tung magazine

28

Upload: glam-photography

Post on 29-Mar-2016

269 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Second Issue Albanian American Magazine showcasing Albanian Talent

TRANSCRIPT

Page 1: TUNG Magazine
Page 2: TUNG Magazine

Arberie HetemiKryeredaktore

Dizajn

Shkrimet, kërkesat për abonim, dhe reklamat mund t'i

dërgoni në adresën tonë elektronike

[email protected]

917 650 0144

Redaksia e revistës “Tung” uron nga zemra në dhejtëvjetorin e krijimit grupin e

vajzave dhe grave shqiptare që komunikojnë përmes adresës elektronike Pan Al-

banian Women Network në Yahoo. Kjo periudhë përkon me kohën kur

dhjetë vjet më parë u krijua një grup virtual për gratë dhe vajzat shqiptare

kudo ku jetojnë në mënyrë që të mblidhen, diskutojnë, ndajnë mendime, nda-

jnë shqetësime, japin e marrin këshilla dhe të mbajnë gjallë kulturën traditën,

gjuhën dhe gjithcka shqiptare. Ky grup u krijua fillimisht me emrin

”bisedë_femërore”, më pas mori emrin “teuta-shqiptare” dhe tashmë njihet si

"pan albanian women network”

(rrjeti mbarëfemëror shqiptar) që prej 2006.

Në këtë grup komunikimi femëror ka shumë gra dhe vajza profesionale,

artiste, krijuese, politikane, mjeke, studente, nëna apo gjyshe shtëpiake, por

mbi të gjitha ato janë të gjitha shqiptare dhe komunikojnë e dhurojnë përditë.

Mes tyre ka shumë krijuese të njohura, të spiaktura dhe me botime të

shumëllojta.

Ky grup ka një histori të këndshme në komunikime por gjithashtu edhe në kri-

jime letrare. Revista e tyre letrare gjendet në adresën www.botaegru-

asshqiptare.blogspot.com. Prej anëtareve të këtij grupi që ka rreth vetës rreth

130 vajza dhe gra shqiptare nga

gjithë bota, kanë dalë dy

antologji letrare, njëra titullohet

“Mozaike të Një Portreti”

ndërsa tjetra titullohet “Nënës”

dhe përmban shkrime, tregime,

poezi që i kushtohen nënës. Vlen

të theksohet se një libër i tillë që i

kushtohet vetëm nënës është i

pari në gjuhën shqipe. Të dy

librat janë hartuar e redaktuar

nga vet këto gra e vajza dhe janë

sponsorizuar po nga ato. Libri

nënës është sponsorizuar nga

katër familjar të disa bashkë- au-

toreve.

Gëzuar dhjetëvjetorin PAWN

dhe suskese në të ardhmen!

Terry Mrijaj of Designs by

Terry

is a Designer That Makes the Difference...

Terry Mrijaj is an interior designer and a celebrity

event planner. If you want your home or event to

go from "Drab to Fab" than call her.

Terry Mrijaj helps her clients create the ambiance

they want. She offers a complete window treatment

and design service. Our Custom Design Studio al-

lows us to ensure the quality and service you have

come to expect from Designs by Terry.

Please call Terry for a free design consultation

1(917)807-9129

Bu

y

Bu

y G

ux

imi

Gu

xim

io

n iT

un

es

o

n iT

un

es

no

wn

ow

Urim!

Page 3: TUNG Magazine

TUNG Magazine is published monthly by Glam Photography. Any reproduction of this publication without written consent

of the publisher is prohibited. Material such as articles or columns are welcomed and considered intended for publica-

tion. Such material will be the property of the magazine. All materials can be emailed to [email protected]. 3

TUNG Magazine

1st Generation Albanian Actor, Nickola Shreli from

Detroit, gets hostel with noteworthy leading roles in the

upcoming fall films, “Abduction“ opposite Taylor

Lautner directed by John Singelton & the latest install-

ment of Eli Roth‘s “Hostel“.

Shreli was born in Detroit, MI, the son of Albanian im-

migrants who came to the area for work in the booming

auto industry. Although a less then average student, he

did flourish in Eisenhower High School’s theatre pro-

gram, but was then kicked out of school for disciplinary

reasons. He was later allowed to graduate. He attended

community college for two weeks before dropping out.

After his short lived schooling, Shreli got into Detroit area

low income residential real estate as a Landlord and prop-

erty appraiser, while also promoting local area entertain-

ment at night. He soon enrolled at 2nd City Theatre &

DET (Detroit Ensemble Theatre) to pursue his passion

for acting and writing on the side. He was cast in the

small independent film “Rake Tenor”, also working in

production on larger projects that came into town such as

“8 Mile”, he would later use the knowledge he learned to

shoot his own short film, “Familiar Foreigners”. He later

guest starred on an episode of “Law & Order Criminal

Intent”.

Shreli’s look via a tape, caught the eye of director John

Singleton, who cast him in a lead villain role of “Alec” in

the major studio film, “Abduction” (starring Taylor Laut-

ner). Shreli’s breakthrough came when he sent a casting

rep who was working on the latest Hostel horror film a

copy of his short film, “Familiar Foreigners”. The director

Scotty Spiegel saw the tape and had Shreli called in.

Upon meeting with Spiegel and Peter Nelson (Sony’s VP

of production), Nickola stayed in character and faked as if

he really spoke with an authentic eastern European ac-

cent. They were impressed, and soon offered Shreli the

role. Shreli then went on to do a small role in “Mafia”, in

the fall of 2010. He got the role through his friendship

with producer and co-star Ving Rhames, who he met at a

gym in Pittsburgh while shooting Abduction. As a prod-

uct of his hustle and talents, Nickola recently signed with

top tier management firm Luber Rocklin Entertainment

and continues to pursue opportunities in entertainment as

an actor/writer/producer.

He currently is working on the project, “Landlord” that

he also wrote.

As a hobby Shreli also produces experimental music and

DJ’s uder the alias “Nickname”.

Shreli is expecting his first child in the late summer of

2011, with wife Lidija, who he wed in 2005.

He works with World Vision Organization to assist with

child poverty in his parent’s homeland of Albania.

THe neW bLooD

Page 4: TUNG Magazine

­­­ ­

Foto: Fadil Berisha

AfërditaDreshaj

Miss Kosova2011

TunG

Page 5: TUNG Magazine

Fadil BerishaFotografon­­Miss­Universe­2011

5

Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha fotografon persëri kandidatet e garës

për Miss USA të vitit 2011. Fadil Berisha din ta cmon të bukurën dhe

cdokush që vihet para lentes së tij gjallërohet dhe nxjerr bukurinë në pah

duke pasur besim të plotë në syrin e tij magjik.

Karriera e pasur e Fadil Berishes shtrihet në më shumë se tri

dekada. Ai është fotografi zyrtar për Rolex, Miss SHBA dhe

Miss Universe për disa vite ku përvec organizatorëve të spek-

takleve që janë më se të kënaqur më artin e Fadil Berishës

edhe vet konkurueset bien në dashuri me punën e tij.

Ai është gjithnjë i kërkuar nga njerëzit më të famshëm dhe

nga revistat më të popullarizuara.

Konkursi i Miss USA ka patur 51 konkuruese për titullin e

Miss USA 2011. Bukurinë e të gjitha këtyre femrave Fadil

Berisha do t’a sjell para publikut me foto ku paraqet jo vetem

vijat elegante të kandidateve por edhe emocionet që vetëm një

fotograf i denjë si Fadili mund t’i kapë. Fadili edhe këtë vitë

do të jetë fotografi zyrtar në Miss Universe. Në këtë spektakël

Kosovën do ta përfaqëson shqiptarja Afërdita Dreshaj e cila

patjetër do të shkëlqej në skenën e Miss Universe-it.

Përvec punës në skenën botërore, Fadil Berisha kurrë nuk i

harroi rrënjët e tija dhe gjithnjë u ndihmoi artistëve dhe talen-

tëve të rinjë shqiptar, duke u bërë urë lidhëse për ta me kon-

taktet e rëndësishme që ka nëpër botë. Ai gjithnjë drejtoi

shqiptarët për avancimin e tyre në cfarëdo fushe artistike.

Kontributi i tij ende vazhdon. Ne gjithmonë do mburremi

me suksesin e tij.

Page 6: TUNG Magazine

Erla

SHEHU

By Rozi Theohari

Erla, a talented young artist, and a compassion

daughter and sister, continues her hard work towards

reaching her ultimate goal: critical and personal success

as an illustrator and fine artist. She works at the Massa-

chusetts College of Art & Design, in Boston, and free-

lances for clients around the country. Erla is a member

of the Museum of Fine Arts, in Boston, MA. Her life-

long dedication to pursuing the desires of her heart has

proven that the American dream is still alive and well.

A gifted and friendly person, Erla Shehu, an

artist, painter and illustrator concludes: “The fact that

I am able to bring to the surface a common emotion

and someone sees it, then that is a bridge for them to

reach their depths. But at the same time, art gives me

much enjoyment to just carry on and make it,...and I

enjoy it even though it is an act of exertion, struggle; it

is hard work, and you can never just think it will take

care of itself.”

Drawing and Painting are ways I can investigate re-

ality, analyze the perfect from the imperfect and distinguish the

mundane from the mysterious. I see the human figure as a body

of art and enjoy capturing the different textures and shapes that

it presents. Similar to the human figure, I find nature as a source

of inspiration. Nature offers a wide variety of lines, curves and

wonderful textures and colors I can explore and capture. When

sketching, I pay close attention to detail but when I’m painting,

I feel I’m free to enthusiastically play with colors, hues, and tones.

My goal as an illustrative artist is not just to accurately depict,

but to express something that will conjure up fond memories for

my viewers, be it a special place, that significant other or simply

a particular moment in their time.

Page 7: TUNG Magazine

P i k t u r e

TunG

Page 8: TUNG Magazine

Muzika, thonë, është ushqim për shpirtin, por këtë radhë Roku shqiptar morri përsipër tëushqej edhe familjet e uritura në Kosovë.

mrika Sefa

“Unë jam Mrika Sefa, 18 vjecare, pianistee re; por edhe njeri qe ka shumë dëshirëpër të ndihmuar. Së bashku me mikentime Anda Kryeziu, kishim një ide për njëorganizim si Rokin’ Hood, te cilin tashmëe realizuam. Rokin’ Hood është fushata/turneu ibamirësisë me programe nëpër Kosovë. Fushatën e kemi filluar në Gjakovë, me06/18, pastaj në Pejë, me 06/19, nëMitrovicë, me 06/26 dhe n'Gjilan, me07e/03, me tenda të muzikantëve mun'qendër t'secilit qytet.Në secilin qytet kemi pasë bende tëmirënjohura lokale prej muzikës të sëcilëve kalimtarët kanë qenë të tërhequrdhe kanë dhuruar qese me ndihma përfamiljet e varfëra; kështu kemi arritur tëmbledhim “bash” GJITHCKA.

