një shtatore e gjergj kastriotit në athinë…

21
1 Një shtatore e Gjergj Kastriotit në Athinë… (Autori, parateksti, teksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë me historianin grek K. Paparigópulos, për origjinën etnike të Skënderbeut) Dhori Q. Qirjazi / Doris K. Kyriazis Universiteti Aristotelian i Selanikut [email protected] Përmbledhje Në fondin Mitko të Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar gjendet dorëshkrimi i një letre prej 15 faqesh, nënshkruar nga Ευθ. Σ. Υδρέας / Efth. S. Idhréas, në Kajro, më 25 mars 1877, dhe shkruar për t’u botuar në shtypin greqisht të kohës. Autori polemizon aty me historianin grek K. Paparigópulos dhe kundërshton tezën e këtij për origjinën sllave të Skënderbeut. Kush ka qenë autori i letrës? Fillimisht, mbi bazën e të dhënave që dipononim, menduam se do të ish Th. Mitkoja, por tani, pas daljes në dritë të një dokumenti tjetër, nuk kemi dyshim që letra është shkruar nga Thimi Brandi. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për një polemikë mirëfilli shkencore. Autori, ndryshe nga pjesëmarrës të tjerë në këtë diskutim, gjen rastin të shpalosë dhe të mbrojë platformën e çështjes shqiptare. Më tepër se me historianin vetë, ai merret me mendësitë dhe faktorët që e mbajnë ende të paselitur “vreshtin shqiptar”. Nga ky këndvështrim, dokumenti, i shkruar një vit para se të botohej “Bleta Shqiptare”, merr një vlerë të veçantë. Edhe pse nuk dimë nëse kjo letër u botua në ndonjërën prej gazetave greqisht, ka interes të vihet në dukje se teksti i saj është përfshirë në mënyrë thuajse integrale në veprën “Αλβανικά παράπονα” (Ankime Shqiptare) të Thimi Βrandit, shtypur në Athinë më 1880. Në këtë mënyrë, figura dhe kujtimi i Skënderbeut shërbejnë si një mjet efikas i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Mitkoja, Brandi, dhe më pas Naimi me “Dëshirën e vërtetë të shqiptarëve”, ndonëse shkruajnë greqisht, në fakt dhe kryesisht iu drejtohen bashkatdhetarëve të vet. Krahasimi i këtyre veprave tregon se si, vit pas viti, bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm “nervi” kombëtar i shqiptarëve. Punimi shoqërohet nga përkthimi shqip i dorëshkrimit si dhe nga disa të dhëna për kontekstin historik të debatit për origjinën etnike të Skënderbeut, që u zhvillua në shtypin e Athinës në mesin e viteve 1870-1880. Teza dominuese e debatit, e cila do të rivështrohet në vazhdim nga Naimi, është se shqiptarët dhe grekët janë degë të trungut të përbashkët helen, me rrënjë pellazge. Në këtë shtrat hedh rrënjë e merr shtat edhe ideja për ngritjen e një shtatoreje të Skënderbeut në Athinë. 1. Dokumenti Gjendet në dosjen nr. 6 të Fondit Mitko të AQShSh, e cila përmban 7 fletë të shkruara recto e verso dhe fletën 8 të shkruar vetëm recto. Shkrimi duket që është i Mitkos, i

Upload: others

Post on 19-Mar-2022

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

(Autori, parateksti, teksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë me historianin grek
K. Paparigópulos, për origjinën etnike të Skënderbeut)
Dhori Q. Qirjazi / Doris K. Kyriazis
Universiteti Aristotelian i Selanikut
[email protected]
Përmbledhje
Në fondin Mitko të Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar gjendet dorëshkrimi i një letre
prej 15 faqesh, nënshkruar nga Ευθ. Σ. Υδρας / Efth. S. Idhréas, në Kajro, më 25
mars 1877, dhe shkruar për t’u botuar në shtypin greqisht të kohës. Autori polemizon
aty me historianin grek K. Paparigópulos dhe kundërshton tezën e këtij për origjinën
sllave të Skënderbeut.
Kush ka qenë autori i letrës? Fillimisht, mbi bazën e të dhënave që dipononim,
menduam se do të ish Th. Mitkoja, por tani, pas daljes në dritë të një dokumenti tjetër,
nuk kemi dyshim që letra është shkruar nga Thimi Brandi.
Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për një polemikë mirëfilli shkencore. Autori,
ndryshe nga pjesëmarrës të tjerë në këtë diskutim, gjen rastin të shpalosë dhe të
mbrojë platformën e çështjes shqiptare. Më tepër se me historianin vetë, ai merret me
mendësitë dhe faktorët që e mbajnë ende të paselitur “vreshtin shqiptar”. Nga ky
këndvështrim, dokumenti, i shkruar një vit para se të botohej “Bleta Shqiptare”, merr
një vlerë të veçantë.
Edhe pse nuk dimë nëse kjo letër u botua në ndonjërën prej gazetave greqisht,
ka interes të vihet në dukje se teksti i saj është përfshirë në mënyrë thuajse integrale
në veprën “Αλβανικ παρπονα” (Ankime Shqiptare) të Thimi Βrandit, shtypur në
Athinë më 1880.
Në këtë mënyrë, figura dhe kujtimi i Skënderbeut shërbejnë si një mjet efikas i
zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Mitkoja, Brandi, dhe më pas Naimi
me “Dëshirën e vërtetë të shqiptarëve”, ndonëse shkruajnë greqisht, në fakt dhe
kryesisht iu drejtohen bashkatdhetarëve të vet. Krahasimi i këtyre veprave tregon se
si, vit pas viti, bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm “nervi” kombëtar i shqiptarëve.
Punimi shoqërohet nga përkthimi shqip i dorëshkrimit si dhe nga disa të dhëna
për kontekstin historik të debatit për origjinën etnike të Skënderbeut, që u zhvillua në
shtypin e Athinës në mesin e viteve 1870-1880. Teza dominuese e debatit, e cila do të
rivështrohet në vazhdim nga Naimi, është se shqiptarët dhe grekët janë degë të trungut
të përbashkët helen, me rrënjë pellazge. Në këtë shtrat hedh rrënjë e merr shtat edhe
ideja për ngritjen e një shtatoreje të Skënderbeut në Athinë.
1. Dokumenti
Gjendet në dosjen nr. 6 të Fondit Mitko të AQShSh, e cila përmban 7 fletë të shkruara
recto e verso dhe fletën 8 të shkruar vetëm recto. Shkrimi duket që është i Mitkos, i
2
dendur e i lexueshëm, por jo i njëtrajtshëm, që do të thotë se letra është kopjuar gjatë
disa ditëve dhe është përfunduar më 25 mars të motit 1877.
Siç do të shohim, dhe bazuar vetëm në përmbajtjen e saj, letra i drejtohet
Redaktorit të gazetës …, çka do të thotë se autori nuk kish vendosur ende cilës së
përditshme do t’ia adresonte, ose që ajo u përgatit në disa kopje për t’iu dërguar
njëherësh disa gazetave, që ta botonin si letër të hapur. Nuk e dimë cilave gazeta kish
ndërmend t’iu drejtohej autori, në Kajro, në Aleksandri apo në Athinë, sikurse nuk
njohim nëse letra i mbërriti në duar njeriut që u bë shkak për hartimin e saj, atit të
historiografisë së re greke, Kostandinos Paparigópulos.
Gjithsesi, duke u nisur nga fakti që një një letër e tillë nuk do t’i kish shpëtuar
vëmendjes së studiuesve, por edhe ngaqë në arkivin e Mitkos nuk është gjetur asnjë
kopje gazete me të tillë përmbajtje, anojmë nga mendimi se letra nuk e pa dritën e
botimit e se polemika në fjalë, deri në botimin e “Ankimeve shqiptare”, pati qenë më
tepër virtuale sesa reale. Në Shtojcën me dokumente dhe përkthimet e tyre 1 , që
shoqërojnë këtë punim, lexuesi mund të shohë fotot e faqes së parë e të fundit të
dokumentit, transkriptimin e plotë të tekstit greqisht të letrës dhe përkthimin shqip të
saj (Dok. I).
2. Autori i letrës
Kopja e letrës u gjet në dorëshkrimet origjinale të Th. Mitkos dhe kjo na shtyu
fillimisht të mendonim dhe të besonim se autor i saj do të ishte vetë Mitkoja.
Përmbajtja, stili, koha e të shkruarit (mars 1877, një vit para botimit të “Bletës
Shqiptare”) qenë tregues që e bënin të besueshme hipotezën tonë.
Në këtë hulli, pas konstatimit se dokumenti në fjalë është përfshirë pothuaj i
plotë në veprën «Αλβανικ παρπονα» (“Ankime shqiptare”) të Th. Brandit (Athinë
1880), hamendësuam se pati qenë Mitkoja ai që ia dha Brandit tekstin dhe ky e
përfshiu në veprën e vet. Mbi bazën e këtyre të dhënave u hartua edhe ligjërata jonë
me titull “Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me
historianin grek K. Paparigópulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”, mbajtur
në kuadër të veprimtarive kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (Tiranë,
shtator 2018). Në fund të tetorit 2019, kur po i jepnim dorën e fundit motërzimit të
shkruar të asaj ligjërate, miku ynë i nderuar Thomas Frashëri, me cilësinë dhe
përgjegjësinë edhe të bashkërenduesit të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, pati
mirësinë të na njoftonte për një gjetje arkivore, e cila e vinte në pikëpyetje apo më
saktë e përmbyste autorësinë e Mitkos, të hamendësuar prej nesh, dhe provonte se pas
atij shkrimi polemik qëndronte një Efthim tjetër, edhe ky korçar e mërgimtar,
pikërisht Thimi Brandi.
