historia e kalendarit të sotëm në shekuj-gazeta shqip

3
Viti VII - Nr. 6 (2093) E martë 10 janar 2012 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com Drejtor Kryeredaktor BESNIK MYFTARI ALEKSANDËR ÇIPA PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 • FAX 04 2 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected] Histori Udhëtimi i kalendarit të sotshëm në shekuj NE FAQET 14-15 NE FAQEN 19 NE FAQEN 20 “Facebook” Rrjeti social është edhe për gjyshërit Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300 066 20 35 300 E-mail: [email protected] Personazh Chris Martin: “Coldplay” dhe familja, më të rëndësishmit në jetë “Odiseja” Të djathtët zvarrisin gjyqet dhe mbajnë kreun të dyzuar Fier, PS rikuperon dy vota në Këshillin e Qarkut “Top Channel” Dritan Huqi: Seriali i ri, një lm për shqiptarët NE FAQEN 28 Financat: Kategoritë e shtetasve që detyrohen nga sanksionet Tatimet: Të deklarojnë pasurinë 450 mijë veta L igji i ndryshuar së fundmi nga qeveria, “Për tatimin mbi të ardhurat”, detyron in- dividët vendas dhe të huaj që pu- nojnë në Shqipëri, të deklarojnë të ardhurat e krijuara gjatë një viti kalendarik. Brenda muajit shtato- rit duhen plotësuar dy formularë për të ardhurat e krijuara në vitin 2011, ku përfshihen të gjitha llojet e burimeve, madje deri te sendet e dhuruara, të trashëguara, e deri te fitimet e krijuara në lojëra fati, dhe një tjetër për shpenzimet e zbritshme... Ligji i ri NE FAQEN 11 NE FAQEN 6 SERBINË DUHET TA NDALIM! NE FAQEN 8 Koment ENIS SULSTAROVA V izita e fundit e Presidentit Tadiç në Deçan të Kosovës pohoi një të vërtetë që shumëkush e dinte me kohë: Serbia... Presidenti ka refuzuar dekretimin vetëm të kandidaturave të propozuara nga qeveria për në Çeki dhe në Kuvajt Berisha, i Ngarkuar me Punë në Londër NE FAQEN 9 AMBASADORI JENSEN, DIPLOMATI QË FLET HAPUR PËR TË VËRTETAT E HIDHURA ANDREA STEFANI N jë intervistë e Karsten Ankjaer Jensen, amba- sadorit të Danimarkës në Tiranë, ka shkaktuar, si rrallë ndonjë prononcim i ndonjë diplomati europian, tronditje dhe debat në opinion, media dhe në politikën shqiptare. Cili është shkaku i këtij reagimi ndryshe? Mendojmë se distancimi i Jensen nga tradita diplomatike për të folur me një gjuhë të amullt për zhvillimet politike pa i dhënë gjithkujt atë që meriton për dësh- timet e Shqipërisë. Një gjuhë... NE FAQEN 9 HOROSKOPOLITIKA ENI VASILI V iti që lamë pas u mbyll nën vëzhgimin e plotë gazetaresk mes analizës, eksperimentit dhe interpretimit. Si të ishin kavie laboratori ditët e koncidencat u morën një nga një dhe nga konkluzionet e monitor- imit intensiv u dha diagnoza pro- fesionale edhe për vitin që pason. Njësoj nisi dhe viti i ri. Rreshta e rreshta parashikimesh, minuta televizive në dispozicion të para- shikuesve të fatit politik të vendit, që të armatosur më shumë se me llumin e filxhanit të kafesë, kishin në duar mekanizma të ndryshkur nga përdorimi i gjatë i njërës apo tjetrës palë. A do të rizgjidhet president Bamir Topi? A duhet të zgjidhet Nano president? A do të bëhet Meta sërish ministër? A do ta lërë Basha bashkinë nëse Berisha bëhet vetë president? Po Jozefina Topalli, do apo jo, të bëhet presidente?... I ftohti kërcënon arsimin Temperaturat e ulëta dhe bora rrezikojnë vitin shkollor NE FAQEN 24 T emperaturat e ulëta të janarit dhe shkurtit mund të çojnë në pezullimin e mësimit në shkollat publike të vendit. Pushteti vendor, drejtuesit e shkollave të sistemit parauniversitar dhe Ministria e Arsimit janë mobilizuar për realizimin e një misioni të përbashkët, atë të marrjes së masave... NE FAQEN 8 Paloka: Zgjedhja sipas Kushtetutës, mbështetje për garimin e Topallit Wollfarth: Duhet president konsensual PS, marshim në bulevard më 21 janar. Rama mbledh sekretarët për veprimtarinë Përvjetori E mërimi i titullarëve në disa ambasada shqiptare ku ka nevojë për rinovim, ka dalë nga letargjia e krijuar si pasojë edhe e mar- rëdhënieve ndërinstitucionale. Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mal Berisha pritet të caktohet i Ngarkuar me Punë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe për të “mbuluar misionin diplomatik” deri në emërimin e ambasadorit... NE FAQEN 3 2 1 janari do të kujtohet me homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” por edhe me ngushëllime pranë familjeve të viktimave të një viti më parë. Për të organizuar aktivitetin në fjalë, kreu socialist, Edi Rama, ka zhvilluar dje një takim me sekretarët e PS-së, me të cilët është diskutuar me hapat e nevojshme... NE FAQEN 4 Policia Me firmën e kreut të policisë kryhen tre rokada brenda pak ditësh Ndryshimet, lëvizin 10 shefa krimesh në kryeqytet NE FAQEN 5 L ëvizjet e kupolës së poli- cisë shqiptare kanë sjellë ndryshime në drejtorinë më të rëndësishme të vendit, ku dhjetë shefa të hetimit të krimeve të ndryshme janë transferuar nga një funksion në tjetrin. Bëhet fjalë për ndry- shimet e fundit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku sipas të dhënave, do të pasohen me lëvizje paralele edhe në qarqet e tjera... NE FAQEN 2 ENGJËJ DHE DJAJ ALTIN KREKA S a më shumë maturohet njeriu kupton se askush nuk është perfekt në jetën e vdekshme. Perfektë në përsosmërinë e tyre janë vetëm engjëjt me mirësi- në dhe djajtë me ligësinë, por askush nga njerëzit që njohim nuk është as i mirë dhe as i keq tërësisht. Duke lexuar diku një përcaktim të ngjashëm ku thuhej se edhe te një kriminel gjen qël- lime të mira dhe jo më te njerëzit e zakonshëm, mendova se ky nivel i lartë urrejtje në këtë vend e ka sekretin diku... Shmanget Presidenti. Selia diplomatike në Britani drejtohet me komandim MASH: Ndalni mësimin nëse përkeqësohet moti!

Upload: andi-rembeci

Post on 02-Oct-2014

352 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Historia e kalendarit të sotëm në shekuj-Gazeta Shqip

Viti VII - Nr. 6 (2093) E martë 10 janar 2012 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com

Drejtor

Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI

ALEKSANDËR ÇIPA

PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT : 069 20 50 420 • FAX 04 2 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected]

HistoriUdhëtimi i kalendarit të sotshëm në shekuj

NE FAQET 14-15 NE FAQEN 19 NE FAQEN 20

“Facebook”Rrjeti social është edhe për gjyshërit

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4

Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300066 20 35 300

E-mail: [email protected]

PersonazhChris Martin: “Coldplay” dhe familja, më të rëndësishmit në jetë

“Odiseja”

Të djathtët zvarrisin gjyqet dhe mbajnë kreun të dyzuar

Fier, PS rikuperon dy vota në Këshillin e Qarkut

“Top Channel”

Dritan Huqi: Seriali i ri, një fi lm për shqiptarëtNE FAQEN 28

Financat: Kategoritë e shtetasve që detyrohen nga sanksionet

Tatimet: Të deklarojnë pasurinë 450 mijë vetaLigji i ndryshuar së fundmi

nga qeveria, “Për tatimin mbi të ardhurat”, detyron in-

dividët vendas dhe të huaj që pu-nojnë në Shqipëri, të deklarojnë të ardhurat e krijuara gjatë një viti kalendarik. Brenda muajit shtato-rit duhen plotësuar dy formularë për të ardhurat e krijuara në vitin 2011, ku përfshihen të gjitha llojet e burimeve, madje deri te sendet e dhuruara, të trashëguara, e deri te fi timet e krijuara në lojëra fati, dhe një tjetër për shpenzimet e zbritshme...

Ligji i ri

NE FAQEN 11

NE FAQEN 6

SERBINË DUHET TA NDALIM!

NE FAQEN 8

Koment

ENIS SULSTAROVA

Vizita e fundit e Presidentit Tadiç në Deçan të Kosovës pohoi një të vërtetë që

shumëkush e dinte me kohë: Serbia...

