republika e shqipËrisË universiteti i tiranËs instituti i ... · të eurozonës, sa dhe si u...

202
I REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë, Kontakte: Tel: (+355 4) 2369987, Website: https://www. fhf.edu.al TEMA: REFORMIMI I BASHKIMIT EVROPIAN, SFIDAT DHE PROBLEMET (BREXIT) (Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”) Kandidati: Udhëheqësi shkencor: Mnd. Enertila Bekteshi Prof. As. Dr. Ervin DEMO Tiranë, më ____ / ____ / 2018

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

I

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë, Kontakte: Tel: (+355 4) 2369987, Website: https://www. fhf.edu.al

TEMA: REFORMIMI I BASHKIMIT EVROPIAN, SFIDAT DHE PROBLEMET

(BREXIT)

(Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”)

Kandidati: Udhëheqësi shkencor:

Mnd. Enertila Bekteshi Prof. As. Dr. Ervin DEMO

Tiranë, më ____ / ____ / 2018

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

II

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë, Kontakte: Tel: (+355 4) 2369987, Website: https://www. fhf.edu.al

TEMA: REFORMIMI I BASHKIMIT EVROPIAN, SFIDAT DHE

PROBLEMET (BREXIT)

(Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”)

Kandidati: Udhëheqësi shkencor:

Mnd. Enertila Bekteshi Prof. As. Dr. Ervin DEMO

Mbrohet me datë ____/_____/______ para jurisë

1___________________________________

2___________________________________

3___________________________________

4___________________________________

5___________________________________

Tiranë, më ____ / ____ / 2018

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

III

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE ............................................................................................................. V

HYRJE

KAPITULLI I ................................................................................................................ 1

ANËTARËSIMI I BRITANISË SË MADHE NË BE ................................................ 1

1.1 FAKTORËT SHTYTËS DREJT ANËTARËSIMIT TË BRITANISË SË MADHE NË BE ...... 1

1.2 PRANIMI I BRITANISË SË MADHE NË BE ............................................................ 12

1.3. INSTITUCIONET E BE-SË ................................................................................... 19

KAPITULLI II ............................................................................................................ 30

KRIZA FINANCIARE DHE EFEKTET E SAJ NË INSTITUCIONET E BE ...... 30

2.1. FILLESAT E KRIZËS FINANCIARE NË BE ........................................................... 30

2.2. POZITA E BRITANISË SË MADHE DHE EVROPЁS KONTINENTALE PARA DHE PAS

FILLIMIT TË KRIZËS EKONOMIKE .................................................................... 36

2.3. FRANCA: EURO DHE RINDËRTIMI I IDENTITETIT KOMBËTAR ............................. 42

2.4. GJERMANIA: NDËRMJET EUROS DHE MARKËS ................................................. 44

2.5. ARSYET E REFUZIMIT TË EUROS NGA DANIMARKA DHE SUEDIA ...................... 46

KAPITULLI III ......................................................................................................... 49

RRITJA E EUROSKEPTICIZMIT NË EVROPË DHE BRITANIA .................. 50

3.1. FAKTORËT QË NXITËN RRITJEN E EUROSKEPTICIZMIT NË BRITANINË E MADHE 50

3.2. PЁRPARA BREXIT, RREZIKU GREXIT ................................................................. 58

3.3. ROLI I PARTIVE POLITIKE NË RRITJEN E EUROSKEPTICIZMIT (LABURISTЁT) ....... 65

3.4. KONSERVATORЁT NDЁRMJET INTEGRIMIT EVROPIAN DHE IZOLACIONIZMIT ..... 74

3.5. TONI BLER DHE EUROPIANIZMI I TIJ ................................................................. 85

3.6. GJERMANIA, NDOSHTA PENGESA E VЁRTETЁ E ANGAZHIMIT DHE INTEGRIMIT

TOTAL TЁ BRITANISЁ NЁ BE ........................................................................... 89

KAPITULLI IV .......................................................................................................... 96

BRITANIADHE REFERENDUMI PËR QËNDRIMIN OSE JO NË BE ........... 96

4.1. GREQIA DHE BRITANIAPËRBALLË DILEMËS TË QËNDRIMIT OSE JO NË BE ......... 96

4.2. REFERENDUMI BREXIT DHE SFIDAT E TIJ ........................................................ 107

4.3. BRITANIA E MADHE DHE BRITANIA E VOGЁL ................................................. 112

KAPITULLI V.........................................................................................................131

VAZHDIMЁSIA E BE-SЁ DHE SFIDAT E SЁ ARDHMES

5.1. RUSIA DHE KINA - SFIDAT E MOMENTIT TЁ BE-SЁ .......................................... 124

5.2. KRIZA UKRAHINASE NЁ PRAG-PORTЁN E BE-SЁ.............................................. 129

5.3. TURQIA DHE EVROPA; GARЁ PЁR BASHKЁJETESЁ APO BALLAFAQIM ............... 140

5.4. ҪЁSHTJE TË POLITIKЁS SЁ JASHTME DHE TË MBROJTJES TЁ BE-SЁ .................. 146

5.5. BE-JA SIPAS MODELIT GJERMAN ..................................................................... 163

5.6. PASOJAT EKONOMIKE DHE POLITIKE TË BRITANISË PAS BREXIT ..................... 167

5.7. BE DHE ЁNDRRA EVROPIANE .......................................................................... 170

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

IV

PЁRFUNDIME ........................................................................................................ 173

ANEKS-INTERVISTA............................................................................................ 179

BIBLIOGRAFIA...................................................................................................... 185

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

V

PARATHËNIE

Pse e kam zgjedhur këtë temë?

Në fakt ishte një mendim i përbashkët mes meje dhe udhëheqësit tim, për të

trajtuar një temë aktuale pёr momentin, që ka shumë pikëpyetje brenda saj, kërshëri

për atë që ka ndodhur dhe pritet të ndikoj pas Brexit, arsyet rreth daljes së Britanisë

së Madhe nga Bashkimi Evropian. Natyrisht që kjo është një sfidë e madhe, të cilën

unë besoj se do t’ja dalim modestish. Ka shumë punime me temë kryesore integrimin e

vendeve të ndryshme të Evropës, por shumë pak për rrezikun e shpërbërjes së BE-së,

të cilat si sinjal të parë kanë largimet e shteteve, siç është rasti Brexit Ky punim ka

kaluar në disa faza. Metodologjia e ndjekur në këtë punim është mbështetu në

kërkimin dhe shfletimin e literaturës ekzistuese (që duhet pranuar se është disi e

kufizuar), intervista me figura të njohura në fushën e integrimit dhe diplomacisë si:

Dr. Arian Starova, Dr. Majlinda Bregu, Shaban Murati. Jashtë vëmendjes nuk kanë

mbetur edhe shfletimi i gazetave dhe portaleve ku përfshihen një sërë deklaratash

opinionesh në lidhje me procesin para dhe pas procesit të Brexit. Ndonëse literatura

është disi e vakët, mund të shfletohen studimet e prof. Paskal Milos, libri “Njohuri

mbi Bashkimin Evropian”, si dhe studime te ndryshme etj.

Britania e Madhe ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve, gazetarëve

analistëve, studentëve në fushën e shkencave politike, histori apo në studimet

evropiane e më gjerë. Kjo për faktin se kemi të bëjmë me një vend që në historinë e tij

të re e të vjetër, ka qenë sa afër dhe larg kontinentit evropian, për vetë specifikat e

shoqërisë britanike. Britania ka qenë i pari vend që ka hedhur bazat e demokracisë

parlamentare dhe shtetit ligjor, jo vetëm në Evropë por edhe në botë. Shoqëria e këtij

vendi u ndërtua mbi themelet të forta të tradicionit, kodit të familjes, respektit ndaj

pushtetit mbretëror, por edhe vlerave të lirive politike e ekonomike, të cilat e bënë

këtë vend një nga më kryesoret e shkëmbimeve ekonomike në Evropë dhe në botë.

Nisur nga këto parime britanikët kanë ndihmuar si në Luftën e Parë dhe në Luftën e

Dytë Botërore, për të vendosur se ku do të ishte balanca.

Ajo ishte dhe mbetet një nga fuqitë më të mëdha të Evropës dhe botës në

aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak. Por studimi ynë do të përqendrohet në fakte,

analiza dhe mendime në lidhje me procesin e integrimit të Britanisë së Madhe dhe

shkaqet, faktorët e pasojat e daljes së saj prej Bashkimit Evropian. Ky punim përfshin

pesё kapituj në të cilat përpiqemi të trajtojmë një historik prej procesit të integrimit të

Britanisë në organizmin që sot quhet Bashkim Evropian e deri tek procesi i Brexit, i

cili, mori aprovimin e popullatës përmes referendumit dhe u vulos zyrtarisht nga

mbretëresha Elisabeta II dhe kryeministrja, Theresa May.

Tema pёrbёhet nga pesё kapitujt me nёnkapitujt pёrkatёs. Në kapitullin e parë,

“Anëtarësimi i Britanisë së Madhe në BE” do të shqyrtojmë të gjithë procesin që çoi

drejt anëtarësimit të Britanisë së Madhe në Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE,

sot BE). Është i njohur fakti që Britania e Madhe kishte shprehur skepticizëm kundrejt

organizmave që çuan në krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian, siç ishte formimi

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

VI

i Komunitetit Evropian të Qymyrit e Çelikut e deri tek nënshkrimi i Traktatit të Romës

25 mars 1957, i cili, shpallte krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian dhe

Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).

Për shumë vite Britania e Madhe, mendoi se do të përballonte konkurrencën

ekonomike dhe politike të KEE, përmes krijimit të Komonuelthit, që përmblidhte të

gjitha ish-vendet koloni kurorës britanike. Kur e pa se qëndrimi jashtë organizmave të

përbashkët evropian, më shumë po e dobësonte ekonominë dhe politikën britanike,

sesa e fuqizonte atë, atëherë ndërmori hapa të guximshëm drejt integrimit të saj me

Komunitetin Ekonomik Evropian. Në vitin 1973 hyrja e Britanisë së Madhe së bashku

me Danimarkën dhe Irlandën shënojnë zgjerimin e parë të KEE. Potenciali i

Britanisë së Madhe në pikëpamje, ekonomike, politike dhe ushtarake, ndikimi që ajo

ka në politikën globale, pa asnjë dyshim i dhanë një tjerët dimension Bashkimit

Evropian. Në 1973, ky organizëm evropian ishte shumë më i plotë me hyrjen e

Britanisë së madhe. Prej atij momenti KEE kishte një kuadër më të plotë, kur në gjirin

e saj ndodheshin vende si: Gjermania Perëndimore, Franca, Itali dhe Britania e

Madhe. Kjo e fundit shikohej si një garanci shtesë për suksesin e këtij organizmi,

sidomos në periudhën historike në të cilën vendosi të hyjë, marrëdhëniet mes Lindjes

e Perëndimit si dhe situatës ekonomike, pas krizës së naftës te vitit 1973.

Kapitulli i dytë “Kriza finanaciare dhe efektet e saj nё isntitucionet e BE-

sё”, do të ndalet tek marrёdhёniet dhe raportet e institucioneve të Bashkimit Evropian

me Britaninë e Madhe. Gjithashtu, do tё bёjmё njё shpjegim tё hollёisshёm sesi kriza

financiare ndikoinё vendimmarrjen pёr Brexit. Për t'i shërbyer sa më mirë punimit

tonë, përmes fakteve, dokumenteve, analizave dhe të dhënave që keni në dispozicion

do të analizojmë me shumë vëmendje sesi filloi kriza ekonomike në Evropë e në

veçanti në vendet e bashkimit Evropian, shenjat që u shfaqën, mënyra e menaxhimit të

saj, pozita e Bashkimit Evropian në raport me të etj. Natyrisht që ka vend edhe për të

parë e zgjeruar në mënyrën e trajtimit nga vende të ndryshme dhe organizma jashtë

Evropës, por gjithsesi në koherencë të plotë me punimin tonë.

Do të përpiqemi të shpjegojmë sesi u gjend ekonomia britanike, pas fillimit të

krizës. A rrezikoi Britania, aq sa mund të shkaktonte dëme të pariparueshme

ekonomisë së saj, apo e gjendur në skajin të Evropës, pasojat ishin më të zbutura?

Natyrisht që edhe në këtë rast nuk do të mungojnë fakte dhe gjetje, krahasime, që do

na mundësojnë të kuptojnë se çfarë ndodhi, si u perceptua në radhët e popullsisë,

biznesit, njerëzve që merren me ekonominë, kriza ekonomike dhe padyshim edhe në

radhët e popullatës së thjeshtë. Do të ketë në këtë punim edhe një këndvështrim

historik, politik e social, për të parë përse britanikët ishin kaq të ndjeshëm ndaj të

qenit pjesë e Evropës së bashkuar dhe krizave të saj?

Kapitulli i tretё, “Rritja e euroskepticizmit nё Evropё dhe Britania", na fut

në thelbin e këtij punimi. Dihet fare mirë se shoqëria anglo-saksone, i zgjidh çështjet

e mëdha të saj, përmes referendumit, pra shprehjes së demokracisë në mënyrë të

drejtpërdrejtë. Populli thirret për t’u pyetur për një çështje jetësore, që kalon përtej

kompetencave dhe pëgjegjësive të një qeveria, parlamenti apo edhe të vetë mbretit.

Për këtë qëllim debati i hapur politik, rritja e dozave të skepticizmit, pakënaqësia e

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

VII

popullit, bëri që në vend të përçarjes së opinionit publik, të ndiqej rruga e shprehjes

së lirë të mendimit të tyre. Për të shkuar deri tek referendumi duhet të argumentojmë

shkaqet dhe faktorët që çuan deri aty. Kush ishin faktorët që nxitën euroskeptizmit në

radhët e britanikëve, cili ishte ndikimi i krizës ekonomike që përfshiu në sërë shtetesh

të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një

fryme ati BE në disa vende të Evropës, apo Britania kërkon t’i rikthehet tradicionit të

saj, për të synuar e vetme të ridimensionohet në aspektin politik, ekonomik e social.

Që të përpiqesh t’i japësh përgjigjen shteruese kësaj pyetje, me doemos duhet më

shumë kohë dhe hapësirë, ndonëse disa përfundime fillestare mund të jemi në gjendje

t’i nxjerrim. Do të shqyrtojë se sa dhe si ndikuan partitë politike tradicionale dhe ato

të formuara rishtazi në Britaninë e Madhe. Ndërsa qeveria, me në krye ish-

kryeministrin David Cameron, përpiqej me çdo kusht të mbante Britaninë brenda

Bashkimit Evropian, partia euroskeptike UKIP, e udhëhequr nga Nigel Farage,

ndërmori një fushatë të gjerë për të bindur popullin se ishin më mirë jashtë se brenda

komunitetit evropian. UKIP, ja doli të triumfonte edhe pse nuk dihet se cila do të jetë

pozita e saj në raport me votuesit në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Ajo që bie në sy

është fakti sesi, arriti kjo parti të shfrytëzojë fare mirë euroskepticimzin e popullatës,

për të marrë iniciativën, të nxjerrë jashtë Bashkimit Evropian. Ndonëse londinezët

votuan për qëndrimin në komunitetin evropian, pjesa tjetër e popullatës u shprehën

kundër. Pikërisht kjo është një mundësi për të parë se cilët ishin faktorët që

kushtëzuan, ndikuan dhe joshën britanikët të votojnë kundër qenies së vendit të tyre në

Bashkimin Evropian.

Në kapitullin e katёrt “Britania dhe referendumi për qëndrimin ose jo në

BE”, na shtjellon procesin e referendumit në Britani, si u përgatit, atmosfera e tij, si

dhe qëndrimet e politikanëve, analistëve, ekonomistëve dhe popullatës. Duke qenë se

ngjarjet janë tepër të freskëta është disi e vështirë të japësh një mendim të qartë. Por

nga ana tjetër opinionet e shumta të krerëve të shteteve më të rëndësishme dhe të

gjithë atyre që ndiqnin me shqetësim këtë proces na japin disa të dhëna shumë

interesante dhe ngrenë pyetje që shoqërohen me një sërë dilemash. Për shembull a

ishte e përgatitur politika angleze apo besoi më shumë se ç’duhet se populli do të

përkrahte qeverinë etj? Për të shtjelluar modestish dhe jo në mënyrë krejt shteruese,

se cilat ishin këto dilema, që shoqëruan anglezët prej fillimit të fushatës së

referendumit e deri tek fitorja e referendumit në favor të forcave që nuk dëshironin

vazhdimin e qëndrimit brenda Bashkimit Evropian.

Nё kapitullin e pestё "Vazhdimёsia e BE-sё dhe sfidat e sё ardhmes" do të

analizojmë e përpiqemi të kuptojmë se cili ishte reagimi brenda dhe jashtë vendit pas

referendumit? Ende edhe sot flitet shumë, ka një sërë analizash, thëniesh e

kundërthëniesh, nëse veprimi i Britanisë së Madhe ishte i duhuri ose jo. Nuk duhet

harruar p.sh një fakt, se mbështetur në logjikën me të cilën u bë referendumi i

Britanisё për daljen nga Bashkimi Evropian, skocezët kërkojnë përsëritjen e

referendumit të tyre për pavarësi nga Britania e Madhe. Pra ka një sërë situatash, që

e implikojnë shumë Britaninë pas referendumit. Në pikëpamje sociale, shumë prej

emigrantëve, tashmë qytetarë prej vitesh, shprehen tepër të zhgënjyer ndaj

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

VIII

referendumit, pasi shikojnë brenda tij edhe ndjenja fobie ndaj të huajve në Britaninë e

Madhe. Po ashtu me shumë mundësi, shkëmbimet arsimore e teknologjike me

Bashkimin Evropian mund të vështirësohen pas Brexit. Ekonomia do të vuajë pasojat

e saj. Të gjitha këto deri më tani mbeten për t’u parë. Por nga ana tjetër, duhen marrë

në konsideratë disa analiza e shtjellime, të cilat e shohin me shumë skepticizëm

raportin e Britanisë Madhe me Bashkimin Evropian.

Sikundër e përmendëm më sipër pyetja që të mundon në këtë rast është se cili

do të jetë raporti mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Analiza e këtij raporti do të

jetë në fokus të pёrfundimeve tw temёs time tё dizertacionit. Në perspektivën e largët

apo të afërt a është e mundur që Britaniatë rikthehet sërish në BE, apo Bashkimi

Evropian do të shpërbëhet dhe në këtë mënyrë Britanikët i kanë paraprirë një procesi

shpërbërje shumë më parë se të tjerët.

Metodologjia e pёrdorur ёshtё kronologjike-problemore. Kjo ёshtё njё temё e

cila po trajtohet pёr herё tё parё nё njё studim doktorature. Mendoj se do tё tёrheqё

vёmendjen pasi Brexit ёshtё "trendi" i momentit nё historinё politike, ekonomike dhe

diplomatike nё kontinentin e vjetёr.

Literatura kryesore do të jetë ajo e huaj, pasi sikundër përmendëm kjo është

ende një temë e re dhe që nuk ka asnjë studim të mirëfilltë nga autorë shqiptarë dhe

për hir së të vërtetës shumë pak ka edhe nga të huajt. Gjithashtu janë shfrytëzuar

botimet online, intervista, analiza të shkurtuar, diskutime, editoriale të ndryshme si

dhe konkluzione të nxjerra nga mbledhjet në Bashkimin Evropian, në Këshillin e

Ministrave të këtij organizmi dhe Parlamentin Evropian. Kjo na jep mundësi që të

mund të kemi një gamë të madhe të dhënash, që mundësojnë edhe dhënien e mendimit

tonë për çështje të ndryshme që merren në shqyrtim në këtë punim.

Pas përzgjedhjes së informacionit të përzgjedhur në bazë të problematikave të

studimit, u krye përzgjedhja e metodologjisë e cila përkonte me analizën cilësore për

të cilën janë përdorur burime dytësore të gjetura nga studiues të tjerë dhe burime

parësore të cilat janë intervistat, fjalimet dhe dokumentet origjinale. Faza

përfundimtare e metodologjisë së përdorur ishte përpunimi dhe analizimi i të dhënave

të gjetura nga studimi i bërë dhe paraqitja e përfundimeve dhe konkluzioneve të

temës.

Sё fundi por jo nga rёndёsia, pёr realizimin e kёsaj teme doktorature dёshiroj

tё shpreh mirёnjohjen personave qё mё ofruan mbёshtetje. Nё mёnyrё tё veçantё doja

tё falenderoja udhёheqёsin e temёs time, Prof. As. Dr. Ervin Demo, pa ndihmёn,

kёshillat dhe mbёshtetjen e tё cilit kjo temё nuk do tё kishte marrё kёtё formё.

Gjithashtu, dua tё shpreh mirёnjohje ndaj tё gjithё trupёs sё stafit tё Institutit tё

Studimeve Evropiane pranё Universitetit tё Tiranёs, nё veçanti drejtoreshёs Prof. Dr.

Ilira Ҫaushi. Gjithashtu dua t'i shpreh njё mirёnjohje tё veçantё Prof. Asc.Dr. Eva

Hyskaj e cila mё ka motivuar dhe nxitur pёr tё pёrfunduar kёtё studim. Dua t'i shpreh

mirёnjohje tё pafund familjes time nё veçanti bashkёshortit dhe fёmijёve pa ndihmёn e

tё cilёve nuk do ta kisha patur tё mundur tё bёja hartimin dhe pёrfundimin e kёsaj

teme doktorature.

Ju faleminderit me gjithё zemёr.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

IX

HYRJE

Sikundër e kemi përmendur më lart, procesi para dhe post Brexit, ka një

interes mjaft të madh studimi. Më herët edhe vetë anëtarësimi i Britanisë së Madhe,

ka hapur një sërë debatesh pro dhe kundër. Ka pasur analistë që mendonin se Britania

e Madhe nuk është se përfitoi ndonjë gjë të madhe, nga anëtarësimi. Një prej këtyre

mendimeve vinte nga India një ish-koloni e Britanisë së Madhe. Studiuesi dhe

ekonomisti i njohur El-Agra, në librin e tij, “The Europian Union: Ecomies and

Policies”, kishte bindjen se Britania e Madhe, që “të kishte më shumë përfitimi larg

Unionit Evropian, sesa brenda tij”. Veç të tjerash ai e justifikon qëndrimin e tij me

faktin se, “Britania e Madhe kishte të gjitha mundësitë që të mund të rivalizonte

përmes një ndikimit të saj politik dhe shfrytëzimit të mundësive ekonomike, në ish-

kolonitë e saj”. Ndërkaq studiues të tjerë nga Evropa e shikonin disi të vonuar

integrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. Ata mendonin se Britania si

një nga vendet më kontributore në fitoren mbi fashizmin, me qëndrimin e saj

thellësisht antikomunist, vendi që organizoi themelimin Këshillit të Evropës, duhet të

ishte ndër themeluesit e Bashkimit Evropian. Kjo nuk ndodhi dhe ndoshta me shumë

gjasa Britania e Madhe humbi një shans për të udhëhequr Evropën në pikëpamje

ekonomike, politike dhe ushtarake, duke ja lënë fushën e hapur për veprim Francës.

Kjo e fundit filloi të dominojë në politikën evropiane dhe botërore, falë edhe

këmbënguljes së De Golit, për ta paraqitur Francën të vetmen fuqi në kontinentin

evropian, që mund të udhëhiqte bashkimin e shteteve demokratike evropiane, kundër

shteteve lindore të bllokut komunist me në krye Bashkimin Sovjetik. Por në fillim të

viteve ’70 të shek.XX-të Britania e Madhe, mendoi se do të ishte më mirë brenda saj

KEE, se jashtë saj. Ajo provoi me të gjitha mënyrat t’i rezistonte hyrjes në KEE, pasi

politikanët e saj më të lartë, i druheshin lëshimit të një pjese të sovranitetit në favor të

integrimit dhe fenomenit të mbikombëtarëzimit. Deri në mesin e viteve 60-të të shek.

XX, britanikët mendonin se marrëdhënia e veçantë e tyre me SHBA dhe me ish-

kolonitë, do t’i krijonin hapësira të rëndësishme tregtare por edhe një zë të fuqishëm

në politikën botërore. Madje britanikët mbështetën fort krijimin e EFTA (Europian

Free Trade Association), ku bënin pjesë shtete të paangazhuara në KEE, si p.,sh

Zvicra, me mendimin se kjo organizatë mund të ishte një mundësi për t’u përballur

me Bashkimin Evropian. Por të gjitha rrugët e kërkuara nga Britania e Madhe u

ngushtuan aq shumë sa e shtrënguan, këtë të fundit të hidhte sytë nga KEE. Por për

Britaninë tani pengesa më e madhe nuk ishte vullneti i munguar i saj, por Franca. De

Goli ishte i vendosur që Britania e Madhe të mos pranohej, pas një marrëveshje në të

cilën ajo të detyrohej të përmbushte kërkesat e KEE dhe jo sipas dëshirës së

politikanëve britanik, për një marrëveshje më speciale. Prej gati 10 vitesh, Franca me

veton e saj u bë pengesë serioze për hyrjen e Britanisë së Madhe. Procesi u rigjallërua

pas largimit nga pushteti të De Golit dhe u kurorëzua në 1973. Britania e Madhe më

në fund u bë pjesë e Komunitetit Ekonomik Evropian. Këtu zë fill punimi ynë. Duke

përdorur metodologjinë e kërkimit, analizës, sintezës, mbledhjes së fatketeve dhe

daljes në disa përfundime, është më se e natyrshme të shtrojmë disa, pyetje, dilema,

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

X

apo të hedhim edhe ndonjë hipotezë të mundshme, për ta bërë sa më të qartë qëllimin

dhe synimet që ka ky studim:

* Pse Britania e Madhe një vend që luftoi kaq shumë për qenien e saj në Unionit

Evropian e braktisi atë me një referendum popullor?

*Të identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë, cilat ishin faktorët që e vunë popullin

britanik përpara një zgjedhje kaq të vështirë?

*Përse politika angleze u tregua e pafuqishme ndaj rritjes së tendencave të

euroskeptricizmit?

*A mund të ndikojë Brexit, si një shembull për shtetet e tjera evropiane?

*Cila do të jetë perspektiva e Britanisë së Madhe pas Brexit ?

*Një hipotezë është se ai trembej Britania e Madhe krizës dhe refugjatëve dhe e

shmangu këtë përmes Brexit, etj?

Duhet pranuar që në fillim të këtij punimi,ajo që njihet dhe është e qartë në

qarqet ndërkombëtare, se Britaninë e Madhe e ka shoqëruar vazhdimisht një

skepticizëm i theksuar sa i takon, pranisë së saj në Bashkimin Evropian. Arsyet i kemi

përmendur më lart, e do të shtjellohen edhe në vijim. Por ajo që bie në sy janë njëherë

afrimi e herë largimi i Britanisë së Madhe, nga Bashkimi Evropian. Britanikët e dinin

shumë mirë se hyrja në Unionin Evropian, do t’i bënte të lëshonin me dashje apo e

kushtëzuar një pjesë të sovranitetin. Ky është parimi bazë mbi të cilën u krijua KEE.

Po ashtu Britani e Madhe e dinte fare mirë se vendimmarrja e saj ishte e ndërvarur

nga vendimet që merreshin brenda strukturave të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën

logjikë, ajo i dinte detyrimet e saj financiare, pavarësisht se ka shumë për të diskutuar,

nëse taksapaguesit britanik pranojnë të paguajnë para për buxhetin e Bashkimit

Evropian dhe këto të mos u kthehen si përfitime për ta? Ndërkaq është e dyshimtë ose

do të duhen vite të verifikohen nëse Brexit, e bën më të fuqishëm Britaninë e Madhe,

e dobëson apo e lenë në vendnumëro? Ndoshta evropianët, më pak e prisnin që

Britania e Madhe të dilte nga Bashkimi Evropian. Në këtë rrugë ishin nisur Greqia,

Spanja, Portugalia dhe ndonjë shtet tjetër. Por këto shtete ishin mbajtur me zor brenda

Eurozonës, vetëm e vetëm që të mos ndodhte çarja mes vendeve të Bashkimit

Evropian. Por ajo që nuk ndodhi për shkak të krizës ekonomike që kaloi vendet e

përmendura më sipër, ndodhi në Britanisë e Madhe. Sikundër argumentuam edhe më

lart mbetet për t’u verifikuar sesa të drejtë kishte populli britanik në vendimin e tij, sa

do të vazhdojë të jetë i bindur se kanë bërë më të mirën për vendin e tyre dhe sesi do

të menaxhohet i gjithë ky proces i vështirë prej politikës angleze dhe strukturave të

Bashkimit Evropian. Ashtu sikurse Brexit, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh që në ditët

e para të saj. Nga raportimet e mediave dhe analizat e bëra nga ekspertë të fushës së

politologjisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare etj, janë shprehur qëndrime

pro e kundër. Një pjesë e popullit ka kërkuar një tjetër referendum, për rikthimin

vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa diskutimet për referendume të ngjashme për

Brexit, janë në agjendën e shteteve të tjera? E vërteta është se hijet e dyshimit mbi

unifikimin e politikave të vendeve të Bashkimit Evropian, ranë që me rastin e

miratimit të Kushtetutës evropiane. Në vitet që pasuan kriza e euros, vuri përsëri në

dilemë qëndrueshmërinë e vendeve të Bashkimit Evropian, ashtu sikundër u dallua

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

XI

qartë hendeku i zhvillimit ekonomik. Në pesë vitet e fundit kriza e refugjatëve riktheu

edhe njëherë moskuptimet, diferencat politike dhe brishtësinë për një vendimmarrje të

përbashkët mes vendeve të Bashkimit Evropian. Qershia mbi tortë deri në këtë

moment është Brexit.

Bashkimi Evropian është një specifikë e kohës. Ai është një organizëm jo i

zakonshëm dhe jo i njohur nga praktika deri më sot. Ai është bashkimi më i madh i

shteteve të pavarura në botë. Edhe pse fillet e tij nuk ishin të drejtuara në specifikat që

i ka sot, ngase fillimisht ishte një organizatë e paqes që kishte për qëllim bashkimin

institucional të të gjitha shteteve humbëse dhe fituese të luftës ndërevropiane tё Luftës

së Dytë Botërore, ndërkohë arriti që të bëhet një forcë e madhe ekonomike dhe tejet e

suksesshme në botë. Bashkimi Evropian llogaritet të jetë forca e dytë më e madhe

ekonomike në botë, menjëherë pas SHBA-së. Edhe valuta evropian e quajtur Euro për

nga vlera e saj shkëmbyese llogaritet e dyta në botë pas SHBA-së.

Anёtarёsimi në Bashkimin Evropian sot për shkak të beneficioneve që ka për

shtetet antare është tendencë e secilit shtet evropian. Dëshira për anёtarёsim në BE e

shteteve të Evropës është një promotor që shtetet të bëhen më demokratikë dhe të

sigurojnë barazi për të gjithë qytetarët evropian. Aderimi në BE dikton kushte për

shtetet, andaj shtetet në “luftën” për aderim në BE qytetarëve të vet pa dallime u

ofrojnë një jetë më të mirë dhe më të begatshme.

Integrimi nuk duhet keqkuptuar si eleminim i thjeshtë kufijsh, i cili do të bëjë

të mundur lëvizjen e lirë drejt vendeve më të pasura të Europës. Integrimi në

Bashkimin Europian nënkupton, në radhë të parë, përafrimin dhe përqafimin e vlerave

themelore mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe jeton ky organizëm i madh

ndërshtetëror: Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut,

mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare. Të gjitha shtetet anëtare

të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, në të cilat

shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e

njeriut janë të shenjta. Përqafimi i vlerave të demokracisë është vendimtar dhe

themelor për vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE. Në këto rrethana, një pjesë e

konsiderueshme e ndihmës së akorduar nga BE për vendin tonë synon pikërisht në

ndërtimin e këtyre vlerave. Ekonomi funksionale tregu, e aftë t'i bëjë ballë presioneve

konkurruese dhe forcave të tregut brenda BE-së. Përmbushja e dy kritereve të

mësipërme, së bashku me detyrimin për të adoptuar legjislacionin e Bashkimit

Europian, të ashtuquajturin acqui communautaire , janë parakushti kryesor për të

mundësuar futjen e shteteve të treta në Bashkimin Evropian. Për shkak të një historie

të gjatë izolimi e vështirësish ekonomike, integrimi perceptohet shpesh si mundësi për

të lëvizur në Europë, duke lënë në harresë faktin se kjo lehtësi vjen vetëm si rezultat i

konsolidimit të demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë. Procesi i integrimit duhet

kuptuar si një program reformash që e afron vendin me modelin evropian të shtetit,

demokracisë dhe funksionimit të ekonomisë, por jo thjesht si lëvizje e lirë drejt

perëndimit.

Zgjedhja qё bёnё votuesit britanikё mё 23 qershor 2016 pёr t'u larguar nga

Bashkimi Evropian shkaktoi njё tёrmet tё vёrtetё politik nё vend dhe jo vetёm. Njё

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

XII

ndjenjё e madhe befasie dhe tronditjeje ishte e dukshme edhe tek ata vetё qё votuan

pro Brexit. Jo pak vetё u ndjenё sikur po jetonin nё njё vend tjetёr, i cili sapo kishte

ndryshuar. Votimi pro Brexit solli edhe ngjarje tё tjera dramatike siç do t'i shikojmё

mё poshtё. Referenumi i Brexit solli njё reaksion zinxhir pёr të patur referendume të

ngjashme edhe nё vende tё tjera tё Bashkimit Evropian. Gjatё muajve tё parё tё pas

referendumit, procesi kishte "prerё" kokёn e parё politike me dorёheqjen e

parevokueshme tё Dejvid Kameronit dhe luftёs brenda Partisё Konservatore pёr tё

shmangur pёrgjegjёsinё e drejtimit tё vendit nё kёtё situatё, deri nё zgjedhjen nё krye

tё qeverisё sё ish Ministres sё Brendshme, Tereza Mej. I gjithё ishulli britanik dhe

ishujt qё bёjnё pjesё nё kurorёn britanike nxituan tё bёjnё llogaritё e para politike.

Nga Irlanda e Veriut dhe Skocia e deri nё Uells zёrat pёr pavarёsi nga kurora

britanike filluan tё shtohehsin. Mё tё zjarrtё, kёto zёra ishin nё Skoci ku u kёrkua njё

referendum i dytё pas atij tё 2014-ёs.

Kryeministrja britanike Mej, me shumё shkathtёsi arriti ta menaxhojё kёtё

situatё kritike duke thirrur britanikёt nё zgjedhje tё pёrgjithshme tё cilat u mbajtёn

thuajse gati njё vit mё vonё nga referndumi Brexit, mё 8 qershor 2017. Kryeministrja

Tereza Mej, e justifikoi kёtё lёvizje si njё vendim tё domosdoshёm pёr t'i dhёnё vetes

njё mandat mё tё fortё pёr tё patur njё pozitё sa mё tё qёndrueshme nё negociatat e

vёshtira tashmё me ish partnerёt e Bashkimit Evropian.

Brexit paraqet njё sfidё tё ashpёr sociale dhe politike pёr tё gjithё britanikёt

dhe Bashkimin Evropian. Debatet pёr Brexit vijojnё edhe sot e kёsaj dite edhe pse

kanё kaluar dy vjet nga mbajtja e referendumit. Evropa dhe Britania janё nё negociata

pёr tё gjetur gjuhёn e pёrbashkёt dhe ende janё shumё larg tё arriturit tё njё

marrёveshjeje. Ҫfarё dёshironin tё arrinin britanikёt duke votuar pёr t'u larguar nga

Bashkimi Evropian? Mos mendonin tё ktheheshin njё njё "parajsё fiskale"? Mos vallё

duan tё kthehen nё njё kompani nacionale offshore? Mos vallё duan tё mbrohen nga

globalizmi? Ҫfarё? A nuk ishin vetё britanikёt ata qё e inciuan tё parёt globalizimin

me perandorinё e tyre tё fuqishme të epokёs viktoriane? Pёrse brenda 150 viteve ky

ndryshim kaq i madh nё mentalitetin britanik?

Nga hulutimet qё kam kryer pёr tё punuar kёtё tezё doktorature qё ёshte edhe

e para e kёtij lloji nё vendin tonё, pasi Brexit ёshtё ende nё fazё kuptimi dhe ende nuk

ёshtё bёrё efektiv (ende Britania vijon tё jetё pjesё e BE-sё), mё rezulton se shumica e

votuesve britanikё pro Brexit ishin shprehur edhe kundёr globalizimit, qё me njё fjalё

do tё thotё edhe kundёr traditёs shekullore britanike. Nёse britanikёt dёshirojnё tё

kthehen pas, do tё thotё se ata kanё dёshirё tё eksperimentojnё njё sfidё tё re.

Nё ishujt britanikё, vota mё e qartё kundёr Brexit ishte nё Skoci dhe nё

Irlandёn e Veriut. Kёto vende sidomos Irlanda e Veriut ka dekada qё lufton pёr

pavarёsi nga Britania e Madhe dhe duket se me kёtё votim ata janë mё afёr se

asnjёherё tjetёr edhe pse duket mё tepёr sesa e vёshtirё. Por, Brexit mund tё jetё edhe

njё qerthull i vёshtirё pёr tё parashikuar tё ardhmen. Nuk duhet harruar se vёshtirёsitё

me tё cilat do tё pёrballet Britania e Madhe nё kёtё proces janё shumё tё mёdha, mbi

tё gjitha ato financiare. BE-ja i kёrkon Britanisё 50 miliard euro shpёrblim pёr t'u

larguar nga Unioni. Por, problemi ёshtё edhe analitik. Ky studim pёrpiqet tё hedhё

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

XIII

dritё edhe mbi kёtё paradoks të pёrkohshёm nё marrёdhёniet midis Britanisё dhe BE-

sё. Me Brexit-in, sfidat e BE-sё bёhen mё komplekse. Para referendumit nё Britani,

Evropa po pёrballej me sfida shumё domethёnёse nё lindje tё kontinentit tё vjetёr,

veçanёrisht nё Ukrahinё dhe Turqi. Pёrplasjeve me tё dyja kёto vende ne i kemi

kushtuar dy kapituj tё veçantё nё kёtё tezё disertacioni.

Gjithmonё sfidat e kontinentit evropian kanё qenё tё vёshtira dhe komplekse.

Gjatё tё gjithё shekujve tё historisё, Evropa ёshtё pёrballuar me shumё fatkeqёsi qё

kanё çuar nё rrёnim dhe probleme tё shumёllojshme. Edhe sfidat aktuale tё shekullit

XXI, janё tepёr tё komplikuara, por mendoj jo pa zgjidhje. Evropa politike dhe

financiare ka njё eksperiencё tё gjatё nё marrёdhёnien e saj me krizat, veçanёrisht ato

lokale. Ukrahina, Turqia dhe sё fundi Brexit janё kriza tё cilat nё bёrthamё nuk

ndryshojnё nga krizat e shekujve XIX dhe XX, por tё vendosura nё njё kontekst dhe

dimension tjetёr kohor. Evropa po ballafaqohet me probleme qё i kanё sjellё tre vende

dhe qё tё tria kanё qenё dikur perandori (Ukrahina pjesё e Perandorisё Ruse). Kjo e

bёn problemin edhe mё tё koklavitur. Perandoritё edhe nёse nuk janё mё, pёrsёri kanё

eksperiencёn e tё qenurit dikur tё tilla. Bashkimi Evropian kёtё gjё e di mjaft mirё.

Britania e Madhe nuk ёshtё as Rusia, as Turqia. Dikur ishte shteti mё i fuqishёm i

botёs dhe vendi qё nuk ёshtё pushtuar asnjёherё qё nga viti 55 p.e.s. nga Perandoria

Romake cila kishte vёnё nёn zotёrim tё gjithё Evropёn dhe njё pjesё tё mirё tё botёs

sё atёhershme.

Por, tashmё çdo gjё ka ndryshuar. Rregullat qё ka vendosur BE-ja, ndoshta

britanikёve u janё dikur mё tё ashpra se ato tё njё perandorie. Ndoshta BE-ja ёshtё

shumё burokratike pёr Britaninё e Madhe. Ndoshta britanikёt janё mё praktikё. Ata

asnjёherё mё parё nuk kanё bёrё pjesё nё ndonjё perandori evropiane qё nga koha e

Karlit tё Madh tё vitit 800 e deri te Rajhu i Tretё i vitit 1940. BE-ja ndoshta paraqet

pёr ta njё tip tё ri perandorie, dhe pёr njё vend qё e di shumё mirё se çdo tё thotё

perandori, kjo gjё ёshtё e papranueshme. Me Brexit qё ёshtё nё rrugё e sipёr pёr t'u

bёrё operativ, Britania e Madhe duhet tё gjejё njё rrugё tjetёr pёr tё mbrojtur interesat

e saj. Fjalёt qё pёrdorёn mё shpesh politikanёt britanikё gjatё kёsaj periudhe kanё

qenё, "tё mbrojmё interesat kombёtare" dhe "BE-ja duhet tё reformohet". Por, pёr

mendimin tonё, ata harrojnё apo bёjnё sikur harrojnё njё fakt tё rёndёsishёm. Ishin

ata qё u bёnё pjesё e BE-sё mё 1973-in dhe jo BE-ja pjesё e Britanisё sё Madhe.

Britania duhet tё ndjekё rregullat e BE-sё dhe jo të ndodhё e kundёrta.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

1

KAPITULLI I

ANËTARËSIMI I BRITANISË SË MADHE NË BE

1.1 Faktorët shtytës drejt anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE

Britania e Madhe pas Luftës së Dytë Botërore, paraqiti një program ambicioz

për ringritjen e saj në pikëpamje ekonomike, sociale dhe politike. Pas Luftës së Dytë

Botërore dhe pasojave që ajo la, në fushën ekonomike u hoq dorë nga liberalizmi

ekonomike dhe tendenca e përgjithshme ishte drejt krijimit të një ekonomie të përzier.

Ekonomia e përzier nuk ishte gjë tjetër veçse zbatimi i liberalizmit modern dhe

kejsianizmit. Dy ishin drejtimet kryesore drejt zbatimit të kësaj ekonomie: “Rritja e

rolit të qeverive në jetën ekonomike dhe sociale, me qëllim sigurimin e mirëqenies

sociale për një shtresë më të gjerë të popullsisë; Ngritja e shtetit të mirëqenies sociale

dhe ndryshimet e nevojshme në legjislacion për marrjen në dorë të kompetencave më

të gjera të shtetit në ekonomi.”1

Rritja e rolit të shtetit në ekonomi erdhi si pasojë e një presioni gjithnjë e në

rritje e popullsisë. E dërmuar nga Lufta e Dytë Botërore dhe rritja e papunësisë

shtresa të gjera të popullsisë kërkoni garanci për punësim dhe plotësimin e nevojave

të jetesës së tyre. Në tërësi njerëzit mendonin se shteti i kishte mundësitë dhe

mekanizmat për të arritur të siguronte mjetet e jetesës për popullsinë dhe pse jo të

rriste mirëqenies e saj. Në vende të ndryshme u ndoqën skema të ndryshme të

mirëqenies sociale. Në Britaninë e Madhe rolin për sigurimin e mirëqenies sociale e

mori në dorë shteti. Beverixh në raportin e tij përpiqej të shpjegonte se deri ku duhet

të shkonte roli i shteti dhe se deri ku duhet të mos pengohej nisma e lirë e individit.

Sipas këtij raporti: “Sigurimet sociale duhet të realizohen nga bashkëpunimi ndërmjet

shtetit dhe individëve. Shteti duhet të ofrojë sigurinë për përfitimet dhe sigurimet.

Shteti që organizon sigurimet nuk do të “mbysë” nismën, mundësitë, përgjegjësitë.

Me vendosjen e minimumit kombëtar (minimumit jetik të individit), ai duhet të lërë

hapësira dhe të nxisë, veprimet e çdo individi për të arritur më shumë sesa minimumi

për veten dhe familjen e tij2”.

Për përkrahësit e kejsianizmit pranoheshin të gjitha shpenzimet publike në shërbim të

krijimit të shtetit social dhe mirëqenies sociale të popullsisë. Për ta shpenzimet publike jo

vetëm siguronin shkallën minimale të jetesës për të gjithë në krijimin e një shoqërie të njëjtë

nga pikëpamja sociale, por edhe nxisnin së tepërmi zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.

Krijuesi i kësaj teorie Kejnsi i qëndronte fort mendimit se: “Shpenzimet publike me

përfitime ekonomike krijonin një bazë të shëndetshme për zhvillimin në të ardhmen të

ekonomisë së një vendi3”. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe për disa dekada

1 Uollter Laker, Europa në kohën tonë 1945-1992, Tiranё: Dituria, 1996, 2003, fq. 82. 2 Llambro Filo, Historia për sistemet e qeverisjes, Tiranё: Ideart, 2001, fq. 72. 3 Joh M. Keynes, Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Tiranё: Plejad, 2006, fq. 11.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

2

Britania e Madhe u shqua në krijimin e ekonomisë mikse. Qeveritë në këtë vend

morën reforma të rëndësishme në zbatim të kësaj ekonomie. Në Britani peshën më të

madhe në ekonomi e zinte sektori privat, në krahasim me atë shtetëror. Për të

zvogëluar peshën e sektorit privat ndaj atij shtetëror, për herë të parë në historinë e

Britanisë u bënë shtetëzime të sipërmarrjes private me qëllim rritjen e sektorit

shtetëror. Nacionalizimi i ekonomisë ishte një nismë e kryeministrit laburist Klement

Etli (Clement Atlej). Për të realizuar këtë nacionalizim të ekonomisë, laburistët

ngritën një organizëm të ekonomisë të ngarkuar me planifikimin ekonomik (pak a

shumë edhe modeli i ndjekur në Francë nga Mone). I titulluar në këtë mënyrë ky

organizëm të jepte përshtypjen e një ekonomie të centralizuar tërësisht nga shteti, që i

përngjante modelit të shteteve komuniste. Për të hequr çdo dyshim dhe frikësim për

këtë reformë të ekonomisë qeveria laburiste e Etlit, doli përpara publikut me një

dokument shpjegues për këtë reformë të quajtur “Libri i Bardhë”. Në këtë dokument

të botuar në vitin 1947, mes të tjerash shkruhej: “Ekziston një ndryshim thelbësor

midis planifikimit totalitar dhe atij demokratik. I pari varëson gjithë preferencat dhe

dëshirat individuale kundrejt interesave të shtetit. Për këtë objektiv, ai përdor metoda

të ndryshme shtrënguese kundrejt individit dhe për rrjedhojë e privon atë nga çdo liri

zgjedhjeje. Një qeveri demokratike duhet të drejtojë planifikimin ekonomik në kushte

që mbrojnë lirinë më të madhe të zgjedhjes së mundshme tek individi. Në regjimin

demokratik ekzekutimi i planit është domosdoshmërish çështje bashkëpunimi midis

qeverisë, industrisë dhe popullit, shumë më tepër se aplikim nga shteti të një kontrolli

rigoroz e detyrues4”. Nëpërmjet kësaj reforme synohej të nxitej zhvillimi i sektorit

privat por edhe i ekonomisë së vendit në tërësi. Si kurrë më parë në historitë e

qeverisjes së këtij vendi, u rritën përgjegjësitë qeveritare në shërbim të shtetit të

mirëqenies sociale. Shteti mori përsipër të mbulonte: përfitimet në para për

punonjësit, kujdesin shëndetësor, arsimin, strehimin dhe shërbimet sociale

individuale. Kjo bëri që gati 2/3 e popullsisë e familjeve në Britaninë e Madhe të

merrnin përfitime në kesh (para në dorë) ndërsa garantohej arsimimi dhe kujdesi

shëndetësor për të gjithë. Qeveria u bë garantuese e të ardhurave, lehtësoj jetesën për

shtetasit që jetonin me pak të ardhura për t’i shkëputur nga varfëria, kompensoi

shpenzimet për rritjen e fëmijëve. Shërbimi shëndetësor drejtohej dhe financohej

drejtpërdrejtë nga qeveria, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi që ky shërbim të

ishte në shërbim të të gjithë popullsisë. Shërbimi arsimor ishte tërësisht falas dhe i

garantuar nga shteti, për fëmijët e moshës nga 6-16 vjeç. Në fushën ekonomike

qeveria laburiste në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, ja arriti që të shndërroj

ekonominë luftarake në civile.

Ndërsa në fillim të luftës 42% e krahut të punës ishte përfshirë në

prodhimin militar, në fillim të vit 1947 ky raport ra në 10%. Prodhimi industrial bëri

hapa vërtet të qenësishme në rritjen me ritme të larta. Eksporti arriti në nivele 115%

4 Pol Xhonson, Modern Times: A History of the World from the 1920s to the 1980s, New

York: Weidenfeld & Nicolson [later, ...Present Time and ...Year 2000 2005 ed] Weidenfeld &

Nicolson, fq. 69-70.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

3

krahasueshëm me eksportin e para Luftës. Në aspektin politik, drejtimi ishte i

balancuar ndërmjet qeverisë qendrore që vendoste kuadrin legjislativ dhe kontrollonte

shumicën e burimeve financiare dhe administratës vendore e cila kujdesej strukturat e

organizimit dhe personelin mësimor. Ndër reformat më të rëndësishme legjislative,

ekonomike dhe administrative, të ndërmarra në Britaninë e Madhe për hedhjen e

bazave të shtetit social mes viteve 1945-1965 mund të veçojmë:

a) 1945- Miratimi i Ligjit për përfitimet familjare;

b) 1946- Miratimi i Ligjit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor;

c) 1946-1948- Dekretet për shtetëzimet në degët më me peshë të industrisë

si në atë të: Energjitikës, gazit dhe qymyrit, në transportin hekurudhor

dhe ajror, në shërbimet komunale, në sistemin financiar;

d) 1949- Shtetëzimi i industrisë së hekurit dhe çelikut;

e) 1950- Fondi kombëtar i sigurimit; Miratimi i Ligjit për administrimin e

strehimit; Miratimi i Ligjit për mosmarrëveshjet e punës; Miratimi i

ligjit për Bujqësinë; Miratimi i ligjit për qytetet e reja dhe planifikimin e

qyteteve;

f) 1951-1965- Miratimi i Ligjit për riprivatizimin e industrisë së çelikut

dhe hekurit; Miratimi i ligjit të ri të Strehimit; Miratimi i Ligjit të

Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik5.

Pavarësisht këtyre rezultateve të para ekonomike, duhet se Britania e Madhe

kishte probleme në fushën e politikës, që me siguri do të sillnin edhe pasoja negative

[ër ekonominë. Pas Luftës së Dytë Botërore, një valë pakënaqësie u ngrit prej

kolonive të Britanisë së Madhe. Në kujtimet e tij, Çërçilli mes të tjerash shkruan: “po

atë vit në të cilin India doli nga Komunuelthi e kombeve doli dhe Biritania. Për

Rusinë-shton Çërçilli-natyrisht, ishte një kënaqësi të vrojtonte sesi po pakësohej

influenca jonë në botë6”. Britania e Madhe humbi terren gjithashtu edhe në vendet e

Indokinës, në Palestinë dhe gjetiu. Por edhe brenda Evropës dukej se Britania e

Madhe nuk është se i kishte punës mirë edhe në marrëdhëniet me Francën. Britania

për një kohë të gjatë kishte qëndrime dyshuese ndaj procesit të integrimit të vendeve

perëndimore, por në tërësi edhe ndaj organizmave ndërkombëtar. Në analizën që i bën

situatës në botë pas Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli nënvizon se:“Tabloja që

përfaqëson veprimtaria e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është gjë tjetër,

veçse një orvatje e kotë për të baraspeshuar influencën dhe pushtetin, gjë që nuk

lidhte aspak me faktet reale.7” Ndoshta në këtë pikë, burrit të madh të shtetit anglez,

koha i dha shumë të drejtë. Por ama duhet pranuar se vetë Çërçilli, ishte për një

bashkim të shteteve evropian-perëndimore, për të përballuar rreziku komunist të

vendosur në shtete e le Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sigurisht që në atë periudhë për të cilën po flasim, interesat gjeopolitike, ishin

në plan të parë. Në këtë këndvështrim nuk mund të themi se Britania e Madhe ishte

tërësisht mohuese, apo skeptike, për çdo iniciativë që çonte drejt unifikimit apo së

5 http://filestore.nationalarchives.gov.uk/pdfs/small/cab-129-95-c-58-229-29.pdf 6 Winston S. Churchil, Lufta e Dytë Botërore. Kujtime, Tiranё: Fan Noli, 2006, fq. 492. 7 Po aty, fq. 499.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

4

paku mirëkuptimit për politikat që duheshin ndjekur si brenda kontinentit evropian

ashtu edhe jashtë tij. Madje ishte Çërçilli i pari politikan evropian i cili bëri thirrje për

një Evropë të bashkuar menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Në një

fjalim të mbajtur në Zyrih në shtator të vitit 1946, Çërçilli bëri thirrje per krijimin e

“Shteteve të Bashkuara të Evropës. Hapi i parë për ri-krijimin e familjes evropiane

duhet të jetë partneritetit midis Francës dhe Gjermanisë. Vetëm në këtë mënyrë

Franca mund të rivendosë udhëheqjen morale të Evropës. Nuk mund të kemi rilindje

të Evropës, pa një Francë shpirtërisht të madhe dhe pa një Gjermani shpirtërisht të

madhe. Struktura e Shteteve të Bashkuara të Evropës nëse do të ndërtohet mirë dhe

me vërtetësi, do të jetë e tillë që ta bëjë fuqinë materiale të një shteti të vetëm më pak

të rëndësishme. Kombet e vegjël do të jenë po aq të rëndësishëm sa edhe të mëdhenjtë

dhe do ta fitojnë nderin e vet, nga kontributi që do t’i japin kauzës së përbashkët8”.

Faktorët që shtynin Britaninë e Madhe të lëshonte një thirrje të tillë kaq të detajuar

prej kryeministrit të saj, në lidhje me integrimin evropian dhe rolin që duhet të kishin

shtetet në të ishin:

• Lufta e Ftohtë që sapo kishte nisur dhe thellonte çdo ditë hendekun mes

Lindjes dhe Perëndimit;

• Polarizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare si rezultat i Luftës së Ftohtë dhe i

disa konflikteve në Azinë e Largët, por edhe tensionet në Evropë mes

Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore;

• Nevoja për një politikë të përbashkët kundër rrezikut komunist;

• Fuqizimi ekonomik, si shembull më i mirë ndaj ekonomisë së centralizuar

ekonomike.

Në vazhdën e kësaj politike, Këshilli i Evropës i themeluar më 5 maj 1949, u

pa si një hap i parë dhe i rëndësishëm, për të arritur një bashkim më të madh midis

vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Qëllimi

i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij.

Nismëtarë të krijimit të këtij organizmi me mjaft rëndësi në Evropë, të Këshillit të

Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer, ndërsa

ceremonia e krijimit u bë pikërisht në Londër.9 Sigurisht që Londra kërkonte të ishte

një faktor i rëndësishëm në politikë dhe do të shfrytëzonte çdo mundësi për të treguar

lidershipin e saj. Çërçilli e konceptonte në këtë mënyrë drejtimin e politikës botërore:

“Vendet e vogla nuk mund të flasin në emër të të gjithë njerëzimit. Botën duhet ta

drejtojnë liderët e disa grupe vendesh që janë formuar duke mbajtur parasysh

interesat e tyre gjeopolitike10”. Kryeministri britanik, nuk e fshihet fare faktin se të

mëdhenjtë duhet të ishin ata që duhet të merrnin në dorë fatet e botës. Po brenda

kontinentit çfarë ndodhte?

8 Wisnton Churchill, The Tragedy of Europe, speech griven to Zurich University on 19 Sepetember

1946., reprinted Robert Rhodes James, Winston S. Churchill, His Complete Speeches 1897-1963,

Vollume VII, 1943-1949, London, Chelsea House, 1974, 7379. 9 www.book.coe.int, Këshilli i Evropës: Rojtari i të Drejtave të Njeriut. Strasburg, 2011. 10 Winston S. Churchill, Lufta e Dytë, Fan Noli, 2006, fq. 499.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

5

Mos vallë duke u marrë me politiken botërore, Britania e Madhe po humbiste

terren në kontinentin evropian? Situata e krijuar kërkonte një ridimensionim të

politikave ekonomike dhe sociale, po aq edhe një orientim të ri politik, duke ju

referuar kushteve të reja të balancës së forcave në Evropë e më gjerë. Britania e

Madhe e cila kërkonte të ruante me çdo kusht rolin e saj në botë, e kishte humbur atë

pak nga pak. Nga Iraku, Palestina, India e deri tek çështja e Kanalit të Suezit, ku u

shpenzuar]n energji të mëdha politike, ushtarake dhe ekonomike, u bë e njohur se

Britania po humbiste terren. Tani Britania e Madhe duhet të llogariste peshën e saj në

raport me Evropën. Dështimi i aksionit politiko-ushtarak të Britanisë së Madhe, jo

vetëm që ishte “një fund tragjik i mandatit11” të politikanit të njohur dhe njëkohësisht

kryeministër i Britanisë së Madhe në atë periudhë, por ishte edhe një sinjal i fortë i

domosdoshmërisë së ndryshimit të kursit të politikës angleze. Rreth një vit përpara

largimit të tij, nga posti i kryeministrit, Anthony Eden, duke analizuar mirë situatën

politike, hartoi një dokument që shum shpejt u bë publik. Në këtë dokument të datës

28 dhjetor 1956, ai sugjeroi se duhet të përpiqen të vleresojnë mësimet e Suezit.

E para, sipas tij është se nëse duam të luajmë një rol të pavarur në botë, edhe

në një shkallë më modeste se ç’kemi bërë deri tani, në duhet të sigurojmë pavarësinë

tonë financiare dhe ekonomike. Një nga mësimet e Suezit është se ne na duhet një

forcë ushtarake më e vogël që të jetë më e lëvizshme dhe më moderne në pajisjet e

saj. Por mbi të gjitha ajo që bie në sy është se kryeministri anglez, paralajmëronte një

ndryshim të ri të kursit të politikës së jashtme, të ndjekur deri atëherë nga Britania e e

Madhe. Edeni ishte i bindur se kishte ardhur koha e rishikimit të rolit të Britanisë në

politikën botore dhe mundësive që kishte ajo, duke marrë në konsideratë, ngjarjet që

Lindjen e Afërt, analizimi i eksperiencës së Suezit, nga e cila pritej shumë prej

politikës britanike, por që realiteti provoi se nuk prodhoi asgjë përveç dështimit. Nisur

nga mësimet e marra, nga dështimi i këtyre politikave, atëherë Edeni sugjeronte rrugë

dhe mundësi të reja. Nëse pasojat e kësaj mund të çojnë të punojmë më ngushtë me

Evropën, me shpresë të marrim me vetë miqtë tanë të ngushtë në Komunuelth në këto

zhvillime, këtu gjithashtu nuk duhet të kemi iluzione. Këtë ai e shpreh kur thotë se

“Evropa nuk do të na mirëpres thjesht sepse për momentin mund të duket se na shkon

për shtat të kthehemi nga ajo. Momenti dhe bindja e qasjes sonë mund të jenë

vendimtare në ndikimin e tyre tek ata me të cilët në planifikojmë të punojmë”.12

Kryeministri britanik e kishte kuptuar se duke vepruar veçmas Evropës dhe

duke u mbështetur tek aleati i vjetër strategjik, Shtetet e Bashkuar të Amerikës, do të

ishte shumë e vështirë të mund të përparohej, në ato nivele që kërkonte Britania e

Madhe. Deklarata e Edenit, vinin pas një raporti të hollësishëm që ai kishte marrë prej

Foreign Office, i cili, analizonte situatën në Evropë dhe perspektivën e peshës politike

që do të kishin shtetet e fuqishme në këtë kontinent.

11https://www.theguardian.com/books/2003/mar/22/featuresreviews.guardianreview3.Thorpe.D.R,

EdenThe Life and Times of Anthony Eden, First Earl of Avon, 1897-1977.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

6

Në raportin e hartuar më 20 prill 1956, nga një grup pune në përbërje të të cilit

ishin: zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, Thesarit, Bordit të Tregtisë dhe marrëdhënieve

të Komonuelthit, u arrit në dy përfundime të rëndësishme: Raporti vërente se kishte

gjasa që Gjermania të shkëputej nga perëndimi, duke dobësuar shumë forcën politike

dhe ekonomike të Evropës; ndërsa nuk përjashtohej mundësia që Gjermania të rrinte

me perëndimin. Nëse vërtetohej kjo e dyta, atëherë ky shtet shumë shpejt do të

vendoste dominimin e saj mbi Evropën. Gjithashtu ata argumentuan se nëse është e

mundur për Britaninë të zhvilloje një asocim ekonomik më të ngushtë me Evropën pa

dobësuar lidhjet me Komonuelthin dhe SHBA-në, kjo do të ishte një përforcim i

fuqishëm për perëndimin. Ata gjithashtu theksuan se pesha e Britanisë do të

balanconte atë të Gjermanisë dhe do të ishin lidhje më të ngushta ndërmjet asocimeve

të tyre në mbarë botën dhe kontinenti i Evropës do të zgjeronte mundësitë që vinin

nga kjo lidhje.13

Duket e qartë që Edeni po përgatiste terrenin që Britania e Madhe të bënte

përpjekjet e saj për të hyrë në tregun evropian si fuqi ekonomike, por edhe të kishte

rolin e saj në politikën evropiane. Si një hap parë britanikët u treguan shumë aktiv në

mbështetje të planit Pleven14, i cili, kishte si qëllim krijimin e një force të armatosur

evropiane (European Defence Community- EDC), i cli do të kishte për qëllim

mbrojtjen e kontinentit evropian nga rreziku i një pushtimi të mundshëm të forcave

sovjetike, që kishin bazat e tyre në derë të perëndimit, në Gjermaninë Lindore. Por ky

plan u refuzua nga Asambleja Franceze dhe nuk e vu kurrë në jetë. Atëherë Edeni e

shfrytëzoi këtë rast për të treguar se Britania ishte e gatshme të merrte përgjegjësitë e

veta. Pas refuzimit nga parlamenti francez i propozimit kryeministrit francez, që

mbështetej edhe nga Jean Monet, për krijimin e një force të përbashkët ushtarake

evropiane, në shtator 1954, Eden u përpoq për të dalë me një alternativë e besueshme.

Ndërmjet 11 dhe 17 shtator ai vizitoi çdo kryeqytet të rëndësishëm të Europës

Perëndimore, për të negociuar, për krijimin e një force ushtarake e cila, të shtrinte

bashkëpunimin e saj edhe jashtë Evropës. Në këtë forcë ku do të kishte një rol të

rëndësishme SHBA, me kalimin e kohës do të bënte pjesë edhe Gjermania

Perëndimore. Kryeministri belg në vitet 1947-1949, Paul-Henri Spaak, është shprehur

se me turin e tij Edeni "e shpëtoi Aleancën e Atlantikut.15". por ky ishte vetëm një hap

politik, që nuk peshonte shumë nga pikëpamja ekonomike.

Britania e Madhe nuk po fitonte shumë nga bashkëpunimi ekonomik me

Kommonulethin. Pas krizës së Kanalit të Suezit, duket se kishin ardhur edhe

problemet ekonomike. Britania e Madhe nuk ishte më konkurruese në tregjet

13Sean Greenwood, Britain and European integration since the second world war, Documents in

contemporary history, Manchester United Press, USA, 1996, fq. 83 14 Pierre Guillen, "France and the Defence of Western Europe: From the Brussels Pact (March 1948)

to the Pleven Plan (October 1950)." in The Western Security Community: Common Problems and

Conflicting Interests during the Foundation Phase of the North Atlantic Alliance, ed. Norbert

Wigershaus and Roland G. Foerster (1993), fq. 125-48. 15 Martin Gilbert, Winston S. Churchill: Never Despair: 1945–1965. Oxford University Press, 1988: fq.

298–300

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

7

ndërkombëtare, ndërkohë që brenda Evropës, po lindnin fuqi ekonomike të

rëndësishme, si Gjermania, Franca, por edhe Italia. Marrëveshjet për integrimin

evropian në fillim në fushën e ekonomike dhe pastaj politike, kishin filluar të jepnin

frytet e tyre të para. as fjalimit të rëndësishëm të Shumanit të 9 majit 1950, brenda pak

kohësh nisën punimet përgatitore për krijimin e një bashkësie mbishtetërore në fushën

e qymyrit dhe të çelikut.

Në këtë vazhdë, pikërisht në 18 prill të vitit 1951, në Paris u firmos Traktati i

Komunitetit Europian për Qymyrin dhe Çelikun (KEQÇ) Në këtë traktat aderuan

gjashtë vende: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu.

Menjëherë pas krijimit të KEQÇ procesi i integrimit europian vijoi me ngritjen e

institucioneve të tjera. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për krijimin e KEM

(Komuniteti Europian i Mbrojtjes), përpjekje këto ndoshta tepër ambicioze – duke

patur parasysh periudhën historike – u vendos që të veprohej shkallë-shkallë.

Mbërrijmë kështu në vitin 1955, kur me Konferencën e Mesinës marrin udhë

negociatat për krijimin e dy komuniteteve të reja europiane: Komuniteti Ekonomik

Europian, i themeluar në 25 mars 1957 në Romë me traktatin e njohur si Traktati i

Romes dhe Komuniteti Europian për Energjinë Atomike, i njohur si Euratom

(KEEA). Shtetet që nënshkruan këto dy traktate të reja ishin të njëjtët: Belgjika,

Franca, Gjermania, Holanda, Italia dhe Luksemburgu. Pika më e rëndësishme e

Traktatit KEE ishte krijimi gradual i Tregut të Përbashkët Europian si dhe krijimi i një

Politike Agrare të Përbashkët16.

Edhe pse këto zhvillime ishin impresionuese, Britania e Madhe vijonte sërish

të mbetej jashtë vendimmarrje së rëndësishme politike dhe ekonomike në Evropë. Pas

nënshkrimit të Traktatit të Romës më 1955, dukej se kishte lëvizje të rëndësishme të

politikës së Britanisë së madhe. Harold Makmilani që mori detyrën e kryeministrit më

10 janar 1957, mendonte se “koha për një politikë të pavarura nga Britania e Madhe

në raport me Evropën i kishte ardhur fundi në një farë mënyre17” Makmilani së

bashku me bashkëpunëtorët e tij, kishte përgatitur një plan, sesi e mendonin ata

bashkëpunimin me organizimin më të ri të formuar në Evropë. Ai mendonte se

Britania e Madhe duhet t’i tregonte KEE, se ata janë të gatshëm, që të kenë një

marrëdhënie më të ngushtë me këtë organizëm, por duke paraqitur një platformë të

detajuar, për mënyrën e bashkëpunimit. Ndër pikat më të rëndësishme mbi të cilin do

të mbështetej ky bashkëpunim ishin:

Së pari, britanikët mund të bien dakord që menaxhimi i një zonë të tregtisë së

lirë evropiane duhet t’i lihet bordit evropian të menaxhimit.

Së dyti, ai argumenton se britanikët nuk mund ta përballojnë të presin deri

nëntor.

16 Bashkimi Evropian, Tiranë, 20101, Qendra Ndërkombëtare e Kuluturrës “Arbnori”, fq. 17 17 Richard Lamb, The Macmillan Years 1957–1963: The Emerging Truth, London: John Murray, 1995,

fq. 14–15.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

8

Së treti, ai thotë se është e rëndësishme që t’ia besonin interesat e tyre një

ministri specifik i cili do të koordinonte aktivitetet dhe do të ndihmohej nga të gjitha

departamentet përkatëse.

Së katërti, nuk duhet të detyroheshin nga aktivitetet e të gjashtëve.

Kryeministri anglez mendonte se Britania e Madhe mund të përfshihej në politikat

ekonomike të Komunitetin Ekonomik Evropian, por njëkohësit të ishte e zonja të

ruante edhe interesat e veta. 18 Britanikët shikonin jo pa shqetësim fuqizimin e

Gjermanisë Perëndimore nga pikëpamja ekonomike, që do të çonte vetiu në fuqizimin

politik. Prandaj edhe politikanët britanik dhe vendimmarrësit e asaj periudhe e

shikonin me shumë interes një bashkëpunim mes tyre dhe KEE. Bashkëpunimi do të

varej njëkohësisht nga fakti, sesa në gjendje do të ishte, KEE, të merret në konsideratë

kërkesat e Britanisë së Madhe.

Por ndërkohë Franca e kishte fituar betejën në kontinente për të qenë fuqi e

parë dhe për më tepër De Goli nuk e kapërdinte dot faktin që Britania e Madhe kishte

një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në, ndërkohë që presidenti francez, kishte

thelluar ndarjen e tij me politikën amerikane. Prej fjalimit të Çërçillit e deri më tani

kishte rrjedhur shumë ujë dhe gjërat kishin ndryshuar thuajse në mënyrë rrënjësore në

Evropë, por njëkohësisht në mënyrën më dramatike për Britaninë e Madhe.

Ekzistojnë shumë arsye të cilat e bindën Britaninë të bënte një kthesë në

politikën e saj në drejtim të Evropës. Rreth viteve 1960 vihet re se përpjekjet e

Britanisë për të gjetur një formë bashkëpunimi me KEE ishin të kota sepse në

aspektin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Britanisë dhe KEE, ajo që Britania

kishte interes, nuk rezultoi frutdhënëse. Në këtë periudhë Evropa gjendej e ndarë në

dy organizma të fuqishme si EFTA dhe KEE dhe ajo që nuk i vinte përshtat Britanisë

ishte se ajo bënte pjesë në EFTA e cila ishte më pak e fuqishme dhe më pak e

suksesshme sesa KEE. Në krahasim me vendet e EFTA-s, shtetet anëtare të KEE-se

kishin pësuar një rritje të madhe ekonomike sidomos Gjermania perëndimore.

Konkurrenca ndërkombëtare e industrisë britanike kishte rënie të madhe që

nga 1945. Gjatë 1950 eksportet botërore britanike ranë nga 25.5% në 16.5% ndërsa

ato të Republikës Federale u rritën nga 7.3% në 19.3%.19 Gjatë viteve 1958 dhe 1968

fitimet e vërteta të Britanisë u rritën me 38%, krahasuar me 75% në KE. Në një

memorandum që Makmillani i dërgoi Selwyn Lloyd (Ministër i Jashtëm), në 1959 u

duk qartë frika e izolimit: “Për herë të parë që në kohën e Napolonit, fuqitë e mëdha

të kontinentit janë bashkuar në një grupim ekonomik pozitiv, me aspekte të

konsiderueshme politike, të cilat edhe pse jo të drejtuara kundër Mbretërisë së

Bashkuar, mund të ndikojnë në përjashtimin tonë si nga tregjet evropiane edhe nga

konsultimet në politikën evropiane”.20

18 Sean Greenwood, Britain and European integration since the second world war, nё Documents in

contemporary history, Manchester United Press, USA, 1996, fq. 97. 19 Wolfram Kaiser, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, fq.

110. 20Andrew Geddes, The European Union and British Politics, London: Palgrave Macmillan, 2004, fq.

69.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

9

Me bashkimin e Britanisë në EFTA, vihet re një ftohje e marrëdhënieve

ndërmjet Britanisë dhe KEE-së nga ana politike dhe ekonomike të cilën Maulding ia

vë në dukje kolegëve dhe kabinetit të tij duke theksuar se “Do të jetë shumë e vështirë

të gjendet një rrugë për në Evropë dhe mund të na kushtojë shtrenjtë në termat

politike. Por nuk kam dyshim se një çmim i lartë do t’ia vlente të paguhej”.21 Duke

marrë shkas nga humbjet që pësuan eksportuesit britanik për shkak të vendimit të

gjashtëve për të përshpejtuar reduktimin e tarifave ndërmjet tyre, britanikët ngritën një

komitet të përbërë nga zyrtarë të lartë i drejtuar nga Sir Frank Lee, Zëvendës Ministër

i Thesarit, i cili nxori në pah jo vetëm dëmet ekonomike dhe politike të Britanisë por

edhe përfitimet të cilat do të kishte vendi me anëtarësimin e Britanisë në KEE.

Së pari, do të jepte mundësi që Britania të shmangte diskriminimin e tarifës së

të gjashtëve dhe do të kishte akses në një treg të madh dhe të begatë si dhe do të

kishte mundësi të përmirësonte ndikimin politik britanik nëpër botë.22

Së dyti, duke marrë parasysh se SHBA kishte bërë investime të huaja direkte

në vendet e KEE më shumë sesa në Britani, (përkatësisht KEE 50% dhe Britania

40%) Britania shpresonte se duke u bërë pjesë e KEE-së, ajo do të mund të përfitonte

më shumë.

Së treti, një tjetër ndikim i rëndësishëm që e shtyu Britaninë të merrte kthesë

në drejtim të Evropës, ishte se kishte filluar të kishte dyshime për marrëdhënien e saj

me SHBA dhe kishte frikë se mospërfshirja e Britanisë në KEE mund të krijohej një

lidhje e veçantë ndërmjet KEE-së dhe SHBAsë. Kjo u duk në propozimet e Britanisë

për ta kthyer OBEE në një organizatë ekonomike me të ngushtë Atlantike gjë që u

refuzua nga SHBA-ja.

Për herë të parë në historinë e Britanisë shihet një rënie e eksporteve britanike

me Komonuelthin që rezultoi nga 1.26 paund në 1.19 paund ndërmjet viteve 1956 dhe

1962 dhe eksportet ranë nga 47 në 40 përqind në eksportet britanike në tërësi. Gjatë të

njëjtës periudhë eksportet britanike me KEE-në u rritën nga 468 milion paund në 762

milion dhe eksportet me vendet e EFTA u rritën nga 378 milion paund në 519 paund.

Ndërsa në 1960 raporti i eksporteve britanike me Komonuelthin vazhduan të bien,

eksportet me vendet e KEE-së u rritën edhe me një 19.6% të tjerë.23

Ministria e Jashtme duke bërë një vlerësim të situatës së Britanisë, theksoi se

ndarja ekonomike e Evropës perëndimore ndërmjet KEE dhe EFTA do të kishte

pasoja politike negative për mundësinë qe Britania të ruante rolin e saj si fuqi

botërore. Makmillani kishte të njëjtin shqetësim si Ministria e Jashtme por përvec

kësaj këtë ndarje ekonomike ai e shihte si një burim të dobësisë në një aleancë

perëndimore përballë presioneve sovjetike në Berlin. Ndryshimi i raporteve të

tregtisë britanike me vendet e Komonuelthit që nisën me procesin e çkolonizimit të

21 George Wilkes, Britain’s failure to enter European Community 1961-63, Boston: Frank Cass and

Co. LTD, UK and USA, 1997, fq. 46. 22 David Gowland & Arthur Turner, Britain and European integration 1945-1998, A documentary

history, Routledge, Great Britain, fq. 85. 23 Wolfram Kaiser, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, fq.

110.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

10

vendeve të Komonuelthit që nga 1948 si dhe gjithmonë në rritje në vitet në vazhdim

dhe Britanisë me vendet e KEE-së.

Një pasojë negative që u vlerësua me anëtarësimin e Britanisë në KEE do të

kishin lidhjet komerciale me Komonuelthin vendet e të cilit do të përballeshin me një

sistem bujqësor krejtësisht ndryshe gjë që do të sillte çmime të larta. Megjithëse

kishte rënie, Komonuelthi konsiderohej sërish i rëndësishëm për Britaninë. Shumë

historianë pranojnë se tregtia ndërmjet Britanisë dhe Komonuelthit kishte qenë shumë

e rëndësishme dhe se i ka shërbyer mirë vendit në të shkuarën por tani po vepronte si

një frenë në rritjen e tij ekonomike. Vihet re se sistemi i preferencave imperiale kishte

humbur rëndësinë e tij ekonomike por negative ishte edhe përjashtim i prodhimeve

britanike nga disa vende të Komonuelthit në mënyrë që të inkurajonin dhe mbronin

industrinë vendase që po lindte. Në raportin “Politika e ardhshme 1960-1970” e

dorëzuar kabinetit në mars 1960 thuhet se: Nga ana politike Komonuelthi mund të jetë

ndonjëherë me shumë një fyerje sesa një aset”24

Një pikë tjetër e fortë që bëri që Britania të kthehej nga Evropa ishte

ndryshimi i Kryeministrit. Ndërsa Eden nuk kishte bindje të forta për bashkimin e

Britanisë në KEE, Makmillani ishte më pro-evropian edhe pse disi i lëkundur në fillim

për anëtarësimin. Në fund të vitit 1960 duke parë në largpamësi interesat afat-gjatë të

Britanisë dhe të perëndimit, ai vendosi të ishte pro idesë së anëtarësimit të Britanisë

në KEE të cilën ai e paraqiti në një memorandum të quajtur “Plani i Madh”.25

Sipas David Gowland dhe Arthur Turner, Makmillani mendonte se përjashtimi

nga një bllok kaq i fuqishëm sa KEE do të ishte dëmtuese për Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç avantazheve të përgjithshme ekonomike të një tregu më të gjërë të Evropës

perëndimore, qeveria ishte më e shqetësuar të ruante ose të fitonte drejtimin politik të

Evropës perëndimore. 26 Britanikët mendonin se interesat e Britanisë nuk do të mund

të mbroheshin nëse do të ishin jashtë Komunitetit ndërsa duke qenë brenda KEE-së do

të mund ushtronte ndikimin e saj në zhvillimet e Komunitetit në mënyrë që të mbronte

interesat e veta.

Pa diskutim që problemet ekonomike luajtën një rol të rëndësishëm për të

bindur Makmillanin të aplikonte por ka edhe historianë të cilët theksojnë se ai u shty

nga arsyet politike. Makmilani mendonte se duke u bashkuar me KEE-në, Britania do

të mund të përmirësonte ndikimin e saj si në Evrope ashtu edhe në botë.

Konservatorët shpresonin që aplikimi në KEE t’i jepte avantazh në krahasim me

laburistët duke e nxjerrë qeverinë se po ecte sipas zhvillimeve moderne.

Shumë zyrtarë të Thesarit ishin të bindur se anëtarësimi në KEE do të luante një rol të

rëndësishëm në kapërcimin e problemeve të sterlinës që kishin ardhur si pasojë e

përkeqësimit të bilancit të pagesave në 1960-61. Në krizën e sterlinës në vitin 1961

ishin vendet e KEE-së dhe sidomos Bundesbank gjermane që ndihmuan Britaninë për

24 David Gowland & Arthur Turner, Reluctant Europeans, Britain and European Integration 1945-

1998, London: Pearson Educations Limited, 2000, fq. 118. 25 Po aty, fq. 85. 26 Wolfram Kaiser, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, fq.

116.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

11

stabilizimin e sterlinës dhe britanikët mendonin se me anëtarësimin në KEE, sterlina

do të arrinte të luante rolin ndërkombëtar si monedhë rezervë.

Edhe në arenën ndërkombëtare Britania kishte ndeshur probleme si kriza e

Suezit që kishte sjellë fërkime me Komonuelthin dhe Aleancën Atlantike. Lufta e

Ftohtë kishte konfirmuar se SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin liderët e

padiskutueshëm të dy blloqeve botërore. Pranimi i Britanisë që nuk ishte me një fuqi e

pavarur ushtarake u bë e dukshme kur ajo braktisi Raketën Blue Streak në 1960 i cili

rezultoi shumë më i shtrenjtë se ç’ishte parashikuar.27 Megjithë problemet ekonomike

që Britania pati si dhe rishikimet e bëra nga organe të ndryshme të rëndësishme në

Britania, ajo që i dha një shtysë të rëndësishme ishte njoftimi që De Golit bëri më 31

maj 1960 në radio. Në këtë njoftim ai kërkoi bashkëpunim politik ndërmjet shteteve

që përbënin KEE-në. Propozimi i de Golit, i cili u formalizua në 1961, kërkonte

bashkëpunim të organizuar ndërmjet shteteve, në mbrojtjen si dhe bashkëpunimin e

politikës së jashtme duke mos e përfshirë angazhimin e NATO-s. Kjo e fundit e

alarmoi Britaninë, duke pasur parasysh se politika e saj për Evropën perëndimore

bazohej në përfshirjen e SHBA-se në mbrojtjen e kontinentit gjë që realizohej

nëpërmjet NATO-s.28 Tashmë detyra e Britanisë ishte të parandalonte që KEE të

dominohej nga de Goli.

Në Bon më 20 maj 1960, De Goli i tha Adenauerit se “nuk ishte shumë e

dëshirueshme të shikosh Britaninë e Madhe t’i bashkohet të gjashtëve”. Në 2 qershor

De Goli në lidhje me evolucionin e tregut të përbashkët tha se: “Nëse Britania jep

vetëm aparencën e hyrjes.... do të ishte e preferueshme të mos hynte fare”. Kur

Presidenti amerikan shprehu shpresën e tij se “Makmillanit do t’i mbushej mendja për

hyrjen e Britanisë në Tregun e përbashkët” dhe se “ai do të inkurajonte Makmillanin

në këtë drejtim”, De Goli frenoi entuziazmin e presidentit amerikan duke thënë se:

“Britania duhet të marrë një vendim”.29 Për Makmillanin tendenca drejt një grupi më

të gjerë vendesh që veprojnë së bashku në interes të përbashkët çon në një bashkim

më të gjerë, duke i shtuar kështu fuqi Britanisë dhe si pasojë besonte se “janë të dyja,

edhe detyra jonë, edhe interesi ynë të kontribuojmë në drejtim të asaj force duke

siguruar bashkim sa më t ngushtë të mundshëm brenda Evropës”.30

Nëse Makmillani mund të vazhdonte përpjekjet e tij për anëtarësimin në KEE,

atij i duhej një miratim nga presidenti Kenedi i cili pasoi Ajzenauerin në 1961

megjithëse marrëdhënia me SHBA nuk ishte shumë e mirë. Pas takimit që Makmilani

bëri me Kenedin, ai u bind se Kenedi ishte edhe më i interesuar që Britania të ishte

pjesë e KEE-së për një sërë arsyesh ekonomike dhe politike.31 George Ball, nën-

27Roger Jowell & Hoinwille, Gerald, Britain into Europe: Public opinion and EEC 1961-75,Croom

Helm, 1976 fq. 7. 28 Stephen George, An Awkward Partner, Oxford Univeristy Press, NY 1998, fq. 30 29 George Wilkes, Britain’s failure to enter European Community 1961-63, Frank Cass and Co. LTD,

UK and USA, 1997, fq. 52. 30 Allan FQ. Tatham, Enlargement of the European Union, European Law Collection, Kluver European

Law Collection, Great Britain, 2009, fq. 10. 31Wolfram Kaiser, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, fq.

175.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

12

sekretari amerikan i cili ishte mik i ngushtë me Monen mendonte se Britania jashtë

Komunitetit mbetet një faktor përçarës që pengon suksesin e eksperimentit te

Bashkimit Evropian.32

Përsa i përket përpalljes së Britanisë me vendet e EFTA-s, këto të fundit kishin

qasje të ndryshme. Suedia, Zvicra dhe Austria e shikonin hyrjen në KEE si një

alternativë të papranueshme dhe qeveritë e tyre ishin të mendimit se një marrëveshje

ndërmjet dy grupeve duke shtyrë Britaninë të bënte të njëjtën gjë. Disa vende të

EFTA-s kishin ndikim pozitiv për aplikimin e Britanisë ndërsa të tjera përbënin një

pengesë ndaj pozitës britanike për Evropën. Danimarka dhe Norvegjia, të dyja anëtare

të NATO-s ishin me pro për mundësinë e hyrjes në KEE së bashku me Britaninë.

Qeveria daneze i shtyu britanikët të aplikonin sa më shpejt të mundeshin. Në prill

1961 Ministri i Jashtëm Jens Otto Krag i kërkoi Home, homologut e tij, ta njoftonte

më përpara se të bënin një aplikim të ardhshëm në mënyrë që qeveria e tij të mund të

njoftonte qëllimin e saj për të aplikuar në të njëjtën kohë. Në mbledhjen e Këshillit të

Ministrave të NATO-s në maj, Krag deklaroi se në pikëpamjen e danezeve hyrja e

Britanisë në KEE ishte shumë e dëshirueshme në aspektin se shtonte kohezionin

politik të Evropës perëndimore. Gjatë vizitës në Londër, Krag theksoi edhe njëherë

interesin e Danimarkës për të hyrë përkrah Britanisë. Qeveria në Kopenhagen

mendonte se kjo ishte mënyra me e mirë për të ruajtur interesat bujqësore daneze.

Nëse Danimarka qëndronte në EFTA, eksportet e saj bujqësore në Republikën

Federale do të kërcënoheshin nga PPB.33

Në memorandumin e tij të hartuar në 29 dhjetor 1960 dhe 3 janar 1961,

Makmillan thekson se De Goli ka dyshime për anglo-saksonët dhe se sa të vazhdojë

dominimi anglo-sakson, ai nuk do të na trajtojë si evropian por si amerikan – një

partner i ri i Amerikës. Gjithashtu, ai shkruan se De Goli ndien se ndërsa NATO

ekziston, vendimet e rëndësishme ose bëhen ose nuk bëhen – ndërmjet qeverive

amerikane dhe britanike në Uashington. Ai gjithashtu shkruan se De Goli ndihet se

është përjashtuar nga ky klub ose partneritet.34

1.2 Pranimi i Britanisë së Madhe në BE

Pas refuzimit të De Golit për të pranuar Britaninë në KEE, në fillim të 1968,

Brown vazhdonte të mendonte se pesëshja miqësore do t’i ushtronte presion De Golit

për të bërë ndonjë lëvizje për të pranuar Britaninë por pa sukses. Zhvlerësimi i

sterlinës pati një pasojë pozitive në rritjen e ekonomisë dhe çështja e integrimit nuk

përbënte më diçka urgjente. Më 4 shkurt 1969 De Goli gjatë një takimi me

ambasadorin britanik në Francë Christopher Soames (një ish ministër konservator)

propozoi se meqenëse Britania ishte shumë e ngushtë me Amerikën gjë që bënte të

pamundur hyrjen e Britanisë si dhe meqenëse të dyja vendet ndanin të njëjtin 32 Stephen George, An Awkward Partner, Oxford Univeristy Press, NY 1998, fq. 30. 33 Wolfram Kaiser, Using Europe, Abusing the Europeans, Macmillan Press LTD, London, 1999, fq.

176 34Sean Greenwood, Britain and European integration since the second world war, Documents in

contemporary history, Manchester United Press, USA, 1996, fq. 125.

* Lord i Vulës Vetjake, është funksionari i pestë i shtetit në Britani në rang Ministri pa portofol.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

13

mospëlqim për mbikombëtarizmin, Franca dhe Britania mund të punonin bashkë për

krijimin e një zone evropiane të tregut të lirë. Propozimi i De Golit konsistonte në

krijimin e një shoqate (bashkimi) në të cilën do të bënin pjesë Franca, Britania,

Gjermania perëndimore dhe Italia gjë që Majkell Stjuartit, Ministrit të Jashtëm iu duk

si një kurth për të tradhëtuar pesëshen miqësore. Në fillim reagimi i Wilson-it ishte ta

konsideronte propozimin e De Golit por më pas ndoqi këshillën e Stjuartit dhe i kalon

një version të paplotë të intervistës Soames Gjermanisë, Italisë, Shteteve të Beneluksit

dhe SHBA-së. Pasi historia nisi të bëhej publike në shtyp, më 21 shkurt britanikët

publikojnë të plotë të gjithë intervistën në shtyp gjë që acaroi francezët dhe në veçanti

De Golin. Joe Haines, sekretari i shtypit i Wilson-it ishte i bindur se Ministria e

Jashtme nëpërmjet kësaj lëvizje ishte përpjekur të poshtëronte De Golin për t’u

hakmarrë ndaj vetove të tij për Britaninë.

Viti 1969 shënoi vitin e largimit të De Golit nga arena politike si dhe drejtimi i

KEE-së duke hequr pengesën më të madhe për hyrjen e Britanisë në KEE. Xhorxh

Pompidu i cili e pasoi De Golin ishte më pozitiv ndaj anëtarësimit të Britanisë sesa De

Goli megjithëse ishte golist. Një tjetër situatë në favor të anëtarësimit britanik ishte se

Franca kishte ndeshur probleme ekonomike të cilat e detyruan Pompidunë të

zhvlerësojë frangën në gusht 1969 gjë që çoi në dobësimin e pozitës jo vetëm asaj

ndërkombëtare por edhe të pozitës së Pompidusë në KEE. Kjo situatë e bëri të

pamundur një tjetër veto për hyrjen e Britanisë. Një tjetër fakt që mendohej nga

Franca të ishte pozitive për hyrjen e Britanisë ishte se e shihte hyrjen e saj si një

kundërpeshë ndaj Gjermanisë, që tashmë ishte vendi më i fuqishëm si ekonomikisht.

Edhe Gjermania perëndimore, qeveria e re social demokrate, e kryesuar nga Vili

Brandt, ishte gjithashtu në favor të anëtarësimit të Britanisë.35

Duke pasur një rrugë të hapur tashmë pa pengesën e De Golit, Samiti i Hagës

më 1-2 dhjetor 1969, pati një rëndësi të veçantë për Britaninë ku liderët e vendeve

anëtare të KEE-së morën tre vendime të rëndësishme siç ishte zgjerimi i Komunitetin

me Britaninë por edhe Danimarkën, Irlandën dhe Norvegjinë të cilët kishin aplikuar

për anëtarësim në KEE me kusht që këto vende të pranonin traktatet dhe vendimet e

marra që nga hyrja e tyre në fuqi. Përveç kësaj Franca këmbënguli që Britania të

hynte vetëm pasi të ishte finalizuar financimi i PPB që kishte mbetur pezull që nga

viti 1965. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutuar në Samitin e Hagës ishte

bashkëpunimi në fushën monetare dhe atë të politikës së jashtme që do të çonte drejt

një Bashkimi Ekonomik dhe Monetar (EMU). Në Samitin e Parisit Pompidu theksoi

për krijimin e një fondi monetar evropian në prill 1973 si faza e parë e një procesi që

do të çojë në bashkimin e plotë monetar në 1980. European Monetar Unit (EMU) në

përgjithësi mbështetej nga të gjashtë.36

Britania nuk ishte e sigurtë për këto propozime pasi marrëveshjet financiare të

rëna dakort dukej me siguri që Britania do të paguante më tepër në doganë dhe TVSH

sesa do të merrte ndihmë. Propozimi i bashkimit monetar gjithashtu nuk u mirëprit

duke ditur se sterlina u ndikua më shumë nga luhatjet në të gjithë botën sesa franga 35 Stephen George, Britain and European integration since 1945, Basil Blackwell, 1991, UK, fq. 48. 36 Stephen George, An Awkward Partner, Oxford Univeristy Press, NY 1998, fq. 60.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

14

ose marka.37Kjo për vetë faktin se sterlina kishte luajtur një rol tërëndësishëm në botë

pas dollarit dhe asistenca ekonomike që kishte siguruar Britania gjatë nga pjesa tjetër

e perandorisë në formën e depozitës ishin bërë në sterlina në Londër. Nëse do të

bashkohej me EMU duhej të bënte zhvlerësimin e monedhës e cila do të kishte ndikim

katastrofik në ekonominë e saj.

Edhe çështja e buxhetit ishte e lënë pezull që nga periudha e De Golit dhe

ishte Pompidu i cili theksoi se kjo çështje duhet të finalizohej përpara hyrjes së

Britanisë. Stephen George thekson se ndoshta Franca donte që të shihte një sistem të

vendosur që Britania të ishte e detyruar ta pranojë si pjesë e çmimit për anëtarësim.

Stephen George gjithashtu argumenton se ndoshta Pompidu kishte frikë se nëse

Britania do të kishte të drejtën e fjalës do të kërkonte një sistem që do të ishte më pak

i pafavorshëm për të dhe si rezultat do të ishte më shumë më pak i favorshëm për

Francën.38

Çështja e kontributit në buxhet u zgjidh me marrëveshjen e 1970 ku u

përcaktua një strukturë financiare që do të cilësohet si burimet e veta të Komunitetit të

gjitha të ardhurat nga tatimet mbi ushqimet e importuara dhe përfitimet nga tarifa e

jashtme e përbashkët mbi mallrat industriale (përveç 10 përqind që do të mbahej nga

shtetet anëtare për të mbuluar kostot e mbledhjes), plus një përqind të të ardhurave

kombëtare nga TVSH-ja.39Kjo marrëveshje nuk ishte aspak fitimprurëse për Britaninë

duke marrë parasysh se ndërsa 80% e buxhetit shkonte në PPB, nga e cila Britania

nuk përfitonte shumë sepse së pari importonte më tepër ushqime dhe mallra

industriale nga jashtë Komunitetit sesa nga brenda tij dhe së dyti kishte një bujqësi të

vogël në krahasim me vendet e tjera të KEE-së. Kjo do të bënte që Britania të ishte

kontribuesi më i madh neto në buxhet. Në BBC në një intervistë Wilson tha në12

janar 1970, Wilson përdori të njëjtin ton të balancuar që kishte përdorur në 1966:

Hyrja do të bëhet vetëm me kushtet e duhura, veçanërisht në lidhje me bujqësinë dhe

nuk do të ketë asnjë kushtetutë të madhe federale.40

Dokumenti i bardhë i qeverisë britanike i publikuar në shkurt parashikonte se

hyrja e Britanisë do të rezultonte në rritjen të cmimeve të ushqimit deri në 60% si dhe

do të kishte një ndikim negativ në bilancin e pagesave në më shumë se një bilion

paund. Këto rezultate negative të nxjerra nga ky publikim bëri që Wilson-i te

akuzohej të ishte ftohur për Evropën por gjithashtu konsiderohej se mund të ketë që

në një taktikë e planifikuar për të forcuar pozitën e negocimit të Britanisë me të

gjashtë. Peter Shore, një ministër i kabinetit i përdori shifrat e dokumentit të bardhë

për të sulmuar idenë e hyrjes së Britanisë në KEE gjë që nuk i pëlqeu shumë Wilson-

in. Me largimin e De Golit, iu hap rruga edhe negociatave ndërmjet KEE-së edhe

vendeve të tjera të cilat ishin të interesuara të anëtarësoheshin në KEE dhe negociatat

me Irlandën, Danimarkën dhe Norvegjinë filluan në 21 shtator. Pas largimit nga

pushteti i Wilson-it me humbjen e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit 1970,

37 Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, fq. 46. 38Stephen George, An Awkward Partner, Oxford University Press, NY 1998, fq. 52. 39 Po aty, fq. 53. 40 John W. Young, Britain and European Unity 1945-1992, Macmillan, USA, 1993, fq. 105-106.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

15

në pushtet erdhi partia konservatore e drejtuar nga Hithi i cili ishte një entuziast i

madh i Evropës që kishte marrë pjesë në negociatat e para dhe mendohet se është i

vetmi kryeministër që theu tabunë britanike dhe i dha më shumë rëndësi

marrëdhënieve me Evropën sesa atyre me Komonuelthin dhe SHBA-në.

Ndryshe nga Wilson, Hithi vinte në pushtet me eksperiencë të pasur përsa i

përket negociatave më të gjashtë. Eksperienca e tij gjatë viteve 1961-63 i kishte dhënë

mësime të vlefshme Hithit me e rëndësishmja e të cilave ishte se për të marrë

anëtarësimin, ai duhej të bashkëpunonte me francezët dhe jo të ishte kundër tyre.

Përveç kësaj,një tjetër mësim i marrë nga Mone ishte që të pranonte institucionet dhe

praktikat e KEE-së si ishin dhe nëse donte të bënte ndonjë ndryshim mund ta bënte

pasi të ishte anëtar i saj. Duke respektuar sugjerimin e Mones, Hithi ishte i mendimit

se hyrja në KEE ishte kryesorja pastaj të shikonin për ndryshime.

Një fakt që vërteton jo vetëm politikat prioritare të Hithit por edhe ato të

ndërmarra kundrejt Evropës, SHBA-së dhe Komonuelthin vihet re në përkeqësimin e

marrëdhënieve ndërmjet Britanisë dhe SHBA-së në kohën e tij. Angazhimi i tij

pasionant për hyrjen e Britanisë në KEE i dha atij besimin për vullnet të mirë nga ana

e britanikëve kundrejt të gjashtëve si dhe bëri që të akuzohej se ai do të paguante çdo

çmim për ta arritur këtë. Në një përpjekje për të parandaluar këtë akuzë, manifestin e

partisë konservatore e 1970 theksoi se kishte një kufizim të lëshimeve të cilat ishin

gati të bënin.41 Sir Roy Denman, një anëtar i skuadrës së negocimit të caktuar nga

Wilson tha se “nëse Wilson do të fitonte zgjedhjet, negociatat për hyrjen do të kishin

dështuar dhe Britania tani nuk do të ishte një anëtar i BE-së”.42 Një tjetër avantazh

ishte se ndryshe nga aplikimi i parë i 1961-63, Wilson e dorëzoi aplikimin dhe nuk e

tërhoqi, duke mos qenë nevoja që qeveria e laburistëve të dorëzonte një kërkesë tjetër

pasi të gjashtë e kishin tashmë mbi tavolinë. Vendet e KEE-së nuk kishin nevojë që

Britania të dorëzonte një tjetër aplikim për të nisur negociatat.

