kurthet terminologjike në funksion të mohimit të...

76
BARDHYL MAHMUTI KURTHET TERMINOLOGJIKE NË FUNKSION TË MOHIMIT TË GJENOCIDIT NË KOSOVË

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

BARDHYL MAHMUTI

KURTHET TERMINOLOGJIKE NË FUNKSION TË MOHIMIT TË GJENOCIDIT NË KOSOVË

BARD

HYL

MAH

MUT

IKU

RTHE

T TE

RMIN

OLOG

JIKE

FUNK

SION

MOH

IMIT

GJEN

OCID

IT N

Ë KO

SOVËSipas nenit II të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Kri­

m it të Gje no cidit, gjenocid konsiderohet cilido nga veprimet e më posht me, i kryer me qëllim që të shkatërrohet tërë sisht ose pjesë risht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë:

a) vrasja e anëtarëve të grupit;

b) cenimi i rëndë fizik ose mendor i anëtarëve të grupit;

c) vendosja e qëllimshme e grupit në kushte të tilla të je te­sës që do të shkaktonin shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të grupit.

d) imponimin e masave me qëllim të pengimit të lindjeve bren da grupit.

e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjet rin.

Vrasjet e mbi dhjetë mijë shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, dhu­ni met seksuale të mbi njëzet mijë femra shqiptare, spastri mi et nik i Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese të shqipta rëve dhe asgjë simin e dokumenteve të iden tifi kimit, shka tërrimi i 100589 shtë pive, i 88101 objekteve për cjellëse, i 358 shkollave, i 30 shtë­pive kulturore, i 93 bib lio tekave, i 123 insti tu cioneve shëndetë­sore dhe i 220 ob jekteve të kultit fetar (xhami, teqe, tyrbe dhe ki sha kato li ke) dëshmojnë se forcat serbe aplikuan gjeno cidin në Koso vë, sepse kishin për qëllim shkatë rrimin e tërë sishëm ose të pjes shëm të shqiptarëve të Ko so vës si grup kombëtar, etnik apo fe tar i ndryshëm nga serbët.

F A L A S

www.kosovogenocide.com

Page 2: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

KURTHET TERMINOLOGJIKENË FUNKSION TË MOHIMIT TË

GJENOCIDIT NË KOSOVË

BARDHYL MAHMUTI

www.kosovogenocide.com

Page 3: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

Bardhyl Mahmuti

Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë

Përgatitja për shtyp: S. Hajdari & A. AsllaniBotues: Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur"

Copyright © Botuesi & Autori

ISBN 978-3-033-07404-0

Page 4: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME

Qendra „Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur“ shpreh mi-rë njohje dhe falënderon të gjitha ata, të cilët ndihmuan dhe mundësuan botimin e këtij libri dhe shpërndarjen fa-las të tij:

Adnan Asllani, Agush Buja, Bardhyl Mahmuti Bilall Sherifi, Isuf Sherifi, Jakup Krasniqi Sevi Lami Agolli, Skënder Hajdari

Ky libër u dedikohet të gjitha viktimave të gjenocidit shtetë-ror të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Page 5: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese
Page 6: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

5

FJALA HYRËSE

Në kujtimet e veta gjatë punës si zëdhënëse e Pro kur-o r es së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Ju go slla-vi në, Car la Del Pontes, Florence Hartmann infor mon le xu esit e saj se, më datë 3 tetor 2003, në zyrën e prokuro-res ishte për vizitë ministri serb i Punëve të Jashtme, Go-ran Svi llanoviq. Gjatë kësaj vizite ai refuzonte kategori-kisht do rë zimin e arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Ju go sllavisë, me arsyetimin se, „nëse ju ndihmojmë ta dë no ni Millosheviqin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet për gjenocid nga Gjykata Ndër kombë ta re e Drejtë sisë dhe do të duhet të paguajmë miliarda do lla rë dëm shpërblim...“ Ndërsa presidenti i atëhershëm serb, Vo ji s lav Koshtunica, mbronte tezën se „drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në rajon dhe veprojnë kun d-ër paqes“ (Florence Hartmann, Paix et châtiment, f. 118).

Në asnjë fushë intelektuale fjalët nuk janë neutrale. Aq më pak në politikë. Ato mbartin peshën e së ka lu-arës, ndikojnë në të tashmen dhe përcaktojnë, deri në një shkallë të caktuar, të ardhmen. Nëse do të kishim

Page 7: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

6

mun dë si t’i shtrydhnim fjalët që përdorim rreth luftës në Kosovë, ato do të kullonin gjak dhe lot shqiptarësh...Në funksion të fshehjes së gjenocidit në Kosovë, shte-ti serb vuri në përdorim strategjinë e shkatërrimit të së vër tetës dhe kujtesës, ku përdorimi i terminolo gji së së caktuar dhe drejtimi i gishtit gjetiu, me qëllim që të hiqet përgjegjësia e shtetit, përbëjnë një seg ment shu-më të rëndësishëm të kësaj strategjie. Në këtë kon tekst, demaskimi i termave është i lidhur ngushtë me ndri çi-min e plotë të gjenocidit në Kosovë.

Ky libër është i strukturuar në njëmbëdhjetë shkri me, në përmjet të cilave synohet të tërhiqet vëmendja rreth për mbajtjes së nocioneve që përdoren për të përshkruar kri met e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ka për qëllim të ndikojë në përdorimin e saktë të terminologjisë në për-puth je me përkufizimet e këtyre nocioneve në të drejtën pe nale ndërkombëtare.

Katër shkrime të librit përqendrohen në përdorimin e ga bueshëm të termave „holokaust“, „zhdukje“, „shfarosje“ dhe „asgjësim“, në vend të termit „shkatërrim“, që është kate gori juridike e përkufizimit të gjenocidit.

Trajtimi i përgjegjësisë penale në rast të gjenoci-d it është shumë i rëndësishëm, sepse sqarimi i kë ty-re aspek teve nxjerr në shesh përgjegjësinë indivi du a le dhe shtetërore në kryerjen e gjenocidit. Përveç kësaj, ky shkrim mundëson të kuptojmë arsyet e vërteta të pro-pa gandës serbe të drejtimit të gishtit te „grupet pa ra-militare“, si strategji për të fshehur përgjegjësinë shtetë-

Page 8: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

7

ro re të Serbisë në krimin e gjenocidit. Pikërisht për të shman g ur grackën, që në mënyrë të pavetëdijsh me të bë he mi pjesë e shfajësimit të Serbisë për krimin e gje-no ci dit në Kosovë, termi „paramilitar“ është objekt i një shkri mi të veçantë në këtë libër.

Duke pasur për bazë faktin se aktet kriminale mund të hyjnë në kategori të ndryshme penale, një vëmend-je e veçantë u kushtohet kritereve që merren para sysh për ta cilësuar vrasjen, dhunën seksuale, zhvendosjen e dhunshme të popullsisë dhe shkatërrimet, si dësh mi të gjenocidit. Vetëm atëherë kur aktet kriminale janë të drej tu ara qëllimisht për të shkatërruar një grup të caktu-ar kombëtar, etnik, racor apo religjioz si të tillë, vrasjet, dhu na seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimet e shtë-pive, të shkollave, të shtëpive kulturore, të bibliotekave, të institucioneve shëndetësore dhe të objekteve të kultit fetar, hyjnë në kategorinë e gjenocidit.

Përqendrimi i vëmendjes në qëllimin e akteve të gje-no cidit, që është thelbësor në përkufizimin e gjenoci dit, shmang rrezikun që të dalë në rend të parë mënyra se si është kryer krimi (masakrimi).

Mbetem me shpresë që ky libër do të ndihmojë sa do-pak në harmonizimin dhe përdorimin e saktë të termi-nologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur përkufizohen ngjarjet e luftës në Ko-sovë dhe shmangien e grackës së mohimit të gjenocidit përmes një terminologjie jo të duhur.

Autori

Page 9: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese
Page 10: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

9

SHPREHJA „KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË“ ËSHTË E MANGËT!

Kur flasin për krimet që shteti serb ka kryer gjatë luf-tës në Kosovë, një numër politikanësh me përgje gjësi të ndrysh me institucionale, përdorin shprehjen „Kri met e luftës në Kosovë“. Duke mos pasur për qëllim të po-le mi zoj me dikë, dhe me bindje të plotë se përdorimi i drej të i fjalëve ndihmon në harmonizimin e përgjith-shëm të terminologjisë që duhet të përdoret, sido mos nga politikanët dhe gazetarët, kur duhet të përkufizohen ngjar jet e caktuara, sqaroj sa vijon:

Me Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe të proto kolleve shtesë të këtyre konventave; me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit; me Sta tutet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën dhe me Statutin e Romës të Gjykatës Pe nale Ndërkombëtare, të cilat përbëjnë bazën juri dike të së drejtës penale ndërkombëtare për këto çështje, kla-si fi kimi i krimeve për nga pesha është:

1. Gjenocidi

Page 11: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

10

2. Krimet kundër njerëzimit3. Krimet e luftës4. AgresioniPrandaj shprehja „Krimet gjatë luftës në Kosovë“ është

terminologji adekuate, që ngërthen në vetve te edhe gje-no cidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe nuk ku fizohet vetëm në krimet e luftës.

Page 12: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

11

HOLOKAUSTI, GJENOCIDI DHE SHOAH

Në serinë e shkrimeve që kam publikuar dhe që do të publikoj, me qëllim harmonizimin e terminolo gji-së li dh ur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të përqendrohem në trajtimin e termave, që në gju hën e përditshme është bërë e zakonshme të përdoren si të ishin sinonime të gjenocidit. Fillimisht do të nda lem në no cionin „holokaust“, që ka një shtrirje në përmasa botë-rore.

Fjala „holokaust“ (fjalë me origjinë greke, që ka kupti-m in e „djegies së tërësishme“), ka gjetur përdorim të madh që nga shekulli II p. e. s, kur për herë të parë u për-kthye në këtë gjuhë Bibla e Judaizmit (Torahu).

Në kuptimin biblik të asaj që quhet „Testamenti i vje-tër“, „holokausti“ paraqet një flijim të veçantë që bëhet për hir të Zotit. Veçantia e „holokaustit“ qëndron në fakt-in se kafshët e flijuara nuk hahen, por digjen tërësisht si kushtim për perëndinë.

Ky term dalëngadalë filloi të zërë vend edhe në ras-tet kur ushtrohej dhuna kundër hebrenjve. Kësh tu,

Page 13: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

12

shkrim tari dhe publicisti francez me origjinë heb ra-ike, Bernard Lazare, në veprën e tij të titulluar „Anti-se mitizmi, historia dhe shkaqet e tij“, të botuar në vitin 1894, shkruan: „Kur kryqtarët niseshin të çlironin Ki-shën e Varrit të Shenjtë, ata përgatitnin luftën e shenjtë me flijimin e hebrenjve; Kur murtaja e zezë ose uria bën te kërdinë, sakrifikoheshin hebrenjtë si holo kaust për perëndinë e zemëruar; kur popullin e tme rro nin të këqi jat, mjerimi dhe uria, ata hakmerreshin kundër heb-renjve; prifti Pierre de Cluny deklaron se nuk na du het të shkojmë të luftojmë kundër myslimanëve, kur i kemi në mesin tonë hebrenjtë, që janë më të këqij se mysli ma-nët. Çfarë të bëjmë tjetër kundër epidemisë, pos të vra-sim hebrenj, të cilët bëjnë komplot me të sëmurit nga lebra për të helmuar burimet e ujit. I zhdukin në Jork, në Londër, në Spanjë, në Islai, në Poloni, në Francë, në Mora vi, në Austri. I djegin në Strasburg, në Majanse, në Tro jë; në Spanjë djegin me mijëra hebrenj; në vende të tjera ua shqyejnë barkun me sfurk dhe me kosë, i vrasin si qen“ (Bernard Lazare, „L‘Antisémitisme, sonhistoire et sescauses“, Édition de l‘AAARGH, 2002 1894, f. 62).

Me ardhjen e nazistëve në pushtet në Gjerma ni, po-pu lli heb re u ballafaqua me politikën e quajtur „zgjidh-ja për fundim tare e çështjes hebraike“ (në gjermanisht: End lösung), që kishte për qëllim asgjësimin e të gjithë pjesë tarëve të këtij grupi etnik e religjioz.

