gazetË e pËrditshme e enjte, 12 mars 2020 nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. deri në...

16
SHKON NË 15 NUMRI I TË PREKURVE CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” U shpërndanë 1.2 mln Maskat e skaduara për personelin mjekësor, PD kallëzon ministren e Shëndetësisë në SPAK Basha me mediat Ja 6 masat që duhet ndërmarrë qeveria: Zgjidhja tek fondet dhe mobilizimi real Debati Taksat do rriten nga gjysma e dytë e vitit. Biznesi: Të anulohen gjatë epidemisë Ngjarjet e rënda Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur. Vdes i moshuari sapo merr pensionin Pa veshje speciale Vetëkarantinohet mjeku: Vizitova tre pacientë pa dijeni se ishin të dyshuar Aktualitet Faqe 3 Aktualitet Faqe 7 Ekonomi Faqe 10-11 Aktualitet Faqe 15 Aktualitet Faqe 7 << 2-8 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Masat drastike Faqe 6 Nga mbyllja lokaleve te gjoba 5 mijë euro dhe ndërprerja e transportit publik. Në rrugë edhe Ushtria 4 masat urgjente që duhet të ndërmarrë qeveria Nga Tritan Shehu Opinion Faqe 5 Vdekja e 73-vjeçares në Spitalin e Durrësit, dalin negative analizat për 50 mjekë dhe infermierë Rrëfejnë Rama, Kumbaro dhe Milkani Faqe 12-13 Për vitin 2019 Aktualitet Faqe 9 Raporti i DASH: Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, problemi kryesor në Shqipëri Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u karakterizuan nga akuza për blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativave politike Një histori filmi në Marsejë, kur kineastët shqiptarë dhe Kadare u quajtën libanezë

Upload: others

Post on 13-Jul-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

SHKON NË 15 NUMRI I TË PREKURVE

VIKTIMA E PARË NGA KORONAVIRUSI NË VEND, VDES 73-VJEÇARJA

OBSH e shpall zyrtarisht pandemi, Tirana e Durrësi drejt “karantinës”.

Mesazhi i Metës me katër mjekët

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 12 MARS 2020

Nr. 4658, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

U shpërndanë 1.2 mlnMaskat e skaduara për personelin mjekësor, PD kallëzon ministren e Shëndetësisë në SPAK

Basha me mediatJa 6 masat që duhet ndërmarrë qeveria: Zgjidhja tek fondet dhe mobilizimi real

DebatiTaksat do rriten nga gjysma e dytë e vitit. Biznesi: Të anulohen gjatë epidemisë

Ngjarjet e rëndaGjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur. Vdes i moshuari sapo merr pensionin

Pa veshje speciale Vetëkarantinohet mjeku: Vizitova tre pacientë pa dijeni se ishin të dyshuar

Aktualitet Faqe 3

Aktualitet Faqe 7

Ekonomi Faqe 10-11

Aktualitet Faqe 15

Aktualitet Faqe 7

<<2-8

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Masat drastike Faqe 6

Nga mbyllja lokaleve te gjoba 5 mijë euro dhe ndërprerja e transportit publik. Në rrugë edhe Ushtria

4 masat urgjente që duhet të ndërmarrë qeveriaNga Tritan Shehu

Opinion

Faqe 5

Vdekja e 73-vjeçares në Spitalin e Durrësit, dalin negative analizat për 50 mjekë dhe infermierë

Rrëfejnë Rama, Kumbaro dhe Milkani Faqe 12-13

Për vitin 2019 Aktualitet Faqe 9

Raporti i DASH: Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, problemi kryesor në Shqipëri

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u karakterizuan nga akuza për blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativave politike

Një histori filmi në Marsejë, kur kineastët shqiptarë dhe Kadare u quajtën libanezë

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 20202

Mira Rakacolli: Ngushëllime familjarëve për të ndjerën. Qytetarët të vetëkarantinohen

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, vdes 73-vjeçarja në Spitalin e Durrësit. 4 pjesëtarë të stafit vetëkarantinohen

Ka ndërruar jetë në reani-macion në spitalin e Dur-rësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi duke

shënuar viktimën e parë në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shën-detësisë tha zyrtarisht se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pul-monare. Ajo vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, ta-tus post by pass dhe prej disa vitesh ishte nën survejimin e mjekëve. Gru-aja e moshuar 73-vjeçare të martën u dërgua nga infektivi i Durrësit në reanimacion. Gjendja e saj shën-detësorë u përkeqësua prej mbrëm-jes së marte , aq sa e moshuara nuk mundi të përballojë as transportimin me autoambulancë drejt spitalit Infe-ktiv në Tiranë. Mësohet se e infektu-ara ka pasur kontakt direkt me 16 in-fermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët ditën e djeshme nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës. Të gjithë këtyre punonjësve të spitalit iu janë mar-rë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus pranë Institutit të Shën-detit Publik. Gjithashtu, e moshuara mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat, dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim. Mësohet se të gjithë mjekët, infer-mierët dhe personeli mjekësor që u kujdesën për zonjën, iu nënshtrua testit për koronavirusin, dhe tam-

ponët u dërguan në laboratorin e In-stitutit të Shëndetit Publik. Ndër-kohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë ven-dosur në vetëkarantinë.

Përplasjet për të “vërtetën”, MSH: Fshehu faktin se vinte nga Italia. Familjarët: E dinin, shikuan letrat!

Disa ditë më parë 73-vjeçarja ka shkuar për t’u vizituar tek Sanatoriu-

mi në Tiranë, pasi ka qenë e sëmurë me probleme të tjera kardiovaskulare. Tek Sanatoriumi në Tiranë ka marrë përgjigje që nuk është për t’u ndjekur tek ta, dhe ndërhyrjet koronare nuk i ka pasur të mundshme t’i përballo-jë, dhe më tej ka shkuar për kurim në Itali. Ajo ka shkuar në Bologna, dhe që të mos karantinohej është kthy-er pas me bashkëshortin e saj. Me t’u kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali. Me kryrjen e analizave, ajo ka treguar që ka qenë në Itali, çka de-tyroi mjekët të bëjnë analizën e ko-ronavirusit, prej nga rezultoi pozitive me koronavirus. Por gjatë qëndrim-it në spitalin e Durrësit në patolog-ji ditët e para, 73-vjeçarja ka qëndru-ar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me infektimin nga koronavirusi pasi vuanin nga së-mundje të tjera. Dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të

rrezikuar nga koronavirusi. Grave të shtruara i janë marrë tamponët për të bërë analizën e koronavirusit. Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë. Ndërkohë që gruaja tjetër bashkë me familjen është trans-portuar në Tiranë në spitalin infektiv në ISHP për të bërë analizat.

Ndërkohë që një prej familjareve në një komunikim për Fax News, u shpreh se është e gënjeshtërt që e moshuara e kishte fshehur udhëtimin drejt Italisë. Sipas tyre doktorët e dinin shumë mirë që e moshuara kishte qenë në Itali, pasi e kishte dhe në kartelën e saj mjekësore. “Dok-torët e kanë ditur shumë mirë që ka qenë në Itali, i kanë parë të gjitha le-trat . Thanë që kishte nevojë për ok-sigjen, nëna ka një vit e gjysmë që ka pasur probleme me frymëmarr-jen”, u shpreh e afërmja. “Pacient-ja 73 vjeçare e konfirmuar me COV-ID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkësho-qëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III,

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një tjetër prononcim për medi-at, pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me koronavirus. Zv/ministr-ja Mira Rakacolli, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e së nd-jerës, sqaroi edhe njëherë sëmund-jet nga të cilat e ndjera vuante. “Pacientja vuante nga isuficensa kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zem-rës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte sipertireozë dhe

kishte kryer edhe by-pass kardiak. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga ana e mjekëve, pacientja nuk mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është kërkuar transferimi i saj në QSUT. Në çastet që po merreshin masat për transportin e saj, gjendja është rën-duar dhe pacientja nuk ka mundur të mbijetojë”, tha zv.ministrja.

Më tej, Rakacolli përsëriti sërish thirrjen për qytetarët, që të bash-

këpunojnë, nëse kanë pasur his-tori udhëtimi apo nëse kanë shen-ja të koronavirusit, pasi është një element shumë i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së vi-rusit të rrezikshëm. “Ky virus, ash-tu si gripi, prek moshat e mëdha dhe sidomos ato që vuajnë nga së-mundje të tjera kronike. Ju bëj thir-rje edhe njëherë qytetarëve të bash-këpunojnë me stafet mjekësore. Kushdo që ka histori udhëtimi duhet të vetëkarantinohet, kush ka shen-

ja duhet të njoftojë në numrin 127. Kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Në karantinë rrinë qytetarët e shëndoshë, por që dyshohet se mund të jenë prekur. Karantinë kemi në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë. Në karantinë mbahen persona që psh kanë ardhur nga jashtë dhe dysho-het se kanë pasur kontakte me per-sona të prekur. Vetëkarantimin do të thotë që ti rri në shtëpi”, deklar-oi Rakacolli.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një komunikim të përbash-kët me kryeministrin Edi Rama tha se testet e bëra ndaj personelit mjekësor në Durrës dolën neg-ative. “Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekëve në Dur-rës, propaganda e qëllimshme kri-joi panik te njerëzit. Një lajm i mirë

në fakt, sepse jo vetëm që propa-ganda vijon të jap lajme të rreme e të nxisë panik, në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative. Ata kanë punu-ar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave”, tha ministrja.

Ministrja: Testet për personelin në Durrës dolën negative

Aktualitet

Kontakte me 45 persona te personelit

Ogerta Manastirliu

Mira Rakacolli

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 3

Aktualitet

Viktima e parë me COVID-19 në Shqipëri, Meta: Apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për viktimën e parë nga koronaviru-si në Shqipëri duke apeluar sërish për kujdes nga qytetarët. Basha shpre-het se ky është një moment që du-het t’i bëjë shqiptarët të reflektojnë, ata që kanë qenë në Itali të trego-jnë dhe ata që janë prekur të bash-këpunojnë dhe të jenë transparentë. Po ashtu kryeopozitari shprehet nuk është turp të prekesh nga koronavi-rusi por e rrezikshme është ta mbash të fshehtë. “Fatkeqësisht një zon-jë humbi sot jetën nga virusi Cov-id 19. Ngushëllimet e mija për famil-jarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë. Ky moment du-het të na bëjë të gjithëve të reflekto-jmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te korona-virusit po shtohen. Kjo e bën shumë

më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e në veçanti bashkëpunimin e gjithse-cilit prej nesh me mjekët dhe staf-in shëndetësor. Në të kundërt rreziko-jmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë. Bashkëpunoni me mjekët dhe jinni transparentë, tregoni men-jëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me perso-

na në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronaviru-si, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore. E di se shumë prej jush që vini nga zona të preku-ra, apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndih-moni veten dhe të tjerët. Mjekët dhe stafi shëndetësor janë duke sakri-fikuar shumë prandaj duhet ti ndi-hmojmë me bashkëpunimin tonë. Mos ngurroni të zbatoni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetë-sisë. Sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të jemi, aq me më pak pasoja do ta kalojmë këtë situatë”- u shpreh Lulzim Basha.

