gazetë mujore - iadk.org mujore bshbk_12.pdf · sektorin e bujqësisë gazeta mujore e publikuar...

4
Gazetë Mujore Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]: Projekti: Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit N°12 NË FOKUS Hapet Qendra e Edukimit për Fermerë në Vushtrri Më qëllim të krijimit të kushteve për edukimin dhe trajnimin e fermerëve kosovarë, në Vushtrri është hapur Qendra për Edukimin e Fermerëve. Hapjen e kësaj qendre, pikërisht në qytetin me potenciale të mëdha të zhvillimit të bujqësisë, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, e ka vlerësuar si shtëpi të fermerëve. “Institucionet tona deri më tani nuk kanë krijuar hapësirë për edukimin dhe trajnimin e fermerëve, e kjo u bë e mundur falë donatorëve”, ka thënë drejtori i IADK-së, i cili e menaxhon këtë qendër. Për më tepër ai tha se të gjitha trajnimet e fermerëve kosovarë, deri më tani janë kryer nëpër kafene, restorante, shkolla dhe ambiente të ndryshme, ndërkaq tani e tutje kjo qendër do të jetë në shërbim të gjithë fermerëve të Kosovës. “Qendra Edukuese e Fermerëve do të jetë një urë lidhëse e fermerëve, nga gjithë komunat e Kosovës me institucionet relevante duke pasur parasysh faktin se do ofrojë shërbime këshillimore, trajnime praktike, konferenca ndryshme, punishte, debate e aktivitete tjera”, ka thënë drejtori Bunjaku. Ai ka potencuar se qendra do t’ju shërbejë fermerëve në radhë të parë, të rinjve të cilët dëshirojnë të merren me bujqësi dhe femrave nga zonat rurale. Kjo qendër do të shërbejë edhe si pikë demonstruese ku të rinjtë do të mësohen në mënyrë praktike për përpunimin e pemëve, perimeve dhe qumështit. Qendra po ashtu do të shërbejë për promovimin e energjisë së riperteritshme në bujqësi. Në këtë qendër do të punojë stafi profesional i IADK-se i cili ka një përvojë shumë të madhe në fusha të ndryshme të bujqësisë, e po ashtu ne si IADK kemi bashkëpunime me donatorë dhe organizata nga vendet e Evropës dhe rajonit. Krejt në fund ai theksoi se IADK do të jetë gjithnjë në shërbim të fermerëve për përmirësimin e kushteve dhe pozitës tyre shoqëri. Ndërkaq Daniel Ostertag, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare “Bread for the World”, e cila e ka financuar ndërtimin e qendrës, tha se ndërtimi i kësaj qendre është një shembull i punës së mirë që po bënë IADK, në trajnimin e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë. Hapjen e kësaj qendre, shumë të nevojshme për fermerë e ka vlerësuar edhe Hysni Thaçi përfaqësues i MBPZHR, i cili tha se bujqësia do të jetë sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku, tha se Komuna e Vushtrrisë nuk ka hezituar aspak që këtë qendër ta përkrah me infrastrukturë rrugore, me furnizim me ujë dhe lidhje me rrjetin e kanalizimit. Hapjen e kësaj qendre që promovon edhe vlera të produkteve vendore, e ka vlerësuar edhe kryetari i Odës Ekonomike Kosovës, Safet Gërxhaliu. Qendra Edukuese për Fermerë posedon: Gjithsej hapësirë të përgjithshme 1000 m 2 Sallë për konferenca në hapësirë prej 122 m 2 dhe 95 m 2 , Sallë për takime në hapësirë prej 26 m 2 , Parking për vetura me hapësirë prej 800 m 2 , Të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e takimeve, ngjarjeve, konferencave dhe trajnimeve Posedon kuzhinë, Sallë me pajisjet për përpunim të ushqimit si dhe, Mundësitë për demonstrimin e funksionit të paneleve solar Faqe 2 Krasitja e gjelbër dhe masat tjera plotësuese gjatë vegjetacionit Faqe 3 Plehërimi dhe pasurimi i tokës Faqe 4 Informata nga: Sektori i Bujqësisë në Kosovë Ky publikim u financua nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e IADK-së në partneritet me Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian. në partneritet me

Upload: others

Post on 25-Oct-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazetë Mujore - iadk.org Mujore BSHBK_12.pdf · sektorin e bujqësisë Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]: Projekti: “Fuqizimi

Gazetë Mujore

Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]:

Projekti: “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në

sektorin e bujqësisë” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit

N°12

NË FOKUS

Hapet Qendra e Edukimit për Fermerë

në Vushtrri

Më qëllim të krijimit të kushteve për

edukimin dhe trajnimin e fermerëve

kosovarë, në Vushtrri është hapur Qendra

për Edukimin e Fermerëve. Hapjen e

kësaj qendre, pikërisht në qytetin me

potenciale të mëdha të zhvillimit të

bujqësisë, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së,

Zenel Bunjaku, e ka vlerësuar si shtëpi të

fermerëve.

