lirite komunitare ne marreveshjen e stabilizim … komunitare ne msa dhe detyrimet e...kanalizimin e...

56
1 Tiranë, 2007 LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMIT DHE DETYRIMET E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

1

Tiranë, 2007

LIRITE KOMUNITARE NE

MARREVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMITDHE

DETYRIMET E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

Page 2: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

2

Botim i: Institutit AGENDA

Përgatitur për botim nga: Florian Xhafa

Ditmir Bushati

Ilir Qorri

Enkeleda Suti

Përpunimi grafik: Flamur Hudhri

Shtypi: Publishing & Printing House FLESH

Ky botim u krye në kuadër të Projektit “Të sjellim procesin e Integrimit Europian më pranë Qytetarëve”, financuar nga Komisioni Europian.

Informacioni dhe mendimet e shprehura në këtë broshurë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimin e Komisionit Europian.

Page 3: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

3Pasqyra e Lëndës

1. C’farë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ........................ 52. Liritë Themelore Komunitare në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ...................................................................... 12

2.1 Lëvizja e lirë e Produkteve ................................................... 122.1.1 Detyrimet ndërkombëtare (OBT-GATT) .........................122.1.2 Lidhja e MSA-së me parimet e OBT-së .............................152.1.3 Lëvizja e lirë e Produkteve në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ............................................................ 172.1.4 Adresimi institucional i detyrimeve ...................................222.2 Lëvizja e Lirë e Punonjësve .................................................. 242.2.1 Politika Komunitare ............................................................... 242.2.2 Lëvizja e lirë e Punonjësve në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ............................................................ 282.2.3 Adresimi institucional i detyrimeve ...................................302.3 Liria e Vendosjes dhe Ofrimit të Shërbimeve ..................322.3.1 Politika Komunitare ............................................................... 322.3.2 Liria e Vendosjes në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ............................................................ 352.3.3 Liria e Ofrimit të Shërbimeve në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ............................................................ 382.3.4 Adresimi institucional i detyrimeve ...................................392.4 Lëvizja e lirë e Kapitalit ........................................................ 442.4.1 Politika Komunitare ............................................................... 442.4.2 Lëvizja e lirë e Kapitalit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ............................................................ 482.4.3 Adresimi institucional i detyrimeve ...................................50

Page 4: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

4

Page 5: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

51. C’fare eshte Marreveshja e Stabilizim Asociimit

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

Nëshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (më poshtë “MSA”) midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër, përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik dhe institucional, shoqërohet edhe me një kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin më të avancuar të kësaj marrëdhënie. Në mënyrë që të kuptohet sa më drejtë kjo marrëdhënie është e rëndësishme të analizohet baza ligjore mbi të cilën lidhet kjo marrëveshje, objektivat kryesore që synon të arrijë, kuadri institucional dhe procedurat e hyrjes në fuqi si dhe veçoritë e Marrëveshjes së Përkohshme (më poshtë “MP”), e cila i paraprin hyrjes në fuqi të MSA-së.

Natyra e Marrëveshjeve të Asociimit

Marrëveshjet e asociimit lidhen mbi bazën e Nenit 310 (ish neni 238) të Traktatit të KE-së, i cili parashikon se: “Komuniteti mund të përfundojë, me një ose më shumë shtete ose organizata ndërkombëtare, marrëveshje që krijojnë një asociim që përmban të drejta dhe detyrime të ndërsjellta, veprime të përbashkëta dhe procedura specifike”. Fakti që marrëveshjet e asociimit në mënyrë që të përfundohen kërkojnë një votë unanime nënkupton se marrëveshjet përmbajnë çështje më shumë se sa tregtare. Marrëveshjet tregtare - sikundër Marrëveshja e Përkohëshme që i paraprinë hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – mbështeten në Nenin 133 (ish neni 113) të Traktatit të KE-së dhe kërkojnë shumicë të kualifikuar.

Gjithashtu, fakti që nuk ka ndonjë kufizim gjeografik për shtetet të cilat kërkojnë të kenë një regjim asociimi me BE-në do të thotë se ‘asociimi’ është diçka më pak se anëtarësimi, i cili - sipas Nenit 49 të Traktatit të BE-së - është i kufizuar vetëm për “shtetet europiane”.

Me pak fjalë, ‘asociimi’ është një regjim midis marrëveshjes tregtare dhe antarësimit. Është kjo arsyeja që ish presidenti i Komisionit

Page 6: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

6

Europian Walter Hallstein deklaronte në mënyrë të përsëritur se “asociimi mund të jetë çdo gjë ndërmjet anëtarësimit të plotë minus 1% dhe një marrëveshje tregtare dhe bashkëpuimi plus 1%”.

Gjykata Europiane e Drejtësisë në çështjen Demirel1 pati mundësi të shtjellojë më tej konceptin e ‘asociimit’ duke e përkufizuar atë si: “Një mjet që krijon lidhje speciale e të privilegjuara të vendeve të treta me Komunitetin, të cilat nga ana e tyre marrin pjesë në sistemin komunitar. Nga ana tjetër, Komuniteti, bazuar edhe në nenin 238, duhet të garantojë marrjen e masave për të gjitha fushat që mbulon traktati”.

Praktika dëshmon se marrëveshjet e asociimit janë të formave të ndryshme. Ato mund të përfshijnë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, sikundër parashikohet në MSA-në me Shqipërinë, ose të një bashkimi doganor. Një gjë e tillë mund të arrihet brenda një periudhe kohe të arsyeshme dhe në mënyrë asimetrike. Pra, regjimi i asociimit mund të jetë minimalist dhe të përfshijë diçka më tepër se sa tregtia e lirë me mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me kalimin e kohës. Në mënyrë alternative, mund të shfaqet në trajtën e një marrëdhënie ekonomike të avancuar duke u mbështetur në bashkimin doganor dhe duke e zgjeruar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat e aktivitetit të KE-së.

Objektikat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Një ndër objektivat kryesorë të MSA-së është vendosja e një kuadri të përshtatshëm për dialogun politik midis BE-së dhe Shqipërisë. Një tjetër objektiv është zgjerimi i tregtisë së ndërsjelltë në mënyrë progressive duke i shtrirë efektet në faza të ndryshme të asociimit. Zhvillimi dinamik i bashkëpunimit ekonomik dhe prosperiteti i Shqipërisë me qëllim përfundimin e tranzicionit dhe ndërtimin e një ekonomie tregu funksionale mbetet një objektiv i rëndësishëm i MSA-së.

1 Çështja 12/86, Meryem Demirel v Stadt Schwabisch Gmund, ECR 3719, 1987.

Page 7: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

7Bashkëpunimi rajonal është një objektiv themelor i MSA-së, çka në fakt e bën të dallueshëm edhe nga marrëveshjet e asociimit që BE-ja ka lidhur me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Qasja rajonale është e kushtëzuar nga disa faktorë, të cilët mund të përmblidhen në ato të funksionimit të mirëfilltë të institucioneve dhe stabilitetit politik, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një zone më të madhe të tregtisë së lirë.

Një tjetër objektiv i MSA-së është bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Politikat e bashkëpunimit do të synojnë zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm në Shqipëri duke siguruar që çështjet e mjedisit të jenë të përfshira që nga fillimi dhe të lidhura me kërkesat për zhvillimin harmonik social. Politikat e bashkëpunimit do të integrohen në një kuadër rajonal bashkëpunimi duke mbajtur parasysh acquis communautaire.

Politikat e bashkëpunimit do të shtrihen në fusha të tilla si: ekonomia dhe tregtia, statistikat, veprimet bankare, sigurimet dhe shërbime të tjera financiare, auditi dhe kontrolli financiar, nxitja dhe mbrojtja e investimeve, industria, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, turizmi, bujqësia dhe sektori agro-industrial, peshkimi, doganat, tatimet, çështjet sociale, arsimi dhe trajnimi, kultura, industria audiovizuale, shoqëria e informacionit, rrjetet dhe shërbimet e komunikimit elektronik, informacioni dhe komunikimi, transporti, energjia, mjedisi, kërkimi dhe zhvillimi teknologjik, zhvillimi rajonal dhe lokal, administrate publike.

Bashkëpunimi në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë përbën një objektiv të dallueshëm të MSA-së. Marrëveshjet e asociimit të lidhura përpara hyrjes në fuqi të Traktatit mbi Bashkimin Europian, si traktati që futi shtyllën e tretë mbi bashkëpunimin në këto fusha, nuk e parashikojnë një gjë të tillë. Arsye tjetër për përfshirjen e bashkëpunimit në këto fusha është komunitarizimi i pjesshëm i shtyllës së tretë nga Traktati i Amsterdamit, i cili shtoi rëndësinë e fushës lidhur me vizat, azilin, menaxhimin e kufijve, migrimin, dhe politikat e tjera të lidhura me lëvizjen e lirë të personave.

Page 8: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

8

Për të arritur objektivat financiare të kësaj Marrëveshjeje, Shqipëria mund të marrë asistencë financiare nga Komuniteti në formë granti dhe huaje, duke përfshire hua nga Banka Europiane e Investimeve. Neni 113 i MSA-së përcakton se “asistenca financiare mund të mbulojë të gjithë sektorët e bashkëpunimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, përafrimit të legjislacionit dhe zhvillimit ekonomik”. Së fundmi, objektivi ndoshta më i rëndësishëm i MSA-së është krijimi i kuadrit të përshtatshëm për integrimin gradual të Shqipërisë në BE.

Paragrafi i fundit i Preambulës së MSA-së rikujton “gatishmërinë e Bashkimit Europian për ta integruar Shqipërinë sa më plotësisht të jetë e mundur në rrjedhën e përgjithshme politike dhe ekonomike të Europës, si dhe statusin e saj si kandidat i mundshëm për antarësimin në BE në bazë të Traktatit të Bashkimit Europian dhe plotësimin e kritereve të përcaktuara nga Këshilli Europian në qershor të vitit 1993, në varësi të zbatimit të suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje, veçanërisht për sa i përket bashkëpunimit rajonal”. Ky formulim i kujdesshëm shmang çdo interpretim se MSA-ja garanton automatikisht të drejtën e aderimit të Shqipërisë në BE.

Kuadri institucional dhe procedurat e hyrjes në fuqi të MSA-së

MSA-ja parashikon krijimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit si një organ me fuqi vendimarrëse, zgjidhës i konflikteve që lindin mes palëve dhe si “administrator” i përgjithshëm i MSA-së. Këshilli i Stabilizim Asociimit përbëhet, nga njëra anë, nga anëtarë të Këshillit të Bashkimit Europian dhe anëtarë të Komisionit të Komuniteteve Europiane, dhe anëtarë të Qeverisë Shqiptare, nga ana tjetër. Përfaqësimi në Këshill do të jetë në nivel politik (në nivel ministrash). Eksperienca e marrëveshjeve ndërkombëtare në përgjithësi dhe atyre të asociimit në veçanti tregon se, Këshilli operon mbi bazën e paritetit, për pasojë, vendimarrja kalon përmes kompromisit të palëve pjesëmarrëse.

