takimi kreu i nato dhe kyeministri i kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me...

16
REPORTAZH/ HELIODROMI DHE HISTORIKBËRËSIT Doktrina ushtarake në mjedisin e ndryshuar të sigurisë e të mbrojtjes E premte, 16 shtator 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 34 (8087) USHTRIA ACADEMICUS faqen 12 Drejt qiellit drejt diellit www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Rassmusen: KFOR-i do të reagojë nëse rrezikohet siguria Imami: Kjo ushtri, garanci për një Shqipëri më të sigurt dhe më të aftë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë Prodhohet anija e parë në Pashaliman faqen 7 Historia e Aviacionit Shqiptar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë është një histori e mbushur plot me ngjarje, dhimbje, sakrificë dhe përkushtim. Në më pak se 65 vjet histori, u shkrua një nga faqet më interesante të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pushteti i qiellit bëri që mbi 1000 pilotë shqiptarë të kenë zotëru- ar hapësirën ajrore të këtij vendi duke thyer shumë rekorde në sakrificat e tyre. Portretet e tyre janë spektakolare dhe dora e tyre nuk ka asnjë gjë që nuk e bëri dot. Ka shumë arsye që këta 1000 mijë pilotë ishin bërë ... faqet 8-9 Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në Prishnë Gjeneralbrigade Gjunkshi zhvilloi një takim me komandantët e batalioneve TAKIMI REAGIMI PËRVJETORI Shqipëria, vendi i parë në botë që ka shkatërruar armët kimike Në 82 vjet Spital Ushtarak, 14 drejtorë faqen 5 faqet 10-11 Prefektët e Gjirokastrës dhe Kukësit falenderojnë FA TË PARËT PËR TË SHUAR ZJARRET Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, pasi ju uroi mirëseardhjen në këtë takim, vlerësoi punën dhe përkushtimin e batalioneve dhe strukturat e njehsuara me to, në Forcat tona të Armatosura. Gjatë alës së tij, gjeneralbrigade Gjunkshi, pasi vuri theksin dhe tërhoqi vëmendjen në detyrat mjaſt të rëndësishme që kanë Forcat e Armatosura në kuadër të misionit të tyre dhe në kuadër të Aleancës por dhe në prioritetet shumë... faqen 5 faqen 4 faqen 3 Pas takimit që ka pasur me Thaçi, Rassmusen ka deklaruar se nuk ka kthim prapa pasi NATO ka investuar për 12 vjet për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës NJOFTIM Qendrën e Kulturës, Medies dhe Botimeve të Mbrojtjes do të fillojnë kurset e edukimit artistik në degët: 1. Arte Pamore (Pikturë) 2. Muzikë (Këngë dhe Piano) 3. Aktrim Ftohen të gjithë efektivat ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të cilët regjistrohen për herë të parë të paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medies dhe Botimeve të Mbrojtjes për përzgjedhjen në degën përkatëse. Regjistrimet çdo ditë: Nga dita e Hënë-Premte, Ora 10:00-12:00 Regjistrimet fillojnë me datë 15 Shtator 2011 deri në 30 Shtator 2011. Kurset fillojnë me 1 tetor 2011 ora 09.00-13.00 Ju ſtojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistik-kulturor të fëmijëve tuaj. Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin: tel:15-36 dhe 15-37 DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIES ME KOMUNITETIN Q.K.M.B.M NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së. Ftohen të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë efektivat e FA-së. Materialin konkurrues mund ta dorë- zoni çdo ditë pranë QKMBM-së, ose mund ta dërgoni në adresën [email protected] Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte më datë 02.12.2011. DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE E MARRËDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE Del në det të hapur anija e dytë e prodhuar në kuadër të projektit prej 31 milion eurosh për modernizimin e Forcës Detare. “Oriku” mbretëron në ujërat e Jonit dhe Adriatikut

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 1

reportazh/ heliodromi dhe historikbërësitDoktrina ushtarake në

mjedisin e ndryshuar të sigurisë e të mbrojtjes

E premte, 16 shtator 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 34 (8087)

ushtria

academicus

faqen 12

Drejt qiellit drejt diellit

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

rassmusen: KFOr-i do të reagojë nëse rrezikohet siguria

Imami: Kjo ushtri, garanci për një Shqipëri më të sigurt dhe më të aftë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë

Prodhohet anija e parë në Pashaliman

faqen 7

Historia e Aviacionit Shqiptar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë është një histori e mbushur plot me ngjarje, dhimbje, sakrificë dhe përkushtim. Në më pak se 65 vjet histori, u shkrua një nga faqet më interesante të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pushteti i qiellit bëri që mbi 1000 pilotë shqiptarë të kenë zotëru-ar hapësirën ajrore të këtij vendi duke thyer shumë rekorde në sakrificat e tyre. Portretet e tyre janë spektakolare dhe dora e tyre nuk ka asnjë gjë që nuk e bëri dot. Ka shumë arsye që këta 1000 mijë pilotë ishin bërë ... faqet 8-9

Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në Prishtinë

Gjeneralbrigade Gjunkshi zhvilloi një takim me

komandantët e batalioneve

takiMi

reagimi

Përvjetori

shqipëria, vendi i parë në botë që ka shkatërruar armët kimike

Në 82 vjet spital ushtarak, 14 drejtorë

faqen 5

faqet 10-11

Prefektët e Gjirokastrës dhe Kukësit falenderojnë FA

të Parët Për të shuar zjarret

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, pasi ju uroi mirëseardhjen në këtë takim, vlerësoi punën dhe përkushtimin e batalioneve dhe strukturat e njehsuara me to, në Forcat tona të Armatosura. Gjatë fjalës së tij, gjeneralbrigade Gjunkshi, pasi vuri theksin dhe tërhoqi vëmendjen në detyrat mjaft të rëndësishme që kanë Forcat e Armatosura në kuadër të misionit të tyre dhe në kuadër të Aleancës por dhe në prioritetet shumë... faqen 5

faqen 4faqen 3

Pas takimit që ka pasur me Thaçi, Rassmusen ka deklaruar se nuk ka kthim prapa pasi NATO ka investuar për 12 vjet për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës

njoftimNë Qendrën e Kulturës, Medies dhe Botimeve të Mbrojtjes do të fillojnë kurset e edukimit artistik në degët:

1. Arte Pamore (Pikturë)2. Muzikë (Këngë dhe Piano)3. Aktrim

Ftohen të gjithë efektivat ushtarakë të FA dhe punonjësit civil të Ministrisë së Mbrojtjes që kanë fëmijë nga mosha 6-16 vjeç të cilët regjistrohen për herë të parë të paraqiten tek Qendra e Kulturës, Medies dhe Botimeve të Mbrojtjes për përzgjedhjen në degën përkatëse.Regjistrimet çdo ditë:Nga dita e Hënë-Premte, Ora 10:00-12:00Regjistrimet fillojnë me datë 15 Shtator 2011 deri në 30 Shtator 2011. Kurset fillojnë me 1 tetor 2011 ora 09.00-13.00Ju ftojmë të gjithëve të bashkëpunoni me ne për edukimin artistik-kulturor të fëmijëve tuaj.Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrin: tel:15-36 dhe 15-37DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIES ME KOMUNITETIN

Q.K.M.B.M

njoftimQENDRA E KULTURËS, MEDIAS

DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJESShpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA-së. Ftohen të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë efektivat e FA-së. Materialin konkurrues mund ta dorë-zoni çdo ditë pranë QKMBM-së, ose mund ta dërgoni në adresën [email protected] Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte më datë 02.12.2011.DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE E MARRËDHENIEVE

ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Del në det të hapur anija e dytë e prodhuar në kuadër të projektit prej 31 milion eurosh për modernizimin e Forcës Detare. “Oriku” mbretëron në ujërat e Jonit dhe Adriatikut

Page 2: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 20112 zyrtare

“Oriku” mbretëron në ujërat e Jonit dhe Adriatikut

Anijendërtuesit e kantierit Pashaliman lëshojnë në ujë anijen “Oriku” Qysh në mbrëmjen e

datës 12, “Oriku” qëndronte hi-jerëndë në shkallën e kantierit, ku me qetësi priste lëvizjen e kavove dhe rrëshqitjen e butë mbi shinat e dokut, për t’u bërë pjesë e motrave të saj, anijes “Iliria” dhe motove-detave amerikane. Jo vetëm kaq, por anijendërtuesit tanë treguan se janë pasardhës të denjë të traditës të lashtë të popullit tonë në ketë fushe… Që nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe fillimi i mijëvjeçarit të parë p.k, fiset ilire të Japodeve, Liburneve, Ardianeve, Daorsve, Taulanteve, Kaoneve, Thespro-teve, etj, me anijet e tyre të fam-shme “Liburnide” dhe “Lembe” i binin kryq e tërthor Adriatikut dhe Jonit, duke zhvilluar një veprim-tari të gjerë detare në transportin tregtar, peshkim si dhe luftë për ekzistencën e tij në këto hapësira. Kjo traditë ndërtimi anije u zhvil-lua më tej në shekullin e kaluar me krijimin e shtetit shqiptar dhe po thellohet më tej në këtë fillim shekulli, kështu dhe anija “Oriku” që u celebrua sot përkon me mbi 6 mije vjet traditë në këtë fushë të rëndësishme të transportit e ko-munikacionit për trevat shqiptare. Anija P-132, “Oriku”, frut i punës të specialistëve tanë dhe holan-deze... Përbërja, struktura dhe mjetet që kanë pasur në dispozicion Forcat Detare kanë ecur paralel me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Dhe në këtë fillim shekulli nevoja për një teknologji ndërve-pruese dhe efikase sollën hartimin e një plani modernizimi racional, mbështetur në burimet që afronte shteti shqiptar dhe anija ”Oriku” është rezultat i këtij plani për modernizimin e FD, që fillon nga nënshkrimi me 13 nëntor 2007 i kontratës për pajisjen e Forcave Detare me 4 anije patrulluese STAN PETROL- 4207. Mar-rëveshja prej 31 milion eurosh mid-is qeverisë shqiptare dhe Kantierit. ”Damen Shipyard” në Holandë, ku në masën 35% projekti u financua nga programi ORET i qeverisë së Holandës, bëri të mundur që tre vjet më parë më 5 shtator 2008, në molin nr.5 të Portit të Durrësit të përurohet mbërritja e anijes ”Iliria”, një trashëgimtare e denjë e ”Liburnes” dhe ”Lembes” ilire, dhe me datën 14 maj 2009, të fil-lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit anija e tretë, nr.549872, P-133, do jetë operacionale në vitin 2012 dhe e katërta, nr.549873, P-134, në vitin 2013, -që shënon dhe përfundimin e këtij projekti. Siç u

shpreh k/admiral Çela në fjalën e tij,-faza përgatitore për ndërtimin e këtyre anijeve, ka filluar që me ardhjen e anijes “Iliria”, duke zbatuar rigorozisht marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë holan-deze “Damen Shipyard”. Fillimisht u sigurua baza materiale dhe u bë specializimi i punonjësve që punu-an për ndërtimin e anijeve, pasi kjo teknologji është bashkëkohore, gjithashtu trajnimi dhe testimi i saldatorëve ishte një tjetër moment mjaft i rëndësishëm për fillimin e punës. Trajnimi i tyre filloi në mars 2009 me specialistë holandeze të kompanisë duke përdorur makiner-itë e reja dhe moderne të saldimit të ardhura nga Holanda, trajnim që përfshinte saldimin me argon dhe me gaz miks (MIG/MAG), saldi-min me TIG dhe për herë të parë në kantierin tonë filloi saldimi me alumin. Më pas ata u certifikuan (sipas kontratës së nënshkruar me palën holandeze) nga ana e Sho-qërisë Franceze të Klasifikimit të anijeve “BYRO VERITAS”. Hap pas hapi u sigurua pritja, admin-istrimi, magazinimi, përpunimi dhe sistemimi në depo i materialeve të dërguara nga pala holandeze. Inxh. Ardian Vreshtazi na shpjegon se pjesë kryesore e këtij procesi ishte përshtatja e infrastrukturës për kantierin e ri, si rezultat u ndërtua kapanoni i ri, me përmasa 60x50 m dhe me lartësi 22 m, i cili lejon prodhimin e anijeve të Rojës Breg-detare deri në 200 t, me gjatësi 42

m dhe gjerësi 7.1 m, me fondet dhe fuqinë punëtore të vetë kantierit u përshtat dhe transformua magazina kryesore{ish-objekti nr.1} e ma-terialeve për anijet. Teknologjia e ndërtimit të këtyre anijeve nuk pranonte më rrjetin e vjetër, të am-ortizuar thuajse plotësisht, ndaj u shtri rrjeti elektrik deri në brendësi

të kapanonit të ri, u montua një gjenerator i fuqishëm 1100 KË, u shtri sistemi i ajrit me presion, u bë përshtatja e ish-objektit të dokimit të KaterSilurues(KS), objekti nr.6, në magazinë të pjastrave të skafit të anijeve të reja, etj. Mbasi për-fundoi montimi dhe saldimi i skafit prej çeliku i përbëre nga 5 bllok-seksione:- seksioni i kicit, seksioni i lokalit të motorëve, seksioni i lokaleve të jetesës dhe dy seksio-net e bashit, u montuan seksionet prej alumini të mbistruktures ose urës së komandimit në anije, me tre seksione. Më pas u bë testimi i cisternave me ajër me presion të anijes, cisternave të naftës, vajit, ujit të cilat dhanë rezultate pozi-tive, në vazhdim u bë montimi i pajisjeve dhe agregateve, instalimet elektrike dhe aparaturave, lyer-jet dhe punimet e karpentierëve. Sigurisht kjo punë e mirë nuk do të ishte e mundur pa një bash-këpunim të ngushtë të drejtorisë së kantierit me shefat e reparteve nga njëra anë dhe të vetë kantierit me subjektet e tjera nga ana tjetër, të gjithë specialistët dhe punonjësit. Mobilizimi dhe përkushtimi i per-sonelit inxhiniero-teknik ka qene i admirueshëm ku mund të veçojmë: Ing. Ilir Velaj, përgjegjës i sek-sionit të montimit, Elvis Mejdiaj,-përgjegjës i sektorit të saldimit, Kleoart Petanaj,-përgjegjës i sek-torit të pajisjes dhe punonjësit montatorë:-Shefqet Xhelali, Fation Bacja, Klarit Petani, Patriot Kapaj;

saldatorë, Astrit Nezha, Andrea Qirko, Vesel Mezani, Refit Fejzo; marangozët Ramiz Bega, elek-tricistit të vjetër Serik Balla, etj. Ndërkohë për ndjekjen e grafikeve të prodhimit çdo javë organizohej takim midis palës holandeze (me-naxherit kryesor, supervizorët për saldimin, montimin dhe tubomeka-nik të DAMEN-it) dhe personelit inxhiniero-teknik të Kantierit De-tar, për të parë progresin e arritur në çdo proces pune dhe mbi këtë baze planëzohen detyrat për javën në vazhdim. Në zbatim të kontratës e gjithë puna për ndërtimin e ani-jeve udhëhiqej nga supervizorët e “DAMENIT-it”, dhe hapi i fundit është certifikimi i tyre nga ana e Shoqërisë Franceze të Klasifikimit të anijeve “BYRO VERITAS”. N/kolonel Roland Rugji, shef i mirëmbajtjes së mjeteve në FD, thotë se me lëshimin në ujë të anijes do testohen konkretisht sistemet dhe aparaturat e anijes, si dhe motorët Capillarë, si pjesë kryesore e këtij sistemi. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, në fjalën e tij e quajti anijen “Oriku”, mrekulli të punës së specialistëve tanë dhe holandezë, një shfrytëzim efektiv të fondeve të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare për mod-ernizimin e FD; k/admiral Çela mbasi shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët që kanë ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e FD, falënderoi punonjësit dhe specialistët duarartë shqiptarë dhe holandezë që ndanë mes tyre punën, përvojën dhe përkushtimin në ndërtimin e kësaj anije bashkë-kohore, të cilës i urojmë të gjithë lundrim e fat të mbarë në ujërat e Jonit e Adriatikut, ndërsa z.Franke De Lange, përfaqësues i kompanisë ”Damen” vlerësoi punën me grup të specialistëve tanë dhe holan-dezë, pavarësisht ndryshimeve në formimin, kulturën dhe njohuritë e tyre, duke respektuar vlerat dhe punën e gjithsecilit. Vetë koman-danti i anijes kap.lt Olsi Avduli, ka gëzimin e dyte brenda pak kohe, ndërsa para dhjetë ditësh u martua, sot drejton anijen më të re. Kapiten Olsi do ketë në krah si zëvendës kap.lt Erald Askocelaj, oficerët specialistë lt. Altin dhe Fotion Licaj, per lundrimin dhe sistemin e motorëve; ndërsa n/oficeret S.Veliaj, A.Hasimaj, G.Osmani, M.Candi, V.Jazo, E.Devolli, M.Shehaj, etj, do kryejnë detyra të ndryshme brenda anijes. Ceremo-niali i pagëzimit të anijes përfundoi me vizitën në anije të Kumbarës së “Orikut”, zonjës Teuta Mati, vajza e k/admiral Abdi Matit, një nga themeluesit e pionierët e Flotës Detare Shqiptare.

