punim diplome - edukimi.uni-gjk.org rexhaj.t-diplome, 2017.pdf · vjosa rexhaj ugj. fakulteti i...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla Tema: Krijimi i personazheve pozitive dhe negative, ndikimi i tyre tek fëmijët Mentor: Kandidatja: Prof. dr. Ilir Muharremi Vjosa Rexhaj Gjakovë, qershor 2017

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

163 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“Fehmi Agani”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI - PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla

Tema: Krijimi i personazheve pozitive dhe negative, ndikimi i tyre tek fëmijët

Mentor: Kandidatja:

Prof. dr. Ilir Muharremi Vjosa Rexhaj

Gjakovë, qershor 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017

Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar2. _____________________ Anëtar3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. ____________2. ____________3. ____________

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullitBachelor i Edukimit – Drejtimi Parashkollor.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Përmbajtja:

1. Hyrje............................................................................................................................4

2. Rëndësia e artit skenik...............................................................................................5

3. Kukullat dhe fëmijët...................................................................................................8

4. Dramatizimi i një teksti dhe pjesës teatrale.............................................................15

5. Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët...........................................................21

6. Kukullat dhe hijet......................................................................................................26

7. Personazhet pozitive dhe negative në përralla........................................................28

8. Përfundimi..................................................................................................................30

9. Literatura....................................................................................................................31

10. Autobiografia..............................................................................................................32

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Hyrje

Fëmijët që në vitet e para të jetës lidhen ngushtë me kukullat sepse ata tërhiqen shumë

kur i japin jetë fenomeneve dhe sendeve. Kukulla mund të thotë atë çka mendon fëmija, por

nganjëherë është vërejtur se edhe më të rriturit frekuentojnë teatrin e kukullave sepse ky art është

i lidhur ngushtë me simbolet e legjendës dhe zakonet e së kaluarës dhe së tashmes. Kukullat

mund të përdoren për të forcuar marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe për të plotësuar

personalitetin e tyre. Për këtë arsye në të gjithë botën kukullat përdoren gjerësisht, sepse në këtë

mënyrë fëmijët mund të shprehin ndjenjat dhe opinionin e tyre. Të tilla shfaqje përbëjnë një mjet

të mirë për mësimin e tregimeve dhe legjendave historike dhe ndihmojnë në njohjen më të thellë

të tyre.

Pedagogjia, shkolla dhe teatri janë të gjitha mjete për të stimuluar kreativitetin apo mirëkuptimin

dhe metodat e të mësuarit. Arsimi dhe teatri janë institucione me një qëllim të përbashkët: nga

njëra anë, arsimi është në qendër të veprimtarisë edukative të njerëzve (nxënësve) me të gjithë

potencialin e tyre për t'u zhvilluar; teatri ka të njëjten objektiv nëpërmjet aktiviteteve që

stimulojnë zhvillimin e kreativitetit dhe veprimit.

4

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Rëndësia e artit skenik

Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e

natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është

një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që

përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi

skulptura, piktura etj.

Tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e

caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin

kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulturës që karakterizon një popull,

është edhe arti. Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet

kulturore.Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqëri deri në piedestalin më të lartë.

Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formës, arti mishëron dhe realitetin

që na rrethon me ndjenjat shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon

emocione estetike.

Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në

veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi.

Kur përmendim dramën menjëherë na shkon mendja për veprat që zakonisht shfaqen në

teatër. Madje, edhe kur veprat e tilla i lexojmë, nuk mund të shkeputemi nga mendimi se ato

“leximin” më autentik mund ta kenë në skenën e teatrit, derisa ne qëndrojmë në vendin tonë

bashkë me publikun, kurse atje para nesh, në skenën e rregulluar në mënyrë të veçantë për t’u

shfaqur vepra zhvillohet, para syve tanë, intriga e fabulës e organizuar si një varg ngjarjesh të

lidhura në atë mënyrë që me kapërcimin e një miktroteme, pason e kulmon dhe zgjidhet në

fundin e dramës. Kurse çdo gjë tjetër pos asaj që e thonë aktorët në skenë, na kujtohet kur e kemi

lexuar dramën si vepër letrare, e kemi lexuar në ato pjesët e tekstit të dramës që zakonisht jepet

në kllapa dhe përbërësit që i gjejmë zakonisht në veprën e dramës, e shohim që

kanë funksione të ndryshme dhe njëri tekst u dedikohet atyre që duhet ta flasin, aktorëve, kurse

tjetri atyre që duhet ta organizojnë shfaqjen e dramës në skenën e teatrit. 5

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Në shekullin V para Krishtit, shfaqjet fitojnë formë më të organizuar në Athinë. Eskili, autori i

madh i kësaj kohe, krijon edhe rolin e dytë, pra kemi dy aktorë dhe korin, kurse Sofokliu futi

edhe aktorin e tretë, ndërsa kori u përcaktua 12-15 vetë. Aktori gjithmonë është mashkull dhe

paraqitet me maskë për t’u identifikuar me rolin, moshën, gjininë. Kori lëvizte në rreth, prandaj

vendi ku shfaqeshin këto pjesë ishte një skenë rrethore. Në midis ishte altari, kurse kori në

gjysmëhark. Shikuesit, publiku, në fillim qëndronte rrotull, kurse më vonë ulej në gjysmërreth

nëpër rendet e përgatitura.

Arti në tërësi ose çdo vepër e veçantë, përbëhet nga një strukturë komplekse dhe e

shumanshme. Në të përfshihen elemente materiale, shpirtërore, substanciale, formale, krijuese

etj., përmes së cilave mishërohet puna e gjallë e njeriut me ndjenjat emocionale të tij. Mirëpo,

gjithë ky kompleks dhe kjo shumanshmëri ka një dominante rreth së cilës përmblidhen gjithë

përbërësit e saj, që dallojnë nga dukurit e tjera të realitetit. Pra, është dukuria estetike që e

karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike.

Nga kjo pikëpamje artin mund ta definojmë si një pasqyrim estetik të realitetit që na

rrethon, por edhe imagjinatës së bujshme njerëzore. Për ta pasur më të qartë këtë definicion,

duhet zbërthyer kuptimin e nocionit “pasqyrim estetik”!.

Duke shkruar për veprën e Sofokliut e të Euripidit, Aristoteli në veprën Poetika do të

shkruajë se i pari i paraqiste njerëzit si duhet të jenë, kurse Euripidi sic janë në të vërtetë. Duke

skicuar kështu njërin ndër dallimet midis llojit të tragjedisë dhe llojit të komedisë, dy lloje

kryesore të kësaj gjinie, deri në shekullin XVIII, kur nga komikja, duke ia përjashtuar anën

komike temës shoqërore, krijohej lloji i ri i njohur si dramë, lloj i cili në këta dy shekujt e fundit

e dominon gjininë në tërësi. Për poetikën antike poezinë dramatike ishte një imitim i veprimeve

të njerëzve të cilët paraqiten duke vepruar dhe duke folur. Ky veprim i njerëzve mund të jetë i

lartë si te tragjedia dhe i ulët si te komedia. Ky koncept edhe në kohën tonë nuk ka ndryshuar.

Personazhet, heronjtë e tragjedisë janë prijës ose gjysmëperëndi, pra i takojnë shtresës më të lartë

se ne, ndërsa heronjtë e komedisë janë njerëz të zakonshëm, më të ulët se ne, për shkak të një

vesi a dobësie që tek ata është e theksuar (p.sh. koprracia, frika, gënjeshtra etj), mbi këtë element

ndërtohet një pjesë e mirë e efektit psikologjik mbi lexuesit, publikun.

6

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kur e shohim një tragjedi, heroin apriori e konsiderojmë superior ndaj nesh, prandaj tragjikja e

tij është më e madhe, sepse është tragjedi e më të madhit, ndërsa personazhin e komedisë që

pëson në tragjedi e përcjellin me qeshje, sepse tragjikja e tij na duket qesharake.

Poezia dramatike trajton një konflikt i cili është vendimtar për ta zgjidhur dilemën jetësore të

personazhit, ai nuk është konflikt që mund të zgjidhet në mënyrë të rëndomtë, përfundimi i tij

shënon ndërrimin e gjendjes nga lumturia në tragjedi dhe anasjelltas nga fatkeqësia në lumturi.

Ndryshimi i parë e cilëson tragjedinë, ndërsa i dyti komedinë.

“Arti skenik është një prej formave më të vjetra të shprehjes, që merr pjesë në zhvillimin

intelektual dhe kulturor të individit, i cili mbështet dhe forcon procesin e pjekurisë dhe blerjen e

aftësive të komunikimit, respektimin e rregullave sociale dhe ndjenjat e duhura estetike që

inkorporohen në personalitetin e individit.” 1

7

1 Zejnullah Rrahmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB “Faik Konica”, Prishtine 2008, f. 334-335

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kukullat dhe fëmijët

Llojet e kukullave

Për dallim nga veprimi fizik i vetë aktorit, veprimin skenik të kukullës duhet ta quajmë veprim

plastik. Po çka është kukulla? Ajo është prej leckash dhe letrash. Ajo ka formë plastike të

skulpturës dhe mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të

aktorit me lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky

veprim lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore

të aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi

këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në

teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike-bëhet ndërmjetësues mes

veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës.

Kukullat

Kukullat janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që manipulohen nga një

person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një prezantim e cila është një formë e

vjetër e teatrit. Ka shumë variante kukullash të cilat trealizohen me një sërë materialesh, që varën

nga forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të

thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura.

Llojet e pupacëve

Teatri i kukullave për nga natyra është fleksibël dhe një mjet për të përdorur fantazinë. Shumë

kompani punojnë për të krijuar forma të ndryshme pupacësh, ku inkorporojnë objekte reale në

performancat e tyre.

8

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kukullat me dritë në sfondin e zi – Janë një formë kukullash, të cilat krijohen me drita

ultravioletë, e cila thekson ngjyrat e kukullës dhe fsheh aktorin që e mban. Mbajtësi i

kukullës (aktori) performon me uniformë të zezë, në një sfond të zi. Aktori i lëviz

kukullat nën efektin e dritës, ndërkohë që pozicioni i tij është i padukshëm në sfondin e

zi. Kukulla të madhësive të ndryshme mund të përdoren në mënyra të ndryshme shumë

interesante.

Kukullat prej druri – këto kukulla përgatiten duke gdhendur drurin. Përdoreshin në

dritën e skenës mbi sfondin e zi.

Karnavalet ose kukullat trupore – zakonisht janë menduara të jenë pjesë e një

spektakli të madh. Zakonisht ato përdoren nëpër parada dhe demonstrime dhe janë në

përmasat e njeriut real ose shumë më të mëdha.

9

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kukullat me gishta – një variant shumë i thjeshtë kukullash janë kukullat me gishta. Ato janë tëndërtuara nga një cilindër në formën e gishtit dhe nuk ka pjesë lëvizëse. Kjo formë kukulle kaaplikim të kufizuar, dhe kryesisht përdoret në parashkollor.

Kukullat me thes. – kukullat e formuara nga një thes ku në të dyja anët i vendosen duart.

Ato të japin mundësi të krijosh lëvizjen e duarve duke luajtur herë njërën anë e herë

tjetrën. Dhe të japin përshtypjen e të folurës. Elementet e tjerë si sytë goja etj, vendosen

për ti bërë më realiste. Ato janë të thjeshta për tu bërë dhe për tu përdorur. Kryesisht ato

përdoren në shfaqje satirike dhe për fëmijë.

Kukullat e dorës – Këto janë kukulla që kontrollohen nga një dorë e cila zë vend në

brendësi të saj. Te kjo lloj kukulle mund të kontrollosh gojën, lëvizjen e duarve, të kokës,

të trupit. Kukullat e dorës mund të përgatiten me çorape, me doreza prej cope apo me

doreza prej letre.

10

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kukullat nga krahu i njeriut, quhen ndryshe kukullat e gjalla të dorës.

11

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Marionetat. – këto kukulla kontrollohen nga një numër fijesh, të cilat mblidhen në një pikëkontrolli që komandohet nga mbajtësi. Kontrolli mund të jetë horizontalisht ose vertikalisht. Fijetkryesore ndodhen në kokë, në shpinë, duart( për të kontrolluar krahët) dhe në gjunjë (për tëkontrolluar këmbët). Është një formë komplekse dhe e sofistikuar për tu përdorur.

Marotte – Është një kukull rruge që qëndron në krahun e personit që e mban. Zakonishtato kanë një fije që e mban aktori për të lëvizur gojën e kukullës kur flet.

Kukullat hije – Figura të prera dhe që mbahen midis burimit të dritës dhe një ekranitë tejdukshëm. Hijet e kukullave krijojnë siluetë të plotë ose mund të dekorohen medetaje të të ndryshme e dekorime.

12

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Nëse ne shikojmë shoqërinë njerëzore si një sistem të roleve që duhet kryer, dhe nëse ne jemi

aktor të fshehur të këtyre roleve, atëherë do të marrë kuptim edhe thënia e Sheskspirit, se: “E

gjithe Bota është skenë , ku të gjithë femrat dhe meshkujt janë aktorët kryesor, të cilët kanë një

hyrje dhe dalje; ku njeri prej tyre luan shumë pjesë për të parën herë, duke filluar nga mosha

shtatë vjeçare”. (“Si te duash ti”akti II, skena e VII-të).

Fëmijët nuk mund ti shikojmë vetëm si objekt, por edhe si subjekt i edukimit; ka urtësi dhe dituri

të cilat duhet të mësohen nga fëmijët, sepse ata i kanë disa fuqi të cilat ne rrallë i vërejmë.

Gjithmonë është e rëndësishme që të kuptojmë çka fëmija dëshiron të tregojë apo në të vërtetë

cka dëshiron të bëjë, pa marrë parasysh se cfarë tregon apo ç’është duke bërë tani. Por në vend se

të udhëhiqemi me dëgjimin dhe ndjenjat e pulsit të natyrës së fëmijës, ne udhëhiqemi me atë që

së shpeshti është sipërfaqësore për fëmijën. Për këtë arsye, krahas zhvillimit të dijes rreth

fëmijëve, duhet të zhvillojmë ‘veshin’ (dëgjimin) për fëmijën, për ta dëgjuar botën e brendshme

të tij, pavarësisht se sa dhe si ajo botë shprehet apo fshihet. Për këtë, siç është e rëndësishme si

dhe në çfarë mënyre dhe sa është, dhe në çfarë niveli ka arritur një fëmijë të shprehet përmes

lojës dramatike, për shembull: aq është e rëndësishme dhe nganjëherë edhe më e rëndësishmja,

ajo çka fëmija dëshiron të shprehë dhe të manifestojë dëshirave të realizuara apo të pa realizuara

pavarësisht drejtimit të tij individual, duhet të vlerësohet aktiviteti dramatik i fëmijëve dhe të

gjitha ato që lidhen me fëmijët.

Përjetimet e fëmijëve, mënyrat e shprehjes së tyre njëkohësisht janë masat e aktiviteteve të tyre

në lojërat dramatike por edhe në format e tjera të krijimtarisë dhe zbulimeve të fëmijëve

13

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Drama mund të ndihmojë fëmijën në shumë drejtime dhe mund të ndikojë pozitivisht në

personalitetin dhe formimin e tij. Ajo mund të ndihmojë:

• për të kuptuar dhe të moderuar sjelljen e tij,

• të bëhet më spontan, të ketë besim dhe vetëbesim në trajtimin me të tjerët,

• për të nxitur, në mënyrë praktike, ndjenjat e tij unike dhe nga ana tjetër të zhvillojë një

këmbëngulësi pozitive, si bazë të trajtimit të konfliktit dhe zgjidhjen e problemeve,

• të vlerësojë aftësitë dhe prirjet e tij,

• për të kuptuar dhe të vijnë në terma me të, në një nivel shumë praktik, çdo dëm që rrjedh nga

mjedisi i fëmijës,

• të njohë aspektet pozitive dhe negative të emocioneve dhe rëndësinë e tyre në jetën e tij,

• për të ardhur në kushtet me aspektet përkatëse të rritjes dhe zhvillimit të tij,

• të ketë besim, respekt dhe mbështetje te të tjerët, sepse baza është hedhur gjatë bashkëpunimit

në krijimin e dramës,

• të përjetojnë hapjen me të tjerët për të praktikuar, pa frikë zbulimin dhe shprehitë e vetes,

• të respektojë dhe çmojnë dallimet në njerëz,

• të jetë i kënaqur dhe ekspresiv në gjuhën verbale dhe jo-verbale,

• të përjetojnë dhe të krijojë një atmosferë në të cilën idetë, mendimet dhe ndjenjat mund të

shprehen lirshëm, ku konflikti të trajtohet pozitivisht, dhe situatat e jetës në mënyrë të hapur dhe

me ndershmëri,

• të përjetojnë marrëdhënie të hapura dhe të shëndetshme me të gjithë anëtarët e klasës dhe jo

vetëm me një pakicë të zgjedhur ose ekskluzive.

14

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Dramatizimi i një teksti dhe pjese teatrale

Arti dramatik, drama është forma apo modeli më i rëndësishëm i të nxënit të mesuarit.

Eshtë një ndër format më të përshtatshme e cila i ndihmon fëmijët, të kuptojnë individualitetin e

tyre, të njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale. Duke vënë në përdorim

dramën fëmijët mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo të kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të

gjithave gjërave që na rrethojnë.

Ashtu sikurse në teatër, arti dramatik ia del të nxjerrë në pah dhe të çlirojë energjitë e

fëmijëve, aftësitë e tyre krijuese, emocionale, intelektuale, njëherazi duke rritur dhe vetbesimin e

tyre.

Sa i takon korrelacionit të artit dramatik me procesin e mësimdhënies, autorë të ndryshëm

ndërkombëtare shprehen se: edukimi (arsimimi) është proces që ndihmon njerëzit të gjejnë

kuptimin e jetës e që përfshinë të dyja aspektet si të dhënit mësim ashtu dhe të mësuarit.

Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat

shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se

zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke

ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:

1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;

2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;

3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të

personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;

4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.

15

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i

historisë të shpie drejtë një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme

(një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve.

Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.

Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet

vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të

rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në raport

me projektin.

Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur emocionet.

Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në kushte të

caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të luajnë

personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të

karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale dhe

intelektuale. Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të

cilën ndodhet.

16

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Puna në grupe

Grupi duhet të punojë me ato gjëra që ka përreth. Do të ishte fat i madh nëse grupi do të kishte

një farë skene ku të punonte dhe të paraqiste punën e vet. Fillimisht grupi duhet të provojë

klasën që ka në dispozicion. Natyra e historisë që do të dramatizojë, do të kushtëzojë edhe

përdorimin e materialeve të nevojshme (nëse do të jenë të nevojshme) për shfaqjen. Në varësi

edhe të kushteve klimatike, mund të punoni edhe jashtë, në një mjedis të qetë. Meqë kërkohet

prania e të gjithë grupit, nuk do të jetë e nevojshme ndarja në nëngrupe etj.

Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët

Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës

fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë.

Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i

ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë

në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare.

Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë janë më të

angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje edhe tregimin.

Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen, zhvillojnë kreativitetin

dhe imagjinatën. Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të

pjesëve, duhet të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive

përrallën. Të arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t’i dërgojë fëmijët në rolet e tyre.

Në momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t’i gjejnë vet

rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment ringjallet

loja spontane dhe rolet e dramatizuara. Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja është

moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre. Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati është

pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t’i dramatizojnë gjatë interpretimit. Gjatë provave mund të

kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre.

17

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Në fillim kërkoni t’i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin evendngjarjes, kur e bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe mund të bëjnë regjitok me ju duke i pyetur:

- Çfarë ndodh më pastaj?- Si ta zgjidhim këtë problem?- Çfarë do të veprojë nëna?

Qëllimi është integrimi në lojë dhe krijimi i balanit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël do ta

humbin përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta zgjedhin

teknikën e cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t’i shohin imazhet, kjo arrihet përmes zhvillimit

të lojës.

“Roli mund të performohet spontanisht gjatë aktrimit, ngase mund të imponohet me rivalitet apo

imitim, duke mësuar ose identifikuar vetveten me dikë apo diçka. Në procesin e shqyrtimit,

miratimit dhe zhvillimit apo realizimit të rolit të tyre shpesh është konstatuar që shfaqja

zakonisht përfundon me të papritura, duke transformuar dhe plotësuar rolin .

Për shembull, kur një fëmijë të marrë një rol për të aktruar, ai zakonisht është në kërkim për të

përfituar ndonjë rol tjetër”.2

Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes: “Cili është roli i situatave të veçanta jetësore”, kjo është edhe

arsyeja pse janë zhvilluar role për situata të ndryshme dhe të kundërta me ç’rast krijohen një sërë

rolesh të përshtatshme për situata të ndryshme jetësore.

18

2 C O'Neill, A Lambert.1982 -Drama structures; A practical handbook for teacher

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

E gjithë kjo mund të shihet, për shembull, në dramën e organizuar të ilustruar me këngë

tërheqëse , ritmike dhe plot ngjyra te “Fëmija dragua” ku Pera aktronte si mjek ku vajza luante

rolin e nënës, djali në rolin e një mjeku i cili kuron kukullën e saj të sëmurë (që kishte rolin e së

bijës)

“I nderuari mjek”, Do ja shkruaj ilaçet,Ju kam thirru mirëpo, T’i përdorë çdo orë,Kukullën e kam të sëmurë, Duhet t’i përzihej mirëVështrojeni ju lutem. Gjyshja juaj Nata.Prekjani faqet, Limunandën ja përgatisniPrekjani ballin, Në gota të mëdha;Mua më duket, Nëse nuk do të pi,Është shumë e nxehtë.” Merreni ju vet.”Mjeku qëndron i shtangurMe qetësi serioze,Prek ballin kukullësDridh republikën:“Influenca është e madhe,Nuk do të vdes.Mos e puthniSe mund të sëmureni

Kjo lojë e "mjekut dhe trajtimit" zbulon se:a) mundëson të luajë rolin (djali si një mjek, vajza-nënë, kukulla-vajzë);b) pas çdo roli është fshehur apo zbuluar sundimi i sjelljes apo veprimit në rol;c) Ndryshe nga sfera e realitetit që fëmijët luajnë në rindërtimin (ku në familje është vajza esëmurë = kukulla, atë që mund të përshkruhej si një përmbledhje lojë), nuk është përmbajtja elojës: kjo është zhvillimi i operacioneve dhe kuptimit të lojë që është e shënuar si një shembull(përmbajtja e lojës është për t’i trajtuar dhe shqyrtuar kukullat = bijat);

d ) Përveç kësaj ne jemi duke zhvilluar në dy sfera - në realitet- dhe në esencë , kjo lojë kashtresa të shumta të veprimit : në sferën e pare është shprehur zëri , lojëra me tekst ( telefononimjekun dhe histori - provimit - diagnoza - trajtim ) , dhe ne sfera tjetër është shprehur në mënyrëimplicite : amësia si një subtext i lojës ;e) . Dhe në këtë lojë - me përjashtim të situatës se lojës ( sëmundje, ekzaminim mjekësor,trajtim), dhe veprimin e lojës si , për shembull : " Pipa shtrëngon kapelën e kukullës se saj " - osepërshkrimin e recetave mjekësore dhe objektet të cilat nuk shpjegohen, të tilla si , për shembull,një shkop ose laps , apo në rolin e funksionit të termometrit ngjallin diskutime te shumta.

19

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Siç mund ta shikoni , çdo lojë shkakton transformimin e objekteve ose transformimin e

manifestuar në një përdorim të ri , për te riemërtuara objektet e reja ne bazë të pozitës së saj të re

në lojë . Prandaj , përveç objekteve përkatëse në realitet, funksione e reja dhe objektivat e reja te

lojës marrin kuptim tjetër ne realitetin e tyre të ri :sistemi i ri i lojës, ku fëmija është mësuar te

kursehet nga sistemi i realitetit brutal.

Për këtë arsye arti dramatik mund të përdoret në mënyrë të mencur për të transmetuar

informacionin e përcaktuar në kurrikulume.

Kësisoj edukimi dhe arti dramatik kanë aspekte të përbashkëta në raport me procesin e të

mësuarit dhe të dy palët kanë në qender të tyre fëmijët/nxënësit.

20

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët

Llojet e mëdha të së kaluarës, tragjedia, epi e ndonjë tjetër e humbin garën me llojet që po

krijoheshin në frymën e kërkesave të kohës ku një rol të pakontestueshëm e kanë pasur

ndryshimet e përgjithshme shoqërore në shoqëritë europiane, zhvillimi i hovshëm kapitalist dhe

krijimi i kombeve dhe i shteteve nacionale. Epin e zëvendesoi romani, ndërsa tragjedinë lloji i ri

drama, e cila duhet të ketë dalë nga komedia dhe tema e saj shoqërore, mirëpo këto i trajton pa

efektet komike.

Edhe më herët në kuadër të llojeve ka pasur përzierje elementesh, në tragjedi, situate

komike dhe anasjelltas. Zhanri i ri i trajton problemet e njeriut, konfliktin e individit me të tjerët

ose me rrethin pa iu frikësuar elementeve tragjike por edhe pa e kursyer individin nga

fshikullimet komike e satirike. Megjithatë, edhe përfundimet tragjike të dramës individin nuk e

ngritin në nivel të heroit tragjik për arsye se ai në të vërtetë nuk i shpreh idelaet as interest e

kolektivit, as është përfaqësues i tyre.

Heroi i dramës është individ që e ndien thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t’i

zgjidhur cështjej e mëdha jetësore dhe në këtë përpjekje nuk kalon në ekstremin komik, në

krijimin e vesit të caktuar nga virtyti.

Tematikisht drama është fare afër tematikës së prozës, llojeve representative të saj,

romanit e novelës. Konfliktet janë njerëzore, pa ato prapavijat mitike të përzierjeve hyjnore në

faktin e njerëzve, megjithëse edhe këtu shpesh mund të hetohen e mira dhe e keqja, nderi dhe

turpi, ndjenja fisnike dhe ajo amorale, mirëpo trajtimi i tyre është si konflikt njerëzor, pa lënë të

kuptohet që prapa qëndrojnë forca të tjera kundër të cilave njeriu s’mund t’ia dalë.

Drama në periudhën e romantizmit kur edhe është shfaqur, nuk e ka gjetur plotësisht

shprehjen e vet për shkak të kontradiktës së kërkesës për realizëm brenda një drejtimi jorealist.

21

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Në shekullin XIX është zhvilluar drama natyraliste me përfaqësuesit më të shquar Henrik Ibsenin

e Gerhar Hauptmanin. Më vonë shfaqen drejtime të reja që shënojnë orientime të reja në teatër,

me të cilin drama lidhjet pashkëputshëm. Ky institucion do të zgjojë gjithnjë e më tepër interesim

tek publiku dhe do të njohë zhvillim të madh në gjithë Evropën.

Të përmendim tendencën e rikthimit të romantizmit, pastaj teatrin lirit të Cehovit, dramën

simboliste, ekspresioniste etj. Në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të shek. XX Luixhi

Pirandelo shquhet për dramën në të cilën individi kërkon identitetin e vet.

“Drama e tij në përgjithësi shquhet për mendimin e thellë, gjë që e afron me dramën filozofike në

të cilën një ide themelore përmban esencën e konfliktit dramatic p.sh. dramat e Zhan Pol Sartrit,

Alvert Kamysë etj”.3

3 Zejnullah Rrrhmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB “Faik Konica”, Prishtine 2008, f. 346-347

22

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Dramë – a (gr. δράμα – vepër, veprim). 1. Lit. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën

përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; vepër letrare e

këtij lloji; shfaqja e kësaj vepre në skenë; 2. Ngjarje e rëndë a tronditëse, ngjarje dramatike;

fatkeqësi që shkakton vuajtje a dhembje të mëdha shpirtërore”.4

Drama është një nga gjinit kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë

dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore. Në kohrat e

hershme mbizotronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron

asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës

(tema historike, tema shoqerore, tema filozofike, etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje

dramash: drama historike, drama shoqerore etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme

që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Autorët tanë të dramës njihen Anton Santori (“ E Mira”), Sami Frashëri (“Besa”), Shtjefan

Gjeqovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristaq Floqi, Gjergj Fishta ,Teki Dervishi, Ymer

Shkreli,etj.

Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:

Komedia

Tragjedia

Tragji-komedia

Permbajtja e dramave zakonisht ndahen në disa pjesë të quajtura akte. Një akt zgjate diku 30-40minuta, dhe një dramë mund të ketë 1 deri në 6 akte.

4 Mikel Ndreca, Fjalor Fjalësh dhe shprehjesh të huaja, RB “Rilindja”, Prishtinë 2000, f. 16923

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Drama shkruhet: Fillimi i dramës, që nuk jep fjalë, futet në kllapa. Kur flitet, para se të

thuhen fjalët, jep me të madhe emrin e folësit. Nuk ka fare fjalë autori. Fjalet e tjera në kllapa

paraqesin veprime.

Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për “jetën e shpirtit njerëzor”, por që

edhe anës së jashtme të tij t’ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë

rolin vetëm nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme.

Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë jetën subkoshiente, është e domosdoshme që

t’i zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë të komplikuara të zërit e të trupit. Zëri

dhe trupi me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty

për aty dhe me saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme.

Ja përse aktori duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për

aparatin e brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për

aparatin e trupit i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave –

shprehjen e formës së jashtme të tij.

Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit me

subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse

ajo e pretendon vendin e parë me plot besim.

24

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime

të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t’i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe

thellësitë e jetës së brendshme të rolit. Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht

spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç’është më e

rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të

brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që nuk do t’i shlyejë koha. E përpos kësaj – gjë që

gjithashtu është tejet me rëndësi – parimet kryesore të krijimit dhe ligjet e natyrës organike në të

cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një rrugë e gabuar. Në qoftë se do të dihen me siguri

kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese, atëhere nuk do të humbet asgjë,

por aktorët do të dinë që t’i evitojnë gabimet e veta. Pa baza të shëndosha (të cilat mund t’ua

dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i ligjeve të natyrës artistike), aktorët do të

humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin. Ja sepse unë e quaj të domosdoshme pa

përjashtim për të gjithë aktorët që t’i studiojnë bazat e artit tonë të përjetimit.5

25

5 Kostantin Stanislavski, Metoda / Arti skenik dhe mjeshtëria skenike, PDF, f. 5-6

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Kukullat dhe hijet

26

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Duart duke luajtur, për herë të parë janë paraqitur në estradë. Në etydet e shkurtra koncetrale

ato kanë filluar të veprojnë skenikisht, duke formuar pamje të njerëzve, të shtazëve, të

natyrës, të gjërave dhe të simboleve abstrakte. Ku qëndron shkaku i paraqitjes së duarve të

artistëve në teatrin e kukullave dhe popullariteti i madh i tyre? Si i kanë zbuluar ato njerëzit

kompetentë për këtë teatër, ajo mbetet si çështje e krijimtarisë individuale. Por, mund të

ndodh, që ekziston ndonjë shkak më i përgjithshëm, i mbyllur në vetë elementin artistik dhe

në rregullat estetike të teatrit të kukullave? Ky shkak vërtetë ekziston. Në esencë ky element

është i lashtë, edhe pse nuk është shfrytëzuar përpara. Kush nuk ka provuar në fëmijëri të

bëjë në mur, nga hija e duarve të veta, macen, qenin ose njeriun? Kanë provuar, me siguri

edhe njerëzit e shpellave, duke fantazuar netëve të gjata të dimrit pranë zjarrit. Studentët

kukullantë të teatrit të Sofjes e kanë krijuar variantin e vet të teatrit të hijeve. Ajo, si veprojnë

ata me duar, në esencë aspak nuk dallon nga ajo, si veprojnë me duar shume artistë të kësaj

fushe. Duart në skenë kanë dy aftësi: aftësinë për të shprehur dhe aftësinë për të vepruar.

Aftësia e duarve që të veprojnë në skenë është dukuri e zakonshme në teatër. Në balet duart

vallëzojnë, në teatrot tjera veprojnë po ashtu ose përafërsisht ashtu, si duart e njeriut në jetë,

në teatrin e kukullave i vënë kukullat në lëvizje. Dhe vetëm në një rast më nuk janë duar, kur

shndërrohen në material për formimin e figurave skulpturale. Ky funksion duart në skenë,

dallon nga të gjitha funksionet e tjera të tyre. Ja, u paraqit koka e palëvizshme e qenit, e

formuar me duar. Figura të tilla të palëvizshme të formuara me duar ka shumë. Gishtat e

mëdhenjë kanë lëvizur, si nofullat e qenit, duart e kanë kapur vrazhdë, qeni ka lehë. Figura ka

filluar të veprojë dhe është ngjallur. Nëse në gjatë kësaj dëgjojmë edhe lehjen e qenit,

iluzioni do të jetë edhe më i plotë. Me çka dallohen këto figura nga veprat e rëndomta të artit

figurativ? Të gjitha veprat e artistëve punohen nga materiali i vdekur. E këtu duart e gjalla të

njeriut. Duart që formojnë figura dhe që veprojnë paraqiten si skulpturë edhe si aktorë.

Persona gjithë artistik. Me qëllim që ta pasurojë shprehjen e vet artistike, teatri i duarve

shfrytëzon gjithashtu edhe ngjyrën. Në duar vihen dorëza me ngjyra. Dorëzat me ngjyra Iv

Zholi i përdor me duart e mashkullit dhe të femrës, me dorëza më ngjyra vijnë në plazh. Para

se të hyjnë në ujë, ata i heqin dorëzat dhe mbesin lakuriq. Teatri i duarve dallohet nga teatri i

kukullave me ndërrimin e mjetit kryesor: dora e sukullarit e ka zëvendësuar kukullën.

27

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Personazhet pozitive dhe negative në përralla

Sigurisht, që një përrallë nuk do të dukej e kompletuar dhe interesant, po të mos kishte edhe

personazhet negative.Këto përsonazhe, ndonëse negative i japin përrallës një pasqyrim dhe

përmbajtje, duke e bërë atë edhe më tërheqëse për lexuesit, (fëmijët në këtë rast). Personazhet

brenda përrallës luajnë rol të veçantë për lexuesit. Si të tilla, ato i japin një ngjyrim tërë

përmbajtjes së përrallës.

Ndonëse tek çdo përrallë është e zakonshme të ngadhënjej personazhi pozitiv dhe të triumfoi e

mira në çdo fund të përrallës. Pra, tek fëmijët zgjohet ndjenja e fitores, e lumturisë, ku përralla e

tyre mbretëron me fund të mirë. Krahas kësaj, personazhet negative kanë domethënjen e tyre.

Roli i tyre jo pozitiv, e bënë përrallën kuptimplotë, duke e krahasuar çdo herë të mirën me të

keqen përballë.

Derisa ngjarja e përrallës zhvillohet, aty ndeshen dy kategori, e mira dhe e keqja. Lexuesit janë

çdo herë në pritje të asaj se çdo të ndodhë tutje. Gjatë kësaj pritjeje tek ta zgjohet ajo ndjenja e

papritur e dëshirës, e rrënqethjes, e nxitjes, duke e bërë përrallën akoma më tërheqëse deri në

fund.

Shembull konkret është ndër përrallat më të këndshme për fëmijët “KËSULËKUQJA” , dhe sado

e lezetshme të jetë ajo pjesa kur Kësulëkuqja përgatitet të shkoi për vizitë tek gjyshja, më

tërheqëse mbetet pjesa ku përfaqësohet ujku, si personazh negativ.

E njejta ndodh edhe tek përralla “BORËBARDHA” e cila si personazh pozitiv të jep ndjenjen e

së mirës, por pjesa e transformimit të “plakës së keqe” të lë gojëhapur dhe për fëmijët është

akoma më interesante ecuria dhe zhvillimi i mëtejmë i ngjarjes.

Personazhet pozitive dhe negative i japin vlera përrallës, ndërsa ndikimi i tyre tek fëmijët duhet

të jetë edukativ, ndjenjëmirë, fantastik, i kënaqshëm dhe i paharrueshëm.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, fundi i përrallës cilësohet si pjesa më e rëndësishme, ku çdo herë e

mira e mund të keqen.

28

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Personazhet pozitive

Personazhet negative

29

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Përfundimi

Në mënyrën më të mirë të mundshme, jam angazhuar dhe jam munduar t’i qasem punimit

përfundimtar, ku në mënyrë simbolike përfundoj studimet.

Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit të teatrit është kusht për rritjen e

cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë

potencialin artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të teatrit do

të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata përjetojnë dhe provojnë

vetë dukuritë dhe fenomene teatrore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe

përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar e cila arihet nëpërmjet rezultateve të të nxënit

dhe tematikave përkatëse mësimore.

Mësimdhënia dhe teatri, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari emocionale dhe fizike jo

gjithmonë krejtësishtë vetëdijshme për nxënësit e kësaj grupmoshe. Çdo përmbajte dhe

veprimtari mësimore teatrore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen

drejtë një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të

tyre intelektual/artistik në shumë aspekte.

30

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Literatura

Literatura: Rrahmani, Zejnullah, Teoria e Letërsisë, Botim i dytë, SHB “Faik Konica”,Prishtinë, 2008

Robert J. Landy, Drama Therapy: Concepts, Theories, andPractices, Charles CThomasPub., 1994

Hamiti, Sabri, Tematologjia, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,Prishtinë, 2005,

Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003, Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011,

Ndreca, Mikel, Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, SHB “Rilindja”, Prishtinë, 2000

31

Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017 Ky punim diplome u mbrojt_____ para Komisionit

Autobiografia

Jam Vjosa Rexhaj, e lindur më 23.8.1994, në Istog.

Shkollën fillore e kam përfunduar në Istog në SHFMU “ Bajram Curri” me sukses të

shkëlqyer. Në atë kohë, mora pjesë në gara të ndryshme të shkollës. Kështu, duke sjellur suksese

në përmbylljen e shkollës fillore.

Ndërkaq, shkollën e mesme e kam përfunduar në gjimnazin “ Haxhi Zeka” në Istog po

ashtu me sukses të shkëlqyer. Ëndrra ime që të punoj me fëmijët, dashuria ndaj tyre dhe vullneti

ndaj këtij profesioni kaq madhështor, ishte pikërisht ajo që më shtyri të përcaktohem në këtë

drejtim.

U regjistrova, prandaj, në Fakultetin e Edukimit, në Programin Parashkollor, me bindjen

që do të arrija suksese të mëtejshme. Sigurisht me punë, me mund, me përkushtim dhe mbi të

gjitha me vullnet arrita të realizoja të gjitha synimet e mia, përkundër sfidave. Shpresoj që në një

të ardhme të afërt të punoj me nxënësit, si një mësuese punëtore, e afërt me fëmijët, si një

mësuese e denjë në profesionin e saj. Prandaj, me ndërgjegje dhe krenari do t’a kryej detyrimin

tim, duke mbrojtur nderin e profesionit të mësuesit.

Falënderoj familjen time, pa ndihmën e të cilëve unë s’do të kisha pasur mundësi t’i përballojagjitha sfidat e jetës, po ashtu edhe sfidat e studimeve, sepse më përkrahën pa masë gjatëstudimeve.

Gjithashtu e falënderoj profesorin dhe njëkohësisht mentorin tim shumë të nderuar Prof. Ilir

Muharremi, për motivimin, ofrimin e njohurive adekuate, për mbështetjen profesionale që më

ofroi gjatë realizimit të temës së diplomës.

32