funksionimi i m 201 këshillit drejtues të universitetit të ......funksionimin e organit...

50
Instituti Demokraci për zhvillim | Seria: Interesi Publik | No. 15 | Prishtina, 2018 | Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Analizë e punës dhe vendimeve

Upload: others

Post on 22-Jan-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Institu

ti D

em

okra

ci p

ër

zhvill

im

| S

eri

a: In

tere

si P

ub

lik | N

o.

15 | P

rish

tin

a, 2

018 |

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Analizë e punës dhe vendimeve

Page 2: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë
Page 3: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Analizë e punës dhe vendimeve

Prishtinë, prill 2018

Page 4: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

Të drejtat e autorit © 2018. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe shqyrtimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret sërish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues incizues apo mjeti tjetër, pa lejen paraprake të D4D-së.

Përgatitur nga:

Xhavit Rexhaj

Me kontribut nga:

Rasim Alija

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) është anëtare e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet – KITU. Ky raport/hulumtim është pjesë e programit të KITU. Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të D4D-së dhe nuk paraqesin medoemos pikëpamjet e Fondacionit te Kosoves per Shoqeri te Hapur – KFOS.

Page 5: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

Tabela e përmbajtjes

Përmbledhje hyrëse .............................................................. 6

Hyrje ..................................................................................... 8 Qëllimi i Hulumtimit: .............................................................................. 9

Pyetjet kërkimore: ............................................................................... 9

Konceptet kryesore: ............................................................................... 10

Shqyrtimi i literaturës .......................................................... 12 Roli i Këshillave drejtues të universiteteve në menaxhimin e ndryshimit .............................................................................................. 12

Metodologjia: ....................................................................... 17

Prezantim, diskutim dhe analizë e gjetjeve ......................... 18 nga shqyrtimi i literaturës, dokumentacionit dhe vendimeve të Këshillit drejtues .................................................................................... 18 Korniza ligjore dhe transparenca e Këshillit Drejtues .................... 18 Gjetjet për pjesën e transparencës dhe llogaridhënies: ...................... 22 Vendimet e Këshillit Drejtues ................................................................ 22 Funksionimi i Këshillit Drejtues ............................................................ 29

Korniza ligjore, përgjegjësitë dhe praktikat e funksionimit të KD .. 29

Rreth shkarkimeve nga MASHT ........................................................... 36

Konkluzionet ....................................................................... 38

Rekomandimet: .................................................................. 39

Lista e publikimeve ............................................................. 43

Page 6: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

Përmbledhje hyrëse

Hulumtimi i punës së Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i ngjanë shikimit përmes një të çare në derë ose përmes vrimës së çelësit. Tashmë është vërtetuar se sfida kryesore gjatë hulumtimit të sektorit publik në Kosovë është sigurimi i të dhënave të mjaftueshme e të besueshme. Rreziku më e madh i një hulumtimi të këtillë është që të shndërrohet në një ndërmarrje mendore hermeneutike plot supozime e hamendësime për informacionet e munguara. Umberto Eko, përfaqësuesi dhe zbatuesi më i njohur i hermeneutikës, këtë do ta quante qasje të strukturës së papranishme (Eko 1994), gjatë së cilës studiuesi duhet të hamendësojë për strukturën e papranishme duke u bazuar në strukturën e pranishme, sado të pakët, për interpretimin e dokumenteve të ndryshme.

Gjatë pjesës më të madhe të studimit ekipi hulumtues u përballë me mungesë të theksuar të transparencës në funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë e të shkencës në Kosovë. Rrjedhimisht, objekti i fillestar i këtij studimi për punën e Këshillit Drejtues, u vendos që të riformulohej për të përfshirë edhe kornizën ligjore e praktikat për sigurimin e transparencës e të llogaridhënies në këtë institucion. Duke shikuar përmes një të çare në derën paksa të hapur, studimi gjeti se (i) Universiteti i Prishtinës ka një kornizë dhe praktika të varfra për sigurim të transparencës e të llogaridhënies (për së brendi por edhe së jashtmi) dhe (ii) në funksionimin e Këshillit Drejtues të UP-së vërehen elemente të mikromenaxhimit të financave e të personelit në vend se të funksionojë si një organ i qeverisjes dhe i udhëheqjes, siç është përcaktuar në kornizën përkatëse ligjore. Pikërisht për mungesë transparence (gjetjet bazohen vetëm në një numër të vendimeve të siguruara nga administrata e universitetit), këto gjetje duhet parë si preliminare dhe mund të shërbejnë si të dhëna primare për ndonjë studim më të themeltë në të

Page 7: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

ardhmen për funksionimin e organeve udhëheqëse e menaxhuese të Universitetit më të madh publik në vend.

Page 8: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

Hyrje

Në kuadër të nismës së monitorimit të funksionimit të institucioneve publike në sektorët e ndryshëm, organizata D4D ka vendosur të bëjë një hulumtim me qëllim të vlerësimit të qeverisjes së UP-së, me fokus në punën e Këshillit Drejtues të këtij universiteti. Detyrat dhe, njëkohësisht, objektivat e këtij hulumtimi kanë qenë që:

- Të hulumtohet korniza ligjore lidhur me

përgjegjësitë e Këshillit Drejtues të UP-së

- Të hulumtohet Korniza ligjore për transparencën e

funksionimit të Këshillit Drejtues

- Të krahasohen korniza ligjore dhe praktikat e

funksionimit të Këshillit Drejtues dhe

- Të analizohen vendimet e Këshillit Drejtues.

Nga ky hulumtim është pritur që gjetjet dhe konkluzionet e hulumtimit të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së punës së Këshillit të Universtietit të Pristhinës “Hasan Prishtina” por edhe të këshillave drejtuese të institucioneve të tjera universitare publike në Kosovë.

Universiteti i Prishtinës është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë dhe shkencës në Kosovë. Deri para disa vitesh (2009) ky institucion ka qenë sinonim i tërë sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe pikë referente për të gjitha zhvillimet në sektorin publik të arsimit të lartë. Mirëpo, prej vitit 2010 deri në vitin 2015 në Kosovë janë themeluar gjashtë universitete të reja publike në të gjitha qytetet më të mëdha të Kosovës1. Njëkohësisht, është rritur në rreth 25 edhe numri i institucioneve private të arsimit të lartë. Domethënë, tashmë është krijuar një kontekst i ri më i disperzuar në arsimin e

1 Këta janë Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” (2010), Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” (2012), Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (2013, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” (2013), Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (2013), dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (2015).

Page 9: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

lartë kosovar: një multivers në vend të një universi.

Megjithëkëtë, edhe në kontekstin e ri, Universiteti i Prishtinës mbetet institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë me gjithsejtë 1403 mësimdhënës (924 të rregullt dhe 479 të angazhuar) që ofrojnë shërbime arsimore për rreth 50,000 studentë (Ministria e Arsimit, e Shkenc[s dhe Teknologjis[) të tri cikleve të arsimit të lartë në 15 fakultete që organizojnë studime të niveleve baçellor, master dhe doktoratë në më se 130 programe studimore. Ky universitet mbetet model për të gjitha aspektet e funksionimit të institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë e në veçanti për institucionet publike. Kështu, programet e studimit të universiteteve të reja kryesisht kopjohen nga ato ekzistuese të UP-së, shumica e rregulloreve dhe procedurave të punës së universiteteve të reja bazohen ose janë kopje të atyre të UP-së, ndërkaq puna e Senatit, Këshillit Drejtues, dekanateve të UP-së është pa dyshim model i funksionimit të organeve të institucioneve të reja, shpesh edhe i atyre private. Pos tjerash, kjo ndodhë edhe për faktin se shumica e mësimdhënësve dhe e menaxhmentit të institucioneve të reja kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në UP. Rrjedhimisht, të gjeturat dhe rekomandimet për funksionimin e Këshillit Drejtues të UP-së duhet të vlejnë deri në një masë edhe për institucionet e tjera.

Qëllimi i Hulumtimit:

Ky studim ka synuar hulumtimin e funksionimit të Këshillit Drejtues të UP-së. Gjatë hulumtimit është vendosur që të analizohet edhe korniza ligjore dhe praktikat e transparencës së punës së Këshillit Drejtues e të udhëheqjes së UP-ës.

Pyetjet kërkimore:

- Cila është korniza ligjore që përcakton funksionimin dhe

transparencën në punën e Këshillit Drejtues të UP-së.

- Si funksionon KD i UPHP në kryerjen e detyrave të

përcaktuara në aktet përkatëse ligjore e nënligjore?

Page 10: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

- Cilat janë sfidat kryesore që dalin para punës së KD të

UPHP?

- Sa janë të pranishme transparenca dhe llogaridhënia në

rregulloret dhe praktikat e Këshillit Drejtues të UP-së?

Konceptet kryesore:

Konceptet kryesore të trajtuara në këtë studim janë:

Qeverisja: “Termi “qeverisje korporative” përfshinë të gjithë spektrin e gjerë të mjeteve përmes të cilave organizatat veprojnë dhe organizojnë kontrollin. Kjo përfshinë edhe çështjet e vlerave, kulturës, menaxhimit dhe administrimit, si dhe kornizat operative, siç është legjislacioni, që imponohen prej së jashtmi” (Peter Caldrake).2

Udhëheqja: Gary Yukl3 (2006, 8) e definon udhëheqjen (leadership) si “procesi i ushtrimit të ndikimit tek të tjerët për të kuptuar dhe pajtuar për atë çka dhe si duhet bërë, si dhe procesi i lehtësimit të përpjekjeve individuale dhe kolektive për të arritur objektivat e përbashkëta”.