Ndër gjërat e mbledhura ka pasë rroba,veshëmbathje, libra, lodra, ushqimebazike (miell, vaj, makarona, fasule, she-qer e krip...), enë... t'cilat zemërgjërësishti kemi shpërndarë ndër njerëz në nevojë;familje t'cilat ne veq i kemi pasë në shën-jestër, duke bashkëpunuar gjithnjë meKryqin e Kuq. Përndryshe, projekti është përkrahë ngaUNICEF INNOVATIONS LAB dhe rrjeti itë rinjëve PEN. I falënderojmë shumë edhe donatorët :Ujë Rugove, Vipa Chips edhe Birra Peja,të cilët kanë sjellë sasi të kon-siderueshme produktesh nëpër secilinqytet gjatë ekskurzionit të Rokin’ Hood-it.Finalizimi i fushatës një mujore ishte menjë koncert t'madh në Prishtinë, me 06korrik.Këtë herë organizimi u mbajt në teatrinOda.Hyrja: Pa PARE! Në vend që të blejnë

biletë, kushti ishte që seciil nga publikutë sjell një qese me gjëra të ndryshmepër t’u dhuruar më pas nëpër familjet evarfëra. Krahas kësaj fushate, ne keminxitë edhe një fushatë tjetër paralele,duke apeluar që të rinjtë gjithnjë të kon-sumojnë vetëm produkte vendore.Gjatë këtij organizimi janë shitur vetëmprodukte vendore. Në këtë koncert humanitar kanë ekzeku-tuan bendet më të dashura dhe më“t’qarta” për të gjithë: The Freelancers,The Glasses, Pinkmetal, Madgod, GencSalihu, Uran B, Me t’Njofshëm, etj. Vull-neti dhe energjia e secilit prej nesh gjatëkëtij turneu ka gëzuar shumë familje nëKosovë. Unë edhe Anda shpresojmë që ky orga-nizim, kjo fushatë e madhe t’u ketë lënëmbresa të rinjëve, në mënyrë që të tre-gojnë vullnet e entuziazëm për ta ri-orga-nizuar të njejtën fushatë, duke i dhënëkarakter tradicional.”

“Ushqime bazike...Njerëzit duhet me hangër”

“The project Rockin' Hood was submitted to the Lab by two young girls and AndaKryeziu was the team leader.The Innovations Lab was very happy to support them in the development of theirproject as they were very enthusiastic and organized. They had planned most of theiractivities even before getting our financial support and the project was implementedvery quickly and smoothly from what we were able to see.The final concert in ODA theater brought together many local bands and many youngpeople attended it. A good bunch of second-hand items, especially clothes, were col-lected and it was great to see the mobilization of young people and to support a proj-ect who found a new, fun and entertaining way to raise the issue of poverty and theneed for solidarity in Kosova.We are still waiting for the final reports to see how the overall project went and ifeverything is in order, but what we can say is that when young people have their mindto something and want to make it happen, then great results are usually achieved.Anda and her team must have certainly met difficulties during their project, but I amsure they learned from them and can be proud of what they have accomplished. Nowlet's just hope their project will have a long lasting impact and inspire more youngpeople to come up with innovative idea for social good.”

Innovations TEAMUNICEF

Page 9: TUNG Magazine

The Freelancers

Dren nishliu-mitrovica Rock School

“Rock School ka qenë gjithmonë e gatshme për pjesëmarrje në veprimethumanitare. Me të ftuar nga organizatorët e Rokin’ Hood për një koncertku do të mblidheshin donacione nga qytetarët e Mitrovicës për të ndih-muar familjet në nevojë Rock School pranoi pa hezitim. Ditën e koncertittë gjithë nxënësit e Rock School u kënaqën. Kemi luajtur këngë akustikedhe banorët e Mitrovicës u argëtuan me muzikën tonë. Ishim shumë tëlumtur që ishim në gjendje të ndihmojmë. Organizatorët e Rokin’ Hoodna falenderuan për kontribution.”

Hysein Damati - missed Call

“Duke u bazuar në kushtet e vështira tëjetesës në vendin tonë, si dhe duke e ditur qëshumë fëmijë janë të zhveshur, zbathur dhetë uritur, me kënaqësi dhe entuziazëm e pra-nova lajmin dhe iniciativën e Rokin' Hood përt'iu dal në ndihmë sado pak familjeve nënevojë. Menjëherë u angazhova rreth pjes-marjes së grupit tim muzikor ‘Missed Call’ qëvepron në kuadër të ‘Mitrovica Rock School’ku edhe me udhëheqësit e kësaj shkollemorëm iniciativën dhe u organizuam që t'ibashkohemi këtij programi humanitar. Paskonfirmimit nga ana e Rokin'Hood që edhe netë jemi pjesë e këtij programi e ndjeva vetënshumë të kënaqur që do të mund të kontriboj edhe unë në këtë ak-cion humanitar .Eshtë një ndjenjë e vecantë dhe kënaqësi e pa masëkur njeriu mund t'u dal ne ndihmë sadopak atyre familjeve që nëKosovë janë në numër të shumtë të cilët kanë nevojë për ndihmëntonë. Mirëpo kënaqësia edhe më e madhe dhe ndjenjat njerëzorepër t'iu ndihmuar të varfërve e arritën kulminacionin kur në fund tëkëtij programi e pamë se me të vërtetë organizimi mbaroi me suksesdhe dëshmoi që populli shqiptar është në gjendje t’u ofroj ndihmëbashkatdhetarëve të tyre.

uran Badivuku - DJ“Organizimi muzikor është bërë për të përkrahur aktivitetinhumanitar të organizuar nga Mrika dhe Anda. Unë isha ivetmi DJ në Rokin’ Hood. Këtu luan rol të madh vetdijësimii popullatës i cili për fat të keq është nën nivel të duhur.Të gjithë ne ndajmë jetën në këtë planet dhe duhet të jemitë barabartë. Cdo njeri meriton të ketë një jetë normalemeqë mendoj që të gjitha resurset egzistuese i përkasinsecilit prej nesh. Rokin’ Hood definitivisht ka tregu mo-tivimin maksimal, të paktën për të dëshmuar se ende kanjerëz që zgjasin dorën për të ndihmuar kur ështënevoja....”

Tomor Kuci “Rockin' Hood-i ka qenë një nga organizimet më të mira që janë bërë kohëve të fundit në Prishtinë, falë punës shumë të mirë dhe korrektësisësë Mrika Sefës dhe Anda Kryeziut. Ka qenë një organizim me bendet e skenës së rock ‘n' roll-it të Kosovës edhe koncerti është pritë shumë mirënga publiku. Koncepti i koncertit ka qenë shumë i qëlluar. Ky organizim u bë edhe më i vecantë kur në vend të biletës shikuesit ishin të inku-rajuar të sillnin qese me gjera për familjet e varfëra.”

Flamur xhiku - The GLASSES

“Ideja pas Rookin' Hood ka qenë me të vërtetëe një organizimi humanitar që ka ndodhur jovetëm në Prishtinë por edhe në vende të tjeratë Kosovës. Më erdh shumë mirë kur pashë tërinjtë duke u bashkuar në misione bamirësie,gjithnjë duke përkrahur bendet lokale. Ne kemikaluar shumë mirë dhe organizimi ka qenë nënivel. Gjatë gjithë kohës janë promoruar dhejanë shitur vetëm prodhimet vendore. TheGlasses është gjithmonë gati për cfarëdo orga-nizimi që mbledh bendet për të bërë muzikë tëdenjë në mënyrë që të mblidhen sa më shumëndihma për të varfërit.”

TunG

Page 10: TUNG Magazine

ANJEZA

SHAHINIQë nga Ethet e së Premtës të vitit 2003, publiku shqiptar u dashurua në zërin e

ëmbël të Anjeza Shahinit. Më pas ne zgjodhëm Anjezën të na përfaqësoi në Eu-

rovizionin e vitit 2004 ku ajo korri sukses duke u rënditur e katërta. Bashkëpunimi

i saj me grupin Marigona në vitin 2004 krijoi një pop hit shumë të suksesëshem.

Pas kësaj Anjezën e shohim vetëm aty këtu ngase ishte e angazhuar edhe me

studime. Pasi që Top Fest tashmë shfaqte vetëm paraqitje “live” Anjeza u intere-

sua për të marrë pjesë. Kënga konkurruese dhe bashkëpunimi që përzgjodhi

Anjeza ishte një befasi e këndshme për publikun shqiptar.

si lindi idea për bashkëpunimin me Dren abazin?

Anjeza: “Bashkëpunimi me Drenin erdhi si pasojë e një aktiviteti në të cilin unë rastësisht u

takova me grupin Zig Zag Orchestra. Pasi mbeta shumë e impresionuar nga performanca e tyre

“live” dhe stili i tyre muzikor, më erdhi ideja për një bashkëpunim. Fillimisht bashkëpunimin

nuk e kisha paraparë për Top Fest, por duke e diskutuar me Drenin, fillimisht vendosëm të re-

alizonim një këngë të re. Pasi mbaroi komponimi i këngës ne menduam se do të ishte perfekt nëse

kjo këngë do të paraqitej në Top Fest. Pavarësisht aktivitetit ndër vite, ky do të ishte konkurrimi

i parë në Top Fest për të dy. Pas realizimit të këngës, ishim gati të merrnim pjesë dhe ishim të

kënaqur sepse ishte pikërisht ajo cfarë dëshironim.”

si e priti publiku këngën?

Anjeza: “Jemi kënaqur shumë gjatë kohës së pjesëmarrjes, pasi për cdo fazë merrnim fjalë të

mira, aq më tepër kur dëgjuam, se kënga po këndohej nga publiku.”

Cilat janë marrëdhëniet tua me Drenin dhe Zig Zag orchestra?

Anjeza: “Me Drenin tashmë kemi krijuar një miqësi të mirë. Duke ndeshur mendimet tona rreth

këngës apo performancës, e cila zgjati për disa muaj për shkak të formatit të Top Festit, arritëm

të njihemi shumë mirë. Ka momente që bisedojmë rreth punës apo që dalim për ndonjë pije me

shoqëri të mirë. Sigurisht që edhe kur gjejmë mundësi që të përformojmë së bashku ndihem shumë

mirë pasi dhe grupi i tij Zig Zag Orchestra është një grup tepër profesional dhe i përbërë nga

persona pozitiv me të cilët kemi kaluar orë shumë të mira.”

sa jeni të kënaqur me rezultatin e Top fest?

Anjeza: “Pas Top Festit, megjithse shumë e lumtur nga pritja që na u ofrua në pallatin e kon-

greseve si dhe me cmimin e interpretimit me të cilin u vlerësuam, ndihesha pak e lodhur dhe

ndoshta më janë dashur disa ditë pushim. Ishte e vështirë të ikja nga syri i mediave, gjë që

tregonte në një farë mënyre edhe suksesin në Top Fest. Mund të them që të gjitha këto më bënë

të ndihem shumë mirë për bashkëpunimin që përzgjodhëm të realizojmë”

Cilat janë planet për të ardhmen?

Anjeza: “ Aktualisht jam duke realizuar dy këngë të reja, një prej të cilave është projektuar të re-

alizohet me videoklip rreth shtatorit. Në ndërkohë vazhdoj aktivitetin tim “live” nëpër koncerte

dhe mbrëmje të ndryshme me bandën me të cilën bashkëpunoj prej disa kohësh. Gjithashtu, pas

diplomimit në nivel BA, pranë Universitetit Evropian të Tiranës në degën e Marrëdhënieve

Ndërkombëtare, këtë fundvit filloj edhe magjistraturën; ...por edhe pushimet nuk do t’i lë pas me

sa të mundem.”-

Page 11: TUNG Magazine

11

intervista

Page 12: TUNG Magazine

You can stay connected with Zig Zag Orchestra on Facebook at http://www.facebook.com/pages/Zig-Zag-Orchestra/154391267956970

Page 13: TUNG Magazine

Dren

ABAZI

You can stay connected with Zig Zag Orchestra on Facebook at http://www.facebook.com/pages/Zig-Zag-Orchestra/154391267956970

F o k u s

Dren abazi ka qenë një nga surprizat e bukura dhe

veçantitë e muzikës moderne shqiptare në një det plot

tallava dhe pseudo-folk që te mbyt me mediokritetin e

cektësinë e vet. si përpunimet e këngëve të vjetra

qytetare, ashtu edhe kompozimet origjinale të tij dhe

kolegëve në Zig Zag orchestra, janë interpretime

mjeshtërore, të këndshme e të buta për veshin, dhe

tepër origjinale.

Tri vite më parë Dren Abazi krijoi grupin Zig Zag Orchestra.

Grupi ka një frymë folk dhe jazz të viteve 50-të me ritme

ballkanike. Dreni është kitarist dhe vokalisti kryesor por anëtarët

e tjerë janë gjithashtu muzikantë të talentuar e të njohur si në

trojet shqiptare e më gjerë.

Zig Zag orchestra?

Dren Abazi: “Zig Zag Orchestra është një shkrirje e muzikës së shumë etnive.

Si e tillë ajo ngërthen në vete rryma muzikore prej një ekstremi në ekstremin

tjetër. është muzikë që nuk njeh kufi gjeografik, nuk njef fe, komb e as gjuhë.

Eshtë dicka në mes haresë dhe cmendurisë. Normalisht,unë insistoj dhe kam

insistuar që gjithë bazën muzikore ta kem nga folklori shqiptar, duke qenë i

vetëdijshëm për opusin e gjerë të melodive të bukura që famirësisht ka etno

muzika shqiptare. Por jam shumë i influencuar edhe nga muzika swing, gypsy

jazz, blues dhe klezmer (muzika tradicionale hebreje)...”

Dreni beson se muzika popullore shqipe është ajo që qëndron

gjithnjë në zemrat tona pa marrë parasysh se çfarë zhanri të

muzikës pëlqejmë. Andaj përmes Zig Zag Orchestra ai mundohet

të sjellë tek publiku këngët e paharruara qytetare që vetëm

pasurohen nga përpunimi i grupit.

sa jeni origjinal në prezentime?

Dren Abazi: “Unë mendoj që njeriu duhet t'tentoj të jetë vetvetja. Në këtë sens

mendoj që menyra më e mirë për ta prezentuar vetën, për cfarëdo që bënë, në

rastin tim muzikë, është të prezentohesh me dicka që pak a shumë të identifikon

ty ,dhe kulturën tënde. Unë nuk mund të pretendoj të jem origjinal duke luajtur

një muzikë që për vendin ku jetoj është e huaj, e panjohur.”

sa ndikim mendoni se ka muzika juaj?

Dren Abazi: “Unë jam i bindur që muzika duhet të sherbej si urë lidhëse

midis njerëzve, si e tillë duhet t'i thejm paragjykimet që ekzistojnë midis tyre.

Unë dhe orkestra ime besoj që me muzikën që krijojmë tentojmë ta bëjmë këtë

duke pasur koncerte në vende me kultura të ndryshme, nga Prishtina në Londer,

nga Londra në Jerusalem.”

Në “kohën e tij” të lirë, larg orkestrës Zig Zag, Dreni i kushtoi

vëmendje një tjetër veçantie të muzikës shqiptare, këngëtares së

mirënjohur Anjeza Shahini. Bashkëpunimi i tyre krijoi këngën

“Ti dhe unë”, kompozim origjinal i vetë Drenit me tekst të

Antigona Cenës, e cila u dhuroi atyre çmimin “Best Interpret”

nga Top Fest8, dhe adhurimin e pamasë të qindra mijërave

fansave të tyre. Teksti i thjeshtë por i bukur, ritmi i ëmbël dhe

interpretimi magjik i Anjezës dhe Drenit e kanë futur këtë këngë

në repertorin e përhershëm të muzikës shqipe dhe në iPod-et e

plot të rinjve qytetarë brenda dhe jashtë trojeve tona.

si u përgjigjeni thashethëmeve rreth ndarjes së

orkestrës?

Dren Abazi: “Koncepti im mbi funksionimin e orkestrës ka qenë edhe mbetet

ai që orchestra është e hapur në mënyrë të vazhdueshme në pranimin e

instrumentistëve të rinjë. Prej fillimit ka qenë kështu. Thjeshtë kanë hy e kanë

dalë shumë instrumentistë. Puna e funksionimit të orchestrës është ekuivalente

me atë se si funksionon një kompani...Fjalët për shpërbërjën e orchestrës dolën

nga disa njerëz normalisht me qellime të këqija, në momentin kur unë

zëvendesova 4 anëtar të bendit, për arsye shumë të thjeshta. Mirëpo thjeshtë

cdo gjë që u fol e u përfol, e pati fundin e vet. Të gjithë janë dëshmitarë të asaj

që Zig Zag Orchestra është në momentet e saj më të mira, më aktive se kurrë,

me koncerte e mbrëmje.”

si lindi idea për bashkëpunim me anjeza shahinin?

Dren Abazi: “Kanga me Anjezën është rezultat i një rastësie. Anjeza Shahini

morri iniciativen për një bashkëpunim me një duet ku unë tentova ta realizoj

në menyrën më të mirë.”

Keni bërë shumë adhuruese...

Dren Abazi: “Unë gjithmonë insistoj që njerëzit d.m.th. edhe femnat të

fokusohën në muzikën time, pasi që mendoj që në fund të fundit një artist,

këngëtar...gjithmone kur e kujtojmë, e kujtojmë për këngët, për zërin, paraqitjet,

e pastaj për pamjen e tij...”

Me një karrierë të tillë artistike dhe paraqitje të denjë skenike, (pa

përmendur hijeshinë e tij natyrore) natyrisht që Dren Abazi do

të vazhdojë të na magjepsë dhe prekë për vite me radhë. Nuk

besoj se jemi vetëm kur themi: Duam më shumë Dren!

TunG

Page 14: TUNG Magazine

në Takimet e mërgatës “Azem Shkreli”Nga Mimoza Dajçi

Nga Mimoza Dajçi

Në takimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve,

Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Ennepetal të

Gjermanisë, e me rastin e ndarjes së Çmimit

“Azem Shkreli” nga vetë Familja Shkreli, mes të

ftuarve ndodhej edhe akademistja, poetja e hu-

manistja shqiptare Znj. Rita Saliu. Juria e

zgjedhur e përbërë nga Dr. Basri Çapriqi, poeti

i njohur e humanisti Hasan Qyqalla e Alma

Papamihali vlerësoi me Çmimin e Parë “Azem

Shkreli” librin me poezi “Engjëjt nuk jetojnë në

tokë” të Znj. Rita Saliu.

“Ishte kjo, një ditë tepër e veçantë për

mua, e ndihesha vërtetë e privilegjuar –

thotë mes të tjerash Znj. Saliu, duke ku-

jtuar mbresat e paharuara të atyre ditëve.

U preka vërtetë emocionalisht – vijon më

tej ajo – kur nipi i poetit tonë të madh

Azem Shkreli – Genti më dhuroi lulet e

festës”.

Megjithë emocionet e para nisjes për në

këtë konkurs të rëndësishëm të letërsisë

shqipe, edhe ne si mike e kolege gëzonim

për arritjet e sukseset e saj. E duke u

nisur pikërisht nga kjo ngjarje e shënuar,

si Organizatë e Gruas Shqiptare –

Amerikane “Shpresë & Paqe” në SHBA

i dërguam një letër falenderimi “Lidhjes

së Shkrimtarëv e, Artistëve e Krijuesve

Shqiptarë në Gjermani, për zj. Rita

Saliu.

Rita Saliu njihet gjithashtu nga lexuesi

ynë si krijuese e autore e disa librave me

poezi, ku shquhet në botimet e saj me

vlera artistike; “Ecje Vertikalisht nëpër

Oqean”, krijime e skica të ndryshme le-

trare, si dhe “Engjëjt nuk jetojnë në

tokë”.