Basha: Duhet të reflektojmë, nuk është turp të prekesh, e rrezikshme ta mbash të fshehtë

Ditën e djeshme partia Demokra-tike nëpërmjet sekretarit të përgjith-shëm Gazmend Bardhit ka kallëzuar penalisht në SPAK , Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndar-jen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara. Ma-nastirliu kallëzohet për 5 vepra pe-nale, përfshirë shpërdorimin e de-tyrës. “Siç e shikoni këto kuti, me të cilat kanë pajisur mjekët me maska kanë një pullë, që ka bllokuar datën e skadencës së këtyre maskave. Nëse pullën e heq, do të shikoni se data e skadencës së këtyre maskave që janë shpërndarë personelit mjekësor është 20/12/2011. Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë, personalisht Minis-trja e Shëndetësisë dhe të gjitha in-stitucionet shëndetësore në vend janë përfshirë në një veprimtari krimi-

nale me pasoja të rënda për shënde-tin e stafit mjekësor. Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore. Këto janë mbetje mjekësore që do të du-hej të ishin nënshtruar menjëherë procedurës së asgjësimit siç para-shikon ligji. Jo vetëm nuk janë asg-jësuar, jo vetëm mjekët janë sot më shumë të pambrojtur dhe nga këto maska iu rrezikohet edhe shëndeti i tyre, por për këto maska sigurisht që janë paguar edhe para dhe Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, pra të fshehjes së vërtetës duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spi-talore. E ripërsëris, nuk janë mjete mbrojtëse spitalore janë mbetje spi-talore që do të duhej të ishin asgjësu-ar. Kam dy apele nga Qendra Shën-detësore Kamëz, që është qendra e fundit shëndetësore që ne vizito-

jmë sot: “Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte min-istren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipuli-mi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhej në kallëzimin e 10 Marsit të

Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në kallëzim shkruhej se Ministria e Shëndetësisë është përf-shirë në një skenar kriminal të manip-ulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbet-je spitalore, në vend te asgjesimit të tyre. Partia Demokratike denoncoi se qeveria shpërndau 1.2 milionë mas-ka të skaduara për personelin shën-detësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë. Sakaq ka për këtë situatë ka fol dhe deputeti i selisë Bardh Spahia i cili ka pohuar kjo sit-uatë është lehtësisht e verifikueshme pasi në qoftëse efshte e vertëtë se maskat janë regjistruar si donacion duhet të jenë të pajisura me pullë nga “AKBPM”

“Sa për maskat qe Edvin Rama dhe Manastirliu pretendojne që janë donacion kjo është e lehte për t’u verifkuar pasi ato duhen te jenë rreg-jistruar si donacion dhe të pajisen me pullën donacion nga AKBPM dhe së dyti edhe ne baze të Urdhrit nr. 81 date 06.03.2008 “per bashkëpunimin në rregjimin e imp-exp te barnave dhe zhdoganimin e tyre” koha e për-dorimit duhet të jetë të paktën sa 1/2 e kohës së skadencës. Kusht ky që të mund të importohen barnat dhe ma-terialet e mjekimit. Nëqoftëse do të kryente funksionin e vet AKBPM, depoja farmaceutike qe i posedon këto maska duhej gjobitur e sekues-truar ky mall dhe më pas ti asgjëson-te bazuar në ligjin e barnave dhe pais-jeve mjekësore, dhe madje kostot e asgjësimit do te duhej ti paguante vete subjekti importues”- tha Spahia.

Maskat e skaduara për personelin mjekësor, PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me COVID-19. Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve, Meta apelon qytetarët të trego-jnë kujdes maksimal dhe të zbato-jë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve! “Me hidhërim të thellë mora la-jmin e ndarjes nga jeta të qytet-ares 73-vjeçare nga Durrësi të kon-

firmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sin-qerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidar-itetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë ape-loj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e au-toriteteve”- u shpreh presiden-ti Meta.

Fibrilation atrial, hypertyreisis, ta-tus post by pass”, shkruhej ne njoft-imin zyrtar të Ministrisë së Shën-detësisë. Sakaq, në spitalin Infektiv të Tiranës në QSUT ndodhen babë e bir, dy të infektuarit e parë, 28 dhe 54 vjeç, dhe një 31 vjeçar që nuk kishte pasur kontakt me ta por që ishte kthy-er pak ditë më parë nga Milano pas një vizite 1 ditore. Dy raste të reja u identifikuan gjatë 24 orëve me ko-

ronavirus, një person që ka pas-ur kontakt me pacientin zero dhe një 78-vjeçar nga Lushnja, të cilët ndod-hen në vetëkarantinë nën mbikëqyr-jen mjekësore. Gjendja e tyre para-qitet e stabilizuar, thanë autoritetet shëndetësore. Ndërkaq, edhe 8 të të infektuarit e tjerë, familjarë të babë e bir të cilët ndodhen të vetëkarantinu-ar në shtëpi në gjendje të mirë shën-detësore dhe pa simptoma.

Gazmend Bardhi

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 20204

Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi, dalin negative analizat për 50 mjekë dhe infermierë

Java e dytë do të ketë një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi, pasi përkon me javën e inkubacionit.

Kështu deklaroi kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj per emision ‘Real Story’ në ‘News24’. “Ritmi përputhet me ecurinë e kë-tyre vendeve dhe ka një veçori. Ajo që po lexoja pak më parë, java e parë është ky bumi i parë. Më pas njerëzit nisin të rezervo-hen, në javën e dytë ka pasur rritje

të numrit në Itali dhe kinë, për ar-sye të inkubacionit të virusit. Mund të ketë një rritje në javën e dytë, në drekë dhe në darkë sidomos. Studi-uesit italianë dhe kinezë kanë për-caktuar 5 tipe. Ato nisin të tra-jtohen me një teknikë më pas me intubimit. këto masa drastike në lëvizjen e njerëzve, në kufizimin e tyre, do ta kufizojnë numrin e infeksioneve sesa në vendet ku u prit në një kohë të gjatë.”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Teksa u pyet në lidhje me fak-tin nëse ndonjë prej të prekurve është ë gjendje të rëndë, Brataj theksoi se nuk ka dijeni të hollë-sishme, ndërsa theksoi se babai i pacientit zero kishte më shumë probleme. “Babai i djalit, (Pacien-tit zero) ishte person me probleme pulmonare dhe pinte shumë du-han. Shenjat e nivelit të oksigjenit në gjak ishin në limitin e normës. S’di më shumë se çka thënë dok-tor Kalo.”, tha Brataj.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Javën e dytë do të kemi një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi

Ditën e djeshme ka shuar në 827 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi që është shpallur tashmë pandemi nga Organiza-ta Botërore e Shëndetësisë, ose 196 më shumë se dje. Po kështu janë 10590 personat e infektuar në total, pra 2076 më shumë se të martë. Ndërkohë numri total

i të infektuarve, përfshirë vikti-mat dhe të shëruarve ka shkuar në 12462. Sipas emergjencave, numri i persona të shëruar është 1045, 41 më shumë nga dje. Një mjek nga Codogno, ven-di ku shpërtheu së pari korona-virusi thotë se janë 15 ditë luftë për shërohet. OBSH ka deklaru-

ar se parashikojnë një shtim të rasteve të të vdekurve në vendet e prekura. Në ditët dhe në javët në vijim, parashikojmë një shtim të numrit të rasteve, të numrit të të vdekurve dhe të numrit të ven-deve të prekura”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm o OBSH-së Adhanom Ghebreyesus.

Shkon në 827 numri i viktimave në Itali, 196 raste brenda një dite

Mbrëmjen e djeshme numri i të prekurve nga koronavirusi i ri shkoi në 15. Këtë

fakt e ka konfirmuar dhe Ministria e Shëndetësisë e cila onfirmoi dje se po vazhdon analizimi i kampi-onve të dytë. Ndërkohë ministrja Manastirliu se deri mbrëmë janë testuar 283 raste, u 15 kanë dalë pozitivë

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e djeshme në një lidhje të drejtpër-drejtë deklaroi se vazhdon ana-lizimi i kampionëve të dytë të analizave. Manastrliu tha se deri më tani janë 283 raste që janë testuar, ndërsa 15 raste kanë dalë pozitive, përfshirë edhe rastin e zonjës që ndërroi jetë. Më tej ajo tha se vazhdon kampioni i dytë i analizave. “Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona. Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozi-tive. Tre rastet e fundit me koro-navirus kanë lidhje me pacientin zero. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet.”-tha Manastirliu.

Vdekja e 73-vjeçares në Durrës, dalin rezultatet e analizave

Ditën e djeshme ndërroi jetë e moshuara e infektuar me vi-rusin vdekjeprurës, që po qën-dronte në Spitalin e Durrësit. 73-vjeçarja u nis me urgjencë drejt Tiranës, por u rikthye sërish në reanimacionin e Spi-

talit të Durrësit, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk e përballonte dot ud-hëtimin. Më tej ajo ndërroi jetë due u bërë kështu rasti i parë i vdejes nga koonavirusi në vendin tonë. Ndërohë rreth 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në

testin për COVID-19. Mostrat e tyre u morën pas vdekjes së së 73-vjeçares nga koronaviru-si, e cila per dite me radhe nuk kishte treguar se kishte ardhur nga Italia. Ka qenë vet ministr-ja e Shëndetësisë Ogerta Manas-tilriu ajo që ka bërë të ditur këtë lajm. “Dua të njoftoj se të gji-tha testimet, e mjekëve dhe in-fermierëve kanë rezultuar neg-ative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermiert kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH-së”, tha Manastirliu. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasdit-en e djeshme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë re-zultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pa-cientit të parë të konfirmuar me COVID-19. Në total deri ditën e djeshme, janë testuar 241 të dy-shuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozi-tiv: Prej tyre, 12 ishin lidh-je kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lush-nje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mes-ditën e djeshme në spitalin e Durrësit

Aktualitet

Skënder Brataj

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 5

Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli dje zyrtarisht përhapjen e ko-ronavirusit një pandemi.

Ky term, përdoret kur një sëmund-je përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Chebreyesus, tha se numri i të infektuarve jashtë Kinës është rritur 13 herë në dy javët e fundit. Ai tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmant i mosveprimit” për të luftuar këtë virus. Megjithatë shefi i OBSH, u shpreh se nuk është vonë për të mar-rë masa dhe se të gjithë vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pan-demie. “Jemi të gjthë sëbashku për të bërë gjënë e duhur, për të qetësuar dhe mbrojtuar të gjithë qytetarët në botë”, shtoi ai.

Numri i të infektuarve në mbarë botën është rritur në javët dhe ditët e fundit, duke detyruar OBSH-në të shpallë se bota po lufton me një pandemi. Vendi më i goditur në Eu-ropë është Italia me mbi 630 të vdekur nga virusi. Në vendin tonë, deri në këto momente, janë infektu-ar 15 persona me koronavirus dhe ka ndërruar jetë një grua në qyte-tin e Durrësit. Qeveria ka vendo-sur të mbyllë institucionet arsimore për dy javë dhe të gjitha vendet ku ka grumbullim njerëzish, përfshirë klubet, baret, palestrat, diskot, etj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Reagimi KryemadhitKryetarja e LSI Monika Kryema-

dhi ka reaguar dje me një status në Facebook, ku së pari shprehu ngushëllimet për familjen e të nd-jerës, si viktima e parë nga ky vrius, dhe së dyti mbeshtet gjithe special-istet ne fushen e mjeksise. “Organ-izata Botërore e Shëndetësisë sapo shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirus. Shqipëria është seri-ozisht e përfshirë në pandemi dhe sot për fat të keq një qytetare hum-bi jetën. Natyrshëm ngushëllime e mia më të sinqerta shkojnë për familjen e së ndjerës. Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qyte-tarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandi-meve të mjekëve. Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë

jemi të bindur se në këtë mënyrë do t’ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë. Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjo-jmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer. Të kujdesemi për vet-en, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes. Solidar-itet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, in-spektorët e shëndetit publik, epide-miologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakri-ficë me pandeminë. Respekt pafund për ta!”, pohoi Kryemadhi.

Pandemia e fundit në botëPandemia e gripit të vitit 1918

ishte pandemia më e rëndë e shënuar në historinë botërore, e njohur ndry-she si “gripi Spanjoll”. Edhe pse nuk ka konsensus universal në lidh-je me vendndodhjen e virusit, ai u përhap në mbarë botën gjatë viteve 1918-1920. Në Shtetet e Bashkuara u identifikua për herë të parë në per-sonelin ushtarak në pranverën e vitit 1918. Vlerësohet se rreth 500 milion njerëz ose një e treta e popullsisë së botës u infektuan nga ky virus.

Numri i vdekjeve u vlerësua të jetë së paku 50 milion në të gjithë botën, por autorët sugjerojnë se kjo mund të jetë një nënvlerësim dhe se numri i vërtetë i vdekjeve ishte 100 milion. Rreth 675,000 kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Vdekshmëria ishte e lartë tek njerëzit më të vjetër se 5 vjeç, nga 20-40 vjeç dhe 65 vjeç e më të vjetër. Një veçori unike e kësaj pandemie ishte vdekshmëria e lartë tek njerëzit e shëndetshëm, përfshirë ata në grupmoshën 20-40 vjeç. Ndërsa “gripi Span-joll” i vitit 1918 është sintetizuar dhe vlerësuar, vetitë që e bënë atë kaq shkatërruese nuk janë kup-tuar mirë. Me asnjë vaksinë për të mbrojtur kundër infeksionit të gripit dhe pa antibiotikë për të tra-jtuar infeksione dytësore bakteriale që mund të shoqërohen me infek-sione të gripit, përpjekjet e kon-trollit në të gjithë botën ishin të kufizuara në ndërhyrje jo-farma-ceutike si izolimi, karantina, hig-jena e mirë personale, përdorimi i dezinfektuesve dhe kufizimet të tu-bimeve publike, të cilat u aplikuan në mënyrë të pabarabartë.

Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statu-si në Facebook thotë se Shqipëria, veçanërisht kryeministri Rama duhet të nxjerrin mësime nga “paniku” që po përhap kancelarja Merkel në lidhje me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij, janë katër masat urgjente që duhet të ndër-marrë qeveria.

Reagimi Rama te nxjerre konkluzi-

one nga “paniku”, qe po perhap Merkel! Dje Merkel deklaroi duke hapur “panik” se “mund te kont-aminohen 60-70% e popullesise se Gjermanise”, per realizem e si baze strategjike e perballjes. Ne keto kushte duke ndjekur edhe strategjine gjermane si dhe ate te Italise, perpjekjet pervec atyre ep-idemiologjike te pergjitheshme, duhen koncentruar me urgjence edhe ne Shqiperi ne disa kolo-na, pavaresisht kohes se cmuar te humbur qe prej fundit te janarit:

1- Forcimi e konkretizimi i punes se Kujdesit Paresor me baze mjekun e familjes, si lidhe-si direkt me popullaten e identifi-kuesi kryesor i rastevete dyshim-ta. Kjo kerkon menjehere pajisjen e ketij sektore, mbrojtjen e per-sonelit e instruktimin e tij. Qytet-aret duhet te komunikojne 24 ore mbi 24 me mjekun e tyre te famil-jes dhe ai me tej te jape alarmin e te kerkoje mbeshtetje. Teoria e koncentrimit te te gjithe Shqiper-ise te 127-ta shume shpejt do te coje ne kolapsin e saj.

2- Rastet e dyshimta si kon-takte te aferta me te infektuarit duhet te vendosen ne disa Karan-tina speciale te shperndara. Teo-

ria e nje karantine ne Durres per te gjithe Shqiperine eshte iluzion qe do coje ne kolaps. Ajo e vete karantinimit ne pegjithesi per keta eshte Falimentimi i Shtetit.

3- Aktivizimi menjehere i klin-ikave te semundjeve infektive ne cdo Qark me se paku 20-25 shtreter secila. Teoria e koncen-trimit te te gjithe te infektuarve ne Tirane eshte e rrezikeshme dhe shpejt do te coje ne kolaps. Aven-ture do te ishte lenia masive e te semure me simptoma te lehta ne shtepi.

4- Sherbimi i Reanimacion-it tashme qartesisht eshte baza e uljes se mortalitetit nga ky vi-rus dhe kjo kerkon nje koncentrim te perpjekjeve. Kete theksoi dhe Merkel dje si koncept strategjik, kete po ben edhe Italia qe dislokoi 1 Miliard Euro per dyfishimin e posteve te reanimacionit ne dy jave dhe qe deri te shtunen de te kete instaluar 4000 respiratore te rinj. Ne kushtet tona edhe pse me nje vonese 45 ditesh nga kerke-sa, ne nje situate absolutisht te pa pershtateshme te reanimacioneve per te perballuar nje fluks te madh pacientesh te tille, eshte e do-mosdoshme hapja si fillim e reth 200 posteve te reja Terapie Inten-sive komplete, te shperndare ne Tirane dhe ne qendrat kryesore te vendit, se koncentrimi i te gji-tha rasteve te tilla ne Qender do te jete i pa mundeshem e do te coje ne kolaps.

Keto masa urgjente, tashme te vonuara, duhet te implementohen duke shfrytezuar te gjitha munde-site, me nje financim te menje-hershem emergjent per sistemin prej disa dhjetra miliona euro.

Tritan Shehu: 4 masat urgjente që duhet të ndërmarrë qeveria

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpall zyrtarisht Koronavirusin, pandemi

“Nivel alarmant mos veprimi”

Skënder Brataj

Tritan Shehu

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 20206

Ditën e djeshme Kryeministri Rama dhe ministrja e shën-detëisë kanë paralajmëruar se do të merren masa të for-

ta në mënyrë që të parandalohet përhap-ja e oronavirusit i cili prej tre ditësh ka mbërritur tashmë dhe në vendin tonë. Kujtojmë se dhe OBSH-ja e shpalli ditën e djeshme virusin më të ri COVID-19 si një pandemi botërore.

Masat e paralajmëruara nga RamaKryeministri Edi Rama paralajmëroi

ditën e djeshme se nga dita e sotme do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtet-it dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit. Kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse do të ka-pet ndonjë person i kthyer, që lëviz i lirë nëpër Tiranë, do të gjobitet me 5 mijë euro dhe nuk do të lejohet të dalë më jashtë ven-dit pa paguar këtë gjobë. “Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i policisë së shtetit dhe asaj ushtarake, që do ven-dosin postblloqe dhe do ndalojnë e veri-fikojnë nëse ka të ardhur nga Italia e Greqia në 14 ditët e fundit, që ndalohet të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të ka-pet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do ndalohet të rikthehet në Itali, nëse nuk do të ketë ndaluar gjobën. Futeni mirë në kokë, kjo është një kohë lufte me një armik që nuk duket, por që është rreth gjithsecilit prej nesh. E di që kush lëviz me makinë do bezdiset dhe nervozohet me postblloqet, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër, përveçse të kufizojmë lëvizjet dhe ta prano-jmë së bashku këtë shtrëngim. Do ta kalo-jmë edhe këtë, siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit, prej ku dolëm më të fortë. Nëse

tërmeti na mori 51 jetë, pa na lënë kohë, korona na paralajmëron çdo ditë dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për të kursyer jetë, dhimbje. Asnjë frikë, por kujdes, ku-jdes, kujdes. Jemi përgatitur për këtë mo-ment, lëre çfarë thonë ‘maskat e skadu-ara’. Kurajo miq, kujdesuni për fëmijët, të moshuarit, qëndroni në distancë dhe mer-reni me pozitivitet këtë ushtrim të çudit-shëm të kufizimit të lirisë”, tha Rama

Mbyllen të gjitha lokalet e restorantet, fillimisht në Tiranë e Durrës

Ditën e djeshme gjithashtu Kryeminis-tri Edi Rama mori vendimin e prerë për mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.Rama

ka njoftuar në në Facebook se ky vendim është marrë duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend. Duke paralajmëru-ar se lokalet mund të mbyllen dhe në qytete të tjera, kreu i qeverisë ka pohuar se kjo nuk është kohë pushimesh dhe ar-gëtimesh, por kohë lufte.

Rama : Hapni dritaret dhe kufizoni lëvizjet, korona nuk bën shaka

Kryeministri Rama shkuar dje në kryeministri ku 80% e stafit nuk ishte i pranishëm për shkak të urdhrit për qën-drimin në shtëpi të administratës dhe punës nga aty me kompjutera. Rama i ka bërë apel qytetarëve të hapin dritaret dhe

të moshuarit apo të sëmurit kronikë t’i vendosin në dhoma më vete. Ai ka shtu-ar se koronavirusi është një sëmundje që nëse nuk merret seriozisht mund të kthe-het në një humnerë ku bie apo një zjarr ku mund të digjesh pasi nuk bën shaka edhe pse është një grimcë e vogël por që mund të të marrë edhe jetën. “Duket si e dielë në këtë godinë që jemi mësuar të punojmë pa orar. Shumica punojnë me kompjuter nga shtëpia dhe dritaret janë hapur gjithandej. Me urdhër nga Vali që është një eksperte për këtë. Për mua s’ka më asnjë hapje zyre, larje duarsh rregullisht, kontakte fizike të reduktuara, askush më afër se 2 metra. 80% e punës këtu kryhet përmes celulave dixhitale që ishin ngritur për kohë emerg-jencash, gjendje e çuditshme por e de-tyrueshme për t’u mbrojtur nga korona dhe për mos u kthyer në transportuers në trupin e të afërmve. Më ka përlqyer gjithmonë një shprehje e një miku të paharruar nuk e kri-jon rreziku frikën, por frika rrezikun. Rrezi-kun e kam parë gjithmonë si produkt të frikës. Me koronën e mësova me pahir që kur u shfaq në Kinë, njësoj si me humn-erën, copëtohesh po u hodhe dhe me zjarrin digjesh po u hodhe trimërisht.”-tha Rama. Më tej kryeministri pohoi se kjo quhet ku-jdes. Sipas tij shumë nga ne e marrin me të lehtë dhe luajnë me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit. Rama shtoi më tej se na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket si-kur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shko-jmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremo-ni mortore dhe na duket e pamundurqë t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë. “Korona nuk bën shaka. Ja prish

gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr fry-mën, i ha fytin dhe i përdor për të kapër-cyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Ko-rona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë. Duhet të rrinë në shtëpi, mba-ni dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të mosh-uarit apo të mësuarit kronikë. Të shohin sa më pak lajme dhe sidomos ato debatet që janë vatrat e infodemisë. Ndiqni informa-cionet zyrtare dhe ndiqni këshillat. Sa më të disiplunuar dhe sa më shumë të shtrën-gohemi në këto masa, nuk po vjen fundi i botës, dhe as jemi thirrur të çajmë rrethimin me armë por të izolohemi nga kontaktet e përditshmërisë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia, Greqia etj të vetëkaran-tinohen.”- tha Rama.

Rama: Po shohim mundësinë e ndalimit të transportit urban në Tiranë e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa prezan-toi mbrëmnjen e djeshme disa nga masat që po ndërrmerren në kuadër të kontrol-leve kundër koronavirusit, deklaroi se po shihet mundësia që të ndalohen transpor-ti urban në Tiranë dhe Durrës. Në një dalje publike para mediave ai theksoi se ky ven-dim mund të merret nesër ose në ditët në vijim. “Jemi duke vlerësuar për nesër ose në ditët në vijim edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Pse në Tiranë dhe Durrës janë këto masa më të forta?! Sepse nuk jemi ne të parët. Fatmirësisht që kemi sfidën të përballemi. Kemi eksperi-encë të vendeve të tjera. Kemi modele sa-tisikore për të ndërtuar këtë eksperiencë. Ne nuk e ndalim përhapjen e virusit por ka shumë rëndësi se si ndërton sistemin mbro-jtjes. Këto masa janë sistemi ynë mbro-jtës.”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Ma-nastirliu ka prezantuar para medi-ave ditën e djeshme masat e përsh-kallëzuara që i janë propozuar Këshillit të Ministrave për të përballuar situatën nga koronavirusi. Manastirliu pati dhe një mesazh për ata qytetarë që sfido-jnë rekomandimet dhe rregullat e nx-jerra për parandalimin e ëtij virusi që duet se ka gjunjëzuar botën. Sipas min-istres së shëndetësisë ka ende shumë qytetarë që i sfidojnë reomandimet e rregullat që kanë dalë, por sipas saj kjo situatë duhet marrë me seriozitetin e duhur që mos të emi pasoja që nuk i duam. “Për të thënë të vërtetën ka ende jo pak qytetarë që i sfidojnë këto re-komandime e rregulla që kemi nxjer-rë. Nuk është fenomen dhe as vetëm shqiptar. Kjo është tamam çfarë mb-jell sot, do të korrësh nesër, prandaj qeveritë dhe njësoj dhe qeveria jonë, bazuar në sugjerimet e komitetit të ek-

spertëve kanë përgjegjësinë e përsh-kallëzimit të masave. Qytetarët nuk e kanë marrë siç shihet me seëiozitetin e duhur, shmangien e mjediseve pub-like, bareve e restoranteve, shumë prej të cilave kanë qenë të mbipopulluara. Kjo nuk është një kohë për të sfidu-

ar armikun me papërgjegjshmëri por për t’u mbrojtur prej tij. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër të kemi pasoja që sot mund t’i shmangim. A i duam aq sa themi fëmijët tanë, të moshuarit, prindërit? Them se po, atëherë ta tregojmë me vepra.”-tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë duke kërkuar mirëkup-timin e gjithësecilit, tha se në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, bëri me dije se në cilësinë e Ministres së Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i ka propozuar Këshillit të Minis-trave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën

5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinim-it të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas kon-firmimit të diagnozës.

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihap-en në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe ga-rantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”, deklaroi Manastirliu

Manastirliu njofton mbylljen e bareve dhe reduktimin e punonjësve në call centera

Nga gjoba 5 mijë euro deri te bllokimi i transportit urban, masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit

Qeveria nxjerr në rrugë ushtrinë bën kontrolle bashkë me policinë. Postblloqe për makinat Ushtria dhe policia kanë nisur kon-trollet në terren për koronavirusin. Kontrollet kanë të bëjnë me zba-timin e masave parandaluese për vi-rusin. Po kështu dje është bërë me dije se do ketë disa postblloqe në rrugë dhe kontrolle të makinave me targa të huaja si dhe për ato që vi-jnë nga Pikat Kufitare. Dje kryem-inistri Edi Rama paralajmëroi se do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.