Shefqet Kercelli

Sigurisht kjo punë e mirë nuk do të ishte e mundur pa një bashkëpunim të ngushtë të drejtorisë së kantierit me shefat e reparteve nga njëra anë dhe të vetë kantierit me subjektet e tjera nga ana tjetër, të gjithë specialistët dhe punonjësit. Mobilizimi dhe përkushtimi i personelit inxhiniero-teknik ka qene i admirueshëm

Page 3: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 3zyrtare

Prodhohet anija e parë në Pashaliman

Në mbyllje të fjalës së tij ministri Imami u shpreh: “E gjithë kjo reformë është një proces i vështirë dhe i vazhdueshëm, por po mëton krijimin e një ushtrie të vogël, profesionale dhe me kapacitete të larta operacionale dhe ndërveprueshmërie me ushtritë partnere të NATO-s

Të martën, më 13 shtator 2011, në Bazën Detare të Pashalimanit, u zhvil-lua ceremonia e lëshimit

në ujë të anijes “ORIKU”. Kjo anije është ndërtuar në Kantierin Detar, Vlorë, në kuadër të kon-tratës me kompaninë holandeze “DAMEN Shipyards”. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjener-albrigade Xhemal Gjunkshi, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spa-hia, komandanti i Forcës Detare, kundëradmiral Kudret Çela, am-basadori Holandez Henk Van Den Dool, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë “Damen Shipyards”, z. Rene Berkvens, komandantë forcash, gjeneralë, si dhe drejtues të tjerë të lartë dhe drejtorë të MM/SHPFA. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe përfaqësues të Presidencës, të Këshillit të Minis-trave, të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputetë të Vlorës, përfaqësues të institu-cioneve të ndryshme, etj. Fjalën e hapjes e mbajti kundëradmiral Kudret Çela, i cili vlerësoi punën e kryer nga përfaqësuesit e kom-panisë holandeze dhe përfaqësuesit shqiptarë për ndërtimin e anijes “ORIKU”. “Ndërtimi i kësaj anije është vazhdimi i përpjekjeve që ka bërë në këto vite qeveria shqiptare për transformimin e Forcave tona Detare, ku modernizimi ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e këtij procesi. Falë mbështetjes së vazh-dueshme të Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja e sotme ka një rëndësi të veçantë, sa në kontekstin historik, po aq edhe në atë ushtarak dhe ekonomik, jo vetëm për FD, por edhe për popullin shqiptar”, u shpreh ndër të tjera k/admiral Çela. Më pas pjesëmarrësit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe zoti Rene Berkvens, i cili falën-deroi specialistët shqiptarë për bashkëpunimin e ngushtë me ta, kujdesin e treguar nga ana e MM, FA dhe distriktit detar të Vlorës. Gjithashtu, z. Berkvens falënderoi edhe komandantin e përgjithshëm të Flotës Detare, kundëradmiralin Çela. “Nuk është hera e parë që qeveria e Holandës dhe qeveria shqiptare bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme për të përmbushur të gjitha detyrat dhe arritjen e rezultateve brenda standardeve të Aleancës së Atlantikut Verior.” - theksoi ai. Më pas, fjalën e mori ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili, pasi falënderoi punonjësit e kantierit dhe kompaninë holan-deze për përfundimin me sukses të ndërtimit të anijes, e vuri theksin tek ndikimi substancial që do të ketë në rritjen e kapaciteteve op-

Del në det të hapur anija e dytë e prodhuar në kuadër të projektit prej 31 milion eurosh për modernizimin e Forcës Detare

eracionale të Forcave tona Detare dhe u shpreh se “Për herë të parë Forcat tona të Armatosura do të kenë kapacitete prodhuese. ”Duke e cilësuar kantierin e Pashalimanit si një ndër garnizonet më mod-erne të FA, ministri Imami foli për modernizimin e mëtejshëm të FA, duke përmendur kontratën për blerjen e pesë helikopterëve, mod-ernizimin e armatimit individual si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për kompletimin e FA me mjete luftarake dhe trans-porti të standardeve më të larta perëndimore. “Pavarësisht krizës ekonomike globale, buxheti i MM është konsoliduar dhe janë bërë hapa të qenësishëm përpara për menaxhimin e tij. Buxheti i mod-ernizimit është rreth 20 milion euro në vit dhe realizimi për vitin 2010 ishte në masën 100% dhe po ashtu pritet të jetë dhe për vitin 2011.”- nënvizoi ministri Imami. Ndër të tjera, ministri nuk la pa përmendur projektet e tjera të mëdha të cilat po ecin me ritme jashtëzakonisht të mira, siç janë projekti i Asgjësimit dhe Demontimit të municioneve të

tepërta, kontributin që FA japin në misionet paqeruajtëse, si dhe modernizimi dhe standardizimi i infrastrukturës në përputhje me standardet e NATO –s. Ministri Imami, në emër edhe të qeverisë shqiptare, i delegoi një falënderim të veçantë Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ambasadës holandeze në Tiranë dhe kompanisë DAMEN Shipyard që bënë të mundur për herë të parë ndërtimin e një anijeje me standarde të tilla në vendin tonë. Në mbyllje të fjalës së tij ministri Imami u shpreh: “E gjithë kjo reformë është një proces i vështirë dhe i vazhdueshëm, por po mëton krijimin e një ushtrie të vogël, profesionale dhe me ka-pacitete të larta operacionale dhe ndërveprueshmërie me ushtritë partnere të NATO-s. Kjo ushtri do të jetë garanci për një Shqipëri më të sigurt dhe më të aftë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë. ”Më pas ai zbuloi emrin e anijes, e cila është pagëzuar me emrin e qytetit antik që shtrihej në këtë zonë, “Oriku” - t.

Para se të lëshohej në det, anija

u bekua nga kumbara e saj, zonja Teuta Mati, vajza e ish-koman-dantit të parë të Forcave Detare, kundëradmiralit Abdi Mati. Projek-ti i ndërtimit të Anijeve Bregdetare, që konsiston në pajisjen e Rojës Bregdetare me katër anije të pro-jektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndë-sishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Këto anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojës Bregdetare dhe të Operacioneve të kërkim-shpëtimit. I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes MM dhe kompanisë holan-deze “Damen Shipyards”, me një vlerë prej rreth 31 milion eurosh, është financuar në masën 35 % nga Programi ORET i Qeverisë së Holandës. Anija e parë e Projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P – 132, u prodhua në Holandë dhe iu dorëzua Rojës Breg-detare Shqiptare në Gusht të vitit 2008. Ndërkohë që prodhimi i anijes së dytë të Projektit, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pa-sha Limanit, ka nisur në maj të vitit 2009. Anija që mban emrin ORIKU P – 133, do të komisionohet në fund të nëntorit 2011. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale në vitin 2012 dhe, e katërta, Butrinti P-134 në vitin 2013, vit që shënon dhe përfundimin e këtij programi. Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tre anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantierin e ndërtimit, tashmë të pajisur me mjete moderne të ndërtimit të anijeve, punon një staf profesional e i kualifikuar e që, pas përfundimit të anijes së parë, është i pajisur edhe me përvojën e nevojshme. Një nga pikat kulmore të kësaj faze është ndërtimi i anijes “ORIKU”, përfundimi i të cilës u përurua në këtë ceremoni. Kjo është rrjedhojë e një pune të mirë organizuar dhe të përbashkët me Kompaninë DAMEN. Të gjitha proceset e ndërtimit të anijes janë kryer nga punonjësit e Kantierit të Pashalimanit. Ky përurim shënon jo vetëm ndërtimin e një anijeje që do të ndikojë në rritjen e aftësive operacionale të Forcave tona Detare për plotësimin e misionit të Rojës Bregdetare për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në det; për opera-cionet e kërkim-shpëtimit; monito-rimin e kontrollin e trafikut detar; mbrojtjen e mjedisit detar, etj., por ai shënon një aset më shumë në rritjen e bashkëveprimit në kuadrin e operacioneve që drejtohen nga NATO si dhe në bashkëpunimin rajonal për përballimin e emergjen-cave të ndryshme.

Marrë nga: mod.gov.al

Page 4: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 20114 zjarret

Prefektët e Gjirokastrës dhe Kukësit falenderojnë Forcat e Armatosura

Të parët për të shuar zjarretKy muaj për Brigadën e Mbështetjes

Rajonale ka qenë një muaj me një veprimtari tepër intensive. Kanë qenë detyra të planëzuara në ma-

tricën e aktiviteteve vjetore për muajin, detyra të ardhura nga MM e SHSHPFA, kërkesa për mbështetje ndaj komunitetit civil, por mbi të gjitha intensiteti i punës është përqendruar në emergjencën e zjarreve.

Zjarret e shumta që kanë përfshirë pothuaj gjithë vendin, kanë bërë që angazhimi i forcave dhe mjeteve të Brigadës së Mbështetjes Ra-jonale, në ndihmë të strukturave të emergjen-cave civile dhe komunitetit civil të zonave të përfshira, të jetë prioritar e maksimal.

Krijimi i një përvoje pozitive në vite,(trajnime, stërvitje e raste konkrete), konsolidimi i struk-turës dhe përkushtimi i vazhdueshëm i të gjithë personelit të BrMR-së, së bashku me repartet vartëse të saj, rritja e kapaciteteve operacionale në përgjigje të emergjencave civile kombëtare, ka ndikuar ndjeshëm, në rritjen e një fryme të shkëlqyer bashkëpunimi me strukturat e qever-isjes vendore e lokale, në drejtim të përballjes me situatën e krijuar. BrMR e konsideron mbështetjen ndaj komunitetit civil, jo vetëm një detyrim që rrjedh nga misioni i saj, por edhe një obligim moral, për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti.

Të gjithë strukturat e brigadës, duke filluar nga G1 e deri tek G9, kanë qenë në operacio-nalitet të plotë, në ndjekje të situatës.

Menjëherë janë marrë masat paraprake. Vënia dhe mbajtja në gatishmëri e sistemit të lajmërimit te personelit, organizimi i grupeve të emergjencës, nisja në detyrë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme, koordinimi i punës me organet e qeverisjes vendore, duke përcak-tuar deri në detaje, pikat e bashkëpunimit, por dhe duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me to, kanë qenë elementet kryesorë që forcat dhe mjetet e brigadës, të vepronin e të veprojnë me efikasitet të plotë, duke u përgjigjur në kohë reale.

Gjeografia e angazhimit për izolimin e shua-rjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shqipërisë, është e shtrirë në të gjitha ato zona, ku BrMR-ja ka repartet e veta të varësisë.

Ka qenë efektivi i Komandës së Mbështetjes Rajonale të Gjirokastrës, efektiv i përbërë prej 20 vetësh, 1 zjarrfikëse dhe 2 automjete trans-porti, që, nën drejtimin e komandantit, n/kol. Pëllumb Shalari, ka marrë pjesë intensivisht për shuarje dhe izolim të vatrave të zjarrit në fshatin Arshilengo të komunës së Antigonesë; në fsha-tin Jorgucat, komuna e Dropullit të Poshtëm; në fshatin Pec-Kardhikaq (Syri i Kaltër), komuna e Mesopotamit; në fshatin Peshkpi, komuna Dropulli i Sipërm. Ka qenë i gjithë ekuipazhi i zjarrfikëseve, me komandantin e saj, rreshter Fatmir Mene, n/tetar Engjëllush Shalari, Devoll Gjolleshi, Klodian Shkreli etj., të cilët kanë treguar shpejtësinë e veprimeve, profesionalizmin e tyre në situatat e krijuar. Nuk janë ndërprerë për asnjë moment, kontaktet e drejtpërdrejta, nëpërmjet takimeve në mbledh-jet e prefekturës, për grupin e emergjencave, puna e përbashkët me shefin e emergjencës për Qarkun e Gjirokastrës, z.Jorgo Nikolla; koman-dantin e zjarrfikëseve të qytetit, z.Lefter Qirici; pikën e kontaktit për emergjencat civile Panajot Papapano. Nga ana e strukturës së BCU, në bashkëpunim me mediat lokale e private, është përgatitur dokumentari televiziv, mbi punën e strukturave ushtarake të Gjirokastrës, në ndi-hmë të komunitetit civil për shuarjen e zjarreve.

Konkretisht është bashkëpunuar me “TVGJ”; “Antena Jug”; “Channel 7” e “Neës 24”.

Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës Mi-moza Çomo, gjatë një takimi në prefekturën e Gjirokastrës, ka shprehur vlerësimet dhe mirënjohjen e saj, për strukturat ushtarake, për punën e bashkëpunimin e tyre të frytshëm. Edhe vetë banorët e fshatit Peshkpi, të cilët pak ditë më parë u izoluan nga disa vatra zjarri, kanë shprehur mirënjohjen e respektin e tyre për efektivat e KMR, në ndihmë të tyre, duke organizuar me këtë rast dhe një ceremoni të vogël mbresëlënëse.

Për zjarret e rëna në Qarkun e Kukësit, është angazhuar drejtpërsëdrejti Komanda e Mbështetjes Rajonale Kukës. Nën drejtimin e ko-mandantit, n/kol.Muharrem Toçilla, efektivi i KMR-së, i përbërë prej 30 vetësh dhe 2 automjete trans-porti, kanë marrë pjesë për shuarje dhe izolim të vatrave të zjarrit në Qafe-Kom të komunës Surroj; në Qafe-Zbinec të komunës Zapod; Mali i Gjallicës po të komu-nës Zapod. Komandanti i kompanisë kapiten Arif Onuzi, rreshter Gëzim Beluli së bashku me shokët e tyre, ishin ata që u gjendën në mes të flakëve, duke luftuar me to. Pavarësisht kushteve të vështira të terrenit, efektivat arritën që me profesionalizmin e tra-jnimin e tyre, të izolonin e shuanin vatrat e zjarrit.

Bashkëpunimi me Prefektin e Qarkut, Elez Maci; me përfaqësuesin për Emergjencat Civile për Qarkun e Kukësit, z.Azem Teme; Kryetarin e Komunës Zapod, z. Dan Koloshi; me përfaqë-suesit e policisë pyjore e zjarrfikëseve, ka qenë tepër konstruktiv e i frytshëm gjatë të gjithë kohës. Strukturat e BCU të Brigadës të gjendur në terren edhe në Kukës, kanë bashkërenduar detyrat. Nga ana e tyre është përgatitur një

reportazh, i shfaqur në kanalin lokal “TV-Kukës”, mbi kontributin e efektivave ushtarakë, duke pasqyruar frymën e mirë të bashkëpunimit të trupave ushtarake me ato civile. Komandanti i KMR Kukës, n/kolonel Muharrem Tocilla, është shprehur se: “ Puna e mirë dhe në kohë, e efektivave të KMR, ka ngjallur respekt e mirën-johje jo vetëm nga strukturat civile të pushtetit vendor e lokal, por edhe nga vetë banorët, gjë e cila është shprehur edhe në reportazhin e transmetuar në televizionin lokal”.

Zjarret e rëna në Qarkun e Korçës, kanë an-gazhuar menjëherë edhe strukturat e Komandës së Mbështetjes Rajonale Korçë. Në zonën e lartësive të kurrizit të Moravës, në vendin e

quajtur Pylli i Hoçishtit, në dt. 18.08.2011, nën drejtimin e komandantit të KMR Korçë, n/kol.Arjan Qasolli, një efektiv prej 20 vetësh, u angazhua në dispozicion të pushtetit lokal për shuarjen e zjar-rit të rënë. Dhe në zonën e Voskopojës, në vendin e quajtur Pylli i Krush-ovës në fshatin Bode; në zonën e komunës së Hoçishtit, përkatësisht në fshatrat Hoçisht, Baban, Gracë: në ko-munën Liqenas, fshati Goricë e madhe, në zonën e quajtur “Pylli i Prespës, për disa ditë me radhë, ishin forcat dhe mjetet e KMR Korçë, të cilët u an-gazhuan në ndihmë të pushtetit vendor,

për izolimin e shuarjen e zjarreve. Bujar Vila, sekretar për emergjencat civile në Prefekturën e Qarkut, në daljen e tij në kanalin shtetëror TVSH, ka shprehur konsideratat, vlerësimet e mirënjohje maksimale, për të gjithë efekti-vat e KMR Korçë, për kontributin e tyre në ndihmën ndaj pushtetit vendor, strukturave të emergjencave civile e komunitetit, për shuarjen e zjarreve. Vlerësimet ishin konkrete për major Sokol Bode; rreshter Luan Mujollari, PrII. Marsel Dulo, të cilët së bashku me shokët e

tyre iu përgjigjën në kohë reale situatës kritike të krijuar.

