pse te investoni ne kosove

28
Arsyet që të investoni në Kosovë dhe perfitimet nga eurozimi Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit. 1. Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë. Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë. Veç kësaj, Qeveria po paraqet stimulim të taksave që përkrah prodhimin vendor. 2. Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro- nikeli dhe toka pjellore bujqësore. 3. Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane. Ambient stimulues për investime - Ambienti institucional i Kosovës përkrah bizneset: 1. qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje 2. institucione moderne në përkrahjen e bizneseve 3. procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve) 4. strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe 5. monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.

Upload: nehar-aislami

Post on 14-Aug-2015

60 views

Category:

Investor Relations


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pse te investoni ne Kosove

Arsyet që të investoni në Kosovë dhe perfitimet nga eurozimi

Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.1. Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë. Sistemi tatimor është

mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë. Veç kësaj, Qeveria po paraqet stimulim të taksave që përkrah prodhimin vendor.

2. Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.

3. Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane.

Ambient stimulues për investime - Ambienti institucional i Kosovës përkrah bizneset:1. qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje2. institucione moderne në përkrahjen e bizneseve3. procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve)4. strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe5. monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.

Page 2: Pse te investoni ne Kosove

Ekonomia dhe Investimet në Kosovë

EKONOMIA E KOSOVËS

E ndodhur në Evropën Juglindore ekonomia e Kosovës është bërë pjesë e integrimeve ekonomike të këtij rajoni, të cilat ofrojnë mundësitë e zgjerimit të tregut në një hapësirë mjaftë të gjerë. Qellim në vete tashmë është rritja e konkurrueshmërise së kësaj ekonomie duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtarë që Kosova aktualisht ka. Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit Kosova ofron një sërë përparësish komparative si: popullsinë re dhe mjaftë mirë të kualifikuar, ku mosha mesatare e saj është mjaftë e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-s dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-se është anëtarësuar edhe ne FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe se fundi BERZH, si dhe aspiron në organiazata te tjera ekonomike ndërkombëtare.

Statistikat vitale të ekonomisë

Nr. i banorëve: 1.8 milion Sipërfaqja: 10,908 km² GDP: 4.7 miliardë € (2011) GDP shkalla e rritjes ekonomike:5.0 % (2011) GDP për kokë banori:2700 € (2011) GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60% Shkalla e papunësisë rreth 45.% Shkalla e inflacionit: 7.3% (2011) Energjia: Prodhimi: 5712 miliard kwh (2011) Shpenzimi: 3685 miliard kwh (2011) Shkembimet tregtare Eksportet: 319.2 milion € (2011) Partnerët kryesor te eksportit: Italia (26.3%), Shqipëria (10.8%,) Maqedonia (9.7%)

Kina (8.9%), Gjermania(7.6%), Zvicra (5.5%) Turqia (2.5%), Serbia (2.3%). Mallrat që eksportohen: metalet bazë (61%), produktet minerale(12%), makineri(5%),

ushqim, pije, duhan (4%)perime (4%), plastike, gome (3.5%), tekstil (3%) etj. Importet: 2.5 miliard € (2011) Partnerët e kryesorë të importit: Maqedonia (14.7%),

Gjermania(11.8%),Serbia(10.2%),Turqia(7.4%), Kina(6.8%),Italia(6.4%), Shqiperia(3.9%) Zvicra(0.9%).

Mallrat që importohen: produkte minerale(22%) ushqim, pije, duhan (13%), makineri (12%), metale bazë (9%), kemikale(7%), mjete transportuese(6.5%) plastikë, gomë(6%), perime(6%), kafshë të gjalla(4%)etj.

Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli, kromi, boksiti etj.

Page 3: Pse te investoni ne Kosove

Valuta: EURO

SHKËMBIMET TREGTARE TË KOSOVËS

Kosova gjatë vitit 2011 arriti një vlerë rreth 2.8 miliard euro në shkëmbimet tregtare, e që krahasuar me një vit më parë kishte një rritje të këtyre shkëmbimeve për rreth 15%.

Importet e mallrave të Kosovës gjatë vitit 2011 kapën vlerën rreth 2.5 miliard euro, qe paraqet një rritje nominale nga viti paraprak prej 16%.

Eksportet e Kosovës në vitin 2011 ishin rreth 319 milionë euro, qe paraqet një rritje te lehtë prej rreth 8% krahasuar me vitin paraprak. Deficiti tregtar vazhdoi per vitin 2011 arriti ne 87.2 % pa ndonjë ndryshim te theksuar krahasuar me vitin paraprak. Eksporti mbulon importin vetëm 12.8%.

Shpërndarja gjeografike e tregtisë së Kosovës gjatë vitit 2011

Partneret kryesorë tregtarë të Kosovës mbeten vendet e Bashkimit Evropian (BE-së) dhe ato të rajonit (anëtare të CEFTA-së).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-s ishin 43% te totalit te përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak nuk kanë pësuar ndonje ndryshim relevant. Eksport drejt vendeve te CEFTA-s ishin 26% te vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një rritje te lehtë, kurse eksportet drejt vendeve te tjera përfshijnë 31% te vlerës së përgjithshme.

Eksportet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2011

Importet e Kosovës nga vendet e BE-s ishin 38% te totalit te përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak paraqet nivel të njëjtë. Eksport drejt vendeve te CEFTA-s ishin 35% te vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej rreth 2.3%. Ndersa eksportet drejt vendeve te tjera përfshijnë 27% te vlerës së përgjithshme.

Importet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2011

Page 4: Pse te investoni ne Kosove

Partnerët kryesorë të Kosovës në eksport dhe import gjatë vitit 2011

Nr. VendetEksporti (000) €

Pjesmarrja në total %

Importi (000) €Pjesmarrja në total %

1. Italia 83.924 26.3 159.444 6.42. Shqiperia 34.566 10.8 96.400 3.93. Maqedonia 30.949 9.7 365.961 14.74. Kina 28.268 8.9 170.285 6.85. Gjermania 24.144 7.6 293.441 11.86. Zvicra 17.611 5.5 22.193 0.97. Turqia 7.831 2.5 184.452 7.48. Serbia 7.198 2.3 254.917 10.2

Totali 319.165 100.0 2.492.348 100.0

Kosova importon prej vendeve te Bashkimit Evropian pjesën më të madhe të automjeteve, makinerive dhe pajisjeve, produktet e duhanit, të naftës, materiale ndërtimi, produkte ushqimore etj. Eksportet e Kosovës ne tregun e BE-27, dëshmojnë një nivel të ulët të konkurrueshmërisë për faktin se përbëhen kryesisht nga mbeturinat e metaleve të ndryshme dhe në masë më të kufizuar nga disa prodhime industriale si ferronikeli, materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit etj.

Tregtia me vendet tjera të botës

Ndonëse mbi 3/4 e tregtisë së Kosovës është e orientuar drejt vendeve të CEFTA-s dhe atyre të BE-27, Kosova ka shkëmbime tregtare me pjesën më të madhe te vendeve të botës. Vlen te përmendet tregtia me Kinën e cila edhe pse është vend i largët gjeografikisht rreth 9% te eksporteve te Kosovës janë te orientuara drejt këtij vendi, qe krahasuar me vitin paraprak paraqet një rritje prej 90% ndërsa importet nga Kina përfshijnë rreth 6.8% e importeve te përgjithshme, krahasuar me vitin 2011 shënon një rritje për 26%. Partner tjetër i rëndësishëm sidomos ne importe është Turqia nga e cila Kosova importon rreth 7.4 % të vlerës së përgjithshme.

Struktura e mallrave të eksportuara

Pjesën me te madhe te eksportit ne vitin 2010 me 51% e zinin mallrat e përpunuara, me vlerë rreth 150.9 milion €,mallra te tjera te pa përpunuara përfshinin 25% te eksporteve me vlere prej

Page 5: Pse te investoni ne Kosove

60.1 milion. Pjesa tjetër përfshin; ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri dhe pajisje 3% pije e duhan 2%, dhe produkte kimike 1%e vlerës se përgjithshme te eksportit. Me poshtë janë paraqitur edhe krahasimet me vitin paraprak.

Eksporti sipas grupeve të produkteve për vitin 2011(2010)

Importi sipas grupeve të produkteve për vitin 2011 (2010)

INVESTIMET NË KOSOVË

Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendorë. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.

Page 6: Pse te investoni ne Kosove

Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë. Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë. Popullata – e re dhe e motivuar, 70% nën moshën 35 vjeçare Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe

gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane. Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore

bujqësore. Qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje Institucione moderne në përkrahjen e bizneseve procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve) Sistem te sigurtë bankar Strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në, dhe Monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.

Pas pavarësimit te saj, Kosova ka arritur progres të madh në shumë fusha të zhvillimit të saj si në: rritjen e stabilitetit politik, ngritjen e nivelit të sigurisë, ekonomi stabile me rritje të vazhdueshme, plotësim të legjislacionit etj. Ajo është bërë pjesë e rëndësishme e iniciativave të bashkëpunimit regjional, përmes të cilave është arritur krijimi i tregut të përbashkët rajonal, eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i barrierave tregtare, si dhe hapja e perspektivave të reja. Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe vazhdojnë me hapa të shpejtë të punojnë në përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është krijuar mjedis stabil makroekonomik, sistem i qëndrueshëm financiar, janë bërë reforma në politikën fiskale në aplikimin e normave më të ulëta tatimore në rajon. Nder objektivat e rëndësishme që vendi ynë ka venë para vetës është edhe rritja e konkurrueshmërisë se ekonomisë së vendit në tregun rajonal.

Është arritur progres në ngritjen e infrastrukturës moderne, si brenda Kosovës e po ashtu edhe me lidhjen me rajonin, vlen të përmendet këtu lidhja me Shqipërinë përmes autostradës së ndërtuar si dhe zotimet e Shqipërisë që ne një të ardhme jo të largët të ndërtoj edhe vijën hekurudhore që lidh këto dy vende. Rëndësia e kësaj rruge për Kosovën ka kuptim të dyfishtë kur kihet parasysh se Kosova tashmë ka edhe portin e saj në Adriatik përmes të cilit ajo lidhet me transportin detar. Përmes kësaj rruge Kosova lidhet me portin e saj me një distancë kohore me vetëm dy ore e gjysmë. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradave të cilat e lidhin Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, ndërtimi i së cilave paraqet mundësi mjaftë të favorshme për investitorë të jashtëm.

Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për investim edhe në sektorë tjerë si në: bujqësi, energji,vreshtari,turizëm,nxjerrje dhe përpunim të metaleve etj.

Sistemi i regjistrimit të biznesit në Kosovë përbën një faktor tjetër nxitës në rritjen e investimeve, me proceduara të thjeshtuara dhe me shpejtësi të regjistrimit të bizneseve të reja për një kohë të shkurtë.

Të gjitha këto e veçojnë Kosovën si një vend mjaft atraktiv me mundësi investimi për secilin

Page 7: Pse te investoni ne Kosove

investitor të sektorëve të ndryshëm, si në privatizim ku tashmë pritet privatizimi dhe dhënia në koncesion i kompanive të mëdha publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Sistemi i Distribuimit të Energjisë Elektrike e po ashtu edhe investimi në fushat e gjelbërta, në të cilat mundësi mjaftë të favorshme në ofrimin e infrastrukturës fizike ofrojnë parqet industriale.

Kosova po punon në krijimin tregut te kapitalit financiar, në të cilin do të gjenin plasman investitorët të cilët duan të investojnë në aksionet e kompanive të ndryshme.

Gjatë vitit 2010 vlersohet te jenë investuar 314.6 milionë €, krahasuar me vitin paraprak vlere e tyre eshte rritur per 8%.

Numri i përgjithshëm i kompanive të huaja që operojnë në Kosovë arrin në rreth 4210

Investimet në sistemin bankar paraqesin vlerën më të madhe financiare me kapital të huaj.

