pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje në komunën e klinës ...«marrja-e-publikut-në...të...

71

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrje në Komunën e Klinës

2016 - 2017

Tetor, 2017

“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e OJQ KOHA-së dhe në asnjë mënyrë

nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian ose KCSF-së”

2

Politika Publike me Pjesëmarrje Aktive të Publikut

Autorë: Labinot Krasniqi Elbasan Racaj Florida Gashi

Albulena Sferka

3

Përmbajtja

Përmbajtja ............................................................................................................................................... 3

Shkurtesat ............................................................................................................................................... 4

Përmbledhje ............................................................................................................................................ 7

Aktivitetet e përgjithshme ...................................................................................................................... 9

Takime me zyrën e kryetarit të Komunës, nënkryetarit, kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe udhëheqës drejtorish Komunale ........................................................................................................ 9 Trajnim me banorë lokal mbi mundësitë e pjesëmarrjes në vendimmarrje .................................... 10 Debate në radio lokale...................................................................................................................... 10 Takime individuale dhe në grupe me banorët lokalë ....................................................................... 10 Audio reklamat “Procesi i Vendimmarrjes në Komunë” .................................................................. 13 Themelimi i Grupit Lokal të Grave Aktive ......................................................................................... 15 Memorandumi i Bashkëpunimit ....................................................................................................... 18

Monitorimi i Komunës dhe pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje ................................................. 22

Angazhimi i këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Klinës ........................................................... 23 Komitetet Komunale ......................................................................................................................... 26 Komitetet e Ndihmëse dhe ato Konsultative ................................................................................... 27 Seancat e Kuvendit Komunal ............................................................................................................ 28 Tabela me numrin e seancave, pikat e rendit të ditës dhe pjesëmarrjen e këshilltarëve të Kuvendit Komunal në seanca: .......................................................................................................................... 28 Seancat e Komitetit për Politikë dhe Financa ................................................................................... 33 Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit dhe ekzekutivit Komunal, si dhe qytetarëve në seanca të Kuvendit, debatet dhe takimet me publikun .................................................................................... 34 Pjesëmarrja e anëtarëve të ekzekutivit, kryetarit të Komunës dhe qytetarëve në seancat e Kuvendit Komunal ............................................................................................................................ 34 Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit, kryetarit të Komunës dhe qytetarëve në debatet me publikun ........................................................................................................................ 35 Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit dhe qytetarëve ............................................... 36 në takimet me publikun .................................................................................................................... 36 Debatet publike të organizuara nga Komuna e Klinës ..................................................................... 37 Takimet publike të organizuara nga Komuna e Klinës ..................................................................... 38 Njoftime në media për takimet dhe dëgjimet publike të Komunës së Klinës .................................. 38

Kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e pjesëmarrjes publikenë vendimmarrje .................................. 41

Organizimi i pesë takimeve në Bashkësi Lokale për të diskutuar mbi hartimin e buxhetit Komunal 2018 dhe KAB 2018-2020 ................................................................................................................. 41 Pesë iniciativat të përbashkëta me banorë lokalë............................................................................ 47 Analizë dhe vlerësim të zbatueshmërisë së prioriteteve të dala banorët ........................................ 50

Transparenca në Komunë ..................................................................................................................... 52

Qasja në dokumente publike ............................................................................................................ 53 Buxheti Komunal 2017 dhe planifikimi i buxhetit të Komunës së Klinës sipas KAB 2018-2020 ........... 59

Projektet Kapitale në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020 ..................................... 61 Rekomandimet ...................................................................................................................................... 68

4

Shkurtesat

AKR – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës DFEZH – Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim DUMM – Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit DA – Drejtoria e Administratës DSHMS – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale DA – Drejtoria e Arsimit DBZHR – Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural DSHPE – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente DI – Drejtoria e Inspektoratit DKGJP – Drejtoria e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë DKRS – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IPK – Iniciativa për Progresin e Klinës KK – Kuvendi Komunal KPF – Komiteti për Politikë dhe Financa KK – Komiteti për Komunitete KAB – Korniza Afatmesme Buxhetore LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës MAPL – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal MF – Ministria e Financave MMPH – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor PDK – Partia Demokratike e Kosovës QDP – Qasje në Dokumente Publike VV – Lëvizja Vetëvendosje!

5

Të nderuar lexues të këtij raporti, Organizata Jo Qeveritare KOHA ka kënaqësinë, po aq sa edhe përgjegjësinë dhe angazhimin, që të kontribuojë drejt një qeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse, si edhe të japë kontributin e saj drejt një qytetarie aktive dhe që përmes angazhimit të përditshëm të ndikojë, në secilën fazë, në hartimin e politikave publike. Në gjithë këto vite pune e angazhimi, OJQ KOHA dhe stafi i saj, kanë qenë një zë lokal aktiv duke dhënë kontributin e tyre në mënyrë që organet lokale të veprojnë duke respektuar parimet themelore të demokracisë, ligjet dhe vendimet komunale, përmes krijimit të hapësirës dhe komunikimit të mirëfilltë me qytetarët. Nga viti 2010, prej momentit të themelimit të OJQ KOHA-së, kemi evidentuar mangësi të komunikimit të zyrtarëve publik të zgjedhur me votën e qytetarit me vetë qytetarin e Komunë së Klinës. Qytetarët në vazhdimësi kanë shprehur ankesat e tyre për mos informim nga ana e organeve Komunale mbi mundësitë e angazhimit dhe kontributit, duke shtuar që angazhimi është i kotë, ngase kërkesat e shumta të bëra nuk merren në konsideratë. Në ketë formë thellohej hendeku ndërmjet zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Ky thellim i mos komunikimit ndërmjet të zgjedhurit dhe qytetarit në njërën anë krijonte një masë rehatie tek udhëheqësit në ekzekutiv dhe këshilltarët në legjislativ, të cilët merrnin vendime pa frikën e një reagimi apo pakënaqësie, derisa në anën tjetër, pasiviteti i qytetarit minimizonte mundësinë e kontributit për një angazhim dhe politika publike që qëllim parësor kanë nevojat më prioritare të qytetarit. Qytetarët ankoheshin për investime të njëanshme, jo proporcionale, pra ndarje jo të drejtë të parasë publike. Në gjithë këtë, të zgjedhurit mjaftoheshin me realizimin e takimeve apo dëgjimeve publike obligative për t’u mbajtur, por vetëm brenda sallës së Kuvendit të Komunës. Prania e ulët të publikut nuk ishte shumë shqetësuese, meqë vetë mbajtja e takimit plotësonte obligimin ligjor, edhe pse Komuna, jo rrallëherë, është akuzuar për projekte të zbatuara pa u konsultuar apo pa e informuar publikun paraprakisht. Në vazhdën e punëve dhe përpjekjeve për të kontribuar në zbutjen e hendekut ndërmjet të zgjedhurit dhe qytetarit, OJQ KOHA ka vazhduar angazhimin duke bashkëpunuar me organet Komunale për aq sa ka qenë e mundur, derisa bashkëpunimi dhe besimi me komunitetin në secilën pjesë të territorit të Komunës së Klinës ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe është shfaqur nga vetë prania e qytetarëve në secilin takim, debat apo tryezë të organizatës. Qytetarët thërrasin për rregullim të angazhimit të përfaqësuesve të fshatrave dhe zonave urbane, kurse Komuna, me saktë ekzekutivi, edhe pse obligim ligjor, nuk ka zgjedhur ende Këshillat Lokale të vendbanimeve. Në vazhdën e angazhimit për përmirësimin e komunikimit i zgjedhur-qytetar, OJQ KOHA, nga muaji Tetor të vitit të kaluar është në zbatim të projektit “Politika publike me pjesëmarrje aktive të publikut” të financuar nga ana e Bashkimit Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Përmes këtij projekti OJQ KOHA ka arritur të shohë më thellë angazhimin e Komunës me qytetarët, por edhe ka arritur bashkëpunim të mirë me disa nga dikasteret në ekzekutiv, duke thelluar veçanërisht më tej bashkëpunimin me përfaqësuesit e fshatrave. OJQ KOHA, po ashtu, ka arritur të realizojë shumë takime e mundësi diskutimi mes zyrtarëve Komunalë dhe qytetarëve, duke iu dhënë mundësi këtyre të fundit të paraqesin mendimet, nevojat dhe prioritetet e tyre para organeve Komunale.

6

Konsideroj që roli i shoqërisë civile në periudhën që jemi është jashtëzakonisht i madh, andaj mbështetja, bashkëpunimi dhe puna e përbashkët është në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Komunës tonë. Ky raport, dhe secili veprim i organizatës, bazohet në elementet më themelore të funksionimit të një Komune të hapur dhe transparente, duke thirrur secilin në përgjegjësi publike dhe krijimin e hapësirës së mirëfilltë të pjesëmarrjes së qytetarit dhe secilit grup në vendimmarrje. Megjithatë ne synojmë, dhe diskutojmë në çdo kohë, që qytetari të jetë më aktiv, ngase procesi zgjedhor është vetëm kontratë me një pjesë të qytetarëve që marrin përgjegjësi publike, derisa aktivizimi dhe thirrja në përgjegjësi ndaj të zgjedhurit duhet të shndërrohet në përditshmëri. Qytetaria aktive e përhershme dhe krijimi i hapësirës për vendimmarrje duhet të jenë angazhim i secilit në shoqëri. Labinot Krasniqi Drejtor Ekzekutiv

7

Përmbledhje

OJQ KOHA ka zhvilluar projektin “Politika publike me pjesëmarrje aktive të publikut” të financuar nga ana e Bashkimit Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Realizimi i këtij projekti OJQ KOHA-së i ka mundësuar të jetë akter aktiv dhe i rëndësishëm lokal, duke bashkëpunuar në dy drejtime, me organet lokale të Komunës së Klinës dhe me nivelin qendror të qeverisjes, si dhe me qytetarë aktiv dhe përfaqësues të fshatrave në tjetrën anë. OJQ KOHA dhe stafi i saj kanë arritur të kenë me dhjetëra takime me zyrtarët Komunalë, derisa sfidë mbetet bashkëpunimi me Zyrën e Kryetarit të Komunës dhe vetë kryetarin i cili edhe pse ka pranuar një draft Marrëveshje Bashkëpunimi nuk e ka nënshkruar asnjëherë të njëjtën. Takime edhe më të shumta janë realizuar me banorë lokalë, përfaqësues fshatrash, grupe të ndryshme interesi, etj. Të gjitha këto takime janë realizuar për të diskutuar format e angazhimit, në raste edhe të përbashkët, me qëllim të kontributit në vendimmarrje. Andaj, angazhimi, bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë me zbatimin e këtij projekti veçse janë thelluar. OJQ KOHA, në ketë periudhë, me qëllim të angazhimit sa më të madh të publikut në vendimmarrje, ka realizuar shumë njoftime, me saktë secilën thirrje apo secilin njoftim të Komunës së Klinës që iu është drejtuar publikut i ka transmetuar në radion lokale, duke i ftuar qytetarët për pjesëmarrje dhe kontribut në diskutimet publike para miratimit të secilit vendim. Po ashtu janë transmetuar audio-ftesa për mundësitë e angazhimit publik sipas ligjeve në fuqi, sidomos për të ushtruar ndikim përmes kërkesave e takimeve me të zgjedhurit e tyre, para miratimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020. Në të njëjtën kohë janë dërguar e protokolluar disa kërkesa të përbashkëta me banorë pranë institucioneve lokale. Me qëllim të një angazhimi të gjithëmbarshëm të shoqërisë, OJQ KOHA ka nisur bazat e angazhimit të një grupi të grave lokale aktive, me përbërje të grave që përfaqësojnë sfera të ndryshme të shoqërisë, edhe pse, edhe në ketë periudhë është vërejtur që gruaja mbetet ende pa përfaqësimin e duhur. Në ekzekutiv edhe më tej vetëm Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport udhëhiqet nga një grua, derisa nëntë drejtori tjera udhëhiqen nga burra. Derisa përfaqësimi në Kuvend është me përbërje të tillë për shkak të kuotës, sepse numri i votave për gratë është jashtëzakonisht i vogël, siç është edhe angazhimi në Kuvend i cili mbetet edhe më tej e ulët. Në takime e diskutime janë përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, sado që këto komunitete nuk janë shumë aktive për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Në të gjitha seancat e Kuvendit të Komunës, gjithsej nëntë të tilla, janë diskutuar 58 pika të rendit të ditës. Është me shumë rëndësi të theksohet që në ketë periudhë, në fund të thuaja cdo seance, nuk ka pasur përbërje të plotë nga ana e këshilltarëve, me një mesatare të pjesëmarrjes 79%. Nga 58 pika të proceduara, janë 41 vendime të miratuara, përfshirë edhe procesverbalin e secilës seancë. Shqetësuese mbetet angazhimi i këshilltarëve gjatë vitit 2017 ku shtatë këshilltarë nuk kanë marrë asnjëherë fjalën në seanca. Dhjetë këshilltarë kanë marrë nga një deri në nëntë herë fjalën, pesë këshilltarë nga 10 deri në 18, kurse më aktivët janë katër me gjithsej nga 25 deri 38 herë të marrjes së fjalës në seanca të Kuvendit Komunal.

8

Komiteti për Politike dhe Financa ka nëntë takime të mbajtura me 52 pika në rend dite, derisa angazhimi nga ana e anëtarëve të të njëjtit komitet është më i madh. Angazhimi qytetar mbetet edhe më tej sfidë e madhe edhe pse një angazhim i tillë mundësohet nga ligjet dhe rregulloret Komunale në fuqi. Vetëm në seancën e Kuvendit Komunal, në muajin Qershor 2017, kemi praninë e një qytetari. Kryetari ka qenë i pranishëm në gjashtë seanca të Kuvendit, ndërsa nuk ka asnjë seancë ku të gjithë drejtorët e Drejtorive Komunale kanë qenë të pranishëm. Pjesëmarrja më e lartë, gjithnjë e drejtorëve të Drejtorive Komunale, ishte në seancën e muajit Prill 2017, ku të pranishëm ishin nëntë drejtorë. Derisa, nga ana tjetër, është evidentuar angazhim jo i mjaftueshëm i këshilltarëve të Kuvendit të Komunës në debatet dhe takimet publike të Komunës, kur pjesëmarrës kanë qenë qytetarët apo grupe të ndryshme interesi. Drejtorët e Drejtorive Komunale po ashtu kanë qenë të pakët në numër në debatet dhe takimet me publikun. Është me rëndësi të theksohet se kryetari i Komunës nuk ka marrë pjesë në asnjë debat me publikun, madje as edhe në dy takimet publike të organizuara nga vetë zyra e tij, për të raportuar mbi mbarëvajtjen e përgjithshme të punëve të Komunës. Sado që mund të flitet për një ngritje të cilësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, përqindja e qytetarëve të angazhuar edhe më tej mbetet e ulët dhe sfidë për funksionimin e shoqërisë. Komuna, edhe pse përballet me ketë mungesë të angazhimit të publikut, nuk ka ndryshuar strategji, nuk mban takime më afër qytetarit, apo në Bashkësi Lokale dhe zona të cilat preken nga ndonjë vendim i planifikuar, por mjaftohet me takime në sallë të Kuvendit pavarësisht numrit të pjesëmarrësve. Duke tentuar një rritje të pjesëmarrjes në vendimmarrje, po ashtu edhe ndërrimit të kësaj qasjeje, OJQ KOHA ka realizuar pesë takime në territorin e Komunës së Klinës, duke përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Komunës së Klinës. Komuna e Klinës përballet me mungesë të funksionimit të ueb-faqes zyrtare dhe e njëjta është tentuar të zëvendësohet me një faqe në facebook, edhe pse kur ka të bëjë me transparencë Komuna duhet të ketë qasje më serioze dhe konstruktive. Komuna duhet që qytetarëve, sidomos, t’u kthejë përgjigje në afatet e caktuara kohore. Qasja në dokumente publike edhe më tej mbetet sfidë për Komunën e Klinës, sado që ka një rritje të komunikimit mbi këtë çështje me zyrtaren përgjegjëse. OJQ KOHA ka dërguar 35 kërkesa në drejtim të Komunës dhe më shumë së gjysma nuk kanë marrë përgjigje, kurse disa të tjera kanë marrë përgjigje me vonesë.

9

Aktivitetet e përgjithshme

Takime me zyrën e kryetarit të Komunës, nënkryetarit, kryesuesit të Kuvendit

Komunal dhe udhëheqës drejtorish Komunale

OJQ KOHA gjatë zbatimit të projektit ka realizuar një sërë takimet me zyrtarë Komunalë të Komunës së Klinës, nga legjislativi dhe ekzekutivi, me të cilët janë diskutuar çështje të ndryshme në kuadër të politikave publike. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit OJQ KOHA ka pasur takime me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Klinës1, zyrtarë ligjorë nga Komuna e Klinës dhe zyrtarë nga Zyra për Punë të Kuvendit2, Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente3, Komisione Komunale, zyrtarë nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim4, si dhe këshilltarë të Kuvendit Komunal. Çështjet e diskutuara gjatë këtyre takimeve kanë qenë të përqendruara duke filluar nga diskutimit mbi përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në politikat publike si dhe kontributin e tyre në këto politika, vlerësimin e ligjshmërisë së akteve Komunale, monitorimit e të hyrave dhe shpenzimeve financiare, vlerësimin e mundësisë për përfshirje të të rinjve si dhe të etnive të ndryshme të cilat jetojnë në territorin e Komunës së Klinës në hartimin dhe zbatimin e politikave publike. OJQ KOHA, gjatë kësaj periudhe, ka dhënë kontributin e saj në hartimin e rregulloreve Komunale si dhe dokumenteve strategjike, gjegjësisht ka qenë e përfshirë në hartimin e Rregullores Komunale për Ndarjen e Bursave dhe hartimin e Strategjisë Zhvillimore për Komunën e Klinës 2017-2021. OJQ KOHA, po ashtu, ka organizuar takime me organizatat e shoqërisë civile në Klinë me qëllim që të njëjtat, si një grupim i vetëm, të paraqesin prioritetet e tyre në emër të kategorive të ndryshme të qytetarëve të Klinës për t’u përfshirë në dokumentin e Strategjisë Zhvillimore për Komunën e Klinës 2017-2021.

1 OJQ KOHA është takuar disa here me Kryesuesin e Kuvendit Komunal për të diskutuar rrjedhat e seancave të Kuvendit Komunal, aktivizimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e politikave publike në nivel Komunal, si dhe ka diskutuar mbi mundësinë e zbatimit të Rregullores Komunale për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe lagje Urbane. 2 Në takimet me këta zyrtarë është diskutuar ligjshmëria e Rregullores Komunale për Subvencione dhe Transfere. 3 Me zyrtarët nga kjo drejtori është diskutuar sistemi i grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Klinës, për të pasur një pasqyrë të qartë të nevojave të banorëve dhe për t’i përfshirë të njëjtat nevoja në raportin mbi prioritetet në fshatra të publikuar me datë 15, Shtator 2017. 4 Me zyrtarët nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim është diskutuar pjesëmarrja e tyre në aktivitetet e OJQ KOHA-së si dhe mundësia e paraqitjes nga ana e tyre të prioriteteve të komuniteteve që ata përfaqësojnë.

10

Trajnim me banorë lokal mbi mundësitë e pjesëmarrjes në vendimmarrje

OJQ KOHA ka organizuar një trajnim me banorët e Komunës së Klinës dhe përfaqësuesit e fshatrave, me qëllim që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri mbi funksionimin e organeve te Komunës, ligjet, rregulloret dhe vendimet në fuqi në kuadër të politikave publike, si dhe të përfitojnë njohuri mbi mundësitë e tyre për paraqitjen e peticioneve dhe iniciativave qytetare.

Debate në radio lokale

OJQ KOHA ka mbajtur një debat në radio lokale ku është diskutuar raporti “Prioritetet e 53 fshatrave dhe 4 zonave urbane të Komunës së Klinës”. Të pranishëm në këtë debat kanë qenë kandidatët për kryetar Komune në zgjedhjet lokale 2017, të cilët paraqitën pikëpamjet e tyre mbi raportin si dhe ofruan alternativat e tyre në kuadër të investimeve kapitale të cilat ishin edhe pjesë e platformave të tyre politike5.

Takime individuale dhe në grupe me banorët lokalë

5 Debati i dytë është paraparë të mbahet pas publikimit të këtij raporti final.

11

Takime individuale dhe në grupe me banorët lokalë

OJQ KOHA, gjatë periudhës Tetor 2016 – Tetor 2017 ka organizuar takime të ndryshme me banorë dhe grupe banorësh të Komunës së Klinës. Në këto takime banorët, të cilët në përgjithësi janë përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre6, janë informuar mbi përmbajtjen e projektit të cilin ka pasur për qëllim të zhvillojë OJQ KOHA, këshillimin në kuadër të investimeve kapitale, prioriteteve dhe nevojave për investime kapitale që kanë banorët e lokaliteteve të ndryshme, si dhe këshillim i përgjithshëm në kuadër të politikave publike Komunale. OJQ KOHA ka arritur që nga kontaktet me banorë të ketë informata dhe t’i këshillojë të njëjtit që të shfrytëzojnë mundësinë e paraqitjes së kërkesave për investime kapitale pranë organeve Komunale apo kompanive të tjera të cilat veprojnë në territorin e Komunës.

6 Shih përfaqësuesit e fshatrave.

12

13

Audio reklamat “Procesi i Vendimmarrjes në Komunë”

Në kuadër të projektit OJQ KOHA ka ftuar publikun e gjerë për të qenë aktiv dhe pjesëmarrës në hartimin e politikave publike Komunale. Ftesa është bërë përmes audio-reklamave të transmetuara në radio lokale.

1. Audio-reklama e parë është transmetuar gjatë gjithë muajit Korrik 2017, dhe për qëllim ka pasur thirrjen e qytetarëve për t’i paraqitur kërkesat, shqetësimet dhe prioritetet e tyre në kuadër të investimeve kapitale, në mënyrë që të njëjtat kërkesa të përfshihen në buxhetin Komunal 2018 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020;

14

2. Audio-reklama e dytë është transmetuar gjatë gjithë muajit Tetor 2017, dhe e njëjta ka pasur për qëllim ftesën ndaj qytetarëve që të jenë aktiv gjatë gjithë legjislaturës së re Komunale duke u bazuar në normat Kushtetuese, normat ligjore si dhe rregulloret Komunale në fuqi, duke i ftuar të njëjtit qytetarë që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit Komunal, si dhe në debatet dhe takimet me publikun të organizuara nga Komuna e Klinës.

15

Themelimi i Grupit Lokal të Grave Aktive

Kushtetuta, si akti më i lartë juridik në Republikën e Kosovës, ligjet dhe aktet tjera juridike, njohin dhe garantojnë pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje. Pjesëmarrja e barabartë dhe domethënëse e grave në vendimmarrje në organet e të gjitha niveleve ligjvënëse dhe ekzekutive përmes adresimit të problemeve, kërkimit të llogaridhënies, angazhimit politik, nuk përbën vetëm thelbin e një shteti demokratik, por përbën një parakusht për drejtësi dhe përmbushje të nevojave dhe të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Megjithatë, nëse i referohemi pozitës aktuale të gruas në vendimmarrje, qoftë në nivel qendror apo lokal, kuptojmë që gratë mbetën të nën-përfaqësuara në jetën politike, shoqërore dhe publike në Komunën e Klinës. Në kuadër të projektit “Politika Publike me Pjesëmarrje Aktive të Publikut” OJQ KOHA ka themeluar Grupin Lokal të Grave Aktive ku si qëllim ka sigurimin e qasjes së barabartë dhe pjesëmarrje të plotë të grave në strukturat e qeverisjes lokale dhe në vendimmarrje, përmes mundësisë së diskutimit, dhënies së rekomandimeve dhe avokimit. Grupi Lokal i Grave Aktive që nga momenti i themelimit, veprimtarinë e tij e mbështetë në Dokumentin Themeltar të Grupit Lokal të Grave Aktive, si dokumenti më i lartë i cili është burim i rekomandimeve dhe sugjerimeve të dala nga vetë anëtaret e grupit. Anëtaret e GLGA-së janë gra aktive të moshave, profesioneve të ndryshme, që vijnë nga shoqëria civile, institucionet publike, anëtare të kuvendit Komunal, bizneset, komunitetet pakicë, studente, të cilat deri më tani, në bashkëpunim me OJQ KOHA dhe udhëheqësen e grupit, kanë arritur që përmes 10 takimeve të realizuara të vënë bazat e para të një organizimi të gruas për vetë gruan. Në këto takime janë diskutuar dhe janë dhënë rekomandime rreth çështjeve me rëndësi, siç është diskutimi i projekt-buxhetit Komunal 2018 dhe paraqitja e propozimeve në këtë projekt-buxhet dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020. Po ashtu është bërë analizimi i projekteve që do të rrisnin barazinë ndërmjet burrave dhe grave në komunën e Klinës, si edhe gjetjen e rrugëve për angazhimin e gruas në jetën publike e institucionale apo në biznes. Në veçanti është diskutuar nevoja për mjedise për gruan në ngritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e hapësirave për shitjen e ndonjë prodhimi. Për më tepër, në kuadër të projektit, është realizuar një takim ndërmjet përfaqësuesve të ekzekutivit dhe legjislativit të Kuvendit Komunal të Klinës dhe anëtarëve të GLGA-së ku janë propozuar dhe diskutuar prioritetet e dala nga takimet paraprake të GLGA-së mbi hartimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës të buxhetit 2018. -Të gjitha prioritetet e dala janë përpiluar në një kërkesë të veçantë dhe janë proceduar më tutje në Kuvendin Komunal7.

7 Kjo kërkesë nuk është diskutuar por vetëm i është bashkëngjitur materialit të përgjithshëm të paraqitur në seancën e Kuvendit Komunal të datës 20, Shtator 2017. Nga të gjitha prioritetet e kësaj kërkese vetëm një, ndërtimi i shtëpisë së të moshuarve, është përfshirë në listën e investimeve kapitale.

16

17

Ndikuar nga zhvillimet e fundit, si në nivel qendror dhe lokal, në vazhdën e takimeve në kuadër të GLGA-së është diskutuar roli dhe rëndësia e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet lokale 2018 dhe ndikimi i tyre në përfaqësimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe çfarë mund të bëjnë partitë politike dhe shoqëria civile në fuqizimin e grave në politikë dhe bashkëpunimi i tyre pas zgjedhjeve lokale 2018. Nga 10 takimet e realizuara deri tani kontributi i anëtareve te GLGA-së ka rezultuar në propozime dhe shtjellim të politikave që shpien drejt zgjidhjeve të problemeve konkrete me të cilat ballafaqohen të gjitha shtresat e shoqërisë, me theks të veçantë gratë.

18

Memorandumi i Bashkëpunimit

Organizata Jo Qeveritare KOHA në fillim të projektit ka shprehur interesimin e saj për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Klinës, në mënyrë që të zyrtarizohet bashkëpunimi në kuadër të projektit. Mirëpo, përkundër dërgimit të draft-memorandumit pranë organeve Komunale, gjegjësisht drejtuar Kryetarit të Komunës, i njëjti nuk është nënshkruar asnjëherë.

