kosova - serbia: potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...evropiane, me...

27
Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane MAJ, 2014

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçetë perspektivës së përbashkët evropiane

MAJ, 2014

Page 2: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Ambasadës Daneze në Beograd dhe në partneritet me Lëvizjen Evropiane në Serbi.

Instituti për Politika Zhvillimore INDEP

Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë, pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe vetëm për qëllime jokomerciale.

Autorë: Dr. Filip Ejdus, Dr. Jelica Minić, Vjosa Musliu

327(496.51):(497.11) Ejdus, Filip Kosova – Serbia : potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane / Filip Ejdus, Jelica Minić, Vjosa Musliu. - Prishtinë : INDEP, 2014. – 26 f. : ilustr. ; 28 cm. 1. Minić, Jelica 2. Musliu, Vjosa ISBN 978-9951-672-12-2

Page 3: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova – Sërbia : Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët Evropiane

1

1 Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 te KB, si dhe me Mendimin e GJND-së për statusin e Kosovës.

Page 4: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Përmbajtja:Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë............................................................................................................................... 6

Një pamje e përgjithshme e marrëdhënieve të BE-së me Kosovën........................................................................................ 7

Një pamje e përgjithshme e marrëdhënieve të BE-së me Serbinë......................................................................................... 9

Dialogu i ndërmjetsuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit .........................................................................................10

Marrëveshja e Brukselit .......................................................................................................................................................11

Implikimet rajonale të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe “Marrëveshja e parë mbi Parimet e Qeverisjes së Normalizimit të Marrëdhënieve” ..........................................................................................................................................12

Pjesëmarrja në iniciativat rajonale dhe bashkëpunimi i dyanshëm mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisë dhe/ose organizatave të shoqërisë civile, vetëqeverisjet lokale, etj. .....................................................................................14

Roli i iniciativave rajonale në zgjidhjen e çështjeve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë ose çshtjet me interes tëpërbashkët drejt një perspektive të përbashkët evropiane .................................................................................................. 18

Përfundime dhe rekomandime............................................................................................................................................ 20

Marrëdhëniet Kosovë - Serbi ...............................................................................................................................................20

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Page 5: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Parathënie

Publikimi para jush është rezultat i punës së bërë gjatë përgatitjes së dy tryezave të rrumbullakëta të organizuara në kuadër të projektit Serbia dhe Kosova: perspektiva dhe praktikat evropiane. Projekti është zbatuar në gjysmën e dytë të vitit 2013 dhe në gjysmën e parë të vitit 2014 nga Lëvizja Evropiane nga Serbia, në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) nga Prishtina dhe me përkrahjen e Ambasadës Daneze në Beograd. Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë duke filluar një bashkëbisedim qytetar në dy tema madhore: marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike dhe perspektivën në procesin e Integrimit Evropian.

Marrëveshjet e Brukselit në prill dhe maj 2013 dhe vazhdimi i bisedimeve nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian i cili duhet të shpie në “normalizim të qëndrueshëm dhe të dukshëm”, kanë qenë të nxitura kryesisht nga perspektiva evropiane e Serbisë dhe Kosovës, duke rezultuar në hapjen e bisedimeve për anëtarësim midis Serbisë dhe BE-së dhe hapjen e nego-ciatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Në këtë drejtim, Lëvizja Evropiane në Serbi ka filluar një sërë aktivitetesh në mënyrë që të zgjerohet rrethi i pjesëmarrësve në këto çështje dhe të lehtësojë këmbimin e përvojave dhe mendimeve ndërmjet ekspertëve, sektorit të biznesit, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve të komuniteteve lokale.

Tryeza e parë e rrumbullakët me titullin “Marrëdhëniet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës*- ndikimi në ekonomitë lokale dhe komunitete” u mbajt në Leskovc më 17 dhjetor 2013. Qëllimi i kësaj tryeze ishte identifikimi i problemeve kryesore dhe pengesat në tregti dhe marrëdhëniet ekonomike midis komunitetit lokal në të dy anët e kufirit, si dhe sugjerimi i masave për përmirësimin e bashkëpunimit në mes të vendimmarrësve. Si bazë për diskutim është përgatitur një doku-ment mbi aspektet ekonomike të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëdhëniet tregtare dhe biznesore të komuniteteve lokale me fokus në qytetin e Leskovcit si rast studimi. Autorët, Radmila Miliojevic, Genc Krasniqi, Bisera Seceragic dhe Prof. Predrag Bjelic kanë analizuar situatën nga perspektiva e të dy palëve dhe kanë prezantuar rekomandi-met për tejkalimin e problemeve.

Tryeza e dytë është organizuar në Beograd, më 19 prill 2014, me temë bashkëpunimin potencial dhe sfidat kryesore të përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë për perspektivën evropiane të dy shteteve. Dokumenti në këtë rast shfaq një analizë të Integrimit Evropiane të Kosovës dhe Serbisë me theks të veçantë në mundësitë e hapura nga Marrëveshjet e Brukselit dhe një numër nismash të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Autorët e dokumentit, Dr.Filip Ejdus, Jelica Minic dhe Vjosa Musliu, diskutuan legjislacionin dhe reformat nevojshme që do të duhej të ndikojnë në modernizimin e përgjithshëm dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit, duke ofruar edhe rekomandimet kryesore.

Të dy dokumentet janë ndryshuar me gjetjet më të rëndësishme nga tryezat dhe janë transformuar në këtë botim të thuktë. Të dhënat e pasqyruara në tabela dhe shtojca i japin punimit një cilësi të veçantë. Ne do të donim të shprehim mirënjohjen tonë ndaj partnerëve tanë në Prishtinë, Institutit për Politika Zhvillimore, i cili ka koordinuar aktivitetet në Kosovë dhe ka mundësuar publikimin në gjuhën shqipe; autorët për angazhimin e tyre në hulumtime dhe përgatitjen e publikimeve; pjesëmarrësit në tryezat e rrumbullakëta për kontributin aktiv dhe për rekomandimet e rëndësishme; si dhe Ambasadën e Danimarkës në Serbi e cila njohu nevojën për transferimin e diskutimit të këtyre çështjeve nga niveli i lartë shtetëror në atë lokal dhe hapjen diskutimit për qytetarët të cilët ballafaqohen me këto tema.

Ivan Knežević Beograd, Shtator 2014

Page 6: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

RRUGA EVROPIANE E KOSOVËS DHE SERBISË

Politika e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e bazuar në procesin e Stabilizim Asocimit i cili është lansuar në vitin 1999. Qëllimi i Stabilizim Asocimit është që të siguroj paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe të hap perspektiven për integrim në Bashkimin Evropian. Prej samitit të Selanikut në 2003-ën, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë konfirmuar si “kandidat potencial” për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Selanik aktorët kryesor të politikës Evropiane dërguan një mesazh të qartë tek vendet që aspirojnë anëtarësimin, duke potencuar se BE është e vendosur që të investojë edhe më tutje në paqen afatgjatë, sigurinë rajonale, stabilitet, demokraci, dhe zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Instrumente të reja si Partneriteti Evropian, mbështetja shtesë për ndërtimin e institucioneve demokratike, promovimi i zhvillimit ekonomik, inaugurimi i programeve dhe agjencive për komunitetet janë iniciuar në këtë drejtim. Edhepse samiti nuk e ka përmendur Kosovën konkretisht, kjo ngjarje shihet si pika fillestare e të ardhmes Evropiane për Kosovën kryesisht pasi që ky ishte takimi i parë i rangut të lartë në të cilin liderët politik Kosovar morën pjesë.

Agjenda e Integrimeve Evropiane të Serbisë dhe Kosovës është e mbështetur nga dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit dhe plotësimi i kushteve dhe obligimeve që dalin nga MSA, si dhe kriteret të zgjerimit të Kopehnagës. Përde-risa MSA për Serbinë u fuqizua në shtator 2013, kur flasim për procesin e Integrimeve Evropiane të Kosovës, është bërë shumë pak progres në MSA dhe detyrimet e përgjithshme që dalin nga Kriteret e Kopenhagës.

Për momentin debati dhe energjia e aktorëve politik të BE-se dhe Kosovës është fokusuar në bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit e që ndërmjetësohet nga BE. Edhepse të quajtura teknike në diskursin e folur dhe të shkruar Evropian, çështjet e diskutuara dhe implikimet e tyre janë thelbësisht politike siç janë lëvizja ndërkufitare, njohja e dokumenteve etj.

Marrëdhëniet mes BE-së, Kosovës dhe Serbisë janë të ndërlidhura. Pikë së pari, për BE-në, rruga e përbashkët Evropi-ane e Kosovës dhe Serbisë definohet me agjendën e zgjeruar të BE për pajtim drejtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Momentalisht kjo është duke u materializuar në dialogun teknik në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE.

Me këtë mund të thuhet se rruga drejt BE-së e njërit shtet është thellësisht e lidhur me suksesin dhe përmbushjen të normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. E dyta është agjenda e zgjerimit, duke kulmuar me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE pas plotësimit të kritereve të kërkuara. Përderisa për Kosovën dhe Serbinë kjo do të shënonte një prag në historitë dhe zhvillimet e tyre politike, në nivelin e BE kjo do të shihej si një veprim i politikës së jashtme të përbashkët evropiane dhe në një shkallë më të lartë, një tregim suksesi i politikes së jashtme evropiane.

Çka pason më poshtë është një rishikim i agjendës evropiane për zgjerim dhe lidhjet e saj me Kosovën dhe Serbinë. Duke analizuar rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vëmendje i kushtohet angazhimit të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjes së regjimit të vizave që ende aplikohen për Kosovën. Megjithatë, punimi do të marr në konsiderim dy aspekte rajonale të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aspekti i parë është pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë në strukturat dhe iniciativat rajonale, bashkë me dinamikat e marrëdhënieve të tyre në kornizat rajonale. Aspekti i dytë është se si këto iniciativa dhe struktura kontribojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes te Kosovës dhe Serbisë dhe si manifestohet roli i tyre në këtë aspekt. Në fund të këtij punimi prezantohet vlerësimi i dimensionit rajonal të negociatave për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rekomandimet se si korniza rajonale mund te përdoret mëmirë në të ardhmen. Punimi përfundon me perspektiven e përbashkët Evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e BE-së në këtë proces.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

2

2

Procesi i “Dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit” i ndërmjetësuar nga BE në baze të Rezolutës së Asamblesë të Kombeve të BashkuaraA/RES/64/298 of 9 shtator, 2010

6

Page 7: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Një pamje e përgjithshme e marrëdhënieve të BE-së me Kosovën

Kur flitet për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duhet të potencohet se për herë të parë në histori BE ështëe përfshirë në përgatitjen e anëtarëve të tyre të ardhshëm duke u angazhuar në programet e shtetndërtimit, platformatpajtuese dhe zgjidhjen e konflikteve, dhe ndryshimet strukturale në demokraci dhe sundim të ligjit. Në rastin eKosovës roli i BE-së duket të jetë më i madh duke pas parasysh rastin sui generis të Kosovës me statusin e saj (filli-misht) të pa sqaruar politik dhe qëndrimin e mëvonshëm të BE-se rreth saj. Kosova nuk njihet nga një bllok i 5 shteteveanëtare të BE-së (Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), të cilat nuk e njohin statusin e saj. Pas shpalljes sëpavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Këshilli Evropian duke nënvizuar bindjen e BE-së se Kosova paraqet një rast suigeneris, deklaroi se varet nga vendet anëtare të BE-së të vendosin për marrëdhëniet e tyre me Republikën e Kosovësnë pajtim me praktikat e tyre lokale dhe ligjet ndërkombëtare. BE-ja e mban statusin e saj ndaj Kosovës si neutral dhei referohet asaj me Kosovo* ( Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në pajtimme Rezolutën 1244 te KB, si dhe me Mendimin e GJND-së për statusin e Kosovës).

