revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

16
Dituria Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor, 2008 E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 9

Upload: phungkien

Post on 01-Feb-2017

254 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

DituriaRevistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor, 2008

E boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti II , Nr. 9

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Java e bibliotekës nordike në Skandinavi

Bashkëpunimi mes dy pishtarëve të kulturës, traditës dhe gjuhës shqipe në Skandinavi revistës në shqip ”Dituria” dhe radios në shqip ”Radio dituria” në qytetin e Boråsit të Suedisë së lartgët me entet, in-stitucionet dhe shoqatat e kulturës suedeze është në nivel të duhur dhe ka dhenë rezultate mjaftë të mira në prezentimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në këtë pjesë të botës.Redaksia e revistës ”Dituria” në bashkëpunim me redaksinë e Ra-dio diturisë në Borås si dy pishtar të gjuhës dhe kulturës shqiptare në mergim janë të angazhuara në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe gjuhës shqipe e ndihmesë të madhë kanë edhe nga entet, sho-qatat dhe vet shteti suedez ku ne u jemi shumë mirënjohës për ketë. Këtë vit mbushen 97 vjet nga lind-ja dhe 70 vjet nga vdekja e poetit të mjerimit Migjeni emrin e të cilit e mban Qendra Kulturore Shq-iptare Migjeni në Borås e në këtë kuadër ne jemi angazhuar në bash-këpunim me Biblioteken e qytetit që në menyrë madhështore të shenojmë këto përvjetore, njëherit në këtë kuadër do shenojmë edhe” Javën e bibliotekes nordike”.Ditët e vjeshtës dhe ato dimrore në veri janë shumë të shkurtëra. Dikur në një kohë ketu në vendet nordike në këtë kohë leximi më zë dhe tregimet historike në ditët e errëta dim¬rore ishin të zakonshme dhe të mbushura me përjetime. ”Java e bibliotekes nordike” do jetë një javë e mbushur me plotë perjetime kulturore. E në kuadër të ”Java e bibliotekës nordike” në

Borås do prezentohen edhe dy shq-iptar respektivisht shkrimtari Hamit Gurguri, i cili do bëri promovimin e veprës së tij me titull ”Frihetens vingar” si dhe poeti shqiptar Ibra-him Abedini të librit të tij ”Brenga e liqenit”.Ishte kënaqësi shumë e madhe të

ishe në mesin e shumë bashkëkom-basve, miqëve të shqiptareve në Biblioteken e qytetit ditën e dhjetë nëntorit kur u takuan shqiptar e suedez e në mesin e tyre ishin edhe dy shqiptar shkrimtariGurguri dhe poeti Ibrahimi. Shq-iptaret e Boråsit si tham festonë 97 vjetorin e lindjes së poetit emrin e të cilit mban shoqata e tyre në Borås, ndersa zuedezet festojnë traditën e tyre të leximit e keta i lidhin shumë këto festa të cilat ata kanë vendosur ti festojnë së bash-ku. Vend i veqant iu kushtua 100 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, Kongresit të themellim-it të alfabetit të gjuhës shqipe mu

për ne shqipëtaret kan je randësi të venqnt kjop ditë e shenuar histo-rike. Prandaj ne duhet të jemi ata të cilët duhet ti përcjellim të brezat e ri këto ngjsarje me vlera historike që të mbeten trashegim dhe në kuj-tesen e të rinjëve tanë në mergim.

Në kuadër të ”Java e bib-liotekës nordike” U mbajt një orë letrare për shqiptarët në qytetin e boråsit

Stafi i redaksisë së ”Radio dituris” dhe i revistës ”Dituria” organizoi një orë letrare në qytetin e Boråsit me rastin e 97 vjetorit të lindjes dhe 70 vjetorit të vdekjes së poetit të mjerimit Migjeni emrin e të cilit e mban Qednra Kulturore Shqiptare në Borås dhe në kuadër të festimit

të 100 vjetorit të mbajtje së Kon-gresit të Manastirit, pra ne 100

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

zgjoi interesim të madh si tek shq-iptaret po ashtu edhe tek suedezet.Në të njejtën kohe po ashtu edhe Gerguri në shenjë falenderimi dhe

respekti ua ndau nga një libër si shenj mirënjohëje të pranishmëve në këtë mbremje të madhe.Këta dy shqiptar falenderuan orga-nizatorin për këtë mbëmje të madhe të këtij lloji i cila sipas tyre ka

një rendësi të veqant për të gjithë shiptarët që jetojnë në diasporë.

vjetorin e Alfabetit shqip.Në këtë manifestim morrën pjes shumë shqipëtar si nga qyteti i Borås po ashtu edhe nga qytetet e

tjera të Suedis si Gislaved, Gethen-burg Tranemo, Limared, por edhe miq suedezë etjNë këtë manifestim ishte poti yne i madh Ibrahim Abedini i cili edhe e promovoj librin e tij të radhës, të quajtur”Brengat e liqenit”,me këtë rast në shenjë respekti dhe mirësie ky poet u dhuroi nga një libër shqiptarëve të cilët punojn në Suedi dhe kontribojn për shiptarët në këte shtet.Hamit Gërguri shkrimtar i njohur në këto treva me botimet e tija në shqip dhe suedisht po ashtubëri promovimin e librit të tij tëradhës në gjuhën suedeze të quajtur ”Frihets vingar” libër që