Menaxhimi: Menaxhimi nënkupton ushtrimin e drejtimit ekzekutiv, administrativ dhe mbikëqyrës ndaj një grupi ose një organizate (Ricketts 2009).4

Transparenca: Transparenca ka të bëjë me të qënit i kuptueshëm, i hapur, dhe i sinqertë në të gjitha komunikimet, transaksionet dhe veprimet.5

Transparenca shpesh definohet edhe si “nxjerrja e

2 Issues in Australian University Governance by Peter Coaldrake, Lawrence Stedman and Peter Little, 2003. http://www.oecd.org/edu/imhe/37378242.pdf 3 Yukl, G. (2006). Leadership in organizations (6th ed.). Upper Saddle River, NJ: Pearson-Prentice Hall. 4 http://www2.ca.uky.edu/agcomm/pubs/elk1/elk1103/elk1103.pdf Kristina G. Ricketts, Community and Leadership Development 5https://www.institute-of-fundraising.org.uk/code-of-fundraising-practice/guidance/accountability-and-transparency-guidance/defining-accountability-and-transparency-and-key-principles/ webfaqja e vizituar ne dhjetor 2017.

Page 11: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

informatave të cilat janë relevante për vlerësimin e institucioneve” (Nasiritousi 2010).6 Ndërsa Vishwanath dhe Kaufmann (Kaufmann 1999) e definojnë transparencën “si rrjedhje e shtuar dhe në kohë të duhur e informacioneve të besueshme ekonomike, sociale e politike, të cilat janë të dispozicion të të gjitha palëve të interesuara”.7

Nganjëherë njeriu mund të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës duke ofruar shpjegime të stërzgjatura, e të hollësishme teknike, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk është lehtësisht e kuptueshme nga publiku dhe nëse faktet kryesore fshihen prapa shifrave e të dhënave të shumta, atëherë kjo informatë nuk mund të quhet edhe transparente.8

Llogaridhënia: Llogaridhënia ka të bëjë me përgjegjësinë ndaj dikujt për veprimet e ndërmarra; nënkupton të jesh në gjendje të shpjegosh, sqarosh dhe arsyetosh veprimet. Kjo nënkupton se dikush ka të drejtë të kërkojë përgjegjësi nga një organizatë; dhe se organizata është e detyruar të shpjegojë dhe të japë llogari për veprimet e veta. Kjo për arsye se institucionet publike kanë status të privilegjuar – sepse misioni dhe qëllimi i tyre është që të jenë ë shërbim të së mirës publike.

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy anë të një medalje. Në këtë kontekst është me rëndësi të mendohet se kujt duhet t’i japin llogari institucionet, cilat janë informacionet relevante dhe si mund të komunikohen ato në mënyrën më efektive.

6 Bauhr, Monika and Nagmeh Nasiritousi. (2010). Resisting Transparency. Global Environmental Politics 7 Vishwanath, Tara and Daniel Kaufmann. 1999. Towards Transparency in Finance and Governance. Policy Research Working Paper. World Bank, Washington D.C. Processed. 8 Gjatë këtij studimi kishte vështirësi në sigurimin e procesverbaleve dhe aranzhimi i intervistave me drejtuesit e KD, mirëpo nuk kishte problem per sigurimin e rreth 120 vendimeve te KD.

Page 12: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

Shqyrtimi i literaturës Roli i Këshillave drejtues të universiteteve në menaxhimin e ndryshimit

Në një prezantim lidhur me qeverisjen e universiteteve, Allen Larsen, kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Lundit, Suedi, thotë se “Për të qenë të suksesshëm në këtë botë, universitetet duhet të kapin mundësitë që u ofrohen, të përshtaten, të reformohen dhe të zhvillohen. Këshillat Drejtuese duhet të vendosin nëse do të menaxhojnë një institucion në mënyrën tradicionale ose të shndërrohen në forcë shtytëse për menaxhimin e ndryshimit. Duke e parë vetën si agjent i ndryshimit Këshilli do të krijojë parakushtet për nisma të ndryshme në nivelet e ndryshme brenda universitetit”.9 (Larsen). Duke qenë agjent i ndryshimit, Këshilli njëkohësisht duhet të balancojë rolin e vet në mes të qeverisë, në njërën anë, dhe rektorit e senatit, në anën tjetër.

Në vende të ndryshme, roli i organeve qeverisëse shihet në mënyra të ndryshme. Këtu janë përzgjedhur tri vende tipike për nga qasja në organizimin e institucioneve të arsimit të lartë: Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës. Përderisa, në SHBA dhe në Britani të Madhe haset një traditë më korporative e udhëheqjes së këtyre institucioneve, Danimarka karakterizohet nga një qasje evropiane me rol më të theksuar të dimensionit akademik. Pas analizës së modeleve të ndryshme për qeverisjen e universiteteve, të cilat prezantohen për shkurtazi në vijim, është krijuar përshtypja se nëse Kosova do të kërkonte një model për rishikimin e funksionit dhe përgjegjësive të këshillave drejtuese të universiteteve, modeli danez / evropian mund të ishte më i përshtatshëm për traditën (tashmë prej dy dekadash të zbatimit të Bolonjës) dhe shkallën e zhvillimit të sistemit kosovar të arsimit të lartë.

9 http://www.oecd.org/edu/imhe/37378242.pdf (fq. 6)

Page 13: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

Në SHBA: Komisioni Federal për Arsimin e Lartë e sheh rolin e këtyre organeve në rritjen e llogaridhënies dhe në “zhvillimin e qasjeve të reja e inovative për të kontrolluar shpenzimet, për të përmirësuar produktivitetin dhe për të shtuar ofertën e shërbimeve të arsimit të lartë“ (Federal Commission on Higher Education).

Këtu, përgjegjësitë e organeve qeverisëse janë të përcaktuara nga Asociacioni i Këshillave Qeverisëse të Universiteteve e Kolegjeve (Association of Governing Boards of Universities and Colleges (AGB)), nëpërmjet të një Deklarate për Qeverisjen Institucionale (ndryshe i njohur si Udhëzuesi i AGB). Veçori kryesore e këtij udhëzuesi është fakti se organi qeverisës është entiteti i vetëm përgjegjës. “Përgjegjësia e vetme është një nga konceptet kryesore në tërë këtë dokument. Aty theksohet se të gjitha pozitat e tjera janë delegime ose emërime nga Këshilli Qeverisës dhe se Këshilli është përgjegjës për strategjinë dhe misionin e institucionit (AGB, 2001, pp. 4-7). Rrjedhimisht, dialogu i brendshëm me profesorët, personelin dhe me studentët është tejet i rëndësishëm dhe i udhëhequr nga arritja e koncensusit (AGB, 2001, fq. 6-8). Udhëzuesi i AGB e thekson rëndësinë e qartësisë gjatë delegimit të përgjegjësive (AGB, 2001, f. 9) dhe praninë e Këshillit në rolin mbikëqyrës, ndërsa mungesën e tij në menaxhimin ditor të organizatës (AGB, 2001, f. 6)” (Fabrice Henard 2010). Domethënë, Këshilli Drejtues në institucionet e arsimit të lartë në SHBA është autoriteti i vetëm përgjegjës që ushtron autorizimet e veta përmes delegimit, duke ruajtur rolin kontrollues e duke ikur nga funksioni i (mikro)menaxhimit.

Në Britaninë e Madhe: Komiteti i Kryesuesve të Universiteteve ka hartuar një Kod të Qeverisjes së universiteteve,10 i cili parasheh një listë të treguesve për funksionimin dhe për vlerësimin e performancës së organeve

10 http://www.universitychairs.ac.uk/wp-content/uploads/2015/02/Code-Final.pdf

Page 14: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

qeverisëse të universiteteve. Ky Kod (Committee of University Chairs, UK 2014) parasheh përgjegjësitë për qeverisjen e institucioneve, duke përfshirë planifikimin zhvillimor, hartimin e rregulloreve dhe procedurave, monitorimin, kontrollin dhe sigurimin e zbatimit të rregulloreve e procedurave të vendosura, delegimin e përgjegjësive në menaxhimin e financave, emërimin e udhëheqësve kryesorë menaxhues e administrativ, miratimin e buxhetit dhe të raporteve vjetore financiare, përgjegjësinë për asetet dhe pronën e institucionit, sigurimin e zbatimit të dispozitave statutare e të tjera.11 Është me rëndësi të theksohet se çështja e menaxhimit të financave rregullohet me delegimin e përgjegjësive nga organi qeverisës tek rektori dhe tek një person përgjegjës për financat. Pika 3 e përgjegjësive të përcaktuara në këtë Kod parasheh që “Të delegohen autorizimet tek udhëheqësi ekzekutiv i institucionit, për menaxhimin e aspekteve akademike, organizative, financiare, pronësore, e njerëzore të institucionit. SI dhe të vendosen dhe të rishikohen rregullisht politikat, procedurat dhe kufizimet, e funksioneve të tilla menaxhuese që do të ushtrohen nën autoritetin e udhëheqësit të institucionit”.12

Në Danimarkë:13 Udhëzimet për qeverisjen e këshillave drejtuese të universiteteve i ka hartuar Komiteti i Këshillave të Universiteteve në Danimarkë me titull "Rekomandime për qeverisje të mirë universitare në Danimarkë". Sikurse edhe në rastin e Britanisë së Madhe, ky Udhëzues flet për madhësinë dhe përmbajtjen e Këshillit si dhe përgjegjësitë

11 Ky Kod i Qeverisjes së Arsimit të Lartë konsiderohet dokumenti më i plotë i fushës së vet në botë dhe mund të shërbente si model i mirë për rregullimin e qeverisjes së institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. 12 http://www.universitychairs.ac.uk/wp-content/uploads/2015/02/Code-Final.pdf po aty, f. 31. 13 Pjesa për Danimarkën është marrë nga Fabrice Henard and Alexander Mitterle (2010), Governance and quality guidelines in Higher Education – Review of Governance Arrangements and Quality Assurance Guidelines; OECD, Paris fq. 82-83. http://www.ecgi.org/codes/documents/haa_kap05-01uk.pdf

Page 15: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

për planifikimin strategjik e për mbikëqyrjen, si dhe bërjen e dallimit në mes të punës së Këshillit dhe menaxhimit ditor të institucionit. Udhëzuesi e bën të qartë po ashtu dallimin në mes të përgjegjësisë së Këshillit për planifikimin strategjik dhe atyre të rektorit për menaxhimin ditor. Njëkohësisht, në Udhëzues paraqiten edhe detyrat e Këshillit për të mundësuar dialogun në mes të palëve të interesuara brenda dhe jashtë universitetit dhe përfshirjen e studentëve si të punësuar të përkohshëm në universitet (qasje shumë origjinale e Danimarkës që e rritë rolin dhe përgjegjësinë e studentëve). Parimet kryesore etike për punën e Këshillit janë: a) pavarësia, b) haptësia (transparenca), c) efikasiteti, dhe d) cilësia. (Fabrice Henard 82).