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Qeveria e Republikës së Kosovës e adoptoi Planin për Integrim Evropian2008-2010, një paketë reformash e dizajnuar për të zhvilluar më tej institucionet brenda kornizës së IntegrimeveEvropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas kësaj, qeveria themeloistruktura të reja ndër-institucionale për Integrime Evropiane. Agjenda Evropiane është mishëruar në të gjithainstitucionet lokale, strukturat, planifikimet dhe zgjedhjen e politikave.

Më 28 shkurt 2012, ministrat e jashtëm dhe të marrëdhënieve evropiane të vendeve anëtare të BE-së në mbledhjennë Këshillit të Punëve të Përgjithëshme dhe Marëdhënieve Evropiane, miratuan qëllimin e Komisionit Evropian për tëfilluar studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në mes të BE-së dhe Kosovës. Komisioni dhePërfaqësusi i Lartë i Unionit për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë vlerësuan se Kosova i ka arritur standarded,megjithatë sfida të mëdha mbesin në fusha të tilla si sundimi i ligjit (veçanërisht lufta kundër krimit të organizuar dhekorrupcionit), reforma në administratën publike, migracioni, liria e shprehjes, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave tëkomuniteteve pakicë me synim të veçantë integrimin e tyre në shoqëri, posaçërisht për komunitetin serb, si dhe nxitjae dialogut për pajtim në mes të komuniteteve. Së fundi iu bë thirrje të gjithë fqinjëve të Kosovës për një qasjekonstruktive si një komponentë e domosdoshme për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha iniciativatpër bashkëpunim rajonal, posaçërisht kur bëhet fjalë për tregti, harmonizim të politikave dhe çështjeve ndërkufitare.

Në anën tjetër BE-ja është shumë e pranishme në Kosovë që prej vitit 1999 duke qenë donatori më i madh për kokëbanori. Që prej 1999-ës, BE-ja ka dhënë mbi 2 miliard euro për Kosovën në programe të zhvillimit duke filluar ngasundimi i ligjit dhe forcimi i demokracisë e deri te organizimi i koncerteve të xhazit dhe eventeve kulturore. Në bazavjetore, BE jep 6 herë më shume ndihmë financiare për Kosovën se sa p.sh për Kongon. Në 2008-ën, Komisioni Evro-pian organizoi në Bruksel Konferencën e Donatorëve, në të cilën BE-ja dhe shtetet anëtare të saj premtuan një shumëtotale prej 508 milion eurosh (nga totali i premtuar prej 1.2 miliard eurosh) që do të disbursoheshin brenda trevjetësh. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është ndër ndërtesat më të mëdha fizike të zyrave të BE-së në gjithëbotën (dy të tjerat janë në Beograd dhe Moskë).

Në politikat e jashtme, madhësia e ambasadave dhe strukturave të vendosura jasht vendit janë shenja të përkushtimitdhe rëndësisë të lidhura për vende specifike. Edhepse në pamundësi për të hyrë në marrëdhënie kontraktore meKosovën, sikurse me shtetet tjera aspiruese, kjo nuk e ka ndalur BE-në që të themeloj dhe vendosë misonin e saj përsundim të ligjit EULEX dhe Përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, duke operuar nën ombrellen e Zyrës CivileNdërkombëtare (ICO), e që kanë përgjegjësi mbikqyrjen e periudhës kalimtare drejt funkcionalizimit të plotë tëinstitucioneve kyçe shtetërore. Me rreth 2000 gjykatës, prokuror dhe polic, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit nëKosovë përqëndrohet në mentorimin, mbikqyrjen dhe këshillimin e autoriteteve lokale. Ky është misioni më i madhevropian për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP) deri më tani dhe kjo shihet për Brukselin si një test vendimtarpër veprimet e perbashkëta të BE-së, aftësinë e saj për të folur me një zë, si dhe më gjërësisht, si një test për politikëne jashtme të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

7

Page 8: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Në tetor 2012, Komisioni Evropian konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për të nënshkruar MSA-në me Kosovën, dukemarre parasysh se ka pasur progres në fusha të sundimit të ligjit, administratës publike, mbrotje të minoriteteve dhetregti. Negociatat filluan në vjeshtë të 2013-ës.

MSA paraqet marrëdhënien e parë gjithëpërfshirëse kontraktore në mes Kosovës dhe BE-së, dhe sikurse për vendettjera të Ballkanit Perëndimor do të shërbej si një udhërrëfyes për Kosovën që të siguroj një marrëdhënie më të afërtme BE-në. Përveç prioritetve të MSA si sundimi i ligjit, administrata publike, mbrotja e minoriteteve dhe zhvillimi ilirshëm i tregtisë, MSA përmban një kusht shtesë për vendet e Ballkanit Perenedimor – komponentën e Bashkëpu-nimit Rajonal. Kjo e fundit kosniderohet si gurëthemel i kornizës së politikave të BE-së dhe në rastin e Ballkanit Perën-dimor shihet si përbërës i nevojshëm për stabilitet, pajtim, fqinjësi të mirë, dhe marrëdhënie të mira politike.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha të BE-së në Kosovë dhe prezencen e pa precedent me struktura që preokupohenme sundimin e ligjit dhe krimin e organizuar, janë pikërisht këto dy çështje për të cilat Kosova kritikohet më sëshumti për performancë të dobët jo vetëm nga organizatat ndërkombëtare por edhe nga opinioni i brendshëmpublik. Raporti i Gjykatës Evropiane të Auditimit i ka adresuar këto probleme edhe si paaftësi të BE-së për t’i arriturobjektivat e misionit të vet. Kjo e ka rrit edhe më shumë hendekun e Integrimeve Evropiane të Kosovës në krahasimme vendet tjera të rajonit.

Përderisa çështja e 5 shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën shihet si problem makropolitik që do të kishte pasojanë fazat më të avancuara të Integrimit Evropian, çështja e udhëtimit pa viza është problemi më kyç që ndikon në jetëne përditshme. Kosova është i vetmi kandidat potencial për anëtarësim që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në. PasiBE dhe Kosova filluan bisedimet për liberalizim të vizave në janar 2012, më vonë po atë vit Kosova morri udhërrëfye-sin për liberalizim të vizave me detaje për reformat e duhura. Një raport i progresit mbi implementimin e këtij planinga Kosova u prezantua në 2013-ën ku u theksua se potenciali i Kosovës për të luftuar korrupcionin dhe krimin eorganizuar mbetet i kufizuar e që potencialisht do të kishte një efekt të keq në sigurinë e brendshme të BE-së. BE-jae mbajti qëndrimin e saj të patundur se para se të filloj dialogun për vizat, duhet të bëhët përparim i mëtutjeshëm nëfushën e ripranimit dhe të pajtimit. Në korrik 2013 Parlamenti i Kosovës e miratoi një paketë prej 8 ligjesh – siçkërkohej nga BE-ja në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave. Për dallim nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evro-pian, Parlamenti Evropian ka cekur vazhdimisht rrezikun e mos hapjes së liberalizimit të vizave me Kosovën dhebumerangun që mund të ketë për BE-në në të ardhmen. Shoqëria civile në Kosovë ka shprehur shqetësimin se ajopaketë e ligjeve është kaluar në mënyrë të ngathët pa e ndjekur parimet demokratike të konsultimeve publike.

Shtetet brenda BE-së kanë shfaqur rezerva në lidhje me liberalizimin e vizave me Kosovën, duke iu frikësuar njëfluksi të madh imigrantësh në vendet e BE-së e që do të kishte implikime politike dhe të sigurisë. Pervoja me rritjene dosjeve të imigrimit nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Maqedonia menjëherë pas liberalizimit të vizave i kadhënë bazë kësaj frike, veçanërisht kur dihet fakti se rreth 70% e popullatës në Kosovës është nën moshën 35vjeçare ndërsa papunësia (edhepse me shifra të konstestueshme) vlerësohet të jetë mes 30-40%. Ambasadat evendeve anëtare të BE-së gjithashtu i kanë shtrënguar dhe i kanë burokratizuar edhe më tej procedurat e tyre peraplikim për vizë dhe në të njëjtën kohë është vërejtur një rritje e ndjeshme e refuzimit të vizave. Në aspektin e kërke-save për liberalizim të vizave dhe plotësimin e tyre, duket se Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovënndryshon metodologjikisht në krahasim me vendet tjera që janë kandidat potencial. Edhepse kushtet duken tëngjashme në princip siç janë masat për sigurinë kufitare, siguria e dokumenteve, lufta kundër korrupcionit dhe krimittë organizuar, etj., Kosova i nënshtrohet më shume standardeve, mekanizmave të monitorimit më strikte, një procesitë evaluimit më strikt dhe me më shume faza dhe procedurave ndihmëmarrëse më komplekse.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

8

Page 9: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Regjimi i vizave është pikësëpari një pengesë serioze për lirinë e lëvizjes së njerëzve duke i bërë ata grupin më të izolu-ar në Evropë. Gjithashtu e pengon edhe perspektiven e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Së fundmi, duke qenë vendi ivetëm kandidat potencial me regjim të vizave, BE-ja i dërgon një sinjal negativ Kosovës dhe aspiratave të popullit tësaj për integrim Evropian. Në Samitin e Ballkanit në dhjetor 2013, euro-parlamentarja Doris Pack theksoi se BE-jamund të humb hapin me Kosovën nëse vazhdon të dërgoj mesazhe të izolimit.

Një pamje e përgjithëshme e marëdhënieve të BE-së me Serbinë

Kur u rrëzua regjimi i Slobodan Milosheviqit në tetor të vitit 2000, Serbia filloi një proces të demokratizimit dhe Evropi-anizimit. Ky proces i dyfishtë kishte të bënte jo vetëm me reforma institucionale por edhe me ndërrim të identiteti. Menjë tranzicion progresiv, me bashkëveprime komplekse me shoqërinë Evropiane vendi vazhdimisht mori identitetin enjë shteti Evropian dhe demokratik. Këto dy identitete kanë ndikuar fuqishëm se si Serbia i definon interesat e tyrekombëtare. Pas ndërrimit të regjimit, Serbia (dhe ish RFJ) nuk ka hequr dorë nga kërkesat e tyre për Kosovën, atafilluan të kërkojnë një zgjidhje por vetëm në bashkpunim me faktorin ndërkombetar e jo në konflikt me ta.

Antarësimi në BE është një synim strategjik i Serbisë i bazuar në arsye ekonomike, politike dhe në një sens të vlerave.BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar duke arritur 60% të tregtisë totale dhe partneri më i madh investiv (60%i të gjitha investimeve që nga viti 2001). Pas ndryshimeve demokratike Serbia u bë pjesë e Procesit të StabilizimAsocimit që nga viti 2000. Serbia si një nga dy njesitë federale të RF të Jugosllavise filloi përgatitjet institucionale përhyrje në BE në janar 2002. Në atë kohe, një njesi për Integrime Evropiane u formua brenda Ministrisë së MarëdhënieveEkonomike dhe Ndërkombëtare në Qeverinë e Serbisë. Zyra e tashme Serbe për Integrime Evropiane (SEIO) u formuanë 2004-ën që prezantoi një indikacion të qartë për përkushtimin e Qeverisë së Serbisë për përshpejtimin e përgatit-jeve për Integrime Evropiane. Duke adoptuar Strategjine Kombëtare për Hyrje në BE në vitin 2005, Qeveria e Serbisëe definoi hyrjen në BE si prioritet dhe një synim strategjik afatgjatë. Synimi afatshkurtër ishte që të nënshkruhetMarrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në sa më shpejtë që është e mundur. Sipas Strategjise Kombëtare për Hyrje,qëllimi afatmesëm është që të merret statusi i kandidatit në fund të vitit 2008 ose në fillim të vitit 2009.