Në korrik 1969 Komisionit iu kërkua të përgatiste një version të përditësuar të

opinionit të tij për zgjerim që i ishte dorëzuar atij në shtator 1967, raport i cili ishte në

favor të anëtarësimit. Moris Shuman, ministri i jashtëm francez tha se Franca nuk do

ta rinovojë veton e saj. Negociatat u hapën në 30 qershor 1970 në Luksemburg.43Përsa

i përket qeverisë britanike, Anthony Barber, Ministri i Financave u emërua si krye

negociatori i tyre. Megjithëse asnjë nga shtetet anëtare të KEE-së nuk ishte kundër

anëtarësimit britanik, negociatat rezultuan të vështira. Kjo vihet re që në mbledhjen e

parë ministrore, ku Barber pasi kishte bërë deklaratën duhej të priste për pesë orë e

gjysëm pasi bëri deklaratën e tij përpara se Këshilli Ministrave ta thërriste për t’i

dhënë përgjigjen e tyre. Problemi kryesor që theksoi Anthony Barber që në deklaratën

hapëse ishte financimi i sapo-negociuar për kontributet neto të Britanisë në buxhetin e

Komunitetit. Qeveria laburiste duke mos qenë e ftuar në negociatat të cilat kishin

* Shifrat janë kontributi bruto, që do të thotë nuk është hequr shuma e përfitimit të marrë nga Britania

në sektorin publik. 41 David Gowland & Arthur Turner, Britain and European integration 1945-1998, A documentary

history, London: Routledge, fq. 127. 42 Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, fq. 47. 43 Stephen George, Britain and European integration since 1945, Basil Blackwell, 1991, UK, fq. 48.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

16

përcaktuar kontributet nuk kishte pasur mundësinë që të thoshte fjalën e saj.

Komisioni në Hagë në1967 e kishte vënë në dukje se nëse arranxhimet ekzistuese i

aplikohen Britanisë do të ngrihej një problem i madh. Ndër politikat e miratuara nga

Komuniteti, kjo përbënte një problem që do t’i ndiqte gjatë qeveritë britanike.

Qeveria britanike kërkoi që kontributi i saj në buxhetin e Komunitetit të ishte

progresiv nga 3 përqind e buxheti total të KEE-së e cila do të ishte një periudhë

tranzitore në vitin 1973. Ne vitin 1977ky kontribut do te rritej në 15 përqind dhe 21

përqind e buxhetit të KEE-së që do te ishte kontributi i tyre i plotë.44Shuma e

kontributit britanik ne buxhet ishin përkatësisht, në 1973, ishte 181 milion (baraz me

2 bilion paund sot), në 1977 shuma ishte 737 milion paund, ndërsa në 1979, 1,767

milion paund.45* Megjithatë, pranimi britanik i arranxhimeve ekzistuese do të kishin

një ndikim të rëndësishëm në bilancin e pagesave britanike dhe konkurrencën e saj

industriale. Shifrat ishin të vështira për t’u parashikuar përderisa ato vareshin nga disa

faktorë siç janë norma e rritjes ekonomike, riorientimi i tregtisë së saj nga Evropa

(Britania duhet të bënte më shumë tregti me vendet e KE-së sesa me ato jashtë saj siç

ishte Komonuelthi), lëvizjet në çmimet e ushqimit botëror dhe përqindja e buxhetit të

komunitetit shpenzuar në artikujt e jo-PPB.46

Megjithëse Franca këmbëngulte se Britania duhej ta paguante kontributin të

plotë që në fillim, Britania pranoi se problemet që ata parashikuan me përfundimin e

fazës tranzitore duhet të liheshin për diskutime të mëvonshme. Siç tha Kitzinger,

sjellja franceze do të kishte tre arsye të mundshme: ose donin që bisedimet të

dështonin ose ato ishin ende të pasigurt për anëtarësimin britanik ose donin më shumë

koncesione. 47Përveç kësaj Britania kërkoi siguri se nëse problemet bëhen të

papranueshme « vetë mbijetesa e komunitetit të kërkonte që institucionet të gjenin

zgjidhje të drejtë”.48 Megjithëse Komonuelthi nuk përbënte një pengesë për

anëtarësimin e Britanisë në KEE, negociatat në lidhje me të u bënë rreth importeve të

sheqerit nga Karaibet dhe bulmetin e Zelandës së Re. Që të dyja këto çështje

rezultuan të vështira për t’u zgjidhur për faktin se Britania i kërkonte Komunitetit

akses të priviligjuar për produktet bujqësore që ishin në konkurrencë direkte me

produktet e fermerëve të Komunitetit; më specifikisht fermerët francezë ishin

prodhues të mëdhenj të djathit dhe panxhar sheqerit.49

Britania blinte nga Antilet sasira të mëdha sheqeri me një çmim që ishte 50

përqind e çmimit botëror të shitjeve dhe importonte nga Zelanda e Re me çmime

preferenciale rreth 400 mijë ton gjalp në vit që mbulonte një të tretën e nevojave të saj

dhe ishte 85 përqind e eksportit neozelandez.50 Në fillim të vitit 1971 negociatat u

paraqitën të vështira pasi francezët mbajtën një qëndrim të vështirë përsa i përket

44 Paskal Milo, Bashkimi Evropian, Tiranё: Albpaper, 2002, fq. 98. 45Gerard Batten, How much does the European Union cost Britain? The Bruges Group, London, 2008,

fq.17. 46 Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, f, 49. 47 John W. Young, Britain and European Unity 1945-1992, Macmillan, USA, 1993, fq. 111. 48 Stephen George, An Awkward Partner, Oxford Univeristy Press, NY 1998, fq. 56. 49Stephen George, An Awkward Partner, Oxford Univeristy Press, NY 1998, fq. 51. 50 Paskal Milo, Bashkimi Evropian, Albpaper, 2002, fq. 98.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

17

gjalpit të Zelandës se Re dhe kontributet e buxhetit britanik. Hithi nisi të paralajmëroi

se ai duhet të siguronte kushte të favorshme për Britaninë në mënyrë që të merrte

miratimin e Parlamentit. Duke u nisur nga qendrimi francez dhe rreziku i mos

arritjesse kushteve përfituese për Britaninë, më 20-21 maj 1971 Hithi i bëri një vizitë

në Paris Pompidusënë dymbëdhjetë orë bisedime vetëm në praninë e përkthyesve.

Kjo mbledhje rezultoi shumë pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve

ndërmjet Francës dhe Britanisë si dhe të të dy liderëve gjë që disa vëzhgues e

komentuan se më në fund Franca hoqi dorë nga kundërshtimi i saj i vazhdueshëm për

zgjerim.51 Pas mbledhjes në konferencën për shtyp të të dy liderëve, Hithi shprehet se

ajo që i duhej Britanisë nuk ishte një mbledhje e mirë por një mbledhje shumë e

mirëndërsa interpretimi që bëri Pompidu ishte se do të ishte e paarsyeshme tani të

besosh se një marrëveshje nuk është e mundur dhe se ai besonte në Anglinë e Z. Hith.

Sipas Alex Maysuksesi i Hithit për ta bindur Pompidunë për angazhimin evropian të

Britanisë ishte jo vetëm pika e kthesës për negociatat por ndoshta triumfi më i madh

diplomatik i Hithit.52

Si pasojë e suksesit të mbledhjes ndërmjet të dy liderëve si dhe përkeqësimit të

marrëdhënieve ndërmjet Pompidusë dhe Brandit pati spekullime se aksi Paris-Londër

do të zëvendësonte aksin Paris-Bon, si një aks tripalësh që përfshinte edhe Britaninë

gjë që nuk u realizua asnjëherë.53 Vendet e EFTA-s nuk përbënin mënjë pengesë për

negociatat dhe ishin të gatshme të hynin në bisedime me KEE-nëpër ndonjë

marrëveshje të tregtisë se lire madje disa prej tyre kishin shprehur interesin për

anëtarësim. Një tjetër problem me të cilën u ndesh Britania si rezultat i politikave të

miratuara ishte edhe bashkimi monetar që ishte diskutuar në Samitin e Hagës në 1969

ku të gjashtë u angazhuan të lidhnin këmbimin e tyre valutor drejt bashkimit të plotë

monetar. Vështirësia e Britanisë konsistonte në pozitën e veçantë të sterlinës për të

cilën britanikët ngulën këmbë se nuk ishte një çështje për negocim.

Në korrik 1971 qeveria britanike publikoi Dokumentin e Bardhë i cili

paraqiste interesat e saj në anëtarësimin në KEE dhe rezultatin e negociatave të hyrjes.

Dokumenti i Bardhë paraqiti avantazhet të cilat do të kishte Britania me hyrjen e saj

në KEE. Në të parashtrohet se do të bashkohen në një moment kur ata të kenë

mundësi që të ndikojnë në procesin e zhvillimit. Një avantazh për ta, shkruhej se

pikëpamjet e tyre do të dëgjoheshin dhe ndikimi i tyre do të ndihet në këshillat e

Komuniteteve. Nga ana ekonomike, dokumenti specifikon se anëtarësimi do të çojë

në përmirësimin e eficencës dhe prodhimtarisë së industrisë britanike me një

përqindje të lartë të investimeve dhe rritjes më të shpejtë të pagave reale. Gjithashtu,

dokumenti thotë se industria e Britanisë do të jetë më konkurruese jo vetëm brenda

Komunitetit por edhe në tregjet botërore në përgjithësi si dhe do të rezultojë në rritje

më të madhe ekonomike.54 Megjithatë dokumenti i bardhë nuk fshehu disa nga

51 Desmond Dinan, Historia e Integrimit Europian, Tiranё: AIIS, fq. 63. 52Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, fq. 50. 53Desmond Dinan, Historia e Integrimit Europian, Tiranё: AIIS, fq. 63. 54 Sean Greenwood, Britain and European integration since the second world war, in Documents in

contemporary history, Manchester United Press, USA, 1996, fq. 155-156.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

18

disavantazhet e anëtarësimit. Për shembull: 1. Parashikohej që çmimet e ushqimeve të

rriteshin me 15% gjatë një periudhe një vjeçare sepse PPB përmbante një sistem të

preferencial të Komunitetit që do të thoshte se Britania nuk mund të bënte më Pazar

në tregjet me çmime më të lira botërore; 2. Rritja e çmimeve të ushqimit do të thoshte

rritje prej 3% e kostos së jetesës në një periudhë gjashtë vjeçare; 3. Kontributet

britanike në buxhetin e KEE-së do të shkonin në 300 milion paund në vit, duke e bërë

Britaninë kontribuesin e tyre neto në KEE. Kontributet britanike do të ishin të larta

sepse ajo kishte lidhje të mëdha tregtie të jashtme.55

Të gjashtë vendet anëtare më 30 qershor 1970 ranë dakord për marrëveshjen

për Politikën e Përbashkët të Peshkimit e cila ofronte akses të lirë në të gjithë ujrat e

KEE-së për të gjithë peshkatarëte vendeve anëtare. Kjo marrëveshje ndërmjet të

gjashtëve u bë vetëm pak orë përpara se të merrnin aplikimet zyrtare të katër vendeve

aplikante (Britania, Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia), ujrat territoriale të të cilave

përbënin dy të tretat e rezervës së peshkut në një komunitet të zgjeruar. Duke qënë se

marrëveshja u finalizua përpara hyrjes së këtyre vendeve, ato do të ishin të detyruara

qe ta pranonin atë. Britanikët kërkuan shtyrje të afatit të cilat nuk u pranuan duke

përdorur metodën “merr ose lër”.

Nëpërmjet marrëveshjes së rënë dakort për peshkimin Britanisë i lejohej të

ruante 90 përqind të sasisë së peshkut të kapur për 10 vjet që do të pasohej me një

rishikim. Përsa i përket problemit të sterlinës për të cilën D’Estaing mendonte se roli i

saj si monedhë rezervë do të rrezikonte planin për EMU. Edhe pse britanikët nuk

pranuan që sterlina të ishte pjesë e negociatave të hyrjes, në fund pranuan të ulnin

balancat e stёrlinës gradualisht.56 Pas samitit Hith-Pompidu, përfaqësuesit e Francës

përdorën një qëndrim edhe më të zbutur në negociata. Përsa i përket politikës së

përbashkët bujqësore, qeveria britanike kërkoi shtatë vjet periudhë tranzitore por pas

bisedimeve jo të lehta u zbrit në pesë vjet.57 Marrëveshjet u arritën për gjalpin e

Zelandës se Re dhe sheqerin e Karaibeve të cilat ishin të pranueshme për qeveritë e

Zelandës se Re dhe prodhuesit të sheqerit të Karaibeve. Britanisë iu lejua një periudhë

gjashtë vjeçare tranzitore për PPB dhe tarifën e jashtme të përbashkët.

Në një dokument të bardhë të publikuar nga qeveria britanike në korrik 1971

në lidhje me hyrjen në KEE thuhet se “Vendi ynë do të jetë më i sigurt, aftësia jonë

për të ruajtur paqen dhe promovuar zhvillimin në botë do të jetë më e madhe,

ekonomia më e fortë, industria dhe njerëzit më të suksesshëm, në rast se në

bashkohemi me Komunitetin Evropian, në vend që të qëndrojmë larg tij”. Mbi

çështjen e ndjeshme të sovranitetit në Dokumentin e Bardhë thuhet se “nuk ka dyshim

për ndonjë erozion të qënësishëm kombëtar; ajo që propozohet është përdorimi dhe

zgjerimi i përbashkët i sovraniteteve kombëtare individuale për interesin e

përgjithshëm”.58

55 Allan FQ. Tatham, Enlargement of the European Union, European Law Collection, Kluver European

Law Collection, Great Britain, 2009, fq. 20. 56 David Gowland & Arthur Turner, Britain and European integration 1945-1998, A documentary

history, Routledge, Great Britain, fq. 128. 57 Paskal Milo, Bashkimi Evropian, Tiranё: Albpapër, 2002, fq. 98. 58 Desmond Dinan, Historia e Integrimit Europian, Tiranё: AIIS, fq. 63.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

19

Megjithëse diskutimi i çështjes së sovranitetit nuk ishte një çështje që Hithi

donte ta trajtonte, ai përdori Kompromisin e Luksemburgut të 1966 sipas të cilit cdo

anëtar mund të jepte veton në rast se do t’i prekej ndonjë interes thelbësor.

Një vëzhgues e përshkroi situatën në partinë laburiste si luftë civile. Debati

kryesor i Komuneve u bë më 21 dhe 28 tetor 1971 në të cilën Hithi e hodhi në votim

vendimin e anëtarësimit. Partia laburiste kishte votuar 140 me 111 në favor. Wilson u

përpoq t’i paraqiste kushtet e negociuara si të pa tolerueshme. Duke përmbledhur për

qeverinë, Hithitheksoi se “shumë miliona njerëz nëpër botë do të gëzoheshin nëse

Britania votonte hyrjen”. Rezultati ishte një triumf për Hithin: 356 me 244 në favor të

hyrjes. Tridhjetë konservatorë votuan kundër me dy abstenime. Nga ana e laburistëve

68 parlamentarë ndoqën Jenkins në lobin “po” dhe 20 te tjerë abstenuan.59 Problemet

për politiken e përbashkët të peshkimit duke përfshirë kryesisht Norvegjinë vonoi

finalizimin e Traktatit të hyrjes për Britaninë, Irlandën dhe Norvegjinë deri në dhjetor.

Ceremonia e nënshkrimit u organizua në Bruksel me 22 janar 1972 dhe Traktati duhej

të votohej në ligj. Për ta bërë procesin me të lehtë qeveria hartoi një projektligj të

përbërë nga vetëm 12 klauzola, të cilat thjesht pranuan të gjitha rregulloret e kaluara

të KEE-së, Traktatin e Romës dhe kushtet e hyrjes së Hithit.60 Referendumet që u

mbajtën në Danimarkë, Irlandë, Norvegji dhe Francë – ato në Danimarkë dhe Irlandë

aprovuan hyrjen – ajo e Norvegjisë u hodh poshtë dhe ajo në Francë aprovoi

zgjerimin. Britania, Danimarka dhe Irlanda hynë zyrtarisht në Komunitetin Ekonomik

në 1 janar 1973.61

1.3. Institucionet e BE-së

Pas referundimit popullor nё Britaninё e Madhe mё 23 qershor 2016,

shqetёsimi kryesor pёr qeverinё britanike pёr dhjetё vitet e ardhshme mendohet tё jetё

njё tёrheqje e kёnaqshme nga Bashkimi Evropian dhe tё gjejё njё vend tё ri nё njё

botё pёrherё e mё tё gjerё.62 Por, qё ta bёjё kёtё, nё radhё tё parё do t'i duhet tё

shkёputet nga zinxhiri tepёr i ndёrlikuar i institucioneve tё Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian nuk është federatë sikur Shtetet e Bashkuara, por është

thjesht një organizim për bashkëpunim, sikur Kombet e Bashkuara. Në fakt, është

unik. Shtetet që e përbëjnë Unionin Evropian me marrëveshje kanë bartur sovranitetin

në një rend më të fortë dhe me ndikim botëror, gjë të cilën asnjëra prej tyre nuk do të

kishte mundur tё arrinte i vetёm.

Parlamenti Evropian është organi i BE-së që mishëron më së miri karakterin

mbikombëtar të organizatës dhe tek tek historia e të cilit evidentohen gjurmët e

zhvillimit të strukturës institucionale të BE-së. Ai është i vetmi organ mbikombëtar i

formuar me anëtarë që zgjidhen drejtëpërsëdrejti nga popujt e shteteve anëtare.

59 Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, fq. 52-53. 60 John W. Young, Britain and European Unity 1945-1992, Macmillan, USA, 1993, fq. 116. 61 Alex May, Britain and Europe since 1945, Addison Wesley Longman Limited, 1999, fq. 53.

* Grup i organizuar britanik për të kundërshtuar anëtarësimin e Britanisë në KEE. 62 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. ix.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

20

Historia e rritjes dhe fuqizimit të këtij organi simbolizon historinë e thellimit të

integrimit gjithnjë e më të madh në kontinent. Asambleja e delegatëve të

parlamenteve kombëtare nga një strukturë mbikqyrëse u shndërrua ndër vite në një

strukturë të ndërtuar dhe që funksionon mbi bazën e parimeve të një demokracie

parlamentare. Në vitin 1979 u zhvilluan zgjedhjet e para të përgjithshme të

drejtëpërdrejta për Parlamentin Evropian. Kontributi i tij si një aktor i ligjbërjes në BE

është bërë gjithnjë e më i dukshëm. Që nga AUE e në vijim procedurat legjislative

janë reformuar e konsoliduar duke i njohur Parlamentit fillimisht një rol konsultativ,

më pas bashkëpunues dhe mandej të drejtën për të vendosur bashkërisht me Këshillin

mbi çështjet e legjislacionit. Gjithashtu kompetencat e Parlamentit kanë ardhur duke u

shtrirë në shumë fusha të kompetencës komunitare.

Megjithkëtë, shkalla e demokracisë parlamentare në BE është vënë në dyshim

në jo pak raste. Këto pikëpamje dyshuese në pjesën më të madhe të rasteve lidhen me

mungesën për një kohë të gjatë të së drejtës së Parlamentit për të miratuar legjislacion

bashkërisht me Këshillin çka krijoi realisht një “defiçit demokratik” në mjaft prej

proceseve integruese në BE-së. Por, në ditët e sotme skepticizmi për demokracinë në

BE lidhet më tepër me brishtësinë e kontrollit parlamentar ndaj Komisionit dhe

Këshillit që respektivisht kryejnë detyrat ekzekutuese apo që ndajnë kompetencat

legjislative me Parlamentin. Vlen të përmendet këtu se e njëjta tendencë, pra një

kontroll parlamentar të dobët ndaj Komisionit dhe Këshillit, ruhet edhe nga

Kushtetuta. Mё pas, pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet për Parlamentin

Evropian si dhe mungesa e “strukturave politike partiake ndërshtetërore” kanë bërë që

lidhja që ky organ duhet të sigurojë mes popujve të shteteve anëtare të saj dhe BE-së

të jetë jo e forte.

Sistemi vendimmarrës evropian, në përgjithësi edhe procedura e

bashkëvendimmarrjes në veçanti, bashkojnë tri institucionet kryesore.

-Parlamenti Evropian që përfaqëson qytetarët e Bashkimit Evropian,të zgjedhur

drejtpërdrejt prej tyre.

-Këshilli i Bashkimit Evropian,i cili përfaqëson shtetet anëtare.

-Komisioni evropian që ruan interesat e Bashkimit si tërësi.63

Për të kuptuar sistemin e qeverisjes së BE-së është e domosdoshme që të

studiohet struktura institucionale e saj dhe mënyra sesi pushteti politik është

shpërndarë tek institucionet. Në këtë kre do të bëhet një paraqitje e sintetizuar e

përbërjes, mënyrës së formimit, funksioneve, kompetencave të institucioneve të BE-së

duke u përpjekur të zbërthejmë domethënien politike të secilit prej këtyre

komponentëve organizativë. Gjithashtu, këta komponentë do të analizohen në dritën e

ndryshimeve të propozuara nga Kushtetuta. Duhet theksuar që në fillim se Kushtetuta

ende nuk ka fuqi ligjore. Megjithatë, tiparet kryesore të institucioneve të BE-së do t’i

trajtojmë edhe nga këndvështrimi i Kushtetutës me qëllim për të kuptuar tendencën e

reformës institucionale apo organizative që kjo e fundit do të sjellë.

63 Blerim Reka, Otmar Höll, Ylber Sela, Institucionet dhe politikat e Unionit Evropian, Tetovё:

Universitas 2010, fq. 23-24.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

21

Struktura institucionale e BE-së bazohet në institucionet komunitare të cilat

janë përcaktuar në nenin 7 të TKE. Këtu përfshihen Komisioni, Këshilli, Parlamenti,

Gjykata e Drejtësisë (GJED), Gjykata e Shkallës së Parë (GJSHP) dhe në të është

mbështetur dhe vepron e tërë arkitektura tri shtyllëshe e BE-së. Është e rëndësishme të

kuptohet se, BE-ja është një organizatë mbikombëtare me tipare krejt të veçanta nga

një shtet unitar apo një bashkim shtetesh. Sistemi i saj i qeverisjes ngërthehen një

shumësi marrëdhëniesh politike mes shteteve anëtare dhe të organeve komunitare mes

tyre.

GJED-ja ka nga një gjykatës për çdo shtet anëtar, pra 25 gjykatës të cilët

qëndrojnë në detyrë për 6 vjet me të drejtë riemërimi. Emërimi i tyre bëhet me

konsensusin e qeverive të shteteve anëtare nga radhët e personave pavarësia e të

cilëve është padiskutueshme dhe që kanë cilësitë e kërkuara për emërimet në

pozicione të larta gjyqësore ose nga radhët e juristëve të njohur në shtetet anëtare.

Përbërja e GJED-së rinovohet çdo tre vjet. Në përgjithësi gjykatësit janë shtetas të

shtetit vendin e të cilit ata plotësojnë në Gjykatë por megjithatë ata duhet të jenë të

pavarur prej autoriteteve të këtij shteti. Përveç mbarimit të afatit të qëndrimit në

detyrë, mandati i gjykatësit përfundon edhe në rastet kur ai vdes, jep dorëheqjen ose

shkarkohet nga detyra sipas rregullave të përcaktuara në Statusin e GJED. GJED-i

zgjedh Kryetarin e saj me një mandat 3 vjeçar të rinovueshëm.64

Anëtarë të GJED-së janë edhe 8 Avokatë të Përgjithshëm numri i të cilëve

mund të ndryshojë me vendim të Këshillit. Kushtet për emërimin kohën e qëndrimit

në detyrë dhe mbarimin e mandatit të Avokatëve të Përgjithshëm janë të njëjta me ato

të gjykatësve. Detyra e Avokatit të Përgjithshëm është të parashtrojë në mënyrë të

arsyetuar çështjen para GJED-së. Gjatë këtij parashtrimi Avokati i përgjithshëm

analizon faktet dhe aspektet ligjore të çështjes, parashtron punën kërkimore që ka

bërë, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Ai nuk është palë në gjykim; nuk është

as prokuror dhe as avokat i ndonjërës palë por këshilltar i gjykatës lidhur me çështjen. 65

Formacionet e GJED-së janë parashikuar në Statutin e saj dhe ato janë Dhomat

e përbëra nga 3 ose 5 gjykatës; Dhoma e Madhe e përbërë nga 13 gjykatës që

formohet kur kjo gjë kërkohet nga shteti anëtar apo institucioni komunitar palë në

gjykim ose në raste komplekse;si dhe Dhoma e Plotë që mblidhet në raste të rralla kur

trajtohen çështje që kanë të bëjnë me shkarkimin e Ombudsmanit apo të kolegjit të

Komisionerëve (neni 16 i Statutit). Procedura e GJED-së është kryesisht e shkruar.

Kërkesat paraqiten me shkrim po kështu edhe pretendimet e palëve dhe

dokumentacioni përkatës. Megjithatë, si pjesë e gjykimit janë edhe seancat ku

dëgjohen Avokati i Përgjithshëm, gjykatësi raportues, ekspertët dhe përfaqësuesit e

palëve. Gjykimi është i hapur dhe vendimet e gjykatës duhet të jenë të arsyetuara. Por,

në dallim nga vendimet e GJSHP-së vendimet e GJED-së zakonisht përmbajnë vetëm

64 Blerim Reka, Otmar Höll, Ylber Sela, Institucionet dhe politikat e Unionit Evropian, Tetovё:

Universitas 2010, fq. 25. 65 Josephine Shaw “Institucionet e Bashkimit Evropian”, marrё nga:

http://www.jeanmonnetprogram.org/eu/Units/documents/UNIT1-2-EU-2004-05.pdf.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

22

një përmbledhje të arsyeve pasi këto janë trajtuar hollësisht nga Avokati i

Përgjithshëm në mendimin e tij. Vendimet gjithashtu nuk kanë mendim pakice çka i

bën ato dokuemete të ndërlikuara në jo pak rase.

Në dallim nga mënyra sesi më lart janë trajtuar ndryshimet që do të sjellë

Kushtetuta për institucionet e komunitare në rastin e sistemit gjyqësor ato do të

trajtohen në një pjesë të veçantë për shkak të reformës që Kushtetuta synon të

realizojë në këtë segment të qeverisjes së BE-së. Nga pikëpamja strukturore

Kushtetua konsolidon sistemin gjyqësor në një një gjykatë të vetme. Gjykata e

Drejtësisë e Bashkimit Evropian e cila do të përfshijë Gjykatën e Drejtësisë, Gjykatën

e Përgjitshme dhe gjykatat e specializuara, ku e para do të zëvendësojë GJED-në dhe

e dyta GJSHP-në. Ndërsa gjykatat e specializuara mund të krijohen me ligj të veçantë

të miratuar me procedura legjislative të zakonshme me propozim të Komisionit apo të

vetë Gjykatës së Drejtësisë (neni III-359). 66

Pyetja që lind lidhur me këtë organizim të ri është sesa ia ka dalë Kushtetuta të

përmirësojë eficiencën e gjykimit të çështjeve komunitare. Zgjidhja e adoptuar nga

Kushtetuta për ndërtimin e sistemit gjyqësor, konkretisht një gjykatë e cila vetë është

e përbërë nga tri gjykata, padyshim ka thelluar tiparet e një sistemi hierarkik gjyqësor

ku cilësia e vendimeve të gjykatës më të ulët garantohet nga rishikimi nga një gjykatë

më e lartë. Por kjo nuk është e mjaftueshme pasi për përballimin e ngarkesës së

çështjeve për gjykim është e domosdoshme që të bëhet një ndarje e qartë e

jurdiksionit të secilës gjykatë, në mënyrë të tillë që puna të ndahet mes juridiksioni të

specializuar dhe atij të përgjithshëm. Sipas, Kushtetutës Gjykata e Përgjithshme dhe

Gjykata e Drejtësisë vazhdojnë të ndajnë mes tyre juridiksionin në rastet e padive të

drejtëpërdrejta, padive të kundërshtimit të vlefshmërisë akteve komunitare ose

mungesës së kompetencës për nxjerrjen e tyre, si dhe në rastin e vendimeve

paragjykimore. Një zgjidhje më efikase do të kish qenë ajo që është konsideruar si e

parealizuar nga TN, sipas së cilës Gjykata e Përgjithshme duhet të jetë instancë e parë

e gjykimit dhe të ketë jurdiksion e vetme në rastin e vendimeve paragjykimore dhe

padive direkte qё përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të kërkesave që ajo dhe GJED-ja

kanë sot për sot për detyrë të zgjidhin. Në këtë mënyrë GJED-ja do të ishte një

gjykatë e vërtetë kushtetuese ashtu sikurse tenton dhe dëshiron të jetë dhe GJSHP-ja

së bashku me gjykatat e specializuara do të mbanin barrën e çështjeve të tjera

gjyqësore.

Ndonëse Kushtetuta ka ruajtur modelin një gjykatës për shtet anëtar ajo tenton

të dobësojë parimin e barazisë së shteteve anëtarë në përfaqësimin e tyre në sistemin

gjyqësor komunitar. Kështu, në procedurën e emërimit të gjykatësve të Gjykatës së

Drejtësisë (aktualisht GJED) apo të Gjykatës së Përgjithshme (GJSHP-ja) është

vendosur krijimi i një hallke të re, një panel këshillimor që do të japë mendim për

përshtatshmërinë e të gjitha kandidaturave për gjykatës dhe avokatë të përgjithshëm

për të përmbushur detyrën respeketive përpara se qeveritë e shteteve anëtare të japin

66 http://ue.eu.int/ueDocs/cms_Data/docs/pressData/annex/81035ADD1.pdf

neni 158 Traktatit të Maastrichtit.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

23

miratimin e tyre. Paneli do të përbëhet nga ish gjykatës së Gjykatës së Drejtësisë

(aktualisht GJED) apo të Gjykatës së Përgjithshme (GJSHP-ja aktualisht), gjykatës

nga gjykatat e larta kombëtare dhe juristë të njohur për aftësitë e tyre, njëri prej të

cilëve do të propozohet nga Parlamenti. Mendimi i Panelit, ndonëse ka vlerë vetëm

konsultuese, mund të shndërrohet në një orientues së procesit të përzgjedhjes së

gjykatësve më tepër sipas fushës së ekspertizës së tyre sesa sipas përkatësisë

kombëtare. Kjo rrjedhimisht do të çonte në një konfigurim të formacioneve

specializuara të gjykatave (d.m.th. dhoma të specializuara) çka sigurisht do të rrisë

edhe eficiencën e gjykimit.

Një risi që sjell Kushtetuta për ndërtimin e sistemit gjyqësor mbarëevropian

është dhënia e së drejtës çdo personi fizik dhe juridik për të kundërshtuar ligjshmërinë

e instrumenteve ligjore të hartuara nga institucionet komunitare në rastin kur këto nuk

kanë nevojë për masa implementuese (neni III-365).67 Nga formulimi i Kushtetutës në

këtë pikë nuk është e qartë se për çfarë aktesh bëhet fjalë, pasi këtë të drejtë personi e

gëzon edhe në bazë të nenit 230 të TKE dhe një pjesë e mirë e akteve komunitare të

atakueshme sipas kësaj dispozite janë drejtëpërdrejtë të aplikueshme. Megjithatë nga

materialet shpjeguese të Kushtetutës lihet të kuptohet se këtu bëhet fjalë ekskluzivisht

për akte që mund të vendosin gjoba për qytetarët evropianë. Efektet e kësaj dispozite

mbeten për tu parë.

Me qëllim për të marrë informacionin bazë dhe për të kuptuar tiparet e sistemit

të qeverisjes, ndërveprimin mes organeve të BE-së organizimi dhe kompetencat e

secilit organ do të trajtohen veçmas. Do të analizohen në mënyrë të veçantë procesi i

formulimit të politikave në Komision; pushteti legjislativ, ku një vëmendje e veçantë

do t’i kushtohet ekuilibrit të brishtë mes Këshillit si organ qendror i vendimarrjes dhe

Parlamentit si organ me legjitimitetin demokratik më të lartë në tërë strukturën

institucionale të BE-së; rolit të GJED-së dhe krijimit të të ashtuquajturit sistem

gjyqësor mbarëevropian. Një vështrim të shkurtër por jo ezaurues do të hedhim edhe

mbi mekanizmat institucionalë dhe procedurialë të vendimarrjes, vota dhe vetoja e

institucioneve komunitare. Procedura legjislative do të jetë objekt i një kreu të

veçantë.

Integrimi evropian çoi në arritjen e rezultateve të prekshme pas Luftës së Dytë

Botërore, në kohën kur shetet evropiane iu drejtuan formave të bashkëpunimit

ndërkombëtar për t‟i dhënë fund konflikteve luftarake mes tyre. Bashkimi Evropian

(BE-ja), është arritja më e rëndësishme e këtij integrimi. Ky bashkim sot përfaqëson

një formë të avancuar të bashkëpunimit ndërshtetëror me një nivel të lartë organizimi

ku marrin pjesë dhe rregullave të së cilës i nënshtrohen pjesa më e madhe e shteteve të

kontinentit Evropian. E parë në kuadrin e proceseve të globalizimit të krijohet

përshtypja se kemi të bëjmë me një nga rastet e shumta të integrimit rajonal duke lënë

kështu në mënyrë jo të saktë jashtë kuptimit të kësaj organizate një sërë tiparesh që

përcaktojnë natyrën dhe rolin e tij e vërtetë të BE-së. Kështu, mund të përmendim

67 http://ue.eu.int/ueDocs/cms_Data/docs/pressData/annex/81035ADD1.pdf

neni 158 Traktatit të Maastrichtit.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

24

shkurtimisht disa karakteristika unikale të BE-së si zgjidhjet organizative dhe

institucionale që ajo ka adoptuar për të bashkërenduar dhe shpërblyer interesat

ekonomike të shteteve të saj anëtare si dhe për të sheshuar tensionet politike mes tyre;

tregu unik dhe monedha e përbashkët që kanë prodhuar në vite rritje ekonomike të

konsiderueshme për të dhe për shtetet anëtare; shtetësia e BE-së dhe lidhja që ajo ka

krijuar mes qytetarëve evropiane dhe BE-së duke kapërcyer nocionet trandicionale të

shtetit dhe kombit; procesi i shndërrimit të traktateve të saj në kushtetutë dhe i

prodhimit të një doktrine ligjore mbi të cilën qëndron e tërë ngrehina e BE-së. Këto

dhe të tjera tipare flasin për unkalitetin e BE-së dhe evidentojnë ngjashmëri apo

dallime mes saj dhe entiteteve politike tradicionale të arenës ndërkombëtare si p.sh.

shtetet dhe organizatat ndërkombëtare. Në këtë kuadër, është e nevoshjme që tiparet e

BE-së të analizohen paraprakisht me qëllim që të pranojmë që prej fillimit një koncept

për BE-së dhe të krijojmë një kontekst brenda të cilit kjo duhet kuptuar. Pra, kjo pjesë

i përgjigjet pyetjes se çfarë është BE-ja.

Ajo që ne sot njohim është një entitet politik, ekonomik dhe shoqëror shumë

kompleks, i cili ka tipare të përbashkëta dhe të veçanta me format e tjera të

organizimit apo bashkëpunimit politik dhe ekonomik të botës moderne. Të kuptosh

këtë lloj kompleksiteti është e nevojshme të zbërthehen elementët konstuitive të tij ku

ravijëzohen tiparet karakteristike të tij. Në vijim do të shpjegohet natyra e BE-së dhe

do të trajtohen dallimet me format e tjera të organizimit politik. Kohëzgjatja e

proceseve integruese dhe transformuese si dhe larmia e fushave që ato kanë mbuluar

kanë rezultuar në një sistem të qeverisjes mbikombëtare që deri diku perceptohet si

diçka e largët nga qytetarët e shteteve anëtare. Si dëshmi të kësaj largësie shpesh herë

përmenden pjesëmarrja e ulët në votime për Parlamentin Evropian, mungesa e

interesit sidomos e të rinjve për strukturat e BE-së si dhe referendumet e vështira

lidhur me çështjet e Evropës së bashkuar siç ishte p.sh. saga e ratifikimit të Traktatit

të Mastrihtit dhe ajo aktuale për ratifikimin e së ashtuquajturës Kushtetutë.68

Historia e Bashkimit Evropian si dhe dokumentet juridike mbi të cilat bazohet

BE-ja, tregojnë që procesi i zgjerimit ka qenë në mënyrë konstante si pjesë integrale e

zhvillimit të saj në pesëdhjetë vitet e fundit. Çdo raund i zgjerimit është shoqëruar

edhe me integrim më të thellë të Unionit si dhe me bashkëpunimin të ndërsjellë.

(Neni 98) i ECSC-së, lejonte që...

“...çdo shtet evropian mund të aplikojё për anëtarësi”69

68 Erik Odvar Eriksen dhe John Erik Fosum “BE dhe legjitimiteti Post-kombëtar” Punim i Arena

Working Papers WP 00/26 e vlefshme në http://www.arena.uio.no/publications/working-

papers2000/papers/wp00_26.htm. 69 Franz Hoffmeister, “Handbook on European Enlargement”, “Changing Requirements for

Membership”, T.M.C.ASSER PRESS Hague, 2003, ffq. 90-102.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

25

Ky Nen i dha Këshillit përgjegjësi ekskluzive që të merret me aplikime të tilla. Sipas

Nenit 98 të ECSC-së parashihet që kërkesa për anëtarësi t’i dorëzohet Këshillit, i cili

pastaj do të përcaktonte afatet dhe kushtet e anëtarësimit. Sipas Nenit 98, shtetet

anëtare nuk kishin asnjëfarë detyrimi për procesin e zgjerimit. Përpos Këshillit, vetëm

Autoritetit të Lartë, (High Authority) i’u besua një rol në procesin e zgjerimit. Detyra

e tij ishte që të jep mendimin (opinionin) e saj reth aplikimit70. Por duhet theksuar

faktin se me Nenin 98 të ECSC-së, nuk është rregulluar asnjë proces zgjerimi.

Megjithatë, ky Nen ka ndikuar në interpretimin e të gjithë instrumentëve të tjerë të

zgjerimit.

Sipas Nenit 237 të BEE-së dhe Nenit 205 të Euroatomit të Traktatit të Romës:

“Secili shtet evropian mund të bëjë kërkesë për anëtarësim në Komunitet” .71

Deklarata mbi të Ardhmen e Bashkimit Evropian miratuar në Këshillin

Evropian të Lekenit të dhjetorit 2001, e orientoi Axhendën Post-Nisë në çështje të tilla

si ndarja dhe riorganizimi i kompetencës, thjeshtëzimin e legjislacionit komunitar si

dhe demokratizimin e funksionimin më efcient të Parlamentit, Këshillit dhe

Komisionit. Deklarata e Lekenit theksoi rëndësinë e momentit të legjitimitetit të

institucioneve të BE-së dhe duke theksuar nevojën për “riorganizim dhe thjeshtëzim

të traktateve” ajo paralajmëroi fazën kushtetuese të BE. U parashikua që të gjitha këto

çështje të ishin objekt i një forumi të lartë politik të quajtur Konventa mbi të Ardhmen

e Evropës (Konventa), e cila do të pregatiste Konferencën Ndërqeveritare të 2004.

Konventa trajtoi çështje reformës institucionale, të të drejtave të njeriut dhe

kompetencës106. Pavarësisht nga mandati i saj që kufizohej në hartimin e një

dokumenti që do të shqyrtohej më pas në Konferencën Ndërqeveritare, ajo mori të

gjitha atributet e kësaj të fundit. Ajo hartoi Projekt Traktatin që Themelon një

Kushtetutë për Evropën, i cili duhet të shërbente si dokument bazë për Konferencën

Ndërqeveritare. Projekti pas ndryshimeve që iu bënë në konferencë u miratua në

Këshillin Evropian të Brukselit të qershorit të 2004. Mandej Traktati Kushtetues

(Kushtetuta) u nënshkrua në Romë më 28 tetor të 2004 nga 25 vendet anëtare të BE.72

Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, Kushtetuta sikurse dhe aktet e tjera

themeluese të BE-së është një traktat që do t‟i nënshtrohet procedurës së ratifikimit

nga shtetet anëtare. Pavarësisht se Kushtetuta do të zëvendësojë Traktatin e KEE dhe

TBE vazhdon të jetë e debatueshme nëse ajo ia ka dalë mbanë të transformojë BE nga

një organizatë të themeluar sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare në një rend

ligjor më vete të tillë që të ketë mundësinë të akordojë kompetenca për institucionet e

BE në mënyrë të pavarur dhe pa qenë i nevojshme pëlqimi (ratifikimi) nga shtetet

anëtare. Gjithsesi Konventa arriti të shndërronte Axhendën post-Nisë nga një axhendë

70 Franz Hoffmeister, “Handbook on European Enlargement”, “Changing Requirements for

Membership”, T.M.C.ASSER PRESS Hague, 2003, ffq. 90-102. 71 Shih, The Further Enlargement of the EU: threat or opportunity?, Published by the Authority of the House of Lords London,

2006, The Stationery Office Limited £price, fq. 3. 72 Erik Odvar Eriksen dhe John Erik Fosum “BE dhe legjitimiteti Post-kombëtar” Punim i Arena

Working Papers WP 00/26 e vlefshme në http://www.arena.uio.no/publications/working-

papers2000/papers/wp00_26.htm.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

26

në kërkim të legjitimitetit institucional në një axhendë kushtetuese për Evropën. Ajo

gjithashtu duke zëvendëuar mënyrën tradicionale të rishikimit të traktateve

ekskluzivisht nga përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare (Konferencat

Ndërqeveritare) me një forum ku përfaqësuesit e zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli

(përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare dhe atij evropian) tejkalonin numrin e

përfaqësuesve të qeverive dhe ku konsultimi me publikun ishte më i madh, shënoi një

hap përpara në drejtim të demokratizimit dhe legjitimitetit institucional.

Është e rëndësishme të theksohet që në fillim se në BE ndarja e pushteteve nuk

ravijëzohet në mënyrë të prerë dhe të qartë qoftë në traktate qoftë në praktikat

institucionale. Funksionet legjislative ushtrohen bashkërisht nga Këshilli dhe

Parlamenti në bazë të propozimeve të Komisionit; funksionet ekzekutive ushtrohen

nga Komisioni në bazë të kompetencave të deleguara nga Këshilli. Mungesa e një vije

të qartë ndarëse mes pushteteve bën që marrëdhëniet ndërinstitucionale t’i

nënshtrohen një mekanizmi kompleks kontrolli dhe ballancimi pushtetesh dhe që

sistemi politik të jetë i brishtë dhe objekt reformimi të vazhdueshëm. Po kështu,

përfshirja e disa institucioneve bashkërisht në ushtrimin e kompetencave që kanë

karakter të ngjashëm sjell si pasojë procese tejet komplekse vendimarrëse dhe

legjislative.

Në traktatin e Mastrihtit ishte parashikuar që një numër i konsiderueshëm i

dispozitave të tij do të rishikoheshin në një të ardhme të afërt nga një konferencë

ndërqeveritare. Në këshillin Evropian të Korfuzit, në qershor 1994 u vendos që të

krijohej një grup reflektimi për të përgatitur këtë konferencë në vitin 1996. Ky grup, i

kryesuar nga sekretari i shtetit spanjoll për çështjet evropiane, Karlos Uenstendorf,e

publikoi raportin e tij në 5 dhjetor 1995. Rekomandonte që ndryshimet të

përqëndroheshin në tre akse kryesore: në afrimin e Evropës tek qytetarët e saj, në

funksionimin më të mirë të Bashkimit dhe në përgatitjen e zgjerimit të tij, si dhe në

dhënien atij të kapaciteteve të gjera të veprimit në politikën e jashtme.73

Këshilli Evropian, i mbledhur në Torino, i përcaktoi në mënyrë solemne tre

drejtimet kryesore të punës së konferencës ndërqeveritare.Ajo duhej të krijonte një

“Bashkim sa më afër qytetarëve”, i aftë që t’u përgjigjej në mënyrë konkrete nevojave

të tyre, t’i mbronte ata nga kriminaliteti ndërëkombëtar, t’u garantonte një nivel më të

mirë punësimi,duke u siguruar në të njëjtën kohë mbrojtje sociale. Konferenca duhej

të ripërcaktonte institucionet për ta bërë “bashkimin më demokratik dhe më efikas”

dhe të shqyrtonte mundësinë.Ajo nevojitej që të shqyrtonte edhe “forcimin e

kapacitetit të aksionit të jashtëm të bashkimit”, me qëllim që të kontribuohej në favor

të paqes dhe të stabilitetit si dhe të përcaktonte më qartë marrdhëniet me Bshkimin e

Evropës Perëndimore dhe të përmisonte kapacitetet e tij operacionale.

Punimet e konferencës, në muajt e parë, patën një ritëm të ulët për shkak të

mosmarrëveshjeve dhe të mungesës së një vullneti të fortë për progres nga ana e

partnerëve kryesore të BE. Britania e Madhe kishte ngurtësuar edhe më tepër

73 Deklaratën e Lekenit mbi të Ardhmen e Bashkimit Evropian

konkluzionet e Këshillit Evropian të Brukselit e vlefshme në

http://ue.eu.int/ueDocs/cms_Data/docs/pressData/annex/81035ADD1.pdf.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

27

qëndrimet e saj, refuzonte të hiqte dorë nga unanimiteti për një numër pikash,

refuzonte përfshirjen e një kapitulli mbi punësimin, integrimin e BEP-it.

Në mars 1997, Komisioni Evropian kishte vendosur embargon për eksportimet

britanike të mishit të kaut dhe qeveria konservatore e Xhon Mejxherit për revanash

kishte bllokuar për dy muaj rresht vendimet e Këshillit. Me ardhjen e laburisteve në

pushtet në 1 maj 1997, tensionet u ulën. Toni Bler u tregua bashkëpunues dhe punimet

e konferencës filluan të ecin përpara.

Në progresin e negociatave ndikoi edhe presioni franko-gjerman për të

paraqitur më shumë propozime të përbashkëta, por megjithëse për objektivat kryesore

Franca dhe Gjermania kishin qëndrime të njëjta, ato kishin qëndrime të ndryshme për

punësimin dhe për një numër çështjesh institucionale.Vendet e vogëla anëtare nuk

dëshironin që të ulej pesha e tyre në institucione, por të forcohej.

Këshilli Evropian e miratoi projekttraktatin në 17 qershor, por pasi iu bënë

edhe një numër ndryshimesh gjatë verës, ai u nënshkrua zyrtarisht nga ministrant e

punëve të jashtme në 2 tetor 1997. Në 19 nëntor Parlamenti Evropian miratoi një

rezolutë për traktatin që mori emrin e Amsterdamit dhe pas kësaj filloi procedura e

ratifikimit nga parlamentet kombëtare. Vetëm Irlanda ,Danimarka dhe Portugalia

zhvilluan referendum për këtë traktat.74

Traktati hyri në fuqi në 1 maj të atij viti dhe u përfshi në traktatet

ekzistuese.Po atij iu bashkangjitën edhe 13 protokolle dhe 60 deklarata që shoqëronin

Traktatin e Amsterdamit.

Traktati i Amsterdamit solli ndryshime bazë, bëri përmirësime të mëtejshme

në Traktatin e Maastrihtit dhe në Traktatet e Romës, si dhe përfshiu formulime

krejtësisht të reja në gjashtë fusha.

Ashtu sikurse kemi konstatur mё lart, struktura institucionale e BE-së e

përcaktuar në traktate, ka pësuar ndryshime dhe është përmirësuar në vazhdën e

ndryshimeve të diktuara nga faktorë të shumtë si zgjerimi i fushave të kompetencës

komunitare si dhe zgjerimi i BE-së. Në përgjithësi, këto ndryshime kanë përkuar me

ndryshime të praktikës së veprimtarive të institucioneve dhe më pas ato janë

formalizuar në tekstin e traktateve; p.sh. TBE formalizoi egzistencën e Këshillit

Evropian (neni 4). Gjithashtu rolet e përcaktuara nga traktatet themeluese për

institucionet kanë ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme; ato janë forcuar ose

zvogëluar në varësi të interesave politike dhe të shkallës së integrimit. Forcimi i rolit

legjislativ të Parlamentit në raport me Këshillin ndonëse i shtrirë në një kohë të gjatë,

është shembulli më i mirë që evidenton sesi tensioni mes politikave me karakter

ndërqeveritare dhe atyre me karakter mbikombtare ka influencuar konfigurimin

institucional dhe politik të BE-së. Kushtetuta, e cila ende nuk ka hyrë në fuqi ka për

qëllim të konsolidojë kornizën kushtetuese, të përmirësojë dhe forcojë efiçiencën e

demokracinë institucionale në BE. Ajo vetë është dëshmi e këtij karakteri të

ndryshueshëm të rendit ligjor dhe institucional të BE-së dhe madje mund të mos jetë

74 Erik Odvar Eriksen dhe John Erik Fosum “BE dhe legjitimiteti Post-kombëtar” Punim i Arena

Working Papers WP 00/26 e vlefshme në http://www.arena.uio.no/publications/working-

papers2000/papers/wp00_26.htm.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

28

edhe finalizim i reformës institucionale të saj.1.4. Britania e Madhe dhe raportet e saj

me institucionet e BE pas referendumit të 23 qershorit 2016.

Qё nga anёtarёsimi i Britanisё sё Madhe nё Bashkimin Evropian, nё vitin

1973, marrёdhёniet e Britanisё me institucionet dhe Shtetet e BE-sё kanё qenё

korrekte. Problemi i madh pёr Britaninё e Madhe mbetet padyshim, delegimi i

"pavarёsisё" sё saj nё strukturat e Bashkimit Evropian. Pёr politikanёt ultra

konservatorё britanikё, ishte e paimagjinueshme qё Britania,njё vend i papushtuar

ndonjёherё nga fuqi tё huaja (qysh nga koha e romakёve tё lashtё 55 p.K.) tё mund ta

delegonte sovranitetin e saj tek njё bashkёsi kontinentale shtetesh, mbi tё gjitha tek

politikat franko-gjermane, veçanёrisht tek kjo e fundit e cila gёzon njё skepticizёm tё

madh nё radhёt e politikёs britanike.

Edhe sot,ёshtё e pakuptueshme se pёrse ish kryeministri britanik Dejvid

Kameron (David Cameron), premtoi nё janar tё vitit 2013, mbajtjen e njё referendumi

nё Britani, ku britanikёt tё shpreheshin me votё nёse dёshironin tё qёndronin apo tё

largoheshin nga BE-ja.75 Ndoshta, kryeministri Kameron asnjёherё nuk e pati

menduar se Brexit do tё fitonte. Ndoshta pati menduar t'i bёnte mё shumё presion BE-

sё dhe mbi tё gjitha Gjermanisё pёr t'i bёrё mё shumё lёshime Britanisё sё Madhe nё

strukturat e BE-sё. Nё parlametin evropian, Britania kishte tё njёjtin numёr anёtarёsh,

78, sa Franca dhe Italia. Gjermania ёshtё i vetmi shtet qё ka 99 euro-deputetё. Mos

vallё kjo, dominancё gjermane bёhej shqetёsuese pёr zёrin e Britanisё nё BE?

Njё nga arsyet se pёrse partizanёt e Brexit dёshironin daljen e Britansiё nga

BE-ja ishte sipas tyre edhe shumat e mёdha tё parave qё ata derdhnin nё arkat e

Brukselit. Gjithashtu, politikat e migracionit tё aprovuara nga Bashkimi Evropian nuk

pёlqeheshin nga politika britanike. Anglezёt, nuk dёshironin tё huajt tё vinin dhe tё

punonin nё Mbretёrinё e Bashkuar. Ata i thanё jo marrёdhёnies sёnёnshtrimit siç e

qunin ata tё gjykatave britanike me Gjykatёn Evropiane tё tё drejtave tё Njeriut e cila

sipas tyre nuk ka tё bёjё me BE-nё. Pёr kёtё aryse, ata e kёrkonin referendumin.

Dikur, nё shekullin XIX, historiani britanik, lordi Ekton (Acton), e kishte pёrshkruar

referendumin si "triumfi i forcёs demokratike mbi lirinё demokratike".Pёrpara Brexit,

kishte ndodhur edhe njё referendum nё Britani pёr shkёputjen e Skocisё nga

Mbretёria e Bashkuar mё 18 shtator 2014.76 Rezultati ishte 55.30% nё favor tё mos

shkёputjes dhe 44.70% nё favor tё shkёputjes nga Mbretёria e Bashkuar.77

Duke parё fuqizimin e politikave tё tij nё aspektin e brendshёm, kryeministri

Kameron vendosi tё shpallё referendumin si mjet presioni ndaj BE-sё. Ndoshta

asnjёherё nuk e pati menduar se britanikёt do tё votonin pёr daljen e vendit nga

Bashkimi Evropian. Tashmё, Britania e Madhe ka njё sfidё komplekse. Traktati i

Lisbonёs ka pёrcaktuar shumё rregulla tё reja pragmatike. Aty pёrfshihet pёr herё tё

parё e drejta formale dhe dispozitat pёrkatёse pёr daljen e njё shteti anёtar nga BE-

75 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 2. 76Daniel Wincott, John Peterson and Alana Convery, "Studying Brexit causes and consequences", nё

The British Journal of Politics and International Relations, London: Sage, 2017, fq. 431. 77 Po aty.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

29

ja.78 Tani Britania do tё zhytet nё njё vorbull tё njё mekanizmi shumё kompleks.

Tashmё, marrёdhёnia e Britanisё me Evropёn ka hyrё nё fazёn e njё divorci me

procedura tё zgjatura.79

Aplikimi i Brexit, do tё sjellё pasoja aspak miqёsore ndёrmjet BE-sё dhe

Britanisё sё Madhe, megjithё deklaratat solemne pёr mbajtjen e marrёdhёnieve tё

mira. Duket, se qysh tash kanё filluar gёrricjet e para. Menjёherё, pasi dolёn rezultatet

e para zhgёnjyese, kryeministri Dejvid Kameron, paralajmёroi dorёheqjen, gjё qё u bё

realitet disa ditё mё pas duke i hapur rrugёn garёs pёr lidership tё ri nё Partinё

Konservatore.80Disa ditё mё vonё, edhe lideri i Partisё Laburiste, Xheremi Korbin

(Jeremy Corbin) iu desh tё kalonte njё votё besimi ndaj lidershipit tё tij. Brexit u

shoqёrua edhe me njё pasiguri ekonomike. Guvernatori i bankёs sё Britanisё, Mark

Karnej (Mark Carney) paralajmёroi "çrregullime stresi post-traumatike

ekonomike".81 Ndёrkaq, Njёsia pёr Inteligjencё Ekonomike, paralajmёroi rёnie tё

ekonomisё me 6% deri nё vitin 2020 dhe rritje tё papunёsiё.82 Vlerёsimi ekonomik i

Britanisё sё Madhe me AAA prej vitit 1978, ra nё AA.83Njё javё pas Brexit, nё

Britani u shёnuan 500 krime tё urrejtjes raciale tё kryera nga ultra nacionalistё

britanikё.84

I vetmi ngushёllim pёr Britaninё, por edhe pёr BE-nё, ishte fakti se tё rinjtё

kishin votuar nё mёnyrё masive qё Britania e Madhe tё qёndronte nёUnion. Kjo

pёrfaktin se, tё rinjtё e shikonin si kёrcёnim tё tё ardhmes sё tyre largimin nga Unioni

dhe se nuk do tё quheshin mё evropianё. Nё konceptin e tyre, sё bashku me largimin,

ata do tё humbnin edhe tё drejtёn pёr tё lёvizuar lirshёm nё vendet e BE-sё. Ata kanё

frikё se do tё mund tё humbnin katёr tё drejtat themelore: lirinё e lёvizjes sё tё

mirave, shёrbimeve njerёzore dhe kapitaleve nё BE.85 Por, ajo qё i shqetёsonte mё

shumё ishte rёnia ekonomike. Mos vallёbritanikёt votuan pro Brexit edhe pёr t'u

ruajtur nga kriza ekonomike qё deri atё vit nuk ishtelarguar tёrёsisht nga BE-ja dhe

nga pjesa tjetёr e botёs?

78Blerim Reka, Otmar Höll, Ylber Sela, fq. 185. 79 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 153. 80James Kirchick, fq. 154. 81 Emily Cadman, "Carney prepares for 'Econimic post-traumatic stress,' ", Financial Times, June 30,

2016. 82 "Brexit" will cost 6% of GDP," Economist Intelligence Unit, June 22, 2016. 83 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 154. 84Po aty, fq. 155. 85 Po aty, fq. 156.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

30

KAPITULLI II

KRIZA FINANCIARE DHE EFEKTET E SAJ NË INSTITUCIONET E BE

2.1. Fillesat e krizës financiare në BE

Kriza e fortё financiare e vitit 2008, padyshim qё solli shumё tё papritura jo

vetёm nё BE, por nё tё gjithё politikёn botёrore. Ashtu si dikur nё vitin 1929, kur

Bursa e Uoll Stritit u shemb duke rrёnuar ekonominё botёrore dhe duke i hapur rrugёn

ekstremizmave, edhe nё shekullin XXI, kriza filloi nё Shtetet e Bashkuara tё

Amerikёs, pёr tё vazhduar me njё reaksion zinxhir nё mbarё botёn ekonomike. Nё

fakt, shenjat e krizёs u dukёn qysh nё vitin 2007. Tё ardhurat ranё dhe varfёria u rrit.

Ekonomisti dhe profesori i Harvardit Lorenc Kac (Lawrence Katz) e vuri gishtin nё

plagё kur deklaroi:

"Pёr familjen tipike amerikane, vitet 2000 ishin shkatёrruese".86

Nё fund tё vitit 2009, mbi 40 milionё amerikanё, jetonin nё varfёri. Nё njё

sondazh tё GALLUP, realizuar nё vitin 1988, 26% e amerikanёve ishin shprehur se

vendi ёshtё ndarё ndёrmjet atrye qё kanё dhe atyre qё nuk kanё. Ndёr ta, 59% e kishin

identifikuar veten me 'kanё' dhe 17% me 'nuk kanё'. Po i njёjti sondazh u zhvillua

edhe njё vit pёrpara shpёrthimit tё krizёs, mё 2007, dhe pёrsёri amerikanёt ishin tё

ndarё. 48% u pёrgjigjёn 'kanё' dhe 34% 'nuk kanё'. Siç shikohet, hendeku kishte

ardhur duke u zvogёluar. Njё tjetёr sondazh pёr politikat e presidentit Bush i

organizuar nga CBS/news, nxori njёmbёshtetje prej 22% ndaj presidentit nga 90% qё

kishte pasur pas 11 shtatorit 2001. Ishte shumё e dukshme se njё ndyshim radikal do

tё ndodhte nё politikёn amerikane. Fitorja e Barak Obamёs (Barack Obama) ishte e

sigurtё. Por, megjithё fitoren e gjerё, ekonomistё si Xhejms Galbraith e shikonin me

dyshim politikёn ekonomike tё presidentit tё ri lidhur me daljen nga kriza.

Kriza ekonomike e vitit 2008, nuk zvogёloi hendekun ndёrmjet të pasurve dhe

tё varfёrve. Kompensimi total pёr humbjet e shtresёs nё nevojё ishte vetёm 23%.87

Nga rritja e bujshme ekonomike e nxitur nga politikat e Reganit nё fillim tё viteve '80

tё shekullit XX, tashmё 30 vjet mё vonё, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs po

pёrjetonin njё makth tё vёrtetё financiar. Shumё njerёz nga shtresa e mesme dhe e

varfёr humbёn shtёpitё si pasojё e kredive tё kёqia qё bankat kishin aplikuar.

Drejtёsia sociale nё SHBA arriti pikёn mё tё ulёt nё renditjen e 31 vendeve tё OECD,

duke u poziciouar nё vendin e 27-tё, duke ia kaluar vetёm Greqisё nga vendet e

aleancёs euro-atlantike, duke lёnё pas Kilin, Meksikёn dhe Turqinё.88

Kjo ishte pak a shumё situata nё vendin lider tё botёs euro-atlantike. Po nё

Bashkimin Evropian, si u pёrjetua kriza e madhe financiare e vitit 2008? Kriza

ekonomike e BE-sё u identifikua mё sё shumti me krizёn greke. Pёr dekada me radhё,

86Oliver Stone & Peter Kuznick, The untold story of the United States, London: Ebury Press, 2012, fq.

547. 87Po aty, fq. 554. 88Po aty, fq. 555.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

31

Greqia kishte punёsuar me mijёra vetё nё sektorin publik dhe paralelisht ishte njёnga

vendet qё kryente mё shumё evazion fiskal nё botёn e zhvilluar.89 Ndryshe nga disa

vende tё BE-sё, Greqia kishte shfaqur njё dёshirё tё zjarrtё pёr t'iu bashkuar

monedhёs sё pёrbashkёt evropiane euro, por kishin refuzuar tё pranonin marrjen e

masave tё forta buxhetore pёr pranimin e pёrdorimit tё monedhёs evropiane. Kёto

shtysa paradoksale, nga njёra anё rritjae shpenzimeve buxhetore pa rritur rrogat pёr t'i

financuar ato dhe politika e pakujdesshme e anёtarёsimit nё eurozonё, i dhanё sinjale

negative ekonomisё greke nё vitin 2008 dhe rezultoi me ardhjen nё pushtet tё partisё

Siriza (Syriza), parti e ekstremit tё majtё, deri atёherё e papёrfillshme nё politikёn

greke.Ngjitja nё majёn e politkёs greke tё partisё Siriza, filloi nё vitin 2010 kur,

partitё kundёrshtare Nea Demokratia dhe PASOK-u qё kishin krijuar njё qeveri

uniteti, i kёrkuan Fondit Monetar Ndёrkombёtar njё paketё financiare ndihme

emergjente, pёrndryshe kishte rrezik qё tё shpallej falimenti shtetёror. Kjo paketё

shpёtimi nё vitin 2010, u quajt Memorandumi i parё dhe kapte shifrёn e 110 miliard

eurove.90 Garantimi i kёsaj pakete shpёtimi solli me vete edhe masat shtrёnguese tё

quajtura "austerity-rreptёsi kursimi". Kjo masё drastike e ndёrmarrё nga qeveria, nga

dy partitё tradicionale bashkёqeverisёse, shkaktoi njё shok tё madh tek publiku

vendas dhe tё dyja partitё e mёdha tё politikёs greke u dёnuan me votё. Ardhja nё

pushtet e Sirizёs, solli me vete edhe paradoksin e dy premtimeve diametralisht tё

kundёrta: fundin e rreptёsisё sё kursimit financiar dhe mbajtjen e Greqisё nё

eurozonё.91 Nё kёto kohё del nё fjalorin politik njё fjalё e re, e padёgjuar mё parё:

Grexit.Aleanca e Sirizёs me parti ekstremiste si Agimi i Artё, i treguan Evropёs, se

krizat financiare risjellin nё pushtet ekstremizmat politikё92, fiks siç kishte ndodhur nё

gjysmёn e parё tё shekullit XX.Kriza e borxheve qё kishte pёrfshirё Evropёn filloi tё

krijojё bindjen se aplikimi i Euro-s si monedhё e pёrbashkёt dhe pranimi i Greqisё

nёtë, ishte njё mallkim.93Pёr disa specialistё, aplikimi i euro-s ishte mё sё shumti

politik sesa ekonomik, pasi duke pёrdorur njё monedhё tё pёrbashkёt, dotё

shmangeshin luftёrat qё kishin sjellё aq shumё shkatёrrim dhe mjerim nё kontinentin

evropian. Por, kriza greke solli nё vёmendje se kur shtetet nuk kanё njё vijimёsi tё

njёjtё tё rritjes ekonomike, krizat financiare bёhen tё menaxhueshme dhe si rrjedhim,

sjellin mungesёn e besimit edhe tek vendet e tjera tё aleancёs. Dy vende tё tjera

evropiane qё nuk ishin pjesё e Eurozonёs si Britania e Madhe dhe Zvicra, por qё

kishin lidhje tё ngushta me tё (Britania ishte pjesё e Bashkimit Evropian, Zvicra jo),

filluan tё rishikojnё politikat e tyre kombёtare financiare dhe tё mendonin pёr zgjidhje

tё tjera.

Pёr grekёt, hyrja nё Eurozonё do tё thoshte pёrshpejtim i modernizimit tё

vendit. Aspirata e viteve '90 pёr t'iu bashkuar monedhёs sё pёrbashkёt evropiann sipas

89 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 181. 90Po aty, fq. 182. 91 Po aty. 92 Paul Tugwell & Eleni Chrepa, "Tsipras forges anti-austerity coaliton in challenge to EU,"

Kathimerini, Athens, January 26, 2015. 93 James Kirchick, fq. 183.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

32

rregullave tё Traktatit tё Mastrihit (1992), bёri Greqinё qё tё vepronte me padituri tё

plotё financiare duke rritur nё mёnyrё tё pakontrolluar buxhetet kombёtare pёr vite

me radhё dhe duke deklaruar shifra tё rreme nё Bankёn Qendrore Evropiane.

Ҫuditёrisht, pranimi i Greqisё nё euro nё vitin 2001, solli njё rritje ekonomike prej

4.2% nё njё kohё kur rritja ekonomike e vendeve tё tjera tё zonёs euro ishte 1.9%.94Si

kishte mundёsi? Pёrpara se tё pёrpiqemi tё japim njё pёrgjigje tё pranueshme,

fillimisht duhet tё sqarojmё rёndёsinё e euro-s si monedhё dhe rrugёn e fillimit tё

aplikimit tё saj nё 17 vendet evropiane. “Mbështetja për euron = mbështetje për

integrimin evropian”, ishte kjo deviza e shumë prej politikanëve të BE-së në

përpjekjet e tyre për t'i dhënë jetë projektit për një monedhë të përbashkët, për të

vazhduar në këtë mënyrë më tej me realizimin e ëndrrës së Schuman-it.Aktualisht

monedha e përbashkët e 15 vendeve anëtare i ka mbushur të dhjetë vitet dhe ecuria e

saj ka qenë mjaft inkurajuese. Dy vizat paralele në simbolin e saj e meritojnë

plotësisht domethënien e stabilitetit. Gjithsesi, arritja e saj deri më sot është shoqëruar

me një punë kolosale, suksese, prag dështimesh apo refuzimesh nga tre anëtarë të BE-

së, siç dhe përpara i qëndrojnë sfida të rëndësishme. Simboli është marrë nga shkronja

greke epsilon, ndërsa dy vijat paralele që përshkojnë simbolin përfaqësojnë stabilitetin

e kësaj monedhe. Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë që euro erdhi në jetë në

datën 1 janar 2002, ideja për krijimin e një monedhe të tillë është hedhur shumë kohë

më parë. Bëhet fjalë për Traktatin e Romës (1957) në të cilin u deklarua se objektivi i

Evropës ishte një treg i përbashkët evropian. Ky treg do të luante një rol të

pallogaritshëm në rrugën drejt një “bashkimi gjithnjë e më të ngushtë të banorëve të

Evropës”. Traktati në fjalë u ndoq nga Akti i Evropës së Bashkuar (1986) dhe Traktati

mbi Bashkimin Evropian (1992) prej të cilëve lindi Bashkimi Ekonomik dhe Monetar,

ose ndryshe baza për monedhën e përbashkët evropiane. Nëse koncepti i një monedhe

të tillë ka qenë i pranishëm prej mëse gjysmë shekulli, lindja e monedhës së

shumëpritur është konfirmuar në 1 janar 1999.

Euro është monedha e përbashkët e 12 shteteve të Bashkimit Evropian qysh

prej datës 1 janar 1999 (që prej 1 janarit 2008 – 15 vende) dhe përfaqëson sot

monedhën e dytë më të përdorur në tregjet ndërkombëtare.

Simboli i euros € u prezantua për herë të parë nga Komisioni Evropian në 12

dhjetor 1996, pas një konkursi publik të gjerë për simbolin e monedhës së ardhshme

të përbashkët. Disenjatori i saj është Arthur Eisenmenger.95 Simboli i euros

përfaqëson një kombinim të shkronjës greke epsilon [ε], si një shenjë e peshës së

civilizimit evropian dhe të shkronjës E për Evropën, si dhe ka dy vija paralele të cilat

simbolizojnë stabilitetin e euros.96Që prej këtij momenti 11 nga vendet e BE-së (dhe

më pas 12 dhe 15 që prej pranimit të Greqisë më 1 janar 2001, Sllovenisë në 1 janar

2007 dhe Qipro e Malta në 1 janar 2008) iu përkushtuan implementimit të një politike

94 Ersi Athanassiou, "Fiscal policy and the recession: the case of Greece," Intereconomics, Brussels,

November/December 2009, fq. 174. 95 Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 8. 96Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 9.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

33

të përbashkët monetare, dhe adoptimit të një monedhe të vetme nënndarje e së cilës

ishin të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse në BE.

Këtu ka vend sqarimi se Danimarka, Suedia dhe Britania e Madhe nuk bëjnë

pjesë në monedhën e përbashkët evropiane, megjithëse janë anëtare të BE-së. Këto tre

shtete, kanë të drejtë të ndjekin një politikë të pavarur monetare, ndërsa nuk lejohen të

ndërhyjnë në përcaktimin apo vënien në zbatim të politikës monetare të zonës së

euros. Një ide shumë e mirë mund të mos vlejë nëse që prej konceptimit të saj nuk

krijohen rrugët apo mjetet për ta vënë në jetë atë. Në rastin e euros, institucioni që e

ka lidhur ngushtë ekzistencën me këtë monedhë është Banka Qendrore Evropiane

(BQE) e cila u krijua në 1 qershor 1998. Kjo bankë, së bashku me bankat qendrore të

vendeve anëtare të BE-së që kanë adoptuar euron, përbëjnë atë që quhet Eurosistemi.

Qëllimi kryesor i eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve gjë të cilën e arrin

nëpërmjet përcaktimit dhe zbatimit të politikës monetare, kryerjes së operacioneve

valutore dhe operimit të sistemeve të pagesave.Eurosistemi drejtohet nga Këshilli

Qeverisës dhe Bordi Ekzekutiv i BQE-së dhe ka marrë përsipër realizimin e politikës

monetare për monedhën e përbashkët euro që nga 1 janari i vitit 1999. Në qershor të

vitit 1988, Këshilli Evropian konfirmoi objektivin e realizimit të bashkimit ekonomik

të Evropës dhe caktoi Presidentin e atëhershëm të Komisionit Evropian, Zhak Delor,

kryetar të një komiteti, i cili do të studionte dhe do të propozonte hapat konkretë që do

të çonin drejt këtij bashkimi. Nga puna e këtij komiteti rezultoi i ashtuquajturi “raporti

Delor”, i cili propozonte që bashkimi ekonomik dhe monetar të arrihej në tre faza të

dallueshme nga njëra-tjetra.97

a) Faza I e BME-së

Në bazë të raportit të lartpërmendur u vendos që faza e parë e BME-së të

fillonte në 1 korrik 1990. Kjo fazë përfundoi në dhjetor 1993. Ajo u karakterizua nga

heqja e të gjitha barrierave të lëvizjes së lirë të kapitalit midis vendeve të BE-së. Gjatë

kësaj faze, koordinimi monetar i shteteve evropiane realizohej nga Komiteti i

Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve anëtare të BE-së.

b) Faza II e BME-së

Faza e dytë e BME-së u fillua me krijimin e Institutit Monetar Evropian (1

janar 1994). IME-ja nuk kishte përgjegjësi për zbatimin e politikës monetare të

Komunitetit Evropian ashtu siç nuk kishte kompetenca mbi ndërhyrjen në tregjet

valutore të shteteve anëtare. Dy detyrat që përmbushi ky institucion ishin: forcimi i

bashkëpunimit midis bankave qendrore të vendeve të BE-së si edhe përgatitjet për

krijimin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ), për zbatimin e një politike

monetare të përbashkët si edhe për krijimin e një monedhe të përbashkët në fazën e

tretë. Pikërisht gjatë kësaj faze monedha e përbashkët mori emrin Euro. Në datën 2

maj të vitit 1998 Këshilli i Komunitetit Evropian vendosi unanimisht që 11 vende

anëtare të BE-së kishin plotësuar kushtet e nevojshme për adoptimin e monedhës së

përbashkët evropiane në fillim të fazës së tretë që do të fillonte në 1 janar 1999. Këto

97 Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 10.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

34

shtete ishin : Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu,

Holanda, Austria, Portugalia, dhe Finlanda.98

c) Faza III e BME-së

Faza e tretë e BME-së njihet si faza e fiksimit të pakthyeshëm të kurseve të

këmbimit midis monedhave të secilit prej shteteve pjesëmarrëse në shportën Euro dhe

monedhës së re. Që prej kësaj date (1 janar 1999) secila nga monedhat e 11-shes u

kthye në nënfish të monedhës së përbashkët. Kjo do të thotë që një markë gjermane

apo një gulden holandez u këmbye me po aq euro sa ç’ishte fiksuar në datën e

lartpërmendur dhe do të ishin po ato kurse këmbimi që do të përdoreshin që prej

momentit kur monedha fizike do të hynte në përdorim në vendet e BE-së dhe më

gjerë.

Sikurse mund të kuptohet nga përbërja e Këshillit, ky është një forum

ndërqeveritar ku qeveritë e shteteve anëtare kanë mundësi të mbrojnë interesat e tyre.

Si i tillë ky forum nuk është përgjegjës para ndonjë institucioni tjetër të BE, pasi

anëtarët e saj janë përgjegjës vetëm para qeverive të tyre. Sidoqoftë veprimtaria e

Këshillit nuk ushtrohet krejtësisht jashtë caqeve të parimit të ballancimit të

pushteteve. Kështu instrumentet ligjore të miratuara nga Këshilli i nënshtrohen

kontrollit të GJED-së dhe gjithashu Këshilli mund të paditet nga cilido shtet anëtar

apo institucion i BE për mosushtrim të funksioneve të veta legjislative (neni 232).

Një veçori e përbërjes së Këshillit është se ajo është e ndryshueshme në varësi

të fushës me të cilën lidhet vendimi që do të merret prej tij. Këshilli i zhvillon takimet

në formacione të ndryshme të përbërë nga ministrat e shteteve anëtare që mbulojnë

fusha fushat respektive në vendet e tyre. Si rrjedhim formacionet e Këshillit në

përgjithësi kanë karakter sektorial dhe emërtohen sipas sektorit që mbulojnë. Për

shembull në formacionin ECOFIN marrin pjesë ministrat e financave të ekonomisë

dhe buxhetit dhe ky trajton çështjet e bashkimit ekonomik dhe monetar; në Këshillin e

Bujqësisë dhe Peshkimit trajtohen cështjet e dy fushave respektive; e kështu në vijim

Këshilli i Konkurencës, Këshilli i Bashkëpunimit në Cështjet e Brendshme dhe të

Drejtësisë, Këshilli i Punësimit dhe Politikës Sociale etj. Në ndryshim nga këto

formacione, të cilët konsiderohen si këshilla teknikë, Këshilli i Punëve të

Përgjithshme dhe i Marrëdhënieve me Jashtë, trajton një numër të madh të politikave

të BE-së, bashkërendon punën e këshillave të tjerë si dhe pregatit e kordinon takimet e

Këshillit Evropian. Ai gjithashtu përcakton numrin e formacioneve të Këshillit.

Pikërisht për shkak të detyrave kordinuese ky Këshill luan një rol kryesor në

marrëdhëniet ndërinstitucionale të Këshillit.

Pavarësisht se cila ka qenë përbërja e Këshillit të gjitha vendimet kanë të

njëjtën fuqi e vlerë dhe dalin në emër të Këshillit. Një formacion i rrallë i Këshillit

është takimi i Kryetarëve Shteteve ose të Qeverive. Ky mblidhet vetëm në raste të

parashikuara në mënyrë specifike në traktat, siç janë, marrja e vendimeve për

plotësimin e kushteve për adoptimin e monedhës së përbashkët (neni 121,122), si dhe

marrja e vendimeve nëse një shtet anëtar ka shkeluar parimet e lirisë, demokracisë, 98 Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 11.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

35

respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të shtetit të së drejtës.

Kushtetuta ndjek po të njëjtën logjikë ndarjeje për organizmin e Këshillit. Ai krijon dy

formacione qendrore;

Këshillin e Punëve të Përgjithshme, i cili siguron konsistencë në punën e

formacioneve të tjera dhe pregatit e ndjek mbledhjet e Këshillit Evropian, si dhe

Këshillin e Punëve të Jashtme, i cili do të realizojë politikën e jashtme të bashkimit.

Presidenca e Këshillit mbahet nga një prej shteteve anëtare i caktuar sipas

marrëveshjes me unanimitet të Këshillit për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.

Rotacioni i Presidencës shërben si një valvul sigurie për zhbllokimin e situatave

politike ku krijhohen mosmarrëveshje mes shteteve anëtare. Presidenca pregatit dhe

drejton punimet e Këshillit të Përgjithshëm dhe këshillave teknikë dhe kryetari

qeverisë apo i shtetit që ka presidencën drejton mbledhjet e Këshillit Evropian. Edhe

pse Presidenca e Këshillit ka një mandat relativisht të shkurtër, përgatitja e axhendës

së punimeve të Këshillit është një mjet i fuqishëm në duart e çdo shteti anëtar për ti

dhënë prioritet aksioneve politike që ato konsiderojnë të nevojshme. Në fillim të

presidencës, shteti të cilit i besohet ajo, harton një program të masave legjislative dhe

operacionale që synon të realizojë. Shtete të ndryshme e kanë shfrytëzuar këtë

mundësi për të përmbushur aksione të rëndësishme të integrimit evropian. Sa i përket

Gjermanisë, si një ndër tre të mëdhenjtë mund të themi se në atë kohë asaj nuk i

nevojitej një monedhë e përbashkët. Së pari, industria gjermane i drejtonte bizneset e

saj në Markën gjermane kështu që efektet e minimizimit të kostove të transaksionit

për të ishin të papërfillshme. Së dyti, Gjermania nuk kish arsye t'i bashkohej Sistemit

Monetar Evropian për shkak se zona e Markës gjermane kontrollohej nga

Bundesbank-u, sidomos pas bashkimit të Gjermanisë forca e saj konkurruese u rrit së

tepërmi. Së treti, përfitimet ekonomike të BME-së për biznesin gjerman ishin të

paqarta. Gjithsesi, argumentohej se euro mund të rriste konkurueshmërinë gjermane

në tregjet globale më shumë se marka, padyshim në qoftë se euro do të ishte një

monedhë e fortë. Pra, për të tre të mëdhenjtë mund të thuhet se nuk ishin arsyet

ekonomike faktori kryesor në mbështetjen e monedhës së përbashkët, zvogëlimi i

kostove të transaksionit dhe pritjet e qëndrueshme nga luhatjet e monedhës apo edhe

presioni i globalizimit.Nё tё gjithё çёshjen e krizёs evropiane, padyshim, Gjermania

bёn dallim. Ekonomia e Gjermanisёёshtё mё e madhja nё Evropё. GDP-ja e saj ёshtё

2.5 trilionё euro, rreth 25% mё e lartё se ajo e Francёs dhe e Britanisё sё Madhe.99 E

gjithёGDP-ja e BE-sёёshtё 12.3 trilionё Euro, Gjermania pёrfaqёson pak mbi 20% tё

saj.100 Me kёto shifra mbresёlёnёse, janё katёr karakteristika qё e bёjnё Gjermaninё tё

parёn nё Evropё:

Sё pari, ekonomia gjermane bazohet tek industria prodhuese. Gjermania

prodhon tё mira tё njё cilёsie tё tillё qё njerёzit duan tё blejnё; ata i blejnё pёr shkak

tё cilёsisё, besueshmёrisё dhe inovacionit teknologjik, jo pёr shkak tё çmimit.

99Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 30. 100 Po aty.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

36

Sё dyti, Gjermania ёshtё veçanёrisht e suksesshme nё eksporte, pёrfshirё edhe

tek fuqitё e reja të mёdha si Kina, Brazili, Rusia dhe India.

Sё treti, financat publike gjermane janё tё rregullta. Tregtia mbetet e lartё,

defiçiti tregtar dhe borxhi janё shumё tё ulёt.

Sё katёrti, suksesi ekonomik gjerman ёshtё forcuar nga njё solidaritet i lartё

shoqёror nё terma tё sigurisё.101

Nga disa vende, suksesi kapitalist gjerman quhet "kapitalizmi i Rinelandit".

Gjermanёt nga ana e tyre, disa herё e kanё quajtur suksesin ekonomik me termnin

"ekonomia sociale e tregut".102 Ky term ka disa tё pёrbashkёta me disa prej vendeve

tё tjera tё botёs euro-atlantike; me SHBA-nё, ndan dёshirёn pёr t'u dhёnё pёrparёsi

tregjeve; me Francёn qё i jep rёndёsi rolit tё shtetit; me vendet nordike qё i japin

rёndёsi tё madhe mbrojtjes shoqёrore.103

Krahasuar me Greqinё, rregulli gjerman duket si njё fjalё e huaj pёr tё. Por,

Evropa dhe jovetёm ajo, kishte hyrё nё njё krizё tё vёrtetё. Prej kёtu lindin pyetjet:

Pse risqet u bёnё sistematike prej vitit 2008?

Si u pёrhapёn rreziqet nga sektori privat nё atё shtetёror dhe anasjelltas?

Mos vallё inflacioni i ulёt ndikoi nё sfidat ekonomike ndёrmjet kredidhёnёsve

dhe borxhlinjve?

Cilat janё sfidat morale dhe çmimi qё duhet paguar pёr ato?

2.2. Pozita e Britanisë së Madhe dhe Evropёs kontinentale para dhe pas fillimit

të krizës ekonomike

Problemi i stabilietit financiar nё Evropё ka qenё nё qendёr tё shumё

tragjedive dhe dilemave evropianenё shekullin e kaluar. Krijimi i njёmonedhe tё

pёrbashkёt ёshtё parё nga shumё vetё nё Britani, pёrfshirё edhe pro-evropianёt, si njё

hap i nxituar.104 Vёshtirёsitё ekonomike tё Eurozonёs dhe mungesa e rritjes

ekonomike, duken se e konfirmuan kёtё. Euro-ja nuk ishte qёllimi kryesor i Brexit,

por krizat brenda saj, veçanёrisht ajo e vitit 2008. Nё pikёpamjen britanike, asgjё nuk

ёshtё bёrё pёr tё inkurajuar Britaninё nё angazhimin e saj pro-evropian.105

Nёntёdhjetё vjet mё parё, kryeminsitri francez, Raimond Puankare (Raymond

Poincaré), kishte denoncuar mendjelehtёsinё e politikave monetare pёrgjatё Rinit nё

Gjermaninё e Vajmarit. Nё vitin 1923, ai do tё shprehej:

"Gjermania nuk ka kryer asnjё reformё. Gjermania nuk ka bёrё asnjё

pёrpjekje pёr tё ndalur keqёsimin e gjendjes sё saj financiare, ekonomike dhe

101 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 31. 102 Helen Thompson, "Inevitablility and contingency: The political economy of Brexit", nё The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 437. 103 Helen Thompson, "Inevitablility and contingency: The political economy of Brexit", nё The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 437. 104 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: 2016, I.B. Tauris, fq. 184. 105 Owen Parker, Critical political economy, free movement and Brexit: Beyond the progressive's

dilemma: nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

480.

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

37

monetare. Rёnia e vazhdueshme e markёs, rritja e pandalshme e kostove tё jetesёs

dhe çorientimi financiar janё tё tilla saqё mund ta çojnё Gjermaninё nё njё ditё

apotjetёr drejt njё katastrofe nga mё tё vajtueshmet".106

Nё ditёt e sotme, ёshtё radha e gjermanёve pёr tё paralajmёruar vendet

evropiane, veçanёrisht, Francёn, qё tё kenё kujdes me buxhetet e tyre tё

papёrshtatshme dhe mungesёn epolitikave fiskaletё marrjes sё borxheve dhe mos

pasjes kontroll mbi shpenzimet publike. Kёshtu pra, rrota e historisё rikthehet.

Kёrkimet pёr stabilitet evropian me krijimin e euro-s kanё qenё nё qendёr tё

vёmendjes tё ndёrtimit evropian. Dhe ky ёshtё njё proces, qё nё Britani ka gjetur

gjithnjё shmangie. Historia e dashurisё sё britanikёve me monedhёne tyre kombёtare,

nuk ёshtё e mbёshtetur nga ndonjё histori ekonomike.107Dy herё qeveritё laburiste tё

pas Luftёs II Botёrore kanё zhvlerёsuar stёrlinёn ndaj dollarit. Nё vitet 1949 dhe

1967, kёto zhvlerёsime u trajtuan si poshtёrim kombёtar duke parashikuar rёnien e

Britanisё nё rangun e njё fuqie tё dorёs sё dytё.108Fundi i sisitemit tё ngritur nga

Bretton Woods, nё fillim tё epokёs sёglobalizimit, hoqi domosdoshmёrinё e vendeve

pёr tё plotёsuar tekat e vendeve nё nevojё pёr mё shumё frymёmarrje ekonomike.

Qysh prej vitit 2007, stёrlina britanike ёshtё parё si njё monedhё e dobёt ndaj

Euro-s, edhe pse nё kursin e kёmbimit ka ruajtur njё standard tё kёnaqshёm.

Politikamonetare britanike e vitit 2014, kur ndaloi prerjen e kartmonedhave, bёri tё

mundur rritjen e defiçitit, atёherё u shtrua pyetja se çdo tё ndodhte me monedhёn

kombёtare. Sigurisht, qasja e stёrlinёs ndaj euros, dollarit dhe monedhave tё tjera tё

rёndёsishme, do tё ndryshonte dhe stёrlina do tё mbetej njё monedhё e lakmueshme

pёr spekulatorёt, tё cilёt nuk do tё mund tё spekulonin mё ndaj monedhave tё tjera

evropiane, pasi ato ishin zёvendёsuar nga euro.109 Tregtarёt ndёrkombёtarё britanikё,

nё vitin 2014 ankoheshin se kёmbimi i lartё i monedhёs sё tyre sillte dёme nё tregtinё

qё ata zhvillonin. Sistemi Bretton Woods i viteve 1950 dhe 1960, ishte i qёndrueshёm

pasi mund të manovrohej nё kursin e kёmbimit tё monedhave kombёtare. Viti 1971 i

dha fund epokёs sё stabilitetit financiar tё monedhave kombёtare kur presidenti

Riçard Nikson (Richard Nixon), vendosi tё shfuqizojё sistemin Bretton Woods dhe tё

lejonte 'lundrimin' e lirё tё dollarit. Ai bёri njё politikё tё dyfishtё. Nga njёra anё,

dёshironte qё lufta nё Vietnam tё kishte kosto tё lartё financiare dhe, nga ana tjetёr,

dёshironte harmoninё e ekonomisё amerikane duke rritur pagёn minimale, duke

mbajtur urtё sindikatat amerikane nё negociatat e tyre me industrialistёt amerikanё tё

sektorit tё automobilёve dhe industrisё sё çelikut.110

106M. Ryner and A. Calfruny, The European Union and Global Capitalism, London: Palgrave, 2015, fq.

28. 107 Helen Thompson, "Inevitability and Contigency: The political economy of Brexit", The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 439. 108 Mathew Goodwin and Caitlin Milazzo, "Taking back control? Investigating the role of immigration

in the 2016 vote for Brexit", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London:

2017, vol, 19(3), fq. 451. 109Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 185. 110 Owen Parker, "Critical economy , free movement an Brexit: Beyond the progressive's dilemma", nё

The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 479.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

38

Njё nga arsyet se pёrse gjenerali dё Gol (de Gaulle) refuzonte hyrjen e

Britanisё nё Tregun e Pёrbashkёt Evropian mё 1961, ishte se dobёsimi i stёrlinёs dhe

mungesa e disiplinёs nё buxhetin britanik, krahasuar me politikёne frangёs sё fortё tё

dё Golit, sipas presidentit francez do tё thoshte se Britania nuk ishte aq e fortё nё

terma financiarё pёr t'ju bashkuar tregut evropian.Dё Goli, lajmёroi kabinetin

qeveritar francez se ishte fantazi e shfrenuar tё ktheheshe nё standartin e rezervave tё

arit tё vitit 1960, por pas dhjetё vjetёsh kur ai u largua nga pushteti dhe politikae re

financiare e Niksonit, detyruan egoizmin monetar evropian tё kёrkonin shtigje tё reja

pёr stabilitetin monetar.111

Nё vitin 1970, kryeministri i Luksemburgut, Pjer Verner (Pierre Werner),

paraqiti ekzaminimet e para tё bashkimit tё mundshёm monetar dhe ekonomik tё

kontinentit.112 Qё nga ajo kohё, presidenti francez, Zhorzh Pompidu (Georges

Pompidou), dhe ekipi social-demokrat gjerman nё pushtet, Vili Brand (Willy Brandt)

dhe Helmut Shmid (Helmuth Schmidt), kishin hedhur idenё tё zgjeronin anёtarёsinё e

Unionit, me synim pёrfshirjen nё tё tё Britanisё.113Anglofili Helmut Shmid, nuk e

fshihte synimin e tij pёr tё inkuadruar sa mё shpejt ekonominё britanike tek ajo

evropiane. Raporti Verner, i cili u muar me detajimin e procesve tё zgjerimit, dhe

rekomandimin se pёr çerek shekulli monadhat kombёtare do tё braktiseshin.114

Pёrshpejtimi i procesit tё hyrjes sё Britanisё sё Madhe nё TPE, u krye nga filo

evropiani Eduart Hith (Edward Heath) kur emёrua kryeministёr nё vitin 1970.

Ministri i tij i financave, Toni Barber (Toni Barber), gjatё luftёs kishte qenё i

burgosur nё kampet gjermane pasi avioni i tij ishte rrёzuar. Ai i pёrkiste atij brezi, qё

mendonin se tragjeditё mund tё shmangeshin nesё nuk lejohej qё nacionalizmat

agresivё tё merrnin pushtetin nё Evropё. Nё njё takim qё ai pati me ministrin francez

tё financave Valeri Zhiskar d'Estёn (Valeri Giscard d'Estaing), i dekalroi se 'Britania

ishte e gatshme tё afronte politikat e saj monetare me ato tё TPE-sё, si dhe t'i

bashkohej komunitetit tёtë gjashtёve'.115 Pёr Shmidin dhe d'Estenin, ishte njё gёzim i

madh qё Britania mё sё fundi do t'i bashkohej TPE-sё. Siç e kemi parё mё lart,

pranimi zyrtar i Britnaisё sё Madhe nё Komunitetin Evropian u bё mё 1 janar 1973.

Por, "dashuria" e madhe mes Evropёs dhe Britanisё do tё fillonte tё zbehej me

ardhjen nё pushtet tё ultra konservatorёve me kryeministre Margaret Theçerin

(Margaret Thatcher) nё vitin 1979. Nёn drejtimin e znj. Theçer, qeveria britanike

tёrhoqi çdo kontroll mbi kapitalin, stёrlinau kthye nё komoditet ku kursi i saj vendosej

nga spekulatorёt e bursёs. Big-bengu i madh ekonomik i viteve '80 qё e ktheu

Londrёn nё kazinonё e madhe tё kapitalizmit, solli pёrfitime tё mёdha pёr ata qё

111 Cathy Gormley-Heenan and Arthur Aughey, "Northern Ireland and Brexit: Three effects on 'the

border in the mind', nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol,

19(3), fq. 497. 112Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 186. 113 Aileen McHarg and James Mitchell, "Brexit and Scotland", nё Denis Macshane, Brexit; how Britain

left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 512. 114 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 187. 115 Po aty, fq. 187

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

39

merreshin me tregti apo me kurs kёmbimi pёrfshirё edhe stёrlinёn.116Pёrpjekjet e

politikёs kontinentale pёr tё sjellё stabilitet financiar u konsideruan si tё tejkaluara.

Inflacioni mbeti problemi kyç i politikёs britanike. Dy bashkёpunёtorёt mё tё afёrt tё

znj. Theçer, ministri i financave Naixhёl Louson (Nigel Lawson) dhe ministri i

jashtёm sёr Xhefri Hou (sir Geoffrey Howe), ishin tё mendimit se inflacioni duhej

mbajtur nёn kontroll nё mёnyrё qё tё kishte stabilitet finaciar.

Por, znj. Theçer kishte idetё e veta. Nё epokёn e saj tё drejtimit politik tё

Britanisёkemi edhe acarimet e para me Komunitetin Evropian. Tre jo-tё e famshme

(No, no, no,) adresuar Zhak Delorit (Jacques Delors), Presidentit tё Komisionit

Evropian, lidhur me politikat monetare tё KE-sё dhe ndryshimet nё funksionet e

Kёshillit tё Ministrave tё KE-sё dhe parlamentit evropian, sollёn dorёheqjene Hout

dhe rrjedhimisht edhe tё Theçerit nё nёntor 1990.117Por çfarё kёkonte Hou? Ai

sёbashku me ministrin e jashtёm kёrkonin forcimin e pozitave tё Britanisё sё Madhe

tek prania e saj tek Mekanizmi i Kursit tё Kёmbimit (Exchange Rate Mechanism) dhe

insistonin qё kryeministrja Theçer tё lejonte qё ky mekanizёm tё kthehej nё trupё

qeverisёse. Nё dukje Theçeri pranoi dhe Britania filloi procesin e harmonizimit mё tё

madh tё politikave tё saj monetare me ato tё KE-sё. Nё fakt, krejt e kundёrta

ndodhi.Biznesi dhe publiku britanik nuk e mirёpritёn kёtё vepirm tё qeverisё dhe

"shtrёngimi" ndaj monedhёs kombёtare britanike u bё edhe mё i ashpёr. Edhe thuajse

pas dy dekadash, qё nga anёtarёsimi i Britanisё nё KE, afrimi i politikave monetare

me vendet e kontinentit, nuk ishte bёrё i mundur.

Sipas mendimit tё jo pak ekspertёve, hyrja e Britanisё nё ERM, ishte njё

gabim i madh. Nё vitin 1950 dhe 1957, Britania nuk kishte qenё e pranishme nё

procesin e ndёrtimit tё Komunitetit Evropian. Britania, gjithashtu nuk kishte ndihmuar

procesine stabilizimit tё monedhave kombёtare tё kontinentit.118Nё vitin 1990,

Britania hyri nё ERM, nё momentin e gabuar, kohёn e gabuar dhe me kursin e gabuar.

Rёnia e Theçerit, zёvendёsimi i saj prej Xhon Mejxhёrit (John Major), nuk i

pёrmirёsoi marrёdhёniet ekonomike mes Britanisё dhe Bashkimit Evropian (Pas

Traktatit tё Mastrihtit).

Duke ndjerё mbёrritjen e euros,spekulatorёt globalё, synuan tё bёnin sa mё

shumё para qё tё mundnin duke kёmbyer monedhat e ndryshme kombёtare. Xhorxh

Soros vuri bast të rёndёsishёm ndaj stёrlinёs britanike.119Gjatё krizёs qё pёrfshiu

Greqinё dhe Qipron dhe disa shtete tё Evropёs jugore, qeveria britanike iu drejtua

Gjermanisё pёr ndihmё.120 Ky akt u shikua nga euro skeptikёt dhe kundёrshtarёt e

aderimit tё Britanisё nё BE si kapitullim. Nё fakt, e kishin shumё gabim pasi

Gjermania po mendonte sesi tё shёronte plagёt financiare pas ribashkimit. Nё vitin

1992, vetёm pas dy vitesh, stёrlina braktisi ERM, çka ishte njё poshtёrim i

116Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 188. 117Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, 62. 118 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 189. 119 Jonathan Hopkin, When Polany met Farage: Market fundamentalism, economic nationalism, and

Britain's exit from the European Union", The British Journal of Politics and Interntional Relations,

London: 2017, vol, 19(3), fq. 466. 120 K. Swales, Undertanding the Leave vote, London: NatCen, 2016, fq. 13.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

40

madh.121Zёrat anti BE (anti Mastriht) u shtuan nё parlamentin britanik. Pas njё dekade

krenarie ekonomike tё drejtuar nga znj. Theçer, nё vitet '90 qeveria britanike ishte e

paaftё tё kontrollonte fatin e saj financiar dhe ishte poshtёruar nё sytё e qytetarёve tё

saj dhe tё botёs pasi kishte marrё pjesё dhe tashmё po diltenga procesi monetar

evropian.

Dalja e Britanisё sё Madhe nga ERM-ja ndryshoi politikёn britanike.

Konservatorёt u bёnё edhe mё dyshues rreth çdo forme tё bashkimit monetar apo ndaj

çdo lloj pёrpjekjeje pёr tё fiksuar kurset e kёmbimit. Laburistёt nёrpёrmjet zёrit tё

ekspertit tё tyre financiar Gordon Braun (Gordon Brown), i cili ishte edhe eurofil, por

dekaroi se shkrija e stёrlinёs britanike me monedhёn e pёrbashkёt evropiane ishte njё

risk shumё i madh.122Kёshtu, Londra mbeti jashtё çdo pёrpjekjeje tё Parisit, Berlinit

dhe Brukselit pёr tё ndёrtuar monedhёn e pёrbashkёt evropiane. Monedha britanike

pas zhvlerёsimit si rezultat i daljes nga ERM-ja, nё gjysmёn e dytё tё viteve '90, filloi

stabilizimin gradual.

