shpetim prelvukaj - prezantimi - : liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në...

17
TEMA : LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT SI PJESË E RËNDËSISHME NË RENDIN JURIDIK-RASTI I KOSOVËS. LËNDA : FILLËT E SË DREJTËS PROFESORI STUDENTI AVDI MORINA SHPETIM PRELVUKAJ

Category:

Lifestyle


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

TEMA : LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT SI PJESË E RËNDËSISHME

NË RENDIN JURIDIK-RASTI I KOSOVËS.

LËNDA : FILLËT E SË DREJTËS PROFESORI

STUDENTI

AVDI MORINA SHPETIM PRELVUKAJ

Page 2: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

HYRJE

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. Kosova është pjesë e Evropës ndërsa Evropa është bashkësi e vlerave dhe parimeve të përbashkëta të bazuara në të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, demokracinë, të drejtat e pakicave dhe marrëdhënieve ndëretnike të respektuara.Në një gjendje të pas konfliktit siç është Kosova, respektimi i këtyre parimeve është qenësor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Page 3: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave te njeriut është aspekt shumë i rëndësishme i sigurimit njerëzor.

Rendi juridik është tërësi harmonike e ndërutar nga një sistem me norma juridik që përbëjnë sistemin Ligjor.

Liria në kuptimin më të gjerë është e drejta e njeriut të veprojë dhe të mendojë në autonomi të plotë, është kushti i atij/asaj që të sillet sipas zgjedhjeve të tij/saj, në disa raste dhe për shkak të një pushteti specifik është e njohur nga ligji.

Page 4: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

RRËNJET E SË DREJTËS

Rrënjet e së drejtës i gjejmë të e drejta natyrore. Ndersa rrënjët e teorisë të së drejtës natyrore i gjejmë në mendimet filozofike të stoikëve dhe sofistëve.

Ideja për të drejtat dhe liritë e njeriut ka lindur në Greqinë e vjetër, Romën e vjetër dhe në Mesjetë.

Billi i të drejtave nga viti 1776, është dokument i parë i sistematizuar për të drejtat e njeriut, të proklamuara në vitin 1776 në shtetin e Virgjinisë.

Page 5: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Greqia e vjetër edhe Roma e vjetër edhe Mesjeta janë kohët e robërisë dhe e frymës kolektive. Greqia e vjetër mbetet bazë e demokracisë, Roma e vjetër burim i së drejtës, ndërsa Mesjeta kohë e Konventave të rëndësishme.

Konventa e madhe e lirive nga viti 1215 ende është dokument i vlefshëm në të drejtën anglosanksone

Në nenin 40, thuhet : “ E drejta dhe drejtësia askujt nuk do t’ju jepen, shkurtohen ose anulohen”.

Page 6: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Duke pasur parasysh Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948; dhe duke pasur parasysh, se kjo Deklaratë ka për qëllim të sigurojë njohjen dhe zbatimin universal dhe efektiv të të drejtave të shpallura në të;

-pra sipas kësaj të drejtat e njeriut përshkruajnë një koncept sipas të cilit të gjithë njerëzve iu takojnë që nga lindja ,të drejtat universale njerëzore.

Page 7: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë akt i shkallës së caktuar të zhvillimit të civilizimit, fryt I kuptimit të ri të botës dhe jetës.

Të drejtat dhe liritë janë kriter dhe masë themelore për pozitën dhe rolin e njeriut dhe qytetarit në shoqëri.

Të drejtat e njeriut janë themeli i lirisë, paqes dhe drejtësisë për vendosjen e mirëqenies së përbashkët, si mekanizëm që avancojnë statusin dhe rolin e njeriut në shoqëri.

Prandaj, të drejtat dhe liritë e njeriut garantohen me Kushtetutë, si akt më i lartë juridiko-politik.

Page 8: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

SFIDAT E RESPEKTIMIT DHE MBROJTJES SË TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT NË KOSOVË

Në një gjendje të pas konfliktit siç është Kosova, respektimi i këtyre parimeve është qenësor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Edhe pse Kosova, ka mekanizma ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, ato vazhdojnë të mos zbatohen në masë të duhur në terren.

Page 9: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Kjo gjendje ka ardhur për shkak të jo efikasitetit të mekanizmave ekzistues si dhe mosangazhimi i mjaftueshëm prej institucioneve publike në zbatimin e ligjeve që janë në fuqi.

Ndër problemet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshihen barrikadat e vendosura në pjesën veriore të vendit nga ekstremistët serbë të Kosovës, duke kufizuar kështu të drejtat themelore, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e mallrave.

Fusha tjetër e shqetësimit serioz është diskriminimi shoqëror ndaj bashkësive pakicë që përballen me: diskriminimin zyrtar dhe shoqëror.

Page 10: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Problematik tjetër në raport me të drejtat e njeriut janë edhe korrupsioni, favorizimi në burgje, joefakisteti i gjyqësorit,paraburgimi i gjatë etj.

Dhuna në familje ndaj femrave, duke përfshirë abuzimin bashkëshortor, është problem serioz dhe i vazhdueshëm.

Një shqetësim tjetër mbetet kërcënimi ndaj mediave nga zyrtarët publikë, pavarësisht se Kushtetuta garanton lirinë e mediave .

Puna e fëmijës në sektorin joformal është problem.

Page 11: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

LIRITË DHE TË DREJTAT E NJERIUT SI PJESË NË RENDIN JURIDIK-RASTI I KOSOVËS

Nga gjitha ato që folëm pamë që në Kosove e drejta e njeriut dhe të qytetarit nuk respektohën në thelb, por gjithnjë e më shumë vazhdojnë të pëngohen dhe të shtypen nga pushteti.

E drejta e çdo njeriu për jeten duhet të mbrohet me ligj.

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut është në thelb edhe të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit social apo edhe të sundimit të ligjit.

Page 12: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Në këtë nuk duhet të ketë dallim mes partive. Por, të drejtat e njeriut duhet të gjejnë vend më tepër edhe në diskursin e akademisë, shoqërisë civile dhe agjencive tjera apo edhe të gjyqësorit. 

Pra këto janë pikerisht elementet kryesore qe e shpien Kosoven drejt nje zhvillimi te hovshem. Prandaj, të drejtat dhe liritë e njeriut mos të harrohen por të promovohen si platforma më e mirë për të shpënë përpara shoqërinë kosovare.

Page 13: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Diçka që më prek dhe nuk do lë pa permëndur është shkelja e të drejtave të femijës .

Fëmijët për shkaqe ekonomike detyrohen të braktisin mësimin dhe të punojnë punë të rënda, punë këto të ndaluara me të gjitha konventat për të drejtat e fëmijëve.

Fëmijët shndërrohen në mbajtës të familjes dhe rrezikojnë shëndetin dhe ardhmërinë e tyre, nuk kanë një arsim cilësor dhe kushte për shkollim. Për këtë arsye them se fëmijët në Kosovë kanë një ardhmëri shumë të pasigurt.

Page 14: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë inkurajuar organet përgjegjëse që të krijojnë një sistem të pavarur e të pandikuar të drejtësisë, i cili do të ishte më efikas dhe më efektiv.

Sistemit të drejtësisë po i mungon edhe një kontroll i perfomancës dhe të standardit profesional të dy profesioneve vetërregulluese, Këshilli Gjyqësor dhe Gjykates Kushtetuese.

Gjë e cila shpeshherë reflekton me një produkt dhe kualitet shumë të dobët të vendimeve gjyqësore, por edhe atyre prokuroriale.

Page 15: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

FJALA PËRMBYLLESE

Nuk është asgjë e çuditëshme pasi që vlerat dhe parimet që kanë qenë të harruara më parë në Kosovë si rezultat i ideologjive famëkeqe dhe robërimit sllav.

Lufta kundër diskriminimit dhe respektimi i vullnetit, lirisë dhe të drejtës fundamentale të njeriut janë obligimet kushtetuese të kësaj qeverie dhe të këtij populli.

Mos respektimi i të drejtës ballafaqon dhe të thërret një ndërgjegje përmes parimeve dhe thirrjeve të tjera ligjore kundër diskriminimit.

Page 16: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

Per mëndimin tim kosova si shteti i ri, me aspirata të mëdha duhet të bëjë më shumë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Nuk mjaftojnë vetëm dispozitat ligjore kushtetuese, por ato duhet të plotësohen dhe realizohen me veprime faktike në terren. Realiteti në letër dhe realiteti në praktikë janë dy realitete të ndryshme.

Page 17: Shpetim Prelvukaj - Prezantimi - : Liritë dhe të drejtat e njeriut si pjesë e rëndësishme në rendin juridik-Rasti i Kosovës

FALEMINDERIT PËR VEMËNDJËN!!!