Për izolimin e shuarjen e zjarreve të rëna pasditen e 4 Gushtit, në teatrin e mirënjohur‘Skampa” të qytetit të Elbasanit; në Kodër-Krastë; në Pyllin e Krastës; zona e Ullishteve në rrethinat e qytetit; fshati Gris-han, Labinot-Fushë; komuna Pajot-Peqin, u angazhuan 30 forca e mjete të Komandës së Mbështetjes Rajonale Elbasan. 5 operacionet e shuarjes së zjarreve, të drejtuara nga ko-mandanti n/kol. Petrit Goxhaj, ashtu sikurse dhe herët e tjera, treguan më së miri shkallën e lartë të përgatitjes e profesionalizmit të efektivave ushtarakë. Nuk munguan as bash-këpunimet e frytshme e të vazhdueshme me përfaqësuesit e pushtetit lokal; me shefin e zyrës së emergjencave civile, z. Mustafa Arapi, me policinë pyjore e zjarrfikëset e qarkut.

Djegia e pyjeve në Parkun Kombëtar të Lurës, e cila vazhdon prej tre ditësh, duke përfshirë sipërfaqe të tëra, ka bërë që në vendngjarje të gjenden menjëherë dhe 40 efektiva ushtarakë të Komandës së Mbështetjes Rajonale Burrel. Operacioni për shuarjen e zjarrit, u drejtua nga komandanti i KMR Burrel, n/kol.Agim Musta dhe shefi i operacioneve e stërvitjes, major Rasim Ndoi. Pavarësisht se gjendja u paraqit emergjente për shkak të temperaturave të larta, të cilat favorizuan përparimin e flakëve, ajo u arrit të shuhej falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivave ushtarakë të Burrelit, si dhe bashkërendimit të detyrave me përfaqësuesit e emergjencave civile. Nga ana e strukturave të BCU, por edhe ato operacionale, është bashkëpunuar ngushtësisht me Prefektin e Qarkut të Dibrës, z. Genci Sharku; me kry-etarin e komunës Lurë, z.Haki Gjokola, me drejtorin e Shërbimit Pyjor, z.Gafur Gazidede; bashkëpunim që rezultoi tepër i frytshëm e konstruktiv.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar me shtabin e brigadës, për vlerësimin e punës së kryer, në përballimin e situatës së zjarreve, koman-danti i BrMR, gjeneralbrigade Abaz Lleshi, pasi vlerësoi punën e mundin e treguar nga të gjitha strukturat në këtë situatë, shtoi se: “An-gazhimin e forcave dhe mjeteve të brigadës për shuarjen e zjarreve duhet ta kuptojmë dhe vlerësojmë si element të rëndësishëm të misionit kushtetues që ka brigada. Këto situata të na shërbejnë si “lesson learned”, të bëhen objekt analizash nëpër reparte, me qëllim për t’u paraprirë situatave të ndryshme në të ardhmen. Këto lloj situatash janë një testim për gatishmërinë operacionale të forcave dhe mjeteve të Brigadës. Plotësimi i tyre nënkup-ton kalimin me sukses të testimit”-përfundon gjeneralbrigade Lleshi.

As mbingarkesa, as kushtet e vështira të terrenit nuk i kanë lodhur efektivat e BrMR, përkundrazi impenjimi ka qenë maksimal, për faktin domethënës se për të gjithë forcat pjesëmarrëse në operacion kontributi në ndihmë të komunitetit është konsideruar jo vetëm detyrim që buron nga misioni, por edhe reflektim i ndjenjave të larta të solidaritetit njerëzor dhe përcjellje mesazhi për të gjithë se : “BrMR është e gatshme dhe e aftë në çdo moment për të përballuar çdo operacion sado i komplikuar qoftë”.

Forcat dhe mjetet e BrMR-së, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës.

ALDA SULA

Page 5: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 5

NAMSA

forcat e armatosura

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA të RSH-së, zh-villoi të mërkurën në ambi-entet e Qendrës Kulturore

të Forcave të Armatosura një takim me komandantët e batalioneve dhe Strukturave të njehsuara me to.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, pasi ju uroi mirëseardhjen në këtë takim, vlerësoi punën dhe përkush-timin e batalioneve dhe strukturat e njehsuara me to, në Forcat tona të Armatosura. Gjatë fjalës së tij, gjeneralbrigade Gjunkshi, pasi vuri theksin dhe tërhoqi vëmendjen në detyrat mjaft të rëndësishme që kanë Forcat e Armatosura në kuadër të misionit të tyre dhe në kuadër të Aleancës por dhe në prioritetet shumë të rëndësishme që janë të angazhuara Forcat e Armatosura, ndër të tjera u shpreh: “Nisur nga informacionet, nga problematika që ndjek me vë-mendje, por edhe nga ato që kanë ngritur Komandat dhe Drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm, detyrohem të tërheq vëmendjen edhe në disa çështje të stërvitjes, jo vetëm për njësitë që angazhohen në misione brenda dhe jashtë vendit, por edhe sipas specifikave që ka çdo nën-repart/strukturë. Stërvitjet duhet të jenë sipas standardeve, që do të thotë të njihen stanagët, të bëhet përgatitja sipas normave. Ne kemi mjaft shembuj inkurajues, por edhe disa raste për të tërhequr vëmend-jen”. Në këtë takim gjeneralbrigade Gjunkshi gjatë fjalës së tij, u shpreh dhe për disiplinën në punë, për marrëdhëniet me vartësit, kolegët dhe eprorët, si dhe për zbatimin dhe respektimin e rregullave dhe rregulloreve në nënrepart. Në fund të fjalës së tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Xhe-mal Gjunkshi siguroi pjesëmarrësit për mbështetjen tij për plotësimin

Lidhur me rrjedhjen e informacionit të ditëve

të fundit, për sa i përket rrezikshmërisë së mbetjeve toksike në vendin tonë dhe konkretisht në Qafë-Mollë, ju bëjmë me dije se: Në vitin 2007 në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA –ve, përfundoi procesi i shkatërrimit të Agjentëve Kimikë në Rajonin Qafë-Mollë. Ky proces u monitorua direkt nga përfaqësues të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike dhe Laboratori Qendror Kimik i FA. Aktualisht në rajonin Qafë-Mollë nuk ka asnjë mbetje toksike që rrezikon jetën e njerëzve apo ndotjen e mjedisit. Vendi ku ndodhen kontejnerët në rajonin e Qafë-Mollës, është i sigurt dhe i kontrolluar nga inspektorët e OPCW (Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike) dhe LQKFA ( Laboratori Qendror Kimik i Forcave të Armatosura), si dhe është brenda parametrave ligjore për ruajtjen e mjedisit.

Gjeneralbrigade Gjunkshi zhvilloi një takim me komandantët e batalioneve

Gjatë fjalës së tij, gjeneralbrigade

Gjunkshi, pasi vuri theksin dhe tërhoqi

vëmendjen në detyrat mjaft të rëndësishme

që kanë Forcat e Armatosura në kuadër

të misionit të tyre dhe në kuadër të Aleancës...

e të gjitha kërkesave për detyrën tuaj, për të ndikuar në nevojat tuaja që lidhen me kualifikimin e arsimimin tuaj si dhe në kërkesat

tuaja personale. Ky takim që zhvil-loi shefit i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, me komandantët e batalioneve dhe

strukturave të njehsuara me to, shërbeu jo vetëm për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Ko-mandat dhe Drejtoritë në Shtabin e

Përgjithshëm, por edhe për të qenë më afër të gjitha angazhimeve e njësive dhe reparteve të Forcave të Armatosura. M.H.

Shërbimi: Zyrat e programit të mbështetjes së sistemeve të komunikimit dhe informacionitPozicioni: Teknik (LR-38)Grada: B-4Përgjegjësitë: Kandidati përgjigjet para Shefit të Degës për kryerjen e detyrave të mëposhtme:

Kërkesa të përgjithshme:• Tëkryejëaktivitetinnëpërputhjemesisteminemenaxhimittëprojektittëzyrëssëprogramitdheproçeduratstandarde

të veprimit. • Tëgarantojëqësistemiimenaxhimittëprojektitështënëgjendjeefektivepunedheështëvënënëpunëdhembikëqyret

nga një përdorim efiçent i fuqisë punëtore. • Tëndihmojënëmirëmbajtjendhepërditësiminesistemittëmenaxhimittëprojektit.• Tëndihmojëmenaxherëteprojektittëndërtojnëstrukturënbazëpërmenaxhimineprojektitdhepërmirëmbajtjene

mjedisit të menaxhimit të projektit.• Tëkoordinojëngushtëmedrejtuesiteskuadravedhemenaxherëteprojektevebrendaprogramitpër tëgarantuar

integritet dhe stabilitet të sistemit.• Tëndihmojënëpërgatitjen,projektimin,rishikimindhemirëmbajtjeneproçeduravestandardetëveprimit.• Tëofrojëmbështetjeadministrativegjatërishikimevetëprojekteve,qartësimineplanitvjetordheraportetegjendjes

4 mujore. • Tëkryejëdetyratëtjeraqëkërkohennormalishtnëkohëpaqejedhendonjëdetyrëtjetërtëpërshtatshmenëkohë

krizash apo lufte.Kërkesa specifike:• Tëndihmojënëprogramimindhemirëmbajtjeneaplikimevespecifiketëprogramitekzistues.• Tërishikojëdhepërditësojëdokumentacioninspecifiktëveprimevetëprogramitdhetëmbështesëdhemirëmbajë

mjedisin e menaxhimit të projektit.Kualifikime të kërkuara:Të përgjithshme:• Diplomimnëarsiminemesëmapoekuivalent• Eksperiencënëaktivitetetëmbështetjessëmenaxhimittëprojekteve• Aftësipërtëanalizuarsasitëmadhetëdhënashdhetëarrijëkonkluzionenënjëkohëtëshkurtë• Aftësipërtëpunuaripavarur,përtëqenëimotivuar,përtëpunuarnënstresdhenëafatetëshkurtra• Aftësipërtëkomunikuarqartëdhenëmënyrëefektivenëtëfolurdheshkruartënjërësngadygjuhëtzyrtaretë

NATO-s, përfshirë terma teknikë në lidhje me projekte të ndërthurura dhe komplekse • Certifikatësigurie“NATOSekret”

Kualifikime specifike:- Njohuri dhe eksperiencë në metodologjinë e përdorur për menaxhimin e projekteve Knowledge of and experience ëith

project management IT support tools such as MS - Njohuri të shërbimeve të informacionit të internetit, MS shërbime të raportimit dhe MS akses.- Njohuri të MS.Net dhe procesimi analitik online do jetë plus.

Informacion shtesë:- Njohuri të mira të gjuhës së dytë zyrtare të NATO-s do je të plus. - Afati i mbledhjes së kandidaturave: 14 Nëntor 2011- Për më shumë hollësi vizitoni faqen e internetit http://www.namsa.nato.int/vacancies/vacancies_e.htm ose kontaktoni

redaksinë tonë.

shqipëria është vendi i parë në botë që ka shkatërruar armët kimike

Page 6: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 20116 nato

Që nga sulmet e Nju Jorkut dhe të Pentagonit një dekadë më parë, lufta kundër terrorizmit ka qenë mjaft e lartë në axhendat e NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar

Dhjetë vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001

Më 11 shtator 2001, bota pa tmerr me sy ndërsa Kullat e Qendrës Botërore të

Tregtisë së Nju Jorkut u reduktuan në rrënoja nga terroristët, duke për-dorur avionët civilë të pasagjerëve si armë të shkatërrimit në masë. Një ditë pas sulmeve, aleatët e NATO-s i shprehën solidaritetin e tyre popullit të Shteteve te Bash-kuara duke iu referuar nenit 5 të traktatit të Uashingtonit. Klauzola e mbrojtjes kolektive të NATO-s konstaton se një sulm mbi një aleat është një sulm mbi të gjithë aleatët. Që nga sulmet e Nju Jorkut dhe Pentagonit një dekadë më parë, lufta kundër terrorizmit ka qenë mjaft e lartë në axhendat e NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar. Sulmet e mëvonshme në vendet aleate dhe në mbarë botën kanë theksuar natyrën globale të terrorizmit, i cili nuk njeh kufij, kombësi dhe fe dhe që nuk e bën dallimin midis luftëtarëve dhe civilëve të pafajshëm.

Sulmet ishin katalizatorë për ndryshimet thelbësore të Aleancës dhe vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ajo vepron sot. Gjatë dekadës së fundit, natyra e sulmeve terroriste ka evoluar me teknologjitë e reja dhe me ndryshimet në mje-disin e sigurisë. Strategjitë duhet të marrin parasysh faktin se ata që përdorin terrorin si mjet për të ndjekur qëllimet e tyre kanë kapac-itet për të mësuar shpejt dhe për të përshtatur taktikat e tyre në mënyrë të paparashikueshme. NATO është e angazhuar të përballojë vazhdimisht evoluimin e kërcënimit terrorist dhe do të shqyrtojë qëndrimin e saj për t’iu kundërvënë terrorizmit në samitin e ardhshëm të Çikagos në maj të vitit 2012. Një hap i rëndësishëm është marrë tashmë me krijimin e Divizionit të Sfidave të Sigurisë brenda NATO-s në gusht të vitit 2010. Ky veprim për të krijuar një divizion të dedikuar tregon se kombet e njohin faktin se terrorizmi dhe sfidat e tjera të sigurisë janë shpesh të ndërlidhura. Për herë të parë, Aleanca ka bërë ekspertizë në mënyrë sistematike në fushat jo-tradicionale, të cilat në vitet e ardhshme do të ndikojnë gjithnjë e më shumë në sigurinë e aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Përkujtimore me rastin e 11 shtatorit

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen me rastin e 10-vjetorit të 11 shtatorit të vitit 2001.

“Dhjetë vjet më parë në Shtetet e Bashkuara, terroristët vranë gati 3000 burra, gra e fëmijë. Qytetarët e 25 vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere vdiqën atë ditë. Sulme të tjera të mëdha kanë vijuar në Turqi, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe në mbarë Aleancën. Në rrënojat e Nju Jorkut, në Pentagon dhe në fushën e Pensilvanisë ne varrosëm kolegët tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë. Për herë të parë në historinë e saj NATO vuri në përdorim nenin 5 të saj, pikat e vetëmbrojtjes së Aleancës. Ekipet e mbikëqyrjes ajrore së NATO-s kryen qindra fluturime për të mbrojtur qiellin e Amerikës mbi Denver, Çikago dhe Kansas City. Sot, arkitekti i mizorisë së 11 shtatorit nuk është më. Historia e ka varrosur atë. Për fat të keq,

ideologjia e tmerrshme e konfliktit të tij nuk është varrosur ende me të. Ne kemi parë gjatë viteve që ekstremizmi nuk ka përkatësi fetare. Ajo që ekstremistët ndajnë është një neveri e lirisë dhe diversitetit tonë. Në vend që të kërkojnë shpresën dhe të ushqejnë të ardhmen, ata shikojnë të kaluarën dhe nxisin urrejtjen. Ata shikojnë një vizion të largët historik “tonin” kundër “tyre”, por siç tha presidenti Obama kohët e fundit, nuk ka “ne” dhe “ata”, por vetëm “ne”.

Le të bashkohemi në vizionin e bashkëjetesës paqësore dhe bash-këpunimit të frytshëm. Le të ndër-tojmë një të ardhme të lirisë individu-ale dhe të tolerancës së ndërsjellë. Le të qëndrojmë të bashkuar kundër atyre që duan të na tërheqin në

kënetën e konflikteve dhe armiqë-sive. Fatkeqësitë e kohërave tona janë verbuese, me zë të lartë dhe të egra, por dëshira e njerëzimit për liri është e vendosur dhe elastike. Ne e pamë atë kur ushtarët e forcave aleate u sulën mbi plazhet e Normandisë. Ne e pamë atë kur njerëzit dolën në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre në Budapest në vitin 1956, në Pragë në vitin 1968, në Berlin në vitin 1989 dhe ne po e shohim atë tani në Tunis, në Kajro e Tripoli.

Sulmet e 11 shtatorit ishin fil-limi i një dimri të gjatë në historinë botërore, por ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë ripërtërirë besimin tonë se edhe pse dëshira për liri mund të jetë shtypur, ajo nuk mund të shuhet kurrë. Pranvera Arabe është një stinë e re e shpresës për të gjithë

ne. Samiti i ardhshëm i NATO-s në Çikago është vetëm tetë muaj larg. Atje, ne do të riafirmojmë se misioni i Aleancës nuk është vetëm mbrojtja e atyre që gëzojnë lirinë, por sigu-rimi i frymëzimit dhe i mbrojtjes për ata që e dëshirojnë lirinë. Për afganët që besojnë në të drejtën e tyre për të jetuar të sigurt, për libianët që besojnë në të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë demokratike dhe për familjet e atyre që humbën më 11 shtator 2001, të cilat pavarësisht sulmit të egër të vlerave tona më të dashura, besojnë në një të ardhme të lirë prej terrorit. Atyre dhe të gjithë të tjerëve si ata ne u themi: “NATO është aleatja juaj. Pavarësisht se sa e gjatë do të jetë rruga drejt lirisë, ne do ta bëjmë këtë rrugë krah për krah”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson zgjidhjen e Portugalisë për tëvënënёpraktikëaxhendënere-formës së Lisbonës.

Sekretari i Përgj i thshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vizitoi Lisbonën më 8 shtator 2011 dhe u takua me presidentin Anibal Cavaco Silva, me kryeministrin Coelho Pedro Passos, me ministrin e Punëve të Jashtme Paulo Portas dhe me ministrin e Mbrojtjes Jose Pedro Aguiar Branco. Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm diskutoi se si të merren vendime të rëndësishme strategjike para vendime të marra në samitin e Lisbonës vitin e kaluar.

“Tani, detyra jonë është të siguro-hemi që i kemi vënë ato në praktikë. Ky do të jetë objektivi i samitit tonë të ardhshëm në Çikago majin e ardh-shëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai falënderoi Portugalinë për qasje konstruktive në axhendën e reformës së gjerë që u vendos në samitin e Lisbonës dhe për kontributin e Por-tugalisë në operacionet e Aleancës dhe në misionet e ndryshme. “Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Portugalisë në marrjen e vendimit për të nisur operacionin tonë në mbrojtje të popullit të Libisë dhe ne jemi gjithashtu mirënjohës për kon-tributin e saj në operacionet tona në Afganistan dhe në Kosovë”, tha Sek-retari i Përgjithshëm. “Ju keni qenë një anëtare e kësaj Aleance që nga fillimi dhe ju po vazhdoni të jepni ndihmën tuaj në formimin e fatit të saj. Samiti ynë shumë i suksesshëm në Lisbonë gjatë vitit të kaluar, e vuri Aleancën në një kurs të ri”.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Portugalia është rruga kryesore për të kthyer në praktikë vendimet e marra në Lisbonë dhe tha se mbështetja e Portugalisë për reformën e strukturës të komandës së Aleancës për ta bërë atë më moderne dhe fleksibël është vendimtare. “Vendimi për pozitën e komandës së shpejtë të NATO-s në Lisbonë tregon rëndësinë e af-tësive moderne, të dislokueshme dhe të rëndësishme të Portugalisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Gjatë vizitës, ai u takua gjithashtu me Presidenten e Parlamentit Kombëtar, znj. Assunçao Esteves dhe me parla-mentarë të tjerë.

Alba Musaraj

Page 7: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 7

Byler ia dorëzon komandën gjeneralit Drevs

kosovë

Rassmusen: KFOR-i do të reagojë nëse rrezikohet siguria

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen ka deklaruar të enjten (dje) në Prishtinë

se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse rrezikohet siguria dhe paqja në veri të Kosovës. Në interesimin e gazetarëve se si do të sillet forca e KFOR-it nëse strukturat paralele në veri do të përpiqen që me forcë të mos lejojnë zbatimin e planit për ri-hapjen e doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kufitar të Kosovës atje, Rasmusen tha se detyra dhe mandati i KFOR-it në Kosovë është i qartë. “Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor”, tha Rassmusen, duke shtuar se “KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik”. Sekretari i NATO-s, Anders Rassmusen ka thënë në Prishtinë se Aleanca Veri Atlantike nuk i përkrah vendimet e njëanshme të institucioneve të Kosovës, por i ka dhënë mbështetje Qeverisë për të mos u kthyer në situatën që ka qenë më herët. Pas takimit që ka pasur me kryeministrin Hashim Thaçi, Rassmusen ka deklaruar se nuk ka kthim prapa pasi NATO ka inves-tuar për dymbëdhjetë vjet për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ai nuk ka dashur të komentojë planet operative të NATO-s, por është zotuar se trupat e KFOR-it do të veprojnë në bazë të man-datit, duke mos e mohuar edhe përdorimin e forcës. Ai i ka dhënë mbështetje të fuqishme dialogut Prishtinë-Beograd dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet e arritura të zbatohen. Ai nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen

Jeta në veriun e Kosovës ka stagnuar dhe qytetarët

mbahen nën trysninë e disa individëve dhe grupeve, deklaroi gjeneralmajor Erhard Byler, i cili me 9 shtator ia ka dorëzuar komandën e forcave të KFOR-it gjeneralmajor gjerman Erhard Drevs.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, e cila u zhvillua në Prishtinë, gjenerali Byler theksoi se veriu mbetet sfidë për misionin e forcave të NATO-s në Kosovë. “Një sfidë tjetër për misionin është fakti se jeta në veriun e Kosovës ka stagnuar. Në këtë pjesë, qytetarët e Kosovës mbahen nën trysninë e disa individëve dhe grupeve, të cilat kanë zhvilluar një interes për ta ndarë këtë rajon nga pjesa tjetër e Kosovës”. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo e falënderoi gjeneralin Byler dhe forcat e KFOR-it për angazhimin e tyre në Kosovë, duke thënë se KFOR-i është institucioni më i përkrahur, me besueshmërinë më të lartë dhe me respektin e pamohueshëm që gëzon te të gjithë qytetarët e Kosovës.

Admira l i Samuel Lokl i r, komandan t i Fo rcave t ë Përbashkëta Aleate në Napoli, tha se NATO-ja ka dhënë kontribut për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe se po shkohet drejt ditës kur forcat e NATO-s më nuk do të jenë të nevojshme. Ai tha se NATO-ja e përkrah dialogun e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Mar rëvesh je t e fund i t që trajtuan çështjet praktike paraqesin hapa të rëndësishëm, por ende ka punë. Arritja e zg j idh jeve të negoc iuara r re th doganave, t regt isë , telekomunikacionit, regjistrave civilë dhe sfidave tjera teknike, do t’i ndihmojë kosovarët dhe të gjitha komunitetet që të jetojnë një jetë normale. Në anën tjetër, kjo do t’i kontribuojë stabilitetit në rajon”, tha admirali Loklir. Ndërkaq Tomas Kosendei, sekretar i shtetit në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes, tha se negociatat e drejtpërdrejta ndë rm je t P r i sh t i nës dhe Beogradit mund të konsiderohen sukses i madh. Por, siç tha ai, kohët e fundit ka pasur pengesa në këtë proces të vështirë.

“Disa persona, në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pamatur, e komprometuan besimin dhe rezultatet e arritura me vështirësi. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Dëshiroj tu dërgoj një porosi të qartë të gjithë atyre që dëshirojnë të përfitojnë nga destabilizimi i situatës: nuk do t’ia dilni”, tha Kosendei.

e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë. “Nuk do të komentoj për operacionin, detajet e tij, por trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurtë”, theksoi Rassmusen. Gjatë kësaj konference, Rassmusen rikujtoi se për 12 vjet NATO ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë

dhe tensione të reja. Në anën tjetër, kryeministri Thaçi ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë se plani për vendosjen e doganierëve dhe policëve në Veri do të zbatohet si-pas paralajmërimeve të mëhershme – më 16 shtator. Ai ka thënë se Qeveria nuk e ka në plan të përdorë dhunë ndaj qytetarëve të Veriut, por është zotuar se strukturat ilegale dhe kriminale do të ballafaqohen me ligjin. Shefi i Qeverisë ka thënë se janë në koordimin me KFOR-in dhe EULEX-in për të vazhduar me zbatimin e planit.

Lavdrim Lita

EuLEX-i, plan për 16 shtatorin

Nga 16 shtatori në pikat doganore në veri të Kosovës do të punojnë ekipet e përziera, ndërsa punët operative do

t’i kryejë EULEX në përputhje me mandatin e saj. “E gjithë çka po punohet ka për ob-jektiv vendosjen e sundimit të ligjit në veri, që është në interes të qytetarëve të cilët res-pektojnë ligjet, dhe kjo është detyrë kryesore e EULEX-it”, ka thënë shefi i EULEX-it, Ksavije de Marnak. Ndërsa i dërguari i BE-së Fernando Xhentilini tha se është mjaft pozitive që autoritetet në Kosovë janë konsultuar me EULEX-in dhe KFOR-in. “Shpresoj se kjo do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes e cila është arritur në tavolinën e dialogut. Ky plan duhet të ndalë krimet dhe përmirësoje sigurinë në atë zonë doganore”, tha Xhentilini. Lidhur

me reagimet e qeverisë së Serbisë, zëvendës shefi i EULEX-it Endi Sparks tha se Beogradi këtë e ka ditur dhe askush nuk duhet të jetë i befasuar. Plani është që më 16 shtator të merren nën kontroll pikat doganore në veri. Sparks në një bisedë për portalin serb “Vesti” ka thënë se në pikat doganore, Jarinje dhe Bërnjak, do të vendosen doganierë të EULEX-it dhe ata vendorë, dhe se, siç ka shtuar ai, Beogradi ka qenë i njoftuar për këtë veprim. “Bashkimi Evropian vazhdimisht ka qenë, dhe do të jetë, në kontakt të vazhdueshëm me partnerët serbë, në të gjitha nivelet. Edhe ky hap i zbatimit të marrëveshjes së arritur gjatë dialogut, nuk do duhej të ishte befasi për askënd”, ka deklaruar Sparks.

“Kosova është një zonë doganore, dhe këtë

e ka thënë në deklaratën e tij edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Nuk mendoj se këtu është fjala për statusin. Ne kemi biseduar me zyrtarët serbë, duke përfshi edhe takimet që i kemi pasur sot, mirëpo atë që ne e kemi bërë është se i kemi informuar për aktivitetet opera-tive që do t’i ndërmarrim më 16 shtator. Këto s’kanë qenë bisedime, por vetëm informata”, ka shtuar Sparks.

Ndërkaq, i pyetur se ku do të shkojnë paratë e grumbulluara nga doganat në veri të Kosovës, ai ka thënë se ato do të shkojnë në buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

“EULEX-i do t’i mbledhë paratë. Mirëpo, kjo do të bëhet për t’i derdhur ato në bux-hetin e konsoliduar të Kosovës”, ka thënë zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks.

“Nuk do të komentoj për operacionin, detajet e tij, por trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurtë”, theksoi Rassmusen

Page 8: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 20118 reportazh

Në më pak se 65 vjet histori, u shkrua një nga faqet më interesante të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pushteti i qiellit bëri që mbi 1000 pilotë shqiptarë të kenë zotëruar hapësirën ajrore të këtij vendi duke thyer shumë rekorde në sakrificat e tyre

heliodromi dhe historikbërësitDrejt qiellit drejt diellit

Bejdo malo Florika alla

Historia e Aviacionit Shqiptar dhe Forcave të Armato-sura të Shqipërisë është një histori e mbushur plot me

ngjarje, dhimbje, sakrificë dhe përkush-tim. Në më pak se 65 vjet histori, u shkrua një nga faqet më interesante të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Pushteti i qiellit bëri që mbi 1000 pilotë shqiptarë të kenë zotëruar hapësirën ajrore të këtij vendi duke thyer shumë rekorde në sakrificat e tyre. Portretet e tyre janë spektakolare dhe dora e tyre nuk ka asnjë gjë që nuk e bëri dot. Ka shumë arsye që këta 1000 mijë pilotë ishin bërë për njëri tjetrin dhe për avionin. Sa herë kthehemi në Helio-dromin e Farkës evokohet tërë historia e Aviacionit Shqiptar që pas hyrjes së Shqipërisë në NATO para dy vjetësh, e cila ka marrë një fytyrë të re. Historia e Aviacionit ka brenda paranojën dhe kontekstin e kohës në të cilën u ravijë-zua, por ka në thellësinë e saj tërë mun-din, sakrificën, djersën, përkushtimin dhe mbi 35 raste të jetës njerëzore të pilotëve, teknikëve, inxhinierëve dhe tërë personelit inxhiero-teknik, që për gati 65 vjet punoi për të përmbushur Betimin Ushtarak. Të gjithë jemi njerëz me mish e me gjak, por pilotët janë një specie paksa e veçantë që kanë të lidhur jetën e tyre me qiellin por dhe me përjetësinë. Nuk mund të bëhet pilot kushdo. Madje një në 10 mijë djem plotëson kushtet e një piloti. Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar që ata nuk janë njerëz të zakonshëm. Ata janë njerëz që duhet të plotësojnë kondicione fizike dhe mendore shumë herë më speciale se sa një njeri i za-konshëm. Ndaj ata janë si ujët e pakët. Ndaj ata nuk kanë frikë nga vdekja dhe e presin atë edhe duke buzëqeshur. Ata duhet ta pikturojnë profesionin e tyre në qiell me mjeshtërinë e Rembrandit se ndryshe e paguajnë me jetë. Pas çdo fluturimi pilotët kanë një deduksion të përbotshëm...... “Nuk kam bërë asgjë në jetën time me jepni dhe një fluturim tjetër që të flas për jetën time”. Ata e kanë të lidhur fatin e jetës së tyre me probleme motorike me pamje të qartë, shkurt janë peng i një bote me shume sekrete dhe të fshehta. Në asnjë profe-

sion tjetër përveç se tek piloti veshi i brendshëm fillon të bëjë lojëra të ndry-shme me veprimet e trupit. Një në pesë manovra të një piloti janë në kufijtë e fatales, por ata kanë një objektiv të ndi-hen gjithmonë gjallë. Sa herë që ngrihen në fluturim drejt qiellit dhe drejt diellit prekin një botë shumë të ndërlikuar. Jetët e tyre janë jo vetëm të bukura por dhe të avancuara teknikisht. Sot Forcat Ajrore janë në një reformim të thellë për tu barazuar me standartet perëndimore. Teknika e re e helikopterëve që është në procesin e madh të modernizimit të thellë dhe të bashkëkohësisë e çmon shumë trashëgiminë e së kaluarës së Aviacionit Shqiptar. Vlerëson kontribu-tin në emër të Betimit Ushtarak të mbi 35 dëshmorëve të Aviacionit, por dhe të atyre dhjetëra pilotëve që vuajnë pasojat e sëmundjeve të pilotimit. Ata janë një elitë e uniformave të blerta që na bëjnë

krenarë dhe që kanë një histori plot me jetë. Jeta e tyre është aq e trazuar sa tek piktura e famshme e Karavaxhos “Engjëj të përqafuar” ndaj sa herë që vjen data përkujtimore e të rënëve të Aviacionit ndjemë një dhimbje hyjnore dhe mbushemi me një dimensionin të ri të Forcave Ajrore të Shqipërisë. Ndaj dhe këtë 13 shtator respektojnë dhe risjellim jetën e Ndue Logut. Për nder të kontributit të tij në Forcat Ajrore Shqiptare, në Bazën Ajrore Farkë u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni kishin ardhur familjarë të dëshmorit, përfaqësues nga shoqata e familjarëve të pilotëve të rënë në krye të detyrës, bashkëkohës të tij, si dhe ushtarakë të Forcës Ajrore.

Fjalën e parë e tha shefi i Shtabit të Bazës Ajrore Farkë, nënkolonel Altin Lama, i cili ndër të tjera theksoi se ndje-

hen krenarë që të kujtojnë dhe nderojnë aktin sublim të dëshmorit Ndue Logu, i cili do të mbetet simbol i mënyrës sesi i duhet shërbyer atdheut dhe detyrës. Komandanti i Forcës Ajrore gjener-albrigade Dhori Spirollari në një letër përkujtimore drejtuar familjes së dësh-morit shprehu respektin dhe nderimet e tij dhe të gjithë personelit të Forcës Ajrore për kontributin që dha Ndue Logu në zhvillimin dhe konsolidimin e Forcave Ajrore Shqiptare. Bash-këshortja e Ndue Logut, zonja Vera Logu kjo grua e fortë krenare vitale dhe shumë e brishtë shprehu falënderimet e saj për personelin e Forcës Ajrore, pasi gjithmonë i kujtojnë në raste të tilla të rëndësishme. Më pas të pranishmit në ceremoni vendosën tufa me lule në memorialin kushtuar dëshmorit Ndue Logu, si dhe zhvilluan vizita në familjen e tij, ku u pritën nga zonja Vera dhe

vajzat e saj.

Emocionalisht Sami Guzina një prej veteranëve të

pilotimit shqiptar risolli tëre emocionet e asaj kohe dhe bëri radiografinë e jetës së Ndue Logut por dhe të gjithë dëshmorëve të aviacionit. Ai tha se “Na mblodhi përsëri komandanti Ndue. Kësaj radhe në 25 vjetorin e rënies së tij heroike. U mblodhëm këtu në këto ambiente, ku ai mbeti i përjetshëm. Në emër të familjes së Ndue Logut falënderoj para së gjithash Komandën e Forcës Ajrore dhe gjeneral Spirollarin, si dhe efektivin e Bazës Ajrore Farkë, që na mundësuan këtë takim.

Ne të tjerët, ish-kolegët dhe kuadrot e helikopterit MI-4 ia kemi për borxh një nder të tillë komandant Ndues. E të gjithë sëbashku e kemi për nder ti themi Ndue Logut:

-Tungjatjeta Bacë!Ja ku jemi sot të gjithë bashkë. Që

nga shokët e tu të kursit në ish Bash-kimin Sovjetik e deri tek ne të tjerët që na mësove zanatin. Këtu janë edhe më të rinjtë që detyrimisht do të ecin në gjurmët e tua, pavarësisht se të njo-hin nëpërmjet fotove të vendosura në muzeun e repartit.

-Ja ku jemi Bacë !Është një titull që s`ta jep kush me

urdhër a dekret, por është titull nderi e vlere që s`e meriton çdo burrë, qoftë ky edhe malësor me dy pëllëmbë mustaqe.

Duhet një jetë e shumë virtyte, duhen shumë vite e bëma që ata që ke përreth të të quajnë “Bacë”.

Nduja nuk kishte as mustaqe e as cigare të dredhur nuk pinte, por ai kishte pak nga të gjitha. Asnjë mangët e asnjë tepër. Ndaj quhej “Bacë” nga të

Ata duhet ta pikturojnë profesionin e tyre në qiell me mjeshtërinë e Rembrandit se ndryshe e paguajnë me jetë. Pas çdo fluturimi pilotët kanë një deduksion të përbotshëm...... “Nuk kam bërë asgjë në jetën time me jepni dhe një fluturim tjetër që të flas për jetën time”

Page 9: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 99reportazh

heliodromi dhe historikbërësitgjithë, edhe nga bashkëmoshatarët edhe nga më të rinjtë.

Në moshën 35-40 vjeçare në një ambient ushtarak, ku kishte tituj e ofiqe të tjera, ku kishte mbi 300 burra nën hyqëm, nga çdo fshat e krahinë e Shq-ipërisë, e ku Nduja ishte po themi figura numër 2 e kësaj mase gjigande njerëzish profesionistë në këtë njësi fluturuese... E për të gjithë ai ishte “Bacë”.

Ndue Logut i kishte lezet gjithçka. Edhe portreti malësor-artistik, një model për piktorët, edhe fjala në biseda këmbëkryq, edhe uniforma përjetë-sisht e hekurosur, edhe hapi rreshtor i një flamurtari të lindur për parada e ceremoni. Atij i kishte lezet edhe përsëritja disa herë e porosive të imta para fluturimit.

(-Bacë na e the një herë. -S`ka gja ani. Fiksoje ma mirë.)

I kishte lezet kapelja pak mbi sy e toni i kritikës nganjëherë tej shinave. Por kurrë askush nuk tha: - Bacë e teprove!

Jo, e dinim që kishte të drejtë. Por pas një ore apo edhe të nesërmen vinte vetë komandanti e me dorën në sup të thonte: “-Hë u mërzite? Dhe ti e kishe gabim, por unë e djallosa.”

Ishin të pakët ata burra që kishin guximin t`i thoshin vetes “E djallosa”. Dhe burra me peshë si baca ishin të rrallë.

E pra ky, Ndue Logu, pilot helikop-teri i Klasit të II, me një thes medaljesh e dekoratash, deri më e vlefta që nderon një komb heroin e vet, pra ky “Dëshmor i Kombit”, që sot prehet tek varrezat e Nënë Shqipëri, vinte nga një fshat me emrin Brashtë. Një fshat ku ca shtëpi që nga ajri mezi dalloheshin të hallakatura nëpër ca pllaja, tarraca e korije. Dimrit i mbulonte bora alpine e në pranverë i miklonte gjelbërimi.

Një fshat ku helikopteri MI-4 i Ndues nuk ulej dot, një ballkon i Alpeve, nën këmbët e të cilit shtrihej lugina e Shalës e pak më në veri bu-ronte ky lumë i akullt Thethi i strukur nën shkëmbinj gjigandë. Një fshat në zemër të Dukagjinit, një fshat që 6-7 muaj në viti noton në re. Por edhe aty janë bërë luftëra e dasma, janë zënë pusi e janë falur gjaqe, janë mbledhur kuvende burrash e janë shkrepur pushkë kur lindnin djem.

Eh me sa mall të fliste Nduja për Brashtën. Pse jo?!

Ai aty lindi dhe aty mësoi të ecë. Prej aty, nga ai ballkon gjigand ai mahnitej me bukuritë e Thethit lart dhe atij shkëmbi të famshëm unikal, ku Shala ndal vrullin, pothuajse ndalon, për të kaluar me zor e për t`u derdhur furishëm në Drin. Prej këtu e morën Nduen për dore për ta çuar në jetimore e më pas në shkollën “Skënderbej”. Këtu e përzgjodhën si trup e si mendje për ta çuar për pilot në Bashkimin Sovjetik, deri sa erdhi këtu në shtëpinë e tij të dytë, si pilot helikopteri.

Ja këtu për 25 vjet! Që këtu nisej kudo nëpër Shqipëri, ku kërkohej ndihma.

Sa herë e ka përcjellë Vera, e sa net e ka prit. Sa herë ka dëgjuar zhurmën e helikopterit mbi kokë e me intuitën a dëshirën e mirë ka thirrur: - Ky është Nduja. Mijëra fluturime stërvitore e qindra e qindra misione humanitare.

Vetëm ai! Po vartësit? Shumëzoi për 20, 50, 100 a më shumë, sipas rastit.

Se Nduja si komandant skuadrilje, a zv/komandant regjimenti për fluturim duhej të përgatitej për vete, por duhej të përgatiste e të kontrollonte të gjithë pilotët. Ai duhej të shqetësohej e të thin-jej për të gjithë, si komandant e si shok, pasi shumica në ato vite ishin pilotë të rinj. Kurse detyrat që jepeshin ishin të shumta e të shpeshta, ditën edhe natën. Rrallë herë në fusha, por kryesisht ishin detyra në gryka, qafa a shpate malesh ku duhej të ulje helikopterin 7 tonësh. Natën të orientonin vetëm dy llambushka si dy xixëllonja, pa gabuar asnjë gradë në drejtim e asnjë metër në lartësi. Por ne e dinim që atje do të na drejtonte si udhëheqës fluturimi vetë Baca.

Zëri i tij i butë e i ëmbël të vinte në kufje kaq vëllazëror, sa i gjithë ankthi e stresi të kthehej në një buzëqeshje.

Mund edhe të kishe gabuar ne disa parametra, por kurrë ai burrë s`e ngriti zërin. Përkundrazi, të dukej sikur të merrte për dore dhe të dukej sikur ishe në kabinë përkrah teje. Dhe kështu i priste, i drejtonte dhe i udhëzonte në ajër të gjithë pilotët, prandaj e quanim Bacë.

Por vjen një ditë kur mjeku të thotë: “-Mjaft! Do të bësh edhe një fluturim lamtumire për t`u ndarë me qiellin.”

25 vjet në qiell. Po tani? Leonardo

da Vinçi pati thënë: “Një herë ta keni provuar fluturimin dhe do të ecni gjithë jetën me sytë në qiell.”

Aq sa i kishte dhënë ai Atdheut, e meritonte një punë me privilegj, një punë në zyrë. Po kush mund ta imagjinonte Ndue Logun të dremiste mbi tavolinë?!

Duke qenë një qitës i shkëlqyer dhe një njohës po kaq i shkëlqyer i rregul-lores ushtarake, Ndues i ofruan detyrën e shefit të Armatimit të Regjimentit. Një detyrë kjo me goxha përgjegjësi, pasi në atë kohë zhvilloheshin të paktën dy qitje në muaj me kuadro dhe ushtarë. Nduja kishte vetëm dy parametra në punën e vet: Seriozitet dhe korrektësi.

Dhe ndodhi siç ndodhi atë ditë. Si sot 25 vjet më parë, thuajse rreth orës 11:00, ishim duke bërë ditë të tëra stërvitje, instruktazhe, prova e provime. Por granata ishte në dorën e tjetër kujt. Një 19 vjeçar për një çast stepet, kuj-tohet dhe në vend që ta hedhë granatën tutje, atje tek rrethi i bardhë...granata me siguresën e hequr rrokulliset nga gjoksmburoja e pozicionit tek këmbët e ushtarit...

-Atë mëngjes i kishte vështruar gjatë nga pragu i derës të dyja vajzat që ende flinin e Vera teksa po e përcillte seç kishte ndjerë. Ai, burri i shtëpisë doli. Dhe la pas tre femra...

Të gjitha këto në atë moment, në ato 2-3 sekonda të rrufeshme, Nduja nuk

mund ti rikujtonte më. Ushtari vetëm një hap larg tij ishte

zverdhur dhe kishte mbetur pa gojë. Nduja u përkul rrufeshëm, mbërtheu fort atë copë çeliku sa një vezë, u ngrit, hapi krahun dhe me krahun tjetër shtyu poshtë ushtarin e tronditur dhe...

Nuk pati më kohë për asgjë. Një metër a dy larg tij granata shpërtheu në ajër. Mijëra copa çeliku nxinë hapësirën para tij. Një, vetëm një e gjeti krahun e majtë të tij, mu nën zemër.

Një jetë të tërë qëndroi në gatishmëri për të tjerët, por për jetën e tij nuk mjaftoi gatishmëria e të gjithëve.

Duke thyer të gjithë rregullat tekni-ke, u ngritën shokët e tij me helikopter për ta dërguar në spitalin Ushtarak, por as kjo nuk mjaftoi.

Mbase në ato pak çaste ai po shihte nëpër vegimet e parajsës buzëqeshjet e vajzave në gjumë. Dhe iku...

25 vjet në ajër dhe në ajër vdiq. Atje mbeti në kujtimet tona. Në qiell siç ishte i pastër shpirti i tij.

Për burra si ai çdo obelisk apo muze është pak. Për Ndue Logun dëshmorin e parë të Regjimentit të Helikopterëve, Atdheu rezervoi vendin më fisnik dhe më të denjë për tu prehur.

Por edhe ne të gjithë e kemi rezer-vuar në zemrat tona për ta mbajtur gjallë përgjithmonë. Këtë kemi bërë për 25 vjet, ndaj dhe jemi mbledhur sot për ti thënë se ne jemi krenarë për veprën

dhe jetën e tij.Ndue Logu i gjallë, por edhe 25 vjet

pas aktit të tij heroik, na detyron që me respekt të plotë të qëndrojmë një minutë në heshtje .

-Lavdi emrit të Ndue Logut!

Engjëj të përqafuarJanë bërë shumë libra interesantë

për jetën e pilotëve dhe mbi të gjitha pena e artë e aviacionit Agustin Gjini ka gërmuar thellë në tërë skutat e historisë së kësaj arme shumë të veçantë dhe jeta e Ndue Logut zë një vend special në këtë histori dhe libra. Logu lindi më 8 maj 1940 në Brashtë të Dukagjinit. Në vitin 1958 mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e më pas ndoqi studimet për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik. Pas emërimit të tij si pilot, Ndue Logu i përkush-tohet profesionit të tij duke studiuar vazhdimisht mbi përmirësimin dhe përvetësimin e teknikave të pilotimit. Gjatë karrierës së tij ushtarake ai ka kryer detyra të ndryshme si pilot deri komandant skuadrilje e zv/komandant Regjimenti.

Është ndër të parët pilotë shqiptarë të helikopterit. Për 25 vite me radhë në detyrën e pilotit ai fluturoi në të gjithë Shqipërinë duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, ku falë aftësive të tij profesionale, pa shkaktuar asnjë ngjarje të jashtëzakonshme në ajër. Në këto kohë tek ai spikatën talenti, aftësitë e tij profesionale dhe organi-zative, i cili në të gjithë regjimentin e Farkës njihej si ushtarak me vullnet, këmbëngulës në realizimin e detyrave, i pjekur dhe i matur në marrëdhënie me kolegët, si dhe udhëhiqej nga dashuria dhe respekti në marrëdhënie me shokët, si dhe nga gjakftohtësia në zgjidhjen e problemeve. Në vitin 1983 Ndue Logu mbaroi studimet në Aka-deminë e Mbrojtjes dhe në vitin 1985 u emërua shef Armatimi për repartin. Ditën e 13 shtatorit 1986 Ndue po zhvillonte qitjet luftarake me granata dore me ushtarët në Regjimentin e Helikopterëve. Befas një granatë nuk shpërtheu nga heqja e siguresës që i bëri ushtari. Nga çasti në çast jeta e 20 ushtarakëve të tjerë që ndodheshin në poligon rrezikohej. Kështu që Ndue Logu, i karakterizuar nga fryma e vetësakrifikimit, vrapoi tek ushtari, të cilit i kishte mbetur tek këmbët granata e ndezur dhe e largoi tutje, por fatkeqësisht ajo plasi para trupit të tij. Ndue Logu sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetët e 20 ushtarakëve të tjerë. Ai sot nuk ndodhet midis nesh, por kujtimi dhe heroizmi i tij do të kujtohen brez pas brezi dhe do të shër-bejnë si burim frymëzimi për të gjithë brezat që do të vijnë për mënyrën sesi i shërbehet atdheut. Korrektësia dhe saktësia në shprehjen e mendimeve, maturia dhe serioziteti në vlerësimin e problemeve, puna këmbëngulëse dhe kompetenca profesionale në zgjidhjen e tyre e kanë vënë Ndue Logun krahas njerëzve më të nderuar që kontribuuan shumë për mbarëvajtjen e Forcave Ajrore Shqiptare në përputhje me kërkesat e kohës. Si njeri punëtor, si koleg të nderuar, si prind e familjar të dashur trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

Sa herë që ngrihen në fluturim drejt qiellit dhe drejt diellit prekin një botë shumë të ndërlikuar. Jetët e tyre janë jo vetëm të bukura por dhe të avancuara teknikisht. Sot Forcat Ajrore janë në një reformim të thellë për tu barazuar me standartet perëndimore

Page 10: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 201110 përvjetori

Spitali uShtarak

Në 82 vjet 14 drejtorëNë 82 aktivitet të Spitalit Ushtarak

kanë udhëhequr punën 14 drejtorë. Historia e Spitalit Ushtarak fillon në kohën e Monarkisë Shqiptare

me Ahmet Zogun Mbret. Ai u themelua me 26 shtator 1929 dhe kushtoi 548,894,88 franga ari. Spitali Ushtarak u konstruktua sipas një projekti Vjenez, mjaft i bukur dhe modern për kohën dhe funksionoi si e tillë deri më 1957 në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil. Më pas kjo godinë filloi aktivitetin si spital kirurgjikal civil, funksion që e ruan edhe sot, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1957, Spitali Ushtarak u transferua dhe u vendos aty ku është aktualisht, në Laprakë, në një godinë të ndërtuar në vitet 1930. Fillimisht destinacioni i kësaj godine ka qenë jetimore fëmijësh, pas luftës Komanda e Korparmatës së I-rë, më pas Shkolla Ushtarake dhe deri tani Spital Ushtarak. Ambi-entet e Spitalit Ushtarak janë të vendosur në një sipërfaqe 77.405 m2 dhe mjaft e gjelbëruar.

Në historinë e Spitalit Ushtarak, nga themelimi i tij më 1929 deri sot, kanë drejtuar 14 mjekë. Çdo periudhë ka pasur specifikat e veta dhe çdo drejtor ashtu si dhe personeli mjek e infermier që ka shërbyer, është një pjesë e historisë së këtij institucioni mjekësor me emër në vend.

Në këtë shkrim, po japim një biografi të shkurtër të drejtorëve të Spitalit Ushtarak që nga krijimi deri sot. Drejtori i parë i Spitalit Ushtarak ka qenë Dr.Jani BASHO (1923-1935). Studimet e para i kreu në vendlindje në arsimin fillor në Pogradec, më pas vazhdoi gjimnazin grek shkëlqyeshëm por nuk i pranoi ofertat për

studime të larta në Athinë. Në vitet 1921-1924 kreu specializimin në mjekësi interne, kirurgji, obstetrike-gjinekologji, okulistike dhe der-matologji duke fituar titullin Unicus Medicus Doctor (Mjek i veçante), titull që jepej rralle për të huaj. Pas kthimit në atdhe, për një kohe të shkurtër u rikthye përsëri në Vjenë ku u specializua edhe për tre vjet e gjysmë në kirurgji dhe obstetrikë dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të profe-sionit në spitalin e Univer-sitetit të Vjenës ku u emërua kryeasistent i kryekirurgut, profesorit Denk e më pas, zëvendësi i tij. Ndonëse ven-di i kryekirurgut ishte vetëm për të, u kthye në atdhe në vitin 1927 për të organizuar shëndetësinë shqiptare, ku u emërua në detyrën e shefit të Seksionit të Shëndetësisë në Komandën e Mbrojtjes Kombëtare, drejtor i Spitalit Ushtarak dhe mjek personal i Mbretit Zog (1929-1935). Dr.Basho, ka luajtur një rol shumë të madh në mjekësinë shqiptare. Drejtori i dytë ka qenë Dr.Ismet GEGA (1935-1939). Studimet e larta për mjekësi i kreu në Stamboll me 1905. Për merita të veçanta si drejtues, u emërua drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak deri në vitin 1939, vit kur doli në lirim. Mjek me ndjenja të larta atdhetare, nuk u pajtua me pushtimin dhe uzurpimin e Spitalit Ushtarak nga italianët

me 1939 dhe kjo qe dhe një nga arsyet e largimit. Vdiq në vitin 1955. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 07 prill 1939, drejtimin e institucioneve përfshi dhe Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak e morën italianet. Dr.Sinan IMAMI ka qenë drejtor nga viti 1945 deri në vitin 1972. Ai lindi më 2 shkurt 1905 në qytetin e Përmetit. Në

vitet 1919-1921 përfundoi dy qytetare në Gjirokastër dhe më 1927 përfundoi Liceun Kom-bëtar të Korçës. Më pas, më 1928, me bursë për mjekësi, filloi dhe përfundoi Studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Parisit, Sorbonnë me 20 dhjetor 1935. Me 7 shkurt 1945 emërohet Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak, detyrë që do ta mbante deri me 5 shtator 1972 kur do të dilte në rezervë duke drejtuar për 28 vjet Spitalin Ushtarak dhe duke mbetur drej-tori më jetë gjatë i këtij spitali.

Kjo nuk qe një rastësi po të kemi në konsideratë kohën kur ka jetuar dhe drejtuar e “mbijetesa” lidhet me aftësitë manaxhuese e drejtuese të rralla, profesionalizimin, korrektësinë, modelin e mjekut dhe ushtarakut. Dr.Shk. Veli TOTO e drejtoi spitalin nga viti 1972 deri në vitin 1991. Në vitin 1955 përfundoi studimet e larta për mjekësi, duke u diplomuar “Mjek i Përgjithshëm” në Pragë të Republikës Çeke. Në vitin 1959-1960 u specializua për kirurg Urolog pranë një mjeku çek e më pas u specializua dhe në RP te Kinës më 1969. Në

periudhën e drejtimit të tij prej 19 vitesh, Spitali Ushtarak ka qenë institucion mjekësor prestigjioz i mirëfilltë ushtarak duke ruajtur emrin dhe tra-ditën e trashëguar. Aktualisht është në pension, por aktiv në fushën e mjekësisë ushtarake në sistemimin dhe historinë e saj. Me mjaft vlerë është libri i fundit i tij “Historia e shërbimit shëndetësor shqiptar” e botuar në vitin 2005. Dr.Shk.Perlat HODO u zgjodh drejtor i Spitalit Qendror Ushtarak në periudhën 1991-1992, pas ndryshimeve demokratike në vend me vështirësitë e njohura në këto vite tranzicioni, duke kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e aktivitetit normal të institucionit në traditën dhe profesionalizmin e trashëguar, në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha. Prof.Ass.Ilir KAJO drejtoi nga viti (1992-1993 dhe 1996-1997.

Në periudhën e parë 1992-1993 udhëhoqi reformën në shërbimin shëndetësor dhe ka mer-itën e veçantë për organizimin e strukturës së shërbimit shëndetësor dhe spitalit ushtarak duke shkrirë në një të vetme drejtorinë Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes me drejtorinë e Spi-talit Ushtarak që ishte mjaft efikase për kohën dhe aktualisht sot, e kanë dhe vende e ushtri të zhvilluara si Turqia, duke përafruar elementet e drejtimit dhe komandimit në shërbimin shëndetë-sor në nivel komande.

Dr.Esat DURAKU (1.1.1994-1.3.1996). Ka lindur në qytetin e Gjakovës më 24.12.1935. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë më 1953-1958. Në vitet 1958-1960 punon si mjek i përgjithshëm në Spitalin Ushtarak. Më pas, në vitet 1960-1961 dërgohet për specializim

Spitali Ushtarak u kon-struktua sipas një projekti Vjenez, mjaft i bukur dhe modern për kohën dhe funksionoi si e tillë deri më 1957 në harmoni dhe afër me Spitalin e Përgjithshëm Civil

Ismet GEGA (1935-1939)

Kol.Prof.Ass. Mihal KERÇI (1997-1998)

Kol.Dr.Sinan IMAMI (1945-1972)

Kol.Prof.Dr.Engjell MASTORI (6/1998-12/2001)

Dr.Veli TOTO (1972-1991)

Kol.Dr.Hajri GERBI (12/2001-8/2003)

Page 11: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 11përvjetori

pas universitar në degën e mikrobiologjisë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Saint Pe-tersburg të Rusisë ku përfundon me rezultate të shkëlqyera. Pas specializimit punon si mjek mik-robiolog dhe shef i repartit të Mikrobiologjisë për 40 vjet (1961-2001). Ka filluar veprimtarinë shkencore në vitin 1965 me studimet për shigelat (dizenterinë) që ishte problem në ato kohë në kolektivat ushtarake por edhe në Shqipëri. Në periudhën e drejtimit të Spitalit Ushtarak si drejtor, ka qenë mjaft korrekt, këmbëngulës në protokollet e standardet e mjekimit, problemet shkencore dhe profesionale dhe mbi të gjitha për mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e spitalit ush-tarak, të mos asimilimit te tij, duke venë një gur në ruajtjen e traditës dhe zhvillimin e tij në vitet që e pasuan. Aktualisht është në pension por i pa shkëputur nga specialiteti i tij. Prof.Ass. Mihal KERÇI (1997-6.1998) Në funksionin e drejtorit të Spitalit Ushtarak, në periudhën e shkurtër 1997-1998, bëri të gjitha përpjekjet për të hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde të mjekimit në përgjithësi dhe terapisë intensive në veçanti, përzgjedhjen e personelit të lartë dhe të mesëm mjekësor mbi kritere shkencore të mirëfillta dhe vendosjen e tyre në detyra, sipas aftësive profesionale. Dr.Engjell MASTORI (6.1998-12.2001). Në vitet 1997-1998 u emërua drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në MM dhe në qershor 1998 drejtor i Spitalit Qendror të Ushtrisë. Gjate periudhës si drejtor i spitalit ka punuar për zhvillimin e Spitalit Ushtarak sipas standardeve të spitaleve ushtarake të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s duke qenë bashkautor në studimin Norvegjez të Masterplanit për SUQU.

Dr.Hajri GERBI (12.2001-8.2003). Në dhjetor të vitit 2001 u emërua drejtor i Spitalit Qendror Ushtarak Tiranë, në këtë detyrë qëndroi deri në gusht të vitit 2003. Gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e tij Spitali Qendror Ushtarak realizoi reformën më të madhe organizative, dhe infrastrukturore, për modernizimin e tij,

në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe fondacionin norvegjez Norwac përfundoi mas-terplani për reformimin e këtij spitali. Dr.Shk.Luan NIKOLLARI (8.2003-12.2003). Periudha e shkurtër në drejtimin e spitalit lidhet me implemen-tim e strukturës së re në kuadrin e ndryshimeve strukturore në Forcat e Armatosura dhe ku spitali ushtarak ju nënshtrua reduktimit të ndjeshëm në personel me 52% gjë e cila kërkoi veprime e ndërhyrje në nivel institucioni, dikasteri dhe qeverie për zbutjen e efekteve sociale të punon-jësve të reduktuar apo kalimin e tyre në vartësi të strukturave shëndetësore civile. Duke qenë në drejtimin e Shëndetësisë në një periudhë relativisht të gjatë në SHP të FA dhe MM, i kushtoi rëndësi të veçantë mbështetjes së Spi-talit Ushtarak, si institucioni i vetëm i këtij niveli dhe pasqyra e shërbimit shëndetësor. Ak-tualisht është drejtor i IKMU në SUQU. Dr.Shk.Bajram BEGAJ (1.2004-9.2006). Lindi me 2 mars 1968 në Kavajë. Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë u caktua mjek dhe shef shëndetësie në DK Tropojë, DK Kukës e Bata-lionin e Mbështetjes së SHP të FA Tiranë. Pas kryerjes së specializimit në fushën e gastro-hepatologjisë emërohet në shërbimin e gastrologjisë në Spitalin Ushtarak. Në këtë periudhë kryen kuali-fikime shtesë në specialitetin e tij në Greqi e më pas në SHBA në fushën e menaxhimit mjekësor. Në vitin 2003 emërohet nëndrejtor i SUQU dhe në fillim të vitit 2004 deri 2006 drejtor i SUQU. Në këtë periudhe drejtimi ndryshimet në SUQU ishin intensive pasi lidheshin me implementimin e një serë projektesh të implementimit të strukturës së re të FA dhe investimeve që do realizoheshin mbi bazën e masterplanit të Palës Norvegjeze dhe fondeve të MM sidomos në fuqizimin e Qendrës

Kombëtare të Traumës. Në sajë të bashkëpunimit shumë të mirë me donatorë si p.sh. me Holandën u mundësua rikonstruksioni dhe pajisja e shër-bimit të Fizioterapisë nga më të mirët në vend, po kështu pajisja me hoteleri dhe mundësimi i vënies në funksionim të godinës tre katëshe të Terapisë (Sëmundjeve të Brendshme) si dhe infrastrukturën e jashtme të spitalit, sipërfaqet e gjelbra, rrugët e brendshme, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e SUQU-së. Krahas projekteve të zhvillimit dhe modernizmit të SUQU-se, ka një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e personelit dhe përfaqësimin dinjitoz të SUQU brenda dhe jashtë vendit. Është doktor i shken-cave dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë

në specialitetin që mbulon. Aktualisht është drejtor i Inspektoratit Shëndetësor në SHP të FA n` MM. Dr.Shk.Bedri MIHAJ nga 2006 dhe vazhdim. Lindi me 15 Dhje-tor 1957 në Cakran Fier. Pas mbarimit të shkollës së Mesme Mjekësore “Jani Min-ga”, dega nd-mjek, Vlorë, në vitin 1982 përfundoi Univer-sitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme. Në periudhën 1983-1991 shërbeu si shef i Shëndetësie së BrK Vlorë dhe në vitet 1985-1988 për-

fundoi specializimin pasuniversitar për Kirurgji dhe 1991-1992 specializimin për Urologji. Në periudhën 1994-1998 kreu disa kualifikime afatshkurtra për urologji në Spitalin Ushtarak Padova-Itali, Spitalin Ushtarak Val De Grace, Paris-France dhe Spitalin Ushtarak të Aviacionit, Athine-Greqi. Më pas mbron doktorraturën pranë Fakultetit të Mjekësisë, QSUT “Nënë Ter-eza” Doktor i Shkencave Mjekësore. Që nga viti 1991 deri 2003 është mjek Urolog në shërbimin e Kirurgjisë dhe nga 2003-2006 shef i shërbimit të

Çdo periudhë ka pasur specifikat e veta dhe çdo drejtor ashtu si dhe personeli mjek e infermier që ka shërbyer, është një pjesë e historisë së këtij institucioni mjekësor me emër në vend

N.Kol.Dr.Perlat HODO (1991-1992)

Kol.Dr.Shk.Luan NIKOLLARI (8/2003-12/2003)

Kol.Prof.Ass.Ilir KAJO (1992-1993) dhe (1996-1997)

N.Kol.Dr.Bajram BEGAJ (1/2004-9/2006)

Kol. Prof.Dr.Esat DURAKU (1994-1996)

Kol.Dr.Shk.Bedri MIHAJ nga (9/2006 dhe vazhdim)

Kirurgjisë në SUQU. Nga 1992 është anëtar dhe pjesëmarrës në të gjitha konferencat e Shoqatës Ndërkombëtare të Urologjisë. Ka mjaft botime brenda dhe jashtë vendit dhe është pjesëmarrës, referues dhe bashkautor në të gjitha konferencat dhe simpoziumet mjekësore kirurgjikale brenda vendit. Nga shtatori 2006 e në vazhdim, mban detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të SUQU-së. Në periudhën e drejtimit të tij SUQU ka pasur ecuri dhe aktivitet të spikatur kryesisht në fushën e Traumës dhe përballimin e shumë emergjencave që kanë ndodhur këto vite dhe që janë të njohura edhe për publikun Shqiptar. Ka punuar me përkushtim për modernizimin e Qendrës Kombëtare të Traumës, mbështetjen me projekte dhe donacione të huaja në mënyrë që spitali ushtarak të jetë sa më efecient. Një vend të rëndësishëm në këtë periudhë zë implementimi i strukturës së re të spitalit e pasuar me hartimin dhe rinovimin e rregullores së re të institucionit dhe miratimin e saj me Vendim të Këshillit të Ministrave për përmbushjen sa më mirë të detyri-meve në zbatim të misionit të SUQU në fushën sigurimit shëndetësor të Forcave të Armatosura. Po kështu preokupim e kujdes i veçante për të në drejtimin e institucionit, ka qenë mbështetja dhe furnizimi periodik i spitalit me materiale e medikamente për funksionimin normal të tij në përballimin e politraumes në nivel kombëtar, krahas plotësimit me personel të përgatitur dhe në bazë të kritereve shkencore si dhe në kualifikimet dhe specializimet afat ndryshëm të personelit mjekësor të SUQU-së brenda dhe jashtë vendit.

Në përfundim të këtyre të dhënave shprehim respektin dhe konsideratën më të lartë për të gjithë drejtuesit duke vlerësuar kontributin e tyre në specifikat dhe periudhat e çdo kohe, me bind-jen se secili është munduar dhe përpjekur për të mbajtur lart emrin e këtij institucioni prestigjioz me gjurme të pashlyeshme në historinë e mjekë-sisë ushtarake dhe të mjekësisë Shqiptare.

Luan Nikollari

Page 12: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 201112 academicus

Zhvillimi i Doktrinës së Përbashkët të Forcave të Armatosura të RSH bëhet duke u bazuar në

konceptet e Strategjisë Ushtarake dhe në veprimtarinë e FA gjatë përgatitjes e zhvillimit të opera-cioneve. Koncepti strategjik ush-tarak përbën bazën e Doktrinës së Përbashkët. Doktrina e Për-bashkët e Forcave të Armatosura duhet të jetë një dokument i stan-dardizuar për përdorim brenda këtyre forcave dhe, mbi bazën e tij dhe të nevojës strukturore për dokumente doktrinarë, është e nevojshme hartimi dhe miratimi i tërë hierarkisë doktrinare.

Rreziqet e kërcënimet e reja për sigurinë dhe mbrojtjen dhe ndryshimi i formave të konfliktit si: karakteri, përmasat dhe efek-tet e tyre, kërcënimet dhe rreziqet me natyrë jo konvencionale, apo terrorizmi, siguria energjetike, kërcënimi kibernetik dhe ndry-shimet klimaterike, sfidat dhe kërcënimet hibride: përhapja në rritje e luftës asimetrike, krahas me armët e taktikat konven-cionale e jokonvencionale në fushëbetejë, kërkojnë gjithnjë e më shumë një angazhim në rritje të Forcave tona të Armatosura dhe një trajtim gjithëpërfshirës ndaj operacioneve për përbal-limin e kërcënimeve e rreziqeve të reja, si dhe reflektim e ndikim në përmirësimin e doktrinës ushtarake.

Parimet dhe konceptet e dok-trinës sonë kombëtare, si dhe ter-minologjia e përdorur në të, duhet të jenë në përshtatje me konceptet dhe terminologjinë e doktrinës së NATO-s. Efektshmëria e të qenit këmbëngulës me zhvillimet e reja të misioneve të integruara, kërkon reflektim dhe përqasjen e duhur në përgatitjen e materialeve dok-trinarë, qoftë në aspektin koncep-tual, ashtu dhe atë formal. Si vend anëtar i Aleancës, ndërveprimi dhe standardizimi i kapaciteteve për misione të përbashkëta për-bën një nga çështjet më kryesore të FARSH.

ZhViLLiMi i DOKtriNËs NË PËrGJiGJE tË sFiDaVE E KËrCËNiMEVE tË rEJa PËr siGuriNË E MBrOJtJEN

Mjedisi strategjik në ndryshim ka sjellë një dinamikë të re të operacioneve të sotëm dhe të ardhëm, një fushë më të gjerë, prej operacioneve klasike luf-tarake deri tek ato paqeruajtëse e humanitare. Nëse hedhim një

vështrim në dekadën e fundit shohim se ka pasur ndryshime gjeostrategjike që janë të lidhura me arritjet teknologjike dhe një zbatim konceptualisht të ri të forcës ushtarake. Aktualisht ndryshimet e mjedisit të sigurisë dhe ndryshimi në doktrinën dhe teknologjinë që shkon së bashku me të, kërkojnë përshtatjen e mekanizmave të kontrollit të armëve për kushtet e sotme. Aftësitë ushtarake që kërkohen sot për misione të tilla janë komplekse dhe duhet të pasqy-rohen në doktrinë, sepse Forcat e Armatosura janë dhe mbeten një mjet efektiv i politikës së sigurisë. Të vogla, mobile, me njësi të specializuara, me rreze të gjatë veprimi, me kapacitete të transportit ajror janë vetëm disa elemente që tashmë tregojnë se një dallim duhet bërë midis cilësisë dhe sasisë ushtarake, në përgjigje të sloganit të ditëve të sotme: “ më shumë cilësi, më pak sasi!” Kjo do të thotë se aftësitë duhet të përshtaten për një fushë më të gjerë dhe më te dendur për një sërë operacionesh. Në Lisbo-në, NATO dha një sinjal të qartë në këtë drejtim, duke vendosur administrimin ndërkombëtar të krizave dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, së bashku me një angazhim kolektiv të mbrojtjes, si aktivitetin kryesor të saj. Ky qëndrim do të forcohet edhe nga krijimi i një aftësie të qëndrueshme civile-ushtarake.

Mundësia e lartë e kërcëni-meve asimetrike dhe e përdorim-it të taktikave asimetrike në

sferën ushtarake, kërkon masat e duhura për t’u përgjigjur këtyre kërcënimeve. Për më tepër, këto hapa duhet të merren jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në nivel të bashkëpunimit ndër-shtetëror, duke përfshirë dhe sferën ush-tarake. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për krijimin e parakushteve për kundërvënien efektive ndaj kërcënimeve dhe sfidave të sotme.

Në përgjigje të ndryshimit të kushteve në mjedisin strategjik politiko-ushtarak, në zbatim të direktivave të reja politike të Aleancës, të mësimeve prak-tike të nxjerra ose të futjes së teknologjive të reja duhet të përpilohen edhe politika të reja; këto politika janë kryesisht të natyrës orientuese. Midis fak-torëve të tjerë, doktrina evoluon kryesisht në përgjigje të ndry-shimit të politikave, të kapac-iteteve moderne luftarake dhe të rregullave të përdorimit të forcës ushtarake. Në këtë mënyrë, është pranuar dhe rënë dakord prej të secilit vend anëtar, politikat e aleancës do të luajnë një rol drej-tues dhe orientues në zhvillimin e doktrinave.

Parashikimi që jep Doktrina AJP-1(D), bazohet në një mjedis strategjik në ndryshim, si dhe në një mjedis operacional kom-pleks. Planet e tashme dhe të ardhme ushtarake do të ndiko-hen ndjeshëm nga pjesëmarrja e aktorëve të rinj jo ushtarak, shtetëror e jo shtetëror dhe shumëkombësh, që kanë synime të njëjtë me forcat ushtarake,

por që përdorin mjete dhe ka-pacitete të ndryshme. E veçanta e kësaj doktrine nga doktrina e kaluar është nga vetë rëndësia themelore që i vihet “trajtimit gjithëpërfshirës” të operacio-neve të sotme dhe të ardhme. Kjo do të thotë, që FA mund të përdoren për të ushtruar presion ushtarak ose të kryejë veprime ndaj kërcënimeve ushtarake, që tashmë kanë ndryshuar. Krahas mjeteve e taktikave tradicionale ushtarake, do të përdorin edhe të ashtuquajturat taktika asim-etrike, duke përfshirë edhe ko-munikimin global, objekte dhe teknologji të rrjetit të informa-cionit për të zgjidhur problemet politiko-ushtarake.

Në konceptin doktrinor gjer-man, në kuadrin politik, doktrina konsiderohet si një udhëzues i qeverisë.

Doktrina ushtarake reflekton të gjithë dinamikën dhe kom-pleksitetin e operacioneve të tashme e të ardhshme të NATO-s dhe të vendeve aleate. Ajo jep lidhjen politiko-ushtarake të luftës dhe të operacioneve dhe, vlerëson evoluimin e natyrës së luftërave në shekullin e ri. Doktrina thekson se Forcat e Armatosura duhet të përgatiten që krahas operacioneve tradi-cionale, të zhvillojnë gjithmonë e më shumë edhe operacione jo tradicionale në gjithë fushën e veprimit të misioneve. Misioni kryesor i Forcave të Armatosura është sigurimi i një gatishmërie të lartë të tyre për të neutrali-

zuar rreziqet ekzistuese dhe të ardhme me karakter ushtarak për sigurinë të vendit. Detyra kryesore në kohë paqeje është që të ruajnë potencialin e tyre ushtarak dhe gatishmërinë luf-tarake, në një nivel të lartë për të siguruar lokalizimin dhe parandalimin e konflikteve me intensitet të ulët ushtarak dhe çdo veprim të armatosur që është i paligjshëm në kufirin shtetëror ose brenda kufijve territorial të vendit. Në parashikimin e ske-narëve për zhvillimin e situatës politiko-ushtarake në pjesë të ndryshme të botës, është thelbë-sore që të vlerësohen faktorë të tillë: si konkurrenca për burime energjetike, rritja e terrorizmit, rritja e separatizmit dhe luftës etnike, ekstremizmi nacional ose fetar dhe përhapja e teknologjive për prodhimin e armëve “cut-ting-edge”, duke përfshirë edhe armët e kompjuterizuara dhe armët e shkatërrimit në masë, që kanë një ndikim vendimtar në atë se, si do evoluojnë situatat dhe si do të jetë vazhdimësia në të ardh-men. FA mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për bllokimin kërcënimeve dhe sfidave të tilla, si terrorizmi ndërkombëtar, për trafikun e drogës, krimin e or-ganizuar, pirateria dhe migrimi i pakontrolluar etj. Doktrina Ushtarake është dokumenti bazë i përdorimit dhe mbështetjes së forcave në kryerjen e një opera-cioni çfarëdolloj emri që mund të ketë. Doktrina përkufizon “parimet themelore nëpërmjet të cilave forcat ushtarake drejtojnë veprimet e tyre për arritjen e ob-jektivave të përcaktuara. Ajo është autoritare, por kërkon gjykim në zbatimin e saj”. Qëllimi themelor i doktrinës është të garantojë që Forcat e Armatosura të Aleancës të kenë një kuadër drejtues për zhvillimin e operacioneve të tyre. Ajo trajton mënyrat se si këto operacione duhet të organi-zohen, drejtohen, komandohen, koordinohen, mbështeten dhe si do të vijohet pas mbarimit të tyre. Ajo, përveç se mbart përvojën më të mirë të operacioneve të kaluara, pasqyron edhe mendi-min bashkëkohor për zbatimin e këtyre parimeve në realitetin ak-tual dhe në perspektivën e afërt. Duke pasur tipare dinamike, doktrina rishikohet në vijimësi për të pasqyruar sa më mirë ak-tualitetin e mendimit doktrinar. Ajo përshkruan mënyrën sesi veprojnë Forcat e Armatosura të Aleancës, por nuk trajton se përse ato e bëjnë një gjë të tillë, pasi ajo është një detyrë e politikës.

(Vijon)

Kolonel ahmet LeKashef i Qendrës së doktrinës

dhe manualeve

Doktrina ushtarake në mjedisin e ndryshuar të sigurisë e të mbrojtjes

Page 13: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13misionarët

PaQeruajtja & PaQertuajtësit shQiPtar

Paqeruajtja, profesioni i ri i ushtarakut

Paqeruajtja e OKB-së udhëhiqet nga tre parime themelore: pëlq-imin e palëve, paanshmërinë dhe mospërdorimin e forcës përveç

në vetëmbrojtje dhe mbrojtje të mandatit. Paqeruajtësit ose helmetakaltrit aktualisht janë në 16 operacione të OKB-së, për të vendosur paqen në katër kontinente. Op-eracionet shumë dimensionale të paqerua-jtësve bëhen sot për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, për të lehtësuar procesin politik, për të mbrojtur civilët, për të ndihmuar për çarmatimin e çmobilizimin, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për të ndihmuar në rivendosjen e sun-dimit të ligjit. Edhe pse suksesi nuk është i garantuar, paqeruajtësit e OKB-së, janë një shpresë e madhe e popujve të kërcënuar, një shpresë që vijon që prej vitit 1948 kur Këshilli i Sigurimit autorizoi vendosjen e vëzhguesve ushtarak të OKB në Lindjen e Mesme. Që prej vitit 1948 nën flamurin e OKB-së janë zhvilluar 66 operacione paqeruajtëse; nga të cilat pas vitit 1988 janë zhvilluar 53 operacione paqeruajtëse. Gjatë viteve qindra e mijëra personel ush-tarak, dhjetëra mijëra policë të OKB dhe civilëve nga më shumë se 120 vende kanë marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të OKB-së. Më shumë se 2.900 paqeruajtës të OKB-së, nga rreth 120 vende të botës janë vrarë, ndërsa shërbenin nën flamurin e OKB-së. Pas Luftës së Ftohtë ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të operacioneve paqeruajtëse. Këshilli i Sigurimit autori-zoi 20 operacione të reja nga 1989 deri 1994, duke rritur numrin e paqeruajtësve nga 11.000 në 75.000. Shekull XX ka qenë shekull krizash me rreth 217 kriza, ku 65% e tyre nuk kanë përfunduar me luftë; 12% e tyre kanë përfunduar me luftë si dhe 23 % e rasteve krizat kanë ndodhur gjatë luftërave. Misionet paqeruajtëse kanë qenë në Angola, Kamboxhia, El Salvador, Mo-zambik, Namibi, ish-Jugosllavi, Ruanda, në Lindjen e Mesme, në Qipro, në Maqe-doni, në Guatemala, në Haiti, në Timorin Lindor, në Kosovë (UNMIK), në Burundi, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Çad (MINURCAT); në Kongo, në Siera Leone, në Etiopi, në Sudan etj. Operacio-net aktuale paqeruajtëse janë në të gjithë globin, si dhe një mision i veçantë politik në Afganistan. Departamenti i Operacio-neve Paqeruajtëse (DPKO) bën udhëheqjen e tyre dhe kanë një personel ushtarak e civil të përbërë prej 120.000 vetë; ndërkohë që fuqia punëtore nga data 30.06.2011, përbëhet prej 85.376 trupa që shërbejnë në terren, si dhe vëzhguesit ushtarakë; 14.233 veta përbëjnë personelin e policisë. Kontributi në këto organizma vjen aktu-alisht nga 115 vende të botës me personel ushtarak dhe policor; nga të cilët 5.707 vetë përbëjnë personelin ndërkombëtar civil; 13.856 vetë janë stafi lokal civil dhe 2.311 janë vullnetarët e OKB-së. Aktiviteti paqeruajtës përfshin sot 193 vende anëtare

të Kombeve të Bashkuara.

ushtarakët shqiptarë - kontribuues real në paqeruajtjen botërore

Natyra e konflikteve ka qenë e ndry-shueshme përgjatë viteve. Shqiptarët e “prekën” me vonesë paqeruajtjen dhe po me vonesë e mësuan atë dhe rolin e saj. Shqiptarët dhe ekipit që i drejtonte në gjysmë shekullin e XX jo rrallë u “ikte treni” ngjarjeve madhore të kohës, si dhe ai i kontributeve ndërkombëtare si “paqerua-jtja” e “paqebërja”, por mungonte zëri mes kombesh. Teknikat e “Paqeruajtjes” u mësuan dhe u trajtuan me vonesë në raport me shtetet e tjera, ku “Paqerua-jtja” shërbente si një mjet për trajtimin e konfliktit ndërshtetërore dhe luftërave civile. Nga paqeruajtësit sot kërkohet gjithnjë e më shumë që të ndërmarrin një shumëllojshmëri të gjerë të detyrave të ndërlikuara, për të ndërtuar institu-cione të qëndrueshme të qeverisjes, për monitorimin e të drejtave të njeriut, për të reformuar sektorin e sigurisë, për çarma-tim, çmobilizim si dhe ri-integrimin e ish-luftëtarëve, të mbështesin në organizimin e zgjedhjeve, të ndihmojnë në rivendosjen e sundimit të ligjit etj. Në fakt Forcat e Ar-matosura shqiptare sikurse ato të ushtrive më të përparuara mbeten shtylla kurrizore e operacioneve paqeruajtëse kudo në planet. Fytyra e paqeruajtësve përfshin në radhë të parë ushtarakët, administratorët, ekonomistët, oficerët e policisë, ekspertët ligjorë, vëzhguesit e zgjedhjeve, special-istët e çështjeve civile dhe të qeverisjes, punëtorët humanitar të komunikimit dhe ekspertët e informimit publik. Përgatitja për “Paqeruajtje” është e njëjtë për të gjithë: “përballje me sfida të ndryshme përfshirë edhe sfida madhore, misionet gjithnjë e më komplekse, strategji e praktika tranzicioni për misione në të gjithë globin. Kur anali-

zohet përvoja paqeruajtëse botërore, prej dy dekadash edhe ajo shqiptare, hidhet ndritë edhe në futjen e një seri reformash për forcimin e kapaciteteve për të me-naxhuar dhe mbështetur operacionet në terren. Shqiptarët janë të njohur edhe me problematikën reformuese të paqeruajtës siç është “Doktrina Capstone” (2008), që në fakt është strategji e reformës së De-partamentit të Operacioneve Paqeruajtëse (DPKO), që lidhet me sigurinë kolektive për shekullin e ri, e cila prodhon strategji gjithëpërfshirëse, përfshi edhe fushën e sjelljes dhe disiplinës.

Edhe shqiptarët kanë dhënë kontribu-tin e tyre në funksion të ruajtjes së paqes. “Misionarë të paqes”, pjesëtarë të FASH, zhvillojnë më tej traditën e ushtarakëve shqiptarë si paqeruajtës”. Ka pothuaj dy dekada që misionarët e paqes nga FASH mbrojnë me kurajë e profesionalizëm jetët e pafajshme të kërcënuara nga terrorizmi, këtij armiku nga më të egërit e njerëzimit. Paqeruajtësit janë luftëtarë antiterrorist në mbrojtje të lirisë së kombeve dhe as-piratave të të gjithë kombeve, janë në një front me trupat paqeruajtëse botërore. Deri në marsin e vitit 1992 Shqipëria ishte një vend i izoluar; ndërsa pas këtij viti ku triumfoi demokracia, Shqipëria u ftua të bëhej anëtare e Programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe. Për herë të parë në shtator 1996, Shqipëria dërgoi 33 trupa për të shtuar Forcën e Aplikimit të Paqes “Peace Implementation Force” (IFOR), ku trajnimin e parë si paqeruajtës e morën në Gjermani. Fillimisht u vendosën në Kroaci dhe më vonë në kampin franko-gjerman në Rajlovac. Pas vitit 1996 kontingjentet paqeruajtëse erdhën duke u shtuar dhe që shërbyen jo vetëm në Bosnjë, por edhe në Irak, Afganistan, Chad, Gjeorgji etj. Misioni paqeruajtës shqiptar u larguan pas përfundimit të mandatit paqeruajtës

të Kombeve të Bashkuara nga Iraku në dhjetor 2008. Angazhimi i Forcave të Armatosura shqiptare në misionin SFOR të drejtuar nga NATO, ka filluar në 09.09.1996 me dërgimin e kontingjentit të parë Paqeruajtës, të bazuar në Ligjin Nr. 8139, datë 05.09.1996. Angazhimi në misionin Althea të drejtuar nga Bashkimi Europian, ka filluar në 02.12.2004. Forcave të Armatosura shqiptare në misionin ISAF u angazhuan nën drejtimin e NATO-s në Gusht 2002, me dërgimin e Kontingjentit të Parë Paqeruajtës. Aktualisht, forcat ush-tarake shqiptare, që përfaqësojnë imazhin e Shqipërisë dhe përcjellin mesazhe të paqes kryejnë operacione të përbashkëta në Kandahar, Herat, Kabul, Komandën Rajonale të Veriut, krah për krah me Kon-tingjentet e SHBA-së, Italisë, Gjermanisë, Turqisë e Hungarisë etj. Në korrik të vitit 2008, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë angazhuar edhe një kontingjent në operacionin e Eufor Tchad-Rca, drejtuar nga Bashkimi Europian në Çad të Afrikës. Deri tani në këtë mision kanë marrë pjesë 189 ushtarakë shqiptarë. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian, për dërgimin e trupave në Çad, si pjesë në misionet ushtarake të BE-së. Është fakt se një marrëveshje e veçantë është nënshkruar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, për mbështetjen e trupave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionet ushtarake të BE-së. Në Kandahar, forcat speciale shqiptare janë të angazhuara për herë të parë në op-eracione luftimi krah për krah forcave speciale amerikane të brigadës 525. Nga Komanda Rajonale e Jugut, forcat speciale shqiptare, janë vlerësuar për kurajën, guximin dhe profesionalizmin që tregojnë në kryerjen e detyrave në këtë zonë luftimi me rreziqe të shumta. Serioziteti dhe forca e paqeruajtësve shqiptarë erdhi në rritje, deri në arritjen e një forcë paqeruajtëse reale e të nderveprueshme. Në gati dy dekada në të gjithë misionet në Bosnjë, Irak, Afganistan, në Çad, Gjeorgji etj., kanë marrë pjesë 4898 vetë, që përbën një forcë të konsiderueshme për kapacitetet shqiptare. Bashkëpunimi dhe dialogu mes vendeve të Evropës Jug-Lindore zhvillohet sot me kontributin për siguri dhe stabilitet rajonal, si dhe me nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë. Kështu në 26 Shtator 1998, ministrat e Mbrojtjes së shtatë vendeve pjesëmarrëse, firmosën në Shkup Marrëveshjen për një Forcë Shumëkombëshe për Paqe të Europës Jug-Lindore. Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara, si vende vëzhguese, shpre-hën mbështetjen e tyre dhe dedikimin për të kontribuar në këtë iniciativë. Kjo iniciativë konsiston në përputhshmëri të plotë me qëllimet dhe principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB), është një forcë transparente dhe e hapur për NATO-n dhe vendet e Partneritetit për Paqe në rajon, që synon bashkëpunimit rajonal brenda PfP-s në kuadër të OKB-së, NATO-s, OSBE-së, dhe BE-së.

ProF. asoc. dr. zaho goLemimsc. vaLBona carKanji

Page 14: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 201114 siguria

Libri i Peter Morris “Fuqia” (Power, 1987) u lartësua si studimi i parë sistematik për pyetjen/çështjen: pse

kemi nevojë për “Fuqi”? Ai bën në këtë mënyrë, nëpërmjet një analize studimore e filozofike, që përfshin edhe pjesën e analizës konceptuale si pjesë e konceptit formues, edhe pjesën metodologjike mbi analizat konceptuale si interpretime të ndry-shueshme. Bashkëbisedues të Mor-ris janë Oppenheim e të tjerë. Sfondi i studimeve të Morris, ashtu si Op-penheim, është krijimi I një rendi në diskutimet e pafundme mbi Fuqinë. Për Fuqinë, thuhet se i përket një kategorie konceptesh të veçantë “thellësisht të kontestueshme”, për të cilët asnjë shpjegim nuk mund të duket i arsyeshëm mjaftueshëm.

Në hapin e parë, Morris e përcak-ton Fuqinë si një koncept natyror, jo si si një koncept prone (aftësie) e as si një koncept shkakor (që ushtron influencë). “Në këtë mënyrë, Fuqia, si një koncept natyror nuk është as një diçka (një burim apo mjet) e as një ngjarje (një ushtrim fuqie): është një kapacitet.”

Sipas tij, ajo është një aftësi për të “ndikuar”. Morris sugjeron se teoricienët e Fuqisë në përgjithësi në përgjithësi përqendrohen në një prej konteksteve të ndryshme, për ç’ka konceptet e Fuqisë janë të përdorur, duke pretenduar se ai është i vetmi. Sipas tij argumentet e panevojshme mund të shmangen nëse moria e konteksteve do të njihej sipas mënyrës se si vepron Fuqia. Mor-ris propozon tre dhe hedh poshtë dy prej këtyre konteksteve. Morris dallon kontekstet: moral, praktik dhe vlerësues.

Në kontekstin praktik, ne jemi të interesuar për Fuqinë sepse ne duam të dimë se cilat gjëra mund të zhvillojmë në këtë drejtim (ndikimi). Faktorët duan të dinë Fuqinë e tyre me qëllim që të kuptojnë mundësitë që kanë. Duke njohur aftësitë e tyre, ata mund të vendosin gjithashtu se cilat mund të shtojnë. Njerëzit janë gjithashtu të interesuar ndaj Fuqisë, sepse ata duan të dinë se çfarë mund të zhvillojnë, arrijnë faktorët e tjerë. Nëse duam të dalim në një përfun-dim, dhe ky nuk është thjesht i yni por edhe i përpjesëtuar me faktorë të tjerë, atëherë ky informacion mund të jetë fillimi i kryerjes së një marrëveshje. Më në fund, interesi më i rëndësishëm, ndoshta mund të shmanget nga dëmtimi, duke ndikuar nëpërmjet Fuqisë. Për këtë arsye, dikush duhet që të ketë njohuri për të.

Ne jemi të interesuar për Fuqinë, së dyti, sepse nëpërmjet vlerësimit të saj, mund të atribuohet apo

shmanget përgjegjësia morale. “Duhet” nënkupton “mund”. Per-sonave të akuzuar u nevojitet që të tregojnë se nuk mund të kryejnë një veprim, apo që ata nuk mund ta

Peter Morris: Pse kemi nevojë për Fuqi?

ajo që është jashtë procesit, duke qenë se proceset jo vendim-marrës ku konfliktet e Fuqisë nuk ngrihen mbi fytyrën (një prej “fytyrave të Fuqisë”) publike, e cila kufizohet nga disa vlera, rituale apo besime që kanë prirjen të favorizojnë interesat e një (apo më shumë) grupi ne lidhje me të tjerët.

Lukes, kalimi në dimensionin e tretë të FuqisëNë vitet shtatëdhjetë, Steven

Lukes e zhvilloi qasjen e Bachrach dhe Baratz edhe më tej. Ishte ai që e zhvendosi diskutimin nga Fuqia e komunitetit në fokusin mbi Fuqinë si të tillë, duke futur një model tre-dimensional në diskutimin e subjek-tit. Dimensioni i tretë që Lukes shtoi në diskutimin mbi Fuqinë, e cila tashmë kishte njohur teorikisht dy dimensione – dimensioni i shfaqur dhe dimensioni i pashfaqur – ishte dimensioni i fshehur e Fuqisë.

Ndërsa dimensioni i hapur i Fuqisë ka të bëjë me preferencat e deklaruara politike, duke qenë se ato e shfaqin veten e tyre në lojën e hapur politike; dhe dimensioni i mbuluar ka të bëjë me preferencat politike që e shfaqin veten me anë të ankesave në lidhje me çështjet jo-politike – dimensioni i tretë mer-ret me marrëdhëniet midis prefer-encave politike dhe interesave të vërteta.

Fuqia, sipas Lukes, matet gjithash-tu edhe nga aftësia për të rrënjosur në mendjet e njerëzve interesa që janë në kundërshtim me të mirën e tyre. I treti, dimensioni i fshehur apo i heshtur, është më i vështiri nga të gjithë për tu identifikuar, sepse është e vështirë për njerëzit që janë vetë-ndikuar nga ky dimension për të zbuluar ekzistencën e tij.

Analiza e Fuqisë, sipas Lukes, duhet që tani e tutje të lidhet - përveç se me vendimet e hapura (të fytyrës së shfaqur të Dahl) dhe mos-vendi-met (fytyra e mbuluar e Bachrach dhe Baratz) – gjithashtu edhe me tërë rendin politik, në mënyrë që të shqyrtojë përshtatshmërinë e saj me interesat e vërteta të grupeve të ndryshme.

Shkrimet e Michel Foucault e çojnë më tej diskutimin e koncep-tit të Fuqisë nga sociologjia në të gjitha fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Përmes ndikimit të Foucault, veprimtaria empirike e identifikimit të atyre që posedojnë Fuqinë dhe të gjetjes së Fuqisë, e humbet rëndësinë e saj. Qasja e tij sistematike e refuzon besimin në ekzistencën e një agjencie të saktë rregulluese e racionale.

Në botën e Foucault nuk ka asnjë burim nga i cili të rrjedhin veprimet, por ka vetëm një seri të pafund prak-tikash. Decentralizimi i pozicionit të Fuqisë, është një nga risitë më të mëdha të të menduarit të tij.

ndalojnë atë. Së fundi, Morriss, gjen një kontekst të tretë, atë të zhvillimit. Këtu, njerëzit janë të interesuar në konceptin e Fuqisë me qëllim që të gjykojnë jo individin, por sistemin

shoqëror. Debati mbi Fuqinë, ka zënë një hapësirë të gjerë në këtë kontekst. Çfarë nuk shkon në të qenit i pafuqishëm, është se ju jeni i pafuqishëm që ka nevojë për fuqi. Dhe nëse njerëzit janë të pafuqishëm sepse ata jetojnë në një lloj klase të shoqërisë – gjë që kështu është, ata do të kishin më shumë Fuqi nëse ujdia sociale do të ndryshohej – që në vetvete është një dënim i asaj shoqërie.

Bachrach dhe Baratz: Dy fytyrat e FuqisëPeter Bachrach dhe Morton Ba-

ratz kanë zhvilluar një model, si përgjigje ndaj Dahl: modeli dy fytyrave të Fuqisë. Ky model është edhe një kritikë e përshkrimeve themelore të Dahl. Dahl merrte si të qenë, një shoqëri pluraliste, në të cilin të gjitha interesat e komu-nitetit janë të përfaqësuara me anë të proceseve të hapura. Bachrach dhe Baratz kanë dyshime nëse procesi i vendim-marrjes është me të vërtetë demokratik dhe i hapur, ashtu si supozon Dahl. Ata u morën kryesisht me lidhjen mes fytyrës së shfaqur/të hapur të pushtetit – mënyra se si vendimet merren – dhe tjetrës, fytyra e fshehtë e Fuqisë, e cila është aftësia për të parandaluar vendimmarrjen. Ata nxorën në pah strategjinë e përdorimit të njëanë-sisë për të parandaluar diskutimet mbi çështje të caktuara dhe në këtë mënyrë për të përcaktuar se çfarë është e rëndësishme dhe e parëndë-sishme. Ata i referohen këtij organiz-imi, si ajo ç’ka qëndron brenda dhe

albert hitoaLiaj

FuQia, PërBërësi theLBësor i sigurisë

1. Kërko paqen [14.4]2. Braktis të drejtën për gjithë gjërat me idenë se të tjerët do të duan të bëjnë të njëjtën gjë. [14.5]3. Plotëso detyrimet kontraktuale [15.1]4. Mos i jep një personi që të ka dhënë një dhuratë, arsye që të pendohet për këtë. [15.16]5. Përpiqu që të përshtatësh veten me të tjerët. [15.17]6. Fali njerëzit që pendohen dhe që e dëshirojnë atë. [15.18]7. Hakmarrja duhet të kryhet vetëm me qëllimin nëse duket se do të realizohet vullneti i mirë nga kjo gjë. [15.19]8. Mos jep asnjë shenjë urrejtje apo përbuzje ndaj të tjerëve. [15.20]9. Prano se çdo person është i barabartë nga natyra. Dhunimi i këtij ligji është krenari. [15.21]10. Në një marrëveshje që vendos paqen kushtet për çdo palë duhet të jenë të njëjta; njëra palë nuk duhet të

përpiqet të ketë një të drejtë që pala tjetër është e detyruar që ta braktisë. [15.22]11. Gjykimet duhet të jenë të paanshme në marrjen e vendimeve dhe nuk duhet të favorizojnë një palë ndaj të

tjerave. [15.23]12. Ajo që nuk mund të ndahet, përdoret bashkërisht; ajo që është praktikisht e pafundme nuk duhet të kufizohet

në përdorimin e saj; ajo që është e kufizuar duhet të përdoret me masë. [15.25]13. Shpërndarja e asaj ç’ka nuk mund të ndahet apo të përdoret bashkërisht, duhet të përcaktohet me short.”

[15.26]14. Disa shpërndarje të të mirave duhet të përcaktohen me short arbitrar, që është me metodën e rënë parimisht

dakord më sipër, dhe disa të tjera duhet të përcaktohen nga shorte natyrale, si ato të lashtat. [15.27-8]15. Ndërmjetësve të paqes u lejohet udhëtimi i sigurt. [15.29]16. Ata që kanë konflikt e çojnë çështjen te një arbitër. [15.30]17. Askush nuk mund të jetë gjykatës në një grindje që kërcënon interesat apo dëshirat e tija. [15.31]18. Askush nuk mund të jetë një gjykatës në një mosmarrëveshje nëse ai do të ketë përftime nga ndonjë vendim i

veçantë. [15.32]19. Asnjë dëshmitari nuk i jepet më shumë besueshmëri se sa të tjerëve, pasi të gjithë janë të barabartë.[15.33]

ligjet e NatyrëS, SipaS hobbeS Në leviathaN

Page 15: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 2011 15vlerësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

N/Kolonel Kastriot Ibrahim GOXHABELLIU

Lindur më 6 prill 1957 në Sk-rapar. Pas përfundimit të së

mesmes ushtarake “Skënderbej” në vitin 1978 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Më pas ka kryer Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm si dhe kurse të ndryshme kualifikimi.

Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1981 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: instruk-tor në shkollën e kualifikimit në Burrel, shef operativ Br.K Burrel; shef stërvitje BrK, Durrës, shef shtabi Br.K Durrës; shef operativ Br.K në Marinëz, komandant BrK Marinëz, shef shtabi Br.K Durrës, komandant Br.K Laç, shef sekre-tarie TS FD Durrës, shef i zyrës së komandantit FD Durrës. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar me 2 fëmijë.

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

N/Kolonel Mark Zef MARKU

Lindur më 1 pr i l l 1959 në Mirditë. Pas përfundimit të

arsimit të mesëm në vitin1979 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1990-1992 kreu studimet në Aka-deminë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi. Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1983 e emërohet në Rrëshen me detyrë shef ushqimi. Në vitin 1992 pas përfundimit të studi-meve në Akademinë e Mbrojtjes emërohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: shef logjistike, shef ush-qimi, shef shtabi, shef operativ, komandant i depove të ushqimit, specialist furnizimi, oficer shtabi, specialist furnizimi, shef logjis-tike, shef i sektorit të programim buxhetit, shef i degës logjistike në Forcën Ajrore. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Komunikon në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

N/Kolonel Kol Preng DEDGJONAJ

Lindur më 8 tetor 1954 në Ka-kariq, Lezhë. Në vitin 1977,

pas përfundimit të studimeve të larta në Fakultetin Ekonomik, dega kontabilitet, filloi studi-met në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitin 1978 emëro-het në Rrëshen me detyrë shef

finance e më pas shef i degës së financës. Në vitin 1992 transf-erohet në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka kryer detyrat; instruktor, specialist planifikimi e ndarjes së buxhetit, shef i degës së buxhetit, specialist buxheti në drejtorinë e plan financës. Më pas në Shtabin e Përgjithshëm ka kryer detyrat; shef sektori, përgjegjës i sektorit të analizës e rishikimit të burimeve të mbrojtjes, përgjegjës i sektorit të analizës në drejtorinë e menax-himit të burimeve të mbrojtjes. Në vitin 2010 caktohet këshilltar për buxhetin dhe financën në Ekipin këshillimor të NATO-s në Kosovë. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga min-istri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga koman-danti i KFOR-it . Komunikon në gjuhën e huaj anglisht.

N/Kolonel Kujtim Ramiz LIKA

Lindur më 1shkurt 1959 në Librazhd. Pas përfundimit

të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1989-1991 kreu studimet në Aka-deminë e Mbrojtjes. Gjatë karri-

erës ka kryer kurse te ndryshme kualifikimi: kurs për përgatitjen e shtabeve në Turqi, kurs për gjuhën gjermane, kurs për armë-kontrollin në Gjermani etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant kompanie e më pas komandant batalioni mitraljer në Përrenjas, komandant batalioni zbulimi, shef operativ Br.K në Librazhd, shef shtabi divizioni në Librazhd, komandant brigade në Elbasan, specialist planifikimi, specialist për shtabet në SHP, shef i zyrës të drejtorit të SHP, shef dege i administratës në AM, shef shtabi /administratë. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga ko-mandanti i forcës. Komunikon në gjuhët e huaja gjermanisht dhe turqisht. Është i martuar me një fëmijë.

N/Kolonel Kujtim Zarif ZYFI

Lindur më 15 pril l 1958 në Gjirokastër. Pas përfundimit

të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1978 fil-

loi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1990-1992 kryer studimet në Aka-deminë e Mbrojtjes. Gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikimi. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1982 ka kryer detyra të ndryshme: instruk-tor i shkollës së mesme në Korçë, komandant Br.K në Maliq, shef operativ Br.K në Maliq, zv/ shef operativ DK në Korçë, komandant brigade në Ersekë, shef operativ, shef stërvitje në Korçë, komandant batalioni në Drenovë. Në vitin 2003 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: specialist informacioni dhe PGD, shef operacioni dhe stërvitjes, oficer i shtabit për operacione luf-tarake/gatishmërinë në Forcën Tokësore. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Është i martuar dhe ka një fëmijë.

N/Kolonel Luan Hysen ALIAJ

Lindur më 15 dhjetor 1957 në Vëndresh, Skrapar. Pas

përfundimit të arsimit të mesëm në vitin 1978 filloi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Gjatë karrierës ka

kryer kurse të ndryshme kuali-fikimi; kursi themelor i oficerit të shtabit etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1982 emërohet komandant kompanie në korpusin e Burrelit. Më pas ka kryer detyrën komandant bata-lioni ndërlidhje në Bulqizë. Në vitin 1992 transferohet në Berat me detyrë shef komunikimi në BFU. Në vitin 1997 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat; ko-mandant batalioni komunikimi, komandant batalioni ndërlidhje në FT, shef ndërlidhje batalioni në Durrës, shef sektori ndërlidhje në FT, komandant batalioni, shef i degës së ndërlidhjes në Br.MR. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Page 16: takiMi Kreu i NATO dhe Kyeministri i Kosovës takohen në ... · lojë ndërtimi i anijes me nr.kantjeri 549871, P-132, që ne lëshojmë sot në ujë, ndërkohë sipas projektit

ushtriaE prEmtE, 16 shtator 201116

ORIKU pjesë e Flotës Detare