revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, dhjetor

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 10 QKSH “Migjeni” Förslöv 26 Nëntor 2011

Upload: dinhtuyen

Post on 12-Dec-2016

242 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 10

QKSH “Migjeni”

Förslöv 26 Nëntor 2011

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

2

Ju lutem një prezantim të shkurtër për lex-uesit tanë?Unë quhem Muhabere Krasniqi kam lindur dhe jetoj në Kaçanik ku shkollën fillore dhe të mesme i kam mbaruar në Kaçanik ndërsa kam studiua shkollën e Lart Kimi- Fizikë në PrishtinëProfesioni juaj?Jam këngëtare dhe këndoj këngë të muzikës së mirëfilltë shqiptare . Dua të cekë se çdo herë kamë bërë përpjekje titanike që në këngët e mia mos të ketë vend për kiqin dhe shundin.Përveç se një punëtore e shquar kulture, kri-juese muzikore, ju lutem na thoni çfarë është roli i një këngëtare të mirëfilltë sot në krijimet muzikore ?Roli i një këngëtare të mirëfilltë në krijimtarinë muzikore ka një rëndësi shumë te madhe në rendë të parë të kultivojnë muzikë të mirëfilltë pastaj të jetë e afërt me adhuruesit dhe gjithmonë e afërt me publikun dhe të jetë komunikuese me adhuruesit.Krijimtaria juaj muzikore i përket një përudhe të gjatë kohore. Sot sa jeni aktive në këtë lami? Mua muzika më bënë që çdo herë të jem aktiv sepse krijimtaria e ime muzikore daton që nga fëmijëria dhe për atë më bënë të lumtur dhe çdo herë aktive sepse e dua profesionin tim me gjithë zemër dhe çdo herë këndoj me gjithë zemër.Nga e merrni frymëzimin në punën e juaj të palodhur në afirmimin e vlerave muzikore dhe

kulturore shqiptare?Këtu kemi të bëjmë me dy kategori që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën frymëzimi dhe inspirimi) .Frymëzimi lind nga dashuria që kamë ndaj këngës dhe pastaj inspirimi pra puna apo djersitja bëhet për të arritur suksese ku nuk ka sukses pa inspirim djersitje pra 99%inspirim djersitjeJu jeni njeri i muzikës profesionalist të themi, por edhe njeri i kulturës çfarë është aktiviteti juaj në këtë lami?Shikoni unë jam një këngëtare profesioniste dhe jam ashtu në kontinuiteti me aktivitetet kulturore që zhvillohen në Kaçanik por ta them të drejtë unë nuk jam e kënaqur me aktivitete kulturore që janë duke u zhvilluar qoftë në nivel komunal por edhe Shtetëror se shumë pak po i kushtohet rendësi kulturë dhe shumë talent të rinis po lihen anash çka është për keqardhje sepse rinia është brumi i një shteti apo kombi.Çka e bën të njohur në vendlindjen e saj Muhaberen?Vendlindja ime është që jam lindur jam shkol-luar dhe ja kam filluar këngës ,ku gjatë karrierës time profesionale, kam pasur mjaft suksese dhe këto më kanë bërë që të më njohin Kaçanikasit dhe adhuruesit e këngës anë e mbanë Kos-ovës. Përveç kësaj kam qen mis për sa i përket bukurisë për Komunën e Kaçanikut ku edhe kjo më ka bërë të njohur në mbar vendin .Por mbi të gjitha jo vetëm në Kaçanik por edhe më gjer më ka bërë profesioni i im si këngëtare të njohur

ku ju jam mirënjohës të gjithë adhuruesve,dhe ndihem krenare dhe e privilegjuar kur takoj rastësisht adhuruesit që me pa durim kërkojnë ndonjë autograf apo ndonjë bisedë apo koment ku me kënaqësi i pranoj dhe ja plotësoj dëshirat.Muhabere Krasniqi, rapsod, çfarë është puna e juaj prej rapsodi?Jam rapsod dhe kam krijua këngë por edhe i këndoj me ëndje por në këtë lëmi jam më e kufizuar.Ju merreni me zhvillimin e kulturës, sa jeni e kënaqur me punën që bëni?Unë e ceka edhe më lartë se aktiviteteve kultura në Kaçanik dhe në përgjithësi në Kosovë po i kushtohet shumë pakë rëndësi. Unë personalisht brenda mundësive mundohem ta japë kon-tributin tim profesional por mungon përkrahja institucionale pastaj edhe aktiviteti është i kufizuar. Sepse pa përkrahje institucionale nuk ka aktivitete kulturore.Si e kalon Muhaberja një ditë të zakonshme?Si zakonisht zgjohem çdo herë në mëngjes herët bëjë kafe ku bashkë më nënën time e pimë dhe pastaj filloj me punët që janë si përditshmëri dhe pastaj e kam çdo herë pos që dëgjoj televizionin lajmet e para e hapi kompjuterin dhe i lexoj gazetat për të u informuar me lajmet ngjarjet si nga kulturë ashtu edhe nga sporti. Shumë herë takohem me kolegët dhe pimë kafe dhe bise-dojmë për gjërat më të rëndësishme jetësore. Por nuk i la anash as vrapimet që më bëjnë të jem shumë fleksibil dhe kështu vjen mbrëmja dhe nuk e preferojë që të rri shumë pas darke dhe bijë në gjumë çdo herë zgjohem herët.Cilat janë ato aktivitete të cilat janë në fokus të Muhabere Krasniqit?Çdo gjë që ka të bëjë me muzikën jam çdo herë aty për të kontribuar. Çdo herë jam pjesëmarrëse nëpër festivale , koncerte, dasma dhe mbrëmje të

PËR MUA ËSHTË ME SHUMË INTERES QË TË RUHEN VLERAT E RADITËS SË MIRËFILLT TË MUZIKËS SHQIPTARE -thotë këngëtarja e këngës dhe muzikës së mirëfilltë shqiptare Muhabere KrasniqiRoli i një këngëtare të mirëfilltë në krijimtarinë muzikore ka një rëndësi shumë te madhe në rendë të parë të kultivojnë muzikë të mirëfilltë pastaj të jetë e afërt me adhuruesit dhe gjithmonë e afërt me publikun dhe të jetë komunikuese me adhuruesit.Për mua është me interes që të ruhen vlerat e traditave të muzikë së mirëfilltë shqiptare që për keqardhje çdo dit e më tepër po bastardohen nga të pa ndërgjegjshmi për përfitime materiale që po ja humbin vlerën këngës dhe muzikës shqiptare.Sot me të madhe është duke u bastardua muzika pra kënga, duke futur tallava dhe lloj lloj muzike që vërtetë është për keqardhje .Unë personalisht merrem veçse me muzikën e mirëfilltë. I ruaj vlerat e të parëve dhe kjo më bane që të jem e lumtur dhe krenare.

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

3

ndryshme muzikore.Ju jeni një aktiviste, atdhetare e zellshme e çështjes shqiptare, por merreni edhe me afirmimin e vlerave kulturore dhe gjuhësore dhe traditës shqiptare, të këngës shqipe, çfarë momentalisht me interes për ju.?Për mua është me interes që të ruhen vlerat e traditave të muzikë së mirëfilltë shqiptare që për keqardhje çdo dit e më tepër po bastardohen nga të pa ndërgjegjshmi për përfitime materiale që po ja humbin vlerën këngës dhe muzikës shqiptare.Pasi që jeni këngëtare nga Kaçaniku, cili zhanër i muzikës kultivohet dhe preferohet në Kaçanik?Në Kaçanik më së shumti dëgjohet muzika e mirëfilltë shqipe, pra popullore. Unë i kamë qën-drua gjithmonë besnike muzikës popullore dhe të mirëfilltë shqipeNjë aktiviste e çështjes kombëtare kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër si është Muhaberja nga natyra?Jam shumë e afërt komunikuese dhe e hapur kam dëshirë humorin që shumë e përcjelli dhe më bëjnë të jem çdo herë optimiste e gëzuar.Kur kemi të bëjmë me kulturën shqiptare dhe me këngën shqipe, sa është bashkëpunimi kulturor me Kosovën dhe Shqipërinë?Bashkëpunimi është shumë i mirë dhe dita e ditës gjithnjë po shtohet çka është për çdo lëv-datë e që është në interes dypalësh.Sa është bashkëpunimi mes shqiptarëve në aspektin e çështjes kombëtare sot?Unë mendoj se kjo pyetje i takon niveleve insti-tucionale ta vlerësojnë dhe ta shtjellojnë sepse ata janë përgjegjës .Nëse do të kishe mundësi të jepje ndihmesën tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar

diçka? Kosova ka nevojë për shumë ndryshime duke filluar nga shkenca, arti, kultura, ekonomie po thuaj në të gjitha poret e jetës. Sepse çdo gjë është devalvuar i ka humbur vlerat . Ne e dimë që sistemi i mëparshëm na ka shtyp dhe na ka pengu në çdo lëmi të jetës, por tani 11 vjet asgjë nuk është marrë në këtë drejtim , mendojmë me ju bashku Evropës ndërsa kulturës artit shkencës fare nuk i kushtojmë rëndësi .Ndihma nuk mun-gon nga askush por nuk ka përkrahje nuk janë njerëzit që kanë vlera dhe që janë të përshtat-shëm për lëmit që i përkasin.Përveç aktiviteteve kulturore si e kalon kohën e lire Muhabere.?Kohen e lirë e kaloj duke lexuar gazetat shikoj televizionin po ashtu edhe në kompjuter ashtu e kaloj një pjesë të kohës së lirë, por edhe sportit i kushtoj rëndësi .Por më tepër i kushtoj muz-ikës që jam e pa ndashme në çdo kohë dhe moment,sepse e dua me zemër dhe nuk lodhem fare por përkundrazi relaksohemSa është e kënaqur me ate çka sot ka arritur Muhaberja me punën e saj të palodhshme në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, këngës, muzikës dhe traditës shqiptare aty ku jeton me punën e saj të palodhshme?Është kohë shumë e vështirë sepse po ka shumë keqpërdorime sidomos në muzikë dhe është shumë vështir të ruhen këto vlera nëse nuk ke ndihmën nga Shteti. Unë si këngëtare në rapor-tuarin tim gjer me tani kam bërë aq sa kam mundur por nuk jam e kënaqur sepse edhe kushtet nuk më kanë leju që të bëj më tepër përkrahje nuk kam pasur nga as kush por veçse me forcat e mija .Jam e kënaqur se i kam kënduar Kosovës Dëshmove Flamurit Kushtetutës dhe vazhdoj ti këndoj . Dua ta veçoj këngën e bashkëluftëtares time që para këmbeve

të mija ra dëshmorë Mukadese Lika Muhaxheri që ja kam kushtua një këngë , që qdo her kur e këndoj e këndoj me emocione.Është me interes të na thoni se ku e gjeni vet-veten më mirë, në mbrëmje muzikore, dasma, apo festivale?Shikoni të gjitha këto që i cekët janë të mirëseardhura por unë personalisht veten më së miri e gjejë në Festivale sepse janë shumë më të organizuara nga njerëzit profesionist që ke dëshirë për të punuar dhe suksesi nuk mungon .Gjithashtu edhe mbrëmjet muzikore janë shumë të mirëseardhura ndërsa pjesëmarrja në dasma donë një angazhim shumë të madhe dhe kam lodhje më tepër por ana financiare është më e leverdishme.Cili është idoli i juaj në muzikën shqipe?Ka shumë këngëtarë që më pëlqejnë në të gjitha trojet shqiptare si që janë Shkurte Fejza, Shyhrete Beluli, Edi Furra,Ramadan Krasniqi,Kastriot Tusha, Eli Fara, Artiola Toska, Merita Halili, Parashevi Simaku, Selami Kolonja, Miranda Hashani, Selajdin Miftari e të tjerë. Po në veçanti idol të zemrës dhe të shpirtit që e dëgjoj me kënaqësinë më të madhe është Shqipe KastratinÇfarë mund të na thoni për muzikën dhe për këngën shqipe sot ?Sot me të madhe është duke u bastardua muzika pra kënga, duke futur tallava dhe lloj lloj muzike që vërtetë është për keqardhje .Unë personalisht merrem veçse me muzikën e mirëfilltë. I ruaj vlerat e të parëve dhe kjo më bane që të jem e lumtur dhe krenare.Çka ju bënë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?Të lumtur më bën kur ja arrijë ti konkretizoj mendimet e mija bashkë me punën dhe nga kjo arrihet suksesi, por ka vështirësi por me gjithat po e mbijetojmë me sakrifica .Ndërsa më së shumti më mundojnë pa drejtësitë ku shumë këngëtar vlerësohen pa kurrë një far kriteri bëhen këngëtar me para duke manipulua çdo kund, ndërsa ata që vërtet janë këngëtar injorohen veçse pse nuk korruptohen .Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?Unë e kam zgjedh se ku me jetuar .Unë kam qenë jashtë shtetit dhe kam jetuar po thuaj se në të gjitha shtetet e Evropës por kur ka ardhur koha dhe momenti të gjitha i kam lënë dhe jam kthyer dhe ju kam përgjigjur vendit tim duke marr pjesë në luftë ku i kam veshur rrobat e UÇK-së dhe kam qen aktive gjatë gjithë kohës deri në çlirim-in e vendit, dhe sot fal Zotit Amerikës, Evropës dhe miqve tanë u çliruam dhe po e gëzojmë këtë liri .Dhe dua ta ceki fjalën e presidentit Klinton që pas çlirimit liderëve tanë ju tha “Ne e fituam luftën ndërsa ju fiton paqen lirinë “Dhe në fund më lejoni t’ju falënderoj për këtë intervistë që e zhvilluam ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua dhe unë juve si gazetar ju dëshiroj suksese në misionin e juaj që është me fisnikë

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

4

në se deri sot ka qenë vetëm punë individuale e krijueseve, por punë ekipore asnjëherë nuk kemi pasur deri më tani .Andaj duke parë që puna eki-pore, kolektive do të jetë ma rezultat dhënëse në këtë drejtim ne kemi marrë iniciativën bashkër-isht bashkë me këshillin iniciues i cili ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim.Në fund të bisedës kryetari Ibrahim Hyseni thotë:ejani të punojmë, të bashkëpunojmë,bashkëveprojmë pa ngjyrime, pa religjione të ndryshme sepse shqiptarët pasqy-rojnë historinë e kombit shqiptar të mërgatës shqiptare në Suedi por pse jo edhe për skandi-navi. Një tjetër krijues Shyqri Gjurkaj thotë se unë e përshëndes këtë iniciativë meqenëse jetoj afër njëzetë vjet në Suedi,kam qenë pjesëmarrës i shumë aktiviteteve kulturore që kanë ndodh këtu dhe për mua është kultura arma ma e madhe në një shoqëri dhe ku kultura vlerësohet. Gjurkaj vazhdon duke thënë se kjo iniciativë më gëzon për faktin se vetë krijuesit që kanë marr këtë iniciativë Kemi edhe shoqata të tjera por vlera e vërtet krijuese mundet të vlerësohet vetëm nga krijuesit, andaj për mua është themelore dhe kjo më ka shtyrë të jam këtu dhe ta mbështes këtë iniciativë me forcat e mija sa mundem shpre-het ai . Edhe Rizah Shaqiri njëri nga krijuesit tonë më eminent thotë se kemi punuar shumë dhe jemi munduar të kemi takime me të gjithë shkrimtarët dhe krijuesit më herët por jo të orga-nizuar në një shoqatë të këtij lloji.Andaj kjo është një nismë jashtëzakonisht e mirë, ku të gjithë kanë mundësi të mblidhen në një vend të koordinohen me punë të përbashkëta të arrin rezultate edhe më të mëdha .Shaqiri shton duke thënë se organizimi i kuvendit është i mirë dhe shpresoj se kjo shoqatë megjithatë do ta koordinoj zërin e përbashkët të krijueseve shq-iptar dhe do të jetë një organ shumë ma i denjët në prezantimin e kulturës ,artit dhe të arriturave tona në këtë fushë.

themeluesit për të bërë përzgjedhjen e kryesisë e më pas të kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të shoqatës.Në këtë kuvend u zgjodhën anëtarë të kryesisë së kuvendit e më pas me pëlqimin e kuvendit duke u votuar me vota të hapura u zgjodh kryetar i ri dhe i parë I SHSHAKSHS-së Ibrahim Hyseni i cili ishte edhe koordina-tor i kësaj nisme. Kuvendi zgjodhi:Kryesin e kuvendit,Kryetarin,Nënkryetarët ,Komisionin mbikëqyrës,Komisionin për informim,Komisionin për redaktim,Komisionin për lektorim,Komisionin për ndarjen e çmimeve,Komisionin për promovimin e veprave Po ashtu edhe sekretarin dhe arkëtarin e shoqatës

SHSHAKSHS-sëSipas kryetarit Hysen Ibra-himi kjo shoqatë me vetë faktin që janë tubuar të gjithë krijuesit shqiptarëështë e një rëndësie veçantë sepse u shpalosen shumë aktivitete të mira që ne kemi synim edhe botimin e disa librave ku do të jetë në formë enciklopedike për pasqyrimin e aktiviteteve të mërgimtarëve shq-iptarë.Prandaj kjo shoqatë që u hapë sot, besoj se synimi i saj do të realizohet në përpikëri në kohën e ardhshme ku gjithmonë do të kemi një bashkëpunim dhe do të jemi të hapur me të gjithë ata që janë të vullnetit të mirë, po ashtu edhe gazetarët që do të japin një kontribut të mirë në të gjitha sferat e jetës.Hyseni vazhdon duke thë-

Shtetet Skandinave njihen si të suksesshme në veprimtarin kulturore të Shkrimtarëve skandinav këtu, andaj qysh prej kohësh edhe shqiptarët u bënë pjesë e sukseseve të mëdha në këtë veprim-tari kulturore.Andaj si zakonisht që shqiptarët dinë dhe munden të jenë pjesë e Evropës në shumë aspekte jetësore kësaj radhe një numër nga të tillët që merren me krijimtari kulturore shqiptare filluan edhe këtë iniciativë që do të jetë një veprim historik.

Pra një ditë historike dhe me vlerë për të gjithë shqiptarët ku do që janë. Krijues të shumtë nga kultura shqiptare me vlera të mëdha shoqërore. Kjo tregon dhe dëshmon se ku do që jem, ku do që veprojmë dimë, mundemi dhe ja dalim me vullnet, dashamirësi mes njëri-tjetrit dhe punë të pa lodhshme.Kuvendi i parë i kësaj shoqate u mbajt në Förslöv në mesin e shumë bashkatdhetarëve krijues shqiptarë. Në këtë kuvend morën pjesë, shkrimtar, krijues, artist të ndryshëm nga kultura shqiptare. Të gjithëve u buzëqeshte fytyra për një bashkim të tillë mes veti dhe me shpresë të madhe duke i pritur sukseset në të ardhmen nga kjo shoqatë pra SHSHKASHS-së e para dhe historike ne këto treva. Po ashtu mos harrojmë ta përmendim se në këtë kuvendë morri pjesë edhe depu-teti shqiptarë në Parlamentin e Suedez Adnan Dibrani i cili përshëndeti punën e këtij kuvendi. Pra ishte kuvendi i parë ku u mblodhën më shumë se kurrë ndonjëherë bashkatdhetarët krijues në Suedi me botime dhe shkrime nga më të ndryshmet që ata kishin krijuar.Fjalën përshëndetës në këtë kuvendë e bëri Rrah-man Rrahmani, ndërkaq hapjen e kuvendit e bëri shkrimtari ynë i madh dhe i njohur për diasporën zotri Sadulla Zendeli (Daja), njëri nga aktivistët më të vjetër në këtë kuvend. Ai përshëndeti nismën e kësaj pasurie shqiptare duke i falënderuar të gjithë ata që dhanë idenë dhe ishin të vullnetshëm të fillojnë një iniciativë të tillë që i shërben të gjithë kombit shqiptarë ku do që janë ata. Më pas vazhduan fjalën përshën-detëse dhe falënderuese edhe shumë të tjerë që ishin të pranishëm në sallë. Kuvendi vazhdoj rrjedhën e tij sipas agjendës së përgatitur nga

Bahtir LatifiU MBAJT KUVENDI THEMELUES I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, KRIJUESËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI Në Förslöv të Suedisë sot më 26 nëntor për herë të parë hapet Shoqata e Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve të Shqiptarëve në Suedi. Kjo iniciativë është marrë fal disa disa shkrimtarëve dhe krijueseve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Suedi që një kohë të gjatë.

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

5

edhe delegatët në atë Kuvend, të bëheshin të njohur për brezat tanë. Një përpjekje serioze e të lavdërueshme, në këtë drejtim, bëri studiuesi vlonjat, që është dhe kolegu e miku im, Bard-hosh Gaçe. Pas një pune të gjatë kërkimore e studimore, bazuar edhe në mjaft dokumente të kohës për të cilën flasim, ai publikoi librin “Ata, që shpallën Pavarësinë Kombëtare”(Tiranë, 1997). Është një botim me mbi 300 faqe, ku përveç jetëshkrimit të shkurtër të të gjithë delegatëve të Kuvendit të Vlorës, aty ka edhe disa shkrime për atë ngjarje të bujshme, nga autorë të ndryshëm e shtypi i kohës. Po kështu, janë dhe dokumente arkivore, me rëndësi për të kuptuar më mire, se si u zhvilluan ngjarjet, jo vetëm ato ditë në Vlorë, por dhe më pas, aty e në gjithë Shqipërinë.Në hyrjen e këtij libri, me vlera të shumta, autori shkruan edhe këto radhë: “Kuvendi Kom-bëtar i Vlorës, u mblodh më 28 nëntor 1912, në qytetin e Vlorës, nën kryesinë e Ismail Bej Qemalit, këtij personaliteti të shquar të politikës dhe diplomacisë shqiptare. Ai i zhvilloi punimet e veta deri më 7 dhjetor 1912. Në këtë Kuvend historic, morën pjesë përfaqësues nga shumë treva të vendit tonë, nga Shkdora, Rrafshi i Dukagjinit, Kosova, Dibra, Ohri e Struga, Çamëria, Janina dhe vise të tjera shqiptare, që kishin qenë vatra të rendësihme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në luftën e armatosur për liri e pavarësi”.Duke e shfletuar këtë libër, në faqet e para flitet për jetën dhe veprimtarinë e kryetarit të shtetit të parë shqiptar, “Heroit të Popullit” Ismail Qe-mali. Më pas, faqe pas faqeje, janë fotografitë e tyre dhe njihemi me të dhëna jetëshkrimore për delegatët e atij Kuvendi mbarëkombëtar. Këtu dëshiroj të ndalem vetëm në disa emra të atyre delegatëve athetarë, që nuk kursyen energjitë e tyre, mendore as fizike, që të çeleshin shkollat e para shqipe dhe arsimi, kultura, letërsisa e shkenca shqiptare të shënonin hapat e parë dhe të zhvillohehsin sa më shpejt, duke sfiduar dhe vështirësitë e kohës. Kryearsimdashësi ynë ishte “Heroi i Popullit” e “Mësuesi i Popullit” Luigj Gurakuqi, i cili u ngarkua me detyrën e lartë të Ministrit të Ar-simit, në Qeverinë e dalë nga ai Kuvend. Pastaj, përmendim me radhë, Vehbi Dibrën, i cili në Kongresin e Manastirit i mbështeti Dervish Himën e Nikollë Kaçorrin dhe alfabetin e gjuhë shqipe me shkronja latine. Një tjetër delegat në Vlorë ishte Dhimitër Berati, i cili në vitin 1907 u kthye nga Rumania, ku ishte emigrant dhe në Korçë dha mësimin e gjuhës shqipe e ishte drejtor i shkollës së mbrëmjes. Një ndihmesë të

Siç dihet, jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga nxënësit e shkollave tona, një pikë kulmore dhe kthesë e përjetshme në historinë tonë të re kombëtare, ishte data 28 Nëntor e vitit 1912, pra që u shënua 99 vjet më pare, në qytetin e Vlorës. Periudha e ndritur e Haroit tonë Kom-bëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u pasua me pushtimin e gjatë 500-vjeçar otoman. Por asnjëherë shqiptarët nuk e rreshtën kundërsh-timin dhe as nuk e ndalën luftën e tyre për të qenë plotësisht të lirë e të pavarur. Kjo gjë u provua sidomos me kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912, që çuan në kurorëzimin e përpjekjeve të tyre, në Shpalljen e Pavërsësië sonë Kombëtare dhe formimin e shtetit të parë shqiptar. Ishin ndër bijtë më të mirë të popul-lit ata, që ai i dërgoi në Vlorë përfaqësues të vet dhe mbi supe u vuri barrën e rendë, por të lavdishme, pra të shpalljes së Shqipërisë, shtet i lirë dhe “i mosvarur”.Është shkruar e është folur shumë, në artikuj, studime e botime të ndryshme, gjatë këtyre 99 vjetëve, për misionin e lartë historik të 63 delegatëve të popullit shqiptar, pothuajse nga të gjitha trojet amtare e të mbledhur bashkërisht në Vlorë për të shpalosur të lirë Flamurin tonë Kombëtar. Të tubuar në atë Kuvend mbarëshq-iptar, me plakun e mençur Ismail Qemali në krye, ata firmosën një akt të pashëmbullt historik, i cili e nisi vendin tonë drejt lirisë e pavarësisë. Vërtet edhe paskëtaj populli ynë përjetoi furtuna e dallgë të reja, shkaktuar nga shtete dashakeqe e shoviniste të Ballkanit e të Europës, por etja e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk u shua asnjëherë. Nuk mund të përmenden këtu të gjitha ato vështirësi të panumërta, që janë kaluar histo-rikisht, deri në ditët e sotme, por rëndësi ka që Shqipëria, më në fund, në fillimet e shekullit të ri XXI, po ecën e sigurtë në udhën e vendeve e shteteve të përparuara të Eurpoës, po synon të jetë një shtet e një vend sa më i lulëzuar dhe me përparim të gjithanshëm. Kështu, kjo festë e Pa-varësisë dhe e Flamurit tonë kuqezi, që presim sivjet, e gjen vendin tonë pjesëtar të NATO-s dhe në prag të miratimit të ëndrrës sonë Përmenda më lart se janë botuar mjaft shkrime e libra, kushtuar shpalljes së Pavarësisë sonë Kombetare dhe firmëtarëve të nderuar e të paharruar të saj. Për saktësi, shënoj këtu se për lexuesin tonë, sidomos në vitet e shtetit monist, nuk ishin të njohur të gjithë emrat e delegatëve të popullit tonë, në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare. Kjo ka ardhur nga politizimet e tejskajshme, në atë kohë, të mjaft figurave të ndritura të popullit tonë. Prandaj ishte e nevojshme që e vërteta historike, pra

madhe për shkollën shqipe në Elbasan dëshmuan edhe Dervish bej Biçaku e Hajdar Blloshmi. Ndërsa delegati tjetër, mësuesi Elmaz Boce ishte ndër nismëtarët e krijimit të klubit atdhetar e kluturor “Drita”, në Gjirokastër. Për përhapjen e arsimit shqip dhe të ndjenjave kombëtare punu-an pa u lodhur edhe Shefqet Daiu e Rexhep Demi, ky i fundit sidomos në shkollën shqipe të Filatit. Në vitet 1909-1910, bashkë me Babë Dudë Karbumarën, Sulo Resulin e Aleksandër Xhuvanin, një ndihmesë të çmuar për përhapjen e arsimit shqip në Berat, dha Qemal Elbasani, gjithashtu delegat në Kuvendin e Vlorës. Pasi shërbeu, më 1909, drejtor i shkollës shqipe “Di-turia” në Korçë, Thanas Floqi hapi një shkollë në gjuhën amtare në Cakran të Fierit. I njohur për veprimtaritë e tij atdhetare e arsimore ishte edhe Mit’hat Frashëri, i cili mori pjesë e u dallua me veprimtarinë e tij në Kongresin e Manastirit, në Kongresin e Elbasanit etj. Përkrah dashamirësve të shquar të arsimit në gjuhën amtare, ishin edhe “Mësuesi i Popullit” Sali Gjukë Dukagjini e atdhetari i njohur Bedri Pejani, të cilët i mësuan me alfanetin shqip nxënësit e Normales e Gjimnazit të Shkupit. I pari, ishte ndihmës i L.Gurakuqit në Qeverinë e Vlorës dhe më pas u caktua drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Aty, ra në sy puna e madhe e tij për hapjen e Normales e të disa shkollave shqipe, në atë krahinë.Por nuk mund të lemë pa përmendur këtu për ndihmesën e dhënë në fushën e arsimit tonë kombëtar as “Mësuesit e Popullit” Jani Minga e Babë Dudë Karbunara, Hasan Prishtinën, Rex-hep Mitrovicën e disa të tjerë. Gjithashtu, ata e bashkuan zërin e tyre të fuqishëm me delegatët e tjerë në atë Kuvend, për shpalljen e Pavarësisë dhe futjen e arsimit shqip në udhë të mbarë.I kërkoj të falura lexuesit të këtyre radhëve, që në këtë shkrim nuk mund t’i përmend me emër të gjithë delegatët e Vlorës, sidomos ata që iu përkushtuan me punën, dijet e djersën e tyre arsimit kombëtar shqiptar, por dhe shtypit, letërsisë e shkencës sonë. Prandaj, në këtë përvjetor të shënuar të 99-të të Kuvendit historik të Vlorës, të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, ne përulemi me respekt të thellë para kujtimet, ve-prës e sakrificave të panumërta të delegatëve, që i çoi aty populli përfaqësues të vet e me dëshirën e tij, si dhe të gjithë atdhetarëve, të penës e të pushkës, të cilët u sakrifikuan që Shqipëria jonë e dashur të lulëzonte e të përparonte.Tiranë, 23 nëntor 2011

ERDHI PËRSËRI FESTA E PAVARËSISË SONË KOMBËTARE!...Nga: Prof. Murat Gecajpublicist e studiues-TiranëNë historinë mijëravjeçare të popujve, ngjarja më e shënuar e tyre është shpallja e pavarësisë ose data e formimit të shtetit të tyre. Secili vend, duke iu drejtuar historisë së vet, krenohet me të kaluarën dhe projekton të ardhmen e tij më të mirë. Një gjë të tillë e kemi bërë dhe e bëjmë edhe ne shq-iptarët, pra vështrojmë në të kaluarën tonë, duke u përpjekur që e nesërmja e brezit të sotëm dhe brezave që vijnë pas të jetë plotësisht e lirë, sa më e begatë dhe më e lumtur.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

6

Ka disa njerëz në këtë jetë që u mungon guximi ose më mirë të them kanë vetëbesim të ulët dhe kështu nuk u mbetet gjë tjetër veçse të kënaqen me pak. Por në jetë vjen një ditë kur ti ke nevojë të vlerësohesh,të tregosh se ç’farë je në gjendje me të vërtetë të përcjellësh tek të tjerët. Dhe tenton. Mbyll sytë dhe nuk mendon asgjë. I bie një dere. Dhe kur ajo të hapet, ti e befasuar mendon: -Kaq e thjeshtë ishte! Jo! Nuk është kaq e thjeshtë. Por kaq të thjeshtë ta bëjnë njerëz me zemër të madhe, njerëz largpamës, njerëz që e dinë ç’është e bukura në shpirt dhe madje kanë aftësi të veçanta që të ndjejnë që larg magjinë që mund të dhurojë bashkëpunimi me njerëz të sinqertë, punëtor e korrekt. Ky njeri është Sokol Demaku, njeriu që vazhdi-misht eksploron, asnjëherë nuk dorëzohet para çdo lloj vështirësie që i del përpara, por që me dinjitet përpiqet ta kapërcejë. Kjo pjesë e karakterit të tij shpaloset bindshëm tek vëllimi i tij i fundit me poezi “Lundra ime”.Tek lexon vargjet e tij të krijohet tek ty përfy-tyrimi i një njeriu sa ambicioz për jetën po aq dhe me shpirt të ndjeshëm poetik që nuk rresht së kërkuari dashurinë e vërtetë, atë dashuri që e lakmojnë të gjithë, dashurinë e pastër dhe të sinqertë. Në shumë prej poezive të tij duket sikur e ka gjetur atë që kërkon dhe i këndon me shumë pasion, i drejtpërdrejtë e mbi të gjitha me ndjenja të sinqerta. Mund të veçoj këtu poezitë:”Buzëqeshja”, “Lule vere”, “Do të takoj këtu”, “Një natë”, Ëndrra mahnitëse”, “E dashur”, “Lulja e dashurisë”, “Ti”, e sa e sa poezi të tjera të cilat ju ftoj ti zbuloni vetë. Ka momente që poeti duket i pasigurt në ndjenjat e tij, pasi nuk merr atë që kërkon nga dashuria e tij e sinqertë dhe nëpërmjet vargjeve të transmeton dhe ty si lexues, një ndjenjë gjithëpërfshirëse në botën e tij. Të bën ta respektosh, të bashkohesh me dhimbjen e vargut të tij e madje dhe të qash bashkë me të, se kështu e ka jeta. Ndjenjat e vërteta asnjëherë nuk triumfojnë. Është mirë që ndonjëherë ato të mos shprehen, të ruhen diku në fshehtësinë e detit siç shprehet autori, se po dolën në sipërfaqe ato humbin në detin e pafund dhe magjia e tyre fillon e zbehet gradualisht. Ka poezi të tjera që na shprehin pasigurinë e autorit,”frikën”e tij të vazhdueshme që të mos mbetet vetëm në këtë botë të mjerë. Frikë që ekziston tek çdo kush por që poeti me mjeshtëri

Kopertina e librit

në e tij artistike ia personifikon vetes së tij. Atij i duhet patjetër një njeri fisnik pranë vetes, dhe këtij njeriu i bën thirrje të forta për të mos u larguar. Duket sikur ai e ka gjetur këtë njeri, por se nuk mundet dot ta mbajë pranë vetes, pasi ai nuk e kupton siç duhet, nuk ia kupton ndjenjat, sinqeritetin e dashurinë e tij dhe kjo gjë e bën poetin “të klithë”,”të rënkojë” për këtë realitet të mjerë. Por do të vijë dita që ky njeri ta kuptojë dhe ti qëndrojë pranë poetit, të paktën shpirtër-isht ashtu siç ai e dëshiron. Çdo gjë e sinqertë ka shpërblimin e vet në këtë jetë. Ky mesazh shprehet qartë në vargjet:”E di se më adhuron, e ndjej këtë në zemër, sa shumë dashuron”, tek poezia “Lule vere”.Edhe në vëllimin me proza “Sa e këndshme është jeta” që vetë titulli të intrigon, të jep shpresë dhe optimizëm për jetën. Autori të fton që dhe ti, sado pesimist të jesh ta shohësh jetën jo vetëm në anët e errëta të saj, por të përpiqesh të zbulosh dhe të kapësh bukuritë e saj, të cilat në të vërtetë ekzistojnë por që ne shpesh nuk duam ti shikojmë, pasi ne shpeshherë nuk jemi vetvetja,pasi ne shpeshherë udhëhiqemi nga ndjenjat e të tjerëve që sundojnë mbi ne. Dhe kur

ti gjen forcën ti largosh ato nga vetvetja,vetëm atëherë, ti je në gjendje të shijosh bukuritë e vërteta që mbart jeta. Ai të fton të tentosh,të mos jesh skllav i tyre, që ato të mundin por ti mbizotërosh dhe kështu ti mund të kthesh optimizmin tek vetja. Bukur dhe plot ndjenjë e përshkruan autori dashurinë e vërtetë tek proza “O,sa gjallëri ka jeta”. Një përjetim i mbushur me plot figura letrare që përcjellin tek ty një përkëdhelje ndjenje që gjithkush do ta kishte zili. Lum sykaltra që autori ka pasur në mendje, dhe është frymëzuar nga ajo, duke arritur kështu të krijojë një prozë kaq të ndjerë. Por dhe prozat e tjera nuk qëndrojnë më pas sidomos ato që flasin për atdhetarizmin, bashkatdhetarët në mërgim, përjetimet e luftës etj. Gjëja më e spikatur dhe më me vlerë për mendimin tim në këtë libër dhe që nuk rri dot pa e përmendur është ideja shumë e mençur e autorit ajo e gërshetimit të fjalëve të urta popullore në fillim të çdo proze me mesazhin e vetë prozës. Kjo mendoj unë i ka dhënë autorit vlerën e një filozofi të ndritur duke përcjellë idenë se të dish do të thotë të rimendosh idetë e fshehura të cilat janë të pranishme edhe pse të pazbuluara. Autori ka zgjedhur si mënyrë komunikimi me lexuesin bashkëbisedimin, pasi atë e sheh si parakusht shumë të rëndësishëm për konceptimit të mendimit dhe të transferimit të tij nga vetja tek lexuesi. Personalisht do ta krahasoja autorin me Aristotelin filozofin e madh të realizmit, parimet e të cilit fillojnë me objektet konkrete dhe përfundojnë me koncepte abstrakte gjë që ia rrit edhe më shumë vlerat librit, e bën më tërheqës dhe madje dhe me plot filozofi brenda tij. Në këtë libër të jepet mundësia të njohësh Sokolin e vërtetë, karakterin e këtij nje-riu sa të thjeshtë dhe të madh njëkohësisht. Në të përcillet mesazhi se: Në përputhje me zgjed-hjet që ne i bëjmë njerëzve ne njëkohësisht përfaqësojmë identitetin tonë. Sipas zgjedhjeve më të rëndësishme ose jo të rëndësishme e cila është individuale, mendimet shprehin përkufiz-imin e vetvetes. Duke u nisur nga thënia e Zhan Zhak Rusos: ”Mësues, njihe nxënësin tënd” unë gjej rastin të falënderoj mësuesin tim,të madhin Sokol Demakun i cili zbuloi tek unë një pjesë të fshehur të vetëdijes sime. Ishte ai që zbuloi dhe besoi në aftësitë e mia. Më mësoi të ec me këmbët e mia në një botë, ku çdo kund të shkel këmba vetëm “mina” dhe në çdo sekondë je i rr-ezikuar, por që me guxim mund ti kapërcesh dhe të ecësh përpara pa frikë dhe të ndihesh i lirë. FALEMINERIT NGA ZEMRA!

Gentiana Zagoridha

“MËSUES, NJIHE NXËNËSIN TËND” UNË GJEJË RASTIN TË FALENDEROJ MËSUESIN TIM, TË MADHIN SOKOL DEMAKU

Një herë e një kohë isha dhe unë “poete”, jo poete e mirëfilltë, pasi unë isha një e dashuruar si të gjithë adolesh-entët, dhe nuk krijoja unë, por krijonte dashuria. Kalonin vitet dhe poezitë e mia mbetën të kyçura në kasafortën e kujtimeve. Aty ato ndiheshin të sigurta, të mbrojtura, a thua se kush do ti sulmonte.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

7

këtë vit.* Brenda përmbledhjes tuaj poetike cilët motive keni trajtuar?Motivet e trajtuar brenda librit tim janë këta: Motivi mediativ, patriotik, erotik. Gjithçka që perceptoj brenda dhe jashtë meje, më jep frymëzim, qoftë edhe një lule, një petale e saj,mundohem që artin tim krijues të trajtoi ndryshe nga të tjerët. Her pas here shkruaj edhe poezi prozatike, ndonjëherë me rimë, ritëm , por që ajo prozatike ka një filozofi që shpreh orgjinalitetin tim krijues dhe mendor.* Ju paraleshit krahas pasionit për krijimtarinë letrare keni edhe krijimtarinë vizuele , gjegjë-sisht pikturën, na e tërheq diç më tepër edhe për këtë paralele?Piktura edhe pse tek unë vje më e mangët në kuptimin e studimeve më të thelluara, megjithatë është zhvilluar tek unë njëkohësisht me poezinë. Për pikturën kam një dashuri të madhe , krye-sisht brenda punimeve të mia krijoj abstrak-sionin figurativ, por që tregojnë diçka të bukur, respektivisht japin mesazh secila në vetën dhe llojin e saj.* Keni ndonjë ide tuajën për hapje kolektive apo indivduale të ndonjë ekspozite? Në të ardhmen edhe planifikoj të bëjë një gjë të tillë. Plani im i parë është që të hapi një ekspoz-itë me fotografi, por gjithënjë duke i rregulluar në mënyrë artistike. Do të paqraqesin ide të bukura, mendoj që edhe do të jenë ilustrime të bukura për libra të ndryshme. Mbase në të ardh-men, pse jo edhe ndonjë ekspozitë me piktura e që më pas do të ja lë trashëgim familjes time.* Sa është aktive Mirlinda në aktivitete letrare në Kosovë e gjetiu?Jam aktive në disa aktivitete letrare, sa i përket qytetit tim nuk ka ndonjë organizim të veçantë kam marrë pjesë në Vushtrri, në takimin e poet-eshave, pastaj në një aktivitet letrar në Univer-sitetin Vitrina në Tiranë organizuar nga “Pegasi club” Albania Ku u bë edhe prezantimi i librit tim. Besoj edhe në të ardhmen do të jem edhe më aktive. Kohë më parë me ndihmen e një mikes time, më është botuar dhe përkthyer në gjuhën italiane një poezi në gazetën “ Di tttuti colori” në Itali, kjo u bë fal mikes time Mimioza Sali dhe natyrisht kam informata se është pëlqyer kjo poezi, kjo është botuar në vitin 2009.* Çfarë sheh në perspektivë, nga vendi prej nga vini?Për momentin në Ferizaj, nuk ka ndonjë ring-jallje të kulturës. Gjithësesi duhet të aktivizohen

energji të reja e që fatkeqësisht, nuk ka ndonjë përson që merr mbi supe këtë sfidë. Artet pamore dhe muzika duken në një gjendje pak më të mirë se letërsia, kjo e fundit duket se është disi më e neglizhuar në qytetin e Ferizajit.Tërë ato iniciativa letrare, bëhen në saj të njerëzve vulllnet mirë të kësaj fushe, përkrahja institucionale vje për ata njerëz që kanë bërë emër të tjerët fshihen nën hijen e fatit. * Roli i femrës sot në shoqërinë tonë?Sa i përket femrës në përgjithësi, është paksa e neglizhuar prej rrethit në të cilën jeton dhe vepron,respektivisht nuk e ka të drejtën meritore. Kjo gjë madje vërehet në disa raste se edhe pas shkollimit superior, iks raste mbesin në cilësinë e amvëviseve, apo detyrohehen të bëjnë një punë jashta profesionit të tyre. Diplomat e tyre mbesin thjesht një dekor i varur në mur pa mundur shpërblehet mudi dhe sakrifica e bërërë ndër vite për t’u shkolluar. Raste të rralla kur ndonjëra gjen rrugë alternative tjetër, veçmas ato që din ndonjë gjuhë të huaja, të cilat edhe mund të inkuadrohen në misione ndërkombëtare.* Emrat e letërsisë shqipe apo botërore që për ju janë burim inspirimi?Pikëmbështetje të cilin e dua dhe do të dua gjatë gjithë jetës sime, padyshim se është Lasgush Poradeci, mandej përkrahs i imi ka qenë edhe i ndjeri prof. Agim Deva, Ismajl Kadre e ndonjë tjetër. Nga të huajt më pëlqen stili i të shkruarit të Daniell Fill që i ka kaluar kufijtë e vendit të tij. Mund të them se e ndjej humbjen e poetit Agim Deva. * Krahas poezisë jeni duke shkruar edhe një dramë, çfarë më tepër rreth saj?Për sa përket dramës , sapo kam filluar atë, është një dramë që edhe përjetohet shpirtërisht rëndë, një odisejadë tragjike në të ngërthhet koha e vlimeve historke, për të cilat shumë kush humbi më të dashurit e tyre, familjar, miq e të afërm, ndaj edhe ne si familje nuk i shpëtuam dot kësaj humbje. Do të mundohem që para lexuesve e sidomos atyre që patën fati të mos jenë pjesë e atyre hordhive, megjithatë të kuptojnë se e ardhmja e tyre e ndrtur është fal gjakut të ecur rrëke, që ata sot e tutje të gëzojnë lirinë e shumë pritur.* Mesazhi i juaj drejtuar lexuesve tanë? Të rinjët t’i kthejnë sytë me tepër kah leximi, të jenë në rrjedhë të ushqimit shpirtëror, sepse si tillë në ditët e ardhmërisë së tyre do të shpërble-het ai.

. * Ecejaket tuaja për të bërë art nga ditët e para deri sot?Zanafilla ime krijuese, posaçrisht ajo letrare , ka nisur që në bankat e shkollimit tim fillor, respektivisht një moshë fare të njomë, duket se atë kohë brenda meje trokitnin dy pasione për artin krijues, njërën nga këto e plotësova, duke bërë edhe studime të mëtejme universitare, pra letërisinë, gjë që mendoj se kam krijuar një kul-turë tjetër ndaj këtij pasioni. Për derisa pasioni për pikturën mbeti vetëm një passion, pa pasur mundësi për të ndjekur studime të thelluara për pikturën por që me shumë dëshirë hedh idetë e mia .* Këtë vit ju e materializuat pasionin tuaj, duke hedh në dritë edhe përmbledhjen e parë poetike “Në pritje të kohës”, mund të na thuani më shumë rreth saj?Sa i përket librit tim të parë, kjo nisje ka qenë shumë më herët, por fatkeqësisht flakët e luftës, sikur shumë çka që përbinë edhe dorëshkrimet e mia nuk i shpëtuan dot llahtarisë së kohës, së pa kohë. Megjithatë etja për të shkruar nuk më kthehu në pikën zero, unë vazhdova të shkruaj, sepse buronte nga shpirti arti im poetik. Ndaj për mua gjithëçka që më rrethon është jetë, është frymë dhe fryma është rilindje e që është ndoshta shumë e vogël, megjithatë unë asaj i jap kuptim, përmes vargjeve të mia. Ndërsa struk-tura e librit tim nuk ka ndonjë volum të madh, jam përpjekur të ofroj vlerë. Libri im u botua gjatë këtij viti permes edicionit të botimeve të “ Pegasi” Kub Albania me seli në Gjiroskastër, me që fitova konkurisin për botimin e këtij libri për

Nga Arsim Halili Intervistë me poeten Mirlinda Koxha-poete PASION I DYFISHT PËR ARTIN PENDË DHE BRUSHË

E lindur në qytetin e bukur të Shkupit, por që ka vite që bashkë me familjen e sa, janë të vendosur në qytetin e Mic Sokolit në Ferizaj, ku poetja Koxha, ka aq admirim për bukuritë e qytetit të saj sa që në muzat e saj janë burim inspirimi, po nga ky vend. Poetja Koxha, ka mbaruar studimet për letërsi, akoma është në pritje të ndonjë vendi pune, megjithatë energjia e saj pozitive nuk mungon, ajo vazhdon të shkruaj , të bëjë art vizuel, por megjithatë për të na folur më në detaje rreth botës së saj imagjinative krijues, Mirlinda me kënaqësi pranoi të bashkëbisedoi për revistën tonë.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

FAQJA E POEZISË

8

Gentiana Zagoridha

PROVOKIM

Fjalët mbi buzëBuzëqeshja nën fjalëDhe përsëri heshtjeHeshtja unë përballë tejeNga zilia jote.Heshtje ti përballë mejeNga meraku yt.Kur tyHeshtja të tërin të përpinFjalët e gjejnë shtegunTë më dalin.Buzëqeshja më çlirohetNga fjalDhe ti përsëri hesht.Hesht i vetëmNë mendimin tënd,Pa e kuptuar heshtjenE pranuar si dhuratëPër të dy,nga një provokim

TÊ PRES

Pothuajse i kam harruar të gjitha.Lodrat e gishtërinjve mbi flokëHetimin e një heshtje.Miratimin e një të papriture,Surprizën e një ëndrre.Vërtet i paskam harruar ?!Dikur pranë tejeAto ishin për mua,Dëshira, dashuria.Kam mall, shumë mall për tyTë pres e ngacmuarNga lotët e tmerrit.Të pres të më shuashTë pres të më shuash Flakët e zjarrit.Të pres,në heshtje po të presA do të vish?Eja,eja ti përpëlitur Paksa në llumin e kohës.Eja pastruar nga hareja e moshës.Mos shih mbrapa gjithçka Do të kalojëTi do të vishDhe unë e hipur në kalin e bardhë Drejt teje do të kalëroj.

Mirvete Leku-Kabashi

Mërgimi

Aeroplanë , ngritje , aterim ,pritje , përcjellje pa fund ...Gëzim , përmallim , zhgënjim.Puthje e tharë në buzë,loti i paterur kurrë .Ëndrra të tretura në rrugë,fati i mshefur gjithkundë.Koha na iku , na mashtroi,rininë tinzisht na e mori .U plakëm u tretëm pa fundlumturinë s` gjetëm askund .

Malli për nënën

Më mungon oj nënë,për ty kam shumë mall.Kërkoj dorën tënde të më prek në ballë.Sytë e tu t`shkelqyert`më japin një shiqim,buzët e ëmbla t`më puthin për natë të mirë.Kur vie 8 Marsi dëshiroj të kem pranë ,të puthi dhe lule të dhuroj ,festën tënde nënë dhe unë të urojë .Vitet do t` kalojnë ,flokët do m`jenë zbardhëedhe atëher oj nëna ime për ty do t`kem mallë .Edhe në shtratin e vdekjeskur, shpirtin do t`dorzoj,me mallin tënd oj nënënga kjo botë do t`shkoj .

O burrë

Mos i thuaj veti burrëkur një grua e përul . S`e dëgjon asnjëherëe përbuzë për çdo herë .Të jep zemrën ia lëndon,të jep shpirtin ia shkrumbon.E lëndon , tradhton, injoron ,të tërën e shkatërron ... Ajo , bëhet urë shumë duron e pse ?Ti kurrë s`e kupton .Ti , o burrë , gishtin n`kokë ,mendo mirë pse , pse ?...Kjo grua duron robëri ?Se ajo , hy në zjarr,ndizet flakë , bëhet hi ,për fëmijë ...

Fahrije Pallaqa

BEJI ZEMRAT QIFT Pranverë dëgjuar kam,Zemrat ne dashuri i bashkon,Qetëson klithme, ofshamë,Por te çdo njeri nuk shkon. Te mendoj me suite, karvan,Ku kanë zemrat shtëpinë,Instalon një shatërvan,Fatlumet gëzojnë dashurinë. Ka njerëz qe kanë jetën ende,Pështjelluar, rrugën s’u shohin sytë,Dashurinë e presin çdo sekondë,Pranverë te lutem bëj zemrat qift. SE DI Se di,Dora ne mu këpute,Shpirtin ma ka ik,Por kam pa kufi,Dhembja qe se zbute,Se drita e jetës mu fik. Hapësirës boshe,Endem si një siluete,Rrugën me se vërej,Larte poshtë,Një drejtim i tretë,Asnjërin afër se ndjej. Do behet mirë,Janë fjale qe dëgjoj,Por unë se di,Nuk jam e sigurt,Është e fatit kjo lojë,Apo paaftësisë ti shpall luftë.

S`ËSHTË BIZNES DASHURIA

Ti nderon kurs si valutaHerë je poshtë ne humnere,Herë je larte si funta.Ska si ti për nderë.Kaq e re je bërë hit.Për se gjalli je legjende,Ndjenjat i ke shitë,Se vetëm po ngarend.Zemrës ju ke be xhelat,Se truri te vuan nga varfëria,Një dite jeta ka me te dhënë mat,Se nuk është biznes dashuria.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

9

FAQJA E POEZISË

Josiba Osamni

TY TË ADHUROJ

Te adhurojKur muzika flet,shpirti endet merr tjetër formë tjetër jetete gjej një motiv...ndoshta njëvend ku te ndihet ngrohte.....

Nata i ndal hapat...pendueshëm si një tjegull zë e kërcet medaljonii heshtur i ligjeve te quajtura jete.

Pa motiv kthehet....ka kohe motiv me ti nuk je.duhet te le te shkosh atje ku ti rehat fle.

Ty te adhuroj...dalëngadalë pa ty vdes ëndërr je ëndrra te unë do mbese.

NË DIMËR SHKEL

Ne dimër shkelNe dimër ne udhëkryq shkelme pallton e vjetër mbështjellëte ftohtin e ndien ne mish ne trup ne shpirt

Buzët nga acari te kane ngrire sytëgjysme mbyllur kërkojnë ne terrin e natëspakëz drite.E ty dimri te tremb..te sjellne mendje kujtime e shpirti te dhemb

Ne dimër shkel mbështetur nenjë ikone s’ka zë e as te flet...me sytë drejtuar qiellit ti natën e trondit vetekur një lutje pëshpërit për ndihme..

E as lutja s’të pranohet loti ne sy nga acari si buzët ngrin...E ti pa force dimrin e urren ...ndien nga pakte vdesësh.Se ti dashuri ne shpirt kishe e nga dashuria vdiqe..

Sokol Demaku

MENDO EDHE TI PËR MUA

Mos mendo se të kam harruar,Malli për ty më ka kapluar.Të ndjej në çdo hap,Nuk dua te humbi asnjë çast.Jam pushtuar i tëri,Nga vargu magjik,Që më mbanë në jetëDhe me jep shpirt.O varg magjik, o varg hyjnor,Ritmin mos ndal,Fluturo në kaltri,Shkëlqe si më parë,Mos ngadalëso vrapin,Hovin mos ndal.Ç’është ky mall,Ç`është kjo dëshirë,Ç`është kjo ndjenjë,Që zemra ndjen nga larg,Mos ti varg atë trazon,Mos ti asaj të dashurën kujton.O varg magjik,O varg jetik,Që vjen nga thellësia e shpirti,Nga kaltërsia e qiellit,E më sjellë inspirim,Për bardhësinë e jetës,Me plot admirim.Eja varg rimën mos këputë,Më bashko me strofën,Që ka kohë e kam humbë.

VITI I RI

Një vit i ri,Një jetë e re.Një vit i ri,Një gjelbërim,Një këngë e re,Në zemrat tona.Ngre dolli,Për një jetë të re,Për një të ardhme,Te lumtur.Një vit i ri,Mundësi të reja,Pikëllime të reja.Jetë e re,Jetë në begati,Dhe lumturi!

Kadrije Meniqi

Trumcaku im

Peisazh i bukur jashtëçdo gjë është mbuluar me të bardhënjë trumcak i vogël bukur këndonthërrimet e bukës gjithandej kërkon.

Është kohë e vështirëtrumcaku impor mos u brengos për ty ka shpëtim.

Ja ku i ke thërrimet e tuamerri trumcak i vogëldhe fluturo i gëzuar.Për ty ka shpëtimt`i me krahët e tunisesh në rrugëtim.

Më merr edhe muaka kohë që të presmë dërgo atjeku kam mall e shpresë.Do këndojmë së bashkume shumë dashurido të prekim maledhe shumë kufinj.

Aty ku shqipja e ka folenëaty do t`pushojmëdhe prapë me nxitimtë dashurit do t`i kërkojmë.Këndo ,trumcaku imashtu si t`i dinëzëri yt i bukurmë fal shumë gëzim.

Të jap dhe një vargtë lutem dëgjojeështë vargu i zemrësdhe t`i tash këndoje .

Kënga jotedo dëgjohet largatje përtej malevedo të gjej një cak.Është caku i dashurqë pret pak ngrohtësishko trumcak i vogëlshko atje ti...