Ajo që më së shumti e dallon këtë udhëzues nga udhëzuesit e ngjashëm të vendeve të tjera është insistimi dhe trajtimi i hollësishëm i çështjeve të transparencës. Për shembull, udhëzuesi rekomandon incizimin e takimeve të Këshillit me kamera dhe bërjen transparente të informatave të hollësishme të anëtarëve të Këshillit në raportin vjetor dhe në webfaqe.

Gjatë ushtrimi të rolit të organit qeverisës, gjithmonë ekziston rreziku dhe tendenca për të ngatërruar udhëheqjen (qeverisjen) me menaxhimin. Lidhur me këtë Kristina Rickets (Ricketts) thekson se: “Përderisa ekzistojnë ngjashmëri të theksuara (domethënë, tek të dyja këto përfshijnë ndikimin tek të punësuarit; dhe që të dyja nënkuptojnë autoritet dhe pushtet) në mes të udhëheqjes dhe menaxhimit, megjithatë ka disa dallime që bien në sy: menaxhimi është më shumë i orientuar kah detyrat; udhëheqja konsiderohet shpesh si burim i vizionit e i frymëzimit”.

Ekziston rreziku që një Këshill aktiv dhe një Kryesues aktiv do të kufizojnë fushëveprimin e rektorit dhe të dobësojnë atë për së brendi. E dyta, është me rëndësi të kuptohet që rektori ka dy role, atë të menaxherit dhe tjetrin të shkencëtarit. Ai

Page 16: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

është anëtar i Këshillit dhe forcë shtytëse për procesin e vendimmarrjes në fushat që janë përgjegjësi e Këshillit, domethënë në sistemet dhe strukturat që përbëjnë kontekstin e shkencës dhe arsimit. Rektori, në anën tjetër, posedon vendimmarrjen për shkencën dhe arsimin, fusha në të cilat Këshilli nuk duhet të ndërhyje. ... E treta, mbase më e rëndësishmja, është në interesin e Këshillit që të ketë një rektor të fuqishëm, i cili ka vetëbesimin që të marrë nisma dhe që e di se për të gjitha këto e ka përkrahjen e Këshillit – si agjent i ndryshimit (Larsen 2006, 7).

Page 17: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

Metodologjia:

Për vlerësimin e punës së Këshillit Drejtues të UPHP-së u vendos që të aplikohen format në vijim të mbledhjes së informatave dhe të dhënave:

- Hulumtim i dokumenteve relevante:

- Të brendshme: procesverbaleve nga mbledhjet e

Këshillit Drejtues; vendimeve të Këshillit Drejtues; dhe

aktet nënligjore të UPHP si Statutin e UP-së dhe

Rregulloren e Punës së KD të UPHP

- Të jashtme: raportet e auditorit për UPHP; studime e

raporte të institucioneve të tjera për punën e UP-së; dhe

dokumenteve ligjore e nënligjore të MASHT e të AKA;

- Hulumtim i literaturës për rolin dhe praktikat e mira të funksionimit të Këshillave Drejtuese në rajon e në botë.

- Intervistimi i personelit udhëheqës dhe menaxhues – relevant për temën e hulumtimit;

Nga këto metoda të planifikuara të ë hulumtimit janë realizuar vetëm hulumtimi i literaturës, shqyrtimi i dokumenteve ligjore dhe analiza e e një numri të vendimeve të Këshillit Drejtues, kryesisht nga viti 2017.

Page 18: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

Prezantim, diskutim dhe analizë e gjetjeve nga shqyrtimi i literaturës, dokumentacionit dhe vendimeve të Këshillit drejtues

Në kuadër të shqyrtimit të kornizës ligjore janë shqyrtuar dokumentet kryesore që përcaktojnë qeverisjen dhe funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Qëllimi i kësaj pjese të hulumtimit ka qenë që (i) të identifikohen dispozitat që përcaktojnë llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë në punën e KD-së, dhe (ii) të identifikohen dhe analizohet korniza ligjore që përcakton funksionimin e KD-së, (iii) të shikohet sa përputhen praktikat e punës së KD me dispozitat e kornizës ligjore në fuqi, dhe (iv) të analizohen vendimet e Këshillit Drejtues.

Korniza ligjore dhe transparenca e Këshillit Drejtues

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës), në nenin 41 ” E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike” përcakton se “1. Secili person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike, dhe 2. Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike, me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë”.

Dispozitat e Ligjit për qasjen në dokumentet zyrtare (Nr. 03/L-215)14 parashohin: “... të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike” (Neni 1). Neni 7 i këtij Ligji (Qeveria e Republik[s s[ Kosov[s ) parasheh

14 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2724 , webfaqja e vizituar ne dhjetor 2017

Page 19: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

një qasje afirmative ndaj sigurimit të informatave:

“5. Institucioni publik ndihmon kërkuesin, aq sa është e mundshme në bazë të arsyeshmërisë, të identifikojë dokumentin e kërkuar.

6. Kërkesat për qasje në dokumente zyrtare trajtohen në mënyrë të barabartë.

7. Kërkesa për qasje në dokumente zyrtare shqyrtohet dhe trajtohet me shpejtësi.

8. Institucioni publik obligohet që brenda shtatë (7) ditëve, prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerr vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të japë përgjigje me shkrim për të arsyetuar refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për parashtrimin e një kërkese për rishqyrtim. Refuzimi i kërkesës bëhet me aktvendim me shkrim për refuzim të saj”.

Ndërkaq, përjashtimet nga e drejta për qasje në dokumentet publike (Neni 12, 1.1.-1.12) nuk përfshijnë rrethana që do të mund të aplikoheshin në dokumentet e funksionimit të Këshillit Drejtues të institucioni të arsimit të lartë. Njëkohësisht, janë një sërë dokumentesh që parashihet të jenë të publikuara vazhdimisht në uebfaqen e institucionit publik e që do të mund të ndihmonin në kryerjen e hulumtimeve themelore për funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë. Për më tepër, Neni 16 i këtij ligji (Qasja e drejtpërdrejt në formë elektronike) pos tjerash parasheh që:

“... 2. Ueb faqet e institucioneve publike duhet të përmbajnë, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në:

2.1. misionin dhe funksionet e institucionit publik, duke përfshirë edhe ato të njësive në varësi;

2.2. skemën organizative të institucionit publik, duke përfshirë edhe atë të njësive në varës. .

2.3. legjislacionin bazë për organizimin, funksionimin dhe

Page 20: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

funksionet e institucionit përkatës;

2.4. të dhënat e përditshme për veprimtarinë publike të institucionit, të dhënat për politika, akte ligjore e nënligjore;

2.5. strategjitë dhe dokumentet e tjera të politikave, të miratuara, në fushën e veprimit dhe funksionet e institucionit publik”. Në uebfaqen e UP-së nuk ka qasje në dokumentet e përshkruara në këtë nen të Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kjo e drejtë themelore, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me aktet ligjore në nivel nacional, megjithëkëtë nuk është reflektuar në dispozitat ligjore e nënligjore që përcaktojnë funksionimin e organeve qeverisës të institucioneve të arsimit të lartë. Në këto dispozita nuk përcaktohet as obligimi për respektim të transparencës e llogaridhënies gjatë funksionimit të organeve qeverisëse as natyra dhe lloji i dokumenteve që do të mund të trajtoheshin si dokumente të klasifikuara (për shembull si sekret afarist), në përputhje me dispozitat e nenit përkatës të Kushtetutës.

Ligji për arsimin e lartë (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), nuk ka asnjë dispozitë që rregullon çështjen e qasjes në dokumente publike, ndërsa transparencën e llogaridhënien i ka të përfshira vetëm një herë. Neni 17 i Ligjit për Arsimin e Lartë, që rregullon çështjet e Statutit të IAL, në pikën 5.2 përcakton se “Të gjithë personat dhe organet veprojnë në përputhje me standardet më të larta të modestisë, integritetit, të sinqeritetit, të objektivitetit, të llogaridhënies, të transparencës, të ndershmërisë dhe të udhëheqjes. Në kryerjen e detyrave zyrtare, askush nuk mund të veprojë si përfaqësues i asnjë lloj grupi të çfarëdo përshkrimi dhe nuk kërkon apo pranon asnjë lloj mandati”.

Njëkohësisht, Neni 11 i LAL përcakton se “Këshilli drejtues merr masa për publikimin e raportit vjetor mbi punën e

Page 21: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

bartësit dhe jep informacione të cilat kërkohen nga Ministria dhe AKA-ja.”. Disa përpjekje gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2017 për t’u qasur në këtë raport nëpërmjet të ueb-faqes së UP-së kanë rezultuar të pasuksesshme.

Në temën e njëjtë të transparencës dhe qasjes në dokumente publike, Neni 233 i Statutit të UP-së, në pikën 2, përcakton se “Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit është përgjegjës për dhënien e të drejtës për qasje në një bazë specifike të dhënave. Rregulloret nxirren nga rektori me propozim të sekretarit të përgjithshëm dhe pasi të jetë konsultuar me dekanët dhe drejtorët e njësive akademike dhe organizative”. Kjo dispozitë ka efekt të kufizuar pasi që, së paku në bazë të formulimit të këtij neni, u referohet vetëm të dhënave dhe jo edhe të drejtës për qasje në dokumente. Në rastin konkret, nga Sekretari i UP-së është vlerësuar se Vendimet e KD mund të jepen për shqyrtim, ndërsa procesverbalet e Këshillit Drejtues, dhe intervistimi i zyrtarëve përkatës, jo. Përkundër kërkesës dhe hulumtimeve, ka qenë e pamundur të shihet rregullorja përkatëse (nëse ekziston) për qasje në dokumente dhe të dhëna!

Në Statutin e UP-së nuk ka referencë të qartë për transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë. Po ashtu mungojnë referenca për rregullimin e përfaqësimit dhe marrëdhënieve me institucionet e tjera. Vetëm te përshkrimi i detyrave të rektorit ka një referencë për përfaqësimin – por edhe këtu mungojnë transparenca, llogaridhënie e të tjera.

Në zbatim të Nenit 11 të Ligjit për Arsimin e Lartë për publikimin e Raportit Vjetor të Punës të UP-së, Neni 24 i Statutit të UP parasheh që “Këshilli drejtues do të publikojë një raport vjetor ...” për MASHT deri në 31 mars të secilit vit për vitin paraprak dhe e publikon atë në uebfaqen e Universitetit. Një raport i tillë do të ishte shumë me dobi për çfarëdo studimi lidhur me funksionimin e Universitetit të Prishtinës, por edhe të organeve të tij qeverisëse. Hartimi dhe publikimi i këtij raporti si një nga punët më të rëndësishme

Page 22: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

të Këshillit Drejtues nuk mund të verifikohej nëpërmjet të ueb-faqes së Universitetit. Kjo mund të konsiderohet edhe si çështje e transparencës dhe e llogaridhënies ndaj autoriteteve dhe ndaj publikut.

Gjetjet për pjesën e transparencës dhe llogaridhënies:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligji përkatës i qeverisë përcaktojnë qartë procedurat për sigurimin e qasjes në dokumente publike. Një qartësi e tillë nuk është e pasqyruar në kornizën dhe dispozitat ligjore që në mënyrë më specifike rregullojnë funksionimin e institucioneve publike të arsimit të lartë, përkatësisht në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Në përgjithësi, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjshmëria nuk janë të përfaqësuara në masën as në cilësinë e duhur në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe në Statutin e UP-së. Këto terme përmenden vetëm nga 2-3 herë në këto dokumente në kontekste të përgjithshme ose kur i referohen promovimit të personelit akademik. Këto dispozita e lënë në diskrecion të Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit që të hartojë rregulloren përkatëse dhe të vlerësojë se cilat dokumente mund të jepen në shikim dhe përdorim. Hulumtimi i jonë në ueb-faqen e UP-së nuk ka rezultuar i suksesshëm në identifikimin e një rregulloreje të administratës së rektoratit për qasje në dokumentet e kësaj administrate ose të organeve të UP-së.

Vendimet e Këshillit Drejtues

Analizë e vendimeve të vitit 2017

Prej të gjitha dokumenteve të kërkuara nga ekipi hulumtues, administrata e rektoratit të UP-së ka ofruar 118 vendime të Këshillit Drejtues. Pjesa më e madhe e këtyre vendimeve mbulojnë një periudhë prej rreth një viti (viti 2017), me përjashtim të dy-tri vendimeve nga viti 2015 dhe 2016.

Page 23: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

Vendimet u referohen 10 mbledhjeve të Këshillit Drejtues gjatë vitit 2017 dhe një mbledhjeje nga dhjetori 2016. Nuk dihet a janë këto të gjitha vendimet për periudhën e përmendur më lartë dhe cila është kjo periudhë saktësisht. Mund të supozohet se kjo listë e vendimeve është jokomplete pasi që, për shembull, nuk përmban asnjë rregullore ose vendim që do të rregullonte ose t’i referohej procesit të avancimit të personelit akademik – që ka qenë një ndër proceset kryesore administrative e akademike në Universitet gjatë dy-tri viteve të fundit. Në bazë të informatave të pakonfirmuara dhe dokumenteve të siguruara me rrugë private, ky proces i rëndësishëm nuk ka sjellë zgjidhje për problemet që kanë kulmuar me dorëheqjen e një rektori, pjesërisht edhe për shkak të paqartësive procedurale. Po ashtu nuk dihet cili është kriteri dhe mënyra e përzgjedhjes së vendimeve që janë dhënë për shqyrtim. Një përzgjedhje e këtillë e vendimeve ofron informacione parciale për vlerësimin e funksionimit të Këshillit Drejtues të UP-së.

Shumica e vendimeve (rreth 87 ose rreth 80 % e vendimeve të analizuara të Këshillit) kanë për objekt shqyrtimi kërkesat për pushim pa pagesë dhe me pagesë për zhvillim profesional, kërkesat për pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kërkesat për lirim nga pagesa e participimit. Një numër më i vogël (rreth 10 %) e dokumenteve – vendimeve të vëna në dispozicion nga administrata e UP-së janë vendime ose nisma të karakterit strategjik e zhvillimor që rregullojnë çështje të personelit, financave, buxhetit, planifikimit të zhvillimit, shfrytëzimit të hapësirave të Universitetit e të tjera. Ndër dokumentet e ofruara janë edhe tri dokumente të nivelit qeverisës e strategjik: një rregullore (për procedurat disiplinore) dhe dy vendime për miratim të KASH-it (2018-2020) dhe të buxhetit për vitin 2017. Përderisa disa dokumente janë vendime për emërim të komisioneve për planifikim strategjik, caktim të pagesave për studentët, ose për organizim e sistemim të vendeve të punës, në dokumentet e

Page 24: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

ofruara nuk ka ndonjë vendim ose dokument që do të tregonte për aktivitete përcjellëse, monitorim, raporte, plane veprimi e të tjera që do të dëshmonin për përcjelljen e kryerjes së punës së komisioneve të emëruara.

Gjëja e parë që bie në sy me rastin e analizës së vendimeve të KD të siguruara nga administrata e Universitetit, është tendenca e qartë për të përkrahur zhvillimin profesional, akademik e shkencor të personelit në suaza të mundësive shumë të kufizuara financiare. Shumica absolute e kërkesave të arritura të personelit për pjesëmarrje në konferenca dhe për pushim pa pagesë për qëllim të zhvillimit profesional miratohen nga Këshilli Drejtues. Këto vendime zakonisht bëjnë mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për shkak të mungesës kronike të mjeteve financiare. Zakonisht për pjesëmarrje në konferenca mbulohen vetëm shpenzimet e kotizimit, ndërsa në rastet e pushimeve për avancim profesional e akademik kërkohet mbulimi i orëve nga njësia akademike ose lejohet pushim pa pagesë (që do t’i mundësojë njësisë zëvendësimin e personelit).

E dyta është numri i madh i vendimeve – niveli i menaxhimit ditor - si reagim ndaj kërkesave individuale (rreth 107 prej 118) krahasuar me vendime ose rregullore që kanë të bëjnë me çështje zhvillimore, strategjike, monitoruese të karakterit qeverisës. Nga kjo kuptohet se mesatarisht 90 % e kohës së anëtarëve të KD shpenzohet në trajtimin e çështjeve individuale, ditore, menaxheriale. Një gjë e tillë do të mund të trajtohej lehtë nga menaxhmenti i njësive akademike ose nga një komision i rektoratit, ndërsa Këshilli Drejtues do të mund të shërbente si shkallë e dytë e trajtimit të kërkesave. Ndodhë që Këshilli Drejtues të nxjerrë vendime në rastet kur duhet të miratohen rregullore (si për shembull ajo për delegimin e kompetencave për angazhim të personelit tek dekanatet – Nr. 2/58) me arsyetimin se nuk ka kohë për nxjerrjen e një rregulloreje përkatëse, siç e parasheh Statuti i UP-së. Është me rëndësi të shihet nëse Këshilli Drejtues e ka

Page 25: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

shfrytëzuar kohën prej gjashtë muajsh (korrik 2017 – janar 2018) për të nxjerrë rregulloren përkatëse, apo nëse do ta rregullojë këtë çështje përsëri me vendim!

Për ilustrim, në dy raste Këshilli Drejtues sjell vendim për lirim nga pagesa për studime për dy studentë pasi ishte humbur dosja e parashtruesve të kërkesës në nivel të fakultetit përkatës. Në këto raste, Këshilli Drejtues miraton kërkesat e parashtruesve, mirëpo nuk duket të ketë kërkuar përgjegjësi nga administrata përkatëse për humbjen e dosjes së parashtruesit të kërkesës. Këto raste ilustrojnë gatishmërinë e Këshillit për mikromenaxhim, por edhe mungesën e vetëdijes për kontrollim dhe monitorim të performancës dhe zbatimit të Statutit në UP. Këto raste janë tregues për (mos)përmbushjen e funksionit monitorues dhe kontrollues të Këshillit.

E treta: Vendimet e analizuara vuajnë nga probleme drejtshkrimore, sintaksore, gramatikore e shpesh edhe logjike. Këto lëshime janë më të pranishme në seksionin e arsyetimit të vendimit të KD. Këto arsyetime shpesh janë të shkruara në një fjali të vetme me disa periudha të pa lidhura mirë në mënyrë logjike e sintaksore. Shpesh vendimeve vetëm u është ndërruar emri i parashtruesit të kërkesës duke harruar të bëhen ndryshimet përkitëse të gjinisë, numrit, vetës e të tjera.