Kapitali i huaj ka një shpërndarje gjeografike të gjerë, nga më së 80 vende të Botës, ku Shqipëria zën vendin e parë për nga numri i bizneseve të regjistruara

Shperndarja e kompanive të huaja investuese sipas sektorëve të ekonomisë

Nr Sektori Nr. kompanive % në total1. Tregti 1674 40%2. Prodhim 624 15%3. Konstruksion 502 12%4. Turizem dhe Hoteleri 310 7%5. Transport 158 4%6. Sektori bankar 125 3%7. Telekomunikim 98 2%8. Sherbime shendetësore 49 1%9. Edukim 33 0.8%10. Sherbime të ndryshme 637 15.2%

TOTALI 4210

SISTEMI DOGANOR

Dogana e Kosovës aplikon proceduara të avansuara në zhdoganimin e mallrave, përmes sistemit elektronik – TIMS (Trade Information Management System) ku 90% e deklarimeve bëhet përmes DTI (Direct Trade Input). Koha mesatare e vlerësuar për zhdoganim në kalimet kufitare është 3 orë.

Tarifat doganore në Kosovë sa i përket importit janë:

0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA

Page 8: Pse te investoni ne Kosove

10% për mallrat që importohen nga të gjitha shtetet tjera Taksa e akcizës variabile per produket si: duhani, nafta, alkoholi, etj.

Pas ndryshimeve të bëra në sistemin doganorë është bërë reduktimi i tarifave doganore për:

mjetet kapitale (Themelore) lëndët e para për agrobiznes dhe disa sektorë tjerë të prodhimtarisë lëndëve të ndërmjetme për procesim të mëtutjeshëm nga 10% në 0%,

Të liruara nga tarifat doganore janë:

Plehrat artificiale Prodhimet farmaceutike Instrumentet dhe aparatura kirurgjike Mallrat për qëllime humanitare Mallrat që përdoren nga diplomatët e huaj dhe misionet konsulare KFOR-i UNHCR Kryqi i Kuq Ndërkombëtar OJQ e regjistruara te UNMIK-u që kanë qëllim mbështetjen e programeve dhe projekteve

humanitare dhe rindërtuese në Kosovë

SISTEMI TATIMOR

Politika tatimore në Kosovë është e orientuar drejt rregulloreve të thjeshta të cilat sigurojnë bazë të gjerë tatimore dhe normat më të ulëta tatimore në rajon dhe më gjerë. Tatimet dallojnë në bazë të formës së biznesit dhe qarkullimit vjetorë.

Administrata tatimore aplikon tri regjime të kryesore të tatimeve:

• Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) • Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK)• Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) - Tatimi kryesor në Kosovë është Tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ja e cila paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi është fikse prej 16% për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0% për mallrat të cilat i dedikohen eksportit. Bizneset që kanë qarkullim vjetorë prej 50000 € duhet të regjistrohen për

Page 9: Pse te investoni ne Kosove

TVSH.

Tatimi në të ardhurat e korporatave - Ky tatim paguhet çdo tre muaj varësisht nga qarkullimi vjetorë. Norma e tatimit në korporata me qarkullim vjetorë mbi 50,000€ është 10%.

Tatimi mbi të ardhurat personale - Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga janë progresive duke u bazuar në lartësinë e pagës së fituar dhe njëherit norma më të ulëta në regjion dhe në shtetet e UE.

Normat tatimore janë:

Normat tatimore janë:0% deri në 960 euro/vit 4% mbi 960 dhe 3000 euro/vit 8% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit 10% mbi 5400 euro vit

Kontributet pensionale - Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e llogarive individuale për kursimin e pensionit është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ky tatim obligon të punësuarin por edhe punëdhënësin të kontribuojnë në financimin e pensioneve të punësuarit me normë prej 5% të pagës nga ana e të punësuarin dhe 5% nga ana e punëdhënësit

Valuta - përdorimi i euros si valutë ndikon në krijimin e mjedisit të besueshëm, me inflacion të ulët.

REGJISTRIMI I BIZNESIT

Proceduarat e regjistrimit te biznesit në Kosovë janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta. Për investimet e jashtme ekziston Ligji për Investimet e Huaja, i cili mbron investitorët e huaj dhe i trajton të barabartë me investitorët e brendshëm.

Për të operuar si biznes legjitim, ndërmarrjet e huaja dhe vendore duhet të regjistrohen në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve(ARBK), në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga këto kategori biznesesh.

1. Biznese Individuale, 2. Ortakëri të Përgjithshme, 3. Ortakëri e Kufizuar, 4. Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar 5. Shoqëri Aksionare, 6. Kompani e Huaj, 7. Ndërmarrje Shoqërore, 8. Ndërmarrje Publike, 9. Kooperativa Bujqësore,

Page 10: Pse te investoni ne Kosove

ARBK ofron një zgjidhje “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit në mbarë Kosovën, duke qenë bazë qendrore e të dhënave unike të centralizuara në 28 qendrat komunale.

QENDRAT KOMUNALE TË ARBK-së:

LISTA E QENDRAVE KOMUNALE:

01. DEÇANI02. GJAKOVA03. GLLOGOCI04. GJILANI05. DRAGASHI06. ISTOGU07. KAÇANIK08. KLINA09. FUSHE KOSOVA10. KAMENICA11. MITROVICA12. GRAQANICA13. LIPJANI14. NOVO BËRDA15. OBILIQI16. RAHOVECI17. PEJA18. PODUJEVA19. PRISHTINA20. PRIZRENI21. SKENDERAJ22. SHTIME23. SHTERPCE24. SUHAREKA25. FERIZAJ26. VITIA27. VUSHTRRIA28. MALISHEVA

Për më shumë, mund të informoheni në web faqen e ARBK-së, www.arbk.org

DISA SEKTORË TË EKONOMISË SË KOSOVËS

Energjia dhe Minierat - Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore, me 14,700 milion tonë, ajo zë vendin e pestë në botë për rezerva linjitit prej të cilit ajo edhe prodhon sasinë më të madhe të energjisë elektrike. Kosova gjatë vitit 2008 ka prodhuar 4738 miliard kWh dhe ka shpenzuar 5156 miliard kë/h energji elektrike

Page 11: Pse te investoni ne Kosove

Rezervat e këtij minerali që përdoret si burim kryesor i prodhimit energjetik në Kosovë, vlerësohet se do të zgjasin për 650 vjet të tjera, me ritmin e nxjerrjes momentale.

Rezerva linjiti janë të shpërndara edhe në legenin e Dukagjinit dhe atë të Drenicës, por nxjerrja e mineralit momentalisht është kufizuar vetëm në legenin e Kosovës. Pos linjitit Kosova është e pasur edhe me zink, plumb, ari, kadmium dhe bismuth,boksit, nikel etj. Kultura e nxjerrjes së linjitit daton që nga koha romake, nxjerrja moderne e mineraleve në Kosovë fillon në vitet 1930'ta, me themelimin e Kompleksit të Trepçës.

Bujqësia dhe Blegtoria - Kosova është e pasur me tokë bujqësore, 53 për qind të sipërfaqes totale janë tokë e punueshme. Momentalisht sektori i bujqësisë kontribuon vetëm 19 për qind në NVP-në e përgjithshme dhe 15 për qind në vlerën e eksportit. Procedimi i ushqimit në Kosovë tradicionalisht është udhëhequr nga ndërmarrjet shoqërore, derisa sot këto janë jo-aktive; kompani të reja private kanë filluar të operojnë në këtë fushë. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë të vogla dhe nuk janë ende të afta për të mbuluar pjesën më të madhe të kërkesave në treg.

Investimi në këto kompani, sigurimi i teknikave të reja të menaxhmentit do të mund të rilindte industrinë e agro-pronësimit në Kosovë, deri në atë pikë që do të mund të garonte në tregjet ndërkombëtare.

Vreshtaria - Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës është një traditë e vjetër në Kosovë. Gjatë viteve të arta industria e verës vetëm në Rahovec ka pasur kapacitet prodhimi deri në 50 milion litra në vit. Në vitin 1989, eksporti i verës së Rahovecit ka arritur në 40 milion litra që kryesisht janë shpërndarë në tregun gjerman. Pas privatizimit të një pjese të vreshtave, dhe fabrikës se verërave në Rahovec, është arritur të mbulohet një pjesë e mire e tregut vendor e po ashtu ka gjetur plasman të suksesshëm në tregun ndërkombëtar, posaçërisht në atë evropian.

Ndërtimtaria - Viteve të fundit industria e ndërtimit është bërë njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë Kosovare. Ky sektor vazhdon të jetë një potencial shumë i madh ekonomik për Kosovën, duke marrë parasysh nevojën për ndërtime të vendbanimeve të reja dhe infrastrukturës rrugore. Vet Qeveria e Kosovës ka vendosur për qëllim që të lidhë vendin me korridoret më të rëndësishme në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Industria e tekstilit - Tekstili ka qenë sektori i dytë për nga madhësia në Kosovë, ndërsa në kulmin e zhvillimit të saj 15 ndërmarrjet shoqërore të prodhimit të tekstilit kanë punësuar më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë arritur shitje deri në 35 milion euro. Përkundër zhvillimeve të fundit në rajon, që kanë prishur lidhjet e tregtisë, analizat ndikojnë se nga 55 deri në 65 milionë euro mund të arrihen me eksportim, në rast të rikthimit të këtyre lidhjeve. Në këtë sektor ka mjaft hapësirë për investitorë që edhe njëherë Kosova të prodhojë rroba të përfunduara nga tekstili i prodhuar në rajon.

Turizmi - Potenciali turistik i Kosovës lidhet ngushtë me pozitën gjeografike të Kosovës, e rrethuar nga të gjitha anët me male, dhe në qendër të Ballkanit, vendi ka potencial për turizëm dimëror. Malet në jug të Kosovës, vendpushimet si Brezovica dhe Malet e Sharrit janë mundësi shumë të mira dhe interesante për investitorët. Momentalisht vendpushimi i Brezovicës përfshin

Page 12: Pse te investoni ne Kosove

tre hotele, dy restorante dhe nëntë ski-lifte që momentalisht janë pronë shoqërore. Përpos Brezovicës, vend tjetër malor që shfrytëzohet për turizëm dimëror janë Bjeshkët e Nemuna, të vendosura në perëndim të Kosovës. Mendohet se ky lokacion turistik ka potencial për të pranuar deri në 30,000 vizitorë turistikë. Potencialin e këtij rajoni veç më kanë filluar të shfrytëzojnë kompani të vogla private që kanë ndërtuar komplekse private në fshatin Bogaj.

Sistemi bankar

Sektori bankar në Kosovë vlerësohet ndër sektorët me përformancën më të mirë në ekonomi. Depozitat bankare dhe kreditë janë në rritje, ndërsa shkalla e shërbimeve financiare po shënon zgjerim. Banka Qendrore e Kosovës i ka autoritetin të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës. Sektori i bankave komerciale përbëhet prej 8 bankave. Bankat komerciale ofrojnë pakon e plotë të shërbimeve bankare, përfshirë: huat, garancitë, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimeve, depozitat e afatizuara, transferet në vend dhe jashtë tij, si dhe shërbimet për ruajtjen e gjësendeve me vlerë

Sektori bankar, që përfaqëson pjesën më të madhe të sektorit financiar të Kosovës, u karakterizua me një rritje të shkallës së ndërmjetësimit financiar

Burim kryesor i depozitave vazhdojnë të jenë ekonomitë familjare, ndërsa në aspektin e maturitetit dominojnë depozitat me afat të shkurtër.

Page 13: Pse te investoni ne Kosove

Eksperienca e Kosovës dhe perfitimetEksperienca e Kosovës me euroizimin e ekonomisë së saj

1. SFIDAT E NDRYSHIMIT

Përshtatja e dem

Një nga sfidat e shumta që Kosova përballoi pas konfliktit ishte zgjedhja e një strukture monetare. Duke patur parasysh ngutjen e madhe për zotërime në para të gatshme të këmbimit valutor dhe zhdukjen e dinarit jugosllav si një mjet transaksionesh, nuk ishte befasuese që në shtator të vitit 1999, me anën e një prej rregullave të tij të parë “Mbi monedhën e lejuar për përdorim në Kosovë”, UNMIK-u aprovoj përdorimin e markës gjermane dhe të monedhave të tjera të huaja në Kosovë.

Në fakt, ishte popullsia e Kosovës e cila adoptoi markën gjermane si monedhën e saj të përbashkët. Rregulli i UNMIK-ut thjesht e identifikoi markën gjermane si monedhën me të cilën buxhetet, të dhënat financiare dhe llogaritë e organizatave publikë, agjencitë dhe institucionet, dhe vetë UNMIK-u, do të formuloheshin. Në të njëjtën kohë, ky rregull u ofronte palëve liri për çdo kontratë apo transaksion tjetër vullnetar, për të emërtuar një transaksion të tillë në një valutë të pranuar gjerësisht e të miratuar prej tyre. Për më tepër, ky rregull i largonte të gjitha kontrollet dhe kufizimet e këmbimit valutor, nga zotërimi, përdorimi apo vendosja e çdo valute, në monedha të gatshme apo në një llogari bankare, të ndodhura brenda apo jashtë territorit të Kosovës.

Marka Gjermane u adoptua në mënyrë të njëanshme, si një monedhë e ligjshme de facto në Kosovë, dhe nuk pati ndonjë negociatë me Bundesbankën Gjermane apo Bankën Qendrore Evropiane në atë kohë.

Adoptimi i markës gjermane dhe më pas adoptimi i euros, nuk ishte i rastësishëm. Ai pasonte dy dekada të paqëndrueshmërisë ekstreme monetare, shoqëruar me një shkallë të lartë të përdorimit jozyrtar të markës gjermane si një rezervë vlerash dhe mjet shkëmbimi. Në periudhën e para-konfliktit, marka gjermane ishte valuta më e përdorur; kishte shuma të konsiderueshme të parave të gatshme në qarkullim. Popullsia ishte e familjarizuar me këtë monedhë.

Adoptimi i strukturës monetare bazuar në përdorimin e markës gjermane u paraqit si një zgjedhje

Page 14: Pse te investoni ne Kosove

e natyrshme. Përdorimi i një monedhe të qëndrueshme ishte i rëndësishëm në mirëmbajtjen e një stabiliteti makroekonomik dhe luante një rol vendimtar në rindërtimin e besimit të njerëzve në sektorin financiar. Ajo gjithashtu, u përcaktua që të siguronte një mbështetje domethënëse për një strategji zhvillimi të drejtuar nga jashtë, e cila më shumë sesa një zgjedhje ishte një nevojë, duke patur parasysh përmasat e tregut të brendshëm.

Kalimi nga dem në euro

Kur në fillim të vitit 2002 u bë zëvendësimi i monedhave të trashëguara në euro në vendet e Eurozonës, u bë gjithashtu i nevojshëm zëvendësimi i Markës Gjermane në Kosovë. Ish BPK-së (tani BQK – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës) iu besua drejtimi i këtij projekti me qëllim sigurimin e një kalimi të qetë dhe të sigurt në euro, dhe mundësisht me kosto sa më të ulët. Mbështetja e pakufizuar për këtë projekt nga UNMIK-u dhe BE siguroi ndihmën e nevojshme dhe të fortë në ndryshimin dhe miratimin e legjislacionit themelor.

Në ndryshim me “adoptimin” e markës gjermane si monedha kryesore në Kosovë në vitin 1999 ose për ta përshkruar më mirë, legalizimi i përdorimit të gjerë të saj, kalimi në euro duhet të bëhej në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane, si edhe me disa banka qendrore kombëtare në Eurozonë. Me të vërtetë, futja në përdorim e kartëmonedhave dhe e monedhave Euro duhej të bëhej me ndihmën dhe asistencën e vendeve të Zonës Euro.

Rrethanat e veçanta me të cilat përballeshin autoritetet në Kosovë, shfaqën sfida të shumta në përgatitjen për tërheqjen e markës gjermane dhe injektimin e euros. Shkalla e lartë e orientimit të parave të gatshme në ekonomi nënkuptonte që nuk kishte mënyrë direkte për vlerësimin e vëllimit të markës gjermane në qarkullim dhe për rrjedhojë, shpërndarjen e saj sipas denominacioneve. Bazuar në vendimet e marra nga BQE (Banka Qendrore Evropiane), e cila i lejonte bankat qendrore të jo-Eurozonës që të shpërndanin kartëmonedhat dhe monedhat euro nga fillimi i dhjetorit të vitit 2001, ish BPK-ja vendosi që të shpërndaheshin rreth 100 milionë euro përpara 1 janarit të vitit 2002.

2. PËRFITIMET E EUROIZIMIT

Mbështetja për zhvillimin e sektorit financiar

Eurozimi mbështeti zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës, i cili duhej të krijohej nga fillimi pas konfliktit. Në fillim, në Kosovë nuk kishte banka dhe praktikisht të gjitha transaksionet bëheshin në para të gatshme. Në fakt, për gati dy vite, në Kosovë nuk kishte sektor financiar dhe entiteti i vetëm financiar, Micro Enterprise Bank (MEB), ishte i specializuar në mikrokredi. Megjithatë, dy vitet e ardhshme dëshmuan një zhvillim të vrullshëm të ndërmjetësimit financiar në Kosovë, veçanërisht atë të sektorit bankar. Midis marsit dhe nëntorit 2001, u themeluan gjashtë banka, të cilat sollën një konkurrencë aq të nevojshme në këtë sektor.

Në vitet 2002 dhe 2003, shtatë bankat tregtare të Kosovës u zgjeruan në mënyrë domethënëse. Duke patur parasysh përmasat e vogla të ekonomisë dhe popullsisë së Kosovës, dhe përvojat negative me bankat në të kaluarën, sistemi financiar i Kosovës karakterizohet nga një

Page 15: Pse te investoni ne Kosove

pjesëmarrje e fuqishme e entiteteve të huaja.

Në fund të dhjetorit 2004, sistemi financiar i Kosovës përbëhej nga 7 banka, të cilat operonin përmes 247 zyrave, 14 institucione mikrofinanciare, 3 institucione të tjera jobankare, 7 kompani sigurimi dhe 1 kompani kursimi për pensione.

Pakësimi i parasë fizike nga qarkullimi

Pakësimi i parasë fizike nga qarkullimi ishte një nga objektivat kryesorë të ish BPK-së. Ndryshimi nga dem ne euro siguroi një mundësi unike për ta arritur këtë objektiv dhe në të njëjtën kohë ndihmoi në forcimin e sistemit bankar. Ish BPK-ja planifikoi që t’i këmbente shumat familjare deri në 1,000 marka gjermane për një person falas, dhe vendosi një tarifë prej 2 për qind për shumat ndërmjet 1,000 dhe 10,000 marka gjermane; kjo gjithashtu ishte edhe shuma maksimale e lejuar e këmbimit të parasë fizike. Shumat të cilat e tejkalonin 10,000 dm duhej të vendoseshin si depozita bankare në euro. Në të njëjtën kohë, u bë çdo përpjekje për të lehtësuar rolin e ndërmarrjeve të shitjeve në heqjen e markës gjermane nga qarkullimi përmes një procesi të natyrshëm.

Vendosja e kufijve maksimalë mbi shumat e këmbimit, si edhe përcaktimi në mënyrë të qartë i afatit të fundit të periudhës së qarkullimit të dyfishtë të monedhave, i inkurajoi së tepërmi mbajtësit e parasë fizike që t’i depozitonin paratë e tyre në banka, në vend që të rrezikonin që të mos t’i këmbenin ato në kohë. Kjo strategji u shoqërua me stimuj nga bankat, të cilat tashmë kishin përmirësuar dhe shumëfishuar shërbimet e tyre, për të tërhequr klientë të rinj që të hapnin llogaritë e tyre. Edhe pse ky skenar duket i thjeshtë, zbatimi i tij paraqiste disa probleme. Problemi më i rëndësishëm, sigurisht, ishte mungesa e vazhdueshme e besimit në sistemin bankar. Kjo u rëndua më së tepërmi nga një qasje ende e kufizuar e shërbimeve bankare. Në këtë kohë, bankat tregtare të Kosovës kishin në dispozicion vetëm 24 zyra, ndërsa ish BPK operonte përmes një rrjeti pune prej 23 zyrash, nga të cilat më shumë se gjysma ishin agjenci të vogla lokale, të cilat hapeshin vetëm me orare të kufizuara, dhe 7 grupe bankash të lëvizshme.

Hedhja në qarkullim e euros përfundoi me sukses më 28 shkurt 2002. Kështu, nga ky moment, ekonomia e Kosovës është “euroizuar” tërësisht dhe në mënyrë të efektshme. Eurozimi shpesh përkufizohet si adoptimi i Euros si monedhë ligjore dhe monedhë zyrtare nga autoritetet e një vendi jashtë Zonës Euro. Ky përkufizim nënkupton gjithashtu, që autoritetet vendosën që të refuzonin instrumentet e politikave të tyre monetare dhe të braktisnin monedhën e tyre kombëtare. Duke marrë parasysh përdorimin e gjerë jozyrtar të markës gjermane dhe rolin e saj, UNMIK-u e pranoi këtë zgjedhje si një “fait accompli” (fakt i kryer).

Stabiliteti monetar

Në kohën kur Kosova zgjodhi eurozimin ajo po vendoste një themel monetar të shëndoshë të nevojshëm për rindërtimin ekonomik, shoqëror dhe politik në vitet që do të pasonin.

Adoptimi i euros si një monedhë kombëtare solli gjithashtu, stabilitet monetar në Kosovë. Rreziku i zhvlerësimit të monedhës kombëtare u zhduk. BQK-ja, e cila vepron si një agjent fiskal i Qeverise së Republikës së Kosovës, nuk ndërmerr rrezik këmbimi, ndërsa administron rezervat

Page 16: Pse te investoni ne Kosove

zyrtare. Këto rezerva investohen kryesisht brenda vendeve të Zonës Euro, në banka qendrore dhe në institucione financiare me norma të larta. Ekonomia e Kosovës nuk përballon rreziqe këmbimi domethënëse. Në të njëjtën mënyrë, euroizimi ka penguar që në Kosovë të ketë normë të dyfishtë këmbimi të monedhës, ligjore dhe informale.

Zvogëlimi i kostos së transaksionit

Futja në përdorim e euros i thjeshtësoi dhe i zvogëloi dukshëm kostot e transaksionit si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, veçanërisht kur marrim parasysh rëndësinë e tregtisë brenda ekonomisë së Kosovës. Vendet fqinje, kryesisht Republikat ish-Jugosllave, mbeten partnerët kryesorë të tregtisë së Kosovës. Megjithatë, euro, ashtu si edhe marka gjermane përpara vitit 2002, përdoret gjerësisht në rajon.

Stabiliteti makroekonomik

Euroizimi në Kosovë kishte gjithashtu disa objektiva politikë afatgjatë. Euroizimi në Kosovë pritet që të kujdeset për stabilitetin ekonomik, të zgjidhë problemin e besueshmërisë, por kryesisht të rrisë disiplinën fiskale duke eliminuar mundësinë e riprodhimit të parave për të mbuluar deficitet fiskale. Pas një periudhe më të gjatë kohore kjo do të çojë në rritjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja.

Përgjithësisht, euroizimi pritet që të kujdeset për integrimin ekonomik të vendit, i cili ka adoptuar euron me ekonominë e vendit të emetimit të euros, në këtë rast e gjithë Zona e Euros. Tashmë vendi adoptues ka një ekonomi më të fortë ose lidhje politike me vendin emetues. Euroizimi në Kosovë nuk e ndoqi këtë strukturë, pasi ishte një rezultat direkt i shpërbërjes politike dhe ekonomike të ish-Jugosllavisë, dhe i ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara. Por duke parë në të ardhmen, kjo në fakt duhet të shpejtojë integrimin e plotë të Kosovës në Zonën e Euros.

Kostoja e euroizimit

Euroizimi, ndonëse kishte efekte pozitive mbi ekonominë, gjithashtu solli kosto. Edhe nëse e përjashtojmë koston e ndryshimit fillestar të parave të gatshme euro, humbja e të ardhurave nga “e drejta e zotëruesit”, dhe kostoja e mundësisë së mbajtjes së rezervave të parasë fizike për Bankën Qendrore, e çon në shuma të konsiderueshme. Megjithatë, kostot mund të konsideroheshin të përballueshme, krahasuar me përparësitë e euroizimit.

Pas adoptimit të njëanshëm të euros, BQK mbanë në disponim rezerva të parave të gatshme me qellim te furnizimit te ekonomise, të cilat mund të përdoren edhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Nëse euroizimi nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet financiare në Kosovë, dhe nëse euroizimi ka sjellë kufizime në drejtimin e një politike të pavarur monetare, përparësitë e tij pa dyshim janë pozitive, kryesisht sepse përdorimi i euros ka ndikuar në stabilitetin e sektorit financiar.

Page 17: Pse te investoni ne Kosove

Pse Kosovës i duhet monedha e vet

Siç njofton “Financial Times”, një draft kontratë e re për fondin shpëtues për vendet e eurozonës, Mjeti për Stabilitet Financiar Evropian (EFSF) përmban një pikë në të cilën tërheq vërejtjen për investitorët se euroja mundet të jetë në të ardhmen e afërt një monedhë e pavlefshme dhe joligjore. Në Londër, zyrat juridike janë të bombarduara me kërkesa për konsulencë nga firmat që hamendën se si duhet t’i trajtojnë kontratat e bëra në euro në rast të dështimit të monedhës. Në shtete të tjera qeveritë po i shohin nëse shtypshkronjat e monedhave të dikurshme nacionale, janë ende të përdorueshme, në rast se duhet të zëvendësohet euroja. Sado që përpjekjet për shpëtimin e monedhës së përbashkët po vazhdojnë, në çdo cep të Evropës qeveritë kanë nxjerr plane kontigjente në rast se gjërat marrin një kahje të paparashikuar dhe euroja bie.

Në Kosovë, ndonëse euroja është monedhë zyrtare, nuk ka ndonjë shqyrtim serioz nga institucionet përgjegjëse, por as nga shoqëria e gjerë, për zgjidhjet në rast të dështimit eventual të euros. Pa dashur t’i hyjë analizës së shkaqeve të kësaj (që padyshim nuk janë shumë të thella), një debat duhet të fillojë rreth mundësisë që, pavarësisht fatit të euros, Kosova të shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një monedhe të veten. Madje, besoj se një kalim i përkohshëm në një monedhë vendore do të sillte beneficione të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit dhe është një risk që vlen të ndërmerret, apo që, në këtë fazë, të paktën të shqyrtohet dhe studiohet me seriozitet, pavarësisht fatit të euros.

Ta zëmë se Kosova do ta nxirrte një monedhë të vetën. Këtë monedhë po e quaj, krejt arbitrarisht, “dardhë”. Përfitimi i Kosovës do të ishte në të paktën tri forma.

E para, shtetit kosovar do t’i krijohej arma tepër e vlefshme e politikës monetare. Mungesa e politikës monetare nga BQK-ja po i kushton Kosovës në disa mënyra. Nën një, BQK nuk ka mundësi që të kontrollojë sasinë e parave në qarkullim, që do t’i mundësonte asaj që të ndikojë në shkallën e inflacionit. Kjo shihet edhe nga shifrat. I gjithë rajoni i Ballkanit (ashtu dhe si gjithë ekonomia botërore) po përjeton një ngritje të shkallës së inflacionit. Mirëpo dallimet janë tepër evidente. Kosova ka shkallën më të lartë të inflacionit nga të gjitha vendet e rajonit. Kjo shpjegohet pjesërisht nga fakti se Kosova ka varshmëri më të lartë ndaj importeve. Mirëpo një shpjegim tjetër është se shtetit të Kosovës i mungon instrumenti i politikës monetare për të zbutur efektet e inflacionit, duke shtuar likuiditetin e ekonomisë (me rritjen e sasisë së parave). Një situatë e ngjashme është në Mal të Zi, i cili gjithashtu përdorë euron, ku presioni i inflacionit tejkalon mesatarën e vendeve tjera të Ballkanit. Në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, p.sh., shkalla e inflacionit megjithatë është mbajtur nën kontroll.

Nën dy, politika monetare do t’i jepte mundësi BQK-së që gjithashtu të ndikojë në normat e interesit bankar. Përveç se ka inflacionin më të lartë në rajon, bankat kosovare kanë gjithashtu disa nga kamatat më të larta në rajon dhe në Evropë. Kjo është pengesë e jashtëzakonshme për nxitjen e investimeve dhe për zhvillimin ekonomik. Në kohën kur ekonomitë evropiane, amerikane por edhe ajo kineze, po stimulohen me uljen e normave të interesit, shtrejtia e kredive në Kosovë e vështirëson praninë e likuiditetit që do të nxiste investimet private në biznese, në

Page 18: Pse te investoni ne Kosove

patundshmëri dhe në konsum. Duke marrë kontrollin e politikës monetare, BQK do të mund të kishte ndikim më të fuqishëm në uljen e normave të interesit dhe stimulimin e investimeve.

E dyta, përveç mundësisë që politika monetare të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik, kalimi nga euroja në një monedhë vendore ka një beneficion të dytë. Kjo do të ishte mundësia që, përmes konvertimit të euros në monedhën e re, Kosova të krijojë një bazë të mirë të rezervave devizore, që do të ishin kryesisht në euro. Aktualisht në Kosovë qarkullojnë rreth katër miliardë euro në vit. Nëse vetëm 20 për qind e kësaj shume do të konvertohej në monedhën e re vendore (ndërkohë që do të mund të konvertoheshin më shumë), Kosova do të mund të gjeneronte dikund 800 milionë euro në rezervat e veta. Të hyrat nga remitancat, që janë kryesisht në euro, përmes konvertimit gjithashtu do të kontribonin në ndërtimin e rezervave devizore. Këto rezerva gradualisht mund të konvertohen në ari (dhe në instrumente të tjera financiare), duke forcuar gradualisht bazën dhe besueshmërinë e monedhës së re dhe në forcimin e dukshëm të kapaciteteve financiare të shtetit kosovar.

E treta, monedha kosovare do të ishte relativisht e devalvuar. Kjo nuk është diçka medoemos e keqe; në fakt, për një ekonomi të varfër, është pozitive. Në qoftë se shkëmbimet në vend do të bëheshin me valutën e lirë dardha në vend të valutës së shtrejtë euro, kjo do të nënkuptonte zbritjen e çmimeve të shumë elementeve bazë të konsumit. Efekti gjithashtu do të ishte në lehtësimin e presioneve të inflacionit në paga. Niveli i pagave, të shpërblyera me dardha, me vlerë të ulët si monedhë por me fuqi më të lartë blerëse brenda Kosovës se sa euroja, do të kishte efekt rritjen e standardit të jetesës. Kjo është një nga arsyet pse shtetet fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia me monedhat e tyre të lira kanë kosto më të lirë të jetesës (dhe rrjedhimisht edhe shkallë më të vogël të varfërisë) se sa Kosova që përdorë euron. Aq më tepër që një valutë e devalvuar shkon drejtpërsëdrejti në funksion të stimulimit të eksporteve.

Mësimi për vlerën e devalvimit vjen nga shembulli i Argjentinës. Për shumë vite, vlera e konvertueshme e pesos argjentiniane ishte e fiksuar me dollarin. Në vitin 2001, Argjentina pësoi një krizë financiare që ia bëri ta papërballueshëm nivelin e borxheve të jashtme, pikërisht për shkak të lidhjes së pesos me dollarin, duke shkaktuar një krizë të thellë ekonomike në vend. Zgjidhja ishte shkëputja e vlerës së pesos nga dollari, që u ndërmor nga qeveria argjentinase më 2002. Me devalvimin e pesos, jo vetëm që u zbuten efektet e krizës, por edhe u krijuan kushtet për një rimëkëmbje të fuqishme. Argjentina sot është një nga shtetet me rritjen ekonomike më të madhe në Amerikën latine, diçka që nuk do të arrihej sikur Argjentina të përpiqej me çdo kusht që ta ruante paritetit e pesos me dollarin.

Me fjalë të tjera, beneficionet e nxjerrjes së një monedhe vendore janë të shumta. Në anën tjetër, janë edhe rreziqet.

Një nga problemet e një ekonomie importi si Kosova është se pagesat do të vazhdojnë të kryhen në euro. Bizneset e jashtme nuk do të pranojnë pagesa në monedhën kosovare, duke detyruar bizneset kosovare që importet të vazhdojnë t’i blejnë me euro. Kjo do të thoshte se Kosova do të vazhdonte të ishte vend i dy valutave paralele: dardhës dhe euros. Mirëpo, shtrejtimi relativ i euros karshi dardhës do të ndikonte gjithashtu që kosovarët të jenë më të matur rreth urisë së tyre të pangopur për importe, duke stimuluar uljen e importeve dhe kujdesit të shtuar ndaj përkrahjes dhe zhvillimit të industrive vendore.

Page 19: Pse te investoni ne Kosove

Rrezikut të monedhës së re do t’i kontribuonte gjithashtu edhe fakti se shumë kosovarë mund të mos kenë besim, sidomos fillimisht, në vlerën dhe qëndrueshmërinë e monedhës së re. Për këtë arsye, shumë kosovarë mund të hezitojnë ta përdornin valutën e re, duke preferuar që kursimet t’i mbajnë në euro apo që pagesat e caktuara t’i bëjnë vetëm në euro (si në periudhën e viteve 1990 në Shqipëri, kur pagesat preferoheshin në dollarë në vend të lekut). Për këtë arsye, tranzicioni në monedhën e re do të duhej të ishte gradual dhe i mirë organizuar. P.sh., monedha e re mund të fillonte me një vlerë të fiksuar kundrejt euros, për një periudhë të caktuar, p.sh. 2 për 1. Mirëpo duhet mbajtur në mend se kryesi më i madh i pagesave në Kosovë është shteti i Kosovës. Në momentin që shteti i Kosovës do t’i kthente pagat në dardha, efekti i monedhës së re do të ishte i menjëhershëm, sepse ato para do të derdheshin përnjëherë në konsum dhe në qarkullim të gjerë.

Si në shumë gjëra tjera në treg, vlera e një monedhe përcaktohet në bazë të perceptimeve më shumë se sa të fakteve objektive. Në qoftë se shteti i Kosovës do të dëshmohej kredibil dhe do të qëndronte pas monedhës së re, besimi në monedhën e re do të rritej. Ajo do të bëhej e pranueshme sidomos nëse do të krijonte efekt në standardin e jetës dhe në nivelin e çmimeve. Dhe, natyrisht, do të duhej të garantohej pavarësia e plotë e BQK-së nga ndikimet politike dhe manipulimet e monedhës për qëllime afatshkurtëra nga qeveritë në pushtet.

Nxjerrja e monedhës së re nuk do të ishte, siç mund të pohojë ndonjëri, shmangie nga BE-ja dhe ikje nga integrimi. Monedha kosovare do të kishte një mision të vetëm: të reduktojë hendekun e madh midis saj dhe shteteve evropiane në zhvillimin ekonomik. Rreziqet e euros për shtetet më të varfëra tashmë janë evidente, siç është edhe mungesa e politikës monetare, dhe një ikje e përkohshme nuk do t’i bënte dëm Kosovës. Tek e fundit, Kosova nuk është anëtare e eurozonës, por përdorë euron në mënyrë vullnetare. Kosova do t’i ribashkohej eurozonës atëherë kur do të mund të bëhej anëtare fuqiplotë e saj. Dhe kur me profilin e saj ekonomik do t’i përngjante më shumë një shteti mesatarisht të zhvilluar evropian. Për momentin, euroja është tepër e shtrejtë, dhe tepër barrë e madhe, për Kosovën e varfër.