Kur Toni Bler (Tony Blair) mori pushtetin nё maj 1997, stёrlina britanike ishte

pёrsёri shumё e fortё. Mbivlerёsimi i stёrlinёs ishte njё pengesё e madhe pёr

bashkimin me euron. Kur monedhat kombёtare tё Evropёs kontinentale filluan tё

zёvendёsoheshin nga euro-ja nё fillim tё vitit 2002, dhe nuk ndodhi asnjё tragjedi

financiare, britanikёt filluan tё ndjehen vetёm. Megjithatё, euroskepticizmi nё Britani

mbeti i fortё. Nё vitin 2005, lideri i ri konservator Dejvid Kameron, bёri deklaratёn e

bujshme se 'Britania kurrё nuk do t'i bashkohej euros'.123Edhe lideri i ri laburist Ed

Milibend (Ed Miliband) nё njё intervistё dhёnё BBC-sё nё janar 2013, deklaroi se

'Britania nuk do t'i bashkohet euros dhe nuk do t'i bashkohet asaj edhe kur tё jem unё

kryeministёr'. Si shpjegohet kjo?

Qëndrimi britanik ndaj euros në përgjithësi ka mbetur i njëjtë. Në samitin e

Maastricht-it qeverisë britanike iu dha e drejta të vendoste nëse Britania e Madhe do

të bëhej pjesë e BME-së në vitin 1999 (opt-out). Qeveria laburiste e Blair e sapo

ardhur në pushtet e rikonfirmoi këtë qëndrim dhe u shpreh se Britania do të ndjekë

parimin “wait and see” (duke parë e duke bërë).Ngurrimi i britanikëve pasqyron

ndarjet e vjetra brenda elitës politike. Këto ndarje në përgjithësi dhe euro-skeptiket

britanikë në veçanti u grumbulluan rreth idesë së kuptimit të identitetit Englishness

dhe anglishtes.Pikëpamjet britanike për integrimin evropian varjojnë nga kundra

evropianizmit deri në mbështetjen e Evropës së kombeve të bashkuara nga grupe

brenda partive të mëdha. Politikat britanike ndaj BE-së pasqyrojnë më së shumti

ndjenjën kolektive rreth identitetit të anglishtes. Më shumë se 20 vjet pas hyrjes në

komunitetin evropian, pjesa më e madhe e elitës politike e konsideron Britaninë më

lart se Evropa madje dhe jashtë saj, midis tyre ekziston ndjenja e “atyre” dhe “neve”,

Britania dhe kontinenti. Kështu, sipas Robin Cook, ish Sekretari i Jashtëm i

Britanisë, “Britania është e vendosur jashtë Evropës, një nga gjërat për ne që kemi

121Jonathan Portes, ""Immigration, free mvoement and the EU referendum", nё National Institute

Economic Review, 236(1), fq. 14-22. 122 Peter Mair, Ruling the void: The hollowing of Western Democracy, London: Verso, 2013, p. 102. 123Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 191.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

41

qenë në Evropë ka qenë mësimi se ka një ndryshim të opinionit në Evropë, siç ndodhi

kur për herë të parë shkova në Evropë, politikani evropian i parë që takova ishte

Lionel Jospin”. Në këtë kuadër, në ato vite por edhe sot integrimi evropian shihet si

një kërcënim për identitetin kombëtar të anglishtes.

Ndërtimi social i “Englishness” si zemra e identitetit kombëtar të britanikëve

përbëhet nga domethënia e institucioneve, memoria historike dhe simbolet. Secili prej

këtyre komponentëve është mjaft i vështirë për t'u koordinuar me vizionin e politikës

evropiane. Institucionet britanike si Parlamenti apo Kurora përbëjnë elemente të

rëndësishme të identitetit kombëtar. Kurora simbolizon pavarësinë e jashtme,

pavarësinë nga Roma dhe Papati si dhe nga kontinenti evropian qysh më 1066.

Parlamenti ose pavarësia e brendshme përfaqëson historinë 700 vjeçare dhe “betejat”

parlamentare me mbretin.Element tjetër i rëndësishëm i identitetit britanik është lidhja

me historinë si fuqi botërore detare. Kohërat e lavdishme të perandorisë britanike janë

të gdhendura në mite. Simboli më i fuqishëm i britanikeve si një fuqi botërore është

edhe monedha e tyre, stёrlina që dikur shërbente si rezervë botërore. Ndërsa marka

gjermane është lavdia e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, stёrlina shërben për

të kujtuar kohët e lavdishme të Britanisë së Madhe. Nga sondazhet e kryera, vërehet

se shumica e britanikёve është kundra heqjes së këtij simboli që është pjese e

identitetit kombëtar në këmbim të një monedhe të përbashkët.

Pra, debati britanik mbi BME-në dhe ngurrimi i vazhdueshëm i saj për

adoptimin e monedhës së përbashkët nuk mund të kuptohet pa identitetin kombëtar të

saj. Gjithsesi, komuniteti i biznesit ka filluar të hedhë sytë drejt euros me qëllim

përftimin nga avantazhet e përdorimit të saj.

Siguria britanike pёr tё qёndruar jashtё sferёs sё ndikimit evropian, mbi tё

gjitha franko-gjerman ka edhe njё mbёshtetje tё fortё; Shtetet e Bashkuara tё

Amerikёs. Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs shikohen si

outsider-s nё euro-dramё.124Ato e ndjejnё veten tё largёt ndaj politikave kontientale

evropiane dhe janё krejtёsisht tё varur nga sfidat e tyre gjeopolitike gloable. Pёr mё

tepёr, 'Special Relationship' e sanksionuar nё Kartёn e Atlantikut mё 14 gusht 1941, i

bёn marrёdhёniet ndёrmjet tyre shumё tё afёrta. Sipas disa studiuesve, Britania e

Madhe duke ndjerё njё garanci relative nё marrёdhёnien e ngushtё me Shtetet e

Bashkuara tё Amerikёs, votoi pёr Brexit.Ndёrmjet dallimeve tё intersave, ka gjithnjё

vend pёr negociatё. Ky nё fakt ёshtё thelbi i diplomacisё. Por ky lloj kompromisi nuk

funksion gjithmonё dhe nё vend qё tё prodhojё zgjidhje, prodhon pёrshkallёzim tё

problemit. Nё marrёdhёniet e tyre me evropianёt kontinentalё, amerikanёt do tё

dёshironin qё ata tё kishin mё shumё stimuj fiskalё nё marrёdhёniet me bankat, mё

shumё aftёsi pёr t'u marrё me faljen e borxheve sipas njё stili tё vjetёr kejnesian.

Evropianёve kjo gjё iu duket "hiper kejnsianizёm".125 Evropianёt ndjehen tё frustruar

pёrsa i pёrket çёshtjeve qё ata ndajnё me anglo-amerikanёt. Teoritё amerikane tё

124 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 249. 125Graham K Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 543.

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

42

Milton Fridmanit, duket se e ngatёrrojnё mё shumё sfidёne euros.126 Njё problem

ёshtё edhe qasja e ndryshme qё kanё ndaj monedhёs sё pёrbashkёt disa shtete

kryesore evropiane. Le t'i shikojmё me radhё.

2.3. Franca: Euro dhe rindërtimi i identitetit kombëtar

20 vjet më parë, monedha evropiane e bazuar në konvergjencën e politikave

ekonomike do ta kishte mjaft të vështirë të pranohej nga elita e politikës franceze.

Së pari, ajo nuk do të ishte në përputhje me orientimet e përgjithshme të politikes

monetare dhe ekonomike të Francës. Politika monetare në republikën e pestë deri në

fillim të viteve ’80 i shërbente objektivave ekonomike të vendosura nga qeveria e cila

kontrollonte edhe vendimet e Bankës së Francës.

Së dyti, një monedhë e vetme dhe transferimi i politikës monetare në një

institucion supranacional nuk përputhej me qëndrimet franceze.Rindërtimi i

identitetit francez nisi në vitet ’80 dhe u motivua kryesisht nga interesa politike dhe

ekonomike. Në vitin 1981, në pushtet erdhi Presidenti Fransua Mitteran dhe Partia

Socialiste, të cilët iniciuan një projekt për socializmin demokratik në Francë bazuar në

parimet majtiste të Kejnesianizmit. Ky projekt dështoi kur reagime të kundërta të

tregut të kapitaleve goditen rëndë ekonominë franceze dhe çuan në humbjen e

mbështetjes së politikave të Miteranit nga elektorati.

Në vitin 1983, rruga e vetme që shtrohej përpara presidentit francez ishte

ndryshimi i thelbësor i politikës. Në këtë ndryshim thelbësor bën pjesë edhe ndërtimi i

komunitetit evropian i cili u bë një nga çështjet kryesore e mandatit të tij.Tashmë

dukej e qartë se e ardhmja e Evropës ishte një model pak a shumë federal. Franca

ishte e gatshme të lëshonte nga pavarësia e saj për çështje si mbrojtja, politikat sociale

dhe ekonomike. Socialistët francezë nisën të theksojnë historinë e përbashkët

evropiane, trashëgiminë kulturore si dhe u ngritën argumente sipas të cilave e ardhmja

e Francës do të gjendej në Evropë.

Sipas presidentit Miteran “Franca ishte atdheu, Evropa ishte e ardhmja”.

Ndryshimet në vizionin e socialistëve dhe përpjekjet e tyre për evropianizimin e

identitetit francez pasqyrohen edhe në qëndrimet ndaj BME-së. Sërish presidenti

Miteran vendosi për planin e veprimit. Mbështetja për një monedhë të përbashkët si

një projekt i madh politik ngeci për disa kohë deri sa socialistët francezë kuptuan

bazën ekonomike përfshi dhe ndërhyrjet e shtetit në ekonomi. Po kështu, edhe

pasardhësi i Miteranit, presidenti Zhak Shirak (Jacques Chirac), në vitin 1995, u

angazhua në mbështetjen ndaj monedhës së përbashkët.127

Në dallim nga Britania, institucionet e Republikës së V-të me një presidencë të

fortë, qeveri dhe parlament relativisht të dobët mbështetёn evropianizmin dhe e panë

të ardhmen e Francës në Evropë. Mandatet e Miteranit dhe Shirakut u identifikuan me

126 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 249. 127 Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 51

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

43

Francën evropiane. Ky kuadër institucional i dha mundësi liderëve politikё francezё t'i

paraprinin euro-skeptikёve.

Pёrveç modelit politik, Franca po haste edhe njё vёshtirёsi tё madhe

shoqёrore. Mbёrritja nё Evropё e njё numri shumё tё madh njerёzish nga vende me

shumicё tё theksuar myslimane, nga forccat ekstremiste nё Francё u krahasua me

dyndjen hebreje gjatё shekujve. Gjithashtu, edhe eksodi i hebrenjve pas pёrfundimit tё

Luftёs II Botёrore, nuk kishte tё bёnte me ardhjen e njё popullsie tjetёr nё vitet 2013-

2015. Por, ishte marrёzi tё mendoje qё njё popullsi e ardhur tё mund tё ndryshonte

stilin e jetesёs sё njё populli.128 Nё vjeshtёn e vitit 2014, pёrpara se terroristёt

islamikё tё ndёrmerrnin sulmet vrastare nё Paris dhe Nisё, ndjenjat anti evropiane dhe

anti islamike ishin pothuajse nё tё njёjtin nivel. Por, njё problem tjetёr dukej se po

gjente terren nё Francё; antisemitizmi. Nё fakt, anti semitizmi ёshtё njё problem nё

mbarё Evropёn. Pas sulmit vrastar tё 9 janarit 2015 nё gazetёn satirike Charlie Hebdo,

kryeministri francez Manyel Vals (Manuel Valls), qё ёshtё edhe djali i dy

emigrantёve spanjollё, deklaroi nё Asamblenё Kombёtare:

"Nёse 100 mijё spanjollё largohen nga Franca pёr nё Spanjё apo diku gjetkё,

do tё thoja se nuk ёshtё problem, pornёse largohen 100 mijё hebrenj, Franca nuk do

tё jetё mё Francё. Republika Franceze do tё dёshtojё".129

Fjalimin e kryeministrit francez, 8000 hebrenj e quajtёn tё papёrshtatshёm dhe

u larguan pёr nё Izrael qёishte edhe largimi mё i madh i tyre pas pёrfundimit tё Luftёs

II Botёrore dhe pas themelimit tё shtetit tё Izraelit nё vitin 1948.130Kryeminsitri Vals

jo pak herё bёnte deklarata se kishte marrё masa energjike pёr tё luftuar anti

semitizmin. Por ka patur edhe politikanё francezё si Rajmond Barr (Raymond Barre) i

cili kur mbante detyrёn e kryeministrit mё 1980, bёri deklaratёn e papёrgjegjshme se

"civilёt e pafajshёm francezё po vriten si pasojё e sulmeve ndaj hebrenjve".131Nё fakt,

sulmet ndaj hebrenjve janё shtuar nёFrancё. Nё vitin 2012, u vra njё rabin dhe tre

fёmijё nё njёshkollё hebreje nё Tuluzё; nё 2014-ёn u vranё katёr hebrenj nё

mauzelumin e Belgjikёs.132 Tё gjitha kёto akte u kryen nga islamikё radikalё.

Akoma dhe mё shqetёsues ёshtё fakti, se nё njё sondazh tё kryer, 59% e

evropianёve mendojnё se Izralei ёshtё armiku nr.1 i paqes nё botё, dhe se hebrenjtё

evropianё janё tё pёrfshirё nё çdo mёkat, real apo imagjinar tё kryer ngaai palo

shtet.133 Pёr shumicёn e evropianёve, hebrenjtё nuk janё qytetarё tё Evropёs. Ata janё

thjesht mbetje tё shekujve tё ardhur nga kombe tё tjerё dhe qё i shpёtuan masakrёs sё

viteve 1939-1945.Dhe kjo ndjenjё po merr pёrmasa tё frikshme edhe nё Francё.

Mjafton tё pёrmendim fjalёt e ish liderit tё ekstremit tё djathtё, Frontit Kombёtar

128 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 135. 129Po aty, fq. 136. 130 Wyn Rees, "America, Brexit and the security of Europe" nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), ffq. 559-560. 131 Po aty, fq. 561. 132James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, ffq.136-137. 133 Thomas Fuller, "European poll calls israel e Thereat to World Peace", New York Times, November

1, 2003.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

44

(Front National) Zhan Mari Le Pen (Jean Marie Len Pen) kur deklaroi se "dhomat e

gazit janё thjesht njё episod i historisё"dhe "hebrenjtё kanё shumё ndikim nё

media".134 Fatmirёsisht, zgjedhjet presidenciale tё 7 majit 2017, nё Francё, ishin

zgjedhje tё vijimёsiё dhe presidenti i ri Emanyel Makro (Emanuel Macron) ka

premtuar se Franca do tё jetё Republika e tё gjithёve. Fronti Kombёtar, pёsoi njё

humbje tё rёndё nё kёto zgjehdje, por pati rritje tё votuesve tё tij.135

2.4. Gjermania: Ndërmjet Euros dhe Markës

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Euros është e çuditshme për faktin se ajo ishte

vendi i cili humbiste më shumë nga bashkimi monetar. Pjesa më e madhe e elitës

politike gjermane e shihte euron si gurin e themelit të integrimit politik. Mbështetësit

e saj insistonin në faktin se çdo vonesë në hyrjen në stadin e III në vitin 1999 do të

rrezikonte suksesin e procesit të integrimit evropian do të shprehej kancelari

Kohl.Identiteti kombëtar në Gjermani shihej në dy aspekte, në aspektin historik dhe

aspektin e performancës së ekonomisë gjermane. Ish kancelari Helmut Shmid

(Schmidt) argumentonte se: pas bashkimit dhe me pak sakrifica për çështjen

evropiane, pjesa më e madhe e elitës politike ndau të njëjtin besim me kancelarin

Kohl se një bashkim sa i më madh politik dhe ekonomik, i simbolizuar nga një

monedhe e vetme do të mund të afirmonte Gjermaninë në perëndim dhe do të forconte

institucionet evropiane. Nëse euro nuk do të finalizohej në 1 janar të vitit 1999, mbase

ajo kurrë nuk do të finalizohej dhe kjo do të çonte në krizën më të madhe të procesit të

integrimit, mbase dhe fundin e tij. Kancelari Kohl, do të mbetet njëri ndër arkitektët

që çuan përpara në krijimin e BME-së. Avokatёt e euros dhe kancelari Kohl ndërtuan

një ekuacion për të shprehur lidhjen midis euros dhe identitetit gjerman:

Mbështetja për euron = mbështetje për integrimin evropian

= Evropë e mirë

= Gjermani e mirë

= Refuzim i të kaluarës ushtarake.

Ky ekuacion, i ndante kundërshtarët e euros nga e kaluara. Mbështetësit e

euros duhej të përballeshin edhe me patriotizmin ndaj markës gjermane, prandaj dhe

euro u supozua t'i ngjasonte Markës. Banka Qendrore Evropiane u ndërtua sipas

modelit të Bankës Qendrore të Gjermanisë. Autoritetet gjermane, arritën të sjellin

Institutin Monetar Evropian dhe më pas Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt me

qëllim simbolizimin e saj si pasardhëse e bankës qendrore gjermane (Bundesbank).

Nё fakt, ka dallime ndёrmjet Gjermanisё Francёs. Nё shekullin XIX, Franca kishte

njё filozofi krej tjetёr krahasuar me atё gjermane. Filozofia ekonomike franceze

mbёshtetej tek laissez faire, e mbёshtetur fuqimisht prej dy ekonomistёve shumё tё

zotё si Zhan Baptist Sej (Jean Baptiste Say) dhe Frederik Bastia (Frédéric Bastiat).

Ndёrsa gjermanёt, mbeteshin ende tek faktori shtetёror si ndikuesi mё i madh nё

ekonomi. Nё tё dyja vendet, pati ulje-ngritje tё strukturave tё tyre ekonomike.

134 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 151. 135BFMTV, Paris: 7 mai 2017.

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

45

Megjithatё, traditat e vjetra filluan tё lihen pas krahёve dhe iu falёn "mёnyrёs sё re

franceze tё mendimit" qё nuk pёrfshinte liberalizmin, por pёrqёndrohej tek etatizmi

(shtetёzimi) dhe planifikimi.136

Megjithatё teoritё franceze dhe gjermane sfidoheshin nga Adam Smith teoria e

tё cilit "Mbi pasurinё e Kombeve" e botuar nё vitet 1670 e cila thoshte:

"Lakmia i zё vendin bamirёsisё pёr tё plotёsuar nevojat njerёzore dhe kёtё e

bёn nё njё mёnyrё qё nuk admirohet dhe pёr mё tepёr, bamirёsia eliminohet".137

Nё tё njёjtёn kohё, ekonomistёt gjermanё zhvilluan Staatswissenschaft

(shkenca shtet), nё tё cilin autoriteti shtetёror i zgjidhte veprimet kolektivisht dhe mё

pas aplikonte filozofinё e mbёshtetjes sё problemeve sociale dhe ekonomike.

Mendimtarёt liberalё gjermanё, kishin hedhur idenё e sundimit tё ligjit, jo tё klasёs.

Rechtstaat (shteti ligjor) ishte alternativa e duhur pёr shtetin autoritar. Ai qё i dha

popullaritet kёtij termi ishte Karl Teodor Velker (Karl Theodor Welcker), njё avokat

dhe anёtar i Asamblesё Kombёtare tё Frankfurtit tё vitit 1848 nё kohёn e

revolucioneve proletare.138 Gjermania pas Luftёs II Botёrore, bёri njё kthesё 180º ndaj

mendimit tё dikurshёm centralizues ekonomik. Nё vitin 1967, u miratua Ligji i

Stabilitetit dhe Rritjes Ekonomike i cili ishte njё pёrzierje e kejnsianizmit dhe traditёs

gjermane.139 Nё qarqet akademike, ky sistem u quajt, Ordoliberalizm.140 Tek sistemi i

ri gjerman, ndikim tё padiskutueshёm patёn Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. SHBA-

tё i bёnё apel politikёs gjermane qё tё ushtronin njё ndikim themelor tek populli pa e

ndikuar forcёrisht nё zgjedhjen e tij, dhe ky element funksionoi.

Ordoliberalizmi nё Gjermaninё e ditёve tona, bashkoi kejnsianizmin dhe

funksionimin e ligjit dhe hedhjen tej tё cenralizimit shtetёror. Suksesi ekonomik

gjerman, u bё model edhe nё kontekstin evropian. Prejardhja e menjёhershme prej

ordoliberalёve nё epokёn e pas luftёs nё politikёn moderne tё euros, nuk u pёrshat

vetёm nё Gjermani apo vetёm nё njё kontekst kombёtar. Heqja dorё prej statizmit

gjerman dhe pёrqafimi i idesё liberale brenda kuadrit ligjor nё nivel evropian,

promovoi njё epokё dhe model tё ri mendimi pёr njё shoqёri mё tё mirё. Zhvillimi i

Bashkimit Evropian ёshtё sukses edhe i ndryshimit rrёnjёsor tё shoqёrisё gjermane

dhe rrjedhimisht politikёs sё aplikuar para 1945-ёs. Gjermania e sotme nuk ka mё

dyshime nёse do tё jetё mes Euros dhe Markёs. Ajo ka zgjedhur EURO-n. Ndryshimi

i madh politik gjerman i pas Luftёs II Botёrore erdhi si rrjedhojё i koncepteve tё

mёposhtёm:

136 Sudhir Hazareesingh, How the French think: an reflection portrayal of an intellectual people, New

York: Basic Books, 2015, fq. ix. 137 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, vepёr e pёrmendur, fq. 57. 138 Wyn Rees, "America, Brexit and the security of Europe" nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 562. 139 Po aty, 19(3), fq. 563. 140 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 63.

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

46

1. Pёrqendrimi nё themelet ligjorё, moralё dhe politikё tё tregut tё lirё sipas

rregullave, nё tё cilat traktatet apo ligjet janё tё pёrbashkёt dhe tё

kuptueshёm.141

2. Pёrgjegjёsi e lartё nё tё ushtruarit tё detyrёs. Pjesёmarrёsit politikё dhe nё

bursat tregtare kanё pёrgjegjshmёri tё lartё.142

3. Shqetёsimi pёr rrezikun moral ёshtё gjithnjё i pranishёm dhe kjo u duk kur

ekonomistёt gjermanё kritikuan nё vitet 1994-1995 paketёn e FMN-sё pёr

Meksikёn duke e quajtur tё çmendur dhe goditje tё tregjeve financiare dhe qё

sillte pasiguri pёr tё ardhmen.143

4. Besimi se rregullat dhe jo aventura do tё mbronin politikat monetare nga

dominimi fiskal, ku qeveria nё kёtё pikёpamje do tё rriste nivelin permanent tё

shpenzimeve pa rritur nё tё njёjtёn kohё taksat.144

5. Rritja ekonomike nuk arrihet duke shtuar para' apo burime, por duke

strukturuar reformat.145

6. Gjermanёt kanё besim se rreptёsia financiare (austerity) do tё shpёrblehet mё

vonё me benefite.146

2.5. Arsyet e refuzimit të Euros nga Danimarka dhe Suedia

Mekanizmi monetar evropian u ndodh në pragun e shkatërrimit.Shënja më

alarmuese për këtë u bë gjendja e frangut francez në verën e vitit 1993.Dalja e tij nga

Sistemi Monetar Evropian jo vetëm që do t’i jepet fund mekanizmit financiar të

përbashkët ,por do të kompromentonte rëndë stabilitetin e ekonomisë franceze dhe të

gjithë vendeve të Komunitetit.Ministrat e financave të vendeve anëtare të

Komunitetit u mblodhën në 1-2 gusht 1993 dhe diskutuan disa alternativa.

Përfundimisht ata vendosën dhe diskutuan luhatjen nga njëra anë e përqindjes bazë

(plus-minus) në tjetrën të kalonte nga 2.25 për qind në 15 për qind .Ky zgjerim i

kufirit të luhatjes e ulte besimin tek Sistemi Monetar Evropian,por kjo u konceptua si

një masë e detyrueshme dhe e përkohëshme për të përgatitur kalimin në fazën e dyrte

të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.

Faza e dytë filloi në 1 janar 1994.Ajo do të ishte një periudhë reflektimi dhe

diskutimi me qëllim që të përgatiste kalimin në fazën e tretë dhe përfundimtare.Në

këtë fazë do të miratohej monedha unike dhe do të krijohej një mekanizëm koordinim

dhe mbikqyrjeje i politikave ekonomike të shteteve anëtare me synimin për të

141 Rebecca Adler-Nissen, Charlotte Galpin and Ben Rosamond, "Performing Brexit: How a post-

Brexit world is imagined outside the United Kingdom", nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 576. 142 Po aty, vepёr e pёrmendur. 143 J. Baylis, Anglo-American relations since 1939: theEnduring Alliance, Manchester: Manchester

University Press, 1997, fq. 239. 144 Jonathan Hopkin, "When Polany met Farage: market fundamentalism, economic nationalism, and

Britains's exit from the European Union", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations,

London: 2017, vol, 19(3), fq. 466. 145 Po aty, fq. 467. 146 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 67.

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

47

favorizuar përafrimin dhe njëhsimin e tyre.Ky mekanizëm ishte institute monetary

evropian (EMI-Eorepian Monetary Institute)që zvëndësoj komitetin e governatorëve

të bankave qëndrore dhe që pas 1 janarit 1998 do të kthehej në Bankën Qëndrore

Evropiane .Selia e këtij Instituti u vendos në Frankfurt,aty ku ndodhej edhe selia e

Bundesbank.

Detyra e Institutit Monetar Evropian ishte të përgatiste funksionimin e

sistemit të ardhshmën të bankave qendrore evropiane,përcaktimin e kuadrit juridik e

organizativ si dhe përgatitjen teknike të kartmonedhës së ardhshme unike.

U konfirmua që 1 janari 1999 do të ishte fillimi i etapës së tretë të Bashkimit

Evropian e Monetar, se sa më shpejt që të ishte e mundur në vitin 1998 do të

përcaktoheshin shtetet anëtare që plotësonin kushtet e nevojshme për përdorimin e

monedhës unike. Banka Qëndrore Evropiane do të krijohej shpejt me qëllim që të

ishte plotësisht funksionale në 1 janar 1999. Po në këtë datë do të fiksoheshin në

mënyrë të pakthyeshme kurset e shkëmbimit të monedhave kombëtare me monedhën

unike, e cila do të do të bëhej monedhë përdorimi në tregjet e jashtme të shkëmbimit

dhe në misionin e borxhit publik. Jo më vonë se në 1 janar 2002 do të vihej në

qarkullim monedha unike e cila do të vepronte paralelisht me monedhat kombëtare

deri në 1 korrik të atij viti.

Tre vjet pas referendumit në Danimarkë, ishte radha e Suedisë të zhvillonte

referendum nëse duhej apo jo të adoptohej monedha e përbashkët. Sikurse pritej edhe

nga parashikimet, me 56.1% kundra, 41.8% pro dhe 1.9% abstenime, populli suedez i

tha jo euros. Kjo ishte goditja e dytë që euro merrte në harkun e tre vjetëve nga vendet

anëtare të BE-së. I zhgënjyer nga rezultati Kryeministri i Suedisë në atë kohë Goeran

Persson do të shprehej: “Kemi marrë një rezultat i cili është shumë i qartë si edhe një

pjesëmarrje të lartë në votim, kjo tregon se rezultati i referendumit është i lehtë për t'u

kuptuar”.147

Fushata pro euros: Kjo fushatë u mbështet fuqishëm nga qeveria suedeze dhe

shumë korporata të mëdha (sipas sondazheve 92 nga 100 presidentë korporatash ishin

pro saj). Argumentet pro euros lidheshin me mbrojtjen që do t'i ofronte eurozona

Suedisë dhe influencës që do t'i jepej asaj në BE.

Fushata kundër euros: Kjo fushatë u drejtua nga social-demokratët sipas të

cilëve sakrifikimi i krona-s përkthehej në humbje të modelit suedez dhe modeli i

mirëqenies sociale do të rrezikohej seriozisht. Aftësia e qeverisë suedeze për të arritur

nivele të larta shpenzimesh sociale do të ndalohej nga kufizimet e Eurozonës.

Konceptet social liberale dhe demokratike do të cёnoheshin nga fuqia BE-së.

Dyshimet e publikut se Suedia po ecte mjaft mirë me kron-ën ishin mjaft të larta.148

Disa parti kryesore në Suedi vazhdojnë të besojnë dhe predikojnë se është në interesin

kombëtar adoptimi i euros, por ata nuk japin garanci për rezultatin e referendumit dhe

kohën e përshtatshme të zhvillimit të tij. Sipas parashikimeve optimiste referendumi i

147 Enri Herri, "Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Tiranё: Akademia Diplomatike Shqiptare, 2008,

fq. 56. 148 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 70.

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

48

ri mund të zhvillohet në vitin 2012 dhe adoptimi i euros në vitin 2015 gjё qё nuk

ndodhi. Përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të vitit 2006, partitë e mëdha ranë

dakord që çështja e adoptimit të euros të mos diskutohet përpara zgjedhjeve të tjera

parlamentare që do të zhvilloheshin në muajin shtator të vitit 2010. Me këto

marrëveshje duket se Suedia nuk do ta adoptojë euron deri në një referendum të

dytë.149

Opinione mbi qëndrimet e britanikeve për euron disa muaj para hedhjes së saj

në qarkullim (shtator 2001).

“Të shqetësohesh për monedhat dhe kartëmonedhat është një çështje pavend

kur liderët që populli ka zgjedhur i kanë dhënë mjaft pushtet burokratëve në Bruksel

dhe BQE”

“Humbja e kontrollit mbi paranë është e barabartë me humbjen e kontrollit

mbi ekonominë”.

“Ideja që vendimet ekonomike nuk do të kontrollohen dhe rregullohen nga ne

është ekonomikisht jo efiçente”.

“Euro po i ofron britanikëve një rruge të shkëlqyer të lidhjes me tregtinë dhe

kulturën e kontinentit evropian”.

“Euro do të jetë goditja më e madhe për britaniket në këto 100 vitet e fundit”.

“Njerëzit në përgjithësi nuk e kanë idenë se çfarë është euro”.

“Për lobin anti-euro, anija ka kohë që është nisur. Adoptimi euros nuk

nënkupton që kemi dhënë edhe politikën fiskale apo aspekte të tjera të qeverisjes”.

“Risku i mos pasjes kontroll mbi politikën monetare është mjaft

shqetësues”.150

Në këto kohë, pati debate të mëdha për faktin pse Gjermania kishte norma të

ulëta inflacioni. Dallimi qëndronte në pavarësinë që kishte banka qendrore nga

qeveria, ndërsa në Francë dhe Britani banka qendrore kontrollohej drejtpërdrejt nga

qeveria e cila vendoste objektivat monetare. Bankat qendrore të këtyre vendeve vetëm

në gjysmën e viteve ’90 arritën të fitonin pavarësi nga qeveria. Statuti i SEBQ-së dhe

BQE-së përcaktojnë qartё pavarësinë e tyre nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Vizioni anglo-amerikan ndryshon thellёsisht nga izoni gjerman pёr

menaxhimin e ekonomisё dhe sidomos ndaj marrjes sё pёrsipёr tё riskut moral.151

Gjermanёt dhe francezёt janё pranё njёri tjetrit pёrsa i pёrket ideve politike

ekonomike. Nga kёto dallime tё mёdha, dalin njё sёrё pyetjesh qё kёrkojnё sqarim:

• Ku dallojnё saktёsisht filozofitё franko-gjermane dhe anglo-amerikane nga

njёra-tjetra?

• Si i ёshtё pёrgjigjur Amerika sifdave tё krizёs nё dallim nga Evropa?

149 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 71. 150Po aty, fq. 73. 151Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 250.

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

49

• Si do tё veprojё Britania e Madhe me dilemёn e njё unioni tё rreptё fiskal si e

vetmja zgjidhje pёr krizёn e zonёs euro, apo nё tё njёjtёn kohё nuk do tё

dёshirojё tё bёhet pjesё e unionit fiskal?

• Ҫfarё e bёri tё mundur Brexit-in dhe cili do tё jetё impakti i tij ndёrmjet fuqive

tё Evropёs kontinentale qё janё edhe shtetet kryesore tё Bashkimit

Evropian?152

Pёr tё gjitha kёto çёshtje do tё pёrpiqemi tё japim sqarimet e duhura nё kapitujt e

mёposhtёm.

152 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 251.

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

50

KAPITULLI III

RRITJA E EUROSKEPTICIZMIT NË EVROPË DHE BRITANIA

3.1. Faktorët që nxitën rritjen e euroskepticizmit në Britaninë e Madhe

Prej vitesh, nё Britani ёshtё ngjizur ideja se anglezёt nuk e duan Evropёn.

Pёrse? Se kёshtu u ёshtё thёnё.153Nё fakt, duket shumё interesante kjo thёnie, por pёr

ta vёrtetuar duhet tё shikojmё pёrse faktorёt e jashtёm (BE-ja kontinentale) "egёrsoi"

kaq shumё euroskepticizmin nё Britani. Pёr kёtё na duhet tё kthehemi pak nё kohё.

Shumё pёrpara se tё nёnshkruhej marrёveshja e Shengenit, nё vitin 1958, Danimarka

dhe Suedia i kishin hapur kufijtё ndёrmjet tyre.154Por, mё 4 janar 2016, u bёnё hapa

prapa nga ajo marrёveshje. Aryeja? Shtimi i valёs sё emigrantёve tё paligjshёm qё

kishin mёsyrё kufijtё e Evropёs dhe shteteve tё saj.Valёt e mёdha tё emigrantёve nga

Afrika veriore, dhe Lindja e Mesme bёnё qё edhe Suedia me politikat shumё praktike

tё emigrimit tё ndёrmerrte praktika të tjera pёr pritjen e tyre. Nё vijim tё ndryshimit tё

politikave tё kontrollit nё kufi, Danimarka filloi tё aplikojё kontrollet e pasaportave

nё kufi me Gjermaninё. Politika e dyerve tё hapura e diktuar nga kancelarja Merkel

pёr tё pritur çdo njeri me pasaportё siriane kapi shifra alarmante nё fund tё vitit

2015.155 Numri i refugjatёve nga Lindja e Mesme kapi shifrёn njё milion, ku

padyshim numri mё i madh pёrbёhej nga refugjatё sirianё. Kjo shifёr u duk u

pabёrballueshme edhe pёr njё shtet me politika sociale tё njё standarti shumё tё lartё

si Suedia. Mjafton tё pёrmendim se vetёm nё vitin 2013, sipas tё dhёnave nga

Organizata pёr Zhvillim dhe Bashkёpunim Ekonomik, Suedia kishte pranuar dy herё

mё shumё azil kёrkues sesa çdo shtet tjetёr.156

Pёr dekada me radhё, politika e dyerve tё hapura e aplikuar nga Suedia, ishte

politikisht e paprekshme, unanimisht e pranuar nga partitё politike tё vendit dhe

ashpёrsisht e mbrojtur nga sulmet mediat dhe elitat shoqёore tё cilat kishin prirje

djathtiste ektreme. Pёrveç partisё suedeze tё ekstremit tё djathtё qё ka prirje naziste e

quajtur Demokratёt Suedezё, shumё pak veta nё Suedi, ishin tё pёrfshirё nё debatin

pёr emigracionin. Por, kur nё nёntor 2015 zv/kryeministres suedeze iu desh tё bёnte

njё deklaratё mediatike ku njoftonte pёrgjysmimin e numrit tё emigrantёve qё do të

pranoheshin nё Suedi si pasojё e pamundёsisё sё shёrbimeve sociale pёr t'i trajtuar,

ajo shpёrtheu nё lot.157

153 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 35. 154 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 109. 155Po aty, fq. 110. 156 OECD Migration Outlook, Paris: OECD, 2014. 157 Heather Saul, "Refugee crises: Sweden's Deputy Prime Minister Asa Romson cries as she

announces asylum policy U-turn", The Independent, November 26, 2015.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

51

Ky dorёzim pёrpara realitetit, nuk do tё thoshte dorёzim ekonomik pёr sfidat

qё shtroheshin pёrpara. Nё Suedi, Gjermani dhe gjetkё, tensioni qё krijoi emigrimi

masiv i viteve 2015-2016, fillimisht u karakterizua si kёrkesё e menaxhueshme nga

kufijtё e shteteve me mirёqenie tё lartё nё BE. Ndihmat pёr t'i pritur dhe pёr t'i

mbajtur nuk do tё vononin, duhej vetёm guxim dhe vendosmёri pёr tё bёrё njё

menaxhim tё mirё tё situatёs. Kёrkesa pёr tё menaxhuar tё ardhurit ishte e thjeshtё; tё

ndёrtoheshin mё shumё shtretёr.158Nё tё njёjtёn mёnyrё, buxheti suedez pёr ndihmat,

filloi tё zёrё njё vend tё konsiderueshёm nё buxhetinkombёtar, madje sipas disa

ekspertёve edhe mё shumё se nё vendet e tjera tё BE-sё.159Kjo do tё thoshte se tё

mbaje emigrantёt duhet tё shpenzoje mё shumё para. Nё dukje Suedia dhe Gjermania

mund ta pёrballonin kёtё fluks shpenzimesh.

Por, vlerёsimi i krizёs sё emigrantёve nё terma kuantitativё, evropianёt

neglizhuan njё faktor tё rёndёsishёm; impaktin kulturor qё do tё kishte nё vendet e

tyre mikpritja e njerёzve me kulturё dhe zakone tё ndryshme nga e tyrja. Pёrveç kёsaj,

ishte edhe faktori i gjinisё. Nga 1.5 milion emigrantёt qё zbarkuan nё Evropё gjatё

vitit 2015, 73% e tyre ishin meshkuj.160 Ky ishte njё disproporcion shumё i madh, i

krahasueshёm me popullsinё e Kinёs, e cila ka edhe disbalancёn mё tё madhe gjinore

nё botё.161Studimet sociologjike kanё treguar se sa mё shumё tё rritet popullsia

mashkullore, aq mё e prirur ёshtё njё shoqёri tё jetё konfliktuale, e dhunshme,

seksiste dhe agresive, pasi do tё ketё shumё pak femra pёr shumё meshkuj.162

Pёr ta shmangur kёtё, antropologia e Universitetit Xhorxh Uashington nё

SHBA, Barbara Miller, jep argumentin se qeveritё lokale duhet tё marrin nё

konsideratё mbajtjen nё ekuilbёr tё gjinive pёr tё mirёn lokale dhe globale, njёlloj si

ujin e pijshёm dhe ujёrat e zeza.163Edhe pse mediat evropiane pasqyronin mё shumё

gratё dhe fёmijet tek emigrantёt e ardhur, numri i tyre ishte minorancё e dukshme.

Vёrshimi i kohortave mashkullore me pamje tё ashpёr, tё paedukuar, solli

sfida tё mёdha pa marrё parasysh faktin se kujt kombёsie i pёrkisnin. Shumica e

meshkujve emigrantё vinin nga vende me shumicё myslimane ku statusi ligjor i gruas

ndryshon shumё nga ai i gruas evropiane. Nё njё survejim tё kryer mё 2013-ёn nga

Qendra e Kёrkimeve Pju (Pew Research Centre), nё njёzet e tre vende myslimane,

rezultoi se shumica e tё anketuarve besonte se gruaja duhet t'i bindet burrit, çka ёshtё

krejtёsisht e pakonceptueshme nё Evropё dhe veçanёrisht nё vendet Skandinave

qёёshtё edhe territori me barazinё mё tё madhe ndёrmjet gjinive.164 Madje, shumё

shoqёri nё vendet myslimane kёrkojnё rivendosjen e Sheriatit (ligjit islam) dhe mё

158Dan Hyde, "IKEA running out of beds due to migrant crises", Daily Telegraph, November 6, 2015. 159 James Kirchick, vepёr e pёrmendur, fq. 111. 160 "Oh Boy", The Economist, January 16, 2016. 161 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 111. 162 Po aty. 163 Barbara D. Miller, "Female-selectve abortion in Asia: Patterns, Policies and Debates", American

Anthropologist 103, no. 4, December 2001, ffq. 1083-1095. 164 Pew Research Center, The world's Muslims: religion, politics and society, Washington D.C.: Pew

Research Center, April 30, 2013.

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

52

shumё se 75% e tyre mendojnё se homoseksualizmi ёshtё i gabuar.165Sipas Forumit

Ekonomik Botёror tё vitit 2014, nё njё vrojtim tё Global Gender Gap Report, i cili

vlerёson statusin e gruas nёshёndet, arsim, ekonomi dhe politikё, vendet islamike,

gjashtёmbёdhjetё prej tyre tё pyetura, e vlerёsojnё se ёshtё shumё keq tё jesh

grua.166Siria, vend nga i cili vinte shumica e emigrantёve, renditet e katёrta nё kёtё

vlerёsim.167 Nё fjalёt e shkrimtarit algjerian Kamel Daud (Daoud), bota myslimane ka

"njё marrёdhёnie tё sёmurё me gratё" dhe aplikon djallёzi mbi to si psh., e detyron tё

mbajё vello, klitoridektomisё dhe operacione tё detyrueshme pёr cipёn e virgjёrisё.168

Pasojat e parashikueshme pёr tё mbajtur kaq shumё meshkuj tё pareformuar nё

Evropё, u bё politikё e ditёs. Mё 31 dhjetor 2015, njё grup prej 1000 vetash afrikanё

dhe arabё, sulmuan seksualisht gra dhe vajza nё qytetin gjerman tё Kёlnit.169 Ky akt i

shёmtuar po ndodhte nё njё vend qё i kishte mirёpritur ata. Sigurisht, dhuna seksuale

nuk ёshtё vetёm ekskluzivitet i botёs arabe. Edhe nё perёndim ka raste flagrante nga

futbollistёt amerikanё dhe evropianё, tek presidentё amerikanё, zyrtarё tё lartё tё

Kishёs Katolike e kёshtu me radhё. Por jo nё kёto pёrmasa.

Vendimi i kancelares Merkel pёr tё mirёpritur emigrantёt do tё kishte pasoja

pёr tё gjithё Evropёn. Ajo nuk po priste thjesht njёmilion emigrantё nё Gjermani, ajo

po priste njё milion emigrantё nё Evropё. Kjo pёr faktin se, nёse je turist apo

emigrant, sapo tё hysh nё zonёn Shengen, ke tё drejtё tё shkosh kudo brenda kёsaj

zone. Kjo solli edhe njё rrezik tjetёr; terrorizmin. Aktet e pashembullta nё Paris 2015

tё organizuara nga "Shteti Islamik" rezultuan se ata qё kryen ato akte brutale kishin

hyrё nё Evropё nga Greqia me valёn e emigrantёve nga Lindja e Mesme.170 Dёshtimi

i Evropёs pёr tё sajuar njё qasje tё pёrbashkёt ndaj dhёnies sё azilit dhe emigracionit,

do tё sillte tendencёn e natyrshёm drejt nacionalizmit agresiv nё pёrpjekje pёr t'i

dhёnё njё zgjidhje kёtij problemi.

Eksperienca moderne e Evropёs pёr emigracionin ka filluar nё vitet '50 dhe '60

tё shekullit XX, pasi shkatёrrimet e ndodhura nё Luftёn e Dytё Botёrore kёrkuan

krahё tё shumtё punё dhe punёtorё nga tё gjitha vendet. Nё Gjermani, kёta "punёtorё

tё ftuar-gastarbeiter" ishin mё sё shumti turq, tё cilёt kishin ardhur me mirёkuptim qё

tё ktheheshin pёrsёri nё shtёpi sapo tё mbaronin kontratat.171 Por, kjo marrёveshje nuk

u zbatua asnjёherё. Turqit e punёsuar nё Gjermani pas lufte, mbetёn atje. Sipas

Kristofёr Kalduell (Christopher Caldwell) qёёshtё njё vёzhgues i mirё i emigracionit

kontinental:

165 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 112. 166 Po aty. 167Po aty, vepёr e pёrmendur. 168 Kamel Daoud, "The sexual misery of the Arab world", New York Times, February 12, 2016. 169 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 112. 170 Anthony Failoa & Souad Mekhennet, "Tracing the path of four terrorists sent to Europe by the

Islamic State", Washington Post, April 22, 2016. 171 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 114.

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

53

"Evropa i zgjidhi pёrkohёsisht problemet ekonomike nёpёrmjet ndryshimit

pёrmanent demografik".172

Sapo emigrantёt lindorё u vendosёn nё vendet perёndimore, filloi edhe njё

krahasim kulturash.Multikulturalizmi, i inicuar fillimisht nё Francё dhe i ndjekur mё

pas nga Britania e Madhe dhe Gjermania, nuk i shmangu kontrastet shoqёrore

ndёrmjet vendasve dhe emigrantёve. Njё nga arsyet se pёrse Evropa perёndimore

pranoi shumё emigrantё edhe pas rёnies sё Murit tё Berlinit, ishte fakti i krahut tё lirё

tё punёs qё ata ofronin. Njё tjetёr aryse jo mё pak e rёndёsishme, ishte edhe plakja e

popullsisё sё Evropёs perёndimore dhe ulja e numrit tё lindjeve. Lidhur me kёtё fakt,

studiuesit dhe sociologёt janё tё ndarё. Disa mendojnё se ky argument mund tё kishte

kuptim pas pёrfundimit tё Luftёs II Botёrore kur vёrtet numri i humbjeve nё njerёz

ishtei pёrmasave katastrofike. Nё dhjetёvjeçarin e fundit tё shekullit XX, megjithё

uljen e lindjeve nuk mund tё flitet pёr njё katastrofё dhe kёrkesё tё dёshpёruar pёr tё

rritur numrin e popullsisё. Gjermania ёshtё njё vend i cili kёrkon punёtorё tё

specializuar pёr tё punuar nё fabrikat dhe uzinat e saj. Njё gjё e tillё psh., nuk mund tё

flitet pёr Spanjёn e cila nuk e ka forcёn industriale gjermane. Duke marrё pёr

shembull Gjermaninё, dalin tregues domethёnёs se punёtorёt emigrantё nuk janё tё

kualifikuar dhe produktivё sa punonjёsit evropianё. Nёse do tё bёjmё njё krahasim

ndёrmjet BE-sё dhe Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs pёr punёtorёt e papunё

vendorё, rezulton se nё BE kjo shifёr ёshtё 15%, ndёrsa nё SHBA, 5.8%.173 Nё

Evropё, punёsimi i jo vendorёve ёshtё 5% mё i lartё se i vendasve, kurse nё Amerikё

1% mё i ulёt.174

Akoma edhe mё e keqe ёshtё kjo pёrqindje tek punёsimi i rinisё vendase dhe

tё ardhur. Ardhja e njё popullsie myslimane nё numёr tё papёrcaktuar ishte edhe

rrjedhojё e shoqёrive perёndimore tё cilat nuk kishin bёrё aq sa duhet pёr tё integruar

myslimanёt qё jetonin nё Union si qytetarё tё tij. 175 Fakt pёr kёtё,ёshtё edhe refuzimi

i myslimanёve qё jetonin nё Danimarkё dhe u shprehёn hapur kundёr karikaturave tё

profetit Muhamed nga njё satirike danaze nё vitin 2006.176Sipas njё sondazhi, 80% e

myslimanёve qё jetonin nё Spanjё, 79% e atyre francezё, 73% e myslimanёve

britanikё dhe 71% e myslimanёve gjermanё fajёsuan 'mungesёn e respektit'

perёndimor ndaj 'intolerancёs myslimane' dhe botimin e karikaturave e kthyen nё

potere tё madhe.177Nё njё tjetёr sondazh, 27% e myslimanёve britanikё dolёn hapur

dhe nё favor tё sulmit shtazarak kundёr tё pёrjavshmes satirike Charlie Hebdo nё

172 Christopher Caldwell, Reflections on the revolution in Europe: Immigration, Islam and the West,

New York: Double Day, 2009, fq. 35. 173OECD, 'Employment and unemployment rates by gender and place of birth", OECD International

Migration Statistics (database 2016), http://dx.doi.org/10.1787/data-00722-en. 174 Po aty. 175James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 116. 176 Po aty, vepёr e pёrmendur, fq. 117 177 Pew Global Attitudes Project, The great divide: How westerners and Muslims view each ther,

Washington DC: Pew Global Attitides Project, June 22, 2006.

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

54

janar 2015 madje, duke nxitur akte ekstreme dhune kush "tallet" me profetin

Muhamed.178

Njё studim i kohёve tё fundit nё Britaninё e Madhe, i drejtuar nga ish kryetari

i komisionit pёr barazi dhe tё drejta tё njeriut, Trevor Filips (Trevor Phillips), ishte

edhe mё shqetёsues. Edhe pse vёrehet se shumica e myslimanёve britanikё nuk ishin

ekstremistё, Filipsi arrinte nё pёrfundimin se njё humnerё ekzistonte ndёrmjet

britanikёve jo myslimanё me ata myslimanё. Pёr ta qartёsuar, nё sondazh 52% e

myslimanёve britanikё mendonin se homoseksualizmi duhet tё ishte i paligjshёm.

39% mendonin se gruaja duhet t'i bindet burrit dhe 35% mendonin se hebrenjtё kishin

shumё pushtet nё Britani.179Madje tё larta ishin edhe pёrqindjet pёrsa i pёrket

mendimit pёr poligaminё, imponimin e Sheriatit dhe dhunёn kundёr blasfemuesve. Nё

pёrfundim tё sondazhit tё tij, Filips shkruante:

"Opinioni liberal nё Britani, pёr mё shumё se dy dekade mendonte se

myslimanёt qё jetonin nё vend, ishin njёlloj si britanikёt vendas, mjaftonte qё tё

rrisnin edhe mё shumё nivelin ejetesёs dhe çdo gjёdo tё fashitej nё kohё".180

Por, faktet e fundit treguan se kjo nuk ishte e vёrtetё.181Raporti i Filipsit, i

pёrket vitit 1997, tani pas 20 vjetёsh, myslimanёt britanikё (jo të gjithё) jo vetёm qё

nuk janё integruar ashtu siç duhet, por edhe janё radikalizuar.Kёtё e praonin edhe vetё

Filipsi, kur 20 vjet pas raportit tё tij, mё 2017, ka shkruar:

"Pёr njё kohё tё gjatё mendoja se myslimanёt e Evropёs, me kalimin e kohёs

do tё bёheshin si ne duke braktisur mёnyrat e jetesёs sё paraardhёsve tё tyre, tё mos

ishin kaq tё dhёnё pas fesё dhe t'i pёrshtateshin diversitetit tё jetёs nё Britani. Duhet

t'i kisha njohur mё mirё".182

Vёshtirё se tё besosh se aspekti fetar i myslimanёve evropianё ishte faktori

kryesor nё nxitjen e euroskepticizmit nё Britaninё e Madhe. Ekonomistё britanikё tё

sektorit publik, akademik dhe privat kanё qenё skeptikёlidhur me projektin evropian

tё integrimit monetar. Nё njё artikull tё shkruar nё Foreign Affairs, Martin Feldstein

paralajmёroi se monedha e pёrbashkёt do tё rriste tensionet ndёrmjet vendeve

evropiane dhe madje mund tё çonte nё njё luftё civile evropiane.183 Me tone

apokaliptike, ai paralajmёroi se "konfliktet mbi çёshtjet ekonomike dhe ndёrhyrjet tek

sovrantieti i shteteve mund tё pёrforcojnё inatet e vjetra tё bazuara nё histori,

nacionalizёm dhe religjon. Vlerёsimi i Gjermanisё se ёshtё e nevojshme tё pёrmbahet

nё njё entitet mё tё gjerё evropian ёshtё njё paralajmёrim nё vetvete. A mund tё

mbajё njё strukturё e tillёurtё Gjermaninё nga tundimi pёr tё ushtruar njё lidership

hegjemon?"184

178 ComRes Poll for BBC Radio 4 Today, February 25, 2015. 179 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 117. 180Po aty, vepёr pёrmendur. 181 Po aty. 182 Po aty. 183Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 251. 184Martin Feldstein, EMU and international conflict", Foreign Affairs, November/December 1997, fq.

72.

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

55

Dy ekonomistё evropianё, Lars Jonung dhe Eoin Drea, nё vitin 2009 nё

vigjilje tё euro-traumёs, vunё nё dukje moton e disa ekonomistёve amerikane ndaj

euros qё thonin: "Nuk mundtё ndodhё, ёshtё ide e keqe, nuk do tё zgjasё".185 Gjatё

krizёs, Feldsteini dhe shumё tё tjerё vijuan tё insistonin nё historinё e tyre tё vjetёr

sesa profetikё kishin qenё.186Megjithatё, debati pas vitit 2010 dukej krejt ndryshe

krahasuar me vitet '90. Nё zanafillё tё euro-s, diskursi publik u pёrqendrua gjerёsisht

tek mobiliteti i punёs dhe tek faktorёt e prodhimit. Pas vitit 2010 debati qendror u

pёrqendrua gjerёsisht tek aftёsia e bankave pёr tё pёrballuar krizat. Nga njёra anё

qёndronin argumentet amerikane qё kёrkonin njё sistem kolektiv fiskal evropian qё tё

merrte mё shumё pёrgjegjshmёri dhe tё ishte i aftё tё vepronte si stabilizues

automatik njёlloj si buxheti federal amerikan. Zyrtarёt amerikanё dhe britanikё e

pёrsёrisnin herё pas herё kёtё pikё. Padyshim qё britanikёt ishin mё tё interesuarit pёr

kёtё projekt, pasi ishte e dukshme se ata nuk kёrkonin tё integroheshin mё shumё nё

sistemin fiskal evropian.187

Pёr shkollёn ekonomike franceze, gjёja mё e pёrshtatshme pёr t'u bёrёishte

krijimi i njё fuqie fiskale tё centralizuar. Ekonomistёt francezё gjithmonё kanё

dёshiruar transferta fiskale tё gjera. Pёr Francёn, shteti ёshtё mik.188 Nё mёnyrё jo

konsistente metraditёn e tyre ekonomike, udhёheqёsit politikё francezё janё ngurrues

ta kalojnё buxhetin kombёtar nё nivel evropian.189Pikёpamja anglo-amerikane,

ndryshon nga ajo franceze qё e konsideron shtetin tё dobishёm nё kohё krizash, por

qё ka qёndrim negativ ndaj tij. Nё traditёn franceze, alokacioni i kreditit ёshtё

shqetёsim i madh politik,kёshtu qё pёrfshin shtetin. Pёr anglo-amerikanёt, veprimi

shtetёror ёshtё parёsisht njё pёrgjigje ndaj problemeve financiare dhe destabilitetit.

Me fjalё tё tjera, aspekti fiskal i integrimit ёshtё çёshtja bazё e shpёtimit tё bankave

nё kohё krizash.

Kёto dallime ekonomike padysim qё do tё rritnin eurospekticizmin nё Britani.

Dikur, nё vitin 1805, kryeministri britanik Uilliam Pit (William Pitt- i Riu), kishte

deklaruar se Britaniado ta shpёtojё Evropёn me shembullin e saj.190 Dhe nuk e kishte

gabim. Revolucioni Francez i vitit 1789, filloi si shkak i falimentimit financiar tё

regjimit tё vjetёr. Pas pёrfundimit tё luftrave qё solli Revolucioni francez, vendet

evropiane u pёrpoqёn tё mateshin me shembullin britanik, nёn shembullin e

Revolucionit tё Lavdishёm tё 1688-ёs, pasi kishte kontrolluar dhe vёnё rregull nё

financat publike.191Tashmё, nё dhjetёvjeçarin e parё tё viteve 2000, debatet pёr

anulimin e borxheve u bёnё bisedёe ditёs mbёshtetur edhe nё precedentin e vitit 1953,

185 Lars Jonung & Eoin Drea, "The Euro: It can't happen, It's a bad idea, It won't last", U.S. economists

on the EMU, 1989-2002, European Commission Economic Papers 395, 2009. 186Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 252. 187Po aty, fq. 253. 188 Po aty. 189 Po aty. 190 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 153. 191Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 257.

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

56

tё quajtur London Debt Agreement (marrёveshja britanike e borxhit), e cila u kthye nё

pikё reference.192Ky argument, u bё pikё reference pёr shumё ekonomistё anglo-

amerikanё tё cilёt e konsideronin Gjermaninё si shtet qё nuk plotёson zotimet duke

marrё pёr bazё vitet 1923, 1932-1933, 1945 dhe 1953. Sipas kёsaj pikёpamjeje, fuqia

ekonomike gjermane ishte bёrё e mundur falёqёndrimit prej xhentёllmeni tё anglo-

amerikanёve ndaj borxheve tё saj, por qё kishte ndryshuar kur Gjermania ishte kthyer

nga kredi marrёse nё kredidhёnёse.193Sipas kёtyre kritikёve, Gjermania po pёrpiqej tё

largonte shkallёt qё e lejuan tё ngjitej nё majё tё ekonomisё botёrore.

Por nё fakt, britanikёt euroskeptikё, harrojnё se realitetiёshtё mё kompleks.

Nё fakt, historia e Gjermanisё na jep njё shembull tё fuqishёm tё inkonsistencёs sё

problemit. Gjermania ёshtё bёrё mё e pabesueshme dhe politikat gjermane mё

ekstreme kanё qenё kur ekonomia e saj ka qenё e gozhduar nga borxhet. Anulimi i

borxhit i vitit 1953, lejoi Gjermaninё tё lidhej ndёrkombёtarisht me sistemet

ekonomiko-demokratike tё botёs perёndimore. Nё vitin 1923, kjo gjё nuk u realizua

dhe i hapi rrugёn brenda njё dhjetёvjeçari ardhjes nё pushtet tё partisё tё ekstremit tё

djathtё tё udhёhequr nga Adolf Hitleri, e cila i shkaktoi Gjermanisё dhe tё gjithё botёs

njё fatkeqёsi tё pёrmasave apokaliptike. Anulimi i borxhit i vitit 1953, ishte e vetmja

rrugё qё Gjermania tё mos rrёshqiste nё humnerёn e ekstremeve edhe njё herё. Ky

fakt tregoi, se udhёheqёsit demokratikё gjermanё, ishin tё aftё tё kuptonin mёsimet e

historisё. Nё vitin 1950, pas shpёrthimit tё Luftёs sё Koresё, Gjermania kishte

rrёshqitur nё njё krizё tё thellё tё mos pagimit tё pagave. Liberalizimi i programit dhe

marrja e njё krediti evropian pёr bashkimin e pagave, shmangu katastrofёn. Tashmё, e

njёjta situatё u paraqit me krizёn nё Greqi, Spanjё, Portugali dhe pjesёrisht nё Itali.

Pikёpamjet, amerikane dhe britanike e lidhnin papёrshtatshmёrinё e veprimit

evropian ndaj krizёs sё kredive me çekuilibrat botёrorё financiarё, nё tё cilёt Shtetet e

Bashkuara tё Amerikёs kanё qenё prej kohёsh tё shqetёsuara lidhur me shtrembёrimet

e imponuara mbi ekonominё botёrore nga vende tё cilat jetonin mbi mundёsinё e tyre.

Nё fundin e viteve 1970, administrata e presidentit amerikan Xhimi Karter (Jimmy

Carter) dёrgoi njёprej ekonomistёvemёbrilantё nё Evropё, pёr t'u lektoruar

politikanёve evropianё mbi domosdoshmёrinё pёrse Gjermania do tё shёrbente si

lokomotivё ndёrkombёtare.194Por, nё vitet 2000, brezi i ri i politikanёve britanikё

ndryshoi qёndrim. Pikё sё pari, ata nuk ishin shumё tё interesuar pёr politikat

financiare tё Evropёs. Shpjegimi intelektual i krizёs financiare sipas tyre kishte tё

bёnte me çekuilbrat botёrorё. Kjo do tё thoshte se SHBA-tё do t'i linin dorё tё lirё

FMN pёr tё vepruar si polic ekonomik botёror pёr tё rregulluar financat e botёs. Por,

udhёheqёis i atёrhershёm i FMN-sё, Dominik Stros Kan (Dominique Strauss-Kahn)

nuk ra nё kёtё kurth ekonomik.195

192 Benjamin M. Friedman, "The pathology of Europe's debt", New York review of books, October 9,

2013. 193Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 257. 194Po aty, fq. 259. 195Wyn Rees, "America, Brexit and the security of Europe", nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 563.

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

57

Mosmarrёveshjet ndёrmjet liderёve tё G7-ёs lidhur sesi do tё menaxhohej

kriza, u dukёn nё samitin e G20-ёs nё Seul (Kore e Jugut) nё vitin 2010, ku sekretari

amerikan i thesarit Tim Gaitner (Tim Geithner) propozoi mendimin e papranueshёm

pёr tё kufizuar nё 4% kreditimin e llogarive aktuale.196Ky propozim u hodh poshtё me

kritika tё forta prej Gjermanisё dhe Japonisё, madje ministri gjerman i financave

Rainer Bryderle (Rainer Brüderle) e quajti "planifikim tё ekonomisё".197 Sikur tё mos

mjaftonte kjo, nё atё samit, erdhi edhe propozimi i çuditshёm prej liderёve autoritarё

Vladimir Putin i Rusisё, Kristina Kirhner e Argjentinёs dhe Rexhep Taip Erdogan i

Turqisё. Ata ofruan stilin e tyre tё politikёs sё'Demokracisё jo-liberale" tё kontrollit

tё politikёs dhe tё shoqёrisё si mёnyrё pёr tё kontrolluar borxhin pasi sipas tyre ishte

mёnyrё mё e mirё sesa oferta e kapitalizmit kozmopolitan ndёrkombёtar.198

Evropa nё konceptin anglo-amerikan nuk duhet tё shtonte pёrkeqёsimet e

situatёs ndёrkombёtare nё situatёn e krizёs financiare. Amerika si e vetmja hyper-

power ekzistuese, nuk mund tё merrej nё tё njёjtёn kohё me krizёn e euros, tё

borxheve, me luftёn kundёr terrorizmit, zhvillimin bёrthmor tё Iranit, Koresё sё

Veriut, rritjen e vazhdueshme ekonomike tё Kinёs dhe me sfidat e sigurisё qё

paraqiste Rusia. Por, siç kishte treguar kriza jugosllave e viteve '90 tё shekullit XX,

Evropa nuk mund tё zgjidhte hallet e saj pa ndihmёn amerikane. Nё prill tё vitit 2009,

kishte patur njё mbledhje tё G20-ёs nё Londёr. Britania e Madhe dhe Shtetet e

Bashkuara tё Amerikёs ia kishin dalё mbanё tё ofronin njё nxitje fiskale tё

koordinuar. Disa shtete tё Evropёs kontinentale ishin skeptikё ndaj kёsaj nisme.199

Veçanёrisht gjermanёt e kundёrshtuan kёtё nismё pasi sipas tyre stabilizimi fiskal do

tё thoshte shpenzime mё tё mёdha publike nga tё cilat do tё rritej automatikisht borxhi

duke ndikuar kёshtu nё jetёn e qytetarёve. Ky akt, shёnoi edhe shpёrthimin e krizёs nё

zonёn euro.200Sikur tё mos mjaftonte kriza greke, presidenti Obama nxiti qeverinё

socialiste tё Hoze Luis Zapateros tё fillonte njё plan masash shtrёnguese ekonomike si

masё parandaluese ndaj krizёs.201

Kriza ekonomike e vitit 2008-2009, duket se e ndau pёrfundimisht Evropёn nё

dy kampe. Franca vijonte t'i qёndronte idesё se BE-ja duhet tё ndiqte rrugёn e SHBA-

ve duke shfrytёzuar taksat pёr tё financuar bankat, duke u pёrqendruar tek zgjidhja mё

imediate e problemeve. Nga ana tjetёr, Gjermania, u pёrqendrua nё tё kaluarёn dhenё

tё ardhmen. Franca mendonte se mosndreqja e problemeve tё sё tashmes, do tё

ndikonte akoma pёr mё keq nё tё ardhmen, ndёrsa Gjermania mendonte se ndreqja e

196 Daniel Wincott, John Peterson and Alan Convery, "Introduction: Studying Brexit's causes and

consequences", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3),

fq. 433. 197Helen Thompson, "Inevitability and contingency: The political economy of Brexit", nё The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 440. 198Mathew Goodwin and Caitlin Milazzo, "Taking back control? Investigating the role of immigration

in the 2016 vote for Brexit", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London:

2017, vol, 19(3), fq. 557. 199 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 259. 200 Po aty. 201Po aty, fq. 262.

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

58

sё tashmes, do tё ndikonte pёr keq nёtё ardhmen. Ajo çfarё kishte ndodhur, kishte

ndodhur. Nuk mund tё zhbёhej. Nuk kishte sesi qё edhe vetё mosmarrёveshjet pёr

zgjidhjen e krizёs ndёrmjet boshtit Paris-Berlin tё mos ndikonin pёr keq nё Britaninё

e Madhe. Pikёpamjet e ndryshme ndёrmjet Francёs dhe Gjermanisё pёr t'u marrё me

krizёn, krijuan njё spirale tё rrezikshme qё kishte rrezik tё pёrhapej anembanё

Bashkimit Evropian. Dhe rreziku quhej Greqi.

3.2. Pёrpara Brexit, rreziku Grexit

Pёr grekёt, bashkimi me eurozonёn dhe mbajtjae euro-s ishte mё shumё

çёshtje krenarie kombёtare sesa çёshtje logjike. Pёrndryshe, nuk ka sesi tё shpejgohen

sondazhet qё tregonin se 70% e popullsisё mbёshteste anёtarёsimin nё eurozonё dhe

"JO" masive nё referendumin e 2015-ёs pёr tё hedhur poshtё kёrkesat e kreditorёve si

dhe pёr ta pёrgatitur elektoratin qё tё votonte njё parti kundёr planeve shtrёnguese.

Ndoshta kjoshpjegohet me pushtimin 400 vjeçar osman, diktaturat ushtarake tё

kaluara. Pёr grekёt, prania nё euro, mbetet thjesht marka e tyre pёr tё qenё pranё

civilizimit perёndimor.202 Tendenca pёr ta parё vendin tё anёtarёsuar nё euro thjesht

nё terma simbolikё, inkurajoi njё sjellje krejt tё papёrgjegjshme si ekonomike, ashtu

edhe politike tё udhёheqёsve grekё me insistimin alogjik se Evropa duhet t'i

nёnshtrohet Greqisё dhe asgjё tjetёr.203 Nё Greqi, reformat e kёrkuara nga Bashkimi

Evropian pёr tё nxjerrё vendin nga kriza, u konsideruan si çnjerёzore. Mё shumё se

10 vjet nё krizё, çmimi i njёsive tё punёs u rrit mё shumё se 35% nga njё mesatare

prej 20% qё ёshtё nё vendet e tjera tё BE-sё.204

Pёrpara krizёs, 43% e grekёve 55 - 60 vjeçarё punonin, krahasuar me 51% e

gjermanёve dhe 62% e amerikanёve tё kёsaj moshe. Njё nga absurdet mё tё mёdha,

qёndronte nё faktin se 96% e rrogёs qё merrnin grekёt shkonte pёr pensione, kurse nё

Evropё kjo shifёr ishte 59%.205 Akoma dhe mё e rёndё bёhej situata kur shteti grek

subvenciononte pensione tё pakicave kombёtare greke nё shtetet fqinje. Gjithashtu e

rёndё, ishte edhe vetmburrja greke pёr demokracinё kapur pas njё fjale tё presidentit

francez Valeri Zhiskar d'Estёn kur e quajti Greqinё "mёmёn e tё gjitha

demokracive".206Edhe pranimi i Greqisё nё BE nё vitin 1981, ishte i pёrshpejtuar.

Kёtё fakt, e pranon vetё d'Estёn kur tridhjetё vjet mё vonё do tё deklaronte:

"Pranimi i nxituar i Greqisё nё Komunitetin Evropian ishte njё gabim".207

Por, ky gabim nuk ishte i evitueshёm. Faji i krizёs greke qёndron tek tё gjitha

nivelet e shoqёrisё pёr tё pёrqafuar modernizimin. Pantelis Skias, profesor i

ekonomisё ndёrkombёtare do tё shprehej lidhur me kёtё çёshtje:

202 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 185. 203 Po aty. 204James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, fq. 185. 205Po aty. 206James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 186. 207 European Luminaries reflect on Euro: "Seventeen countries were far too many", Spiegel

International, September 11, 2012.

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

59

"Ne nuk i pёrmbushёm detyrimet tona, por nuk bёmё gabim qё hymё nё

euro".208

Kriza greke ёshtё thelbёsisht nё radhё tё parё politike dhe jo ekonomike.

Koncepti liberal perёndimor i shtetit si njё arbitёr i paanshёm, qё thjesht shpёrndan tё

mirat publike me konsensus dhe duke implementuar politika me njё sy drejt

gjeneratёs tjetёr, nuk mund tё kuptohej nё njё vend me pikёpamje krejt tё ndryshme si

Greqia. Shteti nё botёkuptimin grek, dhe nё mbarёBallkanin perёndimor, shikohet si

njё"lopё" qё duhet mjelё sa ka fuqi, pёrndryshe nuk mund tё pasurohesh dot. Ky fakt

vёrtetohet mё sё miri tek dinastitё Papandreu dhe Karamanlis, tek dorёzimi i

pushteteve politike nga gjyshi e deri tek nipi. Nё Evropёn perёndimore, kjo gjёёshtё e

pakonceptueshme.

Gjёja mё çuditshme e kёtyre politkanёve tё pёrjetshёm ishte fakti se, kishin

guxim tё kundёrshtonin politikёn globale, tё SHBA-ve, Gjermanisё e vendeve tё tjera

tё fuqishme. Por, kriza me sa duket, ia uli kokёn. Do tё ishte vetё Jorgo Papandreu,

kryeministrii fundit i PASOK-ut, i cili do tё deklaronte nё ditёt e fundit tё qёndrimit tё

tij si kryeministёr:

"Greqia ёshtё njё vend i varur. Ne jemi njё koloni".209

Kriza ndikoi qё Greqia tё kthehej nё njё demokraci populiste. Sipas

ekonomistit Mankur Olson (Mancur Olson) nё librin e tij 'Lindja dhe rёnia e

kombeve', ai do tё deklaronte:

"Kjo [kriza] ndikon tek kultura e kombeve dhe shoqёrive".210

Kjo do tё thotё se Greqia pёrherё paska qenё nё krizё. Njё sistem politik si ai

qё prodhoi Greqia, padyshim do tё sillte edhe kosto tё rёnda ekonomike. Aq rёndё

ishte Greqia, sa nga FMN-ja dhe kreditorё tё tjerё iu dha njё borxh i lartё nё vitin

2010, pёr hartimin e tё cilit u deshёn 230 ditё punё kontraktore.211 Greqia filloi t'i

pёrmbushte masat shtrёnguese me gjysёm zemre. Zemёrimi i popullsisё arriti kulmin.

Demonstratat masive bёnё qё qeveria greke tё pёrballej pёrveç krizёs financiare edhe

me krizёlegjitimiteti. Tani ekzistonte edhe njё rrezik tjetёr me njё fjalё tё panjohur mё

parё nё fjalorin politik: Grexit.

Greqia ishte margjinalizuar dhe rreziku qё tё mos dёrgoje mё para jashtё, do tё

thoshte tё ishe jashtё strukturёs financiare evropiane. Kjo do tё thoshte se eurot qё

prodhoheshin nё Greqi ishin mё pak tё vlefshme se eurot qё prodhoheshin nё

Gjermani.212 Por, pёrderisa eurot greke ishin tё njёjta me ato gjermane, grekёt mund

tё blinin bonuse gjermane apo t'i depozitonin paratё e tyre tek bankat gjermane.

Boshatisja e bankave greke u kthye nё njё problem tё madh likuiditeti. Ndёrhyrja e

Gjermanisё nё kёtё pikё kritike ku ndodheshin bankat greke u bё domosdoshmёri.

Por, nёse do tё ndodhte, Grexit, zhvlerёsimi i Greqisё do tё ishte edhe mё i madh. Tё

208James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 186. 209Po aty, fq. 189. 210 Mancur Olson, The Rise and Decline of nations, New haven: Yale University Press, 1982, fq. 69. 211 Task Force for Greece, 1st Quaterly Report, Brussels: European Commission, November 17, 2011. 212Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 226.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

60

paktёn tani janё pjesё e sistemit dhe punojnё pёr 'eurot' gjermane. Padyshim qё,

investitorёt e borxhit grek janё tё bindur se njё gjё e tillё nuk do tё ndodhёdhe se

euroja greke ka tё njёjtёn vlerё si euroja gjermane.

Ata qё themeluan ligjet e Mastrihtit, ishin shumё tё vetёdijshёm se mes

shteteve anёtare tё Bashkimit Evropian nuk ekzistonte i njёjti zhvillim ekonomik. Ky

traktat i shkonte mё shumё pёr shtat idesё franceze pёr njё kontroll tё fortё pёr tё

shmangur çdo lloj spekullimi. Njё politikёe tillё injoronte çdo kёrcёnimi 'exit' dhe do

tё mbronte monedhёn e pёrbashkёt nga çdo kёrcёnim dhe pa kufizime. Pёr mё tepёr,

politika franceze e konsideronte se kush braktis euron do tё sjellё njё reagim zinxhir

dhe kёrcёnim pёr vendet e tjera qё aplikojnё monedhёn e pёrbashkёt."Exit'-i shikohej

ngaspekullatorёt edhe si njё mundёsi pёr vendet qё tё rifitonin konkurrencёn e

humbur. Njё 'exit' mund tё jetё krejtёsisht i mundur nёse njё vend nuk plotёson

kushtet nominaletё konkurrencёs dhe presionet politike.213

Nё verёn e vitit 2012, sikletet e njё"Grexit" kapёn majat. Franca dhe Banka

Qendrore Evropiane me seli nё Frankfurt, panё rrezikun e pёrhapjes sё njё sёmundjeje

tё tillё. Kreditorёt e bankave spanjolle dhe italiane patёn frikё se mos brenda natёs

kursimet e tyre do tё ktheheshin nё njё monedhё pa vlerё. Por, gjermanёt nuk e

prishёn gjakun. Pёr ta, ishte mё mirё njё fund financiar me terror, sesa njё terror pa

fund. Gjermanёt kёrkonin partnerё tё disiplinuar financiarisht, dhe jo spekullatorё.

Fillimisht, u duk sikur gjermanёt ishin pro Grexit.214 Qё nga fillimi i vitit

2012, politikanё gjermanё e deri tek ministri i ekonomisё Volfgang Shojbёl

(Wolfgang Schäuble), dhanё mendime se kriza do tё zgjidhej mё lehtё sikur Greqia tё

dilte nga monedha e pёrbashkёt.215 Madje, edhe studjues amerikanё, ishin tё mendimit

se dalja e Greqisё do tё shtonte konkurrencёn. Nё muajin qershor tё atij viti, sipas

agjencisё Rojters (Reuters), ministrat e zonёs euro, u pёrgatitёn pёr çdo tё papritur.Mё

15 qershor 2012, pak para zgjedhjeve parlamentare, grekёt tёrhoqёn nga bankat e tyre

mё shumё 3 miliard euro.216 Plani i zi pёr tёrheqjen e Greqisё po vihej nё punё. Banka

Qendrore Gjermane, Bundesbank, deklaroi se do tё ishte mё mirё qё Greqia tё dilte

nga eurozona sesa tё mos plotёsonte detyrimet.217 Njё status quo institucionale nuk

ishte mё e vlefshme.218

Megjithatё, Greqinё e shpёtoi forca e kancelares Merkel qё me sa duket ishte e

bindur se dalja e Greqisё do tё kishte efekt shkatёrrimtar pёr eurozonёn. Grexit mori

213Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 228. 214 Owen Parker, "Critical political economy, free movement and Brexit: beyond the progressive's

dilemma" nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

481. 215 Po aty, fq. 482. 216 Cathy Gormley-Heenan and Arthur Aughey, "Northern Ireland and Brexit: Three effects on 'the

bordr in the mind', nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol,

19(3), fq. 497. 217 Cathy Gormley-Heenan and Arthur Aughey, "Northern Ireland and Brexit: Three effects on 'the

bordr in the mind', nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol,

19(3), 501. 218 Ian Traynor & Patrick Wintour, "Euro area crises: Germany and Franca clash over eurobonds at

summit", Guardian, May 23, 2012.

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

61

pёrmasa pёrtej Evropёs. Nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, presidenti Obama pati

frikё se mos njё krizё e re financiare do tё ndikonte nё rizgjedhjen e tij si

president.219Fatin e Greqisё e morёn nё dorё Tim Gaitner dhe Volfgang Shojbёl nё njё

takim qё patёn nё Detin e Veriut, nё ishullin Sylt.220Greqia shpёtoi, pёr momentin.

Hapin tjetёr, pёr tё shmangur Grexit, duhet ta ndёrmerrte qeveria greke.

Kryetari i Komisionit Evropain, Hoze Manuel Barroso (Jose Manuel Barroso) nё njё

takim me kryeministrin grek, Antoni Samaras, i deklaroi:

"Mos filloni tё kёrkoni kushte tё reja; s'ka rrugё tjetёr. Mesazhi i parё qё ju

jap ёshtё tё njoftoni Gjermaninё; duhet t'i thoni se jeni dakord".221

Kryeministri Samaras, bёri njё tur nё Evropё duke e filluar me Romёn qё

ndoshta do tё ishte e prekura e radhёs nga kriza greke, mё pas vizitoi Madridin,

Parisin dhe nё fund Frankfurtin. Vizita e tij e bindi Evropёn qё tё ndёrtonte njё lob tё

fortё pёr ta mbajtur Greqinё nё eurozonё. Nё fund, ai vizitoi Angela Merkelin nё

Berlin ku i deklaroi hapur:

"Ju siguroj se ne do tё punojmё ditё e natё".222

Nё vijim, kancelarja Merkel u shpreh kundёr çdo ideje pёr Grexit. Kjo jo

vetёm nga fjalёt e kryeministrit grek. Askush nё Gjermani nuk jepte siguri se dalja e

Greqisё nuk do tё shoqёrohej me njё katastrofё ekonomike nё eurozonё. Dhe askush

nuk mund tё parashikonte se çfarё efekti domino do tё kishte Grexit. Pas vizitёs sё

kancelares nё Athinё, nё tetor 2012, samiti i Bashkimit Evropian i mbajtur nё nёntor,

i akordoi Greqisё njё paketё prej 34.3 miliard euro ndihmё.223

Por, dolёn probleme tё reja. Nё fund tё vitit 2014, Greqia votoi pёr partitё e

ekstremit tё majtё dhe tё djathtё duke nxjerrё jashtё loje partitё tradicionale PASOK

dhe Nea Demokratia. Kryeministёr u zgjodh Aleksis Cipras (Alexis Tsipras). Njёlloj

si Rahoj (Rahoy) nё Spanjё dhe Holond (Hollande) nё Francё, Cipras premtoi se do ta

çlironte elektoratin nga masat shtrёnguese. Ministri i tij i financave Varufakis shkoi

edhe mё tej. Ai ndёrpreu bisedimet me presidentin e Eurogrup-it, ministrin holandez

tё financave, Jeroen Dijselblom (Jeroen Dijsselbloem) nё Athinё dhe me ministrin

gjerman tё financave Shojbёl.224 Shojbёli kishte kue ku mё shumё eksperiencё sesa

Ciprasi dhe Varufakisi tё marrё sё bashku. Pas rikonfirmimit tё Ciprasit si

kryeministёr nё fillim tё vitit 2015, ministri gjerman, pasi i kishte demonizuar, bёri

edhe deklaratёn qё e uli me kёmbё nё tokё qeverinё majtiste greke:

"Tё jesh nё qeveri ёshtё tё takohesh me realitetin, i cili nuk ёshtё aq i bukur si

nё ёndrra".225

219Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 230. 220 Po aty. 221 Spiegel, "Inside Europe plan Z". 222Marcus Walker, "Inside Merkel's bet on the Euro's future", Wall Streat Journal, Aprl 23, 2013. 223Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 231. 224Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 231. 225Po aty.

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

62

Shterrimi i financave greke ia uli hundёn kryeministrit Cipras. Marrёveshja

me kapitalistёt e urryer evropianё ishte shansi i tij i fundit dhe i vetmi pёr mbijetesёn

ekonomike tё Greqisё. Si ish marksist radikal, aikishte milituar nё partinё komuniste

greke qysh nё moshёn 14 vjeçare. Portreti i idhullit tё tij, revolucionarit Ҫe Gevara,

qёndronte varur nё zyrёn e tij, por pa i dhёnё zgjidhje pёr krizёn. Edhe ministri i tij i

jashtёm Nikos Kocias (Nikos Kotzias) profesor i marrёdhёnieve ndёrkombёtare dhe

ish anёtar i partisё komuniste, dikur kishte mbrojtur diktaturёn polake me njё libёr tё

botuar dhe kishte dёnuar Solidarnoshtin.226 Ashtu si PASOKU, SIRIZA ka mё shumё

simpati pёr partitё majtiste tё Amerikёs Latine sesa pёr partitё social-demokrate tё

Evropёs perёndimore. SYRIZA gjendej mes dy zjarrash. Nga njёra anё presioni i

Trojkёs dhe kreditorёve, nga ana tjetёr presioni popullor pёr tё ulur masat drastike

shtrёnguese ekonomike. Nuk ishin tё paktё ata grekё qё mendonin se po tё ishin

larguar nga eurozona do ta kishin patur mё tё lehtё tё kapёrcenin krizёn financiare.227

Pёr Greqinё, tё gjente njё rrugё pёr tё dalё nga moçali politik dhe ekonomik,

duhet tё ndiqte shembullin e vendeve tё tjera kur ishin gjendur nё situata tё ngjashme.

Eksperienca e tre shteteve balltike, e Letonisё nё veçanti, ёshtё shumё udhёzuese.

Letonia iu bashkua Bashkimit Evropian nё vitin 2004, dhe njё vit mё vonё, hoqi dorё

nga monedha e saj kombёtare Lat, pёr tё pranuar euron. Por, euro-n nuk e pёrdori deri

nё vitin 2014.228 Kur shpёrtheu kriza ekonomike nё vitin 2008, GDP-ja e Letonisё ra

me 20% dhe papunёsia arriti nё 20%, pak a shumё sa e Greqisё nё pikun e krizёs sё

saj.229Megjithatё, pёrgjigja e Letonisё ndaj krizёs ishte totalisht ndryshe, duke marё

parasysh faktin se nё dallim nga Greqia, ajo nuk kishte akses tek Banka Qendrore

Evropiane dhe rrjedhimisht, mё pak likuiditete. Riga (kryeqyteti) zyrtare mori njё sёrё

masash tё dhimbshme tё cilat lejuan qё ekonomia tё ngrihej nё kёmbё, gati pёr t'iu

bashkuar monedhёs sё pёrbashkёt gjashtё vjet mё vonё. Tridhjetё pёrqind e

nёnpunёsve civilё u pushuan nga puna, dhe rrogat ranё me 25%.230 Nё Greqi, pёr

çudi, nё sektorin privat humbёn punёn mesatarisht shtatё vetё, ndёrsa nё sektorin

publik vetёm njё.231

Vendet e vogla dhe tё varfra me sektorё publikё tё tejmbushur, nuk kanё trend

qё tё rriten ekonomikisht. Ky fakt shpjegon se pёrse Greqia mbeti e kapur nё kurthin

ekonomik, ndёrsa Letonia, e cila ndoqi njё rrugё krejt tjetёr, eci. Borxhi publik i

Greqisё u rrit nga 146% e GDP nё 2010-ёn, nё 174% katёr vjet mё vonё. Letonia e uli

226 Takis Michas, "Athens rekindles its Russian romance", Wall Streat Journal, January 29, 2015. 227 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, vepёr e pёrmendur, fq. 196. 228Helen Thompson, "Inevitability and contingency: The political economy of Brexit", nё The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 437. 229 Rebecca Adler-Nissen Charlotte Galpin and ben Rosamond, "Performing Brexit: how a post-Brexit

world is imagined outside the Untied Kigndom", nё The British Journal of Politics and Interntional

Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 577. 230 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, vepёr e pёrmendur, fq. 197. 231John Sfankianakis, "The costs of protecting Greece's public sector", New York Times October 10,

2012.

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

63

borxhin e saj publik nga 47% nё 36% nё tё njёjtёn periudhё.232Dy vjet masa

shtrёnguese kursimesh, e detyruan koaliconin e partive tradicionale greke, Nea

Demokratia dhe PASOK qё tё deklaronin se nuk dotё kishte mё prerje pensionesh,

rrogash dhe jo mё taksa. Gjithashtu, ata premtuan se nuk do tё kishte mё shkurtime tё

sektorit publik.233 Tjetёr dallimi bujshёm ndёrmjet Greqisё dhe Letonisё, ёshtё se kjo

e fundit nё vitin 2010, zgjodhi me votim popullor njё parti qё ishte pro masave

shtrёnguese e cila sapo mori pushtetin bёri njё rregullim tё plotё fiskal financiar duke

i kthyer masat shtrёnguese nё njёsukses ekonomik.234 Aktivisti kundёr masave

shtrёnguese, Pol Krugman (Paul Krugman) e quajti Letoninё "Argjentina e re".235

Madje, edhe kur FMN-ja i rekomandoi Letonisё qё tё vijonte me zhvlerёsimin

emonedhёs sё saj kombёtare, qeveira letoneze e refuzoi me argumentin se kjo masё

do tё vononte bashkimin me monedhёn e pёrbashkёt evropiane. Vendet Balltike, bёnё

atё qё s'e bёri dot Greqia; u bёnё konkurruese edhe pse ulёn pagat dhe shkurtuan

postet nё sektorin publik. Nёse Greqia nga viti 2009-2013 kishte rreth 43% eksporte,

nё tё njёjtёn periudhё, Letonia kishte 90% eksporte.236

Njё tjetёr problem qё kanё grekёt sipas ekspertёve, ёshtё dembellёku i

tyre.237Njё sondazh i instutiti Per, i bёrё nё tetё vende evropiane, njё mesatare prej

48% e tё anketuarve, mendontese grekёt janё evropianёt mё pak punёtorё. Madje, nё

njё poster elektoral nё Poloni ku paraqiteshin plazhe tё bukura dhe pube (buzuki),

ishte shkruar diçitura: "Mos pretendoni se jeni grekё".238

Ёshtё fare e qartё, se Greqia ka tjetёr standard pёr punёn nga homologёt e saj

tё Bashkimit Evropian. Por, ka edhe njё problem tjetёr. Ekonomia e vendeve qё

bёjnёpjesё nё eurozonё nuk ёshtё e njёjtё. Shumё para qё janё dёrguar nё vende si

Greqia pёr t'i bёrё konkurruese kanё rёnё nё duart e spekullatorёve dhe njerёzve tё

papёrgjegjshёm. Pas katastrofёs greke, tashmё, vendet e Evropёs juglindore do t'u

duhet t'i bёjnё mirё llogaritё dhe tё jenё konkurrentё nё njё treg pёrherё e mё tepёr

global. Kjo do tё thotё adoptim i reformave serioze ekonomike, liberalizim i tregut tё

punёs, modernizim i burokracive dhe sistemeve tё drejtёsisё, ulje taksash dhe

pёrmirёsim i aftёsive tё punёtorёve. Kёto ndryshime nuk mund tё imponohen nga

jashtё. Duhet tё jenё vetё shoqёritё kombёtare tё cilat duhet t'i pёrmbushin ato.

Parlamentari britanik laburist, Riçard Korbet (Richard Corbett), do tё shprehej lidhur

me kёtё çёshtje:

232 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, vepёr e pёrmendur, vepёr e pёrmendur, fq. 197. 233Po aty, vepёr e pёrmendur, fq. 198. 234 Ilmars Rimsevics, "Fostering growth in the current economic environment", Eurofi High Level

Seminar, Riga,April 22, 2015. 235 Paul Krugman, "Latvia is the New Argentina (Slightly Wonkish)", New York Times, December 23,

2008. 236 Anders Aslund, "Myths of Austerity", Berlin Policy Journal, June 2, 2015. 237 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, vepёr e pёrmendur, fq. 198. 238Po aty, vepёr e pёrmendur.

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

64

"Defiçitet dhe borxhet e kёsaj magnitude nuk janё fryt i mendimeve kejnesiane

apo anti cikle balancuese. Ata janё rezultat i buxheteve aventureskё dhe mungesёs sё

tё ardhurave pёr t'i mbёshtetur ato".239

SIRIZA, partia nё pushtet nё Greqi, edhe mund tё pёrpiqet t'i rezistojё

reformave.Ajo bёri pёrpjekje pёr tё mbajtur rrjetin e klientelistёve politikё, qё janё njё

sektor publik i fryrё, proteksion pёr industritё e favorizuara, dubёl faturat, korrupsioni

dhe njё sistem arsimor pa interes. Kёto janё njё faturё e lartё dhe nёse pranohet,

grekёt duhet tё pranojnё stanjacionin ekonomik dhe reduktimin e standarteve tё

jetesёs. Rruga tjetёr, qёёshtё padyshim e dhimbshme,ёshtё qё tё pranojnё tё

reformojnё sitemin etyre sklerotik publik dhe tё gjallёrojnё ekonominё. Ulja e

kryelartёsisё qё ka karekterizuar grekёt dekadat e fundit, padyshim qёёshtё njё çmim i

lartё pёr t'u paguar. Njё tjetёr problem pёr Greqinё,ёshtё qё tё gjithёduhet tё paguajnё

detyrimet. Ishte e papranueshme deklarata e vitit 1996 e ish ministrit grek tё

financave, Alekos Papadopulos, kur dekalroi se "ata qё kanё mundёsi tё mira jetese

duhet tё bёjnё sakrificat".240 Tё njёtёn gjё bёri edhe kryeministri Cipras pёrballё

Parlamentit Evropian mё 2015 kur deklaroi se ata qё kanё mundёsi ta mbajёn barrёn

duhet tёpaguajnё, pjesa tjetёr nuk mundet.

Fitorja e Sirizёs nё Greqi nё fillim tё vitit 2015, ka disa implikacione nё

Evropё. Sё pari, kokёfortёsia e Sirizёs i solli vendit shumё probleme ekonomike nё

marrёdhёnie me kreditorёt. Cipras fitoi me premtimin sedo t'i jepte fund masave

shtrёnguese, por ndodhi krejt e kundёrta. Ҫuditёrisht, Siriza ka fituar simpati tek

partitё e ekstremeve tё majta e tё djathta nё Evropё si Fronti Kombёtar nё Francё,

lёvizja Podemos nё Spanjё, dhe tek partia UKIP nё Britaninё e Madhe. Lidhur me

mundёsitё e fitoreve tё partive ekstremiste nё Evropё, gazeta e njohur franceze Le

Monde,botoi njё deklaratё tё kryeministrit grek Cipras mё 2015:

"Ҫёshtja e Greqisё nuk ёshtё vetёm e saj. Ajo ёshtё thjesht njё shkёndijё e

konfliktit ndёrmjet dy strategjive diametralisht tё kundёrta lidhur me tё ardhmen e

Bashkimit Evropian".241

Njё ndёr adhuruesit mё tё mёdhenj tё Aleksis Cipras ёshtё edhe kryeari i

Partisё pёr Pavarёsinё e Mbretёrisё sё Bashkuar (UKIP), Najxhёl Farazh (Nigel

Farage). Vetё Presidenti i Kёshillit tё Evropёs, Donald Tusk, do tё shprehej lidhur me

simpatitё qё gёzonte Siriza tek partitё ekstremiste evropiane:

"Ёshtё shumё shqetёsuese se Siriza po kthehet nё sёmundje ngjitёse".242

Nё pёrrfundim tё kёtij kapitulli mund tё themi se i vetmi shpёtim pёr

Greqinёёshtё rritja e sektorit privat. Vetёm nё kёtё mёnyrё mund tё rritet ekonomia

dhe tё ketё njё sistem tё drejtё social, me taksa tё rregullta. Pёr tё arritur tek kjo,

grekёve u duhet tё heqin dorё nga shumё gjёra, pёrndryshe rezultatet do tё jenё

katastrofike. Po sipas Donald Tusk:

239 Richard Corbett, "The plight for Greece: Beware facile comparisons", January 27, 2015. 240 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 200. 241 Alexis Tsipras, ""Europe at crossroads", Le Monde, May 31, 2015. 242 Peter Spiegel, "Greece: Donald Tusk warns of political contagion", Financial Times, July 16, 2015.

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

65

"Kur padurimi bёhet njё eksperiencё shoqёrore dhe jo individuale, atёherё ka

vend pёr shpёrthimin e njё revolucioni".243

3.3. Roli i partive politike në rritjen e euroskepticizmit (laburistёt)

Anglezёt nё vetvete janё shumё tё dhёnё pas historisё edhe pёr faktin se kanё

pёr çfarё tё mburren nё historinё e tyre qindra vjeçare. Asnjёherё nga partitё politike,

anёtarёsimi i Britanisё sё Madhe nё Bashkimin Evropian, nuk ёshtё parё me sy tё

mirё. Nё vitet '80, ministri i zonjёs Theçer, Nikolas Ridley, e ka pёrshkruar gjithmonё

BE-nё si "dallaveri gjerman".244 Nё fillim tё shekullit XIX, ministri i jashtёm britanik

Xhorxh Kaning (George Canning) shkruante se francezёt kanё dy rregulla veprimi; tё

na mbajnё ulur deri sa tё mёsojnё objektivin tonё, dhe kur ta kenё mёsuar, ta mbajnё

pёr vete".245 Pёr shekuj me radhё, Britania protestante besonte se Vatikani dhe fuqitё

katolike evropiane ishin tё vendosura tё shkatёrronin apo tё dobёsonin fuqinё

britanike. Pёr gati 500 vjet, anglezёve u ёshtё mёsuar se pёrtej La Manshit, ka

gёnjeshtra, rrezik, kёrcёnim pёr mёnyrёn e jetesёs sё ishullit.246

Pas themelimit tё Britanisё sё Madhe nё shekullin XVIII, nё Evropё u

margjinalizua idea se tashmё, Britania ishte krijuar si njё komb-shtet unitar. Nё

gjysmёn e parё tё shekullit XX, Britaniai qёndroi e vetme fuqive agresore evropiane.

Menjёherё sapo çёshtja e integrimit evropian u bё çёshtje e ditёs, nё Britani, filluan tё

shtroheshin pyetjet sa mund t'i vlente kjo vendit dhe a duhej tё integrohej nё Evropёn

e bashkuar. Nё ato vite, asnjё politikan britanik nuk merrte pёrsipёr barrёn pёr tё

bashkuar Britaninё me Komunitetin Evropian apo tё pёrmbushte plotёsisht çёshtjen e

ndarjes sё sovranitetit tё saj. Kёshtu, qё nga viti 1945, asnjё politikan apo diplomat

britanik nuk ёshtё ndjerё komod me çёshtjen e bashkimit tё Evropёs. Edhe fraza e

gjeneralit dё Gol "Evropa e kombeve", dukej se nuk u shkonte pёr shtat atyre.

Britanikёt euroskeptikё, e denoncuan frazёn e dё Golit si teknokratike dhe

antidemokratike e cila injoronte gjuhёn dhe kulturat e ndryshme. Pёr dё Golin, Evropa

mund tё ishte vetёm e shteteve-kombe.247

Dё Goli e kishte pёrdorur atё gjuhё si kryetar i njё vendi qё ishte tёrёsisht i

integruar nё Komunitetin e Qymyrit dhe tё Ҫelikut dhe qё kishte nёnshkruar Traktatin

e Romёs mё 1957. Dё Goli nuk dёshironte ta tёrhiqte Francёn nga çёshtjet e Evropёs,

por donte tё ndikonte nё politikёn e Brukselit pёr pёrfitime tё Francёs. Ajo qё ai

synonte mё shumё, ishte qё taksat e punёtorёve gjermanё tё shkonin pёr fermerёt

francezё. Nё kёmbim tё saj, Gjermania do tё kishte akses nё tregjet franceze dhe tё

243 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 202. 244 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 35. 245Mathew Goodwin and Caitlin Milazzo, "Taking back control? Investigating the role of immigration

in the 2015 vote for Brexit", The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017,

vol, 19(3), fq. 455. 246 Jonathan Hopkin, "When Polanyi met Farage: Market Fundamentalism, economic nationalism, and

Britain's exit from the European Union", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations,

London: 2017, vol, 19(3), fq. 471. 247Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 36.

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

66

vendeve tё tjera tё Komunitetit.248Politika e pёrbashkёt bujqёsore qёndronte si gur

themeli nё politikёn e shkathёt evropiane tё dё Golit duke luajtur edhe me ndjenjat e

patriotizmit tё lartё, duke pёrbuzur politikёn e Brukselit, por duke e bёrё Francёn njё

aktor tё rёndёsishёm tё integrimit evropian nё mёnyrё qё tё arrinte kushte tё

favorshme pёr modernizimin e industrisё dhe bujqёsisё franceze.