Në tetor 2005 filluan bisedimet mes BE-së dhe Unionit Shtetëror Serbi – Mal i Zi për të përmbyllur Marrëveshjen eStabilizim Asëocimit që përfaqëson hapin e parë drejt Integrimeve Europiane. Për shkak të bashkëpunimit tëpamjaftueshëm me Tribunalin për Krime Lufte në ish Jugosllavi, bisedimet u anuluan në periudhën maj 2006 –qershor 2007. Gjatë kësaj periudhe të suspendimit të negociatave, BE-ja bëri përpjekje të veçanta që Integrimi Evropi-an për Serbinë të mos ketë vonesa. Vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, si për çështje teknike ashtu edhe përmestakimeve me Treshen Evropiane përfaqësonin orientimin e vendosur të BE-së drejt mbajtjes së Serbisë në rrugën Evro-piane. Pas shpërbërjes së Unionit Shtetëror dhe shpalljes së pavarsisë së Malit të Zi përmes një referendumi në vitin 2006, bisedimet vazhduan me Serbinë si shtet pasardhës i Unionit Shtetëror.

Në qershor 2007 bisedimet për të përfunduar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit rifilluan. Më në fund marrëveshja unënshkrua në prill 2008 për të hyrë në fuqi në shtator 2013. Sipas Raportit të Progresit të BE-së, Serbia ka treguarperformancë solide në implementimin e MSA por kjo do të monitorohet më tutje gjatë procesit së pranimit.Negociatat për lehtësim të regjimit të vizave dhe Marrëveshjes për Riatdhesim me Serbinë filluan në vitin 2006 ngaKomisioni Evropian pas mandatit që i është dhënë nga Këshilli i BE-së. Projekt-marrëveshjet u nënshkruan në shtator2007. Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave i uli tarifat e vizave për qytetarët e Serbisë dhe i mundësoi heqjen e tarifavepër disa kategori të aplikuesve të vizave. Për më tepër dokumentet shtesë për aplikim për vizë u thjeshtësuan dhelëshimi i vizave me më shumë hyrje u mundësua për disa kategori të udhëtuesve të shpeshtë. Marrëveshja e Riatdhe-simit i shtroi detyrimet e qarta si për Serbinë ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së për mënyren se si dhe kur tëriatd-hesohen qytetarët Serb me qëndrim ilegal në territorin e BE-së.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Paraqitja e Ministrit të Jashtëm, Goran Svilanoviq para Parlamentit të Jugosllavisë 24 tetor 2001. Në dispozicion në: Natasa Dragojlovicet al Strategjit 137 dhe Dokumentet e Politikës së Jashtme të Serbisë, Beograd, Lëvizja Evropiane në Serbi, 2010, fq, 295

3

3

9

Page 10: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Komisioni Evropian filloi dialgoun per liberalizim të vizave me Serbinë dhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor nëfillim të vitit 2008. Pjesët kryesore të dialogut ishin udhërrëfyesit e Komisionit Evropian, caktimi i kushteve që secilishtet duhej të përmbushte. Në korrik 2009, Komisioni Evropian sugjeroi që të hiqen detyrimet e vizave për Serbinë,Maqedoninë dhe Malin e Zi. Parlamenti Evropian dha një mendim pozitiv në nëntor 2009. Në dhjetor 2009 regjimi ivizave me BE-në u hoq. Qytetarët e Serbisë tanimë nuk kanë nevojë për viza që të udhëtojnë në 25 vendet anëtare tëBE-së, si dhe të 3 vendet që nuk janë anëtare të BE-së por janë anëtare të zonës Shengen.

Serbia aplikoi për antarësim në vitin 2009, ndërsa në mars 2012 iu dha zyrtarisht statusi i vendit kandidat nga KëshilliEvropian.Data e konferencës ndërqeveritare u konfirmua në dhjetor 2013 dhe u planifikua nga presidenca greke për21 janar 2014 duke arritur kështu fazen e negociatave për pranim. Proceduralisht dhe faktikisht, negociatat për pranimjanë bisedime për dinamikat dhe modalitetet e adoptimit dhe implementimit të Acquis Communautaire me pak oseasnjë mundësi për të devijuar nga to; procesi karakterizohet me fazën hyrëse, tranzitore dhe atë përmbyllëse. Gjithashtu, negociatat fillojnë me kapitujt më të “vështirë”, gjegjësisht 23 dhe 24, me të drejtat themelore dhegjyqësorin, si dhe drejtësinë, liritë dhe sigurinë. Në rastin e Serbisë, çështjet e Kosovës dhe të dialogut Prishtinë –Beograd ndikojnë shumë në dinamikat e procesit të pranimit e që do të monitorohen detajisht në Kapitullin 35 –Çështje të tjera. Tërësia e acquis të BE-së duhet të zhvendoset, implementohet dhe të fuqizohet në sistemin ligjor tëSerbisë. Kështu negociatat ka gjasa të zgjasin për disa vite në mënyrë që gradualisht të kenë efekt pozitiv dhe tëarsyeshëm në shoqëri dhe ekonomi edhe para pranimit.

Që prej vitit 2000, Serbia si një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE, ka pasur mundësi të përdorë instrumen-tet para pranuese financiare për implementimin e reformave politike, ekonomike, dhe institucionale brenda kornizëssë Procesit të Stabilizim Asocimit. Në vitet e fundit janë bërë shumë përpjekje në krijimin e një strukture kombëtare qëdo të koordinonte në mënyrë efikase reformat që financohen nga BE-ja.

BE-ja e ka mbështetur Serbinë substancialisht përmes programit CARDS mes viteve 2000-2006. Gjatë kësaj periudhe,ndihmat e BE-së për vendet e Ballkanit Perendimor kanë arritur 4.2 miliard euro, prej të cilave 1, 390.6 miliard i janëdhënë Republikës së Serbisë.

Në vitin 2007 BE-ja prezantoi një instrument të ri financiar për processin e para pranimit për periudhën 2007-2013.Gjatë kësaj periudhe buxhetore financimet për para-pranim kanalizohen përmes një instrumenti të vetëm dhe tëpërbashkët, Instrumenti i Assitencës së Para-pranimit (IPA) i dizajnuar që tu jap ndihmë si vendeve kandidate ashtuedhe kandidatëve potencial. Si një vend kandidat potencial, Serbia është në gjendje të përdor komponentet e IPA I dhe II. Në periudhën 2007-2013 alokimi mesatar vjetor për Serbinë ka qenë 200 milion euro, ndërsa totali i alokimit do tëjetë përafërsisht 1.4 miliard euro për periudhën 2007-2013.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit

Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosvës, lidershipi i Beogradit ka mbajtur pikëpamjen se përpjekjet për të mbajturKosovën dhe përpjekjet për integrim në BE janë dy objektiva të ndara e që mund të ndiqen në mënyrë paralele. Megjithatë në dy vitet e fundit është bërë evidente se këto dy çështje janë shumë më pak të ndërlidhura se sa Beogradi iportretizon. BE-ja unanimisht i ka kërkuar Serbisë dhe Kosovës që të normalizojnë marëdhëniet si parakusht për tëhapur bisedimet për pranim. Edhepse plotësimi i standardeve ishtë kushti i nevojshëm për të hapur bisedimet përMSA, për BE-në ishte e rëndësishme që të arrihej një lloj stabilizimi dhe/ose normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë,pa e definuar saktësisht se çka nënkuptohet me normalizim të marrëdhënieve, por që nënkuptonte nevojën për të“rehatuar” territorin e kontestuar në veri të Kosovës. Dialogu që kishte filluar me 8 mars 2011 deri më tani është foku-suar në tri çështje kryesore: 1) bashkëpunimi rajonal, 2) liria e lëvizjes, dhe 3) sundimi i ligjit.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

10

Page 11: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Përfundime janë arritur për vulat doganore, regjistrat civil, diplomat universitare, lirinë e lëvizjes, përfaqësimin rajonaltë Kosovës, librat kadastral, përfundimet e IBM, krijimi i komponentës multietnike brenda policisë së Kosovës për tëmbrojtur kishat dhe manastiret Serbe në Kosovë, shkëmbimi i Zyrtarëve Ndërlidhës, si dhe fondi i zhvillimit për katërkomunat me shumicë Serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, brenda BE-së janë shfaqur ndasi në lidhje me atë se samundet të inkorporohet dhe përdoret dialogu në parimet e kushtëzimit të BE-së. Përderisa Austria, Gjermania, Hola-nda dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë presion tek Serbia që formalisht ta njoh Kosovën, pesë shtetet anëtare që nuke kanë njohur Kosovën së bashku me Republiken Çeke dhe Italiane kanë një qëndrim më të butë ndaj Serbisë.

Marrëveshja e Brukselit

Me interes të veçantë ishte marrëveshja e arritur me 19 prill 2013 mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë duke kordinu-ar një mekanizëm të ndarjes së pushtetit në veri të Kosovës që do të ishte i pranueshëm si për autoritetet Prishtinësashtu edhe për Beogradin duke përfsihrë mes të tjerash se dy shtetet nuk do të pengojnë njëra tjetrën në rrugën e tyredrejt Integrimeve Evropiane. Marrëveshja është përshëndetur si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieveedhepse nuk përkthehet në njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Për shefen e Politikave të Jashtme dhe tëSigurisë së BE-së, Catherin Ashton, marrëveshja përfaqëson për të dy vendet “një hap larg së kaluarës, dhe një hapmë afër Evropës”. Disa ditë pas marrëveshjes, Komisioni Evropian dha dritën e gjelber për të filluar negociatat përMSA-në me Kosovën, si dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Serbinë. Në këtë aspekt dialogu ka ndihmuarzbutjen e rrugës drejt MSA-së për Kosovën dhe negociatat për anëtarësim me Serbinë në njërën anë, si dhe vazhdimine normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në anën tjetër.

Marrëveshja e Brukselit ka vetëm 15 pika. Gjashtë të parat i dedikohen komunitetit të komunave serbe në Kosovë.Pikat shtatë, tetë, dhe nëntë kanë të bëjnë me inkuadrimin e strukturave të sigurisë serbe në sistemin e unifikuar tëKosovës. Pika dhjetë flet për integrimin e institucioneve juridike në Kosovë. Pika njëmbëdhjetë i referohet thirrjes përzgjedhje lokale. Pika dymbëdhjetë shpall adoptimin e Planit të Implementimit, ndërsa e trembëdhjeta, negociatat përtelekomunikacion dhe energji elektrike. Pika e katërmbëdhjetë është me rëndësi të posaçme pasiqë i detyron të dypalët mos të bllokojnë ose mos t’i inkurajojnë të tjerët të bllokojnë rrugën e palës tjetër drejt Integrimeve Evropiane.Dhe pika e fundit siguron themelimin e Komitetit të implementimit, me ndihmën e BE-së.

Shkurtësia e marrëveshjes padyshim se e lehtëson përfundimin e saj. Nëse palët do të ishin zhytur në aranzhimin edetajeve, arritja e marrëveshjes do të ishte shumë më e vështirë. Megjithatë shkurtësia e tekstit ka krijuar shumëdyshime të cilat tani po e ngadalsojnë implementimin. Të gjitha afatet kohore të përmendura në marrëveshje janëkaluar. Zgjedhjet lokale u mbajtën në Kosovë me vonesa të konsiderushme, si dhe me shumë probleme dhe përsëritje.Për herë të parë zgjedhjet u mbajtën sipas ligjeve të Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës, që deri më taniështë arritja më e madhe e marrëveshjes së Brukselit. Megjithatë Asociacioni i Komunave Serbe nuk është themeluarende. Beogradi dhe Prishtina ende nuk janë pajtuar se si duhet të quhet (Asociacion apo Komunitet), e lëre më përpërgjegjësitë e tyre apo mënyrën se si do të financohen.

Një serb i Kosovës është caktuar si komandant rajonal i policisë për Kosovën Veriore, por në praktikë ai është përballurme shumë pengesa. Të gjitha zyrat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës janë mbyllur, por shumëpak polic serb janë integruar në Policinë e Kosovës. Strukturat e sigurisë civile në veri kanë mbetur totalisht tëpaprekura dhe paraqesin një kërcënim potencial për sigurinë. Gjykatat e Republikës së Serbisë kanë ndaluar së pranu-ari raste të reja, ndërsa marrëveshja për themelimin dhe përbërjen e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë nuk është arriturende. Integrimi i gjykatësve serb në institucionet gjyqësore të Kosovës ende nuk ka filluar. Marrëveshjet për energjidhe telekomunikacion janë arritur por implementimi po shkon shumë ngadal dhe me vështirësi (sidomos në teleko-munikacion).

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

11

Page 12: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Arritja e Marrëveshjes së Brukselit i ka hapur rrugë Integrimit Evropian të Serbisë. Gjatë samitit të qershorit, Këshilli i Evropës miratoi fillimin e negociatave për anëtarësim me Serbinë, e që ndodhi kur u mbajt konferenca e parëndërqeveritare më 21 janar 2014. BE-ja e adoptoi një kornizë të negociatave ku Kapitulli 35 ka një rol të rëndësishëm.Kapitulli 35 në përgjithësi i rezervuar për “Çështje të tjera”, ndërsa në rastin e negociatave me Serbinë kryesisht do t’ikushtohet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ky kapitull, bashkë me kapitujt 23 dhe 24 që flet për sigurinëdhe drejtësinë që do të hapën të parët dhe do të mbyllen të fundit. Për më tepër, implemetimi i detyrimeve që dalin ngakapitulli 35 do të udhëhiqen nga Shërbimi i Jashtëm Evropian, dhe jo nga Komisioni Evropian. Për më tepër, është eqartë se pronësia mbi procesin e pranimit bie mbi Bashkimin Evropian, Komisioni do të ndaj kapital, duke përfshirërolin prominent që luan Berlini. Në njërën anë është mjaft pozitive për një dialog me Prishtinën, por mund të ketëefekte negative në harmonizimin e ligjeve dhe reformave të brendshme me Serbinë. Më konkretisht, ka një frikë sedemokratizimi dhe Evropianizimi do të vendosën në plan të dytë dhe se Serbia do t’i bashkohet BE-së për qëllimestrategjike. Edhepse korniza e negociatave nuk definon kushte specifike në lidhje me normalizimin e marrëdhënieveme Prishtinën, supozohet se aty perfshihet respektimi i marrëveshjeve, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal qëpërfshinë edhe Kosovën, bashkëpunimi me EULEX-in, si dhe rifillimi i negociatave në mirëbësim në mënyrë që tëpërfundohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve me përfundimet ligjore dhe detyruese. Për momentin zyrtarët elartë nuk e kanë përmendur kërkesën për njohjen e Kosovës nga Beogradi, por një gjë e tillë nuk përjashtohet për tëardhmen.

Sa i përket Kosovës, konkluzionet në marrëveshjen e Brukselit kanë bërë që të ketë progres në procesin e IntegrimitEvropian, por më pak se në rastin e Serbisë. Vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes historike, Komisioni Evropianpropozoi hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, siç konfirmoi Këshilli i Evropësnë takimin e qershorit. Negociatat filluan në tetor dhe përfundimet nga këto negociata pritet të dalin në verën e vitit2014. Për dallim me MSA-të tjera që duhet të ratifikoheshin nga të gjitha vendet anëtare, me rregullat e reja që hynënë fuqi me traktatin e Lisbonës, më nuk do të ketë nevojë për këtë procedurë.Pasiqë BE-ja e ka marrë statusin epersonit juridik, marrëveshjet e tilla të nënshkruara nga ajo nuk do të ketë nevojë të ratifikohen nga vendet anëtare tësaj. Për këtë procesi i pranimit për Kosovën do të ishte shumë më i lehtë duke pasur parasysh se pesë vende anëtarenuk e kanë njohur ende atë dhe procesi i ratifikimit në këto pesë shtete ka pasur shumë gjasa që të bllokohej. Me-gjithatë, marrëveshja për anëtarësim, nëse dhe kur të ndodh, duhet të kaloj për ratifikim në të gjitha vendet anëtare.

Viti 2013, në një farë mënyre ka qenë një vit historik sa i përket marëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, sikursepër procesin e integrimit Evropian për Ballkanin Perendimorë. BE-ja në regjistrat e saj të politikës së jashtme, zako-nisht e mbushur me nota mesatare, shënoi një sukses enorm. Megjithatë, është jo-reale të pritet që do të ketë progrestë madh në drejtim të normalizimit të marëdhënieve në vitin 2014 ose edhe në integrime Evropiane. Zgjedhjet do tëmbahen së pari në Serbi (në mars), pastaj në BE (në maj) e më në fund në Kosovë (në qershor). Gjatë kësaj periudhetë paktën njëra nga tri palet nuk do të jetë e aftë të vendos më kapacitet të plotë, që në fakt do të thotë se vështirë qëdo të bëhet ndonjë hap përpara. Për më tepër, për dallim nga Serbia dhe Kosova, vendimmarrësit e të cilave nuk do tënguten të marrin vendime të nevojshme, por gjithmonë të pafavorshme për palën tjetër, BE-ja do të preokupohet mezgjedhjet e brendshme dhe krizën në Ukrainë në sferen e jashtme. Nësë situata në terren nuk përkeqësohet drastikisht,në vitin 2014 Ballkani Perendimor do të vendoset në “autopilot” derisa kushtet nuk arrihen për të kaluar në fazentjetër.

Pra, në fund të vitit 2014, krejt çka mund të presim është implementimi i marrëveshjeve të arritura, edhepseeksperienca na ka mësuar se në Ballkanin Perendimor skenari më i mirë rrallë ndodh në praktikë. Përderisa,marrëveshjet si me Serbinë për anëtarësim, ashtu edhe me Kosovën për pranim, do të zhvillohen në masë të madhenë vijë me dialogun për normalizim, mirëpo edhe në këtë front nuk është realiste të priten hapa të mëdhenj përparapërveç atyre që tanimë janë ndërmarrë.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

12

Page 13: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Implikimet rajonale të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe “Marrëveshja e parë mbi Parimet e Qeverisjes sëNormalizimit të Marrëdhënieve”

Përveç marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar në vitin 2013, e ashtuquajtura marrëveshja e fusnotës u arrit në mars2011 për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale Ballkanike. Paraprakisht Kosova është përfaqësuar në takimetrajonale nga UNMIK-u, që ishte themeluar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas luftës së vitit1999. Përderisa kjo ishte bërë e papranueshme nga ana e Prishtinës pas shpalljes së pavarësisë, Beogradi insistontenë prezencën e UNMIK-ut duke e bllokuar në këtë mënyrë Kosovën në strukturat rajonale. Marrëveshja ka një vlerë tëkonsiderushme praktike dhe ekonomike dhe në sferen politike në Kosovë kjo është përceptuar si një hap para drejtsovranitetit të plotë. Për Serbinë kjo përfaqësonte një vërtetim për opinionin e saj publik se dialogu do të respektonteqendrimin e Serbisë ndaj statusit të Kosovës. Së fundmi për BE-në fusnota u përshendet si sukses i fuqisë së tyrenormative duke kapërcyer mentalitetin bllokues ballkanik.

Tema kryesore e bisedimeve mes dy palëve kryesisht ishte e lidhur me emrin, prezantimet, dhe nënshkrimet në inicia-tivat e organizatat ndërkombëtare ku Kosova veç merr pjesë. Edhepse provizioni i parë i marrëveshjes së arritur përpërfaqësim dhe bashkëpunim rajonal thotë se të dy palet rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për bashkëpunim efektivdhe gjithëpërfshirës rajonal , pala serbe nuk është përkushtuar që të përkrahë përfshirjen e Kosovës në iniciativatrajonale të cilat deri më tani nuk ka marrë pjesë, ose të distancohen nga pengesat për këto përpjekje. Megjithatë,edhepse deri më tani kjo nuk ka qenë lehtë e arritshme, pika 10-të e marrëveshjes i ofron disa mundësi për Kosovënqë në të ardhmen t’i lejohet anëtarësimi në ato iniciativa rajonale që deri më tani nuk ka marrë pjesë.

Në anën tjetër, negociatorët kosovar janë përpjekur që të zgjidhin këtë çështje pas përfundimit të marrëveshjes. Gje-gjësisht përderisa negocionin për implementimin e disa provizioneve të Përfundimeve të Marrëveshjes për Mena-xhimin e Integruar të Kufijve (IBM) gjatë mbledhjes së katërt të grupit për implementim, të mbajtur më 29-30 nëntor2012, ata e kushtëzuan pajtimin e tyre mbi procedurat për shkëmbim të informacioneve brenda Protokollit Teknik mepranimin e tyre si anëtarë në organizatat rajonale që kanë të bëjnë me IBM (MARRI dhe SELEC) të cilën pala serbe erefuzoi. E njëjta ndodhi më 17 prill 2013 kur Serbia i pranoi 15 provizionet e Marrëveshjes se Parë mbi Parimet eQeverisjes së Normalizimit të Marrëdhënieve me përjashtim të atyre provizioneve që e lidhin çështjen e policisë nëveri të Kosovës me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Intepretimi i marrëveshjes së arritur për përfaqësim rajonal paraqiti një sfidë të re e që u shfaq menjëherë pas arritjessë saj. Teksti i marrëveshjes nuk specifikonte nëse fusnota që e shoqëron emrin Kosovë duhet të qëndroj në pllakatqë shërbejnë për të identifikuar pjesëmarrësit e mbledhjes. Kështu, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtmetë Serbisë e lëshuan takimin e Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt me 16 mars 2011 në Sarajevë,pasiqë nuk kishte fusnota në pllakat e përfaqësuesve të Kosovës, përderisa përfaqësuesit e institucioneve dhe OJQ-vetë Kosovës në të njëjtën ditë, e lëshuan takimin në Beograd i organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Zhvillimit të ShoqërisëCivile (BCSDN) dhe Programi për Shoqëri Civile i Bashkimit Evropian (Asistencë Teknike për Organizatat Joqeveritare – TACSO), sepse fusnota ishte shkruar në pllakat që i përfaqësonte ata.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

4

5

5

6

6

7

7

8

8

4

Analiza në vijim ështe e bazuar kryesisht në dokumentet zyrtare në dispozicion mbi negociatat Kosovë-Serbi, marrëveshjet e përfunduaradhe zotimet e bëra. Një burim tjetër i informatave janë iniciativat rajonale, të dhënat mbi anëtarësinë e tyre dhe aktiviteteve të qasëshmenë internet, si dhe intervista me përfaqësuesit e një numri të iniciativave që përfshinë Kosovën dhe Serbinë.

Marrëveshja për Përfaqësim dhe Bashkëpunim Rajonal u arrit më 24 shkurt 2012 në Bruksel në raundin e nëntë të bisedimeve mes përfaqësuesve të Serbisë, Kosovës dhe BE-së. Pika 10: “Organizata Rajonale në këtë kontekst do të konsiderohen të gjitha organizimet dhe marrëveshjet e ardhëshme ndërqeveritare me qëllim të promovimit të bashkupnimit dhe integrimit në Ballkan. Takimet rajonale do të përfshijnë të gjitha takimet e këtyre organizatave, si dhe strukturat ad hoc dhe takimet jo-formale me qëllime të ngjashme. Përveç kësaj, këtu përfshihen takimet me institucionet e BE-së në kuadër te agjendës Evropiane. Për më shumë shiko një rishikim të iniciatives që merret me punët e brendshme dhe gjyqësore të dhëna në Aneksin 1, fq. 4 Marrëveshja e Parë mbi Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marëdhënieve, e miratuar më 19 prill 2013 në Bruksel pa pikën e konstestuar.

13

Page 14: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Pas kësaj Qeveria Serbe adoptoi disa udhëzime që përfaqësuesit e saj mos të marrin pjesë në mbledhjet kupjesëmarrësit nga Kosova janë të përfaqësuar me pllaka ose material punues që nuk përmbajnë fusnoten.Sjellja e tillë e përfaqësuesve të trupave diplomatike të Republikës së Serbisë në pajtim me këto instruksione doli qëmund të shkaktoj dëme në marrëdhëniet e jashtme të Serbisë dhe vazhdimin e procesit të Integrimit Evropian. Përkëtë arsye u pranua që në pllakat përpara përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës të qëndroj vetëm shenja‘Kosova*’ pa e shkruar tekstin që e shoqëron fusnotën. Për këtë arsye, në një seksion të mbajtur më 2 shtator 2012,Qeveria e Serbisë adoptoi një “udhëzim të ri të Sjelljes se Përfaqësuesve të Shtetit të Republikës së Serbisë nëMbledhjet e Dedikuara Bashkëpunimeve Specifike Rajonale në të cilat janë prezent përfaqësuesit e PISG Prishtina”. Adoptimi i udhëzimeve të reja i eliminoi interpretimet e ndryshme që lidhen me implementimin e marrëveshjes sëarritur dhe e mundësoi respektimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit në pajtim me interpretimin e BashkimitEvropian.

Megjithatë, pala serbe qëndroi në pozitën e saj për përfaqësimin asimetrik të Kosovës me referim të qartë në Rezo-lutën 1244, si dhe Mendimit Këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Shpalljen e Pavarësisë sëKosovës. U konsiderua se shpronësimi i UNMIK-ut do të çonte në shuarjen e Rezolutës 1244, të Këshillit të Siguri-mit të OKB-së.Deri më tani, ky aranzhim ka mundësuar që UNMIK-u të vazhdoj të marr pjesë në mbledhjet e organiza-tave dhe iniciativave rajonale bashkë me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, gjithashtu insiston se marrëveshjae arritur e inkurajon nikoqirin e takimit të shmang shfaqjen e simboleve kombëtare përveç simboleve të tyre dhe atotë BE-së.

Duke pasur parasysh këtë qëndrim të Serbisë dhe refuzimin e Kosovës që në asnjë mënyre mos të përfaqësohet ngapërfaqësues të UNMIK-ut, ose në prezencë të tyre, Pika e 6-të mund të komplikoj aktivitetet e organizatave regjionalenëse në to ka qenë palë nënshkruese në marrëveshjet ndërshtetërore. Kjo veç është problem në nënshkrimin eprotokollit shtesë për liberalizimin e mëtutjeshëm të CEFTA-s, ku nënshkruesi është UNMIKU në emër të Kosovës.Serbia nuk pranon ndryshimin e përfaqësimit të Kosovës përmes UNMIK-ut në traktatet ndërkomëbtare të përfun-duara paraprakisht, përderisa Kosova nuk pranon që të përfaqësohet përmes ndërmjetësuesve gjatë marrjes sëobligimeve të mëtutjeshme në traktatet ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në iniciativat rajonale dhe bashkëpunimi i dyanshëm mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisëdhe/ose Organizatave të Shoqërisë civile, Vetëqeverisjet Lokale, etj.

Duke marrë për baze analizën e të dhënave mbi anëtarësinë e Kosovës dhe Serbisë në iniciativat rajonale, task forcatose rrjetet në një mostër përfaqësuese prej 46 organizatave (rishikim i detajuar i dhënë në Apendiksin 1 ), shihetse Serbia merr pjesë me anëtarësi të plotë në 44 prej tyre dhe ka statusin e vëzhguesit në një. Kosova merr pjesë sianëtare e plotë në 20 dhe si vëzhgues në një iniciativë rajonale. Në këtë mënyrë, duke mos pas ushtri të rregullt e asMinistri të Mbrojtjes, Kosova nuk është e përfaqësuar në 6 iniciativat që përfshijnë strukturat ushtarake dhe tësigurisë.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

9

10

11

9

1011

12

12

Qeveria ka adoptuar më 20 dhe 29 mars 2012 vendimin mbi adoptimin e “udhëzim të ri të Sjelljes se Përfaqësuesve të Shtetit të Republikëssë Serbisë në Mbledhjet e Dedikuara Bashkëpunimeve Specifike Rajonale në te cilat janë prezent përfaqësuesit e PISG Prishtina” i pasuarnga një listë e organizatave dhe iniciativave dedikuar bashkëpunimit rajonal në Evropen Juglindore. Siç citohet në Raportin mbi Procesine Tanishëm të Dialogut Teknik, fq. 18Ibidem.Pika 6 e “Aranzhimet lidhur me Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal,” thotë: Sa u përket modifikimeve të marrëveshjeve eksistuese të nënshkruara nga UNMIK-u, asgjë në ato përfundime nuk do të interpretohet ose paragjykohet për te drejtat ligjore të UNMIK-ut. Një përfaqësues i UNMIK-ut do të ftohet në mbledhjet e organizuara brenda kornizave të aranazhimeve në të cilat është palë nënshkruese.Varet prej UNMIK-ut nëse do të ndjek ndonjë mbledhje të veçantë.Aneks 1: Taskforcat dhe iniciativat e SEE në vitin 2014, bazuar në planifikimin e iniciativave rajonale dhe task forcave në 2010 dhe “Pamje e përgjithëshme e iniciativave rajonale dhe task forcave në Evropën Juglindore”. Aneksi 3 i Strategjisë dhe Programit të Punës sëRCC 2014-2016 si dhe lajmeve në www.rcc.int në web faqet e iniciativave tjera rajonale. Kjo është një pamje e përgjithshme e iniciativaverajonale relevante në vitin 2014, që jep detaje për anëtarësine dhe rezidencën. Prezantimi I iniciativave i ndjek fushat si të grupuara nënombrellen e organizimeve rajonale ndërqveritare, Këshilli Rajonal për Bashkpunim, i themeluar më 2008 në Sarajevë, si pasardhës i Paktittë Stabilitetit për Evropën Juglindore

14

Page 15: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Në nëntë iniciativat që i bashkon Ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë, Kosova merr pjesë vetëm në njërën prejtyre. Në përgjithësi, pjesëmarrja e Kosovës në iniciativat rajonale është shumë më e vogël në krahasim me Serbinëdhe vendet tjera të Ballakanit Perendimor.

Megjithatë, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social, infrastrukturës dhe energjisë, ndërtimi i kapitalit njerëzor(edukim, kërkime dhe zhvillime, kulturë), bashkëpunim parlamentar, rritja e qeverisjes së mirë dhe fushat e bashkëpunimit të mbuluara nga dy organizata rajonale ombrellë, Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore, dukepasur një rol të madh në bashkëpunimin rajonal, dhe në Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, duke pasur rol koordi-nues, Kosova merr pjesë në 2/3 e këtyre iniciativave dhe është një pjesëmarrëse aktive në procesin e rrjetëzimit dhebashkëpunimit në rajon.

Duke pas parasysh madhësinë dhe fuqinë ekonomike të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces, bashkë me kapacite-tin administrativ dhe obiligimet financiare që imponohen në bashkëpunim, dhe fillimisht vullnetin politik për të bashkëpunuar, është e natyrshme që Serbia dhe Kroacia (edhe pas bashkimit me BE-në) janë shtyllë e kësajstrukture komplekse që është duke funksionuar dhe zhvilluar edhe më tutje.

Gjetjet e përgjithëshme mbi përfshirjen e pjesëmarrësve në këto procese dhe veçanërisht mbi bashkëpunimin e dyan-shëm mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet që shfaqen, dhe formulat e suksesëshme për t’i kapërcyer ato bazohen nëintervista me përfaqësuesit “mostër” të dymbëdhjetë përfaqësuesve të këtyre iniciativave.

Serbia dhe Kosova janë të përfaqësuara në mënyre të barabartë në 20 iniciativa në të cilat, në varësi të karakterit tëkëtyre iniciativave (marrëveshje ndërkombëtare, organizime ndërqeveritare, një rrjet i institucioneve qeveritare, orga-nizatat e shoqërisë civile, qeveritë lokale etj.) në përgjithësi bashëkpunojnë mirë. Në disa prej tyre, që nuk dominohennga institucione zyrtare, bashkëpunimi po zhvillohet mirë qysh nga fillimi, siç është rasti me Rrjetin e Asociacionevetë Autoriteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), ose Rrjeti Ballkanik i Zhvillimit të Shoqërisë Civile, ku incidentetë herepasëhershme kanë ndodhur kur këto forume rajonale janë përdorur për politizimin e çështjeve të përg-jithëshme teknike, si në rastin e parë - sfidat e decentralizimit, planifikimit urban, decentralizimit fiskal, efiçencës sëenergjisë, trajtimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza, turizmi i qëndrueshëm etj, ose në rastin e dytë - zhvillimi i shoqërisëcivile, qëndrueshmëria, transparenca, burimet e financimit, rrjetet rajonale, marrëdhëniet me autoritetet në nivelinkombëtar, bashkëpunimi në nivelin Evropian dhe sigurimi i mbështetjes së institucioneve Evropiane. Këto dy iniciati-va kanë filluar të punojnë në fillim të dekadës së kaluar me mbështetje të plotë të Serbisë dhe Kosovës dhe përfshirjene tyre të përbashkët në strukturat vendim-marrëse, duke lobuar për interesat e përbashkëta të target grupeve dhe përtë përfaqësuar organizatat para publikut.

Ky model ka qenë operativ në masë të madhe në rastet e iniciativave tjera që kanë pasur probleme të mëdha përshkak të pjesëmarrjes së institucioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë, deri në atë masë sa që aktivitetet e struk-turave rajonale janë përkushtuar ekskluzivisht aspekteve sektoriale, teknike dhe funksionale të bashkpunimit ku nukka pasur çështje të mëdha. Bashkëpunimet vazhduan me disa mungesa të herëpasëhershme të njërës nga dy palëtnë kohët e përkeqësimit të marrëdhënieve politike, përderisa nikoqirët e konferencave kishin qasje të ndryshmevarësisht prej asaj se a e ka njohur vendi i tyre pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Megjithësë komunikimi i mirënë mes të dy palëve tanimë është vendosur, ka pasur rezerva për të ngritur marrëdhëniet institucionale.

Deri tek Marrëveshja e Brukselit, instruksionet zyrtare nuk e kanë inkurajuar këtë lloj të lidhjes direkte, duke përfshirëvizitat e ndërsjella, mbështetje reciproke në aktivitete specifike, shkëmbimi i përvojave etj. Praktikisht, me përjash-time të rralla, ato iniciativa që kanë në anëtarësi të dyjat, Kosovën dhe Sërbinë, i janë shmangur mbajtjes së takimevetë niveleve politike në Kosovë ose në Serbi.

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

15

Page 16: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Për këtë, të gjitha konferencat vjetore ndërministrore në fusha të ndryshme vazhdimisht janë mbajtur, organizuar madje edhe financuar nga marrëdhënie ndërshtetërore ose kontraktuese siç është Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA), ose Traktati i Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore (SEETO), dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Përfaqësuesit e Kosovës kanë munguar vetëm në vitin 2012, pak pas adaptimit të Aranzhimeve në lidhje me Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal, në takimin ministror në Beograd, në një kohë kur mbishkrimet në pllakat përfaqësuese nuk kishin arritur marrëveshjen përfundimtare.

Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të del të jetë kyç në arritjen e anëtarësimit në disa prej iniciativave rajonale që organizohen nën patronatin e tyre. Një shembull është mungesa e Kosovës në Rrjetin e Shën-detësisë së Evropës Juglindore (SEEHN), ku as rrjeti nuk ka marrë iniciativën që të ftoj Kosovën, e as Kosova nuk ka aplikuar që t’i bashkohet. Pjesë e shpjegimit mund të jetë fakti se Kosova nuk është e anëtarësuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), sponsori kryesor i këtij rrjeti.

Duke u bazuar në këtë parim, ende nuk është arritur marrëveshja e plotë për transformimin e Observatorit të Transpor-tit të Evropës Juglindore, e konstituuar në vitin 2004 nën patronatin e Paktit të Stabilitetit për Evropen Juglindore dhe BE-së, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit i nënshkruar nga të gjithë vendet e Ballkanit Perendimor dhe UNMIK-u në emër të Kosovës , në Traktatin e Komunitetit të Transpotit të EJL (TCT), bazuar në një kontratë ndër-shtetërore. Serbia nuk pranon që kjo kontratë të nënshkruhet nga Kosova si palë dhe në këtë mënyrë Komuniteti i Transporitit të bëhet rasti i parë i ngritjes së marrëdhënieve kontraktore mes Kosovës dhe BE-së. Për më tepër, vendet e BE-së kanë rezerva në lidhje me disa çështje teknike, jo edhe aq të pakapërcyeshme, dhe disa prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën gjithashtu nuk e pranojnë përfundimin e marrëdhënieve kontraktore me Kosovën.

Pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, që do të përfaqësonte marrëdhënie të përbashkëta kontraktore, mund ta lehtësoj zgjidhjen e këtij problemi dhe fundi i këtij viti përmendet si afat i mundshëm. Në mënyrë që të mos rrezikohet çka tashmë funksionon mirë, aplikohej qasje më pragmatike. Pa marrë parasysh se Kosova e ndërroi emrin në pjesëmarrjet në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal nga përfaqësimi përmes UNMIK-ut në përfaqësimin si Kosova* (me fusnotën që korrespondon) në Komitetin e Investimeve të Evropës Juglindore (si pjesë integrale e RCC), Kosova ka mbetur me status të vëzhguesit duke marrë pjesë në mënyrë të barabartë me përfaqësuesit e Serbisë dhe të vendeve tjera të rajonit. Rrjedhimisht Kosova është një nga aktorët në formulimin dhe adoptimin e Strategjisë për Evropën Juglindore 2020 duke marrë të gjitha detyrimet që dalin nga ajo. Në disa iniciativa rajonale Kosova vazhdon të përfaqësohet nën patronatin e UNMIK-ut, në disa si vëzhgues, në të tjerat pa ndryshime thjeshtë si institucione, organizata, ose qeverisje lokale të Kosovës, ndërsa në shumicën e rasteve statusi i saj riemërohet në bazë të marrëveshjes. Edhepse UNMIK-u ende figuron formalisht në disa iniciativa, duke pasuar provizionet relevante të marrëveshjes, ai nuk merr pjesë në mbledhje por dërgon letër falenderuese.

Përshtypje e përgjithëshme është se Kosova dhe Serbia janë aktive në iniciativat që ato marrin pjesë. Serbia ka kapa-citete institucionale solide dhe mund të ndajë disa eksperienca dhe ekspertiza të mira me shumë pjesëmarrës të rajonit, përderisa Kosova lufton për tu konfirmuar si e barabartë në forumet rajonale. Edhepse Kosova është më pak e zhvillu-ar se shumica e pjesëmarrësve tjerë, ajo tregon vullnet të madh për të marrë përgjegjësi për përmirësimin dhe ndry-shimin në fusha të ndryshme të politikës. Kjo është posaçërisht evidente në fushat që lidhen me implementimin e Strategjisë së EJL 2020. Kështu procesi i mësimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira gjithmonë kryhet në të dy drejtimet pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit të aktorëve të ndryshëm. Për shembull, në rastin e rrjetit të asocia-cioneve të qyteteve dhe komunave, edhepse me rrjetin më të dobët, Kosova ka shumë për të ofruar (p.sh program të sukseshëm buxhetor për komunitetet lokale) . Është evidente që ndikimi reciprok, raportimi i përbashkët, etj., i përmirëson aktivitetet e asociacioneve dhe autoriteteve lokale në rajon.

13

13 Sipas përgjigjeve në pyetjet nga intervista, Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të EJL (NALAS)

16

Page 17: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Projektet zhvillimore multilaterale i bashkojnë pjesëmarrësit dhe i nxisin që të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të bashkëpunojnë, rrjedhimisht, vlerësimi i përgjithshëm është se ndërveprimet e tyre janë në rritje. Megjithatë, bash-këpunimi mes dy palëve kryesisht inicohet në proaktivitet të iniciativave rajonale dhe trupave të tyre punues që propo-zojnë dhe inkurajojnë aktivitetet në të cilat të dy palet marrin pjesë dhe kontribojnë. Gjithashtu organizatat rajonale kanë konsideruar se pjesëmarrësit nuk duhet të përfshihen në situata që bartin rreziqe politike (eventet nuk zhvillohen në Serbi dhe Kosovë, shërbimet e marrëdhënieve me publikun përgatisin me kujdes komunikatat, shpalljet, materialet e printuara, prezentimet vizuale dhe dosjet, është zvogëluar pjesëmarrja e disa palëve në disa konferenca ku janë shfaqur presione politike, etj.). Me fjalë të tjera, formula e pranueshme për të gjitha bashkëpunimet që lidhen me çështje teknike është krijuar. Ku ka pas interes për regjionin, kryesisht zhvillimi i sektorëvë, politikave dhe standardeve të caktuara, palët kanë pas bashkpunim. Ky është një tregues se nuk ka dallime mes Kosovës dhe Serbisë kur i qasen donatorëve për iniciativa rajonale edhe në fusha të rëndësishme si tregtia, hulumtimet dhe zhvillimi, etj.

Roli i iniciativave rajonale në zgjidhjen e çështjeve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë ose çështjet me interes të përbashkët

Dy shembuj të mirë të ndikimit pozitiv të iniciativave rajonale sektorale në bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Serbisë janë në fushën e energjisë dhe transportit.

Me ndërmjetësim nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) dhe BE-ja, në shkurt 2014, CEO-të e kompanive nënshkruan një marrëveshje mes dy operatorëve të sistemit të transmisionit (Rrjeti i Energjisë i Serbisë dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit në Kosovë) . Misioni i Komunitetit të Energjisë për avancimin e bashkëpunimit dhe zgjidh-jen e konteksteve në mes të nënshkruesve të ECT është themeluar në rastin konkret. Kjo marrëveshje detyruese ligjore mundësoi që të arrihen marrëveshje tjera mes të dy operatorëve mbi mekanizmin e kompenzimit në kornizën Evropi-ane të rrjetit të operatorëve të energjisë elektrike dhe ofroi mundësinë për një përdorim më efikas të kapacitetit të transmetuesve me vendet fqinje nënshkruese të ECT. Marrëveshja paraqet një moment historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë, duke pasur edhe një domëthënie më të gjërë rajonale. Janez Kopac, drejtor i ECS tha pas nënshkrimit: “Marrëveshja nuk është vetëm e rëndësisë bilaterale. Do të zhbllokoj shumë penge-sa serioze që deri më tani e kanë penguar integrimin rajonal të tregut të energjisë në Evropen Juglindore.

Një tjetër shembull nga lista e projekteve me prioritet të ripërtrira çdo vjet nga SEETO është harmonizimi i aplikimeve suksesive të Serbisë dhe Kosovës për fiancimin e studimit të fizibilitetit për dy seksione të rrugës së përbashkët që lidh Nishin me Prishtinën. Kështu, pas marrëveshjes për përfaqësim rajonal, Serbia ka aplikuar për fonde në Kornizën Investive për Ballkanin Perendimorë (WBIF), në raundin e dhjetë të miratimit të projektit Nish-Merdare, dhe Kosova në raundin e njëmbëdhjetë për shtesën e rrugës Merdare-Prishtinë (Nish-Prishtinë është rruga e 7-të e rrjetit të rrugëve me rëndësi rajonale që lidh korridorin e 10-të me Detin Adriatik dhe Portin e Durrësit).

Procesi i Integrimit Evropian do të manifestoj fuqinë e tij më të madhe përmes parimit të “litmusit të palës së tretë”. Korniza e dhënë nga BE-ja në disa politika të caktuara është komponenta më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe i jep një drejtim dhe kuptim aktiviteteve në nivelin rajonal.

Për shembull, prezantimi i standardeve Evropiane, harmonizimi i politikave, prezantimi i planifikimit sektoral për vendet kandidate dhe vendet kandidate potenciale, adresimi i disa problemeve më të gjëra rajonale, etj.Transmisionet elektrike të Serbisë dhe Kosovës nënshkruajnë kornizën e paktit – Komuniteti i Energjisë 21 shkurt 2014 http://powermarket.seenews.com/news/serbia-kosovo-electricity-tsos-ink-framework-pact-energy-community-406113.Transmisionet elektrike të Serbisë dhe Kosovës nënshkruajnë kornizën e paktit – Komuniteti i Energjisë 21 shkurt 2014 http://powermarket.seenews.com/news/serbia-kosovo-electricity-tsos-ink-framework-pact-energy-community-406113Raportimi vjetor i WBIF, fq.30 http://www.wbif.eu/uploads/lib_document/attachment/373/WBIF_Annual_Report_2013_-_17_March_2014.pdfKy projekt është përmendur gjatë negociatave për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë në mes të ish kryeministrit Daçiq dhe Kryeministrit Thaqi

14

14

15

16

16

17

17

18

18

15

17

Page 18: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Në nivelin joformal, bashkëpunimi i Serbisë dhe Kosovës është në rritje, bile edhe duke shkëmbyer dokumente që lidhen me pranimin në BE. Përderisa iniciativat rajonale përdorin metoden e hapur të koordinimit – OMC , si një prak-tikë e mirë e BE-së, rezultatet janë vlerësuar si pozitive. Në përputhje me rrethanat, korniza e politikave të BE-së, procesi i asocimit dhe pranimit, dhe metoda e qeverisjes e BE-së kanë treguar të janë pjesa më e fortë e ndikimit në iniciativat rajonale, diku eksplicite dhe programatike , diku implicite dhe empirike.

Përfundimi i përgjithshëm është se në takimet rajonale, multilaterale, përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës punojnë mire së bashku, shpesh në mënyra shumë inovative. Kjo ka ndikuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian në avancimin e Integrimit Evropian ku niveli pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit në iniciativat rajonale dhe progresi në sektorë të caktuar që kryhen përmes programeve rajonale, vlerësohet shumë. Sa i përket profesionalizmit në të gjitha sektoret, nën sektoret dhe politikat, ekziston një mirëkuptim i plot i dyanshëm. Megjithatë, kur është fjala për marrëdhëniet në iniciativat rajonale, përfaqësuesit serb i pranojnë kolegët nga Kosova si realitet të nevojshëm, por ata nuk janë të gatshëm t’i kapërcejnë dallimet dhe të bashkëpunojnë sinqerisht. Në anën tjetër, zyrtarët Kosovar, pas rregullimit të përfaqësimit të tyre rajonal, sidomos në periudhat e inicimit dhe negocimit, shpesh kanë përdorur takimet rajonale si forume politike, edhe kur këto i janë kushtuar çështjeve teknike dhe çështjeve shumë të ngushta sektorale.