Aktualitet

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 7

Në një dalje për mediat për koronavirusin, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria e ka për de-

tyrë të marrë masa në një situatë të tillë. Referuar sugjerimeve konkrete që opozita i ka bërë qeverisë, Basha tha se këto propozime janë bërë qysh me datë 23 shkurt, por qeveria nuk ka marrë masa, por ka bërë humor me to. Po ashtu, Basha ka shtuar se duhen vënë në shërbim fondet për mbrojt-jen e mjekëve dhe infermierëve. Ai tha dje se më shumë se kurrë duhen paratë dhe se është cinizëm që të mendosh se paratë në duart e oligarkëve do të sjellin më shumë shërbime ndaj qyte-tarëve. “Ne vuajmë nga paradigmat e komunizmit. Qeveria ka për detyrë që të marrë gjithë masat e nevojshme. Opozita ka për detyrë që të bëjë trans-parencën dhe t’i bëjë thirrje qeverisë për përgjegjësitë. Prandaj që nga mo-menti i parë PD-ja ka qenë në krye të detyrës që na dhënë populli. Është de-tyra jonë qytetare. Mungesa e transpar-encën është armik vdekjeprurës. Kemi ngritur një grup pune nisur nga eksper-tiza e madhe që ke PD në fushën e ek-spertizës.”. Më tej Basha tha se PD dhe ekspertët e saj kanë bërë kërkesa qysh prej datës 23 shkurt për marrjen e masave të nevojshme. “Duhet t’i dre-jtoheni qeverisë pse nuk ka marrë masa. Aty i keni memet dhe humorin që bënin deri para 3 ditësh me kërk-esat tona. Jemi këtu për të ndalu-ar verbërinë e sulmeve ndaj opozitës dhe medias. Ata kanë në dorë që tes-

timi të ecë më mirë.”. Sipas Bashës, askush nuk mund të

përballojë faturën ekonomike dhe so-ciale që po shkakton kjo epidemi në Shqipëri. “Fatura që do të paguajmë nëse nuk marrim këto masa do të jetë shumëfish. Nuk ka asnjë hamendësim, prandaj duhet të vëmë në shërbim fon-det që të mbrojmë mjekët dhe infer-mierët. Të sillen pajisjet testuese dhe kapacitetet pritëse, për uljen e vikti-mave. Sot duhen para dhe paratë nuk kanë vlerë më të madhe se të përdor-en për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Është cinizëm i madh se paratë në du-art e 10 oligarkëve do të sillkan më

shumë shërbime për qytetarët se sa është nevojshme sot për këto inves-time që përmenda. Nëse këto para nuk mjaftojnë duhen bërë sakrifica të tjera buxhetore. “.

Ndërkaq kryedemokrati kishte një apel për autoritetet që të mos bë-jnë propagandë. Sipas tij, qeveria ka në dorë thesarin dhe duhet ta hapë atë për ti shërbyer qytetarëve. “Zgjidh-ja është tek transparenca, tek alokimi i fondeve, tek mobilizimi real i vërtetë. Duhen përgatitur kapacitetet për ata të sëmurë që kanë nevojë për trajtim të veçantë. Kërkoj urgjentisht ti jepet fund propagandës, ti jepet fund akteve

me mendësi bolshevike të kërkimit të fajit dhe të përgjegjësit diku tjetër dhe të marrin përgjegjësitë. Ata kanë sot çelësat e shtetit, ata kanë sot çelësat e thesarit, të hapin thesarin për ti shër-byer qytetarëve.”.

Masat e prezantuara nga Lulzim Basha:

1-Pezullimin dhe fshirjen e pag-esës së faturës së ujit dhe energjisë për të gjithë konsumatorët familjarë dhe biznese në zonat ku covid 19 është shfaqur. Të ndalohet shkëputje e fur-nizimit me ujë dhe energji elektrike në ato rastet e mospagesës deri në te-jkalimin e kësaj situate.

2-Pezullimin e kontributeve të sig-urimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore dhe shlyer-jen e këtyre pagesave me këste 12 mu-jore në periudhat pasardhëse.

3-Përjashtimin nga tatim fitimi për një periudhë 6-12 muaj të gjitha sub-jektet në zonat ku virusi covid 19 është shfaqur me qëllim përballimin e plotë të 2 muaj kosto të pagave të punon-jësve dhe ambienteve të marra me qira për zhvillimin e aktivitetit.

4-Përjashtimi nga taksa e pronës nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3 mujore në zonat dhe bashkitë ku covid 19 është shfaqur

5-Përjashtimi nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6-Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vunerabël siç është turizmi, fasonët apo call center.

Konferenca me mediat

Basha prezanton 6 masat që duhet ndërmarrë qeveria: Zgjidhja tek transparenca, tek alokimi i fondeve dhe mobilizimi real

Aktualitet

Vetëkarantinohet mjeku i Urgjencës: Vizitova tre pacientë të dyshuar me koronavirus pa veshje specialeMjeku në Urgjencën e QSUT, Ilir Allk-ja njoftoi dje përmes një videoje në Facebook se është futur në karantinë pasi kishte vizituar tre pacientë të dy-shuar bartës të koronavirusit. Sipas tij, ai shkoi pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë. Videoja u bë publike edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Video e mjekut në tekst“Unë quhem Ilir Allkja, jam mjek

në Urgjencën paraspitalore të QSUT-së. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë COV-ID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore. Unë sot per-

sonalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale. Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologjike apo gas-tronetorologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temper-atura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të dyshuara me COV-ID 19. Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kiru-rgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme. Unë kam një thirrje për kolegët e Koordin-imit të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z.Skëndër Brataj:

Jini më të kujdesshëm në pyetjen e per-sonave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata (personat) kanë temperaturë, nëse kanë simptoma res-piratorë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtu-ar. Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju du-het të kurseni jetën e çdo mjeku apo in-fermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë!”

Reagimi i RamësNë një dalje për mediat, Kryemi-

nistri Rama reagoi ashpër ne lidhje me

deklaratat e Bashës pak më herët ditën e djeshme. Referuar një video të një mjeku që Basha nxorri nga selia e PD-së, Rama u shpreh se mjeku në fjalë ka nxjerrë foto me kostumin special, duke nxjerrë edhe një foto nga profili i mje-

kut në rrjetet sociale. “Nga ana tjetër është e domosdoshme kur propagan-da negative kërcënon shëndetin, nuk ke se si të mos reagosh edhe pse ndi-hesh në pozitë të vështirë. Sapo dëg-jova për dëshminë mjekut në fjalë dhe u interesova se ishte një dëshmi e çu-ditshme. Ajo që mora ishte fotoja e mjekut në fjalë ishte një foto e tij në faqen e tij, ku fliste për shpëtimin e pa-cientëve me veshjen speciale. Nuk ka mungesë veshjesh speciale për mjekët. Mjeku në jetën e tij private mund të thotë “Rama ik”, por nëse mjeku bënë detyrën e vet, nuk është problem. Si mundet që një parti politike mund të angazhohet në një dezinformim publik. Këto gjëra nuk ndodhin në asnjë vend të botës.”.- tha kryeministri.

Lulzim Basha

Ilir Allkja

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 20208

PRINTO ME NGjyRA cMyK

CMyK

Presidenti Meta ka takuar ditën e djeshme4 mjekë të njohur lidhur me situatën e krijuar nga koronaviru-

si. Në një postim në “Facebook” Meta a informuar për takimin me profesor Isuf Kalon, mjekët Fadhon Meksi, Andrea Gudha dhe Tritan Shehu, për të cilët ka thënë se e njohën me pikëpamjet e tyre për te-jkalimin e kësaj situate të vështirë. Kreu i Shtetit ka theksuar se përf-shirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e te-jkalimit të kësaj sfide madhore.

Njoftimi i MetësNë njoftimin e bërë pubik ditën

e djeshme Meta ka thënë se pri-ti me kërkesën e tij katër per-sonalitete të shquara të shën-detësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për sit-

uatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të COV-ID-19, si dhe për marrjen e të gji-tha masave të domosdoshme për të

mos lejuar përshkallëzimin. Sipas Metës Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shën-

detësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shën-detësor, Fadhon Meksi dhe Andrea

Gudha, si edhe ish-ministri i Shën-detësisë, Tritan Shehu e njohë me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bash-këpunim të ngushtë dhe transpar-encë. “Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shën-detësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fadhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-min-istri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj sit-uate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjeg-jshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.”-po-hoi Meta.

Meta takon katër mjekët e njohur

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka anuluar ditën e djeshme faljen e namazit të premten. ashtu sikurse dhe duket sit-uata e krijuar nga koronavirusi ka ndë-rhyrë dhe në aktivitetet fetare, pasi KMSH ka shpërndarë një njoftim për marrjen e masave nga myftinitë. Kreu i komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ka udhëzuar që kohët e namazit të falen individualisht dhe myft-injtë të ndërmarrin fushata sensibilizue-se për publikun dhe të inkurajojnë be-simtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

Njoftimi i Komunitetit Musliman të Shqipërisë

në njoftimin e bërë publik ditën e djeshme Komuniteti Musliman ka po-huar se të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COV-ID-19. gjithashtu në deklaratë poho-het se Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbro-jtjes së saj. L Në në rastet e shpërthim-it të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend!

Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtu-ar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gji-tha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste. Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithash-tu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.”-thuhet në deklaratë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19. Komuniteti Mysli-man i Shqipërisë ka këruar nga myft-initë e qyteteve marrjen e masave të mëposhtme:

1- Ngarkohen të gjithë myftin-jtë dhe stafi i tyre të ndërmarrë fusha-ta sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët, krye-sisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritua-

let fetare në banesat e tyre. 2- Anullimi i tubimeve masive si

ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme dhe sipas rrezikshmërisë në zonën tuaj të anullohet edhe falja e namazit të xhumasë.

3- Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndër-kohë ezani të thirret në mënyrë të rreg-ullt në të gjitha xhamitë.

4- Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shën-detësis

Në fund të delaratës Komuniteti Musliman ka këruar mirëkuptimin e be-simtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndet-it është një obligim fetar për të gjithë be-simtarët. “Pasi të marrim të gjitha masat e nevojshme, t’i lutemi Zotit me lutjen e Profetit Muhamed (a.s.): “O Zot më ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gji-tha sëmundjet e këqija.” Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të ka-lojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.”-përfundon deklarata.

Masat për ndalimin e përhapjes së virusit

Komuniteti Musliman anulon faljen e namazit të premten, Spahiu: Të falen individualisht

“Përfshirja e kapaciteteve njerëzore dhe shkencore jashtë shërbimit aktiv, hap vendimtar për këtë sfidë”

Njoftimi i amasadës: Për qytetarët që kthehen nga Gjermania nuk do pranohen vërtetime të kufiritAmbasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar ditën e djeshme që për qytetarët që janë kthyer nga Gjer-mania nuk pranohen vërtetime të kufirit. Sipas Ambasadës jo bëhet për të parandaluar përhapjen e ko-ronavirusit. Ambasada njofton se ky njoftim do të jetë në zbatim deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane

Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-vi-rusin, ambasada nuk do të prano-jë më (deri në një njoftim tjetër) vërtetime të kalimit të kufirit.

Aktualitet

Ambasada gjermane

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 9

CMyK

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas raportit të Departa-mentit të Shtetit të bërë publik

të mërkurën, janë “kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja kon-siderohet si shkelje kriminale, kurrup-sioni i kudondodhur, në të gjitha de-gët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale. Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qënë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti.

Në raport theksohet se zgjedh-jet parlamentare të vitit 2017, sipas vlerësimit të OSBE-së,respektuan lir-itë themelore, por u karakterizuan nga akuza pët blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Zgjedhjet lokale të 30 qer-shorit 2019,u bojkotuan nga partitë e opozitës, të cilat akuzuan qeverinë për mashtrim elektoral. Sipas rapor-tit të OSBE-së, zgjedhjet u mbajtën “përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe të rregullt”,por votuesit nuk kish-in mundësi zgjedhjeje mes alternati-vave politike.

Gjatë vitit 2019, thuhet në raport, Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepru-ar të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë.

Probleme serioze në burgje dhe qendra ndalimi pati me kushtet e këqija

dhe mungesën e kujdesit shëndetësor, sidomos atij mendor, si edhe me mbi-popullimin dhe korrupsionin.

Lidhur me korrupsionin, raporti përmend rastin e arrestimit të ish-dre-jtorit të përgjithshëm të burgjeve, Ar-ben Cuko nën akuzat për korrupsion.

