korrupsioni - doktoratura.unitir.edu.al · korrupsioni: këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe...

222
Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 1 DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE Rruga Milto Tutulani Tirana, Albania KORRUPSIONI KËNDVËSHTRIM SHOQËROR, KRIMINOLOGJIK DHE PENAL Kandidati Udhëheqës shkencor Msc. Doktorant Sali Shehu Prof.Dr.Skënder Kaçupi Tiranë, 2017

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

26 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

1

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE

Rruga Milto Tutulani Tirana, Albania

KORRUPSIONI

KËNDVËSHTRIM SHOQËROR, KRIMINOLOGJIK DHE PENAL

Kandidati Udhëheqës shkencor

Msc. Doktorant Sali Shehu Prof.Dr.Skënder Kaçupi

Tiranë, 2017

Page 2: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

2

MIRËNJOHJE

Mirënjohja ime e pa diskutueshme së pari shkon për udhëheqësin e temës Prof.Dr.Skënder

Kaçupi, i cili në mënyrë persistente ka qenë nxitësi kryesor dhe gjatë gjithë kohës për realizimin e

këtij studimi dhe kërkimi shkencor. Prof Kaçupi ka qenë i pranishëm jo vetëm me ndihmën që më

ka dhënë, por në mënyrë të veçantë me idetë e tij të çmuara me të cilat ide më ka ndriçuar si

akademik gjatë gjithë rrugës time për të përpunuar këtë temë të dobishme si për studentet e

sistemit të drejtësisë, për strukturat juridike e shtetërore, ashtu edhe për gjithë shoqërinë

shqiptare.

Përpos kësaj, mirënjohje e respekt i veçantë pedagogëve të tjerë të Fakultetit të Drejtësisë të UT –

së, për këshillat e vlefshme, inkurajimin profesional dhe sugjerimet akademike tepër të vlefshme

në realizimin e punimit të doktoraturës mbi korrupsionin.

Falenderoj pa masë të gjithë bashkëpunetoret e mi, të cilët më janë gjendur pranë me ndihmesën e

tyre të vlefshme, ndihmesë e cila ka qenë shumë e çmuar për ti dhënë udhë këtij kërkimi shkencor.

Mirënjohje sigurisht familjes time për inkurajimin dhe mbështetjen morale që ky punim të gjente

rrugën e realizimit shkencor.

Page 3: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

3

PARATHËNIE

Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të keq, mjaft të hidhur, gjatë të cilit korrupsioni

ka prekur të gjitha hallkat e organeve shtetërore, duke filluar nga ato më të lartat e deri te ato më të

ultat, nuk munda t`i rezistoja tundimit për ta paraqitur studimin mbi korrupsionin në tërë ngrehinen

piramidale te tij, qe nga lindja, shtrirja, pasojat qe shkakton, si teme qendrore te ketij punimi

shkencor.

Ky krim e ka prekur shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj nga institucionet më të larta, duke

përfshire këtu Legjislativin, Ekzekutivin, Gjyqësorin, Administratën etj, por, ajo që është më e

dhimbshmja, ka prekur edhe njeriun e thjeshtë, duke dhënë si rezultante kriminalizimin e shoqerisë

sonë.

Gjithësesi, qëllimi i këtij punimi nuk është pozimi i zgjidhjes magjike, e cila do të çrrënjoste

korrupsionin si fenomen brenda ditës. Autori nuk merr përsipër ta zgjidhë këtë sfidë, që është e

vjeter sa vete shoqeria njerezore,” me nje te rene te lapsit”,por ai perpiqet te preke ndjeshmerite e

institucioneve dhe qytetarëve, për të rritur ndërgjegjësimin, për ta luftuar këtë sëmundje të rëndë, që

ka mbërthyer gjithë shoqërine tonë.

Legjislacioni për luftën kundër korrupsionit, me gjithë rezistencën e segmenteve të kriminalizuara,

me ndikim deri te organet vendimmarrëse, ekzekutive apo gjyqësore, ka ardhur në vazhdimesi duke

u përmirësuar dhe përshtatur me zhvillimet e ndryshimet e kohës.

Në këtë punim bie në sy, sidomos, karakteri kriminologjik i tij dhe kjo shënon një risi me vlerë në

punimet e këtij lloji.

Aktet juridike ndërkombëtare, në nivel rajonal e botëror, janë gjithnjë e më tepër sa më të detajuar

për t`u ardhur në ndihmë legjislatoreve dhe legjislacioneve kombëtare, sidomos, lidhur me natyrën e

sanksioneve penale e të pranuara nga Shqipëria, po tentojne gjithnjë e më tepër të jenë sa më të sakta

e sa më të qarta. Këto akte kanë ndryshuar pozitivisht çështjen e trajtimit normativ të veprave penale

me natyrë korruptive.

Korrupsioni në Shqipëri, i praktikuar e mbrojtur edhe nga segmente të mafias, ka vënë në diskutim

vetë ekzistencen e shtetit e shoqërisë. Sot ne ndodhemi para dilemave të mëdha të mbijetesës, të

zhvillimit e rritjes ekonomike, të integrimit drejt BE, nuk na falet me indiferenca, pritshmëria,

bashkëjetesa me parlament, gjyqësor e ekzekutiv të korruptuar, të paaftë e të pailuminuar.

Ky punim, veç të tjerash, është një thirrje për juristët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare e, në

mënyrë të veçantë për inteligjencen e vendit, qe të gjithë sëbashku të luftojme këtë epidemi në

mënyrë ligjore...

Page 4: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

4

METODOLOGJIA

Në këtë punim janë përdorur në mënyrë të kombinuar elemente të ndryshëm

metodologjike, të cilët i kemi evidentuar si më poshtë:

1. Evidentim i teorive bashkëkohore të huaja dhe burime shqiptare mbi

korrupsionin.

2. Përcaktim dhe përkufizim të koncepteve bashkëkohore të së drejtës që kanë

të bëjnë me shpërdorimin e pozites zyrtare dhe luftën ndaj korrupsionit.

3. Metoda krahasuese duke bërë krahasim të tezave të ndryshme dhe duke

nxjerrë te dhena, konkluzione dhe rekomandime.

4. Përdorim i akteve ligjore,nënligjore,praktika gjyqësore,statistika, studime,

tabela, me qëllim ilustrues.

5. Evidentim të koncepteve kyç për problematika që kanë të bëjnë me teoritë e

së drejtës, korrupsionin si fenomen, ligjet, aktet nënligjore etj.

6. Përdorim i metodës induktive dhe deduktive gjatë analizave krahasuese.

7. Krahasime nëpërmjet të dhënave statistikore dhe modeleve duke arritur në

sinteza juridike të vlefshme për luftën ndaj këtij fenomeni.

Page 5: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

5

PËRMBAJTJA E LËNDËS

KREU I

1. KORRUPSIONI SI DUKURI SHOQËRORE, KONCEPTI NBI KORRUPSIONIN ................8

1.1 Kompleksiteti i korrupsionit ........................................................................................................11

1.2 Shtrirja dhe natyra e korrupsionit ...............................................................................................13

1.3 Matja e korrupsionit .....................................................................................................................15

1.4Korrupsioni në këndvështrimin e filozofëve, sociologëve, politologëve dhe ekonomisteve.........16

1.5 Qëndrimi ndërkombëtar dhe neomarksist për korrupsionin .....................................................26

1.6 Korrupsioni në shoqëritë moderne ..............................................................................................27

1.7 Korrupsioni monetar dhe burokratik ..........................................................................................29

KREU II

2. KORRUPSIONI NË SHQIPËRI ...................................................................................................30

2.1 Korrupsioni si fenomen në Shqipëri dhe disa nga trajtat e korrupsionit politik në

Shqipëri ...............................................................................................................................................30

2.2 Indekset e matjes së korrupsionit në Shqipëri .............................................................................37

2.3 Efektet e korrupsionit në Shipëri .................................................................................................41

2.4. Organet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit ...................................................................44

2.5 Mënyrat e luftës kundër korrupsionit ..........................................................................................44

2.6 Lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet zbatimit të legjislacionit ......................................................46

KREU III

3. STRATEGJITË KUNDËR KORRUPSIONIT ............................................................................51

3.1 Ç’farë është një strategji kundër korrupsionit?...........................................................................51

3.2 Instrumentet ligjorë ndërkombëtarë dhe politikat ndërkombëtare ............................................52

3.3 Reformat kundër krimit të organizuar për parandalimin e korrupsionit ..................................58

KREU IV

4. PUSHTETI DHE KORRUPSIONI ..............................................................................................59

4.1 Korrupsioni, shteti dhe identiteti ..................................................................................................60

4.2 Ndikimi i orientimit politik mbi perceptimet ...............................................................................64

4.3 Korrupsioni si slogan apo element strategjie në një proçes ndërkulturor .................................65

4.4 Gjuha politike si një mjet për marrjen e pushtetit: Sloganet mbi korrupsionin ................... ....67

4.5 Ndikimi i sloganit korrupsion në arritjen e fitores së pushtetit .................................................70

Page 6: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

6

4.6 Propoganda politike me objekt anti korrupsionin ......................................................................74

4.7 Korrupsioni si slogan, retorikë politike apo element strategjie politike ....................................81

4.8 Media dhe politika .......................................................................................................................85

4.8.1 Media si pushteti i katërt dhe si mjet për t`u mbrojtur nga abuzimet e shtetit ......................86

4.8.2 Media dhe korrupsioni gjyqësor ..............................................................................................86

4.8.3 Perceptimi i Korrupsionit si Fenomen Kulturor: Disa Vështrime .........................................89

KREU V

5. ZHVILLIMI HISTORIK I FENOMENIT TË KORRUSIONIT .............................................91

5.1 Zhvillimi historik në përiudhën e monarkisë .............................................................................91

5.2. Trajtimi i figurës së krimit të korrupsionit sipas ligj-dekret-ligjeve (1929 —1931) ................93

5.3.Zhvillimi historik i legjislacionit penal në periudhën (1945-1990)........................................97

5.4. Zhvillimi historik pas viteve 1990 .......................................................................... .......101

KREU VI

6. VEPRAT PENALE TË KORRUPSIONIT TË PARASHIKUARA NË KODIN

PENAL .............................................................................................................................................103

6.1. Ndryshimet ligjore për të luftuar korrupsionin ........................................................................103

6.2.Konkurimi i vepres penale të shpërdorimit të pozites shteterore me vepra të tjera

penale të korrupsionit ......................................................................................................................105

6.3. Kushtet më të favorshme për korrupsion .................................................................................106

6.4. Natyra e veprimeve korruptive .................................................................................................106

6.5. Kërkimi , Format , modaliteti koha dhe qëllimi i pagesës ......................................................108

6.6. Dobësite e korrupsionit ............................................................................................................109

KREU VII

7. FORMAT E TJERA TE KORRUPSIONIT .........................................................................110

7.1 Format e reduktimit te praktikave korruptive ..........................................................................110

7.2 Legjislacioni i vendeve te tjera per abuzimin me pozite zyrtare ...............................................113

Page 7: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

7

KREU VIII

8. KORRUPSIONI DHE SIGURIA .......................................................................................116

8.1 Korrupsioni dhe lidhja me Krimin e Organizuar .............................................................120

8.2 Korrupsioni dhe Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare ................................................122

8.3 Goditja Ndërkombëtare e Korrupsionit .............................................................................124

KREU IX

9. KORRUPSIONI HETIMI DHE REFORMAT .................................................................128

9.1 Miratimi i subjektit pasiv në krimet kundër administratës publike .........................128

9.1.1 Mendimi subjektiv ...........................................................................................................128

9.1.2.Mendimi objektiv .............................................................................................................129

9.2 Shërbimi publik .................................................................................................................130

9.2.1 Shpërdorimi ...................................................................................................................130

9 .3 Koncepti i krimineleve te jakave të bardha ...............................................................132

9.3.1. Dernitologjia e krimit të jakave të bardha .................................................. ........134

9.4 Metodika e hetimit dhe praktika gjyqësore ......................................................................138

9.5 Korrupsioni dhe vevoja për reforma ................................................................................197

9.5.1 Korrupsioni, rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendi .....................................................199

9.6. Reforma në Drejtësi. Ndryshimet dhe pritshmëritë .........................................................207

9.6.1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ......................................................................207

9.6.2.Gjykata Kushtetuese (GJK)................................................................ ....208

9.6.3.Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) ................................................................. ...208

9.6.4 Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ................................................................ ...209

9.6.5.Gjykata e Lartë .. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . . . . .. . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . . . . . . . . . ... . . . . . . . . . . . . . . . . .. .209

9.6.6.Prokurori i Përgjithshëm (PP) .......................................................... ....210

9.6.7 Gjykatat e posaçme të korruparsionit dhe krimit të organizuar .............................210

9.6.8 Prokuroria e Posaçme ...................................................................... ...211

9.6.9.Inspektori i Lartë i Drejtësisë(ILD) .................................................... ...211

9.6.10.Tribunali Disiplinor i Drejtësisë (TDD)............................................ ....212

KONKLUZIONE ..................................................................................................................213

BIBLIOGRAFIA ...................................................................................................................218

REFERENCA TË TJERA ...................................................................................................221

Page 8: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

8

KREU I

1. KORRUPSIONI SI DUKURI SHOQËRORE, KONCEPTI NBI KORRUPSIONIN

Etimologjia e fjalës “korrupsion” e ka origjinën nga latinishtja “corrumpere”, që nënkupton

sinonime të kuptimeve prish, shkatërroj, dëmtoj, falsifikoj, jap dhe marr ryshfete. Vetë përbërja e

këtij termi, vjen nga bashkëveprimi i fjalëve “correi”, që do të thotë disa pjesëmarrës dhe fjalës

“rumpere” me kuptimin thyej, shkatërroj, shkel, etj, dhe, si përfundim, u krijua termi “corrumpere”

që nënkupton pjesëmarrjen në një veprim të dy ose më shumë personave, që kanë për qëllim të

prishin një zhvillim normal veprimtarish. Në fjalorin e gjuhës shqipe gjenden disa fjalë që i

referohen korrupsionit, si : ryshfete, shkel ligjin, vjedh, shkatërroj, shtyj dikë nëpërmjet një dhurate

që të veprojë kundër detyrës që ka, veprime amorale etj. Pra, siç shihet, korrupsioni është një

nocion shumë i gjerë. Një ide e hedhur për zanafillën e dukurisë së korrupsionit është se ajo e ka

zanafillën që me lindjen e transaksioneve të para ndërmjet njerëzve, por, si koncept i mirëfilltë, u

shfaq me lindjen dhe krijimin e administratës së shtetit. Ai është po aq i vjetër sa edhe vetë shteti.

Kohët e fundit, fjala korrupsion, edhe pse një nocion i lashtë, është bërë term i kohës. Për të flitet

kudo, duke e cilësuar si një problem që ka përmasat e një fatkeqësie ekonomiko-sociale në çdo

vend të botës.

Ekziston gjithashtu dhe një njohje e thellë e faktit se arritjet demokratike të dekadës së kaluar

kërcënohen, nëse nuk kufizohet shpërthimi i korrupsionit që po sheh bota.

Nëse një numër i madh njerëzish nga demokracitë që po krijohen, zhgënjehen nga eksperimenti

demokratik dhe fillojnë të kenë nostalgji për kohët e sigurisë më të madhe, atëherë shanset janë të

tilla që do të provohen edhe një herë mjekimet e vjetra e të dështuara duke varfëruar më tej jetët e

tyre. Nga përshtatja e një koncepti tërësor dhe nga ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve kryesorë në

proçesin e reformave anti-korrupsion, një vend ose komunitet mund të rrisë kapacitetin e vet për të

kufizuar korrupsionin në nivele të menaxhueshme.

Por asnjë nga këto nuk mund të zgjidhet pa një udhëheqje politike të ndërgjegjshme e të vendosur,

pa nivele të larta të vetëdijes dhe mbështetjes publike, pa një sektor privat të motivuar dhe të

mirëdrejtuar dhe pa ndërhyrjen efikase të organeve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni sot shfaqet hapur në sektorët e administratës publike. Faktet që flasin për korrupsion

në administratën publike, janë tepër aktuale dhe të matshme, pavarësisht se deri vonë

konsideroheshin të vështira matjet sistematike të korrupsionit nga institucionet shtetërore.

Korrupsioni juridik nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në

subjektet juridike dhe çdo veprimtari e nismëtarëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si

përgjigje ndaj një shpërblimi që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është premtuar, ofruar, dhënë,

kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

Page 9: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

9

Në shpjegimin morfologjik të saj, fjala “korrupsion” është sinonim i fjalës vjedhje, që do të thotë

përvetësimi në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetër kujt.

Shfrytëzimi i kohës së punës në favor të realizimit të punëve personale është një lloj vjedhje.

Korrupsioni ekziston në çdo shoqëri dhe është shumë i dëmshëm, pra korrupsioni paraqet pengesën

dhe frenimin e zhvillimit ekonomikoshoqëror të të gjithë shtetit, prandaj forcimi i shtetit është një

faktor vendimtar, i cili bën të mundur që lufta kundër korrupsionit të realizohet suksesshëm.

Një rol vendimtar në reduktimin e korrupsionit luajnë organet ligjore të drejtësisë, të cilat në çdo

moment duhet të gjykojnë me transparencë veprimet dhe sjelljet e çdo individi, që shpërdoron

besimin dhe detyrën që i është dhënë. Një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit luan

edhe media, sepse shërben për të rritur ndjeshmëritë lidhur me rrezikshmërinë që ka ky fenomen si

dhe për të orientuar qytetarët për t’u mbrojtur nga mënyrat e ndryshme të abuzimit.

Sipas “Transparency International”, korrupsioni është abuzim i fuqisë së përvetësuar si dhe thyerje

e autoritetit për përfitime personale. Si i tillë, korrupsioni deformon të gjitha rregullat e

konkurrencës së ndershme dhe çon në humbje të resurseve, të cilat janë shumë të pakta në vendet

në zhvillim. Në kohë krizash viktima e parë që bie pre e korrupsionit është sistemi i vlerave që

përmbyset, sepse imponohet kudo pasaniku i dyshimtë, hipokrit, plaçkitës, pushtetari i blerë.

Përvoja botërore në luftën kundër korrupsionit nuk mungon. Komisioni i Pavarur Korean kundër

Korrupsionit1 promovon raportimin e “çdo zyrtari publik të përfshirë në një abuzim të pozitës apo

autoritetit të shkeljes së ligjit në lidhje me detyrat zyrtare për qëllim të kërkimit të granteve për

vete ose për një palë të tretë”. Sipas Bankës Aziatike të Zhvillimit2 “korrupsioni përfshin sjellje

nga ana e zyrtarëve në sektorët publikë dhe privatë, ku në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme ata

pasurojnë veten dhe ata që janë pranë tyre ose i nxisin të tjerët që ta bëjnë këtë, duke keqpërdorur

pozitën në të cilën ata janë të vendosur”. Sociologu Amitai Etzioni vuri në dukje se në shumicën e

vendeve, nuk ka lobe për të luftuar korrupsionin. Për arsye se përfitimet e parandalimit të

korrupsionit janë gjithashtu të përhapura gjerësisht, logjika e veprimeve kolektive parashikon që

efektiviteti i një grup interesi do të ishte i vështirë për t’u mobilizuar dhe për t’u mbajtur pa

veprimin e organeve shtetërore ligjzbatuese. Shteti ekziston kur në një territor të caktuar ka një

aparat, (institucione qeveritare, gjykata, parlamenti ose kongresi, si dhe zyrtarë të shërbimit civil)

që sundon, pushteti i të cilit mbështetet në një sistem ligjor dhe nga aftësia për të përdorur forcën

për politikat e tij.

Sfera e veprimit të korrupsionit mund të shtrihet edhe jashtë institucioneve shtetërore, sepse ka

shumë mënyra nëpërmjet të cilave ato që nuk bëjnë pjesë në aparatin qeveritar, kërkojnë të

1 Shih: http://www.acrc.go.kr/en/index.do 2 Shih: Asian Development Bank. https://www.adb.org/

Page 10: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

10

ndikojnë mbi të. Në shoqëritë moderne, për shembull, lëvizjet sociale që veprojnë jashtë linjave

politike të pranuara mund të përpiqen të ushtrojnë trysni mbi qeverinë, madje ta rrëzojnë atë.

Por, çfarë kuptojmë me politikë? Në esenë mjaft të njohur me titull “Politika si profesion”, të

botuar për herë të parë në vitin 1919, MaxWeber-i, formulon disa karakterizime për politikën.

“Koncepti është jashtëzakonisht mjaft i gjerë dhe përfshin çdo lloj udhëheqje të pavarur për

veprim”, flasim për politikën financiare të bankave, për politikën e grevave të sindikatave, mund të

flasim për politikën arsimore të një bashkie ose komune, për politikën e presidentit, të një shoqate

bamirësie”. Weber-i flet për politikë vepruese dhe jovepruese, për politikanë me moral të ulët dhe

për politikanë idealistë, që jetojnë për politikën si dhe për politikanë profesionistë, që jetojnë nga

politika, përfitojnë prej saj.

Korrupsioni ka ekzistuar që në kohët e lashta, ai gjendet në të gjitha nivelet e shoqërisë si dhe në të

gjithë sektorët. Korrupsioni përkufizohet si shpërdorim i pushtetit publik për përfitime vetiake,

nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike,

veprimtari e drejtuar ndaj një shpërblimi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, që është kërkuar

ose ofruar, për të marrë për veten ose për të tjerët.

Një person quhet i korruptuar kur shpërdoron pushtetin që i është besuar për të pasur përfitime

vetiake Politikanëve, zyrtarëve u është dhënë pushtet për të mbrojtur burimet tona dhe për të marrë

vendime në të mirë të interesave tona, prandaj, kur dikush e shpërdoron këtë besim, duke shikuar

interesin e tij, atëherë themi se ky person është i korruptuar.

Në mjedisin, rrethanat dhe gjendjen tonë të sotshme ose shoqërinë në të cilën ekzistojmë, ndeshemi

me dukuri të tilla, të cilat janë të papranueshme, pasoja të pallogoraritshme për të ardhmen.

Varfëria, ndryshimet e sistemeve të rregullimeve shoqërore, rrjedhat e vështira sociale, globalizimi

dhe shumë faktorë të tjera të pashmangshëm, përveç dukurive të cilat i bartin me vete, shkaktojnë

forma të ndryshme negative dhe regresive. Në çdo kohë apo periudhë në të cilën ka jetuar dhe

vepruar njerëzimi i ka pasur mjetet dhe metodat për përmirësimin dhe mirëqenien e kushteve për

jetesë, por gjithmonë përballë tyre kanë ekzistuar faktorë të cilët i kanë dëmtuar, apo luftuar këto

dukuri progresive. Faktorët destabilizues të organeve vitale shtetërore janë të shumta, por një ndër

faktorët me destabilizues dhe me vdekjeprurës për shtetin në përgjithësi e për ekonominë dhe

sigurinë në veçanti, është virusi i ashtuquajtur korrupsion.

Në të shumtën e rasteve, kur flitet dhe shkruhet për korrupsionin, automatikisht do të kuptojmë së

bëhet fjalë për vendet në tranzicion. Edhe pse, nuk duhen përjashtuar rastet e aferave korruptive

edhe në vende të zhvilluara, të cilat paraqiten në mënyrë të rastësishme dhe nuk janë të

qëndrueshme krahasuar me vendet në zhvillim. Korrupsioni si fenomen kriminogjen, në masë të

madhe po i shkatërron vlerat më vitale të shteteve në zhvillim, po ashtu ka penguar, stagnuar e

Page 11: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

11

bllokuar zhvillimin ekonomikokulturor të shoqërisë drejt përparimit, integrimit e përmirësimit të

nivelit të jetesës. Prania e vazhdueshme dhe gjithmonë në rritje e kësaj dukurie të shëmtuar rrënon

sistematikisht sistemin e vlerave demokratike, rrezikon shprishjen e shpërbërjen e popujve,

kombeve e shteteve. Fjala korrupsion ka prejardhje latine dhe kuptim të gjerë. Në jetën e

përditshme ajo po përdoret aq shumë, sa që tani tingëllon gati si emërtim simpatik, edhe pse

kuptimi i saj i mirëfilltë në thelb do të thotë prishje, ndyrje, fëlliqje, qelbim, etj.

Korrupsioni është aq shumë i vjetër, sa është e vjetër historia e zhvillimit njerëzor. Në të kaluarën e

largët format dhe mënyrat e korrupsionit kanë qenë të ndryshme krahasuar me të sotshmet, por

thelbi ka qenë, është dhe do të jetë i njëjtë, d.m.th, shkatërrimi i gjithçkaje përparimtare dhe

morale. Atë e gjen në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Ai u

përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij.

Korrupsioni në vete ngërthen veprimtari të mbështetura në suaza joligjore, pasurim brenda natës,

zotërim të pasurisë jo të ligjshme pa mbështetje financiare, kryerjen e çdo pune me ndërmjetësim të

parave, pa qenë meritor i asaj pune, shfrytëzimi i funksionit, shfrytëzimi i detyrës zyrtare dhe

pozitës për realizimin e çfarëdo dobie për vete ose për dikë tjetër. Parandalimi i shfaqjes së

korrupsionit duhet filluar nga organet përgjegjëse, të cilat i miratojnë ligjet për parandalimin dhe

luftimin e korrupsionit.

1.1 Kompleksiteti i korrupsionit

Korrupsioni mund të ndodhë në nivele të ndryshme. Në secilin rast, ai ka një ndikim shkatërrues në

sundimin e ligjit, pengon qasjen e barabartë në shërbimet publike, ndikon në besimin publik në

institucionet shtetërore dhe është një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe social, sidomos në

demokracitë e reja.

Korrupsioni është një krim i ndërlikuar me kufij të mjegullt, sa që shpesh është e vështirë të bëjmë

dallimin midis keqbërësve dhe viktimës. Ai nuk është domosdoshmërisht një-dimensional, të dyja

palët mund të përfitojnë dhe viktimë mund të jetë një palë e tretë ose komuniteti në përgjithësi.

Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë edhe sepse individi apo grupe të ndryshme vënë

interesat vetiake të paligjshme kundër interesave të përgjithëshme.

Problemi më i madh me korrupsionin është se ai minon në të gjitha nivelet besimin e qytetarëve të

institucionet ligjhartuese, ekzekutive , ligjzbatuese tek vlerat demokratike.

• Ai çon në zbehjen e të drejtave dhe kështu populli humbet besimin tek institucionet

që, në të vërtetë, duhet të sigurojnë trajtim të njëjtë për të gjithë.

Mungesa e besimit te administrata dhe sistemi gjyqësor është një nga problemet më të mëdha të

vendeve në zhvillim.

Page 12: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

12

• Korrupsioni bëhet pengesë për zhvillimin demokratik të shtetit, duke penguar në këtë

mënyrë, rritjen ekonomike.

• Nga mospagimi i taksave nga qytetarët e bizneset bëhet i pamundur që shtetasit të

përfitojnë minimumin jetik të mirëqënies, të përfitojnë shërbimet bazë, bëhet i

pamundur shërbimi i administratës, krijohet paralizë totale.Në një klimë të tillë

lulëzon dukuria e korrupsionit dhe ai gati kthehet në një diçka të zakonshme e në

mënyrë jetese.

• Shumica e vendeve të varfra në botë janë vende me institucione të dobëta, korrupsion

të madh dhe qeverisje të keqe. Ato sjellin mungesën e besimit, të sigurisë dhe bëjnë që

investitoret e huaj të hezitojnë për të investuar në vende ku thuhet se ka korrupsion të

madh.

• Si pasojë e korrupsionit në shoqëri theksohet hendeku midis të pasurve dhe të

varfërve.

Në jetën e përditshme qytetarët i japin korrupsionit një kuptim aq të ngushtë sa që e barazojnë me

termin ryshfet, kurse disa të tjerë çdo veprim të jetës e lidhin me korrupsionin. Një përkufizim për

korrupsionin do të ishte si në vijim: ”Korrupsioni është devijimi nga detyra, ligji, rregulli, apo

normat etike të zyrtarit apo institucionit publik në favor të përfituesit të kësaj sjelljeje, i cili është

ndikuar nga një shpërblim, premtim, trajtim preferencial, i ofruar, i dhënë, i kërkuar apo i

pranuar.” Gjithashtu me korrupsion nënkuptojmë edhe dëmtimin e interesave publike në kurriz të

interesave të individëve, apo trajtimin preferencial të një grupi individësh të cilët mund t`i përkasin

të njëjtës parti politike, etj. Pra termi korrupsion nuk është një term që ngërthen vetëm miton, por

përfshin edhe forma të tjera. Shpërblimi nuk është i thënë të jetë në para, por mund të jetë edhe një

trajtim preferencial në lidhje me punësimet, kryerjes së ndonjë shërbimi, apo premtim i dhënë për

ndonjë punë të kryer. Zakonisht, përfaqësuesit e grupeve politike u premtojnë punësime njerëzve të

cilët i kanë shërbyer partisë për t’i fituar zgjedhjet dhe këtë e realizojnë gjatë mandatit të tyre në

qeveri. Në këtë rast shkelen rregullat e punësimit, ligji dhe normat etike, pasi nuk respektohen

kriteret e vlerësimit, siç janë punësimi meritor, intervista, testimi, etj. Në disa raste termi

korrupsion interpretohet edhe si tjetërsim. “Korrupsioni apo Tjetërsimi është dukuri, gjatë së cilës

elementet apo vetitë e një elementi të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër”.

Page 13: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

13

1.2 Shtrirja dhe natyra e korrupsionit

Në mënyrë të përmbledhur, studimet e korrupsionit janë përqëndruar në: përkufizime të

korrupsionit; përshkrimet e shkaqeve të tij, efektet dhe ideologjive në shoqëri dhe përpunimin e

strategjive të hartuara për të parandaluar, zvogëluar ose eliminuar korrupsionin. Rëndësia e këtyre

studimeve nuk mund të mohohet, pasi kanë demostruar nivelin e mundësitë e përhapjes së

korrupsionit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Ato kanë pasur sukses sidomos, në zbulimin e

korrupsionit në ato fusha institucionale të shoqërisë, në të cilat devijimet nga normat sociale të

kandidimit kanë qenë në kundërshtim me funksionet thelbësore të këtyre institucioneve (policia,

politika, biznesi). Si i tillë, hulumtimi mbi korrupsionin ka treguar kompleksitetin e rendit

shoqëror, duke përfshirë paqartësinë për demarkimin juridik nga i paligjshëm tek i ligjshëm dhe

kalimin e kufijve mes çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet. Mirëpo, pohon Robert Brooks se

"poshtërsia" e korrupsionit nuk duhet të na çojë larg"3(Brooks, 1910: VII). Studimi mbi

korrupsionin shpesh është turbulluar nga një imoralitet për premisën e aktit.

Çfarë është e nevojshme në radhë të parë, megjithatë, është një konceptim i asaj që nënkupton

korrupsionin nga një perspektivë e arsyetuar teorikisht para se arsyet për “poshtërsinë” e tij ose

“imoralitetin” mund të sillen në dritë.

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e korrupsionit:

1. Të ardhurat e ulëta.

2. Rregullat ligjore jo transparente.

3. Kontrolli i pamjaftueshëm institucional.

4. Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor.

Shkaqet apo faktorët që ndikojnë në lindjen dhe shtrirjen e gjerë të korrupsionit mund t’i ndajmë në

shkaqe të përgjithshme dhe të veçanta.

a) Shkaqet e përgjithshme

Në shkaqe të përgjithshme përfshihen të gjithë ata faktorë, të cilët janë të njëjtë për një grup

shtetesh apo rajoni me zhvillim të njëjtë ekonomik, social dhe politik dhe që ndikojnë në mënyrë

indirekte në lindjen dhe shtrirjen e korrupsionit. Kështu duke iu referuar një raporti të Transparency

International (TI) vendet në zhvillim dhe pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit karakterizohen

nga një nivel i lartë korrupsioni.

Karakteristikat e përbashkëta për këto shtete janë:

1. E kaluara totalitariste dhe zhytja në konflikte etnike

3Shih: Brooks, 1910

Page 14: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

14

2. Qeverisje të zgjedhura demokratikisht, me niveletë dobëta e të ndryshme të zhvillimit të

institucioneve demokratike, me tranzicione të zgjatura dhe nivele korrupsioni të frikshme

3. Papunësi e lartë dhe përpjekje për ta zvogëluar atë nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të

punës në sektorët publike.

4. Pagat e ulëta të të punësuarve në sektoret publike dhe niveli i jetesës së shumicës nën ose në

kufirin e varfërisë.

5. Dobësia dhe mungesa e zhvillimeve demokratike te Media e Shoqëria civile

b) Shkaqet e veçanta

Shkaqet e veçanta janë faktorët të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në lindjen dhe shtrirjen

e korrupsionit dhe që janë specifike për çdo shtet. Sipas një sondazhi të UNDP-së të vitit 2004,

shkaqet apo rrethanat që favorizojnë korrupsionin në shoqërinë shqiptare janë: pagat e ulëta të

zyrtarëve në sektorin publik, dëshira për pasurim të shpejtë vetiak, kriza morale, mosefikasiteti i

sistemit gjyqësor dhe legjislacioni i pakompletuar. Përveç këtyre ka edhe faktorë të tjerë që

favorizojnë korrupsionin, që shtrihen në nivelin e qeverisjes vendore: mungesa e transparencës në

lidhje me vendimmarrjen, tenderat dhe hartimin e buxhetit vendor, nepotizmi, çështjet e

pazgjidhura pronësore, mungesa e monitorimit nga ana e qytetarëve etj; në nivelin e qeverisjes

qendrore: mungesa e transparencës, mosdeklarimi i pasurisë nga funksionarët politikë, problemet

me prokurimet publike, mungesa e kontrollit nga organet qendrore ndaj institucioneve në vartësi të

tyre; si dhe mungesa e llogaridhënies së administratave të ndryshme sipas varësisë vertikale,

mosdeklarimi i pasurive apo deklarimi i rremë i tyre nga deputetët, konflikti i interesave, mosbërja

transparente e burimit të financimit të partive etj.

Më lart rendita një sërë faktorësh që ndikojnë në lindjen e korrupsionit apo favorizojnë atë, por që

nuk janë të vetmit, pasi korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe, për të gjetur shkaqet

e tij, nevojitet një studim shumë i thellë dhe profesional që do të kërkonte një kohë shumë herë më

të madhe se ajo që nevojitet për t’i pasqyruar ato në disa rreshta.

Ndër shkaqet e korrupsionit, po ashtu, mund të përmenden:

› Përqëndrimi i ethshëm i pushtetit.

› Ngathtësia burokratike.

› Kontrollet e tepërta administrative.

› Kufizimet tregtare.

› Monopolet.

› Pagat e ulëta të funksionarëve dhe veprimtarëve publikë.

Page 15: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

15

› Dobësitë e sistemit gjyqësor.

› Koncepti materialist për arritjen e përfitimit të pandershëm dhe të suksesit me anën e pushtetit,

parasë e pozitës shoqërore.

Natyrshëm shtrohet pyetja: “Si luftohet korrupsioni”?

E rëndësishme është krijimi, trajtimi dhe shëndoshja e një kulture të gjithanshme të

kundërkorrupsionit përmes edukimit me qytetari politike dhe rrënjosjes së vlerave të larta morale.

Në këtë drejtim ndihmon kultura, zakonet, mjedisi rrethues, feja, morali, roli i shkollës dhe i

medias. Pra korrupsioni luftohet me të kundërtën e vet, me kundërkorrupsionin.

1.3 Matja e korrupsionit

Matja e korrupsionit bëhet në dy mënyra:

› Bazuar në ankesat dhe dënimet zyrtare për korrupsion nga statistikat policore.

› Nëpërmjet anketimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Në përpjekje për të matur korrupsionin, TI4 ka zhvilluar disa instrumente për matjen e korrupsionit

si Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) dhe Sistemi Kombëtar i Integritetit (NIS). CPI

bazohet në opinionet e ekspertëve mbi korrupsionin në sektorin publik.

1.3.1 Sondazhe rreth fenomenit të korrupsionit

Për fenomenin korrupsion janë zhvilluar sondazhe të shumta për të treguar shkallën e përhapjes së

tij në vendin tonë.

Në një sondazh gjatë vitit 2011 të kryer nga organizata Gallup mbi korrupsionin në biznes,

perceptimi për korrupsionin në biznes në Shqipëri arrin në nivelin 70%. Në Mal të Zi ky nivel

korrupsioni arrinte në 63% dhe në Maqedoni 64%. Ndërsa në Serbi arrin 87% dhe Bosnjë 89%. Në

Kosovë niveli i korrupsionit në biznes arrin në nivelin 83% dhe Kroacia 93%.

Banka Botërore vlerëson se 30% e ndihmave që jepen për zhvillim përfundon tek udhëheqësit dhe

nëpunësit e korruptuar të shteteve në vend që të përdoren për projekte zhvillimi.

Shqipëria shënon 3.3 pikë në Indeksin e Perceptimit të korrupsionit për vitin 2010 duke u renditur e

87-ta nga 178 vende. Ndërsa në vitin 2009 shënoi 3.2 pikë duke u renditur në vendin e 95-të në

klasifikim.

Shoqata IDRA, (Institute for Development Research and Alternatives) publikoi rezultatet e

sondazhit mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, një sondazh i mundësuar nga Agjencia e Shteteve

të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), sipas këtij, vlerësimi mesatar

mbi korrupsionin në institucione gjatë vitit 2010 është 62.4 pikë.

4Transparency International(TI)

Page 16: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

16

91% e të intervistuarve mendojnë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë është shumë i

përhapur.

64.1% e të intervistuarve kanë “pak besim” ose “aspak besim” në sistemin gjyqësor.

53.9% e të intervistuarve mendojnë se situata ekonomike në vend është “e keqe” apo “shumë e

keqe”.

33.5 % e të intervistuarve kanë pranuar se i kanë paguar ryshfete një doktori ose infermieri.

Niveli i besimit në të gjitha institucionet është vlerësuar me 43.8 pikë, duke përdorur shkallën e

vlerësimit nga 0 (aspak besim) në 100 (shumë besim). Sipas publikimit të indeksit të korrupsionit

për vitin 2011 nga Transparency International (TI) thuhet se niveli i korrupsionit në Shqipëri është

përkeqësuar. Në vitin 2017, sipas TI ka rënë 10 vende më poshtë.

1.3.2 Shembuj korrupsioni

Duke qenë se korrupsioni prek fusha të ndryshme të jetës, ekzistojnë edhe shembuj të ndryshëm të

tij, si në arsim, mjekësi, drejtësi, sport etj. Për shembull: një doganier që merr një shumë parash për

të mos kontrolluar bagazhin e makinës së njërit prej zyrtarëve të lartë; biznesmenët mund të

sigurojnë vendime në favor të tyre duke korruptuar vendimmarrësin e duhur; gjykatësit mund të

paguhen për të shpallur të pafajshëm një kriminel.

Presidenti i FIFA-së Sepp Blatter ka dhënë një deklaratë duke kërkuar dorëheqjen e njërit prej

zyrtarëve të kësaj organizate. Bëhet fjalë për Ricardo Teixiera, President i Federatës Braziliane. Për

10 vite rresht ai është akuzuar për skandale korrupsioni, por ai i ka shpërfillur akuzat ndaj tij, duke

vazhduar në të njëjtin pozicion. Së fundi, ai u shkarkua nga detyra bashkë me Presidentin e UEFA s

Mishel Platini.

1.4 Korrupsioni në këndvështrimin e filozofëve, sociologëve, politologëve dhe ekonomisteve.

Machaivelli trajton politikën jo si një çështje morale, por si dukuri objektive shoqërore, studimi i së

cilës duhet t’i ndihmojë pushtetmbajtësit që të mbajnë pushtetin dhe të ruajnë rendin ekzistues sa

më mirë dhe sa më gjatë. Supozimi themelor i Machiavelit është pohimi::” Njeriu është një qënie

me plotë dobësi, i pabesë, i pasigurtë dhe fundja, një egërsirë. Për ta mbajtur pushtetin duhet të

veprojmë, në mënyrë të paskrupullt, pa konsiderata dhe pa mëshirë. Qëllimi kryesor i udhëheqësve

politikë është të mbajnë qeverisjen dhe të fitojnë lavdi, nder dhe pasuri për sunduesit dhe njerëzit e

tyre.

Nuk ka asgjë më vetëshkatërruese se bujaria; në artin e zbatimit të saj humbet aftësinë për të

vepruar, në këtë mënyrë bëhesh ose i varfër dhe i përbuzur, ose, në përpjekje për t`i shpëtuar

varfërisë, bëhesh grabitqar dhe i urryer. Është shumë më mirë të të tremben, sesa të të duan.

Machiavelli shpallte se qëllimi i një princi është të fitojë lavdi dhe të ruajë pozitën e vet. Për këtë

Page 17: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

17

arsye, të jesh i moralshëm nuk është përherë e arsyeshme: zbatimi i atyre që predikohen si të drejta

nga shumica e njerëzve çon në shkatërrim. Nëse qëllimi i një princi është të mbajë pushtetin e vet,

ai ndodhet përballë problemit se si të mos duket i keq dhe kur vepron me ligësi. Ai vazhdonte më

tej “Nje princ që mashtron, gjen gjithmonë njerëz që lejojnë të mashtrohen. Në fakt, nëse një princ

nuk mund të veprojë si njeri, ai duhet të veprojë si bishë, si dhelpër - me dinakëri; si luan - me

egërsi.”

Machiavelli nxit sunduesit, që të zhvillojnë artin e mashtrimit, sepse ai ishte i bindur se vetëm

individët mendjehollë dhe dinakë mund të mbijetonin në artin e rrezikshëm të qeverisjes. Duke e

bazuar mendimin e tij në analizën e hollësishme të sjelljeve aktuale të bashkëkohësve të tij, ai

shpejt konkludoi se të mendosh për sjelljet politike sipas rregullave morale, do të thotë të zbulosh

veten përpara gjithë rreziqeve, që kundërshtarët finokë krijojnë. Për këtë arsye, në vend të kërkesës

për moral, ai futi indiferencën. Në të vërtetë ai argumentonte : “Feja jonë e vendos lumturinë e

shkallës më të lartë në përulësinë, nënvlerësimin dhe në përçmimin e objekteve të botës njerëzore;

përkundrazi, e shikon të mirën supreme në madhështinë e shpirtit, fuqinë e trupit dhe në shumë

cilësi të tjera, të cilat e bëjnë njeriun të përkryer”. Kriticizmi i Machiavellit kundër etikës së

krishterë ishte se ajo e shikonte “njeriun si qenie të dobët, e cila mund të bëhej lehtësisht preh e

njeriut të lig”.

Që njerëzit janë të këqij, ishte një fakt më se i qartë për Machiavelin. Korrupsioni ishte deri në

qarqet më të larta; bile dhe papët e ditëve të tij kishin një reputacion kaq të keq, sa Machiaveli do të

shkruante: “Ne italianët, që i jemi mirënjohës Kishës së Romës dhe priftërinjve të saj, kemi filluar

të bëhemi jobesimtarë dhe jo të mirë.” Në fakt, thoshte ai, është e kotë të kërkosh diçka të mirë në

vendet e korruptuara, siç është mbi të gjitha Italia“. Ky fakt i korrupsionit njerëzor ishte fillimi

vendimtar i mendimit politik për Machiavelin. Një shoqëri e korruptuar në themelet e saj, kërkon

një qeveri të fortë, e cila duhet të drejtohet mundësisht nga një njeri i vetëm, sepse në të kundërtën,

ka ndodhur shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që një republikë apo mbretëri të ketë qenë e

organizuar mirë apo e reformuar mirë. Me pak fjalë, këtu Machiaveli, e shikonte nevojën e një

legjislatori absolut.

Sipas Makiavelit pabarazia e minon moralin politik. Pabarazia që vjen nga një klasë ekzistuese me

prona të mëdha toke, që shfrytëzon punën e të tjerëve, është edhe më shkatërruese. Aty ku pjesa më

e madhe e popullsisë është e korruptuar dhe ligjet nuk kanë më forcë detyruese, e vetmja mënyrë

për të frenuar lakminë e korrupsionin e fuqishëm është vendosja e një pushteti të lartë, një qeverisje

monarkiste.

Sipas Michel Foucault, (Fuko),“ Burimi i pushtetit nuk është as shteti e as institucionet. Pushteti

vjen nga poshtë: shteti nuk është një burim autonom i pushtetit, ai është një superstrukturë.

Page 18: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

18

Teknologjia politike e trupit është një mikrofizikë e pushtetit. Pushteti nuk është një cilësi, është

një strategji. Modeli i tij nuk është as kontrata dhe as pushtimi, por një luftë e përjetshme”. Pushteti

ushtrohet dhe nuk mbahet. Ai është shuma e qëndrimeve strategjike dhe kalon përmes “atyre që

nuk e kanë”5.

Marrëdhëniet e pushtetit riprodhojnë vetveten thellë, në shoqëri nuk ekziston diçka e tillë si

kundërvënia mes shtetit dhe shoqërisë civile. Nuk ka një konflikt qëndror, por një shumësi betejash

të lëvizshme. Çdo betejë është pjesë, modifikon dhe modifikohet nga një rrjet i marrëdhënieve të

pushtetit. Marrëdhëniet e pushtetit nuk janë vetëm kontingjente dhe empirike: ato janë një përmasë

themelore e marrëdhënieve njerëzore dhe në njëfarë mënyre janë motorri i tyre. Subjektiviteti u

nënshtrohet këtyre marrëdhënieve. Fjala e lirë e iluminizmit është në vetvete një pasojë e

kompleksitetit të marrëdhënieve pushtet/dije. Vetë demokracia është një rrjet specifik i

marrëdhënieve pushtet/dije: nuk është e mundur të gjendet ndonjë kriter trans-historik, mbi bazën e

të cilit mund të thuhet se ky apo ai rrjet specifik është më “i mirë” apo më i “drejtë”.

Sipas JurgenHabermasit, natyra e konceptit të pushtetit që përdor Fukoja është problematike.

Megjithatë, në mënyrë që të shpjegohet shumësia e trajtave historike, gjenealogjia përdor një

“hipotezë unike:” E vetmja gjë që mbetet është pushteti, i cili u reziston ndryshimeve përmes

maskave të reja”6.

Fukoja zëvendëson vetëdijen e vjetër të trashëguar, me pushtetin, i cili kthehet në një koncept të

trashëguar historik për kritikën e arsyes. Por ai nuk pranon se nocioni i pushtetit që ai përdor, është

i lidhur me një kontekst metafizik, kur flet për një nocion të përgjithshëm të pushtetit.

Për më tepër, duke hequr dorë nga përpjekja hermetike për të kapur kuptimin, Fukoja heq dorë

edhe nga kërkimi i kriterit për vlefshmërinë e diskursit. Kritika e tij është arbitrare dhe e njëanshme

dhe nuk është në gjendje të përligjë themelet e veta normative. Ai nuk mund të përligjë përse

gjenealogjia e tij mund t’i shpëtojë sistemit të marrëdhënieve pushtet/dije, nuk mundet as të përdorë

referencën adorniane për mimesis-in, për diçka paraprirëse ndaj racionalitetit instrumental dhe as

perspektivën marksiste të një rendi emancipues përtej sundimit. Çdo betejë kundër pushtetit

zhvillohet nën horizontin e pushtetit. Fukosë i duhet të refuzojë të pyesë nëse “disa forma diskursi –

dhe pushteti – mund të jenë më të përligjura se të tjerat.”

Habermasi mund të pranojë në njëfarë mënyre përshkrimin e proliferimit të mekanizmave të

pushtetit, por ai e kupton këtë si kolonizimin e botës së jetuar, si diçka që vjen nga jashtë

komunikimit gjuhësor. Sipas Habermasit, rrjeti pushtet/dije nuk është fati i shoqërizimit dhe

nënshtrimi nuk është fati i individualizimit.

5Michel Foucault, “ The Politic of Truth”, Semiotext, New York, 1997 6 Habermas, Jurgen; “ Communication-Theoretical Approach to Society”, 1984

Page 19: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

19

Dy dështime politike të Fukosë në fund të viteve ’70 mund të tregojnë se rreziqet e para nga

Habermasi nuk ishin thjesht iluzione. Fukoja e angazhon veten në një filozofi tepër sipërfaqësore

që bëhet gjithnjë e më hapur një mbrojtje e kapitalizmit real liberal ekzistues.

Sipas një numri të madh ekonomistësh shoqëria vuan pasojat nga korrupsioni, ai është pengesa

kryesore për zhvillimin e një vendi. Shpesh herë ai paralizon veprimtarinë tregtare, por ai pengon

edhe investitorët e huaj duke shkatërruar sektorin privat.

Filozofët e antikitetit flisnin për një shtet të së drejtës.

Sipas Glaukonit njerëzit për nga natyra ndjekin interesat e tyre edhe pse ju shkaktojnë të tjerëve

dhimbje.

Sipas Sokratit, shteti karakterizohej nga 4 virtyte kryesore;

• Dituria

• Guximi

• Vetëpërmbajtja

• Drejtësia

Sipas tij, kur secili ka dhe bën atë që i takon, atëherë kemi drejtësi.

Sipas filozofit Platon nuk duhet t’i jepet një pushtet shumë i madh një individi të vetëm apo një

elite sepse pushteti ka tendencën të korruptojë dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.

Rastet historike të diktatorëve karizmatikë dhe regjimeve autoritare na tregojnë se sa i rrezikshëm

është pushteti kur përqendrohet tek një person, një profesion, klasë apo në ndonjë grup tjetër

homogjen.

Në librin e tij “Ligjet”, Platoni argumentoi se pushteti është i mirë vetëm në qoftë se rrjedh nga

dija. Ne e quajmë dikë njëri të mirë n.q.se ai/ajo mban marrëdhënie të mira me të tjerët; kjo aftësi

për të qenë i mirë me të tjerët është e njëjta gjë që ne quajmë dije për një shtet. “duhet të kuptojmë

se dija dhe shoqëria, kur shihen si qëllime, nuk janë të ndryshme por identike. ”7 Dija është kur

shoqëria ka një ndjenjë të duhur të përpjesëtimit; dhe ajo mund të vijë nga përmbajtja dhe

gjakftohtësia, që na lejojnë ta shohim tërësinë e jetës.