Vendimi i parë:

Page 26: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

Vendimi i dytë:

I tërë arsyetimi i vendimit më lartë është shkruar me një frymë dhe në një fjali megjithëse përshkruan më shumë se një ide brenda tij. Edhe kur arsyetimi ndahet në dy pjesë (sikur në rastin e vendimit të parë), ndarja në dy fjali bëhet në mënyrë të gabuar dhe me fjali të gjymta. Një qasje e këtillë i përcjellë shumicën e vendimeve të studiuara. Pos kësaj, arsyetimi ka shpërputhje në gjininë e emrave (e përmenduri), në numër dhe trajtë (ushtrime e humbura, zëvendësim e duhur); përdorim të gabuar të mbaresave (shërbej – shërbejë); formulime të paqarta profesionale (krijimin e performancës, si stafit akademik në arritje shkencore?!); përsëritje të panevojshme: duke pasur parasysh – mbi këtë bazë, nga ajo që u tha më lartë - mbi këtë bazë, e të tjera (shih edhe vendimin për ndërtimin e objektit të Degës së Farmacisë Prot. 1-580; shih edhe vendimin Prot. 1-583).

E katërta - antedatimi: Këshilli Drejtues duket se ka vendosur një procedurë të përpunuar relativisht mirë për parashtrimin dhe procesimin e kërkesave. Vendimet reflektojnë datën e parashtrimit të kërkesës, datën e mbledhjes në të cilën është shqyrtuar kërkesa, datën e nxjerrjes së vendimit, e shpesh edhe datën e zbatimit të veprimit të përfshirë në objektin e kërkesës. Dispozitivi i vendimit, në të shumtën e rasteve e shpjegon mirë vendimin e Këshillit duke u referuar qartë në objektin e kërkesave. Kjo ka lejuar shqyrtim dhe analizë më të lehtë të vendimeve që janë vënë në dispozicion nga ana e administratës së rektoratit. Të dhënat kryesore përsëritën edhe një herë në arsyetimin e vendimit.

Page 27: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

Megjithëkëtë, disa herë ndodhë që vendimet të kenë mospërputhje lidhur me datën e parashtrimit të kërkesës, datës së mbajtjes së mbledhjes së KD ku është shqyrtuar kërkesa, datës së nxjerrjes së vendimit, e madje edhe datës kur duhej realizuar përfitimi nga e drejta e fituar me vendimin e Këshillit. Këto janë lëshime të shpeshta me pasoja në trajtimin eventual të çështjeve para gjykatave. Për shembull, një kërkesë (Prot. 1-811) e parashtruar më 5 qershor shqyrtohet në mbledhjen e mbajtur më 18 maj, ndërsa vendimi nxjerrët më 23 qershor të të njëjtit vit (2017). Një vendim është marrë (më 8 qershor) në mbledhjen e mbajtur dy ditë pas përfundimit të aktivitetit (6 qershor) që është objekt i kërkesës, ndërsa vendimi është nxjerrë plotë dy javë pas përfundimit të aktivitetit (23 qershor). Njësoj, kërkesa (Prot. 2-68) e datës 14 mars, trajtohet në mbledhjen e datës 30 mars, ndërsa vendimi nxjerrët më 12 korrik. Si mbledhja dhe vendimi për këtë kërkesë mbahen pas përfundimit të aktivitetit që është objekt i kërkesës (20-24 mars i të njëjtit vit - 2017). Pastaj, vendimi për mbulimin e shpenzimeve të një seminari nxjerrët një javë pas përfundimit të seminarit. Një praktikë e tillë përsëritet në vendimet e KD të UP-së, mirëpo nuk shpjegohet arsyeja e një praktike të tillë. Një supozim në rastin e kërkesave me implikime financiare duket të jetë se administrata qendrore e UP-së i kryen pagesat pas realizimit të aktiviteteve të parapara në kërkesa. Është e sigurt se një praktikë e tillë nuk do ta ndihmonte UP-në në rast të kontestimit gjyqësor të vendimeve të Këshillit ose në rast të pakënaqësive të palëve me përmbajtjen e vendimeve të këtilla (pasi që parashtruesi i kërkesës nuk mund të kontestojë një vendim të Këshillit pa një dokument në dispozicion).

E pesta - koha e shqyrtimit të materialeve: një numër i vendimeve, sidomos ato që vijnë nga zyrtarë të rektoratit ose të Këshillit Drejtues, kanë datë të njëjtë sikurse edhe data e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit. Nga kjo kuptohet se Këshilli ose nuk ka ose nuk e respekton një rregullore për

Page 28: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

kohën minimale që duhet respektuar për dërgimin e materialeve të punës për anëtarët e Këshillit para mbledhjeve të Këshillit. Një dispozitë e tillë nuk ekziston në rregulloren e punës së Këshillit. Kjo nënkupton se anëtarët e Këshillit mund të hyjnë në mbledhje të papërgatitur si duhet. Një prej pasojave mund të jetë edhe kohëzgjatja e shtuar e mbajtjes së mbledhjeve nëse anëtarët duhet të lexojnë, të diskutojnë dhe të vendosin për të një kërkesë në të njëjtën mbledhje.

Konflikti i interesit: në disa vendime vërehen rrethana të mundshme të konfliktit të interesit për anëtarët e Këshillit Drejtues. Për shembull një anëtar i Këshillit caktohet në disa komisione të cilat mbulojnë fusha që dallojnë dukshëm nga njëra-tjetra: prej planifikimit strategjik, kodit etik, infrastrukturës, sistematizimit të personelit e të tjera. Për mungesë të procesverbaleve, nuk është e qartë nëse janë aplikuar procedurat e mbrojtjes nga rrethanat e konfliktit të interesit, siç parashihet në nenin 8 dhe 15 të Rregullores së Punës së Këshillit. Pos kësaj, përqendrimi në një numër të kufizuar të personave në komisione të ndryshme nuk lejon përdorimin më të plotë të ekspertizës në dispozicion në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Baza ligjore e vendimeve të Këshillit Drejtues: Në përgjithësi, Vendimet e Këshillit Drejtues kanë një bazë të qartë ligjore me referenca të qarta për autorizimet ligjore, përfshirë edhe rastet kur baza ligjore ndërlidhet me dokumente të tjera jashtë Ligjit të Arsimit të Lartë e Statutit të UP-së. Ka raste pozitive edhe të ndërlidhjes së mirë me vendimet paraprake të Këshillit dhe të Senatit të UP-së.

Në anën tjetër, është vërejtur se një numër i Vendimeve të Këshillit Drejtues i referohen Nenit 20, pikës 3 të Statutit të UP-së kur duan të japin bazën ligjore të vendimit. Pas verifikimit të kësaj dispozite të Statutit, mësohet se ajo i referohet vendimmarrjes në Këshillin Drejtues. Analiza e neneve të tjera të përafërta tregon se është menduar në Nenin 17, pikën 3 që tregon se KD është përgjegjëse për të gjitha

Page 29: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

vendimet e natyrës financiare në UP, mirëpo, siç është analizuar më lartë, me qëllim të krijimit të kushteve për funksionim të qëndrueshëm të institucionit. Ky insistim i Këshillit për të sjellë vendime të karakterit mikromenaxhues mbetet në shpërputhje, e mbase, edhe në kundërshtim, me nenet 22 e 23 (që rregullojnë përgjegjësitë e detyrat e Këshillit) të po këtij statuti.

Në disa vendime nuk jepet asnjë referencë për bazën ligjore të vendimeve (shih vendimin Nr. Prot. 438, dt. 14.2.2017, vendimi 1-422 i datës 20.6.2016, si dhe vendimi 3/58 i datës 25.10.2017). Mund të jetë se Këshilli konsideron se për ndonjë vendim nuk ka rëndësi baza ligjore, pasi që bëhet fjalë për vendime pozitive (ndaj të cilave nuk pritet ndonjë ankesë) dhe të një peshe të vogël – të natyrës mikromenaxhuese!

Këshilla juridike: Me përjashtim të tri vendimeve (që kanë të bëjnë me statusin e marrëdhënies së punës), asnjë nga vendimet e tjera të studiuara nuk ka këshillë juridike për mundësinë e apelimit të vendimit të KD-së tek ndonjë organ tjetër - para ndonjë gjykate. Megjithatë, një numër i këtyre vendimeve është i një natyre të tillë që kërkon udhëzim të parashtruesit të kërkesës për trajtimin e mëtejmë të çështjes - këshillë juridike.

Funksionimi i Këshillit Drejtues

Korniza ligjore, përgjegjësitë dhe praktikat e funksionimit të KD

Ligji për arsimin e lartë (04-L/37, 2011)

Ky ligj i përcakton në vija të përgjithshme përgjegjësitë e të gjitha organeve kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë. Ligji përcakton ndarjen e përgjegjësive në qeverisëse, akademike e menaxhuese në mes të Këshillit Drejtues, Senatit dhe Rektorit. Sa i përket Këshillit Drejtues, Neni 18, pika 1 përcakton se: “Këshilli Drejtues është autoriteti kryesor qeverisës i bartësit të arsimit të lartë që merr fonde

Page 30: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

publike. Këshilli drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme në ushtrimin e veprimtarisë së bartësit dhe funksionet e tij përshkruhen hollësisht në statut”. Po aty, Këshilli Drejtues ngarkohet me përgjegjësinë për hartimin e planeve strategjike të UP-së dhe për hartimin e publikimin e raporteve vjetore të punës. Në anën tjetër, Neni 19 i këtij Ligji e bënë përgjegjës rektorin e universitetit për anët menaxheriale të universiteteve publike. Kjo pikë është me rëndësi sepse analizat tona të vendimeve të Këshillit Drejtues kanë treguar për përzierje relative të kompetencave qeverisëse/udhëheqëse me ato menaxhuese në këtë universitet.