Raporti thotë se kushtet mbetën nën standard në disa objekte ndalimi jashtë Tiranës dhe qendra të tjera të mëdha urbane.

Mes përmirësimeve, raporti për-mend faktin se Avokati i Popullit njoftoi për një lehtësim të mbipopul-limit përmes infrastrukturës së re dhe amnistive.

“Megjithëse Kushtetura parashi-kon pavarësinë e gjyqësorit, presio-ni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funk-

siononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria zba-toi procesin e vëzhguar ndërkom-bëtarisht të vetingut të gjykatësve dhe të shkarkimit të gjykatësve me pasuri të pajustifikuar dhe me lidhje

me krim të organizuar.Por raporti thotë se si pasojë e këtij

procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum.

“Politizimi i mëparshëm i emëri-meve në Gjykatën e Lartë dhe atë

Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre in-stitucioneve”, thuhet në raport.

“Ndërsa individët dhe organiza-tat mund të kërkojnë kompensime civ-ile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsio-ni, mungesa e efiçencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”, thuhet në raport.

Ish-të burgosurit politikë nën reg-jimin komunist vazhduan të kërko-jnë kompensimet nga qeveria dhe kjo e fundit shënoi një fare përparimi në dhënien e kompensimeve gjatë vitit.

Sipas raportit pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtru-ar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërt-hortë politik dhe ekonomik ndaj medi-as, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u për-poqën të hetonin krimin dhe korrup-sionin”, thuhet në raport.

“Shumë pronarë të stacioneve tel-evizive private e përdorën përmbajt-jen e transmetimeve të tyre për të ndi-kuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre”, thotë raporti.

Po ashtu në raport thuhet se pati “njoftime të besueshme se për-faqësues me peshë të medias për-dorën organet e medias për të bërë shatazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mugesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve.

Raporti përmend si shqetësim për-dorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve. / VOA

Raporti i DASH: Korrupsioni, pandëshkueshmëri dhe kufizimet e lirisë së shprehjes, probleme kryesore në Shqipëri

Politikë

Presidenti Meta dekreton pa vonesa 3 anëtarët e Gjykatës së LartëPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pasi shqyr-toi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumen-tuese të kualifikimit, vlerësim-it, ka vendosur dje dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, të 3 anëtarëve. Ata janë Sokol Sadushaj; Ervin Pupe dhe Ilir Panda. Meta vlerësoi pa vone-sa këto propozime, duke konsid-eruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave

kushtetuese të qytetarëve për një gj-ykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Ky vendimi i Presidentit er-dhi pasi ai shqyrtoi: Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spika-tur, të kandidatit z.Sokol Sadu-shaj”; Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në

Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandi-datit z.Ervin Pupe”; dhe Vendi-min e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandi-datit z. Ilir Panda”; Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që për-cakton neni 136 i Kushtetutës.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 202010

Taksat do të rriten masivisht nga gjysma e dytë e vititGjysma e dytë e vitit 2020

do të rritë ngarkesën fiskale për bizneset si-pas të dhënave nga Min-

istria e Financave mbi shpërndarjen mujore të planit vjetor te të ardhurave buxhetore. Barra fiskalë vjen e rritet pas muajit korrik deri në dhjetor ku bizneset dhe individët do të pagua-jnë 44-45 miliardë taksa në muaj në raport me 35 -43 miliardë lekë për muaj që paguajnë në gjysmën e parë të vitit. Ngarkesën më të lartë fiskale e ka muaji dhjetor me rreth 51.8 mil-iardë lekë. Dhjetori historikisht ka ngarkesë të lartë fiskale për shkak të qarkullimit dhe konsumit më të lartë të mallrave dhe shërbimeve këtë muaj si pasojë e sezonit të festave.

Plani i grumbullimit të të ar-dhurave sipas muajve është bërë në bazë të intensitetit të aktivitet-it ekonomik në vend. Dy muajt e parë të vitit përgjithësisht ekono-mia qarkullon më pak dhe gjatë kë-tyre muajve nuk paguhen këstet e ta-timit mbi fitimin. Ngarkesa fiskale është e përqendruar më së shum-ti në gjysmën e dytë të vitit. Në gjashtëmujorin e parë janë progra-muar të vilen rreth 240 miliardë lekë të ardhura tatimore, ndërsa në 6-mujorin e dytë do të grumbullo-hen 269 miliardë lekë.

Programimi i të ardhurave për vi-tin 2020 mbështet synimet e Minis-trisë së Financave dhe Ekonomisë për konsolidim fiskal, reduktim të defi-citit buxhetor dhe borxhit publik. Programi bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal nëpërmjet im-plementimit të projektit të fiskalizim-it, dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, duke mbështetur në këtë mënyrë rritjen ekonomike të qën-drueshme, nëpërmjet nxitjes së pro-dhimit dhe eksporteve.

Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2020, janë marrë në konsideratë fak-torët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet nga lufta kundër informalitet, e shoqëruar kjo

me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtimit vull-netar të tatimpaguesve me ligjin.

Të ardhurat tatimore qe mblidhen nga administrata tatimore dhe ajo do-ganore në vitin 2020 programohet të jenë 334,12 miliard lekë, me rritje +6,42 % ose 20,16 miliard lekë kra-hasuar me faktin e 2019. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve sho-qërore dhe shëndetësore parashiko-hen të jenë 103 miliard lekë, +4,8 %, ose 4,7 miliard lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2019.

Të ardhurat doganore janë para-shikuar duke u bazuar në analizën e trendit historik të 60 grup-produk-teve kryesore, për një periudhë katër-vjeçare. Ky parashikim është korrek-tuar me efektet e faktorëve të tjerë të jashtëm për secilën taksë. E njëj-ta procedurë është ndjekur edhe për të ardhurat nga tatimet, duke marrë për bazë modelin statistikor të projek-sionit të të ardhurave të pritshme si dhe faktorët ekzogjenë me ndikim në çdo taksë.

Faktorët e jashtëm të marrë në konsideratë të cilët ndikojnë në rrit-jen e të ardhurave për vitin 2020 janë rritja nominale e Prodhimit të Brend-shëm Bruto e skontuar me Koeficien-tin e Elasticitetit, është aplikuar duke analizuar këtë efekt në mënyrë të in-tegruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta minerare dhe Taksa doganore, sipas financave.

Për vitin 2020 nuk janë parashi-kuar ndryshime themelore fiskale.

Prioritet do jetë zbatimi dhe matja e efekteve të politikave fiskale të mirat-uara ne 2-3 vitet e fundit, me qël-lim konsolidimin e sistemit tatimor. Ndryshimi kryesor ka të bëjë me lig-jin e fiskalizimit, i cili pritet të ndiko-jë në transparencën dhe kontrollin e transaksioneve tregtare, nga ku gjen-erohen detyrimet tatimore. Marr-

Buka është një nga produktet kryesore të shportës së ushqi-meve në vend dhe ka sigurisht një peshë në shpenzimet e famil-jeve shqiptare. Buka dhe drithërat janë burimi kryesor i energjisë, të pasur me karbohidrate dhe vlera ushqyese. Sipas të dhënave të Numbeo-s, portalit më të mad-he që raporton mbi cilësinë dhe kostot e jetesës, në 2020 për të blerë 500 gramë bukë një famil-je në Shqipëri duhet të paguajë 67.39 lekë.

Me një diferencë tepër të ngushtë, Shqipëria renditet pas Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të

Zi për çmimin e bukës. Po i njëjti portal referon se e njëjta sasi buke blihet në Bosnje dhe Hercegovinë, vendi me çmimin më të shtrenjtë në rajon, për 68.64 lekë. Ajo ndiqet nga Mali i Zi me një çmim prej 67.85 lekësh.

Po ku kushton buka më lirë?Edhe për vitin 2020 qytetarët

serb paguajnë më pak për të blerë 500 gramë bukë. Sipas të dhënave të portalit një bukë në Serbi kus-hton mesatarisht 48.63 lekë, gati 30% më pak se çmimi i bukës në Shqipëri. Pas Serbisë çmimi më i ulët i bukës është vlerësuar të jetë në Kosovë.

Një shqiptar i Kosovës blen 500 gramë bukë me një çmim prej 51.2 lekësh, rreth 16 lekë më pak

se në Shqipëri, apo 23% më lirë. Çmimi i bukës në 2020 është më i lirë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku 500 gramë bukë shitet me një çmim prej 53.67 lekësh. Rusia dhe Serbia zotërojnë 88% të tregut të bukës në Shqipëri

Në një analizë të mëparshme të Revistës Monitor, tregu krye-sor dhe më i rëndësishëm ush-qimor në vend, mielli, zotërohet nga Rusia dhe Serbia të cilat së bashku dominojnë 88.6% të tre-gut sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2018, importet e drithërave ishin 376 mijë tonë, me një rritje 15% nga viti 2017.

Nga kjo sasi, mbi 333 mijë tonë ishin nga Serbia dhe Rusia.

Por në 2018-n, pesha e Ru-sisë si furnizuesi tradicional i Shqipërisë me grurë ka rënë, por është rritur pesha e Serbisë. Im-portet e drithërave nga Serbia ishin 158 mijë tonë, me rritje gati 29% në raport me vitin 2017. Pesha e Serbisë në importet e drithërave u rrit me 4 pikë për-qindje, në 2018 duke zotëruar 42% të tregut nga 38.2% që ishte një vit më parë. Ndërsa pesha e Rusisë ra me 46% të totalit të im-portit, nga 49% që kishte qenë më 2017.

Shqiptarët paguajnë 30% më shtrenjte bukën se sa në Serbi

Ekonomi

Të ardhurat doganore janë parashikuar duke u bazuar në analizën e trendit historik të 60 grup-produkteve krye-

sore, për një periudhë katër-vjeçare. Ky para-shikim është korrektuar me efektet e faktorëve të tjerë të jashtëm për secilën taksë

Prioritet do jetë zbatimi dhe matja e efekteve të poli-tikave fiskale të miratuara ne 2-3 vitet e fundit, me qëllim konsolidimin e sistemit tatimor

3

Barra fiskalë vjen e rritet pas muajit ko-rrik deri në dhjetor ku bizneset dhe indi-vidët do të paguajnë 44-45 miliardë taksa në muaj

45

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 11

Përhapja e koronavirusit pritet të ketë ndikim të fortë edhe në ekonominë e vendit. Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tre-gut të Shqipërisë i bëri thirr-je qeverisë dhe pushtetit lokal të ndihmojë biznesin, që kjo ep-idemi të mos krijojë katastro-fë ekonomike. Shoqata bën apel për lehtësimin e barrës së bizne-sit, ndërsa propozon katër mënyra se si qeveria mund të kontribuo-jë për mirë.

Reagimi i plotë:Thirrje qeverisë dhe pushtetit

lokal: Ndihmoni biznesin që kjo epidemi të mos krijojë katastrofë ekonomike! Në ditët e vështira që po kalojmë, si qytetarë por edhe si sipërmarrës, vendimmarrja e shpejtë dhe solidariteti, janë do-mosdoshmëri. Duke marrë edhe eksperiencën e vendeve të tjera, se si po e përballojnë epideminë e koronavirusit, Shoqata për Mbro-jtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, i kërkon pushtet-it qendror dhe lokal të marrë disa masa të karakterit ekonomik.

Deri tani, na është thënë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe biznesit i kërkohet t’i pagu-het paga, prindit që do të rrijë me fëmijën. Kërkohet me të dre-jtë mbyllja e shumë bizneseve ku ka kontakte të afërta mes njerë-zish. Ndërkohë nuk dëgjuam se çfarë kjo qeveri do të bëjë, për t’i krijuar mundësi këtij biznesi të qëndrojë në këmbë, i cili edhe pa rënë virusi, ka kohë që zvarri-tet në kufijtë e mbijetesës. Që të ndihmojmë punonjësit të mbajnë vendet e punës, që të mos push-ojmë njerëz nga puna në këtë sit-

uatë të vështirë, që të lehtësohen problemet financiare që shkak-tohen nga rënia e konsumit, ShMTTSh propozon si më posh-të:

– Lehtësim të barrës fiskale! Heqje të disa taksave dhe tari-fave, të cilat edhe në situata jo emergjente, janë të tepërta.

– Mosaplikim i kamatëvone-save në pagesat e faturave të ujit dhe të dritave.

– Mosaplikim i gjobave për vonesa në pagesat e TVSh apo ta-timfitimit.

– Negocim me bankat për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive.

Emergjenca sanitare dhe emergjenca ekonomike duhet të trajtohen me të njëjtin seriozitet.

