punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME Roli i asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli Kandidatja: Mentorja: Edenisa Duraj Prof. asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

27 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

Roli i asistencës infermierore te pacientët me

varshmëri nga alkooli

Kandidatja: Mentorja:

Edenisa Duraj Prof. asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

Roli i asistencës infermierore te pacientët me

varshmëri nga alkooli

Komisioni:

Kryetar________________________

Anëtar_________________________

Anëtar_________________________

Kandidatja: Mentorja:

Edenisa Duraj Prof. asoc. Ilirjane Raça-Bunjaku

Gjakovë, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

3

Përmbajtje

Deklaratë e autorësisë…………………………………………………………………….....…3

Falënderime……………………………………………………………………………………4

Abstrakt….. …………………………………………………………………………….….…5

Hyrje…………………………………………………………………………………………..8

1. Objekti dhe motivi i temës………………………………………………...…………..…….9

2. Metodologjia dhe metodat e punës……………………..……………………………..……..9

KREU I – ALKOOLI DHE VARSHMËRIA……..………..………..…………….…….....10

I. 1. Përkufizimi i varshmërisë……...………...…………………………...………...…10

I. 2. Alkooli si substancë psikoaktive…………...………………………………..…….11

KREU II – ALKOOLI DHE SHËNDETI……………………….…………………...…….13

II. 1. Efektet e alkoolit në shëndet……………………………………...………..….…..13

II. 2. Gjendje shëndetësore të lidhura me alkoolin……………………..…………........13

II. 2. 1. Mëlçia dhe lidhja me alkoolin…..…………………………...………………….14

II. 2. 2. Zemra dhe lidhja me alkoolin…………………………………………...………15

II. 3. Diagnoza diferenciale dhe komorbitetet…………………………...……………...15

KREU III – ABSTENIMI NGA ALKOOLI…………..……………..…………………….17

III. 1. Tërheqja dhe toleranca nga alkooli………………………………………..…...…17

III. 2. Menaxhimi infermieror i tërheqjes nga alkooli………………………………..…18

KREU IV – PLANI I KUJDESIT INFERMIEROR……………………………….…..….20

IV. 1. Asistenca infermierore………………………………………...…………...….…20

IV. 2. Roli i asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli…………….20

IV. 3. Parimet e asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli………..22

IV. 4. Farmakoterapia dhe intervenimet psikosociale………………………...……...…23

IV. 5. Zbatimi i ndërhyrjeve për të nxitur motivin, edukimin e pacientëve……….…....26

Përfundim…..…………………………………..……………………………...…………….28

Bibliografi……..…………………………..………………………………………………....29

CV – Curriculum vitae……………………………………………..…………………...…..31

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

4

Deklaratë e autorësisë

Me anë të kësaj deklarate, unë, Edenisa Duraj, duke e ditur përkufizimin e plagjiaturës

në botën akademike, deklaroj se punimi i paraqitur është origjinal dhe i punuar personalisht

nga unë.

Punimi nuk përmban modifikime të të dhënave, duke i paraqitur ato si të dhëna personale.

Të gjitha kontributet nga burimet e tjera janë saktësuar dhe cituar në bibliografinë e punimit.

Ky punim i diplomës vlen për nivelin e studimeve bachelor në Universitetin e Gjakovës

"Fehmi Agani", Fakulteti i Mjekësisë, programi Infermieri, i cili mban titullin Roli i asistencës

infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli.

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

5

Falënderime

Nuk ka falënderuar Zotin, ai i cili nuk falënderon njerëzit.

Ҫdoherë jam munduar që respektin ndaj atyre që kanë qenë pranë meje në çdo sferë

jetësore, të ua kthej me rezultate më të mira të mundshme.

Jam falënderuese për çdo gjë që më është ofruar në jetë, më së shumti për besimin që

njerëzit e mi e kanë tek unë.

Profesorëve, sidomos mentores së temës, prof. asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku, u jam

falënderuese përzemërsisht për gatishmërinë për të na ofruar nga opusi i tyre intelektual dhe

profesional.

Familjes sime, që ka qenë përkrahja ime më e madhe, duke më dhuruar dhuratën më të

mirë, një edukim të mrekullueshëm.

Dedikuar prindërve të mi, me dashuri.

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

6

Abstrakt

Roli i asistencës infermierore është thelbësor për trajtimin dhe menaxhimin e

pacientëve me varshmëri nga alkooli.

Duke e pasur parasysh faktin që këta pacientë kalojnë nëpër varësi fizike ose psikike,

kujdesi infermieror është i orientuar drejt farmakoterapisë, intervenimeve psiko-sociale dhe

edukimit shëndetësor.

Pacientët me varshmëri nga alkooli përballen me çrregullime të ndryshme shëndetësore

dhe psikologjike, duke mos anashkaluar problemet sociale si pasojë e tejkonsumimit. Njohja

me këto çrregullime ndihmon si referencë se ku ta orientojmë asistencën infermierore.

Për të trajtuar një çështje si varshmëria, fillimisht duhet ditur përkufizimin e

varshmërisë dhe rolin e alkoolit si substancë vartëse.

Duke e kuptuar mekanizmin e manifestimeve klinike drejtojmë edhe kujdesin

infermieror, pasi që varësia shfaqet me simptoma të lehta në fillim, të cilat përkeqësohen në

raste të mostrajtimit.

Ҫasja e duhur me pacientët, informimi i saktë i tyre lidhur me problemet dhe

shqetësimet që mund t'i kalojnë, janë pjesë efektive e trajtimit te pacientët me varshmëri nga

alkooli.

Fjalë kyçe: alkooli, varshmëria, shëndeti, asistenca infermierore, tërheqja.

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

7

Abstract

The role of nursing assistance is essential for the treatment and management of patients

with alcohol addiction.

Given that these patients go through physical and psychological addiction, nursing care

is geared toward pharmacotherapy, psychosocial interventions and health education.

Patients with alcohol addiction face various health and psychological disorders, not

neglecting social problems as a result of overdose. Knowing these disorders helps as a reference

for where to target nursing assistance.

To treat an issue like addiction, firs we must know the definition of addiction and the

role of alcohol as a subordinate substance.

Understanding the mechanism of clinical manifestations also leads to nursing care, as

addiction appears with mild symptom at first, which worsen in the absence of treatment.

Proper access to patients, accurate patient information about the problems and concerns

that may be facing, are an effective part of treatment for alcohol addiction patients.

Keywords: alcohol, addiction, health, nursing assistance, withdrawal.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

8

Hyrje

Grupet e ndryshme shoqërore gjatë evolucionit kanë pësuar ndryshime, që kanë krijuar

probleme sfiduese për shoqëritë e reja. Nëse i shohim me sy kritikë, do të vërejmë se këto

probleme kanë qenë gjithmonë prezente, mirëpo është forma e çasjes ajo që ka ndryshuar dhe

i ka vënë theks më të madh problemeve.