Presidenti ka refuzuar dekretimin vetëm të kandidaturave të propozuara nga qeveria për në Çeki dhe në Kuvajt

Berisha, i Ngarkuar me Punë në Londër

NE FAQEN 9

AMBASADORI JENSEN, DIPLOMATI QË FLET HAPUR PËR TË VËRTETAT E HIDHURAANDREA STEFANI

Një intervistë e Karsten Ankjaer Jensen, amba-sadorit të Danimarkës

në Tiranë, ka shkaktuar, si rrallë ndonjë prononcim i ndonjë diplomati europian, tronditje dhe debat në opinion, media dhe në politikën shqiptare. Cili është shkaku i këtij reagimi ndryshe? Mendojmë se distancimi i Jensen nga tradita diplomatike për të folur me një gjuhë të amullt për zhvillimet politike pa i dhënë gjithkujt atë që meriton për dësh-timet e Shqipërisë. Një gjuhë...

NE FAQEN 9

HOROSKOPOLITIKAENI VASILI

Viti që lamë pas u mbyll nën vëzhgimin e plotë gazetaresk mes analizës,

eksperimentit dhe interpretimit. Si të ishin kavie laboratori ditët e koncidencat u morën një nga një dhe nga konkluzionet e monitor-imit intensiv u dha diagnoza pro-fesionale edhe për vitin që pason. Njësoj nisi dhe viti i ri. Rreshta e rreshta parashikimesh, minuta televizive në dispozicion të para-shikuesve të fatit politik të vendit, që të armatosur më shumë se me llumin e fi lxhanit të kafesë, kishin në duar mekanizma të ndryshkur nga përdorimi i gjatë i njërës apo tjetrës palë. A do të rizgjidhet president Bamir Topi? A duhet të zgjidhet Nano president? A do të bëhet Meta sërish ministër? A do ta lërë Basha bashkinë nëse Berisha bëhet vetë president? Po Jozefi na Topalli, do apo jo, të bëhet presidente?...

I ftohti kërcënon arsimin

Temperaturat e ulëta dhe bora rrezikojnë vitin shkollor

NE FAQEN 24

Temperaturat e ulëta të janarit dhe shkurtit mund të çojnë në pezullimin e mësimit në shkollat publike të vendit. Pushteti vendor, drejtuesit e shkollave të sistemit parauniversitar dhe

Ministria e Arsimit janë mobilizuar për realizimin e një misioni të përbashkët, atë të marrjes së masave...

NE FAQEN 8

Paloka: Zgjedhja sipas Kushtetutës, mbështetje për garimin e Topallit

Wollfarth: Duhet president konsensualPS, marshim në bulevard më 21 janar.

Rama mbledh sekretarët për veprimtarinë

Përvjetori

Emërimi i titullarëve në disa ambasada shqiptare ku ka nevojë për rinovim, ka dalë nga letargjia e krijuar si pasojë edhe e mar-rëdhënieve ndërinstitucionale. Drejtori i Drejtorisë Rajonale

në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mal Berisha pritet të caktohet i Ngarkuar me Punë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe për të “mbuluar misionin diplomatik” deri në emërimin e ambasadorit...

NE FAQEN 3

21 janari do të kujtohet me homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” por edhe me ngushëllime pranë familjeve të viktimave të një viti më parë. Për të organizuar aktivitetin në fjalë, kreu

socialist, Edi Rama, ka zhvilluar dje një takim me sekretarët e PS-së, me të cilët është diskutuar me hapat e nevojshme...

NE FAQEN 4

PoliciaMe fi rmën e kreut të policisë kryhen tre rokada brenda pak ditësh

Ndryshimet, lëvizin 10 shefa krimesh në kryeqytet

NE FAQEN 5

Lëvizjet e kupolës së poli-cisë shqiptare kanë sjellë ndryshime në drejtorinë

më të rëndësishme të vendit, ku dhjetë shefa të hetimit të krimeve të ndryshme janë transferuar nga një funksion në tjetrin. Bëhet fjalë për ndry-shimet e fundit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku sipas të dhënave, do të pasohen me lëvizje paralele edhe në qarqet e tjera...

NE FAQEN 2

ENGJËJ DHE DJAJALTIN KREKA

Sa më shumë maturohet njeriu kupton se askush nuk është perfekt në jetën e vdekshme.

