universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është:...

33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: EDUKIMI MUZIKOR NË SHKOLLAT FILLORE Mentore: Studentja: Prof. Asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Adelina Sufaj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 06-Mar-2021

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: EDUKIMI MUZIKOR NË SHKOLLAT FILLORE

Mentore: Studentja:

Prof. Asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia Adelina Sufaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

2

Ky punim diplome u mbrojt me dt: ____/ ____/ ______ para komisionit vlerësues në

përbërje me:

1. Udhëheqësi shkencor_______________________

2. Kryetar _______________________

3. Antar _______________________

Nënshkrimet e antarëve të komisionit vlerësues:

1. ____________________

2. ____________________

3. ____________________

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _________ (___)

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

3

Përmbajtja MIRËNJOHJE .............................................................................................................................................. 5

ABSTRAKTI ................................................................................................................................................ 6

HYRJE .......................................................................................................................................................... 7

KAPITULLI I ............................................................................................................................................... 8

1.Edukata në procesin mësimor .................................................................................................................... 8

1.1. Mësimi është një proces aktiv ................................................................................................................ 8

1.2. Mësimdhënia krijuese ............................................................................................................................ 9

1.3. Përdorimi i ideve të nxënësve ................................................................................................................ 9

1.4. Edukatë muzikore ................................................................................................................................ 10

KAPITULLI II ............................................................................................................................................ 11

2. Roli dhe rëndësia edukativo-arsimore e muzikës .................................................................................... 11

2.1. Qëllimi dhe objektivat e edukimit dhe të arsimit muzikor në shkollën fillore ..................................... 12

2.2. Vendi i edukatës muzikore në planin mësimor të shkollës fillore ....................................................... 14

2.3. Kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor ........................................................................................ 15

2.4. Ndërlidhja midis edukatës muzikore dhe lëndëve të tjera .................................................................. 15

2.5.Si t’iu qaset vepra muzikore nxënësve .................................................................................................. 17

KAPITULLI III ................................................................................................................................................ 19

3. Veprimtaria krijuese e nxënësve në edukimin muzikor .......................................................................... 19

3.1.Muzika dhe shprehja figurative ............................................................................................................. 20

3.2. Përjetimi i këngës nëpërmjet demonstrimit.......................................................................................... 20

3.3.Diktimi muzikor .................................................................................................................................... 21

3.4.Këndimi i këngëve ................................................................................................................................ 21

3.5.Lojërat fëminore .................................................................................................................................... 21

3.6.Kultura e dëgjimeve muzikore .............................................................................................................. 22

KAPITULLI IV .......................................................................................................................................... 23

4.Metodika e edukatës muzikore ................................................................................................................ 23

4.1 Format dhe metodat mësimore .............................................................................................................. 23

4.2. Përdorimi i mjeteve mësimore në mësim ............................................................................................ 26

4.3.Planifikimi i punës mësimor ................................................................................................................. 27

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

4

4.4. Organizimi dhe veçoritë e mësimit muzikor ........................................................................................ 28

Përfundim .................................................................................................................................................... 30

Literatura ..................................................................................................................................................... 31

Burime nga interneti ................................................................................................................................... 32

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

5

MIRËNJOHJE

Për realizimin e këtij punimi të diplomës me titull “Edukimi muzikor në shkollat fillore”,

së pari dëshiroj të falënderoj udhëheqësen time shkencore Prof. Asoc.Msc: Mimoza Kurshumlia

për mbështetjen që më ka ofruar rreth kësaj teme me literaturë, ide dhe sugjerime!

Në anën tjetër falënderoj familjen dhe shoqërinë për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe të

gjithë profesorëve që me përgatitjet e tyre profesionale më bënë të përmbushur në aspektin

intelektual.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

6

ABSTRAKTI

Në këtë punim diplome do të paraqes një temë të rëndësishme për edukimin muzikor në

shkollat fillore. Pasi që edukimi në shkollat fillore është një bërthamë që një fëmijë të ketë

sukses në të ardhmen.

Me anë të këtij punimi kam për synim të analizojë rolin dhe rëndësinë edukativo-

arsimore në shkollën fillore, pikërisht se sa e rëndësishme është edukata muzikore te kjo

kategori, si kategoria më e rëndësishme në shoqëri. Edukata muzikore si lëndë në vete ka filluar

të tërheq vëmendjen e hartuesve të kurrikulave, mësimdhënësve, si dhe fëmijëve që në moshë të

re.

Duke e ditur se sa e rëndësishme është muzika në jetën e njeriut, mësimdhënësi është ai

që ka punën kryesore duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e metodave dhe formave mësimore

sepse mënyra se si realizohen ato, ndikon në zhvillimin psiko-fizik të tyre.

Me anë të këtij punimi jam munduar të hedh dritë në edukimin muzikor dhe rëndësinë e

muzikës në jetën e fëmijës. Objektivi është të argumentoj se edukimi muzikor është bazë në

shkollat fillore, sepse muzika është vet arti i të shprehurit, i mendimit dhe i ndjenjave që

paraqiten dhe shprehen me anën e tingujve të cilët zhvillojnë kreativitetin dhe botën imagjinare

të çdo njërit, botën e cila është e veçantë dhe e bukur.

Fjalët kyçe: nxënës, mësimdhënës, edukatë, muzikë, metoda etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

7

HYRJE

Edukimi muzikor është një komponent me rëndësi në zhvillimin e personalitetit të njeriut

e kjo duhet të fillojë qysh në moshë të hershme. Kënga është ajo që e përcjellë njeriun gjatë tërë

jetës së tij. E për këtë arsye edukata muzikore është shumë me rëndësi në shkollën fillore pasi

këtu fëmija fillon të njihet me format themelore të edukimit muzikor.

Së pari gjatë këtij punimi do të paraqes edukatën në procesin mësimor, mësimin si një

proces aktiv, mësimdhënia krijuese.

Përdorimi i ideve të nxënësve si në çdo lëndë edhe në lëndën e edukatës muzikore ka

rëndësi sepse në këtë mënyrë ndikon në angazhimin më të madh të nxënësve në mësim. Të gjitha

këto do të shtjellohen në kreun e parë.

Në kapitullin e dytë do të trajtojë rolin dhe rëndësinë edukativo-arsimore të muzikës,

qëllimet dhe objektivat mësimore, kënga në edukimin muzikor dhe ndërlidhja e muzikës me

lëndët tjera.

Në kapitullin e tretë trajtohet veprimtaria krijuese e nxënësit si një proces edukativ,

ndikimi i muzikës në shprehjen figurative të nxënësve, mënyra se si e përjetojnë nxënësit këngën

nëpërmjet demonstrimit, kultura e dëgjimit të këngëve.

Kapitulli i katërt përfshin metodikën e edukatës muzikore, pastaj planifikimi dhe

organizimi i punës mësimore, si dhe disa nga llojet e mjeteve, formave dhe metodave të punës të

aplikuara në mësimdhënie. Realizimi i secilës fazë të orës mësimore kërkon aplikimin e njërës

prej tyre, në mënyrë që ora të jetë sa më produktive.

Që mësimdhënia të jetë e sukseshme, përfshirja e nxënësve duhet të jetë pa dallim sepse

jo të gjithë nxënësit janë të talentuar në muzikë dhe pa marrë parasysh qasja e mësimdhënësit

duhet të jetë e njejtë.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

8

KAPITULLI I

1.Edukata në procesin mësimor

Mësuesi që dëshiron të kultivojë motivim, tregohet i respektueshëm me nxënësit dhe me

dëshirë për të vlerësuar praktikën e tyre të të nxënit. Ai vendos në procesin didaktik mirësjellje

dhe humanizëm. Mësimdhënia e mbështetur mbi këta parametra, nuk është diçka spektakolare,

por është një formë e përhershme, e cila në vazhdimësi e gjallëron procesin mësimor. Një

mësimdhënie e tillë është ndryshe nga mësimdhënia kërcënuese, e cila mbështetet tek urdhërat,

komandat, rregullat, teknikat dhe procedurat, që krijojnë mbingarkesë për mendjen e nxënësit,

por edhe shkaktojnë largësi me mësuesin, sepse bllokojnë mundësitë drejt krijimit dhe

shfrytëzimit të burimeve, duke mohuar nevojat e saj.