Thënë në përgjithësi, mund të biem në përfundim se pjesëmarrja e përbashkët në programet rajonale, duke u bazuar në interesat individuale të anëtarëve të tyre, e forcon bashkëpunimin dhe komunikimin që në mënyre indirekte i inkura-jon iniciativat dhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale. Iniciativat rajonale janë platforma multilaterale (teknike ose politike) ku Serbia dhe Kosova takohen, diskutojnë dhe shkëmbejnë pozicionet e tyre në nivele institucionale. Secili përafrim i pozicioneve apo marrëveshje e arritur kontribon në ndërtimin e besimit mes dy popujve, si dhe në mes institucioneve. Në mënyrë indirekte dhe shpesh në mënyre direkte kontribon në krijimin e atmosferës që lejon disku-time normale për çështjet me rëndësi të dyanshme.

Drejt një përspektive të përbashkët Evropiane

Përfshirja paradigmatike e BE-së në Kosovë dhe Serbi është pa mëdyshje për t’i sjellë ata në familjen Evropiane.Duke e pasur Ballkanin Perendimor në prag të tyre, BE-ja është e përkushtuar që të zbatoj agjenden e saj strukturale në regjion. Duke qenë një test për ESDP-në, konkretisht për ndryshimet e pas Traktatit të Lisbonës, Serbia dhe Kosova përçojnë një praktikë të mëtutjeshme për një përfshirje direkte të BE-së. Për më tepër, roli instrumental i BE-së në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është reflektim i rolit mbi të cilin është ndërtuar BE-ja. Megjithatë rruga drejt shtëpisë Evropiane nuk është edhe aq e lehtë sa duket. Debati i zgjerimit të Bashkimit Evropian në mes të viteve 2000, pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, ka pasur një ringjallje pas krizës Evropiane dhe vazhdon edhe më tej derisa BE-ja provon të gjej një rrugëdalje nga ajo. Për më tepër, mbështetja publike në Evropën Perendimore (konk-retisht në Gjermani, Holandë dhe Austri) është e ulët në lidhje me zgjërimin e mëtutjeshëm.

Në raport me Kosovën, BE-ja do të ballafaqohet me zgjidhje të mëtutjeshme dhe aranzhime kreative (p.sh zgjidhja me fusnotë tek përcaktimi i emrit, aranzhimet politike të ndërtuara në parimet/konceptet që janë të zhveshura nga karakte-risitkat e sovranitetit, etj.) për t’i adresuar dallimet e tyre të brendshme dhe paaftësinë e tyre për të gjetur zgjidhje në lidhje me statusin e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj kontrakore me BE-në në të ardhmen. Duke u bazuar në kornizën ekzistuese ligjore të BE-së, edhe nësë Kosova e nënshkruan MSA-në, do të ishte ndryshe nga MSA-ja e nënshkruar me shtetet tjera të Ballkanit Perendimor.

Metoda e hapur e koordinimit (OMC) është relativisht e re dhe masat ndërqeveritare të qeverisjes në BE, duke u bazuar në bashkëpunimin vullnetar të anëtarëve të saj. Metoda e hapur mbështetet në mekanizmat e “ligjeve të buta” siç janë udhëzimet dhe treguesit, krahasimet dhepraktikat më të mira. Kjo do të thotë se nuk ka sanksione zyrtare për të ngathtët, por efektiviteti i metodës mbështetet në presionin e kolegëve sepse asnjë shtet nuk dëshiron që të shihet si më i dobëti në një fushë të politikës.Bazuar në përgjigjet e dhëna në intervistën e paraqitur nga Qendra për Mësime Ndërmarrëse e Evropës Juglindore

19

20

19

20

18

Page 19: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Nuk mund të krahasohet me marrëveshjet që BE i bën me “entitetet” që nuk janë shtete, e që nuk janë në Evropë dhe rrjedhimisht nuk synojnë të integrohen në BE. Kosova në anën tjetër duhet t’i përfundojë detyrat e saj duke u fokusuar së pari në sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. Adresimi i sfidave shoqërore siç është papunësia e të rinjëve dhe reforma në arsim mbeten kyçe për të ndryshuar regjimin e vizave.

Deri më tani BE-ja ka treguar se është duke i investuar të gjitha kapacitetet, burimet dhe energjinë në mbajtjen e një qëndrimi neutral gjatë dialogut dhe implikimet potenciale të tij në të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në BE. Në njërën anë, kjo i ka adresuar ndasitë e brendshme në çështjen e Kosovës që mbetet shteti i vetëm në të cilin BE-ja ka eksperi-mentuar me masa ligjore se si të krijoj marrëdhënie me një shtet pa e trajtuar atë si të pavarur dhe sovran. Në anën tjetër neutraliteti ka lënë hapsirë për interpretim të dyfisht nga ana e politikanëve Kosovar dhe Serb të cilët iu kanë ofruar përbërësve të tyre nacional shpjegime të ndryshme mbi implikimet e dialogut dhe marrëdhënieve me BE-në më gjërsisht. Gjatë fazave të ardhshme të negociatave për pranim, BE-ja do të jetë nën presion që të jetë më specifike, më direkte dhe të mos ket dykuptimësi në kushtet e tyre për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se si anëtarësimi në BE i Kosovës dhe Serbisë do të vazhdohet.

Në lidhje me dialogun që ka dalë nga bisedimet e ndërmejtësuara nga BE, sfida kryesore për integrim në BE mbetet ndikimi i dialogut të përhapet tek popullata e të dy vendeve në mënyrë që e gjithë përpjekja të mos mbetet vetëm një pakt i elitës por të shërbej për pajtimin e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi. Dialogu është një proces mësimi dhe për këtë është shumë i rëndësishëm. Çështja e veriut është çështje shume e rëndësishme e implementimit të sukseshëm të Marrëveshjes së Brukselit. Serbët e Kosovës ende nuk janë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj duhet gjetur mënyra për t’i përfshirë ata, si dhe për tu zgjuar interesin në lidhje me këto çështje. Çështja kryesore sot paraqet një konsensus të zbrazët të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit, përderisa progresi real në terren ka qenë i ngadalshëm, dhe për shkak të paqes së vazhdueshme, duhet të bëhen përpjekje për bashkëpunim intensiv. Marrëveshja e Brukselit jep mundësinë që të intensifikohen marrëdhëniet mes aktorëve të ndryshëm në nivelet lokale, edhepse një problem i madh është mungesa e një debati të hapur publik në çështjet e Marrëveshjes së Brukselit dhe decentralizimit të procesit të vendim-marrjes.

Komunikimi është çelësi për fillimin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Veçanërisht me rëndësi është bashkëpunimi i qyteteve dhe komuniteteve që i përkasin zonës gjeografike dhe ekonomike të njejtë. Megjithatë, nuk ka vullnet të mjaftueshëm ekonomik dhe politik për të filluar bashkëpunimin. Sa i përket rolit të Asociacioneve të Qyteteve dhe Komunave në Kosovë dhe Serbi, ata duhet të punojnë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve mes komuniteteve lokale në Kosovë dhe Serbi.

Duke pasur parasysh eksperiencat e mëhershme, është e qartë se keto efekte të jashtme janë katalizator të bashkëpu-nimit mes Kosovës dhe Serbisë. Iniciativat rajonale paraqesin një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e marëdhënieve të brendshme në Ballkanin Perendimor dhe i inkurajojnë njerëzit që t’i zgjidhin problemet në terren së bashku, si dhe të ndërtojnë besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Një shtytje e madhe për përforcimin e iniciativave rajonale është se fondet e IPA-së për bashkëpunim rajonal janë dyfishuar, që do të mundësoj forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal.

Përkundër fazave të ndryshme që ekzisotjnë në procesin e Integrimit Evropian, Kosova dhe Serbia ndajnë një numër të pikave ku lidhen dhe për këtë rekomandohet që ato të bashkëpunojnë në një numër të madh të fushave.Para së gjithash, është imperativ që të gjitha marrëveshjet që janë marrë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE të respektohen. Njohja e dokumentave bilaterale (p.sh diplomat universitare) duhet të dërgohet në nivele më të larta të bashkëpunimit, në nivele insititucionale të edukimit me ligjerata, seminare dhe shkëmbime të tilla ndër-universitare. Për më tepër, bashkëpunimi i Serbisë për shuarjen e plotë të strukturave paralele në veri është esencial.

19

Page 20: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Më tej Kosova mund të ndjek shembullin e Serbisë në procesin e liberalizimit, si dhe të privatizimit. Kosovës i janë bërë kërkesa më strikte për të drejtat e pakicave. Kjo eksperiencë mund të përdoret nga Serbia në rrugën e saj për një përfshirje më të madhe të pakicave.

Për më tepër, bashkëpunimi duhet të zgjerohet në nivelet lokale të qeverisjes në mes të dy vendeve. Eksperienca e Serbisë me decentralizminin fiskal, si dhe eksperienca e Kosovës me të drejtat kulturore dhe gjuhësore në procesin e decentralizimit janë të shfrytëzueshme në praktikë. Së fundmi, insisitimi i BE-së në prioritete afatshkurtra siç është dialogu me Serbinë dhe stabiliteti politik në të dy vendet, nuk duhet ta vë në hije dhe/ose t’i rrezikoj prioritetet tjera fundamentale të Integrimit Evropian duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe luften kundër korrupsionit. BE-së i sugjerohet që të mbajë qëndrime të forta sa i përket çështjeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe në të njejtën kohë, të caktoj synime dhe pritje realiste për tu plotësuar.

Përfundime dhe rekomandime

Niveli i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Perspektiva Evropiane për vendet e rajonit në masë të madhe kushtëzohet nga politika rajonale e BE-së drejt normalizim-it të marrëdhënieve mes anëtarëve individual të iniciativave rajonale, në këtë rast të Serbisë me Kosovën. Për këtë arsye çështjet e mbetura të dyanëshme duhet të vazhdohet të zgjidhen me dialog, me mbështetjen e BE-së dhe aktorëve tjerë ndërkombëtar, e posaçërisht rajonal, sepse formula është vërtetuar se është e suksesshme.

Secili vend i rajonit duhet të marr përsipër një rol aktiv për të udhëhequr iniciativat rajonale sepse kthesa ndodhë në kohën kur përfituesi bëhet pjesëmarrës aktiv në shkëmbim duke bartur të gjitha detyrimet. Kjo vlenë jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjitha vendet e rajonit.

Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

Forcimi i diplomacisë mes qyteteve mund të lehtësoj pajtimin dhe ndërtimin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet lokale kanë legjitimitet dhe veprojnë më shpejtë sidomos në çështjet ekonomike.Asociacionet e qyteteve dhe komunave në Kosovë dhe Serbi duhet t’i intensifikojnë marrëdhëniet e tyre dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre në nivelin e komuniteteve lokale.

Për të impelementuar me sukses Marrëveshjen e Brukselit, duhet të hapet debati publik mbi të githa pikat e marrëveshjes dhe të përfshihen edhe serbet e veriut në dialogun Kosovë – Serbi.

Intensifikimi i rrjeteve në mes të organizatave të shoqërisë civile të Serbisë dhe Kosovës, duke përmirësuar në këtë mënyre komunikimin mes komuniteteve lokale.