Ata shprehën shpresën e tyre se takime të tilla të ketë edhe më të shpeshta sepse sipas tyre kanë vlerën e veqantë.Të dy poetet tregojn se një or-ganizim i till në këtë qytet ështe mbajtë për herë të parë dhe ata shprehen gjithë falenderimin e organizuesëve për punën dhe kon-tributin e dhënë për shqiptarët.Ibrahimi dhe Guruguri shpre-hen edhe knaqësin e tyre që në këtë qytet funksionon një radio shqipëtare”Radio dituria ” dhe revista”Dituria”.Manifestimi lidhur me ”Javen e bibliotekës nordike” vazhdoi me leximin e veprave në gjuh¨åen suedeze nga shkrimtar suedez, kjo ihste nje mbremje e mirfillt poet-ike dhe letrare dhe se mbetem me shprese se kjo do kaloj ne tradite ne qytetin e Boråsit për shqiptaret.Që te tre poetët si aj suedez dhe këta dy shiptarë prezantuan librart e radhes si dhe lexuan disa nga vargjet e shkruara që ata kishin botuar .Duke u ndalur tek vlersimi i musa-firëve edhe ata shprehen ndienjat e tyre për kënaqësin dhe respek-tin qe u është bërë nga ky orga-nizim gjegjësisht nga shqiptarët e qytetit Borås.madje duke uruar që shiqptarët në këtë qytet që të kenë suksese në të ardhmen që të punoj-në dhe kontribojn në mënyrën më të mirë dhe të mundëshme Bahtir Latifi

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve.Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedezeVäxelvis på modersmål och svenskaBerätta en saga! Berätta den en gång till!Barn tycker om att lyssna till berättelser. Många barntycker särskilt mycket om att lyssna på berättelser om dem själva, om när de var riktigt små. Andra viktiga berättelser handlar om när mamma och pappa var barn och vad de då gjorde. Hur de lekte och vad de gjorde för bus. Att få samtala en stund i lugn och ro och själv berätta kan vara ett bra sätt för barnet att bearbeta det som hänt under dagen. Barn som får lyssna till mor- och farföräldrar-nas berättelser och sagor från deras barndom är lyckligt lottade. Att få del av den muntliga traditionen i familjen är betydelsefullt för barnets identitetsutveckling. Barn gillar också att vuxna läser för dem. Det råder stor brist på böcker på olika språk i Sverige även om en del bibliotek försöker köpa in sådana. Ibland fungerar ”läsningen på modersmål” ändå, genom att den vuxna snabböversätter texten medan man tillsammans tittar på bilderna i en svenskspråkig bok. Men barn kan vara väldigt noga med att sagan ska vara likadanvarje gång, dag efter dag. Då gäller det att komma ihåg vad man har sagt!

Trego një përrallë! Tregoje edhe një herë!Fëmijët dëshirojnë të dëgjojnë tregime. Shumicës së fëmijëve ju pëlqen posaçërisht të dëgjojnë tregime për vet-veten, sidomos kur kanë qenë mjaft të vegjël. Tregimet tjera me rëndësi kanë të bëjnë me nënën dhe babain kur ata kanë qenë fëmijë dhe çka ka ndodhë atëherë, si kanë luajtur dhe çfarë çapkënëri kanë bërë ata. Të bisedojë për një kohë në qetësi duke treguar vetë se çka ka ndodhur, mund të jetë për një fëmijë një mënyrë e mirë për të përpunuar ngjarjet e ditës.Fëmijët të cilët kanë mundësi të dëgjojnë tregimet e gjysheve dhe gjyshëve dhe përrallat nga fëmijëria e tyre janë fatlum. Të marrë pjesë në të ashtuquajturin rrëfim gojor të traditës në familje ka rëndësi të madhe për zhvil-limin e identitetit të fëmijës. Fëmijët kanë dëshirë që të rriturit të lexojnë për ta. Ekziston një mungesë e madhe e librave në Suedi në gjuhë të ndryshme edhe pse një numër i bibliotekave po bëjnë përpjekje ti blejnë këto libra. Mirëpo, ndonjë herë kryhet “leximi në gjuhën amtare” kështu që i rrituri e përkthen tekstin në shpejtësi përderisa së bashku shikohen fotografitë ose vizatimet në një libër të shkruar në gjuhën suedeze. Mirëpo fëmijët mund të jenë jashtëzakonisht të përpikët që përralla të jetë e njejtë çdo herë ditë pas dite. Atëherë duhet kujtuar seçka ke treguar më parë!

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

100 Vite të Kongresit të alfabetit shqip

Më 14 nëntor 2008 mbushen 100 vjet nga Kongresi i Manas-tirit, ose siç thuhet, Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të lashta në familjen e gjuhëve indoevropiane, është dëshmi e fuqishme e iden-titetit kombëtar dhe faktor kryesor në mbijetesën e vetë kombit.

Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar nga autoritetet shken-core dhe akademike botërore, dëshmon njëkohësisht lashtësinë e kombit, popullit shqiptar, që e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvil-luar dhe e ka ruajtur deri në ditët tona. Gjuha shqipe zotëron cilësi të larta linguistike dhe është e aftë të japë shqip kryeveprat e letërsisë botërore; shqipja është gjuhë e një kulture qytetëruese. ABC-ja shq-ipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e tyre.

Ato kanë ecur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje të rrezikshme, kanë kapër-cyer kurthe e pengesa të panumër-

ta. Lëvizja për ABCnë dhe shkrim-in shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundër-shtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrim-in shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të “Abetares” së Naum Bredhit, lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kris-toforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shq-iptar ndë kartë të botës” (“Nëpër udhën e penës shqiptare”, f.7).

Përpjekjet e Rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit. Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, që kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëritjetrin:

vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2 mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin e madh të parë, të cilët ndër-tuan shkronjat dhe shkrimin alfabe-tik, ku çdo tingull paraqitej me një shenjë të posaçme. Sipas dëshmive prehistorike, këto shkronja u sollën nga detarët fenikas në Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet te Hero-doti dhe Diodori, thotë se të parët që morën shkronjat nga kolonët fenikas ishin “pellazgët jonikë”, që mund të ketë ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit XVI para erës së re.

Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti, në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa për-mendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin “një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve…, në librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja. Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuqua-jtura “Formulë e Pagëzimit”.

Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepesh-kopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpi-nin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: “Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (“Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë”.) Është doku-menti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfa-betit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nicolae Jorga. Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Ar-nold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë. Me “Mesharin” (1555) e Gjon Dedë Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi,

përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transli-terimin dhe transkriptimin e “Me-sharit”. Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thër-resin italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bog-dani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shq-ipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëm-bëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëra-tjetrën. Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme ABC-të e gjertan-ishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën pu-nës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.

ABC-të e ndryshme për shkrimin e shqipes kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuq-ishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një ABC shqip, të përshtat-shme dhe të lehtë për shqiptarët.

Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”. Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj sho-qërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Dan-ishin nga Prishtina. Anastas Kul-luriti shkruante: “Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve” (Vep. cit. f.138). “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, që njihet edhe si Komisioni i ABCsë, pranoi njëzëri ABC-në e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të për-bëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke.

Kjo ABC përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo ABC u përm-blodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt “ALFA-BETARE E GJUHËS SHQIP”. Kjo ABC u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë sulltanatit osman. Me të u botuan fletoret “Drita” e “Dituria”, librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër ABC-së së “Shoqërisë të të shtypu-rit të shkronjave shqip” u sulën në

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj.

Nuk mbetën pas tyre as krerët e “Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja”. Mirëpo për-pjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, “e para farë për një punë të tillë”, siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja. Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe ariani-tasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i vepri-meve për hartimin e një ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare.

Kështu, më 1899, një grup atd-hetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një ABC të posaçme, të quajtur “ABC-ja e Bashkimit”. ABC-ja u botua në librin “ABETARI”. Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një ABC të ndryshme nga ajo e “Bashkimit”. ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë. “Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe” u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjek-jet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të

gjithë, siç dëshmon Mihal Grame-nua në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: “Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në del-egatët”. “Tubimi historik i Manas-tirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kom-bëtar për çështjet më të rëndë-sishme të lëvizjes sonë kombëtare”, shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që për-faqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit.

Mihal Gramenua përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Gramenua shton se ishte e pran-ishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atd-hetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selani-ku kur u zgjodh në mungesë kry-etar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i ABC-së. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. “Pikërisht se Mit‘hat Frashëri ishte kryetar i Kongresit të Manastirit dhe Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të Unifikimit të Alfabetit të Gjuhës

Shqipe -shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia komu-niste e anashkaloi dhe e censuroi këtë kongres, vendimet dhe pjesë-marrësit”. Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.

Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: “Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komi-sionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskuti-mi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit”. Mjeda ia paraqiti alternativat komi-sionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti se ABC-ja e Stambollit është e mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një ABC thjesht latine.

Më në fund u vendos të për-doreshin të dyja ABC-të paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për ABC-në dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe pole-mikash të shumta, shkruan studi-uesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej ABC-ja e Shoqërisë së shkronjave “me nja dy ndryshime të vogla” dhe krahas saj një ABC “krejt me germa latine, duke bash-kuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe”.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Xhevahire IzmakuXhevahire Izmaku ka ,lindur me 15 gusht 1971 në qytetin e Vushtrisë, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dretjimin bilogji-kimi.Në Universitetitn e Prishtinës kreu fakultetin Filologjik-Dega e Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.Derisa vazhdoi studimet postdiplo-mike – dretjimi Menaxhment, nga viti 2003 punoi si menaxhere e Komunikimit në Institutin e Kos-ovës për Asministratë Publike në Qeverinë e Kosovës.Ka botuar dhe ka publikuar shkrime filozofike dhe letrare nëpër revista të ndryshme në vend, por edhe ka botuar tri vëllime letrare.Të parën vepër letrare e botoi më l992 me titull ”Lot i zemrës” e pastaj për të vazhduar në vitin 2003 me veprën “Dremitja e shpirtit” ve-për të cilën e botoi shtëpia botuese “Rozafa” Kjo është vepra e tretë e kësaj poetje të re Kosovare.Xhevahire Izmaku sot jeton dhe punonë në Prishtinë.Xhevahire Izmaku u paraqit në letrat shqipe me poezitë e saja të përmbledhura në veprën “Lot I zemrës”(1992), duke treguar që atëherë se do tëjetë kultivuese e një poezie të angazhuar kom-bëtare. Edhe në librin e saj më të ri “Liria”ajo vazhdon të kultivojë poezinë e re patriotike a atdhetare.

Poezia që ajo kultivon është nëse ne mundë ta quajmë nje dramë e vogël në të shumtën e rasteve me theks të veqnt me tone famil-jare dhe ndjenja të prekshme dhe dramatike nga jeta e përditshme shqiptare.

KOSOVË

Si kisha guxim të mendojaSe nga ti kanë ikur muzatKëngët tuaNgjyrë marrin në pranverëNë qiellin e njëjtëMjegull më s’kaFytyra jotePo buzëqeshSi kurrë më parëAq e shtrenjtëO zemra imeAq e nemiturShekujsh je“Abc” kur mësoja viteshEmrin tëndSa me afsh e këndoja Shpirt i lënë

Lirinë tënde Ëndërruar e kam Si fëmijëThirrje botës duke i bërëZemra ime -Ti AtdheMuza - rrënjë e dhimbjes sateDiell u bëNë kohë të reKrenarinë e rilinde Kur frymë marrëFilloj ta ndiejKëngën e parë që fillon me diellinKosovë -Drita imeTi vetëm buzëqesh

Xhevahire Izmaku

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Java e 43 e ketij viti ishte shpal-lur ”Java e kultures” ne shkollat e qytetit të Boråsit. Ne vizituam Fjördinskolan, nje shkolle fillore gjashtë klasëshe në këtë qytet, e shkak për këtë ishte numri i madh i nxënësve shqiptar të cilët i vijoj në mësimet në këtë shkollë fillore. Nga gjithësejt 250 nxënës sa ka kjo shkollë diku 30% janë shqiptar nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë sa vijojnë këtu mësimet.Êshtë shumë interesant se me punën e shkolles janë të kënaqur

nxënës dhe prindër, po ashtu edhe përsoneli edukativo- arsimor si dhe ai pedagogjik e kënqësi të veqnt të jep puna e fëmijëve shqipatr të cilët vijojnë mësimet në këtë vatër arsimi.Shkolla gjendet në një lagje me një popullsi të përzier por duhet të themi me më se 95% të huaj. Ishte kënaqësi të jesh së bashku me fatosat e shkolles gjatë kësaj jave kur ata së bashkju me mësuesit e tyre përgatiteshin për ditën finale të ”Javës kulturore” në shkollë. Të gjithë ishin të angazhuar që në menyrë sa ma madheshtore të pr-ezentojnë kulturën dhe traditën nga vendi prej nga ata vijnë.Edhe fëmijët shqiptar i ishin përve-shur një pune të tillë. Në sallën e punedorës ishin të anagazhuar të gjithë në menyrë që sa më mire të

punojnë flamujt e shtetit nga ata vijnë, të punojnë hartat e shtetit nag ata vijnë, e të gjitha këto që në menyrë simbolike të prezentojnë kulturën e vendit të vet.Për fëmijet shqiptar ishte pune e dy fishtë kur ata kishin marrë për detyrë të punonin flamurin shtetror, sepse ata do të punojnë dy flamuj atë kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovë, por për fëmijët kjo ishte kënaqësi.Që fëmijët të zgjedhin vetë dhe të mendojnë e vendosin vet.Ja vjen edhe dita finale e Javës së kulturë. Êshtë e premte në mengjes.Në oborrin e shkollës shef fëmijë me veshje kombëtare nga vende të ndryshme të botës, ata dëshirojnë të prezentojnë veshjen kombëtare, atë veshje tradicionale të prindërve të tyre.Sa bukuri, sa gëzim për fëmijët, por edhe pedagogët ndjejn kënaqësi.Kjo është bota në miniaturë, kjo është një ekënaqësi e vertetë për fatosat e shkollës që ata të njihen me kulturën dhe traditën e njëri tjetrit. E në bazë të kësaj ata do zhvillojnë ndjenjen e respektit për njeri tjetrin. Ata kënduan këngën e shkolles së tyre , këngë të cilën e kishte shkruar dhe komponuar një ish mësues e e kësaj shkolle para më se 10 vitesh, ishte kënga e rritës së Fjärdingskolan e së bashku me këtë këngë në nje CD ishin edhe këngë nëgjuhët e fatosvae të cilët vijojnë mesimet në këtë shkollë, pra nejriu do dëgjoj këwngë fëmi-jësh në 12 gjuhë, por fatkeqësisht kënga e fëmijëve shqiptar edhe pse në numer janë të shumt mun-gonte, jo ndoshta shkaku i fëmijëve por shkak janë të rriturit, ata të cilët

ishin përgjgegjës për mbajtjen e mësimit të gjuhës amtare atëhere, pra neglizhenca e tyre ishte shkak që ne këtë CD nuk kishte këngë shqipe, por besojmë se atyre do u këndellet ndërgjegja dhe edhe fatosat shqiptar do jenë kudo së bashku me moshatarët e tyre se ata nuk kanë faj.Po ashtu fëmijët e Fjärdingskolan festuan 40 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle. Ata kishin përgat-itur një program të pasur kulturo-argëtues me këtë rast. U bënë gara në ”Revy e mode” të vershtjes së

viteve të 60 në Suedi të prezen-tuar nga nxënësit e klasave të katërta dhe tëpesta të kesaj shkolle, gjeografi, histori të viteve 60 të Suedisë, muzikës së vitive 60 e keshtu me radhë.