Page 9: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

9Pjesë e rregullimit institucional të MSA-së është edhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, i cili, do të jetë forumi i përbashkët i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian për të diskutuar dhe shkëmbyer mendimet e tyre. Përfaqësimi i palës shqiptare do të jetë gjithpartiak, duke siguruar në këtë mënyrë kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do të hyjë në fuqi në bazë të procedurave kushtetuese të palëve. Nënshkrimi, ratifikimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare, konsiderohen si hapa ezaurues të procedurave kushtetuese. Ndërkohë, që Marrëveshja do t’i nënshtrohet procedurave të ratifikimit pervec se në Parlametin Europian dhe në parlamentet e Shteteve Anëtare të BE-së. Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave Marrëveshja do të hyjë në fuqi.

Marrëveshja e Përkohshme

Në pritje të përfundimit të procedurave të nevojshme për hyrjen në fuqi të MSA-së, dispozitat që lidhen me tregtinë zbatohen në bazë të MP-së që hyri ne fuqi me 1 Dhjetor 2006 ndermjet Komunitetit Europian dhe Shqipërisë. E thënë ndryshe, MP-ja e cila i paraprijë hyrjes në fuqi të MSA-së mbulon fusha të cilat bien në rrezen e veprimit komunitar. Komiteti i Përbashkët i ngritur sipas Marrëveshjes midis Komunitetit Ekonomik Europian dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik të vitit 1992, do të ushtrojë kompetencat dhe do të përmbushë detyrat që MSA-ja i ngarkon Këshillit të Stabilizim Asociimit ose Komitetit të Stabilizim Asociimit.

MP-ja shënon një hap tjetër të rëndësishëm i cili lidhet me reciprocitetin e liberalizmit nga të dyja palët. Shqipëria do të fillojë të liberalizojë më shumë tregun për produktet komunitare ndonëse ky do të jetë një proces i shtrirë në kohë. Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MP-së parashihet krijimi i zonës së tregtisë së lire BE-Shqipëri. Gjithashtu, sanksionohet detyrimi i Shqipërisë për të nënshkuar një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila është pjesë e bashkimit doganor të KE-së.

Page 10: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

10

MP-ja mbështet në parimet dhe rregullat e OBT-së, më konkretisht, në nenin XXIV të GATT ’94, i cili rregullon marrëdhëniet e palëve që nënshkruajnë Marrëveshjet

e Tregtisë së Lirë brenda dhe jashtë kësaj zone. Megjithatë, marrëveshjet e OBT-së që kanë të bëjnë me antidumping apo masat kundërbalancuese do të jenë sërish udhërrëfyese të rregullimeve të parashikuara në këtë marrëveshje për këto çështje specifike. Rregullat e origjinës për të përfituar çertifikatën EUR 1 përcaktohen në mënyrë të detajuar në Protokollin 4 që i bashkëngjitet kësaj Marrëveshjeje.

Në parim, MP-ja ndalon masat që sjellin një kufizim të tregtisë si: liçensa, çertifikata prodhimi, masa që lidhen me inspektimin dhe kontrollin, rimbursimin e barnave, dhe rregullimet teknike etj. Përafrimi i legjislacionit me acquis communautaire do të përqendrohet në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, pronësisë intelektuale dhe industriale, prokurimit publik dhe doganave.

Sikurse shihet qartë, MP-ja mbulon dhe rregullon një gamë më të gjerë çështjesh. MP-ja parasheh jo vetëm një regjim liberalizues për tarifat dhe kuotat tarifore në një gamë më të madhe produktesh, por përmban edhe detyrime të veçanta për të garantuar harmonizimin e rregullave që lidhen ngushtësisht me çështjet e tregtisë. Marrëdhënia reciproke midis palëve do të vendoset në mënyrë graduale, pasi Shqipëria do të vazhdojë të mbajë një regjim kufizues për disa nga produktet industriale, bujqësore dhe peshkun. Për shembull, një regjim i veçantë rregullues parashikohet për verën, hekurin dhe çelikun si edhe për produktet e përpunuara bujqësore.

Ajo që mund të thuhet në analizë të fundit është se MSA-ja vendos një rregjim të ri judidik dhe kuadër institucional të përbashkët që pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarëve shqiptarë, duke lejuar mundësi zgjerimi të tregtisë me vendet e BE-së nëpërmjet aplikimit gradual të standardeve europiane, përmirësimin e klimës së biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, cilësi në ofrimin

Page 11: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

11e shërbimeve dhe zgjedhjeve për konsumatorin si dhe avantazhe në lehtësimin dhe liberalizimin e lëvizjes së shtetasve shqiptarë.

MSA-ja ofron një integrim gradual të Shqipërisë në funksion të qëllimit final, anëtarësimit në BE. Për pasojë, zbatimi me përpikmëri i detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja duhet kuptuar në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, modernizimit institucional dhe avancimit në etapat e mëtejshme të procesit të integrimit europian. Në të njëjtën kohë, zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja duhet të vijë paralelisht me përmirësimin dhe fuqizimin e kapaciteteve administrative, të nevojshme për t’i kthyer këto detyrime në energji pozitive për zhvillimin e vendit.

Page 12: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

12

2. Lirite Themelore Komunitare ne Marreveshjen e Stabilizim Asociimit

2.1 Qarkullimi i lire i Produkteve

2.1.1 Detyrimet nderkombetare (OBT-GATT)

Grupe te ndryshme shoqerore ne Shqiperi i referohen proceseve integruesese qe vendi yne ka kaluar dhe po kalon per te komentuar zhvillime te reja qofshin keto te karakterit politik apo ekonomik, reference kjo qe perdoret edhe nga struktura te ndryshme te shtetit, qofshin keto te ekzekutivit apo legjislativit, ne menyre te veçante per te shpjeguar impaktin negativ qe duhet te paguajme te gjithe sebashku, per tu bere pale ne keto procese.

Procesi i hapjes se tregut vendas ndaj tregut global filloi me Marreveshjen e Tregetise dhe Bashkepunimit Ekonomik te vitit 1992 ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian, e cila ishte nje lidhje jetike per te ardhmen e Shqiperise pasi ajo i hapi rrugen nje procesi, finalizimi i te cilit eshte i lidhur ngushte me prosperitetin ekonomik dhe sigurine rajonale.

Gjate kësaj periudhe, Shqiperia u perfshi në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale. Keto preferenca tregtare te zgjeruara ne menyre te njëanshme nga pala Komunitare me Rregulloren 2007/2000 EC, tashme jane bere pjese e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit (neneve 24 -32 te MSA-se, qe reflektohen edhe ne Marreveshjen e Perkohshme e cila ka filluar zbatimin nga 1 Dhjetor 2006)

Ne vitit 2000, Shqiperia u be anetare e Organizates Boterore te Tregtise (OBT). Antarsimi ne kete organizate kontribuoi ne menyre te ndjeshme jo vetem ne liberalizimin e metejshem tregtar ndermjet Shqiperise dhe BE-se, si nje nga palet antare te OBT-se me te cilen Shqiperia ka rreth 80% te shkembimeve tregtare, por edhe ne vendosjen e disa rregullave dhe normave qe do te sherbenin si nje

Page 13: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

13themel ligjor i mardhenieve te ardhshme kontraktuale me BE-ne te sanksionuara me Marreveshjen e Stabilizim Asociimit (Marrëveshjen e Perkohshme).

Kuadri ligjor mbi te cilin mbeshtetet mardheniet me OBT-ne, mund te ndahen ne 6 grupe kryesore:

marreveshja ombrelle (Marreveshja qe themelon OBT-ne); −marreveshje per secilen nga tre fushat e gjera te tregtise qe −mbulon OBT-ja (mallrat, sherbimet dhe pronesia intelektuale); rregulla per zgjidhjen e mosmarrveshjeve; dhe−rregulla per rishikimin e politikave tregtare te qeverive.−

Marreveshjet per dy fushat me te gjera — mallrat dhe sherbimet — strukturohen sipas nje skeme triptiku. Ky triptik permban:

parimet e pergjitheshme: Marreveshja e Pergjitheshme mbi −Tregtine ne Mallra (GATT), Marreveshja e Pergjitheshme mbi Tregtine ne Sherbime (GATS) dhe Aspektet Tregtare te te Drejtave te Pronesise Intelektuale;marreveshjet dhe anekset e lidhura (me GATT dhe GATS), dhe −anekset qe merren me sektore ose ceshtje specifike;listat e angazhimeve te marra nga vendet per liberalizimin e −tregjeve. Per GATT-in, angazhimet marrin formen e angazhimeve te detyrueshme, dhe kombinimeve te tarifave dhe kuotave per disa produkte bujqesore. Per GATS, angazhimet tregojne se sa akses u eshte dhene ofruesve te sherbimeve per sektore specifike. Kjo do te thote se vendet kane te drejte te devijojne nga parimi i MFN. Ne kete rast, vendet duhet te tregojne se ku ato nuk do te zbatojne parimin MFN.

Pjese e struktures se OBT-se jane edhe institucionet e zgjidhjes se mosmarreveshjeve dhe rishikimi i politikave tregtare qe i sherben rritje se transparences se sistemit.

Page 14: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

14

Struktura baze e OB

T-se

Om

brellaM

arreveshja qe themelon O

BT

Mallrat

Sherbimet

Pr

on

es

ia

intelektualeParim

et bazeG

ATT

GAT

ST

RIPS

Detaje shtese

Marreveshje

dhe anekse te lidhura m

e G

ATT

Anekse sherbim

esh

Angazhim

et per

liberalizimin e tregjeve

Oferta e angazhim

eveO

ferta e angazhimeve (m

e perjashtim

e nga parimi i

MFN

)Z

gjdhja e

mosm

arreveshjeveZ

gjidhja e mosm

arreveshjeve

TransparencaR

ishikimi i politikave tregtare

Page 15: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

15Angazhimet shqiptare ne kuader te OBT-se

Angazhimet shqiptare ne kuader te OBT-se duhet te konsiderohen tri fusha kryesore:

Tregtia ne mallra (GATT)−Tregtia ne sherbime (GATS) , dhe −Pronesia Intelektuale (TRIPS),−

dhe te pakten dy dimensione:

perqasjen e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e OBT-se, −oferten konkrete shqiptare ne secilen nga fushat e −

mesiperme.

2.1.2 Lidhja e MSA-se me parimet e OBT-se

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në të gjithë pjesën e saj mbi tregtinë reflekton respektimin e parimeve të OBT dhe të kërkesave të saj. Në një numër dispozitash të MSA-se ka referenca të drejtpërdrejta ndaj parimeve dhe kërkesave të OBT.

Në Artikullin 7 të MSA-se theksohet pikërisht se 1. ‘Marrëveshja dhe mënyra e zbatimit të saj duhet të jenë plotësisht të pajtueshme me provizionet përkatëse të OBT, veçanërisht Artikullin XXIV të GATT 1994’;

Në titullin e II “mbi 2. Lëvizjen e Lirë të Mallrave”, Artikulli 16 i MSA përcakton se kohëzgjatja maksimale e procesit të krijimit të një zone të tregtisë së lirë midis Komunitetit (BE) dhe Shqipërisë është 10 vjet, ashtu sikurse parashikohet në dispozitat e GATT 1994. Gjithashtu, në këtë pjesë nënvizohet se tarifa bazë mbi të cilën zbatohen reduktimet pasuese sipas Marrëveshjes, do të reflektojë çdo reduktim që do të rezultojë nga negociatat mbi tarifat në kuadrin e OBT;

Në Artikullin 17 (3. produktet industrialë) dhe 24 (produktet bujqësore dhe të peshkimit) te MSA-se, përcaktohet se

Page 16: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

16

liberalizimi i parashikuar ne anekset perkatese te ketyre neneve, per produktet industriale dhe bujqesore, reflekton përjashtimet2 e listuara në Aneks I, § I, (II) mbi Marrëveshjen mbi Bujqësinë (GATT 1994);

Në Artikullin 29 (4. produktet bujqësore dhe të peshkimit), te MSA-se, percaktohet rishikimi i marrëveshjes lidhur me këto produkte jo më vonë se 6 vjet pas nënshkrimit, me qëllim liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë në këto produkte, ndër të tjera, duke respektuar edhe marrëveshjet përkatëse në kuadrin e OBT;

Në Artikullin 37 (5. Dispozita të Përgjithshme), te MSA-se, percaktohet që secila nga palët mund të ndërmarrë ndaj palës tjetër masa antidumping dhe masa kundërvepruese, në përputhje me Marrëveshjen e OBT mbi zbatimin e Artikullit VI të GATT 1994 dhe me Marrëveshjen e OBT mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese, si dhe mbi bazën e legjislacionit të brendshëm;

Në Artikullin 38 (6. Dispozita të Përgjithshme), te MSA-se, përcaktohet mundësia që palet te marrin masa mbrojtëse per deformimet e ndryshme ne treg (mangësi produktesh apo shtim i pa kontrolluar i produkteve te importit qe rrezikon falimentimin e prodhuesve vendas), mbështetur në Artikullin XIX të GATT 1994 dhe në Marrëveshjen mbi Masat Mbrojtëse të OBT;

Në Artikullin 69 (mbi 7. Konkurrencën dhe Dispozita të tjera Ekonomike), te MSA-se, përcaktohet se rregullat që mbrojnë konkurrencën ndaj çdo kufizimi apo deformimi, përfshirë edhe rregullimin e ndihmës shtetërore nuk mund të kufizojnë palët në zbatimin e masave antidumping apo masave kundërvepruese në përputhje me dispozitat përkatëse të GATT 1994 dhe Marrëveshje së OBT mbi Subvencionet

2 Produkte industriale të konsideruara si produkte bujqësore.

Page 17: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

17dhe Masat Kundërvepruese (pika 9).

2.1.3 Lëvizja e lirë e Produkteve në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Komuniteti Europian e ka cuar edhe me tej liberalizimin brenda Unionit te përfituar nga anetaresia ne OBT. Nje nga qellimet kryesore te Komunitetit Europian qe ne krijimin e tij ka qene krijimi i tregut te perbashket bazuar ne kater parimet e tij:

Levizja e lire e mallrave1. levizja e lire e personave2. levizja e lire e sherbimeve dhe 3. levizja e lire e kapitaleve4.

Ne parim levizja e lire e mallrave parashikon levizjen e produkteve origjinuese te nje shteti ne nje shtet tjeter pa tarifa doganore apo masa me efekt te njejte me to, ne teresine e Komunitetit. Qellimi i ketij parimi eshte eleminimi i barrierave tregetare ndermjet shteteve anetare duke sjelle promovimin e produkteve te tyre kombetare. Keto parime reflektohen ne menyre simetrike edhe në titullin e II “mbi Lëvizjen e Lirë të Mallrave”, te MSA-se

Nga kenveshtrimi juridik, legjislacioni qe siguron arritjen e ketij objektivi mund te ndahet ne kater pjese:

Eleminimi i tarifave doganore dhe detyrimeve me natyre fiskale 1. me efekt te njejte me detyrimet doganore. Neni 25 i Traktatit te Komunitetit Europian, ndalon rifutjen e tarifave doganore dhe detyrimeve me natyre fiskale me efekt te njejte me detyrimet doganore mbi importet apo eksportet e mallrave ne tregetimin e tyre brenda komunitetit. Ky nen eshte i zbatueshem ne menyre te drejtperdrejte dhe ne interpretimin e tij Gjykata Europiane e Drejtesise eshte shprehur se pamvaresisht nga qellimi per te cilin ato mund te vendosen apo nga destinacioni i te ardhurave te perfituara nga to, vendosja e detyrimeve doganore apo detyrimeve me natyre fiskale me efekt te njejte me detyrimet

Page 18: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

18

doganore eshte i ndaluar pasi ato perbejne nje pengese te levizjes se lire te mallrave.

Eleminimi i kufizimeve sasiore dhe masave me efekt te njejte. 2. Nje kufizim sasior eshte nje mase nacionale e cila percakton volumin dhe/ose sasine e import eksporteve te produkteve jo duke ngritur detyrimet doganore te cdo natyre por duke vendosur limite per import eksportet e tyre. Shembulli me i qarte i vendosjes se kufizimeve sasiore eshte vendosja e kuotave mbi volumin tregetar te paleve. Masat qe kane efekt te njejte me kufizimet sasiore, sic jane percaktuar nga direktiva 70/50, do te quhen ligjet, vendimet, rregulloret apo masat e tjera administrative te nxjerra nga nje autoritet publik. Ne ceshtjen e GJED Komisioni vs Irlandes 249/1982, qeveria irlandeze mbeshteti nje fushate publicitare te quajtur “blini irlanden”, fushate e cila sunonte zevendesimin e produkteve te importit me ato vendase duke penguar indirekt qarkullimin e lire te mallrave ne komunitet (interpretim i nenit 28 te Traktatit te Komunitetit Europian) Perjashtime nga ndalesa e vendosjes se kufizimeve sasiore dhe masave me efekt te njejte me to parashikohen nga neni 30 i Traktatit te Komunitetit Europian i cili stipulon se nuk ndalohet vendosja e masa te tilla ne rastet kur si objektiv eshte:

Mbrojtja e moralit publik•mbrojtja e rendit dhe sigurise kombetare•mbrojtja e shendetit publik•mbrojtja e pasurise kombetare qofte kjo dhe me vlera •arkeologjike

GJED ne gjykimin e ceshtjes Cassis de Dijon 120/1978, evidentoi dhe nje sere perjashtimesh te tjera ku me kryesorja per vete ceshtjen ishte mbrojtja e konsumatorit.

Eleminimi i masave diskriminuese nga sistemi nacional i tatimeve. 3. Ky detyrim përcakton se asnjë nga palet (Shqiperia dhe Shtetet

Page 19: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

19Anetare te BE) nuk mund te vendosin taksa te cilat do te aplikoheshin vetem mbi produktet origjinuese te pales tjeter.

Shembull

Ne nje rast te supozuar, kur nje nga palet do te vendoste rritjen e vleres se aksizes (detyrim fiskal qe aplikohet si mbi produktet e aplikuara ne vend ashtu edhe mbi ato te importit) per nje kategori produktesh, me kushtin e aplikimit te kësaj norme te rritur vetem per ato subjekte qe prodhojne ne sasi x2 , nderkohe qe subjektet vendase prodhojne vetem ne sasi x, ky detyrim do te aplikohej vetem per produktet e importit. Ne kete rast do te kishim nje mase diskriminuese nga sistemi nacional i tatimeve per produktet e importuara te te njëjtes kategori.

E drejta qe mallrat me origjine jokomunitare te levizin lirshem 4. ne komunitet mbas plotesimit te detyrimeve mbi importin e tyre ne nje nga shtet anetare. Kjo norme, i jep te drejten produkteve me origjine Shqiptare te lëvizin lirshem ne territorin e BE-se mbasi te kene shlyer ne nje nga pikat doganore te Komunitetit, detyrimet perkatese.

Marreveshja e Stabilizim Asociimit, përcakton edhe nje sere detyrimesh te tjera qe mundesojne lëvizjen e lire te mallrave, te cilat sanksionohen ne legjislacionin dytësor te Bashkimit Europian (rregullore, direktiva, urdhra, etj.). Keto detyrime ndahen ne dy grupe kryesore:

Detyrime Horizontale (Standardizimi dhe Certifikimi, 1. Akreditimi, Metrologjia Ligjore dhe Para-paketimet, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbikeqyrja e Tregut);

Detyrimet kryesore qe përcaktohen ne MSA per fushen e Standardizimit dhe Certifikimit jane:

Zbatimi i standardeve te Komunitetit Europian dhe ato •

Page 20: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

20

ndërkombëtare;Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të standardeve.•

Detyrimet kryesore qe përcaktohen ne MSA per fushen e Akreditimi jane:Garantimi institucional që organizmat e vlerësimit të konformitetit te produkteve apo paisjeve dhe industrive kanë kompetencën për ta vlerësuar teknikisht ate. Institucioni i Akreditimit duhet te siguroje pavarësinë nga interesat tregtare, të sigurojë që sistemi i akreditimit është eficent, i pavarur dhe bashkëpunon me organizmat analogë komunitarë, te sigurohet që aktivitetet e akreditimit dhe të vlerësimit të konformitetit të jenë të ndara qartësisht.

Detyrimi kryesor qe përcaktohet ne MSA per fushen e Metrologjise Ligjore dhe Para-paketimit eshte: Garantimi institucional i monitorimit te e instrumenteve matës për përdorim ligjor (pesha dhe sasi)

Detyrimi kryesor qe përcaktohet ne MSA per fushen e Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbikeqyrja e Tregut eshte:

Ky detyrim i përgjithshëm i parashikuar në nenin 70 dhe në Nenin 76 të MSA-së, përcakton per Institucionet Shqiptare:

Përafrimin e standardeve për mbrojtjen e konsumatorit në •Shqipëri me standardet Komunitare;Politika për mbrojtjen aktive të konsumatorëve në përputhje •me legjislacionin komunitar; Harmonizimin e legjislacionit të mbrojtjes së konsumatorit •në Shqipëri me atë ekzistues në Komunitet; Mbrojtje ligjore efektive për konsumatorët për përmirësimin •e cilësisë së mallrave dhe mbajtjes së standardeve të duhura të sigurisë; Monitorimin e rregullave nga autoritetet kompetente dhe •sigurimi i aksesit në drejtësi në rast mosmarrëveshje;

Page 21: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

21Rregullat e: 2.

Përafrimit Teknik – a. Pajisje elektrike, Enët me presion, Lodrat, Materiale Ndërtimit, Përputhshmëria elektromagnetike, Makineritë, Pajisjet e mbrojtjes personale, Pajisje me gaz, Kërkesat për eficencen e bojlerëve te rinj qe punojnë me lende djegëse të lëngëta dhe te gazta, Lendet plasëse për përdorim civil, Pajisjet dhe sistemet mbrojtëse te përdorshme ne atmosfera potencialisht shpërthyese, Ashensorët, Pajisjet mjekësore, Barnat për Përdorim Njerëzor, Materialet dhe Teknologjitë me Përdorim te Dyfishte, Sistemi hekurudhor i shpejtësisë se larte, Paketimi dhe paketimi i mbetjeve, Instalime kabllore për transport personash, Efiçensa energjetike e pajisjeve frigoriferike, ndriçimit fluoreshent dhe paketiketimi i pajisjeve elektroshtëpiake; dhe Perafrimit te Vjeter – b. Mallrat ushqimore, Mjetet motorike, Qelqi, Tekstilet, Këpucët, Druri, Kimikatet, Detergjentet, Plehrat kimike, Produktet kozmetike dhe Produktet veterinare dhe mjekësore

Detyrimi kryesor qe përcaktohen ne MSA per Rregullat e Përafrimit Teknik eshte:

Adoptimi i nje sitemi Institucional dhe ligjor i cili garanton prodhimin e produkteve te pershira ne Rregullat e Përafrimit Teknik duke respektuar kriteret minimale te sigurise te parashikuara per keto grupe nga Legjislacioni Komunitar.