Shfrytëzimi i pjesëmarrjes potenciale në programet e BE-së Erasmus Plus në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave dhe edukimin kryesisht e të rinjëve, që mund të jenë motor për rindërtimin e besimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Rregullimi i çështjeve të dokumenteve të udhëtimit ka shtuar trafikun mes Kosovës dhe Serbisë, që e ka rritur arsyetimin për investime në rrugë dhe hekurudha. Paraqitja e përbashkët e të dy palëve do të lehtësonte rindërtimin e infrastruk-turës hekurudhore dhe fillimin e trafikut prej Kralevës drejt Prishtinës me të njejtat parime që përdoren në rindërtimin e rrjetit të rrugëve ku secila palë aplikoj për studim të fizibilitetit në WBIF për pjesën e rrugës së vet drejt Merdares.

20

Page 21: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

Niveli rajonal

Imperativi kryesor duhet të jetë mbajtja e vullnetit politik për të mbështetur iniciativat rajonale. Të gjitha të tjerat, përfshi këtu edhe mospajtimet bilaterale janë çështje për të cilat ka zgjidhje pragmatike brenda kornizës rajonale. Vendosja e këtij parakushti mund të ndihmojë që të zgjidhen çështje mes Kosovës dhe Serbisë në një numër të madh të fushave.

Është thelbësore që të sigurohet rrjedhë më e mirë e informacionit, si në mes të aktorëve vendor, si dhe mes iniciativave rajonale. Së bashku me të dhënat dhe harmonizimin e politikave, padyshim se do të ndikonte, në afat të gjatë, për të kuptuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Forcimi i programeve rajonale në përgithësi, dhe inkurajimi i aktiviteteve të veçanta me interes për një grup të vogël pjesëmarrësish në veçanti në kornizën e këtyre programeve, do të kontribonte në kapërcimin e pengesave dhe mospa-jtimeve mes anëtarëve.

Përfaqësim më i mire i përbashkët i rajonit, sidomos në institucionet evropiane, krijon një klimë të favorshme dhe forcon lobimin e përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për zgjidhje me interes të përbashkët (përvojat e mira të RCC, NALAS, SEETO, etj.).

Shembull i mirë i iniciativave nën-rajonale është Iniciativa Igman e formuar nga organizatat joqeveritare në këtë rajon. Ka kontribuar në pajtim dhe avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes qyteteve të Serbisë, Kroacise, Bosnje e Hercegovinës, dhe Malit të Zi. Si dhe dialogun civil mes Kosovës dhe Serbisë duke u marr me çështje te ndjeshme të marëdhënieve te dyanëshme në nivelin e shoqërive civile për disa vite me rradhë, para se këto çështje të bëheshin fokus i negociatave në mes zyrtarëve të të dyja anëve në 2011-ën. Si një shembull shume i suksesëshëm i bashkëpunimit ndërqeveritar nën-rajonal duhet të përmendet Komisioni Ndërkombëtar i Gjirit të Savas i cili mbledh Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë dhe Slloveninë. Mund të pritet që aranzhime të tilla nën-rajonale të ndodhin më shpesh, sidomos ato që fokusohen në menaxhimin më të mirë të burimeve natyrore.

21

21

21

Page 22: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

22

Ven

di

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Energji dhe Infrastrukturë

xx

x

x

x

xx

x

xx

x

x

xx

x

xx

x

x

xx

x

EC, R

CC

xvë

zhgu

esx

vëzh

gues

x

xHu

ngar

ia

x

x

x

Sllo

veni

a

xx

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

xx

Sekr

etar

iati

i Kom

unite

tit të

En

ergj

isë

(ECS

) - V

ienë

Inic

iativ

a R

ajon

ale

Obs

erva

tori

i Tra

nspo

riti p

ërEu

ropë

n Ju

glin

dore

(SEE

TO)

- Beo

grad

Sekr

etar

iati

i Pro

gram

it IS

IS- B

ruks

el

Shër

bim

i i p

ërba

shkë

t i zo

nave

sigu

rimit

(JSP

A) n

ë Ev

ropë

n Ju

glin

dore

- pe

riodi

ke

Kom

isio

ni N

dërk

ombë

tar i

G

jirit

të S

avës

(ISR

BC) -

Zag

reb

Qen

dra

Rajo

nale

e

Ambi

entit

për

Evr

opën

Q

endr

ore

dhe

Lind

ore

(REC

) Sze

nten

dre,

Hun

gari

Rrje

ti Re

gjio

nal i

Ade

rimit

për A

mbi

ent d

he K

limë

(ECR

AN) -

Vie

Sllo

veni

a,18

ven

de

tjera

Ev

ropi

ane

dhe

SHBA

Aneks:

Taskforcat dhe iniciativat e SEE në vitin 2014 – bazuar në planifikimin e iniciativave rajonale dhe task forcave nga RCC dhe përshkrimin “Një vështrim i përgjithëshëm i iniciativave dhe task forcave në Evropën Juglindore”, Aneksi III i strategjisë dhe programit të punës së RCC 2014-2016, si dhe lajmet në www.rcc.net dhe web faqet e iniciativave rajonale.

Page 23: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

23

Ven

di

Drejtësi dhe Punë të Brendshme

xx

x

x

xx

xx

xx

xx

xx

x

- x

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

x

- x

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

xx

xx

x

x

xx

x

xx

xx

xx

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Inic

iativ

a Ra

jona

le

Inic

iativ

a Ra

jona

le p

ër

Mig

raci

on, A

zil d

he R

refu

gjat

(MAR

RI) -

Shk

up

Inic

iativ

a Ra

jona

le a

ntiko

rrup

sion

(RAI

)- S

araj

evë

Qen

dra

e Ev

ropë

s Jug

lindo

re p

ër zb

atim

të L

igjit

(SEL

EC)

- Buk

ures

ht

Gru

pi K

ëshi

llues

i Pr

okur

orëv

e të

Evr

opës

Jugl

indo

re (S

EEPA

G)

- Buk

ures

ht

Asoc

iaci

oni i

She

fave

Polic

ise

për E

vrop

ë Ju

glin

dore

(SEP

CA) -

Sofj

e

Rrje

ti i G

rave

Pol

ice

(WPO

N)

- Pa

zyre

qen

dror

e

Sekr

etar

iati

i Kon

vent

ës p

ër

Bash

kpun

im P

olic

or i

Evro

pës

Jugl

indo

re (P

CC-S

EE S

ecre

taria

t)- L

ubla

Rrje

ti i P

roku

rorë

ve të

Ba

llkan

it Pe

rend

imor

(PRO

SECO

) - P

a se

li

Rrje

ti i S

hkol

lave

Jurid

ike

të E

JL (S

EELS

) - S

hkup

Sllo

veni

a,Hu

ngar

ia,

Aust

ria

Hung

aria

, Sl

love

nia

Hung

aria

,Sl

love

nia

Page 24: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

24

Bashkëpunimi në Siguri

xx

xx

xx

xx

xx

Sllo

veni

a

xx

xx

part

ner

xx

xx

x

xx

xx

x

xx

xRC

C,

UN

DP

xx

xx

xvë

zhgu

es

xx

xx

xIta

lia,

Ukr

aina

, Sl

love

nia,

SHBA

,G

jeor

gjia

sivë

zhgu

es

xx

x

xx

SHBA

xx

x

xx

x

Ven

di

Inic

iativ

a Ra

jona

le

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Qen

dra

për B

ashk

ëpun

im

në S

igur

i (RA

CVIA

C)Za

greb

Qen

dra

për G

atish

mër

i të

Para

ndal

imit

të K

atas

trof

ave

(DPP

ISEE

) - S

araj

evë

Qen

dra

e Ev

ropë

s dhe

Ev

ropë

s Jug

lindo

re p

ër

kont

rolli

n e

arm

ëve

vogl

a (S

EESA

C) -

Beog

rad

Min

istr

itë e

Mbr

ojtje

s së

Evr

opës

Jugl

indo

re(S

EDM

) - p

erio

dike

Kart

a e

Adria

tikut

- Pa

seli

Foru

mi i

Bal

lkan

it Pe

rend

imor

r bas

hkëp

unim

mbr

ojtje

(SEE

C) -

Pa se

li

Sllo

veni

a

Sllo

veni

a

Page 25: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

25

Ndërtimi i Kapitalit Njerëzor dhe çështjet e ndërlidhura

xx

xx

xx

xx

xx

xx

RCC,

EK,

Sa

vet

Evro

pe

xx

xx

xx

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

xx

xx

Sllo

veni

a

xx

xx

xx

xx

TFFB

HC

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

Sllo

veni

a

xx

xx

xx

xx

Ven

di

Inic

iativ

a Ra

jona

le

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Task

forc

a e

RCC

për k

ultu

dhe

shoq

ëri (

TFCS

)- C

etinj

e

RCC

Task

For

cePë

r Nxi

tjen

dhe

ndër

timin

e ka

pita

lit n

jerë

zor (

TFBH

C)- V

iena

RCC

Task

For

ca p

ër g

jini (

GTF

)- Z

agre

b

Inic

iativ

a pë

r ref

orm

ë në

arsi

m e

Evr

opës

Jugl

indo

re (E

RI S

EE) -

Beo

grad

Stra

tegj

ia p

ër k

ërki

me

dhe

inov

acio

n e

Ballk

anit

Pere

ndim

or N

dërt

esa

për U

shtr

ime

(WIS

E)

Platf

orm

a re

gjio

nale

për

Kr

ahas

im d

he B

ashk

ëpun

im n

ë Ar

sim

in e

lart

ë dh

e kë

rkim

e- D

ubro

vnik

Qen

dra

e Ev

ropë

s Jug

lindo

repë

r Mës

ime

në N

dërm

arrë

si(S

EECE

L)- Z

agre

b

Të g

jithë

an

tarë

t e

bord

it të

RCC

Page 26: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat kyçe të perspektivës së përbashkët evropiane

26

Bashkëpunimi Parlamentarx

xx

xx

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

xx

Qeverisja e mirë Iniciativat gjithpërfshirëse

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

x

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

xx

x

TO

TAL:

47

45

vëzh

gues

1

anët

arë

vëzh

gues

anët

arë

vëzh

gues

anët

arë

vëzh

gues

anët

arë

4625

4411

part

ner

1 1 2046

25

1 4546

17

1 2117

Ven

di

Inic

iativ

a Ra

jona

le

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Ven

di

Inic

iativ

a Ra

jona

le

Shqipëria

Bosnja dheHercegovina

Bullgaria

Kroacia

Greqia

Moldavia

Mali i Zi

Rumania

Serbia

Maqedonia

Turqia

Kosova*

Slloveniadhe të tjerat

Sekr

etar

iati

Rajo

nal p

ërBa

shkë

puni

m P

arla

men

tar

në E

vrop

ën Ju

glin

dore

(RSP

C SE

E) -

Sofia

Konf

eren

ca e

Inte

grim

eve

Evro

pian

e Ko

mite

tet

Parla

men

tare

të sh

tete

ve

që m

arrin

pje

së n

ë M

SA

(CO

SAP)

- Pe

riodi

ke

Foru

mi P

arla

men

tar

- Ceti

nje

Shko

lla R

ajon

ale

për

Adm

inis

trim

Pub

lik(R

ESPA

) - D

anill

ovgr

ad

Rrje

ti i A

soci

acio

neve

Auto

ritet

eve

Loka

le të

EJL

(NAL

AS) -

Shk

up

Proc

esi i

Bas

hkëp

unim

it i E

vrop

ës Ju

glin

dore

(SEE

CP)

- Per

iodi

ke

Kësh

illi B

ashk

ëpun

ues R

ajon

al- S

araj

evë

Page 27: Kosova - Serbia: Potenciali për bashkëpunim dhe sfidat ... për bashkëpunim dhe...Evropiane, me qëllim të mbajtjes së hapit me detyrimet e vazhdueshme që dalin nga MSA. Pas

INDEP 2014