Duke mos e kuptuar se bëhej fjalë për një program të de ta juar për asgjësimin total të hebrenjve, shkrimta ri

Page 14: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

13

fran cez me origjinë hebraike, Max Jakob, në letërkëmbi-met e tij të vitit 1937 përdor termin „holokaust“ dhe ide në e një sakrifice kushtuar Zotit. Ai nuk e dinte se do të përfundonte në një varrezë masive si nr. 15872.

Nuk ishin vetëm hebrenjtë që nuk gjenin termin e du-hur për të përkufizuar tmerret e planifikuara dhe të ekze-ku tuara nga nazistët gjermanë ndaj tyre, por askush nuk din te si ta emëronte atë që ishte duke ndodhur fillim isht me hebrenjtë e, më vonë, edhe me romët. Si ilustrim do të përmend kryeministrin e atëhershëm të Britanisë së Ma dhe, Wilson Churchill. Në një fjalim të mbajtur gjatë vitit 1943, ai deklaroi: „Jemi duke parë një krim që nuk ka emër“.

Disa muaj pas këtij fjalimi radiofonik të Wilson Chur-chill-it, juristi hebre Rafael Lemkin krijoi fjalën „gjeno-cid“, si nocion të ri për të emëruar këtë lloj krimi. Për kë të neologjizëm, Rafael Lemniku përdori fjalën greke „genos“, që do të thotë „fis“, dhe fjalën latine „cide“, që do të thotë „vrasje“.

Fillimisht termi „gjenocid“ përfshinte aktet e dhu nës, që ushtroheshin kundër pjesëtarëve të një gru pi kom-bë tar. Shumë shpejt ky nocion gjeti një përhapje të ma-dhe, si do mos pas publikimit të shkrimit të Lemnikut të titulluar „Gjenocidi“ në gazetën prestigjioze „The Wash-ing ton Post“, të datës 3 dhjetor 1944.

Për historianët e mendimit juridik është me interes të madh të shihen debatet që u zhvilluan lidhur me përku fi-zi min e këtij krimi, veçanërisht debatet që u zhvilluan në

Page 15: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

14

kuadër të sesioneve të Këshillit Ekonomik dhe Shoqë ror të Kombeve të Bashkuara. Një sintezë e shtyllave krye sore, rreth së cilave artikuloheshin debatet lidhur me çësh t jen e parandalimit dhe të ndëshkimit të krimit të gjenocid it, gjen det edhe në studimin e raportuesit special të kësaj or ga ni zate, Nicodème Ruhashyankiko (United Nations, Econo mic and Social Council, Nicodème Ruhashyan kiko, Study of the questionof the prevention and punishment of the crime of gjenocide), studim që është në gjuhën angle-ze dhe atë frënge.

Në këtë shkrim do të kufizohem në rezultatin për fun-dim tar të këtyre debateve. Miratimi i Konventës për Pa-ra ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, më 9 dhjetor 1948, e shndërroi nocionin „gjenocid“ në kate-go ri juridike.

Përkufizimi juridik i gjenocidit, si kategori e së drej tës pe nale ndërkombëtare, zgjeroi fushën kuptimore të akte-ve të dhunës që mbulon ky nocion. Konventa e lart për-men dur përfshin në nocionin gjenocid kryer jen e cilitdo nga krimet e numëruara në nenin II të kësaj kon ven te: a) vras ja e anëtarëve të grupit; b) cenimi i rëndë i integritetit fiz ik ose mendor i anëtarëve të grupit; c) vënia e grupit që lli misht në kushte të tilla të jetës, që sjellin zhduk jen e plo të fizike ose të pjesshme të tij; d) ndërmarrja e ma sa ve për pengimin e lindjeve brenda grupit; dhe e) transfe ri mi i dhunshëm i fëmijëve nga njëri grup në tjet rin, kur kri mi është bërë me qëllim që të shkatë rrohet tërë sisht ose pje­së risht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

Page 16: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

15

Pra, përveç dhunës kundër një grupi kombëtar, në no cio nin gjenocid përfshihen aktet e lartpërmendura të kri me ve, nëse ato kanë për qëllim të shkatërrojnë tërë-sisht ose pjesërisht edhe një grup etnik, racor ose fetar, si të tillë.

Përveç nocionit „gjenocid“, termi „holokaust“ përdo-rej për të emëruar vrasjen e mbi 6 milionë hebrenjve gja-të Luft ës së Dytë Botërore. Seria televizive amerikane me tit ull „Holocaust“, e realizuar nga Marvin Chomsky në prill të vitit 1978, i dha një shtytje të madhe përdorimit të këtij termi.

Aktualisht me dhjetëra muze anekënd globit përdorin në emërtimet e tyre termin „holokaust“.Mirëpo përdo-rimi i gjeneralizuar i këtij termi dhe dëshmitë për djegien e kufo mave në krematorë nuk ia shton vërtetësinë kësaj fja-le. Përkundrazi, përdorimi i termit teologjik „holokaust“ për të emëruar krimet e ideologjisë naziste, që kishte për qëllim asgjësimin e hebrenjve jo vetëm që është i gabuar, por është tejet fyes për çdo hebre. Është fyes për arsye se krimit më të shëmtuar që kishte ndodhur gjatë shekullit të XX i jepet dimension hyjnor, sikur të kishim të bënim me ndonjë ndëshkim për hir të Zotit.

Pikërisht këtu qëndron revolta e madhe e disa auto rë ve me origjinë hebraike, që kërkojnë të dënohet përdorimi i ter mit „holokaust“ për të emëruar këtë krim.

Nocioni i dytë me të cilin është munduar të zëvendë-sohet termi „holokaust“, është fjala hebraishte „shoah“, që në disa gjuhë përkthehet me fjalën „katastrofë“.

Page 17: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

16

Që nga 12 prilli i vitit 1951 termi „shoah“ është emri zyr tar, me të cilin shteti i Izraelit emërton tragjedi në që populli hebre përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjithnjë e më shumë ky term kufizohet vetëm për gjeno-cidin nazist kundër popullit hebre.

Edhe ky term është përhapur në përmasa botërore fa-lë ekra neve televizive. Pas shfaqjes së filmit dokumentar „Shoah“ në vitin 1985, që i kushtohet vrasjeve masive të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i fjalës „shoah“ kaloi kufijtë e Izraelit.

Që të kuptohet rastësia e përdorimit të një fjale dhe përhapja e saj në përmasa shumë të mëdha sikur vërtet të pasqyronte realitetin e fenomeneve që mundohet t’i përshkruajë, do të citoj pjesë nga intervista e realizuesit francez të këtij filmit, Claude Lanzmann. Në intervistën me gazetarin e njohur Jean-Pierre Elkabbach, realizuesi i filmit deklaron se gjatë punës dymbëdhjetëvjeçare për këtë film ai nuk i kishte vënë asnjë emër, sepse mendonte që „nuk mund t’i vihej emër asaj që nuk mund të emëro-het. Në fund përzgjodha fjalën hebraike „shoah“, për arsye se nuk e kuptoja domethënien e saj. „Shoah“ është një fja-lë, të cilën rabinët e kishin gjetur në Bibël dhe që kishte kupti min e një katastrofe, shkatërrimi dhe, madje, mund të jetë gjithashtu një katastrofë natyrore. Cunami është një fenomen i „shoah“ (intervista e publikuar në gaze tën „Libéra tion“ të datës 24 janar 2005).

Përkundër asaj se edhe vetë shteti i Izraelit përdor zyr-ta risht termin „shoah“, përdorimi i një termi që ka lidhje

Page 18: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

17

me katastrofat natyrore për një tragjedi të shkak tu ar nga njerë zit, ka revoltuar një numër të konsiderueshëm au-torësh hebre.

Në krahasim me „holokaustin“, termi „shoah“ përdo-ret shu më më pak në gjuhën shqipe. Megjithatë, nocio ni „gjeno cid“, si kategori juridike e së drejtës penale, është no ci oni më adekuat për të emërtuar krimet që nuk ka në asgjë të përbashkët me flijimet për perënditë e as me ka-ta strofat natyrore: nocioni „gjenocid“ ngërthen në vete kri met e kryera gjatë zbatimit të një politike, që ka për që llim të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kom bë tar, etnik, racor ose fetar, si të tillë.

Page 19: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

18

GJENOCIDI DHE TERMI „ZHDUKJE“

Siç u përmend në shkrimet kushtuar përkufizimit të gje no cidit, që të cilësohet si gjenocid, akti kriminal duhet të jetë kryer, me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesë risht një grup i caktuar nacional, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

Në rastet kur do të kishim të bënim me shkatërrim in e tërësishëm të njërit nga grupet e lartpërmendura, de-ba ti për kualifikimin e krimit si gjenocid do të mbyllej shpejt. Ndërsa kur kemi të bëjmë me shkatërrimin e pjes shëm të një grupi të caktuar nacional, etnik, racor ose fetar, mospajtimet janë të mëdha, për arsye se në kë të përkufizim nuk përcaktohet asnjë numër dhe asnjë për-qindje, në bazë të së cilës shkatërrimi i pjesshëm i gru-pe ve të lartpërmendura do të mund të konsiderohej si gjeno cid.

Kur kemi të bëjmë me vrasjet e anëtarëve të grupeve, që përcaktohen në përkufizimin e gjenocidit, e që përbën ve tëm njërin nga aktet e gjenocidit [Konventa për Para-nda li min dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, neni II, pa-

Page 20: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

19

ra grafi (a)], në studimin e publikuar si dokument zyrtar i Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e parandalimit dhe të dënimit të krimit të gjenocidit theksohet:

„...Përkundër asaj, që qëllimi i konventës është para-nda limi dhe ndëshkimi i akteve të gjenocidit të drejtuara kun dër një numri të madh personash, asgjë nuk e ndalon që këto dispozita të interpretohen dhe të aplikohen në ras tin e vrasjeve individuale. Edhe në rastet kur rezul­tati ësh të vrasja e një personi të vetëm, fakti se qëllimi i krimi nelit është drejtuar kundër jetës së më shumë se një anëtari të grupit nuk paraqet asnjë pengesë, që dispo zitat e Konventës të aplikohen edhe në këtë rast1.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm jur istësh men doj në se për ta cilësuar krimin si gjenocid, duhet që nga ky veprim të jenë prekur një numër më i madh per sonash. „Disa flasin për qindra persona të vrarë e të tjerë për mijëra viktima, si kusht që të kualifikohet kri mi si gjenocid“2.

Pa marrë parasysh divergjencat e juristëve rreth num-rit të viktimave që ky krim të cilësohet si gjenocid, ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se, edhe në tekstin e

1 United Nations, Economic and Social Council, Nicodème Ruhashyankiko, Study of the question of the prevention and punishment of the crime of genocide, f.15

2 Thomas Benages, La Convention pour la prévention et la répressiondu crime de génocide à l’épreuve dutribunal pénalinter national pourl’ex-Yougoslavie, f.143

Page 21: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

20

titulluar „Elemente të krimeve“3, që është dokument zyr-tar i Asamblesë së Shteteve Anëtare të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, theksohet se ke mi krim të gjenocidit kur:

1. Autori ka vrarë një apo më shumë persona.2. Personi apo personat e vrarë i përkasin një grupi të

veçantë kombëtar, etnik, racor ose fetar.3. Autori kishte për qëllim të shkatërronte tërësish ose

pjesë risht këtë grup kombëtar, etnik, racor ose fetar...“4.Fatkeqësisht, kur flitet për gjenocidin e Serbisë në

Ko so vë, në diskursin publik shpesh bëhet një ndërlidhje ndër mjet termit „zhdukje“ dhe gjenocidit. Kjo qasje ësh të shumë e gabuar, sepse lë të nënkuptohet se gjoja gjeno cidi nuk është kryer në Kosovë, meqenëse nuk na „pas kan zhdukur“! Dhe në përputhje me këtë logjikë, jo rrallë përdoret edhe shprehja „tentim për gjenocid“, që ngërthen në vete, në një masë të konsiderueshme, shfajë-simin e Serbisë për gjenocidin e kryer.

