revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 6 Redaksia e revistës Dituria të gjihtë bashkëkombasve u uron rrugë të mbarë për në vendlindje dhe ju dëshironë pushime të këndshëme në Atdhe! Vimmerby 28 maj 2009 Fëmijët shqiptar nga Boråsi në “Botën e Astrid Lindgren”

Upload: trinhmien

Post on 09-Feb-2017

258 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor, 2009

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 6

Redaksia e revistës Dituria të gjihtë bashkëkombasve u uron rrugë të mbarë për në vendlindje dhe ju dëshironë pushime të këndshëme në Atdhe!

Vimmerby 28 maj 2009 Fëmijët shqiptar nga Boråsi në “Botën e Astrid Lindgren”

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

2

Sokol DEMAKU: FËMIJËT SHQIPTAR NGA BORÅSI NË ”BOTËN E ASTRID LINDGREN” NË VIMMERBYQendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë është një vatër e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë. Në kaudër të kësaj qendre funksionijnë me sukses orga-net e saj si revista mujore ”Dituria”, pastaj radio lokale me emrin Radio dituria e cila mbi qiellin e Boråsit cdo javë lëshon rreze të arta, shperndanë fjale miradie të gjuhës shqipe të cilat rreze trokasinë për cdo javë në dyertë e familjeve shqipare në këto treva.Kjo Qendër është organizatore e të gjitha manifestimeve me karakter kombëtar, kulturor, shoqëror në këtë rajon.

Ne takuam dhe biseduam me shumë nga fëmijet të cilët ishin në ketë vizitë dhe ja se cka mësuam për përshtypjet që ata kanë nga kjo vizitë:Jam Adenisi, vij nga Kosova, jetojë që ka kohë ne Borås, shkojë në klasën e katër në Fjärdingskolan. Jam shumë i kënqur që mu dha rasti të vizitojë vendin e lindjes së shkrimtares se njohurë Astrid Lindgren. Kam lexuar librat e sajë, kam parë edhe ne film, por qenka krejt dic tjeter kur ti perjetosh dhe te komunikosh me personazhet e saj.Ishte kënaqësi për mua të isha ne oborin e saj, ta shihja për së afërmi ”Pipin”, ”Emilin” të isha në ”Bylerby” pra në lagjën ku Astrid Lindgren pershkruan shumicën e ngjarjeve në veprat e saja.Arbëresha e vogël e cila shkonë ne klasën e dytë thotë se është e lumtur që iu dha mundësia ta viz-itojë shtëpinë e ”PIPIT”, unë kam dëgjuar, kam lexuar, kam kenduar për ”Pipin” por sot e takova ate vet në Vimmerby. Ishte kënaqësi për mua të këmbej disa fjalë me te.E pyeta se ku e ka shkollën ajo? Dhe më tha se shkolla e saj është pak me larg nga ketu, edhe ajo shkonte ne shkolle si ne.Kjo ishte një kënaqësi dhe nje moment që do jetë ne kujtosën tonë për nje kohë të gjatë thotë Arlinda e cila shkone ne klasën e gjashtë, por shtonë sho-qja e klasës Albana, kishte qene me rëndësi që prindërit tsanë të anag-zhohen me shume në menyrë që shoqata e jone ”Migjeni” të na dali më shume në ndihme me surpriza të tilla.

aspektet e me shume ne ate të integrimit të te rinjeve. Shoqata e Qiramarresve kishte siguruar mjetet për këtë vizite për 50 persona. Me mjetet e siguruara do paguhet autobusi, biletat hyrëse dhe ush-qimi i voglushve shqiptar të cilet do jene mysafir në ”Botën e Astrid Lindgren”në qytetine lidnjes së saj në Vimmerby të Suedisë. Ne mengjesin e dites se enjete ne obor-rin e Fjärdingskolan takuam shume prindër shqiptar të cilët kishin dalur ti përcjellin fëmijët e tyre për një ekskurzion të tillë të organizuar për herë të parë ne keto anë nga ana e ndonje shoqate kulturore shqiptare. Në fytyrat e tyre shihej gëzimi, edhe tek fëmijët mund ta vershe një gjë të tille. Kjo ishte një dhuratë nga ana e QKSH ”Migjeni” dhe shoqatat suedeze me të cilat bash-këpunon kjo Qendër, për fëmijët shqiptar nga Boråsi. Ja se cka thonë prindërit e fëmijeve të cilët do ud-hetojne ne Vimmerby:-Abaz Baruti, i cili u shprehe se kjo është një pune e madhe e shoqtaes shqiptare ne Borås por duhet që edhe ne prindërit, të rinjët dhe të gjithë te angazhohemi që të per-krahim këta entuziast të cilët japin gjithëcka për kulturën, traditen dhe gjuhën shqipe ketu si dhe për fëmi-jet dhe të rinjet tanë.-Sejdi Muzaqi i cili është nje aktiv-ist i dalluar, thotë se ne duhet të jemi krenar që kemi një përkrahje të tillë në menyrë që besim që kemi tek miqt tane suedez dhe organet lokale ta mbajme dhe të jemi ata që duhet të mburremi me të arriturat tona ketu.

Qendra zhvillon aktivitet dhe ka kontakte të mira me organet kulturore të qytetit si dhe me shoqata kulturore të cilat aktiv-itetin e vet e zhvillojnë ne këtë trevë. Por jo vetëm kaq, Qendra ka një bashkëpunim të mirë edhe me shkollatë e qytetit në të cilat shkolla zhvillojnë mesimin edhe fëmijët shqiptar.Por bashkepunim me të ngushtë kjo Qendër ka me Fjärdingskolan në të cilën mes-imin e zhillojnë mbi 350 nxënës, e në mesin e tyre mbi 50 fëmijë shqiptar. Kjo shkollë është një vatër arsimi për të rinjët shqiptar nga klasa e parë deri ne klasën e gjashtë të shkollës fillore.Këto dite respektivisht këtë fund javë QKSH ”Migjeni” ne bash-kepunim me këtë shkollë kishte organizuar nje vizite në ”Botën e Astrid Lindgren” në qytetin Vimmerby ku fëmijët shqiptar do njihen me përserafermi me jeten dhe vepren e shkrimtares se madhe suedeze për fëmije dhe të rinjë Astrid Lindgren. Do njihen me krijuesene figurës së ”Pipi qorapëgjatës”, të ”Emili”, ”Kar-sonit në kulm” e shumë e shumë veprave tjera të njohura për fëmije në gjuhën suedeze por edhe ne guhen shqipe.Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kishte siguruar mjetet materiale nga shoqata suedeze e quajtur ”Hyresgästförening” apo si ne në shqip i themi ” Shoqatë e Qiramarrësve” si dhe nga orga-nizta punuese AB Bostäder me të cilat kjo Qendër ka nje bash-kepunim të ngushtë në të gjitha

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

3

JAVA E ARTIT SHQIPTAR NË BORÅS TË SUEDISË

Në kuadër të bashkëpunimit mes Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås dhe Zyrës së kulturës në Borås këtë javë u hap ekspozita e piktorëve shqiptar nga Ballkani. Organiza-tor të kesaj ekspozite me emrin ”Java e artit shqiptar në Borås” pra eshte QKSH ”Migjeni” , Zyra e kulturës në Borås dhe Medborgarskolan nga Boråsi, ndërsa kordinatore e ketij mani-

festimi ishte e reja korcare Julia Janku.Në hapjen solemne të ekspozitës ishin një numër bashkekombasish tanë si dhe vendas suedez të cilët mbeten të impresionuar me ate cka artistët shqiptar kanë paraqitur ne pikturat e tyre të cilat ishin prezentuar në Ateljen e Medborgarskolan në Bortås.Kjo ekspozitë do jete e hapur nga data 5 qershor deri me 20 qershor në qender të qytetit të Boråsit në Ateljen e Medborgarskona.Kjo ekspozite më parë ishte prezentuar edhe në Athinë, Paris e tabni ishte radha qe edhe në Skandinavi të pr-ezentohet Arti Shqiptar.

