parlamentarizmi ne kosove

43
Teoria dhe Teoria dhe praktika praktika parlamentare parlamentare Ligjerues:Behar SELIMI

Upload: lorita

Post on 13-Jul-2016

114 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

.

TRANSCRIPT

Page 1: Parlamentarizmi Ne Kosove

Teoria dhe praktika Teoria dhe praktika parlamentare parlamentare

Ligjerues:Behar SELIMI

Page 2: Parlamentarizmi Ne Kosove

PARIMET E ORGANIZIMIT POLITIK TE SHTETIT DHE PARIMET E ORGANIZIMIT POLITIK TE SHTETIT DHE PUSHTETITPUSHTETIT

• Oganizimi territorial dhe ndarja vertikale e pushtetit shteteror mbi bazen e dy parimeve:

• Centralizimi-shteti organizohet ne njesi administrative-territoriale,por jo konstituive.Organizimi i pushtetit behet mbi bazen e perqendrimit te vendim-marrjes ne organet qendrore.

• Decentralizimi-shteti organizohet ne njesi te medha politiko-territoriale (provinca apo krahina,republika autonome,kantone,lande etj.

• Pushteti organizohet mbi bazen e shperqendrimit te vendim-marrjes nga organet qendrore ne organet e njesive konstuive-themeluese shteterore,te cilat ne shtete te ndryshme emertohen me emra te ndryshem

Page 3: Parlamentarizmi Ne Kosove

Ndarja horizontale e pushtetit Ndarja horizontale e pushtetit shteterorshteteror

• Pushteti shteteror organizohet ne baze te dy parimeve kryesore:

• Parimi i unitetit te pushtetit-perqendrimi i pushtetit vetem te nje organ i shtetit,zakonisht ne organin perfaqesues.Ishte karakteristike e sistemit politik socialist,pastaj e pushtetit pas revolucionit francez dhe e monarkive apsolute.

• Parimi i ndarjes se pushteteve-ndarja e pushtetit ne mes te tri institucioneve kryesore:kuvendi-qeveria-gjykata,ne te cilat perqendrohet i gjithe pushteti politik i vendosjes themelore politike,zbatimit dhe gjykimit te kontesteve,qofshin ne mes te qytetareve apo ne mes tyre dhe shtetit.

• I pari (Kuvendi)-pushteti legjislativ• I dyti-pushteti ekzekutiv• I treti-Pushteti gjyqesor

Page 4: Parlamentarizmi Ne Kosove

Ideologet e parimit te organizimit te Ideologet e parimit te organizimit te pushtetitpushtetit

• Platoni-(libri:Republika)e perkrahte aristokracine,pra te qeverisjes se pakices

• Aristoteli- (libri:Politika)konsderohet nismetari i ides se ndarjes se pushteteve,permes “qeverisjes se perzier”…disa ceshtje vendosen nga shumica,disa nga nje numer i vogel,kurse disa tjera nga vetem nje njeri.Pra perzierje e demokracise,oligarkise dhe monarkise

• .Arsitoteli kishte drone se demokracia mund te shnderrohet ne ohlokraci(sundim i turmes),aristokracia ne oligarki (pakice te pasurish,te familjeve ne ze,udheheqesve karizmatik shpirteror etj) dhe,monarkia ne tirani (sundim absolut i pa kufizuar i individit).

Page 5: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Tomas Hobs –anglez,’’homo homin lupus est..njeriu per njeriun eshte ujk.Libri ‘’Leviathan’’,1651

Sovraniteti nen kontrollin apsolut te mbretit• Xhon Lloku-filozof anglez,• (LIBRI:Dy traktate per qeverine,1689)-ndarjen e pushtetit e

konsideronte parandalim te tiranise.Pushteti,sipas tij ndahet ne:LEGJISLATIV,EKZEKUTIV DHE FEDERATIV

• Monteskje –filozof francez (LIBRI:Ne frymen e ligjit,1748)-pushtetin e ndane ne:LEGJISLATIV,EKZEKUTIV DHE GJYQESORE

• Zhan Zhak Ruso,’’Kontrata shoqerore’’,1762…baze per sovranitetin e popullit-republikanizmin klasik.Kunder demokracise perfaqesuese

Page 6: Parlamentarizmi Ne Kosove

Demokracia• Nga greqishtja demos –popull dhe cratia-pushtet pra

qeverisje e popullit greqisht, "sundim i popullit", formë shtetërore, në të cilën pushteti del nga populli dhe (apo) ushtrohet direkt apo indirekt prej tij.

• Demokracia është regjim apo sistem politik ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve te zgjedhura ku shtetasit gëzojnë liri dhe te drejta te barabarta .

• Në Evropë, demokracia u zhvillua në fillim në qytet-shtetet greke si demokraci direkte apo e drejtpërdrejtë. (...)

• Demokracia moderne doli në fillim nga luftërat besimtare kalviniste të shek. XVII, posaçërisht në Skoci, Angli dhenë Holandë, vende këto, në të cilat komuna u bë mbajtëse e jetës fetare dhe politike, si dhe nga doktrina iluministe, kryesisht nga pikëpamjet e tij mbi lirinë dhe barazinë e të gjithëve dhe nga rëndësia normative e mendimit të arsyeshëm të çdonjërit mbi shtetin dhe shoqërinë.

Page 7: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Shembulli me famijen• Edhe në shtet ekzistojnë dy mundësi

vendosjeje, si në familjen tonë të vogël. Edhe këtu, mundësia e parë është ajo kur një njeri vendos se çfarë do të bëhet, njëri pra, ai që mban në dorë telekomandën. Këtë person po e quajmë qeveritar, meqë ai qeveris shtetin, pra përcakton programin e tij. Ky qeveritar ka shumë pushtet dhe udhëheq njerëzit e tjerë, popullin. Populli në këtë rast nuk ka shumë influencë, ajo ka vetëm pak të drejta. Ajo nuk mund ta marrë në dorë telekomandën, kështu që s'i mbetettjetër veçse ta lërë qeveritarin të vendosë për programin (dadalos)

http://www.dadalos.org/

Page 8: Parlamentarizmi Ne Kosove

Demokracia gjysme-presidenciale

http://www.dadalos.org/

Page 9: Parlamentarizmi Ne Kosove

Tiparet e shtetit demokratik-gjashte elemente themelore

Zhgjedhjet.Në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli. Ai zgjedh qeverinë për

një kohë të caktuar. Zgjedhjet janë shenjë tipike e demokracisë.ParlamentiPërfaqësuesit e zgjedhur të popullit mblidhen në parlament, nxjerrin

ligje, miratojnë buxhetin etj QeveriaAsnjë shtet nuk mund të funksionojë pa qeverinë e tij dhe

administratën përkatëse, e cila zbaton ligjetNdarja dhe baraspesha e pushteteve Sistemi checks and balances kujdeset që të mos krijohet një

përqendrim i tepërt i pushtetit në shtetin demokratik, sepse pushteti josh keqpërdorimin.

Opozita qëndron përballë qeverisë, e kontrollon atë dhe përpiqet të bëhet alternativëmë e mirë për zgjedhësit.

Shteti juridik  Në demokraci, i gjithë pushteti është i bazuar në ligje. Vetë

sovraniteti i popullit i gjen kufijtë e tij në të drejtat themelore.

Page 10: Parlamentarizmi Ne Kosove

Elementet e Demokracisë•  • Elementet kryesore te demokracisë janë:-Sovraniteti popullor,•  • -qeverisja e se drejtës -shteti ligjor,•  • -ndarja dhe kufizimi i pushtetit,•  • -zgjedhjet e lira re drejtpërdrejta dhe pluraliste,•  • -sigurimi dhe garantimi i lirive dhe te drejtave të qytetarëve,•  • -pluralizmi politik dhe ekonomik ,•  • -përgjegjësia politike,•  • -procedura demokratike e ,marrjeve të vendimeve dhe•  • -kultura dhe toleranca politike.

Page 11: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Format e demokracisë sipas kriterit historik:

•  • 1-Demokracia e poliseve greke.• 2-Demokracia liberale borgjeze• 3-Demokracia socialiste e bazuar ne

diktaturën e proletariatit• 4-Demokracia bashkëkohore e bazuar në

shtetin modern juridik

Page 12: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Sipas raporteve te demokracive me raportet shoqërore dallojmë:

• 1-DEMOKRACINË FIKTIVE-mospërputhja e plotë në mes te parimeve demokratike të proklamuara me aktet juridike dhe p[politike te një shtetit dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve .

• 2-DEMOKRACIA FORMALE- ku me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike dhe barazia para ligjit kurse ne jetën e përditshme këto parime nuk realizohen por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet shtetërore.

• 3-DEMOKRACIA REALE- ku parimet demokratike të proklamuara me akte juridike dhe politike zbatohen dhe materializohen nga organet dhe institucionet shtetërore

Page 13: Parlamentarizmi Ne Kosove

DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTE

• Bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit me pushtetin shtetëror, pra kjo shprehet me parimin “ sovranitetit buron nga populli dhe i takon atij” dhe format e kësaj demokracie janë: Referendumi, plebishiti, iniciativa popullore,tubimet zgjedhore dhe forma të tjera të deklarimit personal.

• Referendumi nënkupton deklarimin e drejtpërdrejtë personal të qytetarëve ( popullit) për ndonjë akt juridik të pushtetit apo për ndonjë çështje tjetër për të cilën organi kompetent duhet të marr vendim.

• Vullneti përmes referendumit shpreh interesat e qytetarëve dhe ka fuqinë e ligjit dhe obligim te gjithë ta zbatojnë vendimin. Zakonisht çështja në referendum formulohet përmes pyetjeve konkret në të cilat shtetasit përgjigjen me po ose jo. Nëse shumica e trupit elektoral përgjigjet në mënyrë pozitive atëherë referendumi konsiderohet se është i suksesshëm.

•  

Page 14: Parlamentarizmi Ne Kosove

Referendumi sipas lëndës ( llojit të aktit) për të cilin vendoset ndahet në:

• -referendum legjislativ,  (dy menyra:në miratimin e drejtpërdrejtë të ligjeve dhe me dhënjën paraprake të pëlqimit të popullit për nxjerrjen e ligjeve)

• -referendum kushtetues,• -referendum politik-statusor dhe • -referendum lokal

Page 15: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Referendumi Legjislativ • është deklarimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve në procesin legjislativ dhe

kjo pjesëmarrje mund të shprehet në dy mënyra : në miratimin e drejtpërdrejtë të ligjeve dhe me dhënjën paraprake të pëlqimit të popullit për nxjerrjen e ligjeve.

Referendumi Kushtetues- • është deklarimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve për aktin themeltar juridik të

shtetit-kushtetutën. Ky deklarim ka fuqi konstituive dhe vendimmarrëse dhe obligon parlamentin të shpall ose të refuzojë kushtetutën varësisht nga deklarimi.

Referendumi Politik-Statusor,• është forma më e shpeshtë dhe përfshin marrjen e vendimit që

përcakton statusin politik të shtetit dhe zbatohet kur formohet shteti i ri, shpallet shkëputja nga shteti ekzistues, shpallja e pavarësisë, bashkimi me shtetin tjetër, hyrja ose lidhja federale ose konfederate me shtet e tjera, ndërrimi i regjimit politik, përcaktimi i formës qeverisëse etj.

Referendumi Lokal- • zbatohet në rastet kur merret vendim në sferën e urbanizimit,

investimeve, infrastrukturën komunale, shpalljen e vetëkontributit të qytetarëve për ndërtimin e objekteve vitale.

Page 16: Parlamentarizmi Ne Kosove

Referendumi bazë të karakterit dhe pasojave juridike të vendimit të marra në referendum dallojmë:

• Referendumi I Detyrueshëm- ku për miratimin e një akti juridik apo të ndonjë çështje tjetër politik në

kushtetutë ose në ligj , caktohet shprehimisht vendosja përmes referendumit .Në këto raste vendimi i marrë ka karakter obligues që organet shtetërore të marrin vendim në pajtim me rezultatin e referendumit.

Referendumi Fakultativ- Paraqet formën e drejtpërdrejtë të deklarimit të qytetarëve që nuk i obligon

organet shtetërore në marrjen e vendimit , mirëpo ne rast se për shkak të rëndësisë se ndonjë vendimi organet shtetërore vendosin që çështja të nxirret në referendum atëherë vendimi i marrë përmes referendumit nga qytetarët i obligon organet që ta zbatojnë. ( Sidomos në raste kur ka mospajtime në opinion për marrjen ë një vendimi politik ose akti juridik)

Referendumi Konsultativ- zbatohet në raste kur organet para vendimit ose pas marrjes së tij

dëshirojnë të njoftohen me mendimin dhe vullnetin e trupit elektoral. Shpallja e këtij deklarimi nuk ka detyrim ligjor për organet shtetërore dhe rezultatet e tij kanë karakter këshillëdhënës dhe jodetyrues.

Page 17: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Plebishiti- Eshtë formë e realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë

kur vendoset për çështje të rëndësishme si forma e regjimit politik, bashkimi ose ndarja me një shtet tjetër, dhënia e besimit ndonjë lideri partiak etj.

Pra por dallim pre referendumit për deklarim nuk ka ndonjë akt juridik konkret por çështje që janë të lidhura me strukturën e shtetit dhe mënyrën e qeverisjes.

Dallim tjetër është se referendumi ka të bëjë me deklarim po ose jo ndaj një akti juridik kurse plebishiti deklarim ndaj një individi.

Zbatimi i kombinuar referendum dhe plebishitit bëhet kur qytetarët krahas deklarimit për ndonjë akt juridik deklarohen edhe me atë se i japin besimin një individi për qeverisja

Page 18: Parlamentarizmi Ne Kosove

Iniciativa Popullore- Nënkupton autorizimin e trupit elektoral që të ndërmarrë iniciativë për

fillimin e procedurës për nxjerrjen e kushtetutës, ligjit ose të ndonjë akti tjetër juridik për zgjedhjen ose shkarkimin edonjë funksionari nga funksionet politike. Iniciativa më së shpeshti paraqitet si nismë që i drejtohet parlamentit për miratimin e ndonjë ligji dhe përmes mbledhjes se caktuar të nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve për parlament, shef shteti etj .

Tubimet e Zgjedhësve-Janë tubime ku zgjedhësit diskutojnë dhe marrin vendime për punën e

përfaqësuesve të tyre në organet shtetërore dhe ushtrojnë kontrollin politik ndaj tyre si dhe bëjnë kandidimin për deputet, caktojnë listat kandiduese etj

Anketat dhe Intervistat- Janë formë e deklarimit personal të qytetarëve përmes të cilave organet

shtetërore , institucionet e tjera politike shtetërore dhe jo-shtetërore bëjnë hulumtimin e opinionit publik dhe te disponimit të tyre lidhur me ndonjë akt juridik apo politik apo veprim tjetër të organeve shtetërore . vendimet e tilla nuk kanë karakter obligues por ndihmojnë në marrjen e vendimeve . Anketa sidomos ndihmojnë lidhur me popullaritetin e personaliteteve publike në popull dhe sidomos aplikohen në prag të zgjidhjeve parlamentare , pastaj për prestigjin e kandidatëve etj

Page 19: Parlamentarizmi Ne Kosove

http://www.dadalos.org/

Page 20: Parlamentarizmi Ne Kosove

Dy teori per demokracine• Teoria e homogjenitetit e ndikuar nga Ruso bazohet në vullnetin e

bashkuar (homogjen) të popullit dhe në mirëqenien e përgjithshme të dhënë (teoria e "identitetit" e demokracisë). Ajo mohon legjitimitetin e konflikteve të interesave. Në këtë botëkuptim, demokracia nënkuptohet si identitet i qeverisësve dhe i të qeverisurve. Parimi i përfaqësimit mohohet parimisht: sipas tij, vullneti i popullit nuk mund të përfaqësohet (“demokrcia totalitare”,”diktatura e proletariatit “,”tirani e shumices”,pra forma te degjenerimit te demokracise direkte

• Teoria e konkurrencës niset nga ekzistenca dhe argumentimi i interesave të ndryshme. Sipas kësaj teorie, formimi i vullnetit politik në shoqërinë pluraliste duhet të dalë nga procesi i hapur i diskutimeve mes interesave të grupeve heterogjene, për të cilën nevojitet një minimum bindjesh të përbashkëta.

Zgjidhje të drejta absolute nuk mund të ketë për shkak të

shumëllojshmërisë së mendimeve dhe konflikteve sociale Parimi i shumicës konsiderohet si bazë për marrjen e vendimeve Mbrojtja e theksuar e pakicave përbën pjesën konstitutive të këtij

botëkuptimi mbi demokracinë . “demokraci perfaqesuese”

Page 21: Parlamentarizmi Ne Kosove
Page 22: Parlamentarizmi Ne Kosove
Page 23: Parlamentarizmi Ne Kosove
Page 24: Parlamentarizmi Ne Kosove

Sistemet jodemokratike1. Sistemi totalitar Totalitarizmi përbën polin e kundërt të sistemeve demokratike.

Sistemet klasike totalitare - nazizmi dhe sistemi sovjetik i Stalinit - karakterizohen nga tiparet që vijojnë:

Ekzistenca e një partie tё vetme, e cila legjitimitetin e saj nuk e përcakton nga zgjedhjet dhe nuk e pranon vullnetin e popullit si barrierë të pushtetit të saj.

Nga ana tjetёr, ajo kupton si detyrë të saj ndikimin ne vullnetit të popullit duke u bazuar në pikëpamjet e saj vetjake

Thelb i ideologjisë naziste dhe asaj komuniste ishte sundimi i botës nga "raca ariane", më saktë arritja e një shoqërie "pa klasa".

Pranimi i pikëpamjeve tё pushtetarёve, pёr  qytetarёt në sistemet totalitare ёshtё i detyrueshëm. Atyre nuk iu lejohet të qëndrojnë mënjanë dhe të tërhiqen në sferën e tyre të lirë private. Ata janë të detyruar të përkrahin në mënyrë aktive pikëpamjet sunduese. 

Page 25: Parlamentarizmi Ne Kosove

2.Sistemi autokratik• Në këto sisteme, zgjedhjet janë të manipuluara. Në dallim

nga sistemet totalitare, për keto, jo botëkuptimet, por ruajtja e pushtetit luan rol vendimtar.

• Në kushte normale lejohet pluralizmi i kufizuar, me kusht që ai të mos sjellë rrezik për sistemin. Mobilizimi i popullit në të mirë të një botëkuptimi të caktuar, i cili zëvendëson rolin e besimit fetar nuk është tipike për këto sisteme. Për më shumë, elita nё pushtet është në gjendje ta tolerojë sferën private, e madje edhe pikëpamjet e kundërta politike të banorëve, me kusht që të mos ushtrohet kritikë publike ndaj qeverisë. 

Nje nga dallimet eshte fakti se qytetari në sistemet autoritare është i detyruar vetëm te durojë, e jo domosdoshmerisht ta përkrahë qeverinë,sic eshte rasti ne totalitarizem

Mund te kesh edhe bindje tua,mjafton qe ato te mos jene kunder qeverise

Page 26: Parlamentarizmi Ne Kosove

Disa mendime per demokracineDemokraci do të thotë të kesh zgjedhje. Diktaturë do të thotë të vihesh

para zgjedhjes.Jeannine Luczak Demokracia jeton nga mosmarrëveshjet, nga diskutimet për gjetjen e

rrugës së vërtetë. Për këtë arsye, pjesë përbërëse e saj është edhe respektimi i mendimit të të tjerëve.Richard von Weizsacker

Unë kuptoj me termin demokraci ndarjen e barabartë të shanseve për të dobëtin dhe të fortin.Mahatma Gandhi

Ai që synon ta çojë përpara demokracinë në vendin e tij, nuk duhet të presë për te marrë lejen. Bulent Ecevit

Diktaturat janë rrugë me një drejtim. Në demokraci ekziston edhe drejtimi i kundërt. Albert Moravia

Demokraci nuk do të thotë "unë jam po aq i mirë sa ti", por "ti je po aq i mirë sa unë". Theodore Parker

Demokracia mund të rrezikohet nga qetësia dhe rendi, sikurse nga

trazirat dhe mungesa e rendit. Hildegard Hamm-Brücher

Page 27: Parlamentarizmi Ne Kosove

Parimi i unitetit te pushtetit• Eshtë formë ku pushteti është i koncentruar në një organ suprem të pushtetit

shtetëror i cili formon dhe mbikëqyr organet e tjera. •  Historikisht njihen tri forma të rregullimit shtetëror të bazuara në unitetin e

pushtetit shtetëror: sistemi autokratik, sistemi i kuvendit dhe sistemi i konventës.Sistemet Autokratike/Totalitare –

Janë të bazuara në parimin e unitetit të pushtetit i cili realizohet në favor të organeve ekzekutive. Ato dominojnë mbi organet përfaqësuese dhe legjislative duke i mbajtur nën kontroll dhe duke marr vendime më të rëndësishme politike . Shembull janë regjimet fashiste dhe monarkite apsoluteSistemi I Kuvendit-

Këtu kocentrimi i pushtetit është në kuvend si organ përfaqësues dhe legjislativ. Ky organ përveç funksionit legjislativ ushtron edhe funksionin e kontrollit ndaj organeve tjera të pushtetit. Zakonisht është zbatuar në sistemet socialiste dhe bazohet në sistemin e delegimit i cili mundëson përfaqësimin ne kuvend të tri bazave deleguese: të punës së bashkuar, organizatave shoqërore-politike dhe bashkësive shoqërore-politike. P.sh ish Jugosllavia dhe kuvendi i ish KSA të Kosovës me tri dhoma. Ndërsa në varantin sovjetik ky pushtet i takonte sovjetëve ku vend të rëndësishme kishin Presidiumi suprem dhe Këshilli i ministrave.Sistemi I Konventës-

Eshtë sistem në të cilin organi legjislativ pjesërisht dhe në mënyrë të tërthortë e ushtron edhe pushtetin ekzekutiv. Për herë të parë është aplikuar gjatë revolucionit francez në kohën e qeverisjes së jakobinëve. Shembull është Zvicra ku kuvendi federativ zgjedhë këshillin federativ prej 7 anëtareve në kompetencë të cilit është pushteti ekzekutiv. Parlamenti mund të anulojë ose pranojë propozimet e këtij këshilli.

Page 28: Parlamentarizmi Ne Kosove

Parimi i ndarjes se pushtetit• Nënkupton formën e qeverisjes shtetërore që bazohet në ushtrimin e pavarur

të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ekziston në ato shtet ku çdo njëra nga këto organe është kompetent për kryerjen e pavarur të punëve të caktuara me kushtetutë dhe me ligj. Janë tri sisteme të bazuara në parimin e ndarjës së pushtetit shtetëror-sistemi parlamentar, sistemi presidencial dhe sistemi i përzier

• Sistemi Parlamentar-është formë e ndarjes së pushtetit në të cilin rol dominant ka parlamenti si organ legjislativ dhe përfaqësues.

Në sistemet parlamentare sipërfaqësisht duket se vend qendror ka parlamenti kurse në fakt këtë rol e ka qeveria të cilën e formon shumica parlamentare. Varësisht nga raporti në mes të parlamentit dhe qeverisë dallojmë dy modele: sistemin parlamentar anglez dhe sistemin parlamentar evropian.

• Sistemi Presidencial- është formë e qeverisjes shtetërore e bazuar në ndarjen e funksioneve në mes te parlamentit dhe shefit të shtetit. Shefi i shtetit në këto sisteme paraqitet si bartës i pushtetit ekzekutiv

• Sistemi I Përzier- ky sistem paraqet formën hibride të qeverisjes të bazuar në kombinimin e

parimeve të sistemeve parlamentare dhe presidenciale. Në këto sisteme parlamenti edhe pse emëron shefin e shtetit dhe formon qeverinë nuk ka të drejtë të kontrollojë punën e tyre dhe ti shkarkojë ata

Page 29: Parlamentarizmi Ne Kosove

ParlamentarizmiParlamentarizmi• Ne kuptim e gjere fjala parlamentarizem nenkupton

sistemin politik,ne te cilin ne qender te vendosjes politike eshte parlamenti si trup perfaqesues i shoqerise.

• Ky term eshte sinonim i demokracise parlamentare apo perfaqesuese

• Ne kuptim te ngushte,fjala parlamentarizem nenkupton sistemin e qeverisjes parlamentare ne te cilin qeveria formohet,eshte pjese dhe kontrollohet prej parlamentit

• Fjala Parlament rrjedh prej fjales latine PARLARE qe d.m.th te flasesh

Page 30: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Ne kuptimin bashkekohore institucioni i parlamentit paraqitet dhe zhvillohet ne shekullin XVII ,ne Angli-djepi i parlamentarizmit,pas revolucionit te lavdishem

• Para kesaj,ekzistonin forma tjera te ngjashme,por jo te njejta.Kryesisht ne forme te kuvendit apo keshillit konsultativ, kryesisht te formuar nga vet monarku apo perandori.

• (Curia regis,ekleksia ne Greqine antike-te gjithe meshkujt e rritur,ne Rome Comitia,perbehej nga perfaqeuses fisesh te shquara,te ushtrise etj,pastaj Senati ne Rome,Magnum concilium ne Angli

• Magna carta libertatum 1215-themelet e parlamentarizmit,vjen si rezultat i perpjekjeve per kufizimin e pushtetit te mbretit (Gjoni pa atdhe)

• S’ka tatim,pa perfaqesim-moto e feudalisteve

Page 31: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Villiami dhe Meri, (1688)pushtuan Angline dhe morren fronin me ndihmen e pronareve te tokave,pra feudaleve dhe me ndihmen e klerikeve protestan dhe detyruan Mbretin Xhejms te abdikoj dhe te largohet per ne France.Ky revolucion vazhdon te quhet “I LAVDISHEM”,per shkak te pasojave te vogla gjate nderrimit te monarkeve.

• Wilian dhe Meri qeverisen bashkerisht dhe ne pajtim me Parlamentin.Ata edhe fronin e morren me vendimin e parlamentit.Pra,per here te pare Monarku shmanget nga e drejta hyjnore per sundim, ne te mire te se drejtes popullore per qeverisje.

• Peticioni i te drejtave (1628) ,me te cilin kufizohet nderhyrja e mbretit ne disa te drejta te qytetareve.Ndalohen:

• Caktimi i tatimeve,pa pelqim te parlamentit,• Arrestimet e paligjshme• Rekrutimet e detyrueshme • Shpallja e gjendjes se luftes etj

Page 32: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Akti i rendesishem,pas Magna Carta Libertatum (1215)dhe Petition of Rights (1628) eshte The bill of rights/Ligji per te drejtat (1689)

• Me kete akt,gjykohet sundimi i mehershem dhe percaktohet fuqia legjislative e parlamentit.

• Ligjet nuk mund te zbatohen dhe as te suspendohen pa pelqimin e parlamentit;

• Buxheti shteteror percaktohet nga parlamenti;• Liria e fjales ne parlament,• Zgjedjet e lira…etj

Page 33: Parlamentarizmi Ne Kosove

Karakteristikat kryesore të sistemeve parlamentare janë:1-Përcaktimi i raporteve specifike midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv

pushteti ekzekutiv në shumicën e vendeve parlamentare i nënshtrohet kontrollit të parlamentit. 

2-Në këto sisteme organet ekzekutive po marrin rol kryesor politik përkatësisht të qendrës vendimtare të vendosjes politike. Kjo shprehet me faktin se shumica e akteve të cilat i miraton parlamenti i përgatit dhe propozon qeveria. 

3- Qeveria formohet dhe funksionon sipas rregullave parlamentare. Mandatin për formimin e qeverisë e ka partia shumicë në parlament, në rast se asnjë parti nuk e ka shumicën atëherë qeveria formohet nga dy apo më shumë parti. 

4-Zgjedhjet e lira të drejtpërdrejta dhe shumë-partiake parlamentare. 

5- Raporti i parlamentit me shefin e shtetit në sistemet tipike parlamentare si dhe kuvendore shefi i shtetit zgjidhet dhe kontrollohet nga parlamenti. Në këto sisteme ai së bashku me qeverinë ushtron pushtetin ekzekutiv. Ndërsa në sistemet e kombinuara parlamenti nuk ushtron kontrolle mbi shefin e shtetit i cili zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli.

Page 34: Parlamentarizmi Ne Kosove

LLOJET E SISTEMEVE PARLAMENTARE

Sistemet parlamentare tipizohen sipas tri kritereve kryesore:1. Sipas formës së rregullimit shtetëror (MONARKITE

PARLAMENTARE DHE REPUBLIKAT PARLAMENTARE,2. Sipas raportit të parlamentit me qeverine (republika te pastra

parlamentare,republika presidenciale dhe republika gjysme-presidenciale) 

3. Sipas numrit të partive që marrin pjesë në jetën parlamentare.• Njepartiake• Dypartiake• Shumepartiake

Page 35: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Sipas numrit të partive që marrin pjesë në jetën parlamentare sistemet parlamentare ndahen në : sisteme parlamentare një partiake, sisteme dy partiake dhe sisteme shumë partiake.

Sistemet Parlamentare Një Partiake- bazohen në parimin e monizmit politik të bazuara në ndalimin e veprimit të partive

politike të tjera të pluralizmit politik. Ato këtë e shprehin përmes kushtetutës. Janë shtete totalitare dhe autokratike ku edhe pse funksionojnë organet përfaqësuese nuk aplikohen rregullat e demokracisë parlamentare.( shembull ish shtetet socialiste

Sistemet Parlamentare Dy Partiake- • është i bazuar në luftën dhe rivalitetin në mes të dy partive kryesore politike. Këto

sisteme aplikojnë sistemin parlamentar të bazuar në sistemin shumë partiak mirëpo lufta për pushtet ushtrohet vetëm në mes të dy partive kryesore rreth të cilave pozicionohet shumica e trupit elektoral të një shteti. Pra në jetën politike marrin pjesë një numër i madh i partive me orientime të ndryshme politike mirëpo lufta bëhet vetëm në mes të dy partive . Karakteristik e këtyre sistemeve është se këto dy parti i ndërrojnë pozicionet në pushtet. Përfaqësues tipik janë SHBA- ku janë dy parti kryesore ajo Republikane dhe demokratike dhe Anglia ku dominojnë partitë :Konzervative dhe ajo Laburiste.

Sistemet Shumë Partiake- i hasim në ato shtete ku lufta parlamentare zhvillohet midis shumë partive të

ndryshme politike prej të cilave asnjëra nuk ka rol dominant politik. Karakteristik tjetër është koalicionet e shpeshta politike të cilat lidhen në mes të partive me orientime te ngjashme politike. Këto sisteme janë mjaft të përhapura në shumë shtete si ne Francë, Gjermani, Itali, Spanje, Greqi, Poloni, Shqipëri etj.

Page 36: Parlamentarizmi Ne Kosove

Fillimisht parlamenti ishte instrument për kufizimin e pushtetit të monarkut dhe bartjes së disa funksioneve të tij në organet përfaqësuese 

Krahas aplikimit të sistemit parlamentar si formë e qeverisjes, parlamenti merr atributet e organet ligjëdhenes dhe përfaqësues .

Aktualisht parlamenti në sistemet demokratike paraqet institucion kryesor politik që mundëson funksionimin e demokracisë parlamentare dhe pluralizmit .

Funksionet e parlamentit mund të ndahen në: legjislativ ,zgjedhor dhe mbikqyres

Page 37: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Funksionet e parlamentit mund të ndahen në :legjislativ ,zgjedhor, mbikqyres,funksioni

artikulues dhe funksioni i formimit të vullnetit

Page 38: Parlamentarizmi Ne Kosove

FUNKSIONI LEGJISLATIV

• Parlamenti është trup ligjdhënës të cilit i besohet ushtrimi I pushtetit legjislativ.

• Funksioni ligjdhënës ka kufirin e lartë dhe kufirin e ulët. Kufiri I lartë përfshin të drejtë deri në nxjerrjen e aktit më të lartë kushtetutës dhe kufiri I ulët në nxjerrjen e urdhëresave dhe akteve nënligjore.

• Funksioni I nxjerrjes së ligjeve përfshin tri faza të procesit legjislativ: • 1-Fazën e iniciativës legjislative • 2- Fazën e shqyrtimit dhe të miratimit të ligjeve • 3- faza e hyrjes në fuqi të ligje.

• 1-Iniciativa legjislativ-nënkupton të drejtën e propozimit të ligjve në procedurën parlamentare . kjo e drejtë ju njihet në radhë të parë parlamentarëve , mirëpo në vendet me sistem parlamentar të qeverisjes propozues kryesor të ligjeve është qeveria. Përpos qeverisë kjo e drejtë I njihet edhe shefit të shtetit. Në shumë shtete parlamentare shefi I shtetit e ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve të parlamentit.

Page 39: Parlamentarizmi Ne Kosove

• 2-Shqyrtimi I ligjeve në parlament-paraqet fazën ku parlamentarët japin vërejtjet dhe propozimet tyre ndaj tekstit të propozuar ligjor. Këto vërejtje mund të jepen në formë të amendamenteve. Pas shqyrtimit fillon procedura e miratimit ku propozimi mund të pranohet ose të hudhet poshtë. Ligjet mund të miratohen nga shumica parlamentare dhe në raste të caktuar nga shumica e kualifikuar e anëtarëve.

• Kjo procedurë është e ndërlikuar në parlamentet me dy dhoma ose bikamerale. Te këto sisteme ligjet aprovohen vetëm kur marrin shumicën në të dy dhomat e parlamentit.

3-hyrja në fuqi- paraqet fazën e tretë dhe të fundit të procesit legjislativ ku ai fillon të prodhojë pasoja juridike. Lidhur me këtë rol të rëndësishëm kanë organet ekzekutive ( qeveria) të cilat mund t shtyjnë hyrjen në fuqi te ligjeve. Parimisht ligjet e miratuara hyjnë fuqi 15 dite pas shpalljes ne Gazeten Zyrtare( VOCATIO LEGIS). Në raste te caktuara mund të vendoset se hyjnë në fuqi ditën e miratimit apo të shpalljes së tyre e në disa raste vendoset për fillimin e aplikimit të tryre pas një kohe të gjatë.-në kuptimin e gjerë funksioni ligjdhënës I parlamentit përfshin edhe këto autorizime nxjerrjen e buxhetit dhe llogarinë përfundimtare, ratifikimin marrëveshjeve ndërkombëtare që I lidh qeveria apo shefi I shtetit, Vendosja për luftën dhe paqen dhe Shpallja e referendumit.

Page 40: Parlamentarizmi Ne Kosove

• FUNKSIONI ZGJEDHOR I PARLAMENTIT- përfshin funksionet si në vijim:a-zgjedhja dhe shkarkimi I shefit të shtetit.b- zgjedhja dhe shkarkimi I qeverisë apo anëtarëve të caktuar të sajë.3- zgjedhja dhe shkarkimi I eprorëve të organeve dhe organizatave administrative4- zgjedhja dhe shkarkimi I bartësve të funksioneve gjyqësore5- zgjedhja dhe shkarkimi I gjykatësve të gjykatave kushtetuese6-Zgjedhja dhe shkarkimi I bartësve të tjerë të autorizimeve publike.a) Në sistemet parlamentare dhe kuvendare parlamenti në mënyrë të pavarur zgjedhe dhe shkarkon qeverinë si dhe shefin e shtetit. Pra në këto sisteme qeveria dhe shefi I shtetit për punë e tyre I përgjigjen parlamentit.b-Në sistemet e përziera parlamentare –presidenciale ka të drejtë të zgjedhe dhe të shkarkojë vetëm qeverinë kurse shefi I shtetit zgjidhet nga të gjitha qytetarët me të drejtë vote.c) në sistemet presidenciale , parlamenti nuk ka autorizime zgjedhore në raport me shefin e shtetit dhe qeverinë. Në këto sisteme shefi I shtetit zgjidhet nga trupi elektoral dhe për punën e vet nuk I jep llogari parlamentit edhe pse kufizohet në disa obligime ndaj parlamentit

Page 41: Parlamentarizmi Ne Kosove

FUNKSIONI MBIKËQYRËS I PARLAMENTIT-

• Ky funksion nënkupton ushtrimin e kontrollit politik ndaj pushtetit në veçanti të qeverisë. Pra në sistemet parlamentare apo kuvendare parlamenti zgjedhe dhe shkarkon qeverinë e edhe shefin e shtetit ( kryetarin e republikës) me shefin e shtetit autorizimet janë më të kufizuara. Qeveria e cila formohet dhe funksionon nën mbikëqyrjen e parlamentit njihet si qeveria parlamentare. Instrumentet e kontrollit parlamentar të punës së qeverisë është e drejta e parlamentit te miratoj buxhetin pastaj instrumentet me të cilat shtrohet përgjegjësia e qeverisë në parlament. Mjetet me të cilat shtrohet përgjegjësia e qeverisë janë raportet e rregullta të qeverisë në parlament e që paraqesin mjetet e përhershme . 

Page 42: Parlamentarizmi Ne Kosove

• Mjetet e rregullta te kontrollit parlamentare janë:• Miratimi i buxhetit dhe paraqitja e raporteve

periodike ne parlamentMiratimi i buxhetit paraqet një akt te rëndësishëm për punën e çdo qeverie duke përcaktuar lartësinë e buxhetit parlamenti përcakton te hyrat dhe te dalat e shpenzimeve publike

• Paraqitja e raporteve periodike, ne sistemet tipike parlamentare qeveria është e obliguar qe për punën e saj te njoftoje parlamentin përmes raporteve periodike

Page 43: Parlamentarizmi Ne Kosove

Mjetet e jashtëzakonshme te kontrollit parlamentare janë :1-pyetjet e deputetëve, 2- interpelanca e parlamentare 3- komisionet

parlamentare.Pyetjet e deputetëve- Janë instrument I kontrollit parlamentar ku

deputetët I drejtohen me pyetje të caktuara qeverisë apo ministrit . këto pyetje kanë të bëjnë me njoftimin e deputetëve për aspektet konkrete te punës së qeverisë. Pyetjet mund të parashtrohen me gojë ose me shkrim dhe zakonisht ne fund të seancës parlamentare. Ministri mund të përgjigjet drejtpërdrejtë apo edhe me shkrin ne seancën tjetër nëse pyetja është bërë me shkrim. Dhe lidhur me pyetjen e deputetit nuk hapet diskutimi parlamentar pasi që në këtë shqyrtim marrin pjesë vetëm deputeti që pyet dhe ministri I cili flet ne emër te qeverisë.

Interpelanca parlamentare- Është një nga institutet më të vjetra të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.Derisa të pyetjet e deputetëve marrin pjesë vetëm deputeti që pyet dhe ministri që përgjigjet te interpelanca parlamentare hapet debate dhe shqyrtimi ku marrin pjesë të gjithë parlamentarët dhe anëtarët e qeverisë dhe qëllimi I interpelancës është hapja e debatit për lëshimet dhe dobësitë eventuale të qeverisë apo ministrive përkatëse

Votëbesimi I qeverisë- Përmes tij deputetët I marrin mandatin qeverisë para skadimit të afatit për të cilin është zgjedhur ajo .