Pushteti korrupton pra jo vetëm sepse është i keq në vetvete, por sepse ai mund të shtrembërojë

shikimin, të prishë ekuilibrin dhe të shkatërrojë rregullin natyror. Pushteti duhet të jepet në doza të

përcaktuara, që janë të vogla dhe të cilat mund të përballohen nga njerëzit. Ai shkruan: “N.q.se ne e

shpërfillim përpjesëtimin e duhur të gjërave, duke i dhënë diçkaje atë që është shumë e madhe për

7Shih: Laws, 693c, R.G. Bury, tr.

Page 20: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

20

të, shumë vela për një anije, shumë ushqim një trupi, shumë autoritet një shpirti, rrjedhoja është

anijembytje; hardisja të çon në një rast nga një sëmundje, në tjetrën ; në krim.8

Krahasimi që i bën Platoni korrupsionit politik me teknologjinë e papërshtatshme dhe mbingopjen

është shumë sinjifikative në ditët e sotme. Obeziteti është sëmundja më e përhapur kohët e fundit.

Në shumë shtete, të varfra dhe të pasura, sot ka shumë njerëz që vuajnë nga mbipesha. Në mënyrë

të ngjashme teknologjia jonë nuk është në përpjesëtimin e duhur, ajo po na shkakton shumë

probleme si ngrohja globale. Kjo shkaktohet nga fakti që ne i japim shumë autoritet shpirtit tonë,

faktori i tretë i Platonit.

Platoni më tej shpjegon se si rënia e individëve është e shkruar në rënien e shtetit: “nëse ai zotëron

pushtet absolut dhe të papërgjegjshëm, ai nuk do të mbetet i qëndrueshëm në parimet e tij apo të

vazhdoje ta konsideroje të mirën publike si primare ndaj të mirës private në shtet. Natyra njerëzore

gjithmonë do të tërhiqet nga koprracia dhe egoizmi, duke shmangur dhimbjen dhe duke ndjekur

kënaqësinë, pa asnjë arsye do të errësojë drejtësinë dhe të mirën; dhe duke ndjekur errësirën në

shpirtin e tij do të mbushë me të keqen veten e tij dhe gjithë qytetin”.9

Sipas Aristotelit shteti varet nga mirëqënia. Një shtet synon sa më shumë që të jetë e mundur që të

ketë një shoqëri me njerëz të barabartë që janë karakteristikë e klasës së mesme. Njerëzit e kësaj

klase nuk kanë as ndjenjë e as zili.

Atëherë lind pyetja: si mund të krijojmë një qeveri që nuk lejon askënd - ose asnjë pjesë të

shoqërisë – të zotërojë “pushtet absolut dhe të papërgjegjshëm”? Duhet të përpunohet një filozofi

krejtësisht e re e përcaktuar që të zhdukë mosmarrëveshjet dhe ndarjet që sëmurin dhe dobësojnë

trupin politik.

“Si rrjedhojë filozofia e re do të ketë si qëllim të saj përfundimtar pajtimin e mosmarrëveshjeve,

duke zbuluar, përpunuar dhe sjellë në dritë ide të vërteta , dhe duke iu referuar çdo gjëje në

veçanti, elementëve të marrëveshjes ose mosmarrëveshjes, duhet të bëhen të lexueshëm, duke

treguar kështu rrugën e kthimit për tek marrëveshja”.

Për të bërë këtë, ai vendos një ndarje të re të punës tek liderët dhe tek përkrahësit e tyre. Ai

parashikoi një grup prej tre institucionesh – në vend të strukturës politike monolitike që ne kemi

aktualisht- që janë të përcaktuar për të parandaluar absolutizmin

Sipas sociologut Joseph Shchumpeten demokracia është sundim i politikanit dhe jo i popullit.

Politikanët janë tregtarë votash. Sundimi politik mund të shmanget me sukses vetëm po të ketë

njëfarë konkurrence në sigurimin e votave.

Sipas Vilfredo Paretos ekzistenca e demokracisë nuk do të thotë se populli është ai që sundon.

Edhe në sistemet parlamentare ka grupim “demagogjik-plutokratik” elitar që vepron pas perdes për

8 Shih: Plato, Laws, 691c, Collected Writings, p. 1286 9 Shih:Plato, Laws, Book 9.

Page 21: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

21

të avancuar interesat e veta. Është tendenca e regjimeve parlamentare që të degjenerojnë në “Pluto-

demagogjik”, që do të thotë regjime plebeshitare dhe më pas në regjime “ushtarako-demagogjike”,

që do të thotë regjime autoritare.

Nuk është e vërtetë se të gjithë ata që psikologjikisht janë të destinuar për të qenë në elitë, sundojnë

realisht. Ato pozita pune të zëna nga elita janë për nga vetë përkufizimi më të kualifikuara. Mirëpo

Paretoja pranon se dikush mund të zërë një pozicion elitar thjesht duke e quajtur elitë, por pa qenë

realisht i tillë.

Pra, njerëzit që kanë pozicione elitare mund të mos jenë gjithmonë elita e shoqërisë dhe

njëkohësisht elita që e meriton qëllon që të mos jetë në ato pozicione. Familja, pasuria apo

marrëdhënie të caktuara shoqërore mund të bëjnë që dikush të quhet dhe të mbajë pozitën e elitës,

por pa pasur aftësitë e duhura psikologjike. Paretoja shkruante :” Shkaku kryesor i trazimit të

drejtpeshimit shoqëror ështe grumbullimi i elementëve sipërorë në klasat e ulta dhe anasjelltas i

elementëve inferiore në klasat më të larta”.

Në shoqëritë moderne, për shembull, lëvizjet sociale që veprojnë jashtë linjave politike të pranuara

mund të përpiqen të ushtrojnë trysni mbi qeverinë, madje ta rrëzojnë atë.

Max Weber formulon disa karakterizime për politikën në esenë mjaft të njohur me titull “Politika si

profesion”, të botuar për herë të parë në vitin 1919, formulon disa karakterizime për politikën.

“Koncepti është jashtëzakonisht mjaft i gjerë dhe përfshin çdo lloj udhëheqjeje të pavarur për

veprim. Flasim për politikën financiare të bankave, për politikën e grevave të sindikatave, mund të

flasim për politikën arsimore të një bashkie ose komune, për politikën e presidentit, të një shoqate

bamirësie”.

Weber-i flet për politikë vepruese dhe jovepruese, për politikanë me moral të ulët dhe për

politikanë idealiste që jetojnë për politikën si dhe për politikanë profesionistë që jetojnë nga

politika, përfitojnë prej saj.

Shumë filozofë dhe psikologë janë munduar të krijojnë një identitet të diktatorëve, çfare i shtyn ata

drejt shtypjes, dhunës e vrasjeve? Apo të tjera pyetje, si: pse sjelljet e tyre janë të “çuditshme” për

syrin e masës, çfarë i shtyn ata t`i kryejnë këto veprime?

Fred Coolidge, profesor psikologjie në Universitetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara, ai që ka

profilizuar diktatorë “me emër” që nga Kim Jong-II, tek Saddam Hussein e Adolf Hitler, thotë se

diktatorët, që nga lashtësia, në dukje kanë një vetëbesim të madh, duke arritur deri në atë pikë sa të

besojnë edhe vetë që “çfarëdo që ata bëjnë, është ajo e duhura”. “Shumë diktatorë vuajnë nga ajo

që në psikologji quhet personalitet i dyfishtë, nga narcizmi, paranoja e sadizmit” thotë Coolidge.

Page 22: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

22

Në fakt kur flasim për politikë flasim edhe për interesa që janë të pranishme në çdo fushë të jetës

shoqërore. Situata bëhet shqetësuese kur një interes dominon mbi tjetrin apo interesat e tjerë dhe

mbrohet vetëm ky, duke u konsideruar si i vetmi interes legjitim.

Makiaveli në librin ‘Princi’ thekson se duhet që një qeveri të ruhet nga disa rreziqe që e kërcënojnë

atë. Kur Makiaveli përpiqet të edukojë lexuesit e tij mbi atë se çfarë mjetesh, rregullash dhe

veprimesh janë më të mirat për të kontrolluar dhe për të glorifikuar shtetin në të cilin jetojnë, bëhet

e qartë se kërcënimi më i madh për ruajtjen e shtetit është korrupsioni. Korrupsioni shfaqet në

forma të ndryshme, por gjithmonë si e kundërta e virtytit. Që të fitojë lavdi dhe t’i rezistojë provave

të vëna nga fati, një qytet duhet së pari të shmangë korrupsionin duke i mësuar popullit të tij

virtytet. Të tre këto koncepte (korrupsion, fat, virtyt) dhe mënyra se si përdor Makiavelli këto terma

janë fleksibël. Korrupsioni është i lakueshëm në të njëjtën mënyrë si virtyti dhe ndryshe nga fati.

Fati ndryshon në formën e tij dhe mbetet një forcë e pakontrollueshme e natyrës.

Korrupsioni dhe virtyti, nga ana tjetër, nuk janë fuqi dhe gjithmonë kushte ose gjendje. Ato mund

të mësohen dhe të llogariten, ndërsa fati është i paparashikueshëm. Një njëri që është me fat e

shikon veten si me fat të mirë, dhe kjo nuk është për meritë të tij dhe as të shoqërisë. Ndërsa njeriu i

korruptuar është bërë i tillë nga mënyrat dhe rregullat e shtetit në të cilin ai jeton, ndërsa virtyti

krijohet tek njeriu nëpërmjet edukimit të një qyteti të virtytshëm. Ai mund të lindë edhe si një

formë kryelartësie në shtetin e korruptuar dhe ta reformojë atë me rregullat dhe mënyrat e tij. Kjo

është detyra e Makiavelit - ngritja e shtetit italian mbi korrupsioni dhe krijimi i një mbretërie

virtuoze të bazuar në të kuptuarin e asaj çfarë është të drejtosh një popull dhe një vend.

Është e pamundur që korrupsioni të jetë aq i përhapur sa të harrojë atë pikë që sjell rrënimin e një

qyteti. Megjithatëe, Perandoria Romake u rrëzua nga kombinimi i korruptimit të popullit romak,

nga dobësitë e liderëve të tyre dhe nga virtytet superiore të ushtrive barbare që e shkatërruan atë.

Kështu Makiaveli justifikon metodat tiranike të drejtimit të shtetit si të pashmangshme dhe të

pranueshme si tirania e Çezarit, sepse "një qytetar i lig nuk mund të bëje keq në një shoqëri që nuk

është e korruptuar". Diktatura e Çezarit nuk ishte shkaku i korruptimit të Romës, por një rezultat i

etapave të hershme të rënies së Romës. Diktatura e Çezarit ishte e pashmangshme. Shteti pa

korrupsion fare është i pamundur dhe, si rrjedhojë, komplotet me apo pa virtyt janë të mundshme

dhe të shpeshta në politikë.

Virtyti mund të mësohet ose të imitohet, por veprimi i virtytshëm i një njeriu drejt një tjetri nuk i

bën të dy të virtytshëm. Kjo tregon pse virtyti është kaq i rrallë. Është e lehtë të korruptosh të

virtytshmin, përveç se kur virtyti është bërë pjesë e tij. Makiavelli nuk e lidh korrupsionin vetëm

me politikanin. Sipas Makiavellit një princ duhet të jetë gjykues i mirë në mënyrë që të udhëheqë

shtetin e tij në mënyrë efektive dhe efiçente. Në këtë mënyrë vendimi më i rëndësishëm i tij është

Page 23: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

23

zgjedhja e ministrave të qeverisë së tij. Këta ministra duhet të kenë virtytin e shërbimit besnik ndaj

princit të tyre. Një princ nuk mund të korruptohet vet, por vetëm nëpërmjet ministrave të tij,

mësuesve të tij etj. Ata ministra që korruptojnë princin, janë vetë të korruptuar, sepse mendojnë me

shumë për veten e tyre se sa për princin. Mënyra më e mirë e një princi për të parandaluar

korruptimin e ministrave të tij është t`u sigurojë atyre një jetesë të mirë, t`i nderoje, t’i pasurojë, t’u

tregojë se duhet të mbështeten tek princi dhe se nuk mund të qëndrojnë pa të. Nëse ministrat janë të

korruptuar atëherë edhe njerëzit janë të korruptuar (se ata nuk korruptojnë të vetëm) dhe kur

njerëzit janë të korruptuar atëherë edhe ligjet janë të korruptuara.

Një ligj i korruptuar është ai që nuk është barazimtar në qëllimet e tij, në një shtet të pakorruptuar,

krijon shqetësime dhe mund të jetë i dobishëm për ta përmirësuar. Në një shtet plotësisht të

korruptuar, një ligj i korruptuar do të injorohet siç injorohen të gjithë ligjet e tjera, përveçse kur ai

përdoret për përfitim personal.

Princi duhet të marrë masa që të shmangë në pjesën më të madhe korrupsionin, sepse ai nuk mund

të shmanget plotësisht. Ligjet duhet të jenë të drejta dhe ne duhet të orientohemi drejt një forme të

re qeverisjeje.

Pyetja që shtrohet është:Pse ndodh? Analizojmë politikën në raport me:

a. Të vërtetën, Sipas Erhard Epler, politika nuk mund të shpallë të vërteta të përjetshme, por ajo

punon me të vërteta të pjesëshme. Për sa kohë mund të dëgjohen dy zëra, politikanët janë larg së

vërtetës.

b. Moralin, Politika nuk mund të jetë gjithmonë e moralshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund

ta vlerësosh moralisht politikën.

Sociologu Maks Veber në veprën e tij “Politika si Profesion” dallon dy mënyra për ta kthyer

politikën në profesion:

Individi që jeton për politikën. Ky individ e shndërron politikën në jetën e tij, gëzon zotërimet e

zhveshura të pushtetit që ushtron ose ushqen ekuilibrin e tij të brendshëm me ndërgjegjen që jeta e

tij ka kuptim në shërbim të një çështjeje.

Individi që jeton prej politikës. Personi që përpiqet ta bëjë politikën një burim të përhershëm të

ardhurash jeton prej politikës.

Karriera e politikës siguron një ndjenjë pushteti. Por cilat cilësi mund ta ndihmojnë një politikan që

ta përdorë pushtetin siç duhet?

Veber i përgjigjet kësaj pyetjeje duke pohuar se për politikanin tri janë cilësitë kryesore:

1. Pasioni

2. Ndjenja e përgjegjësisë

3. Ndjenja e raporteve

Page 24: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

24

Sjellja politike shprehet me qasjen ndaj proçeseve dhe veprimeve të caktuara, ndaj shfrytëzimit të

kapaciteteve njerëzore, ndaj resurseve të ndryshme me synimin e pandryshuar për të arritur

rezultatet e dëshiruara. Ajo, (sjellja politike), është formë e komunikimit. Madje dallohen katër tipa

të sjelljes politike;

1. Nxitja

2. Bindja

3. Krijimi i obligimit

4. Dhuna

Vaclav Havel theksonte forcën tjetërsuese të politikës dhe pushtetit. Ja si shprehej ai: “Pushteti ka

shumë fytyra, nga njëra anë ai i ofron individit një mënyrë fantastike për të shfaqur qenien dhe

identitetin e tij, duke i materializuar me botën e jashtme përmes fjalëve dhe veprimeve, por, nga

ana tjetër, brenda pushtetit politik ekziston dhe rreziku i humbjes së qenies dhe të identitetit në

vend të gjetjes së tyre. Kjo ndodh sepse individi bëhet i burgosuri i situatës, i privilegjeve dhe i

funksionit të tij. Individi nuk e kontrollon më veten e tij, nuk është veçse prodhim i funksionit të tij,

i kërkesave dhe pasojave që e shoqërojnë atë.”

Nga pikëpamja institucionale sistemi politik shqiptar mbështetet pak a shumë në të njëjtat norma

dhe vlera si ato të demokracive europiane, ndërkohë që funksionimi real i politikës dhe i shtetit

është ende larg modelit europian.

Kjo bën që popullsia të jetë disi indiferente në lidhje me politikën, me mënyrën e funksionimit të

sistemit politik të vendit dhe me premtimet e bëra nga elita politike.

Sondazhet sociologjike tregojnë se shqiptarët e konsiderojnë politikën si një nga vlerat më pak të

rëndësishme në hierarkinë e vlerave kombëtare, duke qenë mosbesues ndaj saj.

Niveli i ulët i pjesëmarrjes së shqiptarëve në politikë ndodh për disa arsye:

Parregullsitë zgjedhore;

Modeli ekonomik;

Vënia e interesave partiake dhe personale mbi ato shtetërore dhe kombëtare;

Pasiguria individuale e qytetarëve;

Papunësia dhe varfëria ekstreme kanë bërë që një shumicë qytetarësh ta humbin besimin tek

politika e qeverisja.

Gjithashtu, qytetari, pasi ka dëgjuar premtimet elektorale, është tërësisht i zhgënjyer nga

propaganda apo sloganet krejt ideologjike. Në këtë situatë ai refuzon të ushtrojë të drejtën e votës,

të zgjedhë dhe të zgjidhet, ç’ka përbën një nga themelet e demokracisë së një shteti.

Në këtë kuadër Makiaveli jep disa këshilla për politikanin:

1. Nuk duhet kërkuar suksesi brenda ditës, pa marrë mundimin të ndryshosh mendje.

Page 25: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

25

2. Politikani duhet të dijë të heshtë e të presë çastin e përshtatshëm.

3. Ai duhet të parashikojë kthimin prapa të akrepave.

4. Politikani nuk nënshtrohet kurrë.

5. Ai nuk duhet të japë përshtypjen se e mbajnë nën fre.

6. Politikani duhet të ngjallë respekt, admirim lidhur me cilësitë e shpirtit të karakterit

7. Është mirë të paraqitet pjellor dhe me imagjinatë, qoftë kjo edhe në dëm të së vërtetës.

8. Nuk ka gjë më të frikshme, sesa të japësh përshtypjen e mediokritetit.

9. Fjalën e fundit e kanë realitetet. Politikani duhet të kompozojë me to.

Në fakt për Makiavelin pushteti në vetvete përbën burim lakmie, prestigji, privilegji dhe këto

negativitete sipas tij e kishin prejardhjen në vetë natyrën njerëzore. Kjo është një ndër arsyet që

Makiaveli propozon një ndarje të pushteteve, në mënyrë të përgjegjshme, ai arsyeton se

“legjislacioni duhet të niset nga fakti se të gjithë njerëzit kanë një natyrë të keqe”10.

Makiaveli këtu i referohet pikërisht njerëzve me një natyrë mëkatare. Ja sesi shprehet ai: “Në

legjislacionin e mirë duhet të kemi parasysh se natyra e keqe njerëzore është e gatshme për të çelur,

sapo t`i jepet mundësia, dhe të veprojë kundër atyre që e kanë zgjedhur”11. Në qoftë se sjelljet e

tyre të këqija fshihen për njëfarë kohe kjo bëhet për ndonjë shkak të panjohur dhe ne duhet të

marrim me mend se nuk kanë patur rastin të shfaqen, por koha, pohon Makiaveli që quhet babai i

së vërtetës, nuk vonon dhe i nxjerr shumë shpejt gjërat në dritë.

Duke iu referuar aktualitetit shqiptar, mund të themi se gjendemi në të njëjtat pozita të përshkruara

nga Makiaveli. Një numër zgjedhësish shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës së tyre, duke i

besuar votën e tyre qoftë së majtës apo së djathtës. Ajo që vazhdon të ndodhë dhe mendohet se do

të vazhdojë, është një përdorim ekstrem i besimit të pushtetit duke e përdorur atë për interesa

personale. Natyrshëm shtrojmë pyetjen; Cili është në të vërtetë identiteti i partive politike në vend?

A përbëjnë sloganet e ndryshme politike një mjet të fitimit të pushtetit, apo të krijimit të identitetit

të partive politike? Si shihet korrupsioni në një komunikim ndërkulturor?

Ndërsa Friedrich Nietzsche është shprehur ; “Të gjithë duan ta arrijnë fronin: kjo është marrëzia e

tyre, sikur lumturia të qëndronte në fron”! ”Shpesh herë balta rri mbi fron e shpesh edhe froni mbi

baltë. Të gjithë këta për mua janë të çmendur dhe majmunë që kacavirren…”

10 Niccolo Machiavelli “Princi”, fq 56. 11 Ibid, fq 72.

Page 26: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

26

Çdo betejë është pjesë, modifikon dhe modifikohet nga një rrjet i marrëdhënieve të pushtetit.

Marrëdhëniet e pushtetit nuk janë vetëm kontingjente dhe empirike: ato janë një përmasë themelore

e marrëdhënieve njerëzore dhe në njëfarë mënyre janë motori i tyre. Subjektiviteti u nënshtrohet

këtyre marrëdhënieve. Fjala e lirë e Iluminizmit është në vetvete një pasojë e kompleksitetit të

marrëdhënieve pushtet/dije. Vetë demokracia është një rrjet specifik i marrëdhënieve pushtet/dije:

nuk është e mundur të gjendet ndonjë kriter trans-historik mbi bazën e të cilit mund të thuhet se ky

apo ai rrjet specifik është më “i mirë” apo më i “drejtë”.

Sipas Habermasit, natyra e konceptit të pushtetit që përdor Fuko është problematike. Megjithatë, në

mënyrë që të shpjegohet shumësia e trajtave historike, gjenealogjia përdor një “hipotezë unike: që e

vetmja gjë që mbetet është pushteti, i cili u reziston ndryshimeve përmes maskave të reja.” Fukoja

zëvendëson vetëdijen e vjetër transhendentale me pushtetin, i cili kthehet në një koncept

transhendental-historik për kritikën e arsyes. Por ai nuk pranon se nocioni i pushtetit që ai përdor

është i lidhur me një kontekst metafizik kur flet për një nocion të përgjithshëm të pushtetit.

Për më tepër duke hequr dorë nga përpjekja hermeneutike për të kapur kuptimin, Fukoja heq dorë

edhe nga kërkimi i kriterit për vlefshmërinë e diskursit. Kritika e tij është arbitrare dhe e njëanshme

dhe nuk është është në gjendje të përligjë themelet e veta normative. Ai nuk mund të përligjë përse

gjenealogjia e tij mund t’i shpëtojë sistemit të marrëdhënieve pushtet/dije: nuk mundet as të

përdorë referendën adorniane për mimesis-in, për diçka paraprirëse ndaj racionalitetit instrumental

dhe as perspektivën marksiste të një rendi emancipues përtej sundimit. Çdo betejë kundër pushtetit

zhvillohet nën horizontin e pushtetit. Fukosë i duhet të refuzojë të pyesë nëse “disa forma diskursi –

dhe pushteti – mund të jenë më të përligjura se të tjerat.”

Habermasi mund të pranojë në njëfarë mënyre përshkrimin e proliferimit të mekanizmave të

pushtetit, por ai e kupton këtë si kolonizimin e botës së jetuar, si diçka që vjen nga jashtë

komunikimit gjuhësor. Sipas Habermasit, rrjeti pushtet/dije nuk është fati i shoqërizimit dhe

nënshtrimi nuk është fati i individualizimit.

Dy dështime politike të Fukosë në fund të viteve ’70 mund të tregojnë se rreziqet e para nga

Habermasi nuk ishin thjesht iluzore. Fukoja e angazhon veten në një filozofi tepër sipërfaqësore që

bëhet gjithnjë e më hapur një mbrojtje e kapitalizmit real liberal ekzistues.

1.5 Qëndrimi ndërkombëtar dhe neomarksist për korrupsionin .

Ndërkombëtarët fajësojnë politikën shqiptare, e cila nuk është e iluminuar me vlerat demokratike

perëndimore, por mbetet peng i mendësive klanore tipike të autokracisë. Sipas tyre, populli shqiptar

nuk ka zhvilluar ndër vite mekanizma për të shmangur veprimet korruptive të zyrtarëve, por i

Page 27: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

27

pranon ato si të mirëqena. Rrjedhimisht, demokracia aktuale nuk lejon korrigjimin e gjendjes duke

sjellë pasojën që zgjidhja e pritur shndërrohet në problem.

Neomarksistët e shpjegojnë ekzistencën e korrupsionit në Shqipëri me instalimin e “liberalizmit

ekonomik” pas rënies së diktaturës, gjë e cila sipas tyre ka kalbur dhe mbytur shtetin. Sipas

neomarksistëve, sistemi i tanishëm ekonomik dhe politik favorizon pushtetarët në kurriz të popullit,

pakicën kundër shumicës. Kontrolli që klasa politike ka mbi ekonominë, krijon simbioza oligarkike

midis biznesit dhe politikës, ndërsa mjedisi liberal ekonomik krijon premisat për shfrytëzimin e

burimeve natyrore të bashkësisë nga individë të lidhur me pushtetin. Kësisoj, shtetit nuk i jepen

instrumentet e duhura për t'iu kundërvënë këtyre interesave, ndaj për rrjedhojë, këto simbioza

shkaktojnë thellimin e korrupsionit.

Neomarksistët, në dallim nga ndërkombëtaristët, nuk e shohin zgjidhjen tek përqafimi i mënyrave

evropiane, por tek ndarja më e drejtë e pushtetit. Përkundër këtyre qëndrimeve kritike ndaj

sistemit, kemi qëndrimin e sistemistëve, të cilët besojnë se korrupsioni është një dukuri e

pashmangshme në periudhën transitore ku gjendet Shqipëria.

Ndër sistemistët përfshihen: klasa politike, e cila mbështetet tek favorizimi që i bën sistemi; dhe

elitat ekonomike përqark tyre, të cilat përfitojnë ekonomikisht nga lidhja me politikën. Ata

përqafojnë idenë e zhvillimit gradual "brenda mundësive të Shqipërisë", duke integruar organikisht

ligjet dhe mënyrat e sjelljes perëndimore, në një sistem politik të qëndrueshëm.

Neomarksistët nuk shkojnë përtej analizës klasore të gjendjes dhe mbështeten në përsiatje teorike të

tejkaluara nga rrjedha e historisë. Ndërsa sistemistët nuk mund të gjejnë arsye logjike për

"kokëfortësinë" e korrupsionit përtej retorikës politike.

Pra, korrupsioni është produkt i drejtpërdrejtë i sistemit politik të tanishëm, i cili nuk përçon vlera

shqiptare, por interesat e elitave për pushtet dhe pasurim të shpejtë. Megjithë disa zhvillime

pozitive, ky sistem vazhdon të prodhojë ngërç, amulli politike dhe paqëndrueshmëri. Pas më shumë

se njëzetë e shtatë vitesh demokraci, ndoshta ka ardhur koha që shoqëria shqiptare ta shqyrtojë me

kujdes gjendjen dhe të mos qorrohet as nga propaganda e as nga interesat e ngushta materiale të

pushtetarëve.

1.6 Korrupsioni në shoqëritë moderne

Në shoqërinë e sotme korrupsioni shihet në dy aspekte:

Korruptimi juridik

Paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godet garancitë kushtetuese për liritë dhe të

drejtat e njeriut dhe për rrjedhojë cënon agresivisht marrjen e cilësinë e shërbimeve publike, duke

Page 28: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

28

favorizuar e privilegjuar të inkriminuarit, njerëzit e pushtetit a politikës ose ata që i blejnë

shërbimet përkatëse.

Korruptimi ekonomik

Shfaqet në synimin e realizimin e pozitave të privilegjuara e monopolistike të individeve apo

grupeve rreth tyre në drejtim të koncensioneve, privatizimeve, tenderave, duke asgjësuar pa

meshirë ligjësite objektive të ekonomisë së tregut dhe konkurencës së hapur e duke i zëvëndësuar

ato me praktika shkatërruese e abuzive që u kundërvihen ligjshmërive e rregullave të miratuara..

Korrupsioni është një fenomen që nuk njeh limite politike dhe gjeografike. Është i pranishëm në

vendet e pasura dhe në ato të varfra. Thelbi i korrupsionit është i vështirë për t’u gjetur në mënyrë

të saktë, dhe, në fakt, mbi këtë pikë, të dhënat nuk përputhen. Megjithatë, bëhet fjalë për vlera

super të mëdhaja që i hiqen ekonomisë, prodhimit dhe politikave sociale. Barra e këtyre abuzimeve

monstruoze bie mbi supet e qytetarëve. Kështu ata, qytetarët, në fakt e paguajnë korrupsionin,

sepse nga fondet e destinuara për shërbimet ndaj tyre, majmen biznesmenë të korruptuar, shtetarë e

pushtetarë, prokurorë e gjyqtarë, gjithashtu të korruptuar.

Korrupsioni përshkon të gjithë sektorët socialë: nuk mund t’i atribuohet vetëm vepruesve

ekonomikë, as funksionarëve publikë. Edhe shoqëria civile nuk përjashtohet. Është një fenomen që

i përket si shteteve po ashtu dhe organizmave ndërkombëtare. Korrupsioni favorizohet nga

mungesa e transparencës në financat ndërkombëtare, nga ekzistenca e parajsave fiskale dhe nga

pabarazia e niveleve mes formave të luftës kundër korrupsionit, shpesh të mbyllura në rrethin e një

shteti të vetëm. Fusha e veprimit të aktorëve të korrupsionit, vetëm në mënyrë shtetërore dhe

ndërshtetërore favorizohet edhe nga bashkëpunimi i vogël mes shteteve në sektorin e luftës ndaj

korrupsionit, nga ndryshueshmëria e normave në sisteme të ndryshme juridike, nga mungesa e

ndjeshmërisë së organeve të shtypit kundrejt fenomeneve të korrupsionit në zona të ndryshme të

botës dhe nga mungesa e demokracisë në vende të ndryshme. Pa praninë e një shtypi të lirë, të

sistemeve demokratike të kontrollit e të transparencës, korrupsionit i krijohen mundësi e kushte

lehtësuese zhvillimi.

Fjala korrupsion mund të interpretohet në aspektin gjuhësor, në atë ligjor dhe në aspekte tjera.

Korrupsioni në mënyrën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme të fjalës ka kuptimin e keqpërdorimit

të autorizimeve publike për përfitime personale.

Në praktikë ekzistojnë shumë veprime të zyrtarëve apo mosveprime, me të cilat qytetarët

ballafaqohen për çdo ditë me rastin e marrjes së shërbimeve nga zyrtarët apo nëpunësit dhe që nuk

mund të klasifikohen apo kualifikohen si korrupsion, por si shpërdorim detyre, si

mosprofesionalizëm, si paaftësi, neglizhencë, shkelje e etikës etj.

Page 29: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

29

Teoritë e konceptimit të korrupsionit tani mund të jenë të lidhura me funksionet e ligjit të

përshkruara nga Habermas. Kjo dallon korrupsionin e marrëdhënieve sociale të rregulluara sipas

ligjit dhe korrupsionin në marrëdhënieve sociale të rregulluara me ligj sistematik.

Kur proçedura që rregullon një marrëdhënie të këmbimit është e rregulluar me ligj, korrupsioni në

këtë rast merr formën e një konvertimi. Kur një rregull ligjor institucionalizon standardet

normative, veprimi synon mirëkuptim reciprok. Me fjalë të tjera, korrupsioni përfshin kolonizimin

e një marrëdhënieje që rregullohet nga një proçedurë legjitime ligjore.

1.7 Korrupsioni monetar dhe burokratik

Në bazë të teorisë së Habermas, është argumentuar se korrupsioni mund të konceptohet si një

kolonizim i marrëdhënieve shoqërore. Korrupsioni krijon një përmbysje të veprimeve-koordinuese

të mekanizmave, të ngjashme me formulimin origjinal të Habermas të kolonizimit të jetës në botë.

Megjithatë, Korrupsioni i referohet një ndërveprimi person-me-person i cili nuk është i detyruar të

përputhet drejtpërdrejt me funksionimin e sistemeve, por mund të iniciohet nga çdo aktor social në

çfarëdo institucioni në sferën e shoqërisë (Kjo nuk do të thotë, natyrisht, se korrupsioni do të

ndodhë patjetër në një institucion) Korrupsioni nuk është një tipar i sistemeve, por një lloj i

veprimit shoqëror. Duke pasur parasysh që Habermas identifikon dy drejtues-mediash, të cilët janë

të aftë për të kolonizuar veprimet shoqërore të orientuara në mirëkuptim të ndërsjellë, në dallimin

midis dy llojeve të korrupsionit korruptiv që përfshijnë një transferim të parave (korrupsioni

monetar) dhe korrupsionin që përfshin një transferim të pushtetit (korrupsioni burokratik).

Page 30: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

30

KREU II

2. KORRUPSIONI NË SHQIPËRI

Korrupsioni përbën një problem shqetësues për të gjitha vendet dhe regjimet politike, veçanërisht

për ato demokratike. Shumë studime e kanë përkufizuar korrupsion si "krim të bardhë" për shkak të

vështirësisë që ka për t`u evidentuar dhe ndëshkuar. Ai bëhet pengesë për demokracinë dhe

zbatimin e ligjit në vend. Shqipëria është në rrugën e integrimit drejt Evropës. Një nga problemet

që duhet të zgjidhë në këtë rrugëtim relativisht të gjatë është lufta kundër korrupsionit. Qëllimi i

këtij kapitulli është të bëjë një analizë të nivelit të korrupsionit në Shqipëri përgjatë viteve, duke

bërë një krahasim me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor dhe të evidentojë efektet negative të tij,

veçanërisht ato ekonomike, që janë edhe më të ndjeshme për popullatën e një vendi. Të dhënat e

përdorura në këtë punim janë të tipit sekondar, të publikuara nga raportet zyrtare të institucioneve

ndërkombëtare.

2.1 Korrupsioni si fenomen në Shqipëri dhe disa nga trajtat e korrupsionit politik në Shqipëri

Korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjithë regjimet politike. Në mënyrë të veçantë, një

kërcënim për demokracitë. Madje shekulli XX-të ka trajtuar korrupsionin si një “krim të bardhë”

për shkak të vështirësisë për t`u diktuar e ndëshkuar.

Edhe në demokracitë më të përparuara perëndimore, korrupsioni mbetet përherë kërcënim serioz e

madhor, sfidë për proçeset demokratizuese në zhvillim e përsosje. Mbi bazën e anketimeve të

kryera, u pasqyrua gjendja konkrete, përmasat dhe ndikimi i korrupsionit në Shqipëri. “Korrupsioni

gjendet kudo në Shqipëri, por sistemi gjyqësor, doganat, agjencitë e privatizimit, të rregjistrimit e

konpensimit të pronave, shërbimet shëndetësore janë ndër sektorët më të korruptuar.

Në Qershor të vitit 1998 konferenca “Antikorrupsioni dhe përmbushja e detyrave nga sektori

publik” doli se: “Korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri që rrezikon zhvillimet sociale,

ekonomike dhe politike”. Kulturat politike më pragmatike e kanë bërë çështjen e korrupsionit

objekt reformash publike për të arritur të zgjidhin problemin, ndërsa kulturat politike që hyjnizojnë

pushtetin prej kohësh e kanë trajtuar në mënyrë të ngushtë çdo cënim ndaj së mirës së përbashkët.

Në aspektin shoqëror, shqetësues është perceptimi i qytetarëve për korrupsionin. Shfaqja e

praktikave korruptive në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe veprimtarisë shtetërore, bën që

qytetarët ta konsiderojnë atë si fenomen normal. Ai konsiderohet thjesht si një mjet që mundëson

zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre, duke mos e perceptuar faktin se janë përfshirë edhe vetë

në një akt korruptiv. Korrupsioni perceptohet nga qytetarët si një fenomen jetik, i pranishëm në të

gjitha aspektet e veprimtarisë së tyre të përditshme, ku shpeshherë ata vetë bëhen gjenerues dhe

Page 31: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

31

nxitës të tij. Nëse ky fenomen shoqërohet edhe nga problemet e burokracisë, paaftësisë profesionale

dhe neglizhencës shtetërore, ai përbën shkakun kryesor për humbjen e besimit të qytetarëve ndaj

autoritetit shtetëror12.

Mjaft negative janë efektet e tij edhe në zhvillimin e ekonomisë dhe të mekanizmave të tregut.

Korruptimi ekonomik çon në krijimin e pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve të tyre për

shkak të pozitës monopolistike në porositë, furnizimet dhe punët publike duke zëvendësuar

ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së hapur e të lirë me dukuritë

shkatërruese që i kundërvihen atyre ligjshmërive. Praktikat korruptive e veçanërisht vonesat e

pajustifikuara, zvarritjet burokratike apo privilegjet e padrejta, kanë ndikuar në moszhvillimin

normal të konkurrencës së lirë dhe mosgarantimin e mundësive të barabarta për operatorët

ekonomikë5. Por efekti kryesor i korrupsionit është gjenerimi prej tij i kundërligjshmërisë,

pabarazisë dhe cënimit të të drejtave e lirive themelore të shtetasve. Pasojat e korrupsionit në

fushën ekonomike janë të rënda, pasi korrupsioni i zë frymën konkurrencës së lirë, në mënyrë të

vëçantë kompanive të vogla dhe për rrjedhojë me rëniën e kunkurrencës ulet cilësia e mallrave dhe

shërbimeve duke prekur drejtëpërdrejtë qytetarët. Aty ku tolerohet korrupsioni, punonjësit civile

marrin të ardhura të vogla dhe mbi qytetarët e thjeshtë rëndon mita që ata duhet të paguajnë për

zgjidhjen e problemeve të tyre. Ndonëse pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qenë viktima të

praktikave korruptive, shumë pak prej tyre janë të ndërgjegjësuar për faktin se korrupsioni përbën

një veprimtari kriminale me qëllim përfitimi. Të mirat që sigurohen nga veprimet korruptive nuk

janë gjë tjetër veçse produkte kriminale. Në praktikën e përditshme po shfaqet fenomeni i

rrezikshëm i riciklimit të tyre në forma të ndryshme investimi, në fusha të caktuara të sektorit

publik ose privat, ashtu si edhe për produktet që burojnë nga veprimtari të tjera kriminale. Praktika

të tilla korruptive si nepotizmi, pra sigurimi i favorizimeve bazuar në marrëdhëniet familjare apo

lidhjet e gjinisë, apo marrëdhëniet e klientelizmit, ku përfitimet sigurohen përkundrejt besnikërisë

apo përkatësisë politike, janë një fenomen i zakonshëm. Nuk kanë munguar edhe raste kur favoret

dhe privilegjet janë siguruar duke u nisur nga kritere krahinore apo marrëdhënie të miqësisë.

Ky aspekt i shfaqjes së korrupsionit e bën atë të dukshëm jo vetëm nga pikëpamja sociale por edhe

ajo politike.

Por, ndonëse legjislacioni penal është përmirësuar, ndryshimet e shpeshta kanë shkaktuar

vështirësi në zbatimin e tij në praktikë. Vështirësi janë hasur veçanërisht në interpretimin e

normave ligjore ku vihen re qëndrime të ndryshme të subjekteve proçeduriale, prokurorisë dhe

gjykatës për të njëjtën çështje. Gjithashtu reforma ligjore nuk mund të jetë e suksesshme pa një

përmirësim të praktikave dhe procedurave të hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të rasteve të

12Vito Tanzi, “Korrupsioni në mbarë botën, shkaqet, pasojat, qëllimi, trajtimi”, fq. 38.

Page 32: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

32

korrupsionit, si dhe masave të parandalimit të tij. Roli aktiv i organeve të drejtësisë në zbatimin e

legjislacionit, mbetet një nga aspektet më të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit. Roli i

prokurorisë në këtë aspekt merr një rëndësi të veçantë për shkak të faktit se shpeshherë në

proçedimet që lidhen me korrupsionin, provat janë mjaft të vështira për t’u siguruar. Kjo vështirësi

rritet ndjeshëm në mungesë të një denoncimi të rasteve të korrupsionit nga ana e qytetarëve. Për

këtë qëllim, duhet të realizohen trajnime të specializuara për policinë gjyqësore, prokurorët, dhe

gjyqtarët në lidhje me korrupsionin, teknikat e veçanta hetimore të tij dhe lidhjet e tij me krimet e

tjera.

Korrupsioni, është raportuar shpesh në bashkësinë ndërkombëtare, si një epidemi që ka prekur

veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që në Shqipëri, përgjithësisht, të paktën në pamje të

jashtme, ka një vullnet për ta luftuar këtë dukuri thellësisht rrënuese për shoqërinë.

Rezultatet e paraqitura në këto raporte tregojnë se për qytetarët shqiptarë problemi i dytë më i rëndë

në vendin e tyre pas papunësisë, është korrupsioni. Korrupsioni shfaqet në shumë mënyra dhe ky

studim fokusohet në përvojën aktuale të korrupsionit administrativ, duke dhënë informacion mbi

natyrën e ryshfetit dhe proçedurat e dhënies së tij. Ryshfeti ndikon në shërbimet e ofruara për

qytetarët nga zyrtarët publikë, pasi administrata është punëdhënësi më i madh në Shqipëri dhe

mundësitë që të siguron ajo lidhur me punën dhe përfitimet shoqëruese janë shumë të lakmuara.

Edhe pse prevalencë e rritjes të ryshfetit janë persona me të ardhura me nivel mesatar, frekuenca e

tij ndjek një tjetër model dhe mesatarja e ryshfeteve të paguara është në fakt më e lartë në mesin e

grupeve me të ardhura më të ulëta sesa të qytetarët e pasur, por asnjë grup social nuk bën

përjashtim në përdorimin e ryshfetit si mundësi për të marrë shërbimet apo për përfitime abuzive.

Perceptimet për korrupsionin në Shqipëri nuk janë pozitive.

Zhvillimi social-ekonomik, vendosja institucionale dhe politike , normat mbizotëruese shoqërore

dhe kulturore janë të gjithë elemente që mund të formësojnë atë në mënyra shumë të ndryshme.

Korrupsioni është ende një kamxhik nga i cili asnjë vend nuk ështe çliruar me të vërtetë dhe është

raportuar shpesh që ka gjetur shtrat në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë si me

tipiket në këtë drejtim.

Disa nga trajtat e korrupsionit politik në Shqipëri:

mitmarrjet

“ekstorsioni”, (“marrje me forcë” e shumave monetare, pronës dhe shërbimeve);

“kronizmi”,(që, ndryshe nga meritokracia, lidhet me emërime abuzive, pa kualifikimin dhe

përgatitjen e duhur);

“nepotizmi”,(si favorizim miqsh, familjarësh e farefisi);

Page 33: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

33

patronazhi i “orientuar” (si mbështetje, privilegj e ndihmë financiare me “orientim” të caktuar),

shfrytëzimi i autoritetit të dikujt për fitime personale;

mashtrimi financiar (si përvetësim e zhvendosje asetesh nga disa individë tek të tjerë), etj.

Disa statistika dhe sondazhe në lidhje me korrupsionin në Shqipëri

“Në 2003 u zhvillua një studim statistikor për të parë nivelin e korrupsionit në vendin tonë.

Shqipëria në këtë vit me 2.5 u rëndit në vendin e 92-të nga 133 vende të marra në studim për

indeksin e perceptimit të korrupsionit nga Transparency International (IPK). Rezultati varion nga

10 deri në 1, ku niveli më i lartë 10 tregon se niveli i perceptimit të korrupsionit është 0 dhe niveli

më i ulët 1 tregon se korrupsioni përceptohet sikur dominon shtetin.

Në 2004, Shqipëria renditej në vendin e 108-të nga 145 vendet e marra në studim, me po aq pikë

sa në 2003. Në vitin 2005, Shqipëria u vlerësua me 2.3 pikë sëbashku me Nigerinë, Rusinë dhe

Sierra Leonen dhe u rendit e 127-ta në 158 vende të anketuara. Shqipëria u perceptua si vendi më i

korruptuar europian dhe niveli i perceptuar i korrupsionit që atëherë nuk është përmirësuar, por ka

rënë gjatë tre viteve të fundit, periudhë gjatë sëcilës Shqipëria ka rënë nga vendi 92-të në të 127-in.

Qeveria e re që erdhi në fuqi pas zgjedhjeve të 2005 u angazhua të trajtonte nivelet tipike të

korrupsionit brenda shoqërisë shqiptare. Në mars të 2006, grupi mbikqyrës i firmave piramidale

paditi kryetarin e mëparshëmtë tij, gjithashtu, kompania shtetërore e telekomunikacioneve filloi

hetimin ndaj ish punonjësve të saj, të gjithë nën akuzën e korrupsionit.

Po në atë kohë Komisioni i Venecias dha miratimin e tij lidhur me projektvendimin për lënien e

imunitetit nga ana e deputetëve me qëllim lejimin e ndjekjes penale për korrupsion për

përfaqësuesit e Kuvendit të Shqipërisë, vendim që ishte i dakordësuar edhe nga qeveria e kohës”13

Më 7 qershor 2006, Instituti për Kërkime dhe Alternativa zhvillimi (IDRA), e Casals dhe

Associates (INS) bëne një sondazh lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Sipas atij sondazhi

Shqipëria ende konsiderohej si një vend me nivel të lartë korrupsioni, megjithëse ishte pakësuar

disi në krahasim me vitet e kaluara. Deputetët, nëpunësit e doganave, nëpunësit e tatimeve, mjekët

dhe gjyqtarët konsideroheshin , ashtu sikundër konsiderohen si më të korruptuarit, ndërsa

Presidenti i Republikës, udhëheqësit fetare dhe ushtaraket konsideroheshin si më të ndershmit ndër

17 institucionet dhe grupet për të cilat është pyetur në sondazh. Meqenëse “Transaksionet e

Korrupsionit”, si p.sh ryshfetet, kërkojnë dy palë që të realizohen, atë që jep dhe atë që merr,

sondazhi trajton qëndrimet e publikut ndaj korrupsionit në përgjithësi. Në atë rast ishte interesante

fakti se sondazhi tregonte se personi që merr ryshfetin gjykohet gjithnjë e më rëndë se ai që e jep

atë.”14

13 Shih http:www. Transparency.org/surveys/indeks.htm.#cpi 14 Korrupsioni në Shqipëri, përmbledhje rezultatesh.

Page 34: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

34

Në 2008, kur u miratua strategjia e qeverisë për raportin global të TI për indeksin e perceptimit të

korrupsionit, Shqipëria ishte në vendin e 85 në botë me indeks të perceptimit të korrupsionit 3.5.

Në dhjetor të vitit 2011, 3 vjet pas vënies në zbatim të kësaj strategjie në Raportin Global të TI për

indeksin e perceptimit të korrupsionit, Shqipëria ka rënë në 10 vende më poshtë, në vendin e 95-të,

jo se janë përmirësuar vendet e tjera, por sepse indeksi i perceptimit të korrupsionit është

përkeqësuar duke shkuar në limitin e poshtëm në vëndin e 91-të. Në vendin e 92, 93 dhe 94

qëndronin përkatësisht Liberia,Trinidad Tabago, të njohura për nivele alarmuese të korrupsionit.

Pra Shqipëria radhitej krahas vendeve të sipërpërmendura. Më keq se aq nuk mund të kishte.

Gjithashtu në ishim më poshtë se të gjitha vendet e rajonit.

Edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara vlerësonin se korrupsioni në Shqipëri vazhdonte

të mbetej një problem serioz. Raportet vjetore të Këshillit të Europës në 2007, 2008, 2009, 2010

dhe 2011 janë këto:

Në 2008 korrupsioni vazhdon të mbetet një problem serioz.

Në 2009 korrupsioni vazhdon të mbetet një problem tej serioz.

Në 2010 korrupsioni vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz.

Në 2011 korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz.

Lufta kundër korrupsionit është një ndër 12 rekomandimet që Shqipëria duhet të plotësojë për

marrjen e statusit të vendit kandidat. Dhe një ndër luftërat më të mëdha të vendit tonë është

pikërisht lufta kundër korrupsionit.

Nëse tani do të më duhet të shpreh mendimin tim, do të thosha që lufta kundër korrupsionit nuk

është gjë tjetër vetëm një slogan i bukur për një periudhë fare të shkurtër, aq sa mund të zgjasë një

fushatë zgjedhore. Them kështu sepse fenomeni, nëse mund ta quajmë kështu, është në thelb të çdo

broshure të partive politike, gjatë kohës që afrohen zgjedhjet. Kush më pak e kush më shumë, çdo

parti politike e ka në programin e saj politik luftën kundër korrupsionit, por sesa të vërtetë e sa

seriozisht e kanë betejën kundër korrupsinit mbetet për t`u parë e verifikuar. E vërteta është se gjer

me tani na kanë zhgënjyer. .

Çdo parti e shikon sloganin e korrupsionit si një mjet mjaft të mirë për të fituar dhe për të mbajtur

pushtetin. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005 një nga pikat kyçe të programit të partive të djathta

ishte pikërisht korrupsioni, dhe lufta kundër këtij fenomeni. Ishte pikërisht Kryeministri ose

opozitari i 2004 deklaronte gjatë fushatës që në thelb të qeverisjes së tij do të ishte pikërisht lufta

ndaj korrupsionit, zvogëlimi ose asgjësimi i tij. Lufta kundër korrupsionit, kauza e duarve të pastra

ishte ajo që qytetarët e dëshironin dhe besuan më shumë, prandaj dhe i dhanë fitoren mazhorancës

së djathtë. Po zhgënjimi qe i madh. Një seri skandalesh e shoqëruan mazhorancën e djathtë gjate

dy mandateve radhazi.

Page 35: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

35

Edhe e majta e ka pasur korrupsionin tregues të identitetit të vet politik dhe futen në ligjërimin e

tyre politik, në programet e projektet e tyre luftën kundër korrupsionit.

Socialistët pas ardhjes në pushtet më 2013-ën, në artikulimet e tyre publike vendosën një standart të

ri të çmontimit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë. Por përsëri një zhgënjim tjetër

trishtues.

Korrupsioni mbetet ende një sëmundje e dhimbshme e tranzicionit shqiptar. Të dhënat e

organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, që monitorojmë zhvillimin e sistemit në Shqipëri

kanë vërejtur se, pavarësisht ndryshimeve të lehta, korrupsioni mbetet në një nivel të lartë. Në fund

të vitit 2010, raporti i Komisionit Europian e cilësonte Shqipërinë vendin ku është instaluar

“kultura e pandëshkueshmërisë”.

Korrupsioni si term i referohet një grupi të madh sjelljesh dhe praktikash që kanë të bëjnë jo vetëm

me individin por edhe me institucionet, pra keqmenaxhim, paaftësi, abuzim me postin, mungesë e

drejtësisë. Prandaj ky konceptim i gjerë ka shtruar problemin nëse korrupsioni është dështim i

institucioneve apo i individit. Me dështim të institucioneve në kuptimin e përgjithshëm kemi

parasysh demokracinë si sistem, qeverisjen, politikat, administratën, ligjet, respektivisht secila prej

tyre mundet të mos funksionojë. Me dështim të individit kemi parasysh specifikat kulturore dhe

predispozitat psikologjike që e bëjnë njeriun në thelb të keq.

Shpjegimet e para për korrupsionin janë të vjetra sa shoqëria. Ai është konsideruar tradicionalisht si

sjellje e njerëzve të ligj. Formimi dhe karakteristikat kulturore bëhen shkaqe të sjelljes korruptive.

Në rastin e Shqipërisë a duhet të mendojmë se korrupsioni shfaqet si karakteristikë e kulturës

shqiptare? Në këtë rast na vjen në ndihmë edhe studimi i korrupsionit në Kosovë në krahasim me

Shqipërinë.Të dhënat tregojnë se toleranca ndaj korrupsionit në Kosovë është më e ulët se në

Shqipëri. Shqipëria sipas të dhënave të USAID në vitin 2003, ka të njëjtin tregues me Maqedoninë

2,4 dhe Kosova 2,1. Nga ky rezultat por edhe nga studimi në përgjithësi i problemit nxjerrim

përfundimin se raporti individ/kulturë në vetvete nuk përbën shkakun kryesor të korrupsionit,

përkundrazi janë hapësirat institucionale që krijojnë kushtet për afera korruptive, për zhvillimin e

një korrupsioni të shfrenuar, janë mungesat e paketave ligjore të përshtatshme për luftën kundër

mafias, kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mungesa e vullnetit politik për ta çrrënjosur

sëmundjen e shekullit. Mbi të gjitha mungesa e një drejtësie të pavarur, të paanëshme, të

pakorruptuar dhe profesionale. Pikërisht, te këto mungesa duhen kërkuar shkaqet e këtij

korrupsioni gërryes, shkatërrues e pengues për zhvillimin e integrimin e vendit. Në fakt

individualisht shqiptarët e refuzojnë korrupsionin dhe nga ky qëndrim rrjedh prirja e zvogëlimit të

pjesëmarrjes individuale të shqiptarëve në afera korruptive në krahasim me vendet e tjera të rajonit,

pavarësisht se e njohin vlerën materiale të aferave korruptive.

Page 36: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

36

Ky kontradiksion në dukje shpjegohet me ndryshimin që ka pësuar korrupsioni si dukuri, duke u

tkurrur drejt një grupi individësh me numër të kufizuar, por me ekspozim publik të madh, që me

efikasitet e mbështesin dhe e praktikojnë korrupsionin. Nga kjo pikëpamje korrupsioni në Shqipëri

mund të shihet jo si një çështje e numrit të individëve të përfshirë në të, por si çështje e cilësisë së

grupit të individëve të korruptuar, të cilët mund të mbajnë poste të larta në shoqërinë dhe qeverisjen

shqiptare; prandaj perceptimi për dukurinë mund të jetë real, por reagimi shoqëror është i dobët,

sepse individët e korruptuar kontrollojnë një pjesë të mirë të sistemit të reagimit të opinionit publik

në rrafshin politik dhe institucional.

Gjatë dy dekadave të fundit ka patur një rritje të interesit publik kudo në botë lidhur me nivelin e

korrupsionit. Që nga viti 1998 deri në ditët e sotme, 41 vende kanë nënshkruar Konventën

kundërrryshfetit të OECD. Në fund të vitit 2005, hyri në fuqi konventa e UN kundër korrupsionit, e

cila konsiderohet si konventa më gjithëpërfshirëse në luftën kundër korrupsionit deri në ditët e

sotme. Në vitin 2007 Banka Botërore ka lançuar strategjinë mbi Qeverisjen dhe Antikorrupsionin

(GAC)15. Vitet e fundit Departamenti i Sigurisë dhe Drejtësisë në SHBA ka rritur përpjekjet në

luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu shumë organizata dhe agjenci ndërkombëtare janë përfshirë

në luftën kundër korrupsionit në të gjitha vendet. Edhe Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve të

përfshira në luftën kundër korrupsionit.

Veçanërisht, gjatë dekadës së fundit, në Shqipëri është rritur ndërgjegjësimi rreth pranisë së

korrupsionit dhe luftës kundër tij. Ai ka qenë një ndër prioritetet e qeverive shqiptare. Pas vitit

2000, në kuadër të detyrimeve që duhet të plotësoheshin për proçesin e integrimit në BE dhe

nevojën për të përshtatur legjislacionin kombëtar me të drejtën komunitare (acquis

communautaire), qeveritë shqiptare kanë shprehur vullnetin e tyre për të luftuar korrupsionin.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar konventat e Këshillit të Evropës: Konventa e Ligjit Civil kundër

Korrupsionit në vitin 2000 dhe Konventa e Ligjit Penal kundër Korrupsionit në vitin 2001. Në vitin

2006 Shqipëria u bë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, si rezultat i

së cilës u krijua "Implementation Revieë Mechanism" i cili kishte për qëllim reformën anti-

korrupsion16.

Kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit është inkorporuar në legjislacionin ekzistues penal.

Kodi penal përfshin format kryesore të Korrupsionit dhe Kodi i Proçedures Penale përfshin disa

mënyra të veçanta hetuese për të luftuar korrupsionin.

Në vitin 2012, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Kontrolli i Lartë i

Shtetit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me qëllim luftën kundër korrupsionit, duke

15 "Governance and Anti-Corruption - Ëays to Enhance the Ëorld Bank’s Impact", Ëorld Bank, 2006 16 Law No. 9492, dated 13.3.2006.

Page 37: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

37

krijuar një bazë të dhënash mbi praktikat korruptuese në administratën publike. Në vitin 2012,

qeveria e Shqipërisë aprovoi disa kufizime, të përfshira në Kushtetutën e Shqipërisë, mbi imunitetin

e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publikë.

Në muajin shkurt të vitit 2016, qeveria shqiptare aprovoi krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Investigimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë është një nga objektivat kryesorë të kësaj

strukture. Një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit përbën edhe miratimi i ligjit të

vetingut në muajin gusht të vitit 2016. Ky ligj rregullon mënyrën se si do të bëhet vlerësimi i

gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet publike dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Ligji i

vetingut është ligji i parë i miratuar nga shtatë projektligjet që plotësojnë reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka mbështetur financiarisht qeverinë e Shqipërisë në luftën

kundër korrupsionit. Në vitin 2009, Këshilli i Evropës filloi një projekt me ndihmë teknike kundër

korrupsionit të quajtur "Projekti kundër korrupsionit në Shqipëri" (PACA), me një vlerë totale

2.130.000 Euro17. Por sipas raporteve të Komisionit Evropian, efektet e këtyre përpjekjeve nuk janë

ndjerë akoma. Shkalla e ndëshkueshmërisë është shumë e ulët. Prandaj prioritet për qeverinë

shqiptare mbetet reforma në sistemin e drejtësisë, e kërkuar nga të gjitha strukturat dhe institucionet

ndërkombëtare.

Të gjitha këto përpjekje në luftën kundër korrupsionit pasqyrojnë konsensusin në rritje akademik

dhe politik se korrupsioni është i lartë në vendet në zhvillim dhe është i kushtueshëm. Rritja e

interesit publik në luftën kundër korrupsionit tregon besimin se duke dhënë nxitjen e nevojshme,

politikanët, zyrtarët publikë dhe shoqëria civile në këto vende mund të reduktojnë shkallën e

korrupsionit.

2.2 Indekset e matjes së korrupsionit në Shqipëri

Shumica e studimeve mbi nivelin e korrupsionit është mbështetur në sondazhet dhe anketimet mbi

korrupsionin. Këto anketime kanë avantazhin e mbulimit të mirë - është shumë më e lehtë të

pyesësh dikë rreth perceptimit që ka ai mbi korrupsionin se sa të matësh drejtpërdrejt shkallën e

korrupsionit.

Në Shqipëri janë kryer studime të ndryshme mbi perceptimin e qytetarëve mbi korrupsionin.

Instituti për Alternativat e Zhvillimit dhe Kërkimit (IDRA)18 ka kryer disa anketime lidhur me

çështjen e korrupsionit në Shqipëri. Sipas gjetjeve të këtyre studimeve (gjatë viteve 2005 dhe

2009), njerëzit më të korruptuar ishin nënpunësit e doganës dhe tatimeve, doktorët, politikanët,

17 PACA - Project Anti Corruption in Albania.

18“Impunity – Perception and experience of Albanian citizens", IDRA

Page 38: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

38

gjyqtarët dhe prokurorët. Institucionet fetare, presidentët, media dhe ushtarakët konsideroheshin

nga qytetarët si personat më pak të korruptuar.

Në vitin 2011, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në Vienë në bashkëpunim me

Institutin e Statistikës në Shqipëri kreu një studim në shkallë kombëtare mbi korrupsionin në

Shqipëri. Sipas rezultateve të këtij studimi, shqiptarët mendojnë se korrupsioni është një nga tre

problemet më të mëdha me të cilat përballohet vendi i tyre: rreth 37 përqind renditin papunësinë si

problemin më kryesor, 22 përqind e personave të intervistuar renditin korrupsionin dhe 20 përqind

renditin varfërinë si problemin më të madh me të cilin përballen shqiptarët. Rreth 28,3 përqind e

popullsisë së rritur midis moshës 18 dhe 64 vjeç, kanë pohuar se kanë patur ekspozim direkt ose

indirekt ndaj rryshfetit. Midis krimeve të ndryshme, si: vjedhja, ofendimi, fyerja, rryshfeti zë

vendin kryesor. Një pjesë e madhe e rryshfetit karakterizohet nga shkëmbimi: palët që përfshihen

në rryshfet marrin dhe japin secila diçka në këmbim. Shpesh ato nuk ndodhen në të njëjtin

pozicion: një prej tyre ka fuqinë që të negociojë kushtet e këmbimit. Rryshfetet paguhen përpara

kryerjes së shërbimit në mënyrë që të përshpejtohet kryerja e shërbimit ose pas kryerjes së

shërbimit në formën e një "falenderimi". Pjesën më të madhe të rryshfeteve shqiptarët e japin për

një trajtim më të mirë (71 përqind), për të përshpejtuar proçedurat (9 përqind) dhe për të shmanguar

pagesat e gjobave (9 përqind). Më shumë se 70 përqind e të intervistuarve që kanë pohuar se kanë

dhënë rryshfete, u ka paguar rryshfet doktorëve (71 përqind), pothuaj gjysma u kanë paguar

infermierëve (47 përqind) dhe 14 përqind e të intervistuarve u kanë paguar rryshfet edhe policëve.

Si rezultat doktorët dhe infermierët janë nënpunësit publikë që marrin më shumë rryshfete.

Nënpunës të tjerë të shtetit që marrin rryshfete janë policët, doganierët, gjyqtarët, prokurorët,

rregjistruesit e makinave dhe pronës, tatimorët, nënpunësit e bashkisë dhe mësuesit.

Në vitin 2015, Instituti për Alternativat e Zhvillimit dhe Kërkimit (IDRA) ka kryer një studim rreth

pandëshkueshmërisë. Sipas këtij studimi, korrupsioni, mos-zbatimi i ligjeve dhe keqfunksionimi i

sistemit gjyqësor janë konsideruar si faktorët kryesorë të pandëshkueshmërisë. Shqiptarët mëndojnë

se mungesa e shembujve faktikë të dënimit të zyrtarëve të lartë ka stimuluar korrupsionin.

Dy indekset më të njohur në mbarë botën, që llogariten nëpërmjet anketimeve dhe sondazheve janë:

Indeksi Vjetor i Përceptimit të Korrupsionit të Transparncy International (CPI) dhe Indeksi i

Korrupsionit (CI) i Bankës Botërore.

Organizata Ndërkombëtare "International Transparency" është krijuar në vitin 1993 dhe vetëm dy

vjet pas krijimit të saj (1995) ka llogaritur dhe publikuar për herë të parë indekset e perceptimit të

korrupsionit, duke përfshirë në anketim 41 vende nga e gjithë bota. Me kalimin e viteve, numri i

vendeve të përfshira në studim është rritur. Në vitin 2002, në këto anketime u përfshi edhe

Shqipëria, indeksi i së cilës vazhdon të llogaritet dhe publikohet edhe në ditët e sotme. Vendeve të

Page 39: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

39

përfshira në studim u llogariten pikët si mesatare të pikëve të disa sondazheve të kryera në vendet

përkatëse. Deri në vitin 2011, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit merrte vlerat nga zero për vende

shumë të korruptuara në 10 për vende të pakorruptuara, ndërsa pas vitit 2011 pikët minimale dhe

maksimale të këtij indeksi ishin përkatësisht 0 dhe 100, siç tregohet në tabelën nr. 1 dhe tabelën nr.

2. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit vendet sipas perceptimit se sa i korruptuar

mendohet të jetë sektori publik. Renditja e vendit tregon pozicionin e atij vendi në krahasim me

vendet e tjera të përfshira në studim. Sa më e lartë renditja, aq më i korruptuar perceptohet ai vend.

Tabela 1 Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në Shqipëri19

Viti 200

2

200

3

200

4

200

5

200

6

200

7

200

8

200

9

201

0

201

1

Pikët

(0-10)

2,5 2,5 2,5 2,4 2,6 2,4 3,4 3,2 3,3 3,1

Renditj

a

81 92 92 126 111 126 85 95 87 95

Nr.

total

102 133 133 159 163 159 180 180 178 183

Tabela 2 Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në Shqipëri20

Viti 2012 2013 2014 2015

Pikët

(0-100)

33 31 33 36

Renditja 113 116 110 88

Nr. total 176 177 175 168

Ne tabelat nr. 1 dhe nr. 2, renditja tregon vendin në të cilin renditet Shqipëria për sa i përket

Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, ndërsa rreshti i fundit përmban numrin e vendeve që janë

përfshirë në studim çdo vit. Nëse do të nxjerrim ndonjë konkluzion mbi ecurinë e nivelit të

korrupsionit dhe pozicionin e Shqipërisë në lidhje me vendet e tjera, nuk mund të bazohemi vetëm

në numrin rendor, por duhet te marrim parasysh edhe numrin total të vendeve që përfshihen në

studim. Renditja relative (duke marrë në konsideratë edhe numrin e vendeve të marra në studim)

paraqitet në Figurën 1.

Figura 1 Renditja relative e Shqipërisë sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit

19 Transparency International database 20Transparency International database

Page 40: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

40

Burimi: Llogaritje të autorit

Figura nr.1 tregonqartë pozicionin relativ të Shqipërisë lidhur me nivelin e korrupsionit. Sa më afër

zeros të jetë renditja, aq më mirë është pozicionuar vendi në krahasim me vendet e tjera. Sa më afër

"njëshit" të pozicionohet, aq më keq i pozicionuar është vendi krahasuar me vendet e tjera. Duket

qartë që pas vitit 2007, renditja e Shqipërisë lidhur me korrupsionin është përmirësuar. Gjithsesi

Shqipëria vazhdon të përfshihet në vendet me korrupsion më të lartë. Renditja më e mirë e

Shqipërisë i përket vitit 2011, së cilës i është afruar shumë edhe ajo e vitit 2015.

Referuar të dhënave të publikuara nga Organizata "International Transparency" dhe Banka

Botërore, Shqipëria dhe Kosova kanë indeksin më të lartë të korrupsionit midis vendeve në rajonin

e Ballkanit perëndimor.

Tabela 3 Treguesit e korrupsionit për vendet e Ballkanit perëndimor21

Vendi

Renditja sipas Indeksit

të IT (2015)

Renditja sipas Indeksit të

BB (2014)

Shqipëria 88 31.73

Bosnia dhe Herzegovina 76 49.04

Kosova 103 39.42

Maqedonia 66 59.13

Mali i zi 61 57.21

Serbia 71 51.92

Tabela 3 tregon renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor sipas dy treguesve: Indeksit të

Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga organizata "International Transparency" dhe Indeksit

të Kontrollit të Korrupsionit publikuar nga Banka Botërore.

21Transparency International database dhe Ëorld Bank database

0

0.1

0.2

0.3

0.4

0.5

0.6

0.7

0.8

0.9

20

02

20

04

20

06

20

08

20

10

20

12

20

14

Page 41: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

41

Indeksi i Kontrollit të Korrupsionit i llogaritur nga Banka Botërore reflekton perceptimet sipas të

cilave pushteti publik përdoret për përfitim privat, duke përfshirë si korrupsionin "e vogël" edhe atë

"të madh", si dhe "kapjen" e shtetit nga interesa private apo të elitës së shoqërisë. Indeksi i

Korrupsionit i llogaritur nga Banka Botërore paraqet renditjen në përqindje. Edhe në këtë rast sa

më e lartë renditja, aq më pak i korruptuar perceptohet vendi përkatës.

2.3 Efektet e korrupsionit në Shipëri

Korrupsioni ndikon mbi të gjitha vendet, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Ai ndikon në të gjithë sektorët ekonomikë dhe nivelet e qeverisjes. Shpesh konsiderohet si një

taksë e fshehtë. Prandaj e gjithë popullata e një vendi preket direkt ose indirekt nga proçedurat dhe

veprimet korruptive. Zakonisht në literaturë efektet e korrupsionit studiohen në tre fusha: në

ekonomi, në politikë dhe në jetën shoqërore.

Efekti ekonomik është edhe efekti më i prekshëm i korrupsionit, sepse ai ndikon direkt si në

ekonominë e vendit edhe në jetën e individit. Korrupsioni ka një efekt negativ në zhvillimin e

ekonomisë së tregut. Sipas literaturës, korrupsioni tenton të ulë rritjen ekonomike të një vendi. Ai

shtrembëron proçesin e vendim-marrjes dhe funksionimin e tregjeve të lira. Korrupsioni ekonomik

nxit formimin e një grupi të privilegjuar njerëzish për shkak të pozicioneve monopol që ata kanë

apo krijojnë në sipërmarrje private apo publike, duke minuar kështu themelet e ekonomisë së tregut

të lirë. Praktikat korruptuese ekonomike si rryshfetet për të filluar një biznes, vonesat e

pajustifikuara, proçedurat e stërzgjatura burokratike dhe privilegjet e padrejta ndikojnë negativisht

në konkurrencën e lirë dhe të ndershme midis operatorëve ekonomikë në treg. Si rezultat i një

konkurrence më të ulët, në treg do ketë më pak mallra dhe do ofrohen më pak shërbime që do të

sjellë rritjen e çmimeve. Të hyrat publike do të ulen, do të zhvillohet ekonomia informale, niveli i

besimit të publikut do të ulet dhe si rezultat investimet e huaja do të ulen. Të gjitha këto do të

frenojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe madje mund të sjellin dhe ngadalësin apo ulje të rritjes

ekonomike. Më hollësisht për efektin ekonomik të korrupsionit do të shkruhet në seksionin

pasardhës.

Studiues të vendeve të ndryshme kanë përcaktuar korrupsionin, si një nga faktorët kryesorë të

moszhvillimit ekonomik të një vendi. Më poshtë renditen disa nga përfundimet kryesore lidhur me

efektet e korrupsionit në ekonomi. Pjesa më e madhe e literaturës konkludon se korrupsioni ka

efekt negativ afatgjatë në rritjen ekonomike.

- Korrupsioni mund të ndikojë në formimin e kapitalit njerëzor, i cili është inputi më i rëndësishëm

në proçesin e prodhimit dhe transformimit që quhet zhvillim ekonomik.

Page 42: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

42

Së pari; korrupsioni dobëson administratën tatimore dhe mund të çojë në evazion tatimor dhe

përjashtime tatimore të dëmshme. Prandaj, në një sistem tatimor, sa më i lartë të jetë korrupsioni,

aq më të ulta janë të hyrat dhe më të ulta janë burimet financiare për të siguruar shërbimet publike,

përfshirë arsimimin e popullatës.

Së dyti; korrupsioni rrit koston operative të qeverisë dhe në këtë mënyrë redukton burimet në

dispozicion për përdorime të tjera, duke përfshirë financimin e programeve të shpenzimeve

shoqërore që është i rëndësishëm për formimin e kapitalit njerëzor. Sipas analizës sasiore të kryer

nga Mauro Paolo (1998)22 shpenzimet publike në fushën e arsimit lidhen negativisht me nivelin e

korrupsionit. Korrupsioni gjithashtu tenton të reduktojë efektivitetin e fondeve të dhëna nëpërmjet

ndihmave dhe subvencioneve, që mund të sjellë efekte negative në zhvillim.

- Korrupsioni shpesh citohet si shkaku kryesor i një mjedisi jo të mirë të të bërit biznes dhe uljes së

investimeve. Korrupsioni krijon shumë pasiguri për kompanitë dhe investitorët. Ai vendos një taksë

shtesë mbi çmimin, shpesh e vështirë për t`u parallogaritur dhe shtrembëron proçeset normale të

tregut kundrejt një kostoje që e paguajnë sipërmarrësit e ndershëm. Kompanitë që dëshirojnë të

investojnë në një vend janë më të sigurta për vlefshmërinë e kontratave dhe vlerës së investimeve të

tyre, kur ka rregulla dhe rregullore të qarta dhe zbatimi i tyre është sistematik dhe transparent.

Zbatimi i ligjit është thelbësor për një klimë të shëndetshme investimi, në mënyrë që korrupsioni të

mos cënojë funksionimin e saj.

- Korrupsioni ka efekt disproporcional, që do të thotë që efektet e tij nuk ndihen në të njëjtën masë

nga të gjitha subjektet ekonomike. Pasojat e tij ndihen më shumë nga familjet më të varfëra dhe nga

firmat më të vogla. Individët e pasur paguajnë një pjesë (raport) më të vogël të të ardhurave të tyre

në formën e taksave, ndërsa pjesa e popullsisë me më pak të ardhura ka më pak mundësi të përfitojë

nga shërbimet dhe të mirat publike. Korporatat e mëdha ngrejnë barriera për hyrjen e firmave në

treg, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë më pak mundësi për financim.

- Në vendet me korrupsion më të lartë shpenzimet dhe të ardhurat nga tatimet në raport me PBB

janë më të ulta. Korrupsioni shoqërohet me manaxhim të dobët të financave publike dhe ofrim jo të

përshtatshëm të të mirave publike. Korrupsioni nxit shmangien tatimore, duke rezultuar në një bazë

më të vogël tatimore për mbledhjen e të hyrave qeveritare. Në vitin 2014 të ardhurat nga tatimet

përbënin rreth 18,3 përqind të prodhimit të brendshëm bruto23. Korrupsioni devijon shpenzimet

publike: mundëson kryerjen e tyre jo në interesin publik. Si rezultat do të ketë mungesë në

sigurimin e shërbimeve dhe të mirave publike si infrastruktura për bizneset, arsimi dhe shëndetësia

për individët.

22 Shih: Mauro, P. (1998), "Corruption: Causes, Consequences, and Agenda for Further Research," International Monetary Fund, Finance and

Development. 23 INSTAT database

Page 43: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

43

- Korrupsioni ndikon edhe në efektivitetin e qeverisjes dhe administratës publike. Si rezultat i

korrupsionit, marrja në punë e njerëzve kryhet në bazë të nepotizmit dhe rryshfetit dhe jo në bazë të

meritës. Një gjë e tillë ul cilësinë e punës së institucioneve publike dhe krijohet një administratë e

fryrë, e panevojshme, e cila rrit mundësinë e rryshfetit.

- Korrupsioni shoqërohet me investime më të ulta, çmime më të larta dhe barriera hyrjeje për firmat

e biznesit. Korrupsioni kërcënon të drejtat mbi pronësinë dhe investimet, veçanërisht investimet e

huaja direkte.

- Korrupsioni shoqërohet me nivel më të ulët të standartit të jetesës, nivel më të ulët arsimimi dhe

me një pabarazi më të madhe shoqërore. Studimet tregojnë se pabarazia çon në një korrupsion më

të madh për shkak të uljes së besimit. Uslaner (2011)24 sugjeron një rreth vicioz që e bën të vështirë

korrupsionin të ndalohet: pabarazia sjell uljen e besimit, i cili sjell korrupsion, dhe për shkak të të

cilit krijohet një pabarazi edhe më e madhe. Në këtë rast, nivelet e larta të pabarazisë dhe

korrupsionit do të përforcojnë njëri-tjetrin dhe nëse ato bëhen pjesë e kulturës së shoqërisë është e

vështirë të ndalohen. Korrupsioni rrit pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave nëpërmjet rritjes

më të ulët ekonomike, sistemit tatimor të padrejtë që favorizon pjesën me të ardhura të larta të

popullsisë, programeve sociale të keqmenaxhuara dhe keqorientuara, shpenzime më të vogla

shoqërore dhe mundësi të pabarabarta në arsim. Të gjitha këto pasoja kanë efekte afatgjata në

ekonominë e një vendi.

Në aspektin politik qytetarët e konsiderojnë korrupsionin si një dukuri normale sepse praktikat

korruptive shfaqen në çdo aspekt të veprimtarisë së shtetit. Qytetarët e përdorin atë si një mënyrë

për të zgjidhur shpejt problemet e tyre, pa e kuptuar se edhe vetë ata përfshihen në veprime

korruptuese. Në këtë mënyrë veprimet e tyre sjellin dhe nxisin korrupsionin. Nëse kjo dukuri

shoqërohet me proçedura burokratike, paaftësi profesionale dhe neglizhencë shtetërore, korrupsioni

do të jetë shkaku kryesor që qytetarët të humbin besimin tek autoritetet shtetërore. Për më tepër,

qytetarët i nënvlerësojnë zyrtarët publikë duke u shprehur negativisht për ta dhe duke

mosrespektuar politikanët e tyre. Sipas perceptimeve të qytetarëve shqiptarë, politikanët

konsiderohen si njerëzit më të korruptuar në Shqipëri. Sistemi i drejtësisë konsiderohet sektori më i

korruptuar. Humbja e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë e dëmton shumë demokracinë e

re të vendosur në Shqipëri, sepse shkel të drejtat kryesore dhe liritë e individit si dhe paralizon

shtetin e së drejtës.

Nga pikpamja sociale korrupsioni ndikon edhe në mirëqënien e anëtarëve të shoqërisë së një

vendi. Lidhur me aspektin social të korrupsionit, perceptimi i qytetarëve rreth korrupsionit përbën

një çështje të rëndësishme, sepse lidhet ngushtë me gjendjen ekonomike të tyre. Korrupsioni ul

24 Shih: Uslaner M. Eric "Corruption and Inequality", CESifo DICE Report 2/2011.

Page 44: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

44

standartin e jetesës së pjesës më të madhe të popullsisë së një vendi ngaqë, numri i personave që

përfitojnë nga korrupsioni, është shumë më i vogël se pjesa tjetër e popullatës. Ulja e të ardhurave

çon në reduktimin e standartit të jetesës së qytetarëve. Prandaj korrupsioni ndikon negativisht në

pabarazinë shoqërore. Përderisa veprimet korruptive përbëjnë një akt kriminal, korrupsioni ndikon

edhe në rritjen e aktivitetit kriminal të një vendi. Ai e shfaq veten nëpërmjet krimit dhe dhunës.

Aktet e vazhdueshme të korrupsionit krijojnë një kulturë institucionale të korrupsionit dhe ulin

besimin e popullatës tek institucionet publike.

2.4. Organet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit

Në këtë kuadër është e rëndësishme rritja e nivelit të informimit të qytetarëve për legjislacionin

shqiptar kundër korrupsionit, në veçanti për atë penal e proçedurial penal, në nxitjen e publikut për

denoncimin, parandalimin e përfshirjes së vetë viktimave në këto vepra penale. Monitorimi i

veprimtarisë së organit të prokurorisë dhe të gjykatës synon të rrisë përgjegjshmërinë e strukturave

përkatëse shtetërore në ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e akteve kundër autoritetit të

shtetit, të kryer nga zyrtarët shtetërore ose në shërbimet publike si dhe akte të tjera në lidhje me

korrupsionin

2.5 Mënyrat e luftës kundër korrupsionit

Për fat të mirë bota ka filluar t`i njohë problemet që shkaktojnë korrupsion dhe sot organizata

ndërkombëtare, si: OECD,EU, IMF, Banka Botërore dhe bankat rajonale të zhvillimit, kanë

konventa antikorrupsion, që janë detyruese për vendet anëtare. Angazhimi i parë ndërkombëtar

kundër korrupsionit u mor me nënshkrimin e “The Convention on Combating bribery of Foreign

Public Officials in International Business Transactions” në vitin 1997. Më 9 dhjetor 2003 u

nënshkrua konventa kundër korrupsionit e OKB-së. Kjo konventë është konventa e parë globale

kundër korrupsionit dhe 9 dhjetori u bë dita ndërkombëtare kundër korrupsionit. Por edhe mediat

mund të jenë një ndihmesë të madhe në luftën kundër korrupsionit, duke demaskuar firma dhe

politikanë që lidhen me biznese të dyshimta. Nëpërmjet punës së tyre dhe të ndihmuar nga

punonjësit e firmave, shumë gazetarë kanë mundur të demaskojnë individë të korruptuar.

Pavarësisht nga qëllimet e medias, shtypi i pavarur luan rolin më të rëndësishëm në luftën kundër

korrupsionit.

Si përfundim , lidhur me këtë çështje, do të thoja se partitë politike të të dyja kampeve e përdorin

tezën e kundërkorrupsionit si kauzë në fushatat elektorale për të sulmuar kundërshtarin në pikat e tij

më të dobëta. Pra e përdorin si nje mjet për të ardhur me çdo kusht në pushtet ose për ta mbajtur me

çdo kusht pushtetin. Kjo demagogji e dalë boje ua ka ulur shumë kredibilitetin dhe bursën në

Page 45: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

45

tregun e politikës. Duhet kohë e vepra konkrete që ato të rifitojnë besimin e publikut që ato janë, në

të vërtetë, aktorë seriozë në luftën kundër korrupsionit..

Për fat të mirë bota ka filluar t’i njohë problemet që shkakton korrupsioni dhe sot organizatat e

ndryshme ndërkombëtare kanë konventa antikorrupsion, që janë detyruese për vendet anëtare.

Angazhimi i parë ndërkombëtar kundër korrupsionit u mor me nënshkrimin e “The Convention on

combating bribery of Foreing Public Officials in International Bussiness Transaction” në vitin

1997.

Më 9 dhjetor 2003 u nënshkrua konventa kundër korrupsionit e OKB-së. Kjo konventë është

konventa e parë globale kundër korrupsionit dhe 9 dhjetori u bë dita ndërkombëtare kundër

korrupsionit.

Transparency International (TI) u krijua në vitin 1993, dhe së bashku me Shtetet e Bashkuara ishin

promotorë të konventës së OECD-së. Qëllimi kryesor i TI-së është të pakësojë korrupsionin në

jetën publike, të krijojë standarde më të mira kundër korrupsionit në sektorin privat dhe të nxis

punën me konventat ndërkombëtare kundër korrupsionit.

TI-ja punon për të rritur informacionin për punën kundër korrupsionit, që ndihmat e dhëna për

zhvillim të mos përdoren për korrupsion, por për të ndihmuar kombet që kërkojnë reforma ligjore

dhe vendosjen e një legjislacioni kundër korrupsionit.

Bashkëpunimi ndërkombëtar kundër korrupsionit është i rëndësishëm për të pakësuar korrupsionin

e madh dhe pastrimin e parave. Shumë nga parimet e njëjta që përdoren për të luftuar korrupsionin,

përdoren edhe në luftën kundër larjes së parave dhe financimit terrorist, prandaj koncepti mbi

korrupsionin ka marrë një përmasë të re. Gjykatat e pavarura dhe shtypi i lirë janë faktorë më të

rëndësishëm për të krijuar një shoqëri të pakorruptuar, ku qytetarët kanë besim tek ata që i

qeverisin.

Media shihet si një instrument i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ajo demaskon firma

dhe politikanë që lidhen me biznese të dyshimta. Nëpërmjet punës së tyre, shumë gazetarë kanë

arritur të demaskojnë individë të korruptuar. Fokusimi i medias në problemet e korrupsionit dhe

bashkëpunimit ndërkombar për ta luftuar atë, ka bërë që të ndryshojnë normat lidhur me mënyrën

sesi shikohet korrupsioni nga njerëzit. Qëndrojnë dhe programet kundër krimit të organizuar, për

parandalimin e korrupsionit etj, nëpërmjet transparencës së vendimmarrjes dhe reformave të

ndryshme dhe kjo mund të arrihet në mënyrat:

• Reformat institucionale dhe sektoriale do të kenë në çdo rast objektiv edhe reduktimin e

hapësirave për korrupsion nëpërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetit vendimmarrës dhe

përgjegjshmërive të zyrtarëve. Me prioritet janë reformat në sektorët me problematike, si:

Page 46: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

46

sistemi gjyqësor, lejet e ndërtimit, shëndetësia, shërbimet lidhur me pronat, tatimet,

doganat.

• Rritja e transparencës së vendimmarrjes dhe e llogaridhënies vertikale, të cilat tek publiku

mjetet e tjera të rëndësishme që do të përdoren në parandalimin e korrupsionit.

• Qeveria do të ndërmarrë çdo nismë për të përcjellë frymën tonë të ndershmërisë dhe

integritetit, si dhe do të zgjerojë mbështetjen financiare e bashkëpunimin me institucionet e

Kontrollit të Shtetit, Prokurorisë, Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

lidhur me parandalimin e hapësirave korruptive.

Në programin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit janë paraqitur edhe ndëshkimet ligjore në

rastet e korrupsionit si dhe bashkëpunimi me shoqërinë për ta luftuar atë. Disa nga këto pika janë:

• Përcjellja nga Qeveria e frymës së ndershmërisë, integritetit si dhe zgjerimi i mbështetjes

financiare dhe bashkëpunimit me institucionet e Kontrollit të Shtetit, Prokurorisë,

Inspektroiatit të Deklarimit dhe Kontrrollit të Pasurive lidhur me parandalimin e hapësirave

korruptive.

• Ndërrmarja nga Qeveria, në respekt të autonomisë vendore, të nismave konkrete për nxitjen

dhe mbështetjen e reformave që synojnë reduktimin e praktikave korruptive në qeverisjet

vendore.

• Shtimi nga Qeveria i burimeve financiare dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të

kontrrollit të brendshëm administrativ e financiar; përmirësimi i metodikave të punës dhe

mjeteve të nevojshme për hetimin e korrupsionit, garantimi i koordinimit me institucionet

në varësi të qeverisë për të rritur efikasitetin e zbulimit të korrupsionit.

• Zgjerimi i bashkëpunimit nga ana e agjensive të specializuara qeveritare të rendit,

financave etj me Prokurorinë për hetimin për të vënë para drejtësisë rastet korruptive ;

ngritja dhe konsolidimi , bazuar mbi përvojën dhe praktikat më të mira, në Qarqet kryesore,

të Njësive të Përbashkëta Hetimore kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, mbështetja

e tyre me metodikat dhe mjetet e nevojshme për të siguruar efektivitet të lartë në

ndëshkimin e korrupsionit.

2.6 Lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet zbatimit të legjislacionit

Shoqëritë post-komuniste e kanë më të përhapur korrupsionin, ndryshe nga vendet me demokraci

të konsoliduar. Në periudhën e tranzicionit, korrupsioni është përshkruesi më i fuqishëm i

politikave. Korrupsioni shpjegon pse të varfrit janë të varfër dhe pse të pasurit janë të pasur. Për

Page 47: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

47

qytetarin post-komunist fajësimi i korrupsionit është e vetmja mënyrë për të shprehur zhgënjimin e

tij nga elitat politike të kohës, siç ndodh rëndom në politikën shqiptare. Në lidhje më çështjen e

korrupsionit, të interesuar janë më shumë përfaqësuesit e huaj sesa vetë shqiptarët. Të huajt janë

edhe më të fiksuar me korrupsionin post-komunist. Për shumë vëzhgues korrupsioni shpjegon pse

disa vende në tranzicion ia dalin mbanë dhe të tjerë mbeten prapa. Korrupsioni është miti i zi i

tranzicionit. Është shpjegimi përfundimtar për të gjitha dështimet dhe zhgënjimet e dekadës së parë

post-komuniste. Shpesh herë dëgjojmë se si njerëzit e thjeshtë për çdo problem ia vënë fajin

korrupsionit. Kjo ndodh se koncepti i korrupsionit është shumë i gjerë. Korrupsioni lidhet me jetën

tonë të përditshme, me punën ku punojmë, me shkollën ku arsimohemi, me dëshirën për të ecur

përpara, me mënyrën se si komunikojmë, me dëshirën për një jetë të qetë, me optimizëm, por edhe

me këngën që na pëlqen shumë, por nuk fiton sepse gjithmonë ka një mënyrë ku vendi i dytë ose i

treti mund të kalojë në të parin me anë të një mënyre “korrupsioni”. Por korrupsioni nuk është kaq i

thjeshtë sa duket, fazat e tij më të ndërlikuara ndeshen në shkallët e pushtetit gjyqësor.

Një tjetër argument që shpjegon rritjen e korrupsionit në periudhën e tranzicionit është argumenti i

dhënë nga konstitucionalisti hungarez András Sajó25. Ai thotë se korrupsioni post-komunist është

klientelist për nga natyra dhe është ngushtësisht i lidhur me formimin e partive politike dhe

rishpërndarjen e pronave shtetërore. Korrupsioni është një taksë e fshehtë që paguhet nga shoqëria

për funksionimin e sistemit shumë-partiak. Mosnjohja e klientelizmit të korrupsionit dhe presioni i

perëndimit për transparencë janë arsyet që shpjegojnë dramatizimin e tepruar të problemit të

korrupsionit në Europën Lindore. Por ajo që mbizotëron në shpjegimet popullore për rritjen e

korrupsionit gjatë tranzicionit është shkalla e gjerë e privatizimeve26. Teorikisht dhe në afatgjatë,

privatizimi shpallet si një politikë që ul korrupsionin. Por në praktikë dhe në afatshkurtër

privatizimi e rrit nivelin e korrupsionit. Shtysat për pasurim të shpejtë janë aq të larta, sa sjellja

korruptive është e pashmangshme.

Duke e cilësuar korrupsionin si një pengesë për stabilitetin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe

zhvillimin ekonomik dhe atë social në Shqipëri, edhe përpjekjet për ta luftuar atë nuk kanë

munguar dhe kanë qenë të vazhdueshme. Natyrisht që kjo luftë nuk mund të jetë spontane dhe

sporadike, por kërkon hartimin e një strategjie dhe ngritjen e strukturave të specializuara anti-

korrupsion.

Përvoja na tregon se strategji të tilla kanë më shumë mundësi për të qenë të suksesshme, nëse ato

përmbajnë tre elementë, të cilët janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin:

. Zbatimi i legjislacionit

. Parandalimi

25 András Sajó (Sajó, 1998). 26 Thënë nga Kaufman, 1997.

Page 48: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

48

. Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut në përpjekjet anti-korrupsion

Me gjithë rëndësinë që kanë të tre këto elementë në këtë punim do të trajtoj vetëm të parin, pra

zbatimin e legjislacionit si mjeti më efektiv në luftën kundër korrupsionit. Me ndryshimet

demokratike të pas viteve ’90 dhe rrjedhave të mëpasshme politiko-ekonomike, ishte e nevojshme

hartimi i një kuadri legjislativ të ri që do t’i përshtatej rrethanave të reja politike dhe ekonomike. Po

ashtu aspirata për aderimin në Bashkimin Europian kërkon, ndër të tjera, reforma në fushën

legjislative, siç është përafrimi i legjislacionit të brendshëm me atë të BE-së (acquis

communautaire). Për të triumfuar në përpjekjet e tyre për anëtarësimin në BE, shtetet kandidate

(midisi tyre edhe vendi ynë) duhet jo vetëm të përshtatin acquis communautaire, por edhe ta

zbatojnë atë. Kjo kërkon që të investojnë shumë për një administratë profesionale, për krijimin e

institucioneve dhe proçedurave që do të mbështesin zbatimin praktik të legjislacionit të përmirësuar

dhe të pershtatur me legjislacionin e së ardhmes së parashikuar.

Por në përpjekjet e tyre për zbatimin e legjislacionit, mund të krijohet një hendek zbatimi, i cili

është defiçiti ndërmjet një sërë normash ligjore dhe kapacitetit për ti vënë në jetë dhe për t’i zbatuar

ato sipas standardeve demokratike. Siç edhe e kemi theksuar, një hendek zbatimi do të favorizojë

korrupsionin. Prandaj është e nevojshme jo vetëm krijimi i institucioneve dhe proçedurave që do të

sigurojnë zbatimin praktikë të legjislacionit por edhe ushtrimi i një kontrolli mbi masën e zbatimit

të legjislacionit. Një rol të madh në këtë drejtim luajnë organet e drejtësisë dhe organet e auditit.

Organet e drejtësisë sidomos prokuroria dhe policia gjyqësore, kanë kompetenca të plota për

hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit varet në

një masë të madhe nga efektiviteti në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale korruptive nga organet

e ndjekjes penale. Po ashtu edhe gjykata kanë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi gjykimi

me drejtësi dhe paanshmëri i çështjeve penale që paraqiten para tyre do të rrisë besimin e

qytetarëve mbi punën e tyre, çka do të sjellë edhe rritjen e denoncimeve të veprave korruptive nga

ana e tyre.

Organet e auditit, janë një hallkë shumë e rëndësishme e sistemit të kontrollit mbi zbatimin e

legjislacionit. Këtu mund të futen kryesisht organe që kanë në kompetencë kontrollin e jashtëm mbi

veprimtarinë administrative si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, Inspektorati i Lartë i

Deklarimit të Pasurive etj. Rolin më të madh në këtë drejtim e kanë vetë qytetarët duke zbatuar

vullnetarisht ligjin. Arritja e synimeve të politikave të ndjekura nga administrata publike varet në

një masë të madhe nga përshtatja vullnetare e qytetarëve dhe ndërmarrjeve me legjislacionin.

Fenomeni i korrupsionit ka ekzistuar gjithmonë, megjithatë vetëm prej pak vitesh numri më i madh

i konventave kundër korrupsionit dhe planeve të veprimit hartuar nga shtete të vetme apo grupe

shtetesh, nga Organizma ndërkombëtarë në fushat e tregtisë boterore, në disiplinën e

Page 49: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

49

kompromiseve ndërkombëtare dhe sidomos në fushën e financës, i përkasin treshes së fundit. Kjo

do të thotë që korrupsioni është bërë tashmë një fenomen që spikat, por edhe që po përhap në nivel

botëror një vlerësim negativ dhe konsolidohet një vetëdije e re për ta luftuar. Për këtë qëllim, janë

vënë në punë instrumente analize empirike dhe vlerësimi sasior mbi korrupsionin që na lejojnë të

njohim më mirë vetë dinamikat e praktikave të paligjshme që lidhen me të për të parapërgatitur

mjete të përshtatshme, jo vetëm të tipit juridik dhe ndrydhës, për të luftuar kundër këtij fenomeni.

Ky ndryshim i fundit është prodhuar, veçanërisht, nga dy fakte të mëdha historike. I pari është

fundi i mureve ideologjike pas vitit 1989 dhe i dyti është globalizimi i informacionit. Që të dyja

këto proçese kanë vënë përherë e më shumë në dritë korrupsionin. Në vazhdim hapja e kufijve ndaj

proçesit të globalizimit lejon korrupsionin të eksportohet me lehtësi më të madhe në krahasim me të

kaluarën, por ofron edhe mundësinë për ta luftuar edhe më mirë, nëpërmjet një bashkëpunimi më të

ngushtë dhe të koordinuar ndërkombëtar.

Korrupsioni është një fenomen që nuk njeh limite politike dhe gjeografike. Është i pranishëm në

vendet e pasura dhe në ato të varfra. Thelbi i ekonomisë dhe korrupsionit është i vështirë për t’u

gjetur në mënyrë të saktë, dhe, në fakt, mbi këtë pikë, të dhënat nuk përputhen. Megjithatë bëhet

fjalë për të ardhura shumë të mëdha që i hiqen ekonomisë, prodhimit dhe politikave sociale.

Shpenzimet bien mbi qytetarët, e në fakt korrupsioni paguhet duke hequr fonde që përdoren në

mënyrë legjitime nga ta.

Ai përshkon të gjithë sektorët socialë: nuk mund t’i atribuohet vetëm vepruesve ekonomikë, as

funksionarëve publikë. Edhe shoqëria civile nuk përjashtohet. Është një fenomen që i përket si

shteteve po ashtu dhe organizmave ndërkombëtarë.

Korrupsioni favorizohet nga mungesa e transparencës në financën ndërkombëtare, nga ekzistenca e

parajsave fiskale dhe nga pabarazia e niveleve mes formave të luftës së korrupsionit, shpesh të

mbyllura në rrethin e një shteti të vetëm, dhe fusha e veprimit të aktorëve të korrupsionit, vetëm në

mënyrë shtetërore dhe ndërkombëtare. Nëse korrupsioni është një dëm i rëndë nga pikëpamja

materiale dhe një kosto e madhe për rritjen ekonomike, ende më negative janë efektet mbi të mirat

jo-materiale, të lidhura më shumë me dimensionin cilësor dhe njerëzor të jetës shoqërore.

Kontrolli (kufizimi) demokratik i degës ekzekutive të qeverisjes dhe reduktimi i korrupsionit

brenda saj mund të realizohet në disa drejtime. Të tilla, në pushtetin qendror, janë p.sh.:

Kufizimi kushtetues-ligjor, që realizohet në mënyrë institucionale-ligjore, nëpërmjet ndarjes e

bashkëpunimit, balancimit e kontrollit të ndërsjellë të pushteteve të ndryshme.

Kontrolli parlamentar Krahas grupit parlamentar të shumicës, për rregullime, ndërhyrje e

korrigjime, ndryshime kabineti, një rol jo më pak të rëndësishëm duhet të luajë edhe opozita

Page 50: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

50

nëpërmjet interpelancave për çështje konkrete, nismave ligjore, mocioneve, komisioneve

parlamentare, përfshirë dhe ato hetimore për çështje tepër madhore e serioze etj.

Kufizimi politiko-partiak, i cili në kushte normale realizohet si nga forca politike e koalicioni i

partive në qeverisje (sepse një gjë e tillë është në detyrimin programor e interesin e tyre politiko-

elektoral), por dhe nga partitë opozitare, nëpërmjet reagimit, kritikës dhe paraqitjes së

alternativave.

Kontrolli juridiko-ekonomik, qe në përputhje me Kushtetutën e ligjet, realizohet nëpërmjet

strukturave të pavarura juridike, ekonomike e menaxhuese si: Prokuroria, gjykatat, Avokati i

Popullit, KLSH, Banka e Shqipërisë, entet e ndryshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë,

Zyra e Konkurrencës etj.

Kontrolli sindikalist dhe i biznesit, që dhe pas 20 vjetëve tranzicion vazhdon të shfaqë jo vetëm

dobësi, por dhe mungesë energjie e orientimi, frymë abuzimi e konformizmi (si, p.sh., “heshtja

sindikaliste” në momente kyçe siç është ai i rritjes së pagave e pensioneve nën nivelin e inflacionit,

apo ai i rritjes së tarifave për shërbimet e ndryshme, etj.), mungesa e solidaritetit sindikalist (si në

rastin e grevës disamujore të minatorëve të Bulqizës). Jo pa vlerë është dhe reagimi i organizmave

punëdhënëse private dhe i bashkimeve të tyre, përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë,

ndaj trysnive e veprimeve arbitrare të Ekzekutivit në dëm të biznesit korrekt me ligjin e sistemin

rregullator.

Kontrolli publik, ku bën pjesë shoqëria civile, media dhe pjesëmarrja qytetare, po merr një rol

gjithnjë në rritje. Pavarësisht mjaft shformimeve të shfaqura në media, prirjes aktuale për pushtim e

zhbalancim të saj, apo disa pozicioneve konformiste, abuzive e lidhje interesi, në përgjithësi ajo

përsëri mbetet një zë me vlerë në zhvillimet tona.

Analiza e hollësishme e këtyre mekanizmave, në pikëpamjen teorike e praktike, dëshmon se

Shqipëria është ende larg të qënit vend demokratik, duke u luhatur midis trysnive autokratike e

atyre hibride, midis lirisë ekonomike e korrupsionit politik.

Korrupsioni, edhe pse nuk është sëmundja më e keqe politike, ka probabilitetin më të madh për t’u

përhapur në demokracitë elektorale. Megjithatë, ka një konsensus të gjerë se korrupsioni politik

nuk është i mirë për demokracinë, dhe as një acarues i parëndësishëm: “ai gërryen kuptimin dhe

mekanizmat e vetë demokracisë”27.

27Shih: Della Porta dhe Vannucci 1999; deLeon 1993; Johnston 2005; Rose-Ackerman 1999; Rothstein 2005; Thompson 1995; Elster 1989, 263-72;

Ëarren 2004; 2006

Page 51: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

51

KREU III

3. STRATEGJITË KUNDËR KORRUPSIONIT

Korrupsioni nuk duhet të konceptohet, thjesht si një parregullsi apo një veprim i zhurmshëm.

Sekreti i një reforme të suksesshme është ndryshimi i politikave dhe i sistemeve më shumë se sa

gjuetia e keqbërësve të izoluar, shtimi i ligjeve dhe i rregulloreve të reja apo thirrja për një rinovim

moral. Aty ku është i pranishëm kombinimi i monopolit me autoritetin e zyrtarëve pa

llogaridhënien, ne do të gjejmë korrupsionin.

Kur funksionarët publikë paguhen më paga të ulëta, pa vlerësuar performancën në punë dhe, kur

penalitetet kundër korrupsionit janë të rralla dhe të lehta, mund të presim lulëzimin e korrupsionit.

Reformat e suksesshme varen nga zgjidhja e këtyre problemeve të përgjithshme.

Për disa njerëz, sidoqoftë, nuk është e nevojshme as të flitet rreth një fushate kundër korrupsionit,

as për një strategji të re. Ky reagim përmban një element të vërtetë dhe ky element ka paralele në

shumë fusha të jetës. Një kompani mund të kishte përfitime më të mëdha vetëm nëse çdo kush në të

do të arrinte t’i merrte përsipër përgjegjësitë e veta. Ne të gjithë do të ishim njerëz më të mirë, nëse

vetëm do t’i rikujtonim vetes parimet tona më të thella morale dhe do të përpiqeshim për t’i

respektuar ato.

3.1 Ç’farë është një strategji kundër korrupsionit?

Fillimi i përgjigjes është se një strategji fokusohet tek sistemet e korruptuara e jo (vetëm) tek

individët e korruptuar. Me fjalë të tjera, në vend që të mendohet për korrupsionin në termat e një

individi imoral që shkel ligjin dhe thyen një besim (të cilat janë të vërteta), duhet të mendohet për

sisteme që janë pak a shumë të ndjeshme ndaj veprimeve të ndryshme të paligjshme.