Një vend i ri - Një ardhme e re” – Pilotprojekti”E ardhmja e Kosovës” Në vitin 2009, Göteborgs Initiativets do të zgjerojë aktivitetet e saja në Kosovë. GöteborgsInitiativets i janë dhënë para nga Bordi i Migra-cionit për të kryer një studim mbi kushtet për mundësin e riatdhesimit të kosovarëve të cilët jetojnë në Suedi, vullnetarisht në Kosovë. Tani për tani është në vijim një studim i cili ka për qëllim: • të shqyr-tojë interesimin dhe angazhim për riatdhesim vullnetar të njerëzve nga Kosova që jeton në Suedi të cilët kanë lejen e qendrimit (PUT) por që nuk janë shtetas të Suedisë. • të kërkojë mundësitë për zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës.A keni menduar ndonjëherë të ktheheni prapa në Kosovë? Doni të kontribuoni në zhvillimin dhe rindërtimin e vendit tuaj? Ju mund të kontaktoni Blerina Rabushaj në tel 031-701 20 88 apo përmes e-mail:[email protected]

Disa fjalë rreth Pilotprojektit: “E ardhmja e Kosovës” Pilotiprojekti si qëllim të parë ka interesin për riatdhesimin e kosovarëve që jetojnë ne Suedi dhe rindërtimin e Kosovës. Zbatimi i këtij studimi gjithashtu duhet të ofrojë mundësi GöteborgsInitiativets për të shqyrtuar mundësit dhe lidhjet me OJQ-të (Organizatat Jo-qeveritare) lokale dhe autoritetet e Kosovës dhe të Suedisë për përpilimin e projekteve që mund të kontribuojnë për riatdhesimin, rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ky studim do të zgjasë 3 muaj, nga maj deri në gusht 2009. Ne do të bëjmë një vizitë në Kosovë, ku ne do të përqëndrohemi në disa qytete të zgjedhura, si në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë. Ne do të vizitojmë politikaj, zyrtarë autoritativ, autoritete biznesi, organizata ndërkombëtare dhe OJQ-të lokale (Organizatat Jo-qeveritare), për të mësuar më shumë rreth veprimtarive të tyre dhe që mbësh-tesin procesisn e riatdhesimit. Informacione me te shumta ne www.initiativet.se

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

4

SOKOL DEMAKU

SHUQURI SEJDIJAJ VETERAN I GAZETARISË SHQIPTARE NË SUEDI - Jam lindë në fshatin Runik të Kosovës më 1955. Ky fshat shtrihet në mes të rrugës magjistrale Mitrovicë – Pejë, dhe mjerisht fshati im njihet më shumë për kampin famkeq ”Lloçi i Runikut” ku qindra shqiptarë ishin torturuar në kohën e Aksionit të Armve që u bë pikrisht në vitin tim të lindjes. Pas tetëvjeçares mësimet i vazhdova në gjimnazin ”Silvira Tomasini” në Mitrovicë. Ndërkaq pas gjimnazit, studimet universitare i mbarova në Prishtinë , në degën filozofi-sociologji, të dominuar plotësisht nga ideologjia marksiste.

Përgatitja dhe diploma universitare garantonin formalisht ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit, gjë që në Kosovë s´arrita ta ushtrojë asnjë sekondë. Por në jetë ndodhin të papritura, dhe për mua ishte krejt e paprtishme puna si gazetar në radio. Fillova të punoj tek Radio Prishtina , në fillim tek emisioni ”Për punëtorët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme” me redaktorin Behxhet Baraliu. Pastaj kalova tek redaksia e lajmeve ku punova si redaktor i ”Ditari i mëngjesit” dhe i emisionit javor ” Për mërgimtarët”. Siç dihet më 5 korrik 1990 punonjësit shqiptarë të Radios dhe Televizionit të Prishtinës nxirren me dhunë nga puna dhe me këtë veç tjerash Kosovën zë ta mbulojë terri informativ… Në shkurt të 1991 vie në Suedi bashk me familje dhe prej atëherë fil-limisht në Göteborg dhe prej 1993 vendosem në Stokholm ku gjendem edhe sot. Dhe këtu vazhdoj të punoj si gazetar dhe redaktor i programeve shqip tek Radio Suedia, si mediumi më i fuqishëm në Suedi. Për dy vite kam punuar edhe si gazetar-përkthyes në gazetën javore “Lajmëtari” që përveç në shqip dhe në suedishte të lehtë botohej edhe në shumë gjuhë të tjera gjatë viteve 1990.Përvecse nje gazetar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur, qe jetoni dhe veproni vite me radhë në emigracion. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e gazetarit ne jetën bashkëkohore?- Nuk është e lehtë të japësh ndonjë përgjigje ekzakte. Aq më tepër sot kur roli i mediave përgjithësisht po për-jeton ndryshime të mëdha. Dikur radioja ishte mbretëreshë: deshën apo s´deshën njerëzit dëgjonin radio sepse s´kishin çka të dëgjonin tjetër. Më vonë erdhi televizori, pastaj gramafoni,... e sot kompjuteri dhe interneti ka krijuar situatë krejt tjetërfare. Është e njohur që janë më të shumta shkaqet për të mos dëgjuar radio se sa për të dëgjuar radio. Ky fakt bën që puna e gazetarve në radio të jetë tepër e ndjeshme. Kurse roli i gazetarit mbetet në përcjelljen e informacionit tek dëgjuesi, shikuesi apo lexuesi me kohë, me korrektësi, pa anim, në mënyrë ob-jektive dhe në mënyrë të qartë. Është dëshpruese që një pjesë e madhe e gazetarisë shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri vuan nga komentimet e stërngarkuara. Të gjithë gazetarët duan të bëhen komentatorë. Kujtoj që mediat shqiptare duhet ti afrohen më shumë publikut të tyre, të jenë të qarta, të kuptueshme...Ata që punojnë në radio ose televizion duhet të mësohen njëherë e përgjithmonë si të përdoret mikrofoni, kjo është abc-ja e radiomanit. Dëgjuesi s´do t´ia di fare, si i ke hallet ti ose unë, a kemi fjetur apo kemi qenë të lodhur, i kemi rrogat e vogla apo s´na i kan dhënë me kohë: ai do program të mirë dhe pikë.Si u lindi ideja që të filloni me programin ne shqip në Radio Suedi, kush janë nismëtaret e parë?- Idenë e një programi shqip në Radio Suedia e gjeta ndër shqiptarë qysh nga dita e parë kur arrita në Suedi. Ajo kishte ekzistuar që herët dhe shqiptarët gjatë gjithë kohës kishin kërkuar, jo vetëm në radio por edhe në Televizionin e Suedisë, një program shqip. Këto kërkesa ishin intesifikuar sidomos pas mbretërimit të një terri informativ në Kosovë kur regjimi serb kishte paralizuar pothuajse çdo veprimtari shqiptare. Në hapjen e pro-gramit shqip në Radio Suedia kanë luajtur rolin kryesor shoqatat dhe klubet shqiptare, të cilat kanë mbledhur me mijëra e mijëra nënshkrime dhe më në fund përpjekja e tyre kurorëzoeht në nëntor të vitit 1993 kur bëhet

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

5

publike se Radio Suedia do të fillonte nga janari i 1994 me programet shqip.Qe sa kohë egzistonë programi në shqip në SR International, sa dhe si është zhilluar, cfare është sot ky?- Programi i parë shqip në Radio Suedia u transmetua më 4 janar 1994. Unë dhe kolegu im Milaim Zeka ishim dy gazetarët e punësuar, (bash- këpunëtor nga Prishtina kemi pasë Arbër Vllahiun) kurse ka qenë mosha dhe përvoja ime që ndikoi që unë të isha ai që për herë të parë po i drejtohesha publikut shqiptar në gjithë Suedinë në gjuhën shq-ipe. Kjo datë është ditë historike për ard-hacakët shqiptarë në Suedi, sepse kështu ata u bënë me një program që transmetohej në nivel vendi, dhe atëherë në Suedi kishin ardhë më shumë se 60 000 refugjatë nga Kosova. Shq- iptarë tashmë kishte nga Trelleborg-u në jug të Suedisë e deri në Kirunë në veri të vendit. Fillimisht kemi transmetuar dy herë në javë nga 15 minu- ta. Pastaj ka ndryshuar edhe koha e trasnmetimit, edhe volumi dhe tash së voni edhe përmbajtja e programit.Cfarë donë me thenë një program në shqip “Jehona” për shqiptaret ne Skandinavi-Suedi?- Informimi është pjesë shumë e rëndësishme e çdo shoqërie, e domosdoshme do të thosha. Ashtu siç ka nevojë për bukë, ujë e ajr, njeriu ka nevojë më pastaj edhe për informim. Duke u informuar u japim formë dhe përcjellim njohuri e informacion për gjëra të ndryshme në shoqëri, mësohemi të veprojmë me mençuri dhe me përgjegjësi. Informacionet sot janë shndërruar në industri të mëdha të cilat udhëhiqen nga publiku por edhe nga nevojat e tregut. Programi i sotëm shqip ” Jehona” , më parë quhej ” Ditari”, kryesisht fokusohet në rrjedhat shoqërore, politike, ekonomike e kulturore të Suedisë dhe të shqiptarëve në Suedi por edhe në perspektivën suedeze në botë e veça-nërisht në vendet e prejardhjes së shqiptarëve. Suedia është e pranishme tash një kohë të gjatë në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Ballkanit ku ka shqiptarë, ndaj shumë veprimtari të Suedisë në atë rajon janë motiv i temave të ndryshme në programet tona.Si e kalon Shuquri Sejdijaj një ditë punës në metropolen suedeze Stokholmin, në Radio Suedia Interana-tional në redaksin shqipe ”Jehona”?- Shokëve u them me mahi se bëj jetën e urit. Për çdo ditë pune, në mëngjes dal nga shtëpia dhe futem nën tokë ( lexo:metro) dhe pas 40 minutash dal sipër toke. Kjo dmth, se nga shtëpia deri në punë bëj 40 minuta rrugë me metro një drejtim dhe po kaq në mbrëmje. Kjo i bie që në javë duke inkluduar edhe vonesat e mundshme humbi kot 10 orë. Por jo - nuk i humbi kot, se në kohën e udhëtimit në metro e lexoj gazetën e ditës dhe ndonjë libër. Nuk më ka zënë asnjëherë që këtë rrugë ta kaloj pa gazetë ose pa ndonjë libër. Kështu bëjnë pjesa dërmuese e njerëzve që udhëtojnë me metro në Stokholm.Pastaj në redaksi, punën e filloj me kafen e mëngjesit dhe kontrollimin e lajmeve më të reja. Kontrolloj postën elektronike dhe lajmet më të reja të departamentit të lajmeve të SR International, ku bën pjesë edhe reaksia shq-ipe. Pastaj është e obligueshme pjesëmarrja në mbledhjet e përditshme të redaksisë së zgjeruar dhe pastaj kalo-het në identifikimin e temave aktuale. Një pjesë e kohës kalon në përkthimin dhe përshtatjen e disa temave nga suedishtja në shqip, por edhe të disa temave shqip në suedisht. Pjesa tjetër kalon në redkatimin e materialeve dhe kështu vazhdon gjithë procesi prodhues që zhvillohet në çdo radio. Një pjesë e ditës kalon duke telefonuar

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

6

ose duke u përgjegjur në telefonatat e dëgjuesve tanë por edhe të partnerëve interesant që duan të dëgjohen me redaksinë për çështje nga më të ndryshmet.Ju keni punuar si gazetare edhe ne Kosovë, cfare është dallimi mes asaj qe keni perjetuar ne Kosove dhe sot këtu në Suedi?- Për mua gazetaria është mjeshtri, një mënyrë për të punuar dhe për të përcjellë mesazh ose dituri. Më tutje do të thoja se gazetaria për mua vazhdon të jetë normë, rregull, traditë, marrëdhënje dhe art i zotrimit të disa teknikave në terren por edhe në kompjuter. Përmes kësaj forme më duket sikur i jap formë një realiteti të cak-

tuar. Në këtë linjë dallimet nuk janë aq të forta. Por koha kur unë punova si gazetar në Kosovë ishte kohë e një shoqërie të dirigjuar idelogjikisht dhe kjo paraqet atë vijën e trashë dalluese nga gazetaria që bëj në Suedi. Lexuesi është mirë ta dijë që Suedia e ka aplikuar ligjin për liri të shprehjes dhe të mendimit tash 300 vite! Ndaj ky ligj në Suedi konsiderohet si i shenjtë për botën e këtushme. Por si është me ne shq-iptarët? Ka shumë për të dëshiruar .Me një rast në Prishtinë, duke folur para një auditoriumi studentësh që përgatiteshin për gazetarë, mu drejtua përafërsiht kështu një pyetje: çfar gazetarie duhet të bëjnë gazetarët në Kosovë? Amerikane, Franceze,

Gjermane... apo sipas përvojave suedeze?As sipas të parës, as sipas të dytës… e as sipas kësaj të fundit. Reçetë ekzakte nuk mund të jap as sot dhe, kush mund të jem unë ai që të jap reçeta të këtilla. Por unë thash me at rast dhe kështu mendoj edhe sot, që gazetarët në Kosovë duhet të zhvillojnë gazetari autoktone të prirë nga parimet e gazetarisë për objektivitet, saktësi, rel-evansë, balans dhe parime tjera që të mos mbaj leksione tani sepse kjo kërkon edhe kohë dhe hapsirë shumë më të madhe.Programi shqip në Radio Suedia ka kaluar në dy faza: ajo e para luftës dhe mbas luftës në Kosovë. Fazën e pare e kam zakon ta shpjegoj me dy kutime: me kuptimin e afërsisë dhe të distances. Afërsia si kuptim sociokultu-ror nënkupton një proces kur individi ose grupi ka një angazhim të fuqishëm, lidhshmëri të forta ndjesore ndaj një ngjarje, një procesi, qëllimi ose të një vendi. Nocioni I afërsisë si I këtillë lidhet shumë me jetën në ekzil. Jeta në ekzil nënkupton një distance të dhembshme nga ajo ndaj sëcilës njeriu dëshiron të jetë afër, si psh afër familjes, farefistit etj, ose ndaj të cilës njeriu duhet të jetë afër sepse ndjen një përgjegjësi morale për tu anga-zhuar në fatin e kombit dhe të cultures përkatëse. Nga bisedat e shumta me ardhacakët shqiptarë në Suedi, para vitit 1999 e sidomos gjatë këtij viti ishte e pamundur që Suedia të konsiderohej prej tyre si shtëpi e tyre dytë. Kjo ishte pasojë e ngjarjeve dramatike dhe e traumave që shkaktonte situate në Kosovë: në situate të këtillë ar-dhacakët shqiptarë jetonin në Suedi por mentalisht ishin në Kosovë. Hapsira faktike e fizike për ta ishte ta zëmë Stokholmi por kjo hapsirë hmbte nga vlera sepse mentalisht ata ndodheshin në Prishtinë. Kështu ishte edhe me mua dhe me redaksinë shqipe . Ne po i drejtoheshim një publiku gjeografikisht shumë larg nga vendlindja e tyre dhe permes informacioneve në gjuhë amtare po përpiqeshim ta reduktojmë këtë distancë. Afërsia mentale ndaj Kosovës shprehej nëpërmjet asaj që në çdo sekondë dëgjuesit tanë donin përgjigje në pyetje: Çka po ndodhë?

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

7

E kundërta e afërsisë është distanca. Dhe në distancë unë rendis mediat në suedisht ose në gjuhë të tjera që për atë kohë shqiptarët i ndiqnin me vëmendje. Është e kuptueshme që as media por as opinioni suedez nuk mund të ndjente afërsi aq intensive ndaj ngjarjeve që zhvilloheshin në Kosovë. Për ta kjo ishte më tepër një observim nga distanca sepse kuptohet që atyre ju ka munguar natyrshëm ajo lidhja direkte me ngjarjet aktuale si në aspek-tin social, kulturor, politik e ideologjik. Ndaj në situate të këtillë ishte detyrë e medias që njerëzit ti angazhonte për një afërsi… Ja permes këtij shembulli desha pak a shumë të sjell edhe një dallim fundamental të punës sime si gazetar dikur në Kosovë dhe tani në Suedi.Një poet, një publicist-gazetar kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën gazetareske të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. A është Shuqeriu kurioz nga natyra?- Kurioz po, por jo për çdo gjë. Me tepër përshkruhem si një natyrë e heshtur.Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar, por ajo që spikat më së shumti tek ju në shtypin shqiptar, është aktiviteti juaj i gjerë në media. Si e ndieni veten si gazetar në mergim?- Një poete gjermane e quante ekzilin si diçka të ”vyshkur” dhe ” mugulluese”. Për fat, nga perspektiva ime, gazetaria si lule nuk është vyshkur, mugulluese ka qenë përherë... Por,dihet , guri peshon vetëm në vend të vet. Më kanë munguar kolegët e mi gazetarë, më ka dëshpruar fati i tyre, një pjesë janë rregulluar pas mabrimit të luftës dhe kështu, jeta prap përshkohet me ”vyshkje” dhe ”mugullime”. Por këtu duhet të bëjë një vrejtje në pyetejn tënde sepse për mua ende nuk mund të thuhet se jam apo s´jam poet i talentuar. Poezi kam shkruar e botuar herë pas here, por ende nuk mund ta quaj veten poet e aq më pak poet i talentuar.Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?- Organizimi i shqiptarëve në Suedi ka çaluar dhe vazhdon të çalojë. Si individ jemi të mrekullueshëm, por si komunitet shqiptarët ende duken pak në Suedi. Mbetet shumë për të dëshiruar dhe për tu angazhuar. Cka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin, Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqipëtare?- Gjërat po ecin mbarë. Njerëzit janë më të gëzuar. Shqiptarët më të bashkuar se kurr. Kush e kish menduar se Shqipëria do të zënte vënd në Nato? Kjo është një arritur kolosale për gjithë shqiptarët. Në radhë është UE. Krejt këto gjëra nuk po realizohen sipas dëshirës dhe kërkesës së shqiptarëve por edhe ne u mësuam dhe po mësohemi për kërkesat dhe përgjegjësitë tona. Sot ju jeni një gazetar, poet dhe publicist i njohur.Nëse letërsia, ose fusha e medias nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Shuquri Sejdiu?- Unë jam kuadër i përgatitur për arsim dhe mendoj që puna e mësuesit do të më shkonte për dore. Fatkeqësisht në Kosovë s´kam arritur ta ushtroj këtë ëndërr të kahershme, kurse në Suedi e provova duke punuar me shtatë nxënës shqiptarë në një komunë të Stokholmit për një vit. S´më hiqen kurr prej mendje dy motra me mbiemrin Vishi. Aq shumë kishin qejf, me aq gëzim vinin në orët e shqipes! Kur i mora në ditën e parë dinin të thonin shqip vetëm mirëdita dhe faleminderit... kur mbaruam vitin e parë komunikonin lehtë në shqip...!Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë?- Me familjen time shumë të dashur, gruan dhe tre fëmijët. Tek miqtë e mi që i dua dhe i respektoj shumë. Uik-endet herë pas herë në ndonjë muze, ose duke vizituar pjesë të Stokholmit të cilin ende nuk po e njohim tërisht megjithëse banojmë këtu qe nga 1993.Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?- Shëndeti dhe sukseset e fëmijve në radhë të parë më bëjnë të ndjehem i lumtur, e kundërta më dëshpëron jasht mase.Pot ë kishit mundësin të zghidhni, ku do kishit jetu?- Atje ku ndjehem i lirë dëshrioj edhe të jetoj. Pjesa tjetër plotësohet nga proceset e globalizmit të cilat botën e shndërruan në një fshat edhe më të vogël se Runikun tim.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

8

Në 80 vjetorinë e lindjes së Baclokut, poetit tonë të njohur Din Mehmeti

Nga ky nunër i revistës sonë dhe tuaj ne do fillojmë me botimin në suedisht të bigrafive të poetëve të njohur shqiptar dhe punime te tyre letrare. Në këtë numër do fillojmë me poetine njohur kosovar Din Mehmetin.