Dispozitat e Statutit të UP-së:

Lidhur me përgjegjësitë e organeve kryesore të UP-së, Neni 17 i Statutit të UP-së (Universiteti i Prishtin[s) në pikën 3 përcakton se “Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me obligimet e tij.

Pos kësaj, Përgjegjësitë e KD janë të renditura në Nenin 22 dhe përfshijnë, 1. Zhvillimin e një plani strategjik, 2. monitorimin e shfrytëzimit efektiv të resurseve dhe të aseteve, 3. Të zhvillojë strategji për sigurimin e mjeteve financiare nga burime publike ose private, 4. të miratojë planin vjetor të buxhetit, 5. të definojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personelin, si dhe 6. Të vendosë për organizimin e brendshëm të Universitetit e të njësive vartëse.

Analiza më e kujdesshme e përgjegjësive të KD të UP (Neni 17 i Statutit të UP) nxjerrë në pah se ky Këshill është “organ qeverisës” me përgjegjësi të përgjithshme strategjike, dhe përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura) e të tjera. Mirëpo, më tutje, në Nenin 22 thuhet se Këshilli Drejtues

Page 31: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

është përgjegjës për planifikimin strategjik, monitorimin e shfrytëzimit të resurseve dhe miratimin e planeve. Ndërsa në nenin 23 më hollësisht përcaktohet se, në zbatim të këtyre përgjegjësive, është detyrë e Këshillit Drejtues që të sigurojë parakushte për administrim e menaxhim të burimeve, të nxjerrë rregullore, të vendosë parime, të organizojë kontrolle e të tjera.

Në Nenin 23 përcaktohen detyrat e KD siç janë paraqitur në tabelën në vijim. Tabela në vijim shërben për të krahasuar detyrat e Këshillit Drejtues sipas Nenit 23 (në shtyllën e parë majtas) me natyrën e rregulloreve (shtylla e dytë) ose të vendimeve (shtylla e tretë) të nxjerra nga ky Këshill gjatë një periudhe njëvjeçare.

Në Nenin 23 përcaktohen detyrat e KD siç janë paraqitur në tabelën në vijim. Tabela në vijim shërben për të krahasuar detyrat e Këshillit Drejtues sipas Nenit 23 (në shtyllën e parë majtas) me natyrën e rregulloreve (shtylla e dytë) ose të vendimeve (shtylla e tretë) të nxjerra nga ky Këshill gjatë një periudhe njëvjeçare.

15 Për përdorim më efikas, vendimet janë koduar duke u vënë një numër rendor në listën që është dorëzuar nga administrate e rektoratit të UP-së.

Përgjegjësitë / detyrat e KD

Natyra dhe fushëveprimi i dokumenteve

Rregullore Vendime

1.1. siguron parakushte për administrim dhe menaxhimi të drejtë të burimeve – resurseve;

9515 buxheti

7, 31, 32, 34, 38, 69,

Page 32: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

1.2. nxjerrë rregullore për delegim institucional të kompetencave;

25, 101,

1.3. nxjerrë rregullore për qeverisjen dhe menaxhimin e Universitetit;

4, 85, 90, 95

98 KASH

1, 2, 6, 29, 64,

1.4. vendosë për strukturën e përgjithshme organizative;

27

1.5. organizon kontrollin financiar;

1.6. nxjerrë rregullore në lidhje me personelin

27

74 shihe

81,

89 shihe

115,

3, 5, 8, 9, 10, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 26, 28, 30, 36, 37, 39, 40, , 41, 43, 45, 5

46, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 62, 65,, 67, 68, 70, 71, 72, 73, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 82, 83, 84, 86, 87, 88, 92, 94,, 96, 97, 99, 102, 105, 106, 107, 108, 109, 110, 115, 116, 117, 118, 119,

1.7. I propozon MASHT tarifat e pagesave të shkollimit;

91, 24, 33, 47, 66, 93, 111, , 112, 113, 114,

1.8. Cakton shpenzimet 35, 42, 44, 100, 103,

Page 33: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

Nëse shikohet lloji i dokumenteve (vendim / rregullore), shtrirja tematike (përmbajtja e dokumentit) dhe aspektet funksionale (sipas përgjegjësive të Këshillit Drejtues) del se KD ka një qasje mjaftë të pabalancuar në mbulimin e përgjegjësive e funksioneve të veta. Analiza (statistikore dhe përmbajtësore) e vendimeve të vëna në dispozicion të Këshillit Drejtues tregon se puna e Këshillit ka primesa të mikromenaxhimit të financave (deri edhe në vendime individuale për kotizim në konferenca), e fare pak ose aspak elemente të monitorimit, kontrollit, planifikimit e udhëheqjes strategjike (përndryshe aspekte tipike të funksionit të qeverisjes). Në vendimet e vëna në dispozicion (kryesisht vendime të vitit 2017) janë përfshirë vetëm një rregullore (për masat dhe procedurat disiplinore), një vendim i natyrës qeverisëse (miratimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të UP-së 2018-2020), si dhe katër vendime

për shërbimet universitare palëve të treta;

1.9. Zgjedhë rektorin;

1.10. zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit;

3 vendime

1.11. përkujdeset për zbatimin e Statutit;

1.12. Të respektojë dispozitat e Statutit;

1.13. stema, vula, vula e thatë, flamurit ... përmbajtjen e diplomave sipas propozimit të Senatit.

Page 34: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

për emërimin e komisioneve për hartimin e rregulloreve ose planit strategjik (për Kodin Etik, sistematizimin e vendeve të punës, dhe rishikimin e statutit të UP-së). Së këndejmi, shumica absolute e vendimeve të Këshillit Drejtues, ose mbi 95 % nga ato që janë vënë në dispozicion, janë vendime që bëjnë mikromenaxhimin e financave dhe të personelit në UP.

Në anën tjetër, rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit nga auditimet për vitet 2015 dhe 2016,16 vërejnë mungesë të ushtrimit të funksioneve të udhëheqjes strategjike, monitorimit e kontrollit të shfrytëzimit të financave e resurseve dhe të planifikimit / raportimit të duhur. Asnjë nga vendimet e vëna në dispozicion nga viti 2017 nuk merren me monitorimin dhe kontrollimin e financave në UP. Një konstatim i tillë gjendet në Konkluzionet e auditimit për vitin 2015: “Rektori dhe Këshilli Drejtues duhet të sigurojnë një funksionim më efikas të qeverisjes dhe llogaridhënies. Një rishikim kritik i aranzhimeve të qeverisjes është i nevojshëm për të përmirësuar llogaridhënien dhe raportimin menaxherial”.

E njëjta gjë reflektohet edhe në rekomandimet përkatëse të ZKA për vitin 2015 në seksionin Qeverisja, Kontrolli dhe llogaridhënia: “Këshilli Drejtues, dhe Rektori duhet të bëjnë një rishikim të kërkesave ekzistuese të llogaridhënies, të mënyrës aktuale të qeverisjes dhe menaxhimit të proceseve buxhetore, për të siguruar se kontrollet zbatohen në mënyrë efektive për të arritur objektivat e universitetit”. Edhe në raportin e Auditimit për vitin 2016 vërehen “Mangësi në procesin e raportimit dhe kontrollet menaxheriale” (ZKA, 2016: 13). Këto mangësi në funksionet themelore të Këshillit Drejtues ndodhin në ndërkohë që Këshilli merret me mikro-menaxhimin e çështjeve financiare dhe të resurseve njerëzore.

Ky lloj menaxhimi bie ndesh me dispozitat statutare për

16 http://zka-rks.org/?s=Universiteti+i+Prishtines+&search-type=publications

Page 35: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

përgjegjësitë e rektorit të UP-së: (Neni 25, Rektori):

“1. Rektori është autoriteti kryesor menaxhues i Universitetit. 2. Rektori është përgjegjës për punën efektive dhe të rregullt të Universitetit dhe për menaxhimin e tij sipas politikës së përcaktuar nga Këshilli drejtues, dhe ka gjithë autoritetin e nevojshëm për ushtrimin e këtyre detyrave.” Njëkohësisht, Neni 28, pika 1.9 e Statutit të UP-së (Përgjegjësitë e rektorit) parasheh se rektori duhet “Të menaxhojë buxhetin dhe mjetet në kuadër të shumës së miratuar nga Këshilli drejtues”. Mbetet të shihet nëse UP-ja ka një rregullore financiare për një kufizim të këtillë.

Këto dy nene lënë të kuptohet se rektori është personi që menaxhon buxhetin dhe personelin e Universitetit - në bazë të politikave të miratuara nga Këshilli Drejtues. Megjithëkëtë, praktika e dëshmuar nga vendimet e Këshillit Drejtues tregon për praktika mikromenaxhimi në një numër çështjes. Praktika të këtilla nuk hasen në funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në rajon – të cilat kanë pasur zhvillim të ngjashëm në të kaluarën. Në Universitetin e Tiranës hasim një administrim më të decentralizuar të financave në nivel fakulteti dhe funksion monitorues e kontrollues të Këshillit Drejtues;17 në Universitetin e Beogradit rektori sjellë vendime për çështjet financiare;18 edhe Universiteti i Sarajevës vepron njësoj: rektori është përgjegjës për shumat nën 100000 marka konvertibile.19

E vërteta, pika 3 e Nenit 17 të Statutit të UP-së e bënë Këshillin Drejtues përgjegjës për të gjitha vendimet e fushës së financave, personelit dhe infrastrukturës, mirëpo, siç thuhet po aty, për krijimin e kushteve për funksionim të

17 Statuti i Universitetit të Tiranës, Nenet 19-25; http://www.fshn.edu.al/home/statuti--i-universitetit-t-tirans; 18 Statuti i Universitetit të Beogradit, Neni 24, pika 8, http://www.uf.bg.ac.rs/uf.bg.ac.rs/dld/Statut_BU.pdf 19 Statuti i Universitetit të Sarajevës, Neni 59, pika l, http://old.unsa.ba/s/images/stories/A0/KonacniStatutUNSA.pdf

Page 36: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

Universitetit. Me gjasë, në këtë pikë është ngatërruar funksioni udhëheqës me funksionin e menaxhimit, në një mënyrë që nuk ndodhë në institucionet e ngjashme në rajon e më gjerë. Rutina të këtilla të mikromenaxhimit të disa çështjeve të financave dhe të personelit nga KD i Universitetit të Prishtinës mund të shihen si shfrytëzim jo shumë racional dhe joefikas i kohës së anëtarëve të Këshillit. Praktika të këtilla mund të krijojnë rutina dhe procedura që tërheqin vëmendjen nga aspektet strategjike, zhvillimore, monitoruese e kontrolluese që duhet të ketë Këshilli Drejtues edhe në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

Rreth shkarkimeve nga MASHT

Në kohën kur po përfundohej ky studim (janar 2018), MASHT i tërhoqi (ose i shkarkoi) të emëruarit e vet në Këshillin Drejtues të UP-së. Arsyetimi që dha MASHT me këtë rast ishte nevoja për rritjen e përgjegjësisë dhe dinamizimin e funksionimit të Këshillit Drejtues të UP-së në veçanti, por edhe ndikimin në dinamizimin e proceseve në Universitet. Dispozitat ligjore përcaktojnë se Këshilli nuk mund të sjellë vendime efektive pa pasur kuorum prej gjashtë (prej gjithsej nëntë) anëtarësh me të drejtë vote të Këshillit, që do të thotë se MASHT mund të ndikojë substancialisht dhe të bllokojë funksionimin e këtij organi drejtues të UP-së.

Ky vendim i MASHT erdhi pa paralajmërim për opinionin publik dhe nuk duket të ketë qenë pjesë e një politike të re të MASHT të bërë publike. Sigurisht që një politikë e re publike do të kishte pasur efekt edhe në universitetet e tjera publike – ose së paku në ndonjërin prej tyre. Pos kësaj, nga përvoja e autorit të këtij studimi, zakonisht pjesa më konservatore e Këshillit Drejtues paraqitet të jenë anëtarët e Këshillit Drejtues të përzgjedhur nga Senati i UP-së, e shumë rrallë nga pjesa e Ministrisë. Ose shtruar ndryshe, si mund të dinamizohet puna e Këshillit pa e prekur segmentin më konservator të tij?

Page 37: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

Nuk do mend se MASHT është përgjegjës për të kërkuar dinamizim të proceseve në UP, mirëpo thirrja vetëm në nevojën për dinamizimin e funksionimit të Këshillit e parcializon dhe e redukon thelbësisht problemin e funksionimit të UP-së: Universiteti i Prishtinës, dhe i gjithë sektori i arsimit të lartë ka nevojë për reformim të themeltë e jo për veprime fragmentare me efekt afatshkurt. Pos problemit të udhëheqjes, Universiteti ka probleme fondamentale në menaxhim, në kurrikula jorelevante, në mungesën e kuadrove të kualifikuara e të zhvilluara, në mungesën e studimeve relevante doktorale, në mungesën e kërkimeve shkencore cilësore, e të tjera. Universiteti kërkon një pakt dhe veprim kombëtar për të shpëtuar arsimin e lartë, e jo ndryshime parciale të një grupi të njerëzve sa herë të ndërrohet formacioni në qeveri.

Rrjedhimisht, hapi i parë i të gjitha veprimeve në fushën e arsimit të lartë, sidomos në kontekstin e ndryshimeve të tanishme ligjore, do të ishte departizimi dhe depolitizimi i UP-së dhe i institucioneve të arsimit të lartë. Kjo do të mund të bëhej me një politikë nacionale dhe me dispozita pozitive ligjore që do të penalizonin politizimin dhe partizimin e posteve dhe veprimtarisë akademike e shkencore në universitete. Në veprimet e tanishme të MASHT ndërkaq, vërehet dëshira për të bërë diçka pozitive, mirëpo këto veprime mbesim të kurthuara në mendësinë partiake dhe gjithsesi u mungon qasja e një politike ose programi sistematik dhe gjithëpërfshirës.

Page 38: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

Konkluzionet

Komisioni Federal për Arsimin e Lartë në SHBA në konkluzionet e veta jep rekomandimet për hartimin dhe zbatimin e politikave që do të bëjnë universitetet “më transparente, më të shpejta për të reaguar ndaj ndryshimeve marramendëse të mjedisit dhe më produktive për t’u përballuar me forcat e fuqishme të ndryshimit me të cilat përballen sot” (Federal Commission on Higher Education).20 Këto konkluzione paraqiten të zbatueshme edhe për momentin zhvillimor nëpër të cilin po kalon Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Megjithëkëtë, në këtë rrugë, Këshilli Drejtues i UP-së përballet me sfida të shumta, përfshirë ekspertizën, përvojën dhe transparencën, të gjitha këto të domosdoshme për një përballje me të suksesshme me sfidat.

Qasja e KD ndaj sigurimit të informatave e të të dhënave për funksionimin e vet karakterizohet nga një mungesë e theksuar e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë. Një qasje e tillë është e nja shkalle që duhet të brengosë autoritetet arsimore të Kosovës – sidomos kur është fjala për një institucion që funksionon me fonde publike.

Në funksionimin e Këshillit Drejtues vërehet një dysi: në njërën anë funksionon si organ rregullues dhe shkallë e dytë e shqyrtimit (për shembull në çështjen e lirimit të studentëve nga pagesat), ndërsa në anën tjetër angazhohet në shqyrtimin e kërkesave individuale të mësimdhënësve për pushim pa pagesë ose për mbulim të pagesave të kotizimit për pjesëmarrje në konferenca shkencore (që përkon më shumë me mikromenaxhim të personelit e të financave). Si është thënë më lartë, analiza (statistikore dhe përmbajtësore) e

20 Marrë prej: Një fjalim nga Andress Larsen (kryetar i KD të Universitetit të Lundit): http://www.oecd.org/edu/imhe/37378242.pdf ; për tekstin e plotë shih http://www.ed.gov/about/bdscomm/list/hiedfuture/reports/0809-draft.pdf

Page 39: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

vendimeve të vëna në dispozicion të Këshillit Drejtues tregon se puna e Këshillit ka primesa të mikromenaxhimit të financave (deri edhe në vendime individuale për kotizim në konferenca), e fare pak ose aspak elemente të monitorimit, kontrollit, planifikimit e udhëheqjes strategjike (përndryshe aspekte tipike të funksionit të qeverisjes).

Këshilli Drejtues dhe menaxhmenti i UP-së në përgjithësi nuk disponon me një kornizë funksionale që do të siguronte transparencë dhe llogaridhënie gjatë funksionimit të organeve dhe zyrtarëve universitar. Në përgjithësi duket se nuk ka një mendësi e as rutina afirmative përkitazi me nevojën e sigurimit të transparencës e llogaridhënies. Kjo vërehet në veçanti në kornizën ligjore në fuqi (si në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në Statutin e UP-së). Një rregullativë e tillë nuk ndihmon në krijimin e vetëdijes për nevojën e funksionimit transparent dhe në kushte të llogaridhënies.

Vendimet e shqyrtuara të Këshillit Drejtues tregojnë për lëshime të caktuara kryesisht teknike në nxjerrjen e vendimeve, përfshirë lëshimet drejtshkrimore e gjuhësore, ngatërrimin e datave, praninë e mundshme të rrethanave të konfliktit të interesit e të tjera.

Rekomandimet:

Pasi që Ligji për Arsimin e Lartë është në proces të rishikimit, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky moment për plotësime dhe rregullime si të Ligjit ashtu edhe të Statutit të UP-së në periudhën pas miratimit të versionit të plotësuar të Ligjit. Rrjedhimisht, për të avancuar punën e Këshillit Drejtues, jo vetëm të Universitetit të Prishtinës, kërkohen një sërë masash nga autoritetet arsimore në Kosovë .

- MASHT dhe UP “Hasan Prishtina”:

Të plotësohet korniza ligjore me dispozita që parashohin në mënyrë eksplicite transparencën, llogaridhënien dhe

Page 40: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

përgjegjshmërinë në funksionimin e organeve udhëheqëse e menaxhuese të institucioneve publike.

Te obligohet UPHP që të publikojë raportet vjetore në përputhje me Nenin 24 të Statutit të UP dhe Nenit 11 të LAL.

Të rishikohet dispozita e Statutit të UP që e bënë përgjegjës Këshillin Drejtues për të gjitha vendimet në fushën e financave, personelit dhe infrastrukturës, pasi që formulimi i tanishëm ndikon në përdorimin joefikas të kohës dhe energjive të anëtarëve të KD-së, dhe dëmton funksionin udhëheqës, monitorues e kontrollues të KD-së.

- Këshilli Drejtues i UP “Hasan Prishtina”

Të rishikohet dhe të plotësohet Rregullorja e Punës së KD-së për të siguruar dorëzimin me kohë (së paku pesë ditë pune) të materialeve të mbledhjeve për anëtarët e KD.

Të sigurohen kushtet e paanshmërisë me rastin e shqyrtimit të kërkesave dhe të rasteve që kanë të bëjnë me anëtarët e KD dhe me menaxhmentin e UP-së.

T’i kushtohet kujdes i shtuar formulimit të drejtë gjuhësor të vendimeve që nxjerrën nga KD i UPHP. Për këtë qëllim mund të hartohen formularë për një grup vendimesh me përmbajtje të ngjashme.

Sekretariati i Këshillit Drejtues duhet të zhvillojë disa formate të përpunuara mirë për vendime të llojeve të caktuara që janë më të zakonshme.