Shumë mund të flitet rreth llojeve të qeverive dhe, në përgjithësi, rreth institucioneve qofshin ato

publike, private ose jofitimprurëse, që janë të prekshme ndaj korrupsionit. Stategjia tenton të

fokusohet në ndarjen e pushteteve, në vendosjen e kontrollit mes pushteteve dhe ekuilibrave mes

tyre, në vendosjen e transparencës, të një sistemi bashkëkohor drejtësie, të rregullave dhe limiteve

të përcaktuara qartë. Korrupsioni nuk lulëzon aty ku ka një kulturë demokratike, konkurrencë dhe

sisteme të mira kontrolli dhe ku njerëzit, (nëpunësit, klientët, mbikëqyrësit) kanë të drejta për t’u

informuar dhe të drejta për t’u ndrequr. Korrupsionit i pëlqejnë rregulloret e shumëfishta dhe

komplekse, që i lënë dorë të lirë dhe të pakontrollueshme autoritetit të funksionarëve. Nëse dikush

ka fuqinë e monopolit mbi një shërbim ose të mirë materiale, ka autoritetin e vendosjes e

vendimmarrjes jashtë rregullave e proçedurave ligjore, nëse mungon kërkesa e llogarisë apo

llogaridhënia, me anën e së cilës kontrollohet e verifikohet cilësia e shërbimit, transparenca e

Page 52: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

52

transanksionit, atëherë kemi krijuar klimën e mjedisin e përshtatshëm për lulëzimin e korrupsionit

si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat.

Ka një pikë tjetër kyçe në hartimin e një strategjie antikorrupsioni: korrupsioni është një krim i

përllogaritur e jo pasioni.28 Njerëzit tentojnë të përfshihen në korrupsion kur rreziqet janë të ulëta,

penalitetet e lehta dhe përfitimet e mëdha. Ky këndvështrim mbulon formulën e sapopërmendur,

sepse përfitimet rriten me rritjen e fuqisë së monopolit. Por, ndërkohë, hidhet ideja shtesë se stimujt

marxhinalë janë ato që përcaktojnë përllogaritjet e funksionarëve dhe të qytetarëve të korruptuar

dhe potencialisht të korruptueshëm. Ekzistenca e një strategjie do të thotë, gjithashtu, që ne,

zakonisht, nuk duhet t’i godasim të gjitha format e korrupsionit në të njëjtën kohë. Ne duhet të

dallojmë llojet e ndryshme të korrupsionit dhe të pranojmë që ato nuk janë të gjitha njësoj të

dëmshme, edhe nëse nuk shprehemi kështu në publik. Drejtuesi mund të jetë kryetari i bashkisë i

një qyteti, shefi i një departamenti, ose menaxheri i një programi asistence.

3.2 Instrumentet ligjorë ndërkombëtarë dhe politikat ndërkombëtare

Në dekadën e fundit, ndërgjegjësimi i luftës kundër korrupsionit është rritur në Shqipëri dhe kjo

është bërë një prioritet i rëndësishëm në axhendën politike të vendit. Qeveritë e njëpasnjëshme

shqiptare janë angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe hapat kryesorë janë marrë për të adresuar

këtë çështje, pjesërisht për shkak të angazhimeve që rrjedhin nga proçesi i aderimit në Bashkimin

Europian dhe nevojën e mëvonshme për të përshtatur legjislacionin kombëtar me acquis

communautaire.

Përmirësimi i kuadrit ligjor për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri u shfaq në ratifikimin e dy

konventave të Këshillit të Europës, atë të Konventës së Drejtës Penale kundër Korrupsionit (2001)

dhe Konventën e Ligjit Civil Kundër Korrupsionit (2000). Në vitin 2006, Shqipëria u bë palë në

Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), pasojë e së cilës është

Rishikimi, Zbatimi, Mekanizmi, i themeluar në vitin 2009 për të mundësuar të gjitha palët që të

shqyrtojnë zbatimin e dispozitave UNCAC-nëpërmjet proçesit të shqyrtimit të

bashkëmoshatarëve. Një nga objektivat e këtij mekanizmi është që të inkurajojë një proçes

pjesëmarrës dhe të shtrirë në shkallë kombëtare ndaj reformave anti-korrupsion.

Për më tepër, kuadri ligjor i legjislacionit kombëtar për luftën kundër korrupsionit ka qenë i

përfshirë në legjislacionin ekzistues penal. Kodi Penal kombëtar kriminalizon format kryesore të

korrupsionit dhe Kodit të Procedurës Penale përfshin masa të veçanta hetimore për të luftuar

korrupsionin.

28marë nga libri “qytetërime të korruptuara”

Page 53: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

53

Në vitin 2008 një plan anti-korrupsion është miratuar dhe planet e veprimit për zbatimin e

strategjisë janë hartuar çdo vit. Plani i fundit i veprimit përfshin tregues të matshëm, të cilat duhet

të mundësojnë monitorimin e progresit, të miratuar nga grupi punues ndërministror përgjegjës për

përgatitjen, hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të strategjisë anti-korrupsion. Të gjitha veprimtarite

përgjegjëse janë të koordinuara nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe

Antikorrupsionit (DIACA), i cili, gjithashtu, kryen kontrollet e brendshme në të gjitha organet

administrative.

Ndër politikat e hartuara për të parandaluar korrupsionin, është e rëndësishme të përmendet ligji për

deklarimin dhe kontrollin e pasurive të nëpunësve civilë dhe ligji për parandalimin e konfliktit të

interesave, për personat e angazhuar në punë publike.

Korrupsioni mund të ndodhë në nivele të ndryshme, në administatën qëndrore, në atë vendore, në

organin legjislativ, në këshillat vendore, në bordet e ndryshme, në pushtetin gjyqësor, në

institucionet e arsimit, të shëndetësisë, të pronësisë etj. Vëmëndje të veçantë kanë marrë praktikat

korruptive që ndikojnë në proçesin legjislativ dhe të politikbërësve. Gjithashtu të infektuara janë

marrëdhëniet ndërmjet nëpunësve civilë dhe publikut. Në secilin nga rastet e përmendura,

korrupsioni ka një ndikim shkatërrues në sundimin e ligjit, pengon qasjen e barabartë në shërbimet

publike, ndikon në besimin publik në institucionet shtetërore dhe është një pengesë për zhvillimin

ekonomik dhe social, sidomos në demokracitë e reja.

Korrupsioni është një krim i ndërlikuar me kufij të mjegullt, duke e vështirësuar dallimin mes

keqbërësve dhe viktimës. Ai nuk është domosdoshmërisht një-dimensional, të dyja palët mund të

përfitojnë, dhe viktimë mund të jetë një palë e tretë ose komuniteti në përgjithësi. Për më tepër, ka

shumë faktorë kulturorë dhe socialë që mund të ndikojnë më tej në këtë çështje.

Në shoqëritë moderne, për shembull, lëvizjet sociale që veprojnë jashtë linjave politike të pranuara

mund të përpiqen të ushtrojnë trysni mbi qeverinë, madje ta rrëzojnë atë.

Përmirësimi i kuadrit ligjor për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri u shfaq në ratifikimin e dy

konventave të Këshillit të Europës: të Konventës së Drejtës Penale kundër Korrupsionit (2001) dhe

Konventën e Ligjit Civil Kundër Korrupsionit (2000). Sipas Konventës penale “Për korrupsionin”

të Këshillit të Europës si akti juridik kryesor i ratifikuar nga shteti shqiptar, fjala korrupsion merr

kuptimin e “të kërkuarit, ofrimit dhënies ose pranimit të drejtëpërdrejtë ose në një menyreë të

tërthortë të një mitmarrje apo çdo lloj tjetër avantazhi apo përfitimi që deformon kryerjen e çdo

detyre ose sjellje të kërkuar nga pranuesi i mitmarrjes, për pasojë e avantazhit e përfitimit të

padrejtë”

Në vitin 2006, Shqipëria u bë palë në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit

(UNCAC), pasojë e së cilës është Rishikimi Zbatimi Mekanizmi, i themeluar në vitin 2009 për të

Page 54: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

54

mundësuar të gjitha palët që të shqyrtojnë zbatimin e dispozitave të UNCAC-nëpërmjet proçesit të

shqyrtimit të bashkëmoshatarëve. Një nga objektivat e këtij mekanizmi është që të nxise një proçes

pjesëmarrës dhe të shtrirë në shkallë kombëtare ndaj reformave anti-korrupsion dhe kjo është e

rëndësishme se reformat kundër korrupsionit neë Shqipëri do të shqyrtohen në valën e katërt 2013-

2014). Konventa e OKB kundër korrupsionit e përkufizon këtë të fundit si ”premtimi, ofrimi ose

dhënia një nënpunësi publik, drejtëpërdrejt ose jo drejtëpërdejt, i një avantazhi të parregullt për vetë

nënpunësin ose një person tjetër apo subjekt, me qëllim që nënpunësi të veprojë ose të mos veprojë

në ushtrim të funksioneve të tij ose të saj zyrtare” dhe si “ kërkimi ose pranimi nga nënpunësi

publik, drejtëpërdrejt ose jo drejtëpërdrejt i nje avantazhi të parregullt për vetë nënpunësin ose një

person tjetër, apo një subjekt, me qëllim që nënpunësi të veprojë ose të mos veprojë në ushtrim të

funksioneve të tij zyrtare”

Për më tepër, kuadri ligjor i legjislacionit kombëtar për luftën kundër korrupsionit ka qenë i

përfshirë në legjislacionin ekzistues penal. Kodi Penal kombëtar kriminalizon format kryesore të

korrupsionit dhe Kodi i Procedurës Penale përfshin masa të veçanta hetimore për të luftuar

korrupsionin. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ka përkufizuar korrupsionin si “premtimi,

propozimi ose dhënia , drejtëpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që

ushtron funksion publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që

lidhet me detyrën ose funksionin e tij”.29

Në vitin 2008 një ligj anti-korrupsion është miratuar dhe planet e veprimit për zbatimin e strategjisë

janë hartuar çdo vit. Plani i fundit i veprimit përfshin tregues të matshëm, të cilat duhet të

mundësojnë monitorimin e progresit, të miratuar nga grupi punues ndërministror përgjegjës për

përgatitjen, hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të strategjisë anti-korrupsion. Të gjitha veprimtaritë

përgjegjëse janë të koordinuara nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe

Antikorrupsionit (DIACA), i cili, gjithashtu, kryen kontrollet e brendshme në të gjitha organet

administrative.

Ndër politikat e hartuara në vend për të parandaluar korrupsionin, është e rëndësishme të

përmendet ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të nëpunësve civilë dhe ai për

parandalimin e konfliktit të interesave.

Sot ekzistojnë struktura ndërkombëtare për matje statistikore të korrupsionit të tilla si: Banka

Botërore, Organizatat Botërore për studime të krimit, Forumi Ekonomik Botëror, Transparency

Internacional (TI) etj, që bëjnë sondazhe periodike të përvitshme për matjen e korrupsionit në nivel

kombëtar dhe ndërkombëtar.30

29Kodi Penal I Republikes se Shqiperise ”Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” Neni 224. 30 .Legjislacionishqiptar, standardet ndërkombëtare dhe problematikat e zbatimit të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Page 55: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

55

Megjithatë, asnjë shoqëri nuk mund të shpresojë të luftojë korrupsionin në mënyrë të efektshme,

nëse qytetarët e saj nuk kanë dëshirën dhe as aftësinë të ngrenë ankesat e tyre në rastet kur ata janë

dëshmitarë të veprimeve të korruptuara. Pikërisht mekanizmat e përgjegjshme dhe të sigurta të

ankimeve shtrihen në zemër të çdo strategjie qeverisëse për të luftuar korrupsionin, por konkretisht,

janë organet e drejtësisë ato që luajnë një rol jetësor në luftën kundër korrupsionit. Kriza aktuale në

shumë vende buron kryesisht nga fakti se, ligjet nuk përbëjnë një garanci.

Institucionet ligjore nuk funksionojnë siç duhet, për shkak të dobësive në sistemet gjyqësore

kombëtare dhe deri diku edhe për shkak të mungesës së dëshirës për t’i forcuar këto institucione.

Megjithatë, një kornizë e shëndoshë ligjore është një pikë e nevojshme nga e cila duhet të nisemi.

Ligjet duhen hartuar në mënyrë të tillë që të jenë të thjeshta për t’u kuptuar dhe zbatuar.

Veçanërisht me mjaft rëndësi, paraqiten shtesat dhe ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal.

Dispozitat janë përmirësuar në drejtim të përmbajtjes dhe detajimit të tyre si dhe janë ashpërsuar

masat e dënimit. Është përshtatur sistemi i sanksioneve penale, në të cilin, përveç dënimit me heqje

të lirisë, parashikohet edhe dënimi me gjobë. Në funksion të luftës ndaj korrupsionit, rrethi i

dispozitave është zgjeruar në përputhje me realitetin ekonomik, politik dhe social, i cili imponon

forma të rejate luftes kunder shfaqjes së praktikave korruptive.

Kështu janë përfshirë në Kodin Penal dispozita të reja që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv të

funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë si dhe të korrupsionit aktiv dhe pasiv

të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Për herë të parë u

parashikuan vepra penale kundër korrupsionit në sektorin privat, të cilat nuk parashikoheshin në të

kaluarën. Një risi në Kodin Penal është parashikimi i përgjegjësisë penale jo vetëm për personat që

japin dhe marrin ryshfetin, por edhe për atë kategori që premton ose siguron ushtrimin e ndikimit të

paligjshëm në vendimmarrjen e funksionarëve publikë. Përsa i përket përgjegjësisë penale, ajo

shtrihet jo vetëm tek personat fizikë, por edhe tek personat juridikë. Në kuadrin e masave kundër

korrupsionit, përqasja e legjislacionit shqiptar me standartet ndërkombëtare, përbën një nga

aspektet më të rëndësishme. Rritja e angazhimeve në nivel ndërkombëtar, solli si pasojë

domozdoshmërinë reformën ligjore në të gjitha format e tij.

Formulimet për korrupsionin tashmë mbështeten kryesisht në aktet juridike ndërkombëtare. Në këtë

kuadër nga shteti shqiptar u ratifikuan një tërësi instrumentesh ndërkombëtarë në fushën e

korrupsionit, nder te cilat i radhisim me poshte:

Konventa civile “Për korrupsionin”, ratifikuar me ligjin nr. 8635 datë 06. 07. 2000.

Konventa penale “Për korrupsionin”, ratifikuar me ligjin nr. 8778 datë 26. 04. 2001.

Konventa e Kombeve të Bashkuara “Kundër korrupsionit”, ratifikuar me ligjin nr. 9492 datë 13.03.

2006.

Page 56: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

56

Konventa “Për pastrimin, zbulimin, sekuestrimin, konfiskimin e të ardhurave nga krimi”, ratifikuar

me ligjin nr. 9646 datë 27.11. 2009.

Rezoluta (97) 24 “Për 20 parimet e luftës kundër korrupsionit”.

Rekomandimi R (2000) 10 “Për kodin e sjelljes së nëpunësve publikë”.31

Shteti shqiptar ka marrë pjesë në programe të ndryshme kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar në vendet e Europës Juglindore (PACO), si dhe në programe të tjera që zbatohen nga

organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Gjithashtu ai është bërë pjesë e zhvillimeve

ndërkombëtare, rajonale në këtë fushë.

Lufta kundër korrupsionit, kryefjala e politikës shqiptare, por edhe krye-detyra e lënë prej

partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nuk duket të ketë të njëjtin intensitet me të cilin

përdoret në fjalimet politike, edhe kur bie fjala për paditë që shqyrtohen në gjykatë. Megjithëse

vihet re një shtim i numrit të padive ndaj zyrtarëve të korruptuar, apo atyre që kanë shpërdorur

detyrën, sërish shifrat janë të ulëta krahasuar me akuzat dhe kundër-akuzat, që vijnë nga të gjithë

aktorët, jo vetëm të politikës, por edhe të shoqërisë shqiptare. Megjithëse krahët e politikës

shqiptare vazhdojnë të përplasen në fushëbetejën e luftës kundër korrupsionit, Shqipëria vazhdon të

renditet e para në rajon, por edhe ndër vendet e para në botë për nivelin e lartë të korrupsionit.

Sistemi gjyqësor renditet në krye të listës së institucioneve të shtetit për nivelin e korrupsionit.

Raportet monitoruese të organizatave ndërkombëtare, TIA etj, prej vitesh tregojnë të njëjtin

rezultat, ndërsa vëzhgime të tjera të pavarura tregojnë se korrupsioni në drejtësi është shkak i një

sërë problemesh të tjera në funksionimin e piramidës shtetërore. Të paguash pranë gjykatës në

Shqipëri është tashmë një proçedurë thuajse e zakonshme dhe gati legale. Perceptimi i njerëzve për

shkallën e korrupsionit në gjykata është se, në sistemin shqiptar të drejtësisë nuk shtrohet çështja

nëse mund t’i shmangesh apo jo ndëshkimit të drejtësisë nëse paguan.

Por çështja shtrohet nëse ke mjaftueshëm paratë për të paguar gjykatësit dhe prokurorët për t’i

shpëtuar drejtësisë. Por, përse ne paguajmë para në gjykata? Paguajmë për të fituar drejtësinë që na

takon, apo paguajmë për të marrë atë që nuk na takon? 56 % e atyre që morën pjesë në sondazh

kanë thënë se, në gjykata paguhet ryshfet për të fituar të drejtën tënde, ndërsa 44 % mendojnë se në

gjykata paguhet për t’iu shmangur drejtësisë, për t’iu shmangur ndëshkimit të shtetit, pra, shteti

korruptohet për të bërë padrejtësinë.

Korruptimi në drejtësi paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godet garancitë kushtetuese

për liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit dhe, për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike

përftohet vetëm nga ata qytetarë që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime.

31. ACAC. Koalicioni Shqiptar kundër korrupsionit – Buletini fq. 9 ;

Page 57: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

57

Më pak i dukshëm, por me rëndësi të njëjtë është fakti që gjykatat janë mikrokozmose të proçeseve

politike të fjalës, gjë që i bën ato superiore ndaj formave të tjera të zgjidhjes së konflikteve. Si

ruajtës të ligjit, institucionet gjyqësore idealisht punojnë për të siguruar që ai të zbatohet me drejtësi

dhe njëlloj për të gjithë. Por duke qënë se çështjet ngrihen kur ka konflikt interesash dhe paqartësi

mbi çfarë përbën drejtësi dhe barazi, normat e institucioneve gjyqësore janë proçeduriale me shumë

se sa përmbajtësore. Kështu, objekt i korrupsionit në sistemet gjyqësore nuk janë normat parësore

të qëllimeve të vendosura si në rastin e funksioneve ekzekutive, por normat dytësore proçeduriale

të gjykimit. Integriteti i proçesit ka nevojë për besimin që në rastin kur e vërteta nuk njihet dhe

kërkesat për drejtësi dhe barazi janë të paqarta, arsyetimi dhe mbrojtja janë rruga më e mirë për të

arritur rezultate të vërteta, të drejta dhe të barabarta. Kështu, subjekte të korrupsionit nuk janë

rezultatet, (e vërteta, drejtësia dhe barazia), por proçeset që na çojnë tek ato – pra, argumentet.

Proçesi është i korruptuar siç ndodh rëndom, kur gjyqtarët marrin ryshfete, kur avokatët kanë

konflikt interesi, apo kur gjykatësit ndjekin përfitime politike ose ideologjike. Dëmi ndaj

demokracisë është se zbatimi i ligjit është më pak i sigurtë, duke përjashtuar qytetarët nga të drejtat

ligjore, mbrojtja dhe siguria që gëzojnë.

Ka edhe përjashtime më të gjera nga proçesi: Kur argumentet nuk e kanë më peshën për të

përcaktuar të vërtetën, drejtësinë dhe barazinë, vendimet gjyqësore bëhen ilegjitime, gjë që gërryen

jo vetëm kulturën e ligjit, por edhe idenë demokratike që konfliktet zgjidhen më mirë përmes

diskutimit të strukturuar me proçedura të drejta, të hapura ndaj gjithë atyre që preken.

Këshilli i Europës ka ngritur një mekanizëm kontrolli (GRECO)32, për të monitoruar zbatimin e

parimeve bazë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e instrumenteve të tjera ndërkombëtare

në përputhje me programin e veprimit kundër korrupsionit. Në kuadrin rajonal, shteti shqiptar është

palë e iniciativës së SPAI-t (Iniciativa Antikorrupsion e Paktit të Stabilitetit) e nisur në shkurt të

vitit 2000 në Sarajevë me pjesëmarrjen e tetë shteteve të rajonit. Ndonëse kuadri ligjor është

përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, ai nuk ka pasur suksesin e duhur në ndryshimin e realitetit, në

lidhje me parandalimin dhe goditjet e korrupsionit. Kodi Penal mund të veprojë si një frenues për

korrupsionin, por deri në një farë pike. Nëse ligjet nuk zbatohen apo nuk janë të zbatueshme,

atëherë shkelësit nuk kanë nga se të tremben, kështu që dhe vetë ligjet mund ta humbasin rëndësinë

e tyre. Shqipëria vazhdon të ketë nivele të larta të korrupsionit, ndonëse ekzistojnë të gjitha

mundësitë që të jetë vendi më pak i korruptuar. Efektet negative të tij janë ende të pranishme në të

gjitha sferat e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit.

32GRECO 2003 Mekanizëm kontrolli për të monitoruar zbatimin e parimeve bazë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e instrumenteve të tjera

ndërkombëtare në përputhje me Programin e veprimit kundër korrupsionit.

Page 58: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

58

Sipas “Transparency International” korrupsioni është abuzim i fuqisë së përvetësuar si dhe

autoritetit për përfitime personale. Si i tillë, korrupsioni deformonte të gjitha rregullat e

konkurrencës së ndershme dhe në humbje të resurseve, të cilat janë shumë të pakta në shtetet në

zhvillim. Në kohë krizash viktima e parë që bie pre e korrupsionit është sistemi i vlerave që

përmbysen sepse imponohet kudo pasaniku i dyshimtë, zyrtari hipokrit, administratori plaçkitës,

patrioti matrapaz dhe pushtetari i blerë. Korrupsioni është shkaku me i madh i varfërisë si dhe

pengesa kryesore për t`u kapërcyer, dhe të dyja këto mallkime së bashku ushqejnë njëra- tjetrën

pafundësisht dhe korrupsioni behet pjesë e pandashme e shoqërisë.

Krijimi, së fundmi, i Transparency International (TI) është një shenjë inkurajuese që ky parashikim

nuk do të zgjasë përgjithmonë. TI u formua në vitin 1993 në Berlin dhe tani ka degë në dyzet vende

duke shpresuar të bëjë për korrupsionin atë që Amnisty International bëri për të drejtat e njeriut. Siç

do të shohim, një shqetësim kyç strategjik për fushatat e antikorrupsionit është mobilizimi dhe

mbajtja e pjesëmarrjes popullore në luftën kundër korrupsionit.

3.3 Reformat kundër krimit të organizuar për parandalimin e korrupsionit

Reformat institucionale dhe sektoriale do të kenë në çdo rast objektiv edhe reduktimin e hapësirave

për korrupsion nëpërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetit vendimmarrës dhe përgjegjshmërive të

zyrtarëve. Me prioritet janë reformat në sektorët me problematike, si: sistemi gjyqësor, lejet e

ndërtimit, shëndetësia, shërbimet lidhur me pronat, tatimet, doganat.

Rritja e transparencës së vendimmarrjes dhe e llogaridhënies vertikale tek publiku janë mjetet e

tjera të rëndësishme që do të përdoren per parandalimin e korrupsionit.

Qeveria do të ndërmarrë çdo nismë për të përcjellë frymën tonë të ndershmërisë dhe integritetit, si

dhe do të zgjerojë mbështetjen financiare e bashkëpunimin me institucionet e Kontrollit të Shtetit,

Prokurorisë, Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive lidhur me parandalimin e

hapësirave korruptive.

Page 59: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

59

KREU IV

4. PUSHTETI DHE KORRUPSIONI

Pushteti është fuqia që merr individi për të drejtuar një shtet bashkë në tërësinë e institucioneve të

tij.Politikanët për të mbajtur pushtetin ushqejnë errësirën shpirtërore, materiale, kulturore, me

gënjeshtra të pasura, frikë, nënshtrim e kundërvënie të egra ndaj kujtdo. Kjo duket sikur ngjan me

sistemet totalitare, megjithëse jemi në demokraci.

Dahl shprehej :“Demokracia është forma e vërtetë e politikës, ku ekziston liria e shprehjes, e drejta

e votës, mundësia e zgjedhjes për postet publike, zgjedhje të lira e të ndershme, burime alternative

të informacionit, liria për të formuar organizata”33. Por në sistemet e sotme politike duket që këto

vlera të demokracisë janë zbehur dhe janë politikanët ata që kanë marrë në dorë frerët e qeverisjes

dhe kanë ngushtuar hapësirat e lirisë. Politikanët e sotëm e duan pushtetin mbi gjithçka tjeter, duan

ta rrëmbejnë dhe ta mbajnë atë me çdo kusht e çdo mjet. Ata vuajnë nga një sërë sëmundjesh

kronike, si: gjakimi për pushtet, autokratizmi, abuzivizmi, arbitrariteti, mendjemadhësia, arroganca,

mediokriteti, vuajnë nga mungesa e tolerancës, e arsimimit dinjitoz, e vizionit, vuajnë nga

megallomania, tribalizmi, krahinarizmi, nepotizmi. Ata i bashkon një emërues i përbashkët:

shkallmimi i parimeve thelbësore të sistemit demokratik, deformimi i rregullave kryesore të

ekonomisë së tregut. Mbi të gjitha të këqiat e tjera, ato vuajnë nga kryesëmundja e shekullit : nga

KORRUPTOMANIA.

“ çdo popull indentifikohet nga e shkuara historike e tij, përkatësia fetare, mënyra dhe kultura e

jetesës, kultura artistike, morali shoqëror, shkallëzimi i progresit nëpërmjet sjelljes së veprimit

qytetar, veprimit të edukimit të përgjithshëm” Pjesë e rëndësishme e identitetit të një populli është

identiteti politik, i shfaqur e shprehur në shumëllojshmërinë e tij, përndryshe e quajtur diversiteti

politik, homologe me diversitetin kulturor, shoqëror, mjedisor etj,. Kjo pasuri e ndritur vjen që nga

kohët e antikitetit, nga Greqia e Roma e lashtë. Mjerisht, në Shqipërinë e ditëve tona identitetet

politike nuk kanë mundur të formësohen, të shprehen si duhet në forcat politike përkatëse. Sot është

e vështirë të dallosh identitetin politik të së majtës nga e djathta. Ato shpesh kapërcejnë në oborrin

e njëra- tjetrës, kopjojnë njëra-tjetrën, bëjnë plagjiatura. Ato karakterizohen nga një pragmatizëm

cinik e i paprinciptë, që i ka deligjitimuar moralisht në vazhdimësi, që i ka varfëruar në vazhdimësi

në programe, ide dhe alternativa. Fobia për pushtet ua ka zbehur vizionin, projektet politike,

racionalitetin. Ato përfaqësohen nga identikite të tilla politike, që nuk njohin shkollat politike,

teoritë dhe traktatet politike, prandaj dhe imitojnë liderët populistë e kondraverse të shek të kaluar,

të cilët i çuan popujt e tyre drejt katastrofave të njëpasnjëshme. Ata si somnabule u ulërasin

33 Dahl R "Poligarkia", Pegi, Tirane 2005

Page 60: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

60

turmave për ringjalljen e revolucioneve. Ata urrejnë zgjedhjet e lira e të ndershme, stimulojnë

konkurencën e pandershme, nuk i pranojnë rezultatet e tyre dhe akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën

për vjedhje votash e manipulime. Të dehur nga ethet e pushtetit, të cilin e shohin si mjet pushtimi,

abuzimi, mbrojtje të plaçkës së vjedhur, të frymëzuar nga parimi “ Qëllimi justifikon mjetin”, nuk

kanë lënë gjë pa bërë në këto afro tri dhjetëvjeçarë. Kanë shkallmuar parimet bazë të sistemit

demokratik, të shtetit të së drejtës, kanë bllokuar proçeset integruese, kanë shformuar proçeset

kulturore, trashëgimninë historike, lejojnë të atakohen shtyllat e kombit tonë, si: Gjergj Kastriotin,

Ismail Qemalin, Fan Nolin, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Gjuhën tonë letrare kombëtare. Kanë

shkatëruar, gjithashtu, universitetet, burimet natyrore, pronësinë, mjedisin, territorin etj. Ata i

përjashtojnë elitat.34 nga proçeset, e konsiderojnë popullin akoma si turmë, ATA janë

VARRMIHESIT E DEMOKRACISË.

4.1Korrupsioni, shteti dhe identiteti.

Lidhur me forcimin dhe konsolidimin e identitetit tonë kombëtar, përkatësisht atij kulturor,

gjuhësor e fetar, një ndihmesë të paçmuar ka dhënë gjigandi i letrave shqiptare, shkrimtari Ismail

Kadare. Ai, duke iu përkushtuar totalisht kësaj çeshtjeje gjatë gjithë jetës së tij, ka hedhur dritë dhe

u është përgjigjur shumë pyetjeve, të ngritura në më të shumtën e herës me qëllime të këqia, duke

mbrojtur identitetin tonë nga keqdashjet, ligësitë, injoranca, nga racizmi antishqiptar, që të gjitha së

bashku kanë kontestuar identitetin tonë kombëtar, lashtësinë e autoktoninë e shqiptarëve në trojet e

tyre, përkatësinë evropiane të shqiptarëve. Kadare, veç të tjerash, ka ironizuar e sarkazuar

përpjekjet mjerane të të ashtuquajturve “mosmirënjohës”, që kanë vënë në dyshim Gjergj

Kastriotin, Nënë Terezën, gjuhën letrare kombëtare, duke atakuar, në këtë mënyrë, drejtpërsëdrejti,

thelbin e identitetit tone kombëtar. Por, sot, ai që po e afekton, që po e godet ligësisht e tinëzisht

identitetin kombëtar është KORRUPSIONI.

Korrupsioni është produkt i drejtpërdrejtë i sistemit politik të tanishëm, i cili nuk përçon vlera

shqiptare, por interesat e elitave për pushtet dhe pasurim të shpejtë.

Megjithë disa zhvillime pozitive, ky sistem vazhdon të prodhojë ngërç, amulli politike dhe

paqëndrueshmëri. Pas njëzet e ca vjetësh, ndoshta ka ardhur koha që shoqëria shqiptare ta

shqyrtojë me kujdes gjendjen dhe të mos qorrohet as nga propaganda, e as nga interesat e ngushta

materiale të pushtetarëve e oligarkëve.

Korrupsioni favorizohet nga mungesa e transparencës në financat ndërkombëtare, nga ekzistenca e

parajsave fiskale dhe nga pabarazia e niveleve mes formave të luftës kundër korrupsionit, shpesh të

34F.Hysi “ Dy kohë dhe indentiteti evropian i shqiptarëve “ faqe 2O

Page 61: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

61

mbyllura në rrethin e një shteti të vetëm. Prej afro 3 dhjetëvjeçarësh ryshfeti ndërkombëtar i

korporatave gëzon përfitime tatimore dhe politikanët e korruptuar mund të ishin të qetë duke ditur

se pasuritë e tyre do të mbeteshin të sigurta në llogaritë e paidentifikuara në qendrat bankare të

botës. Kujdesshmëria në hartimin e ligjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që nga ajo kohë ka

definuar më mirë dhe ka ndaluar sjelljen korruptive në shumë vende. Megjithatë, një sfidë e madhe

për lëvizjen anti-korrupsion është të sigurojë që ligjet kundër korrupsionit të zbatohen dhe se

dëmshpërblimi ligjor për padrejtësitë mund të sigurohet nëpërmjet një sistemi gjyqësor funksional.

Dështimi i gjyqtarëve për t'i përmbushur këto pritje të ligjshme ofron një terren pjellor për rritjen e

nivelit të korrupsionit. Në mjedise të tilla edhe ligjet më të mira kundër korrupsionit bëhen të

pakuptimta. Korrupsioni favorizohet gjithashtu edhe nga bashkëpunimi i pakët mes shteteve në

sektorin e luftës ndaj korrupsionit, nga ndryshueshmëria e normave në sisteme të ndryshme

juridike, nga mungesa e ndjeshmërisë së organeve të shtypit kundrejt fenomeneve të korrupsionit

në zona të ndryshme të botës dhe nga mungesa e demokracisë në vende të ndryshme. Pa praninë e

një shtypi të lirë, të sistemeve demokratike të kontrollit e të transparencës, korrupsioni është

patjetër më i lehtë të zhvillohet.

Nëse korrupsioni është një dëm i rëndë nga pikëpamja materiale dhe një kosto e madhe për rritjen

ekonomike, ende më negative janë efektet mbi të mirat jo-materiale, të lidhura më shumë me

dimensionin shpirteror dhe njerëzor të jetës shoqërore.

Ekzistojne disa ndërlidhje shumë të qarta, konstante dhe empirike ndërmjet korrupsionit dhe

mungesës së kulturës, ndërmjet korrupsionit dhe limiteve të funksionimit të sistemit institucional,

ndërmjet korrupsionit dhe treguesve të zhvillimit njerëzor, ndërmjet korrupsionit dhe padrejtësive

shoqërore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një proçes që dobëson sistemin ekonomik: korrupsioni ndalon

përparimin e njeriut dhe i bën shoqëritë më pak të drejta e më pak të hapura.

Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë duke qenë se individi apo grupe të ndryshme vënë

interesat vetiake të paligjshme përpara interesave të përgjithshme.

Problemi më i madh me korrupsionin është se në të gjitha nivelet minon besimin në vlerat e drejta

dhe demokratike që kemi në shoqërinë tonë.

▪ Ai çon në zbehjen e të drejtavete njeriut, duke nxitur kështu humbjen e besimit të

qytetarëve te institucionet, që, në fund të fundit, kanë për detyrë parësore sigurimin e

trajtimit të njëjtë të të gjithë qytetarëve. Mungesa e besimit te administrata dhe sistemi

gjyqësor është një nga problemet më të mëdha të vendet në zhvillim dhe sjell si pasojë:

▪ Uljen e cilësisë së shërbimeve publike.

▪ Frenimin e zhvillimit demokratik të vendit dhe pengimin e rritjes ekonomike.

Page 62: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

62

▪ Uljen e numrit të investimeve publike dhe efikasitetit të ndërmarrjeve shtetërore.

▪ Mospagimi i taksave nga kompanite e mëdha, nga bizneset e qytetarët pamundëson

dhënien shtetasve të minimumit të mirëqënies si dhe vështirëson pagesat për

administratën, duke çuar në paralizën e funksionimit të saj në një situatë të tillë, ku

nëpunësit nuk marrin pagë nga shteti, rritet nevoja e tyre për të kërkuar të ardhura në

vende të tjera. Prandaj rritet rreziku i korrupsionit.

▪ Shumica e vendeve të varfra në botë kanë institucione të dobëta, korrupsion të madh dhe

qeverisje të keqe. Ato sjellin mungesën e besimit dhe bëjnë që shoqëritë e huaja të

hezitojnë për të investuar në ato vende, për shkak të korrupsionit galopant.

▪ Një pasojë tjetër e rëndë korrupsionit është krijimi i një hendeku të madh midis të

ardhurave të të pasurve dhe të varfërve, duke theksuar hendekun midis të pasurve dhe të

varfërve sa qe 5% e popullsisë zotëron të ardhurat e 95% të popullsisë.

Duke qenë një fenomen negativ për çdo shoqëri, korrupsioni shoqërohet edhe me pasoja negative

në segmente të caktuara të shoqërisë. Pasojat e korrupsionit mund t’i ndajmë në pasoja ekonomike,

sociale dhe politike.

a) Pasojat ekonomike

Përvoja ka treguar se korrupsioni ka dy pasoja kryesore mbi zhvillimin ekonomik. E para,

meqenëse suksesi ekonomik varet kryesisht nga shpërndarja optimale e burimeve, ndryshimi i

destinacionit të fondeve, nëpërmjet aktiviteteve të korruptuara të menaxherëve dhe zyrtarëve

përfaqëson një çrregullim të shpërndarjes dhe rrjedhimisht redukton burimet e disponueshme për

rritje ekonomike. E dyta, korrupsioni frikëson investitorët dhe dekurajon investimet e huaja direkte

duke zvogëluar kështu përdorimin e një burimi kapitali jetësor. Në thelb kjo shpie në dëmtimin e

zhvillimit afatgjatë të vëndit dhe deformimin e konkurencës dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë

pasi largon investimet serioze. Nga ana tjetër inkurajon bisnese të cilat dijnë të përfitojnë nga

korrupsioni politik dhe të kontribuojnë në reciklimin e korrupsionit. Një tjetër pasojë është

varfërimi i ekonomisë pasi asetet e korrupsionit shpesh transferohen jashtë vëndit ose përdoren për

qëllime konsumi–shpesh luksoze- duke mos kontrubuar në investime në sektorë që shpien në

punësim dhe zhvillim. Nga ana tjetër korrupsioni i përhapur dhe ineficenca administrative shpien

në rritjen e kostove operacionale të qeverive, të cilat, për pasojë, detyrohen të rrisin borxhin publik,

duke e bërë më të pasigurtë dhe të paqëdrueshëm zhvillimin e ekonomisë.

b) Pasojat sociale

Page 63: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

63

Pasojat sociale të korrupsionit janë të shumta, por ato më të rëndësishmet dhe që kanë lidhje të

drejtpërdrejtë me pasojat ekonomike të korrupsionit janë: e para, ulja e nivelit të jetesës për pjesën

më të madhe të popullsisë, pasi duke ndryshuar destinacionin e fondeve, krijohet një hendek midis

dy grupeve atyre që përfitojnë nga korrupsioni (që janë një numër i vogël krahasuar me numrin e

përgjithshëm të popullsisë) dhe pjesës tjetër të popullsisë (taksapaguesve apo atyre që përfitojnë

subvencione nga shteti) të ardhurat e të cilëve ulen me rritjen e nivelit të korrupsionit duke ulur në

këtë mënyrë nivelin e tyre të jetesës (në Shqipëri një pjesë e mirë e tyre jetojnë nën ose në nivelin e

varfërisë); e dyta, rritja e kriminalitetit, jo vetëm sepse korrupsioni në vetvete, përbën një vepër

penale, por edhe sepse ndikon, indirekt, në rritjen e veprave të tjera penale si vjedhja. Këtë mund

ta konstatojmë fare lehtë po të kemi parasysh të dhënat statistikore në lidhje me kriminalitetin në

Shqipëri. Kështu numrin më të madh të veprave penale e përbën vjedhja, në të gjitha format e saj,

duke u pasuar nga vepra të tjera midis të cilave edhe veprat korruptive. Nga ana subjektive motivi i

kryerjes së veprës penale të vjedhjes është përfitimi ekonomik. Duke qenë se me rritjen e shkallës

së korrupsionit, ulet niveli i të ardhurave për pjesën më të madhe të popullsisë, do të kemi një rritje

të predispozicionit për kryerjen e vjedhjes si një alternativë për të siguruar të ardhura për jetesë.

c) Pasojat politike

Pasoja kryesore politike e korrupsionit është ulja e besimit të qytetarëve ndaj qeverisjes në

përgjithësi dhe qeverisë në veçanti, si përgjegjësja kryesore për nivelin e korrupsionit. Por nga ana

tjetër ulja e besimit ndaj qeverisjes dhe qeverisë shoqërohet me pasoja të rënda për shoqërinë që

lidhen me forcimin dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit social, respektimin e të

drejtave dhe lirive themelore etj. Si shembull më sinjifikativ mund të sjellim korrupsionin në

sistemin e drejtësisë, i cili ul ndjeshëm besimin qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë, gjë e cila

është mjaft e dëmshme për demokracinë e një vendi, pasi lidhet drejtpërdrejt me respektimin e të

drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Këto të fundit mund të shihen si pasoja indirekte politike

të korrupsionit. Mbi politikën korrupsioni ndikon nëpërmjet dëmtimit të demokracisë dhe

mirëqeverisjes duke minuar, për pasojë, proçeset politike si zgjedhjet dhe nëpërmjet tyre

deformimin e përfaqësimit të popullit në politikë e institucione, në gjyqësor dhe në administratë.

Mbi administratën korrupsioni ndikon duke gërryer kapacitetet administrative të qeverisë, pasi

institucioneve u mohohen fondet e nevojshme dhe mbushen me personel të përzgjedhur mbi baza

nepotike apo lidhjesh të tjera, por jo mbi parime të meritokracisë dhe besnikërisë ndaj administratës

dhe shërbimit publik. Në thelb kjo shpie në institucione inefiçente që nuk mund t`i ofrojnë

shërbimet e nevojshme dhe të duhura publikut e qytetarëve.

Page 64: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

64

4.2Ndikimi i orientimit politik mbi perceptimet

Perceptimet mbi korrupsionin, besimin, transparencën dhe masën në të cilën institucionet luftojnë

korrupsionin janë shumë të ndikuara nga orientimi politik i të intervistuarve.

Në përgjithësi, të intervistuarit me bindje të majta i vlerësojnë institucionet më pozitivisht se të

intervistuarit me bindje të djathta. Perceptimi i përgjithshëm i korrupsionit në 20 institucionet e

vlerësuara është rreth 10 pikë më i lartë për të intervistuarit me bindje të majta. Në mënyrë të

qëndrueshme, perceptimet mbi korrupsionin e institucioneve janë më të larta midis të intervistuarve

të cilët e identifikojnë veten me bindje të majta. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, të intervistuarit

me bindje të djathta mendojnë se mesatarisht, institucionet janë më shumë të korruptuara sesa të

ndershme duke i vlerësuar ato me 54.7 pikë.

Institucionet, agjencitë, organizatat e ndryshme jo qeveritare që kanë për qëllim luftën kundër

korrupsionit dhe së fundi edhe misioni i BE-së kanë bërë fushata të ndryshme në mënyrë që

qytetarët të raportojnë korrupsionin.

Sociologu Elemer Hankiss ka kthyer në fokus një diskutim të normave të korruptuara që janë

krijuar në shoqëritë komuniste. Ai thekson se populli pranoi korrupsionin si pjesë e realitetit

shoqëror dhe mësoi se si të merreshin me të, ashtu si luajnë një lojë. Kështu ai përkufizon

korrupsionin si shumë më tepër se një krim, ai ishte një patologji sociale, një simtomë që çonte në

mosfunksionim të përgjithshëm të sistemit komunist. Korrupsioni siguroi një mënyrë për të

përballuar realitetin në mënyrë të gabuar.

Marrë një hap më tej, paradigma e Hankiss na ndihmon të kuptojmë se pse korrupsioni është aq e

vështirë për t`u çrrënjosur. E tillë ishte situata në Rusi, sipas Nodari Simonia, zëvendës drejtor i

Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Shumë dhe të njëjtat praktika

burokratike vazhdojnë akoma në jetën e përditshme burokratike. Ndërsa sistemi ka ndryshuar, ka

deklaruar Simonia, mentaliteti nuk ka ndryshuar. Ai është ngulitur thellë në kulturën e shoqërive

postkomuniste dhe vetëm koha dhe proçesi i harrimit do të lejojë që ai të venitet gradualisht.

Profesor i Ligjit Kregar Josip të Universitetit të Zagrebit ka përforcuar këmbënguljen e kësaj

paradigme kulturore në shembullin e Kroacisë. Përkundër faktit që Parlamenti kroat kishte

miratuar ligje të shumta, të modeluara me ndihmën e avokatëve perëndimore, korrupsioni mbetej i

përhapur. Ai vërejti se kroatët mburreshin se ligjet e tyre ishin edhe më progresive se sa ato të

gjermanëve, por problemi ka qenë dhe mbetet se, ndërsa njerëzit duartrokasin se sa të

mrekullueshme janë ligjet, në praktikë ata thjesht i injorojnë ato. Ata mendonin që ato mjaftojnë në

letër.

Shumica e studimeve të korrupsionit nisen nga vetë përkufizimi i koorrupsionit dhe shprehin

vështirësitë e përshkrimit sa i përket kuptimit dhe afatit të veprimit te tij. Zakonisht, korrupsioni i

Page 65: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

65

referohet akteve të paligjshme që zhvillohen në zyrat e pushtetit, institucionet zyrtare, në shërbimin

civil dhe sferat e tjera politike ose në lidhje me përfitime vetiake monetare që janë produkt i

korrupsionit. Korrupsioni është i përcaktuar, për shembull, si një perversion i pushtetit "(Brasz,

1978:41),35 ose si" një ndryshim nga një model të çmimit të detyrueshëm për një model të tregut të

lirë"(Tilman, 1978:62).36

Në varësi të ndryshimeve politike, ekonomike, sociale e kulturore objektivi dhe fokusi i

korrupsionit ka evoluar në vazhdimësi. Përkufizimi fillestar i tij si veprimtari ilegale: ryshfeti,

grabitja, mashtrimi ka ardhur duke u ndryshuar dhe zgjeruar kohë pas kohe. Në disa raste

korrupsioni është konceptuar shumë gjerësisht, në raste të tjera aspak, ( Ëilliams, 1981). “Prandaj

duket se korrupsioni mund të thotë gjithçka ose asgjë”( Pepinsky, 1992:27), duke iu referuar” një

numri të mëkateve” ( Sherman,1974:5).37 Si i tillë, studimi i korrupsionit nga ana social kulturore,

nuk ka arritur të mposhtë shumëllojshmërinë e terminologjisë, me të cilën është menduar për të

përvijuar objektin e saj të studimit. Me sa duket ka përkufizime të shumta për korrupsionin. Një

formulim konceptual, i qëndrueshëm, i mbështetur teorikisht shpesh ka munguar.

Një shembull është mbledhja e taksave mbi të ardhurat kur taksapaguesit individualë marrin

përsipër llogaritjen dhe transferimin e shumave të detyruara. Në këtë kontekst, efekti kryesorë që

kërkohet të arrihet, është të shmanget moszbatimi dhe të përforcohet vullneti për ta zbatuar tek

pjesa më e madhe e atyre që nuk zbatojnë ligjin si mjeti më i mirë për të luftuar korrupsionin.

4.3. Korrupsioni si slogan apo element strategjie në një proçes ndërkulturor.

Koncepti i korrupsionit apo tjetërsimit është dukuri gjatë së cilës vetitë e elementit të një bashkësie

tjetërsohen për një bashkësi tjetër. Korrupsioni nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave

zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të

kësaj sjelljeje, e drejtuar ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar,

pranuar për t’u marrë për vete apo një person tjetër. Korrupsioni është një nga sëmundjet e këqija

politike dhe ka probabilitetin më të madh për të ndodhur në sistemin e demokracisë. Korrupsioni

shkakton inefiçensë në shpërndarjen e shërbimeve publike.

Korrupsioni është një fenomen ekzistues në politikën ndërkombëtare, por në Shqipëri po ky

fenomen, nga studimet e bëra, ka përqindjen më të lartë. Retorika e korrupsionit shkatërron

kulturën në sistemin e demokracisë, njerëzit humbasin besimin tek politikanët ose pushtetarët dhe

bëhen dyshues ndaj ligjëratave dhe shqyrtimeve publike. Këta njerëz vënë në dyshim edhe aftësitë

35 Brasz, 1978 fq:41 36 Tilman, 1978 fq:62 37 Sherman, fq:5

Page 66: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

66

e tyre për të vepruar në funksion të të mirave dhe qëllimeve publike pra korrupsioni zvogëlon

horizontin e veprimit kolektiv dhe kështu tkurret fusha e demokracisë. Koncepti i korrupsionit

lidhet me abuzimin e qeveritarëve në kurriz të individëve pa përkrahje, duke favorizuar disa

individë dhe nëpunës, që janë të përfshirë në identitetin e tyre politik përkatës. Korrupsioni ndërton

një strategji të tillë, që përjashton qytetarët nga vendimmarrjet, sidomos nga ato në fushën

ekonomike, zhduk transparencën e vendimmarrjeve të rëndësishme, abuzon me të drejtat e të

përjashtuarve, shkel normat baze të proçeseve të konçensioneve, të privatizimeve, të tenderave etj.

Nxit pushtetarët e shitur e të blerë drejt privatizimeve agresive e abuzive. Fenomeni i korrupsionit

sjell degradim të mjedisit kulturor, qeveria është më pak efiçente, nëpunësit më pak të aftë, mallrat

e konsumit më të shtrenjta, dhe mundësitë më pak të barabarta, afekton me abuzivizëm çdo sektor

të jetës shoqërore. KORRUPSIONI është PARADHOMA e MAFIAS .

Komunikimi ndërkulturor është një fushë studimi që synon mënyrën se si njerëzit nga origjina të

ndryshme komunikojnë. Ky komunikim ndërkulturor ka lidhje të forta e të pashmangshme me

identitetin kombëtar. Thelbi i tij është të mundësojë që njerëz me kultura të ndryshme të

komunikojnë me njeri-tjetrin. Në këtë kuadër studiohen konturet psikologjike të pakicave etnike,

fisi, populli, kombi, gjuha, kultura, besimi, dhe për probleme ë mprehta etnike të brendshme e të

jashtme. Komunikimi ndërkulturor mundëson ura lidhëse midis kombeve të ndryshme. Korrupsioni

ka për qëllim të ndërhyjë dhe ta deformojë komunikimin ndërkulturor mes popujve e shteteve,

sepse e sheh si pengese në realizimin e aferave korruptive në rrafsh rajonal e global, e sheh

komunikimin ndërkulturor si një mundësi më tepër për stabilitet ekonomik e politik. Nëpërmjet

komunikimit ndërkulturor ”politika realizon qëllimet e veta dhe lidhet me përgjegjësinë për të

siguruar rendin brenda kufijve të një territori dhe vendos si objekt përgjegjësinë e një rregulli

paqësor”.38Kjo thotë Bobbio, ”Politika krijon një formë të fuqishme të identitetit kolektiv”.39 Por

duhet të jetë shteti i cili të ketë funksion edukues sepse siç pohon Aristoteli “se shprehitë e

projektuara janë prezente në kalkulimet që bën individi kur jepet pas parave dhe kënaqësive“40. Kjo

lidhet me etjen për pushtet dhe para të individit dhe duhet të jetë shteti ligjor ai që parapërgatit

qytetarët e vet të lëvizin në drejtim të së drejtës dhe drejtësisë.