Përveç ceremonisë madhështore të spon-

sorizuar nga vetë familja Shkreli , ku nuk

munguan kumtesat, recitimet, këngët e

vallet e bukura shqiptare, e cila u

moderua nga znj. Blerta Kelmendi dhe

Kryetari i Lidhjes Z. Martin Çuni, Rita

pati edhe disa takime si humaniste e grua

me ndjenja të larta bamirësie. Në një nga

këto takime do të veçonim vizitën e saj

në një spital gjerman, pranë një djali

shqiptar, i cili vuante nga një sëmunde e

rëndë.

Në këtë vizitë ajo u shoqërua nga ndih-

mësmjekët e bashkëshortët Hamide e

Hasan Qyqalla, të cilët njëherësh njihen

edhe për kontributet e tyre humane. Sig-

urisht Rita dhuroi diçka për fëmijën e

personelin e spitalit, por vajtja e saj pranë

vogëlushit të sëmurë, si nënë me një

zemër të madhe la shumë mbresa pozi-

tive edhe tek pacienti i vogel nga Obliqi,

i cili ia shtrëngonte dorën e nuk ia

lëshonte.

Ja se çfarë thotë poeti Qyqalla; “Pas atij

manifestimi letrar të gjithëve na duhej të

shkonim në shtëpi e të pushonim, por unë

me time shoqe Hamiden na duhej të

shkoninm në spital për të parë djalin

shqiptar të sëmurë. Znj. Saliu sapo mësoi

se ne do të shkonim në spital për të parë

një fëmijë shqiptar, megjithë problemet e

saj shëndetësore dhe e lodhur nga rruga

e gjatë, vendosi të vijë me ne në spital. Pra

shpirti i humanistes e tërhoqi Znj. Saliu

edhe këtu. Ajo dhuroi diçka për fëmijën e

sëmurë, e personelin e spitalit”.

Konkursi Letrar “Azem Shkreli – 2011

është kthyer tashmë në një traditë për

Familjen Shkreli, si një porosi e veçantë e

poetit, i cili vazhdimsht theksonte:

“Kujdesuni për gjuhën dhe kulturën, kul-

tivoheni e krijoni, se mbase kemi thesare

të çmuara kombëtare”. Në këtë veprim-

tari letraro – artistike anagazhohen çdo vit

shkrimtarë e poetë të mërgatës shqiptare

nga e gjithë bota, ku ata jetojnë e puno-

jnë.

Rita Saliu merr cmimin e pare “azem shkreli”

K o m u n i t e t

14

Page 15: TUNG Magazine

Nga Mimoza Dajçi

Në takimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve,

Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Ennepetal të

Gjermanisë, e me rastin e ndarjes së Çmimit

“Azem Shkreli” nga vetë Familja Shkreli, mes të

ftuarve ndodhej edhe akademistja, poetja e hu-

manistja shqiptare Znj. Rita Saliu. Juria e

zgjedhur e përbërë nga Dr. Basri Çapriqi, poeti

i njohur e humanisti Hasan Qyqalla e Alma

Papamihali vlerësoi me Çmimin e Parë “Azem

Shkreli” librin me poezi “Engjëjt nuk jetojnë në

tokë” të Znj. Rita Saliu.

“Ishte kjo, një ditë tepër e veçantë për

mua, e ndihesha vërtetë e privilegjuar –

thotë mes të tjerash Znj. Saliu, duke ku-

jtuar mbresat e paharuara të atyre ditëve.

U preka vërtetë emocionalisht – vijon më

tej ajo – kur nipi i poetit tonë të madh

Azem Shkreli – Genti më dhuroi lulet e

festës”.

Megjithë emocionet e para nisjes për në

këtë konkurs të rëndësishëm të letërsisë

shqipe, edhe ne si mike e kolege gëzonim

për arritjet e sukseset e saj. E duke u

nisur pikërisht nga kjo ngjarje e shënuar,

si Organizatë e Gruas Shqiptare –

Amerikane “Shpresë & Paqe” në SHBA

i dërguam një letër falenderimi “Lidhjes

së Shkrimtarëv e, Artistëve e Krijuesve

Shqiptarë në Gjermani, për zj. Rita

Saliu.

Rita Saliu njihet gjithashtu nga lexuesi

ynë si krijuese e autore e disa librave me

poezi, ku shquhet në botimet e saj me

vlera artistike; “Ecje Vertikalisht nëpër

Oqean”, krijime e skica të ndryshme le-

trare, si dhe “Engjëjt nuk jetojnë në

tokë”.

Përveç ceremonisë madhështore të spon-

sorizuar nga vetë familja Shkreli , ku nuk

munguan kumtesat, recitimet, këngët e

vallet e bukura shqiptare, e cila u

moderua nga znj. Blerta Kelmendi dhe

Kryetari i Lidhjes Z. Martin Çuni, Rita

pati edhe disa takime si humaniste e grua

me ndjenja të larta bamirësie. Në një nga

këto takime do të veçonim vizitën e saj

në një spital gjerman, pranë një djali

shqiptar, i cili vuante nga një sëmunde e

rëndë.

Në këtë vizitë ajo u shoqërua nga ndih-

mësmjekët e bashkëshortët Hamide e

Hasan Qyqalla, të cilët njëherësh njihen

edhe për kontributet e tyre humane. Sig-

urisht Rita dhuroi diçka për fëmijën e

personelin e spitalit, por vajtja e saj pranë

vogëlushit të sëmurë, si nënë me një

zemër të madhe la shumë mbresa pozi-

tive edhe tek pacienti i vogel nga Obliqi,

i cili ia shtrëngonte dorën e nuk ia

lëshonte.

Ja se çfarë thotë poeti Qyqalla; “Pas atij

manifestimi letrar të gjithëve na duhej të

shkonim në shtëpi e të pushonim, por unë

me time shoqe Hamiden na duhej të

shkoninm në spital për të parë djalin

shqiptar të sëmurë. Znj. Saliu sapo mësoi

se ne do të shkonim në spital për të parë

një fëmijë shqiptar, megjithë problemet e

saj shëndetësore dhe e lodhur nga rruga

e gjatë, vendosi të vijë me ne në spital. Pra

shpirti i humanistes e tërhoqi Znj. Saliu

edhe këtu. Ajo dhuroi diçka për fëmijën e

sëmurë, e personelin e spitalit”.

Konkursi Letrar “Azem Shkreli – 2011

është kthyer tashmë në një traditë për

Familjen Shkreli, si një porosi e veçantë e

poetit, i cili vazhdimsht theksonte:

“Kujdesuni për gjuhën dhe kulturën, kul-

tivoheni e krijoni, se mbase kemi thesare

të çmuara kombëtare”. Në këtë veprim-

tari letraro – artistike anagazhohen çdo vit

shkrimtarë e poetë të mërgatës shqiptare

nga e gjithë bota, ku ata jetojnë e puno-

jnë.

Nga Mimoza Dajçi

Me rastin e 23 vjetorit të

themelimit të Distriktit që pa-

trullon Zonën 49-të në Bronx,

Presidenti - Z. Joseph Thomp-

soni organizoi Konferencën e

rradhës me një pritje mëngjesi

me personalitete të larta të

politikës e policisë amerikane

e nënpunës të ndryshëm

civilë.

Merrnin pjesë Senatori Jeff

Klein, Përfaqësuesi i Zyrës së

Senatores Ruth Hasell

Thompson Kenny Agosto,

Konsulli i Bashkisë së New

Yorkut James Vacca, Kryetari i

Asamblesë për Distriktin 80 –të

Joseph McManus, Kapiteni i

Lartë i Policisë për Rajonin 49

Kevin Nichelson, Drejtori i Bor-

dit 11 për komunitetet në Bronx

Jeremy Warneke, banorë, bis-

nesmenë amerikanë, mes tyre

edhe veprimtari i njohur shqip-

tar Z. Mark Gjonaj.

Ftesë për pjesëmarje në këtë

ceremoni mori edhe Organizata

e Gruas Shqiptare – Amerikane

“ Shpresë & Paqe” që tashmë

zhvillon rregullisht veprimtarinë

e saj shoqërore e humanitare në

New York.

Nën Hymnin Amerikan, e tra-

ditës së veçantë përshëndetëse të

marinsave amerikanë hapi

siparin ky mëngjes në një nga

ambientet e njohura të Maes-

tro’s Restorant në Bronx.

Takimin e përshëndeti veterani

i forcave ajrore amerikane dhe

ish dedektivi i Policisë së New

York-ut Z. Joseph Thompson, i

cili pasi falenderoi pjesëmarrësit

e foli mbi punën e lavdërueshme

të individëve të veçantë e for-

cave policore në Bronx, ku sipas

shifrave e statistikave të fundit

kriminaliteti ka patur një rënie

të ndjeshme, i dha fjalën më pas

Kapitenit të Policisë Kevin

Nichelson, si dhe drejtuesve

të tjerë të politikës e

shoqërisë civile që punojnë e

jetojnë në Bronx.

Në fund të diskutimive ku

pati pyetje e përgjigje, u

zhvillua Ceremonia e ndar-

jes së Çmimeve. Për punën e

mirë të individëve, poli-

tikanëve e punonjësve të poli-

cisë për Qarkun e Bronx-it u

ndanë Medalje e Çertifikata

Mirënjohje. Fjalë të mira e

inkurajuese i u adresuan

gjithashtu edhe Organizatës

së Gruas Shqiptare –

Amerikane

“Shprese & Paqe”, edhe pse e re

në komunitet, ka ditur të kryejë

me sukses një sërë detyrash të mi-

sionit të saj, duke u angazhuar se-

riozisht në realizimin e vlerave

humane e të dobishme për fem-

rën shqiptare në diasporë.

Konferenca e Ceremonia e përv-

jetorit të 23-të për Distriktin 49-

të, u shoqërua me këngë e

muzikë nga performanca e korit

të shkollës së mesme P. S 83 në

Bronx.

festa e një themelimi

Organizata Hope & Peace, Senator Ruth Hasell

Thompson, Z. Joseph

Page 16: TUNG Magazine

jeta ime

Jeta ime-

një këngë e ndërthurur

buzëqeshje dhe dhimbje

mbështjellë me shallin e durimit.

Jeta ime-

fjalë ngritur në shkallën

e frymëzimit në heshtje,

ngjyrë e pagjumësisë së përhershme

shqetësim njerëzor në pafajësi

Jeta ime-

frymë hyjnore e arsyes,

emocion, mes përpjekjesh të përditshme

lule në duart e mia dhe të natyrës bujare

Jeta ime-

arsye e përmbajtur, dashuri e brishtë,

endërr që shkon drejt universit

në kërkim të endrrave më të bukura

Jeta ime-

lindi nga klithja njerëzore, nga dashuria

për të mbetur një këngë mes jush.