“Institucionet tona deri më tani nuk kanë

krijuar hapësirë për edukimin dhe

trajnimin e fermerëve, e kjo u bë e

mundur falë donatorëve”, ka thënë drejtori

i IADK-së, i cili e menaxhon këtë qendër.

Për më tepër ai tha se të gjitha trajnimet e

fermerëve kosovarë, deri më tani janë

kryer nëpër kafene, restorante, shkolla

dhe ambiente të ndryshme, ndërkaq tani

e tutje kjo qendër do të jetë në shërbim të

gjithë fermerëve të Kosovës.

“Qendra Edukuese e Fermerëve do të

jetë një urë lidhëse e fermerëve, nga

gjithë komunat e Kosovës me institucionet

relevante duke pasur parasysh faktin se

do ofrojë shërbime këshillimore, trajnime

praktike, konferenca të ndryshme,

punishte, debate e aktivitete tjera”, ka

thënë drejtori Bunjaku. Ai ka potencuar se

qendra do t’ju shërbejë fermerëve në

radhë të parë, të rinjve të cilët dëshirojnë

të merren me bujqësi dhe femrave nga

zonat rurale. Kjo qendër do të shërbejë

edhe si pikë demonstruese ku të rinjtë

do të mësohen në mënyrë praktike për

përpunimin e pemëve, perimeve dhe

qumështit. Qendra po ashtu do të

shërbejë për promovimin e energjisë së

riperteritshme në bujqësi. Në këtë

qendër do të punojë stafi profesional i

IADK-se i cili ka një përvojë shumë të

madhe në fusha të ndryshme të

bujqësisë, e po ashtu ne si IADK kemi

bashkëpunime me donatorë dhe

organizata nga vendet e Evropës dhe

rajonit. Krejt në fund ai theksoi se IADK

do të jetë gjithnjë në shërbim të

fermerëve për përmirësimin e kushteve

dhe pozitës së tyre në shoqëri.

Ndërkaq Daniel Ostertag, përfaqësues

i organizatës ndërkombëtare “Bread for

the World”, e cila e ka financuar

ndërtimin e qendrës, tha se ndërtimi i

kësaj qendre është një shembull i

punës së mirë që po bënë IADK, në

trajnimin e fermerëve dhe zhvillimin e

bujqësisë.

Hapjen e kësaj qendre, shumë të

nevojshme për fermerë e ka vlerësuar

edhe Hysni Thaçi përfaqësues i

MBPZHR, i cili tha se bujqësia do të

jetë sektor i rëndësishëm i zhvillimit

ekonomik të Kosovës.

Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë,

Dibran Perçuku, tha se Komuna e

Vushtrrisë nuk ka hezituar aspak që

këtë qendër ta përkrah me

infrastrukturë rrugore, me furnizim me

ujë dhe lidhje me rrjetin e kanalizimit.

Hapjen e kësaj qendre që promovon

edhe vlera të produkteve vendore, e ka

vlerësuar edhe kryetari i Odës

Ekonomike të Kosovës, Safet

Gërxhaliu.

Qendra Edukuese për Fermerë

posedon:

Gjithsej hapësirë të përgjithshme

1000 m2

Sallë për konferenca në hapësirë

prej 122 m2 dhe 95 m

2,

Sallë për takime në hapësirë prej 26

m2,

Parking për vetura me hapësirë prej

800 m2,

Të gjitha kushtet e nevojshme për

mbajtjen e takimeve, ngjarjeve,

konferencave dhe trajnimeve

Posedon kuzhinë,

Sallë me pajisjet për përpunim të

ushqimit si dhe,

Mundësitë për demonstrimin e

funksionit të paneleve solar

Faqe 2

Krasitja e gjelbër dhe

masat tjera plotësuese

gjatë vegjetacionit

Faqe 3

Plehërimi dhe pasurimi i

tokës

Faqe 4

Informata nga: Sektori i Bujqësisë në Kosovë

Ky publikim u financua nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e IADK-së në partneritet me Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

në partneritet me

Page 2: Gazetë Mujore - iadk.org Mujore BSHBK_12.pdf · sektorin e bujqësisë Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]: Projekti: “Fuqizimi

Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]:

Projekti: “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në

sektorin e bujqësisë” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit

N°12

Krasitja e gjelbër dhe masat

tjera plotësuese gjatë

vegjetacionit

Krasitja e gjelbër aplikohet me qëllim të

rregullimit të ekuilibrit në mes të pjesës

vegjetative dhe frutdhënëse të pemës,

plotësimit të krasitjes dimërore, efektet e së

cilës janë: ndriçimi më i mirë i kurorës dhe

frutave, eliminimi i konkurrentëve dhe

shfrytëzimin racional i ushqimit, nxitja e

krijimit të sythave frutor dhe degëzave

prodhuese për vitin në vijim, largimin e

pjesëve të infektuara apo të lënduara,

përmirësimin e kualitetit te frutave ( ngjyrën,

madhësinë e frytit, përmbajtjen e materieve

ushqyese), zvogëlon bujshmërinë në

krahasim me krasitjen dimërore e cila rritë

bujshmërinë e pemës, pemët me bujshmëri

të ulët nuk duhet krasitur gjatë verës.

Koha kur më së tepërmi aplikohet krasitja e

gjelbër dhe masave tjera plotësuese në

kurorë është gjysma e majit deri në fund të

qershorit. Por këto masa aplikohen edhe në

periudhat e më vonshme të vegjetacionit

varësisht nga nevojat dhe mosha e pemës

(formësimi i kurorës, largimi i pjesëve të

infektuara).

Veprimet që ndërmerren gjatë krasitjes së

gjelbër dhe masave tjera plotësuese janë:

Largimi i pjesëve të caktuara vegjetative

të pa nevojshme

Lakimi

Rrallimi i frutave

Largimi i pjesëve të caktuara vegjetative

të pa nevojshme nga pema

Rrallimi (harrja) e filizave (rritje

vegjetative të pa drunjëzuara) që nuk

kanë pozicion të mirë në pemë

Largimi i lastarëve në fazën e hershme

në gjatësinë 25 - 30 cm (në formë të

thithakëve, me kënd të ashpër)

Mund të hiqen me thyerje nga baza

Me shkurtim në gjatësi prej 1 cm nga

baza, përmbi dy gjethet e poshtme të

dobëta

Izolimi i udhëheqësit qendror (largimi i 2-

3 filizave nën vazhduesin e udhëheqësit

qendror)

Degët e prera në krasitjen dimërore

prodhojnë 2-3 lastar prej të cilëve duhet

ngelë vetëm një

Pincerimi dhe shkurtimi i lastarëve të

caktuar me qëllim të kufizimit të rritjes,

favorizimit apo nxitjes së krijimit të

lastarëve të tjerë anësor, të

parakohshëm, me perspektivë

frutdhënëse

Largimi i pjesëve të infektuara

Lakimi

Lakimi është një masë shumë me rendësi

në formimin e kurorës së pemëve dhe

aplikohet qe nga viti i parë deri te formimi i

kurorës, viti i katërt. Kjo masë zbatohet

nga fundi i prillit dhe varësisht nga zhvillimi

i degëzave mund të aplikohet deri në gusht

apo edhe shtator.

Lakimi përmes peshave të ndryshme

nga betoni, rëra etj. (aplikohet te lastarët

e drunjëzuar duke i vendosë në pikë të

caktuar të lastarit për të arritur një lakim

optimal 70-90 shkallë)

Lakimi përmes rrëmojcave të dhëmbëve

(aplikohet kur baza e lastarit fillon të

drunjëzohet dhe arrinë gjatësinë 15- 25

cm)

Lakimi përmes litarit – spangos

(aplikohet te lastar të drunjëzuar në

fazën kur ata janë më elastik), ku

rekomandohet të përdoren spango

ambientale nga materiali bimor të cilat

pas një kohe zbërthehen, është një

formë mjaft e aplikueshme dhe

funksionale në prodhimtarinë intensive

Lakimi përmes pajisjeve speciale plastike

Lakimi përmes përdredhjes (aplikohet

kur ka rritje shumë të fuqishme të

lastarëve (fundi i majit gjysma e

qershorit)

Rrallimi i frutave

Molla ka kapacitet që të formojë fruta më

shumë se sa janë të nevojshëm

Është i nevojshëm rrallimi

Frutat rrallohen me spërkatje që

aplikohet 1-2 javë pas lulëzimit (Sevin,

NAA) dhe me dorë kur e arrijnë diametrin

e trashësisë së gishtit, por mund të

rrallohen edhe lulet me makina speciale

për rrallim

Mesatarisht është e mjaftueshme të lihen

frutat në distancë 15 cm përgjatë degës

ndërsa një lulëri mjafton ta ketë 1 frut

maksimalisht 2 fruta

Shumica e sythave frutor iniciohen 4-6

javë. Pas lulëzimit rrallimi i vonshëm nuk

ndihmon në inicimin sythave frutor.

shpesh ndodh frutë dhënia alternative.

Ky publikim u financua nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e IADK-së në partneritet me Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk

mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Page 3: Gazetë Mujore - iadk.org Mujore BSHBK_12.pdf · sektorin e bujqësisë Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]: Projekti: “Fuqizimi

Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]:

Projekti: “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në

sektorin e bujqësisë” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit

N°12

Plehërimi dhe pasurimi i tokës

Qëllimi i plehërimit është përmirësimi i

pjellshmërisë së tokës dhe realizimi i

rendimenteve të larta. Në prodhimtarinë

organike ekzistojnë shumë masa të cilat

zbatohen me qëllim të mbrojtjes së tokave

nga erozioni, ruajtja e strukturës dhe të

ngjashme, e të cilat në të njëjtën kohë

paraqesin në mënyrë indirekte edhe

plehërim. Këto masa para se gjithash janë:

plehërimi i gjelbër dhe mulqërimi.

Me mbjelljen e kulturave për plehërim të

gjelbër, sidomos me bishtajorët, arrihet lidhja

dhe pengimi i shpëlarjes së ushqimit, si dhe

pasurimi i tokës me azot. Mulqimi me kashtë

si efekt primar ka ruajtjen e regjimit ujor –

tokësor dhe strukturën e tokës. Është

dokumentuar se disa materie që liron

kashta, refuzojnë morrat e gjetheve dhe

dëmtuesit tjerë. Po ashtu, kashta vepron si

barrierë fizike për disa dëmtues, siç janë

kërmijtë. Në prodhimtarinë organike më së

shpeshti përdoren plehrat në vijim: Plehu i

stallës përfshirë edhe plehun e pulave,

komposti, treseti (torfa), hiri, preparatet

bimore dhe plehu mineral natyror.

Plehu i stallës - Kualiteti i plehut varet nga

lloji kafshëve shtëpiake, mënyra e të

ushqyerit të tyre, lloji i shtrojës dhe vjetërsia

e plehut të stallës. Plehu i kalit dhe deleve (“i

nxehtë”) zakonisht shpërndahet në tokat e

rënda, derisa plehu i gjedheve dhe derrave

(ftohtë) është i përshtatshëm për toka të

lehta(ranore). Procesi i zbërthimit të plehut

të stallës zgjatë 2 deri në 3 vite, ku gjatë vitit

të parë zbërthehet: 20-35% azoti, 20-35%

fosfori, 70% kaliumi.

Plehu i pulave shfrytëzohet gjithmonë si

përzierje, Në përzierje me dheun (3:1), si

shtesë gjatë kompostimit, rrallë i pastër (50-

100 kg/100m2 dhe si tretje për ushqim

ndërmjet rendeve (1kg/10 litra ujë). Sasia

mesatare e plehut të stallës e cila përdoret

sillet: në toka të lehta çdo 2-3 vite, në toka të

rënda çdo 4-6 vite. Tokat me pak humus 500

– 800 kg/100 m2, tokat e pasura me humus

300 – 400 kg/100 m2, kopshti organik 100 –

400 kg/100 m2, hapësirë e mbyllur 1000 –

2000 kg/100m2.

Komposti (300-600 kg/100m²) - Kompostimi

është një metodë shumë e vjetër e

transformimit të mbetjeve organike në

humus. Përveç që paraqet mënyrën më të

përshtatshme të eliminimit të mbeturinave

bio-zbërthyese, komposti është shtesë

shumë cilësore në tokë, sepse përmirëson

strukturën e saj, rrit kapacitetin ujor dhe

ajrimin e tokës, rrit aktivitetet mikrobiologjike

në tokë, e pasuron me përbërës ushqyes dhe

rrit rezistencën e vet kulturave.

