udhëzues për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (pve) · 1 pËr bashki mË efektive,...

64
Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE): Reflektime dhe Rekomandime për trajtimin e shkaqeve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm PËR BASHKI MË EFEKTIVE, KOMUNITETE MË AKTIVE E QYTETARË MË TË SIGURT DHJETOR 2019

Upload: others

Post on 30-Jul-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE): Re�ektime dhe Rekomandime për trajtimin e shkaqeve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

PËR BASHKI MË EFEKTIVE, KOMUNITETE MË AKTIVE E QYTETARË MË TË SIGURT

DHJETOR 2019

Page 2: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit
Page 3: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

1

PËR BASHKI MË EFEKTIVE, KOMUNITETE MË AKTIVE E QYTETARË MË TË SIGURT

UDHËZUES PËR PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM (PVE):

REFLEKTIME DHE REKOMANDIME PËR TRAJTIMIN E SHKAQEVE TË RADIKALIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

DHJETOR 2019

Page 4: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

2

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, me nr. kontrate me USAID: AID-182-C-12-00001, Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP),

Autorët: Ekspertë të Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimin Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Përpunimi grafik dhe foto nga Erald Lamja. Redaktimi nga Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

© E drejta e autorit nga Tetra Tech ARD. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Adresa e Selisë së Tetra Tech: Tetra Tech

159 Bank Street, Suite 300,

Burlington, VT 05401

Tel: 802 658-3890, Fax 802 658-4247

www.tetratech.com/intdev

Kontakti për Tetra Tech: Adrienne Raphael

Këshilltare/Menaxhere e lartë

[email protected]

Kontakti për Projektin PLGP: Kevin McLaughlin

Drejtor i Projektit PLGP

[email protected]

Adresa e Qendrës CVE: Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Rr. Gjon Pali II, Nr. 3, Kati II, 1001 - Tiranë

[email protected]

www.cve.gov.al

SQARIM:

Ky botim u bë i mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Page 5: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

3

Përmbajtja:

Parathënie ..................................................................................................................................5

Hyrje ...........................................................................................................................................7

Fjalorth .......................................................................................................................................8

1. Bashki më efektive ...........................................................................................................12

1.1. Fuqizimi institucional ............................................................................................................................... 13

1.1.1. Planifikimi strategjik ...............................................................................................................13

1.1.2. Shëndeti publik .......................................................................................................................15

1.1.3. Mirëqenia sociale ...................................................................................................................17

1.1.4. Infrastruktura dhe mjedisi ....................................................................................................18

1.1.5. Rendi dhe siguria ....................................................................................................................20

1.2. Fuqizimi nëpërmjet partneritetit ..........................................................................................................22

1.2.1. Mekanizmi i referimit të dhunës në familje ......................................................................22

1.2.2. Mekanizmi kundër trafikut të qenieve njerëzore ...........................................................24

1.2.3. Mekanizmi për fëmijët në rrezik .........................................................................................25

1.2.4. Shkolla si qendër komunitare ..............................................................................................26

1.2.5. Këshillat vendore për sigurinë publike ..............................................................................27

1.2.6. Policimi në komunitet ...........................................................................................................28

2. Komunitete më aktive .....................................................................................................32

2.1. Qytetarët e organizuar në proceset vetëqeverisëse ....................................................................32

2.1.1. Strukturat komunitare ..........................................................................................................32

2.1.2. Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore ....................................................................33

2.1.3. Të rinjtë dhe organizimi rinor .............................................................................................34

2.2. Fuqizimi i ndërveprimit me qytetarët e organizuar ......................................................................36

2.2.1. Shoqëria civile dhe organizimi i saj ....................................................................................36

2.2.2. Gratë, burrat dhe organizatat e grave të shoqërisë civile .............................................37

2.2.3. Bashkësitë fetare ....................................................................................................................40

3. Qytetarë më të sigurt .....................................................................................................43

3.1. Identifikimi i rrezikshmërisë ...............................................................................................................43

3.2. Parandalimi dhe vlerësimi i rrezikshmërisë .....................................................................................44

3.3. Mbështetja për qytetarët e rrezikuar ...............................................................................................45

4. Monitorimi dhe Vlerësimi ...............................................................................................49

4.1. Anketimi i opinionit publik ..................................................................................................................49

4.2. Analiza e gjetjeve dhe planifikimi i veprimtarisë .............................................................................51

5. Kuadri ligjor - Bashkitë dhe siguria publike ...................................................................54

6. Bibliografia ........................................................................................................................58

Page 6: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

4AGRON SOJATI

KOORdINATOR KOmbëTAR dhe dReJTOR I QeNdRëS Së KOORdINImIT KuNdëR eKSTRemIzmIT Të dhuNShëm

Page 7: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

5

ParathënieUdhëzuesi për “Bashki më Efektive, Komunitete më Aktive dhe Qytetarë më të Sigurt” u hartua me nismën e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) në bashkëpunim me TetraTech ARD, përmes Projektit të USAID për “Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore” (PLGP). Ky udhëzues, është dokumenti i parë për evidentimin e gjithë mekanizmave ligjore dhe aktorëve të komuniteteve vendore që duhet të kontribuojnë për parandalimin dhe kundërshtimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Qendra CVE është aktori kombëtar kryesor për koordinimin e këtyre aktorëve, e cila, nëpërmjet zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, forcon bashkëpunimin pushtet vendor-pushtet qendror; shoqërisë civile dhe sektorit privat. Qendra CVE, aktualisht, ka një databazë kontaktesh me përafërsisht prej 450 punonjësish shtetërorë të sektorëve të ndryshëm, ku përfshihen aktorët e vijës së parë që japin kontribute për P/CVE-në. Qendra CVE lehtëson, gjithashtu, ngritjen e rrjeteve1 dhe vendosjen e platformave të bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave në nivel vendor, siç janë Këshillat Lokalë të Sigurisë. Synimi i këtij Udhëzuesi është ngritja e kapaciteteve e të gjithë aktorëve të përfshirë, për të pasur komunitete të shëndetshme dhe të forta/imunizuara, si parakusht për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Që nga viti 2015, me miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit, si dhe të emërimit të Koordinatorit Kombëtar, pjesë e kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Qeveria Shqiptare ka thelluar aktivitetin e saj në drejtim të parandalimit dhe luftës ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Prej Qershorit 2018, Qendra e re CVE-së ka punuar sistematikisht për zbatimin e Planit të Veprimit, përfshirë krijimin e një plani të detajuar për ministritë e linjës2, për përmbushjen e Strategjisë Kombëtare. Qendra CVE, gjithashtu, forcon bashkëpunimin me palët e treta, siç janë shoqëria civile, komunitetet fetare dhe donatorët, nëpërmjet organizmit të takimeve tremujore/periodike me përfaqësues nga ambasadat, misionet ndërkombëtare dhe organizatat e akredituara në Republikën e Shqipërisë, si dhe struktura të tjera ndërkombëtare që ofrojnë mbështetje dhe ekspertizë në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (në nivel strategjik, teknik dhe zbatues). Qendra CVE do monitorojë dhe vlerësojë të gjitha ndërhyrjet, duke pasur si qëllim të mësuarit dhe përmirësimin e veprimeve për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Në maj 2018, Qendra CVE nisi një bashkëpunim rajonal me homologët nga Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në fushën e ekstremizmit të dhunshëm. Është dakordësuar një plan i përbashkët aktivitetesh duke konkretizuar funksionimin e këtij mekanizmi rajonal. Pritet që ky mekanizëm të rritet me përfshirjen në të të Republikës së Malit të Zi dhe asaj të Bosnjës dhe Hercegovinës. Aktualisht, Bashkimi Evropian ka marrë angazhimin për mbështetjen dhe mbledhjen periodike të të gjithë Koordinatorëve Kombëtarë të Ballkanit Perëndimor për CVE-në, duke e fuqizuar më tej këtë mekanizëm dhe duke i shërbyer shkëmbimit të përvojave të përbashkëta.

Aktiviteti ndërinstitucional i koordinuar nga Qendra CVE dhe kontributet vullnetare të profesionistëve, në mënyrë të veçantë të atyre që janë angazhuar ose mund të angazhohen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel vendor, janë të një rëndësie të veçantë për arritjen e rezultateve të prekshme në komunitetet në vendin tonë. Ky udhëzues u kushtohet atyre, sidomos punonjësve të bashkive, për t’i ndihmuar ata në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Harmonizimi i shërbime të mira me përpjekje të ngjashme në nivel kombëtar dhe rajonal është mënyra më e mirë dhe më efektive për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

AGRON SOJATIKoordinator Kombëtar dhe Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

1 Rrjetet e Edukimit, Kërkimeve dhe Studimeve, Policimit në Komunitet, Komuniteteve Fetare, Shoqërisë Civile, Medias dhe te Rinjve.

2 Ministria e Arsimit, Ministria e Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Evropë dhe Punët e Jashtme, janë përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit, Nr.930/2015. Ato përbëjnë Komitetin Koordinues të P/CVE.

Page 8: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

6

KONfeReNcA e PARë KOmbëTARe “AKTORë Të VIJëS Së PARë KuNdëR eKSTRemIzmIT Të dhuNShëm”. 30 PRIll 2019

Page 9: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

7

HyrjeNëse qeveria qendrore është përgjegjëse për hartimin e politikave kombëtare dhe bashkërendimin e veprimeve dhe programeve në nivel kombëtar, vetëqeverisja vendore është ajo që qëndron në themel të demokracisë dhe që njihet si institucioni kryesor për ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët. Në morinë e shërbimeve që qytetarët kërkojnë nga të zgjedhurit vendorë, çështjet e sigurisë zënë një vend të rëndësishëm. Mbrojta Civile, garantimi i mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimi i kundërvajtjeve administrative dhe zgjidhja e konflikteve, janë pjesë e funksioneve të bashkive. Disa nga sfidat me të cilat përballen bashkitë sot, janë përmbushja e këtyre funksioneve të fundit dhe me së shumti përvetësimi dhe zbatimi i funksioneve të reja të qeverisjes vendore që u kanë kaluar në kuadër të reformës territoriale të viteve të fundit.

Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm përbëjnë një tjetër sfidë themelore, sa globale aq dhe kombëtare, jo vetëm për shkak të rrezikut të menjëhershëm fizik që paraqesin, por për faktin se dëmtojnë demokracinë dhe vlerat e saj në komunitete. Sot, kërcënimet nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë më komplekse se kurrë më parë dhe, si të tilla, kërkojnë ndërhyrje po aq komplekse, largpamëse dhe të bashkërenduara mirë. Prandaj për nxitjen dhe zbatimin e këtyre ndërhyrjeve është themeluar Qendra CVE.

Për të parandaluar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, është e nevojshme që bashkitë të punojnë në mënyrë aktive për të mundësuar qytete të sigurta, tolerante dhe të mëkëmbura. Për t’ju ardhur në ndihmë bashkive, Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), në bashkëpunim me Qendrën CVE, ka përgatitur këtë udhëzues që synon të sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme të fushës por, edhe të ofrojë një perspektivë efektive për të trajtuar më mirë gamën e gjerë të faktorëve që çojnë në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm.

Udhëzuesi ndahet në katër kapituj bazë: Kapitulli 1, Bashki më Efektive; Kapitulli 2, Komunitete më Aktive; Kapitulli 3, Qytetarë më të Sigurt dhe Kapitulli 4, Monitorimi e Vlerësimi. Kapitujt dhe nënkapitujt synojnë të tërheqin vëmendjen në lidhje me gjendjen aktuale, vështruar krahasimisht me kërkesat e legjislacionit shqiptar (ligjet dhe aktet nënligjore) me standardet e modelet më të mira vendase dhe ndërkombëtare, si dhe të ndihmojnë punonjësit bashkiakë për t’u dhënë më mirë përgjigje pse-ve dhe si-ve që lindin natyrshëm në dinamikën e punës.

Kapitulli 1, Bashki më Efektive, ka në fokus bashkinë si institucion që orienton zhvillimin strategjik dhe hartimin e politikave. Nënkapitujt trajtojnë çështje të fuqizimit institucional të bashkive në fusha të rëndësishme, siç janë menaxhimi strategjik, shëndeti publik, mirëqenia sociale, infrastruktura, mjedisi dhe siguria. Ata synojnë të tërheqin vëmendjen e punonjësve të bashkisë për ngritjen e kapaciteteve vendore për të qenë në gjendje t’i përgjigjen, si përditshmërisë, ashtu edhe situatave të emergjencës. Në këtë kapitull trajtohen edhe mekanizmat ekzistuese vendore që i shërbejnë bashkive nëpërmjet partneritetit për t’iu përgjigjur më mirë nevojave për siguri që kanë qytetarët.

Kapitulli 2, Komunitete më Aktive, ka në fokus shoqërinë civile dhe përfshin gjithë organizmat që ndërveprojnë me bashkinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Të dy nënkapitujt (3.1, Qytetarët e Organizuar në Proceset Vetëqeverisëse dhe 3.2, Fuqizimi i Ndërveprimit me Qytetarët e Organizuar), synojnë forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, organizatat e ndryshme jo fitimprurëse dhe aktorë të tjerë vendorë.

Kapitulli 3, Qytetarë më të Sigurt, përmban udhëzime të karakterit teknik që kanë të bëjnë me identifikimin dhe dhënien e ndihmës ndaj atyre që rrezikojnë të radikalizohen dhe të përfshihen në ekstremizëm të dhunshëm. Nëpërmjet referencave nga modele ndërkombëtare, ofrohen mendime dhe ide për çfarë mund të bëhet më mirë, me qëllim që të kemi qytetarë dhe qytete sa më të sigurta.

Kapitulli 4, Monitorimi dhe Vlerësimi, përmban udhëzime se si bashkitë mund të përdorin të dhëna për monitorimin e performancës së tyre, bazuar në këndvështrimet dhe shqetësimet e qytetarëve, se si ata të vlerësojnë ndërhyrjet dhe të përmirësojnë shërbimet.

Udhëzuesi nuk u jep përgjigje shteruese të gjitha pyetjeve dhe dilemave për P/CVE, por nxjerr në pah çështjet dhe njohuritë më të mira të fushës për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë zyrtarëve të zgjedhur, punonjësve bashkiakë, anëtarëve të komunitetit dhe shoqërisë civile. Për të qenë i kontekstualizuar dhe i dobishëm në përdorim, materiali i referohet në të gjithë përmbajtjen e tij, Kushtetutës së Shqipërisë dhe kuadrit ligjor e nënligjor, në mënyrë të veçantë Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Sidoqoftë, referencat ligjore të cituara dhe të sjella në këtë botim i përkasin kohës së përgatitjes së tij, ndaj kërkohet që çdo përdorues t’i referohet edhe bazës ligjore të përditësuar në momentin e përdorimit.

Page 10: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

8

Aktorët e shoqërisë civile

Përfaqësuesit e komunitetit, përfshirë këtu gratë, të rejat/të rinjtë, udhëheqësit komunitarë dhe fetarë, të cilët japin kontribute afatgjata për mirëqenien e shoqërisë.

Barazi gjinore Pjesëmarrje e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjithat fushat e jetës, pozita të barabarta, mundësi dhe shanse të barabarta për të gëzuar të drejtat dhe për të përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit të saj.

Ekstremizëm i dhunshëm

Thirrjet, angazhimi, përgatitja ose mbështetja e dhunës së motivuar ideologjikisht me objektiva socialë, ekonomikë dhe politikë.

Faktorë shtytës Kushte që mund të nxisin qytetarët drejt ekstremizmit të dhunshëm, të tillë si: përjashtimi, pabarazia, diskriminimi, persekutimi ose perceptimi i persekutimit, mundësia e kufizuar për arsimim të përshtatshëm dhe cilësor, mohimi i të drejtave dhe lirive civile, si dhe për arsye të tjera mjedisore, historike e social-ekonomike.

Faktorë tërheqës Përfitimet personale që qytetarët mendojnë se mund të sigurojnë nëpërmjet pjesëmarrjes në grupe ekstremiste, siç janë: dëshira për aventurë dhe famë, plotësim i boshllëkut shpirtëror, fuqizim qytetar si pjesë e klanit, kushte më të mira jetese (grupet ekstremiste ofrojnë shërbime/të ardhura në këmbim të anëtarësimit).

Konsultimi publik Dialogu ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe përfshirja e tyre në qeverisjen vendore me qëllim forcimin e legjitimitetit të institucioneve demokratike vendore, politikat dhe efikasitetin e veprimeve të tyre. Disa nga mekanizmat standarde për konsultimet me publikun janë: takimet publike, seancat këshillimore, dëgjesat publike, takimet me drejtuesit e shoqërisë civile, sondazhet publike, grupet e fokusit, etj.

Komunitet Gratë, burrat, grupet shoqërore dhe institucionet që ndodhen në të njëjtën zonë e që kanë interesa të përbashkëta.

Kohezioni komunitar

Niveli i bashkimit të individëve rreth interesave dhe objektivave të përbashkët, që arrijnë mirëkuptim të përbashkët, ndjenjë identiteti dhe përkatësie kolektive, që çojnë në besim të ndërsjellë.

Kundëradikalizmi Paketë programesh sociale, politike, ligjore, arsimore dhe ekonomike, hartuar posaçërisht për të frenuar qytetarët e pakënaqur (me gjasë, tashmë të radikalizuar) që t’i drejtohen terrorizmit.

Llogaridhënia Detyrimi i qeverisë për të respektuar interesat e atyre që ndikohen nga vendimet, programet dhe ndërhyrjet e saj nëpërmjet raportimit për proceset dhe rezultatet e arritura nga këto vendime, programe dhe ndërhyrje. Në praktikë, llogaridhënia do të thotë që qytetarët t’u kërkojnë llogari zyrtarëve të pushtetit vendor për vendimet dhe veprimet e ndërmarra prej tyre.

Mekanizëm referimi Një mekanizëm formal ose jo formal që përfshin profesionistë dhe praktikues të disiplinave të ndryshme dhe/ose agjenci dhe organizata, që synojnë të identifikojnë, të vlerësojnë, të ndihmojnë dhe të trajtojnë individët që japin shenja se rrezikojnë të, ose janë drejt anagazhimit në akte të ekstremizmit të dhunshëm.

FJALORTH

Page 11: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

9

Minoritetet/shtresat e rrezikuara

Individë ose grupime, identiteti i të cilëve del jashtë normave dominuese dhe të zakonshme kulturore, shoqërore dhe politike, për sa i takon përkatësisë racore, etnike, gjinore, moshore, aftësive fizike dhe mendore, klasës, besimit fetar, përkatësisë gjuhësore apo kulturore. Minoriteti është numerikisht më i vogël në krahasim me pjesën tjetër të popullatës, mund të jetë në pozita politike, ekonomike apo pozita të tjera më të pafavorshme. Minoritetet mund kërkojnë jo vetëm të ruajnë identitetin e vet, por edhe ta fuqizojnë atë.

Përfshirja e qytetarëve

Procesi nëpërmjet të cilit qytetarët dhe zyrtarët publikë sigurojnë që zëri i të gjitha segmenteve të komunitetit, përfshi minoritetet, të ketë ndikim te vendimet publike që ndikojnë në jetën e tyre dhe jetën e qytetarëve të tjerë.

Projektet parandaluese

Aktivitete ose investime afatshkurtra / afatgjata që synojnë pakësimin e mundësive dhe prirjeve të qytetarëve për të kryer akte të ekstremizmit të dhunshëm. Aktivitete të tilla janë: ndërgjegjësimi në shkolla, fushatat e informimit publik dhe debatet me komunitetin, dialogë ndërfetarë, ngritja e kapaciteteve për mësuesit dhe drejtuesit e komunitetit në identifikimin dhe asistencën ndaj qytetarëve të rrezikuar, rritjen e besimit publik te policia, etj.

Qendra për Koordinimin kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Qendra CVE është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 373, datë 13 Dhjetor 2017. Misioni i Qendrës CVE është ngritja e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm të përfshirë në veprimet kundër ekstremizmit të dhunshëm, ruajtja dhe promovimi i vlerave të tolerancës dhe të harmonisë fetare, mbrojtja e të drejtave të njeriut, e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshëm. Qendra është në varësi të Kryeministrit.

Radikalizim Një vendim për të anashkaluar proceset politike apo metodat jo të dhunshme të nxitjes së ndryshimit duke favorizuar ose përshtatur përdorimin e metodave të dhunshme për të sjellë ndryshimin3. Radikalizimi nuk përbën domosdoshmërisht kërcënim për një shoqëri, në rast se nuk lidhet me dhunën apo veprime të tjera të paligjshme, të tilla si nxitja e urrejtjes.

Siguria e komunitetit

Term i përgjithshëm që i referohet mbrojtjes së banorëve vendas dhe vizitorëve në një zonë të caktuar nga kërcënime që vijnë prej sjelljeve antisociale, trazirave sociale, krimeve dhe terrorizmit. Treguesit e dhunës në familje apo te trafikimit të qenieve njerëzore, lidhen gjithashtu me nivelin i sigurisë në komunitet.

Shoqëria civile Grupime të aktorëve të ndryshëm civilë, komunitarë dhe organizatave formale ose joformale, që angazhohen në jetën publike, duke kërkuar të çojnë më tej vlerat dhe objektivat e përbashkëta.

Transparenca Komunikimi, përmes të cilit jepet informacion i paanshëm dhe i bazuar në fakte, nëpërmjet proceseve dhe mënyrave të besueshme dhe të parashikueshme. Transparenca mund të arrihet përmes formave të ndryshme të informimit dhe komunikimit, të tilla si: faqja zyrtare e bashkisë, faqe në Facebook, njoftimet publike, aksesi te dokumentet zyrtare, njoftimet për shtyp ose në media, informimi i drejtpërdrejtë i publikut etj.. Këto forma garantojnë transparencën e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe shmangin kryerjen në fshehtësi të punëve që mund të bëhen objekt i akuzave publike për abuzim dhe korrupsion.

Vetëqeverisje vendore

E drejta dhe aftësia e autoriteteve vendore, brenda kufijve të ligjit, për të rregulluar dhe drejtuar çështjet publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës vendore.

3 Nuk ka një përkufizim zyrtar të OKB-së dhe BE-së për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Page 12: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

10

KRy

eTA

RI I

bA

ShK

ISë

cëR

RIK

GJA

NëN

ShK

RIm

IT T

ë m

AR

RëV

eSh

JeS S

ë bA

ShK

ëPu

NIm

IT m

e bO

Rd

IN R

INO

R. 2

018

Page 13: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

11

BASHKI MË EFEKTIVE1

Page 14: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

12

1. Bashki më efektive Në shekullin e XXI, bashkitë po përballen gjithnjë e më shumë me rritjen e problemeve dhe sfidave siç janë: ngrohja globale, rritja e migrimit, përhapja e sëmundjeve ngjitëse apo sulmet terroriste dhe kibernetike. Në fjalorin bashkëkohor, fjala “resilience (rimëkëmbje)”4 po fiton terren duke nënkuptuar një filozofi dhe një strategji organizative që lidhet me mobilizimin e kapaciteteve të qytetarëve, komuniteteve, institucioneve, bizneseve dhe sistemeve të bashkisë, në përpjekjet për të qenë të përgatitur dhe për të reaguar ndaj të priturave dhe të papriturave. Këto kapacitete janë të nevojshme për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar, pavarësisht nëse përballemi me të papritura që shkaktohen nga natyra apo vetë njerëzit. Shumë bashki janë përgatitur për sfidat fizike, sociale dhe ekonomike dhe zbatojnë strategji të rimëkëmbjes, si dhe kanë krijuar struktura të veçanta për drejtimin dhe zbatimin e planeve të veprimit.

Bazuar në parimin e ndarjes së praktikave më të mira dhe falë teknologjisë së informacionit, sot funksionojnë shumë rrjete ndërvendore që synojnë, krahas të tjerash, ngritjen e kapaciteteve vendore për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm nëpërmjet trajtimit të shkaqeve që e favorizojnë atë. Tre prej tyre, që kanë shtrirje globale dhe nga të cilat janë marrë referenca për hartimin e këtij botimi janë: Rrjeti i Qyteteve të Forta5, Qytete të Rimëkëmbura6 dhe Qytete dhe Hapësira Publike të Sigurta7.

