mendimi i gjnd-se dhe anetaresimi ne okb

4
MENDIMI KËSHILLUES I GJND-së dhe ANËTARËSIMI NË OKB-e. Prof.Dr.Bekim Baliqi Mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-se) padyshim se në aspektin legal nuk do të zgjidh çështjen e ligjshmërisë së pavarësimit të “njëanshëm” të Kosovës, por politikisht do të ketë implikime të shumta. Pas këtij opinioni do të hapen shtigje të reja në zhvillimin e shtetësisë Kosovës por edhe mund të qartësohen qëndrimet e shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që do të forcoj sovranitetin e jashtëm e veçanërisht do të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në një epokë në të cilën universalitetit është një parim themelor i Kombeve të Bashkuara, anëtarësimit i shteteve të njohura ndërkombëtarisht në të është bërë një nga arsyet kryesore të ekzistimit të kësaj Organizate e cila shërben si një forum i përgjithshëm botëror. E në anën tjetër, anëtarësimi në OKB merret si kurorëzim i shtetndërtimit të një vendi të pavarur që rregullohet me nenin 4 të Kartës së OKB-së dhe ku shtetet anëtare marrin pjesë të barabartë në kuadër të drejtës ndërkombëtare dhe të proceseve institucionale qe zhvillohen ne ketë mekanizëm ndërkombëtar. Mospranimi i një shteti si anëtare e re në këtë organizatë dëmton funksionin më të rëndësishëm të OKB-së, atë të

Upload: bekim-baliqi

Post on 10-Apr-2015

250 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: MENDIMI I GJND-se dhe Anetaresimi ne OKB

MENDIMI KËSHILLUES I GJND-së dhe ANËTARËSIMI NË OKB-e.

Prof.Dr.Bekim Baliqi

Mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-se) padyshim se në

aspektin legal nuk do të zgjidh çështjen e ligjshmërisë së pavarësimit të “njëanshëm” të Kosovës,

por politikisht do të ketë implikime të shumta. Pas këtij opinioni do të hapen shtigje të reja në

zhvillimin e shtetësisë Kosovës por edhe mund të qartësohen qëndrimet e shteteve që ende nuk e

kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që do të forcoj sovranitetin e jashtëm e veçanërisht do të

mundësoj anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Në një epokë në të cilën universalitetit është një parim themelor i Kombeve të Bashkuara,

anëtarësimit i shteteve të njohura ndërkombëtarisht në të është bërë një nga arsyet kryesore të

ekzistimit të kësaj Organizate e cila shërben si një forum i përgjithshëm botëror. E në anën tjetër,

anëtarësimi në OKB merret si kurorëzim i shtetndërtimit të një vendi të pavarur që rregullohet

me nenin 4 të Kartës së OKB-së dhe ku shtetet anëtare marrin pjesë të barabartë në kuadër të

drejtës ndërkombëtare dhe të proceseve institucionale qe zhvillohen ne ketë mekanizëm

ndërkombëtar.

Mospranimi i një shteti si anëtare e re në këtë organizatë dëmton funksionin më të rëndësishëm

të OKB-së, atë të anëtarësimit të të gjitha shteteve në gjirin e saj, respektivisht do të thyej

parimin qe ka si një organizatë universale ku iu garantohet pjesëmarrja e të gjitha shteteve të

pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht. Rasti i Tajvanit, paraqet një shembull precedent kur

një shteti i privohet kjo e drejtë. Por, duke e marrë parasysh kundërshtimin kategorik të Kinës,

Rusisë si dhe mjaft shteteve tjera, por edhe paqartësinë e këtij vendi në të drejtën ndërkombëtare,

duket se statusi i Kosovës dallon mjaft sa i përket mundësisë së anëtarësimit në OKB-e.

Mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është parë mundësi e shtyrjes së

një vendimi për anëtarësimin e Kosovës në OKB-e dhe njohjeve ndërkombëtare, jo vetëm nga

Serbia, por edhe nga disa shtete që nuk kishin qëndrim të qartë rreth njohjes së shtetësisë së

Kosovës. Tani, dy vjet pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-se me 8. Tetor 2008, pas

kërkesës se Serbisë, mbështeti ketë kërkesë për opinionin këshilldhënës të GJND-së, po krijohen

mundësitë optimale që Kosova të njihet edhe nga ato shtete që kishin dilema rreth njohjes. Në

Page 2: MENDIMI I GJND-se dhe Anetaresimi ne OKB

këtë mënyrë, Kosovës po i hapen dyert për anëtarësim ne këtë organizate të rëndësishme

ndërkombëtare me të drejta të barabarta si shtet sovran.

Kundërshtarët e deritashëm të shtetësisë se Kosovës me peshë si Kina dhe Rusia, e qe janë

anëtare te përhershme te Këshillit te Sigurimit do te gjenden ne një pozite të sikletshme. Këto

kanë mundësinë reale qe përmes vetos ne Këshillin e Sigurimit te bllokojnë anëtarësimin e

Kosovës ne Kombet e Bashkuara. Mirëpo, shtrohet çështja se a duhet që anëtarësimi i Kosovës të

kaloj përmes këtij Këshilli. Ndikimi politik i shteteve të fuqishme, që kanë njohur pavarësinë e

Kosovës, në rend të parë SHBA, Britania e Madhe, Franca por edhe vendeve tjera me ndikim,

mund të ndodhë fare lehtë që zgjidhja e kësaj dileme mund të bëhet edhe jashtë këtij organi të

OKB-së. Kështu pranimi formal i kërkesës se aplikimit të Kosovës në këtë organizate mund të

bëhet edhe nga ana e autoriteteve të OKB-së, si Sekretarit të Përgjithshëm apo Kryesuesit të

Këshillit të Sigurimit të cilët e kanë mundësinë që procedurën formale të anëtarësimit te

përcjellin në zyrën ligjore dhe presin tutje këshillat e tyre derisa nuk gjendet një kompromis mes

shteteve anëtare.

Sido që të rrjedhë procedura, Kombet e Bashkuara nuk do të preferojnë që te shkaktohet një

krizë institucionale apo konstitucionale, nëse rasti i anëtarësimit të Kosovës bllokohet në

Këshillin e Sigurimit nga ana e Rusisë apo eventualisht Kinës dhe kështu krijohen fërkime mes

anëtareve të Këshillit të Sigurimit. Nuk do te ishte as në interes të këtyre dy vendeve që të

piketoheshin si bllokuese apo dëmtuese të marrëdhënieve dhe të së drejtës ndërkombëtare. Pas

refuzimit të kërkesës tajvaneze, Kina me gjasë nuk do të merrte një veprim të tillë, mbetet të

shihet nga Rusia se a do jetë avokate e Serbisë apo me pragmatizëm diplomatik do të bëhet pjesë

e ndonjë kompromisi eventual për Kosovën. Gjithashtu, OKB-ja do të humbte besueshmërinë që

gëzon sikurse do të rrezikonte që të thyej parimet kryesore të saj, e që janë barazia mes shteteve

sovrane dhe universaliteti i kësaj organizate i dalë nga Karta e saj, e që paraqet dokumentin dhe

burimin krucial të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, është në interes vital të Kombeve të

Bashkuara që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për shtetet që janë në rivalitet rreth shtetësisë

së Kosovës, me qellim që t’i shmangen situatës kur një shtet i pavarur dhe sovran do të mbetej

jashtë sistem të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Pasi që kjo do të sjelltë këtë organizate me

karakter universal në një gjendje të palakmueshme dhe presioni nga vendet që promovojnë

demokracinë dhe përkrahin anëtarësimin e Kosovës do të rritej gjithnjë e më shumë.

Page 3: MENDIMI I GJND-se dhe Anetaresimi ne OKB

Tani, do të varet nga gjendja e përgjithshme politike në Kosovë si edhe nga politika e jashtme e

Kosovës se a do te aktivizohet fuqishëm, ne mënyrë qe te shtohet numri i shteteve qe e njohin

ndërkombëtarisht por edhe nga përkrahja brenda vet anëtareve të OKB-së për anëtarësim si shtet

i barabarte në këtë organizate. Natyrisht kjo nuk do të ndodhë shpejt dhe pa një angazhim më

energjik në këtë drejtim të institucioneve të Kosovës.

(Autori është ligjërues në Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës).