provime-banka dhe afarizem bankar

9
UNIVERSITETI I PRISHTINËS NR. I IND. __________ FAKULTETI EKONOMIK EMRI _______________ NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______ Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR” GRUPI : 2012/2/31/3 2. Politika e tregut të hapët është (rretho): a. instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. b. instrument specifik i politikës kreditore- monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen dhe shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. c. instrument specifik i politikës kreditore- monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen siguron letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. d. instrument specifik i politikës kreditore- monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. 4. Gjatë kreditimit, Banka Botërore u përmbahet këtyre parimeve (rretho): a) kreditimi bëhet vetëm për ndërmarrjet perspektive, b) financohet vetëm një pjesë e projektit (zakonisht pajisjet që duhet të blehen në botën e jashtme), c) që projektet të jenë rentabile,

Upload: y11k4

Post on 12-Dec-2015

327 views

Category:

Documents


30 download

DESCRIPTION

Banka dhe afarizem bankar -Gazmend Luboteni

TRANSCRIPT

Page 1: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

UNIVERSITETI I PRISHTINËS NR. I IND. __________FAKULTETI EKONOMIK EMRI _______________NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI : 2012/2/31/3

2. Politika e tregut të hapët është (rretho):

a. instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. b. instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen dhe shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. c. instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët blen siguron letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste. d. instrument specifik i politikës kreditore-monetare të bankave qendrore, me të cilën Banka Qendrore në tregun e hapët shet letrat me vlerë të shtetit me qëllim të rritjes apo të zvogëlimit të potencialit kreditor të bankave afariste.

4. Gjatë kreditimit, Banka Botërore u përmbahet këtyre parimeve (rretho):a) kreditimi bëhet vetëm për ndërmarrjet perspektive,b) financohet vetëm një pjesë e projektit (zakonisht pajisjet që duhet të

blehen në botën e jashtme),c) që projektet të jenë rentabile, d) kreditimi i projekteve bëhet bashkë me institucionet e tjera financiare,e) financohen vetëm projektet konkrete të zhvillimit, f) kredia lejohet vetëm atëherë kur të vërtetohet se ajo nuk ka qenë e mundur

të merret nga institucionet e tjera financiare me kushte të volitshme.

6. Bankat qendrore në botë janë krijuar (rretho):

1. përmes rrugës evolutive, me shndërrimin e një banke komerciale në bankë qendrore,

2. që nga fillimi, themelohet me akt të veçantë.3. krijohet me legjislacion të caktuar,4. themelohet si një institucion i pavarur.

7. Në lartësine e rezervave të likuidtetit, të cilën bankat e ndajnë të Banka Qendrore, ndikojnë (rretho):

1. transaksionet monetare të komitentëve, 2. politika e likuiditetit të bankave,

Page 2: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

3. politika kreditore e bankës,4. politika monetare e Bankës Qendrore,5. politika afariste e bankës.

8. Kreditë bankare me afat të gjatë i kanë këto specifika (rretho):

a. normën me të lartë të kamatës, gjë që duhet të siguroje rentabilitetin e investimeve,

b. mbulesën tjetër për kredinë e lejuar, që e përbëjnë hipoteka e bankes mbi objektet e ndërtuara, tokën dhe pasurinë tjetër të kërkuesit të kredisë,

c. rrezikun me të madh për kredinë e lejuar, që rezulton nga afati i gjatë, koha në të cilën mund të shkaktohen oscilime si në vlerën e mbuleses së ofruar, ashtu edhe në vjetërsimin e vetë objektit, për të cilin është lejuar kredia investive, gjë që shtron nevojën e syçelësisë së vazhdueshme të kreditorit dhe të përcjelljes së vazhdueshme të punës së ndërmarrjes.

d. normën më të ulët të kamatës, e. teknikën tjetër të lejimit të kredisë, e cila kërkon nga banka që të disponojë

kuadro të veçanta profesionale, që do të jene në gjendje t’i kryejnë të gjitha punët lidhur me lejimin e kredisë afatgjatë dhe percjelljen afatgjatë dhe amortizimin e kredisë së lejuar.

9. Burimet depozitare të mjeteve ndahen në (rretho):a) depozitat me të parë (a vista),b) depozitat e afatëzuar (afatgjatë, investivë), c) depozitat e kursimit,d) depozitat speciale.

5. Detyra kryesore e Këshillit të Guvernatorëve është të administrojë politikën monetare, duke i aplikuar këto instrumente (rretho):

a. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë,b. rezerva e detyrueshme,c. rezerva e likuiditetit,d. norma eskonte,e. emitimi i parave.

7. Sipas efekteve dhe qëllimit të pasqyrimit të gjendjes së bankës (efekteve të politikës së saj afariste), dallojmë këto bilance (rretho) :

a. bilancin e gjendjes, b. bilancin e konsoliduar,

Page 3: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

c. bilancin e suksesit, d. bilancin operativ (rrjedhës).

8. Në punët bankare aktive me afat të shkurtër hyjnë (rretho): 1) kreditë në llogarinë rrjedhëse,

2) kreditë eskontuese,3) kreditë lombarde,4) kreditë akceptuese, 5) kreditë ramburse,6) kreditë e konzorciumit,7) kreditë vinkulare,8) kreditë avaluese.

9. Në punët bankare neutrale me afat të shkurtër, hyjnë (rretho):1) punët e qarkullimit të pagesave,2) dhënia e garancive,3) forfeting punët,4) blerja dhe shitja e letrave me vlerë,5) hapja e akreditivit,6) punët e arkëtimit,7) faktoring punët,8) punët e tjera ndërmjetesuese,9) lëshimi i letrave kreditore,10) punët e rambursit.

1. Kriteret kryesore për bankat nuk janë (rretho):

a. krijimi i parave, b. marrja dhe dhënia e kredive, c. dhënia e garancive dhe lëshimi i letrave kreditore, d. paraqet një mbështetje të mirë financiare për realizimin e qëllimeve kryesore të politikës ekonomike e zhvillimore të vendit dhe e. dhënia e kredive komitentëve të vet (ekonomia, popullsia, etj.),

f. zhvillimi e përparimi i qarkullimit të pagesave dhe shpejtimi i qarkullimit monetar.

2. Funksioni i ndërmjetësimit financiar përfshin këto komponente (rretho):

a. grumbullimi i mjeteve disponuese në kuadër të një ekonomie kombëtare.b. transformimi i strukturës së afatit të depozitave, c. harmonizimi i strukturës kokore të mjeteve dhe burimeve të mjeteve, d. formimi i mundësive sa më efikase e racionale të grumbullimit e të lejimit të

mjeteve monetare,

Page 4: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

e. sigurimi i koncentrimit optimal të rrjedhave monetare me qëllim të tejkalimit të kufizimeve territoriale, kohore e kufizimeve të destinimit.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS NR. I IND. __________FAKULTETI EKONOMIK EMRI _______________NR. I PIKËVE TË FITUARA: ______

Provimi në lëndën “BANKAT DHE AFARIZMI BANKAR”

GRUPI : 2012/6/31/3

1. Nevojat për mjete likuide të bankave janë (rretho):

a. Nevojat për mjete likuide plotësuese,b. nevojat për kompenzimin e derdhjeve (daljeve) të mjeteve,c. nevojat për mbulimin e mungesës së pritur të hyrjes së mjeteve,d. nevojat emergjente për mjete likuide,e. nevojat për gjetjen e burimeve të reja të financimit,f. nevoja që të kryhet një transaksion i ri në çdo kohë.

2. Për rangimin e bankave mund të shërbejë (rretho):

- fuqia (kapitali: shuma absolute),- madhësia ( aktiva: shuma absolute),- kualiteti (kapitali/aktiva),- fitimi para tatimit (shuma absolute),- joperformansat (rritja reale e fitimit, fitimi/kapitali, fitimi/aktiva).

5. Sistemi bankar i Italisë përbëhet nga këto banka (rretho):

a. Bankës Qendrore (Banca d’Italia) b. bankat e të drejtës publike, c. kursimoret, d. bankat e interesit kombëtar, e. bankat e kredisë se zakonshme, f. arkat e kursimit, g. institucionet speciale për kreditim me afat të mesëm dhe të gjatë.

7. Në potencialin kreditor të bankave ndikojnë këta faktorë (rretho):

a. kreditë e Bankës Qendrore,

Page 5: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

b. rezervat e detyrueshme, c. shndërrimi i depozitave në para të gatshme, d. rezervat e likuiditetit, e. operacionet devizore, f. politika e normës se kamatës në kredi e depozita, g. struktura e depozitave, h. struktura e kredive të dhëna, i. kreditë nga bota e jashtme.

8. Kontrolli i bankës gjatë shfrytëzimit të kredive investive (rretho):

a. në drejtim të shfrytëzimit sipas destinimit, b. në drejtim të çmimeve të materialit ndërtimor, c. në drejtim të shpenzimeve të punës, d. në drejtim të kontrollit të kualitetit të materialit, e. në drejtim të përmbushjes se afateve të ndërtimit.

9. Stimulimi i rritjes së kursimit në banka mund të bëhet (rretho):

a. aplikimi i numrit të madh të instrumenteve të mobilizimit të akumulimit monetar të popullsisë (obligacionet, polisat, etj.),

b. zgjerimi i rrjetit të filialeve, c. organizimi bashkëkohor i shërbimit të kursimit,d. shfrytëzimi i politikës fiskale për orientimin selektiv të akumulimit të

popullsisë,e. ofrimi i normave më të larta të kamatës.

10. Sipas bankave të përfshira në bilanc, dallojmë këto bilance (rretho):

a. bilancin e një banke, b. bilancin agregat të të gjitha bankave, c. bilancin operativ (rrjedhës),

d. bilancin e konsoliduar të të gjitha bankave, e. bilancin e konsoliduar të tërë sistemit bankar.

7. Punët që i kryejnë bankat e autorizuara për afarizëm me botën e jashtme (rretho):

a. punet devizore - valutore dhe të këmbimit, b. marrëdhëniet kreditore me botën e jashtme, c. punët në tregun devizor, d. qarkullimi i pagesave me botën e jashtme, e. punët e projeksioneve të bilancit tregtar, f. punët për realizimin e projeksioneve të bilancit të pagesave,

Page 6: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

g. punët rreth rezervave devizore, h. punët e tjera.

8. Instrumentet për formimin e bazës së mjeteve janë (rretho):

a. Depozitat e kursimit dhe mjetet e tjera të popullsisë b. Depozitat e ndërmarrjeve c. Depozitat e afatizuara d. Letrat me vlerë e. Depozitat me të pare (a vista) f. Kreditë ndërbankare g. Rilombardi, rieskonti dhe kreditë nga Banka Qendrore h. Kreditë dhe depozitat nga bota e jashtme.

1.Koeficientët e afarizmit bankar janë (rretho):

a. profitabiliteti i aktivës,b. profitabiliteti i kapitalit,c. rreziku në treg,d. Profitabiliteti i pasivës, e. rreziku kreditor, f. rreziku jashtëbilancor, g. rreziku i kapitalit.

3. Sistemi bankar në SHBA përbëhet nga këto banka (rretho):

a. bankat e bashkuara të kursimit (Mutual Saving Banks),b. bankat federale rezerve, c. bankat komerciale (bankat kombëtare e shtetërore), d. bankat universale, e. bankat efektuese (Investment Banks), f. bankat truste (Trust Companies),

g. Banka për eksport e import (Export-Import Bank),h. Bankat investive.

4. Kamata reale varet nga këta faktorë (rretho):a. përqindja e inflacionit,b. kamata nominale, c. raporti i politikës ekonomike ndaj politikës së normës së kamatës, d. struktura e kapitalit të ndërmarrjeve (kapitali vetjak dhe i huazuar) dhe varësia

nga tregu i kapitalit apo kreditë bankare, e. të ardhurat për capita dhe mundësia e formimit të kursimit nga të ardhurat, f. orientimi i politikës makroekonomike në stimulimin e investimeve dhe rritjes

ekonomike, g. politika monetare e Bankës Qendrore,

Page 7: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

f. hapja më e madhe apo më e vogël e ekonomisë dhe ndikimi i tregut botëror financiar në tregun e kapitalit dhe në sistemin bankar të vendit.

h. inflacioni i pritur dhe ecuritë afariste në të ardhmen.