Gjatë këtyre tri viteve studime bachelor, jam munduar që pikërisht të zhvilloj

shkathtësitë e mia drejtuar drejt çasjeve më adekuate karshi problemeve shëndetësore. E sa më

shumë probleme, aq më shumë mundësi zgjidhjeje, dhe kjo e fundit është ajo që e bën kujdesin

infermieror më të përsosur, zgjidhjet e duhura.

Shoqëritë e reja, pavarësisht sa janë emancipuar në sfera të ndryshme jetësore, ato ende

nuk kanë mundur ta krijojnë përshtypjen e duhur të shfrytëzimit të resurseve. Alkoolizmi është

pikërisht njëra nga sfidat e shoqërive moderne, si shkak i tejkonsumimit të alkoolit.

Mirëpo duhet lënë të kuptohet se alkooli, përveç të tjerave, përdoret edhe për kënaqësi

individuale/grupore, si antiseptik, si ilaç popullor dhe për benefite të ndryshme.

Ajo që sot mund të quhet sfidë e shoqërive moderne është keqpërdorimi i tij, që rezulton

me varshmëri.

Alkooli është substancë që krijon varshmëri dhe, ashtu si çdo formë tjetër e

varshmërisë, mjekimi i pacientëve të alkoolizuar kërkon forma rigoroze të kujdesit dhe të

trajtimit. Alkooli i tejkonsumuar në organizëm ka efekte negative shëndetësore, pra është më i

favorshëm informimi i këtyre individëve pa ardhur te komplikacionet shëndetësore dhe duke i

siguruar modele të konsumimit të arsyeshëm.

Asistenca infermierore përbën hallkë zinxhirore në mjekimin dhe trajtimin e

pacientëve, pasi përfshin profesionistët shëndetësorë që kalojnë më së shumti kohë me

pacientët, duke aplikuar terapitë.

Jo vetëm në aplikimin e terapive, por edhe në konsultat lidhur me çështjen për të cilën

trajtohen, nxitjen e motivimit për trajtim dhe përkrahjen morale se ata mund ta arrijnë shërimin.

Ҫështjet lidhur me konceptin e varshmërisë nga alkooli, ndikimin që ai ka në shëndet

dhe format e intervenimeve infermierore janë të paraqituar në krerët në vazhdim.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

9

1. Objekti dhe motivi i temës

Ky punim diplome që kemi paraqitur, ka për objekt studimi rolin e asistencës

infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli, duke u bazuar në efektet që ai ka në

shëndetin e pacientit dhe në rrethin e tij shoqëror, menaxhimin e duhur te format kronike dhe

në rastet e tërheqjes nga alkooli, duke e paraqitur atë si formë urgjente shëndetësore.

Qëllimi kryesor i punimit është të paraqesë një pasqyrë të rolit të trajtimit dhe kujdesit

infermieror te këto raste dhe njëkohësisht të mund të shërbejë si material informues lidhur me

çështjen e varshmërisë nga alkooli.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për përfundimin e këtij punim diplome me titullin Roli i asistencës infermierore te

pacientët me varshmëri nga alkooli, për materialin punues kemi përdorur metodën e rishikimit

të literaturës, duke u pajisur me burime njohurish nga literaturat kombëtare dhe ndërkombëtare,

publikime nga fondacione kërkimi dhe institucione ndërkombëtare.

Jemi munduar të bëjmë një gërshetim sa më të mirë të njohurive të deritanishme lidhur

me temën e punimit.

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

10

KREU I – ALKOOLI DHE VARSHMËRIA

I. 1. Përkufizimi i varshmërisë

Sipas Shoqatës Amerikane mbi mjekësinë e varshmërisë (ASAM, 2011), varshmëria

përkufizohet si sëmundje kronike, parësore e trurit, motivimit, kujtesës dhe qarkut të lidhjes.

Varshmëria karakterizohet me: pamundësi abstenimi, pamundësi për të kontrolluar sjelljen, uri

të vazhdueshme për substancën e konsumuar, reagim emocional jofunksional, njohje të

zvogëluar të problemeve.1

Edhe pse këto tipare janë prezente në shumicën e rasteve me varshmëri, ato nuk

përdoren si kritere diagnostifikuese.2

Individët krijojnë varshmëri ndaj substancave të ndryshme si: alkool, marihuanë, LSD

dhe halucionogjenë të tjerë, opioidë si kodeina, sedativë, hipnotikë dhe anksiolitikë, kokainë,

metamorfinë dhe stimulues të tjerë.

Përveç këtyre substancave, individët krijojnë edhe varshmëri të sjelljes, duke u bërë të

varur nga lojërat kompjuterike, ushtrimet fizike, obsesionet shpirtërore, ushqimi, shopingu etj.

Si qenie njerëzore jemi gjithmonë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, qofshin ata

mjedisorë apo shpirtërorë. Një vice versa midis këtyre faktorëve krijon kushtet jetësore;

abuzimi i këtyre faktorëve sjell deri te përballja me situata jo të këndshme për njeriun, si ajo e

varshmërisë.

Familja, si përbërës kryesor i shoqërisë, luan rol të rëndësishëm në krijimin e një

shoqërie të shëndetshme. Një anëtar i familjes, abuzues i substancave të ndryshme, nuk lë për

të dëshiruar, përveç se jep një pasqyrë të shprehive të këqija për anëtarët e tjerë të familjes,

sidomos për adoleshentët. Mirëpo jo gjithçka fillon dhe mbaron në familje. Të rinjtë

(adoleshentët) dhe studentët një kohë të gjatë e kalojnë në shkollë dhe frekuentojnë ambiente

të ndryshme argëtimi. Miqtë dhe bashkëmoshatarët kanë ndikim gjatë viteve të adoleshencës.

Çdoherë ekziston mundësia e tundimit dhe faktori rrezik për herë të parë.

Nëse pyesim se përse individi bie pre e varshmërisë apo abuzimit me substanca të

ndryshme, mund të themi se kjo shpesh ndodh si rrjedhojë e mosdijes së asaj se çka do të

ndodhë më pas, për t'u ndjerë më mirë, për kuriozitet, janë të imponuar me dhunë ose edhe për

t'u revoltuar karshi dikujt ose diçkaje.

1 American Society of Addiction Medicine, Public Policy Statement: Definition of Addiction, August 15, 2011, f.

1. 2 Po aty, f. 7.

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

11

I. 2. Alkooli si substancë psikoaktive

Alkooli është substancë psikoaktive me veti toksike dhe prodhuese të varshmërisë.3 Kjo

do të thotë që atakon mendjen dhe proceset mendore.

Në aspektin kimik alkoolet janë komponime organike, të cilat përveç karbonit dhe

hidrogjenit përmbajnë edhe oksigjen në formë të grupit funskionar alkoolik. Etanoli në jetën e

përditshme njihet me emër të rëndomtë alkool.4

Alkooli mund të ndikojë në disa pjesë të trurit, duke çrregulluar aftësitë për të

kontrolluar sjelljen, duke atakuar kujtesën, të menduarit, të ecurit, madje edhe frymëmarrjen.