Britanikёt euroskeptikё tentonin t'i shikonin politikat goliste si pak tё

kuptueshme nё kompleksitetet e shtresave tё strategjisё evropiane. Pro-evropianёt nё

Britani, fajёsonin dё Golin pёr refuzimin e dyfishtё qё i kishtё bёrё ai hyrjes sё

Britanisё sё Madhe nё KE nё vitet 1963 dhe 1967.249 Ata shpeshherё pyesnin se çfarё

strategjie kishte Britania pёr tё hyrё nё KE. Dy francezё, Sharl dё Gol dhe Zhak Delor

(Jacques Delors) mbeten dy figurat mё tё demonizuara franceze dhe evropiane nё

marrёdhёniet Britani-BE. Megjithatё, arsyeja e vёrtetё pёr mospёlqimin e sotёm

britanik ndaj Evropёs, ёshtё se shumica e liderёve britanikё e kanё patur gjithnjё tё

pamundur tё gjejnё njё emёrues tё pёrbashkёt ndaj idesё sё tyre kombёtare dhe

integrimit tё plotё nё BE.

Ditёt e sotme, armiqёsia mё e madhe ndaj Evropёs, vjen nga konservatorёt.250

Por, refuzimi i parё i madh pёr integrim evropian ka ardhur nga qeveria laburiste e

vitit 1945. Qeveria laburiste e Klement Etllit (Clement Attlee) 1945-1951, nuk kishte

asnjё vizion se çfarё roli do tё luante Britania nё kontinent, madje edhe nёse do tё

kishte rol drejtues nё tё. Atёherё, qasja e laburistёve ndaj Evropёs ndryshoi nga

indiferenca nё armiqёsi. Kёto qёndrime tё luhatshme, dёmtuan argumentet pёr tё

zhvilluar njё politikё tё kujdesshme dhe nuk u shuan asnjёherё. Janё gjallё sot e kёsaj

dite. Nёse Partia Socialiste Franceze nuk mёsoi asnjёherё tё bёhej social-demokrate,

ashtu edhe Partia Laburiste Britanike nuk mёsoi tё bёhej evropiane.251

Tё gjitha partitё evropiane tё pas Luftёs II Botёrore, kishin dyshimet e tyre

lidhur me integrimin evropian. Edhe pse shumica ishin pro Evropёs, kishte politikanё

qё deri nё momentin e fundit i thonin "JO" integrimit. Vlen tё pёrmendet rasti i Zhak

Shirak (Jacques Chirac) mё 1978, kur sulmoi hapur Evropёn si manovёr politike ndaj

rivalit tё tij, Valeri Zhiskar d'Estёn. Nё vitin 2005, ministri i jashtёm i Francёs, Loron

Fabius (Laurent Fabius), bёri fushatё pёr "JO" ndaj Kushtetutёs evropiane. Megjithё

kёto dredhime, politikanёt evropianё tё djathtё, tё majtё dhe tё qendrёs kanё qenё

gjithnjё pro integrimit evropian.

Nё Gjermani, ideja e integrimit evropian ka qenё mё e fortё se nё çdo vend

tjetёr. Politikanёt gjermanё e kanё parё integrimin si pёrcaktim tё pozicionit tё tyre si

vend mik ndaj vendeve tё vogla anёtare.252 Kur ishte kancelar, Helmut Kol (Helmut

Kohl) e deklaroi publikisht kёtё qasje, duke argumentuar se ishte pikёrisht prej fuqisё

gjermane dhe historisё sё saj qё Gjermania duhej tё ishte e ndjeshme ndaj interesave

248 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 36. 249 Po aty. 250 Owen Parker, "Critical political economy, free movement and Brexit: Beyond the progressive's

dilemma", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

481. 251 Po aty. 252Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 129-130.

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

67

tё shteteve mё të vegjёl. Si rezultat i kёsaj politike, Gjermania jo pak herё ishte e

ngurruese tё pёrdorte fuqinё e saj nё Evropё, madje duke anashkaluar edhe interesat e

saj, mjaft qё tё mos shihej si jo popullore nga tё tjerёt. Madje, edhe kur ajo e dinte

shumё mirё qё Greqia nuk ishte gati pёr t'ju bashkuar KE-sё mё 1981, ajo heshti.

Anёtarёsimi i shpejtё i Greqisё, vetёm gjashtё vjet pasi ishte çliruar nga diktatura e

kolonelёve, ishte njё hap shumё i nxituar. Edhe pse e dinin, liderёt evropianё iu

bindёn shprehjes sё ish presidentit francez Valeri Zhiskar d'Estёn thёnё

bashkёpatriotit tё tij, Fransua Ortoli (François Ortoli):

"On ne dit pas non a Platon-Nuk i themi dot jo Platonit".253

Nё Britani, partitё e mёdha, ajo konservatore dhe ajo laburiste, gjithnjё kanё

patur brenda tyre zёra tё fortё kritikё ndaj BE-sё. Vetёm nё vitin 1975, kur u bё

referendumi pёr hyrjen e Britanisё nё KE, konservatorёt dhe laburistёt i bashkuan

votat e tyre pёr "PO".254 I rёndёsishёm pёr t'u nёnvizuar ёshtё fakti se asnjёri nga

liderёt e tё dy partive Harold Uillson (Harold Wilson) pёr laburistёt dhe Margaret

Theçer pёr konservatorёt, nuk dolёn publikisht pёrkrah organizatorёve tё referendumit

pёr "PO"-nё.255

Pёr periudha tё gjata kohe, tё dyja partitё dominante tё jetёs politike britanike

kanё predikuar kundёr Evropёs. Ky fakt ishte njё faktor i rёndёsishёm pёr tё formuar

njё opinion publik anti evropian. Kjo lloj politike i hapi rrugёn krijimit tё partive

direkte anti evropiane si UKIP edhe pse nuk kishte asnjё peshё nё vendimmarrjen

parlamentare apo tё ishte pjesё e ndonjё qeverie nё Britani. Edhe kur laburistёt morёn

pushtetin mё 1945, njё ndёr arkitektёt e fuqizimit tё ndjenjёs anti evropiane ishte njё

politikan i ri, i quajtur Denis Hili (Denis Healey).256Ai kur kishte qenё student nё

Oksford, kishte milituar nё Partinё Komuniste tё universitetit mё 1939. Kur mbaroi

lufta, ai iu drejtua konferencёs sё laburistёve i veshur me uniformёn e heroit tё luftёs.

Ai u emёrua sekretari i marrёdhёnieve me jashtё i Partisё Laburiste dhe ishte

nismёtari i çdo politike qё ndau kёtё parti nga idetё evropiane prej vitit 1945 deri mё

1951. Mё vonё, Hili, u emёrua ministёr i mbrojtjes i qeverisё laburiste nё vitet 1964-

1970 dhe Kancelar i Thesarit, 1974-1979.257 Nё vitet 1970 dhe 1980, ai ishte

politikani laburist mё i respektuar edhe pse fliste rrjedhshёm gjermanisht dhe italisht,

pёr debatet e tij televizive dhe pёr kundёrshtimet e forta ndaj politikave tё znj. Theçer.

Deri nё fund ai mbeti anti evropian. Nё moshёn 80 vjeçare, ai filloi fushatёn e tij

'Laburistёt kundёr Euro-s".258 Pёrgjatё 50 viteve qё u muar me politikё, Hili mbeti

kundёrshtari i vendosur i shumё politikave pёr integrim evropian. Nё moshёn 95

253Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 131. 254Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 38. 255 Aileen Mc harg and James Mitchell, "Brexit and Scotland", nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 517. 256 Po aty. 257 Megan Dee and Karen E Smith, "UK diplomacy at the UN after Brexit: Challenges and

Opportunities", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3),

fq. 527. 258Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 39.

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

68

vjeçare, nё njё intervistё, lord Hili u shpreh se do tё votonte pёr Brexit nё

referendumin e 23 qershorit 2016.259

Nё njё libёr tё botuar mё 2012, tё tiltulluar "Kalimi pёr nё Evropё" i

shkencёtarit politik holandez Luk van Midelar (Luuk van Middelaar), i cili fitoi edhe

çmimin "Libri evropian i vitit", paraqiti skemёn pёr tre Evropё:

• Evropa e Shteteve;

• Evropa e Qytetarёve;

• Evropa e Shёrbimeve.260

Pika e parё i drejtohej qeverive kombёtare nё Kёshilin e Evropёs. Pika e dytё,

i drejtohej pёrfaqёsuesve tё Kёshillit tё Evropёs, tё zgjedhurve tё popullit, pёrfshirё

organizatat jo-qeveritare tё financuara pjesёrisht nga BE-ja. Pika e tretё, qё i drejtohej

shёrbimeve, drejtpёrdrejtё drejtёsisё qё tё ishte sa mё e paanshme ndaj marrjes sё

vendimeve tё drejta. Por, pёr Denis Hilin, vetёm njё Evropё e kufizuar ndёr-

qeveritare e pёrbёrё prej shteteve-kombe qё bashkёpunonin, por nuk integroheshin,

ishte e pranueshme.261 Sipas tij, Evropa me frymёzim katolik mund tё pengonte

kapitalizmin britanik duke i dhёnё pёrparёsi njё kapitalizmi mё tolerant dhe social,

por qё s'kishte tё bёnte fare me tё. Nё njё pamflet tё botuar nё qershor tё vitit 1950, nё

vigjilje tё planit Shuman i cili do tё adoptohej nga Franca, RFGJ-ja, Italia dhe vendet

e Beneluksit, Hili denoncoi nё emёr tё Partisё Laburiste tё gjithё strukturёn evropiane

qё po ndёrtohej e cila sipas tij, synonte tё reduktonte fuqinё e qeverisё britanike:

"Asnjё parti socialiste me prospektin pёr tё ndёrtuar njё qeveri, mund ta

pranojё njё sistem i cili fushat e rёndёsishme kombёtare ia dorёzon njё strukture

evropiane mbi-kombёtare, pasi njё autoritet i tillё do tё ketё prirje permanente anti-

socialiste dhe do tё ngjallё dyshimin e punёtorёve evropianё".262

Ky pamflet nuk ishte socialist, por marksist nё pёrmbajtje tё tij. Pёr kohёn kur

u botua, ishte krejtёsisht pa vend, pasi strukturat euro-atlantike qё sapo ishin formuar,

apo ishin nё formim e sipёr, kishin identifikuar kundёrshtarin e radhёs, marksizmin

sovjetik. Me atё pamflet, Hili ngriti lart çёshtjen klasike majtiste tё pavarёsisё majtiste

kundёr Evropёs. Ёshtё shumё qesharak fakti sot, kur ky pamflet i Hilit, pёrkrahet nga

konservatorёt e djathtё jo pёr shkak se janё kthyer nё tё majtё, por sepse shikojnё tek

Evropa njё mbrojtёse tё tё drejtave tё mёdha sociale tё punёtorёve tё cilat ata

[konservatorёt] i kundёrshtojnё.263 Ajo çka Hili bёri mё 1950, ishte shtrimi i rrugёs

pёr anti europianizmin britanik nё gjashtё dekadat qё do tё pasonin.

Dy ministra laburistё, ishin shumё tё ashpёr me Ҫёrçillin lidhur me ndёrtimin

e Evropёs pas 1945-ёs. Pёr Klement, Etllin, Ernest Bevinin, tё cilёt kishin mundur

259Megan Dee and Karen E Smith, "UK diplomacy at the UN after Brexit: Challenges and

Opportunities", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3),

fq. 528. 260 Po aty. 261 Po aty, vepёr e pёrmendur, fq. 529. 262Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 40. 263 Megan Dee and Karen E Smith, "UK diplomacy at the UN after Brexit: Challenges and

Opportunities", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3),

fq. 530

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

69

Ҫёrçillin nё debatin pёr anti bashkimin tregtar konservator tё mbrojtur prej tij, e

quanin tё patolerueshёm faktin qё 'plaku' i politikёs britanike tё lartёsohej nga humbja

poshtёruese e 1945-ёs, si mbrojtёs i njё rendi tё ri evropian. Diplomati polak i

mёrguar, Jozef Retinger (Joseph Retinger) u pёrpoq qё tё bindte Bevinin nё njё bisedё

sfilitёse prej dy orёsh qё tё mbёshteste Konferencёn e Hagёs pёr Lёvizjen Evropiane

dhe nga bashkёbiseduesi mori pёrgjigje se pёr kёtё duhet tё fliste me Ҫёrçillin pasi ai

ishte mbёshtetёsi i saj dhe jo qeveria laburiste.264 Partia Laburiste i udhёzoi

parlamentarёt e saj qё tё mos mbёshtesnin votimin pёr Konferencёn e Hagёs pёr

Lёvizjen Evropiane. Kishte edhe deputetё majtistё si Majkёll Fut (Michael Foot) qё

votuan pro Lёvizjes Evropiane. Por evropianizmi i majtistёve britanikё, synonte nё

krijimin e njё integrimi evropian pranё Bashkimit Sovjetik, adoptimin e politikave

socialiste dhe me qёndrime anti-amerikane. Ata synonin politikёn e rrugёs sё tretё,

mbajtjen e njё distance nga SHBA dhe BRSS, qё ishte njё avangardё e politikёs sё

aplikuar tё Toni Blerit nё bashkёpunim me Bill Klintonin nё gjysmёn e dytё tё viteve

'90. Pёr Ernest Bevinin, ideja e aleancёs sё majtistёve britanikё me Uinston Ҫёrçillin

lidhur me integrimin evropian, po e luante mendsh.265 Beteja e tij anti evropiane mori

fund pas tre dekadash nё vitin 1983, kur nё bashkёpunim me deputetё tё tjerё

laburistё ku mё tё spikaturit ishin Barbara Kestёll (Castle) dhe Ian Mikardo, humbёn

zgjedhjet e vitit 1983, nuk kishin si synim ngritjen ekonomike tё Britanisё sё Madhe,

por largimin e Britanisё nga integrimi evropian. Spektri laburist britanik ka patur zig-

zage tё mёdha nё politikёn evropiane tё Britanisё sё Madhe. Gjysma e dytё e viteve

'90, solli njё ndryshim tё madh nё politikёn laburiste, kёsaj here pro evropiane mё

shumё se asnjёherё tjetёr. Dyshja, Toni Bler dhe ministri i jashtёm Robin Kuk

(Cook), aplikoi politika jashtёzakonisht pro integrimit evropian. Madje, Bler, u zgjodh

dhe presidenti i partive socialiste evropiane.266

Po pёrse gjithё kёto luhatje tё mёdha nё politikёn laburiste? Nuk ishte se ata

ishin nacionalistё ekstremistё. Ata thjesht nuk i kuptuan nё kohёn e duhur

transformimet shoqёrore qё kёrkonin edhe transformime politike. Njё tjetёr faktor

ёshtё edhe origjina e tyre punёtore, qё nuk kishin kёrkuar asgjё mё shumё sesa kushte

mё tё mira pune. Nё demokraci, ndryshimet e kushteve tё tyre morёn pёrmasa tё

mёdha, ndonjёherё tё paimagjinueshme pёr pozitat e tyre modeste tё jetesёs. Ministrat

laburistё ishin shumё jashtё kohe. Ata vijonin ta shikonin Britaninё me syrin dhe

mendjen e politikanёve tё shekullit XIX, sikur Britania tё ishte pёrsёri fuqia nr. 1 e

botёs. Ata i refuzuan bisedimet me udhёheqёsit francezё, gjermanё, italianё dhe tё

vendeve tё Beneluksit kur u ftuan tё krijonin Evropёn e bashkuar. Nё vitin 1950,

Britania i tha "JO" tё fortё Evropёs kur mund tё kishte kontribuar nё krijimin e saj

dhe tё korrte frytet e krijimit tё saj. Nё vitet '50, laburistёt nuk kishin as energjinё dhe

as imagjinatёn kreative pёr tё hequr tej pengesat burokratike. Laburistёt patёn shansin

e artё pёr tё qenё lider tё Evropёs nё vitet '50, pasi ishin fuqia fituese mё e

264Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 544. 265 Po aty. 266Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 42.

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

70

rёndёsishme evropiane pas Luftёs II Botёrore. Ata nuk e pёrqafuan atё shans. Ata

mbeten thjesht "skllevёr" tё sё kaluarёs sё lavdishme britanike. Dhe kёshtu mbetёn

deri nё fund. Fundi i viteve '50, i gjeti laburistёt tё tregonin pak ose aspak interes pёr

Evropёn. Nё vitet '60, laburistёt abstenuan nga votimi nё parlament i thirrur nga

konservatorёt pёr njё "unitet politiko-ekonomik me Evropёn".267 Megjithatё, Britania

bёri hapi e parё nё pёrpjekjen e saj pёr t'iu bashkuar Tregut tё Pёrbashkёt nё korrik

1961. Laburistёt pёrsёri nuk e mbёshtetёn kёtё hap. Ky akt, nuk ishte thjesht njё

kundёrshtim i opozitёs pёr atё çka ofronte qeveria, ishte njё akt kundёrshtimi ndaj

Evropёs kontinentale. Laburisti Riçard Krosmen (Richard Crossman) vёrejti nё ditarin

e tij se "nёse Britania i bashkohet TPE-sё, socializmi nё Britani merr fund, dhe

Britania do tё kthehet nё njё shtet federalist.” Sovraniteti britanik ёshtё nё rrezik",

pёfundoi ai.268

Nё vitin 1962, kryetari i Partisё Laburiste, Hju Geitskёll (Hugh Gaitskell),

mori flamurin e anti europianizmit nё Britani. Ai kishte themeluar brenda Partisё

Laburiste, Komitetin anti TPE. Nё konferencёn e Partisё Laburiste mё 1962,

Geitskёlli u tregua shumё i ashpёr kundёr Evropёs. Shumё prej argumenteve tё tij, u

pёrdorёn edhe nё ditёt e fushatёs pro Brexit nё vitin 2016. Sipas Geitskёllit, hyrja nё

TPE do tё thoshte fundi i kontrollit britanik mbi ekonominё, bujqёsinё, dhe ndoshta

politikёn e jashtme. Kjo do tё thoshte, fundi i sovranitetit britanik. Do tё thoshte fund

i njё historie njё mijё vjeçare. Do tё thoshte fundi i Commonwealth-it. Atdheu sipas

tij, do tё kthehej nё njё provincё evropiane. Sipas tij, Zvicra kishte bёrё shumё mirё

qё nuk e kishte nёnshkruar Traktatin e Romёs. Rritja ekonomike evropiane nuk ishte

shumё mbresёlёnёse. Paradoksi i tё gjithё kёsaj gjuhe, ishte se Geitskёlli shikohej si

modernizuesi i Partisё Laburiste dhe konsiderohej shumё i afёrt me partitё social-

demokrate tё Evropёs kontinentale. Lidhur me Evropёn, ai pёrcaktoi njё politikё

izolacioniste ideologjikisht tё cilёn e mbrojti pёr 25 vjet pas vitit 1962. Kёto qёndrime

izolacioniste tё britanikёve, i shkonin shumё pёr shtat presidentit francez dё Gol. Dy

herё rresht, nё vitet 1963 dhe 1967, ai i tha dy herё "JO" tё prerё kёrkesёs britanike

pёr t'iu bashkuar TPE-sё. Pёr shumё britanikё, refuzimi i dё Golit u quajt

mosmirёnjohje ndaj Britanisё qё e kishte shpёtuar mё 1940-ёn. Por, pёr shtetet nuk

ekziston mirёnjohja, vetёm interesi. Dё Goli me refuzimet e tij, nuk ndihmoi aspak nё

pro europianizmin e britanikёve. Vetёm vdekja e tij mё 1970 dhe ardhja nё pushtet e

filo europianistit Eduard Hith nё tё njёjtin vit, çoi tek cepi laburistёt. Problemet

ekonomike tё Britanisё i kishin bёrё edhe laburistёt mё tё fortё, tё ishin dyshues pёr

izolacionizmin britanik nga TPE-ja. Deputeti laburist i atyre viteve, Toni Ben (Tony

Benn), ka shkruar:

"Nёse duhet tё kemi ndonjё lloj organizim-kontrolli ndaj kompanive

ndёrkombёtare, Tregu i Pёrbashkёt ёshё ndoshta mё i miri. Mendoj se vendimmarrja

ёshtё nё lёvizje dhe disa vendime duhen marrё pёr Evropёn, disa nё Londёr, dhe disa

nё nivel rajonal dhe lokal".269

267Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq., fq. 47. 268Po aty, fq. 48. 269Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 49.

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

71

Pro europianizmi i kujdesshёm i Toni Benit, nuk zgjati shumё. Nё qeveri,

laburistёt kishin dashur t'i bashkoheshin Evropёs, nё opozitё nё vitet '70, e refuzuan

atё. Gjysma e parё e viteve '70 nё Britaninё e Madhe, u karakterizua nga anti

europianizmi. Konferenca speciale e laburistёve mё 1971 pёr Evropёn, thuajse u

kthye nё njё orgji anti evropiane. Vetёm ulёrima kundёr Evropёs dёgjoheshin nga

platforma. Laburistёt qё kishin shёrbyer edhe si ministra nga viti 1945, refuzonin t'i

bashkangjiteshin projektit tё Ҫёrçillit. Projekti evropian pёr ta ishte projekt i

konservatorёve. Kryeministri i ri konservator, Eduard Hith, ishte i gatshёm tё çonte

me çdo kusht Britaninё nё KE. Por, edhe ai nuk e kishte tё thjeshtё. Edhe brenda

Partisё Konservatore ekzistonte njё krah i vendosur anti evropian. Ky grupim as qё e

çonte nёpёrmend ta toleronte nёnshtrimin e drejtёsisё britanike nё sistemin e

drejtёsisё evropiane. Por, mёnyra sesi fitoi Hithi mbi anti evropianёt ёshtё se bindi

shumicёn e partisё se projekti britanik evropian ishte thjesht pёr pёrfitime ekonomike,

pa implikacione politike. Deputetёt konservatorё qё votuan kundёr projektit tij,

deklaruan se kishin votuar kёshtu pёr shkak tё implikacioneve politike qё mbartte.

Konservatori dhe profesori i njohur i sё drejtёs, Filip Norton (Philip Norton)

nё njё deklaratё tё shkruar nё vitin 1972, u pёrpoq tё shpjegonte implikimet e mёdha

dhe pasojat qё do tё kishte nё politikёn britanike njё akt i tillё, pёrfshirё edhe

ndryshimet kushtetuese ekzistente qysh nga epoka e Revolucionit tё Lavdishёm mё

1688.270 Me kёtё akt, sipas tij, Britania i ishte nёnshtruar KE-sё. Me gjithё kёto

pengesa brenda partisё, pa mbёshtetjen e laburistёve, projekti i Hithit pёr ta futur

Britaninё e Madhe nё KE do tё kishte dёshtuar. Sapo Britania e Madhe u fut nё KE,

laburistёt euroskeptikё, filluan tё shprehen se nuk e njihnin votimin nё parlament dhe

kёrkuan referendum popullor. Propozimi pёr referendum u mbёshtet edhe nga

deputeti konservator Nill Marten (Neal Marten), por qё nuk u muar seriozisht nga

laburistёt pasi e quajtёn thjesht njё mekanizёm pёr tё vёnё nё siklet qeverinё e Hithit.

Nё betejёn pёr tё qenё pjesё apo jo e Evropёs, politika britanike po pёsonte

thyerje tё mёdha. Kёrkesa e laburistёve anti evropianё pёr njё referendum pёr tё

bllokuar hyrjen nё KE, ngjalli shumё pak interes nё Britani. Pro europianistёt, e

pёrkrahёn masivisht idenё e njё referendumi. Laburistёt ishin tё bindur se populli

britanik do tё votonte "JO" pёr hyrjen nё Evropё pasi nuk mund tё ishin dakord me

politikat e tregut tё pёrbashkёt. Laburistёt pro evropianё, tё cilёt vunё nё rrezik

karrierat e tyre politike, duke votuar projektin e Hithit, u treguan mё largpamёs.

Kryeministri i ardhshёm laburist, Xhejms Kallagan (James Callaghan), nё njё

deklaratё pёr shtyp, tha se tё pranoje TPE-nё ishte tё refuzoje Commonwelth-in dhe

Amerikёn pёr njё tufё shtetesh klaustrofobikё.271 Sipas tij, gjuha e Miltonit dhe

Shekspirit do tё sfidohej. Mё tutje ai u shpreh:

"Nёse duhet ta provojmё europianizmin tonё duke pranuar frёngjishten si

gjuhё dominante tё Komunitetit, atёherё pёrgjigja ime ёshtё shumё e qartё, dhe do ta

270Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 50. 271Po aty, fq. 51.

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

72

them nё frёngjisht nё mёnyrё qё tё shmangen keqkuptimet: 'Non, merci beaucoup-Jo,

faleminderit shumё".272

Ishte vёrtet tronditёse tё dёgjoje nё BBC, njё anti intelektual si Kallahani i cili

evokonte poetin e famshёm britanik Xhon Milton, qё kishte kaluar njё vit nё Francё

dhe Itali ndёrmjet viteve 1638-1639 dhe kishte deklaruar se kёto vende e kishin

ndihmuar tё bёhej poet dhe njё nga kampionёt e lirisё sё shtypit nё Evropё.

Gjithashtu, tё dёgjojё Kallahanin tё fliste frёngjisht nё BBC pёr tё fyer francezёt, nuk

tё bёnte gjё tjetёr veçse tё mёshiroje provincialitetin e njё politikani i cili akoma nuk e

kuptonte hapin e kohёs. Laburistёt britanikё u rikthyen nё qeveri nё vitin 1974, njё vit

pas hyrjes zyrtare të Britanisё nё KE. Njё vit mё pas, ata organizuan referendumin pёr

qёndrim apo dalje tё Britanisё nga Evropa. Pёr çudinё e tyre tё madhe, shumica e

laburistёve votuan pro Evropёs, gjithashtu edhe shumё sindikata si dhe mediat ishin

nё favor. Kapitulli i qёndrimit tё Britanisё nё KE u mbyll. Kryeministri Harold

Uillson pёr momentin ndihej komod nё fitoren e tij tё plotё edhe pёr faktin se edhe

konservatorёt e zonjёs Theçer e cila sapo ishte emёruar nё krye tё Partisё

Konservatore kishin votuar thuajse unanimisht pro Evropёs. Kancelari i atёrhershёm

gjerman, Helmut Shmid, iu drejtua anglezёve me njё maszh nё njё anglishte tё

rrjedhshme duke dhёnё argumente se pёrse laburistёt britanikё dhe social-demokratёt

gjermanё do tё bashkёpunonin sё bashku nё Evropё. Vota "PO" e 1975-ёs nuk e

fshehu faktin se shumё laburistё nё politikё dhe mjaft simpatizantё tё tyre mbeteshin

thellёsisht anti evropianё.

Majkёll Fut, i cili nё vitin 1945 kishte qenё pro njё federete evropiane, mё

1975-n, nxiti britanikёt tё tёrhiqeshin nga Evropa. Ai ishte oratori mё i mirё qё

laburistёt kishin dhe shkrimtari mё i talentuar dhe mё i lexuar qё ata kishin nё Angli.

Por, pёr Evropёn ai mbetej i papajtueshёm. Sipas tij, parlamenti evropian do t'i

mbivendosej parlamentit britanik njёlloj si Hitleri iu kundёrvu Rajhshtagut". Por, nё

vitin 1976, ekonomia britanike po pёsonte krizё thuajse tё njёjtё me atё qё do tё

pёrjetonin ekonomitё e dobёta nё shekullin XXI si Greqia, Spanja dhe Irlanda. Borxhi

qё Britania kishte, nuk mund tё ndreqej nga brenda. Pёr kёtё arsye, u kёrkua ndihma e

FMN-sё pёr tё lёvruar njё kredi tё veçantё. Zyrtarёt e FMN-sё zbarkuan nё Londёr nё

vitin 1976. Zyrtarёve britanikё iu rezervua e njёjta gjuhё me tё cilёn zyrtarёt e FMN-

sё, Bankёs Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian do t'i drejtoheshin Greqisё

40 vjet mё vonё lidhur me prerjen e shpenzimeve publike dhe organizimit tё taksave.

Rezultati i kёtyre bisedimeve ishin humbje nё masё tё punёs tё punёtorёve dhe

shkurtim i shpenzimeve qeveritare. Nga ky takim u arritёn dy pёrfundime: sё pari,

europianistёt laburistё dhe konservatorё u bindёn edhe mё shumё qё Britania duhej tё

integrohej plotёsisht nё strukturat evropiane pёr tё shmangur kriza tё tilla dhe sё dyti,

pёrzierja e ekonomisё me modelin shtetёror do tё ishte krejtёsisht e padobishme pasi

vetё sindikatat me statizmin e tyre statutor po ndikonin nё pёrkeqёsimin e ekonomisё

britanike. Por krejt ndryshe mendonin majtistёt radikalё dhe anti europianistёt.

Vizitёn e FMN-sё dhe delegacionit tё KE-sё, ata e konsideruan si diktat ndaj tё 272Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 51.

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

73

ardhmes sё Britanisё. Sipas tyre, Uashingtoni dhe Brukseli po pёrgatitnin plane qё

Britania tё mos kishte asnjёherё prosperitet ekonomik, por cili ishte ky plan, ata nuk e

shpjeguan asnjёherё. Reformistёt laburistё kundёrshtuan kolegёt e tyre qё kёrkonin

mё shumё kontroll shtetёror dhe planifikim. Ata e konsideronin procesin e integrimit

nё Evropё si pёrgjigje ndaj globalizimit qё po lindte dhe qё mund t'i jepte kuptim

gjithçkaje. Pёr statistёt, Evropa pёrfaqёsonte njё dorёzim neo-liberal ndaj kapitalizmit

supranacional. Nё fakt, fjala "globalizim" ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё Britaninё

e Madhe nё vitin 1962 nё njё artikull botuar nga revista 'The spectator magazine'.273

Nё vitet '80, kjo fjalё mori pёrmasa mё tё gjera dhe nga majtistёt vijonte tё pёrdorej si

sinonim i vijimit tё shtypjes sё punёtorёve. Ata mendonin se Evropa nё emёr tё

shtimit tё efikasitetit ekonomik do ta dorёzonte pushtetin nga niveli kombёtar nё nivel

ndёrkombёtar siç ishin Komisioni Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtёsisё.Nga

viti 1980, laburistёt u bёnё mё shumё anti evropianё nga ç'janё sot konservatorёt.

Ndryshe nga referendumi qё organizoi Dejvid Kameron, megjithё dёshirёn e tij pёr tё

qёndruar nё Evropё, por sipas njё qasjeje britanike, laburistёt e viteve '80, vendosёn tё

ndjekin vijёn e partisё me devizёn "Ik nga Evropa". Kjo politikё shkaktoi pёrçarje tё

mёtejshme nё Partinё Laburiste, ku shumё anёtarё tё saj themeluan Partinё Social

Demokrate britanike dhe nё vitin 1983, ata u ndёshkuan me tre milion vota mё pak se

nё vitin 1979.274

Kthesa nga anti nё pro evropiane e laburistёve ishte e ngadalshme. Njё

gjeneratё e re laburistёsh tё pёrfaqёsuar nga Toni Bler dhe Gordon Braun, tё dy tё

zgjedhur nё vitin 1983, dhe Pitёr Mandelson i cili u zgjodh zёdhёnёsi i laburistёve mё

1985, filluan punёn pёr largimin e ndjenjave anti evropiane nga Partia Laburiste. Nё

vitin 1985, u botua pamfleti i Fabian Society (Shoqёria Fabian) "Mёsime franceze pёr

laburistёt" i cili shpjegonte arsyet e fitores sё madhe tё Fransua Miteranit (François

Mitterrand) nё Francё mё 1981. Aty shkruhej qё laburistёt tё hiqnin dorё nga ndjenja

anti evropiane dhe tё merrnin shembull nga partitё nordike social-demokrate,

socialistёt spanjollё tё drejtuar nga Felipe Gonzalesi dhe nga vetё Miterani. Edhe

fjalimi i vitit 1988 i Zhak Delorit, Kryetarit tё Komisionit Evropian i cili u shpreh nё

favor tё sindikatave, ndihmoi nё afrimin e laburistёve me Evropёn. Fondacioni

gjerman Fridrih Ebert, i cili ishte shumё ndikues nё Gjermani dhe qё financonte

rrjetin e social-demokracive nё botё, hapi njё zyrё nё Londёr dhe inkurajoi brezin e

politikanёve Bler-Braun-Mendelson qё tё hartonin dhe aplikonin politikat mё tё mira

pёr Britaninё nё Evropё. Kjo pёrpjekje i dha frytet e saj. Nё zgjedhjet pёr Parlamentin

Evropian nё Strasburg, laburistёt fituan 37% tё votave qё do tё thoshte 45 deputetё

mё shumё nё skenёn politike evropiane.275

Nё vitin 1992, pas humbjes sё radhёs nё zgjedhjet parlamentare, kryetar i

laburistёve u zgjodh Xhon Smith (John Smith) i cili nё vitin 1972, kishte votuar

kundёr hyrjes sё Britanisё sё Madhe nё KE. Por tani, gjёrat kishin ndryshuar. Ai

273 Gjon Boriçi, "Golobalization challenges in a globalized world", nё Iliria International Review &

Felix-Verlag, December 27, 2016, fq. 142. 274Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. fq. 54. 275Po aty, fq. 55.

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

74

promovoi europianistёt e bindur si Bler dhe Braun. Edhe euroskeptikёt e vjetёr si

Robin Kuk dhe Xhek Stro (Jack Straw), e kthyen pllakёn. Problem pёr kthesёn e

partisё ishin sindikatat tё cilat vazhdonin tё kishin njё ndikim tё fortё tek laburistё.

Vetё kryeministri britanik Xhon Mejxhёr i cili kishte zёvendёsuar Theçerin, pati

probleme brenda partisё sё tij veçanёrisht me paraardhёsen lidhur me firmosjen e e

Traktatit tё Mastrihtit. Sipas Theçerit, Traktati i Mastrihtit ishte njё recetё pёr

vetёvrasje kombёtare. Dukej qartё se Partia Konservatore po kthehej fuqishёm anti

evropiane.

Zgjedhja e Toni Blerit nё postin e kryetarit tё Partisё Laburiste nё qershor tё

vitit 2004, kreu metamorfozёn pёrfundimtare tё laburistёve nga anti nё pro evropianё.

Zyrtarisht, e majta nё Britaninё e Madhe po bёhej mё evropiane nga ç'ishin partitё

social demokrate kontinentale. Nё kapitullin e radhёs do tё shqyrtojmё arsyet se pёrse

e djathta britanike, Partia Konservatore, u kthye nga pro nё anti evropiane dhe

kundёrshtarja mё e rreptё e integrimit evropian.

3.4. Konservatorёt ndёrmjet integrimit evropian dhe izolacionizmit

Ndёrmjet viteve 1950 dhe 1990, laburistёt bёnё njё kthesё tё madhe pёrsa i

pёrket qёndrimeve tё tyre lidhur me integrimin e vendit nё Evropё. Gjatё kёtyre

viteve, ishte Partia Konservatore dhe biznesi i fuqishёm britanik ata qё bёnё

pёrpjekjet mё tё mёdha pёr tё hyrё nё KE. Problemet qё hasёn nё rrugёn e tyre, ishin

tё mёdha dhe mё sё shumti nga euroskepticizmi i pёrgjithshёm qё ekzistonte dhe nga

burokracia shtetёrore britanike. Dikur, ministri francez La Roshёfuko (La

Rochefoucauld) ka thёnё lidhur me ngёrçin burokratik:

"Ajo çfarё na mёrzit janё negociatorёt tё cilёt janё gati të japin gjithçka nga

interesi pёr tё arritur atё qё çfarё duan dhe jo se çfarё ka synim negociata. Ata marin

mё shumё kёnaqёsi nga tё dukurit mirё nё negociatё sesa kur kanё arritur diçka".276

Historia e marrёdhёnieve tё Britanisё sё Madhe me Evropёn qё nga viti 1945,

ёshtё e gjitha nё shёnimet e negociatorёve tё tё dyja palёve. Negociatorёt britanikё qё

ishin mё sё shumti diplomatё tё Foreign Office (Whitehall), ishin pёr vete tё ndarё

lidhur me integrimin evropian tё vendit apo jo. Zyrtarёt britanikё ishin mё sё shumti

frankofonё dhe nuk dinin asnjё nga gjuhёt e tjera tё rёndёsishme tё KE-sё si

gjermanisht, italisht apo gjuhёt e vendeve tё Beneluksit. Kjo mungesё kulture pёr

vendet e tjera tё KE-sё, bёri qё zyrtarёt britanikё tё kishin gjykim tё dobёt. Edhe vetё

konservatori tradicional Entoni Iden i cili ishte i vetmi i shkollёs sё vjetёr qё fliste

persisht, por jo shumё mirё frёngjisht dhe aq mё pak gjuhёt e tjera, kur u zgjodh

kryeministёr bёri njё negociatё tё dobёt mё 1956-ёn lidhur me praninё e Britanisё nё

Traktatin e Romёs qё do tё nёnshkruhej pas njё viti. Ky diskutim u krye nё Mesina tё

Italisё (Siçili) dhe Ideni mendonte se kjo konferencё ishte shumё poshtё rangut tё

tij.277 Akoma dhe mё keq, ai nuk mori pjesё por dёrgoi pёr negociatё njё aparatçik

nga ministria e Thesarit qё nuk ia thoshte pёr negociata. Aq e vёrtetё ёshtё kjo, sa vetё

276Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016,fq. 57. 277Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 546.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

75

drejtuesi i seancёs sё konferencёs, belgu Pol-Henri Spak (Paul-Henri Spaak), iu

drejtua me fjalёt shumё domethёnёse delegacionit britanik:

"Zotёrinj, ju po pёrpiqeni tё negocioni diçka qё nuk jeni tё aftё tё negocioni.

Por nёse do ta negocioni, nuk do ta ratifikoni. Por edhe nёse e ratifikoni, nuk do t'ju

bёjё punё".278

Kёto fjalё tё thёna me aq elegancё, natyrisht nuk u mirёpritёn nga Entoni Iden

i cili tёrhoqi delegacionin dhe bёri qё Britania tё mos e nёnshkruante Traktatin e

Romёs nё mars tё vitit 1957. Menjёherё pas kёtij refuzimi, Britania filloi njё aventurё

gjeopolitike me Evropёn, kur pёrkrahu Francёn dhe Izraelin pёr tё pushtuar Kanalin e

Suezit mё 1956.279 Kjo politikё menjёherё u dёnua nga Organizata e Kombeve tё

Bashkuara dhe nga vetё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs qё nga ana e tyre refuzuan tё

mbёshtesnin veprimin anglo-franko-izraelit kundёr liderit egjiptian Gamal Abdel

Naser.280 Kjo ishte hera e parё qё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pas Luftёs II

Botёrore, nёn udhёheqjen e presidentit Duajt Ajzenhauer (Dwight Eisenhower) i cili e

dinte mirё çdo tё thoshte luftё, shfaqёn pёrmbajtje nё njё krizё tё tillё gjeopolitike ku

u pёrfshinё dy aleatёt mё tё afёrt evropianё dhe aleati mё i afёrt nё Lindjen e Mesme.

Nga ana e tyre, Parisi dhe Londra patёn qёndrime tё ndryshme lidhur me braktisjen

amerikane. Sipas presidentit dё Gol (erdhi nё pushtet dy vjet mё pas mё 1958),

tёrheqja amerikane tregonte se Evropa nuk duhet t'u besonte atyre. Franca duhej tё

pajtohej me Gjermaninё dhe tё ndёrtonte sё bashku me tё njё fat tё pёrbashkёt

evropian. Pёr Britaninё do tё thoshte qё, ende Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs ishin

forca dominuese botёrore dhe se duhet tё mateshin mirё pёrpara se ta braktisnin dhe tё

lidheshin me njё fuqi tjetёr kontinentale.

Kryeministri i ardhshёm konservator Harold Makmillan, i cili drejtoi Britaninё

nga viti 1957 deri mё 1963, mendonte se Britania duhet tё ishte Greqia pёr Amerikёn

siç ishte Roma pёr Evropёn.281 Fantazia e tij e tepruar se Uashingtoni romak do tё

mbikqyrej nga Londra athinase ishte mё tepёr sesa utopi dhe mbetet pёr fat tё keq

edhe sot e kёsaj dite kur Brexit ka ndodhur. Konservatorёt priren tё thonё

"marrёdhёnie e veçantё" me SHBA-nё a thua se Amerika dhe Britania ndajnё mё

shumё gjёra njёra me tjetrёn sesa gjuha e pёrbashkёt. Kjo frazё, mё sё shumti thuhet

dhe dёgjohet nё Londёr dhe shumё rrallё nё Uashington. Pёrçmimi amerikan lidhur

me vendin e Britanisё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare nё fillim tё viteve '60,

pёrmblidhet qartё nё frazёn e shqiptuar nё vitin 1962, nga ish sekretari i shtetit Din

Açeson (Dean Acheson):

"Britania ka humbur njё perandori, por ende nuk ka gjetur njё rol".282

Pёr jo pak konservatorё britanikё, roli i ri i Britanisё do tё ishte nё Evropё, por

nё njё Evropё sipas kushteve britanike. Makmillani ishte njё kryeministёr i kulturuar

278Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq., Brexit, vepёr e

pёrmendur, fq. 58. 279 Gjon Boriçi, "Kriza e Kanalit tё Suezit", Leksione Master, Albanian University, 2009-2010. 280 Henri Kissinger, Diplomacia, Tiranё: Laert, 1999, ffq. 527-528. 281Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq., fq. 59. 282Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 548.

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

76

qё kishte shёrbyer nё qeverinё e dytё tё Ҫёrçillit dhe kishte patur marrёdhёnie tё mira

me dё Golin. Ai e kishte sensin e historisё dhe nё njё letёr private dёrguar ministrit tё

tij tё jashtёm i shkruante mё 1959:

"Pёr herё tё parё, qysh nga epoka napoloniane, fuqitё kryesore kontinentale

janё bashkuar nё njё grupim pozitiv ekonomik me aspekte tё konsiderueshme politike,

tё cilat nuk janё tё drejtuara specifikisht kundёr Britanisё sё Madhe, por mund tё

kenё efektin e pёrjashtimit tonё edhe nga Tregu i Pёrbashkёt Evropian edhe nga

konsultat e politikёs evropiane".283

Makmillani bёri kёrkesёn e parё zyrtarisht mё 1961 pёr anёtarёsim tё

Britanisё nё Kёshillin Ekonomik Evropian. Presidenti francez dё Gol, poshtёroi

kёrkesёn britanike. Britanikёt kёrmbёngulnin qё çdo akses qё do tё kishin nё Tregun e

Pёrbashkёt duhet tё ishte i pandryshueshёm me aksesin qё kishin nё Commonwealth,

nga Kanadaja deri nё Zelandёn e Re, nga Australia nё Qipro. Padyshim qё TPE-ja nuk

e ia pranoi kёtё kёrkesё Britanisё pasi kishte tarifat e veta proteksioniste ndaj

kulturave bujqёsore. Britania duhet ta kuptonte se nuk mund tё kishte mё nё Evropё

rolin e fuqisё sё madhe qё kishte patur dikur. Viti 1945, e kishte ulur Britaninё nё

statusin e njё fuqie tё rangut tё dytё. E vetmja forcё e rёndёsishme qё i mbante nё

kёmbё britanikёt ishte shkrirja e programit tё tyre bёrthamor me Shtetet e Bashkuara

tё Amerikёs gjё qё i dha dё Golit tё drejtёn pёr ta quajtur Britaninё "kёmbёn e

zgjatur" tё Amerikёs nё Evropё.

Bisedimet qё vijuan me ministrin e ri konservator (kryeministrin e ardhshёm) Eduard

Hith, me dё Golin dhe Adenauerin, fillimisht u dukёn se do tё ishin tё suksesshme,

por nё fund, edhe ato dёshtuan. Dёshtimi pёrballё "murit" francez bёri qё nё vitin

1963, Makmillani tё jepte dorёheqjen. Nuk do tё ishte kryeministri i parё qё do tё

vepronte nё kёtё mёnyrё pёrballё dёshtimit tё çёshtjes evropiane tё vendit. Pas

intermexos laburiste nё pushtet pёr tё cilёn kemi folur kapitullin e mёsipёrm, nё vitin

1970 deri nё vitin 1974, kryeministёr i Britanisё sё Madhe zgjidhet Eduard Hith. Ai

ishte njё europianist i bindur i cili kishte vizituar Gjermaninё naziste nё vitin 1938,

kishte dёgjuar Hitlerin tё fliste dhe madje kishte patur edhe njё dorёshtrёngim me

Himlerin. Nё fjalimin e tij tё parё nё Dhomёn e Komuneve mё 1951, Hithi foli nё

favor tё pajtimit ndёrmjet Britanisё dhe Gjermanisё. Edhe pёr vitet kur nuk ishte mё

kryeministёr, ai vijoi t'i pёrmbahej rrymёs evropiane dhe tё mbajё fjalime pro

Evropёs. Hithi ka hyrё nё historinё e Britanisё sё Madhe si kryeministri qё e futi

vendin e tij nё Evropё. Por, siç e kemi parё, edhe ky akt madhor e pati njё çmim.

Partia e tij nda mё dysh dhe Hithi kishte nevojё pёr votat e laburistёve qё tё vazhdonte

tё qeveriste. Hyrje e Britanisё nё TPE mё 1973, koincidoi me dobёsimin ekonomik

dhe emergjencat kombёtare siç ishin mungesa e energjisё elektrike apo grevat e

mёdha qё ndalёn punёn normale tё vendit.

Viti i parё i Britanisё sё Madhe nё TPE koincidoi edhe me krizёn e madhe

energjetike tё naftёs kur vendet e OPEC-ut rritёn çmimin e saj me 25% dhe presidenti

283Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 548.

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

77

Nikson i dha fund sistemi ekonomik Bretton Wood.284 Nuk ishte faji i komunitetit

evropian qё kёto tronditje tё jashtme ndikuan pёr keq nё ekonominё britanike. Edhe

protestat e studentёve tё nxitura nga sindikalistёt e vitit 1968, nuk e ndihmuan

politikёn dhe rrjedhimisht ekonominё britanike. Administrata britanike duhet të kishte

marrё shembull nga bashkёpunimi shumё i frytshёm ndёrmjet sindikatave gjermane

dhe vendeve nordike me shtetin ku zgjidhja e problemeve me mirёkuptim dypalёsh

ekonomik, e bёnte tё panevojshёm konfrontimin fizik ndёrmjet palёve. Qeveria e

Eduard Hithit zgjati pak mё pak se 40 muaj nё krye tё Britanisё.285

Duke e konsideruar oportuniste thirrjen e laburistёve pёr njё referendum lidhur

me tё ardhmen e vendit nё TPE, periudha e parё e angazhimit britanik nё Evropё nuk

ishte e lumtur. Politikani mё popullor dhe mё ndikues konservator nё atё kohё ishte

Enoh Pauell (Enoch Powell). Ai ishte karizmatik, njё intelektual brilant populist i cili

nё vitin 1968 kishte mbajtur fjalime kundёr emigracionit nё Britaninё e Madhe dhe

kishte bёrё thirrje pёr riatdhesimin e të gjithё emigrantёve me ngjyrё nё Afrikё, Indi,

Pakistan dhe Karaibe. Ai thoshte se "gjaku britanik do tё pёrzihet nёse nuk ndalet

emigrimi masiv qё po ndodhte".286 Nё fjalimet e tij, ai pёrmendte shpesh autorin

romak tё lashtёsisё, Virgjilin, por nё thelb ai jepte pёrshtypjen e njё konfrontimi mes

tё bardhёve dhe njerёzve me ngjyrё tё ndryshme tё lёkurёs. Lideri i Partisё

Konservatore, Eduard Hith, e largoi Pauellin nga kabineti hije pёr shkak tё

ekstremizmit tё tij gjuhёsor. Fjalimet e Pauellit ishin tё diktuara nga hyrja e politikёs

britanike nё tema ksenofobike jo tё njё ekstremisti apo të njё anёtari tё partisё

fashiste, por vinin nga radhёt e njё konservatori tё shtresёs sё lartё i cili kishte mbajtur

poste tё larta ministrore dhe kishte qenё profesor me titull i greqishtes sё vjetёr.

Pauelli konsiderohej si politikani i pikёpamjeve kundёr tё huajve i cili bёnte apel nё

gjuhё klasike pёr mbrojtjen e thelbit tё kombit. Pauelli ruajti njё profil tё lartё politik

nё fushatat e tij kundёr tё huajve dhe kundёr Evropёs gjatё qeverisjes konservatore,

1970-1974.

Nё fillim tё vitit 1974, Hithi bёri thirrje pёr zgjedhje tё parakohshme si pasojё

e njё greve tё fortё nga ana e minatorёve. Ҫёshtja e Evropёs hyri nё rendin e ditёs tё

fushatёs elektorale pasi Pauelli shpalli se do tё votonte pёr laburistёt me argumentin

se vetёm Partia Laburiste ofronte njё referendum dhe mundёsinё pёr t'u tёrhequr nga

TPE-ja. Me kёtё deklaratё, nё sytё e shumё britanikёve ai u pa si hero. Me kёto

zgjedhje, mori fund edhe karriera politike e Hithit ashtu si edhe e Harold Makmillanit

pёrpara tij. Ҫёshtja e Evropёs, kishte qenё ajo qё i kishte pёrmbyllur karrierat e tyre tё

ndritura politike. Edhe njё kryeministёr tjetёr konservator ishte pёrpirё nga çёshtja

"Evropё". Tashmё radhёn pёr t'u pёrballur me kёtё çёshtje, e mori pёrsipёr ministrja

ambicioze e arsimit, Margaret Theçer, e cila nё zgjedhjet pёr kryetarin e Partisё

Konservatore, garё tё cilёn e fitoi dhe mё pas u zgjodh kryeministre e vendit (e para

grua britanike nё kёtё post-Tereza Mei do tё bёhet kryeministrja e dytё grua nё

historinё Britanisё mё 2016, pas dorёheqjes sё Dejvid Kameron, pas humbjes sё

284 Henry Kissinger, White House Years, London: Phoenix Press 2000, ffq. 590-591. 285 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq., fq. 61. 286 Po aty.

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

78

referendumit pёr qёndrimin e Britanisё nё BE). Eduard Hithi qёndroi anёtar i

parlamentit britanik derisa u tёrhoq mё 2001 nga jeta publike. Deri nё fund tё jetёs sё

tij politike, ai mbeti kritik i fortё ndaj politikave tё zonjёs Theçer duke e quajtur jo

pak herё edhe Meduzё qё lёshonte vrer ndaj paraardhёsit tё saj. Tashmё, zonja Theçer

do tё ishte kryeministri i katёrt konservator qё do tё merrej me çёshtjen angazhimit

britanik nё Evropё. Dhe kёtё jo pa telashe. Aplikimi pёr herё tё parё nё vitin 1961 pёr

t'u bёrё pjesё e TPE-sё dhe euroskepticizmit nё rritje pёrveç Partisё Laburiste, pati

ndihmёn e pazakontё tё Partisё Konservatore dhe pёr çudi, tё Presidentit tё

Komisionit Evropian, Zhak Delor (Jacques Delors). Qysh nё zgjedhjet parlamentare tё

1983-shit, laburistёt bёnё thirrje histerike pёr tёrheqjen e Britanisё nga Evropa. Pёr ta,

humbja e atyre zgjedhjeve u konsiderua momenti mё i keq i historisё sё tyre politike.

Partia ishte ndarё mё dysh pёrsa i pёrket çёshtjes evropiane. Disa nga figurat mё tё

rёndёsishme tё saj e ndjenё veten tё huaj nё radhёt e asaj partie e cila ishte kthyer

egёrsisht anti evropiane. Kjo politikё e gabuar e tyre pati pasoja nё zgjedhjet

parlamentare tё viteve 1983 dhe 1987 ku zonja Theçer u rikonfirmua me lehtёsi.287

Cilado tё kenё qenё ndjenjat e vёrteta tё zonjёs Theçer pёr Evropёn, Partia

Konservatore e udhёhequr prej saj shikohej si pro evropiane, tё paktёn deri nё

gjysmёn e mandatit tё saj. Avantazhi elektoral qё siguroi ia lehtёsonte asaj punёn nё

kёtё aspekt. Defiçiti politik i Partisё Laburiste, ndarja e saj pёr çёshtjen evropiane tё

Britanisё nё vitet '70 dhe '80, si dhe kёrcёnimi i laburistёve pёr t'u tёrhequr pёr jetё!

nga parlamenti, ishin shumё komode pёr zonjёn e hekurt. Figurat mё tё ndritura

politike tё partisё laburiste si Majkёll Fut dhe Toni Ben po ktheheshin nё karikatura tё

rёndomta tё shtypit të pёrditshёm britanik. Madje, Ben u bё edhe mё qesharak, kur

filloi tё ankohej pёr pasaportёn evropiane qё po pёrdornin britanikёt.288

Nё vitin 1988, ndodh papritmas fillimi i transformimit tё Partisё Konservatore

nga pro evropiane, nё euroskeptike. Ҫ'kishte ndodhur pёr tё ndryshuar kaq fort?

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhak Delor, mbajti pёrpara sindikatave evropiane,

njё prej fjalimeve mё tё dobёta pёr marrёdhёniet me Britaninё e Madhe nё periudhёn

e pas Luftёs II Botёrore. Me kёtё akt, Delor, filloi procesin e ndryshimit tё ndjenjave

nga pro, nё anti evropiane tё Partisё Konservatore.289 Por kёtё, ai nuk e bёri me qёllim

tё keq. Nё kujtimet e tij, ish presidenti francez Valeri Zhiskar d'Estёn, e pёrshkruan

ultra konservatoren Margaret Theçer, qё besonte nё tregun e lirё evropian, por thjesht

donte ta pёrdortё pёr qёllimet e saj. Kujtimet e presidentit francez u botuan nё vitin

2006, kur ndjenjat anti evropiane tё zonjёs Theçer ishin tё qarta. Por, nё vitin 1983,

ajo ishte zgjedhur nga britanikёt si pro evropiane pёr tё ndёshkuar euroskepticizmin

laburist. Ajo, nё ato zgjedhje, bёri thirrje pёr t'u rimandatuar nё mёnyrё qё tё çonte

Britaninё nё Evropё.

Zonja Theçer qёndroi nё krye tё qeverisё britanike pёr 11 vjet (1979-1990)

dhe punoi nё mёnyrё konstruktive me liderёt evropianё kontinentalё. Ajo madje, e

287 Richard Vinen, Thatcher's Britain; The politics and social upheaval of the Thatcher era, London:

Pocket Books, 2009, ffq. 178-179. 288 Po aty. 289Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 63.

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

79

kishte mbёshtetur kandidaturёn e Zhak Delorit pёr President tё Kёshillit tё Evropёs.

Nё vitin 1984, ajo nё njё fjalim tё mbajtur nё Fontenblo (Fontainbleau), kishte bёrё

thirrje qё Evropa tё hartonte dhe tё aplikonte njё politikё tё pёrbashkёt mbrojtjeje dhe

tё jashtme. Ajo mbёshteti dhe Aktin Unik Evropian pёr ndarje tё sovranitetit ndёrmjet

shteteve tё Evropёs.290

Shumё nga simbolet e europianizmit si pasaporta e pёrbashkёt evropiane, u

instituan gjatё qeverisjes sё zonjёs Theçer. Gjithashtu, gjatё qeverisjes sё saj, u hartua

projekti pёr eurotunelin qё do tё lidhte dy brigjet e La Manshit. Ai do tё inagurohej nё

vitin 1993. Gjatё qeverisjes sё saj, kontributi i Britanisё sё Madhe nё Evropё u rrit

400%.291 Tё ardhurat e Brukselit nga ana e Britansё sё madhe u rritёn nga 656 milion

stёrlina mё 1948, nё 2.54 miliard mё 1990.292

Pas fjalimit të Delor nё Strasburg, janё tё paharrueshme fjalёt e zonjёs Theçer

tek i drejtohej Brukselit me fjalёt: "Na ktheni paratё mbrapsht".293 Edhe ministri i

jashtёm i ardhshёm laburist Xhek Stro, kёrkonte me tё madhe nё parlament qё paratё

angleze tё mos shkonin pёr financimin e shteteve tё dobёt si Greqia, Spanja dhe

Portugalia. Por, Theçeri insistonte se duheshin ndihmuar shtetet e jugut tё Evropёs qё

tё arrinin standartet e veriut tё pasur. Nё kёtё aspekt, ajo ishte mё humane se zonja

Merkel dy dekada mё vonё. Theçeri nuk ishte nё thelb anti evropiane. Ajo gjatё 11

viteve nё pushtet mbёshteti politikёn e jashtme tё pёrbashkёt evropiane, ndihmat

bujare pёr shtetet e varfra dhe mbёshteti Aktin Unik Evropian pёr sovranitetin e

ndёrthurur mё 1985. Stabiliteti i Britanisё gjatё gjysmёs sё parё tё qeverisjes sё saj ka

lidhje edhe me triumfin ndaj sindikatave tё cilat i mposhti pёrfundimisht nё vitet

1984-1985.294 Fitorja e saj ndaj tyre ishte e njёjtё me fitoren e politikanёve francezё

nё vitet 1947-1949 ndaj komunistёve francezё tё cilёn refuzonin ndihmёn e planit

Marshall.295

Thelbi i fitoreve tё zonjёs Theçer nё vitet 1979, 1983 dhe 1987 ishte premtimi

i saj pёr tё ndryshuar praktikat sindikaliste dhe pёr tё ulur fuqinё e militantёve

sindikalistё nё vendet e punёs nё Britani. pas fitores ushtarake nё ishujt Folklend mё

1982296, votuesit e rritёn ndjenjёn tyre pёr Zonjёn e Hekurt dhe lanё nё mёshirё tё

fatit tё saj edhe sindikalistёt edhe laburistёt. Greva e minatorёve e viteve 1984-1985,

u shtyp me njё egёrsi tё pashoqe tё paparё nё Britani. Forca e saj, i dha fitoren e tretё

radhazi mё 1987-ёn. Pikёrisht, kur dukej se Britania po afrohej pёrfundimisht me

Evropёn, ndodh fjalimi Delor pёr sindikatat mё 1988. Fjalimi pёrpiqej tё shpjegonte

se çfarё e priste punёtorin evropian mё 1992. Fjalimi i tij ishte pёr njё integrim mё tё

290 Wyn Rees, "America, Brexit and the security of Europe", nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 564. 291 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 64. 292 Po aty. 293 Po aty, fq. 64. 294Richard Vinen, Thatcher's Britain; The politics and social upheaval of the Thatcher era, London:

Pocket Books, 2009, fq. 154. 295 George Duby, Histoire de la Franca; des origines á nos jours, Paris: Larousse, 2006, fq. 1098. 296 Richard Vinen, Thatcher's Britain; The politics and social upheaval of the Thatcher era, London:

Pocket Books, 2009, fq. 134.

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

80

madh tё kapitalizmit evropian.297 Ai lartёsoi traditёn Catholic Rerum Novarum tё

bazuar nё partnershipin shoqёror, kompromisin dhe mbёshtetjen e ekonomive tё

tregut. Zhak Delor i ftoi sindikatat t'i bashkoheshin atij dhe 'arkitektёve' tё tjerё tё

Bashkimit Evropian tё ardhshёm. Nё sfidё tё hapur ndaj politikave anti sindikaliste tё

kryeministres britanike, ai u shpreh:

"Themelimi i njё platforme e cila garanton tё drejtat e punёtorёve, me parimet

e pёrgjithshme, si e drejta e çdo punёtori pёr punё dhe i mbrotjur nga njё

marrёveshje kolektive, dhe mё specifikisht lidhur me punёn e pёrkohshme. Krijimi i

njё statuti pёr Kompanitё Evropiane i cili do tё pёrfshijё pjesёmarrjen e punёtorёve

nёpёrmjet pёrfaqёsuesve tё tyre. Tё drejtёn e pёrjetshme tё punёtorёve pёr t'u

arsimuar".298

Ky fragment nuk kishte ndonjё dallim tё madh nga kёrkesat e Organizatёs

Ndёrkombёtare tё Punёs dhe tё pranuar gjerёsisht nga demokracitё perёndimore. Por,

pёr sindikatat britanike, fjalimi i Zhak Delorit dhe ai vetё u prit si shpёtimtarja Zhan

d'Ark qё do tё shpёtonte punёtorёt britanikё dhe sindikatat nga tirania shtypёse e znj.

Theçer. Ata e brohoritёn fjalimin e Zhak Delor dhe filluan ta quanin 'Frère Jacques-

vёlla Zhak' dhe kёndonin nё anglisht himin francez tё Marsejezёs "Here we go-Ҫa

ira".299 Si tё majtёt ashtu edhe sindikalistёt e djathtё e pёrshёndetёn me ngrohtёsi kёtё

hero i cili rifuti fjalёn 'sociale' nё fjalorin e politikёs britanike. Tek sindikalistёt

francezё, Zhak Delori nuk ishte i pёlqyeshёm pasi Konfederata e Pёrgjithshme e

Punёs apo sindikata nё Francё ishte komuniste dhe Delorin e quante Trockist!300

Megjithatё, gjithçka ndryshoi kur sindikalistёt britanikё brohoritёn me tё madhe

Presidentin e Komisionit Evropian dhe tё gjithё nё Francё u çmendёn pas tij!!

Zonja Theçer e mori fjalimin e Zhak Delor si fyerje personale. Pёr të, ishte si

t'i ngulje thikёn pёrpjekjeve tё saj gjigante pёr tё reduktuar fuqinё e sindikatave

britanike. Puna e saj e palodhur pёr kёtё qёllim, sapo kishte marrё njё goditje tё rёndё.

Nё fakt, ajo dhe Zhak Delor kishin shumё tё pёrbashkёta. Tё dy vinin nga shtresa

shoqёrore modeste. Asnjёri prej tё dyve nuk ishte shumё i shoqёrueshёm. Delori, nё

biseda me gazetarёt, deklaronte se i vetmi dallim mes tij dhe zonjёs Theçer qёndronte

nё faktin se ajo ishte protestante ndёrsa ai katolik. Ndёrsa znj. Theçer kur pyetej pёr

Delorin gjatё intervistave mediatike, deklaronte hapur:"Ai ishte njё socialist, i llojit

mё tё skajshёm".301

Por, kjo nuk ishte e vёrtetё. Zhak Delor ishte njё funksionar i Bankёs sё

Francёs dhe sulmohej nga shumё tё majtё francezё pёr qёndrimet e tij pro

kryeministrit Zhak Shaban Delmas (Jacques Chaban-Delmas). Delori ishte aktiv nё

lёvizjen e sindikatave katolike. Ai ishte armik i deklaruar i Partisё Komuniste

Franceze e cila ishte njё forcё dominante nё spektrin politik majtist nё Francё. Larg

297J. Baylis, Anglo-American relations since 1939: The Enduring Alliance, Manchester: Manchester

University Press, 1997, fq. 150. 298Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 68 299Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 68. 300 Po aty, fq. 70. 301 Richard Vinen, Thatcher's Britain; The politics and social upheaval of the Thatcher era, London:

Pocket Books, 2009, fq. 242.

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

81

nga tё qenurit socialist fanatik, Delori e bindi presidenin francez Miteran qё tё

ndёrmerrte hapa vendimtarё drejt rregullave tё ekonomisё sё tregut tё hapur dhe

globalizimit. Pёr kёtё arsye, Zhak Delor u bё i pranueshёm pёr shumicёn djathtiste tё

liderёve evropianё mё 1984 si president i Komisionit Evropian, pёrfshirё edhe votёn

pro tё znj. Theçer.302 Ajo gjithashtu, mbёshteti kandidaturёn e tij si kryetar i komitetit

tё ngritur nё qershor 1988 tё Kёshillit Evropian nё Evian pёr tё shqyrtuar mundёsinё e

futjes nё rend tё ditёs sё unionit monetar (EMU) pёr KE-nё. Presidenti i Bankёs

Gjermane (Bundesbank) Karl Oto Pol (Karl Otto Pohl), ishte shumё skeptik ndaj

bashkimit monetar dhe nuk e pёlqente krijimin e njё grupi tё ri. Nёse EMU kthehej nё

monedhё tё pёrbashkёt, fuqia e Bundesbank do tё dobёsohej. Por, znj. Theçer sё

bashku me z. Miteran dhe z. Kohl vendosёn tё emёrojnё Zhak Delor si kryetar tё kёtij

komisioni. Deri nё qershor 1988, marrёdhёniet e Margaret Theçerit me Zhak Delorin

ishin shumё tё pёrzemёrta siç nuk kishin qenё ndonjёherё marrёdhёniet ndёrmjet njё

lideri britanik dhe njё francez deri nё epokёn e dё Golit. Fjalimi i tij nё mbёshtetje tё

sindikatave, ishte njё goditje e rёndё pёr dashamirёsen e tij. Me fjalimin e tij, fillon e

merr jetё euroskepticizmi konservator britanik. Nё korrik tё vitit 1988, Delori kishte

thёnё nё parlamentin evropian se kishte ardhur koha qё ligjet e parlamenteve

kombёtare duhet tё aprovohehsin nё parlamentin evropian. Kjo ishte njё goditje e

rёndё ndaj sovranitetit tё shteteve e pranuar edhe nga krahu i djathtё i tij, Paskal Lami

(Pascal Lamy), i cili ishte edhe shkruesi i fjalimeve tё Delorit. Vetё Lami e pranon se

80% e shkrimeve tё tij ndryshoheshin nё momentin e fundit nga Delor.303 Kёtu fillon

edhe akti i parё i vёrtetё i fillimit tё Brexit.

Parlamenti nё Britaninё e Madhe, nё tё gjithё historinё e saj, bazohet tek

supremacia e tij. Pёr hir tё lirisё parlamentare, britanikёt kishin ekzektuar mё 9 shkurt

1649 mbretin Karl I Stjuart.304 Ishte votimi parlametar i vitit 1972 kur votёs sё

konservatorёve iu bashkuan edhe 62 parlamentarё laburistё.305 Mё vonё, mё 2003,

ishte po parlamenti britanik dhe jo Toni Bler qё vendosi hyrjen e Britanisё sё Madhe

nё luftё nё Irak dhe ishte po parlamenti mё 2013, qё ndaloi kryeministrin Dejvid

Kameron qё tё lёshonte njё sulm me raketa nё Siri. Sigurisht, Zhak Delor nuk

dёshironte tё cungonte me vullnet tё lirё sovranitetin e parlamenteve kombёtare

evropiane, aq mё pak atij britanik. Nё njё intevistё dhёnё gazetёs Le Monde, ai

deklaroi se Komisioni Evropian ishte hapi i parё drejt krijimit tё njё qeverie

evropiane. Fjalimi tij pro sindikatave, ia sosёn durimin znj. Theçer. Prej kёtu, fillon

edhe acarimi i madh nё marrёdhёnien politike ndёrmjet dy liderёve. Dhjetё ditё pas

fjalimit tё Delorit pёr sindikatat britanike, kryeministrja Theçer bёri njё vizitё nё

Bryzh tё Belgjikёs. Atje, ajo mbajti njё fjalim domethёnёs pёr marrёdhёnien e

Britanisё me Evropёn ashtu siç kishte bёrё Ҫёrçilli nё Zyrih katёr dekada mё parё kur

kishte folur pёr 'Shtetet e Bashkuara tё Evropёs'.

302Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 69. 303 Po aty, fq. 72. 304 Gjon Boriçi, Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё shekujt e historisё, 1600-1899;

bot. II, Tiranё: Albanian University Press, 2010, fq. 60. 305Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 71.

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

82

Fjalimi i znj. Theçer i vitit 1988, ёshtё konsideruar si goditja me top i

marrёdhёnies euro-britanike. Znj. Theçer e krahasoi KE-nё me procesin e vdekjes sё

Bashkimit Sovjetik. Padyshim qё ka edhe fjalё tё mira njёlloj si fjalimi i Kameronit

nё vitin 2013, pёrpara shpalljes sё referendumit pёr Brexit. Por, fjalimi hidhte poshtё

çdo gjё qё Zhak Delor kishte thёnё pёrpara parlamentit evropian nё Strasburg dhe

sindikatave britanike. Ajo nuk e krahasoi Delorin me liderin sovjetik, por i shkoi afёr

duke thёnё:

"Ato vende ashtu si Bashkimi Sovjetik, tё cilёt pёrpiqen tё drejtojnё gjithçka

nga qendra, po mёsojnё se suksesi varet nga shpёrndarja e pushtetit dhe vendimet e

marra jo nё qendёr. Ka disa nё Komunitet [Evropian] qё duan tё shkojnё nё drejtim tё

kundёrt".306

Fjalimi i saj nё Bryzh koincidoi me zyrtarizimin nё vitin 1988 tё Xhorxh Bush

i vjetri, si zёvendёsues i Ronald Reganit. Theçeri nuk u ndal me kaq kur mё vonё

deklaroi se "ne nuk i rrokullisёm kufijtё nё Britani qё tё na i vёnё pёrsёri nё nivel

evropian, me njё super shtet evropian qё ushtron dominim nga Brukseli".307 Pёrdorimi

i metaforёs 'super shtet' pёr Evropёn, hyri nё ligjёratёn politike britanike. Znj. Theçer

kishte edhe njё vёrejtje kur shprehej pёr rolin e parlamenteve kombёtare:

"Sigurisht ne duam tё shikojmё njё Evropё mё tё bashkuar dhe me njё sens mё

të madh tё qёllimit tё pёrbashkёt. Por do duhet tё gjendet njё mёnyrё e cila tё ruajё

traditat e ndryshme, fuqitё parlamentare dhe ndjenjёn e krenarisё kombёtare nё çdo

vend. Kёto kanё qenё vitaliteti i Evropёs pёrgjatё shekujve".308

Pas fjalimit tё saj nё Bryzh, Partia Konservatore nga parti evropiane e

Britanisё sё Madhe, po kthehej nё partinё 'euroskeptike'. Tregu evropian kishte nevojё

pёr rregulla tё sakta qё tё mund tё funksiononte nё mёnyrё qё askush tё mos ndjehej i

pёrjashtuar. Por, duhet kuptuar se sovraniteti absolut dhe rregullat e pёrbashkёta janё

totalisht tё papёrputhshme. Gjermanёt do tё duhej tё hiqnin dorё nga ekskluziviteti i

birrёs sё tyre gjermane pёr tё pranuar edhe birrёn britanike dhe franceze. Francezёt do

tё duhej të hiqnin dorё nga ekskluziviteti i mishit francez pёr tё pranuar nё tregun e

tyre edhe mishin britanik. Edhe britanikёt do tё duhet tё mёsonin se tregu i pёrbashkёt

nuk mbahet me rregulla tё rrepta kombёtare pa patur harmoni aktivitetesh. Si pёr t'i

vёnё vulёn euroskeptizmit britanik, nё fjalimin e saj tё fundit nё Dhomёn e

Komuneve nё vitin 1990, ajo bёri sulmin e fundit kundёr Zhak Delorit:

"Presidenti i Komisionit Evropian, zoti Delor, tha dje nё njё konferencё pёr

shtyp se ai dёshironte qё Parlamenti Evropian tё ishte trupa demokratike e

Komunitetit, ai donte qё Komisioni tё ishte Ekzekutivi dhe ai donte qё Kёshilli i

Ministrave tё ishte Senati. Jo! Jo! Jo!

Tre JO tё forta kundёr Evropёs! Brexit-i britanik ishte nё rrugё tё "mbarё".

Zhak Delor dhe Margaret Theçer patёn rrugё tё ndryshme. Shumё veta nё Francё

mendonin se nё vitin 1995, ai do tё garonte pёr president tё Francёs. Znj. Theçer u bё

edhe mё shumё anti evropiane. Konservatorёt filluan ta quajnё kryeministrin e fundit

306Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 72. 307Po aty. 308Po aty, fq. 73.

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

83

tё madh tё vendit. Duket shumё simpliciste tё fajёsosh euroskepticizmin britanik me

fjalimin e Zhak Delorit tё vitit 1988. Evropa nё Angli nuk ka qenё asnjёherё e dashur.

Sipas Eurobarometrit, 53% e anglezёve mendonin se anёtarёsimi nё BE ishte diçka e

mirё ndёrsa, 16% mendonin se ishte negativ. Kёshtu qё, euroskepticizmi britanik nuk

u bё menjёherё publik pas fjalimit tё Delorit. Ai ishte. Ndёrhyrja e Zhak Delorit e vitit

1988, ishte momenti kur kthesa anti evropiane filloi tё infektojё Partinё Konservatore.

Nё vitin 1979, znj. Theçer vijoi linjёn pro europiane tё Hithit. Akti Unik Evropian i

1985-ёs i dha mё shumё fuqi Brukselit sesa Traktati i Romёs mё 1957. Sapo znj.

Theçer filloi tё fliste hapur kundёr Evropёs, paraardhёsi i saj nё Partinё Konservatore,

filloi tё lёshojё helme kundёr politikave tё saj. Miqtё e Eduard Hithit si Dagllas Hёrd

(Douglass Hurd) i cili shёrbeu edhe si ministёr i brendshёm i Theçerit, nё qeverinё e

pasuesit tё zonjёs sё hekurt Xhon Mejxhёr, u emёrua ministёr i jashtёm dhe u pёrpoq

tё ndёrtonte ura me BE-nё. Ai ishte pro evropian dhe ka shkruar pozitivisht nё

kujtimet e tij pёr kёtё çёshtje:

"Me guxim ne jemi nё organizatёn mё shpresёdhёnёse tё Evropёs dhe unё e

ndjeja dhe e ndjej njё lidhje tё fortё e cila vjen nga truri dhe nga zemra".309

Njё tjetёr koleg pro evropian i qeverisё, ishte edhe deputeti sёr Xhefri Hou (sir

Geoffrey Howe) i cili kishte dhёnё dorёheqjen nga qeveria znj. Theçer nё nёntor

1990, si pasojё e politikave tё saj armiqёsore nё Evropё. Hou kishte qenё ministёr i

thesarit dhe kishte qenё shumё i kujdesshёm kur ishte emёruar edhe ministёr i

jashtёm. Por, nё vjeshtё tё vitit 1990, ai kishte elektrizuar parlamentin kur kishte bёrё

thirrje tё hapur kolegёve konservatorё tё rrёzonin politikat anti evropiane tё znj.

Theçer. Njё tjetёr deputet, Majkёll Hezeltajn (Michael Heseltine), shkoi edhe mё tej

duke deklaruar se do ta sfidonte znj. Theçer pёr kryetar tё Partisё Konservatore. Nё

ato ditё tё stuhishme tё politikёs britanike, çёshtja evropiane i dha fund karrierёs

politike tё Margaret Theçerit. Largimi i saj me lot nё sy nga Dauning Strit 10

(Downing Street 10) dhe gёzimi i konservatorёve pro evropianё pёr kёtё, nuk ishin

veçsse preludi i njё ashpёrsimi tё mёtejshёm tё ndjenjave anti evropiane tё Partisё

Konservatore.

Zёvendёsuesi i saj nё krye tё partisё dhe qeverisё, Xhon Mejxhёr, i cili

qeverisi nga viti 1990 deri mё 1997, e gjeti shpejt veten nё njё vorbull tё rrezikshme

me tre kurthe. Ndёrsa nё Evropё, Zhak Delor i mbёshtetur fort nga Fransua Miteran

dhe Helmut Kohl vijonte me procesin e integrimit tё mёtejshёm evropian, nё Britani,

Mejxhёri pati tre sfida njёherёsh. Sё pari, njё rritje tё grupimit anti evropian brenda

partisё sё tij; sё dyti, fillimi i njё fushate tё dendur anti evropiane nga ana e shtypit

britanik; dhe sё treti, rritja e fushatave vetёfinancuese, lёvizjeve tё reja tё partive

politike me platforma politike ku deklarohej hapur se BE-ja ishte armiqёsore ndaj

interesave kombёtare britanike.310Kёtё ide, ata e mbёshtesnin tek ndryshimi i emrit

nga Komuniteti Evropian KE, nё Bashkim Evropian BE. Traktati i Mastrihtit i vitit

1992, e çoi disa hapa mё tej integrimin evropian. Procesi mё i rёndёsishёm qё

309Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 80. 310Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 560.

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

84

ndёrmori ishte fillimi i procesit pёr bashkimin monetar, me njё monedhe tё

pёrbashkёt unike, euron. Ky akt, kёrkonte themelimin e njё banke qendrore

evropiane. Kriteret e Mastrihtit pёrcaktonin qartё buxhetet kombёtare nё mёnyrё qё tё

bёheshin pjesё e monedhёs sё ardhshme tё pёrbashkёt. Ministrat mё tё afёrt tё zotit

Mejxhёr si, Kenneth Klark dhe Kris Paten, ishin hapur pro evropianё. Deviza e

politikёs sё tij kur u emёrua kryeministёr ishte, "tё çojmё Britaninё nё zemёr tё

Evropёs".311 Por, kjo ambicie e tij dёshtoi. Evropa u kthye nё kalvarin e tij politik.

Njё brez i ri deputetёsh konservatorё tё cilёt hynё nё parlament nё vitin 1992,

refuzuan tё mbёshtesin Traktatin e Mastrihtit dhe formuan njё grup agresiv

euroskeptik me kryetar Dankan Smith (Duncan Smith), i cili do tё ishte edhe kryetari i

ardhshёm i konservatorёve. Ministri i punёs, Majkёll Houard, kёrcёnoi me dorёheqje

nёse Britania nuk pёrjashtonte nga programi i saj politikat sociale tё BE-sё.

Diplomatёt e Forin Ofisit shpikёn fjalёn 'zgjedh-jashtё' pёr tё treguar se Britania nuk

ishte e lidhur me paketёn sociale tё Traktatit tё Mastrihtit.312 Vetёpёrjashtimi i

Britanisё nga Mekanzimi Monetar i Kёmbimit (ERM) mё 1992, shtoi sikletet pёr z.

Mejxhёr. ERM ishte njё mekanizёm qё bёnte tё mundur lidhjen ndёrmjet monedhave

tё ndryshme evropiane me monedhёn e pёrbashkёt qё ishte nё ndёrtim e sipёr. Ky akt,

kёrkonte tregje totalisht tё hapura pёr tё bёrё tё mundur zhvlerёsimin e njёanshёm tё

monedhave kombёtare, nё mёnyrё qё eksportet tё rriteshin dhe nё kёtё mёnyrё tё

shtohej konkurrenca. Pas shumё pёrpjekjesh tё forta, qeveria e z. Mejxhёr, vendosi tё

hynte nё ERM, por stёrlina britanike hyri me njё kurs tepёr tё lartё kёmbimi pa hequr

dorё nga politikat proteksioniste. Ky akt, çoi nё spekullime kundёr stёrlinёs. Si

pasojё, stёrlina u tёrhoq nga ERM-ja dhe ministri i thesarit Norman Lamont, dha

dorёheqjen nё rrethana poshtёruese. Pro evropianizmi i tij i dikurshёm, ia la vendin

njё armiqёsie tё ashpёr qё u duk akoma mё qartё nё vitin 2016.

Luhatjet e monedhёs britanike dhe vetёpёrjashtimi i saj nga ERM-ja e

pёrjashtuan Britaninё nga pёrgatitjet pёr monedhёn e pёrbashkёt. Por, kishte njё pikё

qё Britania dallonte nga Evropa. Politika e jashtme britanike ishte e fortё. Por, edhe

tek kjo pikё, qeveria e Xhon Mejxhёrit nuk u tregua efikase pasi para syve tё tij dhe tё

tё gjithё botёs, u krye masakra e stilit Katin nё Srebrenicё dhe fushatat vrastare nё ish

Jugosllavi tё stilit militaristo-nazist. Dikur, Karl Marksi ka thёnё: 'Historia pёrsёrit

veten, sё pari si tragjedi dhe sё dyti si farsё".313 Duke mos bёrё asgjё pёr tё bindur

Evropёn qё tё ndalte genocidin ballkanik, z. Mejxhёr vendosi tё bёhet i fortё dhe tё

tregojё lidership nё politikёn evropiane. Ai vendosi tё mos dёrgonte asnjё ministёr

britanik nё mbledhjet e BE-sё derisa tё hiqej embargoja pёr mishin britanik si pasojё e

sёmundjes tё "lopёs sё çmendur". Ky gjest nuk ishte veçse njё kopje e shёmtuar e

politikave tё dikurshme tё gjeneralit dё Gol. Evropa ishte zgjeruar. Nga 12, ishin bёrё

15 vende anёtare. Anёtarёsimi i Suedisё, Finlandёs dhe Austrisё kishte sjellё njё

eksperiencё tё shkёlqyer tё social demokracisё nё BE. Nё Evropё, u pёrhap ideja (pёr

311Graham K. Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 560. 312Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 82. 313 Gareth Stedman Jones, Karl Marx; greatness and illusion, London: Allen Lane, 2016, fq. 191.

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

85

tё qeshur) se zoti Mejxhёr kishte ngrёnё shumё mish lope tё çmendur dhe pёr kёtё

arsye nuk ishte fort nё rregull nёse mendonte t'i detyronte vendet kontinentale tё

blinin dhe tё hanin mish britanik. I rrethuar nga tё gjitha anёt prej euroskeptikёve dhe

pa mbёshtetje evropiane, Xhon Mejxhёri dha dorёheqjen jo si kryeministёr, por si

kryetar i Partisё Konservatore. Nё fund tё qeverisё sё tij, nё vitin 1997, Partia

Konservatore ishte bёrё thellёsisht euroskeptike.

3.5. Toni Bler dhe europianizmi i tij

Sё bashku me Margaret Theçerin, Toni Bler, mbetet figura politike mё e

dalluar nё epokёn e pas Luftёs II Botёrore. Toni Bler, u zgjodh kryeministёr nё njё

epokё kur ndjenjat anti evropiane nё Britani po fuqizoheshin çdo ditё. Disa studiues

mendojnё se, Bleri ёshtё sot mё pro evropian dhe nuk ishte i tillё mё 1997.314 Ashtu si

paraardhёsit e tij, Harold Makmillan dhe Harold Uillson, ai u tregua i pazoti ta çonte

Britaninё e Madhe nё zemёr tё integrimit evropian. Ai nuk bёri as mё tё voglёn

pёrpjekje pёr tё zёvendёsuar stёrlinёn me euron dhe e mbajti Britaninё larg zonёs

Shengen. Qytetarёt britanikё do tё duhej tё tregonin pasaportёn sa kalonin kufijtё e

Britanisё njёlloj si gjyshёrit e tyre kur kur Britania nuk ishte pjesё e Komunitetit

Evropian. Edhe kur mё 1997, Britania pranoi tё adoptonte dispozitat sociale tё

Evropёs, Bleri refuzoi tё pёrmbushte dy direktiva tё rёndёsishme tё politikave sociale

mbi orёt e punёs dhe fundin e abuzimit tё punёdhёnёsve me punёtorёt. Dy traktatet

evropiane tё nёnshkruar prej Blerit, i Nicёs dhe Amsterdamit, ishin shumё

minimalistё krahasuar me Aktin Unik Evropian tё 1985-ёs dhe Traktatin e Mastrihtit

tё 1992-shit.

Bleri ishte i pari lider britanik dhe evropian qё lajmёroi mbajtjen e njё

referendumi pёr kushtetutёn evropiane nё vitin 2004. Ky akt i tij, ndihmoi

euroskeptikёt nё Francё tё shkatёrronin pёrpjekjen e presidentit Shirak pёr njё

kushtetutё evropiane. Njё tjetёr element qё shёnoi jetёn politike dhe evropiane tё

epokёs sё Blerit, ishte edhe pёrçarja e kontinentit nё luftёn e Irakut nё vitin 2003 dhe

aleanca e tij me Xhorxh Bushin i riu. I quajtur si skifteri i luftёs mё 1999 kur ia kishte

dalё mbanё tё ndalte genocidin serb nё Kosovё tё Sllobodan Millosheviçit,315 lufta e

Irakut thelloi ndarjen mes Evropёs dhe Britanisё sё Madhe. Politika evropiane e Toni

Blerit nuk kishte konsistencё. Kjo pёr faktin se tre prej ministrave tё jashtёm qё

punuan nё qeverinё Bler, kishin qenё nё vitet '70 dhe '80 anti evropianё tё bindur.

Robin Kuk, ministri i parё i jashtёm i Blerit, qysh mё 1996, njё vit para

ardhjes nё pushtet tё laburistёve, kishte kritikuar bashkimin monetar evropian.316 Nё

fakt, Partia Laburiste erdhi nё pushtet nё Britani pas 18 vjetёsh dhe pa njё ide tё qartё

sesi do tё ishte politika e saj evropiane. Gjatё debateve parlamentare, Bler fliste me

besim pёr Evropёn dhe tallej me euroskepticizmin e udhёheqёsit tё ri konservator,

Uilliam Hejg (William Hague), i cili dukej se kishte marrё skeptrin e anti

europianizmit. Por lind pyetja: a ishte Evropa ambicja e Blerit? Qysh nё muajt e parё

314Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 85. 315Gjon Boriçi, Lufta pёr paqen nё ish Jugosllavi, 1987-1999, bot. 2, Tiranё; UFO Press, 2009, f . 232 316Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 86.

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

86

tё qeverisjes sё tij, Bleri propozoi njё parlament tё ri nё Skoci dhe njё asamble

rajonale pёr Uellsin.317 Po ashtu, filloi njё proces i vёrtetё paqeje me Irlandёn e Veriut

qё do t'i jepte fund 30 vjetёve luftё dhe akte terroriste. Ai lidhi njё miqёsi tё fortё

politike me presidentin amerikan Bill Klinton dhe tё dy sё bashku inicuan politikёn e

rrugёs sё tretё, njё pёrpjekje pёr tё bёrё tё mundur bashkёekzistencёn e demokracisё

sociale me kapitalizmin global.318 Kjo rrugё u pёrqafua nga kancelari gjerman, social

demokrati Gerhard Shrёder, por u refuza nga kryeministri socialist francez Lionel

Zhospё. Mosmarrёveshjet pёr rrugёn e tretё ndёrmjet liderёve socialistё britanikё,

gjermanё dhe francezё, nuk u zgjidhёn asnjёherё.

Pёrsa i pёrket politikёs sё brendshme, Bler nuk ishte i gatshёm tё ndiqte

reformat e ashpra tё zonjёs Theçer dhe paraardhёsit tё tij, Xhon Mejxhёr. Ai vijoi me

politikёn e zbutjes sё kredive nё mёnyrё qё tё merreshin kredi pёr tё blerё shtёpi.

Gjatё mandatit tё tij tё parё, rritja ekonomike ishte e qёndrueshme dhe papunёsia ra.

Ai filloi edhe njё program tё gjerё pёr pёrmirёsimin e shkollave dhe spitaleve. U

punёsuan mё shumё mёsues, doktorё, infermierё dhe policё. Politikat sociale tё Blerit

i erdhёn nё ndihmё mё tё varfёrve. Qeverisja e parё e Blerit ishte njё sukses dhe dukej

se edhe mandati i dytё do tё ishte i fituar pa patur nevojё pёr koalicione. Po pёr

Evropёn? Gjatё mandatit tё tij, u krijuan komisione tё posaçme me ministra pёr tё

shqyrtuar mundёsitё e bashkёpunimit me Evropёn. Opozita konservatore nuk e

ndihmoi aspak Blerin nё procesin e integrimit evropian. Njё tjetёr fakt qё pengonte

politikat evropiane tё qeverisё Bler, ishte edhe aleanca faustiane ndёrmjet tij dhe

manjatit tё medias Ruper Mardok (Ruper Murdoch). Nё vitin 1998, Bleri shkroi njё

artikull pёr gazetaёn Sun, e cila nё atё kohё kishte 10 milion lexues:

"Mё lejoni tё qartёsoj pozicionin tim me Evropёn. Unё nuk do tё kem tё njёjtёn

udhё me njё super shtet evropian. Nёse do tё bёhen pёrpjekje pёr tё krijuar atё

dragua, unё do ta vras atё".319

Mё qartё se kaq pёr vitin 1998, Toni Bler nuk mund tё fliste. Por, njё vit mё

vonё, mё 1999, ai filloi njё politikё tё re tё quajtur 'Britania nё Evropё'. Kjo politikё e

re u mbёshtet nga dy konservatorё me eksperiencё si Keneth Klark dhe Majkёll

Hezeltajn dhe dy liberal-demokratё tё rinj, Ҫarlz Kenedi (Charles Kennedy) dhe Deni

Alikzandёr (Danny Alexander). Britania kishte patur gjithmonё simpatizantё pro

evropianё. Por, kishte njё pengesё tё madhe. Liderёt e biznesit britanik tё cilёt kishin

qenё mbёshtetёsit mё tё mёdhenj tё hyrjes sё Britanisё nё Evropё pёrpara viteve '90,

tashmё e kishin ndryshuar linjёn e tyre. Tё mbёshtetur edhe nga njё zё i fortё si ai i

Margaret Theçerit qё kishte rritur dozёn anti evropiane, ishte normale pёr liderёt e

biznesit britanik, tё cilёt pёr afiliacion natyral kanё tё djathtёn, tё bashkoheshin me

ideologjinё euroskeptike tё Partisё Konservatore. Dalёngadalё, zёrat e fuqishёm pro

evropianё tё biznesit heshtёn si me magji.

317Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 89. 318 Rebecca Adler-Nissen, Charlotte Galpin, Ben Rosamond, "Perfoming Brexit: how a post-Brexit

world is imagined outside the Untied Kigdom", nё The British Journal of Politics and Interntional

Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 578. 319Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 91.

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

87

Nuk do tё ishte e ndershme t'ia vinim fajin vetёm afiliacionit politik tё biznesit

pёr rritjen e euroskepticizmit nё Britani. Arsyeja madhore qёndronte nё faktin se

Evropa kontinentale e kishte humbur shkёlqimin e saj si atraksion pёr biznesin, si

burim rritjeje ekononike dhe si inovacion sipёrmarrёs. Ndёrmjet viteve 1950 dhe

1973, mesatarja e rritjes ekonomike britanike ishte 2.9% nё vit.320 Pёr tё njёjtёn

periudhё, rritja e Gjermanisё Federale ishte 6%, Franca 5.1% dhe Italia 5.1%.321

Ndёrmjet viteve 1973 dhe 1995, Britania kishte njё rritje prej 2.4%, Franca dhe

Gjermania 2.7% dhe Italia 2.5%.322 Pas Mastrihtit, nё vitet 1993 dhe 1997 ekonomia

britanike u rrit me 3.4% nё vit, Franca 1.36%, Gjermania 1.14% dhe Italia 1.24%.323

Edhe pse ishte jashtё zonёs Shengen dhe ERM-sё, Britania po konkurronte

suksesshёm me fuqitё kryesore tё ekonomisё evropiane. Nёse nё vitet '60, '70, 80,

biznesi britanik shikonte me admirim suksesin ekonomik evropian, nё vitet '90,

Britania dukej se po ia dilte me sukses tё pёrshtatej nё njё rend tё ri botёror. Gjatё

qeverisje sё Toni Bler, nё vitet 1998-2002, ekonomia e Britanisё u rrit me njё

mesatare prej 3.24%, krahasuar me 1.68% tё Gjermanisё, 1.8% tё Italisё dhe 2.62% tё

Francёs.324 Me fjalё tё tjera, nёse pёrpara rёnies sё Murit tё Berlinit, Britania ishte pas

fuqive kryesore evropiane, nё gjysmёn e dytё tё viteve '90 dhe nё fillim tё shekullit

XXI, vendi dukej se po ia kalonte fuqive kryesore tё Evropёs. Njё faktor i

rёndёsishёm qё ndikoi nё rritjen ekonomike tё Britanisё ishte edhe aleanca e ngushtё

me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.

Kjo rritje ekonomike e Britanisё, nuk e ndihmoi Blerin ta bёnte tё pёlqyeshme

Evropёn nё sytё e britanikёve. Aplikim i euros nё fillim tё vitit 2002, ishte njё sukses,

por pёrsёri britanikёt mbeteshin skeptikё. Ministri i financave dhe krahu i djathtё i

Blerit, Gordon Braun, njoftoi se pёrpara se tё mund tё aplikohej euro-ja nё Britani,

duheshin kryer pesё teste ekonomike. Testi i parё konsistonte nё fuqinё e stёrlinёs si

monedhё. Nё vitet 1980 dhe 1990, stёrlina kishte qenё monedha evropiane mё e

pastabilizuar. Nё fund tё viteve '90 ishte mbivlerёsuar. Testi i dytё ishte tё

organizohej njё referendum pёr tё pranuar ose jo euron. Bleri nuk u peshkua nga ky

test. Tё bёje njё referndum tё tillё me ndjenjat anti evropiane nё rritje, ishte t'i

dorёzojё pёrsёri pushtetin Partisё Konservatore e cila kishte dalё e dёrrmuar nga

zgjedhjet e vitit 1997. Testi i tretё ishte sa duhej paguar pёr mbrojtjen e pёrbashkёt.

Pёr kёtё qёllim u organizua njё samit franko-britanik pёr t'i dhёnё njё dimension

evropian mbrojtjeve kombёtare dhe ushtrive pёrkatёse. Asgjё nuk u arrit. Testi i katёrt

320 Helen Thompson, "Inevitability and contingency: The political economy of Brexit", nё The British

Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 436. 321 Mathew Goodwin, David Milazzo, "Taking back control? Investing the role of immigration in the

2016 vote for Brexit", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol,

19(3), fq. 457.. 322 Jonathan Hopkin, "When Polanyi met Farage: Market fundamentalism, economic nationalism, and

Britain's exit from the Euroepan Union" nё The British Journal of Politics and Interntional Relations,

London: 2017, vol, 19(3), fq.. 323 Owen Parker, "Critical political ecnomy, free movement and Brexit: Beyond the progressive's

dilemma", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

486.. 324Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 93.

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

88

konsistoi nё pёrçarjen e Evropёs pёrsa i pёrkёt luftёs nё Irak. Njёlloj si nё gjysmёn e

parё tё shekullit XX, Evropa u nda nё dy kampe të kundёrta pёrsa i pёrket kёsaj

çёshtjeje. Dёshtimi i kёtij testi, shembi atё çfarё u pёrpoq tё arrihej nё samitin franko-

britanik tё Sen Malosё mё 1998. Testi i pestё qё i vuri pёrfund shpresat e Blerit pёr

njё politikё mё aktive pro evropiane ishte dalja nё skenё e partive si UKIP tё cilёt

fituan vende tё rёndёsishme nё zgjedhjet e vitit 2004 pёr nё parlamentin evropian.325

Siç do ta shikojmё mё poshtё, UKIP ishte partia kryesore qё ndikoi nё largimin e

Britanisё sё Madhe nga Bashkimi Evropian.

Fitorja e tretё e Blerit nё zgjedhjet e vitit 2005, nuk e pёrmirёsoi pozitёn pro

evropiane tё tij. Ai u detyrua tё jepte dorёheheqjen dy vjet mё vonё, mё 2007. Politika

pro evropiane e laburistёve merr fund me largimin e tij. Edhe nё librin e tij "Njё

rrugёtim"326, flet shumё pak pёr çёshtjen 'Evropё'. Ai lartёson veten sesi pengoi planet

franko-gjermane pёr tё emёruar kryeministrin belg Gi Ferhovshtad (Guy Verhofstadt)

qё tё bёhej president i komisionit evropian.327 Dukej sikur misioni Blerit nё Evropё

ishte tё pengonte sesa tё çonte pёrpara procesin. Toni Bler si kryear i qeverisё

britanike bёri mё tё mirёn e mundshme pёr vendin e tij nё terma ekonomikё, drejtёsi

sociale, investime publike, hapje kulturore. Tek memuaret e tij ai e vlerёson nё kёtё

mёnyrё europianizmin e tij:

"Nё terma tё pёrgjithshёm, pёr mua, Evropa ishte njё çёshtje e thjeshtё. Kishte

tё bёnte me botёn moderne. Unё e mbёshteta idenё evropiane, por edhe nёse nuk do

ta kisha mbёshtetur, ishte plotёsisht e pandalshme nё njё botё me fuqi nё rritje.

Britania kishte nevojё pёr Evropёn nё mёnyrё qё tё ushtronte ndikimin e saj dhe tё

avanconte interesat e saj. Nuk ishte e komplikuar. Nuk ishte njё çёshtje psikiatrike.