Në fund, duhet theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të bëjë veprime më të vendosura për sigurim të transparencës dhe për sigurimin e të dhënave të besueshme për të gjitha institucionet publike në Kosovë. Asnjë sektor nuk mund të vazhdojë më të zhvillohet pa një bazë të të dhënave që do të ishte e besueshme dhe e krahasueshme me të dhënat që mblidhen në vendet e tjera në rajon e më gjerë.

Page 41: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

41

Bibliography

Committee of University Chairs, UK. Code of Governance of

Higher Education. Code of Governance . London: CUC,

2014.

Eko, Umberto. Struktura e papranishme . Pejë: Dukagjini, 1994.

Fabrice Henard, Alexander Mitterle. Governance and quality

guidelines in Higher Education. Review. PAris: OECD,

2010.

Federal Commission on Higher Education. Report on the

Future of Higher Education in the USA. Washington: US

Government, 2006. January 2018.

<https://www2.ed.gov/about/bdscomm/list/hiedfutu

re/reports/0809-draft.pdf>.

Kaufmann, Tara Vishwanath and Daniel. Toward Transparency

in Finance and Governance . Washington: World Bank,

1999.

Kuvendi i Republikës së Kosovës. shkurt 2008. Gazeta Zyrtare

e Republikës së Kosovës. dhjetor 2017.

<https://gzk.rks-

gov.net/ActsByCategoryInst.aspx?Index=3&InstID=1&

CatID=1>.

Larsen, Allen. «University Governance - Key note .» Governing

Bodies of Higher Education Institutions: Roles and

Responsibilities. Paris : OECD, 2006. 1-8.

Ministria e Arsimit, e Shkenc[s dhe Teknologjis[. Statistikat e

arsimit n[ Kosov[. Raport vjetor i statistikave.

Prishtinë: MASHT, 2016.

Page 42: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. «Gazeta

Zyrtare e Republikës së Kosovës.» 2011. dhjetor 2017.

<https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2761>.

Nasiritousi, Monika Bauhr & Agmeh. Resisting Transparency .

2010.

Peter Caldrake, Lawrence Stedman, Peter Little. Issues in

University Governance in Australia. Report. Paris:

OECD, 2003.

<http://www.oecd.org/edu/imhe/37378242.pdf>.

Plan, For Sustainable Development. http://www.plan-

rks.org/en/plan. 2016. <http://www.plan-

rks.org/en/plan>.

Qeveria e Republik[s s[ Kosov[s . «Gazeta Zyrtare e Republik[s

s[ Kosov[s .» 2010. dhjetor 2017. <https://gzk.rks-

gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2724>.

Ricketts, Kristina G. Community and Leadership Development.

Lexington, KY: University of Kentucky, 2009.

Universiteti i Prishtin[s. «Universiteti i Prishtin[s.» Pa datë.

2017. <http://www.uni-pr.edu/inc/doc/statuti1.pdf>.

Yukl, Gary. Leadership in Organizations 6th edition. Upper

Saddle River, NJ: Prentice Hall, 2006.

Page 43: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

43

Lista e publikimeve

Zgjedhjet & Partitë Politike

#1 Instituti D4D. Shtator 2011 Zbërthimi i trendeve zgjedhore 2000-2010.

#2 Instituti D4D. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të rikthejmë besimin në zgjedhje?

#3 Malazogu, Leon, Visar Sutaj dhe Drilon Gashi. Nëntor 2012. Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën

#4 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013. Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?

#5 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Interpretimi i besimit – Përceptimi i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes.

#6 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Deforma zgjedhore – Dy vite pas, reforma në pikën zero

#7 Leon Malazogu dhe Brenna Gautam; Me kontribut nga Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 26 nëntor 2014. Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

#8 Dardan Berisha me kontributin e Driton Qeriqi, Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Rina Vokshi, korrik 2015. Vendosja e drejtësisë në zgjedhje

#9 Leon Malazogu me kontributin e Ngadhnjim Halilaj dhe Rezarta Delibashzade, korrik 2015 Trendet zgjedhore 2000-2014-Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit

#10 Thomas Atherton, Driton Qeriqi dhe Rina Vokshi,

Page 44: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

Shkurt 2016 Doracak për barazi gjinore në procesin zgjedhor

Rekomandimet e Forumit Reforma

#1 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Struktura e KQZ-së

#2 Hartuar nga Instituti D4D. 17 janar 2011. Sistemi zgjedhor

#3 Hartuar nga Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Riparimi i listës së votuesve

#5 Hartuar nga Instituti D4D. 12 dhjetor 2011. Rekomandimet për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

#6 Mbështetur nga: D4D, KIPRED, INPO, KMDLNJ, INDEP, DT, KHK, QPA, dhe NOMP. Për reformë të mirëfilltë zgjedhore

Marrëdhëniet ndëretnike

#1 Malazogu, Leon dhe Vladimir Todorić. Nëntor 2011. Dialogu Beograd – Prishtinë: Nevojitet transformim i interesit vetanak. PER-K/D4D Institute and NPC-Belgrade

#2&3 Malazogu, Leon, Viktor Popović dhe Shpend Emini. Mars 2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-K/D4D.

#4 Malazogu, Leon dhe Florian Bieber. Raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti D4D

#5 Malazogu, Leon dhe Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D

#6 Ejdus, Filip, Leon Malazogu dhe Milan Nic. Tetor 2013. Zgjedhjet komunale në veri të Kosovës: Drejt

Page 45: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

45

një ekuilibri të ri? Publikuar bashku CEPI, BCSP dhe D4D. (Vetëm në gjuhën angleze)

#7 Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Ajete Kërqeli. Me kontribut nga: Shpend Emini, Rezarta Delibashzade dhe Ferid Murseli. Tetor 2016. Gratë e fuqizuara: çelës për transformimin e komuniteteve

Interesi Publik

#1 Sejdiu, Dardan dhe Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?

#2 Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë

#3 Sutaj, Visar and Leon Malazogu. Janar 2013. Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

#4 Miftari, Naser. Shtator 2013. Sfida e konsolidimit – Fuqizimi i pavarësisë së institucioneve të medias në Kosovë

#5 Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli; Me kontribut nga Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 25 shkurt 2015. Sa kushton patriarkati?

#6 Rezarta Delibashzade, Laura Flemming, Ramadan Klisurica, Agon Maliqi dhe Rina Abazi. 11 Nëntor 2015 Rëndësia e grupeve të interesit: Praktikat, rastet studimore dhe mësimet e nxjerra

#7 Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi. Nëntor, 2015 Reformimi i Universiteti të Prishtinës – mission i mundur?

#8 Leon Malzogu dhe Bernard Nikaj; Me kontribut nga Gulliver Brady. Nëntor, 2016. Nxitje për llogaridhënie

Page 46: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

dhe performancë më të mirë në arsimin e lartë

#9 Jehona Serhati, me kontribut redaktues nga Abby Riley. Janar, 2017. Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

#10 Isuf Zejna. Korrik 2017. Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas.

#11 Visar Sutaj. Tetor 2017. Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

#12 Linda Abazi Morina dhe Rezarta Delibashzade. Me contribute nga Ajete Kërqeli dhe Valëza Zogiani. Nëntor 2017. Joaktiviteti i grave në tregun e punës.

#13 Ajete Kërqeli. Me kontribute nga Ardiana Gashi. Dhjetor 2017. Ndryshimi i paradigmës – Barazi përmes lejes prindërore.

#14 Vjollca Krasniqi. Mars 2018. Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat.

Memorandume Reaguese

#1 Instituti D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1 – Reagimi i tepruar i policisë

#2 Instituti D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2 – Modeli i dy Gjermanive

#3 Instituti D4D. 12 Korrik 2013. Memorandumi reagues Nr. 3 – Kritere të qarta për komuna të reja

#4 Instituti D4D & Qëndrim Gashi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 4 – Universiteti i Prishtinës në rreth vicioz

#5 Instituti D4D dhe Kushtrim Palushi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 5 – Reforma zgjedhore

#6 Instituti D4D. Nëntor 2016. Memorandum reargues

Page 47: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

47

nr.6 – Reforma zgjedhore

Indikatorët & skenaret

#1 Instituti D4D. Nëntor 2010. Para dhe Pas-Performanca e bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010

#2 Instituti D4D. Shteti në Pasqyrë: Indikatorët e Bazuar në Performancë

#3 Malazogu, Leon. Nëntor 2013. As për emër nuk janë pajtuar: Shtyrja e problemit nuk do të afrojë palët në lidhje me asociacionin/bashkësinë. (Vetëm në gjuhën angleze)

#4 Malazogu, Leon. Janar 2014. Parashikime dhe skenare: Kosova dhe Bota në 2014

#5 Agon Nixha. Nëntor 2017. Analizë e shkurtër e politikave. Investimet e huaja direkte dhe eksportet: Kosova dhe Ballkani Perëndimor

Publikime të tjera

#1 Seritë e editorialeve dhe rekomandimeve mund gjithashtu të gjinden në ueb-faqen tone.

Page 48: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Analizë e punës dhe vendimeve - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

378.112(496.51)

Funksioni i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës : analizë e punës dhe vendimeve / përgatitur nga Xhavit Rexhaj. -Prishtinë : Demokraci për zhvillim, 2018. – 31 f. ; 21 cm. – (Seria : Interesi publik ; 15)

1.Rexhaj, Xhevat

ISBN 978-9951-608-70-1

Page 49: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë
Page 50: Funksionimi i m 201 Këshillit Drejtues të Universitetit të ......funksionimin e organit qeverisës të institucionit më të madh e më të vjetër publik të arsimit të lartë

Ky punim është publikuar me përkrahjen e Fondacionit të Kosovës

për Shoqëri të Hapur - KFOS

Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues i themeluar në vitin 2010 me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Misioni i D4D-së është të ndikojë në proceset e zhvillimt të politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësimin e qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë.

Vizioni i D4D-së është të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së vizitoni faqen tonë elektronike: www.d4d-ks.org.