Prirja ndërkombëtare e fuqizimit të bashkive për të qenë të afta të përballojnë çdo situatë dhe, në këtë aspekt, edhe situatat që shkaktojnë aktet e ekstremizmit të dhunshëm, i gjen bashkitë e Shqipërisë duke u ballafaquar me sfidat e reformimit në kuadër të Reformës Administrative-Territoriale dhe Ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe me informacion të pakët dhe mungesë të politikave specifike për situatat në lidhje me P/CVE-në.

Objektivi i përgjithshëm i reformës dhe i ndryshimeve ligjore është krijimi i një sistemi efikas për dhënien e shërbimeve sa më efektive e cilësore për qytetarët dhe për mirëqenien e komuniteteve, nëpërmjet ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të bashkive. Ligji i ri u mundëson bashkive të përmbushin funksionet e mëposhtme:

• Infrastruktura dhe shërbimet publike;

• Shërbimet sociale;

• Kultura, sporti dhe shërbimet argëtuese;

• Mbrojtja e mjedisit;

• Bujqësia, zhvillimi rural, pyjet dhe kullotat publike, natyra dhe biodiversiteti;

• Zhvillimi ekonomik vendor;

• Siguria publike.

Funksionet e sipërcituara - dhe fryma e ligjit në përgjithësi - bëjnë të mundur që bashkitë të angazhohen për rimëkëmbjen e komuniteteve, si dhe të minimizojnë pabarazitë sociale, duke i shërbyer në këtë mënyrë P/CVE-së. Çështje të tilla si: aspiratat e papërmbushura, përjashtimi social, mungesa e perspektivës dhe e mundësive te të rinjtë, janë disa nga sfidat që bashkitë duhet të trajtojnë. Zvogëlimi i mundësive të ekstremizmit të dhunshëm realizohet kur bashkia, shoqëria civile dhe qytetarët punojnë sëbashku.

Është e pamundur që njësitë vendore vetëqeverisëse të parandalojnë të vetme ekstremizmin e dhunshëm. Qasja efektive për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm është ajo e integruar, gjithëpërfshirëse, ndërsektoriale dhe që fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve bashkiake, në përdorimin më të mirë të kompetencave të tyre dhe në inkurajimin e organizatave komunitare e shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në jetën komunitare.

4 Aftësia për t’u ringritur shpejt pas një situate të vështirë. Rimëkëmbje, elasticitet.

5 Rrjeti i Qyteteve të Forta (https://strongcitiesnetwork.org/), i prezantuar në Kombet e Bashkuara në shtator 2015, është rrjeti i parë global i kryetarëve të bashkive, politikëbërësve të nivelit vendor dhe specialistë të fushës në funksion të ndërtimit të kohezionit social dhe fleksibilitetit të komuniteteve për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format e tij. Në këtë rrjet marrin pjesë mbi 120 bashki.

6 Krijuar më 2013 nga Fondacioni Rockefeller, 100 Qytetet e Rimëkëmbura (https://www.100resilientcities.org/) ofron mbështetje teknike dhe financiare për 100 bashki të përzgjedhura me garë për hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse të rimëkëmbjes, bazuar në nevojat e veçanta të çdo qyteti.

7 Krijuar në Nëntor 2010, nga UN Women në bashkëpunim me më shumë se 100 organizata partnere, Programi Qytete dhe Hapësira Publike të Sigurta (https://unhabitat.org/urban-initiatives/networks/global-network-on-safer-cities) vlerëson dhe zhvillon politikat dhe qasjet për parandalimin dhe reagimin ndaj ngacmimeve dhe formave të tjera të dhunës seksuale.

Page 15: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

13

Ligji i orienton njësitë e qeverisjes vendore të rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të tyre në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore. Këto parashikime i detyrojnë bashkitë të përfshihen në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e Veprimit. Edhe Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2017–2020, Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020 dhe Plani Kombëtar i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” kanë objektiva që trajtojnë ekstremizmin e dhunshëm. Këto dokumente trajtojnë shqetësimet që lidhen me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në vend dhe parashikojnë një sërë veprimesh si kundërpërgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, që synojnë, ndër të tjera, identifikimin dhe kuptimin e shqetësimeve sociale të komuniteteve vendore, në mënyrë që të bëhet i mundur trajtimi i shkaqeve rrënjësore të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

1.1. Fuqizimi institucional

Parandalimi dhe përballja me fatkeqësitë që shkaktojnë forcat e natyrës apo vetë njerëzit, kërkojnë që bashkitë të udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

• Reflektim:marrja në konsideratë e përvojës në proceset vendimmarrëse;

• Kreativitet:zbatimi i mënyrave alternative për përdorimin e burimeve;

• Fuqi:pasja e sistemeve të qëndrueshme, të konceptuara dhe të menaxhuara mirë;

• Ekonomi:krijimi i kapaciteteve rezervë për raste emergjente;

• Fleksibilitet:adoptimi i strategjive alternative në varësi të rrethanave;

• Solidaritet:kultivimi i një mentaliteti të mbrojtjes dhe ndihmës së ndërsjellë mes qytetarëve, si dhe mes qytetarëve dhe enteve të ndryshme publike apo private;

• Përfshirje: kultivimi i ndjenjës së pronësisë së përbashkët;

• Integrim: pjesëmarrja e gjerë e institucioneve dhe sistemeve.

Nëntemat e këtij kapitulli do t’i trajtojnë të dy dimensionet e rreziqeve që kanosin qytetarët, si ato të natyrës, ashtu dhe ato të vetë njeriut; e dyta do ketë më shumë hapësirë dhe do të përfshijë radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Faktorët shtytës dhe tërheqës në ekstremizëm të dhunshëm (listuar në Fjalorthin më sipër) grupohen në tre kategori: socio-ekonomikë, politikë dhe kulturorë.

• Social-ekonomikë:varfëria, përjashtimi social, margjinalizimi dhe diskriminimi shoqëror, nevojat e papërmbushura sociale dhe ekonomike dhe lakmia apo shtimi i veprimtarive të paligjshme ekonomike.

• Politikë:mohimi i të drejtave politike dhe lirive civile, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, mungesa e qeverisjes ose qeverisja e dobët dhe kërcënimet nga grupet e ekstremizmit të dhunshëm.

• Kulturorë:niveli i pamjaftueshëm arsimor, perceptimi se kultura dhe vlerat e traditës po kërcënohen, perceptimi se një pjesë e ideologjisë po sulmohet padrejtësisht, si dhe axhendat “proaktive” fetare.

Natyra shumëdimensionale e faktorëve nxitës të ekstremizmit të dhunshëm kërkon, si rrjedhojë, planifikim dhe ndërhyrje të ngjashme për parandalimin e tyre, siç janë planifikimi gjithëpërfshirës dhe ndërhyrjet parandaluese që pasojnë, nëpërmjet angazhimit ndërsektorial të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, sipërmarrjes private dhe qytetarëve. Për lehtësi të lexuesit, puna që duhet të kryejë bashkia për të trajtuar dhe parandaluar këtë fenomen është sintetizuar në pesë grupe: planifikimi strategjik, shëndeti publik, mirëqenia sociale, infrastruktura dhe mjedisi, si dhe rendi e siguria. Qëllimi i këtij grupimi është ngritja e kapaciteteve të bashkive për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet ushtrimit të kompetencave në mënyrë më të harmonizuar dhe efektive.

1.1.1. Planifikimi strategjik

Planifikimi strategjik është një nga funksionet më të rëndësishme të qeverisjes vendore për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe efikas të qyteteve. Ai i paraprin hartimit dhe zbatimit të programeve e projekteve afatgjata dhe afatmesme, të cilat bëjnë të mundur realizimin me sukses të funksioneve publike të qeverisjes vendore në shërbim të qytetarëve. Nëpërmjet autoritetit dhe kompetencave të dhëna në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe të drejtës së qeverisjes, bashkitë planifikojnë e miratojnë politika

Page 16: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

14

dhe zbatojnë programe të tilla që, jo vetëm duhet të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve të tyre, por të krijojnë edhe një mjedis tërheqës, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset, apo për investimet e huaja. Planifikimi dhe përmirësimi i shërbimeve për parandalimin e radikalizimit – që do të thotë se prioritetet për qytetarët e rrezikuar janë reflektuar në planet bashkiake, buxhetore dhe të investimeve – kontribuon edhe në kufizimin e faktorëve nxitës të radikalizimit në shoqëri e ndër qytetarë, për pasojë, edhe në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sikurse është përcaktuar në dispozitat e Ligjit 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, Plani Strategjik i Zhvillimit që hartohet nga vetë bashkitë, duhet të:

A. përmbajë politikat për zhvillimin e qëndrueshëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe të shtrihet në një afat kohor jo më pak se 5 vite;

B. marrë në konsideratë nevojën dhe potencialet e zhvillimit vendor si dhe prioritetet rajonale e kombëtare të zhvillimit strategjik. Ky plan paraqet synimet kryesore për çdo fushë përgjegjësie dhe identifikon veprimet që njësia duhet të ndërmarrë për realizimin e tyre, duke parashikuar edhe kostot përkatëse;

C. zbatohet nëpërmjet programit buxhetor afatmesëm të njësive.

Zhvillimi ekonomik, përfshirja sociale dhe krijimi i vendeve të punës ndikon në mënyrë të konsiderueshme jo vetëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por edhe në rritjen e sigurisë për jetën e tyre, në rritjen e harmonisë në komunitet, si dhe ndihmon në planifikimin dhe rritjen e shpresës së njerëzve për të ardhmen, sidomos të rejave/të rinjve, duke i larguar ata nga veset dhe bota e krimit dhe duke kultivuar ndjenjën e punës e të përgjegjësisë për familjen e shoqërinë.

Në aspektin teorik, planifikimi strategjik është një përpjekje e organizuar dhe e disiplinuar për të bërë të mundur vendime dhe veprime të rëndësishme, të cilat i japin formë dhe përcaktojnë se çfarë është institucioni, çfarë bën si dhe pse e bën. Hartimi i dokumenteve strategjike lidhet ngushtësisht me analizimin dhe planifikimin strategjik si proces i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit i jepet drejtimi i nevojshëm aktiviteteve të bashkisë. Dokumenti strategjik përcakton:

• Ndryshimin që institucioni dëshiron të shohë te grupi përfitues ose në fushën e tij të interesit (vizioni ose synimi);

• Detyrimin që ka institucioni për të kontribuar në arritjen e ndryshimit (misioni ose qëllimi);

• Rezultatet specifike që tregojnë rrugën drejt përmbushjes së misionit (objektivat strategjike);

• Veprimtaritë që çojnë në arritjen e objektivave strategjike (masat apo aktivitetet).

Planifikimi strategjik në çdo institucion ka disa përbërës kryesorë: mbledhja dhe përpunimi i një sasie të konsiderueshme informacioni për gjendjen aktuale, shqyrtimi dhe krahasimi i alternativave strategjike, si dhe parashikimin e rezultateve pas marrjes së vendimeve.

Kujtesë• Bazuar në Ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, bashkitë duhet të kenë dy dokumente të rëndësishme:

planin e përgjithshëm të zhvillimit vendor dhe planin e zhvillimit të territorit.• Këto dy plane duhet të hartohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke synuar të shprehin në mënyrë të

qëndrueshme vullnetin e gjithë banorëve, si dhe duke ndërthurur objektivat e programeve zhvillimore të forcave të ndryshme politike të përfaqësuara në këshillin bashkiak dhe jo vetëm.

• Qëllimi final i planifikimit strategjik është përmirësimi i kushteve ekonomiko-shoqërore dhe i cilësisë së jetës së qytetarëve.

• Menaxhimi strategjik i bashkisë synon jo vetëm zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, por edhe harmonizimin e interesave të të gjithë komunitetit, si dhe mbështetjen në rregulla të mirëpërcaktuara të të gjithë aktivitetit social dhe ekonomik të njësisë vendore.

• Praktikat e mira vendore të zbatimit të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe të buxhetimit gjinor sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë dhe gjithëpërfshirës.

• Në hartimin dhe zbatimin e planeve zhvillimore duhet të trajtohet edhe reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë dhe reagimi përkatës për eliminimin e pasojave.

• Qeverisja vendore ka kompetenca financimi, investimi, administrimi dhe rregullimi të funksioneve të saj publike, e për rrjedhojë, ka një peshë të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik vendor dhe më gjerë.

Page 17: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

15

Reflektime Nëpërmjet ushtrimit në territorin e tyre të kompetencave që u jep ligji, bashkitë mund të hartojnë dhe miratojnë politika dhe programe, të përcaktojnë rregulla dhe standarde për të tashmen dhe të ardhmen, të cilat do të mundësojnë krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit, zhvillimin ekonomik rajonal (dhe, rrjedhimisht, përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve), duke pakësuar në këtë mënyrë mundësitë e radikalizimit social dhe, rrjedhimisht, ekstremizmin e dhunshëm të grupeve në rrezik.• Planifikimi strategjik, që të jetë i suksesshëm, duhet të konceptohet e të hartohet në mënyrë të

integruar me të gjithë sistemin e dokumenteve që janë hartuar në nivel kombëtar e vendor. Procesi i planifikimit duhet të sigurojë që qytetarët dhe gjithë palët e interesuara në nivel vendor të dëgjohen dhe nevojat e prioritetet e tyre të reflektohen në këto plane. Përgjegjësitë bashkiake mund të shikohen në optikën e P/CVE, në kuptimin që, nëse konsultohen dhe zhvillohen gjerësisht, ato duhet të kontribuojnë për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve dhe zhvillimin e komunitetit. Planet e zhvillimit që hartohen nga organet e qeverisjes vendore duhet të marrin në konsideratë komponentët e mëposhtëm: –– Identifikimin e rreziqeve dhe krijimin e rregullave e strukturave për menaxhimin e tyre;–– Krijimin e këshillave sektorialë dhe ndërsektorial;–– Organizimin e qendrave në ndihmë të bizneseve;–– Zhvillimin e veprimtarive të marketingut;–– Këshillimin me këshilltarë teknikë të fushave të ndryshme;–– Zbatimin e politikave për modernizimin e prodhimit;–– Rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore;–– Asistencën financiare, sidomos në fusha me karakter publik, siç mund të jetë ajo e taksave;–– Konsultimin dhe aplikimin e politikave fiskale stimuluese dhe të arsyeshme;–– Identifikimin e pasurive dhe vënien e tyre në funksion të zhvillimit ekonomik vendor;–– Përmirësimin e infrastrukturës publike;–– Zhvillimin racional të tokës;

• Përfshirja e qytetarëve në bashkëqeverisje dhe vendimmarrje - jo vetëm nëpërmjet organeve të zgjedhura prej tyre, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre të drejtpërdrejtë – është e një rëndësie të veçantë. Kjo ndihmon në rritjen e besimit të publikut, zvogëlon prirjet për radikalizim dhe reagim të dhunshëm, si dhe bën të mundur qëndrueshmërinë e këtyre programeve.

• Nëpërmjet përdorimit racional të të ardhurave dhe shpenzimeve, bashkitë e konsoliduara arrijnë të gjenerojnë fonde edhe për organizatat joqeveritare dhe japin grante për projekte të ndryshme zhvillimore, siç janë edhe ato për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

• Këshillat e Zhvillimit Ekonomik Vendor, si këshilla ndërsektorialë, ndër të tjera, nxisin ndërveprimin e bashkive me sektorin privat dhe shoqërinë civile, mundësojnë dhënien e rekomandimeve për politikat dhe prioritetet e bashkisë për zhvillimin ekonomik, si dhe për përmirësimin e mjedisit të përshtatshëm për bizneset dhe hapjen e bizneseve të reja. USAID/PLGP ka ndihmuar në krijimin e Këshillave të Zhvillimit Ekonomik Vendor në 5 Bashki. Sugjerohet që ngritja e tyre të bëhet objekt i planifikimit dhe zbatimit në të gjitha bashkitë e vendit.

Informacion i dobishëm Luadri ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligji Nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; Ligji 107/2014 “Për planifikimin e territorit”; planet dhe strategjitë vendore të miratuara nga këshilli bashkiak. Aktorët kryesorë: grupi menaxhimit strategjik në bashki, drejtoritë e zhvillimit, drejtoritë e taksave dhe menaxhimit të aseteve në bashki, bizneset vendore, organizatat e shoqërisë civile, donatorë, këshilli bashkiak, organizatat komunitare.

1.1.2. Shëndeti publik

Të gjithë qytetarët duhet të kenë qasje të pakufizuar në punësim dhe në shërbimet shëndetësore, pavarësisht racës, përkatësisë etnike, gjinisë apo orientimit seksual. Në shërbimet shëndetësore përfshihen një sërë

Page 18: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

16

praktikash si edukimi shëndetësor, higjiena publike, mbikëqyrja epidemiologjike, vaksinimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Zbatimi i këtyre praktikave synon garantimin e shëndetit fizik dhe mendor. Një sistem funksional shëndetësor duhet të përfshijë kujdesin shëndetësor të pranueshëm dhe të përballueshëm, si dhe ndërhyrjet e duhura në nivel lagjeje ose qyteti. Mungesa e shërbimeve bazë apo pabarazitë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndikojnë negativisht në klimën sociale të qyteteve dhe rrisin numrin e të pakënaqurve.

Kujtesë• Njësitë e qeverisjes vendore kanë një rol të kufizuar në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor

parësor. Legjislacioni aktual përcakton rolin dhe përgjegjësitë institucionale për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm brenda juridiksionit të territorit të tyre, mirëmbajtjen e infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor parësor, si pjesë e aseteve në pronësi të pushtetit vendor, dhënien e kontributeve financiare për institucionet shëndetësore brenda juridiksionit të tyre dhe kontrollin e veprimtarive shëndetësore në bashkëpunim me strukturat e qeverisjes qendrore.

• Shërbimi shëndetësor i njësive të qeverisjes vendore në sistemin rajonal përbëhet nga: Drejtoria Rajonale e Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Drejtoria e Spitalit Rajonal.

• Shërbimi shëndetësor i njësive administrative në qytet, zakonisht, grupohet në një numër të caktuar qendrash shërbimi, të cilat mbulojnë afërsisht 1.5 njësi vendore secila.

• Sistemi i kujdesit shëndetësor aktualisht është në periudhë tranzicioni dhe reformat synojnë koordinim më të mirë mes kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale.

• Shëndeti mendor, fokusi në këtë shërbim dhe përkujdesja dhe trajtimi i tij janë një faktor i konsiderueshëm për mbajtjen në kontroll të sjelljes së qytetarëve brenda normave të shoqërisë dhe për parandalimin e veprimeve të dhunshme.

• Pavarësisht përmirësimeve, në bashki ka elementë të përjashtimit social. Komuniteti Rom dhe Egjiptian, kryesisht, përballen me pengesa në marrjen e shërbimeve dhe të kujdesit afatgjatë shëndetësor. Nga puna e projektit USAID/PLGP në 6 bashki, vërehet një lloj diskriminimi të fshehtë të këtyre komuniteteve.

• Fëmijët romë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha për shkak të kequshqyerjes, shëndetit të dobët dhe normave të larta të vdekshmërisë foshnjore. Faktorë të tjerë rreziku janë edhe kushtet e banimit dhe mënyra e jetesës.

• Vdekshmëria e fëmijëve në vendbanimet rurale dhe të largëta është më e lartë sesa në ato urbane, për shkak të statusit të ulët social-ekonomik dhe mungesave në dhënien shërbimeve të shëndetit të nënës dhe atij riprodhues.

Reflektime• Edhe pse njësitë e vetëqeverisjes kanë një rol të kufizuar në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor,

nevojitet dhënia e garancive që gjithë gratë dhe burrat të kenë qasje të barabartë në këto shërbime, duke zvogëluar pabarazitë në ofrimin e shërbimeve dhe duke siguruar shërbim shëndetësor cilësor.

• Sigurimi i një mjedisi të pastër e të shëndetshëm për banorët nëpërmjet zbatimit të programeve për pastrimin, menaxhimin e mbetjeve të ngurta, trajtimin e ujërave të ndotura dhe gjelbërimin e pyllëzimin, është një kontribut i rëndësishëm për qytete të shëndetshme. Kontribute të tjera përfshijnë hartimin dhe zbatimin e programeve ndërgjegjësuese për shëndetin publik në lidhje me HIV-in, parandalimin e sëmundjeve, si dhe pirjen e duhanit.

• Prirja për plakjen e popullsisë pritet të rrisë shpenzimet për pensionet dhe kujdesin afatgjatë shëndetësor. Kjo kërkon strategji për rritjen e punësimit dhe për reformimin e mbrojtjes sociale.

• Disa bashki kanë filluar të ndërtojnë qendra të reja shëndetësore, siç e kërkon ligji.• Për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm që vjen si rezultat i problemeve të shëndetit mendor,

kërkohet më shumë ndërgjegjësim dhe impenjim për mirëmbajtjen, zgjerimin dhe përmirësimin e gjithë sistemit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht atij mendor dhe psikologjik.

Informacion i dobishëmKuadri Ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr. 10107/2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligji 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror”.Aktorët kryesorë: drejtoritë e çështjeve sociale në bashki, drejtoritë rajonale të shëndetit publik, organizatat e shoqërisë civile, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Page 19: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

17

1.1.3. Mirëqenia sociale

Plotësimi i nevojave bazë të qytetarëve mundëson arritjen e një standardi jetese që shkon përtej mbijetesës dhe i ndihmon ata të jenë në gjendje të përballojnë çdo të papritur. Sigurimi i strehimit dhe ushqimit - veçanërisht për grupet në nevojë - si dhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike janë çelësi për arritjen e këtij qëllimi. Bashkitë duhet të përmbushin detyrimet ligjore për krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale për shtresat në nevojë, për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktimat e trafikut, nënat apo prindërit me shumë fëmijë, të moshuarit dhe të papunët, si dhe të krijojnë fondin social për realizmin e shërbimeve. Përmbushja e këtyre nevojave ka një rëndësi të veçantë për shëndetin social të qyteteve.

Kujtesë• Programi për shërbimin social parashikon mbrojtjen sociale për grupet në nevojë dhe për personat

me aftësi të kufizuar nëpërmjet ndihmës ekonomike të pagesave me para në dorë. Kjo pjesë e programit realizohet plotësisht me fonde nga qeveria qendrore. Bashkitë planifikojnë çdo vit një fond për grupet në nevojë që, për arsye të caktuara, nuk përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike e qeverisë qendrore, por që, bashkitë gjykojnë t’i mbështesin financiarisht jashtë kësaj skeme. Programi për shërbimin social parashikon edhe mbrojtjen sociale për grupet e rrezikuara, përmes shërbimit (ditor) në komunitet pranë qendrave të kujdesit social dhe realizohet me fondet e vetë bashkisë.

• Identifikimi i individëve apo grupeve në nevojë të ngutshme për mbështetje dhe përkrahje, trajtimi apo drejtimi i tyre tek institucionet përgjegjëse, monitorimi i jetës dhe sjelljes së tyre, duke parandaluar ne këtë mënyrë përshkallëzimin dhe përkeqësimin e gjendjes, që mund të çojë në radikalizimin e tyre është detyrim ligjor i bashkive. Mbështetje dhe përkrahje kërkojnë veçanërisht qytetarët që janë të ekspozuar ndaj individëve të radikalizuar

• Kuadri ligjor aktual i detyron bashkitë të zbatojnë edhe programe të ndryshme të strehimit social për familje ose individë si: banesa sociale me qira të ulët, subvencionim i interesave të kredisë, subvencionim i qirasë sociale dhe banesa me kosto të ulët. Këto programe u garantojnë strehim individëve apo familjeve të pastreha dhe qytetarëve dhe familjeve nga grupet e rrezikuara në pamundësi financiare.