DIN MEHMETI Din Mehmeti (f. 1932) är bland de mest kända klassiska företrädare för nutida vers i Kosova.

Han föddes 1932 i byn Gjocaj i Junikut nära Gjakova och studerade albanska språket och litteraturen vid universitetet i Belgrad. Han senare föreläst på lärar-högskolansutbildningen i Gjakova. Trots att han har publicerat prosa, litteraturkritik han är känd främst för sitt figurativa poesi som har framgått i femton volymer mellan 1961 och 1999. Mehmeti’s vers är en av inhemska känsligheter. Han förlitar sig på många av de siffror. Metaforer och symboler i norra albanska populär vers att genomsyra och stabilisrea hans rastlösa lyrisk syn på berget stammarna.Trots svaga vindar av romantik som wafts genom hans vers, som kritiker Rexhep Qosja en gång uttryckte det, detta kreativa likställande av folklore fortfarande starkt smält med en realist nu varande, ibland ironiskt, som tar sina rötter i en del av etiken i revolt i tradition av Migjeni och Esad Mekuli. Mehmeti poetiska rastlöshet är dock inte inriktade på messianska protester eller social kritik, men den konstnärliga kreativiteten och enskilda perfektion.

Olympia Gatorna i Aten har en livlig verk samhet Med turister Homer, där är Penelope? Bordeller lockas resenärer Into the veck i underjorden Den fläckas skönheter Spelade med instinkter Och i skuggan av otur Homer, där är Penelope? Och bokstäverna rivas upp vid dörren, En sorglig jämra sig -- Lamén av ett liv slutsåld ... Homer, där är Penelope?

(Aten 1976)

Jag har en förfrågan Jag har en förfrågan Det blir en sten i ett äpple, Ett äpple i en fågel, När stjärnan lär sig sitt namn, Det kommer att försvinna i en rök rakat. En gråtmild begäran Det blir fågeln i en kula, Kulan i en blomma, Grave på graven Till helhet bergsidan skott. Det är en suck av själen Det brinner i sång Och är född i sin egen död. Låt oss hopa ben, säger han, Och utgör ett torn av kärlek Inför framtiden kommer att kräva av oss En fyr att möta stormen. (1981)

Dialog med Lake Sjön har blivit mörkt, Sjön har blivit galna,

Maj min bark håll. På denna sida har du klippor Av ben,

På andra sidan odödlig drömmar, Maj min bark håll. Sök väg ut I ditt hjärta,

Udden av hopp är långt, Blod-röda blommor Kommer ännu anländer, Maj min bark håll.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

9

Në Bukuresht të Rumanisë doli nga shtypi libri i Remzi Bashës me titull “Zëri i Kosovës”

Remzi Basha u lind më 1 shtator 1960 në Sllapuzhan të Therandës. Shkollimin fillestar dhe gjimnazin i kreu në vndlidje, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Universitetin e Kosovës (Fakulteti i Historisë dhe Gjeografisë). Që në rini të hershme merret me veprimtari atdhetare, duke qenë më vonë në ballë të demon-stratave kosovare për liri dhe pavarësi, si pasojë e së cilës do të ndiqet, arrestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të “Ballkanit” në ish/Suharekë. Si pasojë e përndjekjes, pas shpërthimit të revolucionit antikomunsit do të shpërngulet së bashku me familjen në Suedi, për të va-zhduar edhe atje veprimtarinë intenzive në favor të kauzës kulturore dhe kombëtare shqiptare, duke dhënë kontribut të pashoq në fushën e arsimit, si mësimdhënës i mësimit plotësues në shkollat shqiptare të Suedisë. Në ndërkohë (1991/1995) ka qenë kryetar i degës së LDK-së për Katrinaholm, duke dhënë kontribut për Qeverinë e Kosovës edhe në rrethin e Malmos. Që nga viti 1995 deri më 2000 punoi në kryesinë e Shoqatës Kosova, duke qenë në ndërkohë revizor i kësaj shoqate. Së bashku me Vitore Stefa Lekën dhe njerëzit e saj ishte iniciator për themelimin e degës së Lidhjes Shqiptare në Skandinavi, ku është sekretar i kësaj dege, duke qenë njëherit organizator i grevës së urisë që u mbajt në Malmo për të sensibilizuar opinionin suedez lidhur me diskriminimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushteti serb. Merret me krijimtari letrare në mënyrë aktive, duke botuar disa vëllime poetike, si dhe një roman që është duke e pregaditur për botim.

Koha e poezisë është një etje permanente, ndërsa “Zëri i Kosovës” është libri më i ri i Remzi Bashës, poet ko-sovar me banim në Suedi. Një vepër e bukur të cilës i paraprin një parathënie briliante, lënda poetike dhe men-dimet e Namik Selmanit i cili uron që sa më shumë të shkëmbejmë mes vedi, si shkrimtarë, si poetë, si patriotë, si mesazhierë të së nesërmes, me më shumë fjalë, me më shumë poezi, me më shumë mençuri. Remzi Basha na e thotë kaq mirë këtë mësim në librin e tij. Derisa botimet e deritanishme kanë dalë në gjuhën rumune apo në të dy gjuhët, “Zëri i Kosovës” është libri i parë i një autori kosovar që e sheh dritën e botimit në gjuhën shqipe në Bukuresht, duke vazhduar kështusoj traditën e rilindësve tanë që i botonin këtu veprat e tyre në gjuhën amtare. Librit i paraprin medalioni i autorit mbi “Nuset tona dhe zemrat shqiptare”: “Nuset tona janë përherë nuse. Ato nuk plaken kurrë dhe gjithmonë rrinë në pritje: me pajën flamur, me zjarrin në gji, të egra, të buta dhe ziliqare. Vetë Penelopa duket të ketë qenë shqiptare. Dasma shqiptare nuk i ngjiste pranverës së parë. Ajo solli shumë zogj, shumë këngë, shumë lumenj. Zogjtë ishin më të bardhë, këngët me daulle, lumenjtë me valë, e dielli me zjarr. Edhe dashuria shfaqet në formë zogu, bie në krahëror si një degë lisi, ikën prapë bashkë me gjethet pas vete, lë një rrugë të zbrazur, plot shi, dashuria ime për ty.” Zëri i Kosovës është strukturuar në tre cikle: “Dardania e bekuar nga Perëndia”, “Amaneti im” dhe “Atyre që e duan Atdheun e quajtur Kosovë”. Sipas Riza Lahit (poet, piilot dhe patriot), “Remzi Basha, shkruan për vendlindjen e tij si një adoleshent që ka rënë në dashuri. Ai bën pjesë në atë grup kosovarësh që synon që të bashkojë shqiptarët me njëri/tjetrin, nën palët e flamurit kombëtar. Ky njeri me pamjen prej lufëtari, ka një zemër kaq të madhe sa të pranojë në zemrën e tij të gjithë shqiptarët. Unë tund kokën i menduar kur lexoj po-ezinë Remzi Bashës.”

Nga Bukureshti bashkëkomabasi, poeti dhe publicisti i yn i mirëjohur

Baki Ymeri

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

10

Një libër i shkruar me shpirt Sipas Drita Brahos, autore e parathënies, edhepse lexuesi mbetet vlerësuesi më i mirë dhe mbështetesi kryesor i poetit, Zëri i Kosovës është një libër i shkruar me shpirt. Janë poezitë më të bukura të këtij kosovari të frymë-zuar, të përmbledhura në një vëllim antologjik që e sheh dritën e botimit aty ku u hodhën bazat e para të shtypit shqiptar dhe të librit shqip. Imagjinata, atdhedashuria dhe shpirti i autorit shkëlqen në tri vëllimet poetike (Ring-jallja e Atdheut, Merrmë me vete, (Di)Ademat) që paraprakisht e kanë parë dritën e botimit brenda një viti në Prishtinë (2005). Sali Bashota qëndis portret për babain e vet, sipas të cilit “Vdiq duke këlthitur/ Kemi me fitue/ Ai kishte plis të bardhë/ Mustaqe të kuqërreme/ Trup mesatar por të lidhur/ Nuk kishte frikë/ Ai kishte shpresë/

Dhe besë”. Po kështu vepron edhe Remzi Basha te portreti i gjyshit të tij: “Në ballë një hartë e çarë/ Dhe lumenj që ikin gjithandej/ Në gjoks një shkëmb/ Dhe lima në mes/ Trupit plagët shëtisin/ Nga koka deri te këmbët/ Nga lindja në vdekje/ E përcollën plagët/ Dhe këngët”.