Nga Donika Timko

P o e z i

16

TUNG

Kuriozitete

• jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë

planetët e tjerë..

• ...20% e energjisë së trupit përdoret nga truri

• ...për shkak të përqindjes së lartë të kripës në Detin e Vdekur

nuk ka qenie të gjalla.

• ...në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhami.

• ...qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi

pesëmbëdhjetë milion banorë.

• ...bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

• ...në SHBA 1/3 e zezakëve mes 20-29 vjeç janë në burg ose nën

hetim.

• ...fasulja e kuqe ju ndihmon të dukeni më të ri. Ministria e Bu-

jqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka radhitur fasulën e

kuqe në vendin e tretë si artikull ushqimor, të pasur me antiok-

sidues.

• ...c'do herë që teshtim zemra ndalon së punuari për një

sekond...

FRANK SPECIALTY CAKESHomemade Cakes for any OccasionEmail: [email protected] or

[email protected] us on facebook: frank berlajolli

S A R AS A R AZE J NE L IZ EJ N E L I

LICENSED

REAL ESTATE

SALESPERSON

250 Park Avenue S., 12th Fl.,New York, NY 10003Cell: 646-595-7445 Fax: 917-262-7733

[email protected]

Call for Manhattan Rentals and Sales

Page 17: TUNG Magazine

17

Gerta OparakuKa lindur në Tiranë dhe ka mbaruar Liceun artistik për grafikë. Nga Akademia e Arteve u diplomua në degën e Skenografisë/Kostumo-

grafisë. Pasi mbaroi mësimet filloi punë si grafiste. Ka punuar në dy filma artistik dhe tani është në fazë parapërgatitore për filmin e tretë.

Gerta Oparaku është fumetistja e parë shqiptare. Gerta është gjithnjë duke vizatuar edhe pse ajo shprehet se në Shqiperi zhanri “comics” nuk

duket të ketë përspektivë. Megjithatë ajo do të nxjerr në tregun shqiptar librin e saj “comic” i cili do të jetë i pari i këtij lloji.

Pjesë nga libri “comic” “PortoPalermo”

TUNG

Page 18: TUNG Magazine

Borxhi i Amerikës: Ku është kulmi?

Komisioni borxhit (Debt Commission), i njohur edhe si

Komisioni Kombëtar për Reformë dhe Përgjegjësi Fiskale

(National Commission on Fiscal Responsibility and Reform)

është një organ dypartiak i krijuar nga Presidenti Obama

për adresimin e sfidave fiskale dhe të borxhit shtetëror

Amerikan. Komisioni në fjalë është i ngarkuar me detyrën

për identifikimin e politikave për përmirësimin e gjendjes

fiskale në afat të mesëm dhe për të arritur qëndrueshmëri fiskale në afat të

gjatë. Komisioni që nga fillimi kishte një objektivë të guximshme, gjegjësisht

stabilizimin dhe reduktimin e borxhin shtetëror Amerikan me qëllim që të

evitohet pagesa e më shumë se 1 trilion dollarëve vetëm për kamata nga viti

2020.

Gjatë pëpjekjeve për të gjetur zgjidhje për borxhin në rritje e sipër, Komi-

sioni i borxhit doli me planin "Bowles-Simpson", i emërtuar nga krerët e komi-

sionit, demokrati Erskine Bowles dhe republikani Alan Simpson. Ky plan u

hartua nga komisioni 18-anëtarësh dhe në vehte përmban reduktimin e defici-

tit buxhetor për 2 për qind të bruto prodhimit vendor, dhe eliminimin e

pothuajse 4 trilion dollarëve në borxhe (që paraqesin rreth 21 për qind të

bruto prodhimit vendor) branda viteve 2012-2020. Kjo zgjidhje, sipas planit

në fjalë parasheh eliminim të shpenzimeve për 75 për qind dhe ndryshime

në politikat tatimore dhe mënyrat e tatimimit për 25 për qind. Përveç kësaj,

ky plan në breandi përmban reduktim të thellë të shpenzimeve të brendshme,

posaqërisht ato ushtarake, rritjen graduale të taksave federale për benzinë dhe

derivative të naftës për 15 cent në gallon, kufizimin ose eliminimin e benefiteve

popullore të taksave, si dhe eliminimin e benefiteve që u paguhen punonjësve

federal dhe ngritje të moshës së nevojshme për daljen në pension.

Sa për fillim, vetë sugjerimi për të ndaluar benefitet që ulin pagesën e

tatimeve nga popullata e gjerë, si për shembull, kamatat e hipotekave dhe

kontributet bamirëse dhe humanitare, nuk duket se do të kalojë lehtë tek shtre-

sat e gjëra të popullit, ndërsa qeveria e cila do të ndërmerr hapa për zbatimin

e një plani të tillë do të ketë pasoja të mëdha në zgjedhjet e ardhshme. Kjo at-

mosferë tek popullata ilustrohet shumë mirë nga sondazhi realizuar nga New

Street Wall Journal / NBC News, sipas të cilit shumica e njerëzve janë kundër

projekt-planit dhe ndryshimeve që ai sjell për sistemet e sigurimit pensional

(Social Security), sigurinë (asistencën) sociale për të moshuarit (Medicare), sh-

penzimet për sistemin e mbrojtjes, si dhe atë të taksave.

Përveç kundërshtimeve nga vetë populli, kritikat kundrejt punës së Komi-

sionit për eliminimin e borxhit vijnë nga të gjitha ngjyrat politike dhe

akademike. Për shembull, fituesi i Çmimit Nobël për ekonomi dhe kundër-

shtar i madh i planit të komisionit për uljen e deficitit buxhetor, Paul Krugman,

konsideron se pas maskës së tejkalimit të problemeve fiskale, z. Bowles dhe z.

Simpson janë duke bërë përpjekje për të inkuadruar fshehtazi benefite taksore

për të pasurit, ndërsa njëkohësisht duke e ulur nivelin e sigurisë sociale në

vend. Sipas Paul Krugman-it, plani në fjalë do të shpërndajë të ardhurat

shoqërore në drejtim të milionerëve dhe miliarderëve dhe do të anashkalojë

shtresat e ulëta që vërtetë kanë nevojë për këtë ndihmë. Sipas tij, plani Bowles-

Simpson parasheh që 80 për qind e familjeve Amerikane me të ardhura më

të ulëta do të paguajnë tatime më të larta, kurse 20 për qind e familjeve me të

ardhura më të larta - sidomos 5 për qind të njerëzve me të ardhura më të

larta në vend – do të paguajnë më pak sesa deri tani.

Ndërkaq, në një artikull në të përditshmen Washington Post, Ezra Klein

e ka konsideruar komisionin të pafuqishëm dhe të paaftë në zbatimin e

propozimeve të bëra. Kritika në fjalë bazohet në faktin që komisioni është

duke hartuar një propozim për të balancuar buxhetin, ndërsa vetë anëtarët e

komisionit nuk kanë të drejtë vote as në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit

Amerikan e as në Senat. Në një deklaratë tjetër kritikuese që ilustron pakë-

naqësinë me planin Bowles-Simpson, Presidenti i sindikatës AFL-CIO,

Richard Trumka deklaroi për mediat se plani Bowles-Simpson është duke i

çuar tatimpaguesit amerikan drejt varrit te tyre. Duke iu bashkuar rendit të

kritikave ndaj planit Bowles-Simpson, Nancy Pelosi (ish-zëdhëndesja e

Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan), nuk ishte e pajtimit me

konkluzat e komisionit që ka për qëllim zgjidhjen e problemit të borxhit

Amerikan. Në një deklaratë për mediat, ajo i ka etiketuar propozimet e komi-

sionit në fjalë si “thjesht të papranueshme."

Nga ana tjetër, edhe mbështetësit e propozimeve të komisionit vijnë

gjithashtu nga shumë drejtime që kalojnë kufijtë politik. Sipas një editoriali të

kohëve të fundit në gazetën National Review thuhet se programi Bowles-

Simpson konsiderohet si stabilizues për Amerikën duke ofruar rritje të nevo-

jshme ekonomike dhe është një zgjidhje praktike për uljen e borxhit shtetëror.

Në stil të ngjashëm, Kevin Williamson, poashtu nga National Review, kon-

sideron se paneli i zgjedhur presidentit Obama për zvogëlimin e deficitit bux-

hetor ka prodhuar një sërë propozimesh të qëlluara. Poashtu, Peter Orszag,

ish-Drejtori Zyrës së Menaxhimit dhe të Buxhetit në administratën Obama

mendon se ky projekt-plan nga udhëheqësit e komisionit dypartiak të Presi-

dentit Obama do ta vendos sistemin e qeverisjes amerikane në “binarët” e

duhur financiarë për tejkalimin e krizës. Ai përgëzoi komisionin për guximin

e treguar në propozimet e tyre për reduktimin e borxhit Amerikan.

Në përfundim e sipër, komentet e kreut të komisionit të borxhit, Erskine

Bowles në një intervistë me Charlie Rose-in vënë në pah nevojën e madhe

për fillimin e debatit dhe dialogut shumëpartiak dhe të gjithanshëm për re-

duktimin e deficitit fiskal dhe të borxhit shtetëror Amerikan. Ai shton se dia-

logu kombëtar duhet të fillojë diku dhe se zgjidhja duhet të gjindet brenda

këtij Kongresi ose eventualisht Kongreseve tjera në vijim. Deklaratat e shumta

në debatet e kohës së fundit na bëjnë me dije se rruga e tanishme në të cilën

gjendet Amerika është e paqëndrueshme. Sigurisht që filozofitë dhe politikat

e tanishme ekonomike nga të dy taboret kryesore politike nuk kanë mundur

t'iu përgjigjen sfidave të imponuara nga rënia aktuale ekonomike. Përkundër

performancës negative ekonomike, sigurimi pensional dhe sistemi i sigurisë

(asistencës) sociale për të moshuarit janë dy programe të cilat kanë një bilanc

negativ financiar për një kohë të gjatë tashmë dhe njëkohësisht paraqesin një

recetë për falimentim në të ardhmen. Nëse nuk ndërmirren hapa të shpejtë

për t'i reformuar këto programe për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre për

brezat e ardhshëm, Amerikanët rrezikojnë humbjen e standardit të jetesës

dhe cilësisë së ëndrrës amerikane. Nëse borxhi vazhdon të rritet në nivelet e

tanishme, vetë bazamenti i Amerikës do të shkatërrohet nga pagesat masive

në emër të kamatave, gjë që kërcënon cilësinë e arsimit, shëndetësisë, sigurisë

kombëtare dhe të zbatimit të ligjit pasiqë paratë e destinuara për interesin

publik do të duhej të ipen për larjen e borxhit.