Mësimdhënie, që mund ta quajmë humaniste karakterizohet nga qetësia në punën me

nxënësit. Ndërsa didaktika kërcënuese nuk toleron pauza apo shkëputje, nuk jep kohë për të

menduar.

Mësimdhënia humane vlerëson këndvështrimin e nxënësve dhe e pranon atë si një burim,

vlerëson edhe kurbën e reflektimeve, për të lehtësuar pastaj shpeshtësinë e vendimeve dhe

veprimeve. Mësuesi me qëndrim dhe sjellje të kulturuar e nxit motivimin e nxënësve të tij, nxit

energji e veprime, të cilat sjellin progres të padiskutueshëm në mësim, prandaj mësimi është

koncepti themelor i çdo mësimdhënie i cili mësim është dhe duhet të jetë gjithmonë një proces

aktiv.

1.1. Mësimi është një proces aktiv

Edukimi varet, para së gjithash, nga intelegjenca dhe aftësitë e vëmendjes. Përvetësimi i

mësimit është një proces aktiv, i cili lidhet me ndërtimin e një përfaqësimi mendor, që shpreh

përceptimin individual të çdo nxënësi.

Vëmendja nënkupton orientimin, kontrollin ose seleksionimin e një ose disa formave të

veprimtarisë, gjatë një periudhe kohore, e cila nuk mund të zgjasë shumë. Vëmendja ushtrohet

njëllojë edhe në aspekte intelektuale, ajo synon t’u japë rregull e përparësi kohore ideve dhe

operacioneve intelektuale.Aktualisht në mësim bëhen përpjekje që nxënësit të zotërojnë sjellje të

automatizura dhe të kontrolluara, të cilat, për t’i përvetësuar, kërkojnë përpjekje gjatë procesit të

të mësuarit.1

1 Kaza, ndue, Motivimi dhe mësimdhënia, Tiranë, 2009,fq. 242,243, 14,15

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

9

1.2. Mësimdhënia krijuese

Mësuesi në mësimdhënie është krijues duke përsosë veprimtarinë didaktike në shërbim të

rritjes së cilësisë së mësimit kur përgatitet si të mbështesë dhe të ndihmojë nxënësit, si t’i japë

një formë të mirë mendjes së tyre, që ajo të marrë një zhvillim drejt realizimit të plotë. Ai është

krijues në mësimdhënie kur u përgjigjet nevojave të rritjes së çdo nxënësi, duke punar me durim.

Në këtë mënyrë jep dhe kërkon tek secili nxënës sipas mundësive dhe nevojave reale.

Për të aktivizuar nxënësit, nuk mjafton të përgatitesh mirë për shpjegim, por është e

domosdoshme të krijohet në mësim një raport i tillë edukativ, që i përkushtohet procesit të

përfitimit të njohurive.

Didaktika zbatohet në mënyrë krijuese kur nxit çdo nxënës që t’i përkushtohet formimit

të mendjes. Mësuesi krijues është i vetëdijshëm për nevojën e të qenit në kontakt të vazhdueshëm

me nxënësit. Ai tregohet dashamirës në përdorimin e disiplinës si mjet specifik për të

komunikuar me klasën dhe për të entuziazmuar çdo nxënës drejt njohjes së vetvetës dhe të botës.

Didaktika nuk mbahet thjesht si një përçuese informacioni nga mësuesi kreativ. Po të ishte

kështu, do të mjaftonte thjesht teksti i lëndës.

Të dish të mësosh në mënyrë kreative do të thotë të jesh i aftë të ngjallësh interes tek

nxënësit, t’u zgjosh atyre dëshirën për të mësuar, të kuptosh dhe të ndash nevojat dhe t’i

ndihmosh, që të kujdesen për formimin e tyre.2

Prandaj duhet që të merren në konsideratë edhe përdorimi i ideve të nxënësve.

1.3. Përdorimi i ideve të nxënësve

Përdorimi i ideve dhe kontributeve është një sjellje e cila përmbledh marrjen në

konsideratë, modifikimin, zbatimin krahasimin dhe përmbledhjen e përgjigjeve të nxënësve, në

funksion të qëllimeve të mësimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes së nxënësve në mësim. Ato mund të

përshkruhen shkurtazi:

Marrja në konsideratë - Duke përsëritur emrat dhe lidhjet logjike të shprehur nga ata (për

arritjen e qartësisë së mësimit).

Modifikimi - Përmes perifrazimit apo konceptualizimit me fjalët e saj/ tij apo të ndonjë

nxënësi tjetër (për të krijuar llojshmërinë e mësimdhënies).

2 Po aty fq. 209-211

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

10

Zbatimi - Për të dhënë përfundimet në mësim apo për të ndërmarrë hapin tjetër në një

analizë logjike të një problemi (për të rritur shkallën e suksesit).

Krahasimi - Marrja e idesë së nxënësit dhe krijimi i një lidhjeje midis idesë së shprehur

më parë nga nxënësi apo një nxënës tjetër (për të nxitur përfshirjen në procesin e të nxënit).

Përmbledhja - Përdorimi i asaj që është thënë nga një nxënës apo grup nxënësish, si

përmbledhje apo rishikim i koncepteve të mësuara (për të rritur orientimin në detyrë).3 Përdorimi

i ideve të nxënësve praktikë gjenë edhe në edukatën muzikore.

1.4. Edukatë muzikore

Muzika është pjesë e formimit kulturor dhe nevojë e përhershme e njeriut. Mundëson

dëgjim selektiv dhe aktiv të muzikës në programet e mediave dhe shfaqjeve muzikore.

Pjesëmarrje në formacione të ndryshme dhe veprimtari të tjera muzikore; arsimim të mëtejmë,

që nënkupton interesim më të gjerë për muzikën.4

Muzika si pjesë e edukatës estetike e begaton jetën fëminore emocionalisht dhe ndihmon

të kuptuarit dhe zhvillimin e dhuntive krijuese të tyre. Muzikaliteti i përgjithshëm është

komponente qenësore në formimin e personalitetit të fëmijës. Duke u formuar qëndrimi pozitiv

ndaj punës, kultivohen cilësitë pozitive të personalitetit: shija për të bukurën, karakteri, vullneti,

botëkuptimi i drejtë për jetën dhe të vërtetat e saj shkencore, etj.

Edukata ndikon në të përshtaturit e jetës së fëmijëve në shoqëri. Gjatë veprimtarive

muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u

nënshtrohen atyre kolektive, të cilat gjithnjë ngrihen në vlera më të larta.

Mësimi duhet të zhvillohet në vlera muzikore-artistike të vërteta, të cilat bëhen ushqim

shpirtëror dhe pjesë e pandarë e jetës, duke ua zbukuruar më shumë atë.5

3 Musai, Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003, fq. 22, 23

4 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/edukate-muzikore-klasa-i-dhe-ii.pdf

5 Dhomi. Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq.14

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

11

KAPITULLI II

2. Roli dhe rëndësia edukativo-arsimore e muzikës

Në formimin e gjithanshëm të personalitetit të njeriut, rol vendimtar kanë edukata dhe

arsimi. Edukata muzikore në pedagogjinë bashkëkohore ka rol parësor dhe ka rëndësi në

zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit. Kjo veprimtari duhet të jetë e planifikuar dhe e

sistemuar mirë, sepse ekzistenca e vetë njeriut dhe evulocioni i tij, janë të lidhura ngushtë edhe

me artin, edukatën, pra edhe muzikën. Edukata mbështetet në zhvillimin pozitiv të cilësive të

personalitetit duke i përvetësuar vlerat morale, si në shoqëri ashtu edhe në punë.6

Muzika shpreh gjendjen emocionale të njeriut duke i mundësuar përjetim dhe përceptim

estetik të realitetit, pra, muzika është njohje emocionale e botës shpirtërore. Raportet dhe

dukuritë në shprehjen muzikore nuk janë statike, por paraqiten në lëvizje dhe zhvillim të

vazhdueshëm.

Ky art bën që të depërtojë thellë në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë. Pikërisht këtu

qëndron mundësia për ndikim eduaktiv-arsimor të muzikës.7

Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila

lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Muzika është

pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të

ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Kjo lëndë i aftëson që të gjithë nxënësit të jenë

pjesëmarrës aktivë në jetën shkollore, duke bërë atë më të bukur e më të begatshme. Kjo lëndë iu

mundëson nxënësve kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave , duke i përdorur ato për

t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat.8

6 Po aty fq. 7

7 Spahiu. Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq.22

8 Shamku. Violeta, Hala. Majlinda, Libër mësuesi-Edukim muzikor 1,2,3,4,5, fq. 5

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

12

Muzika tek fëmijët kultivon ndjenjën e punës në grup me pak fjalë gjithçka ka të bëjë me

mirkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Rrit vetbesimin e fëmijës ata mësojnë që jo

çdokush është përfekt dhe se gjithkund ka vend për të përmirësuar.9

2.1. Qëllimi dhe objektivat e edukimit dhe të arsimit muzikor në shkollën

fillore

Qëllimi kryesor i edukimit dhe arsimimit muzikor në shkollën fillore dhe të mesme të ulët

është që nxënësit të bëhen muzikdashës dhe njohës të artit muzikor.

Lënda ka për qëllim të zgjojë emocione dhe interes për veprimtari të ndryshme

muzikore; të ndikojë në formimin e qëndrimit pozitiv ndaj muzikës kombëtare dhe botërore; të

edukojë për përzgjedhje selektive të programeve muzikore dhe për mjedis të shëndoshë tingëllor;

të mundësojë këndimin dhe luajtjen e përmbajtjeve muzikore, brenda mundësive individuale; të

zhvillojë kriteret për vlerësim dhe mendim kritik;

Përmes objektivave nxënësit do të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë për muzikim të

përbashkët nën udhëheqjen e mësuesit; zhvillojnë aftësinë për dëgjim aktiv të muzikës;

zhvillojnë të shprehurit kreativ; mundësohet ndërlidhja e muzikës me gjuhë amtare dhe gjuhë të

huaj dhe arte tjera.10

Një komponentë e rëndësishme e edukimit muzikor është zhvillimi i veshit muzikor të

nxënësve duke nënkuptuar zhvillimin e ndjenjës ritmike dhe melodike.

Ritmi zë vend të rëndësishëm në mësimdhënie si një përbërës elementar të shprehjes

muzikore.

Dukuritë e ndryshme ritmike, të larmishme gjenden në natyrë e në shumë veprime tona.

Ritmikisht ndërron dita dhe nata, ditët e javës, stinët. Hapat tanë, lëvizjet e ndryshme që bëhen

me tërë trupin apo duart duke punuar, kanë vazhdimësi ritmike. Tërë këtë larmi ritmike fëmijët e

përjetojnë shumë herët. Një numër të madh dukurish ritmike të shprehura nëpërmjet

9 http://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-prinderit/

10 https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/edukate-muzikore-klasa-i-dhe-ii.pdf

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

13

onomatopeve (tingull-imitimeve) nxënësit i kanë përjetuar në lojën e tyre spontane, kurse në

procesin mësimor do t’i përjetojnë duke i imituar. Do t’i përkujtojnë disa prej onamatopeve që i

kanë më të njohura si: tiktaku i orës (tik-tak, tik-tak), hapat e tyre (një-dy, një-dy)etj. Këto rrahje

nxënësit jo vetëm që do t’i shqiptojnë ritmikisht, por do t’i shoqërojnë me lëvizje ritmike: duke

duartrukitur, duke goditur me këmbë në dysheme, me pëllëmbë në bankë etj.

Fëmija para se t’i shqiptojë fjalët e para, para se t’i hedhë hapat e parë, fillon të reagojë

ndaj tingullit. Tingujt e fortë, të ashpër e shqetësojnë, e bëjnë të qajë, kurse tingujt e butë,

ninullat e nënës e qetësojnë. Ndjenja melodike ka zhvillim më të ngadalshëm në krahasim me

ndjenjën ritmike.

Në moshën shkollore edukimi dhe arsimimi muzikor instutucional ndikon dukshëm në

ngritjen e zhvillimit të aftësive muzikore, duke nxjerrë në pah edhe më shumë ndryshimet

individuale. Ndjenja melodike e nxënësve tregon gradë të ndryshme si në pikpamje të

preceptimit (kuptimit) të tërësive melo-ritmike (këngëve), ashtu edhe në riprodhimin e saktë të

tyre.

Përpunimi i ritmit – vetë melodia e këngës si tërësi melo-ritmike duhet të zbërthehet në

elementet përbërëse. Duke analizuar melodinë do të veçohet së pari ritmi, por para se të punohet

vërehet masa, në këtë rast edhe paramasa.

Përpunimi melodisë – interpretimi i lartësive tonale me solmizim në kuadër të melodisë

kërkon parapërgatitje, së pari duke e kënduar shkallën e-mol harmonike, në të cilën është kënga,

si dhe ushtrimin e motiveve melodike me kërcime intervalore. Melodia në tërësi interpretohet së

pari me solmizim e pastaj edhe me rrokje neutrale, nëse arrin formen e pastër melodike brenda

mundësive të nxënësve melodia mund të luhet në ndonjë instrument, që paraqet gërshetim

shumënxitës të muzikimit vokal dhe instrumental në mësimdhënje.

Nëpërmjet këngëve dhe ushtrimeve melodike nxënësit ballafaqohen me cilësinë më të

lartë të tonit - me lartësinë e tij.

Gjatë zhvillimit të veshit muzikor do të mundësohet shkrim leximi elmentar muzikor.

Këndimi i drejtë dhe i bukur është detyrë e vazhdueshme e procesit mësimor. Kënga, forma më e

shpeshtë e muzikimit, zhvillon ndjenjat estetike, por ushtrimet e drejta mundësojnë edhe

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

14

zhvillimin e zërave të tyre. Derisa ushtrimet ritmike dhe melodike para së gjithash zhvillojnë

veshin muzikor, ushtrimet e këndimit të bukur lartësojnë kulturën vokale të nxënësve.11

Dëgjimi i muzikës do t’i sjellë nxënësit në lidhje direkte me krijimtarinë muzikore, duke

u kujdesur të arrihet përjetimi emocional i veprave të dëgjuara. Nëpërmjet dëgjimit nxënësit do

t’i përjetojnë dhe do të njihen edhe me strukturën e tyre formale. Shija muzikore është objektiv i

rëndësishëm i edukimit muzikor, që nuk realizohet i ndarë, por në unitet dhe krahas

komponenteve të tjerë mësimorë. Meqenëse përvoja muzikore e nxënësve është e vogël ata nuk

mund t’i diferencojnë vlerat e vërteta muzikore, prandaj duhet pasur kujdes që gjatë punës

edukative muzikore të vijnë në kontakt me veprat që kanë cilësi të tilla. Veprat muzikore,

sidomos ushtrimet didaktike që nuk kanë vlerë jo vetëm që nuk i emocionojnë nxënësit por

ndikojnë negativisht në formimin e shijes muzikore.

Nëpërmjet formave të ndryshme të punës edukative muzikore, sidomos nëpërmjet

dëgjimit të muzikës, nxënësit do të njihen edhe me krijuesit muzikor pra me kompozitor të

dalluar. Për të fituar kulturë të përgjithshme muzikore, nxënësit duhet të njihen edhe me

instrumente muzikore, por duke mos kaluar në verbalizëm teorik. Pra nëpërmjet edukimit

muzikor nxënësit do të njihen me mjedisin më të afërt dhe më të gjerë muzikor.12

2.2. Vendi i edukatës muzikore në planin mësimor të shkollës fillore

Edukata muzikore në planin mësimor vjetor përfaqësohet me orë të rregullta mësimi, që

nga klasa e parë. Nga kjo kuptohet rëndësia e saj arsimore-edukative,sepse përmes saj

drejtëpërdrejt sendërtohet pjesa e madhe e detyrave të shumta e komplekse të edukimit dhe

arsimimit muzikor në shkollat fillore. Edukata muzikore është pjesë e hapësirës artistike në

përgjithësi dhe për këtë në procesin mësimor-edukativ i jepet vend me rëndësi dhe përfaqësohet

në çdo etapë të shkollës fillore. Kështu aftësohen që të mirren në mënyrë aktive me muzikë, e kjo

arrihet duke u ofruar vepra me vlerë për t’u dëgjuar. Edhe në melodi të shkurtra të përshtatura

11

Spahiu. Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 61,62,105,106,129,130,131,35,36 12

Po aty, fq.36,37

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

15

për këtë moshë të vogël, mund të arrihet qëndrimi kritik i mirëfilltë i fëmijëve; kështu arsyetohet

vendi dhe rëndësia që i jepet artit muzikor në shkollë dhe në programin e saj. Edukata muzikore

nuk u dedikohet vetëm fëmijëve të talentuar; çdo fëmijë ka të drejtë të mirret me muzikë, sipas

mundësive të tija psiko-fizke dhe aftësive që posedon.13

2.3. Kënga në edukimin dhe arsimimin muzikor

Kënga zë vend të posaçëm në procesin mësimor, sepse në tërë aktivitetin muzikor

këndimi është forma më e shpeshtë. Meqenëse kënga është produkt i krijuar nga tingulli muzikor

dhe fjala artistike duhet pasur kujdes që elementet përbërëse të saj të kenë vlerë artistike. Kënga

me vlerë artistike muzikore-poetike mund të edukojë, ndaj ky është qëllimi i këngës. Kjo kërkesë

nënkupton para së gjithash këngë të krijuar për moshën fëmijrore. Vend të merituar duhet të ketë

kënga popullore autoktone, pulsi e fryma e së cilës jeton thellë në qenien e nxënësve tanë.

Larmia poetike e këngëve duhet t’i përgjigjet zhvillimit psiko-fizik të nxënësve, ku paraqiten

gradacione të ndryshme emocionale dhe kuptimore ndjenja e dashurisë ndaj njeriut, të afërmeve,

atdheut, popullit, gëzimi, hareja, entuziazmi, qëndrueshmëria, vetëmohimi e të tjera, janë sfera të

interesimit të nxënësve. Kënga që i ka këto cilësi muzikor-poetike mbahet mend më lehtë dhe

zgjon ndjenja estetike tek nxënësit.14

2.4. Ndërlidhja midis edukatës muzikore dhe lëndëve të tjera Ndërlidhja mësimore bën që nxënësit të bëhen më krijues, sepse edukata bashkëkohore

synon kah trajtimi sa më i plotë i materies mësimore. Kur nxënësit me anë të muzikës (qoftë ajo

e kënduar apo e dëgjuar), bëhen më të emocionuar, arrihet edhe cilësi e veçantë në mësim, por

edhe në orën e lëndës së edukatës muzikore mund të aplikohen mjete jomuzikore nga shumë

përmbajtje të lëndëve tjera të cilat e lehtësojnë të kuptuarit dhe përjetimin cilësor të përmbajtjeve

muzikore.15

Pra, për realizimin e suksesshëm të edukimit dhe arsimimit muzikor të nxënësve, përveç

kritereve tjera, i kontribon kontinuiteti dhe ndërlidhja brenda vetë lëndës dhe ndërlidhja me

13

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq.15,17 14

Spahiu, Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 119,120 15

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 137

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

16

lëndët tjera. Kjo nënkupton ekuilibrimin e komponentëve brenda lëndës mësimore, si dhe me

lëndët e tjera në sistemin edukativ. Kërkesa për ndërlidhje e kontinuitet në edukim është pa

dyshim edhe rrjedhim i integrimit të vazhdueshëm të arteve në mes tyre dhe të arteve me

shkencat.

Lidhja e artit muzikor me artet e tjera dhe shkencat bënë që në mënyrë analoge edhe

edukimi muzikor të ndërlidhet me lëndë të ndryshme mësimore.

Ndërlidhja e suksesshme në mes lëndëve mësimore arrihet me planifikimin dhe

distrubuimin e përmbajtjeve mësimore në lëndët e ndryshme mësimore; me përgatitjen,

përpunimin dhe gërshetimin e përmbajtjeve në lëndët e ndryshme mësimore; me transformimin e

gjendjes dhe të qëndrimit emocional të nxënësve nga një lëndë mësimore në tjetrën; me

shfrytëzimin e përvojës së nxënësve, sigurimit të qëndrimit të drejtë të mësimdhënësve ndaj të

gjitha lëndëve mësimore dhe me hartimin dhe shfrytëzimin e teksteve shkollore.

Lidhja e gjuhës amtare dhe gjuhës së huaj me muzikën është e madhe. Sidomos të pa

shkëputshme janë lidhjet e poezisë dhe të muzikës, ngase të bashkuara këto krijojnë tërë muzikën

vokale, vokalo-instrumentale dhe skenike.16

Një poezi nëse është e mirë kur lexohet edhe më e përjetuar është kur recitohet, por edhe

më thellë do të përjetohet nëse ajo poezi këndohet apo përcillet me instrument.

Në lëndën e diturisë së shoqërisë, apo të natyrës, muzika ka më tepër rol ilustrues.

Shembull mund të marrim kur mësohet ndonjë vend në lëndën e gjeografisë, duke dëgjuar

këngën popullore nga ai vend ua shton njohuritë nxënësve në këtë lëndë.

Në lëmin e mësimit të dituri-natyrës ka shumë këngë të fondit muzikor fëminor, ku

përshkruhet natyra, stinët e vitit, këngë për shtazë e shpezë të ndryshme, për bimët etj.

Edhe me matematikën muzika mund të bëjë ndërlidhje, siç janë numrat të cilët kanë

karakter teknik por më lehtë mësohen nëse këndohen me melodi. Në klasën e tretë kur fillohet

të mësohet nota muzikore dhe vlerat e notës së plotë, gjysmë, katërshe etj.; këtu matematika

vjen në ndihmë.

16

Spahiu, Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 268,269

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

17

Në artin figurativ , vizatimet që bëhen nën tingujt e muzikës bëhen më tërheqëse, të

sinqerta e spontane. Këtu ka rëndësi nxitja e imagjinatës krijuese të nxënësve.

Edukimi bashkëkohor muzikor pretendon të jetë sa më kompleks, ngase vetë muzika,

përkatësisht shprehja muzikore e njeriut është gjithnjë komplekse

Në orët e edukatës fizike, shpesh përmbajtja mësimore plotësohet me muzikë. Duke marrë

parasysh dëshirën e natyrshme të fëmijëve për lëvizje, muzika i impresionon dhe ata ndjejnë

kënaqësi kur ajo i shoqëron. Lëvizjet bëhen më harmonike dhe më të gjalla, varësisht nga

karakteri i muzikës.

Me ndërlidhjen e lëndëve mësimore, arrihen dy gjëra të rëndësishme: ora bëhet më

interesante dhe më e begatshme, kurse dituritë fitohen më lehtë dhe më shpejtë.17

2.5.Si t’iu qaset vepra muzikore nxënësve

Kjo është çështje parimore metodike e cila duhet të trajtohet në mënyrë komplekse dhe

kreative.