19

20

21

22

Monitorimi i Komunës dhe pjesëmarrja e publikut në

vendimmarrje

Përbërja e Kuvendit të Komunës:

Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Haxhi Ibishi - PDK

Këshilltarët e Kuvendit Komunal PDK: 2. Ramush Agushi 3. Avdi Hoti 4. Halil Desku 5. Rasim Millaku 6. Shaip Morina 7. Qamile Çitaku 8. Hasime Dautaj 9. Pjetër Coli 10. Elvira Sejdiu 11. Shukrije Shala LDK: 12. Fadil Gashi 13. Arben Limani 14. Enver Gashi 15. Marije Selmanaj 16. Filloreta Berisha 17. Violeta Zefi1 AAK: 18. Pal Berisha 19. Tunë Dedaj 20. Lorenc Marleku 23. Vlora Tafili 23. Petrit Palushi IPK: 23. Ndue Shabanaj Vetëvendosje: 24. Skënder Merturi AKR: 25. Avni Gashi GIS: 26. Božidar Śarković E pavarur: 27. Afërdita Gashi1

23

Angazhimi i këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Klinës

OJQ KOHA ka vërejtur që angazhimi i këshilltarëve komunal në takime me publikun është jashtëzakonisht i ulët, siç flasin statistikat e mëposhtme. Duke analizuar raportet e OJQ KOHA-së, po ashtu edhe procesverbalet e seancave të Kuvendit të Komunës, vërehet që edhe në vendin ku duhet të diskutohet dhe debatohet për politikat publike angazhimi i shumicës së këshilltarëve është i ulët, sidomos nga ana e pozitës, kurse vërehet një angazhim më i madh nga opozita. Madje, ka këshilltar të zgjedhur që për gjatë gjithë mandatit nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme në Kuvend, siç është rasti me këshilltarin e PDK-së Avdi Hoti, derisa ka të tjerë që gjatë tërë mandatit kanë pasur një zë apo gjysëm zëri në Kuvendin Komunal. Në anën tjetër, ka pasur tendencë që diskutimet brenda partisë së parë të bëhën vetëm nga shefi i grupit kuvendar, ose një grup i vogël që marrin fjalën për të mbështetur propozimet e ekzekutivit. Tek opozita qëndron me ndryshe, meqë kemi një angazhim me të madh të shefave të grupeve, po edhe të këshilltarëve. Sfida për angazhim më të mëdha mbeten angazhimi, efikasiteti dhe zëri i gruas që në Kuvend, nëse përjashtojmë një apo dy raste, janë jashtëzakonisht i ulët. Duke marrë shembull angazhimin e këshilltarëve në gjithë seancat e vitit 2016, po ashtu edhe seancat e zhvilluara në vitin 2017, këshilltari më aktiv del të jetë Fadil Gashi i LDK-së me 97 fjalë të marra, derisa i dyti me aktiv, por në cilësinë e shefit të grupit, është Tunë Dedaj i AAK-së me 92 fjalë të marra, i treti me 78 fjalë të marra renditet Skënder Merturi, këshilltar i VV-së, që pasohen nga Ndue Shabanaj i IPK-së dhe shefi shefi i grupit kuvendar të LDK-së, Arben Limanaj, me 61, përkatësisht 52 fjalë të marrë. Vlora Tafili, nga AAK, mbetet gruaja me aktive në Kuvend, me 45 fjalë të marrë.

24

Tabelor mbi evidentimin e pjesëmarrjes aktive të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Klinës përgjatë vitit 2016

30

, Jan

ar

26

, Sh

kurt

25

, Mar

s

29

, Pri

ll

17

, Maj

24

, Qer

sho

r

29

, Ko

rrik

28

, Sh

tato

r

31

, Te

tor

25

, Nën

tor

29

, Dh

jeto

r

Totali

Halil Desku 4 1 1 2 3 3 3 2 1 1 4 25

Ramush Agushi 1 1 3 0 2 1 1 2 1 3 0 15

Qamile Qitaku 0 0 0 0 0 2 0 1 0 0 0 3

Rasim Millaku 3 2 3 1 2 5 1 1 0 1 1 20

Aferdita Gashi 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Shaip Morina 0 0 0 0 0 0 0 1 0 0 0 1

Avdi Hoti 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Hasime Dautaj 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Pjeter Coli 0 1 0 0 1 4 0 0 1 1 0 8

Elvira Sejdiu 0 0 1 0 0 0 0 0 0 0 0 1

Pal Berisha 1 0 6 0 2 0 0 0 0 0 0 9

Vlora Tafili 2 5 4 2 4 1 2 4 0 2 4 30

Shukrije Shala 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Lorenc Marleku 0 0 5 2 3 2 1 2 2 2 2 21

Tune Dedaj 7 6 7 3 0 9 5 3 5 4 6 55

Arben Limanaj 2 2 1 1 5 4 4 5 5 4 1 34

Fadil Gashi 7 4 6 5 3 8 4 5 9 5 5 61

Filloreta Berisha 0 0 2 0 1 0 0 1 0 0 0 4

Marije Selmanaj 1 0 1 0 1 0 0 0 0 0 0 3

Enver Gashi 1 0 1 1 0 0 0 0 1 1 0 5

Ndue Shabanaj 3 6 2 4 3 5 1 0 6 2 4 36

Violeta Zefi 1 1 0 0 1 2 0 0 1 0 0 6

Petrit Palushaj 2 1 3 2 1 0 0 3 0 1 0 13

Avni Gashi 2 2 0 3 1 0 0 2 1 0 0 11

Skender Merturi 1 0 6 5 7 7 5 6 5 3 6 51

Bozhidar Sharkoviç 2 0 0 2 2 3 0 1 0 0 1 11

Totali: 40 32 52 33 42 56 27 39 38 30 34 423

Aspak aktiv Anëtarët më pak aktiv Anëtarët mesatarisht Aktiv

Anëtarët më aktiv

Aferdita Gashi 0 Ramush Agushi 15 Ndue Shabanaj 36 Fadil Gashi 61

Avdi Hoti 0 Petrit Palushaj 13 Arben Limanaj 34 Tune Dedaj 55

Hasime Dautaj 0 Avni Gashi 11 Vlora Tafili 30 Skender Merturi 51

Shukrije Shala 0 Bozhidar Sharkoviç 11 Halil Desku 25

Pal Berisha 9 Lorenc Marleku 21

Pjeter Coli 8 Rasim Millaku 20

Filloreta Berisha 4

Enver Gashi 5

Violeta Zefi 6

Marije Selmanaj 3

Qamile Qitaku 3

Elvira Sejdiu 1

Shaip Morina 1

25

Tabelor mbi evidentimin e pjesëmarrjes aktive të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Klinës përgjatë vitit 2017

27

, jan

ar

24

, sh

kurt

25

, Mar

s

24

, Pri

ll

25

, Maj

26

, Qer

sho

r

28

, Ko

rrik

21

, Gu

sht

20

, Sh

tato

r

Totali

Halil Desku 3 2 1 0 1 2 0 0 1 10

Ramush Agushi 2 2 1 0 0 4 0 1 0 10

Qamile Qitaku 1 2 0 0 0 2 0 0 0 5

Rasim Millaku 3 3 2 0 0 1 1 0 0 10

Aferdita Gashi 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Shaip Morina 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Avdi Hoti 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Hasime Dautaj 0 0 2 0 0 0 0 0 0 2

Pjeter Coli 2 0 1 0 1 6 0 0 2 12

Elvira Sejdiu 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Pal Berisha 1 0 2 0 0 0 0 0 0 3

Vlora Tafili 6 5 0 0 1 0 3 0 4 19

Shukrije Shala 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Lorenc Marleku 2 2 1 0 0 0 0 0 0 5

Tune Dedaj 7 6 5 1 2 12 2 2 3 40

Arben Limanaj 1 6 3 0 3 0 4 1 2 20

Fadil Gashi 6 4 3 1 7 8 5 2 2 38

Filloreta Berisha 2 3 0 0 0 1 0 0 0 6

Marije Selmanaj 0 0 0 0 0 0 0 0 1 1

Enver Gashi 0 0 1 0 0 2 0 0 1 4

Ndue Shabanaj 3 6 2 0 1 9 2 2 3 28

Violeta Zefi 0 1 0 0 0 0 1 1 0 3

Petrit Palushaj 0 2 2 0 0 3 0 0 0 7

Avni Gashi 0 1 0 0 0 0 0 0 1 2

Skender Merturi 4 6 4 0 1 7 5 0 2 29

Bozhidar Sharkoviç 0 0 0 0 0 0 0 0 1 1

Totali: 43 51 30 2 17 57 23 9 32 232

Aspak aktiv Anëtaret me pak aktiv Anëtarët mesatarisht aktiv

Anëtarët me aktiv

Aferdita Gashi 0 Petrit Palushaj 7 Arben Limanaj 20 Tune Dedaj 40

Avdi Hoti 0 Filloreta Berisha 6 Vlora Tafili 19 Fadil Gashi 38

Elvira Sejdiu 0 Qamile Qitaku 5 Pjeter Coli 12 Skender Merturi 29

Shaip Morina 0 Lorenc Marleku 5 Ramush Agushi 10 Ndue Shabanaj 25

Shukrije Shala 0 Enver Gashi 4 Rasim Millaku 10

Pal Berisha 3 Halil Desku 10

Violeta Zefi 3

Hasime Dautaj 2

Avni Gashi 2

Marije Selmanaj 1

Bozhidar Sharkoviç 1

26

Me gjithë angazhimin e ulët të këshilltarëve, një vendim i marrë me bashkëpunimin e të gjitha grupeve kuvendare për t’i ndarë vetës mirënjohje paraqet një masë të konfliktit të interesit. Këshilltarët janë të deleguar të trajtojnë thellësisht dhe të marrin vendim për secilën çështje, duke pasur interesin e përgjithshëm mbi të gjitha. Gjithashtu, për ketë angazhim, thuaja njëherë në muaj, këshilltarët marrin edhe pagesën nga taksa e qytetarit.

Komitetet Komunale

Komuna e Klinës, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Komunale, ka të themeluara këto komitete: 1. Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete, si komitete të obligueshme; 2. Pesë komitete ndihmëse; 3. Dy komitete konsultative.

Komuna e Klinës ka të miratuara rregulloret për Komitetet Komunale: 1. Rregullorja për Përbërjen dhe Kompetencat e Komiteteve ( viti 2012); dhe Rregullore për Komitete Konsultative (viti 2011). Rregullorja për komitete, neni 3 dhe 5, përkufizojnë qartë rolin dhe rëndësinë e komiteteve: “Komitetet janë trupa ndihmëse të Kuvendit të cilat punojë për Kuvendin dhe në emër të Kuvendit. Roli i tyre është të lehtësojnë punën e Kuvendit të Komunës në lidhje me procesin e vendimmarrjes, pasi që Kuvendi nuk është në gjendje që në tërësi dhe në mënyrë adekuate të merret me numrin e madh të çështjeve që mund të parashtrohen në Komunë. Shumë çështje me të cilat përballet Komuna janë të një natyre teknike, që kërkojnë angazhimin e ekspertëve, të cilët mund të mos jenë anëtarë të Kuvendit, por që shërbejnë si anëtarë të komiteteve përkatëse. Prandaj, komitetet lehtësojnë punën e Kuvendit duke racionalizuar kohën e marrjes së vendimeve për t’i ofruar KPF-së dhe Kuvendit analiza profesionale, konsultim dhe angazhim për çështje specifike. Themelimi i Komiteteve të tjera bëhet në bazë të nevojave të Komunës dhe i përcakton Kuvendi. Komitetet jo obliguese mbajnë takime njëherë në muaj dhe sipas nevojës më shumë. Këto komitete janë të karakterit këshillëdhënës.”

Komitetet Obligative

Komiteti për Politikë dhe Financa z.Haxhi Ibishi

Komiteti për Komunitete z.Sahit Balija

27

Komitetet e Ndihmëse dhe ato Konsultative

Komuna e Klinës ka themeluar shtatë komitete të cilat janë të ndara në: 1. Komitete të Ndihmëse dhe 2. Komitete Konsultative. Këto komitete në pjesën më të madhe të funksionimit të tyre kanë qenë jo aktive si rezultat i mospagesës së anëtarëve të tyre nga Komuna e Klinës. Një pjesë e udhëheqësve dhe anëtarëve të këtyre komiteteve kanë deklaruar, në disa nga takimet e mëhershme, se do largohen nga udhëheqja dhe anëtarësimi si rezultat i mospagesës8.

8 OJQ KOHA ka trajtuar këtë çështje në raportin e saj të monitorimit të Komunës së Klinës “Raporti Vjetor i Monitorimit të Komunës së Klinës; Shkurt-Dhjetor 2015”.

Komitetet Konsultative

1. Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

2. Komiteti për Zhvillim Ekonomik, Planifikim Urban,Kadastër dhe

Mbrojtje të Mjedisit

Komitetet e Ndihmëse

1. Komiteti për Shëndetësi

dhe Mirëqenie Sociale

2. Komiteti për Zhvillim

Ekonomik, Planifikim

Urban,Kadastër dhe Mbrojtje të

Mjedisit

3. Komiteti për Pronë

4. Komiteti për Shërbime

Publike

5. Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport

28

Seancat e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Klinës, gjatë periudhës Janar-Shtator 2017, ka mbajtur gjithsej nëntë seanca të rregullta. Gjatë seancave të rregullta janë diskutuar gjithsej 58 çështje në rend të ditës9. Seancat e Kuvendit Komunal në pjesë të madhe kanë respektuar rendin e ditës, është përdorur gjuhë parlamentare si dhe janë diskutuar pikat e rendit të ditës në përgjithësi. Mirëpo i njëjti Kuvend, në raste të caktuara, është përshkuar edhe nga ndryshime të rendit të ditës, vërejtje mbi përpilimin e procesverbaleve, mosparaqitje dokumentesh për diskutim në seanca, si dhe mos diskutim i disa pikave të rendit të ditës10. Gjatë disa prej këtyre seancave ka pasur gjuhë jo parlamentare11 dhe procedim të pikave të rendit të ditës thuajse pa asnjë debat në mes të këshilltarëve12.

Tabela me numrin e seancave, pikat e rendit të ditës dhe pjesëmarrjen e

këshilltarëve13 të Kuvendit Komunal në seanca:

Koha Numri i

seancave Pika në Rend

dite Pjesëmarrja e përgjithshme

e këshilltarëve14

Gjithsej 9 58 79.05%

Janar 1 5

18/26 69.23%

Shkurt 1 11

24/26 92.30%

Mars 1 8

20/26 76.92%

Prill 1 6

14/26 53.84%

Maj 1 4

25/26 96.15%

Qershor 1 10

19/26 73.07%

Korrik 1 6

24/26 92.30%

Gusht 1 4

18/26 69.23%

Shtator 1 4

23/26 88.46%

9 Në numërimin e pikave të rendit të ditës nuk është numëruar, në asnjë seancë, pika 1. Arsyetimi i mungesave. 10 Zakonisht pikat të cilat nuk janë procedura janë ato Pyetje dhe Përgjigje që në pjesën më të madhe kanë qenë të futura për diskutim në fund të pikave të rendit të ditës. 11 Në procesverbalin e datës 27, Janar 2017 figuron, me sa vijon, fjala e këshilltarit nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje Skënder Merturi: “i ashtuquajturi President i Republikës së Kosovës”, duke iu referuar mos përgjigjes nga Komuna e Klinës lidhur me kërkim sqarimin që i njëjti kishte bërë me rastin e vendosjes së fotografisë së presidenti në sallën e Kuvendit të Komunës. Kurse, në procesverbalin e datës 28, Prill 2017 figuron, me sa vijon, fjala e këshilltarit nga radhët e LDK-së Fadil Gashi: “Ne dalim dhe e di që nuk ju pengojmë asgjë e di që edhe kështu ju nuk e keni problem për të vjedhur”, duke iu referuar zhvillimeve të përgjithshme në të njëjtën seancë. 12 Gjatë kësaj seance e cila ka filluar me 35 minuta vonesë janë proceduar 7 pika të rendit të ditës për vetë 45 minuta, pasi që opozita nuk ka qenë e pranishme në të njëjtën seancë. 13 Në asnjë nga statistikat mbi pjesëmarrjen e këshilltarëve të Kuvendit Komunal në seanca nuk është përfshirë pjesëmarrja e kryesuesit të Kuvendit Komunal. 14 Numri i pjesëmarrjes është matur bazuar në numrin e këshilltarëve Komunalë në përfundimin e çdo seance.

29

Tabela me vendimet e Kuvendit Komunal15:

MUAJI DOKUMENTI STATUTI VOTIMI

JANAR Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

Miratohet Për: 26 Kundër: 00 Abstenim: 00

JANAR Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit vjetor të punës së Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi për vitin 2017

Miratohet Për: 26 Kundër: 00 Abstenim: 00

JANAR Pyetje dhe përgjigje Procedohet

JANAR Njoftimi mbi pasqyrat financiare të audituara të kompanisë rajonale “Ambienti”

Procedohet

JANAR Informatë mbi gjendjen në rrugët e territorit të Komunës së Klinës pas reshjeve atmosferike (dëborës)

Procedohet

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të kaluar Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i raportit Komunal të menaxhimit financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2016

Miratohet Për: 20 Kundër: 01 Abstenim: 05

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Prokurimit për vitin 2017

Miratohet Për: 15 Kundër: 11 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave

Miratohet Për: 25 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2017-2021

Miratohet Për: 25 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Planit Komunal për Integritet 2017-2019

Miratohet Për: 26 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për inicimin e procedurës për vënie në diskutim publik të ndryshimeve dhe plotësimeve të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Taksa Komunale (Dhjetor 2014)

Miratohet

Për: 26 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për inicimin e procedurës për hartimin e Hartave Zonale për Komunën e Klinës

Miratohet Për: 26 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-Vendimit nga DKRS-ja për subvencionimin e katër klubeve sportive te Komunës së Klinës

Miratohet Për: 20 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Shqyrtimi dhe miratimi i deklaratës së Kuvendit të Komunës kundër ndalimit të liderit të AAK-së

Miratohet Për: 21 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHKURT Pyetje dhe përgjigje nga këshilltarët e Kuvendit Procedohet

MARS Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës Miratohet Për: 23

15 Monitorimi i seancave të Kuvendit Komunal ka përfshirë periudhën Janar-Shtator 2017.

30

së kaluar Kundër: 00 Abstenim: 00

MARS Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për bartje të mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2016 në vitin 2017 (ref. Drejtoria e FEZH)

Miratohet Për: 13 Kundër: 00 Abstenim: 00

MARS

Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, nr. 01-434-5712/2014 të datës 26.12.2014

Miratohet

Për: 23 Kundër: 00 Abstenim: 01

MARS Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Rregullores për Ndarje të Bursave për Studentë të Komunës së Klinës

Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 00

MARS

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për Subvencionimin e mjeteve për festivalin folklorik “I Këndojmë Lirisë” 2017

Miratohet

Për: 22 Kundër: 00 Abstenim: 00

MARS Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për ndarje të ngastrës për ndërtimin e Qendrës Rinore në Klinë

Miratohet Për: 22 Kundër: 00 Abstenim: 00

MARS Pyetje dhe Përgjigje Procedohet

MARS Ndarja e çmimit “Nderi i Qytetit” për ish Kryetarin e Komunës Ismet Rraci

Miratohet Për: 20 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

Miratohet Për: 14 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënie në diskutim publik të draft-Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2021

Miratohet

Për: 14 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Ekzekutivit për vitin 2016

Miratohet Për: 14 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL

Rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të Komunës lidhur me Planin e Menaxhimit të Mbeturinave (plotësim i preambulës me nenin 10-të të ligjit për Mbeturina 06/060) sipas kërkesës së MMPH-së

Miratohet

Për: 14 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transfero/rialokim të mjeteve të buxhetuara në kodin 13810 në kode të tjera

Miratohet Për: 14 Kundër: 00 Abstenim: 00

PRILL Pyetje dhe përgjigje nga këshilltarët e Kuvendit

Nuk procedohet me këtë pikë

MAJ Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

Miratohet Për: 22 Kundër: 00 Abstenim: 01

MAJ Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të menaxhimit financiar Komunal për periudhën Janar-Mars 2017 (ref. Drejtoria FEZH)

Miratohet Për: 15 Kundër: 00 Abstenim: 10

31

MAJ

Rishqyrtimi i vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore në Klinë, ngastra nr.587/2 ZK Klinë (sipas kërkesës së MMPH-së të datës 02.05.2017 nr.1969-2/17

Miratohet

Për: 18 Kundër: 05 Abstenim: 01

MAJ Shqyrtimi dhe miratimi i rialokimit të mjeteve financiare të buxhetit 2017

Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 01

QERSHOR Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

Miratohet Për: 25 Kundër: 00 Abstenim: 00

QERSHOR Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës 2017-2021

Miratohet Për: 23 Kundër: 00 Abstenim: 01

QERSHOR Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore – KAB periudha 2018-2020

Miratohet Për: 23 Kundër: 00 Abstenim: 00

QERSHOR Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Klinës 2017

Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 00

QERSHOR Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënie në diskutim publik të projekt Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 00

QERSHOR

Raportimi i kryetarit për situatën ekonomiko-financiare të Komunës dhe zbatimi i planeve investuese të Komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017

Procedohet

QERSHOR

Shqyrtimi i projektit “Përfaqësim i qytetarëve në Komunë përmes zgjedhjes së Këshillave Lokale” të financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për t’u zbatuar nga OJQ KOHA

Procedohet

QERSHOR Raportim nga nënkryetari rreth ujit të pijes Procedohet

QERSHOR Njoftim nga këshilltari Ndue Shabanaj mbi punën e Komisionit Komunal për Ndarjen e Bursave Universitare

Procedohet

QERSHOR Propozimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave (bursat universitare)

Miratohet Për: 25 Kundër: 00 Abstenim: 00

KORRIK Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

Miratohet Për: 23 Kundër: 00 Abstenim: 00

KORRIK Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Menaxhimit Financiar Komunal për periudhën Janar-Qershor 2017 (Ref. Drejtoria e FEZH)

Miratohet Për: 14 Kundër: 06 Abstenim: 04

KORRIK Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Rregullores për Tatim në Pronën e Paluajtshme (ref. Drejtoria e FEZH)

Miratohet Për: 24 Kundër: 00 Abstenim: 01

KORRIK

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për vënie në diskutim publik të draft-Rregullores për Varrezat, Ofrimin e Shërbimeve të Varrimit, Rregullimin dhe Mirëmbajtjen e tyre (Ref. Zyra Ligjore)

Miratohet

Për: 25 Kundër: 00 Abstenim: 01

32

KORRIK Shqyrtimi i procesverbalit të takimit me qytetarë për periudhën gjashtëmujore të vitit 2017

Nuk diskutohet

Nuk hidhet në votim

KORRIK Shqyrtimi i raportit të auditimit të përgjithshëm për vitin 2016 të raportit financiar vjetor të Komunës së Klinës për vitin e përfunduar me 31, Dhjetor 2016

Procedohet

GUSHT Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të seancës së kaluar

Nuk procedohet

GUSHT Shqyrtimi paraprak i buxhetit dhe projekteve të Komunës për vitin 2017

Nuk kishte debat

GUSHT Shqyrtimi i propozimit për vendosje të panos së anëtarëve të Kuvendit Komunal në sallën e Kuvendit Komunal

Miratohet Për: 18 Kundër: 00 Abstenim: 00

GUSHT Të ndryshme Procedohet

SHTATOR Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të dy seancave të fundit

Miratohen Për: 20 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHTATOR Shqyrtimi dhe miratimi i draft-buxhetit dhe projekteve të Komunës për vitin 2018-2020

Miratohet Për: 20 Kundër: 00 Abstenim: 05

SHTATOR Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për Varrezat, Ofrimin e Shërbimeve të Varrimit, Rregullimin dhe Mirëmbajtjen e tyre

Miratohet Për: 23 Kundër: 00 Abstenim: 00

SHTATOR Të ndryshme Nuk procedohet

33

Seancat e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa, gjatë periudhës Janar-Shtator 2017, ka mbajtur gjithsej 9 takime në të cilat janë diskutuar 52 pika në rend të ditës, me një pjesë të këtyre pikave të rekomanduara për Kuvendin Komunal:

Koha Numri i

takimeve Pika në Rend

dite16

Pjesëmarrja e

përgjithshme17

Gjithsej 9 52 90.74%

Janar 1 3 6/6

100%

Shkurt 1 9 6/6

100%

Mars 1 8 6/6

100%

Prill 1 7 5/6

83.33%

Maj 1 7

6/6 100%

Qershor 1 6 6/6

100%

Korrik 1 6 6/6

100%

Gusht 1 3 4/6

66.66%

Shtator 1 3 4/6

66.66%

16 Pikat e rendit të ditës nuk kanë përfshirë pikën e parë: 1. Arsyetim i mungesave. 17 Numri i pjesëmarrjes është matur bazuar në numrin e këshilltarëve Komunalë në përfundimin e çdo seance. Në këto statistika nuk është përfshirë kryesuesi i Komitetit për Politikë dhe Financa.

34

Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit dhe ekzekutivit Komunal, si dhe

qytetarëve në seanca të Kuvendit, debatet dhe takimet me publikun

Gjatë periudhës Janar-Shtator 2017 OJQ KOHA ka vlerësuar pjesëmarrjen a anëtarëve të legjislativit18, ekzekutivit Komunal, të kryetarit të Komunës si dhe të qytetarëve në takimet dhe debatet me publikun, përfshirë seancat e Kuvendit Komunal, ku janë diskutuar çështje të ndryshme në kuadër të politikave publike. Gjatë këtyre seancave, debateve dhe takimeve prania e medieve, qofshin ato lokale apo në nivel vendi, ka qenë në nivelet më të ulëta. Mediet kanë qenë të pranishme vetëm një herë gjatë gjithë kësaj periudhe, gjegjësisht gjatë seancës së muajit Shtator 2017. Në të njëjtë kohë mediet e nivelit qendror, sidomos ato të shkruara, nuk i kanë dhënë fokusin e duhur Komunës së Klinës dhe zhvillimeve të përgjithshme në këtë Komunë.

Pjesëmarrja e anëtarëve të ekzekutivit, kryetarit të Komunës dhe qytetarëve

në seancat e Kuvendit Komunal

Pjesëmarrja e anëtarëve të ekzekutivit në seancat e Kuvendit Komunal për këtë periudhë ka qenë në një nivel prej rreth 72.50% apo rreth 7 drejtorë drejtorish për seancë, kurse pjesëmarrja e kryetarit të Komunës ka qenë gjashtë herë gjatë këtyre seancave19. Nga ana tjetër vetëm një qytetar ka qenë pjesë e këtyre seancave gjatë kësaj periudhe20. Tabela me pjesëmarrjen e anëtarëve të ekzekutivit, kryetarit të Komunës dhe qytetarëve në seancat e Kuvendit Komunal:

Pjesëmarrja Anëtarët e Ekzekutivit

Kryetari i Komunës Qytetarët

Seancat

Janar 6 PO 00

Shkurt 8 PO 00

Mars 7 JO 00

Prill 9 PO 00

Maj 7 JO 00

Qershor 8 PO 01

Korrik 5 PO 00

Gusht // // //

Shtator 8 PO 00

Mesatarja e pjesëmarrjes

7.25 00

Përqindja 72.50%21 75%22 0.004%23

18 Në asnjë nga statistikat nuk është përfshirë Kryesuesi i Kuvendit Komunal. 19 Në statistikat e pjesëmarrjes nuk është përfshirë muaji Gusht 2017. 20 Qytetari i pranishëm ka qenë në seancën e datës 29, Qershor, kurse muaji Gusht nuk është përfshirë në vlerësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve. 21 Përqindja e pjesëmarrjes nga 10 drejtorët e Drejtorive Komunale. 22 Përqindja e pjesëmarrjes së kryetarit nga tetë seanca gjithsej. 23 Përqindja e pjesëmarrjes në vetëm një nga tetë seanca nga rreth 22,833 banorë, nga mosha 20 vjeç deri në moshën 65+, sa ka territori i Komunës së Klinës sipas moshës, gjinisë dhe komunës viti 2011: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__14%20Census%20population__Census%202011__3%20By%20Municipalities/census20.px/table/tableViewLayout1/?rxid=c2a85fa4-f5eb-49b7-8696-11b6b545098f

35

Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit, kryetarit të Komunës dhe

qytetarëve në debatet me publikun

Kuvendi i Komunës së Klinës, gjatë periudhës Dhjetor 2016 – Shtator 2017, ka organizuar gjithsej tetë debate me publikun ku janë diskutuar çështje të ndryshme në interes të së njëjtit publik. Pjesëmarrja në këto debate, si nga ana e anëtarëve të legjislativit dhe ekzekutivit Komunal po ashtu e qytetarëve, ka qenë tejet e ulët. Anëtarët e legjislativit kanë qenë të pranishëm në vetëm katër debate publike me një total prej 6 anëtarësh, gjegjësisht 1.5 anëtarë për debat. Ekzekutivi i Komunës ka qenë i pranishëm në shtatë debate publike me një total prej 20 drejtorësh të Drejtorive Komunale, gjegjësisht tre drejtorë për debat, kurse kryetari i Komunës nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga debatet e mbajtura në këtë periudhë. Numri i qytetarëve në këto debate po ashtu ka qenë shumë i ulët, duke arritur totalin prej 108 qytetarësh në tetë debatet e mbajtura me publikun, apo 13.5 qytetarë për debat24.