Perfektë në përsosmërinë e tyre janë vetëm engjëjt me mirësi-në dhe djajtë me ligësinë, por askush nga njerëzit që njohim nuk është as i mirë dhe as i keq tërësisht. Duke lexuar diku një përcaktim të ngjashëm ku thuhej se edhe te një kriminel gjen qël-lime të mira dhe jo më te njerëzit e zakonshëm, mendova se ky nivel i lartë urrejtje në këtë vend e ka sekretin diku...

Shmanget Presidenti. Selia diplomatike në Britani drejtohet me komandimMASH: Ndalni mësimin nëse përkeqësohet moti!

Page 2: Historia e kalendarit të sotëm në shekuj-Gazeta Shqip

14

shqipE MARTE, 10 JANAR 2012 NDRYSHE

Nga format e Hënës te lakoret e Diellit

Udhëtimi i kalendarit të sotshëm në shekuj

Duke marrë shkas nga atmosfera e festave të fundvitit, mendova t’i kushtoj disa rreshta histo-risë së kalendarit. Një temë

sa aktuale, për rëndësinë që ka matja e kohës në jetën e përditshme të njeriut, por jo aq mirë e njohur nga të gjithë.

Që në kohët e lashta, këmbimi i ditës dhe i natës, fazat e njëpasnjëshme të Hënës dhe rikthimi sistematik i stinëve, që përcaktonin kohëzgjatjen e vitit, ishin fenomene, të cilat njeriu i ka studiuar për të përcaktuar saktë konceptin e kohës. Por ai nuk u mjaftua me kaq. Duke vro-jtuar dhe matur me kujdes fenomenet natyrore, ai arriti ta përdorë kohën në dobi të tij. Të njihesh me historinë e lindjes dhe të evoluimit të sistemeve kohëmatëse, kalendarëve, nuk do të thotë vetëm të informohesh rreth për-pjekjeve të njeriut për të kuptuar dhe përdorur konceptin e rrjedhjes së kohës, por kryesisht ndërmerret një udhëtim në artin, shkencën dhe kulturën e popujve që i krijuan ato.

Zanafilla e sistemeve më të lashta kohëmatëse është e lidhur ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe bleg-torisë, gjë e cila shfaqet gjatë Epokës Neolitike. Por, edhe gjatë Epokës së Paleolitit, njeriu kishte mësuar të bënte lidhjen e ndryshimeve periodike të fenomeneve klimaterike (shi-thatësirë, ftohtë-ngrohtë), të fazave të ndryshme të jetës së kafshëve (periudha e çiftëzimit) dhe të bimëve (rënia e gjetheve, pjekja e fryteve) me përsëritjen e rregullt të disa fenomeneve astronomike, siç janë fazat e Hënës, ndryshimi i pozicionit të Diellit në qiell, lindja dhe perëndimi i disa yjeve pas lindjes dhe perëndimit të Diellit etj.

Njësia e parë kohëmatëse që zhvil-loi njeriu nëpërmjet intuitës është ajo e ditënatës, d.m.th. kohën që i duhet Tokës për të bërë një rrethsjellje përqark boshtit të saj. Kjo njësi primitive kohë-matëse nuk u zhduk në rrjedhën e kohës. Të gjitha civilizimet që krijuan në vijim sisteme për matjen e kohës, jo vetëm që e ruajtën këtë njësi fi llestare matëse, por u përpoqën që, njësitë e matjes së kohës, në shkallë më të mëdha, të ishin shumë-fi shime të plota të ditënatës diellore.

Për shumë vjet, stinët klimaterike ishin njësia kohëmatëse më e rëndë-sishme, sepse ato luanin rol të rëndë-sishëm në jetën e njeriut. Përllogaritja e stinëve i jepte mundësi njeriut të para-shikonte dhe të përballonte fenomene natyrore, si shiu dhe thatësira, apo të përcaktonte periudha kohore me rëndësi jetësore për të, siç ishte periudha e mbjelljes apo e korrjes, etj. Por me kalimin e kohës, u konstatua se ishte e pamundur të përcaktohej me saktësi fi llimi i çdo stine. Për këtë arsye, njerëzit i mbështetën sistemet kalendarike në fenomene më të qëndrueshme natyrore. Një nga këto fenomene ishte edhe lindja dhe perëndimi i yjeve të shndritshëm. Egjiptianët dhe Kaldeasit përdornin 36 yje të shndritshëm, lindja e të cilëve shënonte fi llimin e 36 dhjetëditëshave të vitit (36 x 10 = 360 ditë). Grekët e lashtë në kohën e Hesiodit (shek. VIII para Krishtit), përpara krijimit të kalendarit

të tyre të rregullt, i përdornin yjet si njësi kohëmatëse.