Në këtë përmbledhje simpatike autori vjen para Jush edhe me një tufë poezishë të pabotuara deri mës sot. Nëna e poetit sipas tij është qetësi e shpir-tit dhe shërim i plagës, balli i saj është mallëngjim i shenjtërisë, fjala e saj burim i urtësisë dhe ilaç i vetmisë. Nëna shqiptare për poetin është Engjëll i Perëndisë. Autori defilon me shpirtin e tij poetik, që nga Shqipëria e deri në diasporë, duke e shpaluar dukshëm pasionin e tij për krijimtari artistike ku spikat patriotizmi që reflekton dashurinë ndaj kombit dhe Atdheut. Remzi Basha jep kontribut të çmuar për çështjen shqiptare në botë. Vlerat e tij krijuese kanë ndikuar që të vlerësohet edhe tejmatanë kufin-jve të Atdheut, duke u bërë anëtar i Akademisë së Shkrimtarëve të Suedisë, si dhe një mësimdhënës i shkëlqyer për fëmijët tanë në diasporë. Sipas stu-diuesve, analistëve dhe historianëve për çështjen kombëtare, Remziu në veprat e tij shquhet si qëmtues i zakoneve dhe traditës shqiptare. Burri i Kosovës, edhe pse larg nga vendlindja, shkru-

an për tokën amë. Portat e krijimtarisë janë të hapura. Kosova e Çamëria zgjojnë tek ai pasionin për të shkuar më tej. Jo drejt një të panjohure, por drejt një të njohure që kërkon zgjidhje, ndaj ai gërmon data, fakte për fatet e kombit të tij. Pena e Remziut shkruan për dhimbjen, dashurinë dhe shpresën e popullit të tij. Tani Kosova përjeton rilindjen e saj dhe kjo e bën poetin të rilindë në vargjet e tij, duke e ndjerë zërin dhe duke prekur me elegancë dhembjet e vendit që ka përjetuar traumat e historisë. Zëri i Kosovës sjell pranë nesh zërat e trimave të patrembur, vajin e nënave që lindin heronj, afshin e vashave të etshme për dashuri, klithjen e fëmijëvë të lindur nën tingujt e një kënge. Krijimtaria e poetit vjen gjithmonë duke u përsosur. Remzi Basha është shqiptari që ua mëson gjeografinë e atdheut dhe alfabetin e atdhedashurisë nxënësve të tij në një shtet që ka mbështetur fuq-ishëm Kosovën, siç është Suedia. Fjala e poetit lind nga një ëndërr ku shfaqet shpata e Skënderbeut që bie në duart e heronjve të Dardanisë ku mallet prekin qiellin, zogjtë hedhin valle, ndërsa bimët mbijnë si një përrallë me vasha shamizeza që tokës ia shërojnë plagët.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

11

Përgatiti për botim Kim Sylaj, Vårgårda

Qesh e vogël dhe u rrita në prehër të nënës u merzita nuk di me shkru as me lexu por në shkollë du me shku mesuesen time me ndegju krejtë me pesa me kalu! Buqja.

Sa embël qeshë e vogla buqe, ja ka blerë baca sandallet e kuqe, ia urojnë shoqet dhe shoket e vet s a te bukura buqe i bajshe me shën det sa embël qesh buqja si lulja në degë me sy e faqe të embla si shegë. Rup cup…

Rup cup cup, rup cup cup pa i la duart mos ha bukë laj laj bukurosh ndaq me qenë gjithmonë shëndosh Kori yn gazmor Lartë e poshtë në oborr po këndon një kor gazmor pata benë ga ga ga pula kuqe ka ka ka ja benë gjeli ki ki ki zogu i vogel ci ci ci ky eshte kori ynë gazmor që këndone në oborr

Bajame Hoxha -Çeliku BLINERA

I thoshte blinera , për dite e për ditë , mami te kam xhan mami te kam shpirt. Per festen e mamit , Blinera nxitoi , nje buqete me lule, mamit ja dhuroi.

MËRGIMI

Shoqet mua më pyesin: - A ke babi ti? Unë iu përgjigjem, e kam në greqi.

Sa je larg o babi! A s’ke mall për ne? mua edhe mamin, vetëm pse na le?

Eja, eja babi, kemi mall për ty, unë edhe mami, rrimë me lot në sy. Kur ti të jesh kthyer, oh, sa lumturi, Atëhere në mes shoqesh, do mburem unë për ty.

Rifat Kukaj

DY MOTRA “Dy motra, ven’ e vijnë, Njëra tjetrën s’e arrijnë...” Kujdes, në kthesë Mos e ngre kokën lart Se më puthesh me asfalt! Lëviz me këmbë mbaju me dorë Hapi sytë-në semaforë! Je i lehtë në Biçikletë, a dëgjon? Por s’je vetëm në komunikacion...

Labinota Hoti nx e kl VIII Gjilan

PSE… Pse rrinë fëmia në mendime? Pse gjithmonë për liri kërkime Pse paraja zë vend të parë? Pse e mira nuk kthehet vallë?

Pse ujku s’ndërron zanatin e tij? Pse nuk hiqet kjo skllevëri?

Pse duhet falur dashuri Njeriut pa zemer në trupin e tij.

Pse bujku gjithmonë punon? E barkëmadhi n’karrigë jeton

Pse ka njerez pa shtepi? Si të ulet kjo varfëri? Pse në këtë Milenium Vetëm bukë e krip E s’janë fatlum PSE… Pyetje e shkurtër Pa perfundim Pse ka mbetur faji jetim …

Faqja për me të vegjlit, këtu do gjeni poezi, tregime si dhe këngë popullore për fëmijë

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

12

NEHAT JAHIU

SA E SA RRUDHA NË BALL TU KISHIN SHTUAR…!Shumë kohë kisha ëndrruar! Shumë kohë kisha menduar! Ku ta gjeja…!? Ku ta takoja!? Kurrë nuk e kisha har-ruar!? Kurrë!Kurrë…!Dhe asnjëherë! Po, si të harrohej mësuesja ime e parë! Mësuesja ime e dashur! Mësuesja ime e shtrenjtë! Mësuesja ime. Mësuesja ime e klasës së parë! Mësuesja ime! Mësuesja Lumnije! Kaluan shumë ditë! Shumë javë! Shumë muaj! Shumë vite! Shumë e shumë kohë , që nuk të kisha parë! Të kërkova gjithëkund! Të ëndrrova në cdo cep të kësaj bote! Të kërkova në tokë! Të kërkova në qiell! Shëtita fusha e male për të gjetur! Nuk lash vend pa të lypur! Sa e sa herë të ëndrrova! Portretin e tënd! Bukurinë! Dashurinë tënde shpirtërore që kishshe për ne nxënësit e klasës sonë! Sa e sa herë ti ëndrrova duart e tua të buta dhe të ëmbla…! Duart e një mësuese të dashur

që nuk mundja te ndaja nga nëna ime! Asnjëherë nuk munda ti harroj përkëdheljet e ëmbla dhe të dashura të duarve dhe syve tu ! Çdoherë portreti yt më cfaqej para syve të mi! Sa e sa dëshira shpirtërore kaluan mbi zem-rën time…!Që një ditë ta takoja ty mësuesja ime! Të cmallesha! Të shëroja plagët e përmallimit tim që kisha për ty! Ti shëroja këto plagë që me vite i bartja me dhembje për të parë vetëm njëherë! Vetëm njëherë! Vetëm një minut! Vetëm! Vetëm! Të cmallesha! Të derdhja lotë! Lotë gëzimi! Lotë dhembja! Lotë krenarie! Lotë dashurie! Lotë! Lotë! Të kërkova! Të kërkova!Dhe një dite. Një ditë të gjeta! Portreti yt më rrinte para syve të mi! Mësuesja ime! Mësuesja, Lumnije! Një mësuese e bukur! Bukurinë dhe dashurinë tënde nuk e kishte askush ne botë! Bukuria dhe dashuria yte të magjepsnin! Edhe hëna e bukur e natës ta kishte zili! Edhe Zanat e Malit xhelozonin bukurinë tënde mesuesja ime e dashur…! Po,po ti ishe kjo m[ësuesja ime Lumnije! Ishte ajo Aferdita në fshat. Ishte ajo Afërdita përsëri në fshat! Kjo ishte mësuesja Lumnije para 52 vitesh në fshat, në vendlindjen time! Atëhere kur unë isha nxënës i klasës së parë! Atëhere kur mua dhe mocanikve të mi na e merrte dorën dhe na e mbante me dorën e saj të artë për të na i mësuar për herë të parë, për të shkruar shkronjat e gjuhës amtare!Kjo ishte mësuesja Lumnije! Mësuesja ime e klasës së parë! M[suesja ime e dashur! M[suesja, Lumnije! Kjo ishte Aferdita në fshat! E tani.. pas shumë vitesh! E gjeta! E gjeta! Pas shumë vitesh! Pas gjysëm-shekulli! Për herë të parë ia dëgjova zerin nëpërmjet telefonit! E njoftova se kush isha unë! Derdha ca pika lotë kur ia dëgjova zërin! Derdhi edhe ajo! Derdhëm që të dytë! Ishin lotë gëzimi! Lotë dashurie! Lotë përmallimi! Më tregoi qytetin! Lagjejen! Ndërtesën! Banesën! Katin! Hyrjen! Numrin! Të gjitha mi tregoi! Oh, sa me mall dhe me dashuri atë ditë të hënë me shokun tim të klasës se parë Mustafën (Mustafa Destanin) u nisëm për ta takuar mësuesen tonë të klasës! Mësuesen Lumnije! Do takohemi pas shumë kohësh! Pas 52 dy vitesh mall e dashuri! Gjatë rrugës u vonuam goxha shumë! Deri sa arritëm ! Deri sa e gjetëm! Vendbanimin e saj! E ajo! Ishte merakosur shumë për vonesën! Shumë! Me të vërtet shumë! Sa e sa kohë kishte qëndruar në ballkonin e banesës se saj! Duke shikur cdo kalimtar që kishte kaluar rrugës. Ajo nuk na njihte…! Na kishte harruar! Nuk na mbante në mendje! Kishte kaluar kohë e gjatë! Ishim klasa e parë! E tani, edhe ne! Kishim ndryshuar shumë!

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

13

Kohë! Kohë e largët kishte kaluar që nuk ishim parë! E ne! Ne e njihnim! E njihnim shumë mirë! E njihnim! Si nuk e njihnim mësuesen tone. Mësuesen tonë të klasës së parë! Mësuesen Lumnije!Ajo mësuese e bukur! E re, e dashur!E mësuesja Lumnije! Eh, koha! Koha! Koha e largët! Na kishte mashtruar mua dhe shokun tim të klasës së parë! Po,po na kishte mashtruar! Na kishte tradhëtuar…! Po,po na kishte! Takimi! Takimi ballë për ballë! Sy me sy! Pika lotësh rrokullisen mbi fytyrën time dhe të shokut tim…!Lotët nga sytë për fytyre si sumbulla fil-lojnë ti rrokullisen edhe mesues tonë! Mësueses Lumnije! E h, bote…!? Botë!? Eh!? Eh!Jeta!? Jeta?! Eh, eh!? A thua vall ishte kjo mësuesja Lumnije, mësuesja ime!?Mësuesja ime e klasës së parë?! Që aq shumë e kisha ëndrruar! E kisha ëndrruar vetëm njëherë ta takoja mësuesen time me ate mal bukurie që e mbaja në sy e shpirt 52 vite! Ku ishte ajo moshë e mësueses sime, kur ajo ishte në vendlindjen time! Ajo mësuesja ime e bukur si hëna e natës…!? Si Zana e Malit!? Ku ishte! Ku ishte !? Ku!!!?? Ku!?!? Lotët na rrokullisen në fytyrë…! Lotë! Përqafime! Përqafime! Lotë gëzimi! Lotë dhembje! Lotë dashurie! Lotë krenarie! Lotë përmallimi! Lotë kënaqësi shpirtërore! Shërim plagësh! Evokim kujtimesh të paharruara! Histori e kaluar që kishte mbetur e shënuar në zemrën e mësueses dhe në zemrat tona që nga klasa e parë! Sa shpejt na iku koha! Sa shpejt! Sa! As ne!As vajza e mësueses Lumnije, Besa dhe as ajo vetë nuk e kuptuam sa shpejte na u tretë kjo kohe…! Na u tretë si fluskat e sapunit ne ujë! Nuk hetuam! Na iku shumë shpejt…! Duhet te ndahemi! Shumë pak i thamë njëri tjetrit! Shumë pak! Shumë kishim për të thënë! Shumë! Shumë! Evokime! Kujtime! E, e tani duhet të nda-hemi! Të ndahemi për sot! Nga ky takim! Takim pas gjysëmshekulli! U përqafuam me mallin e ndarjes!...Dhe të dashurisë! Lotët na mbytën! Na mbytën! Përqafime! Puthje! Puthje duarësh. Sy! Faqe…! Puthje lotësh ishin! Puthje ndarjesh…! Zbritëm shkallëve tatëpjetë unë dhe shoku im…! E mësuesja Lumnija tek pragu i shkallëve mbeti me lotë në sy! Koka na mbeti me një anë! E shikonim nëri tjetrin ! Ia ngritnim dorën njëri-tjetrit! Per-shëndetje të paharruara kurrën e kurrës për jetë! Po, sa dolëm nga hyrja e banesës në rrugë ngritëm kokën lartë tek dhoma e saj e banesës! Tani në ballkon shikojmë mësuesen tonë të përlotur! Do e lëmë mu aty në ballkon. Aty ku e gjetëm pas 52 vitesh ku ishte duke na pritur për takim te parë pas gjysëmshekulli…!Aty ku e gjetëm, aty e lam përsëri! E shikimi ynë humbi vetëm atëhere kur kaluam në rrugën tjeter! Tani më nuk e shihnim njëri tjetrin…! E vetëm lotët na mbetën nën qepallat e syve ne dhe mësueses tone të dashur! U larguam së bashku me rrezet e diellit pranveror që humbën diku larg pas bjeshkëve të larta të Karadakut Plak! Eh,mësuesja ime!? Sa e sa qime të bardha që dikur asnjë nuk e kishe në flokë!Unë sot ti numrova…!? Sa e sa rrudha në ball tu kishin shtuar mësuesja ime! Nuk mundja ti numroja sot! E dikur nuk kishe asnjë!Sa e sa lotë derdhe prej syve tu sot mësuesja ime e dashur dhe e bukur gjithëmonë do jesh për ne! Eh,mësuesja ime! Mësuesja, Lumnije!Sa e sa herë u përqafuam pas kaq vitesh! Përmallim i papërshkruar, cmallje, dashuri e pakufishme! Eh, mësuesja ime sot me vete mora 82 vitet e tua që ë[ rëndojn mbi supet e tua ! Mora shumë mall dhe kujtime të paharruara ! Mora shumcka! Ama shumcka! Të gjitha këto do i futi në zemrën time dhe do ti ruaj për kujtim ! Asnjëherë nuk do ti humbi ! Dhe as nuk do ti treti! Do ti mbylli nën dry! Do ti ruaj me mall e dashuri! Çelsin e drynit askujt nuk ia jap…! Vetëm unë do ta kem! Sa herë që të më marrë malli për ty!Me dorën time do ta hapi drynin me celsin tim! Që askush nuk e ka! Askush! Do të ju marrë erë kujtimeve që mi ke falur ti! Edhe atëhere kur të vdes do ti marrë me vehte në varrin tim,oj mësuesja ime e dashur dhe e pahar-ruar! Ama edhe një gjë kurrën e kurrës nuk do ta harroj mësuesja ime! Jo,jo nuk mund ta harroj kur më the para se të ndaheshim: “Ah, sa kisha pasur dëshirë vetëm edhe njëherë ta kisha parë Orizaren! Dhe ta kisha puthur atë tokë…! Me mallin e shpirtit tim! Edhe nëse do vdisja! Kjo dëshirë që me djegë zemrën do ishte plotësuar!” E unë! Dhe shoku im! Dhe vajza yte Besa ta dhamë fjalën se do ta cojmë amanetin tënd në vend! Do ta plotë-sojmë edhe këtë dëshirë që ka kohë që ta zhuritë shpirtin, oj mësuesja ime e dashur…!Edhe pse një lule që tu këput mu nga zemra yte në lulen e rinisë ta dogji shpirtin për gjithmonë, oj mësuesja ime. Por, ti u bëre e fortë si guri i bjeshkës dhe e barte ashtu sic bartin nënat shqiptare shumë plagë e nuk dorë-zohen dot!Ashtu veprove edhe ti!Të lumtë…! Zoti të bekoftë!

E hënë,27 prill 2009

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

14

BILALL MALIQI

SHTRIRJET IMAGJINATIVE DHE MOTIVUESE Vështrim letrar (Mejdi Shabani “Dhelpra në gjyq”, Sh.B. “Feniks”, Preshevë 2009) Nëse merret parasyshë zhvillimi i kulturës në tri komunat tona të ndara., fjala është për kulturën letrare e cila tashmë ka shtrirë di mensionet e veta në çdo fushë letrare gjithnjë duke bashkëpunuar me Edicionin e Botimeve të “Feniksit”, atëherë para nesh dhe botës së lexuesve paraqitet edhe një libër me pjesë dramtike të autorit Mejdi Shabani.

Pas veprës së parë me poezi “Lotët e zemrës” të botuar në vitin 2002, Mejdiu para opinionit artëdashës del me librin tjetër të një zhanri që është deficitar në trojet tona, është fjala për pjesët skenike të titulluara “Dhelpra në gjyq”.Mejdiu provoi pendën e tij edhe në këtë zhanër duke qenë i vetëdishëm se kemi të bëjmë me një rrymë letrare të vështirë dhe që don përkushtim të madh së pari për ta plotësuar vlerën e kënaqshme artistike dhe së dyti për t’u pranuar edhe nga lexuesit e vegjël ky libër, pastaj për t’u mbetur në hater për një kohë të gjatë dhe natyrisht për t’u luajtur edhe në skenë nga nxënësit.

Personifikimi si motivim

Brenda kopertinave të këtij libri qysh prej faqes së pestë fillon edhe publikimi i personazheve që e jetësojnë librin.Këtu kemi të bëjmë me personifikim të personazheve me veti pozitve dhe negative e që koincidojnë edhe në ndodhitë nëpër kohë që tashmë janë edhe bazë e shtrirjes së imagjinatës së autorit nëpër tërë librin deri te epilogu i kësaj drame.Bota shtazore mbështillet nga autori me petkun e lojës në skenë: Lepuri, Lepurushja, Lepurushi, Dhelpra, Ujku dhe personazhe tjera :Qeni, Pula dhe Maca, ku paraqitet qysh në fillim dialogu mes Lepurushit (djali) me Lepurin (babai) për hallet e tyre që kishin dhe Lepurushi vendosë ta lëshoj vendin prej torturave dhe zullumeve të shumta që iu bënë, papunësisë dhe gjendjes së rëndë sociale.Ecejakjet e autorit nëpër kohë me këtë motiv tregojnë më së miri me anë të personifikimit ku paraqitet e gjithë ajo kohë e pakohë që e përqafoi shoqërinë tonë e sidomos shtresën e varfër nga të zezat e pushtuesit shekullorë.Nga këto të zeza nga “Dhelpra” dinake dhe zullumqare nga mosdurimi shoqëria “shtazore” kishte marrë ven-dim ta formojnë një gjyq e të munden të ankohen kush ka nevojë.Sa shumë të rinj e të reja nga koha e kaluar e deri tani lëshuan atdheun e tyre gjithnjë me shpresë se në mënyra të ndryshme do t’i kontribuojnë atdheut, dhe kështu “Lepuri” i drejtohet “Lepurushit” me këto fjalë sa ngushëlluese aq edhe optimiste:

“Ne do të punojmëTë dejtën ta kërkojmë.Të dëshiroj kthim të shpejtëNë vendin e lirë…Mirupafshim biri im”

Është interesant se autori përveç hyrjeve vargjet i ka paraqitur në formë vargjesh poetike dhe diku-diku ka për-dorur edhe rimë.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

15

Edhe në pjesën e dytë autori vazhdon duke futur në skenë edhe ujkun e pulën si personazhe. “Dhelpra” nga zul-lumet e mëdha që ua bëri popullit u padit nga shoqëria te ujku plak i cili mundohej të ndante drejtësi.Kështu pra deri te pjesa e tretë dhe në tetë skenat e paraqitura në libër zhvillohet një dramë e vërtetë në gjyqin e dhelprës e cila nuk lëshon pe derisa trupi gjykues ta dënojë dhe njëherë e përgjithmonë të mbledhë mend dhe të dijë se në koherenë edhe ne kemi pushtet, edhe ne do të jemi të mbrojtur si gjithë tjerët…

Vlerat

Libri me pjesë skenike “Dhelpra në gjyq”, iu dedikohet fëmijëve të ciklit të ulët shkollor, gjithnjë duke marrë parasyshë nivelin e kuptueshmërisë së mesazhit të autorit drejtuar atyre.Vargjet janë të kapshme dhe shumë lehtë mund të mësohen permendësh.Kujtojmë se ky libër do të pranohet nga ligjerimi poetik për fëmijë si libër që i plotëson kriteret e formës së botueshme të librit me aq vlerë artistike që posedon dhe se për t’i jetësuar këto pjesë skenike duhet orvatur që këto të provohen edhe në skenë me qëllim që të plotësohet kërshëria e lexuesit duke i parë edhe të luajtura në skenë.

Rëndësia e librit

Libri me pjesë skenike “Dhelpra në gjyq” e autorit Mejdi Shabanit me sa vlerë artistike që ka, megjithatë është bërë një përpjekje serioze për t’ua dhuruar lexuesve dhe nxënësve këtë libër me të cilin nxënësit do të mësojnë diçka pozitive, sepse siç e cekëm më lart libra të këtij zhanri janë deficitare nëpër bibliotekat tona, andaj be-sojmë se do gjejë vendin nëpër biblioteka si personale ashtu edhe publike.Rëndësisë së librit në përgjithësi po edhe të librit që ne po e trajtojmë kisha me ia bashkangjitur edhe një afor-izëm shumë të qëlluar se:

“Libri është një mjeshtër mësimi memec”. (D.Didero).

Ky aforizëm është shumë i qëlluar për rëndësinë e librit për shoqërinë dhe kulturën në përgjithësi sepse fundi-fundit krijuesit janë ata që e mbajnë gjallë kulturën e një vendi ku jetojnë me botime të librave të zhanreve të ndryshme letraro-artistike.Kujtojmë që edhe krijuesi Mejdi Shabani me këto dy botime të parin me poezi për të rritur dhe së fundit edhe me këtë të fundit me pjesë skenike e dha në maksimum inspirimin dhe motivimin shpirtëror që kishte brenda vetes, këtë e them gjithnjë në kapacitetin e tij krijues që posedon.Mejdi Shabani ka në dorëshkrim një mori poezishë për fëmijë dhe shkrime tjera të cilat në të ardhmen presin dritën e botimit .Këtij vështrimi po ia bashkangjes edhe një aforizëm se:

“Çdo komb duhet të përkufizohet, në radhë të parë, si komb kulturor” (Manfred Osten).

Dhe se poetët janë krenaria e një kombi…Presim në të ardhmen edhe botime tjera me ngritje të vlerave artistike nga kjo penë.

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

16

Ëndërr pa fundTeatër në një ëndërr tërheqëse Edhe e pamundura bëhet realitet Lëshohesh lirshëm me parashutë Si një Tibetan ”i lirë mbi Tibet”

E sheh veten -Budë me kurorë Në një tempull të paprekur Në mes të maleve i fshehur Êndërr që s´do të marrë fund Të afron tek buzët e burimit E të lë me grushtat thatë Një ëndërr pa fije turpi

Të zbret edhe mbi mjegullën e bardhë Në Çeçeninë e derdhur si turist të shëtit Para këmbëve të shtron rrugën me lule Fëmijët të buzëqeshin me sy të përlotur Në botën e vogël, në ëndërrën e madhe Në një natë me rreziqe dhe përje-time Fundi afrohet, ti s´do që ajo të marrë fund

Lutje erës

Fry moj erë, fry e mos pusho Aromën dua të të ndjej, ku je?

Groposur thellë në mes të mosbesimit Në zemër të Saharasë shterpë, atje je!

Lutje të shumta dëgjon e s´fryn, moj magjistare e lodhur Fry se më është zënë fryma nga fjalët e jetës së egërsuar!

Fry, mos u trëmb! Zbrit edhe mbi Jeruzalem Atje përplasu mbi muret beton-berliniane, atje!

Fry, fry se atje lind dhe perëndon dielli në kohë

Shkruar më 2007.02.02 Landvetter

Fate të harruaraDielli lind dhe perëndon si gjithënjë Bukuria zgjat një kohë dhe mbaronTi dhe unë, ju dhe ata, që të gjithë neS´bindemi se e vërteta shkakton dhimbjeMe ndjenjat e së bu-kurës manipulohe Në emër të së ligës bëhen vetëvrasje Fati që nuk e ka provuar të hidhurëns´di të çmoj të ëmblën. Jo, jo, nuk diNe përsërisim në memorje pa nu-muruar Këngën e vuejtjes dhe prap e har-rojmë Sikur të futesha në strofullën e të pafatëveOse të bëhesha një me ta, thellë i dashuruar?Êshtë e dhimshme kur ironia e fatit të zbulonE kuptoni, o njerës, dua të jem një nga ata,Me fat të zi, që nëpër këmbët e netëve të gjata Numurojnë dëshirat e yjeve të hum-bur në qiell Ata qëndrojnë përballë të ftohtit të acartë Agonia e tyre sixhade të leshta pikturonëFati i humbur, i futur thellë ndër dysheme Pëlhurë shprese të grisur end në vekVetëm njëherë të qëndroja në natën e tyre I pa tundur si hëna përballë stuhive qiellore Kohës bishtpërdredhur që s´do ndryshim Në fytyrën e zezë t´i pështyja do të doja

ME POETIN E NJOHUR SHQIPTAR IBRAHIM ABEDININë këtë numër të revistës “ Dituria”, Poeti Ibrahim Abedini paraqitet me tre poezi. Poetin e preokupon fati i njerëzve të shtypur, fati i popujve të rrobëruar, një fat që lidhet ngushtë me fatin e popullit shqiptar. Poeti nuk nguron të shkoj edhe deri tek sakrifica e vetvetes dhe të “futet e të bëhet një” me fatin e të pastrehëve, me vuajtjet e tyre, për ta njohur nga afër dhimbjen.Liria është e shtrejtë për poetin. Ai e parafytyron atë edhe në ëndërr, si:Në Tibet, Ceceni, Palestinë e Jeruzalem, ku era e lirisë është shumë largë. Dhe si va-

zhdim poeti kërkon nga adhuruesit e poezisë të analizojnë vet me kënaqsi përmbajtjen e këtyre tri poezive.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

17

Arsim HaliliIntervistë me Shqipe Hasanin – poete Krijimtaria – bujtina ime shpirtërore “Vepra me vlera hapë shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon”- thotë poetja

Shqipe Hasani. Një prezantim të shkurtër Jam Shqipe Hasani nga Prishtina. Kam të mbaruar shkollën e mjekësisë, Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve jam punësuar në Qendrën Klinike Universitare – Klinika për Radiologji dhe Onkologji ku punojë teknike e Rëntgenit. Krahas periudhave që është dalluar puna ime, krijimtarinë e kam pas bujtinë shpirtërore e cila ka funksionuar nëpër re vistat e ndryshme letrare, mandej edhe në botimet e vëllimeve të cilat sot preken dhe lexohen. Ato janë: “Shiu i vetmisë”, “Qielli i varreve”, “Akuareli i dhembjes” dhe “Premtim i lënë peng”

Zanafilla e krijimtarisë suaj artistike? Është me rëndësi për ta shpalos zanafillën e krijimtarisë se ajo më duket që kur unë jam lindur, ajo lindi me mua. Por, pa varësisht, periudhave të cilat më përcollën poezinë e barta me peshën, përjetimin, muzën, përkatë-sisht, shpirtit ia gjeta një kënd, ku rrinë aty, e fshehur nën gjakun poetik. Cilat motive i trajtoni në shkrimet Tuaja?Motivet në vëllimet e botuara janë të ndryshme. Secilës kohë i kam bërë përpjekje, t’ia përshtatë vargjet e mija, veç është e vërtetë se origjinaliteti i hapur, në secilën vepër, ka bërë jehonë, dhe është dalluar universi im ndaj botës reale. Për këtë, edhe lexuesi i cili nuk ma njeh personalitetin, përmes vargut del në pah, me dhembjen e kohës, me mërgimin e shekullit, me luftën e atdheut dhe me lirinë e shumëpritur, si dhe me lirikën, qoftë me atë patetike apo erotike etj,. Vetëm se, mund të them se çdo motiv e ka vlerën e vet me tema të nduardurshme. Mund të na flisni për vështërsitë, por edhe për efektet pozitive?Vështërsitë e krijimtarisë, sidomos për një krijuese, flas (femrën) e stome, janë ato të theksuara, sepse për ta siguruar kohën e shkrimit apo leximit, duhet ta derdhësh mundin. Duhet të kujdesesh që fëmijët ti mbash pranë si nënë, nëpunëse, amvise, kështu që gjithçka lobohet rreth meje dhe përgjigjet për mua, por të gjitha për t’i arrit nuk është vështirë kur e ke ndjenjën dhe vullnetin e punës, dhe nga ajo të dallohesh me suksese të arritura, është diçka shumë e madhe dhe shumë pozitive, por edhe efektive, si dhe kërkimtarë në hyjninë e letërsisë. Në cilin zhanër ndiheni më rehat?Poezia më fle më shumë në shpirtë. Përveç poezive për të rritur, shkruaj edhe për fëmijë. Mandej, edhe prozë, novela, por ajo që rri varrë i varur në qerpikë syri dhe lëvizë gjaku nëpër vrullin e trupit, është poezia që mund ta quaj pjesë e shpirtit. A keni përshtypjen se disa krijues bëjnë art vetëm për emër apo duhet ofruar vërtetë vlerë lexuesit?Shikuar në hollësi, apo në përgjithësi, secili krijues i cili identifikohet me emër, që rrugëton nëpër labirintet e letërsisë, nuk duhet të mbështetet në faktin se ka botuar vepra dhe është i njohur, mirëpo duhet krijuar hapësirë tek çdo lexues se nga ato vëllime veprash, qoftë me një apo me më shumë vepra, mund të citohet vlera artistike e veprës së krijuar është bazike që arrin kulminacionin për të fituar përshtypje nga lexuesi.Me një fjalë, them se vepra me vlera hap shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon. Thjeshtë, për ta njohur emrin, duhet ta njohin arritjen efektive të veprës, e për këtë le t’i mbetet kohës.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

18

Shumë i nderuari SOKOL, Nuk ka ndonjë shprehje në gjuhën shqipe më e madhe se FALEMINDERIT. Unë përzemërsisht ju faleminderoj për kujdesin që po tregoni ndaj meje dhe krijimeve të mia.“Diturinë”, nr. 5 e kam lexuar me ëndje në internet dhe më pëqen angazhimi i juaj për ta bërë sa më të mirë këtë revistë. Pastaj përmes kësaj reviste të bekuar kam lidhë miqësi edhe me miq të rinj prandaj, ju dhe revista jeni bërë një urë lidhëse në mes njerëzve. Edhe njëherë faleminderit dhe paqi shëndet, jetë të lumtur dhe shumë suksese.... Hysen Kqiku - Gjilan, Republika e Kosovës

Shkruani për të rritur apo edhe për fëmijë?Deri tani kam botuar vëllime për të rritur, krahas kësaj duke u nisur nga realiteti që ta njoh botën e fëmijëve, shkruaj edhe për fëmijë nga se të kompletuar e kam një përmbledhje që mendoj ta botoj në fillim të vitit të ardh-shëm, sipas planit që e realizoj.Cili është idoli juaj prej krijuesve të mëdhenj?Në letërsi idol i kam shumë krijues të mëdhenj botëror, ndërsa nga ata të letërsisë së sotme me kënaqësi lexoj veprat e shkrimtarit Qerkin Ismajli, Ramadan Haziri, Reshat Sahitaj, Ragip Sylaj, Rushit Ramabaja, etj,. Çka planifikon Shqipja për të ardhmen?Po e ardhmja ime ka një spektër të gjerë në letërsi, deri në fund të këtij viti shpresoj të botojë romanin që jam në përfundim të tij, dhe ta shoh një perspektivë më të madhe në botën krijuese të letërsisë. Bashkëpunimi Juaj me krijues të tjerë?Shumë pak i lë hapësirë bashkëpunimit me krijues, sepse vet natyra ime femërore, përmban në vete një mori obligime, angazhime të jetës personale, ditëve të përditshme, sepse një pjesë e kohës më ngel në punë, e pjesa tjetër në përkushtim të familjes. Vetëm sa i përket kohës së lirë, qoftë në bashkëpunimin me krijues jam shumë e mangët. Sa po trajtohet apo (ndihmohet) në shoqëri krijuesi?Në rrethanat e sotme, çdo krijues ka vështërsitë e veta në ekstazë të hapur, po flas për botën krijuese të femrës që, ajo që më preokupon është mospërkrahja e plotë, e cila hasë në sfida të ndryshme dhe vështërsia e saj defilon nëpër sakrifica të një botimi. Çka do t’u kishit sugjeruar krijuesve të rinj?Me rrjedhën e kohës, me njohjen e krijuesve të rinj, citoj: “Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë do të pa-surohet shpirti jonë krijues, ngase edhe arti ka vlerën e vet që stimulon ndjenjat emocionale e shpirtërore dhe të japim botës mesazhe të qarta për mes vokacionit të bukur poetik”.Mesazhi Juaj?Më shumë përkrahje për krijuesit, më shumë përkrahje për femrën krijuese, më shumë origjinalitet!

Kryesia e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” ne Borås, Redaksia e revistës “Dituria” Borås dhe Redaksia e Radio diturisë në Borås -Ju dëshirojnë pushime të këndshme të gjithë bashkëkombasve tanë kudo që janë dhe njëherit ju urojen rrugë të mbarë për në vendlidnje! Mirë u pafshim në shtator!

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballka-nas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as prob-lemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendo-sura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti alban-ologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

19

MENDJA E MADHE

Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi. Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë. Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen. Njëri prej pleqve në kuvend tha: -Fol diçka Shaban Hoxha Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti: -Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave? Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli: -Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf? -Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa! AI S’ASHT MSUE ME DHANË

Një zemërngushtë (tahmaçar) kishte pas ra në ujë e donte me u mbytë, se nuk kishte pas ditur not. Qëllon njëri atypari e i thotë: - Ama dorën, bre burrë! Një tjetër, që e kishte pas njohur këtë zemërngushtin, ia kthen këtij: - Ai nuk asht msue me dhanë, por veç me marrë e thuj: “Ha dorën!” e jo ama dorën, n’dash me e pshtue pa u mytë.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,qershor

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, maj, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Hakif Jashari; Gjyljeta Andersson; [email protected]; Bahtir Latifi; [email protected],Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Julia Janku,Athinë;[email protected]

Adresa e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20, 503 07 Borås,Suedi Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira

20

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00