Shtimi i rasteve me koranavi-rus dhe paniku për përhapjen e epidemisë në vend po jep efekte negative në disa sektorë të ekon-omisë. Ndryshe nga çfarë ndodhi në tregtinë me pakicë të artiku-jve ushqimorë ku shitjet u trefish-uan menjëherë pas shfaqjes së dy rasteve të para me virus në vend,

në sektorin e hidrokarbureve po ndodh e kundërta. Përfaqësues të Shoqatës të Shoqërive Hidrokar-bure në vend pohuan se këto ditë shitjet e karburantit ranë me 10 për qind. Shkak i uljes së shit-jeve është reduktimi i lëvizjeve të qytetarëve dhe biznesit nga fri-ka e përhapjes së epidemisë. Në ditët e para të muajit, çmimet me pakicë të karburanteve pësuan ulje nga 6 deri në 8 lekë. Oper-atorët në vend pohuan se rënie e çmimeve reflektoi situatën e çmi-meve në tregjet ndërkombëtare. Por rënia e çmimeve nuk rriti shitjet për kompanitë vendase.

Dje në bursa çmimet e naftës u rimëkëmbën, pas rënies historike që pësuan një ditë më parë, pasi investitorët presin që ekonom-ive t’u jepen stimuj të rinj për të përballuar efektet nga shpërthi-mi i koronavirusit. Konkretisht, treguesi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar, Brent, u rimëkëmb me 7.9 për qind në 37.08 dollarë për fuçi të martën ndërsa tregue-si amerikan u rrit 7.5 për qind në 33,45 $.

Gjatë ditës së hënë, nafta ra me rreth 30%, duke shënuar tkur-rjen më të lartë ditore që nga lufta e Gjirit të 1991. Kontratat e të ardhmes së S&P 500 u rritën me 3.3 për qind, kur filloi tregti-mi më vonë gjatë ditës, duke ri-kuperuar një pjesë të rënies prej 7.6 për qind të indeksit të hënën – rënia e tij më e madhe një-ditore që nga kriza globale financiare.

Operatorët e tregut vendas thanë se ulja e fundit e çmimeve në bursa pritet të reflektohet në vijim, gjithnjë nëse kjo rënie do të jetë e qëndrueshme.

Biznesi: Të anulohen taksat gjatë epidemisë së koronavirusit

Statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore, për vitin 2018, shpre-hin se: 99,8 % të ndërmarrjeve ak-tive e zënë NVM, në të njëjtën për-qindje si vitin e kaluar. Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe të ndërmarrjeve NVM me 41,4 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 21,2 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nx-jerrëse dhe sektori i energjisë elek-trike, ujit dhe menaxhimit të mbet-jeve me nga 0,6 % secili. 79,8 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 80,3 % që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punë-son 29,0 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,5 % dhe sektori i indus-trisë përpunuese me 18,4 %. Sek-torët me numrin më të vogël të të

punësuarve në NVM-të janë sek-tori i industrisë nxjerrëse me 1,8 % dhe sektori i energjisë elek-trike, ujit dhe menaxhimit të mbet-jeve me 2,3 %. 77,4 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 77,2 % të realizuara vitin e kaluar. Sek-tori i tregtisë mbizotëron me 52,4 % të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 11,5 % dhe nga sektori i ndertim-it me 10,7 %. Sektori me përqind-jen më të ulët të shitjeve të reali-zuara nga NVM-të është sektori i industrisë nxjerrëse me 2,1 %. 70,6 % të investimeve në vend kryhen nga NVM nga 60,1 % të kryera vi-tin e kaluar. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i tregtisë me 24,3 %. Nga ana tjetër, sektori i transportit dhe komunikacionit ka përqindjen më të ulët të investi-

meve prej 4,3 %. Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbë-jnë vetëm 0,2 % të ndërmarrjeve gjithsej në vend, punësojnë 20,2 % të të punësuarve, kryejnë 29,4 % të investimeve, realizojnë 22,6 % të shitjeve neto.

Komente mbi tregtinë e jashtme të mallrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), 2018. 2,5 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportojnë mallra nga 2,7 % që eksportuan në vitin 2017. Vlera e eksporteve të mallrave të NVM përbën 58,2 % të vlerës së eksporteve gjithsej. Sektori me përqindjen më të lartë të ndërmar-rjeve eksportuese është industria nxjerrëse, ku 20,9 % e ndërmarr-jeve aktive të këtij sektori ekspor-tojnë. 8,8 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë impor-tuese nga 9,3 % që ishin në 2017, të cilat përbënë 78,0 % të vlerës së importeve të mallrave për 2018. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve importuesve është sektori i indus-trisë përpunuese me 23,1 %. Rreth

10,5 % e shitjeve neto të NVM shkojnë për eksport. Ndërmarr-jet e mesme kryejnë përqindjen më të lartë të eksporteve me 18,4 % të shitjeve neto të realizuara prej tyre. Mikrondërmarrjet eksporto-jnë vlerën më të ulët ku rreth 4,5 % të shitjeve neto janë eksportuar. Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndër-marrjet e vogla me 28,5 % dhe në ndërmarrjet e mesme me 36,1 %

Përqindja më e lartë e vlerës së shtuar në mikrondërmarrjet, real-izohet në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (61,7 %). Sektori i tregtisë ka përqindjen më të lartë (32,6 %), të realizuar nga ndërmarrjet e vogla. Në sektorin e industrisë përpunuese, ndërmarrjet e mesme realizojnë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar (35,6 %) të realizuar nga ky sektor.

INSTAT: Gati të gjitha ndërmarrjet në Shqipëri janë të vogla ose te mesme

Ekonomi

ja në kohë reale e transaksioneve biznes-konsumator si dhe me pas e atyre biznes-biznes nëpërmjet për-dorimit të faturës elektronike, synon

që brenda një periudhe 2-3 vjeçare, të rrisë parametrat e TVSH-së së brendshme nga 8,8 % e PBB-së, në 9,1 % të saj.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 202012 •

Kulturë

Një histori filmi në Marsejë dhe fotoja e rrallë e kopertinës së gazetës "Le Marseillais", që u ded-ikohet Kadaresë dhe kineastëve shqiptarë. Nuk ishte hera e parë që filmi shqiptar po kapërcente kufijtë, por sidomos në Francë po pritej me mjaft sukses; anashkalohet pa u përgënjeshtruar një gafë e gazetës duke i quajtur shqiptarët "libanezë" në vend që ta shkruanin "albanese". java e fil-mit shqiptar ne marseje 1995, rrëfejnë Luan Rama, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani

Kur kineastët shqiptarë dhe Kadare u quajtën libanezëNga Violeta Murati

Shkrimtari Ismail Kadare, së bashku me aktorët "libanezë", me Saimir Kumbaron, regjisor i filmit "Vdekja e kalit", që mban

bobinën duke prezantuar javën e kinemasë shqiptare në sallën "Vieille Charite". Kjo është diçitura që sho-qëron kopertinën e gazetës franceze "Le Marseillais", ku si duket tërheqja për t'i kthyer në qendër të vëmendjes kineastët shqiptarë ka qenë prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare, si skenarist i filmit "Prilli i thyer" (romani "Të paftuarit") me regji të Kujtim Çashkut.

Me gjithë ngatërresën gjuhësore ku shkruhet "libaneze" në vend të fjalës "albanese", fotografia është botuar në prill të vitit 1993 në gazetën Le Marseillais, të Marse-jës që shoqëronte një artikull mbi "Javën e Filmit Shqiptar" të organi-zuar në Marsejë. Gafa e gazetarëve francezë ka qenë e izoluar vetëm në historinë e kineastëve që shoqëru-an këtë ngjarje, për të cilën është kërkuar ndjesë pas ndërhyrjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Për gazetën franceze "Marseille" këta ishin protagonistët e mbrëmjes së kinemasë shqiptare, ndërsa fotoja paraqet edhe të tjerë pjesëmarrës në ditët e filmit shqiptar, regjisorin Piro Milkanin, Liri Begejën, aktorët Bujar Lakon, Anisa Markajanin dhe Timo Fllokon, si dhe skenaristin e shkrimtarin Luan Rama.

Ngjarja aktuale që po ndodhte i kushtohej javës së filmit shqiptar, të cilët prezantoheshin për herë të parë në këtë rajon, por jo në Francë. Ndonëse bëhet fjalë për vitet e para të '90-ës, perëndimi sapo kishte kthyer vëmendjen nga filmat shqiptarë, dhe kineastët kishin kapërcyer kufijtë, madje më shumë se sa sot. Produksionet "Kolonel Bunker" me regji të Ku-jtim Çashkut, "Parullat" të Gjergj Xhuvani si dhe "Vdekja e kalit" e regjisorit Saimir Kumbaro kishin marrë ftesa të shumta në festivale ndërkombëtare të perëndimit. Italia, Franca apo Anglia ishin shtetet që "thërritnin" shqiptarët për historinë duke shënuar kthesën e madhe për produksionet tona, ato të bash-këpunimit në realizimet filmike.

Duke iu kthyer fotos, asaj ngjarjeje që zuri koverin e gazetës franceze, nuk do të kalonte pa një incident të vogël, për shkak të një gabimi drejtshkrimor. Siç shihet në foto, në diçiturën e saj shënohet artistët "libanezë"! Në Shqipëri për këtë "pritje" dhe jehonë mediatike s'ka pasur asnjë zë, aq më tepër edhe për gafën e gazetës franceze, që përveç një ndjese formale nuk është se ndryshoi gjë në këtë histori. Regjisorët dhe aktorët shqiptarë, së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare kanë krijuar këtë memorie që mbahet mend gjatë nga protagonistët si vitet e para të euforisë filmike shqiptare.

Fotoja ka dalë nga dosja arki-vore e shkrimtarit Luan Rama, duke e vënë në dispozicion botimin së bashku me historinë e kësaj

ngjarjeje ku vëmendja vjen si duket më e madhe, e padyshim vlerësohet ngjarje mikpritja nga prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare. Luan Rama, së bashku me dy prej protag-onistëve të fotos, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani sjellin këtë memorie ngacmuar prej fotos, duke krijuar një atmosferë kujtese çfarë shënon kjo ngjarje për kinemanë.

Luan Rama: Një histori filmi në Marsejë

"Fotografitë janë gjithnjë dëshmi ngjarjesh, faktesh, historish, sa intime aq dhe kolektive. Ato fiksojnë gjithnjë atë çka nesër mund të zh-bëhet, humbasë e shuhet në mjegul-lat e kohës dhe të kujtesës njerëzore. Kjo fotografi është botuar në prill të vitit 1993 në gazetën Le Marseillais të Marsejës. Shoqëronte një artikull

mbi "Javën e Filmit Shqiptar" të organizuar në Marseille në sallën "La Vieille Charité". Në fakt, një vit më parë, regjisori Pirro Milkani kishte ardhur në Paris, në një "Javë të Filmit Shqiptar", në një nga kine-matë e Parisit, në Montparnasse, ku ishim së bashku. Pra, në prill të vitit 1993 ne shkuam në Marsejë ku na priste Pierre Calfas, një mik i vjetër i Shqipërisë dhe përgjegjësi i Kulturës në bashkinë e Marsejës. Të ftuar ishin dhe Ismail Kadare si skenarist i filmit Prilli i Thyer (Të Paftuarit), i regjisorit Kujtim Cashku, Liri Bege-ja, që përgatitej për filmin e saj të ar-dhshëm Larg Barbarëve, Pirro Mil-kani që bashkë me Anisa Markarjan, në rolin kryesor, do të prezantonin filmin Pranvera nuk erdhi vetëm, Saimir Kumbaro që do prezantonte filmin Vdekja e Kalit, aktorët Bujar

Lako, Timo Flloko, si dhe unë, që kisha me vete një kamera, xhirimet e të cilit nuk di se ku kanë përfunduar. Një nga filmat që u shfaqën ato ditë ishte dhe filmi Vdekja e Kalit, që u mirëprit në veçanti nga publiku. An-isa, e cila kishte pak vite që kishte zbarkuar te njerëz të saj në Antibes dhe që kishte ardhur me tren në Marsejë, kishte përgatitur në frëng-jisht një tekst mbi historinë e filmit shqiptar që u mbajt në konferencën rreth filmit shqiptar. Madje me të, siç më kujtonte më vonë ajo, ishim ngjitur me makinë deri në kodrinën që sundon mbi Marsejë, ku shquhet bazilika e famshme e Notre-Dame-de la Garde, ku tutje dukej ishulli i "Château d'If" me historinë e Kontit të Monte Kristos, dhe ku brenda në bazilikë, Saimiri, Timo dhe Bujari ndezën nga një qiri, në një skenë disi mistike, ku s'dihej se ç'lutje bënë dhe kujt iu falën atë ditë... Në konferencë, Saimir Kumbaro, me humorin e tij karakteristik njofton-te të pranishmit se Shqipëria po organizonte veprimtarinë e famshme Miss Albania... Ishte një ndjesi e çuditshme deklarimi i ngadoshëm i Miss Albania-s si të donim të thoshim se edhe në jemi si gjithë Eu-ropa, edhe pse në një hemorragji të madhe. Bobina që duket në fotografi është e filmit Vdekja e Kalit, një film që prezantonte një histori të dhimbshme totalitare si dhe konvul-sionet e një shoqërie të re që shkonte drejt një udhe të panjohur e gjithë

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 13•

Kulturë

mjegull. Para se të ndaheshim me Anisën, e cila kishte blerë një album me fotografi të vjetra të Marsejës, secili nga ne i la një dedikim... vallë kinematografia shqiptare nuk do ta shihte më imazhin e kësaj aktoreje të talentuar?... Ishte një parandjenjë se gjithçka te ajo këtej e tutje do të mbetej veç nostalgji imazhesh dhe shpirtrash..."

Saimir Kumbaro: Kadare ndërhyri për "Vdekja e kalit" në Kanë

"Ishte një javë e këndshme. Unë vija nga festivali i Monpeljesë ku filmi "Vdekja e kalit" u zgjodh nga filmat më të mirë", kujton regjisori Saimir Kumbaro. Regjisori pady-shim kujton dhe ngjarjen e kop-ertinës së gazetës "Marseille" ku ishin ngatërruar duke u cilësuar si aktorë "libanezë", për të cilën thotë se ndërhyri pranë redaksisë Kadare, dhe gazetarët kërkuan ndjesë, por kopertina nuk u zhbë. Kjo histori sot kujtohet me këtë gjurmë. Meg-jithatë edhe Kumbaro sjell atmos-ferën, ashtu si e ka përjetuar duke ndalur dhe në një problematikë të rëndësishme dhe të dhimbshme një-kohësisht për të. Ashtu siç tregohet në foto, që shfaqet duke mbajtur në duar bobinën e filmit të tij, Kum-baro thotë se filmi i tij ka pasur defekt, me cilësi teknike që linin për të dëshiruar. Fotoja i ka sjellë në mend, momentin e vitit '93, kur filmi "Vdekja e kalit" do të shënon-

te të parin film shqiptar në Kanë, por e kthyen mbrapsht për shkak të këtij defekti. "Këmbëngulëm që të përfshihej në Kanë, megjithë ndërhyrjen e Kadaresë, i cili bëri rekomandimin për ta përfshirë në garën kryesore, filmi mbeti për çështje teknike. Filmi ishte stampo me orvo kolor që ishte në maga-zinat e kinostudios. Megjithatë, filmi ka pasur shumë shfaqje në Francë duke u pritur mjaft mirë", kujton Kumbaro duke shtuar se për "Vdekja e kalit" është shkruar në një gazetë letrare franceze se, është "autopsi e diktaturës". Franca si edhe fotoja e Marsejës këtë gjurmë penglënëse kanë lënë te Kumbaro, ndonëse kujton mjaft mirë atmos-ferën e pritjes në javën e filmit shqiptar, ku francezët kishin treguar mjaft interes. Por, pas kësaj ngjarje-je, kthimi në Shqipëri ishte zhgën-jyes. Kumbaro thotë se asnjë gazetë në vend nuk i bëri jehonë, duke u kthyer me modestinë alla shqiptare. "Kur erdhëm këtu asnjë gjë nuk u tha. Duhet të kishim ardhur sot, po të kishim pak mend, pasi tani është në modë që të shesësh mend për gjithçka". Kjo periudhë në Tiranë sa i takon kinemasë përkonte me euforinë e shkatërrimit të të gjitha sallave të kinemave që kishin jetuar jetën e tyre deri në fillim të viteve '90-të. Ndërsa një edicion i fes-tivalit të filmit shqiptar u zhvil-lua në sallën më madhështore të kryeqytetit shqiptar, atë të sallës së

Kongreseve të mbushur me shumë spektatorë. Ndoshta ky ka qenë festivali më i hapur për spektatorët, shkruan Natasha Lako, në librin eseistik, "Energjia e filmit", ku përmendet pikërisht ky moment "suksesi" të izoluar edhe për filmin e Kumbaros "Vdekja e kalit". Në këtë film mori kupën e rolit më të mirë aktori Timo Flloko.

I pari që theu brenda Kinostudios siparin e rikthimit dhe riinterpretimit të periudhës së kaluar, e cila sapo ishte kapërcyer, vlerësohet pikërisht Kumbaro me filmin "Vdekja e kalit", vepër e '92.

Piro Milkani: Në Marsejë, ishte viti i kthesës së madhe të kinemasë sonë

"Ishte një kinema në një kodër, ishim në Marsejë. Sigurisht nuk ishte hera e parë pas viteve '90-të që kalonim kufijtë, por në mënyrë të veçantë Franca kishte treguar interes të madh për filmat shqiptar", ky reflektim i vjen nga "atmosfera" e Marsejës, regjisorit Pirro Milkani. Ai u paraqit në javën e kinemasë shqiptare me filmin "Pranvera nuk erdhi vetëm", shfaqur siç e mban mend në kinemanë Antibes. Milkani hedh dritë mbi një moment që sipas tij është i rëndësishëm pasi një djalë (të cilit s'ia mban mend emrin), kishte lidhje me familjen e mbretëreshës Geraldinë, prej së cilës u nxit kjo javë e kinemasë shqiptare. Në Marsejë na thanë një gjë të çuditshme, kujton Milkani duke thënë se në biseda intime u kishin kërkuar dokumentarë për familjen mbretërore shqiptare. Regjisori thotë se në arkiv ka pasur pak gjëra nga familja mbretërore, por nuk e dinin se ishin të interesuar për këtë rreth dëshmive filmike. Kjo ishte atmos-fera për Marsejën e Milkanit, pasi në Francë që prej '90-ës ishte treguar mjaft interes për filmat shqiptarë.

"Mund t'ju them një gjë se pas viteve '90-të Franca, Italia. Anglia etj., e kuptuan se Lindja kishte tema interesante dhe kishte krijues të mirë ku janë organizuar konferenca ndërkombëtare, takime dhe patëm oferta të kësaj natyre duke na thënë të propozonim tema se do të na siguronin financat. Vërtetë kësh-tu ndodhi, pas viteve '90-të duke filluar me filmin Kolonel Bunker, me regji të Kujtim Çashkut vazhdoi më pas me shumë filma të tjerë, si me "Parullat" duke shënuar hyrjen e re në fazën e coproduksioneve me vendet e tjera.", thotë Milkani. Nga ana tjetër Milkani kujton dhe praninë e aktores Anisa Markajani me filmin e tij "Pranvera s'erdhi vetëm". Regjisori thotë se në atë kohë aktorja ishte larguar nga Shqipëria dhe bashkëpunonte me Liri Begenë,sekretare në një produk-sion, dhe më pas rrethanat erdhën që ajo nuk kishte më bashkëpunime as me kinematografinë dhe as me mjekësinë, profesionin e saj. Mar-tesa e ndau aktoren nga kinemaja, kur kishte rënë në sy në edicionin e tetë të festivalit të filmit shqiptar, më '89-ën, që shënonin vitin e shpërthimit të bukurisë femërore në konkurrencën e aktoreve të reja si: Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoçi etj., kur figura femërore në filmin shqiptar po komunikonte një ndërgjegje të një shpirti të lirë femëror, që kërkon të ndryshojë në shoqërinë shqiptare.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 202014

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, ka mbyllur prej dy ditësh ak-tivitetet e 8 klasave private që funksion-ojnë për gjuhën angleze dhe lëndën e matematikës. Të tetë klasat kanë qenë të populluara me nga 20-30 nxënës të mos-have 15-19 vjeç dhe funksionin duke mos marrë parsysh urdhrin e qeverisë për grumbullimin e njerëzve në vende të mbyllura. Sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri po punohet intensivisht për

zbatimin e urdhrave të qeverisë dhe në këtë kuadër inspektorët e ISHSH janë në terren për të idenfikuar raste të tilla dhe lënë detyra afatshkurtra për të përm-bushur detyrat e lëna. Sipas Sinojmer-it, u është lënë afat të gjithë operatorëve të linjave urbane të brendshme në Gjiro-kastër, Tepelenë e Përmet për dezinfek-timin e autobusëve brenda ditës së sotme, në të kudërt do të operohet sipas urdhrave në fuqi.

Një 74-vjeçar u vu në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi aku-zohet se ka qëlluar disa herë më thikë një tjetr shtetas. Sipas njoft-imit zyrtar, mësohet se në fsha-tin Ngurrëz e Vogël, ka pasur një konflikt mes dy shtetasve. Banorët kanë lajmëruar uniformat Blu, të cilët kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.d., 74 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël,

për motive të dobëta ka godi-tur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spita-lin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thi-ka me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S. Materialet i kalu-an Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për ve-prën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezu-llimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në

të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë edhe prokuroria e Përg-jithshme ka dalë me një udhëzim për prokuroritë e rretheve ku reko-mandohet kufizimi në maksimum i kontaktit me qytetarët. Udhëzi-mi që mban firmën e kryeproku-rorit Olsian Çela ka për qëllim për të siguruar mbrojtjen nga infeksio-ni i shkaktuar nga COVID-2019 të shëndetit të punonjësve në adminis-tratën e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe të shëndetit të shtetasve të interesuar për shërbime në prokurori, si dhe mbarëvajtjen e punës në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm. Ky udhëzim i përg-jithshëm hyn në fuqi menjëherë dhe detyrimet e përcaktuara në të zbato-hen për një periudhë dy-javore nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi.

Masat administrative Neni 31. Drejtuesit e prokurorive me

juridiksion të përgjithshëm, në kuadrin e situatës së krijuar nga in-feksioni i shkaktuar nga COV-ID-2019 dhe masave të nevojshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin e prokurorive pranë gjykatave që ushtrojnë funksionet, të vlerësojnë dhe vendosin marrjen e masave për:

i) Kufizimin e kryerjes së vepri-meve hetimore që kanë të bëjnë me marrjen e deklarimeve nga personat që kanë dijeni mbi faktet, personat nën hetim apo të pandehurit, përveç rasteve kur nga vonesa mund të dëmtohen hetimet, ose një gjë e tillë nuk mund të shtyhet për shkak të afateve procedurale.

ii) Kufizimin e veprimeve proce-

durale që zhvillohen në ambientet e spitaleve, ambulancave apo labora-torëve mjekësore dhe kur nuk është e mundur, duke u pajisur në çdo rast me masat e pajisjet për mbrojt-jen fizike të domosdoshme.

iii) Kufizimin e veprimtarisë administrative të zyrave të sek-retarisë në çdo prokurori në kon-taktet me qytetarët, për t’i kryer me anë të komunikimeve nëpërm-jet shërbimit postar ose mënyra të tjera që sigurojnë kontakte të pa-kta fizike.

iv) Kufizimin e orareve të takim-it me qytetarët ose subjektet me sta-tus të posaçëm nga koordinatorët përkatës, prokurori për marrëdhënit me publikun, drejtuesi i proku-

rorisë, drejtuesit e seksioneve apo prokurorët. Në vendin e caktuar ku është bërë shpallja e orarit të pritjes së qytetarëve të shpallet kufizimi i kësaj veprimtarie, deri në një mo-ment të dytë që do të vlerësohet nga ana e drejtuesit të prokurorisë.

v) Kufizimin e mbledhjeve, anal-izave, takimeve në ambientet e prokurorisë ose zyrave të policisë, ku ka pjesëmarrje të lartë të per-sonave të përfshirë.

vi) Në çdo rast kur nga rrethanat rezulton prania e shtuar e personave në sallat e gjyqit të çmohet nga prokurori për t’i kërkuar gjykatës zhvillimin e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura referuar në nenin 340 të K.Pr.Penale.