Qëndrimi se nxënësve duhet t’u qaset vetë vepra muzikore, e cila me fuqinë e saj artistike

të jetë burim parësorë i përjetimit dhe i të kuptuarit, është tejet kreativ. Të bëhet e mundshme që

vetë krijimi muzikor t’i tërheqë dëgjuesit e rinj, është qëndrim i drejtë estetik, sepse asnjë

shpjegim, asnjë koment, nuk mund të jetë artistikisht më i fuqishëm se vetë krijimi.

Përjetimi dhe njohja e formave muzikore nxitet dhe arrihet duke i dëgjuar dhe

interpretuar ato. Ky proces është i ndërlidhur dhe i gërshetur me veprimtaritë si: zhvillimi i

ndjenjës melo-ritmike, harmonike, luajtjes instrumentale, punës krijuese të nxënësve etj.

Nëpërmjet këtyre komponenteve mësimorë mund të nxitet ndjenja edhe për ndërtimin e formës

së këngëve, që i këndojnë dhe kompozimeve që i dëgjojnë.

Procedurat metodike fillestare në këtë drejtim duhet të mundësojnë përjetimin ndijimor të

veprës, përkatësisht të formës, pra, të arrihet përjetimi primar dhe direkt pa ndërhyrë me

shpjegime e aq më pak me përgjithsime teorike.

17

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq.137-139

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

18

Kështu arrihet sensibilizimi i nxënësve, duke mos e rënduar procesin e përjetimit

emocional-ndijimor.18

Muzika ka rol në edukimin dhe formimin e njeriut gjatë tërë jetës së tij por ajo fillon qysh

në fëmijëri, për këtë duhet kultivuar muzika artistike, qëllimi i edukimit muzikor është që të

zgjojë motivimin e nxënësve që ata ta duan muzikën të duan në përgjithsi artin. Ritmi dhe

melodia është pjesë e krijimit muzikor ku përmes ritmit dhe melodis ata e ndjenjë muzikën. Vet

përfshirja e edukatës muzikore në planprogramin shkollor tregon se sa e rëndësishme është

muzika. Kënga si formë e muzikës duhet të zgjedhet që t’i përshtatet moshës së fëmijës pasi

ndikon në edukimin artisitk dhe është forma më e shpeshtë e saj, poashtu lidhja që ka me lëndët

tjera bënë që orët të jenë më të dashura për fëmijët dhe ta mbajnë në mend më lehtë përmbajtjen

mësimore. Mënyra e qasjes së nxënësve në veprën muzikore se sa e kuptoinë atë dhe si e

përjetojnë veprën e dëgjuar ka rëndësi në formimin kulturor të tyre.

18 Spahiu. Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 205, 206

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

19

KAPITULLI III

3. Veprimtaria krijuese e nxënësve në edukimin muzikor

Veprimtaria krijuese e nxënësit, krahas dëgjimit të muzikës dhe interpretimit, është ndër

tri format e rëndësishme të mësimdhënies së përgjithshme muzikore. Rëndësia edukative e

aktivitetit krijues shprehet në formimin e qëndrimeve krijuese të nxënësit ndaj veprimeve të

ndryshme, të cilat ndikojnë në personalitetin e tij drejt kultivimit të cilësive me pozitive siç është

entuziazmi, besimi në aftësitë personale, gëzimi për arritjet krijuese – edukimi i njerëzores në

njeriun e ri, që do të thotë formim psikik, emocional, fizik, moral e social. Veprimtaria krijuese

muzikore sjell efekte edukative në aspektin e rritjes së interesimit për artin muzikor.

Pedagogu i njohur L. Barenboim19

duke e analizuar sistemin edukativo-muzikor të Karl

Orfit20

, që bazohet në nxitjen dhe edukimin kreativitetit të fëmijës – nxënësit, thotë: “krijimtaria

e fëmijës edhe kur është e thjeshtë, gjetjet e tij, edhe kur janë shumë modeste, mendimi i fëmijës,

edhe kur është tepër naiv, krijon atmosferë gëzimi, formon personalitetin, edukon njerëzoren,

stimulon zhvillimin e aftësive krijuese” ky qëndrim në pedagogjinë muzikore bashkëkohore

mbështetet në faktin psikologjik se thuja çdo fëmijë shfaq shumë herët prirje kreative në lojë.

Dihet se mosha parashkollore dhe shkollore e fëmijës është e mbushur me lojë. Ai në të shpreh

botën e tij të brendshme. Loja rëndom është e endur me muzikë, qoftë duke krijuar ritme sa të

ndryshme, aq edhe të gjalla, ose duke u krijuar melodi përmbajtjeve të ndryshme poetike. Loja

kreative nuk duhet të ndërpritet në procesin edukativ muzikor, përkundrazi, ajo duhet të

gërshëtohet në të gjithë komponentët e edukimit. Procesi edukativ muzikor duhet të organizohet

në mënyrë që nxënësi ta shfaqë lirisht shprehjen e tij të brendshme dhe frytin e këtij aktiviteti

sërish ta përjetojë dhe t’i bëjë vështrim kritik. Mësimdhënsi duhet të veprojë si psikolog i

mprehtë, duke i dhënë zemër edhe atëherë kur gjetja kreative nuk i kënaq ligjshmërit elementare

muzikore. Ndërhyrja e tepërt e tij mund të bëjë që nxënësi të mos të jetë i lirë, spontan, kurse

pasojë e kësaj do të ishte shprehja kreative jo e sinqertë.

19

L.Barenboim, pianist 20

Karl orfit, pedagog, kompozitor, humanist.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

20

3.1.Muzika dhe shprehja figurative

Përjetimin të nxitur nga vepra muzikore që e dëgjon, nxënësi mund ta shprehë edhe me

kreacione figurative. Muzika do të jetë një forcë krijuese e cila do të lirojë dhe do ta emocionojë

nxënësin që përjetimet t’i shprehë me mjete shprehëse figurative.

Muzika dhe lëvizja- Nxënësit e moshës së re janë të prirur t’i shprehin emocionet e

jetuara nga kompozimi me anë të lëvizjeve. Varësisht nga vepra e dëgjuar nxënësi do t’i bëjë

lëvizjet. Lëvizjet e nxënësve kur shprehen në grupe, nuk do të jenë të unifikura, secili do t’i bëjë

të ndryshme ashtu siç e përjeton muzikën.

Shprehja letrare nën ndikimin e muzikës - Nxënësit të cilët më shumë e pëlqejnë shkrimin

letrar muzika e dëgjuar do t’i nxisë të hartojnë ndonjë përmbajtje të shkurtër letrare. Shprehje e

imagjinatës kreative do të jetë, po ashtu, në rast se përjetimin nga vepra e dëgjuar nxënësi

asociativisht e sjell në lidhje me ndonjë tregim apo poezi nga ato që i ka njohur më parë.

Aktiviteti kreativ mund të zhvillohet edhe me elemente dramatike të ndonjë kënge.

Prirjet kreative në shkallë të ndryshme nuk duhet të jenë pengesë e punës së përbashkët

dhe individuale të nxënësve, përkundrazi këto mund të jenë motivim dhe forcë nxitëse për punë

më të frytshme.21

3.2. Përjetimi i këngës nëpërmjet demonstrimit

Prezantimi i drejtpërdrejtë i këngës nëpërmjet demonstrimit nga mësimdhënësi bën që

nxënësit ta përjetojnë tërë bukurinë e këngës me të gjitha nuancat muzikore e gjuhësore të

zgjohet interesimi i tyre, të nxitet kërshëria për këngën e re. Kjo mund të arrihet jo vetëm kur ajo

i ka të gjitha ato cilësi artistike, por nëse edhe paraqitja e parë e këngës bëhet në mënyrë artistike,

që nënkupton se mësimdhënësi duhet t’i njohë kërkesat elementare të këndimit të drejtë dhe të

bukur.