• Për subvencionim të qirasë për familje dhe grupe në nevojë, ose kategori të tjera (familje që kanë një anëtar me aftësi të kufizuar, jetimë, Romë ose Egjiptianë) pagesa e strehimit i referohet vetëm banesave sociale me qira dhe konsiston në likuidimin e 100% të vlerës së qirasë sociale së banesës së kësaj kategorie, pagesë që financohet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga buxheti i vetë bashkisë.

• Grantin e menjëhershëm për strehim e përfitojnë të gjitha ato familje që kanë në përbërjen e tyre familjare nga një anëtarë invalid, jetim, Rom, Egjiptian, etj. Granti i menjëhershëm për strehim konsiston në likuidimin e 10 % -20 % të vlerës së banesës me kosto të ulët të kësaj kategorie e cila financohet nga buxheti i shtetit.

• Një pjesë e bashkive nuk kanë të ngritur një sistem monitorimi dhe vlerësimi (M&V) për shtresat e rrezikuara. Ekzistenca e një sistemi të tillë ndihmon hartimin e politikave vendore të qëndrueshme për grupet në nevojë dhe shtrihen në të gjithë territorin e bashkisë, përfshirë edhe njësitë administrative.

• Treguesit e përdorur aktualisht nga bashkitë dhe drejtoritë rajonale të shërbimeve sociale janë kryesisht tregues në vlerë absolute. Indikatorët nuk janë të zbërthyer për të gjitha kategoritë e individëve, familjeve e grupeve në nevojë; faktorëve të përjashtimit social, apo elementëve të tjerë të treguesve kombëtarë.

• Regjistrimi i fëmijëve për kartë identiteti në gjendjen civile (dhe si rrjedhojë fitimi i shërbimeve publike) është problematik, kryesisht për komunitetin Rom dhe Egjiptian.

• Marrja e masave për ri-integrimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit, ndërsa mundësitë për strehimin e tyre janë aktualisht të kufizuara është detyrim i bashkive.

Page 20: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

18

Reflektime• Dhënia e shërbimeve sociale nevojitet të shtrihet në gjithë territorin e bashkisë në përputhje të plotë

me nevojat e grupeve të rrezikuara.• Vlerësimi periodik i nevojave dhe monitorimi i shërbimeve për strehim dhe ushqim kërkon ngritjen e

strukturave përkatëse. • Përveç ndërtimit të objekteve të reja sociale, bashkitë mund të identifikojnë troje të lira dhe objekte

që kanë dalë jashtë funksionit, të cilat mund të përshtaten si mjedise për strehim social për gra të divorcuara me fëmijë, për viktima të dhunës në familje dhe për të papunë afatgjatë.

• Banorë të zonave rurale, të papunë, të moshuar që përballen me një rrezik më të lartë të varfërisë sesa pjesa tjetër e popullsisë dhe kanë nevojë për zbatimin e politikave sociale që garantojnë stabilitet dhe kushte normale jetese.

• Bashkitë duhet të zbatojnë mënyra alternative për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, siç janë dhënia e kredive të buta për blerje apartamentesh dhe kryerja e studimeve të tregut.

• Disa bashki kanë përcaktuar kritere të miratuara nga këshillat vendorë për përzgjedhjen e grupeve në nevojë, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondi i veçantë vendor. Ky është një shembull pozitiv për t’u ndjekur.

• Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve të standardizuara sociale dhe koordinimi më i mirë i aktivitetit të tyre, rrisin kapacitetet sociale vendore.

• Disa bashki kanë aktivizuar shërbimin (ditor) në komunitet pranë qendrave të kujdesit social, duke u mundësuar qytetarëve të përfitojnë nga këto shërbime dhe të marrin pjesë në punët komunitare. Ky është një tjetër shembull pozitiv për t’u ndjekur.

• Qytetarët me aftësi të kufizuara nuk duhet të hasin vështirësi që vijnë si pasojë e mungesës së infrastrukturës që lehtëson lëvizjen fizike si dhe në marrjen e shërbimeve publike (transport urban, arsim, shërbim shëndetësor dhe aktivitete sportive). Puna në drejtim të përjashtimit social të tyre i bën qytetet më miqësore dhe parandalon radikalizimin.

• Disa bashki kanë hartuar dhe miratuar “Plane vendore për përfshirjen sociale” dhe “Plane vendore për mbrojtjen sociale”. Këto dokumente ndihmojnë bashkitë dhe partnerët e tjerë vendorë për t’u ardhur sa më mirë në ndihmë komuniteteve të rrezikuara.

• Disa bashki ndihmojnë në integrimin e qytetarëve në rrezik nëpërmjet përfshirjes në shërbime bashkiake të atyre që kanë marrë dënime alternative. Ka disa shembuj të mirë të bashkive që kanë arritur të marrin këto shërbime nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me Shërbimin e Provës.

Informacion i dobishëm Kuadri Ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social”, Ligji Nr. 9355/2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar).Aktorët kryesorë: drejtoritë e çështjeve sociale në bashki, drejtoritë rajonale të çështjeve sociale, shkollat dhe qendrat profesionale (aty ku ka), organizatat e shoqërisë civile, organizatat/fondacionet fetare, këshilli bashkiak.

1.1.4. Infrastruktura dhe mjedisi

Infrastruktura publike dhe mjedisi janë komponentë shumë të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe në perceptimin e tyre për ambientin ku punojnë e jetojnë. Një mjedis i pastër, i rregullt, shoqëruar me një infrastrukturë efikase dhe funksionale ndikon pozitivisht në perceptimin qytetar, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në parandalimin e qëndrimeve dhe veprimeve ekstreme të qytetarëve.

Në ditët e sotme, lëvizjet migratore të popullsisë brenda vendit kanë sjellë mbipopullim në qytete dhe rritje të dendësisë, gjë që ka shkaktuar rritjen e sasisë së mbetjeve urbane në qytete, zvogëlimin e hapësirave publike dhe të sipërfaqeve të gjelbra, shtimin e automjeteve dhe ndotjes së shkaktuar prej tyre. Kjo situatë shtron nevojën për reduktimin e këtyre dukurive, kryesisht nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, transport publik dhe në mjedis.

Page 21: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

19

Kujtesë• Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës publike është një nga funksionet e bashkisë. Bashkia ka

kompetenca të plota investimi, administrimi dhe rregullimi. • Njësitë e qeverisjes vendore kanë autoritet të plotë ligjor dhe diskrecional për ndërtimin,

mirëmbajtjen dhe funksionimin e infrastrukturës publike në territorin e tyre, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të planeve të përgjithshme rregulluese, planeve të detajuara vendore, financimit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike.

• Bashkitë mund të marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e ajrit, ujit e tokës nga ndotja, për mbrojtjen nga ndotja akustike, si dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese për mbrojtjen e mjedisit në nivel vendor.

• Shërbimet e përditshme komunale (si pastrimi dhe largimi i mbeturinave, gjelbërimi dhe ndriçimi publik) janë funksione që kryhen nga bashkia.

• Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse në një masë të konsiderueshme për funksionimin e sistemeve të kullimit e ujitjes dhe, në përgjithësi, të ruajtjes së ekosistemit, përfshirë pyjet, kullotat, lumenjtë dhe përrenjtë. Funksionimi normal i baseneve të lumenjve, kanalizimeve apo digave, luan rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qyteteve nga përmbytjet.

• Disa bashki kanë përgatitur dhe miratuar plane veprimi për ujitjen dhe kullimin me asistencë të USAID/PLGP duke zbatuar programin e Përmirësimit Cilësor të Shërbimeve (QSIP). Këto plane i ndihmojnë bashkitë të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve

• Shërbimet dhe investimet në mirëmbajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra e atyre pyjore ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e mjedisit dhe në ekosistemin vendor në përgjithësi.

• Bashkitë hartojnë politika dhe zbatojnë masa të tilla që synojnë dekurajimin e bizneseve, të cilat ndotin ajrin e mjedisin gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre. Masa të tilla përfshijnë aplikimin e tarifave vendore në përputhje me aktet ligjore e nënligjore ndaj subjekteve ndotëse, duke i përdorur të ardhurat e gjeneruara nga këto tarifa për rehabilitimin e mjedisit.

• Mirëfunksionimi i trafikut në qytet nëpërmjet përdorimit të skemave të qarkullimit rrugor që reduktojnë mbiqarkullimin, apo trafikun në orare të caktuara, kontribuon ndjeshëm në pastërtinë dhe qetësinë e mjedisit.

• Në situata krizash, disa shërbime ekosistemi dhe infrastrukturore, janë të një rëndësie jetike për funksionimin e qytetit. Ndaj, mirëmbajtja e sistemeve në situatë normale bën të mundur vazhdimin e funksionimit dhe përballimin e ngarkesës edhe në situata të pazakonta.

STu

deN

cIl

ëT z

hV

Illu

AN P

RA

KT

IKëN

mëS

ImO

Re

PRA

QeN

dR

ëS c

Ve

Page 22: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

20

Reflektime• Në interes të shërbimeve të ekosistemit, një rëndësi të veçantë merr edukimi i komuniteteve dhe

bizneseve. Një prej tyre mund të jetë mirëmbajtja e veprave të kullimit dhe mbrojtja nga përmbytjet, që mund të dëmtohen nga neglizhenca dhe ndërtimet pa leje.

• Planet rregulluese urbanistike duhet të parashikojnë një infrastrukturë efikase jo vetëm për të tashmen, por sidomos për të ardhmen, duke marrë parasysh perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve dhe lëvizjet migratore të popullsisë. Mungesa e vizionit për të ardhmen sjell rritje të rrezikut dhe të mundësive të paparashikueshmërisë.

• Sigurimi i ujit të pijshëm me cilësi dhe sasi të mjaftueshme është faktor i rëndësishëm në cilësinë e jetës së qytetarëve. Për këtë, është e nevojshme që, përveç investimeve të vazhdueshme në sistemin e furnizimit, t’i kushtohet rëndësia e duhur vendosjes dhe respektimit të rregullave në nivel vendor për përdorimin me efikasitet të ujit dhe parandalimin e ndërhyrjeve në rrjet, të cilët mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

• Furnizimi me energji elektrike, megjithëse aktualisht është funksion i qeverisjes qendrore, kërkon edhe kujdesin e bashkive për furnizimin me energji të shkollave, kopshteve, çerdheve dhe sidomos në ndriçimin publik të mjedisit e territorit në juridiksionin e bashkisë. Ndriçimi publik ka një peshë të konsiderueshme në sigurinë e qytetarëve dhe sidomos të grave dhe vajzave.

• Krijimi i mundësive për transport publik për ata që nuk kanë mundësi tjetër (fëmijët, të rejat/të rinjtë, të moshuarit dhe të varfrit) i bën qytetet më miqësore. Transporti publik ka një peshë të konsiderueshme në cilësinë e jetës së qytetarëve në nevojë.

• Në krijimin e mjedisit të përshtatshëm, të shëndetshëm dhe të sigurt për qytetarët, një rol të rëndësishëm ka pastrimi dhe largimi i mbetjeve urbane, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, trajtimi i ujërave të zeza, menaxhimi i integruar i të lumenjve, si dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra. Përmbushja e këtyre kompetencave të bashkisë ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ul rrezikun e sëmundjeve që shkakton ndotja.

• Për mirë menaxhimin e infrastrukturës, i rëndësishëm është monitorimi i vazhdueshëm dhe përditësimi i planeve të mirëmbajtjes. Një qytet i zhvilluar ka dhe zbaton plane të vazhdimësisë (ose të emergjencës), të cilat sigurojnë dhënien e shërbimeve infrastrukturore edhe në situata të jashtëzakonshme.

• Qytetet në zonat sizmike duhet të jenë të përgatitura për të përballuar situata tërmetesh, duke përditësuar dhe zbatuar kodet e ndërtimit në bazë të përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga e kaluara, si dhe të parashikimeve për të ardhmen.

Informacion i dobishëm Kuadri ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr. 10463 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar, Ligji Nr. 8094/1996 “Për largimin publik të mbetjeve”, Ligji Nr. 107/2014 “Për planifikimin e territorit” dhe aktet nënligjore që pasojnë.Aktorët kryesorë: agjencitë e shërbimit publik, njësitë e mbrojtjes së mjedisit, drejtoritë e menaxhimit të aseteve, drejtoritë e infrastrukturës dhe zhvillimit, agjencitë rajonale të mjedisit, këshilli bashkiak, drejtoritë e bujqësisë dhe pyjeve, organizatat e shoqërisë civile.

1.1.5. Rendi dhe siguria

Në hierarkinë e nevojave bazike që kanë qytetarët, ato për rendin dhe sigurinë publike vijnë menjëherë pas atyre fiziologjike (strehim, ushqim, ujë, veshmbathje). Rëndësia e këtyre nevojave kërkon rrjedhimisht vëmendjen e bashkive për t’u mundësuar qytetarëve siguri, si në përditshmëri, ashtu dhe në situata të jashtëzakonshme. Në qytetet ku mbizotëron rendi dhe qetësia publike edhe mundësitë e zhvillimit, modernizimit dhe thithjes së investimeve janë shumë më të mëdha.

Page 23: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

21

Kujtesë• Njësitë e qeverisjes vendore luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin, përballimin dhe rimëkëmbjen

nga situatat që krijohen nga fatkeqësi natyrore apo emergjenca civile të shkaktuara nga faktorë natyrorë, apo nga vetë njerëzit. Në përmbushjen e këtij roli bëjnë pjesë: krijimi i fondeve të mjaftueshme financiare për përballimin e situatave të tilla dhe për të ndihmuar banorët e dëmtuar, ngritja dhe funksionimi i strukturave për menaxhimin e këtyre situatave, mobilizimi i publikut dhe vullnetarëve për trajtimin dhe eliminimin e pasojave, si dhe funksionimi i sistemeve paralajmëruese në komunitet me qëllim shmangien apo minimizimin e rreziqeve.

• Bashkitë kanë kompetenca ligjore, që me anë të akteve të nxjerra, të parashikojnë veprimet që përbëjnë kundërvajtje administrative, si dhe të marrin masa parandaluese, detyruese e ndëshkuese për kundërvajtësit.

• Kuadri ligjor ekzistues u mundëson bashkive ngritjen dhe organizimin e shërbimeve të rendit dhe sigurisë publike, gjë që bën të mundur marrjen e masave administrative ndaj kundërvajtësve dhe parandalimin e veprimeve të tyre.

• Ngacmimi seksual dhe dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave në hapësirat publike është një fenomen i përhapur që shfaqet në forma të ndryshme, që nga komentet seksuale dhe kontakti i detyruar fizik (prekja), tek sjellje të tjera kërcënuese si përdhunimi dhe vrasja. Studimet8 tregojnë se ngacmimet dhe dhuna ndodhin në rrugë, në mjetet e transportit publik, në shkolla, në vendin e punës, në tualete publike, në parqe, etj.

Reflektime• Me një menaxhim më të mirë të financave publike dhe rritjen e të ardhurave, bashkitë mund të kenë

më shumë buxhet për emergjencat civile në planifikimin buxhetor. Në shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, fondet e parashikuara për emergjencat civile nuk janë të mjaftueshme për përballimin e situatave kritike dhe riparimin e pasojave.

• Kryerja e investimeve të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në diga lumenj, përrenj apo në infrastrukturën mbrojtëse, me qëllim parandalimin e fatkeqësive natyrore nga përmbytjet, si dhe rritja e nivelit të gatishmërisë së strukturave të mbrojtjes civile (grupet e shpëtimit dhe shërbimet zjarrfikëse), mundësojnë parandalimin dhe reagimin e duhur.

• Duke pasur autoritet ligjor për rregullimin e aktivitetit dhe bashkëjetesës në komunitet, bashkitë mund të përcaktojnë rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e bashkëjetesës së qytetarëve dhe mund të marrin masa përkatëse që këto akte të zbatohen njëlloj nga të gjithë.

• Administratorët e njësive administrative dhe lagjeve të qytetit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e harmonisë qytetare në komunitet, në evidentimin e rasteve të fenomeneve të radikalizimit dhe në parandalimin e konflikteve e veprimeve të dhunshme. I njëjti mekanizëm i strukturave komunitare në fshatra (kryesitë e fshatrave dhe kryepleqtë) është e këshillueshme për qytetet, ku rastet e radikalizimit dhe veprimeve të dhunshme janë më evidente. Në qytete duhet të krijohen strukturat komunitare; këshillat komunitarë të lagjeve dhe përcaktimi i atyre strukturave ndërlidhëse të komunitetit.

• Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike kërkon prezencën e policisë bashkiake dhe të inspektorateve (inspektorati i mjedisit, inspektorati i mbrojtjes së territorit, inspektorati veterinar), që kanë trajnimin e duhur, janë të pajisura mirë dhe kanë rregulla të qarta për rolin dhe detyrat. Besimi publik kushtëzohet nga cilësia e shërbimeve që japin njësitë bashkiake për rendin dhe sigurinë. Veprimet abuzive krijojnë pakënaqësi dhe nxisin klimën e konfliktit dhe radikalizimit.

• Hartimi i një rregulloreje dhe marrja e masave ndëshkimore (gjoba) për shkelje administrative ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe parandalimin e përshkallëzimit të krimit. Këto rregullore dhe sanksione mund të jenë në fushën e mjedisit (djegia e mbeturinave), qetësisë publike (zhurmat), infrastrukturës publike (ndërhyrjet në rrugë), zënies së hapësirës publike (shitësit ambulantë), moralit publik (dehja) dhe të sjelljes ndaj kafshëve.

• Bashkitë duhet të planifikojnë përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe të krijojnë shërbime të reja për të mundësuar mjedise publike dhe private të sigurta për gratë dhe vajzat. Në paketën mbështetëse duhet të përfshihen edhe mekanizmat e ankimimit dhe llogaridhënies për rastet kur ofruesit e shërbimeve nuk respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave, si dhe procedurat e mjetet për trajtimin e rasteve.

• Në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit dhe nëpërmjet teknologjisë së informacionit është e mundur që në ambientet me nivel të lartë rreziku të vendosen pajisje monitoruese të cilat ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe qytetarëve me rrezikshmëri shoqërore.

8 Raport mbi Ngacmimin Seksual dhe Llojet e tjera të Dhunës me Bazë Gjinore në Hapësirat Publike në Shqipëri, UN Women & IDRA, 2019

Page 24: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

22

Informacion i dobishëm Kuadri ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr. 8756/2001 “Për emergjencat civile”, Ligji Nr. 8224/1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë” (i ndryshuar). Ligji Nr. 10279/2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe aktet nënligjore.Aktorët kryesorë: policia bashkiake, drejtoritë e emergjencave civile, këshilli bashkiak, Policia e Shtetit, Prefekti, organizatat e shoqërisë civile, inspektoratet e mbrojtjes (mjedisit, territorit, pyjeve).

1.2. Fuqizimi nëpërmjet partneritetit

Njësitë e qeverisjes vendore duhet të kenë bashkëpunim të ndërsjellë dhe të përshtatshëm me institucionet ligjzbatuese për të siguruar rendin publik dhe parandaluar krimin. Qasja e integruar me Policinë e Shtetit dhe institucionet vendore është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur përshtatshmërisht nevojave që kanë qytetarët për rend dhe siguri. Ushtrimi i përgjegjësive vendore - në fusha si mjedisi, emergjencat civile dhe edukimi – plotëson dhe mbështet njëkohësisht edhe aktivitetet në fushën e PVE-së, duke u garantuar siguri qytetarëve në jetën e përditshme dhe në situata të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se institucioni kryesor vendor i zbatimit të ligjit (Policia e Shtetit) nuk është pjesë e qeverisjes vendore, bashkitë janë të përfshira në trajtimin, parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve që i përkasin fushës së rendit dhe sigurisë nëpërmjet disa mekanizmave që ka ngritur qeveria qendrore. Këto mekanizma janë ato kundër dhunës në familje, kundër trafikut të qenieve njerëzore, për fëmijët në rrezik dhe shkolla si qendër komunitare. Zyrtarizimi dhe zbatimi në terren i filozofisë dhe praktikës së policimit në komunitet nga qeveria qendrore përbën një tjetër urë të rëndësishme në interes të partneritetit bashki-polici dhe polici-qytetar. Këshillat vendorë të sigurisë, të krijuara vitet e fundit në shumë bashki, janë një shembull tjetër i kësaj fryme partneriteti.

Në kohën e hartimit të këtij udhëzuesi janë krijuar 41 këshilla vendorë të sigurisë dhe pritet që në 61 bashkitë e vendit procesi të përmbyllet brenda gjysmës së parë të vitit 2019. Qendra CVE synon rrjetëzimin e këshillave vendorë të sigurisë me qëllim krijimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit. Kjo, pasi, për trajtimin e çështjeve të sigurisë dhe atyre të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm mblidhen të njëjtët aktorë në nivel vendor dhe kombëtar (institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, komuniteti i biznesit, media dhe komunitetet fetare). Vendosja e bashkëpunimit është e një rëndësie parësore. Ngritja e Mekanizmit Kombëtar të Referimit pritet të përballet me disa sfida, siç mund të jenë: trajnimet për identifikimin e qytetarëve të rrezikuar apo të radikalizuar, vlerësimin e kujdesshëm në lidhje me masën dhe kohën e përfshirjes së Policisë, si dhe me zvogëlimin e përjashtimit social.

Nënkapitujt që pasojnë marrin në shqyrtim të gjashtë mekanizmat e fushës së sigurisë duke synuar të sjellin në vëmendjen e zyrtarëve vendorë të ekzistencës dhe dobisë së tyre, si dhe për të nxjerrë në pah rolin që mund të luajnë këto mekanizma në trajtimin dhe parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

1.2.1. Mekanizmi i referimit të dhunës në familje

Dhuna në familje, sidomos ajo me bazë gjinore, vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë shqiptare. Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë ta konsiderojnë këtë fenomen si çështje private dhe jo shkelje të ligjit, të të drejtave të njeriut dhe të shëndetit publik. Pavarësisht rritjes të numrit të denoncimeve falë fushatave të shumta ndërgjegjësuese, një pjesë e dhunës vazhdon të mos raportohet. Dhuna në familje mund të jetë a pa raportuar si pasojë e frikës së viktimave nga ushtrimi i dhunës dhe nga frika e hakmarrjes, pafuqia për të ndrequr situatën dhe siguruar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, nga mungesa e besimit te sistemi i drejtësisë, nga pasiguria në ruajtjen e konfidencialitetit nga strukturat referuese, si dhe nga ndjenjat e turpit lidhur me dinjitetin dhe reputacionin në shoqëri dhe familje.

Page 25: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

23

KujtesëKonventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” e njohur si Konventa e Stambollit [ratifikuar me Ligjin Nr. 104/2012], parashikon se “Dhuna në familje përfshin të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike që ndodhin brenda familjes, ose njësisë shtëpiake, ose ndërmjet ish-bashkëshortëve, ose partnerëve, ose ndërmjet bashkëshortëve, ose partnerëve aktualë, pavarësisht nga fakti nëse autori i veprës penale ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën”. Ligji Nr.9669/2006, i ndryshuar ,“Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” parashikon se: “Dhunë në familje është çdo veprim apo mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër me të cilin ka apo ka qenë në marrëdhënie familjare dhe që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik.”Njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë këto detyra: • Krijimin e strukturave të specializuara të shërbimit social për rastet e dhunës në familje dhe

monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes e të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes; • Ngritjen e qendrave sociale e të rehabilitimit për viktimat dhe ofrimin e shërbimeve;• Ngritjen e strukturave e të qendrave publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve; • Marrjen e masave, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese, për ndarjen e dhunuesit nga familja, • Marrjen e masave për zbatimin e vendimit gjyqësor nga organet vendore të vendbanimit dhe/ose

vendqëndrimit të viktimës; • Bashkëpunimin me shërbimin e provës për monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes.Përveç autoriteteve përgjegjëse administrative në nivel qendror, kundër dhunës në familje vepron edhe një mekanizëm referues në nivel vendor. Ky mekanizëm është i përbërë nga tre struktura: • Komitetidrejtues:komiteti drejtues, ndër të tjera, identifikon problemet, propozon zgjidhje,

përcakton rregullat e funksionimit të ekipit teknik ndërdisiplinor.• Ekipiteknikndërdisiplinor:ekipi teknik menaxhon rastet dhe plotëson nevojat e viktimave,

koordinon mbikëqyrjen e ofrimit të shërbimeve, monitoron dhe raporton në komitetin drejtues.• Koordinatorivendorpërreferiminerastevetëdhunësnëmarrëdhënietfamiljare:

koordinatori, ndër të tjera, drejton dhe koordinon ekipin teknik ndërdisiplinor, ndërmjetëson me institucionet e përfshira dhe OJF-të, asiston viktimat për ndjekjen e procedurave dhe plotësimin e dokumentacionit.

Komiteti drejtues kryesohet nga kryetari i bashkisë, ndërsa në përbërje të tri strukturave të mekanizmit bëjnë pjesë përfaqësues nga policia, gjykata, prokuroria, drejtoria arsimore, drejtoria e shëndetit publik, drejtoria e shërbimeve sociale, zyra e përmbarimit, prefektura, zyra e punësimit, institucionet fetare që ofrojnë shërbime për viktimat, organizatat e shoqërisë civile, qendrat/ strehëzat për viktimat, dhoma e avokatisë së rrethit, njësia për mbrojtjen e fëmijëve, nëpunës vendorë të barazisë gjinore, profesionistë të lirë (avokatë ose psikologë).

Reflektime • Një qytetar që ushtron dhunë brenda familjes ka të njëjtat gjasa për ta ushtruar atë edhe jashtë saj.

Evidentimi dhe raportimi i një rasti të dhunës në familje është ndihmë që i jepet komunitetit për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

• Një pjesë e mirë e faktorëve që shtyjnë qytetarët në ushtrimin e dhunës në familje, janë po ato që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm. Trajtimi i tyre në Komitetin Drejtues dhe marrja e masave të përshtatshme shkojnë në favor të parandalimit dhe/ose zvogëlimit të rrezikut.

• Një mekanizëm që i dedikohet plotësisht radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm është plotësues i mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës familjare. Në themel të të dyjave qëndron fjala “dhunë” dhe të dyja i shërbejnë parandalimit. Ndryshimi i vetëm është se i pari ka në fokus autorin dhe rehabilitimin e saj/tij, ndërsa i dyti viktimën dhe mbrojtjen e saj/tij.

• Përbërja pothuaj shteruese e përfaqësuesve vendorë në mekanizmin kundër dhunës brenda familjes është një model i përshtatshëm për të trajtuar dhe rastet e qytetarëve të radikalizuar, minimalisht në nivel strategjik (komiteti drejtues).

Page 26: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

24

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Ligji Nr. 9669/2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, Ligji Nr. 47/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 9669/2006”, VKM Nr. 334/2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”. Linja kombëtare për të raportuar rastet e dhunës dhe ngacmimeve është 116 117.Aktorët kryesorë: Kryetari i bashkisë, specialisti gjinor/koordinatori për dhunën në familje në bashki, Policia e Shtetit (Tel 112/129), Prokuroria, organizatat e shoqërisë civile, përmbaruesit, Qendrat/strehëzat për viktimat.

1.2.2. Mekanizmi kundër trafikut të qenieve njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem social parësor. Organizata të ndryshme ndërkombëtare e konsiderojnë trafikimin e qenieve njerëzore si “shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore”.

Trafikimi i personave në Shqipëri është ende një fenomen shqetësues, pavarësisht ekzistencës së mekanizmave ligjorë dhe institucionalë të ngritur për ta luftuar atë. Ndër shumë arsyet që çojnë në trafikimin e qenieve njerëzore janë varfëria, pamundësia për të punuar ose për t’u arsimuar, si dhe mungesa e alternativave9.

KujtesëNë nivel prefekture dhe nënprefekture janë krijuar dhe funksionojnë komitetet rajonale të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, grave dhe fëmijëve, më qëllim mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e veprimeve qeveritare dhe joqeveritare për parandalimin e këtij fenomeni dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Këto komitete kryesohen nga prefekti i qarkut e nënprefekti në nivel bashkie dhe kanë në përbërje kryetarin e bashkisë, si dhe drejtues të shërbimit social, të punësimit, të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ Shtetëror, të arsimit dhe të shëndetit publik. Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore janë përgjegjëse për identifikimin e problemeve parësore në përputhje me Strategjitë Kombëtare Antitrafik si dhe për vlerësimin e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave specifike të qarkut/bashkisë. Anëtarët e komitetit caktojnë persona teknikë nga sektorët e tyre përkatës për identifikimin e problemeve parësore, për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave dhe përcaktimin e veprimeve të nevojshme për parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e qytetarëve të rrezikuar. Këto formojnë tryezën teknike rajonale antitrafik.

Reflektime• Komitetet dhe nënkomitetet antitrafik kanë në fokus të punës së tyre qytetarët e rrezikuar, siç janë

gratë dhe vajzat e papuna e të paarsimuara, si dhe fëmijët e tyre. Kjo kategori është po aq e rrezikuar për t’u përfshirë në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm, çka bën që funksionimi i komiteteve antitrafik t’i shërbejë parandalimit në një spektër më të gjerë.

• Puna parandaluese që zhvillojnë komitetet dhe nënkomitetet antitrafik për reduktimin e braktisjes së shkollave, tërheqjen e fëmijëve të rrugës në bankat e shkollës, si dhe për rritjen e bashkëpunimit me psikologët dhe punonjësit socialë për fëmijët që vijnë nga shtresat e rrezikuara, i shërbejnë njësoj dhe parandalimit të hershëm të ekstremizmit të dhunshëm.

• Komiteti Rajonal i Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore ka në përbërje shumë ekspertë të fushave të ndryshme dhe drejtohet nga përfaqësues shtetërorë, gjë që e bën një forum të përshtatshëm ku përfaqësuesit vendorë mund të referojnë problematika apo raste që lidhen me radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: VKM Nr. 499/2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit”, VKM Nr. 814/2014 “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013-2020, dhe planit të veprimit për vitet 2013-2016”.Aktorët kryesorë: specialisti për mbrojtjen e fëmijëve dhe/ose komuniteteve të rrezikuara në bashki, specialisti gjinor/koordinatori kundër dhunës në familje në bashki, Prefektura, Policia e Shtetit (Tel 112/129), Prokuroria.

9 Raport për zbatimin e Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014 – 2017

Page 27: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

25

1.2.3. Mekanizmi për fëmijët në rrezik Krijimi i një mjedisi të favorshëm për rritjen e sigurt dhe të shëndetshme të fëmijëve, zhvillimi i potencialit maksimal fizik dhe psikosocial të fëmijëve, përfshirja sociale dhe pjesëmarrja aktive në të gjitha fushat që prekin jetën e tyre, si dhe garantimi i vlerësimit të progresit të të drejtave të fëmijëve në fushat kryesore të politikave publike që lidhen me ta, përbëjnë vizionin shtetëror për fëmijët10. Parimet ku mbështeten politikat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve janë katër:• Çdo veprim apo ndërhyrje që lidhet me fëmijët duhet të mbizotërojë.• Të gjithë fëmijët duhet të gëzojnë të drejtat e tyre pa diskriminim të asnjë lloji. • E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim duhet të garantohet në maksimumin e mundësive.• Pikëpamja dhe mendimi i fëmijës duhet të merret parasysh në të gjitha çështjet që e prekin atë, në

përputhje me moshën dhe zhvillimin e tij.Çështjet e të drejtave të fëmijëve po shndërrohen në çështje të së gjithë shoqërisë duke siguruar përfshirjen dhe angazhimin e shumë aktorëve qeveritarë dhe të shoqërisë civile, si edhe të vetë fëmijëve. Ato janë, gjithashtu, pjesë e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qendror dhe në nivel vendor. Në disa rajone të vendit, këto bashkëpunime janë materializuar nëpërmjet strategjive rajonale dhe planeve të veprimit për fëmijë.Në vendin tonë po punohet për të trajtuar çështjet e mirëqenies së fëmijëve për rastet kur përfshihen në ekstremizëm të dhunshëm, si kur janë fëmijë pa shtetësi, të lindur në Siri/Irak, ashtu edhe kur janë të kthyer sëbashku me prindërit pjesëmarrës në luftime. Qendra CVE ka hartuar një plan veprimit për riintegrimin për individët e kthyer nga zonat e luftës dhe familjet e tyre, ku do të prezantohet edhe roli i qeverisjes vendore në rivendosjen dhe dhënien e shërbimeve për këta fëmijë.

KujtesëMekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik përbëhet nga:• Komiteti Drejtues për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse, në nivel

vendor, për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik;• Grupi Teknik Multidisplinar;• Njësia për të Drejtat e Fëmijës në nivel qarku;• Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës në nivel bashkie.Në nivel bashkie funksionon grupi teknik shumëdisiplinar dhe njësia për mbrojtjen e fëmijëve. Shërbimi i mbrojtjes së fëmijëve duhet të jetë aktiv 24 orë në ditë në çdo njësi të qeverisjes vendore. Kjo supozon që çdo bashki të garantojë shërbime të ndërhyrjes dhe pritëse për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në çdo orë të ditës dhe të natës11.

Reflektime • Problematikat kryesore që hasin njësitë e mbrojtjes së fëmijëve lidhen me situatën e vështirë

ekonomike të familjeve, me braktisjen e shkollës ose mosregjistrimin në shkollë, me dhunën në familje, trafikimin, shfrytëzimin e fëmijëve, me martesat e vajzave-fëmijë, si dhe ato me aftësinë e kufizuar. Këto probleme mund të çojnë në ekstremizëm të dhunshëm.

• Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë të angazhuara në fushata kombëtare të informimit dhe ndërgjegjësimit në shkolla për Sigurinë e Fëmijëve në Internet12. Objekt i këtyre fushatave mund dhe duhet të bëhet dhe rreziku i radikalizimit online.

• Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve trajtojnë dhe menaxhojnë edhe raste të fëmijëve me probleme shëndetësore, përfshi ato të shëndetit mendor (sjellje antisociale dhe agresive, mungesë përqendrimi dhe hiperaktivitet), të cilat, kur trajtohen, ndihmojnë në parandalimin e akteve të dhunës.

• Bashkëpunimi i njësisë së mbrojtjes së fëmijëve me organizatat e shoqërisë civile dhe përdorimi i linjave të këshillimit (Alo 116) parandalon ekstremizmin e dhunshëm.

• Ndërhyja në kohë dhe parandalimi janë të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Qasja parandaluese përfshirëse, ndërhyrja tërësore dhe dhënia e shërbimeve në nivel vendor janë mjaft të rëndësishme. Kjo, kërkon, gjithashtu, bashkëpunim të fortë dhe të vazhdueshëm ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, shkollave, organizatave fetare dhe shërbimeve shtetërore të përfshira në zhvillimin e fëmijëve.

10 Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017 - 2020.

11 Raporti i punës së Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe i strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, http://femijet.gov.al/al/

12 Po aty

Page 28: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

26

Informacion i dobishëm Kuadri ligjor: Ligji Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, VKM Nr. 265/ 2012 “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik si dhe mënyrën e procedimit të tij”, Vendim Nr. 578/2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”.Aktorët kryesorë: specialisti për mbrojtjen e fëmijëve dhe kundër dhunës në familje, Policia e Shtetit, Prefekti, Prokuroria, organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime dhe strehëza.

1.2.4. Shkolla si qendër komunitare

Shkolla si qendër komunitare është një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vitin 2013 me qëllim ridimensionimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe rolit të shkollës dhe sistemit arsimor shqiptar, jo vetëm në komponentin e mësimdhënies dhe të nxënit, por edhe për hapjen e shkollës ndaj komunitetit. Nisma synon ta kthejë shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe ku komuniteti mbështet shkollën.

Nisma e zhvillon punën bazuar në nevojat e nxënësve, të familjeve dhe komunitetit duke ofruar shërbime pas orarit mësimor. Shkolla si qendër komunitare pranon prindërit si bashkëdukatorë dhe i angazhon ata në vendimmarrje të përbashkëta, siguron kohezionin social dhe ngrihet mbi pikat e forta të komunitetit.

KujtesëNë çdo shkollë pjesëmarrëse në nismë ka një ekip koordinues të shkollës si qendër komunitare i cili përbëhet nga drejtori (ose nëndrejtori) i shkollës, qe është dhe drejtues i ekipit, anëtarë të bordit të prindërve, përfaqësues të qeverisë së nxënësve, mësues të shkollës, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të partnerëve të tjerë socialë. Ky ekip, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose një ekipi të ngritur enkas, angazhohet në procesin e vlerësimit të nevojave dhe burimeve. Veprimtaritë e parashikuara të shkollës si qendër komunitare grupohen në katër lloje: 1. Konsultime, kurse e grupe që ngrihen mbi përmbajtjen e lëndës shkollore. Shkolla ndërton kurse

akademike të cilat nuk i mbivendosen programeve të mësimit. 2. Veprimtari për zhvillimin artistik, kulturor dhe sportiv. Shkolla si qendër komunitare mundëson

programe dhe shërbime që trajtojnë zhvillimin fizik, mendor, emocional dhe social të nxënësve. 3. Veprimtari për angazhimin dhe mbështetjen e familjes. Shkolla si qendër komunitare i konsideron

prindërit si partnerë dhe burim të rëndësishëm. Ekipi koordinues krijon një klimë pozitive dhe bashkëpunimi, si dhe ndërton programe për përfshirjen e prindërve në ndjekjen dhe ndihmën për përparimin e fëmijës.

4. Veprimtari për angazhimin e komunitetit. Shkolla si qendër komunitare bashkëpunon ngushtë me komunitetin dhe mundëson programe, shërbime dhe mbështetje për anëtarët e komunitetit. Kjo, është një mundësi që mund të shfrytëzohet nga komuniteti i fëmijëve, të rejave/të rinjve dhe familjeve.

Page 29: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

27

Reflektime• Nxënësit që i përkasin grupimeve të rrezikuara kanë qenë pjesë aktive e aktiviteteve në kuadër të kësaj

nisme. Nuk ka tregues që disa grupe sociale, etnike apo fetare janë të përfshirë më pak në këtë nismë. Puna me nxënësit e grupeve të rrezikuara ndihmon në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Organizatorët e nismës duhet të bëjnë ndërhyrjet e duhura për të inkurajuar pjesëmarrje të shëndetshme në aktivitete.

• Shkolla, familja dhe komuniteti janë vendet ku janë rrënjosur historikisht disa steriotipe gjinore që ushqejnë dhunën dhe nënshtrimin. Nisma “Shkolla si Qendër Komunitare” duhet të shërbejë si një mekanizëm, përmes të cilit të kultivohet respekti, barazia dhe marrëdhëniet pa dhunë midis vajzave dhe djemve, nënave dhe baballarëve, prindërve dhe fëmijëve.

• Angazhimi i komunitetit dhe i përfaqësuesve të pushtetit vendor në këtë mekanizëm mundëson dhe lehtëson komunikimin dhe ndërveprimin për të trajtuar çështje që lidhen drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm, siç mund të jenë të rejat/të rinjtë që braktisin shkollën dhe që mund të bien lehtësisht në rrugën e krimit.

• Nëpërmjet ndërveprimit me bordin e prindërve mund të identifikohen, diskutohen dhe/ose raportohen raste të fëmijëve që shfaqin shenja radikalizimi. Ekipi koordinues duhet të bashkëpunojë me mekanizmat e tjerë referues që funksionojnë në nivel vendor. Për shembull, oficeri i policimit në komunitet që është i pranishëm në komunitete, kërkohet të jetë aktiv në kuadër të kësaj nisme.

• Veprimtaritë e natyrës artistike, kulturore dhe sportive që zhvillohen në kuadër të shkollës si qendër komunitare mund shërbejnë si “dezintoksikues” për t’u ardhur në ndihme të rejave/të rinjve që kanë shfaqur shenja radikalizimi.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Vendim Nr. 11/2016 “Për miratimin e Strategjisë së Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar për periudhën 2014–2020”.Aktorët kryesorë: zyrat e edukimit, kulturës dhe turizmit në bashki, zyrat e edukimit të qeverisjes qendrore, drejtues të shkollave, mësues, organizatat e shoqërisë civile.

1.2.5. Këshillat vendore për sigurinë publike

Me sugjerimin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në shumë bashki të vendit janë krijuar dhe zyrtarizuar këshillat vendorë të sigurisë, me qëllim bashkërendimin më të mirë të aktorëve vendorë institucionalë dhe të shoqërisë civile. Përvoja e deritanishme ka vërtetuar dobinë e tyre në përmirësimin e sigurisë vendore dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Mekanizmat e referimit janë shteruese në kuptimin e organizimit dhe funksionimit të sistemit (grup strategjik, grup teknik dhe ekspertë). Këshillat vendorë të sigurisë nuk funksionojnë si sistem më vete. Këto këshilla veprojnë në nivel strategjik dhe janë të pakufizuara në spektrin e çështjeve të sigurisë që rrokin dhe në problematikën që mund të trajtojnë në varësi të shqetësimeve specifike vendore.

Kujtesë

Këshillat funksionojnë në bazë të rregullores së miratuar nga anëtarët e këshillit. Rregullorja parashikon qëllimin, strukturën, si dhe modalitete të drejtimit, bashkëpunimit dhe raportimit. Ajo lejon gjithashtu, ngritjen e grupeve të veçanta (ad hoc) bazuar në problematika specifike vendore.

Këshilli drejtohet nga kryetari i bashkisë e ka në përbërje përfaqësues të Policisë së Shtetit, policisë bashkiake, shërbimeve sociale (specialist gjinor/koordinator kundër dhunës në familje), administratës së arsimit, shërbimit shëndetësor, administratës së pyjeve dhe mjedisit, prefekturës, shoqërisë civile, komuniteteve fetare, komunitetit të biznesit, medias vendore dhe grupeve vullnetare.

Vendimet e marra në këshill i dërgohen në formë rekomandimesh institucioneve përgjegjëse vendore, të cilat, nga ana e tyre, raportojnë mbi aktivitetet e kryera për përmirësimin e problemeve të sigurisë publike të trajtuara nga këshilli.

Page 30: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

28

Reflektime• Në mungesë të një mekanizmi të posaçëm për radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm, këshillat

e sigurisë vendore janë forumi i përshtatshëm për të trajtuar një pjesë të mirë të problematikës vendore, e cila nuk mund të trajtohet në mekanizmat referuese ekzistuese.

• Në këshillat vendorë të sigurisë mund të trajtohen faktorët shtytës në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm siç janë: përjashtimi, pabarazia, diskriminimi, mohimi i të drejtave dhe lirive civile dhe faktorë tërheqës janë ekzistenca e grupeve ekstremiste vendore, predikimet e deformuara të udhëheqësve ideologjikë/shpirtërorë.

• Këshilli vendor i sigurisë lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin midis dy aktorëve kyç të sigurisë vendore dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm: kryetarit të bashkisë dhe shefit të komisariatit të policisë.

• Në këshillin vendor të sigurisë, ndër të tjera, duhet të trajtohen edhe çështjet e sigurisë së grave dhe vajzave në shtëpi dhe në ambiente publike.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Vendim Nr. 83/2015 “Për krijimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes vendore” (ndryshuar me VKM Nr. 11/2018).Aktorët kryesorë: kryetari i bashkisë, shefi i komisariatit/rajonit të policisë, prefekti, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, media, komuniteti i biznesit, organizatat e shoqërisë civile.

1.2.6. Policimi në komunitet

Në kuadër të proceseve integruese evropiane dhe më specifikisht në Nenin 18 të Kodit Evropian të Etikës Policore, kërkohet që organizatat e policisë të jenë pjesë e integruar e shoqërisë. Policia Shqiptare, nëpërmjet përmirësimeve ligjore (Ligji “Për Policinë e Shtetit”), akteve nënligjore (Strategjia e Rendit Publik 2015 – 2020) dhe strukturore, ka përqafuar dhe po zbaton filozofinë dhe praktikën e policimit në komunitet.

Në themelet e policimit në komunitet qëndron bashkëpunimi i policisë me aktorët vendorë dhe strukturat e zgjedhura të pushtetit vendor, si e vetmja rrugë për të ulur krimin dhe frikën, për mbrojtjen e qytetarëve dhe veçanërisht të fëmijëve dhe të rejave/të rinjve. Zgjidhja e konflikteve në komunitet është një tjetër përmasë e rëndësishme e policimit në komunitet që shkon në harmoni me detyrimet ligjore të bashkive në këtë kuadër.

Modeli i policimit në komunitet mbështetet në tre shtylla kryesore:

• Partneritetimekomunitetin:Komuniteti dhe qytetarët duhen të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve të sigurisë duke krijuar ndjenjën e përgjegjësisë së përbashkët.

• Trajtimiishkaqeveqëcenojnësigurinë:Proaktiviteti dhe puna parandaluese duhet zbatuar për të trajtuar shkaqet që cënojnë sigurinë në komunitet apo faktorë të tjerë nxitës.

• Përmirësimiorganizativ:Për të qenë në gjendje që të ofrohen shërbime cilësore ndaj komunitetit, policia duhet të udhëhiqet nga standarde të larta profesionale dhe etike.

Page 31: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

29

KujtesëPolicimi në komunitet në nivel bashkie gjen zbatim në dy dimensione: strategjik dhe teknik. • Nëdimensionstrategjik:Në secilën nga 61 bashkitë e krijuara me reformën territoriale (përjashto

Tiranën) funksionon një komisariat ose stacion policie. Çdo komisariat policie harton planet vjetore të sigurisë vendore në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin në përgjithësi dhe në veçanti me aktorët kyç vendorë të qeverisjes, vetëqeverisjes dhe të shoqërisë civile. – Element i rëndësishëm i planifikimit strategjik është vlerësimi i situatës së sigurisë në komunitet

nëpërmjet anketimit të perceptimit të qytetarëve në zona (lagje) për problemet e rendit/sigurisë dhe vlerësimin e tyre për punën e policisë. Gjetjet e anketimit, së bashku me statistikat policore, analizohen me qëllim identifikimin e shkaqeve dhe faktorëve që çojnë në problemet e sigurisë në zonë dhe shërbejnë si bazë për planifikimin e ndërhyrjeve.

• Nëdimensionteknik:Në të gjithë territorin e vendit, në një/disa lagje të caktuara të një qyteti apo një bashkësie fshatrash, funksionon struktura e oficerit të policimit në komunitet, përgjegjës për zonën policore. – Oficeri i policimit në komunitet mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit e komuniteteve në

atë zone, njeh shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, jep ndihmën e drejtpërdrejtë për qytetarët, parandalon sjelljet antishoqërore dhe dokumenton veprat penale. Ajo/ai udhëhiqet nga parimet bazë të policimit: “shërbim policor përfaqësues, i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i kontrollueshëm”.

Aktivitete të tjera që organizohen në kuadër të policimit në komunitet, ndër të tjera përfshijnë: organizimin e ditës së dyerve të hapura të policisë; trajtimin e temave të parandalimit të krimit në shkolla; organizimin e fushatave ndërgjegjësuese për dhunën në familje, qarkullimin rrugor dhe krimin kibernetik. Në modelet më të mira ndërkombëtare, policia ndërvepron me të rinjtë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, si dhe patrullon sëbashku me civilë vullnetarë në zonat e nxehta.

Reflektime• Hartimi i planeve vjetore të sigurisë vendore nëpërmjet vlerësimit të situatës së sigurisë në komunitet dhe

konsultimit me aktorët kyç të vetëqeverisjes është thelbësor për të pasur një dokument strategjik vendor që të rrokë gjithë problematikën e sigurisë, përfshirë edhe radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

• Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit marrin pjesë në të gjithë mekanizmat dhe tryezat vendore dhe janë njohës të mirë të situatës së rendit në komunitete. Si e tillë, Policia e Shtetit duhet të trajtojë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse edhe problematikat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

• Në përmbushje të vizionit “Për qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, strategjitë e policimit në komunitete duhet të parashikojnë, ndër të tjera, edhe forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të punonjësve të policisë mbi ngacmimin dhe dhunën seksuale, planifikimin dhe monitorimin e ndërhyrjeve për përmirësimin e sigurisë së hapësirave urbane, si dhe përfshirjen në fushata ndërgjegjësuese, kryesisht në shkolla.

• Oficeri i policimit në komunitet, në lagje është përgjithësisht i mirënjohur nga shumica e anëtarëve të komunitetit. Qytetarët njohin numrin e saj/e tij të telefonit dhe mund ta përdorin atë në situata pasigurie. Ky është mekanizmi më i lehtë për anëtarët e komunitetit që kanë nevojë të konsultohen për rastet kur ka tregues potencialë të rrezikut për ekstremizëm të dhunshëm. Prindërit, për shembull, mund të kërkojnë ndihmën e oficerit të policimit në komunitet, përgjegjës për lagjen, i cili është udhëzuar/trajnuar të mbështesë qytetarët e rrezikuar dhe që jo domosdomoshmërisht kanë kryer një krim.

• Numri i unifikuar i emergjencave/policisë është i mirënjohur nga komunitetet dhe duhet të përdoret për të njoftuar komisariatin e policisë në interes të parandalimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm. Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të trajnuar t’i menaxhojnë këto raste.

• Zhvillimi i aktiviteteve për parandalimin e krimit është një parashikim i rëndësishëm në Strategjinë e Rendit Publik. Përveç nismave të vetë policisë, autoritetet vendore të edukimit dhe drejtuesit e shkollave mund të ftojnë punonjësit e policisë të zhvillojnë me fëmijët tema të ndryshme për parandalimin e krimit, siç mund të jenë ndër të tjera: droga, dhuna, krimi kompjuterik, aksidentet rrugore dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Ligji Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, VKM Nr. 702/2015 “Për miratimin e Strategjisë së Rendit Publik 2015–2020 dhe planit të veprimit 2015–2017”. Aktorët kryesorë: Komisariati/stacioni i policisë (Tel 112/129), oficerët e policimit në komunitet (janë të udhëzuar të ndajnë me banorët e lagjes/fshatit numrin e telefonit).

Page 32: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

30

Page 33: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

31

2 KOMUNITETE MË AKTIVE

KRy

eTA

RI I

bA

ShK

ISë

Së K

OV

ëS G

JAT

ë N

Jë A

KT

IVIT

eTI m

e bO

Rd

IN R

INO

R. 2

018

Page 34: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

32

2. Komunitete më aktive

Komunitetet që janë aktive, të mbështetura nga bashkitë dhe të ndërlidhura e në harmoni me njëra-tjetrën, ndihmojnë në krijimin e një qyteti me kulturë dhe identitet më të fortë. Kjo bën të mundur që qytetarët, komunitetet dhe bashkitë të mbështeten dhe të kenë besimin e ndërsjelltë të njëri-tjetrit. Fuqizimi i identitetit dhe kulturës vendore kontribuon në raportet pozitive mes qytetarëve, ndërsa forcimi i ndjenjës kolektive ndihmon në përmirësimin e mjedisit ku qytetarët punojnë dhe jetojnë. Të gjithë këta elementë ndihmojnë në nxitjen e pjesëmarrjes qytetare dhe inkurajojnë angazhimin civil në proceset planifikuese dhe vendimmarrëse të bashkive. Mungesa e tyre favorizon izolimin social dhe nxit sjelljet radikale.

2.1. Qytetarët e organizuar në proceset vetëqeverisëse

Pjesëmarrja dhe përfshirja qytetare në proceset vetëqeverisëse janë dy nga elementët kryesorë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë dhe bën që të dëgjohet zëri i të gjithëve, para dhe gjatë vendimmarrjes, drejtpërdrejtë apo përmes institucioneve ndërmjetësuese. Pjesëmarrja civile bazohet mbi parimet e lirisë së fjalës dhe aftësisë për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje, duke ju kundërvënë barrierave të përjashtimit social që pengojnë përfshirjen e barabartë të grave dhe burrave.

Për të pasur një qeverisje demokratike, pjesëmarrja e komuniteteve është thelbësore. Kjo qasje ka ndikim të drejtpërdrejtë për përmirësimin e cilësisë së jetës, për zvogëlimin e pabarazive shoqërore dhe rritjen e sigurisë vendore, duke minimizuar faktorët që ushqejnë radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Pjesëmarrja e qytetarëve kërkon impenjim të dyanshëm: të bashkive nga njëra anë, duke krijuar modele ku qytetarët dhe gjithë shoqëria civile të shihen si partnerë të domosdoshëm dhe të qytetarëve nga ana tjetër, për të qenë sa më aktivë në të gjitha proceset konsultuese dhe vendimmarrëse në komunitetet e tyre. Pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike realizohet përmes dy rrugëve:

• Pjesëmarrja në zgjedhje (demokracia përfaqësuese) që ushtrohet përmes së drejtës së votës.

• Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë (demokracia me pjesëmarrje) që ushtrohet përmes përfshirjes së qytetarëve, komunitetit, medias dhe organizatave të shoqërisë civile në formulimin, buxhetimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave vendore dhe shërbimeve që i ofrohen komunitetit.

2.1.1. Strukturat komunitare

Nisma e strukturës komunitare, një risi për qeverisjen vendore pas Reformës Administrativo-Territoriale, sidomos në zonat urbane, sjell një kulturë qeverisjeje ndryshe, me qytetarin në fokus dhe ridimensionimin e rolit të tij në bashkëqeverisje dhe komunitet.

Pjesëmarrja dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje ndihmon identifikimin e problemeve dhe nevojave reale, shfrytëzon njohuritë dhe përvojat e të gjithë aktorëve, rrit besueshmërinë dhe transparencën, ofron më shumë mundësi për zgjidhje të qëndrueshme dhe i bën qytetarët të ndihen më përgjegjës për çështje të përbashkëta. Pjesëmarrja qytetare çon në zhvillimin e bashkëpunimit dhe tolerancës, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Page 35: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

33

Kujtesë dhe reflektimeStruktura komunitare në qytet quhen këshillat komunitare të lagjeve në qytete, që ngrihen dhe funksionojnë mbi bazën e iniciativës qytetare. Ato përbëhen nga banorë të lagjes dhe organizohen mbi baza vullnetare duke respektuar parimin e barazisë gjinore. Këto struktura mbështesin funksionet qeverisëse të bashkisë në lagjen e tyre dhe ndërmarrin dhe zbatojnë projekte komunitare.Struktura komunitare në fshat (kryetari dhe kryesia) drejton fshatin. Ato kryejnë dhe mbështesin funksionet qeverisëse të bashkisë në fshatin e tyre, si dhe kujdesen për zhvillimin ekonomik, përdorimin e burimeve të përbashkëta dhe sigurimin e harmonisë sociale.Struktura komunitare në qytet përballet me sfida të ndryshme nga ato të zonave rurale. Vështirësitë lidhen me mungesën e besimit dhe frymës komunitare për të marrë përgjegjësi dhe për t’u bërë partnerë në qeverisje, apo me mungesën e besimit se fjala e tyre mund të merret në konsideratë. Pavarësisht se demokracia në nivel vendor mori hov pas përmbysjes së regjimit komunist dhe zhvillimit të politikës së decentralizimit, disa fillesa të jetës komunitare dhe ndërlidhësve komunitarë gjenden edhe gjatë atij sistemi. Roli i strukturave komunitare kryhej prej këshillave popullore të fshatrave, të fshatrave të bashkuar, të lagjeve të qyteteve, të qyteteve dhe të lagjeve të qytetit të Tiranës13.Ndonëse Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore e vitit 2015 parashikonte ngritjen e strukturave komunitare brenda vitit 2017, aktualisht vetëm pak bashki e kanë zbatuar. Ndërkohë që ka progres dhe përpjekje pozitive, ende vijon të ekzistojë një frymë mosbesimi dhe apatie kolektive për t’u organizuar apo angazhuar në punë komunitare dhe çështje shqetësuese për shoqërinë, të tilla si sundimi i shtetit të së drejtës, ulja e korrupsionit dhe përmirësimi i qeverisjes në të gjitha hallkat e saj, si dhe krijimi i mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në ushtrimin e përgjegjësive të tyre. Njësitë e qeverisjes vendore kanë përgjegjësi institucionale për garantimin e demokracisë vendore, por dhe vetë qytetarët duhet t’i ushtrojnë më mirë përgjegjësitë e tyre.

2.1.2. Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV) është një grupim vullnetar i grave dhe burrave të angazhuar dhe aktivë, i cili shërben si organ këshillimor për bashkinë (jo vendimmarrës). Duke qenë gjithëpërfshirës, ai siguron përfaqësim dhe kontribut qytetar me bazë të gjerë në proceset konsultative dhe vendimmarrëse të qeverisjes vendore.

Komisionet ose panelet qytetare janë një prej mekanizmave të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë, ose të demokracisë me pjesëmarrje, që ka pak kohë që aplikohet në nivel vendor. KKQV-ja është një prej tyre, ngritja e të cilit u bazua në praktika dhe modele ndërkombëtare të aktivizimit dhe vullnetarizmit qytetar, i përshtatur për realitetin e bashkive shqiptare. Donatorë të ndryshëm kanë mbështetur krijimin e tyre në disa bashki të vendit, ndërkohë që Forumi Këshillimor Vendor është ngritur në të gjitha bashkitë që kanë hartuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Territorit.

Duke siguruar përfaqësim të barabartë gjinor, KKQV-ja përfshin qytetarë aktivë dhe përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, rinisë, medias dhe grupeve të rrezikuara.

Kujtesë dhe reflektimeKKQV-të takohen, diskutojnë dhe konsultohen me bashkinë për tema dhe çështje të tilla si: buxheti vjetor, paketa fiskale, planifikimi i territorit, strategjitë e zhvillimit (edhe sektoriale), shërbimet publike, shërbimet sociale, investimet kapitale, mjedisi dhe emergjencat civile.Bashkitë kërkohet të jenë më të hapura dhe më ndërvepruese me KKQV-të, për të garantuar transparencën, llogaridhënien, dialogun konstruktiv, si dhe vijueshmërinë e funksionimit të KKQV-ve e pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve të zonave rurale.Funksionimi i KKQV-ve vazhdon të mbetet një sfidë. Kjo jo vetëm për faktin që janë vullnetarë, por edhe për mefshtësinë komunitare dhe mosbesimin që karakterizon shoqërinë. USAID/PLGP ka mbështetur krijimin dhe formalizimin e KKQV-ve në 15 bashki të vendit. Ato janë përfshirë aktivisht në konsultimin e shumë proceseve bashkiake, përfshirë buxhetin, paketën fiskale, planet territoriale, planet strategjike dhe menaxhimin e mjedisit dhe mbetjeve urbane. Që prej krijimit të tyre në periudhën 2012-2013, të mbështetura intensivisht nga PLGP, këto komisione kanë qenë një model i mirë për t’u zbatuar në gjithë vendin. Një i tillë është modeli i KKQV Durrës, i cili ka arritur të sigurojë fonde (10,000 Dollarë) për zhvillim aktivitetesh komunitare.

13 Raport i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim “Ridimensionimi i Strukturave Komunitare në Shqipëri”, 2015.

Page 36: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

34

Informacion i DobishëmBaza ligjore: Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, Ligji Nr. 119/2014 “Për të Drejtën për Informim”, VKM Nr. 671/2015, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”.Aktorët kryesorë: Bashkia, organizata të shoqërisë civile, qytetarë aktivë, komuniteti.

2.1.3. Të rinjtë dhe organizimi rinor

Të rinjtë njihen dhe pranohen gjerësisht si faktor i rëndësishëm zhvillimi dhe ndryshimi në shoqëri dhe roli i tyre është thelbësor në jetën komunitare. Pjesëmarrja e tyre aktive në nivel vendor është e rëndësishme për ndërtimin dhe funksionimin e një shoqërie më demokratike dhe më gjithëpërfshirëse. Nismat rinore luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë civile dhe angazhimin qytetar dhe mundësojnë përfshirje sa më aktive dhe të drejtpërdrejtë të tyre në komunitet.

Por politikat vendore dhe qendrore, jo domosdoshmërisht konsultohen, zhvillohen apo zbatohen me dhe nga vetë të rinjtë. Janë institucionet qendrore dhe vendore që duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për të stimuluar aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve. Për këtë arsye, duhen ngritur dhe konsoliduar grupet rinore në nivel vendor. Ndërkohë që strukturat rinore (borde, këshilla, qendra apo parlamente rinore) janë tashmë realitet në disa bashki të vendit, Projektligji për Rininë (aktualisht në proces konsultimi), u kërkon njësive të vetëqeverisjes vendore të ngrenë këshillat rinore vendore dhe të hartojnë e zbatojnë politikat në fushën e rinisë.

Vullnetarizmi është një investim i kohës, i njohurive dhe aftësive, përfitues i së cilit është si ofruesi, ashtu dhe përfituesi i aktivitetit ose i shërbimit vullnetar. Ai kryhet pa pagesë, pa kompensim ose ndonjë përfitim tjetër material, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Vullnetarizmi është një mekanizëm i rëndësishëm dhe gjithnjë e më popullor te të rejat/të rinjtë. Praktikat e vullnetarizmit janë thelbësore për sjelljen e ndryshime pozitive në shoqëri dhe instrumente që po fitojnë terren për angazhimin e rinisë në paqen globale.

Vullnetarizmi është i rëndësishëm si në planin personal, ashtu edhe në atë kolektiv. Ai ndihmon individët të zbulojnë potencialet dhe talentet tyre të fshehura, të fitojnë njohuri dhe përvoja e të rriten personalisht dhe profesionalisht. Vullnetarizmi fuqizon komunitetet, duke rritur frymën kolektive dhe solidaritetin. Duke qenë një investim për komunitetin, vullnetarizmi siguron shërbime të vlefshme komunitare duke ruajtur dhe mbështetur burimet institucionale në dispozicion.

Page 37: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

35

KujtesëBordi (këshilli) Rinor është një grupim vullnetar me të reja dhe të rinj aktivë. Ai synon të rrisë pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe në jetën komunitare. Bordi përfaqëson zërin e rinisë në komunitet dhe zhvillon e orienton aftësitë e tyre në udhëheqje, zhvillim komunitar dhe vendimmarrje, duke i bërë faktorë efektivë në një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike. Disa nga gjërat që bashkitë duhet të bëjnë me të rinjtë në komunitetet e tyre janë: • Hartimi planeve vendore në fushën e rinisë dhe garantimi i zbatimit të tyre;• Organizimi dhe koordinimi i veprimtarive në fushën e mbrojtjes dhe fuqizimit të të rejave dhe të rinjve;• Ofrimi i shërbimit të informimit dhe këshillimit për të rejat dhe të rinjtë;• Ofrimi i mundësive për të angazhuar dhe mbështetur të rejat dhe të rinjtë;• Inkurajimi i vullnetarizmit dhe edukimit jo-formal për zgjerimin e njohurive, përvojës dhe aftësive në

lidhje me vlerat e shoqërisë, jetesën e shëndetshme, kulturën, artin, sportin, sipërmarrjen, inovacionin, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë dhe parandalimin e trafikimit dhe krimit;

• Garantimi i pjesëmarrjes së të rejave dhe të rinjve në vendimmarrje nëpërmjet ndërtimit e mbajtjes së një dialogu të strukturuar.

Nisma për krijimin e bordeve rinore mund të ndërmerret nga vetë ata, nga bashkia, nga organizatat e shoqërisë civile, nga shkollat, ose nga projektet zhvillimore që mbështesin bashkitë. Për krijimin dhe funksionimin e bordeve rinore ndiqen hapat e mëposhtme:1. Të ftohen të rejat dhe të rinjtë përmes thirrjeve publike (zakonisht në rrjetet sociale) për të shprehur

interesin e tyre për t’u përfshirë.2. Të rejat dhe të rinjtë e interesuar ftohen në një takim themelues, me këtë rast njihen me njëri-tjetrin

dhe zgjedhin një përfaqësues. 3. Të hartohet një plan veprimi dhe kalendar aktivitetesh që të orientojë punën tyre si grup.4. Institucionalizimi të bëhet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me kryetarin e bashkisë. Ky hap motivon

të rejat dhe të rinjtë për të qenë më aktivë dhe për të garantuar që zëri i tyre do të dëgjohet më mirë.5. Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të bordit nëpërmjet trajnimeve dhe këshillimeve për tema si

udhëheqja, advokimi dhe lobimi, të menduarit kritik dhe vullnetarizmi, është një domosdoshmëri për mirëfunksionimin e bordit.

6. Aktivizimi në aktivitete dhe nisma komunitare kërkojnë angazhimin e vazhdueshëm të të gjithë anëtarëve të bordit ose të partnerëve që punojnë me ta.

Reflektime• Përvoja ka dëshmuar se strukturat rinore janë një e vyer për komunitetin dhe bashkinë. Zëri i fortë dhe i

drejtpërdrejtë i të rejave dhe të rinjve në forumet vendore ndikon më shumë se çdo zë tjetër në vendimmarrje.• Duke synuar fuqizimin e të rejave dhe të rinjve, në dobi të mëkëmbjes dhe rritjes së frymës dhe kohezionit

komunitar, Projekti USAID/PLGP ka ngritur dhe formalizuar 5 borde rinore në bashkitë e Cërrikut, Bulqizës, Librazhdit, Dibrës dhe Belshit. Puna me këto borde përfshin trajnim, këshillim dhe mentorim të vazhdueshëm në lidhje me aftësimin për jetën, udhëheqjen, aktivizimin rinor, vullnetarizmin, advokim-lobimin, bulizmin, sjelljet antisociale dhe hapësirat e sigurta. Bordet rinore janë përfshirë në aktivitete komunitare, siç janë ato me karakter mjedisor dhe humanitar. Për të siguruar vëmendje dhe mbështetje, janë organizuar takime dhe ditë të hapura me pushtetin vendor. Përfaqësues të bordeve rinore kanë marrë pjesë aktive në takimet e Këshillave Lokalë të Sigurisë. Bordet rinore janë një model që duhet ngritur në çdo bashki.

• Të rejat dhe të rinjtë po angazhohen gjithnjë e më shumë në komunitete duke ofruar punë vullnetare për higjenën dhe mjedisin, shërbimet sociale dhe mjekësore. Që nga viti 2016, Shqipëria ka Ligjin “Për Vullnetarizmin” dhe një Korpus të Vullnetarëve Shqiptarë, por, me gjithë shtimin e nismave vullnetare në nivel kombëtar dhe vendor, ato përsëri mbeten të pakonsiderueshme dhe sporadike.

• Institucionet duhet të kujdesen vazhdimisht për rritjen dhe konsolidimin e bordeve në interes të qëndrueshmërisë dhe aktivizimit të tyre. Përveç këshillimit dhe trajnimit, të rejat dhe të rinjtë kanë nevojë të ndihmohen edhe për menaxhimin e bordit, organizimin e takimeve dhe hartimin e planit të aktiviteteve.

• Akomodimi i grupit dhe krijimi i kushteve për ushtrimin e aktivitetit janë po aq të rëndësishme. Bashkitë, shkollat, apo projektet zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Iniciativa shkolla si qendër komunitare është një mekanizëm i mirë për ofrimin e kushteve dhe mundësive për funksionimin e këtyre grupeve – jo vetëm për organizimin e aktiviteteve në nivel lokal, por edhe për krijimin e lidhjeve mes aktiviteteve komunitare dhe institucioneve të edukimit në vend.

Page 38: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

36

Informacion i DobishëmBaza ligjore: Shiko komisionet qytetare. Ligji Nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”. Projekt ligji “Për Rininë”.Aktorët kryesorë: Bashkia, organizata të shoqërisë civile, qytetarë aktivë, komuniteti.

2.2. Fuqizimi i ndërveprimit me qytetarët e organizuar

Roli që luajnë qytetarët, komunitetet dhe shoqëria civile në forcimin e komuniteteve dhe të sigurisë është i pazëvendësueshëm. Bashkëpunimi me komunitetin dhe vendosja e partneriteteve të duhura me aktorët vendorë kanë shumë rëndësi për qeverisjen demokratike dhe për të pasur komunitete të sigurta. Që autoritetet vendore të angazhohen efektivisht me aktorët e shoqërisë civile, ato duhet të rrisin komunikim dhe të ofrojnë mbështetje dhe bashkëpunim me organizatat vendore.

Pjesëmarrja dhe ndërveprimi i shoqërisë civile në qeverisje luan një rol të rëndësishëm në fusha të ndryshme të politikës publike dhe forcon traditat demokratike. Pjesëmarrja varet jo vetëm nga qytetarët aktivë, por edhe nga qasja e qeverisjes. Si marrëdhënie e dyanshme, ajo duhet ushqyer dhe fuqizuar përmes mekanizmave që gjenerojnë partneritete.

2.2.1. Shoqëria civile dhe organizimi i saj

Tërësia e organizatave komunitare, të shoqërisë civile, sindikatave, shoqatave profesionale, mediave, shoqatave të studentëve dhe ajo e grupimeve të tjera në formën e shoqatave përbën atë që quhet “shoqëri civile”. Shoqëria civile është fusha e jetës sociale e organizuar dhe vullnetare, gjerësisht e vetëmjaftueshme dhe autonome prej shtetit. Roli i shoqërisë civile në një sistem qeverisje të decentralizuar mbulon të paktën katër funksione:

• Avokatinë për përfaqësimin e interesave të zonave të tyre;

• Dhënien e shërbimeve në nivel vendor, ndërmjet të tjerash, në fushat e edukimit, shëndetit dhe të pastrimit;

• Veprimin si partner të qeverisë në planifikimin e zhvillimit, në mobilizimin e burimeve dhe në promovimin e të kuptuarit sa më mirë të sistemit të decentralizimit;

• Mbikëqyrjen e aktivitetit qeveritar.

Një organizatë e shoqërisë civile mund të konsiderohet përfaqësuese vetëm kur ngrihet dhe funksionon mbi bazën e vullnetit dhe të interesave të qytetarëve që deklarohen formalisht dhe juridikisht anëtarë të shoqatës. Që një shoqatë ose organizatë të jetë aktive dhe shprehje e vullnetit të qytetarëve, duhet të kenë një strukturë demokratike. Ndaj, përjashtohen si të tilla organizatat që janë formuar prej shtetit, biznesit, ose prej institucioneve fetare.

bOR

dI R

INO

R c

ëRR

IK G

JAT

ë N

Jë T

RA

JNIm

I. mA

J 201

8

Page 39: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

37

Kujtesë dhe reflektimePër hir të rolit të rëndësishëm dhe besimit që gëzojnë në komunitetet e tyre, organizatat e shoqërisë civile duhet të shihen me përparësi nga njësitë e qeverisjes vendore, për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe bashkërendimit në të mirë të komunitetit. Të punuarit ngushtë me komunitetet, njohjet dhe kontaktet që kanë në zonat e tyre, u japin mundësi organizatave të identifikojnë nevojat dhe problematikat e komunitetit dhe të zgjidhin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi shumë prej tyre.Organizatat e shoqërisë civile mund të japin ndihmën e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit të komuniteteve përmes informimit dhe edukimit të publikut, si dhe mund të ndikojnë në parandalimin e dukurive negative që çojnë në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm. Duke qenë katalizatorë të komuniteteve ku banojnë, organizatat e shoqërisë civile mund të ndikojnë në rritjen e dialogut, debatit dhe ndërveprimit komunitar, si elementë të rëndësishëm të demokracisë në nivel vendor. Organizatat e shoqërisë civile mund të kontribuojnë në promovimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës në lidhje me identitetin, fenë, kulturën, traditat dhe të drejtat e njeriut. Të gjitha këto modele pozitive i mbajnë komunitetet më të bashkuara dhe të sigurta dhe garantojnë harmoninë sociale.Kontributi i tyre, i mirëkombinuar me programe dhe zhvillime vendore, mund të ndihmojë për trajtimin dhe zbutjen e faktorëve ekonomikë. Përmes zbatimit të programeve të ndryshme dhe bashkëpunimit me aktorë kombëtarë e vendorë, shoqatat mund të kontribojnë në rritjen e kapaciteteve dhe mundësive për punësim të të rinjve, grave apo grupeve në nevojë. Organizatat e shoqërisë civile luajnë rol në trajnimin profesional dhe krijimin e bizneseve apo skemave sociale.Një fushë tjetër ku organizatat mund të japin ndihmesën e tyre është edukimi. Përmes trajnimeve me të rinjtë, gratë dhe grupet e rrezikuara, organizatat e shoqërisë civile japin një kontribut të çmuar për emancipimin dhe fuqizimin e shoqërisë.Gjithashtu, roli i tyre si “watchdog” (rojtar, vëzhgues) është i pazëvendësueshëm në monitorimin dhe vlerësimin e programeve, strategjive dhe politikave vendore. Formate si vlerësimi i komunitetit për qeverisjen, monitorimi i performancës të shërbimeve publike dhe sondazhet me qytetarët, janë disa nga instrumentet që kanë zbatuar me sukses prej disa vitesh organizatat e shoqërisë civile në vend.Jo të gjitha organizatat e ngritura për qëllime bamirësie japin kontribute për “shëndetin” social të qyteteve. Bashkitë duhet të jenë vigjilente në përfshirjen e tyre në bashkëpunim. Ekzistojnë organizata, aktiviteti bamirës i të cilave është fasadë pas së cilës fshihet një tjetër agjendë, e cila mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet që rregullojnë aktivitetin e komuniteteve fetare. Organizatat e dyshimta duhet të verifikohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit përpara se t’ju mundësohet mbështetja e komuniteteve të rrezikuara.

Informacion i dobishëm Baza ligjore: Ligji Nr.8788/2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, Ligji Nr. 65/2016 “Për Ndërmarrjet Sociale në Republikën e Shqipërisë”.Aktorët kryesorë: Bashkia, organizatat e shoqërisë civile dhe donatorët.

2.2.2. Gratë, burrat dhe organizatat e grave të shoqërisë civile

Është i mirënjohur fakti se gratë dhe vajzat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërlidhjen, rimëkëmbjen, dhe paqtësinë e komuniteteve. Kjo, edhe për rolin e tyre të përkujdesjes parësore për antarët e familjes, që përfshin trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve familjare dhe ndërpersonale, si dhe për cilësitë e tyre si vëzhguese të mira të realiteteve familjare dhe shoqërore. Në rolin e tyre si nëna, motra dhe mësuese, gratë – përfshirë ato që kanë qenë më parë të radikalizuara – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit, në mënyrë të veçantë tek brezi i ri, për të reflektuar në mënyrë kritike ndaj qasjeve radikale dhe për të parandaluar përfshirjen direkte ose indirekte në veprime të dhunshme.

Ekstremizmi i dhunshëm është konsideruar deri vonë si problem kryesisht mashkullor dhe në përgjithësi burrat janë më shumë të prirur të përfshihen aktivisht në veprime të dhunshme. Si rezultat i roleve sociale gjinore dhe i interpretimit të përgjithshëm të “burrërisë”, për burrat mund të jetë më i vështirë distancimi nga ideologjitë, sjelljet dhe marrëdhëniet sociale që nxisin radikalizimin. Gratë dhe burrat radikalizohen përmes rrugësh që parashtrojnë elemente gjinore specifike, që janë sa të ndryshme, aq dhe të ndërlidhura. Përvojat traumatike

Page 40: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

38

dhe efektet që ekstremizmi i dhunshëm shkakton te gratë dhe burrat është i ndryshëm, ndaj parandalimi, si dhe projektet deradikalizuese dhe ri-integruese, duhet të jenë pjesë e përpjekjeve të përgjithshme që garantojnë mbështetje gjinore të personalizuar.

Në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile që udhëhiqen nga gratë/vajzat priren të kenë marrëdhënie të mira me komunitetet që u shërbejnë dhe po aq njohuri të thella të tyre. Shumë organizata grash përfaqësojnë më shumë se sa problemet e grave, ato janë gjerësisht të përfshira në qeverisjen e mirë, përmirësimin e shërbimeve të bashkisë, çështjet e sigurisë, si dhe çështjet e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Përkushtimi i tyre, ekspertiza, transparenca dhe prezenca në komunitete i lejon këto organizata të jenë ndërmjetëse të mira mes komuniteteve dhe qeverisjes për trajtimin dhe zgjidhjen e pakënaqësive të qytetarëve. Kështu, ato luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e statusit të grave, në kuptimin e rritjes së të drejtave të grave; në dhënien e shërbimeve bazë për viktimat e dhunës në familje, të përdhunimit dhe trafikimit; në përfaqësimin më të mirë në politikë të grave në nivel kombëtar dhe vendor dhe në mbështetjen e përfshirjes së grave në ekonomi. Shumica e përpjekjeve të sipërcituara mbështeten nga organizata ndërkombëtare dhe po zbatohen në bashkëpunim me bashkitë. Burrat dhe të rinjtë po kontribuojnë gjithmonë e më shumë në promovimin e barazisë ndërmjet grave dhe burrave dhe në parandalimin e dhunës në familje me bazë gjinore.

Në nivel politik, Aleanca e Grave Parlamentare dhe Aleanca e Grave Këshilltare – ngritur në disa bashki – synojnë trajtimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe të grave në parlament dhe në këshillat bashkiakë.

Në nivel ndërkombëtar, fuqizimi i grave/vajzave dhe pjesëmarrja e tyre aktive në jetën publike konsiderohen si gur themeli për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit (UNSCR) 1325 e Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e vë theksin te rëndësia e tyre në përpjekjet për sigurinë e për krijimin e paqes së qëndrueshme. Në Shqipëri, Plani i Parë Kombëtar i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës UNSCR 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë u miratua në vitin 2018. Dokumenti u përgatit nga një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e autoriteteve vendore, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. Zbatimi i Planit monitorohet nga Koalicioni Kombëtar i Sigurisë së Paqes për Gratë, i përbërë nga 32 organizata prestigjioze të shoqërisë civile.

KujtesëKuadri ligjor Shqiptar parashikon mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në të gjitha sferat e jetës dhe garanton të drejtat ekonomike, sociale dhe politike të grave. Këto parashikime përfshijnë, ndër të tjera, rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje, në drejtim dhe në ciklin zgjedhor (kuotat), ndalimin e dhunës ndaj grave dhe nismat që përkrahin angazhimin e tyre në ekonomi. Megjithëse gratë dhe vajzat përbëjnë gjysmën e popullsisë, ato vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në nivel qendror dhe vendor të vendimmarrjes. Rritja e pjesëmarrjes së grave/vajzave në këshillat bashkiakë kohët e fundit duhet të mbështetet dhe të konsolidohet nëpërmjet fuqizimit të procesit pjesëmarrës të grave dhe vajzave, për të mundësuar që të drejtat, privilegjet dhe nevojat e tyre të pasqyrohen vazhdimisht në të gjitha proceset qeverisëse. Diskriminimi gjinor kontribuon ndjeshëm në pabarazitë ekonomike, politike dhe sociale në vend, si dhe në sfidat e pabarabarta me të cilat përballen gratë dhe vajzat në marrjen e shërbimeve bazë, përfitimet nga burimet dhe pjesëmarrja në politikë dhe ekonomi. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në tregun e punës. Ato përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, por vetëm një të tretën në punësimin formal14. Pothuaj gjithë puna e papaguar për kujdesin në familje jepet nga gratë. Në zonat rurale, veçanërisht, ku gratë janë aktorë të fuqishëm të zinxhirit prodhues, ato janë njëkohësisht dhe subjekt i punës informale.Strategjitë gjinore dhe programet në nivel kombëtar dhe vendor synojnë të sjellin gratë dhe burrat si qytetarë të barabartë, me përgjegjësi të njëjta në familje, në jetën publike, në ekonomi dhe shoqëri.Formalisht, burrat përpiqen të artikulojnë kuotat gjinore dhe rëndësinë e grave në zhvillimin ekonomik dhe vendimmarrje. Praktikisht, ka shpërpjesëtim ndërmjet teorisë dhe mundësive reale që gratë të jenë në pozita të barabarta dhe ndikuese në politikë dhe ekonomi. Ka një rezistencë të pandërgjegjshme të burrave që e konsiderojnë humbje statusi, fuqie, burimesh, ndikimi dhe privilegjesh, nëse përqafojnë idenë e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat.

14 Perspektiva gjinore në Shqipëri, INSTAT, 2014.

Page 41: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

39

Reflektime• Angazhimi dhe pjesëmarrja e barabartë e grave dhe vajzave është thelbësore për kulturën e

tranzicionit nga konflikti dhe përplasja, në atë të harmonisë dhe paqes. Historikisht, gratë shqiptare kanë qenë të përfshira në tranzicionin politik dhe ekonomik, duke dhënë kontribute për stabilitetin dhe vazhdimësinë e komuniteteve dhe familjeve.

• Roli i burrave dhe të rinjve është njësoj thelbësor në transformimin nga kultura e konfliktit dhe përplasjes, në atë të komunikimit pa dhunë, negocimit dhe zgjidhjes së konflikteve. Këtij roli dhe aftësive të kërkuara që pasojnë, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur deri më sot dhe duhet fuqizim.

• Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirja dhe pavarësia e tyre, janë faktorë parësorë për sigurimin e mbarëvajtjes së familjes dhe komunitetit. Ato rrisin të ardhurat familjare dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin social dhe ekonomik.

• Funksioni i Punonjësit të Barazisë Gjinore në bashki duhet të fuqizohet. Bazuar në ligj dhe në përgjigje të nevojave vendore, ky funksion luan rol të rëndësishëm në trajtimin e aspekteve gjinore në procesin e hartimit të planifikimit vendor, buxhetimit, në dhënien e shërbimeve dhe në monitorimin e aktiviteteve.

• Planifikimi buxhetor afatmesëm dhe planet strategjike lokale duhet të reflektojnë – ndër gjithë sektorët – veprime konkrete në mbështetje të barazisë ndërmjet grave dhe burrave, përfshi ato për fuqizimin ekonomik të grave, siç janë punësimi, sipërmarrja dhe kujdesi për fëmijën.

• Mbledhja periodike e të dhënave dhe analiza e statistikave – të zbërthyera me bazë seksin, moshën, gjendjen socio-ekonomike, vendin, si dhe të dhëna të tjera të aplikueshme – dhe përdorimi i indikatorëve gjinorë, janë thelbësore për planifikimin e përshtatshëm, shpërndarjen e burimeve dhe dhënien e shërbimeve.

• Prioritetet vendore të zhvillimit duhet të hartohen në mënyrë të tillë që të sigurojnë rezultate të barabarta për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë, të angazhojnë në bashkëpunim transparent sektorët publikë me ata privatë dhe të inkurajojnë koordinimin e partnerëve dhe ofruesit e ndihmës.

• Masat për rritjen e punësimit të grave mund të përfshijnë: zvogëlimin e taksave për bizneset që punësojnë gra; masa që u mundësojnë grave të marrin pjesë dhe të përfitojnë në mënyrë të barabartë në procesin e prokurimeve; vendosjen e kuotave për gratë në punët publike; dhe rritje të numrit të nxënëseve në shkollat e arsimin profesional, në mënyrë të veçantë në sektorët në rritje dhe që ofrojnë mundësi të sigurta karriere për gratë.

• Përfshirja e organizatave të grave dhe vajzave është thelbësore në hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe planeve vendore zhvillimore dhe parandaluese, përfshi programet kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

• Organizatat e grave dhe vajzave kanë mundësinë të krijojnë forume, ku nënat mund të trajtojnë shqetësimet e tyre në lidhje me shenjat e para të radikalizimit tek fëmijët e tyre.

• Organizata të specializuara të shoqërisë civile mund të organizojnë forume ku burrat dhe djemtë të reflektojnë ndaj sjelljeve dhe praktikave në lidhje me konceptet tradicionale të burrërisë dhe ku mund të mësojnë të flasin në mënyre pozitive kundër dhunës – përfshirë dhunën ndaj grave – si dhe për ndikimet radikale në familjet e komunitetet e tyre dhe për parandalimin e tij.

• Duke qenë se normat dhe sjelljet gjinore luajnë një rol të rëndësishëm në jetët e grave dhe të burrave, parandalimi, deradikalizimi dhe përpjekjet ri-integruese duhet të përshtaten me gjendjen faktike të grave/vajzave dhe burrave/djemve. Vëmendje i duhet kushtuar, gjithashtu, faktit se gratë nuk janë vetëm viktima të ekstremizmit të dhunshëm. Ngandonjëherë, ato mund të marrin pjesë aktive në përçimin e ideve radikale dhe në rekrutim.

• Përvoja ndërkombëtare tregon se projektet e organizatave të grave/vajzave të fokusuara në fusha si fuqizimi social, politik dhe ekonomik i grave, qasja në shërbime, arsim apo art, kanë rezultuar po aq të suksesshme sa dhe projektet e dedikuara tërësisht parandalimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

• Organizatat e grave/vajzave kanë aftësinë të lehtësojnë dialogun dhe negociatat mes komuniteteve vendore dhe agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe të promovojnë gratë dhe vajzat në vendimmarrje dhe udhëheqje brenda këtyre agjencive. Është shume i rekomandueshëm forcimi i partneritetit të tyre me organizatat e grave.

Page 42: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

40

Informacion i dobishëmBaza ligjore: Ligji Nr.9970/2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”; Ligji 10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”; Kodi i Familjes; Kodi i Punës; Kodi Penal; Ligji 22/2018 “Për strehimin social”; VKM Nr.733/2016 “Strategjia kombëtare për barazinë gjinore dhe plani i veprimit”; strategjitë e ndryshme sektoriale dhe ndërsektoriale; VKM NR. 524/2018 “Plani Kombëtar i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës UNSCR 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”; Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, Projekti “Plani Kombëtar i Veprimit për përfshirjen e Burrave/Djemve si partnerë me Gratë/Vajzat për Barazi Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje, 2014 – 2019”; për buxhetimin me bazë gjinore: VKM Nr. 465/2012 për aplikimin e integrimit gjinor në programin e buxhetit afatmesëm, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike 2015 – 2020; Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 – 2020.Aktorët kryesorë: Specialisti gjinor/koordinatori për dhunën në familje në bashki, anëtaret gra të këshillit bashkiak, aleatë dhe partnerë burra/djem mëndjehapur, organizatat e shoqërisë civile.

2.2.3. Bashkësitë fetare

Mirëkuptimi dhe harmonia ndërfetare është një nga vlerat kulturore më të spikatura të shqiptarëve. Ndalimi i ushtrimit të riteve dhe ceremonive fetare gjatë regjimit komunist e gjeti Shqipërinë e pas diktaturës me kulturë të pamjaftueshme fetare. Ashtu si gjithë shoqëria, edhe bashkësitë fetare, që u ngritën rishtazi, u përballën me sfida të tilla, si rindërtimi i institucioneve fetare të shkatërruara nga regjimi komunist dhe edukimi i drejtuesve shpirtërorë. Në vitet e para të demokracisë, njësitë e qeverisjes vendore u përballën me problematika që kishin të bënin kryesisht me vendosjen dhe pronësinë e objekteve të kultit. Sot, funksionimi i pesë bashkësive fetare, tashmë të rregulluara me ligj, është konsoliduar. Rrjedhimisht, duke konsideruar edhe peshën që ka kleri në jetën shpirtërore dhe sociale të qytetarëve, bashkësitë fetare janë një aset vendor i rëndësishëm.

KujtesëInstitucionet dhe strukturat e krijuara nga bashkësitë fetare mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie shoqërore, arsimore, shëndetësore e ekonomike në përputhje me rregullat e bashkësisë, si dhe me legjislacionin në fuqi.Bashkësitë fetare janë persona juridikë jofitimprurës. Gjatë veprimtarisë së tyre, respektojnë interesat kombëtare, bashkëjetesën dhe tolerancën fetare.Bashkësitë fetare kanë të drejtë, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të ngrenë dhe të administrojnë institucione edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve. Gjatë procesit mësimdhënës, ato angazhohen që arsimi i fëmijëve të bazohet mbi të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike dhe të drejtohet në përgatitjen e fëmijëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë. Edukimi duhet të zhvillohet me frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe vëllazërisë midis njerëzve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare, ose personave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fanatizmit.Bashkësitë fetare kanë të drejtë të ushtrojë veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ e shëndetësor. Kjo e drejtë përfshin edhe krijimin e mjediseve sociale të përshtatshme.Bashkësitë fetare kanë të drejtë të krijojnë struktura të komunikimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në çdo rast, përmbajtja që jepet përmes mjeteve të komunikimit masiv nuk duhet të përshkohet nga ide që cenojnë rendin kushtetues, tolerancën fetare ose që diskriminojnë bashkësitë e tjera fetare dhe nxisin grindje ndërfetare.

Page 43: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

41

Reflektime• Qytetarët e rrezikuar, sidomos ata të komuniteteve Rom dhe Egjiptian, janë veçanërisht frekuentues

të qendrave me bazë fetare, qofshin këto ofruese të asistencës sociale apo kurseve edukative. Kjo përmasë e bashkësive fetare është plotësuese e detyrimeve që ka bashkia ndaj qytetarëve në nevojë dhe, si e tillë, kërkon rritjen e komunikimit dhe ndërveprimit me këto bashkësi. Ndihma për qytetarët e rrezikuar i shërben njëkohësisht edhe parandalimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

• Pjesëmarrja e përfaqësuesve të bashkësive fetare në mekanizmat vendorë kundër dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së fëmijëve, këshillat vendorë të sigurisë, etj., është një mundësi e mirë për përfshirjen e këtij komuniteti në çështjet e sigurisë dhe parandalimin e krimit. Kjo ndihmon edhe në rritjen e kapaciteteve, hapjen dhe transparencën e vetë bashkësive.

• Në vitet e para të këtij shekulli në disa rrethe të Shqipërisë morën jetë një varg veprimtarish në shërbim të forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar në nivel bashkie. Në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Librazhd u ngritën Këshillat Ndërfetarë me pjesëmarrjen e udhëheqësve fetarë të qytetit dhe veprimtarëve të bashkësive. Ato ofruan mundësi që besimtarët e feve të ndryshme të njohin më mirë njëri-tjetrin, të forcojnë lidhjet midis tyre dhe të angazhohen në veprimtari të përbashkëta komunitare. Këto praktika të mira sugjerohet të përqafohen dhe nxiten nga bashkitë.

• Kultivimi i frymës së dialogut dhe i bashkëpunimit ndërfetar mes të rinjve i shërben klimës paqësore në periudhë afatgjate dhe parandalon rrezikun e përfshirjes të të rejave/të rinjve në ekstremizëm të dhunshëm. Angazhimi i të rejave/të rinjve të besimeve të ndryshme në veprimtari të përbashkëta, siç mund të jetë organizimi i kampeve verore, ndihmon në fuqizimin e rolit të brezit të ri në komunitetet përkatëse fetare. Ky kultivim duhet të përqafohet dhe nxitet nga bashkitë. Bordet e të rinjve, përmendur më sipër, janë një forum tjetër i rëndësishëm për ndërveprimin e të rinjve të komuniteteve të ndryshme fetare.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Ligji Nr. 8902/2002 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, Ligjet Nr.10056, Nr.10057, Nr.10058/2009 “Për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, Ligji Nr.10394/2011 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkësisë fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.Aktorët kryesorë: përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe të organizatave të ndihmës me bazë fetare, organizatat e bashkëpunimit ndërfetar, drejtoritë e shërbimeve sociale në bashki.

Page 44: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

42

3 QYTETARË MË TË SIGURT

KONfeReNcA e PARë KOmbëTARe “AKTORë Të VIJëS Së PARë KuNdëR eKSTRemIzmIT Të dhuNShëm”. 30 PRIll 2019

Page 45: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

43

3. Qytetarë më të sigurt Rrethana të ndryshme mund të ushqejnë tek qytetarët, kryesisht te të rinjtë, ndjenja të radikalizmit. Ato mund të jenë të përgjithshme (kriza e identitetit, kriza personale, rrethanat personale, aspiratat e papërmbushura dhe kriminaliteti), të jashtme (familja, shoqëria dhe konteksti shoqëror), ose faktorë të tjerë (stereotipet dhe paragjykimet).Predikimet e gabuara të udhëheqësve ideologjikë/shpirtërorë dhe mesazhet e imazhet që merren nëpërmjet mediave sociale, kanë, gjithashtu, një rol të rëndësishëm në radikalizimin e qytetarëve. Sidomos media sociale është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për grupet ekstremiste për të komunikuar idetë e tyre dhe rekrutuar të rinjtë në kauzat e tyre. Trajtimi i shkaqeve të radikalizmit dhe parandalimi i akteve të ekstremizmit të dhunshëm kërkon qytetarë të angazhuar dhe të informuar. Institucionet shtetërore dhe ato vetëqeverisëse e kanë të pamundur të parandalojnë të vetme ushtrimin e dhunës. Angazhimi proaktiv i qytetarëve prindër, familjarë, mësues, predikues, bashkëmoshatarë, pjesëtare të komunitetit, etj., është thelbësor në identifikimin e hershëm të shenjave të radikalizmit, trajtimin dhe ndërhyrjen përpara se radikalizimi të ketë marrë formë të plotë. Indiferenca dhe mosangazhimi dëmton qytetarët e rrezikuar dhe sidomos komunitetin. Politikat penale që dënojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrrorizmin janë ashpërsuar vitet e fundit15. Po ashtu, qendrat e vuajtjes së dënimit nuk kanë rezultuar të jenë vendi i përshtatshëm për deradikalizimin e qytetarëve, përkundrazi. Kjo bën që bartësit e ideologjive ekstremiste të jenë një rrezik konstant për shoqërinë, të izoluar ose jo. Për të parandaluar radikalizimin e qytetarëve, është e rëndësishme që, si qytetarët, ashtu dhe autoritetet vendore, të punojnë në partneritet me shkollat, sektorin e shëndetësisë, prindërit dhe policinë për t’u siguruar që fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit në nevojë, të jenë të sigurt dhe të mbrojtur. Në pjesën që vijon jepet një tablo e indikatorëve të radikalizimit, si dhe ofrohen këshilla mbi mbështetjen e qytetarëve që vihen në shënjestër të grupeve ose individëve radikalë.

3.1. Identifikimi i rrezikshmërisëMotivet kryesore të përfshirjes në ekstremizëm të dhunshëm mund të ndahen në tre grupe:

• Dhunaideologjike:

– Ideologjitë politike, siç janë ato shoviniste ose neonaziste që promovojnë dhunën;

– Interpretime ekstreme të ideologjive fetare dhe besimeve;

– Anarkistët e dhunshëm, të majtë ose të djathtë.

• Dhunaqëbazohetnëkauza:

– Lëvizjet e dhunshme për të drejtat e kafshëve;

– Ekstremizmi mjedisor ose ekologjik;

– Lëvizjet antiqeveritare, anti-globaliste ose antikapitaliste që përkrahin përdorimin e dhunës.

• Dhunaetno-nacionalisteoseseparatiste:

– Betejat e dhunshme politike ose të pavarësisë që kanë në themel racën, kulturën, gjeografinë ose etninë.

Identifikimi i rrezikshmërisë së qytetarëve bëhet duke marrë në konsideratë tre përmasa:

• Angazhimi me një grup, kauzë ose ideologji;

• Qëllimi për të shkaktuar dëme;

• Aftësia për të shkaktuar dëme.

15 Disa shtesa në Kodin Penal (98/2014) dënojnë pjesëmarrjen në veprime luftarake në një shtet të huaj. Neni 265 i Kodit Penal parashikon 2-10 vjet burg për nxitjes së urrejtjes për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual. Neni 266 parashikon 2-8 vjet burg kur bëhet thirrje për urrejtje ndaj pjesëve të caktuara të popullsisë dhe kërkuar përdorimin e dhunës.

Page 46: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

44

Këta faktorë, të marrë sëbashku, shërbejnë për të përcaktuar nëse një qytetar ka nevojë për mbështetje dhe çfarë lloj pakete mbështetëse mund të jetë e përshtatshme. Sidoqoftë, këta faktorë nuk janë shterues dhe mund të plotësohen më tej.

Treguesit që një qytetar është i angazhuar me një grup, kauzë, ose ideologji ekstremiste përfshijnë:

• Shpenzimin në rritje të kohës në shoqërinë e ekstremistëve të tjerë të dyshuar;

• Ndryshimin e stilit të veshjes ose të paraqitjes personale në përputhje me ideologjinë ekstremiste;

• Sjelljen e përqendruar gjithnjë në një ideologji, grup dhe kauzë ekstremiste, duke i ndarë të tjerët në “ata” dhe “ne”;

• Humbja e interesit për miqtë dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me ideologjinë apo grupin;

• Posedimi i materialeve ose simboleve të lidhura me grupin ekstremist;

• Përpjekjet për të rekrutuar të tjerët në grup, kauzë ose ideologji.

Treguesit që një qytetar ka për qëllim përdorimin e dhunës ose mjeteve të tjera të paligjshme përfshijnë:

• Identifikimi i një grupi tjetër si kërcënues dhe fajësimi i tij si shkaktari i të gjitha të këqijave shoqërore ose politike;

• Përdorimi i emrave, nofkave fyese ose nënçmuese për një grup tjetër;

• Vënia e theksit ndaj kërcënimit që vjen nga grupi tjetër dhe rëndësia e veprimit të menjëhershëm;

• Shprehja e qëndrimeve që justifikojnë fyerjen në emër të grupit, shkakut ose ideologjisë;

• Legjitimimi dhe mbështetja e dhunës apo e dëmit ndaj të tjerëve;

• Përfshirja në komplotim me të tjerët.

Treguesit se një qytetar është i aftë të kontribuojë drejtpërdrejt ose tërthorazi në akte dhune, përfshijnë:

• Ka një histori të mëparshme të dhunës;

• Ka prirje kriminale dhe ndërvepron me rrjete kriminale për të mbështetur qëllimet ekstremiste;

• Ka aftësi profesionale dhe ekspertizë teknike për të kryer akte terrorizmi (inxhinierike, ushtarake ose farmakologjike).

Rrugët për t’u përfshirë në ekstremizëm të dhunshëm mund të jenë të ndryshme, po aq edhe profilet e atyre që përfshihen. Në identifikimin e rrezikshëm duhet konsideruar gjithashtu se manifestimet e radikalizimit janë variabël. Ato ndryshojnë mjaft nga konteksti, madje edhe brenda të njëjtit rajon.

3.2. Parandalimi dhe vlerësimi i rrezikshmërisë

Në parandalimin e hershëm, rol të rëndësishëm kanë personat që janë më pranë qytetarit që shfaq shenja radikalizimi: familjarët, prindërit, mësuesit dhe shoqet/shokët. Roli i familjes për zbulimin dhe parandalimin e hershëm të radikalizimit ndërmjet të rinjve është i pazëvendësueshëm. Lidhjet e forta familjare dhe sidomos ato prind-fëmijë, janë një burimi i sigurt për evidentimin e sjelljeve radikale, siç është dhe mundësi parësore për këshillimin dhe parandalimin në kohë.

Përfshirja në parandalim e personave, fjala e të cilëve ka peshë ndaj qytetarit të rrezikuar, shton shumë mundësitë e reflektimit dhe kthimit në arsyetim të shëndoshë. Diskutimet e hapura në familje, në shkollë, e shoqëri për të zhvilluar mendimin kritik, janë praktika të aplikuara ndërkombëtarisht, që stimulojnë mendjehapjen dhe ndihmojnë të rejat/të rinjtë të dëgjojnë dhe diskutojnë për mendime alternative përkundrejt atyre ekstremiste.

Page 47: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

45

Në pamundësi parandalimi nga rrethi i ngushtë i qytetarit të rrezikuar, rasti duhet të njoftohet me qëllim fillimisht vlerësimin dhe pastaj mbështetjen nëpërmjet një pakete të plotë dhe të veçantë ndihme. Në Shqipëri nuk ka akoma një sistem/protokoll të veçantë ku të referohen rastet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por kjo nuk i pengon qytetarët që rastet t’i referojnë te strukturat e policisë dhe sistemi arsimor.

Bazuar në praktikat e mira ndërkombëtare, më poshtë disa udhëzime se si duhet të funksionojë ky sistem referimi:• Referimet mund të vijnë nga zyrtarë vendorë, policia ose nga anëtarë të komunitetit. • Çdo rast i referuar për qytetarë që janë identifikuar me rrezikshmëri dhune, duhet të shqyrtohet

fillimisht nga policia vendore; • Një referim nuk duhet të vazhdojë procesin e vlerësimit nëse informacioni është i gabuar, kur qytetari

nuk është i rrezikuar për t’u përfshirë në akte dhune, dhe/ose qytetari është duke u trajtuar nga mekanizma të tjerë vendorë.

Me marrjen e miratimit nga policia vendore, bëhet vlerësimi paraprak i rastit nga zyrtari i ngarkuar në bashki si koordinator për ekstremizmin e dhunshëm, që eventualisht mund të jetë specialist i rendit, i dhunës në familje, jurist, psikolog, apo arsimtar.Vlerësimi paraprak për rrezikshmërinë e qytetarit të referuar, kalon në një vlerësim të dytë nga një ekip multidisiplinor, që vlerëson kolegjialisht rrezikun dhe vendos nëse personi: • Është i rrezikuar për t’u tërhequr në ekstremizëm të dhunshëm dhe për këtë arsye është i

përshtatshëm për t`u trajtuar nga mekanizmi i referimit;• Duhet t’i referohet një mekanizmi tjetër mbështetës;• Duhet të përjashtohet nga procesi.Në vlerësimin e rrezikut, duhet të merret në konsideratë edhe: • Rreziku që ka qytetari për t’u tërhequr në ekstremizëm të dhunshëm; • Rreziku që qytetari i paraqet shoqërisë.Ka shumë mundësi që, nga shkëmbimi i informacioneve ndërmjet agjencive, të rezultojë se nuk ka asnjë provë që qytetari i referuar mund të shkaktojë akte dhune. Të tjera rreziqe mund të konstatohen (përfshirë, ndër të tjera, ato që vijnë si rezultat i varësisë nga droga, ose i shëndetit mendor).Nëse personi i referuar është nën moshën 18 vjeç, zyrtari përgjegjës për ekstremizmin e dhunshëm në bashki duhet të koordinojë me zyrën përkatëse për kujdesin social për fëmijët. Në referimet për fëmijët dhe të rinjtë duhet të mbahen parasysh rregullimet ligjore për mbrojtjen e tyre.

3.3. Mbështetja për qytetarët e rrezikuar

Mbështetja për qytetarët e rrezikuar është një nga pjesët më të rëndësishme të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në nivel vendor dhe, si e tillë, duhet të bazohet në protokolle standarde operacionale. Bashkitë janë duke zbatuar protokolle të ngjashme në kuadër të Mekanizmit Referues të Dhunës në Familje, i cili i detyron bashkitë, jo vetëm të ndjekin koordinojnë dhe monitorojnë çdo rast të raportuar, por edhe të mbledhin të dhëna për fenomenin për të kuptuar dinamikat dhe shkaqet. Një mekanizëm i dedikuar parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm do të kërkonte njëlloj bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të mbledhur e ndarë informacionin e nevojshëm dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe trajtimin e spektrit të plotë të rrezikshmërisë së një qytetari. Ndarja e informacionit duhet të vlerësohet rast pas rasti dhe të udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:

• Domosdoshmëriadheproporcionaliteti: Informacioni duhet të ndahet vetëm kur është i domosdoshëm. Vlerësimi profesional i qytetarit të rrezikuar duhet të përcaktojë nëse duhet shkëmbyer informacioni dhe sa.

• Autorizimi:Kurdo që është e mundur, duhet të merret autorizimi i qytetarit të referuar para se të ndahet informacion. Në mungesë të autorizimit, informacioni personal nuk mund të ndahet, përveçse kur përmbush kushtet e përjashtimit nga autorizimi.

• Ligjshmëriadhekonfidencialiteti:Ndarja e të dhënave nga organet e sektorit publik duhet të bëhet në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Ligjit për Informimin Publik.

Page 48: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

46

Pas vlerësimit paraprak dhe konfirmimit të përshtatshmërisë, rasti i kalon për procedim të mëtejshëm ekipit multidisiplinor të autorizuar. Paneli, bazuar në ekspertizën profesionale të anëtarëve, diskuton dhe vendos për një paketë masash mbështetëse për qytetarin e rrezikuar. Në vendimin për masat e marra, referenca merren nga konkluzionet e vlerësimit paraprak, nevojat specifike të qytetarit dhe rreziqet që mund të hasin ofruesit e mbështetjes.

Parimet e cituara më sipër janë aspekte të rëndësishme për të cilat anëtarët e panelit duhet të diskutojnë dhe shkëmbejnë informacion. Konkluzionet e panelit mund të jenë të ndryshme nga ato të vlerësimit paraprak, duke e konsideruar qytetarin të parrezikshëm për akte të ekstremizmit të dhunshëm. Në varësi të specifikave, rasti mund arkivohet ose t’i kalojë për kompetencë një mekanizmi tjetër referues, siç mund te jetë ai i dhunës në familje.

Nëse paneli vendos se qytetari rrezikon të përfshihet në ekstremizëm të dhunshëm, atëherë duhet të ofrohet një paketë e përshtatshme mbështetëse. Kjo paketë ka formën e një plani masash që përcakton gjithë detajet e ndihmës që partnerët institucionalë ose komunitarë duhet të japin. Në planin e masave duhet të identifikohen sjelljet dhe rreziqet e identifikuara që duhet të trajtohen. Të gjitha vendimet e panelit duhet të regjistrohen. Paketa e ndihmës duhet të përfshijë:

• Këshillim individual, angazhimi i një qytetari të respektuar në komunitet për të dhënë udhëzime personale, përfshirë ato që adresojnë ideologjitë ekstremiste;

• Zhvillim dhe forcim i aftësive mbrojtëse të fëmijëve që rrezikohen nga bulizmi;

• Menaxhimi i zemërimit, aktivitete që synojnë këshillimin për të negociuar konfliktet në mënyrë jo të dhunshme dhe për të kapërcyer paqësisht situatat e nervozizmit;

• Menaxhimi i ankthit, aktivitete dhe terapi për të kontrolluar dhe përmirësuar emocionet, qëndrimet dhe sjelljet;

• Këshillim/asistencë edukimi, në bashkëpunim me drejtoritë arsimore;

• Këshillim/asistencë punësimi, në bashkëpunim me zyrat e punës;

• Këshillim/asistencë për marrëdhëniet familjare, aktivitete që synojnë mbështetjen e marrëdhënieve familjare dhe personale, përfshirë ato të prindërimit;

• Këshillim/ndërgjegjësimin shëndeti, trajtimi i problemeve fizike dhe/ose mendore në bashkëpunim me drejtorinë e shëndetit publik;

• Mbështetje për strehim, në bashkëpunim me shërbimet sociale;

• Këshillim/ndërgjegjësim për përdorimin e drogës dhe alkoolit, pjesëmarrje në seanca trajnimi dhe/ose programe rehabilitimi.

Dhënësit e ndihmës janë kryesisht organizata të shoqërisë civile, punonjës socialë dhe të shëndetit, punëdhënës dhe shërbimet e edukimit. Këshillimi i individëve të prekur nga ideologjitë ekstremiste kërkon kujdes të veçantë. Përveçse të pajisur me trajnim të duhur profesional, këshilluesit duhet të jenë të kontrolluar paraprakisht për përshtatshmërinë e tyre ligjore dhe morale.

Ekzistojnë disa mekanizma ndërkombëtarë për vlerësimin e rreziqeve, krijimin e mekanizmave referuese dhe dhënien e ndihmës për këta individë. Në nivel kombëtar, instrumente të ngjashëm nga ku mund të merren referenca janë protokollet standarde operacionale ekzistuese për të trajtuar rastet e dhunës në familje, ndaj komunitetit LGBTI, si dhe të viktimave të dhunës seksuale. Qendra CVE është duke punuar në këtë drejtim dhe përdoruesit e këtij Udhëzuesi do të kenë mjete dhe burime të reja në të ardhmen.

Paneli multidisiplinar që ka përvojën dhe ekspertizën e duhur profesionale për dhënien e shërbimeve të sipërcituara, është përgjegjës për sigurimin e shpërndarjes së paketës së mbështetjes, por jo për menaxhimin ose financimin e ofruesve të saj. Mund të kërkohet mbështetje financiare kur ofruesi i shërbimit është një pjesëtar i komunitetit ose organizatë e shoqërisë civile.

Partnerët e angazhuar për ofrimin e shërbimeve duhet ta njohin mirë kontekstin lokal dhe të jenë të besueshëm e të vlerësuar nga komuniteti. Paneli ndërdisiplinar duhet, gjithashtu, të kontrollojë me policinë

Page 49: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

47

vendore dhe të bindet që ofruesit e shërbimeve janë të përshtatshmit, si dhe që nuk kanë të kaluar kriminale.

Qytetarët që marrin mbështetje duhet të rivlerësohen së paku çdo 3 muaj për t’u siguruar për progresin. Nëse paneli e gjykon të arsyeshme dhe të nevojshme, rivlerësimi mund të bëhet edhe më shpesh.

Nëse paneli është i kënaqur me progresin dhe rasti është menaxhuar mirë dhe rreziku është zvogëluar, rekomandon që çështja të dalë nga procesi. Në këtë rast hartohet një raport i mbylljes së rastit duke përcaktuar njëkohësisht arsyetimin e vendimit dhe rekomandimet në interes të qëndrueshmërisë së progresit. Vlerësimet dhe vendimet në lidhje me mbylljen e procesit duhet të bazohen në procedura standarde të paracaktuara.

Nëse paneli nuk është i kënaqur nga progresi dhe qytetari vazhdon të paraqesë rrezik, rasti duhet të rishqyrtohet. Kjo situatë kërkon hartimin e një plani të ri mbështetës dhe shqyrtimin e mundësive për mbështetje alternative, në rastin më të mire dhe në rastin më të keq, përjashtim nga procesi i mbështetjes. Në rast përjashtimi, rasti i referohet policisë vendore për procesim të mëtejshëm.

Informacion i dobishëmKuadri ligjor: Ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror” dhe Ligji Nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (ndryshuar me Ligjin 48/2012).Aktorët kryesorë: specialisti për mbrojtjen e fëmijëve dhe/ose të komuniteteve të rrezikuara në bashki, drejtoria e shërbimeve sociale, drejtoria rajonale e shërbimeve sociale, Policia e Shtetit, specialisti gjinor/koordinatori kundër dhunës në familje, organizatat e shoqërisë civile.

zy

RTA

PuSh

TeT

IT V

eNd

OR G

JAT

ë N

Jë T

AK

ImI P

ëR Sh

Këm

bIm e

KSP

eRIe

Nc

e m

bI T

AK

SAT d

he

TAR

IfAT

VeN

dO

Re.

2018

Page 50: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

48

GJA

NJë T

RA

JNIm

I Të

bOR

dIR

RIN

OR N

ë c

ëRR

IK. 2

018

Page 51: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

49

4. Monitorimi dhe Vlerësimi Bashkitë duhet të kenë në vëmendje përdorimin e monitorimit dhe vlerësimit për të qenë të informuar në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, me qëllim marrjen e masave të përshtatshme parandaluese. Një sistem i mirë monitorimi lejon:

• Të bëhen përmirësime strategjike periodike në punën parandaluese, pasi situatat janë gjithmonë dinamike dhe aktivitetet e ndërmarra mund te mos jenë efektive;

• Të raportohet për rezultatet e përpjekjeve tek zyrtarët vendimmarrës dhe publiku i gjerë;

• Të gjenerohen projekte shtesë në varësi të gjetjeve;

• Të menaxhohen më mirë strukturat e përfshira në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm;

• Të mësohet se cili nga mekanizmat/projektet që operojnë në nivel bashkiak, ndërbashkiak dhe rajonal është më efektiv.

4.1. Anketimi i opinionit publik

Bashkitë kanë nevojë gjithnjë e më shumë të dinë këndvështrimet e komunitetit apo qytetarëve të cilëve ato u shërbejnë. Përvojat e mira tregojnë se anketimet e opinionit publik sigurojnë të dhëna apo informacion përshkrues shumë të vlefshëm për performancën e bashkisë dhe për problemet që hasin qytetarët dhe që duhet të adresohen nga bashkia. Statistikat zyrtare, duke u kombinuar me perceptimet e opinionit publik, janë mënyra më e mirë për të marrë referenca për hartimin e planeve të ndërhyrjes. Baza e një ndërhyrje të suksesshme është njohja e mirë e situatës faktike, ose “fotografimi” i situatës reale dhe një analizë “inteligjente” e këtij fotografimi. Pikërisht, ky fotografim real mund të bëhet nëpërmjet anketimeve.

Anketimet e komunitetit mund të zhvillohen në nivel lagjeje, në nivel qyteti apo në nivel bashkie. Në pamundësi financiare ose praktike të zhvillimit të anketimeve, edhe grupet e fokusit me qytetarë përfaqësues të shtresave socio-ekonomike, grupmoshave dhe gjinive, mund të shërbejnë për të mbledhur të dhënat e kërkuara, përfshi dhe ato që kanë të bëjnë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Anketimet duhet të bëhet në mënyrë periodike, pasi problematika e një zone të caktuar, apo edhe e gjithë bashkisë ndryshon shpejt. Këto ndryshime duhen analizuar thellësisht, në mënyrë që edhe strategjia e ndërhyrjes t’i përshtatet realitetit që ndryshon.

4 MONITORIMI DHE VLERËSIMI

Page 52: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

50

Kujtesë

Një nga format e monitorimit që është përdorur në disa bashki të vendit është Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen16 (VKQ). Kombinimi i metodologjisë së VKQ-së me aktorë kyç vendorë, të tillë si Komisionet Këshillimore Qytetare dhe organizata të shoqërisë civile, kanë mundësuar zbatimin me sukses të këtij procesi.

VKQ-ja është mjet monitorimi që angazhon komunitetin si njësi analize për të nxitur llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë sociale dhe publike të institucioneve vendimmarrëse vendore. VKQ njihet ndryshe edhe si “zëri i komunitetit”, pasi i mundëson qytetarëve të shprehin vlerësimin e tyre mbi cilësinë, përshtatshmërinë dhe efiçencën e shërbimeve publike dhe të propozojë ndryshime në lidhje me shërbimet e ofruara, madje edhe mbi vendimmarrjet vendore.

Procesi i VKQ-së mundëson krijimin e dialogut mes komunitetit dhe autoriteteve vendore, duke përballur mundësitë (burimet që kanë në dispozicion autoritetet vendore) me nevojat reale të komunitetit. Zbatimi i këtij mekanizmi ndikon në zhvillimin e demokracisë me pjesëmarrje dhe arritjen e mirëqeverisjes vendore. Përveçse një proces vlerësimi, VKQ-ja kontribuon në ndërveprimin mes komunitetit, autoriteteve vendore, organizatave të shoqërisë civile, etj., duke krijuar kushte për përmirësime të qëndrueshme të shërbimeve që i ofrohen komunitetit, duke e fuqizuar atë.

Parimet kryesore të vlerësimit të shërbimit (pavarësisht nga çështja objekt i VKQ-së) janë:

• Përshtatshmëria:I reflekton programi apo shërbimi nevojat e grupit të synuar? A janë njësoj të përfshirë gratë dhe burrat në grupet e synuar? A i respekton standardet dhe kriteret që përcakton ligji?

• Efiçenca:A po përdoren burimet në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur? A përfshihet komuniteti (gra dhe burra) në planifikimin e këtyre burimeve?

• Pjesëmarrja:Sa dhe si nxitet pjesëmarrja e barabartë dhe përfshirëse e komunitetit në planifikimin dhe zbatimin e programit/shërbimeve? Cilat janë metodat që përdorin autoritetet për të nxitur pjesëmarrjen?

• Qëndrueshmëria:Sa është jetëgjatësia e programeve dhe shërbimeve? A janë fondet vjetore në rritje apo nuk ekzistojnë fare?

• Rezultati:Çfarë ndryshimesh ka sjellë zbatimi i programit/shërbimit? Çfarë rrugësh përdorin autoritetet për të matur ndikimin?

Procesi i Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen, duke konsideruar në çdo hap të tij barazinë gjinore, kalon në fazat e mëposhtme:

• Përcaktimi i Fushave dhe Indikatorëve të Vlerësimit - Konsultimi me dokumente/strategji dhe informacione që japin një ide me të qartë të fushave dhe treguesve që do të analizohen. Katër fushat e identifikuara janë: (I) cilësia dhe efiçenca e shërbimeve publike, (II) qeverisja e mirë dhe demokracia vendore, (III) zhvillimi ekonomik dhe (IV) të drejtat e njeriut.

• Përgatitja e Skedave - Krijim i skedave të veçanta të vlerësimit për qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve me pyetje specifike për të 4 fushat e përzgjedhura.

• Fokus grupe me përfaqësues të komunitetit (OJQ, qytetarë aktivë, përfaqësues të grupeve të rrezikuara, kryepleq fshatrash, etj.) - Vlerësim përmes sistemit të pikëzimit.

• Intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të Bashkisë (ofruesit e shërbimeve) - vetë-vlerësim përmes sistemit të pikëzimit.

• Analizimi i të dhënave - Hedhja dhe përpunimi i të dhënave nga fokus grupet dhe intervistat me ofruesit e shërbimeve, si dhe konsolidimi në një skedë të vetme të pikëzimit të gjetjeve dhe rekomandimeve.

• Prezantimi i rezultateve të VKQ-së - Ky proces mund të jetë i ndryshëm dhe i përshtatur sipas rastit. Procesi mund të përfshijë takime me përfaqësim me autoritetet vendore ose forume publike me qytetarë dhe të zgjedhurit vendorë. Synimi është që rekomandimet e dala nga qytetarët të bëhen pjesë e buxheteve dhe programeve të ardhshme të bashkisë.

16 VKQ është pilotuar nga PLGP në 16 bashki në bashkëpunim me UN Women. Për më shume: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2018/04/Monitorim-Llogaridh%C3%ABnie-Usaid-PLGP-Bashkia-Lushnj%C3%AB-Vleresim-i-komunitetit-per-qeverisjen-lokale-2016.pdf

Page 53: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

51

4.2. Analiza e gjetjeve dhe planifikimi i veprimtarisë

Rezultatet e mbledhura nga anketimi kërkojnë analizë dhe, rrjedhimisht, planifikim të ndërhyrjeve për përmirësime eventuale. Qëllimi i fazës së analizës është njohja e plotë e problemeve të identifikuara, dinamikës dhe të lidhjeve shkak-pasojë (të shkaqeve të tij dhe pasojave të mundshme). Për të bërë këtë analizë është e nevojshme që gjetjet e anketës të pasurohen me të dhënat nga statistikat zyrtare. E rëndësishme është përfshirja dhe kontributi i punonjësve të terrenit që kanë njohuri dhe informacion të dorës së parë. Në një mënyrë të përmbledhur, analiza e gjetjeve duhet t’u japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:• Cilat janë problemet kryesore që hasin gratë dhe burrat në zonë?• Cilat janë grupet më të rrezikuara?• Cilat janë problemet më serioze që kërkojnë trajtim prioritar?• Cilat janë shkaqet dhe faktorët nxitës që çojnë në këto probleme?• Cilët janë aktorët dhe mekanizmat lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë që punojnë në atë zonë?• Si mund të eliminohen ose reduktohen këta faktorë?• Sa janë mundësitë e suksesit dhe rreziqet që paraqet ndërhyrja në zonë?

Në bazë të rezultateve të analizës, hartohen planet e veprimit. Është e rekomandueshme që këto plane të jenë afatshkurtra (3-6 mujore). Hartimi i planeve fokusohet në adresimin e problemeve të identifikuara, duke u marrë me eliminimin e shkaqeve dhe duke planifikuar veprime konkrete për trajtimin e problemit, përfshirë ndërhyrjet në partneritet me privatë, institucione dhe shoqërinë civile. Psh., mungesa e ndriçimit në një zonë të caktuar, që është bërë shkak për grumbullimin e përdoruesve të drogës, ngacmimeve apo grabitjeve, mund të trajtohet duke planifikuar investime nga ana e bashkisë, ose duke kërkuar partneritetin e një subjekti tregtar që operon në atë zonë.

Në varësi nga gjetjet, bashkitë mund të gjenerojnë dhe projekte specifike për të adresuar shkaqet që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm. Në këtë rast duhet të mbahet në konsideratë që projekti:• Të identifikojë qartë shkaqet që favorizojnë ekstremizmin e dhunshëm;• Të ketë një kornizë logjike të përparësive për të trajtuar shkaqet;• Të identifikojë qartësisht se kujt do t’i drejtohet;• Të jetë i orientuar ndaj teorisë së ndryshimit, për të mundësuar që aktivitetet e propozuara të çojnë në

përmbushjen e qëllimit final.

Bashkitë mund të mos i kenë mundësitë për të realizuar me burimet e veta ciklin e plotë të procesit të monitorimit dhe vlerësimit. Strukturat dhe mekanizmat prezentë në nivel vendor dhe që janë të evidentuara në Kapitullin 3, mund t’i shërbejnë këtij qëllimi, në mënyrë të veçantë këshillat vendore të sigurisë. Qendra CVE-së, misioni i së cilës është koordinimi i të gjithë aktorëve për angazhimin e komunitetit, mund dhe duhet të konsiderohet gjithashtu nga bashkitë për të lehtësuar këtë proces. Përfshirja, në çdo rast është thelbësore, pasi monitorimi dhe vlerësimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të bëhet veçmas dhe në mungesë partneriteti.

Së fundmi, në monitorimin dhe vlerësimin e ekstremizmit të dhunshëm duhen pasur parasysh dhe vështirësitë e mëposhtme: • Çështjet e ekstremizmit të dhunshëm janë sensitive dhe aksesi tek popullata është i vështirë;• Manifestimet e ekstremizmit të dhunshëm ndryshojnë në varësi të kontekstit dhe vendit. Shpesh, ato

ndryshojnë edhe brenda të njëjtit rajon;• Nuk ka një profil përfundimtar të individëve të cilësuar “në rrezik”;• Nuk ka formula të gatshme për të luftuar ideologjitë e dhunshme, veçanërisht aty ku ato janë të

rrënjosura në mjedise jo të dhunshme;• Ndërhyrjet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, shpesh rrezikojnë pasoja të paqëllimshme dhe

të paparashikueshme;• Mjedisi në të cilin kultivohet ekstremizmi i dhunshëm zhvillohet dhe ndryshon me shpejtësi, veçanërisht

në frontin teknologjik.

Page 54: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

52

cëRRIK 2018. zyRTARë VeNdORë dhe PëRfAQëSueS NGA ShOQëRIA cIVIle GJATë NJë TRAJNImI mbI cVe-Në

Page 55: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

53

5 KUADRI LIGJOR Bashkitë dhe siguria publike

Page 56: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

54

5. Kuadri ligjor - Bashkitë dhe siguria publike

Në përputhje me praktikat më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, të cilat përcaktojnë se njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të fuqizohen me qëllim që të jenë të afta të mbrojnë dhe mbështesin qytetarët e tyre, bashkitë në Shqipëri e konsiderojnë veten përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm aspektesh të reja që lidhen me këtë përkujdesje. Në vitin 2015 një ndryshim legjislativ i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, përkufizon misionin e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të drejtat dhe liritë e njohura dhe të pranuara të qytetarëve (siç parashtrohen në Kushtetutën e Shqipërisë). Në këtë ligj përcaktohen edhe format e duhura të shërbimeve publike dhe lehtësirat e tjera vendore që duhet të ofrohen në nivel vendor me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe nxitjen e frymës së komunitetit në përgjithësi.

Neni 29 i këtij ligji përcakton funksionet e drejtpërdrejta dhe detyrimet e bashkive në fushën e sigurisë publike (kujdesit publik) nëpërmjet shërbimeve të emergjencave civile dhe shërbimit zjarrfikës dhe të shpëtimit për të bërë të mundur sigurinë fizike. Ky nen parashikon përgjegjësi edhe për mbrojtjen e paqes dhe harmonisë sociale brenda komunitetit duke përdorur mekanizmat për parandalimin e kundërvajtjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Dy nga pikat kryesore të këtij neni janë:

• Garantimi i mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimi dhe ndërmjetësimi për zgjidhjen e konflikteve në komunitet;

• Parandalimi i kundërvajtjeve administrative, forcimi, inspektimi dhe monitorimi i zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Zbatimit i këtyre funksioneve mbështetet nga tre ligje: Ligji Nr. 8224/1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Bashkiake”(i ndryshuar), Ligji Nr. 10279/2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe Ligji Nr. 8756/2001 “Për emergjencat civile” (i ndryshuar). Strukturat bashkiake, të tilla si inspektoratet e mjedisit, mbrojtjes së territorit dhe shërbimit veterinar, japin një kontribut të rëndësishëm në sigurinë publike të komunitetit. Njësia kryesore lokale për ruajtjen e rregullit dhe ligjit është policia bashkiake. Gjithsesi, bashkitë administrojnë edhe strukturat e shërbimit zjarrfikës. Sipas rregullores së miratuar nga këshilli bashkiak, policia bashkiake mund të ushtrojë kontroll në territor duke vendosur sanksione (gjoba) për kundërvajtje administrative që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor, mjedisin (djegien e mbetjeve), qetësinë publike (zhurmat), infrastrukturën publike (ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore), përdorimin ose shpërdorimin e sipërfaqeve publike (shitësit ambulantë) dhe moralin publik (alkoolizmin).

Përgjegjësitë ligjore në lidhje me sigurinë dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Edhe pse Ligji për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka dispozita të drejtpërdrejta për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Neni 4 i ligjit thotë se në veprimtarinë e tyre organet e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të veprojnë konform Kushtetutës, ligjeve dhe akteve nënligjore. Kjo dispozitë i detyron bashkitë të angazhohen në zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 930/2015, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”. Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Plani i Veprimit parashikojnë një fushë prioritare (Nr. 7): zhvillimin e njohurive dhe ekspertizës kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes studimeve dhe rritjes së ndarjes së informacionit. Politikat e ardhshme të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm do të pasqyrojnë të informatat operacionale të organeve të inteligjencës, të dhënave, hulumtimet dhe analizat mbi nxitësit e ekstremizmit të dhunshëm si edhe mbi potencialin e rimëkëmbjes së komunitetit.

Edhe në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2017-2020 dhe në Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020 përcaktohen objektiva që trajtojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Plani i veprimit, si pjesë përbërëse e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka përcaktuar tre përparësi për ndërhyrjen në nivel komuniteti:

• Përmirësimi i mekanizmave për gjithëpërfshirjen dhe angazhimin në komunitet

• Kundërveprimi ndaj propagandës së ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet përqafimit të vlerave demokratike.

• Hartimi i drafteve mbi politikave gjithëpërfshirëse dhe afatgjata mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Page 57: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

55

Përmbushja e këtyre përparësive është në përputhje edhe me këto nene të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore:

• Neni 8 “Ushtrimi i autoritetit me interes publik vendor” që u bën të mundur organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore të ushtrojnë kompetencat e tyre nëpërmjet vendimeve, urdhëresave dhe urdhrave, duke u dhënë kështu mundësinë atyre të ndërmarrin nisma që synojnë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

• Nenet 23-28 përcaktojnë funksionet e bashkive që mund të ndikojnë te faktorët që i shtyjnë qytetarët drejt radikalizimit dhe/ose akteve të ekstremizmit të dhunshëm.

Edhe pse agjencia kryesore e zbatimit të ligjit (Policia e Shtetit) nuk është pjesë e strukturës vendore, qeveria qendrore ka formalizuar mekanizma të ndryshëm (trajtimi i dhunës në familje, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja e fëmijëve dhe “shkollat si qendra komunitare”) që fuqizojnë bashkitë në drejtim të parandalimit dhe trajtimit të çështjeve që lindin nën fushën e rendit dhe sigurisë. Është formalizuar dhe është vënë në zbatim tashmë filozofia dhe praktika të policimit në komunitet gjë që përbën një urë tjetër të rëndësishme bashkëpunimi dhe partneriteti mes bashkive dhe Policisë së Shtetit dhe mes kësaj të fundit dhe qytetarëve. Këshillat vendorë të sigurisë të ngritur kohët e fundit (KVS) në shumë bashki janë shembulli kryesor i këtyre partneriteteve në veprim.

Mekanizmi i dhunës në familje. Sipas Ligjit Nr. 9669/2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, Ligjit Nr. 47/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”, të ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 334/2011, “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”, komiteti drejtues i mekanizmit drejtohet nga kryetari i bashkisë, ndërsa aktori kryesor për koordinimin e ekipit teknik ndërdisiplinor dhe ndihmën për viktimat në procedurat e mëtejshme dhe në plotësimin e dosjeve është edhe punonjësi i bashkisë (koordinatori vendor për referimin e rasteve të dhunës në familje). Shumë nga faktorët që i shtyjnë njerëzit drejt dhunës në familje, si mungesa e arsimimit, varfëria, etj., janë të njëjtët që favorizojnë orientimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Ndaj, trajtimi i këtyre faktorëve në komitetin drejtues dhe marrja e masave të përshtatshme favorizojnë parandalimin dhe/ose uljen e potencialeve për risk

Mekanizmipërluftënkundërtrafikimittëqenievenjerëzore.Sipas VKM-së Nr. 499/2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit” dhe VKM 814/2014 “PërNjë shtesë në VKM 663/2013 Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit, 2013-2020 dhe Planit të Veprimit për vitet 2013-2016”, në nivel prefekture dhe nënprefekture ngrihen komitetet rajonale kundër trafikimit të grave dhe fëmijëve. Anëtarë të këtyre komiteteve janë kryetari i bashkisë së bashku me drejtuesit kryesorë vendorë (si drejtorët e shërbimeve sociale, zyrat e punës, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, drejtoritë rajonale të arsimit, dhe drejtoritë e shëndetit publik). Komitetet dhe nënkomitetet e antitrafikimit fokusohen te qytetarët në rrezik, të tillë si gratë e papuna dhe të paarsimuara dhe fëmijët e tyre. Kjo kategori është e rrezikuar edhe nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi, mbivendosja e të cilave zgjeron fushën e veprimtarisë së komiteteve të antitrafikimit për të pasur ndikim të konsiderueshëm edhe në fushën e luftës dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Mekanizmi për fëmijët në rrezik. Sipas Ligjit Nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” dhe VKM-së Nr. 265/2012, “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij”, çdo bashki duhet të ketë një specialist për mbrojtjen e fëmijëve. Po ashtu, në nivel vendor ngrihen dhe funksionojnë një grup multidisiplinor dhe njësia për mbrojtjen e fëmijëve. Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve hasin probleme që lidhen me gjendjen e vështirë ekonomike të familjeve, braktisjen apo mosregjistrimin në shkollë, dhunën në familje, trafikimin, shfrytëzimin e fëmijëve, martesat e vajzave minorene dhe aksesi për personat me paaftësi. Këto njësi angazhohen në fushata ndërgjegjësimi për Sigurinë Online të Fëmijëve që lidhet me rrezikun e radikalizimit online dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve me probleme shëndetësore, përfshirë këtu edhe çështje të shëndetit mendor.

Shkollat si qendra komunitare. Sipas VKM-së Nr. 11/2016 “Për miratimin e Strategjisë së Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar për periudhën 2014–2020”, në ekipin e bashkërendimit të zbatimit të nismës së

Page 58: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

56

shkollave si qendra komunitare bëjnë pjesë edhe drejtorët e shkollave (ose zëvendës-drejtorët si drejtues të ekipit), anëtarët e këshillit të prindërve, nxënësit, mësuesit, punonjësit e policisë, dhe përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe partnerë të tjerë socialë. Angazhimi i komunitetit dhe përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes vendore në këtë mekanizëm bëjnë të mundur lehtësimin e dialogut për trajtimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimi, si braktisja e shkollës nga të rinjtë dhe ata që mund të bëhen viktima të krimit të rrugës.

Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike. Sipas VKM-së 83/2015 “Për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore” (ndryshuar me VKM-në Nr. 11/2018”), Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore ka udhëzuar bashkitë të ngrenë këshillat vendorë të sigurisë publike. Këshilli drejtohet nga kryetari i bashkisë dhe përbën forumin më të përshtatshëm për trajtimin e çështjeve vendore që janë jashtë kuadrit të mekanizmave aktualë të referimit. Këshillat vendorë të sigurisë publike mund të trajtojnë si faktorët shtytës (të tillë si përjashtimi, pabarazia, diskriminimi, apo mohimi i të drejtave dhe lirive të njeriut) ashtu edhe faktorët tërheqës (si ekzistenca e grupeve vendore ekstremiste apo takimet e predikimet e drejtuesve ideologjikë/shpirtërorë) që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.

Policimi në komunitet. Sipas Ligjit Nr. 108/2015 “Për Policinë e Shtetit” dhe VKM-së Nr. 702/2015 “Për miratimin e Strategjisë së Rendit Publik 2015–2020 dhe të planit të veprimit 2015–2017”, punonjësit e policimit në komunitet, përgjegjës për një lagje të caktuar, mbajnë kontakte të rregullat me përfaqësuesit e pushtetit vendor, veçanërisht me kryetarët e njësive administrative. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në komunitet është një aspekt i rëndësishëm i policimit në komunitet dhe përputhet edhe me detyrimin ligjor të bashkive në kuadër të policimit në komunitet. Ky është edhe mekanizmi më i thjeshtë për t’u promovuar dhe përhapur te qytetarët që duan të diskutojnë apo raportojnë një rast ku ka tregues të dhunës dhe/ose ekstremizmit të dhunshëm.

Përgjegjësitë ligjore në lidhje me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (faktorët tërheqës).

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore u ngarkon NJQV-ve përgjegjësi për përmbushjen e këtyre funksioneve: infrastruktura dhe shërbimet publike; kultura, sportet dhe shërbimet e argëtimit; mbrojtja e mjedisit; bujqësia dhe zhvillimi rural, pyjet dhe kullotat publike, natyra dhe biodiversiteti; zhvillimi ekonomik vendor; dhe siguria publike.

Puna e presupozuar e bashkisë për trajtimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm mund të përfshihet në katër grupe: planifikimi strategjik, shëndeti publik, mirëqenia sociale, dhe infrastrukturë dhe mjedisi.

Planifikimistrategjik. Sipas Ligjit Nr. 107/2014, “Për Planifikimin e territorit”, të gjitha bashkitë duhet të kenë dy dokumente të rëndësishme: planin e përgjithshëm të zhvillimit vendor dhe planin e zhvillimit të territorit. Hartimi dhe zbatimi i këtyre dokumenteve jo vetëm që bën të mundur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, por përcakton edhe rregulla në mbështetje të aktiviteteve sociale dhe ekonomike, duke harmonizuar kështu interesat e komunitetit në përgjithësi. Duke optimizuar nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve, bashkitë e konsoliduara mund të sigurojnë fonde për organizata joqeveritare dhe të japin grante për projekte të ndryshme zhvillimi, si ato që synojnë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Shëndeti publik. Siç evidentohet edhe në Ligjin Nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, në Ligjin Nr. 10107/2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe në Ligjin Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë,” bashkitë kanë një rol të kufizuar në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Megjithatë, legjislacioni aktual parashikon përgjegjësi për krijimin dhe sigurimin e një mjedisi të shëndetshëm, mirëmbajtjen e infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor parësor (si pjesë e pronave të pushtetit vendor), kontributin financiar për institucionet e kujdesit shëndetësor brenda territorit të tyre dhe monitorimin e aktiviteteve të shëndetit në bashkëpunim me organet e qeverisë qendrore si funksione të vetë bashkive. Për të trajtuar faktorët që lidhen me çështjet e shëndetit mendor, është jashtëzakonisht e nevojshme të rriten fondet që synojnë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e të gjithë sistemit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor mendor dhe psikologjik.

Page 59: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

57

Mirëqenia sociale. Sipas Ligjit Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë,” Ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social,” dhe Ligjit Nr. 9355/2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (të ndryshuar), bashkitë duhet të krijojnë dhe administrojnë shërbimet sociale për grupet në rrezik. Sipas ligjit, bashkitë duhet të identifikojnë individët dhe grupet që kanë nevojë të ngutshme për mbështetje dhe ndihmë, të trajtojnë rastet e tyre dhe të mbajnë në vëzhgim jetën dhe sjelljen e tyre. Ky monitorim apo përpjekjet parandaluese duhet të ndërthuren edhe me përpjekjet për të trajtuar përkeqësimin apo përshkallëzimin e mundshëm të situatës që mund të çojë në radikalizimin e këtyre individëve.

Infrastruktura dhe mjedisi. Sipas Ligjit Nr. 10463, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të ndryshuar, Ligjit Nr. 8094/1996 “Për largimin publik të mbeturinave” dhe Ligjit Nr. 107/2014 “Për planifikimin e territorit,” bashkitë janë përgjegjës për funksionimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjen e ekosistemit, përfshirë këtu pyjet, kullotat, lumenjtë dhe përrenjtë. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës është një nga funksionet kryesore të bashkive. Bashkitë kanë kompetenca të plota administrative, rregullatore për investime. Mjedisi i pastër së bashku me infrastrukturën funksionale dhe efikase ndikojnë pozitivisht në perceptimin e qytetarëve për jetën e tyre dhe kontribuon në parandalimin e klimës që nxit qëndrime dhe sjellje ekstremiste.

Page 60: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

58

6. Bibliografia

• Alava, Frau-Meigs, and Hassan - Youth and violent extremism on social media, UNESCO, 2017.

• A Teacher’s Guide on the Prevention of Violent Extremism, United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO), 2016.

• Chanel Duty Guidance: Protecting Vulnerable People from Being Draën into Terrorism, HM Government, 2015.

• Charting a New Course: Women Preventing Violent Extremism, Unitet States Institute of Peace (USIP), 2015.

• City Resilience Framework, Rockefeller foundation and Arup International Development, 2015.

• Comprehensive Planning, USAID PLGP and Co-PLAN, 2013.

• De Silva, S, Role of Education in the Prevention of Violent Extremism, 2017.

• Denoeux, G and Carter, L., Guide to the Drivers of Violent Extremism, USAID, 2009.

• Dokumenti për Policimin dhe Sigurinë në Komunitet 2015-2018, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë (DPPSH), 2015.

• Ekstremizmi i Dhunshëm në Shqipëri, IDM, 2018

• Empowering Local Partners to Prevent Violent Extremism in the United States, the Ëhite House, 2011.

• European Charter for Equality of women and men in local life, CEMR, 2006.

• Expert Meeting Report: Developing Effective Counter-Narrative Frameworks for Countering Violent Extremism, Hedayah and International Cetnre for Counter-Terrorism (ICCT), 2014.

• Ezekilov, J., Countering Violence Extremism by Addressing Masculinities Issues, 2017.

• Gender Brief Albania, UN Women & UNDP, 2016.

• Guidance for working ëith children and Young People who are vulnerable to the messages of radicalization and extremism, Camden Safeguarding Children Board (CSCB), 2015.

• Handbook on Children Recruited and Exploited by Terrorist and Vionet Extremist Groups: The Role of the Justrice System, United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), 2017.

• Idris, I. and Abdelaziz, A., Women and Countering Violent Extremism, GSDRC Helpdesk, 2017.

• Kelmendi, V. and Balaj, S., New Battlegrounds: Extremist Group’s Activity on Social Netëorks in Kosovo, Albania and FYROM, Kosovar Center for Security Studies (KCSS), 2017.

• Kisic, I., Radosavleviq, D., Stanko, J., Petroviq, P., Kilibarda, P., Domonji, P “Violent Extremism: The Major Challenge of Our Times. Manual for civil Society Organizations”, Komiteti Shqiptar I Helsinkit, 2018.

• Preventing Violent Extremism: Gender Perspectives and Women’s Roles, Monash University, 2017.

• Përmbledhje Legjislacioni për të Drejtën e Informimit, Konsultimin Publik, Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Sekretin Shtetëror, Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), 2017.

• Radicalisation and Counter-radicalisation: A Gender Perspective, European Parliament, 2016.

• Manual për Policimin në Komunitet, Swedish Albanian Community Policing Project (SACP), 2015.

• Manual për Zyrtarët Vendorë, USAID PLGP, 2015.

• Me Shkollat për Komunitete të Sigurta (Program Trajnimi), CIJA US, 2017.

• Mirahmadi, H. and Farooq, M., Developing a Community-Led Approach to Countering Violent Extremism, World Organization for Resource Development and Ed (WORDE), 2016.

• National Review of the implementation of the Beijing Platform of Action - Beijing +25, Government of Albania, 2019.

Page 61: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

59

• National Action Plan on Implementation of the Resolution 1325 of the United Nations Security Council on Women, Peace and Security, 2018-2020 (adopted by DCM No. 524. dated 11.09.2018).

• Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE), Senior Police Advisor, Good Practices in Building Police-Public Partnership, OSCE, 2008.

• Parandalimi dhe Lufta kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që Favorizon Terrorizmin: Qasja e Policimit në Komunitet, OSBE, 2014.

• Raport për Zbatimin e Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave 2014 – 2017, Ministria e Punëve të Brendshme, 2016.

• Raport për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen, PLGP dhe UN Women, 2017.

• Resilient Los Angeles, Mayor Eric Garcetti, City of Los Angeles, and 100 Resilient Cities, 2018.

• Schmid, A., Violent and Non-Violent Extremism: Two Sides of the Same Coin, ICCT, 2014.

• Setting the Scene for Preventing Extremism in South East and South Asia, Policy Brief (undated), UN Women & Monash University, 2018.

• The Manual for Civil Society “The Community-Based Scorecard”, UN Women Albania, 2013.

• Toleranca Fetare në Shqipëri, IDM, 2018.

• Tuck, H. and Silverman, T., The Counter-Narrative Handbook, Institute of Strategic Dialogue (ISD), 2016.

• Understanding Pull and Push Factors in Kosovo. Primary Intervieës ëith Returned Foreign Fighters and their Families, UNDP, 2017.

• Udhëzues për Shkollat si Qendër Komunitare, një Shkollë Miqësore për të Gjithë, Save the Children dhe Instituti I Zhvillimit të Arsimit, 2014.

• Understanding Referral Mechanisms in Preventing and Countering Violent Extremism and Radicalization that Lead to Terrorism: Guidebook for South-Eastern Europe. OSCE, 2019.

• Violent Extremism in the Western Balkans, Research Report, ERF & British Council, 2018.

• Women and Men in Albania, INSTAT, 2018

• Zaimi G., Religious Radicalization and Violent Extremism in Albania, Macedonia e Kosovo, 2017.

Burime online

https://cve.gov.al/ http://www.qbz.gov.al/http://arsimi.gov.al/http://www.instat.gov.al/ https://portavendore.al/ http://kshk.gov.al/http://www.femijet.gov.al/http://www.al.undp.org/ http://debatiperfene.wordpress.com/https://www.counterextremism.com/countries/albaniahttp://peacewomen.org/ https://strongcitiesnework.org/https://www.100resilientcities.org/http://www.hedayah.ae/https://www.usip.org/ https://www.sfcg.org/https://globalriskinsights.com/

Page 62: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit
Page 63: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit
Page 64: Udhëzues për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE) · 1 pËr bashki mË efektive, komunitete mË aktive e qytetarË mË tË sigurt udhËzues pËr parandalimin e ekstremizmit

RR. DERVISH HIMA 3 KULLAT PRAPA STAD. QEMAL STAFA

KULLA 1, APT. 91, KATI 10 TIRANA, ALBANIA

www.plgp.al

facebook.com/Albania.USAID

United States Agency for International Development (USAID)Planning and Local Governance Project in Albania (PLGP)