Kur kemi të bëjmë me përmasat e vrasjeve në kuadër

3 Teksti „Elemente të krimeve“ është publikuar nga Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare: Élément des crimes, Documents officiels de l’Assemblée des États Partiesau Statut de Rome de la Courpénale internationale, première session, New York, 3-10 septembre 2002, dhe Élément descrimes, Publication de la Courpénale internationale, ISBN No. 92-9227-233-0, ICC-PIDS-LT-03-002/11_Fra, Copyright © Courpénale internationale 2011. https://www.icc-cpi.int/nr/rdonlyres/7730b6bf-308a-4d26-9c52-3e19cd06e6ab/0/elementsofcrimesfra.pdf

4 Po aty, article 6 a) Génocide par meurtre, Éléments, f. 2.

Page 22: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

21

të krimit të gjenocidit, një gabim i madh bëhet kur kra-ha sohet numri i të vrarëve në Kosovë me numrin e të vra rëve në gjenocidin nazist kundër hebrenjve apo atij të Hutuve kundër grupit etnik Tuci në Ruandë.

Përmasat e vrasjeve të hebrenjve dhe të Tucive para qe-sin raste ekstreme të gjenocidit dhe nuk mund të merren si kritere për ta kualifikuar një krim të tillë si krim të gje-no cidit.

Manipulimi me statistika, ku njerëzit shtohen dhe zbri ten me veprime matematikore, me qëllim që të bana-li zohet „shtimi i krimeve“ dhe „zbritja e jetëve të njerëzve të pafajshëm“ është neveritëse.

Cilësimi i krimeve në Kosovë si gjenocid nuk ka për që llim të banalizojë gjenocidet e aplikuara kundër pop uj-ve të tjerë në periudha të ndryshme kohore. Përkundrazi, manipulimi me numrin e vrasjeve dhe heshtja e qëllimit për të shkatërruar shqiptarët e Kosovës, paraqet një for-më të banalizimit të krimeve, me qëllim mohimin e këtij gje nocidi.

Sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Kri-mit të Gjenocidit dhe të Statutit të Gjykatës Penale Ndër-kombëtare, nuk duhet „të zhduket“ një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar apo të ketë miliona të vrarë për ta cilësuar krimin si gjenocid. Duhet të dëshmohet qëllimi se aktet e dhunës janë në funksion të shkatërrimit të tërë sishëm ose të pjesshëm të grupeve të mbrojtura me konven tën e lartpërmendur.

Page 23: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

22

Nga cilido këndvështrim juridik që të traj to het num ri i të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, vrasjet e 1392 fëmijëve shqip tarë, vrasjet e 1739 grave shqip ta re, vrasjet e mbi 10 000 civilëve të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave dësh mojnë se forcat serbe apli ku an gje no cidin në Ko­so vë, sepse kishin për që llim shkatë rri min e tërësishëm ose të pjesshëm të shqip ta rëve të Ko so vës si grup kombë tar, etnik apo fetar i ndry shëm nga serbët.

Kur marrim parasysh të gjitha kriteret e përkufizi­mit të gjenocidit dhe kur numrit të shqiptarëve të vra rë i shtojmë edhe numrin e të plagosurve, të të zhdukur­ve, të të dhunuarave seksualisht, të dëbuarve me dhunë gjatë politikës së spastrimit etnik dhe aktet e tjera që cilë sohen si akte të gjenocidit, atëherë do të dalin në dri të përmasat jashtëzakonisht të mëdha të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Page 24: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

23

GJENOCIDI DHE TERMI „SHFAROSJE“

Që në fillim më duhet të përmend dallimin që ekzis-ton ndërmjet kuptimit të fjalës shqipe „shfarosje“ dhe për do rimit të kësaj fjale në dokumentet e së drejtës pe-na le ndërkombëtare.

Në gjuhën shqipe fjala „shfarosje“ ka kuptimin e „zhduk jes së tërësishme ose asgjësimit të njerëzve dhe qe-nie ve të gjalla“. Kjo fjalë është përdorur për të përkthy-er një nocion të së drejtës penale, për të cilën në gjuhën ang le ze, atë frënge dhe në disa gjuhë të tjera përdoret fja-la „extermination“.

Fjala „extermination“ vjen nga fjala latine „extermi-na re“, e cila përbëhet nga dy fjalë: „ex“, që do të thotë „jashtë“, dhe „terminus“, që do të thotë „kufij“, „fund“ dhe ka kuptimin e „përndjekjes përtej kufijve“.

Fjala „extermination“ mund të ketë kuptime të ndrysh me edhe në gjuhët që e përdorin. Por ajo që ësh të me rëndësi për temën tonë, ka të bëjë me fak tin se ter­mi „ex ter mina tion“ në të drejtën penale ndër kombë­tare ka një përkufizim shumë të qartë dhe duhet t’i

Page 25: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

24

përmbahemi me përpikëri këtij përkufizimi kur e për­do rim në kuadër të fushës juridike.

Në statusin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, me no-ci onin „extermination“ përkufizohet imponimi i qëllim-shëm i kushteve të tilla të jetesës, si mungesa e ushqimit dhe e barnave, të parapara që të shkaktojnë shkatërrimin e një pjese të POPULLATËS [Statusi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, neni 7, paragrafët 1 dhe 2, pika (b) në të dy paragrafët].

Statuti i Romës për Gjykatën Penale Ndërkombë ta-re është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe mund të kon sul tohet edhe në internet në linkun: https://www.legal-tools.org/doc/2ede1c/pdf/. Në këtë statut, kate go-ria juridike „extermination“ është përkthyer me fjalën shqi pe „shfarosje“. Nuk kam asgjë kundër kësaj pse është përdorur kjo fjalë për nocionin „extermination“. Mirëpo kur fjala „shfarosje“ përdoret në kuadër të përshkrimit të krimeve, që janë të përkufizuara në të drejtën penale ndër-kombë tare, atëherë kjo fjalë nuk mund të ketë kuptimin e zhdukjes së tërësishme apo të asgjësimit të njerëzve. Në kë të kontekst, „shfarosja“, si kategori juridike, ka vetëm kup timin e imponimit të qëllimshëm të kushteve të ti lla të jetesës, si privimi i ushqimit dhe i barnave, të para shikuara që të shkaktojnë shkatërrimin e një pjese të POPULLATËS. Dhe si krim hyn në kategorinë e kri­me ve kundër njerëzimit.

Sa i përket shprehjes „kushte të jetesës“, në dokumentin zyr tar të Kombeve të Bashkuara, të titulluar „Elemente të

Page 26: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

25

krimeve“, në pjesën kushtuar „Gjenocidit nëpër mjet nën-shtri mit të qëllimshëm të grupit në kushte të jetesës, që do të shkaktonin shkatërrimin fizik të tërësishëm ose të pjes-shëm të grupit“, sqarohet se „pa u kufizuar vetëm në kë-to veprime, shprehja kushte të jetesës nënkupton aktet e që llim shme, që të privojnë nga gjërat e domosdosh me për të jetuar, si ushqimi, shërbimet mjekësore, dëbimi sis te matik nga vendbanimet“ (Élémentdescrimes, Cour-pénale internationale, 2011, f. 3, shënimi në fund të fa-qes).

Në të dy citatet e statutit të Gjykatës Penale Ndër-kombë tare, fjalën „POPULLATË“ e kam shkruar me shkro nja të mëdha, me qëllim që të vë theksin në një ele-ment që është thelbësor në cilësimin e krimeve.

Në rastet kur kemi të bëjmë me krime që janë kryer gja të sulmeve të përmasave të gjera dhe sistematike të drejtuara kundër cilësdo popullatë civile, me para men-dim që të kryhen aktet e parashikuara në nenin 7, para-gra fi 1, të statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në mes in e të cilave edhe shfarosja5, atëherë kemi krim kun dër njerëzimit.

Mirëpo nëse imponimi i kushteve të tilla të jetesës bë het me qëllim që të shkatërrohet një grup kombëtar, et nik, racor ose fetar, atëherë kemi të bëjmë me krimin e gjenocidit.

Tek „Elemente të krimeve“, të përmendura më lart, saktë sohet:5 Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, nenin 7, paragrafi 1, pika b.

Page 27: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

26

1. Autori i krimit nënshtron një ose më shumë per­sona në rrethana të caktuara jete.

2. Personi apo personat në fjalë i takojnë një gru pi të veçantë kombëtar, etnik, racor ose fetar.

3. Autori i krimit ka për qëllim që të shkatërrojë të­rë sisht ose pjesërisht këtë grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë.

4. Kushtet e jetesës duhet të provokojnë shkatërrimin e të rë si shëm ose të pjesshëm të këtij grupi...“ (Élémentdes cri-mes, Cour pénaleinternationale, 2011, f. 3).

Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për nënshtrim-in e qëllimshëm të grupit në kushte të jetesës, që do të shkak tonin shkatërrimin fizik të tërësishëm ose të pjes-shëm të grupit, si element i krimeve të gjenocidit, nuk për mendet termi „shfarosje“. Theksi vihet në privimin nga gjërat e domosdoshme për jetesë të anëtarëve të një gru pi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

Me një fjalë, kur vrasjet, dhunimet, dëbimet e dhun sh me në funksion të spastrimit etnik, im poni mi i kushteve që shkaktojnë shkatërrimin njerëzor, bë hen me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesë risht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, atëherë ke mi të bëjmë me krimin e gjenocidit.

Prandaj kur flasim për krimet e forcave serbe gjatë luft ës në Kosovë, sa herë të përdoret shprehja „populla ta civile“ duhet të saktësojmë se bëhet fjalë për civilë shqip­

Page 28: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

27

tarë. Përndryshe, krimin e gjenocidit e zhvendosim në një kategori tjetër penale.

Si ilustrim do të përmendim faktin se gjatë luftës në Ko so vë, vetëm në vitin 1998 Serbia imponoi kushte të tilla jetese, që rrezikuan jetën e qindra mijëra shqiptarëve.

Dhuna e ushtruar nga forcat e armatosura serbe, në kua dër të zbatimit të politikës së gjenocidit në Kosovë, pa ti për pasojë zhvendosjen e 230 mijë personave, që ishin të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre. Sipas Ko-mi sariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, nga ata që ishin zhvendosur në brendësi të Kosovës, 50 mi­jë shqip tarë ishin pa çati mbi kokë dhe iu mungonin gjë rat elementare. Fakti se dimri po afrohej, e shtonte bren gosjen deri në përmasa alarmuese. Përballë kësaj situate, më 23 shtator të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit të Kom beve të Bashkuara miratoi rezolutën, nëpërmjet së ci lës „alarmonte për rrezikun e katastrofës humanitare në Ko sovë“ (Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit, S/RES/1199 1998, 23 shtator 1998).

Duke u mbështetur në këto norma të së drejtës pe na le ndër kombëtare, në Kosovë kemi të bëjmë me gjeno cid në përputhje me nenin 6, paragrafi c i statutit të Gjy­katës Penale Ndërkombëtare, sepse imponimi i kush­teve të tilla të jetesës ishte bërë, me qëllim që të shkak­tonte shkatërrimin fizik të tërësishëm ose të pjes shëm të kombit shqiptar.

Si përfundim i kësaj që u tha më lart, del qartë se jo „shfarosja“, në kuptimin si përdoret në gjuhën e për­

Page 29: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

28

dit shme, por QËLLIMI për të SHKATËRRUAR TË RË­SISHT ose PJESËRISHT shqiptarët si grup kombëtar, etnik ose fetar i ndryshëm nga serbët, përbën krimin e gjeno cidit të Serbisë në Kosovë.

Page 30: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

29

GJENOCIDI, TERMI „ASGJËSIM“ DHE KODI PENAL I KOSOVËS

Përkufizimi i gjenocidit në Kodin Penal të Republikës së Kosovës

është përkthim nga gjuha serbe, si dhe i pa sak të

Në dy shkrimet paraprake trajtova përdorimin e ga-bu ar të termave „zhdukje“ dhe „shfarosje“, kur bëhet bartja kup timore që këta terma kanë në gjuhën e për-ditshme dhe emërohen kategori të caktuara të së drejtës pena le ndër kombëtare.

Edhe termi „asgjësim“, si sinonim i termit „zhduk je“ dhe „shfarosje“, i cili ka kuptimin: „e shkatërron krejt, e prish që të mos jetë më, e shfaros, e zhduk diçka“, ka zënë një vend të rëndësishëm jo vetëm në gjuhën e përdit-shme të politikanëve, por edhe në dokumentet zyrtare të shte tit të Kosovës.