TRESETI - Krijohet më shkatërrimin e

bimëve në tokë, gjatë një periudhe të gjatë

kohore. Përmban më së shumti N 0,8-2,5 %

dhe shumë më pak P dhe K. Rrallë përdoret

si pleh, sepse funksioni paraprak i tresetit

është përmirësimi i karakteristikave fizike të

tokës. Sasia mesatare e cila jepet, kur

shfrytëzohet si pleh është 300 – 500 kg/100

m2. Përveç që treseti gjendet në substrate

për prodhimin e fidanëve si një komponentë

e obligueshme, shpesh shfrytëzohet edhe

për prodhimin e saksive për fidanë. Në këtë

rast bimët nuk nxjerrën nga saksitë, por

xndërrohen direkt në vend të përhershëm.

Plehu bimor (ekstraktet e materialit bimor)

- Ekstraktet e disa bimëve gjithnjë e më

shumë shfrytëzohen për plehërim në

prodhimtarinë organike si: hithi, confrey dhe

përzierje të bimëve të ndryshme. Të gjitha

mbeturinat bimore pas ekstrahimit duhet të

kompostohen:

a. Confrey (Symphytum officinale).-

Ekstrakti i bimës confrey si një pleh i lëngët,

pasuron tokën me hekur, kalium, kalcium,

fosfor, magnez dhe vitamina të kompleksit B

Ai zakonisht njëherë në javë përdoret te

kulturat e mbjella. Confrey përgatitet ashtu

që në 10 l ujë treten 1 kg të confrey–it të

freskët. Pas disa ditëve, zhvillohet një ngjyrë

e verdhe në të murrme dhe një erë e fortë

sikur plehu i stallës për shkak të përmbajtjes

së saj (proteina). Para përdorimit detyrimisht

hollohet me ujë, edhe atë që 1 l e ekstraktit

të confrey–it hollohet me 10 l ujë dhe tretet

mirë. Plehu i confrey–it jep efekt të mirë

veçanërisht kur të kombinohet me plehun e

hithrave.

b. Hithi (Urtica dioica) - Përdoret si

insekticid ose pleh, 1 kg i hithit të freskët të

prerë tretet në 10 l ujë dhe lihet 24 orë dhe

përfitohet insketicid për luftimin e morrit të

gjethit në perime ose 100 – 200 gr hith i thatë

në 10 l ujë. Pas 24 orëve lëngu duhet të

filtrohet dhe me atë bimët të spërkaten mirë

nga të gjitha anët. Intervenimi duhet të

përsëritet për disa ditë. Nëse 1 kg hithi të

freskët të grimcuar imët tretet në 10 l ujë dhe

lihen deri në fund të procesit të ekstrahimit

dhe pastaj hollohen me ujë në raport 1:10,

mund të shfrytëzohet si pleh azotik

jashtëzakonisht cilësor, pastaj si mjet për

forcimin e vitalitetit, por edhe me vetë këtë rrit

edhe rezistencën e bimëve.

Plehrat minerale - Plehra me origjinë

minerale por që përdoret vetëm me lejen e

trupës certifikuese, janë hiri (përmban

kalium) dhe mielli i gurit.

Mielli i gurit - Përfitohet nga bluarja e gurit:

Granit dhe Bazalt. Ka përmbajtje të lartë të

silikateve (>40%), kaliumit, magnezit dhe

fosforit. Shfrytëzohet për përmirësimi e

karakteristikave fizike të tokës, aktivitetet

mikrobiologjike, regjimin ujor të tokës. Mielli i

gurit drejtpërdrejt ushqen bimët. Sasia e

miellit të gurit e cila i shtohet tokës është: për

ushqim 200 – 300 g miell, për pluhurin ose

ushqim foliar (0,5-2%), për kompostim rreth

200 g/m2 në secilën shtresë të materieve

organike.

Plehrat mikrobiologjike - Plehrat

mikrobiologjike kanë rolin e bio-fertilizatorit.

Ata e pasurojnë tokën me mikroorganizma ku

roli i saj në tokë është: të sintetizojnë dhe

zbërthejnë humusin, të kontrollojnë fito-

parazitët, zbërthejnë pesticidet. Si indikator

tregojnë në ndikimin jo të përshtatshëm të

metaleve të rënda dhe toksikantëve tjerë.