Pa dyshim, një plan i mirëfilltë për të reformuar sistemin e qeverisjes fed-

erale dhe menaxhimin e deficitit kombëtar është një domosdoshmëri. Ajo që

mbetet në horizont pas të gjitha polemikave, pluhurit politik dhe grindjeve

partiake është gjetja e mënyrës se si të bëhet reforma? Si mund ta ndryshojmë

sistemin? Zakonisht, gjetja e mekanizmit është pjesa më e vështirë në hartimin

e çdo politike shtetërore. Shumë njerëz të zgjuar dhe shumë zgjidhje janë

ofruar deri më tani, por ja që çështjet e këtij dështimi të sistemit financiar e

ekonomik nuk janë zgjidhur. Në këtë atmosferë, a mund një shtet t'i lejojë

vetes të futet në thellë në llogoret e linjave kokëforta politike dhe të refuzojë

dialogun për shpëtimin e vendit? Duke pasur parasysh të gjitha gjërat që prap

mund të shkojnë keq në të ardhmen, amerikanët duhet së paku të kyqen në

dialog dhe t’i japin një shans tentimeve për tejlakimin e dallimeve sa i përket

borxhit. Konstruktiv ose jo, një dialog i hapur do të sjellë në pah dhe të për-

faqësojë të gjithë zërat, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike. Fundi i

fundit, esenca e vetë ekzistimit të Kongresit Amerikan është përfaqësimi i të

gjithë qytetarëve dhe ideve të ndryshme që mund të kultivohen nga ata.

Nga Albinot Shaqiri

18

Page 19: TUNG Magazine

Destinacionet për pushime verore ndryshojnë sipas dëshirave dhe

qëllimeve tona për udhëtimit. Vendet që janë të përshtatshme për

udhëtime familjare në SHBA ndoshta nuk janë të favorshme për

ciftet që synojnë vende romantike, dhe anasjelltas. Megjithatë,

ekspertët e udhëtimit veror janë burime për informata rreth

vendeve më të përshtatshme për pushim. Përvoja përsonale e tyre

i ndihmon ata në përzgjedhjen e 5 destinacioneve të rekomanduara

për pushime me familje, udhëtime romantike dhe çdo gjë në mes.

yellowstoneNëse keni dëshirë të jeni

sa më pranë natyrës,

atëherë The Yellowstone

National Park është vendi

më i përshtatshëm për ju.

Duke filluar prej maleve,

burimeve të nxehta, ujvar-

ave, kafshëve etj. që keni

pasur mundësinë t'i shihni

vetëm në ndonjë doku-

mentar në Discovery Channel ose National Geographics, ky udhë-

tim pa dyshim do të jetë i vecantë. Ngjyrat që do t'i keni përreth

do të jenë përrallore. Përvec bukurisë natyrore që do t'a keni

mundesinë t'a shijoni në cdo qast, udhëtimi për në Yellow Stone Na-

tional Park është poashtu edukativ. Do të keni mundësinë që nga afër

të shihni alga e bakterie si Cyanobacteria, e cila përmes fotosintezës kri-

juan ndër molekulat e para të oksigjenit në planetin tonë.

Us Virgin islandsPërvoja juaj në

Ishujt e Virgjër të

SHBA do të varet

nga pjesa ku do të

vendosni të kaloni

kohën tuaj. Natyrë

histori, plazh, treg...

të gjitha mund t'i

gjeni këtu. US Vir-

gin Island kanë

bukuri të jashtëza-

konshme natyrore shkak ky që vazhdon të tërheq vizitor vit pas viti.

Mos e lini pa vizituar Parkun Kombëtar të Virgin Island në Shën

Gjon e cila do t'u ofrojë një përvojë të këndhsme. Për të parë atë

në më të bukurën e tij, sigurohuni që të vizitoni Virgin Islands Na-

tional Park në St. John dhe do të përjetoni qetësi, bukuri dhe origji-

nalitet.

yosemite, KaliforniYosemite është nga vendet më të

përshtatshëm për aventura në

natyrë që Kalifornia ka për të

ofruar. Këtu do t'i gjeni edhe mon-

umentet e famshme si Half Dome

dhe El Capitan ose të ecni shtigjeve

të Muir John. Ka vende shumë të

bukura edhe për të shtruar kampe,

mirëpo, hotelet dhe kasollat përgjatë

rrugës janë të shumta dhe keni mundësi të zgjidhni se cila ju përsh-

tatët më së miri.

Disney WorldPushime familjare në Disney World tashmë janë bërë

traditë e shumë familjeve në ShBA, një rit klasik që

vazhdon vit pas viti. Përvec botës magjike që Disney

World ka krijuar për fëmijët, Disney ofron argëtim

edhe për të rriturit. Mbretëria Interesante e kafshëve,

që u hap në vitin 1998, është pjesë e preferuar nga

fëmijët. Më shumë se kurrë, Disney World ofron ikje

nga realiteti i një lloji që ju nuk mund ta gjeni askund

tjetër.

jersey shoreVizitorët janë gjithnjë të

mirëpritur në Jersey

Shore. Plazhet në Jersey

Shore vijnë njëra pas

tjetrës dhe secila ka

bukurinë e vet. Jersey

Shore është vend ideal

për ata që kërkojnë

vende pushimi me

familje. Mundësit për

një pushim të paharruar

në këtë bregdet janë të

pafund duke filluar nga lorja të ndryshme për fëmijë dhe të rritur,

shitore, restorante e deri te Boardwak ku mund t'i kaloni mbëmjet

duke shëtitur me më të dashurit tuaj. Përvec hoteleve të shumta,

për komoditetin tuaj në dispozicion keni edhe shtëpi vere, cottages,

condo dhe apartmente. Nëse banoni në Tri-State-Area, vendin

ideal për pushime do t'a arrini brenda disa orëve me makinë.

Top 5 SUMMER DestionationsTop 5 SUMMER Destionations

Në SHBA

Page 20: TUNG Magazine

Dieta 3 Ditore është një nga dietat afatshkurtëra më tëpopullarizuar që po qarkullojnë nëpër internet sot. Meqëshumë njerëz nuk kanë durimin dhe vendosshmërinë përtë mbajtur dietë afatgjatë, e cila gjithësesi është më eshëndetshme se cfarëdo diete afatshkurtër, një dietë si kjobëhet hit brenda ditës. Dietat afatshkurtëra mund të sjellinsukses në humbje peshe, megjithatë, shumica e njerëzveshumë lehtë dhe shumë shpejt mund ta fitojnë peshën ehumbur.

Dieta 3 Ditore është thjesht një dietë me numër të ulët nëkalori. Nuk ka asgjë magjike...Humbja e peshës gjatëkësaj diete shkaktohet për shkak të një rënie të papriturnë kalori...

MengjësiMengjësi

• • një filxhan kafe ose caj (pa

qumësht) pa sheqer ose me ëmbëlsues

(sweet ‘n low, equal etj.)

• 1/2 grejfrut ose lëngun e saj

• 1 copë bukë të thekur me 1 lugë

gjalpë të kikirikave përsipër

DarkaDarka

• 85g pulë ose mish tjetër pa dhjam

• 1 filxhan me bishtaja

• 1 filxhan me karrota

• 1 mollë

• 1 filxhan me akullore në shije të

vanillës

DrekaDreka

• 1/2 filxhan me tuna

• 1 copë bukë të thekur

• një filxhan kafe ose caj (pa qumësht)

pa sheqer ose me ëmbëlsues (sweet’ n

low, equal etj.)

Dita e parë:Dita e parë:

MengjësiMengjësi

• një filxhan kafe ose caj (pa qumesht)

pa sheqer ose me ëmbëlsues (sweet ‘n

low, equal etj.)

• 1 vezë të zier

• 1/2 banane

• 1 copë bukë të thekur

DarkaDarka

• 2 salcice nga mishi i lopës

• 1 filxhan brokoli ose lakër

• 1/2 filxhani karrota

• 1/2 banane

• 1/2 filxhane me akullore në shije të

vanillës

DrekaDreka

• 1 filxhan gjizë ose tuna

• 8 biskota të kripura (saltine crackers)

MengjësiMengjësi• një filxhan kafe ose caj (pa qumesht)

pa sheqer ose me ëmbëlsues (sweet ‘n

low, equal etj.)

• 5 biskota të kripura

• 30gr djath të verdhë

• 1 mollë

DarkaDarka

• 1 filxhan tuna

• 1 filxhan me karrota

• 1 filxhan lulelakër

• 1 filxhan pjepër

• 1/2 filxhani me akullore në shije të

vanillës

DrekaDreka

• një filxhan kafe ose caj (pa qumesht)

pa sheqer ose me ëmbëlsues (sweet ‘n

low, equal etj.)

• 1 vezë të zierë

• 1 copë bukë të thekur

Dieta 3 DitoreDieta 3 Ditore

Nuk është e rekomanduar që kjo dietë të mbahet për më shumë se tri ditë. Nuk është e rekomanduar që kjo dietë të mbahet për më shumë se tri ditë.

Dita e dytë:Dita e dytë:

Dita e tretë:Dita e tretë:

Planiushqimor:

20

1

2

3

Page 21: TUNG Magazine

21

By Brunilda Lleshi

Flokët:

~ Nëse prekni flokët vende-vende me lëng limoni, dielli do t’u

jap atyre fijeve ku ka limon me shumë shkelqim dhe ndriçim se sa

fijeve të tjera pa limon.

~ Balasmi për flokët është më së i rëndësishëm gjatë verës ngase

flokët kanë tendencë të thahen më shumë.

Health and Beauty

Kujdesu për FytyrënGjatë Verës

Vera është stina e pushimit dhe rekreacionit. Shumica prej nesh i kalojmë ditët e verës

duke u kënaqur me miqtë dhe të afërmit. Në anën tjetër vera është një nga stinët më të

dëmshme për lëkurën dhe flokët nëse ne nuk i zbatojmë disa rregulla të thjeshta për t’u

mbrojtur dhe për të përfituar sa më shumë nga vera...

Lëkura:

~ Kremi mbrojtës për fytyrë dhe trup duhet të jetë miku juaj më i

afërt gjatë verës. Sigurohuni që ai të jetë i koncentruar me së

paku spf 15. Ende më mirë do të ishte po të përdorni “Bronzer”

apo “Self Tanner” për t’i japur ngjyrë trupit tuaj, para se të

vendosni të piqeni në diell.

~ Për t’iu shmangur dehidrimit, pini të paktën 8 gita ujë në ditë

dhe edh më shumë kur jeni jashtë.

Përdorni krem që përmban Aloe Vera pas djegjës së lëkurës në

mënyrë që ta freskoni dhe zbusni lëkurën.

Makiazhi Gjatë Verës:

Rregulla e verës: Sa më pak, aq më mirë!

Verën mund ta kaloni vetëm me pak “bronzer” pak shkëlqim për

buze apo buzëkuq të lehtë. Për sytë provoni pluhr ngjyrë-

kafe të qelët dhe maskarë që i reziston ujit.

Asnjë natë mos flini pa pastruar fytyrën nga makiazhi juaj

dhe pa e lyer atë me krem hidrues.

Dieta 3 DitoreDieta 3 Ditore

Nuk është e rekomanduar që kjo dietë të mbahet për më shumë se tri ditë. Nuk është e rekomanduar që kjo dietë të mbahet për më shumë se tri ditë.

Page 22: TUNG Magazine

Humbja e peshës është duke u bërë një obsesion për shumë njerëz që mundo-

hen që me dieta të ndryshme të gdhendin trupin sa më perfekt, të parë

vetëm në pista mode e revista. Dietat duhet të shihen në një dritë tjetër.

Ato mund ta përmirësojnë shëndetin si dhe të mbrojnë nga sëmundje

të ndryshme. Humbja e peshës me një dietë të shëndetshme është

shumë e rëndësishme. Edhe nëse njeriu nuk ka nevojë për hum-

bje peshe, ai prap se prap duhet t’iu ik disa ushqimeve që janë

shumë të ngarkuara dhe të dëmshme për trupin e njeriut. Disa elimin-

ime në ushqim, duke u zëvendësuar me pemë e perime, do të ndikojnë

dukshëm në shëndetin dhe pamjen tuaj.

5. Pije Gazuese - Kjo përfshinedhe ato dietike. Nëse nuk kon-sumoni pije gazuese ose edhepije të tjera që përmbajnë she-qer, ju mund të humbni deri në40 ponta (lbs) në vit. Largonipijet gazuese nga dieta juaj dhejo vetëm se do të humbni peshëpor edhe do të ruani shëndetintuaj.

4. Kafe - Kafja është shumë eshijshme dhe ju jep shtytje nëmëngjes, por ajo gjithashtumund t'ua shtoi apetitin. Këtupërfshihen edhe pijet e tjera qëpërmbajnë kafeinë. Përveckafeinës, këto pije zakonishtjanë të ngarkuara me sheqer ekalori. Nëse gjithësesi ju duhetta keni një kafe në ditë, atëhereprovoni një filxhan të vogël kafe,pa qumësht.

3. Pije alkoolike - Vetëm 90kalori në Vodka, ngadalësojnëmetabolizmin tuaj për 75%. Pijetalkoholike përmbajnë shumëkalori dhe janë të stërngaruarame sheqer.

2. Karramele - Plot e përplotsheqer…Janë aq të vogla sa

nuk mund të shuajn oreksin tuaj.Po të hash deri sa ta shuashoreksin, numri i kalorive do tëtejkalon atë të nje darke të majme.Ngase nuk janë ushqyese, nuk iregjistrojmë si kalori…

1. Pite - Fli - Kush mund t'i rezistojpiteve e flijave. Sa më shumëmazë, aq më të mira. Nga e gjithëkjo listë e ushqimeve të cilaveduheni t'u shmangeni gjatë dietës,pitet dhe flija janë më të rreziksh-met. Ato përmbajnë shumë kaloridhe fare pak përfitim ushqyes.Përvec mazës që është thjeshtë yn-dyrë, brumi është shkaktari më imadh i ngritjes së peshës teknjerëzit. Shkurt, harrojinibrumërat…

-----------------------------------------------

Tani ndoshta jeni duke menduar se

lista e mësipërme përfshin disa nga

ushqimët më të preferuara nga të

gjithë. Humbja e peshës kërkon

sakrificë. Po të ishte e lehtë hum-

bja e peshës, nuk do të kishte njeri

të shëndosh në botë…përvec atyre

që e pelqejnë vetën ashtu, numri i

të cilëve se besoj se përshtatet me

atë të njerëzve mbi peshë.

ushqimet që nuk do të duhej t'i hani kurrë,

nëse dëshironi të humbni peshë

22

Page 23: TUNG Magazine

Voodoo besohet të ketë origjinën nga kontinenti afrikan. Voodoo në fakt do të thotë

Krijuesi. Kur ne flasim për voodoo, shpesh e lidhim atë me sakrifica njerëzore, vam-

pirë, djallin etj… Kjo është për shkak se imazhi i Voodoo-së është shtrembëruar në

masë të madhe dhe është keqpërdorur nga shumica e njerëzve. Kjo praktikë beso-

het të jetë një kombinim i traditave të ndryshme të Afrikës, fesë katolike dhe tradi-

tave të vendasëve indian të Amerikës. Nuk ka asnjë ide rreth numrit të saktë të

voodooistëve sot, por dihet se kjo traditë ka qenë dhe është duke u praktikuar në

të gjithë botën.

Kjo praktikë është për të bërë një individ të kuptojnë procesin jetësor, natyrën e

gjendjen shpirtërore të tyre. Voodoo është identifikuar zakonisht si një art i zi

megjithatë kjo nuk është ndonjë admirim kulti ose djalli. Ata që e ushtrojnë këtë

formë të artit nuk janë "witchdoctors", shtriga ose magjistarë. Ata që praktikojnë këtë art të

vërtetë janë një grup të njerëzve që mbështetin fuqizimin, përgjegjësitë etj. Praktika e këtij arti nuk ka të

bëjë me zbatimin e autoriteve apo kontrollin e të tjerëve. Ky art mund të identifikohet ngushtë me praktikën e

kërkimeve rreth figurave të shquar historike, duke nderuar ata dhe të bëmat e tyre.

Voodoo në vërtetë është një fe e lashtë e cila përfshin respektimin e paraardhësve, shpirtërave dhe metodave për të komunikuar

me shpirtra. Sot, kjo fe është duke u praktikuar në mbarë botën dhe në disa vende ajo është duke u praktikuar me një kontakt të

katolicizmit. Një qëllim i madh për ushtrimin e këtij arti është për shërim. Gjithashtu, ajo është përdorur për të zgjidhur çështje të

marrëdhënieve me veten. Kjo fe beson në një forcë të panjohur dhe kërkon udhëzim nga paraardhësit.

Në disa vende si New Orleans, rreth 15% e popullsisë praktikon VooDoo.

Nga Edmond Pruthi

Në nxehtësinë e New York-ut duke na kapluar

një dashuri simpatike ndaj air-condition,

shikoja lajmet e mbrëmjes, kur më habiti një

lajm shumë i rrallë sa i përket Kosovës.

Në një dasëm në Podujevë, 50 gra janë ali-

vanosur! Në lajme thuhej se 4 prej këtyre

grave kanë kërkuar ndihmë në emërgjencën

spitalore, kurse 46 prej tyre kanë kërkuar

ndihmën e hoxhës!

Një nga të pranishmit në këtë dasëm të orga-

nizuar në një shtëpi, në lagjen e Kuvajtit në

Podujevë, tha se ishte një gazmend i paparë,

të gjithë kërcenin e luanin, të gëzuar në këtë

dasëm, dhe në një moment filluan disa gra të

rrëzoheshin sikurse me ju ra t'fikët. Muzika u

ndal, shumica e mysafirëve në dasëm ishin në

gjendje të rregullt deri dikun, kurse u ali-

vanosoen 50 persona të gjinisë femrore.

Nga ushqimi nuk kishte shenja helmimi, por

ishte një gjë tjetër shumë e rëndësishme për

lokacionin ku po mbahej darsma... nuk kishte

air-condition, dhe atë ditë në Podujevë

shënonte një temperaturë prej 38 gradë cel-

cius.

Papritmas, ishte ideja dominuese se këto gra

ishin alivanosur për shkak të magjisë së zezë!

Keni dëgjuar për shprehjen Voodoo? Kulti re-

ligjioz në Karaibe dhe në pjesën lindore të

SHBA-ve kultivojnë voodoo duke kombinuar

elementet e ritualeve roman katolike me tra-

ditën afrikane, dhe kështu përbëjnë një varësi

shpirtërore ndërlidhur me magji dhe religjion.

Po, çka do të thotë magjia e zezë në Podu-

jevë?

Të pranishmit në dasem thanë se jo larg

shtëpisë ku po mbahej dasma, jeton një grua

që bën magji të zezë. Në Podujevë na qenka

shumë në zë magjia e zezë, dhe se gratë e Po-

dujevës po shkonin te këto gra fuqiplota që

po krijonin magjinë e zezë. Hajmali, shkrirje

e plumit, fall në filxhan t'kafës, në letra, më

fasule e qfardo mënyre tjetër po përdoret

në Llapin heroik. Dhe në krejt këtë qështje,

paska edhe hoxhallarë të implikuar të cilët

paskan fuqinë që në një mënyrë apo tjetër të

"shmangin" ndonjë njeri të kapluar nga

magjia e zezë. A të besohet kjo?

A ka menduar hoxha, apo edhe të pranishmit,

se kur të mbahet një dasëm pa ajrin e kondi-

cionuar, në një nxehtësi vere, në një lokacion

me mbi 400 persona, mund të jetë një kundër-

mim i madh i parfemëve falsifikat, kundër-

mim i njersës në shumë raste, lodhje prej

valles e të kërcyerit në temperatura të larta,

erës kundërmuese në shumë raste të naftalinit

prej dimive e veshjeve të ndryshme dasmore

që nxjerren nga hapësirat e errëta vetëm në

raste të rralla të dasmave, dhe ndoshta edhe

ndonjë mundësije tjetër që gratë kanë mundur

të rrëzohen?

Athua kur do të jepet ndonjë përgjigje se çka

me të vërtetë ka ndodhur atë ditë në Podujev ë

kur 50 persona u rrëzuan për tokë?