Pjesëmarrja Anëtarët e

Legjislativit25 Anëtarët e Ekzekutivit

Kryetari i Komunës Qytetarët

Debatet

Dhjetor 00 5 JO 35

Shkurt 00 3 JO 25

Mars 1 2 JO 10

Maj 00 1 JO 9

Qershor 2 4 JO 7

Korrik 2 1 JO 1

Gusht 00 00 JO 6

Shtator 1 4 JO 15

Mesatarja e pjesëmarrjes

1.526 3 00 13.5

Përqindja 2.88%27 25.00%28 00.0% 0.47%29

24 OJQ KOHA gjatë gjithë kësaj periudhe, përmes radios lokale, ka njoftuar publikun e gjerë me organizimin e debateve me publikun, rendin e ditës si dhe çështje të tjera të organizuara në kuadër të të njëjtave debate. Gjithashtu OJQ KOHA ka njoftuar, përmes telefonit, rreth 45 përfaqësues fshatrash për çdo debat me publikun, apo numrin prej 360 herësh me rastin e organizimit të tetë debateve. 25 Në këto të dhëna nuk është përfshirë prania e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. 26 Mesatarja e pjesëmarrjes në vetëm katër takimet ku anëtarët e legjislativit kanë qenë të pranishëm. 27 Përqindja e pjesëmarrjes nga 26 këshilltarët e Kuvendit Komunal. Këtu nuk është përfshirë Kryesuesi i Kuvendit Komunal. 28 Përqindja e pjesëmarrjes nga 10 drejtorët e Drejtorive Komunale. 29 Përqindja e pjesëmarrjes së 108 qytetarëve, gjatë tetë debateve, nga 22,288 banorë sa ka territori i Komunës së Klinës sipas moshës, gjinisë dhe komunës viti 2011: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__14%20Census%20population__Census%202011__3%20By%20Municipalities/census20.px/table/tableViewLayout1/?rxid=c2a85fa4-f5eb-49b7-8696-11b6b545098f

36

Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit dhe qytetarëve

në takimet me publikun

Komuna e Klinës, gjegjësisht kryetari i Komunës, gjatë periudhës Dhjetor 2016 – Qershor 2017, ka organizuar dy takime me publikun ku janë paraqitur të dhëna mbi gjendjen ekonomik-financiare të Komunës si dhe realizimin e investimeve kapitale. Pjesëmarrja në takimet me publikun e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit dhe qytetarëve, sikur edhe në debatet me publikun, ka qenë tejet e ulët. Nga dy takimet e mbajtura, numri i anëtarëve të legjislativit Komunal ka qenë me një total prej një anëtari, gjegjësisht 0.5 anëtarë për takim. Anëtarët nga ekzekutivi Komunal kanë qenë të pranishëm në një numër prej gjithsej shtatë apo me një mesatare prej 3.5 anëtarësh për takim, kurse kryetari i Komunës, edhe pse organizues i takimeve me publikun, nuk ka qenë i pranishëm në asnjërin prej tyre30. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë mesatare, gjegjësisht 65 qytetarë gjithsej apo 32.5, duke pasur parasysh praninë e vogël të të njëjtëve qytetarë në debatet me publikun.

Pjesëmarrja Anëtarët e

Legjislativit31 Anëtarët e Ekzekutivit

Kryetari i Komunës Qytetarët

Takimet

Dhjetor 00 2 JO 10

Qershor 1 5 JO 55

Mesatarja e pjesëmarrjes

0.5 3.5 00 32.5

Përqindja 1.92%32 35.00%33 00.0% 0.28%34

30 Në takimin me publikun të realizuar në muajin Dhjetor 2016, kryetari ka parapëlqyer të jetë i pranishëm në prerjen e shiritit të fillimit të punimeve në ndërtimin e shkollës së mesme të ulët “Ismet Rraci“, aktivitet që mbahej në të njëjtën kohë me takimin e caktuar me publikun. 31 Në këto të dhëna nuk është përfshirë prania e kryesuesit të Kuvendit Komunal. 32 Përqindja e pjesëmarrjes nga 26 këshilltarët e Kuvendit Komunal (këtu nuk është përfshirë Kryesuesi i Kuvendit). 33 Përqindja e pjesëmarrjes nga 10 drejtorët e Drejtorive Komunale. 34 Përqindja e pjesëmarrjes së 65 qytetarëve, gjatë dy takimeve me publikun, nga 22,288 banorë sa ka territori i Komunës së Klinës sipas moshës, gjinisë dhe komunës viti 2011: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__14%20Census%20population__Census%202011__3%20By%20Municipalities/census20.px/table/tableViewLayout1/?rxid=c2a85fa4-f5eb-49b7-8696-11b6b545098f

37

Debatet publike të organizuara nga Komuna e Klinës

Thirrja e debateve me publikun nga Komuna e Klinës, bazuar në nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, bëhet sipas Rregullores Komunale për Transparencë, neni 7 paragrafi 3, i cili citon:

Përveç dy takimeve të detyrueshme me publikun, Kuvendi i Komunës do të shqyrtojë mundësinë për të mbajtur mbledhje shtesë sa mv pranë qytetarëve (vendbanimeve, fshatrave, lagjeve), për çështjet që lidhen me përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, shfrytëzimin e pronës komunale, planifikimin hapësinor, investimet, të hyrat komunale, si dhe çështje tjera në interes të përgjithshëm.

Kuvendi i Komunës së Klinës ka organizuar gjithsej tetë debate me publikun, kurse koha e organizimit të këtyre debateve përfshinë periudhën Dhjetor 2016 – Shtator 2017. Pikat në rend të ditës kanë qenë gjithsej 12 ku janë diskutuar çështje të ndryshme në interes të qytetarëve. Komuna e Klinës ka dështuar të njoftojë publikun e gjerë me debatin e fundit të mbajtur me datë 05, Tetor 2017 ku është diskutuar për hartat zonale të Komunës së Klinës35. Tabela e debateve publike:

Data Rendi i Ditës Miratuar në Kuvend

15, Dhjetor 2016 1. Projekt Rregullorja për Mënyrën dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Palestrës Sportive “Adem Jashari” në Klinë; 2. Plani Zhvillimor i Arsimit për periudhën 2017-2019 në Klinë.

PO36

PO37

09, Shkurt 2017 1. Projekt Rregullorja Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave; 2. Draft Plani për Menaxhimin e Mbeturinave 2017-2021; 3. Draft Plani i Integritetit Komunal 2017-2019; 4. Ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për Ndarje të Bursave për Studentë të Komunës së Klinës.

PO38

PO39 PO40 PO41

15, Mars 2017 1. Ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores Komunale për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.

PO42

23, Maj 2017 1. Draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2021.

PO43

28, Qershor 2017 1. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020 për Komunën e Klinës.

PO44

13, Korrik 2017 1. Draft Rregullorja për Ndryshimet dhe Plotësimet e Rregullores për Tatim në Pronën e Paluajtshme në Komunën e Klinës.

PO45

24, Gusht 2017 Draft Rregullorja për Varreza, Ofrimin e Shërbimeve të Varrimit, Rregullimi dhe Mirëmbajtja e tyre.

PO46

05, Shtator 2017 Draft Buxheti dhe Projektet me Prioritet për Komunën e Klinës 2018-2020.

PO47

35 OJQ KOHA në pjesën më të madhe ka pranuar informatat nga Zyra për Punë e Kuvendit të Komunës lidhur me organizimin e debateve me publikun, kurse është informuar edhe nga faqja në facebook e cila menaxhohet nga Komuna e Klinës. Shih https://www.facebook.com/komuna.kline.587 36 Pika 4 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 29, Dhjetor 2017. 37 Pika 5 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 29, Dhjetor 2017. 38 Pika 5 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 24, Shkurt 2017. 39 Pika 6 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 24, Shkurt 2017. 40 Pika 7 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 24, Shkurt 2017. 41 Pika 5 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 30, Mars 2017. 42 Pika 4 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 30, Mars 2017. 43 Pika 3 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 29, Qershor 2017. 44 Pika 4 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 29, Qershor 2017. 45 Pika 4 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 28, Korrik 2017. 46 Pika 4 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 20, Shtator 2017. 47 Pika 3 e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal të datës 20, Shtator 2017.

38

Takimet publike të organizuara nga Komuna e Klinës

Thirrja e takimeve me publikun nga Komuna e Klinës bëhet sipas Rregullores Komunale për Transparencë, neni 7 paragrafët 1 dhe 2, të cilët citojnë:

1. Në pajtim me dispozitën e nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, çdo vit Komuna detyrimisht mbanë të paktën dy takime me publikun për çështje të interesit të përgjithshëm, në të cilin takim mund të merr pjesë çdo qytetar apo organizatë me interes për komunën;

2. Njëri nga takimet me publikun mbahet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërkaq që takimi i dytë mbahet në pjesën e dytë të vitit.

Komuna e Klinës, gjegjësisht kryetari i Komunës së Klinës, gjatë periudhës Dhjetor 2016 – Qershor 2017, ka organizuar dy takime me publikun ku janë diskutuar rrjedhat e qeverisjes në Komunën në Klinës.

Data Rendi i Ditës Prania e Kryetarit të

Komunës

29, Dhjetor 2016

1. Rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të arriturat, vështirësitë, synimet dhe investimet kapitale; 2. Të ndryshme.

JO48

27, Qershor 2017

1. Rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, të arriturat, vështirësitë, synimet dhe investimet kapitale; 2. Të ndryshme.

JO49

Njoftime në media për takimet dhe dëgjimet publike të Komunës së Klinës

OJQ KOHA, përmes radios lokale, ka njoftuar publikun e Komunës së Klinës lidhur me tetë debatet me publikun të organizuara nga Komuna e Klinës. Njoftimi ka përmbajtur ftesën drejtuar qytetarëve për të qenë pjesë e politikave publike Komunale, rendin e ditës si dhe sqarimet se ku mund të tërhiqet dokumentacioni mbi të cilin do të debatohej. Po ashtu, OJQ KOHA, përmes së njëjtës radio, ka njoftuar publikun lidhur me dy takimet e organizuara nga zyra e kryetarit të Komunës, ku janë diskutuar rrjedhat e qeverisjes Komunale. Sikur në njoftimet për debatet me publikun, edhe në transmetimet për takimet me publikun OJQ KOHA ka ftuar qytetarët të jenë aktiv si dhe i ka informuar mbi rendin e ditës i cili do të diskutohej. Me këtë rast janë njoftuar, përveç publikut të gjerë, edhe përfaqësuesit e fshatrave për çdo debat dhe takim publik të organizuar nga Komuna e Klinës. Numri i përgjithshëm i përfaqësuesve të fshatrave të njoftuar për një debat me publikun ka qenë 45, gjegjësisht 360 herë për tetë debatet e organizuara. Kurse numri i përfaqësuesve të fshatrave, të njoftuar për takimet me publikun, ka qenë 45 për takim, gjegjësisht 90 herë për dy takimet e organizuara.

48 Në këtë takim ka raportuar nënkryetari i Komunës. 49 Në këtë takim ka raportuar nënkryetari i Komunës.

39

Debatet Publike

Data Rendi i Ditës Njoftimi në

radio50

Numri i përfaqësuesve të fshatrave të njoftuar

15.12.2016 1. Projekt Rregullorja për Mënyrën dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Palestrës Sportive “Adem Jashari” në Klinë; 2. Plani Zhvillimor i Arsimit për periudhën 2017-2019 në Klinë.

PO

45

09.02.2017 1. Projekt Rregullorja Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave; 2. Draft Plani për Menaxhimin e Mbeturinave 2017-2021; 3. Draft Plani i Integritetit Komunal 2017-2019; 4. Ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për Ndarje të Bursave për Studentë të Komunës së Klinës.

PO 45

15.03.2017 1. Ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores Komunale për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.

PO 45

23.05.2017 1. Draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2021.

PO 45

28.06.2017 1. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020 për Komunën e Klinës.

PO 45

13.07.2017 1. Draft Rregullorja për Ndryshimet dhe Plotësimet e Rregullores për Tatim në Pronën e Paluajtshme në Komunën e Klinës.

PO 45

24.082017 Draft Rregullorja për Varreza, Ofrimin e Shërbimeve të Varrimit, Rregullimi dhe Mirëmbajtja e tyre.

PO 45

05.09.2017 Draft Buxheti dhe Projektet me Prioritet për Komunën e Klinës 2018-2020.

PO 45

50 OJQ KOHA ka njoftuar publikun lidhur me organizimin e debateve dhe takimeve me publikun, përmes radios lokale, pesë here në ditë për pesë ditë me radhë. Dita e gjashtë, gjegjësisht në ditë e mbajtjes së debatit, njoftimi është transmetuar falas nga radioja lokale dy herë radhazi.

40

Takimet Publike

Data Rendi i Ditës Njoftimi në radio

Numri i përfaqësuesve të fshatrave të njoftuar

29.12.2016 1. Rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të arriturat, vështirësitë, synimet dhe investimet kapitale; 2. Të ndryshme.

PO

45

27.06.2017 1. Rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, të arriturat, vështirësitë, synimet dhe investimet kapitale; 2. Të ndryshme.

PO

45

41

Kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e pjesëmarrjes publike

në vendimmarrje

OJQ KOHA, gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të projektit, ka kontaktuar me qytetarët e territorit të Komunës së Klinës, me përfaqësuesit e fshatrave, si dhe me përfaqësues të partive politike në Klinë. Qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë që sa më shumë qytetarë të jenë të përfshirë në hartimin e politikave publike Komunale, gjegjësisht të jenë pjesë e debateve dhe takimeve me publikun51 dhe të merren parasysh nevojat e tyre për t’u përfshirë në hartimin e buxhetit 2018 si dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020. Gjithashtu, OJQ KOHA ka kontaktuar banorët e 53 fshatrave dhe 4 zonave urbane të Komunës së Klinës për t’i paraqitur prioritetet dhe nevojat e tyre në kuadër të investimeve kapitale, si dhe për t’i paraqitur sfidat me të cilat këta banorë përballen në baza ditore. Në realizimin e kontakteve, marrjen parasysh të nevojave të banorëve, si dhe njoftimin e tyre me politikat publike Komunale, OJQ KOHA ka organizuar këto aktivitete:

Organizimi i pesë takimeve në Bashkësi Lokale për të diskutuar mbi hartimin

e buxhetit Komunal 2018 dhe KAB 2018-2020

Janë organizuar gjithsej pesë takime me banorët e të ashtuquajturave Bashkësi Lokale me qëllim që të njëjtit banorë të jenë të informuar mbi hartimin e buxhetit Komunal 2018 dhe të kenë mundësinë e paraqitjes së nevojave të tyre në kuadër të investimeve kapitale për t’u përfshirë në buxhetin 2018 si dhe në KAB52 2018-2020. Në këto takime pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të legjislativit dhe ekzekutivit Komunal, si dhe përfaqësues të fshatrave të ndryshme dhe qytetarë të Komunës së Klinës. Tri takimet e para janë zhvilluar me përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të Zllakuqanit, Ujmirit, dhe Sferkës, kurse dy takimet të tjera janë zhvilluar me Grupin Lokale të Grave Aktive të Klinës si dhe me komunitetet jo shumicë të cilat jetojnë në Klinë. Tabela me të dhënat të dala nga pesë takimet me Bashkësitë Lokale, me Grupin Lokal të Grave Aktive, si dhe me komunitetet jo shumicë53:

51 Statistikat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në debatet dhe takimet me publikun janë të paraqitura në kapitullin: “Pjesëmarrja e anëtarëve të legjislativit, ekzekutivit Komunal, si dhe qytetarëve në seanca të Kuvendit, debate dhe takime me publikun”. 52 Korniza Afatmesme Buxhetore. Në të njëjtë kornizë ka vija buxhetore të përgjithësuara, pa specifikime, mbi investimet kapitale si për shembull: Asfaltim rrugësh, ndërtim trotuaresh, ndërtim kanalesh për ujitje etj. 53 Këto të dhëna paraqiten sipas takimeve të cilat janë mbajtur në periudhën Maj-Korrik 2017.