21

Spahiu. Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 163,164, 171, 175

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

21

3.3.Diktimi muzikor

Është procedurë mësimore, e cila aplikohet gjatë zhvillimit të ndjenjës ritmike dhe

melodike të nxënësve. Nëpërmjet kësaj procedure mund të vërehet cilësia e përftyrimeve që i

kanë arritur nxënësit.

Në mësimdhënien e përgjithshme muzikore zbatohen forma të ndryshme të diktimit

ritimik dhe melo-ritmik, të cilat mësimdhënësi i jep me zë ose në ndonjë instrument, kurse edhe

nxënësi i zgjedhin duke i interpretuar në të njëtën mënyrë, me zë ose në instrument.

3.4.Këndimi i këngëve

Paraqet formë shumë aktive të mësimdhënies muzikore, sidomos kur këndohet bukur dhe

drejt. Pjesëmarrja në këndim ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e veshit

muzikor dhe njëkohësisht kultivon zërin e nxënësve. Nxënësit në këtë veprimtari janë shumë

akitvë dhe kur kjo realizohet në mënyrë artistike bëhet burim i gëzimit krijues dhe i vetëbesimit.

Krijohet gjendje shpirtërore shumë pozitive duke e rritur entuziazmin jetësor. Këndimi i

përbashkët i bën nxënësit entuziastë, ngase e ndiejnë veten pjesë të një bashkësie që ka efekt

kompleks në formimin e personalitetit, si dhe të vetëdijesimit social.22

Ato duhet të zgjidhen me kujdes, ndër më të bukurat melodikisht dhe të thjeshta

ritmikisht. Përmbajtja e tyre të jetë nga vetë jeta e fëmijëve, kurse melosi të anojë nga ai

popullor dhe muzika e lehtë e fëminore, duke mbizotëruar aroma e trevës sonë.

3.5.Lojërat fëminore

Nga praktika dihet se fëmijët tërhiqen shumë nga lojërat muzikore, që janë dhe sintezë e

të gjitha predispozitave muzikore fëminore. Këtu shprehen krejtësisht dhuntitë dhe aftësitë e tyre

mendore, sepse duhet të mendojnë për: tekstin, melodinë, ritmin, e posaçërisht për “regjinë” e

lojës. Hasim në lojëra pa melodi, të cilat përveç se e zhvillojnë talentin muzikor në përgjithësi,

rëndësi të veçantë kanë për zhvillimin e kuptimit për të krijuar. Për këtë është më mirë që fëmijët

në këtë moshë të mësojnë sa më shumë lojëra. Shpesh ndonjë këngë, e cila ka ritëm interesant

dhe tekst të përshtatshëm për lojë, mund që të dramatizohet. Nga vetë ngjarja apo përmbajtja e

22

Po aty, fq. 122, 158, 116

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

22

tekstit, caktohen lëvizjet, e kështu, nëse loja del e mirë, mund të tregohet edhe para të tjerëve, siç

janë shfaqjet e ndryshme shkollore, mbledhjet e prindërve etj.23

3.6.Kultura e dëgjimeve muzikore

Procedura metodike e dëgjimit të veprave të përzgjedhura duhet të mundësojë dëgjim

aktiv.

Dëgjimi duhet të jetë i shkurtër dhe i përsëritur, gjë që do të mundësojë rritjen e

përqendrimit të vëmendjes së nxënësit. Posaçërisht dëgjimi i përsëritur mundëson njohjen më të

gjithanshme të veprave, kompozitorëve, epokave dhe stileve, si dhe formës muzikore e

formacioneve interpretuese. Me përgatitje motivuese para dëgjimit dhe komentimet përkatëse

pas dëgjimit, procedura mësimore pasurohet dhe bëhet më atraktive për nxënësin.24

Dëgjimet muzikore ndikojnë në zhvillimin e predispozitave muzikore dhe në kulturën

estetike të nxënësit. Suksesi në mësim arrihet nëse fëmijët e duan muzikën dhe merren me të me

dashuri, qoftë edhe duke e dëgjuar.

Qëllimi i dëgjimit të muzikës si proces aktiv të arrihet përqendrimi i plotë i nxënësit që

t’ua zhvillojë shijen estetike, duke i aftësuar, që në mënyrë të vetëdijshme ta dallojnë muzikën e

mirë prej jo të mirës; Të zhvillohet të menduarit krijues dhe fantazia fëminore.25

23

Dhomi. Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 19, 31,32 24

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/edukate-muzikore-klasa-i-dhe-ii.pdf 25

Dhomi. Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 64,65

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

23

KAPITULLI IV

4.Metodika e edukatës muzikore

Përmbledh tërë procesin arsimor-edukativ në mësimin e edukatës muzikore. Bënë pjesë

në grupin e disiplinave shkencore-pedagogjike, duke shfrytëzuar zbatimin specifik të

metodave të saj. Në fushën e veprimtarisë së saj, shpjegon detyrat dhe qëllimet të cilat

objektivisht na paraqiten gjatë punës edukative-mësimore. Na ndihmon që të dimë si të përdorim

format dhe metodat e ndryshme, qëndrimet, organizimin e faktorëve ndihmës, që në këtë etapë të

ciklit të ulët të shkollës fillore, t’u përshtaten zhvillimit psiko-fizik të nxënësve.

Mësimdhënësit në fillim duhet të kenë orientim të qartë në tërë procesin mësimor-

edukativ të muzikës. Pastaj, gjatë procesit të punës, duke pasë parasysh kushtet konkrete të

shkollës, të klasës apo të individëve, mund të zgjedhë ato orientime didaktike, që përmbajnë ide

të qarta dhe që do t’i ndihmojnë dhe t’ia plotësojnë punën teoriko-praktike muzikore.

4.1 Format dhe metodat mësimore

Përdorimi i tyre ka rëndësi për shkak të specifikave të lëndës, mënyra e paraqitjes së

materialit mësimor, organizimit të klasës, konkretizimit të mësimit etj.

Në muzikë gjatë punës në mësim, dallohen këto forma të punës:

a) Frontale

b) Individuale

c) Në grupe

d) Mësimi në çifte

e) Mësimi në largësi

f) Mësimi i programuar

Forma frontale e punës- përbën punën e përbashkët me klasën është formë më e shpeshtë

gjatë punës në shkollë. Kjo formë është më tepër verbale dhe përdoret për dhënien e udhëzimeve,

shpjegimit gjatë të muzikuarit sidomos në pjesët hyrëse të ndonjë mësimi.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

24

Forma individuale- në saje të udhëzimeve të dhëna nga mësuesi, nxënësi nëpërmjet

punës individuale i kryen detyrat e dhëna. Këtu sigurohet individualizimi i procesit mësimor,

sipas veçorive të nxënësve.

Forma në grupe – përparësi këtu ka ndihma e nxënësve me njëri-tjetrin dhe shoqërizimi i

tye, ata bëhen solidar duke debatuar, raportuar, kritikuar etj.

Mësimi në çifte – përshtatje në mes të formës në grupe dhe asaj individuale, preferohet që

të punojë një nxënës i mirë me një të dobët, të këndohet në duet, që është një formë interesante,

si psh. një vajzë e një djalë etj.

Mësimi në largësi- quhet “mësim në largësi”, sepse në këtë rast mësuesin e ndan largësia

hapsinore nga nxënësit, por megjithatë ata janë në kontakt.

Mësimi i programuar – nxënësit mësohen që të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe të

zgjedhin vetë se për çka është interesi tyre muzikor, por edhe këtu roli i arsimtarit nuk është i

shkëputur. Fëmijët këtu edhe eksperimentojnë edhe krijojnë, duke u bërë krijues në mësim.

Metodat mësimore tregojnë se si duhet të rrjedhë procesi mësimor për t’u përmbushur

detyrat arsimore-edukative. Nëse mësuesi në orën e edukatës muzikore u përmbahet shumë

vetëm disa metodave të caktura, atëherë mësimi mund të shabllonizohet dhe të bëhet i

mërzitshëm.

Disa metoda të cilat kanë përdorim më të shpeshtë dhe praktik gjatë orëve të edukatës

muzikore:

1. Metoda e bashkëbisedimit

2. Metoda e shpjegimit me të folur

3. Metoda e punës me tekst

4. Metoda e demonstrimit

5. Metoda e përceptimit dhe dëgjimit

6. Metoda e punës krijuese, etj.

Metoda e bashkëbisedimit- zbatohet kur duam që nxënësit t’i orientojmë që vëmendja e

tyre të drejtohet qëllimisht ndonjë mësimi të caktuar.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

25

Metoda e shpjegimit me të folur – ndërlidhet me atë të bashkëbisedimit, mësuesi kur

shpjegon diçka pëdor më tepër këtë metodë teorike.

Metoda e punës me tekst- zë vend atëherë kur lexohet ndonjë pjesë nga libri i historisë së

muzikës, për kompozitorët kombëtarë e botërorë etj.

Metoda e demonstrimit – kur duhet të tregohet diçka si p.sh. instrumenti, formohen

paraftyrime të drejta dhe me fakte formohen konceptet e reja të asaj çka demonstrohet dhe

vërehet.

Metoda e përceptimit dhe dëgjimit – kjo metodë përdoret më tepër gjatë diktimeve

melodike dhe ritmike, por edhe gjatë dëgjimit të këngëve dhe muzikës në përgjithësi.

Metoda e punës krijuese – nxënësit duke e dëgjuar një pjesë muzikore, mund të krijojnë

hartime me shkrim, të frymëzuar nga muzika, ose të pikturojnë nën ndikimin e saj.26

Edukimi muzikor në këto klasë duhet të bëhet me kujdes, duke marrë parasysh moshën e

ndryshme të vijuesve të mësimit të përshpejtuar dhe përvojën e ndryshme të tyre muzikore.

Realizimi i përmbajtjeve tematike kërkon një punë të planifikuar mirë, racionalizim të kohës dhe

energjisë së nxënësit, e sidomos përshtatjes së interesimeve dhe përvojës së deritashme të tyre.

Veprimtaritë mësimore – muzikore (interpretimi, dëgjimi dhe krijimi) paraqiten të ndërlidhura

dhe janë gati të pandashme, prandaj formulimi i njësive mësimore duhet të kombinohet me së

paku dy veprimtari të ndryshme.Meqë kjo formë e mësimit është më specifike, liria e

mësimdhënësit në krijimin e njësive mësimore është edhe më e madhe, p.sh., këngët dhe

shembujt për dëgjim mund të zgjidhen edhe nga klasë më të larta, gjithnjë duke u kujdesur që ato

të përkojnë me interesimet dhe tematikën për moshën përkatëse të nxënësve. Përmbajtjet

programore mbështeten në: 1. Literaturën e përzgjedhur muzikore për interpretim dhe dëgjim; 2.

Njohuritë , konceptet dhe ligjshmëritë muzikore të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të

arsimimit muzikor; 3. Informacionet për kulturën muzikore të mjedisit të nxënësit si dhe

formimin e qëndrimit estetik dhe pozitiv ndaj krijimtarisë botërore dhe kombëtare.27

26

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 13, 146-148, 150,151 27

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/edukate-muzikore-klasa-i-dhe-ii.pdf

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

26

4.2. Përdorimi i mjeteve mësimore në mësim Me ndihmën e mjeteve mësimore, mësimi muzikor bëhet më i arritshëm sepse ato u

ndihmojnë fëmijëve që ta kuptojnë më lehtë dhe ta përvetësojnë më shpejtë lëndën mësimore.

Që të mund të realizohet plan-programi shkollor në tërësi, patjetër duhet që shkolla të

ketë disa mjete më kryesore dhe të domosdoshme për zhvillimin e mësimit të mirëfilltë. Me anë

të këtyre mjeteve u mundësohen fëmijëve përjetime dhe paraftyrime konkrete dhe përqendrimi i

interesimit për mësim bëhet më i madh.

Që mjetet mësimore të kryejnë funksion didaktiko-metodik në bazë të plan-programit

shkollor, së pari ato duhet të jenë të përshtatura me moshën e nxënësve.28

Duke i aplikuar mjetet

mësimore, nxënësit që janë subjekt në procesin edukativ muzikor mund të bëhen pjesëmarrës

krijues dhe aktivë në këtë proces, prandaj është i kuptueshëm pohimi se s’ka mësim bashkëkohor

të muzikës pa mjete të nevojshme bashkëkohore mësimore.

Mjetet e ndryshme muzikore, që kontribojnë në konkretizimin e edukimit dhe të

arsimimit muzikor, mund të sistemohen në grupin e mjeteve: auditive, vizuele, tekstuale, të

lëvizjes, të simboleve dhe audio-vizuale.

Radioja ky mendim klasik, nuk e ka humbur rëndësinë, si burim për dëgjim direkt ose si

burim i mundësisë së dëgjimit të incizimeve arkivore të konservuara.

Diktafoni klasik (me kasetë), por edhe më i avancuar (digjital) është një instrument shumë

efektiv për incizim dhe reprodukim. Me të shumë lehtë mund të incizohet veprimtaria muzikore

në klasë dhe të bëhet ridëgjimi i asaj që është shënuar.

CD player është aparat elektronik, që përdor diskun optik, i cili përdor CD me të dhëna

(muzika)

Mjetet vizuele ndihmojnë kryesisht në konkretizmin pamor të dukurive dhe të elementeve

shprehëse muzikore. Këtu bëjnë pjesë: skemat, vizatimet, modulatorët, fotografitë, nota e

lëvizshme, numëratorja muzikore, pamja e tastierës së pianos etj.

28

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 164

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

27

Roli i mjeteve vizuele duhet të shikohet edhe nga aspekti psikologjik, i cili qëndron në

faktin se nxënësit, sidomos ata të moshave të reja, anojnë nga të menduarit konkret e varësisht

nga edhe procesi i krijimit të përftyrimeve tingëllore në vetëdijen e tyre mund të stimulohet me

mjetet vizuele.

Studimet bashkëkohore pedagogjike-muzikore kanë sjellë në praktikën mësimore edhe

ligjërimin ritmik të përmbajtjeve poetike, si mjet për t’i përjetuar format e ndryshme metro-

ritmike.

Lëvizja si mjet mësimor gjen aplikim të madh në edukimin muzikor. Si lëvizja me duar,

ashtu edhe ajo me këmbë ose me tërë trupin, mund ta simbolizojnë lëvizjen melodike apo

ritmike. Kështu me lëvizjen e lirë të dorës lartë simbolizohet ngritja e melodisë dhe anasjelltas.

Lëvizjet taktile, duartrokitjet dhe goditjet me këmbë mbetën edhe sot mjete me të cilat në

mënyrë të përshtatshme përjetohen format ritmike.

Mjetet audiovizuele mundësojnë që në procesin mësimor në përgjithësi, e kështu edhe në

muzikë përdorimin e aparateve të cilat në mënyrë efikase rrisin cilësinë e mësimit.29

4.3.Planifikimi i punës mësimor

Suksesi në organizimin e punës mësimore kushtëzohet nga planifikimi i drejtë i punës

dhe përgatitja e përgjithshme e arsimtarit. Procesi mësimor-edukativ është veprimtari komplekse

pedagogjike dhe didaktiko-metodike në lëmin e edukatës muzikore. Prandaj puna mësimore, si

një formë mësimore, si një formë specifike, për të qenë efikase, patjetër që duhet të planifikohet

duke u përgatitur mirë dhe me korrektësi. Nga planifikimi i mirë varet edhe suksesi i plotë

mësimor. Duhen respektuar parimet, ligjshmëritë dhe rregullat, të cilat i parashtron lëmi i kësaj

lënde. Planifikimi global i punës mësimore përfshinë planifikimin për tërë vitin shkollor të ndarë

në gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë. Këtu duhet të pasqyrohet përgatitja e përgjithshme e

mësuesit për mësim. Në brendsinë e tij parashihen javët e punës dhe orët mësimore për tërë vitin

shkollor. Në bazë të orëve dhe programit mësimor, përcaktohet në mënyrë globale edhe struktura

e punës didaktiko-metodike në mësim.

29

Spahiu, Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008, fq. 262-265

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

28

4.4. Organizimi dhe veçoritë e mësimit muzikor

Në shumë lumenjë muzikor nxënësit e gjejnë vetveten duke synuar kah veprimtaritë, të

cilat i bëjnë të besojnë në aftësitë vetiake dhe gjithnjë duke ndierë një llojë pavarsie në të

shprehurit muzikor, varësisht nga aftësitë personale.

Duke dëgjuar vepra muzikore me vlera artistike, zhvillohet shija e mirëfilltë estetike

muzikore, të mbajturit mend i pjesëve muzikore, njohja me krijues muzikor letrarë, me zërin dhe

instrumentet muzikore, me interpretues të ndryshëm të muzikës, qofshin ata vokalë apo

instrumentalë etj. Edhe duke i interpretuar lojërat muzikore, apo gjatë dëgjimit të muzikës si dhe

të ekzekutuarit në instrumente fëminore, nxënësit zhvillojnë aftësitë e të shpehurit të lirë.

Edhe fëmija i cili nuk ka aftësi të mëdha muzikore mësuesi duhet të punojë me këta

fëmijë, duke u munduar që sadopak të inkuadrohen në punë kolektive, sepse kjo mund të ndikojë

që të fitojnë besimin në aftësitë e veta muzikore, përndryshe mund t’i lërë pasoja psikike të

përjetshme nëse ndihet inferior ndaj të tjerëve.

Vëzhgimi dhe kontrollimi i diturive, shprehive dhe shkathtësive të fituara mësimore

muzikore, sendërton qëllimin e detyrave arsimore-edukative në mësim. Kjo punë pothuajse e

përditshme, ka rëndësi pedagogjike, si pjesë përbërse e vazhdimsisë së procesit mësimor. Me

këtë jepet ndihmesë në ngritjen e cilësisë në mësimin muzikor.

Edukata mësimore, si pjesë e edukatës estetike, ndihmon në zhvillimin e gjithmbarshëm

emocional të fëmijës, prandaj është e logjikshme që mësuesi ka detyrë delikate në vlerësimin e

nivelit të diturive të nxënësve. Kontrolli i mësimit teorik, përsëritja e këngëve, niveli i njohjes së

muzikës së dëgjuar disa orë më parë që shërbejnë në orët apo në pjesët e orës së përsëritjes, janë

dëshmi praktike se sa është mbajtur në mend lënda mësimore e kaluar dhe sa do të jetë e

qëndrueshme.30

30

Dhomi, Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000, fq. 126,127, 131-133

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

29

PLANI DITOR I PËRPILUAR SIPAS KURRIKULËS SË KOSOVËS

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Fusha kurrikulare: Artet Shkalla e

kurrikulës:II

Klasa:IV

Lënda: Edukatë muzikore

Tema – njësia mësimore: Kënga e vjeshtës

Kontributi në rezultatet e kompetencave:

I.1. II.6 . III.4 V.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës:

1.1, 2.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Tipi i orës: zhvillim

Rezultatet e të nxënit:

-Të dëgjojnë këngën

-Të këndojnë saktë këngën

-Të shkrujanë notat muzikore

Kriteret e suksesit:

-Këndojnë

-Shkruajnë

Burimet, mjetet e konkretizimit materialet mësimore:

Libri,fletorja, lapsi,magnetofoni,cd etj.

Përdorimi i TIK-ut:

Lidhja me lëndët tjera mësimore/ apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

Gjuhë dhe komunikim,

Fjalët kyçe: vjeshta, gjethe, kënga etj.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE I RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS

MËSIMORE

Evokim (5 minuta): mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që për pak minuta të tregojnë se

çfarë pamje ka marrë natyra gjatë këtyre ditëve? Pse po ndodh kjo? Në cilën stinë jemi? Pastaj

hapim librin fq.18 komentohet fotografia e librit.

Realizimi i kuptimit (25 minuta): mësuesi/ja e lexon këngën e vjeshtës, pastaj e lexojnë

të gjithë së bashku.

Mësuesi e vendosë në cd këngën vjeshta dhe e dëgjojnë së bashku me nxënësit duke e

ndjerë ritmin dhe melodin e këngës.

Reflektim (15 minuta):në grupe nxënësit e interpretojnë këngën e mësuar dhe në

pentagram përshkruajnë tekstin së bashku me notat muzikore.

Detyra dhe puna e pavarur

Në fletore nxënësit i shënojnë notat tetëshe në dy mënyra

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

30

Përfundim

Si përfundim mund të themi se muzika është pjesë e pandashme e jetës së njeriut. Për

këtë arsye lënda e edukatës muzikore zë një vend të veçantë në planprogramin shkollor. Prandaj

duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e duhur të muzikës duke ia përshtatur moshës së fëmijës. Ora

muzikore duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të zhvillohet veshi muzikor, ritmi , melodia etj.

Te lënda e edukatës muzikore nuk mjafton vetëm përgatitja teorike e mësuesit, gjithsesi

duhet të sigurohet edhe ana praktike. Qëllimi i lëndës është që fëmijët ta njohin më shumë

muzikën dhe të bëhen artdashës.

Derisa lënda e edukatës muzikore ka lidhje me lëndët tjera ajo i bënë më të dashura dhe

më kreative për nxënësit orët mësimore. Rëndësi të madhe ka që të sigurohet hapësira që

nxënësit të jenë krijues ta shfaqin lirisht shprehjen e tyre të brendshme dhe këtë aktivitet ta

përjetojnë dhe t’i bëjnë vështrim kritik.

Që të arrihet e gjithë kjo mësuesi është faktorë kryesor sepse e gjithë kjo varet se sa është

njohës i lëndës, planifikues i mirë dhe mënyra se si organizohet ora mësimore.

Pra, edukata muzikore ka ndikim në zhvillimin e personalitetit të fëmijës duke bërë

përzgjedhjen dhe planifikimin e duhur ora mësimore bëhet më atraktive për nxënësit dhe shton

kreativitetin e tyre.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

31

Literatura

Kaza, Ndue, Motivimi dhe mësimdhënia, Tiranë, 2009

Musai, Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003,

Dhomi. Ajmone, Metodikë e edukatës muzikore, Prishtinë, 2000

Spahiu. Seniha, Metodika e mësimit të muzikës, Prishtinë, 2008

Shamku. Violeta, Hala. Majlinda, Libër mësuesi-Edukim muzikor 1,2,3,4,5

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

32

Burime nga interneti

https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/edukate-muzikore-klasa-i-dhe-ii.pdf

http://kidstime.al/si-ndikon-muzika-tek-femijet-ja-cfare-duhet-te-dine-patjeter-te-gjithe-

prinderit/

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 9. · muzikore kolektive, siç është: kori, orkestra, grupi etj. mësohet që interesat personale t’u nënshtrohen atyre

33

LEKTURIMI

Unë, Fillojeta Salihu dëshmoj që e kam lekturuar punimin e temës së diplomës, të

studentes Adelina Sufaj me temëː Edukimi muzikor në shkollat fillore nën mentorimin e

Prof.Asoc.Mimoza Kurshumlia. Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi

Agani”, Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor.

Tema është shikuar me përpikëri nga aspekti gjuhësor dhe ai drejtshkrimor.

Lekturoiː Nënshkrimiː

Fillojeta Salihu