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

10

Arsimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Athinë. Fillimisht shërbeu si prift e mësues në gjuhën greke, ndërsa në vitin 1894 mërgoi në Brailë të Rumanisë, ku krahas punës si zdrukthëtarë u aktivizua në shoqëritë shq-iptare “Drita”, “Dituria” e “Djalërua shqiptare”.Më 1987 u kthye në vendlindje me një qëllim të madh. Të angazhohej në lëvrimin e gjuhës shqipe, në hapjen e shkollave shqipe dhe madje ligjërimin e saj edhe në kishë dhe të punonte drejtpërdrejtë në misionin e madh që kryente Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe pasardhësit e saj. Kthimin e tij në vendlindje Papa Kristo Negovani tashmë nuk e shihte si heqje dorë nga puna mes bashkatdhetarësh patriotë në Rumani, por e shihte si një mision për të dërguar në atdhe vlert dhe virtytet e Rilindjes Kombëtare, që pas shtypjes nga hierarkia shtetërore osmane po rr-ezikoheshin të shkileshin edhe nga pretendimet shoviniste të fqinjëve grekë e serbë. Sigurisht kjo është arsyeja pse në vendlindje nuk do të sjell gjilpëra, gozhda e qekanë (mjetet e punës së marangozit), po libra, lapsa e fletore (mjetet e punës së mësuesit) dhe sigurisht kjo është arsyeja pse në shtëpi nuk do të hap duqanin e punës po mësonjëtoren e shkollës shqipe. Kjo është arsyeja pse Papa Kristo Negovani, në vendlindjen e tij, nga Rumania solli disa nga veprat e rilindësve shqiptarë për shkollat shqipe, të cilat tashmë i kishin botuar. Krahas shkollës Papa Kristo Negovani në vendlindjen e tij dhe në rrethinë do të përhapë ato ide kombëtare që e shquanin identitetin kombëtar përtej iden-titetit fetar; identitetin gjuhësor përtej identitetit teologjik, virtytin e marrësit (shqiptarët) përtej kultitit të dhënësit (priftërinjtë kryesisht grekë, apo që ligjëronin liturgjinë vetëm në gjuhën greke); adhrimin e “atdheut të përkohshëm” (Shqipërisë) që po përlindej pas shumë sheku-jsh, përtej adhurimit të atdheut të përhershëm (Botës së përtejme), të cilën e predikonin bashkëkohësit e tij barinj, e të tjera e të tjera.Kjo është arsyeja pse, sipas kronistëve të kohës Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905 organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, duke e pasur të pranishëm edhe peshkopin e Kosturit, Kravangjelis. I ndezur nga dogmatizmit fetar i kohës dhe lëvizjes shoviniste greke, Peshkopi i Kosturit nxiti disa banditë, të cilët vetëm dy ditë më vonë, 12 shkurt 1905 e masakruan në mes të fshatit bashkë me të vëllanë dhe tre bashkëf-shatarë të tjerë. Mirëpo Papa Kristo Negovani, tashmë nuk ishte as vetëm marangozi i djeshëm,

as vetëm prifti i fshatit që bekonte adhurimin për zotin, as vetëm mësuesi i gjuhës shqipe që po ringjallej nga hiri i saj, as vetëm patrioti i zonës që shpërndante fjalët e rilindësve në vend të fjalëve të të dërguarve të zotit. Negovani ishte më shumë se kaq, ishte patrioti i kthyer në simbol të Atdheut, Kombit dhe Gjuhës së tij. Një shenjë historike që mbante gjallë lëvizjen kombëtare të kohës, një personalitet vrasja e të cilit preku përvajshëm gjithë kombin shqiptarë, e veçanërisht djalërinë kryengritës shqiptare, e cila në këto kohë të vështira, në kapërcyllë të shekullit XX, i kishte marrë fatet e Atdheut në duartë e saja.Vrasja e tij zëgjoi zemërimin e krijuesve, prej të cilëve edhe sot kujtohen vargjet antologjike: “Fëmia, e tu jân prozët e vjershat në giuh kombetare”; zemërimin e bardit popullor prej të cilit janë ruajtur vargjet emblematike:Papa Kriston e vranë / dhe s’ra për të një kambanë...”!; - reagimin gjithpopul-lor dhe propozimin më të veçantë në historinë kombëtare, me të cilën ata kërkonin që ditëlindja e tij të bëhej festë kombëtare; dhe më në fund, reagimin e drejtuesve të Lëvizjes Kombëtare të kohës, sikur ishte ai i luftëtarit Bajo Topulli, sipas të cilëve “gjaku i Papa Kristo Negovanit duhej të merrej me nder e për fitim të gjithë kombit”, prandaj edhe e morën në njëvjeto-rin e vrasjes së tij, duke e vrarë Dhespotin e Korçës. Të nderuar Zonja dhe ZotrinjëZërave të një shekulli më parë, viteve të fundit i jami bashkuar edhe në Universitetin e Prishtinës.* * * Papa Kristo Negovani është njëri prej atyre personaliteteve historike emri i të cilit është bërë shenjë e të kaluarës sonë krenare dhe refer-encë individuale e kolektive, e cila më shumë se ngjarje a personalitet historik, është bërë simbol universal i kujtesës sonë shpirtërore e materiale. Me emrin e tij, me gjuhën shqipe që predikonte ne faltore, me bëmat e tij jetësore, në të vërtetë me jetën dhe vdekjen e tij, me veprat e tij letrare, kulturore, iluministe, etnografike dhe teologjike, me emrin e tij dhe madje me shquarsinë e titullit fetar të tij Papa Kristo, si edhe Hoxha Tahsini, apo Gjergj Fisha, para titujve të të cilëve u gjunjëzua edhe drejtshkrimi i gjuhes shqipe, si pak emra të tjerë në historinë tonë, bashkojnë të gjitha virtytet etnohistorike dhe gjuhësore e qytetëruese të popullit shqiptar.Të nderuar Zonja dhe ZotrinjDëshiroj të ju njoftoj se, të nxitur nga një traditë e gjatë letrare dhe artistike në Universitetin e Prishtinës dhe nga dëshira që ajo të ringjallet edhe njëherë, në

Fakultetin e Edukimit vendosëm që bashkë me disa kolegë dhe studentë, që të themelojmë një grup letrar, me qëllim të krijimit të hapësirave të reja për aktivitetet e tyre. Le të shpresojmë se me këtë qerthull krijuesish kemi plotësuar disa nga ëndërrat rinore të studentëve krijues.Në këtë grup tashmë janë angazhuar mjaft studentë dhe mësimdhënës, ndërsa pjesë të po këtij qerthulli i konsiderojmë edhe krijuesit jashtë Fakultetit tonë dhe Universitetit, të cilët interesimin tonë e kanë përkrahur jo vetëm me krijimet e tyre që i lexojnë po edhe me veprat autoriale që do të shpërndajnë në mesin tonë.Te nderuar kolegë, besoj se synimet tona largvajtëse në grupin letrar i kemi shprehur edhe me pagëzimin e tij me emrin e rilindësit dhe atdhetarit të shquar të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX Papa Kristo Negovanit. Një emër tjetër zor se do ta nderonte më shumë, një institucion që për synim ka përgatitjen e mësuesit bashkëkohor dhe me vetëdije historike njëkohësisht. Pagëzimi i grupit letrar me emrin e Papa Kristo Negov-anit shpresoj të jetë një mesazh i qartë kulturor dhe atdhetar njëkohësisht. Ai ishte kleriku dhe patrioti që me punën e tij rrezatonte besim dhe dije, arsim dhe kulturë, guxim qytetar dhe krenari kombëtare.Le të jetë prandaj ky emër një mesazh që del nga Universiteti ynë, për të gjithë ata që viteve të fundit angazhohen shumë për konceptet krahinore në jetën tonë kultur-ore, që punojnë shumë për tkurrjen e historisë kombëtare, që kufijtë e gjuhës shqipe i caktojnë deri në fund të krahinës sy stërgjyshit të tyre, që hapësirën etnografike shqiptare ia mbindërtojnë hapësirës së popullit modern shqiptare, që ditën dhe natën rindërtojnë me shumë pasion muret gjuhësore, kulturore dhe madje historike nga njëri dialekt (tosk) te tjetri (gegë) dhe madje te i ashtuquajturi dialekt kosovar dhe nga njëri besim (mysliman), te tjetri (katolik) për t’ia vënë pikën atij ortodoks. Le të bëhet prandaj martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe Papa Kristo Negovani refuzimi ynë i madh kundër gjithë atyre që në çfarëdo mënyre përmbysin konceptet kombëtare të shkollës dhe kulturës e histo-risë kombëtare dhe një thirrje e fuqishme që shkollën nacionale ta ndërtojmë mbi konceptet e rilindasëve si Papa Kristo Negovani, të cilët për gjuhën dhe shkollën shqipe punuan dhe menduan shqiptarisht.Le të jetë Papa Kristo Negovani edhe sot Ylli Polar i ruajtjes së unitetit tonë gjithëkombëtar, në prag të hyrjes së gjithë shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Dr. Begza Baliu PAPA KRISTO NEGOVANI ATDHETARI I BOTËS SHQIPTARE Në historinë e një populli ka disa data, vite dhe dekada e shekuj, të cilat shënojnë përvjetorët e personaliteteve, institucioneve dhe ngjarjeve të caktuara kombëtare, por në historinë e popullit historik shqiptar, janë disa personalitete, institucione dhe ngjarje emrat e të cilëve nuk identifikohen me përvjetorë. Përkundrazi, ato janë simbole, emrat e të cilëve janë referenca të përherëshme kombëtare, pavarësisht kohës kur kujtohen ato dhe pavarësisht momentit kur duam t’i identifikojmë. Papa Krizto Ngovani është njëri prej atyre simboleve emri dhe veprta e të cilit i bashkon të gjitha vlerat kombëtare si një, madje si dje, si sot, si nesër.Papa Kristo Negovani (Harallambi) (1875-1905), lindi në Negovan të Kolonjës, në anën lindore të Gramozit, sot në Greqi.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

11

Hasime Hoti

DHIMBJA

Dhimbja është ndjesia e pakëndshme e cila është e pranishme.Dhimbja zakonisht zgjat për një kohë të shkurtër, zgjat vetëm derisa stimuluesi i dëmshëm të jetë larguar, ose dëmi që ndod-het, patologjia është shëruar, po disa kushte të dhimbshme siç jane: artritet reumatoide, nuropatite periferike dhe dhimbjet idiopatike dmth. që nuk iu njihet shkaku, mund të përser-iten vazhdimisht për vite.

Sidomos dhimbjet që njerzimi i shkaktojnë njeri tjetrit, si përshembull: dhimba të cilën ndjenë një jetim.Këtë dhimbje askush nuk munde ta shëron. Pra, as ai vet. Mund të tejkalohet per nje çast, por gjithnjë diku thell në shpirt, atë dhimbje e bartë.

Ka dhimbje të shumllojshme. Dhimbja është vërtet e pakëndshem, aq e pakëndshem, sa të duket, sikure gjithë bota po mbytet mbi ty, sa nuk ke forcë të marresh ndojherë as frymë, por prap duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh jetën.Dhimbja për gjërat që nuk ecin ashtu si ti do, apo hidherimi ndaj njerëzve të afërm ,munde të tejkalohet shumë shpejt, mandej edhe kalon.Dhimbja është diçka që edhe sherohet, por që çëndron gjithnjë diku thellë në brendësinë tonë. Mos të harrojmë; dhimbjet të bëjnë më të fortë.Unë nuk mundë ta di, se çka është, apo çfarë lloj dhimbje është ajo që bartim në veten tonë, dhimbje e cila,vjen e rritet çdo dit e më shumë.Cfarë lloj shërimi mund të ketë kjo dhimbje, apo ndoshta dhimbjet e mëdha nuk kan sherim. Nganjëher mendoj, qe dhimbjen e bëjmë më të madhe duke e munduar trurin në atë pikëçen-drim më shumë, se sa duhet. Dhimbja padyshim është më shumë psikqike-shpirtërore.Shumë thonë, nëse flasim dhe jemi më të hapur, dhimbja munde te lehtesohet, ndoshta kan te drejte por nuk besoj qe dhimbja mund të har-rohet.

Duhet menduar, se edhe në të ardhmën mund të ndodh diçka, mund të jetë një moment shume i vogë,l kur zgjohen ndjenjat, apo dhimbja veç ka kaluar,mirpo ,kjo është vetëm përkohësisht,sepse ajo vazhdon të mbetet,sepse dhimbjet shpirtërore mbase nuk shërohen asnjëherë.

Gentiana Zagoridha

Mikes sime Vangjeli

Ty ndoshta nuk të kujtohet o mikja ime e vjetër, kur një çupëlinë imake e turpshme dhe e ndroj-tur që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës duhej të përballej me sfidat më të mëdha të jetës,duke e nisur fillimisht me profesionin më të vështirë e njëkohësisht më të bukur në botë, mësuesinë .Profesion të cilin ajo e kishte ëndërruar që e vogël,si të gjithë vocërraket që kanë idhuj mësuesit e tyre të parë. Por, a ishte e lehtë? Aspak. Që në fillim tronditesh nga pasojat e përballjes me njerëz sa të thjeshtë aq dhe të kualifikuar në punën e tyre. E thua me vete: Po unë c`dua këtu ? A do të mundem ndonjëherë të jem si ato? I sheh me syrin e trembur si të një vogëlushi që kërkon ndihmë e të mbahet diku që të mos bie kur është duke hedhur hapat e tij të parë. Pret që dikush të hap krahët dhe mos ta lërë të bie përtokë. Këtë bëre ti me mua o mikja ime e vjetër ,o udhërrëfyesja ime e parë. Hape krahët e tua të ngrohtë e të gjithëpushtetshëm,më mësove si të hedh hapat e mi të parë në profesionin tim dhe tani vazhdon të më mbash gjithnjë të mbërthyer në krahët e tu. E unë pranë teje gjej gjithnjë ngrohtësinë e një prindi të mirë , dashamirësinë e një edukatoreje të devotshme ,zemërgjerësinë e një kolegeje të palodhur...Ndoshta ky episod ty edhe mund të mos të kujtohet se kështu je ti, i bën gjërat se i ndjen ,se karakterizohesh nga një çiltëri që rrezaton mirësi. Ky gjest që për mua është mjaft domethënës për ty është diçka e zakonshme që ti mund t`ia dhuroje kujtdo. Por jo vetëm kaq. E kush tjetër më mirë se ty mund ta zotërojë mjeshtërinë e të qenit mësues? E kush tjetër mund të karakterizohet nga një thjeshtësi paqë-sore? E kush tjetër më mirë se ti di të ngushël-lojë në çaste të vështira e të komplementojë dhe për gjënë më të parëndësishme,shoqëruar gjithmonë me buzëqeshjen rrezatuese tënden që nuk të ndahet për asnjë çast nga vetja dhe kur ti je e lodhur, mërzitur. Askush nuk krahasohet me ty o mikja ime e shtrenjtë. Duke të pasur ty në krah, kam gjetur një mbështetje të fortë për të vazhduar të eci me këmbët e mia në këtë rrugë të vështirë. Frymëzimi që gjej tek puna jote, përkushtimi yt nuk më lënë të bie në tokë. Si çdo fëmijë i vogël kam pasur dhe unë luhatjet e mia në profesion por ti si një nënë e duruar dhe me vullnet të fortë nuk më ke lënë kurrë të rrëzohem por me këmbëngulje më ke nxitur të vazhdoj përpara pa u ndalur. Dhe unë sot këtu jam falë teje,falë mirësisë,dashamirësisë sate o mikja ime e shtrenjtë.