Aktualitet

Policia menjëherë në zbatim të masave parandaluese për mospërhpajen e korona-virusit të caktuara nga qeveria ka mbyllur prej ditës së djeshme 522 lokale, 29 pal-estra 65 bilardo, dhe 39 disko, pube dhe lokale me muzikë live. Po ashtu Policia apeloi se kush nuk bindet dhe kundërsht-on realizimin e masave të paracaktuara do të penalizohet sipas ligjit. Pasidit-en e djeshme Rama bëri të ditur se do të mbylleshin palestrat, pub-et, lokalet e natës me muzikë live kurse për lokalet e zakonshme dhe restorantet do të kishte ri-organizim ku tavolinat do të vendosen në një distancë 2 metra larg nga njëra tjet-ra. Tashmë me urdhërin e Ardi Veliu Poli-cia ka për detyrë kontrollin e territorit dhe mbikqyrjen e zbatimit të masave për ko-ronavirusin. “Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coro-navirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë së Shtetit u ka dërguar një telegram

të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, pal-estrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive. Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave. Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 pal-estra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live. Strukturat e Pol-icisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, In-stitutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbati-mi i tyre do shoqërohet me penalitete lig-jore”- thuhej ne njoftimin e policisë.

Zbatimi i masave për koronavirusin

Policia mbyll 522 lokale dhe 132 palestra, disko, pub-e dhe lokale me muzikë live: Kush nuk bindet penalizohet

Gjirokastër, ISHSH mbyll tetë kurse private. Nuk zbatuan urdhrin e qeverisë

Qëlloi me thikë disa herë bashkëfshatarin, pranga 74-vjeçarit në Lushnje

Policia e Fierit finalizoi operacionin e koduar “Gracka”, duke goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit është arrestuar shtetasi L.B., 41 vjeç, banues në Fier, të cilit i janë se-kuestruar dhe 12 doza lëndë narko-tike e dyshuar kokainë, 1 telefon

dhe 1 mjet. Gjatë kontrollit të au-tomjetit tip “Ford” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekues-truan në cilësinë e provës materi-ale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kalu-an Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën pe-

nale “Prodhimi dhe shitja e narko-tikëve”. Ndërkohë, Policia e Mal-lakstrës ka vënë në pranga një shteas me inicialet Sh.C., 39 vjeç, banues në fshatin Aranitas. Ky shte-tas ka tentuar të vjedhi banesën e shtetases M. Sh, 46 vjeçe, e cila pasi e ka pikasur, ka njoftuar sallën

operative dhe menjëherë nga shër-bimet e policisë është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. C gjatë momentit të ikjes për në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Drogë dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Fier e Mallakastër

Olsian Çela urdhër prokurorive në rrethe për COVID 19: Kufizoni kontaktet me qytetarët për afro 2 javë

Vendimi

Olsian Çela

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 2020 15

Dy muaj pas zhdukjes

Rrëfehet bashkëshortja e Jan Prengës: Ditët e fundit ishte shumë i shqetësuar, por nuk më tregoi gjëPër herë të parë, gati dy muaj pas zh-dukjes së Jan Prengës, që u rrëmbye në 17 janar dhe më pas u ekzekutua nga disa persona, bashkëshortja e tij, Ma-rie Prenga ka folur për mediat. Ajo tre-gon se me të shoqin, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, kishte 27 vjet e mar-tuar, ndërsa kishin dhe 3 fëmijë. Marie Prenga tregoi detaje nga dita e rrëm-bimit të bashkëshorit të saj. Në mëng-jes kishin pirë kafe së bashku. “Me Ja-nin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17.30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi”, thotë ajo. Marie Prenga rrë-feu gjithashtu, se pas kafes, bashkëshorti kishte dalë përsëri nga shtëpia për të mbyllur disa punë. “Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtë-pi”, tha ajo. Bashkëshortja e Prengës deklaroi se i shoqi nuk kishte asnjë problem me njerëzit. Ndërsa ajo tregon gjithashtu vëllezërit e Janit jetonin në Angli, dhe ktheheshin në Shqipëri për krishtlindje. Ajo ka treguar edhe një detaj, ku i shoqi dy ditë para rrëmbimit kishte qenë shumë i shqetësu-ar. “Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk për-dorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlind-je na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, u shpreh ajo. Nëna e 3 fëmijëve, shpjegoi më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë. Jan Prenga u rrëmbye në datën 17 janar, dhe më pas u ekzekutua, lajm të cilin e konfirmoi Policia e Shtetit. Për rrëmbimin e tij janë arrestuar disa shtetas në Durrës, mes tyre disa persona nga fisi Hajri. Ndërsa i dy-shuari kryesor i kësaj ngjarje, Altin Hajri vijon të mbetet në arrati. Dysho-het se rrëmbimi dhe ekzekutimi i tij ka të bëjë me aktivitetin kriminal të një prej vëllezërve në Angli.

Dy vjet në kërkim, arrestohet ish-zyrtari i ZRPP Lezhë në kuadër të operacionit “Vol-Vo4”Policia e Lezhës arrestoi të mërkurën ish-regjistruesin e Zyrës së Regjis-trimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, Eraldo Smaçi. 31-vjeçari është arrestuar në vazhdim të operacionit “Vol-Vo-4”, që u zhvillua gjatë vitit 2018 dhe goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimit ekono-mik. Eraldo Smaçim, ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaopera-cionit policor të koduar “Vol-Vo 4”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifiki-mi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga or-ganizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Digjet banesa një katëshe në rrugën e Dibrës, policia shpëton fëmijënNjë banesë 1 katëshe është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si 9 katëshet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. “Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrika-dave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetësore” njof-toi policia. Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjar-je duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nga raportimet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedh-jes së gazit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e djeshme formu-larët për deklarimin e pasurisë dy beratasve të dënuar për “Or-ganizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” si edhe “Trafikim i narkotikëve”. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Mikel Hoxha dhe Saimir Petova “Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat ven-dore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pas-urisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdekla-rim të pasurisë shtetasve: M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për ve-prat penale “Organizatë krimina-

le” dhe “Shfrytëzim prostitucio-ni”; S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafi-kim i narkotikëve”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, bren-da 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e mar-ra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimë-si për të gjitha nismat procedur-ale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”- thuhej në njoftimin OFL-së.

OFL iu kërkon të deklarojnë pasuritë Mikel Hoxhës dhe Saimir Petovës

Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur. Shkodër, vdes i moshuari sapo merr pensionin

Durrës doli në det për peshkim

Kronikë

jan Prenga

Në zonën e Porto Ro-manos në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari. Shteta-

si Ardian Merkuri, me profesion peshkatar, u raportua i zhdukur në datën 1 mars në zonën e “Cur-rilave” në Durrës.Por u deshën të kalonin 11 ditë për gjetjen e trupit të tij në zonën e Porto Ro-manos. Dyshohet se rrymat de-tare e kanë çuar viktimën në këtë

zonë. Ardian Mërkuri kishte dalë në det me një mikun e tij në datën 1 mars. Varka me të cilën dy per-sonat u përmbys ku për paso-jë gjeti vdekjen 52-vjeçari. “Më datë 11.03.2020, rreth orës 10:05, në det në zonën e Porto Romanos, u gjend nga sherbimet e Policisë Kufitare trupi i pajetë i shteta-sit A.M.,52 vjeç, i cili me datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, ishte futur në det me një pedalon për

peshkim, ku si pasojë e dallgëve u përmbys”- thuhej ne njoftimin e policisë.

Ndërkohë ditën e djeshme një i Një i moshuar ka ndërruar jetë në Shkodër, vetëm pak minuta pasi ka marrë pensionin. Mësohet se i moshuari i identifikuar Ramazan Behari ka pësuar infrakt duke ndër-ruar jetë në mes të rrugës. Meg-jithatë pritet që ekspertiza të nxjerrë shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 12 MARS 2020 Nr. 4658, … · mundi të mbijetojë. Deri në mëng-jesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është

E enjte, 12 mars 202016

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTAL1. Janë ujëvara. -Një pjesë e cektinave -Fillojnw çarjen2. Janë sëmundje që marrin dhenë -Janë edhe ato të fytyrës.3. Si primare. -Qe poet e fiolog grek4. Të fundit në istikam. -Mbyllin një hark

-Janë shoqet zyrës.5. Kanadaja në tabela. -Kështu fillon sfida -Jetojnë në bjeshkë.6. Piaf që këndonte Milord. -Është helm i cigares7. Anita këngëtare -Do të ishin banorë imagjinarë të Hënës -Përfundojnë pingul8. Bega që qe komik

-Dimër pa ekstreme. -Mbarojnë punimet. -Prekur përgjysmë.9. Fundi i një fundi -Brecht i Arturo Ui. -Një vegël për prashitje10. Eshtë gjuha e Dantes. -Martohet me Vejushën Gaz-more.11. Shuma e përgjithshme -Vërteton firma.

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 33 kuti

HORIZONTALE1-Janë të pamëshirshëm.5-Të fundit në surf.7-Varet pa zë.10-Pak misterioze.12-Bond, i Ian Fleming.14-Rebus pa zë.17-Eshtë anëtarësim në parti.20-Fitohet nga çiklisti.22-Eshtë kurë me rreze dielli.24-Kandisur pa nisur.

26-Me të nxjerrin trarë.27-Nënshkruajnë me gisht.28-Në krye të tradhtarëve.29-Nolde piktor.31-Kështu është rritja pak e ngapak.32-Gjysmë bredhi.33-Shkroi “Misteret e Pa-risit”.34-Një avion me... qira.36-Me break në tenis.37-Një treshe në... këngë.

39-Eshtë trup qiellor.41-Rugë... franceze.43-Diftong poetik.44-Skuadër greke.45-Qendra e drogës.47-Qyteti ku u vra John Kennedy.48-Uzinë Elektromeka-nike.49-… King Cole. 51-Doktori në bluzën e bardhë.52-Mund të jetë një bojë.

53-Ekstremet e ndeshjes.54-Shkruhet me pak fjalë.57-Shkroi Korbi (inic).59-Futet pa kufij.60-Janë pika në ligj.62-Gjika e Dora D’Is-tria-s.63-Ringo, ish-Beatless.65-Mund të jetë transporti.67-Eshtë fushë... sportive.68-Këndon në opera69-Eshtë tokë e punueshme.

VERTIKALE1-Gjysmë metal.2-Lumë në Gjermani.3-Një mund të jetë unik.4-Mund të jenë ek-pres6-Kështu është një gabim i pari-parueshëm.7-Kështu blihej dikur më kredi në dyqan.8-Janë pesë të tillë olimpikë.9-Janë lloje sendesh.10-Martini që qe këngëtare italiane.11-Eshtë impian-ti hi-fi.12-LaMotta, ish-kampion i ringut.13-Një që komu-

nikon me shpirtrat.15-Film i Ridley Scott.16-Mund të jetë një... cutter.18-Kanë borxhe.19. Një legjendë.21-Janë ngastra.22-Ford, aktori pro-tagonist te Blade runner.23-Organizma Fetare Autonome.25-Tre në Amster-dam.28-Tre çupa në poker.30-Një United në fut-bollin anglez.31-Fitohen nga të parët.32-Eshtë e madhe me United Kingdom.

35-Një detaj.37-Janë binarë.38-Një emër i Mu-sorgskijt.40-Kërcehet nga ta-hitianët.42-Fillojnë emi-sionin.44-Pacienti i Antho-ny Minghella-s.46. I ka të shumta poligami.50-Fillojnë mirë.55-Ente Ekono-miko-Juridike.56-Fillojnë matanë.58-Një pjesë e parla-mentit.61-Gjysmë tatimi.64-Inicialet e Redford65-Fundi i një filmi.65-Derisa mbarojnë.

-Me të bëjnë letër.12. Tregojnë artikujt dhe çmimet -Petro i Hasta la vista.

VERIKAL1. Hiqen për të hyrë në xhami. -Një rend i mbledhjes.2. Kapak pa ekstreme. -Qe burri i parë. -Fundi i Turandot.3. Janë sundimtet gjakatare. -Fitim pa kufij.4. Emri i Demaçit. -Shteti pa shi -Një pjesë e taktikës5. Një pjesë e respektit -Në fillim të shkurtit. -Gareth te Real Madrid 6. Si pa formë. -Një telajo... kockash.7. Douglas i Spartacus -Unë dhe ti. -Fund dhjetori.

8. Tutje pa çifte. -Është ushtari i partisë.9. Ekstreme në ekstreme. -Një pikturë japoneze që mblid-het cilindër.10. Udhëhoqën juntën ushtarake në Greqi.11. Qe filozofi i Miletit -Inicialet e Munch piktor.12. Janë kualitete. -Pak dramataike.13. Ishin bijtë e të shtatëve kundër Tebës -Një A në RAF.14. Drejtohen për zoom. -Ekstreme në stacion.15. Inicialet e Altman. -Vance detektivi i S.S. Van Dine.16. Janë të shumtë në Pragë. -Janë male në Rusi të tulla17. Matur pa ekstreme. -Një zyrtare ku botohen ligjet.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

CMyK

PRINTO ME NGjyRA cMyK