Ishte çёshtje realpolitike".328

Me kёtё fragment, duket sikur Bleri po pёrpiqet tё shpjegojё mёnyrёn prusiane

tё Realpolitikёs tё shekullit XIX si qasje ndaj Evropёs. Bleri si natyrё, dёshironte tё

ndihmonte nё formimin e njё Evrope tё re, ndoshta duke futur shumё terma britanikё

nё tё. Por a ishte e mundur? Ai gjithashtu, i hapi dyert e Britanisё pёr punёtorё nga

Polonia, Sllovakia dhe shtetet balltike dhe nuk u fsheh pёr pengesё ndaj tyre me

justifikimin e njё periudhe tranzicioni si Franca me hidraulikёt polakё. Franca dhe

Gjermania i ngushtuan sё tepёrmi hapёsirat pёr punёtorёt e ish Evropёs lindore nё

vendet pёrkatёse. Pёrkundrazi, politika britanike qё edhe punёtorёt e huaj, pjesё e BE-

sё tё mund tё punonin nё Britani dhe tё paguanin taksa sipas ligjeve britanike,

ndihmoi sё tepёrmi nё rritjen e ekonomisё britanike. Hapja e dyerve pёr punёtorёt e

ish Evropёs lindore, e bёri Blerin shumё popullor nё ato vende. Por, krahasuar me

Francёn dhe Gjermaninё, rrogat nё Mbretёrinё e Bashkuar mbeteshin tё vogla dhe

taksat gjithashtu tё ulta sipas modelit Regan-Klinton nё SHBA.329 Bleri udhёhoqi njё

325Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, ffq. 97-98. 326 Tony Blair, Njё rrugёtim, Tiranё: 55, 2011. 327 Po aty. 328 Tony Blair, Njё rrugёtim, Tiranё: 55, 2011, fq. 443 329Cathy Gormley-Heenan, Arthur Aughey, "Northern Ireland and Brexit: Three effects on "the border

in the mind", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

505.

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

89

parti politike nё periudhёn kur euroskepticizmi i saj ishte nё kulm. Pas vitit 1997,

gjuha laburiste pёr Evropёn ndryshoi kryekёput. Kryeministri britanik mbante fjalime

tё shkёlqyera pёr Evropёn nё Paris, Eks-la Shapel, Varshavё, por jo nё Londёr. Tё

vetmet herё qё fliste pro Evropёs nё parlamanet, ishte kur duhej tё godiste

konservatorёt.

Marrёdhёniet e Britanisё nё pesёvjeçarin e parё tё pushtetit tё Toni Blerit ishin

plot ulje ngritje. Dёshtimi i politikёs sё jashtme evropiane gajtё krizёs ballkanike nё

ish Jugosllavi nё vitet 1990, mos harmonizmi i politikёs me SHBA-tё pas 11 shtatorit

2001, dyzuan politikёn e kryeministrit britanik ndёrmjet Uashingtonit dhe Brukselit.

Mё tej politika evropiane e hapjes ndaj ish lindjes komuniste me pranimin nё BE tё

tetё vendeve nga ish Evropa lindore mё 2004, si edhe Maltёs dhe Qipros, jepte

pёrshtypjen se çdo punёtor francez apo britanik duhet t'i hapte rrugё punёtorёve nga

lindja e kontinentit. Euroskepticizmi nё jetёn politike dhe publike nё Britani filloi tё

rritej.

Pak nga pak, tё flisje pёr Evropёn nё Britani nuk shikohej me sy tё mirё. Si pa

kuptuar hendeku ndёrmjet pro europianizmit tё Blerit dhe euroskepticizmit tё disa

prej ministrave dhe deputetёve tё partisё sё tij, po thellohej. Nё politikёn e jashtme

britanike, euroskepticizmi u rrit kur ministёr u emёrua Xhek Stro. Pas dorёheqjes sё

Blerit mё 2007-ёn, pasardhёsi i tij, Gordon Braun, bёri pak pёr të mos thёnё aspak pёr

tё ulur ndjenjat anti evropiane nё Britani. Brauni pati edhe fatin e keq ta udhёhiqte

Britaninё nё epokёn e kulmit tё krizёs sё madhe financiare tё vitit 2008. Pёr tё rritur

besimin tek qeveria e tij, nё njё mbledhje tё Partisё Laburiste ai u shpreh:

"Punё britanike pёr punёtorёt britanikё".330

Pёr fatin e tij tё keq, ky sllogan pёrdorej edhe nga partitё e ekstremit tё djathtё,

raciste dhe ksenofobike. Pёr herё tё parё nё vitin 2009, Partia Fashiste Britanike fitoi

dy vende nё parlamentin evropian. Edhe Traktati i Lisbonёs, u nёnshkrua vonё nga

qeveria britanike, shenjё e fillimit tё shkёputjes sё fortё nga Evropa kontinentale.

Partia Laburiste e humbi pushtetin nё vitin 2010. Konservatorёt nёn udhёheqjen e

Dejvid Kameron erdhёn nё pushtet me premtimin pёr tё organizuar njё referendum

popullor pёr vijimin e pjesёmarrjes sё Britanisё sё Madhe nё BE apo jo.

Europianizmi dhe euroskepticizmi dukeshin sikur plotёsonin njёri tjetrin nё Britani. A

mos ndoshta kishte njё pengesё serioze nga vetё Evropa kontinentale pёr integrimin e

plotё tё Britanisё nё Bashkimin Evropian? Le ta shqyrtojmё nё kapitullin e

mёposhtёm.

3.6. Gjermania, ndoshta pengesa e vёrtetё e angazhimit dhe integrimit total tё

Britanisё nё BE

Padyshim, Gjermania ёshtё shteti mё i rёndёsishёm i Bashkimit Evropian. Nё

jo pak raste, Gjermanisё i ёshtё dashur tё bёhet njё me interesat e shteteve tё tjera

evropiane pёr të mirёn e kontinentit pas pёrfundimit tё Luftёs II Botёrore. Rёnia e

Murit tё Berlinit dhe shpejtimi i procesit tё integrimit evropian, padyshim qё do tё

330Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 104.

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

90

rriste pёrgjegjёsinё e Gjermanisё nё çёshtjet e Evropёs. Kur Greqia u pranua nё KE

mё 1981, qeveria gjermane u bashkua me mendimin francez dhe italian pёr

anёtarёsimin e vendit tё vogёl ballkanik. Sesi rrodhёn ngjarjet e kemi sqaruar mё lart.

Nё vitin 2004, Gjermania po gjendej nё tё njёjtёn situatё tё pranimit tё njё vendi tё

vogёl si Qiproja, i cili nuk pёrmbushte detyrimet e pёrcaktuara nga Traktati i

Mastrihit. Pёr tё mos folur pёr implikimet qё do tё kishte pranimi i Qipros nё

marrёdhёniet me Turqinё pasi siç dihet qё nga viti 1974, ishulli ёshtё i ndarё ndёmjet

grekёve dhe turqve.331

Zyrtarёt gjermanё, mё shumё nga tё gjithё ish ministri i jashtёm Klaus Kinkel,

i bёri thirrje qeverisё gjermane ta rishikonte vendimin pёr pranimin e Qipros nё BE,

por zёri i tij ra nё vesh tё shurdhёt. Britanikёt nga ana e tyre nuk u prononcuan pasi

kishin interesa ushtarake nё ishull (dy baza britanike ndodhen nё pjesёn greke tё

ishullit).332 Edhe pёrsa i pёrket çёshtjes sё pёrfshirjes sё Greqisё dhe Qipros nё

monedhёn e pёrbashkёt, Gjermania nuk i refuzoi, as Greqinё nё 2002, dhe as Qipron

mё 2008. Pёr tё dyja kёto raste, ekonomistёt nё Gjermani vunё alarmin.333 Shpёrthimi

i krizёs nё Greqi u dha tё drejtё atyre. Gjermania tashmё duhet tё mbronte mbrojtjen

qё i kishte bёrё Greqisё pёr tё qenё pjesё e monedhёs sё pёrbashkёt. Gjermania po e

kthente veten nё tutore tё Evropёs. Britania po rrёshqiste nga roli i saj tradicional

shekullor.

Nё fakt, qё pas pёrfundimit tё Luftёs II Botёrore, marrёdhёniet e Gjermanisё

me Britaninё e Madhe, nё dukje kanё qenё gjithnjё tё qeta. Problemet mё tё mёdha,

Britania e Madhe i ka patur me Francёn. Flirtimi anglo-gjerman pёr Evropёn duket se

nuk ёshtё shumё i suksesshёm. Aq mё tepёr tani, kur Britania ka vendosur tё

shkёputet nga Bashkimi Evropian. Por, marrёdhёniet anglo-gjermane tё pas Luftёs II

nuk kanё qenё dhe aq tё pёrzemёrta. Nё vitin 1945, qyteti i Kёlnit ishte nёn zonёn

britanike tё pushtimit dhe kryetari i bashkisё sё qytetit, kancelari i ardhshёm Konrad

Adenauer, ishte shkarkuar nga posti prej britanikёve pёr paaftёsi.334

Marrёdhёniet jo tё mira me forcat britanike tё pushtimit, nuk e penguan Adenauerin

qё tё mbёshteste anёtarёsimin e Britanisё sё Madhe nё Komunitetin Evropian tё

Hekurit dhe Ҫelikut. Kur qeveria britanike e asaj kohe refuzoi, Adenaueri pёrsёri ia la

tё hapur mundёsinё e anёtarёsimit nё vitin 1957, nё nёnshkrimin e Traktatit tё

Romёs.335 Kur Britania e Madhe ndёrrroi mendje gjatё qeverisjes sё Harold

Makmillanit, Adenaueri u pёrgjigj se ajo qё duhej bindur ishte Franca.336 Ishte shumё

e qartё, se Gjermania Federale, nuk dёshironte tё prishej me Francёn pёr Britaninё e

Madhe.

Nё gjysmёn e parё tё viteve '70, kancelari gjerman Vili Brannd, i cili nuk

ushqente asnjё nga ndjenjat anti britanike tё Adenauerit dhe nuk dёshironte tё bёnte

331 Gjon Boriçi, Pushteti dhe lidershipi, bot. II, Tiranё: UFO Press, 2009, fq. 179. 332 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 131. 333 Po aty, fq. 131. 334 W.R. Smyser, From Yalta to Berlin; The Cold War struggle over Germany, London: MacMillan

Press, 1999, fq. 92. 335 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 149. 336 Po aty.

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

91

lojёrat e tij, pёrsёri nuk devijoi nga politika e Adenauerit pёr t'ia lёnё nё dorё Francёs

anёtarёsimin apo refuzimin e Britanisё sё Madhe nё Komunitetin Evropian. Por,

elementi qё tregoi haptazi braktisjen e Britanisё sё Madhe pёr tё mbrojtur interesat e

Gjermanisё, ishte dalja e Mbretёrisё sё Bashkuar nga ERM-ja (Sistemi Monetar

Evropian) mё 1992.337 Ishte shumё e qartё se Britania e Madhe nuk mund tё

qёndronte nё ERM me kurs kёmbimi 1 pound=2.95 marka. Ky akt, rriste inflacionin

dhe e bёnte Britaninё tё paaftё tё kontrollonte ekonominё e saj. Gjermania kishte

ndёrtuar njё sistem financiar efikas dhe nuk e kishte detyrim tё ndihmonte tё tjerёt t'i

pёrshtateshin sistemit tё saj.338Ashpёrsia politiko-ekonomike me tё cilёn iu pёrgjigj

qeveria gjermane apelit tё kryeministrit britanik Xhon Mejxhёr, ishte shqetёsuese.

Kancelari Kohl refuzoi tё ndёrhynte dhe guvernatori i bankёs gjermane Helmut

Shlesinger (Helmut Schlesinger) refuzoi tё blente stёrlina apo tё ulte normёn e

interesit gjerman nё mё pak se çereku i 1% tё vlerёs sё monedhёs kombёtare

gjermane.339

Pёr mё tepёr, Shlesingeri pёrfshiu nё njё operacion financiar Xhorxh Sorosin

(George Soros), spekullatorin mё nё zё tё momentit, tё lёvizte kundёr stёrlinёs

britanike, por pa i dhёnё shpjegime.340 Sorosi shkoi edhe mё larg. Ai nuk i hapte

telefonin as kryeministrit britanik. Sjellja e ashpёr e Shlesingerit ishte nё akordancё tё

plotё me politikat e qeverisё dhe tё bankёs gjermane. Bundesbank, kishte liri të plotё

veprimi dhe nuk ishte objekt instruksioni prej qeverisё federale gjermane. Vёshtirё tё

besohet, se po t'ia kishte kёrkuar Britania kёtё ndihmё Francёs, kjo e fundit do tё

kishte qenё kaq shpёrfillёse.

Njё tjetёr shembull i ngurrimit gjerman pёr tё ndihmuar Britaninё u pa gjatё

marrёdhёnies qeverisёse Toni Bler - Gerhard Shrёder nё gjysmёn e dytё tё viteve '90

dhe 2000. Nё kёto vite, synimi i Bashkimit Evropian ishte zёvendёsimi i monedhave

kombёtare me euron. Shumica e vendeve tё BE-sё pёrfshirё dhe Britaninё e Madhe

ishin nё favor tё uljes sё konkurrencёs dhe arritjes sё pёrshtatjes sё ekonomive tё

vendeve anёtare. Konkurrenca tё shtyhej pёr mё vonё. Lidhur me idenё e mёsipёrme,

Toni Bler i kёrkoi personalisht mbёshtetje Shrёderit. Kancelari gjerman e hodhi

poshtё menjёherё kёtё ide. Gjermania as qё kishte ndёrmend tё ndalte konkurrencёn

nё favor tё pёrshtatshmёrisё. Kjo e fundit mund tё kёrkonte shumё kohё, dhe

ekonomia gjermane mund tё pёsonte humbje tё rёnda nga ndalesa ekonomike e

pёrshtatshmёrisё siç e kёrkonte Britania e Madhe dhe gjysma e Evropёs. Pyetja qё

shtruan gjermanёt ishte: kush ishte mё e mirё, harmonizimi brenda BE-sё apo

konkurrenca me homologёt amerikanё dhe zviceranё? Apo mos ishte mё mirё qё njё

shtet tё ndalte prodhimin e tij nё mёnyrё qё tё arrihej nga shtete e tjera? Gjermania

nuk shihte asnjё mundёsi qё tё mund tё kёnaqte kёtё kёrkesё tё Britanisё sё Madhe.

Me kёtё akt, gjermanёt nuk dёshironin tё poshtёronin Britaninё e Madhe, por

tё ndihmonin nё rritjen e konkurrencёs sё ekonomisё sё saj. Prania e Britanisё nё

337 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 149. 338 Po aty. 339 Po aty. 340Po aty, fq.149-150.

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

92

Evropё kishte edhe njё domethёnie tjetёr pёr Gjermaninё. Britaniaishte demokracia

mё e vjetёr dhe ekonomia e dytё ose e tretё evropiane (ekonomitё franceze dhe

britanike ndryshonin pozicion çdo vit) dhe Londra ishte qyteti mё i pasur evropian.341

Pёr mё tepёr, vlerat ekonomike tё Britanisё sё Madhe nё shumё aspekte janё tё

pёrafёrta me ato tё Gjermanisё. Por, Britania nuk ndjek modelin gjerman tё

marrёdhёnieve industriale dhe tregu i saj i shёrbimeve ёshtё mё i hapur se ai i

Gjermanisё. Tregu britanik ёshtё mё i hapur ndaj tregtisё sё lirё, pёr rregulla mё tё

forta ndaj konkurrencёs dhe pёrdorim efektiv tё taksave.

Historia e marrёdhёnieve tё ngushta anglo-gjermane fillon me periudhёn e

pushtimit britanik pas Luftёs II Botёrore. Kur njёsitё e fundit ushtarake britanike do tё

lёnё tokёn gjermane nё vitin 2019. Pas 74 vitesh, ndoshta do tё ndjehet keqardhje nga

popullsia, pasi nё dallim prej ushtarёve sovjetikё, ushtarakёt britanikё shikoheshin si

miq dhe si mbrojtёs.342 Tё mos harrojmё, se Britania e Madhe dhe Gjermania janё

aleatё nё NATO dhe nё vitet 1980, kishin krijuar Die Stille Allianz (Alenca e Qetё) qё

luante njё rol tё rёndёsishёm nё udhёheqjen e politikave tё NATO-s.343 Sigurisht,

aleanca anglo-gjermane nё NATO nuk e zbeh rolin dominant tё Shteteve tё Bashkuara

tё Amerikёs dhe as e vё nё diskutim lidershipin e saj hegjemon.

Por, ndjenjat e vёrteta tё Britanisё sё Madhe pёr Gjermaninё u panё qartё kur

znj. Theçer, u pёrpoq me njё betejё donkishoteste tё bllokonte ribashkimin e

Gjermanisё nё vitin 1989-1990. Nё vitin 2014, kryeministri britanik i radhёs, Dejvid

Kameron, do tё deklaronte:

"BE-ja ёshtё bёrё shumё e madhe, shumё urdhёruese dhe shumё

ndёrhyrёse".344

Nё vijim tё kёsaj deklarate qё dukej qartё se sulmonte Gjermaninё, ministri

gjerman i financave, Volfgang Shojbёl, nё njё artikull tё botuar nё Die Welt mё datё

30 maj 2014, deklaroi se "kёrkohej njё Evropё mё inteligjente dhe jo thjesht njё

'Evropё'. Njё Evropё qё duhet tё zhvishej nga burokracitё e panevojshme dhe tё

pёrqendrohej tek çёshtjet kryesore tё saj".345 Disa deputetё tё Partisё Konservatore nё

Britani, shikonin tek Gjermania njё aleat të pazёvendёsueshёm dhe kёrkuan nga

qeveria britanike reforma tё vёrteta tё stilit gjerman.346 Ata mendonin se Gjermania

ishte shteti i duhur pёr t'i dhёnё formё BE-sё dhe nuk preferonin tё pengonin shtetet e

reja pёr t'iu bashkuar eurozonёs, por kёrkonin pak mё shumё fleksibilitet nga ana e

tyre. Edhe kёtё kёrkesё tё tyre, Gjermania nuk e mori nё konsideratё.

Kur kryeministёr i Britanisё sё Madhe u zgjodh Dejvid Kameron,

marrёdhёniet ndёrmjet vendit tё tij dhe Gjermanisё kishin marrё pёr keq. Kameroni

kёrkonte rinegocim tё kushteve tё pranisё sё Britanisё nё BE. Kancelarja gjermane

Angela Merkel i quante kёrkesat e rinegocimit tё papёrshtatshme. Angela Merkel dhe

qeveria e drejtuar prej saj vijuan me qёndrimet e tyre lidhur me Britaninё; in or out

341Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 151. 342Po aty, fq. 153. 343 Po aty. 344Po aty, fq. 154. 345 Die Welt, 30 Mai 2014. 346 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 154.

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

93

(brenda ose jashtё). Qeveria gjermane nuk ishte e shqetёsuar lidhur me shqetёsimet e

paraqitura prej qeverisё britanike. E vetmja pikё kur interesat gjermane puqeshin me

ato britanike ishte padyshim çёshtja e emigracionit dhe terrorizmit islamik.

Lidhur me çёshtjen e qёndrimit tё Britanisё nё BE, kur u pyet se çdo tё bёnte

Gjermania nёse Britania largohej, ministri gjerman i financave Shojbёl, u pёrgjigj jo

pa sarkazёm:

"Ne do tё qajmё".347

Meqё qeveria gjermane qau metaforikisht, edhe ekonomia gjermane vijoi

njёlloj, pa ndryshuar as presjen e politikave tё saj. Ky mosndryshim politikash

pёrfshinte edhe mungesёn e dёshirёs pёr tё negociuar disa lloje marrёveshjesh

ndёrmjet Britanisё dhe Bashkimit Evopian. Qeveria gjermane dukej se nuk ishte

aspak e prirur pёr tё paguar mё shumё qё Britania tё vijonte tё ishte pjesё e BE-sё.

Bashkimi Evropian nё vitet 2000 ka dominuar vёmendjen e klasёs politike gjermane.

E vetmja pjesё ku politika e jashtme gjermane fokusohet jashtё Bashkimit Evropian,

janё marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.

I vetmi aspekt, ku marrёdhёniet amerikano-gjermane pёsuan njё tronditje tё

fortё, ishte padyshim lufta nё Irak. Kur kishte ndodhur 11 shtatori, mё shumё se

gjysёm milioni gjermanё ishin mbledhur tek Porta e Brandenburgut nё Berlin, pёr tё

manifestuar solidaritetin e tyre me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Ai ishte

manifestimi mё i madh qё kishte ndodhur nё Gjermani qё nga koha e vizitёs sё

presidentit Kenedi mё 1963. Pas vetёm dy vitesh, mbёshtetja pёr SHBA-nё dhe luftёn

e saj nё Irak ra ndjeshёm. Nё dallim nga Gjermania, Britania e Madhe nuk e vuri

asnjёherё nё diskutim angazhimin e saj krah Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё

Irak. Njё tjetёr problem qё vёshtirёsoi marrёdhёniet amerikano-gjermane, ishte

padyshim skandali i pёrgjimeve i bёrё publik nga agjenti i arratisur amerikan Eduard

Snouden (Edward Snowden) mё 2013-ёn.348 Kundёrpёrgjigja gjermane ndaj kёtij

skandali ishte e menjёhershme. Shefi i stacionit tё CIA-s nё Gjermani, u akuzua

drejtpёrdrejt mediatikisht me emёr dhe mbiemёr dhe njё pjesё e agjentёve gjermanё

qё kishin bashkёpunuar me tё u proceduan penalisht. Bashkёpunimi ndёmjet dy

agjensive tё inteligjencёs u ndёrpre.349

Padyshim, ky skandal do tё prekte edhe mё tej marrёdhёniet jo fort tё

pёrzemёrta ndёrmjet Gjermanisё dhe Britanisё sё Madhe. Vёmendja e Gjermanisё

tashmё ishte pёrqёndruar tek kriza evropiane dhe tek emigracioni ilegal. Nё kёtё pikё,

politika amerikane ka qёndruar jashtё. Nё fakt, jo nё pak raste, politikanёt amerikanё

kanё fituar simpatinё dhe respektin e publikut gjerman. Si fillim mund tё pёrmendim

ndihmёn nёpёrmjet urёs ajrore tё inicuar nga presidenti Truman mё 1948, fjalёt e

famshme tё presidentit Kenedi mё 1963 "Ich bin ein Berliner", thirrjen e presidentit

347 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 159-160. 348Megan Dee, Karen E Smith, "UK diplomacy at the UN after Brexit: Challenges and Opportunities"

nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 532. 349Graham K Wilson, "Brexit, Trump and the special relationship", nё The British Journal of Politics

and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 546.

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

94

Regan drejtuar Gorbaçovit mё 1987, "Rrёzoje kёtё mur z. Gorbaçov" dhe mbёshtetjen

e presidentit Bush pёr ribashkimin e Gjermanisё mё 1990.350

Nё debatin e acaruar gjermano-britanik nuk duhet tё harrojmё edhe njё veçori

shumё domethёnёse pёrsa i pёrket pikёpamjeve tё tyre ndaj Evropёs. Bashkimi

Evropian dhe monedha e pёrbashkёt euro, i kanё sjellё pёrfitime tё mёdha

Gjermanisё. Struktura politike dhe prioritetet e BE-sё reflektojnё nё vetvete prioritetet

e Gjermanisё.351 BE-ja i krijon mundёsi Gjermanisё tё largohet nga e kaluara dhe i

ofron njё kuadёr pёr tё ndikuar nё botё pa u dukur nacionaliste kur vepron. Kёshtu qё,

nuk ёshtё pёr t'u habitur qё klasa politike gjermane ёshtё e gjitha nё favor tё forcimit

tё Bashkimit Evropian. Kur gjermanёt gjenden pёrballё njё sfide tё re ekonomike, ata

i hedhin sytё pa ngurrim tek BE-ja si rrugё e ndёrmjetme pёr tё gjetur zgjidhje pёr

krizёn sipas interesave tё tyre. Ajo çka habit mё shumё britanikёt, ёshtё dashamirёsia

gjermane ndaj njё integrimi mё tё madh evropian, ngurrimi i tyre pёr tё deklaruar se

pёrse e kёrkojnё njё gjё tё tillё dhe çfarё mund tё sjellё dhe pёr mё tepёr si do tё

mund gjermanёt brenda BE-sё tё menaxhojnё njё Evropё pёr herё e mё shumё nё

zgjerim dhe me probleme tё shumta tek pragu i derёs (Lindja e Mesme). Zyrtarisht,

gjermanёt kanё qenё gjithnjё pro atij qё quhet 'bashkim politik'. Ky ka qenё pozicioni

zyrtar gjerman pёr dekada me radhё. Ky qёndrim, nё dukje ka gjetur mbёshtetje tё

plotё tek vendet e tjera anёtare. Nё tё kaluarёn, kur janё hedhur idetё pёr termin

Shtetet e Bashkuara tё Evropёs, gjermanёt nuk e kanё mbёshtetur kёtё ide, pasi sipas

tyre vinte nё diskutim ekzistencёn e shteteve sovrane evropiane.352

Deri mё tash, pёrpjekja pёr njё bashkim real politik ka dёshtuar. Nё vitin e

fundit tё qeverisё konservatore tё drejtuar nga Xhon Mejxhёr, ministri i jashtёm

britanik i atёhershёm Mallkolm Rifkajnd (Malcolm Rifkind) u pёrpoq specifikisht tё

kishte njё pёrgjigje gjermane lidhur me çёshtjen e projektit evropian. Ai bёri edhe njё

vizitё nё Gjermani, ku mbajti jo pak fjalime, mё shumё nё auditore universitetesh, ku

kёrkoi mё shumё qartёsi rreth qёllimit tё integrimit tё mёtejshёm evropian dhe mё

shumё ndershmёri nga ana e qeverive rreth kufizimeve dhe mundёsive. Pёr kёto

çёshtje, ai nuk mori asnjё pёrgjigje. Studentёt dhe qeveria gjermane nuk e kishin parё

tё arsyeshme tё bёnin pyetjet se ku po shkohet. Ata ishin tё kёnaqur qё kishin

ndёrmarrё kёtё udhёtim evropian.

Kancelari Kohl e kishte quajtur vizitёn dhe fjalimet e ministrit Rifkajnd tё

pasjellshme dhe tё papranueshme. Mesazhi pёr britanikёt kishte qenё i qartё.

Bashkimi Evropian ishte nё njё farё mёnyre oazi i shenjtё i Gjermanisё. Po, kishte

vend pёr kritika, por ato duhet tё bёheshin nё mёnyrё tё sjellshme. Ҫdo ministёr

britanik edhe pёrpara Brexit, nёse do tё kishte ndёrmarrё njё 'aventurё' tё tillё, njёlloj

do tё pritej. Sigurisht, nuk ekziston nё Gjermani ndonjё pamflet politik i qeverisё qё

tё tregojё se cilat shtete duhen pyetur dhe cilat jo. Shtypi gjerman lidhur me çёshtjen e

350William Richard Smyser, From Yalta to Berlin; The Cold War struggle over Germany, London:

MacMillan Press, 1999, fq. 351Wyn Rees, "America, Brexit and the security of Europe", nё The British Journal of Politics and

Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 560. 352 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, 165.

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

95

Evropёs ёshtё shumё i ndjeshёm dhe janё tё panumёrta fondacionet gjermane lidhur

me subjektin nё fjalё. Gjithashtu, debatet lidhur me politikat e Bankёs Qendrore

Evropiane (qё e ka selinё nё Frankfurt), lidhur me mekanizmat qё pёrdor pёr tё

ruajtur stabilitetin monetar tё pёrbashkёt, apo lidhur me kushtet qё do tё mund t'u

ofrohen Spanjёs dhe Greqisё janё objekt debatesh të hapura. Por, kur vjen puan tek

pyetja thelbёsore, se cila do tё jetё struktura evropiane e sё ardhmes, politika dhe

shoqёria gjermane duket se janё nё njё mendje kur pёrdorin shprehjen e Ludvig

Vitgenshtajn (Ludwig Wittgenstein):

"Worüber wir nicht reden können, darüber müssen wir schweigen-Pёr tё cilin

ne nuk mund të flasim, pёr tё cilin ne jemi tё detyruar tё qёndrojmё nё heshtje".353

Kjo heshtje e Gjermanisё do tё ishte e kuptueshme po tё kishte njё vizon sesi

do tё jetё e ardhmja e BE-sё, por sipas britanikёve nuk ka njё tё tillё.354 Edhe çёshtja

Brexit nuk e qartёsoi pozicionin gjerman pёr tё ardhmen. Ka patur shumё diskutime

se cili do tё ishte reflektimi pёr tё ardhmen e BE-sё, por asnjё propozim gjerman, apo

nga ndonjё shtet tjetёr, nuk ёshtё paraqitur. Pёr mё tepёr, asnjё zgjidhje pёr

reflektimin e munguar nё marrёdhёniet evropiane gjermano-britanike nuk duket nё

horizont.

353Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 167. 354 Po aty, fq. 165.

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

96

KAPITULLI IV

BRITANIA DHE REFERENDUMI PËR QËNDRIMIN OSE JO NË BE

4.1. Greqia dhe Britania përballë dilemës të qëndrimit ose jo në BE

Kriza e madhe e vitit 2008 pati impaktin e vet nё dy ngjarje tё krizёs sё

borxheve nё Evropё. Ngjarja mё dramatike ndodhi nё vitin 2012, kur u duk qartё

mundёsia qё zona euro mund tё shpёrthente. Kjo gjё u pёrsёrit edhe nё vitin 2015.355

Nё verёn e vitit 2012, Uashingtoni zyrtar pati frikёn se pёrshkallёzimi i krizёs sё

euros mund tё iniconte njё spirale tё re tё globale tё krizёs financiare. Nёse kjo gjё do

tё ndodhte, do tё kishte patur njё efekt shkatёrrues nё ekonominё amerikane e cila

sapo kishte filluar ta merrte veten nga goditja e viteve 2008-2009. Problemi nё SHBA

shtrohej thjesht: a kishte imunitet Amerika nga kriza evropiane dhe a do tё ndikonte

kjo krizё nё zgjedhjet presidenciale tё vitit 2012? Njё kolaps i ri financiar do tё

diskreditonte administratёn e presidentit Obama dhe do tё risillte nё pushtet

republikanёt konservatorё. Pёr kёtё arsye, SHBA-tё kishin nevojё urgjente qё Evropa

ta zgjidhte sa mё shpejt krizёn nё eurozonё. Politikё bёrёsit amerikanё,

shqetёsoheshin shumё pak lidhur me "ankthin" gjerman tё masave nё shkallё tё gjerё

dhe me vullnetin e vendeve tё tjera pёr tё ndёrmarrё reformat e duhura ekonomike.

Amerikanёt nuk ishin pa eksperiencё nё krizat ekonomike ndёrkombёtare.

Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner (Timothy Gaithner) kishte qenё shumё kritik kur

ishte anёtar i skuadrёs amerikane tё Thesarit Federal pёr pёrgjigjen qё SHBA-tё i

kishin dhёnё krizave tё viteve 1994-1995 nё Meksikё dhe 1997 nё Azi.356 Njё nga

mёsimet e krizёs aziatike tё atij viti ishte se, ajo u pёrhap me shpejtёsi marramendёse.

Nё korrik 1997, kur efekti i parё domino i saj u ndje nё Tajlandё, Koreja e Jugut ishte

anёtare e vendeve qё morёn pjesё me paketё financiare shpёtimi. Por nё dhjetor,

Koreja kishte nevojё pёr veten e saj qё tё shpёtohej nga kriza. Kёshtu qё, u pa e

arsyeshme tё rritej paketa e shpёtimit qё tё mos infektohej e gjithё Lindja e largёt. E

sollёm kёtё shembull pёr tё shpjeguar edhe njё faktor tjetёr se pёrse SHBA-tё duhet tё

shqetёsoheshin nga kriza evropiane. Kriza greke mund tё kishte njё efekt domino me

pёrhapje tё menjёhershme nё Spanjё dhe mё pas nё Itali dhe Francё çka do tё sillte

njё katastrofё. Kёto tre vende ishin nga aleatёt mё tё ngushtё tё SHBA-ve dhe kolapsi

i tyre ekonomik do tё sillte pa mёdyshje probleme nё tё gjithё botёn euro-atlantike.

Nё kёto rrethana tё jashtёzakonshme, SHBA-tё i shtynё aleatёt evropianё tё bёnin

diçka pёr tё ndryshuar situatёn.

Tensioni sa vinte e rritej dhe sekretari Gajtner, mori pjesё nё njё mbledhje

urgjente tё ministrave tё financёs tё BE-sё qё u mbajt nё Vroclav (Wroclaw) tё

Polonisё nё shtator tё vitit 2011.357 Sipas sekretarit Gajtner, qeveritё evropiane duhet

355 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 262. 356 Po aty. 357 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 263.

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

97

tё merrnin parasysh tё gjitha risqet dhe tё pёrballeshin me tregun.358 Kjo ishte njё

sfidё e vёrtetё, por jo tё gjitha vendet evropiane iu pёrgjigjёn pozitivisht mendimit

amerikan. Mё negativisht u pёrgjigj ministrja austriake e financave Maria Fekter

(Maria Fekter) e cila e quante veten njё Margaret Theçer tё Austrisё!, e cila

mbёshteste hapur qёllimet gjermane, dhe u shpreh me zё tё lartё:

"Mё duket e pazakontё qё edhe pse amerikanёt kanё tё dhёna ekonomike mё tё

kёqia se shtetet e eurozonёs, tё kenё guximin e tё na thonё se ç'duhet tё bёjmё".359

Ministri polak i financave, Jaçek Rostovski (Jacek Rostowski) qё ishte edhe

mikpritёsi i kёsaj mbledhjeje, u shpreh se ky takim ishte tregues i unitetit tё familjes

euro-atlantike, por vetёm si i tillё nuk u pёrceptua nga publiku.360 Nё fund tё korrikut

2012, guvernatori i BQE-sё, Mario Dragi (Draghi), premtoi "tё bёnte gjithçka qё

kishte nё dorё pёr tё ruajtur euron.361 Takimi nё ishullin Silt (Sylt) mes Gajtnerit dhe

ministrit gjerman tё financave Shojbёl ishte i fortё, por me marrёveshje. Gajtneri e

bindi ministrin gjerman qё tё fillonte njё program tё gjerё tё zgjerimit monetar sipas

direktivave tё Bankёs Qendrore Evropiane. Synimi ishte qё tё reduktoheshin humbjet,

tё stabilizoheshin financat publike dhe tё rifillonte rritja ekonomike.362 Kёsaj here,

atmosfera ishte shumё mё e pёrzemёrt se ç'kishte qenё nё Vroclav dhe u duk sikur u

shtrua rruga pёr zgjidhjen e krizёs evropiane.

Presioni amerikan ishte vendimtar nё njё pikё. Nё verёn e vitit 2012, njё debat

startoi nё qeverinё gjermane pёr mёnyrat sesi duhej menaxhuar kriza greke dhe mbi tё

gjitha a duhet tё vijonte tё ishte Greqia nё eurozonё. "Grexit" pёr tё cilin kemi folur

nё kapitujt e mёsipёrm ishte njё plan i rrezikshёm pasi mund tё kishte njё efekt

domino tё pandalshёm. Banka Qendrore Evropiane ishte duke punuar fort dhe jo nё

mёnyrё tё dukshme pёr njё plan B nё rast nevoje qё u quajt "Plani Z" dhe koordinohej

nga Jёrg Asmusen (Jörg Asmussen), i cili ishte njё anёtar i ri i bordit tё BQE-sё.363

Ministri gjerman i financave Shojbёl, kёrkonte daljen e Greqisё nga eurozona pasi

sipas tij duhej shpёtuar Evropa nga infeksioni grek. Por, ndёshkimi i Greqisё do tё

kishte njё efekt demonstrues. Njё zyrtar gjerman, gjatё njё konference pёr shtyp do tё

shprehej:

"Ёshtё e nevojshme qё njёri tё sakrifikohet pёr tё trembur tё tjerёt".364

Kjo deklaratё, u lexua nga amerikanёt si diskutim frenetik i njёjtё me atё tё

vitit 2008. Lejimi i fundosjes sё bankёs me eksperiencё Lehman Brothers po nё atё

vit, kishte patur njё efekt tё rrezikshёm domino qё pёr fat u ndalua nё kohё. Greqinё

nga dalja e shpёtoi ndёrhyrja e drejtpёrdrejtё e kancelares Merkel, e cila nё atё verё tё

358 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 263.. 359 "Geithner warns EU agaisnt infighting over Greece" ,BBC, September 16, 2011. 360 Stephen Castle, "Meetings on European debt crises end in debate, but little progress", nё New York

Times, September 17, 2011. 361 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 263. 362 US Treasury Secretary Press release, July 30, 2012. 363 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 264. 364 Peter Spiegel, "Inside Europe's Plan Z", Financial Times, May 14, 2014.

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

98

nxehtё tё 2012-ёs u shpreh kundёr Grexit dhe pro paketёs financiare pёr tё shpёtuar

Greqinё. Ajo doli kundёr tё gjithёve duke marrё pёrsipёr njё risk tё madh moral.

Debati pёr Grexit, tregoi edhe njё herё sesa shumё ndikim vijonin tё kishin SHBA-tё

nё politikat evropiane. Miliarderi Xhorxh Soros, u shpreh se edhe njё herё Evropa e

sprovoi veten nё pragun e njё vetёshkatёrrimi dhe se i duhej njё plan tremujor pёr tё

shpёtuar euron.365 Mbrojtja e ethshme qё po i bёnte euros dhe Greqisё vetёm sa e

rritёn edhe mё shumё skepticizmin gjerman dhe ai [Sorosi] u akuzua jo pak se donte

tё spekulonte edhe me krizёn aktuale dhe tё nxirrte pёrfitimet e veta.366

Modeli i vitit 2012 u pёrsёrit edhe njё herё mё 2015. Shtetet e Bashkuara tё

Amerikёs dhe ekonomistёt amerikanё, i kёrkuan me urgjencё Evropёs qё tё gjente njё

zgjidhje tё pёrshtatshme pёr krizёn e rishfaqur. Evropianёt ishin tё ndarё nё njё

hendek intelektual ndёrmjet Francёs dhe Gjermanisё. Madje, edhe qeveria gjermane

ishte e ndarё me ministrin e financave Shojbёl nga njёra anё i cili kёrkonte njё kurs

mё radikal, duke pёrfshirё Grexit nё mёnyrё qё tё shpёtohej eurozona, dhe nga ana

tjetёr, kancelarja Merkel e cila shqetёsohej pёr tronditjen qё do tё pёsonte politika

evropiane nёse ndiqej njё rrjedhё e tillё.367 Presioni amerikan qё tё arrihej nё njё

marrёveshje nё mёnyrё qё Greqia tё mos dilte nga eurozona, u aplikua mё mirё nga

kancelarja gjermane sesa nga kryeministri Cipras. Sekretari i ri amerikan i thesarit

Xhek Lju (Jack Lew) si dhe shefja e FMN-sё Kristinё Lagard (Christine Lagarde) e

bindёn Gjermaninё qё tё pёrfshinte edhe disa masa pёr falje borxhi.368 Por, tashmё

situata kishte ndryshuar. Nё vitin 2012, ekzistonte rreziku i infeksionit financiar, mё

2015-ёn doli nё pah rreziku i infeksionit politik. Portugalia, Spanja dhe deri diku

Italia mund tё binin pre e kёtij infeksioni dhe akoma mё keq, pozitat e Rusisё do tё

forcoheshin nё Evropёn juglindore. Do tё ishte gabim i madh pёr ekonominё

evropiane dhe pёr ekonominё globale qё kriza greke tё dilte jashtё kontrollit.

Gjeopolitikisht do tё ishte njё katastrofё.369

Ekonomistёt amerikanё ishin mё tё ashpёr nё qёndrimet e tyre ndaj

Gjermanisё duke marrё pёr bazё fjalёn e njё zyrtari evropian kur tha se nё mbledhjen

e Brukselit, kryeministrit grek Cipras po i bёhej "torturё mentale me hedhje masive

uji-waterboarding".370 Kancelarja Merkel nё favor tё mbёshtetjes dhe shpёtimit

financiar tё Greqisё kёrkonte njё çmim shumё tё lartё, dorёzimin e pavarёsisё fiskale

tё vendit.371 Kjo kёrkesё fare thjesht mund tё interpretohej si dorёzim pa kushte i

pavarёsisё sё vendit. Greqia ose duhet tё pranonte kёtё, ose do tё bёhej realitet dёshira

e ministrit gjerman tё financave Shojbёl i cili dёshpёrimisht kёrkonte daljen e Greqisё

365 Michael Day, Soros warns of three months window two save the single currency" , Indipendent,

June 4, 2012. 366 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 265. 367 Po aty. 368 Po aty, fq. 266. 369 Ian Talley, U.S., IMF step up calls for Europe to reconstructure Greece's debt", Wall Street Journal,

July 8, 2015. 370 Ian Traynor, Jennifer Rankin, Helena Smith, "Greek crises: surrender fiscal sovereignity in return

for bailout, Merkel tells Tsipras", Guardian, July 12, 2015. 371 Po aty.

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

99

nga eurozona dhe mundёsisht edhe nga BE-ja.372 Nga shumё ekspertё tё ekonomisё,

ky akt u konsiderua si tepёr i ashpёr. Grekёt, padyshim ishin inkompetentё, por

gjermanёt po tregoheshin mizorё.373 Dikush tjetёr e konsideroi eurozonёn dhe BE-nё

si shtёpinё e tё çmendurve dhe mendonte se kishte ardhur koha qё tё braktisej.374 Njё

tjetёr ekonomist e quajti presionin gjerman si hakmarrje tё vёrtetё qё do tё çonte

jashtё çdo dyshimi nё shpartallimin e pavarёsisё sё Greqisё.375 Ndaj kёtyre akuzave tё

rёnda kundёr Gjermanisё, shtypi gjerman shpёrtheu nё njё revoltё tё fortё me artikuj

se po fillonte njё fushatё e vёrtetё anti gjermane.376

Nuk ishin tё paktё edhe ekonomistё tё tjerё qё iu bashkua Shojbёlit pёr njё

dalje tё mundshme tё Greqisё nga eurozona. Ata e mbёshtesnin kёtё veprim pasi sipas

tyre do tё rriste konkurrencёn greke dhe do tё ndihmonte nё daljen e vendit nga kriza.

Nё fakt, lepuri flinte diku tjetёr. Euro kriza ishte preludi i njё krize tjetёr, qё siç e

thamё mё lart do tё kishte pasoja politike dhe gjeopolitike. Greqia nuk ishte njё

kёrcёnim gjepolitik, por test ekonomik. Ky fakt vёrtetohet edhe nga mesazhi i

drejtpёrdrejtё i Xhorxh Sorosit dёrguar kryeministrit Cipras "se e kishte pёr detyrё qё

tё pranonte çdo marrёveshje dhe tё harronte çdo marrёveshje pёr lehtёsim borxhi"377.

Gjithashtu, po sipas Sorosit, kryeministri Cipras duhej tё largonte edhe ministrin e

financave Varufakis pasi konsiderohej si pengesё pёr pёrmbushjen e marrёveshjes. Nё

muajt e fundit tё vitit 2015, u duk se kriza greke u vu nё binarё tё mbarё. Fundi i vitit

2015 tregoi se tashmё kriza do tё kalonte nga ajo financiare greke nё atё gjeopolitike.

Rusia kishte filluar tё afrohej mё shumё me Evropёn juglindore duke paraqitur njё

sfidё mё vete. Por, sfida e vёrtetё do tё ishte gjysma e parё e vitit 2016 dhe do tё

mbante emrin e Britanisё sё Madhe.

Britania, gjatё krizёs greke pati luajtur njё rol parёsor, por jo konstruktiv dhe

as tё suksesshёm. Vetё Shekspiri nё njё nga veprat e tij tё madhёrishme e kishte

quajtur Britaninё si "njё vend qё e do veten brenda vetes, jo jashtё vetes si njё

mjellmё qё ndёrton folenё brenda pellgut tё saj". Historia e Britanisё sё Madhe me

Evropёn ka patur gjithnjё uljet dhe ngritjet e saj. Pёr njё kohё tё gjatё, ajo [Britania] e

kishte lёnё veten me apo me dёshirё! jashtё proceseve tё dinamikёs politike dhe

ekonomike evropiane. Qasja anglo-amerikane duket se ishte njё aset i çmuar pёr

politikat monetare dhe fiskale tё Britanisё. Siç e kemi parё edhe nё kapitujt e

mёsipёrm, Britania e Madhe nuk e ka kёrkuar me ngulm integrimin nё BE edhe gjatё

Luftёs sё Ftohtё, por edhe pas saj. Pёr pasojё, politika britanike dukej sikur

kombinonte predikimin (hapa tё vegjёl) pёr tё zgjidhur krizёn e eurozonёs duke

deklaruar herё pas herё "ju kemi thёnё" dhe kombinonin me arrogancё togfjalёshin

372 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016,,vepёr e pёrmendur, fq. 266. 373 Ian Talley, U.S., IMF step up calls for Europe to reconstructure Greece's debt", Wall Street Journal,

July 8, 2015. 374 Michael Day, Soros warns of three months window two save the single currency" , Indipendent,

June 4, 2012. 375 Po aty. 376 Po aty. 377 Po aty, fq. 267.

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

100

"asnjёherё nuk do tё funksionojё".378 Guvernatori i Bankёs sё Britanisё, Mervin King

(Mervyn King) deklaronte se i dukej e habitshme sesi ekonomistёt e eurozonёs nuk e

kuptonin situatёn dhe nuk pёrballeshin me faktet.379 Jo pak ekspertё si Martin Uolf

(Wolf), Volfgang Mynshau (Wolfgang Münchau), Anatol Kalecki (Anatole Kaletsky)

dhe Embroz Evans-Priçёrd (Ambrose Evans-Pritchard) deklaronin me tё madhe se

euro ishte e mbaruar dhe se ishte çёshtje kohe kur ky fakt do tё bёhej realitet. Evans-

Priçёrd shkoi edhe mё tej kur deklaroi:

"Nёse projekti nё vetvete ёshtё i kalbur, padyshim zona euro duhet tё gjejё

varrmihёsin e duhur".380

Dhe ku ka varrmihёs mё tё mirё sesa qeveritё nё Uestminstёr? Pikёpamja e

qeverive britanike pёr Evropёn ka qenё edhe emocionale edhe ambige. Qeveria

konservatore e viteve '60 dёshironte t'i bashkohej TPE-sё, por gjente refuzimin e

ashpёr tё laburistёve tё ndihmuar edhe nga presidenti francez i atёrhershёm Sharl dё

Gol. Madje, dё Goli tallej me dёshirёn britanike pёr tё hyrё nё TPE dhe sa herё qё ata

bёnin kёrkesё dhe u refuzohej, presidenti francez kujtonte njё kёngё tё Edit Piaf qё

fliste pёr njё aristokrat anglez tё lёnё nё rrugё me titullin "Ne pleurez pas, Milord-mos

qaj zotёri".381 Nё fakt, tek tё gjithё politikanёt britanikё ka ekzistuar ideja se vendi i

tyre nuk ka qenё asnjёherё i mirёpritur nё Evropё. Gjithashtu, edhe ideja se Britania e

ka mё tё lehtё tё prodhojё dhe tё marrё tё mira materiale duke mos qenё pjesё e

Evropёs kontinentale, çoi nё vendimin politik pёr tё mos pranuar planin pёr

monedhёn e pёrbashkёt tё vitit 1992 tё Traktatit tё Mastrihtit. Por, pas krizёs greke,

rruga e veçantё britanike nё dritёn e ngushticave financiare duket se nuk ёshtё fort e

bindshme.

Nё Britaninё e Madhe, faza e parё e krizёs globale e gjeti vendin nёn

udhёheqjen e ish ministrit tё financave tё qeverisё Bler, tashmё kryeministёr, Gordon

Braun (Brown). Z. Braun ishte shumё popullor pёr politikat e tij ekonomike gjatё

qeverisjes sё Toni Blerit. Ndryshe nga kryeministri Bler, kryeministri Braun qё

fillimisht kishte synimin pёr ta afruar Britaninё e Madhe me bashkimin monetar

evropian, por hezitimi i tij bёri qё thesari britanik tё organizonte herё pas here teste

lidhur me mundёsinё e anёtarёsimit nё zonёn euro, dhe pёrfundimi i arritur ishte qё tё

pritej. Rёnia e bankёs 168 vjeçare Lehman Brothers, pati njё impakt dramatik nё

Britaninё e Madhe. Gordon Braun filloi menjёherё njё plan energjik masash ku

pёrfshihej edhe shtetёzimi dhe rikapitalizimi i bankave nё Britani pёr tё shpёtuar nga

gjёma e kolapsit.382 I ngazёllyer prej idesё se pёrpjekja britanike solli stabilitet nё

bankat e vendit, z. Braun shkoi edhe tej, pa ia kёrkuar njeri, tё hartonte njё plan

378 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 267. 379 Po aty, fq. 268. 380 Ambrose Evans-Pritchard, "The Euro area is in bad need of an undertaker", Daily Telegraph,

December 10, 2010. 381 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 268. 382 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 269.

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

101

masash pёr tё shpёtuar globin nga kataklizma financiare. Samiti i G20 i mbledhur nё

Londёr nё prill tё vitit 2009, mbetet padyshim edhe niveli mё i lartё i bashkёpunimit

financiar ndёrkombёtar nё periudhёn e dhjetё viteve tё fundit. Synimi i G20-ёs ishte

qё edhe tregjet e vendeve mё tё vogla tё kishin akses nё tregun e madh ndёrkombёtar.

Nё retrospektivё, Samiti G20 i Londrёs nuk kishte qenё aq i suksesshёm sa ç'kishte

menduar z. Braun. Evropa nё ato vite nuk mund tё shёrbente si masё antikrizё pasi po

pёrballej me krizёn greke. Pёr vendet si Spanja ku kolapsi i pronave tё patundshme

dhe i bankave u bё i dukshёm, stimuli ekonomik i tipit kejnesian bёri pak pёr tё

parandaluar keqёsimin e financave publike dhe eventualisht situatёn buxhetore e cila

u bё edhe mё serioze si pasoja e politikave tё rreptёsisё financiare (austerity).383 Duke

parё situatёn, Londra zyrtare filloi tё stepej nga bashkёpunimi me kryeqytetet e tjera

tё eurozonёs. Samiti i G20 u trondit edhe nga njё fakt tjetёr tepёr i rёndё. Analisti i

NSA-sё (National Security Agency nё SHBA), Eduard Snouden (Snowden), shiti tё

dhёna me rёndёsi tё madhe politike dhe ekonomike Rusisё dhe u strehua atje. Njё nga

tё dhёnat ishte edhe pёrgjimi qё shёrbimet sekrete amerikane dhe britanike kishin bёrё

mbi anёtarёt e delegacioneve pjesёmarrёse nё samit nё mёnyrё qё tё koordinonin sa

mё mirё taktikat e tyre negociuese.384 Humbja elektorale e partisё laburiste e

udhёhequr nga kryeministri Braun nё zgjedhjet e vitit 2010, nuk kishte tё bёnte me

aktivitetin e tij ndёrkombёtar. Arsyeja kryesore ishte frika nё rritje e popullsisё

britanike ndaj lejimit tё emigrimit masiv tё tё huajve dhe ngritja e partive ekstreme nё

ideologji. Vetё Brauni u vu nё siklet kur doli njё pёrgjim ku ai fyente njё zonjё tё

moshuar me fjalёn "fanatike" pasi ajo ishte shprehur kundёr lejimit tё emigrantёve.385

Ҫёshtja e emigracionit i largoi partitё politike tradicionale britanike nga debati pёr

eurozonёn pasi sipas tyre njё krizё e tillё do tё shtonte numrin e emigrantёve nё

vendet pёrkatёse. Partia Konservatore e ardhur nё pushtet pas 13 vjetёsh e udhёhequr

nga Dejvid Kameron, filloi njё qasje tё re politike nё marrёdhёniet me Evropёn nё

rast se Greqia lёshonte eurozonёn. Por, mё pёrpara, kryeministrit Kameron i duhej tё

merrej me ndikimin nё rritje tё partisё anti evropiane; UKIP (United Kingdom

Independent Party).

Nё fakt, fillimi i fuqizimit tё UKIP nuk fillon me ardhjen nё pushtet tё z.

Kameron, por gati dhjetё vjet mё pёrpara. Ҫdo parti politike qё vjen nё pushtet, ka pёr

detyrё tё bёjё transformimet e duhura politike dhe ekonomike. E djathta i vё mё

shumё pёrparёsi ekonomisё, ndёrsa e majta çёshtjeve sociale. Por, jo pak herё ka

ndodhur qё nё vend qё politikanёt tё transformojnё politikёn, ka ndodhur qё ka qenё

vetё politika qё i ka transformuar ata. Kur Uilliam Hejg (William Hague) u zgjodh

kryetar i Partisё Konservatore pas fitores sё bujshme tё laburistёve mё 1997, ai nuk

do ta kishte imagjinuar se nё mё pak se dy dekada, programi i tij politik do ta kthente

Partinё Konservatore nё organizmin mё tё madh euroskeptik.386 Gjithashtu, nuk ishte

383 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 269. 384 Po aty 385 Po aty, fq. 270. 386 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 108.

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

102

nё qёllimin e zotit Hejg qё tё godiste linjёn pro evropiane tё Toni Blerit dhe as nuk

mund ta mendonte se shumё votues konservatorё do tё braktisnin votёn e tyre

tradicionale dhe do tё votonin pёr UKIP dhe liderin e saj Najxhёl Farazh (Nigel

Farage).

Konservatorёt, duke filluar nga viti 1997, padyshim mbajnё pёrgjegjёsi pёr

rritjen e euroskepticizmit tё Britanisё.387 Gjithashtu, ata i hapёn rrugё krijimit tё

partive tё tjera jo tradicionale tё cilёt ndihmuan nё zgjidhjen e problemeve tё

Britanisё me BE-nё nё mёnyrё drakoniane. Nё njё reportazh tё BBC tё datёs 27 janar

2000, u fol pёr transformimin e njё konservatori tё quajtur Bill Kesh (Cash) i cili mori

flamurin e euroskepticizmit brenda Partisё Konservatore duke rritur akoma mё shumё

ndjenjat anti evropiane brenda saj si dhe nё vend.388

Kryeministri i ardhshёm konservator, Dejvid Kameron, ka qenё nё njё linjё

me frymёn euroskeptike qё nga viti 1997.389 Edhe z. Kameron ndihmoi nё krijimin e

frymёs euroskeptike brenda Partisё Konservatore pas humbjes sё Xhon Mejxhёrit.

Uilliam Hejg ishte kryetar i Partisё Konservatore prej vitit 1997 deri nё humbjen e

dytё tё konservatorёve mё 2001. Nga maji i vitit 2010, kur konservatorёt rikthehen nё

pushtet e deri nё korrik 2014, ai u emёrua ministёr i jashtёm i Britanisё nёn

udhёheqjen e kryeministrit Kameron.390 Pas largimit nga posti, ai lajmёroi tёrheqjen

nga politika. Jo pak ekspertё e kanё paraqitur largimin e tij si dёshtimin mё tё plotё tё

njё jete politike. Gjatё mandatit tё tij si ministёr i jashtёm dhe i Komonuelthit,

Britania humbi shumё globalisht dhe u largua edhe mё tepёr nga Evropa dhe

çuditёrisht edhe nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.391 Uilliam Hejg u largua nga

politika fiks nё momentin kur konservatorёt po ndesheshin me pikёn thelbёsore tё

politikёs sё tyre tё jashtme; tё drejtonin vendin dhe tё largonin frymёn euroskeptike

qё ata vetё kishin ngjallur.

Dallimi mes Uilliam Hejgut dhe Dejvid Kameronit ishte i dukshёm. Duke

filluar qё nga origjina e tyre familjare (Hejg i biri i njё tregtari tё mesёm ndёrsa

Kameron rridhte nga njё familje e pasur dhe i shkolluar nё shkollat mё tё mira) do tё

dilte nё pah edhe gjatё viteve tё pushtetit tё pёrbashkёt. Duke qenё se rridhte nga

shtresa mё popullore, zoti Hejg kishte pёr detyrё tё mbante gjallё frymёn evropiane nё

shtresёn qё pёrfaqёsonte, por nuk e bёri. Nё vitin 2005, pesё vjet pёrpara se tё bёhej

ministёr i jashtёm, gjatё njё interviste pёr Gjermaninё, ai u shpreh pa takt duke thёnё:

"Nёse ka njё vend qё i bёn njerёzit e vet tё ndihen si nё shtёpi kur janё nё

shtёpinё e tjetrit, ai vend ёshtё Gjermania".392

Akoma dhe me mё pёrbuzje, tё pazakontё pёr njё burrё shteti, ai u shpreh

lidhur me shtimin e popullsisё nё Francё:

"Ndoshta kur pi gjithnjё e mё shumё verё, bёhesh i papёrgjegjshёm dhe ёshtё

mirё pёr jetёn seksuale".393

387 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016,fq,108. 388 BBC, January 27, 2000. 389 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 109. 390 Po aty. 391 Po aty. 392 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 111.

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

103

Nga botimet e fundit tё dala nё treg, tё gjitha deklaratat anti evropiane tё zotit

Hejg sponsorizoheshin nga manjati i mediave Ruper Mardoh (Ruper Murdoch) deri

nё 250 mijё stёrlina.394 Nga viti 2010 e deri sa u largua nga posti mё 2014, Uilliam

Hejg ka pёrmbushur çdo dёshirё mediatike tё zotit Mardoh duke rritur nё mёnyrё tё

skajshme euroskepticizmin britanik.395 Nga Uilliam Hejg e deri tek Dejvid Kameron,

konservatorёt ndёrruan edhe dy kryetarё tё tjerё partie pёr tё ardhur nё pushtet, por

nuk ia arritёn qёllimit. Kur zoti Kameron u zgjodh kryetar i Partisё Konservatore mё

2005-ёn, tё gjithё besuan se tashmё njё frymё e re pro evropiane do tё mbizotёronte

tek e djathta tradicionale britanike. Por, nё njё bisedё tё zhvilluar me deputetin

laburist Denis Mekshejn (Macshane), zoti Kameron u shpreh pa hezitim:

"Faleminderit Denis. Por unё jam mё euroskeptik sa ç'mund ta imagjinosh

ti".396

Si kryetar i ri partisё, Dejvid Kameron kundёrshtoi çdo vendim tё qeverisё

laburiste pёr Evropёn. Madje konservatorёt filluan tё krijojnё edhe vendime kundёr

lejimit tё punёtorёve nga vendet e Bashkimit Evropian. Ata kurrё nuk kritikuan

punёtorёt amerikanё, australianё apo afrikano-jugorё qё jetonin e punonin nё

Britani.397 Nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2010, asnjёra nga partitё tradicionale nuk

fitoi shumicёn nё parlament. Marrёveshja politike ndёrmjet Partisё Konservatore dhe

Partisё Liberale qё ёshte edhe partia mё pro evropiane se tё dyja partitё tradicionale

bashkё, i dha jetё qeverisё sё parё konservatore prej vitit 1997.398 Nё kёtё fitore,

krahu mё euroskeptik i Partisё Konservatore kishte marrё shumё pёrfaqёsues ku mё

kryesorёt ishin kryeministri Dejvid Kameron, ministri i thesarit Xhorxh Ozborn

(George Osbourne) dhe ministri i jashtёm Uilliam Hejg. Kryeministri Kameron,

kishte absorbuar njё mёsim prej zonjёs Theçer; Britania duhet ta mbajё veten jashtё

buxhetit evropian.399 Kryeministri dhe ministri i financave kishin habitur edhe

ekonomistёt amerikanё kur u kishin deklaruar se "bashkimi monetar evropian pa njё

bashkim tё plotё fiskal do tё ishte vijimёsisht i destabilizuar dhe si pasojё, Evropa

mund ta shpёtonte vetveten duke ecur pёrpara vetёm me projektin e unionit fiskal".400

Tё gjitha vendet e BE-sё me pёrjashtim tё Britanisё, Danimarkёs dhe Suedisё, sapo tё

plotёsonin kushtet ekonomike e kishin detyrim sipas Traktatit tё Mastrihtit qё t'i

bashkoheshin monedhёs sё pёrbashkёt. Nё vetvete, zona euro nuk kishte njё kapacitet

fiskal, atё e kishte vetёm Bashkimi Evropian. Si pasojё e kёtij dallimi, marrёdhёniet

ndёrmjet Evropёs kontinentale dhe Britanisё sё Madhe u bёnё pёrherё e mё shumё tё

tendosura deri nё datёn e famshme 23 qershor 2016, kur britanikёt votuan me 52%

393 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 112. 394 Po aty. 395 Po aty. 396 Po aty, fq. 113. 397 Po aty, fq. 115. 398 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 270. 399 Po aty. 400 Po aty.

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

104

pёr daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.401 Por, derisa tё arrijmё tek ajo ditё, rruga

qё u ndoq pёr tё arritur deri aty ishte me tё papritura.

Njё vit pas ardhjes nё pushtet, mё 18 nёntor 2011, Dejvid Kameron bёri njё

vizitё zyrtare nё Gjermani pёr tё negociuar njё marrёveshje tё veçantё lidhur me

marrёdhёnien e Britanisё sё Madhe me Bashkimin Evropian. Entuziazmi i

kryeministrit Kameron e bёri tё besojё se kancelarja gjermane vёrtet kishte nevojё pёr

anёtarёsimin e plotё (pёrfshirё pranimin e euros) tё Britanisё. Nё bisedё e sipёr,

kancelarja e pyet:

"Mё thoni njё rrugё qё juve mund t'ju pёlqejё".402

Kryeministri Kameron ia kthen:

"Ҫ'mendoni pёr Francёn?"403

Angela Merkel ia pret shkurt:

"Me Nikolanё [Sarkozi] jam marrё vesh. Ai ёshtё dakord".404

Por, mё 8 dhjetor 2011, nё takimin e partive popullore evropiane tё qendrёs sё

djathtё tё mbajtur nё Marsejё, kancelarja Merkel dhe presidenti francez Sarkozi,

arritёn njё marrёveshje.405 Britania dhe kryeministri Kameron mbetёn jashtё pa aleatё.

Britania po trajtohej pёrsёri si kёmba e zgjatur e Amerikёs nё Evropё siç e kishte

identifikuar dikur gjenerali dё Gol. Brukseli filloi tё rrisё tonet anti Kameron.

Kancelarja Merkel e kishte ndarё mendjen se me cilin shtet do tё vijonte

bashkёpunimin e ngushtё nё Evropё. Njё ditё mё pas, mё 9 dhjetor, kryeministri

Kameron nё mёnyrё sfiduese vuri veton edhe ndaj traktateve tё propozuara pёr

Evropёn.406 Kjo do tё thoshte t'i tundje flamurin kuq pёrpara fytyrёs sё kancelares

Merkel. Kjo ishte e tepёrt shumё pёr prestigjin e saj. Pёrse Britaniaduhet tё kishte njё

status tё veçantё nё Evropё? As qё bёhej fjalё. Kriza financiare e bёnte kompromisin

politik të pamundur. Si pёr t'i vёnё vulёn marrёdhёnieve me Britaninё, zonja Merkel i

thotё hapur kryeministrit britanik:

"Kjo ёshtё e tmerrshme. Kjo ёshtё ekzistenciale pёr ne. Ne nuk mund tё

ndjekim rrugёn tuaj".407

Akoma edhe mё i drejtpёrdrejtё ishte presidenti francez Sarkozi:

"Dejvid, ne nuk do t'ju paguajmё pёr tё shpёtuar euron".408

Si pёr t'i hedhur mё shumё zjarrit benzinё, presidenti francez iu kthye edhe

kryeministres sё sapo zgjedhur tё Danimarkёs, Hele Tornin-Shmid (Helle Thorning-

Schmidt), qё pёr koincidencё ishte martuar me tё birin e ish deputetit laburist dhe ish

komisionerit evropian, Nill Kinok (Neil Kinock), duke i thёnё pa asnjё lloj takti:

401 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 271. 402 Po aty, vepёr e permendur. 403 Po aty. 404 Po aty. 405 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 271. 406 Po aty. 407 Po aty, fq. 272. 408 Po aty.

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

105

"Ju jeni jashtё dhe njё e jashtme e vogёl dhe jeni e re nё detyrё. Nuk duam tё

dёgjojmё asgjё prej jush".409

Pas kёsaj mbledhjeje, shtypi evropian ishte tepёr i ashpёr nё reagime. Nё

Francё, gazeta Le Monde, kishte si kryeartikull:

"Evropa e 27-shes ka marrё fund".410

Ndёrsa gazeta gjermane, Der Spiegel, shkruante:

"Bye-bye Britain".411

Guvernatori i bankёs sё Francёs, Kristian Nojer (Christian Noyer), shkoi edhe

mё tej duke deklaruar qё Britania tё degradohej pёr deficit mё tё madh, mё shumё

borxhe, inflacion mё tё lartё dhe mё pak rritje.412 Vendet e tjera anёtare tё Bashkimit

Evropian, u terrorizuan nga ashpёrsia e Gjermanisё dhe e Francёs. Kur Britania po

trajtohej kaq ashpёr, ёshtё e thjeshtё se sesi mund tё trajtohej Greqia tё cilёn e kemi

shpjeguar mё lart nё kёtё kapitull. Nё Britani, mbёshtetёsit e kryeministrit e

brohoritёn Kameronin si njё Ҫёrçill tё dytё i cili i kishte rezistuar njё tiranie tё re

kontinentale.413 Aleati i konservatorёve nё qeveri, liberali Nik Kleg (Nicholas Klegg)

ishte i vetmi qё u shpreh se "kjo gjё ishte e keqe pёr Britaninё".414 Ndёrsa gazeta

Financial Times u shpreh se "diplomacia e suksesshme e Rolls-Royce nё momentin mё

kritik tё BE-sё duket se ka marrё rrugёn pёr nё kanal".415

Nё Britani, shtypi euroskeptik filloi njё fushtatё tё vёrtetё anti evropiane.

Duke marrё pёr bazё edhe mbёrritjen e gati 1 milion e gjysёm emigrantёve nga Lindja

e Mesme dhe Afrika Veriore, gazeta Daily Mail nuk hezitoi tё botonte si kryeartikull:

"Bashkimi Evropian mbёshtet vrasёsit".416

Nё kёtё kohё, fillon edhe "rrjedhja" e madhe e anёtarёve dhe deputetёve tё

Partisё Konservatore pёr tё mbushur radhёt e UKIP tё Najxhёl Farazh. Duke parё

rёnien e vazhdueshme tё partisё sё tij, kryeministri Kameron e pa tё udhёs qё nё fillim

tё vitit 2013, tё lajmёronte mbajtjen e njё referendumi popullor pёr qёndrimin apo

daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Fillimisht, kjo thirrje e tij u pa si lёvizje

taktike, por tashmё, fatkeqёsisht ishte vonё. Euroskepticizmi e kishte rritur oreksin e

vet. Ish deputeti konservator qё i ishte bashkuar UKIP, Dagllas Karlsuell (Douglas

Carlswell) deklaroi se "anёtarёsimi i Britanisё nё BE i ngjante shkёputjes sё njё trupi

nga vargonjtё".417 Pas humbjes poshtёruese pёr zgjedhjet pёr nё Parlamentin evropian

mё 2014, kryeministri Kameron, filloi njё betejё me mullinjtё e erёs pёr tё gjetur njё

rrugё tё pranueshme pёr uljen e nivelit tё euroskepticizmit. Njё vit mё pёrpara,

409 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 272. 410 Philippe Ricard, "L'Europe á 27, c'est fini", Le Monde, Decembre 9, 2011. 411 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 272. 412 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 272. 413 Po aty. 414 Po aty. 415 Tony Barber, "Euro summit was British diplomatic debacle", Financial Times, December 11, 2011. 416 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 118. 417 Po aty, fq. 119.

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

106

Bashkimit Evropian i ishte bashkuar Kroacia duke u bёrё anёtari i 28-tё. Nё Samitin e

Dublinit tё marsit 2014, President i Komisionit Evropian ishte zgjedhur Zhan Klod

Junker (Jean-Claude Juncker), ish kryeministёr i Luksemburgut. Asokohe, qeveritё e

Bashkimit Evropian ishin gati 50 me 50 tё majta dhe tё djathta dhe emёrimi i zotit

Junker nuk shkaktoi ndonjё reagim domethёnёs me pёrjashtim tё Britanisё sё Madhe

qё deklaroi se ai nuk duhej ndalur nga tё marrurit kёtё post.418 Zoti Junker ishte njё

propozim gjerman. Zyrtarёt britanikё theksuan se zgjedhja e tij nё postin e Presidentit

tё Komisionit Evropian, do tё shpejtonte Brexit-in. Ai u akuzua se ishte pijanec,

maniak federalist dhe kundёrshtar i Britanisё.419

Nё fakt, emёrimi i Junkerit ishte shenjё e dobёsisё nё rritje tё ndikimit tё

Komisionit. Fuqia nё BE qёndronte tek shtetet kombёtare dhe mё shumё nё Berlin.

Junkeri e mori postin sepse Angela Merkel refuzoi kandidatin francez.420 Franca nuk

qe nё gjendje ta kundёrshtonte. Trakati i Lisbonёs kishte sjellё ndryshime tё mёdha nё

strukturёn e BE-sё ku zgjidheshin katёr presidentё - i Komisionit, i Kёshillit, i

Parlamentit, i Eurogrupit. Junkeri ishte i pari ndёr tё parёt (primus inter pares).

Kryeministri Kameron, doli hapur kundёr Junkerit. Edhe nё njё week-end (fund-javё)

tё kaluar me liderёt e Gjermanisё, Suedisё dhe Holandёs nё njё liqen me ftesё tё

kryeministrit suedez, u pёrpoq t'u shpjegonte arsyet e refuzimit tё tij ndaj Junkerit.

Askush nga homologёt e tij nuk ia vuri veshin. Tё gjithё liderёt konservatorё tё

Evropёs pёrfshirё edhe presidentin socialist francez Fransua Holond (François

Holande) dhe kryeministrin socialist italian, Mateo Renci (Matteo Renzi), votuan pёr

Junkerin. Nga 28 anёtarё tё BE-sё, 26 votuan pёr personin qё kishte zgjedhur

Gjermania.

Nё fakt, pёr Evropёn ishte e habitshme se pёrse Britania dhe vetё kryeministri

Kameron ishin fiksuar kaq keq ndaj kandidaturёs sё zotit Junker i cili e kishte

shprehur hapur bindjen e tij pёr mbajtjen e Britanisё nё BE. Nuk ishte aq shumё Partia

Konservatore, por partia UKIP qё kundёrshtonte fort Junkerin me zёrin e ish

deputeteve dhe anёtarёve konservatorё. Zoti Junker nuk ishte zgjedhje e Britanisё sё

Madhe, por e Gjermanisё dhe si e tillё duhej refuzuar me çdo çmim. Pas zgjedhjes sё

tij, euroskepticizmi britanik arriti kulmin. Nё njё sondazh tё kryer nё korrik 2014, nga

gazeta Mail on Sunday (Posta e sё Djelёs), 47% e britanikёve kёrkonin largimin nga

BE-ja dhe vetёm 37% kёrkonin qёndrimin nё BE.421

Nё tё kaluarёn, Ministria e Jashtme dhe e Komonuelthit e Britanisё, ishte

zemra e pro europianizmit tё vendit. Ky fakt, ndryshoi kur kryetar i Partisё

Konservatore u zgjodh Uilliam Hejg mё 1997, dhe akoma mё shumё kur u emёrua

ministёr i jashtёm mё 2010. Ndёrkaq, me euroskepticizmin britanik, u rrit edhe

homofobia nё vend dhe anti emigracioni. Britania e Madhe me shpejtёsi po rrёshqiste

ndaj njё situate qё besohej se ishte lёnё prapa krahёve njё herё e pёrgjithmonё. Boris

Xhonsoni (Boris Johnson), rivali mё i madh brenda Partisё Konservatore i

418 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 120. 419 Po aty. 420 Po aty, fq. 119. 421 Po aty, fq. 121.

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

107

kryeministrit Kameron dhe kryebashkiak i Londrёs, deklaroi se "braktisja e Evropёs

nga Britania nuk do tё ishte fundi i botёs".422 Tё tjerё konservatorё euroskeptikё

kёrkonin mbajtjen e njё referendumi tё dyfishtё lidhur me pozitat e Britanisё nё BE

dhe refuzimin apo vijimin e qёndrimit nё Union.

Brenda tre dekadave, konservatorёt britanikё ndryshuan totalisht politikёn e

tyre nga Akti Unik dhe Traktati i Mastrihtit nё kёrkesёn pёr referendum pёr tё dalё

nga BE-ja. Partia Konservatore ka qenё dhe mbetet faktori mё thelbёsor i ngjarjeve

mё tё mёdha historike tё Britanisё sё Madhe. Nё shekullin XIX, kryeministri Uilliam

Pit i riu organizoi rezistencёn ndaj Napolon Bonapartit pёr dominim tё Evropёs.

Kryeministri tjetёr Robert Pil (Rober Peel) i hapi rrugёn tregtisё sё lirё. Ishin po

konservatorёt qё filluan luftёn pёr ndalimin e pavarёsisё sё Irlandёs duke ekzektuar

me gjakftohtёsi mizore liderёt e IRA-s gjatё kryengritjes sё Pashkёvё tё vitit 1916.423

Ishte gjithashtu, konservatori Uinston Ҫёrçill qё udhёhoqi Britaninё nё luftё kundёr

nazizmit. Ishte po ashtu njё kryeministёr konservator i cili shkroi Konventёn

Evropiane tё tё Drejtave dhe ishte po njё kryeministёr konservator qё futi vendin nё

Evropё. Dhe pёrsёri, po njё kryeministёr konservator shpalli referendumin pёr

qёndrim apo dalje nga BE-ja dhe ndoshta do tё jetё pёrsёri njё kryeministёr

konservator i cili do tё firmosё daljen pёrfundimtare tё vendit nga Evropa pas

referendumit tё 2016-ёs.

4.2. Referendumi Brexit dhe sfidat e tij

Ishte e dukshme se kryeministri britanik Dejvid Kameron, do tё pёrpiqej tё

bёnte hapa prapa me argumentin se Britania e Madhe nuk dёshironte nё asnjё mёnyrё

njё Evropё me dy radhё dhe se dёshironte qё qeveria e tij tё vijonte tё ishte nё qendёr

tё diskutimit evropian. Viti 2016 do tё ishte i pashmangshёm pёr referendumin.

Drama politike e Britanisё sё Madhe fillon nё dhjetor tё vitit 2012, kur filluan

negociatat pёr njё traktat me bazё fiskale kompakte.424 Fillimisht, kryeministri

Kameron, ishte optimist se njё trakat i tillё do tё çonte nё mundёsi mё tё mёdha pёr

Britaninё e Madhe pёr tё ndryshuar marrёdhёnien e saj me BE.425 Por, pёr herё tё

parё, nё atё vit ai pёrmendi mundёsinё e Brexit.426 Nё fjalimin mbajtur pёrpara

mediave, ai u shpreh:

"Tё gjitha mundёsitё pёr tё ardhmen e Britanisё janё tё imagjinueshme. Ne

jemi zotёr tё fatit tonё, ne mund tё bёjmё zgjedhjet tona, por njё largim i Britanisё nuk

ёshtё preferenca ime. Unё mendoj se zgjedhja qё duhet tё bёjmё ёshtё tё qёndrojmё

nё BE, tё jemi anёtarё tё njё tregu tё pёrbashkёt, tё zgjerojmё impaktin tonё nё

422 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 122. 423 Po aty fq. 124. 424 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 272. 425 Po aty, fq. 273. 426 Po aty.

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

108

Evropё, por nёse jemi tё pakёnaqur me partnerёt nuk duhet tё kemi frikё tё ngrejmё

zёrin".427

Mё pas, zoti Kameron premtoi njё fjalim tё madh pёr Evropёn shumё tё afёrt

me fjalimin e mbajtur nga Margaret Theçer mё 1988, kur kishte denoncuar "super-

shtetin" evropian me dominim direkt tё Brukselit.428 Fjalimi i saj i atёhershёm ishte i

sikletshёm nga fillimi nё fund. Kohё mё tё papёrshtatshme se ai vit, zonja Theçer nuk

mund tё gjente pёr tё sulmuar Evropёn. Atё vit kremtohej pesёdhjetё vjetori i

Traktatit tё Elizesё qё kishte pajtuar njё herё e pёrgjithmonё Francёn me Gjermaninё

duke shkrirё nё njё politikat e tyre kontinentale. Mё pas, kishte shpёrthyer kriza e

pengjeve nё Algjeri. Por, fjalimi i zotit Kameron 26 vjet mё pas, na tregon sesi

Britania kёrkonte tё vendoste frymёn e saj nё Evropё kundёr Francёs dhe Gjermanisё:

"Po rritet zhgёnjimi dhe mosbesimi tek njerёzit qё e shohin BE-nё si diçka qё i

ёshtё ndёrsyer njerёzve sesa njё diçka qё bёn pёr njerёzit. Dhe ky fakt ёshtё

intensifikuar nga zgjedhjet pёr tё zgjidhur problemet ekonomike...Popujt janё tepёr tё

zhgёnjyer se me vendimet e marra po shtypen standartet dhe po rriten ashpёrsitё pёr

taksat qё pёrdoren pёr tё garantuar qeveritё nё atё anё tё kontinentit".429

Ky ishte njё mesazh i qartё nё tё cilin kёrkohej pёrmirёsimi i pozitave tё

Britanisё sё Madhe nё Evropё. Referendumi do tё bёhej pёr tё matur edhe pulsin

popullor nё Britani pёr Evropёn, por askush nuk ishte nё gjendje tё thoshte se cilat do

tё ishin benefitet ose jo tё referendumit nё fjalё. Inisiativa britanike mund tё shikohej

si njё thurje pozitive dhe padyshim qё pati edhe politikanё dhe jo vetёm nё Evropёn

kontinentale qё i mirёpritёn kёto ndjenja. Dyshimet mbi politikat evropiane nuk ishin

thjesht njё ndjenjё britanike. Qё nga fillimi i krizёs greke e deri nё momentin qё po

flasim, ndjenjat pёr Evropёn e bashkuar kanё ndryshuar pёrgjithёsisht. Shtetet qё kanё

njё stabilitet tё qёndrueshёm e tё fortё ekonomik si Gjermania, mbёshtetja popullore

pёr Evropёn ёshtё nё nivelet e maksimales. Fjalimi i zotit Kameron nuk i drejtohej

thjesht Gjermanisё, por tё gjitha atyre vendeve qё mund tё ndihmonin t'i jepnin njё

shtytje procesit. Interesant ёshtё fakti se fjalimi i zotit Kameron nuk u mirёprit nga

asistenti i Sekretarit tё Shtetit, Filip Gordon (Philip Gordon) si dhe nga ministri i

jashtёm gjerman dhe kryeministri irlandez.430 Disa politikanё evropianё nxituan tё

shprehnin shqetёsimin e tyre tё madh mbi pasojat e kёqija qё do tё kishte Bashkimi

Evropian pa Britaninё e Madhe. Por, sa e rёndёsishme ishte dhe mbetet Britania e

Madhe pёr Evropёn, kёtё e vendosnin ekonomitё mё tё mёdha tё kontinentit,

Gjermania dhe Franca.

Pёr gjermanёt, pёrfshirё edhe kancelaren Merkel, Britania e Madhe dukej

ndonjёherё si njё aleat i fortё ndaj ndikimeve latine (veçanёrisht franceze) tё

tendencave statiste. Politikanёt francezё dhe evropiano jugorё ishin fiks nё

kundёrshtim me teorinё e mёsipёrme gjermane dhe e konideronin Britaninё si

427 James Kirkup, "David Cameron: I can imagine Brtnain leaving EU", Daily Telegraph, December

17, 2012. 428 John Pamer, "Thatcher sets face agaisnt Europe", Guardian, September 21, 1988. 429 Nichoals Watt & Juliette Jowit, "Cameron postpones big speech on Europe", Guardian 18, 2013. 430 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 274.

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

109

kundёrpeshё ndaj dominimit tё fortё tё Berlinit mbi Evropё.431 Nga perspektiva

gjermane, britanikёt janё tё pёrkushtuar ndaj parimeve tё tregut. Nё vitet '80,

Margaret Theçer, i dha njё shtytje pozitive idesё sё Tregut tё Pёrbashkёt Evropian dhe

pasuesit e saj po ashtu ishin tё pёrkushtuar ndaj liberalizimit tё tregut. Shpresat e

vendeve latine tё Evropёs, janё mё sё shumti tё pёrqendruara tek Realpolitik-a klasike

e ekuilibrit tё forcave me Britaninё si garantuese.432 Kjo ide, lidhej edhe me

interpretimin e historisё sipas mёnyrёs britanike dhe rezistencёs sё saj ndaj çdo

dominimi nё Evropё, duke filluar nga Karli V e deri tek Napoloni dhe Hitleri.433

Por, asnjёri prej kёtyre argumenteve nuk ёshtё bindёs. Kohёrat nuk janё tё

njёjta. Realpolitik-a mund tё ofrojё njё zgjidhje pёrsa i pёrket çёshtjeve ushtarake, por

nuk i pёrshtatet logjikёs sё paqes kur asnjёri nga shtetet e Evropёs nuk pёrbёn mё njё

kёrcёnim pёr tjetrin. Tregu i pёrbashkёt nё terma tё punёs u dukej britanikёve çёshtja

mё e tmerrshme. Ҫёshtja thelbёsore qё drejtonte dhe drejton politikanё anti evropianё

britanikё, nuk ka tё bёjё me burokracitё e Brukselit, por me ardhjen e punёtorёve tё

huaj.434 Emigrantёt nga vendet e ish Evropёs lindore kanё patur njё impakt negativ tek

pagat e britanikёve. Qeveria britanike u pёrgjigj me njё paralajmёrim se punёtorёt

bullgarё dhe rumunё as mos ta mendonin qё tё kalonin La Manshin.435 Pjesa e vetme

e strategjisё sё zotit Kameron qё vёrtet kishte kuptim, ishte ideja se Angela Merkel po

kёrkonte aleat tё qёndrueshёm nё Evropё. Para saj shtroheshin disa alternativa.

Kryeministri i Polonisё, Donald Tusk, ishte i pari nё listё meqё interesat ekonomike të

vendit të tij lidheshin ngushtё me ato tё Gjermanisё. Britania ishte larg Polonisё dhe

Gjermania afroi njё mik tё ri. Por, megjithё investimin gjerman, nё zgjedhjet e vitit

2015, polakёt votuan pёr Partinё Ligj dhe Drejtёsi qё ёshtё populiste dhe kundёrshton

hegjemoninё gjermane nё Evropё.436

Qeveria britanike pёr momentin edhe mund ta lёshonte "topin" evropian pasi i

kishte hedhur sytё tutje. Kriza e vitit 2008, u interpretua si ndryshim i gjeografisё

ekonomike nё botё. Nё veçanti, politikanёt britanikё bёnё pёrpjekje tё mёdha pёr t'u

lidhur me gjigandin e ri ekonomik, Kinёn.437 Nganjёherё, dukeshin se marrёdhёniet

me gjigandin e lindjes sё largme dukeshin mё tё pёrzemёrta sesa me vendet e

kontinentit. Nё fillim tё vitit 2015, sekretari i thesarit Ozborn, kёrkoi anёtarёsimin e

Britanisё sё Madhe nё Bankёn e Investimeve Kineze tё Azisё. Kёtё kёrkёsesё, ai e

shtroi nё Kёshillin Britanik tё Sigurisё.438 Diplomatёt britanikё paralajmёruan

ministrin se japonezёt dhe veçanёrisht amerikanёt do ta shikonin kёtё hap tё qeverisё

431 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 274. 432 Gjon Boriçi, Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё fillimet e shekullit XX 1900-

1914, Vol. 2, Tiranё: AUP, 2010, fq. 3. 433 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 274. 434 Po aty. 435 Po aty, fq. 275. 436 Po aty. 437 Po aty. 438 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 275.

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

110

britanike si armiqёsor dhe nuk e kishin gabim sepse administrata Obama menjёherё

vurin vijёn e kuqe. Po atё vit, ministri Ozborn vizitoi Kinёn, duke shpallur "dekadёn e

artё" tё marrёdhёnieve kino-britanike dhe e paraqiti Britaninё si "partnerin mё tё mirё

tё Kinёs nё perёndim". Presidenti kinez Hsi Jinping (Xi Jinping) bёri njё vizitё zyrtare

nё Londёr, e cila u kurorёzua me marrёveshjen e debatuar pёr tё blerё komplekse

bёrthamore kineze. Presidenti kinez, i shkoi sipas fillit ministrit Ozborn dhe madje e

quajti "vizionar dhe strateg". Britania e Madhe po kёrkonte pёr njё rol tё ri global nё

tё cilin partnerёt e rinj do tё zinin vendin e partnerёve tё dikurshёm evropianё.439

Izolimi britanik nё Evropё rritej si pasojё e shpalljes sё referendumit mbi

vijimin ose jo tё anёtarёsimit nё Evropё tё premtuar prej zotit Kameron. Ky

referendum, kishte edhe njё qёllim tjetёr. Tё nxirrte jashtё loje partinё UKIP e cila

kishte sfiduar hapur dhe suksesshёm konservatorёt nё vitin 2014 pёr zgjedhjet nё

parlamentin evropian. Nё zgjedhjet e majit 2015, partia UKIP pёsoi disfatё dhe

konservatorёt e Kameronit fituan shumicёn pёr tё qeverisur pa aleatё. Edhe kjo fitore

nuk e ndryshoi pozicionin vetmitar tё Britanisё nё Evropё. Izolimi u bё krejtёsisht i

dukshёm kur kryeministri britanik gjatё njё samiti të BE-sё nё Suedi, u pёrpoq tё

bllokonte kandidaturёn dhe rrjedhimisht zgjedhjen e Zhan Klod Junkerit nё krye tё

Komisionit Evropian. Duke qenё se dёshtoi edhe nё kёtё inisiativё, zoti Kameron

premtoi se referendumi nё Britani do tё mbahej brenda vitit 2017.440 Ai filloi njё

diplomaci tё ethshme duke vizituar me radhё kryeqytetet e Evropёs dhe u detyrua ta

shpallte referendumin mё herёt, mё 23 qershor 2016, pasi nuk gjeti mbёshtetje pёr

politikat dhe vizionin e tij pёr Evropёn.441

Nё Britani, situata te punёtorёt nuk ishte e qetё. Partia UKIP e kishte paraqitur

Evropёn si gllabёruese tё vendeve tё punёs tё punёtorёve britanikё. Gjithashtu,

punёtorёt e huaj shikoheshin edhe si sfidё kulturore ndёrmjet vendasve dhe atyre qё

nuk dёshironin tё pёrshtateshin. Madje, ky problem pati edhe çёshtje fetare pasi disa

katolikё britanikё filluan t'i shikojnё me pёrçmim katolikёt polakё qё uleshin nё

vendet e para tё kishёs. I gjithё problemi konsistonte tek vendet e punёs. U shkua deri

aty sa u propozua pengesa ndaj bashkimit famljar tё punёtorёve tё huaj me familjet e

tyre. Edhe pse u morёn kёto masa, efekti i tyre pёr tё ulur rrezikshmёrinё e votimit

masiv pro Brexit, nuk pati efekt. Njё tjetёr problem me tё cilin pёrballej vendi, ishte

edhe mbrojtja e kryeqytetit, Londrёs, nga rrjedhjet financiare nёse do tё ndodhte e

paimagjinueshmja. Shkёputja nga Brukseli nuk do tё ishte thjesht simbolike, ajo do tё

ishte e plotё. Fjala e dikurshme e zotit Kameron se "Britania nuk do tё jetё kurrё pjesё

e njё super-shteti evropian", duket se po merrte formё.442

Problemi i "super-shtetit" qёndronte nё faktin se Traktati i Mastrihtit i vitit

1992, i jepte mundёsinё qё shtetet qё nuk do tё ishin pjesё e eurozonёs mund tё dilnin

jashtё unionit edhe pse pёrfaqёsoheshin nё Bankёn Qendrore Evropiane. Duke parё se

439 George Osborne, speech at Shanghai Stock Exchange, September 22, 2015. 440 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 276. 441 Po aty. 442 EU Brexit and migration summit, Politico, February 18, 2016.

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

111

i kishte hasur sharra nё gozhdё, zoti Kameron bёri njё fushatё totalisht negative duke

kthyer pllakёn dhe duke deklaruar se braktisja e Evropёs prej Britanisё do tё sillte njё

tronditje masive dhe reduktimin e aftёsisё sё vendit pёr tё qenё konkurrues nё botё.443

Disa kryetarё shtetesh tё Evropёs e akuzuan Kameronin si shantazhues dhe filluan tё

deklarohen hapur se do tё ishte mё mirё pa Britaninё nё BE. Kryeministri belg, Sharl

Mishel (Charles Michel), i tha hapur kryeministrit britanik:

"Nёse do tё ikёsh, ik".444

Karta e emigracionit masiv e kishte bёrё punёn e vet nё elektoratin britanik.

Kryeministri britanik e kishte kyçur veten nё njё pozitё nё tё cilёn do ta kishte shumё

tё vёshtirё tё bindte popullin britanik qё tё votonte pro qёndrimit nё BE. Mё 24

qershor 2016, njё ditё pas humbjes sё referendumit, ai gjatё njё konference pёr shtyp

do tё deklarohej se do tё dorёhiqej nga posti i kryeministrit brenda tre muajve.445

Ithtarёt e Brexit besonin se largimi nga BE-ja do tё prodhonte dy benefite tё

mёdha: sё pari, Britania e Madhe do tё ishte e aftё tё kontrollonte emigracionin

klandestin dhe jo vetёm atё me mё efikasitet dhe sё dyti, do ta çlironte veten nga

rregullat dhe ndёrhyrjet e legjislacionit evropian. Disa ithtarё mё radikalё tё Brexit, e

konsiderouan fitoren si njё çlirim nga Evropa dhe rifitim tё sovranitetit.446 Ata

gjithashtu, besonin se asgjё nuk do tё ndryshonte dhe se Britania dhe Evropa do tё

vijonin paqёsisht tregtinё me njёra tjetrёn. Por, ka njё "POR" tё madh nё kёtё pikё.

Mbretёria e Bashkuar nuk ёshtё njё shtet unitar, por njё shtet i pёrbёrё. Ҫёshtja e

sovranitetit dhe e vetёvendosjes ka dalё nё pah veçanёrisht nё Skoci, ku Partia

Kombёtare Skoceze (SNP) pёr pak sa nuk fitoi nё referendumin qё u organizua dy

vjet mё parё. Kjo parti, e kishte bёrё tё qartё se nuk e kishte lidhur fatin e saj dhe tё

vendit me Brexit. Nёse Skocia organizon njё tjetёr referendum pёr pavarёsi, padyshim

do tё ndiqet nga Irlanda e Veriut duke e hedhur nё kosh Aktin e Bashkimit tё vitit

1707 i cili bashkoi me Britaninёedhe Skocinё dhe Uellsin.447 Nё Skoci, mё 23 qershor

2016, 62% e votuesve votuan pёr tё qёndruar nё BE. Pak ditё pas Brexit,

kryeministrja skoceze Nikola Stёrxhёn (Nicola Sturgeon), paraqiti njё plan sesi mund

tё qёndronte Skocia nё BE. Edhe nё Irlandёn e Veriut, shumica e votuesve kishin

votuar pёr tё qёndruar nё BE.448

Brexit, pёr pjesёn tjetёr tё Evropёs u prit me tronditje. Ai u muar si shenjё nga

disa vende evropiane si Italia si njё mjet pёr t'i shpёtuar dominimit gjerman. Suedia,

Danimarka dhe Holanda dhe ndoshta edhe disa politikanё nga Gjermania vetё, po

shikonin mundёsinё e copёtimit tё Evropёs. Nё fakt, menjёherё pas Brexit, kryetari i

partisё sё ekstremit tё djathtё nё Holandё, Gert Vilders (Geert Wilders) paraqiti planin

443 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 277. 444 George Parker and Alex Barker, "How tw win friends", Financial Times, January 23/24, 2016. 445 BBC, June 24, 2016. 446 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 278. 447 Po aty. 448 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 278.

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

112

pёr "Nexit" dhe nё Francё, kryetarja e Frontit Kombёtar, Marinё Lё Pen (Marine Le

Pen), paraqiti planin pёr "Frexit". Nёse largimi i Britanisё sё Madhe nga BE-ja do tё

ketё ndonjё impakt, atёherё vendet evropiane janё tё detyruara qё tё kёrkojnё njё

angazhim mё tё madh fiskal. Ky fakt, doli mё nё pah gjatё krizёs greke me paketёn e

shpёtimit tё 2015-ёs, kur kryeministri Kameron refuzoi tё merrte pjesё nё financimin

e Greqisё nёpёrmjet EFSM (European Financial Stabilization Mechanism-Mekanizmi

Stabilizues Financiar Evropian), dhe ministri i thesarit, Xhorxh Ozborn, bёri

deklaratёn e fortё:

"Zona euro ka nevojё tё shkelmojё faturёn e saj".449

Pozita e Britanisё sё Madhe nё debatet mё tё forta intelektuale tё zhvilluara,

ishte mё pranё vizonit amerikan sesa atij evropian. Por, Shtetet e Bashkuara të

Amerikёs nё mёnyrё tё vazhdueshme, e kanё nxitur Britaninё e Madhe tё merrte njё

rol mё aktiv dhe mё konstruktiv nё Evropё. Sa mё shumё pёrpiqej Britania tё niste njё

sfidё ekzistenciale ndaj Evropёs, aq mё tё largёt bёheshin Shtetet e Bashkuara tё

Amerikёs ndaj saj. Me referendumin dhe fitoren e Brexit, Shtetet e Bashkuara e kanё

tё nevojshme tё kёrkojnё njё tjetёr partner strategjik brenda Bashkimit Evropian.

Gjermania zё vendin e parё pёr çёshtjet ekonomike, ndёrsa pёr çёshtjet ushtarake dhe

tё sigurisё, Franca mund tё luajё njё rol tё rёndёsishёm. Nёse bota intelektuale e

Britanisё sё Madhe dhe e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs ёshtё e huaj pёr

evropianёt dhe nxit njё hendek mё tё gjerё ndёrmjet Atlantikut dhe Kanalit (La

Manshit), pёrsёri ato mbeten forca tё huaja, por tё forta nёse bashkёpunojnё nё botё.

Pёrgjigja ndaj sfidave gjeopolitike ka njё logjikё tё ndryshme politike dhe kёrkon

pragmatizёm dhe fleksibilitet qё nuk karakterizon reagimin ndaj vizioneve tё

ndryshme sesi mund tё bashkёpunojnё ekonomitё pёrkatёse.

4.3. Britania e Madhe dhe Britania e vogёl

Aprovimi i Brexit, konsiderohet si çanta e udhёtimit e pёrshtatur pёr tё

pёrshkruar kёtё ndarje shumё pak miqёsore ndёrmjet Britanisё dhe BE-sё. Menjёherё

pas referendumit u fol pёr njё "zhytje" nё krizё politike, ekonomike dhe sociale nё

Britani. Lajmёrimi se do tё dorёhiqej pas tre muajsh, i hapi rrugёn brenda Partisё

Konservatore garёs pёr tё zёvendёsuar kryeministrin Kameron. Brexit nё vetvete, ka

disa "baballarё", por askush prej tyre nuk ishte aq i gjithёpranishёm dhe telezhenik sa

Najxhёl Farazh. Njё ish bankier nё Londёr, Farazh ishte deri nё korrikun e vitit 2016

lideri jetёgjatё i partisё UKIP, synimi i vetёm i sё cilёs pёr çerek shekulli kishte qenё

tёrheqja e Britanisё prej BE-sё. Farazh besonte se punёtorёt britanikё kanё tё drejtё

pёr tё diskriminuar punёtorёt e racave tё tjera.450 Farazh nё fjalimet e tij publike,

fajёsonte tё huajt lidhur me keqёsimin e kushteve tё punёs nё Britani. Madje edhe

449 Rowena Mason, Phillip Inman, Helena Smith and Jennifer Rankin, "Greece crises: Osborne seeks to

block use of British-backed Fund in bailout", Guardian, July 14, 2015. 450 Mathew Holehouse, "David Cameron deeply concerned about Nigel Farage's call to scrap relations

laws", Daily Telegraph, March 12, 2015.

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

113

trafikun e qytetit ia fajёsonte emigrantёve tё shtuar.451 Najxhёl Farazh (Nigel Farage)

ka qenё anёtar i parlamentit evropian pёr gati dy dekada dhe mund tё thuhet se ishte

politikani britanik mё konseguent nё ato qё thoshte. Nё zgjedhjet e vitit 2014, UKIP

qё ishte cilёsuar prej kryeministrit Kameron si njё "grusht tё çmendurish racistё"452

fitoi pёr nё parlamentin evropian mё shumё vende se konservatorёt dhe laburistёt

bashkё.

Kёrcёnimi qё vinte nga UKIP, e bёri kryeministrin Kameron tё ishte mё

radikal nё qёndrimet e tij anti BE. Nё vitin 2009, njё vit pёrpara se tё bёhej

kryeministёr, Dejvid Kameron bёri edhe njё hap tё paprecendent. Ai tёrhoqi Partinё

Konservatore nga grupi i Partive Popullore Evropiane (EPP) tё djathta, ku bёjnё pjesё

partitё mё nё zё tё Evropёs sё bashkuar dhe jo vetёm.453 Nёpёrmjet kёtij akti

vetёmargjinalizues, zoti Kameron zvogёloi aftёsinё e konservatorёve britanikё pёr tё

ndikuar politikat nё plan pan evropian. Por, lёshimi i tij mё drastik qё u dha

euroskeptikёve nё Britani, ishte mbajtja e referendumit mbarё popullor pёr qёndrim

apo jo nё BE. Asokohe, Brexit dukej krejtёsisht i pamundur, saqё edhe pak javё

pёrpara referendumit, shumё pak veta besonin se britanikёt do tё votonin pёr daljen e

vendit nga BE-ja.