Gjuhët me prejardhje latine dhe ato që kanë ndikim prej tyre, si dhe gjuha angleze, për fjalën „asgjësim“ për-

Page 31: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

30

do rin fjalën „annihiler“ (frëngjisht), „annientare“ (ita-lisht), „annihilate“ (anglisht) e që kanë prejardhje nga fjala latine „annihilare“ (të bësh të mos ekzistojë diç­ka, ta shkatërrosh tërësisht). Ndërsa për veprimin që shkatërron tërësisht diçka, që e asgjëson, në gjuhën ru se përdoret fjala „уничтожить“, kurse në serbisht „uniš-tenje“.

Në përkthimet në gjuhën angleze, frënge, italiane të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe Statutit të Romës të Gjykatës Pena le Ndër-kombëtare, në asnjë rast nuk përdoret ter mi asgjë sim („annihilate“, „annihiler“, „annientare“), por për doret termi „shkatërrim“ („destroy“, „détruire“, „distrugge-re“). Edhe në gjuhën gjermane, në dokumentet e lartpër-men dura nuk përdoret folja „vernichten“ (asgjësoj), por folja „zerstören“ (shkatërroj). Ndërsa në gjuhën ru-se dhe serbe, në përkufizimin e gjenocidit, në vend të fjalës „shkatërrim“ përdoret fjala „asgjësim“ (në rusisht „уничтожить“, në serbisht „uništenje“).

Përmendja e terminologjisë ruse dhe asaj serbe është e do mos doshme, për arsye se një numër juristësh shqiptarë ja në nën ndikimin e terminologjisë së shkollave juridi ke të Rusisë dhe të Serbisë.

Duke u nisur nga fakti se krimet që përfshihen në ku-adër të së drejtës penale ndërkombëtare janë krime me të cilat preokupohet mbarë njerëzimi, shumica e shteteve ka në përfshirë në kodet e tyre penale masat përkatëse për të ndëshkuar ata që kanë qenë të implikuar në këto kri-

Page 32: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

31

me, ose që mohojnë krimin e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.

Në funksion të këtyre masave, edhe Kuvendi i Re pu-blikës së Kosovës ka miratuar Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në të cilën përfshihen dënimet për veprat e lartpërmendura penale.

Fatkeqësisht, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ter mi nologjia lidhur me këto krime nuk është e saktë dhe, si e tillë, është e dëmshme, sepse krijon mundësinë e interpretimeve jo të drejta kur kemi të bëjmë me gjeno-cidin.

Në kapitullin XV të Kodit Penal të Republikës së Ko so-vës, kapitull i titulluar „Veprat penale kundër njerëzimit dhe i vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, nenin 148 i kushtohet krimit të gjenocidit. Përkufizimi i gjenocidit është si vijon:

„1. Kushdo që, me qëllim të asgjësimit të tërësi shëm apo të pjesshëm të ndonjë grupi kombëtar, et nik, ra cor apo fetar kryen një ose më shumë nga vep-rimet e mëposhtme, do të dënohet me burgim së pa ku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të për jetshëm:

1.1. vrasjen e anëtarëve të grupit;1.2. shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore apo

men dore të anëtarëve të grupit;1.3. vënien e qëllimshme të grupit në kushte të tilla

të jetës, të cilat çojnë në shfarosje të plotë apo të

Page 33: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

32

pjes shme fizike;1.4. vënien e masave, të cilat kanë për qëllim që të

pen gojnë lindjet brenda grupit;1.5. transferimin me dhunë të fëmijëve të grupit në

një grup tjetër“.Kushdo që bën një analizë krahasuese të përkthimeve

të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Kri mit të Gjenocidit dhe Statutit të Romës të Gjykatës Pe na le Ndër kombëtare, do të bindet se përkufizimi i gje no­ci dit në Kodin Penal të Republikës së Koso vës ësh të për kthim nga gjuha serbe.

Në librin që jeni duke e lexuar, lidhur me kë të ter-minologji, do të citoj përkufizimet në gju hën ang le ze, frën ge, italiane, gjermane, ruse dhe serbe, sepse vetëm në këtë kontekst do të kuptohet drejt, se përdori mi i ga-bu eshëm i një kategorie juridike hap rrugën për inter-pretime të gabueshme të krimit të gjenocidit.

As termi „zhdukje“ dhe as termi „asgjësim“ nuk janë kate gori juridike e së drejtës penale ndërkombëtare.

Në nenin II të Konventës për Parandalimin dhe Dë-ni min e Krimit të Gjenocidit dhe në nenin 7 të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare gjenocidi përku fizohet si krim, kur një ose më shumë nga aktet kri-minale të numëruara në këto nene kryhen, me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht një grup kom­bë tar, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

Serbisë, që ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe atyre që

Page 34: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

33

mo hojnë këtë gjenocid, u intereson që në përkufizim in e gje nocidit të mbeten në përdorim termat „zhduk je“ dhe „asgjësim“, sepse, sipas kësaj logjike, fakti që nuk „jemi zhdu kur“ dhe nuk „jemi asgjësuar“ do të përdor ej si „ar-gu ment“ se gjoja nuk është kryer gjenocid ndaj shqip-tarëve të Kosovës.

Konsideroj se Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë korri-gji min e terminologjisë së gabuar në Kodin Penal të Re-pu b likës së Kosovës dhe ta harmonizojë me konceptet juri dike të duhura.

* * *

Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit në gjuhën angleze, frënge, italiane, gjermane, ru se dhe serbe do t’i ndihmojë kujtdo qoftë që është i inter esuar të krahasojë përkufizimin e gjenocidit.

Page 35: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

34

CONVENTION ON THE PREVENTION AND PUNISHMENT OF THE CRIME OF GENOCIDE

Article II

In the present Convention, genocide means any of the following acts committed with intent to destroy, in whole or in part, a national, ethnical, racial or religious group, as such:

(a) Killing members of the group;(b) Causing serious bodily or mental harm to mem-

bers of the group;(c) Deliberately inflicting on the group conditions of

life calculated to bring about its physical destruc­tion in whole or in part;

(d) Imposing measures intended to prevent births within the group;

(e) Forcibly transferring children of the group to an-other group.

Page 36: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

35

CONVENTION POUR LA PRÉVENTION ET LA RÉPRESSION DU CRIME DE GÉNOCIDE

Article II

Dans la présente Convention, le génocide s‘entend de l‘un quelconque des actes ci-après, commis dans l‘inten-tion de détruire, ou tout ou en partie, un groupe natio-nal, ethnique, racial ou religieux, comme tel:

a) Meurtre de membres du groupe;b) Atteinte grave à l‘intégrité physique ou mentale de

membres du groupe;c) Soumission intentionnelle du groupe à des condi-

tions d‘existence devant entraîner sa destruction physi que totale ou partielle;

d) Mesures visant à entraver les naissances au sein du groupe;

e) Transfert forcé d‘enfants du groupe à un autre grou-pe.

Page 37: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

36

CONVENZIONE PER LA PREVENZIONE E LA REPRESSIONS DEL DELITTO DI GENOCIDIO

Art. II

Nella presente Convenzione, per genocidio si intende ciascuno degli atti seguenti, commessi con l‘intenzione di distruggere, in tutto o in parte, un gruppo nazionale, etnico, razziale o religiose, come tale:

(a) uccisione di membri del gruppo;(b) lesioni gravi all‘integrità fisica o mentale di mem-

bri del gruppo;(c) il fatto di sottoporre deliberatamente il gruppo a

condizioni di vita intese a provocare la sua distru­zione fisica, totale o parziale;

(d) misure miranti a impedire nascite all‘interno del gruppo;

(e) trasferimento forzato di fanciulli da un gruppo ad un altro.

Page 38: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

37

KONVENTION ÜBER DIE VERHÜTUNG UND BESTRAFUNG DES VÖLKERMORDES

Art. II

In dieser Konvention bedeutet Völkermord eine der folgenden Handlungen, die in der Absicht begangen wird, eine nationale, ethnische, rassische oder religiöse Gruppe als solche ganz oder teilweise zu zerstören:

a) Tötung von Mitgliedern der Gruppe;b) Verursachung von schwerem körperlichem oder

seelischem Schaden an Mitgliedern der Gruppe;c) vorsätzliche Auferlegung von Lebensbedingungen

für die Gruppe, die geeignet sind, ihre körperliche Zerstörung ganz oder teilweise herbeizuführen;

d) Verhängung von Massnahmen, die auf die Gebur-tenverhinderung innerhalb der Gruppe gerichtet sind;

e) gewaltsame Überführung von Kindern der Gruppe in eine andere Gruppe.

Page 39: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

38

KONVENCIJA O SPREČAVANJU I KAŽNJAVANJU ZLOČINA GENOCIDA

Član II

U smislu ove Konvencije kao genocid se smatra bilo koje od navedenih dela učinjenih u nameri potpunog ili delimičnog uništenja jedne nacionalne, etničke, rasne ili verske grupe kao takve:

a) ubistvo članova grupe;b) teška povreda fizičkog ili mentalnog integriteta čla-

nova grupe;c) namerno podvrgavanje grupe životnim uslovima

koji treba da dovedu do njenog potpunog ili deli-mičnog uništenja;

d) mere uperene na sprečavanje rađanja u okviru gru-pe;

e) prinudno premeštanje dece iz jedne grupe u drugu.

Page 40: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

39

КОНВЕНЦИЯ О ПРЕДУПРЕЖДЕНИИ ПРЕСТУ-ПЛЕНИЯ ГЕНОЦИДА И НАКАЗАНИИ ЗА НЕГО

Статья II

В настоящей Конвенции под геноцидом пони-маются следующие действия, совершаемые с наме-рением уничтожить, полностью или частично, ка-кую-либо национальную, этническую, расовую или религиозную группу как таковую:

а) убийство членов такой группы;b) причинение серьезных телесных повреждений

или умственного расстройства членам такой группы;

с) предумышленное создание для какой-либо группы таких жизненных условий, которые рассчитаны на полное или частичное физиче-ское уничтожение ее;

d) меры, рассчитанные на предотвращение дето-рождения в среде такой группы;

e) насильственная передача детей из одной чело-веческой группы в другую.

Page 41: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

40

PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE DHE SHTETËRORE NË KRIMIN E GJENOCIDIT

Kur do të ketë akuza për gjenocid në Kosovë?

Në shkrimin e parë, të serisë së shkrimeve që kam pu-b li ku ar, e që ndodhet edhe në fillim të këtij libri, rreth do mos doshmërisë së harmonizimit të ter mi no logji së lidhur me krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Ko-so vë, kam theksuar se përdorimi i shprehjes „Kri met e luftës në Kosovë“ është i mangët, për arsye se për mend vetëm një kategori krimesh dhe nuk përfshin gje nocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

Kohët e fundit kemi pasur në njoftime nga ana e Pro-ku rorisë Speciale për arrestimin e X –it apo Y-it si të dy­shuar për krime lufte në Kosovë.

Duke u bazuar në fakte të shumta, të cilat janë trajtuar më gjerësisht në librin „Mashtrimi i madh“, dëshmohet se gjatë luftës në Kosovë ka ndodhur gjenocid. QËLLI MI i vrasjeve, i dhunës seksuale dhe i dëbimit të popullsi së

Page 42: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

41

gja të politikës së spastrimit etnik ka qenë shkatërrimi i të rësishëm ose i pjesshëm i shqiptarëve si grup kombë­tar, etnik e fetar i ndryshëm nga serbët.

Kur kemi të bëjmë me përgjegjësitë lidhur me krimin e gjenocidit, Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Kri mit të Gjenocidit krijon obligime të ndryshme për indi vidët dhe për shtetet.