Podujeva, voodoo kos ovare

e vërteta rreth Voodoo…

23

Page 24: TUNG Magazine

BuzëqeshjaBuzëqeshjaFakte në lidhje me qeshurën:

• Buzëqeshja është një shprehje

universale e lumturisë dhe e njo-

hur si e tillë nga të gjitha kulturat.

• Buzëqeshja është shprehja më e

përdorur e fytyrës. Për një

buzëqeshje nevojiten prej 5 deri

në 53 palë muskuj të fytyrës.

• Pavarësisht nga numri i saktë i

muskujve të përdorur, duke

buzëqeshur në përdorim janë

shumë më pak muskuj se sa nevo-

jiten për t'u vrenjtur.

• Buzëqeshja liron endorphins dhe

na bën të ndihemi më mirë.

• Njerëzit janë të lindur me aftës-

inë për të buzëqeshur. (nuk është

thjeshtë një gjest i mësuar duke

parë të tjerët; madje edhe foshnjat

që janë lindur të verbër

buzëqeshin)

• Gratë qeshin më shumë se

meshkujt.

• Të rinjtë qeshin më tepër se të

moshuarit. Meshkujt amerikan me

testosterone të lartë buzëqeshin

më së paku.

• Ka 18 lloje të ndryshme të

buzëqeshjes të përdorura në situ-

ata të ndryshme sociale.

• Një person i qeshur është

gjykuar të jetë më i këndshëm,

tërheqës, sinqertë, i

shoqërueshëm, dhe kompetent se

sa një person jo i qeshur

• Ai që studion të qeshurën quhet

gelotolog.

Buzëqeshja është një nga metodat më të lehta dhe më e lira për të

rritur cilësinë e jetës. Buzëqeshja është ngjitëseë mund të na bënë

të dukemi më të rinjë dhe më interesant, na krijon paraqitje të kënd-

shme dhe heq stresin.

Buzëqeshja është ngjitëse.

Kur buzëqeshim, kjo u shkakton edhe të tjerëve buzëqeshje. Me sig-

uri ju ka ndodhur që të shihni një njeri tek buzëqesh dhe pa e ditur

arsyen e tij për disponim edhe juve ju vjen të buzëqeshni.

Buzëqeshja të krijon një paraqitje plot disponim dhe lumturi. Efekti

që do të krijoni te njerëzit që takoni do të jetë shumë pozitivë.

Model: Laureta Meci24

Page 25: TUNG Magazine

Rritja e fëmijëve në dy gjuhë mund të jetë një eksperiencë të kënaqshme për

fëmijët, e poashtu edhe për prindërit. Fëmijët që flasin dy gjuhë e kanë më lehtë

të komunikojnë e të krijojnë miqësi dhe nuk ndihen të izoluar në rreth ku flitet

vetëm njëra gjuhë. Gabimi që shumë prindër bëjnë është se u mësojnë fëmijëve

vetëm gjuhën shqipe, duke u nisur nga idea se pas regjistrimit në shkollë fillore

ata do ta mësojnë anglishtën. Duhet pasur parasyshë që ai fëmijë nuk do të

ndihet mirë në rreth ku të gjithë fëmijët tjerë flasin një gjuhë të cilën ai nuk e flet,

në shumicën e rasteve, këta fëmijë me të mësuar gjuhën angleze, refuzojnë të flasin

gjuhën shqipe përmes të cilës nuk kishin mundësi të komunikojnë në shkollë.

Kështu që është shumë e rëndësishme që fëmjët t’i flasin të dy gjuhët para se të

fillojnë shkollën.

1. fillo herët

Filloni të flisni me fëmijën tuaj në të dy gjuhët menjëherë pas lind-

jes. Fëmijët janë si shpuzë thithëse prej kur lindin e deri në moshën

3 vjeçare. Bisedoni me fëmijën tuaj vazhdimisht në gjuhën amtare,

në mënyrë që ai të jetë i ekspozuar ndaj gjuhës.

2. Krijo një strategji

Në mënyrë që fëmiu t’i mëson të dy gjuhët, duhet ta bëni rregull

që të dy gjuhët të fliten në shtëpi. Të gjithë anëtarët e familjës

duhet të jenë në marrëveshje në lidhje me mësimin e të dy gjuhëve

te fëmijët. Një strategji mund të jetë që njëri prind të flet vetëm

gjuhën e huaj, (psh. angleze) dhe prindi tjetër të flet vetëm gjuhën

amtare me fëmiun, në mënyrë që ai të ketë ekspozim të barabartë,

e në baza ditore nga të dy gjuhët.

3. jepi fëmiut vullnet për të mësuar

Zakonisht ndodh që fëmijët të flasin gjuhën që përdorin me miqtë

e tyre në shkollë dhe ndihen më rehat kur flasin si të gjithë të tjerët.

Shoqëria me shqipfolës është shumë e rëndësishme për fëmijët.

Ata duhet të kenë miq shqipfolës me të cilët komunikojnë në baza

ditore. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi gjuhës shqipe dhe kul-

turës shqiptare në mënyrë që fëmiu të kuptojë sa e rëndësishme

është për ju. Duhet t’u flsni për historitë interesante dhe herojntë

shqiptar, bukurinë e vendit tonë dhe ëmbëlsinë e gjuhë shqipe;

kështu, ata do të jenë krenar që janë shqiptar dhe do të mburren

me faktin. Kjo do të jetë shtytje që ata të flasin gjuhën shqipe dhe

ta mesojnë me kënaqësi. Vizitat për në vendlindje janë gjithmonë

burim i përmirësimit të theksit dhe fjalorit tek fëmijët emigrant.

4. regjistroni fëmijën tuaj në shkollë shqipe

Edhe nëse fëmiu juaj e flet gjuhën shqipe, besoj se është tëjet e

rëndësishme që ai të regjistrohet në shkollë për të mësuar shkrim

dhe lexim. Nëse jetoni në New York, keni fatin të regjistroni

fëmiun në shkollën shqipe të hapur vitin e kaluar ne Lehman Col-

lege në Bronx, NY. Nëse nuk keni shkollë shqipe në vendin ku

banoni, ose nuk keni mundësi ta dërgoni fëmijën tuaj në klasa

plotësuese, atëherë punën e mësuesit mund ta kryeni edhe ju vet.

Një Abetare nga vendlindja është material i mjaftueshëm që ta më-

soni fëmijën tuaj shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe, pa marrë

parasyshë nga mosha i fëmijës.

5. Mos iu ndani ahengjeve

Bëhuni pjesë e shoqatave të ndryshme shqiptare ku mund të tako-

heni me familje të tjera shqiptare. Këto shoqata zakonishtë orga-

nizojnë ahengje për festa përgjatë vitit. Edhe pse ndoshta këto

ahengje ju duken të shumta dhe nganjëherë edhe të shtrejta,

mundohuni që të jeni pjesë e tyre aq sa mundeni. Nëpër këto

mbledhje/festa, fëmijët takohen me moshatarë shqiptar dhe kri-

jojnë miqësi. Ata kanë rastin të bëhen pjesë e muzikës e kulturës

shqiptarë dhe të edukohen rreth festave të rëndësishme kombëtare.

Fundja, mënyra më e mirë për të mësuar ckado është duke u argë-

tuar.

5 Këshilla për edukimin e fëmijëve në dy gjuhë

25

Page 26: TUNG Magazine

I started making my first outfit when I was

very young age but, never had the intention to

become a fashion designer.I studied Art in

Academy of Fine Arts in Albania.

Later on I moved to NYC, where I was enrolled to Par-son’s School of Design. Art my skills, ability to draw ,to play with colors have influenced my fashion work.Designing is how it defines me as a person: colors ,fabrics, accessories all of these combine in one an

overall style that is unique. Designs has to be like

a love which is timeless, it has to be approachable

according to the time. Fashion is part of or our

society and it has to be accessible.Each time that I dodispatch my design to public my philosophy is to drill amessage into people.

I enjoying playing with colors, experimenting withfabrics, shapes.I do stay very

faithful to my art as I am trying to be faithful in my tai-loring too. Romanticism & functionality is thepower behind my last collection. Looking

through it there is a mix a palette of colors,

bright colors, hue colors… black& white

lace dress, printed silk, printed chiffon,

taffeta, sweded charmeuse, silk rayon

burn out velvet, crinkle silk chiffon.

I am searching inside of me for the inno-

vation to bring a twist, rebellion to my own de-

sign.

Laureta Ismailaj - designs with a twist

Page 27: TUNG Magazine

Style connoisseur, entrepreneur, luxury

consultant, author and investor Aureta Thomol-

lari was born on August 16 in Tirana, Albania

and currently resides in the United States. She is

best known for her eponymous blog and style

documentary which can be found at aureta.net.

Aureta enjoys readership from over 155 coun-

tries, and was on the cover of the January 2011

issue of Anabel, Albania’s highest-selling fashion

magazine. She is the Co-founder and President

of DNA Luxury, a two-year-old boutique con-

sulting firm based in Washington, DC. Aureta

previously spent nearly a decade in Los Angeles,

where she co-founded and erected the first

Daniel Espinosa Jewelry store in the States.

In a brief time, Aureta has made a major im-

pact on the capital’s style scene. She was re-

cently chosen for the second year in a row by

Washington Life Magazine as one of the 250

most influential Washingtonians under the age

of 40, in their "Young and the Guest

List."Washington Post recently recognized Au-

reta, for the second year in a row, in their quar-

terly style magazine, Fashion Washington, as

one of six "Scene Stealers," andWashingtonian

Magazine named her one of their "Style Set-

ters" in 2010. Even her closet was featured in a

recent issue of Capitol File magazine. Aureta

holds a Degree in Business Management from

Marymount University where she graduated

Summa Cum Laude and is a member of Delta

Mu Delta and Delta Epsilon Sigma honor soci-

eties. For relaxation Aureta likes to travel the

world, sometimes at the controls of a small

plane, having acquired her pilot’s license in

2010.

Recently featured in SELF China, Marie

Claire Belgium, Elle Bulgaria and Grazia India.

AuretaThomollari

LA

, w

eari

ng a

Bal

enci

aga

Dre

ss a

nd G

iven

chy

Wed

ges

Pho

to b

y: X

avie

r C

amac

ho

Page 28: TUNG Magazine

GlamPhotography

[email protected]

917-650-0144