1 I kujtojmë lexuesit se punimi që mban në duar dhe shtojca që e shoqëron mund të lexohen edhe më
vete, por më e mira do të ish që të lexohen dhe të konceptohen si dy enë komunikuese. Pjesa
dokumentare, e shoqëruar më së shumti me fotot, transkriptimet dhe përkthimet e dokumenteve, i ngjan
një antologjie të shkurtër, e cila shpeshherë i kapërcen caqet e nevojave të punimit tonë dhe synon ta
japë më të plotë kuadrin historik të debatit për Skënderbeun. Pas disa vitesh, kur të jenë përkthyer në
shqip monografia për Skënderbenë e studiuesit T. Johalas dhe vepra “Alvaniká Parápona” e Th.
Brandit, do të jetë më e lehtë të kuptohen çështjet që rrihen këtu.
3
Sipas të dhënash arkivore mjaft të besueshme, ky i dërgon një letër Jani Vretos
më 15/27 tetor 1878 dhe, me argumentin se nuk i ka edhe aq mirë punët me të
shkruarit e greqishtes, i kërkon që, në mos mundtë Vretoja vetë, t’i gjejë dikë tjetër që
do të marrë përsipër redaktimin dhe përgatitjen për botim të një vepre që Brandi po e
hartonte prej vitesh. Në fondin arkivor të Vretos të AQShSh, përveç letrës së
përmendur, ndodhet edhe dorëshkrimi i redaktimit të veprës “Ankime shqiptare”, që
ngjan si dy pika uji me variantin e botuar, ndonëse ky është disi më i “rrudhur”. Jani
Vretoja pra, është redaktori edhe i kësaj vepre, e madje ai ka ndërhyrë tek-tuk në
tekstin e Brandit, gjë që vihet re me lehtësi kur ky krahasohet me variantin e letrës së
gjetur në arkivin e Mitkos.
Po ç’hyn Mitkoja në këtë mes? I vetmi shpjegim a hamendësim që mund të
bëjmë tash për tash, është se Brandi, pasi ka lexuar në “Neologos” të Kostandinopojës
që historiani grek Paparigópulos ka vënë në dyshim shqiptarësinë e Skënderbeut, ka
vendosur t’i “turret” me letrën që po botojmë, për shkrimin dhe redaktimin e së cilës
ka kërkuar ndihmën e Mitkos, i cili e njihte më mirë greqishten. Historinë befasuese të
“Ankimeve shqiptare” dhe letrën interesante prej shumë faqesh të Brandit për Vreton,
që i parapriu botimit të asaj vepre, rezervohemi t’i shtjellojmë më gjatë në një kohë
më të volitshme.
Më poshtë po japim të përkthyer në shqip pjesën relevante të letrës së Brandit
për Vreton 2 , me të cilën zgjidhet edhe problemi i autorësisë së dokumentit që përbën
objektin e kësaj ligjërate.
… Bëhen tash thuajse pesë vjet dhe ngaqë jam i ngeshëm e s’kam kurrfarë pune
zura si fillim të shkruaja vargje greqisht sa për të kaluar kohën dhe jo me ndonjë
qëllim. Pas një a dy vjetësh pashë se qenë bërë shumë dhe prandaj i mblodha e gatita
një libër. Pas këtyre më ar- [f. 43] dhi mejtimi të qortoja e të ngucja shqiptarët që ia
kanë veshur gjumit dhe s’po shkruajnë ende gjuhën e tyre. [....] Me këto e me këto,
shtjelluar gjer’ e gjatë, prologu, vargjet dhe ndonja pesëmbëdhjetë shënime, bëhen
nja 200 faqe. Mua më duket se i kam shkruar paq dhe më pëlqejnë, por prapë diç më
[...]
Siç mësova prej zotërinjve Spiro Kristo Dine dhe Efthim Krei në Shibin të Egjiptit të
poshtëm, një shkrim prej shënimeve të vargjeve të mia, që e shkrova dhe desha ta bëja
të ditur në gazetën “Iméra” ose në “Klió”, por s’qe kohë e volitshme dhe e lashë
mënjanë, dëgjoj nga ata se ta dërguan dhe e pe përgjigjen që i jap Paparigopullit për
punë të Gjergj Kastriotit, që na e nxori sllav nga origjina, dhe mora vesh se zotëria
juaj thatë që s’duhet të sillemi kaq rrëmbyer me akuza e sharje dhe se paskëtaj jemi
2 Për tekstin e plotë të kësaj pjese shih Dok. II të Shtojcës. Dokumenti i gjetur në AQShSh mban
shënimin “Kopje e ‘letrës’ së Efthim Stavri Brandit Korçarit drejtuar Jani Vretos në Kostandinopojë,
Postenanasit. 8/20 Νëntor 1878 (sic)” dhe shoqërohet me sqarimin se [Kopja ësht bër pe Thimjo
Thoma Krejit, bërësi i Hist. së Gjergj Kastriotit]. Në këtë mënyrë, shohim se në këtë histori kanë dorë
tre Efthimë prej Korçe, shtuar edhe Janin prej Postenani.
4
ne që akuzohemi dhe nuk është mirë; në krye të herës e pata shkruar rrëmbimthi e me
fjalë të rënda, por më pas e ndreqa dhe tani mua më duket se nuk shaj askund por
rrëfej çfarë ngjau në të vërtetë e me të drejtë mbroj të drejtat e shqiptarëve dhe flas
për gjëra që u bënë, e s’mund të lihen pa u thënë.
Dua të të pjek dora vetë në Kostandinopojë, sepse jam dhe s’jam i bindur për sa
shkrova dhe kam dëshirë t’i shohë edhe dikush tjetër -do t’i pëlqejnë vallë?- e mos
mbetem me ç’më pëlqen vetëm mua. Dhe [f. 47] nëse është diçka e tepërt apo e
pavend, ta shoshis e ta heq. Dhe mbase lind nevoja të shtoj edhe të tjera për të
plotësuar tekstin dhe arsyetimin si dhe mënyrën e shtjellimit që nuk e njoh mirë.
Paskëtaj dua një shqiptar ta shkruajë dhe të ndreqë gabimet sipas kësaj dreq
ortografie [të greqishtes] me jota-n dhe eta-n, e po qe nevoja, unë t’i lexoj dhe ai t’i
shkruajë dhe t’ia paguaj punën e kështu të shtypos një mijë copë, 500 për shqiptarët,
falas, dhe 500 për shitje mos mbuloj harxhet vetëm të shtyposjes. Them se kur ta
lëçisin grekët e Greqisë e të Turqisë do të kuptojnë të drejtat tona dhe do të nxënë
mirë që kurrë nuk na deshën e as na duan akoma, as edhe ndonjë ndihmë pamë prej
tyre, daç morale daç materiale. [f. 48]
3. Rrethanat në të cilat u shkrua letra dhe dy fjalë rreth përmbajtjes së saj
Autori e thotë qartë qysh në paragrafin e parë të letrës: ka lexuar para një viti në
gazetën “Neológos” të Kostandinopojës se Paparigópulos-i na e nxjerrkësh sllav
Skënderbenë dhe prandaj, i prekur thellë, nuk mënon t’i përgjigjet pa pyetur më gjatë
e pa qëmtuar më tej si, qysh e tek.
Po çfarë kish kënduar autori në fletoren e Kostandinopojës? Në Shtojcën me
dokumente (Dok. III) japim tekstin e plotë dhe përkthimin e atij artikulli, që mban
datën 25.3.1876, pra plot një vit para datës që mban kopja e Mitkos e 25.3.1877, mu
ditën kur grekët përkujtonin fillimin e Kryengritjes së tyre çlirimtare. Është e sigurt se
data e letrës nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo, bashkë me mbiemrin e nënshkruesit,
Ευθμιος Σ. Υδρας, ku përmendet ishulli Hidra, ka një simbolikë të veçantë dhe bart
një mesazh që haset shpesh në shkrimet e kohës: Shqiptarët derdhën gjak për lirinë e
grekëve dhe prandaj grekët duhet t’u ndihin e t’u japin dorë në rrugën e lirisë e të
diturisë!
Përmbajtja e shkrimit në “Neológos” dhe sidomos mbyllja e tij flasin për një
paraqitje objektive e të paanshme të çështjes dhe mendja të shkon se autori anonim 3
duhet të jetë një njohës dhe ndjekës i mirë i problematikës shqiptare, e të tillë kishte jo
pak në Stambollin e vitit 1876.
Rreth debatit të zhvilluar në Athinë në mesin e viteve 80 dhe për
personalitetet që morën pjesë në të (Α. Πετρδης / A. Petridis, Μ. Δμιτσας / M.
Dhimicas, Α. Μιλιαρκης / A. Miliaraqis) ka shkruar hollësisht kolegu T. Johalas në
monografinë e tij të njohur 4 . Ma merr mendja se e ka rikapur këtë temë edhe në
3 Pra shkrimi nuk është i Paparigópulos-it, sikurse kuptohet nga letra e Brandit.
4 Τ. Π. Γιοχλας, Ο Γεργιος Καστριτης-Σκεντρμπεης εις την νεοελληνικν ιστοριογραφαν και
λογοτεχναν. Selanik 1975, 40-49.
5
kontributin e tij 5 , përfshirë në këtë seri ligjëratash, kështu që do t’iu shmangem
hollësive e do të kthehem te kopja e Mitkos.
Brandi nuk është historian dhe as synon të përballet me Paparigópulos-in nga
pozita e historianit. Ai është përfaqësues i një kombi me ndërgjegje në ngjizje e sipër,
kërkues dhe promovues këmbëngulës i rrënjëve të farës së vet, që gjen te Skënderbeu
figurën që do ta zgjojë e do ta vitalizojë shpirtin e bashkatdhetarëve të tij. Historiani
grek është shkëndija që vë në lëvizje më shumë emocionalitetin dhe jo aq
racionalitetin e Brandit për mbrojtjen e Gjergj Kastriotit.
Dy nga idetë bazë që shtjellohen në letër janë se, së pari, vendi i shqiptarëve
ngjan me një vresht të lënë djerrë, e se kjo djerrësí lidhet me faktin që ata nuk kanë
arritur ta shkruajnë gjuhën e tyre.
Brenga tjetër e tij është se shqiptarët vazhdojnë të luftojnë e të punojnë më
tepër për interesat e të tjerëve sesa për të vetat. “Avllija jonë digjet nga etja dhe ne e
flakim ujët në rrugë.” thotë shprehimisht.
Është kritik ndaj fqinjëve:
“Prej jush … grekëve, në mos dorë ndihme, së paku sharje e padrejtësi nuk presim ne
vëllezërit tuaj shqiptarë-pellazgë-dorikë-helenë.”
Por është edhe më fshikullues ndaj bashkatdhetarëve:
“Ah! Zotërinj grekë, tuajat janë shkronjat dhe shkruani si të doni, kurse shqiptari
fatkeq, pa patur shkronja të gjuhës së vet amtare, mbetet i pagdhëndur, dhe bëhet pre.
Por mirë t’i bëhet, se kështu i do mushka drutë, e ai vazhdon të flejë sot e gjithë ditën;
dhe në mos u zgjoftë të shkronjëzojë gjuhën e vet, shekuj ka për të fjetur, e do të jetë
vegël e të tjerëve.”
Mendimi i Brandit determinohet nga ideja e filiacionit pellazgjiko-helen të
shqiptarëve e të grekëve, për të cilët beson se janë degëzime të trungut të përbashkët
helen e se ky ka rrënjë pellazge. “Paradoksi” i letrës dhe i qëndrimit që rrjedh prej saj
është se ai reagon ndaj faktit që Skënderbeu cilësohet si sllav, por s’do të reagonte po
aq vrullshëm nëse konsiderohej me rrënjë greke. Dhe kjo është një pikë ku ia vlen të
ndalemi më gjatë. Brandi nuk duket të bezdiset nga fakti se Skënderbeu konsiderohet
grek. Megjithatë, ai ka një shpjegim të vetin për “sllavizimin e Skënderbeut”. Nga
njëra anë thotë:
“Zoti profesor, është për t’u çuditur si vendose pa pikë ndërgjegjeje të cenosh
dinjitetin etnik, sedrën, krenarinë, dhe të nëpërkëmbësh këtë simbol etnik të lavdisë së
vëllezërve të tu shqiptarë, a më mirë të them simbolin panhelenik, ngaqë edhe territori
i Shqipërisë mbarë është territor helen, sikurse do të mendonte së paku çdokush tjetër,
veç teje, i cili synon bashkimin dhe madhështinë e kombit të vet.”
Nga ana tjetër vëren se:
5 Nuk mund të mos shpreh keqardhjen për faktin se ky libër me aq vlerë nuk është përkthyer dhe botuar
ende në gjuhën shqipe, me gjithë gatishmërinë e njerëzve që do të mund ta ndërmerrnin këtë punë dhe
premtimet pa bukë të të dy krahëve për mbështetjen e saj. Ndriçimi i plotë, shkencor, i figurës së
Skënderbeut mund ta rrisë natyrshëm krenarinë e shqiptarëve për të, por nuk do t’i jepte flatra
“nacionalizmit” shqiptar e as do t’i priste krahët “patriotizmit” grek, siç mund të ketë menduar
ndokush. Thjesht, do t’iu ndalte udhën lloj lloj spekullimeve, që japin e marrin edhe sot e kësaj dite.
6
“Sikur Gj. Kastrioti të qe me origjinë greke, grekët do ta himnizonin me
qitapet e tyre deri në qiell të shtatë; dhe ngaqë qëlloi të jetë shqiptar, dhe nuk u
pëlqen të jetë shqiptar, për këtë arsye e pagëzuan bullgar.”
Dhe shton më poshtë:
“Por me të tillë politikë nuk mund të bëjnë asgjë, as do të munden ndonjëherë,
dhe mos shpresojnë ta kenë nën urdhër shqiptarin. Vetëm një gjë kanë për të arritur
me kësi skandalesh, dhe me kësi intrigash, të dëmtojnë veten e tyre dhe ne shqiptarët,
sa i përket qëllimit të shenjtë të bashkimit të mbarë racës helene.”
Siç vë në dukje kolegu T. Johalas 6 , në historiografinë greke të shek. XIX
“grekësia” e Skënderbeut nuk vihej në dyshim e madje ajo u “importua” me
përkthimet greqisht të historive e të biografive të Skënderbeut, të autorëve të huaj.
Duhet kuptuar ndërkaq se nuk ka patur një veprimtari të qëllimshme për t’i mohuar
shqiptarësinë Skënderbeut e se këmbëngulja tek kjo “padrejtësi” që iu është bërë
shqiptarëve rrjedh më tepër nga trajtimi bardh’ e zi i historisë, pra nga interpretimi i
gjithë marrëdhënieve shqiptaro-greke të shek. XIX në dritën dhe logjikën e “Megali
Idesë”.
Por kjo, “Ideja e Greqisë së Madhe”, u shpall si program politik dhe si
ideologji nacionale vetëm në vitin 1844 7 , çka do të thotë se para këtij viti - në shumë
raste edhe pas tij - gjërat ndodhën siç ndodhën jo për shkak të saj.
Megjithatë, hija e “Megali Idesë” do i rëndonte qysh ahere marrëdhëniet mes
dy popujve, prandaj edhe Brandi nuk i kursen e as i përtyp fjalët kur thotë për grekët
se, “ata, të shpallurit mësues dhe dritësues të kombeve, bëhen për ne, vëllezërit e tyre
shqiptarë, dritëshuesit më të mëdhenj, dhe tiranët më të këqinj” (shih letrën).
Ky qëndrim i prerë sikur zbutet pak në prologun e “Bletës shqiptare” (1878),
ku, përsëri, paralelisht me admirimin ndaj kulturës helene, denoncimi i “Megali
Idesë” bëhet pa ekuivoke dhe njëherësh shpaloset kërkesa që
“... Greqia duhet t’u sillet Shqiptarëve, si mëmë e vërtetë edhe e dashur, dyke u folur
në gjuhën e tyre të foshnjërisë edhe shtëpijake edhe jo si njerkë ziliqare dyke u folur
përnjergjesh edhe pa pregatitur në gjuhën e Ksenofonit edhe të Thukidhidhit, e cila
është për të mësuarit edhe e cila, masi ata nuk e kuptojnë, u err mendjen e i bën të
plokët, sa t’i përbuzin vëllezrit e tjerë, si të pagëdhendur, të poshtër, të humbur, si
vëllezër, të cilët gjoja sjanë fisnikë edhe si të këtillë shëmtojnë fisnikërinë greke.” 8
6 Τ. Π. Γιοχλας, vep.cit., 40.
7 Për lindjen e termit “Μεγλη Ιδα” shih Ε. Σκοπετα, Το «Πρτυπο Βασλειο» και η Μεγλη Ιδα,
ψεις του εθνικο προβλματος στην Ελλδα. Athinë 1988, 257-71. Poashtu, K. Θ. Δημαρς, «Της
Μεγλης τατης Ιδας», Ελληνικς Ρομαντισμς. Ερμς, Athinë 1982, 405-418. Një personalitet i
shquar i historiografisë shqiptare vlerësonte se “E kuptuar si detyrë për të realizuar çlirimin e plotë të
trojeve greke dhe bashkimin e tyre në një shtet kombëtar, kjo ide përfaqësonte aspiratat legjitime të
popullit grek; e kuptuar si detyrë për të bashkuar në një shtet të të gjitha popullsive ortodokse,
pavarësisht nga parimi etnik-kombëtar, kjo ide u bë përçuese synimesh territoriale nacionaliste
ekstreme.” (A. Buda, “Takime shqiptaro-greke nën shenjën e iluminizmit në shekullin XIX”, Studime
Historike. AShAK, Prishtinë 2006, 442). 8 Nga përkthimi shqip i parathënies së “Bletës”, të botimit shqip të v. 1924, nën kujdesin e Gj.
Pekmezit.
7
4. Nga parateksti te teksti i botuar i letrës: “Ankimet Shqiptare” redaktuar prej
J. Vretos, “Shqipëria” dhe “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve” shkruar prej N.
Frashërit
Duke ndjekur fatin e letrës pas gjasash të papublikuar të Brandit, ka interes të vihet në
dukje se teksti i saj është përfshirë në mënyrë thuajse integrale - rreth 2/3 - në veprën
“Alvaniká Parápona” (Ankime Shqiptare), shtypur në Athinë më 1880. Në ballinën e
librit janë vënë katër vargje greqisht, që shprehin edhe thelbin e përmbajtjes së tij:
Τα γρμματα της μητρικς
Εναι το φως Θεο.
Ndriçon dhe begaton
Frymën e vegjëlisë.]
Nga pikëpamja filologjike, teksti i shkruar (por i pabotuar) nga Brandi mund të
konsiderohet si paratekst i asaj që do të përfshihej në shënimin 15 të “Ankimeve...”.
(Shih Shtojcën, Dok. IV). Krahasimi i kujdesshëm i tyre tregon qartë se Brandi ia ka
dhënë dorëshkrimin Vretos dhe ky redaktoi gjithë librin. Mbetet për t’u kryer përqasja
e dorëshkrimit të redaktimit të Vretos me versionin e botuar të “Ankimeve...” për të
parë nëse ka ndryshime dhe të çfarë shkalle janë ato. Kjo punë, sigurisht, nuk mund
të kryhet në kuadër të këtij studimi. Nga ana tjetër, duhet mbajtur parasysh se ne kemi
në duar kopjen e letrës së shkruar prej Brandit dhe nuk dimë nëse Mitkoja pati
ndërhyrë sadopak në të. Gjithsesi, krahasimi edhe vetëm i kopjes së letrës sipas dsh të
Mitkos me tekstin sipas dsh të Vretos e më në fund me tekstin sipas botimit të v.
1880, tregon se Vretoja më shumë ka hequr sesa ka shtuar, dhe se në tekstin
përfundimtar nuk janë përfshirë ose janë shtuar pjesë që gjegjësisht i ka ose nuk i ka
dsh i Vretos. Një përqasje e vëmendshme e teksteve të përfshira në Shtojcë, nuk lë
dyshim për këtë. Ndërhyrjet e Vretos janë edhe të karakterit gjuhësor, por ajo që bie
në sy është përpjekja e tij për ta mbajtur polemikën në një nivel të qytetëruar e për të
mos lejuar shkarje e sharje. Ai e tëharr tekstin nga fjalë e shprehje emocionale që
mund ta largojnë vëmendjen e lexuesit nga thelbi racional i debatit. Vretoja, duket, e
njeh më mirë psikologjinë e opinionit publik grek të viteve 1880 dhe mbi këtë bazë
bën kujdes që t’i shmangë “shpërthimet” e Brandit. Mos harrojmë se dy vite më parë,
më 1878, ai ka botuar “Apologjinë” 9 , e cila është edhe ajo një përgjigje e drejtpeshuar
ndaj qëndrimeve të shpallura asokohe në shtyp për të tashmen dhe të ardhmen e
Epirit dhe për vendin e shqiptarëve në të.
Deri më tash kemi folur për Brandin pa e ditur mirë mirë kush ka qenë e çfarë
tjetër na ka lënë të shkruar ai. Edhe të dhënat arkivore nuk na ndihmojnë mjaft për të
krijuar një ide të plotë lidhur me personalitetin e tij. Po sjellim prandaj në vëmendje të
9 Ι. Βρτου, Απολογα εις το Η κοιτς του Ελληνισμο – πειρος Αλβανα, εν Κωνσταντινουπλει 1878.
8
lexuesit portretin e Brandit, siç e ka skalitur “Kull’ e Firaun-it” 10
në një shkrim për
“Shqipëtarët n’ Egjyptë”, datuar më 6 të Shënt-Andresë 1907 dhe dërguar “Kalendarit
Kombiar” nga Misiri:
“Përsëri dhe një tjetër Shqipëtar gjejmë këtu të kohëve të para. Ky shpirt-lumtur
quhesh Efthim Branti, këtë e kemi njohur ndë një librë gërqisht e cila quhet ‘Αλβανικ
παρπονα’ shtypur n’Athinë më 1880. Këto mësime na i kallëzon i lumturi me
shkrimet e tij që s’ paskërkej qënë aqë shumë i mësuarë në diturit, po zëmëra, shpirti,
vetëdijat e mendimet e tij na çfaqenë të rralla. Me gjith’ atë që (siç ishin të motshmit)
ishte shumë fê-dashës (θρσκος), e kish kupëtuarë nevojënë që pa fjalë e do-mos-do
duhetë shkruarë gjuha jonë që prej kësaj dotë vijë një ndryshim mirësie popullit
Shqipëtar, e kështu dotë hyjë në radhët të kombevet të qytetëruarë. Ndjesë të kesh ô
Efthim Brant! se afro 40 vjet shkojnë që atëhere ku më ke pasurë të këtilla mendime,
sa të mira, sa të ëmbëla, sa pemëdhënëse e të vjejtura dot’ ishinë sot, sikur t’i kishin
marur program të gjithë Shqipëtarët e jashtësm!...” 11
(nënvizimet janë tonat,
Dh.Q.Q). Por le ta lëmë për pak Brandin, me të cilin do të takohemi sërish më poshtë.
Duke patur si pikë konstante referimi ringjalljen e figurës së Skënderbeut dhe
ridaljen e tij në fushëbetejat për liri e dritë të shek. XIX, me hallka ndërmjetëse letrën
e 1877-s, prologun e “Bletës shqiptare” dhe “Ankimet shqiptare”, që i bashkon i njëjti
fill i filiacionit pellazgo-helen të shqiptarëve e të grekëve, është me interes të shënohet
gjithashtu se, në të njëjtin vit me “Ankimet”, pra më 1880, Naim Frashëri boton
vjershën “Shqipëria”. Është i pari krijim i tij në gjuhën amtare 12
, me të cilin e kthen
përmbys tezën pellazgo-helene, pa u “brengosur” ndopak për vërtetësinë shkencore të
pohimeve të veta:
Greqishten ajo e polli,
Latinishtja andej dolli.
Këtu Naimi distancohet prerazi nga Brandi e të tjerë; mbrohet jo duke u ankuar,
por me të sulmuar, pa devijuar në thelb nga hullia e ideve të tjera të atdhetarit korçar:
Kemi bërë punë shumë,
Gjithë ç’u bëm’ i harruan,
Dhe të ligënë na duan. [...]
Shqipëri pse s’qe e zonja,
10
Z. Thomas Frashëri pati mirësinë të më kumtonte se bëhet fjalë për J. Vruhon, një tjetër atdhetar të
komunitetit shqiptar të Egjiptit. Ky, më 26 nëntor 1928, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
kopjen e “Bletës Shqiptare”, me shënimin “për kujtimin e të paharruarit Patriot Vaso Pashë
Shkodranit”. 11
Kalendari Kombiar 1908, Sofje 1908, 50-52. 12
Dh. S. Shuteriqi, Naim Frashëri (Jeta dhe Vepra). ShB “8 Nëntori”, Tiranë 1982, 135.
9
Sikur të paskëshe shkruar,
O vëllezër shqipëtarë,
Se në ndënjçim të pamsuar,
Kështu kemi për të vuar.
Poemthi mbyllet me vargun “Ejani, të mbledhim mëntë”, që do të përbëjë edhe
thelbin e poemës “Dëshirë e vërtetë e Shqiptarëve”, e cila botohet me ndihmën e
«Gutenbergut» shqiptar 13
, Jani Vretos, në gjuhën greke. Greqishten e njohin mirë të
dy, sepse kanë kaluar nga bankat e “Zosimesë” së Janinës. Ndodhemi në motin 1886,
kur sapo ka filluar të funksionojë shtypshkronja e shoqërisë “Drita” të shqiptarëve të
Bukureshtit, ku do të shtypet më pas edhe “Histori e Skënderbeut” e Naimit. Autori i
“Fjalëve të qiririt” harton kështu një manifest politik në vargje, që mund të lexohet
edhe si një thirrje ndaj shqiptarëve se, tash, nuk është më koha për ankime, por është
koha për veprim e për thënien në sy të të vërtetave.
Krahasimi i vargjeve të mëposhtme të “Dëshirës” me skicën e vetme që
shoqëron dhe iu vë vulën “Ankimeve shqiptare”, është domethënës:
A e doni miqësinë edhe dashurinë tonë?
Hiqni dorë nga sofizmat, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet.
Ne, o miq, jemi shqiptarë, ju helenë; Shqipërinë
Kemi ne dhe ju Helladhën; gjuhën tuaj ju, ne tonën.
Kështu vetëm mund të lidhet miqësi e vërtetë.
Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,
Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,
Veç e drejta e çdonjërit gjithënjë të respektohet. 14
13
Krahasimi është i R. Elsie-t (Histori e Letërsisë Shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë 1997, 189):
“Shtypshkronja shqiptare në Bukuresht, që ai [Vretoja] e ngriti dhe e vuri në punë, ishte po me atë
rëndësi për përparimin e letërsisë shqipe në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë sa dhe ç’kishte qenë
shpikja e shtypshkronjës së lëvizshme nga Johan Gutenbergu për kulturën europiane katër shekuj e
gjysmë më parë.” 14
Sipas përkthimit të P. Çukës, në vëllimin Naim Frashëri, Vepra të Zgjedhura I, Akademia e
Shkencave e RPSSh, Tiranë 1980, 490.
10
Shqiptari ankohet ndaj Grekut
Meqenëse, pas paratekstit dhe tekstit të letrës së 1877-s, po i vjen radha
shqyrtimit të kontekstit të saj, le të shtojmë se, ndonëse e shkruar në greqisht,
“Dëshira...” iu drejtohet në radhë të parë vetë shqiptarëve (O djemt’ e Mëmëdheut, o
trima Atdhetarë!), kurse një varg i ngjashëm na del edhe te “Shqipëria” (O vëllezër
shqipëtarë...) dhe vjen si jehonë e largët e “Marshit luftarak” («Θορειος») të
iluministit grek, martirit të lirisë Rígas Feréos:
Ως πτ’ οφφικιλιος σε ξνους βασιλες;
λα να γνεις στλος δικς σου της φυλς.
Κλλιο για την πατρδα καννας να χαθ,
να κρεμση φοντα για ξνον το σπαθ.
[Ε deri kur do t’jesh shërb’tor mbret’rish të huj?
Eja dhe bëhu shtyll’ e njerëzve të tu.
Më mirë për atdhenë jetën me dhanë,
Sesa për t’hujin shpatën me zanë.]
“Dëshira…”:
11
Dhe në shërbim të tyre do jemi t’ gjithë?]
Në këtë pikëtakim të bardit të lirisë e të bartësit të ideve iluministe me etjen
për liri e përparim të kombeve të rajonit, dhe në kundërshtim me orekset nacionaliste
që po e bënin lesh e li Ballkanin, figura e Skënderbeut shfaqet thuajse vetiu, si
dërgesë gati gati hyjnore dhe si imperativ i kohës.
Ndërsa te “Shqipëria” i kushtohen gjithë-gjithë tre vargje:
Skënder-Begu Kastrioti, /
Ishte burr’ i Shqipërisë.
te “Dëshira” ai zë një vend qendror dhe është, pa dyshim, figura më e dashur e më
frymëzuese e shqiptarëve:
Ju, stërnipër të të Madhit Aleksandër e të Pirros,
Të dëgjuar, të lavdishëm, ju, o bij të Skënderbeut,
T’atij burri të vërtetë, që në botë shok s’ka pasur...
Ne pellazgë kemi lerë para se të lindte hëna.
Ti, o muzë gojëartë, që njeh mirë të vërtetën,
Thuaje emërin e ndritur, emërin e perëndijtë,
Këndo, o hyjni fisnike, trimërin’ e tij të rrallë.
Lëri mitet e Homerit për Akilin këmbëshpejtë,
Lër Eneun adhuronjës dhe përrallat e Virgjilit,
Se heroi i vërtetë tani njihet nga të gjithë.
Eshtë prijsi i shqiptarve, është Skënderbeu i madh.
Sikurse vërente prof. J. Bulo, “...nuk është e rastit që Naimi në poemën e vet
kërkon shprehimisht nga muza t’i braktisë mitet dhe të ngjallë heronj. Dhe muza
poetike e Naimit ngjalli pikërisht Skënderbenë...” 15
.
Lumthi ti, shpirt i pamort! Lumja ti, zemër hyjnore!
Ti, o emër shum’ i dashur, emër hyjnor, aq i ëmbël,
Ti je shembull dashurie, ti je monument virtyti,
Monument patriotizmi, trimërie dhe lavdie!
Ty, o bir fisnik, i lartë, i atdheut të shumëvojtur,
Shqipëtarët ta nderojnë emërin dhe kurdoherë
E shqiptojnë veç me lotë dashurie dhe respekti,
Se të njohin lavdinë, njohin bëmat burrërore,
Kur do vijë vallë dita të të ngrenë monumentin,
15
J. Bulo, Tipologjia e Lirikës së Naim Frashërit, Tiranë 1999, 94.
12
Trimërit’ e tua, prijës, dhe fitoret legjendare
Ne, pasardhësit, na mbushin me guxim e burrëri.
Kur ti vdiqe, na ke lënë neve një atdhe të lirë
Dhe e lirë do të jetë Shqipëria jote prapë.
Varri yt siç i ka hije do nderohet mot e jetë.
Nëpër shekuj do të rrojnë emri dhe veprat e tua.
Mbi një mal të lart’ më shfaqet hieja e Skënderbeut,
Shpatën zhveshur mban në duar dhe dëgjoj një zë gjëmonjës,
Që me burrëri të madhe dhe duke rënkuar, thotë:
O djema të mirë, ku jeni ju, o burra shqipëtarë,
Ju petrita zemërtrima të atdheut kaq të dashur,
Varrin tim vazhdojn’ akoma të huajtë të ma shkelin.
Turp për ju, sa turp, o burra, të lëngoj’ atdheu juaj!
Kudo hieja fanitet edhe malet po gjëmojnë.
Duhet thënë këtu se, “idealizimi, në të vërtetë hiperbolizimi i historisë
kombëtare...”, që vërehet edhe te Naimi 16
, nuk duhet parë i veçuar nga fryma e kohës.
Sepse, edhe kur emrin Akil (Αχιλλες) e shqipëron në trajtën Aqilehti, edhe kur
Aristotelin e nxjerr nga fara e shqiptarëve, etj., Naimi s’pushon së qeni poeti që
kërkon rrënjët e popullit të vet në mugëtirë të kohëve, e madje në një moment kur të
tjerë i vinin në dyshim këto rrënjë. Këto lloj qasjesh mitike fillojnë të lëkunden me
kalimin e letërsisë shqiptare nga romantizmi në realizëm. Të krahasohen, p.sh.,
vargjet e Naimit e të Çajupit:
Naimi (1898, Istori’ e Skënderbeut):
Aleksandr’ i Math e burrë
I cili s’pat shok ndë jetë,
Nukë ka pasur kurrë,
Çajupi (1902, Aleksandri i Math):
Aleksandr’ i Math qe burrë
Me të madhe trimëri,
Shqipëtar që s’gjendet kurrë,
Po ç’bëri për Shqipëri?
“Dëshira” paraqet interes gjithashtu edhe për nga botimet dhe ribotimet që
njohu në të dy gjuhët. Për variantin greqisht (origjinalin), siç mësojmë nga një shënim
në faqen e brendshme të botimit të tretë:
16
R. Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe, Romantizmi I. Rilindja, Prishtinë 1990, 173.
13
Kjo librëz’ e Naim beut u shtyp herën’ e parë në Bukuresht më 1886, shënuarë D....
dhe pa rrëfyerë vënd i shtypjesë.
Ca fjalë që ndryshojnë nga shtypj’ e parë janë ndrequrë prej Naimit vehtë.
Shtypjen e dytë dhe të tretën e ka botuarë Kristo P. Luarasi në Sofje dhe në Tiranë.
Në këtë pikë ia vlen të shtojmë se ballina e botimit të tretë (Shtypja e tretë) të
origjinalit (Tiranë, Shtyp. Kristo P. Luarasi) nuk ka vit botimi, por prej aty njoftohemi
se Shtypja e dytë u krye në Sofje më 1903. Mbetet të gjenden variantet e origjinalit të
v. 1886 dhe 1903 për të parë cilat fjalë “janë ndrequrë prej Naimit vehtë”.
Edhe më shumë interes paraqet historia e përkthimit dhe e botimit të
“Dëshirës...” në gjuhën shqipe. Dy përkthimet e para të saj qarkulluan në fillim të
shek. XX (1904 dhe 1912) dhe i përkasin dorës së Kristo Floqit, i cili më tepër se
përkthyes është shqipërues i veprës së Naimit. Nuk ka dyshim se përkthimet e Floqit i
përgjigjeshin një nevoje të kohës dhe s’është aspak e rastit që ribotimi i origjinalit
greqisht më 1903 u pasua më 1904 nga versioni i parë shqip, shoqëruar me shënimin
Vjershë Kombiare në ballinën e tij. Po aty gjejmë edhe vargjet “Shqipëri! Ti më ep
nderë, më ep emërin Shqipëtar, / Zëmërnë ti ma gatove, plot me dëshirë dhe me zjarr.
/ Shqipëri! O mëma ime! Ndonëse jam i mërguar, / Dashurinë tënde kurrë zëmëra s’e
ka harruar!!”, me të cilat Floqi zëvendëson vargun homerik Ες οωνς
ριστος, μνεσθαι περ πτρης (“Një shenj’ ësht’ e mirë: të lëftojmë për shpëtimt të
mëmëdheut”), që Naimi e pat vendosur në ballinën e origjinalit. Në variantin e vitit
1912 vargjet e marra nga “Bagëti e Bujqësija” ua lënë vendin fjalëve “Mbro
pikësëpari Kombin e Atdhenë / Pastaj mëm’ e atë, / Besën dhe Fenë”. Është e
dukshme përpjekja për ta aktualizuar poemën dhe për ta kthyer atë në një vjershë
kombiare. E përkthyer në shqip ajo u drejtohet tashmë gjithë shqiptarëve dhe jo më
një pjese të tyre që mund të njihnin greqishten. Por Floqi s’ndalet këtu. Në variantin e
1904-ës ai shton 58 vargje që integrohen në trupin e poemës, në pjesën ku flitet për
Skënderbeun: Këtu largohemi pakë nga e brëndëshmja duke lëvrirë nga fantazia. Një
shënim të ngjashëm gjejmë edhe në variantin e 1912-s: Shtojmë ca ligjërime duke u
hequr nga fantazia. Është një rast klasik i mënyrës si u përdorën dhe si u aktualizuan
figura dhe zulma e Skënderbeut për t’i shërbyer “çështjes kombiare”.
Më e saktë do të ishte të shkruanim “për t’iu shërbyer çështjeve kombiare”, e
kështu kalojmë në pyetjen
5. A është Skënderbeu hero vetëm/edhe i shqiptarëve?
Kësaj pyetjeje i qenë përgjigjur qartë iluministët grekë qysh më 1816, kur në një
recension për përkthimin greqisht të Epitomésë së Historisë së Gjergj Kastriotit
(Moskë 1812), botuar në organin e tyre “Ερμς ο λγιος / Ermis o logios / Hermesi i
letrave” (Vjenë 1816, 185), e cilësojnë atë “hero të famshëm të Shqipërisë”. Por le të
japim tekstin pothuaj të plotë të recensionit (Shtojca, Dok. V, VI), që do të na
ndihmojë t’i përgjigjemi bindshëm pyetjes së mësipërme, kritike për shqiptarët e
fqinjët e tyre.
14
Epitomé e historisë së Gjergj Kastriotit, të mbiquajturit Skënderbej, Mbretit të
Shqipërisë, përkthyer prej frëngjishtes. Me një shtojcë të listës gjenealogjike të
Sulltanëve Otomanë përpiluar nga i shumëdituri Kryepiskop Evgjenios
Vulgaris. Në Moskë, në shtypshkronjën N.S.Vsevolozhski. 1812, fq. 348,
formati 8°.
Përkthyesi i kësaj historie fort të vlefshme të heroit të famshëm të Shqipërisë ka
dashur ta lërë në heshtje emrin e vet. Qëllimi i vetëm i tij ka qenë sigurisht të bëhet i
dobishëm edhe anonimisht për gjindjen e vet, të cilit [qëllim] edhe ia doli mbanë; por
nëse përkthyesi, qoftë për modesti, apo për qëllime të tjera të tij, nuk ka dashur të
shpallë emrin, cilëtdo që përfituan apo do të përfitojnë duke lexuar përkthimin e kësaj
historie, nuk kanë për të qenë aq mosmirënjohës, sa të mos i shprehin atij nderimet që
i takojnë, dhe të mos lëvdojnë lartërisht mundin dhe zellin e tij për të mirën e
përbashkët.-Kjo histori iu rekomandohet si e tillë grekëve për ta lexuar. –Teksti i
përkthimit është gjithsesi i mirë, por nuk është i privuar nga galicizma mjaft të
dallueshëm, si...
Kemi mendimin se pas këtij recensioni anonim, që u rekomandon grekëve të
lexojnë jetën e Skënderbeut, si dhe pas shkrimesh të tjera që lidhen me Shqipërinë e
shqiptarët e që botohen në po këtë organ, fshihet pas gjase një personalitet pak i
njohur në botën shqiptare, por i mirënjohur në letrat greke si dora e djathtë e A.
Korais-it, udhëheqësit shpirtëror të iluministëve grekë, savanti me origjinë
gjirokastrite Aleksandër Vasiliu ose Αλξανδρος Βασιλεου 17
.
Nga Gjirokastra është edhe një figurë tjetër, çuditërisht (as)pak e njohur edhe
kjo, autor, veç të tjerash, i një gramatike greko-latine të botuar më 1785 në Vjenë
(Shtojca, Dok. VII) 18
, e pasur me shënime që hedhin dritë në historinë dhe gjeografinë
e trojeve të tij të origjinës. Është fjala për savantin Gjergj Dhimitriu a Γεργιος
Δημητρου 19
, i cili në faqet 263-265, shën. 34, të Gramatikës (Shtojca, Dok. VIII), na
17
Shih Dh. Q. Qirjazi, Përshkënditje të hershme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe iluminizmi grek,
në vëllimin Një Rilindje para Rilindjes, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër 2014, 217-224; D. K.
Kyriazis, “Why Gypsies and Albanians do not have their own Letters”. Greek Attitudes towards
neighbouring Languages during the 19th Century. Slavia Meridionalis 15, 2015, 228-240. Instytut
Slawistyki PAN. file:///C:/Users/user/Downloads/189-3959-1-PB%20(1).pdf 18
Γραμματικ Ελληνολατινς εκ διαφρων συλλεχθεσα, / παρ Γεωργου, του Δημητρου του Προσκ.
Κυρ. Ευπατρδους του εξ Αργυροκστρου της Ευρωπαας Αλβανας, παρ' ου ιδοις παρατηρσεσι, και
σημεισεσιν, Επιστολας, Αποφθγμασι, Ελληνο-λατινικος, Ενδξων τινων Ανδρν βοις, και
Επιστημν Ορισμος πλουτισθεσα. Νυν πρτον οικεοις αυτο αναλμασιν εκδοθεσα, και
σεβασμως προσφωνηθεσα τω γαληνοττω, και εκλαμπροττω ηγεμνι πσης Μολδοβλαχας, κυρω
κυρω Αλεξνδρω Ιωννου τω Μαυροκορδτω. Εν Βιννη της Αουστρας: παρ Ιωσπω του
Βαουμαστρου, 1785. [Gramatikë Grekolatine e kompiluar me lëndë të autorëve të ndryshëm, hartuar
nga Jorgos Dhimitriu, fisnik nga Gjirokastra e Shqipërisë Europiane, me vërejtje të tijat, dhe e
pasuruar me shënime, letra, thënie greko-latine, jetë burrash të shquar dhe përkufizime të shkencave.
Botuar së pari tani me shpenzime të vetat, dhe drejtuar me respekt princit fort të paqëm dhe të
shkëlqyer të mbarë Moldovllahisë, zotit Aleksandros Joanis Mavrokordhatos. Në Vjenë të Austrisë,
Shtypshkronja Baumayster, 1785.] 19
Dh. Q. Qirjazi, Vepra në gjuhën greke për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruar prej grekësh dhe
shqiptarësh. Vështrim i përgjithshëm, në vëllimin Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare,
AShSh, Tiranë 2016, 198-253.
15
jep një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe veprës së Skënderbeut, duke iu referuar dy
burimeve: ιδ Σπονδανν και Δυπανκτ [shih ... dhe ...] (f. 265). I pari është
Theodoro Spandugino Cantecusino, gentilhuomo Constantinopolitano, që shkroi
veprën Dell' origine de prencipi Turchi, et de costumi di quella natione. Girenza,
1551, dhe i dyti P. Duponcet, autor i Histoire de Scanderbeg Roy d’Albanie, Paris
1709.
Në po këtë cikël autorësh dhe veprash të botuara a në dorëshkrim, duhet
përmendur edhe «Περ των αξων και ενδξων κατορθωμτων Γεωργου του Κργια,
ελληνικ Καστριτου, του επιλεγομνου Σκενδρμπεη, Αυθντου και Ηγεμνος
Αλβανας τε και Ηπερου» / “Rreth bëmave të vlershme e të lavdishme të Gjergj
Krojës, greqisht Kastriotit, Zot dhe Prijës i Shqipërisë e i Epirit”, dorëshkrim i gjetur
në fondin Kurilas të Bibliotekës së Universitetit të Janinës nga studiuesja Μχη Παζη
Αποστολοπολου, e cila kreu edhe botimin e tij 20
.
Dorëshkrimi përbëhet prej rreth 70 faqesh dhe datohet (mbase) në shek. XVII.
U hartua nga savanti kostandinopolit i shek. XVIII Nikólaos Karaxás, për jetën e të
cilit njohim pak gjëra 21
. Meqenëse lexuesi i interesuar mund të konsultojë botimin e
përmendur më lart, po japim në Shtojcë (Dok. IX) disa pjesë të përkthyera në shqip,
për të marrë një ide rreth veprës në fjalë. Bën përshtypje, fjala vjen, fakti që qysh në
titull hasim trajtën Γεωργου του Κργια, pra Gjergj Krojës, çka do të thotë se autori i
dsh ka ruajtur mënyrën shqiptare të vendosjes së mbiemrave, të cilat shpesh
mbështeten në vendin e origjinës së dikujt.
Që Skënderbeu qysh në të gjallë i kaloi caqet e vendit të tij dhe u bë i njohur
në mbarë Europën e asaj kohe, që fama e tij nuk u shua, sepse vazhdonte të
frymëzonte popujt që luftonin për liri, të gjitha këto janë të njohura dhe të bindin se ai
qe vërtet mbret i shqiptarëve, por qe edhe simbol burrërie e fryme të paepur.
Theodhor Kollokotroni, heroi i Revolucionit Grek të 1821-së, shkruante në kujtimet e
.
Gjergj Kastrioti qe bërë një hero popullor e kjo duket nga fakti se në revistën
«Βιβλιοθκη του λαο»/“Biblioteka e popullit”, numri 9, shtator 1852, shënimi hyrës
i shkrimit me titull “Skënderbeu” (Shtojca, Dok. X) thekson se “asnjë pothuaj figurë
tjetër nuk do të mund të na tërhiqte vëmendjen, dhe të mishëronte vetiu dhuntitë e
shekujve heroikë, virtytet e krishterimit, dashurinë për atdhe, të shfaqte modesti të
ngjashme me të burrave të lavdishëm të lashtësisë, askush tjetër pra përveçse Gjergj
Kastriotit, të mbiquajturit Skënderbe, prandaj edhe e konsideruam të dobishme ta
rendisim në Bibliotekën e popullit”.
Në këtë klimë është më se e natyrshme që një figurë e tillë të ngjallte
frymëzim dhe të jepte shkas për të ngritur
20
Πολιτεα (Μια αθησαριστη βιογραφα στα ελληνικ), ΕΙΕ-ΙΙΕ, Athinë 2018. 21
Lindi në fillim të shek. XVIII dhe vdiq rreth v. 1785. Shih Μχη Παζη-Αποστολοπολου, λληνες
λγιοι του 18 ου
αινα, αφανες, σημοι και δισημοι, σε διασταυρομενες τροχις Βαρνβας ο Κπριος,
Δημτριος Ραμαδνης, Καισριος Δαπντες, Νικλαος Καρατζς, EIE-IIE, Athinë 2007, 63-65. 22
Τ. Π. Γιοχλας, vep.cit., 22.
16
6. Një shtatore kushtuar Skënderbeut në Athinë
... Τani po të them se në moshën time i ngjaj një fiku të rreshkur e se kam kapur të
gashtëdhjetë e njëtat. S’do mend që një vetmitar si unë duhet të gatitet për udhën e
madhe e pa kthim të të gjithë robve. ... [f. 52] ... Aty ku dua ta lë pasurinë time është
se ushqej dashuri, admirim dhe respekt të madh ndaj emrit të heroit të pafat dhe të
Madhit Gjergj Kastrioti ... [f. 53]. Prandaj edhe kam kënaqësi të madhe gjithë shumën
që do të kem mbledhur ta jap për Shtatoren e Gjergj Kastriotit në Athinë, një trup të
madh mermeri për 1.000 a 2.000 (lira) ... . Kam ndërmend të shkoj në Athinë, por nuk
e di kur do të bëhem mbarë, dhe do të vë në dijeni Qeverinë si dhe do të shoh nëse do
të ma pranonin (shtatoren) në një pikë të denjë apo jo. [...]
Kam shpresë tek Ynëzot të rroj sa të mbledh [f. 54] atë shumë që nevojitet për
Shtatoren e Gjergj Kastriotit. Por kam edhe një tjetër plan, që, në mos mundsha ta
mbledh shumën për Shtatoren dhe të vazhdoj të kem në duar këto pak para që kam
sot, ahere kam në mend t’i jap ato pak kursime për një shtypëtore shqiptare [...] sa
për vendin ku do të ngrihet shtypëtorja, gjykojeni vetë dhe zgjidheni aty ku është
interesi, siguria dhe lehtësia më e madhe. [f. 55]
Μe anë të këtij fragmenti të letrës së Brandit për Vreton mësojmë se ai është
një nga të parët shqiptarë që ka menduar t’i ngrejë Skënderbeut një shtatore, e madje
në qendër të Athinës! 23
Dhe në mos mundtë të mbledhë shumën e nevojshme, ahere
me kursimet e veta do të ngrihet një shtypëtore shqiptare!
Dëshirën për një monument kushtuar Skënderbeut
e kishte shprehur më 1886 edhe Naimi, i cili e quan heroin “…monument virtyti,/
Monument patriotizmi, trimërie dhe lavdie!” dhe i thotë me përgjërim “Kur do vijë
vallë dita të të ngrenë monumentin,/ Të përgjunjenë me zjarr para këmbëve të
tua?” 24
.
Idenë e shtatores -sa çudi e ç’mrekulli!- e hasim tek një anonim nga anët e
Epirit, kurbetlli, i cili, nisur nga Kostandinopoja për t’u kthyer në vendlindje, diku në
Epir, ndalon në Korfuz dhe i shkruan një miku të vet për sa sheh aty:
“Shpresoja se këtu në Korfuz do të gjeja ithtarë të atdheut dhe burra të dëgjuar për
mundin e derdhur në të mirë të aspiratave kombëtare, se do të gjeja një shtatore të
Skënderbeut, Mbretit kryelartë, që t’i përulen me nderim të thellë udhëtarët prej Epiri
dhe Shqipërie, dhe i cili t’iu tregojë atyre madhështinë e shkuar dhe lavdinë e
.
Ndërkaq, në bregun përballë Korfuzit, njerëzit e etur për liri thurnin vargje për
Skënderbenë, që nganjëherë përjetësoheshin në këngët popullore. Njëra syresh u
regjistrua disa mote më parë në Dhivër të Delvinës, ku duket se bashkë me ullinjtë
shekullorë ka hedhur rrënjë të thella edhe kujtimi i “mbretit të epirotëve”,
Skënderbeut 26
23
Shih shënimin 16 të “Ankimeve shqiptare” dhe përkthimin shqip të tij në Shtojcë (Dok. XI). Shih,
poashtu, Τ. Π. Γιοχλας, vep.cit., 46-48. 24
N. Frashëri, Dëshira…., sipas përkthimit të P. Çukës. 25
Gazeta «Φων της Ηπερου» / “Zëri i Epirit”, 18.6.1893. 26
Τ. Π. Γιοχλας, vep.cit., 48.
17
Απ τη μαρη την ελι / Βγανει το μερο το λδι, / Κι απ τη μνα την καλ / Το ξιο
το παλληκρι. / Με το στμμα στο κεφλι, / Με το γκρπι του στο γκιξι, / Με τη σπθα
του στο χρι, / Μ’ λογο και με σπαθ, / Πολεμει στη στερι / Και νικει την
Τουρκι. 27
[Nga ulliu kokërrzi / Del i ëmbli vaj, / Dhe nga nën’ e mirë / Djali deli
djalë. / Me stemën mbi krye, / Tarogzën në gjoks, / Me kal’ e me shpatë, / Me pallën
në dorë, / Në shesh të mejdanit / Turqinë e mposht.]
Nga po të njëjtat vise është edhe Athanas Petridhi, epiroti («εξ Ηπερου») që
mori pjesë në debatin për Skënderbeun (shih më lart, dhe Shtojcën, Dok. XIII), prej
aty edhe bashkëfshatari i tij, dhrovjaniti Vasilios Zotos Molosos, që i kushtoi Gjergj
Kastriotit epigramin e mëposhtëm:
«Γεργιος Σκενδρμπεης Ηπερου μγας γνος της Αλβανας βασιλες δεινς τυραννοκ
.
, por u ngrit në qytete të Shqipërisë, edhe
në Korçën e Th. Brandit 30
.
Atje larg në grykat madhështore
Maleve, luginave atje,
O i mbeturi pa varr, o Skënderbe! 31
Këto vargje, fryt leximesh rinore, më vijnë ndërmend sa herë bie fjala për
Skënderbeun. Në mendësinë e (jo vetëm të) shqiptarëve, të mbeturit pa varr është
gjëmë e shkuar gjëmës dhe mallkim kaluar mallkimit. Madje shqipja ka krijuar ca
kompozita dhe shprehje shumë më të rënda se pesha e mortit dhe e gurit të varrit, që
rrallë se gjenden në gjuhë të tjera:
27
Ανδρας Ζαρμπαλς, να τραγοδι για τον Σκεντρμπεη, në librin Το αμα της αγπης, Ρος,
Athinë 2007, 66-67. 28
ιστορικν, γεωγραφικν στρατιωτικν, στατιστικν και εμπορικν, τμος Δ, εκ του Εθνικο
Τυπογραφεου, Athinë 1878, ιε'. 29
“A do të mundej të ngrihej sot një monument për Skënderbenë në qendër të Athinës?”, qe një ndër
pyetjet që m’u drejtuan pas ligjëratës së mbajtur në Tiranë në shtator 2018. Përgjigjem, me terma të së
djeshmes, “po”, me terma të së sotmes, “jo”. Skënderbeu vazhdon të jetë hero dhe simbol lirie, por
nevoja e përdorimit të këtij simboli nuk është sot aq imediate sa më 1880 apo në fillim të shek. XX. Sot
-pas çlirimit nga zgjedha otomane, që shërbente si faktor bashkimi e bashkëpunimi të ballkanasve,
duke vënë në lëvizje dhe rinxjerrë në skenë figura si Skënderbeu-, janë kristalizuar ndërgjegjet
kombëtare dhe janë konsoliduar shtetet etnike, secili me narrativën e vet kombëtare dhe me leximin e
vet të historisë, me heronj të vetët, që zor se “ndahen” me ata të fqinjëve! 30
“Në këtë shkallë [të parë] si mirëbërës munt të emërohet edhe i ndyjeri Thimi Branti – a Thimi
Kapedani, i cili ishte tregëtar në Misir, bir Korçe. Ky ka vdekur më 1882. Me destament pati lënë 600
Lira Engleze; pas dëshirës tij këto të holla të vireshin më një bankë me kamatë, edhe si të bënej sum’ e
meritushme, me këto të holla të bënej në Korçë një Staty e Skender Beut, edhe po të tepëronin të holla,
me tepëricën të shtypeshin vivlla Shqipe.” (Korça dhe katundet e qarkut, N.D.N, Korçë 1923, 69). 31
I. Kadare, Balada e zhvarrimit, Vepra Letrare I , ShB “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, 171.
18
Varrmosgjendur! Varrtrapisur! Varrvithisur!, që do të thotë Mos t’u gjendtë varri! Të
humbtë varri! T’u trapistë e t’u vithistë varri!Mos të trettë e mos të dhekstë dheu!
Po a është i pavarr Skënderbeu?! Të jesh Skënderbe e të mbetesh i pavarr,
është mallkim apo bekim?!
Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e ka dhënë këtu e mijëra vjet Tukididi,
“patologu” i luftërave, i “prologut” dhe i “epilogut” të tyre, i cili epilog ka lidhje edhe
me varret. Të më lejohet të sjell këtu dy rreshta nga “Epitafi” i Perikliut, mes pendës
së Tukididit, nga fjala që ai burrë i mençur i Athinës së Shekullit të Artë mbajti në
nderim të trupave pa jetë të luftëtarëve athinas:
νδρν γρ πιφανν πσα γ τφος, κα ο στηλν μνον ν τ οκεα σημανει
πιγραφ, λλ κα ν τ μ προσηκοσ γραφος μνμη παρ’ κστω τς γνμης
μλλον το ργου νδιαιτται. 32 [Sepse varr i burrave të shquar është çdo pëllëmbë
dhé, dhe emr’ i tyre nuk përjetësohet vetëm me mbishkrime në vendlindje, por mbahet
mend edhe në vende të tjera, më shumë në kujtesën dhe shpirtrat e njerëzve sesa në
pllakat e varreve.]
Po çfarë është një varr? Është vendprehja e njeriut të ikur nga kjo jetë. E sa
vend i duhet një vdekatari për t’u prehur? Për sa mote do të mbahet mend ai? Varri,
pra, është hapësirë dhe kohë, është një copë tokë dhe një grimë kohë.
Në këtë kuptim, Skënderbeu është varr-kudo-gjendur dhe është i gjithë-
kohshëm, është pronë e njerëzimit dhe gur i pavdirë i kujtesës së tij.
Sepse e thamë: νδρν γρ πιφανν πσα γ τφος - Për burrat e dheut -si
Skënderbeu- i hap krahët gjithë dheu. Prandaj Ai u takon shqiptarëve, por i takon
edhe njerëzimit mbarë.
8. Në vend të epilogut
Ky shkrim iu kushtua analizës së një letre të Th. Brandit, që u hartua me shkas
“herezinë” e historianit grek K. Paparigópulos, që guxoi të thosh se Skënderbeu na
qenkej me rrënjë sllave, duke shkaktuar reagime ndër bashkëkohës. Brandi ka qenë,
me sa duket, i vetmi shqiptar që desh t’i kundërvihet publikisht, por sot nuk dimë me
saktësi çfarë jehone patën ahere “Ankimet Shqiptare” mes (kryesisht) grekëve.
Buçimë e largët e asaj jehone, gjurmë e diskursit publik për ishte a s’ishte
Skënderbeu grek, shqiptar apo sllav, ngjan të jetë një artikull mjaft interesant, me
titull disi intrigues, i shkrimtarit dhe poetit grek Kostís Pallamás 33
, që po e sjellim
këtu të përkthyer, për t’i kujtuar lexuesit se debate të ngjashme, aspak rastësisht,
gjëllonin qëmoti gjëllojnë edhe sot.
Edhe pse pak i gjatë për t’u cituar i plotë, shkrimi i Pallamás-it vjen ta mbyllë
natyrshëm këtë punim, duke çelur, me mënyrën e vet, një dritarez të re: përdorim a
keqpërdorim i kujtesës dhe i figurave historike?
32
Θουκυδδου Ιστοραι 2, 43. 33 Njoftimin për këtë artikull e gjetëm në librin Τ. Π. Γιοχλας, vep.cit., 45-46, i cili edhe citon pjesën
më të madhe të tekstit greqisht.
19
Aktualizimi i së shkuarës i shërben së sotmes në rast se (dhe me kusht që t’)
iu shmanget sirenave të populizmit. Përndryshe është shpërdorim!
Shkrimi i Pallamas-it shoqërohet edhe nga shënimi hyrës i botuesit të gazetës
“Akropolis’ të Athinës, që paraqet edhe ai interes, ngase na sjell atmosferën e motit të
largët 1905:
Artikulli i “Apokopos”, që po botojmë më poshtë, është shkruar me forcën dhe hirin
që karakterizon çdo gjë që del nga pena e tij. Megjithatë, për sa i përket përmbajtjes
së shkrimit, të na lejojë të mos jemi të një mendjeje.
Është e vërtetë se Shkenca nuk duhet të ndikohet nga shovinizmi, sikurse vëren
“Apokopos”. Zaten nëse dikush thotë që Skënderbeu nuk qe sllav, ai nuk kryen akt
shovinisti, por bën atë që do të bënte si besnik i së vërtetës dhe si shkencëtar. Sepse,
vërtet, Paparigopuli s’kish aspak të drejtë, kur thosh se Kastrioti Skënderbeu qe sllav,
dhe kishin plotësisht të drejtë ata që e kundërshtuan. Paparigopuli mëtonte se fliste në
emër të Shkencës, por nuk është kjo Shkenca e vërtetë, është pseudoshkenca, nëse
mund të shprehemi kështu. Ose më mirë të themi është Shkenca, e cila lajthit dhe
kërkon më tepër nga sa i takon të kërkojë, duke hyrë në rrugë të shtrembër. Ka qenë
edhe ky një nga mendimet absurde të atij njeriu përndryshe erudit, i cili gaboi në
shumë gjëra, sikurse është vërtetuar tashmë prej burrash të ditur.
Skënderbeu pat qenë me rrënjë shqiptare. Por meqenëse shqiptarët nuk e
ndanë asnjëherë veten prej grekëve dhe meqenëse Skënderbeu luftoi kundër turqve,
duke kryer vepër të ngjashme me atë të Kostandin Paleologut, për këto arsye do t’ ish
e drejtë të konsiderohej se iu takon fletëve të lavdishme të historisë greke. Prandaj
edhe historiografi Paganel e quan atë “të fundmin e heronjve grekë”, dhe të njëjtin
cilësim i bën atij edhe Dragumi, fjalëëmbli dhe atdhetari i pashoq, i cili përktheu
Paganelin.
Prandaj, Skënderbeu mund të ketë qenë o shqiptar o grek, por sllav nuk pati
qenë kurrën e kurrës.
Kjo është e vërteta.
Që Skënderbeu nuk qe sllav, këtë e dëshmon jo vetëm historia e tij dhe e
bashkëluftëtarëve të vet, jo vetëm ndërgjegjia e bashkatdhetarëve të tij, por edhe vetë
dheu që e lindi, prej nga kish origjinën, që mbetet i pastër e i patrazuar në malet e
…………………………………………………………………………..
/ Skënderbeu dhe shovinizmi
Telegrafa na njoftoi vdekjen e njëfarë italiani, më duket aventurier, i cili hiqet si
pasardhës i të madhit Skënderbe, dhe shfaqet si mëtues i fronit shqiptar. Njoftimi
sigurisht nuk qe nga ata që të prekin thellë në zemër; megjithatë ka diçka që na
detyron t’i kushtojmë vëmendje, sepse telegrafa na bën sërish me dije që pinjolli i
34
20
heroit është gjallë e gëzon shëndet të plotë, dhe se ndonjë shakaxhi u ngut të na sjellë
para kohe njëprillin.
Mëtuesi i fronit shqiptar, i ndodhur në këtë apo në atë botë, pak më intereson.
Vetëm emri i Skënderbeut zgjoi brenda meje Kujtesën paksa të fjetur, dhe më bëri të
mendoja për të mijtën herë në ç’shkallë ilariteti -për të mos thënë diçka më të rëndë-
mund të arrijë patriotizmi në kuptimin e keq të fjalës, pra shovinizmi, i cili në anët
tona merr nganjëherë përmasa gjigande.
Para njëzetepesë a tridhjetë motesh, nuk më kujtohet saktësisht, historiani
Paparigópulos, tek shkruante për Skënderbenë, mbështetur në dëshminë e Hopf-it dhe
të historiografëve të tjerë, guxoi dhe tha se kryeluftëtari shqiptar qenkësh me origjinë
sllave.
Dikush tjetër nga savantët tanë të lëmit të historisë, s’po e mbaj mend cili
syresh, mbase Sáthas apo Miliaráqis, e vuri në dyshim vërtetësinë e atij opinioni dhe
kështu u ngjall një debat me përmbajtje mirëfilli historike, i tillë që, për nga natyra e
vet, do t’ish mirë të kufizohej brenda qarkut shkencor të cilit natyrshëm i përkiste.
Në këto e sipër, na u shfaqka një poet kombëtar, armatosur me hark e me
shigjeta farmak. E tendos harkun gjithë nerva dhe shenjon drejt e në zemër të ziun
Paparigópulos, ngaqë ky, duke iu përmbajtur detyrimit elementar të ndërgjegjes prej
historiani, pati guximin, tradhtari, të mos thosh se i biri i Kastriotit na qenkej gjak i
llagartë Maratonoma