Gjenocidi, nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike për të kryer krimin, përpjekja për të kryer krimin dhe bash kë pjesëmarrja në krim janë akte që e ndësh koj-në individin në përputhje me të drejtën penale ndër-kombë tare të përkufizuara në nenin IV të konven tës së lartpërmendur. Edhe në statutin e Gjykatës Penale Ndër kombëtare, në nenin 25, përcaktohet përgjegjësia indi vi duale kur personi „kryen një krim të tillë, qoftë si individ apo bashkëpunim me një tjetër ose me anë të një personi tjetër, pa marrë parasysh nëse personi tjetër është përgjegjës penalisht apo jo; urdhëron, kërkon apo nxit kryerjen e një krimi të tillë, i cili në fakt ndodh apo mbe tet në tentativë; ndihmon, përkrah, kontribuon, ësh të në dijeni dhe nuk e pengon kryerjen e krimit etj.“ (Sta tu ti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare,neni 25).

Në përputhje me dokumentin zyrtar të Asamblesë së Shte teve Anëtare të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndër kombëtare të titulluar „Elemente të krimeve“ dhe të cituar në disa shkrime paraprake, edhe në rastet kur ke-mi një vrasje, një dhunim seksual, një dëbim në kua dër të politikës së spastrimit etnik, me qëllim që të shkatë rro-

Page 43: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

42

hen, në tërësi ose pjesërisht, shqiptarët si grup kombëtar, etnik ose fetar kemi akt të gjenocidit. Kjo na mundëson të bëjmë dallimin mes një akti të gjenocidit, kur kemi vdek jen qoftë edhe të një individi të grupit nga gjenocidi apo kur kemi vdekje në një masë më të madhe njerëzish.

Mbi këtë bazë të së drejtës penale ndërkombë ta re, Pro ku roria Speciale e Kosovës mund të bëjë padi kundër in di vidëve, të cilët konstatohet se kanë marrë pjesë në gje no cidin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Përveç përgjegjësisë individuale, çdo akt i gjenocidit që kryhet nga organet shtetërore, personat ose grupet e per so nave, veprimi juridik i të cilëve i atribuohet shtetit, e bën përgjegjës shtetin, sepse shtetet kanë nënshkruar dhe ka në miratuar Konventën për Parandalimin dhe Dëni-min e Krimit të Gjenocidit (neni IX i kësaj konvente).

Në këtë mënyrë, shteti përkatës ka shkelur obligi met ndër kombëtare, sepse termi „parandalim“ dhe „dë nim“ nën kuptojnë obligimet për shtetet që të mos kryejnë gje-no cid apo cilindo nga aktet e numëruara në nenin III të konventës.

Po marr si shembull rastin e padisë që Bosnjë-Herce-go vina bëri kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombë tare të Drejtësisë. Serbia „shpëtoi“ nga akuza për gjenocid, për arsye se „pala akuzuese nuk arriti të dëshmojë se mas akra e Srebrenicës ishte kryer me urdhër dhe direk-ti va të Serbisë, dhe nuk e dëshmoi që Serbia kishte kon-troll efektiv të operacioneve, gjatë së cilave janë kry-er këto masakra, që janë pjesë e krimit të gjenocidit

Page 44: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

43

në fjalë“. (Cour Internationale de justice, Recueildes Arrêts, Avis consultatifs et ordonnances, Affaire relative à l’application de la Conventionpour la Prévention et la Re pression du Crime du Génocide, Bosnie-Herzegovine cont ra la Serbie- et- Monté Negro, Arrêtdu 26 Février 2007, paragrafi 413).

Në rastin e Kosovës gjërat janë shumë të qarta: të gji­tha operacionet kanë qenë të përpiluara dhe të ekze­ku tuara nën kontrollin e plotë të komandës shtetërore.

Pa dashur ta rëndoj shkrimin, po kufizohem vetëm në atë, që përgjegjësia e shtetit në gjenocid është e dyfishtë: për gje gjësi penale dhe përgjegjësi civile.

Sa i përket përgjegjësisë penale të shtetit në krimin e gje nocidit, duhet të theksojmë se këtu kemi të bëjmë me një entitet juridik, që ka karakter abstrakt dhe, si i tillë, nuk mund t’u nënshtrohet sanksioneve penale („nuk mund të burgoset shteti“ - është shprehje që përdo ret shpesh në këtë kontekst). Megjithatë, ngarkimi me për-gje gjësi penale për kryerjen e gjenocidit ka peshë të ma-dhe për imazhin e shtetit dhe e vë përballë një numri ma-sash që mund të ndërmerren kundër tij.

Shteti i Serbisë ka përgjegjësi penale dhe civile për gje no cidin kundër shqiptarëve në Kosovë dhe një ditë do të duhet të japë llogari. Shfrytëzimi i jurisprudencës së Gjy katës Penale Ndërkombëtare për Ruandën dhe Gjy-ka tës Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë na mun dë son të integrojmë disa aspekte të reja të së drejtës pe nale ndërkombëtare, me qëllim që padija të jetë sa më

Page 45: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

44

e argumentuar. Duhet të punojmë shumë, që gjenocidi i shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës të njihet në për-masa ndërkombëtare.

Page 46: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

45

NOCIONI „PARAMILITAR“ SI INSTRUMENT I MOHIMIT TË GJENOCIDIT

Që në fillim të këtij shkrimi po tërheq vëmend jen në faktin se, në të gjitha fazat e kryerjes së gjenocidit, fsheh ja e krimit e preokupon kriminelin. Në kontekst të fsheh jes së krimit të gjenocidit, nocioni „negacionizëm“ nën kupton tërësinë e qëndrimeve të miratuara dhe shpje-gi meve të dhëna për të mohuar vërtetësinë e gje no cidit ose një krimi kundër njerëzimit. Në këtë aspekt, mohimi i gjenocidit mund të konsiderohet si pjesë përbërëse e kri mit, e ndërthurur me të, sepse përcakton strategjinë e shkatërrimit të së vërtetës dhe kujtesës.

Pasi të jetë kryer gjenocidi, atëherë kur e vërteta del në shesh, negacionizmi synon të shkatërrojë bindjen lidhur me krimin dhe të ngrejë dyshime për vërtetësinë e krimit. Thënë shkurt, negacionizmi është organizim i gënjeshtrës në një sistem, funksioni i të cilit është shmangia nga për-gje gjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në kryerjen e gjeno cidit.

Fshehja e krimit të gjenocidit të kryer në Kosovë nga

Page 47: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

46

forcat e armatosura serbe ishte preokupim krye sor i shtetit serb. Meqenëse vrasja e civilëve shqiptarë në Koso-vë ishte një fakt që askush nuk mund ta mohonte, push-teti i Beogradit zbatoi strategjinë e mohimit të implikimit të ushtrisë dhe policisë serbe në vrasjen e civilëve të pa-ar ma tosur.

Duke qenë të vetëdijshëm se nocioni „grup para-mi li tar“ si strukturë jashtë forcave të armatosura të një shte ti është shndërruar në instrument të manipuli mit me opi ni onin publik në funksion të fshehjes së përgje-gjë si së së strukturave politike dhe ushtarake të një shte-ti në kryer jen e krimeve të caktuara, propaganda ser be fu ti në përdorim këtë nocion. Për vrasjen e civilëve në Ko so vë para ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, push teti i Beogradit akuzonte „terroristët e UÇK-së dhe grupet para militare që kishin qenë jashtë kontrollit shtetë ror serb“. Pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndër-prerë gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë, propa-ganda serbe bënte përgjegjëse për vrasjen e civilëve „NATO-n, terroristët e UÇK-së dhe grupet paramilitare që ki sh in qenë jashtë kontrollit shtetëror serb“.

Fshehja e krimit të gjenocidit të kryer në Kosovë nga forcat e armatosura serbe dhe drejtimi i gishtit te „grupet paramilitare“ është pjesë e strategjisë së Ser­bisë për t’i ikur përgjegjësisë si shtet. Si rezultat i propa-gandës së vazhdueshme të Beogradit për t’ua veshur kri-min strukturave që gjoja nuk kanë qenë në kontrollin e shtet it serb, këtë mendim e kanë përqafuar si të vërtetë

Page 48: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

47

një numër i konsiderueshëm politikanësh në shtetet pe-rën dimore (komunistë, socialistë, social-demokratë, të së djathtës të vjetër e të re, neonazistë e neofashistë) si dhe historianë e politologë, filozofë e sociologë, gazetarë e publicistë, të orientimit të djathtë e të majtë.

Fatkeqësisht edhe në diskursin tonë politik dhe medi-a tik nocioni „grupe paramilitare“ ka zënë një vend të rëndësishëm, pa menduar për pasojat e mëdha që sjell për dorimi i këtij termi në shfajësimin e shtetit serb për kri min e gjenocidit.

Të gjitha faktet nga burimet serbe, të cilat janë traj tu-ar më gjerësisht në librin tim „Mashtrimi i madh“, dësh-mojnë se me vendim të Ministrisë së Drejtësisë të Qeve-risë së Serbisë janë liruar nga burgu një numër i madh kri mi nelësh. Kriminelët e liruar nga burgjet u trans fe ru-an në qendra ushtarake për trajnim dhe për për ga tit jen e tyre u ngarkuan nënkolonelët serbë Slo bo dan Stoi shiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi.

Këta nënkolonelë të Armatës së Jugosllavisë i pajisën kri minelët me uniforma, me armë të mira, me mjete ki-mike dhe me mjete të tjera të nevojshme për likui di me. Kra has mjeteve për vrasje, kriminelët u pajisën me do-kumente dhe simbole të përkatësisë së Sigurimit Ushta-rak. Kriminelët u integruan në Sigurimin ushtarak dhe ishin nën komandën e Sllobodan Stoishiqit dhe Mio drag Gjor gjeviqit. Pas trajnimit të tyre, në muajin korrik të vitit 1998 ata u dërguan në Kosovë.

Si shembull do të përmend rastin e grupit të quajtur

Page 49: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

48

„Garda Vullnetare Serbe“ (Srpska dobrovoljačka gar da), i njohur me emrin „Tigrat“, që ka reputacionin ndër-kombë tar, për shkak të kryerjes së një numri të madh të kri meve në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë.

Sipas dëshmive të publikuara në librin „Në folenë e tig-rit“ të ish-komandantit të Njësive për Operacione Speciale serbe, të njohur si „Beretat e kuqe“, Milorad Ulemek-Legija, i dënuar me 40 vjet burgim për implikimin në vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, „nuk është e vërte-të se gardën e krijuan kriminelët. Ajo u themelua nga pat rio të serbë, të cilët nuk e kursyen veten që të dalin në mbrojtje të popullit serb. Edhe sot, bëhet padrejtësi ndaj Gar dës, duke e quajtur një formacion paraushtarak. Kjo nuk është e vërtetë. Që nga paraqitja e parë në Vukovar, Garda u vu nën komandën e APJ­së, dhe më vonë nën komandën e ushtrisë së Krainës Serbe“.

Ndërsa kur është fjala për pjesëmarrjen e tyre në krimet në Kosovë përmendim faktin se gjatë procesit gjyqësor kun dër Sllobodan Millosheviqit në Hagë, më 13 shkurt 2003, Aleksandar Vasiljeviqi, zëvendësshefi i Drejtorisë së Sigurisë së Ushtrisë Jugosllave deklaroi se „Tigrat“ e Ar kanit ishin në kontrollin e drejtpërdrejtë të kolonelit të policisë speciale serbe Goran Radosavljeviq- Gurit.

Gjenocidin në Kosovë e kreu Serbia përmes forcave të saj të armatosura, me një zinxhir të qartë komandues nga insti tucionet politike, ushtarake dhe policore të shtetit serb.

Page 50: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

49

Është e kuptueshme që pushteti i Serbisë, qoftë i kohës së Millosheviqit, i Tadiqit apo i Vuçiqit zbaton strategjinë e negacionizmit për krimin e gjenocidit të kryer në Koso-vë. Gjithashtu, është e kuptueshme përpjekja e tyre për ta zhvendosur fajësinë nga shteti serb te „grupet para-mili tare të pakontrolluara nga shteti serb“. Por nuk është e drejtë që politikanë dhe gazetarë shqiptarë, në mënyrë të pavetëdijshme për pasojat që ka përdorimi i këtij termi, të përdorin nocionin „paramilitar“.

Për të hequr përdorimin e gabuar dhe shumë të dëm-shëm të këtij nocioni, një rol të madh mund të luajnë gaze tarët, sepse ata kanë pushtet të fuqishëm në krijimin e opinionit, se kushdo qoftë që përdor nocionin „grup para militar“, me vetëdije apo pa vetëdije, bëhet pjesë e shfajë simit të Serbisë për krimin e gjenocidit.