Në rastet kur individi humb kontrollin mbi sasinë e konsumuar të alkoolit, toleranca

ndaj substancës rritet. Kemi shfaqjen e çrregullimeve psikologjike e shëndetësore si pasojë e

alkoolizmit. Mund të përmendim praninë e amnezisë alkoolike, sjelljes së pakontrolluar,

deliriumit tremens, dispomanisë, sjelljeve suicidale etj.

Alkooli ndërhyn edhe në ruajtjen e kujtimeve. Ata që pinë shumë, kalojnë në errësim

totale të kujtesës dhe nuk janë në gjendje të kujtojnë asgjë nga ato që kanë ndodhur gjatë pirjes.5

Gjendjet psikiatrike që lidhen me alkoolizmin përfshijnë depresionin dhe ankthin e

krijuar nga mbidozimi (overdose).

Gjatë konsumimit të tepruar, individi nuk është i aftë të mendojë qartë ose të marrë

vendime të duhura. Si rezultat, mund të pësojë humbje si ajo e punës, marrëdhënieve

ndërpersonale ose respekti ndaj vetvetes.

Intoksikimi akut me alkool shoqërohet me simptoma neurologjike si eufori, konfuzion,

stupor dhe gjendje kome.

Manifestimet klinike varen nga sasia, kohëzgjatja e konsumimit dhe varshmëria.

Ekziston një incidencë prej 3% të prezencës së statusit epileptik dhe rreth 50% e pacientëve

përparojnë në delirium tremens.6

Deliriumi tremens ndodh te abuzuesit kronikë të alkoolit, të cilët papritmas ndërpresin

përdorimin e alkoolit, zakonisht më shpejt se 48 orë.7 Deliriumi tremens karakterizohet me

halucinacione vizuale, konfuzion, tahikardi, hipertension, hipotermi, axhitim dhe diaforezë.

3 Global status report on alcohol and health, 2018, WHO, Geneva, f. 24. 4 Kimia 10, Gjimnazi i shkencave shoqërore, Gjimnazi i gjuhëve, Muhamet Bicaj et al, Libri shkollor, Prishtinë,

2010, f. 202. 5 Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore, Charles. G. Morris, Albert A. Maisto, CDE,

Tiranë, 2008f. 147. 6 Alcohol Withdrawal, Richard K. Newman et al, 2019, Stat Pearls Publishing LLC. 7 Delirium Tremens (DT), Abdul Rahman, Manju Paul, 2018, SDP LLC.

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

12

Fig. 1 Deliriumi tremens te abuzuesit kronikë të alkoolit

Bleurel (1916) e diferencoi halucinozën alkoolike nga deliriumi tremens. Halucinoza

alkoolike zakonisht paraqitet me halucinacione verbale-akustike, marramendje dhe shqetësime

të humorit, që lindin në vetëdije të qartë dhe ndonjëherë mund të përparojnë në një formë

kronike që imiton skizofreninë.8

Pavarësisht efektit të alkoolit në rast të tejkonsumimit, në disa vende alkooli është i

ligjshëm, por jo në të gjitha rastet legaliteti jep siguri.

8 Alcoholic hallucinosis, Pookala S. Bhat and all, 2012.

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

13

KREU II – ALKOOLI DHE SHËNDETI

II. 1. Efektet e alkoolit në shëndet

Përdorimi i alkoolit është një nga rreziqet kryesore shëndetësore në botë. Konsumimi i

tij në doza të larta ka pasoja për shëndetin dhe mirëqenien e atyre që e konsumojnë. Duke

atakuar të gjitha pjesët e trupit, alkooli ka ndikim mbi zemrën, mëlçinë, trurin dhe sistemin

nervor, pankreasin, sistemin reproduktiv, lëkurën, sistemin imunitar etj.

Lidhja e varshmërisë nga alkooli me shëndetin është komplekse. I gjithë ky është i

ndikuar nga një numër faktorësh të jashtëm, përfshirë kulturën e të pirit, sasinë e konsumuar,

llojin e substancës alkoolike të konsumuar etj.

Rëndësia e njohjes dhe vlerësimit të këtyre faktorëve shërben në trajtimin dhe

asistencën infermierore te pacientët.

Fig. 2 Pije alkoolike Fig. 3 Efektet e alkoolit në shëndet

II. 2. Gjendje shëndetësore të lidhura me alkoolin

Faktorë të ndryshëm, si ata mjedisorë, gjenetikë, psikologjikë ndikojnë në mënyrën se

si do të ndikojë alkooli në organizëm. Më kalimin e kohës tejkonsumimi afekton trurin dhe

zona të trurit lidhur me gjykimin e saktë dhe aftësi të tjera kognitive. Të pirat e shpeshta ose

gjatë tërë kohës shkaktojnë probleme shëndetësore si sëmundje të mëlçisë, probleme digjestive,

probleme të zemrës, komplikacione të diabetit (rrit rrezikun për hipoglikemi), probleme në sy

(mungesa e vitaminës B1), probleme gjatë shtatëzënisë (abort), komplikacione neurologjike,

çrregullime psikiatrike (çrregullime bipolare, ankth etj).

Për të gjithë individët, alkooli mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Kështu që

pacientëve me diabet u rekomandohet që alkoolin ta konsumojnë me ushqim.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

14

Por jo në të gjitha rastet alkooli ka efekte negative. Efekti më i njohur i alkoolit është

një rritje e vogël e kolesterolit HDL (kolesterolit të mirë).9

II. 2. 1. Mëlçia dhe lidhja me alkoolin

Mëlçia është organi më i madh i brendshëm në trupin e njeriut dhe është përgjegjës për

funksione esenciale jetësore.

Përdorimi kronik i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, duke shkaktuar sëmundje

alkoolike të mëlçisë. Kjo ndodh në një spektër nga mëlçia yndyrore te hepatitis akut alkoolik

deri te cirroza e mëlçisë.10 Të tri këto gjendje mund të parandalohen, mirëpo nëse nuk trajtohen,

shkaktojnë probleme shëndetësore edhe më serioze.

Mëlçia yndyrore ndryshe edhe steatosa hepatike, përfshin atë gjendje kur sasia yndyrore

rritet në mëlçi. Hepatitis alkoolik zhvillohet në 10-30% të pirësve të rëndë dhe është një dëmtim

akut i mëlçisë i cili mund të paraqitet me simptoma të ndjenjës së keqe, lodhjes, verdhëzës,

stomakut të fryer dhe mëlçisë së zmadhuar.11 Mëlçia yndyrore dhe hepatitis alkoolik janë dy

gjendje që i paraprijnë cirrozës së mëlçisë.

Dëmtimi i mëlçisë gjatë cirrozës nuk mund të zhbëhet.12

Fig. 4 Sëmundjet alkoolike të mëlçisë

9 Alcohol and Heart Health, heart.org, August 15, 2014. 10 Alcohol – the Body&Health Effect, Alcohol Advisory Council of New Zealand, Wellington, New Zealand, June

2012, f. 11. 11 Po aty. 12 Cirrhosis, Mayo Clinic.