Por me kalimin e kohës edhe kjo mënyrë kohëmatëse u tejkalua. Vrojtimi i yjeve, për shkak të kushteve atmos-ferike, nuk ishte gjithmonë i arritshëm. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, njerëzit i mbështetën kalendarët në vro-jtimet e fazave periodike të Hënës dhe në lëvizjen periodike të Hënës përqark Tokës. Duke u bazuar në fazat e Hënës, u krijuan njësi të tjera kohëmatësi, muajt dhe javët. Mirëpo këto periudha kohore nuk përbëheshin nga një numër i plotë ditësh. Kjo gjë u bë edhe shkak i larmisë dhe i ndërlikimit të kalendarëve tek të gjithë popujt. Kësisoj, u vu në fuqi i ash-tuquajturi kalendari civil, i cili përbëhej nga një numër i plotë ditësh.

Kalendarët e parë që përdori njeriu ishin hënorë, sepse mbështeteshin në vrojtimin e këmbimit të fazave të Hënës. Këto kalendarë e ndanin vitin civil në 12 muaj, me 29 ose 30 ditë, kohëzgjatja e të cilave përkonte me rrethsjelljen e Hënës përqark Tokës. Kalendarë të tillë përdornin grekët e lashtë, romakët dhe hebrenjtë.

Në Greqinë e Lashtë, me sistemin e “qytet-shteteve”, përdoreshin kalendarë të shumtë; çdo komunitet kishte edhe kalendarin e tij, por ndër më krye-sorët radhitet kalendari i Atikës dhe ai Maqedonas. Kalendari i Atikës ishte hënor dhe përmbante 12 muaj, me nga 30 ose 29 ditë. Që muajt të mbeteshin të pandryshuar gjatë stinëve, muaji i gjashtë i këtij kalendari përsëritej kohë

pas kohe si muaji i 13. Kalendari më i përhapur grek ishte ai maqedonas. Ky kalendar, jo shumë i ndryshëm nga ai i Atikës, u përdor në vendet e pushtuara nga Aleksandri i Madh.

Ndër kalendarët e lashtësisë, më i sakti konsiderohet kalendari egjiptian. Egjiptianët ishin një popull bujqë-sor dhe për ta kishte shumë rëndësi njohja e periudhave të përshtatshme për kultivimin, mbjelljen dhe korrjen e fryteve. Lumi Nil ishte burimi jetësor për Egjiptin e Lashtë dhe jeta e egjip-tianëve rregullohej nga përmbytjet e tij. Kështu, kalendari egjiptian ndahej në tri stinë: e përmbytjes, e mbjelljes dhe e korrjes. Secila stinë përbëhej nga 4 muaj 30-ditorë. Për të plotësuar vitin 365 ditësh, egjiptianët shtonin në fund të vitit 5 ditë të ndërmjetme.

Edhe pse ndarja e vitit në muaj hënorë ishte në thelb e natyrshme, ajo përsëri ishte e pasaktë dhe kjo për faktin se viti diellor, d.m.th. rrethsjellja e plotë e Tokës përqark Diellit, nuk për-puthej me dymbëdhjetë rrethsjelljet e Hënës përqark Tokës. Kësisoj, viti hënor përbëhej nga 12 muaj hënorë dhe rreth 11 ditë. Kjo ishte arsyeja që gradualisht çoi në braktisjen graduale të kalen-darëve hënorë dhe në krijimin fillimisht të kalendarëve hënorë-diellorë dhe, në vijim, të kalendarëve diellorë.

Kalendari që përdoret sot është evoluimi i një kalendari të lashtë romak, të njohur si kalendari Romulus, i cili përdorej deri në vitin 700 para Krishtit. Ky kalendar ishte i ndarë në 10 muaj

dhe kohëzgjatja e tij ishte 304 ditë. Viti civil fi llonte më 1 mars dhe përfundonte më 30 dhjetor, d.m.th. nuk përfshinte një periudhë dymujore. Muajt filli-misht emëroheshin sipas rendit të tyre numëror; muaji i parë quhej i Pari, i dyti quhej i Dyti e kështu me radhë. Por shumë shpejt romakët i ndryshuan emrat e katër muajve të parë, duke u dhënë atyre emra perëndish. Kështu muaji i parë u quajt Martius, nga emri latin i perëndisë greke të luftës, Arit. Muaji i dytë u quajt Aprilis nga folja “hap” në latinisht “aprire”, sepse në këtë muaj çelte natyra. Sipas një varianti tjetër, emri Aprilis vjen nga një emër popullor i perëndisë Apollon, Aperta. Muaji i tretë u quajt Maius për hir të perëndisë së pjellorisë, Maja, dhe muaji i katërt mori emrin e perëndeshës greke Hera, që në latinisht quhej Junon. Perëndesha Hera ishte simboli i pjel-lorisë dhe i bollëkut dhe rrjedhimisht ky emër ishte i përshtatshëm për muajin e korrjes. Muajt e tjerë ruajtën emërtimet e tyre sipas rendit numëror dhe ishin Quintilis (i pesti), Sextilis (i gjashti), September (i shtati), October (i teti), November (i nënti) December (i dhjeti) etj.

Në vitin 700 para Krishtit, d.m.th. 53 vjet pas themelimit të Romës, mbreti romak Numa Pompilius krijoi një kalendar tjetër, i njohur në histori si kalendari i Numa-s. Ky kalendar u përdor pothuajse në të gjitha ter-ritoret e Perandorisë Romake. Numa i shtoi kalendarit të vjetër romak dy

Page 3: Historia e kalendarit të sotëm në shekuj-Gazeta Shqip

@15

shqipE MARTE, 10 JANAR 2012

KONTAKT [email protected]

muaj: janarin dhe shkurtin. Muaji janar mban emrin e perëndisë romake dyfytyrëshe të paqes Janus. Janus-i me njërën fytyrë vështronte nga pas kohën e shkuar dhe me fytyrën tjetër kundronte përpara kohën e re. Ndërsa muaji shkurt e mori emrin nga cer-emonia fetare e larjes dhe pastrimit të të vdekurve (februa), emër i cili vjen nga folja në latinisht februare = pas-troj. Në vitin 153 para Krishtit, janari u bë muaji i parë i vitit civil, ndërsa

dhjetori i fundit. Emërtimet e muajve qëndruan të pandryshuara edhe pse nuk përputheshin më me rendin e tyre numëror.

Kalendari që përdoret sot është ai i quajtur Gregorian ose kalendari i ri, i cili në Europë u vendos në vitin 1582. Ky kalendar ishte diellor, d.m.th. merrte si bazë vitin tropik, që është intervali kohor mes dy kalimeve të Diellit nëpër pikën e sanataditës (ekuinoksit) pranverore. Ky interval

kohor zgjat 365,242199 ditë ose 356 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda (kjo është vlera e vitit tropik gjatë vitit 1900, sepse ekziston një ulje e vogël çdo shekull me 0.53 sekonda). Me fjalë tjera, gjatë kohës që i duhet Tokës të përfundojë një rrethsjellje përqark Diellit, ajo bën 365,242199 rrotullime përqark boshtit të saj.

Por, përpara kalendarit Gregorian, përdorej një tjetër kalendar, ai Julian ose i njohur ndryshe si kalendari i vjetër. Në vitin 46 para Krishtit, peran-dori Jul Çezari, pasi pushtoi Egjiptin, u njoh me kalendarin egjiptian që kishte 365 ditë dhe ishte mjaft mirë i sinkronizuar me vitin diellor, d.m.th. kishte përputhshmëri të muajve me stinët. Atëherë, Jul Çezari thirri nga Aleksandria e Egjiptit, astronomin, matematikanin dhe filozofin grek Sozigjenin, të cilin e ngarkoi të har-monizonte kalendarin e Numa-s me atë egjiptian. Duke qenë se kalendari i Numa-s ishte rreth 6 orë më i shkurtër se viti tropik, për pasojë, ai rendte përpara stinëve. Kjo diferencë, në vitin 46 pas Krishtit, kishte arritur në 80 ditë, duke bërë që romakët edhe pse ishin në muajin mars, ata gjendeshin në stinën e dimrit dhe festat verore të korrjes t’u përkonin me fundin (kalen-darik) e dimrit. Sozigjeni e korrigjoi këtë pasaktësi, duke e zgjatur vitin 45 me 80 ditë, të cilat nuk u numëruan dhe, kështu, sanatadita pranverore u vu në vend. Gjithashtu, ai e përl-logariti vitin tropik me 365,25 ditë ose 365 ditë dhe 6 orë dhe caktoi që çdo 4 vjet, pas 23 shkurtit, të shtohej 1 ditë (4 x 0.25 = 1) për të korrigjuar diferencën e 6 orëve. Kjo ditë shtesë u caktua të ndërfutej mes 24 dhe 25 shkurtit, por pa u numëruar. Kështu që, shkurti në vitet e brishta kishte 29 ditë, ashtu si edhe sot, por me ditën e 24 të përsëritur dy herë. Mirëpo, dita e 24 shkurtit përkonte të ishte dita e gjashtë përpara Kalendave (hënës së re) të Marsit. Kështu që përftoheshin dy data 24, pra dy ditë të gjashta përpara Kalendave. Nga kjo mbeti deri më sot emërtimi i vitit të brishtë nga latin-ishtja me fjalën bisextus: “bis sextus ante calendas Martii” (bis = dy herë; sextus = i gjashtë).

Pas korrigjimeve të Sozigjenit, Jul Çezari urdhëroi që ky kalendar të për-dorej në të gjithë shtetin romak. Në vitin 44 para Krishtit, pas vrasjes së Jul Çezarit, Mark Antoni ndryshoi emrin e muajit Quintilis në Julius për nder të Jul Çezarit, krijuesit të kalendarit të ri. Në vitin 8 para Krishtit, muaji Sextilis u quajt Augustus për nder të perandorit

August Oktavianit. Korrigjimi i kalen-darit romak të Numa-s u quajt Reforma Juliane dhe vijoi të përdorej deri në vitin 1582 pas Krishtit.

Por, Sozigjeni bëri një gabim “të vogël”, që me kalimin e shekujve sa vinte e zmadhohej. Ai e përl-logariti vitin në kalendarin Julian (365,25 ditë) më të gjatë se viti tropik (365,242199 ditë). Kjo solli si rezultat që ditët kalendarike të rendin më ngadalë se stinët, pra e kundërta e asaj që ndodhte me kalendarin e Numas. Kjo shkaktoi një devijim prej 1 dite në çdo 128 vjet. Kështu deri në vitin 1582, ishte krijuar një devijim prej 10 ditësh nga viti tropik. Kjo gjë krijoi një vështirësi të madhe për të përcaktuar Pashkët e atij viti.

Pashkët ishin një festë e madhe e Egjiptit në kohën e faraonëve. Pashka festohej ditën që fillonte sanatadita pranverore, pra atëherë kur dita fitonte të ishte më e gjatë dhe simbolizonte fitoren e dritës mbi errësirën. Këtë festë e morën edhe hebrenjtë, gjatë robërisë së tyre shumëvjeçare në Egjipt, dhe e vendosën në kalendarin e tyre. Hebren-jtë, në ditën e Pashkëve, festonin daljen e tyre nga Egjipti nëpërmjet Detit të Kuq, fitimin e lirisë dhe thyerjen e vargonjve të robërisë. Nga Hebrenjtë kjo festë kaloi edhe tek të krishterët, të cilët vendosën që t’i festonin Pashkët të Dielën e parë pas Hënës së plotë të sanataditës pranverore, qoftë kur kjo bie në apo pas datës 21 mars. Por ndërkohë që në vitin 325, kur u mblodh dhe Sinodi i Parë Ekumenik për të cak-tuar se kur do të festoheshin Pashkët, sanatadita pranverore ndodhi më 21 mars, në vitin 1582 ajo ra më 11 mars, pra 10 ditë më herët.

Kështu, në vitin 1582, Papa Gregori XIII ndërmori të kryente reformën e tij për të korrigjuar kalendarin Julian dhe për ta përputhur atë me vitin diellor, nga i cili kishte devijuar gjatë kalimit të 16 shekujve. Për të korrigjuar këtë gabim 10-ditor, bazuar në propozimet e astronomëve Kristofor Klavius dhe Luigji Lilio, u caktua që e nesërmja e 4 tetorit 1582 të konsiderohej 15 tetor 1582. Për të mos u përsëritur i njëjti gabim, u vendos ky rregull për përl-logaritjen e viteve të brishta: Vitet dal-lohen në vite të plota, d.m.th. ato që janë shumëfish i 100, dhe jo të plota, p.sh. 2008, që nuk pjesëtohet me 100. Nga vitet jo të plota, konsiderohen të brishta vetëm ato që pjesëtohen me 4, ndërsa nga vitet e plota ato që pjesë-tohen me 400. Pra, vitet e plota që nuk pjesëtohen me 400 nuk janë të brishta, ndërkohë që në kalendarin Julian janë

(sepse të gjitha vitet, pavarësisht nëse janë të plota apo jo, nëse pjesëtohen me 4, në kalendarin Julian konsidero-hen të brishta). Kështu, viti 1900 ishte i brishtë me kalendarin Julian (kalen-darin e vjetër), por nuk ishte i brishtë me kalendarin Gregorian (kalendarin e ri). E njëjta gjë do të ndodhë edhe me vitin 2100. Ndërsa viti 2000 ishte i brishtë për të dy kalendarët, përderisa pjesëtohet edhe me 4 edhe me 400. Viti i radhës i plotë që do të konsiderohet i brishtë nga të dy kalendarët do të jetë viti 2400. Ky ndryshim në përllogaritjen e viteve të brishtë është edhe dallimi i vetëm mes kalendarit Gregorian dhe atij Julian.

Pasaktësia e kalendarit Julian ishte konstatuar nga astronomë të ndryshëm shumë përpara se Papa Gregori XIII të ndërmerrte korrigjimin e tij. Më 1324, shkencëtari bizantin Nikifor Gregora, pasi kishte konstatuar pasaktësinë e kalendarit Julian, i kishte propozuar Perandorit bizantin Androniku II Paleologut korrigjimin e tij. Për pak Androniku do të fuste në përdorim kor-rigjimin e sugjeruar nga Nikifori, por përfundimisht kjo gjë nuk u realizua nga frika mos krijohej pështjellim në shtresat e paarsimuara të Perandorisë Bizantine, gjë që mund të shkaktonte përçarjen e Kishës. Gjithashtu, gjatë shek. XV, Jeorgjios Jemistos Plethoni (1450) krijoi një kalendar të tijin, i cili sipas akademikut francez Alexandre nëse do të zbatohej, nuk do të kishte qenë e nevojshme reforma gregoriane.

Papa Gregori XIII arriti që ta kor-rigjojë kalendarin, por nuk arriti që t’ia impononte së gjithë botës. Ai u pranua menjëherë nga vendet katolike, por vendet protestante dhe ortodokse as që nuk donin të dëgjonin për të. Ven-det protestante, si Anglia dhe SHBA-ja e pranuan atë veçse në vitin 1752, ndërsa vendet ortodokse e përdorën këtë kalendar në fillim të shek. XX, siç ishte p.sh. Greqia, e cila e vendosi jo pa reagime përdorimin e tij në vitin 1923. Akoma edhe sot ekzistojnë vende apo Kisha të cila përdorin kalendarin e vjetër Julian. Kështu, Kisha Ortodokse e Rusisë, Kisha Ortodokse e Serbisë, Patrikana Ortodokse e Jerusalemit e përdorin ende sot kalendarin e vjetër Julian dhe i festojnë, p.sh. Krishtlindjet 13 ditë me vonesë, pra më 7 janar (që nga marsi i vitit 1900 vonesa e kalen-darit të vjetër kishte arritur në 13 ditë). Gjithashtu, për sa i përket përllogaritjes së festës së Pashkëve apo të festave të tjera të lëvizshme, Kisha Ortodokse vi-jon të përdorë ende kalendarin e vjetër Julian, duke sjellë si rezultat festimin në kohë të ndryshme të Pashkës mes ortodoksëve dhe katolikëve.

Edhe pse kalendari i ri Gregorian ishte vendosur në përdorim nga vendet katolike që në vitin 1582, në hapësirën shqiptare ai konsiderohej si prurës fatkeqësish. Në Shqipërinë Veriore dhe të Mesme u ruajt kalendari i vjetër Julian, sepse kalendari i ri shihej me shumë dyshim për prodhimin: “Atyre u dukej se nga ajo u ishin shkaktuar shumë dëme, dhe sidomos zvogëlimi i të ardhurave, që qysh nga ajo kohë, pak herë qenë të bollshme dhe pothuaj kishin vendosë midis tyre të kthenin zakonin e vjetër” (Relacione mbi gjen-djen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shek. XVII, vëll. 4, Tiranë 1965, f. 161). Përdorimin e kalendarit Julian e hasim në vendin tonë deri në shek. XX, përfshirë këtu edhe krahinat që ishin nën ndikimin e katolicizmit që drejtoheshin nga Roma ku u bë edhe ndryshimi i kalendarit. Shqipëria e vendosi zyrtarisht përdorimin e kalen-darit të ri Gregorian në vitin 1912, pas shpalljes së Pavarësisë.

Ky, pra, ishte një udhëtim i shkurtër në hapësirën historike të evoluimit të kalendarëve, të përpjekjeve të paresh-tura të njeriut në kohë për të njohur gjënë më të çmuar që ka, kohën.

Andi Rembeci