42

Të dhënat nga Bashkësia Lokale në Zllakuqan (paraqitja e prioriteteve për investime kapitale si dhe nevojave tjera):

Fshati Prioriteti Përfshirja në buxhetin

Komunal 2018 apo KAB 2018-2020

Jagodë

1. Realizim i sistemit të ujësjellësit; → 2. Realizim i sistemit të kanalizimit; → 3. Investime në renovimin e ambulantës së mjekësisë

familjare; → 4. Investime në renovimin e shkollës. →

→ JO → JO

→ PO54 → JO55

Budisalc

1. Themelimi i Këshillave të Fshatrave; → 2. Shtrirja e sistemit të kanalizimit në tërë fshatin; → 3. Asfaltim i një rruge prej 300-400 metra; → 4. Ndërtimi i një ureje të vogël, në vend të gypave

aktual, mbi të cilin do kalonte rruga për në fshatin Stupë. →

→ JO56 → PO57 → JO

→ JO

Videjë 1. Sigurimi i ujit të pijes nga sistemi i ujësjellësit; → 2. Realizim i sistemit të kanalizimit. →

→ JO → PO58

Stupë 1. Lidhja e sistemit të ujësjellësit me sistemin e

ujësjellësit të Komunës së Pejës; → 2. Asfaltim i një rruge prej 800-1,000 metra. →

→ JO

→ PO59

Zllakuqan 1. Themelimi i Këshillave të Fshatrave; → 2. Funksionalizimi i tërësishëm i pendës për ujitje. →

→ JO → PO60

Leskoc

1. Renovimi i rrjetit elektrik. → → JO61

54 Bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020 është paraparë lyerja dhe rregullimi i oborreve të 11 Ambulantave të Mjekësisë Familjare në vitin 2020 në shumën prej 35,000.00 euro, pjesë e së cilave është edhe ambulanta në fshatin Jagodë. 55 Komuna e Klinës ka paraparë vetëm ndërtimin e fushës së sportit në këtë shkollë në vitin 2020 në shumën prej 10,000.00 euro, si dhe ndërtimin e rrethojës së oborrit, gjithnjë në vitin 2020, me një shumë prej 20,000.00 euro. 56 Komuna e Klinës, edhe pse ka të miratuar në Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagje Urbane në Janar të vitit 2015, ende nuk i ka zgjedhur këshillat e fshatrave si dhe kryetarët e këtyre këshillave. 57 Komuna e Klinës, bazuar në të dhënat mbi projektet në realizim gjatë vitit 2016, ka paraparë zhvillimin e fazës së dytë të sistemit të kanalizimit në fshatin Budisalc. Bazuar në të dhënat e OJQ KOHA-së të ofruara nga përfaqësuesi i fshatit në Mars të vitit 2017, dhe të përfshira në raportin “Prioritetet e 53 fshatrave dhe 4 zonave urbane të Komunës së Klinës – II”, sistemi i kanalizimit në Budisalc është shtrirë në masën prej 70% në fshat. 58 Komuna e Klinës ka paraparë ta realizojë sistemin e kanalizimit në fshatin Videjë në vitin 2020 në një shumë prej 30,000.00 euro. 59 Asfaltimi i rrugës së Stupë, në shumën prej 80,000.00 euro, ka qenë e paraparë të realizohet në vitin 2019. Komuna e Klinës si duket, bazuar në KAB 2018-2020, ka planifikuar që vetëm në vitin 2020 të asfaltohen rrugët lokale në Stupë në shumën prej 80,000.00 euro. Mbetet të vlerësohet nëse rruga e lartpërmendur hyn në kuadër të asfaltimit të rrugëve lokale në të njëjtin fshat. 60 Sipas të dhënave nga Komuna e Klinës, projekti i ndërtimit të kanalit të ujitjes Zllakuqan-Radulloc ka qenë në realizim e sipër në periudhën Janar-Qershor 2017. 61 Kjo çështje është paraqitur gjerësisht në pjesën ku janë trajtuar pesë iniciativat me banorët lokalë.

43

Të dhënat nga Bashkësia Lokale në Ujmirë (paraqitja e prioriteteve për investime kapitale si dhe nevojave tjera):

Fshati Lagja

Prioriteti Përfshirja në buxhetin

Komunal 2018 apo KAB 2018-2020

Çabiq 1. Asfaltimi i rrugës prej 1,300 metrash. →

→ PO62

Shtaricë/ Siqevë

1. Realizim i sistemit të kanalizimit; → 2. Transport për nxënës që udhëtojnë në shkollën e

fshatit Ujmirë; → 3. Trotuar në drejtim të fshatit Ujmirë; → 4. Ndërtimi i urës në fshat. →

→ PO63

→ JO → JO64 → PO65

Gllarevë 1. Funksionalizimi i ujësjellësit; → 2. Asfaltim i rrugës prej 300-400 metra në lagjen

“Abazi”; → 3. Trotuar për këmbësorë në traktin rrugor Gllarevë-

Rixhevë. →

→ JO

→ PO66

→ JO67

62 Komuna e Klinës ka paraparë asfaltimin e rrugëve lokale në vitin 2018 në shumën prej 25,000.00 euro. 63 Komuna e Klinës ka paraparë ndërtimin e kanalizimit Ujimirë-Shtaricë në vitin 2018 në shumën prej 30,000.00 euro. 64 Komuna e Klinës, për vitin 2020, ka paraparë vijën buxhetore “Ndërtim i trotuareve” në shumë prej 100,000.00 euro, mirëpo pa specifikuar lokalitetet se ku do ndërtohen trotuaret. 65 Komuna e Klinës ka planifikuar ndërtimin e urës në këtë fshat në vitin 2018 në shumën prej 15,000.00 euro. 66 Komuna e Klinës ka planifikuar, për në vitin 2018, asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë në shumën prej 15,000.00 euro, edhe pse në këtë vijë buxhetore nuk është specifikuar lagja “Abazi”.

44

Të dhënat nga Bashkësia Lokale në Sferkë (paraqitja e prioriteteve për investime kapitale si dhe nevojave tjera):

Fshati Prioriteti

Përfshirja në buxhetin Komunal

2018 apo KAB 2018-2020

Sferkë 1. Funksionalizimi i sistemit të ujësjellësit; → 2. Përfshirja e të gjitha lagjeve në sistemin e

kanalizimit; → 3. Asfaltimi i rrugës Sferkë-Përqevë. →

→ JO

→ JO → PO68

Dush i Vogël

1. Realizimi i sistemit të kanalizimit. →

→ PO69

Grabanicë 1. Sigurimi i ujit të pijes nga sistemi i ujësjellësit; → 2. Asfaltim i disa rrugëve në pjesën e epërme të

fshatit; → 3. Funksionalizimi i Zyrës së Gjedjes dhe Regjistrimit

Civil; → 4. Rregullim i rrugës si dhe shtrirje e rrjetit të

kanalizimit në lagjen “Hasanaj”. →

→ JO

→ JO70

→ JO71

→ JO

Bokshiq 1. Realizimi i ujësjellësit në fshat. → → JO

Dollovë 1. Shtrirja e kanalizimit në të gjithë fshatin si dhe rregullimi i një impianti për ujëra të zeza. →

→ JO

Qeskovë 1. Funksionalizimi i plotë i sistemit të kanalizimit. → → JO

Këpuz 1. Rregullim i disa rrugëve. → → PO72

Grabanicë 1. Renovim i shkollës fillore. → → PO73

67 Komuna e Klinës, për vitin 2020, ka paraparë vijën buxhetore “Ndërtim i trotuareve” në shumë prej 100,000.00 euro, mirëpo pa specifikuar lokalitetet se ku do ndërtohen trotuaret. 68 Komuna e Klinës ka paraparë asfaltimin e rrugës Sferkë-Përqevë në vitin 2019 në shumën prej 300,000.00 euro. 69 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2018 të ndërtojë sistemin e kanalizimit në lagjet “Kobure” dhe “Morinë” në shumën prej 70,000.00 euro. 70 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2020 të asfaltohet rruga Grabanicë-Dugajevë në shumën prej 100,000.00 euro, mirëpo pa i cekur lagjet e epërme në fshatin Grabanicë. 71 Sipas nëpunësit të kësaj zyre, i cili vepron në Zyrën e Gjendjes dhe Regjistrimit Civil në Drenoc, objekti në Grabanicë ka mungesë intraneti, pajisjeve informatike, si dhe probleme tashmë edhe me objektin i cili është duke u degraduar. 72 Sipas të dhënave nga Komuna e Klinës gjatë vitit 2017, periudha Janar-Qershor, ka qenë në realizim e sipër rruga Këpuz-Qeskovë në shumën prej 123,488.08 euro, kurse për vitin 2018 është planifikuar asfaltimi i rrugës në lagjen “Lumaj” në shumën prej 50,000.00 euro.

45

Volljakë 1. Investim në nyje sanitare në shkollën fillore. → → JO74

Lagja “Arbëria”

Klinë

1. Investim në realizimin e ndriçimit publik në traktin rrugor Klinë – Rruga magjistrale Pejë/Prishtinë. →

→ JO

Gremnik 1. Rregullim i problemit, gjegjësisht i zhbllokimit të sistemit të kanalizimit tek shkolla fillore; →

2. Rregullim i disa rrugëve në fshat; → 3. Renovim i rrjetit elektrik; → 4. Ndërtim nënkalimesh në rrugën Klinë-Gajkovë, sidomos

në afërsi të rrugës e cila dërgon tek shkolla fillore. →

→ PO75 → PO76 → JO77

→ JO

Të dhënat nga takimi me Grupin Lokal të Grave Aktive (paraqitja e prioriteteve për investime kapitale si dhe nevojave tjera):

Prioritetet Përfshirja në buxhetin Komunal 2018 apo KAB 2018-2020

1. Krijimi i hapësirave apo ndërtimi i një qendre për promovimin e të drejtave të grave; →

2. Krijimi i hapësirave publike për prindër dhe fëmijë/kënd të lojërave për fëmijë; →

3. Ndërtim i një shtëpie për persona të moshuar; →

4. Rregullim i plotë i trotuareve dhe vendkalimeve për lëvizje me karroca për persona me nevoja të veçanta. →

→ JO

→ JO

→ PO78

→ JO79

73 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2019 të instalojë ngrohjen qendrore në shkollën fillore në shumën prej 20,000.00 euro, kurse për vitin ka planifikuar ndërtimin e rrethojës së shkollës në shumën prej 15,000.00 euro. 74 Komuna e Klinës, për vitin 2019, ka planifikuar të investojë shumën prej 20,000.00 euro në vijën buxhetore “Ndërtim i tualeteve fushore, kanalizim dhe gropa septike (shënim i Komunës)”, pa specifikuar shkollën fillore të fshatit Volljakë. Kurse, në të njëjtin vit Komuna ka planifikuar të investojë në instalimin e ngrohjes qendrore në të njëjtën shkollë në shumën prej 20,000.00 euro. 75 Komuna e Klinës, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjente, ka paraparë mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit, pa specifikuar lokalitetet, për vitet 2018 (30,000.00 euro), 2019 (30,000.00 euro) dhe 2020 (30,000.00 euro). 76 Komuna e Klinës ka paraparë që për vitin 2018 të investojë në asfaltimin e rrugëve lokale në fshat në shumën prej 70,000.00 euro. 77 Komuna e Klinës deklarohet që rrjeti elektrik të mos jetë në kompetencat e saja. 78 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2020 të ndërtojë një shtëpi për persona të moshuar në shumën prej 200,000.00 euro. 79 Komuna e Klinës, për vitin 2020, ka paraparë vijën buxhetore “Ndërtim i trotuareve” në shumë prej 100,000.00 euro, mirëpo pa specifikuar lokalitetet se ku do ndërtohen trotuaret dhe pa specifikuar nëse do ndërtohen vendkalimeve për lëvizje me karroca për persona me nevoja të veçanta.

46

Të dhënat nga takimi me komunitetet jo shumicë (paraqitja e prioriteteve për investime kapitale si dhe nevojave tjera):

Fshati Lagja

Prioriteti Përfshirja në buxhetin

Komunal 2018 apo KAB 2018-2020

Lagja “Emin Duraku” Klinë

1. Asfaltimi i rrugës prej 300 metrash. →

→ PO80

Shtupel 1. Asfaltimi i rrugës në lagjen “Kerellaj”. →

→ PO81

Lagja “Klinafc” Klinë

1. Ndricimi publik i rrugës nga stacioni i trenit gjer tek fabrika “Amoreti”. →

→ JO

Videjë 1. Ndërtimi i sistemit të kanalizimit; → 2. Sigurimi i ujit të pijes nga sistemi i ujësjellësit.

→ PO → JO

Krushevë e Madhe

1. Asfaltim rrugësh; → 2. Realizim i sistemit të ujësjellësit; →

→ PO82 → JO

80 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2018 të investojë në asfaltimin e rrugëve lokale në periferi të qytetit në shumën prej 30,000.00 euro, megjithatë pa specifikuar lagjet apo rrugët. 81 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2020 të asfaltojë një rrugë në Shtupel, mirëpo pa specifikuar lagjen. 82 Komuna e Klinës ka planifikuar që në vitin 2018 të investojë në asfaltimin e rrugëve lokale në fshat në shumën prej 100,000.00 euro.

47

Pesë iniciativat të përbashkëta me banorë lokalë

OJQ KOHA, në kuadër të iniciativave të përbashkëta me banorët e fshatrave dhe lokaliteteve të

Komunës së Klinës për të paraqitur kërkesa për investime kapitale pranë organeve komunale,

institucioneve vendore dhe kompanive të ndryshme të cilat kanë kompetenca për të investuar në

këtë fushë, ka arritur që të përgatisë dhe të paraqesë dy kërkesa të tilla, gjegjësisht kërkesat nga

fshati Rixhevë dhe fshati Leskoc.

Kërkesa e paraqitur nga përfaqësuesi i fshatit Rixhevë:

1. Kërkesa nga fshati Rixhevë është paraqitur me datë 05, Prill 2017 pranë organeve Komunale

të Klinës, me qëllim që e njëjta Komunë të ketë parasysh ndërtimin/funksionalizimin e

ujësjellësit në fshat. Kjo kërkesë nuk është përfshirë në buxhetin Komunal 2018 dhe

Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020.

48

Kërkesa e paraqitur nga përfaqësuesi i fshatit Leskoc:

2. Kërkesa nga fshati Leskoc është paraqitur me datë 05, Qershor 2017 pranë njësisë së

kompanisë energjetike KEDS në Klinë, me qëllim që e njëjta kompani të ketë parasysh

renovimin e rrjetit elektrik në fshat. Kjo kërkesë ende nuk ka gjetur përgjigje adekuate nga

ana e kopanisë KEDS.

49

50

Përmes këtyre kërkesave ka qenë e paraparë të paraqiten mbi pesë iniciativa, megjithatë edhe

përkundër kontaktimit të disa përfaqësuesve të fshatrave si Dollc, Grapc, Krushevë e Vogël dhe

Këpuz, të njëjtit përfaqësues nuk kanë shprehur interesimin e tyre që të përgatisin dhe të paraqesin

të gjithë dokumentacionin, së bashku me OJQ KOHA-në, në mënyrë që kërkesa të jetë kuptimplote83

në momentin e paraqitjes pranë organeve Komunale apo kompanive vendore.

Analizë dhe vlerësim të zbatueshmërisë së prioriteteve të dala banorët

OJQ KOHA, gjatë periudhës Mars – Qershor 2017, ka zhvilluar hulumtimin në terren si dhe ka përpunuar të dhënat e këtij hulumtimi të cilat janë paraqitur në raportin “Prioritetet e 53 fshatrave dhe 4 zonave urbane të Komunës së Klinës”, të publikuar me datë 15, Shtator 201784. Ky raport përmban të dhëna mbi: 1. Vizitën e bërë në 53 fshatra dhe 4 zona urbane të Komunës së Klinës; 2. Takimet me përfaqësues dhe së paku katër banorë të këtyre fshatrave; 3. Vlerësimin e investimeve kapitale nga Komuna e Klinës në periudhën e viteve 2013 – 2016; 4. Nxjerrjen e prioriteteve të banorëve të këtyre lokaliteteve në kuadër të investimeve kapitale; dhe 6. Planifikimet buxhetore në kuadër të investimeve kapitale për periudhën 2013-2017. Edhe nga ky hulumtim terreni është vërejtur që Komuna e Klinës, sidomos fshatrat e saja, përballet edhe më tej me probleme tejet jetike për të pasur një jetë të sigurt dhe të shëndoshë. Problemet kryesore edhe më tej mbesin: uji i pijes dhe rrjeti i ujësjellësit, rrjeti i kanalizimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, asfaltimi dhe mirëmbajtja e rrugëve. Probleme me rrjetin elektrik kanë një numër i madh i fshatrave, madje disa edhe me tej mbesin të rrezikuara nga infrastruktura tejet e vjetër dhe e dëmtuar e këtij rrjeti. Banorët në shumë fshatra kërkojnë edhe investime në bujqësi, sidomos në rritjen e kapaciteteve të pendëve të ujitjes. Kushtet në shëndetësi mbesin të rënda andaj, pothuajse, secili objekt që ofron shërbime shëndetësorë në Komunën e Klinës është në gjendje të keqe, derisa në zonat rurale ka vërejtje edhe për angazhimin e stafit mjekësor dhe orarin e punës. Kërkohen edhe me tej kushte më të mira për edukim e zhvillim të aktiviteteve rekreative e sportive për të rinj, si dhe kushte dhe mjedise të sigurta për fëmijë. Në qytet edhe më tej mbesin kërkesa për park e gjelbërim më të madh, parkingje, mirëmbajtje të hapësirave publike, stacion autobusësh, kënde lojërash për fëmijë, etj. Nga investimet e Komunës nga viti 2013 është vërejtur që projekti me bazik i kërkuar nga banorët jo çdo herë ka qenë prioritet edhe për Komunën, sado që është investuar në ato lokalitete. Andaj, krahasuar kërkesën me prioritetin me të lartë dhe investimet e Komunës në gjithë të territorin e Komunës së Klinës, kemi këtë rezultat:

83 Me rastin e kontaktimit nga OJQ KOHA, përfaqësuesve të fshatrave iu është rekomanduar të sjellin: 1. Planin, eventual, ideor; 2. Zotimin, eventual, për participim nga ana e banorëve; 3. Listën me nënshkrime nga ana e banorëve; 4. Historikun e shkurtër të fshatit/lokalitetit; 5. Problematikën/çështjen. 84 Shih raportin: https://www.dropbox.com/s/0yv60quap4z7loa/OJQ%20KOHA%20-%20Raport%20mbi%20prioritetet%20e%20investimeve%20kapitale%20n%C3%AB%20Kline.pdf?dl=0

51

37 fshatrave nuk iu janë plotësuar kërkesat më bazike të kërkuara nga shumica e banorëve, andaj pjesa e cila flet për këto fshatra është futur në katror dhe shënuar me ngjyrë të kuqe. 10 projekte nga prioriteti i parë janë realizuar dhe futja në katror karakterizohet me ngjyrë të kaltër. 6 projekte janë realizuar pjesërisht të cilat, sipas banorëve, janë projekte në proces, të realizuara në një fazë apo janë në fillim të punimeve, projekte jo funksionale apo projekte të cilat kanë përfshirë vetëm një pjesë të fshatit. Kjo e fundit është theksuar me ngjyrë të verdhë meqë banorët, edhe pse ka hapa të ndërmarrë nga komuna, e konsiderojnë ende nevojë dhe e theksojnë si kërkesë e cila ende qëndron. Kthyer në përqindje: 67.9% e kërkesave me prioritetin kryesor nuk janë realizuar, 16.98% e projekteve me prioritetin më të lartë janë realizuar, derisa 11.32% e projekteve me prioritet të lartë janë realizuar pjesërisht ose janë në punim e sipër për të qenë projekte të përfunduara85.

85 Shkëputur nga raporti ´´Prioritetet e 53 fshatrave dhe 4 zonave urbane të Komunës së Klinës - II´´, botuar në Shtator, 2017. Kryetari i Komunës së Klinës e ka bojkotuar konferencën e publikimit të këtij raporti, pa ndonjë komunikim zyrtar me OJQ KOHA-në, edhe pse i njëjti ka qenë i ftuar.

52

Transparenca në Komunë

Komuna e Klinës ka të miratuara dokumentet themelore, bazuar në legjislaturën në fuqi. Komuna ka të miratuar Rregulloren për Transparencë, si dhe Planin e Transparencës86. Komuna e Klinës, në këtë periudhë, ka marrë shumë vendime dhe ka miratuar shumë dokumente, që të gjitha të diskutuara me publikun në afatin e paraparë ligjor. Sfidë e madhe edhe më tej mbetet numri i ulët i qytetarëve në këto takime apo dëgjime publike, të organizuara nga ekzekutivi dhe legjislativi. Ekzekutivi edhe më tej nuk ka vullnet për të zgjedhur këshillat e të gjitha vendbanimeve të Komunës së Klinës që do të ishte veprim i rëndësishëm drejt rregullimit të komunikimit ndërmjet zyrtarëve përgjegjës publik dhe qytetarëve nga zona të ndryshme. Në anën tjetër përfaqësuesit aktual, të zgjedhur shumë kohë me parë ose disi të emëruar nga partitë politike, kanë krijuar një masë konflikti ndërmjet vete87. Madje, disa nga përfaqësuesit e fshatrave, gjinden edhe në listat zgjedhore të partive politike për zgjedhjet lokale të vitit 2017. Komuna, edhe pse ka vite që vëren mungesë të publikut, nuk ka ndërruar qasje në komunikimin me publikun. Zyrtarët përgjegjës publik mjaftohen me diskutime në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, pavarësisht numrit të vogël të publikut apo angazhimit të zyrtarëve publik për të plotësuar disa ulëse në sallën ku mbahen takimet. Angazhimi i ekzekutivit duhet të jetë më i plotë, sikurse edhe i këshilltarëve të Kuvendit të Komunës të cilët kanë pasur një angazhim minimal në takimet me publikun dhe në ketë mënyrë nuk kanë dëgjuar zërin e qytetarit e as përçuar zërin e tij në organet Komunale. Në vitet e kaluara është hasur në shkëputje të komunikimit me publikun dhe zyrtarët e zgjedhur publikë janë ftuar për me shumë transparencë dhe komunikim paraprak me publikun e gjerë apo grupe të ndryshme interesi, varësisht fushës së diskutimit. Temë ende e freskët, meqë punimet janë në kryerje e sipër, është paqartësia dhe mos komunikimi me publikun me rastin e ndarjes së afër 1.5 milion eurove në projektin tre vjeçar për ndërtimin e sheshit në Klinë. Derisa ekzekutivi Komunal deklaronte të ketë pasur një komunikim me publikun, grupe të ndryshme në shoqëri nuk kanë pasur asnjë informacion për dukjen dhe funksionimin e sheshit. Në kërkesat tona për qasje në dokumente publike kemi saktësuar edhe kërkesën për qasje në procesverbalin e takimit dhe diskutimin me publikun për sheshin, kurse Komuna nuk ka qenë në gjendje asnjëherë të sjellë ketë procesverbal në dispozicion. Derisa ka pasur vërejtje për ndërtimin e sheshit pa komunikim paraprak me publikun apo grupe të interesit, tash vonë shihen punime që bëhen në lumin ´´Drini i Bardhë´´. Edhe ky është një projekt, tërësisht jo transparent dhe pa asnjë komunikim me publikun, grupe të interesit apo ekspertë të fushave. Publikut madje nuk i është prezantuar një plan detal për investimin e nisur, përveç një momenti ku me ish ministrin ose ushtruesin e detyrës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë zotuar në investimin e një projekti me mbështetjen e kësaj të fundit88. Një e metë, e hasur në gjithë ketë periudhë është edhe mos funksionimi i ueb-faqes së Komunës së Klinës, por kjo është tentuar që të zëvendësohet me rrjete sociale, me saktë plasimin e informacioneve në faqen e Komunës së Klinës në facebook89.

86 Mungesa e Planit për Transparencë është theksuar në raportet e mëhershme. 87 Angazhimi i OJQ KOHA-së, që përmes një mbështetjeje nga MAPL-ja të realizojë zgjedhjen e disa këshillave lokale, është ndërprerë nga Komuna, më saktë nga kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota. Derisa për zgjedhjen me vetëiniciativë të këshillit të fshatit Gremnik, Komuna nuk ka reaguar duke mos e njohur apo legjitimuar. 88 OJQ KOHA në shumë raste ka kërkuar nga Komuna, sidomos Ekzekutivi, që paraprakisht të ketë diskutime të thelluara me qytetarin dhe grupe interesi e më pas të investohet nga Komuna e Klinës, sidomos për projekte madhore dhe me rëndësi e ndikim të madh në buxhet apo në zhvillimin afatgjatë e të qendrueshëm të Klinës. 89 Komuna e Klinës nuk posedon me ueb-faqe zyrtare që nga muaji Dhjetor 2016.

53

Qasja në dokumente publike

Organizata Jo Qeveritare KOHA vlerëson që një ndër mekanizmat më të rëndësishëm për të pasur informacion rreth punëve publike të Komunës është edhe mundësia ligjore për të pasur qasje në dokumentet publike, krahas kërkesave kolektive, peticioneve. Duke pasur parasysh që Komuna e Klinës dhe veprimet e saj për periudhën e raportimit nuk kanë pasur asnjë nuancë të shkaktimit të një rreziku për sigurinë publike, kombëtare apo asnjë dëm tjetër të paraparë me Ligjin për Qasje në Dokumentet publike, neni 12, pika 1, konsiderojmë që moskorrektësia dhe përgjigja me kohë ndaj kërkesave të dërguara dhe protokolluara e përsëritura, paraqet shkelje ligjore dhe nivel të ulët të transparencës e llogaridhënies. OJQ KOHA, që synim ka rritjen e nivelit të përgjegjësisë, duke mos dashur të dëmtojë gjendjen ekonomike të Komunës duke e përballur me gjykata, nuk ka përdorur edhe masat tjera që sanksionohen me Ligjin për QDP, duke bërë ankesë tek Avokati i Popullit, e më pas tek gjykata përkatëse90. Në krahasim të raporteve të mëhershme ka një përmirësimin në përgjigjet e dhëna, por edhe më tej mbetet sfidë përgjigja e qartë dhe në kohë për kërkesat për qasje në dokumente publike të dërguara nga organizata Jo Qeveritare KOHA. Është vërejtur një qasje me pozitive nga zyrtarja e angazhuar, duke marrë kërkesat, protokolluar dhe të njëjtat duke i nisur në adresë të organizatës. E metë e hasur në ketë periudhë është Zyrtarja për Informim Publik e caktuar për procedimin e kërkesave për qasje në dokumente publike. Kjo zyrtare aktualisht është në pushim mjekësor dhe në mungesë të saj kërkesat mbesin pa trajtimin e duhur ku edhe vonohen përgjigjet. Nuk ka një adresë të dytë ku mund të dërgohen kërkesat. Për ketë Komuna duhet të ketë qasje serioze për të përmbushur një obligim ligjor në përgjigje në kohë ndaj kërkesave për QDP. Tek qasja në dokumente publike kemi pasur mos transparencë totale në secilin rast që është kërkuar qasje në fatura shpenzimesh. Po ashtu, në raportet financiare raportohen për shpenzime jashtë vendi edhe pse Komuna nuk ka bërë publike vizitat, agjendën dhe informata të tjera në lidhje me ato shpenzime. Kërkimi përmes kërkesave për qasje në dokumente publike i agjendës së atyre vizitave jashtë vendit, dhe faturave, ka hasur në mos përgjigje dhe mos komunikimin nga Komuna e Klinës. Në ato raste kur është kërkuar qasje në faturat e shpenzimeve telefonike OJQ KOHA ka pranuar përgjigje nga vetëm disa drejtori, por vetëm me shifrat e shpenzimeve dhe jo edhe lejimin e qasjes në ato fatura. Organizata Jo Qeveritare KOHA, në ketë periudhë, ka bërë 35 kërkesa për qasjë në dokumente publike, dy prej të cilave i janë drejtuar nivelit nacional të qeverisjes, përkatësisht MAPL-së dhe Ministrisë së Financave. Kthyer në përqindje, 48.57% e kërkesave për qasje në dokumente publike kanë marrë përgjigje, edhe pse disa prej tyre jashtë afateve të parapara me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike (gjashtë të tilla), derisa me shumë së gjysma apo 51.42%, nuk kanë marrë përgjigje nga Komuna e Klinës.

90 Duhet theksuar që secila palë mund edhe të padisë Komunën duke u bazuar në këtë ligj. Qëllimi i OJQ KOHA-së nuk është dënimi i Komunës, por reflektimi dhe përmirësimi i komunikimit me publikun.

54

Kërkesat dhe informacionet plotësuese:

Data

Përsëritur

Dikasteri

Njësia

Kërkesa

Koment

TETOR 2016

12, Tetor 2016

Zyra për

Informim

Procesverbali i seancës së rregullt

të Kuvendit Komunal të Klinës të

mbajtur me datë 24, Qershor 2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigje e pranuar me datë: 14.10.2016 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

16, Nëntor 2016

Zyra për

Informim

Procesverbali i fundit i takimit për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2021.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

16, Nëntor 2016

Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal

Shkresa mbi aprovimin, eventual, të ligjshmërisë së Rregullores Komunale për Subvencione dhe Transfere të miratuar nga Kuvendi Komunal i Klinës me datë 19, Qershor 2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 22, Nëntor 2016 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit

16, Nëntor 2016

Zyra për

Informim

Numri i takimeve, mundësisht edhe datat, mbi hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2012.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar

18, Nëntor 2016

07,

Dhjetor

2016

Zyra për

Informim

Vendimi mbi themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Klinës 2017-2021

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

29, Nëntor 2016

07,

Dhjetor

2016

Zyra për

Informim

Procesverbali i takimit për

shqyrtim dhe konsultim me

publikun i draft-buxhetit të

Komunës së Klinës për 2017-2019

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 08.12.2016 Forma e Pranimit: përmes e-mailit.

55

29, Nëntor 2016

Zyra për

Informim

Informacione të plota mbi investimet kapitale të realizuara nga Komuna e Klinës gjatë vitit 2015.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë:15.12.2016 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

29, Nëntor 2016

Zyra për

Informim

Informacione të plota mbi

investimet kapitale të realizuara

nga Komuna e Klinës gjatë vitit

2013.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 05.12.2016 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

29, Nëntor 2016

Zyra për

Informim

Informacione të plota mbi investimet kapitale të realizuara nga Komuna e Klinës gjatë vitit 2014.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 15.12.2016 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

01, Dhjetor2016

12, Dhjetor

2016

Ministria e Financave

Shkresa mbi aprovimin, eventual, të

ligjshmërisë së Rregullores

Komunale për Subvencione dhe

Transfere të miratuar nga Kuvendi

Komunal i Klinës me datë 19,

Qershor 2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

05, Dhjetor 2016

Zyra për

Informim

Shkresa nga ana e Ministrisë së Financave lidhur me ligjshmërinë e Rregullores për Subvencione dhe Transfere, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Klinës me datë 19, Qershor 2015.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datat: 05.12.2017 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

05, Dhjetor 2016

Zyra për Informim

Procesverbali i takimit mbi

Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të

Komunës së Klinës 2017-2021, të

mbajtur në sallën e Kuvendit

Komunal të Klinës me datë 24,

Nëntor 2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

28, Dhjetor 2016

Zyra për Informim

Procesverbali i debatit me publikun

për projektin e ndërtimit të sheshit

me gurë në qendrën e qytetit të

Klinës.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 11, Janar 2017 Forma e Pranimit: përmes e-mailit. Koment: Përgjigja nuk është adekuate.

56

20, Janar 2O17

Zyra për Informim

Vendimi mbi Miratimin e Planit

Zhvillimor Urban 2005 - 2015

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 25.01.2017 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit

27, Janar 2017

Zyra për Informim

Procesverbali i takimit për Hartimin

e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik

Lokal 2017-2021 për Klinën, të

mbajtur në Durrës nga 26 deri me

28 Dhjetor 2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 31.01.2017

27, Janar 2017

Zyra për Informim

Plani i Zhvillimit Ubran 2005 - 2015 Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë:31.01.2017 Koment Dokumenti është voluminoz dhe i qasshëm pranë DUMM.

10, Shkurt 2017

21,

Mars

2017

Zyra e Prokurimit

Procesverbali i Takimit me Publikun

i mbajtur me datë 29, Dhjetor 2016

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

03, Shkurt 2017

21,

Mars

2017

Zyra e Kryetarit të Komunës

Fatura për rregullimin/

funksionalizmin e veturës së

Kryetarit të Komunës.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

10, Shkurt 2017

21,

Mars

2017

Zyra për Informim

Faturat e shpenzimeve për

udhëtime jashtë vendit për vitin

2016.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

10, Shkurt 2017

21,

Mars

2017

Zyra për Informim

Agjendat e vizitave jashtë vendit

për vitin 2016

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

10, Shkurt 2017

Zyra për Informim

Dërgimi, eventual, i ndonjë

dokumenti apo informate mbi

planifikimin e shtrimit në asfalt të

rrugës në fshatin Jashanicë, bazuar

në planifikimin e investimeve

kapitale nga Komuna e Klinës për

vitin 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

57

22, Shkurt 2017

Zyra për Informim

Vendimi i datës 16 Prill 2013 për

ndryshimin e PZHU-së 2005- 2015

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 01.03.2017 Forma e Pranimit: përmes e-mailit.

06, Mars 2017

21,

Mars

2017

Zyra për Informim

Plani Zhvillimor Urban 2005-2015

me ndryshimet e vitit 2013

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

06, Mars 2017

Zyra për Informim

Procesverbali i Debatit me Publikun

të mbajtur me datë 09 Shkurt 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 10.03.2017 Forma e Pranimit: Përmes e-mailit.

22, Qershor 2017

Zyra për Informim

Dërgimi i një raporti, gjegjësisht

informacioneve, mbi realizimin e

investimeve kapitale nga Komuna e

Klinës për periudhën 01 Janar 2017-

20 , Qershor 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 04.07.2017 Forma e Pranimit: përmes e-mailit.

26, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Financave Ekonomisë dhe

Zhvillimit, për periudhën Janar-

Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 13.10.2017

26, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Shërbimeve Publike, për periudhën

Janar- Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 29.09.2017 Koment: është informuar për shpenzimet, por jo edhe qasje në fatura.

26, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Urbanizmit dhe Mbrojtjes së

Mjedisit , për periudhën Janar-

Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

58

28, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Arsimit për periudhën Janar- Gusht

2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 20.10.2017

28, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Administratës për periudhën Janar-

Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

28, Shtator 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Shëndetësisë dhe Mirëqenies

Sociale për periudhën Janar- Gusht

2017

Kërkesë e drejtuar përme e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 12.10.2017 Koment: është informuar për shpenzimet, por jo edhe qasje në fatura.

03, Tetor 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për

periudhën Janar- Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja është pranuar me datë: 12.10.201791 Forma e Pranimit: përmes e-mail. Koment: është informuar për shpenzimet, por jo edhe qasje në fatura.

03, Tetor 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Inspektoratit për periudhën Janar-

Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

03, Tetor 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Kadastrit,Gjeodezisë dhe Pronësisë

për periudhën Janar- Gusht 2017.

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar./*

03, Tetor 2017

Zyra për Informim

Faturat e Shpenzimit në Kuadër të

Telefonisë Mobile nga Drejtoria e

Kulturës Rinisë dhe Sportit, për

periudhën Janar- Gusht 2017

Kërkesë e drejtuar përmes e-mailit. Përgjigja nuk është pranuar.

59

Buxheti Komunal 2017 dhe planifikimi i buxhetit të

Komunës së Klinës sipas KAB 2018-2020

Krahasimi i buxheteve 2017 – 2018 sipas kategorive buxhetore

Kategoritë Buxhetore

2017 2018 %

1 Paga dhe mëditje

5,656,411.00€ 5,733,598.00€ +1.36%

2 Mallra dhe shërbime

660,364.00€ 869,878.00€ +20.08%

3 Komunalit

151,258.00€ 151,258.00€ 00.00

4 Transfere dhe subvencione

65,767.00€ 65,767.00€ 00.00

5 Kapitale

2,111,755.00€ 2,668,202.00€ +26.35

TOTALI 8,645,555.00€ 9,488,703.00€ +9.75%

Krahasimi i buxheteve për vitet 2017-2018-2019-2020 në bazë të drejtorive Komunale

Kategoritë buxhetore

2017

2018

2017 /

2018

2019

2018 / 2019

2020

2019 /

2020

Urbanizmi

1,743,755.00€

2,115,884.00€

21.34%

2,199,974 3.97 %

3,127,720.00€ 42.17 %

Bujqësia

83,000.00€ 46,500.00€ - 43. 97 %

50,000.00€ 7.52 %

50,000.00€ //

Shërbime Publike

145,000.00€ 220,000.00€ 51.72 %

245,000.00€ 11.36 % 245,000.00€ //

Shëndetësia 20,000.00€ 40,000.00€ 100. 00 %

15,000.00€ 62.50 % 35,000.00€ 133. 33 %

Arsimi 120,000.00€ 202,818.00€ 69.01 %

590,000.00€ 190.90 %

444,000.00€ - 24. 74 %

Administrata

15,000.00€ // // //

Inspektorati 15,000.00€ // 15,000.00€ // 15,000.00€ //

Kadastra

13,000.00€ // // //

TOTALI 2,111,755.00

€ 2,668,202.00€

26.35 %

3,114,974.00€ 16.74% 3,916,720.00€ 25.74

%

60

Projektet e parapara kapitale për vitin 2017

61

Projektet Kapitale në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020

Projektet kapitale 2018

62

63

Projektet kapitale 2019

64

65

Projektet kapitale 2020

66

67

68

Rekomandimet

Komuna e Klinës duhet të ketë qasje më pozitive dhe të hapur ndaj bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke caktuar edhe përgjegjës komunikimi.

Ekzekutivi të jetë më aktiv dhe të marrë pjesë në takimet me publikun, diskutimet apo tryezat ku pjesëmarrës është publiku, pavarësisht nga organizatori.

Komitetet komunale të jenë më funksionale, të mbajnë takimet e rregullta, të mbajnë procesverbale dhe rekomandimet e tyre të diskutohen edhe në Kuvend.

Kuvendi të aktivizojë komitetet, varësisht fushës në diskutim e trajtim.

Ekzekutivi të trajtojë çështjen e pagesës së komiteteve komunale ose të zbatojë vendimin e marrë nga Kuvendi i Komunës vite me parë.

Ekzekutivi, duke u thirrur në Rregulloren Komunale për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagje, të nisë një diskutim të gjerë me akterë lokalë mbi numrin e këshillave, formën e përfaqësimit dhe mënyrën e angazhimit dhe pagesës. Pas këtij diskutimi Komuna duhet të zbatojë rregulloren e miratuar në vitin 2015, duke proceduar me zgjedhjen e këshillave lokale dhe duke mënjanuar ndikimet e partive apo pushtetit.

Komuna e Klinës të demonstrojë së është e hapur ndaj secilës palë dhe që secili dokument të jetë i qasshëm për publikun, duke ju përgjigjur në kohë kërkesave për qasje në dokumente publike.

Komuna të ketë një linjë të qartë trajtimi, në rast të mungesës së zyrtarëve përgjegjës, të kërkesave për qasje në dokumente publike.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës të jenë më aktivë në seancat e Kuvendit të Komunës përmes analizave dhe diskutimeve të propozimeve të ekzekutivit apo secilës palë në Kuvend.

Këshilltarët duhet të jenë më aktivë dhe më komunikues me qytetarët, duke marrë pjesë në takime apo diskutime ku qytetarët janë të pranishëm.

Komuna duhet të krijojë hapësirë të vërtetë për pjesëmarrje publikut dhe grupeve të interes në vendimmarrje duke realizuar paraprakisht takime dhe diskutime mbi projektet që Komuna planifikon t’i zbatojë.

Komuna të realizojë takime edhe jashtë objektit të Komunës, duke përfshirë lagje të caktuara apo Bashkësitë Lokale ose edhe zona të tjera, varësisht fushës së diskutimit.

Komuna duhet të ketë ueb-faqe aktive gjatë tërë kohës, përderisa secili dokument në interes të publikut dhe i paraparë me ligj dhe rregullore në fuqi (si nga ekzekutivi po ashtu nga legjislativi) duhet të plasohet në mënyrë të rregullt dhe të jetë lehtësisht i qasshëm për publikun.

69

Komuna të bëjë transparente raportet financiare periodike, si dhe informacione të tjera plotësuese që kanë të bëjnë me shpenzimet e parasë publike.

Komuna të përfshijë dhe të krijojë hapësirë më të madhe për gruan në ekzekutiv.

Gruaja, këshilltare e Kuvendit, të jetë më aktive në diskutimet që bëhen në Kuvendin e Komunës së Klinës.

Qytetarët të jenë më këmbëngulës dhe aktivë për të drejtat e tyre dhe të jenë kontribuues në hartimin e politikave publike.

Qytetarët të jenë aktivë përmes pjesëmarrjes në zhvillimet publike të Komunës dhe të shfrytëzojnë mundësitë si: pjesëmarrje në takime dhe dëgjimet publike, paraqitje të kërkesave individuale apo në grup për një apo me shumë projekte apo prioritete, si dhe të nisin peticione apo iniciativa të ndryshme qytetare.

70