Page 51: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

50

QËLLIMI DHE MËNYRA E KRYERJES SË KRIMIT: GJENOCIDI DHE MASAKRA

Duke e nxjerrë në radhë të parë mënyrën se si është kryer krimi (masakrimin), ne e zhvendosim në radhë

të dytë atë që është thelbësore: QËLLIMIN.

Përvjetorët e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë sjellin tmerret që ka përjetuar populli shqiptar nga zbati-mi i politikës serbe të gjenocidit.

Miratimi nga ana e Kuvendit të Republikës së Koso-vës i Rezolutës për gjenocidin që ka kryer shteti serb shënon një moment të veçantë në përvjetorët e orga-ni zuar në vitin 2019.

Edhe pse ideja për miratimin e rezolutës për gjeno-ci din dhe për krijimin e një tribunali ndërkombëtar për ndëshkimin e kriminelëve të implikuar në krimet gja të luftës në Kosovë vuri në rend të ditës nocionin „gje no-cid“, fjala „masakër“ mbetet termi që dominon në inter-pretimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë.

Page 52: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

51

Duke qenë i vetëdijshëm për domosdoshmërinë e har mo nizimit të terminologjisë që përdorim, po sqaroj atë që i dallon këto dy nocione.

Që në fillim duhet të përmendim se me „gjenocid“ nën kuptohet kryerja e cilitdo nga krimet e numëruara në nenin II të Konventës për Parandalimin dhe Dëni min e Krimit të Gjenocidit, që kanë për QËLLIM të shkatë­rro jë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, et­nik, racor ose fetar, si të tillë.

Pra, që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të kuali-fiko hen si krim i gjenocidit, në radhë të parë duhet të dëshmohet se QËLLIMI i vrasjeve, i dhunës seksuale dhe i dëbimit të popullsisë ka qenë shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm i shqiptarëve si grup kombëtar, etnik e fetar.

Të mos harrojmë se në kualifikimin e një akti si krim të gjenocidit nuk ka rëndësi mënyra si janë bërë vras-jet,dhuna seksuale dhe dëbimi i popullsisë:VETËM QË­LLI MI PËRCAKTON KUALIFIKIMIN E KRIMIT.

Për këtë arsye duhet të fokusohemi më shumë në QË LLI MIN e vrasjeve, dhunës seksuale dhe dëbimit të po pull sisë, sesa në mënyrën si janë kryer këto krime. Fat keqësisht, në hapësirën tonë politike dhe mediatike mbi zotëron e kundërta.

Si shembull po përmend përdorimin e termit „masa-kër“. Jo vetëm në fjalët që mbahen në rastet përkujtimore dhe në dekorin shoqërues të këtyre tubimeve, por edhe

Page 53: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

52

në shkrime dhe libra kushtuar këtyre akteve gjenocidare serbe dominon fjala „masakër“.

Fjala „masakër“ vjen nga gjuha gjermane, matsken/metz gern, që do të thotë „kasaphanë, therje kafshësh“. Kjo fjalë ka gjetur shtrirje semantike edhe në rastet kur vikti mat e krimeve gjymtohen dhe ky nocion ka të bëjë vetëm me mënyrën se si është kryer krimi.

Sado të dhembshme që të jenë për çdonjërin prej nesh mënyrat e vrasjeve, të dhunimeve dhe të dëbimeve, këto çështje nuk ngrenë peshë për t’i kualifikuar krimet si akte të gjenocidit. Përkundrazi, duke e nxjerrë në rend të pa­rë mënyrën se si është kryer krimi (masakrimin), ne e zhvendosim në rend të dytë atë që është thelbësore: QË LLIMIN. Madje disa herë as nuk e përmendim fare!

Për këtë arsye ne duhet të harmonizojmë kualifiki-met dhe të dalim me një qëndrim që dëshmohet se, në zbatimin e politikës gjenocidare në Kosovë, forcat e arma tosura të Serbisë kanë kryer qindra AKTE GJENO­CI DARE në Likoshan, në Qirez, në Prekaz, në Abri, në Reçak, në Krushë të Vogël, në Krushë të Madhe, në Suha rekë, në Gjakovë, në Izbicë, në Grashticë, në Mejë, në Qyshk, në Burgun e Dubravës dhe në qindra vend-ba nime të tjera të Kosovës, gjatë të cilave u vranë dhe u masakruan civilë shqiptarë, me QËLLIM QË TË SHKA-TË RROHET SHQIPTARI SI I TILLË.

Vetëm në këtë mënyrë mund të nxjerrim në radhë të pa rë atë që është e rëndësishme: QËLLIMIN E AKTIT KRI MINAL!

Page 54: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

53

JO „EKSODI“, POR „SPASTRIMI ETNIK“ ËSHTË AKT I GJENOCIDIT

Përdorimi i gabuar i termit „eksod“

Në mars të vitit 2019 OJQ „Eksodi ‘99“ përuroi lib-rin „Eksodi ‘99 - Dëbimi me dhunë i popullatës shqip tare nga Kosova“, që është një përmbledhje punimesh nga kon ferenca shkencore e organizuar nga kjo organiza të jo qeveritare. Ndërsa më 16 prill 2019, në datën kur në Kukës shënohet „Dita e Eksodit“ të shqiptarëve të Ko-so vës, bashkia e këtij qyteti organizoi një numër akti vi te-tesh për të përkujtuar këtë ngjarje.

Në njoftimin për këtë ngjarje thuhet: „Sot shënohen 20 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës më 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga for cat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Ma qedoni“. („Eksodi 99“/ Sot dy dekada nga dëbimi i shqip tarëve të Kosovës, https://dosja.al/eksodi-99-sot-dy-dekada-nga-debimi-i-shqiptareve-te-kosoves/).

Page 55: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

54

Më duket me rëndësi ta citoj këtë pjesë të njofti mit li-dhur me shënimin e kësaj ngjarjeje në Kukës, për ar sye se sin tetizon në mënyrën më të mirë të mundshme termino-lo gjinë e gabueshme, që është ngulitur në diskursin e një num ri politikanësh dhe gazetarësh shqiptarë.

Në shkrimin e titulluar „Nocioni „paramilitar“ si in-stru ment i mohimit të gjenocidit“, që pasqyron një për-mble dhje të temës që trajtoj hollësisht në librin tim „Mash trimi i madh“, vura theksin në faktin se fshehja e krimit të gjenocidit të kryer në Kosovë nga forcat e armatosura serbe dhe drejtimi i gishtit te „grupet para­mi li tare“ është pjesë e strategjisë së Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë si shtet. Si rezultat i propagandës së vazhdueshme të Beogradit për t’ua veshur krimin struk-tu rave, që gjoja nuk kanë qenë në kontrollin e shtetit serb, kë të mendim e kanë përqafuar si të vërtetë një numër i kon si derueshëm politikanësh në shtetet perëndimore, të orien timit të djathtë e të majtë, historianë e politologë, filo zofë e sociologë, gazetarë e publicistë... Fatkeqësisht, edhe në diskursin tonë politik dhe mediatik, nocioni „gru pe paramilitare“ ka zënë një vend të rëndësishëm, pa menduar për pasojat e mëdha që sjell përdorimi i këtij termi në shfajësimin e shtetit serb për krimin e gjenocidit.

Përdorimi i gabueshëm i termit „eksod“ për të emër-tu ar politikën e spastrimit etnik në Kosovë është aq i pra nishëm në diskurset e politikanëve dhe në shkrimet e gazetarëve në Kosovë, saqë nuk ka nevojë të citohen

Page 56: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

55

edhe shembujt të tjerë për të dëshmuar për praninë e tij. Mjaft on të përmend edhe faktin se ky term u imponua në variantin përfundimtar të rezolutës së Kuvendit të Koso-vës për gjenocidin në Kosovë, të datës 18 maj 2019.

Që të mund të kuptohet drejt ky term, do të përmend shkurti misht atë që më duket e domosdoshme. Përhapja e madhe e këtij termi lidhet me përkthimin në greqisht të Biblës së judaizmit (Torahut). Librat e Torahut në gjuhën hebraike janë të titulluar me njërën nga fjalët e para me të cilat fillon çdonjëri nga pesë librat që e përbëjnë. Libri i dytë i Torahut mban titullin „Shamot“, që në gjuhën shqi pe do të thotë „emrat“, sepse ky libër fillon me fjalët: „Kë ta janë emrat e bijve të Izraelit, që bashkë me Jakobin, hy në në Egjipt...“.

Në këtë libër kemi rrëfimin biblik të skllavërisë katër-qind vjeçare të pasardhësve të Abrahamit, të cilët kishin ardhur si të huaj në tokën e Egjiptit, para se „populli i tij të merrte në zotërim pronën e premtuar nga Zoti“.Të je mi të qartë: flas për rrëfim biblik e jo për realitetin historik të ngjar jeve që përshkruhen në këtë libër.

Në bazë të këtij rrëfimi, pas përfundimit të periudhës së skllavërisë të paralajmëruar nga Zoti (madje shumë më shumë se katërqind vjet), Zoti dërgoi Moisiun që ta nxirr te popullin hebre nga sundimi i Faraonit, emri i të cilit nuk përmendet asnjëherë në Bibël.

Faraoni refuzonte kërkesën e Moisiut, sepse Zoti „ia ngurtë sonte zemrën që të mos pranonte lirimin e bijve të Izraelit“. Vajtje-ardhjet e Moisiut për ta bindur Faraonin

Page 57: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

56

u shoqëruan me dhjetë mynxyra, që Zoti do t’ia dërgojë Egjip tit (shndërrimin e lumit Nil në gjak, ngordhjen e peshq ve,qelbjen e lumit, vërshimin e vendit nga bretkosat, shndërri min e pluhurit në mushkonja, ngordhjen e të gjitha kafshë ve dhe, ajo që është më e rënda, vrasjen e fëmijëve të lindur në çdo familje egjiptiane...) derisa Faraoni pranoi t’i linte hebrenjtë të dilnin nga Egjipti (skllavëria).

Si rezyme të këtij rrëfimi biblik, që mund të jetë me inte res për rastin tonë, mund të përmendim se Faraoni bëri përpjekjet maksimale që ta mbante popullin hebre dhe të mos e lejonte të dilte nga Egjipti.

Pikërisht këtë aspekt të rrëfimit biblik shfrytëzojnë për kthy esit në gjuhën greke dhe e titullojnë librin „Eksod“, që ka kuptimin „dalje“ (termi „eksod“ përbëhet nga dy fjalë: nga fjala „ex“, që në gjuhën greke do të thotë „jashtë“, dhe nga fjala „hodos“, që do të thotë „rrugë“. Pra fjala „eksod“ ka kuptimin e „rrugëtimit jashtë një vendi.

Pa marrë parasysh nëse është i vërtetë në aspektin his-to rik, rrëfimit biblik shënon realizimin e premtimit hyj-nor të daljes së popullit hebre nga skllavëria që kishin përjetuar në një vend të huaj dhe rrugëtimi drejt „tokës së premtuar“ për ta.

Në rastin e Kosovës kemi të kundërtën. Pas vrasjeve dhe dhu ni meve të dhjetëra-mijëra shqiptarëve, ardhacakët slla vë që okupuan vendin tonë dëbuan pjesën tjetër të ba norë ve autoktonë të Kosovës. Prandaj përdorimi i termit „eksod“ për të përkufizuar atë që përjetoi populli shqiptar gjatë periudhës 1998-1999 është i gabuar.

Page 58: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

57

Duke pasur kuptimin e „çlirimit nga skllavëria dhe rea lizimin e një projekti hyjnor“, termi „eksod“ nuk mund të përfshihej si kategori juridike e së drejtës penale ndër kombë tare. Për këtë arsye ky term nuk figuron në asnjë akt juridik, që përkufizon krimin e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.

Termi „dëbim i popullsisë“ dhe gjenocidi

Gjatë luftërave që shoqëruan shpërbërjen e Federatës së Jugosllavisë, forcat e armatosura serbe aplikuan edhe dë bi min e dhunshëm të popullsisë nga territoret në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë.

Ndodh shpesh që në diskurset publike të përdoret shpreh ja „ikja e popullsisë nga vendet ku zhvilloheshin lufti met“, sidomos nga personat që kishin përjetuar ofen-sivat ushtarake dhe policore serbe.

Fjala „ikje“ nënkupton se personat në fjalë „kanë ven-do sur vetë“ që të largohen nga një vend i caktuar, për shkak të frikës që kanë pasur. Përkundër rrethanave objektive që krijon konteksti i luftës, frika mbetet çështje sub jek tive dhe nuk reflekton projektin politik për të realizuar spastrimin etnik të një territori të caktuar. Ajo që duhet të theksohet lidhur me këtë çështje ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë kohës së luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në disa rezoluta dhe raporte të Sekretarit

Page 59: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

58

të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara saktësohet se „largimi i dhunshëm i popullsisë nuk është pasojë e luft ës, por QËLLIM për të pushtuar më shumë territor“ (Kombet e Bashkuara, Asambleja e Përgjithshme, Rezolu-ta 47/121, miratuar më 18.12.1992).

Në rastet kur dëbimi i popullsisë nuk ka për qëllim të shkatërrojë ndonjërin nga katër grupet shoqërore, që veço hen në përkufizimin e krimit të gjenocidit, atëherë me statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ky krim hyn në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit (Neni 7, pa ra grafi (d) i Gjykatës Penale Ndërkombëtare).

Që dëbimi i dhunshëm i popullsisë të konsiderohet si akt i gjenocidit, atëherë duhet të dëshmohet se politika e dëbimit të popullsisë dhe pushtimit të territorit është stra tegji politike, që ka për qëllim të shkatërrojë hapë­sirën e domosdoshme jetësore të një grupi të caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar dhe përmes këtij akti të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht grupin si të tillë.

Në përputhje me të gjitha të dhënat që zotëronin li dhur me agresionin serb, autoritetet e Kombeve të Bashkuara e cilë suan si „formë të gjenocidit politikën e neveritshme të ‘spastrimit etnik’“ (Rezoluta e lartpërmendur e Asam-ble së së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara). Në të njëjtin konstatim erdhi edhe Konferenca Botërore e të Drejtave të Njeriut që u organizua nga Asambleja e Për-gjith shme e Kombeve të Bashkuara në Vjenë nga 14-25 qer shor 1993, e cila vlerësoi se „praktika e spastrimit et nike e agresionit serb përbën gjenocid dhe shkelje të

Page 60: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

59

rën dë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Kri mit të Gjenocidit“.

Pra, jo „eksodi“, por vetëm dëbimi i planifikuar i po pull sisë që ka për QËLLIM spastrimin etnik, është for më e gjenocidit.

Zbatimi i spastrimit etnik në Kosovë dhe „Eksodi ‘99“

Gabimi i dytë që lidhet me përdorimin e termit „eksod“ është përcaktimi i datës 19 prill si „Dita e eksodit“ dhe i vitit 1999, si „Viti i eksodit“.

Përgjegjësit e krimit të gjenocidit në Kosovë janë të vetë dijshëm se, nëse nuk arrihet të dëshmohet që dëbimi i shqip tarëve dhe politika e spastrimit etnik ishte një pro-jekt shtetëror, asnjë arsyetim ideologjik apo politik nuk është i mjaftueshëm për ta kualifikuar këtë krim si krim të gjenocidit. Për këtë arsye, strategjia për të mohuar ekzistencën e një plani të tillë u shndërruan në sistem të fsheh jes së gjurmëve të shkatërrimit të së vërtetës dhe fut-jes së dyshimit për vërte tësinë e krimit.

Në rend të parë të propagandës serbe në funksion të mo himit të spastrimit etnik të Kosovës ishte dhe mbetet edhe sot e kësaj dite mohimi i ekzistencës së „Planit Pat-koi“ dhe prezantimi i asaj që ka ndodhur në Kosovë, si „largim i popullsisë për shkak të frikës nga bombardimet e NATO-s“.

Page 61: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

60

Të gjithë atyre që u intereson të njihen më gjerësisht me politikën e spastrimit etnik të Kosovës dhe „Planin Pat koi“, mund të lexojnë kapitullin e pestë të librit „Mash-tri mi i madh“, i cili gjendet falas në internet, në web-faqen e Qendrës „Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur“ (www.kosovogenocide.com). Në kë të shkrim do të për-mend vetëm disa të dhëna, që më du ken të domos do sh-me për temën që po trajtoj.

Pa marrë parasysh se shifrat që zotëronin organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut evidentonin një nu-mër shumë më të lartë të atyre që ishin detyruar të linin shtëpitë e tyre ose të cilëve u ishin rrënuar shtëpitë, do të kufi zohem vetëm në të dhënat zyrtare të institucioneve ndërkombëtare.

Në rezolutën e 23 shtatorit të vitit 1998 të Këshillit të Sigu rimit thuhet: „Thellësisht të shqetësuar për shkak të lufti meve të ashpra që u zhvilluan në Kosovë dhe në veçan-ti të brengosur me përdorimin e tepërt dhe pa dallim të forcës nga ana e njësive të sigurisë serbe dhe të Armatës Jugo sllave, që shkaktoi viktima të shumta civile dhe sipas vlerë simeve të Sekretarit të Përgjithshëm mbi 230 000 persona janë zhvendosur dhe kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre“ (Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit, S/RES/1199 (1998), 23 shtator 1998).

Më 23 tetor 1998, Komisariati i Lartë i OKB-së për Refu gjatë numëroi 285 500 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa më 18 mars 1999 ky numër ishte 333 300 refu gjatë.

Page 62: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

61

Nëse shifrës minimale zyrtare prej 333 300 personash të dëbuar nga shtëpitë e tyre u shtojmë edhe shifrën mini male prej 100 000 personash që, pasi ishin dëbuar nga forcat serbe, kishin shkuar në Europën Perëndimo re, shi fër që përmendet nga miku i Serbisë dhe kundërshtari i madh i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, Jürgen Elsässer-i, atëherë del qartë se gjatë zbatimit të politikës ser be të gjenocidit në Kosovë, së paku 433 300 personave ish in dëbuar nga vatrat e tyre.

Sado minimale të jetë, shifra prej 433300 personash të dëbuar gjatë zbatimit të politikës së spastrimit etnik të Kosovës para ndërhyrjes ushtarake të NATO-s duhet të shihet në kontekstin real: kjo shifër paraqiste çerekun e popullsisë së përgjithshme të Kosovës!

Sikur një gjë e tillë të ndodhte me popullsitë civile të Britanisë së Madhe, të Francës, të Gjermanisë dhe të SHBA-së, ky proporcion do të manifestohej me 15 mili-onë britanikë, me 17 milionë francezë, me 20 milionë gjer manë dhe me 80 milionë amerikanë të zhvendosur nga shtëpitë e veta!

Të gjitha faktet dëshmojnë se „zbrazja e Kosovës nga shqip tarët“ nuk ishte rezultat i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, por pasojë e politikës serbe të gjenocidit, ku spastrimi etnik përbën vetëm njërën nga shtyllat e gjeno-cidit. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s u bë me të vetmin qëllim, që t’i jepej fund gjenocidit në Kosovë.

Është pikërisht shteti serb, që në funksion të fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ka kryer në Kosovë, vendos

Page 63: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

62

pro cesin e dëbimit të shqiptarëve nga Kosova në kon-teks tin kohor pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

Prandaj, as data 19 prill dhe as viti 1999 nuk prezan-tojnë drejt politikën serbe të spastrimit etnik të Kosovë.

Page 64: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

63

NË CILAT RASTE DHUNA SEKSUALE ËSHTË AKT I GJENOCIDIT?

Në kuadër të së drejtës penale ndërkombëtare, dhuni-mi dhe të gjitha format e dhunës seksuale, që paraqesin ce nim të rëndë të integritetit fizik dhe mendor të viktimës, ja në të përfshira në të tria kategoritë e krimeve të rënda: kri met e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjeno cidit.

Në rastet kur dhuna seksuale ndodh gjatë një konflik-ti të armatosur, qoftë të karakterit ndërkombëtar, qoftë të karakterit të brendshëm të përkufizuar në të drejtën hu ma nitare ndërkombëtare, atëherë kemi shkelje të drej-tave themelore të njeriut, të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe të protokolleve shtesë I dhe II të vitit 1977.

Ajo që vlen të theksohet lidhur me dhunën seksua-le në kuadër të krimeve të luftës ka të bëjë me faktin se për gjegjë sia penale është individuale për autorët e kri-meve, sepse kjo dhunë nuk është rezultat i një projek ti të plani fikuar, por akt individual. Në dallim nga dhunimet

Page 65: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

64

tjera individuale, dhuna seksuale në kuadër të kësaj kate-go rie cenon njërën nga kategoritë e mbrojtura me këto ak te juridike ndërkombëtare. Dhe si e tillë është për fshi-rë në Statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare [ne ni 8, pa ra grafi (1), pika b-XXII].

Kur dhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale ush trohen gjatë aksioneve të përmasave të gjera dhe sis-te matike kundër një popullsie civile, e cilësdo përkatësi kombë tare qoftë, atëherë kemi të bëjmë me krim kundër njerë zimit, sepse në këtë rast viktima cenohet në atë që është njerëzore sipas Statutit të Gjykatës Penale Ndër-kombë tare, neni 7, paragrafi 1 dhe 2, pika g në të dy para-grafët).

Në dallim nga krimet e luftës, aktet kriminale që hyj-në në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit mund të kryhen edhe në kohë paqeje dhe dallojnë nga krimi i gjenocidit për faktin se aktet kriminale të cilësuara si kri-me lufte nuk janë domosdoshmërish të drejtuara kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar. Vetëm atëherë kur aktet kriminale janë të drejtuara qëllimisht për të shkatërruar një grup të caktuar kombëtar, etnik, racor apo religjioz si i tillë përbën krim të gjenocidit.

Cenimi i integritetit fizik dhe mendor i anëtarëve të një grupi të caktuar kombëtar, etnik, racor apo religji-oz, si i tillë, përbën gjenocid në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (Kon venta për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, neni II, paragrafi b). I njëjti përkufizim ësh-

Page 66: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

65

të përfshirë tekstualisht edhe në Statutin e Gjykatës Pe-nale Ndërkombëtare [Statuti i Romës i Gjykatës Pe nale Ndërkombëtare, neni 6, paragrafi (b)], ndërsa në sqa-rimet e dhëna rreth asaj se cilat akte hyjnë në këtë kate-gori, në dokumentin e Kombeve të Bashkuara të titulluar „Elemente të krimeve“, thuhet:

„Elementet e gjenocidit përmes cenimit të integritetit fizik dhe mendor janë në rastet kur:

1. Autori i krimit ka cenuar rëndë integritetin fizik dhe mendor të një personi apo të më shumë personave;

2. Ky person ose këta persona i takojnë një grupi kombëtar, etnik, racial, fetar të veçantë;

3. Autori i krimit kishte për qëllim të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht këtë grup kombëtar, etnik, racial fetar;

4. Sjellja e tillë është bërë në kuadër të një serie të veprimeve të ngjashme të drejtuara kundër këtij grupi, apo që mund ta shkaktonte një shkatërrim të tillë.

Pa u kufizuar në format e shfaqjes, kjo sjellje përfshin ak tet e torturës, të dhunimit, të dhunës seksuale, të traj ti-me ve çnjerëzore ose degraduese“ (Vepra e cituar në shkri-min paraprak „Élément des crimes“, Publication de la Cour pénale internationale, f. 2).

Me një fjalë, vetëm format e torturave, e poshtëri­me ve, e degradimeve që u bëhen anëtarëve të një grupi kombë tar, etnik, racial, fetar dhe që kanë për qëllim

Page 67: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

66

shkatë rrimin e grupit si të tillë hyjnë në kategorinë e krimit të gjenocidit.

Ajo që është më rëndësi të thuhet lidhur me gjenocid in për mes dhunës seksuale, si formë e cenimit të integritetit fiz ik dhe mendor, ka të bëjë me faktin se në këtë katego ri nuk hyn dhuna seksuale që është bërë si akt individu al për shfryrje të epsheve, por aktet e planifikuara me qëllim të shkatërrimit të cilitdo nga grupet e lartpërmendura.

Pikërisht për këtë arsye, preokupimi i strukturave që ka në planifikuar dhe zbatuar planin e gjenocidit është fsheh ja e krimeve. Meqenëse në Kosovë viktimat ishin evidente, strategjia e Serbisë dhe e mbështetësve të tyre ishte zvogëlimi i numrit të viktimave dhe zhvendosja e përgjegjësisë nga shteti, në grupe dhe individë (paramili-ta rëve), që gjoja ishin jashtë kontrollit shtetëror.

Rrëfimet publike në disa raste të dhunës seksuale në Koso vë e dëshmojnë më së miri këtë strategji. Gjatë disa dhu nimeve kemi „ndërhyrjen“ e eprorëve ushtarakë ser bë, „du ke i qortuar“ ata që kryenin dhunimet dhe i trajtonin si „pisa“. Madje kemi raste kur kriminelët prezantohen si „të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike“. Në kë të mënyrë, shteti serb përpiqet të prezantojë si veprime indi vi duale aktet e dhunës seksuale dhe të mohojë vër-tetë sinë e planifikimit dhe të ekzekutimit të dhunës, me qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb, si etni, si fe e ndryshme prej tyre.

Dihet se dhuna seksuale ka pasoja të rënda për vik ti-mën. Por kur dhuna seksuale hyn në funksion të strate-

Page 68: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

67

gji së së shkatërrimit të një grupi, siç ishin dhunimet e shqip tarëve në Kosovë, atëherë qëllimi i dhunimeve seks-uale nuk është vetëm shkatërrimi i viktimave të drejt për-drejta, por, nëpërmjet dhunimeve, synohej të cenohej integri teti mendor edhe i të afërmve të viktimave, i të­rë grupit, i të gjithë shqiptarëve. Vetëm në kuadër të kë tij qëllimi mund të shpjegohen dhunimet e meshkujve dhe detyrimet e dhunimeve brenda anëtarëve të së njëjtës fa milje, ku prindi detyrohej të kryente marrëdhënie seksuale me fëmijën e vet dhe anasjelltas.

Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm kur përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë formë të gjenocidit, sepse rrezi-koj më të individualizojmë një krim të planifikuar nga shte ti. Fatkeqësisht kemi raste kur viktimat e dhunës seksu ale ka rënë viktimë e strategjisë së shtetit serb dhe dekla rojnë se janë dhunuar nga „paramilitarë“. Tragjedi e dyfishtë!

Page 69: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

68

NË RASTIN E KOSOVËS EDHE SHKATËRRIMET JANË DËSHMI E QËLLIMIT TË SERBISË PËR

GJENOCID

Një nga çështjet më delikate për të argumentuar se në një kontekst të caktuar ka ndodhur gjenocid lidhet me dësh mitë, se vrasjet, dhunimet, dëbimet kanë pasur për që llim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të njërit nga grupet e mbrojtura me Konventën për Parandalim in dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Jurisprudenca e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ru andën dhe e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Ju go sllavinë na mundësojmë të nxjerrim konklu zi o ne për qëllimin gjenocidar edhe në situatat kur të akuzuarit refuz ojnë të pranojnë se e kanë kryer krimin, me qëllim që të shkatërrohet një grup i caktuar kombëtar, etnik, ra-cor ose fetar si i tillë.

Kështu, për shembull, Dhoma I e Gjykatës Pena le Ndër kombëtare për Ruandën në procesin kundër Jean-Paul-Akayesu thekson:

„Kur kemi të bëjmë me atë se si të përcaktohet qëllimi

Page 70: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

69

speci fik i atij që ka kryer këtë krim, Dhoma konside ron se qëllimi është faktor i natyrës psikologjike, të cilin është shu-më e vështirë, madje e pamundur, ta përthekojmë. Për këtë ar sye, në mungesë të pranimit nga ana e të akuzuarit, që llimi i tij mund të nxirret nga një numër faktesh. Për shem bull, Dhoma vlerëson se është i mundshëm të nxirret qëll imi i gjenocidit duke e mbështetur një akt të veçantë, për të cilin është akuzuar në tërësinë e akteve dhe thënieve të të akuzuarit, ose nga konteksti i përgjithshëm i kryerjes së akteve të tjera të dënueshme, të drejtuara në mënyrë sis-te matike kundër të njëjtit grup, të kryera qoftë nga i njëjti per son ose nga persona të tjerë. Faktorë të tjerë, si shkalla e armiqësive të kryera, karakteri i tyre i përgjithshëm në një rajon ose vend, apo fakti i zgjedhjes së qëllimshme dhe sis tematike i viktimave për shkak të përkatësisë së tyre një gru pi të veçantë, duke i veçuar anëtarët e grupeve të tje-ra, i mundësojnë dhomës që të nxjerrë qëllimin për gje­no cid“ (Tri bu nal Pénal International, LE PROCUREUR CONTRE JEAN-PAUL-AKAYESU, Affaire N° ICTR-96-4-T, paragrafi 523).

Një element tjetër me rëndësi del nga jurispruden ca e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë, li-dhur me atë që shpesh futet në kuadër të „dëmeve mate-riale“.

Shkatërrimi ose përvetësimi i të mirave materia le gja-të një konflikti të armatosur, sulmi apo bombardi mi i qyteteve, i fshatrave, i banesave apo i ndërtesave të pa-mbroj tura, e që nuk janë caqe ushtarake, konsiderohet

Page 71: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

70

shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1948 (neni 147 i këtyre konventave) dhe hyjnë në kate go-ri në e krimeve të rënda të luftës.

Të njëjtat qëndrime janë të përfshira edhe në sta tut-in e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën (neni 4), në statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Ju go sllavinë (neni 2) dhe në statutin e Gjykatës Penale Ndër kombëtare (neni 8).

Mirëpo në procesin gjyqësor kundër Radisllav Kërs ti-q it në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugo slla-vi në thu het: „Dhoma e Shkallës së Parë thekson se shka­të rri mi fi zik ose biologjik i grupit shpesh shoqëro het me cenim in e të mirave dhe simboleve kulturore dhe fe tare të grupit, që është marrë në shënjestër, cenim që, në mënyrë le gji time, mund të llogaritet gjatë argu men ti­mit për të dëshmuar ekzistencën e qëllimit për shkatë­rri min fiz ik të grupit. Dhoma konsideron që në këtë rast shkatërrimi i qëllimshëm i xhamive dhe i shtë pive që u takojnë anëtarëve të grupit është dëshmi e qëllimit për të shkatërruar grupin“(Tribunal Penal International pour Ex-Yougoslavie, La Chambre de Première Instance, Le procureur contre Radislav Krstić, Affaire nr. IT-98-33-T, 2 août 2001, paragrafi 580).

Duke u mbështetur në këtë interpretim juridik të Gjy-ka tës Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë, mund të nxjerrim si konkluzion se shkatërrimi i 100589 shtë-pive, i 358 shkollave, i 30 shtëpive kulturore, i 93 biblio-tekave, i 123 institucioneve shëndetësore dhe i 220 objek-

Page 72: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

71

te ve të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha ka to like) janë dëshmi për QËLLIMIN E SERBISË PËR TË SHKATËRRUAR SHQIPTARIN SI TË TILLË.

Page 73: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

72

Sipas nenit II të Konventës për Parandalimin dhe Dë-ni min e Krimit të Gjenocidit, gjenocid konsidero het cili do nga veprimet e mëposhtme, i kryer me qëllim që të shkatë­rro het tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, et nik, ra cor ose fetar, si i tillë:

(a) vrasja e anëtarëve të grupit;(b) cenimi i rëndë fizik ose mendor i anëtarëve të gru-

pit;(c) vendosja e qëllimshme e grupit në kushte të ti lla të

jetesës që do të shkaktonin shkatë rri min e tërë si-shëm ose të pjesshëm të grupit.

(d) imponimin e masave me qëllim të pengimit të lin-d je ve brenda grupit.

(e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin.

Vrasjet e mbi dhjetë mijë shqiptarëve gjatë luftës në Ko-so vë, dhunimet seksuale të mbi njëzet mijë femra shqiptare, spas tri mi etnik i Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese të shqip tarëve dhe asgjësimin e dokumenteve të identifikimit, shkatë rrimi i 100589 shtëpive, i 88101 objekteve përcjellëse, i 358 shkollave, i 30 shtëpive kulturore, i 93 bibliotekave, i 123 institucioneve shëndetësore dhe i 220 objekteve të kultit fe tar (xhami, teqe, tyrbe dhe kisha katolike) dëshmojnë se for cat serbe aplikuan gjenocidin në Kosovë, sepse kishin për qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të shqip tarëve të Kosovës si grup kombëtar, etnik apo fetar i ndryshëm nga serbët.

Page 74: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

73

PËRMBAJTJA

Mirënjohje dhe falënderime .....................................................................3Fjala hyrëse .................................................................................................................5Shprehja „Krimet e luftës në Kosovë“ është e mangët! .......................................................................................................9Holokausti, gjenocidi dhe shoah ........................................................11Gjenocidi dhe termi „zhdukje“ ............................................................18Gjenocidi dhe termi „shfarosje“ .........................................................23Gjenocidi, termi „asgjësim“ dhe Kodi Penal i Kosovës ..........................................................................29Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide ........................................34Convention pour la prévention et la répression du crime de génocide .................................................35Convenzione per la prevenzione e la repressions del delitto di genocidio .......................................36Konvention über die Verhütung und Bestrafung des Völkermordes ...................................................37

Page 75: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

74

Konvencija o sprečavanju i kažnjavanju zločina genocida ................................................................................................38Конвенция о предупреждении преступления геноцида и наказании за него ..........................................................39Përgjegjësia individuale dhe shtetërore në krimin e gjenocidit ..........................................................................................40Nocioni „paramilitar“ si instrument i mohimit të gjenocidit ...................................................................................45Qëllimi dhe mënyra e kryerjes së krimit: gjenocidi dhe masakra .................................................................................50Jo „eksodi“, por „spastrimi etnik“ është akt i gjenocidit .....................................................................................................53Në cilat raste dhuna seksuale është akt i gjenocidit? ....................................................................................63Në rastin e Kosovës edhe shkatërrimet janë dëshmi e qëllimit të Serbisë për gjenocid ..................................68Përmbajtja ................................................................................................................73

Page 76: Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të ...kosovogenocide.com/wp-content/uploads/2019/09/Bardhyl-Mahmuti-Kurthet-terminologjike.pdfi Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese

BARDHYL MAHMUTI

KURTHET TERMINOLOGJIKE NË FUNKSION TË MOHIMIT TË GJENOCIDIT NË KOSOVË

BARD

HYL

MAH

MUT

IKU

RTHE

T TE

RMIN

OLOG

JIKE

FUNK

SION

MOH

IMIT

GJEN

OCID

IT N

Ë KO

SOVËSipas nenit II të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Kri­

m it të Gje no cidit, gjenocid konsiderohet cilido nga vep rimet e më posh t me, i kryer me qëllim që të shkatërro het tërë sisht ose pjesë risht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i ti llë:

a) vrasja e anëtarëve të grupit;

b) cenimi i rëndë fizik ose mendor i anëtarëve të grupit;

c) vendosja e qëllimshme e grupit në kushte të tilla të je te­sës që do të shkaktonin shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të grupit.

d) imponimin e masave me qëllim të pengimit të lindjeve bren da grupit.

e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjet rin.

Vrasjet e mbi dhjetë mijë shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, dhu­ni met seksuale të mbi njëzet mijë femra shqipta re, spas tri mi et nik i Kosovës me dëbimin e shumicës dërmuese të shqip ta rë ve dhe asgjë simin e dokumenteve të iden ti fi kimit, shka të rrimi i 100589 shtë pive, i 88101 objekte ve për cjellëse, i 358 shkollave, i 30 shtë­pive kulturore, i 93 bi b lio tekave, i 123 in sti tu cioneve shën detë­sore dhe i 220 ob jekteve të kultit fetar (xha mi, teqe, tyr be dhe ki sha ka to li ke) dëshmojnë se forcat ser be aplikuan gjeno cidin në Ko so vë, sepse kishin për qëllim shka të rrimin e të rë si shëm ose të pjes shëm të shqiptarëve të Ko so vës si grup kombë tar, etnik apo fe tar i ndryshëm nga ser bët.

F A L A S

www.kosovogenocide.com