Hajdaraj, Zashtik, Rreth-Greth, Kazia, Zhabjak, etj. Por ujëmbajtësa të vegjël ka dhe në afërsi të fshatrave: Bardhor, Peqinaj, Beden, Çorum, Spille, etj. Gjatë asaj periudhe kur u ndërtuan ato janë përdorur gjerësisht për ujitje.

Krahas tyre, hidrografia e këtij territori përfshin edhe kanalet ujitëse, të cilët sigurojnë ujin nga ujëmbajtësit dhe lumi i Shkumbinit. Në këtë periudhë, për ujitje, është përdorur edhe sistemi i sifoneve me tuba metalikë, për të kaluar uji i kanaleve nga një shpat në tjetrin. Pas rënies së regjimit komunist përdorimi i tyre është kufizuar, pasi rrjeti i kanaleve ujitëse është dëmtuar shumë, por nga ana tjetër edhe sipërfaqe të madha toka arë në shpate janë braktisur e janë lënë djerr. Vitet e fundit për shkak të zgjerimit të sipërfaqes së tokës arë në shpatet përreth dhe mosmarrjen e masave të nevojshme antierozive po ndodh mbathja intensive e tyre. Kështu përroskat përreth vazhdojnë të sjellin në to sasi të mëdha materialesh të ngurta duke pakësuar sasinë e tyre në rrjedhjen e poshtme të këtyre përrenjve.

Foto 79-80: Ujëmbajtësi i Bedenit (majtas), ujëmbajtësi i Domënit (djathtas)

(K. Ferhati) 2012

Pjesë e hidrografisë janë edhe kanalet e ujërave që prisnin ujërat e larta që vinin nga kodrat për të mos depërtuar në fushën e Kavajës. Bëhet fjalë për pjesën lindore të zonës në studim, sektori Ballaj-Zhabjak-Beden me grykëderdhje në Shkumbin dhe tjetri, Hajdaraj-Karpen me derdhje ne det.

Page 99: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

99

Foto 81-82: Kanali i ujërave të larta, Ballaj-Zhabjak-Beden, me grykëderdhje në Shkumbin (S. Sala) 2012, 2010

2.5. Tokat

2.5.1. Faktorët

Mbulesa e tokave është një pasuri natyrore shumë e rëndësishme me të cilën lidhen e kushtëzohen edhe shumë burime të tjera natyore dhe aktiviteti ekonomik i njeriut. Veçoritë e kushteve natyrore si: Relievi kodrinor me erozion mjaft të zhvilluar, ndërtimi gjeologjik prej shkëmbinjve terrigjenë molasikë, klima mesdhetare të shprehur, me thatësirë të zgjatur, deri në tre muaj, madje në disa raste edhe më tepër, janë faktorët më kryesorë natyrorë që kanë kushtëzuar tipin e tokave të territorit në studim. Në këto kushte klimatike toka çahet në sipërfaqe dhe ndodh procesi i tjetërsimit fizik dhe kimik, që shoqërohet me formimin e mineraleve të dyta. Për pasojë frenohet dhe ndonjëherë zhduket mbulesa bimore në shpatet e zhveshura dhe të gërryera. Rezultat i këtyre kushteve klimatike është mineralizimi i madh dhe përmbajtja e vogël e humusit. Bimësia nën të cilën zhvillohen tokat përbëhet nga shkurret mesdhetare.

2.5.2. Tipat gjenetik

Tipi i tokave është një faktor i rëndësishëm që ndikon në shkallën e përhapjes dhe intensitetit të proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Meqenëse faktorët natyrorë që kanë kushtëzuar tipit e tokave janë pothuajse të njëjtë, këtu takohen pak tipa tokash. Të tillë përmendim tokat e hirta kafe, të hirta kafe livadhore, toka azonale (aluvionale, moçalore dhe të kripura).

2.5.2.1. Tokat e hirta kafe

Sipërfaqen më të madhe e ka tipi i parë, i cili është i vendosur në zonën kodrinore të Kryevidhit. Formohen në territore ku në sipërfaqe dalin shkëmbinjtë argjilorë, alevrolitorë, konglomeratë e ranorë. Këto toka kanë horizont humusor të zgjatur, përbërje mekanike subargjilore të mesme dhe të lehtë, strukturë granulare kokërrzore të shprehur dhe të përshkueshme nga rrënjët e bimëve. Trashësia e tyre dhe përqindja e humusit në të

Page 100: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

100

janë të vogla, 2-4 % humus, që zvogëlohet në thellësi. Këto tregues dhe pjerrësia mesatare e shpateve ku ndodhen, janë faktorët më kryesorë që e bëjnë këtë tip toke mjaft të prirur ndaj proceseve të erozionit. Për shkak të zhvillimit të erozionit kanë profil jo të plotë, ndërsa horizonti humusor arrin trashësinë rreth 50-60 cm. Kanë reaksion bazik të lehtë që lidhet më tepër me procesin e djersitjes. Horizonti B është i ngopur me baza, sidomos karbonate në formën e pseudomiceleve dhe njollave të bardha. Në pjesën më të madhe janë toka të shpëlara ose Calcit Luvisol dhe toka të kuqe (terra rosa dhe Rhodic Nitosol), etj. Gjatë regjimit komunist mjaft sipërfaqe toke arë e re është hapur në ato territore ku shtrihen tokat e hirta kafe dhe gjithnjë e më shumë në dëm të sipërfaqeve me shkurre. Pjerrësia e konsiderueshme e shpateve ku ato ndodhen, mbjellja shpesh me kulturat e drithërave, që e lënë shtresën e tokës për një kohë të gjatë të ekspozuar përballë faktorëve të jashtëm eroziv, mosmarrja e masave antierozive, etj., kanë sjellë degradimin e theksuar të tyre. Pas viteve ‟90 braktisja e këtyre tokave apo përdorimi i metodave të

gabuara të punimit dhe kultivimit të tyre e kanë theksuar akoma më shumë procesin e degradimit të tyre. Në to ka forma të shumta erozive, si shpërlarje sipërfaqësore, rrëkeza, përroska, përrenj torrrencialë, ka rrëshqitje e shëmbje të llojeve të ndryshme dhe vatra erozioni. Ndodh që në këto të fundit të zhduket komplet mbulesa bimore dhe e tokave gjë që sjell daljen në sipërfaqe të shkëmbit rrënjësor duke krijuar kështu areale jo të vogla të shkretëtirizuara. Të tillë përmendim sektorët në kodrat e Karpenit, në jug të plazhit të Carinës, në afërsi të lagjes së Peqinajt, në fshatin Bardhor, fshatin Domën, etj.

Tokat e hirta kafe-livadhore janë formuar në fushat e Golemit, Rreth-Grethit dhe të Spillesë mbi depozitimet kuaternare. Ky tip toke dallohet për trashësinë e madhe të profilit (deri në 2 m) dhe të horizontit humusor. Ato kanë përbërje mekanike të mesme dhe në to ujërat nëntokësorë janë shumë të cekëta, që kushtëzojnë nevojën për drenazhim. Këto toka përdoren për kultivimin e drithërave, zarzavateve, foragjerëve, etj., ndërsa në afërsi të deltës së Shkumbinit edhe si kullota dimërore për bagëtitë e imëta.

2.5.2.2. Tokat aluvionale

Formimi i tokave azonale aluvionale është i lidhur kryesisht me veprimtarinë gërryese e transportuese të rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Për shkak të depozitimeve të

përsëritura të aluvioneve bimësia është e rrallë dhe jo shumë e zhvilluar. Këto toka janë të vendosur në terrene me pjerrësi të vogël, ndaj nuk kanë probleme të dukshme me erozionin. Këto toka shtrihen në plazhe, gjire dhe më pak në rrjedhjet e sipërfaqësore, por në luginën e Shkumbinit shprehen mirë zallishtja e lumorja.

Foto 83: Toka aluvionale (S. Sala) 1999

Page 101: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

101

Në përgjithësi janë toka me përbërje mekanike subargjilore e argjilore në grykëderdhje e në rrjedhjet e poshtme dhe subranore e ranore në drejtim të rrjedhjes së mesme e të sipërme. Këto toka kanë profil të cekët (deri në 35-40 cm), kanë reaksion bazik (ph = 7.2-8.4), janë toka pa strukturë, janë të varfra me lëndë organike (deri në 2% humus) pra do të kërkonte sistemimin dhe plehërimin e tyre. Mbetet për t‟u theksuar se tokat aluvionale

janë më të kërcënuarat nga ndërtimet, e cila është shfaqur si dukuri në vitet ‟70, por që

është rritur shumë pas vitit 199058. Tokat azonale moçalike ndodhen në veri të deltës së Shkumbinit dhe në brezin

bregdetar pranë plazhit të Spillesë. Ky tip toke është formuar në kushtet e një lagështire të madhe, ku shumica e tyre janë bonifikuar. Kanë përbërje mekanike të rëndë argjilore dhe në to zhvillohen bimë në përgjithësi higrofile: sektori i Hauzëve, ish mbetje të shtratit të vjetër të lumit të Shkumbinit.

2.5.2.3. Tokat e kripura

Tokat azonale të kripura janë formuar mbi depozitimet deltore përgjatë bregdetit të ulët. Janë përftuar nga tharja e kënetave bregdetare dhe paraqiten si dëshmi e evolucionit të brigjeve. Përmbajnë deri në 0.2-1% kripë dhe në to ujërat nëntokësore janë afër sipërfaqes. Për shkak të avullimit në stinën e verës ato mbulohen me një shtresë mjaft e imët kripe. Gjatë ish-regjimit komunist një pjesë e tokëve kënetore pranë këtij tipi toke, sektori në lindje të hauzëve, u bonifikuan dhe u përfitua e përmirësua toka e punueshme në fushën e Spillesë, Bashtovës, pranë Zhabjakut e Bishtit të Karpenit.

Kjo shumëllojshmëri tokash është mjaft e rëndësishme për aktivitetin jetësor të banorëve të zonës, kryesisht në kultivimin e kulturave bujqësore. Njeriu nëpërmjet ruajtjes, sistemimit, qarkullimit bujqësor etj., ka ndikuar pozitivisht në pasurimin dhe mbrojtjen e tokës, por të shumta janë rastet kur ai ka ndikuar negativisht. Duhet theksuar se në ditët e sotme ende nuk ka një politikë të qartë të përdorimit të tokës, e cila duhet të përfshijë dhe të kombinojë mirë politikat e ruajtjes, përdorimit dhe të rregullimit të territorit. 58 Sala, S., “Veçoritë gjeomorfologjike në kodrat e Kërrabës”. Tiranë, 2005, fq. 57

Page 102: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

102

2.6. Mbulesa bimore 2.6.1. Faktorët

Bimësia natyrore në zonën kodrinore të Kavajës është e përfaqësuar nga bimët

shkurrore e barishtore, por që nuk mungon edhe bimësia drunore e përfaqësuar nga drurët e mbjellë, sidomos nga qiparisi, pisha, plepi, akacia, arra e hundit, eukalipti, etj.

Kushtet klimatiko-tokësore dhe lartësitë e ulëta të relievit krijojnë kushte shumë të mira për shtrirje e gjerë të brezit të shkurreve mesdhetare: Makjen dhe shibljakun. Megjithatë, kjo bimësi natyrore mungon në pjesën më të madhe të kodrave të Kavajës, ndërsa ato ekzistuese përfaqësojnë mbetje të degradimit të dikurshëm. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë e njeriut, ku mund të veçojmë shpyllëzimet pa kriter për hapjen e tokave të reja, prerjet për përdorim si lëndë ndërtimi dhe për ngrohje, djegiet e rastësishme, mbikullotjet, etj. Të dhënat historike dëshmojnë se ky territor ka qenë

mbuluar me pyje të dendura dushku, por shfrytëzimi i tyre ka filluar shumë herët, që nga pushtuesit romake. Shënimet e udhëtarëve të huaj flasin se edhe gjatë mesjetës ruheshin areale me këto pyje dhe se vazhdonte shfrytëzimi i tyre. Këto pyje u dëmtuan veçanërisht nga venecianët dhe turqit, që e përdornin drurin për ndërtimin e anijeve. Gjithashtu edhe banorët vendas e kanë preferuar atë për ngrohje, sepse ka fuqi të madhe kalorifike.

Megjithëse në shekuj është zhdukur bimësia e pyllit të dushkut e 80-90 vitet e fundit edhe shkurret janë pakësuar shumë në sipërfaqen e tyre, aty-këtu në shtretërit e përrenjve, pranë shtëpive apo ledhe arash ka drurë vidhi të rritur. Në gjendjen e sotme ato mund të përfshiheshin në mbrojtjen ligjore si monumente natyrore (biomonumente).

Foto 84: Drurë vidhi (K. Ferhati) 2012

2.6.2. Shkurret

Bimësia e shkurreve mesdhetare në këtë territor ka qenë dhe mbetet ndër më të kërcënuarat nga njeriu, i cili për fat të keq vazhdon t‟i trajtojë ato si bimë pa leverdi

ekonomike. Ky dëmtim mori përmasa mjaft të mëdha gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, ku në shpatet e mbuluara me shkurre u hapën toka të reja arë, u kryen punime ushtarake dhe u bënë mjaft ndërtime si rrjedhojë e shtimit të popullsisë.

Page 103: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

103

Foto 85-86: Keqpërdorimi i bimësisë natyrore, deri në rrafshim me mjete të rënda mekanike (S. Sala) 2012, 2010

Hapja e tokave të reja në formën e brezareve, madje edhe në shpate shumë të pjerrët, solli zvogëlim të madh të sipërfaqes së shkurreve. Më pas proceset e degradimit e rritën më tej intensitetin e zvogëlimit të kësaj sipërfaqe. Kjo shpjegohet jo vetëm me hapjen e tyre në relieve të papërshtatshme, por edhe me masat e pakëta për kufizimin e erozionit59.

Në brendësi të pyllit të Bedenit, sidomos në pjesën veriperëndimore të tij, shkurret kanë përhapje më të mirë, përbëhen nga makja dhe shibljaku. Më e shpeshtë është shqopa (Erica arborea), poe edhe më e dëmtuara, sepse cunghet e saj janë përdorur si lëndë e parë në ndërmarrjet artistike të drurit. Gjithashtu ato janë preferuar edhe nga banorët vendas si lëndë druri për ngrohjen e banesës për qymyrin e drurit etj. Ndër makjet e tjera do të përmendim mersinën (Myrtus communis L.), gjineshtra (Spartum junceum), mretja (Phillynea latifonia), mënishtja (Cistus) etj. Ndër shkurret që i lëshojnë gjethet përmendim: trëndafilin e qenit, lofatën (Ceris siliquastrum L.), murrizin (Crataegus L.), mugashtrën (Dittrichia), dushqe në formën e shkurreve (Querqus sp.div.), mëllezën (Ostrya carpinifolia Scop), vidhin (Ulmus), shkozën (Carpinus orientalis L), frashërin (Fraxinus ornus) etj60. Dy të fundit janë drurë që banorët i preferojnë për ngrohje, përthurjen e koshave, kopshteve pranë shtëpive etj. Këto janë dhe arsyet e prerjes së vazhdueshme të filizave të tyre. Vlen për tu përmendur edhe dëmtimi i tyre nga mbikullotja e bagëtive të imëta (sidomos dhive) që preferojnë shumë të ushqehen me gjethet e shkozës dhe të vidhit.

Në të gjithë shpatin kodrinor në lindje të plazhit të Gjeneralit shkurret dallohen për shtrirje të plotë dhe zënë një areal mbi 325 ha61. Këtu përvec llojeve të shkurreve qëpërmendëm te pylli i Bedenit, përmendim edhe ilqjën, dafinën, venjën (Juniperus Phoenica L) etj. Arsyet që këtu ruhet mirë ky areal i shkurreve lidhet me ekzistencën e zonës ushtarake deri në fillim të viteve ‟90. Në zonën në studim, në sektorin e rivierës së Kavajës ruhet në gjendje natyrore dafina (Laurus nobilis), por e shkatëruar, veçanërisht në 25 vitet e fundit. Dafina është një bimë relikte, karakteristikë për vendet mesdhetare bregdetare, me vlera të mëdha kurative,

59 Sala, S., “Roli i gjeomorfologjisë në rregullimin e territorit”. Tiranë, 2007, fq. 75 60 Qendra e Studimeve Biologjike, “Flora e Shqipërisë”. Pjesa e parë dhe e dytë. Tiranë, 1992, fq. 201 61 Të dhëna statistikore nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kavajë, 2014

Page 104: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

104

ushqimore, kozmetike, dekorative etj. Për fat të keq, sot ajo është e pranishme vetëm në territorin e plazhit plazhi i Gjeneralit-Kepi i Lagjit. Në vitet ‟70-80 të shek. XX u bënë shpyllëzime të mëdha në këtë sektor me motivacion mbjelljen e dafinës. Ky veprim i pambështetur në studime shkencore, jo vetëm dëmtoi shkurret, por mund të quhet si katastrofë për dafinën, e cila është përfshirë në librin e Kuq, si bimë e rrezikuar për zhdukje62. Njëherazi u bënë përpjekje që në një pjesë të shpateve të shpyllëzuar të mbillen me dafinë me qëllim shfrytëzimin e gjetheve të saj. Mirëpo këto fidanë nuk u zhvilluan sepse me sa dukej dafina nuk mund të zhvillohej pa bimët e tjera me të cilat bashkëjetonte. Deri në vitin 1989 sipërfaqja me shkurre dafine, megjithëse me bimë pak të zhvilluara, arrinte 180 ha63. Foto 87: Dafina në gjendje natyrore në kalanë e Turrës

(K. Ferhati) 2013

Deri në atë kohë institucioni i kampit të riedukimit të Bardhorit, që e kishte nën juridiksion këtë areal, kryente të gjitha punimet e nevojshme për rigjenerimin, mirëmbajtjen dhe vjeljen e gjetheve të këtij masivi. Pas viteve ‟90 plantacioni i dafinës u bë pre e kullotjes së bagëtive të imëta, e për pasojë ky plantacion është degraduar plotësisht dhe po shkon drejt zhdukjes.

Zona në studim është edhe në dobi të shpendëve shtegtarë, gjë e cila favorizohet nga bimësia e shkurreve dhe veprimtaria bujqësore (shpendët sigurojnë strehimin dhe ushqimin). Në foto është Pupëza, që sipas biologut Ferdinand Bego, dimëron edhe në Shqipëri. Gjuetisë së pakontrolluar nuk i ka shpëtuar edhe ajo. Shpendi është gjetur gjatë itinerarit në terren në kalanë e Turrës dhe para se të vendosej moratorium i gjuetisë.

Foto 88: Shpendi Pupëza i dëmtuar nga gjuetia pa kriter (K. Ferhati) 2013

62 Vangjeli, J., “Libri i Kuq-Bimë të rrezikuara”. Tiranë, 1995, fq. 121 63 Të dhëna statistikore nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kavajë, 2014

Page 105: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

105

Për kufizimin e erozionit dhe rigjenerimin e disa shpateve të degraduar, gjatë periudhës 1960-1985 u bënë ripyllëzime me qiparisë, pishë bregdetare, akacie dhe eukalipte. Ndër sektorët ku ky fenomen pati shtrirje më të gjerë veçojmë pyllin e Bedenit, Bardhorin, Bagon, etj.

Ky proces pati efekte pozitive, megjithëse duhej të ishte akoma më i gjerë për shkak të degradimit të lartë të terrenit. Pas viteve ‟90 këto hapësira të ripyllëzuara janë

dëmtuar shumë nga veprimtaria e njeriut. Gjatë viteve të fundit në këtë territor janë shtuar shumë sipërfaqet me pemë frutore, me vreshta dhe ullinj.

Qiparisi ose selvia (Cupressus Sempervireusi) përbën areal mjaft të madh te pylli i Bedenit dhe shënon fillimin e krijimit të pyllit. Ai u rrit shpejt deri në lartësinë 30 m, pasuroi tokën me humus, duke përgatitur kështu kushte për zhvillimin e bimëve të tjera natyrore dhe për kultivimin e drurëve të tjerë pyjorë. Qiparisi mund të konsiderohet si druri që ka pësuar më pak dëmtime. Pra duket se njeriu ka respektuar më shumë këtë dru dekorativ se sa drurët e tjerë shoqërues të këtij pylli.

Foto 89: Pylli artificial i Bedenit (K. Ferhati) 2012

Gjatë itinerareve në terren kam vërejtur edhe dëmtimin e pyllit të Bedenit, madje duke prerë edhe qiparisë në moshë të re.

Foto 90-91: Prerja e qiparisëve në moshë të re në pyllin e Bedenit (K. Ferhati) 2012

Page 106: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

106

Pisha (Pinus Pinea dhe Pinus Halepensis) ka përhapje të konsiderueshme përgjatë bregdetit nga Golemi deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, si dhe në pjesën qendrore e jugore të pyllit të Bedenit.

Plepi i Bardhë (Populus Alba) ka përhapje të konsiderueshme në luginat e përrenjve të Stërbegut, në atë të Ujit të Mirë, në veriperëndim të pyllit të Bedenit etj. Ai është mbjellë në mesin e viteve‟70, i cili është përdorur edhe si lëndë e parë në fabrikën e

dikurshme të letrës në Kavajë. Pas vitit 1990, plepat e bardhë janë prerë gati tërësisht nga popullsia e zonës përreth (Beden, Hajdaraj, Stërbeg, etj.), të cilat i kanë përdorur kryesisht për ndërtim.

Akaciet (Robinia Pseudoacacia L.) janë mbjellë në fund të viteve ‟80 sepse ato që

u mbollën në vitet ‟70 u prenë nga ish-ndërmarrja pyjore. Kanë shtrirje të konsiderueshme sidomos në pyllin e Bedenit, luginën e përrenjve të Stërbegut, të Ujit të Mirë, të Domnit por janë dëmtuar shumë nga njeriu. Ripërtëritja e tyre po bëhet nga filizat që po dalin nga trungjet e prera.

Eukalipti (Eucalyptus Globules) përbën areale mjaft të kufizuar në veri dhe në brendësi të pyllit të Bedenit, por edhe në zona të tjera në areale më të kufizuara. Gjelbërimi i tij i përhershëm, rritja si dru shumë i lartë dhe me moshë të gjatë janë të dhëna të mjaftueshme që ai të ruhet dhe të shumëfishohet në numër. Zgjerimi i sipërfaqes me këtë lloj druri do të kufizonte edhe proceset e dukshme të degradimit dhe erozionit të tokës mjaft të përhapura në këtë territor.

2.6.3. Livadhet

Bimësia barishtore, si bashëshoqëruese e brezit te shkurreve gjendet në të gjithë territorin e studimit. Ajo shtrihet edhe në brendësi të pyllit me qiparisa të Bedenit, me periudhë të gjatë vegjetacioni, si rezultat i temperaturave relativisht të larta edhe në peridhën e ftohtë të vitit dhe dritësimit të pyllit. Bimët barishtore janë bimë kryesisht kserofite, prandaj ato formojnë edhe livadhe në vendet pa bimësi të lartë.

Në afërsi të luginave të përrenjve ka pellgje me ujë, të pasur më bimësi ujore, ku mbizotëron kallamishtja (Phragmites), shelgu i kuq (Salix purpurea), rogozit (Typha latifolia L.), madje shumë prej tyre janë evidentuar edhe në gropat e rrëshqitjeve në argjila, të cilat mbajnë ujë në brendësi të tyre. Bimësia higrofile dhe shkurret përreth tyre krijonin kushte për folenizimin e rosave të egra. Vitet e fundit, këto të fundit, nuk janë më të pranishmë në këtë territor dhe kjo për shkak të gjuetisë pa kriter dhe mbikullotjes së bimësisë barishtore dhe asaj shkurrore. Për përmirësimin e situatës deri në rikthimin e ekosistemit të dikurshëm, me një botë të gjallë të pasur e të larmishme, janë të domosdoshme ndërhyrjet e kujdesshme të njeriut në këto pellgjë me ujë, duke i sistemuar e zgjeruar ato në mënyrë krijimin e mundësive që ato të mbajnë ujë gjatë gjithë vitit.

Në lëndinat bimësia barishtore pothuajse gjatë gjithë vitit. Ato mund të përdoren për pikniqe, për krijimin e këndeve të lojërave për fëmijë, për sportet me dorë etj. Për këtë qëllim, përveç investimeve, duhet të bëhen ndërhyrje të studiuara në mënyrë ruajtjene vlerave natyrore të mjedisit. Të shumta janë edhe kërpudhat të ngrënëshme e të pangrënëshme që në të ardhmen mund të përbëjnë një aktivitet me leverdi ekonomike për popullsinë e zonës.

Page 107: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

107

Kushtet klimatike-tokësore dhe lartësitë e relievit krijojnë kushte shumë të mira për rritjen e disa lloje bimësh mjekësore që shërbejnë për mjekimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Ndër më kryesoret mund të përmendim: mullagën (Malva Sylvetris), kamomilin (Chamomilla recuita), sherebelën (Salvia Officinalis), hithrën (Urtica dioica), manaferrën (Rubus Ulmifolius), Ttëndafilin e egër (Rosa Camina), gramin (Cynodan Dactylon), murrizin (Crataegus), rigonin etj. Mënyra e mbledhjes së këtyre bimëve mjekësore prej banorëve, duke përdorur si metodë shkuljen dhe prerjen (foto), është faktori kryesor i dëmtimit dhe pakësimit të tyre. Ashtu si dhe për burimet e tjera natyrore edhe për bimësinë natyrore të këtij territori ekzistojnë mundësitë për ripërtëritjen e saj, e cila do të kërkonte në radhë të parë një përdorim ndryshe nga ai i deritanishëm. Foto 92: Metoda të gabuara të mbledhjes së rigonit

(S. Sala) 2009

Studiuesit duhet t‟i paraprijnë këtij përdorimi dhe sipas përvojës së njohur edhe në vendet

e zhvilluara duhet nisur në zonimin e territoreve me bimësi natyrore, sipas qëllimit të përdorimit: Zonë e mbrojtur, kullota, agrokullota, etj.64.

64 Montard, F., “Impact du climat sur la production agricole: synthese et perspectives de recherché.

Agrometeorologie des regions moyenne montagne. Paris, 1987, fq. 59

Page 108: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

108

2.7. Vlerësimi i kushteve natyrore

Nga materiali i shtjelluar më sipër për të gjithë përbërësit e kushteve natyrore, kemi

mundësi që të bëjmë një vlerësim të tyre në dobi të zhvillimit të proceseve gjeomorfologjike të shpatit.

Ndërtimi strukturor dhe litologjik, veçanërisht shkëmbinjtë që dalin në sipërfaqen e territorit të përfshirë në studimin tonë krijojnë kushte të favorshme për këto procese gjeomorfologjike. Shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë, të cilët dalin më shumë në sipërfaqe në pjesën qëndrore të kodrave të Kryevidhit, veçanërisht aty ku bimësia natyrore është e dëmtuar nga veprimtaria ekonomike e njeriut, ka mundësuar formimin e disa vatrave të erozionit. Janë përmendur në kapitullin përkatës të studimit.

Ato edhe sot, duket shumë qartë që kanë prirjen drejt zgjerimit, degradimit më të madh të mbulesës së tokës, pra përfshi edhe dezertifikimn e këtyre shpateve. Kjo ndodh

aty ku njeriu nuk ka ndërhyrë me masa mbrojtëse. Në pak sektorë ku janë bërë ripyllëzime dhjetëra vite më parë efekti ka qenë shumë pozitiv. Përvoja duhet zgjeruar, por duhen mjete financiare, të cilat sot nuk i kanë as shteti dhe as banorët. Shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë mundësojnë formimin më të mirë të mbulesës së tokave, përfshi tokën e punueshme. Meriton vëmendjen e duhur vlerësimi që po flasim edhe për shkëmbinjtë ranorë, e sidomos ata konglomeratë të suitës “Rrogozhina”.

Foto 93: Degradim i mbulesës bimore në Vilë-Bashtovë (K. Ferhati) 2012 Vendosja e tyre mba ata argjilorë dhe alevrolitorë në shpatet e butë mundëson filtrimin e ujërave deri në shtresat e pa përshkueshme. Kjo bëhet shkak kryesor i formimit të rrëshqitjeve, madje shumë të mëdha, krahasuar me ato në argjilat, etj. Shembuj konkret janë p.sh., Çorumi, Bedeni (pylli), Larzës dhe falezat e Bardhorit dhe pranë Kalasë së Turrës. Ky vlerësim kërkon kujdes për ndërtimet e banimit, rrugët, atë turistike, etj.

Falezat detare që janë përfshirë nga rrëshqitjet kanë pasur shkak edhe abrazionin e valëve të detit. Parashikimi i ngritjes së portit të jahteve dhe infrastrukturës mbështetëse në grykëderdhjen e përroit të Larzes, meriton vlerësimin korrekt të zhvillimeve të pritshme të proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Krahas rrëshqitjeve, kujdes kërkon edhe procesi i rrëzimeve.

Platforma e gjerë e abrazionit, blloqet shkëmborë në sipërfaqen e saj ofrojnë mundësi të mirë për infrastrukturë të lehtë, por tërheqëse turistike. Mendojmë se duhet të jenë të kufizuara që të mos prishen vlerat e peizazhit natyror.

Page 109: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

109

Relievi me lartësi të vogël dhe shpate të pjerrëta ofrojnë mundësi shumë të mira për ndërtime, rrugë, veprimtari ekonomike bujqësore. Në këtë të fundit veçojmë edhe ndërtimin e brezareve për vreshtarinë, pemëtarinë, por edhe për ullirin. Gjithashtu, relievi ofron mundësi shumë të mirë për vlerat panoramike me të gjithë territoret përreth. Kjo është shumë e këndshme për banorët në vendbanime, për turistët që pëlqejnë fshatin në fundjavë dhe ekskursione ditore. Monumentet e natyrës janë një tjetër ofertë shumë tërheqëse.

Klima është e shkëlqyer në shumë drejtime të jetës dhe veprimtarisë ekonomike të popullsisë që jeton e punon në këtë zonë. Ndër to mundemi të veçojmë: Turizmin balnear, turizmin rural, zhvillimin e bujqësisë tradicionale në kodër dhe asaj intensive në fushë, shumëllojshmërinë e kulturave bujqësore, etj. Ujërat detare kanë ofertë të shkëlqyer për industrinë turistike balneare, peshkimit, sporteve ujore, etj. Po kështu edhe ujërat nëntokësore, të cilat mund të ndihmojnë shumë thatësirën e zgjatur të verës për kulturat bujqësore të mbjella në fushë dhe në kodra. Foto 94: Plazhi i Larzës për shfrytëzimin e turizmit “blu” (K. Ferhati) 2012 Në këto të fundit që prej dhjetëra vitesh janë shfrytëzuar shumë mirë ujërat sipërfaqësore, pavarësisht se janë të pakëta. Ujëmbajtësit e ndërtuar janë ofertë e mirë për bujqësinë, peshkim, por pse jo dhe për shëtitje me varka e motorrë uji nga të rinjtë që pëlqejnë turizmin rural.

Pavarësisht se bimësia natyrore sot është shumë e kufizuar, oferta e saj për faunën e egër të zonave kodrinore është e mirë. Po kështu dhe shumëllojshmëria e shkurreve, veçanërisht dafinës, shkurret e bimët mjaltëse, aromatike, etj. Një pjesë e mirë e tyre mund të kultivohen, më shumë rigon, borzilok, rozmarinë, pse jo dhe sherebelë.

Foto 95: Rozmarinë e kultivuar në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2012

Page 110: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

110

Ofertë shumë të mirë ka mbulesa e tokave, veçanërisht për kulturat e drithërave, perime e zarzavate, drufrutorët, vreshtarinë, etj. Përvojë të mirë në këtë drejtim ka, por e braktisur për më shumë se 20 vjet. Megjithatë, oferta e mbulesës së tokave kërkon vlerësim paraprak, sepse është shumë e prirur ndaj erozionit dhe rrëshqitjeve në kodër, ndërsa në fushë kërkon sistemim e kullim.

2.7.1. Vlerësimi mjedisor

Shënojmë se një vlerësim i tillë, patjetër që kërkon një studim të veçantë e të detajuar, madje më shumë se një specialist. Për aq sa na takon si gjeografë dhe duke respektuar vendin që ka kjo tematikë në gjithë strukturën e studimit tonë, mund të japim një vlerësim të përgjithshëm të mjedisit fiziko-gjeografik.

Mjedisi fizik i zonës që përfshihet në studimin që paraqesim, nisur nga morfologjia, është kodrinor e fushor. Shtrirjen më të madhe e ka i pari. Ndër elementet kryesor të tij që janë dëmtuar më shumë janë bimësia natyrore, tokat dhe fauna. Ky dëmtim ka ardhur gjithnjë në rritje, gradualisht, ashtu si dhe historia e shoqërisë. Sot bimësia kërkon investime në ripyllëzime, toka kërkojnë më shumë kujdes në përdorimin bujqësor për t‟u mbrojtur nga proceset degraduese, ujërat kërkojnë mbrojtje nga ndotjet,

ujëmbajtësit kërkojnë më shumë kujdes nga mbathjet me material të ngurtë.

Foto 96-97: Dëmtim i bimësisë natyrore (majtas), dëmtim i faunës (djathtas)

(K. Ferhati) 2012, 2013 Pra, në një farë mënyre renditëm problemet mjedisore të kësaj zone. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit duhen vlerësuar, gjithashtu, më shumë dhe dy tematika mjedisore të shtuara: Keqpërdorimi tokës, hapja e tokës së re të punueshme dhe shpesh mënyra e gabuar e punimit të saj, zënia me ndërtime, braktisja e lënia djerrë. Për tokën dhe ujërat vazhdon të jetë problem në rritje ndotja nga mbetjet e krijuara në familjet, kasollet e stallat e bagëtive, ujërat e zeza, etj. Mbetjet në fshatra grumbullohen shumë pak, hidhen pranë rrugëve e kanaleve, etj.

Page 111: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

111

Shqetësimi qëndron edhe për ujërat detare, veçanërisht në grykëderdhjen e lumit të Shkumbinit dhe kanalit që mbledh një pjesë të madhe të ujërave të kullimit e ato të zeza të fshatrave e më pas del në veriperëndim të Karpenit. Për Shkumbinin shqetësimi është i ndjeshëm edhe nga sasia e madhe e këtyre mbetjeve, të cilat më shumë se 90% e tyre e kanë origjinën jashtë territorit që kemi në studim (Përrenjas, Mokër, Librazhd, Elbasan, Peqin e Rrogozhinë). Ky shqetësim nga ndotja qëndron edhe për ujërat në plazhin e Gjeneralit, i cili pavarësisht se u shpall prej vitesh monument natyre, prej disa vitesh është kthyer në plazh publik. Mungon pastrimi i ujërave të zeza e të përdorura, grumbullim-depozitimi i mbetjeve të ngurta, etj. Këtu duhet shtuar edhe gërmimi me mjete mekanike të rënda në pjesën jugore të plazhit. Janë prishur vlerat e peizazhit natyror dhe ndërtimet rrezikohen nga rrëshqitjet.

Foto 98-99: Mbetjet urbane të sjella nga përrenjtë që derdhen në det (K. Ferhati) 2012, 2013

Marshet, Hauzët (shtretërit e vjetër), kanalet kullues, ujërat e zeza që lëvizin në sipërfaqe apo grumbullohen në gropa të hapura; mbetjet e ndryshme familjare, kasollet e stallat e bagëtive, kanë krijuar kushte shumë të mirë për disa lloje insektesh (mushkonjat, etj.) dhe parazitësh. Këta kërcënojnë dhe shqetësojnë shëndetin e njeriut. Duhen marrë masat e nevojshme higjieno-sanitare (dezinfektime, etj).

2.7.2. Vlerësimi ekonomik e social

Pavarësisht se nuk është objekt i rëndësishëm i punimit tonë, më poshtë po bëjmë një vlerësim të përgjithshëm. Vlerësimi i plotë është detyrë e specialistëve të gjeografisë ekonomike, por të nisur nga kushtet natyrore, numri e tradita e popullsisë, mundësitë e saj teknike e materiale, mund të shënojmë se:

Kushtet klimatiko-tokësore krijojnë kushte shumë të mira për zhvilliminekonomik, veçanërisht për këto degë të ekonomisë: Infrastrukturë turistikeportuale (portile), turizmi balnear disa ditor dhe ditor.

Ekoturizmi, shëtitjet dhe ekskursionet nga të rinjtë, turistë të aventurës, etj. Turizmi rural, familjar, etj.

Page 112: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

112

Bujqësia, blektoria dhe

bletaria (integrim i asaj tradicionale me atë intensive), duke i dhënë përparësi të parës.

Peshkimi në det, lum, ujëmbajtës, por gjithnjë sipas normave dhe ligjeve mjedisore përkatës e në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm.

Foto 100: Kushte shumë të mira për zhvillimin e bujqësisë (K. Ferhati) 2012

Turizmi kulturor rural në objektet kryesore të kulturës: Kalaja e Bashtovës, rrënojat e asaj të Turrës, rrënojat e urës mesjetarë në Shkumbin (Vilë-Ballaj), etj.

Popullsi e re në moshë. Shkallë e mirë e arsimimit të të rinjve dhe prani relativisht e mirë e specialistëve

40-50 vjeçarë në fushën e bujqësisë dhe blektorisë. Prani relativisht të mirë të sistemit të komunikimit televiziv, radio, telefonik,

internet, etj.

Foto 101-102. Rrënojë e kalasë së Turrës (majtas), kalaja e Bashtovës (djathtas) (K. Ferhati) 2013, 2012 Monumentet e natyrës së shpallur (plazhi i Gjeneralit, plazhi i Carinës, faleza e

Bardhorit, burimet e kripura të Golemasit, Dafina e kalasë së Turrës), por dhe të tjerë që duhen shpallur.

Veprimtari ekonomike të vogla deri të mesme në dobi të sferës së shërbimeve në tërësi, etj.

Page 113: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

113

Nisur dhe nga ky vlerësim i shkurtër, mund të shprehemi se gjendja e sotme ekonomike e banorëve të fshatrave të Kryevidhit, me patjetër që duhet të jetë shumë herë më e lartë se e fillimit të viteve „90. Megjithatë, nga vetë banorët dhe vendimmarrësit pranohet tërësisht se 20 vitet e fundit janë disa tregues të përmirësuar dukshëm, krahasuar me periudhën para vitit 1990.

Foto 103: Bujqësi tradicionale, Stërbeg Foto 104: Pamje e pjesshme në Vilë-Bashtovë (S. Sala) 2010 (K. Ferhati) 2012

Ndër këta tregues, të dukshëm e të kapshëm nga kushdo që shkon e viziton zonën e marrë në studim, mund të përmendim disa më kryesorët:

Infrastrukturën rrugore. Infrastrukturën turistike.

Zhvillimi i pronësisë private. Përmirësimi i arkitekturës dhe akomodimit në shtëpitë e banimit.

Foto 105-106: Përmirësim i arkitekturës në shtëpitë e banimit, Ballaj (K. Ferhati) 2012

Zgjerimi i shërbimeve të karburanit, bareve, restoranteve, kamping, etj. Transporti i lidhjes me qendrën e komunës dhe autostradën Durrës-

Rrogozhinë. Sjellja e elementeve pozitiv, monetare dhe kulturore, nga emigrantët e

shumtë, kryesisht në Itali.

Page 114: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

114

KAPITULLI III VEÇORITË GJEOMORFOLOGJIKE

3.1. Njësitë gjeomorfologjike

3.1.1. Kodrat

Kodrat janë pjesë e vargut kryesor kodrinor të Kryevidhit, ndërsa ky i fundit është pjesë e vargut kodrinor që fillon me Bishtin e Pallës, vazhdon me malin e Durrësit, me kodrat e Kryevidhit dhe përfundon me ato të Ardenicës në jug.

Në të shumtën e rasteve kurrizet kanë formë të rrumbullakosur, gjë që është e lidhur me ndërtimin strukturor e litologjik. Pothuajse këto kurrize janë të zhveshur nga bimësia natyrore si rezultat i prerjeve pa kriter të njeriut. Mbizotërues është kurrizi kryesor ujëndarës, i cili përbën ujëndarësin kryesor midis rrjedhjeve ujore që përshkojnë

shpatin lindor në drejtim të fushës së Kavajës dhe atyre që përshkojnë shpatin perëndimor dhe derdhen në detin Adriatik. Edhe ky kurriz ka formë të rrumbullakosur dhe ndërpritet nga qafa të gjëra erozive, ku një pjesë e të cilave janë shfrytëzuar për kalimin e rrugëve automobilistike që lidhin qendrat e banuara. Përgjatë tij janë vendosur fshatrat e Kryevidhit, Stërbegut, Kazisë, Domënit, Peqinajt, Bardhor, etj.

Foto 107: Reliev kodrinor Peqinaj-Bardhor (K. Ferhati) 2013

Vargu kodrinor i Kryevidhit ka drejtim mbizotërues veriperëndim-juglindje dhe shpate asimetrike, ku shpati perëndimor është më i pjerrët se ai lindor. Shpatet e pjerrëta përbëjnë frontet e kuesteve kurse ato më pak të pjerrëta, duke u përputhur me shpinën e shtresave, përbëjnë sipërfaqe strukturore. Majat kryesore në të janë: maja e Malases, maja e Xhelezajt, maja e Qerkasë, maja e Mukajt etj. Këto maja ndërtohen nga ranorë dhe argjilorë e ndahen nga qafa, shpesh të tipit subsekuent. Qafat më kryesore janë: Qafa e Kazisë (200 m), qafa e Peqinajt, e Domënit, e Sharrdushkut, e Kazisë, e Kryevidhit, etj.

Ujëndarësit e shpatit perëndimor dhe lindor të kodrave të Kryevidhit kanë drejtim lindje-perëndim dhe përgjithësisht formë të shkallëzuar, gjë që lidhet me ndërthuarjen e shkëmbinjve terrigjenë me qëndrueshmëri të ndryshme ndaj proceseve të erozionit. Më e dukshme morfologjia e shkallëzuar e shpateve shihet në shpatin perëndimor, në të cilin kanë shtrirje të madhe shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë. Me këto shkëmbinj është i lidhur zhvillimi intensiv i rrëshqitjeve, sidomos në sektorët: Domën-Bardhor-Peqinaj-Xhelezaj, kalaja e Turrës, Shkëmbi i Peqinit, etj. Këtu ndodhen ndër rrëshqitjet më të mëdha të kodrave të Kryevidhit, prandaj dhe ndikimi i tyre në morfologjinë e shpateve

Page 115: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

115

është i ndjeshëm. Këtu përmendim: Rrëshqitjen e Bagosë, e Shkëmbit të Peqinit, rrëshqitjen pranë kalasë së Turrës, në perëndim të Domënit, në qafën e Peqinit, pranë fshatit Bardhor, etj.

Dalja në sipërfaqe të shkëmbinjve argjilore e alevrolitore si dhe dëmtimi i bimësisë natyrore janë bërë shkak për krijimin e vatrave të mëdha të erozionit në shpatin perëndimor, të cilat kanë kushtëzuar formimin e shumë ujëndarësve të vegjël në këto shpate, të degraduar, ku pothuajse mungon bimësia natyrore. Vatrat erozive më të mëdha janë në sektorët e pellgut ujëmbledhës të përroit të Forsilogut, në perëndim të majës së Karpenit. Me këto faktorë është lidhur formimi i kuesteve, ku më mirë ato shprehen në kurrizin ujëndarës midis pyllit të Bedenit e Kryevidhit dhe në pjesën perëndimore, veçanërisht midis luginës së përroit të Madh, Domënit, Sharrdushkut etj., megjithatë edhe këtu nuk mund ti krahasojmë me kuestet me tipikë në Shqipëri p.sh., në kodrat e Kërrabës65.

Një faktor shumë i rëndësishëm për shkallëzimet morfologjike në shpatin perëndimor është edhe prania e shkëputjes tektonike që e përshkon atë, e cila shprehet qartë në sektorët: Peqinaj-Bardhor-Domën.

Më ndryshe paraqitet situata në shpatin lindor ku shkallëzimi i morfologjisë së shpateve është më pak i dukshëm në krahasim me shpatin perëndimor. Kjo shpjegohet me faktin se në këtë shpat kanë shtrirje më të madhe shkëmbinjtë konglomeratë e ranorë të çimentuar mirë, të cilët janë më pak të ndjeshëm ndaj proceseve të shpatit.

Foto 108: Reliev kodrinor në perëndim të Kryevidhit (S.Sala) 2002

Gjithashtu ky shpat është më pak i copëtuar nga rrjedhjet ujore sipërfaqësore. Pikërisht qëndrueshmëria e mirë e truallit është shfrytëzuar nga banorët për ndërtimin e banesave dhe zgjerimin e tokës arë. Disa nga qendrat rurale përmendim: Domën, Elmadh, Kazi, Peqinaj, Kryevidh, Beden, Çorum, etj.

65 Sala, S., “Veçoritë gjeomorfologjike në kodrat e Kërrabës”. Tiranë, 2005, fq. 60

Page 116: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

116

3.1.2. Fushat e plazhet

Fushat nuk kanë shtrirje të gjerë në territorin e marrë në studim. Ato zënë pjesët më periferike të këtij territori, lindje, jug dhe jugperëndim. Dallohet qartë fusha e Spillesë, Vgjeshtës së Vogël, Grethit të Mesëm, Karpenit, Rikajt, Hajdarajt, Bedenit, Zashtikut, etj. Këto të fundit janë pjesë e Fushës ë Kavajës dhe njihen me emrat e fshatrave që i kanë në pronësi. Shtrirje të madhe ka dhe fusha që gjendet në luginën e pjesës së poshtme të lumit Shkumbin që bën përfshin gjithë pjesën jugore të zonës në studim. Njihet kryesisht me emrin fusha e Bashtovës, Vilë-Ballajt etj. Formimi i tyre është rezultat i evolucionit të gjatë të vijës bregdetare, e cila i kushtëzohet veprimtarisë akumulative të valëve detare dhe të lumit Shkumbin për periudha të gjata gjeologjike. Studimet gjeologjike dhe hartografike kanë vërtetuar se Shkumbini më parë përshkonte Fushën e Kavajës e derdhej në Gjirin e Durrësit (Karpen-Golem)66.

Foto 109: Pjesë nga fusha dhe plazhi i Spillesë (Internet)

Përveç këtyre faktorëve rol të rëndësishëm kanë edhe strukturat sinklinale në të cilat janë formuar këto fusha. Në brendësi të këtyre fushave qendrat e banuara nuk janë të shumta, por këtu gjendet cilësia më e mirë e tokës arë. Duket se prania e kënetave e marsheve (Këneta e Zhabjakut, etj) ka qenë faktori më kryesor i vendosjes së vendbanimeve në rrëzën e shpateve kodrinorë. Patjetër që ka ndikim dhe ruajtja e tokës së punueshme, moszënia e saj me ndërtime. Pas bonifikimit, vendbanimet në fushë janë zgjeruar shumë. Në foton e mësipërme, jepet një pjesë nga fusha e Spillesë.

Foto 110: Kalaja e Bashtovës e vendosur në fushën me të njëjtën emër (Internet)

66 Boçi, S., Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave. Dizertacion. Tiranë, 1987, fq. 139

Page 117: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

117

Kjo fushë e formuar në strukrurën sinklinale si rrjedhojë e evolucionit të gjatë të bashkëveprimit det-lumë, shtrihet në një gjatësi rreth 8 km dhe një gjerëssi deri në 3 km përgjatë bredgetit të Adriatikut. Ajo është formuar mbi depozitimet zhavorrore, rërore, argjilore dhe subargjilore të kuaternarit67.Rezultatet e studimeve provojnë se kështjella e Bashtovës në kohën e ndërtimit nuk duhet të ketë qenë larg bregut. Përsa i përket zhvendosjes se rrjedhjes së Shkumbinit nga shtrati i tij "i vdekur" në veriperëndim të kalasë, për në shtratin e sotëm, mendohet se ka ndodhur në fillim të erës sonë, por një degë e tij mund të ketë vazhduar edhe më pas në shtratin e vjetër, ose mund të jetë rikthyer68. Prandaj edhe pozicioni fillestar i kalasë ka

mundësi të ketë qenë në deltën e formuar midis rrjedhjes kryesore të Shkumbinit dhe një dege të tij të vjetër. Në këtë mënyrë do të justifikohej edhe pozicioni i saj në fushë, që është një dukuri e rrallë për kohën. Në luginat e përrenjve që kanë pellg ujëmbledhës shumë të degraduar formohen fushaza të vogla. Këto mbillen nga banorët, kryesisht me kulturën e misrit e foragjerit.

Foto 111: Fushëza të vogla të formuara në luginat e përrenjve (K. Ferhati) 2012

Plazhet shtrihen përgjatë bregut të ulët dhe lartë. Plazhet e bregut të ulët janë të përbërë nga rërë e imët, e bardhë deri gri e hapur dhe e pastër, ndërsa ato të bregut të lartë nga zhavorre-zaje mjaft të trasha dhe shumë të rrumbullakosur. Në kushtet e sotme, plazhet e Spillesë, Domënit dhe Carinës janë të stabilizuara, në gjendje ekuilibri. E kundërta ndodh plazhin në Bishtin e Karpenit (në perëndim dhe në veri të këtij të fundit). Ata janë prekur dukshëm nga procesi i abrazionit, të paktën në 30 vitet e fundit. Siç e kemi përmendur kur kemi folur për abrazionin, në një masë të konsiderueshne kjo duhet të ketë ndjerë edhe ndikimin e ndërhyrjes së njeriut, të paktën nga nisja e ndërtimit të ujëmbajtësve të pellgut ujëmbledhës të Darçit, etj. Por më së shumti duhet të lidhet edhe me faktorët natyrorë të përgjithshëm.

Plazhet zallorë janë në Rivierën e Kavajës. Më i madhi është ai i Gjeneralit dhe pak më në veri të tij deri në gjirin në jug të kepit të Lagjit. Në këtë të fundit është plazhi i dytë për nga madhësia pas atij të Gjeneralit. Nga banorët njihet dhe si plazhi i Bankinës (ndërtim nga ish-reparti ushtarak). Të tjerët janë të vegjël, të bukur dhe janë vizituar nga shumë pak vizitorë. Në përgjithësi, nga vëzhgimi ynë, të gjithë janë në proces ekuilibri, pse jo dhe mbathjeje.

67 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Ekosistemi Bregdetar i Spillesë”. Tiranë, 1999, fq. 71 68 Myrto, H., Monumentet 1. Hartë e monumenteve dhe e gjurmëve antike e mesjetare të rrethit të Durrësit, Kalaja e Bashtovës. Tiranë, 1982, fq. 26

Page 118: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

118

Ndër plazhet më vlera tërheqëse, natyrore dhe ekonomike do të përmendim plazhin e Spillesë, Domënit dhe plazhin e Gjeneralit. Ky i fundit ndodhet në veri të atij të Domënit dhe i shpalur Monument natyre6970. Nga këto plazhe mund e duhet të lidhet dhe varet jo pak edhe e ardhmja e zhvillimit ekonomik të këtij territori bregdetar, nëpërmjet zhvillimit të turizmit balnear, ekskursionet në natyrë, gjuetia me grap, sportet e ujit, etj.

Plazhi i Golemit e ka marrë emrin e fshatit më të madh dhe më pranë tij: pjesa qendrore e tij. Është një nga plazhet më të mëdha e më të frekuentuar në vendin tonë, pasi në stinën e verës frekuentohet nga turistë të shumtë vendas e të huaj. Ai shtrihet nga Shkëmbi i Kavajës në veriperëndim deri te Bishti i Karpenit në juglindje. Ka një gjatësi prej rreth mbi 5 km dhe një gjerësi mesatare deri në 30-35 m. Siç përmendëm edhe më lart, bën pjesë në grupin e plazheve që dallohet për rërën e imët, të pastër e me ngjyrë gri të hapur.

Dinamika e tij në 30 vitet e fundit ka qenë shumë aktive. Në vitet “80 abrazioni në

pjesën jugore të tij kishte nisur të theksohej, por me ndërtimet turistike, me dhe më shumë pa leje dhe pa plan, abrazioni i shumëfishua. Pronarët e ndërtimeve ndërhynë vetë me hedhje blloqe shkëmborë, prita deri mbi 100 m gjatësi, duke ndikuar në mbrojtjen e objektit ndërtimor, ndaljen e abrazionit dhe rikrijimin e plazhit. Por në veri të kësaj prite ai shumëfishohej, ndaj njëra pritë e transmentonte atë tëk tjetra dhe pronarët bënin e bëjnë të njëjtën gjë. Në verën e këtij viti abrazioni ka arritur në afërsi të postës së policisë së Golemit. Ky plazh ndonëse është ndër më të vizituarit në sezonin veror, ai është dhe ndër në të ndoturit në vendin tonë, duke shkaktuar shumë probleme për turistët vendas dhe të huaj, pasi në të derdhen mbetje të shumta urbane, industriale e komunale. Foto 112: Plazhi i Golemit (pjesa qendrore e tij)

Plazhi i Karpenit njihet dhe me emrin plazhi i Bishtit të Karpenit, sepse në të

përfshihet jo vetëm ai në perëndim-jug të këtij kepi, por edhe pak më në veri të tij. Gjatësia arrin deri në 1 km, gjerësia më e madhe mbi 20 m, ndërsa më e vogla deri 5-6 m. E para ndodhet në pjesën më jugore të plazhit, ndërsa e dyta në pjesën qendrore të tij. Deri në fillimin e viteve ‟90 sipas hartës topografike dhe konsultimeve në tërren me

drejtuesin e temës së doktoraturës, përpara ish-repartit ushtarak dhe deri pranë kanalit që del nga fusha e Kavajës kishte plazh me mbi 40 m gjerësi. Para repartit ushtarak (Karpen) më shumë se 20 vjet më parë ka patur një fushë sporti dhe mbi 20 m plazh, i cili u gërrye i gjithi, por në 10 vitet e fundit pritat me beton, bunker e gurë, kanë ndalur abrazionin dhe

69 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Ekosistemi Bregdetar i Spillesë”. Tiranë, 1999, fq. 81 70 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 108

Page 119: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

119

ka filluar të formohet një plazh rreth 40 m gjatësi. Deri para 7-8 vitesh ai pothuaj u zhduk, sidomos pjesa më veriore. Ndërhyrjet me prita gurësh, krijimi i një kampingu për rulotat kanë ndikuar dukshëm në ndaljen e abrazionit. Në pjesën veriore janë krijuar mesatarisht mbi 5-7 m plazh (gjerësi), ndërsa në pjesën qendrore mbi dyfishin e saj. Po kështu, në jug vazhdon rikrijimi i plazhit, mbi 10-15 m gjerësi, ku prita e blloqeve shkëmbore të kampingut ka ndikuar dukshëm në mbathjen e shpejtë të tij.

Në pjesën lindore të tij, shpati i kodrës ka rrëshqitje të vjetra e të reja, por ka nisur një ndërtim që ka krijuar shesh-ndërtimin në mur me elemente dhe bunkerët që kanë qenë pranë dhe në plazh. Para ndërtimit të ri me blloqe betoni, në det, është ndërtuar një mol rreth 60 m i gjatë me blloqe betoni e bunkerë, ndërsa në pjesën veriore me gurë gëlqerorë

rreth 60 cm dhe pjesë bunkerësh, ende e palidhur e gjithë gjatësia. Midis këtij moli formohet plazhi me gjerësi 26 m. Plazhi ka filluar të formohet pas ndërtimit të molit pasi materiali që vjen nga kepi i Lagjit qëndron dhe madje ndikon edhe në stabilizimin e rrëshqitjes që ndodhet në shpatin perëndimor të kodrës së Karpenit. Pra pothuajse është rigjeneruar.

Foto 113: Plazhi i Karpenit (pjesa jugore) (K. Ferhati) 2012

Në pjesën veriore të këtij plazhi një biznesmen ka ndërtuar një ishull të cilën e lidh me një urë druri me plazhin, e cila është e gjatë 120 m. Nga ura deri te brezi i parë i pishave, plazhi ka gjerësi 18 m. Para vilës së “Barbauti‟‟, plazhi një vit më parë ka qenë 3 m i gjerë, ndërsa sot është dyfishuar. Këtë gjë e mundësoi ura e drurit. Afër urës së drurit gjerësia është rreth 30 m.

Plazhi i Spillesë e ka marrë emrin nga fshati pranë tij. Një pjesë të tij banorët e njohin dhe me emrin e fshatit të Rreth-Grethit. Për gjeografët përdoret emërtimi i parë. Ka drejtim veri-jug e shtrihet gjatë vijës bregdetare, nga grykëderdhja e lumit të Shkumbinit (pjesë veriore e deltës së tij) në jug, deri në Gurin e Lëmuar në veri (pak më në jug të grykëderdhjes së përroit të Domënit). Gjatësia e tij arrin rreth 5 km dhe gjerësi mesatare 30-50 m. Dallohet për rërë të pastër e me ngjyrë gri të hapur, i përshkuar nga disa duna e një brez mbrojtës pyjor. Gjatë shtrirjes së tij ndërpriten 2-3 herë nga kanalet që mbledhin ujërat e pjesës perëndimore të kodrave të Kryevidhit dhe kanaleve kulluese të fushës së Spillesë (kanali i Hauzëve).

Gjatë ish-regjimit komunist, në pjesën lindore të tij u bënë ripyllëzime me pishë bregdetare. Pylli ruhet mire edhe sot. Gjithashtu, pranë pyllit, por diku edhe brenda tij u ndërtuan bunkerë nga ushtria. Ata që ishin brenda plazhit u bënë faktor kryesor i formimit të dunave më të larta: lartësi deri 3 m. Mbledhësit e skrapit nuk kanë lënë ndonjë gjurmë kryesore të tyre, sidomos në pjesën jugore të plazhit. Duna ka dhe nga

Page 120: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

120

bimësia e rrallë, si shkurre dëllinje, bimësi barishtore tip fshesë dhe kallam. Lartësia sot nuk i kalon 1 m. Në brendësi të pyllit dunat ruajnë lartësinë mesatare 1-2 m.

Foto 114: Pjesa veriore e plazhit të Spillesë Foto 115: Plazhi i Spillesë (pjesa qëndrore)

Është ndër plazhet më të pastër të vendit tonë, pasi në të nuk derdhen mbetje urbane e industriale, vetëm ato komunale, çka e bën këtë plazh të ketë një frekuentim masiv gjatë stinës së verës. Në verën e këtij viti, bashkia e Kavajës bëri investimin më të madh të kohës: prishjen e ndërtimeve të paligjshme në plazh, pastrim-sistemim të plazhit, ndërtimin e shëtitores në pjesën midis tij dhe pyllit të pishës, lejoi me rregull që hotelet të ndërtojnë lokale shërbimi, kryesisht dru, por duke ofruar edhe banjo dhe dhoma zhveshje për pushuesit: po kështu me dru. Gjithashtu janë mbjellë dy rreshta palmash përgjatë shëtitores dhe një tjetër më pranë bregut.

Foto 116-117: Plazhi i Spillesë në vitin 2016 (S. Sala) 2016

Më i mirë ka qenë dhe organizim-pastrimi i plazhit, ku dukej se sektori privat ishte më i kujdeshëm se ai i plazheve të lënë për publikun, etj. Të gjitha këto përbëjnë përparësi të mëdha të këtij plazhi për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Gjithashtu, në drejtim të rritjes së vlerave të tij, vlen për t‟u theksuar edhe ruajtja që i është bërë pyllit me pishë në

Spille.

Page 121: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

121

Plazhi i Gjeneralit, i cili shtrihet në Rivierën e Kavajës, pak më në veri të plazhit të Domënit dhe ndahet prej tij nga një kep i vogël. Për të është folur dhe me herët71, ështëplazhi më i madh (400 m i gjatë, 30 m i gjerë), më i bukuri dhe më i pastërti i Rivierës së Kavajës. Kufizohet nga të dyja anët me kepa shkëmborë konglomeratikë dhe është formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detit. Plazhi përbëhet nga rëra e imët, me ngjyrë të verdhë në gri të hapur, e zhavorre, që ndërthuren më blloqe shkëmbinjsh konglomeratikë të rrëzuar nga veprimtaria e valëve të detit. Në pjesën lindore ai rrethohet nga shpatet e kodrave, të veshura me shkurre mesdhetare, gjithmonë të gjelbëra, si: Dafinë, shqopë, mare, etj., që zbresin herë në formë falezash dhe herë butë në det. Por ajo që e bën të veçantë këtë plazh prania është breshka e detit (Caretta caretta), e cila është një specie e rrezikuar por që i jep plazhit vlera unikale.

Gjithë vlerësimi i mësipërm, që prej mbi 7-8 vitesh nuk qëndron më. Ish-monumenti i natyrës, i mbrojtur me ligj, është kthyer në plazh privat, ndaj duhet hequr

nga lista e monumenteve natyrore me status ligjor mbrojtës. Vërtetë është çudi si ka ndodhur, si njeriu ka menduar për fitimin individual, të përkohshëm!!! Tashmë plazhi frekuentohet dukshëm nga turistë, më shumë ditor. Qetësia, peizazhi me falëza pranë, bimësia e shkurreve e ripërtërirë janë të mirë, por nuk është zgjidhur problemi i ujit, mënyra e trajtimit të ujërave të zeza, rruga e shkuarjes atje. Janë bërë pak ndërtime tip vilë për pushues që qëndrojnë me fjetje.

Foto 118: Plazhi i Gjeneralit (Internet)

Plazhe zallorë më të vegjël përgjatë Rivierës së Kavajës janë të ngjashëm, më shumë zallorë e më pak rërë e trashë. Disi më i madh se ata është ai më në veri, i cili njihet edhe me emrin plazhi i Ftosinës: në pjesën e grykëderdhjes së përroit të Ftosinës, formohet plazhi në formën e patkoit (200 m i gjatë, 7-8 m i gjerë). Plazhi është zallor dhe i papërdorur për plazh nga banorët. Vitet e fundit janë shtuar disi banorët dhe turistë ditorë nga Kavaja e Golemi, falë edhe rrugës disi të mirë rurale nga Bardhori deri atje.

Foto 119: Plazhi i Ftosinës (K. Ferhati) 2013

71 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 44

Page 122: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

122

Plazhi i Carinës ndodhet në gjirin me të njëjtin emër. Formohet midis Kepit të

Lagjit në jug dhe Bishtit të Karpenit në veri. Vendoset, shprehet shumë mirë në qendër të gjirit të Carinës. Përbën një plazh interesant dhe të virgjër, të formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve detare dhe depozitimet e shumta që sjell aty përroi i Forsilogut. Ky i fundit ka në pellgun ujëmbledhës shumë vatra erozioni dhe tokë të punueshme. Në pjesën verilindore janë disa përroska e përrenjë që kanë pellg shumë të degraduar në shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë, të cilat ndihmojnë në mbathjen e këtij plazhi me material të ngurtë. Është i gjatë 1 km, i gjerë 10-40 m. Është një plazh me rërë gri të hapur dhe të pastër. Shpatet e kodrave rrethuese të plazhit janë të zhveshura nga bimësia natyrore, që e bëjnë atë një plazh të vetmuar me florë e faunë të varfër. Si rrjedhojë në këto shpate zhvillohet erozion intensiv dhe janë të shpeshta proceset gjeomorfologjike të shpatit, sidomos rrëshqitjet.

Përveç kushteve natyrore, për këtë është përgjegjëse edhe veprimtaria shekullore e njeriut mbi tokat e bimësinë. Parashikohet ndërtimi i vilave turistike 2-3 katëshe të frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ende nuk ka rrugë automobilistike për të shkuar në të. Duket se kjo ka ndihmuar në mospraninë e ndërtimeve të paligjshme. Vetëm një rrugë e përdorur gjatë ish-kooperativës për mjetet bujqësore mundëson shkuarjen nga fshati për atje. Banorët e fshatit shkojnë pak në verë, por gjedhët e tyre aty kalojnë vapën.

Foto 120-121: Fragment i plazhit të Carinës ende i pashfrytëzuar (S. Sala) 2012

Page 123: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

123

Pothuajse gjatë gjithë shtrirjes së bregdetit të ulët gjenden duna të shumta ranore, aty-këtu të vendosura në formën e dy vargjeve, mesatarisht të gjerë deri 20-30 m. Ato në përgjithësi kanë shtrirje veri-jug dhe janë vendosur njëra pas tjetrës72, duke u ndërthururmidis tyre nga lugje-gropa, madje dhe me bimësi shkurresh e barishtore të rrallë. Dunat me lartësi më të madhe, 2-4 m, më të zhvilluara dhe më të vjetra ndodhen, pothuaj në gjithë gjatësinë e pjesës lindore të plazhit të Spillesë, ndërsa në plazhin e Golemit-Bishti i

Karpenit, si pasojë e abrazionit në më shumë se 40 vjet e veprimtarisë së pakontrolluar dhe ndërtimeve të shumta, dunat, gati janë zhdukur plotësisht. Formimi i tyre është i lidhur me veprimtarinë gërryese, transportuese dhe akumuluese të erës.

Foto 122: Dunat në plazhin e Spillesë (S. Sala) 1999

Në shumicën e rasteve, zhvillimi i bimësisë në dunat ka ndikuar në stabilizimin e tyre. Mbi dunat më të mëdha dhe më të vjetra të brezit lindor është vendosur pylli artificial i pishave, i cili është zhvilluar mjaft mirë, ndërsa mbi dunat e reja bimësia është më e varfër dhe shumë e rrallë, e përfaqësuar nga bimësia barishtore dhe shumë rrallë nga

shkurre, ku dominon dëllenja. Bimësia e zhvilluar mbi dunat është e tipit kserofil me gjemba, me lëkurë të trashë dhe gjethe-gjemba në formën e halave. Dunat krijojnë një peizazh interesant në pamjen e jashtme, e aq interesante janë edhe në krijimin e kushteve për zhvillimin e botës së gjallë.

Foto 123: Bimësia kserofile në dunat ranore (S. Sala) 1999

72 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Ekosistemi Bregdetar i Spillesë”. Tiranë, 1999, fq. 100

Page 124: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

124

Dëmtimet në to janë shumë të dukshme nëpërmjet marrjes së rërës (ka ndodhur pak në afërsi të deltës së Shkumbinit para viteve‟90), duke e rrezikuar shumë të ardhmen e tyre

siç përmendëm rastin e tyre në plazhin e Golemit, përfshi edhe atë brenda ish-pyllit. Ka shumë raste që ndërtimi bunkerëve nga ushtria gjatë ish-regjimit komunist, ku brezi i parë i tyre ishte tërësisht në plazh (pjesërisht edhe i dyti), aty u krijuan kushte shumë të mirë për formimin e dunave. Në këto raste lartësia e dunave arriti deri 3 m, duke mbuluar bunkerin dhe mundësuar rritjen e bimësisë. Edhe kjo shumëfishoi mundësitë e rritjes së përmasave të dunave. Grup-bunkerët e vegjël (3 bunkerë) u bashkuan nga rëra, duke formuar dunë më të madhe me gjatësi rreth 12 m e lartësi deri 3 m.

Foto 124: Dëmtimet e dunave nga marrja e rërave (S. Sala) 1999

Kemi përmendur dhe tek plazhet se mbledhësit e skrapi, gati kanë shkatërruar plotësisht këta bunkerë, ndaj të njëjtin fat kanë pasur dhe dunat. Sot ruhen disi në dy ekstremet e plazhit të Spillesë. Në atë veriore po zhvillohet disi mirë bimësi shkurresh (dëllinjë, konopicë, kallamishte). Aty ende nuk ka filluar të përdoret plazhi (është i pasistemuar dhe pjesa tjetër e plazhit të Spillesë është e bollshme për numrin e turistëve që e frekuentojnë deri sot).

Pothuaj e njëjta gjë ndodh edhe për ato pak duna në pjesën lindore të plazhit të Carinës. Sigurisht është një gji-plazh i vogël, ndaj të tilla janë numri e përmasat e dunave ranore në ekstremin lindor të tij. Ato më pranë shtratit të përroit të Forsilogut, dëmtohen edhe kur ai vërshon, ndryshon shtrati: përroi dallohet për prurje të lartë të ngurtë. Sa u përket dunavë në brendësi të pyllit të Spillesë, rritja e përmasave të tyre është tejet e kufizuar. Pylli pengon lëvizjen e rërës drejt tyre. Vitet e fundit, të njëjtën gjë bëjnë edhe ndërtimet rreth 20 m në plazhin para pyllit. Aty këtu përgjatë pyllit drejt pjesës jugore të plazhit edhe prishje e ndërtimeve të paligjshme këto dy vitet e fundit, mos heqja e inerteve, por diku edhe mbetje te tjera, kanë mundësuar nisjen e formimit të dunave të reja.

Marshet përbëjnë sektorë të veçantë të brigjeve akumuluese detare, në të cilët ndërthuren rripa të thatë rërët-tokë, apo ujorë moçalikë. Ato gjenden në pjesën qendrore dhe pranë ish-shtretërve të vjetër të Shkumbinit, në deltën e tij dhe në grykëderdhjen e kanaleve kulluese. Formimi i tyre lidhet me evolucionin e vijës bregdetare, të paktën 70-80 vitet e fundit; me aktivitetin akumulues të lumit të Shkumbinit, gjarpërimet e tij në krahun e djathtë, përshkim-kalimin në fushën e Spillesë; me përparimin e vijës bregdetare në drejtim të detit. Ujërat e tyre zakonisht janë të kripura, si p.sh., pranë vijës bregdetare: njihen nga vendasit me toponimin Hauzët. Kanë ujë gjithë vitin dhe gjatësi mesatare mbi

Page 125: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

125

120 m, gjerësi deri 3-4 m, ndërsa thellësia deri 1.3 m. Kjo e fundit bazohet nga dëshmitë e peshkatërëve amatorë që gjuajnë aty me grep (peshk e ngjala). Kanë mjaftë bimësi kallamishtësh që krijon mjedis të përshtatsdhëm për faunën ujore. Në brigje ka marinë, e shkurre të tjera, duke krijuar peizazh tërheqës. Në lindje të tyre janë tokat e punueshme, ndërsa duke iu larguaratyre drejt pyllit dhe plazhit të Spillesë, përmbajtja e kripës shtohet. Që nga bonifikim-sitemimi i fushës së Spillesë dhjetëra vite më parë, në këta hauzë përfundojnë e komunikojnë dhe kanalet kryesore kulluese të fushës. Bimësia e zhvilluar përbëhet nga llojet e higrofile barishtore, sidomos (Salicornea herbacea), deri në shkurre të ndryshme si: kripthi, dëllinjë, konopicë, ferrë dhe rrallë drurë të lartë: pishë bregdetare natyrore. Në ujëra jetojnë peshq të shumëllojshëm dhe shpendë, që folenizojnë në tokat e thata e që sigurojnë ushqimin në ujërat e tyre. Në shtratin e Shkumbinit, në brigjet e kanaleve kulluese e në shtretërit e braktisur është e përhapur edhe Lundërza73. Marshe me përmasa më të vegjël, shpesh të përkohshëm formohen pranë deltës së Shkumbinit. Në verë të gjithë thahen. 73 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Ekosistemi Bregdetar i Spillesë”. Tiranë, 1999, fq. 38

Page 126: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

B u r i m

K a n a l u j i t ë s

K a n a l k u l l u e s

R r j e d h j e u j o r e e p ë r k o h s h m e

L a r t ë s i

I z o h i p s

R r j e d h j e u j o r e e p ë r h e r s h m e

224

Bago Q e n d ë r b a n i m i

U j ë m b a j t ë s

134

Fu

sha e Ka rp

en i t

7,2

99,3

182

7,4

188

4,8

Fusha e Hajdarajt

Fusha e Bedenit

Fusha e Z

ashtikut

K.Qarrit

1 8 8163

224,6

15,0

141

181,7

Ujëmb.

L . S h k u m b i n i t

105,8

1.3

3,2

Sht

rati

i v

jete

r i

Shk

umbi

nit

Vila

87

6,3

7,8

25

20

5

20

N₂r

Q4al

Q4al

N₂r

N₂h

SHPJEGUESI

Q4al D e p o z i t i m e k u a t e r n a r e ( r ë r a , a r g j i l a ,s u b a r g j i l a , s u b r ë r a , z h a v o r e e t j . )

S h k ë m b i n j P l i o c e n - K u a t e r n a r :k o n g l o m e r a t ë - " S u i t a R r o g o z h i n a "

S h k ë m b i n j P l i o c e n - K u a t e r n a r :a r g j i l a , a l e v r o l i t e - " S u i t a H e l m a s "

D e p o z i t i m e k u a t e r n a r e d e l u v i o n a l e

K ë n d i i r ë n i e s s ë s h t r e s a v e

S t r u k t u r ë a n t i k l i n a l e

S t r u k t u r ë s i n k l i n a l e

S h k ë p u t j e t e k t o n i k e

S h k ë p u t j e t e k t o n i k e d y t ë s o r e

N₂r

N₂h

Q4d

100

E l e m e n t e t s t r u k t u r o r e

Fu

sha

e V

gje

s htë

s së

Vog

ë l

DE

TI

AD

RI

AT

IK

Ujëmb.

50

10

100

100

50

50

100

10

50

100

50

50

100

50

100

HARTA GJEOMORFOLOGJIKE

N₂r

Spanesh

96

Sharrdushk

Kryevidh

K.Shqopës

Hajdaraj

m.Qerkasë

R r ë s h q i t j e e v j e t ë r

R r ë s h q i t j e e r e

R r ë s h q i t j e e v j e t ë r d h e e r e

R r ë z i m e

Q4d

Beden

55

37

S h e m b j e

Fa lezë e v je të r

P l a t f o r m ë e a b r a z i o n i t

Blloqe shkëmbore mbi ose nënujore

V a t ë r e e r o z i o n i t

G r o p ë z a ( g u v a ) e r o z i o n a l e

P ë r r o s k ë b a l t o r e

P l a z h r ë r o r

P l a z h z a l l o r

M a r s h e

S h t r a t i i v j e t ë r i S h k u m b i n i t

D e l t a e S h k u m b i n i t

A b r a z i o n

P l a z h n ë m b a t h j e

D u n a

Fu

sh

a e

Ka

va

j ës

N₂hBallaj

P . S h a r r d u s h k u t

F a l e z ë a k t i v e

k.Teqes

K.Madhe

190

N₂h

V

R

V

VR

1

VR

R

V

20

R

VR

R

V

V

R

S h pë r l a r j a s i pë r f a që s o r e

G u r o r e

V r e s h t ë

B r e z a r e

R

Karpen

VR

153

P.Forsilogut

93

VR

V

76V

VR

RR

VR

V

VR

VRR

133

Bago

Hallullaj

85,2

R

VR

1 6 9

XhelezajVR

V

P . Ke q

P . D

a r zë s

68

V

VRV

R

VR

R

R

35

K.Zabelit

V

Domën

N₂r

57,2125,4

133

Patk-Milot

113Q 4d

N ₂ rN₂h

21,6

VR144,2

R

66

Zhabjak

124

R

R

Ujëmb.

P . Sp a n e s h i t

135,9

15

Fu

sha

e

Gre

thit

M

esëm

Spille

Rr e th -Gr e th

Gr . e

Sh

ku

m

bi n

i t

Ujëmb.

P.

Ka

zi së

P . Do m

n i t

K. Mukajt

U jëmb .VR

Stërbeg

R

RKazi

141

P.

Stë

r beg

ut

10

R

R

132

Ç o r u m

Ujëmb.

144,8

15

R

VR

Peqinaj

Bardhor

Ujëmb.

R

Ujëmb.

137

10

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

Harta 11: Harta e rreziqeve gjeomorfologjike në zonën Karpen-Shkumbin Burimi: Harta topografike 1:25 000, harta gjeologjike e Shqipërisë 1:100 000

Punoi: K. Ferhati 126

Page 127: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

127

3.2. Analiza e proceseve gjeomorfologjike

3.2.1. Rrëshqitjet

Rrëshqitja në fshatin Ballaj: Gjatë rrugës Vila-Ballaj, në të djathtë të rrugës vërehet një rrëshqitje. Shihet se shkaku i aktivizimit të saj është hapja e kanalit buzë rrugës, prishja e ekuilibrit, pjerrësia e shpatit më e madhe dhe përbërja nga argjilat dhe alevrolitet (fotot 125,126). Kurora e rrëshqitjes ka një lartësi prej 1.2 m, gjatësi rreth 67 m dhe gjerësi rreth 15 m. Gjuha e saj pranë rrugës arrin mesatarisht deri 1 m, por materiali i saj është hequr edhe

gjatë ndërtimit të rrugës pak muaj më parë. Materiali argjilor që ka rrëshqitur nga kurora përgjatë trupit të rrëshqitjes është i valëzuar, me të çara mesatarisht 25-30 cm, me bimësi barishtore dhe shkurre të llojit muzhgatdër. Kjo e fundit është shtuar disi, çka tregon se rrëshqitja ka nisur të paktën mbi 5-6 vite më parë. Gjendja e sotme tregon riaktivizim të pjesshëm të saj për shkaqet që përmendëm më lart. Mbi kurorën e kësaj rrëshqitjeje ndodhet një rrëshqitje e re. Sipas banorëve të pyetur rezulton të ketë nisur formimin e saj gjatë tre viteve të fundit.

Foto 125: Rrëshqitja në fshatin Ballaj (në vitin 2012), ka ndodhur një vit më parë (S. Sala)

Shpati midis kurorës së rrëshqitjes dhe pjesës veriore ka formë të lugët, ku ruhen pak valëzime, të cilat nuk kanë asnjë shpjegim tjetër veç pranisë në trupin e një tjetër rrëshqitje shumë të vjetër, ndoshta mbi 50-60 vjet. Morfologjia, ndonëse është ndryshuar

Page 128: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

128

pak nga përdorimi tregon afërsisht përmasat, 70 m x 30 m. Nga përdorimi i tokës së punueshme, pa asnjë vijë antierozive, duket se do të vazhdojë riaktivizimi saj. Nëse vazhdon, do të përfshijë edhe rrëshqitjen e re që ndodhet poshtë saj. Pjesa e poshtme e rrëshqitjes së vjetër është riaktivizuar në tërë gjatësinë e saj, me gjerësi rreth 15 m. Ajo ndodhet pranë varrezave të fshatit Ballaj. Në këtë sektor të shpatit që po flasim deri afër degëzimit të rrugës për në fshatin e Zhabjakut, fundi i shpatit kodrinor, rrëzë skarpatës së rrugës janë ndërtuar mure guri të thatë: pa llaç por dhe rrjetë teli për të kufizuar rrëshqitjen (foto 126). Nga vëzhgimi ynë rezulton se në pjesën më të madhe të skarpatës kjo masë mbrojtje do të kryejë mirë funksionin e saj. Muri i thatë dhe largimi ujit në pjesën e kontaktit me rrugën (anësore), e paasfaltuar, por shtruar me beton, mendojmë se i shërben shumë mirë këtij qëllimi. Sigurisht, nëse dhe bazamenti mbrojtës është të paktën mbi 60-70 m thellësi poshtë bazamentit të rrugës.