Ky publikim u financua nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e IADK-së në partneritet me Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk

mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Page 4: Gazetë Mujore - iadk.org Mujore BSHBK_12.pdf · sektorin e bujqësisë Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]: Projekti: “Fuqizimi

N°12

Informatat rreth projektit:

Ndërtesa “Gratë për Gratë”

Rr: Ahmet Krasniqi p.n

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +386 (0) 49777 059

www.iadk.org

në partneritet me

Informata nga: Sektori i Bujqësisë në Kosovë

Konkurrenca nga jashtë po i dëmton prodhuesit e perimeve në Kosovë

Prodhuesit kosovarë të perimeve gjithnjë e më shumë po ankohen, për kushte jo të favorshme të punës. Ata ka vite që kanë mbetur pa

mbrojtje nga institucionet vendore, karshi produkteve bujqësore që po importohen nga jashtë, e të janë me një cilësi më të dobët, por me çmime më të lira. Që të dilet nga kjo situatë, ekspertët e ekonomisë, si dhe akterë të tjerë nga sektori i bujqësisë, kanë propozuar masa urgjente anti-dumping për të stimuluar prodhuesit e pemëve e perimeve në Kosovë. Shumë fermerë janë në hall të madh nga numri i madh i produkteve të huaja që janëprezentë në tregun tonë. Fermeri Ardian Berisha nga Progovci i Prishtinës, thekson se prodhimet e huaja janë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në aspektin financiar, pasi që prodhimet e huaja po shiten me një çmim shumë të ulët në krahasim me prodhimet vendore. "Duam që institucionet vendore të marrin masa adekuate dhe t'i mbrojnë prodhuesit vendorë të perimeve, sepse prodhuesit e huaj po i fusin prodhimet e tyre pa asnjë problem, duke i dëmtuar bujqit kosovar", ka përfunduar ai. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, është ankuar se nuk ka asnjë formë të masave për mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe, sipas tij, ky është dëmi më i madh që po i bëhet ekonomisë së Kosovës dhe prodhimtarisë vendore. “Duhet që këto prodhime të mbrohen me masa anti-dumping. Në mungesë të kësaj, po demotivohen bizneset e sferës agrare, të cilat në këtë sezon po detyrohen që t'i nënshtrohen një konkurrence të ashpër, e cila vjen nga jashtë. Prodhimet që vijnë nga jashtë Kosovësnuk u nënshtrohet taksave të akcizës apo të mbrojtjes së prodhimit, por ata paguajnë vetëm TVSH", ka treguar Shahini. Ndërsa, kryetari i OEK-ut, SafetGërxhaliu, tha se një nga sfidat më të mëdha është mbrojtja nga konkurrenca jolegale dhe informale. "Prodhimet duhet të subvencionohen dhe për më tepër ka nevojë që të mbrohen nga konkurrenca jolojale e depërtimit të produkteve me kualitet të ulët". Sipas shumë eksperteve të bujqësisë, këto prodhime të cilat po sjellën në Kosovë nga vendet e Ballkanit dhe BE-së, janë të një cilësie të dyshimtë dhe të dëmshme për shëndetin.

Kosova përballet me trend negativ të eksportit

Deficiti tregtar në Kosovë është rritur për 18.5 milionë euro në muajin maj të këtij viti. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e saj për ”Statistikat e tregtisë së jashtme për muajin - Maj 2014”, ka bërë të ditur për një deficit tregtar më të lartë për muajin maj të vitit 2014, prej 204.9 milionë euro krahasuar me deficitin prej 186,4 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Sipas publikimit të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin maj 2014 kishte vlerën 23,6 milionë euro, ndërsa importi 228,6 milionë euro, është një rënie prej (-12.9 %) për eksport si dhe një rritje prej (7.0 për qind) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013, ku eksporti mbulonimportin me 10.4%. Sa i përket të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, (52.5%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (7.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (7.0%) produktet minerale, (7.0%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.8%) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.8 %) produkte bimore, (3.3%) lëkurë dhe artikuj prej tyre. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import, (17.9%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.8%) makineritë, pajisjet mekanikedhe elektrike, (8.4%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.9%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (5.3%) produkte bimore, (5.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.5 për qind) mjetet e transportit.

Parashikimiimotit përmuajin Korrik në Kosovë

Burimi:Internet (MSN)

Ky publikim u financua nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e IADK-së në partneritet me Syri i Vizionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Gazeta Mujore e publikuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë [IADK]:

Projekti:“Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në

sektorin e bujqësisë” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit