globalizimi dhe papunësia ne-kosove-nehar islami, shpetim kabashi
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
“Globalizimi dhe Papunesia”
Prof. Dr.Nagip SkenderiPunuan: Nehar IslamiShpetim KabashiMaster :Ndermarresi dhe zhvillim lokal
Prishtine, 2015
1
Permbajtja
Pyetje Hulumtuese 3Hyrje 4
Kapitulli l Globalizimi
1 Çka eshte globalizimi 5
1.1 Format e globalizimit 6 1.1.2 Ne nivelin ekonomik 6
1.1.3 Ne nivelin kulturor 7
1.1.4 Nenivelin teknik/juridik 8 1.2 Karakteristikat e globalizmit 8-12
1.3 Pasojat e globalizmit 12-13
Kapitulli ll Papunësia
2 Definimi I papunesis 13
2.1 Kostot e papunesie 13-14 2.2 Matja e papunesise 14
2.3 Lojet e papunsis 15-16
2.4 Norma natyrore e papunesise 17
Kapitulli lll Matja e papunësis 3 Matja e papunesise ne Kosove 18 3.1 Papunesia sipas gjinise 18 3.2 Papunesia sipas grupmoshes dhe nivelit arsimore 19 3.3 Papunesia tek te rinjet 20
3.3 Pjesmarrja në fuqinë punetore 21 3.4 Punekryesit e dekurajuar 22Kapitulli lV 4.1 Perfundim 23 4.2 Rekomandimet 24 4.3 Referencat 25
2
Pyetje hulumtuese
1 ) Qka eshte Globalizimi ?2) Cilat janë format e globalizmit?
3) Cilat janë karakteristikat e globalizmit?
4) Cilat janë pasojat e globalizmit?
5) Çka eshte papunësia?
6) Cilat janë kostot e papunësis?
7) Cilat janë llojet e papunësis?
8) Cilet janë ndikimet e globalizmit në papunësi?
9) Cilat janë perparsit dhe dobsit e globalizimit?
3
Hyrje Globalizmi i referohet tendencave drejt një ekonomie globale më të integruar dhe te ndërvarur kjo do te thot qe ekonomitë botërore po lëvizin nga sistemet relativisht të izoluara. ngan barrierat në tregti dhe investime, pastaj nga distanca, zonat kohore, gjuha, si dhe dallimet në sistemin ligjor ekulturor , në ekonomi të hapura ku barrierat në tregti dhe investime po zvoglohen distanca po zvoglohet si rezultat i zhvillimeve në teknologji, kultura po njësohet, ekonomitë nacionale janë duke u shkrirë në ekonomi të ndërvarura dhe integruara, duke krijuar kështu një sistem unikglobal
Tashmë janë bërë 16 vite nga përfundimi i luftës dhe 7 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe shkalla e papunësisë në Kosovë është jashtëzakonisht e lartë apo mund të themi se është një ndër shkallat më të larta të papunësisë në Evropë. Bazuar në të dhënat e UNDP-së, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Entit Statistikor të Kosovës papunësia konsiderohet se është në shkallë 35.3% deri në 42% e të papunëve nga fuqia e aftë për punë. Megjithatë këto shifra të potencuara si më lartë nuk mund të konsiderohen tërësisht reale sepse deri më tani kemi pasur një ekonomi informale të tregut të punës. Shkaktar i kësaj papunësie jashtëzakonisht të lartë duhet të hulumtohet në mënyrë kronologjike pasi që Kosova ka kaluar nëpër periudha të ndryshme që kanë qenë jashtëzakonisht të rënda dhe sfiduese siç është:
1. Periudha e okupimit,
2. Periudha e luftës,
3. Periudha e pasluftës së ndërtimit të një demokracie të brishtë.
Periudha e okupimit e cila ka zgjatë rreth 10 vite nga suprimimi i autonomisë së Kosovës nga
viti 1989 ka pasur pasoja të rënda për ekonominë e Kosovës e cila gjatë kësaj kohe është larguar
në mënyrë të dhunshme, kuadrot shqiptare nga të gjitha punësimet dhe shkollimi gjë që kjo
ndërlidhet me shkakun e papunësisë së tanishme sepse është shkatërruar organizimi institucional
i ekonomisë së Kosovës si dhe janë plaçkitur resurset materiale dhe ato natyrore gjatë kësaj kohe.
Periudha e luftës së shkaktuar nga ana e Serbisë në Kosovë ka shkatërruar të gjitha ekonomitë
familjare, bizneset dhe institucionet si dhe çdo gjë që ka lidhje me mirëqenien sociale dhe
ekonomike, gjë që këto pasoja janë faktor i një shkalle të lartë të papunësisë të cilat me siguri do
të kenë pasojat e veta edhe për disa vite.
4
1. Ç'është globalizimi?
Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet ekonomike,
sociale, politike, karakteristike për dhjetë vjecarët e fundit të shekullit njëzetë.
Globalizmi është zhvillimi tej tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të
ashquajturën “botë pa kufii”, ai nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment
fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të sakte.
Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës të jenë
gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen nga vëndet e
tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë.
Globalizimi nxiti lëvizshmërinë e madhe të njerëzve nga njëri vend në një vend tjetër dhe
kjo ka bërë që të kemi një ndërthurje të kulturave nëpërmje t përshtatjes kulturore dhe
sociale të tyre gjithashtu zgjeroi njohuritë teknologjike të cilat e kanë bëre më të lehte dhe
më të shpejtë këtë fenomen.
Një rol tepër të rëndësishëm në globalizimin e vendeve luajnë edhe emigrantët, të cilët
kontribuojnë si në nivelin ekonomik të vendeve pritëse të tyre, por edhe të vendeve
përkatëse nga ata vijnë po ashtu dhe në nivelin social, kulturor gjë që sjell dhe përfitime.
Dhe vetë fjala “globalizëm” nuk përfshin disa vende me karakteristika ose tipare specifike,
por nga vetë emri do të thotë se perfshin të gjitha vendet e globit.
Globalizmi si dukuri ka nisur të ekzistojë në formën e shkëmbimeve të thjeshta tregëtare
por sot është shndërruar në një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat e jetës të
njerezve dhe të shteteve në të gjithë botën duke filluar nga më të mëdhatë dhe më të
zhvilluarat, që përfshijnë brenda tyre miliona banorë, deri në ato vende me disa mijra
banorë dhe me sipërfaqe të vogël.
Perfitimet e kesaj durije jane universale dhe te shumë llojshme duke nisur nga perfitimet
politike, ekonomike, sociale, kulturore, teknologjike, shkembim te eksperiencave ne te
5
gjitha aspektet .1
1.1 Format e Globalizimi
Globalizimi / internacionalizimi është identifikuar me një numër prirjesh, shumica prej të
cilave kanë mund të zhvillohen që nga Lufta II Botërore. Këto përfshijnë një lëvizje më të
madhe ndërkombëtare të të mirave, të parave, të informatave e të njerëzve, si dhe
përfshijnë zhvillimin e teknologjisë, organizatave, të sistemeve juridike e të infrastrukturës
që e lejojnë dhe mundësojnë një lëvizje të këtillë. Në vazhdim do të përmendim veçoritë
kryesore të këtij procesi të manifestuar në jetën ekonomike, kulturore, juridike e
teknologjike.
1.1.1 Globalizimi i ekonomisë është një realitet I padiskutueshëm. Në këtë drejtim
detyra kryesore e qeverive të çdo kombi do të jetë të përballojë trysninë që çon në
nënështrimin e ekonomisë kombëtare në atë botërore
Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre në kuptimin ekonomik, gjeografik kurse
njerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve të cilët do të priren më teper
kah interesave të tyre duke u larguar kështu nga besnikëria kombëtare.
Krijimi i ekonomisë globale mund të sjelli më shumë pasuri për të aftët dhe varfëri dhe
shkatërrim për të paaftët, kjo do të sillte uljen e nivelit të jetesës në botë.
Në nivelin ekonomik globalizimi shfaqet në:
rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa rritja e
ekonomisë botërore,
shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e jashtme
direkte,
lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë shkaktuar krijimin e organizatave
si WTO* (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe të karteleve ekonomike siç është
OPEC,
1 Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002.
6
zhvillimin e sistemeve globale financiare, - rritjen e rolit të organizatave
ndërkombëtare siç janë OBT, FMN që merren me transaksione ndërkombëtare,2
shtimin e praktikave ekonomike si outsourcing (përdorimi i burimeve të jashtme)
dhe offshoring (zhvendosje e proceseve të biznesit nga një vend në tjetrin) nga
korporatat multinacionale...
1.1.2 Globalizmi kulturorMediat moderne dhe marketingu bëjnë që njerëzit të shohin vazhdimisht të njëjtat
programe televizive, të veshin rroba të së njëjtës marke, të dëgjojnë të njëjtën muzike dhe
të rrojnë me të njëjtat ideale në gjithë boten.
Ne nivelin kulturor globalizmi shfaqet nepermjet
shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
përhapjen e multikulturalizmit si dhe pranimin më të mirë individual në
shumëllojshmërinë kulturore, për shembull përmes eksportimit të filmave të
Hollywoodit e të Bollywoodit. Megjithëkëtë, kultura e importuar lehtë mund t’ia
zërë vendin kulturës lokale duke shkaktuar me këtë rast reduktimin e
shumëllojshmërisë
përmes hibridizimit ose madje edhe përmes asimilimit. Forma më e spikatur e kësaj
është westernizimi (perëndimizimi), mirëpo gjithashtu ndodh edhe sinicizimi ose
sinifikimi (asimilimi gjuhësor apo kulturor i termave dhe koncepteve në gjuhën apo
kulturën kineze),
udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal,
shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh
të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve),
2 Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005
7
modat (trillet) botërore dhe në kulturat pop(ullore) siç janë Pokemon, Sudoku,
Numa Numa, Origami, Seritë idole, YouTube, My Space, Messenger dhe shumë të
tjera.
ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata
Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike,
1.1.3 Në nivelin teknik / juridik globalizimi manifestohet në:
zhvillimin e një infrastrukture globale për telekomunikim dhe në rrjedhjen më të
madhe të të dhënave përtej kufirit, duke përdorë teknologjinë si internetin, satelitët
për komunikim, fijet optike të nëndetëseve dhe telefonat celularë,
shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të
drejtat e autorit (copyright laws) dhe patentat,
iniciativën e shumë avokatëve për themelimin e gjykatave ndërkombëtare për
krime lufte dhe lëvizjeve ndërkombëtare për drejtësi, si për shembull kemi ICC - The
International Criminal Court (Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte) dhe ICJ –
The International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare).
Shpesh thuhet se madje edhe terrorizmi ka pësuar një globalizim, me sulmet në vendet e
jashtme që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me vendin amë.10 Mendime e sidomos
deklarata të këtilla sot dëgjohen nga shumë politikanë anekënd botës, “lufta kundër
terrorizmit global” etj
1.2 Karakteristikat e Globalizmit
Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve,globalizimi paraqitet si
process që shpie drejt integrimit më të madh të popujve në ekonomi, financa dhe shumë
fusha tjera. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë:
8
rritja e tregtisë ndërkombëtare,
rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar,
migrimi i popullatës,
zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë dhe
deindustrializimi.
1.2.1 Rritja e tregtisë ndërkombëtare - është një prej karakteristikave
kryesore të globalizimit. Kjo rritje, veç tjerash, është rezultat i konceptit të liberalizimit të
tregtisë.
Politika e konceptit të globalizimit të tregtisëndërkombëtare është njëra prej parimeve
kryesore që doli nga Konferenca Ekonomike Ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 2000 në
Davos (Zvicër).
Tregtia liberale ndikon drejtpërdrejt në shtimin ekonomik dhe në rritjen e standardit
jetësor.. Tregtia më e madhe në bote sot bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të internetit.
Për shkak të rritjes së lidhjeve ekonomike midis sferave tregtare, gjithnjë e më shpejt, po
formohen blloqet e mëdha ekonomike në bote, siç janë: Amerika Veriore (SHBA, Kanadaja
dhe Meksiko), Unioni Evropian ("pesëmbëdhjetëshja"evropiane me perspektivë të kyçjes
së vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe vendet e zhvilluara të Azisë
Lindore (Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Hong-Kongu, Singapori dhe Malajzia).
1.2.2 Rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar- është, po ashtu,
karakteristikë e rëndësishme e globalizimit.
Madje, në krahasim me tregtinë ndërkombëtare, kapitali ndërkombëtar u rrit shumë më
tepër. Kështu, për shembull, gjatë periudhës 1983-1993, vlera e kapitalit ndërkombëtar u
rrit për 3,5 here, duke arritur kështu shumën prej afro 4000 miliardë dollarë.
Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e kapitalit ndërkombëtar, janë:
rritja e shpejtë e normës së zhvillimit ekonomik,
pasuritë natyrore,
resurset njerëzore,
9
infrastruktura solide dhe stabiliteti ekonommik, posaçërisht ai politik i vendit.
Kapitali ndërkombëtar investohet kryesisht brenda vendeve të zhvilluara, mirëpo në kohët
e fundit, investimet ndërkombëtare po rriten sidomos në Amerikën Latine dhe Azinë
Lindore (Japoni, Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapor dhe Malezi). Në dekadën e
fundit të shekullit të kaluar, këto investime nuk janë koncentruar vetëm në industrinë
ekstraktive, pra, në shfrytëzimin e pasurive natyrore,
1.2.3 Migrimi i popullatës- Gjatë këtij shekulli u rrit pa masë numri i njerëzve të cilët
lëvizin nga një vend në tjetrin duke ndryshuar perberjen etnike të çdo vendi. migrimi i
popullatës bëhet prej vendeve në zhvillim në vendet e zhvilluara.Nga kjo, mund të thuhet se
shkaku kryesor i migrimeve është faktori ekonomik, përkatësisht, kërkesa për kushte më të
mira të jetesës.
Natyrisht, përveç faktorit ekonomik, njerëzit emigrojnë edhe për shkak të bindjeve politike,
kombëtare, religjioze, familjare, të sigurisë.
Kjo dukuri i detyron dhe shton përpjekjet e grupeve për ruajtjen e identitetit të tyre duke
sfiduar politikat e ndryshme të vendeve në të cilat vendosen nëpërmjet ndryshimeve
kulturore.
Në pamje të parë duket sikur procesi i globalizimit do të çoj në uljen e përpjekjeve të
njerëzve për ruajtjen e identitetit të tyre të ndryshëm nga ai i të tjerëve, por duket sikur
globalizimi u ofron më shumë mundësi minoriteteve për ruajtjen e identitetit të tyre dhe
jetës në grup.
Ai ka bërë që shteti homogjen nga pikëpamja kulturore dhe në të njëjtën kohë ka detyruar
që çdo vend të jetë me i hapur dhe më i prirur ndaj pluralizmit dhe diversitetit kulturor.
Për shkak të këtyre arsyeve ndaj globalizimit shtrohen dhe një sërë kritikash duke vënë në
dyshim thelbin dhe shkallën e ndikimit të tij në përgjithësi dhe në çdo vend në veçanti.
Ku mund të përmendim:
Globalizimi është pjese e kapitalizmit ose imperializmit botëror dhe si i tillë mbart
dhe pasojat e tij.
Globalizimi ka pasoja të ndryshme, shpesh të padrejta pasi prodhon fitues dhe të
humbur, keta të fundit kryesisht në radhët e të varfërve.
10
Globalizmi fsheh përgjegjshmërinë dhe transparencën pasi veshtireson
identifikimin e atyre që janë përgjegjës për dukuri që ndikojnë në mbarë botën.
Globalizmi në shumë raste rrit kontradiktat madje në një pjesë të mirë të rasteve
nxit procesin e kundërt – antiglogalizimin
1.2.4 Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë- është një prej karakteristikave
kryesore të globalizimit. Zhvillimin e vet më të lartë, teknologjia arriti mu në dekadën e
fundit të shekullit të kaluar, pra në kohën e globalizimit. Pa një zbatim të teknologjisë së
lartë, bota sot nuk do të kishté këtë nivel të zhvillimit ekonomik, të standardit jetësor dhe
të civilizimit.
Fatmirësisht, kjo teknologji e lartë nuk zbatohet vetëm në vendet e zhvilluara si më parë,
por zbatimi i saj vazhdimisht po vie duke u rritur edhe në vendet në zhvillim.
Me zbatimin e teknologjisë së lartë, vendet në zhvillim do të shtojnë punësimin dhe të
ardhurat, do të përmirësojnë standardin jetësor dhe, rrjedhimisht do të zvogëlojnë
varfërinë, gjëra këto që kanë rëndësi jetike për këto vende. Sipas disa të dhënave, sot gati
gjysma e popullatës zbaton, si në prodhim, ashtu edhe në konsum, të arriturat e larta
teknologjike, në radhë të parë kompjuterët dhe disa mjete të tjera të
telekomunikimit.Zbatimi i kësaj teknologjie ka kahe të rritjes dhe të zgjerimit edhe në
pjesën tjetër të popullatës botërore.
Përhapja e ideve, e lajmeve dhe informatave nëpërmjet internetit, mundëson informimin e
shpejtë të njerëzve për politikë, ekonomi, normën e interesit, mjekësinë, etj., të cilat kanë
rëndësi vitale për jetën dhe biznesin e suksesshëm. Bartja (transferi) i teknologjisë bëhet
në shumë forma, por ato më kryesore janë: - në forme të mallrave (kompjuterë, makina,
faksa, telefona mobilë, etj.)
Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë, po e zvogëlon hendekun midis vendeve të zhvilluara
dhe të atyre në zhvillim
1.2.5 Deindustrializimi - është një prej karakteristikave të rëndësishme të globalizimit.
Me termin deindustrializim nuk duhet të kuptojmë vetëm ngushtimin dhe zvogëlimin e
11
degëve industriale, zvogëlimin e të punësuarve në industri, etj., por, me te duhet të
kuptojmë edhe bartjen e industries prej vendeve të zhvilluara (SHBA, UE dhe Japoni), në
ato që janë në zhvillim, sidomos në "tigrat e vegjël ekonomikë" (Kore Jugore, Hong- Kong,
Tajvan, Singapur, dhe Malezi). Natyrisht, kjo bartje nuk përfundon vetëm në këto vende,
por ajo vjen e zgjerohet edhe në vende të tjera që janë në zhvillim e që kanë pasuri natyrore
dhe resurse njerëzore.
Sipas shumë analistëve e studiuesve ekonomikë, deindustrializimi shton papunësinë në
SHBA, Unionin Evropian dhe në Japoni dhe, për pasojë, shfaqen trazira dhe tensione të
shpeshta sociale. Kjo është më se e vërtetë, prandaj asaj duhet ti kushtojmë rëndësi të
veçantë gjatë procesit të globalizimit.
Kur kësaj i shtojmë edhe shfaqjen e problemeve të reja, siç janë:
ndotja e ambientit jetësor,
terrorizmi ndërkombëtar,
shpeshtimi I luftërave lokale,
kyçja e vendeve në zhvillim dhe atyre ish socialiste në tranzicion në ekonominë
botërore, atëherë realizimi i globalizimit po vjen duke u vështirësuar.
Mendojmë se, me një globalizim më real dhe më human, mund të tejkalohen këto probleme
dhe globalizimi do të jetë më I pranueshëm, më i mbështetur dhe më atraktiv për shumicën
e vendeve dhe të njerëzve në bote.3
1.3 Problemet dhe pasojat e globalizimitGlobalizmi na prek të gjithve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përvqë përfitimeve që sjell
dukuria e globalizimit nuk mund të lëmë pa përmendur dhe problemet e shkaktuara nga
kjo dukuri.
Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi hasen në shumë fusha si: në ekonomi,
mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënieve njerëzore, drogën, krimin e
organizuar etj.
Disa prej shqetesimeve mjedisore globale jane:
Ndotja e burimeve natyrore ( uji, ajri, toka )3 Adam Smith “Wealth of Nations” 1776
12
Shiu acid
Dëmtimi i shtresës së ozonit, hollimi i saj
Industria nukleare
Telefonia celulare ( rrezatimi ne radiofrekuence )
Papunësia është një tjetër problem global.I papunë quhet ai individ që ka moshë ligjore për
punë, që shkon në zyren e punësimit dhe është në kerkim të një punë. Me zhvillimin e
globalizimit rënia e nivelit të punësimit vihet re si në sektorin publik dhe në atë privat. 4
Papunësia vjen si pasojë e zhvillimit teknologjik si dhe si pasojë e kompjuterizimit dhe
mekanizimit të shumë sektorëve.
Vihet re se korporatat janë të priura për arsye tregëtare dhe përfitimi që të punësojnë
njerëz të arsimuar dhe të specializuar në filialet e tyre në vendet në të cilat ato ushtrojnë
aktivitetin.
Ky fenomen bën që numri i të punësuarve në to të mos përfshijë atë shtresë të shoqërisë që
e ka të domosdoshme një pagë duke mos ndikuar në rehabilitimin e vendeve të botës së
tretë.
Emigracioni është një tjetër dukuri problematike e cila i bashkangjitet dukuris së
globalizimit. Njerëz të moshave të ndryshme, por më së shumti mosha vitale dhe e aftë per
punë 18-50 vjec, emigron nga vendet e varfra drejt vendeve të pasura, kryesisht atyre
perendimore.
Emigracioni ndikon pozitivisht në vendet pritëse të emigrantëve pasi rrit krahun e punës
por gjithashtu rrit problemet që vijnë nga moslegalizimi i tyre.
2 Definimi i papunësisëPapunësia është një sëmundje e rëndë makroekonomike. Papunësia bashkë me inflacionin
përbëjnë dy problemet kryesore ekonomike. Shpeshherë rritja e treguesve të papunësisë
konsiderohet një simptomë e fazës së recesionit ekonomik. Papunësia është barrë financiare për
qeverinë.
4Ahmet Mançellari, Sulo Hadëri, Dhori Kule, Stefan Qirici, “Hyrje në Ekonomi”, Tiranë 2000,
13
2.1 Kostot e papunësisëAnalizën teorike po e fillojmë me kostot e papunësisë, sepse ato nxjerrin më mirë në dukje
thelbin e saj. Kostot e papunësisë i klasifikojmë në dy grupe kryesore:
2.1.1 Kostot ekonomike të papunësisë. Nga pikëpamja ekonomike një papunësi e lartë
do të thotë rënie në GDP aktual, pra treguesi i GDP aktual është më i vogël se sa treguesi i GDP
potencial. Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh do të jetë hendeku midis GDP aktual dhe GDP potencial. Lidhjen midis papunësisë dhe GDP jepet nga ligji i Okunit, sipas të cilit për çdo 2% të rënies së GDP aktual në krahasim me GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%. Kostoja ekonomike e papunësisë shprehet, në kënvështrimin makroekonomik, në hendekun e prodhimit, pra në diferencën midis produktit aktual dhe atij potencial. Ndërsa nga pikëpamja mikroekonomike me zvogëlimin e të ardhurave personale, si rezultat i humbjes së vendit të punës, për një kryefamiljar përbën një kosto të dukshme ekonomike të papunësisë.
2.1.2 Kostot sociale të papunësisë. Krahas kostove ekonomike, papunësia shoqërohet
edhe me kosto sociale. Kostot sociale të papunësisë mund të paraqiten në disa forma:
Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human. Një papunësi e zgjatur e ul në mënyrë
serioze vlerën e një investimi të kryer në kapitalin human, sepse shkalla e arsimimit e fituar dhe
aftësitë për punë, e humbasin vlerën e tyre kur nuk vihen në përdorim për një kohë të gjatë. 5
Rritja e papunësisë ndikon në rritjen e kriminalitetit në shkallë vendi. Një rritje në numrin e
të papunëve mund të shkaktojë rritjen e numrit të krimeve. Individët e papunësuar mund të priren
t’u drejtohen rrugëve të paligjshme, pra rrugëve të krimit.
Kostot sociale të papunësisë marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të
keqësimit të shëndetit të të papunëve. Papunësia e zgjatur e detyron individin që të tërhiqet
nga pjesëmarrja në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit dhe i dobëson lidhjet
e tij shoqërore. Si dhe papunësia bëhet shkak për gjendje depresive e sëmundje të tjera nervore,
si dhe për një varg sëmundjesh të zemrës, etj.6
5
6 Prof.Dr. Adrian CIVICI
14
2.2 Matja e papunësisëDy karakteristikat kryesore të një recesioni ekonomik janë: rënia në GDP dhe rritja e
papunësisë. Ndryshimet në prodhim maten nëpërmjet llogaritjes së GDP, kurse ndryshimet në
papunësi maten nëpërmjet llogaritjes së normës së papunësisë. Të dhënat statistikore për
llogaritjen e normës së papunësisë mund të merren në rrugë të ndryshme. Si burime kryesore
statistikore mund të shërbejnë vrojtimet statistikore, regjistrat e Zyrave të Punës ose regjistrat e
sigurimeve për papunësinë.
Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jashtë forcës
punëtore. I zënë me punë (i punësuar) konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme,
qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak se është i sëmurë; me pushime ose në
grevë.
Të papunëkonsiderohen ata persona që nuk janë në punë por kërkojnë punë në mënyrë aktive
ose që presin të rikthehen në punë. Një person është i papunë në qoftë se nuk punon dhe ka bërë
përpjekje specifike për të gjetur një punë gjatë katër javëve të fundit, është pushuar nga puna dhe
pret që të thirret përsëri në këtë punë dhe është duke pritur të njoftohet për një punë të re në
muajin e ardhshëm.
Forcën punëtore e përbëjnë të punësuarit plus të papunët. Të gjithë të tjerët që janë në moshë
pune por nuk janë të zënë me punë, nuk përfshihen në forcën punëtore ose në të papunët, ata
konsiderohen thjesht jashtë forcës punëtore. Ky grup përbëhet nga pensionistët, studentët,
nxënësit në moshë pune etj.
Të papunë të dëshpëruar ose të dekurajuarjanë ata individë që janë të papunë por kanë
humbur shpresën për të gjetur punë dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi aktiv për një
vend pune
15
2.3 Lojet e papunësisEkzistojnë katër forma të papunësisë:
2.3.1 Papunësia e fërkimit (friksionale) – Kjo lloj papunësie shfaqet sepse ekziston një
lëvizshmëri e përhershme e njerëzve midis vendeve të ndryshme të punës dhe të rajoneve. Edhe
kur ekonomia është në kushtet e punëzënies së plotë, gjithmonë do të ketë një fluktacion të njerëzve që kërkojnë punë kur diplomohen pas përfundimit të shkollës, ose që lëvizin në rajone apo qytete të ndryshme. Punëtorët e papunë lëvizin midis vendeve të ndryshme të punës ose kërkojnë punë më të mirë thuhet se ata janë të papunë vullnetarë.
2.3.2 Papunësia strukturore – Kjo lloj papunësie ndodh kur ekziston mospërputhje
strukturore afatgjatë midis kërkesës dhe ofertës për punë. Kjo ndodh sepse kërkesa për një lloj
pune rritet ndërkohë që kërkesa për një lloj tjetër pune bie dhe oferta nuk i përshtatet shpejt këtij
ndryshimi. Këto ndryshime në kërkesën dhe ofertën për punë ndodhin sidomos për shkak të
ndryshimeve fundamentale në degët bazë të ekonomisë. Një dukuri e tillë, lidhet me rënien e
degëve kryesore dhe për pasojë edhe vjetërsimin e aftësive të lidhura me to. Problemet shfaqen
sidomos në rajonet ku ka pasur koncentrim të degëve të caktuara ekonomike. Imobiliteti
profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështirësitë për të braktisur profesionet e vjetra dhe për
përvetësimin e profesioneve të reja ).
Imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë dhe vështirësitë lidhur me largimin nga rajonet
depresive për arsye sociale, ekonomike etj) kontribuojnë në ruatjen e niveleve të larta të
papunësisë në rajonet depresive për një kohë të gjatë. Kjo lloj papunësie ndodh për shkaqe të
ndryshme p.sh zhvillimi dhe aplikimi i teknologjive të reja etj.
2.3.3 Papunësia ciklike- Kjo lloj papunësie rezulton kur në përgjithësi kërkesa për punë
është e ulët. Kërkesa për punë është një kërkesë e prejardhur. Kjo do të thotë se një lloj pune
16
kërkohet sepse kërkohet produkti që ajo prodhon. Kur ekonomia ndodhet ne fazën e rënies
ekonomike (recesionit), ndodh edhe rënia e kërkesës për të mira dhe shërbime.
2.3.4 Papunësia sezonale – Kjo lloj papunësie lidhet me karakterin stinor të prodhimit. Kjo
formë e papunësisë shfaqet në degët e industrisë së ndërtimit, në bujqësi, në shërbime, në turizëm
etj., sepse në këto degë karakteri stinor i prodhimit dhe kushtet e motit parapërcaktojnë edhe
kërkesën për punë.
2.4 Norma natyore e papunësisë
Normë natyrore është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e punës dhe të të mirave janë të
balancuara. Norma natyrore e papunësisë është ajo normë e papunësisë, në të cilën forcat
influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara.
Norma natyrore e papunësisë nuk është kurrë zero. Kjo do të thotë që edhe në kushtet kur
ekonomia punon në nivele punëzënieje të lartë, një numër i caktuar individësh në moshë pune do
të jenë të papunë. Ndodh kështu sepse në kushtet e një mobiliteti të lartë të forcës punëtore,
hyrjeve dhe rihyrjeve në tregun e punës, braktisjes së vendeve të punës etj., gjihmonë një numër i
caktuar individësh do të jenë të papunë, në formën e papunësisë strukturore.
Norma natyrore është e lidhur ngushtë me inflacionin. Norma e papunësisë është natyrore në
nivelet e saj minimale, të pajtueshme me një normë të ulët e të qëndrueshme inflacioni. Norma
natyrore e papunësisë përfaqëson nivelin më të ulët të papunësisë që mund të arrihet, pa rrezikun
e akselerimit të inflacionit jo të pritshëm. Nga analizat që i kanë bërë ekonomistët kësaj dukurie,
kanë përcaktuar tre faktorë:
1. Ndryshimet e strukturës demografike të forcës punëtore. Këto janë të pranishme
veçanërisht në rritjen e moshave të reja, të emigrantëve dhe të grave që karakterizohen nga një
nivel i lartë papunësie.
2. Politikat humanitare të qeverisë, p.sh. dhënia e sigurimeve nga papunësia, programet
qeveritare të transfertave etj., kanë çuar në rritjen e Normës natyrore të papunësisë.
3. Është rritur papunësia strukturore si pjesë e papunësisë strukturore.
17
Norma natyrore e papunësisë nuk është normë optimale e papunësisë. Një nivel optimal i
papunësisë do të kërkonte që mirëqenia neto ekonomike të maksimizohej. Ekonomistët kanë
përcaktuar dy arsye për të theksuar që norma optimale e papunësisë është më e ulët se Norma
natyrore e papunësisë
3 Matja e papunsis ne Kosovë
3.1 Papunësia sipas gjinisë Sipas Anketës së fuqisë punëtore (AFP) 2014, në Kosovë ka pasur 176.743 persona të moshës
15 – 64 vjeç, që ishin të papunë, 123.052 prej të cilëve ishin meshkuj dhe 53.691 femra (Tabela
1.2).
Shkalla e papunësisë ishte 35.3%, më e lartë për femra se për meshkujt, me 41.6% respektivisht
33.1% (Figura 1.2).
18
Popullsia në moshë pune16 - 65 vjeç
Ata që nuk janë aktiv
Të punësuar
Ata që janë aktiv (forcat e punës)
Të papunë
7
Figura 1.1: SHKALLA E PAPUNËSISË SIPAS GJINISË DHE VITIT (%)
Burimi: Anketa e Fuqisë Punëtore, 2012-2014 – Agjencia e Statistikave të Kosovës
7Avdullah Hoti – Ekonomiksi I tregut te punes
19
3.2 Papunësia sipas grup moshës dhe nivelit arsimor
Rreth 62% e popullsisë së re në Kosovë ishin të papunë (Tabela 2). Shkalla më e ulët e
papunësisë është hasur në mesin e personave të moshës 55 – 64 vjeç (15.2%). Për sa i përket
shpërndarjes së personave të papunë, pjesa më e madhe e të papunëve i përkisnin personave të
moshës 15 deri 34 vjeç.
TABELA 2.1: Numri i të papunëve dhe shkalla e papunësisë sipas gjinisë dhe grupmoshës
Burimi: Anketa e Fuqisë Punëtore, 2012-2014 – Agjencia e Statistikave të Kosovës
20
3.3 Papunësia tek të rinjtë
Bazuar në Anketën e fuqisë punëtore e vitit 2014, 28.5% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj
(të moshës 15 – 24 vjeç) me pothuajse tetë pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave. Një
pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë (61.0%) dhe shkalla e papunësisë tek
rinia e gjinisë femërore është më e lartë (71.7%) se sa tek të rinjtë meshkuj (56.2%).
TABELA 3.1: Përqindja e të rinjve të papunë në papunësinë e përgjithshme dhe shkalla e
papunësisë tek të rinjtë sipas gjinisë.
Burimi: Anketa e Fuqisë Punëtore, 2012-2014 – Agjencia e Statistikave të Kosovës
21
3.4 Pjesëmarrja në fuqinë punëtoreNë vitin 2014, nga popullsia e përgjithshme e përllogaritur prej 1.811.521. popullsia e
përgjithshme në moshë pune (të moshës 15 deri 64 vjeç) ishte 1.202.489 persona. Prej këtyre,
41.6% merrnin pjesë në fuqinë punëtore (ekonomikisht aktivë). Kjo do të thotë se ata janë ose të
punësuar ose të papunë (por aktivë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për punë). Pjesa tjetër
prej 58.4% ishin ekonomikisht joaktivë (Figura 4).
Personat ekonomikisht joaktivë përfshijnë studentët, amviset, punonjësit e dekurajuar dhe
persona të tjerë, të cilët nuk ishin aktivë në kërkim të një pune.
Figura 4: SHKALLA E PJESËMARRJES NË FUQINË PUNËTORE SIPAS GJINISË (%)
Burimi: Anketa e Fuqisë Punëtore, 2012-2014 – Agjencia e Statistikave të Kosovës
22
3.5 Punëkërkuesit e dekurajuarNë vitin 2014, nga popullata joaktive prej 702.238 persona, 128.400 persona nuk kërkonin punë ՝ pasi ata besonin se nuk kishte punë në dispozicion. Kjo kategori është klasifikuar si punëkërkues të “dekurajuar” dhe përbën 10.7% të popullsisë në moshë pune në Kosovë. Duke iu referuar popullsisë në moshë pune, niveli i dekurajimit është më i lartë tek femrat se te meshkujt (13.1% krahasuar me 8.2%).
Të rinjtë joaktivë, që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollim ose trajnim
(NEET)
Të rinjtë e këtij grupi (NEET) përfshijnë të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, d.m.th. janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor. Përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale. Në vitin 2014, 108.200 persona të rinj (të moshës 15 deri 24 vjeç) në Kosovë nuk ndiqnin shkollimin, nuk ishin të punësuar ose në trajnim dhe ata përbënin 30.2% të popullsisë së re. Pjesa e femrave që nuk janë të punësuara, nuk ndjekin shkollim e as trajnim është 34.0% krahasuar me 26.6% të meshkujve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollim e as trajnim
Ndikimi i globalizmit ne papunësi
Procesi zotërues i integrimit dhe një term po ashtu i ri i zënë në gojë tek ne menjëherë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë (qershor 1999) që njihet si fenomeni i globalizimit, ka filluar të familjarizohet edhe në shoqërinë tonë të pasluftës dhe ai për çdo ditë është duke përfshirë të gjitha elementet e domosdoshme të tij, politikën, shkencën, ekonominë, teknologjinë etj. Ndikimet pozitive por edhe negative të dukurisë së globalizimit janë ndjerë dhe kanë ndikuar fuqishëm edhe vendin tonë në shumë sfera të jetës. Nëse e analizojmë gjendjen e këtij fenomeni në Republikën e Kosovës konkludojmë se vendi ynë priret nga një ndërvarësi dhe bashkëveprim politik, ekonomik, social dhe kulturor ndërmjet vendeve të rajonit dhe më gjerë.
23
Në Kosovë në horizont shihen dy qasje ndaj globalizimit; një qasje “proglobaliste “ e cila përfaqëson shumicën e shoqërisë duke përfshirë këtu edhe politikën qeveritare, dhe qasja tjetër që nuk është kundërshtuese e globalizimit në tërësi por se kundërshton disa elemente të këtij fenomeni . Kjo qasje kundërshtuese e globalizimit është artikuluar e ndikuar edhe nga pakënaqësitë që janë nga kriza ekonomike e sociale në vend.
Disa elemente të globalizimit që zgjojnë kundërshtime mund të përmendim si: hapja e kufijve, ekonomia liberale, cenimi i sovranitetit e tjera.
Kundërshtimi i hapjes së kufijve arsyetohet me faktin se moskontrollimi “strikt“ i kufijve po lejon të ndodhin trafikimet e mallrave, njerëzve dhe të substancave të rrezikshme. Në Kosovë (në emër të ekonomisë liberale) është krijuar një strukturë e papranueshme e pranisë së produkteve të huaja në treg që bazohet në liberalizim të njëanshëm. Ky liberalizim ka ndikuar në shuarjen e shumë veprimtarive prodhuese dhe në rritjen e papunësisë. Ekonomia liberale duhet realizohet gradualisht dhe me udhëheqje të kujdesshme duke rritur aftësinë konkurruese të tërë sistemit ekonomik të vendit dhe duke mos sjellë implikime negative në zhvillim.
Kalimi nga sistemi socialist i planifikuar në sistemin kapitalist ka shkaktuar pakënaqësi sa i përket punësimit. Në sistemin socialist të planifikuar vendi i punës dhe të ardhurat garantoheshin në këmbim të një niveli të fiksuar jetese ndërsa në kapitalizëm vendi i punës nuk është i garantuar. Ky ndryshim merret si fakt ndonjëherë nga kundërshtarët e liberalizimit për arsyetimin e shkallës së madhe të papunësisë në Kosovë.Privatizimi i ndërmarrjeve dhe pronësisë shtetërore ka ngjallur kundërshtime jo të vogla në shoqëri, privatizimi si parakusht i ekonomisë liberale në çdo vend që ndodh shkakton rritje të papunësisë dhe ka efekte tejet negative në shtresat sociale, mirëpo ky proces në Kosovë ka ndodh në rrethana jo të përshtatshme dhe me model joadekuat dhe persona jokompetentë, gjë që bëri që disa ndërmarrje pasi u privatizuan dështuan apo e ndërruan veprimtarin duke rrit edhe më shumë shkallën e papunësisë dhe rrjedhimisht edhe të pakënaqësisë. Kjo situatë ka nxitur një pjesë të qytetarëve që edhe me protesta të dhunshme t’i kundërshtojnë privatizimet sidomos të ndërmarrjeve të mëdha.Kufijtë shtetërorë ose kombëtarë me evoluimin e integrimeve do të humbasin vlerën e tyre, në kuptimin ekonomik e kulturor dhe kjo ndjenjë e “humbjes” te disa qytetarë tanë kuptohet si mosbesnikëri kombëtare ose se shteti po bëhet i rëndësisë dytësore duke pasur parasysh kohën e shkurtër që jemi bërë shtet dhe sakrificën e madhe që ka pasur kjo shoqëri për këtë shtet. Megjithëse ky fenomen në tërësinë e aspekteve të tij ka edhe aspekte negative që ndikojnë në rritjen e pakënaqësive dhe kundërshtimeve të tij, thelbi i tij është zhvillues dhe pozitiv. Asnjë vend e aq më pak vendet e varfra, në këtë rast Republika e Kosovës nuk mund të përballojë mbetjen në izolim nga ekonomia, kultura dhe aspektet tjera botërore.8
8 http://www.pr-tech.net/libra/globalizimi.pdf
24
Globalizimi dhe vendet e punës Kundër
Me uljen e barrierave në tregti/investime shkakton uljen e vendeve të punës në sektorin prodhues në vendet e avancuara per arsye se me uljen e barrierave në tregti/investime u mundëson kompanive të zhvendosin aktivitetet në vende me kosto më të ulët (sidomos paga më të ulta). Zhvendosja e aktivitetit bëhet me qëllim të shfrytëzimit të zbrazëtive në legjislacionin e punës dhe ambientin ne vendet qe jane ne zhvillim.
Këto kompani eksportojnë vende pune duke rritur papunësinë dhe ulur standardin jetësorn ne vender e zhvilluara
Globalizimi ndikone shumë edhe ne imigrimin e popullates apo friksionimin e popllates nga nje vend ne tjeter si pasoj e kushteve ekonomike, politike, bindjeve personale, nga vendet e pa zhvilluata, drejt vendeve te zhvilluara duke e rritur papunsine ne keto vende ku bejn friksjonim dhe duke e ndryshuar perberjen etnike ne keto vende si pasoj e ketyre levizjeve.
Për
Tregtiae lirë (liberalizimi i tregtisë) do tiu mundësojë shteteve të specializohen në prodhimin produkteve dhe shërbimeve në të cilat kanë përparësi krahasuese
Kjo do të ndikoj në zhvillim ekonomik, dhe si rrjedhojë edhe në rritjen e punësimit.
Kur një ekonomi i përkushtohet liberalizimit të tregtisë me' siguri se'do të ketë dislokim të aktivitetit ekonomik që nuk do ti përgjigjet sicilit sektor të ekonomisë mirëpo ekonomia ne tersi do te perfitoi
Për
Mbrojtja e punëtorëve dhe ambientit është në raport të drejtë me zhvillimin ekonomik të një vendi Meqenëse tregtia e lirë ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të një vendi → Zhvillimi ekonomik i një vendi do të ndikonte në zbatimin e rregullave më strikte në vendin e punës dhe mbrojtjen e ambientit Andaj, përfundimisht, tregtia e lirë ndikon në mbrojtje më të madhe të punëtorëve si dhe ndotje më të vogël të ambientit.
25
Përfundim
Për të qenë një shtet stabil dhe i qëndrueshëm ekonomikisht, papunësia duhet të jetë në një nivel
sa më të ultë prandaj shteti duhet të miratoj një dokument strategjik kombëtar me të cilën
parasheh alternativa për zgjidhjen e problemit të papunësisë si dhe kjo strategji duhet të ketë
planet e veprimit të ndara në periudha kohore se si të veprohet në secilën nga ato periudha. Shteti
duhet të shfrytëzoj të gjitha resurset dhe alternativat për zbutjen e papunësisë qofshin ato resurse
të burimeve natyrore, qofshin ato resurse të burimeve njerëzore si dhe krijimin e kushteve për
investitorët e huaj. Kosova në konfiguracionin e saj gjeografik, strategjik dhe ekonomik ka
burime natyrore që ende nuk janë duke u shfrytëzuar me kapacitete të plota p.sh. kemi pasuri
jashtëzakonisht të mëdha nëntokësore siç është thëngjilli që ka rezerva mijëra vjeçare dhe që
është burim i energjisë, ka potencial për shfrytëzimin e minierave të plumbit, zinkut, nikelit etj,
për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë, kemi një 50% të sipërfaqeve fushore dhe malore të cilat
mund të shfrytëzohen për një zhvillim më të hovshëm të blegtorisë si dhe në aspektin e zhvillimit
të serrave dhe fermave të ndryshme. Shfrytëzimi i të gjitha këtyre resurseve në aspektin
strategjik do të ndikonte në masë të madhe në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik më
të shpejtë të vendit. Në këtë rast dora e shtetit luan një rol të madh që përmes mekanizmave të saj
institucional duhet të parasheh subvencione dhe kredina me kamata dhe interestë ultë që të
stimuloj zhvillimin e ekonomive dhe mikrobizneseve të vogla dhe të mesme. Kështu që e drejta
për punë është e drejtë fundamentale e çdo njeriu e garantuar me konventa ndërkombëtare siç
është “Deklarata Universale Për Të Drejtat e Njeriut”, “Konventa Ndërkombëtare E Punës”
prandaj është detyrë e shtetit që të gjej alternativa dhe ta luftoj papunësinë si dhe të krijoj
mundësi, që qytetarët e saj të jenë në përqindje sa më të madhe të punësuar.
26
Rekomandime
1) Shteti duhet të shfrytëzoj të gjitha resurset dhe alternativat për zbutjen e papunësisë qofshin ato resurse të burimeve natyrore, qofshin ato resurse të burimeve njerëzore si dhe krijimin e kushteve për investitorët e huaj. Kosova në konfiguracionin e saj gjeografik, strategjik dhe ekonomik ka burime natyrore që ende nuk janë duke u shfrytëzuar me kapacitete të plota p.sh. kemi pasuri jashtëzakonisht të mëdha nëntokësore siç është thëngjilli që ka rezerva mijëra vjeçare dhe që është burim i energjisë, ka potencial për shfrytëzimin e
minierave të plumbit, zinkut, nikelit etj, për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë, kemi një 50%
të sipërfaqeve fushore dhe malore të cilat mund të shfrytëzohen për një zhvillim më të hovshëm
të blegtorisë si dhe në aspektin e zhvillimit të serrave dhe fermave të ndryshme.
2) Globalizimi synon t'i beje kufijte kombetare te parendesishem per sa i perket veprimtarive
ekonomike. Pra cdo vend i botes do te shkembeje mallra e sherbime me te gjithe boten pa
pengesa te tipit: taksa mbi importet, kuota mbi sasine qe mund te importohet etj. Gjithashtu
synohet qe t'i jepet fund ndihmes financiare qe nji shtet mund t'i japi industrive te caktuara
vendase (per shembull ndihma qe BE-ja dhe Amerika u japin fermereve te tyre). Pra, ne
pergjithesi rregullat qe kane te bejne me biznesin do te zvogelohen e uniformizohen ne menyre
qe te lehtesohet tregtia e investimet nderkombetare.
3) Globalizimi do ta rrise nivelin e jeteses ne vendet e pazhvilluara sepse do te kete me shume
investime nga kompanite multinacionale te perendimit. Kurse vendeve te zhvilluara do tu jape
me shume tregje ku te shesin mallrat e sherbimet e tyre.
Gjithashtu konsumatoret ne vendet e zhvilluara do te paguajne me pak per shume mallra e
sherbime. Ana tjeter e medaljes eshte se ne vendet e zhvilluara do te rritet papunesia kurse ne
vendet ne zhvillim kompanite vendase do te perballohen me konkurence te tmerrshme nga
kompanite multinacionale te perendimit. Edhe fakti qe nji dite kompanite multinacionale mund
te jene me te fuqishme se cdo shtet i botes eshte ca shqetesues.
27
Referencat
Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002.
Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005,Dirk Messner/ Franz Nuscheler- Konsepti Global Governance – Stadidheperspektivat, INEF Report, Autor Rognar Müller
Kristo,Ilia- Biznesi ndërkombëtar, Tiranë, 2002
Soros George - On Globalization, Washington D.C. 2002
Ahmet Mançellari, Sulo Hadëri, Dhori Kule, Stefan Qirici, “Hyrje në Ekonomi”, Tiranë 2000,
https://ask.rks-gov.net/publikimet/cat_view/16-tregu-i-punes Agjencia e Statistikave të Kosovës – Tregu i Punës
http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/13.pdf Tregu i Punës dhe Papunësisë së Kosovës – Raport Hulumtueshttp://www.pr-tech.net/libra/globalizimi.pdf
28