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

15

II. 2. 2. Zemra dhe lidhja me alkoolin

Një stil i mirë i jetës përfshin të ushqyerit shëndetshëm, peshë normale trupore,

aktivitete fizike, menaxhim të stresit, ndërprerje të shprehive të këqija si alkooli, duhan dhe

drogë etj.

Për ta ruajtur zemrën e shëndoshë, meshkujt nuk duhet konsumuar më shumë se dy pije

alkoolike në ditë, ndërsa femrat jo më shumë se një pije alkoolike në ditë.13 Shumë sasi alkooli

mund të shkaktojnë: ngritje të tensionit arterial, rritje të nivelit të triglicerideve në gjak, shton

kalori duke ndikuar në peshë, dëmton zemrën te disa pacientë, kontribuon në infarkt të zemrës

te disa pacientë me kardiomiopati.14

Pirja kronike e alkoolit e rrit mundësinë për sëmundje të arterieve koronare. I gjithë

efekti i alkoolit në zemër qëndron te sasia. Përderisa sasia e moderuar ka efekte, teprica sjell

deri të dëmtimet.

Fig. 5 Lidhja e alkoolit me zemrën Fig. 6 Alkooli dhe tensioni arterial

II. 3. Diagnoza diferenciale dhe komorbitetet

Ekziston një numër gjendjesh që rezultojnë me simptoma të ngjashme me marrjen e

tepërt të alkoolit. Këto përfshijnë: traumën e trurit, hipoglikeminë, çekuilibrimin e

elektrolitëve, acidozën diabetike ose ketoacidozën, meningjitin, gjendjet neurologjike si

skleroza multiple, pneumoninë, mosfunksionimin vestibular.15

Alkoolizmi dhe traumat e trurit janë të lidhura, kjo si rrjedhojë e lëndimeve që mund të

pësojë individi kur është nën ndikimin e pijes alkoolike.

13 Heart – Healthy Lifestyle Changes, National Heart, Lung and Blood Institute, Bathesda. 14 Po aty. 15 Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009, f. 20.

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

16

Duke e ditur rolin e mëlçisë si rregullator i nivelit të glukozës dhe efektin e alkoolit në

mëlçi, na lë për të kuptuar lidhjen e alkoolit me hipoglikeminë, pavarësisht asaj që alkooli

përmban mjaf sheqer.

Substancat që shkaktojnë varshmëri janë të përcjellura me ndryshime dhe çrregullime

si në shëndet ashtu dhe në proceset mendore, duke e bërë të mundshme prezencën e

komorbiteteve.

Fig. 7 Abuzimi i substancave si komorbitet me alkoolizmin

Termi "komorbitet" i referohet pranisë së dy ose më shumë sëmundjeve në të njëjtin

person. Mirëpo jo gjithmonë një komorbitet nënkupton domosdoshmërinë se njëra gjendje

është shkak i tjetrës, edhe nëse njëra gjendje ndodh së pari.16

Alkoolizmi mund të shkaktojë gjendje të ndryshme shëndetësore dhe psikiatrike ose ta

rrisë ashpërsinë e tyre. Ekzistojnë tri gjendje të rëndësishme psikiatrike të cilat zakonisht janë

komorbitet me alkoolin. Këto gjendje janë: depresioni, ankthi dhe abuzimi me substanca, p.sh.

benzodiazepina dhe barbiturate.17

Shumë njerëz e përdorin alkoolin pikërisht për t'i menaxhuar këto gjendje, për ta

zvogëluar ankthin, për ta përballuar depresionin, mirëpo konsumimi i tepërt vetëm i përkeqëson

simptomat e këtyre gjendjeve, duke përfshirë mërzinë, zemërimin, mungesën e vetëvlerësimit

etj.

16 Alcoholism and Co-ocurring Disorders, National Institute on Alcohol Abuse and Alcoholism, 17 Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009, f. 20.

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

17

KREU III – ABSTENIMI NGA ALKOOLI

III. 1. Tërheqja dhe toleranca ndaj alkoolit

Shoqata Psikiatrike Amerikane (DSM-III, 1980) ka përcaktuar alkoolizmin dhe

abuzimin me alkoolin si vijon: alkoolizmi (varësia nga alkooli) është një model i përdorimit

patologjik të alkoolit ose dëmtimit në funksionimin shoqëror ose profesional për shkak të

alkoolit, qoftë nga toleranca ose tërheqja.18

Simptomat e tërheqjes ndaj alkoolit ndodhin kur pacientët ndalojnë pirjen ose ulin

ndjeshëm konsumimin e tij pas varshmërisë afatgjatë. Tërheqja ndaj alkoolit është mjaft e

vështirë. Në shumë raste paraqitet si jetëkërcënuese dhe bën pjesë në ndërhyrje urgjente

mjekësore. Sikurse çdo gjendje shëndetësore patologjike, njëjtë edhe tërheqja ka karakteristikat

e veta të manifestimeve klinike. Shumica e pacientëve manifestojnë një kompleks të vogël

simptomash ose sindromë, e cila mund të fillojë prej 6-8 orë pas një uljeje të papritur të nivelit

të alkoolit.19 Këto simptoma zakonisht kulmojnë midis 10-30 orë dhe zbresin nga 40-50 orë.20

Tërheqja ndaj alkoolit rezulton me simptoma negative si: dhembje koke, palpitacione,

ankth, konfuzion, pagjumësi, nauze dhe të vjella. Në raste të rënda paraqiten halucinacione,

axhitim ekstrem, delirium.

Personat që kanë konsumuar një kohë të gjatë, vazhdojnë konsumimin e alkoolit duke

i ditur pasojat në shëndet vetëm e vetëm për të penguar tërheqjen dhe simptomat e saj. Ҫdo

individ ka formën e manifestimit të tërheqjes, njëjtë sikurse edhe detoksikimi është i ndryshëm;

te disa ky proces zgjat me ditë, te disa të tjerë zgjat me javë ose muaj.

Shenjat dhe simptomat e tërheqjes përgjithësisht përfshijnë sistemin autonom, atë

gastrointestinal dhe proceset kognitive me ato perceptuale. Deliriumi tremens është forma më

e rëndë e sindromës së tërheqjes së alkoolit dhe një urgjencë mjekësore.21

18 The Alcohol Drinking, Chapter 91, Phillips. M, 1990, Butterworth Publisher, Butterworth Boston. 19 Acute Alcohol Withdrawal, 2010, National Clinical Guidlines Centre, Royal College of Physicians (UK),

London. 20 Po aty. 21 Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidelines – NSW, 2008, Review, NSW Government, North

Sydney, f. 23.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

18

Manuali diagnostik statistikor i çrregullimeve mentale (DSM-IV) e përkufizon

tolerancën siç përcaktohet me njërën në vijim: a) nevojë e rritur për sasi të konsiderueshme

ndaj substancës për të rritur dehje dhe efekt të dëshirueshëm, b) efekt i zvogëluar dukshëm me

përdorimin e vazhdueshëm të së njëjtës sasi të substancës.22 Me fjalë të tjera i referohet

rezistencës së organizmit kundrejt substancës.

Shpeshherë kemi dëgjuar shprehjet si: mua nuk më zë shpejt pija, mund të vozis edhe

pas disa gllënjkave etj., që i bie konsumimi i sasive të tepërta, por ende individi është

funksional. Te këto raste esenciale është vlerësimi i duhur i pacientëve dhe monitorimi.

III. 2. Menaxhimi infermieror te tërheqja nga alkooli

Instituti klinik për vlerësimin e tërheqjes ndaj alkoolit (CIWA-Ar) është mjet i

standardizuar për t'u ndihmuar profesionistëve shëndetësorë në vlerësimin e pacientit duke

përfshirë vlerësimin e respiracionit, tremorit, anksiozitetit, axhitacionit, temperaturës,

shqetësimeve vizuale dhe auditive etj.

Pacientët me tërheqje nga alkooli duhet të monitorohen 3-4 herë në ditë për simptoma

dhe komplikacione.23 Shkalla e tërheqjes duhet të administrohet çdo 4 orë për të paktën 3 ditë,

ose më gjatë, nëse simptomat e tërheqjes persistojnë.24

Në kushte specifike këta pacientë kanë mangësi ushqyese, andaj duhet të

rikompensohen lëngjet e humbura duke konsumuar 2-3 litra ujë, suplemente multivitamin,

veçanërisht vitaminën B1 (thiamine), për të ndihmuar në pengimin e problemeve kognitive

(Wernicke encephalopathy).

Kujdesi rutinor përfshin observimet si: matjen e temperaturës, pulsin, tensionin arterial,

shkallën e tërheqjes ndaj alkoolit (AWS) dhe nivelin e hidratimit. Në disa raste dehidrimi mund

të jetë serioz dhe kërkon zëvendësim të shpejtë të lëngjeve. Vlerësimi dhe dokumentimi i sasive

22 Po aty, f. 2. 23 Clinical Guidelines for withdrawal management and treatment of drug dependence in closed setting, WHO,

Western Pacific Region, 2009, f. 44. 24 Po aty.

Toleranca Varshmeria Terheqja

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

19

të marra të lëngjeve, shikimi i shenjave të dehidrimit, rihidratimi oral ose intravenoz, janë pjesë

e observimeve rutinore.

Vlerësimet e shpeshta janë pjesa kryesore në menaxhimin e tërheqjes, të cilat varen nga

ashpërsia e simptomave që zhvillon pacienti. Te rastet e pamenaxhuara të tërheqjes, ajo mund

të dërgojë deri në forma të rënda si delirium tremens dhe kriza (konvulsione). Trajtimi

profilaktik shpesh përfshin antikolvulsivë dhe trajtim të hershëm me diazepam.

Pacientët me delirium tremens pësojnë çrregullime mendore. Sedacioni me

benzodiazepinë duhet të fillohet, por shpesh është i pamjaftueshëm për ta kthyer mbrapsht

deliriumin. Ndonjëherë pacientët kanë nevojë për dozë diazepam më shumë se 80 mg për të

arritur qetësimin.25 Sidoqoftë, dozat e larta të benzodiazepinës mund të prodhojnë delirium,

kështu që kërkohet vlerësim dhe rishikim specialistik.

Të gjitha veprimet mjekësore më lart na paraqesin forma të menaxhimit, pasi tërheqja

është shfaqur ose ashpërsuar. Por në të gjitha rastet është më mirë të parandalosh sesa të

trajtosh. Prandaj te menaxhimi i tërheqjes duhet futur promovimin dhe edukimin shëndetësor,

ku në kuadër të tyre të bëhet inkurajimi i pacientëve për të kontrolluar pirjen dhe të marrin në

konsideratë veprimtaritë për të ndihmuar në kontrollimin e tërheqjes nga alkooli.

25 Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidelines – NSW, 2008, Review, NSW Government, North

Sydney, f. 25-26

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

20

KREU IV – PLANI I KUJDESIT INFERMIEROR

IV. 1. Asistenca infermierore

Infermieria dhe disiplinat e tjera të shkencave mjekësore janë të ndërlidhura mes veti,

duke lejuar shkëmbimin e informacioneve dhe planeve të kujdesit shëndetësor. Nga i gjithë

kuadri shëndetësor, infermierja është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve në një plan

funksional gjithëpërfshirës, në thelb të të cilit është kujdesi holistik për pacientin.26

Krijimi i planeve mbi ofrimin e kujdesit shëndetësor ndikon në identifikimin e

problemeve të zgjidhura dhe të pazgjidhura, duke siguruar një pasqyrë të dhënash midis të

kaluarës dhe të tashmes.

Sipas ANA 2010; NURSING: SCOPE AND STANDARDS OF PRACTICE vlerësimi

i pacientit është i indikuar, por jo i limituar në rrethanat dhe aftësitë si: fizike, emocionale,

seksuale, fiziko-sociale, kulturore, shpirtërore, kognitive, ekonomike dhe ambientale.27

Të gjitha këto vlerësime te pacienti, të kombinuara me të dhëna diagnostike, krijojnë

bazën e të dhënave të pacientit (patient database), njëkohësisht edhe zhvillimin e planeve të

asistencës infermierore.

IV. 2. Roli i asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli

Kur një person varet nga alkooli, mund të shkojë në probleme të ndryshme sociale dhe

shëndetësore. Një person mund të fillojë të konsumojë sasi të mëdha alkooli, për të lehtësuar

tensionin dhe ankthin, për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë ose inferioritetit, për të rritur

vetëbesimin. Varshmëria nga alkooli kërcënon si individin ashtu edhe familjen dhe shpeshherë

është i vështirë pranimi dhe kërkimi i ndihmës për anëtarin me varshmëri nga alkooli. Për më

tepër, familjarët shpesh minimizojnë problemin dhe justifikojnë sjelljen e individit.

Infermierja, në shërbim shëndetësor, veprimtarinë e saj e kryen në ambiente të

ndryshme. Kështu që ajo bie në kontakt me persona alkoolikë në komunitet, në spitale

psikiatrike, në departamentet e urgjencës ose repartet e spitalit të përgjithshëm.

Në lidhje me kujdesin për alkoolistë, infermierët ofrojnë kujdes të përqendruar,

posaçërisht në detoksikim. I gjithë kujdesi te pacientët alkoolikë është i karakterizuar me

26 Nursing Care Plans, edition 9, Marilyn E. Doengers et al, Davis Company, 2014, Philadelphia, f. 7. 27 Po aty.

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

21

shpejtësinë e veprimit të bazuar në trajtimin e simptomave të një intoksikimi akut. Një

vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e

shtyu një 16-të vjeç të përdorte alkool. Pasi që infemieria nuk është e përkufizuar vetëm me

aplikimin e terapive të përshkruar, por në thelb ka edhe edukimin shëndetësor dhe promovimin

e të jetuarit shëndetshëm.

Fig. 8 Asistenca infermierore te pacientët alkoolikë

Vlerësimi i mëtejshëm, që duhet marrë në konsideratë, përfshin: sasinë dhe

shpeshtësinë e konsumimit, modelin e konsumimit, ashpërsinë e varshmërisë, problemet e

lidhura me alkoolin, përdorimin e barërave të tjera të përshkruara ose të paligjshme,

komorbitetin e shëndetit fizik ose mendor (ose të dyja), rrezikun për dëmtim të vetvetes ose të

të tjerëve, motivimin ose gatishmërinë për të ndryshuar dhe faktorët socio-demografikë.28

Kujdesi ndaj pacientit me varshmëri varet nga forma e varshmërisë. Varshmëria e lehtë

(mild dependence) mund të menaxhohet në shtëpi pa ilaçe ose doza shumë të vogla të

benzodiazepinës. Varshmëria e moderuar (moderate dependence) zakonisht mund të

menaxhohet në mënyrë të sigurt në shtëpi. Më poshtë është paraqitur një regjim i sugjeruar për

në komunitet ose mjedis spitalor:

Dita 1- 20 mg chlordiazepoxide 4x1

Dita 2- 15 mg chlordiazepoxide 4x1

Dita 3- 10 mg chlordiazepoxide 4x1

Dita 4- 5 mg chlordiazepoxide 2x129

Te varshmëria e rëndë monitorimi ditor intenziv është i nevojshëm. Është e dobishme

të maten përqendrimet e alkoolit në frymë. Duhet të tregohet kujdes kur aplikohen

28 Diagnosis and management of alcohol use disorders, Andrew JR Parker et al, 2008, BMJ Publishing Group

Ltd, London. 29 Po aty.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

22

benzodiazepinat te pacientët shumë të dehur. Benzodiazepinat janë efektivë në largimin e

shenjave dhe simptomave të tërheqjes dhe janë medikamente të vijës së parë.30

Encephalopatia Wernick është një komplikacion neuropsikiatrik i shkaktuar nga

mungesa e vitaminës B1 dhe haset te varshmëria nga alkooli, konkretisht gjatë tërheqjes nga

alkooli. Encephalipatia Wernick duhet të dyshohet dhe të trajtohet terapeutikisht në pacientët

që i nënshtrohen detoksikimit, të cilët kanë ndonjë nga simptomat e mëposhtme si: ataksi,

hipotermi dhe hipotension, konfuzion, ophthalmaolegi ose nistagmus, pengesa në kujtesë, të

vjella, komë ose humbje e vetëdijes. Kur dyshohet për encephalopatinë Wernick, të paktën dy

ampulla Pabrinex (500 mg tiaminë) duhet të jepen intravenoz 3 herë në ditë për tri ditë.31

Gjatë vlerësimit të pacientëve me varshmëri nga alkooli e rëndësishme është krijimi i

besimit nga ana e pacientëve, duke kaluar më shumë kohë, duke diskutuar ndjenjat, frikën,

depresionin, shqetësimet e tij etj.

Konsultat me dietologun janë të nevojshme për të siguruar regjim të shëndetshëm për

pacientët. Sigurimi i informacioneve për grupet vetëndihmëse është i nevojshëm.

IV. 3. Parimet e asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli

Te pacientët me varshmëri infermierja kryen një vlerësim të përgjithshëm, duke u

fokusuar te modeli i pirjes, problemet shëndetësore të lidhura me alkoolin (problemet

shëndetësore fizike, psikologjike dhe socale) dhe funksionet kognitive të pacientit.

Infermierja ofron mbështetje sociale duke e ndihmuar pacientin të shprehet lidhur me

situatën e tij. Ndërhyrjet infermierore kanë si parim kryesor ta parandalojnë rikonsumimin e

alkoolit nga pacientët e mjekuar.

Këto ndërhyrje duhet të ofrohen nga njerëz kompetentë. Nëse problemet janë përtej asaj

që mund të ofrojë asistenca infermierore, duhet referuar pacientët për ndihmë specialistike.

Gjatë asistencës infermierore te pacientët me varshmëri nga alkooli, sigurimi i

informacioneve për pacientët duhet të jetë i përshtatshëm, duke iu përshtatur nivelit të tyre të

njohurive. Pasi që kemi të bëjmë me pacientë të moshave të ndryshme, kulturave të ndryshme,

nivelit të shkollimit të ndryshëm, duhet që gjuhën klinike ta përshtatim pikërisht me këto

kategori.

30 Po aty. 31 Po aty.

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

23

Të ruhet privatësia e pacientit gjatë diskutimeve, duke ndërtuar një marrëdhënie besimi

pacient-profesionist shëndetësor.

Gjatë asistencës infermierja bashkëpunon me familjarët dhe rrethin shoqëror të

pacientit, duke e bërë më të lehtë identifikimin e burimit të stresit te pacienti në lidhje me

keqpërdorimin e alkoolit.

IV. 4. Farmakoterapia dhe intervenimet psikosociale

Terapia medikamentoze përdoret te tërheqja nga alkooli për të siguruar lehtësim

simptomatik, për t'i trajtuar komplikacionet dhe komorbitetet, nëse ekzistojnë. Zgjedhja e

terapisë medikamentoze bëhet në bazë të ashpërsisë së tërheqjes nga alkooli. Trajtimet

medikamentoze janë efektive si pjesë e programit të trajtimit, përfshirë këtu terapitë

psikologjike, edukimin shëndetësor dhe mbështetjen sociale.

Farmakologjia e shumicës së medikamenteve, që përdoren zakonisht, siç janë

benzodiazepinat për tërheqjen nga alkooli dhe disulfiram, akamprosat dhe natrexon për

parandalimin e relapsit, është mirë e karakterizuar dhe siguron një arsyetim të mundshëm

neurobiologjik për efektivitetin e tyre.32

Aktualisht ekzistojnë tri medikamente të aprovuara nga FDA-ja e SHBA-së për

parandalimin e relapsit të varshmërisë nga alkooli. Këto janë disulfiram, natrexon dhe

akamprosat.33 Natrexon-i është një antagonist i receptorëve opioidë i aprovuar nga FDA-ja e

SHBA-së në vitin 1994, që zvogëlon pirjen e rëndë duke zvogëluar efektet biologjike të

alkoolit.34 Gjithashtu është i njohur për efektin që zvogëlon dëshirën për konsumim të alkoolit.

Disulfiram-i shpesh nuk rekomandohet si medikament i linjës së parë për pacientët e

varur nga alkooli, sapo të diagnostifikuar, por është i rezervuar për trajtimin e pacientëve që

më parë kanë dështuar një ose më shumë kurse trajtimi ose ata që janë të motivuar për të arritur

abstinencë të plotë.35

32 Pharmacological Interventions, 2011, The British Psychological Socienty&The Royal College of Psychiatrists,

British Psychological, Leicester (UK). 33 The Pharmacotherapy of Alcohol Dependence: A state of the Art Review, Avinash De Sousa, 2010. 34 Po aty. 35 Po aty.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

24

Fig. 9 Medikamentet e aprovuara nga FDA-ja për trajtimin e

çrregullimeve të lidhura me alkoolin

Medikamentet që përdoren në trajtimin e varshmërisë nga alkooli nuk krijojnë

varshmëri, por përdoren për menaxhimin e saj. E rëndësishme është që gjatë trajtimit duhet

shikuar se a është terapia e duhur për pacientin, sa është efektive, si dhe krahasimin e terapive

medikamentoze të ndryshme. Shpeshherë kombinimi i terapive funksionon më së miri kur ato

bashkohen me programe të ndryshme trajtimi.

Qëllimi i terapisë është për të ndaluar pirjen e alkoolit dhe për t'i dhënë kohë trupit, për

ta larguar alkoolin nga organizmi, detoksikimin e organizmit.

Disa medikamente pothuajse të miratuara për përdorime të tjera janë premtuese për

trajtimin e varshmërisë nga alkooli dhe problemet me pirjen, si: medikamenti kundër pirjes së

duhanit, Vareniclina, ul ndjeshëm konsumimin e alkoolit dhe mallin e tij te njerëzit me

alkoolizëm; gabapentin, një medikament i përdorur për të trajtuar gjendjen e dhembjes dhe

epilepsinë, tregoi që rrit abstenencën dhe zvogëlon pirjen e rëndë; topiramati, antiepileptik, u

tregua i mirë për të ndihmuar njerëzit të frenojnë problemet lidhur me konsumimin, veçanërisht

në mesin e atyre me përbërje të caktuar gjenetike që duket se lidhet me efektivitetin e trajtimit.36

Përdoruesit kronikë të substancave që shkaktojnë varshmëri raportojnë probleme që

përfshijnë shëndetin fillimisht bashkë me problemet psikologjike dhe sociale. Ndërhyrjet

psikosociale mund të përdoren si trajtime të pavarura ose të kombinuara me ndërhyrje

farmakologjike. Qëllimi i ndërhyrjeve psikosociale është të ndihmojë pacientët të kuptojnë se

përdorimi i substancave po i vë në rrezik dhe i inkurajon ata të zvogëlojnë ose të heqin dorë

nga përdorimi i substancave.

36 Treatment for Alcohol Problems: Finding and Getting Help, National Institute on Alcohol Abuse and

Alcoholism, 2014.

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

25

Ndërhyrjet psikologjike u referohen trajtimeve të bazuara në teori të funksionimit

psikologjik, ndërsa ndërhyrjet psiko-sociale paraqesin ndërhyrje më pak specifike të dizajnuara

për të përmirësuar shëndetin mendor përmes mbështetjes, këshillave dhe inkurajimeve të

përgjithshme.37 Këto përfshijnë strategji psiko-arsimore, terapi njohëse-sjellëse, psikoterapi

ndërpersonale, jo këshillim direkt, ndërveprime mbështetëse dhe ndihmë përmes seancave

individuale ose grupore.38

Alcoholis Anonymes, grupet anonime të personave alkoolikë, janë pjesë efektive e

trajtimit të varshmërisë nga alkooli.

Fig. 10 Grupet anonime të personave alkoolikë

Gjatë ndërhyrjeve psiko-sociale infermierja duhet të vendosë marrëdhënie të

besueshme, duke mos e bërë pacientin të ndihet i izoluar. Komunikimi empatik krijon mjedis

mbështetës për pacientin, duke përcjellur ndjenjat e mirëkuptimit nga ana e infermieres, sepse

shpeshherë pacientët e kanë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre.

Faktorët që e shtyejnë pacientin drejt varshmërisë nga alkooli duhet identifikuar, për ta

kuptuar situatën aktuale të pacientit dhe për ta ndihmuar ta përballojë në mënyrë sa më efektive.

IV. 5. Zbatimi i ndërhyrjeve për të nxitur motivin, edukimin e pacientëve

Motivimi luan rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me varshmëri nga alkooli.

Kjo ndihmon që pacientët të kërkojnë ndihmë, t'i përmbahen trajtimit dhe të bëjnë ndryshime

në sjelljet rreth konsumimit të alkoolit.

37 Psychological and psychosocial interventions offered to forencis mental health in patients: a systematic review,

Douglas Maclnnes, Serena Masina, 2019, BMJ open, f. 2. 38 Po aty.

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

26

Studiuesit kanë përshkruar një seri fazash të ndryshimit për të përshkruar procesin

përmes të cilit një person kalon kur bën një ndryshim në sjellje. Këto faza përfshijnë:

parasoditjen (duke mos konsideruar ende ndryshim), soditjen (duke konsideruar ndryshimin,

por duke mos ndërmarrë veprime), përgatitjen (duke planifikuar të ndryshojë), veprimin (duke

pësuar ndryshim në sjellje) dhe mirëmbajtjen (duke ndryshuar stilin e jetës së dikujt për të

ruajtur sjelljen e re).39

Motivimi është sfidë në vete për pacientët me varshmëri nga alkooli, presionet nga

jashtë dhe ndjenjat e brendshme kontribuojnë në motivimin e pacientit.

Vlerësimi i motivit te një person kërkon vlerësimin e qëndrimeve dhe qëllimeve të

personit, besim, përkushtim dhe aftësi vendimmarrëse.40 Shpeshherë pacientët fillojnë trajtimin

pa qenë të bindur të ndryshojnë bindjet e tyre, mirëpo të ndikuar nga rrethi dhe presoni që ata

krijojnë. Kështu që hapat e parë duhet t'i ndërmerrë vetë pacienti, por normalisht me përkrahje

maksimale të familjarëve dhe rrethit shoqëror. Gjatë konsultave me specialistë, infermierja

njëkohësisht luan rol në bindjen e pacientëve për të hapur sytë kundrejt rrezikut që mund t'i

kanoset.

Shumica e programeve të trajtimit dhe iniciativat vetëndihmëse shërbejnë për të

ndihmuar pacientët që janë të gatshëm të ndërmarrin veprime dhe të adresojnë problemet e

tyre.

Esenca e intervenimeve infermierore lidhur me motivimin është që duhet ditur se si t'i

trajtojmë pacientët, pa presion, nëse ata janë hezitues për trajtim.

Duhet pasur parasysh që njerëzit konsumojnë alkool jo vetëm për t'u dëfryer, por edhe

për ta luftuar ankthin ose depresionin që e kalojnë. Andaj gjatë bisedave me pacientë, nuk duhet

t'u bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore, që ata të mos ndihen keq ose të mos turpërohen.

Bisedat e buta dhe me qetësi janë efektive.

Çdoherë njeriu bindet më lehtë kur flitet për gjëra konkrete; edhe te alkoolistët kronikë

besimi për shërim rritet nëse atyre u ofrohen raste reale. Punëtorët shëndetësorë/infermierja

nuk duhet të jenë kritikues, por të jenë të hapur për t'i dëgjuar pacientët dhe për t'i ndihmuar.

Mbështetja është ajo që i mban të motivuar këta pacientë, duke mbështetur pjesëmarrjen

e pacientëve, grupet mbështetëse të shërimit, duke u shprehur krenari për atë që ata po e arrijnë

gjatë trajtimit.

39 Motivation for change and alcoholism treatment, Carlo C. DiClemente, PH. D et al, 1999, Alcohol

Research&Health. 40 Po aty.

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

27

Lidhja e alkoolit me problemet me shëndet, me psikologjinë e individit, e bën edhe më

të nevojshëm informimin e njerëzve dhe edukimin në lidhje me qasjen ndaj alkoolit dhe

substancave të tjera, që krijojnë varshmëri.

Por si mund ta arrijmë edukimin shëndetësor në shoqëri?

Kjo mund të bëhet nëpërmjet grupeve të diskutimit, përfshirjes masive të nxënësve,

mësuesve dhe prindërve. Programet edukativo-shëndetësore në internet mund të jenë efektive,

pasi që të rinjtë kalojnë një kohë të gjatë nëpër rrjete sociale. Këto programe njëkohësisht

përfshijnë strategji, që prindërit mund t'i përdorin për t'i informuar fëmijët lidhur me dëmet që

sjell konsumimi i tepërt.

Te të rriturit këto programe edukative paraqesin modele të konsumimit të arsyeshëm

dhe promovimin e qasjeve të shëndetshme ndaj alkoolit.

Siç e kemi cekur në krerët e mësipërm, alkooli ka edhe benefitet e tij, por çdo gjë e

tepruar, shkakton kundërefekt me atë që është i dëshiruar.

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

28

Përfundim

Ndërhyrjet infermierore te rastet e varshmërisë nga alkooli kanë si parim kryesor

parandalimin e rikonsumimit të alkoolit. Në radhë të parë duke asistuar në trajtimin dhe

menaxhimin e varshmërisë përmes aplikimit të terapive farmako-psikologjike dhe sociale.

Edukimi shëndetësor dhe promovimi i shëndetit dhe të jetuarit shëndetshëm është

faktor kyç te këto raste, por edhe te të tjerat. Motivimi për të filluar terapinë dhe për t'ia pranuar

vetvetes se ke nevojë mjekësore është hapi i parë drejt suksesit të trajtimit.

Njohja e pacientëve me varshmëri nga alkooli lidhur me efektet shëndetësore mund të

ndihmojë që pacientët ta rimarrin veten. Si infermierë te ardhshëm duhet të shprehim

gatishmëri për ta dëgjuar pacientin, krijimin e empatisë si pjesë e etikës profesionale.

Roli i infermieres gjatë asistencës është që të monitorojë vazhdimisht pacientin,

parametrat vitalë ose krijimin e simptomave të reja dhe komplikacioneve. Gjatë observimit,

durimi dhe respekti për pacientin është njerëzi aq sa edhe profesionalizëm. Shprehjet ofenduese

ose arroganca nuk janë pjesë e etikës shëndetësore.

Çdo infermiere e përzgjedhi infermierinë për shkak të dëshirës për të ofruar kujdes, për

të ofruar shërbime ose për të ndihmuar- Christina Feist- Heilmeier, RN

Pikërisht këto elemente e përbëjnë asistencën infermierore: kujdesi, shërbimet dhe

ndihma për pacientin, në rastin tonë pacientët me varshmëri nga alkooli.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

29

Bibliografi

1. Psikologjia, shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore, Charles. G. Morris,

Albert A. Maisto, CDE, Tiranë, 2008

2. Delirium Tremens (DT), Abdul Rahman, Manju Pual, 2018, SDP LLC

3. Nursing Care Plans, edition 9, Marilyn E. Doenges, Mary Frances Moorhourse, Alice C.

Murr, Davis Company, 2014, Philadelphia

4. Alcohol Withdrawal, Newman RK, Stobart Gallagher MA, Gmoez AE, 2019, Stat Pearls

Publishing, LLC.

5. Clinical Guidelines for Withdrawal management and treatment of drugs dependence in

closed setting, WHO, 2009

6. Drugs, Brains and Behavior, The Science of Addiction, 2007

7. American Society of Addiction Medicine, Public Policy Statement: Definition of Addiction,

August 15, 2011

8. Alcoholic hallucinosis, Pookala S. Bhat et al, 2012

9. The Alcohol Drinking, Chapter 91, Phillips.M, 1990, Butterworth Publisher, Butterworth

BOSTON

10. Drug and Alcohol Withdrawal Clinical Practice Guidlines- NWS, Rewind 2018, NSW

Government, North Sydney.

11. Diagnosis and management of alcohol use disorders, Andrew JR at all, 2008, BMJ

Publishing Group Ltd, London

12. Pharmacological Interventions, 2011, The British Psychological Socienty& The Royal

College of Psychiatrists, British Psychological Socienty, Leicester (UK)

13. The Pharmacotherapy of Alcohol Dependence: A state of the Art Review, Avinash De

Sousa, 2010

14. Treatment for Alcohol Problems: Finding and Getting Help, National Institute on Alcohol

Abuse and Alcoholism, 2014

15. Psychological and psychosocial interventions offered to forensic mental helath in patients:

a systematic review, Douglas Maclnnes, Serena Masina, 2019, BMJ open

16. Motivation for change and alcoholism treatment, Carlo C. DiClemente PH.D, Lorie E.

Bellino M.ED and Tara Ncavins, MS, Alcohol Research&Health

17. Alcohol- The Body&Health Effect, Alcohol Advisory Council of New Zealand, June 2012,

Wellington, New Zealand

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

30

18. Cirrhosis, Mayo Clinic

19. Heart- Healthy Lifestyle Changes, National Heart, Lung, and Blood Institute, Bethesda

20. Alcohol and Heart Health, heart.org, August 2014

21. Alcohol Dependency, Department of Social Protection, August 2009

22. Alcoholism and Co-occuring Disorders, National Institute on Alcohol and Alcoholism

23. Kimia 10, Gjimnazi i shkencave shoqërore, Gjimnazi i gjuhëve, Muhamet Bicaj et al, Libri

shkollor, Prishtinë, 2010

24.Global status report on alcohol and health, 2018, WHO, Geneva

25. Acute Alcohol Withdrawal, 2010, National Clinical Guidelines, Royal College of

Physicians (UK), London

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · vëmendje e shtuar do t'i jepte edhe më shumë efikasitet trajtimit, p.sh. zbulimi i asaj se çfarë e shtyu një 16-të vjeç të përdorte

31

CV- Curriculum vitae

Informatat personale

Emri dhe Mbiemri

Edenisa Duraj

Data e lindjes

14. 3. 1998

Gjinia

Femër

Të dhënat kontaktuese

Adresa

Romajë, Prizren

E-mail

[email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkollimi i mesëm i lartë

Shkolla e Mesme e Mjekësisë

"Luciano Motroni"- Prizren

Universiteti

Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti

Fakulteti i Mjekësisë

Programi

Infermieri

Statusi i studentit

I rregullt

Nr. ID

160306041