Detyrimi kryesor qe përcaktohen ne MSA per Rregullat e Përafrimit te Vjeter eshte:

Adoptimi i nje sitemi Institucional dhe ligjor i cili garanton prodhimin e produkteve te pershira ne Rregullat e Përafrimit te Vjeter duke respektuar kërkesat specifike per cdo produkt te parashikuara nga Legjislacioni Komunitar.

Page 22: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

22

2.1.4 Adresimi institucional i detyrimeve

Tregtia e Lire

Zbatimi i angazhimeve që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit, titulli i II “mbi Lëvizjen e Lirë të Mallrave”, është kryesisht nën përgjegjësinë e këtyre institucioneve:

Ministria e Financësa) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikësb) Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së c) KonsumatorëveMinistria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujraved)

Standardizimi dhe Certifikimi

Bazuar në legjislacionin në fuqi Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është institucioni kombëtar për hartimin dhe miratimin e standardeve.

Akreditimi

Bazuar në legjislacionin në fuqi Drejtoria e Akreditimit ka si mision të ofrojë akreditimin e laboratorëve testues, kalibrues, organizmave çertifikues, inspektues; mbikqyrjen e organizmave të akredituar; ndërprerjen dhe tërheqjen e akreditimit; përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare për akreditimin.

Metrologjia Ligjore dhe Para-paketimi

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është institucioni pergjegjes për metrologjinë, pjesë e infrastrukturës së cilësisë së bashku me standardizimin, akreditimin, survejimin e tregut dhe vlerësimin e konformitetit.

Page 23: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

23Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbikeqyrja e Tregut

Mbështetur në Ligjin Nr. 9135, dt. 11.09.2003 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është institucioni përgjegjës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikëqyrjen e Tregut në Shqipëri.

Institucioni pergjegjes per garantimin e Sigurise Ushqimore (pjese e mbrojtjes se konsumatorit), eshte Autoriteti Kombetar i Ushqimit ne varesi te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Rregullat e Përafrimit Teknik dhe Perafrimit te Vjeter

Institucionet pergjegjese per garantimin e respektimit te normave specifike ne prodhimin dhe përdorimin e produkteve te përfshira ne kete kategori, përcaktohen ne funksion te fushes se mbulimit te Ministrive te linjes.

Ministrite pergjegjese per harmonizimin e pjeses me te madhe te Rregullat e Përafrimit Teknik dhe Perafrimit te Vjeter jane:

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës•Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së •KonsumatorëveMinistria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave•Ministria e Transportit, Telekomunikacionit dhe Punëve •PublikeMinistria e Shendetesise•

Page 24: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

24

2.2 Levizja e Lire e Punonjesve

2.2.1 Politika Komunitare

Lëvizja e lirë e punonjësve është një nga lirite themelore të Komunitetit Europian. Lëvizja e lirë e punonjësve ka si qellim themelor te saj funksionimin e tregut te perbashket te Bashkimit Europian nepermjet kontribuimit në një bashkëveprim te pakushtëzuar të njerëzve në Europë, si edhe në një shpërndarje më të mirë gjeografike të forcave të punës brenda Bashkimit Europian (BE).

Objektiv tjetër i lëvizjes së lirë të punonjësve, është aftësimi i punonjësve në Komunitet për të aplikuar për punë në Shtete të tjera Anëtare të BE-së për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës dhe të punës, avancimin e karrierës dhe kushteve të tyre të jetesës në përgjithësi, si edhe për t’i lejuar e aftësuar punëdhënësit në Komunitet, në përmbushjen e nevojave te tyre për sa i takon burimeve njerëzore.

Rezultati i shpresuar nëpërmjet garantimit të lëvizjes së lirë të punonjësve, është një treg pune Europian më i shtrirë, me një shkallë më të ulët papunësie dhe me një shpërndarje më të mire të fuqise punetore. Arritja e këtyre objektivave nga BE, është një sfidë e vërtetë duke qenë se lëvizja e lirë është jo vetëm një e drejtë ligjore, por një realitet i përditshëm për njerëzit në Europë, duke shmangur pengesat ligjore, ekonomike, gjuhësore, kulturore dhe sociale.

Baza Ligjore•

Lëvizja e lirë e punonjësve është një nga katër shtyllat themelore të krijimit të Tregut të Përbashkët të sanksionuara në Traktatin e Bashkimit Europian. Neni 3 i Traktatit të BE-së siguron krijimin e Tregut të Përbashkët nëpërmjet heqjes së pengesave në lëvizjen e lirë të mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit, ne territorin e Bashkimit Europian, ndërsa Neni 39 i Traktatit, përcakton më qartë lëvizjen e lirë të punonjësve, e cila përfshin shfuqizimin e çdo forme diskriminimi bazuar në kombësi në lidhje me punësimin, shpërblimin dhe kushtet e tjera të punës dhe të punësimit.

Page 25: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

25Lëvizja e lirë e punonjësve përfshin të drejtën për të pranuar oferta pune dhe për të lëvizur në mënyrë të lirë brenda territorit të Shteteve Anëtare për këtë qëllim, duke i dhënë atyre në të njëjtën kohë të drejtën për të qëndruar në një Shtet Anëtar për arsye punësimi apo për të qëndruar në atë Shtet edhe pasi ka qenë i punësuar në atë Shtet, me përjashtim të së drejtës së mbajtjes së pozicioneve publike.

Neni 40 i Traktatit trajton masat për largimin e pengesave për lëvizjen e lirë dhe zbatimin e legjislacionit dytësor, ndërsa Neni 41 ofron një program shkëmbimi për punonjësit e rinj me qëllim promovimin e lëvizjes së lirë të punonjësve. Megjithatë, Neni 39 i Traktatit nuk aplikohet për të gjitha vendet e BE-së së zgjeruar se fundmi, në vitin 2004 dhe 2007. Marrëveshjet e Përkohshme i lejojnë Shtetet e Anëtare të kufizojnë aksesin në tregun e tyre të punës për punonjësit nga një Shtet i ri Anëtar3. Këshilli nxjerr të gjitha Udhëzimet dhe Rregulloret të cilat lidhen me lëvizjen e lirë të punonjësve dhe me sistemin e mbrojtjes shoqërore me vote unanime.

Tregu Europian i Punësimit•

Eleminimi i plote i pengesave për lëvizjen e lirë të punonjësve mbetet një prioritet për axhendën europiane. Kjo rritje e ndjeshmërisë për rëndësinë e lëvizjes së lirë të punonjësve reflektohet në prioritetet e politikes komunitare të punësimit (2005-2008), e cila synon përmirësimin e lidhjes së nevojave të tregut të punës me fuqine puntore, duke siguruar një transparencë më të madhe punësimi dhe mundësi trajnimi në nivel kombëtar dhe Europian, si edhe për të lehtësuar lëvizjen e lirë në Europë duke bashkërenduar fleksibilitetin me sigurinë në punë.

3 Dispozitat tranzitore qe lidhen me Levizjen e lire te punonjesve, jane specifike per cdo shtet te ri anetar te BE-se

Page 26: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

26

Aftësitë dhe Lëvizja•

Lëvizja e lirë e punonjësve u zhvendos në plan të parë në nivelin më të lartë politik, në Këshillin Europian të Stokholmit në vitin 2001, në të cilën Komisioni prezantoi një komunikatë: “Tregjet e reja Europiane të Punës, të Hapura për të Gjithë, të aksesueshme për të Gjithë”. Komisioni nëpërmjet komunikatës vlerësonte faktin se lëvizja e lirë kishte mbetur një fenomen margjinal dhe përzgjedhës, ku propozohej zbatimi i grupit të parë të veprimeve politike në fushat e aftësive, lëvizjes dhe informacionit.

Këto veprime adresonin lëvizjen e lirë të punonjësve nga këndvështrimi i nevojave të tregut, duke lidhur konceptin e lëvizjes gjeografike me lëvizjen e punesimit, si dhe vendosi disa masa specifike në këto dy fusha dhe në fushën e përmirësimit të informacionit mbi mundësitë e hapura për qytetarët.

Instrumenti praktik, rrjeti EURES (Shërbimet Europiane të Punësimit) në mbështetje të lëvizjes së lirë të punonjësve është lançuar në vitin 1994 dhe ofron informacion për këto fusha:

Vendet e lira të punës jashtë kufirit dhe mundësitë e - rekrutimit, nëpërmjet bashkëpunimit me shërbimet kombëtare publike të punësimit, ku roli koordinues mbahet nga Komisioni.

Kushtet e punës dhe të jetesës në Shtetet Anëtare dhe - vendet e Zonës Ekonomike Europiane, për të lehtësuar lëvizjen e punonjësve dhe vendosjen e tyre në këto Shtete.

Mbrojtja Shoqërore •

Për garantimin efektiv të së drejtës së qëndrimit dhe të së drejtës së punësimit në një Shtet tjetër Anëtar, duhet të ekzistojë një mbrojtje e mjaftueshme sociale. Koordinimi i këtyre skemave të mbrojtjes shoqërore, është zbatuar që në vitin 1971 nëpërmjet adoptimit të

Page 27: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

27Rregullores (KEE) Nr. 1408/71, ndërkoh qe Rregullorja (KEE) Nr. 574/72 përcakton procedurën e zbatimit të kësaj Rregulloreje. Ky kuadër normativ garanton nje trajtim të barabartë dhe përfitime të mbrojtjes shoqërore për të gjithë punonjësit, të cilët janë shtetas të Vendeve Anëtare, pavarësisht vendit të tyre të punësimit, ose qëndrimit. Nëpërmjet Rregullores (KEE) Nr.1408/71 u krijua Komisioni Administrativ për Mbrojtjen Shoqërore për Punonjësit Emigrant (CASSTM), i cili është institucioni përgjegjës për zhvillimin e bashkëpunimit për mbrojtjen shoqërore ndermjet Shteteve Anëtare.

Njohja e Kualifikimeve•

Një nga pengesat kryesore të ndeshura nga personat të cilët dëshirojnë të punojnë, ose të trajnohen jashtë vendit, apo në një vend tjetër të BE-së, të lëvizin nga një sektor i tregut të punës në një tjetër, eshte njohja e ndersjellte e kualifikimeve. Kjo pengesë përkeqësohet nga shtimi i kualifikimeve në të gjithë botën, nga shumëllojshmëria e sistemeve të kualifikimeve dhe nga strukturat kombëtare të arsimit dhe trajnimit, si edhe nga ndryshimet që i bëhen vazhdimisht këtyre sistemeve.

Me qëllim krijimin e një fushe loje me rregulla te njëjta apo te ngjashme, Bashkimi Europian ka përfshirë instrumente të ndryshme të cilat synojnë transferimin e kualifikimeve dhe të aftësive për qëllime akademike, ose profesionale. Njohja e kualifikimeve për profesionet mbulohet nga një seri Udhëzimesh4 të cilat vendosin të drejtat e qytetarëve në këtë fushë, dhe nëpërmjet të cilave Komisioni ka filluar një reformë në sistemit e njohjes së kualifikimeve të profesioneve të lira. Kjo reforme kontribuon në fleksibilitetin e tregut të punës, duke përshpejtuar liberalizimin e ofrimit të shërbimeve, duke inkurajuar një njohje të automatizuar të kualifikimeve si dhe duke thjeshtësuar procedurat administrative të lidhura me të.

4 (Udhezimi 2005/36/CE)

Page 28: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

28

2.2.2 Lëvizja e Lirë e Punonjësve në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Marreveshja e Stabilizim Asociimit parashikon se në varësi të kushteve dhe modaliteteve të zbatueshme në çdo Shtet Anëtar te BE-se, trajtimi i punonjësve shqiptarë të punësuar ligjërisht në territorin e një Shteti Anëtar nuk mund te jete subjekt i diskriminimit bazuar në kombësi, në lidhje me kushtet e punës, pagesën, apo pushimin nga puna. Bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët rezidentë të ligjshëm të një punonjësi Shqiptar i punësuar ligjërisht në territorin e një Shteti Anëtar, (me përjashtim të punonjësve sezonalë dhe punonjësve që mbërrijnë si pasojë e Marrëveshjeve Bilaterale në përputhje me Nenit 48 te MSA, në rast se parashikohet ndryshe nga marrëveshje të tilla), gëzojnë akses në tregun e punës së Shtetit Anëtar pritës, gjatë periudhës së qëndrimit të autorizuar për punësim të punonjësit.5

Pavaresisht nga sa sanksionohet ne dispozitat e saj, Marreveshja e Stabilizim Asociimit parashikon se lehtësirat ekzistuese në të drejtat e punësimit për shtetasit Shqiptarë të akorduara nga Shtetet Anëtare me anë të marrëveshjeve dypalëshe, ruhen dhe kur është e mundur përmirësohen, si edhe faktin që Shtetet e tjera Anëtare duhet te shikojnë mundësinë e përfundimit të marrëveshjeve të ngjashme6, duke marrë parasysh situatën në tregun e punës, në perputhje me kuadrin ligjor vendas në fushën e lëvizjes së punonjësve. Ne pese vjecarin e dyte te zbatimit te MSA-se, Këshilli i Stabilizim Asociimit do të shikojë mundësinë për akordimin e përmirësimeve të mëtejshme, duke përfshirë edhe lehtësira për akses në trajnimet profesionale.

Meqenese kuadri rregullator i MSA-se parashikon koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit me kombësi Shqiptare ligjërisht të punësuar në territorin e një Shteti Anëtar, dhe për pjesëtarët e familjeve të tyre ligjërisht rezidentë aty, vendimi

5 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, Neni 46.

6 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, Neni 47.

Page 29: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

29i Këshillit të Stabilizim Asociimit i mbeshtetur ne kete kuader, nuk duhet të ndikojë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshje dypalëshe ku këto të fundit parashikojnë një trajtim më të favorshëm. Ne kuader te zbatimit korrekt te dispozitave te MSA-se, Keshilli i Stabilizim Asociimit duhet te garantoje qe ne marreveshjet dypaleshe ndermjet tyre, palet (Shqiperia dhe Shtetet Anetare) të garantojne zbatimin e dispozitave te mëposhtme7:

Të gjitha periudhat e sigurimeve, punësimit apo qëndrimit 1. të plotësuara nga punonjës të tillë në Shtete të ndryshme Anëtare mblidhen bashkë me qëllim pensionet dhe pensionet vjetore të moshës së vjetër, invaliditet dhe vdekje dhe me qëllim përkujdesje shëndetësore për këtë kategori punonjësish dhe familjarët e tyre.

Pensionet, ose pensionet në lidhje me moshën e vjetër, 2. vdekjet, aksidentet industriale ose sëmundjet profesionale, ose të invaliditetit që rrjedh prej tyre, me përjashtim të përfitimeve jo kontribuitive, janë lehtësisht të transferueshme me tarifat e aplikuara duke u mbështetur në legjislacionin e Shtetit ose Shteteve Anëtare debitore.

Punëtorët në fjalë marrin ndihmë financiare për anëtarët e 3. familjeve të tyre si parashikuar më sipër.

Duke perfshire si pjese perberse te saj keto dispozita, MSA garanton punonjesit e ligjshem Shqiptare ne vendet e Bashkimit Europian dhe ata komunitare ne Shqiperi nje trajtim te barabarte me punonjesit e tjere ne keto vende duke shmangur totalisht cdo forme diskriminimi.

Per te garantuar keto detyrime dhe te drejta, sociale dhe ekonomike, palet do te duhet te marrin masat perkatese ligjore dhe institucionale qe do ti benin ato nje realitet te jetes se perditshme.

7 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane, Neni 48.

Page 30: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

30

2.2.3 Adresimi institucional i detyrimeve

Detyrimet e Palës Shqiptare dhe Institucionet Përgjegjëse në •lidhje me Lëvizjen e Lirë të Punonjësve

Fokusi kryesor i palës Shqiptare në fushën e lëvizjes së lirë të punonjësve, për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme është bashkëpunimi i ngushtë me palën komunitare në fushën e migracionit të ligjshëm, për rregullat e pranimit dhe të drejtat dhe statusin e personave të pranuar, koordinimi i sistemit të mbrojtjes shoqërore për punonjësit komunitarë të punësuar në territorin Shqiptar, si dhe adoptimi i sistemit të sigurimeve shoqërore me kërkesat e reja ekonomike e sociale, nëpërmjet bashkëpunimit me palë.8

Një vëmendje e veçantë i kushtohet përmirësimit të kapaciteteve administrative dhe financiare për zbatimin e legjislacionit për azilin dhe migracionin, dhe ne veçanti për zbatimin e strategjive kombëtare dhe planet e tyre të veprimit si dhe ratifikimit dhe zbatimit progresiv të të gjitha konventave ndërkombëtare në fushën e migracionit dhe zbatimit të masave të strategjisë kombëtare të migracionit.

Zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi të lëvizjes së lirë të punonjësve, është nën përgjegjësinë e këtyre institucioneve:

Ministria e Punëve të Jashtme (hyrja e të huajve në 1. Republikën e Shqipërisë),Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të 2. Barabarta (hyrja, qëndrimi dhe trajtimi e të huajve në Republikën e Shqipërisë),Ministria e Financave, dhe3. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (koordinimi i sistemeve të 4. sigurimeve shoqërore).

Por garantimi i zbatimit te detyrimeve ligjore dhe institucionale qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit per palen Shqiptare

8 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane, Neni 46,47,80 dhe 99.

Page 31: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

31dhe ate Komunitare, nuk realizohet vetem mbi baza unilaterale. Keshilli i Stabilizim Asociimit, si nje organ i perbashket (ku perfaqesohen te dy palet), luan rolin e “watch dog” si dhe monitoron nepermjet strukturave te varesise zbatimin e MSA-se dhe ne rastet e mosrespektimit te dispozitave apo parimeve te vendosura prej saj, vendos marrjen e sanksioneve te parashikuara ne Marrëveshje.

Page 32: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

32

2.3 Liria e Vendosjes dhe Ofrimit te Sherbimeve

2.3.1 Politika Komunitare

Liria e Vendosjes dhe e Ofrimit të Shërbimeve eshtë nga të drejtat themelore të Komunitetit Europian. Keto liri te sanksionuara në Nenet 43 dhe 48 të Traktatit të Komunitetit Europian (liria e vendosjes) dhe Nenet 49 dhe 55 të Traktatit të Komunitetit Europian (liria e ofrimit te sherbimeve) bëjne të mundur funksionimin efektiv të Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian.

Parimi i lirisë së Vendosjes i lejon një operatori ekonomik (qoftë një person apo kompani) të kryejë aktivitet ekonomik në një formë të qëndrueshme dhe të përhershme në njërin apo më shumë prej Shteteve Anëtare.

Parimi i lirisë së Ofrimit të Shërbimeve i lejon një operatori ekonomik që ofron shërbime në një Shtet Anëtar të ofrojë shërbime të ndryshme përkohësisht në një tjetër Shtet Anëtar pa qenë e nevojshme për t’u vendosur në Shtetin tjetër.

Në praktikë kjo do të thotë se Shtetet Anëtare duhet të modifikojnë legjislacionin kombëtar që pengon të drejtën e vendosjes apo të ofrimit të shërbimeve. Këto hapa përfshijnë jo vetëm heqjen e rregullave kombëtare diskriminuese, por edhe të atyre rregullave që e zvogëlojnë mundësinë apo e bëjnë më të pafavorshëm vendosjen e një kompanie të një Shteti tjetër, sidomos në rastet kur kjo rezulton me vonesa apo me kosto të mëtejshme shtesë. Këto pengesa mund të ruhen vetëm në raste të veçanta, kur justifikohen me arsye të interesit publik apo mbi bazën e politikave publike, si psh, sigurisë publike apo shëndetit publik.

E drejta e Ofrimit të Shërbimeve• në Komunitetin Europian

Me qëllim krijimin e një tregu të brendshëm të vërtetë deri në 2010 për ofrimin e shërbimeve, kuadri ligjor Komunitar synon të lehtësojë lirinë e vendosjes për ofruesit e shërbimeve në Shtetet e

Page 33: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

33tjera të Komunitetit dhe lirinë për ofrimin e shërbimeve ndërmjet Shteteve Anëtare. Ky kuadër ligjor ka si qellim kryesor te tije, të rrisë mundësinë e ofertave që i bëhen klientëve dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset që përdorin këto shërbime.

Kuadri ligjor komunitar lidhur me lirine e ofrimit të shërbimeve qëndron nën kushtet e “Strategjisë së Lisbonës”, dhe propozon katër objektiva kryesorë për krijimin e një tregu të brendshëm të shërbimeve:

të lehtësojë lirinë e vendosjes për ofruesit e shërbimeve −dhe vetë lirinë e ofrimit të shërbimeve brenda BE;

të forcojë të drejtat e pranuesve të shërbimeve si −përdorues të këtyre të fundit;

to promovojë cilësinë e shërbimeve; −

të vendosë bashkëpunim administrativ të ndërsjelltë −dhe efektiv ndërmjet Shteteve Anëtare.

Thjeshtëzimi administrativ•

Legjislacioni komunitar ne kete fushe kërkon që Shtetet Anëtare të shqyrtojnë dhe të thjeshtëzojnë procedurat dhe formalitetet që aplikohen për të hapur një aktivitet shërbimesh dhe për ta ushtruar këtë aktivitet.

Kështu në veçanti kërkohet të vendosen pika të vetme kontakti, ku i interesuari të plotësojë të gjitha formalitetet e nevojshme për të ushtruar veprimtari të ndryshme, si edhe mundësinë për ta pasur këtë shërbim on-line.

Për heqjen e pengesave ligjore dhe administrative për zhvillimin e aktivitetit të shërbimeve, kuadri ligjor komunitar përfshin detyrimin e vlerësimit të kompatibilitetit të skemave të autorizimeve nën dritën e parimit të mos-diskriminimit dhe perpjestueshmerise (proporcionalitetit). Gjithashtu, kuadri ligjor parashikon edhe heqjen

Page 34: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

34

e përmbajtjes së disa procedurave që nuk janë më të nevojshme, siç është psh. kërkesa e deklarimit të kombësisë në formularët e ndryshëm.

Forcimi i të drejtave të konsumatorit si përdorues të •shërbimeve

Në këtë rast, kuadri ligjor Komunitar synon të afirmojë të drejtën e përftuesve të shërbimeve që të përdorin shërbimet e një tjetër Shteti Anëtar. E drejta kërkon që konsumatorët e shërbimeve të marrin informacion mbi rregullat që aplikohen mbi ofruesin kudo që të ndoshet ai, si dhe informacion mbi shërbimet që përmban një ofrues shërbimesh.

Sigurimi i cilësisë së shërbimeve•

Qellimi kryesor i këtij kriteri, është të forcohet cilësia e shërbimeve duke inkurajuar çertifikimin vullnetar të aktiviteteve, apo duke krijuar baza për vlerësimin e tyre. Po ashtu synohet të krijohet Kodi Europian i Drejtimit, sidomos nga institucione profesionale dhe Shoqëri të ndryshme.

Vendosja e bashkëpunimit administrativ të efektshëm ndërmjet •Shteteve Anëtare

Për të lehtësuar vendosjen dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve kudo në Bashkimin Europian, kuadri ligjor komunitar qe rregullon lirine e ofrimit të shërbimeve, përshkruan detyrimet ligjore që i kërkohen Shteteve Anëtare për të siguruar një kontroll efiçient të aktivitetit të shërbimeve në BE, duke evituar ndërkohë kontrollin e shumëfishtë. Ai gjithashtu kërkon vendosjen e një mekanizmi të përbashkët lajmërimi ndërmjet Shteteve Anëtare, duke shërbyer si bazë për zhvillimin e një sistemi elektronik të shkëmbimit të informacionit ndërmjet Shteteve Anëtare, gjë e cila është tepër e domosdoshme për vendosjen e bashkëpunimit të efektshëm administrativ ndërmjet tyre.

Page 35: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

352.3.2 Liria e Vendosjes në Marreveshjen e Stabilizim

Asociimit

Neni 50 i MSA parashikon që Shqipëria të lehtësojë fillimin e veprimtarive në territorin e saj nga kompani dhe shtetas komunitarë, duke garantuar në momentin e hyrjes në fuqi të MSA:

përsa i përket vendosjes së kompanive komunitare trajtim - jo më pak të favorshëm se ai i akorduar kompanive të saj ose kompanive të një vendi të tretë, kushdo qoftë më i mirë, dhe

- përsa i përket veprimtarive të filialeve dhe degëve të kompanive Komunitare në Shqipëri, pas vendosjes së tyre, trajtim jo më pak të favorshëm se ai i akorduar degëve dhe kompanive të saj ose të një filiali dhe dege të një kompanie të një vendi të tretë, kushdo qoftë më i mirë.

Marreveshja e Stabilizim Asociimit sanksionon detyrimin e palëve per mos adoptimin e rregullave dhe masave të reja të cilat do te sillnin diskriminim përsa i përket vendosjes së kompanive Komunitare ose Shqiptare në territoret respektive.

Per palen Komunitare dhe Shtetet Anetare te BE-se, Marreveshja përcakton se ato duhet të garantojnë nga hyrja në fuqi e MSA-se:

(i) përsa i përket vendosjes së kompanive Shqiptare, trajtim jo më pak të favorshëm se ai i akorduar nga Shtetet Anëtare kompanive të tyre ose kompanive të një vendi të tretë, kushdo qoftë më i mirë;

(ii) përsa i përket veprimtarive të filialeve dhe degëve të kompanive Shqiptare, të vendosura në territorin e tyre, trajtim jo më pak të favorshëm se ai i akorduar nga Shtetet Anëtare degëve dhe kompanive të tyre ose të një filiali dhe dege të një kompanie të një vendi të tretë, të vendosura në territorin e tyre, kushdo qoftë më i mirë.

Page 36: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

36

Gjithashtu ne kete kuadër, MSA parashikon se dy vjet pas hyrjes në fuqi të saj, Këshilli i Stabilizim-Asociimit do të vendosë modalitetet për shtrirjen e te drejtave dhe detyrimeve te lartepermendura në vendosjen e shtetasve të të dy Palëve në këtë Marrëveshje për të filluar aktivitete ekonomike si persona të vetëpunësuar.

Lidhur me lirine e Ofrimit te Sherbimeve, Marreveshja e Stabilizim Asociimit ne Nenin 51 te saj, parashikon që në varësi të dispozitave të parashikuara në Nenin 50 (të mëparshëm), me përjashtim të disa shërbimeve financiare, secila nga palët mund të rregullojë vendosjen dhe veprimtarinë e kompanive dhe shtetasve në territorin e saj, përsa kohë që këto rregulla nuk krijojnë diskriminim për kompanitë dhe shtetasit e Palës tjetër krahasuar me shtetasit dhe kompanitë e saj.

Per sa i takon shërbimeve financiare, pavarësisht nga dispozitat e tjera të MSA-se, një palë nuk do të ndalohet të marrë masa për arsye kujdesi, përfshirë mbrojtjen e investitorëve, depozituesve, zotëruesve të aksioneve ose që të sigurojë integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit te saj financiar. Masa të tilla nuk duhet të përdoren si një mënyrë për të shmangur obligimet e Palëve te sanksionuara ne Marreveshje. Nga ana tjeter, Marreveshja nuk përcakton asnjë detyrim te Palëve për të zbuluar informacione lidhur me punët dhe llogaritë e klientëve të veçantë ose informacione rreth pronarëve të një entiteti publik.

Ne ndryshim nga sa parashikohet ne Komunitet, Marreveshja e Stabilizim Asociimit parashikon disa kufizime lidhur me lirine e vendosjes. Keto kufizime kane si objekt te tyre kryesisht vendosjen e kompanive qe ofrojne shërbimet e transportit ajror, shërbimet e transportit në ujrat e brendshëm dhe shërbimet e transportit detar (Neni 52 i MSA). Gjithashtu Marreveshja parashikon kufizime ne lirine e vendosjes se kompanive te njeres pale ne territorin e pales tjeter per arsye kujdesi, duke shmangur ne cdo rast tejkalimin e këtij qellimi dhe çuarjen e tij ne nje situate diskriminimi.

Page 37: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

37Marreveshja e Stabilizim Asociimit, ne Nenin 55 te saj shprehet për rastet kur një kompani komunitare ose një kompani shqiptare e vendosur në territorin e Shqipërisë ose të Komunitetit përkatësisht do të gëzojë të drejtën të punësojë, ose të punësojë nëpërmjet një prej filialeve ose degëve të saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi të vendit të vendosur, punonjës të cilët janë shtetas të Shteteve Anëtare dhe të Shqipërisë përkatësisht, ne rastet kur keta te fundit janë personel kyç dhe janë të punësuar eksluzivisht nga nje kompani, filial apo degë. Leja e punës dhe e qëndrimit e këtyre punonjësve do të mbulojë vetëm periudhën e punësimit.

Ne menyre qe gjate vendosjes se lirise se vendosjes ndermjet BE-se dhe Shqiperise, te pergatiten bizneset dhe kompanite Shqiptare per tu përballur me konkurrentet e tyre Komunitare, Marreveshja e Stabilizim Asociimit parashikon në Nenin 56 të saj, rastet kur Shqipëria gjatë pesë viteve të parë pas hyrjes në fuqi të MSA, mbi një kriter tranzicional, mund të paraqesë masa të cilat kufizojne lirine e vendosjes së kompanive komunitare, ne sektoret të cilet:

janë në proces ristrukturimi, ose janë duke u përballur me – vështirësi serioze, veçanërisht kur vendosja e kompanive Komunitaremund të sjelle probleme sociale në Shqipëri,

përballen me eliminimin ose uljen drastike të aksioneve në – treg të zotëruara nga kompanitë ose shtetasit shqiptarë,

janë shoqëri të sapoformuara në Shqipëri; –

Marreveshja parashikon se masa të tilla do të pushojnë së vepruari jo me vonë se shtatë vjet pas hyrjes në fuqi të saj duke përcaktuar se qellimi i tyre duhet te jete përmirësimi i situatës se kompanive Shqiptare ne ate sektor duke shmangur cdo diskriminim ndaj aktiviteteve të kompanive komunitare të vendosura tashmë në Shqipëri në kohën e fillimit të një mase të dhënë, krahasuar me kompanitë ose shtetasit Shqiptarë.

Page 38: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

38

2.3.3 Liria e Ofrimit të Shërbimeve në Marreveshjen e Stabilizim Asociimit

Marreveshja e Stabilizim Asociimit, ne disa dispozita te saja përcakton modalitetet e zbatimit te Lirise Komunitare per Ofrimin e Sherbimeve ndermjet paleve. Ne Nenin 57 te saj, Marreveshja përcakton angazhimin e palëve per të marre hapat e nevojshëm për të lejuar progresivisht ofrimin e shërbimeve nga kompanitë ose shtetasit komunitarë ose shqiptarë të vendosur në territorin e një Palë të ndryshme nga ajo e marrësit të shërbimit. Psh. Nje kompani Belge transporti e cila ofron shërbime ne territorin e Republikes se Shqiperise pa patur nevoje te vendoset ne kete territor.

Në përputhje me lirine e ofrimit të shërbimeve te parashikuar ne MSA, palët do të lejojnë lëvizjen e përkohshme të personave natyralë të cilët ofrojnë shërbime ose që janë punësuar nga ofruesi i shërbimeve si personel kyç, përfshirë personat natyralë të cilët janë përfaqësues të një kompanie komunitare ose shqiptare ose shtetas dhe kanë nevojë për hyrje të përkohshme për të negociuar shitjen e shërbimeve ose hyrjen në marrëveshje për shitjen e shërbimeve për ofruesin e shërbimeve në fjalë, ku këta përfaqësues nuk do të merren me shitje të drejtëpërdrejta për publikun e gjërë ose në ofrimin e shërbimeve nga ana e tyre.

Në lidhje me ofrimin e shërbimeve të transportit ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë, neni 59 i MSA parashikon disa dispozita lidhur me transportin e tokësor9 dhe transportin ndërkombëtar detar10.

9 vendosen rregulla të zbatueshme më marrëdhëniet ndërmjet Palëve për të siguruar sidomos trafik rrugor të pakufizuar përmes Shqipërisë dhe Komunitetit në tërësi, aplikimin efektiv të parimit të mos-diskriminimit dhe harmonizimit progresiv të legjislacionit shqiptar për transportin me atë komunitar në këtë fushë10 Palët angazhohen të aplikojnë efektivisht parimin e aksesit të palimituar në treg dhe trafik në një bazë tregtare, dhe të respektojë obligimet ndërkombëtare dhe europiane në fushën e standarteve të sigurisë, sigurimit dhe të mjedisit.