Anjeza Sakaj

PERSE?

Terri i natës i shoi dëshirat si qiriri shuhej pa u ndier nga flaka ,e zemrat e vogla i pushoi nen tik takun e fundit te mesnatës. Qielli vajtonte me lotët e dhimbjes mbi mushamanë gjysme te grisur nga era te kasolles se ftohte .Aty ku thureshin ëndrrat, aty ku dëshirat dhe shpresa rriteshin për dite me dockat e vogla, aty ku ketë mesnate syçkat e pafajësisë u mbyllen te drobitura nga vuajtjet ,duke rendur pas bukurive te imagjinuara dhe te kërkuara, për ti prekur e jetuar veç ne ëndrra. Për çdo nate lusnin për atë qe kurrë dot se patën, një shtëpi te ngrohte ku zjarri nuk do te shuhej ,lodra qe veç dyqaneve shumëngjyrëshe arritën ti preknin veç me shikim,lumturin qe duhej ti përkiste çdo fëmijë, gjithçka qe deri me sot se përjetuan dot. Ëndërronin për çdo nate, dhe kur ne mëngjes zgjoheshin përsëri ndjenin zhgënjimin ti mbështillte me te ftohtin e sofrës se zbrazet,te vatrës ku dhe hiri ish i shuar. E sonte ,sonte vendosen te rendnin përsëri te lumtur , aq e bukur ish imagji-nata sa kur mëngjesi agoi, për çudi fëmijët kishin harruar te ktheheshin. Ne hapësirën e kaltër fluturuan shpirtrat e pafajësisë ,zoti çeli portat e parajsës, dhe me rrezet e dashurisë, i përqafoi ne krahët e tij,ne gjirin e diellit i prehu për ti ngrohur trupat e ftohte nga jeta, për ti ringjallur shpresën se tashme realiteti nuk do te jete me një kaf-shate e hidhur,se tashme ajo qe s’prekej dot as ne ëndërr , u përkiste dhe atyre. Po kush mundësi pati e dorën nuk e zgjati përpara se zoti furishëm te ulërinte e ti thoshte ndal vuajtjeve? Pse askush nuk i vërejti njëherë lotët e çiltërsisë? Pse askush se ndali njëherë hapin te dëgjonte zëne e mekur te drejtësisë fëmijërore? Pse askush nuk u dha mundësi zogjve te shtrinin krahët për një fluturim te lire,për te mos i lëne te treteshin ne terrin e natës. Ku po shkon kjo bote valle? Kjo jete e mallkuar pse lëndon me vuajtje foshn-jash? Kjo nate pse shuan rrahje zemrash? A ndoshta për ti dhuruar paqe e qetësi, për ti larguar nga brengat? Qielli ende vajton ketë mëngjes udhët e shkollës i lagu nga dhimbja, ne klasa mësueset marrin mungesat te brengosur ,e sytë e përlotur ndalin mbi bankat e zbrazura ,tufat me lule vendosur mbi to tregojnë,se si lulet fëmijët ishin. Perse ? Perse valle?Askush nuk po kthen një përgjigje ajo çka është reale është qe egoizmi po shkel me këmben e hekurt mbi mëshirën njerëzore......

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

12

“TË KEMI NJË LETËRSI TË NJËSUAR, NË TË GJITHA GJIMNAZET E TREVAVE, KU FLITET SHQIP’’

Pergatiti: Ibrahim Hajdarmataj

E-mail: [email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa Unë, që po ju flas, kam rreth pesëdhjetë vjet mësimdhënës në shkollat e mesme, në lëndën e letërsisë dhe shumë vite kam punuar e drejtuar gjimnaze, me detyrën e zëvendës drejtorit dhe drejtorit.

Lënda e letërsisë, çdo vit, ka pasur përmirësime dhe arritje të reja, si në fushën e teksteve, ashtu dhe në plan-programet. Po të tregojmë për periudhën moniste, për ata që nuk e kanë jetuar, çuditërisht, tekstet e letërsisë zinin rreth 40% material propagandistik epolitik dhe rekomandimet nga lart ishin që ora e mësimit të kthehej, pothuajse, e tëra në shërbim të ideologjisë së asaj kohe. Këto njëzet vite, në sajë të demokracisë, letërsia dhe të gjitha tekstet, në përgjithës, ’’shpëtuan’’ një herë e mirë nga ideologjia komanduese. Siç dihet, në vendin tonë kishim shkolla të mesme profesionale, të cilat i kemi dhe sot, dhe shkollë te mesme të pësrgjithshme. Me kalimin e viteve, gjimnazi mori tri drejtime: I përgjith-shëm, - shkencor, - shoqëror. Por çudia më e madhe ishte se në këto gjimnaze të Shqipërisë nuk zhvillohej lënda e gjuhës shqipe, pra nxë-nësve ne iu mësonim gjuhë të huaja, si anglisht, frengjisht e italisht, por jo gjuhë shqipe, sepse kjo lëndë zhvillohej vetëm në arsimin e de-tyrueshëm, nga klasa e parë dhe deri në të tetën.Këto vitet e fundit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë e shikoi si të domosdoshëm futjen e lëndës së gjuhës shqipe në gjimnazet e vendit tonë, duke realizuar dëshirën dhe kërkesën e mësuesve, nxënësve dhe të prinderve e mbarë komunitetit. Ky vendim solli një për-gatitje më të lartë të nxënësve parauniversitar në lëndën e gjuhës shqipe.Shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet në vendin tonë kanë qenë 4-vjeçare. Këto vitet e fundit këto shkolla u kthyen në 3-vjeçare, sipas organizimit të ri të arsimit të detyrueshëm, nga arsimi 8-vjeçar në arsimin 9-vjeçar. Kështu u veprua edhe në Kosovë.Ndërsa në komunat Presheve, Bujanoc e Met-vegje, që ndodhen në Kosovën Lindore e në Republikën e Serbisë, shkollat janë me program 8-vjeçar, arsimi fillor dhe ai i mesëm, gjimnaz 4-vjeçar.Këtu haset një vështirësi te plan programet dhe tekstet, për të pasur një letërsi të njësuar në këto tri komuna, me banim mbi 96% shqiptarë. Por duhen marrë, nga klasat e nënta të arsimit të detyrueshëm të Shqipërisë, tekstet dhe plan pro-gramet, për vitin e parë të gjimnazeve të këtyre tri komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegje.Ndërsa me shkollat e Kosovës zgjidhja është më e lehtë, sepse tashmë, atje është arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar dhe gjimnazet kanë të njëjtën kohëzgjatje, si në Shqipëri.

Unë, me këtë rast do të ndalem shkurtimisht në plan-programet dhe tekstet e letërsisë, që përdorent aktualisht: në Shqipëri, Lugina e Preshevës dhe në Kosovë. Ne, punonjësit e arsimit, themi se abstraktja duhet zëvendësuar me konkreten. Pra, teoria duhet vënë në praktikë. Kështu, le të shpalosim tekstet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, që përdo-ren tani: në Tiranë-Shqipëri, Preshevë-Serbi dhe Prishtinë-Kosovë. Po analizojmë tekstin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të vitit të dytë të gjimnazit, që për-doret në Shqipëri, botim i vitit 2011, me autor Rita Petro, Doc.Linda Mëniku, Prof.Dr. Ardian Marashi. Po e konkretizojmë pjesën: ’’Teksti poetik’’, nga faqja 186, ekëtij libri. Në fillim, jepet pjesa Rikujtim Njohurish – Lexim aktiv i tekstit poetik – Skeda. - Hapi i parë Rimarrja e disa informacioneve që lidhen. Leximi me kujdes për të gjetur.

- Hapi i dytëStruktura.Domethënia.Identifikimi.Po të kalojmë në faqen 207, të po këtij teksti, te pjesa për poetin Naim Frashëri, gjejmë: Poezia filozofike – Jeta. Teksti poetikUni lirikUni fetarUni filozofikUni naimianVeprat dhe komentTeksti poetikReflektoni për kuptimin Reflektoni për interpretiminReflektoni për gjuhën dhe stilinReflektoni për metrikënPo ta krahasojmë tekstin tonë, me atë që për-doret në Preshevë sot, ka ndryshime të theksu-ara. Atje nuk përdoret teksti, që kemi ne tani në përdorim, por një tekst botim i vitit 2002, pra para nëntë viteve, me autorë: Ali Aliu, Shaban Sinani, Stefan Çapaliku, Tonin Çobani, me titul-lin “Letërsia Bashkëkohore Shqiptare’’ Le ta shpalosim këtë tekst, në faqen 160, ku jepen jeta dhe veprat e Ismail Kadaresë dhe disa komente të shkëputura.Kjo formë, të kujton pikërisht tekstin e letërsisë, që ne përdornim para 20 viteve. Për mendimin tim, e gjitha kjo vjen nga mungesa e informa-

cionit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.Në plan programet dhe tekstet, që përdoren në Prishtinë, ka arritje më të lartë, falë bash-këpunimit Shqipëri – Kosovë. Le të ndalemi te lënda e letërsisë, ’’ Rilindja Kombëtare Shq-iptare’’, ku jepen: Kultura e gjuhës-Studimi; përmirësimi; pasurimi; raportet; ligjërimi; veçoritë; struktura; lidhjet; njohja; vlera; modelet; metodologjia dhe këshilla praktike.Rezultatet e pritura.-Zotëron; analizon; njeh; identifikon dhe kupton.Qasjet ndërlëndore dhe ndër programore.Udhëzime metodologjike.

Vlerësime.Literatura.Përfundimisht, unë shprehi kërkesën dhe dëshirën që, në të ardhmen, të kemi një plan-program dhe një tekst të përbashkët, në për-dorim, për lëndën ’’Gjuha Shqipe dhe Letërsia’’, duke përfashirë të gjitha gjimnazet, ku flitet dhe shkruhet gjuha shqipe. Posaçërisht, në ndihmë të mësuesve të lendës përkatëse, kam përgatitur dhe plan-programet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që do të përdoren në tre vitet e gjimnazeve të Shqipërisë, për vitin shkollor 2011-2012, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës-Tiranë.Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe vëmendjen tuaj!Kjo kumtesë u lexua në Konferencën e parë mbarëkombëtare për tekstet shkollore.Tiranë, 17 shtator 2011

Dokumente burimore:Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Republikës të Shqipërisë, Prof.Dr Myqerem Tafaj, për fillimin e vitit të ri arsimor 2011-2012.Nga takimi me zv.ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovë,z. Nehat Mustafa (Prishtinë, maj 2011).Takime me mësimdhënës të lëndës së letërsisë dhe me drejtorë gjimnazesh, në Shkup, Presheve e Prishtinë (maj, 2011).Shkrime nga revista ’’Mësuesi’’, Tiranë 2010-2011.Botime të Institutit të Zhvillimit të Arsimit në Shqipëri, Tiranë 2011.

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

13

Kadrije Menqi

Shfletoj ditarin...

Është ditë e diel.Qetësi jashtë ,qetësi edhe brenda zemrës sime.E shfletoj ditarin dhe mbetem pa frymë.Lexoj dhe ritmi i zem-rës ndryshon.Fillojnë të rrahurat e zemrës të marrin hov.Kujtime të bukura,kujtime që kanë hyrë dhe prekur horizontin e jetës sime.

Ditari hapet padashje në një fletë ku unë kam shënuar diç që për ta kuptuar duhet lexuar mes rreshtave.Shiqoj anash dritarja është e mbyllur,mendoj nga erdh kjo frymë që shikimin tim e ndali mu në këtë fletë.

Magjia,mendoj dhe them me vete,po ,po është magjia ime që më përcjell dhe më ngrit lartë horizontit të mjegulluar.

Vazhdoj të lexoj.O Zot,them prapë me vete,është e mundur kjo ,apo jam në ëndërr!Ju lutem më prekni,më thuani se jam e zgjuar,ju lutem shumë!Thërras por askush nuk më dëgjon.Jam e vetmuar si çdoherë,e vetmuar vetëm me vargun dhe kujtimin tim.Shfletoj fletë më fletë ditarin tim.Shumë kam pritur që aty të fus dhe të shkruaj për diç që më mundon dhe pres me vite,por si duket prapë do të mbetet ajo fletë e zbrazët,ashtu si edhe zemra ime.

Do t`ju zbuloj sot një sekret që e mbaja me vite.Ditari im është i mbushur me kujtime të ëmbla dhe të hidhura si çdo ditar tjeter,sepse vetë jeta është e tillë.Por të kthe-hem në sekretin tim,aty ku unë jam ndalur të lexoj ,aty kam ndarë një fletë të zbrazët,e kam ngjyrosur me ngjyrë të kaltër dhe lartë kam vizatuar një diell.Do t`më pyesni pse!Prapë do t`ju tregoj,sepse ngjyra e kaltër është magjia ime,ndërsa dielli pres të më sjell ngrohtësinë që nuk e pata kurrë.

Vazhdoj të lexoj edhe një faqe por lotët më pengojnë,ato si kristale bien mbi fletët e shpalosura.Mundohem t`i ndal,por nuk kam fuqi,zemra dirigjon dhe unë jam e pafuqishme ta ndal këtë veprim.

E mbylli ditarin për sot,do të vazh-doj nesër me shpresë se në fletën e zbrazët do të shënoj kujtimin e jetës,çastin që e pres me vite...

Gentiana ZagoridhaDrejtuesi me vizion drejt së ardhmes

Shkolla 9-vjecare “Demokracia” DURRËS është një shkollë që është ndërtuar në vitet e para të demokracisë,ekzaktësisht në vitin 1996.Shkollë e cila asokohe i përmbushte pothuajse të gjitha standartet për tu quajtur një shkollë model,në të gjitha dimensionet e saj si në infrastrukturë ashtu dhe për stafin pedagogjik që e përbënte. Ishte e mbajtur mirë,kishte komoditetin e duhur packa që mund të bëhej më shumë.Por gjithsesi i rezistonte kohës,të paktën edhe për disa vite të tjerë.Por u desh një dorë e fortë,një mëndje e ndritur,një njeri largpamës që nuk kënaqej me pak, që nuk priste të shihte me sytë e tij degradimimin dalngadalë të shkollës nga fshikullimi i pamëshirshëm i viteve. Ai do ta ndryshonte si me magji imazhin e vërtetë të kësaj shkolle një herë e përgjith-monë.Ky njeri ishte drejtori i sapoemëruar me 14 shkurt 2006, Abdyl Bucpapaj.E kujt ia mer-rte mendja që një njeri kaq modest i heshtur e njëkohësisht kaq punëtor do të arrinte të ndryshonte imazhin e shkollës sonë e ta ngrinte atë në piedestalet e një shkolle Evropiane. E nisi fillimisht me kompletimim e fasadës së jashtme të shkollës duke i dhënë nuancat e një ambienti sa edukues aq edhe shlodhës e argëtues. Vazhdoi më pas me kompletimin e ambienteve të brendëshme të saj. Klasat u pajisën me banka dhe dyer të reja e komode.Muret e brendshme të shkollës morën pamjen e një mozaiku shumëngjyrësh ku shpalosen të gjitha aktivitetet,përmbajtja e historiku i shkollës.Por nuk mjaftoi me kaq .Pasi e përm-bushi misionin e tij të parë për shndërrimin e imazhit infrastrukturor të shkollës në prag të 10-vjetorit të saj,ai shkoi dhe më tej.Si një njeri me vizion të qartë për të ardhmen,si një mësues i përkushtuar e drejtues iniciator, ai arriti atë që shumë drejtues,mësues e nxënës në të gjithë Shqipërinë e ëndërrojnë, binjakëzimin me një

shkollë Evropiane dhe pikërisht me shkollën “Fjardingskolan”në Boras të Suedisë . Ishte ky binjakëzim që hapi një dritare të re për të gjithë stafin e shkollës sonë e nxënësve gjithashtu.Nga kjo lidhje ne u bëmë më të fortë,më largpamës e kjo ishte meritë e një njeriu të vetëm,një njeriu që din të sakrifikojë gjithcka në emër të diturisë.Të gjithë në qytetin tonë habiten për arritjet e shkollës në pak vite; binjakëzim me një shkollë Evropiane, vende të kënaqshme në

konkurse e aktivitete të tjera jashtëshkollore, infrastrukturë bashkohore.Të gjitha këto arritje kanë vetëm një emër AVDYL BUCPAPAJ. Ky është pra me pak fjalë imazhi i udhërrëfyesit tim, në karrierën time profesionale,të cilit kurrë nuk kam mundur tia shpreh mirënjohjen time të thellë drejtpërsëdrejti se githmonë para këtij njeriu të madh më dukej vetja e vogël.Por sot gjej frymëzimin tek puna,përkushtimi dhe sakrifica e këtij njeriu për tu treguar të gjithëve se kush është në të vërtetë ky njeri. Ky njeri sa i përkushtuar e serioz në punë që të inkurajon e vlerëson për cdo iniciativë sado modeste, aq edhe i thjeshtë e popullor në aktivitete jashtësh-kollore të cilat vetëm ai di ti organizojë më së miri.Nuk ka festë që ne të mos ta festojmë, nuk ka periudha pushimi shkollor që ne të mos ta shfrytëzojmë për të njohur më së miri bukuritë përradhore të Shqipërisë e Kosovës sonë të dashur e të bukur.Është meritë e këtij organi-zatori të shkëlqyer i cili di të “kollundrisë” sic i themi ne shqipëtarët ato pak të ardhura me nikorqillëk për të kënaqur,shplodhur e argëtuar sado pak stafin e tij që cdokush të ndihet më i shlodhur e më frytdhënës në punën e tij.Një aspekt shumë i rëndësishëm në punën e tij janë gjithashtu dhe veprimtaritë e gjithanëshme zyr-tare dhe disa botime modeste që lidhen kryesisht me gjuhën shqipe e madje duke tentuar e në fusha të ndryshme të diturisë njerëzore të cilat dëshmojnë më së miri për horizontin e gjerë profesional, intelektual, kulturor e gjuhësor të tij. Këto ishin vetëm disa pjesëza të vogla nga veprimtaritë e tij, pikërisht ato që i përkasin periudhës 5-vjecare në shkollën “Demokra-cia”, por begraundi i tij është akoma më i gjerë e më i pasur po aq sa vitet dhe karriera e tij profesionale. Do të duhej një mjeshtër i vërtetë i penës që të mund të përshruante e të shpaloste më së miri dhe e me dinjitet sakrificat e këtij njeriu kaq patriot e arsimdashës.Por në këto momente unë gjej forcën që në emrin tim dhe të kolegëve të shkollës “Demokracia” ti them FALEMINDERIT që je midis nesh.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

14

VEPËR MJAFT E DOBISHME, PËR SHKOLLËN E PRINDËRIT DHE ÇDO LEXUES (“Proverba, shprehje e thënie”, nga Xhavit Mëzezi)Nga: Prof. Murat GecajPublicist e studiues-TiranëKëto ditë doli nga shtypi e është në qarkullim vepra e arsimtarit dhe studiuesit Xhavit Mëzezi, “Proverba, shprehje e thënie”. Përgatitur nën drejtimin dhe me redaktimin e Prof. Dr. Pavli Hazhillazi. Është një libër voluminoz, me rreth 520 faqe dhe brenda tij ngërthen afër 8.000 njësi të tilla. Për për-gatitjen e këtij botimi, autorit iu desh një periudhë kërkimi, studimi e shkrimi afër 10-vjeçare. Për mbledhjen e shoshitjen e materialit faktik, ai shkoi në disa rrethe të Shqipërisë dhe u njoh nga afër me të dhënat e duhura, në disa krahina të Italisë. Gjithashtu, shfletoi 125 botime të kësaj fushe ose të përafërt me të, në gjuhën shqipe e më gjuhë të tjera, si italisht, anglisht e gjermanisht.

ngjashmëritë dhe ballafaqimet e nevojshme. Kështu, në mendje të lindë menjëherë mendimi se dituria njerëzore nuk ka kufinj të përcaktuar, se ajo qarkullon lirshëm nga një popull te tjetri, nga një vend në tjetrin.Xhaviti shërbeu vite të tëra në arsim dhe në administratën e saj, në Tiranë, por gjithnjë e ka pasur merak të gjurmonte, të mblidhte e sistemonte dhe pastaj të botonte nga pasuria gjuhësore dhe e folklorike e popullit tonë. Vërtet dërgoi e publikoi diçka në botimet e Institutit të Folklorit, më pas Instituti i Kulturës Popullore. Por ai nuk u nxitua, pra e vijoi punën parapër-gatitore të botimit me pasion e durim, për vite të tëra. Kështu, i mbushi fletoret me proverba, fjalë të urta e mendime të çmuara nga goja e popul-lit. Por shfletoi dhe mjaft botime të ndryshme, prej të cilave zgjodhi ose t’harri shpehjet më të bukura e më të qëlluara. Në kato vitet e fundit atij iu dha mundësia të jetonte në Itali, te djali emigrant dhe përsëri në mendje i rrihte si çekan synimi për ta pasuruar arkivin e tij me proverba e fjalë të urta nga popuj të tjerë, si Italia, Franca, Anglia e Gjer-mania. Ato i mblodhi në original, nga librat e goja e folësve të atyre gjuhëve dhe për lexuesit shqiptarë i përktheu në gjuhën tonë amtare.Të gjitha ato, që përmenda më lart e të tjera, i shërbyen Xhavitit që të ulej e ta sistemonte përfundimisht materialin e mbledhur, me kritere të rrepta shkencore. Pastaj i daktilogra-foi në makinë shkrimi dhe më tej i hodhi në kompjuter. Kështu, doli një material i gjërë faktik për proverbat ose fjalët e urta dhe thëniet e mençura.Për vlerat e veçanta të këtij punimi, mjaft serioz e të dobishëm për të gjithë lexuesit shqiptarë, ka shkruar vetë edhe Xhavit Mëzezi në hyrjen e librit të tij. Pra, nuk e quaj të nevojshme që të ndalem hollësisht për ato. Por dëshiroj të nënvizoj, posaçërisht, se materiali i publikuar është me interes të veçantë dhe mjaft i do-bishme për të gjithë ne, sepse lidhet me arsimin e shkollën, me dituritë, shkencën e kulturën, pra me tërë jetën tonë. Proverbat, shprehjet e bukura e thëniet e mençura etj. janë qëmtuar me kujdes dhe prandaj na rrënjosen në mendje, kur i lexojmë.Mund të shkruaja më shumë dhe të shprehesha më gjatë për vlerat e shumanshme të këtij punimi enciklopedik, mendoj tepër i veçantë në botimet tek ne. Se, për shembull, ia vlen të theksojmë se në faqet e e tij është shprehur bukur dhe në mënyrë të përmbledhur filozofia

e jetës, por dhe optimizmi i saj. Ai na mëson e na këshillon se si të sillemi, të mendojmë, të flasim e të veprojmë, në familje, në punë dhe në shoqëri e kudo ndodhemi.Na mbyllje, e uroj këtë autor këmbëngulës dhe serioz në kërkimet e studimet e tij; e përgëzoj bashkëstudentin, kolegun e mikun tim të mirë, Xhavit Mëzezi, për publikimin e kësaj vepre të arrirë. Ai më tregoi se para pak ditësh kishte organizuar një përurim modest, me jo shumë veta, pra me familjarë, ish-studentë e kolegë të tij. Por, ndoshta, ai do të bëhet më i njohur përmes publikimeve në shtypin e shkruar dhe atë elektronik, me qëllim që lexuesi i intere-suar t’i marrë e shijojë nga afër vlerat e tij të shumanshme.

Gjithashtu, këtu gjej rastin të zbuloj edhe një “sekret” ose mendim, që ai ma shprehu në mirëbesim e me pak mëdyshje. Pra, dëshiron të grumbullojë të dhënat e nevojshme, me ndihmën e pakursyer edhe të kolegëve tjerë, që me rastin e 50-vjetorit të diplomimit tonë (qershor 2012), të publikojmë një libër, ku të shprehet dashuria dhe nderimi i merituar për bashkëstudentët e fillimeve të Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji të tij. Se të gjithë iu përkushtuam plotësisht arsimit, kulturës, shkencës, letersisë e botimeve etj. dhe nuk kursyem as nuk kursejmë energjitë mendore e fizike, për të mirën e Shqipërisë së dashur.Tiranë, 3 nëntor 2011

Ishte kënaqësi për mua që këtë vepër, bash-këstudenti Xh.Mëzezi, ma dha që në dorësh-krim dhe unë shkrova e u botua aty recensioni im modest. Gjithashtu, për këtë vepër dhanë mendimet e tyre Prof.Dr. Aadriatik Kallulli e i ndjeri, shkrimtari Gjergj Zheji. Ashtu siç e kam nënvizuar në shkrimin tim, kjo vepër është një “enciklopedi e vogël, me përmbajtje të madhe”. Pra, është një botim me mjaft vlera njohëse e formuese, si për mësuesit e pedagogët, nxënësit e studentët dhe prindërit e moshave të ndryshme. Ai u shërben sidomos studentëve të degëve të mësuesisë, për gjuhën e letërsinë shqipe, por dhe për gjuhët e huaja. Po kështu, libri në fjalë është një mjet pune në tavolinën e studiuesve, redaktorëve të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, u shërben krijuesve të fushave të ndryshme të diturisë etj. Se, fare mirë, një student jo vetëm njihet me pasurinë e madhe të proverbave, shprehjeve, thënieve e mendimeve të çmuara, por dhe ia vlen që aty të bazohet për të hartuar temë kursi ose diplome, për të shkruar e publikuar artikuj ose studime, në gazeta a revista të ndryshme. Ndërsa një poet ose shkrimtar gjen aty frymëzimin a “brumin” për të shkruar një poezi e poemë, një tregim dhe, pse jo, një roman ose një skenar, drame a filmi dokumentar e artistik.Duke i hapur faqet e kësaj vepre, të autorit tiranas Xh.Mëzezi, gjen aty mendimin e gjenisë popullore dhe të krijuesve të ndryshëm, që nga Veriu e deri në Jug të Shqipërisë, por edhe nga të gjitha trojet tona amtare, si nga Kosova, Maqe-donia, Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) e Mali i Zi, por edhe nga Çamëria, arbereshët e Italisë dhe diaspora shqiptare. Shpesh herë, ato janë dhënë në faqet e kësaj vepre në gjuhën e huaj, duke u bërë dhe evidentuar krahasimet,

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Viti i Ri

Bredhi ynë pret e pretTë stoliset me lezetMerrë mesazh nga Viti i RiMë prit, më prit se do vij.

Babadimri, ai zotëriKa tubuar shumë fëmijëPrej një fshati në qytetFluturon me sajë të vetë.

Por dy kukulla me pahirëKishte marrë një vashë e mirëPa shih vasha si veproiNjërën bredhit i`a dorëzoi.

Bredhi ndihej shumë krenarE mbante si LapidarXixëllonjat e adhuroninDhe balonat lartë e qonin.

Veq qiriu faqeziuKishte ndjellë pak xheloziPo përtonte të flakëronteAshtu mirë si di ai.

Kur filluam të festojmëGjithë rrethë bredhit të këndojmëViti i Vjetër rrugën lëshoiPak gërhani e pak qaloi.

Ombrella

Ankohet ombrellaSe po punon shumëE përse gjithë shiunDashka t`a mbaj unë?!

Ku i kanë mantelatFëmijët dembelE vashëzat kapelatT`ëmbla si sheqerë.

Ani edhe plakuPosi teveqelNuk dashka në derëTë dalë asnjëherëPa më marrë me vehteDimër edhe Verë.

Ombrella

Ankohet ombrellaSe po punon shumëE përse gjithë shiunDashka t`a mbaj unë?!

Ku i kanë mantelatFëmijët dembelE vashëzat kapelatT`ëmbla si sheqerë.

Ani edhe plakuPosi teveqelNuk dashka në derëTë dalë asnjëherëPa më marrë me vehteDimër edhe Verë.

Athua

Sikur sytë e Lizës edhe qielli detPo kjo re e bardhë, në qiell kujt i ngjetMos e ka humb rrugën, plis i gjyshit plakApo është një nuse në qiell me duvak!?Ende fryen veriu dhe në vendin timFëmijët dhe përallat ku të gjejnë shpëtimFli më thotë mamaja, mos u merakosVetëm botë e përallave ende nuk u sos.

Shkronja A

Shkronja A ti mos u kotPiramidë je në këtë botë,Kurorë lidh m,e shkronjën BPër kumbarë ke shkronjën C.

Shkronja B

B Bregore me bezareBariun mos e ke parë?Bariu dhe fyell i tijMë këndojnë për mrekulli.

Shkronja C

Shkronja C pak vetull ngriturVitaminë thotë për të rritur,Halla Fetë shpesh protestonjS`pihet çaji pa limon.

Shkronja Ç

Çanta mbushet pispillosetSa për shkronja s`merakosetPërpos shkronjjës ÇPas më vijnë një nga një.

Shkronja D

Shkronja D diellin e thërretAh, pa ty thotë nuk ka jetë,Shkronja DH më thuaj vallëSi do të quahej një dhëmballë?!

Poezi për fëmijë nga: Shahe rama

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

16

Shahe Rama

LLOKUMET E SHIJSHMENë fshatin Llucë, fshatin më të afërt të qytetit, jeton halla Miradije. Ajo është motra e babait të Zanës dhe Sonit të vogël. Këtë të diel, halla Miradije si edhe shumë hera tjera, kishte ftuar miq, njerëz të farefisit dhe dy mbesat e saj të dashura, Zanën dhe Sonin për të ngrënë llokumet e saj të njohura dhe të pëlqyera nga të gjithë. Jeta në fshat, thoshte shpesh halla Miradije, është e vështirë, por edhe shumë e bukur. Mjafton të dish ta gëzosh ditën, thoshte ajo shpesh. Dy mbesat e preferuara të hallës Miradije, Zana dhe Soni, pa menduar gjatë, me një peshqesh të vogël nën sqetull, u nisën drejt fshatit LLucë dhe shtëpisë së hallës Miradije. Oborri i hallës Miradije tanimë gumëzhinte nga mysafirët e shumtë. Ata ishin në kulmin e bisedave dhe gjallërisë, duke marrë herë nga njëra herë nga pjata tjetër ushqimet, kryesisht prodhime të qumështit, pemë e perime, si dhe llokume, specialitetin për të cilin edhe ishin ftuar nga halla Miradije. Qeni laraman që mbante halla Miradije në shtëpi sillej rreth e rrotull oborrit thuajse donte të gëzonte bashkë me të ftuarit.Në një moment, derisa halla Miradije doli nga shtëpia me tepsinë e dytë të stërmbushur me llokume, qeni laraman, pa u ndie fare, kërceu mbi tepsi dhe derdhi pothuaj të gjitha llokumet në barin e njomë para shtëpisë.-Aman mor ditëzi, ç`na bëre? - bërtiti halla Miradije, pa ditur si të vepronte tutje. Ajo shqelmoi lehtas qenin laraman, i cili thuajse dinte për sherrin e bërë dhe i`a mbathi me të shpejtë. Soni nuk u përmbajt dot pa qeshur, por kjo e qeshur tërhoqi pas vete edhe shumë të qeshura të tjera, sa pothuajse të gjithë filluan të qeshin me të madhe. Qeshi si prej zori edhe halla Miradije.Dita në fshat kaloi për mrekulli.-A thua do të ishte ditë aq e bukur po mos të ndodhte incidenti me qenin laraman?, - pyeti në mbrëmje Zana motrën e saj të vogël, Sonin. Duke buzëqeshur këndshëm, Soni tha:-Jo vetëm që nuk do të ishte ditë aq interesante, por as unë nuk do të frymëzohesha për të shkruar këtë poezi të bukur. Më lejo ta lexoj, - tha Soni e vogël dhe filloi leximin pa pritur përgjigjen e motrës së madhe:

QeshjaTinëz qesha me një shokëKur rrëshqiti, ra për tokëNjë minute më parë krenohejNuk ka shans të rrëzohej. Dhe kur halla MiradijeKishte mbush një gjysmë tepsieMe simite e llokumPër fëmijët në katund. Desha s`desha t`madhe qeshaKur një qen fort laramanHop kërceu pa u ndiDrejt e në tepsi. Një ditë mblidhen që të gjithëDonë në mua të marrin hakëPa më pritni mor të mjerëSa të rritem pak. -Je e paparë!, - tha Zana. -Çfarë do të bësh me këtë poezi?-Do t`a botoj në fletushkën e shkollës. - u përgjigj me shpejtësi Soni.- Po nëse e kupton halla Miradije, si thua do të hidhërohet? - pyeti Zana.-Jo aspak, halla Miradije është një grua shumë e mençur dhe bujare.-Vërtet ashtu është, - u pajtua me të motrën edhe Zana.Ato biseduan gjatë atë mbrëmje për shumë gjëra dhe familjarët e tyre më të dashur. -Ishte një ditë e lodhshme, por e mrekullueshme kjo, - përfunduan shkronjat, para se të vendosnin të flinin. Ashtu vërtetë ishte.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT Vangjush Saro

Vajza që mësonte përmendësh

Tregim gazmor

Shoqja e klasës sonë, Linda, gjithnjë mësonte përmendësh. E shkreta vajzë, sa lodhej! Një fjali të vetme, e lexonte tre herë, katër herë...Dhe kur i dukej se tashmë e dinte, fillonte të njëjtën gjë me fjalinë tjetër. Pastaj me tjetrën, e kështu me radhë. -Moj vajzë, - i thoshte mami - mos e thuaj mësimin përmendësh. Përpiqu ta kuptosh. Nuk ka pse të përsërisësh çdo gjë, fjalë për fjalë e shkronjë për shkronjë. -Po, o ma, s’bëj dot ndryshe, - i përgjigjej Linda - Si thua ti, të nxjerr fjalë nga xhepi? -Nuk më kuptove, Linda, - ngulte këmbë mami, - Unë nuk po them të shpikësh nga mendja. Por atë që e thua, duhet ta kesh në kokë. Ta ndjesh...Eh, kujt i thoshe! Kështu di unë. Kështu unë e kam më të lehtë. Kështu jam mësuar. Vetëm këto fjalë përsëriste Linda. Të themi të vërtetën, është një shoqe e mirë dhe nxënëse e zellshme. Zyshat ia dinë pak a shumë huqin dhe në përgjithësi nuk e bezdisin. Mirëpo...ja tek na erdhi papritur një zyshë e re historie. Dhe Lindës i qëlloi të ngrihej në mësim. E me sa dukej, ishte “në një ditë të errët”, siç thonë për sportistët. Ajo e “recitoi” një pjesë të mësimit siç bën gjithnjë, me kokën lart, me sytë gati të mbyllur, pa parë as zyshën, as klasën, asgjë, asgjë. Mirëpo në një çast, zysha e ndërpreu, për të pyetur edhe njërin nga nxënësit që “fluturonte” me zogjtë andej përtej dritares, nga dukeshin çunat e klasës së Vc që po kënaqeshin duke luajtur futboll. -Ti, vogëlush. Në ç’vit shpërtheu Kryengritja e Skllevërve? -Në vitin... - ku e kishte mendjen në mësim ai miku. Doemos që ngeci dhe mblodhi supet. Atëherë zysha i tha që herë tjetër të mos shikonte laraskat, por të ndiqte mësimin. -Vazhdojmë, Linda!, - tha zysha.Vazhdojmë, po ku se?...Linda ndërkaq e kishte humbur fillin. -Hm...Ku e lashë, zysh?, - pyeti ajo dhe papritur filloi të përskuqej. -Çfarë, çfarë?, - e vështroi shtrembër zysha - Ti më pyet mua ku e le? Domethënë ti mëson përmendësh... -Jo, zysh. Po, zysh. Jo, zysh, - Lindës së shkretë një çehre i vinte, një tjetër i shkonte. Mirëpo edhe zysha dukej me humor të keq. Dhe filloi t’ia kërkonte mësimin tamam aty ku e kishte lënë. S’mund të përshkruhet se çfarë ndodhi paskëtaj. E hutuar, Linda ia fillonte nga e para: -200 gladiatorë të shkollës në Kapua vendosën të arratiseshin... -Jo këtu, jo nga fillimi, vajzë e mbarë, - i tha zysha - Vazhdo ku e lamë...Mirëpo Linda s’dinte tjetër veçse: -200 gladiatorë të shkollës në Kapua... -Moj Linda, moj zemër, - i tha zysha, - Këto i thamë njëherë. E kemi lënë te zgjerimi i kryengritjes...-Zgjerimi i kryengritjes - përsëriti Linda si papagall - Po. Zgjerimi i kryengritjes ishte...Ai...Ajo...200 gladiatorë të shkollës në Kapua... E gjithë klasa u shkri në gaz. Linda, e përskuqur, e hutuar, përpiqej të kujtonte ç’kishte mësuar, çfarë ishte ende për t’u thënë, ku të futej në atë dreq mësimi që në shtëpi e kishte bërë ujë...E kotë. Nuk shkëputej dot nga fillimi. Zysha vendosi ta ndihmonte: -Mirë. Vazhdojmë së bashku. Kundër kryengritësve u dërgua...u dërgua...-200 gladiatorë të shkollës në Kapua... - ia filloi Linda nga e para - vendosën të arratiseshin, por vetëm 78 prej tyre mundën të...-Kush u dërgua kundër tyre?, - e ngriti zërin zysha. -Kundër tyre...kundër tyre - Linda ishte bërë për të ardhur keq. Ku vallë, ku ishte filli i humbur i këtij dreq mësimi? - Kundër tyre...-U dërgua pretori Klodi - e ndihmoi zysha - Po mirë, çfarë bëri Spartaku1)? -Spartaku...Spartaku...-Sulmoi prapavijat e Klodit dhe e mundi atë, - plotësoi zysha - Atëherë Roma dërgoi Kasin. Hë, ç’ndodhi pastaj? Po Linda ishte krejt e turbulluar. Ndjehej si në ethe. -Pastaj, - tha ajo - Pastaj...Zyshe, unë e kam mësuar. 200 gladiatorë të shkollës në Kapua...-Mjaft! - bërtiti zysha e nxehur - Tani ata ishin bërë 200 mijë. Ulu dhe qetësohu! Dhe mos mëso më si papagall! Shpëtoi nga një katër e mirë Linda, me gjithë ata 200 gladiatorët e saj. Zysha filloi shpjegimin dhe gjithçka u harrua aty për aty. Vetëm Linda u përpoq të mos harronte se kishte kaluar një ditë të vështirë. Ajo s’do të harronte sidomos pse-në e kësaj vuajtjeje të kotë...

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

18

Gruaja dhe vezët“Një grua po barte për në treg një shportë me vezë. Një kalimtar e shtyu atë pa dashje,shporta i ra në tokë dhe vezët u thyen. Fajtori deshi ta shpërblente gruan.-Sa vezë kishte në shportë?- e pyeti ai.

- Nuk e mbaj mend mirë, por e di se kur i nxirrja nga 2, nga 3, nga 4, nga 5 e nga 6, nëshportë më mbetej gjithnjë një vezë kurse kur i nxirrja nga 7 nuk mbetesh gjë.Sa vezë kishte gruaja në shportë?”

Zgjidhje

Gjejmë SHVP (2,3,4,5,6)= 60

Numri që kërkojmë është shumëfish i 60 plus një. Këto numra paraqiten me formulën:60n+1 që mund të rishkruhet edhe kështu:

= 7*8 n+4n+1

Me qenë se se 60n+1 plotpjestohet me 7 (sipas tregimit të gruas), dhe 7*8n plotpjesëtohet

me 7, del që edhe 4n+1 duhet të plotpjesëtohet me 7.

Vlera më e vogël e n që e kënaq këtë kusht është 5. Dmth në shportë ka pasë

7*8*5 +4*5 +1 = 56*5+21 = 280 +21 = 301 vezë.

Vlera tjetër, për n=12, jep një numër të madh 721 vezë gjë që ka pas gjasë.

PROBLEME MATEMATIKORE - nga Bardhyl Selimi

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

FALLI I TË VORFUNIT

lsh kanê njani fukaré. Shkon tu falltori e i thot: Allahile, a po më qet fall? Për çka po do me t’qitê fall? E kam jeten e keqe e jam fukaré i madh. Pa kqyr, a kam m’u ba najherê zingjin i madh? Falltori zu m’i qitê fall me pasula. I kqyri sa i kqyri, e dikur tha: Edhe tri vjet qishtu e kie fatin. Po masanej? e veti fukaréja. Masanej msohesh, s’t’duhet ma mirë.

KAMBËT HEQIN PËR KRYE BUDALLË

Niset njani pej shpije për ni punë. N’vên qi me, sose punë shpejt e me i ra shkurt, nget gjith ditën posht’ e përpjetë e gja s’un nreq. E nxe aksham’i n’ni katun. Bjen.. n’konak tu ni Mik i veti. Kur merr m’i shtrue miku me ra mas darke, ja shtro dyshe kun edhe, ja qet jastakun. Ky muer me ra. Kamët i qiti njastak e kryet n’fun fdyshe kut. Miku po i thot:

0 mik, për simrapshti je ra se kryet duhet m’e, qitë njastak e jo kamët.

Jo, bre mik, se mirë jam, ra, ju përgjegj musafiri se kam’ët hejkin për krye budallë. Gjith ditën kamët kan hekë për kta krye budallë e tash kamët ne t’pushojnê rahat njastak e jo kryet, se se meriton.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet, Yxhammarsgatan 8 - 10, 503 31 Borås-Suedi

[email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”