punim diplome - edukimi.uni-gjk.org«rije bajraktari.pdf · universiteti i gjakovËs "fehmi...

40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra “Pse” e Sterjo Spasses Mentorja: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Arbërije Bajraktari Gjakovë, korrik 2019

Upload: others

Post on 27-Oct-2019

262 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra “Pse” e Sterjo Spasses

Mentorja: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Arbërije Bajraktari

Gjakovë, korrik

2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

Ky punim diplome u mbajt më ________________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ________________________ Kryetar

2. ________________________ Anëtar

3. ________________________ Anëtar

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

2

TABELA E PËRMBAJTJËS

FALENDERIMET .......................................................................................................................... 3

Abstrakt ........................................................................................................................................... 5

Hyrje ............................................................................................................................................... 6

KAPITULLI I ................................................................................................................................ 7

1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË ................................................... 7

1.1. Morfologjia dhe disiplinat e tjera gjuhësore......................................................................7

1.2. Pjesët e ligjëratës .............................................................................................................. 8

KAPITULLI II ................................................................................................................................ 9

2. EMRI ....................................................................................................................................... 9

2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrit ....................................................................... ........10

2.1.1. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm....................................................................10

2.1.2. Dallimet në mes të emrave te përgjithshëm dhe të përveçëm................................11

2.1.3. Emrat frymorë dhe jofrymorë..................................................................................12

2.1.4. Emrat konkretë dhe abstraktë..................................................................................12

2.1.5. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm........................................................13

2.1.6. Emrat përmbledhës..................................................................................................14

2.1.7. Emrat e lëndës..........................................................................................................14

KAPITULLI III ............................................................................................................................. 15

3. Kategoritë gramatikore të emrit ............................................................................................ 15

3.1. Kategoria e gjinisë .......................................................................................................... 15

3.1.2. Klasifikimi i emrave në gjini....................................................................................15

3.1.3. Gjinia asnjanëse........................................................................................................16

3.1.4. Dallimi i gjinisë te emrat e frymorëve......................................................................17

3.1.5. Ndërrimi i gjinisë së disa emrave në shumës (emrat e dygjinishëm).......................18

3.1.6. Mashkullorja gjenetike..............................................................................................18

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

3

3.2. Kategoria gramatikore e numrit ...................................................................................... 18

3.2.1. Emrat që përdoren vetëm në njëjës..........................................................................19

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në shumës........................................................................19

3.3. Kategoria gramatikore e rasës ........................................................................................ 21

3.3.1. Kuptimet kryesore të rasave.......................................................................................21

3.4. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë ..................................................................... 23

3.4.1. Njohuri të përgjithshme............................................................................................23

3.4.2. Rastet e shquarsisë.....................................................................................................24

3.4.3. Njohuri të përgjithshmë për trajtën e pashquar .........................................................25

3.4.4. Rastet e pashquarsisë.................................................................................................25

3.5. Tipet e lakimit ................................................................................................................. 26

3.5.1. Klasifikimi i emrave sipas tipit të lakimit..................................................................26

3.5.2. Lakimi i parë...............................................................................................................26

3.5.3 .Lakimi i dytë...............................................................................................................27

3.5.4. Lakimi i tretë...............................................................................................................27

3.5.5. Lakimi i katërt.............................................................................................................29

KAPITULLI IV ........................................................................................................................... 29

4. Emri në veprën ''Pse'' të Sterjo Spasses ................................................................................. 30

PȄRFUNDIM................................................................................................................................37

LITERATURA..............................................................................................................................38

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

4

FALENDERIMET

Mirënjohje dhe falënderim është për të gjithë stafin e Fakultetit të Edukimit, të Universitetit

“Fehmi Agani” në Gjakovë, të cilët më mësuan të kontribuoj në profesionin tim me shumë

përkushtim, falë sugjerimeve dhe kritikave të tyre jam sot këtu ku jam.

Falënderoj mentoren e temës Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu për ndihmën, mbështetjen

dhe këshillat, në orientimin e duhur për realizimin e punimit.

Familja ime, prindër të dashur që gjithmonë jeni munduar të më udhëzoni drejt rrugës së drejtë,

ju falënderoj pafundësisht për çdo gjë! Keni bërë të jem e bekuar.

Shoqëri e çmueshme, jam me fat që ju kam në jetën time. Ju falënderoj për çdo ditë të bukur në

angazhimin tonë për gjithë këto vite që ju njoh!

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

5

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra '' Pse” e Sterjo

Spasses. Punimi shtjellohet në katër kapituj. Në të gjithë kapitujt synohet të sqarohet rëndësia e

emrit dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme dhe në edukimin fillor. Do të jepet në pika të shkurta

dhe të qarta jeta dhe veprimtaria e autorit Sterjo Spasse, si dhe sqarimi mbi objektin e

morfologjisë dhe lidhjet e saj me degët e tjera gjuhësore. Gjithashtu, do të shtjellohet gjerësisht

emri, grupet leksiko - gramatikore të tij, kategoritë gramatikore si dhe do të analizohen emrat në

veprën e Sterjo Spasses ''Pse''. Nëse flasim për rëndësinë e emrave, duhet të theksojmë se është

mjaft e madhe. Pikërisht, për këtë arsye jam munduar që jo vetëm të jem e kujdesshme gjatë

përpilimit të tij, por edhe t’i organizoj në mënyrë sa më të qartë dhe të duhur. Dua të theksoj

gjithashtu se gjatë analizës së emrave te vepra e lartpërmendur jam munduar ta përgjithësoj në

një mënyrë sa më të kompletuar. Qëllimi i këtij punimi është të japë informacione lidhur me

rëndësinë dhe përdorimin e emrit. Literatura e shfrytëzuar është marrë nga disa burime me qëllim

që të kemi mundësi për më shumë llojllojshmëri dhe pikëpamje të ndryshme mbi temën.

Fjalët kyçe: emër, përdorim, analizë, rëndësi, vepër etj.

.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

6

Hyrje

Gjuha është elementi kryesor për arsimimin e një individi, një kombi dhe një shteti. Që një gjuhë

të mbijetojë, ajo duhet të ushqehet, të ruhet, dhe të kultivohet në mënyrën më të mirë të

mundshme.

Në anën tjetër shkollat janë institucione edukativo – arsimore që kanë për qëllim përhapjen e

dijes dhe formimin e përsonalitetit të fëmijës. Andaj, profesioni i mësimdhënies është një sfidë

në vete e cila kërkon angazhim maksimal dhe përkushtim për krijimin e një brezi të fortë për të

ardhmen.

Në kapitullin e parë të këtij punimi, do të shtjellohet objekti i morfologjisë, lidhja e morfologjisë

me degët e tjera gjuhësore si dhe pjesët e ligjeratës.

Kapitulli i dytë përfshin njohuri të përgjithshme për emrin si pjesë e ligjeratës si dhe grupet

leksiko - gramatikore të emrit.

Në kapitullin e tretë kam paraqitur kategoritë gramatikore të emrit duke folur në veçanti për

secilën prej tyre, duke shtjelluar këtu gjininë, numrin, rasën, kategorinë gramatikore të shquarsisë

dhe të pashquarsisë, si dhe tipet e lakimit.

Në kapitullin e fundit për këtë punim diplome kam shkëputur pjesë nga vepra ''Pse'' e Sterjo

Spasses, është paraqitur analiza e emrave sipas rregullave të morfologjisë, duke filluar nga

grupet leksiko - gramatikore të tyre, gjinia, numri, rasa, trajta si dhe lakimi.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

7

KAPITULLI I

1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË

Morfologjia (nga greqishtja morphe - formë dhe logos - fjalë, dije, teori) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret:

a) me studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe kuptimit të këtyre

formave;

b) me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko - gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës;

c) me tipat kryesorë të fjalëformimit etj.

Pra, objekt i studimit për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet

edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore përkatëse.

Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila për objekt studimi ka

gjithashtu fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të

emërtuar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj., pra, nga pikëpamja e kuptimit dhe e

prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit të saj në stile të ndryshme etj.

Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, që nuk ndryshojnë formën, si: parafjalët, lidhëzat,

pjesëzat, pasthirrmat. Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta, por me veçoritë e

përbashkëta të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të

përgjithshëm.1

1.1. Morfologjia dhe disiplinat e tjera gjuhësore

Morfologjia lidhet shumë ngushtë me sintaksën, si dy pjesë të gramatikës. Nuk mund të

studiohen format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh edhe funksionet e tyre

sintaksore, të cilat konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Por, me gjithë

lidhjet e ngushta ndërmjet tyre, morfologjia dhe sintaksa janë dy pjesë të ndryshme të gramatikës

që kanë secila objektin e vet të studimit, ndërsa morfologjia merret kryesisht me pjesët përbërëse

të fjalës, sintaksa merret kryesisht me bashkimin e fjalëve në togje dhe në togfjalësha dhe me

bashkimin e fjalëve, të togjeve e të togfjalëshave në fjali. Morfologjia ka marrëdhënie të ngushta

1 A. Jashari, B. Kryeziu, ''Gjuhë amtare'', Prishtinë, 2010, f. 129.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

8

edhe me fonetikën. Shumë dukuri fonetike kanë funksione gramatikore të caktuara, p.sh.,

formimi i shumësit dash - desh, marr - merr, realizohen me anë të ndërrimeve fonetike.2

1.2. Pjesët e ligjëratës

Të gjithë fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa e kategori leksiko - gramatikore, që quhen pjesë të ligjeratës.

Morfologjia përbëhet nga pjesët e ligjëratës (pjesët kryesore të ligjëratës janë pjesët e

ndryshueshme dhe të pandryshueshme).3

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë:

Emri

Mbiemri

Përemri

Folja

Numërori

Quhen pjesë të ndryshueshme të ligjeratës, sepse ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit të

tyre në fjali, pra lakohen ose zgjedhohen, midis pjesëve të ligjeratës që lakohen janë: emri,

mbiemri, përemri, numërori, ndërsa folja është pjesë e ndryshueshme e ligjeratës e cila

zgjedhohet.

Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë:

Ndajfolja

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza

Pasthirrma

Quhen pjesë të pandrysheshme të ligjeratës, sepse nuk e ndryshojnë formën e tyre gjatë

përdorimit në fjali, pra as nuk lakohen, as nuk zgjedhohen.4

2 A. Jashari, B.Kryeziu, ''Gjuhë amtare'', Prishtinë, 2010, f. 130.

3B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 39.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

9

KAPITULLI II

2.EMRI

Emri është pjesa e ligjeratës, që shërben për të emërtuar qenie të gjalla dhe sende.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko - gramatikore të emrave përfshihen fjalë të

ndryshme që mund të emërtojnë njerëz (njeri, burrë, grua) etj.; kafshë (ka, dele) etj.; sende

konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, male) etj.; dukuri të realitetit dimër (fortunë, borë, shi, termet)

etj.; cilësi (dashuri, bukuri, mirësi) etj.; shkathtësi, veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje,

lodhje) ose nocione abstrakte (e mira, e vërteta) etj.

Për nga pikëpamja morfologjike emri si pjesë e ndryshueshme e ligjëratës karakterizohet nga

prania e kategorive gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarsisë dhe të pashquarsisë (trajtës).

Nga kjo mund të vërejmë se në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat)

dhe veprime a gjendje (ashtu si foljet). Ku qëndron dallimi? Mbiemrat tregojnë cilësi që u

përkasin sendeve, pra, emrave të caktuar, kurse cilësitë që tregojnë emrat, janë të shkëputura nga

mbartësi i tyre, d.m.th. ato dallohen (veçohen).5

1. Rinori është djalë i bukur dhe i mençur.

2. Bukuria dhe mençuria e tij i habiti të gjithë.

Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a gjendja janë

të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet. Krahasoni:

1. Makina ecte në rrugën e larë nga shiu.

2. Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.

Në aspektin sintaksor emri paraqet pjesën kryesore të grupit emëror (bërthamën e grupit emëror),

mund të jetë kryefjalë ose kundrinor i fjalisë së thjeshtë. Mund të përdoret si i vetëm, ai mund të

jetë i paraprirë ose i ndjekur nga një përcaktor.6

4B.Beci, L. Bubani,Z. Gurabardhi, ''Gjuha Shqipe 6'', 1999, f. 24. 5F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 45. 6A. Jashari, B. Kryeziu,''Gjuhë amtare'', Prishtinë, 2010, f. 157.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

10

2.1. Grupet leksiko - gramatikore të emrit

Duke u mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të tyre leksikore, po ashtu edhe në veçoritë

morfologjike, emrat në gjuhën shqipe fillimisht ndahën në: emra të përveçëm dhe të

përgjithshëm. Pastaj emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë dhe abstraktë, frymorë dhe

jofrymorë. Po ashtu dallohen si grupe në vete edhe emrat përmbledhës si dhe emrat e lëndës.

2.1.1. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm

Emrat e gjuhës shqipe duke u bazuar në kuptimin që kanë ndahen në emra të përgjithshëm dhe të

përveçëm.

Emrat e përveçëm përbejnë atë grup emrash që tregojnë një qenie ose një send të vetëm që

dallon nga të gjithë të tjerët p.sh. Kastriot, Ana, Gjakovë, Krujë, Kosovë etj. Në emrat e

përveçëm përfshihen:

1. emrat e llagapet e njerëzve, si dhe pseudonimet: Skënder, Bardhyl, Aleksandër Xhuvani,

Migjeni;

2. emrat e kafshëve: Bella, Lisa, Dorki, Roksi;

3. emrat gjeografikë: (të qyteteve, maleve, lumenjeve etj.): Tirana, Prishtina, Qafa e Thanës,

Drini, Tomori, rruga ''Vaso Pasha'', sheshi ''Adem Jashari'';

4. emrat e periudhave e të ngjarjeve historike: Rilindja Kombëtare Shqiptare, Kongresi i

Manastirit, Lufta e Dytë Botërore;

5. emrat e institucioneve, të organizatave, të partive, të ndërmarrjeve, të funksioneve të

rëndësishme etj.: Fakulteti i Edukimit, Kuvendi i Kosovës, Partia Republikane, uzina ''Dinamo'',

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë;

6. titujt e veprave letrare, gazetave, revistave: ''Kështjella'', ''Vdekja më vjen prej syve të tillë'',

''Albania'', ''Klan'', ''Koha Ditore'';

7. emrat e trupave qiellorë: Arusha e Madhe, Toka.7

7F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 82-83.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

11

Emrat e përgjithshëm përbejnë atë grup emrash që tregojnë të gjitha qeniet ose të gjitha sendet

e të njëjtit lloj. Pra, duke u bazuar në karakteristika të përbashkëta, emërtojnë klasa të tëra

emrash si p.sh: njeri, nënë, bir, mur, vatër, shpatë etj. Duke filluar nga vetë emërtimi na tregojnë

se po shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithshme qëniet e gjalla apo sendet e së njëjtës

klasë.

2.1.2. Dallimet në mes emrave të përgjithshëm dhe të përveçëm

Emrat e përgjithshëm janë në numër me shumë sesa emrat e përveçëm. Emrat e përveçëm dallohen nga

emrat e përgjithshëm edhe për nga ana gramatikore. Emrat e përveçëm përdoren vetëm në një numër

(zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm përdorën zakonisht në të dy numrat, dallimi tjetër është

trajta, ndryshe nga emrat e përgjithshëm, emrat e përveçëm me shumë përdorën në trajtën e shquar.

1. Arta është vajzë punëtore.

2. Në qytetin tonë ka shumë vajza.

Në raste të veçanta edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës p.sh., në ato raste kur disa

njerëz kanë të njëjtin emër p.sh. Në klasën tonë ka dy Petritë.

Kufiri midis emrave të përgjithshëm e të përveçëm nuk është i mbyllur. Ka emra të përveçëm që

kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas: Gëzimi (nga gëzim), Bukurie (nga bukuri), njuton

(nga Njuton), herc (nga Herc), om (nga Om), rëntgen (nga Rëntgen) etj.

Kemi edhe dallime në aspektin drejtshkrimor. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me

shkronjën e parë të madhe, pa marr parasysh a janë në fillim të fjalisë, në fund apo në mes. P.sh.

1. Rinori është djal i zgjuar.

2. Në klasën tonë Artani është nxënësi me i mirë.

3. Qyteti me i bukur është Prizreni.

Emrat e përgjithshëm shkruhen me shkronjën e parë të madhe vetëm në ato raste kur fjalia fillon

me atë emër, në rastet tjera gjithmonë shkruhen me shkronjë të vogël. P.sh.

1. Në shkollën tonë ka shumë nxënës.

2. Libri është miku më i mirë.8

8A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 159.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

12

2.1.3. Emrat frymorë dhe jofrymorë

Në radhën e emrave të përgjithshëm dallohen dy grupe të emrave: frymorë dhe jofrymorë.

Emrat frymorë janë grupe emrash që tregojnë qenie të gjalla (njerëzore dhe jonjerëzore) pra,

njerëz ose kafshë. P.sh. (nënë, bir, mace, qen, burrë, djalë, kalë, shokë, mjek, zog) etj.

Emrat jofrymorë janë ata emra që tregojnë një objekt ose një dukuri. P.sh. (mur, vatër, shpatë,

zjarr, forcë).9

2.1.4. Emrat konkretë dhe abstraktë

Grupe emrash në radhën e emrave të përgjithshëm që i kundërvihen njëri - tjetrit nga pikëpamja

kuptimore e po ashtu nga ajo gramatikore.

Emrat konkretë janë emra frymorësh ose sendesh që mund të shihen, të prekën ose të

imagjinohen. Shënojnë sende të ndryshme, që mund të veçohen nga sendet e tjera të po asaj klase

dhe për këtë arsye edhe mund të numërohen. Pasi që po emërtojnë sende të numërueshme mund

të quhen edhe emra të numërueshëm: (det, lopë, mal, njeri, qytet, shkollë, libër, shtëpi) etj.

Nga pikëpamja morfologjike karakterizohen nga fakti se mund të marrin numëror themelor: një

grua, dy gra, një qytet, katër qytete si dhe të përdorën në të dy numrat në njëjës dhe në shumës:

qytet - qytete, shkollë - shkolla, libër - libra.

Në grupin e emrave konkretë hyn një grup i emrave që përdorën vetëm në numrin shumës:

pantollona - t, syza - t, gërshërë - t.

Emrat abstraktë janë emra jofrymorë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi si dhe veçori të

abstraktuara: lëvizje, durim, veprim, dyshim, art, kujtesë, liri, trimëri etj.

Veçori karakteristike e emrave abstraktë është se kur përdoren me kuptimin e tyre themelor nuk

mund të kenë forma të numrit shumës dhe as të përcaktohen nga numëror themelorë. Duket me

qartë tek emrat që emërtojnë cilësi ose veçori abstrakte: bukuri, krenari, egërsi etj.

Në rastin kur emrat abstraktë pësojnë një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor, duke emërtuar

shfaqje konkrete të veprimeve, gjendjeve, proceseve, cilësive dhe veçorive mund të përdoren

pjesërisht edhe në shumës, si dhe herë - herë të përcaktohen edhe nga numëror themelor ose nga

fjalë që tregojnë sasi të pacaktuara, p.sh., (kalimet, tri kalime, kokëçarje, shumë kokëçarje).

9B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardhi, ''Gjuha Shqipe 7'', 1999, f. 69.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

13

Veçori shumë karakteristike është se i njëjti emër në raste të caktuara mund të jetë herë konkret

e herë abstrakt.

Ndërtimi i kësaj shtëpie kushton shumë.

Ndërtimi është një emër abstrakt; është veprim i të ndërtuarit. Por në fjalinë:

U prishën ndërtimet e vjetra.10

Ndërtimet është emër konkret me kuptimin shtëpitë (e vjetra).

2.1.5. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm

Emrat e numërueshëm tregojnë sende a qenie që mund të konsiderohen si bashkësi të

dallueshme, që mund të numërohen.

Emrat e panumërueshëm tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshme, si një lëndë e

pandashme.

Emrat e panumërueshëm mund të jenë emra abstraktë që tregojnë lëndë: magnez, oksigjen

(nuk mund të thuhet oksigjenet, magnezët).

Pjesa më e madhe e emrave të numërueshëm mund të përdoren edhe si emra të panumërueshëm,

por me një kuptim tjetër. Kur themi:

Pula është në kotec.

Pula është një emër i numërueshëm, mund të themi një pulë, dy pula etj. Kur themi:

Hëngra pulë për drekë.

Pula ështe emër i panumërueshëm, ai nuk tregon shpendin por mishin e tij (një lëndë).

Në të kundërt, edhe shumë emra të panumërueshëm mund të përdoren si emra të numërueshëm,

por me një vlerë ose kuptim tjetër. P.sh. Kurioziteti në përgjithësi është emër abstrakt, i

panumërueshëm, por kuriozitet është edhe emër i numërueshëm kur tregon objekte (apo lëndë)

që paraqesin interes: Kuriozitetet e Tiranës.11

10F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 47-48. 11B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 41-42.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

14

2.1.6. Emrat përmbledhës

Emrat përmbledhës dallohen si një grup i veçantë midis emrave të përgjithshëm për veçoritë e

tyre leksikore dhe gramatikore. Ata emërtojnë një terësi njerëzish, kafshësh ose sendesh të një

fare në formën e numrit njëjës, një tërësi të pandarë dhe pikëpamja sasiore të panumërueshme.

Vetëm përemri "ca", që tregon një sasi të pacaktuar, mund të shoqërojë në ndonjë rast ndonjë

emër përmbledhës: Vetëm gra dhe ca djem mund të takoj ato ditë në fshat.

Në përdorimin e tyre në të folur, emrat përmbledhës shfaqin lidhje të dyfishta si me njëjësin

ashtu edhe me shumësin.

2.1.7. Emrat e lëndës

Emrat e lëndës hyjnë në radhën e emrave të përgjithshëm, që emërtojnë sende të

panumërueshme. Emrat e lëndës janë fjalë që emërtojnë një lëndë homogjene, që mund të ndahet

në pjesë dhe të peshohet, por që nuk mund të numërohet.

Emrat e lëndës emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e minerale, prodhime

kimike etj., (djathë, verë, raki, hekur, nitrat) etj.

Emrat e lëndës përdoren vetëm në një numër; shumica kanë vetëm formën e njëjësit dhe

ndonjëhërë vetëm atë të shumësit. Ata mund të përcaktohen nga fjalë që tregojnë sasi të

pacaktuar, si: shumë, pak, ca (pak djathë, shumë qymyr etj.). Emrat e lëndës zakonisht përdoren

në trajtën e pashquar njëjës dhe tregojnë një pjesë nga e tëra, si: pi ujë, ha mish etj.12

12B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 42-43.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

15

KAPITULLI III

3. Kategoritë gramatikore të emrit

Gjinia;

Nmri;

Rasa;

Trajta;

Lakimi;

3.1. Kategoria e gjinisë

Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe. Gjinia

e emrave është kategori gramatikore e mëvetësishme. Ajo nuk varet nga gjinia e fjalëve të tjera

përcaktuese, përkundrazi, gjinia e këtyre të fundit varet nga gjinia e emrit.

Emrat të përgjithshëm ose të përveçëm, frymorë ose jofrymorë, konkretë ose abstraktë, ndahen

në tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Gjinia e emrit zakonisht përcaktohet nga

mbaresat që merr emri në rasën emërore, në trajtën e shquar, në numrin njëjës.

Emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore mund të dallohen dhe nga fjalët përcaktuese; si: ky lis,

lis i gjatë; kjo shtëpi, shtëpi e bukur etj.13

3.1.2. Klasifikimi i emrave në gjini

Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetëmi në mjete të jashtme.

Këto mjete janë:

1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

2. Mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat: ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;

13F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 50-51.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

16

3. Tingulli fundor i temës.

Janë të gjinisë mashkullore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, njëjës marrin

mbaresën – i ose – u, p.sh.: lumi, studenti, gëzimi, mali, druri, zëri, kroi, vëllai, njeriu, bariu,

veriu etj.

Janë të gjinisë femërore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës marrin

mbaresën – a ose – ja, p.sh.; nëna, shkolla, vegla, shtëpia, lundra, dritarja, rrufeja etj.

Janë të gjinisë asnjanëse ata pak emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës marrin

mbaresën – t (ë), p.sh.; kryet, të folurit, të menduarit, të qarët; të zitë, të kuqtë, të ftohtët, të

ushqyerit etj.

b) Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtatën në gjini me emrin të cilit i përkasin: libër i ri,

shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

c) Si tingull fundor të temës, në përgjithësi emrat mashkullorë kanë një bashkëtingëllore, kurse

emrat femërorë një zanore.14

3.1.3. Gjinia asnjanëse

Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori që vjen vazhdimisht duke u

ngushtuar. Ajo ndeshet vetëm në një numër të kufizuar emrash.

Janë në gjininë asnjanëse këto grupe emrash:

a) Disa emra të prejardhur nga mbiemra.

b) Disa emra të nyjshëm prejfoljor, që kanë dalë mga emërzimi i pjesores.15

14A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 161-162. 15B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 44.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

17

mbiemër – emër i gjinisë asnjanëse folje – emër i gjinisë asnjanëse

i zi – të zitë

i kuq – të kuqtë

i verdhë – të verdhët

i ftohtë – të ftohtët

i bardhë – të bardhët

mësoj – të mësuarit

këndoj – të kënduarit

eci – të ecurit

lexoj – të lexuarit

flas – të folurit

3.1.4. Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve

Te frymorët, ndryshimi i gjinisë mashkullore nga femërorja shprehet:

1. vetëm në mënyrë leksikore d.m.th. me anë të fjalëve prej rrënjësh të ndryshme: vëlla - motër,

burrë - grua, djalë - vajzë, kalë - pelë, dash - dele etj.

2. me anë prapashtesash, të cilat zakonisht i shtohen temës së emrit të gjinisë mashkullore;

a) me prapashtesën - e: gjysh - gjyshe, mik - mike, mjek - mjeke etj.;

b) me prapashtesën - eshë: doktor - doktoreshë, drejtor - drejtoreshë, luan - luaneshë etj.;

c) me prapashtesën - ë: plak - plakë, kunat - kunatë, zog - zogë etj.;

d) me prapashtesën - ushë: ari - arushë, dre - drenushë etj.;

e) me prapashtesën - onjë: ujk - ujkonjë etj.;

f) me prapashtesën - icë: buall - buallicë, gomar - gomaricë etj.

Emrat mashkullor që formohën nga të gjinisë femërore me prapashtesa janë pak: mace - maçok,

patë - patok, rosë - rosak.16

16F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 54-55.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

18

3.1.5. Ndërrimi i gjinisë së disa emrave në shumës (emrat e dygjinishëm)

Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu edhe në

shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa ndodh ndërrimi i gjinisë nga mashkullore në

femërore. Çka gjen shprehje të mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese të gjinisë femërore, që

marrin në këtë numër? Kështu formohet një grup i veçantë emrash të dygjinishëm, që qëndron

midis gjinisë mashkullore dhe femërore. P.sh. mal - male, qytet - qytete etj.

3.1.6. Mashkullorja gjenetike

Mashkullorja gjenetike përdoret shpesh për të treguar cilindo përfaqësues të një lloji, pa dallim

seksi; kjo është mashkullorja gjenetike:

Njeriu është qenie me arsye (njeriu, burrë ose grua)17

3.2. Kategoria gramatikore e numrit

Edhe numri është një nga kategoritë karakteristike për emrat. Kjo gjen shpjegim në faktin se në

pjesën më të madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen.

Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjës dhe shumës

Kur një emër emërton një objekt, një njeri, një dukuri etj., ai është në numrin njëjës. Kur një

emër emërton më shumë se një objekt, një njeri, një dukuri është në numrin shumës.

Pra, forma që merr grupi emëror kur emri tregon një send të vetëm ose një qenie të vetme, quhet

njëjës; forma që ai merr kur tregon shumë sende ose njerëz, quhet shumës.

Vështroj malin përballë. Vështroj malet përballë.18

17B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 45. 18A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 163.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

19

3.2.1. Emrat që përdoren vetëm në njëjës

– emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, dashuri, nxehtësi;

– emra përmbledhës: djalëri, grari, gjindje;

– emra që tregojnë lëndë në formën e një tërësie të pandashme e të panumërueshme: benzinë,

çimento;

– emra sëmundjesh që afrojnë nga kuptimi me emra abstraktë: fruth, li, kollë, zgjebe;

– emra që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug;

– emra që tregojnë dukuri atmosferike: vapë, brymë, vesë;

– emra të përveçëm: Shqipëri, Mira, 28 Nëntori, 17 Shkurti etj.

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në shumës

– emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrojtura prej një lënde, bimë, mbeturina, shuma

e grumbuj të hollash: krunde - t, makarona - t, të korra - t, të fshira - t etj.;

– emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pranga - t, ski - të, syze - t,

pantallona - t etj.;

– emra që tregojnë një shumicë frymorësh si diçka e pandashme: dhen - të, shqerra - t, vetë

(persona; dy, tre vetë);

– emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojra etj.; naze - t, gjepura -

t, ethe - t etj.

– disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje - t, vise - t, Alpe - t,

Dardanele - t etj.; – disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë - t, kërshëndella - t, të shtatat etj.

Formimi i shumësit të emrave

Shumica e emrave e formojnë shumësin duke marrë mbaresa - e: (një) mal - (ca) male;

mbaresa - ë: (një) sportist - (ca) sportistë;

mbaresa - a: (një) kodër - (ca) kodra;

mbaresa - nj: (një) kalli - (ca) kallinj;

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

20

mbaresa - ër: (një) prind - (ca) prindër;

mbaresa - enj: (një) lumë - (ca) lumenj;

mbaresa - nj: (një) hero - (ca) heronj:

mbaresa - inj: (një) shkëmb - (ca) shkëmbinj;

mbaresa - ra: (një) fshat - (ca) fshatra.

Disa emra formojnë shumësin duke ndërruar tinguj në temën e emrave:

(një) fik - (ca) fiq (tingulli k është shndërruar në q);

(një) zog - (ca) - zogj (tingulli g është shndërruar në gj);

(një) kungull - (ca) kunguj (tingulli ll është shndërruar në j);

(një) bir - (ca) bij (tingulli r është shndërruar në j);

(një) dash - (ca) desh (tingulli a është shndërruar në e).

Disa të tjerë e formojnë shumësin edhe duke ndërruar tinguj edhe duke marrë mbaresë

njëkohësisht:

(një) varg - (ca) vargje (tingulli g është shndërruar në gj, është shtuar edhe mbaresa e);

(një) breg - (ca) brigje (tingujt e dhe g janë shndërruar në i dhe gj, është shtuar edhe mbaresa e)

Një pjesë e emrave në numërin shumës e ruajnë formën e njëjësit:

(një) rrugë - (ca) rrugë;

(një) fole - (ca) fole;

(një) tiranas - (ca) tiranas;

(një) mësues - (ca) mësues;

(një) nxënës - (ca) nxënës

(një) shtëpi - (ca) shtëpi.19

19B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 46-47.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

21

3.3. Kategoria gramatikore e rasës

3.3.1. Njouri të përgjithshme - Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në

rolin e gjymtyrëve të ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto

forma të emrit, me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.

Tërësia e gjithë ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Në

gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat, pa përjashtim, cilido qoftë burimi i tyre. Emri në gjuhën

shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren. 20

3.3.2. Kuptimet kryesore të rasave

Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.

Rasa emërore pa parafjalë - Emri në rasën emërore pa parafjalë në fjali shërben si kryefjalë, si

përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror: 1. Shkolla është vend i shenjtë.

(kryefjalë dhe pjesë e kallëzuesit emëror). 2. Dritoni u emërua mësues (përcaktor kallëzuesor i

kryefjalës). 3. Profesor Bashkimi ka qenë gjuhëtar i shquar (ndajshtim). 4. O malet e Shqipërisë e

ju o lisat e gjatë (thirror).

Me parafjalën te (k), nga – emri në këtë rasë kryen funskionin e rrethanorit ose të kundrinorit:

1. U nis herët nga Tirana (rrethanor); 2. Nëna është e madhe nga zemra ( kundrinor).

3. Qëndruan te ura (rrethanor).

Rasa gjinore - përdoret kryesisht tek emrat në funksione të ndryshme përcaktuese. Ajo mund të

shërbejë:

- për të treguar përkatësi: oborri i shkollës;

- për të treguar një cilësi, lëndë: këngët e dasmës, buka e grurit;

- për të treguar personin a sendin që bart një cilësi të caktuar: kaltersia e detit:

- për të shprehur raporte të pjesës me të tërën: gjysma e bukës.

- për të shprehur kallëzuesorin e kryefjalës: ishte i gojës;

- me mbiemra të shkallës krahasore të sipërisë absolute: më i vogli i djemve;

20A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 165.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

22

Rasa dhanore - përdoret zakonisht me folje. Shënon rregullisht kundrinorin e zhdrejtë. Pra,

tregon kryesisht:

- sendin a personin të cilit i drejtohet veprimi: foli djalit, tregoja shokut;

- me folje pavetore e njëvetore, personin që përjeton një gjendje: Altinit nuk i rrihej në një vend.

Rasa kallëzore pa parafjalë - Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,

përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar:

1. Ai e kryen mirë detyrën.

2. Petritin e cilësuan si këngëtarin më të mirë.

3. Javën e shkuar bëmë ekskurzionin.

4. Lexuam “Albumin”, veprën poetike të Nolit.

Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet,

kuptim sqarues etj.). Përdoret në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë, të rrethanorit,

të përcaktorit:

1. Në mbrëmje arritëm në fshat.

2. Folëm për rezultatet e semestrit të parë.

3. Besniku është njeri me vullnet.

Në kallëzore emri përdoret dhe me lokucionet parafjalore në lidhje me, në krahasim me, në

bashkëpunim me: Ekspozita u bë në bashkëpunim me muzeun.

Rasa rrjedhore pa parafjalë - Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e përcaktorit për të

treguar të paraqitur, tipar, lëndë, raporte pjesë etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma

udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti. Dimrit maleve bie shumë dëborë etj. Në

rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj;

1. Roja rrinte majë shkëmbit.

2. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit.21

21F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 67-68.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

23

3.4. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë

3.4.1. Njohuri të përgjithshme

Meqenëse ekziston kategoria e shquarsisë, e cila formohet në mënyrë sintetike, me anë

ndajshtesash përgjithësisht të ndryshme për secilën trajtë, dallohet lakimi i shquar dhe i

pashquar, prandaj edhe çdo rasë paraqitet në dy trajta, në trajtën e shquar dhe të pashquar:

Frynë erë. Pushon era.

Bien gjethe. Ranë gjethet.

Kundërvënia nga ana formale ndërmjet trajtës së pashquar dhe së shquarës mbështetet në

kundërvënien kuptimore.

Për të gjetur trajtën e pashquar të një emri mjafton t'i vëmë fjalën një përpara, për numrin njëjës

dhe fjalën ca (disa) për numërin shumës: (një) gjethe, (ca) gjethe, (një) djalë, (ca) djem.

Për të vënë emrin në trajtën e shquar e përdorim si kryefjalë në fjali, pa fjalë të tjera përcaktuese:

Shtëpia zbardhte në mes të gjelbërimit.

Shtëpitë zbardhnin në mes të gjelbërimit.22

Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarësisë. Por ç’është

shquarsia në përgjithësi? Cila është arsyeja që një emër të përdoret në trajtën e shquar?

Dihet se emri mund të emërtojë një klasë të tërë reale me tipare të përbashkëta (Mësuesi është

figurë e nderuar), por edhe një realitet të veçantë, të dalluar nga realet e tjera të po asaj klase

(''Erdhi mësuesi'', - thirrën nxënësit).

Në rastin e dytë emri mësues ka kuptim të individualizuar, d.m.th., kuptimisht ky emër është i

caktuar, sepse edhe folësi, edhe bashkëbiseduesi, kanë dijeni për të. Pra, emri është në trajtën e

shquar kur realia shënohet si e përcaktuar, si e dalluar nga klasa e realeve të të njëjtit lloj ose si e

njohur për dëgjuesin a bashkëbiseduesin.

Në përgithësi, emri përdoret në trajtën e shquar, me kuptim të individualizuar, kur në një situatë

të caktuar sendi apo sendet për të cilat bëhet fjalë, mendohen si të vetme, të dalluara nga sende të

tjera të po asaj klase.

22B. Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999, f. 49-50.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

24

Individualizimi i emrit të përgjithshëm bëhet ose duke e shoqëruar atë në trajtën e tij të pashquar,

që është edhe forma bazë e emrit, me një përemër dëftor: ky djalë, ajo shkollë, ose duke e vënë

në trajtën e shquar.23

3.4.2. Rastet e shquarsisë

Emri del në trajtë të shquar në këto raste:

1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë:

Ngadalë se më shkele, mor djalë! - bërtiti një grua dhe vështroi me inat një djalosh aty pranë.

Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të djaloshit.

2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi:

Ai pa së largu një autobus. Autobusi mbërriti në kthesën e parë dhe frenoi aty pranë tij.

Shoferi dhe pasagjerët u çuditën...

3. Kur sendi për të cilin bëhët fjalë ndodhet para syve të atyre që bisedojnë:

U poqën dhe misrat - tha Latifi. Burri me mustaqe i hodhi sytë nga arat, po nuk foli.

4. Kur bëhet fjalë për një send ose person për të cilin është folur me parë, e i cili njihet nga

bashkëfolësit:

Mos bërtitni se do të më zgjoni djalin! - tha nëna.

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emra të tillë janë: dielli, hëna, marsi, toka

etj.

6. Kur pas emrit vjen një përemër pronor, si p.sh.: Zëri im ishte aq i ulët, aq i dobët, sa u tret

menjëherë.

7. Kur emri përcakohet nga një emër tjetër në rasën gjinore, si p.sh.: Buzët e Burbuqes sajuan një

shenjë hidhërimi e mospajtimi.

8. Kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë, p.sh.: Gjithë nxënësit kishin

dalë në oborr të shkollës. Shërbëtorja e tij rrinte në dritare tërë ditën dhe shikonte kalimtarët.

9. Emrat që tregojnë farefisni të prirë nga nyja, si: i ati, i biri, e bija, e ëma etj. P.sh.: Tash e ëma

e pati të qartë se i biri dëshiron t’i tregojë ndonjë sekret.24

23Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 76.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

25

3.4.3. Njohuri të përgjithshme për trajtën e pashquar

Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm, abstrakt, si

përfaqësues i një klase të tërë sendësh që formojnë një tip të vetëm në bazë të tipareve të tyre të

përbashkëta. Atëherë emri paraqitet thjesht si një emërtim abstrakt. Në fjalinë: Unë nuk kam

vëlla, emri vëlla emërton një klasë të tërë frymorësh si një tip abstrakt. Në fjalinë: Bisedova me

vëllanë i njëjti emër, i përdorur tashmë në trajtën e shquar, emërton një frymor të caktuar, të

dalluar nga të tjerët.25

3.4.4. Rastet e pashquarsisë

Emri del i pashquar më shpesh kur përdoret:

1. Si kallëzuesor i kryefjalës dhe i kundrinorit të drejtë. Sikur të ishte djalë, mendonte

nganjëherë. Kam pas për dëshmitar Agronin;

2. Si përcaktor i një emri të pashquar: mish viçi, kos delesh;

3. Si disa ndërtime frazologjike të formuara zakonisht prej një foljeje dhe një emri: marr frymë ,

heq dorë, bëj fjalë;

4. Kur tregon një pjesë të pëcaktuar lënde: ha bukë, pi ujë, nxjerr naftë;

5. Në disa çifte fjalësh: dyer e dritare, këmbë e duar;

6. Në funksionin e ndajshtimit: në muajin prill;

7. Me numërorët themelorë dhe me përemrat e pacaktuar shumë, pak, kaq, ca etj.: dëgjonte me

shumë vëmendje, dy djem etj;

8. Kur shoqërohet nga përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo: ky djalë është mjaft çapkën;

9. Kur shoqërohet nga përemrat pyetës cili, ç', sa, çfarë: cili djalë do të vijë me ne?;

10. Me disa parafjalë që përdoren në rasën kallëzore: në, mbi, nën, për. Në shtëpi në dorë etj.26

24B. Beci,''Gramatika e gjuhës shqipe'', Prishtinë, 1999,f. 48. 25A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 170. 26B. Beci,''Gramatika e gjuhës shqipe'',Prishtinë,1999, f. 49.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

26

3.5. Tipet e lakimit

3.5.1. Klasifikimi i emrave sipas tipit të lakimit

Si kriter për klasifikimin e emrave në tipa të lakimit zakonisht merret emri në trajtën e shquar të

numrit njëjës në rasën emërore. Duke u bazuar në mbaresat e emrave në trajtën e shquar të

numrit njëjës në rasën emërore, emrat ndahen në katër lakime.

3.5.2. Lakimi i parë - Në lakimin e parë hyjnë emrat e gjinisë mashkullore, që në rasën emërore

të shquar njëjës marrin mbaresën – i, psh.; plepi, liqeni, shkëmbi, dreri, vëllai, ftoi etj.

Trajta e pashquar

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Trajta e shquar

Rasat

Njëjës

Shumës

Njëjës

Shumës

E

(një) lis

(ca) lisa

Lisi

lisa-t

GJ

i (një) lisi-i

i (ca) lisa-ve

i lisit

i lisa-ve

DH

(një) lis-i

(ca) lisa-ve

Lisit

lisa-ve

K

(një) lis

(ca) lisa

Lisin

lis-at

Rr

prej (një) lisi-i

prej (ca) lisa-sh,

(lisa-ve)

prej lisit

prej lisa-ve

Emrat e lakimit të parë, si të gjithë emrat e tjerë, në rasat emërore dhe kallëzore të trajtës së

pashquar nuk marrin mbaresë, kurse në tri rasat e tjera marrin mbaresën - i. Në trajtën e shquar

ata marrin këto mbaresa: E .- i, GJ. - it, Dh. - it, K. - in (-në), Rr. - it.

Me mbaresën – në dalin emrat në rasën kallëzore të shquar, si: vëllai, babai, xhaxhai etj. (rasa

kallëzore: vëllanë, babanë, xhaxhanë etj.).

Në trajtën e pashquar shumës emrat e lakimit të parë (si dhe gjithë emrat e tjerë) dalin me këto

mbaresa: emërore – (s’ka mbaresë), gjinore, dhanore – ve, rrjedhore – sh ose – ve dhe në të

shquarën: emërore; t (ë), gjinore, dhanore, rrjedhore – ve dhe kallëzore – t (ë).27

27Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 70-71.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

27

3.5.3. Lakimi i dytë - Në lakimin e dytë hyjnë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e

shquar njëjës marrin mbaresën – u, p.sh.: peshku, shelgu, bregu, miku, dheu etj.

Trajta e pashquar Trajta e pashquar Trajtae shquar Trajta e shquar

Rasat

Njëjës

Shumës

Njëjës

Shumës

E

(një) mik

(ca) miq

mik-u

miq-të

Gj

i (një) mik-u

i (ca) miq-ve

i mik-ut

miq-ve

Dh

(një) mik-u

(ca) miq-ve

mik-ut

miq-ve

K

(një) mik

(ca) miq

mik-un

miq-të

Rr

prej (një) mik-u

prej (ca) miqsh,

(miq-ve)

prej mik-ut

prej miq-ve

Edhe emrat e lakimit të dytë në emëroren dhe kallëzoren e numrit njëjës dhe shumës nuk kanë

mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave: gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra marrin

mbaresën – u. Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa: emërore –

u, gjinore, dhanore e rrjedhore – ut, kallëzore – u, ndërsa në shumës: emërore e kallëzore – (ë),

gjinore, dhanore e rrjedhore – ve.28

3.5.4. Lakimi i tretë - Në lakimin e tretë hyjnë gjithë emrat e gjinisë femërore si dhe një pjesë e

emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë), që marrin mbaresën – a

ose – ja, p.sh.: dita, anija, fusha, Kola, Deda etj.

28Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 72.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

28

Trajta e pashquar

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Trajta e shquar

Rasat

Njëjës

Shumës

Njëjës

Shumës

E

(një) rrufe

(ca) rrufe

rrufe-j-a

rrufe-të

Gj

i (një) rrufe--j-e

i (ca) rrufe-ve

irrufe-së

i rrufe-ve

Dh

(një) rrufe-j-e

(ca) rrufe-ve

rrufe-së

rrufe-ve

K

(një) rrufe

(ca) rrufe

rrufe-në

rrufe-të

Rr

prej (një) rrufe-j-e

prej (ca) rrufe-sh,

(rrufe-ve)

prej rrufe-së

prej rrufe-ve

Trajta e pashquar

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Trajta e shquar

Rasa

Njëjës

Shumës

Njëjës

Shumës

E

(një) vajzë

(ca) vajza

vajz-a

vajza-t

Gj

i (një) vajz-e

i (ca) vajza-ve

i vajzë-s

i vajza-ve

Dh

(një) vajz-e

(ca) vajza-ve

vajzë-s

vajza-ve

K

(një) vajzë

(ca) vajza

vajzë-n

vajza-t

Rr

prej (një) vajz-e

prej (ca) vajzash,

(vajzave)

prej vajzë-s

prej vajza-ve

Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë në rasat emërore dhe

kallëzore të pashquar njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

marrin mbaresën – e.

Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore – a ose ja,

gjinore, dhanore e rrjedhore – s (ë) dhe kallëzore – n (ë).29

29F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 73.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

29

3.5.5. Lakimi i katërt - Në lakimin e katërt hynë emrat e gjinisë asnjanëse, që në emëroren e

shquar të njëjësit marrin mbaresën – t (ë), p.sh.: të menduarit, të folurit, të dëgjuarit, të ecurit, të

ngrohtët, të kuqtë etj.

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Numëri njëjës

E

(një) të folur

të foluri-t

Gj

i (një) të folur-i

i të foluri-t

Dh

(një) të folur-i

të foluri-t

K

(një) të folur

të foluri-t

Rr

prej (një) të folur-i

të foluri-t

Emrat asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm në

emëroren e kallëzoren të trajtës së shquar, meqë në këto dy rasa marrin mbaresën – t (ë), ndërsa

në rasat e tjera në të dy trajtat kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.

Emrat asnanjës prej pjesorës, në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren – i, midis temës

dhe mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin (të folur - i - t, të menduar - i - t etj.).30

30A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 171.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

30

KAPITULLI IV

4. Emri në veprën ''Pse'' të Sterjo Spasses

Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonisht

folës buzë liqenit të Prespës.

Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si

mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt

Pse!?. Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike,

tekste shkollore u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane

etj.31

Romani Pse :

Spase për dy vjet mbajti romanin të pabotuar

duke e botuar pjesë - pjesë në revista. Merita kryesore qëndron se trajton një temë shoqërore në

kohën e tij. Pasqyron një protestë ndaj realitetit. Tri temat kryesore të romanit janë: jeta,

dashuria, vdekja. Gjeja më e shëndosh që na paraqet autori është kritika e shoqërisë së

personazhit kryesor.

Personazhet:

Gjon Zaveri - përfaqëson subjektin e romanit;

Aferdita - përfaqëson vajzën fshatare;

Pola - vajza qytetare e kohës;

Zonja P - përfaqëson atë nivel grash që mbyllin jetën e tyre pa i realizuar ëndrrat.

31S. Spase, ''Pse'', Tiranë, 2010, f. 4-5.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

31

ditë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

qytet - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

miq - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi dytë.

shokë - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i dytë.

punët - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

teatri - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

32

katundit - emër i përgjithshëm, gjinia nashkullore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Gjençit - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

femra - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Gjon - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

gjoks - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

bukuria - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

motrat - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

dashuri - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

nëna - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

përcjellësit - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

buzë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

liqenit - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

këmbë - emer i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Afërdita - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

shtambat - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa dhanore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

33

shoqet - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

shpina - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

kohë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

njeriu - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i dytë.

shtëpi - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

34

lajm - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

miku - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i dytë.

telegram - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

anën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

bashkëpunim - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

punë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

datës - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

babai - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

dëshpërim - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

përgjigje - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

e fejesës - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

shkakun - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e

shquar, lakimi i dytë.

drejtimin - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

35

drita - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

Petrin - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i dytë.

hapi - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

profesorin - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

djalosh - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

tenxherja - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

36

kapakun - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

jetën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

mendja - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Korça - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

kafenera - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, nnumri shumës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

parajsë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

meshkuj - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

kulturë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pa shquar,

lakimi i tretë.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

37

PȄRFUNDIM

Temën të cilën e kisha për studim dhe të cilën e punova me shumë dashuri e përkushtim është

Emri te vepra “Pse” e autorit Sterjo Spasse.

Gjatë analizës së punimit, kemi parë që emri si pjesë e ligjeratës përpos grupeve leksiko -

gramatikore, përmban edhe kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarësisë e të

pashquarsisë. Unë jam munduar të trajtoj pjesët më të rëndësishme që do të na nevojiten për të

ardhmen në procesin e mësimdhënies.

Punimi është ndërthurur me një lidhje harmonike midis kapitujve, ndërsa kurorëzimi i këtij

punimi finalizohet në kapitullin e katërt, ku zbërthehet analiza e emrave sipas rregullave të

morfologjisë.

Vepra e përzgjedhur është një vepër filozofike dhe mjaft interesante, ku ndërlidhen mjaft bukur

tema e dashurisë, lindjës dhe vdekjës. Rëndësinë e romanit e rritë edhe më teper fakti se paraqet

jetën e vetë Spasses duke e personifikuar me personazhin kryesor.

Ajo çka e bënë edhe me atraktive veprën është laramania e emrave gjë që na mundëson të

shohim në praktikë se si ndryshojnë emrat në bazë të grupeve leksiko - gramatilore dhe

kategorive përkatëse.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

38

LITERATURA

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002.

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011.

B, Beci, ''Gramatika e gjuhës shqipe''.

B. Beci, L.Bubani, Z. Gurabardhi,''Gjuha Shqipe 7''.

B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardhi, ''Gjuha Shqipe 6'', 1999.

S. Spase,''Pse'', Tiranë, 2010.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org«rije Bajraktari.pdf · UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës

39