Katёr ditё pas referendumit, Najxhёl Farazh, mbajti njё fjalim sfidues pёrpara

ish kolegёve tё tij nё parlamentin evropian, me fjalёt:

"Askush prej jush nuk ka bёrё njё punё tё vёrtetё nё jetё".454

Ndёrsa fliste kёto fjalё, pamjet televizive tregonin njё europarlamentar

lituanez qё kishte qenё kardiolog nё njё gulag tё Siberisё tek zinte kokёn me duar, njё

pamje qё fliste sa njё mijё fjalё.455 Nё fakt, ishte njё ironi e madhe. Farazh ia

dedikonte suksesin e tij mediatik mbi tё gjitha faktit se ishte europarlamentar. Nё atё

arenё politike, fjalimet e Farazh dukeshin si betejat e tё krishterёve ndaj luanёve nё

Kolose nё Romёn e lashtё, vetёm se kёsaj here, nuk u shqyen kristianёt, por luanёt.

Nё sallёn e parlamentit evropian, Farazh duke si njё anglez i vogёl pёrballё njё trupe

tё madhe. Gjatё fushtatёs nё vendin e tij pёr tё votuar Brexit, Najxhёl Farazh u kthye

nё njё ikonё kur bёnte "be e rrufe" se do ta çlironte Britaninё e Madhe nga "diktatura"

e Bashkimit Evropian. Gjatё viteve qё Britania ishte pjesё e BE-sё, asnjёherё nuk

mori pjesё me entuziazёm nё njё projekt evropian tё cilin e shikonte mё shumё si njё

mjet pёr tё thyer pengesat tregtare. Britanikёt, pёr hir tё sё vёrtetёs, asnjёherё nuk u

bindёn nga liderёt e tyre pёr rёndёsinё qё kishte anёtarёsimi i vendit nё BE. Pёr ta

bёrё mё tё besueshme kёtё, nё njё hetim parlamentar mbajtur nё vitin 2011, ish

ndihmёsi i Toni Bler, Alaster Kempbёll (Alastair Campbell), bёri deklaratёn e

mёposhtme:

451 Mathew Holehouse, "Nigel Farage blames immigration after missing UKIP reception", Daily

Telegraph, December 7, 2014. 452 Ross Taylor, "Cameron refuses to apologize UKIP", the Guardian, April 4, 2006. 453 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 155. 454 Po aty. 455 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 156.

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

114

"Nёse shtypi euroskeptik do tё besohet, Britania do tё jetё e detyruar tё bashkohet nё

njё vend të vetёm me Francёn, shkollat fetare do tё jenё tё detyruara tё punёsojnё

mёsues ateistё, uiski skocez do tё konsiderohet si lёng i djegshёm, ushtarёt britanikё

do t'i marrin urdhёrat nё frёngjisht, çmimi i patatinave do tё rritet nga Brukseli,

Evropa po ngulmon qё tё gjithё prezervativёt tё kenё njё masё, ligje tё reja do tё

propozohen edhe si t'i ngjitesh njё shkalle shoqёrore, do tё jetё e ndёshkueshme me

ligj tё kritikosh Evropёn, Numri 10 i Dauning Street [zyra dhe banesa e kryeministrit

nё Angli] do tё valvisё njё flamur evropian dhe nё fund, Evropa do i bёjё lavazh truri

fёmijёve tanё me propagandё pro evropiane".456

Ndoshta paraardhёsi mё i ashpёr i stilit tё papёrgjegjshёm britanik, ishte Boris

Xhonson, ish kryetari i Bashkisё sё Londrёs. Famёn e tij e kishte fituar qysh nё vitin

1989, kur filloi tё pasqyrohej me shkrime dhe intervista nё gazetёn Times.457 Ai mbeti

eurospkeptiku mё i madh nё radhёt e konservatorёve. Si korrespondent i Times nё

Bruksel, ai pati mundёsinё ta shikonte, kuptonte dhe sulmonte pallatin e pushtetit tё

BE-sё, nё qendёr të tij. Edhe pse e kishte filluar karrierёn e tij si goditёs i Brukselit

dhe i politikave tё tij, Xhonsoni nuk mori asnjёherё staturёn e euroskeptikut fanatik

siç kishte marrё Farazh. Duke qenё kryebashkiak i Londrёs tё cilёn ai e quante qytetin

mё kozmopolit nё botё, ai arriti tё organizojё suksesshёm Lojёrat Olimpike tё vitit

2012.458 Si anёtar i dikurshёm i parlamentit britanik, qёndrimi i tij ishte butёsisht pro-

evropian. Duke marrё parasysh kёtё qёndrim, tingёlloi shumё i çuditshёm rreshtimi i

tij nё krahun radikal pёr braktisje tё BE-sё. Shumё analistё politikё britanikё e

konsideruan kёtё veprim, si akt tё pastёr oportunist pёr tё marrё mё shumё kredo

politike nё rast tё njё fitoreje tё Brexit.459 Nё kёtё skenar politik, edhe nёse fushata

pёr tё qёndruar e udhёhequr nga kryeministri Kameron do tё fitonte, pёrsёri, ai

[Kameroni] do tё dilte i dobёsuar si brenda partisё ashtu edhe brenda vendit.

Nё kёtё pikё duhet tё shqyrtojmё njё problem. Britanikёt votuan pёr "Leave-

ik" jo sepse i tha Xhonsoni dhe Farazhi, por sepse nuk e ndjenin veten pjesё tё

Evropёs. Kur dolёn rezultatet e para tronditёse, Xhonsoni, me njё shkrim tё gjatё nё

Daily Mail, bёri deklaratёn e bujshme se Britania do tё vijonte tё kishte akses nё

tregun e pёrbashkёt evropian dhe do tё kishte lёvizje tё lirё të njerёzve. I vetmi

ndryshim sipas tij, ishte shpёtimi i Britanisё sё Madhe nga legjislacioni i errёt i BE-sё

qё mbante peng Britaninё. Tё thuash qё ishte njё mendim naiv, ёshtё pak. Evropa e

bashkuar ka rregullat e veta tё detyrueshme pёr t'u zbatuar nga çdo anёtar i saj.

Britania nuk mund tё kёrkojё tё rrijё mё vete dhe tё gёzojё benefitet e pёrgjithshme.

Edhe shtete si Norvegjia dhe Zvicra qё kanё preferuar tё mos jenё pjesё e BE-sё, kanё

pranuar kompromisin e rregullimeve tё BE-sё nё kёmbim tё aksesit nё tregun e

pёrbashkёt dhe lёvizjes sё lirё. Politika e Xhonsonit "edhe pro kekut edhe pro

456 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 156. 457 Po aty, fq. 157. 458 Po aty, fq. 158. 459 Po aty.

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

115

byrekut" nuk do tё jepte frytet e kёrkuara. Por, kur Brexit u bё realitet dhe Evropa e

bashkuar mbajti njё qёndrim tё vendosur, shakatё e Xhonsonit u zbehёn tё gjitha.

Nё rrёmujёn qё pёrfshiu Partinё Konservatore pёr shkak tё Brexit, partia

UKIP dhe nё veçanti lideri i saj Najxhёl Farazh, dolёn nё skenё si fitimtarёt e

padiskutueshёm e kёtij procesi. Ёndrra e Farazh i shkonte pёr shtat idesё sё disa

konservatorёve liberalё qё dёshironin hapjen e njё tregu nga Britania, nё Atlantikun

verior dhe qё pёrfundonte nё Singapor. Nёse ithtarёt pro Brexit si Boris Xhonson

shpresonin nё njё mesazh mё optimist, duke vёnё nё pah rёndёsinё e marrёdhёnieve

tё Britanisё me fuqitё jo evropiane nё rritje si Rusia dhe Kina pёr tё cilat do tё

ndalemi mё poshtё, tё tjerё si Farazh, e pёrqendruan fushatёn e tyre tek rreziku qё i

kanosej vendit nga prania e emigrantёve dhe bёnё premtimin racist se do ta kthenin

Britaninёnё tё kaluarёn e bardhё tё saj. Njё nga shfaqjet mё tё pandershme tё fushatёs

pro Brexit tё Farazh, u bё shpalosja e njё posteri ku paraqitej shembja e njё ure qё

pengonte hyrjen e emigrantёve me shprehjen "Breaking point-pika e thyerjes". Ky

ishte njё mesazh i qartё dhe i tepёrt pёr ndryshimin e politikёs britanike, duke marrё

parasysh edhe faktin se "hordhitё" e emigrantёve qё vinin nga Afrika Veriore dhe

Lindja e Mesme nuk kishin tё drejtё tё mirёpriteshin nё Angli pasi vendi nuk ishte

pjesё e zonёs Shengen qё mirёpriste emigrantёt.

Pёr ironi, ishte vizioni i "Britanisёsё Vogёl" dhe jo i Britanisё sё Madhe qё

fitoi mё 23 qershor 2016. Fushata pёr Brexit pati edhe njё anё tjetёr tё shёmtuar kur

nё njё nga shkrimet e tij Boris Xhonsoni, kritikoi ndёrhyrjen e presidentit Obama nё

fushtatёn britanike dhe e quajti "njё paraardhёs tё papёlqyer tё perandorisё britanike

dhe pjesё tё trashёgimisё keniane".460 Nё gjyqin pёr fushatёn, Xhonsoni iu rikthye

rrugёs sё tij tё vjetёr tё eurofobisё duke e krahasuar BE-nё me Hitlerin nё njё

intervistё dhёnё pёr gazetёn Sunday Telegraph.461 Duke i mashtruar votuesit britanikё

se edhe nёse fitonte Brexit, ata njёlloj do tё gёzonin tё mirat e BE-sё, nё njё kohё kur

zyrtarёt mё tё lartё tё BE-sё mohuan çdo mundёsi tё saj pa njё kosto tё lartё. Lёshime

ndaj UKIP nuk do tё kishte. Farazhi dhe partia e tij mё shumё i ngjanin marksistёve tё

Sirizёs greke sesa njё partie me vizion tё qartё me zgjidhje pёr problemet. Me njё

siguri tё çuditshme, ai bёri atё qё as Toni Bler nuk ia doli kur ishte nё krye tё

shkёlqimit tё tij politik; pёrtej tё djathtёs dhe tё majtёs, rruga e tretё. E gjithё fushata e

tij nё favor tё Brexit ishte e pёrqendruar vetёm tek emigrantёt dhe pengimi i tyre.

Ҫuditёrisht, theksi nacionalist qё ai pёrdorte nё fushatё nuk ishte shumё bindёs. Nuk

ёshtё ende e qartё nёse kishte qenё synimi i tij pёr t'ju rikthyer politikёs sё viteve '30

tё shekullit tё kaluar. Por, edhe nёse do ta kishte patur njё synim tё tillё, tashmё ai

kishte shkuar shumё larg. Britania e tij nuk ishte mё njё perandori shumёkombёshe,

por njё shtet qё ende jetonte me madhёshtinё e perandorisё tashmё tё eklipsuar nga

SHBA-ja dhe BE-ja.

460 Boris Johnson, "UK and America can be better friends than ever Mr. Obama…if WE LEAVE the

EU", The Sun, April 22, 2016. 461 Tim Ross, 'Boris Johnson: The EU wants a superstate, just as Hitler did", Sunday Telegraph, May

15, 2016.

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

116

Gjatё fjalimeve tё tij, kur pёrmendte Greqinё, ai ia vinte fajin pёr gjendjen

katastrofike ku ndodhej vendi ballkanik, BE-sё dhe politikave tё saj.462 Sipas tij,

ekonomia greke ishte tkurrur me 26% gjatё viteve 2010-2015 si pasojё e politikave tё

kёqija tё BE-sё dhe pёr faktin se ndodhej nё eurozonё.463 Si pёr t'i hedhur mё shumё

zjarrit benzinё, Farazh shkoi edhe mё tej duke thёnё:

"Ata [grekёt] asnjёherё nuk votuan pёr t'ju bashkuar euros; ata u futёn nё

euro nga Goldman Sachs dhe politikanёt e tyre tё pangopur".464

Nё tё vёrtetё, Greqia iu bashkua eurozonёs mё 2001, me votё nga parlamenti i

saj i zgjedhur demokratikisht. Nga sondazhet qё u kryen atё kohё, 72% e popullsisё

ishte nё favor tё pranimit tё euros.465 Kur ndodhi Brexit, Farazh paturpёsisht, tha

hapur se tashmё Britanisё do t'i duhej tё paguante 350 milion stёrlina mё shumё nё vit

pёr shёndetёsinё.466 Nga ky fakt dhe shumё tё tjerё, natyrshёm lind pyetja: popullit

britanik nuk ia kishte thёnё askush kёto gjёra mё parё? Akoma dhe mё keq ishte kur

luftёn nё Ukrahinё ai ia faturoi politikave tё BE-sё tё cilat kishin sponsorizuar disa

gangsterё rrugёsh pёr tё rrёzuar nga posti njё president tё zgjedhur demokratikisht.467

Aneksimin e Krimesё prej Rusisё sё presidentit Vladimir Putin, Farazh e quajti njё

veprim tё legjitimuar dhe tё kuptueshёm pёr tё penguar hyrjen e Ukrahinёs nё NATO

dhe reagim ndaj imperializmit evropian. Pёr Farazhin, lufta nё Ukrahinё, njё milion tё

shpёrngulurit, mijёra tё vdekurit, copёtimi i vendit, ishte diçka qё e kishin provokuar

evropianёt.468 Edhe njё zёdhёnёs i Kremlinit nuk do ta paraqiste mё ndryshe situatёn.

Pёr sfidёn evropiane tё Ukrahinёs do tё flasim mё poshtё, por ёshtё i

pamohueshёm fakti se presidenti Viktor Janukoviç (Yanukovych) ia mbathi nё Rusi

pasi kishte dhёnё urdhёr tё vriteshin me snajper protestuesit nё sheshin Maidan. Fjala

e Farazhit se Ukrahina do t'i bashkohej NATO-s ngjall e çuditshme pasi nё samitin e

Aleancёs sё Atlantikut tё Veriut tё mbajtur nё Bukuresht mё 2008, nuk u pranuan as

Gjeorgjia dhe as Ukrahina.469 Nuk besoj se duhet me qenё konspirator rusofon pёr tё

thёnё se mospranimi i kёtyre dy vendeve nё aleancё bёri Rusinё qё tё sulmonte edhe

Gjeorgjinё nё gusht tё 2008-ёs edhe Ukrahinёn nё 2014-ёn. Sot, nё territoret e dy

vendeve tё sipёrpёrmendura ka prani ushtarake ruse. Nё gjuhёn politike, ky fakt quhet

'konflikt i ngrirё". Shanset e tyre pёr t'u bёrё anёtare tё NATO-s janё mё tё pakta se

mё pёrpara. Simpatia e Farazhit pёr pikёpamjen qё ka Kremlini pёr botёn ёshtё e

dukshme dhe vjen natyralisht nga njё "anglez nga Britaniae vogёl" sesa nga njё vend

qё ka interesa globale. Kjo ёshtё e vёrtetё pasi gjatё njё interviste nё vitin 2014, kur u

pyet se cilin udhёheqёs kishte mё pёr zemёr, Farazh u pёrgjigj:

462 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 160. 463 Po aty. 464 Po aty, vepёr e pёrmendur ffq. 160-161. 465 Po aty. 466 Po aty. 467 Po aty. 468 Po aty. 469 Po aty.

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

117

"Si zanatçi, jo si njё qenie njerёzore, do tё thosha Putini. Mёnyra sesi ai luajti

tё gjithё punёn e Sirisё. Shkёlqyeshёm".470

Lёvdatat dhe pikёpamjet e Najxhёl Farazh pёr Rusinё janё tregues i

ndryshimit tё njё vendi qё ka qenё me shekuj promovues i rendit liberal botёror. Ёshtё

e çuditshme tё shikohet njё vend si Britania e Madhe qё dikur kishte territor sa 20% e

botёs, tё dezintegrohet kaq keq. Nё harkun e dy viteve, Britania e Madhe organizoi dy

referendume pёr ekzistencёn e saj. Referendumi nё Skoci pёr pavarёsi i mbajtur nё

2014-ёn, ishte njё mesazh i fortё pёr tё qёndruar nё BE. Si anglez, Farazh duhet tё

mbante hapur krahun e nacionalistёve skocezё pёr t'u shkёputur nga Britania, por nuk

e bёri kёtё, madje as nuk u prononcua. Brexit pёr Farazh do tё nxiste parti tё tjera

nacionaliste tё kёrkonin daljen nga BE-ja. Kёtu nuk e kishte gabim. Aq megalloman u

bё, sa nё njё bisedё nё njё auditor amerikan, foli hapur:

"Nёse ne fitojmё kёtё referendum, i gjithё projekti do tё mbarojё".471

Pёr Farazhin, projekti i BE-sё, ishte si projekti i dёshtuar i Bashkimit Sovjetik,

njё kёrcёnim pёr liritё njerёzore. Njё vit mё vonё, me njё fjalim tё bujshёm tashmё nё

sallёn e parlamentit evropian, Farazh deklaroi pa takt:

"Mbretёria e Bashkuar nuk do tё jetё shteti i vetёm qё do tё ikё nga Bashkimi

Evropian".472

Skepticizmi anti evropian i britanikёve nuk ёshtё pa bazё fare. Trashёgimia

anglo-saksone, historia e vendit si fuqi e madhe tregtare, pozita gjeografike ishullore

dhe mbi tё gjitha moseksperienca e tё qenurit asnjёherё i pushtuar, kanё forcuar

qёndrimin ishullor ndaj perspektivёs kontinentale mbi rolin ndaj individёve dhe

pespektivat nё ekonomi. Vizioni evropian, ёshtё pjesё edhe e pёrvojave personale tё

vendeve qё pёrbёjnё kёtё kontinent. Pёr vende si Gjermania, qё ka peshёn e

pёrgjegjёsisё sё dy luftёrave botёrore, shpjegohet qartё dёshira e popullit gjerman pёr

tё qenё pjesё e njё sistemi qё shtyp nacionalizmin pёrgjegjёs tё konflikteve. Pёr

francezёt, shteti i tё cilёve ёshtё shembur njё herё nё shekullin XX, joshja ndaj

integrimit evropian ёshtё pak a shumё e njёjtё si tek gjermanёt: BE-ja zbut inatet

nacionaliste dhe ndёrmjetёson çёshtjet pёr supremaci politike dhe ekonomike nё

kontinentin e vjetёr. Nё vendet post komuniste si Polonia dhe shtetet balltike, ka

domethёnie tё madhe pasi shmang rrezikun rus me tё cilin janё pёrballuar prej

shekujsh. Integrimi i tyre nё BE ёshtё njё pengesё e fortё ndaj rolit imperialist tё

Rusisё nё kёto territore. Pёr hir tё sё vёrtetёs, asnjё prej kёtyre impulseve integruese

nuk kanё efekt tek britanikёt, pasi nuk kanё patur asnjёherё rreziqe tё tilla.

Ndryshe nga shtetet e tjera tё Evropёs, Britania e Madhe ka njё pёrvojё tё

shkёlqyer tё pavarёsisё kombёtare, edhe nё epokat mё tё errёta evropiane. Jo si

gjermanёt nёn Rajhun III, apo si francezёt e post Revolucionit tё 1789-ёs, dhe as si

evropiano lindorёt qё vuajtёn nёn çizmen ruse, britanikёt nuk kanё pasur asnjёherё

470 Alastair Campbell, "Alastair Campbell talks to Nigel Farage" , British GQ, May 1, 2014. 471 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 162. 472 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 163.

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

118

njё fuqi totalitare tё huaj mbi jetёt e tyre. Hera e fundit kur njё ushtri e huaj ka

pushtuar Britaninё ishte nё shekullin XI. Prej kёtej, rrjedh pёrfundimi se britanikёt e

shikojnё me dyshim çdo sundim tё huaj, politik apo ekonomik. Ata i besojnё vetёm

dhe thjesht vetёqeverisjes sё tyre. Edhe aleanca e tyre "special relationship" me

Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs tregon pёr perspektivёn globale dhe aspak

kontinentale tё vendit.

Duke votuar Brexit, britanikёt e sotёm treguan se i kanё kuptuar gabim

mёsimet e historisё dhe pёrvojat e saj. Britania nuk mund tё jetё thjesht njё vёzhgues

pasiv i çёshtjeve tё Evropёs kontinentale. Tё mbajturit mёnjanё nga çёshtjet e

kontinentit dhe lёnia nё dorё Francёs dhe Gjermanisё çёshtjet e integrimit, mund ta

çorientojnё politikёn e Britanisё sё Madhe. Pёr herё tё parё, ajo do tё mbeste jashtё

çёshtjeve mё tё rёndёsishme tё kontinentit. Britania, gjithnjё ka synuar ekuilibrin e

forcave nё kontinent dhe njё mungesё e saj nё çёshtjet politike tё Evropёs, do ta

hedhё poshtё kёtё politikё shekullore. Nё tё gjitha çёshtjet nga tregu i pёrbashkёt, tek

çёshtjet e sigurisё kufitare dhe marrёdhёniet me Rusinё, zёri i Britanisё sё Madhe ka

qenё thelbёsor nё dhёnien e njё perspektive atlantike, liberale, tregut tё lirё dhe

kundёr njё debati evropian qё synon drejt kontrollit tё brendshёm statist dhe pajtimit

me Rusinё. Nёse sulmi i Rusisё ndaj Krimesё mё 2014-ёn ishte goditja e parё ndaj

rendit evropian pas Luftёs sё Ftohtё, vendimi i nxituar i Britanisё pёr tё dalё nga BE-

ja, ishte vetёplagosja e parё e cila do të ketё pasoja nё sigurinё e vendit. Ideja e vjetёr

britanike se çfarё ndodh nё Evropё nuk ёshtё puna e Britanisё, dёmton aleancёn

perёndimore dhe dobёson solidaritetin e NATO-s pёr t'i dhёnё zgjidhje problemit.

Prania e druajtur e Britanisё sё Madhe nё çёshtjet evropiane ёshtё fryt i njё

kulture izolacioniste nga çёshtjet e kontinentit. Marina Mbretёrore, dikur krenaria e

Britanisё dhe zilia e botёs, tani kёrkon ndihmёn e anijeve luftarake amerikane pёr tё

mbrojtur anijet tregtare britanike.473 Nga tё pakta vende te NATO-s qё paguajnё 2% tё

GDP sipas kontratёs tё Aleancёs, Britania e Madhe paguan mё pak se aq.474 Britania

nuk ka luajtur asnjё rol domethёnёs nё çёshtjen e Ukrahinёs, duke e lёnё perёndimin

tё pёrfaqёsohet vetёm nga Gjermania dhe Franca edhe pse Britania ishte njё nga

nёnshkrueset e Memorandumit qё garantonte integritetin territorial tё Ukrahinёs nё

kёmbim tё dorёzimit tё arsenalit tё saj bёrthamor, i treti nё botё pёr nga madhёsia.475

Nё fakt, shenja e dukshme e pafuqisё britanike nuk ishte mungesa nё çёshtjen

ukrahinase, por mungesi i interesit nga ana e Londrёs zyrtare, saqё askush nuk mori

mundimin ta ftonte tё bёhej pjesё e procesit. Nёse konservatorёt ishin tё pёrfshirё nё

kёtё vorbull pasigurie, ata nuk ndihmoheshin aspak edhe nga Partia Laburiste e cila

udhёhiqet nga Xheremi Korbin (Jeremy Corbin) njё trockist i pareformuar, admirues i

Putinit dhe anti perёndimor nё thelb.476

473 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 165. 474 Po aty. 475 Po aty. 476 Po aty.

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

119

Dkur, Partia Laburiste, ishte njё mbrojtёse e shkёlqyer e çёshtjes sё

punёtorёve dhe siguronte pjesёmarrjen e tyre nё vendimmarrjen politike. Nё kushtet e

zgjerimit tё BE-sё, Partia Laburiste pas epokёs Bler, i shikonte me skepticizёm tё

madh vendet e reja tё ish Evropёs Lindore tё anёtarёsuara nё BE pasi ata pёrbёnin

afёrsisht 50% tё papunёsisё nё union dhe ishte e vёshtirё t'i sqarojё evropianёt

perёndimorё se pёrse duhet tё paguanin edhe pёr ta.477 Euroskeptikёt radikalё si

Farazh dhe Xhonson tё cilёt deklaronin me tё madhe se BE kishte dёshtuar, duhet t'u

pёrgjigjeshin pyetjeve tё tilla si: Me çfarё krahasohet dёshtimi i BE-sё? Me Evropёn e

Luftёs 30 Vjeçare? Me Perandorinё Napoloniane? Me Rajhun III? Pёr tё perifrazuar

Uinston Ҫёrçillin:

"BE-ja mund tё jetё sistemi mё i keq i qeverisjes sё Evropёs, por ёshtё mё i

mirё se çdo alternativё tjetёr. Nёse rendi politik evropian bie, do tё bjerё sё pari mbi

ishujt britanikё".478

Mё 21 shtator 2012, ministri i jashtёm polak i atёhershёm, Radolav Sikorski

(Radoslaw Sikorski), hyri nё librarinё shtetёrore nё Blenheim Palace jashtё Oksfordit

pёr tё mbajtur njё mesazh tё hapur. Sikorski, i cili kishte studiuar nё Oksford si i

mёrguar politik nё vitet '80 kur vendi i tij i ishte nёnshtruar ligjit ushtarak tё gjenerlait

Jaruzelski, u shpreh nё kёtё mёnyrё:

"Kam firmosur nё çdo kuti pёr tё qenё pjesё e klubit tё euroskeptikёve

britanikё".479

Mesazhi i tij, ishte shumё mё i butё nga sa u shpreh tre vjet mё vonё Najxhёl

Farazh apo ish shoku i klasёs i Sikorskit, Boris Xhonson. Gjatё ushtrimit tё mandatit

tё tij, Sikorski nuk u shqua si euroskeptik, por njё "besimtar i devotshёm i projektit

evropian".480 Ai, madje u pёrpoq tё bindte kryeministrin Kameron qё tё mos e

organizonte referendumin pёr qёndrim nё BE. Nё pёrpjekje pёr tё bindur zotin

Kameron, ministri Sikorski u shpreh:

"Interesat tuaja janё nё Evropё. Edhe ndjenjat tuaja duhet tё ndjekin

interesat".481

Njё pёrmbledhje me studime tё kompletuara nga Ministria e Punёve tё

Jashtme e Britanisё, i cilёsoi vёrejtjet e Sikorskit si shumё tё drejta. Nё dhjetor 2014,

Forin Ofisi bёri publik 32 raportet e fundit tё marrёdhёnieve tё Britanisё me BE-nё.

Nga 2300 artikuj tё shkruar nga ekspertё, OJF, biznesmenё dhe anёtarё tё parlamentit,

nuk ka asnjё tё dhёnё pёrse Britania duhet tё largohet nga BE-ja.482 Arsyeja mё e fortё

e mosbraktisjes ёshtё sigurisht ekonomike. 45% e mallrave britanikё tregtoheshin nё

tregun e BE-sё duke i dhёnё punё mbi tre milion britanikёve.483 Nёse Britania dilte

477 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 166. 478 Po aty. 479 Radoslaw Sikorski, "The Blenheim Palace Speech (on the UK and Europe), September 21, 2012. 480 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 166. 481 Po aty. 482 Po aty, vepёr e pёrmendur. 483 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 166.

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

120

nga BE-ja, ajo do tё humbte hyrjen preferenciale nё tregun e pёrbashkёt dhe do tё

detyrohej tё nёnshkruante marrёveshje tregtare me çdo shtet tё 27 vendeve anёtare, ku

shumё prej tё cilёve do tё vinin pengesa doganore. Euroskeptikёt nga ana e tyre,

deklaronin se tregtia me BE-nё e Britanisё nuk kishte ndonjё vlerё pasi vetё

ekonomitё evropiane ishin nё stanjacion duke marrё parasysh edhe faktin se vetёm me

Irlandёn tregtia qё bёn Britaniaёshtё e barabratё me tё Brazilit, Rusisё, Indisё dhe

Kinёs tё kombinuara me njёra tjetrёn.484 Akoma dhe mё problematike pёr ekonominё

e Britanisё do tё bёhej largimi i korporatave multinacionale nёse vendi votonte pёr

Brexit. Nёse Britania largohej nga BE-ja do tё humbte edhe pozitёn e vendit me akses

tё privilegjuar nё tregun evropian. Pёr ta bёrё mё tё besueshme kёtё, kryetari i British

Telecom, do tё deklaronte:

"Nuk kemi asnjё arsye pёr t'u larguar nga BE-ja. Do tё ishte njё zvarritje nё

errёsirё tё cilёn nuk do tё mund ta pёrballojmё dot".485

Nga ana tjetёr, Mark Karnej (Mark Carney) guvernatori i Bankёs sё

Britanisёdeklaroi se:"Anёtarёsimi pёrforcon dinamizmin e ekonomisё sё Mbretёrisё sё

Bashkuar duke e bёrё mё ripёrtёritёse ndaj tronditjeve, tё aftё pёr t'u rritur shpejt pa

gjeneruar presion inflacioni apo tё rrezikojё stabilitet financiar".486

Por, nё mbarё vendin ekzistonte perceptimi se BE-ja imponon rregulla tё

rёnda, duke e mbushur vendin me emigrantё tё padёshiruar dhe duke zvogёluar

pozitёn e Britanisё sё Madhe nё skenёn globale. Tё gjitha kёto ishin mashtrime dhe

teprime nga ana e euroskeptikёve. Afёrsisht 8 deri 14% e ligjeve britanike vinin nga

Brukseli, sipas njё studimi tё botuar nё vitin 2012 nga parlamenti britanik duke

vёrtetuar se ky institucion nuk i nёnshtrohej parlamentit evropian.487 Eurosketikёt qё

vijonin fushatёn e tyre pro Brexit, deklaronin se 60% e ligjeve britanike shkruheshin

dhe miratoheshin nё Bruksel. Kjo ishte shumё negative dhe nё popull u pёrceptua

ideja se "vendimet kryesore tё Britanisё sё Madhe duhet tё merreshin nё vend".488

Duke u marrё me fjalё qё ishin krejtёsisht tё papёrshtshme si "sovraniteti" dhe

"demokracia", ithtarёt e Brexit, e trajtonin daljen e vendit nga BE-ja, si rikthim nё

traditёn e lavdishme viktoriane. Pёr konservatorёt, dihet, e kaluara ёshtё nё çdo faqe

tё programeve tё tyre politike, por e tashmja nuk kishte lidhje fare me shekullin XIX.

Njё tjetёr argument trishtues qё jepnin euroskeptikёt, kishte tё bёnte me faktin

se sipas tyre, nga anёtarёsimi nё BE, ishulli ishte i tejmbushur me emigrantё duke

filluar nga zgjerimi i fortё i vitit 2004. Sipas tyre, qё nga ai vit, mё shumё se tre

milion polakё, rumunё, bullgarё dhe nga vendet e tjera tё Evropёs qendrore dhe

lindore kishin ardhur nё Britani. Ardhja e tyre ishte shoqёruar edhe me uljen e pagave

tё punёtorёve britanikё dhe kishte zgjatur orёt e punёs. Kjo lloj propagande bёri qё

euroskeptikёt dhe mbi të gjitha partia UKIP, tё fitonin shumё popullaritet. Nё njё

484 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 167. 485 Po aty. 486 Po aty. 487 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 167. 488 Po aty.

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

121

sondazh tё kryer nё vitin 2012, 27% e anёtarёve tё UKIP deklaronin se BE-ja ishte nё

tre vendet e para tё listёs sё tyre politike dhe 52% mendonin se rreziku mё i madh

ishte emigracioni. Pas referendumit, ithtarёt e fushatёs "Leave" deklaronin se tashmё

vendi do tё fitonte pavarёsinё nga Brukseli. Shkurt, fushata "Leave" fitoi sepse u

pёrzie nё mendjet e opinionit publik britanik ku emigracioni zinte vendin kryesor dhe

pёr kёtё e gjetёn fajtorin; BE-nё.

Njё statistikё mё e hollёsishme, tregon se, emigracioni nga Evropa pёr nё

Britaninё e Madhe nuk ishte problemi kryesor i dishepujve tё Brexit. Nё

pesёmbёdhjetё vitet e fundit, 70% e emigrantёve nё Britani nuk kanё ardhur nga

vendet qё s'janё pjesё e BE-sё, por nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia jugore.489

Qeveritё britanike mund ta kishin vendosur qysh atёherё pёr tё reduktuar ato numra,

pa patur ndonjё ndёrhyrje nga BE-ja. Por, asgjё nuk u bё. Po ta kishin bёrё, çёshtja e

emigracionit nuk do tё zinte vendin e parё nё axhendёn politike. Pёrsa i pёrket 30% tё

emigrantёve tё ardhur nga viti 2004 nga ish Evropa lindore, shumica e tyre punojnё

me pagё tё ulёt dhe nuk janё tё krahasueshёm me pagёn qё marrin emigrantёt qё

jetojnё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs.

Nё vitin 2014, u botua njё studim i cili tregonte se emigrantёt evropianё nё

Mbretёrinё e Bashkuar jepnin njё kontribut fiskal neto prej 20 miliard stёrlinash nё vit

dhe mё shumё 60% e tё ardhurve kishin diplomё universitare dhe punonin si

punёtorё, çka punёtorёt britanikё tё cilёsuar tё tillё ishin vetёm 24%.490 Nёse nuk do

tё ishin kёta tё ardhur, qeverive britanike do t'u duhej tё shpenzonin çdo vit 6.8

miliard stёrlina pёr tё arsimuar e kualifikuar punёtorёt vendas.491 Gjithashtu,

emigrantёt marrin 43% mё pak asistencё sesa britanikёt, pra buxheti i vendit nuk

rёndohej. Emigrantёt nga ish Evropa lindore i kontribuojnё ekonomisё britanike me

12% mё shumё se ç'japin kontribut sigurimet shoqёrore.492 Pra, debati dhe argumentet

e euroskeptikёve britanikё dhe tё partisё UKIP, ishin krejtёsisht tё pabaza.

Sikur tё mos mjaftonin tё gjitha kёto, pёrse qeveritё britanike nga viti 2004,

nuk vunё shtrёngesa hyrёse pёr tё ardhurit nga ky vit? Britania ishte njёri nga tre

vendet qё i mirёpriti me krahё hapur emigrantёt nga ajo pjesё e Evropёs. Mё vonё, nё

vitin 2013, ish ministri i jashtёm laburist Xhek Stro (Jack Straw) do tё deklaronte:

"Kjo ishte njё politikё e qёllimshme tё cilёn ne e dreqosёm".493

Nga njё statistikё e botuar nga viti 2004 deri nё vitin 2010, nё Britani janё

pranuar mesatarisht nё vit nga 5 mijё deri 13 mijё emigrantё.494 Nga viti 2004 e deri

mё 2012-ёn, numri i emigrantёve tё ardhur nga ish Evropa Lindore kapi shifrёn 420

mijё. Fryrja e kёtij momenti, bёri qё nё zgjedhjet e vitit 2010, Partia Laburiste e

489 Charles Grant, "Why Britain voted to Leave (if it does…)", Center for Euroepan Reform Bulletin,

June/July 2016. 490 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 169. 491 Po aty. 492 Po aty, vepёr e pёrmendur. 493 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 169. 494 Po aty, fq. 170.

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

122

udhёhequr nga zёvendёsi i Toni Blerit, kryeministri Gordon Braun, tё humbiste

zgjedhjet parlamentare. Po sipas, Xhek Stro, Partia Laburiste humbi se nuk ndihmoi

mjaftueshёm nё pёrmirёsimin ekonomik tё fytyrёkuqёve [britanikёve] pёrfshirё edhe

veten.

Nёse Partia Laburiste do ta kishte trajtuar mё me kujdes problemin, nuk do tё

kishte patur rritje tё eurofobisё dhe as partia UKIP nuk do tё fitonte popullaritetin qё

fitoi. E identifikuar si parti e ekstremit tё djathtё, UKIP nuk e ka pranuar njё epitet tё

tillё. Nё njё studim pёr UKIP tё botuar mё 2014-ёn, 71% e anёtarёve tё kёsaj partie, e

identifikonin veten me shtyllat e majtizmit tё cilat janё "kundёr biznesit tё madh qё

shtyp njerёzit e zakonshёm", "populli i thjeshtё nuk ka qasje tek pasuritё e kombit",

dhe "ekzistojnё dy ligje, njё pёr tё pasurit dhe njё pёr tё varfёrit". Sipas dy anёtarёve

tё UKIP, Methju Guduin (Mathew Goodwin) dhe Robert Ford, votuesit e UKIP janё

lёnё pas nga sistemi pasi konsiderohen si dёshtakё ekonomikё. Sipas tyre, ata e

mbёshtesnin partinё UKIP jo pёr pёrfitime ekonomike, por sepse besonin se ajo do tё

rigjallёronte ekonominё duke i bёrё pritё drastike emigracionit. Ja pёrse forca e UKIP

qёndronte tek shtresat e Britanisёqendrore dhe tek konservatorёt radikalё tё cilёt ishin

kundёrshtarё tё betuar tё mitit tё madh ekonomik nё Uestminster. Mjaft vota, partia

UKIP i ka marrё nga radhёt e votuesve laburistё. Ky element i shkaktoi njё telash tё

madh Partisё Laburiste pasi humbi shumё terren tek zonat e saj mё tё sigurta.

Edhe lideri i vjetёr laburist Xheremi Korbin, duket se nuk ka ndryshuar aspak

qё nga zgjedhja e tij si deputet nё vitin 1983.495 Nё prag tё referendumit dhe pas tij,

lidershipi qё tregoi linte shumё pёr tё dёshiruar. Qё nga zgjedhja e tij nё krye tё

partisё nё vitin 2015, lidershipi i zotit Korbin nuk ka qenё nё pritshmёritё e kёrkuara.

Krahasuar me partitё e majta social-demokrate tё Evropёs kontinentale, Partia

Laburiste e udhёhequr nga zoti Korbin ёshtё mё e dobёta.

Sprapsja e Britanisё nga Evropa ka sjellё edhe zvogёlimin e rolit tё saj nё

çёshtjet globale. Nga viti 2010, kur Partia Konservatore u rikthye nё pushtet nё

koalicion me Partinё Liberale qё zgjati deri nё vitin 2014, fondi ekonomik pёr

Komonuelthin ra nga 2.4 miliard stёrlina nё 1.7 miliard.496 Shpenzimet pёr mbrojtjen

u ulёn nё mёnyrё drastike dhe ushtria e rregullt nga 100 mijё trupa pritet tё shkurtohet

nё 82 mijё deri nё vitin 2020.497 Sipas gjeneralit sёr Riçard Shiref (sir Richard

Schirreff) ish zёvendёs komandant i trupave tё NATO-s, "Britania po zhytet nё

vetvete dhe po mban njё bastun qё s'e mban dot".498

Duke u larguar nga Evropa, Britania ka hedhur sytё drejt lindjes sё largёt,

mendim qё u pёrforcua pas referendumit pёr Brexit. Siç e kemi theksuar mё lart, gjatё

njё vizite nё Kinё, ministri i thesarit Xhorxh Ozborn, deklaroi se tek Britania, Kina do

tё gjente partnerin mё tё mirё nё perёndim. Qeveria kineze e mirёpriti deklaratёn e

ministrit britanik dhe me kёtё akt fillon edhe shkrirja e akujve mes qeverisё britanike

495 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 171 496 Po aty, 176. 497 Po aty. 498 Po aty.

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

123

dhe asaj kineze tё cilat kishin patur acarime pas takimit tё kryeministrit Kameron me

Dalai Lamёn mё 2012-ёn. Ky akt pati pasoja deri nё pikёn qё njё grup deputetёsh

britanikё nuk u lejuan tё vizitojnё Hong-Kongun, njё ish koloni britanike deri nё vitin

1997, pёr tё mbёshtetur protestat e njё grupi studentёsh kundёr qeverisё kineze.

Nё vjeshtёn e vitit 2015, u nёnshkrua marrёveshja mes Kinёs dhe Britanisё sё

Madhe nё tё cilёn, Kina zotohej tё ndёrtonte impiante bёrthamore nё Angli me vlerё 9

miliard dollarё.499 Nga ana e saj, Britania e Madhe zotohej tё ndihmonte monedhёn

kineze juan/renminbi tё bёhej mё aktive nё rezervat e tregjeve botёrore. Britania

gjithashtu, nё mbledhjen mё tё parё tё G7-ёs, ndёrhyri qё tё investohej nё Lindjen e

Largme njё shumё prej 50 miliard dollarёsh nёpёrmjet Bankёs Aziatike sё

Investimeve nё Infrastrukturё qё ka mё sё shumti kapital kinez dhe qё nuk pёrfshin

Japoninё, Korenё e Jugut dhe Australinё.

Hapja e Britanisё sё Madhe me Kinёn sjell njё sfidё tё re pёr Bashkimin

Evropian. Fitorja e Brexit ka njё impakt gjeopolitik thuajse si nё kohёn e rёnies sё

Murit tё Berlinit. Tё shpresojmё se me gabimin e saj, Britania e Madhe nuk do tё

marrё me vete Evropёn. Tashmё, para kontinentit tё vjetёr, pёrveç negociatave tё

vёshtira qё do tё bёhen me Britaninё e Madhe dhe pritet qё tё zgjasin dy vjet, sipas

parashikimit tё Nenit 50 tё Traktatit tё Lisbonёs, sfida tё reja nё lindje qё lidhen me

emrin e Rusisё, Kinёs dhe çёshtjes ukrahinase, do tё zёnё vёmendjen e Evropёs sё

bashkuar.

499 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 171.

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

124

KAPITULLI V

VAZHDIMЁSIA E BE-SЁ DHE SFIDAT E SЁ ARDHMES

5.1. Rusia dhe Kina - sfidat e momentit tё BE-sё

Kriza financiare qё goditi Evropёn, tronditi jo vetёm atё, por tё gjithё rendin

ekonomik botёror. Jo pak ekspertё e interpretuan historinё e krizёs si njё rrёshqitje tё

fuqisё ekonomike nё drejtim Azisё dhe veçanёrisht, Kinёs. Tradicionalisht, Kina ka

patur njё filozofi krejt ndryshe pёrsa i pёrket stilit ekonomik tё Shteteve tё Bashkuara

tё Amerikёs dhe Evropёs. Qysh prej reformave tё thella ekonomike qё vendi ndёrmori

nёn udhёheqjen e Ten Hsiao Pinit nё vitet '80, politikё bёrёsit kinezё, i kanё mёshuar

fort domosdoshmёrisё pёr pragmatizёm me reforma pёr tё parё se cila nga ato do tё

jetё mё e frytshmja. Tek kjo lloj politike, nuk kemi tё bёjmё me ndonjё risk moral tё

nivelit tё lartё dhe ekziston besimi se shteti do tё jetё gjithnjё nё gjendje tё drejtojё

dhe tё kontrollojё tregjet financiare. Bursa kineze, nё fillim u themelua nё vitet '90 si

drejtim financiar i ndёrmarrjeve shtetёrore.500 Kur nё vitin 2008, bota u trondit nga

kriza financiare, udhёheqёsit kinezё e interpretuan atё si mundёsi pёr tё ristrukturuar

sistemin financiar ndёrkombёtar dhe tё reduktonin varёsinё dhe rolin hegjemon tё

dollarit amerikan.501 Pikёrisht, nё kёtё moment, Kina hedh sytё nga Evropa pёr njё

aleancё tё mundshme.

Kriza e viteve 2007-2008 zeroi edhe origjinalitetin e mendimit politik siç nuk

kishte ndodhur as nё vitet e Depresionit tё Madh 1929-1933. Nё kёtё pikёpamje tё re

botёrore, nuk kishte shumё hapёsira pёr manovra dhe çdokush qё fitonte duhet ta

bёnte kёtё nё kurriz tё dikujt tjetёr. Filloi tё pёrhapej mendimi se bashkёpunimi ёshtё

njё element qё vetёm budallenjtё e pёrdorin nё kohё krize.502 Shtetet evropiane filluan

tё vuanin nga njё lloj antagonizmi jo bashkёpunues dhe nё tё njёjtёn mёnyrё, veproi

njё botё e tёrё. Pseudo liberalёt dhe majtistёt shpejtuan ta quajnё krizёn si diskreditim

tё kapitalizmit amerikan dhe perёndimor dhe se kjo krizё kishte sjellё dёshtimin e

sistemit evropian. Nё shumё vende, njerёzit filluan tё mendojnё se çfarё do tё bёhej

me ekonominё e tyre qё kishte pёsuar edhe goditjen kryesore tё krizёs.

Pёr qeveritё evropiane qё po vuanin pasojat e kredive tё kёqia, shitja e bonove

nё Kinё, dukej si varkё shpёtimi dhe gjёja mё e mirё pёr t'u bёrё. Lidhur me kёtё

çёshtje ёshtё debatuar gjatё pёr tё kuptuar nёse Kina kishte mundёsi pёr akumulimin e

valutave tё huaja pa shkaktuar njё krizё nё sigurinё ekonomike tё Shteteve tё

Bashkuara tё Amerikёs dhe Bashkimit Evropian. Kriza ekonomike i dha njё mundёsi

tё artё Kinёs pёr tё diversifikuar asetet e saj. Nё fund tё vitit 2010 dhe nё fillim tё vitit

2011, gjatё periduhёs sё dobёsisё sё euros nё tregjet ndёrkombёtare, Kina bleu

publikisht bonot portugeze dhe spanjolle dhe guverntatori i Bankёs sё Kinёs shpjegoi

se:

500 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 280. 501 Po aty. 502 Po aty.

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

125

"Ne do tё bёjmё mё tё mirёn qё tё jemi faktor stabilizues pёr tё mbёshtetur

integrimin e mёtejshёm tё BE-sё".503

Kina dukej edhe si pёrkrahёse e mekanizmave financiarё pёr shpёtimin e

euros kur sё bashku me Japoninё blenё bono tё mёdha tё EFSF (European Financial

Stability Facility) qё ishte krijuar pёr lehtёsimin e krizёs nё njё kohё kur shumё

investitorё anglo-amerikanё ishin tё shqetёsuar pёr rёnien e fortё tё monedhёs

evropiane me pasoja nё tregjet financiare.504

Kёto shprehje interesante interesash nuk e bёnin Kinёn mё pak tё interesuar

pёr tё blerё asete industriale dhe biznese tё tjera nё Evropё me çmime tё lira.

Problemi i bankave evropiane qёndronte se nuk kishte mё likuiditete dhe jo pak

bankierё evropianё i hodhёn sytё pёrtej maleve tё Kaukazit pёr blerёs. Faktori

thelbёsor qё e bёnte krizёn tё gjatё ishte pamundёsia e bizneseve familjare pёr tё

vijuar konkurrencёn çka çonte nё dёshirёn pёr tё shitur. Ndёrkohё, lidhjet e

ekonomisё kineze me atё evropiane po intensifikoheshin, por Kina nuk dёshironte qё

Evropa tё ishte pjesё e projektit tё saj pёr ristrukturimin e rendit të ri financiar botёror

dhe nuk dёshironte qё tё kishte pjesё nё ndёrhyrjen pragmatike kineze.505 Nё fakt,

debati pёr vizionin e madh pёr tё dalё nga kriza, kishte filluar qysh nё vitin 2009, kur

guvernatori i Bankёs sё Kinёs, Ҫu Hsiaçuan (Zhou Xiaochuan), botoi njё artikull tё

titulluar "Reforma e sistemit monetar ndёrkombёtar", duke kёrkuar njё rol mё tё

madh tё vendit nё sistemin ndёrkombёtar financiar me argumentin se shporta e SDR-

sё (Special Drawing Right) qё ishte nё vetvete njё aset rezervё i krijuar nga FMN-ja

(Fondi Monetar Ndёrkombёtar) pёr tё mbёshtetur anёtarёt nё krizё, po boshatisej.506

Nё vitin 2011, Franca nga ana e saj u pёrpoq tё pёrfshinte monedhёn kineze nё

shportёn e SDR-sё duke organizuar njё tryezё me zyrtarё dhe akademikё.507

Presidenti i atёhershёm Nikola Sarkozi, e filloi mbledhjen me njё provokim tё

sjellshёm qё nervozoi Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, por as nuk fitoi simpatinё e

kinezёve. Nё fjalёn e tij, presidenti francez u shpreh:

"Ne duhet ta shoqёrojmё ndёrkombёtarizimin e pashmangshёm tё monedhave

mё tё mёdha globale. Kjo nuk do tё thotё cher [i dashur-fr.] Tim [Gajtner] tё sfidohet

roli i dollarit, askush nuk e çon nё mend njё gjё tё tillё dhe euroja, do tё jetё njё

monedhё stabёl".508

Por, vёmendjen kryesore e mori jo fjalimi i presidentit francez, por fjalёt e

sekretarit amerikan tё thesarit, Gajtner, kur vuri kushte pёrfshirё edhe tёrheqjen e

kapitaleve amerikane nga shporta e FMN-sё çka do tё thoshte se SDR-ja do tё

pushonte se ekzistuari. Nё nёntor 2011, nё deklaratёn pёrfundimtare tё Samitit G20 tё

503 Elena Moya, "Positive China buys Spanish bonds", Guardian, January 21, 2011. 504 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 281. 505 Po aty. 506 Po aty. 507 Po aty. 508 Nicolas Sarkozy, "Address by Nicolas Sarkozy, President of the French Republic : Opening of the

G20 Seminar on Reform of the International Monetary System", G20 Information Center, March 31,

2011.

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

126

mbledhur nё Kanё tё Francёs, u pasqyrua koncepti amerikan dhe u hodh poshtё

koncepti francez pёr SDR-nё. Nё vitin 2015, FMN-ja pranoi tё pёrfshinte monedhёn

kineze nё shportёn e SDR-sё, por kjo lёvizje nuk solli ndonjё ndryshim tё madh nё

rolin e saj.509 Dollari amerikan vijon tё mbetet monedha mё e madhe nё botё.

Nё debatin pёr arkitekturёn ndёrkombёtare financiare, Kina u bё gjithnjё e mё

shumё e pёrfshirё si pasojё e hapave konkretё qё ndёrmori pёr tё ndёrkombёtarizuar

monedhёn e saj dhe rritur ndikimin e vendit nё botё. Por, pёrpara se tё hidhte hapin e

madh, Pekinit i duhej patjetёr tё merrej vesh me Berlinin. Shumё vёzhgues evropianё

u befasuan nga mёnyra sesi Pekini zyrtar trajtoi Brukselin dhe kryeqytete tё tjera

evropiane duke kёrkuar menjёherё bashkёpunim tё ngushtё me Gjermaninё.510

Presidenti kinez, Hsi Jinping, vizitёn e parё zyrtare nё mars tё vitit 2014, e bёri nё

Berlin.511 Nё atё vizitё, u fol edhe pёr njё bashkёpunim mё tё ngushtё ndёrmjet

ndёrmarrjeve kineze dhe gjermane pёr menaxhim mё tё ngushtё tё ekonomisё etj. Por,

kishte njё problem. Kina dallonte nga Gjermania se aplikonte sistemin socialist tё

ekonomisё sё tregut, ndёrsa Gjermania, aplikonte qё nga pёrfundimi i Luftёs II

Botёrore, sistemin social tё ekonomisё sё tregut.

Deri nё vitin 2012, Gjermania kishte pёrfituar 38% tё investimeve kineze nё

Evropё, Britania e Madhe 22% dhe Franca 5%.512 Nё vitin 2013, Akademia e

Shkencave Shoqёrore e Kinёs deklaroi se Gjermania ishte vendi mё i sigurtё nё botё

pёr investimet kineze.513 Afrimi kino-gjerman rriti akoma mё shumё fuqinё

eksportuese gjermane. Nё kulmin e krizёs financiare, tregtia e Gjermanisё pёrjetoi njё

riorientim tё ri. Pёrpara viteve 2008-2009, kishte patur njё bilanc pozitiv tё tregtisё

me vendet e ish Evropёs lindore. Ky ishte njё tjetёr element i rёndёsishёm dhe bёri qё

likuiditeti ekonomik gjerman tё mos lejonte rikthimin e Depresionit tё Madh. Nё

orientimin drejt Kinёs, deri nё vitin 2010, ekonomia Gjermane u rrit me 0.5%.514

Kina nuk ishte i vetmi shtet qё kёrkoi pjesё nё "tortёn" e krizёs evropiane.

Rusia, ёshtu si Kina, e interpretoi menjёherё krizёn financiare si momentin e

ndryshimit tё raporteve ndёrmjet fuqive. Ndonёse pёrpara vitit 2008, presidenti rus,

Vladimir Putin, kishte qenё njё lojtar bashkёpunues nё sistemin ndёrkombёtar qё e

kishte kuptuar sesa e varur dhe e lidhur ishte Rusia, tani mendoi se kishte ardhur

momenti pёr ndryshim. Pas krizёs sё vitit 2008, presidenti Putin kuptoi se kishte

ndodhur njё çarje nё kuadrin qeverisёs global. Fillimisht, kriza financiare u

interpretua si rёnie e kapitalizmit amerikan dhe mё pas si njё demonstrim i paaftёsisё

dhe ndarjes evropiane. Tё dy kёto fakte, u lexuan si mundёsi nga ana e zotit Putin pёr

tё shtrirё ndikimin dhe fuqinё ruse. Edhe ai, deri diku si Kina, mendonte tё

reformonte rendin ekonomik global. Duke folur nё Soçi (Sochi) nё shtator 2008,

509 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 281. 510 Po aty, fq. 282. 511 Po aty. 512 Po aty. 513 Po aty. 514 Po aty, fq. 283.

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

127

dukshёm ai kritikoi supremacinё e dollarit sipas gjuhёs sё dikurshme tё pёrdorur prej

Sharl dё Golit duke thёnё:

"Pёrsa i pёrket krizёs krizёs financiare globale, ne duhet tё qetёsohemi dhe tё

mendojmё pёr rrugёt e ndryshimit tё arkitekturёs financiare ndёrkombёtare dhe tё

shpёrndajmё rreziqet. Ekonomia botёrore nuk mund furnizohet nga njё monedhё e

vetme".515

Kur firmat kineze filluan tё blinin aksione tё ndёrmarrjeve evropiane,

aktiviteti rus ishte ngushtёsisht i pёrqendruar tek sektori financiar dhe i energjisё. Si

pasojё e krizёs serioze tё sistemit bankar evropian, shumё banka evropiane kёrkonin

tё pёrmirёsonin kapitalin e tyre. Ata nuk mund tё rritnin kapital tё ri dhe kёshtu,

filluan tё shesin asetet e tyre. Nё shumё vende, ministritё e financave inkurajuan

bankat qё tё dispononin aksione tё huaja. Bankat italiane dhe austriake kishin pak

probleme tё brendshme, por humbje masive si pasojё e blerjeve pa kriter tё aseteve nё

Evropёn qendrore.516

Ato banka tё Evropёs qendrore patёn menjёherё interesin financiar rus. Nё

veçanti, Sberbank Europe AG (deri nё vitin 2012 e quajtur Volksbank International)

ndёrtoi njё sistem tё pёrbashkёt me bankat nё Sllovaki, Republikёn Ҫeke, Hungari,

Slloveni, Kroaci, Bosnjё dhe Hercegovinё (pёrfshirё edhe Republika Srpska), Serbi,

dhe Ukrahinё. Nё vitin 2012, bleu asete nga Evropa lindore me vlerё prej 505 milion

euro dhe futi nё to kapital tё ri.517 Kapitali qё pёrfitoi Sberbank ishte 1.3 miliard

euro.518 Tё tjera banka ruse si VTB dhe Gazprombank zotёrojnё asete tё mёdha nё

bankat e Evropёs lindore. Gazpromi dhe Transneft kanё bёrё investime tё mёdha nё

infrastrukturёn energjetike, mё sё shumti nё shoqёritё aksionere. Jo pak teoricienё

gjeostrategjikё rusё i promovojnё kёto investime strategjike pёr tё vёnё nё jetё atё çka

dikur Lenini kishte thёnё pёr "kontrollin e majave" tё ekonomisё ruse me fqinjёt

perёndimorё dhe pёr njё shtim të ndikimit tё saj [Rusisё] nё kёto vende.519

Padyshim, instrumenti mё i madh dhe mё i dukshёm i kontrollit rus vjen nga

sektori i energjisё. Rezervat e mёdha energjetike qё zotёron Rusia e bёjnё kёtё vend

tё kёrkojё qiramarrёs tё tё mirave tё saj eksportuese duke pёrdorur jo vetёm rrugёt e

ligjshme, por mbi tё gjitha ato tё errёta pёr tё shantazhuar dhe korruptuar politikanё

evropianё lindorё dhe jo vetёm. Pёr Evropёn moderne, kёrcёnimi mё i dukshёm vjen

nga varёsia ndaj gazit rus. Megjithё incidentet qё pati kjo tregti nga konflikti ruso-

ukrahinas pёr tё cilin do tё ndalemi mё poshtё, nё janar 2009, kur pati shkurtime tё

mёdha nё furnizmin me gaz tё Rumanisё dhe Bullgarisё, rrezikshmёria e rritjes sё

ndikimit u rrit (sepse Rumania dhe Bullgaria janё pjesё e BE-sё) dhe se Rusia pesё

vjet mё vonё aneksoi Krimenё nё Ukrahinё.

515 Vladimor Putin and François Fillon addressed reporters on the results of the 13th head of

governements, Meeting of the Russian-French Commission for Cooperation, September 20, 2008. 516 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 283. 517 Po aty. 518 Po aty, fq. 284. 519 Vladimor Putin and François Fillon addressed reporters on the results of the 13th head of

governements, Meeting of the Russian-French Commission for Cooperation, September 20, 2008.

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

128

Varёsia evropiane pёr furnizim me gaz rus ёshtё rritur. Prodhimi i brendshёm i

gazit nё Bashkimin Evropian ka rёnё qё nё fund tё viteve '90 dhe rezervat e Britanisё

sё Madhe dhe Holandёs nё Detin e Veriut po shterojnё. Nё BE, vetёm Holanda dhe

Danimarka janё ekportues gazi.520 Njё tjetёr problem qё ka Evropa me furnizimin me

gaz janё edhe organizatat ambjentaliste qё refuzojnё njё produkt tё tillё pёr tё ruajtur

ambjentin nga ndotja e mёtejshme. Nga tё gjitha vendet evropiane, vetёm Polonia

duket se i ka mundёsitё pёr tё qenё prodhues i gazit tё ngurtё. Kёrkesa pёr gaz nё

vendet e Bashkimit Evropian ka pёsuar rritje nga fundi i viteve '90 kur ishte rreth 40%

dhe ka arritur afёrsisht 70% nё ditёt e sotme.521

Nё vitin 2013, 39% e importeve jashtё BE-sё si volum vinin nga Rusia, e

ndjekur nga Norvegjia me 34%, Algjeria 13% dhe Katari 7%.522 Shumica e gazit tё

ardhur nёpёrmjet tubacioneve tё lidhur me atё quhet North Stream qё pёrfshin Vendet

Balltike dhe Finlandёn janё totalisht tё varur nga i vetmi burim rus. Historia e

diskutimeve me furnizim gazi me tё gjitha dyshimet monopoliste qё paraqet, ka

risjellё edhe njё herё sistemin e vjetёr romak tё pushtetit: pёrça e sundo. Presidenti rus

Vladimir Putin, pati lidhur marrёdhёnie tё ngushta me ish kryeministrin italian Silvio

Berluskoni. Berluskoni, duke qenё se ka patur pёrfitime të mёdha nga presidenti rus,

ёshtё pёrpjekur tё ndikojё qё edhe Brukseli tё ketё marrёdhёnie tё mira me Moskёn

siç kishte Roma.523

Nё Gjermani, ish kancelari Gerhard Shrёder, kultivoi njё marrёdhёnie tё

ngjashme me presidentin Putin, dhe pasi u tёrhoq nga politika mori njё pozicion

shumё tё volitshёm nё gjigantin Gazprom. Kur Rusia negocioi ndёrtimin e njё

tubacioni tё ri nё mesin e viteve 2000 (North Transgas mё pas u quajt Nord Stream),

pёr tё sjellё gazin siberian nё Evropёn veri-perёndimore, megjithё kostot e mёdha dhe

rreziqet e mёdha mjedisore dhe pёr ndotjen e ujit tё pijshёm qё mund tё shkaktonte,

shtetet balltike dhe Polonia e ndjenё se ata po nxirreshin jashtё dhe do tё ishin

vulnerabёl ndaj presionit rus mbi burimet e tyre. Ministri i atёhershёm polak i

mbrojtjes Radek Sikorski, nё vitin 2006, bёri tё dukur ngjashmёrinё e negociatave

ruso-gjermane pёr Nord Stream me Paktin Ribentrop-Molotov tё 1939-ёs, nё tё cilin,

Gjermania dhe Rusia ndanё Poloninё ndёrmjet tyre.524

Deri nё vitin 2014, shumё pak evropianё u shqetёsuan pёr rrezikun gjeopolitik

qё vinte nga Rusia. Polonia dhe Shtetet Balltike ishin nё BE dhe Rusia nuk mund tё

hynte fort deri aty. Afrimi i Gjermanisё me Kinёn dhe Rusinё, bёri qё politikё bёrёsit

amerikanё tё shfaqnin hapur shqetёsimet e tyre. Pёrveç rusёve, edhe kinezёt i bёnё tё

ndihen tё fuqishme firmat evropiane duke u propozuar zgjerimin e kontratave

ekzistuese financiare. Nga ana e saj, Rusia, u pёrpoq dhe po pёrpiqet tё aplikojё njё

politikё tё re tё quajtur "euro-aziatike" si kundёrpeshё ndaj njёpolaritet amerikan, por

qё nuk dha rezultatet e pritshme siç do ta shikojmё mё poshtё pasi kriza ukrahinase e

520 Vladimor Putin and François Fillon addressed reporters on the results of the 13th head of

governements, Meeting of the Russian-French Commission for Cooperation, September 20, 2008. 521 Po aty. 522 Po aty. 523 Putin and Berlusconi Seal "South Stream" Pipeline Deal, EurActiv, May 18, 2009. 524 Po aty.

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

129

izoloi akoma mё shumё Rusinё nga Evropa seç kishte qenё edhe gjatё periudhёs sё

Luftёs sё Fohtё para periudhёs sё Gorbaçovit. Sfida dhe paratё ruse, çuditёrisht, nё

vend qё ta pёrçanin Evropёn, e bashkuan mё shumё atё.525 Bashkimi Evropian vuri

edhe njё herё nё dukje pluralizmin politik dhe mbrojtjen e vlerave evropiane. Rusia ka

qenё gjithnjё pjesё e problemeve evropiane qё nga shekullin XVII, por kohёt e fundit,

ndikimi rus dhe kriza patёn vetёm njё rikonfirmim tё politikёs sё vjetёr ruse; aftёsi

pёr tё shpёrthyer kriza, paaftёsi pёr t'i menaxhuar dhe pёr tё patur pёrfitime prej tyre.

Evropa nuk ra pre e situatave tё vitit 1913 kur rivaliteti evropian çoi nё Luftёn e Parё

Botёrore. Vitet 2013 dhe 2014, shёrbyen pёr tё kuptuar situatat dhe pёr tё mos rёnё

pre e korrupsionit financiar tё ardhur nga lindja. BE-ja qёndroi e bashkuar. Kriza

ukrahinase ishte prova mё e mirё pёr kёtё.

5.2. Kriza ukrahinase nё prag-portёn e BE-sё

Muajt e fundit tё vitit 2013, tregonin se njё krizё e re me pёrmasa ku e ku mё

tё gjera se ajo greke mund tё shpёrthente nё Evropё. Nё ish republikёn sovjetike tё

Ukrahinёs, revolucioni filloi si njё lёvizje paqёsore kur mijёra njerёz u mblodhёn nё

sheshin qendror tё kryeqytetit Kiev pёr tё kёrkuar largimin e presidentit tё korruptuar

Viktor Janukoviç (Yanukovich). Kur protestuesit nuk iu bindёn urdhёrave pёr t'u

shpёrndarё, forcat speciale qeveritare hapёn zjarr me plumba prej vёrteti duke vrarё

dhjetёra protestues. Presidenti Janukoviç ia mbathi pёr nё Rusi i shoqёruar nga forcat

speciale ruse. Pas pak ditёsh, nё njё televizon rus, presidenti i pёrmbysur deklaroi se

do tё rikthehej me bujё dhe tё gjithё ata qё kishin kontribuar nё rrёzimin e tij do tё

jepnin llogari.526

Kriza dhe konfrontimi nё Ukrahinё nxori edhe njё herё nё pah nё mёnyrёn mё

tё keqe tё mundshme; pёrballjen Lindje-Perёndim qё nga pёrfundimi i Luftёs sё

Ftohtё. Por, pёrpara krizёs nё Ukrahinё, kishte ndodhur nё vitin 2010 kriza e

Kirgizstanit, njё tjetёr ish republikё sovjetike nё Azinё qendrore.527 Duke patur njё

pozitё tё lakmueshme gjeografike, por vend i varfёr, Kirgizstani tёrhoqi vёmendjen e

fuqive perёndimore veçanёrisht tё SHBA-ve. Kur ushtria amerikane kishte nevojё pёr

baza tё sigurta nё luftёn kundёr talebanёve, udhёheqёsit kirgizё e kapёn fluturimthi

kёtё mundёsi dhe ofruan bazat e tyre pёr ushtarёt amerikanё. Nё atё kohё, Kirgizstani

ishte i vetmi vend nё botё qё kishte prani trupash ruse dhe amerikane nё territorin e

tij.

Pёr presidentin rus, Vladimir Putin, prania e forcave amerikane nё njё ish

territor tё Bashkimit Sovjetik ishte e papranueshme. Edhe pse e mbёshteste luftёn

kundёr terrorizmit islamik, pёrsёri pёr presidentin rus, stacionimi amerikan nё njё

shtet me rёndёsi strategjike si Kirgizstani ishte e papranueshme. Edhe zoti Putin nga

ana e tij i bёnte llogaritё nёse forcat ruse dhe amerikane mund tё bashkёpunonin

kundёr talebanёve nё Afganistan. Por, tjetёr gjё ishte tё dёshiroje qё forcat

525 Putin and Berlusconi Seal "South Stream" Pipeline Deal, EurActiv, May 18, 2009. 526 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 203. 527 Po aty, fq. 204.

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

130

perёndimore tё luftonin talebanёt dhe tjetёr ishte të dёshiroje qё ata tё fitonin. Ishin

dhe mbeten krejtёsisht dy gjёra tё ndryshme. Pёr Rusinё, ishte diçka e mirё qё

NATO-ja ishte angazhuar nё njё luftё kundёr ekstremistёve islamikё tё cilёt sovjetikёt

kishin dёshtuar t'i mposhtnin nё vitet '80. Putinit, i interesonte gjёrat qё amerikanёt

dhe aleatёt e tyre tё gozhdoheshin sa mё gjatё nё Afganistan dhe tё mos kishin baza

tjetёrkund. Pёr kёtё arsye, nё vitin 2009, ai i bёri njё ofertё prej 2.5 miliard dollarёsh

presidentit kirgiz Bakijev (Bakiyev) qё t'i pёrzinte amerikanёt nga baza ushtarake

ajrore e Manasit.528 Presidenti Bakijev, nga ana e tij pranoi ofertёn nga Putini qё atё

vit shёrbente si kryeministёr i Rusisё (presidenti ishte Dmitri Medvedev).

Kjo lёvizje e Rusisё u interpretua me tё drejtё nga amerikanёt si armiqёsore.

Dukej sheshit se Rusia nuk dёshironte t'i pёrmirёsonte marrёdhёniet me NATO-n dhe

veçanёrisht SHBA-nё. Privimi nga njёra prej bazave mё tё rёndёsishme nё Azinё

qendrore prej nga ku goditeshin talebanёt, bёri qё amerikanёt tё ndryshonin strategji.

Sekretari i Shtetit i atёhershёm, znj. Hilari Klinton (Hillary Clinton) tentoi njё

negociatё nё Gjenevё tё Zvicrёs me homologun e saj rus, Sergj Lavrov. Presioni

amerikan e bёri Bakijevin tё mendohej. Katёr muaj pasi kishte shtrёnguar duart dhe i

kishte dhёnё fjalёn Putinit, presidenti kirgiz deklaroi se amerikanёt mund tё

qёndronin.529

Kjo tradhti vuri nё lёvizje Rusinё pёr ta larguar Bakijevin njё vit mё vonё.

Sapo u premtoi amerikanёve qёndrimin, njё sёrё zyrtarёsh kirgizё filluan tё bёjnё

vizita tё bujshme nё Moskё, ku u mirёpritёn ngrohtёsisht nga homologёt e tyre rusё.

Nё muajin nёntor 2009, kryeministri Putin sulmoi publikisht presidentin Bakijev se

kishte vjedhur paratё e ndihmave ruse.530 Nё shkurt tё vitit 2010, njё vit pas

shtrёngimit tё duarve Bakijev-Putin, presidenti rus preu fondin prej 1.7 miliard

dollarёsh ndihma pёr Kirgizstanin. Menjёherё pas kёsaj, filloi njё fushatё e tёrё

diskredituese nё mediat ruse ndaj presidentit kirgiz me akuza tё rёnda pёr korrupsion

dhe vepra tё tjera të pista. Nё njё audiencё mediatike, nuk u hezitua tё krahasohej

presidenti Bakijev me Xhengis Khanin (lider mongol nё mesjetё).531 Por, Putini nuk u

ndal me kaq. Njё milion punёtorё kirgizё qё punonin nё Rusi dhe nga remitancat e

tyre varej 1/3 e GDP-sё tё Kirgizstanit, filluan tё mbeten pa punё.532

Goditjen e fundit ndaj Bakijevit, Putini e dha mё 20 mars 2010, kur nёnshkroi

urdhёrin pёr t'i ndёrprerё vendit fqinj furnizimin me gaz.533 Ҫmimi i energjisё kapi

shifra marramendёse. Rusia ndёrpreu naftёn dhe gazin dhe nё kryeqytet dhe qytete tё

tjera shpёrthyen demonstrata anti qeveritare. Duke parё rёndimin e situatёs, presidenti

Bakijev bёri gabimin fatal. Forcat qeveritare qёlluan me armё zjarri ndaj

528 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 205. 529 Adrian Blomfield, "Kyrgystan agrees to allow US troops to stay in country", Daily Telegraph, June

23, 2009. 530 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 205. 531 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 205. 532 Po aty. 533 Po aty, fq. 205.

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

131

demonstrueseve dhe ai u detyra tё largohej nga vendi. Njё ditё pas largimit tё tij,

qeveria ra pasi zyrtarёt mё tё rёndёsishёm tё saj kaluan nё krahun e Moskёs. Rusia

ishte vendi i parё qё njohu diplomatikisht qeverinё e re kirgize. Ish kryetari i opozitёs

kirgize Omurbek Tekebajev (Tekebayev), deklaroi se:

"Veç ta shikonit gёzimin rus kur u largua Bakijevi".534

Padyshim, roli i Moskёs nё pёrzёnien e Bakijevit ishte vendimtar. Ngjarjet nё

Kirgizstan ishin prelud i ngjarjeve nё Ukrahinё tre vjet mё vonё. Lёvizjet pro-

evropiane nё vitet 2003, 2004 dhe 2005 nё Kirgiztan dhe Ukrahinё ishin

shumёngjyrёshe pёr tё treguar diversitetin e vlerave evropiane dhe promovim i shtetit

tё sё drejtёs pas rёnies sё sistemit komunist tё Bashkimit Sovjetik. Rusia nuk mund ta

lejonte qё mu nёn hundёn e saj tё dislokoheshin edhe trupa edhe vlera politike

perёndimore. "Demokracia" ruse nuk mund ta lejonte njё gjё tё tillё. Ka edhe njё

problem tjetёr qё e bёn tё vёshtirё pranimin e vlerave perёndimore nё vendet ish

sovjetike. Tё jetuarit bashkё me sistemin rus prej shekujsh, banorёt e atyre viseve janё

gjithnjё tё mbrujtur me kulturё pro ruse dhe sado tё pёrpiqen amerikanёt dhe

evropianёt pёr t'i bёrё pёr vete, pёrsёri ёshtё shumё e vёshirё. Njё studiuesi amerikan

i cili kishte shkuar nё Kirgizstan pёr tё kuptuar situatёn, njё vendas i tha:

"Paratё nuk mund tё blejnё marrёdhёnien".535

Mbёshtetja e Moskёs pёr regjimin e ri nuk buronte nga simpatia pёr aspiratat

demokratike tё popullit kirgiz. Nёse do tё ishte kёshtu, atёherё e gjithё politika e

jashtme e Rusisё dhe qёndrimi i saj pёr Azinё qendrore nё veçanti do te ndryshonte.

Rusia gjithmonё ka mbёshteutr regjime autokratikё tё financuar prej saj. Kundёrvёnia

e Bakijevit ndaj Putinit dhe jo korrupsioni i tij ishte faktori qё e largoi nga Kremlini.

Po t'i kishte qёnduar me besnikёri aleancёs me Putinin, padyshim qё do tё ishte

lavdёruar si trim dhe politikan i pavarur. Nё vitin 2014, baza ushtarake amerikane nё

Manas u mbyll.536

Politikat e Moskёs nё Bishkek tё Kirgizstanit dhe Kiev tё Ukrahinёs,

pёrcaktoheshin vetёm nga vullneti i qeverive pёrkatёse pёr t'iu bindur Rusisё. Nё fakt,

duhet vёnё nё dukje se mbёshtetja e Moskёs pёr Bakijevin nuk ishte kurrё nё lartёsinё

e mbёshtetjes sё saj pёr Janukoviçin. Kjo u vёrtetua se ish presidenti ukrahinas u

strehua menjёherё nё Moskё pas pёrleshjeve nё sheshin Maidan, ndёrsa Bakijevit iu

mohua njё mundёsi e tillё dhe sot e kёsaj dite ai jeton nё Bjellorusi.537 Fati i

presidentёve tё sipёrpёrmendur lidhej me faktin se cilin krah do tё mbanin. Nё rastin e

Bakijevit ishte vendimi i tij pёr tё lejuar amerikanёt nё Manas qё vulosi fundin e tij.

Nё rastin e Janukoviçit ishte braktisja e marrёveshjes tregtare me BE-nё qё motivoi

qindra mijёra protestues tё sfidonin tё ftohtin dhe tё pёrmbysnin presidentin. Tё dy

regjimet ranё, por me dallimin se nё rastin e Ukrahinёs pёr pёrmbysjen e presidentit

Janukoviç nuk ndёrhyri Rusia. Marrёveshja ndёrmjet Janukoviçit dhe liderёve tё

534 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 206. 535 Po aty. 536 Po aty, fq. 207. 537 Po aty.

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

132

opozitёs ukrahinase pёr cedim tё pushtetit tё tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё reja mё

2014, nuk u zbatua asnjёherё pasi ai u largua nga vendi dhe u strehua nё Rusi.

Ky dallim i shpёtoi rusёt edhe nuk i tregoi ata si lojtarё tё politikave tё mёdha.

Pёr Kremlinin, ish shtetet sovjetike ku pёrfshihen sigurisht edhe Kirgizstani dhe

Ukrahina, konsiderohen vasalё tё pёrjetshёm tё Rusisё. Rusёt pёrmbysёn Bakijevin

pёr tradhtinё e tij, ndёrsa evropianёt tё mbёshtetur prej amerikanёve rrёzuan

Janukoviçin nё Ukrahinё, njeriun mё tё besuar tё Rusisё. Kundёrshtimi masiv i

politikёs pro ruse tё ish presidentit Janukoviç u interpretua nga Moska si komplot i

CIA-s, qё ishte nё fakt, njё version amerikan pёr Rusinё nё çёshtjen kirgize.

Revolucioni nё sheshin Maidan u trajtua nga Rusia si pёrgjigje amerikane ndaj

politikёs ruse nё Kirgizstan dhe jo vetёm. Rrёzimin e presidentit kirgiz, rusёt e

konceptuan si çёshtje tё brendshme tё tyre pa marrё parasysh faktin se ishte lider i njё

vendi tё huaj. Por, Ukrahinёs, rusёt nuk mundёn t'i jepnin pamjen e punёve tё

brendshme tё tyre. Duke qenё se dёshtuan, Rusia demonstroi aktin e fundit tё forcёs

duke aneksuar gadishullin e Krimesё, duke i hapur rrugёn kёshtu njё konflikti tё

pёrgjakshёm ushtarak. Arsyeja se pёrse Rusia donte t'i jepte pamjen e "punёve tё

brendshme" konflikteve nё Kirgizstan dhe Ukrahinё, qёndron nё faktin se nё tё dyja

kёto vende ka popullsi autoktone ruse. Ndёrhyrja ushtarake ruse u justifikua se po

mbronte tё drejtat e rusёve etnikё nё Ukrahinё. Por, kur filloi pastrimi etnik i

uzbekёve nё Kirgizstanin jugor pas rёnies sё Bakijevit, Rusia refuzoi tё dёrgonte

trupa paqeruajtёse megjithё kёrkesёn e vazhdueshme tё presidentit tё ri nё detyrё.

Politika me dy faqe e Rusisё nuk ёshtё e re. Kremlini gjithnjё ashtu si dhe

Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs ka nё rend tё parё interesat. Nё Kirgizstan, Rusia

kombinoi presionin ekonomik, dredhinё politike dhe betejёn mediatike. Perёndimi, ia

"shpёrbleu" me tё njёjtёn medalje nё "grushtin" ndaj Janukoviçit. Nё idenё e

Kremlinit, nё tё dyja sfidat, i vetmi dallim qёndronte nё faktin se cila superfuqi

tёrhiqte frerёt. Njё seri ngjarjesh tё mёparshme e bindёn presidentin Putin se pas

demonstratave pro perёndimore nё sheshin Maidan tё Ukrahinёs, radhёn do tё kishte

Rusia si pasojё e efektit domino. "Revolucionet me ngjyra" pёrmbysёn qeveritё pro

Moskёs dhe pushteti nё Ukrahinё u muar nga forca politike pro perёndimore. Ideja e

Putinit se Moska do tё ishte "Maidani" i ri, u pёrforcua edhe nga ndёrhyrja

perёndimroe nё Libi pёr tё pёrmbysur regjimin e kolonelit Muamar Gadafi

(Muammar Qaddafi). Kur u hodh nё votё nё Kёshilin e Sigurimit tё OKB-sё nёse

duhej legjitimuar forca pёr rrёzimin e liderit libian, presidenti i atёhershёm rus,

Medvedev, instruktoi ambasadorin rus nё OKB, qё tё abstenonte.538 Duke mbetur

jashtё lojёs libiane, Putini me njё deklaratё tё pazakontё tha:

"Misioni i NATO-s nё Libi me kujton kryqёzatat mesjetare".539

E thёnё kjo nga njё i "krishterё" i devotshёm, tё paktёn nё dukje si Vladimir

Putin, ngjan e dyshimtё. Prospekti i NATO-s pёr tё mbёshtetur "njё pranverё ruse"

vёshtirё se mund tё ndodhte. Leja qё dha OKB-ja pёr pёrmbysjen e njё diktatori, pёr

538 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 209. 539 Po aty.

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

133

Putinin ishte e neveritshme. Pёr liderin rus, nuk ekziston asnjё parim mё i lartё nё

marrёdhёniet ndёrkombёtare, tё paktёn nё teori, sesa sovraniteti shtetёror. Putini u

tregua i kujdesshёm pёr t'i paraqitur ndёrhyrjet ruse nё shtetet fqinje si pёrgjigje ndaj

situatave kaotike tё cilat kёrkonin ndёrhyrjen humanitare tё Moskёs. Krizat qё

kёrkonin ndёrhyrjen ruse, gjithnjё bёheshin tё lehta nga Rusia. Respekti pёr

sovranitetin shtetёror ishte vetёm sa pёr sy e faqe. Kur mijёra rusё vёrshuan nё

sheshin e Moskёs pёr tё kundёrshtuar zgjedhjet e manipuluara nё dhjetor 2011,

paranoja e Putinit arriti majat. Ai shkoi deri aty sa deklaroi se "protestat nё Moskё

ishin nxitur nga Departamenti i Shtetit me udhёzimin direkt tё Hilari Klintonit".

Dikur Rusia, ishte shtabi qendror i revolucionit botёror. Nё shekullin XXI, e

ktheu pllakёn duke u bёrё forca kryesore anti revolucionare nё botё. Putini dhe rrethi i

tij i ngushtё besonin se lёvizjet shoqёrore nuk mund tё ishin thjesht popullore. Ato

patjetёr do ta kishin njё "dorё" tё fshehtё qё i ndihmonte. Nё njё intervistё dhёnё

gazetёs egjiptiane Al-Ahram, nё shkurt 2015, presidenti rus do tё deklaronte:

"Kriza ukrahinase nuk u shkaktua nga Federata Ruse. Shkurtin e kaluar

[2014], SHBA-ja dhe njё numёr vendesh anёtare tё BE-sё mbёshtetёn grushtin e

shtetit nё Kiev. Ultranacionalistёt tё cilёt morёn pushtetin duke pёrdorur forcёn

ushtarake e vunё vendin nё prag tё shpёrbёrjes duke nisur njё luftё vёllavrasёse".540

Ky besim ndaj komplotit perёndimor pёrcaktoi rrjedhёn e ngjarjeve njёlloj si

gjatё paranojёs sovjetike tё epokёs sё Luftёs sё Ftohtё. Kjo ёshtё pasojё e strukturёs

mentale tё trashёguar nga ish KGB-ja ku pёr çdo problem qё mund tё kishte Rusia,

fajin e kishte dhe e ka gjithnjё CIA dhe perёndimi. Nё konceptin e KGB-sё tё

deklaruar prej Gleb Pavlovskit (Gleb Pavlosky), kёshilltar i afёrt i Putinit thuhet se:

"Moska duhet t'i shikojё tё gjitha ngjarjet nё botё si sistem i operacioneve tё

veçanta dhe se problemet nё Rusi dhe pёrreth janё produkt i operacioneve tё veçanta

tё perёndimit".541

Edhe pse mund tё duket e habitshme, por liderёt perёndimorё nuk e kanё

plotfuqishmёrinё pёr tё pёrmbysur Kremlinin. Gjithkush qё njeh burokracinё e

Departamentit tё Shtetit apo tё Ministrisё sё Jashtme tё Gjermanisё pa folur pёr BE-

nё, nuk mund ta çojё nёpёrmend se ishte "dora e perёndimit" qё organizoi puçin

kundёr Viktor Janukoviçit me tё njёjtёn mёnyrё qё Kremlini rrёzoi Bakijevin.542 Nёse

i konsiderojmё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Bashkimin Evropian si forca

konverguese pёr tё pёrmbysur regjimin e Putinit dhe tё gjithё zonёn ish sovjetike tё

Evropёs lindore dhe Azisё qendrore, gabojmё. Kjo pёr arsye se, shantazhi,

korrupsioni, dhuna dhe fushata e shpifjes ndaj liderit tё njё vendi tё huaj, janё metoda

qё çojnё nё pёrmbysje nёpёrmjet njё revolucioni tё dhunshёm dhe kjo ёshtё metodё e

regjimeve totalitare dhe despotike, jo e vlerave demokratike. Edhe nёse vendet

evropiane tё BE-sё do tё dёshironin ta zёvendёsonin Janukoviçin, pёrsёri ata nuk i

540Putin to Al-Ahram Daily: Discussion to exclude US Dollar in bilateral trade with Egypt, Ahram

online, February 9, 2015. 541 Neil MacFarquar, "A powerful Russian weapon: The spread of false stories", New York Times,

August, 28, 2016. 542 Alan Cullison and Kadyr Toktogulov, "There's no evidence of the at" & "Kyrgyz rebels assert

authority", Wall Street Journal, April 9, 2010.

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

134

kishin mjetet e duhura pёr ta bёrё kёtё. Pushteti nё sistemet demokratike ёshtё shumё

i shpёrndarё dhe jo i pёrqendruar nё njё dorё tё vetme. Edhe interesat e shteteve tё

BE-sё janё tё ndryshme dhe do tё ishte shumё e vёshtirё madje e pamundur qё ato tё

konvergonin nё njё pikё tё vetme, dhe kjo pikё tё ishte Ukrahina.

Megjithatё, presidenti Putin ka tё drejtё nё njё pikё: nёse demokracia nё

Ukrahinё funksionon suksesshёm, atёherё ajo do tё pёrfaqёsojё njё rrezik serioz pёr

pushtetin e pёrqendruar tё presidentit rus. Njё shoqёri post-sovjetike nё Ukrahinё me

popullsi 46 milion banorё e qeverisur nga njё forcё me tё vёrtetё demokratike ka

shumё pak gjasa qё tё ndodhё. Putini duket se ka bindur shumicёn e popullit rus se

demokracia liberale sjell kaos. Ai bёri ç'ishte e mundur pёr tё treguar popullit tё tij se

çfarё e pret nёse dёshiron demokraci tё vёrtetё.

Lufta qё ka nisur nё Ukrahinё, represioni i brendshёm mbi disidencёn politike

dhe subversioni politik nё Perёndim, janё tё gjithё elementё tё njё plani mё tё gjerё

pёr tё siguruar se Rusia nuk do tё jetё "Maidani" i radhёs nё dyert e Evropёs.

Presidenti Putin nuk mund të heqё dorё nga projekti i tij pёr tё patur presidencё tё

pёrjetshme, pёr tё forcuar autokracinё shtetёrore, pёr tё mbrojtur atdheun nga

"fashizmi perёndimor", dhe pёr tё rritur pushtetin e tij nё emёr tё njё tё mire mё tё

madhe qё e bёn tё vlefshёm aparatin represiv prej ku bёhet e mundur ruajtja e regjimit

tё tij.

Lufta nё Ukrahinё ёshtё rezultat i keqkutimit qё Rusia ka pёr botёn dhe tё

keqkuptimit perёndimor pёr Rusinё.543 Moska besonte se do tё ishte radha e saj pёr tё

pёrjetuar "revolucionin portokalli" dhe Perёndimi besonte se do tё mund tё gjente tek

Moska njё partner tё besueshёm pёr tё zgjidhur krizat nё Evropёn lindore dhe Azinё

qendrore. Tё dyja palёt e kishin gabim. Marrёdhёniet BE-Rusi u bёnё edhe mё tё

papajtueshme. Ukrahina ёshtё mё shumё sesa fati i njё prej ish republikave sovjetike;

fati i saj shqetёson nё maksimum pasi vё nё pikёpyetje tё ardhmen e Rusisё, Evropёs

dhe tё drejtёn universale kombёtare tё vetvendosjes. Ja pёrse Rusia do tё rrezikonte

shumё mё tepёr me sanksione, privime ekonomike dhe izolim diplomatik pёr tё

mbajtur Ukrahinёn nёn kontrollin e saj.

Kriza ukrahinase filloi natyrshёm. Nё mbrёmjen e 21 nёntorit 2013, njё i ri

ukrahinas me origjinё afgane, i quajtur Mustafa Najem (Mustafa Nayyem) bёri njё

lajmёrim nё Facebook, lajmёrim qё ndryshoi rrjedhёn e historisё evropiane, me fjalёt:

"Hё pra, le tё bёhemi seriozё. Kush ёshtё gati tё dalё dhe tё mblidhemi nё

Maidan sonte?"544

Po atё ditё, presidenti Viktor Janukoviç, kishte lajmёruar refuzimin e

marrёveshjes sё tregtisё sё lirё (e njohur si Marrёveshja e Asociimit) e cila do ta

afronte mё shumё Ukrahinёn me Bashkimin Evropian. Nё vend tё saj, Janukoviçi

pranoi njё hua 15 miliard dollarёshe nga Rusia. Presidenti ukrahinas kishte pranuar

huanё ruse nё vend tё integrimit evropian pasi e para i jepte mundёsi tё ekzistonte

543 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 211. 544 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 211.

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

135

gjatё nё pushtet sё bashku me klikёn e tij politike dhe ekonomike. Publikisht,

Janukoviçi deklaroi se nuk do ta nёnshkruante marrёveshjen e Vilniusit ku ishte

mbledhur samiti evropian.

Protestuesit, fillimisht nё numёr tё vogёl, i dhanё zjarrmi protestёs sё tyre dhe

brenda pak ditёsh nё sheshin Maidan u grumbulluan mijёra vetё. Zemra e Kievit ishte

"pushtuar" nga protestuesit. Demonstrata qё filloi nё Kiev ishte mё e madhja pro BE-

sё nё histori, duke formuar njё shoqёri paralele me organizata jo-qeveritare qё kishin

dalё edhe ato nё shesh. Protestёs iu dha emri "EuroMaidan" pasi mbronte integrimin

nё BE, dhe mbёshtetej nga tё gjitha moshat, fetё dhe identitetet entolinguistike.

Pjesёmarrёsit nё demonstratё, flinin nё tenda duke sfiduar edhe temperaturat e ulёta

dhe i qёndruan me vendosmёri sulmeve tё policisё pёr t'u shpёrndarё. Udhёheqёs

politikё nga e gjithё bota veçanёrisht nga BE-ja, zbritёn nё shesh pёr t'i shprehur tё

gjithё mbёshtetjen e tyre protestuesve dhe deklaronin tё ardhmen evropiane pёr

Ukrahinёn dhe paskёtaj, demonstrata mori pёrmasa mbarё kombёtare anembanё

vendit.

Pika e kthesёs nё demonstratёn e Maidanit ishte data 18 shkurt 2014, kur

forcat policore hapёn zjarr mbi protestuesit duke lёnё dhjetёra tё vdekur. Nё dyzet e

tetё orёt e ardhshme mё se 100 veta tё moshёs prej 19 deri 73 vjeç dergjeshin tё

vdekur nё sheshin Maidan. Kjo ishte edhe masakra mё e madhe qё po ndodhte nё

Ukrahinё qё nga pёrfundimi i Luftёs II Botёrore. Mёngjesin e 21 shkurtit 2014, pas

negociatave qё zgjatёn gjithё natёn, u nёnshkrua njё marrёveshje mes Rusisё,

Francёs, Gjermanisё dhe Polonisё qё i dha fund gjakderdhjes.545 Marrёveshja u

nёnshkrua edhe nga presidenti Janukoviç dhe liderёt e opozitёs dhe pushteti merrte

njё formё tё re rishpёrndarjeje sipas kushtetutёs tё vitit 2004. Gjithashtu, tё gjitha

forcat e policisё tёrhiqeshin dhe do tё mbaheshin zgjedhje tё reja jo mё larg se

dhjetori i vitit 2014.546 Por, pas gjakderdhjes, protestuesit nuk donin t'ia dinin pёr

marrёveshjen me Janukoviçin dhe kёrcёnuan se do tё sulmonin pallatin presidencial.

Duke parё situatёn e pashpresё, presidenti Viktor Janukoviç, ia mbathi pёr nё Rusi me

njё avion special tё dёrguar nga presidenti Putin. Ai edhe sot e kёsaj dite banon atje.

Duke ia mbathur nga vendi i tij, ligjёrisht, presidenti Janukoviç kishte

braktisur detyrёn e presidentit. Forcat pro evropiane nё parlament, tashmё pёrbёnin

shumicёn dhe menjёherё emёruan njё qeveri ad interim. Pas kёtij akti u emёrua njё

president i ri dhe njё kryeministёr. Por, Rusia nuk ishte e prirur ta pranonte kaq lehtё

sipas saj "grushtin e shtetit" tё datёs 18 dhe 21 shkurt 2014. Pushtetarёt e rinj prej

rusёve quheshin "fashistё" dhe "nazistё" pasi sulmonin direkt ndikimin rus nё vend.

Zgjedhjet e reja qё u bёnё nё Ukrahinё qё nga largimi i Janukoviçit e zeronin

praninё ruse nё vend. Plani rus pёr ta mbajtur Ukrahinёn brenda zonёs sё sferёs ruse

duket se ishte i pamundur. Tashmё, pozicioni rus ishte i pamundur pёr tё luajtur njё

rol tё dorёs sё parё nё Ukrahinё. Sapo presidenti Janukoviç u largua nga vendi,

presidenti Putin filloi tё zbatojё planin "B" pёr tё vijuar tё ishte prezent nё Ukrahinё.

545James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 212. 546 Po aty.

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

136

Ky plan konsistonte nё aneksimin e gadishullit tё Krimesё pёr ta shkёputur nga

Ukrahina dhe pёr t'ia bashkangjitur Rusisё.547 Pesё ditё mё vonё, forct ruse me

uniforma tё padeklaruara, vunё nёn kontrollin e tyre ndёrtesat qeveritare nё gadishull,

pёrfshirё edhe parlamentin rajonal dhe ngritёn flamurin rus mbi çatitё e tyre.548

Me ndihmёn e tyre, u instalua nё gadishull njё qeveri kukull pro ruse e

kryesuar nga njё "filorus" i zonёs i cili dekretoi referendumin pёr pavarёsi nga

Ukrahina dhe bashkim me Rusinё. Votimi ishte krejtёsisht i rremё dhe 97% e

votuesve tё mbikqyrur prej tankeve ruse dhe njerёzve tё armatosur nё qendrat e

votimit, zgjodhёn tё bashkoheshin me Federatёn Ruse.549 Por, aneksimi i Krimesё nuk

mjaftoi. Pёr tё shtypur çdo pёrpjekje pёr njё tjetёr revolucion portokalli, Putinit i

duhej tё pёrmbuste qeverinё e re ukrahinase nё Kiev dhe kёshtu tё shkulte me rrёnjё

"sёmundjen ngjitёse" pёrpara se tё pёrhapej nё pjesё tё tjera tё ish perandorisё

sovjetike. Nёpёrmjet mediave nёn kontrollin e tij, Putini dha imazhin sikur perёndimi

dёshironte tё shkatёrronte Rusinё.550 Menjёherё, pasoi lajmi se qeveria e re "fashiste"

nё Kiev do të fillonte pastrimin etnik tё rusёve nё Krime. Histori tё ndyra lidhur me

vrasjet e fёmijёve dhe tё rusёve nga fqinjёt e tyre ukahinas u pёrhapёn me shpejtёsi.

Paranoja shumё shpejt filloi tё marrё dhenё duke bёrё qё ndjenjat pro sovjetike dhe

anti perёndimore tё rriteshin me shpejtёsi nё Rusi.551

Ajo çka filloi si demonstratё pro presidentit tё pёrmbysur Janukoviç, mori

formёn e njё lёvizje separatiste tё armatosur tё mbёshtetur prej Rusisё. Rajonet e

Donjetskut dhe Luganskut tashmё ishin nёn kontrollin e drejtpёrdrejtё tё forcave pro

ruse. Edhe goditja me raketё e njё avioni tё linjёs Malaysian Airlines me turistё

holandezё, nuk e prapsi presidentin Putin. Kjo fatkeqёsi ajrore besohej nga shumё

analistё politikё dhe liderё perёndimorё se do ta detyronte Putinin tё ulej nё tryezёn e

bisedimeve, por jo. Pavendosmёria e Perёndimit, e bёri Putinin tё dёrgojё armё edhe

mё tё sofistikuara tek rebelёt pro rusё, madje aty u dislokuan njёsi tё rregullta

ushtarake ruse. Me konfliktin qё nisi, numri i tё vdekurve deri mё tani ka kapur

shifrёn e 10 mijё civilёve dhe 15 mijё ushtarёve. Rreth dy milion vetё janё

shpёrngulur nga vatrat e tyre.552

Nё strategji dhe nё taktikё, aneksimi i Krimesё nga ana e Rusisё nuk ёshtё pa

precedent. Kur ushtarakёt sovjetikё marshuan nё Poloni mё 1940, Hungari mё 1956,

Ҫekosllovaki mё 1968 dhe nё Gjeorgji mё 2008, ata hynё me "kёrkesё" tё forcave

vendore qё kёrkonin ndihmёn e tyre. Nё vitin 2013, njё vit pёrpara se të ndodhte

aneksimi i Krimesё dhe tё shpёrthente lufta nё Donbas, nё njё artikull tё botuar nga

Valeri Gerasimov nё revistёn e ushtrisё, fliste thuajse hapur pёr synimet e Moskёs.

Gjithçka duhej tё ndodhte nё bashkёpunim me forcat e popullsisё lokale. Ndёrhyrjen

547 Putin reveals secretes of Russia's Crimea takeover plot", BBC, March 9, 2015. 548 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 213. 549 Po aty. 550 Po aty, fq. 214. 551 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 214. 552 Po aty, fq. 215.

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

137

nё Krime dhe pjesё tё tjera tё Ukrahinёs, Rusia e justifikoi si ndёrhyrje humanitare,

por qё nuk dёrgonte shumё ilaçe dhe ushqime, por armё tё kalibrave tё ndryshёm. Kjo

fushatё u shoqёrua edhe me njё shkallё tё lartё dezinformimi pёr tё çoroditur

Perёndimin. Kjo lloj fushate dezinformimi ёshtё lёndё e veçantё nё institutet e arsimit

të lartё pёr inteligjencё nё Rusi.553 Sipas kёsaj disipline, sot ёshtё mё e kushtueshme

tё vrasёsh sesa gjatё Luftёs II Botёrore, Luftёs I Botёrore apo gjatё Mesjetёs. Nёse do

tё bindёsh njё njeri, nuk ёshtё e nevojshme ta vrasёsh".554

Pas ndodhisё nё Ukrahinё, mediat ruse morёn edhe njё herё pamjen e

propagandёs sё epokёs tё Luftёs sё Ftohtё. Nё kёtё propagandё u pёrfshinё thuajse tё

gjitha institucionet e larta tё vendit, pa marrё nё konsideratё 80% tё mediave. Gjatё

Luftёs sё Ftohtё, mediat sovjetike e paraqitnin komunizmin si majёn mё tё lartё tё

njerёzimit. Gjatё konfliktit nё Ukrahinё, mediat po pёrpiqeshin t'i jepnin njё fizionomi

tё re rolit global tё Rusisё. Cinizmi i sotёm rus nuk ka fare tё bёjё me forcёn e

dikurshme sovjetike. Sipas historianit Timoti Snajder (Timothy Snyder), metodat ruse

tё ditёve tona quhen "postmodernizёm i aplikuar".555 Televizioni i fuqishёm RT

(Russia Today) 24 orё nё 24, bёn propagandё anti perёndimore. Shumё popullor nё

internet, sidomos ndёrmjet tё rinjve, ai transmeton nё anglisht, frёngjisht, gjermanisht,

spanjisht dhe arabisht.556 Teleshikuesit perёndimorё "informohen" se ukrahinasit janё

pro nazistё dhe paradoksalisht, mbrojtёs sё homoseksualёve. Avionin Malaysian

Airlines e rrёzoi CIA dhe se Gjernania ёshtё njё shtet i dёshtuar.557

Por, lajmet qё vijnё nga Kremlini janё nё kontradiktё me njёri tjetrin pasi u bё

e pamundur pёr tё paraqitur Rusinё si paqedashёse dhe Perёndimin si luftёnxitёs.

Fatkeqёsisht, luftёrat nё Afganistan dhe Irak si dhe njё sёrё skandalesh, kanё bёrё qё

shumё njerёz t'i shikojnё me skepticizёm politikat perёndimore. Duket sikur RT-ja po

ushqen ndjenjat anti establishment nё Perёndim duke u bёrё jehonё forcave djathtiste

ekstremiste. Ky ёshtё njё tjetёr paradoks. Njё armatё e tёrё anglisht folёsish rusё tё

mirёpaguar nga Kremlini po pёrpiqen tё hedhin baltё mbi çdo gjё perёndimore dhe tё

lartёsojnё politikat qeveritare ruse.558 Rusia po pёrdor tё gjithё instrumentёt socialё tё

krijuar nё Perёndim si Facebook, Twitter, Snapchat kundёr perёndimit dhe pёr tё

krijuar sa mё shumё fansa.

Fakti mё i rёndёsishёm i krizёs nё Ukrahinё shkon pёrtej saj. Aneksimi nga

ana e Rusisё sё njё pjese territori tё njё vendi sovran bie ndesh me rezolutat e OKB-sё

pёr sovranitetin. Me kёtё akt, jo vetёm vendoset nё rrezik siguria globale, por njё

dёshtim i Perёndimit nё Ukrahinё do tё hidhte nё erё tё gjitha vlerat perёndimore dhe

do tё ishte fillimi i shkёrmoqjes sё Bashkimit Evropian. Ҫ'vlerё do tё kishin acquis

553 J. Darczewska, "The anatomy of Russian information warfere: The Crimean operations, a case

study", Point of View no. 42, Center of Eastern Studies, May 22, 2014. 554 Po aty. 555 Timothy Snyder, "Ukraine: From propaganda to reality", paper presentation at 25th Anniversary

Chicago Humanities Festival-Journeys, November 9, 2014. 556 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 216. 557 Po aty, fq. 217. 558 Po aty, fq. 218.

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

138

communatarire, vlerat demokratike, lufta kundёr korrupsionit dhe çfarёdolloj metode

tjetёr kur vlerat bazё tё perёndimit nuk zbatoheshin? Rusia mund tё triumfojё

mediatikisht pёr ta paraqiur marrёveshjen e asociimit midis BE-sё dhe Ukrahinёs si

shprehje tё imperializmit perёndimor. Zgjerimin e NATO-s drejt lindjes mund ta

paraqesё si agresionin e dikurshёm nazist. Por, edhe Perёndimi nuk ndjenji duarkryq.

Nё vitin 2014, Rusia u pёrjashtua nga vendet e G7-ёs pёr agresionin nё Ukrahinё.

Me kёto masa të marra, nuk ishte qёllimi i Perёndimit qё tё ndёshkonte

Rusinё, por ta nxiste drejt njё demokratizimi tё qёndrueshёm nё mёnyrё qё tё mos

bёhej shkak i tensioneve ndёrkombёtare. Evropa ka gjithnjё nevojё pёr Rusinё pasi

bashkёpunimi ndёrmjet tyre ёshtё i hershёm. Por, fatkeqёsisht, ata qё zёvendёsuan

Boris Jelcinin, mesa duket nuk janё tё interesuar tё ndryshojnё Rusinё e shekullit

XXI. Modernizimi dhe liberalizmi duket se nuk janё politikё e ditёs e zotit Putin dhe

bashkёpunёtorёve tё tij. Presidenti Putin e ka deklaruar qartё se konfliktin nё

Ukrahinё e shikon pёrtej kufijve tё vendit të tij. Nё vitin 2015, njё vit pas aneksimit,

ai ёshtё shprehur:

"Konflikti nё Ukrahinё ёshtё pёrgjigje ndaj SHBA-ve dhe aleatёve tё tyre

perёndimorё qё e konsiderojnё veten "fitimtarё" tё Luftёs sё Ftohtё pёr tё vendosur

ndikimin e tyre anembanё botёs".559

Luftimi i ndikimit perёndimor, ёshtё bёrё politika e re globale e Rusisё. Nё

fjalimin e tij, pёrballё Asamblesё sё Kombeve tё Bashkuara nё shtator 2015,

presidenti Putin qortoi vendet perёndimore se nuk po i pёrmbaheshin mё

marrёveshjes sё Jaltёs tё vitit 1945.560 Tё thuash se ishte njё kёrkesё e kotё dhe e

palogjikshme ёshtё pak. Konferenca e Jaltёs kishte 70 vjet qё kishte pёrfunduar dhe

me rёnien e Murit tё Berlinit gjёrat kishin ndryshuar. Sipas Putinit, perёndimi duhet

t'ja lёshonte pёrsёri Evropёn qendrore dhe lindore Rusisё sё re siç kishin bёrё dikur

me Bashkimin Sovjetik. Dikur, nocioni sovjetik i sigurisё lidhej me politikat

ekspansioniste dhe sot me metoda thuajse tё njёtja, Putini po pёrpiqet tё verё edhe njё

herё nё plan tё parё ekspansionin rus. Ekspansioni rus nё drejtim tё perёndimit nuk

fillon sigurisht me Putinin. Politika e saj e avancimit fillon qysh nё epokёn e Pjetrit tё

Madh, fuqizohet nё epokёn e Katerinёs sё Madhe, vendos kornizat nё epokёn e

Aleksandrit dhe arrin kulmin e suksesit nё epokёn e Stalinit.561 Politika evropiane nё

ndalimin e strategjisё ruse fillon nё shekullin XVIII, merr trajtёn e plotё nё shekullin

XIX dhe humb gjysmёn e Evropёs nё gjysmёn e dytё tё shekullit XX.562

Politika e njohur me fjalёn 'vetёpёrmbajtje' ёshtё pёr Putinin njё ofendim

historik. Nё fjalimin e pёrvitshёm tё mbajtur pas aneksimit tё Krimesё nё vitin 2014,

presidenti Putin deklaroi:

559 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 220. 560 Po aty, fq. 220. 561 Gjon Boriçi, Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё Luftёn e Ftohtё, 1956-1978,Tiranё: Mirgeeralb,

2016, vepёr e pёrmendur, fq. 87. 562 Gjon Boriçi, Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё shekujt e historisё 1600-1899,

Tiranё: AUP, 2010, bot. II, vepёr e pёrmendur, fq. 212.

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

139

"Politika e pёrmbajtjes nuk ёshtё shpikur dje. Ajo ёshtё pёrdorur kundёr

vendit tonё pёr shumё vite".563

Nё konceptin e Putinit, pёrmbajtja ёshtё mё sё shumti njё koncept thellёsisht

ideologjik sesa njё kundёrrevolucion i tipit ukrahinas. Duke ndёrshkuar ukrahinasit qё

refuzuan Rusinё, Putini i dha njё leksion edhe vetё popullit tё tij; mobilizohuni kundёr

meje dhe snajperat do t'ju qёllojnё. Nё janar 2016, ai firmosi urdhrin ku lejohej FSB-

ja tё qёllonte mbi turmat nёse kёto tё fundit kishin qёllime "terroriste".564 Po atё vit, ai

krijoi edhe njё gardё tё re kombёtare nё komandёn direkte tё njёrit prej ish truprojave

tё tij. Kjo trupё kap shifrёn 400 mijё persona, mijёra tanke dhe helikopterё, njё lloj i ri

garde pretoriane. Kjo trupё ёshtё totalisht besnike ndaj Putinit ndaj çdo lloj

kryengritjeje popullore.565

Ndёrhyrja ruse nё Ukrahinё, ishte njё mesazh i qartё pёr ish republikat

sovjetike nёse do tё guxonin tё zgjidhnin Perёndimin nё vend tё Rusisё. Rusia nё ditёt

e sotme ёshtё si njё lloj pёrçuesi i pёrçarjes ndёrmjet vendeve perёndimore dhe

forcave politike nё to, tё cilat janё pro ekstremizmit politik dhe i kanё konsideruar

ngjarjet post revolucionare nё Ukrahinё si mёnyra tё ligjshme ruse. Simpatia pёr

revizionizmin e ri rus qё ka dalё nё pah kёto tre vitet e fundit, ka sjellё jo pak surpriza

tё pakёndshme. Ish presidenti fracez Nikolas Sarkozi dhe enturazhi i tij i

Republikanёve tё Rinj, nё sfidё totale ndaj sanksioneve tё Perёndimit, bёri njё vizitё

nё territoret ukrahinase tё aneksuara nga Rusia dhe nё Moskё. Njё anёtar i

delegacionit francez pati guximin edhe tё tuitojё fjalёt:

"Ne francezёt nuk kemi diplomaci tё pavarur; ne jemi shёrbёtorё tё zellshёm

tё perandorisё amerikane dhe nuk kemi autonomi mendimi".566

Pёr tё mbajtur nёn fre Rusinё, Evropa duhet tё tregojё se vlerat e saj perёndimore janё

mё tё forta se irredentizmi rus. Pёr tё legjitimuar kёrkesёn e Ukrahinёs pёr anёtarёsim

nё BE, tregu evropian duhet tё jetё i hapur pёr mallrat dhe tregtinё ukrahinase.

Konsolidimi i fitores nё Ukrahinё, ёshtё njё çёshtje prestigji pёr Bashkimin Evropian

dhe botёn euro-atlatike nё pёrgjithёsi. Por, ende Evropa dhe SHBA-ja nuk po kanё njё

qёndrim tё qartё. Zyrtarёt e lartё tё Uashingtonit, Brukselit dhe Berlinit, akoma nuk e

kanё shqiptuar fjalёn "pushtim" rus i Ukrahinёs. Duke refuzuar tё shohin realitetin nё

sy, qeveritё perёndimore vetёm sa i lejojnё Rusisё tё rrisё oreksin e saj, dhe nёse

vijohet me kёtё politikё, Rusia mund të kёrkojё tё ndёrhyrjё nё vendet balltike si nё

vitin 1940 dhe nё shtete tё tjera tё ish Evropёs lindore qё janё anёtare tё NATO-s.

Nёse Evropa bёn gabimin fatal tё lidhё aleancё tё pёrkohshme me Rusinё, duke

sakrifikuar Ukrahinёn, efektet do tё ishin shkatёrrimtare. Nga Polonia nё Hungari,

flamuri i BE-do të shikohej si shtypje burokratike i imperializmit tё Brukselit dhe

abrogim i sovraniteteve kombёtare. Duhet kuptuar edhe njё veçori tjetёr; ukrahinasit

janё populli i vetёm qё janё pёrgjakur nё emёr tё vlerave evropiane. Brukseli duhet ta

563 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 220. 564 Po aty, fq. 221. 565 Putin creates new national guard in Russia "to fight terrorism", BBC News, April 6, 2016. 566 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 222.

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

140

kuptojё mirё kёtё. Nёse jo, Rusia ka tё drejtё qё e quan Bashkimin Evropian tё

pafuqishёm dhe se idealet e lirisё sё tё drejtave tё njeriut janё thjesht njё flluskё

sapuni qё shpёrthen nё rezistencёn mё tё vogёl.

5.3. Turqia dhe Evropa; garё pёr bashkёjetesё apo ballafaqim

Gjatё tё gjithё mijёvjeçarit tё parё tё erёs sonё, shtytja konstante drejt

perёndimit (prej Mançurisё veriore deri nё liqenin Bajkal) tё popullsive braficefale,

proto-turke dhe proto-mongole, kontribuoi nё dobёsimin e popullsive dolikocefale

indo-evropiane drejt Evropёs qendrore dhe perёndimore. Kёshtu, popullsitё e para

turko-evropiane etnike, pёrpara se tё ishin fetare, rezulton tё jenё pikёsёpari popuj

euro-aziatikё.567 Pёrpara turqve, hunёt filluan marshimin e atyre nga lumi Vollga ku

kishin qёndruar, drejt perёndimit. Pasi kaluan lumenjtё Don dhe Dniepёr, ata sulmuan

fiset gjermanike duke provokuar tёrheqjen e tyre drejt territoreve romake tё

perёndimit. Nё dimrin e vitit 451, Atila mbreti i hunёve, penetroi nё thellёsi tё

Perandorisё Romake tё perёndimit deri nё lartёsi tё Majencёs (Mayence).568

Shkatёrrimet qё sollёn ishin tё pёrmasave tё mёdha dhe shumё histori dhune u

shkruan nga dёshmitarёt e krishterё tё viseve tё Galisё romake.

Me lindjen e fesё Islame, tashmё imperializmi territorial i turqve nomadё, kthehet nё

imperializёm fetar. Tё gjendur pёrballё qёndresёs sё Krishtёrimit perёndimor dhe

kёrcёnimeve qё vinin nga Kina, turqit pёrqafuan fenё islame tё lindur nё Arabi nё

shekullin V tё erёs sonё. Koalicioni turko-arab i shekullit VIII, bёri tё mundur

tёrheqjen e dyndjes kineze drejt Azisё sё largme.569 Largimi i rrezikut kinez, nxori nё

pah njё rrezik tjetёr mё tё ashpёr, atё tё mongolёve, tё cilёt i detyruan turqit nomadё

selxhukё tё vendoseshin nё fillim tё shekullit XI nё fushёn e Anadollit, nё portat e

Bizantit.570 Peradoria Bizantine, gjysёm lindore dhe gjysёm perёndimore, ishte ledhi

mbrojtёs i Evropёs perёndimore, por nё vitin 1071, pёsoi njё disfatё tё rёndё nё

Mancikert (Mantzikert).571 Fuqizimi i turqve ishte i fortё dhe Toka e Shenjtё e

Jeruzalemit iu dha myslimanёve. Qё nga shekulli XI, Perandoria Bizantine ishte nё

dekadencё tё plotё dhe katёr shekuj mё vonё, mё 29 maj 1453, Sulltan Mehmet

Fatihu, pushtoi Konstandinopojёn.572. Me kёtё akt merr fund edhe Perandoria

Romake e Lindjes, pas 1100 vjetёsh ekzistencё.

Nga ana politike dhe gjeoepolitike, me marrjen e Konstandinopojёs, Turqia

kontrollonte ngushticat strategjike tё Bosforit dhe Dardaneleve dhe tregtinё e Detit tё

Zi dhe Egjeut me dalje nё Mesdhe. Qё nga koha e fiseve nomade tё turqve selxhukё,

Turqia arrin triumfin mё tё madh drejt perёndimit. Epoka e sulltanit Sulejmani i

Madhnueshёm, e kthen Perandorinё Osmane nё fuqi tё madhe me shtrirje tё gjerё, nga

567 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 542. 568 Po aty, fq. 542. 569 Po aty. 570 Po aty. 571 Po aty, fq. 543. 572 John Freely, The Grand Turk; Sultan Mehmet II - Conqueror of Constantinople, Master of an

Empire and Lord of Two Seas, New York: I.B. Tauris, 2009, ffq.41-42.

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

141

Lindja e Mesme, Ballkani perёndimor, Evropё qendrore deri nё Hungari dhe nё

territoret bregdetare tё Afrikёs Veriore. Ndёrmjet viteve 1520 dhe 1566, Perandoria

Osmane arrin maksimumin e shtrirjes sё saj nё Evropё duke e quajtur kёtё territor,

Rumeli.573 Perandoria Osmane deri nё betejёn e Lepantos tё vitit 1571, qё shёnon

edhe fillimin e tёrheqjes sё saj, ishte Perandori qё shtrihej lokalisht nё tre kontinente.

Nё fillim tё shekullit XVII, Perandoria osmane kishte nё zotёrim territorin e sotёm tё

Turqisё moderne, pjesё tё Kaukazit, tё Krimesё, tё Ukrainёs jugore, Rumaninё,

Bullgarinё, territoret e ish Jugollavisё, Shqipёrinё, Greqinё dhe Hungarinё. Nё

Lindjen e Mesme, zotёronte Libanin, Sirinё, Palestinёn, njё pjesё tё Irakut,

gadishullin arabik deri nё Jemen; nё Afrikё zotёronte Egjiptin, Libinё, Tunizinё dhe

Algjerinё.574 Asokohe ishte forca e parё ushtarake e botёs.

Sfida mё kryesore gjeopolitike e Turqisё moderne pas vitit 1923, ishte kriza e

Qipros nё vitet e Luftёs sё Ftohtё. Ishte njё sfidё e vёshtirё pasi nё vitin 1974, pas

grushtit tё shtetit nё Qipro dhe largimit tё qeverisё legjitime nё ishull, Turqia ndёrhyri

ushtarakisht pёr tё mbrojtur pjesёn turke tё ishullit. Duke qenё se Greqia dhe Turqia

ishin (dhe janё) shtete anёtare tё NATO-s, zёrat pёr çarjen e aleancёs u shtuan.575. Me

kёtё ndёrhyrje, Turqia tregoi se mbetej e pёrkushtuar ndaj popullsive turke qё nuk

gjendeshin nёn territorin e shtetit turk.

Linjat e politikёs bashkёkohore turke projektohen nё Azinё qendrore

turkofone dhe nё vendosjen e linjave me vёllezёrit e tyre "tё kolonizuar" nga Rusia.576

Problemi mё serioz i orientimit strategjik tё Turqisё ka tё bёjё me elementin njeri.577

Nga kjo pikёpamje, Turqia ndodhet nё konfrontim politik me dy shtete tё fuqishme nё

Azi; Rusinё dhe Iranin. Nuk kanё qenё tё pakta idetё pёr njё front tё pёrbashkёt

kundёr Turqisё ndёrmjet Rusisё, Iranit dhe Armenisё (kjo e fundit kёrkon ende sipas

saj tё drejtёn e njohjes sё genocidit tё ushtruar nga Perandoria Osmane ndaj popullsisё

sё saj gjatё Luftёs I Botёrore), me shpresёn e krijimit tё aksit Moskё-Teheran-Erevan

kundёr Turqisё.578

Pak mё thellё nё lindje, Turkmenistani kinez zё njё vend tё veçantё nё

gjeopolitikёn turke. Popullsitё turqisht folёse tё Euro-Azisё të cilat nuk janё tё

pёrfshira nёn autoritetin e shtetit modern turk, pёrbёjnё njё bazё tё vёrtetё

gjeopolitike pёr Turqinё moderne. Kjo gjeopolitikё, mund tё pёsojё ndryshime nёse

Turqia vijon procesin pёr t'u anёtarёsuar nё Bashkimin Evropian. Anёtarёsimi nё BE

573 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 543. 574 Po aty. 575 Dennis P. Hupchick, The Balkans; From Constantinople to Communism, New York: Palgrave,

2002, fq. 398. 576 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 544. 577Ahmet Davutogllu, Thellёsia strategjike; Pozita ndёrkombёtare e Turqisё,Shkup: Logos A, 2010, fq.

57. 578 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 544.

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

142

nuk e favorizon pan turqizmin.579 Ndёrmjet kemalizmit tё fortё ekspansiv dhe

europianizmit modern, Turqia ka mё tё vёrtetё njё sfidё gjeopolitike. Turqia me njё

politikё tё kujdesshme mund tё kombinojё tё drejtat e pakicave qё gjenden brenda

territorit tё saj qё kundёrshtojnё absolutizmin e shtetit, me tё drejtat e pakicave turke

qё gjenden nё Bashkimin Evropian (veçanёrisht nё Gjermani dhe Francё), nё Azinё

qendrore dhe Federatёn Ruse. Ajo mund tё shfrytёzojё me shumё sukses tensionet e

herёpashershme ndёrmjet Brukselit dhe Moskёs.

Kjo lloj gjeopolitike ka lindur nga njё trashёgimi e hershme historike me tё

cilat Turqia herёt a vonё do tё duhet tё ballafaqohet. Nё Ballkan, Turqia e ka

formuluar politikёn e vet ballkanike nё kuadrin e NATO-s pёrtej strukturёs bipolare tё

pasuar nga parametrat e Luftёs sё Ftohtё.580 Krizat e ndodhura nё Bosnjё dhe nё

Kosovё gjatё viteve '90 tё shekullit XX e dёshmuan mё sё miri kёtё. Ish kryeministri

turk, Ahmet Davutogllu, shpjegon se "...ёshtё e pashmangshme qё nё themel tё kёtyre

politikave tё mesme tё zerё vend mbajtja gjallё e kulturёs osmano-islame nё Ballkan.

Pёrpjekjet veçanёrisht tё dy elementёve themelorё tё mbetjes osmane nё Ballkan,

boshnjakёve dhe shqiptarёve, pёr ta vazhduar qenien e tyre si shtete tё pavarura, e bёn

tё domosdoshёm mbёshtetjen e themelit tё lidhjes historiko-kulturore tё pёrbashkёt

mes kёtyre dy aleatёve tё natyrshёm dhe Turqisё".581

Siç shikohet, nga fragmenti i mёsipёrm, pёr Turqinё, Ballkani perёndimor

vijon ende tё zёrё njё vend tё veçantё. Por, edhe kёtu ka disa probleme thelbёsore.

Bosnja ka probleme tё mёdha tё brendshme etnike. Shqipёria dhe Kosova janё

deklaruar pro integrimit nё Bashkimin Evropian, çka do tё thotё se ri-integrimi

ekomomik dhe politik me Turqinё pёr momentin ёshtё i pamundur. Vetё Turqia, ka

dekada qё pёrpiqet tё integrohet nё BE. Atёherё, lind me tё drejtё pyetja: Turqia

fillimisht kёrkon tё integrojё Ballkanin perёndimor nё Turqi dhe mё pas tё integrohet

vetё nё BE?

Nёse solidariteti turkofon ёshtё instrumenti i politikёs sё jashtme tё Turqisё nё

Euro-Azi, problemet e brendshme dhe mesdhetare mbeten njё shqetёsim permanent

pёr shtetin turk. Turqia perёndimroe mbetet njё pikё strategjike jo vetёm politike, por

mbi tё gjitha tregtare. Ngushticat e Bosforit dhe tё Dardaneleve nga ku kalojnё lidhjet

detare ekonomike ndёrmjet Detit tё Zi dhe detit Egje e kthejnё padyshim vendin nё

njё pikё strategjike. Zotёrimi i Ngushticave ka qenё gjithnjё pikё problematike nё

marrёdhёniet ndёrkombёtare, qysh nё Traktatin e Shёn Stefanit tё vitit 1878 dhe mbi

tё gjitha nё vitin 1913-1914 kur ndodhi incidenti me gjeneralin gjerman Liman fon

Sanders. Rusia gjithmonё ka synuar tё kishte kontroll tё plotё mbi Detin e Zi dhe

aleanca e Turqisё me vendet e perёndimit e dobёson ndikimin e saj nё kёtё zonё. Ja si

shkruante ish ministri i jashtёm rus, Sazanov, nё nёntor 1913:

579 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 544. 580 Ahmet Davutogllu, Thellёsia strategjike; Pozita ndёrkombёtare e Turqisё, Shkup: Logos A, 2010,

fq. 64. 581 Po aty, fq. 81.

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

143

"Kostandinopoja ёshtё çelёsi i suksesit i hekurudhёs Hambug-Bagdat. Qё

hekurudha tё jetё funksionale duhet patjetёr tё kalojё nёpёr Stamboll qё ёshtё porta

lidhёse ndёmjet Evropёs dhe Azisё dhe qё ёshtё ndёrtuar nga natyra tё jetё pika e

lёvizjeve mё tё mёdha tregtare dhe rrugёve ndёrmjet Detit tё Veriut, Mesopotamisё

[Irakut] dhe Gjirit Persik".582

Siç shikohet, gjeopolitika e Turqisё ka patur gjithnjё ndikim tё veçantё nё

politikёn e fuqive tё mёdha tё Evropёs. Problemi mё i madh i njё suksesi tё

mundshёm turk, ёshtё problemi me kurdёt, veçanёrisht me ata qё jetojnё brenda

territorit tё Turqisё. Identiteti kurd pёrfaqёson njё tё katёrtёn e popullsisё tё Turqisё

bashkёkohore dhe ka qenё dhe mbetet qёllimi i parё i politikёs sё turqizmit. Megjithё

presionin e fortё dhe luftёn qё zhvillohet, çёshtja kurde mbetet tepёr e mprehtё. Pёr tё

fituar kёtё çёshtje dhe çёshtjet e tjera, politikёs zyrtare turke i mbetet tё luajё njё tjetёr

kartё, atё tё fundit: fetare.

Kur Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikёn e Turqisё mё 1923, pan-

islamizmi si bazё e politikёs sё jashtme u hodh poshtё. Sipas disa studiuesve ky ishte

njё gabim strategjik. Sё pari, Turqia pati gjithnjё probleme me tё qenurit shtet laik.

Regjimi i saj, ishte nacionalist me baza jakobine dhe jo pak islamiste.583 Sё dyti,

laicizmi turk nuk u pasqyrua nё politikёn e jashtme. Kjo edhe pёr njё fakt tjetёr:

Turqia post-otomane nuk ka reshtur sё mbёshteturi pan-islamizmin. Turqia moderne

ka patur gjithnjё si synim tё tё quhet qendra e islamizmit botёror duke u futur si pykё

nё garёn pёr kёtё tё drejtё ndёrmjet Arabisё Saudite dhe Iranit.584

Nё njё shtrirje mё tё gjerё, Islamizmi turk parakaloi dhe errёsoi shumicёn e

organizatave vёllazёrore islamike tё cilat operonin nё vende tё tjera islamike. Nё

Turqi, Nexhmedin Erbakani themeloi partinё e tij Islamike Refah (Prosperiteti) nё

vitin 1970.585 Nё tё njёjtin vit, Khoemini mbajti ligjёratёn e parё lidhur me idenё e njё

qeverie islamike. Po atё vit, vdiq Gamal Abdel Naseri dhe ndodhi masakra e

palestineze e Shtatorit tё Zi nё Aman. Me kёto ngjarje, bota arabe filloi ta shikojё

ideologjinё islamike sipas doktrinёs sё Vёllazёrisё Myslimane. Nё mesin e viteve '70,

Erbakani u emёrua zv/kryeministёr qё ishte edhe islamiku i vetёm me doktrinё qё

kishte funksione qeveritare. Pёrgjatё viteve '80 ai pёrfitoi nga pёrhapja e ideologjisё

islame nё botё dhe u bё njeri i afёrt me Turgut Ozalin i cili gjithashtu kishte njё

orientim fetar.

Me emrin e Erbakanit lidhen tre elementё tё mishёrimit tё islamizmit turk.

Sё pari, Erbakani njёlloj si islamikё tё tjerё, kishte arsim tё lartё pёr

inxhinieri. Jeta e tij politike kishte filluar me themelimin e Partisё tё Rendit

Kombёtar. Profesionalisht, ai ishte drejtuesi i Dhomёs Turke tё Tregtisё. Programi i

tij politik ishte me dy fytyra, Islamik dhe teknokratik. Ai ishte njё mbrojtёs i zellshёm

i industrializimit tё vendit, por ishte armiqёsor ndaj perёndimit. Sipas tij, doktrina

582 Gjon Boriçi, Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё fillimet e shekullit XX 1900-

1914, Tiranё: AUP, 2010, vepёr e pёrmendur, fq. 91. 583 Aymeric Chauprade, Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire, Paris: Ellipses, 2009,

fq. 545. 584 Po aty, fq. 545. 585 Gilles Kepel, Jihad; the trial of political Islam, London: I.B. Tauris, 2002, fq. 343.

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

144

islame kishte tё drejtё kur kishte identifikuar tre djaj: Masonёt, Kryqtarёt dhe

Sionistёt.586 Ai e deklaroi veten nё shёrbim tё rendit dhe mbrojtjes sё shtresave

shoqёrore. Qёllimi i tij ishte tё zyrtarizonte islamin si thelbin e identitetit tё Turqisё.

Sё dyti, mё 11 tetor 1972, Erbakani ndryshoi emrin e partisё sё tij dhe e quajti

Partia e Shpёtimit Kombёtar (MSP).587 Nё zgjedhjet qё u zhvilluan njё vit mё vonё,

MSP-ja fitoi 12% tё votave dhe u kthye nё tё pёrkёdhelurёn e dy partive tё mёdha tё

Partisё Social Demokrate Popullore tё Turqisё e Bylent Eçevitit dhe Partisё pёr

Drejtёsi tё Sulejman Demirelit. Votat mё tё mёdha MSP-ja i fitoi nё provinca ku puna

e krahut dhe zejtaria ishin ende nё rend tё ditёs. Edhe pse kishte 49 deputetё, Erbakani

ishte krejtёsisht i pandjeshёm ndaj propozimeve politike tё Eçevitit fillimisht, dhe

Demirelit, mё vonё. Tё dy partitё e mёdha ia kishin nevojёn dhe MSP-ja mori poste

shumё tё rёndёsishme nё qeveri (ministrinё e drejtёsisё, ministrinё e brendshme,

ministrinё e tregtisё, ministrinё e bujqёsisё dhe ministrinё e industrisё). Kёto ministri

u mbushёn me militantё tё partisё sё Erbakanit.

Erbakani u kujdes qё edhe nxёnёsit qё studjonin nё medresetё, tё pranoheshin

nё shkollat e larta tё vendit njёlloj me nxёnёsit qё kishin ndjekur shkolla laike.

Pёrparёsitё e e MSP-sё ishin industrializimi i vendit, morali i fortё dhe spiritualiteti

me tё cilat ai shpresonte t'i jepte modernizimit tё Turqisё njё pamje islamike. Nё fakt,

ministrat e tij shpreheshin hapur kundёr perёndimit dhe çdo gjёje perёndimore madje

duke censuruar edhe filma me skena qё i konsideronin tё turpshme, duke vёnё

kufizime pёr pijet alkolike dhe duke krijuar pёr herё tё parё vendet e lutjes nёpёr

institucione shtetёrore.

Paqёndrueshmёria parlamentare nё gjysmёn e dytё tё viteve '70 qё u

karakterizua nga dobёsia e qeverive dhe nga numri i lartё i viktimave nga dhuna

ektreme (20 nё ditё) çoi nё grushtin e tretё tё shtetit mё 12 shtator 1980.588 Grushti i

shtetit ndaj politikave islamiste ishte i qartё. Kjo vёrtetohet se gjashtё ditё pёrpara

grushtit tё shtetit, nё Konia, nё njё kongres tё kryesisё tё partisё ishte folur hapur pёr

"çlirimin" e Jeruzalemit dhe vendosjen e sheriatit. Madje delegatёt kishin refuzuar tё

ngriheshin nё kёmbё kur ishte vёnё himni kombёtar dhe kishin valёvitur flamuj me

shkronja arabe. Kёto ishin fyerje tё mёdha ndaj koncepteve kemaliste dhe gjeneralёt e

shfrytёzuan kёtё kongres pёr tё bёrё grusht shteti. MSP-ja si dhe partitё e tjera

politike u shpёrbёnё dhe vetё Erbakani u arrestua dhe u gjykua nё prill 1981 pёr t'u

liruar nё korrik tё atij viti.589

Sё treti, Partia Refah nuk doli nё skenёn politike deri mё 19 korrik 1983 dhe

Erbakani nuk u njoh zyrtarisht si lideri i saj deri nё tetor 1987 kur pezullimi nё fuqi

ndaj liderёve politikё u hoq me referendum. Nё gjysmёn e dytё tё viteve '80, partitё

politike islamiste ishin nё pikёn e tyre mё tё ulёt.590 Nё kёtё kohё, partitё islame "u

demokratizuan" dhe aplikuan normat evropiane tё demokracisё. Megjithatё, militantё

586 Gilles Kepel, Jihad; the trial of political Islam, London: I.B. Tauris, 2002, fq. 344. 587 Po aty, fq. 345. 588 Po aty, fq. 346 589 Gilles Kepel, Jihad; the trial of political Islam, London: I.B. Tauris, 2002, fq. 346. 590 Po aty.

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

145

islamikё tё frymёzuar edhe nga idetё e revolucionit iranian, e drejtuan vёmendjen e

tyre tek rinia universitare. Liberalizimi i Turqisё ishte njё goditje e rёndё pёr

ideologjinё islamike tё cilёt panё t'u vёshtirёsohej gjithnjё e mё shumё puna pёr tё

rrёzuar qeverinё e "pafe" laike dhe panё pamundёsinё pёr tё ndёrtuar njё shtet islamik

nga gёrmadhat.

Nёn drejtimin e Turgut Ozal dhe partisё sё tij tё Mёmёdheut, qё ishte pasuesja

e partisё sё Sulejman Demirelit, gjeneralёt morёn garanci se Turqia nuk do tё kthehej

nё islamizёm dhe se liberalizmi dhe modernizimi i vendit do tё vazhdonte mё tej. Por,

problemi i madh ishin intelektualёt islamikё tё cilёt mbanin mjekra tё gjata dhe femrat

studente me shami. I tёrё ky brez intelektualёsh ishte mё sё shumti me origjinё nga

Anadolli dhe kur erdhёn nё qendrat e mёdha urbane sollёn me vete edhe kulturёn

islamike tё zonave tё tyre. Nёn drejtimin e Turgut Ozalit, islamikёt pragmatikё

lulёzuan dhe morёn edhe fuqi tё madhe financiare. Problemi mё i madh i islamikёve

nuk qёndronte tek mangёsitё e predikimeve tё tyre, por tek rritja e mirёqenies sё

klasёs sё mesme dhe tё pasur turke e cila shkonte krah pёr krah me zhvillimet dhe

trendet botёrore.

Pёr Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, rindёrtimi i Evropёs pas pёrfundimit tё

Luftёs II Botёrore ishte pesё e njё projekti transatlantik, njё motor i globalizimit

ekonomik dhe ideologjik amerikan. Aleanca me Turqinё u mendua nё atё epokё si

rezistencё ndaj kёrcёnimit tё Bashkimit Sovjetik i cili synonte ta kthente botёn nё

komunizёm. Nё tё tashmen, nё konceptin amerikan, pёr tё ndёrtuar njё bllok tё

rёndёsishёm qё do t'i bёjё ballё fuqisё nё rritje tё Kinёs, Amerika ka nevojё pёr njё

bashkim euro-aziatik. Turqia pёr SHBA-tё dhe rrjedhimisht pёr NATO-n ёshtё njё

fortesё ushtarake dhe njё ledh i vertetё ndaj avancimit rus nё Kaukaz dhe nё Azinё

qendrore. Ndryshimet e fundit gjeopolitike nё Lindjen e Mesme, gjatё dhe pas

Pranverёs Arabe, e kanё ndryshuar planin fillestar amerikan pёr njё bllok evropiano-

ruso-turk pёr t'i vёnё fre ekspasionit kinez.

Nё konfirmimin e Turqisё si fuqi e madhe, njё rol kyç luan edhe hapja e Azisё

qendrore. Por, ky fakt pёrmban edhe rreziqe. Sё pari, republikat turkofone tё kёsaj

pjese tё Azisё mund tё nxisin nacionalizmin pan turk. Sё dyti, rryma kemaliste mund

tё pёsojё ndryshime. Megjithatё, deri tani, republikat e reja tё Azisё qendrore pas

shkёputjes nga Bashkimi Sovjetik, nuk duket se dёshirojnё tё kёmbejnё pavarёsinё e

tyre me njё "padron" tё ri. Pёr gjeostrategjinё turke, Azia qendrore ёshtё ambjenti i

duhur pёr Turqinё qё tё rikonfirmojё veten si fuqi e madhe ekonomike.

Ambjenti i dytё ku Turqia mund tё ketё ndikim edhe mё tё madh sesa nё

Azinё qendrore si fuqi e madhe, ёshtё padyshim Ballkani. Pёrfshirja e Turqisё gjatё

krizave ballkanike nё ish Jugosllavi gjatё viteve '90 u justifikua politikisht me

afrimitetin e lidhjeve historike me kёtё pjesё tё ish Perandorisё Osmane. Megjithatё,

Turqia ende nuk e ka justifikuar veten si fuqi qё mbron interesat e saj pёrtej kufijve

shtetёrorё dhe madje shumё pak ёshtё bёrё nё kёtё drejtim.591

591 Barry Buzan & Ole Waever, Regions and Power; The structure of international security,

Cambridge: Cambridge University Press, 2003, fq. 393.

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

146

Prej vitit 1997, marёdhёniet e Turqisё me Evropёn u pёrmirёsuan, por dy vitet

e fundit kanё pёsuar acarim tё ndjeshёm si pasojё edhe tё situatёs sё brendshme qё po

kalon Turqia. Grushti i dёshtuar i shtetit i 15 korrikut 2016, ishte njё sinjal pёr pasojat

qё mund tё ketё njё politikё e mbyllur e njё fuqie tё madhe. Turqia e ka tё nevojshme

tё sfidojё konceptin izolacionist tё saj tё deklaruar kohёt e fundit. Turqia nuk po

tregon se ёshtё e aftё tё bёjё dallimin e njё shteti izolacionist dhe tё njё shteti tё hapur

i aftё tё tregojё aftёsinё e shkrirjes sё interesave globale nё njё arenё strategjike

koherente. Forca ushtarake e Turqisё ёshtё domethёnёse (ushtria e tetё nё botё), por

siç kanё treguar grushtet e shtetit tё 50 viteve tё fundit (thuajse çdo pesёmbёdhjetё

vjet njё grusht shteti), ajo ёshtё mё shumё njё kёrcёnim pёr çdo qeveri sesa

garantuese e saj.

Duhet pranuar se anёtarёsimi prej disa dekadash nё NATO, ka bёrё tё mundur

qё Turqia tё jetё njё vend me stabilitet tё qёndrueshёm shoqёror dhe pёr vendet e

Azisё qendrore. Aktualisht, Turqia mbetet njё shtet i rёndёsishёm edhe pse ka rritje tё

dozёs sё izolimit rajonal dhe evropian, pasi situata me tё cilёn pёrballet ёshtё e

paqartё. Sfida aktuale do tё mbetet nёse do tё kemi rikthim tё Turqisё nё politikёn

tradicionale tё forcёs sё pushtetit apo rivlerёsim tё politikave integruese nё Evropё

dhe nё botё.

Republika e Turqisё ёshtё njё shtet shumё i rёndёsishёm me pёrfshirje nё tre

pjesё tё botёs; Ballkan, Lindje e Mesme dhe Azi Qendrore. Turqia ёshtё njё shtet i cili

ka njё trashёgimi historike shumё dimensionale e cila, pёrfshin eksperiencёn historike

tё kulturёs sё vjetёr osmane, si dhe, elementёt mё specifikё tё procesit pёr tё patur njё

modernizim adekuat. Aftёsia pёr tё pёrshtatur kёtё trashёgimi tё pasur mё anё tё

politikave tё kujdesshme, ёshtё jo vetёm njё mundёsi e madhe, por edhe njё ushtrim

ndikimi me rёndёsi tё madh nё rajonet e sipёrpёrmendura. Vlerёsimi dhe shfrytёzimi

nё mёnyrёn e duhur tё kёtyre strategjive nga shteti modern turk, mund tё arrihen

vetёm nga njё orientim i saktё i kombinimit tё vlerave tradicionale turke me ato

evropiane tё cilat do tё ulnin nё maksimum tensionet e brendshme si dhe do tё shtonin

shumёllojshmёrinё e alternativave fitimprurёse. Dikur, Fernand Braudel thoshte se

"hartat tregojnё historinё e vёrtetё".592 Harta e Turqisё Perandorake e vёrteton kёtё.

Shtrirja lokale nё tre kontinente tregon se eksperienca perandorake e Turqisё ёshtё njё

element i çmuar pёr Turqinё moderne. Historia ka treguar se, perandoritё nuk janё tё

pёrjetshme, por eksperiencat e tyre po. Kёtё faktor tё rёndёsishёm, Turqia e kishte tё

pamundur ta aplikonte gjatё Luftёs sё Ftohtё, por nё epokёn globale kjo eksperiencё

ёshtё njё faktor i pazёvendёsueshёm.

5.4. Ҫёshtje të politikёs sё jashtme dhe të mbrojtjes tё BE-sё

Emri “Politikë e jashtme dhe siguri e përbashkët” ka sjellë shumë pritshmëri si

pasojë e emërtimit dhe për nga intensiteti që ofron si qëllim në vetvete një politikë e

tillë. Një term i tillë solli një dallim më cilësor sesa emërtimi Bashkëpunimi Politik

592 Fernand Braudel, A history of civilizations, New York: Penguin, 1993, fq. 55.

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

147

Evropian (European Political Cooperation-EPC) e cila u lançua si ide në fillimet e

viteve ’70 nga shtetet anëtare për të koordinuar politikat e tyre të jashtme.

Pritshmëritë erdhën duke u rritur kur në fillim të viteve ’90 Traktati i Amsterdamit

mandatoi themelimin e një përfaqësie të lartë për politikën e jashtme të përbashkët. Si

rrjedhojë, shtetet anëtare ranë dakord t’i japin të ngrenë një kolonë të dytë lidhur me

sigurinë duke e quajtur Politikat Evropiane të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (European

Security and Defence Policy-ESDP).593 ESDP-ja përfshinte krijimin e një strukture të

përhershme politike dhe ushtarake. Gjithashtu, ky fakt çoi në një angazhim më të

madh të trupave ushtarake evropiane deri në 60 mijë vetë në zonat e rrezikshme për të

mbrojtur paqen.

Duke i qëndurar kësaj ideje, zgjerimet që pësoi BE-ja në vitet 2004 dhe 2007

me anëtarë të rinj ku u përfshinë në union 10 vende të Evropës lindore dhe qendrore

mund të konsiderohet si një nga sukseset më të mёdha të politikës së jashtme

evropiane. Gati në dy dekada që pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, politika e

jashtme evropiane ia doli mbanë të sheshonte mosmarrëveshjet në këtë rajon dhe të

bëjë të mundur që vendet e këtij rajoni të përshtaten me rregullat dhe ligjet e Evropës

perëndimore. Politikat afatgjata të Bashkimit Evropian ia dolën mbanë të

neutralizonin problemet brenda kësaj pjese të Evropës megjithë sfidat dhe problemet

që paraqitën konfliktet e përgjakuara në Bosnjë dhe Kosovë. Për hir të së vërtetës

duhet theksuar se suksesi i politikave të Bashkimit Evropian u bë i mundur edhe nga

asistenca e paçmuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s në konfliktet e

lartpërmendura.

Me anë të politikës së jashtme shtetet përcaktojnë dhe menaxhojnë

marrëdhëniet me njëri-tjetrin, mbrojnë sigurinë dhe integritetin e tyre territorial si dhe

promovojnë në arenën ndërkombëtare interesat e tyre kombëtare.

Afirmimi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian është mbështetur në tre

hipoteza:

• Transformimet ndërshtetërore të marrëdhënieve brenda kontinentit nga luftërat

në politika të “civilizuara”. Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian tregon për

kohezionin e një politike të tillë që e ka tregar veten si një ilaç efektiv ndaj

politikave agresive.

• Pushteti civil është përqendruar në mundësinë për t’u shndërruar në aktor të

fuqishëm pa përdorur instrumenta ushtarakë. Kjo hipotezë ka zënë edhe

vëmendjen më të madhe. Nga një perspektivë normative, kjo hipotezë tregon

për përpjekjet e BE-së në skenën ndërkombëtare për të bindur se botën se nuk

është fuqi agresive.

• Roli i civilëve në politikën e jashtme është një faktor frymëzues. Në një botë

ku politikat e sigurisë janë gjithnjë në rritje përsa i përket ndërvarësisë dhe

593 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 24.

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

148

ndarjes të së ashtuquajturës “plaçkë” pushteti i civilëve është një potencial

konstruktiv në një botë dyshuese.594

Globalizimi është një ndryshim kontekstual në politikën e jashtme me impakte

tepër të thella në jetën e njerëzve pas rënies së murit të Berlinit. Ky proces i dha fund

rendit ndërkombëtar “Lindje-Perëndim” dhe mban implikime të cilat janë thelbësore,

por jo gjithmonë të përmbushura. Thelbësisht, globalizimi i referohet zgjerimit në

shkallë të gjerë me impakte të forta në dasitë shoqërore, tek fluksi i kapitaleve, i

informacionit, teknologjisë, njohurive, ideve, vlerave, normave. Në fakt, shumë pak

fusha të jetës i shpëtojnë kësaj sfide që quhet globalizim. Kontinenti evropian është

vendi ku kanë lindur të gjitha sistemet ndërkombëtare. Ndoshta, sistemi i ri i

marrëdhënieve ndërkombëtare që mund të ketë emrin “globalizim” nuk do të lindë në

Evropë e kjo do të ishte hera e parë që Evropa nuk i jep botës një sistem të

marrëdhënieve ndërkombëtare të prodhuar në tokën e saj.595

Politika e jashtme përcaktohet si një fushë ku politika e cila drejtohet nga rrethana të

ndryshme bëhet objekt i ndikimeve dhe i sjelljeve të aktorëve të ndryshëm brenda saj

si pasojë e interesave, vlerave dhe qëllimeve që synohen. Politika e jashtme dallon

nga marrëdhëniet e jashtme të ndikuara nga aktorë të jashtëm dhe nga nevoja për të

mbajtur këto marrëdhënie me aktorët e lartpërmendur. Qëllimi i studimit të politikës

së jashtme është të prezantojë mjetet me të cilat mund të analizohen dimensionet e saj.

Një mjet i parë që mund të analizohet është të kuptohet se çfarë dimensioni

duhet të ketë politika e jashtme e një vendi dhe lidhjet që duhen përdorur për ta bërë

të mundur një politikë të jashtme të suksesshme. Një mjet i dytë që mund të përdoret

është të konceptohet një kuadër që lidh në një të vetëm konceptet e dimensioneve të

politikës së jashtme. Ky kuadër bazohet tek krahasimi i kuptimit konvencional të

politikës së jashtme mbi atë çfarë ne e quajmë politikë e jashtme e strukturuar.

Një nga gjërat kryesore të një shteti që kërkon të aplikojë një politikë të jashtme të

suksesshme është edhe elementi i brendshëm i sigurisë. Siguri nuk do të thotë të kesh

vetëm një ushtri të fortë dhe efikase. Çështje të sigurisë janë edhe shëndeti dhe

ushqimi. Një populli i uritur nuk mund kurrsesi të aplikojë një politikë të jashtme të

suksesshme. Elementët e sigurisë të një politike të jashtme mund të ndahen në këtë

mënyrë:

• Politikë e jashtme konvencionale e cila është e orientuar drejt atyre shteteve që

kanë masa të larta sigurie ushtarake si pasojë e konflikteve dhe

mosmarrëveshjeve që kanë me shtetet e tjera.

• Politikë e jashtme e strukturuar e cila i referohet një politike të jashtme

afatgjatë ku kërkohet rritje e ndikimit në strukturat politike, ligjore, sociale,

ekonomike dhe rrjedhimisht të sigurisë.596

594 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 35. 595 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 26. 596 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 44.

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

149

Koncepti i politikës së jashtme në çështje të sigurisë është i domosdoshëm në

sistemin e sotëm ndërkombëtar (në ndërtim e sipër). Rënia e konceptit të sigurisë të

Vestfalisë dhe krijimi i strukturave të reja Lindje-Perëndim ka transformuar të gjithë

metodën tradicionale të politikës së jashtme. Ky lloj procesi mbart rrezikun që shtetet

të përforcojnë ushtritë e tyre si mjet për të rritur forcën e mbijetesës në një botë të

paparashikueshme. Si rezultat kemi të bëjmë me një politikë të jashtme ushtarake që

ul aftësinë e negociatës. Kjo lloj politike e jashtme duhet të mbajë parasysh proceset,

dallimet, rreziqet dhe mundësitë e një politike ndryshe. Aftësia për të ‘strukturuar'

politikën e jashtme në një botë përherë e më globale kuron aplikimin e politikave

afatgjata. Objektivi për të strukturuar një politikë të jashtme bëhet për të ndikuar apo

për të ndryshuar struktura të caktuara të cilat nuk janë viabël në kuptimin afatshkurtër

politik, por që duhen mbështetur në terma afatgjatë duke mbajtur parasysh edhe

presionin që mund të rritet ose të ulët si pasojë e ndryshimit të interesave. Në varësi të

cilësisë thuajse permanente, ndikimi apo ndryshimi i strukturave të caktuara mund të

kërkojë kohë si pasojë e paadaptueshmërisë së momentit të aktorëve specifikë.

Megjithatë, impakti mund të jetë i thellë dhe i suksesshëm. Një politikë e jashtme e

strukturuar përgjithësisht mund të jetë efikase dhe e qëndrueshme vetëm nëse është e

kuptueshme dhe në të njëjtën kohë përqendrohet në struktura relevante

ndërbashkëpuneuse. Neglizhimi i një ose më shumë strukturave mund të minojë

arritjet e politikës së jashtme në çdo nivel politik.597 Të qenurit i kuptueshëm kërkon

përdorimin e një game të gjerë dhe të larmishme instrumentesh politike. Kombinimi i

duhur i tyre kërkon një politikë afatgjatë që shpjegohet me ristrukturimin e politikës

së jashtme përtej kapaciteteve të shteteve individuale.

Metoda ndërqeveritare e politikës së jashtme e cila karakterizohet nga

elementët mbështetës ndërshtetërorë tregon për një pozicion dominant të një politike

që në rastin e BE-së bazohet tek ekuilibri mes shteteve anëtare, Këshillit të

Ministrave, Parlametit Evropian dhe Gjykatës së Drejtësisë. Konteksti në të cilin

Bashkimi Evropian është i përcaktuar dhe operues ka ndryshuar qysh nga koha e

Traktatit të Romës. Politika e jashtme e BE-së ka zhvilluar me ndryshimet politike në

botë për të kuptuar se ku është e nevojshme të përqendrohet politika e jashtme në një

botë që ndryshon përherë e më shpejt. Politika e jashtme e BE-së është gjithnjë

komplementare në bashkëpunim me të gjitha shtetet e kontinentit dhe veçanërisht me

shtetet anëtare. Duhet kuptuar se politika e jashtme e BE-së është shumëdimensionale

dhe me shumë nivele brenda një rrjeti multimedial ku përballen procese dhe aktorë.

Marrëdhënia ndërmjet integrimit evropian dhe zhvillimit të një politike të

jashtme evropiane ka mbetur e dykuptimtë qysh nga mbarimi i Luftës II Botërore e

deri në ditët tona. Megjithatë, për një gjysëm shekulli, integrimi evropian ka evoluar

nga një ndërmarrje me përparësi ekonomike në një dimesion të ri dhe substancial të

politikës së jashtme. Krijimi i Bashkimit Perëndimor Evropian ishte një zgjidhje

alternative ndaj riarmatimit gjerman. Modifikimi i Traktatit të Brukselit të tetorit 1954

e lejoi Gjermaninë Perëndimore dhe Italinë të hynin në një aleancë ushtarake ku bënin 597 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 52.

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

150

pjesë Franca, Britania e Madhe dhe vendet e Beneluksit. Neni IV i kësaj

marrëveshjeje thotë:“Duke njohur rëndësinë e mos duplikimit të stafeve të NATO-s,

këshilli perëndimor dhe agjencia do të mbështeten në autoritetet përkatëse ushtarake

të NATO-spër informacion dhe këshilla në fushën ushtarake”.598

Përgjegjësia për çështjet ushtarake kaloi de facto nën autoritetin e NATO-s me

integrimin e plotë të Gjermanisë Perëndimore në strukturat e aleancës së Atlantikut të

Veriut. Në këtë rast europianët humbën shansin për të ndërtuar qysh në fillim

strukturat e tyre mbrojtëse në një front të vetëm. Pafuqishmëria ushtarake evropiane

do të konstatohej fare mirë në shpërthimin e luftërave në ish Jugosllavi në vitet ’90.

CFSP-ja (Common Foreign and Security Policy), EPC-ja (European Policy on

Cooperation) u bazua në rregullimet ndërqeveritare të shteteve anëtare me gabimin

duke mos i çuar në nivele të tjera vendimet si kompetencë e politikës së jashtme.

Vendet anëtare ranë dakord të konsultoheshin, të kordinoheshin dhe mundësisht të

aplikonin disa veprime të përbashkëta në një numër fushash të politikës së jashtme.

Por, vendet anëtare donin që politika e tyre e jashtme të mbetej e pacënuar. EPC-ja

mbështetej totalisht në vendin e ministrive gjatë takimeve dhe mbi të gjitha në

rotacionin e presidencës. Kjo ishte pengesa më e madhe kur numri i vendeve anëtare

të BE-së u rrit. Krijimi i një mini EPC-je në vitet ’80 e la Evropën pa një aktor të

rëndësishëm deri në krijimin e Sekretariatit të Lartë për CFSP-në në shtator 1997 pas

nënshkrimit të Traktatit të Amsterdamit.

Nga viti 1994 e këtej, vendet anëtare dhe institucionet e BE-së e kaluan

vëmendjen e tyre tek zhvillimi i CFSP-së për të përcaktuar strategjitë në bashkëpunim

me partnerët e tjerë anembanë botës. Këto strategji dhe partneritete forcuan tre

shtyllat e BE-së, por më së shumti mbështeten në shtyllën e Komunitetit Evropian. Në

zemër të kësaj lëvizjeje qëndrojnë dy çështje. Së pari, nevoja për të kundërbalancuar

përqëndrimin dominant të BE-së në CEEC (Central and Eastern European Countries)

me përqëndrim më të madh të vëmendjes në Mesdhe dhe në pjesë të tjera të globit. Së

dyti, ambicja për të aplikuar të paktën pjesërisht qasjen e kuptueshme të BE-së drejt

CEEC-së me synimin për t’i ndihmuar në reformat e tyre strukturore.599

ESDP-ja (European Security Defence Policy) përgjithësisht e ka ndryshuar

formatin e CFSP-së. Kjo e fundit është lejuar të ndryshojë nga një politikë e jashtme

deklarative, në një politikë të jashtme më të përqendruar në menaxhimin e krizave.

Për herë të parë shtetet anëtare ia dolën mbanë në zhvillimin me efikasitet të

projeketve të politikës në kuadër të CFSP-së. Edhe pse e kufizuar në qëllimet e saj,

Evropa e Bashkuar mund të themi se i ka këmbët në tokë. Ky fakt i shërben

besueshmërisë së BE-së në çështjet që kanë të bëjnë me politikën e jashtme. I gjithë

problemi është që të implementohet një strategji për të vlerësuar në mënyrën e duhur

kërcënimet e mundshme dhe objektivat që duhen arritur në kuadër të BE-së. Qëllimet

e BE-së janë të shumta dhe roli i kësaj organizate sa vjen e po zgjerohet nëpër botë.

598 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 174. 599 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 176.

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

151

Megjithatë, strategjia kërkon që të ndërmerren hapa konkretë që nëse e kërkon nevoja

të jenë hapa të fortë dhe mbi të gjitha të pakthyeshëm. Eksperienca ka treguar se

Bashkimi Evropian hapat që ka hedhur i ka patur tepër të ngurtë veçanërisht në

dekadën e fundit. Gjithashtu, është vërtetuar se bazat e Bashkimit Evropian kanë qenë

të hershme, por me politika të gabuara implementimi. Pas mbarimit të Luftës II

Botërore, integrimi evropian ishte baza e BE-së së ardhshme. Në fillim të viteve ’70

politika e jashtme filloi të marrë përherë e më tepër përparësi. Në vitet ’90 stanjacioni

i politikës së jashtme unike të BE-së ishte i dukshëm për shkak të konfliktit në ish

Jugosllavi. Në vitet 2000, politika e jashtme e BE-së po implementohet ngadalë dhe

deri në vitin 2013 nuk do të kishte zgjerim të mëtejshëm.600

Një nga mënyrat që përdor BE-ja për implementimin e politikave të saj është

edhe “metoda ndërqeveritare”. Baza kryesore e kësaj metode ështe se qeveritë mbajnë

kontrollin mbi politikë bërjen. Kjo arrihet me dy mënyra. Nëpërmjet bashkëpunimit

ndërqeveritar mes qeverive të vendeve anëtare dhe nëpërmjet integrimit ndërqeveritar

që do të thotë transferim i kompetencave nga qeveritë kombëtare në strukturat e

Bashkimit Evropian. Megjithatë kur merren vendime në politikën e jashtme, nuk janë

të ndarë sipas shtyllave ku mbahet BE-ja. Çdo shtet anëtar ka strukturën e vet të

brendshme në vendimet që duhet të marrë për politikën e jashtme sipas termave të

përcaktuara të BE-së. Por, për hir të së vërtetës formalisht dhe praktikisht politika e

jashtme e Bashkimit Evropian është e mjegullt.

Presidenca e Bashkimit Evropian ka gjithashtu një rol ambig për staturën e çështjes

evropiane. Në thelb institucioni i presidencës është në rolin e një aktori kombëtar që

merr përsipër përfaqësimin e unionit. Çdo shtet anëtar kur merr presidencën e unionit

përpiqet të promovojë dhe të mbrojë interesat kombëtare të shtetit të origjinës dhe

interesat evropiane kalojnë në plan të dytë. Ky fakt nuk do të ishte aq dizavantazh

nëse çdo vend që merr presidencën do të krijonte dinamika të reja për t’i dhënë një

shtytje politikës evropiane. Por, ky fakt mund të dëmtojë besueshmërinë e brendshme

dhe të jashtme të Bashkimit Evropian si dhe mund të dëmtojë perspektivën

evropiane.601

Në këtë kontekst, parimi i koherencës dhe vijueshmërisë është e nevojshme të

jenë lajtmotivi i reformave të ndërmarra në kuadër të CFSP-së(Common Foreign and

Security Policy) për këtë fakt parlamenti evropian ka një rol pak a shumë dytësor në

këtë “lojë”. Një nga argumentet e mundshme për të arsyetuar një qëndrim të tillë ëshë

se një përfshirje më e gjerë e jetës parlamentare do të dëmtonte nevojën për sekrete,

shpejtësi, koherencë dhe efikasitet në politikën e jashtme. Ky fakt ka lidhje me një

argument të dytë në të cilin shtetet anëtare e kuptojnë aftësinë e Parlamentit Evropian

dhe vullnetin e tij si një dëshirë për të kontrolluar politikën e jashtme prej nga ku edhe

mund të ushtrojnë ndërhyrje. Një argument i tretë është se duke parë natyrën

ndërqeveritare CFSP-së, burimi i ligjshmërisë së saj qëndron ende tek sovraniteti

kombëtar. Ministrat në Këshillin e Evropës fillimisht i japin llogari parlamementeve

600 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 30. 601 Po aty, fq. 31.

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

152

të vendeve të tyre të origjinës dhe më pas PE-së. Megjithatë roli i ministrave të

jashtëm të BE-së është i zvogëluar në hartimin e politikave të jashtme të përbashkëta.

Qeveritë kombëtare të vendeve anëtare dhe parlametet përkatëse nuk janë në gjendje

të ndjekin nga afër zhvillimet në të gjitha domenet e politikës së jashtme të Bashkimit

Evropian.

Strategjitë e përbashkëta në fushat ku shtetet anëtare kanë interesa të njëjta

vendoset nga Këshilli i Evropës me unanimitet mbi bazën e rekomandimeve. Këshilli

merr vendime për të përmbushur këto strategji të përbashkëta duke adoptuar në

veçanti veprime dhe qëndrime të njëjta. Marrëveshjet ndërkombëtare me një ose më

shumë shtete sipas nenit 24 të CFSP-së sipas të cilit autorizohet Presidenca e BE-së

për të hapur negociata me asistencën e Këshillit të Evropës. Është KE-ja që me

pranimin e Presidencës lidh marrëveshjen. Këshilli vepron në mënyrë unanime dhe në

pozicion të përbashkët. Politika e jashtme e BE-së lëviz në disa drejtime për të

përmbushur misionin e BE-së. Kur ministrat apo diplomatët e BE-së duan të veprojnë

në një rajon krizash padyshim që ata mbështeten tek shtyllat e politikës së jashtme të

aprovuara qysh me Traktatin e Romës më 1957. Sa më shumë instrumenta që të

përdoren aq më efikase do të jetë politika e jashtme e Bashkimit Evropian.602

Politika e jashtme e BE-së është pjesë e një procesi politikë-bërës gjerësisht me

shumë nivele në politikën e jashtme. Përfshirja e BE-së në shumë nivele të politikës

së jashtme përfshin pothuajse të gjitha shtetet anëtare. Ky veprim përfshin aktorë të

ndryshëm kombëtarë të cilët janë në dijeni të veprime të anëtarëve të tjerë dhe

përpiqen të koordinojnë veprimet mes tyre. E rëndësishme është që perspektiva të

mos ndryshojë mes shteteve anëtare dhe politikat e aplikuara të jenë efektive. Por, që

të ketë politikë të jashtme të suksseshme është e nevojshme që të ketë financa të

shëndetshme. Ka disa fusha ku shtetet anëtare synojnë që të financohen nga buxheti i

BE-së. Ng ana tjetër këto shtete duan që të kenë më shumë liri veprimi, por pa futur

duart thellë në xhepat e tyre. Është i vërtetë fakti se financimi i BE-së varet përtej

aftësive buxhetore të disa prej shteteve anëtare. Ky problem është pjesë e një sistemi

shumë nivelësh me shumë kompleksitete. Kjo do të thotë se arkat kryesore me para që

duhet të financojnë politikën e jashtme të BE-së dhe jo vetëm atë do të duhet të vijnë

nga bankat kombëtare të shteteve anëtare. Ky fakt tregon edhe disa të dhëna që

dëshmojnë për paqëndrueshmëri në disa vektorë të politikës së jashtme dhe të

politikave në përgjithësi të Bashkimit Evropian. Këto faktorë janë:

• Paqëndrueshmëria horizontale e cila i referohet mungesës së qëndrueshmërisë

ndërmjet politikave të BE-së si pasojë e dallimeve financiare mes vendeve

anëtare. Paqëndrueshmëria horizontale cënon në mënyrë të tërthortë aplikimin

e politikave të CDSP/ESDP-së (Common Defence Security Policy/Euroepan

Security Defence Policy) dhe në veçanti dëmton tregtinë, zhvillimin, të drejtat

e njeriut dhe promovimin e demokracisë.

602 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 31.

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

153

• Paqëndrueshmëria institucionale e cila i referohet zonave jo të qëndrueshme

në dy pjesë të ndryshme të aplikimit të politikës së jashtme ku bën pjesë

Këshilli i Evropës me nënstrukturat e tij dhe Komisioni Evropian nga ana

tjetër.

• Paqëndrueshmëria vertikale e cila i referohet paqëndrueshmërive që dalin nga

politikat e përbashkëta në nivelin e BE-së dhe të atyre politikave të ndjekura

nga shtetet anëtare në nivel kombëtar. Aftësia e politikës së jashtme e BE-së

është e kufizuar dhe mbështetet në një numër të caktuar shtetesh anëtare

pozitat e të cilëve janë më të forta si pasojë e ekonomive të tyre më të

qëndrueshme.

• Paqëndrueshmëria ndërshtetërore e cila i referohet mungesës së

qëndrueshmërisë ndërmjet shteteve anëtare përfshirë politikat e tyre

kombëtare. Çështjet e dikurshme të lidhura edhe me historinë si Britania

kundër Francës apo Gjermania kundër Francës apo fjalë të tilla si ‘Evropa e

re’ kundër ‘Evropës së vjetër’ si në rastin e luftës së Irakut më 2003 kanë

ndikuar negativisht në këtë proces.603

Politika e jashtme është një fushë shumë komplekse dhe ekstremisht e vështirë

për t’u sqaruar apo për t’u degëzuar në elementë të ndryshëm. Megjithatë, kjo është

njëra nga arsyet se përse BE-ja duhet të përqëndrohet më shumë ndaj aplikimit të një

politike të jashtme të përbashkët kontinentale. Të kuptuarit e ndarjes së kompetencave

ndërmjet institucioneve të ndryshme të BE-së që kanë lidhje me politikën e jashtme

dhe jo vetëm atë e bën këtë të fundit më të kuptueshme dhe rrjedhimisht më të lehtë

për t’u aplikuar. Në letër, proceset e vendim-marrjes për politikën e jashtme duken të

paplikueshme, në praktikë, aktorët e ndryshëm evropianë kanë aplikuar metoda të

ndryshme për të dalë jashtë kompleksitetit rutinor. Ky fakt gjithashtu tregon se

praktikimi i politikës së jashtme është i ndryshëm dhe ky fakt ndikon në vështirësinë e

ratifikimit të traktateve.604

Impakti në politikën e jashtme i shteteve anëtare është individual dhe është i

pranishëm tek nivelet më të larta të BE-së. Ky fakt ka lidhje të pakundërshtueshme

me elementët e politikës së jashtme të çdo shteti të cilët janë; pushteti, interesi dhe

identiteti. Në këtë mënyrë mund të jepen shpjegimet e duhura se përse ndonjëherë

politika e jashtme e BE-së akuzohet për mungesë vullneti. Në fakt, nuk është mungesë

vullneti thjesht moskordinimi i politikave të shteteve anëtare me njëri tjetrin.

Ndërhyrja e parlamentit evropian në politikën e jashtme është i dobët pasi parlamentet

kombëtare vijojnë të mbajnë një kontroll të rreptë mbi qeveritë nacionale. Përjashtim

në këtë aspekt bëjnë shtetet nordike anëtare të BE-së (Suedisë, Danimarkës dhe

Finlandës) të cilët janë të specializuara në impaktet e politikës së jashtme si pasojë e

nivelit shumë të lartë ekonomik që kanë. Në vende të tjera si psh., në Britaninë e

603 R. Leal-Arcas, The European Community and Mixed Agreements, Bruxelles: Sweet & Maxwell,

2001, fq. 483. 604 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 33.

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

154

Madhe, parlamentet janë tepër të fuqishëm sidomos në çështje gjeostrategjike të

pozicionimit britanik në botë.

Ndarjet ndërmjet ministrive të jashtme të Evropës ndikojnë direkt në

dobësimin e një politike unike të jashtme evropiane. Këto ndarje kanë ndikim në

shtrirjen e vendimeve dhe konsultave brenda takimeve të nivelit të lartë të BE-së.

Ministrat e jashtëm po bëhen përherë e më pak të dukshëm në politikën e jashtme të

BE-së, ministritë e jashtme të Evropës po bëhen përherë e më shumë konkurruese

njëra me tjetrën çka shkakton stanjacion në vendimmarrje. Duke qenë se interesi është

elementi bazë i politikës së jashtme, vendet anëtare të BE-së janë të prirura që

interesat e tyre kombëtare të zënë një vend sa më të favorshëm në axhendën e BE-së.

Ky fakt nuk duhet t’i ndalojë këto vende që të shfaqin vullnetin e mëposhtëm politik:

• Interesat kolektive: shtetet anëtare vendosin në plan të parë të përputhin

interesat e tyre në favor të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Evropë dhe

rreth saj. Ata përpiqen që të vendosin mbi të gjitha parimet e demokracisë dhe

të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut dhe zgjidhjeve paqësore të të

gjitha konflikteve. Interesi i përbashkët ka një veçori. Kjo veçori është se asnjë

vend evropian aq më tepër nga shtetet anëtare nuk mund të ndjekë një politikë

të jashtme personale kur ka angazhime të përbashkëta.

• Interesi i përbashkët: shtetet anëtare puqen për çështje specifike siç mund të

jetë zgjidhja e një konflikti apo promovimi i qeverisjes së mirë në shtete

specifike.

• Interesat puqen, por shtetet anëtare janë konkurrues: shtetet anëtare mund të

kenë të njëjtat interesa si zhvillimi i privilegjiuar i bashkëpunimit politik apo

ushtarak me një vend të tretë apo të lidhin marrëveshje për interesa

ekonomike. Megjithatë, në ndjekje të këtyre interesave shtetet anëtare janë në

garë për një numër të ngushtë mundësish. Psh., nëse një shtet anëtar mund të

lidhë një kontratë financiare për t’i dërguar avionë ushtarakë Kinës, ky

element mund të përbëjë shkelje të interesave të një shteti tjetër anëtar.

• Interesat ndryshojnë dhe janë të papërputhshme: këtu përfshihet promovimi i

të drejtave të njeriut dhe demokracisë në një vend të tretë si psh. Rusia )

shoqëruar me presionin për të vendosur sanksione nëse ato nuk zbatohen)

kundër interesave strategjike të kontratave energjetike me të dhe interesave

gjeostrategjike ku patjetër duhet vota e Rusisë në OKB.

• Mungesa e interesave: edhe pse janë gjerësisht të nënvlerësuara pasi ndodh që

shtete anëtare të mos kenë interesa të përbashkëta, por ndodh që mund t’i kenë

të ndryshme. Ky element e pengon zhvillimin pozitiv të politikës së jashtme.

Shumica e shteteve anëtare janë thjesht të interesuara në vende të kufizuara,

rajone apo çështje me karakter të tillë dhe nuk shqetësohen për botën. Kështu,

ata nuk e ndjejnë nevojën për një politikë të jashtme evropiane vis-a-vis me

rajone apo çështje të tjera.605

605 S. Meunier, & K. Nicolaidis, The European Union as a Trade Power, Oxford: Oxford University

Press, 2005, fq. 247-269.

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

155

Shteteve anëtare ndonjëherë “u mungon vullneti politik” për të bashkuar

interesat. Ky fakt ka shtrirje negative në komponentët e mëposhtëm:

• Mungesë e përgjithshme e vullnetit për të forcuar Bashkimin Evropian në

rangun e një aktori ndërkombëtar: në këtë rast, “mungesa e vullnetit politik”

nuk lidhet me çështjen në fjalë, por me refuzimin për lejuar BE-në të luajë një

rol më aktiv në çështje të përgjithshme të politikës së jashtme.

• Mungesë e vullnetit politik për të luajtur një rol më aktiv në politikën e

jashtme për të qenë udhëheqëse e saj: problemi në këtë rast nuk është për

qëndrimin e mbajtur nga shtetet anëtare për BE-në, por lidhet me faktin se

vendet anëtare janë të pavullnteshëm për të marrë rol drejtues në politikën

ndërkombëtare.

• Mungesë e vullnetit politik për të pranuar rreziqet dhe çmimin që duhet paguar

për to: ky fakt lidhet me dobësinë e shteteve anëtare për të marrë përgjegjësitë

përkatëse politike, morale dhe buxhetore me të gjithë çmimin e tyre për një

vlerësim efikas të politikës së jashtme të BE-së. Çmimet që janë të detyruara

të paguajnë vendet anëtare ndryshojnë. Megjithatë, këto vende duan të

paguajnë minimalisht. Kjo mungesë e vullnetit politik rezulton edhe si pasojë

e mungesës së kulturës strategjike.

• Mungesë e vullnetit të përbashkët politik: edhe kur ekziston vullneti për

veprime të përbashkëta, ai përqendrohet në aspekte të ndryshme të politikës

ndërkombëtare që mund të kërkojnë veprim. Psh., disa vende anëtare

mendojnë se duhen rritur shpenzimet dhe të forcohen politikat shpenzuese

financiare të BE-së si instrumentë qendrorë të politikës së jashtme. Disa vende

të tjera anëtare mendojnë se është e nevojshme ndërhyrja ushtarake edhe nëse

ka pasoja në jetë njerëzore. Shkurt, problemi nuk qëndron tek mungesa e

vullnetit politik, por sepse ka shumë vullnete të pakordinuara.

• Mungesa e vullnetit publik: rritja e vullnetit politik reflekton qëndrimet

publike të vendeve anëtare. Opinioni publik mund të veprojë si frenim mbi një

vlerësim të politikës së jashtme të BE-së. Evropa Perëndimore ka eksperiencë

të mirë të bashkëpunimit të klasës politike me opinionin publik. Krejt gjë tjetër

mund të thuhet për Evropën Qendrore në epokën e dy luftërave botërore dhe

fare pak gjëra të kësaj aleance mund të thuhen për opinion publik dhe klasën

politike në Evropën Lindore. Ky dallim i madh ndërmjet shteteve anëtare

tregohet edhe në mungesën e ekzistencës së shëndoshë të një opinioni publik

evropian dhe rrjedhimisht të një identiteti të përbashkët evropian.606

Politika e jashtme e Bashkimit Evropian i detyron vendet anëtare që krahas

politikave të jashtme kombëtare të mendojnë edhe për një politikë të jashtme

të përbashkët në kuadër të Unionit. Europianizimi i lejon shtetet anëtare të

ndjekin madje të zgjerojnë synimet e politikës së tyre të jashtme edhe përtej

aftësive të tyre të brendshme. Çështjet thelbësore të ndarjes si në rastin e

606 K. McNamara, & S. Meunier, "Between national soverignity and international power: What external

voice for the Euro?", nё International Affairs, 2008, nr. 78, fq. 848-868.

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

156

Irakut 2003-2004 shkaktuan çarje në politikën e jashtme të BE-së. Asnjëherë

më shumë sesa ato vite politika e jashtme e unionit nuk ka qenë më e dobët

dhe më e përçarë. Megjithatë ekziston mirëkuptimi mes shteteve anëtare. Por,

që mirëkuptimi të zgjasë është e nevojshme që komunikimi të mos ndërpritet

asnjëherë. Politika e përbashkët e jashtme dhe e mbrojtjes (CFSP) ka disa

objektiva ku më kryesoret janë:

• Të ruajë vlerat e përbashkëta, interesat themelorë, pavarësinë dhe integritetin e

BE-së konform me parimet e kartës së OKB-së.

• Të forcojë në të gjitha mënyrat sigurinë e Unionit.

• Të ruajë paqen dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare në lidhje me parimet e

Kartës së OKB-së dhe në përputhje me parimet e Aktit Final të Helsinkit dhe

objektivave të Kartës së Parisit duke përfshirë në të edhe ato shtete evropiane

që akoma nuk bëjnë pjesë në BE.

• Të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar.

• Të zhvillojë dhe të konsolidojë demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe të

respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.607

Së pari, përpara se këto qëllime të jenë precize për të dhënë një drejtim për veprime

konkrete në politikën e jashtme, parashikimet e çdo shteti anëtar për një politikë të

jashtme efikase janë të përgjithshme. Ndarjet mes vendeve anëtare të BE-së në luftën

kundër Irakut në vitin 2003 ranë në sy më shumë se asnjëherë tjetër. Për disa vende,

një veprim ushtarak ishte i nevojshëm për të ‘siguruar sigurinë ndërkombëtare’,

ndërsa për disa vende të tjera të Unionit duhej vepruar sipas rezolutave të OKB-së që

kërkonin një zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore. Kriza e Irakut ishte

një rast ekstrem me divergjenca të ngjashme edhe në raste të tjera kur vendet e BE-së

kanë qenë të ndara.

Së dyti, objektivat e CFSP-së janë praktikisht të pranueshme, por jo gjithmonë

pajtueshme. Për shembull, është shumë i dukshëm projekti i CFSP-së për të

promovuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kinë apo në Rusi duke sjellë edhe

ndonjë acarim me këto dy vende kur ka ardhur puna për veprim të përbashkët në

lidhje me krizat në Darfur, Kore e Veriut apo Iran.

Së treti, duke iu referuar kategorizimit të objektivave dalim në përfundimin se

CFSP-ja në të pestë objektivat kryesorë të saj është më shumë treguese sesa vepruese.

Ripërsëritja e shpeshtë e këtyre objetivave ka sjellë stanjacion madje duke çuar edhe

në mosmarrëveshje ndërmjet shteteve anëtare në bashkëpunimet e tyre aktuale duke

cënuar seriozisht edhe identitetin moral të Bashkimit Evropian.

Një tjetër përfundim i rëndësishëm në këtë aspekt, është edhe mungesa e

aplikimit të fushave të përbashkëta të veprimit me pjesëmarrje më të gjerë nga ana e

shteteve të tjera. Ky fakt vërtetohet më së miri sa herë që ka patur kriza humanitare në

të cilat Evropa ka vepruar në koherencë të plotë dhe pa mëdyshje. Kjo ka ardhur si

pasojë e orientimit të saktë të politikave të CFSP-së të cilat kanë orientuar në mënyrën

607 C.O. Meyer, Theorising European Strategic Culture: Between Convergence and the Persistence of

National Diversity, CEPS Working Document, fq. 204.

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

157

e duhur politikat kombëtare të shteteve anëtare për veprime të përbashkëta të cilat

kanë qenë efikase. Bashkëpunimi sistematik ndërmjet diplomacive kombëtare është

një term xhenerik i përfshirë në disa nivele të bashkëpunimit. Shkëmbimi i

informacionit dhe konsultat e përhershme çojnë pa mëdyshje në efikasitet.

Ndërveprimi i vazhdueshëm ndërmjet ministrive të jashtme të vendeve anëtare

nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Bruksel dhe gjithashtu ndërveprimi i faktorëve të

tretë lehtëson procesin e politikës së jashtme të përbashkët evropiane. Nëse ndodh

diçka në botë, vendet anëtare të BE-së nëpërmjet CFSP-së bëhen më reagues dhe

inisiativat që marrin bëhen vetëm përmes CFSP-së. Shkëmbimi i informacionit dhe

konsultat e ndërsjellta sjellin afrimin e pozicioneve që çojnë deri në vendime të

përbashkëta. Ky fakt i kontribuon përmbushjes së objektivave ndërkombëtare të BE-

së dhe thjeshton vendimmarrjen në politikën e jashtme të Unionit. Bashkëpunimi

sistematik jo gjithmonë ngjan në çështje të ndryshme të politikës së jashtme në

axhendën e BE-së. Kjo për fatin se shtetet anëtare nuk kanë gjithnonë të njëjtin synim

të përbashkët si pasojë e politikave të tyre kombëtare çka e bën bashkëpunimin

kompleks dhe ndonjëherë të bezdisshëm.608

CFSP-ja ka një qëllim të gjerë, por shumë pak thuhet për mënyrën sesi duhet

të konceptohet bashkëpunimi. Nëse kryhen vëzhgime të detajuara del qartë se parimet

e ofruara në politikën e jashtme janë të kufizuara kur bëhet fjalë për zgjidhje

konfliktesh të dhunshme apo kur kërcënohen të drejtat e njeriut. Pikëpamjet e shteteve

anëtare mund të përshtaten në mënyrë të rehatshme brenda limiteve të qëllimeve të

përbashkëta. Objektivat e identitetit të BE-së mbizotërojnë mbi objektivat e jashtëm të

Unionit. Ky fakt shpjegon dominimin e deklaratave mbi politikën e jashtme të lidhura

me aktivitetet në këtë fushë.609

Mospërhapja në mënyrën e duhur e politikës së jashtme të BE-së ka sjellë

tkurrje të politikave të jashtme të shteteve të caktuara sidomos kur bëhet fjalë për

përmbajtjen e mos zhvillimit të mëtejshëm të armëve bërthamore veçanërisht në

Francë dhe Britani e Madhe. Divergjencat në këtë fushë kanë qenë më të dukshme

sidomos nga viti 1995 si pasojë e angazhimeve në union të vendeve neutrale në

aleancat botërore. Kjo e ashtuquajtur ‘krizë’ ka sjellë një çarje që ka shkuar deri në

acarim (veçanërisht nga shtetet nordike).610 Dinamikat e reja të zhvillimeve botërore

nuk mund t’i pajtojnë dallimet e stërzgjatura të opinioneve ndërmjet shteteve anëtare

mbi çështjet bërthamore. Hendeku ndërmjet vendeve me fuqi bërthamore dhe atyre që

nuk posedojnë armë të tilla brenda BE-së ka ardhur duke u thelluar çka ka shtyrë

Britaninë e Madhe dhe sidomos Francën për një rishikim total të politikave të tyre

bërthamore. Shqetësues është fakti se shtetet bërthmamore apo që kanë armë të tilla

në territorin e tyre (Britania, Franca dhe Gjermania) i nxisin shtetet e tjera që të mos

prodhojnë armë të tilla duke shkelur një nga parimet e reciprocitetit. Por, fakti që e

608 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 38 609 Po aty, fq. 38. 610 C. Lord, C., Accountable and Legitimate? The EU’s International Role, Oxford: Oxford University

Press, 2007, ffq. 113-133.

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

158

tregon më së shumti dobësinë e vendeve të BE-së në fushën bërthamore në terma

politikë është krahasimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e nxjerr forcën

politikës së jashtme të Unionit të pasigurtë.611

Politika evropiane e sigurisë dhe e mbrojtjes (ESDP) ka në projektin e

integrimit evropian siguria dhe mbrojtja kanë qenë tradicionalisht tabu. Dështimi

francez më 1950 për të ndërtuar një Komunitet Mbrojtës Evropian dhe Plani Fushe i

fillim viteve ’60 rezultoi i pashpresë për aplikim. Nga kjo pikëpamje dhe më tej,

politika të tilla u koordinuan nga Komuniteti Evropian. Bashkëpunimi evropian në

fushën e mbrojtjes u bë nga NATO-ja. Ky fakt nuk ndryshoi deri në vitin 1990 me

rënien e Perdes së Hekurt. Traktati i Mastrihtit ishte i pari traktat që vendosi mbi baza

të vërteta sigurinë e përbashkët të Evropës.

Politika e jashtme dhe e sigurisë për të gjithë Komunitetin Evropian e ka të

nevojshme të përfshijë sigurinë e të gjithë Unionit dhe në mënyrë progresive edhe

vendet e tjera që aspirojnë për të hyrë në këtë komunitet. Por, Evropa përballet edhe

me sfidën amerikane e cila që nga viti 1944 me zbarkimin e famshëm në Normandi ka

shpenzuar shumë për sigurinë e Evropës perëndimore. Në administratën e presidentit

Klinton, kërkesat për një rritje të buxhetit evropian të mbrojtjes ndeshën në

kundërshtimin historik të kundërshtarëve evropianë të kësaj ideje. Pjesa tjetër e

evropianëve kërkonin një çlirim nga kontrolli amerikan i sigurisë për Evropën. Duke

parë zërat në rritje, amerikanëve nuk u mbeti gjë tjetër veçse të pranonin ESDP-në.

Megjithatë, Evropa politike në këmbin të kësaj pavarësie ra dakord të aplikonte

doktrinën e sekretares së shtetit Ollbrajt të tre D-ve të cilat janë jo Dasi (nga ESDP-ja

prej NATO-s), jo Duplikatë (të aftësive) dhe jo Diskriminim (të anëtarëve të NATO-s,

por që nuk janë pjesë e BE-së).612

Ky plan u pranua jo pa debate në mes të dhjetorit 2002 në Berlin në

konferencën (Berlin Plus) e cila rregulloi marrëdhëniet mes BE-së dhe NATO-s në

rast krizash. Sipas këtyre rregullave BE-ja nuk mund të vendosë për mbrojtjen pa u

këshilluar me NATO-n. Sa herë që ka ndodhur e kundërta ka patur probleme sidomos

në Bosnjë dhe në Afganistan. Berlin Plus-i është një marrëveshje pragmatike dhe

simbolike që institucionalizon ndërlidhjen mes NATO-s dhe BE-së lidhur me ESDP-

në. Në maj 2003 Këshilli i Evropës vendosi që BE-ja të kishte aftësi operacionale në

të gjitha fushat e mbrojtjes. Mungesat për implementimin e kësaj politike ekzistojnë,

por nuk janë të pamundura. E rëndësishme është që NATO-ja dhe BE-ja flasin të

njëjtën gjuhë. Roli i ESDP-së në operacione ndërkombëtare në raste krizash ndryshon

në mënyrë të konsiderueshme. Pyetja që shtrohet për këtë çështje është; a ka Evropa

rol parësor apo thjesht ndihmës? Në rastin e Bosnjë-Hercegovinës NATO-ja kishte

rolin parësor edhe pse ai vend [Bosnja] ndodhet në Evropë.

Pyetja e dytë që shtrohet është; çfarë vlere kanë operacionet ushtarake?

Gjithçka varet nga iniciativa. Megjithatë NATO-ja vazhdon të luajë një rol

611 Gjon Boriçi, "Politika e jashtme dhe e mbrojtjes e Bashkimit Evropian", kumtesё nё Konferencёn

Shkencore "Terrorizmi: sfida e papёrfundura e civilizimit", Tiranё: AUP, 2012, fq. 38 612 Ian Manners, "Normative Power Europe: A contradiction in terms?", nё Journal of Common Market

Studies, nr. 40, fq.235-58.

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

159

domethënës në të gjitha operacionet në zona krizash. Në këtë rast ESDP-ja ka rol

përherë e më të paqartë përsa kohë që NATO-ja është e para. Aftësia evropiane për të

patur një politikë të suksesshmë mbrojtjeje ka të bëjë me dimensionin e sigurisë që

pretendon Evropa. Pretendimet kanë të bëjnë me aftësitë për të ndërmarrë veprime të

pavarura. Veprimet e pavarura varen edhe nga aftësia teknologjike e Evropës për t’iu

përshtatur rrymave të reja të kohës. Dimensioni politik i ESDP-së ka dy nivele

ligjshmërie – ligjshmëri në terma parlamentare dhe legjitimitet në terma vizibël për

mbështetje publike. Kur ka probleme legjitimiteti në zemër të ESDP-së interpretimet

janë të ndryshme. Parlamenti evropian është padyshim jo aktiv në këtë çështje dhe i

shikon aktivitetet e ESDP-së me sy kritik. Më efikase në këtë çështje janë parlamentet

kombëtare edhe pse mundohen t’i zgjidhin çështjet nëpërmjet diplomacisë dhe jo

nëpërmjet forcës.

Operacionet evropiane të sigurisë janë gjithnjë të ngadaltë. Nuk është

gjithmonë e rastit se thelbi politik i ESDP-së është gjithnjë në pikëpyetje. Këshilli i

Evropës është në majë të ESDP-së. Në një situatë krize vendimmarrja nuk është

ideale. Nëse një operacion i ESDP-së bie në telashe një përshkallëzim më i dhunshëm

është i pashmangshëm. Përgjegjësia më e fundit politike e ushtarëve të dërguar në

zonën e krizës është në duart e qeverive të tyre respektive dhe parlamenteve

përkatës.613 Jo në pak raste shumë vendime që duheshin marrë shpesh herë janë lënë

në harresë. Rreziqet më të mëdha ESDP-ja i ka kaluar ngase ka patur mangësi të

mëdha nga mungesa e një politike të jashtme unike. Një politikë e jashtme e

përbashkët në kuptimin e plotë të fjalës do të ishte një ndihmesë e jashtëzakonshme

përsa i përket forcës mbështetëse në operacionet e paqes dhe do t’i jepte një

domethënie më të madhe arsyes se përse ekziston ESDP-ja.

Një nga anët më të rëndësishme të politikës së jashtme është padyshim tregtia

që shumë veta e konsiderojnë apolitike kur në fakt është tërësisht e lidhur me

mbarëvajtjet politike mes shteteve. Proceset e globalizimit kanë nxitur jo pak protesta

përsa i përket marrëdhënieve tregtare që kanë shtetet me njëri tjetrin në kuadër të

Organizatës Botërore të Tregtisë. Evropa dhe SHBA-ja kanë rreth 70% të

shkëmbimeve tregare dhe pjesën tjetër e kanë me vende të tjera të botës. Por, që nga

viti 2000 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar Kinën si vendin parësor dhe

të privilegjuar të tregtisë. Ky fakt e ka nxitur Evropën të liberalizojë politikat e saj

proteksioniste rreth 70% të ekonomisë së saj në lidhje me vendet e tjera me rritje

globle, Kinën, Brazilin dhe Indinë.614

Në rangjet të ndryshme të vendimmarrjes së BE-së, dimensioni politik është

tepër i gjerë dhe ndonjëherë si pasojë e kësaj është i pamjaftueshëm. Objektivat e

politikës së jashtme të BE-së përfshirë edhe ‘multilateralizmin efektiv’ si dhe

marrëdhëniet me vendet në zhvillim janë të brishta dhe kundër realpolitikës

tradicionale që është zhvilluar në Evropë. Objektivat tregtare evropiane ndonjëherë

613 J. Mawdsley, M. Martinelli, and E. Remacle, Europe and the Global armament agenda: Security,

trade and accountability, Baden-Baden: Nomos, 2004, fq. 175. 614 H. Larsen, British discourses on Europe: Sovereignity of Parliament, instrumentality and the non-

mythical Europe, London: Macmillan, 1997, fq. 109-115.

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

160

kanë qenë në kundërshtim me politikën e jashtme të Unionit çka ka sjellë jo pak

pasoja në imazhin e Evropës në botë. Një tjetër aspekt që ka të bëjë me mbarëvajtjen

tregtare është edhe dialogu politik përsa i përket marrëveshjeve që lidhen me

perspektivën e politikës së jashtme. Tashmë BE-ja e përfshin dialogun politik në të

gjitha nivelet ministeriale dhe zyrtare për të rritur ndikimin në planin ndërkombëtar

dhe për të forcuar bashkëpunimin me partnerët strategjikë si dhe për të rritur

stabilitetin dhe sigurinë në të gjitha shtetet e Evropës edhe për ato që nuk janë pjesë e

Bashkimit Evropian.

Në vlerësimin e politikave të BE-së qysh nga viti 1960 deri ditët e sotme

Evropa ka kaluar nëpër shumë rryma. Nga viti 1960 deri në vitin 1970 ka patur

dallime thelbësore ndërmjet Komunitetit Evropian dhe aktorëve të tjerë me të cilët ka

patur të bëjë. Komuniteti atëherë jepte grante jo hua për arsye se bota ishte ndarë në

dy blloqe dhe se blloku komunist s’pranonte hua nga perëndimi. Pas Deklaratës së

Helsinkit më 1975 dalëngadalë bashkëpunimi i Perëndimit me Lindjen kaloi nga

grantet në tregti duke sjellë edhe varësinë natyrale të Lindjes ndaj prodhimeve të

perëndimit. Nuk është e thjeshtë të japësh një vlerësim të saktë sesi ka proceduar

perëndimi në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave të tjera me

prioritet. Përveç prioriteve për të nxitur dialogun politik dhe kushtëzimeve politike për

vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Unionit, Evropa e Bashkuar ka qasje të dobët në

botë. Nuk është e mjaftueshme për Evropën që të mbetet vetëm tek deklaratat për

respektimin e të drejtave të njeriut, është i domosdoshëm edhe një vlerësim i saktë

lidhur me mundësitë që ka kontinenti i vjetër i bashkuar për të patur një rol parësor në

botë. Deri në përfundim të Luftës I Botërore, Evropa ishte qendra e botës. Fatkeqësia

e saj ishte se shtetet kryesore të saj ishin të ndara në Blloqe të ndryshme luftarake dhe

në vend që të bashkëpunonin luftonin. Ajo që i vuri vërtet kapakun Evropës si

kontinent lider ishte Lufta II Botërore duke e dëmtuar kontinentin ekonomikisht,

strategjikisht dhe politikisht.615

Konsolidimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore të tij

për momentin është elementi kryesor i politikës së jashtme të BE-së. Promovimi i

këtyre vlerave lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me identitetin e Bashkimit Evropian.

Krahas tyre dhe me fuqizimin ekonomik të Unionit, BE-ja ka interesa tregtare për të

mbrojtur anembanë botës për të përmbushur synimet kryesore strategjike dhe politike.

Aktualisht problem parësor për BE-në është Ballkani dhe marrëdhëniet e tij me

Turqinë për të cilën do të flasim në pjesën e fundit të këtij studimi.

Në vitin 2000 Komisioni Evropian prezantoi Kartën e Gjelbërt të titulluar

“Drejt një strategjie evropiane për sigurinë e energjisë” edhe pse me fillimin e

mijëvjeçarit të tretë shtete anëtare hasën jo pak probleme. Me Kartën e Gjelbërt

Komisioni Evropian u duk si një aktor i cili mbronte interesat e Evropës, të ardhmen

me të gjitha sfidat e mundshme dhe mundësisht duke i dhënë përgjigje të gjitha

pyetjeve që lidheshin me këtë aspekt. Por siç rezultoi problemi më i madh që i doli

Evropë në mijëvjeçarin e tretë ishte problemi i zgjerimit, i marrëdhënieve me Turqinë 615 K. Lenaerts, & P. Van Nuffel, Constitutional Law of the European Union, London: Sweet &

Maxwel, 2005, fq. 144.

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

161

si dhe me vendet e botës së tretë. Shumë vende anëtare duke parë problemet në rritje,

mbyllën njërin sy dje nuk i adoptuan shumicën e propozimeve të Komisionit lidhur

me sigurinë e energjisë.

Ndërveprimi me vendet e Ballkanit pati impaktin më të madh në imazhin dhe

në zhvillimet brenda BE-së. Gjatë gjithë viteve ’90 Ballkani tregoi dështimin total të

politikës së jashtme evropiane. As EPC (European Political Cooperation) as CFSP-ja

nuk ishin të aftë të ndalnin më shumë se 300 mijë të vdekur dhe më shumë se 2 milion

të deportuar gjatë luftës së tretë ballkanike 1991-1999.616 Me fillimin e viteve 2000,

Ballkani i mori pothuajse të gjithë kohën politikës së jashtme të BE-së. Rasti i këtij

gadishulli në periferi të Evropës tregoi qartë se politika e jashtme e BE-së ishte

fragmentarizuar, përfshirë edhe NATO-n, OKB-në OSBE-në dhe Grupin e Kontaktit

për Ballkanin. BE-ja deri në ato momente nuk pati një politikë të qartë të jashtme për

Ballkanin dhe kjo u pa edhe në Konferencën e Zagrebit. Ballkani për Evropën kishte

kuptimin e ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë vende të cilat quheshin Ballkan

Perëndimor. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë të gjitha republikat e pavarura u quajtën

me termin e lartpërmendur.

Çështja e konflikteve në Ballkan u kthye në ngërçin e funksionimit të CFSP-së

dhe ESDP-së. Konflikti në Kosovë më 1999 me ndërhyrjen e NATO-s tregoi edhe një

herë sesa e brishtë ishte politika e jashtme dhe e mbrojtjes. Konflikti i Kosovës u

identifikua me “çështjen shqiptare” e cila pret një zgjidhje jo aq shumë nga Evropa,

por nga vetvetja. Kjo zgjidhje e pritshme fillon me vitin e largët 1913. Por ajo që ka

“zaptuar” në masë më të madhe vëmendjen e BE-së është padyshim prospektiva e

anëtarësimit të Turqisë në Union që zë fill qysh nga viti 1952. Çështja e anëtarësimit

të Turqisë në BE fillon e merr jetë me Marrëveshjen e Ankarasë më 1963 dhe më pas

me aplikimin për anëtarësim në vitin 1987 dhe me krizën e mospranimit të saj më

1995 kur u krye edhe zgjerimi i katërt i madh i BE-së. Nga viti 2000 e këtij progresi i

Turqisë për anëtarësim në Evropë është ngadalësuar. BE-ja ka dështuar për të pranuar

Turqinë në Union edhe si pasojë marrëdhënieve herë pas here të këqia mes këtij vendi

dhe Evropës. Kulmi i acarimit të marrëdhënieve ka qenë viti 1974 kur Turqia pushtoi

35% të ishullit të Qipros duke e futur situatën një një impas dhe ndarje të ishullit që

vazhdon edhe sot e kësaj dite. Turqia ashtu si të gjitha vendet aspirante e ka të

domosdoshme të aplikojë Kriteret e Kopenhagenit. Për Turqinë, Evropa ka shtuar

edhe disa masa të tjera.617 Shqetësimi më i madh për BE-në është Qiproja, megjithatë

mendojmë se taktikisht Evropa ka vepruar gabim duke pranuar në union më 2007-ën

Qipron greke duke lënë jashtë atë turke duke thelluar në këtë mënyrën hendekun e

mosmarrëveshjeve me Turqinë dhe krizën politike. Një tjetër problem që Evropa i ka

paraqitur Turqisë për zgjidhje është edhe zgjidhja e problemit të kurdëve si dhe njohja

e genocidit ndaj armenëve e theksuar me forcë nga ish presidenti francez Shirak më

616 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 201. 617 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 228.

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

162

2006. Por, ajo që e shqetëson më shumë Evropën është myslimanizmi i theksuar i

Turqisë 70 milionëshe.

Strategjikisht BE-ja fiton shumë nga hyrja e Turqisë në Union. Hyrja saj

mund të shërbejë si kundërpeshë ndaj të ashtuquajturit “përplasje e qytetërimeve”.

Turqia mund të shërbejë si një shembull unik i harmonisë mes popullsisë myslimane

dhe të krishterë anembanë botës. Kjo për faktin se e tërë Lindja e Mesme nga malet e

Kaukazit, Iran, Irak, Siri, Afganistan dhe Pakistan kanë përplasje të

jashtëzakonshme.618 Anëtarësimi Turqisë në BE kërkon padyshim reforma të forta e të

thella në të gjitha nivelet e shoqërisë turke. Por duke e shtyrë gati pafundësisht datën e

anëtarësimit të saj në Union, Evropa duket sikur e ka zbehur dëshirën e Turqisë për

t’u anëtarësuar. Aq e vërtetë është kjo, saqë në vitin 2011 ministri i jashtëm turk

Ahmet Davutogllu i mbështetur nga disa akademikë hodhi tezën e diskutueshme se

Ballkani duhet të anëtarësohet ose në Turqi ose në BE. Turqia ka qenë një perandori e

madhe që është përplasur shumë herë me Evropën. Ndoshta synimi i Turqisë është

rikrijimi i saj si perandori dhe kjo vërtetohet edhe nga rritja e fortë ekonomike këto 10

vitet e fundit. Megjithatë, nëse BE-ja nuk është e kujdesshme do të humbë një

mundësi të artë e parë nga perspektiva politikës së jashtme që do të thotë një dështim

i pallogaritshëm gjeostrategjik.

Me politikat e reja të zgjerimit që zunë fill nga viti 2003, BE-ja filloi një

fushatë të gjerë afrimi me ish vendet komuniste. Suksesi më i madh i BE-së me këto

vende ishte viti 2004 me fitoren e revolucionit “portokalli” në Ukrahinë. Duke qenë se

ish vendet e lindjes komuniste patën shumë probleme gjatë periudhës së tranzicionit

Evropa filloi projektin e “Partnershipit për politikë dhe siguri” për të vendosur një

zonë të përbashkët në funksion të paqes dhe stabilitetit edhe për faktin se lindja e

Evropës është shumë pranë zonës së trazuar të Lindjes së Mesme. Politika e jashtme e

Evropës drejt këtij territori, varet shumë nga mënyra sesi do të zgjidhet konflikti

Palestinë-Izrael që daton nga viti i largët 1967 dhe akoma nuk ka gjetur një rreze

drite. Evropa kërkon që shteti i Izraelit të ekzistojë, por në marrëveshje me të gjithë

shtetet e tjerë arabë. Pas marrëveshjes së Oslos, BE-ja ka mundësinë t’i përmirësojë

dhe t’i përshtasë propozimet e saj për bashkëpunim rajonal në Lindjen e Mesme duke

luajtur një rol konstruktiv në këtë çështje. Por, vrasja e ish kryeministrit izraelit Itzhak

Rabin nga një ekstremist hebre në tetor 1995 e ngadalësoi procesin e paqes edhe pse

më 1993 në Uashington ishin hedhur baza të forta për një sukses të madh.619 Në këtë

çështje vlerësimi për politikën e jashtme evropiane është i dobët pasi avantazhin për

Lindjen e Mesme e kanë patur gjithnjë amerikanët. Vetëm në krizën libiane në 2011-

ën Evropa pati vërtet lidership duke treguar se i ka të gjitha mundësitë për të

ndërmarrë veprime të forta e të sigurta.

Evropa pas dy luftërave shkatërrimtare është akoma në përpjekje për të

zbuluar misonin e saj në botë. Që nga viti 2000, Bashkimi Evropian dalëngadalë po e

tregon veten si një aktor i aftë për të ndërmarrë një politikë të jashtme të pavarur. Ajo

618 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 242. 619 Po aty, fq. 264.

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

163

po zhvillon në mënyrë progresive me të gjithë instrumemtat e duhur për të qenë një

partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare. Gjatë dekadave të pas Luftës II

Botërore, Evropa gjatë viteve ’90 me politikën e saj të jashtme u përqendrua në zonat

e nxehta të botës në Ballkan dhe Afrikë ku faktori genocid ishte në kulmin etij. Edhe

pse nuk dha zgjidhje konkrete për krizat, angazhimi i saj i gjerë tregoi për seriozitetin

e politikës së jashtme në bashkëpiunim me SHBA-në, NATO-n dhe OKB-në.620

BE-ja në politikën ndërkombëtare qendron si një nga mbështetëset më të flakta

të globalizimit bazuar në rregullat dhe ligjet ndërkombëare si faktorët bazë për

ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve. Islamizmi është një tjetër faktor i

rëndësishëm me të cilin Evropa e ka të domosdoshme që të merret vesh. I vetmi

problem lidhur me këtë besim me të cilin Evropa duhet të merret është se kjo fe nuk

ka një qendër unike në botë siç ka Krishtërimi Vatikanin. Edhe pse ka një karakter

ambig, Islamizmi mund të kuptohet si një strukturë politike e jashtëzakonshme

pjesëmarrës në të gjitha institucionet ndërkombëtare me një shtrirje të gjerë botërore

nga Maroku e deri në Afganistan. Një shtrirje e tillë kaq e gjerë dhe kaq pranë

Evropës nuk mund të kalojë pa u vënë re nga BE-ja dhe është e nevojshme një

politikë e kujdesshme.

Struktura e një politike të jashtme konvencionale tregon disa prej sukseseve

dhe dështimeve të BE-së. Për të patur sukses është e nevojshme të aplikohen tre

synime. Së pari, strukturimi i politikës së jashtme duhet të ndiqet nga një aplikim

strukturor i vendeve anëtare të politikave të tyre të jashtme. Së dyti, është e

nevojshme që mendësitë e vjetra të aplikimit të politikës së jashtme të anashkalohen

dhe të shërbejnë thjesht si eksperiencë. Së treti, çdo hallkë e politikës së jashtme duhet

të funksionojë si një trup i vetëm i ndarë në detyra të ndryshme në shërbim të qëllimit

final. Pas rënies së Murit të Berlinit që shënoi edhe fundin e sistemit të Luftës së

Ftohtë, bota e ka të nevojshme ngritjen e një sistemi të ri në marrëdhëniet

ndërkombëtare. Si do të jetë ky sistem dhe si do të quhet? Mos ndoshta globalizim?

Sido që të jetë Evropa duhet të jetë e përgatitur edhe për këtë sfidë.

5.5. BE-ja sipas modelit gjerman

Ёshtё e mundur, tё paktёn pёr qёllime ilustrative, tё nxjerrim nga kushtetuta

gjermane konturet e duhura tё njё BE-je tё organizuar sipas modelit gjerman. Parimet

e saj bazike do tё ishin ato tё njё politike tё cilat do tё preknin direkt pёrgjegjёsitё

individuale tё shteteve anёtare se tё gjithё qytetarёt duhet tё trajtohen njёlloj dhe tё

gjitha politikat prej tё cilave pёrfitohet prej veprimit tё pёrbashkёt duhet tё jenё

pёrgjegjёsi e qendrёs sё BE-sё. Nё mёnyrё mё specifike kjo do tё thotё:

• Politika e jashtme dhe e mbrojtjes duhet tё drejtohet nga Komisioni Evropian,

qё i jep llogari Parlamentit Evropian. Shtetet anёtare nuk do tё kenё asnjё rol

pёr tё luajtur pasi edhe Landet nuk kanё ndonjё rol nё politikёn e jashtme dhe

tё mbrojtjes sё Gjermanisё.

620 Stephan Keukeleire & Jennifer MacNaughtan, The foreign policy of the European Union, London:

Palgrave Macmillan, 2008, fq. 323-323.

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

164

• Rregullat pёr emigracionin dhe qytetarinё duhet tё vendosen kolektivisht

nёpёrmjet vendimmarrjes me shumicё tё cilёsuar nga shtetet anёtare dhe

Parlamenti Evropian.

• Do tё ketё njё monedhё tё vetme tё pёrbashkёt pёr tё gjithё BE-nё dhe vetёm

qeveria qendrore e BE-sё do tё ketё tё drejtё tё marrё hua.

• Shumica e taksave do tё vendosen nё bazё tё rregullave tё pёrbashkёta tё

miratuara bashkarisht. Ato do tё administrohen nga shtetet anёtare, por tё

ardhurat do tё shtohen nё buxhetin qendror. Shtetet anёtare do tё jenё tё lirё tё

rritin taksa shtesё pёr tё financuar shpenzimet e tyre.

• Siguria shoqёrore (papunёsia, strehimi, pensionet, shёndeti, shёrbimet pёr

persona me aftёsi tё kufizuara etj.), vendimet pёr tё gjitha kёto do tё merren

me unanimitet. Do tё administrohen nga shtetet anёtare mbi bazёn e rregullave

tё pёrbashkёta dhe titujt e pagesave do tё transfrerohen nga buxheti qendror.

• Projektet e mёdha infrastrukturore do tё financohen nga qendra dhe shtetet

anёtare do tё duhet tё japin miratimin pёr to.

• Tё vetmet politika domethёnёse pёr tё cilat prerogativat do tё jenё

ekskluzivitet i shteteve anёtare dhe pёr tё cilat do t'u duhet t'i gjejnё vetё

financat, do tё jenё arsimi, policia, infrastruktura lokale dhe kultura.621

Ky do tё ishte lloji i vizonit ekzakt pёr Evropёn qё znj. Theçer i tha mё 1990

"Jo, Jo, Jo". Kjo do tё ishte njё Evropё nё tё cilёn shtetet anёtare e llojit tradicional

nuk do tё ekzistonin mё. Evropa do tё ishte njё superstrukturё federale. Vallё, kjo

ёshtё ajo çfarё gjermanёt nёnkuptojnё me bashkim politik? Edhe vetё ata, nuk do ta

pranonin. Asnjё politikan gjerman, edhe mё eurofili, nuk do ta pranonte qё Gjermania

tё ishte Evropa. Nёse do tё ndodhte kjo, do tё ishte as mё shumё e as mё pak, njё

vetёvrasje politike. Njё buxhet federal i njё BE-je tё tillё do tё ishte i tejfryrё

krahasuar me buxhetet e vendeve anёtare pasi, edhe buxheti i Gjermanisё ёshtё shumё

herё mё i madh krahasuar me buxhetet e vendeve tё tjera tё BE-sё. Kjo do tё kёrkonte

mbi taksim tё landeve pёr tё mbushur "gropat" e buxheteve tё vendeve anёtare.

Askush nё Gjermani nuk do tё donte tё paguante shuma marramendёse pёr tё tjerёt.

Si rezultat, nuk ekziston asnjё lloj diskutimi nё klasёn politike gjermane rreth

opsionit federal pёr kёtё lloj BE-je. Cilado qoftё forma e bashkimit politik, kjo nuk do

tё thotё se pёr gjermanёt, do tё ketё taksa mё tё larta pёr tё financuar tё tjerёt.

Gjithashtu, nuk do tё ketё implikime pёr Evropёn federale dhe as pёr tё ardhmen e

Gjermanisё si shtet kombёtar. Ndryshe nga Gjermania, nё Britaninё e Madhe, aftёsia

pёr tё drejtuar njё politikё tё jashtme kombёtare dhe mbi tё gjitha, aftёsia pёr tё marrё

vendime pёr t'i pёrfshirё forcat ushtarake nё operacione luftarake, shikohen si

karakteristika tё pakalueshme tё sovranitetit tё vendit. Ja sepse, qeveri tё ndryshme nё

Britaninё e Madhe e kёrkonin bashkёpunimin me shtete tё tjerё evropianё nё kuadёr

tё mbrojtjes, nё baza thjesht vullnetare dhe ndёrqeveritare dhe nёse do ta shikonin tё

arsyeshme, forcat ushtarake tё Britanisё sё Madhe mund tё vepronin edhe vetёm.

621 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 168.

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

165

Kjo ёshtё njёra nga pikat ku politikanёt gjermanё janё mё sё shumti tё

pёrqendruar. Ata janё tё bindur se nёse Evropa vepron nё unison pёr mbrojtjen, qё

pёrbёn edhe thelbin logjik tё parimet tё tyre federal, njё detyrё e tillё do tё mund tё

merret nё pjesёn ku vlerat janё me tё vёrtetё unike. Kjo duhet tё bёhet pёr tё arritur

njё unitet ndёrmjet shteteve qё duan tё veprojnё nё mёnyrё tё njёanshme. Pёr ata,

politika e jashtme, larg tё qenurit nga zonat mё tё ndjeshme tё progresit, duhet tё

ndiqet me kujdes dhe me tё ardhura shtesё pёr tё kaluar nё njё nivel mё tё lartё

evropian.

Implikimet pёr kёtё lloj politike janё analizuar shumё rrallё. Ёshtё e pazakontё

pёr njё politikan gjerman tё detyrohet tё bёjё politikё pёr kёtё pikё tё dyshimtё.

Vetёm njё herё ёshtё cёnuar vizioni gjerman pёr Evropёn dhe kjo ndodhi nё zgjedhjet

e vitit 2002, kur Edmund Shtojber (Edmund Stoiber) ministri president i Bavarisё,

sfidoi nё zgjedhjet e pёrgjithshme parlametare kancelarin Gerhard Shrёder.622

Shtojberi kishte namin e njё gjermani euroskeptik. Herё pas here ai kishte folur

kundёr Bashkimit Evropian dhe kishte kritikuar vazhdimisht Brukselin. Komentet e

Shtojberit, u komentuan edhe nga Dagllas Hёrd (Douglas Hurd) i cili nё atё kohё ishte

sekretar i jashtёm i Komisionit Evropian. Sipas zoti Hёrd, Shtojberi kishte shumё tё

pёrbashkёta me euroskeptikёt britanikё.623 Disa politikanё konservatorё menduan se

tek Shtojberi kishin gjetur shpirtin e tyre binjak. Por, ajo qё ata nuk kuptonin, ishte se

Shtojberi dёshironte tё bёnte njё politikё lokaliste bavaraze nё rang kombёtar çka

ishte edhe kundёr Britanisё sё Madhe. Edhe mё i madh do tё ishte zhgёnjimi i tyre kur

mёsuan se cili do tё ishte qёndrimi i Shtojberit pёr BE-nё. Kёtё, kandidati pёr

kancelar e bёri publik gjatё fushatёs elektorale, duke deklaruar se BE-ja do tё ishte njё

establishment gjerman, me njё zё tё vetёm, me njё pёrfaqёsues nё OKB dhe nё

Kёshillin e Sigurimit dhe me njё politikё mbrojtjeje.

Gjatё konferencёs pёr shtyp, kur u pyet nёse kjo do tё thoshte edhe shkrirje e

forcave ushtarake gjermane dhe Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Gjermanisё,

Shtojberi u pёrgjigj: Po.624

Pra, kjo ishte ajo lloj BE-je qё dёshironin gjermanёt, mё kёtё politikё? Vёrtet

dёshironin qё Gjermania tё zhdukej nga harta dhe nga skena ndёrkombёtare? A ishin

gati politikanёt gjermanё tё dёrgonin nё luftё ushtarёt e tyre kundёr votёs sё anёtarёve

tё Bundestagut dhe europarlamentarёve gjermanё tё cilёt mund tё votonin kundёr?

Padyshim qё jo. Edhe sot, nё Gjermani, ёshtё e vёshtirё tё parashikosh se cila do tё

jetё e ardhmja e Bashkimit Evropian me largimin e Britanisё sё Madhe. Integrimi i

kujdesshёm evropian ёshtё pёrsёri nё rend tё ditёs. Pёr shumё komentatorё politikё

gjermanё, pёrmbajtja e treguar nga liderёt e tyre ёshtё virtyt. Bashkimi Evropian sipas

tyre, ka jetuar pasi i ёshtё pёrgjigjur menjёherё sfidave qё i kanё dalё pёrpara. Tregu

unik, heqja e kufijve, monedha e pёrbashkёt dhe tashmё nisma pёr union bankar, e

gjitha po ndodh pasi tё gjitha qeveritё qё pёrbёjnё BE-nё shikojnё njё mundёsi

afatgjatё. Por, kjo nuk mund tё arrihet brenda njё dite. Ka gjashtё dekada qё BE-ja

622 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 170. 623 Po aty. 624 Po aty.

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

166

pёrballon çdo sfidё. Etёrit themelues tё Evropёs kanё qenё vizionarё, por pasardhёsit

e tyre janё pragmatikё. Largimi i Britanisё sё Madhe duket se e ka zbehur paksa

vizionin dhe pragmatizmin evropian. Pёr politikanёt gjermanё, termi "Bashkim

Evropian" nuk mund tё jetё thjesht njё sllogan.

Mё 12 janar 2013, ministri gjerman i financave Shojbёl, deklaroi se njё

komisioner evropian duhet tё kishte njё veto personale mbi buxhetet kombёtare tё

shteteve anёtare. Edhe pse publiku gjerman ka gjerёsisht mendim pozitiv pё BE-nё,

por nuk ёshtё entuziast pёr tё. BE-ja, mё shumё tolerohet nga gjermanёt sesa

dashurohet nga ata. Jo pak politikanё gjermanё janё tё ndёrgjegjshёm pёr kёtё. Kjo

pasi, debati nё Gjermani qё vendi tё mbushё hendekun e buxhetit ndёrmjet vendit tё

tyre dhe vendeve tё tjera, vijon të bёhet i lartё. Kёtu ёshtё edhe pika mё e dobёt e

lidhjes sё gjermanёve me vendet e tjera tё BE-sё. Ky faktor sjell edhe njё rrezik tё

dytё; rritjen e nacionalizmit gjerman qё nё tё shkuarёn ka qenё faktor fatkeqёsish tё

mёdha kombёtare dhe ndёrkombёtare.

Nё kёtё dilemё kombёtare e cila do tё pёrcaktojё edhe rrjedhёn evropiane tё

politikёs gjermane, pёr vetё liderёt e kёtij populli tё jashtёzakonshёm ёshtё e qartё se

euroja duhet të jetё e fortё si dojçmarka e dikurshme. Njё monedhё e fortё do tё thotё

ekonomi e qёndrueshme siç ёshtё nё Gjermani. Nёse disa qeveri nё eurozonё, nuk

janё tё afta tё pёrmbushin kёtё kriter pa u zhytyr nё borxhe, atёherё pёr gjermanёt nuk

ёshtё monedha e duhur e mbёshtetur nga filozofia e duhur politike.625 Atёherё, ç'duhet

bёrё? Pёr vetё interesin ekonomik gjerman siç perceptohet nga vetё politikanёt

gjermanё, retorika rreth bashkimit politik nuk vlen. Ekonomia duhet interpretuar nё

mёnyrёn e duhur qё po nё mёnyrёn e duhur tё perceptohet dhe interpretohet Bashkimi

Evropian. Pёr kёtё, gjermanёt duan tё ndjekin disa rregulla:

• Mbijetesa e eurozonёs ёshtё detyrё jo e disave, por e tё gjithё shteteve anёtare

tё Bashkimit Evropian.

• Zhvillimi dhe forcimi i mёtejshёm i mekanizmave pёr tё ruatur disiplinin

fiskale duhet tё jetё domosdoshmёri pёr tё gjitha shtetet.

• Kompletimi i bashkimit bankar tё eurozonёs.

• Euroja tё bazohet nё inflacion tё ulёt.

• Tё merren masa pёr harmonizimin e taksave pёr tё kufizuar aftёsinё e vendeve

tё tjera tё eurozonёs pёr tё thithur investime jashtё Gjermanisё.

• Shmangia e çdo "dyfytyrёsie" nga vendet e eurozonёs lidhur me borxhet dhe

huatё qё kanё marrё.

• Rezistencё ndaj çdo lloj lёvizjeje pёr tё kthyer eurozonёn dhe BE-nё nё njё

"bashkim tё kopjuar".

• Tregtia e jashtme e BE-sё duhet të synojё ndёrkombёtarizimin dhe

liberalizimin e mёtejshёm.

• Tё kufizohen problemet qё firmat e mёdha gjermane tё 'pushtojnё' firmat e

vogla tё vendeve anёtare, ndёrkohё qё firmat e vogla gjermane stimulohen nё

treg qё të jenё konkurruese.

625 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 185.

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

167

• Kufizimi i çdo legjislacioni tё BE-sё nё lidhje me ambjentin dhe fushat

shoqёrore pёr tё mos lejuar ndryshime nё vetё praktikёn gjermane.626

5.6. Pasojat ekonomike dhe politike të Britanisë pas Brexit

Pas referendumit tё 23 qershor 2016, kryeministri Kameron lajmёroi se do tё

jepte dorёheqjen siç e kemi theksuar mё lart. Por, drama e vёrtetё pёr Britaninё e

Madhe fillon tё paktёn katёr vjet mё pёrpara, saktёssisht nё dhjetor 2012, kur u

zhvilluan negociatat pёr kompaktёsinё fiskale tё BE-sё. Pёrsёri kryeministri

Kameron, filloi tё fliste me njё vetёbesim tё tepruar duke dekalruar se:

"Unё do tё jem udhёheqёsi i mundёsive pёr Mbretёrinё e Bashkuar pёr ndryshimet nё

marrёdhёnien tonё me BE-nё. Tё gjitha opsionet pёr Britaninё janё tё hapura. Ne

jemi zotёr tё fatit tonё dhe do tё bёjmё zgjedhjet tona".627

Mё pas, e uli tempin e tё folurit duke shtuar:

"Unё besoj se zgjedhja qё duhet të bёjmё ёshtё tё qёndrojmё nё Bashkimin

Evropian, tё jemi anёtarё tё tregut tё pёrbashkёt, tё shtojmё nё maksimum impaktin

tonё nё Evropё, por kur tё jemi tё pakёnaqur me pjesё tё ndryshme tё Unionit nuk

duhet tё kemi frikё qё t'i themi".628

Kryeministri Kameron pati premtuar njё fjalim tё madh evropian dhe arriti ta

bёjё. Ai fjalim ishte nё sinkron me fjalimin e vitit 1988 tё Margaret Theçerit kur

kishte denoncuar njё super shtet evropian tё dominuar nga Brukseli.629 Mesazhi i

pasardhёsit tё saj nё Dauning Strit 10, ishte pak a shumё nё tё njёjtёn frymё, me pak

moderime. Synimi ishte tё ndryshohej statusi i Britnaisё sё Madhe nё Evropё me

pёrmirёsime thelbёsore. Fillimisht, u duk sikur Britania e Madhe do tё kishte disa

aleatё brenda BE-sё veçanёrisht nё vendet nordike madje edhe nё Gjermani ku

kёrkohej njё BE mё liberale nё terma ekonomikё. Kryeministri Kameron, pikёrisht

kёtё synonte; reforma ekonomike ku Britania tё luante njё rol tё rёndёsishёm. Por,

Dejvid Kameron gaboi nё njё pikё; nuk mund t'i bёnte dot presion fuqisё ekonomike

gjermane edhe pse u pёrpoq tё fuste pyka ndёrmjet Francёs dhe Gjermanisё. Aleanca

ndёrmjet dy vendeve qё pёrbёjnё boshtin e BE-sё ishte tepёr e fortё.

Problemi me Britaninёishte edhe njё tjetёr. Ajo asnjёherё nuk pati njё

gjeneratё tё mirёfilltё europianiste. Nё çdo moment, qё nga viti 1945 e deri mё sot, ka

patur thjesht disa liderё, disa opinion bёrёs, ndonjё grup domethёnёs intelektualёsh,

masa jo tё mёdha qytetarёsh, disa ekonomistё profesionistё qё ishin shpirtёrisht tё

lidhur me Evropёn. Por, kjo nuk mjaftoi. Sot marrёdhёnia Britani-Evropё ёshtё nё

pikёn mё tё ulёt. Pёr Britaninё, nuk ёshtё vetёm problemi kontinental, ёshtё edhe

problemi ishullor. Bashkimi Angli-Skoci qё daton prej 307 vjetёsh, ёshtё njё sfidё

serioze pёr politikёn vendore britanike.630 Fitorja e Brexit ka rindezur pasionin

626 Paul Lever, Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017, fq. 190-191. 627 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 273. 628 Markus K. Brunnermeier, Harold James & Jean-Pierre Landau, The Euro and the battle of ideas,

New Jersey: Princeton University Press, 2016, fq. 273. 629 Po aty. 630 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 204.

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

168

nacionalist nё Skoci pёr shpёputje nga Britania. Nё jetё ashtu edhe nё politikё 'kurrё

mos thuaj kurrё'. Askujt nё fakt nuk ia merrte mendja se Brexit do tё fitonte.

Rezultati i 23 qershorit 2016, solli edhe njё standard tjetёr nё politikёn britanike

lidhur me Evropёn; politikёn e plebishitarizmit. Asnjёherё mё parё nuk kishte

ndodhur kjo.

Largimi i Britanisё nga Evropa do tё ketё padyshim pasoja tё forta ekonomike.

Pёrmendim fillimisht 350 milion stёrlinat qё duhet tё paguajё çdo vit qeveria britanike

pёr shёndetёsinё, qё mё parё rimbursoheshin nga Brukseli.631 Njё tjetёr vrimё e zezё

pёr Britaninё pas largimit nga BE-ja, do tё jetё edhe bujqёsia pasi do tё humbё 700

milion stёrlinat e pёrvitshme qё pёrfitonte edhe pёr kёrkim shkencor nga fondacioni

Erazmus.632 Kur njё prej ithtarёve tё Brexit, ministri aktual i jashtёm Boris Xhonson u

pyet pёr kёto shifra marramendёse, ai nuk dinte tё jepte pёrgjigje. Vetё kryetari i

Partisё UKIP, Najxhёl Farazh, ftesёs sё kryeministrit Kameron pёr tё marrё drejtimin

e vendit pas fitores sё fushatёs sё tij, ai iu pёrgjigj me dorёheqje nga kryetari i

partisё.633 Me tё drejtё lind pyetja; pёrse gjithё kёto ngurrime dhe heshtje pёr tё

pranuar se Brexit ndoshta ishte gabim? Financierёt londinezё nё ditёt qё pasuan

referendumin, dhanё edhe njё tё dhёnё tjetёr ekonomike, akoma dhe mё tё zezё.

Londra financiare si pasojё e Brexit, do tё humbte triliona euro nga mungesa e

marrёveshjeve tregtare dhe ekonomike me vendet e BE-sё.634 Siç e kemi parё mё lart,

tё gjitha kёto shifra dhe shumё tё tjera ishin bёrё publike nga guvernatori i bankёs sё

Britanisёdisa muaj pёrpara referendumit. Atёherё, si shpjegohet qё 1.269.501

britanikё mё shumё votuan pёr t'u larguar nga Evropa?635 Amullia brenda Partisё

Konservatore ishte e tillё dhe e paparё nё shekuj. Dejvid Kameron u zёvendёsua nё

postin e kryeministrit nga ish ministri i brendshёm, znj. Tereza Mej (Theresa May).

Boris Xhonsoni, nё kabinetin e parё tё znj. Mej, u emёrua ministёr i jashtёm.

Problemet politike dhe mbi tё gjitha ekonomike, nuk u mbyllёn me ndryshimet nё

qeveri. Nё fillim tё vitit 2017, u bё e ditur se shuma financiare qё kishte humbur

vetёm qyteti i Londrёs nё gjashtё muaj pas referendumit nga transaksionet bankare

ishte 120 trilion dollarё.636 Shumё banka nga Amerika, Azia dhe Evropa qё kishin

filialet e tyre nё Londёr pёr faktin se ky qytet konsiderohej si Uoll Striti i Evropёs,

filluan t'i largojnё ato me humbje marramendёse pёr ekonominё britanike.637 Gjithё

631 Rebecca Adler-Nissen, Charlotte Galpin, Ben Rosamond, "Performing Brexit: how a post-Brexit

world is imagined outside the Untied Kingdom", The British Journal of Politics and Interntional

Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.578. 632 Megan Dee, Karen E Smith, "UK diploamcy at the UN after Brexit: Challenges and opportunities",

The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq. 531. 633 Owen Parker, "Critical political economy, free movement and Brexit: Beyond the progressive's

dilemma", nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3), fq.

484. 634 Mathew Goodwin, Caitlin Milazzo, "Taking back control? Investigating the role of immigration in

the 2016 vote for Brexit" nё The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017,

vol, 19(3), fq. 456. 635 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 246. 636 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 250. 637 Po aty.

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

169

kjo pasuri tashmё do tё zhvendoset nё njёrin prej kryeqyteteve evropiane pёr tё vijuar

tё pёrfitojё nga njё treg prej 500 milion konsumatorёsh.638

Njё tjetёr problem qё ka Britania pas refereumdit Brexit ёshtё edhe garacia qё

duhet t'u japё shtetasve evropianё qё punojnё dhe jetojnё nё Britani.639 Kjo nuk do tё

thotё qё shtetasit evropianё qё jetojnё nё Britani, por as shtetasit britanikё qё jetojnё

ёn BE duhet tё presin mbarimin e negociatave pёr tё kuptuar se cili do tё jetё fati i

tyre.640. Gjithashtu pas referundumit tё 24 qershorit 2016, Komisioni Evropian dhe

gjashtё nёnkomisionet pёrkatёse qё do tё merren me kёtё çёshtje, do tё kryejnё tё

gjitha "hetimet" e nevojshme pёr tё gjetur njё rrugёzgjidhje ideale si pёr BE-nё ashtu

edhe pёr Britaninё.641

Gjatё kёtyre muajve tё fudnit, pas marrjes sё detyrёs sё kryeministrit, nga znj.

Tereza Mej (Theresa May) akoma nuk ishte e qartё se si do tё procedonin

marrёdhёniet financiare ndёrmjet BE-sё dhe Britanisё. Nё njё fjalim tё mbajtur nё

Lankaster mё 17 janёr 2017, znj. Mej u tregua e sinqertё kur deklaroi:

"Nuk ka njё program tё qartё evropian nё tё cilin ne do tё duam tё marrim

pjesё. Nёse ёshtё kёshtu, do tё ishte e dёshirueshme qё edhe nё tё bёnim pjesёn tonё tё

kontributit. Por njё gjё ёshtё e qartё, ditёt kur Britania kontribuonte nё mёnyrё

masive nё BE kanё pёrfunduar".642

Por, ajo qё nё dukej znj Mej e anashkaloi ishte kostoaja financiare e divrocit

BRitani-BE. Sipas pёrllgoaritjeve tё para vetёm faza e parё e ndarjes do t'i kushtjё

Britansiё sё Madhe 20 miliard euro.643 Kurse pёrllogaritjet qё u bёn nё gjysmёn e dytё

tё vitit 2017, kostaja u rrit nё 60 miliard euro.644 Ҫёshtja e pagesёs ёshtё njё nga temat

mё tё nxehta nё negociata qё po zhvillohen aktualisht ndёrmjet dy aktorёve (BE-

Britani).

Tashmё Britania ka hyrё nё rrugёn e negociatave tё pёrcaktuara nga neni 50 i

Traktatit tё Lisbonёs. Bashkimi Evropian ka emёruar si kryenegociator zotin Mishel

Barnier (Michel Barnier), njё veteran i politikёs franceze i cili ka qenё dy herё edhe

komisioner evropian. Ndёrsa, Britania e Madhe ka emёruar zotin Dejvid Dejvis

(David Davis) i cili do tё udhёheqё negociatat pёr vendin e tij. Sesi do tё procedojnё

negociatat, kёtё askush nuk mund ta parashikojё. Por, vetёm diçka ёshtё e sigurtё.

Partia Konservatore dhe partia UKIP i kanё bёrё njё dёm tё madh unitetit evropian

dhe mbi tё gjitha Britanisё sё Madhe.

638 Denis Macshane, Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016, fq. 250. 639 Report of the EU Commission, October 2017.

(https://publications.parliament.uk/pa/ld201617/ldselect/ldeucom/82/8213.) 640 Report of the EU Commission, October 2017. 641 Report of the EU Commission, October 2017. 642 Prime Minister Theresa May, Speech on The Government’s negotiating objectives for exiting the

EU, 17 January 2017: https://www.gov.uk/government/speeches/the-governments-negotiating-

objectives-for-exiting-the-eu-pm-speech. 643 Report of the EU Commission, October 2017. 644 Report of the EU Commission, October 2017.

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

170

5.7. BE dhe ёndrra evropiane

Gjatё tё gjithё viteve sё ekzistencёs tё Bashkimit Evropian, qё nga viti 1957 e

deri nё ditёt e sotme, kontinenti i vjetёr ka njohur liderё tё pёrmasave globale qё i

kanё dhёnё tonin jo vetёm çёshtjeve evropiane. Shtetarё si Adenauer, De Gasperi, dё

Gol, Spak si etёrit themelues tё Evropёs e deri tek liderёt e viteve '89 dhe '90, si

Miteran, Theçer, Kohl, Andreoti, pasardhёsve tё tyre nё vitet 2000, u lanё njё

strukturё tё qёndrueshme. Atёherё, derisa struktura ka qenё e qёndrueshme pёrse

gjithё kёto "trazira" evropiane? Pёr kёtё, kemi njё pёrgjigje tё thjeshtё. Shpalosja e

krizave evrropiane nё ditёt tona dhe jo vetёm ato tё kontinentit tё vjetёr, janё kriza tё

liberalizmit. Shumica e brezit tё politikanёve tё Evropёs e ka tё largёt kujtesёn e

Luftёs II Botёrore, kampeve tё pёqendrimit, gulagёve dhe janё kundёrshtarё tё betuar

tё vlerave konservatore.

Por, kjo pёrgjumje e shoqёruar me harresёn e sakrificave tё prindёrve tё tyre,

ka risjellё edhe njё herё nё skenёn politike evropiane forcat ekstremiste tё lindura nё

skutat mё tё errёta tё shoqёrisё evropiane. Gjatё Luftёs sё Ftohtё, liderёt evropianё

patёn ndёrtuar njё sistem vlerash tё cilat i mbrojtёn me vendosmёri ndaj rrezikut

sovjetik. Sot rreziku mund tё jetё mё i pёrhapur, por Evropa po duket relativisht e

brishtё pёr t'iu pёrgjigjur. Pasojat e kёsaj rёnieje do tё jenё tё forta, pёr faktin se, nёse

Amerika dhe Evropa nuk do ta ndajnё tё ardhmen njёlloj siç kanё bёrё nё tё kaluarёn,

atёherё Rusia, Kina dhe tё tjera vende do ta bёjnё.645

Edhe pse ekzistojnё shumё argumente nё favor tё integrimit evropian, kjo

ndodh pёr faktin se e kundёrta e kёsaj rruge ёshtё shumё keq. Vitet mё tё mira pёr

Evropёn kanё qenё ato tё federatёs [konsensuale].646 Pёrpara themelimit tё BE-sё,

kontinenti kishte vuajtur nga liderё tё paarsyeshёm qё i udhёhoqёn popujt e tyre nё

agresione tё pakuptimta drejt njё genocidi racor dhe fetar. Historikisht, alternativa

ndaj integrimit paqёsor dhe demokratik evropian, nuk ёshtё njё bashkёsi shtetesh-

kombe tё pavaruura qё bashkёpunojnё me njёri tjetrin, por ёshtё konkurrenca e

dhunshme pёr kontroll dhe ekspansion perandorak. Themelimi i BE-sё ishte pikёrisht

e kundёrta e gjithё kёsaj. Tё pranosh BE-nё do tё thotё tё heqёsh dorё nga çdo gjё e

gabuar qё ёshtё bёrё nё tё kaluarёn dhё qё mund tё bёhet nё të tashmen. BE-ja nuk

duhet tё jetё njё super shtet federalist ku tё gjitha vendet ia dorёzojnё pushtetin

Brukselit siç bёjnё shtetet amerikane me Uashingtonin. Edhe nёsё disa 'qaramanё'

ankohen se BE-ja po u merr shpirtin me rregulla burokratike, bёjnё sikur harrojnё se

nёn 'çadrёn' e BE-sё kanё patur tё drejta qё s'i kanё parё me sy nё tё gjithё historinё

politike dhe ekonomike tё kontinentit.

Problemet mё imediate tё Evropёs mund tё zgjidhen bashkarisht. Mё mirё

shtetet tё jenё tё integruar dhe tё koordinuar nga ana fiskale dhe e politikave monetare

qё tё parandalohen krizat, sesa tё bien pre e ekstremizmave. Njё politikё me kufi tё

pёrbashkёt dhe njё kontroll i brendshёm mё i rreptё, do tё ndihmonte nё integrimin

mё tё shpejtё tё tё ardhurve. Njё politikё e jashtme e fortё dhe e bashkuar, njё tregti

645 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 225. 646 Po aty, 226.

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

171

bashkёkohore me ish kolonitё evropiane nё Lindje tё Mesme dhe Afrikё e Veriut, do

tё ndihmonte sё tepёrmi nё kalimin e cikleve tё krizave financiare me shumё pak

kosto. Shtetet e Evropёs, duhet tё kenё kujdes edhe nga paratё e dyshimta ruse qё

financojnё partitё e ekstremit tё djathtё dhe tё majtё nё kontinent si dhe shtetet e

vogla dhe tё dobёta ballkanike. Nёse BE-ja vendos rregulla tё forta financiare ndaj

shteteve tё sertё tё Evropёs qendore dhe lindore, ata nuk do tё kenё mundёsi tё

rrёshqasin nga udha demokratike e nisur. Pёrpara se evropianёt tё vijojnё mё tutje nё

rrugёn e integrimit, ata duhet tё pyesin veten se nё çfarё besojnё. Fjala "Evropё" ka

kuptime tё ndryshme pёr njerёz tё ndryshёm. Pёr lindorёt, tё cilёt me stёrmundime po

ia dalin duke u zvarritur nga katёr dekada e gjysёm komunizmi agresiv drejt

perёndimit tё pasur, nuk e kanё aspak tё lehtё tё pёrqafojnё sa hap e mbyll sytё vlerat

demokratike dhe liberale tё vendeve si Holanda, Belgjika etj. Lindorёt, mund tё jenё

mёrzitur nga procesi i integrimit pasi tё ardhurat e tyre nuk janё rritur aq shpejt sa

ç'mendonin ata. Nёse tё gjithё duan qё Evropa tё mbijetojё, tё gjithё popujt evropianё

duhet tё pёrpiqen tё kenё njё patriotizёm qytetar i cili synon mё shumё sesa pensione

tё mira dhe pushime tё shtrenjta.

Fraza "mё shumё Evropё" nuk do të thotё qё tё rriten fuqitё e Brukselit dhe tё

zvogёlohen ato tё shteteve tё tjera. Modeli i integrimit tё mёtejshёm evropian nuk

duhet tё jetё sipas shembullit golist "Evropa e komb-shteteve".647 Pёr vlerat e

pёrbashkёta qё ndajnё, amerikanёt dhe evropianёt, duhen tё jenё shembull pёr tё tjerёt

se vetёm nё paqe tё drejtё mund tё prosperohet. Deri nё fund tё Luftёs sё Ftohtё,

askush nuk e besonte se Bashkimi Sovjetik do tё shembej deri kur ra. Ashtu si jo pak

ekspertё qё e kishin gabim se, rendi sovjetik do tё ishte i pёrhershёm, po ashtu nuk

duhet bёrё gabimi i pёrjetёsisё sё rendit politik dhe stabilitetit ekonomik evropian.

Nuk do tё ishte natyrale. Pёrgjatё shekujve tё historisё, vendet dhe perandoritё kanё

rёnё si pasojё e njё force mё tё madhe. Derisa Britania e Madhe i "lau" duart nga

kontinenti dhe dёshiron tё ndjekё njё politikё tё sajёn, nuk ёshtё pёr t'u çuditur nёse

edhe Gjermania dhe Rusia do tё duan tё ndёrtojnё njё bosht strategjik nё tё ardhmen.

Disa vite mё parё, lufta nё Irak e ndau mё dysh kontinentin evropian. Ndoshta ky

ishte edhe synimi i administratёs amerikane pasi siç ka shkruar njё ekspert i djathtё

lidhur me federalizmin evropian mё 2001:

"Nё fund tё mandatit Bushit [Xhorxh W.], Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do

tё jenё ekonomia e dytё mё e madhe nё botё, duke luajtur rolin e violinёs sё dytё nё

njё botё tё udhёhequr nga Gjermania, Franca dhe Britania si provincё e dy tё parave.

Shtetet e Bashkuara do tё kenё humbur aleatin e tyre mё tё mirё dhe do tё kenё fituar

konkurrentin mё tё shkёlqyer qё nga koha e Bashkimit Sovjetik".648

Gjashtёmbёdhjetё vjet mё vonё, kjo deklaratё duket si njё parashikim i

paplotёsuar luksoz, i dalё nga njё arrogancё qё e bёn tё pamundur ndarjen euro-

atlantike. Njё super shtet evropian megjithё dёshirёn e njё elite tё vogёl federalistёsh

evropianё, mund tё jetё njё rrezik hipotetik ndaj supremacisё amerikane nё botё.

647 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 227. 648 Andrew Sullivan, "Union Due", The New Republic, May 21, 2001.

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

172

Ndёrsa njё Evropё e dobёt, e frakturuar nga dasitё ekonomike dhe politike do tё ishte

katastrofike pёr botёn. Logjikisht, nuk mund tё ketё "qendёr nё Evropё jashtё BE-sё,

dhe kjo e fundit do tё vijojё tё jetё pika kyçe e politikёs sё jashtme amerikane.649

Zvogёlimi i rolit evropian nё çёshtjet globale, pa zёnё nё gojё kolapsin, do tё

ishte njё katastrofё ndёrkombёtare mbi tё gjitha pёr Amerikёn. Njё Evropё e ndarё

dhe e dobёt do tё thotё mё shumё rreziqё globale. Duhet pranuar se vizioni i statistёve

evropianё si Zhan Mone dhe Robert Shuman, do tё kishte qenё i pamundur pa

ndihmёn amerikane. Sakrifica amerikane pёr Evropёn ishte e lartё pasi qindra mijёra

djem ranё nё fushat vrastare tё kontinentit pёr tё shpёtuar Evropёn nga nazizmi. Plani

Marshall i sponsorizuar dhe i mbrotjur nga SHBA-tё, ishte njё dhuratё e çmuar. Do tё

ishte marrёzi sikur kjo të harrohej dhe tё mos kujtohej gjithmonё.

Sigurisht, sot Evropa ka probleme. Po jetojmё nё njё kohё krizash kur nё

kontinentin e vjetёr nuk ka mё luftёra. Patjetёr qё ka probleme. Ҫёshtja Brexit, tashmё

nё epiqendёr tё politikёs evropiane, mund tё sjellё tё papritura tё mёdha. Integrimi

evropian nuk duhet tё bёhet veç me fjalё. Kёrkon vepra. Kёrkon solidaritet. Kur nё

vitin 2014, Festivali Evropian i Kёngёs u fitua nga Konçita [Conchita], transvestit

austriak, nga Rusia shpёrtheu nё lumё akuzash dhe fyerjesh lidhur me dekadencёn

evropiane. Evropa e vlerave u ngrit nё kёmbё nё mbrojtje tё saj, duke deklaruar se

diversiteti na bёn mё tё fortё. Kёto vlera janё ende shumё tё largёta pёr Rusinё dhe

pёr çdo fanatik tjetёr nё botё. Pёr tё arritur kёtё nivel tё jashtёzakonshёm tolerance,

Evropa ka vuajtur shumё dhe lumenjtё e gjakut tё derdhur 70 vjet mё parё dhe gjatё

shekujve të historisё, nuk duhet tё harrohen. Rusia akoma nuk e ka kuptuar ёndrrёn

evropiane tё tё jetuarit nё paqe, pasi gjithmonё ka imponuar forcё dhe frikё, asnjёherё

respekt qё tё merret si shembull. Nёse do tё ndiqet shembulli i Rusisё dhe

ekstremistёve tё tjerё laikё e fetarё, atёherё duhet t'i themi "Mirёsevjen" Mesjetёs sё

re.

649 James Kirchick, The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming Dark Age, Cornwall:

Yale University Press, 2017, fq. 228.

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

Pёrfundime

Nё kёtё disertacion, u pёrpoqёm tё japim disa shpjegime sesi funksionoi

Evropa nё kohё krize. Krizat e polarizuan dhe e ndanё BE-nё. Kriza financiare edhe

pse ёshtё mbajtur nёn kontroll, pёrsёri e ka polarizuar kontinentin. Gjatё krizёs

evropiane, BQE-ja mori njё rol tё fuqishёm. Presidenti i saj, Mario Dragi dhe

paraardhёsi i tij Trishet (Trichet), ngritёn zёrin pёr njё Bashkim Evropian tё

kompletuar. Njё nga anёtarёt e bordit drejtues tё BQE-sё, Benua Kёre' (Benoît Coeuré)

foli pёr krijimin e njё Ministrie Financash Evropiane.

Sot, nё tё gjithё BE-nё, po flitet pёr njё kompletim tё saj. Kjo do tё arrihet

nёpёrmjet njё establishmenti tё bashkimit bankar. Por, kjo nuk do tё jetё e lehtё.

Pikёpamje tё ndryshme ekonomike po diskutohen pёr tё ndikuar nё politikat

kombёtare tё shteteve anёtare tё unionit. Gjithashtu, ka shumё aktorё qё marrin pjesё

nё proces-ndёrtimin e Bashkimit Evropian. Rrjetet sociale po zёnё gjithnjё e mё tepёr

vend nё debatin mbi tё tё ardhmen e BE-sё. Kina dhe Rusia janё sfidantёt e njё atё

ardhme jo shumё të largёt. Zvicra qёndron si njё ishull nё mes tё BE-sё. Pёr

momentin, e vetmja gjё qё bashkon tё gjitha vendet qё bёjnё pjesё nё BE, ёshtё gjuha

angleze. Ky ёshtё edhe njё paradoks pasi vendi anglishtfolёs tipik, Britania e Madhe,

ka votuar pёr tё dalё nga BE-ja.Njё tjetёr avantazh qё ka BE-ja, ёshte edhe deficiti i

ulёt i zonёs euro nё sektorin publik. Nё pёrllogaritjet e FMN-sё qё nga viti 2015, zona

euro e ka deficitin 2.0%, ndёrsa SHBA-ja 3.7%, Britania e Madhe 4.4% dhe 5.2%

Japonia. Gjithashtu, edhe nivelet e reja tё borxhit e japin Bashkimin Evropian mё tё

qёndrueshёm; 69.4% e GDP-sё pёr zonёn euro, 80.6% pёr SHBA-nё, 80.7% pёr

Mbretёrinё e Bashkuar dhe 128.1% pёr Japoninё. Madje disa ekspertё tё jashtёm,

mendojnё se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Britania e Madhe kanё njё pozitё

fiskale tё pamundur. Njёkohёsisht, Bashkimi Evropian, me njё popullsi prej 500

milion banorёsh, nuk do ta ketё problem tё integrojё pёr çdo shtet afёrsisht 160 mijё

refugjatё qё Komisioni Evropian po planifikon tё shpёrndajё nёpёr Evropё.

Siç e kemi parё, pas vitit 2008, politikat kombёtare, jo vetёm nё Evropё, kanё

marrё njё rёndёsi tё madhe pёr dy arsye: sё pari, si njё reagim emocional ndaj krizёs

dhe sё dyti, si reagim ndaj reformave qё qeveritё filluan tё ndёrmerrnin. Politikat

kombёtare disa herё janё prezantuar si njё mёnyrё pёr tё mbrojtur popullsitё lokale

ndaj kёrcёnimeve qё vinin nga jashtё vendit. Shteti u shikua si njё mekanizёm

mbrojtёs ndaj epokёs sё globalizimit. Por, pёrgjigja ndaj sfidave tё globalizimit nuk u

pa vetёm tek pengesat shtetёrore kombёtare, por edhe tek pёrgjigjet ndaj tregtisё sё

lirё. Krizat dhe menaxhimi i tyre kanё vetёm njё synim; pengimin e pёrhapjes sё tyre.

Kёshtu, edhe kriza financiare e 2008-ёs u menaxhua nё mёnyrё tё tillё qё tё kishte

pёrhapje tё gjerё, si dhe kriza e Brexit, u menaxhua qё tё mos infektonte vende tё tjera

173

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

174

tё BE-sё. Tek kёto dy kriza, u pёrcaktuan qartё se kush do tё ishin linjat e Evropёs.

Dhe ato ishin dy. Federalizmi tradicional gjerman dhe tradita franceze e

shtetformimit, tё dyja tё ndёrthurura nё mёnyrё tё tillё qё tё ishin komplementare.

Tradita gjermane ёshtё parimi i fortё i pёrgjegjshmёrisё. Nёse thyen rregullat,

ke pёrgjegjёsi pёr pasojat. Tradita franceze rrjedh nga Revolucioni Francez i 1789-ёs

dhe ka njё kontrast me parimin e solidaritetit, kompensimi i detyrimeve ndaj tё

varfёrve dhe tё pambrojturve. Pёrballё tyre, qёndron tradita anglo-amerikane qё

luhatet ndёrmjet pёrgjegjёsisё sё likuiditetit tё pёrkohshёm dhe paaftёsisё afatgjatё

pёr tё paguar. Nga ana tjetёr, janё edhe dallimet pёr t'i dhёnё pёrgjigje adekuate

krizave. Nga njёra anё, zhvillohet debati se shtrёngesat financiare prodhojnё stimuj

pёr tё pёrmirёsuar sjelljen ndaj reformave dhe heqin cenet institucionale. Nga ana

tjetёr, mendohet se shtrёngesa jetёson dhe e bёn mё keq aftёsinё e likuiditeteve dhe

prodhon mangёsi nё stimujt fiskalё qё kёrkohen.

Historia e marrёdhёnieve tё Britanisё sё Madhe me Evropёn qё nga viti 1945,

ёshtё e gjitha nё shёnimet e negociatorёve tё tё dyja palёve. Negociatorёt britanikё qё

ishin mё sё shumti diplomatё tё Foreign Office (Whitehall), ishin pёr vete tё ndarё

lidhur me integrimin evropian tё vendit apo jo. Zyrtarёt britanikё ishin mё sё shumti

frankofonё dhe nuk dinin asnjё nga gjuhёt e tjera tё rёndёsishme tё KE-sё si

gjermanisht, italisht apo gjuhёt e vendeve tё Beneluksit. Kjo mungesё kulture pёr

vendet e tjera tё KE-sё, bёri qё zyrtarёt britanikё tё kishin gjykim tё dobёt. Edhe vetё

konservatori tradicional Entoni Iden i cili ishte i vetmi i shkollёs sё vjetёr qё fliste

persisht, por jo shumё mirё frёngjisht dhe aq mё pak gjuhёt e tjera, kur u zgjodh

kryeministёr bёri njё negociatё tё dobёt mё 1956-ёn lidhur me praninё e Britanisё nё

Traktatin e Romёs qё do tё nёnshkruhej pas njё viti. Ky diskutim u krye nё Mesina tё

Italisё (Siçili) dhe Ideni mendonte se kjo konferencё ishte shumё poshtё rangut tё tij.

Akoma dhe mё keq, ai nuk mori pjesё por dёrgoi pёr negociatё njё aparatçik nga

ministria e Thesarit qё nuk ia thoshte pёr negociata.

Ndoshta, çёshtja mё e ndjeshme ndaj problemeve qё po kalon Evropa nё kёto

momente ёshtё çёshtja Brexit, mbi tё cilёn u pёrqendrua mё sё shumti punimi qё po ju

paraqesim nё kёtё disertacion. Pas votёs sё 23 qershorit 2016, e gjithё Evropa po

pёrballet me votёn pёr legjitimitet demokratik i cili ka marrё forma tё reja nё vende tё

ndryshme tё BE-sё. Autoritarizmi, populizmi i majtё, separatizmi, populizmi i djathtё,

fashizmi, tё gjithё na janё kthyer si ideologji nё kontinentin e vjetёr.

Vota pro Brexit, ishte gjithashtu, njё votё kundёr ekspertёve dhe veçanёrisht

kundёr ekonomistёve nga klasat e mesme dhe tё ulёta, tё cilёt e ndjenin veten tё

pёrjashtuar. Gjithashtu, ai rezultat mund t'i atribohet edhe politikёs sё Bashkimit

Evropian qё kishte humbur lidhjen me qytetarёt veçanёrisht me moshat e shtyra (tё

rinjtё nё Angli kishin votuar nё masё kundёr Brexit). Idealet e para qё lindёn Evropёn

duket sikur kanё humbur dhe pёr kёtё arsye ato duhen rikthyer.

Brenda tre dekadave, konservatorёt britanikё ndryshuan totalisht politikёn e

tyre nga Akti Unik dhe Traktati i Mastrihtit nё kёrkesёn pёr referendum pёr tё dalё

nga BE-ja. Partia Konservatore ka qenё dhe mbetet faktori mё thelbёsor i ngjarjeve

mё tё mёdha historike tё Britanisё sё Madhe. Nё shekullin XIX, kryeministri Uilliam

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

Pit i riu organizoi rezistencёn ndaj Napolon Bonapartit pёr dominim tё Evropёs.

Kryeministri tjetёr Robert Pil (Rober Peel) i hapi rrugёn tregtisё sё lirё. Ishin po

konservatorёt qё filluan luftёn pёr ndalimin e pavarёsisё sё Irlandёs duke ekzektuar

me gjakftohtёsi mizore liderёt e IRA-s gjatё kryengritjes sё Pashkёvё tё vitit 1916.

Ishte gjithashtu, konservatori Uinston Ҫёrçill qё udhёhoqi Britaninё nё luftё kundёr

nazizmit. Ishte po ashtu njё kryeministёr konservator i cili shkroi Konventёn

Evropiane tё tё Drejtave dhe ishte po njё kryeministёr konservator qё futi vendin nё

Evropё. Dhe pёrsёri, po njё kryeministёr konservator shpalli referendumin pёr

qёndrim apo dalje nga BE-ja dhe ndoshta do tё jetё pёrsёri njё kryeministёr

konservator i cili do tё firmosё daljen pёrfundimtare tё vendit nga Evropa pas

referendumit tё 2016-ёs.

Gjatё negociatave pёr Brexit, qeveria aktuale britanike e ka nё interesin e saj

madhor t'i vonojё sa tё mundet, ndёrkohё pёrpara Evropёs del edhe njё sfidё tjetёr.

Nёse negociatorёt e BE-sё do tё tregohen tё butё me Britaninё, del rreziku pёr Nexit,

Dexit, Frexit dhe exit tё tjerё nё axhendёn evropianё. Ky ёshtё njё rrezik real i cili

mund tё çrrёnjosё tё gjithё strukturёn politike dhe financiare tё Evropёs. Nga ana

tjetёr, nёse negociatorёt e BE-sё do tё tregohen shumё tё ashpёr me Britaninё e

Madhe, ekziston rreziku i rritjes sё ndjenjave anti BE dhe veçanёrisht i ndjenjave anti

Gjermani.

Në fushën e integrimit evropian, shumë kërkues dhe akademikë ndërkombëtar

kanë fokusuar kërkimet e tyre në integrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin

Evropian. Kjo për vetë faktin se integrimi i Britanisë përbën historinë më interesante

të një vendi i cili konsiderohej një fuqi e madhe botërore gjatë luftërave botërore i cili

nuk iu bashkua KEE-së. Në fillim ai duhej të bindej për suksesin e nismës së

ndërmarrë nga gjashtë vendet e Evropës perëndimore. Përveç kësaj, historia e

integrimit evropian të Britanisë është bërë edhe më shumë interesante për shkak të

rezultatit të Brexit në të cilin populli britanik votoi pro daljes së saj nga BE-ja.

Fokusimi i studimit të “Reformimi i BE sfidat dhe problemet” është

përqendruar në Britaninë e Madhe, një vend i fuqishëm evropian i cili ka përshkuar

një trajektore zig-zag përsa i përket marrëdhënieve të saj me KEE-në. Ky studimi

gjithashtu trajton marrëdhëniet e saj me Francën dhe përpjekjet e saj për të shpëtuar

statusin e saj si fuqi e madhe.

Në temë analizohet gjendja e vështirë ekonomike e Britanisë pas luftës së

dytë botërore për të cilën ata ishin të bindur se do ta kapërcenin shumë lehtë duke

përdorur avantazhet e tyre si pozita e favorshme e sterlinës si monedhë rezervë,

marrëdhënia e veçantë me SHBA-në dhe Komonuelthin. Paraqiten marrëdhëniet e

Britanisë me SHBA-në të quajtura të veçanta të dy vendeve aleate që nga Lufta e

Dytë Botërore. Analizohen edhe marrëdhёnia e Britanisë me Komonuelthin që

konsiderohej shumë e vecantë për të si nga ana ekonomike ashtu edhe politike,

rezultoi në shpalljen e pavarësisë së shumë vendeve duke bërë që të shikonin

për tregje të tjera. Në teme janë paraqitur marrëdhëniet ndërmjet Britanisë dhe

Evropës.

175

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

176

Përveç kësaj, tema përmban disa pika shumë interesante që përfshijnë mosbesimin e

Britanisë në KEE në iniciativat e saj fillestare si Komiteti Evropian i Qymyrit dhe

Çelikut, Plani Shuman, Komuniteti Evropian i Mbrojtjes dhe Konferenca e Mesinës.

Tema analizon rritjen e skepticizmit në Evropё dhe Britani. Përveç kësaj

trajtohet edhe hapi i parë i Britanisë kundrejt bashkëpunimit me Evropën, që kishte të

bënte me propozimin e krijimit të një zonë të tregtisë së lirë (FTA). Në këtë propozim

ishin të përfshirë edhe të gjashtë vendet e para themeluese të cilave iu duk se ishte më

shumë përfitues për Britaninë sesa për vendet e tjera. Periudha e këtij propozimi

përkon edhe me ardhjen e De Golit në pushtet i cili ishte i vendosur që t’i kthente

sërish Francës lavdinë e mëparshme dhe duke marrë shkas edhe nga fakti se produktet

bujqësore nuk ishin të përfshira, ai dha veton. Gjithashtu paraqitet ngritja e një zone të

tregtisë së lirë evropiane (EFTA) pa të gjashtë ku përfshiheshin shtatë vende Britania,

Norvegjia, Suedia, Danimarka, Austria, Portugalia, dhe Zvicra.

Gjithashtu analizohet pse EFTA ndryshonte nga KEE dhe çfarë qëllimi kishte

Britania dhe çfarë e shtyu atë të merrte një iniciativë të tillë. EFTA për britanikët në

fakt kishte qëllim të dyfishtë të përfitonin ndonjë marrëveshje me KEE-në dhe

ndoshta një përpjekje e qeverisë britanike për të përmirësuar ekonominë britanike.

Analizohen edhe arsyet politike dhe ekonomike të cilat e shtynë Britaninë që të

aplikonte për anëtarësimin e saj në KEE në 1961, 11 vjet pas krijimit të saj.

Shqyrtohen negociatat e vështira që britanikët bënë për anëtarësimin e tyre në

KEE. Megjithëse negociatat dhe përpjekjet e britanikëve për të bindur De Golin

zgjatën për dy vjet, ai i dha veton aplikimit britanik në 1963. Në punim paraqiten

argumentet dhe arsyet pse De Goli dha veton e cila ishte e pashmangshme për

britanikët.

Paraqitet një analizë e qeverisë se Wilsonit, i cili nuk ishte aspak një pro-

evropian në vitet e tij të para si kryeminister por i shtyrë nga disa faktorë të

brendshëm, ai u detyrua që të aplikonte për anëtarësimin e Britanisë në KEE.

Vetoja e De Golit u përsërit edhe në aplikimin e dytë në 1966. Studiues të

ndryshëm argumentojnë se ishin të njëjtat arsye të cilat e shtynë atë të jepte veton dy

herë megjithëse gjatë aplikimit të dytë kishte ndryshime siç ishin në marrëdhëniet me

SHBA-në dhe këtë herë Wilson ishte i gatshëm t’i ofronte De Golit bashkëpunim në

teknologji.

Kur flitet përhyrjen e Britanisë në KEE, e cila mundi të realizohej vetëm me

largimin e De Golit nga arena politike franceze dhe nga KEE-ja, Britania mund të

hynte në bisedime për t’u bërë pjesë e KEE-së. Negociatat nisën në vitin 1970 dhe

përfunduan me hyrjen e Britanisë në 1973. Përveç kësaj,analizohet Britania si një

anëtar në KEE i cili u quajt që në fillim partneri i çuditshëm. Kjo për arsye të

qendrimit të kundërt që mbante ndaj politikave të ndryshme të ndërmarra në kuadër të

integrimit evropian. Gjithashtu analizohen rinegociatat e bëra nga qeveria e Wilson

dhe Callaghan si dhe qendrimi i tyre gjysëm i anuar nga Evropa. Hapja e

rinegociatave u miratua nëpërmjet referendumit të vitit 1975.

Një etapë tjetër interesante e historisë së Britanisë është periudha e Theçerit si

kryeministre e Britanisë .Analizohet qendrimi i Theçerit kundrejt Evropës dhe

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

177

marrëdhënia e saj me SHBA-në. Këtë të fundit e konsideronte shumë të rëndësishme

dhe ishte shumë mosbesuese ndaj KEE-së në të njëjtën mënyrë si kryeministrat e

mëparshëm britanik. Karakteri i saj i fortë del në pah në analizën përsa i përket

çështjes së buxhetit për uljen e kontributit britanik në buxhetin e KEE-së e cila mbajti

pezull projekte të tjera të integrimit evropian. Akti Unik Evropian megjithëse u nis me

paraqitjen e dokumentit Evropa – E Ardhmja nga ana e Thecerit, zgjerimi i mëtejshëm

i tij nga ana e Delors nuk u përkrah nga ajo. Këmbëngulja e saj për të kundërshtuar

Bashkimit Ekonomik dhe Monetar është analizuar gjithashtu, kundërshtim i cili çoi në

rënien e Theçerit nga pushteti.

Sot vihet re një mangësi të informacionit përsa i përket Britanisë në kohën e

sotme dhe kjo temë mund të shërbejë fare mirë për studentët e anglishtes prej të cilës

mund të marrin informacion jo vetëm për Britaninë por edhe për aktorët kryesor të

politikës së saj si dhe politikat që ajo ka ndërmarrë. Përveç kësaj, kjo temë është e

rëndësishme edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombёtare pasi paraqet një

këndvështrim të plotë të marrëdhёnieve ndёrmjet BE-së dhe Britanisë, vendi anëtar

nga më të fuqishmit dhe më problematiku në Evropën perëndimore.

Për realizimin e këtij punimi kërkimor janë ndjekur disa hapa. Hapi i parë i cili

përkon me metodologjinë e kërkimit është shfletimi i literaturës dhe informacioneve

ekzistuese. Studimi i integrimit te Britanisë në KEE është pak i trajtuar ose është

trajtuar ne Shqiperi thjesht si një nga vendet e BE-së. Gjatë hulumtimit rezultoi se në

Shqipëri nuk ka një publikim apo studim i cili të trajtojë integrimin e Britanisë si të

veçantë. Këtu mund të përmenden publikimet e Paskal Milo, Desmond Dinan, dhe

Europa në Kohën Tonë, Uollter Lakër si dhe botimi Njohuri mbi Bashkimin Evropian

nga Stefan Qirici, Harilla Goga dhe Arben Malaj. Ndërsa Uollter Laker paraqet një

përshkrim të historisë në tërësi por pa prekur integrimin evropian të Britanisë, Milo

dhe Dinan në publikimet e tyre paraqesin shkurtimisht marrëdhëniet e Britanisë me

Evropën në iniciativat e saj, negociatat e qeverive britanike dhe momentin e vetos. Të

gjitha këto analiza të tyre janë përshkruar si një nga vendet që aplikoi për anëtarësim

dhe pa pasur një analizë të mirëfilltë pse nuk u anëtarësua që në fillim, megjithëse

paraqesin disa nga arsyet pse De Goli nuk e pranoi Britaninë në KEE.

Studimi“Njohuri mbi Bashkimin Evropian” është kryesisht njëbotim që lidhet me

integrimin ekonomik por përmend krijimin e EFTA-s dhe disa nga arsyet pse Britania

nuk u bashkua me Evropën perëndimore në vitet ’50 por pa i analizuar ato.

Duke votuar Brexit, britanikёt e sotёm treguan se i kanё kuptuar gabim

mёsimet e historisё dhe pёrvojat e saj. Britania nuk mund tё jetё thjesht njё vёzhgues

pasiv i çёshtjeve tё Evropёs kontinentale. Tё mbajturit mёnjanё nga çёshtjet e

kontinentit dhe lёnia nё dorё Francёs dhe Gjermanisё çёshtjet e integrimit, mund ta

çorientojnё politikёn e Britanisё sё Madhe. Pёr herё tё parё, ajo do tё mbeste jashtё

çёshtjeve mё tё rёndёsishme tё kontinentit. Britania, gjithnjё ka synuar ekuilibrin e

forcave nё kontinent dhe njё mungesё e saj nё çёshtjet politike tё Evropёs, do ta

hedhё poshtё kёtё politikё shekullore. Nё tё gjitha çёshtjet nga tregu i pёrbashkёt, tek

çёshtjet e sigurisё kufitare dhe marrёdhёniet me Rusinё, zёri i Britanisё sё Madhe ka

qenё thelbёsor nё dhёnien e njё perspektive atlantike, liberale, tregut tё lirё dhe

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

kundёr njё debati evropian qё synon drejt kontrollit tё brendshёm statist dhe pajtimit

me Rusinё. Nёse sulmi i Rusisё ndaj Krimesё mё 2014-ёn ishte goditja e parё ndaj

rendit evropian pas Luftёs sё Ftohtё, vendimi i nxituar i Britanisё pёr tё dalё nga BE-

ja, ishte vetёplagosja e parё e cila do të ketё pasoja nё sigurinё e vendit. Ideja e vjetёr

britanike se çfarё ndodh nё Evropё nuk ёshtё puna e Anglisё, dёmton aleancёn

perёndimore dhe dobёson solidaritetin e NATO-s pёr t'i dhёnё zgjidhje problemit.

Literatura kryesore e përdorur për këtë studim është marrë nga studiues të huaj

kryesisht anglezë dhe amerikan, institucione ndërkombëtare të cilat kanë kryer

studime në fushën specifike si dhe burimet e ndryshme të internetit. Për studimin e

këtij kërkimi janë përdorur edhe dokumenta origjinale të qeverisë britanike, fjalime

origjinale të mbajtura nga personalitete të ndryshme si dhe artikuj të

gazetave britanike të cilat janë gjetur me anë të hulumtimit në internet, duke

qënë se janë vetëm disa botime ekzistuese në gjuhën shqipe të cilat janë përdorur

për këtë kërkim. Megjithese nuk ishte e mundur shfletimi i ndonje arkive britanike,

interneti ishte një burim mjaft i dobishëm pasi janë publikuar dokumenta origjinale të

qeverisë britanike të cilat janë përdorur në këtë temë. Një pjesë e rëndësishme e

këtij studimi ishte përdorimi i një botimi si “Britain and European Integration

since the Second World War” i cili veçon nga të tjerat pasi përmban materiale

nga burime parësore shumë të vlefshme për studimin si dokumente të kabinetit,

kujtime të figurave të shquara britanike, fjalime, artikuj gazetash etj. Ky botim është

përdorur gjërësisht në këtë studim. Botimi Britain and Europe since 1945, i Alex May

paraqet shkurtimisht qendrimet e ndryshme të Britanisë ndaj Evropës por nuk paraqet

arsyet që e shtynë Britaninë të aplikojë dhe qendrimi i Britanisë ndaj Evropës

nuk është paraqitur shumë shkurt. Tre botime të tjera të David Gowland dhe Arthur

Miller janë Reluctant European, Britain and European Integration since 1945 on

the sidelines dhe Britain and European Integration 1945-1998 janë përdorur

gjërësisht për analizë. Ndër të treja vihet re se kjo e fundit paraqet analizë të shkurtër

prej jo më shumë se 3-4 faqesh për kapitull duke i mbështetur në dokumente zyrtare të

cilat janë vendosur pas analizës së bërë. Dy botimet e para përmbajnë analizë më të

zgjeruar të politikave britanike të ndërmarra ndaj Evropës perëndimore. Një botim

tjetër i shfrytëzuar gjatë studimit të kësaj teme është edhe Britain and European Unity,

1945-1992 nga John W. Young. Në këtë botim mungojnë marrëdheniet e Britanisë me

qarqet e saj por është një analizë mjaft e hollësishme e integrimit të Britanisë në KEE.

Ndërsa Hugo Young në botimin This Blessed Plot përshkruan të gjitha figurat

e rëndësishme britanike nga këndvështrimi i tij në bazë të momenteve të ndryshme

të lidhura me integrimin evropian.

Evropa ёshtё nё pёrpjekje e sipёr pёr t'u rimёkёmbur, por kjo do tё kёrkojё

kohё. Sfidat janё tё mёdha nё fushёn ekonomike, politike, gjeopolitike, diplomatike.

Evropa ka nevojё pёr mençurinё e etёrve themelues tё saj dhe tё politikanёve tё tjerё

tё aftё tё cilёt vijuan me guxim e me ndjenjё veprёn e tyre.

178

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

179

Aneks-intervista

Intervistё me z. Shaban Murati

ish Ambasador i Republikёs sё Shqipёrisё

1-Sa ndikon Brexit nё marrёdhёniet e Britanisёme vendet e Ballkanit?

Nuk mendoj se do tё ketë ndonjë ndikim. Marrëdhëniet e Anglisë me Ballkanin kanë

patur gjithmonë mbizotërimin e parametrit dypalësh mbi parametrin komunitar.

2-A mund tё themi se procesi drejt zgjerimit tё BE-sё me vendet e Ballkanit, do

tё pёsojё njё kthim prapa pas Brexit?

Proçesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit kishte pësuar një stanjacion edhe para

Brexit-it. Zgjerimi gjeografik dhe politik është ndër themelet e idesë europiane të BE,

pavarësisht luhatjeve dhe bllokimeve në periudha të caktuara historike. Në një farë

kuptimi Brexit-i mund të nxisë në Bruksel alternativën e zgjerimit, sepse BE ka

nevojë gjeopolitike për dimension fuqie, dhe vakumin, që la Brexit, mund të duhet ta

kompensojë në një fare mënyre me zgjerimin nëBallkan.

3-Si do tё ridimensionohet politika britanike pas Brexit në Evropё e mё gjerё?

Britania e Madheështëfuqi e madheeuropianedhepolitika e sajnëEuropëdhemëgjërë do

tëpërcaktohetnga interesistrategjikafatgjatë, si lojtar me peshë në skenën

ndërkombëtare. Për të kuptuar thelbin e politikës britanike edhe pas Brexit-it, mendoj

se duhet t’i referohemi devizës së famshme të burrit të madh të shtetit dhe

kryeministër i Britanisë së Madhe, Uinston Çërçiill, se: “sa here të kem për të

zgjedhur midis kontinentit dhe detit, unë do të zgjedh detin”.

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

180

Intervistё me Dr. Arjan Starova

Ish Ministёr i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Shqipёrisё

……..A e dobёson dalja e Anglisë BE-nё?

Nuk besoj se e dobëson dhe kam menduar gjithmonë që nuk e dobëson. Arsyeja është

se vendet e tjera nuk janë futur në Bashkimin Europian dhe duke marrë për shembull

vendet e tjera, por duke parë interesat dhe atë që propogandonte BE-ja. Pra, përderisa

ata janë futur me bindje të plotë qё ngushton interesat e veta ato qё sjell BE-ja,

atëherë logjikisht dalja e Britanisë nuk ka pse të ndikojë. Nëse BE ka probleme të

pazgjithshme përpara dhe ka probleme të mëdha ёshtё sepse bashkimi politik nuk ka

arritur aty ku duhet, atëherë kjo mund të bëhet shkak për të nxitur daljen e të tjerëve,

të ndikuar nga Britania. Por nuk është faktori kryesor Britania. Fakti i vërtetë është se,

Bashkimi Europian, nuk po e bën atë hapin e rёndësishëm politik edhe BREXIT në

këtë rast është një alibi. BE që t'i zhdukte të gjitha rreziqet për ta shndërruar BREXIT

në një tren që do të tërhiqte vagona, apo shtete të tjera në këtë rast, duhet të hidhte

hapin e rёndësishëm të forcimit të bashkimit politik. Pra, ajo që thuhet shumë shpesh,

të fillonte t'i shëmbëllente sa më shumë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo do të

ishte e rёndësishme edhe në një pikpamje tjetër. Pavarёsisht se BE është një

zëdhënёse e të drejtave të njeriut , globalizimit, lënies mënjanë të nacionalizmave të

këqinj, Bashkimi Europian për fat të keq ka shumë nacionalizëm kombëtar. Dhe po t'i

hedhësh një vështrim të shpejtë botës, ne do të shikojmë se nacionalizmat më të fortë

janë pikërisht në BE. Nuk ka as në Amerikën veriore , as në Amerikën Latine , as në

Afrikë, as në Azi. Mund të ketë përzjerje të ndryshme, por nuk ka nacionalizma.

Duhet të themi se në BE nacionalizmat janë të mbuluara me politika të ndryshme, me

të drejtat e njeriut, etj. Prandaj hedhja e këtij hapi do të ishte shkëputje nga

nacionalizmat dhe forcim të strukturave dhe hapjen e një perspektive shumë të madhe

për BE-në.

Cili do të jetë roli i Britanisë në politikën europiane?

Mendoj që dalja e Britanisë nga BE është motivuar shumë nga situata e sotme

ndërkombëtare që lidhet me sigurinë. Me njëlloj rigjallërimi të përplasjeve dhe

influencave. Megjithёse bota i referohet bashkëpunimit e paqes, ka një gjallërim dhe

një nxjerrje të kokës shumë qartë të përplasjeve trupore dhe shembulli më i dukshëm

është ai i Rusisë. Por, kjo nuk do të thotë se shtetet e tjera që nuk sillen si Rusia nuk e

kanë, sidomos shtetet e mëdha, përfshi këtu edhe Britaninë. Në këto kushte, ku ka një

rigjallërim të dhunës, të ekstremizmave, të ISIS i cili për fat të mirë po shkon drejt

shkatërrimit, por që prap rreziqet ekzistojnë, mendoj që Britania ka menduar se mund

të luajë një rol më të madh ndërkombëtar në dobi të paqes dhe sigurisë duke qenë

jashtë BE. Jo sepse nuk i pëlqen Bashkimi Europian, por duke qënë se BE ende nuk e

ka hedhur hapin politik që thamë në pyetjen e parë. Atëherë, Britania e shikon BE-në

si një rrobë apo xhaketë shumë të ngushtë për rolin e saj. Dhe ajo po rikthehet te roli i

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

181

vjetër “perandorak” duke mobilizuar të gjitha vendet e Komënuellth-it që janë rreth

50 dhe duke luajtur një rol shumë të madh se sa brenda BE-së. Nëse do të ishte brenda

BE-së, roli i saj do të ishte si një faktor. Këtë rast aktorëve të botës i shtohet një aktor,

jo se Britanianuk ka qenë, se BE nuk e pengonte atë të ishte, por në këtë rast

formalizohet roli i saj si një fuqi e madhe e cila mund të tërheqë mbas vetes vende të

tjera si Australia, Zelanda e Re, etj, etj. Ky është mendimi im për motivet që kanë

shtyrë Britaninë drejt BREXIT, por duke i mbetur faktit që BE nuk po vepron si një

bashkësi e fuqishme politike. Një arsye tjetër ndoshta është se hedhja e hapit nga BE

për t'u bërë fuqi e madhe politike siç është SHBA-ja, do sillte probleme dhe përplasje

brenda Unionit, si Franca, Gjermania etj, se janë shtete që kanë shumë nacionalizëm.

Janë ndryshe nga Amerika e cila krijoi kushte të barabarta për të gjitha komunitetet e

fuqishme atje me origjina të ndryshme dhe krijoi atë federatë apo SHBA-të e

fuqishme që janë sot. Pra, janë një varg rrethanash që e kanë bërë Britaninë të bëjë

këtë hap të rёndësishëm që unë besoj se i shërben shumë botës. Jo vetëm që nuk është

një goditje për BE-në, por është një nga lëvizjet që ndihmon për sigurinë dhe paqen

dhe marrёdhëniet ndërkombëtare.

A mund të ndërlikohet procesi integrimit të Ballkanit në BE dhe në veçanti i

Shqipërisë pas BREXIT?

Nuk besoj. Këto janë spekulime që thuhen sa herë që ka lëvizje që bëhen për herë të

parë që janë të paparashikuara. Unë mendoj se BREXIT e ka lënë në njëfarë mënyre

të paprekur projektin e BE-së për Ballkanin. Madje, BREXIT për shumë arsye, për

lidhje shkaksore direkte apo indirekte, apo për arsye që shpreh asociasion, i shtyn

vendet për të qenë më të shpejtë dhe të motivuara për ta forcuar më shumë Bashkimin

Europian. Të paktën kjo është vënë re deri tani. Nuk ka shenja të daljes. Ne kemi

dëgjuar tek-tuk deklarata nga vende të ndryshme që mund të dalin, por besoj, që BE

ka treguar se është e dështuar për t'i bërë të tjerët të mendojnë që ky projekt duhet

lënë. Dhe për sa kohë është kështu, atëherë kuptohet që vendet që aspirojnë për t'u

futur në BE kanë një motiv shumë të fortë për të shkuar, aq më shumë për një vend si

Shqipëria që megjithë problemet që ka BE, një cak i bukur për t'u arritur. Sepse,

Shqipëria është shumë më poshtë, për shumë arsye, ekonomike organizimi etj. Unë

shpresoj , përkundrazi që BREXIT me përforcime dhe motive të brendshme të

shteteve të fuqishme brenda BE-sё në radhë të parë, Gjermanisë etj., mund ta shtyjë

Bashkimin Europian që në kuadër të forcimit të saj të bëjë një hap shumë përpara, që

për mua do të ishte shumë e rёndësishme jo vetëm se jemi shqiptarë dhe kemi interes,

por edhe për BE që të ndërmerrte hapa të përshpejtimit politik të integrimit të këtyre

vendeve. Që nga Samiti i Selanikut 2003-2004, deri tani kanë kaluar 14 vjet, duket që

ritmet e integrimit të Ballkanit kanë qenë të ngadalta, për fat të keq. Mund të them se

një arsye tjetër e BREXIT ishte dhe kjo. Mund të them se, përgjithësisht ngadalësia

për shkak të faktorëve nacionale, etj, etj, ka bërë që të lëvizë ngadalë në shumë

drejtime dhe të lëvizë ngadalë dhe në çështjen e integrimeve. Ndoshta BREXIT do të

ndikojë të përshpejtojë integrimin e Ballkanit, për Shqipërinë nuk ka asnjë arsye që të

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

182

dekurajohet edhe nga analizat e shumta se Europa ka një lodhje. Unë besoj se, ndoshta

mund të kemi zhvillime shumë të rёndësishme, të përshpejtojmë integrimin e

Shqipërisё në BE. Një nga faktorët e rёndësishëm, është Gjermania. Marrёdhëniet

midis Gjermanisë dhe Francës, gjithashtu janë të rёndësishme. Për mua, shpesh herë,

pavarësisht se duket se i kanë kaluar ato problemet e luftës po ende nuk është vёnë në

lëvizje ashtu si duhet, por gjithmonë Gjermania është një faktor shumë i rёndësishëm

për BE-nё i cili, madje, ka kaluar hapësirat edhe përtej Bashkimit Europian. Politika

që shpesh kritikohet për Merkelin për refugjatët, ka bërë politikat më largpamëse të

Gjermanisë më të dobishme për paqen e ardhshme dhe për dhjetёvjeçarin e ardhshëm.

Për të mos u futur shumë në detaje, politika gjermane ka menduar shumë, hapja për

emigrantët dhe hapja me Lindjen e Mesme i referohet një periudhe kur lufta dhe

konfliktet do të mbarojnë dhe BE do të jetë një faktor shumë i rёndësishëm. Do ta

ketë këtë masë mjaft jetësore bashkëpunimi me vendet e Lindjes së Mesme.

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

183

Intervistё me Dr. Majlinda Bregu

Ish Ministёr i Integrimit i Republikёs sё Shqipёrisё

A mund tё ndёrlikohet procesi i integrimit tё Ballkanit dhe nё veçanti i

Shqipёrisё pas Brexit?

“Nёse do tё hapim njё debat mes tё shkuarёs dhe tё tashmes, do tё humbnim tё

ardhmen”.

Winston Churchill ish kryeministri britanik nuk e ka besuar asokohe besoj se pёr tё

kёrkuar njё tё vёrtetё politike, sot pas shumё vitesh do tё na duhet t’i referohemi

brezit tё tё tijve. Dhe jo vetёm pёr tё kujtuar, por pёr tё na ndihmuar peshёn e

mendimit tё tyret e frymёzohemi pёr tё mundur kohёn pa mendim e guxim politik

kujtojmё sot. Sot e mё shumё politikёn e bёjnё kosmopolitanёt dhe vendimet e

guximshme janё vetёm nostalgji. Dhe siç do gjё qё s’paska kuptim nё kёtё jetё po tё

mos jetё produkt i kundёrshtive e paradokseve, edhe britanikёt zgjodhёn nostalgjinё

pёr tё shkuarёn nё vend tё shpresёs pёr tё ardhmen.

Britania e Madhe pas votёs shkarёse pёr tё dalё nga BE ka nisur tashmё rrugёn

e kthimit nё njё Angli tё vogёl .

Njё dreq e di se sa histori referendumesh tё tjera ndarjesh, pavarёsimesh e bashkimesh

do tё pasojnё kёtё vendim. E po aq, njё dreq e di se ç’kohёra shakash tё rёnda janё

kёto.

Vetёm 4 ditё pasi shumica votoi Brexit janё mbledhur 3 milionё firma pёr njё

tjetёr referendum kundёr Brexit.

Askush s'e di se sa fushata do tё gёlojnё nga ekstremistёt politikё tё cilёt do tё

pёrdorin robёrit e zakoneve tё vjetra ata qё pёrtacinё pёr tё ngritur tё ardhmen do ta

pёrdorin pёr llogari pushtetesh politikё duke kёrkuar tё bёjnё nё provёn e radhёs me

BE-nё.

Sic e nisi Cameron-i anglez. Vetёm 8 orё pas rezultateve tё referendumit Mbretёria e

Bashkuar ka humbur 350 miliardё USD, humbje kjo mё e madhe se vetё kontributi i

Britanisё nё buxhetin e pёrbashkёt europian pёr 15 vitet e fundit. Askush nga pro BE

nuk arriti tё ishte aq sa tё llogariste humbjen e daljes nga BE, gjatё fushatёs. Askush

nuk arriti

dhe kjo mund tё shpjegojё edhe amullinё e krijuar nё ditёt pas votimit ku asnjё nuk

ёshtё i qartё çdo tё ndodhё e çdo tё bёhet mё pas dhe as kur nё tё vёrtetё Britania nuk

do tё jetё pjesё e BE.

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

184

Pas viteve ecje çalё-çalё, me njё vizion afatshkurtёr me rregullat kushtet e

institucionet gjigande, e papasuruar nё ide tё parёt qё do tё ndihej me pasojat e kёtij

vendimi do tё jemi ne.

Pёrballё njё BE-je gati nё vetasorbim, Ballkani Perёndimor do tё duhet tё gjejё forcёn

e peshёs transformuese sё brendshmi.

Brexit do tё thithё totalisht vёmendjen e burokratёve tё Brukselit tё paktёn pёr 2-3

vitet nё vijim, duke larguar krejtёsisht vёmendjen nga zgjerimi e duke e bёrё votёn

“leave” tё britanikёve tё ketё pasoja jo vetёm nё Britani dhe BE, por edhe nё vendet

aspiruese tё Ballkanit Perёndimor, pavarёsisht fazёs sё avancimit tё tyre nё kёtё

proces. Procesi i integrimit ka qenё faktori kryesor nё nxitjen e reformave ekonomike

dhe politike nё vendet e rajonit.

Me largimin e Britanise, Ballkani Perёndimor humbi edhe njё nga mbёshtetёsit e fortё

të zgjerimit, por gjithashtu humb edhe nxitjen e monitorimit e BE-sё pёr konsolidimin

e demokracive të brishta të vendeve tona.

Tregjet e copёtuara, problemet bilaterale, mungesё investimesh të huaja, korrupsioni,

klasa politike të paafta pёr ndryshime qё duhen. Askush nuk do të ketё mundёsi me

kushtet aktuale të vendimmarrjes nё BE pёr të rinovuar premtimin pёr antarёsim të

plotё të Ballkanit Perёndimor nё Europё. Sepse e ardhmja humbi nga brezi i robёrve

të zakonit. Ata qё jetojnё nё të tashmen me nostalgji pёr të shkuarёn.

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

185

Bibliografia

BASHKIMI EVROPIAN, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, Tiranë,

2001.

BATTEN, Gerard - How much does the European Union cost Britain? The Bruges

Group, London, 2008.

BORIÇI, Gjon - Kriza e Kanalit tё Suezit", Leksione Master, Albanian University,

2009-2010.

BORIÇI, Gjon - Lufta pёr paqen nё ish Jugosllavi, 1987-1999, bot. II, Tiranё: UFO

Press, 2009.

BORIÇI, Gjon - Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё Luftёn e Ftohtё, 1956-

1978,Tiranё: Mirgeeralb, 2016.

BORIÇI, Gjon - Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё shekujt e

historisё 1600-1899, vol. 1, bot.II, Tiranё: AUP, 2010.

BORIÇI, Gjon - Politika, marrёdhёniet ndёrkombёtare & diplomacia nё fillimet e

shekullit XX 1900-1914, vol. 2, Tiranё: AUP, 2010.

BORIÇI, Gjon - Pushteti dhe lidershipi, bot. II, Tiranё: UFO Press, 2009.

BRAUDEL, Fernand, - A history of civilizations, New York: Penguin, 1993.

BRUNNERMEIER, Markus K., James, Harold, Landau, Jean-Pierre - The Euro and

the battle of ideas, New Jersey: Princeton University Press, 2016.

BUZAN, Barry. & Waever, Ole - Regions and Power; The structure of international

security, Cambridge: Cambridge University Press, 2003.

CALDWELL, Christopher - Reflections on the revolution in Europe: Immigration,

Islam and the West, New York: Double Day, 2009.

CHAUPRADE, Aymeric - Géopolitique; constantes et changements dans l'histoire,

Paris: Ellipses, 2009.

CHURCHIL, Winston - The Tragedy of Europe, speech griven to Zurich University

on 19 September 1946., reprinted Robert Rhodes James, Winston S.

Churchill, His Complete Speeches 1897-1963, Volume VII, 1943-

1949, London, Chelsea House, 1974, 7379.

CHURCHILL, Winston S., - Lufta e Dytë Botërore. Kujtime, Tiranё: Fan Noli, 2006.

CORBETT, Richard - The plight for Greece: Beware facile comparisons", January 27,

2015.

DAVUTOGLLU, Ahmet, - Thellёsia strategjike; Pozita ndёrkombёtare e Turqisё,

Shkup: Logos A, 2010.

DINAN, Desmond - Historia e Integrimit Europian, Tiranё: AIIS.

DUBY, George - Histoire de la France; des origines á nos jours, Paris: Larousse,

2006.

FELDSTEIN, Martin - EMU and international conflict, Foreign Affairs,

November/December 1997.

FILO, Llambro - Historia për sistemet e qeverisjes, Tiranё: Ideart, 2001.

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

186

FREELY, John - The Grand Turk; Sultan Mehmet II - Conqueror of Constantinople,

Master of an Empire and Lord of Two Seas, New York: I.B. Tauris,

2009.

FRIEDMAN, Benjamin M. - The pathology of Europe's debt", New York review of

books, October 9, 2013.

GEDDES, Andrew - The European Union and British Politics, Palgrave Macmillan,

2004.

GEORGE, Stephen - An Awkward Partner, Ney York: Oxford University Press, 1998.

GEORGE, Stephen - Britain and European integration since 1945, London: Basil

Blackwell, 1991.

GILBERT, Martin - Winston S. Churchill: Never Despair: 1945–1965, Oxford

University Press, 1988.

GOWLAND, David, Turner, Arthur - Britain and European integration 1945-1998, A

documentary history, Routledge, Great Britain.

GREENWOOD, Sean - Britain and European integration since the second world

war, Documents in contemporary history, USA: Manchester United

Press, 1996.

HAZAREESINGH, Sudhir - How the French think: an reflection portrayal of an

intellectual people, New York: Basic Books, 2015.

HERRI, Enri - Euro dhe e ardhmja e saj nё Shqipёri", Detyrё kursi, ADSH, 2008.

HUPCHICK, Dennis P. - The Balkans; From Constantinople to Communism, New

York: Palgrave, 2002.

JOWELL, Roger and Hoinwille, Gerald - Britain into Europe: Public opinion and

EEC 1961-75,Croom Helm, 1976.

KAISER, Wolfram - Using Europe, Abusing the Europeans, London: Macmillan

Press LTD, 1999.

KEPEL, Gilles - Jihad; the trial of political Islam, London: I.B. Tauris, 2002.

KEUKELERIE, Stephan & MacNaughtan, Jennifer – The foreign policy of the

European Union, London: Palgrave Macmillan, 2008.

KEYNES, M. John - Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Tiranё:

Plejad, 2006.

KIRCHICK, James - The end of Europe; dictators, demagogues, and the coming

Dark Age, Cornwall: Yale University Press, 2017.

KISSINGER, Henry - Diplomacia, Tiranё: Laert, 1999.

KISSINGER, Henry - White House Years, London: Phoenix Press 2000.

LAKЁR, Uollter - Europa në kohën tonë 1945-1992, Tiranё: Dituria, 1996, 2003.

LAMB, Richard - The Macmillan Years 1957–1963: The Emerging Truth, London,

John Murray, 1995.

LARSEN, Helle. – British discourses on Europe: Sovereignity of Parliament,

instrumentality and the non-mythical Europe, London:

Macmillan, 1997.

LEAL-ARCAS, Rafael – The European Community and Mixed Agreements,

Bruxelles: 2005.

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

187

LENAERTS, Koenraad. & Van Nuffel, Piet – Constitutional Law of the European

Union, London: Sweet & Maxwell, 2005.

LEVER, Paul - Berlin rules; Europe and the German way, London: IB Tauris 2017.

LORD, Christopher – Accountable and Legitimate? The EU’s International Role,

Oxford: Oxford University Press, 2007.

MACSHANE, Denis - Brexit; how Britain left Europe, London: I.B. Tauris 2016.

MAWDSLEY, James, Martinelli. M. and Remacle, E. – Europe and the Global

armament agenda: Security, trade and accountability, Baden-Baden:

Nomos, 2004.

MAY, Alex - Britain and Europe since 1945, London: Addison Wesley Longman

Limited, 1999.

MEUNIER, Sophie & Nicolaidis, Kalypse – The European Union as a Trade Power,

Oxford: Oxford University Press, 2005.

MILO, Paskal - Bashkimi Evropian, Tiranё: Albpaper, 2002.

OLSON, Mancur - The Rise and Decline of nations, New Haven: Yale University

Press, 1982.

REKA, Blerim, Höll, Otmar, Sela, Ylber - Institucionet dhe politikat e Unionit

Evropian, Tetovё: Universitas 2010.

SMYSER, Richard W. - From Yalta to Berlin; The Cold War struggle over Germany,

London: MacMillan Press, 1999.

STEDMAN JONES, Gareth - Karl Marx; greatness and illusion, London: Allen

Lane, 2016.

STONE, Oliver & Kuznick, Peter - The untold story of the United States, London:

Ebury Press, 2012.

TATHAM, Allan F. - Enlargement of the European Union, European Law Collection,

Kluver European Law Collection, Great Britain, 2009.

THORPE, Richard - Eden; The Life and Times of Anthony Eden, First Earl of Avon,

1897-1977.

VINEN, Richard - Thatcher's Britain; The politics and social upheaval of the

Thatcher era, London: Pocket Books, 2009.

YOUNG, John W. - Britain and European Unity 1945-1992, Macmillan, USA, 1993.

WILKES, George - Britain’s failure to enter European Community 1961-63, Frank

Cass and Co. LTD, UK and USA, 1997.

XHONSON, Pol - Modern Times: A History of the World from the 1920s to the

1980s, Weidenfeld& Nicolson [later, ...Present Time and ...Year

2000 2005 ed] Weidenfeld& Nicolson.

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

188

Botime Dokumentare

European Commission Economic Papers 395, 2009.

OECD Migration Outlook, Paris: OECD, 2014.

Task Force for Greece, 1st Quaterly Report, Brussels: European Commission,

November 17, 2011.

US Treasury Secretary Press release, July 30, 2012.

Eurofi High Level Seminar, Riga, April 22, 2015.

G20 Information Center, March 31, 2011.

Meeting of the Russian-French Commission for Cooperation, September 20, 2008.

EurActiv, May 18, 2009.

Report of the EU Commission, October 2017.

Materiale nga faqet e web-it

http://dx.doi.org/10.1787/data-00722-en.

http://filestore.nationalarchives.gov.uk/pdfs/small/cab-129-95-c-58-229-29.pdf

www.book.coe.int

https://www.theguardian.com/books/2003/mar/22/featuresreviews.guardianreview3.

https://www.gov.uk/government/

Revista Shkencore

25th Anniversary Chicago Humanities Festival-Journeys, November 9, 2014.

American Anthropologist 103, New York, no. 4, December 2001.

Center for European Reform Bulletin, June/July 2016.

Iliria International Review & Felix-Verlag, December 27, 2016.

Intereconomics, November/December 2009.

International Affairs, 2008, nr. 78.

Journal of Common Market Studies, nr. 40.

Pew Global Attitudes Project, The great divide: How westerners and Muslims view

each other, Washington DC: Pew Global Attitudes Project, June 22, 2006.

Pew Research Center, The world's Muslims: religion, politics and society,

Washington D.C.: Pew Research Center, April 30, 2013.

Point of View no. 42, Center of Eastern Studies, May 22, 2014.

Politico, February 18, 2016.

The British Journal of Politics and Interntional Relations, London: 2017, vol, 19(3).

The Brussels Pact (March 1948) to the Pleven Plan (October 1950)." in The Western

Security Community: Common Problems and Conflicting Interests during the

Foundation Phase of the North Atlantic Alliance, ed. Norbert Wigershaus and Roland

G. Foerster, 1993.

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I ... · të eurozonës, sa dhe si u ndikua opinionin publik prej ngjalljes dhe avancimit të një fryme ati BE në disa

189

Gazeta BFMTV, Paris: 7 mai 2017.

Wall Street Journal, Washington, April 23, 2013.

Guardian London, 18, 2013.

Guardian, London: September 21, 1988.

New York Times, New York: November 1, 2003.

Guardian, London: April 4, 2006.

New York Times, New York: December 23, 2008.

Daily Telegraph, London: June 23, 2009.

Wall Street Journal, New York: April 9, 2010.

Daily Telegraph, London: December 10, 2010.

Guardian, London: January 21, 2011.

Le Monde, Paris: Decembre 9, 2011.

New York Times, New York: September 17, 2011.

Financial Times, London: December 11, 2011.

Guardian, London: May 23, 2012.

Independent, London: June 4, 2012.

Spiegel International, Frankfurt: September 11, 2012.

New York Times, New York: October 10, 2012.

Daily Telegraph, London: December 17, 2012.

Financial Times, London: May 14, 2014.

Daily Telegraph, London: December 7, 2014.

Kathimerini, Athens: January 26, 2015.

Wall Street Journal, New York: January 29, 2015.

Ahram online, Cairo: February 9, 2015.

BBC, London: March 9, 2015.

Daily Telegraph, London: March 12, 2015.

Le Monde, Paris: May 31, 2015.

Wall Street Journal, New York: July 8, 2015.

Guardian, London: July 12, 2015.

Guardian, London: July 14, 2015.

Financial Times, London: July 16, 2015.

Daily Telegraph, London: November 6, 2015.

The Independent, London: November 26, 2015.

The Economist, London: January 16, 2016.

New York Times, New York: February 12, 2016.

BBC News, London: April 6, 2016.

Washington Post, Washington: April 22, 2016.

The Sun, London: April 22, 2016.

Sunday Telegraph, London: May 15, 2016.

BBC, London: June 2016.

Financial Times, London: June 30, 2016.

New York Times, New York: August, 28, 2016.

Financial Times, London: January 23/24, 2016.