Page 39: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

39Në aplikimin e rregullave per keto fusha, palët:

(a) nuk do të fusin klauzola për ngarkesë-shpërndarje (cargo-sharing) në marrëveshjet dypalëshe me vendet e treta

(b) do të ndalojnë marrëveshje për ngarkesë-shpërndarje në marrëveshjet e ardhshme dypalëshe për transportin detar;

(c) do të shfuqizojnë, në momentin e hyrjes në fuqi të MSA të gjitha masat e njëanëshme si dhe pengesat e tjera administrative, teknike të cilat mund të kenë efekte kufizuese apo diskriminuese për ofrimin e lirë të shërbimeve në trasportin detar ndërkombëtar.

(d) secila Palë do të garantojë, inter alia, trajtim jo më pak të favorshëm për anijet e drejtuara nga shtetas ose kompani të Palës tjetër krahasuar me trajtimin e dhënë anijeve të Palës në fjalë përsa i përket aksesit në porte të hapura ndaj tregtisë ndërkombëtare, përdorimit të infrastrukturës dhe shërbimeve ndihmëse detare në porte, ashtu si dhe tarifat dhe detyrimet, lehtësirat doganore dhe caktimit të vendeve të ankorimit dhe lehtësirave për ngarkim dhe shkarkim.

2.3.4 Adresimi institucional i detyrimeve

Rregjistrimi dhe Licensimi•

Legjislacioni bazë për lirinë e vendosjes dhe ofrimin e shërbimeve lidhur me procedurat e Regjistrimit dhe të Licensimit përbëhet nga:

Ligji nr. 7632, date 04.11.1992, “Dispozita të Pjesës së Parë të - Kodit Tregtar”

Ligji nr. 7638, date 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”-

Ligji nr. 7667, date 28.01.1993 “Per Regjistrin Tregtar dhe - Procedurat e ndjekura nga Shoqëritë Tregtare”

Page 40: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

40

Qeveria shqiptare, me Urdhrin e Kryeministrit nr. 170, datë 31.10.2005, ka krijuar Task Forcën për drejtimin dhe monitorimin e Reformës Rregullatore, e cila drejtohet nga Kryeministri. Në kuadër të kësaj reforme janë krijuar edhe grupet teknike të drejtuara nga zëvendësministrat sipas fushave të mbulimit. Këto grupe teknike, nën drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, kanë hartuar Planin e Veprimit të Reformës Rregullatore.

Regjistrimi dhe licensimi trajtohen nga Grupi i Regjistrimit dhe Licensimit drejtuar nga Zëvendësministri i Drejtësisë dhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Reforma Rregullatore koordinohet nga Drejtoria e Politikave të Tregut pranë Ministrinë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Njohja reciproke e diplomave•

Për njohjen reciproke të diplomave ekziston kuadri i plotë ligjor që reflekton rregullat e legjislacionit parësor dhe dytësor Komunitar dhe përbëhet nga:

Konventa e Lisbonës për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Evropë, nënshkruar më datë 04.11.1999 .

Ligji Nr. 8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

VKM nr. 523, datë 01.08.2003 “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja

Udhëzim Nr. 8, datë 29.04.2005 “Për procedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”.

Urdher Nr. 107, date 9.05.2005 “ Per miratim Rregullore”.

Në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pranë Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave, funksionon njësia e njohjes së

Page 41: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

41diplomave. Kjo njësi ka për detyrë kryrjen e procedurës së plotë të njohjes së diplomave.

Drejtoria e Arsimit të Lartë verifikon vërtetësinë e dokumentacionit për mbarimin e shkollës së lartë, i mbështetur në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi dhe lëshon dokumentin e njohjes së diplomës.

Komisioni ad hoc i përbërë nga specialistë të shkollave të larta vendos për njohjen e plotë ose të pjesshme të diplomës, e cila konfirmon mbarimin e studimeve të larta të aplikantit pas shqyrtimit të dokumentacionit shtetëror dhe shkollor.

Shërbimet financiare, Bankat•

Legjislacioni bazë për rregullimin e proçeseve të krijimit, liçencimit dhe mbikëqyrjes së bankave përbëhet nga:

Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”

Ligji nr. 8365, datë 02.07.1998, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”

Banka e Shqipërisë, në përputhje me misionin e saj si autoritet mbikëqyrës, nxjerr akte nënligjore: vendime, rregullore, udhëzime dhe urdhëra, të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha bankat e subjektet e tjera të liçencuara prej saj. Si udhëzues kryesor për hartimin e këtyre akteve shërbejnë “Parimet bazë për një mbikëqyrje efektive” të Komitetit të Bazelit, si dhe udhëzimet e këtij komiteti për mbikëqyrjen bankare.

Banka e Shqipërisë është autoriteti mbikëqyrës i institucioneve të kreditit. Ajo ka të drejtën ekskluzive të japë miratimin për fillimin e aktivitetit bankar nëpërmjet dhënies së licencës, si dhe të mbikëqyrë aktivitetin e çdo subjekti, i cili ka marrë liçencë për ushtrimin e veprimtarisë bankare në Republikën e Shqipërisë.

Page 42: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

42

Struktura kryesore e Bankës së Shqipërisë, e përfshirë në ushtrimin e funksioneve të mësipërme, është Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e hyrjes së bankave të reja (liçencimin); rregullimin e bankave të nivelit të dytë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të respektimit të rregullave; mbikëqyrjen e ecurisë financiare të bankave, trajtimin e bankave me probleme si dhe ruajtjen e likuiditetit, aftësisë paguese dhe funksionimit normal të sistemit bankar. Në përmbushjen e objektivave të Bankës së Shqipërisë të përcaktuara në ligj, si institucioni mbështetës kryesor për realizimin e objektivave të saj, është Ministria e Financave.

Sigurimet•

Veprimtaria e sigurimit, risigurimit, ndërmjetësimit në sigurime e risigurime, si edhe mbikëqyrja mbi këtë veprimtari rregullohet me dy ligje:

Ligji Nr. 9267 datë 29.07.2004 “Mbi veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërjmetësimit në sigurime dhe risigurime”,

Ligji Nr. 9268 datë 29.07.2004 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve”.

Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve është institucioni i vetëm ligjor që liçenson, kontrollon dhe mbikëqyr operatorët në tregun e sigurimit, me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve në Republikën e Shqipërisë.

Veprimtaria e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve, konsiston në Mbikëqyrjen financiare dhe ligjore të operatorëve të tregut të sigurimeve, për të garantuar funksionimin e tregut të sigurimeve në parametra të qëndrueshme financiare; konkurrencë të ndershme midis operatorëve në treg; cilësinë e shërbimit të ofruar nga ana e operatorëve në tregun e sigurimeve; dhe qëndrueshmërinë e ofruesit të shërbimit në zbatim të përgjegjësive që rrjedhin nga kontraktimi me konsumatorët.

Page 43: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

43Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me disa institucione, si:

Banka e Shqipërisë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë, lidhur me shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave, mbikëqyrjen e përbashkët të tregut, luftën kundër pastrimit të parave,

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimit të detyrueshëm,

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimit të detyrueshëm dhe shkëmbimin e informacionit.

Page 44: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

44

2.4 Lëvizja e lirë e Kapitalit

2.4.1 Politika Komunitare

Ç’është dhe çfarë përmban Lëvizja e Lirë e Kapitalit •

Akti Unik Europian i cili vendosi qarkullimin e lirë të Kapitalit në të njëjtat baza me atë të Ofrimit të Shërbimeve ishte një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qarkullimit të lirë të Kapitalit, çka me pas u pasua edhe me adoptimin e Direktivës 88/361/EEC të 24 qershorit 1988, e cila kishte si qellim te saj plotesimin e dimensionin financiar te tregut të përbashkët. Kjo direktivë është instrumenti i cili mundeson zbatimin në praktikë i Nenit 67 të Traktatit për Themelimin e Komunitetit Europian.

Neni 56 Traktatit ndalon të gjitha kufizimet mbi lëvizjen e kapitalit ndërmjet Shteteve Anëtare. Ai gjithashtu përmban si kufizime përjashtuese, që aplikohen mbi qytetarët e një Shteti Anëtar tjetër, ashtu edhe jo-përjashtuese, të cilat aplikohen mbi qytetarët e çdo Shteti Anëtar të BE.

Lëvizjet e kapitalit nënkuptohen të gjitha operacionet e domosdoshme për qëllimin e qarkullimit të pasurive kapitale nga një person fizik apo juridik ne nje tjeter. Këto përfshijnë investimet direkte, investimet në tregun e pasurive të paluajtshme, operacionet në tregun e sigurimeve dhe llogarive rrjedhëse dhe depozitave, si edhe në huave dhe kredive financiare.

Megjithatë lëvizja e kapitalit nuk merr parasysh mundësinë e një situate të veçantë që mund të krijohet në tregun e shkëmbimeve valutore, që mund të sjellë çrregullime të ndjeshme në politikat monetare dhe shkëmbimit të parasë tek Shtetet Anëtare. Për te adresuar këtë situate, Komisioni pasi konsultohet me Komitetin Monetar dhe me Komitetin e Governatorëve të Bankave Qendrore, mund të autorizojë Shtete Anëtare të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj kësaj situate, por që nuk mund të zgjasim më tepër se gjashtë muaj.

Page 45: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

45Liberalizimi i lëvizjeve të kapitalit•

Sipas Komisionit Europian tre janë kategoritë që preken nga liberalizimi progresiv i lëvizjes së kapitalit:

Operacionet e kapitalit: operacione të tilla, siç janë kreditë e −biznesit apo investimet direkte, te cilat lidhen drejtpërsëdrejti me liri të tjera themelore të tregut të përbashkët (lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, lëvizja e lirë e personave dhe liria e vendosjes);

Operacionet në sigurimet e tregjeve financiare: liberalizimi i −sigurimeve financiare, siç janë letrat me vlerë apo aksionet, te cilat kërkojnë një treg të përbashkët financiar të nivelit Europian;

Operacionet që përfshijnë kreditë financiare: liberalizimi i −operacioneve të tilla dhe operacioneve me instrument bazë tregun financiar është i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të unifikuar financiar.

Dy janë fazat për arritjen e liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit:liberalizimi i operacioneve të kapitalit;−liria e plotë e lëvizjeve të kapitalit.−

Lehtësira për asistencën financiare për bilancin e pagesave•

Kjo Rregullore parashikon asistencë financiare afatmesme për Shtetet Anëtare që nuk kanë adoptuar ende Euron si monedhë. Këto Shtete Anëtare mund të përfitojnë mbështetje financiare nëse përjetojnë vështirësi në bilancin e pagesave në llogaritë rrjedhëse ose të kapitalit. Kufiri maksimal i kësaj ndihme është 12 miliard Euro.

Transfertat e kreditit ndërkufitar•

Direktiva 97/5/EC aplikohet për transfertat deri në 50.000 Euro të shprehura në monedhën vendase të Shtetit Anëtar ose në Euro.

Page 46: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

46

Kjo direktivë e përkufizon Transfertën e Kredit Ndërkufitar si një transaksion të ndërmarrë nga iniciativa e një subjekti origjinë nëpërmjet një institucioni të një Shteti Anëtar, me qëllimin që këto fonde të merren nga një përfitues në një institucion në Shtet Anëtar tjetër.

Statuti për një Kompani Europiane•

Qëllimi i një dokumenti të tillë është të krijojë një “kompani europiane” me sfondin e vet ligjor. Kjo do të lejonte që kompanitë e inkorporuara në Shtete Anëtare të ndryshme të bashkohen, apo të formojnë një kompani të përbashkët apo nënkompani të vetën, duke mos pasur pengesa ligjore dhe praktike që dalin si rezultat i ekzistencës së 27 sistemeve të ndryshme ligjore. Gjithashtu ky sfond ligjor i jep përkufizime punonjësve të kompanive Europiane njohjen e vendit dhe rolit të tyre në biznes.

Blerja e pronës në një Shtet Anëtar tjetër•

Lëvizja e lirë e kapitalit si një liri themelore e përcaktuar në Traktat ka kuptim shumë më të gjerë se shkëmbimi i thjeshtë i monedhës. Lëvizja e lirë e kapitalit përfshin të drejtën e qytetarëve dhe bizneseve të blejnë aksione në kompani të vendosura në një Shtet Anëtar tjetër, apo të blejnë prona, si psh shtëpi pushimi apo rezidenca të dyta në një vend tjetër të BE. Ndërkohë që lëvizja e lirë e kapitalit aplikohet për të gjithë Shtetet Anëtare, në momentin e hyrjes së Shteteve Anëtare të reja janë parashikuar periudha tranzicionale të përkohshme, si edhe disa përjashtime për lëvizjen e lirë të te kësaj forme kapitali.

Kriteret e hyrjes dhe negociatat•

Kriteret sipas të cilave një vend kandidat mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian janë rezultat i negociatave. Vendet kandidate duhet të përmbushin së pari kriteret e Kopenhagenit duke plotësuar kushtet politike, ekonomike dhe ligjore. Këto kritere përfshijnë:

Page 47: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

47duhet të jenë vend demokratik, të bazuara në shtetin - ligjor: duhet të funksionojë demokracia me institucione të konsoliduara që garantojnë ligjin dhe të drejtat e njeriut, me respektin për të drejtat e minoriteteve.

duhet të kenë një ekonomi tregu funksionale: vendet që - aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian duhet të kenë një ekonomi tregu funksionale si edhe kapacitetin që të operojnë me konkurrencën dhe forcat e tregut brenda BE.

duhet të marrin përsipër detyrimet që rrjedhin nga - anëtarësimi: vendet kandidate duhet të adoptojne acquis communautaire në legjislacionin e tyre kombëtar dhe të jenë të afta ta zbatojnë atë në praktikë. Acquis është tersia e normave te Bashkimit Europian qe rregullon nje fushe te caktuar.

Lufta kundër financimit të terrorizmit•

Që nga sulmet e 11 Shtatorit 2001, terrorizmi është kthyer në një sfidë të vërtetë globale për Europën. Lufta ndaj terrorizmit është një nga objektivat kryesore të BE, prandaj edhe Rregulloret 2580/2001 dhe 881/2002 janë krijuar për të parandaluar financimin e aktiviteteve terroriste. Keto rregullore parashikojne kushtet dhe menyrat e veçanta te pengimit apo mbikëqyrjes se lëvizjes se lire te kapitalit kur keto te fundit jane pjese e financimeve te aktiviteteve terroriste.

Lufta kundër krimit të organizuar në sektorin ekonomik dhe •financiar

Gjithashtu Komisioni Europian synon të zhvillojë një sërë masash për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar ekonomik apo të krimit të organizuar të përgjithshëm që influencon edhe krimin e organizuar ekonomik.

Page 48: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

48

Kjo luftë shtrihet në fusha të tilla si:

Pastrimi i parave- Mashtrimi- Transparenca e institucioneve ligjore-

2.4.2 Lëvizja e Lirë e Kapitalit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Marreveshja e Stabilizim Asociimit, si kuadri kryesor kontraktual ndermjet Komuniteteve Europiane dhe Shteteve Anetare nga njera ane dhe Shqiperise nga ana tjeter, parashikon adoptimin e politikave Komunitare per te realizuar qarkullimin e lire te kapitalit ndermjet paleve. Ne Nenin 60 te saj, MSA përcakton angazhimin e paleve për autorizimin e çdo pagese ose trasferte në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë, në monedha lehtësisht të këmbyeshme, në përputhje me dispozitat e Nenit VIII të Neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Neni 61 i MSA-se, në lidhje me transaksionet në llogaritë e kapitalit dhe ato financiare në bilancin e pagesave, sanksionon se nga momenti i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, palët do të sigurojnë lëvizjen e lirë të kapitalit lidhur me investime direkte të kryera nga kompani të formuara në përputhje me legjislacionin e vendit pritës dhe investime të kryera në përputhje me dispozitat e MSA, si dhe likuidimin ose rikthimin në vendin e origjinës së këtyre investimeve dhe të të ardhurave që rrjedhin prej tyre.

Në lidhje me transaksionet në llogaritë e kapitalit dhe ato financiare në bilancin e pagesave, nga momenti i hyrjes në fuqi të MSA, Palët do të sigurojnë lëvizjen e lirë të kapitalit lidhur me kreditet e transaksioneve tregtare ose sigurimit të shërbimeve ku merr pjesë një rezident i një prej Palëve, dhe huave financiare dhe kredive, me një periudhë maturimi më të gjatë se një vit.

Page 49: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

49Në rrethana të jashtëzakonshme kur lëvizjet e kapitalit ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë shkaktojnë, ose kërcënojnë të shkaktojnë vështirësi serioze për funksionimin e politikave të kursit të këmbimit ose politikave monetare në Komunitet ose Shqipëri, Komuniteti dhe Shqipëria mund të marrin masa mbrojtëse lidhur me lëvizjet e kapitalit ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë për një periudhë jo më tepër se dymbëdhjetë muaj, nëse nevojitet të ndërmerren masa të tilla.

Për realizimin e lëvizjes se lire te kapitalit ndermjet paleve, Marreveshja sanksionon ne Nenin 62 te saj, që palët të marrin masa që lejojnë krijimin e kushteve të nevojshme për zbatimin e mëtejshëm gradual të rregullave të Komunitetit për lëvizjen e lirë të kapitalit gjatë tri viteve të parë që nga momenti i hyrjes në fuqi të saj.

Në përfundim të vitit të tretë që nga momenti i hyrjes në fuqi të MSA, Këshilli i Stabilizim-Asociimit do të përcaktojë modalitetet për zbatimin e plotë të rregullave të Komunitetit për lëvizjen e kapitalit.

Per sa i takon kapitalit pasuri e paluajtshme, Marreveshja parashikon se që prej momentit të hyrjes në fuqi të saj, Shqipëria do të autorizojë të drejtën e blerjes së pasurive të patundëshme në Shqipëri nga shtetas të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian duke shfrytëzuar në mënyrë maksimale dhe të përshtatshme procedurat ekzistuese, me përjashtim të disa zonave dhe çështjeve të listuara ne te11. Marreveshja parashikon se jo më vonë se dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e saj, Shqipëria duhet të përafrojë progresivisht legjislacionin e saj lidhur me të drejtën e blerjes së pasurive të patundshme në Shqipëri nga shtetas të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian, për t’iu siguruar kështu trajtim të njejtë me shtetasit shqiptarë.

11 Kufizimet kane karakter kryesisht mbrojtes te sigurise kombetare, trashgimise kulturore dhe fetare

Page 50: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

50

2.4.3 Adresimi Institucional i Detyrimeve

Institucionet kryesore te përfshira në realizimin e lëvizjes së lirë të kapitalit ndermjet paleve janë:

Banka e Shqipërisë;1 Ministria e Financave;2 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës;3 Ministria e Drejtësisë;4 Komisioni i Letrave me Vlerë pranë Bankës së Shqipërisë;5 Komisioni i Mbikqyrjes së Sigurimeve;6 Këshilli i Ministrave.7

Kuadri ligjor ekzistues për fushën e Lëvizjes së Lirë të Kapitalit është:

Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”;

Ligji nr. 8365, datë 02.07.1998 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”;

Ligji nr. 8610 datë 17.05.2000 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” i ndryshuar.

Për përmbushjen e rolit të saj në sistemin e pagesave, Banka e Shqipërisë ka miratuar edhe disa akte nënligjore:

Rregullore “Për procedurat e sistemit të kryqëzimit të pagesave me vlerë të vogël (AECH)”, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për funksionimin e Sistemit të Kryqëzimit të Pagesave me Vlerë të Vogël (AECH);

Vendimi nr. 54 “Për disa ndryshime në “Rregullat dhe proçedurat e sistemit shqiptar të pagesave ndër-bankare AIPS”, i cili sjell ndryshime në tabelat e orareve dhe e seancave të punës në sistemin AIPS.

Rregulla dhe procedura për Sistemin Shqiptar të Pagesave

Page 51: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

51Ndër-bankare AIPS. Sistemi AIPS është sistemi i shlyerjes bruto në kohë reale për pagesat ndër-bankare në Lekë;

Rregullore “Për pagesat elektronike në Shqipëri ”, e cila synon modernizimin e sistemit të pagesave, formulon parimet kryesore të instrumenteve elektronike të pagesave që emetohen në Republikën e Shqipërisë;

Rregullore “Për organizimin e kleringut në Bankën e Shqipërisë”, e cila synon kryerjen e kleringut të pagesave mbi një bazë ligjore, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit të instrumenteve të pagesës, të përshtatshme në kohë dhe procedura të njëjta për të gjitha bankat anëtare të tij;

Rregullore “Për sistemin dhe instrumentet e pagesave ”, e cila synon funksionimin normal të sistemit të pagesave në Republikën e Shqipërisë.

Regjimi i lëvizjeve të kapitalit në Shqipëri rregullohet nga Rregullorja “Për Veprimtarinë Valutore”, e cila vendos rregullat lidhur me veprimet në llogaritë kapitale dhe në llogaritë rrjedhëse midis rezidentëve dhe jorezidentëve nga brenda jashtë vendit dhe nga jashtë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë , ne rolin e saj si institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e detyrimeve të MSA-së në lidhje me lëvizjen e lirë të kapitalit dhe të pagesave rrjedhëse si dhe mbi sistemin e pagesave, bashkëpunon me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ministrinë e Drejtësisë, Komisionin e Letrave me Vlerë, Komisionin e Mbikqyrjes së Sigurimeve, në lidhje me pregatitjen e matricës rreth liberalizimit të llogarisë kapitale.

Page 52: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

52

Page 53: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

53

Page 54: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

54

Page 55: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

55

Page 56: LIRITE KOMUNITARE NE MARREVESHJEN E STABILIZIM … Komunitare ne MSA dhe Detyrimet e...kanalizimin e pikpamjeve të shumicës dhe pakicës parlamentare në këtë forum. MSA-ja do

56