FJÄRDIDNGSKOLANS SÅNGFjärding växer mer och mer,Barnen här blir fler och fler.Barn från hela världen vårNu på Fjärdingskolan går.Flickor, pojkar, stora, små,Ögon bruna, gröna, blå,Inte lika utanpå.Vi vill vara sams ändå!Vi vill inte bråka slås,Vara kompisar förstås…Leka, busa lite grand,Dansa, ta varan i hand.

JAVA E KULTURËS NË SHKOLLAT E BORÅS

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Në Tetovë u mbajt Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

“DITËTE NAIMIT” SFIDUAN MINISTRINË E KULTURËS SË MAQEDONISË”

Prej 23 – 26 tetor, në qytetin e Poezisë në Tetovë u mbajt Edicioni i 12 – të Festivalit Nderkom-betar të Poezise “Ditete Naimit”, në të cilin për tri ditë rresht u organizuan një sërë aktivitetesh kulturore, letrare, artistike, muzikore, përurime librash etj. Në te morën pjesë mbi 42 poetë nga 24 vende të botës, si dhe pooete shqiptarë nga Kosova, Shqipëria , Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ceremonia e çeljes së Festivalit fil-loi para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri” me anë të një koreografie të bukur fishekzjarresh që mbuluan për pesë minuta rresht qiellin në Tetovë, vendosjes së kurorave me lule nga ana e laureatit të Festivalit, Abdellatif Laabi dhe drejtorit të Festivalit Shaip Emërllahu, si dhe revysë së veshjeve kombëtare shq-iptare nga ana e anëtarëve të SHKA “Burimet e Sharrit” të cilët mbanin në duar flakadanët e ndezur. Në foajenë e Qendrës Kulturore u hap ekspozita e pikturave “Peli-kani” të piktorit Shazim Mehmeti. Për pikturat e tij foli profesori i artit pamor Reshat Ahmeti. Ndërkaq, në Sallën e madhe u hap sipari i Edi-cionit të XII të Festivalit Ndërkom-betar të Poezisë “Ditët e Naimit” nga ana e drejtorit festivalit Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha: me lejoni që në këtë edicion mbijetese të falenderoj të gjithë ata bashkudhetarë, të cilët për më shumë se një dhjtevjeçar sakrifi-kuan dhe punuan për të ngritur këtë urë poetike që përballoi edhe tilla projekte, ku të thirrnin në polici pse organizon festival poezie, ku për interesa politike rrëzonin shtatoren e poetit kombëtar Naim Frashëri e dy metra prehje si jepnin, ku të thirrnin në Gjykatë pse ke hedhur fishekzjarre si këto të sodit, ku ta mbyllnin derën e Teatrit për të mos

u futur poetët e ardhur nga skajet e ndryshme të botës, ku gjyqet me-diatike se lëshonin të merrte frymë Festivali, ku rrëzohet skena sapo hapet sipari, ku i ndalohej edhe ajo pak finansë shteti … Nëse Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit’ fshihet nga lista e mbështetjes financiare nga Ministria e Kulturës, atëherë, cili aktivitet kulturor joni do të pretendonte të mbante fronin më parë për të patur buxhet shteti… Kështu, ju që e favorizoni Strugën me qindra mijëra eurosh vetëm se e di maqedonishten, aspak nuk është dinjitoz vendimi që Tetovën ta penalizoni pse e flet shqipen. Për të vazhduar më tej se, te gjithe ju, që

e prekni këtë edicion, e shikoni që ka triumfuar vendosmëria, këm-bëngulsia, guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar, puna, pasioni për poezinë, qëllimi për ta bërë Tetovën me festival poezie, me dritare kul-turore… me Naim Frashër. Gjithsesi, të gjithë të jeni të vetëdi-jshëm, se ka triumfuar poezia… Kemi fituar pa asnjë përjashtim, të gjithë… Edhe ata që çireshin nëpër gazeta, duke kërkuar Festivali mos të gëzojë të drejtën subvencioneve nga shteti… Në orën letrare “Globi poetik” u pr-ezentuan poetët e ardhur nga vende të ndryshme të botës si: Francoise Roy – Kanada/Meksikë, Abdellatif Laabi – Marok/Francë, Giuseppe

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Napolitano – Itali, Mathaura - Es-toni, Kristian Guttesen - Islandë,

Trinne – Danimarkë, Erik Lindner - Holandë, Diti Ronen – Izrael, Khaled Darvish – Palestina, Vik-toria Ivanova - Bullgari, Jac Luc – ëauthier – Belgjikë, Silke Liria Blumbach - Gjermani, Mohamed Mogdi – Jordani, Anni Sumari - Finlandë, Zeki Salih Tombak - Turqi, Agron Tufa - Shqipëri, Agim Vinca, Kujtim M. Shala, Xhavit Beqiri, Vehbi Miftari dhe Sabit Gecaj - Kosovë, Hristo Petrevski, Biba Ismail, Salajdin Salihu, Ejup Ajdini - Maqedoni. Më pas, pasi kryetari i Jurisë dr. Agron Tufa ka lexuar motivimin, laureatit Abdel-latif Laabi i është dorëzuar për vlera të larta artistike çmimi letrar “Naim Frashëri” dhe i është akor-duar titulli Anëtar Nderi i Festivalit nga drejtori Shaip Emërllahu. Në ditën e dytë të Festivalit, në Sallën e Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore, ku ka për-shëndetur dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe kulturave prof. dr. Vehbi Bexheti, u bë përurimi i

laureatit të Festivalit, Abdellatif Laabi. Ai iu është përgjigj pyetjeve

të studentëve dhe profesorëve të pranishëm, si dhe vetë moderatorit dr. Agron Tufës (kryetar i Jurisë së Festivalit). Ndërkaq, më vonë në Sallën e Madhe të Rektoratit të Universitetit të Tetovës është mbajtur një orë letrare, ku para stu-dentëve dhe profesorëve krijimet e tyre letrare i kanë lexuar poetët pjesëmarrës të Festivalit. Pasdite poetët kanë vizituar qytetin e vjetër të Shkupit dhe në mbrëmje në loka-lin shqiptar “Matoshi” kanë mba-jtur edhe një orë letrare, ku kanë lexuar deri në orët e mëngjesit. Në ditën e tretë në orët e para-ditës është përuruar “Antologjia e poezisë arvanitase” e autores Teuta Kamberi, ku kanë folur redaktori i librit Ahmet Mehmeti, Agron Tufa, Remzi Salihu etj. Gjithënjë, në kuadër të programit poetët kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë dhe Teqen Arabati Baba. Në këtë vend mistik poetët i ka pritur kryetari i Komunitetit bektashian, Baba Edmond Bra-

himaj, i cili i ka informuar poetët për bektashizmën, teqenë dhe shq-iptarët.Në orën e madhe letrare “Meridi-ane poetike” janë lexuar poezi dhe janë ndarë çmimet letrare të festi-valit Fitues i çmimit letrar “Menada” është shpallë poeti nga Italia Giuseppe Napolitano, Françoise Roy nga Kanada është nderuar me çmimin letrar “Ditët e Naimit”, “Oeneumi” iu dha poetit nga Kosova, Kujtim M. Shala, kurse çmimi “Qiriu i Naimit” iu nda po-etit Salajdin Salihu. Edhe sivjet festivali botoi an-tologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poetja Silke Liria Blumbach me titull “Simfonia e qëndresës’’ Hapja e Edicionit të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ’’Ditët e Naimit’’ drejtëpërsëdrejti u trans-metua në televizionin shtetëror. Skenën impozante e ka ideuar piktori Savash Veliu, ndërsa e ka realizuar firma “Treprom” nga Treboshi. Sponzor të Festivalit ishin afaristi Lazim Destani, firma “Renova” dhe “Vezë Sharri”. Festivalin e ndihmuan edhe Agjensioni turistik “Euro Turist”, “Bashkimi Turs” ngaTetova etj. Ky edicion i Festivalit Ndërkom-bëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” që është festivali më i madh i shqiptarëve u penalizua nga ish ministrit shqiptar Arifikmet Xhe-maili, duke u lënë jashtë buxhetit të shtetit për dallim nga Mbrëmjet strugane që kishin një buxhet prej gjysëm milioni. A. Arsllani

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Ç’na u dashurua Lani Ç’na u dashurua Lani e i dolën puçrra në faqe, se ç’ju skuq hunda si spec lyhet me parfum Stambolli i thonë shoqet kukubec. Shoqja Gjyle syrin rrush, ia shikon pikën në faqe e ka Lanin shok trimosh, s’ka mustaqe as veturë por është bërë goxha burrë. Shoqja Lorë lule molle praronte si hëna në mal shtatë kordele përmbi flokë si një lis ka hedhur shtat e ëmbël si çokollatë. I kemi thënë kujdestarit: “Na shpëto nga kjo bezdi, ule Lanin në bankën e dytë”. Lulja çirret e llastohet nuk dëshiron t’ia shikon sytë. Lani ua prek gërshetin me mirësjellje i përshëndet, ato i thonë :Njes,njes,njes ai dëshiron t’ju rrinë afër ato i thonë kokë lakër! Gjylja, Lulja edhe Lora zdrisin në klasë si xixëllojë, Lani hap gojën e këndon kallëzues, lidhës, kryefjalë asgjë s’mundet të mësojë. Merre Lani këtë fletore bënte naze shoqja Lorë, shkruaj vjersha me ca zemra vizato edhe një dorë. Nga sytë e tij dolën gaca nëpër banka u përplasë, qeshi Gjylja belholla u gajasën tërë shkolla. Puntorie Ziba

Mitrovica imeDëgjohen zërat në veri, po ku kamë motrat dhe vllëzeri e mi?Ju matan urës jetoni në liri, ndërsa mua shkau ende më mban në robëri.

MITROVICË heroike, toka tu la me gjakbijtë dhe bijat tona kurr nuk do ti lam të ndarë.

Ti qyteti im ende nuk ke lulëzuar,ti pret të ardhmen të lulëzosh i bashkuar.

MITROVICË qendro kryelart, kot nuk do të shkon mundisepse rojeve të urës me gjemba do tu vie fundi....

Gentiana Maxhuni, 14 vjeqare, Trollhättan Suedi

MësuesjaNdarja është e vështirë,Këtë secili e diE ndien në shpirtCdo fëmijë.Mësuejsa AlbanëTy të falenderojëTë mirat tuakurr nuk I harrojë.Andaj mësuese lamtutumirëGëzim e lumturiTë kesh në jetëTë urojmë ne klasa e tretë.Mësueja ime,Kurr nuk do të harrojëPrandaj si nënen timeGjithmonë dot ë kujtojë.

Donjeta Shala, kl VI, Shk.fill.”Migjeni” Mitrovicë

Trëndafil në mërgim

Moj erë e ngrohtë vere Që petalet m’I përkedhel si mëma ime dikur Mos u mundo t’ma kthesh freskinëRrënjët në këtë tokë S’do t’më ngjiten kurrë

Braktisa kopshtin tim në agimin e jetësPër kurorën time kërkova diell më t’nxehtëPor gjethet e mia përvëlojnë lotëtQë në dheun tim më binin sikur vesë

Barra e rëndë e mallit që më kërrus shtatinQë cdo orë të ikur më rëndon si gurKot vyshkem e tretem se edhe kur të kthehemVendin tim të vjetër s’do ta gjej më kurrë

Ajete Shaban Beqiraj

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemure lakuar nëpërrasa.

Në emërore:Iliri!në kallëzore:Dardani!në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukurse nëna s´na dëgjon.

Emri ynëedhe sot lakohetnëpër histori.

SHABAN CAKOLLI

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Në Uddelvalla mësimi i gjuhes amtare zhvillohet në kohë të rregullt mësimi

Udevalla është qytet i banuar me një numër të konsiderushëm të shqiptarëve.Në këtë qytet zhvillon aktivitetin e saj edhe shoqata e shqiptarëve të ketushëm me emrin ” Vehbi Ibrahimi”. Udhëheqes i kësaj shoqate shqiptare dhe ai i cili e mban gjallë jetën kulturore për mes kësaj shoqate është më-

suesi i palodhshëm Hazbi Lalinca.

Hazbiu thotë se me punën e mësus-it merret që nga viti 92 që kur ka arrdhur në Suedi e këtë profesion ka ushtruar edhe në vendlindje. Ky është i kënaqur me punën që bënë. Ai ka diku rreth 150 fëmijë shqiptar nga entet parashkollore deri në klasën e nëntë të shkollës fillore. Vijimi i nxënësve në orët e mësimit të lëndës së Gjuhës amtare është mjaft i kënaqshëm thotë Hazbiu, cka këtë e bënë krenar dhe të lumtur. Tash këtë vit ka fituar edhe një kolege e cila do ti ndihmojë në mbajtjen e mësimit të gjuhës sepse numri orëve mësimore tani është

shtuar.Hazbiu thot se ai është i përkush-tuar që të gjithë fëmijët të përfshi-hen në mesimin e gjuhës amtare. Hazbiu është i dhenun edhe pas punes së planifikimit të mesimit dhe menyrë se si nxensit të joshen në punë më aktive ne kete landë mesimore.Ku sipas një plani mësimor që ky ka përpiluar në te ka përfshirë edhe lëndë tjera mësimore si matema-tikën, historinë, gjeografin, arftin figuratv dhe muzikën shqiptare. Krejt kete me tema dhe bazë nga vendlindja cka dmth se në lëndën e historisë janë marrë tema nga

Historia kombëtare, nga lenda e gjeografise behetr fjale për Gjeografinë e Kosvës e në muzikë do kemi këngë dhe valle shqipe.Edhe fëmija janë të impresionuar nga kjo që ata mësojnë ne lëndëne e Gjuhës amtare në shkollë. Po Hazbiu thtotë se qellimi është që fëmija të njihen me gjërat el-ementare të vendit nga ata vin, ta njohin historinë e tyre e kështu me radhë, pra që fëmijet shqiptar ta njohin historineë popullit shqiptar, ta njohin gjeografin e Kosoves dhe Shqipersië kjo është ajo që duhet të plotësohet dhe realizohet ne planet tona mësimore thot ky.Këta nxënës janë të angazhuar edhe në Shoqërinë Kulturo artistike ”Vehbi Ibrahimi” në Udevalla ku me këngë e valle shqipe ata paraq-iten shpeshëherë para publikut të këtushëm pra para prindëve.Shoqëria ”Vehbi Ibrahimi” ka bash-këpunim të mire edhe me shoqatat tjera si motra shqiptare në qytete të ndryshme të suedise ku kanë nje koordinim të mirë pune mes vete dhe shpeshëhere paraqitene me programe të përbashkëta në festa të ndryshme të cilat organizohen në qytet të ndryhme suedeze.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

U THEMELUA SHOQËRIA MUZKORE SHQIPTARE ”SHALJANET” NË LIDKÖPING

Në Lidköping para disa kohësh respektivisht para dy muajsh u themelua Shoqëria muzikore Shqiptare ”Shalja-nët” me iniciativën e aktivistëve të daluar shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këto treva të Skaraborgut.

Kjo iniciativë ka rrjedhë nga të rinjët shqiptar që jetonë dhe ve¬projnë në qytetet Lidköping, Skara, Uddevalla dhe Trollhetan.Qellimi i këtyre intelektualve dhe aderuesve te kulturës dhe muzikës shqiptare është që këto të ruhen dhe kultivohen në mesin e fëmi¬jëve, të rinjëve por edhe te të mosh¬uarve në keto treva.Të rinjët Ajet Krasniqi nga Skara dhe Bedri Shala nga Lidköping janë bashkuar dhe kanë bashkuar edhe mjete finansiare së pari në mënyrë që finansiarisht të jenë të aftë për fillimin e një pune të fryt-shme nër këtë drejtim dhe ia kanë

dal. Tani ata kanë formuar shoqëri-në muzikore me emrin ”Shaljanet” e cila në mënyrë aktive merret me kultivimin e muzikës shqiptare si ata vet thonë në të gjitha zhanret e muzikës. Ata janë prezent pothu-ajse në të gjitha qytetet suedeze ku jetojnë shqiptaret me tingujt e tyre muzikor, pra ata janë ata të cilët zbavisin dhe argëtojnë shqiptaret.Nuk është i pakët numri i shq¬iptarëve që jetojnë dhe punoj-në në keto qytete por duhet anga-zhim dhe organizim për ngjalljen e jetës kulturore në keto treva.Ata si edhe shumë tyë rinjë tjerë në fillim kanë problem me lokal dhe

me mënyrën e orga-nizimit të aktiv-iteteve, por shpre-sojnë se së shpejti ata do konsolidojnë radhët dhe do ia da-lin qellimit që kanë shtruara para veti.Sipas fjalëve të instrumentisitit të grupit ”Shaljanët” Ajet Krasniqi këta së shpejti presin që të dalin me albu-min e tyre të parë të këngëve të cilat shumicën prej tyre vet i kanë shkruar dhe komponuar, por siq thot Bedriu këta bashkëpunojnë edhe me shumë shkrimtar shqiptar dhe muzikant tjerë

shqiptar në përpilimin e texteve dhe melodive.Ata thon se kjo është për të mirën e fëmijëve dhe të të rinjëve, që fëmijet dhe të rinjët të njihen me gjuhën dhe kulturën shqiptare, me muzikën shqiptare dhe se aë ate ata ta ruajnë dhe ta kultivopjnë në jetën e përditshme. Shpresojnë se me punë të pal¬odhshme dhe me angazhimin e të gjithëve suksesi nuk do të mun¬gojë.Ne ju deshirojmë punë të mbarë këtyre bashkëkombasve në punën e tyre dhe ne realizimin e qellimit fisnik të tyre.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Redaksia e Radio diturisë në Borås organizon sivjet për fëmijët shqiptar ”Fëmi-jët e radios” nga Boråsi pritjen e Vitit të Ri 2009.Në pritjen e Vitit të Ri 2009 ftohen të gjithë fëmijët aktiv në jetën kulturore ku me këtë rast Baba dimri, i cili special ka ardhur nga Kosova për këta fëmijë do u ndajë dhurata modeste nga thesi i tij që ka sjellë me vete nga Kosova. Prandaj ju lutemi prindër të dashur që se bashku me fëmijët tuaj këtë ditë në orën e caktuar të jeni prezent në Biblioteken e qytetit në Borås.

Redaksia e Radio diturës për Ju dhe fëmijët tuaj ka përgatitur nje program modest me këngë, vjersha, tregime dhe përralla shqipe.

GËZUAR VITIN E RI 2009 Ju dëshiron redaksia e Radio diturisë, radios lokale shqip nga Boråsi

Mirë se vini në këtë manifestim të parin të këtij lloji në qytetitn tonë.

Borås: 28 dhejtor 2008 e dieleOra: 13,00Vendi: Bibliotka e qytetit Borås Ju lutemi prindër të dashur të na informoni lidhur me pjesëmmarjen tuaj dhe fëmiut tuaj në këtë manifestim në adresen tonë [email protected] Ose në tel 0704271055 në menyrë që Baba dimri Kosovar të jetë i përgaititur për dhuratat që do sjellë për fëmijët tanë.

Redaksia e Radio diturisë Borås

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, nëntor

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,nëntor,2008

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku [email protected] Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari [email protected]; Lena Liden [email protected];Hakif Jashari [email protected] ; Arsim Daka [email protected]; AgronCela [email protected];Bahtir Latifi; [email protected] e redaksisë, [email protected]; Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20. 503 07 Borås

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanskaJEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pa-son edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

SR International-Radio Sweden