Foto 126: Ndërtim mur guri për kufizimin e rrëshqitjes (K. Ferhati) 2012

Rrëshqitjet në luginën e përroit të Shelzës: Në fakt në këtë luginë ka disa rrëshqitje, madje është pak e vështirë që t‟i ndash sa i përket kohës së fillimit e të riaktivizimit të

tyre. Gjykuar nga morfologjia e shpatit, duket se ka pasur edhe mbi 70-80 vjeçare, por duket shumë qartë se, të paktën në 10 vitet e fundit ka pasur riaktivizime të shpeshta. Morfologjia e trupit të rrëshqitjes më kryesore dhe më përmasa shumë të dallueshme nga ato pranë, tregon se duhet të jetë mjaft e hershme: të paktën mbi 60 vjet. Këtë e dëshmojnë dhe banorë të moshuar të fshatit pranë. Sipas tyre nuk dihet viti me saktësi, por ka ndodhur para periudhës së ish-regjimit komunist. Përfshihet në rrëshqitjet me përmasa relativisht të mëdha. Ajo ka një gjatësi rreth 500 m, ndërsa gjerësia është mbi 250 m. Rrëshqitja është riaktivizuar herë pas herë duke kapur një pjesë të mirë të shpatit

Page 129: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

129

të kodrinës me lartësi mbidetare sipas hartës topografike 123 m, por ende nuk ka arritur deri pranë saj. Megjithatë, sipas vëzhgimit tonë gjasat janë që të arrijë deri atje, madje

shpejt, sepse nuk ka asnjë masë paraprake

ndaluese-kufizuese edhe nga pronari që e ka në pronësi që prej mbi 20 vitesh. Në fotot që e shoqërojnë tekstin duket qartë se pronari ka prej vitesh që nuk e punon. Krahas faktorëve të tjerë edhe lënia djerrë, moskujdesi për ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, ka ndihmuar shumë deri në gjendjen e sotme

Foto 127: Rrëshqitje në luginën e përroit të Shelzës (K.Ferhati) 2012 Pothuaj ka arritur pranë përroit të Shelzës, i cili ka fuqi erozive relativisht të mirë. Mungesa e masave për stabilizimin e rrëshqitjes dhe erozioni i rrjedhjes ujore të këtij përroi do ndihmojnë zgjerimin e përmasave të kësaj rrëshitjeje. Ujëndarësi në formë të rrumbullakosur dhe shpati me pjerrësi të vogël i jep mundësi shirave të butë të filtrojnë e përshkojnë shkëmbinjtë ranorë-konglomeratë deri në shtresën argjilore. Pritet që shpati të degradojë më tej, duke pakësuar sipërfaqen e tokës së punueshme. Për fat të keq toka e punueshme prej mbi 20 vitesh është lënë djerrë (foto 127, 128). Foto 128: Braktisja e tokave punueshme ka shpejtuar procesin e rrëshqitjes në shpatin e luginës (K. Ferhati) 2012

Page 130: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

130

Në pjesën verilindore të rrëshqitjes së mësipërme ndodhet një tjetër rrëshqitje e cila ka ndodhur 3-4 vitet e fundit. Shpati ku ka ndodhur rrëshqitja ka qenë tokë arë, e mbjellë me qershi. Kurora e rrëshqitjes ka formën e gjysmëharkut të shprehur, shumë të re, me pesë shkallëzime morfologjike, mesatarisht 1-2 m. Lartësia e kurorës arrin rreth 5 m. Gjerësia arrin deri në fund të përroit të Shelzës, rreth 220 m (foto 129).

Më në verilindje të saj, në kodrën e Shelzës ndodhet një tjetër rrëshqitje. Mosha e saj është më e vjetër se e dyta dhe më e re se e para. Sipas një banori të moshuar të zonës kjo rrëshqitje ka ndodhur në fillimin e viteve ‟60 të

shekullit të kaluar. Foto 129: Rrëshqitje në verilindje të rrëshqitjes së mësipërme

(K. Ferhati) 2012 Që kjo rrëshqitje ka ndodhur vite më parë e vërteton edhe bimësia e zhvilluar mirë, ndonëse është prerë jo pak, në pjesën më të madhe të trupit të saj. Ka xanë, pishë, shkurre dushku, ferra, madje mbi 50 vjet më parë janë mbjellë dhe pishë bregdetare dhe

akacie. Këto ripyllëzime u bënë për të kufizuar

erozionin sipërfaqësor, por edhe riaktivizimin e rrëshqitjes. Gjatësia e saj arrin rreth 260 m, ndërsa gjerësia rreth 220 m. (foto 130). Shtrihet përgjatë shpatit të luginës dhe gjuha e saj ka arritur deri në rrjedhjen ujore të përroit.

Foto 130: Rrëshqitje në shpatin verilindor të kodrës së Shelzës (K. Ferhati) 2012

Page 131: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

131

Megjithatë sasia e materialit të gjuhës nuk ka arritur ta bllokojë shtratin, por ta spostojë atë në drejtimin e kundërt. Kjo e fundit ka prerë më tej fundin e shpatit me erozionin anësor, duke favorizuar formimin e rrëshqitjes edhe në këtë shpat. Për këtë do të flitet më poshtë.

Në shpatin e kundërt të përroit që vjen nga Stërbegu (përroi i Shelzës), pikërisht përballë rrëshqitjes të lartpërmendur në shpatin e djathtë të luginës së përroit të Shelzës, ndodhet një rrëshqitje tjetër. Thuhet se ka nisur formimin e saj nga mesi i viteve ‟70 të

shekullit të kaluar. Morfologjia dhe bimësia e shkurreve të mundëson ta çosh më tej këtë kohë. Këtë e mbështet dhe ripyllëzimi me pishë të viteve ‟70-„80. Në trupin e saj ka

pisha të rritura (më të vogla se te pylli i Bedenit). Kjo ka ndikuar shumë mirë në qëndrueshmërinë e shpatit të përfshirë nga kjo rrëshqitje.

Rrëshqitjet në pyllin e Bedenit: Rrëshqitja që ndodhet në shpatin përballë rrëshqitjes së Stërbegut, apo në luginën e përroit të Shëlzes, në shpatin e majtë të saj, por brenda e në pjesën jugperëndimore të pyllit të Bedenit. Pranë rrugës që del nga pylli i Bedenit dhe arrin te fshati Stërbeg, poshtë kodrës së Zabelit, ndodhet nje rrëshqitje shumë e hershme, ndërsa në mesin e saj ka ndodhur një rrëshqitje 3 vjet më parë, me gjerësi rreth 250 m dhe gjatësi mbi 500 m. Gjuha e rrëshqitjes është më e hershme dhe vihet re një stabilizim midis saj dhe trupit të rrëshqitjes së re. Në trupin e saj rritet bimësi ujëdashëse (shelg, plep). Gjithashtu, në të ka dhe 2-3 gropa me sipërfaqe 10-15 m2 ku rriten kallamishtet. Tashmë kjo rrëshqitje është e stabilizuar plotësisht nga pylli i Bedenit, ndonëse morfologjia e shkallëzuar e trupit të saj do të ruhet shumë gjatë.

Në kodrinën në jugperëndim të plazhit të Gjeneralit nuk mungojnë gropat e shumta në trupin e rrëshqitjeve ku janë formuar dy “liqene” të vegjël të përkohshëm.

Rrëpira e rrëshqitjeve arrin 14-20 m lartësi. Duhet theksuar se në aktivizimin e rrëshqitjeve të shpatit perëndimor rol të madh ka luajtur edhe tektonika shkëputëse që këtu shprehet me thyerjet lokale. Në këto kushte janë zhvilluar rrëshqitje të vogla dhe sidomos shëmbje të shumta, të vjetra e të reja, madje edhe aktive. Materialet e këtyre shëmbjeve janë grumbulluar në mënyrë kaotike në rrëzën perëndimore të thepisjeve të kreshtës kryesore 74.

Në rrëzën lindore të kodrës së Kavrrit, pjesa e mesme e shpatit jugor të saj janë formuar dy rrëshqitje të tjera. E para ndodhet më në perëndim, në shpatin e Shullërit, në vendin ku ndodhet gropa e Sheshit. Ka mundësi që edhe toponimi të jetë ndikuar nga gropa e rrëshqitjes, e cila në shpatin me pjerrësi të konsiderueshme formon reliev më pak të pjerrtë. Kështu e lidh një banor që takuam, por qafa subsekuente midis dy kuesteve sipër kurorës së rrëshqitjes e krijon një sektor të sheshtë që lidhet me toponimin në fjalë. Morfologjia me shkallëzime e trupit të rrëshqitjes, për ne që e vëzhgojmë sot, është një tregues i mirë që të gjykojmë për hershmërinë e saj, sepse duhet të ketë mbi 30-40 vjet që ajo është e stabilizuar. Ish-koopertaiva para vitit 1990, por dhe pronari i ri i saj më pas e kanë përdorur për mbjelljen e kulturave bujqësore. Përmasat e saj janë: Gjatësia e trupit mbi 120 m, gjerësia mesatare mbi 35 m. Nga punimi tokës i vazhdueshëm, gjuha ka humbur shprehjen e saj.

74 Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Nyja ekologjike pylli i Bedenit-plazhi i Gjeneralit”. Tiranë, 2002, fq. 44

Page 132: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

132

Megjithatë, ende dallohen shkallëzime të pakta morfologjike. Prej mbi 20 vitesh toka e punueshme është lënë djerr nga pronari i saj. Pjesa mbi kurorën e kësaj rrëshqitjeje është e pyllëzuar me shkurre, por edhe ato tejet të degraduar në shumë vite (edhe në këto 25 vite nuk janë ripërtërirë dot). Në kurorë, shkëmbi kryesisht ranor, ka formuar rrëpirë litologjike me lartësi mbi mesatare mbi 5-6 m. Në buzët anësore pranë saj, lartësia e rrëpirës, gati përgjysmohet. Në rrëzën e pjesës qëndrore të kurorës, rrëzime-shëmbjet

kanë mundësuar fragmente materiali, madje edhe ndonjë bllok ranori me diametër deri 70-80 cm.

Pranë saj, drejt lindjes, ndodhet rrëshqitja e dytë pak më e re në moshë. Duket që ka ende morfologji të shkallëzuar të trupit, pavarësisht se një pjesë e saj është tokë e punueshme. Kurora rrëshqitjes formon një rrëpirë litologjike me lartësi mesatare 3-4 m.

Foto 131: Rrëshqitje rrëzën lindore të kodrës së Kavrrit (K. Ferhati) 2012 Duket mirë se ka edhe një farë stabilizimi. Nga që është është përdorur si tokë bujqësore gjatë ish-sistemit komunist, nuk janë krijuar kushte për grumbullim-mbajtje të ujërave të shiut në trupin e saj. Në ditët e sotme (viti 2012) toka e punueshme është lënë djerrë ose është e braktisur për më shumë se 23 vjet. Në pjesën jugperëndimore të saj ka filluar të aktivizohet një përroskë me thellësi shtrati mbi 1 m dhe gjerësi mesatare rreth 50 cm. Zgjerimi e thellimi duket se është intensiv, sepse shkëmbi është argjilor dhe alevrolitor. Edhe në shpatin tjetër vërehet një tjetër përroskë më e vogël që përfundon tek përroi që del te çezma e Bedenit: Përroi i Kavrrit (Cicinës). Këto janë dy faktorë që do ndikojnë në aktivizimin e rrëshqitjeve në këtë sektor.

Rëshqitjet në luginën e përroit të Cicinës: Në shpatin e djathtë të degës së dhjathtë të përroit Kavrrit që del te çezma e Bedenit, afër pyllit të Bedenit. Pjesa veriore e tij, pothuajse i gjithë shpati është i prekur nga procesi i rrëshqitjeve. Vihet re morfologjia e shkallëzuar e shpatit kodrinor. Janë tri shkallëzime, por duke përjashtuar sektorin që ndodhet më pranë pyllit të Bedenit. Kurora paksa e harkuar e kësaj rrëshqitjeje ka lartësi mesatare 2-3 m dhe formohet në shkëmbinjtë ranorë më të fortë. Rrëshqitja është e gjerë 500 m, ndërsa gjatësia arrin rreth 700-800 m. Gjuha e saj arrin deri në shtratin e përroit. Në trupin e rrëshqitjes formohet një gropë shumë e madhe e mbushur me ujë gjatë dimrit-mesi i pranëverës, me bimë ujëdashëse, përgjithësisht me kallamishte. Nga vëzhgimi ynë në terren rezultoi se në pranverën e lagët uji qëndron deri në mesin e muajit maj.

Page 133: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

133

Në shpatin e kundërt të luginës së përroit të Cicinës, përballë rrëshqitjes që folëm më sipër, ndodhet një tjetër rrëshqitje, por me përmasa e saj janë më të vogla se e para. Ka shkallëzime morfologjike më të pakta në trupin e saj. Ky i fundit përshkohet nga tri përroska jo pak erozive, të cilat do të mundësojnë riaktivizimnt dhe intensifikimit të shpejtë të kësaj rrëshqitjeje, por dhe asaj pranë. Gjuha e rrëshqitjes përballë saj, pra në shpatin e kundërt të luginës së Cicinës ka patur sasi më të madhe materiali të mbërritur në shtratin e përroit, ndaj dhe e ka shtyrë rrjedhjen ujore të tij drejt shpatit të kundërt. Këtu të dy gjuhët e rrëshqitjeve janë bashkuar. Ndoshta më herët aty duhet të ketë pasur ndonjë „‟liqen‟‟, qoftë edhe të përkohshëm. Në gjendjen e sotme përroi ka formuar shtratin midis materialit të sjellë nga gjuhët e rrëshqitjeve. Ky material është disi i qëndrueshëm dhe ka shkurre e ferra.

Në shpatin e majtë po të këtij përroi (pranë fshatit Stërbeg) gjendet një rrëshqitje e madhe, me gjerësi mbi 600 m dhe gjatësi mbi 800 m. Një pjesë e gjuhës pranë përroit është riaktivizuar dy vjet më parë. Nuk dimë kohën kur është formuar, po duke nisur nga rrëpira e kurorës me lartësi deri 2-3 m dhe e mbathur relativisht mirë me materialin e ardhur nga sipër, morfologjinë e shkallëzuar, por e gjitha e vënë në përdorim bujqësor prej dhjetra vitesh, duhet të jetë më shumë se 70-80 vjeçare. Duket se ka patur qëndrueshmëri për shumë vite. Ka mundësi që të ketë ndikuar përdorimi bujqësor nëpërmjet hapjes së vijave antierozive dhe kullimi i ujërave në trupin e rrëshqitjes. Pas shëmbjes së ish-regjimit komunist, një pjesë e mirë e tokës së punueshme në trupin e saj është lënë djerrë, ndaj dhe 2-3 vite më parë janë formuar 2 rrëshqitje në pjesën qëndrore të trupit të rrëshqitjes së madhe (të parë).

Foto 132: Rrëshqitje në shpatin e majtë të përroit të Cicinës (K. Ferhati) 2012 Kanë gropa në trupin e tyre dhe pak shkurre e muzhgadër, të cilat nuk mund të kufizojnë zgjerimin e sipërfaqes së rrëshqitjeve. Toka e punuar që mbillet vazhdimisht me kultura bujqësore ka kujdesin e pronarit, ndaj nuk është përfshirë nga riaktivizimi rrëshqitjes.

Nga maja e Beqerrit, drejt lindjes (pjesa veriore e pyllit të Bedenit), i gjithë ujëndarësi ka gjashtë kueste, ku më të shprehurit janë kuesti i pestë dhe i gjashtë, të cilët janë ndërtuar nga shkëmbinj konglomeratikë. Në jug të kuestit të pestë formohet një rrëshqitje shumë e hershme (para periudhës së sistemit komunist), e cila tani është e

Page 134: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

134

stabilizuar. Pellgu ujëmbledhës i përroit përbëhet nga tokë e punueshme gjithnjë nën kulturë (gjatë vëzhgimit tonë ishte e mbjellë me drithëra, fasule, etj.). Mekanika bujqësore ka mundësi të mirë përdorimi në shpatin me pjerrësi të vogël, por ajo është përdorur në mënyrën e gabuar. Punimi i tokës është bërë nga lart-poshtë. Një punim i tillë me plug i jep mundësi të mirë rritjes së procesit të erozionit dhe degradimit të tokës. Janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë në fillim të shirave të vjeshtës, veçanërisht në shirat në formë rrebeshi. Rrëketë e rrëkezat do të formohen me shpejtësi duke marrë me vete gjithë materialin e nxjerrë në sipërfaqe nga plugu dhe e shkrifëruar nga temperaturat e larta të verës. Kjo mund të krijojë kushte relativisht të mira edhe për fillimin e procesit të rrëshqitjeve.

Përballë shkollës 9-vjeçare “Beden” ndodhet një përroskë që fillon afërsisht afër

pishave të mbjella të pyllit të Bedenit. Në shpatin e majtë të saj pjesa e sipërme e pellgut ujëmbledhës është mbjellë vitet e fundit me ullinj. Pikërisht në këtë sipërfaqe tokë të punueshme është formuar një rrëshqitje e re, nisur 2 vite më parë. Pjerrësia, uji dhe

argjila kanë qenë të pranishme, por shkaku më kryesor i formimit të saj janë bërë gropat e hapura nga pronari i tokës për mbjelljen e ullinjve. Ujërat e reshjeve të shiut grumbullohen në këto gropa pas mbjelljes, mbushen me ujë gjatë shirave, sidomos në periudhën e dimrit, duke mundësuar formimin e rrëshqitjeve të tokës. Kësaj nuk i kanë shpëtuar edhe ullinjtë e mbjellë.

Foto 133: Rrëshqitje pranë ujëmbledhësit të Bedenit (K. Ferhati) 2012 Në mesin e përroskës, gjatë mesit të viteve ‟70, është bërë një pritë me material të ngurtë i marrë në shpatin e majtë të luginës. Qëllimi ndërtimit të saj ka qenë për të kufizuar erozionin e përroit, sidomos atë në thellësi, sepse përroi është me rrjedhje të përkohshme.

Page 135: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

135

Duket mirë se ka funksionuar shumë në dobi të këtij qëllimi, por duke ngritur jo pak nivelin e bazës së erozionit të rrjedhjes ujore. Sipër tij u formua një lërë që mbante ujë përkohësisht. Rrëshqitja ka një gjatësi prej 200 m dhe gjerësi 25 m. Trupi i saj është pak i valëzuar, sepse fermeri ka ndërhyrë në sheshimin e saj. Ndërsa rrëpira e kurorës ka lartësi rreth 1 m e gjatësi mbi 25 m. Sipër saj vërehen plasaritje të tokës së punueshme, ndaj janë të gjitha mundësitë që rrëshqitja të zgjerohet. Megjithatë nëse ndërhyhet në disiplinimin e ujërave, largimin e ujit të shiut të grumbulluar në gropa, rreziku gati eleminohet tërësisht. Foto 134: Ndryshimi i përdorimit të tokës nga 2010-2012 dhe mosmarrja e masave antierozive (S.Sala) 2010

Në pjesën e sipërme, në shpatin e majtë të përroit që vjen nga Kryevidhi, jo më shumë se 200 m larg ujëmbajtësit të Bedenit, ndodhet një rrëshqitje me gjatësi mbi 300 m dhe gjerësi rreth 30 m. Nga vëzhgimi ynë i drejtpërdrejt duket shumë mirë se rrëpira e formuar në kurorën e rrëshqitjes arrin deri në 5 m. Rrëshqitja ndodhet në shkëmbinjtë konglomeratikë, ndaj dhe kurora ka këta shkëmbinj. Ujëmbajtësi ka ngritur nivelin e bazës së erozionit, por trupi i rrëshqitjes ende ruan morfologjinë disi të shkallëzuar dhe trupi i saj, gati është i gjithë tokë e punueshme. Madje 2-3 vite më parë janë mbjellë ullinj. Edhe këtu gropat e tyre mbajnë ujin e shiut, ndaj rreziku i riaktivizimit të saj është i mundshëm. Në të dy anët e digës janë mbjellë ullinj, por këtu shpati është tërësisht në shkëmb konglomerat dhe duket se nuk mund të ndodhin rrëshqitje, sepse ujërat drenojnë në perëndim e lindje. Toka e punueshme në pellgun ujëmbledhës, veçanërisht pjesa më e madhe që mbillet me drithëra, fasule, etj., mundëson shifra të ndjeshme të erozionit sipërfaqësor. Nuk janë marrë nga fermerët masa antierozive. Mbathja e ujëmbajtësit duhet të jetë e dukshme, pavarësisht se nuk kemi të dhëna konkrete. Fermeri që administron këtë ujëmbajtës thotë se thellësia e tij është pakësuar, por nuk di shifrën e ndryshimit para e pas vitit 1990.

Page 136: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

136

Rrëshqitjet e Çorumit: Për këtë rrëshqitje është shkruar edhe më parë75. Në atë vit jepen këto karakteristika: “Rrëshqitja është e gjatë mbi 60 m ndërsa e gjerë rreth 30 m. Shpati ku është formuar kjo rrëshqitje ka formë të mystë dhe pothuaj është i zhveshur nga bimësia natyrore. Nuk është vënë në kulturë nga njeriu, por ende shërben si kullotë natyrore për bagëtitë e imëta. Shkaqet bazë të formimit të saj janë argjilat dhe uji, të cilat janë ndihmuar nga erozoni i dy përroskave në pjesët lindore dhe jugore të trupit të saj. Foto 135: Rrëshqitja e Çorumit (Qiriazi&Sala) 2002 Shkëmbinjtë konglomeratë të suitës “Rrogozhina” janë vendosur mbi ato argjilo-alevrolitorë të suitës “Helmasi”. Gjatë shirave, uji i ndihmuar nga topografia disi e sheshtë e shpatit mbi trupin e rrëshqitjes, ka mundur të përshkojë shkëmbinjtë konglomeratë deri te ato argjilo-alevrolitorë. Këto të fundi janë fryrë dhe janë bërë të

rrëshqitshëm. Masa e madhe e shkëmbinjve konglomeratë mbi ta, ka humbur ekuilibrin e ka rrëshqitur si një bllok i vetëm. Materiali i rrëshqitur nuk formon shkallëzime karakteristike të dukshme, sepse materiali pothuajse ka mbetur në formën e një blloku të madh shkëmbor. Rrëpira litologjike e formuar po favorizon procesin e rrëzimit të materialeve. Zgjerimi që formohet midis rrëpirës litologjike dhe masës shkëmbore të rrëshqitur ka gjerësi 4-6 m dhe gjatësi mbi 40-50 m.

Foto 136: Riaktivizim i rrëshqitjes së Çorumit (K. Ferhati) 2012

75 Qiriazi, P., Sala, S., “Përhapja e rreziqeve gjeomorfologjike në Shqipëri dhe qeverisja e tyre” Studime

gjeografike nr.15. Botimi i Qendrës së Studimeve Gjeografike, Tiranë 2005, fq. 14

Page 137: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

137

Në të janë formuar 2-3 gropa të vogla, të cilat grumbullojnë ujërat e shiut, duke u bërë shkak për riaktivizimin e rrëshqitjës”. Foto e mësipërme tregon kohën kur kjo rrëshqitje kur nuk kishte asnjë ndërhyrje nga njeriu. Më pas kjo ndërhyrje bëhet tejet e dhunshme, shkatërruese për këtë ish-monument natyre, por edhe për mbulesën e tokës, etj. Trupi i rrëshqitjes është shpyllëzuar dhe është hapur tokë arë e re, e punuar nga lart-poshtë, gati për erozion. Midis kodrës dhe trupit të rrëshqitjes ka një distancë prej 30 m. Në perëndim të saj, në shpatin e djathtë të përroit që vjen nga Kryevidhi, rrëshqitja deri në vitin 2011 ka qenë me shkurre, me shkallëzime morfologjike, ndërsa gjatë vitit 2012 është shpyllëzuar dhe e mbjellë me ullinj. Kjo ka riaktivizuar pjesën më të madhe të saj, sidomos pjesën jugore dhe veriore. Foto 137: Riaktivizim i pjesës jugore e veriore të rrëshqitjes së Çorumit (K. Ferhati) 2012 Para mbjelljes së tyre është përdorur mënyra më e keqe e hapjes së tokës së re të punueshme. Me mjet mekanik të rëndë (fadromë) shpati dhe trupi i rrëshqitjes shumë të vjetër është sheshuar. Mbulesa e tokës është groposur apo zhvendosur, ndaj në sipërfaqe do të duhen shumë vite të riformohet mbulesë toke. Jo vetëm kaq. Shpatit i janë krijuar kushte për erozion shumë herë më të lartë, veçanërisht ai që ende nuk është mbjellë me ullinj. Në shpat sheshimi i fadromës nga lart-poshtë ka krijuar brazda dhe vija të thata. Këto janë të gatshme të mbledhin ujin e shiut e të nxjerrin shkëmbin rrënjësor aty ku ka mbetur shtresa e tokës së punueshme (toka bujqësore). Sheshimi dhe vënia e shpatit nën kulturë ka zgjeruar distancën midis trupit të rrëshitjes dhe kurorës së saj, të paktën me 4.5 m. Në gjithë shpatin në perëndim-veriperëndim të kësaj rrëshqitje e vjetër, autorët e sipërpërmendur kanë shënuar për praninë e një rrëshqitje tjetër, mjaft të madhe dhe ndoshta e së njëjtës kohë me atë të Çorumit. Ajo kishte kapur gjithë shpatin e djathtë të përroit që kalon një vjesën veriperëndimore e përëndimore të kësaj rrëshqitjeje. Ka qenë shumë e dukshme morfologjia e shkallëzuar e saj. Një pjesë ishte me brezare e drufrutorë, ndërsa tjetra djerr dhe me ferra, etj. Gjatësia e saj arrin mbi 250 m, ndërsa gjerësia mbi 50 m. Rrëpira e kurorës në pjesën perëndimore arrin 3-4 m, ndërsa në qendër më shumë se 10 m. E gjitha në shkëmbin konglomeratik. Edhe kjo rrëshqitje është sheshur me fadromë dhe ka nisur mbjellja e ullinjve. Po kështu edhe sipër pjesës qendrore të kurorës së kësaj rrëshqitjeje. Sheshimi ka sjellë dhe kullimin e ujërave drejt ish-trupit të rrëshqitjes.

Page 138: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

138

Duket mirë që shirat e mëparshëm kanë krijuar brazda erozioni. Uji që do grumbullohet në gropat e ullinjve do mundësojë riaktivizimin e saj. Kullimi i ujërave dhe pritat në këtë përrua dhe në të djathtë të tij, do të mundësonin pengimin apo zgjerimin e këtyre rrëshqitjeve. Vërejmë se deri tani nuk ka asnjë përpjekje për këtë qëllim. „‟Etja‟‟ për të

sheshuar shpatet pa respektuar natyrën, duket qartë që po mbisundon. Në foton e mëposhtme duket qartë ndërhyrja e dhunshme edhe në rrëshqitjet e tjera pranë, por në

këtë më poshtë duken mirë punimi i gabuar i tokës së përgatitur për mbjellje, madje edhe vet mbjellja e kulturës bujqësore bishtajore. Shirat e parë të vjeshtës do e kenë shumë të lehtë ta gërryejnë deri në shkëmbin mëmë atë pak shtresë tokë të formuar: grykësia për të shtuar sipërfaqen e tokës së punueshme pa respektuar asnjë kriter gjeomorfologjik e bujqësor!

Foto 138: Sheshimi me fadromë i trupit të rrëshqitjes (K. Ferhati) 2012

Rrëshqitjet në perëndim të kodrës së Karpenit: Shpati perëndimor i kodrës së Karpenit ose si njihet nga banorët Bishti i kodrës së Karpenit, është prekur nga një rrëshqitje shumë e hershme, të paktën mbi 80 vjeçare. Në trupin e saj shkurret kanë qenë të pranishme deri vite më parë, por më pas është përdorur dhe si tokë e punueshme. Ka gjatësi disa qindra metra, duke nisur nga vija e ujit në det deri pranë kurrizit ujëndarës. Morfologjia e shkallëzuar, pavarësisht përdorimit bujqësor në pjesën qëndrore pak ka ndryshuar. Duket se herë pas herë ka pasur riaktivizime të pjesëve të trupit të saj. Gjerësia e saj i kalon 100 m.

Foto 139: Rrëshqitjet në perëndim të kodrës së Karpenit (S. Sala) 2012

Page 139: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

139

Gjuha e rrëshqitjes ka arritur deri në det dhe materiali i saj i përzier, jo pak, gërryhet nga veprimtaria gërryese e valëve detare. Materiali ka rrëshqitur gradualisht, edhe në stinët e pranverës e vjeshtës. Maksimumi është në atë të dimrit. Vite më parë në trupin e saj ishte gjetur një trung plepi me gjatësi 6 m e diametër trungu 70 cm. Nuk dihet si kishte ardhur,

por mundësia më e madhe ishtë prania e tij si dru i lartë në ish-gropën e rrëshqitjes sa më të hershme. Lëvizja e materialit e solli në kodrinën e përmendur më sipër, por sot nuk gjendet, pasi është spostuar gjetkë nga dallgët, ose banorët e kanë përdorur për dru zjarri. Shpati ka morfologji të shkallëzuar, ndërsa pranë vijës së ujit në det shkëmbinjtë ranorë, më pak konglomeratë mundësojnë grumbullimin e masës së madhe të dherave që vijnë nga sipër.

Foto 140: Gërryerja e gjuhës së rrëshqitjes nga valët detare (K. Ferhati) 2012 Duket si një kodrinë rrënjësore, por është thjeshtë gjuha e rrëshqitjes me material të bollshëm. Këtu, pranë vijës së ujit ku përplasen dallgët edhe kur valëzimi është i zakonshëm, lartësia e gjuhës arrin 10-12 m. Përfaqëson një falezë detare shumë aktive. Në jug të saj faleza arrin lartësinë 15 m. Në rrëzën e saj ka blloqe shkëmborë, kryesisht ranorë, pak zaje dhe material argjilor. Janë të pranishëm edhe proceset gjeomorfologjike të shpatit, i rrëzimit dhe ai i shëmbjes. Meqenëse nuk ka plazh faleza shkatërrohet gradualisht nga veprimtaria e valëve detare. Foto 141: Falezë detare në gjuhën e rrëshqitjes (K. Ferhati) 2012

Page 140: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

140

Në foton e mësipërme rishprehen qartë ato që thamë më sipër: bashkëveprim i dukshëm, shumë intensiv i veprimtarisë së valëve të detit me procesin gjeomorfologjik të shpatit: rrrëshqitjen e tokës dhe rrëzimet më shumë. Këtu, situata është plotësisht nën „‟pushtetin‟‟ e faktorëve natyrorë. Njeriu i ka të kota, tashmë, çdo përpjekje të tij për

kufizimin e degradimit të shpatit. Madje pse mos të themi se në pjesën e sipërme të shpatit, veprimi tij në hapjen pa kriter të tokës së punueshme të re, në keqpërdorimin e asaj pak bimësi shkurresh të mbetur, më pas dhe lënia djerr e tokës së punueshme nxitën edhe më tej rrëshqitjet, etj.

Në pjesën veriperëndimore të gjuhës së rrëshqitjes ka nisur para 20 vitesh ndërtimi i një moli. Është bërë me material nga blloqet e betonit të bunkerëve, pjesë të bunkerëve, por edhe gjysëm apo pjesërisht bunkeri. Aty ku ai kontakton me rrëshqitjen ndikimi i tij në këtë të fundit është shumë pozitiv, madje i dukshëm. Pas ndërtimit të molit ka filluar të formohet plazhi. Materiali që vjen nëpërmjet dallgëve të detit nga Kepi i Lagjit (drejtimi mbizotërues i erës) qëndron dhe në pak vite ka formuar plazh që sa vjen e po rritet. Ai mund të ndikojë mjaft mirë në stabilizimin e rrëshqitjes, duke mos gërryer dallgët pjesën veriore të gjuhës së saj. Nga vëzhgimi ynë në këto 3 vite, jo vetëm që është ndalur plotësisht erozioni i ish-plazhit pranë ish-repartit ushtarak, por ka nisur edhe riformimi tij.

Foto 142: Riformimi i plazhit pranë ish-repartit ushtarak (K. Ferhati) 2012

Nuk e dimë kohën e formimit për herë të parë të kësaj rrëshqitjeje, por morfologjia e shpatit kodrinor me shkallëzime që nuk lidhen me shtresat shkëmbore, bimësia e shkurreve e ruajtur në disa pjesë, madje edhe e drurëve të lartë të vidhave, pavarësisht se janë prerë herë pas here nga banorët e dëshmojnë këtë gjë. Forcohet ky mendim edhe me banorë që sot janë 80 vjeçarë, të cilët shprehen se kështu e mbajmë mend, por rrëshqitje të vogla ka pasur herë pas here. U shprehëm më sipër se gjatësia ka kapur gjithë gjatësinë e shpatit kodrinor, disa qindra metra, ndërsa gjerësia e saj arrin mbi 200 m. Në një pjesë të trupit të rrëshqitjes prej shumë kohësh ka pasur tokë të punueshme. Aty-këtu ka sektorë të degraduar dukshëm, ndaj nuk janë punuar dhe shkurret janë të rritura mirë, pavarësisht se prerja e vazhdueshme nuk u ka dhënë mundësi të rriten mbi 2-3 m. Rrëpira e gropës së rrëshqitjes është mbi 7-8 m dhe i përgjigjet kryesisht shtresës së shkëmbit ranor i ndërthurur me argjila dhe alevrolite. Ranori arrin deri 1.2 m, ndaj qëndrueshmëria e kurorës është prekur më pak nga shëmbjet e zgjerimi nëpërmjet rrëshqitjeve të mësipërme.

Page 141: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

141

Në veriperëndim të kësaj rrëshqitje, përgjatë shpatit, është një tjetër në të gjithë gjerësinë e shpatit. Ka afërsisht përmasat: 50 m x 15 m. Ndoshta më herët ka qenë një rrëshqitje e vjetër, sepse shpati ka formë të lugët. Kjo rrëshqitje po shkon drejt qëndrueshmërisë për shkak të molit që ka formuar plazhin, por dhe pse në gjuhën e saj ka filluar një ndërtim. Në fakt është ndërtuar sheshi ndërtimit, ku në pjesën perëndimore e tij është ndërtuar një mur me elemente bunkerësh me përmasat rreth 15 m gjatësi e 3-4 m lartësi. Banorët thonë se ka disa vite që është ndërtuar. Ka ndikuar në mosriaktivizim të rrëshqitjes. Nuk dimë thellësinë e themelit, por nëse kjo është e zgjidhur nga inxhinieri, për ne po të bëhet ndërtimi, është e domosdoshme kullimi i kujdesshëm i ujërave. Kujdesi duhet shtuar shumë nëse ndërtimi do të jetë i rëndë.

Gjithashtu rrëshqitje ka edhe pranë ish-repartit ushtarak. Në fakt në pjesën veriore të këtij ish-repartit ushatarak dhe në shpatin e kodrës, deri para rreth 20 vitesh kishte një plazh të bukur, pranë ishte dhe fusha sportive e ish-repartit. Ai u gërrye i gjithi për rreth 20 vite, madje deri në shpatin e kodrës. Në këtë shpat ndodhet një rrëshqitje e formuar mbi 80 vjet më parë, sepse shkurret janë rritur shumë dhe pjesërisht ai ka pasur brezare. Sipas banorëve të intervistuar në terren, rezulton që të jetë formuar për herë të parë në vitet ‟50-60 të shekullit të kaluar. Trupi saj ka pasur riaktivizime të pjesshme. Shpatit të shkallëzuar i është rikthyer bimësia natyrore që përmendëm. Duket se në 30 vitet e fundit qëndrueshmëria është shtuar dhe bimësia është harlisur. Nuk ka përdorim bujqësor. Ka

prita me gurë dhe bunker (rreth 60) m i gjatë, të ndërtuara 20 vitet e fundit në vijën ujore, madje duke u futur disa dhjetëra metra brenda saj, kanë mundësuar riformim të plazhit (rreth 40 m gjatësi e 8 m gjerësi), për rrjedhojë kanë ndaluar abrazionin. Njëherazi kanë ndikuar edhe në dobi të kufizimit të ardhshëm të rrëshqitjes. Më në veri ndërtimi i një moli rreth 60 m i gjatë me blloqe betoni, bunker e gurë gëlqerorë është shoqëruar me formimin e plazhit.

Foto 143: Rrëshqitje pranë ish-repartit ushtarak, Karpen (K. Ferhati) 2012

Duke vazhduar më në veriperëndim, deri në afërsi të bishtit të kodrës së Karpenit,

poshtë e sipër rrugës rurale që vjen për tek moli e kampingu për turistët që lëvizin me makinat ku flenë, ka përsëri rrëshqitje, disa rrëshqitje. Janë të vjetra të stabilizuara, sepse na e tregon bimësia e rritur dhe morfologjia e shkallëzuar e gjuhëve të tyre. Disa vite më parë në këtë shpat janë bërë ndërtime. Ka prej tyre që janë në trupin e rrëshqitjes, p.sh. vila “Barbauti‟‟. Pronari po kujdeset në kullimin e ujërave, por ka nisur të shpenzojë

Page 142: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

142

mjete finaciare të ndjeshme në murin mbajtës anësor, madje duke e veshur me pllaka guri gëlqeror të sjellë nga jashtë zonës.Nuk besojmë se kjo kufizon ripërtëritjen e rrëshqitjes, por atë të erozionit sipërfaqësor. Shpati mbi sheshin mbrapa godinës është tërësisht argjilë dhe alevrolitë, ndaj muri mbajtës jo vetëm që duhet ndërtuar, por kërkon koefiçentët e përcaktuar në këto raste prej inxhinierit përkatës. Tashmë që ndërtimi është bërë, kontrolli i ujërave sipërfaqësore, largimi i tyre përreth ndërtesës, ripërtëritja e gjelbërimit natyror në shpat, etj., janë në dobi të jetëgjatësisë së ndërtimit. Disa dhjetëra metra sipër skarpatës së hapur me makineri të rëndë për sheshndërtimin, topografia e shpatit është pak e pjerrët, çka favorizon depërtimin e ujërave, pra formim të rrëshqitjes mbi vilën. Kjo do të ishte katastrofike për këtë vilë. Skarpata e hapur me lartësi mbi 20 m në pjesën e sipërme të vilës së Barbaut është pa mur betoni. Sipër rrëpirës ka kallamishte,

pak ullinj të mbjellë në brezare që e ka ndihmuar të rrëshqasë. Bimësi shkurrore nuk ka fare, pra ndërtesa ndihet mjaft e kërcënuar.

Midis vilës së Barbaut dhe kampingut ndodhet një rrëshqitje me 3-4 shkallëzime në trupin e së cilës ndodhen shkurre vidhi dhe thane me lartësi 2 m. Në këtë sektor shkëmbinjtë i përkasin suitës “Helmas”.

Foto 144: Ndërtime në trupin e rrëshqitjeve të vjetra, Karpen (K. Ferhati) 2012

Në veri të vilës së Barbaut, në shpatin e kodrës së vreshtës, deri te çezma ka disa rrëshqitje. Sipas banorit të zonës, rrëshqitja më e vjetër ka ndodhur në vitin 1965, e cila tashmë është e stabilizuar me bimësi shkurrore, kallamishte etj. Gjerësia e saj arrin mbi 200 m ndërsa gjatësia sa ajo e shpatit nga lindja në perëndim.

Në të majtë të rrugës rurale që futet nga bishti i Karpenit deri tei Kampingu, pa arritur tek vila „‟Barbauti‟‟ janë hapur sheshe ndërtimi. Rrëshqitja nuk ka vonuar të

fillojë, ndaj dhe është ndërtuar mur betoni. Punimet janë ndalur prej 2-3 vitesh. Arsyen nuk e dinë, por do na pëlqente shmangia e rrezikut të rrëshqitjes sipër e poshtë sheshit të ndërtimit. Pjesë të konsiderueshme të këtij shpati janë shitur, rrethuar me rrjetë teli, në pritje të ndërtimeve. Zgjedhja është e gabuar. Nëse do bëhen, duhen llogaritur shumë shpenzime antirrëshqitje.

Page 143: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

143

Në pjesën perëndimore të kodrës së Karpenit, më saktë në shpatin e djathtë të luginës së përroit që del drejtpërdrejt në det, në veri të plazhit të Carinës ndodhet një rrëshqitje tjetër shumë aktive. Shpati i zhveshur është me pjerrësi të ndjeshme. Lugina me gjerësi mesatare 10-15 m ka arritur deri në kreshtën e kurrizit, ku del një shtresë ranore

me trashësi 4 m. Rrëshqitja ka kapur gjithë shtresën argjilo-alevrolitore në brendësi të të cilave ka dhe përqindje gipsi. Afërsisht është rreth 70-80 m e gjatë dhe 10-12 m e gjerë. Duhet të ketë qenë më aktive të paktën 15 vitet e fundit. Gjatë vitit 2012, në pranverë dukej qartë riaktivizimi i saj, madje në një pjesë kishte marrë formën e rrjedhjes së baltës. Është disa qindra metra larg detit, por materiali i saj shkon tërësisht atje gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Edhe shpati i majtë i kësaj luginë është kapur nga një tjetër rrëshqitje. Faktorët janë të njëjtë. Përmasat e saj janë: 100 m e gjatë dhe 6-8 m e gjerë. Plani i rrëshqitjes duket mjaft mirë në pjesët anësore, ndërsa materiali është shumë kaotik, i gatshëm të transportohet në det në periudhën e shirave. Kjo përroskë ka pjerrësi shtrati të dukshme, gjatë shirave të rrëmbyeshëm bëhet tipike baltore.

Foto 145: Rrëshqitja në formën e rrjedhjes (S. Sala) 2012 Në shtresën argjilore, pjesa qëndrore e asaj të dalë në sipërfaqe ku bimësia mungon, janë disa forma disi të rrumbullakosura dhe interesante, plot brazda. Shpesh kanë formën e një ishulli me lartësi nga 2 deri në 4-5 m, të përpunuara nga erozioni në formën e obeliskut që mund të shpallen dhe si monument natyre. Shënojmë se në shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë ku ka „‟bërthama‟‟ gipsi të Mesinianit janë formuar

(në shpatin e luginës) guva mesatarisht me diametër rreth 70 cm, me lartësi 1.2 m. Gjatë stinës së dimrit dhe fundvjeshtës shirat, rrëshqitjet dhe erozioni i prishin herë pas here, por formohen të tjera. Një pjesë mund të jenë formuar edhe nga kafshë të egra që ndërtojnë foletë e tyre aty. Foto 146: Shpatet e luginës të degraduara nga rrëshqitjet (K. Ferhati) 2012

Page 144: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

144

Rrëshqitjet tek Shkëmbi i Peqinit: Faktorët e formimit janë pothuajse të njëjtë: pjerrësia e konsiderueshme e shpatit, shtresat argjilo-alevrolitore, shirat e ujërat në dimër e pranverë, abrazioni detar dhe keqpërdorimi i bimësisë e tokës në shpatin kodrinor. Në të gjithë pjesën veriore e veriperëndimore të Shkëmbit të Peqinit ka disa rrëshqitje. Të paktën kështu duhet të ketë qenë dhe rreth 100 vite më parë. Ato janë zgjeruar e bashkuar aq sa sot duket një gropë rrëshqitje shumë e madhe (të dy pjesët e sipërpërmendura, pothuaj deri në vijën ujore). Shtresa ranore, por dhe argjilore që kanë formuar kurora e rrëshqitjes janë shumë të dukshme në morfologjinë e shpatit.

Foto 147: Rrëshqitja e Shkëmbit të Peqinit (K. Ferhati) 2012 Gjatësia e kësaj rrëpire nga perëndimi në lindje arrin në rreth 1 km, ndërsa lartësia e saj mbi 20 m. Trupi i rrëshqitjes ka sipërfaqe mbi 1 ha. Disa sektorë anësorë kanë pasur qëndrueshmëri disa vjeçare, sepse janë rritur shkurret, pavarësisht se janë prerë për dru zjarri. Madje një pjesë edhe është përdorur si tokë bujqësore. Kjo më shumë në pjesën qendrore, ku dhe morfologjia e shkallëzuar ka qenë me ndarje më të mëdha nga gropat. Të tilla ka edhe sot, madje me bimësi ujëdashëse, sidomos kallam e xunkth. Duhet të ketë mbi 20 vite që nuk ka pasur riaktivizim të trupit të kasaj rrëshqitje, veçanërisht disa sektorë poshtë gropave më të mëdha me ujin e shiut që grumbullojnë brenda tyre.

Gjuha e kësaj rrëshqitje shumë të madhe formon falezë në vijën ujore të detit. Abrazioni është shumë aktiv, ndaj dhe rrëshqitja e materialit të gjuhës së rrëshqitjes është shumë aktive. Lartësia e saj këtu arrin mbi 10-12 m, ndaj në verë rrëzohen materiale argjilore dhe copërat e ranorëve të ardhur deri aty. Në pranverën e lagur shtohen edhe shëmbjet. Por këto të fundit në dimër për shkak të dallgëve të larta janë më të shpeshta. Kjo rrëshqitje ka ndodhur 80 vjet më parë dhe riaktivizohet herë pas here. Alternimi i shtresave konglomeratike me ato argjilore favorizon shumë dukuritë e rrëshqitjeve në këtë sektor. Nga viti 1934-2014 kjo rrëshqitje mbahet mend gjithmonë kështu. Mbi 30 vite më parë në pjesën e sipërme të trupit të saj ka qenë vendosur një pus për kërkim nafte. Pranë pusit të naftës, gjatë përdorimit të tij 2-3 vjeçar janë formuar gropa me mjete mekanike. Këto gropa që deri në maj janë me ujë duke e ndihmuar më shumë riaktivizimin e pjesëve të caktuara të rrëshqitjes poshtë tyre. Do të shënojmë se materiali i gjuhës së këtyre rrëshqitjeve të bashkuara në një, pranë vijës së ujit në det, ku plazhi mungon plotësisht, shëmbet vazhdimisht. Kalimi nëpër ujë poshtë tij për të dalë drejt

Page 145: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

145

pjesës lindore të kalasë së Turrës është shumë i rrezikshëm. Jeta kërcënohet nga materiali që vjen nga sipër në disa metra kub argjila dhe shkëmbinj. Në cekëtinën detare këto shkëmbinjë ranorë janë nën e mbi ujë. Dallgët i kanë përpunuar duke u dhënë forma sikur

të jenë bërë në torrno nga njeriu. Më shumë për to do flitet tek pjesa përkatëse e studimit. Pjesa në veri të rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit deri te plazhi i Carinës është degraduar, me shkurre të rralla e të djegura, të keqpërdorur në shekuj. Edhe këtu ka disa rrëshqitje me përmasa të vogla. Edhe ato janë bashkuar e kanë formuar në shpat një gropë me vete. Gjithë gropa e rrëshqitjes është përdorur si tokë arë gjatë ish-regjimit komunist, por që janë braktisur shpejt. Toka e mbjellë ka rrëshqitur përsëri.

Foto 148: Rrëshqitje dhe shëmbje në gjuhën e rrëshqitjes (K. Ferhati) 2012 Trupi i rrëshqitjes ka plasaritje me gjatësi disa metra, gjerësi disa dhjetra cm dhe thellësi 50-60 cm. Shirat e parë të vjeshtës depërtojnë në thellësi dhe riaktivizojnë rrëshqitjet. Në pjesën qendrore të gropës së rrëshqitjes ka patur një stabilizim më të hershëm, e cila duket qartë nga bimësia që ende i ka mbijetuar më mirë keqpërdorimit nga njeriu. Këtu ndodhet përroska më e madhe. Gjithë gjuha e trupit të rrëshqitjes është një falezë, ku valët detare e gërryejnë gjithmonë. Ajo shtrihet deri afër ish-plazhit të Carinës ose aty ku fillojnë tokat arë. Faleza e gjuhës së rrëshqitjes është 10-15 m e lartë. Edhe këtu kalimi përgjatë vijës ë ujit është i rrezikshëm. Në lindje të kësaj rrëshqitje, deri te rrëshqitja më perëndimore e Shkëmbit të Peqinit, i gjithë shpati është me toka arë, të vendosura mbi një rrëshqitje të vjetër. Kjo rrëshqitje është riaktivizuar në sektorë të veçantë pranë detit, si pasojë e abrazionit. Foto 149: Riaktivizim i rrëshqitjes pranë detit, në lindje të rrëshqitjes së mësipërme (K. Ferhati) 2012

Page 146: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

146

Rrëshqitjet pranë kalasë së Turrës: Janë disa rrëshqitje, por përmasat e tyre ndryshojnë dukshëm nga një sektor në tjetrin. Krahas faktorëve të përmendur më sipër, këtu duhet shtuar edhe erozioni i përroit që kalon në pjesën jugore të Kalasë së Turrës. Më poshtë do flasim për ato më kryesoret. Në shpatin e majtë të përroit të Larzës, para se të arrihet te grykëderdhja e tij në det ndodhet një rrëshqitje e vjetër dhe dy të reja. Rrëshqitja e vjetër ka një lartësi rreth 10 m, ndërsa gjerësia arrin 4-5 m. Shkurret janë rritur mbi 5 m dhe kanë qenë të ruajtura gjatë, sepse ishte zonë ushtarake deri pak vite më parë. Trupi i saj është i stabilizuar, por pjesa e kurorës së kësaj është riaktivizuar edhe në vitin 2013 që e vëzhguam ne. Bimësia e kurorës përbëhet nga shkurre, ndërsa bimësia e

gjuhës deri në luginë mbizotërohet nga bimësia e fierit dhe ferrave. Përmasat e kësaj rrëshqitjeje janë të vogla, veçanërisht sektori i riaktivizuar: rreth 20 m i gjatë dhe gjerësia 10 m. Pranë grykëderdhjes së përroit në det, në të djathë të grykëderdhjes dhe në veri të bankinës në det të përdoruar nga ish-reparti ushtarak, është formuar një rrëshqitje më e madhe se ajo që folëm më sipër.

Foto 150: Rrëshqitje pranë kalasë së Turrës (K. Ferhati) 2013 Ka afërsisht këto përmasa: 40 m e gjatë dhe 20-30 m e gjerë, ndërsa materiali në trupin e gjuhën e saj ka marrë formë të valëzuar në det. Vendosjen e çrregullt të materialit argjilor, konglomeratik e pak ranor e shohim qartë në gjuhën e rrëshqitjes pranë plazhit të vogël. Gjatë dimrit dallgët arrijnë të gërryejnë këtë material dhe pjesë të konsiderueshme të tij shkëputen e bien në ujë. Argjilën e imët më shumë e merr dallga, ndërsa blloqet e copërat shkëmbore mbeten aty. Bimësia e shkurreve në trupin e saj dhe deri tek rruga që të çonte tek reparti, ka mundësuar qëndrueshmërinë e kësaj rrëshqitjeje. Sot ajo është e stabilizuar mirë. Foto 151: Rrëshqitje më në perëndim të rrëshqitjes së mësipërme (K. Ferhati) 2013

Page 147: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

147

Duke filluar nga perëndimi i Shkëmbit të Peqinit ndodhet një rrëshqitje tjetër e vjetër, por gjuha është riaktivizuar për shkak të erozionit. Gjatësia e rrëshqitjes arrin rreth 200 m ndërsa gjerësia rreth 100 m. Në trupin e rrëshqitjes toka e punueshme është përdorur deri para 20 vitesh, ndërsa tani është e braktisura. Morfologjia e shkallëzuar e trupit të saj shprehet mirë. Më në perëndim të saj ndodhet një tjetër rrëshqitje e vjetër, gjuha e së cilës ka arritur në vijën e ujit të detit në Gjirin e Carinës. Është riaktivizuar edhe gjatë vitit 2012 që u vëzhgua nga ana jonë për shkak të abrazionit të valëve detare. Rrëshqitja ka afërsisht këto përmasa: Gjatësi pak më shumë se 50 m dhe gjerësi përgjatë shpatit të bregut të detit rreth 200 m. Kurora e rrëshqitjes arrin deri pranë ish-tokës së punueshme e përdorur për mbjelljen e kulturave bujqësore, me lartësi mesatare 7 m.

Rrëshqitjet në Rivierën e Kavajës: Në këtë sektorë të ndërtuar dukshëm nga shkëmbinjtë konglomeratikë të suitës „‟Rrogozhina‟‟

76, ku falezat e reja e të vjetra arrijnë lartësinë mesatre deri 15-20 m, procesi i rrëshqitjeve (shëmbje, rrëzime), pothuaj është i pranishëm në gjithë shtrirjen e tij. Ka rrëshqitje të reja dhe të vjetra. Ruajtja më e mirë e bimësisë së shkurreve e ka kufizuar këtë fenomen, por ato e vështirësojnë dallimin, ndjekjen e qartë të tyre në shtrirjen përgjatë shpatit. Kalimi në to, falezat dhe platformën e abrazionit është tepër i vështirë, madje aty-këtu duhet të kalosh vetëm në ujë.

Foto 152: Rrëshqitja në jugperëndim të përroit të Larzës (K.Ferhati) 2013 Rrëshqitja në jugperëndim të përroit të Larzës është e vjetër, e riaktivizuar 30 vjet më parë, kohët e fundit e stabilizuar. Ka kapur shtresa argjilore midis ranorëve dhe konglomeratëve. Ajo ka një gjatësi mbi 500 m dhe gjerësi mbi 50 m. Në të ndodhen disa kodrina ku është ruajtur bimësia e shqopës, koçimares, ilqes, xanës, etj. Midis kodrinave ka disa gropa që mbajnë ujë deri në fillim të verës. Kjo vërehet edhe nga kallamishtet e shumta që përbëjnë gropat. Foto 153: Gjuha e rrëshqitjes (K.Ferhati) 2013

76 Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla 1:200000. Tiranë, 1983

Page 148: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

148

Gjuha e rrëshqitjes ka disa vjet që gërryhet nga dallgët e detit. Platforma vazhdon drejt perëndimit, ku në ekstremin më perëndimor dalin ranorë dhe konglomeratë, ndaj ka dhe

më shumë blloqe mbi ujë, me lartësi 2 m, gjatësi 4-5 m dhe gjerësi 2-3 m. Platforma arrin deri në 60-70 m. Te përroi i Ftosinës, që del nga burgu, në veri e në jug del e gjithë pako argjilore e alevrolitore. Dy kodrinat ndodhen në trupin e një rrëshqitje të hershme, gjë që e tregon edhe veshja e bimësisë, e riaktivizuar në gjuhën e saj. Pjesa jugore është më aktive. Në pjesën e grykëderdhjes së përroit formohet plazhi në formën e patkoit.

Foto 154: Platforma e abrazionit në gjuhën e rrëshqitjes (K. Ferhati) 2013

Rrëshqitjet në luginën e përroit të Madh: Në jug të Bardhorit, lugina e këtij përroi zgjerohet shumë, tepër e dallueshme nga të tjerat. Rrjedhja e lirë e përkohshme dhe gjatësia e vogël nuk e shpjegojnë këtë sektor kaq të madh. Shpjegimi lidhet me dy rrëshqitje të mëdha në të dy shpatet e luginës. Për këtë është shkruar dhe më parë77. Në pjesën e mesme të tyre rrëshqitjet janë shumë të mëdha dhe mjaft aktive, madje kanë kapur të dy shpatet nga ujëndarësi deri në shtratin e përroit. Rrëshqitja më e madhe në këtë sektor gjendet nga shkëmbi i Lëmuçës, në shpatin e djathtë, deri te rruga automobilistike që lidh fshatin Domën me Gurin e Lëmutë, shpati i majtë. Në të dy gropat e rrëshqitjes, por veçanërisht në atë të shpatit të majtë, lartësia e rrëpirës së formuar në shkëmbinjtë ranorë dhe ato konglomeratë arrin 14-20 m. Prej tyre vazhdimisht shkëputen blloqe shkëmbore me volum deri në disa m3, Foto 155: Rrëshqitjet në luginën e përroit të Madh (K. Ferhati) 2013

77 Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006, fq. 71

Page 149: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

149

një pjesë e të cilave kanë arritur shtratin e përroit. Po në këtë sektor, rreth 20 vjet më parë, janë hapur brezare, në të cilat u mbollën kryesisht pemë frutore. Në dekadën e fundit ato dëmtuan dhe u braktisën punimet e mirëmbajtjes së sistemit të kullimit të ujërave gjatë stinës së lagësht. Të gjitha këto krijuan kushte për riaktivizimin e rrëshqitjeve të mëdha.

Lagjia e Peqinajt (në pjesën perëndimore të saj) ndodhen disa përroska dhe ka fillimin përroi i sipërpërmendur. Në të djathtë të rrugës që shkon në fshatin më në jug (nga toka e punueshme vjen deri te rruga) ndodhen 2-3 rrëshqitje të riaktivizuara, por valëzimet dhe morfologjia tregojnë se janë të hershme. I përkasin pjesës më të sipërme të pellgut ujëmbledhës të përroit që po flasim. Po kështu ndodh edhe në pjesën e mesme të tij, por rrëshqitjet janë më të mëdha, kryesisht me përmasat 50 m x 20-30 m. Ndodhen në të dy shpatet e luginës kryesore dhe atyre dytësore. Këtu shtrihet gjerësisht pako argjilo-alevrolitore, shpatet kanë përdorim të gjatë bujqësor, por pak masa antierozive, veçanërisht 25 vitet e fundit. Në këto vite është shtuar edhe lënia e tokës djerrë, madje disa sektorë po degradohen shpejt sepse janë pranë vatrave të erozioni. Për to do të flitet tek pjesa përkatëse e studimit.

Në perëndim të Domënit ndodhet një rrëshqitje e vjetër, e riaktivizuar. Në trupin e rrëshqitjes janë hapur brezare, tani të braktisura. Me rrëshqitjen tjetër në anën e përroit të Domënit formohet një gropë e madhe. Përroi i Domënit rrjedh sipas shkëputjes tektonike. Meqë rrëshqitjet janë shumë të mëdha, ato kanë kapur shtresa konglomerate dhe ranore mbi 20 m trashësi. Ka shumë mundësi që riaktivizimi ka ndodhur nga tërmeti.

Foto 156: Rrëshqitje në perëndim të Domënit (K. Ferhati) 2013

Te shtëpitë më në perëndim të Domënit, afërsisht sipas kreshtës, vihen re katër rrëshqitje të vjetra të riaktivizuara këto 10 vitet e fundit. Dallohet një shpat karakteristik me morfologji të valëzuar si pasojë e rrëshqitjes.

Në qafën e Peqinajt, në jug të vatrave të erozionit ka toka arë të kapura nga rrëshqitje shumë të vjetra. Aty ku bashkohen dy përroskat, një nga këto e vatrës së erozionit, ka një rrëshqitje. Përroskat që vijnë nga Domëni kanë rrëshqitje të vogla në anët e tyre. Në të majtë të rrugës që të con në Domën ndodhet një rrëshqitje e vjetër dhe një të re. Në trupin e rrëshqitjes janë mbjellë akacie për t‟i stabilizuar. Vihet re se në

sektorët e mbjellë me akacie rrëshqitja është stabilizuar dhe e kundërta ndodh në sektorët e tjerë të zhveshur ku nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse.

Page 150: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

150

Rrëshqitjet pranë fshatit Bardhor: Edhe në këtë sektor janë disa rrëshqitje, të vjetra të riaktivizuara të reja. Faktorët që i kanë kushtëzuar janë po ata, por këtu duket se veprimtaria e njeriut mbi tokën e punueshme dhe ndërtimi i rrugëve ka pasur rol të

ndjeshëm, veçanërisht në riaktivizimin e rrëshqitjeve të vjetra dhe formimin e atyre të rejave. Te kryqëzimi i rrugës Bardhor-Domën, rreth 50 m drejt rrugës për në Bardhor, ndodhet një shtëpi dy katëshe, poshtë së cilës ndodhet një rrëshqitje. I përket rrjedhjes më të sipërme të pellgut ujëmbledhës të përroit të Forsilogut.

Foto 157: Rrëshqitje pranë fshatit Bardhor (K. Ferhati) 2013 Ndërtimi është bërë pak vite më parë, është ndërtim i rëndë, por më shumë e ka rënduar situatën sheshimi vendit të ndërtimit me mjete mekanike deri rreth 3 m thellësi. Banorët e pyetur për kohëformimin e saj thonë se duhet t‟i kaloj 70 vitet, por pranë shtëpisë është e riaktivizuar 5-6 vitet e fundit, e favorizuar më shumë nga sheshimi që është bërë të shtëpia. Rrëshqitja ka një gjatësi prej 150 m ndërsa gjerësia e kalon 30 m. Kurora e saj e re pranë oborrit të shtëpisë së re arrin 4-5 m lartësi. Dy shtëpi të tjera ndërtuar gjatë ish-kooperativës janë 5-6 m afër kurorës dhe rrezikohen nga rrëshqitja. Nuk ka masa antierozive dhe vazhdon përdorimi bujqësor në tokën e punueshme në trupin e rrëshqitjes e pranë saj. Aty ku kalon dega e majtë e përroit të Forsilogut, afër shtëpisë që ndodhet pranë kodrës së Peqinajt, shihen qartë toka të punueshme të kapura në sipërfaqe të

konsiderueshme nga dy rrëshqitje toke. Në të djathtë të rrugës drejt Bardhorit ndodhet një tjetër rrëshqitje me përmasa e karakteristika të njëjta. Janë të ngadalshme, por me plasaritje të tokës së punueshme edhe gjatë vëzhgimit tonë në terren. Në këtë foto (foto 158) duket edhe deformim-animi i shtyllës së betonit i rrjetit elektrik shpërndarës të fshatit (pjesa veriore e tij).

Foto 158: Toka të punueshme të kapura nga rrëshqitjet (K. Ferhati) 2013

Page 151: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

151

Në të dy anët e rrugës Bago-Bardhor (deri tek degëzimi rrugës për në Domën), te shtëpia e parë që hyn në lagjen e Peqinajt, në të tre anët ka rrëshqitje. Këtu rruga shërben dhe si ujëndarës i dy përrenjve, të cilët janë pranë fenomenit të kaptimit lumor. Përballë shtëpisë që rrezikohet gjendet një përroskë me 2 m thellësi, e cila rrjedh në toka arë të braktisura. Siç shihet dhe nga foto këtyre tokave po u kanoset rreziku nga rrëshqitjet. Kjo shtëpi ende e papërfunduar sipas projektit për tri kate, nëse nuk do të merren masa të shpejta, sigurisht të kushtueshme, nuk do të ketë siguri qëndrueshmërie. Të tilla ka dhe të tjera pak më në veriperëndim të saj. Foto 159: Shtëpi e rrezikuar nga rrëshqitjet, Domën (K. Ferhati) 2013

Rrëshqitjet pranë fshatit të Bagosë: Rrëshqitje me pasoja ekonomike e sociale u evidentuan në mars të vitit 2009 në shpatin lindor të kodrave në fshatin Bago. Për këtë

është shkruar më parë78, ndaj po japim disa nga të dhënat më kryesore. Sipas dëshmisë së banorëve të dëmtuar nga kjo rrëshqitje rezulton se kjo rrëshqitje i ka dhënë shenjat e rreth një muaj para se të ndodhte. Në shtëpitë u vërejtën plasaritje në pllakat e dyshemeve, por banorët këtë e lidhën më shumë me cilësinë e dobët të materialeve të ndërtimit. Na fakt riparimi nuk zgjati vetëm pak ditë dhe rifillimi i reshjeve rriti trysninë e brendshme të shkëmbinjve argjilorë. Banorët dëgjonin herë pas here zhurmë të lehtë si kërcitje, por ende nuk po e vlerësonin rrezikun.

Foto 160: Rrëshqitja e Bagosë (Sala&Qiriazi) 2009

78 Qiriazi, P., Sala, S., “Përhapja e rreziqeve gjeomorfologjike në Shqipëri dhe qeverisja e tyre” Studime

gjeografike nr.15. Botimi i Qendrës së Studimeve Gjeografike. Tiranë, 2005, fq. 10

Page 152: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

152

Me shirat e pandërprerë të 15-19 marsit nisën të duken carjet e parë të shpatit sipër dhe poshtë shtëpive. Gjendja u bë alarmante dhe banorët mundën të largojnë familjarët, pasi nisi dhe plasaritja e deformimi i mureve. Të nesërmen rrëshqitja e pati formimin më të madh. Shtëpitë në trupin e saj rrëshqitën, u zhvendosën sikur të ishin varka në ujë. Ato u ulën mbi 6-7 m nga lartësia e shpatit ku ishin dhe u spostuan rreth 20 m më në lindje të tij. Tashmë katastrofa natyrore kishte shpalosur gjithë potencialin e saj për këtë pjesë të shpatit. Foto 161: Shtëpi të shkatërruara nga rrëshqitja e Bagosë (Sala&Qiriazi) 2009 Themi për këtë pjesë, sepse mbi kurorën e rrëshqitjes ka numër jo të vogël shtëpish të tjera të tipit vilë. Ende dhe ato kërcënohen seriozisht nga zgjerimi mbi kurorën e kësaj rrëshqitjeje. Në 2-3 shtëpitë që janë pak metra nga buza e kurorës, muret janë plasartiur, madje një pjesë dhe të çarë dukshëm. Banorët janë larguar në disa prej tyre. Rrëshqitja është formuar në shpat me pjerrësi të vogël, të ndërtuar nga shkëmbinjë terrigjenë, ku prania e argjilave është shumë e madhe. Shirat e butë që zgjatën disa ditë çuan në formimin e kësaj rrëshqitje, e cila përfshihet në grupin e rrëshqitjeve të reja e të mëdha. Ndryshimi në morfologjinë e shpatit ishte shumë i madh dhe i menjëhershëm. Po i tillë ishte dhe dëmi ekonomik. Shtatë shtëpi u shkatërruan dhe rreth 20 të tjera janë të kërcënuara prej këtij rreziku. Në formimin e rrëshqitjes ka patur rol të dukshëm edhe faktori njeri, ku përmendim: Hapjen e sheshndërtimeve të vilave, hapjen e brezareve dhe moskullimin e gjatë të ujërave të shiut, krijimin e sipërfaqeve të sheshta përreth shtëpive, etj.

Rëshqitjet në fshatin Kryevidh: Në shkurt të vitit 2010 një pjesë mjaft e madhe toke ka rrëshqitur në lagjen Gjoni të fshatit Kryevidh, gjë që ka bërë që katër banesa të vjetra të çahen e të plasariten muret nga rrëshqitja e ngadalshme të tokës: mbi 10 të tilla. Dy të reja, madje me strukturë beton-arme dhe dy kate, bërë nga puna e kryefamiljarëve në emigracion, të shkatërrohen plotësisht. Fenomeni i rrëshqitjes së tokës kishte dhënë shenja edhe tre vite më parë, por nuk pati asnjë masë për parandalimin e saj, madje të gjitha ujërat e zeza dhe të bardha të fshatit Kryevidh derdheshin në lagjen Gjoni, pikërisht në vendin ku ndodhi rrëshqitja, çka bëri që situata të rëndohej edhe më shumë. Banorët në atë kohë janë shprehur të indinjuar në drejtim të drejtuesve të komunës dhe e më gjerë, duke u shprehur se ishin njoftuar për katastrofën që pritej të ndodhte në këtë vend. Në fotot e mëposhtme janë një shtëpi e vjetër dhe një e re që ndodhen në pjesën qëndrore të kurorës së rrëshqitjes, pak metra në të djathtë të rrugës kryesore që përshkon këtë lagje.

Page 153: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

153

Nga vëzhgimi ynë në atë vit kur ndodhi rrëshqitja, por pak muaj më pas kur kulturat e kopshteve, grurit, etj., ishin mbjellë e rritur, rezultoi se: Ka shumë mundësi që rrëshqitja mbi 40-50 m poshtë shtëpive të sotme të ketë qenë formuar dhjetra vite më parë. Ajo është në pellgun ujëmbledhës të degës më kryesore të përroit që nis nga kjo lagje. Morfologjia e shpateve në të dy anët e tij ka përdorim intensiv bujqësor, madje dhe shkallëzime morfologjike që më shpesh nuk lidhen me ndërtimin dhe ndërthurjen e shkëmbinjve të truallit. Duhet të jenë rrëshqitje të hershme. Kopshtet pranë shtëpive, ujërat e zeza, ujërat e përdorura, por dhe ujitja në kopshte e perimeve e zarzavateve të mbjella, qoftë me puse dhe ujin e pijshëm, shirat e butë dhe që zgjatën mbi 2-3 ditë, duhet të kenë qenë faktorët që formuan rrëshqitjen e re, ose riaktivizuan atë më të vjetrën poshtë saj. Foto162: Shtëpi e re e dëmtuar nga rrëshqitja, Kryevidh (Sala&Qiriazi) 2010 Gjendja e vëzhguar nga ne tregon se për banesat që nuk ka mundësi sigurie, vështirë që të mbrohen me muret që ka nisur ndonjë familje pak me gjendje ekonomike më të mirë. Zgjidhja më e lehtë dhe e shpejtë do të ishte ndërtimi në një vend tjetër, mundësisht sa më

pranë shkollës e xhamisë së fshatit, pra në kurrizin kodrinor. Këtu kanë qenë shtëpitë më të hershme të fshatit. Duket qartë se në 25 vitet e fundit banorët po zbresin drejt shpatit lindor të këtij kurrizi kodrinor. E njëjta gjë vërehet edhe na atë perëndimor. Në të dy rastet banorët nuk e njohin përvojën e të parëve, nuk e vlerësojnë rrezikun, nuk kërkojnë ndihmën e specialistëve gjeomorfologë, por shqetësohen, alarmohen kur fenomeni natyror u shkatërron përpara syve pasurinë e vënë me shumë mund e djersë.

Foto 163: Shtëpi të vjetra të dëmtuara nga rrëshqitja (Sala&Qiriazi) 2010

Page 154: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

154

Nga vlerësimi ynë i përafërt gjatësia e rrëshqitjes më aktive i kalon 100 m, gjerësia mbi 40-50 m. Në oborrin e shtëpive në fotot e mësipërme, por dhe në kopshte kishte mjaft të çara me gjatësi mbi 3 m, thellësi deri 40 cm dhe gjerësi deri 30 cm. Mbushje-sheshimi që bënin banorët është zgjidhje e përkohshme. Në stinën e lagët ajo do riaktivizohet përsëri. Kostoja e mbrojtjes së saj është e lartë, e papërballueshme nga vetë banorët.

3.2.2. Rrëzimet Rrëzimet janë të përfshira në grupin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit që

kanë rol në tiparet morfo-gjeomorfologjike në sektorë të caktuar të relievit kodrinor-malor. Gjithashtu, veprimtaria e tyre depozituese është një faktor modelues i relievit, pavarësisht madhësisë dhe shtrirjes së tij sipërfaqësore. Sigurisht në relievin malor të ndërtuar nga shkëmbinjtë më të fortë, roli i tyre është më i madh, më i shprehur në karakteristikat e shpatit, veçanërisht në rrëpirat shkëmbore litologjike.

Foto 164: Rrëzime&shembje në falezën e Bardhorit (S.Sala) 1999 Në territorin tonë që kemi marrë në këtë studim, rrëzimet nuk kanë ndonjë rol të dukshëm në proceset modeluese të shpatit. Por ato janë të pranishme edhe këtu. Në përgjithësi, janë më të pranishme, më të shprehura, pavarësisht përmasave të vogla në bregdetin e lartë të Rivierës së Kavajës që ndërtohet më shumë nga shkëmbinjtë konglomeratë: Guri i Lëmuar–Riviera e Kavajës–Kepi i Lagjit dhe në Karpen, pasi në këto sektorë, rrëpirat e falezës detare arrijnë mbi 3-5 m dhe janë Foto 165: Rrëzime&rrëshqitje në falezën e Bardhorit (S.Sala) 1999

Page 155: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

155

të zhveshura nga bimësia natyrore. Proceset e alterimit fizik dhe kimik, por edhe rrënjët e shkurreve që kanë depërtuar në brendësi kanë mundësuar shkëputje të zajeve apo copërave shkëmbore të depozituara në rrëzën e falezës. Zakonisht, kemi vërejtur se ky

material nuk shkon më shumë se 4-5 m larg, sepse dhe bimësia natyrore bëhet pengesë për më tej. Ndodh vazhdimisht prishja e ekuilibrit të shpateve si rezultat i pjerrësisë së madhe të shtresave shkëmbore dhe abrazionit detar në fundin e falezave. Rrëzimet janë më të shprehura në sektorin kodrinor në jug të plazhit të Carinës. Madje mund të shprehemi se këtu është rasti më tipik i këtij procesi gjeomorfologjik. Rasti më tipik i këtyre rrëzimeve takohen në jug të plazhit të Carinës. Kjo duket në foton e mëposhtme. Në këtë rast shpati kodrinor është prekur nga një rrëshqitje e hershme, ndoshta mbi 80-90 vjeçare. Gjuha e kësaj rrëshqitjeje ka arritur deri në det dhe materiali i saj i përbërë nga shkëmbinj ranorë dhe më pak konglomertaë gërryhet nga valët detare.

Foto 166: Rrëzime në jug të plazhit të Carinës (S.Sala) 2012 Siç shihet dhe nga foto, gjuha rrëshqitjes ka material shumë të bollshëm sa që të jep përshtypjen e një kodrine. Pranë vijës së ujit lartësia e gjuhës arrin 10-12 m dhe përfaqëson një falezë shumë aktive. Në jug të saj faleza arrin lartësinë më të madhe, mbi 15 m. Po kështu edhe në falezën detare, përfshi dhe gjuhën e rrëshqitjes, e cila më shumë ka material argjilo-alevrolitor (suita „‟Helmasi‟‟). Kjo ndodh vetëm në stinën e verës, kur

materiali argjilor-alevrolitor thahet, plasaritet dukshëm në thellësi, humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në pjesën e vijës bregdetare. Materiali laget nga valët dhe tretet prej tyre. Ndodh që midis argjilave ka shtresë shkëmbi ranori që ka ardhur aty në gjuhën e rrëshqitjes-falezë.

Page 156: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

156

Për shkak të mungesës së plazhit, faleza argilore shkatërrohet gradualisht nga veprimtaria gërryese e valëve detare dhe blloqet shkëmbore ranore vendosen rrëzë tyre, madje disa arrijnë deri në det, zakonisht 5-6 m, ku i nënshtrohen përpunimit të valëve detare. Këtu e kemi fjalën kur materiali i rrëzuar është shkëmb ranor, gjë e cila ndodh edhe në falezën detare të Kepit të Lagjit. Në këtë të fundit blloqet ranorë të rrëzuar janë të mëdhenj, por duke rënë nga lartësi mbi 15-20 m, ata copëtohen në më të vegjël. Nga vëzhgimi ynë rezultoi se kishte dhe blloqe shkëmbore ranore me vëllim rreth 1 m3. Gjatë zbaticës në cektinën detare ato janë të dukshme, dalin mbi sipërfaqen e ujit, në platformën e abrazionit, e cila shprehet shumë mirë kur vëzhgohen nga ish-kalaja e Turrës. Foto 167: Shkatërrimi i falezës nga valët detare (S.Sala) 2012 Bregdeti i lartë nga Kepi i Lagjit deri në Karpen dallohet për rrëzime të shumta, por këtu ka dhe kombinimin më të mirë, mjaft të shprehur të proceseve gjeomorfologjike rrëzime-

shëmbje. Morfodinamika e shpatit është shumë aktive, e shpejtë e theksuar. Në Kepin e Lagjit si rezultat i alternimit të shtresave shkëmbore konglomerate me ato argjilore e alevrolitore shoqërohet me procesin e rrëshqitjeve dhe rrëzimeve të shumta. Gjuha e rrëshqitjes ka disa vite që gërryhet nga dallgët detare.

Foto 168: Rrëzime në falezën e Kepit të Lagjit (Auron Mëneri) 2015

Page 157: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

157

Po kështu ndodh edhe në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit (foto 169). Në foton e mëposhtme është faleza detare e formuar në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit (gjuha e rrëshqitjes mbi 1 ha). Abrazioni në këtë sektor është shumë aktiv. Në të rrëzimet janë të shumta pasi procesi i abrazionit detar gërryen fundin e falezës duke prishur gjithnjë ekuilibrin e shpateve. Lartësia e gjuhës së rrëshqitjes arrin 10-12 m, ndaj në stinës e verës, si rezultat i plasaritjes së shkëmbinjve, rrëzohet materiali argjilor dhe copërat e ranorëve të ardhur deri aty nëpërmjet rrëshqitjeve. Ndoshta këtu, në procesin e rrëshqitjes duhen përfshirë edhe bunkerët, por nuk jemi të sigurt se janë aty nga rrëzimet apo shembjet. Foto 169: Rrëzime në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit (S. Sala) 2002

Rrëzimet janë të pranishme edhe në rrëzën e rrëpirës së Shkëmbit të Peqinit. Edhe këtu ka kombinim të këtij fenomeni në shkëmbin argjilor më shumë dhe në atë ranorë më pak. Gjithashtu, ka dhe kombinim të proceseve shëmbje-rrëzime. Ndryshe nga shembujt e mësipërm, këtu materiali shembur-rrëzuar qëndron në rrëzën e rrëpirës, më saktë kurorës së rrëshqitjes me kohështrirje disa dhjetëvjeçarë, ndoshta një shekull. Materiali rrëzuar ka zbutur disi pjerrësinë midis kurorës dhe trupit të rrëshqitjes. Bimësia barishtore, aty-këtu dhe shkurret kanë ndihmuar në këtë drejtim, por roli kryesor i takon mosaktivizimit të kësaj pjesë të trupit të rrëshqitjes.

Rrëzimet, ndonëse më pak të shprehura, janë të pranishme dhe në gjuhën e rrëshqitjes pranë ish-repartit ushtarak në Karpen. Në fakt këtu ka disa rrëshqitje me përmasa të vogla, të bashkuara, por dhjetra vite më parë duhet të kenë qenë dy të tilla. Këtë e gjykojmë nga morfologjia e shpatit, ku formohen dy sipërfaqe të lugëta të mëdha ( rrëshqitje shumë të vjetra). Gropa e rrëshqitjes më të madhe, gjatë ish-regjimit komunist është përdorur si tokë e punueshme, madje e zgjeruar edhe në sipërfaqet me shkurre pranë, por që dy dekadat e fundit janë braktisur. Shirat e parë të vjeshtës depërtojnë në thellësi dhe riaktivizojnë rrëshqitjet. E gjithë gjuha e rrëshqitjes është një falezë me lartësi 10-15 m.

Page 158: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

158

Ajo ndërtohet gati plotësisht nga shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë. Edhe këtu rrëzimi ndodh vetëm në stinën e verës, ndoshta dhe me shirat e parë të vjeshtës. Edhe këtu kombinohen shembje-rrëzimet. Po kështu edhe ish-bunkerët, mbetjet e të cilave pas marrjes së hekurit kanë mbetur deri pranverën që ne e vëzhguam pranë vijës së ujit. Kur dallgët rriten, janë të forta tërheqin edhe këtë material në brendësi. Ka disa copëra të mëdha me diametër deri 40-50 cm që janë rreth 6 m brenda ujit. Rrëzimi shtrihet deri afër ish-plazhit të Carinës ose aty ku fillojnë tokat e punueshme. Valët detare e gërryejnë vazhdimisht fundin e falezës duke favorizuar procesin e rrëzimeve në këtë sektor. Foto 170: Rrëzime në gjuhën e rrëshqitjes pranë ish-repartit ushtarak në Karpen (K. Ferhati) 2012

Rrëzimet formohen edhe në kurorën e rrëshqitjeve kur në sipërfaqe dalin shkëmbinjë ranorë. Lartësia e rrëpirës litologjike në këto raste është mesatarisht deri në 4-5 m. Blloqet shkëmbore, kryesisht shkëmbinj ranorë, të rrëzuara mbeten në rrëzën e rrëpirës dhe në trupin e rrëshqitjes, deri disa dhjetëra metra nga vendi i origjinës. Do të mjaftonte të përmendim si shembull të tillë rrëzimet në kurorën e rrëshqitjes së Çorrumit, në afërsi të bishtit të Karpenit, shpatin e luginës së përroit të Madh, etj. Gjithashtu, këtë fenomen e takojmë edhe në buzët anësorë të guroreve të hapura në vite, por dhe të reja. Materiali i këtyre guroreve është përdorur gjerësisht në mbushje-shtrimin e rrugëve kryesore. Hapja e tyre është bërë me makineri të rëndë, ndaj rrëpirat e formuara në shpate arrijnë mesatarisht në 6-7 m. Në ato që nuk funksionojnë më vazhdon të veprojë procesi i rrëzimit. Guroret më kryesore janë përmendur edhe në një pjesë tjetër të këtij libri: relievi antropogjen.

Rrëzimet në shpatin e luginës së përroit të Madh janë ndër më tipiket që formohen në shkëmbinjtë ranorë që ndërtojnë kurorën e rrëshqitjeve. Në sektorin nga Shkëmbi i Lëmuçës (pjesa veriperëndimore e zonës tonë të studimit), në shpatin e djathtë, deri te rruga automobilistike që lidh fshatin Domën me Gurin e Lëmutë, shpati i majtë, lartësia e rrëpirës litologjike e formuar në shkëmbinjtë ranorë dhe ato konglomeratë, arrin 14-20 m. Lartësia e kësaj rrëpire arrin krijon kushte shumë të përshtatshme për formimin e rrëzimeve. Materiali i rrëzuar në formën e blloqeve shkëmbore arrin madhësinë deri në disa m3, një pjesë e të cilave ka arritur deri në shtratin e përroit të Madh.

Page 159: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

159

Madhësia e materialit dhe pjerrësia e shpatit kanë qenë faktorët kryesorë të vendosjes së diferencuar të materialeve në rrëzën e rrëpirës. Faktorët kryesorë në formimin dhe riaktivizimin e rrëshqitjeve dhe rrëzimeve në këtë sektor mbetet braktisja e tokave të

punueshme, kryesisht, ish-sipërfaqet me drufrutorë, si dhe e punimeve për mirëmbajtjen e sistemit të kullimit gjatë kohës së reshjeve. Po kështu ndodh edhe në rrëzimet në afërsi të bishtit të Karpenit, por kurora e rrëshqitjes është më pak e lartë, më pak e shprehur. Në afërsi të bishtit të Karpenit poshtë e sipër rrugës rurale që vjen për tek moli te kampingu ndodhen disa rrëshqitje.

Foto 171: Rrëzimet në shpatin e luginës së përroit të Madh (K. Ferhati) 2013

Në trupin e rrëshqitjes janë bërë ndërtime, si p.sh. vila “Barbauti” (foto 144). Në këtë rast ka rrëzime nga pjesa e skarpatit të formuar nga gërmimi thellë i shpatit me mjete mekanike të rënda. Patjetër që fenomeni ndodh më shumë në sitinën e verës, sepse shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë plasariten dhe çahen shumë thellë, por, me patjetër në stinën e lagët më shumë janë të pranishme shëmbjet, për të cilat do të flitet më poshtë. Shpati mbi sheshin mbrapa godinës ka lartësi 20 m dhe pa mur mbrojtës. Sipër rrëpirës ka kallamishte e pak ullinj të mbjellë me brezare. Këto faktorë si dhe pjerrësia e konsiderueshme e shpatit dhe përbërja e tij nga shkëmbinjë argjilore dhe alevrolitorë janë shkak për formimin e rrëshqitjeve dhe rrëzimeve pranë kësaj vile.

Foto 172: Rrëzime në skarpatet rrugëve (Karpen) (K. Ferhati) 2013

Page 160: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

160

Duhet të shënojmë se procesin gjeomorfologjik të rrëzimeve e takojmë në zonën tonë të studimit edhe në skarpatin e rrugëve kryesore automobilistike që përshkojnë zonën nga lindja në perëndim. Më i dukshëm bëhet në rastin kur skarpati ndërtohet nga shkëmbinjtë konglomeratikë të suitës „‟Rrogozhina‟‟. Ne veçuam nga terreni sektorë të rrugës automobilistike: Çorum-Kryevidh-Spille. Në rastet kur skarpata ndërtohet nga shkëmbinjtë ranorë dhe argjilo-alevrolitorë procesi bëhet më pak i shprehur; ranorët rrëzohen më pak, ndërsa argjilat janë tepër të buta. Në rastin e konglomeratëve, zajet që rrëzohen, aty-këtu arrijnë deri në rrugë, duke u bërë rrezik i mundshëm për aksidente të automjeteve. Po kështu ndodh edhe në rrugët e reja që hapin banorët për të shkuar tek ndërtimi ri që kanë bërë, (kryesisht shtëpi banimi, si në rastin e fotos së mësipërme) apo dhe deri tek toka bujqësore, ku rruga është hapur me mjete mekanike të rënda. Ka rrëzime që kanë si faktorë jo vetëm abrazionin detar dhe rrëshqitjet por edhe erozionit e përrenjve dhe të lumit Shkumbin, sidomos në rastet kur rrëpira litologjike është mbi 5 m.

Rrëzimet janë të pranishme edhe në shpatin e djathtë të përroit të Ujit të Mirë, ndonëse të përmasave më të vogla dhe që shprehen e dallohen më pak. Në shpatin e djathtë të përroit të Ujit të Mirë rrëpira litologjike arrin lartësinë mbi 4-5 m. Rrëza e kësaj rrëpire gërryhet vazhdimisht nga përroi, veçanërisht në dimër dhe kur ka shira të rrëmbyeshëm. Në këto kushte formohen e riaktivizohen rrëshqitje, e si rezultat edhe rrëzime gurësh e blloqe shkëmbore që arrijnë deri në shtratin e përroit. Ndodhin e kanë, pothuajse të njëjtat karakteristika kryesore si në rasitin e atyre në përroin e Larzës për të cilën folëm më sipër.

3.2.3. Shembjet

Ashtu si rrëzimet edhe shembjet kanë një përhapje të kufizuar në territorin tonë të studimit. Përgjithësisht ato janë të përhapura në falezat detare në sektorin e bregdetin të

lartë Guri i Lëmuar-Riviera e Kavajës. Në këtë rast procesi shembjeve është më shumë i pranishëm në gjuhën e rrëshqitjeve që arrijnë deri në vijën e ujit të detit. Gjatë dimrit, erërat e forta ngrehin lartësinë e dallgëve, rritin forcën e tyre goditëse dhe gërryejnë materialin e gjuhës së rrëshqitjes. Sigurisht që gjatë dimrit shembjet kanë përmasa të mëdha, por ne kemi takuar këtë fenomen edhe në stinën e pranverës.

Foto 173: Shembje në Kepin e Lagjit (K. Ferhati) 2013

Page 161: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

161

Vëzhgimi ynë vjen kur pasi disa ditë më parë kishte rënë shi pranveror. Këtë e tregon dhe foto shoqëruese e mësipërme. Po kështu edhe në sektorin, Kepi i Lagjit dhe në Karpen, duke përjashtuar plazhin e Carinës. Me përhapje më të kufizuar ato takohen edhe në rrëpirat litologjike të rrëshqitjeve apo në brigjet e rrjedhjeve ujore më kryesore. Këtu kemi parasysh rrëpirat litologjike natyrore, sepse në ato të formuara nga guroret fenomeni është më pak i pranishëm. Në këto raste lartësia, pjerrësia dhe përbërja shkëmbore e rrëpirës si dhe lartësia e bregut mbi shtrat janë shkaku kryesor i procesit të shembjeve.

Foto 174: Shembje në gjuhën e Shkëmbit të Peqinit (S.Sala) 2002 Më sipër, kur analizuam rrëshqitjet, treguam edhe se fenomeni i shembjeve ishte i

pranishëm në gjuhën e tyre, veçanërisht i shprehur mjaft mirë. Për këtë qëllim veçojmë shembjet në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit.

Materiali i gjuhës së rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit, ku plazhi mungon plotësisht, shembet vazhdimisht. Faleza vertikale e formuar në gjuhën e rrëshqitjes, me lartësi mbi 15 m është shumë aktive. Procesi i shembjeve intesifikohet më shumë gjatë stinës së lagësht për shkak të dallgëve të larta e më të shpeshta.

Foto 175: Shkëmbinjtë ranorë të përpunuar nga valët detare (S.Sala) 2002

Page 162: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

162

Kalimi në ujë poshtë falezës për të dalë në pjesën lindore të kalasë së Turrës është shumë i rrezikshëm. Shkëmbinjtë ranorë që shkëputen nga faleza vendosen nën ose mbi ujë. Format e tyre janë nga më të ndryshmet si rezultat i përpunimit nga dallgët detare.

Shembje në gjuhën e rrëshqitjes së Shkëmbit të Peqinit: Gjuha formon falezë detare tepër aktive edhe në stinën e pranverës. Sigurisht që në dimër kur dallga rrit forcën dhe lartësinë përmasat e shembje-rrëzimeve-shembjeve duhet të jenë të mëdha. Në foton e mësipërme (foto 173) duket qartë fenomeni i rrëzimit (ana e djathtë e saj) dhe shembja (pjesa qëndrore e saj). Fenomenin e kemi përmendur tek analiza e rrëshqitjeve dhe

falezave detare. Në Shkëmbin e Peqinit shëmbjet janë një proces që favorizohen shumë nga gjatësia dhe lartësia e rrëpirës së rrëshqitjes, që arrijnë përmasat përkatësisht 1 km dhe 20 m. Krahas përmasave të rrëpirës litologjike, faktorë të tjerë që ndihmojnë procesin e shembjeve janë dhe ato klimatikë dhe litologjikë. Kështu gjatë periudhës së verës shkëmbinjtë argjilorë dhe alevrolitorë plasariten shumë thellë dhe ujërat e shirave të parë të vjeshtës depërtojnë shumë thellë duke favorizuar shumë rrëshqitjet dhe shembjet.

Foto 176: Shembje në afërsi të Kepit të Lagjit (K. Ferhati) 2013 Shembjet i kemi takuar, jo pak, edhe në në falezën e Bardhorit, e cila është formuar në shkëmbinjtë konglomeratë të suitës „‟Rrogozhina‟‟. Foto e mëposhtme ndodhet në jugperëndim të fshatit Bardhor, në Rivierën e Kavajës. Gjuha e rrëshqitjes këtu është një falezë e gjallë, krejt vertikale, 15-20 m e lartë dhe mbi 130 m e gjatë. Formimi i saj lidhet me gërryerjen e valëve detare, që godasin me forcë brigjet e larta, të përbëra nga konglomeratë të Pliocenit, që formojnë shtresa me trashësi të madhe. Trashësia e tyre (mbi 15 m) duket qartë në zhveshjet e terrenit konkret. Këtu, siç kemi përmendur edhe më sipër janë të pranishme kombinimet e shembje-rrëzimeve. Foto 177: Shembje në falezën e Bardhorit (S.Sala) 1999

Page 163: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

163

Madje në mjaft raste është paksa e vështirë të dallosh shkakun më kryesor të materialit që ka lëvizur. Edhe këtu ky fenomen ndodh edhe në gjuhën e rrëshqitjeve të reja apo të vjetra. Dallgët e detit kanë rolin kryesor. Në këto kushte formohen faleza vertikale, që tërhiqen në drejtim të tokës si rezultat i shembjes së vazhdueshme të blloqeve të mëdha konglomeratike. Në disa sektorë ku dalin shkëmbinjtë argjilorë procesi i abrazionit shoqërohet me rrëshqitje e shembje të mëdha. Falezat vertikale dhe blloqet konglomeratikë kaotikë në rrëzë të tyre, i japin bregut të detit një pamje të egër, por me bukuri mahnitëse.

Procesi shembje-rrëzime që ndodh në rastet e kurorave të rrëshqitjeve tashmë të stabilizuara falë rritjes e ruajtjes së bimësisë natyrore, është tepër i kufizuar. Materiali, më shumë i rrëzuar grumbullohet në rrëzën e rrëpirës dhe ndihmon në krijimin e kushteve më të mira edhe për rritjen e bimësisë së shkurreve.

Shembjet takohen edhe në rrëpirën litologjike të kurorës së rrëshqitjes në Shkëmbin e Peqinit. Edhe këtu ka kombinim të mirë të tyre me rrëzimet. Materiali në rrëzën e saj, nuk ka kushte për t‟u larguar shumë, ndaj grumbullohet në rrëzën e rrëpirës. Kjo ndihmon shumë në zbutjen e pjerrësisë dhe kontrastit midis rrëpirës-kurorë rrëshqitjes dhe trupit të rrëshqitjes. Sigurisht, deri në një masë të ndjeshme edhe në qëndrueshmërinë e shpatit në këtë sektor grumbullimi. Ndonjëherë formohet paksa dhe kon depozitimi, por i vogël. Të tilla janë edhe rrëzimet në bregdetin e lartë Guri i Lëmuar dhe në Bardhor, të cilat kombinohen me rrëshqitje e shembje njëkohësisht. Materiali i rrëzuar i bllokut konglomeratik arrin madhësinë deri në 15 m3 (rasti në rrëpirën litologjike konglomeratike në falezën pranë plazhit të Gjeneralit). Ka shumë blloqe shkëmbore mbi dhe nën ujë. Këto blloqe vendosen në mënyrë kaotike në brigjet detare dhe në largësi të ndryshme sipas madhësisë së tyre. Platforma e abrazionit këtu arrin deri në 70 m (te shembjet në të djathtë të grykëderdhjes së përroit të Larzës). Në rrëshqitjen e formuar, gjuha e saj ka arritur deri në det duke marrë një trajtë të valëzuar nga veprimtaria e valëve detare. Në të është formuar një falezë 3-4 m e lartë dhe me pjerrësi të madhe. Materiali që përmban gjuha e rrëshqitjes është argjilor, konglomerat e pak ranor. Vihet re një vendosje e çrregullt e këtyre materialeve përgjatë gjithë gjuhës së rrëshqitjes. Foto 178: Shembje në të djathtë të grykëderdhjes së

përroit të Larzës (K. Ferhati) 2013

Page 164: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

164

Gjatë periudhës së dimrit faleza bëhet shumë aktive çka favorizon shumë shembjet. Blloqet e copërat shkëmbore që shkëputen nga faleza mbeten në rrëzë të falezës e në disa raste e kalojnë dhe vijën e ujit, ndërsa argjilën e imët e marrin dallgët e detit.

Shembjet në shpatin perëndimor të kodrës së Karpenit janë pothuaj gjithnjë të pranishme në gjuhët e rrëshqitjeve-falezave që kapen nga valët-dallgët detare. Këtë e shënuam edhe më sipër në analizën e rrëshqitjeve dhe rrëzimeve, ndaj nuk po i përsërisim. Në shpatin perëndimor të kodrës së Karpenit rrëshqitja që ka prekur këtë shpat ka formuar një rrëpirë litologjike që arrin mbi 7-8 m lartësi. Kjo rrëpirë është formuar në shtresën e shkëmbit ranor të ndërthurur me argjila dhe alevrolitë. Shtresa e vogël ranore

prej 1.2 m ka bërë që shembjet në kurorën e rrëshqitjes të mos jenë me përmasa të mëdha.

Shembjet në kodrinën në jugperëndim të plazhit të Gjeneralit. Në kodrinën në jugperëndim të plazhit të Gjeneralit rrëpira e rrëshqitjes arrin 14-20 m lartësi. Si rezultat edhe i tektonikës shkëputëse, këtu shembjet janë të shumta, qofshin ato të vjetra apo të reja. Materialet e tyre arrijnë në mënyrë kaotike në rrëzën perëndimore të thepisjeve të kreshtës kryesore.

Foto 179: Shembje në shpatin perëndimor të kodrës së Karpenit (K. Ferhati) 2013

3.2.4. Erozioni

Erozioni është një fenomen natyror dhe jo natyror i cili shfaqet pa u kuptuar dhe pa u "kapur" nga syri i njeriut. Falë veprimit dhe lidhjes së disa faktorëve natyrorë, intensiteti i erozionit të tokës po rritet dukshëm e si rezultat po zgjerohet gjithmonë e më tepër shtrirja gjeografike e terreneve të degraduara. Në shumë raste njeriu me anë të veprimtarisë së gjatë ekonomike të tij është bërë faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe intensifikimin e këtij rreziku gjeomorfologjik. Në disa sektorë të vegjël ndërhyrja e njeriut mbi tokën është bërë më e “dhunshme”, pa respektuar asnjë kriter shkencor në ruajtjen e përdorimin e tokës.

Erozioni i tokës i shkaktuar nga uji dhe era krijohet dhe zhvillohet i ndërthurur me proceset fizike, kimike biologjike të shkëmbinjve, tipat gjenetikë të mbulesës së tokave, por dhe faktorë të tjerë. Duke vepruar në dy kahe të ndryshme, në formimin dhe në

Page 165: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

165

degradim-shkretërizimin e tokës. I vlerësuar në aspektin kohor ose gjeologjik, erozioni përbën fillesën e krijimit të tokave gjeologjikisht të reja, pra nis menjëherë kur territori del për herë të parë mbi ujë79. Për këtë zonë ka nisur miliona vite më parë. Ndërsa pasojat që i shkakton tokës në degradimin e dezertifikimin e saj nisin e zhvillohen me prirjen drejt rritjes në gjithë kohën në vijim.

Shpesh erozioni kur nuk shoqërohet me masa kufizuese degradon tokën deri në shkatërrim, duke prishur tërësisht ekuilibrin natyror. Por ky i fundit, tashmë është vërtetuar nga shumë shembuj, është prishur edhe nga faktori human. Kjo ndodh, atëherë, kur njeriu nëpërmjet aktivitetit të tij ekonomik mbi elementet mjedisore e përdorimin e burimeve natyrore, ndihmon ose shpejton procesin e erozionit. Në këtë mënyrë ai ka cënuar mjedisin natyror, zhvillimin e proceseve të tjera gjeomorfologjike të shpatit80. Erozioni në këto kushte bëhet shumë i dëmshëm dhe shoqërohet me rreziqe dhe pasoja të rënda deri në katastrofike si për mjedisin edhe për zhvillimin ekonomik e social të njeriut. Sipas informacionit që japin institucionet studimore dhe kërkimore-shkencore të vendit tonë rezulton se rreth 90% e tokës bujqësore të pjerrët ndodhet nën efektin e veprimit të erozionit ujor, ndërsa afro 150.000 ha janë në erozion intensive drejt krijimit e shtimit të vatrave të erozionit. Këto të fundit u paraprijnë rrjedhjeve baltore, përrenjve baltorë, të cilët sjellin probleme për njeriun e veprimtarinë e tij ekonomike larg këtyre vatrave të erozionit. Shqetësues është fakti që cdo vit rreth 65-75.000.000 ton të tokës bujqësore dhe jo bujqësore ose 2,1 mm e shtresës më të mirë të saj, transportohet me anë të rrjedhës sipërfaqësore të lumenjve dhe përfundon në det81. Kjo rrjedhje sipërfaqësore i merr tokës edhe një sasi të madhe lëndësh ushqyese që nuk mund të zëvendësohen lehtë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet mesdhetare me vlera të lartë e shumë të larta të erozionit sipërfaqësor nga ujërat rrjedhëse.

Për aq sa na shërben ky process gjeomorfologjik shumë i rëndësishëm për dinamikën gjeomorfologjike të zonës në studim, por edhe për pasojat e tij të dëmshme mbi mjedisin gjeografik, zhvillimin ekonomik dhe social, më poshtë po japin territoret ku erozioni ka intensitetin më të lartë.

Territoret në kodrat e Karpenit-plazhit të Carinës, janë mjaft të prekura nga erozioni sipërfaqësor. Sigurisht që shkaku kryesor është faktori natyror (ndërtimi gjeologjik dhe klima mesdhetare tipike fushore)82. Në kodrat e Karpenit dalin në sipërfaqe shkëmbinjtë e suitës “Helmas” e përbërë nga argjila dhe alevrolitore tepër të

paqëndrueshëm ndaj procesit të erozionit. Ka disa vatra erozioni, brenda të cilave ka shumë përroska dhe rrëkeza, pothuajse të thata, që marrin karakter baltor gjatë shirave të rrëmbyeshëm, kur këto rrjedhje transportojnë sasi të mëdha llumi e balte e derdhen drejtpërdrejt në det. Mungesa e bimësisë bën të mundur zhvillimin e një erozioni intensiv në thellësi dhe anësor. Këto rrëkeza zgjerohen gjithnjë me degë të reja dhe thellojnë e zgjerojnë më tej shtratin e tyre.

79 Kolektiv autorësh: “Hidrologjia e Shqipërisë”. Tiranë, 1984, fq. 147 80 Mëneri, A., “Efektet e mjedisore të erozionit dhe masat për frenimin e tij-Rasti gjiri i Durrësit-grykëderdhja e Shkumbinit”. Doktoraturë. Tiranë, 2016, fq. 59 81 Kolektiv autorësh: “Hidrologjia e Shqipërisë”. Tiranë, 1984, fq. 142 82 Kolektiv autorësh. Klima e Shqipërisë. Tiranë, 1972, fq. 131

Page 166: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

166

Klima mesdhetare dhe pjerrësia e dukshme e shpatit, ndërhyrjet e njeriut në pakësimin e sipërfaqes me shkurre dhe zgjerimi i asaj të tokës arë kanë intensifikuar më tej këtë

proces. Kjo ka vazhduar në shekuj nga zgjerimi tokës së punueshme, por shumë pak kujdes për masat e mbrojtjes së saj nga erozioni sipërfaqësor. Në pjesën veriperëndimore të këtyre ka dhe mjaft ndërtime banimi, të cilat janë shtuar më shumë në 25 vitet e fundit. Ende aty nuk duket ndonjë kujdes i dukshëm për masa antierozion. Edhe këto janë vetëm në kopshtet pranë shtëpive tip vila. Këtu është vështirë të ndajmë vatra erozioni, sepse gjithë shpati që bëjmë fjalë është i tillë.

Foto 180: Erozion në kodrat e Karpenit (S.Sala) 2005

Erozion në jug të plazhit të Carinës: Në jug të plazhit të Carinës ndodhet një vatër e madhe erozioni ku bimësia natyrore mungon pothuajse plotësisht. Argjilat në lartësi kanë formuar një reliev tipik “alpin” që gjatë shirave, si rezultat i

alternimit fizik e kimik, lartësia do të ulet pasi shkëmbi do të thërrmohet e do të gërryhet. Brenda vatrës së erozionit janë formuar pesë përroska, disa qindra metra gjatësi, të cilat kur zbresin bashkohen në një të vetme duke formuar një përroskë 50-60 m të gjatë, me thellësi maksimale të shtratit (afër detit) rreth 3 m. Prirja është që kjo thellësi të thellohet vazhdimisht edhe në pjesët e sipërme të shtratit pasi baza e erozionit është e ulët. Të gjitha këto përroska kur bie shi në formë rrebeshi kthehen në rrjedhje baltore. Përroska më e madhe gjendet në pjesën veriore dhe ka formuar një luginë mesatarisht 10-15 m të gjerë, e cila ka arritur deri në kreshtë, ku del një shtresë ranorë më trashësi 4 m.

Foto181: Argjilat në formën e obeliskut, Carinë

Page 167: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

167

Në shpatin e dhjathtë të luginës, në shkëmbinjtë argjilorë, gjenden guva me diametër mesatarisht 70 cm, me lartësi 1.2 m, të cilat janë formuar për shkak të përqindjes së gipsit në shkëmbinjtë argjilorë por që herë pas here shirat, rrëshqitjet dhe erozioni i prishin ato. Në shtresën argjilore, pjesa qëndrore e asaj të dalë në sipërfaqe ku bimësia mungon, janë disa forma disi të rrumbullakosura dhe interesante, plot brazda. Shpesh kanë formën e një ishulli me lartësi nga 2 deri në 4-5 m, të përpunuara nga erozioni në formën e obeliskut që mund të shpallen dhe si monument natyre. Rrëshqitjes këtu janë bërë më intensive, duke u bërë shkak për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj vatre erozioni.

Erozion në në veri e lindje të shkëmbit të Peqinit: Në në veri të shkëmbit të Peqinit deri te plazhi i Carinës gjendet një sektor shumë i degraduar, me shkurre të rralla, madje dhe të djegura një vit më parë (ishin ripërtërirë relativisht mirë vitet e fundit). Ky sektor është pjesë e përroit të Forsilogut. Ka përroska me shtrat në thellësi disa dhjetra m, ndërsa në grykëderdhje shtrati i tyre arrin thellësinë 5-6 m. Erozioni i këtyre përroskave bëhet më intensiv gjatë shirave të parë të vjeshtës duke krijuar dhe kushte për riaktivizimin e rrëshqitjeve në këtë sektor. Aty-këtu ka kombinime të proceseve gjeomorfologjike të shpatit, ku duket mirë që rrëshqitjet janë më shpesh pikënisje e të tjerave. Kjo duket mirë dhe në foton ku kemi folur për gjuhën e rrëshqitjes në Shkëmbin e Peqinit, (foto 149) ku ish-toka e punueshme e braktisur, e lënë djerrë, është e përfshirë nga rrëshqitje e ngadalshme (shpati i majtë i luginës së përroit të sipërpërmendur). Por në pjesën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të tij, ku janë tokat e punueshme të Peqinajt dhe Bagosë, erozioni është shumë i dukshëm. Janë dëmtuar sipërfaqe toke të punueshme, bimësi natyrore, etj. Këtu duket qartë se rrëshqitjet janë procesi që po u praraprin në shekuj proceseve të degradimit, veçanërisht erozionit sipërfaqësor: shumë rrëkeza, shpërlarja sipërfaqësore, krijimi vatrave të erozionit. Erozioni është i dukshëm në pjesën perëndimore të lagjes së Peqinaj: Janë formuar disa përroska, rrëkeza, të cilët përbëjnë edhe fillimin e përroit të Larzës që derdhet në det, në

jug të plazhit të Gjeneralit. Është shumë i dukshëm fenomeni erozion-rrëshqitje, sidomos pjesa më e sipërme e pellgut ujëmbledhës të këtij përroi: duket në foton e mëposhtme. Ato kanë arritur deri në kurrizin ujëndarës, aty ku kalon rruga automobilistike rurale që lidh Peqinaj dhe Domën. Kurrizi kodrinor është ndërtuar nga shkëmbinjtë e suitës „‟Helmësi‟‟.

Foto 182: Erozion në perëndim të Peqinajt (K. Ferhati) 2013

Page 168: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

168

Këto përroska janë bërë shkak për fillimin e pesë vatrave të fuqishme të erozonit. Prania e këtyre vatrave të fuqishme erozioni tregon për shkallën e lartë të degradimit dhe dezertifikimit të relievit në këto shpate.

Përbërja nga shkëmbinjtë argjilorë, pjerrësia e madhe e shpateve, baza e ulët e erozionit dhe klima mesdhetare krijojnë kushte për rritjen e përmasave të luginave të tyre. Shpatet e këtyre luginave herë pas here përfshihen nga rrëshqitjet të cilat riaktivizohen vazhdimisht për shkak të faktorëve të lartpërmendur. Këto shpate kanë patur një përdorim të gjatë bujqësor gjatë periudhës së ish-regjimit komunist, ndërsa në ditët e sotme kjo sipërfaqe është kufizuar ndjeshëm pasi vatrat e erozionit janë zgjeruar në kurriz të tyre, madje edhe ajo sipërfaqe toke për përdorim bujqësor që ka mbetur ndihet mjaft e kërcënuar duke qenë se ndodhet fare pranë këtyre vatrave. Në këtë drejtim një rol negativ ka luajtur edhe aktiviteti njerëzor. Në 25 vitet e fundit, toka dikur e punueshme është e braktisur, nuk është marrë asnjë masë antierozive për të kufizuar sadopak këtë fenomen. Gjithashtu vlen të përmendet edhe dëmtimi i bimësisë natyrore nëpërmjet prerjeve apo mbikullotjes së bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore. Shkalla e lartë e degradimit ka sjellë pasoja mjaft të dëmshme për mjedisin por edhe për aktivitetin ekonomik të banorëve të Peqinajt.

Erozion në qafën e Peqinajt: Vatrat e erozonit janë shumë të zhvilluara dhe kanë kapur shumë toka arë. Dalja me trashësi të madhe të shkëmbinjve të suitës “Helmas”,

argjilorë dhe alevrolitorë, i bëjnë këto shpate tepër të paqëndrueshëm ndaj të gjithë proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Zgjerimi i shpejtë i këtyre vatrave të erozionit dhe të atyre që janë në formim e sipër ndihmohet dukshëm edhe procesi i rrëshqitjeve, proces i cili është shuë intensiv si në riaktivizimin e rrëshqitjeve të vjetra ashtu edhe në formimin e atyre të reja. Foto 183: Erozion në qafën e Peqinajt (K. Ferhati) 2013 Krahas faktorëve natyrorë edhe këtu veprimtaria e njeriut mbi tokën e punueshme dhe ndërtimi i pastudiuar i rrugëve dhe i shtëpive ka patur rol të ndjeshëm. Nuk është bërë asnjë përpjekje për ndërtimin e sistemimeve malore në mënyrë pengimin e shtrirjes së mëtejshme të këtyrë përroskave brenda vatrave të erozionit, prandaj mund të themi se prirja për zgjerim të sipërfaqes së rrëshqitjeve dhe të vatrave të erozionit është gjithnjë e pranishme, madje gjithnjë nga faktorët natyrorë dhe njerëzore janë formuar dhe do të formohen rrëshqitje dhe vatra të reja erozoni.

Page 169: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

169

Erozion në sektorin Beden-Stërbeg: Këtu erozioni përfaqësohet më shumë nga

shpërlarjet sipërfaqësore mbi tokat e punueshme të lëna djerrë e të braktisura në 25 vitet e fundit. Këto toka janë formuar në shkëmbinjtë konglomeratikë (e kemi fjalën për ato përreth fshatit Beden e drejt Çorumit). Në pjesën perëndimore të Kryevidh-Stërbegut erozioni shtohet, sepse një pjesë e madhe e tokave të punueshme janë formuar në shkëmbinjtë argjilo-alevrolitorë. Këtu kemi ngjashmëri të madhe të proceseve e

fenomeneve degraduese, si shembujt e mësipërm. Por këtu kemi një rast shumë të freskët të ndërhyrjes së papërgjegjshme, pa asnjë kriter shkencor në hapjen e tokave të reja, mbrojtjen e saj, etj. Të gjithë faktorët natyrorë janë kundër këtij veprimi njerëzor, tejet i dhunshëm për mjedisin, por, shumë negativ dhe për vetë njeriun, pronar i tokës. Metodologji e gabuar e punimit të tokave në shpate.

Foto 184: Erozion në Beden (K. Ferhati) 2012 Në këtë sektor është shembulli më tipik i ndërhyrjes së pastudiuar të njeriut në përdorimin e tokës, pa respektuar asnjë kriter shkencor, duke mos patur parasysh rregullat e trajtimit të tokës në shpate. Kjo ndërhyrje është shumë e dukshme në kodrën mbi tunele si dhe në trupin e rrëshqitjes së Çorumit. Shpatet e tyre janë shpyllëzuar dhe është hapur tokë e re arë, mirëpo sheshimi i fadromës nga lart-poshtë, bën të mundur formimin e shumë brazdave, gati për t‟u eroduar nga shirat e parë të vjeshtës. Këto brazda bëjnë të mundur mbledhjen e ujin e shiut dhe nxjerrjen e shkëmbit rrënjësor aty ku ka mbetur shtresa e tokës së punueshme. Erozioni pritet të jetë shumë herë më i lartë pasi shpatet janë akoma të pambjella (viti 2012). Do të duhet të kalojnë shumë vite që kjo tokë të riformohet përsëri. Sheshimi dhe vënia e shpatit nën kulturë ka zgjeruar distancën midis trupit të rrëshitjes dhe kurorës së saj, të paktën me 4.5 m.

Page 170: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

170

Erozion në pjesën veriperëndimore-lindore të Bardhorit: Gjatë periudhës së tranzicionit, edhe në Bardhor, braktisja e plotë e tokave të reja arë të hapura vite më parë, solli pasoja shumë të mëdha në aktivizimin e erozionit intensiv dhe të rrëshqitjeve, të kushtëzuara nga punimi i dikurshëm i tokës. Krahas pakësimit të trashësisë së tokës, lëndës organike etj., në mjaft sektorë, në këto toka, ka dalë në sipërfaqe shkëmbi rrënjësor, duke i kthyer me shpejtësi në vatra erozioni. Hapja e tokave të reja të punueshme dhjetëra vite më parë, përdorimi më shumë si tokë arë në shpate me pjerrësi të konsiderueshme është shoqëruar me mungesë investimesh në mbrojtje të tokës, në marrjen e masave antierozive, duke u dhënë mundësi proceseve të erozionit e të rrëshqitjeve të përparojnë me shpejtësi. Po kështu ndodh edhe për sipërfaqe të konsiderueshme të tokave të punueshme në veriperëndim të pjesës qëndrore të fshatit Kryevidh. Kjo duket dhe në foton e mësipërme. Foto 185: Erozion në veriperëndim të Bardhorit (K. Ferhati) 2013

Erozion në shpatet e ujëmbajtësve të Bedenit e Çorumit: Nga vëzhgimi ynë në terren, përreth ujëmbajtësve, ku masat antierozive kanë kohë që janë braktisur plotësisht,

rezulton se procesi i erozionit ka kërcënuar dhe po kërcënon dukshëm edhe ato. Problemi i mbathjes ka patur ritmin më të madh pas viteve ‟90 sepse gjatë kësaj

periudhe munguan tërësisht masat antierozive të ngritura më parë. Ka mjaft raste, si p.sh. në ujëmbajtësin e Çorumit, (foto 185) kur materiali për ndërtimin e digës është marrë në shpatin lindor sipër digës dhe në të nuk janë marrë asnjë masë antierozive.

Foto 186: Mbathja e ujëmbajtësit nga erozioni (K.Ferhati) 2012

Page 171: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

171

Në shpat janë formuar rrëke që thellojnë shtratin e tyre sa herë që bien reshje shiu. Gjithë materiali i ngurtë përfundon në brendësi të ujëmbledhësit. Ndryshe paraqitet situata në ujëmbledhësin e Bedenit (foto 133, ku kemi folur për rrëshqitjet pranë këtij ujëmbajtësi), ku në mbathjen e shpejtë të tij, në 2-3 vitet e fundit, po ndikojnë shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja arë duke mos u shoqëruar me asnjë masë të ruajtjes dhe përdorimit të tokës në shpate. Në të dy këto ujëmbajtës, është shumë i dukshëm nga secili, rreziku i mbathjes së shpejtë së pellgjeve ujëmbledhëse nga erozioni.

Nga sa mundëm, brenda profesionit dhe mundësive tona, më sipër paraqitëm gjendjen konkrete të këtij procesi gjeomorfologjik, kuptohet qartë se vlerat në sektorët më tipikë janë të larta, madje dhe shumë të larta në një pjesë të tyre. Në sektorë të veçantë gjatë ish-kooperativës pati disa masa të mira, ndonëse të pakta përballë gjendjes reale, si mbjellja e akacieve, pishave bregdetare, etj. Ne konstatojmë në terren se mosdëmtimi i pishave vazhdon të kufizojë më tej erozionin sipërfaqësor, por prerja e akacieve e ka theksuar këtë proces. E ardhmja e zhvillimit të bujqësisë në këtë reliev kodrinor, nuk mund të jetë e shkëputur nga masat antierozive sipas karakteristikave gjeomorfologjike të shpateve ku janë tokat e punueshme, bazuar në kritere shkencore për dobinë e mjedisit, tokës në veçanti dhe mirëqënies së banorëve. Ky rrezik qëndron edhe në shkallë vendi. Degradimi i rëndë i tokës konsiderohet si një proces që ndikon ndjeshëm në uljen e produktivitetit të tokave që përdoren për qëllime bujqësore por edhe në dëmtimin e peizazhit natyror kodrinor e fushor të zonës në studim. Ndjeshmëria dhe elasticiteti i tokës janë dy faktorë, që të kombinuar së bashku, ndikojnë dukshëm në këtë degradim të rënduar të tokës. Ndjeshmëria shpreh shkallën e ndryshime që pëson toka për shkak të veprimit të gjatë të faktorëve natyrorë, ndërhyrjes së gjatë e komplekse nga njeriu ose një kombinim i të dyja së bashku.

Në vendin tonë, vlerat e përafërta të gërryeshmërisë së tokës nga erozioni sipërfaqësor luhaten nga 10 ton/ha/vit në 30-40 ton/ha/vit dhe zona të veçanta edhe deri 70 ton/ha/vit83. Janë disa zonë në vendin tonë: Mallakstra, Dangëllia, malësitë e Tiranës, Kërrabës, Elbasanit, Krujës, Librazhdit, Gramshit, etj., të cilat kanë vlera shumë të larta të erozionit sipërfaqësor 84. Efektet ekonomike që shkakton erozioni i tokës, përfshi edhe zonën tonë në studim, ndihen fuqishëm në dëmtimin e strukturës civile në përdorim të komuniteteve, në çrregullimin e filtrimit të ujërave mbitokësore dhe nëntokësore, në ndotjen, prishjen e cilësisë së ujit, në largimin e elementeve ushqyes që ndodhen në tokë, në cilësinë e ujërave të grumbulluara në rezervuarët ujorë dhe në shtimin e kostove të pastrimit të rrjedhjeve ujore sipërfaqësore, kryesisht në përrenjtë dhe lumenjtë.

Erozioni sipërfaqësor i tokës, në çfarëdo forme që shfaqet ai, lë në mjedisin fizik gjeografik pasoja të shumta. Këtyre u duhen shtuar edhe ato sociale dhe ekonomike. Gërryeshmëria e tokës e shkaktuar nga erozioni ka ndikim të padiskutueshëm në ndotjen e tokës, ajrit (erozioni e transporti i erës) dhe në veçanti ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, të cilat gjatë transportit ndotin edhe mjedisin ku përfundojnë. Veprimtaritë e ndryshme ekonomike të njeriut ndikojnë në ndryshimet në mjedisin global të cilat shpesh janë me pasoja të rënda për të ardhmen e tij.

Edhe në zonën tonë të studimit ka shembuj të mirë që më parë, por dhe 25 vitet e fundit, disa familje janë treguar të kujdesshëm ndaj tokës së punueshme. Kanë punuar

83 Ministria e Bujqësisë. Tiranë, 2015 84 Kolektiv autorësh: “Gjeografia fizike e Shqipërisë”. Vëllimi 2. Tiranë, 1991, fq. 296

Page 172: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

172

gjithnjë tokën, kanë hapur vija anterozive, kanë ruajtur shkurret në periferinë e tyre, etj. Këtë e tregon dhe fotoja e mëposhtme në kodrat pak në perëndim të Kryevidhit. Ndikimet e mundshme të këtyre ndryshimeve klimatike që kanë nisur të shprehen të paktën nga mesi i shekullit të kaluar janë bërë të pranishme edhe në Shqipëri. Kjo është shprehur në ndryshimet e temperaturave, sasisë së reshjeve, zgjatjen e thatësirë dhe shtimin e viteve të thatë, p.sh. ata pas 1990. Këto janë të lidhura me menaxhimin e ujit të tokës, regjimit të lagështisë së tokës dhe ndikimet e tyre mbi degradimin dhe proceset kryesore që ndodhin në tokë. Bazuar në këtë analizë të këtyre ndryshimeve, studiuesit kanë ndërtuar skenarë të ndryshëm, falë edhe teknologjisë së lartë në përdorim dhe janë arritur disa konkluzione e përfundime, që lidhen me ecurinë e lagështisë e qëndrueshmërisë të tokës ndaj procesit të erozionit, rrëshqitjeve, etj. Foto 187: Përdorim i kujdesshëm i tokës bujqësore, Kryevidh (K. Ferhati) 2013

Gjithashtu, ata kanë sugjeruar dhe masat nevojshme që duhen marrë në vazhdimësi për të realizuar kontrollin e erozionit, mbrojtjen e shfrytëzimin racional të saj: rritja e efikasitetit të përdorimit të ujit; reduktimi i avullimit, kontrolli i plotë e shkencor dinamikës së rrjedhjve ujore sipërfaqësore, kullimin, filtrimet e humbjeve, si dhe rritjen e kapacitetit të magazinimit të ujit (ujëmbajtësit) dhe mbrojtjen e lagështisë në dispozicion të përdorimit të tokës në përgjithësi dhe asaj të punueshme në veçanti.

Megjithatë, jo gjithmonë ka rol negativ, pasi shpesh komuniteti i vendosur në një zonë të caktuar ndikon mbi peizazhin më mirë se sa ka qenë para vendosjes së tij. Këtu kemi parasysh ato raste kur bimësia natyrore ruhet ose kur njeriu shton ripyllëzimet në zona të degraduara, etj. Kjo praktikë është përdorur më herët edhe në zonën tonë të studimit, të cilën e përmendëm më lart.

Page 173: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

173

3.2.5. Abrazioni Abrazioni i valëve detare është ndër proceset gjeomorfologjike kryesore të

modelim-ndryshimit të formave të relievit bregdetar e liqenor. Kjo ndodh si në bregdetin e lartë dhe atë të ulët. Forca dhe intensiteti i tij janë në varësi të faktorëve të përgjithshëm, por dukshëm dhe të atyre lokal. Është shumë e vështirë të ndahet prerë ndikimi i tyre, madje ka shumë raste që ka rol të ndjeshëm edhe mënyra se si njeriu ka

përdorur në shekuj burimet natyrore, të tillë si: Tokën, buimësinë natyrore dhe ujin; si ka ndërhyrë me veprat hidroteknike dhe hidroenergjitike në rrjedhjet e lumenjve dhe përrenjve më të mëdhenj të pellgut ujëmbledhës. Ky proces gjeomorfologjik i shpatit është shumë i pranishëm edhe në bregdetin e Kavajës. Ai po shoqërohet me shkatërrim të brigjeve të lartë (Riviera e Kavajës) dhe të ulët (pjesë e plazheve pranë Karpenit dhe në jug të Carinës) dhe për formimin e formave-mikroformave të veçanta të relievit.

Foto 188: Bunkerët në dhe pranë vijës detare si pasojë e abrazionit (S. Sala) 2012

Kemi parë drejtpërdrejt në terrenin konkret gjatë itinerareve të ekspeditave në terren se ndikim të madh në këtë drejtim ka ndërtimi strukturor e litologjik, përbërja e shkëmbinjve, drejtimi i rënies së shtresave shkëmbore krahasuar me drejtimin ndaj detit, veçanërisht në shpatet e Rivierës së Kavajës dhe të kodrave Kepi i Lagjit-Carinë-Karpen. Po kështu, ai është bërë faktor për krijimin dhe intensifikimin e proceseve të tjera të shpatit, veçanërisht të procesit të rrëshqitjeve, shembjeve dhe rrëzimeve në bregdetin e lartë (shkatërrimin dhe krijimin e falëzave detare). Foto 189: Abrazion i shoqëruar me procese të tjera të shpatit, Bardhor (S. Sala) 1999

Page 174: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

174

Shënojmë se kombinimi i këtyre proceseve gjeomorfologjike së bashku ka mundësuar krijimin e platformës së abrazionit, cektinën detare, por edhe krijimin e plazheve të vegjël. Këta të fundit janë tipike në Rivierën e Kavajës, ku janë formuar disa plazhe zallorë apo me rërë të trashë ende të pa përdorur dhe shkelur shumë pak nga njerëzit.

Veprimtaria gërryese dhe depozituese e valëve të detit dhe prurjet e ngurta të lumit Shkumbin dhe përrenjve kryesorë që dalin në det në këtë zonë, janë faktorët kryesorë të evolucionit të vijës bredgetare në bregdetin e ulët. Ndikimi i këtyre të fundit është shumë i rëndësishëm në formimin e plazheve, si: Plazhi i Karpen-Golemit, Carinës, Spillesë, Domënit, etj. Për ta do të flitet në pjesën që u kushtohet plazheve. S‟ka dyshim

që shumë më herët rolin kryesor në këtë drejtim e ka patur lumi Shkumbin, i cili në periudhën pasakullnajore kishte më shumë ujë dhe transportonte sasi më të mëdha materiali të ngurtë. Dalja e tij pak më në veri të Karpenit dhe më pas në sektorin në jug të Spillesë, ku është dhe sot. Deri në mesin e viteve ‟90, Shkumbini kishte dy degë, ndaj dhe kishte erozion, ndonëse më shumë në pjesën jugore të deltës së tij. Më pas, nga vërshimi, u mbyll dega jugore dhe Shkumbini ka rritur deltën, njëherazi edhe mbathjen e mirë të

pjesës jugore të plazhit të Spillesë. Mirëpo dy dekadat e fundit ndërhyrjet dhe shfrytëzimi pa kriter në shtratin e lumit Shkumbin, ndërtimi i ujëmbajtësve në zonën kodrinore të Kryevidhit, pushtimi i sipërfaqeve detare, etj., si rregull duhet të ndikonin në vijën bregdetare. Nuk kemi të dhëna konkrete për ndikimin në çdo plazh.

Foto 190: Abrazion në plazhin e Karpenit (S. Sala) 2011

Mungojnë vëzhgimet dhe matjet konkrete të shtrira në kohë. Megjithatë, nëse u referohemi ndërtimeve ushtarake të pranishme të çdo lloji, mendojmë se fenomeni pakësoi sasinë e materialeve të ngurta që vinin në det, u prish bilanci në det dhe u shafq apo u theksua abrazioni në plazhe. Nisur nga ky proces, në zonën e Kavajës, veçanërisht në sektorin Kepi i Lagjit-Carinë-Karpen-Golem, vitet e fundit, bregu detar ka bërë ndryshime drastike. Ky fakt vihet re mirë, po të merren parasysh një pjesë e bunkerëve të vendosur në mesin e viteve ‟70 e që sot ndodhen në ujë apo shumë pranë vijës ujore. Sot kanë mbetur pranë vijës së ujit dhe në plazh rreshti i tretë i bunkerëve dhe bunkerët më të mëdhenj. Dy të tjerët janë deri mbi 150 m në brendësi të detit. Për ne ka rëndësi pjesa më jugore e plazhit të Golemit deri në veri të plazhit të Carinës. Gjithashtu, nëse i referohemi të dhënave të hartës topografike në shkallën 1:25 000, duket se midis plazhit të Carinës dhe Kepit të Lagjit (pjesa qendrore e këtij sektori), ka patur plazh ranor. Sot mungon, ose kanë mbetur aty-këtu pak metra: diku ndikojnë dhe mosprishja e bunkerëve, por edhe ata që nga rrëshqitjet janë brenda plazhit (që nuk janë shkatërruar nga mbledhësit e skrapit).

Page 175: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

175

Erozioni detar, një rrezik i madh gjeomorfologjik, ka ardhur duke u rritur, sidomos dy dekadat e fundit dhe uji i detit po gllabëron gjithnjë e më shumë sipërfaqe bregdetare, që më parë kanë shërbyer si plazhe. Kështu një pjesë e plazheve të bukur të Kavajës, si plazhi i Karpenit e Golemit, janë zhdukur në një kohë mjaft të shkurtër për shkak të abrazionit detar, ndërsa “sulmi” detar ndaj bregut vazhdon edhe sot (shiko fotot

lart dhe poshtë). Në bregun e lartë Kepi i Lagjit-Karpen, në shkëmbinjtë argjilorë e alevrolitorë

me prani të shtresave ranore të holla, janë formuar falezat. Abrazioni i madh në rrëzën e falezës detare, mungesa e bimësisë dhe reshjet mundësojnë formimin e rrëshqitjeve të mëdha, shumë aktive, të shoqëruara edhe me shembje e rrëzime të shumta (foto 190). Intensiteti dhe ritmi i tyre ndryshon nga një sektor në tjetrin. Dinamika e shpatit është mjaft intensive. Në të janë përfshirë edhe sipërfaqe toke të punueshme. Rrëshqitjet e falezave janë me ritme të shpejta, sepse ato janë të shpeshta, ripërtërihen çdo vit. Foto 191: Abrazion në rrëzën e falezës detare (K. Ferhati) 2012

Kështu abrazioni detar, kombinuar me rrëshqitje, shembje e rrëzime, përveçse plazheve, ato kanë shkatërruar falezat detare, bimësinë natyrore të shkurreve apo të

kultivuar nga njeriu së bashku me tokën arë, e si rrjedhojë edhe vlerat tërheqëse të peizazhit bregdetar. Nëse merren masa gjendja përmirësohet mirë. Masat që duhen marrë duhet të jenë komplekse dhe të bazohet në njohje shkencore të këtyre rreziqeve gjeomorfologjike. Identifikimi dhe përshkrimi i mundësive potenciale të tyre kërkon marrjen e masave për qeverisjen afatgjatë të tyre, nëpërmjet hartimit të

Foto 192: Abrazion i shoqëruar me rrëshqitje e shembje në jug të plazhit të Carinës (K. Ferhati) 2012

Page 176: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

176

strategjive dhe politikave të qëndrueshme në bregdetin e Kavajës, në dobi të zvogëlimit të pasojave mjedisore, ekonomike e sociale. Kostoja e mbrojtjes nga abrazioni nuk mund të mbulohet nga individët apo komuniteti lokal të prekur prej tij. Në disa raste zgjidhja e menduar nga privatët, duke ndërtuar prita me gurë në drejtim vertikal është e gabuar, madje e thekson edhe më shumë zhvillimin e këtij procesi (foto 192). Në Karpen ata kanë investuar e kanë ndërtuar mole, por nuk dihet ndikimi i tyre në periudhat e mëvonshme, veçanërisht në drejtim të dinamikës së vijës bregdetare, jo vetëm pranë tyre, por të paktën disa km larg tyre. Nëse ndërhyrjet do të vazhdojnë të mbeten në iniciativat private dhe

nuk do të ketë një projekt të mirëfilltë për të gjithë zonën bregdetare që mbetet e rrezikuar, atëherë fenomeni i erozionit detar pritet të rritet edhe më shumë. Ndërhyrjet mbrojtëse të bëra nga individët dhe bizneset nuk janë të studiuara, prandaj kjo zgjidhet me mundësitë financiare e shkencore që ka pushteti qëndror dhe ai vendor, pavarësisht se mbrojtja e brigjeve detare është shumë e kushtueshme.

Foto 193: Pritat me gurë për t‟u mbrojtur nga abrazioni në Bishtin e Karpenit (K. Ferhati) 2012

Teknikat e mbrojtjes sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të mjedisit fizik dhe investimeve ekonomike sot e atyre të ardhme. Gjithmonë synohet parandalim dhe kufizim i pasojave sepse asnjëherë nuk do të mundemi t‟i parandalojmë plotësisht ato.

Natyrës, fenomeneve natyrore duhet t‟u përshtatemi, nuk

mund t‟i sundojmë plotësisht. Fotot tregojnë përpjekjen individuale të personave që kanë mundur të krijojnë një kamping për rulotat në Bishtin e Karpenit., përpara e në veri të ish-territorit të repartit ushtarak. Foto 194: Përpjekje individuale për kufizimin e abrazionit përpara ish-repartit ushtarak (K.Ferhati) 2012

Page 177: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

177

Në vitet ‟90 dhe mesi atyre „2000 abrazioni gati zhduku plotësisht plazhin nga reparti ushtarak deri në Bishtin e Karpenit. Në fakt, abrazioni është ndalur, është rikrijuar cektina që i ka mundësuar „‟pronarit‟‟ të krijojë një ishull me gurë të sjellë nga larg.

Në bregdetin e lartë të Rivierës së Kavajës, prania e shkëmbinjve konglomeratikë të suitës “Rrogozhina” ka mundësuar prani të falezave dhe një peizazh natyror shumë

tërheqës. E tillë është faleza e Bardhorit, e cila është mjaft interesante për unikalitetin që ka, pasi është një falezë e gjallë vertikale, 15-20 m e lartë, e formuar si pasojë e abrazionit detar mbi shkëmbinjtë konglomeratikë (foto 176). Në këtë sektor të bregdetit,

shpati perëndimor i kodrave ka pjerrësi të konsiderueshme dhe shtresat shkëmbore kanë këndrënie drejt detit 10-20°. Në vijën bregdetare ka gjire të vegjël, plazhe zallore ende të virgjër dhe blloqe konglomeratike të rrëzuar nga falezat. Abrazioni ka krijuar platformën e abrazionit e cila është më e dukshme në sektorin e plazhit të Gjeneralit e më në jug të tij.

Foto 195: Shkëmbinjtë ranorë në platformën e abrazionit (K. Ferhati) 2012

Platforma e abrazionit është shumë e shprehur përgjatë Rivierës së Kavajës, në Kepin e Lagjit, por nuk mungon edhe në veri të këtij të fundit deri pranë plazhit të Carinës. Në këtë të fundit shkëmbinjtë ranorë që nga rrëshqitjet-shembjet kanë përfunduar në këtë platformë abrazioni i janë nënshtruar një përpunimi shumë të mirë të valëve detare. Janë krijuar mikroforma shkëmbi ranor me shumëllojshmëri forme, deri sikur kanë qenë gurë mokrash apo të mullinjve të vajit e blojes. Në platformën e abrazionit të formuar në shkëmbinjtë konglomeratë përpunimi është pak më i

Foto 196: Mikroforma të shkëmbit ranor në Shkëmbin e Peqinit (S. Sala) 2002

Page 178: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

178

ngadalshëm, por mikroformat e blloqeve konglomeratike mbi e nën sipërfaqen e ujit të detit janë interesante.

Shkëmbinjtë konglomeratë dhe ranorë që përfundojnë në platformën e abrazionit nga shkaku i rrëshqitjeve, rrëzimeve apo shembjeve, i nënshtrohen përpunimit të valëve të detit. Me këtë mënyrë shpjegohet formimi i mikroformave, veçanërisht ato në shkëmbjinjtë ranorë që duken në dy fotot e mësipërme. Në këtë platformë përfundojnë shpesh dhe bunkerët, por mbledhësit e skrapit i kanë shkatërruar plotësisht.

Nëse kërkojmë një qeverisje të mirë dhe afatgjate të zonës bregdetare të Kavajës, pra dhe të rreziqeve gjeomorfologjike në të, është e domosdoshme të bazohemi në vëzhgime e të dhëna që përfshijnë periudha të gjata kohore. Një qeverisje jo e kujdesshme e këtyre rreziqeve con në rritjen e kostove mjedisore, ekonomike dhe sociale. Sot kujdesi më i madh duhet të përqëndrohet në territorin ku në të ardhmen banorët kanë më shumë interes:

Foto 197: Abrazion në shkëmbinjtë konglomeratë (K. Ferhati) 2013 Riviera e Kavajës, plazhet e Golemit, Carinës, Gjeneralit dhe Spillesë, pasi e ardhmja e zhvillimit ekonomik të tyre do të përqëndrohet kryesisht në zhvillimin e turizmit. Për t‟i

shmangur e zvogëluar këto dëme duhet njohur mirë zhvillimi gjeomorfologjik i brigjeve aktuale, dinamika e zhvillimit të tyre. Këtij qëllimi i shërben studimi ynë gjeomorfologjik, pasi këto rreziqe duan studime konkrete shkencore me qëllim kufizimin e përparimit të tyre e të gjendet zgjidhje sa më afatgjate e të qëndrueshme. Studimi jep vlerësimin e proceseve natyrore dhe veprimtarisë humane në dinamikën e vijës bregdetare, përcakton sektorët më të rrezikuar dhe jep sugjerimet për masat mbrojtëse përkatëse në të ardhmen. Harta e rreziqeve gjeomorfologjike që paraqet studimi ynë merr rëndësi në drejtim të qeverisjes së tyre dhe për ndihmën në drejtim të shmangies nga këto rreziqe.

Page 179: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

179

3.3. Rreziqet gjeomorfologjike dhe vlerësimi i tyre

Rreziqet gjeomorfologjike bëjnë pjesë në grupin e rreziqeve natyrore (gjeologjike, gjeomorfologjike dhe klimatiko-hidrologjike), të cilat kanë qenë dhe mbeten shumë shqetësuese për njeriun dhe veprimtarinë e tij ekonomike. Këto rreziqe janë bërë mjaft shqetësuese edhe në vendin tonë, pasi kanë dëmtuar vepra ekonomike të njeriut, toka arë, peizazh natyror, sipërfaqe me bimësi natyrore apo të kultivuar nga njeriu, etj.85. Rreziqet gjeomorfologjike kanë përhapje të konsiderueshme në territorin tonë të studimit. Ato përfaqësohen nga rrëshqitjet, rrëzimet, shembjet, erozioni sipërfaqësor dhe ai detar.

Studimet gjeomorfologjike kanë treguar mjaft mirë kostot që lënë rreziqet gjeomorfologjike në mjedisin natyror, prandaj del si domosdoshmëri qeverisja sa më korrekte e këtij të fundit nëpërmjet vlerësimit dhe qeverisjes së rreziqeve gjeomorfologjike.

Për përhapjen dhe dinamikën e zhvillimit të tyre kemi folur në analizën e proceseve gjeomorfologjike. Faktorët natyrorë të domosdoshëm, si: Prania e shkëmbinjve terrigjenë, ujit dhe pjerrësia e konsiderueshme e shpateve (relievi kodrinor-luginor e malor) luajnë rolin më të madh, kryesor në formimin, riaktivizimin e rreziqeve gjeomorfologjike. Kjo ndodh edhe në zonën tonë të studimit, ku përmendim: Lartësitë e

vogla të relievit (lartësitë 50-100 m kanë shtrirjen më të gjerë); dalja e gjerë në sipërfaqe e shkëmbinjve argjilo-alevrolitorë (suita “Helmasi”); reshjet atmosferike dhe rrjedhjet ujore, por duhet shtuar si faktor jo pak i rëndësishëm, kryesisht nxitës fillestar krijimi dhe riaktivizues, edhe dëmtimi i bimësisë natyrore të shkurreve nga përdorimi pakriter në shekuj nga njeriu.

Foto 198: Dalja e gjerë në sipërfaqe të shkëmbinjve argjilo-alevrolitorë (K. Ferhati) 2013

Faktor tjetër është prania e thatësirës së zgjatur dhe e shirave në formë rrebeshi në fillim të stinës së vjeshtës (kryesisht për rrezikun e erozionit sipërfaqësor); prania e detit në gjithë pjesën perëndimore të këtij territori çka favorizon veprimtarinë gërryese të valëve detare mbi shkëmbinjtë e shpateve perëndimore-veriperëndimore të Rivierës së Kavajës (bregdetit të lartë). Këtu janë të pranishëm abrazioni dhe rrëshqitjet, por aty-këtu edhe shembjet e rrëzimet, etj.

85 Qiriazi, P., Sala, S., “Përhapja e rreziqeve gjeomorfologjike në Shqipëri dhe qeverisja e tyre” Studime

gjeografike nr.15. Botimi i Qendrës së Studimeve Gjeografike. Tiranë, 2005, fq. 3

Page 180: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

180

Nuk mbetet më pak i rëndësishëm edhe ndikimi i veprimtarisë njerëzore nëpërmjet keqpërdorimit të bimësisë natyrore, braktisjes së tokave arë, teknikave të gabuara të punimit të tokave dhe kujdesit të pakët për mbrojtjen e tyre. Në mjaft raste rreziqet gjeomorfologjike sjellin aq shumë dëme sa që janë të papërballueshme nga buxheti familjar i çdo familjeje të prekur nga këto rreziqe. Rast të tillë përmendim rrëshqitjet e ndodhura në fshatin Bago në mars të vitit 2009 dhe Kryevidh në shkurt të vitit 2010, ku u

shkatërruan përkatësisht 7 dhe 4 shtëpi, ndërsa disa të tjera janë të kërcënuara nga ky rrezik. Gjithashtu ky rrezik shkatërroi toka arë, kultura të mbjella, rrugë, kanale, etj. Megjithëse u njoh shumë mirë dëmi dhe aftësia shkatërruese e këtij rreziku, deri tani, si nga banorët vendas ashtu dhe nga pushteti vendor, nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse për kufizimin dhe parandalimin e tij.

Foto 199: Keqpërdorim i bimësisë natyrore, Kepi i Lagjit (K. Ferhati) 2013 Masat që mund të ndërmerreshin përmendim: Ndërtimin e mureve mbrojtëse, kullimi i kujdesshëm i ujërave në shpate, mbjellja e bimësisë me sistem të thellë rrënjor. Përveç rasteve të mësipërme, qeverisja jo korrekte e këtyre rreziqeve gjeomorfologjike shprehet dukshëm në dëmtimin që pësojnë vlerat natyrore të mjedisit, veçanërisht tokat dhe bimësia, në sektorë të tjerë të këtij territori, si në Domën, Peqinaj, Karpen, Beden, Stërbeg, etj. Rreziku bëhet më i madh në rastet kur banorët bëjnë ndërtime të pastudiuara të shtëpive të tyre fare pranë rrëshqitjeve me zhvillim shumë të shpejtë (në Domën e Peqinaj), duke e nënvlerësuar ndoshta pa dashje këtë rrezik natyror, dëmet e cilit mund të jenë të pakthyeshme. Foto 200: Dëmtim i shtëpive nga mosqeverisja jo korrekte e rreziqeve gjeomorfologjike (S. Sala) 2009

Page 181: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

181

Kushtet natyrore këtu janë shumë të favorshme për zhvillimin e shpejtë të këtij rreziku, prandaj ndërhyrjet e njeriut në peizazh duhet të jenë të studiuara shkencërisht, njeriu duhet ta njohë dinamikën e zhvillimit të këtij procesi, duhet të njohë dëmet dhe pasojat që ai sjell në drejtim ekonomik, social e mjedisor. Ndër masat parandaluese mund të rekomandojmë, kullimin e ujërave pranë banesave e tokave të punueshme, kufizimin e erozionit në toka me vija antierozive, kufizimin e erozionit në thellësi të çdo rrjedhje sipërfaqësore problematike me prita e ripyllëzime, kujdes në kullim-largimin e ujërave të rrugëve rurale, etj. Në sektorët e lartpërmendur sigurisht që kërcënimi më i madh vjen nga rrëshqitjet, por nuk duhet nënvlerësuar edhe rreziku nga rrëzimet, shembjet dhe erozioni sipërfaqësor, megjithëse dy të parat kanë shtrirje të kufizuar.

Erozioni sipërfaqësor gjithashtu ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillim intensiv. Kombinimi i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë ka bërë të mundur përhapjen e shumë terreneve të degraduara, veçanërisht në sektorin Domën-Karpen, duke dëmtuar shumë vlerat tërheqëse të peizazhit natyror, tokat dhe bimësinë. Mjaft toka të braktisura janë kapur nga rrëkeza e përroska që i thellojnë gjithnjë e më shumë shtretërit e tyre deri në zbulimin e shkëmbit rrënjësor. Nuk është marrë asnjë masë parandaluese. Ndër masat që duhen marrë në kufizimin e erozionit dhe rigjenerimin e shpateve të degraduara përmendim pyllëzimin me pishë dhe akacje. Përvoja e mëparshme në ish-rrëshqitjet në brendësi të pyllit të Bedenit gjatë sistemit komunist, ka treguar se ky veprim ka qenë efektiv në drejtim të parandalimit të erozionit. Përveç këtij veprimi me shumë rëndësi do të ishte ruajtja dhe vlerësimi i bimësisë natyrore aktuale si nga pushteti vendor ashtu dhe nga banorët vendas, në mënyrë që rreziku i përmendur të mos e shtrijë më tej hapësirën e veprimit të tij. Me shumë shqetësim shihet edhe rreziku nga veprimtaria e valëve detare, ku përveçse ka shkatërruar tokën arë, plazhin apo bimësinë natyrore, ai është kthyer në shqetësim për disa biznese e banesa pranë plazhit të Karpen-Golemit, i cili po gërryhet fuqishëm. Masat mbrojtëse këtu duan studim, ndjekje në vazhdimësi e dinamikës së vijës bregdetare. Ndër masat kufizuese paraprake do të ishin pritat e studiuara dhe shkencore në sektorin me abrazion, mirëpërdorimin e tokës dhe ujërave sipërfaqësore në pjesën e sipërme të bregut të lartë, etj.

Eksperienca e sotme na tregon se analiza e këtyre rreziqeve ka të bëjë me vlerësimin e tyre dhe mundësinë e veprimeve parandaluese dhe përmirësuese që i shërbejnë përcaktimit të tipit të qeverisjes më të mirë të këtyre rreziqeve. Qeverisja e këtyre rreziqeve bazohet në zvogëlimin dhe parandalimin e tyre. Harta e rreziqeve gjeomorfologjike e realizuar në studimin tonë shërben si bazë shumë e rëndësishme për qeverisjen korrekte të rreziqeve natyrore për të gjithë përdoruesit e territorit të përfshirë në këtë studim, për ndihmën në drejtim të shmangjes nga këto rreziqe. Ajo ndihmon planifikues-rregulluesit e territorit që të llogarisin impaktin e ndërhyrjes dhe koston, ndihmon në edukimin me kulturën e parashikimit të rrezikut, u jep përparësi veprimeve ekonomike efikase me kosto të vogla edhe pasi ka ndodhur rreziku. Në këtë mënyrë mundësohet shmangia e ndërtimeve në sektorët më të kërcënuar nga rrëshqitjet, erozioni dhe abrazioni. Të mos ndërtojmë atje ku rreziku është i dukshëm dhe të mbrojmë ndërtimet që tashmë janë vendosur aty.

Vendimmarrja dhe qeverisja korrekte, hartimi i politikave të zhvillimit të pritshëm në këtë territor bregdetar do të mbështetet në disa instrumente bazë, sepse kostot ekonomike, etj., janë të dëmshme për buxhetin familjar dhe atë të shtetit. Disa nga këto instrumenta përmendim:

Page 182: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

182

Shmangja e veprimtarive ekonomike, ndërtimeve të banimit, rrugëve, etj, në territoret më të rrezikshme: erozion, rrëshqitje, rrëzime. Kjo vlen edhe për të zvogëluar rrezikun për veprimtaria ekonomike të ardhshme.

Reduktim, kufizim sa më shumë të jetë i mundur i këtyre rreziqeve natyrore shkatërruese me kosto të shumëfishtë për natyrën e njerëzit: ndjekja e dinamikës së fenomeneve-proceseve gjeomorfologjike të shpatit në terren, intensitetin, shpeshtësinë e këtyre fenomeneve. Kjo lehtëson edhe marrjen e masave mbrojtëse sa më efektive.

Mbrojtja nga këto rreziqe natyrore shkatërruese (kosto medisore, sociale dhe ekonomike): masa të ndryshme mbrojtëse: prita antierozive apo në bregdet; ripyllëzime, mure antirrëshqitje, vija antierozive, kujdes në mënyrën e përdorimit të tokave për bujqësi, etj.

Ndërhyrje për kufizim-qëndrueshmëri të abrazionit, rrëshqitjeve të aktivizuara, masa që ulin rrezikun e ndërtimeve që janë sa më pranë e përballë këtij rreziku. Më e mira do të ishte parandalimi i rrezikut, duke patur parasysh që të studiohet rrezikshmëria para çdo ndërtimi e të cdo lloj përdorimi të tokës.

I takon pushtetit qëndror e vendor të organizojë punën në qeverisjen korrekte me specialistët e këtyre rreziqeve, duke u përqëndruar në politikat e përdorimit dhe planifikim-rregullimit të tokës. Ndonëse në vendin tonë ende nuk ekziston kuadri ligjor i sigurimit nga rreziqet natyrore, ku ato gjeomorfologjike kanë përhapje të gjerë në Shqipëri, është koha që ky ligj të nis. Kjo do të ndihmojë shumë parandalimin, por edhe koston që duhet të paguajë pronari i dëmtuar. Shoqëritë e sigurimit bëjnë sigurimin sipas shkallës së rrezikut që ka objekti që sigurohet. Një gjë e tillë disiplinon ndërhyrjet në terren, përdorimin e burimeve natyrore, ul kostot e buxhetit familjar dhe atij të shtetit.

3.4. Proceset gjeomorfologjike dhe përdorimi i tokës

Në analizën e hollësishme të proceseve gjeomorfologjike që kemi përmendur më lart, në këtë punim tonin, jepen qartë edhe lidhjet, varësitë dhe ndikimet e vazhdueshme që ekzistojnë midis proceseve gjeomorfologjike dhe veprimtarisë ekonomike në shekuj të njeriut mbi natyrën. Një gjë e tillë ka lënë dhe do lërë gjithnjë gjurmët pozitivë dhe negative. Këto të fundit varen shumë nga fakti se sa dhe si i përdor njeriu burimet natyrore, territorin ku banon, punon dhe jeton. Kjo shprehet shumë nëpërmjet përdorimit të elementeve kryesorë të mjedisit natyror, veçanërisht tokës dhe bimësisë. Nga ana tjetër, siç e kemi përmendur, edhe ndikimi i faktorëve natyrorë ka rol të ndjeshëm në zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike në këtë territor, çka ka sjellë edhe degradimin e dukshëm të tij. Kështu vargu kodrinor i Kryevidhit është formuar në shkëmbinjtë terrigjenë molasikë, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Këto të fundit i favorizon shumë prania e argjilit dhe e ujit në këta shkëmbinj, sidomos në ata sektorë ku pjerrësia e shpateve është relativisht e madhe.

Krahas tyre, një faktor tjetër natyror që vlen të përmendet në zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike është klima tipike mesdhetare që nuk e favorizon mbulesën e tokave dhe zhvillimin e mirë të bimësisë natyrore dhe asaj të kultivuar gjatë periudhës së thatë. Reshjet e pakta deri dhe në mungesë ndonjëherë edhe gati mungojnë, temperaturat e larta e thajnë, e plasaritin dhe e thërrmojnë dukshëm mbulesën e tokës. Në toka që janë

Page 183: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

183

pa bimësi, sidomos ajo e kulturave të arave, rreziku shumëfishohet. Reshjet në formë rrebeshi, sasia e të cilave është 55-237 mm/20 orë86, e rrit shumë procesin e degradimit të shpateve, pasi ndikimi i tyre është i ndjeshëm në proceset gjeomorfologjike të shpatit, të cilat bëjnë të mundur largimin nga shpatet të një sasie jo të vogël të materialit të ngurtë të grumbulluar nga tjetërsimi fizik gjatë periudhës së thatë. Depërtimi i ujit të shiut në brendësi të tokës i bën argjilat më plastike e për pasojë formohen rrëshqitjet, të cilat gjithashtu ndihmohen edhe nga faktori njeri, si: Zhveshja e shpateve nga bimësia natyrore, ndërhyrja jo e kujdesshme e njeriut në shpate, etj.

Nisur nga këto veprime tepër shqetësuese të njeriut mbi elementet natyrore të këtij peizazhi kodrinor, në vazhdim do të tregojmë se si ka ndikuar në zhvillimin, intesitetin dhe përhapjen e proceseve gjeomorfologjike mënyra e përdorimit të tokës në periudha të ndryshme me anë të politikave ekonomike të përdorimit dhe përshtatshmërisë së saj. Në relievin kodrinor të territorit të studimit ndikimi i njeriut mbi tokën dhe bimësinë ka qenë mjaft i madh, me qëllim plotësimin e nevojave ekonomike në rritje të tij.

Dëmtimin më të madh ky territor e pasoi gjatë viteve ‟60-‟70 të regjimit

komunist, me hapjen e tokave të reja bujqësore. Këto sipërfaqe toke u hapën në sipërfaqet e zëna me shkurre, kullota e livadhe. Politikat mjedisore deri në vitin 1990, që e kishin bazën te parimet politike të asaj kohe, kanë ndikuar mjaft në gërryeshmërinë e tokës. Të gjithë ne kemi abuzuar me tokën, sepse e kemi konsideruar atë si një mjet që na shërbente të gjithëve dhe nuk i takonte asnjërit. Një sipërfaqe e konsiderueshme e tokave të reja u hap në shpate të pjerrëta, mbi kufijtë e lejuar të përdorimit, ku mbilleshin më shumë kulturat e drithrave, çka solli zhvillim masiv të erozionit dhe si rrjedhojë humbjen e produktivitetit të këtyre tokave. Në këtë drejtim, kësaj forme të përdorimit të tokës iu

shtuan edhe masat e kufizuara antierozive si dhe faktorët natyrorë të sipërpërmendur.

Hapja e sipërfaqes së tokës arë, veçanërisht në shpatet perëndimore të kodrave të Kryevidhit, ku pjerrësia shkon nga 10-20°, e favorizon shumë shumë degradimin e shpateve nga rrëshqitjet. Të tilla janë rrëshqitjet e formuara në shpatet që ishin me brezare, të hapura gjatë ish-kooperativave socialiste e të braktisura më pas (foto 200).

Foto 201: Braktisja e brezare ka favorizuar rrëshqitjet (S. Sala) 2010

Pavarësisht këtyre efekteve negative të përdorimit të tokës, duhet theksuar se gjatë regjimit komunist pati përpjekje për kufizimin e proceseve të shpatit nëpërmjet ripyllëzimeve (Beden, Bago, Spille, etj.), ndërtimin e pritave dhe sistemimeve malore (në

86 Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1980

Page 184: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

184

shtretërit e përrenjve në pjesën lindore të zonës në studim: përrenjtë që dalin në fushën e Kavajës).

Duhet shënuar se gjatë ish-kooperativave pati një kujdes disi të mirë në hapjen e tokave të reja, ku vlen të përmendim: Kullimi dhe hidrovori në fushën e Spille-Grethit; parcelizimi dhe kanalizimi kullues shkencor i fushës. Po kështu edhe në zonën kodrinore ku u hap tokë e re. Kjo në pjesën më të madhe të shpateve respektoi veçoritë gjeomorfologjike, por u bë mirë kujdesi në largimin e ujërave në brezare: u shmangën rrëshqitje të reja, u kufizuan riaktivizimi i atyre të vjetra. Ndër zonat ku brezaret patën sipërfaqen më të madhe ishin Bardhor-Peqinaj-Domën-Hajdaraj, Karpen, etj.

Edhe hapja e tokës së re, (jo në formën e gjatë periudhës së ish-kooperativës), pati shtrirje të gjerë: Shkëmbi i Peqinit-Karpen-Kala-Bardhor-Domën-Kryevidh, Sharrdushk, Stërbeg, etj., por këtu situata e erozionit u përkeqësua. Në fakt disa vija antierozove largonin ujërat nga tokat, por kur ato bllokoheshin situata përkeqësohej shumë: shumëfishohej erozioni dhe gërryhej toka e punueshme deri në tabanin e saj. Aty këtu këtë e kemi vërejtur në verën e vitit 2013 në sektorë të kufizuar në toka që kishin qenë të mbjella me grurë dhe ishin pa pluguar. Nuk munguan rastet që hapja e këtyre tokave të reja nxiti rrëshqitjet, ku më tipike është rasti në Shkëmbin e Peqinajt, por këtu pati ndikimin e vet edhe abrazioni e valëve detare (kemi folur tek pjesa përkatëse).

Pas vitit 1990 situata u përkeqësua më shumë pasi forma mbizotëruese e përdorimit të tokës ishte braktisja e saj si rezultat i rritjes së eksodit rural: fillimisht drejt Italisë dhe Greqisë (emigrimi jashtë vendit) dhe më pas (ende vazhdon) drejt pjesëve fushore të kësaj zone në studim. Braktisja e tokave arë, kryesisht të atyre të pjerrëta, e ka rritur ndjeshëm zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit, të cilat në disa raste janë bërë të pakontrolluara. Në 25 vitet e fundit në këtë zonë ka braktisje-lënie djerrë të ish-tokave të punueshme në një pjesë të konsiderueshme të tokës së punueshme në relievin kodrinor. Në foton e mëposhtme jepet rasti i lënies djerrë të tokës për shkak të mungesës së krahëve të punës, pasi banorët kanë emigruar jashtë vendit apo janë vendosur pranë Kavajës e fushës me të njëjtën emër.

Megjithatë, nga një vëzhgim i shkurtër i verës së vitit 2015 vërehej rikthim i popullsisë nga emigracioni dhe shtimi i sipërfaqes së tokave të punueshme. Dukej qartë përparësia e kulturave të ullirit dhe hardhisë, në sektorët: Ballaj-Vilë, Ballaj-Kryevidh-Sharrdushk, etj. Megjithëse në këto vite toka e punueshme është braktisur për arsye të ndryshme, vlen të përmendet se arsyeja kryesore e braktisjes së tokës në disa sektorë vjen si rezultat i degradimit të saj nga rrëshqitjet. Ky fenomen është më i theksuar në sektorët: Peqinaj-Bardhor-Domën, Bago, Kryevidh, etj.

Krahas braktisjes, degradimi i tokës bëhet edhe nga mënyra e punimit, e ujitjes dhe kullimit të tokës arë. Janë të shumta rastet ku përdoren metoda të gabuara të punimit të tokës, jo sipas drejtimit të izohipseve, nuk tregohet kujdes për kullimin e ujërave në brezare apo përdoren mjete të rënda mekanike në punimin e tokës. Gjatë këtyre viteve pronësia mbi tokën ka çuar në ndryshime të tjetërsimit të përdorimit të tokës dhe fragmentarizimit të saj. Kanë dalë jashtë funksionit masat ekzistuese përmirësuese dhe antierozive të tokave e madje janë kufizuar shumë masat e reja antierozive.

Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës së punueshme ka humbur nga erozioni anësor i rrjedhjes ujore të lumit të Shkumbinit, veçanërisht në sektorin Bashtovë drejt Hauzëve. Këtu erozioni i rrjedhjes ujore, sidomos në periudhën e vërshimit, ka gërryer prej mbi 20 vitesh bregun e djathtë dhe janë nxitur shembje të mëdha të brigjeve. Sipas disa

Page 185: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

185

llogaritjeve të raportuara nga Ministria e Mjedisit, në vitin 2013 në lumin e Shkumbinit të dhënat tregojnë se vlera mesatare e tokës së gërryer lëkundet midis shifrave nga 0.6-0.9 ton në vit për çdo metër linear të shtratit gjatësor të këtij lumi. Në të dy krahët e tij, për të gjithë gjatësinë e shtratit të lumit, prej më shumë se 1000 metër humbjet e tokes variojnë nga 600-900 m3 në vit87. Në sektorin e Bashtovës shifrat janë të larta. Sipas të dhënave të ofruara nga banorët që i kanë këto toka në pronësi prej 20 vitesh, rezulton se janë gërryer disa ha, ndoshta shifrat jepen të tilla edhe për të bërë të mundur kompesimin nga shteti, megjithëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vihen re ndërhyrje të pakontrollura në gërmimet për sheshe ndërtimi dhe për pasojë edhe për menaxhimin e kujdesshëm të rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Ndërtimi i mjaft shtëpive dhe lokaleve, pa studimin gjeomorfologjik, janë vendosur gabimisht mbi

trupin ose në gjuhën e rrëshqitjeve të vjetra (foto 201), duke çuar në riaktivizim e formim të proceseve të shpatit.

Pra, gjatë 25 viteve të fundit në këtë zonë, ka një nënvlerësim për mirëmbajtjen e dhe ruajtjen e punimeve mbrojtëse të tokave, të brigjeve të lumit Shkumbin, si dhe në ripyllëzimet e reja dhe në ruajtjen e pyjeve e kullotave të krijuara vite më parë.

Foto 202: Ndërtime në gjuhën e rrëshqitjeve të vjetra (Karpen) (S. Sala) 2010

Objektivi kryesor në përdorimin e tokës në këtë territor mbetet ulja e shkallës së

proceseve gjeomorfologjike të shpatit në një nivel të pranueshëm për kushtet e mjedisit aty. Këto procese luftohen vetëm atëherë kur komuniteti ndërgjegjësohet dhe vlerëson efektet dhe presionin që ato ushtrojnë mbi tokën bujqësore dhe jobujqësore. Janë të rralla rastet kur shkaqet mund të mënjanohen plotësisht. Masat që duhet të ndërmerren nga këto procese i kufizojnë ndjeshëm ato. Masat mbrojtëse duhen marrë nga pushteti qëndror dhe ai vendor e të paraprihen nga studime gjeomorfologjike me qëllim që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Ndër masat më kryesore që duhet të ndërmerren në këtë drejtim përmendim:

Masa për konsolidimin dhe shtimin e qëndrueshmërisë së sipërfaqeve më të kërcënuara nga proceset gjeomorfologjike të shpatit (ripyllëzimi, sistemim-prita-gardhe në shtretër të rrjedhjeve sipërfaqësore, pavarësisht madhësisë së saj., etj.).

Zbutja e pjerrësisë së shpateve: hapja e brezareve të reja apo ekzistuese, ndërtimi i tyre me mure-gardhe-lënie brezash me shkurre mbrojtëse).

87 Ministria e Mjedisit, Tiranë, 2013

Page 186: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

186

Mënyrat e punimit të tokës të mos favorizojnë erozionin sipërfaqësor të ujërave (ende vërehet punimi në drejtim tërthor të shpatit dhe izohipseve).

Masa për ndërtimin e pritave anësore në të djathtë të shtratit të lumit Shkumbin pse jo dhe modifikimi i profilit të tij, ndaljen e marrjes së rërës e zhavorrit.

Masat e mësipërme, patjetër dalin nga fusha e studimit tonë, por specialistët kanë nevojë për sugjerim-vëzhgimet tona, treguesit morfometrikë të relievit, etj. Mendojmë se në këtë drejtim, këto masa, mund e duhen të kombinohen edhe me përdorimin bujqësor të tokës: qarkullimi i kulturave bujqësore, ujitjen, kimizimin, etj. Edhe kjo është detyrë e specialistëve të fushës përkatëse.

3.5. Përdorimi i tokës në vitin 1987

Më sipër pamë analizën e lidhje-varësisë midis proceseve gjeomorfologjike dhe

përdorimit të tokës në përgjithësi. Në analizën e mëposhtme, për aq sa na mundëson qëllimi i këtij punimi, do të paraqesim përdorimin e tokës (jo mbulimin e saj) në dy periudha. Periudha e parë bazohet në ato të dhëna që ofron harta topografike e shkallës 1:25 000 e botuar në vitin 1987, por të dhënat faktike janë të një viti më parë. Kjo e vështirëson problemin e analizës së përdorimit të tokës. Ai do jetë i përgjithësuar, duke u bazuar në leximin e hartës. Një gjë e tillë e vështirëson dhe analizë-krahasimin me të dhënat e hartës së përdorimit të tokës të vitit 2014. Megjithatë, sa u përket përfundimeve dhe rekomandimeve që ne nxjerrim nga analiza krahasuese, shënojmë se janë më të mirat e mundshme.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në këtë territor, aktiviteti bujqësor zinte vend kryesor në përdorimin e sipërfaqes së përgjithshme të tokës. Aktiviteti kryesor ekonomik në vitet ‟70-„80 ishte bujqësia

ekstensive, ku përparësi patën kulturat e arave, por gjithashtu, edhe pse në sipërfaqe të kufizuar, iu kushtua rëndësi edhe frutikulturës e vreshtarisë. Në vitin 1960 u krye kolektivizimi i tokës dhe u krijuan kooperativat bujqësore të prodhimit dhe ndërmarrjet bujqësore. Fillimisht ky proces u shoqërua me rezultate pozitive në drejtim të shtimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Vendin kryesor në strukturën e prodhimit bujqësor e zinin drithërat e bukës, e gjithashtu traditë kishin kultivimin e fasules dhe perimeve që ishin të përhapura gjerë në këtë zonë. Në këtë periudhë zona dallohej edhe për kultivimin e bimëve industriale si: duhani (kryesisht toka e punueshme në kodrat Sharrdushk, Bago, Bardhor, Patk-Milot, etj.), luledielli dhe soja (veçanërisht fushat: Spille-Rreth Greth-Bashtovë, ato pranë rrëzës kodrinore të kodrave të Kryevidhit, etj).

Sipas bisedave që kemi patur me banorët, rezulton se luledielli, pjesërisht mbillej edhe në tokat e punueshme kodrinore. Po ashtu ata flasin edhe për kultivimin e ullirit, megjithëse nuk ishte shumë i dukshëm, por më i pranishëm ishte prania e drurëve më të hershëm pranë fshatrave. Më i dukshëm mbjellja e tyre ishte në shpatin verilindor të zonës së studimit, kryesisht sektori midis Karpen-Hajdaraj-Bago. Mbjellja u bë në tokë të re dhe në brezare. Në mjaft sektorë u krijuan blloqe drufrutore me dardha, fiq, qershi, mollë (Bardhor, Domën, etj.). Patjetër që vreshtaria mori jo pak përparësi: Klima e toka

Page 187: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

187

shumë e përshtatshme për sasi e cilësi prodhimi. Ndër sipërfaqet më të mëdha me vreshtë do të veçojmë sektorët Bago-Bishti i Karpenit, faqen e Kronjëve në Domën, në të dy shpatet e luginës së përroit të Sharrdushkut, një pjesë e kodrave të Bukura, midis Çorum-Ballaj, Zhabjakut, bregu i Kupatit në Stërbeg, pranë kodrës së Kryevidhit (Antenave celulare e televizive), një pjesë e mirë e shpateve përreth kodrës së Zhabjakut (124 m), në veri-veriperëndim të kodrës së Shullanit (Ballaj-Zhabjak), etj.

Foto 203-204: Sipërfaqe me vreshtë në Bago e Karpen (Harta topografike 1: 25 000) 1985

Këto ndikime pozitive në strukturën e prodhimit bujqësor ishin rezultat i investimeve që u bënë në drejtim të rritjes së sipërfaqes së tokës së punueshme, ku përmendim: bonifikimet në sipërfaqet pranëbregdetare siç ishin moçalet e fushës së Spillesë, Rreth-Grethit, të Zhabjakut, etj., si dhe hapjen e tokave të reja në shpatet e pjerrëta e të veshura me shkurre, përfshi dhe tokë arë, të cilat në përgjithësi u mbollën me kulturat e arave. Kjo e fundit pati efekt pozitiv në rritjen e prodhimit bujqësor për një kohë të shkurtër, sepse shumë shpejt tokat e reja iu nënshtruan erozionit intensiv, që i varfëroi ato vazhdimisht, gjë që solli edhe rënien e prodhimit të kulturave bujqësore. Sipas revistës “Africa Geographic” është llogaritur se pasi hiqen shkurret nga një ngastër toke, brenda 3 vjetësh, pjelloria e saj bie në 50 %, e rendimenti bujqësor bie nga viti në vit. Kjo ishte arsyeja më kryesore që këto arë të braktisen dalëngadalë, duke u bërë pre e intensifikimit të vazhdueshëm të erozionit në to. Efekt tjetër negativ i keqpërdorimit të bimësisë natyrore të shkurreve në shpatet kodrinoro-luginore përmendim edhe prishjen e ekuilibrit biologjik, dëmtimin e biodiversitetit, vlerave të peizazhit, etj.

Përdorimi i tokës kufizohet nga pengesat biofizike (klima, topografia, tokat dhe shtresat gjeologjike, prania apo mungesa e ujit, lloji i mbulesës bimore, etj.). Këto të fundit shpesh gjejnë shprehje në përdorimin e tokës88. Pikërisht, gjatë kësaj periudhe, në mjaft sektorë të këtij territori nuk janë mbajtur parasysh elementet e mësipërme biofizike (topografia, shtresat gjeologjike, etj.) në përdorimin e tokës. Trysnia e vazhdueshme e njeriut në burimet natyrore të zonës u bë shkak i shkatërrimeve të ekosistemeve natyrore në të.

Dega e blegtorisë zinte vendin e dytë në prodhimin e ekonomisë bujqësore. Fillimisht u ndoq e njëjta rrugë edhe në drejtim të shtimit të prodhimit blegtoral. Kështu u

88 Nikolli, P., “Përftimi dhe përpunimi i imazheve satelitore për analizat gjeografike. Tiranë, 2009, fq .187

Page 188: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

188

rrit shumë numri i krerëve të bagëtisë së imët, të cilët kishin prioritetin më të madh, pularisë dhe gjedhëve. Mirëpo në vazhdim ky shtim nuk u shoqërua me sigurimin e plotë të bazës ushqimore të tyre, e madje kjo bazë ushqimore u zvogëlua vazhdimisht nga kthimi i shumë kullotave në toka të punueshme89. Gjithashtu u zhvillua peshkimi në zonën bredgetare të Kavajës (përfshirë në pak kohë, ish-kriporja e Karpenit) si dhe bletaria (Bardhor, Stërbeg, Bago, etj.).

Ndryshe nga përvoja e mëparshme për mbrojtjen e tokës, kolektivizimi i saj e uli kujdesin e banorëve të zonës në mbrojtjen dhe shtimin e vlerave prodhuese të tokës. Shteti megjithëse mori përsipër çdo gjë, nuk i kishte mundësitë financiare që të përballonte investimet në favor të mbrojtjes së tokës, pavarësisht se ndërmorën masa të shumta antierozive: Ripyllëzime, vija antierozive, ndërtim ledhesh, etj., megjithëse jo të mjaftueshme për gjendjen dhe intensitetin e erozionit.

Krahas bonifikimeve dhe hapjes së tokave të reja, në drejtim të shtimit të prodhimit bujqësor u ndërmorën investime të tjera nga shteti, ku përmendim:

Shtimin e vazhdueshëm të mekanizimit bujqësor që solli shtim të madh të prodhimit bujqësor.

Shtimin e kimizimit të bujqësisë me anë të përdorimit të plehërave kimike dhe pesticideve. Mirëpo përdorimi i tyre tej normave të lejuara pati edhe efektet negative në rendimentet e prodhimeve bujqësore, në prishjen e strukturës së tokës që solli dhe varfërimin e saj.

Sigurimin e ujitjes artificiale nëpërmjet ujëmbledhësve, kanaleve ujitëse dhe sistemit të motorpompave. Efektet pozitive të ujitjes artificiale ishin të mëdha në rritjen e prodhimit të kultuave bujqësore, duke patur parasysh kushtet e klimës mesdhetare, por nuk mbetet pak të rëndësishme pasojat negative të kësaj ujitje: erozion, shpëlarje të lëndëve ushqyese, ulje të prodhimtarisë etj.

Kualifikimin e punonjësve të bujqësisë dhe përgatitje tekniko-profesionale të tyre, të cilët ndikuan në rritjen e prodhimit bujqësor.

Këto dukuri pozitive ishin karakteristikë për periudhën e parë, sepse gjatë periudhës së dytë, sidomos në vitet ‟80, si në të gjithë vendin, edhe në këtë zonë,

ekonomia hyri në krizë të thellë, që u shpreh me rënien e prodhimit bujqësor e blegtoral dhe me varfërimin e popullsisë fshatare aty. Ndër faktorët që e përfshinë në këtë krizë do të theksonim:

Zhveshjen e popullsisë fshatare nga pronësia mbi tokën, mjetet e tjera të prodhimit dhe shtetëzimi i plotë i tyre. Këto veprime sollën rënien e interesit nga ana e kësaj popullsie për mbrojtjen e tokës nga degradimi i vazhdueshëm i saj dhe për shtimin e prodhimit bujqësor.

Keqpërdorimi i tokës bujqësore, ku theksojmë së gjatë kësaj periudhe një shtrirje të gjerë kishin ndërtimet nga ndërhyrjet ushtarake. Në kodra e shpate u ndërtuan shumë bunkerë të vegjël, por në luginat e përrenjve, etj., edhe shumë bunkerë të mëdhenj duke zënë sipërfaqe të konsiderueshme tokë të punueshme, madje më pjellore.

Mosqarkullimi i rregullt bujqësor dhe dhënia prioritet i kulturave të drithërave. Drejtimi kryesor ekonomik ishte bujqësia ndërsa blegtoria ishte në

89 Të dhëna statistikore nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kavajë, 2014

Page 189: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

189

plan të dytë. Në kulturat e drithërave mbizotëronte prodhimi i grurit dhe i misrit, madje këto kultura aplikoheshin duke mos respektuar qarkullimin bujqësor, çka solli rënien e prodhimit të tyre dhe ekspozimin e tokës ndaj procesit të erozionit.

Sipërfaqen e kufizuar të kulturave të tjera bujqësore, si vreshta, ullishte, pemishte, foragjere, etj., kultivimi i të cilave në shpate më të pjerrëta do të ishte shumë më e përshtatshme në mbrojtjen e tokës nga degradimi, e madje kultivimi i tyre do të ishte me shumë leverdi ekonomike për sasinë e të ardhurave që do të siguronin.

Mbikullotjen e livadheve nga bagëtitë shtoi erozionin dhe dëmtoi më shumë biodiversitetin.

Nga këto të dhëna dalim në konkluzionin se gjatë regjimit komunist, në këtë territor që kemi ne në studim, u bë i dukshëm degradimi i tokës nëpërmjet shtimit të intensitetit të proceseve të shpatit. Shënojmë se këtu në një pjesë të mirë të territorit në përdorim bujqësor nuk pati përdorim të kujdesshëm të saj. Kjo bëri që proceset e shpatit të rrisin intensitetin e tyre, veçanërisht erozioni sipërfaqësor dhe rrëshqitjet (për to kemi folur në pjesët përkatëse të studimit tonë).

3.6. Përdorimi i tokës në vitin 2014

Pas viteve ‟90 me ndryshimin e ish-sistemit komunist, territori i përfshirë në këtë studim pësoi ndryshime të mëdha në mbulimin dhe përdorimin e tokës. Kemi shënuar dhe më sipër se veprimi më i madh e veprimtarisë ekonomike të njeriut ishte mbi bimësinë natyrore: dhjetëra vite para këtij ish-rregjimi, në kodrat dhe fushat pranë zonës në studim kishte pyje dushku dhe bimësi ujëdashëse. Zgjerimi i vendbanimeve, rritja e numrit të popullsisë, rritja e kërkesave për prodhime bujqësore-blektorale, patjetër që u shoqëruan gjatë historisë, gjatë ish-regjimit komunist, me rritjen e sipërfaqes së tokës së punueshme. Këtu kemi parasysh kodrat dhe fushat pranë. Pas zhdukjes së pyjeve të dushkut në kodër mbizotëruan shkurret, ndërsa në zonën fushore sistemim-bonifikimet zhdukën gjithë ish-pyjet. Diçka mbeti dhe u ripërtëri në pyllin pranë plazhit të Spillesë.

Përdorimi pakriter i shkurreve, sidomos gjatë ish-regjimit komunist, i cili i konsideronte ato pa leverdi ekonomike!, solli pakësimin maksimal të tyre. Territoret janë përmendur tek gjendja e bimësisë sot në pjesën përkatëse të këtij punimi, përfshi dhe pjesën që i kushtohet përdorimit të tokës në vitin 1987. Duke i përgjithësuar do të shënojmë se vetëm te pjesa perëndim-veripërëndimore mbeten më pak të prekur shkurret, ku mesa duket ndikoi trajtimi i territorit si zonë kufitare bregdetare. Aty dhe pranë, kontrollin e territorit e kishin ish-repartet ushtarake. Gjithashtu, kemi shënuar edhe pasojat që pati përdorimi, shpesh pakriter i përdorimit të bimësisë natyrore dhe mbulesës së tokës, përfshi dhe atë të punueshme (proceset gjeomorfologjike të shpatit). Këtu, jo rrallë, ishin të pamjaftueshme ose munguan masat kufizuese të degradimit, kontrolli i pamjaftueshëm institucional.

Menjëherë pas shëmbjes së ish-regjimit komunist situata ndryshoi shumë mbi përdorimin dhe strukturën agrare në tërësi. Reforma e tokës, ligji nr. 7501, datë 29.4.1991 “Për Tokën”, krijoi edhe më shumë vështirësi në fragmentarizimin e skajshëm të

Page 190: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

190

pronësisë mbi tokën, konflikte midis pronarëve të vjetër e të rinj, por diku edhe midis atyre të rinj. Tokat më të varfëra dhe larg vendbanimeve u braktisën apo u lanë djerrë, ish-sipërfaqet me drurëfrutorë e me vreshta u shkatërruan, sistemi i kanaleve ujitëse dhe kulluese u braktis dhe u shkatërrua. Ky i fundit përfshiu edhe tubacionet metalike ujitëse, të cilët çonin në pjesët kodrinore ujin nëpërmjet elektropompave, etj.

Tokat bujqësore u shitën dhe u përdorën për ndërtime pavarësisht nga statusi i tyre ligjor. Blloqet e krijuara me pemë frutore apo vreshta u dëmtuan dhe u braktisën shumë shpejt. Zhvendosja e popullsisë filloi menjëherë pas viteve ‟90. Një pjësë e

popullsisë iu drejtua fillimisht periferisë së Tiranës, Durrësit, përfshi dhe ish-rrethin e Kavajës, kryesisht zonave fushore e në parcelat buzë rrugëve kryesore nacionale, duke braktisur tokat e punueshme në shpatet kodrinore. Këtë lëvizje e favorizoi edhe pronësia mbi tokën në atë kohë, e cila ishte akoma e ish-fermave bujqësore, prandaj të ardhurit nuk kishin probleme të pronësisë mbi tokën që zinin. Më shpesh ajo u zu në mënyrë të padrejtë, nuk respektoi as ligjin nr. 7501 mbi ndarjen e tokës, tokat që ishin në përdorim bujqësor, pa pronësi ligjore, etj.

Dukuria masive e zhvendosjes së familjeve të tëra nga zonat kodrinore drejt atyre fushore dhe pranë rrugëve nacionale, por dhe ato rurale pranë tyre dhe në fushë, patjetër që përfshiu edhe zonën tonë të studimit. Megjithëse është zonë kodrinore pranëbregdetare, nuk mungojnë rastet kur familje të caktuara kanë braktisur shtëpitë prej më shumë se 15 vitesh. Më të shpeshta janë rastet kur familja është larguar e gjitha jashtë vendit, madje numri tyre nuk është i vogël. Një pjesë tjetër e popullsisë emigroi ilegalisht jashtë vendit, veçanërisht drejt Italisë dhe pastaj Greqisë. Për ta, kjo rrugë shihej si e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura financiare. Dhe kishin të drejtë. Pjesa më e madhe e shtëpive komode, blerjes së mjeteve motorrike, për fat të keq pak në dobi të bujqësisë, janë produkt i të ardhurave të emigracionit të sipërpërmendur. Këto duken shumë mirë edhe në fshatrat kodrinore: Kryevidh, Sharrdushk, Domën, Bardhor, etj. Ky proces vazhdon ende të jetë i pranishëm. Ato që kthehen përfundimisht nga emigracioni kanë kërkesa më të larta për jetesë prandaj ata së bashku me familjen

zhvendosen drejt qyteteve të mëdha, kryesisht Tiranës e Durrësit, duke shfrytëzuar lidhjet me të afërmit e tyre aty. Kjo zhvendosje e popullsisë lidhet me kushtet më të mira për jetesë, ku përmendim mundësitë më të mëdha për punësim, mundësitë më të mira për shkollim, për kujdes shëndetësor, nivelin e lartë të shërbimit social, etj.

Foto 205: Arkitekturë e re në ndërtimin e shtëpive (Ballaj) (K. Ferhati) 2012

Page 191: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

191

Faktorët kryesorë për këto lëvizje jashtë dhe brenda vendit ishin ndryshimet e ish-regjimit të diktaturës komuniste, ndryshimi total i strukturës shtetërore: nga sistemi socialist në atë demokratik, si dhe kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë. Këto ndryshime të mëdha politike e sociale u shoqëruan me një sërë ndryshimesh ligjore si: dalja e ligjit nr. 7501 “Për Tokën”, privatizimi

i banesave, privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, etj. Mbyllja e të gjitha ndërmarrjeve bujqësore dhe prishja e kooperativave bujqësore, të cilat në zonën tonë të studimit kishin kapitale e zhvillim disi të mirë, u shoqërua me rritje të madhe të të papunëve dhe uljen e dukshme të të ardhurave. Foto 206: Ndërtim i shtëpive me të ardhurat nga emigracioni (Ballaj) (K. Ferhati) 2012 Në këto kushte, në 10 vjeçarin e parë pati zhvendosje masive të popullsisë drejt zonave të lartpërmendura, që u shoqërua me privatizimin e shpejtë të tokës, por me shumë probleme për sot dhe në të ardhmen, pasi ende ka konflikte, ndonëse më shpesh janë zgjidhur me marrëveshje, por edhe nëpërmjet rrugës gjyqësore. Nuk kemi njohuritë e përvojën e duhur për analizën e këtyre problematikave, por një gjë e shohim qartë: Fragmentarizimi i tokës, frika e banorëve për tu ribashkuar në kooperativa të tipit socialist nuk është as në dobi të përdorimit, ruajtjes së tokës, e as në dobi të mirëqënies së

banorëve. Në disa sektorë, p.sh., në kodrat e në veri-veriperëndim të Ballajt, Karpen, etj., duket se banorët i janë kthyer traditës së vreshtarisë. Shkatërrimi i ish-vreshtave dhe rikrijimi i atyre të reja, po në atë vend, por tashmë mbledhësit e skrapit kanë shkatërruar sistemin ujitës. Kultivimi i tyre përdoret për prodhimin e rakisë e më pak për atë të verës, por ende në sasi të vogël e në mënyrë artizanale.

Foto 207: Sipërfaqe me vreshtë, Ballaj (K. Ferhati) 2012

Page 192: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

192

Edhe gjatë kësaj periudhe bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik i zonës. Futja e vendit në ekonominë e tregut të lirë dhe privatizimi i tokës bujqësore e mjeteve të tjera të prodhimit bujqësor i hapën rrugë iniciativës së lirë të prodhuesve bujqësorë, të cilët duke u mbështetur te burimet e shumta bujqësore e vlerësuan ekonominë bujqësore si burim kryesor i të ardhurave të tyre. Vendin kryesor në strukturën e përdorimit të tokës sot e zënë kultura krejt të ndryshme nga ato gjatë ish-regjimit komunist. Fermerët në fushë e pranë saj janë orientuar mjaft mirë në kultivimin e perime-zarzavateve, foragjereve për blegtorinë dhe më pak në drithërat e bukës. Në këto të fundit prioritet ka misri, i cili pothuajse shkon në dobi të blegtorisë, kryesisht gjedhët.

Gjatë itinerareve në terren kemi parë se ka fermerë që kanë mbjellë ullinj në fushë dhe shumë pranë saj. S‟jemi specialistë të fushës, por nisur nga kushtet klimatike, sidomos lagështia e madhe e tokës gjatë stinës së lagët, nuk besojmë që të jetë shumë efektive. Nuk gjejmë drurë të vjetër ulliri në këto territore. Ndonëse kushtet klimatike kanë ndryshuar, s‟besojmë që ulliri këtu të jap rendimentin e duhur prodhues. Ulliri pëlqen shumë tokën flishore-molasike dhe relievin kodrinor të ulët.

Ndryshe qëndron situata në relievin kodrinor. Këtu është përvoja e hershme e trashëguar (ndonëse më pak se në territoret më pranë në kodrat e Kavajës), përvoja e ish-kooperativave gjatë ish-regjimit komunist. Kësaj i duhen shtuar patjetër kushtet natyrore (klimatiko-tokësore) të domosdoshme në këtë tip relievi. Ish-sipërfaqet me ullishte, si: Shpati lindor i kodrave Bago-Karpenit, Zhabjak-Beden- Hajdaraj-Kryevidh-Sharrdushk, etj., janë ruajtur. Të tjerë janë shtuar, ndonëse nga fermerë të veçantë dhe me sipërfaqe mesatare 1-1.5 dynym si në këto fshatra që sipërpërmendëm, por edhe në pjesën jugore të zonës në studim. Në këtë të fundit veçojmë shpatin jugor, pjesërisht lindor e perëndimor midis fshatrave Zhabjak-Ballaj-Vilë Bashtovë. Madje këtu edhe një pjesë që ishte me vreshtë 25 vite më parë, pas degradimit të tij nga vetë banorët, janë mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj (kryesisht 10 vitet e fundit). Sipërfaqet me ish-vreshtat që kemi përmendur te analiza e përdorimit të tokës, janë ruajtur pjesërisht, sidomos pranë Karpenit, në jug të kodrës së antenave. Gjithashtu, në këto të fundit sipërfaqe të dëmtuara nga tranzicioni i gjatë, aty-këtu, janë ripërtërirë me filiza të reja vreshti. S‟ka dyshim që

kjo është ndër kulturat që meriton më shumë përparësi për gjithë relievin kodrinor.

Foto 208: Sipërfaqe të reja me ullishte, Zhabjak (K. Ferhati) 2012

Page 193: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

193

Aty-këtu kemi parë dhe sipërfaqe të vogla me vreshta pranë fushës. Edhe këtu kjo kulturë gjen kushte shumë të mira klimatiko-tokësore, por sipas banorëve, lagështia e madhe e ajrit, moskullimi i mirë i tokës dëmtojnë bimën, shtojnë sëmundjet gjatë lidhjes së frutit e më pas. Gjithashtu kemi përmendur edhe sipërfaqet me drufrutorë që u krijuan gjatë ish-kooperativave bujqësore: Kajsi, mollë, pjeshkë, etj. Edhe për këtë kulturë, shënojmë se kushtet klimatiko-tokësore janë shumë të mira, ashtu si edhe për vreshtarinë (hardhinë). Gjatë ish-kooperativave u mbollën sipërfaqe të vogla me shegë (Bago, etj., aty këtu dhe në brezare) të cilat ende ruhen e janë zhvilluar mjaft mirë. Edhe shega gjen kushte shumë të mira në relievin kodrinoro-malor. Vitet e fundi fermerët, kryesisht pranë banesave kanë

mbjellë numër të konsiderueshëm me agrume, kryesisht limon dhe mandarinë. Drurët kanë zhvillim të mirë. Ndoshta, edhe ka shumë mundësi, që edhe agrumet të kenë kushtet e përshtatshme në zonën tonë të studimit. Kjo strukturë e prodhimit bujqësor po orientohet gjithmonë drejt nevojave të tregut dhe atyre kulturave bujqësore që sigurojnë fitime më të mëdha.

Foto 209: Sipërfaqe me shegë të mbjellë gjatë ish-kooperativave (S. Sala) 2010

Ripërsërisim se 10 vitet e fundit po vihet re prirja e mbjelljes së tokave të reja me filiza ulliri. Në sipërfaqe me ish-shkurre, por edhe në toka djerrë e të braktisur në 25 vitet e fundit. Kjo zonë s‟ka patur traditë në kultivimin e ullirit, pasi s‟ka drurë me trashësi

(diametër trungu) mbi 100 cm (ndoshta janë të rrallë e s‟kemi rastisur!), por duket mirë se

sipërfaqja me ullinj ka ardhur duke u rritur. Ulliri përdoret për konsum dhe për shitje e sidomos për prodhimin e vajit të ullirit. Në drithërat e bukës vendin kryesor e zënë gruri dhe misri. Vihet re tendenca e zëvendësimit të sipërfaqes së tyre me perime, drufrutorë, ullishte, vreshta e foragjere për blegtorinë. Po rritet shumë sipërfaqja e tokës e kultivuar me perime, pasi kjo zonë ofron kushte mjaft të përshtatshme për rritjen e tyre, madje edhe prodhim intensiv me anë të përdorimit të serave. Për kultivimin e drufrutorëve tendenca e viteve të fundit po sjell rritjen e sipërfaqes së mbjellë me agrume, mollë, pjeshkë, etj. Sipërfaqja e zënë nga bimësia e shkurreve dhe pyjet ka shtrirje të kufizuar në këtë territor. Bimësia e shkurreve është dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet nga prerjet pa kriter dhe mbikullotja. I vetmi areal ku është ruajtur më mirë bimësia është pylli i Bedenit, i përbërë nga qiparisë të mbjellë në vitet ‟20 të shekullit të kaluar, megjithëse në disa vende vihen re edhe dëmtime të tij nga prerjet apo djegiet e pakontrolluara. Shtrirje dhe zhvillim të pakët kanë edhe bimët mjekësore, si: Dafina, rigoni, rozmarina mersina, etj., për shkak të dëmtimit të tyre nga prerjet pa kriter.

Page 194: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

194

Ndryshimi i madh që ka pësuar struktura e tokës së punueshme ka përfshirë edhe sipërfaqet me ndërtime, pasi tendenca e popullsisë ka qenë ajo e ndërtimit të banesave në tokat fushore, duke braktisur banesat e tyre të vjetra në zonën kodrinore. Ato janë shtuar ndjeshëm në 15 vitet e fundit dhe kanë ndryshuar në drejtim pozitiv: kanë braktisur tipin “Elbasançe” të përhapur shumë gjatë ish-regjimit komunist dhe tashmë kanë arkitekturë tip vile 2-3 kate. Banesa është bërë më e përdorshme, funksionale, më e rehatshme, madje dhe me ujë brenda saj. Element i ri janë edhe shtimi i drurëve dekorativë, krahas ullirit, hardhisë dhe drufrutorëve në oborret e shtëpive.

Foto 210-211: Sipërfaqe e tokës së punueshme e “pushtuar” nga ndërtimet (S. Sala) 2010

Në këtë periudhë prioritet mori dhe zhvillimi i turizmit, kryesisht në plazhin e Golemit, Spillesë, Karpenit, Gjeneralit e më pak në atë të Rreth-Grethit. Përdorimi i territorit në to ka pësuar ndryshime drastike në favor të ngritjes së infrastrukturës turistike. Kështu në to janë ngritur hotele moderne, lokale, restorante e kënde lojërash. Prespektiva e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit detar ka tërhequr mjaft banorët e zonave përreth të ndërtojnë shtëpitë e të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Nga sa kemi vërejtur në terren gjatë viteve të realizimit të këtij punimi mund të shprehem pa hezitim. Të paktën deri në fundin e vitit 2012 binin dukshëm në sy tokat djerrë dhe të tjera të braktisura. Arsyet janë shpjeguar në kapitulin përkatës. E kundëta ka ndodhur më pas, veçanërisht gjatë vitit 2015 ku tokat e lëna djerrë janë vënë dukshëm në përdorim. Janë po ato kultura prioritare që përmendëm më sipër. Mesa duket këtu ndikoi shumë rikthimi i emigrantëve. Kjo ishte e detyruar pas krizës ekonomike në Greqi dhe Itali, veçanërisht të së parës. Ndihet edhe në futjen e paktë të mekanikës bujqësore, sidomos në Spille, Rreth-Greth, Bashtovë, Vilë-Ballaj, etj.

Foto 212: Tokat e lëna djerrë, Ballaj (K. Ferhati) 2012

Page 195: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

195

Sipërfaqet e tokave joproduktive po përhapen shumë në këtë territor pasi gjatë këtyre viteve tokat arë të hapura në shpatet e pjerrëta të kodrave po braktisen gjithnjë e më shumë, kështu toka në mënyrë natyrore, pa ndërhyrjet për mbrojtjen e saj, nuk i ka mundësitë e rigjenerimit të bimësisë natyrore për të kufizuar erozionin e proceset e tjera të shpatit. Përveç shpateve të pjerrëta të kodrave, në tokat joproduktive bëjnë pjesë edhe sipërfaqet e plazheve, zonat e lagështa pranë bregut të detit, etj.

Ndryshimit pas viteve ‟90 shprehen edhe në rritjen e ekonomisë blegtorale. Siç përmendëm dhe më lart vërehet një rritje e sipërfaqes së tokës të kultivuar me foragjere në kurriz të sipërfaqes së drithërave. Blegtoria këtu bazohet më tepër në mbarështimin e gjedhëve, derrave, shpendëve, dhenve e më pak të dhive, pasi këto të fundit dëmtojnë filizat e njoma të bimësisë.

Megjithëse ekonomia bujqësore përbën aktivitetin kryesor ekonomik në këtë zonë nisur nga kushtet natyrore që ofron dhe traditës bujqësore që ka popullsia e saj, duhet theksuar se zhvillimi i ekonomisë bujqësore gjatë periudhës së tranzicionit ka probleme të cilat e vështirësojnë zhvillimin normal të saj. Ndër problemet më të mprehta përmendim: Dëmtimin në masë të plantacioneve të ullinjve, vreshtave dhe drurëve frutorë, të

sistemit ujitës dhe kullues dhe të infrastrukturës e pajisjeve bujqësore. Largimet e popullsisë nga zonat kodrinore u shoqëruan edhe me braktisjen e jo pak të

tokave të punueshme, të cilat po i nënshtrohen erozionit intensiv sipërfaqësor. Duhet theksuar se tipi i tokave të hinjta kafe është ndër më të prirurit ndaj proceseve të erozionit, ndaj është e domosdoshme rritja e kujdesit për ruajtjen dhe rritjen e pjellorisë së saj. Mirëpo dy dekadat e fundit kujdesi ndaj saj ra shumë dhe si pasojë tokat arë humbën shumë lëndë ushqyese dhe u rrit shumë sipërfaqja e terreneve të degraduara (foto 212). Këto të fundit, të kategorizuara si terrene joproduktive, janë braktisur e madje banorët e zonës në disa raste nuk i kanë marrë në pronësi edhe pse ligji ua ka dhënë këtë të drejtë.

Sipas revistës African Wildlife “Në natyrë çdo gjë është e lidhur me të tjerët dhe sot mbajmë përgjegjësi për gabimet trashanike të së kaluarës”. Gjiri i Carinës është më tipiku për sipërfaqen më të madhe të tokave të degraduara në shkallë të lartë. Kemi shpjeguar dhe më sipër se kjo është kushtëzuar si nga faktorët natyrorë edhe nga ata njerëzorë. Foto 213: Toka të punueshme të

braktisura në lindje të Sharrdushk-Kryevidhit (S. Sala) 2010

Page 196: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

196

Vitet e fundit ka intensitet të madh në zënien e tokës bujqësore më pjellore me ndërtime. Kjo ka sjellë edhe kufizimin e prodhimit bujqësor e blegtoral. Nga ajo çfarë kemi vëzhguar në terren, theksojmë se këtyre ndërtimeve u mungon një plan paraprak i zhvillimit, janë bërë të pastudiuara, prandaj të shpeshta janë rastet ku ato rrezikohen nga rrëshqitjet, një rrezik natyror mjaft i pranishëm këtu.

Mungesa e mekanikës bujqësore pengon rritjen e prodhimeve bujqësore dhe rrit shumë koston e tij. E gjitha kjo është rezultat i sipërfaqes së kufizuar të tokës bujqësore për frymë të popullsisë, duke mos përbërë një motiv për investime në mekanikë apo teknologji të re për prodhimet bujqësore.

Nga sa u përmend më lart, mjedisi natyror i zonës ofron burime natyrore me shumë leverdi ekonomike, si: Bimësia, tokat, klima mesdhetare, bimët mjekësore, etj. Krahas tyre, burim natyror shumë i rëndësishëm është edhe përbërja shkëmbore prej argjilave, ranoreve e konglomerateve. Këto shkëmbinj janë vënë e duhet të vihen në dobi të zhvillimit të industrisë së ndërtimit. Rëndësia e tyre është e madhe sepse janë shresëtrashë e shtrihen në të gjithë territorin. Ngritja e fabrikave të vogla për shfrytëzimin e këtyre shkëmbinjve do të siguronte rërën, zhavorret, etj., që përdoren në ndërtimet e shumta, rrugëve rurale, etj. (foto 213). Foto 214: Karrierë pranë kodrës së Zabelit (K. Ferhati) 2013

Siç shihet në foton e mësipërme, pranë kodrës së Zabelit shkëmbinjtë konglomeratë janë përdorur si material mbushësh-shtrese për rrugët rurale. Vënia në shfrytëzim i pasurive natyrore që përmendëm dhe përdorimi racional i tyre do të krijonte kushte për rritjen e nivelit ekonomik të banorëve në këtë territor. Por ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është zgjedhja e vendeve ku do të hapen këto karriera. Hapja e tyre duhet paraprirë nga studimet përkatëse me qëllim që të mos dëmtohen vlerat e peizazhit e të ruhet ekosistemi natyror.

Page 197: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

197

Foto 215: Karrierë në Çorum Foto216: Karrierë në perëndim të Kryevidhit (K. Ferhati) 2012 (S. Sala) 2000 Siç shihet nga foto e mësipërme, në Çorum karriera është përdorur nga ushtria dhe më pas edhe për shesh ndërtimin e ish-repartit dhe tuneleve për qëllime ushtarake. Në kodrat e Kryevidhit ka pasur dukshëm punime të tilla, përfshi dhe kalanë e Turrës. Në këto punime përfshihen edhe numri i lartë i bunkerëve, të mëdhenj e të vegjël, por tashmë kanë mbetur pak prej tyre, sidomos pranë banesave dhe larg vendbanimeve. Në Bago një familje e ka ruajtur dhe e përdor për kotecin e pulave, një tjetër për magazinimin e bazës ushqimore të blektorisë, në Karpen mbi një pjesë të bunkerit është themeli i një shtëpie banimi, etj.

Foto 217-218: Bunkerët, pjesë të punimeve ushtarake (S. Sala) 2010

Page 198: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

198

3.7. E ardhmja e përdorimit të tokës dhe proceset gjeomorfologjike

Ndryshimet ekonomike dhe politike pas vitit 1990 janë shoqëruar me transformime të dukshme në hapësirën gjeografike të territorit tonë të studimit. Këto ndryshime e gjetën vendit tonë të papërgatitur për të menaxhuar si duhet ndryshimet e pritshme dhe të vrullshme në hapësirën gjeografike në Shqipëri. Ishte koha kur mungonte hartimi i ligjeve bazë për planifikim-rregullimin e duhur të hapësirës territoriale dhe mosvënia, braktisja e çoroditja që shoqëroi edhe zbatimin të ligjeve, të cilat drejtpërdrejt apo tërthorazi kishin të bënin edhe me përdorimin e tokave të punueshme bujqësore. Kështu, ndryshimet e ndodhura në hapësirën territoriale, pra përdorimi sa më shumë i saj për ndërtimin e objekteve të ndryshme për banim apo veprimtaritë ekonomike, zhvillimin e turizmit në zonën bregdetare etj., fillimisht e kanë përmirësuar nivelin e jetësës së popullsisë urbane për pushime, të banorëve të zonës sonë në studim, nëpërmjet rritjes së të ardhurave, mirëpo këto veprime të pastudiuara mbi territorin, s‟kishin plane-strategji zhvillimi afatmesëm dhe afatgjatë, apo dhe kur u hartuan ishte jo pak vonë, madje as nuk u zbatuan nga vendimmarrësit.

Ato kanë sjellë dukshëm, shpresojmë do të sjellin më pak në të ardhmen e afërt: Zvogëlim të sipërfaqes së tokës që përdoret për qëllime bujqësore; kufizim të dëmtimeve të sipërfaqeve me bimësi shkurresh e me kullota; degradim të tokës në tërësi e asaj të punueshme në veçanti, nëpërmjet zhvillimit dhe intensifikimit të proceseve gjeomorfologjike të shpatit, etj., duke ndikuar drejtpërdrejt në kufizimin e mundësive për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore e blegtorale, etj. Problemi më kryesor për këtë zonë mbetet lufta kundër proceseve gjeomorfologjike të shpatit, veçanërisht erozionit dhe rrëshqitjeve (trekëndëshi Peqinaj-Bago-Bishti i Karpenit), por dhe abrazioni (kalaja e Turrës-Bishti i Karpenit), qeverisja e kujdesshme e tokës dhe e bimësisë.

Jo më pak i rëndësishëm është ndërtimi dhe zgjerimi i rrugëve rurale në relievin kodrinor, ku problemet janë më të prirura në pjesët veriore dhe lindore të zonës tonë të studimit. Njëherazi rreziku nga këto procese gjeomorfologjike të shpatit qëndron edhe për vendzgjedhjet e ndërtimeve në relievin kodrinor, qofshin ato të banimit apo të shërbimeve të ndryshme.

Kufizimi dhe shmangja e tyre, patjetër që kërkon studim-planifikim-rregullimin e hapësirës gjeografike të këtij territori. Kjo merr rëndësi edhe më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm: social-ekonomik e mjedisor të tij, i cili duhet të jetë në qendër të strategjive e planeve zhvillimore afatgjata. Çështja e planifikimit të hapësirës është rregulluar me ligjin nr. 107/2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i cili ka

si qëllim të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore. Gjithashtu, ky ligj ka për qëllim të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore, duke bashkërenduar punën për mbrojtjen e burimeve natyrore, si: Toka, në veçanti toka bujqësore, ajri, uji, pyjet, flora, fauna, peizazhet, etj.

Me anë të këtij ligji krijohen hapësirat e nevojshme për zhvillimin e të gjitha degëve të mundshme të ekonomisë në këtë zonë, si: Bujqësia, blegtoria, bletaria, peshkimi, agrobiznesi, ndërtimtaria dhe industria turistike. Një ndihmesë të madhe në këtë drejtim jep edhe hartimi i planit të zhvillimit vendor, i cili ka për qëllim zhvillimin dhe rizhvillimin e një hapësire, rigjenerimin apo ripërtëritjen e saj. Ky plan u siguron

Page 199: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

199

njësive vendore strategji të zhvillimit të mëtejshëm në çështjet e planifikimit hapësinor, për një afat të caktuar dhe në mënyrë strategjike vlerëson burimet dhe shpërndarjen më të mirë të këtyre burimeve në funksion të zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë komunitetin.

Hartimi i politikave për mbrojtjen dhe kontrollin e tokave bujqësore ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet e vendeve të zhvilluara e në zhvillim. Në vendin tonë ekziston një kuadër i tillë ligjor, me miratimin e ligjit nr. 9244, datë 17.06.2004, “Për mbrojtjen e

tokës bujqësore”, ku qëllimi kryesor i tij mbetet përcaktimi i parimeve, rregullave dhe institucioneve për ruajtjen dhe përmirësimin në mënyrë të qëndrueshme të funksioneve që përmbush toka bujqësore dhe, në veçanti, pjellorinë e saj. Megjithëse ekziston një ligj i tillë, shqetësuese për territorin e studimit mbetet aplikimi i mekanizmave për zbatimin e këtij ligji, të cilat do ta kufizojnë zgjerimin e zonave të ndërtimit në tokat pjellore si dhe në territore që janë të prekura apo i kanë të gjitha kushtet për zhvillimin e proceseve të shpatit, do të sigurojnë qëndrueshmërinë e pjellorisë natyrore të tokës bujqësore nëpërmjet:

Ruajtjes së nivelit natyror të lëndës organike, sipas tipit të tokës bujqësore, me anë të qarkullimit të kulturave bujqësore.

Punimit të tokës bujqësore, në përshtatje me relievin e saj dhe kushtet klimatike. Moslejimit të dëmtimit të shtresave të punueshme nëpërmjet gërmimeve për

nxjerrje dheu dhe materiale te tjera. Mbrojtjes së tokës bujqësore nga erozioni e rrëshqitjet dhe zbatimit të masave

antierozive që rekomandohen. Përdorimit dhe mirëmbajtjes, të sistemit të kullimit, sistemit të ujitjes, të veprave

të artit, pritave antierozive dhe të mbrojtjes së tokës bujqësore nga përmbytjet, erozioni, etj., sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 8518, datë 30.7.1999 "Për ujitjen dhe kullimin".

Me patjetër duhet që këto ligje të rishikohen, të bëhet lidhja dhe plotësimi i tyre me ligje të tjera të pronës, mjedisit, biodiversitetit, etj. Për të kontrolluar zhvillimet hapësinore në territorin e studimit nëpërmjet ligjeve të lartpërmendura, në veçanti nëpërmjet planit të zhvillimit vendor, është e nevojshme të ndërmeren këto masa:

Të përcaktohen zonat për ndërtimin e objekteve të banimit dhe atyre ekonomike, si dhe kufiri i zonës për banim në të gjitha vendbanimet. Veprimtaritë ekonomike duhet të sjellin sa më pak shqetësim për peizazhin përreth tyre. Për këtë është e domosdoshme studimi paraprak, ai gjeomorfologjik do të ishte ndër më të rëndësishmit: harta gjeomorfologjike që shoqëron punimin tonë, pasi kështu mund të shmangen pasojat negative (mjedisore-sociale dhe ekonomike) të kësaj veprimtarie.

Zbatimi i procedurave të kontrollit të dëmtimit të tokës bujqësore siç janë rastet e mëposhtme:

o Mosmirëmbajtja ose dëmtimi i veprave antierozive duke shkaktuar erozion masiv të horizontit aktiv të tokës (toka bujqësore: Horizonti A).

o Mosmirëmbajtja e rrjetit kullues, i cili shkakton moçalizim (toka në fushat Spille-Shkumbin-Rreth Greth-Bashtovë, etj).

o Mosmirëmbajtja ose dëmtimi i veprave ujore.

Page 200: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

200

o Lejimi i depozitimit të lëndëve të ngurta të dëmshme mbi sipërfaqen e tokës, të cilat e dëmtojnë funksionin e tokës bujqësore, etj.

Nxitja i fermerëve në shtimin e sipërfaqes së mbjellë me frutikulturë dhe perime. Investime publike në infrastrukturën bujqësore. Trajnimi i fermerëve rreth teknologjive bashkëkohore të përdorimit të tokës. Zbatimi i projekteve të ndryshme të financuara nga shteti apo donatorë të tjerë, të

cilat mund të zgjatin disa vite dhe mund të zbatohen në: Vreshtari, ullishte, pemë frutore, ripyllëzime, bimë barishtore, bimë mjekësore, etj., pasi janë bimë me kërkesa të pakta për ujë por edhe për cilësinë e tokës; masa antierozive, kullotje e kontrolluar, etj.

Nëse këto masa nuk ndërmerren shpejt atëherë veprimtaria ekonomike e njeriut mbi tokën do të bëhet një rrezik i madh për të ardhmen e mjedisit natyror dhe të brezave që do të vijnë pas nesh. Një qeverisje e tillë ndihmon në ripërtëritjen e vlerave të natyrës, kufizon degradimin e tokës dhe rrit mirëqenien e banorëve nëpërmjet rritjes ekonomike. Tokat, klima dhe topografia e relievit ofrojnë mundësi të mëdha që popullsia e këtyre fshatrave të mos largohet nga vendbanimi por të zhvillojë aty aktivitetet ekonomike, duke i dhënë më shumë prioritet bujqësisë, veçanërisht kulturave të vreshtarisë, ullinjve dhe pemëve frutore, pasi këto do tu përgjigjen më mirë kërkesave të tregut. Një bujqësi më e zhvilluar do të sillte një rritje të të ardhurave të fermerëve si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Kjo do të kërkonte ngritje të infrastrukturës magazinuese dhe përpunuese, qoftë edhe modeste, për këto prodhime bujqësore e madje dhe blegtorale. Në këtë mënyrë krijohen kushte për zhvillimin e agrobiznezit, banorët do të gëzojnë një rritje të mirëqenies nga rritja e të ardhurave si dhe nga hapja e vendeve të reja të punës. Bujqësia dhe industria turitike do të ishin më prioritaret dhe fitimprurëset afatgjata. Shumë leverdi ekonomike kanë edhe bimët mjekësore (rigoni, etj.), por mund të kultivohen në tokat e varfëra rozmarina, borziloku, pse jo dhe sherebela, etj. Një veprim i tillë do ti shërbente dhe mbrojtjes së mjedisit në tërësi dhe mbrojtjes së tokës nga erozioni në veçanti.

Shumë vlerësim dhe përkujdesje kërkon edhe bimësia natyrore e shkurreve, për rigjenerimin e ish-sipërfaqeve të tyre, tashmë shumë të dëmtuara dhe të zhdukura nga

prerjet dhe shpyllëzimet. Në dobi të rigjenerimit dhe të ruajtjes së tyre do të shërbente kalimi në pronësi komunale apo dhënia e tyre në përdorim.

Territori në studim ofron potenciale të mëdha të zhvillimit të turizmit detar në zonën bregdetare, prandaj është e domosdoshme që në të ardhmen politikat e zhvillimit të drejtohen më shumë drejt zhvillimit të turizmit detar.

Foto 219: Potencialet e zonës në zhvillimin e turizmit detar

Page 201: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

201

Krijimi i hapësirave për ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës turistike në zonën bregdetare, sipas konceptit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, e duke iu përmbajtur Planit të Integruar Ndërsektorial për Bregdetin (ka kuadër ligjor përkatës), do të përbënte një burim të madh të ardhurash për këtë territor. Gjithashtu ky territor ofron peizazhe natyrore të bukura e mjaft tërheqëse, me cilësi të mira për shëndetin e njeriut, prandaj në të janë të gjitha mundësitë për ngritjen e qendrave apo fshatrave turistike me infrastrukturë të përshtatshme e argëtuese ku mund të përmendim: Fusha golfi, tenisi, etj.

Vënia në shfrytëzim i të gjitha pasurive natyrore që përmendëm dhe përdorimi racional i tyre do të krijonte kushte për rritjen e nivelit ekonomik të banorëve në këtë zonë. E ardhmja e përdorimit të tokës kërkon ruajtje të të gjitha pasurive natyrore, prandaj banorët dhe vendimmarrësit duhet të ndërgjegjësohen se çdo ndërhyrje e tyre mbi mjedisin natyror duhet bërë me kujdes, pa e dëmtuar atë. Ato duhet të gjejnë zgjidhje, të bashkëpunojnë me organet e tjera, jo vetëm për të ripërtërirë vlerat mjedisore të dëmtuara por edhe për të mbrojtur ato ekzistuese.

Foto 220: Peizazh natyror tërheqës në plazhin e Gjeneralit (S. Sala) 2002 Gjatë vjeshtës së vitit 2016 është folur për ndërtimin e një porti të madh ekonomik të

quajtur Porti i Karpenit. Në përroin e Lesniqes ka filluar punimi i sistemimit të shtratit nga autostrada deri në grykëderdhje: Shtrim beton, mure guri, gjelbërim, etj. Nëse kjo do të realizohet, punimet, mjediset e nevojshme do të shtrihen edhe drejt bishtit të Karpenit, apo ta përfshijnë atë brenda tyre. Për aq sa mundemi, shënojmë se studimi paraprak i këtij porti të madh, thonë për anije të tonazhit të rëndë, patjetër që duhet të përfshijë cekinën e gjerë detare deri në Kepin e Lagjit, abrazionin e madh sidomos në veri të Bishtit të Karpenit dhe Kepit të Lagjit, etj. Në këta dy të fundit rrëshqitjet dhe erozioni shoqërojnë dukshëm abrazionin.

3-4 vite më parë është folur për ndërtimin e një porti të jahteve në jug të Kepit të Lagjit. Nëse ideja do vihet në zbatim, për sa na lejohet, mund të shënojmë se kushtet detare dhe të relievit janë nga më të mirat: thellësia e ujit dhe bregdeti shkëmbor. Megjithatë, kujdes duhet bërë nga mundësia e krijimit të rrëshqitje-shëmbjeve të bregut të lartë. Nëse mjediset akomoduese-argëtuese shtrihen thellë në lindje sipas luginës qëndrore, patjetër që duhet bërë kujdes për shmangie-kufizimin e rrëshqitjeve (prania e shkëmbinjve argjilo-alevrolitorë janë ndër faktorët më kryesorë).

Page 202: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

202

PËRFUNDIME E SUGJERIME

1. Territori bregdetar i marrë në studim ka pozitë shumë të favorshme gjeografike: Pranë qendrave të mëdha urbane, rrugës kombëtare Durrës-Rrogozhinë, portit të Durrësit, detit Adriatik (thuhet se do të ngrihet porti i Karpenit), etj. Për dobinë e banorëve duhet shtuar dukshëm zhvillimi i bujqësisë, infrastrukturës rrugore, turistike, agropërpunuese, etj.

2. Ndërtimi strukturor dhe litologjik është i thjesht: Kodrat janë antiklinale dhe fushat pjesë të sinklinaleve edhe jashtë zonës në studim; ndërtohen nga shkëmbinjtë pliocenikë dhe kuatearnarit. Ofrojnë mundësi të mira përdorimi. Rekomandojmë përdorimin e konglomeratëve për të prodhuar lëndë mbushëse në rrugët, pse jo prerje pllakash dekorative, ndërsa argjilat në prodhimin e tullave e tjegullave, poçerisë, etj.

3. Format e përshtatshme të relievit: Kodrat (me forma të rrumbullakosura e me shpate me pjerrësi të vogël), luginat e fushat, janë faktorë të rëndësishëm për vendosjen e zgjerimin e qendrave të banuara dhe shtrirjen e madhe të veprimtarisë bujqësore. Për të shmangur e kufizuar proceset e shpatit në shpatet kodrinore, veçanërisht erozionin e rrëshqitjet, duhen marrë masa antierozive në sektorët që kanë pasur zgjerim të tokës së punueshme, ripyllëzimi i sektorëve të zhveshur, vënia në shfrytëzim për përdorim bujqësor i tokave të punueshme të braktisura, etj. 4. Vlerat e vogla dhe shumë të vogla të copëtimit vertikal në këtë territor janë kushtëzuar nga ndërtimi strukturor, ndërtimi litologjik si dhe nga veprimtaria erozive e rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Këto vlera janë shumë të përshtatshme për përdorimin bujqësor të shpateve, pavarësisht kushteve të favorshme për zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të zonës rekomandojmë njohjen e këtyre treguesve morfometrikë për shfrytëzimin më të mirë të relievit në dobi të zhvillimit të ekonomisë bujqësore, zhvillim i cili të ketë në themel tij Zhvillimin e Qëndrueshëm territorial. 5. Megjithëse copëtimi horizontal i relievit ka shtrirje të kufizuar, në territoret me vlera mesatare deri pak të larta të këtij treguesi shumë të rëndësishëm morfometrik (mbi 3 km/km2), faktorët natyrorë dhe humanë kanë favorizuar-shtuar mundësitë për rritjen e intensitetit të erozionit, rrëshqitjeve dhe degradimit të madh të tokave. Në këta sektorë, për kufizimin këtyre fenomeneve negative dhe rigjenerim e vlerave të dëmtuara të peizazhit natyror, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme me projekte që kanë si bazë ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, të ndërmarra nga pushteti vendor apo organizata të tjera joqeveritare: Prita, ripyllëzime, mure, vija anterzive, etj.

6. Pjerrësia mesatare e shpateve luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike (quhet motori i tyre) dhe degradimin e peizazhit në territorin e marrë në studim. Pavarësisht vlerave jo të larta të këtij treguesi, kushtet natyrore (fiziko-gjeografike) dhe humane favorizojnë shumë proceset gjeomorfologjike të shpatit (modelueset aktuale). Rekomandojmë vlerësim-njohjen sa më të mirë të këtij treguesi nga banorët dhe autoritetet përkatëse që veprojnë mbi territorin. Duhet pasur kujdes në vendosjen e ndërtimeve të reja të çdo lloji dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në shpate me kufi të palejueshëm tolerance.

Page 203: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

203

7. Relievi erozivo-denudues ka shtrirjen dhe shprehjen më të gjerë në kodrat e Kryevidhit, në të cilat veprojnë të gjitha proceset gjeomorfologjike të shpatit, si: Rrëshqitjet, shembjet, rrëzimet, erozioni sipërfaqësor e në thellësi, abrazioni detar, etj. Shtrirjen e gjerë të këtij tipi relievi, para së gjithash, e ka favorizuar më shumë dalja e gjerë e me trashësi të madhe të shkëmbinjve argjilore në të gjithë pjesën qendrore të strukturës antiklinale të Kryevidhit, keqpërdormi i tokës e bimësisë. Njohja dhe vlerësimi i rrezikut e pasojave komplekse të këtij tipi relievi, nga të gjithë përdoruesit e këtij territori, do të kenë rëndësi të madhe për masat që duhen marrë, si për stabilizimin e rreziqeve gjeomorfologjike, me pasoja negative për mjedisin dhe veprimtarinë ekonomike të njeriut, ashtu edhe për një përdorim të mirë në të ardhmen të burimeve natyrore. 8. Në kushtet e një klime tipike mesdhetare (fushore), dy elementet kryesorë të saj, temperatura e reshjet, përbëjnë ndër faktorët kryesorë të proceseve të rrëshqitjeve, shembjeve, rrëzimeve dhe të gërryerjes në shpate. Gjithashtu, ato krijojnë vështirësi e pasoja negative komplekse në veprimtarinë prodhuese të ekonomisë bujqësore në këtë zonë (thatësira e tejzgjatur gjatë stinës së verës, shirat në formën e rrebeshit, të cilët krijojnë mundësinë e vërshimit të lumit Shkumbin e përrenjve të tjerë) Rekomandojmë një bashkëpunim të ngushtë të studiuesve gjeografë, pedologë, klimatologë, etj., me Ministrinë e Mjedisit për ndërtimin e stacioneve hidrometrike në rrjedhën e poshtme të lumit Shkumbin, me qëllim parandalimin e vërshimeve, si dhe ndërtimin e një stacioni për shpërndarjene reve, me qëllim parandalimin e breshërit, shumë i dëmshëm për kulturat bujqësore. 9. Rrjeti hidrografik, kombinuar dhe me faktorë të tjerë, luan rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e proceseve gjeomorfologjike të shpatit. Megjithëse klima krijon vështirësi, ndërtimi i ujëmbajtësve artificialë gjatë ish-periudhës së regjimit komunist ishin investim i mirë afatgjatë. Ata janë shfrytëzuar për ujitjen e tokave gjatë periudhës së thatë, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë, e cila mbetet burimi kryesor i të ardhurave për banorët e kësaj zone. Zhvillimi i bujqësisë, sidomos gjatë stinës së verës, do të kërkonte rifunksionimin e rrjetit të kanaleve ujitëse (aktualisht shumë i dëmtuar), si dhe marrjen e masave të nevojshme antierozive për kufizimin e mbathjes intensive të ujëmbajtësve, e cila do të pakësonte kapacitetin mbajtës të tyre. Për sigurimin e burimeve të mjaftueshme ujore, është e nevojshme të bëhen studime të detajuara hidrografike e gjeomorfologjike për gjetjen e horizonteve të reja të ujërave nëntokësore arteziane. 10. Tipet e tokave që takohen në këtë territor janë të pakta (dominojnë ato të hirta kafe) dhe të pasura me lëndë ushqyese të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore që kultivohen aty. Problemi me të cilin ato po përballen është degradimi i theksuar i tyre nga erozioni e rrëshqitjet, i rezultat i përdorimit të metodave të gabuara të punimit e kultivimit të tyre, braktisjes, mungesës së masave antierozive, etj. Ndërhyrjet pa kriter në fondin e tokave bujqësore e jobujqësore nga veprimtaria e pakontrolluar e bonorëve të zonës, kërkon domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit “Për

Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, ligjit “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, "Për ujitjen dhe kullimin", etj. 11. Megjithëse në këtë territor ekzistojnë kushte shumë të mira për shtrirjen e gjerë të brezit të shkurreve mesdhetare, kjo bimësi mungon në pjesën më të madhe të

Page 204: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

204

kodrave të Kryevidhit, pasi kjo bimësi u dëmtua shumë nga njeriu, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. XX. Në fondin e mbulesës bimorë rekomandojmë hartimin e projekteve e planeve menaxhuese çdo 5 vjet, të cilat të kenë si qëllim ndalimin e prerjeve ilegale dhe ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura e të degraduara. Studiuesit në bashkëpunim me vendimmarrësit e pushtetit lokal apo arganizata të tjera joqeveritare, të hartojnë projektet për zonimin e territoreve me bimësi natyrore sipas qëllimit të përdorimit: Zonë e mbrojtur (dafina), kullotë, agrokullotë, etj. 12. Plazhet dhe ujërat detare kanë ofertë të shkëlqyer për industrinë turistike balneare, peshkimit, sporteve ujore, etj. Gjithashtu territori ofron edhe potenciale të mira bioklimatike për zhvillimin e turizmit të “gjelbër”, turizmit rural, etj. Kërkohet realizimi i projekteve për menaxhimin dhe shfrytëzimin turistik të zonës bregdetare, në themel të të cilave të qëndrojë përdorimi i kujdesshëm i burimeve natyrore, në mënyrë që të shfrytëzohet çdo gjë që është e mundur, por deri në atë masë që të mos dëmtojë ato vlera që janë trashëguar, e të sigurojnë vazhdimësinë e këtyre vlerave edhe për brezat e ardhshëm. 13. Për ujërat detare shqetësimi qëndron te ndotja që shkaktohet nga derdhja e ujërave të zeza të fshatrave aty pranë. Shqetësuese mbetet edhe krijimi i vendeve të grumbullim-depozitimit të mbetjeve të ngurta e gërmimi me mjete të rënda mekanike në pjesë të ndryshme të plazheve. Kërkohet trajtimi i ujërave të zeza që derdhen në det, sistemimi dhe trajtimi i ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe, prandaj është e domosdoshme që të punohet për ngritjen e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në vendbanimet ku ai mungon plotësisht ose pjësërisht dhe për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza përgjatë plazheve dhe rrjedhës së poshtme të lumit Shkumbin. Për ruajtjen e shëndetit të banorëve është e nevojshme edhe ngritja e rrjetit të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta. 14. Rrëshqitjet e tokës në territorin e studimit kanë kushte shumë të përshtatshme natyrore për formimin dhe riaktivizimin e vazhdueshëm të tyre. Shumë prej tyre kanë shkatërruar e dëmtuar shtëpi, shumë të tjera janë të rrezikuara; kanë dëmtuar toka arë dhe kanë ndikuar shumë në ndryshimin e peizazhit, duke përbërë një rrezik natyror mjaft serioz për këtë zonë. Rekomandojmë mbrojtjen nga ky rrezik nëpërmjet masave të ndryshme: Prita antirrëshqitje, ripyllëzime, kanalizime për largimin e ujit të shiut pranë ndërtimeve, ndërhyrje për qëndrueshmërinë e rrëshqitjeve të aktivizuara, masa që ulin rrezikun e ndërtimeve që ndodhen sa më pranë këtij rreziku. 15. Erozioni sipërfaqësor është një rrezik natyror gjeomorfologjik mjaft i pranishëm. Intensiteti relativisht i lartë i zhvillimit të tij është rezultat i ndikimit të faktorëve natyrore shumë të përshtashëm dhe atyre njerëzorë (keqpërdorimi i bimësisë natyrore, braktisja e tokave arë, teknikat e gabuara të punimit të tokave, kujdesit të pakët për mbrojtjene tyre, etj.). Rekomandojmë kufizimin e erozionit në toka, me vija antierozive; kufizimin e erozionit në thellësi të çdo rrjedhjeje sipërfaqësore problematike, me prita e ripyllëzime me pishë e akacie të shpateve të degraduara; ruajtjen dhe vlerësimin e bimësisë natyrore aktuale, etj.

16. Abrazioni po shoqërohet me shkatërrimin e brigjeve të larta e të ulëta. Në ato të ulëta, pasojat janë të mëdha e të dukshme, duke shkatërruar tokën e punueshme,

Page 205: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

205

plazhin apo bimësinë natyrore. Ai është bërë faktor për krijimin dhe intensifikimin e proceseve të tjera të shpatit (rrëshqitje, shëmbje, rrëzime), e madje kombinimi me to ka sjellë shkatërrimin dhe krijimin e falezave detare, krijimin e platformës së abrazionit, cektinës detare, por edhe krijimin e plazheve të vegjël zallore. Duken marrë masa për kufizimin dhe qëndrueshmërinë e abrazionit, me anë të pritave të studiura mira nga ana shkencore, si dhe mirëpërdorimi sa më efikas i tokës dhe i ujërave sipërfaqësore në pjesën e sipërme të bregut të lartë. 17. Rreziqet natyrore janë shoqëruar me pasoja mjedisore, ekonomike e sociale, të cilat ende njihen dhe vlerësohen pak nga vendimmarrësit e ata që veprojnë e përdorin këtë territor. Çdo ndërhyrje e njeriut mbi mjedisin fizik duhet të paraprihet nga studime gjeomorfologjike të detajuara dhe harta përkatëse me qëllim minimizimin e pasojave negative mbi peizazhin, ekonominë dhe jetën sociale të njeriut. Në këtë drejtim, harta e rreziqeve gjeomorfologjike e realizuar në studimin tonë, shërben si bazë shumë e rëndësishme për qeverisjen korrekte të këtyre rreziqeve, për të gjithë përdoruesit e territorit. 18. Shoqëria njerëzore nëpërmjet veprimatrisë së pakujdesshme ekonomike ka nxitur vazhdimisht proceset gjeomorfologjike. Ajo akoma nuk e ka nivelin e duhur në qeverisjen korrekte të burimeve natyrore në territorin e vet. Kërkohet ndërgjegjësimi dhe vlerësimi nga komuniteti i efekteve që ata ushtrojnë mbi tokën bujqësore e jo bujqësore. Në përdorimin efikas të tokës rekomandohet ulja e shkallës së proceseve gjeomorfologjike të shpatit në një nivel të pranueshëm për kushtet e mjedisit, duke ndërmarrë të tilla masa, si: Ripyllëzime, sistemime me prita e gardhe në shtretërit e rrjedhjeve sipërfaqësore, ndërtimin e brezarëve për të zbutur pjerrësinë e shpateve, sistemimin e ujërave sipërfaqësore, qarkullimin e kulturave bujqësore, etj. 19. Privatizimi i tokave bujqësore pas rënies së regjimit komunist, ka pasur efekte negative, sidomos në drejtim të përdorimit ta tokave të punueshme, çka solli edhe degradimin e dukshëm të tyre nëpërmjet shtimit të intensitetit të proceseve të shpatit. Shënojmë se këtu, në një pjesë të mirë të territorit në përdorim bujqësor, nuk pati përdorim të kujdesshëm të saj, e madje ato po përballen edhe me presionin e zgjerimit të pakontrolluar të ndërtimeve (për banesa, shërbime, industrinë turistike), pavarësisht se këto ndryshime në përdorimin e tokës bien ndesh me ligjet në fuqi. Për përdorimin racional të tokës, në përputhje me nevojat e banorëve për të zhvilluar aty aktivitetet ekonomike (bujqësisë, turizmit e shërbimeve) është e domosdoshme të zbatohet ligji “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” dhe të vihen në jetë strategjitë e

zhvillimit hapësinor të hartuar në planet e zhvillimit komunal të kësaj zone.

Page 206: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

206

BURIMET E PËRDORURA

1. Boçi, S., “Dinamika e vijës bregdetare të Adriatikut nëpërmjet hartave”.

Dizertacion. Tiranë, 1987 2. Ferhati, K., “Natural environment, anthropogene activity and environmental

problems in the commune of Baldushk”. The 4th International Conference on European Studies: Social, Economic and Political Transition of the Balkans. Tiranë, 2013

3. Ferhati, K., “Research on the natural and human factors impact in geomorphologic processes-an essential task in the application of the science of geomorphology (case study-Durres bay)”. The proceedings of the annual Meeting

of the Turkish Association of Geographers. Istanbul, 2012 4. Ferhati, K., “Trashëgimia natyrore dhe kulturore në qarkun e Tiranës”.

Mikrotezë. Tiranë, 2011 5. Ferhati, K., Sala, S., “Rrëshqitjet, erozioni sipërfaqësor dhe detar ne bregdetin e

Kavajës: Kostot e tyre mjedisore, ekonomike dhe sociale”. Konferencë Ndërkombëtare. Sfida e zhvillimeve rajonale në Shqipëri dhe eksperienca gjermane. Tiranë, 2012

6. Hartat topografike 1: 25 000. Tiranë, 1985 7. INSTAT, Vjetari statistikor i rrethit të Kavajës, 2012 8. Instituti Hidrometeorologjik, “Hidrologjia e Shqipërisë”. Tiranë, 1985 9. Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë” Buletini i reshjeve 24 orëshe.

Tiranë, 1992 10. Instituti Hidrometeorologjik, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1980 11. Instituti Hidrometeorologjik, Atlasi klimatik i Shqipërisë. Tiranë 1990 12. Instituti Hidrometeorologjik. Klima e Shqipërisë. Manuali i erës. Tiranë 1980 13. Instituti Hidrometeorologjik. Klima e Shqipërisë. Manuali i reshjeve. Tiranë 1975 14. Instituti Hidrometeorologjik. Klima e Shqipërisë. Manuali i temperaturave dhe i

reshjeve. Tiranë, 1975 15. Kolektiv autorësh, “Klima e Shqipërisë”. Tiranë, 1972 16. Kolektiv autorësh: “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Vëllimi I. Tiranë, 1990 17. Kolektiv autorësh: “Hidrologjia e Shqipërisë”. Tiranë, 1984 18. Kolektiv autorësh: Harta gjeologjike e Shqipërisë. Teksti i hartës. Shkalla

1:200000. Tiranë, 1983 19. Kolektiv autorësh: Harta neotektonike e Shqipërisë. Tiranë, 1994 20. Krutaj, F., “Rreziqet ambientale në Shqipëri dhe roli i gjeomorfologjisë”.

Gjeografia dhe ekonomia. Shkodër, 1995 21. Ligji nr. 7501, datë 29.4.1991 “Për Tokën” 22. Ligji nr. 8518, datë 30.7.1999 "Për ujitjen dhe kullimin" 23. Ligji nr. 107/2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, 24. Ligjit nr. 9244, datë 17.06.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” 25. Melo, V., Aliaj, Sh., “Disa tipare të evolucionit morfotektonik të relievit të vendit

tonë”. Studime gjeografike nr. 2. Tiranë, 1987

Page 207: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

207

26. Mëneri, A., “Efektet e mjedisore të erozionit dhe masat për frenimin e tij-Rasti gjiri i Durrësit-grykëderdhja e Shkumbinit”. Doktoraturë. Faqja e Internetit Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2016

27. Ministria e Bujqësisë. Tiranë, 2015 28. Montard, F., “Impact du climat sur la production agricole: synthese et

perspectives de recherché. Agrometeorologie des regions moyenne montagne. Paris, 1987

29. Myrto, H., Monumentet 1. Hartë e monumenteve dhe e gjurmëve antike e mesjetare të rrethit të Durrësit, Kalaja e Bashtovës, fq. 26. Tiranë, 1982

30. Nikolli, P., “Përftimi dhe përpunimi i imazheve satelitore për analizat gjeografike.

Tiranë, 2009 31. Pali, N., “Mbi rrëshqitjet dhe masat kundër tyre” Ndërtuesi nr. 3. Tiranë, 1996 32. Papa, A., “Zhvillimi paleogjeografik i Shqipërisë gjatë Pliocenit e Kuaternarit”.

Studime Gjeografike nr. 4. Tiranë, 1990 33. Papa, A., “Gjeologjia dhe gjeomorfologjia e shelfit detar të Adriatikut”. Studime

Gjeografike nr.1. Tiranë, 1985 34. Papa, A., Zhvillimi gjeologjik i Ultësirës Pranadriatike. “Nafta&gazi”. Fier, 1987 35. Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin . Agjensia Kombëtare e Planifikimit

të Territorit. Tiranë, 2015 36. Plani i Zhvillimit Lokal-Komuna Kryevidh 37. Prifti, K., “Depozitimet e Kuaternarit dhe taracat lumore në Shqipëri”.

Dizertacion. Tiranë,1987 38. Qendra e Studimeve Biologjike, “Flora e Shqipërisë”. Pjesa e parë dhe e dytë.

Tiranë, 1992 39. Qiriazi, P., “Probleme të degradimit të terreneve gjatë periudhës së tranzicionit”.

Studime gjeografike nr.8. Tiranë, 1996 40. Qiriazi, P., Krutaj, F., “Harta gjeomorfologjike e territoreve përreth Tiranës”.

Studime gjeografike nr. 4. Tiranë, 1990 41. Qiriazi, P., S, Sala., ”Format erozivo-denuduese dhe disa vlerësime të intensitetit

të erozionit në pellgun e Shkumbinit. Studime gjeografike nr. 6. Tiranë, 1995 42. Qiriazi, P., Sala, S., “Monumentet e natyrës të Shqipërisë”. Tiranë, 2006 43. Qiriazi, P., “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Tiranë, 2002 44. Qiriazi, P., “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”. Tiranë, 2001 45. Qiriazi, P., “Veçoritë morfogjenetike të gropave juglindore”. Tiranë, 1987 46. Qiriazi, P., Prifti, K., Sala, S., “Proceset e format aktuale gjeomorfologjike të

brezit bregdetar në sektorin Kepi i Lagjit-Bishti i Pallës”. Studime Gjeografike nr.

10. Tiranë, 1997 47. Qiriazi, P., Sala, S., “Përhapja e rreziqeve gjeomorfologjike në Shqipëri dhe

qeverisja e tyre”. Studime gjeografike nr.15. Botimi i Qendrës së Studimeve Gjeografike. Tiranë, 2005

48. Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Ekosistemi Bregdetar i Spillesë”. Tiranë, 1999 49. Qiriazi, P., Sala, S., Cara, G., “Nyja ekologjike pylli i Bedenit-plazhi i

Gjeneralit”. Tiranë, 2002 50. S, Sala., P, Qiriazi., ”Gjeomorfologjia e aplikuar, mjedisi dhe turizmi bregdetar në

Shqipëri” .Studime Gjeografike nr.12. Tiranë, 2002

Page 208: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

208

51. Sala, S., “Gjeomorfologjia e aplikuar dhe shfrytëzimi i mjedisit”. Gjeografia dhe

ekonomia. Shkodër, 1995 52. Sala, S., “Peizazhet dhe impaktet e krijuara në ta nga veprimtaria ekonomike e

njeriut”. Studime Gjeografike nr .15. Tiranë, 2005 53. Sala, S., “Planifikimi dhe rregullimi i territorit”. Tiranë, 2008 54. Sala, S., “Roli i gjeomorfologjisë në rregullimin e territorit”. Tiranë, 2007 55. Sala, S., “Sulova. Gjeomorfologjia, mjedisi dhe njerëzit”. Tiranë, 2007 56. Sala, S., “Veçoritë gjeomorfologjike në kodrat e Kërrabës”. Tiranë, 2005 57. Sala, S., “Veçoritë morfologjike dhe morfogjenetike të pellgut Klos-Kalivaç”.

Tiranë, 2005 58. Sala, S., Qiriazi, P., “Banorët dhe mjedisi në pllajën e Dumresë”. Tiranë, 2007 59. Sala, S., Qiriazi, P., “Përhapja e rreziqeve gjeomorfologjike në Shqipëri dhe

qeverisja e tyre”. Studime Gjeografike nr. 15. Tiranë, 2005 60. Sala, S., Qiriazi, P., “Rreziqet natyrore gjeomorfologjike në sektorin bregdetar

ndërmjet grykëderdhjeve të Shkumbinit dhe Ishmit”. Gjeomorfologjia e aplikuar,

mjedisi e turizmi bregdetar në Shqipëri. Tiranë, 1998 61. Sala, S., Qiriazi, P., “Rrëshqitja në fshatin Bago: shkaqet dhe faktorët që e

kushtëzuan”. Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës, nr. 4. Shkodër, 2010 62. Të dhëna statistikore nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kavajë, 2014 63. Vangjeli, J., “Libri i Kuq-Bimë të rrezikuara”. Tiranë, 1995 64. Ziu, T., ”Gjeografia e rregullimit të territorit”. Botime Pegi. Tiranë, 2009

Page 209: Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen Shkumbin dhe ...veprimtaria ekonomike në shekuj e njeriut mbi këtë territor, jo gjithnjë ka pasur përdorim të mirë, të kujdesshëm

Veçoritë gjeomorfologjike të zonës Karpen–Shkumbin dhe menaxhimi i saj K. Ferhati

209

Përmbledhje

Studimi i proceseve gjeomorfologjike, duke i parë të lidhur e në varësi me faktorët humanë, merr një rëndësi të veçantë, pasi njeriu me veprimtarinë e tij ekonomike mbi mjedisin natyror është bërë faktor shumë i rëndësishëm gjeomorfologjik. Veprimet e pakujdesshme dhe jomiqësore të tij mbi këtë mjedis në shumë raste kanë nxitur proceset gjeomorfologjike, që janë njëherazi dhe rreziqe natyrore gjeomorfologjike, me pasoja jo të vogla mjedisore, ekonomike e sociale.

Kjo situatë është shumë e dukshme edhe në kodrat bregdetare të Kavajës, ku përfshihet territori ynë i studimit. Këtu, për shkak të mbizotërimit të shkëmbinjve argjilore e alevrolitore dhe keqpërdorimit të mjedisit natyror nga njeriu, veçanërisht pas viteve ‟90, kanë shtrirje të madhe rrëshqitjet, erozioni sipërfaqësor dhe abrazioni detar. Shpatet kodrinore janë degraduar shumë nga rrëshqitjet dhe erozioni. Falezat janë përfshirë nga rrëshqitje të mëdha dhe shumë aktive. Këto rreziqe janë bërë shumë shqetësuese në këto 25 vitet e fundit, pasi ato po shoqërohen me humbjen e vlerave të peizazhit natyror, aftësive riprodhuese të tokave, zhdukjen e disa ha të plazheve e madje edhe me dëmtimin të mbi 10 banesave. Situata mbetet më problematike në sektorin Domën-Peqinaj-Bago-Karpen.

Disertacioni përqëndrohet në analizën e faktorëve natyrorë dhe humanë që kushtëzojnë proceset gjeomorfologjike, të cilat përcaktojnë jo vetëm gjendjen e sotme, por edhe prirjen e tyre në të ardhmen. Jepen edhe masat e e nevojshme për të shmangur pasojat e rreziqeve gjeomorfologjike dhe për të përmirësuar situatën. Fjalët kyçe: Rrëshqitje, erozion, abrazion, degradim, masa mbojtëse

Abstract

The study of geomorphologic processes in relation to the human factors takes a significant

importance because man has become an important geomorphologic factor regarding his economical activity on the natural environment. In many cases his careless and unfriendly actions on this environment have stimulated geomorphologic processes being meantime natural dangers ëhich have significant environmental, social and economical consequences.

This situation is obvious even in the coastal hills of Kavaja ëhere the territory of our study is included. Here, due to the domination of clay and alevrolit rocks and the abuse of natural environment by man especially after the ‟90s, there is a great spread of landslides, surface erosion and sea abrasion. Hilly

slopes have degraded a lot from the landslides and erosion. Poëder holes are also involved in great and very active landslides. These risks have become more disturbing in the recent 25 years as they are being associated ëith the loss of natural landscape values, decrease of land reproductive capability, disappearance of some hectares of beaches and the damage of more than 10 dëellings. The situation remains more problematic in the section of Domën-Peqinaj-Bago-Karpen.

The dissertation focuses on the analysis of human and natural factors that influence geomorphologic processes ëhich determine not only the present condition but also their tendency in the future. There are also given the necessary measures to avoid the consequences of geomorphologic risks and to improve the situation. Key words: Sliding, erosion, abrasion, degradation, protective measures