Politika nuk qeveris me drejtësi domethënë që të japë një frymë konkurrence të përgjithshme, ku

individi të konkurrojë dhe të japë maksimumin nga vetja në mënyrë që të arrijë në situatën në të

cilën ai dëshiron të qëndrojë dhe në këtë garë të fortë dija dhe përvoja të paraqiten si investime”.41

Megjithëse jemi në një sistem demokratik ku liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë më kritike në

38 Bobbio “E djathta e majta” fq 40. 39 Bobbio po aty. 40 C.Patrice “Të edukohet qytetari” fq 70. 41 Po aty.

Page 67: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

67

thelb mendoj se në Shqipëri liria politike e fjalës është e cunguar gjë e cila nuk mund të jetë e tillë

edhe vetë Kanti pohon ”se liria është e vetmja e drejtë e lindur të cilën e ka individi”.42

4.4 Gjuha politike si një mjet për marrjen e pushtetit: Sloganet mbi korrupsionin

Autorë të ndryshëm, të cilët janë shprehur më parë mbi këtë temë, bien dakord se gjuha politike

është mjeti kryesor i politikë-bërjes. Ajo përdoret në varësi të interesave të caktuara politike dhe

mund të jetë e qartë ose e paqartë sipas vërtetësisë së këtyre politikave. Shkrimtari Xhorxh Oruell

thotë se armiku më i madh i qartësisë së gjuhës është mungesa e sinqeritetit. Sipas tij, gjuha

politike është ndërtuar e tillë që të bëjë gënjeshtrat të tingëllojnë të vërteta dhe vdekjen të

respektueshme. Megjithatë ajo që shumica e autorëve bien dakord është fakti se faktori themelor që

e bën një komunikim "politik" nuk është burimi i mesazhit, por përmbajtja dhe qëllimi i tij".

Gjuha politike mund të ndërtojë realitete politike. Veprimet politike të ndërmarra mund të

interpretohen në gjuhë të ndryshme, në varësi të bindjeve politike të individit apo të organizatës.

Kështu për shembull, rritja e taksave ndaj bizneseve mund të jetë e lidhur me rritjen e investimeve

publike, por njëkohësisht kjo shkakton edhe uljen e fitimit vetiak. Rritja e buxhetit të armatimit

mund të konsiderohet siguri për disa dhe pasiguri për disa të tjerë. Po ashtu, një shpërndarje më e

gjerë e të mirave materiale për disa do të thotë nxitje e dembelizmit dhe paaftësisë, por për disa të

tjerë do të thotë mbrojtje e jetës dhe dinjitetit të individit. Pra, edhe nëse gjuha politike është e

sinqertë, ajo është e lidhur ngushtë me ideologjinë përkatëse. Gjuha merr kuptim e vendosur në

kontekste të caktuara sociale. Kështu, gjuhë jo-politike mund të jetë çdo komunikim, ku palët

mirëkuptohen mbi çështjet që janë në diskutim. Por në momentin që ka paqartësi mbi domethënien

e kësaj gjuhe, apo kur njëra palë përpiqet të bindë palën tjetër nëpërmjet argumenteve, thuhet se kjo

gjuhë është politike.

Konflikti politik i vazhdueshëm, dhe mungesa e kompromisit, sjell edhe një lloj apatie, jo vetëm

për publikun, por edhe për vetë klasën politike. «Në rast se prioritet i vazhdueshëm mbetet sulmi

ndaj palës që përfaqëson partinë tjetër dhe jo ofrimi i alternativave për një bashkëqeverisje më të

mirë, humbet dëshira, si e publikut, ashtu edhe e klasës politike, për t’u angazhuar drejt diçkaje më

të mirë»43. Dhe shoqëritë që nuk luftojnë për diçka më të mirë mund të quhen shumë mirë shoqëri

në vegjetim, të cilat e kanë të ardhmen të pasigurt.

Ajo që duhet kuptuar këtu është edhe dallimi mes propagandës dhe komunikimit politik. Në pamje

të parë, si pozita ashtu edhe opozita shprehin dëshira dhe qëllime të cilat tingëllojnë vërtet në të

mirë të vendit dhe shoqërisë. Transparenca dhe respektimi i shtetit ligjor janë objektiva të

rëndësishme të demokracisë, pa të cilat nuk mund të ketë perparim në vend. Megjithatë, nëse

42 C.Patrice “Të edukohet qytetari” fq 11. 43 Susan Rose- Ackerman, “Corruption and Goverment: Causes, Consequenses and Reform”, fq 14.

Page 68: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

68

analizohen drejt të dyja këto objektiva, vështirë të themi se njëra palë ka manipuluar zgjedhjet dhe

tjetra ka qenë tërësisht e ndershme, apo se njëra palë zbaton rigorozisht, në çdo moment, ligjin dhe

tjetra jo.

Në këto kushte, thirrjet për transparencë apo shtet ligjor mund të merren më së shumti si pjesë e

propagandës dhe interesave dytësore për pushtet, por jo e një komunikimi politik, me një program,

ideologji, apo strategji politike, në shërbim të shtetasve.

“Por konfliktet ashtu si dhe gjuha politike, janë të dyja pjesë e politikë-bërjes, pa të cilat nuk mund

të ekzistojë një shtet demokratik”44. Niveli i konfliktit dhe ashpërsisë së kësaj gjuhe reflekton

nivelin e demokratizimit të vendit dhe shoqërisë, nivelin e tolerancës për pranimin e mendimit

ndryshe. Megjithatë, është e pamundur të synojmë drejt një komunikimi politik të qartë dhe të

drejtpërdrejtë, pasi, siç thotë Oruell, “çdo përpjekje kundër abuzimit me gjuhën është thjesht

sentimentalizëm i vjetruar, njëlloj si të preferosh qirinjtë ndaj dritës elektrike”45.

Kështu, nëse nisemi nga një përkufizim i Weberit rreth pushtetit, si kapaciteti apo forca për të

bindur dikë: “Pushteti është forca që zotëron një individ për të vepruar në mjedisin social, në

mënyrë që t`i respektohet vullneti i tij edhe përballë kundërshtimeve të ndryshme”46.

Një lider apo një udhëheqës i vërtetë, duhet të dijë se s’mund të jetë një hero dhe se vepra të

mëdha nuk mund të realizohen pa ndihmën dhe kontributin e atyre që e rrethojnë. "Unë nuk jam

Zot, nuk mund të bëj gjithçka vetë: Unë mund të shpëtoj kombin vetëm me ndihmën e kombit",

ishin fjalët e Napoleonit. Me një karakter të fortë dhe të vendosur, një aftësi të theksuar për të

marrë vendime të shpejta dhe një shpirt strategjik, Napoleon Bonaparti është ende një shembull i

mirë se si mund të udhëhiqet një komb. Fjalët e tij përmbajnë mësime të vlefshme dhe na

mundësojnë që të njohim personalitetin e tij më mirë seç e kemi studiuar në librat e shkollës.

Për të udhëhequr një ushtri, një komb apo një grup njerëzish, duhet të keni një ndjeshmëri të thellë

dhe njohuri të luhatjeve të ndryshme të shpirtit njerëzor. Mësimi nuk është turp, por zotërim.

Aftësia për t’u përulur e për të nxjerrë mësime dhe nga humbjet është ajo që i mundëson një lideri

për t'iu përshtatur situatave të ndryshme në mënyrë që të bëjë më të mirën duke u përmirësuar në të

ardhmen.

Gabimi më i madh që mund të bëjë një politikan sot është të veprojë kundër vullnetit të popullit. E

drejta për të votuar e për të zgjedhur një lider që na udhëheq është e drejtë e gjithsecilit prej nesh.

Kjo e drejtë shprehet në nenin 45 pika 1 të Kushtetutës tonë në kuadër të ushtrimit të të drejtave

dhe lirive themelore të njeriut si masë mbrojtëse e demokracisë. Nëpërmjet marrjes pjesë në votim

përmirësohet demokracia, pasi i lejon popullit në mënyrë të drejtpërdrejtë, të zbulojë vullnetin e tij,

44 Ibid, fq 18. 45George Orwell, "Politics and the English Language”, “Cambridge University Press”, fq 79. 46 Max Weber “Political Ëritings”, fq 23.

Page 69: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

69

pa u penguar aspak nga interesa apo ideologji të veçanta të qeverisë në pushtet apo të opozitës. E

vendosur në realitetin tonë mund të themi se në zgjedhjet e 25 qeshorit, përsa i përket pjesëmarrjes,

u realizua një element i demokracisë, pasi një mase e konsiderueshme votuesish doli për të

shprehur vullnetin politik, por duhet thënë se proçesi u dëmtua nga shkaqe të tjera, si korruptimi,

shitblerja e votës etj. .

Gjuha politike është mjeti kryesor i politikë-bërjes. Ajo përdoret në varësi të interesave të caktuara

politike dhe mund të jetë e qartë ose e paqartë sipas vërtetësisë së këtyre politikave. Prof. Artan

fuga argumenton se Shqipëria përfaqëson modelin më paqësor në rajon, e ndoshta, e ndoshta edhe

më gjerë, përsa i përket konflikteve. Sipas Prof. A. Fugës ndoshta për këtë arsye, politika shqiptare

është detyruar të prodhojë vetë konflikte. Këto konflikte nuk shikohen si diçka e keqe, e

përkundrazi, ato janë shprehje e komunikimit verbal, pra fizik, dhe si të tilla janë vetëm për t`u

përgëzuar. Në një shoqëri ku debatohet, ka progres.

Por, konflikti i vazhdueshëm politik dhe mungesa e kompromisit, sjell edhe një lloj apatie, jo vetëm

për publikun, por edhe për vetë klasën politike. Në rast se prioritet i vazhdueshëm mbetet sulmi

ndaj palës që përfaqëson partinë tjetër dhe jo ofrimi i alternativave për një bashkëqeverisje më të

mirë, humbet dëshira, si e publikut, ashtu edhe e klasës politike, për t`u angazhuar drejt diçkaje më

të mirë. Debatet e fundit politike në Shqipëri, me akuzat e ndërsjellta për korrupsion mes dy partive

të mëdha, më shumë se me përplasje idesh, ngjajnë me demaskime të tipit komunist, ku personit i

tregoheshin të gjitha “të palarat” përpara shoqërisë, në mënyrë që ky të reagonte duke bërë

autokritikë, ose duke marrë “dënimin e merituar”. Ndryshimi në kohët e sotme qëndron se pala e

akuzuar përgjigjet sërish me akuzën, ndërkohë që publiku dhe institucionet bëhen gjithnjë e më

indiferentë. Por, konfliktet ashtu si dhe gjuha politike, janë të dyja pjesë e politikë-bërjes, pa të cilat

nuk mund të ekzistojë një shtetet demokratik.

1 .Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë, Ëiston Churchill e lidhi rezultatin e luftës

ndaj nazistëve me mbijetesën e Britanisë. Në një prej betejave historike ai mbajti një fjalim, po aq

historik. "Ju më pyesni se cilat janë politikat tona? Unë mund t'ju them: Është për të bërë luftë nga

deti, toka dhe ajri, me gjithë forcën dhe fuqinë që Zoti mund të në japë; të bëjmë luftë kundër një

tiranie monstruoze, e cila s'e ka kapërcyer kurrë errësirën, një katalog i vajtueshëm i krimit

njerëzor. Kjo është politika jonë", tha Ëinston në fjalimin e tij.

2 “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, tha Volteri. ekspertëve, më i

rëndësishmi i presidencës së tij, me të cilin sfidoi botën komuniste dhe udhëheqësin e atëhershëm

sovjetik, Mikhail Gorbaçov, duke iu drejtuar me fjalët:“Zoti Gorbaçov, në qoftë se kërkon paqe, në

qoftë se dëshiron begati për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, në qoftë se kërkon

liberalizim, eja tek kjo portë! Zoti Gorbaçov, hape këtë portë. Zoti Gorbaçov, shembe këtë mur!

Page 70: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

70

Martin Luther King, JR. : Nga shkallët e memorialit "Lincoln" gjatë muajit mars, në Uashington,

nobelisti i paqes theksoi vizionin e tij për harmoninë mes racave në Amerikë, në një oratori

historike. Vitin në vijim, në moshën 35-vjeçare ai u bë njeriu më i ri që fitoi një çmim Nobel për

paqe.

Etika e komunikimit dhe moraliteti janë çështjet të cilat e kanë prekur njerëzimin që në lashtësi.

Pikëpamja e njerëzimit është ajo e sqarimit të modelit moral që duhet të ketë të shprehurit në

publik. Kur flasim për moralin në komunikimin politik duhet të bëjmë dy pyetje:

1. Në çfarë kuptimi duhet të quhet i moralshëm komunikimi politik?

2. Çfare mund ta cënojë dhe çfare nuk e cënon moralitetin e komunikimit politik?

E rëndësishme në politikë është gjuha dhe komunikimi politik, teknikat shprehëse dhe bindëse.

Ndodh shpesh herë që politikanët të ndryshojnë atë që kanë thënë më parë, të detyruar ndoshta nga

situatat, por edhe për të ruajtur fuqinë bindëse të ligjërimit të tyre.

Një nga specialistët më të mirë të komunikimit politik Jocqaues Ellul shkruan në librin e tij

“Illusion Politique” se ne e dimë mirë se programi i një partie politike nuk e lidh atë me asnjë

detyrë. Për të gjykuar komunikimin politik është e vështirë, për të mos thënë e pamundur ndoshta

edhe për shkak se politika e komunikimi ngërthejnë brenda tyre veprimtari të ndryshme nga njëra-

tjetra. Shpesh gjuha e përdorur nga politikanët tanë nuk na prezanton fakte, por krijojnë politikë,

strategji, projeksione mbi të ardhmen. Gjuha politike bëhet e pandjeshme për veshin e spektatorit, i

cili ka rastin e keq që të dëgjojë të ripërsëritet nga mëngjesi në darkë dhe nga darka në mëngjes të

njëjtin debat ose e njëjta deklaratë politike lidhur me korrupsionin. Veshi i qytetarit mpihet,

anestezohet nga veprimi i së njëjtës zhurmë në debatet politike ku të gjithë flasin, por asnjëri nuk

dëgjon.

4.5 Ndikimi i sloganit korrupsion në arritjen e fitores së pushtetit

Një slogan është një moto e paharrueshme apo frazë e përdorur në një kontekst politik, komercial,

fetar, apo kontekste të tjera, si një shprehje e përsëritur e një ideje apo qëllimi. Natyra e tyre thjesht

retorike, zakonisht, lë pak hapësirë për detaje. Ai mund të shërbejë më shumë si shprehje

shoqërore e qëllimit të unifikuar, për të komunikuar me një audiencë të synuar.

Sloganet konceptohen si përmbledhëse të mesazhit të fushatës. Prandaj nuk mund të mos i marrim

seriozisht. Në fakt, edhe vetë partitë i kanë marrë seriozisht. Aq seriozisht, sa ndoshta kanë thënë

gjëra që nuk kanë dashur t’i thonë. I tillë është rasti i sloganit të fushatës së PD-së, shpallur prej

vetë Kryeministrit: “Ju jeni të parët”.

Page 71: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

71

Slogani, natyrisht, synon të thotë se të parët janë qytetarët. Problemi qëndron se shprehja “Ju jeni të

parët” nënkupton se ka edhe të dytë apo ndoshta edhe të tretë. Nëse janë vetëm qytetarët, nuk është

e nevojshme të thuhet kush janë të parët.

Kush janë, pra, të dytët e nënkuptuar pa dashje? Konteksti nënkupton se qytetarët janë të parët ose

në raport me interesat personale të politikanëve, ose në raport me interesat e partive. Në të dyja

rastet, pra, jo interesa të qytetarëve. Domethënë, ajo që premton PD-ja është që (kësaj radhe)

interesat e qytetarëve do të shihen me prioritet dhe vetëm pas tyre do të vijnë interesat personale të

politikanëve ose partisë. Kjo nënkuptohet pothuajse pa dashje, sepse demokracia nuk është

konceptuar kurrë si sistem për mbrojtjen, qoftë edhe në plan të dytë, të interesave personale apo

partiake, por si sistem që mbron interesat e qytetarëve përmes përfaqësimit.

Do të tingëllonte, natyrisht, shumë keq një slogan i tipit “Do të mendojmë për veten, pasi të

mendojmë për ju”, ose “Ju jeni të parët dhe vetëm pastaj jemi ne”. Në fakt, duket sikur slogani i

PD-së shpreh në mënyrë të pavetëdijshme atë që pothuajse çdo politikan mendon në veprimtarinë e

përditshme: se interesat e qytetarëve ndeshen shpesh, qoftë edhe në pikëpamje përparësie, me

interesat personale ose partiake. Dhe eventualisht mund të jenë edhe të fundit në listën e

përparësisë. Si ka mundësi që ky slogan të mos përbëjë skandal? Pikërisht sepse ofrohet në një

vend ku qytetarët kanë pranuar thuajse në mënyrë fatale që është normale që politikanët të ndjekin

interesat e tyre, pavarësisht asaj që thonë, dhe që mbrojtja e interesave të qytetarëve është më tepër

një instrument marketingu ose nganjëherë edhe thjesht aksident politik.

Slogane rozë dhe blu

Gjithkund gjendja e dy sloganeve kryesore që mbizotëruan zgjedhjet e fundit, tregon qartë se ethet

zgjedhore nuk janë larguar ende nga politika shqiptare. Sloganet “Për një Shqipëri që ndryshon” i

Partisë Socialiste dhe “Eja me ne” i Partisë Demokratike gëzojnë akoma një dukshmëri të theksuar

publike. Këto kulte gëlojnë gjithandej, sidomos në sfondet katodike të konferencave për shtyp, nga

ku liderët e partive më të mëdha komunikojnë me opinionin publik shqiptar.

Sloganet janë sinteza e një gjuhe që anon ta mënjanojë argumentimin dhe mundësinë për të

vazhduar diskutimin. Për këtë arsye sloganet paraqiten në tregjet e ndryshme politike si copëza

dogmash të padiskutueshme, që rreken të depozitohen në pavetëdijen e publikut si aksioma të

mirëfillta. Trajtat e zakonshme të sloganeve (të shkurtra, mbresëlënëse, me stil nominal, eliptik,

etj.) janë në funksion të efektit bindës të kumtit elektoral.

Ja slogani i Partisë Socialiste “Për një Shqipëri që ndryshon”, ja slogani i Partisë Demokratike “Eja

me ne”, mund të kenë shpjegime pak a shumë të kënaqshme nëse shihen pjesërisht të

dekontekstualizuara. I pari përpiqet t’i thotë elektoratit shqiptar se duhet votuar për një Shqipëri që

Page 72: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

72

transformohet, që nuk rri në vend, i dyti i kërkon votën zgjedhësve duke përshenjuar një siguri që

dëshmon se shumica tashmë është nga ana e opozitës.

Sloganet nuk mund të përfytyrohen jashtë ligjëratës politike në të cilën lindin e përkujtojnë. Madje

është konteksti ai që herë ia përçudnon dhe herë ia përshtat brendësinë kuptimore. Pa shkuar në

analiza të stërholluara, mund të vëzhgohet lehtë se dy sloganet e mësipërme janë qartësisht

mungesore (eliptike). Me fjalë të tjera atyre u mungon një pjesë (fjalë ose togfjalësh) që mund ta

bënte më të kuptueshëm e më të kthjellët kumtin e tyre. Në rastin e sloganit “Për një Shqipëri që

ndryshon” mund të shtrohet pyetja për mënyrën ose kahun e ndryshimit të supozuar, (si ndryshon e

nga ndryshon?). Lidhur me tjetrin, d.m.th. “Eja me ne”, mund të bëhet pyetja: “Për ku? ose Përse?”

Sloganet e ndërtuara me një strukturë të tillë parakuptojnë një situatë ku ekziston një komunikim

demagogjik, ku shumë gjëra nënkuptohen nga marrësi i kumtit. P.sh. slogani i Partisë Socialiste

mund të lexohet kështu: “Për një Shqipëri që ndryshon për mirë”, kurse slogani i Partisë

Demokratike mund të nënkuptohet në këtë mënyrë: “Eja me ne drejt një shoqërie të mirëqenies”.

Kumtesa të tilla dialogjike dhe demagogjike funksionojnë përgjithësisht me atë pjesë të elektoratit

që është dakord me idetë e kumtuesit, pra të partisë në rastin konkret. Nga ana tjetër, ndërsa të

pavendosurit perceptojnë një paplotësi nënkuptimore të dyshimtë, kundërshtarët “dashakeqas”

anojnë t’i interpretojnë së prapthi: “Për një Shqipëri që ndryshon për keq” ose “Eja me ne drejt

shkatërrimit”. Nga ky këndvështrim sloganet mund të konsiderohen dështake, sepse ambiciet e tyre

komunikuese kanë qenë tepër modeste, meqenëse u janë drejtuar vetëm atyre që janë të bindur ose

të bindshëm, duke lënë mënjanë kështu pjesën tjetër të elektoratit.

Duket sikur trajta gjysmake, e cunguar, gati e zbrazët e sloganeve është shprehje e një politike që

ka frikë t’i thotë gjërat hapur, shkoqur, deri në fund; një politikë që fshihet pas artificeve reklamore,

të huazuara nga kontekste të zhvilluara post-moderne, ndërkohë që realiteti shqiptar kërkon

pikërisht të kundërtën. Që politika shqiptare është në krizë nuk është diçka e re, por çalimi i disa

elementeve të saj si përfaqësimi, legjitimiteti, mirëbesimi, etj. dhe përsosmëria e disa elementeve të

tjera si demagogjia, populizmi, mungesa e komunikimit (të njëmendtë) me shtetasit, etj. pikasen

ndonjëherë edhe nëpërmjet vogëlsirave komunikative si sloganet.

Partitë e ndryshme politike janë në garë të vazhdueshme për marrjen e pushtetit dhe në zgjedhjet

lokale apo vendore në platformat e tyre politike ato përdorin slogane të ndryshme për të shoqëruar

programin politik. Programet e tyre paraqesin çështje të rëndësishme për popullin, janë çështje të

cilat prekin më tepër elektoratin e tyre dhe slogani kryesor i një partie paraqet idenë qendrore aty

ku fokusohen objektivat e saj.

Po të shqyrtojmë rastin e Shqipërisë do të vëmë re se ekziston një numër i madh partish politike,

por me gjithë numrin e madh të këtyre partive, do të vëmë re se gjatë 20 viteve tranzicion ato që

Page 73: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

73

kanë luajtur rolin kryesor janë dy partitë e mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Lufta e

vazhdueshme për pushtet zhvillohet ndërmjet këtyre dy forcave politike. Duket sikur secila parti

përfaqëson një pluralizëm interesash, por ato shpesh shkrihen në një program të përafërt me pak

dallime politike.

Sipas ish ambasadorit amerikan në Shqipëri Xhon Ëithers: “Partitë politike në Shqipëri janë në

luftë të madhe për pushtet”. Këtë konkluzion të ish ambasadorit Xhon Ëithers e vërtetojnë akuzat e

forta që janë bërë nga Partia Socialiste për zgjedhjet e fundit elektorale të 2009 ku sipas kësaj force

politike ishin të manipuluara. Këto akuza u shoqëruan me bojkotime të parlamentit, me mos

miratimin e asnjë ligji nga ana e Partisë Socialiste dhe aleatëve të tyre, por këto ligje kalonin në

parlament vetëm me miratimin e mazhorancës. Këto akuza u shoqëruan edhe me protesta duke u

shoqëruar edhe me grevë urie. Dhe kulmin këto protesta e arritën me 21 janar të 2011 ku humbën

jetën dhe katër protestues.

Slogani shpreh filozofinë bazë që ndjek secila nga forcat politike që pretendon të vije në pushtet,

sigurisht që nëpërmjet tij synohet të shprehet identiteti politik. Tani po shkohet drejt qendrës me

programet politike duke u përpjekur që me programet e tyre partitë politike të përfshijnë sa më

shumë interesat e një numri sa më të madh individësh që këto më pas përkthehen në vota dhe votat

në pushtet.

Por, duke pasur programe të përafërta, për të mos thënë të njëjta, arsyeja e vërtet e përdorimit të tij

është një taktikë për të mundur kundërshtarin dhe dëshira për të ardhur në pushtet.

Këtë gjë e tregojnë më mirë edhe sloganet politike të përdorura nga partitë gjatë zgjedhjeve si p.sh;

Slogane të përdorura;

Partia Socialiste

• "Bashkë për të ardhmen"

• "Ne ecim përpara duke ndryshuar veten dhe Shqipërinë"

• "Të kthehemi fitimtarë, siç na ka pasur dhe na ka hije"

Lëvizja Socialiste për Integrim

• "Sot vendos ti"

• "LSI, shpirti i opozitës"

Partia Republikane

• "Vazhdojmë së bashku për më tej”

• "Çdo ditë për Ju"

Page 74: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

74

“Mjaft”

• “Shkunde votën”

Partia Demokratike

• “Vazhdojmë së bashku”

• “Me duar të pastra”

Duke u nisur nga slogan i fundit “Me duar të pastra” vihet re se vëmendja ka kaluar nga çështjet të

tilla si “drita dhe ujë 24 orë”, në luftën kundër korrupsionit, po të shohim programin e Partisë

Demokratike do të vëmë re se i kushtohet rëndësi e veçantë fenomenit korrupsion ku angazhohet

se;

• Zvogëlojmë qeverinë dhe do të ulim edhe më tej shpenzimet.

• Do të ristrukturojmë sistemin e regjistrimit të pasurive të patundshme dhe komisionet e

kthimit e kompensimittë pronave për të garantuar të drejtën e pronës dhe për të luftuar

korrupsionin.

• Do të shtrijmë në të gjitha nivelet dhe përmirësojmë proçesin e tenderimeve on-line.

• Do të reformojmë të gjitha procedurat ne të gjithë sektorët ku shfaqen ende fenomene

korrupsioni.

4.6. Propoganda politike me objekt anti korrupsionin

Rrënjët e komunikimit politik i gjejmë qysh në antikitet. Te Platoni dhe bisedat sokratike gjejmë

modelin ideal të shtetit dhe rendit të duhur shoqëror. Te Aristoteli debatin publik të qytetarëve për

çështjet publike. Prandaj “retorika”merr për Aristotelin një rol parësor në aftësinë e oratorit për të

komunikuar para dëgjuesve.

Klasikët e filozofisë politike kanë krijuar një bazë universale për komunikimin politik.

Personi ndërmjetës mes antikitetit dhe modernes mbetet Makiaveli i cili zbulon rregullat faktike të

politikës për arritjen e pushtetit, të njohura në komunikimin politik si intriga, gënjeshtra dhe

servilizmi. Për Makiavelin të gjitha këto shërbejnë si instrumente të domosdoshme për mbajtjen e

pushtetit nga princi.

Tek Thomas Hobbes komunikimi politik merr një kuptim të ri në kuadër të stabilitetit politik.

Hobbes ofron për herë të parë modelin e një shteti modern, i cili duhet të ofrojë mbrojtje dhe siguri

dhe qëndron më lart se kasta dhe universitetet.

Në një qëndrim të kundërt vjen John Locke i cili e sheh rebelimin tek shtypja, ndaj dhe mëton për

tolerancë, të drejtat dhe lirinë e shtypit.

Page 75: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

75

Me Imanuel Kant i afrohemi me tepër subjektit të komunikimit politik, këtu kemi një garanci për të

drejtat e njeriut të bazuar në kushtetutë si dhe mendime individuale për lirinë e komunikimit dhe

shprehjes.

Tek Zhan Zhak Rusoi komunikimi politik merr për detyrë formimin e vullnetit të përbashkët. Sipas

tij sovraniteti i popullit duhet të mbizotërojë pa ndërhyrjen dhe ndërmjetësimin e zëdhënësve.

Adam Smith bën një lidhje krejt tjetër midis individit dhe shoqërisë. Për Smith është tregu ai që

vendos për marrëdhëniet shoqërore me interes të individëve.

Nga ana tematike komunikimi politik merret sot me linjat e konflikteve në varësi të vendeve, duke

u mbështetur te emancipimi shoqëror, zgjerimi i të drejtave demokratike etj. Karl Marksi e sheh

komunikimin politik si vendngjarjen e luftës së klasave. Komunikimi politik këtu merr një

dimension tjetër: nga njëra anë hapësira publike shërben si një instrument për mobilizimin e

masave të “verbuara” në luftë me borgjezinë, nga ana tjetër në betejën “publiçistike” kundër

borgjezisë dhe ideologjive të saj zhvillohet vetëdija proletare dhe vetë “klasa” në vetvete.

Stuart Mill e sheh komunikimin politik nga perspektiva e individit. Për Mill lejimi i një

komunikimi politik të lirë është çasti vendimtar për të shmangur tiraninë e shumicës dhe për të

siguruar lirinë e individit, që është elementi bazë i zhvillimit shoqëror.

Një sintezë të këtyre dy qëndrimeve të kundërta e sjell Maks Veber i cili ndërlidh së bashku

rrafshin individual dhe strukturor. Tek Veber studimi dhe kërkimi në fushën e komunikimit politik

kthehet në një term kyç për të kuptuar thelbin dhe specifikën e veprimit shoqëror. Në bazë të këtij

të fundit pasojnë lloje të ndryshme të veprimit: ai racional iorientuar nga qëllimi racional, i

orientuar nga vlerat, afektiv dhe tradicional. Mbi këto bazohen mandej marrëdhëniet shoqërore

(lufta, grupimi, pushteti dhe sundimi).

Shumëkush mund të thotë së propaganda është diçka që i përket së kaluarës, megjithatë literatura

akademike thotë se disa nga format e propagandës janë përsëritja e frazave, eufemizmi,

indoktrinimi i publikut, duke i bërë thirrje kryesisht emocioneve të tyre sesa intelektit. Qëllimi i

propagandës është që politikani të fitojë mbështetje për një pozicion të caktuar, dhe jo thjesht të

prezantojë pozicionin.

Debatet e fundit politike në Shqipëri, me akuzat e ndërsjellta për korrupsion mes dy partive të

mëdha, më shumë se me përplasje idesh, ngjajnë me demaskime të tipit komunist, ku personit i

tregoheshin të gjitha "të palarat" përpara shoqërisë, në mënyrë që ky të reagonte duke bërë

autokritikë, ose duke marrë "dënimin e merituar".

Ndryshimi në kohët e sotme qëndron se pala e akuzuar përgjigjet sërish me akuzë, ndërkohë që

publiku dhe institucionet bëhen gjithnjë e më indiferentë.

Page 76: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

76

Konfliktet ashtu si dhe gjuha politike, janë të dyja pjesë e politikë-bërjes, pa të cilat nuk mund të

ekzistojë një shtet demokratik. Niveli i konfliktit dhe ashpërsisë së kësaj gjuhe reflekton nivelin e

demokratizimit të vendit dhe shoqërisë, nivelin e tolerancës për pranimin e mendimit ndryshe.

Megjithatë, është e pamundur të synojmë drejt një komunikimi politik të qartë dhe të drejtpërdrejtë,

pasi siç thotë Oruell, çdo përpjekje kundër abuzimit me gjuhën është thjesht sentimentalizëm i

vjetruar, njëlloj si të preferosh qirinjtë ndaj dritës elektrike.

Autorë të ndryshëm, të cilët janë shprehur më parë mbi këtë temë, bien dakord se gjuha politike

është mjeti kryesor i politikë-bërjes. Ajo përdoret në varësi të interesave të caktuara politike dhe

mund të jetë e qartë ose e paqartë sipas vërtetësisë së këtyre politikave.

Shkrimtari Xhorxh Oruell thotë se armiku më i madh i qartësisë së gjuhës është mungesa e

sinqeritetit. Sipas tij, gjuha politike është ndërtuar e tillë që të bëjë gënjeshtrat të tingëllojnë të

vërteta dhe vdekjen të respektueshme. Megjithatë ajo që shumica e autorëve bien dakord është fakti

se: “faktori themelor që e bën një komunikim politik nuk është burimi i mesazhit, por përmbajtja

dhe qëllimi i tij”.

Tek Platoni dhe bisedat sokratike gjejmë modelin ideal të shtetit dhe rendit të duhur shoqëror.

Gjuha politike mund të ndërtojë realitete politike. Veprimet politike të ndërmarra mund të

interpretohen në gjuhë të ndryshme, në varësi të bindjeve politike të individit apo të organizatës.

Kështu për shembull, rritja e taksave ndaj bizneseve mund të jetë e lidhur me rritjen e investimeve

publike, por njëkohësisht kjo shkakton edhe uljen e fitimit vetiak. Rritja e buxhetit të armatimit

mund të konsiderohet siguri për disa dhe pasiguri për disa të tjerë. Po ashtu, një shpërndarje më e

gjerë e të mirave materiale për disa do të thotë nxitje e dembelizmit dhe paaftësisë, por për disa të

tjerë do të thotë mbrojtje e jetës dhe dinjitetit të individit. Pra, edhe nëse gjuha politike është e

sinqertë, ajo është e lidhur ngushtë me ideologjinë përkatëse. Gjuha merr kuptim e vendosur në

kontekste të caktuara sociale. Kështu, gjuhë jo-politike mund të jetë çdo komunikim ku palët

mirëkuptohen mbi çështjet që janë në diskutim. Por në momentin që ka paqartësi mbi domethënien

e kësaj gjuhe, apo kur njëra palë përpiqet të bindë palën tjetër nëpërmjet argumenteve, thuhet se kjo

gjuhë është politike.

Konflikti politik i vazhdueshëm dhe mungesa e kompromisit, sjellin edhe një lloj apatie, jo vetëm

për publikun, por edhe për vetë klasën politike. «Në rast se prioritet i vazhdueshëm mbetet sulmi

ndaj palës që përfaqëson partinë tjetër, dhe jo ofrimi i alternativave për një bashkëqeverisje më të

mirë, humbet dëshira, si e publikut, ashtu edhe e klasës politike, për t’u angazhuar drejt diçkaje më

të mirë»47. Dhe shoqëritë që nuk luftojnë për diçka më të mirë mund të quhen shumë mirë shoqëri

në vegjetim, të cilat e kanë të ardhmen të pasigurt.

47 Susan Rose- Ackerman, “Corruption and Goverment: Causes, Consequenses and Reform”, fq 14.

Page 77: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

77

Ajo që duhet kuptuar këtu është edhe dallimi mes propagandës dhe komunikimit politik. Në pamje

të parë, si pozita ashtu edhe opozita shprehin dëshira dhe qëllime të cilat tingëllojnë vërtet në të

mirë të vendit dhe shoqërisë. Transparenca dhe respektimi i shtetit ligjor janë objektiva të

rëndësishme të demokracisë, pa të cilat nuk mund të ketë perparim në vend. Megjithatë, nëse

analizohen drejt të dyja këto objektiva, vështirë të themi se njëra palë ka manipuluar zgjedhjet dhe

tjetra ka qenë tërësisht e ndershme apo se njëra palë zbaton rigorozisht, në çdo moment, ligjin dhe

tjetra jo.

Në këto kushte, thirrjet për transparencë apo shtet ligjor mund të merren më së shumti si pjesë e

propagandës dhe interesave dytësore për pushtet, por jo e një komunikimi politik, me një program,

ideologji, apo strategji politike, në shërbim të shtetasve.

“Por konfliktet ashtu si dhe gjuha politike, janë të dyja pjesë e politikë-bërjes, pa të cilat nuk mund

të ekzistojë një shtet demokratik”48. Niveli i konfliktit dhe ashpërsisë së kësaj gjuhe reflekton

nivelin e demokratizimit të vendit dhe shoqërisë, nivelin e tolerancës për pranimin e mendimit

ndryshe. Megjithatë, është e pamundur të synojmë drejt një komunikimi politik të qartë dhe të

drejtpërdrejtë, pasi siç thotë Oruell, “çdo përpjekje kundër abuzimit me gjuhën është thjesht

sentimentalizëm i vjetruar, njëlloj si të preferosh qirinjtë ndaj dritës elektrike”49.

Kështu, nëse nisemi nga një përkufizim i Weberit rreth pushtetit, si kapaciteti apo forca për të

bindur dikë: “Pushteti është forca që zotëron një individ për të vepruar në mjedisin social, në

mënyrë që t`i respektohet vullneti i tij edhe përballe kundërshtimeve të ndryshme”50.

Gabimi më i madh që mund të bëjë një politikan sot është të veprojë kundër vullnetit të popullit. E

drejta për të votuar e për të zgjedhur një lider që na udhëheq është e drejtë e gjithsecilit prej nesh.

Kjo e drejtë shprehet në nenin 45 pika 1 të Kushtetutës tonë në kuadër të ushtrimit të të drejtave

dhe lirive themelore të njeriut si masë mbrojtëse e demokracisë. Nëpërmjet marrjes pjesë në votim

përmirësohet demokracia, pasi i lejon popullit në mënyrë të drejtpërdrejtë, të zbulojë vullnetin e tij,

pa u penguar aspak nga interesa apo ideologji të veçanta të qeverisë në pushtet apo të opozitës. E

vendosur në realitetin tonë mund të themi se në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi një masë e

konsiderueshme e votuesve, për të shprehur vullnetin, e tyre morën pjesë në votim, u realizua një

element i rëndësishëm i demokracisë. Por, gjithashtu, duhet të themi se elemente të tjera, si:

ndërhyrja e korrupsionit, shitblerja e votës, oferta korruptive si mjet presioni e dëmtuan proçesin

zgjedhor.

Komunikimi dhe politika përshkruajnë sisteme shoqërore që nuk kufizohen apo reduktohen kaq

thjesht. Të dyja ato studiohen nga disiplina të ndryshme shkencore, si:

48 Ibid, fq 18. 49George Orwell, "Politics and the English Language”, “Cambridge University Press”, fq 79.

50 Max Weber “Political Ëritings”, fq 23.

Page 78: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

78

a. Shkencat politike;

b. Shkencat e komunikimit dhe publicistikës;

c. Sociologjia;

d. Ekonomia;

e. Pedagogjia

f. Historia e artit

Në përkufizimet ekzistuese shkencore komunikimi politik shihet edhe si proçes, por edhe si

hapësirë. Kështu e përkufizon Perloff komunikimin politik, si: “the process by ëitch a notion’s,

media, citizenry exchange and confer upon messages that reate to the conduct public policy”.

Ky përkufizim thekson karakterin e proçesit të komunikimit dhe emëron tre grupet e aktorëve që

sipas tij marrin pjesë në të: drejtimin politik, mediat dhe popullin. Këta shkëmbejnë dhe

interpretojnë sipas kuptimit të tij mesazhe që ndikojnë në proçesin politik dhe pushtetin qeverisës.

Në një dimension më tepër hapësinor nga ana tjetër Wolton e përkufizon komunikimin politik si

një “debat politik” në të cilin aktorët politikë shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin dhe nga “arena

publike”, e cila përfshin gjithë thëniet publike zyrtare.

Te përkufizimet e mësipërme bie në sy që të dy autorët nisen nga një ndarje mes proçesit politik

ose hapësirës politike dhe komunikimit politik. Në thelb qëndron ideja se ndarja analitike mes të të

bërit politikë (proçesi politik) dhe paraqitjes së saj (komunikimi politik) është e mundur. Kësaj

pikëpamjeje mund ti shtojmë dhe faktin që paraqitja e politikës përherë e më pak është “anësore”

në vendimet politike, porse një përbërëse integrale e çdo proçesi politik. Kjo kuptohet veçanërisht,

kur temat që s’mund të paraqiten mirë mediatikisht, as nuk arrijnë në një proçes vendimmarrës

politik.

Në bazë të aftësisë gati të pandashme mes politikës dhe komunikimit politik përkufizimi i

komunikimit politik vështirësohet: “Komunikimi politik është mekanizmi qendror gjatë formulimit

dhe vendosjes në axhendë të vendimeve kolektive që mbesin. Në këtë kuptim, komunikimi politik

nuk është vetëm një mjet i politikës. Ai edhe vetë është politikë.

Synimi i tërë komunikimit politik është të bindë audiencën. Objektivi i kësaj bindjeje është

elementi i dytë kyç në proçesin e komunikimit politik, pa të cilin asnjë mesazh politik nuk mund të

ketë asnjë kuptim. Audienca mund të jetë e gjerë për një komunikim të veçantë politik.

Page 79: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

79

Pavarësisht përmasës dhe natyrës së audiencës, gjithë komunikimi politik ka për synim të arrijë një

efekt tek marrësit e mesazhit. Në komunikimin politik marrëdhëniet e audiencës me mesazhin janë

të dyanshme dhe tejet të vështira për t`u hulumtuar në mënyrë empirike.

Një problem tjetër në kërkimet për komunikimin politik, ka të bëjë me natyrën dhe cilësinë e

provave që përdoren për të matur efektet.

Në një analizë finale ka vetëm tre mënyra për të vlerësuar efektet e komunikimit politik mbi

qëndrimet dhe sjelljet.

E para është që t`i pyesësh njerëzit sesi kanë reaguar ndaj mesazheve të caktuara dhe pastaj t`i

sistemosh përgjigjet e tyre në përmbledhje të sakta domethënëse, zakonisht në formën e

sondazheve të opinionit publik.

Së dyti, mund të vëzhgohet mënyra e votimit duke e lidhur këtë me strategjitë e komunikimit të

kundërshtarëve në një fushatë politike.

Së treti, mund të kryhen eksperimente, me synimin që ato të izolojnë efektet e elementëve të

caktuar të proçesit të komunikimit. Secila nga këto teknika për mbledhjen e të dhënave ka

kufizimet e saj metodologjike.

Gjithashtu, edhe reklama është një përbërës i rëndësishëm në proçesin e komunikimit politik

modern, që konsumon burime tepër të mëdha financiare dhe krijuese, si gjatë zgjedhjeve edhe në

periudhën midis tyre. Fakti i shpenzimeve të partive për reklamimin, mund të mendohet si provë se

si funksionon në formimin e qëndrimeve. Por, gjithsesi një provë e tillë nuk shfaqet në mënyrë aq

të dukshme. Efektet e reklamës politike kushtëzohen më fort nga sjelljet politike ekzistuese të

audiencës. Disa përkrahës të një kandidati të caktuar priren t’i shfaqin pikëpamjet e tyre në

reklamimin e kandidatit, ata do të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë, pothuajse pa marrë parasysh se

çka thotë kandidati i tyre i preferuar.

Një alternativë tjeter për qasjen empirike, qe thekson efektet e komunikimit politik në sjelljet dhe

qëndrimet, është të merret parasysh ndikimi i saj në vetë proçesin demokratik. Pa dyshim që ka

diçka cilësisht të ndryshme në një sistem politik, ku mjetet kryesore të komunikimit janë mediat

masive. Pra mediat luajnë rol vendimtar në proçesin e zhvillimit të komunikimit politik në sistemet

demokratike.

Partitë sikurse organizatat komerciale, duhet të zhvillojnë kanalet e komunikimit të brendshëm në

mënyrë që anëtarët të jenë të ndërgjegjshëm për “mesazhin” që përçohet në një kohë të caktuar dhe

të sigurohen që elementët e ndryshëm të operacionit të marrëdhënieve publike përshtaten mirë me

njëri tjetrin.

Proçesi politik ka një dimension ndërkombëtar. Shtetet-komb kanë interesa kundrejt njëri tjetrit, të

cilat shpeshherë i fusin ato në konflikte ekonomike, diplomatike ose ushtarake. Duke ndjekur këto

Page 80: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

80

konflikte qeveritë përdorin jo vetëm instrumente formale të pushtetit (presionin ekonomik dhe

forcën ushtarake), por dhe opinionin publik, si atë të vendit dhe opinionin ndërkombëtar.

Përpara epokës së komunikimit masiv, marrëdhëniet midis shteteve kryheshin përgjithësisht pas

dyerve të mbyllura me një siguri tepër të madhe, e cila varej nga diplomacia sekrete dhe nga

dredhitë. Elitat e edukuara mund të dëgjonin për këto gjëra nga gazetat e tyre, por masa e njerëzve

mbetej relativisht e painformuar në lidhje me aktivitetet e qeverisë së tyre në këtë sferë. Sekretet

dhe manovrimet e fshehta, natyrisht që përdoren ende gjerësisht, por marrëdhëniet ndërkombëtare

nuk mund të udhëhiqen më, pa marrë në konsideratë opinionin publik.

Ashtu siç janë zgjeruar së tepërmi masmediat dhe intervalet kohore midis ngjarjes dhe raportimit të

saj, janë shkurtuar në mënyrë të papërfillshme, po ashtu edhe politikat e jashtme të shteteve qe

ndiqen nën shkëlqimin e plotë të publicitetit. Në të vërtetë, qeveritë dhe aktorët e tjerë politikë i

përdorin mediat për të ndikuar opinionin publik lidhur me një politikë të jashtme në favor të tyre.

Në politikën ndërkombëtare, sikurse dhe në politikën e brendshme, imazhi po e rivalizon

substancën në llogaritë e politikanëve dhe këshilltarëve të tyre. Parimet e menaxhimit të lajmit dhe

informacionit, tani zbatohen njësoj edhe në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Opinioni publik

i brendshëm dhe ai global janë bërë një faktor kyç për të gjitha qeveritë në formulimin dhe

ekzekutimin e politikave të jashtme dhe, më tepër se kurrë, në epokën e luftës kundër terrorizmit.

Në një kuptim themelor, sigurisht që marrëdhëniet ndërkombëtare janë një çështje e brendshme,

përderisa drejtimi i një qeverie në këtë fushë, mund të ndikojë për keq në popullaritetin e saj tek

votuesit, e për pasojë, edhe në shanset e saj për t`u rizgjedhur. Në ndjekje të marrëdhënieve

ndërkombëtare të një shteti, një qeveri ka mundësinë të prezantohet në skenën botërore, përpara një

audience globale prej miliarda njerëzish. Cilësia e kësaj performance ka një rezonancë të

pashmangshme në audiencën e vendit. Prandaj, suksesi i përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar

imazhin e medias, mund të përbëjë një kontribut të rëndësishëm për një sukses më të gjerë politik.

Ka dhe një tjetër arsye, për të cilën komunikimi rreth mjedisit politik ndërkombëtar ka pasoja në

debatin e brendshëm. Përgjatë shekullit të XX-të, qeveritë dhe elitat sunduese në sferat e biznesit,

ushtrisë dhe mediave kanë manipuluar simbolet dhe imazhet e “armikut” për qëllime të brendshme

politike. Natyra e “armikut” ka ndryshuar me kalimin e kohës, por është ruajtur parimi bazë që

qëndron pas këtij komunikimi, parimi se është gjithmonë e mundur të mobilizosh opinionin publik

me anë të fushatave, që kanë objektiva politike të brendshme dhe kur gjoja i drejtohen një force

“jashtëtokësore”.

Në kohët përpara daljes së mediave elektronike moderne, konfliktet ushtarake mbuloheshin nga

korrespondentët e shtypit, raportimet e të cilëve vinin nga vija e parë, kështu që, pasqyrimi publik i

ngjarjeve vononte me javë, madje, me muaj. Në kohën që publiku dëgjonte për një betejë të

Page 81: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

81

zhvilluar në emër të tij në një vend të huaj, të gjitha gjasat ishin që ajo të kishte përfunduar.

Sidoqoftë, paraqitja e luftërave nëpër gazeta, sado kufizime të kishte, nënkuptonte që qeveritë

duhej të formulonin strategji për menaxhimin e opinionit në vend. Prandaj, gjatë Luftës së Parë

Botërore, qeveritë u angazhuan në fushata intensive propaganduese për të bindur popullatat e tyre

për mizorinë dhe imoralitetin e ushtarëve të palës tjetër. Ndërsa shpejtësia dhe efektshmëria e

kanaleve të komunikimit ndërkombëtar u përmirësua në shekullin e XX-të, lajmi u bë më

bashkëkohor me ngjarjet që po raportoheshin dhe rëndësia e opinionit publik u rrit shumë.

Në demokracitë e konkurrencës, qeverisja demokratike kufizohet në aspektin kohor përmes

zgjedhjeve të përsëritura në mënyrë periodike. Meqenëse politika demokratike në një farë mënyre

është e detyruar të argumentojë e të pranohet, politika,vendim-marrësit politikë dhe veprimi i tyre

duhet të përligjet në mënyrë të përherëshme përpara opinionit publik, ta informojë atë mbi planet

dhe vendimet politike dhe të tërheqin vëmendjen e tij. Në këtë proçes, fushatat elektorale janë për

aktorët politikë koha më e përshtatshme për kërkimin e “legjitimitetit ndërmjet komunikimit”. Në

këtë kontekst duhet pasur parasysh se komunikimi politik duhet zhvilluar pandërprerë dhe përherë,

pasi edhe vetë veprimi politik është veprim komunikativ.

Themelore për kuptimin e komunikimit politik është koncepti i Mrray Edelmanit i “politikës

simbolike”. Edelman flet për dyzimin e realitetit politik.Të gjitha veprimet dhe rezultatet politike,

sipas tij, karakterizohen nga ndarja në një dimension instrumental ose vlerë nominale (efektet e

vërteta të veprimeve politike) dhe në dimension ekspresiv ose vlerë simbolike (efektet e vërteta të

veprimeve politike). Simbolet politike nuk shërbejnë vetëm për prezantimin apo më mirë paraqitjen

e realitetit politik. Në konkurrencën e partive politike dhe për tërheqjen e vëmendjes simbolet

politike mund të instrumentalizohen edhe për paraqitjen e një realiteti jo ekzistues politik. Këtij

përdorimi konkret të simboleve në proçesin e ndërmjetësimit politik i përshtatet nocioni i “politikës

simbolike”.

Politika simbolike është pjesë është pjesë përbërëse e pashmangshme e realitetit politik që nga

fillimi i veprimit politik. Ajo është forumi mbi të cilin vendim-marrësit politikë duhet të

prezantohen, të tregojnë kompetencat e tyre në zgjidhjen e problemeve dhe të përfaqësojnë

orientimet, vlerat dhe normat politike.

4.7. Korrupsioni si slogan, retorikë politike apo element strategjie politike

Korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni një nga termat më të përdorura në të gjithë botën është

pikërisht ky, dhe natyrshëm të lind pyetja: Po çfarë është korrupsioni?

“Kur dikush shpërdoron pushtetin që i është besuar, apo vendin e punës për të pasur përfitime

personale atëherë themi që ky njeri është i korruptuar. Meqenëse janë të shumtë njerëzit që kanë një

Page 82: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

82

vend pune, rreziku i korrupsionit është relativisht i madh. Politikanëve, zyrtarëve i është dhënë

pushtet për të mbrojtur burimet tona dhe për të marrë vendimet më të mira për interesat tona”51.

Meqenëse dikush e shpërdoron këtë besim, duke marrë ryshfet ose duke favorizuar pjesëtarët e

familjes apo miqtë e tij, themi që ky person është i korruptuar. Korrupsioni gjendet në të gjitha

nivelet e shoqërisë si dhe në të gjitha sektorët. Megjithatë janë disa sektorë ku lufta për blerjen e

marrëveshjeve dhe kontratave është e madhe. Problemi më i madh në korrupsionin është sesi në të

gjitha nivelet minon besimin në vlerat e drejta dhe demokratike që kemi në shoqërinë tonë, ku

midis tyre është parimi i barazisë përpara ligjit, që do të thotë se paratë dhe mbiemri nuk vendosin a

do ta marësh ose kur do ta marësh shërbimin që ke kërkuar.

Përsa i përket partive politike Zhak Elyl shprehet se programet e partive politike kanë pak a shumë

karakter politk, porse administrimi i shtetit ka gjithnjë e më shumë një karakter teknik dhe

administrativ, i cili shpesh qëndron mbi ndarjet politike të kohës.

Ndërsa për Rollsin pabarazitë shoqërore, kur kalojnë një masë të caktuar krijojnë atë terren

konfliktual që çon në dobësimin e harmonisë shoqërore, të paqes shoqërore, të solidaritetit

shoqërore dhe mbi këtë bazë lindin ato konflikte të mëdha politike që e shtyjnë shtetin drejt

formave autoritare dhe diktatoriale. I shtyjnë politikanët të mendojnë më shumë për veten e tyre,

për gjërat e tyre materiale sesa për të mirën e përgjithshme”52

Periudha që i përket viteve 2007 përfaqëson një moment të veçantë në jetën politike dhe shoqërore

të vendit, dhe kjo periudhë ishte përgatitja e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Këto zgjedhje patën

rëndësi të madhe për disa arsye kryesore:

Partia Demokratike dhe aleatët kërkonin të ripërsërisnin fitoren që arritën në zgjedhjet e

përgjithshme parlamentare të vitit 2005 . Nëpërmjet fitores së mundshme, koalicioni i partive në

pushtet kërkonte të çertifikonte strategjine e antikorrupsionit, strategjine e duarve të pastra. Por

edhe krahu i majtë ose opozita kërkonte fitoren për të vërtetuar dështimin e mazhorancës që, sipas

tyre, kishte dështuar keqas në dy vitet e para të qeverisjes, që koalicioni qeverisës përgjatë këtyre

dy viteve i kishte zhgënjyer shqiptarët, ndërsa lufta kundër korrupsionit ishte kthyer thjesht në një

parullë demagogjike të kapërcyer nga koha, një propagandë e mbështetur vetëm në fjalë.

Valcov Havel shprehej se problemet lindin atëherë kur individe të ndryshëm dhe grupe

individësh, që nuk janë të gjithë, por që nuk janë pak, nëpërmjet aderimit në grupimin politik

socialist i ofrohen pushtetit ose e përdorin atë vetëm për të përfituar privilegje ose për të shtuar

pasurinë e vënë shpesh në mënyrë të paligjshme ose të dyshimtë duke bërë presion mbi instancat

partiake të majta ose mbi hallkat politikbërëse për një liberalizim pa cak të politikave ekonomike të

vendit. Ideologjia e majtë bëhet instrument sundimi dhe mbrojtje të privilegjeve të një shtrese të

51 Kval-Mellbye-Tranoy, Politika dhe demokracia, fq. 252, 253. 52 John Roëls, Drejtësia si Paanshmëri, shtëpia obtuse, Dita 2000.

Page 83: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

83

caktuar, këto individe jetojnë në një botë privilegjesh. Alternativa e majtë sipas tij nuk është gjë

tjetër veçse tentative për të përvetësuar sa më shumë pushtet në kurriz të partive opozitare dhe për

ta përdorur atë si një mjet përfitimi material”53.

Deputeti politikan është i imunizuar nga përndjekja e ligjit, kurse përfaqësuesi i shoqërisë civile

nuk ka asnjë mbrojtje të tillë, shumë politikanë kryesorë, ministra, ish ministra kanë roje dhe mjete

sigurie, ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile janë shumë herë më të kujdesshëm. Lufta ndaj

korrupsionit është politizuar jashtë mase, gjëja e parë që bëjnë partitë politike është ta sulmojnë

tjetrin si të korruptuar dhe kjo ndodh pa asnjë provë gjyqësore. Analiza e korrupsionit merr një

përmasë të spikatur politizimi, secila palë i kërkon gabimet dhe dështimet te pala tjetër dhe nuk

pranon asnjë të metë nga vetja.

Filozofi gjerman Jurgen Habermas thekson se ka një prirje që hapësira publike e diskutimit të

shndërrohet në një hapësirë publicitare. I gjithë ligjërimi politik udhëhiqet nga logjika e reklamës.

Megjithatë duhet të themi që kudo ku ka shkelje të ligjit ka edhe shfaqje të korrupsionit, por jo

vetëm kaq ka edhe cënim të të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.”54

Ky njeri bëhet i burgosur i situatës, i privilegjevedhe i funksionit të tij. Gjithçka që duket se është

një mjet për të siguruar identitetin e tij dhe nëpërmjet kësaj gjëje ekzistencën e tij e zhvesh

individin akoma më shumë nga këto vlera. Individi nuk e kontrollon dot më veten ai nuk është

veçse prodhim i funksionit të tij, i kërkesave të tij, i pasojave, i shenjave dhe i privilegjeve që i

bashkëshoqëron ato. Këtu duket fare qartë që ndërkohë që këto politikanë propagandojnë luftën

kundër korrupsionit, janë ato që korruptohen më shumë për të pasur privilegje dhe të mira

materiale. Ata e shohin korrupsionin vetëm një mjet për mbajtur pushtetin, por jo vetëm kaq,

sigurisht edhe për të mposhtur kundërshtarin. Pra shikohet fare qartë si një teknikë elektorale për t`i

mbushur mendjen qytetarëve se kjo është vlera më e madhe e programit të tyre politik që mund të

na çojë përpara. Por, për fat të keq, edhe kjo pikë thelbësore e programit të tyre mbetet thjesht në

fjalimet e tyre politike gjatë një fushatë, dhe nuk realizohet kurrë në realitet, pavarësisht nga ato

çka ata shprehin.

Sipas sociologut Erhard Epler partitë politike veprojnë vetëm përmes lobeve, paradhomave, ku

përfaqësuesit e interesave hahen me njëri–tjetrin, por përmes instancave politike. Hipokrizia është

një ndër tiparet kryesore të politikanëve të sotëm dhe është e vështirë që të shmanget kjo pasi

diktohet fare lehtë. Çdo argument që i referohet të mirës së përgjithshme mund të kundërshtohet me

argumentin që është gënjeshtër. Ideja është që partitë politike lobojnë luftën kundër korrupsionit,

53 Valcav Havel, L’Angoisse de la liberta, Editions I’Aube, Paris 1995. 54Shih: Artan Fuga, Majtas JO Djathtas, botimi i ora 2003

Page 84: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

84

por asnjëherë nuk e vendosin në përdorim atë, thjesht ai shikohet si një mjet komunikimi për të

hyrë në zemër të popullit dhe sigurisht për të mposhtur kundërshtarin politik.”55

Meqë politika gjithmonë vlerëson dhe duhet të jetë gjithmonë polemike, vlerësuese, e vërteta e

plotë nuk është detyra e saj. Ajo nuk është as edhe synimi politik, ajo nuk duhet dhe nuk lejohet të

jetë e tillë. Politika dhe partitë politike duhet të pranojë që punojnë me të vërteta të pjesshme.

Morali nuk mund të krijohet në politikë, por ka ndikim në të, dhe politika nuk mund t`i shmanget

kritereve morale.

“Një shembull i korrupsionit jepet në Gjermaninë e hershme përmes Oto Bismarkut, madje, më

shumë përmes imazhit bismarkian të shtetasve gjermane. Edhe Kancelari i hekurt vërtetë nuk ishte

tepër i moralshëm, pasi për çështje të rëndësishme shfrytëzonte edhe mjete të dyshimta, si: luftë,

represion, mashtrim, korrupsion, nëpërmjet të të cilave ai arriti të bënte për vete mbretin e

Bavarisë.”56Pra në rastin e Bismarkut, korrupsioni ishte mjeti që i shërbeu për të mbrojtur

Gjermaninë dhe për të pasur pushtetin në duart e tij.

Ndërsa një tjetër sociolog siç ishte Thomas Meyer shprehet se politikanët nuk mund të jenë kurrë të

moralshëm, kodi i politikës është komplet i ndarë nga kodi i moralit ato janë gjuhë të huaja për

njëra–tjetrën, nëqoftëse është kështu, atëherë edhe politika shikohet se është bërë për ne si një gjuhë

e huaj, pra është bërë e huaj për ne, pasi politikanët ose partitë politike thjesht grinden, diskutojnë,

përplasen me njëra-tjetrën me të njëjtat terma, me të njëjtën gjuhë të rëndomtë.

Koncepti i korrupsionit apo tjetërsimit është dukuri gjatë së cilës, vetitë e elementit të një bashkësie

tjetërsohen për një bashkësi tjetër. Korrupsioni nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave

zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të

kësaj sjelljeje, e drejtuar ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose jodrejperdrejt është premtuar,

ofruar, pranuar për t’u marrë për vete apo per një person tjetër. Korrupsioni është një nga

sëmundjet e këqija politike dhe ka ë më të madhe për të ndodhur në sistemin e demokracisë.

Korrupsioni shkakton mossukses në shpërndarjen e shërbimeve publike. Korrupsioni është një

dukuri ekzistuese në politikën ndeërkombëtare, por në Shqipëri, nga studimet e analizat e bëra, kjo

dukuri ka përqindjen më të lartë. Retorika kundër korrupsionit, për shkak të keqpërdorimit

demagogjik nga të dyja kampet e politikës, ka ashpërsuar skajshmërisht konfliktin, ka zvetënuar

besimin e publikut te politika, ka ndotur komunikimin publik, ka rritur skepticizmin ndaj

ligjeratave e shqyrtimeve publike. Këta njerëz vënë në dyshim edhe aftësitë e tyre për të vepruar në

funksion të të mirave dhe qëllimeve publike pra korrupsioni zvogëlon horizontin e veprimit

kolektiv dhe tkurr e frenon zhvillimet e mëtejshme demokratike.

55Shih: Erhard Epler, Rikthimi i Politikës, 2000, fq. 74,75 56Shih: Ibidem, Botimi Rinia, 2000, fq . 82

Page 85: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

85

Megjithëse jemi në një sistem demokratik, ku liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë më kritike, në

thelb mendoj se në Shqipëri liria e fjalës cungohet me mënyra nga më të ndryshmet, si:

manipulimi, shantazhi, ofertat e ndryshme, reperkusionet, shpifjet, pqrdorimi i mediave të blera etj.

Mjerisht thënia e Kantit “ Liria është e vetmja e drejtë e lindur, të cilën e ka individi”.57akoma

tingëllon si absurde dhe e parealizuar.

4.8. Media dhe politika

Duke parë shpjegimin e Sartorit mbi opinioni publik dhe rëndësinë që kanë sot mjetet e

informacionit masiv në përhapjen e informacioneve duhet të qartësojmë pak rolin e tyre në

shoqërinë tonë shqiptare.

Sot shoqëria shqiptare po kalon një periudhë ku problemi më i përmendur është ai i korrupsionit.

Duke parë rëndësinë e medias në formimin e opinionit publik mund të ngremë pyetjen: Çfarë roli

luan media shqiptare në ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me këtë fenomen? Përgjigjet

për këtë pyetje janë nga më të ndryshme, por gjithesesi zotëron pikëpamja se mediat tona nuk janë

çliruar nga përdorimi i politikës, nga presioni i ofertave joshese, nga shantazhi i segmenteve të

inkriminuara etj. Megjithatë, media shqiptare ka filluar të ndihet përsa i përket demaskimit të

aferave korruptive të segmenteve qeveritare dhe jo vetëm. Me gjithë përparimet teknologjike media

pamore dhe ajo e shkruar vuajnë akoma nga mungesa e profesionalizmit , mjafton të përmendim

dobësitë e theksuara në kulturën gjuhësore, në sintaksën dhe leksikun e gjuhës shqipe.

Marrëdhëniet e medias me politikeën janë dialektike, në zhvillimet e tyre ndikojnë njëra tjetrën.

Dobësitë e njërës reflektohen të tjetra.Në demokracitë funksionale e të zhvilluara edhe mediat janë

më të pavarura, meë të paaneshme, ato janë brenda funksionit të tyre, brenda të drejtës së tyre për të

informuar profesionalisht publikun, për të rritur ndjeshmëritë e tij në raport me lajmin, ngjarjet e

situatat. Mjafton të përmendim skandalin e Uotergejtit në SHBA, që detyroi presidentin Nikson të

jepte dorëheqjen ose librin e gazetarit amerikan mbi zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë, i cili me

gjithë kundërshtimin e Presidentit Trump, vendosi ta botojë.

Por të mos harrojmë se partitë politike në Shqipëri kanë mekate shumë herë më shumë se Media

apo ndonjë pushtet tjetër. Një numër i madh sfidash lindin gjatë përpjekjeve për anti-korrupsion në

vetë strukturën e partive politike, duke përfshirë qasjet e tyre autokratike, mungesën e trajnimeve

dhe e mundësive për përparimin dhe promovimin e liderëve të ardhshem, me synimin e qarkullimit

e freskimit të elitave, largësinë midis liderëve të partive dhe qytetarëve, mungesën e transparencës

në sistemin e financave të partive, rolin e e grave në vendimarrjet dhe drejtimin e forcave politike

etj.

57Shih: C.Patrice “Të edukohet qytetari” fq 11.

Page 86: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

86

4.8.1 Media si pushteti i katërt dhe si mjet për t`u mbrojtur nga abuzimet e shtetit.

Vendet e renditura si më të korruptuarat në indeksin e IT kanë institucione publike me imazh të

rrënuar dhe të pabesueshëm dhe, për arsye edhe të një funksionimi skandaloz dhe lidhjeve gati të

hapura me korrupsionin dhe krimin, organe të tilla si gjyqësori dhe policia janë më të atakuarit.

Edhe në rastet kur ligjet anti-korrupsion janë miratuar, në praktikë ato shpesh janë mënjanuar ose

injoruar. Njerëzit shpesh përballen me situata të ryshfetit dhe zhvatjes dhe iu përplaset në fytyrë

indiferenca zyrtare, kur kërkojnë dëmshpërblim nga autoritetet që janë përgjegjëse.58

Korrupsioni i madh lulëzon në mjedise të tilla. Rastet si Petrobras dhe Odebrecht në Brazil ose saga

e ish-presidentit Viktor Janukoviç në Ukrainë tregojnë se si bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe

politikanëve nxjerr miliarda dollarë në të ardhura nga ekonomitë kombëtare, duke përfituar në dëm

të shumë njerëzve. Ky lloj korrupsioni sistematik i madh shkel të drejtat e njeriut, pengon

zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxit përjashtimin social.59

Vendet më pak të korruptuara tentojnë të kenë shkallë më të lartë të lirisë së shtypit, qasje në

informata rreth shpenzimeve publike, standarde më të forta të integritetit për zyrtarët publikë dhe

sisteme të pavarura gjyqësore. Por vendet me rezultate të larta nuk mund të përballojnë as

vetëkënaqësinë. Ndërsa format më të dukshme të korrupsionit nuk mund të pengojnë jetën e

përditshme të qytetarëve në të gjitha këto vende, vendet më pak te korruptuara nuk janë të

imunizuara ndaj marrëveshjeve me dyer të mbyllura, konfliktet e interesit, financimi i paligjshëm

dhe zbatimi i keq i ligjit, që mund të shtrembërojnë politikën publike dhe përkeqësojnë

korrupsionin brenda dhe jashtë vendit60.

4.8.2Media dhe korrupsioni gjyqësor

Gazetarët gjithashtu kanë një rol për të luajtur. Perceptimi publik i korrupsionit gjyqësor është

shpesh më i keq sesa realiteti dhe një pjesë e arsyes për këtë është raportimi i pasaktë. Me qëllim

ose jo, raportet e shtypit shpesh shtrembërojnë të vërtetën për raste të caktuara, në veçanti rastet e

profilit të lartë që përfshijnë një krim të rëndë nga një i pandehur i njohur, të cilët shpesh marrin

mbulim të bujshëm. Për të ndihmuar në raportimin më të saktë të rasteve me interes publik,

gjykatat duhet t'u japin informacione mediave. Lejimi i aksesit të publikut në procedurat e sallës së

gjyqit mund të përmirësojë kapërcimin shpesh të pavendosur të gazetarëve lidhur me pasojat ligjore

të një çështjeje, duke përmirësuar perceptimet e publikut për gjyqësorin. Në shumë juridiksione,

problemi nuk është raportimi sensacional nga gazetarët, por pengesat që e bëjnë të vështirë për

58Transparency International Corruption Index 2016 59Po aty. 60Po aty .

Page 87: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

87

mediat të raportojnë akuzat për korrupsion. Së fundi, për të përmirësuar perceptimin publik të

gjyqësorit, qytetarët duhet të inkurajohen që të zhvillojnë një kuptim më të mirë të të drejtave dhe

detyrimeve të tyre ligjore si dhe përgjegjësinë e gjykatave për të siguruar drejtësi të drejtë, efektive

dhe të shpejtë. Organizatat e shoqëirisë civile mund të luajnë një rol në rritjen e ndërgjegjësimin e

publikut për të drejtat ligjore dhe procedurat gjyqësore duke hartuar dhe shpërndarë pamflete

ligjore. Me informata të tilla themelore, qytetarët mund të mësojnë se si të marrin pjesë më

drejtpërdrejt në proçesin gjyqësor, veçanërisht në fushat që i prekin më së shumti, si qiramarrësi /

qiradhënësi dhe marrëdhëniet punëdhënës / punonjës. Duke monitoruar proçesin gjyqësor,

organizatat e shoqërisë civile mund të ekspozojnë gjyqtarët joetikë dhe të krijojne presion mbi

qeverinë për reformën gjyqësore .

a. Reklamat politike

Historia e reklamimit politik duhet të nisë me SHBA-në, si fuqia kapitaliste më e suksesshme e

shekullit XX-të. Kjo reklamë politike shikohet si një produkt modern i spikatur, por jo tërësisht i

lindur nga epoka e medias elektronike.

Përdorimi i medias për të shitur politikanët nuk është një fenomen i kohëve të fundit sepse shumë

para epokës së medias masive elektronike, zhvillimi i fushatave politike në Amerikë ishte sërish i

prirur të motivonte qytetarët që të ushtronin të drejtat e tyre demokratike për të votuar.

Reklama pushoi së qeni një formë e komunikimit ndërpersonal duke u bërë një komunikim masiv

për politikën me audiencën.

Reklama politike amerikane (në përgjithësi) synonte theksimin e madh të ndërtimit të imazhit të

kandidatit ose shkatërrimin e imazhit të kundërshtarit të vet. Si shembull konkret shohim se në vitin

1992 imazhin e një kandidati të suksesshëm si B.Klinton u ndërtua mbi nocionin e rinisë,

energjisë dhe radikalizmit duke dalë kështu në kundërshtim të hapur me kundërshtarin e tij

Xh.Bush.

Sigurisht që reklama politike kalon në disa faza, ndër të cilat mund të përmendim:

1. Identiteti thelbësor i kandidatit duhet të jetë themeli mbi të cilin të ndërtohen informacionet

vijuese.

2 . Politikat e kandidatit ngrihen mbi synime më të gjera me minimumin e detajeve të

parëndësishme dhe me një ngarkesë emocionale.

3 . Kundërshtari duhet të sulmohet duke përdorur reklamën negative.

4 . Kandidati duhet të shikohet me kuptim pozitiv në kontekstin e vleravedhe aspiratave të

elektoratit. Në këtë fazë fushata do të kërkojë të sintetizojë dhe të integroje veçorite pozitive të

kandidatit, duke i dhënë mundësi atij që të gjejë vend në mendjet e votueseve.

Page 88: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

88

Roli dhe vendi i reklamës në komunikimin politik vazhdon të shkaktojë debate në çdo fushatë të re

zgjedhjesh. Kjo reklamë ka një dobësi thelbësore si formë e komunikimit politik sepse tek marrësi i

mesazhit ajo perceptohet sikur është e “anshme” dhe e “pjesshme” në mos “propagandë”.

Pavarësisht nëse audienca bie ose jo dakord me mesazhin që reklamohet, ai/ajo është i vetëdijshëm

se është një imazh i ngarkuar politikisht që reflekton interesat, idetë dhe vlerat e sponsorit. Për këtë

arsye efektshmëria e reklamës politike si një mjet i bindjes është i kufizuar.

Komunikimin politik mund ta konsiderojmë si komunikim të qëllimshëm të vetë politikës.

Kjo përfshin:

a. Të gjitha format e komunikimit të ndërmarra nga politikanët dhe aktorët e tjerë që arrijnë

objektiva specifike.

b. Komunikimin e adresuar tek këta aktorë nga jo politikanët siç janë: votuesit dhe kronistët e

veçantë të gazetave.

c. Komunikimin rreth këtyre aktorëve dhe aktiviteteve të tyre siç e përmban raportimi i

lajmeve, editorialeve dhe formave të tjera të diskutimit mediatik për politikën.

Në çdo kohë politika ka qenë dhe mbetet një veprimtari me rëndësi të veçantë për jetën e

shoqërisë, por në periudha parazgjedhore ,shqetesimi për cilësinë e saj të ardhshme bëhet akoma

më i madh, sepse politika nuk është fushë e mbyllur në të cilën lozin vetëm politikanët.Kjo lojë

është e bukur, por edhe e rrezikshme, sepse është loja me impakt të madh social ekonomik.

Politika është veprimtari publike dhe për këtë arsye ajo nuk mund t`i shpëtojë ballafaqimit me

opinionin publik si autoritet i fuqishëm anonim me intelektualë dhe qytetarë.

Politika nuk është veprimtari e mbyllur kënaqësish personale,nuk është teatër që të jep kënaqësi

estetike, por veprimtaria më serioze, me të cilen është lidhur fort jeta e shoqërisë, zhvillimi i saj , i

konomisë dhe individit.

Raporti i politikës dhe politikanit me qytetarin është problemi më i vjetër. Politika është hapësira

ku njeriu njihet si subjekt, pasi në këtë raport është i shfaqur dimensioni qytetar. Në kohën e sotme

thuhet me të drejtë se fiton ai politikan që ngulmon më shumë.

Kjo mënyrë e politikës me interes të qendërzuar dhe të personalizuar, me shikim individual dhe

pragmatist të politikanit, po e detyron qytetarin që të shfaqet gjithnjë e më shumë si njeri i

paangazhuar politikisht, ngaqë besimi për disa politika të karrierës po vjen duke u ulur.

Prania e një kategorie politikanësh, që politikën e kanë kthyer në profesion për përfitim vetiak, me

rrezatim social gjithnjë e më të ulët, po shfaqet si dukuri që ndeshet aq dendur në shoqërinë

shqiptare, saqë po e bën politikën gjithnjë e më të largët dhe jashtë interesimit për njeriun e

thjeshtë.

Page 89: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

89

Kudo ndihet shqetësimi universal i nënvlerësimit, ndonjëherë deri në përçmim i qytetarit të thjeshtë

nga elita politike. Kështu në vend të kulturës se pjesëmarrjes aktive të tij (qytetari) në jetën politike,

qytetari vendos të reagojë kundër këtij reliteti përçmues duke e injoruar atë me qëndrimin refuzues

të ” të ndenjurit në një anë”.

b. Formimi i opinionit publik

Sartori na jep përshkrimin që sipas tij opinionet rrjedhin nga lart poshtë, shkallë shkallë, si një

kaskadë e ndërprerë nga një sërë pellgjesh. Pellgu i sipërm përbëhet nga elita ekonomike dhe

shoqërore. Pas tij vijojnë pellgjet e elitave politike dhe qeveritare, e mjeteve të informacionit masiv,

e drejtuesve të opinionit dhe më në fund të publikut të gjerë. Proçeset e formimit të opinioneve,

gjatë zbritjes ndërpriten dhe ripërtërihen, në çdo nivel, horizontalisht. Nisur nga kjo çdo nivel lejon

një ndërlojë të plotë të ndikimeve me ndikimet, të burimeve me burimet, të nxitjeve me nxitjet.

Çdo nivel hap sërishmi një dialektikë të opinioneve dhe kundër-opinioneve të lindura nga tundimet

dhe shpërblimet kompetitive. Nga këto pellgje të opinioneve publik dy janë me një rëndësi të

veçantë: ai i mjeteve të informacionit masiv dhe ai i drejtuesve të opinioneve.

Në demokracitë e kohëve tona, mjetet e informacionit masiv luajnë rolin më të madh dhe madje

qëndrojnë në krye për formimin e opinionit publik. Nocionet e ruajtjes së portës, e përcaktimit të

rendit të ditës, e funksionit të rojës, e përthyerjes dhe/ose shtrembërimit prizmatik dhe të tilla si

këto i përkasin kryesisht veprimit të mjeteve të informacionit masiv dhe ndikimit të tij.

Bota është për publikun në përgjithësi një mesazh i mjeteve të informacionit masiv. Rënia e

mëtejshme e kaskatës bie mbi drejtuesit lokalë të opinionit dhe përcillet prej tyre. Këta drejtues të

opinionit përbëhen nga shtresa e popullsisë që është e vëmendshme ndaj problemeve politike.

Pjesëtarët e publikut të informuar nuk bëhen automatikisht ose tërësisht drejtues opinioni.

Megjithatë ata përbëjnë një grup referimi për bashkësitë e miqve dhe fqinjëve përkatës, për njerëzit

të cilëve u drejtohen. Kështu ata mund ose të bllokojnë ose të forcojnë, ose të shtrembërojnë, ose të

përforcojnë, dhe në çdo rast përzgjedhin rëndësinë e mesazheve dhe të mjeteve të informacionit

masiv ose iu japin besueshmëri atyre. Pra ndodh një riradhitje mes mesazhit si është dhënë dhe

mesazhit si është marrë dhe së dyti publiku i gjerë me mënyrën se si thith mesazhet e mjeteve të

informacionit masiv, mbetet një publik i autorizuar dhe krejtësisht i pastrukturuar.

4.8.3Perceptimi i Korrupsionit si Fenomen Kulturor: Disa Vështrime

Koncepti i korrupsionit është i përpunuar në disa fusha dhe konotacionet e tij ndryshojnë shumë

varësisht jo vetëm nga shoqëritë, por edhe nga njerëzit. Korrupsioni interpretohet si një fenomen

kulturor. Megjithëse ka përkufizime shumë të ndryshme, është e mundur të gjenden disa elemente

të përbashkëta që lidhen me keqpërdorimin e zyrës publike për qëllim të fitimit privat. Problemi i

Page 90: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

90

parë i çdo hulumtimi krahasues mbi korrupsionin po arrin në një përkufizim i cili mundëson

hulumtime ndër-kulturore dhe ndër-kombëtare. Megjithatë, nuk ka konsensus për atë që kuptohet si

një korrupsion. Kjo kryesisht nxitet nga fakti se ky koncept ndikohet nga aspekte kulturore dhe

sociale. Për shembull, Marta J dhe të tjerë (2008) theksojnë se ekziston një sfond variablash dhe

karakteristikash personale që luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e perceptimeve etike dhe

vendimeve morale, të tilla si fetare.61

Në aspektin ekonomik, ka disa mënyra për të përcaktuar korrupsionin. Për shembull, Ëerlin62

(1973) karakterizon korrupsionin si përdorim të zyrës publike për nevoja private dhe Blackburn e të

tjerë (2004, f.5),63 e konsiderojnë korrupsionin e sektorit publik si të paligjshëm ose të

paautorizuar, duke përfituar zyrtarët që shfrytëzojnë pozicionet e tyre për fitime personale. Për të

përcaktuar korrupsionin në sektorin publik, Shleifer dhe Vishny (1993) e definojnë atë si shitjen e

aseteve shtetërore nga nëpunësit civilë për të përfituar fitime64. Pope (2000) pohon se korrupsioni

mund të ndodhë aty ku ka një kombinim të mundësive dhe prirjeve. Ata që ofrojnë ryshfete mund

ta bëjnë këtë, ose sepse duan diçka që nuk kanë të drejtë dhe i japin ryshfet zyrtarit për t'i bërë

gjërat, ose sepse besojnë se zyrtari nuk do t'u japë atyre të drejtat e tyre pa u ofruar disa nxitje.65

Nga ana tjetër, zyrtarët mund të refuzojnë t'i shërbejnë klientëve, nëse nuk paguhet ryshfet.

Në përgjithësi, perceptimi i korrupsionit ka favorizuar rritjen e destabilitetit institucional dhe

përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet individëve, institucioneve dhe shteteve. Për më tepër,

perceptimi i korrupsionit ekonomik do të kishte efekte shkatërruese sepse gjeneron një "kulturë të

mosbesimit" ndaj disa institucioneve.

Cábelková (2001) studjon nxitjet për të ndërmarrë veprime korruptive dhe konsideron se ky

problem është prekur nga perceptimi individual rreth nivelit të korrupsionit dhe nivelit të tolerancës

së autoritetit. Duke supozuar se individi është si një aktor racional, i cili merr vendime për

balancimin e përfitimeve dhe kostos, perceptimi i individit për korrupsionin do të ndryshojë në

varësi të karakteristikave të tyre individuale siç janë vlerat dhe pikëpamjet morale, të cilat

modifikojnë perceptimin e kostove të pritshme dhe përfitimet e pritshme.

61Shih: Marta J, Heiss C. & DeLugio S. (2008) 'An explanatory comparison of ethical perceptions of Mexican and U.S. marketers', Journal of Business

Ethics 82, 539–555. 62Shih: Werlin, H.(1973), 'The consequences of corruption:The ghanaian experience', Political Science Quarterly 88, 71–85. 63Shih: Blackburn K , Bose N & Haque M. (2004), Endogenous corruption in economic development, Technical report, University of Nottingham. 64Shih: Shleifer A. & Vishny R (1993) 'Corruption Quarterly Journal of Economics 108, 599–617. 65Shih: Pope J. (2000), Transparency International, Confronting Corruption. The Elements of a National Integrity System, Transparency International

Source Book.

Page 91: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

91

KREU V

5. ZHVILLIMI HISTORIK I FENOMENIT TË KORRUSIONIT

5.1. Zhvillimi historik nëpëriudhën e monarkisë

Që në ato vite legjislatori e trajtonte këtëe çështje si një sëmundje të rëndë për shoqërinë dhe

për shtetin ekzistues. Sipas kodit Penal të vitit 1928 i nxjerrë gjatë qeverisjes së Mbretit Zog,

korrupsioni është trajtuar si krim e jo kundërvajtje për vetë rëndësinë e tij, kjo vepër penale

është trajtuar në kapitullin e 3-te me titull "Delikte kundra administratës publike" ku në

kaptinën e parë përfshihen 6 nene dhe janë të njohura me termin spekulimi nëpunësve.66

Përpiluesi i këtij kodi i ka bërë një trajtim të gjërë duke mos parashikuar vetëm një nen të

veçantë siç do ndodhte më vonë në kodet pasardhëse, por i kanë trajtuar në nene të veçanta,

specifike, llojet e ndryshme të spekulimeve të bëra nga nëpunësit e shtetit. Subjekt sipas

neneve është nëpunësi i shtetit por që është i ngarkuar me detyra të posaçme. Kështu

n.18467trajton rastin kur nëpunësi shfytëzon detyrën e ngarkuar për ruajtjen e apo

administrimin e pasurisë së luajtshme dhe këtë të fundit pikërisht ai e fsheh, përvetëson, apo

e heq. Pra subjekti në këtë mënyrë arrin të sigurojë qoftë të holla apo sende të luajtshme që

mund të jenë të shumëllojshme pikërisht për shkak të detyrës më të cilën ai është ngarkuar.

Duke dashur që të vazhdohet dhe të mbulohet faji kryer, subjekti kërkon ta fshehë, ta

eliminoje duke krijuar idenë se ai krim nuk ka ndodhur asnjëherë. Pra presoni fajtor vepron

me kujdes dhe inteligjencë duke bërë pasqyrime të rreme në dokumentat që mbahen prej tij

me shifra e rezultate të rreme e të paqarta. Në fshehje të tilla nëpunësit veprojnë me dinakëri

dhe me ndërgjegje, çka lë të kuptojmë mjaft qartë se ato i kryejnë me vetëdije këto veprime

të paligjshme në funksionin e ngarkuar. Por shohim se në rast se do zbuloheshin këto

66.Spekulim-shtrembërim i së vërtetës, i fakteve etj, në dëm të dikujt duke përdorur metoda të stërholluata e duke shfrytëzuar mirëbesimin e të tjerëve

67. Neni 184.- nëpunësi i Shtetit i cili, heq fsheh ose përvëtson të holla ose të tjera sende të luajtshme të cilave për shkak të nënpunësisë ka

administrim, ruajtjen ose mbledhjen ndëshkohet me ndalim të përhershëm nga ofiqet publike me burgim të rëndë nga një deri në dhjetë vjetë me gjobë

të rëndë jo më pak se 300 franga ari.

Në qoftëse fajtori çdëmton tërësisht të dëmtuemin para se të dërgohet në gjyq ose dëmi i shkaktuem është më i lehtë ndëshkimi është me burgim të rëndë nga 6 muaj

deri në 5 vjet. Me gjobë të randë: jo me pak se 200 franga ari e me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike.

Neni 185 kur fajtori, me qëllim që të mbulojë fajin e parapame në nenin e mësipërm ka veprue tu i mbajtun radhorët e librat apostafat pa rregull ose tuj ba llogari e

bilanc të rremë ose tu tregue radhorë dokumenta e libra të rremë, ose tue çfaq gjendjen e grupeve, qeseve ose pakoveme të holla jashtë të së vërtetës, ose tue ba

dhelpërina e dinakërina që i sigurojnë mosdaljen në shesh të fajit te tij, ndëshkohet me burgim të rëndë nga 5 deri në 10 vjet me ndalim të përhershëm nga ofiqet

publike, dhe me gjobë të randë nga pesë deri në dhjetë vjet, me ndalim të përhershëm nga ofiqet publike, dhe me gjobë të randë baraz me shumën e abuzueme. Në

rastin e masipërm në qoftëse dëmi është i vogël ose fajtori ka shpërbyler plotësisht këtë dëm, para se të dërgohet në gjyq ndalimi nga ofiqet publike është i

përkohëshëm dhe burgimit të rëndë i zbritet gjysma deri në tretat.

Page 92: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

92

veprime të paligjshme masat e marra ndaj tyre janë mjaft të rënda, këto masa caktohen në

varësi të sasisë së akuzuar, ku gjoba do të jetë më e madhe për raste kur krimi

është kryer vazhdimisht dhe me pasoja të rënda, sesa ai i kryer vetëm një herë me pasojë të

lehtë. Në nenin pasues (186) është trajtuar rasti kur subjekt është nëpunësi që ka për detyrë

kontrollimin e nëpunësve të "varur" prej tij. Kështu personi vepron me veprime pasive -

mosveprim pasi ai neglizhon realizimin e kontrolleve apo inspektimeve, dhe vepron me faj në

formëen e pakujdesisë në neglizhence, ku objekti është i përcaktuar pasuria e luajtshme, si

rezultat vijnë pasoja të rënda duke rritur debitin për shtetin, në rast se ai nuk ka patur më parë

një të tillë. Në rastet e mësipërme debiti i ngarkohej shtetasve, ndërsa në n.186 "Nëpunësi i

shtetit... neglizhon në kryerjen e detyrës dhe shkakton që shteti të debitohet ose të shtohet

debiti..."Pra kjo tregon faktin se ky debit i krijuar, apo rritja e tij është pasojë e veprimeve të

një game të caktuar nëpunësish konkretisht, ato të ngarkuar me funksionin e kolltrollit apo të

inspektimit të pasurisë së shtetit. Si sanksion është parashikuar vetëm gjoba duke patur si

qëllim në vetvete që të mundësohet kompensimi i dëmeve të shkaktuara. Gjoba i lë mundësi

organit kompetent të caktojë lirisht shumën duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar. Ligjvënësi

i ka trajtuar këto probleme duke patur parasysh specifiken e llojit të detyrave shtetërore, duke u

nisur kështu nga mundësitë e ndryshme për kryerjen e këetyre delikteve nga punonjësit e

administratës publike.Ligjvënësi i ka treguar kujdes atyre marrëdhënieve juridike që

kanë të bëjnë me shitjen, blerjen ose sigurimin e sendeve apo pasurive t ë caktuara

nga ato punonjës që janë të ngarkuar për realizimin me sukses të tyre. Por jo rrallë

këto nëpunës të shtetit kanë vepruar mbi vleftën, fabrikimin e sasisë së objekteve

dhe pasurive, duke shtrembëruar të vërtetën e duke pasqyruar të dhëna të rreme

mbi sasinë e tyre apo mbi çmimet me dhënien e shumave më të vogla ose më të

larta. Subjekti vepron me veprime e mosveprime duke p ërdorur dredhinat nga ku

qendron momenti intelektual pasi ai e kupton q ë veprimet janë të kundraligjshme,

por dëshiron t 'i kryeje ato. Duke u bazuar në këtë delikt punonjësit kanë si detyrë

të zbatojnë sa më saktë e me përpikmëri kontratat me palën tjetër, me kusht që të

dy palët të ndodhen brenda juridiksionit shqiptar. Nëpunësit duhet të zbatojnë sa më drejtë

parimet e parashikuara për shit-blerjen, e disponimit e të mirave që të mos sjellin pasoja të

dëmshme. Një krim i tillë vihet re më tepër, konkretisht në sferat tregtare, ekonomike,

industriale ku në atë periudhë kishin një zhvillim jo shumë të madh. Me shprehjen - "me i

prokurue shtetit çdo lloj sendi"68, kuptojmë se qëllimi është prokurimi i atyre sendeve që me

68-Neni 187. - Nënpunësi i Shtetit q'asht i ngarkuem me ble. Me shit, ose me i prokuru shtetit çdo lloj sendi në qoftë se e detyron në

shitblemjen, ose në vleftën, ose sasien ose në fabrikimin e këtyne, tue përdor dhelpërinat, ndëshkohet me burgim të randë jo ma pak se tre

muej dhe jo ma tepër se tre vjet, dhe me ndalim nga nëpunësia për një kohe nga tre muaj deri në dhjetë vjet.

Page 93: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

93

ligj janë të përcaktuara në mënyrë të veçantë ose në ndonjë akt, pra jo në kuptimin e çdo sendi

që ekziston i materializuar. Shitja dhe blelja duhet të bëhet në mënyrë të studjuar përsa i përket

sasisë dhe çmimit, pasi ato janë në përpjestim të drejtë me njëri-jetrin, por më parë duhet të

bëhet mirë profesionalisht pajisja me njohuri e nëpunësit që do të ngarkohet me këto

detyra.Ndërsa në dy nenet pasardhëse 188 — 189, spekulimet e trajtuara këtu dallojnë, sepse

deliktet në këto raste kryhen nga nëpunësit e shtetit kundër vartësve në zyrën e tyre që janë nën

urdhrat e eprorëve.Neni 188 trajton rastin kur nëpunësi i shtetit nuk paguan punëtoret që i përdor

për llogari të zyrës duke abuzuar mbi të drejtat e tyre për shpërblim.69 Ndërsa neni 189 trajton

rastin kur nëpunësi nuk respekton numrin e punonjësve dhe i përdor për qëllime vetjake.

5.2. Trajtimi i figurës së krimit të korrupsionit sipas ligj-dekret-ligjeve (1929 —1931)

Në vitet pasardhëse kodi penal i vitit 1928 u mbështet e u plotësua nga disa dekrete - ligje të tjera të

nxjerra nga Mbreti me aprovim të Parlamentit. Në vitet 1929 - 1931 u hartua dhe u miratua ligji

"Mbi ndjekjet dhe giykimin penal kundra nëpunësve civil të shtetit"; ku paraqitej proçedura që do

ndiqej për hetimin e gjykimin penal të nëpunësve, se si do klasifikoheshin krimet e kryera,

nëse do të kishte përjashtime dhe cilët do të ishin ato që do përfitonin. Në kapitullin e parë si

dispozita të përgjithshme trajtoheshin fajet e bamuna prej nëpunësve civil të shtetit ndaheshin

në dy grupe:

a) Faje të bëmuna për shkak detyre ose në detyrë e sipër për të cilat bëhet fjalë në këtë

ligj.

b) Faje të bëmuna jashtë cirkonstancave 70

Ndarja në këto dy grupe bëhet me qëllim për të lehtësuar hetimin ndaj këtyre delikteve. Në grupin e

parë futen ato faje (delikte) të bëra për shkak të detyrës ose në detyrë e sipër. Se çfarë do

kuptojmë me faje (delikte) të bëra për shkak të detyrës ose në detyrë e sipër na e shpjegon

neni 2 - "Jane faje (delikte) të bamuna për shkak të detyrës ose në detyrë e sipër, gjithë ato

vepra për të cilat ligjet penale, civile e administrative clhe rregullohen me ndëshkim tue pasë

parasysh cilesinë e nëpunësis ".

69 Neni 188 - Nëpunësi i Shtetit që nuk paguen punëtoreve, të cilët i përdor për llogari të zyrës pagat siç janë caktuar për punë ose për transportim,

ose iua paguan të mangët ose pa të drejtë i përdor angari e pa të holla ose i përdorë për punë vetiake, ndëshkohet me burgim të randë nga një muaj

deri në dy vjet. dhe me gjobë të randë baras me dy fishën e shumës që ka përfitue nga ky abuzim.Veçanërisht detyrohet me i pague të interesumve të drejtat e tyne

70Neni 189 — Nënpunësi i Shtetit që tue përdor nënpunësa ma pak se numri i caktuem në kuadron e zyrës merr rrogat ose pagat e numrit që mungon, si

dhe ai që heq nënpunësa krejt nga shërbimet origjinale e i vë në punërat vetjake tue i tregue brenda kuadros së asaj zyre, ndëshkohet me burgim të

randë nga tre muaj deri në tre vjet e me gjobë të randë baras me shumën e marrun, tue detyrue edhe me kthimin e të hollave që ka abuzue.

Page 94: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

94

Kështu arrihet të trajtohet se cilët janë ato faje dhe se janeë të përcaktuara në ligje të

posaçme sipas fushave e seksioneve të ndryshme, p.sh. penale, administrative pa harruar

këtu dhe rregulloret e nxjerra nga organe të caktuara. P.sh. mund të përmendim një ligi të

caktuar penal mbi defiktet e kryera kundër administratës siç është neni 186 i K.P të vitit

1928 ku nëpunësi i ngarkuar me detyrën e shit-blerjes paraqiste të dhëna të rreme në lidhje

me vleftën, sasinë cilesinë etj.

Ndërsa përsa i përket veprave të bëra jashtë cirkonstancave, ndjekja dhe gjykimi i të cilave

i shtrohet dispozitave të proçedurës penale.Hetimet paraprake, pyetsore dhe gjykimi i

nëpunësve civil të tjerë, si xhandarmaria, këshilli administrativ, komuna, kryetarët e komisarët e

bashkive si dhe ato të sigurimit të tyre përsa i përket funksioneve administrarive të tyre, për

faljet e bëra në detyrë e sipër apo për shkak të saj bëhet me ankim ose kryesisht së pari duhet

që kundër këtij nëpunësi të jenë bërë hetimet paraprake dhe si përfundim duhet që këto hetime

të kenë sjellë nevojën e ndjekjeve penale. Lidhur me zbatimin e proçedures, përsa i përket

fazave kur do hetohet e me pas gjykohet neni 1.71 shprehet për disa përjashtime, të cilat janë të

përcaktuara në Statutin themelor, këtu përfshiheshin një gamë e caktuar nëpunësish që zinin

kryesisht funksionet kryesore të aparatit mbretëror. Ndërsa me nëpunësa civil do të kuptojmë

nëpunësit e shtetit dhe personat që janë në shërbim të organeve që punëson të gjithë punonjësit

që duhet në fakt t'i punësonte, dhe që në regjistrat përkatës ato figurojnë me numër të plotë

punesimi.72 Përsa i përket proçedurës së hetimit e gjykimit të nëpunësve civil qëkalon në të tre

fazat në atë të hetimeve paraprake, ndjekjes penale e më pas gjykimin e nëpunësve.73 Që ndaj

një nëpunësi civil të bëhet një ndjekje penale është e domosdoshme që të bëhet njeë ankim nga

një palë tjetër, dhe nga ky ankim të realizohen hetimet paraprake, nëse në përfundim të tyre del

e nevojshme teë vazhdohet më pas me ndjekjen penale nga organi i specializuar. Hetimet

paraprake kundër neëpunësve civil fillojnë me ankim ose kryesisht :

a) Me urdhërin e Kryeministrit të Këshillit të Ministrave, të Ministrave përkatës, këto

urdhëra janë me karakter të përgjithshëm dhe shtrihen mbi të gjitha ministrit dhe

digasteret egzistuese ;

71 Neni 1 — fajet e bamuna prej nënpunësve civil te shtetit ndahen në :

a- fajet e bamuna për shkak të detyrës ose në detyrë e sipër, për të cilat bëhet fjalë në këtë Iigj; b- fajet e bamuna jashtë cirkonstancavet të :

a-Ndjekja dhe giykimi të cilave i shtrohet dispozitave të Proçedurës Penale. 72 Neni 3 — pose përjashtimeve të caktueme në statutin themeltar për Ministrat. Anëtarët e Këshillit të Shtetit dhe to Këshillit Kontrollues si dhe, gjyqtarët dhe Kryeprokurori i diktimit e të tjerë, dhe përveç rregullave të caktume për ndjekjen e gjykimin kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve,

hetimeve praprake e pyetësor dhe gjykimin e nënpunësave civilë etj, për faje të bamuna për shkak të detyrës ose në detyrë e sipër bahet mbi ankimin

ose kryesisht simbas rregullave të poshtëshënueme 73 . Neni 4 - për me ba ndjekje penale kundra nji nëpunësi civil të shtetit për faje të bamuna nga detyra ose në detyrë e sipër, pikë së pari

duhet qi kundra atij nënpunësi të jen ba hetimet paraprake dhe në përfundim të këtyne hetimeve të jetë çfaq prej nënpunsavet të ngarkuem me ato hetime, nevoja e ndjekjeve penale.

Page 95: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

95

b) Nga inspektorët përkatës të ministrive, kryeprokurorit e prokurorëve ose

zëdhënësve të tyre, ankimi nga këto të fundit fillon kur ato janë të autorizuar prej

ministrisë përkatëse dhe kur lind nevoja e veprimit;

c) Nga të gjithë inspektoret e oborrit mbretëror, që i fillojnë vetëhetimet,

duke ia kaluar konstatimet kryeprokurorit ose prokurorit74Përsa i përket

subjekteve qeë ushtronin teë drejtë për kryerjen e hetimeve paraprake ato ishin

parashikuar për subjekte të veçantë p.sh. (neni 7) — Hetimet paraprake kundër

personelit të oborrit Mbretëeror bahen prej Ministrisë të Drejteësisë; janë

pikërisht shtatë nene vijuese që trajtojnë hollësisht rastet kundër nëpunësve

konkret që kryejnë këto delikte.

Afati kohor i caktuar për kryerjen e hetimeve paraprake është një muaj. Pasi ato të kenë hetuar

gjatë këtij muaji në fund të tij, në rast se ato e vlerësojnë të nevojshme, vendosin fillimin e

ndjekjes penale apo jo kundër nëpunësit apo nëpunësve. Brenda një javë organet më të larta

vendosin përkatësisht fillimin ose jo të ndjekjes penale. Më pas në mënyrë kronologjike kalohet

në hetimet pyetsore, ku organi kompetent për këo hetime kundeër nëpunësve civil është

Gjykata hetuese, sipas kompetencës territoriale të tyre, e pajisur me gjyqtarët hetues të zgjedhur

nga ministria e drejtësisë. Në rast se vendosej se nuk ishte e nevojshme qëçështja të kalohej në

këtë Gjykatë atëherë ajo kalohej në Gjykata kompetente ku kishte vendbanimin paditësi ose ku

kishte ndodhur delikti.Pasi ishin ezauruar të gjitha proçedurat e parashikuara jepej vendimi

brenda atatit të caktuar në Kodin e Proçedurës penale përpara organit kryesor të Gjykatës që ishte

Këshilli i Përgjithshëm i Diktimit.Gjatë kryerjes së hetimeve del se nëpunësi nuk ka kryer i

vetëm këtë krim, kështu që hetimi zgjerohet edhe mbi bashkëvepruesit e tjerë. Gjykimi i ketyrë

nëpunësve bashkëfajtor pavarësisht nëse janë apo jo të një kategorie, gjykohen së bashku në të

njëjtën gjykatë që ishte kopetente për atëçështje. Neni 8 trajton rastet mbi bashkëfajtorët. Kur

bashkë me nëpunësin ka edhe bashkëveprues jo nëpunës, gjykimi i këtyre bëhet bashkarisht me

nëpunësin dhe në atë Gjykatë që gjykohet ky i fundit. Ndihma dhe roli që kanë dhënë këto

persona si bashkëfajtor në kryerjen e krimit vlerësohet nga Gjykata duke patur parasysh pasojat

e ardhura nga veprimet e tyre. Ndihma që ato japin mund të jetë e ndryshme, nga format më të

ndryshmet që nga ato elementarët e gjer tëk ato kryesoret që i japin goditjen përfundimtare.

Prandaj edhe dënimet e dhëna qoftë nga Gjyqi diktimit apo nga gjykatat kopetente jepen në

74 . Neni 5 — hetimet paraprake për nëpunësit civile të shtetit pose atyne të oborrit Mbretnor, për faje të bamuna nga detyra ose në detyrë sipër fillojn

mbi ankim ose kryesisht:1) Me urdhënin e Kryeministris, Ministris ose të Drejtoris Përgjithëshme përkatëse;2) mbi nevojën e tregueme prej Inspektorave

përkatës të Ministrivet, të Kryeprokurorit të Prokurorëve ose të atyne qi bajnë detyrat e këtyne, posa qi këto të autorizohen prej Ministrisë ose drejtorisë përkatëse. Në qoftëse këta mohojnë autorizimin funksionarët e treguam në këtë pikë munden me kundërshtue këtë para Këshillit të Ministrave brenda

14 ditëve prej komunikimit që u bahet prej Ministrit dhë Këshillit Ministror në këtë rast vendos definitivish brenda nji muaji.3) prej Inspektorave të

Oborrit Mbretnor sëbashku ose veçanërisht: në këtë rast të këto inspektora fillojnë vetë hetimet praprake pa qenë nevojë për shocinimin e tjetër funksionari, dhe në qoftë se e shofin nevojë për ndjekje penale i transmetojnë ato hetimet Kryeprokurorave ose atyre që i bajnë detyrat e këtyne për

veprim

Page 96: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

96

varësi të llojit të fajit. Dënimet ndahen në, heqjen e lirisë, në gjoba ose jepet pafajësia. Gjykata

vendos dënimin me heqje lirie në jo më tepër së pesë vjet dhe i jep mundësinë që të

zëvëndësojë këtë dënim me gjobë si dhe dhënien e garancive të nevojshme; si p.sh. moslargimi

nga vendi, dëmshpërblimet që jepen në datën dhe në shumën e caktuar. Në rast se plotësohen

këto kushte atëherë Gjykata vendos zëvendësimin me përmbushjen e garancive, vendosjen e

gjobës gjithashtu subjekti ngarkohet edhe me pagimin e shpenzimeve gjyqsore. Shpenzimet

gjyqsore i ngarkohen palës që ka kryer këtë faj dhe që fajësohet. Por nëse nëpunësi nuk i jep

këto garanci ai paraburgoset dhe vazhdohet me ekzekutimin e dënimit. Aplikimi i kësaj

proçedure është parashikuar në nenin 22, e cila aplikohet edhe para se çështja të kalojë në

gjykimin, por kurdoherë pas autorizimit nga organi kompetent dhe me vendim të marrë prej

prokurorit. Nëçdo rast mund të vendoset me urdhër pushimi nga detyra, apo pezullimi i

nëpunësit civil që ka kryer këto delikte, urdhëri mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm.

Urdhëra të tillë jepen nga ministria kompetente përkatëse. Nuk mundet që Ministri të vendosë

pezullimin nga detyra të një nëpunësi që po gjykohet, kur ky i fundit i përket një Ministrie

tjetër. Një kusht tjetër është që ky nëpunës të jetë dërguar në gjyq, pra të jenë ezauruar të

gjitha fazat e tjera në të cilat kalon hetimi e më pas gjykimi. Ministria mund të zëvendësojë

nëpunësin që po gjykohet në mënyrë që të mos pengojë vazhdimin e veprimtarisë që ushtron

kjo ministri. Ky zëvendesim eështeë i përkohshëm deri në përfundim të gjykimit, duke patur

parasysh se çfarë përmbajtje do teë ketë vendimi. Nëse në përfundim të gjykimit nëpunësi i

pandehur shpallet i pafajshem atij i njihet e drejta që të kthehej në vendin e punës që kishte

patur para se të merrej në gjykim. Gjithashtu këtij nëpunësi i njihet e drejta që të kërkojë që ti

jepet gjysma ose një e treta e rrogave që kishte marrur po të mos kishte filluar gjykimi i

padrejtë. Gjykata jep vendimin e pushimit nga detyra kur mendon se vazhdimi i tyre në atë

detyrë përbën një rrezik për ministrinë ose kur veprimet bien në kundërshtim me parimet dhe

detyrën e ngarkuar. Në këtë rast ministria mund të vendosë pushimin e jo pezullimin nga

detyra, pasi qëndrimi i tyre në detyrë mund të sillte pasoja më të rënda për ministrinë,

gjithashtu zbulimi i tij do të bëhej më i vështirë pasi duke qenë në punë ai do të vazhdojë të

mbuloje fajet e kryera më parë. Përjashtimi nga zbatimi i kësaj proçedure konsiston tek ato

nëpunësa që ushtrojnë detyrën e policëve gjyqsorë si dhe nëpunësat të ngarkuar me funksione

gjyqsore p.sh gjyqtarët; për të gjitha fajet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të

saj nuk i nënshtrohen depozitave të parashikuara nga ky dekret-ligj.

Materiatet e perdorura:

Ligj-dekret-Iigji 28 Maj 1929, fq.718-724 Ligi-dekret-ligji 14 Korrik 1930,.fq. 374-375 Ligi-dekret-ligii 30 Shtator 1931, fq. 918-924

Page 97: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

97

5.3. Zhvillimi historik i legjislacionit penal nëperiudhën (1945-1990)

Pas çlirimit, ne do të shohim se nëçfarë këndvështrimi është trajtuar kjo vepër penale. Korrupsioni

si figurë krimi bën pjesë në grupin e krimeve në ushtrimin e detyrës të kryera nga punonësit e

aparatit shtetëror. Me aparat shtetëror kuptohej një bashkim në një proçes të vetëm, funksionin

legjislativ me atë ekzekutiv. Janë vërejtur mjaft herë qëndrime të njëanëshme, lëshime ndaj

deyrave, përgjegjësisë e ligjeve shtetërore; dobësim të kontrollit e të kërkesës së llogarisë. Për

shkelje të ndryshme të detyrës, sipas rastit merren masa disiplinore ose administrative, në bazë të

dispozitave në fuqi dhe personat zyrtarë vihen para përgjegjësisë materiale. Një rol të rëndësishëm

kundër krimeve në detyrë ka luajtur gjithashtu dhe praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë. Në atë

periudhë edhe në punën e organeve të hetimit, prokurorisë dhe gjykatës vihen re të meta dhe dobësi

përsa i përket organizimit më të mirë të luftës preventive, proçedimit penal dhe gjykimit të tyre.

Ligjvënësi ynë ka përcaktuar disa karakteristika të përbashkëta të krimeve në ushtrimin e detyrës

dhe këto i përkasin objektit, anës objektive, subjektit dhe anës subjektive të krimit. Më parë në

literaturën juridike kishte ekzistuar mendimi se veçoria e këtyre krimeve qëndronte vetëm në

subjektin e krimit. Me kalimin e viteve e me përsosjen e sistemit dhe ngritjes së aftësisë

intelektuale, shkenca e së drejtës penale e përpunoi me tutje këtë problem dhe gjatë 45 viteve u

pranua nga të gjithë autoret se karakteristikat u përkasin tre elementeve teë figurës, përkatësisht

objektit, anës objektive dhe subjektit. Ndërsa përsa i përket elementeve të anës subjektive, nuk kanë

ndonjë veçori dalluese të këtyre krimeve nga krimet e tjera pasi kryhen me faj në dy format e tij,

me dashje ose nga pakujdesia.

a) Objekti i krimeve në ushtrimin e detyrës është i përbashkët, funksionimi normal i

aparatit shtetëror.

b) Krimet në ushtrimin e detyrës mund të kryen vetëm në sajë të pozitës zyrtare dhe

se kryerja e tyre nuk diktohet nevoja e shërbimit.

c) Veçoria e tretëështë se krimet në ushtrimin e detyrës kryhen nga persona zyrtarë që

punojnë në aparatin shtetëror. Duhet të ekzistojnë këto karakteristika që të flitet për krimin në detyrë.

Kodi penal e ka ndarënë dy grupe këtë kategori krimesh:

1. Në grupin e parë përtshihen ato krime që prekin veprimtarinë e rregullt e të drejtë

tëaparatit shtetëror nëçdo sektor, pra nuk ndalen vetëm në një sektor, por përfshijnë të gjitha

detyrat e aparatit shtetëror, p.sh. shpërdorimi i detyrës zyrtare (neni 199 i KP); qëndrimi i

pakujdesshëm në detyrë (neni 203 i KP).

2. Kapitulli i krimeve në ushtrimin e detyrës nuk përfshin të gjitha krimet në detyrë.

Page 98: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

98

Kështu në krimet kundër drejtësisë që kryhen nga punonjës të drejtësisë parashikohen në një kapitull

më vete (nenet 217-234 te KP). Mund të themi se me këtë pike shpjegohet mjaft qartë se disa lloje

krimesh që në aparencë mund të duken se përfshihen në këtë grup, në fakt nuk ndodh kështu. Krimet

e ushtrimit në detyrë përfshijnë vetëm krimet e kryera nga nëpunësit e administratës publike.

Ta shohim se si është trajtuar figura e shpërdorimit të detyrës (pozitës) zyrtare në disa kode

penale. Në përmbledhjen e Kodeve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të viteve

1945-1971, në kreun e gjashtë me titull "Krime në ushtrimin e detyrës" neni 106, ishte

parashikuar figura e krimit të shpërdorimit të detyrës. Po e njëjta dispozitëështë parashikuar

edhe në Kodin Penal të vitit 1977, e cila thotë:

"Kryerja me dashje e veprave që janë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës shtetërore

a shoqërore ose moskryerja me dashje e detyrës, kur kanë sjellë ose dihej se mund t'u sillte pasoja të

rënda interesave shtetërore, shoqërore ose të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve, dënohet:

me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet."

Në të drejtën penale të vitit 1974 është interpretuar dispozita (neni 199 i KP) me titull "Shpërdorimi i

pozitës zyrtare". "Kryerja me dashje nga ana e një personi zyrtar të veprave që janë në kundërshtim

me përmbushjen e rregullt të detyrës ose moskryerja me dashje e detyrës, kur këto vepra kanë sjellë

ose dihej se mund të sillnin një dëm të rëndësishëm interesave shtetërore, shoqërore ose interesave të

ligjshme të shtetasve".

Në të dy nenet përkatëse të kodeve, krimi paraqet rrezikshmëri shoqërore të madhe. Kjo

rrezikshmëri qëndron në %tin se personi, duke shkelur pozitën në të cilën ai ndodhet, ka detyrën

që i është besuar dhe duke vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të saj u shkakton

pasoja të rënda interesave shtetërore, shoqërore apo të drejtave dhe interesave të ligjshme të

shtetasve. Ashtu si të gjitha figurat e krimeve të tjera edhe kjo figurë kërkon ekzistencen e

elementeve përberës të saj. Para se të fillojmë me trajtimin e elementeve që janë trajtuar në mënyrë

tënjëjtë shohim nëse ekzistojnë apo jo ndryshime në formulim. Ndryshimi qëndron në theksin qëështë

vënë tek n. 199 i KP (viti '74) se ky krim ështeë kryer me dashje nga ana e një personi zyrtar.

Pikërisht këtu qëndron ndryshimi sepse subjekti qëështë nje person zyrtar, pra qëështë i ngarkuar me

një detyrë të caktuar zyrtare në aparatinshteteror eshte evident.

Por duhet të tregojmë se çfarë kuptojmë dhe se kush përfshihet nëe aparatin shtetëror.

Pra objektii këtyre krimeve është detyra zyrtare që quhet ndryshe dhe aparati shtetëror ku kuptohet

detyra zyrtare, të tjerë si dhe legjislacionet penale objekt te krimit kosiderojnë administratën,

pushtetinekzekutiv të shtetit ose veprimtarinë zyrtare të pastër. Por ka edhe autorëqë mendojnë

se objekt është e mira kundër së cilës drejtohet krimi, ndërsa objekti i dytëështë vetë shteti, krimi

i cili ka dy objekte faji që njëri është kryesor dhe tjetri dytësor. Objekt i drejtpërdrejtë i këtyre

Page 99: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

99

krimeve janë ato marredhënie shoqërore të rregullta dhe të drejta të atij institucioni, ndërmarrjeje

ose organizate shoqërore ku kryhet krimi konkret ose edhe organizatat shoqërore kooperativiste,

ky krim prek gjithashtu edhe interesat e ligjshme dhe të drejtat e shtetasve në disa raste. Pra po të

shohim në këtë prizem objekti i veçante i krimit të shpërdorimit të pozitës zyrtare është i njëllojtë

me objektin e përgjithshëm, pra është në unitet me të.

Krimi i shpërdorimit të pozitës zyrtare kërkon si kusht të domosdoshëm ekzistencën e tre

elementeve të domosdoshëm si veprimi ose mosveprimi, ardhja ose mundësia e ardhjes së pasojës

së rëndë ku dënimi të jetë i rëndësishëm dhe ekzistenca e lidhjes shkaksore. Krimi i shpërdorimit

të detyrës kryhet si rregullime veprime aktive, ku theksojme se veprimi në shpërdorimin e pozitës

zyrtare është se ai kryhet në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe që nuk

diktohet nga nevoja e shërbimit. Kjo figurë krimi kryhet në mënyra të ndryshme, si p.sh. shkelja

financiare. Gjithashtu kjo figurë krimi kryhet edhe me mosveprim ku ashtu si veprimi duhet të

permbajë po ato karakteristika themelore, d.m.th. të bëhet në sajë të pozitës zyrtare dhe të bjerë

në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Nuk përjashtohet mundësia që krimi të

kryhet si një veprim ashtu edhe me mosveprim së bashku. Kështu Kolegji Penal i Gjykatës së

Lartë, vendosi përsa i përket çështjes të të gjykuarve K. S. dhe 0. R., dënuar nga gjykata

popullore e Gjirokastrës për shpërdorim të pozitës zyrtare është shprehur se ata kanë kryer me

dashje vepra në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, dhe nëdisa raste me dashje nuk

e kanë kryer detyrën e tyre75.

Një kusht tjetër i domosdoshëm është ardhja e dëmit të rëndësishëm interesave shtetërore apo të

individit nga veprimet apo mosveprimet të kryera me faj. Po ashtu Kolegji Penal ka vendosur se

shuma prej 200 lekëve nuk është dëm i rëndësishëm76.

Dëmi do të përcaktohet duke marrë parasysh shumën e të hollave apo materialeve që mungojnë në

krahasim me fuqinë ekonomike të sektorit ku punon personi zyrtar si dhe vlerat materiale që ruhen

në këtë sektor. Një element tjetër është ekzistenca e lidhjes shkaksore ndërmjet veprimit apo

mosveprimit dhe pasoës së ardhur. Subjekt i krimit është vetëm personi zyrtar. Me cilësinë e

personit zyrtar mund të jetë si shtetasi shqiptar ashtu edhe personi me shtetësi të huaj, që punon si

i tille në institucione, ndërmanje shtetërore. Në rastet kur ky krim kryhet në bashkëpunim, atëherë

bashkëpunëtor mund të jetë çdo person.

75 Marrë nga Vendimi i Gjykates se Lartë, me date 28.01.1964 76Marrë nga vendimi i Kolegiit Penal të Gjykatës së Lartë, dt 4.2.1964

Page 100: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

100

Ligjvënësi ka parashikuar se krimi i shpërdorimit të pozitës zyrtare nga ana subjektive kryhet

vetëm me dashje në dy mënyrat e saj - direkte dhe indirekte. Deri para viteve 1965, autorë të

ndryshëm të së drejtës penale kanë patur si pikëpamje se problemi i fajit në krimet në detyrë duhen

të shihen në mënyra të ndryshme ndaj veprimit si dhe ndaj pasojës. Përkrahësit e kësaj

pikëpamjeje mbrojnë idene se ky krim bën pjesë në kategorinë e atyre krimeve më formë të përzier

faj i ku veprimet apo mosveprimet kryhen me dashje, kurse pasojat mund të vijnë edhe nga

pakujdesia. Ndërsa në bazëë nenit 199 të vitit 1974 del se pikëpamja e mësipërme nuk kishte një

bazë ligjore, ndërsa ky nen shprehej në mënyrë të qartë se "Kryerja me dashje nga ana e një

personi zyrtar të veprave që janë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose

moskryerjame dashje e detyrës..." pra si veprimi që kryhet me dashje edhe pasojat eardhura ose

që do vijnë vetëm me dashje dhe jo nga pakujdesia.

theksojme se faji nuk mund të shihet i ndarë, por në unitet mes veprimit apo mosveprimit me

pasojën77

- Qëllimi si element i anës subjektive i krimit të shpërdorimit të pozitës zyrtare nuk është as

rrethanë e domosdoshme e as rrethanë cilësuese. Gjykata e Lartë e ka venë ne dukje gjithnjë

rëndësinë e madhe që ka konstatimi i elementeve të anës subjektive, të kësaj figure krimi.

Përveç qëllimit edhe motivi ështëelement i anës subjektive. Motivet e kryerjes së këtij krimi mund të

jenë të ndryshme, p.sh. për interesa, për shkak miqësie etj. Motivet ndikojnë në caktimin e masës së

dënimit nga gjykata nëçdo rast konkret dhe nuk ndikojnë në cilësimin juridik të veprës.

Kolegji Penai i Gjykatës së Lartë e ka vënë theksin në rëndësinë që ka qëllimi si element për të bërë

dallimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare me vepra të tjera, p.sh. është ajo e sabotimit ose ndonjë

krim tjetër kundër shtetit.

Masa e dënimit që parashikohet nga neni 199 i vitit 1974 është me heqje lirie deri në pesë vjet dhe

kur ka sjellë pasoja të rënda, me heqje Facie deri në dhjetë vjet. Ndërsa neni 106 i vitit 1977 ose i

përmbledhjes së viteve 1945-1971 ka parashikuar një sanksion altemativ me riedukim nëpërmjet

punës ose me heqje lirie gjer në dhjetë vjet. Pra sanksioni nëçdo rast do të vendoset nga gjykata, e

cila do të çmojë se cili është më i përshtatshëm në rastet konkrete të shqyrtimeve të çështjeve.

77Ky prim shprehet në nenin 5 te KP ku jepet përkufizimi i fajit.

Materialet 1. E drejta penale a R.P të Shqipërisë (pjesa a posaçme) viti 1974, fq.371 — 378

2. E drejta penale e R.F. të Shqipërisë e vitit 1983 (pjesa a posaçme), fq. 242-250

3. Kodi Penal R.P.S të Shqipërisë e vitit 15.06.1977, neni 106, fq. 52

4. Përmbledhje e Kodeve të R. P.SH në vitet 1945-1971

Page 101: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

101

5.4. Zhvillimi historik pas viteve 1990

Pas ndryshimit të sistemit, me kalimin në ekonominë e tregut të lirë, ishte i domosdoshëm rishikimi i

gjithë legjislacionit që kishin të bënin me figurën e veprave penale të korrupsionit, si dhe krijimi i

kodeve të reja. Kështu që në vitin 1995 hyri në fuqi Kodi Penal ku Shpërdorimin e detyrës e njihte si

një ndër krimet e rënda kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjës shtetërore ose në

shërbim publik, të parashikuar në nenin 248.

Nga krahasimet e bëra me KP të mëparshëm ka ndryshime, të cilat mendohet se krijojnë

vështireësi të mëdha teorike e praktike në kuptimin e saktë e të drejtë të krimit përsa i përket

termit të përdorur - si "pengojnë zbatimin e ligjit'; pasi në kodet penale të shteteve të ndryshme

flitet për abuzim detyrë apo abuzim pushteti, por jo për pengim të zbatimit të ligjit. Në

praktikën e Gjykatës së Lartë të mëparshme është pranuar se në rast se shefi i sektorit të

transportit i ka shkaktuar një dëm prej 40.800 lekësh shtetit, ai merret në përgjegjësi penale

sipas nenit 248 te KP.

Kodi Penal parashikon edhe mundësinë e kryerjes se krimit me mosveprim atëherë kur

personi me dashje nuk kryen detyrën e ngarkuar me ligj ose pengon zbatimin e ligjit.

Gjthashtu është parashikuar edhe mundësia e ardhjes se pasojave jopasurore.

Kodi Penal i ri ka një veçori e cila shfaqet në faktin se ai është më i plotë se kodet e mëparshme,

përsa i përket pajisjes me dispozita të posaçme për korrupsion, sepse krimi i korrupsionit është

cilësuar si shpërdorim detyre e anasjelltas.

Një veçori tjetër, ose siç mund të quhet ndryshe edhe një ndryshim është se KP i ri nuk e

parashikon mundësinë e ardhjes së pasojës së rëndë, siç e parashikonte Kodi Penal i

mëparshëm, për faktin se praktika gjyqësore kishte vërtëtuar se një rrethanë e tillë linte shteg

për subjektivizëm, për shkelje të ligjit dhe të interesave të ligjshme të shtetasve.

Ndryshe trajtohet ky aspekt në KP të azhornuar të vitit 2001. Këto ndryshime u diktuan nga nevoja e

harmonizimit të KP me parimet e Kushtetutës të vitit 1998, me aktet juridike ndërkombëtare të

ratifikuara nga shteti shqiptar si dhe me parimet penale ndërkombëtare. Korrupsioni tashmëëshë një

nga krimet e rënda që kryhen kundër veprimtarisë shtetërore nga punonjësi i ngarkuar me funksion

shtetëror ose publik.

Një trajtim më të hollësishëm do të shohim më poshtë. Gjatë analizimit të fazës historike pamë se kjo

figurë krimi - shpërdorimi i detyrës në periudha të ndryshme kohore ishte trajtuar në mënyra të

ndryshme, duke pasuar edhe ndryshime të kodeve penale.

Page 102: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

102

Konventa penale për Korrupsionin e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dikton

ndryshime të mëdha e të rëndësishme në fushën e së drejtës në mënyrë të veçantë në atë të luftës

kundër KORRUPSIONIT.

Përveç veprave penale të korrupsionit , Konventa përcakton kriteret e një vepre të tretë, "abuzim me

influencën", me anë të së cilës synohet të vendoset përpara përgjegjësisë penale çdo person që

ndërtmjëtëson korrupsionin.

Pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, situata e brendshme

jurike për format dhe mënyrat e kriminalizimit të korrupsionit, pasiv dhe aktiv, në fushën publike dhe

private, si dhe përsa u përket subjekteve, që përgjigjen penalisht për këto vepra, ka ndryshuar në

mënyrë thelbësore.

Page 103: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

103

KREU VI

6. VEPRAT PENALE TE KORRUPSIONIT TE PARASHIKUARA NE KODIN PENAL RSH

Një vend te rëndësishëm ndryshimesh nga pikpamja juridiko penale ne kodin penal te Republikës së

Shqiperise zene ndryshimet e bera në bëra vitet e fundit , e sidomos ato qe që lidhet me korrupsionin.

Pavarësisht nga ekzistenca në Kod i disa dispozitave për propozimin, dhënien, kërkimin apo pranimin e

mitës (rryshfetit), është bërë rishikimi i tyre nisur nga problemet e dala gjatë zbatimit, sipas praktikës

hetimore e gjyqësore, si dhe detyrimet për të harmonizuar përmbajtjen e këtyre normave dhe të Kodit

Penal në tërësi me dispozitat e konventës europiane penale kundër korrupsionit.

Ky rishikim rrënjësor plotëson kuadrin e ri ligjor dhe përmirëson legjislacionin penal, duke përfshirë

çështje të luftës kundër korrupsionit dhe të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar penal në fushën e

së drejtës.

Ndryshimet e miratuara në Kodin Penal parashikojnë penalizimin e veprave penale të korrupsionit, të

kryera nga subjekte, persona zyrtarë vendas apo të huaj, funsionarë të lartë shtetërorë, të emëruar apo të

zgjedhur, në instutucione vendase të huaja apo ndërkombëtare. Këto ndryshime kanë parashikuar në të

gjitha format përkatëse veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, në sektorin publik dhe privat, duke

bërë përshkallëzimin sistematik të sanksioneve me burgim kundër fajtorëve, për këto vepra penale, nisur

nga lloji dhe natyra e subjektit dhe funksionit publik të shpërdoruar, përfshirë edhe dënimin e tyre me

gjobë.

Njëkohësisht është rishikuar edhe përmbajtja dhe sanksionet e dënimeve plotësuese, që zbatohen ndaj

tyre, si psh heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike etj.

6.1 Ndryshimet ligjore për të luftuar korrupsionin

Kodi Penal i RSH parashikon disa figura veprash penale në fushën e korrupsionit , në mënyrë të veçantë

me ndryshimet e bëra gjatë viteve të fundit. Këto ndryshime janëshumë të rëndësishme, për vetë faktin se

kanë krijuar çdo ditë e më tepër terren të përshtatshëm në luftën kundër veprimeve korruptive. Më

poshtë po paraqes në mënyrë të detajuar ndryshimet e bëra, përmes të cilave mendoj se intensifikimi i

luftës kundër korrupsionit do të jetë më efikase.

• Neni 244 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

• Neni 244/a Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

• Neni 245 Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Page 104: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

104

• Neni 245/1 Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

• Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

• Neni 259/a Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë

• Neni 260 Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

• Neni 312 Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

• Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

• Neni 319/a Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

• Neni 319/b Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

• Neni 319/c Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

• Neni 319/ç Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të

drejtësisë

• Neni 319/d Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

• Neni 319/dh Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

• Neni 319/e Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

• Neni 328 Korrupsioni aktiv në zgjedhje

• Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

• Neni 328/b Korrupsioni pasiv në zgjedhje78

Fillimi i proçedimit penal për veprat penale të korrupsionit është kompetencë e organit të prokurorisë.

Suksesi i parandalimit dhe i ndëshkimit të korrupsionit është i lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit

dhe efektivitetin e tij. Në analizën e politikës penale të ndjekur nga organi i prokurorisë, është me interes

të studiohet numri i çështjeve të filluara, të përfunduara dhe mënyra e përfundimit të tyre, politika penale

e ndjekur për forma të veçanta të veprës penale, si dhe të shpjegohen për aq sa është i mundur efektiviteti

i politikës penale dhe i organeve që e zbatojnë atë.

78 Marrë nga KPenal i RSH

Page 105: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

105

6.2.Konkurimi i veprës penale të shpërdorimit të pozitës shtetërore me vepra të tjera penale të

korrupsionit.

• Krimi i shpërdorimit të pozitës zyrtare konkurron me krime të tjera si korrupsioni, falsifikimi,

mashtrimi, vjedhja duke shpërdoruar detyrën.

• Konkurrimi me vjedhje duke shpërdoruar pozitën.

• Është e vështirë për të përshkruar gamën e madhe të mënyrave që përdoren nga punonjës

shtetërorë dhe nëshërbim publik për kryerjen e veprave penale të korrupsionit, praktika e kohëve

të fundit ka dalluar disa forma të reja të shfaqjes së vepruari. Elementi që lejon arritjen e rezultatit

të dëshiruar prej tyre me sukses të veprimtarisë korruptive të të gjitha formave, është mungesa e

plotë e kontrollit tëbrendshëm nga ana e personave të ngarkuar me detyrën e verifikimit të

aktivitetit financiar ose të shërbimeve tënjë institucioni. Këto krime konkurrojnë me krimin e

shpërdorimit të detyrës, pasi ato parashikohen në dispozita (ligje) të veçanta.

Shpërdorimi i detyrës publike për përfitime private – është i ngushtë për demokracitë aktuale. Ky

konceptim i korrupsionit lidhur me detyrën pa dyshim nuk është i pavend: ai i ka dhënë formë pajtimit të

gjerë mbi llojet kryesore të korrupsionit politik. Fokusi i tij tek normat dhe detyrat e nëpunësit publik

është mjaft i rëndësishëm pasi përcakton standardet për të cilat nëpunësit publikë duhet të përgjigjen.

Konceptimi i dhënë për korrupsionin politik deri tani – shpërdorim i detyrës publike për përfitime private

– ka dy tipare të rëndësishme por kufizuese.

Së pari, koncepti është thelbësisht administrativ – “politik” nënkupton “shtetëror” dhe ”shtetëror”

nënkupton strukturat administrative. Kjo lente konceptuale reflekton origjinën e konceptit në projektet

shtet-ndërtuese - veçanërisht profesionalizimin dhe racionalizimin e burokracive në shërbime civile

(Friedrich 1989). Koncepti i jep shumë rëndësi përcaktimit të qartë të detyrave, pasi kjo siguron normat e

përgjegjshmërisë.

Së dyti, koncepti ngrihet mbi pikëpamjen se institucionet mund të jenë më të mirë se njerëzit që i

drejtojnë. Medisoni, i pari që mbrojti këtë ide, ishte i mendimit se interesat e nëpunësve civilë mund të

vendoseshin në një linjë me të mirën publike duke ndërtuar institucione që ndajnë funksionet vendim-

marrëse, pra duke i pajisur nëpunësit me shtysa dhe kapacitete për të eliminuar konspiracionin kundër

interesave publike.

Formula elegante e Robert Klitgardit (1988), Korrupsioni ç Monopol + Liri veprimi – Përgjegjshmëri, i

përmbledh në mënyrë perfekte këto dy këndvështrime, duke lidhur përgjegjshmërinë ndaj detyrës me

ndarjen e pushteteve.

Page 106: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

106

Si pasojë e këtyre këndvështrimeve koncepti i pranuar i korrupsionit ka patur një rëndësi të madhe

praktike në skicimin e institucioneve. Megjithatë, njëkohësisht, ai pasqyron tej mase edhe problemet e

ndërtuesve të institucioneve të administratës. Ne ende jemi ndërtues të institucioneve administrative –

tani ndoshta më shumë se kurrë.

6.3. Kushtet më të favorshme për korrupsion

Bashkitë disa herë nuk kanë aftësi për të specifikuar nevojat e tyre. Sidomos në fushat e teknologjive më

të fundit, nuk është e pazakontë që të gjenden tregtarë më njohuri dheperceptime më të mira për nevojat e

qeverisë se sa nëpunësit civilë. Edhe funksionarët publikë te prokurimeve nuk janë në gjendje për t’i

shprehur me zotësi këto nevoja. A duhet që specifikimet të jenë të sakta apo elastike? Nuk ka përgjigje

absolute, dhe problemet mund të ngrihen në çdo rast.

Specifikimet e shumta dhe të paqarta mund të nxisin tendera nga tregtarë, të cilët janë të paaftë për të

kryer punën; ndërsa në anën tjetër, specifikime më të detajuara dhe të ngushta e ulin numrin e

kontraktorëve, të cilët do të jenë të aftë të dorëzojnë oferta realiste. konkurrenca është e kufizuar. Në

secilin rast, ekzistojnë mundësitë për korrupsion. Specifikimet e ngushta e kufizojnë autoritetin, por edhe

mund të rrisin fuqinë e monopolit midis firmave. Ndikimi neto mbi efikasitetin dhe korrupsioni do të

variojë nga rasti në rast. kontratat, relativisht të mëdha (financiare) për masën e tregut, u ofrojnë aktorëve

të korruptuar hapësirë tjetër për vërtitje nga ku mund të fshehin shuma të paligjshme.

Autoriteti është, sigurisht, një problem. Por ekziston një mundësi shkëmbimi këtu midis dhënies së një

autoriteti më të madhte funksionarëve të prokurimit për të gjykuar apo për të vendosur vlerësimet e

rasteve të specifikimeve të paqarta apo të komplikuara nga njëra anë – gjë që krijon një mundësi për

korrupsion – dhe kufizimi i tepërt i autoritetit të agjentit të prokurimeve me anë të rregullave dhe të

rregulloreve për të mbikëqyrur çdo vendimmarrje.79 Situatat e burimeve të vetme, konkurrenca vuan dhe

marrëdhëniet individuale zhvillohen me kalimin e kohës. Kontratat me kosto të tepërt mund të ofrojnë

mundësi tunduese për tregtuesit për të ofruar produkte në “pjatë floriri”, duke i shtuar lukse dhe cilësi

përtej idesë fillestare. Nga ana tjetër, kur tregtarët janë të shumtë dhe në shumë linja të ndryshme biznesi,

menaxherët e korruptuar mund t’i maskojnë ndër-subvencionimet dhe kostot fiktive administrative më

lehtë. Në përgjithësi, rregulluesit do të jenë më dyshues ndaj ryshfeteve sa më të paqarta do të jetë

kriteret për tejkalimin e kostos dhe sa më pak e qartë të jetë llogaridhënia e tyre.

6.4. Natyra e veprimeve korruptive

Pagesat për zyrtarët publikë vijnë në forma të ndryshme dhe madhësive dhe janë bërë për arsye të

ndryshme në kontekste të ndryshme. Para apo dhurata, për shembull, mund të kërkohet në mënyrë të

79 marrë nga libri qytetërimet e kurruptuara

Page 107: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

107

qartë nga zyrtarët publikë për përfundimin e një proçedure ose të ofrohen nga një qytetar për të lehtësuar

një shërbim apo thjesht shpreh mirënjohjen për një shërbim të dhënë.

Korrupsioni mund që të paraqitet në forma të ndryshme. Në përgjithësi ai përfshin këto forma:

Bakshishi–Është një nga format më të hershme dhe ka prejardhjen nga një term arab që i referohet një

shume relativisht të ulët parash që i jepet dikujt për shërbimin që kryen(P.sh. taksistit, kamarierit,

shitësit, etj). Bakshishi është një pagesë shtesë që e bën konsumatori me dëshirë dhe shpesh merr

kuptimin e shpërblimit. Ky lloj i veprimit nuk paraqet korrupsion, por nëse pagesa e bakshishit është e

fryrë apo kërkesat për të janë jashtë ligjit atëherë bakshishi është sinonim i ryshfetit. P.sh. konsumatori i

jep bakshish kamarierit me qëllim që herëve të tjera të shërbehet pa pagesë ose të shërbehet para radhës.

Dhuratat – Varësisht prej vendeve dhe kulturave të ndryshme, dhënia e dhuratave është e lejuar, e

kufizuar në sasi apo vlerë, ose e ndaluar. Problemi nuk qëndron tek dhënia e dhuratave por tek ajo që ky

akt pritet të shendohet në trajtim preferencial ndaj dhënësit të dhuratës, dhe në këtë rast konsiderohet

ryshfet. P.sh. një pacient i çon dhuratë mjekut me qëllim që të ketë një trajtim më të veçantë në krahasim

me pacientët e tjerë.

Favorizimi – Të preferosh familjarët, miqtë, të afërmit më shumë se të tjerët është krejtësisht normale.

Problemi qëndron kur zyrtarë të sektorit publik tregojnë trajtim preferencial ndaj disa personave për të

shpërndarë resurse dhe pozicione të ndryshme(punësimet zakonisht bëhen në këtë mënyrë). Favorizimi

ndahet në dy llojesh:

Nepotizmi – Ky lloj i favorizimit shfaqet kur zyrtari publik ka një trajtim preferencial ndaj rrethit

familjar dhe të afërmve. P.sh. gjatë shpërndarjes së burimeve apo punësimit,pavarësisht meritës, punëson

familjarë dhe të afërm në sektorin publik.

Kronizmi – Kronizëm kemi atëherë kur trajtimi preferencial në shpërndarjen e burimeve dhe posteve

publike u bëhet miqve dhe të njohurve, pavarësisht nevojave dhe kualifikimeve të individëve të tjerë.

“Patronazhi” – I referohet mbështetjes apo sponzorizimit të një “mbrojtësi” të pasur dhe me influencë

me qëllim që të realizohen takime për punë në shtet, ngritje në detyrë, kontrata pune, etj. “Patronazhi”

konsiderohet korrupsion në ato momente kur i shkel kufijtë e influencës së ligjshme dhe thyen parimin e

meritës dhe konkurrimit.

“Haraçi” – Është një pagesë e cila bëhet me pretekstin e kthimit të një “nderi”. Kjo funksionon në këtë

mënyrë: X i kryen një punë Y, kurse Y ia kthen këtë të mirë X me “haraç”. Pra kjo lloj pagese llogaritet

korrupsion pasi që kryhet në mënyrë sekrete dhe jashtë normave ligjore.

Page 108: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

108

Klientelizmi – Paraqet marrëdhënien informale midis njerëzve të pozicioneve të ndryshme shoqërore, por

që shoqërohet me korrupsion.

6.5. Kërkimi , Format , modaliteti koha dhe qëllimi i pagesës

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e pagesës bëhet në para të gatshme, të (99,5%), ndërsa një pjesë e vogël

është dhënë në formën e vlerë (0.5%). Mallra të tjera, shërbimet e këmbimit dhe sidomos ushqim dhe

pije kurrë nuk janë përdorur si format e pagesës. Një pjesë e madhe e shpërblimit duhet të marrë një

formë që mund të interpretohet si një shkëmbim - qoftë eksplicite ose implicite - midis dy palëve, në të

cilin secili prej tyre edhe i jep dhe merr diçka në këmbim. Por duhet theksuar se në shumicën e rasteve të

dy palët nuk janë në një pozitë të barabartë, me një prej tyre (zyrtar publik), zakonisht duke qenë në një

pozicion të zyrtar gjatë bisedimeve.

Në kontaktet me zyrtarët publikë që rezultojnë në një pagesë e parave apo dhurata, në 30 për qind e

rasteve pagesa është ofruar nga vetë qytetarët, ndërsa në rreth 70 për qind të rasteve të pagesës të vërtetë

është bërë pas një kërkese. Megjithatë, në vetëm 10 për qind e të gjitha rasteve të ryshfetit që kërkesa

është bërë në mënyrë eksplicite nga zyrtari publik, ndërsa në 56 për qind të rasteve zyrtar publik bën

qytetar të kuptojnë në mënyrë implicite se një pagesë haraçi është e nevojshme. Dhe 4 për qind e rasteve

që marrin kërkesën nëpërmjet një ndërmjetësi personit të tretë dhe kompleksitetin e praktikave korruptive

mund të shihet.

Koha e një pagese ryshfetit gjithashtu mund të hedhë dritë mbi motivimin e saj, në veçanti për të parë

nëse ajo është bërë për të lehtësuar një shërbim të veçantë apo si një "faleminderit" për përfundimin e

suksesshëm të proçedurës. Të dhënat tregojnë se në 42 për qind të rasteve të ryshfetit janë paguar para

shërbimit dhe në një tjetër 42 për qind të rasteve pas shërbimit. Ndërsa 14 për qind janë paguar, në të

njëjtën kohë që shërbimi të ofrohet dhe gati 3 për qind të të gjitha ryshfeteve jepen pjesërisht para, dhe

pjesërisht pasi shërbimi kryhet në të vërtetë jashtë.

Proçedura e pagesave mund të zbatohet për qëllime të ndryshme. Njerëzit mund japin para në lidhje me

kartën e identitetit ose pasaportë për jashtë shtetit në mënyrë që të përshpejtojë proçedurën, uljen e tarifës

zyrtare, të marrë informacion ose të marrë trajtim më të mirë. Pra mund të kenë qëllime të ndryshme për

pagesën e dhënë, pavarësisht proçedurës për të cilën ata aplikojnë.

Në Shqipëri, shumica e madhe e pagesave afërsisht (70%) janë të paguar nga qytetarët për të marrë

trajtim më të mirë:

Ndërkohë që kjo mund të thotë gjëra të ndryshme në kontekste të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm,

çështja e rritjes së cilësisë së shërbimeve të ofruara nga administrata publike duhet të ketë në qendër të

vëmendjes luftën kundër këtyre akteve korruptive.

Page 109: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

109

Arsye të tjera për të paguar të raportuar këta si nga qytetarët ashtu edhe nga burime te tjera janë,

Për të përshpejtuar një proçedurë (9%),

Për të shmangur pagesën e një gjobe (9%) ose,

Për finalizimin e një proçedure (6%), duke treguar mangësitë dhe dobësitë specifike në ofrimit të

shërbimit në publik.

6.6. Dobësitë e korrupsionit

Ashtu si korrupsioni mund të përdoret për qëllime të ndryshme, në forma të ndryshme dhe në kontekste

të ndryshme, jo të gjithë sektorët e administratës publike në Shqipëri janë të prekur nga korrupsioni në të

njëjtën masë. Ka shumë lloje të caktuara të nëpunësit publik që kërkojnë përfitime më shpesh se të tjerët,

ndërsa ka procedura të caktuara dhe situatat në të cilat përfituesit e shërbimeve publike janë më të prirur

për të bërë oferta nëpër zyra publike në mënyrë që të zvogëlojnë burokracinë dhe të finalizojnë

proçedurat sa më shpejt.

Perceptimi i një dukurie të caktuar mund të shihet si rezultat i një proçesi në të cilin një pjesë e

informacionit, të jetë ajo e bazuar në një përvojë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, është përpunuar dhe

vlerësohet nga çdo person të caktuar. Opinionet e qytetarëve rreth korrupsionit janë të një proçesi

kompleks dhe llojin e informacionit në dispozicion të tyre është faktori i parë ndikuar mendimin e tyre.

Media zakonisht luan një rol të madh në formimin e perceptimeve publike kur, për shembull, ajo

fokusohet në episode të veçanta të korrupsionit duke neglizhuar të tjerët. Dhe i njëjti informacion mund

të interpretohet në mënyra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, në varësi të kulturës së tyre, vlerave,

socio-ekonomike statusit,dhe formimit te tyre.

Dy partitë kryesore luajnë një rol kryesorë në lidhje me veprimet korruptive , duke favorizuar atë që bën

dhuratë ose kundër një pagese, ose në raste të tjera ku një person i tretë mund të veprojë si ndërmjetës.

Më pak i qartë është identiteti i viktimës, sidomos kur e lënë pa zgjidhje, ose për të paguar në mënyrë që

të kenë një shërbim, apo në raste të tjera një marrëveshje midis dy partive, qoftë eksplicite ose implicite,

është bërë në kurriz të një pale të tretë, ose komunitetit në përgjithësi. Kufijtë e tillë të mjegullt do të

thotë se çdo dritë, që mund të hidhet në tiparet dhe karakteristikat e korrupsionit mund të jetë një ndihmë

e fortë në zhvillimin e politikave kundër korrupsionit dhe në vlerësimin ne ambientin shoqëror dhe

politik.

Page 110: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

110

KREU VII

7. FORMAT E TJERA TE KORRUPSIONIT

7.1 Format e reduktimit te praktikave korruptive.

Korrupsioni që nga shek. XX, sipas shumë eksperteve, njihej me emrin “krimi i bardhë”, për shkak të

specifikave të shumta që ka korrupsioni në fushën e veprimeve kriminale. Quhet krim i bardhë edhe për

arsye se, në dallim nga veprimtaritë e tjera kriminale, gjurmët në veprat e korrupsionit janë shumë të

pakta dhe numri i personave që kanë dijeni për vepra të caktuara kriminale, është shumë i vogël. Prandaj

organizimi i një lufte të suksesshme kundër korrupsionit është konpleks dhe, sipas teorisë shkencore

antikriminale, duhet të peërmbajë dy elemente: luftimin e formave të shfaqura dhe parandalimin. Luftimi

i formave të shfaqura bëhet nga pushteti gjyqësor, prandaj pushteti gjyqësor është më i ekspozuari, më i

tunduari dhe më i rrezikuari nga korrupsioni. Pikerisht, për këtë arsye, është domozdoshmëri që

korrupsioni duhet të luftohet nëpërmjet përsosjes së legjislacionit penal, efikasitetit dhe profesionalizmit

të proçeseve penale. Sa i përket legjislacionit kundër korrupsionit, duhet që infrastruktura ligjore të

përmbajë detyrimisht Kodin Penal, në të cilin të përcaktohen rigorozisht se cilat vepra emërtohen apo

cilësohen si vepra kriminale dhe cilat janë sanksionet për to. Përshtatshmëria dhe efikasiteti i një kodi

penal, lidhur me luftën kundër korrupsionit, verifikohet me numrin e të dënuarve për vepra korruptive si

dhe me proçese të qarta e të plota penale për vepra korruptive. Element tjetër verifikimi është edhe

sistemi i sanksioneve për rastet kur vërtetohet korrupsioni, sepse sanksionet disa herë mund të jenë të

papërshtatshme, gjithashtu, disa herë, sistemi i dënimeve lë hapësira që vështirësojnë zbatimin.

Duke pasur parasysh specifikat e korrupsionit, luftimi i suksesshëm i kësaj dukurie detyron ligjvënësit që

të hartojnë ligje specifike, të përfshira në paketa të ndryshme. Paketa e legjislacionit antikorrupsion

duhet të përmbajë: Ligjjin e Veçantë Antikorrupsion Organizimi i sotëm shoqëror e politik, për shkak të

konpleksitetit të vet, mbetet, të paktën deri tani, një hap prapa korrupsionit, i cili mbrohet e sofistikohet,

duke shfrytëzuar ndryshimet e kohës si : avancimi me hapa më të shpejtë i integrimit global ekonomik

ndaj atij politik, shumëfishimi i mundësive për shkëmbime e transanksione të fshehta, ndaj mundësive

për kontroll, reformimi i tregut, që synon të ulë koston e shërbimeve, duke vështirësuar akoma më shumë

transparencën.

Sektori privat dhe qytetarët mund dhe duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, duke dhënë

informacione rreth shkeljeve, duke diagnostikuar sistemet e paefektshme dhe të korruptuara, duke

monitoruar vetë sjelljen e tyre. Miratimi i një kodi të thjeshtë sjelljeje që të jetë i kuptueshëm nga

nëpunësit civilë, shtypi, organizatat joqeveritare dhe publiku, mund të jetë pjesë e rëndësishme e fushatës

Page 111: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

111

kundër korrupsionit80. Armiku më i madh i korrupsionit janë vetë qytetarët, sepse mbi kurrizin e tyre

rëndojnë pasojat e korrupsionit. Qytetarët mund të jenë burimet e para mbi faktet e vendet ku zhvillohet

korrupsioni, mbi të cilat mund të nisin indicje për hetime antikorrupsion. Si burime informacioni mund të

shërbejnë: anketimet me klientet, grupet e fokusit, ankimimet e subjekteve të interesuara, komunikimet

nëpërmjet linjave telefonike, emisione televizive, këshillat e bashkive e qarqeve, bordet e mbikqyrjes

qytetare, përfshirja e sindikatave, programe edukative për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me pasojat e

rënda që shkakton korrupsioni për popujt, shtetet, duke rrezikuar deri rrënimin e asgjësimin e tyre.

Korrupsioni i ngritur në sistem ka infektuar, helmuar gjithë sektorët e jetës shoqërore, ekonomike e

politike, si koncensionet, privatizimet, pasuritë nën e mbitokësore, pyjet, ujërat, mjedisin, arsimin,

shëndetësinë, territorin etj. Ne do të ndalemi vetem tek njëra: fusha e prokurimeve publike. Për ta

shëndoshur plagën që lëngon në këtë fushë duhet të realizojmë disa masa preventive: 1. Hartimi i një

sistemi të mirë karriere bazuar në meritokraci, integritet e profesionalizëm. 2. Bashkëpunimi i

kryebashkiakëve, përgjithësisht i titullarëve të institucioneve me agjensitë investigative e ligjzbatuese,

me agjensitë inteligjente për të zbuluar e dënuar aferat korruptive. 3. shtrirja e Vetingut te organet e

qeverisjes qendrore e vendore, të organet e prokurimit. 4. Vendosja e kulturës së ndëshkueshmërisë,

duke dërguar para drejtësisë titullarët, që përfaqësojnë investimet, konpanitë a firmat zbatuese, konpanitë

që janë paguar për auditimin e supervizionin e punimeve të kryera. 5 . Kontrollimi e verifikimi i

proçedurave të prokurimit nga agjensi të specializuara. 6. Miratimi i një ligji të ri për prokurimet. Por

kryekushti për një luftë efikase kundër korrupsionit është vendosja e shtetit ligjor, përsosja e

institucioneve demokratike, Reformat e ndryshme, llogaridhënia, ndëshkueshmëria, ndarja dhe ekuilibri i

pushteteve. Kushte të tjera që favorizojnë luftën kundër korrupsionit janë edhe shtypi i lirë dhe agresiv,

media profesionale dhe e pavarur, veprimtaria e institucioneve kushtetuese, si: Kontrolli i Lartë i Shtetit,

Prokurorite, Gjykatat etj

Kur institucionet e specializuara ndërkombëtare e klasifikojnë një vend me nivel të lartë korrupsioni,

automatikisht ai vend perceptohet nga investitoret e huaj dhe vendas si i papërshtatshëm për investime

serioze, sepse ai vend është i prirur të mos ketë të drejta të plota ekonomike e politike, të ketë

paqëndrueshmëri politike e ekonomike, stanjacion e nivele të ulëta të zhvillimit ekonomik.

Kur korrupsioni bëhet sundues në jetën e një vendi, reagimi i menjëhershëm të çon drejt ligjeve e

rregullave të reja si e vetmja mënyrë zgjidhjeje për të dalë nga situata rënduese. Synimi i këtyre ligjeve e

rregullave të reja është që të ulet autoritarizmi, arbitrariteti, të mbrohet drejtësia dhe efikasiteti i saj, të

promovohet konkurenca e ligjshme, të sigurohet standartizimi i proçedurave e transparenca e tyre, për

rrjedhojë deviacionet nga norma të zbulohen me lehtësi, Kostot imediate të miratimit të ligjeve e

80 Marrë nga Transparency Internationally e Frederik Galtung

Page 112: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

112

rregullave të reja mund të jenë të vogla, kjo lloj “rreptësie” mund të sjellë përfitime politike, mund të

rrisë koeficentin e sigurisë ndaj aferave e skandaleve korruptive mund të rrisë imunizimin e politikaneve

ndaj korrupsionit e shfaqjeve të shëmtuara të saj. Por edhe kjo strategji ka risqet e saj. Në disa raste

rregullat e reja dhe mbikqyrja kërkojnë kosto të mëdha, ndërhyrja nga lart mund të kthehet në një barrë të

rëndë. Për më tepër inponimi i rregullave të reja pa analizë të kujdesshme mund të pengojë konkurencën,

mund t`u japë zyrtarëve pushtet të ri monopoli, i cili krijon klimën e favorshme për gjenerimin e

korrupsionit. Një rregull mund të pakësojë ose të shtojë mundësitë për korrupsion. Në se rregulli krijon

një pushtet të ri monopoli, në se krijon autoritet të tepërt në përcaktimin e zbatimin e rregullave, të

afateve, në se i vështirëson e komplikon proçedurat për konkuruesit e qytetarët, atëherë rregulli i ri ka

krijuar preçedentin e rritjes së korrupsionit, dhe jo të uljes së tij. Në të kundërtën, në se rregulli i ri i

thjeshtëzon proçedurat burokratike, rrit transparencën nëpërmjet konkurimit onlajn, në se krijon “kufij

më të zbehtë” më me pak hapësira për gjykime subjektive dhe në se rrit kontrollin dhe llogaridhënien

duke mundësuar rritjen e performancës, atëherë korrupsioni ka tendencë të ulët, kurba e saj fillon të bie.

Me që jemi në fushën e prokurimit, qeveria duhet të rivlerësojë me seriozitetin më të madh kapacitetet

njerëzore që janë pjesë e njësive të prokurimit. Personeli i prokurimit duhet të kalojë gjithë filtrat e

mundshme me qëllim që të sigurohet integriteti moral e profesional i tyre. Drejtuesit e tyre në nivel

qendror e vendor duhet të rezatojnë një formim arsimor e kulturor të tillë që të krijojnë besimin e duhur

të qytetarët e grupet e interesit. Duhen marrë masa drastike në këtë drejtim, sepse përvoja e deritanishme

është zhgënjyese. Përveç titullarëve të njësive të prokurimit në nivel qendror e vendor, kujdes duhet

treguar edhe për nëpunësit vartës të tyre, të cilët do të merren me detajet e veprimtarive të përditshme të

prokurimeve, duke lehtësuar manaxherët e nivelit të lartë për t`u marrë me problemet e sistemit të

prokurimeve, që siç e përmendëm më lart duhet t`i nënshtrohet një rivleresimi e rinkonceptimi radikal.

Zyrtarët e zgjedhur, politikbërësit, qeveritarët e akademikët vazhdojnë të fokusohen mbi mënyrat se si të

bëhet proçesi i prokurimit me efikas, me transparent dhe më pak i prekshëm nga korrupsioni. Literatura

politike dhe akademike vazhdon të zgjerohet në lidhje me problemin drejtues agjent, duke e vënë theksin

mbi kontratat me stimuj intensivë. Zhvillimet moderne përfshijnë të gjitha hapat e proçesit të prokurimit,

që janë, përgjithëisht, të zbatueshme në dikasteret e bashkitë që kanë nëpunës civilë të aftë e të

përkushtuar dhe që shfrytëzojnë përparësitë e sistemit demokratik, si sistemin ligjor koherent të

mbështetur nga gjykatat, thyerjen e “kulturës së pandëshkueshmërisë “ etj.

Asimetritë në informacion, mosnjohja e përparimeve teknologjike, risive unike, paqartësia e

specifikimeve të cilësisë dhe vështirësia për t`i matur ato, mosshkëmbimi i informacionit dhe mungesa e

përsosjes së kontakteve të specifikuara krijojnë probleme në proçesin e një tenderimi konkurent. Një

shembull kuptimplot është “ shkatërimi i fituesit “, që ndodh kur firmat apo konkuruese, për të fituar

Page 113: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

113

tenderin, ul kostot e financimit dhe, për të dalë me fitim, cënon në mënyrë të dukshme cilësinë e

investimit, nuk respekton kontratën, afatet e zbatimit etj, duke krijuar klimë për rryshfete e korrupsion,

duke i shkaktuar ekonomisë së vendit dëme të pallogaritshme. Në disa situata ndarja e informacionit për

kostot me konkurentët mund të sjellë oferta me optimale nga ana ekonomike e shoqërore, por nga ana

tjetër mund të krijojë edhe kushte për marrëveshje okulte. Megjithatë, disa ekonomistë mendojnë se në

kushte me të vërtetë ekstreme, marrëveshjet mund të jenë më të pranueshme se ofertat e pavarura.

Një shembull tjetër ka të bëjë me të ashtuquajturin “problem i bllokimit“ Pasi fiton kontratën, firma

furnizuese mbledh informacion të bollshëm pronësie, që i jep asaj përparësi në tenderat e tjerë për

kontrata. Në sajë të këtij informacioni privat, firma mund të përdorë me efektivitet atë që quhet pushteti

monopol [ tani që ka fituar kontratën ] për të rritur tarifat. Një përgjigje të mirë këtij veprimi mund t`i

jepte kontraktimi i dy firmave ose marrëveshja për ndarjen e kostove, megjithëse edhe ky veprim vë në

veshtirësi ekonomitë e shkallës dhe specializimin.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të prekura keqas nga virusi i korrupsionit, në mënyrë të

veçantë Shqipëria. Sipas të gjitha gjasave, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen shoqërisë dhe shtetit

shqiptar do t`i duhet ta luftojë pa kompromis këtë të keqe të madhe, që po e rrënon dita ditës shoqërinë e

shtetin shqiptar.

Sipas anketimeve të ndryshme rezulton se, për shqiptarët, pas papunësisë, sëmundja më e rëndë është

korrupsioni. Ryshfeti nuk ndikon vetëm tek cilësia e sasia e shërbimeve që qytetarët marrin nga zyrtarët

publike. Në kushtet e një zhvillimi të ulët ekonomik, kur papunësia është në nivele të larta, administrata

publike, duke qenë punëdhënësi më imadh në Shqipëri, me që ofron siguri dhe përfitime shoqërore të

lakmueshme me shumë se sektori privat, është njëherazi më e ekspozuara, më e prekshmja nga

korrupsioni në përgjithesi e ryshfeti në veçanti. Pikërisht, për arsyet e mësipërme , kurba e dhënies së

ryshfetit anon nga qytetarët më të ardhura me të ulëta, megjithatë asnjë grup social nuk përjashtohet nga

përdorimi i ryshfetit si mjet për të arritur diçka të kërkuar.

7.2 Legjislacioni i vendeve te tjera per abuzimin me pozite zyrtare.

Në se zyrtari ose nëpunësi i shërbimeve publike cënon ligjin ose rregulloren, duke krijuar përfitime

personale ose në interesin e një grupi ose u shkakton të tjerëve një dëm të pamerituar, ai ndëshkohet me 6

muaj deri në 3 vjet heqje. Lirie neni 323.

• Ndëshkimi rritet në rastet kur përfitimi eështë më i madh se dëmi

• Krimi i abuzimit me detyrës ka pësuar dy modifikime nga formulimi origjinal i tij.

Page 114: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

114

• Në variantin primitiv, në mbështetje te ligjit të viteve 301, kur dominonte shpërdorimi “i pa

emër i detyrës”që kryente një funksion ndihmës mbeturinor të mbrojtjes ligjore, në kuptimin se

rezultonte i aplikueshëm, aty ku fakti nuk identifikohej me hamendjet për vendosjen e akuzës..

• Modifikimi i parë legjislativ, realizuar brenda reformave të viteve ’90 transformonte abuzimin

zyrtar, shpërdorimin e detyrës në llojin kriminal bazë të sistemit ë krimeve kundër administrimit

publik, si i aftë të rimarrë edhe çështjet e futura në lloje të tjera kodesh që merreshin me krime

për interesa personale dhe të shpërdorimit të detyrës

• Kategoria e personave aktive përfshin zyrtarët dhe nëpunësit e shërbimeve publike

• Legjislacioni i 97-es ka sjellë një risi në planin e elementit subjektiv: abuzimi [shpërdorimi ]

për të qënë i ndëshkueshëm, duhet të jetë një gabim i qëllimshëm.

• Krimi kryhet që nga momenti i verifikimit të përfitimit ose të dëmit.

• Tentativa është privuar

• Është parashikuar të konsiderohet si rrethanë e rëndë krijimi i një përfitimi ose dëmi më të

madh. Jurisprudenca ka mbështetur me unanimitet tezën rigoroze se ekzistenca e krimit nuk

mund të dënohet vetëm me propozimin për kthimin e shumës që nëpunësi publik e ka përfituar

me anë të ryshfetit, por me detyrimin ndaj nëpunësit që ai ta kthejë shumën, pavarësisht kohës

kur e ka përvetësuar. Sipas pjesës së dytë të doktrinës, shpërdorimi nuk konsumohet para

kryerjes së aktit mitmarrës. Mbi konceptin e zyrtarëve janë ndeshur dy teori të ndryshme; njëra,

e ashtuquajtura” “ mendimi subjektiv “, tjetra, e ashtuquajtura, “ mendimi objektiv” Sipas

mendimit objektiv zyrtarët nuk mund të gjykohen për cilësite e tyre subjektive, por përmes një

prove objektive të faktit që ushtron një funksionar publik.

• Mendimi subjektiv e gjen origjinën nga forma kaukazistike në të cilën është sistemuar neni i

vjetër 357.

Lufta kundër korrupsionit si dukuri ndërkombëtare kërkon jo vetëm një politikë kriminale efektive

brenda vendit, por edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në bazë të Konventës Evropiane. Rritja e

angazhimeve në nivel ndërkombëtar, solli si pasojë reformën ligjore në fushën e legjislacionit penal me

qëllim goditjen e korrupsionit në të gjitha format e tij. Veçanërisht, me mjaft rëndësi paraqiten shtesat

dhe ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal. Formulimet për korrupsionin tashmë mbështeten

kryesisht në aktet juridike ndërkombëtare81. Dispozitat janë përmirësuar në drejtim të përmbajtjes, dhe

81Raporti i Agjencise se Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ne bashkepunim me QNL-n

“ Organet e Drejtesise ne Luften kunder Korrupsionit”.

Page 115: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

115

detajimit të tyre, si dhe janë ashpërsuar masat e dënimit. Goditja kundër korrupsionit realizohet jo vetëm

me parashikimin në Kodin Penal të krimeve të llojeve të korrupsionit, por edhe nëpërmjet sanksioneve

penale kundër tij. Është përshtatur sistemi i sanksioneve penale, në të cilin përveç dënimit me heqje të

lirisë, parashikohet edhe dënimi me gjobë. Dënimet penale për korrupsionin fillojnë nga më të lehtat për

korrupsion me burgim deri në dy vjet dhe më gjobë, tre vjet e me gjobë për funksionarët publik,

politikanët, deputetët etj”82 Gjithashtu, në funksion të luftës ndaj korrupsionit, rrethi i dispozitave është

zgjeruar në përputhje me realitetin ekonomik, politik dhe social, i cili imponon forma të reja të shfaqjes

së praktikave korruptive83. Kështu, janë përfshire në Kodin Penal dispozita të reja që lidhen me

korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të të zgjedhurve vendorë, si dhe të

korrupsionit aktiv dhe pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të

drejtësisë. Gjithashtu, për herë të parë u parashikuan vepra penale kundër korrupsionit në sektorin privat,

të cilat nuk parashikoheshin në të kaluarën. Një risi në Kodin Penal është parashikimi i përgjegjësisë

penale jo vetëm për personat që japin dhe marrin ryshfetin, por edhe për atë kategori që premton ose

siguron ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në vendimmarrjen e funksionarëve publikë. Për sa i përket

përgjegjësisë penale, ajo shtrihet jo vetëm tek personat fizikë, por edhe tek personat juridikë. Pra, në

këndvështrimin e një analize teoriko-juridike situata duket pozitive.

82 Elezi I, Komentari i shtesave dhe i ndryshimëve në Kodin Penal. 83Raporti i Agjencise se Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ne bashkepunim me QNL-n

”Organet e Drejtesise ne Luften kunder Korrupsionit”.

Page 116: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

116

KREU VIII

8. KORRUPSIONI DHE SIGURIA

Korrupsioni është një çështje e sigurisë globale. Ka qenë një problem për një kohë shumë të gjatë dhe më

në fund është njohur si sfidë e nivelit të parë të sigurisë ndërkombëtare. Shumë e shohin korrupsionin si

një krim “pa viktima” dhe ryshfetin vetëm si një mënyrë tjetër për të bërë biznes, por sot, sipas të gjitha

të dhënave, studimeve e analizave, rezulton se korrupsioni shkel të drejtat themelore të njeriut lidhur me

trajtimin e barabartë të tyre para ligjit. Rastet kryesore të korrupsionit po bëjnë lajme në mbarë botën.

Studimet e tanishme ofrojnë informacione të rëndësishme mbi lidhjen e Krimit të Organizuar

Transnacional (Transnational Organized Crime TOC) dhe korrupsionit, si kërcënime të mëdha për

stabilitetin politik, sigurinë njerëzore, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. Ish Sekretari i Shtetit i

ShBA-së, John F. Kerry, në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, i quajti pasojat

negative të korrupsionit si një rrezik social, një radikalizues dhe një shkatërrues mundësish.

Korrupsioni merr shumë forma. Ryshfeti, përvetësimi, mashtrimi, zhvatja, nepotizmi, postet e

pamerituara dhe monopoli janë ndër manifestimet e tij. Shembuj të korrupsionit përfshijnë një kompani

shumëkombëshe, me lidhje të dyshuara me organizatat kriminale, e cila paguan ryshfet për të fituar një

kontratë publike; një politikan që dikton investimet publike ndaj klientëve të tij; një zyrtar publik që

përvetëson fondet për një shkollë të re për të ndërtuar rezidencën e tij private apo për të paguar haraç në

firma ndërtimi të dyshimta; një menaxher që rekruton një mik të paaftë për një pozicion ekzekutiv;

partitë politike që fshehin burimet e financimit; apo një punonjës i rendit që kërkon ryshfet nga qytetarët

e zakonshëm.

Nuk ekziston një përkufizim universal i pranueshëm i korrupsionit, por ekziston një marrëveshje e gjerë

me definicionin ndërkombëtar të organizatës joqeveritare Transparency International; “abuzimi me

pushtetin e besuar për përfitime private”. Përkufizime të tjera përfshijnë perspektiva të shumëfishta të

disiplinave si ligji dhe kriminologjia, sociologjia, ekonomia apo zhvillimi ndërkombëtar. Termi në

vetvete është i gjerë. Korrupsioni mund të jetë i rastësishëm, sistematik ose tipik për atë vend. Ekzistojnë

dy grupe kryesore: korrupsioni i madh, që përfshin nivelet më të larta të qeverisjes dhe korrupsioni i

vogël, këmbimi i shumave të vogla të parave për favore të vogla.

Ekonomisti Robert Klitgaard shpjegon se korrupsioni zakonisht ndodh në kontekste të caktuara, në të

cilat monopoli i pushtetit është i kombinuar me diskrecionin dhe mungesën e llogaridhënies. Së pari,

dikush duhet të ketë një lloj forme të lirë për të vepruar mbi alokimin e burimeve, si publike ashtu edhe

private. Së dyti, janë qiratë ekonomike që lidhen me këtë fuqi, në të cilën stimujt më të lartë rezultojnë në

qiratë më të larta. Së treti, për të lulëzuar korrupsioni, vlera e të ardhurave që rrjedhin duhet të jetë e

Page 117: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

117

mjaftueshme për të kompensuar dënimet që lidhen me akte të tilla. Në fund të ditës, korrupsioni është një

krim i mundësisë që individët dhe organizatat kriminale janë të etur për të shfrytëzuar. Kryerja e

korrupsionit varet nga mundësitë e disponueshme dhe nga efektiviteti i masave të përcaktuara për të

penguar krimin.

Teoritë sugjerojnë se nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës janë

kryesisht pasoja e dështimeve të qeverisjes dhe sundimit të dobët të ligjit. Në botën e globalizuar,

qeverisja e keqe bëhet një prirje. Vendet/rajonet me qeverisje të keqe krijojnë vakume të pushtetit që

shfrytëzohen lehtësisht nga trafikantët, kriminelët, kryengritësit dhe terroristët. Korrupsioni është

kryesisht një çështje e sundimit të ligjit dhe qeverisjes (shih figurat 1 dhe 2). Indekset që ndjekin

korrupsionin në njërën anë, siç është Transparency International’s Corruption Perception Index për vitin

2015, dhe sundimi i ligjit dhe efektiviteti i qeverisë, nga ana tjetër, të matur nga Treguesit Botërorë të

Qeverisjes së Bankës Botërore (World Bank’s Worldwide Governance Indicators)si Indeksi i Sundimit të

Ligjit (Rule of Laë) dhe indeksi i Efektivitetit të Qeverisë(Government Effectiveness), zbulojnë një

korrelacion të dukshëm: vendet me korrupsion të lartë kanë sundimin e ligjit dhe efektivitetin e qeverisë

të dobët.

Ndërsa këto lidhje të thjeshta janë alarmante, grafika nuk zbulon marrëdhënien shkak-pasojë. Që do të

thotë a korrupsioni shkakton sundim të dobët të ligjit e qeverisje të keqe apo e anasjellta është e vërtetë?

Vendet shumë të korruptuara rrezikojnë të arrijnë në një spirale të keqe që çon drejt institucionalizimit

dhe pranimit të korrupsionit. Duke hedhur poshtë besimin e publikut, duke minuar sundimin e ligjit dhe

delegjitimizimin e shtetit, korrupsioni krijon një defiçit besimi në marrëdhëniet ndërpersonale. Pranimi i

gjatë i korrupsionit, fatalizmit dhe rezistencës ndaj ndryshimeve bëhet një “lojë justifikimi”, e cila

vazhdon të pengojë institucionet, duke penguar reformat. Kur njerëzit vënë re se sjellja e korruptuar nuk

dënohet, kur ai behet moralisht i pranueshëm , atehere krijohet nje krize vlerash mes shoqerise e

institucioneve.

Luftimi i korrupsionit nuk është i lehtë. Një nga sfidat më të mëdha është se korrupsioni shihet vetëm si

simptomë, një shenjë e dështimit të sistemeve qeverisëse. Përkundrazi, në vendet ku korrupsioni është

endemik, ai është sistemi. Në raste të tilla, qeveritë janë përshtatur për të pasuruar elitat qeverisëse dhe

për t`u shërbyer objektivave të tyre personale në rrezik të popullsisë. Korrupsioni i kushton të gjithëve,

por po merr një formë shumë më të rëndë në vendet e varfra. Sipas Bankës Botërore, korrupsioni i

kushton ekonomisë globale më shumë se 1 trilionë dollarë në vit. Institucionet e tjera ndërkombëtare

vlerësojnë kosto më të larta financiare, ndonëse kostot aktuale janë të vështira për t’u matur për shkak të

natyrës së paligjshme të krimit. Megjithatë, korrupsioni i shfrenuar në disa pjesë të botës po plaçkit

njerëzit më të varfër deri në tre të katërtat e potencialit të tyre ekonomik.

Page 118: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

118

Sot, korrupsioni shihet si përgjegjës për paqëndrueshmërinë politike, humbjet ekonomike, efikasitetin e

ulët dhe qeverisjen e dobët në mbarë botën. Ai shkatërron vlerën ekonomike, pengon zhvillimin,

viktimizon njerëzit me moral dhe bizneset, çorodit politikat dhe minon demokracinë. Studiuesit dhe

krijuesit e politikave gjithnjë e më shumë e gjejnë korrupsionin të jetë i ngatërruar me sfida të tjera të

sigurisë, nga krimi i organizuar deri te ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm. Është e rëndësishme të

shqyrtohen pasojat shumëaspekteshe të korrupsionit: demokratike, ekonomike dhe gjeopolitike.

Edhe pse shumica e korrupsionit në vendet në zhvillim është vendor/lokal, ajo përkeqësohet nga ofruesit

ndërkombëtarë të korrupsionit. Shpejtësia e pashembullt e globalizimit ka ekspozuar dhe përshpejtuar

korrupsionin në shkallë të gjerë dhe ka zvogëluar autoritetin e qeverive nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së

lirë, kufijve të hapur, lëvizjes së lirë dhe teknologjive të reja. Shtytja për globalizim dhe liberalizim në

fillim të viteve 1990 hapi një mekanizëm të ri për burokratët në ish vendet komuniste për të shfrytëzuar

rregullat dhe për të fituar ilegalisht nga proçesi i privatizimit. Përveç kësaj, zgjerimi i shpejtë i qendrave

financiare “offshore” brenda sistemit bankar global, siç tregohet nga skandali i kohëve të fundit “Panama

Papers”, e ka bërë më të lehtë lëvizjen e parave në nivel ndërkombëtar dhe e ka bërë luftën kundër

korrupsionit shumë të vështirë. Këto juridiksione/pushtete sekrete, ose strehëza të taksave, i referohen

fushave financiare dhe fiskale që i nënshtrohen pak ose aspak kompetencës juridike ose transparencës.

Sipas një raporti të vitit 2010 nga Global Financial Integrity, një organizatë jofitimprurëse me bazë në

Shtetet e Bashkuara, që punonte luftuar rrjedhat financiare të paligjshme, shuma totale e depozitave në

kompanitë “offshore” ishte gati 10 trilionë dollarë.

Objektivat e korrupsionit janë pasuria dhe fuqia, ku qeveritë e korruptuara kërkojnë të kapin rrjedhat e të

ardhurave të një vendi për përfitimin personal të elitave të korruptuara. Identifikimi dhe vlerësimi i

këtyre rrjedhave të të ardhurave është vendimtar në një luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit.

Rrjedhat e fitimeve të paligjshme ndryshojnë nga një vend në tjetrin, dhe varen nga gjeografia, historia,

burimet natyrore, konteksti rajonal, sistemet politike dhe zhvillimi ekonomik dhe social. Burimet

natyrore paraqesin një nga rrjedhat më të zakonshme të të ardhurave, të cilat referohen në literaturën

ekonomike si “paradoksi i bollëkut” ku vendet me bollëk të burimeve natyrore (si lëndët djegëse fosile

dhe mineralet e caktuara) kanë tendencë të kenë më pak rritje ekonomike, më pak demokraci dhe

rezultate më të ulëta zhvillimi sesa vendet me pak burime natyrore. Kjo kryesisht përshkruan shtete të

pasura me burime natyrore që keqpërdoren dhe shfrytëzohen nga disa kleptokratë, duke penguar

zhvillimin aktual dhe të ardhshëm. Disa vende afrikane, të pasura me burime natyrore, janë shembuj tipik

të vendeve ku elitat e korruptuara luftojnë për kontrollin politik dhe ekonomik të burimeve.

Iniciativat e TOC tregojne si narkotikët, kontrabanda njerëzore dhe trafikimi i armëve ose produkteve të

kafshëve të egra janë burime të ardhurash për elitat e korruptuara. Këto veprimtari janë të përhapura në

Page 119: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

119

vendet që prodhojnë drogë si Afganistani apo Kolumbia. Gjeografia gjithashtu luan një rol kritik,

veçanërisht për vendet e tranzitit si ato në Afrikën Perëndimore, Amerikën Latine, Azinë Qendrore ose

Ballkan. Ndihma e jashtme financiare është një tjetër rrjedhë e të ardhurave që është monopolizuar nga

rrjete të korruptuara. Ryshfeti i vogël gjithashtu mund të përfaqësojë një rrymë të konsiderueshme të të

ardhurave. Në Afganistan, shuma vjetore e humbjeve të përditshme u vlerësua në 4 miliard dollarë në

vitin 2014.

Duke parë tabelën e mësipërme vërehet se diskutimet ndërkombëtare për korrupsionin u përqëndruan në

atë më të dukshmin, në korrupsionin e vogël apo burokratik. “Petty” është një term i gabuar për shkak të

kostove të mëdha ekonomike dhe njerëzore, por është gjithashtu një simptomë e një sëmundjeje më të

madhe: korrupsioni i madh ose kleptokraci. Për korrupsionin e vogël apo burokratik ka shkruar Laërence

Cockroft, në librin e tij Korrupne .Sioni Global te: “Paraja, Fuqia, Etika në Botën Moderne”, shpjegon se

nxitësit e korrupsionit të vogël variojnë nga mbijetesa, pagat e ulëta zyrtare dhe mungesa e mundësive,

në lakminë, e cila mund të shfaqet nga i mbijetesës së gjatë e të lodhshme. Korrupsioni gjithashtu mund

të orkestrohet nga lart ose të diktohet nga faktorët sociologjikë dhe të reciprocitetit shoqëror, ku zyrtarët

publikë bëjnë favore për anëtarët e familjes ose për të tjerët.

Korrupsioni i madh është korrupsioni politik, i përhapur dhe në përgjithësi i referohet shfrytëzimit të

pushtetit nga elitat politike për të drejtuar dhe shtrembëruar politikat ekonomike. Duke i kthyer

institucionet e shërbimit publik në mjete për shfrytëzim publik, ky lloj i korrupsionit krijon barra të

mëdha ekonomike dhe sociale. Ai minon përgjegjësinë financiare, dekurajon investimet dhe pengon

ecurinë ekonomike. Ai ushqen paqëndrueshmëri duke shkatërruar besimin midis njerëzve dhe qeverisë

dhe shkatërron strukturën shoqërore. Ky lloj korrupsioni i nxori protestuesit në rrugë për të ndryshuar

rendin politik në Tunizi, Egjipt, Ukrainë, Moldavi dhe gjetkë. Ndër nxitësit e korrupsionit të madh, më

problematik është financimi i paligjshëm i partive politike. Ai nxjerr para për të mbështetur regjimet në

Page 120: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

120

pushtet ose investon në politikë si një mënyrë për të siguruar objektiva biznesi për politikanët,

organizatat kriminale dhe klanet e tyre.

Kompanitë multinacionale kanë qenë një tjetër drejtues energjik i korrupsionit, ku disa kanë parë

ryshfetin e huaj si pjesë normale të zhvillimit të tregut. Ky perceptim u sfidua për herë të parë në vitin

1977 nga Akti i Praktikave të Jashtme të Korruptimit të SHBA (Foreign Corrupt Practices Act FCPA), i

cili penalizoi ryshfetet nga kompanitë e SHBA-ve tek zyrtarët e qeverive të huaja. Deri në fillim të viteve

2000, FCPA u zbatua rrallë, por kjo ka ndryshuar pasi u shoqërua me miratimin e konventave të tjera të

rëndësishme ndërkombëtare. Lëvizja e çmimeve dhe produktet e tregtuara ilegalisht konsiderohen

gjithashtu si nxitës të korrupsionit pasi më shumë se gjysma e tregtisë globale llogaritet nga shitjet midis

filialeve brenda të njëjtës korporatë.

8.1 Korrupsioni dhe lidhja me Krimin e Organizuar

Hulumtimet tregojnë një lidhje shumë të fortë ndërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo situatë

është e zakonshme në vendet postkomuniste, ku, pas konflikteve, dobësia e pushtetit dhe sundimit të

ligjit kanë krijuar mundësi për organizatat kriminale. Analizat gjithëpërfshirëse te kërcënimit në rritje të

TOC duhet të marrë në konsideratë rolin e korrupsionit si një mundësi për këto veprimtari. Marrëdhënia

ndërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit krijon një lidhje, e cila, pasi të jetë krijuar, është shumë e

vështirë për t’u prishur. Sot, rrjetet e TOC janë shumë më të sofistikuara dhe sfiduese për t`u luftuar.

Grupet e reja të TOC vazhdimisht ndryshojnë metodat dhe strukturat e tyre dhe, të mundësuara nga

forcat e globalizimit si teknologjia dhe inovacioni, kanë rritur ndikimin e tyre në shoqëri. Duke

përshtatur teknologjitë dhe metodologjitë e reja, rrjetet e organizuara kriminale kanë rritur në mënyrë

dramatike shtrirjen e tyre në jetën dhe punët e njerëzve të zakonshëm, qeverive dhe kompanive private.

Interneti, si një lehtësues kryesor i komunikimit elektronik, dhe rritja e firmave ndërkombëtare të

transferimit, kanë luajtur rol vendimtar në ndihmën për rritjen e ekonomisë ilegale në mbarë botën

përmes mjeteve të pastrimit të parave dhe lehtësimin e llojeve të reja të veprimtarisë kriminale, si krimi

kibernetik.

Për të kuptuar më mirë TOC, është e rëndësishme të shikojmë teorinë e sipërmarrjes së TOC. Jay

Albanese, një ekspert i kriminologjisë, argumenton se një rrjet TOC është “një ndërmarrje e

vazhdueshme kriminale që punon në mënyrë të arsyeshme për të përfituar nga aktivitetet e paligjshme që

shpesh janë nevoja të mëdha publike”. Ekzistenca e saj e vazhdueshme ruhet përmes përdorimit të forcës,

kërcënimeve, kontrollit të monopolit dhe/ose korrupsionit të zyrtarëve publikë. Bazuar në këtë teori,

grupet e krimit të organizuar ekzistojnë sepse tregjet e ligjshme lënë shumë konsumatorë të pakënaqur.

Grupet kriminale mund të konsiderohen si kompani shumëkombëshe, duke kërkuar fitim ekonomik

nëpërmjet vlerësimit të rreziqeve, përfitimeve dhe analizave të tregut për një vend të caktuar.

Page 121: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

121

Me zgjerimin global, dimensioni ndërkombëtar është çelësi për të kuptuar bashkëpunimin ndërmjet

grupeve të ndryshme të krimit të organizuar që tejkalojnë dallimet kombëtare, etnike dhe të biznesit.

Është e habitshme që grupet e TOC nuk përfshihen ekskluzivisht në aktivitete të paligjshme, por

ndërmarrin sipërmarrje të ligjshme dhe ekonomi të rregullt, duke krijuar kufizime të paqarta mes të

ligjshmes dhe të paligjshmes duke i bërë ato më pak të dukshme dhe më të vështira për t’u arritur si

objektiv.

Të ardhurat nga tregtia e paligjshme, kryesisht të rrënjosura në krimin e organizuar, qofshin trafikimi i

qenieve njerëzore, drogat, trafikimi i armëve, kafshët e paligjshme, falsifikimi ose pastrimi i parave,

ushqejnë ekonominë e tregut të zi. Këto aktivitete përhapen në rajonet ku ka mungesë të qeverisjes dhe

nivele të larta të korrupsionit. Këshilli i Axhendës Globale të Forumit Ekonomik Botëror mbi Tregtinë e

Paligjshme (World Economic Forum’s Global Agenda Council on Illicit Trade) vlerëson se “ekonomia e

hijes” e paligjshme do të jetë deri në 2 trilionë dollarë në vit. Lidhjet midis grupeve të TOC dhe

korrupsionit të madh po rriten si kërcënim për sigurinë. Louise Shelley, autorja e Bashkimeve të Pista:

“Korrupsioni, Krimi dhe Terrorizmi”, (Dirty Entanglements: Corruption, Crime and Terrorism) ka

dokumentuar shkallën e kërcënimit të krimit të organizuar e korrupsionit.

Në analizimin e përhapjes së ndërmarrjeve/iniciativave kriminale theksohen faktorët e shtytjes dhe

tërheqjes. Faktorët tërheqës përfaqësojnë mundësitë e ofruara nga tregjet e parregulluara, mungesa e një

shteti mirëfunksionues, sundimi i dobët i ligjit, mungesa e mjeteve gjyqësore dhe zbatuese dhe

korrupsioni i përhapur, duke çuar në një mjedis të favorshëm për aktivitete kriminale të suksesshme.

Vakumet ekzistuese në rregullat dhe zbatimin e tyre mund të plotësohen me lehtësi nga TOC, duke

minuar legjitimitetin e shtetit. Sfida të tjera imediate, si: varfëria, papunësia, korrupsioni, jostabiliteti

politik, qeverisja e dobët dhe mosmarrëveshjet ndëretnike krijojnë mjedis të përsosur për shfrytëzim nga

TOC.

Qeverisja e dobët, korrupsioni dhe varfëria krijojnë një cikël vicioz që shkatërron mundësitë dhe

zhvillimin. Dobësitë institucionale dhe fragmentimi, pabarazitë socio-ekonomike, zhvillimi i pabarabartë

dhe hapja ndaj korrupsionit krijojnë kushte ideale për lulëzimin e krimit të organizuar. Krimi i

organizuar ka një ndikim të vërtetë në korrupsionin institucional dhe gjyqësor në disa vende, sepse

ryshfetet dhe pagesat e haraçit janë dukshëm më të larta se pagat e administratës publike, në kuadër të një

shërbimi civil shumë të politizuar dhe joprofesional.

Këto probleme reflektohen në shumë vende, nga Azia në Afrikë, deri në Detin e Zi, Ballkan dhe

Amerikën Latine. Vakume të rëndësishme afatgjata u krijuan në vendet post-diktatoriale, pas koloniale

dhe post-komuniste, të shkaktuara nga revolucionet, luftërat, mosmarrëveshjet etnike, ekstremizmi dhe

ndryshimet e mëdha politike. Përveç kësaj, vendndodhja gjeografike strategjike e disa prej këtyre

Page 122: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

122

vendeve krijoi mundësi unike për fitim të paligjshëm, gjë që ndihmoi në zhvillimin e modeleve

komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit të ndërvarur. Reduktimi i të ardhurave dhe rritja e

papunësisë, të shkaktuara nga recesioni i fundit ekonomik, bënë që individët dhe organizatat në sektorin

privat dhe publik të jenë më të prekshëm, më të ekspozuar ndaj veprimtarive kriminale, njëherazi duke u

ndeshur me sfida të reja në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Rritja e tolerancës sociale

ndaj aktiviteteve kriminale mund të jetë rreziku më i lartë për shoqërinë.

Për shembull, sipas burimeve si EUROPOL dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin

(United Nations Office on Drugs and Crime) Evropa Juglindore ka parë zgjerimin më të madh të krimit

të organizuar në dekadën e fundit, duke fituar një pozitë dominuese me një vlerë tregu vjetore prej 20

miliardë dollarë dhe duke kontribuar në formimin e një aksi ballkanik për trafikimin e një

shumëllojshmërie të mallrave të paligjshme në Bashkimin Evropian. Raporti i Integritetit Financiar

Global (Global Financial Integrity) thotë se paratë e pista nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal i

kanë kushtuar vendeve të Ballkanit një shifër prej 111.6 miliardë dollarë gjatë 10 viteve (2001-2010);

Serbia renditej më keq me rreth 5 miliardë dollarë në vit. Konfliktet e mëparshme dhe paqëndrueshmëria

politike, me kalimin e kohës, i shushatën qeveritë e Ballkanit nga zbatimi i reformave reale ekonomike

dhe politike, duke rezultuar në institucione të brishta demokratike dhe duke minuar zbatimin efektiv të

ligjit në të gjithë rajonin.

8.2 Korrupsioni dhe Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Ndikimi i korrupsionit në sigurinë ndërkombëtare është anashkaluar për një kohë të gjatë. Sot, ekziston

një fokus i shtuar ndërkombëtar në përpjekjet kundër korrupsionit. Sigurisht, korrupsioni ndodh kudo,

madje edhe në vendet më të zhvilluara, por kur një vend pengohet nga korrupsioni endemik që përshkon

sistemin politik dhe institucionet shtetërore kapen për interesat e disa elitave, kjo përbën një kërcënim të

madh jo vetëm për sigurinë e atij vendi, por gjithashtu përbën një rrezik real për rendin ndërkombëtar.

Nga kjo perspektivë, korrupsioni është një rrezik social ndërkombëtar dhe radikalizues që ushqen krimin

e organizuar,ekstremizmin dhe terrorizmin, dhe shkatërron besimin e njerëzve në autoritetin legjitim.

Një studim i kohëve të fundit i Carnegie Endoëment për Paqen Ndërkombëtare gjeti një korelacion të

dukshëm midis indekseve të dhunës, jostabilitetit dhe korrupsionit, duke treguar se vendet e

karakterizuara nga korrupsioni i shfrenuar priren të vuajnë konflikte dhe dështimin e shtetit. Në fakt, 12

nga 15 vendet e renditura më poshtë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency

International (Transparency International’s Corruption Perception Index) 2013 vuajtën nga një lloj

ekstremizmi, terrorizmi, rebelimi ose kërcënime të tjera të ngjashme ndaj sigurisë ndërkombëtare. Në

këtë kategori futen vende të tilla si Libia, Siria, Afganistani, Sudani, Iraku dhe Jemeni.

Page 123: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

123

Nivelet e përhapura të korrupsionit krijojnë shtete të brishta duke kufizuar qeverisjen efektive

demokratike. Sundimi i dëmtohet kur normat dhe rregullat anashkalohen nga ryshfetet, menaxhimi

publik është dëmtuar nga paratë e paligjshme dhe medias së lirë i mbyllet goja përmes kontrollit politik.

Një vend shumë i korruptuar rrezikon të hyjë në një spirale të egër në rënie, duke çuar në

“institucionalizimin” e korrupsionit. Pabarazia sociale dhe ekonomike shkakton një humbje të besimit në

institucionet publike, duke krijuar trazira dhe duke rritur paqëndrueshmërinë sociale.

Këto implikime kanë dalë shumë qartë në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, ku zemërimi

popullor kundër regjimeve kleptokratike ndezi Pranverën Arabe në vitin 2011. Bashkësia ndërkombëtare

anashkaloi korrupsionin endemik që kishte pllakosur këto vende afrikane për shumë dekada derisa u bë

referenca e vetme për një sistem të qeverisjes. Sot, pasojat negative ndjehen edhe brenda BE, e cila po

përballet me krizën më të madhe të refugjatëve dhe emigrantëve nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se

1.5 milion emigrantë të parregullt kaluan kufijtë evropianë vetëm në vitin 2015. Ndërkohë që qindra

mijëra njerëz ikin nga lufta dhe terrorizmi, shumica e madhe po ikin nga varfëria, papunësia dhe

mungesa e mundësive. Kjo krizë aktuale e migracionit ka përqendruar gjithashtu vëmendjen në lidhjen e

migrimit dhe korrupsionit. Studimet e fundit tregojnë se vendet ku korrupsioni perceptohet si i përhapur

janë kryesisht vendet e emigracionit, dhe vendet ku korrupsioni perceptohet si një çështje e vogël janë

marrësit/pritësit e emigracionit.

Pasojat e korrupsionit u dukën gjithashtu shumë qartë në Ukrainë, ku zemërimi popullor kundër regjimit

kleptoraktik të Presidentit Viktor Janukoviç nxiti protestat e Maidanit në vitin 2013 dhe Revolucionin e

Dinjitetit. Vendimi i Janukoviç për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE ishte

shkaktari i trazirave popullore, pika e kthimit të një krize që buroi nga më shumë se 20 vjet qeverisje të

dobët, korrupsion i shfrenuar dhe një ekonomi e njëanshme të dominuar nga oligarkët. Në vitin 2013,

Ukraina u rendit e 144 nga 175 vende në Indeksin e Transparencës Ndërkombëtare të Perceptimit të

Korrupsionit (Transparency International Corruption Perception Index).

Në fillim të viteve 1990, Ukraina dhe shtetet e Evropës Qendrore si Polonia dhe Republika Çeke ishin në

një ekonomi të ngjashme, me të ardhura dhe standarde të ngjashme jetese. Ndërsa shtetet e Evropës

Qendrore u reformuan shpejt në ekonomitë e tregut të lirë, Ukraina iu nënshtrua një zhvillimi te ngadaltë

ekonomik. Sot, Ukraina është ndër vendet më të varfra në Evropë, me më pak se 4.000 dollarë të ardhura

mesatare për frymë. Përmes infiltrimit në ekonominë zyrtare dhe sferës politike, krimi i organizuar dhe

korrupsioni kanë krijuar pasoja të thella ekonomike dhe politike, përveç kostove të dukshme sociale dhe

psikologjike. Këto fenomene rrisin rrezikun dhe pasigurinë në sektorin e biznesit, duke penguar proçeset

e akumulimit dhe shpërndarjes, duke dëmtuar rritjen ekonomike dhe duke ndikuar negativisht në

konkurrueshmërinë e vendit.

Page 124: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

124

8.3 Goditja Ndërkombëtare e Korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit është bërë një prioritet i lartë në mbarë botën, por këtu nuk ka “plumba

magjik”. Çdo përpjekje e vërtetë anti-korrupsion duhet të fillojë me njohjen se si oferta dhe kërkesa

duhet të adresohen. Sipas Vito Tanzi, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Fiskale të Fondit Monetar

Ndërkombëtar, katër çështje kryesore duhet të trajtohen për të luftuar me sukses korrupsionin:

• Angazhim i ndershëm dhe i dukshëm i lidershipit për të luftuar korrupsionin;

• Ndryshimet e politikave që zvogëlojnë mundësitë e zhvillimit të korrupsionit duke shmangur

rregullat burokratike dhe duke rritur transparencën ekonomike;

* Rritja e pagave në sektorin publik si dhe e stimujve që çojnë drejt një sjelljeje të ndershme,

rritja e kontrolleve efektive dhe instalimi i kulturës së pandëshkueshmërisë.

• Rritja e transparencës në financimin e partive politike, nëpërmjet reformave të ndryshme

elektorale.

Trajtimi i korrupsionit kërkon një qasje të gjerë dhe të guximshme. Rëndësia e problemit kërkon masa

radikale, vullnet të fortë politik dhe një përgjigje gjithëpërfshirëse. Trajtimi i korrupsionit është

gjithashtu hapi i parë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Përpjekjet për të çrrënjosur

krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk ka gjasa të jenë të suksesshme nëse nuk adresohen forcat që

krijojnë vakume të pushtetit në vendet më të prekura. Meqenëse korrupsioni dhe krimi i organizuar

krijojnë dhe ushqehen nga varfëria, zhvillimi i pamjaftueshëm dhe institucionet e dobëta, përpjekjet

duhet të përqëndrohen në zhvillimin ekonomik. Për strategji të suksesshme, nevojitet një ekuilibër mes

përgjigjeve të zbatimit të ligjit për të ndëshkuar njerëzit e korruptuar dhe reformat më të gjera për të

forcuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.

Ekzistojnë tri qasje kryesore për të luftuar korrupsionin: avokati, ekonomisti dhe biznesmeni. Qasja e

ligjvënësve korrespondon me ligje më të ashpra dhe më efektive për të rritur rreziqet dhe kostot e

përfshirjes në korrupsion. Legjislacioni është një instrument thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe

krimin e organizuar; megjithatë, shpesh janë rregullat reagues, të cilat shpesh rezultojnë me një përgjigje

të mençur ndaj këtyre llojeve të krimit. Rregullat e forta për të frenuar korrupsionin dhe krimin e

organizuar shpesh nuk arrijnë të adresojnë rrënjët e kriminalitetit. Ekziston nevoja për një zbatim të

fuqishëm të legjislacionit dhe rregullimin e harmonizuar rajonal dhe ndërkombëtar, në vend të rritjes së

legjislacionit kombëtar.

Në vendet e prekura nga korrupsioni endemik, ka hendeqe të mëdha mes ligjeve të miratuara zyrtarisht

dhe pamundësisë së institucioneve për t’i zbatuar ato. Ligjet e forta penale kundër korrupsionit janë një

kusht i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm. Rregullat duhet të shoqërohen nga institucione të mirë-

Page 125: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

125

financuara në gjendje të zbatojnë këto ligje. Për këtë arsye, kapacitetet e forta institucionale janë

vendimtare për të adresuar efektivisht organizatat e krimit të organizuar dhe mundësite e tyre për të

korruptuar.

Një shoqëri mund të parandalojë krimin duke i bërë më të kushtueshme aktivitetet e paligjshme, duke

rritur probabilitetin e zbulimit të krimit dhe ashpërsinë e dënimeve. Qasja e ekonomistëve mbështet

rritjen e nivelit të konkurrencës ekonomike në mënyrë që reformat të mund të gjenerojnë një ekonomi

tregu më të hapur dhe konkurrencë të ndershme, duke ulur kështu mundësitë për korrupsion. Kjo qasje

përfshin proçeset e efektshme dhe transparente të qeverisë në ekonominë e tregut për të zvogëluar

mundësitë për marrje ryshfeti. Vendet duhet të investojnë në forcimin e institucioneve dhe rritjen e

transparencës dhe llogaridhënies me qëllim të krijimit të një mjedisi të favorshëm biznesi për të tërhequr

investitorë të huaj të kualifikuar që do të përfitonin një zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm dhe do të

kishin efekte pozitive të përhapjes, përmirësimin e ekonomisë vendase dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Qeveria duhet të paguajë paga më të larta për nëpunësit civilë për të zvogëluar nevojën e tyre për t'u

angazhuar në aktivitete korruptive. Reforma e pagave është e rëndësishme, por e pamjaftueshme vetëm.

Duhet të kombinohet me monitorimin, transparencën dhe llogaridhënien, dhe mekanizmat e rekrutimit

dhe promovimit bazuar në merita.

Një kombinim i këtyre tre qasjeve mund të jetë një recetë për suksesin. Gjeorgjia jep një shembull të

shkëlqyeshëm, që tregon se cikli vicioz i korrupsionit endemik mund të shkatërrohet me reforma të

përshtatshme dhe vendimtare. Gjeorgjia përvetësoi dhe zbatoi përvojat më të mira të vendeve të tjera, si

Hong Kongu dhe Singapori. Në vitin 2003, korrupsioni depërtoi pothuajse në çdo aspekt të jetës

gjeorgjiane. Që nga “Rose Revolution” në fund të vitit 2003, politika “zero tolerancë” e qeverisë uli në

mënyrë drastike korrupsionin në shërbimet publike. Pas zbatimit të një sërë reformash ekonomike për të

liberalizuar tregjet e saj dhe për të përmirësuar efikasitetin, Gjeorgjia në mënyrë dramatike ka

përmirësuar pozicionin e saj, jo vetëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, (Transparency

International’s Perception of Corruption Index) por edhe në renditjen e Bankës Botërore të të Bërit

Biznes (Ëorld Bank’s Doing Business).

Ajo u zhvendos nga 112 në 2006, në 8 në 2014. Pozicioni i lartë i Gjeorgjisë rriti aftësinë e saj për të

tërhequr flukset e mëdha të investimeve të huaja direkte (foreign direct investment (FDI), të cilat u bënë

faktor lëvizës për suksesin ekonomik. Stoku i përgjithshëm i FDI-ve në Gjeorgji u rrit më shumë se

gjashtëfish, nga 423 dollarë për banor në vitin 2004, në 2.833 dollarë për banor në vitin 2014. Rritja e

FDI-ve korrespondon me një rritje të trefishtë në të ardhurat e Gjeorgjisë për banor, e cila u rrit nga 1.135

dollarë në vitin 2004 në 3.699 dollarë në vitin 2014.

Page 126: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

126

Mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është përmes rregullave të fortë dhe ndërtimit të

institucioneve efektive. Institucionet e forta janë të rëndësishme. Luftimi dhe parandalimi i korrupsionit

kërkon pjesëmarrjen dhe angazhimin e të gjithë shoqërisë. Sistemet e menaxhimit publik mirë

funksional, një sistem gjyqësor i pavarur dhe një shoqëri civile vigjilente janë thelbi i çdo strategjie

kundër korrupsionit. Këto janë objektiva që nuk mund të arrihen brenda natës. Rritja e transparencës

duhet të jetë hapi i parë serioz në këtë proçes.

Në fakt, transparenca po bëhet një mjet i rëndësishëm në përpjekjet për të reduktuar korrupsionin në

mbarë botën. Nëse puna e qeverisë është transparente për publikun, qytetarët mund t'i mbajnë zyrtarët e

përgjegjshëm. Përvoja e vendeve skandinave tregon se shoqëritë e hapura dhe transparente janë mjeti më

i mirë kundër korrupsionit.Shoqëria civile, bizneset private dhe mediat e lira dhe të pavarura gjithashtu

mund të luajnë rol kyç në shpërndarjen e reve të zeza të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëpunimi dhe partneriteti efektiv me këto institucione do të siguronin qëndrueshmëri në afat të

gjatë, të ndihmuar nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Shoqëria civile dhe mediat duhet të

luajnë rolin e mbikëqyrësve të integritetit të sektorit publik.

Promovimi i ndërgjegjësimit publik, transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në institucionet publike

dhe shoqërinë civile ndihmon luftën kundër korrupsionit. Për fat të mirë, iniciativa e Partneritetit të

Qeverisë së Hapur (Open Government Partnership) 2011 ofron një platformë të qëndrueshme të këtyre

parimeve për reformatorët e angazhuar për t'i bërë qeveritë e tyre më të hapura, transparente dhe të

përgjegjshme për qytetarët. Nisma filloi me vetëm gjashtë vende, por është rritur në 69 vende ku qeveria,

shoqëria civile dhe bizneset po punojnë së bashku për të zhvilluar reforma të rëndësishme të qeverisë së

hapur.Luftimi i korrupsionit ndërkombëtar nuk është vetëm në qendër të punës së agjencive të zbatimit të

ligjit, por gjithashtu është një përparësi e re për diplomacinë. Në janar të vitit 2016, në fjalimin e tij në

Forumin Ekonomik Botëror, John Kerry vendosi luftën kundër korrupsionit në një nivel të ri duke i

kërkuar të gjithëve që ta bënin atë prioritet të sigurisë kombëtare.

Lufta ndaj korrupsionit publik në nivel ndërkombëtar filloi me FCPA të SHBA-së në vitin 1977,

legjislacioni i parë që ka nxjerrë jashtë ligjit një ryshfet të paguar në një vend tjetër. Për fat të keq, vendet

e tjera të zhvilluara nuk i përqafuan këto masa dhe grabitjet e huaja nga kompanitë shumëkombëshe

vazhdonin të ishin tatime/taksa të zbritshme edhe për dy dekada. Një hap i madh u ndërmor

ndërkombëtarisht në vitin 1997 kur Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation

for Economic Co-operation and Development) miratoi Konventën për Luftimin e Ryshfetit të Zyrtarëve

të Jashtëm Publikë (Convention on Combatting Bribery of Foreign Public Officials) në transaksionet

ndërkombëtare të biznesit. Kjo marrëveshje ligjërisht e detyrueshme anti-ryshfet u nënshkrua nga 34

anëtarë dhe pesë vende jo-anëtare dhe hyri në fuqi dy vjet më vonë.

Page 127: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

127

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, (United Nations Convention against

Corruption) e vitit 2003, e cila hyri në fuqi në vitin 2005, është ylli orientues i nismave antikorrupsion.

Ajo përfshin akte shumë të rëndësishme që luftojnë ryshfetin e huaj, lehtësojnë ekstradimin e zyrtarëve të

korruptuar, nxisin ndihmën e ndërsjellë juridike dhe ndihmojnë në rikuperimin dhe kthimin e pasurive të

vjedhura.

Globalisht, institucionet si BE, Këshilli i Evropës, Organizata e Shteteve Amerikane, Transparency

International, Banka Botërore dhe G-20, grupi i vendeve që përbëjnë 85 për qind të ekonomisë botërore,

e kanë njohur korrupsionin si një problem global dhe janë të angazhuar për të dhënë zgjidhje. Politikat

globale kundër korrupsionit janë po aq të forta sa edhe vullneti politik për t’i zbatuar. Lajm i mirë është

se qytetarët në mbarë botën janë gjithnjë e më të gatshëm t’i mbajnë qeveritë e tyre të përgjegjshme.

Teknologjia, gazetaria investigative, mediat sociale dhe përpjekjet ndërkombëtare kanë luajtur rol kyç në

ngritjen e vetëdijes në lidhje me goditjen e korrupsionit. Udhëheqësit në mbarë botën nuk mund të

lejojnë më të injorojnë thirrjen për qeverisje të mirë.

Page 128: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

128

KREU IX

9. KORRUPSIONI HETIMI DHE REFORMAT

9.1.Administrimi publiki subjektit pasiv.Në të vetmet norma penale, kuptimi i shprehjes

"administrim publik" është ndryshe nga kuptimi që i është dhënë në pjesën e artikullit II të librit

të dytë të kodit penal si dhe në rubrikat e dy kapitujve të parë të vetë këtij artikulli. Pra, nuk i

drejtohesh me administratës publike në sensin objektiv ( si e mirë e mbrojtur), por në fakt i

referohesh në sensin subjektiv (në atë të enteve në përkujdesje të interesave të mbrojtura). Në

këto kushte merret në konsiderate fakti që nëpunësit publik duhet të jenë pjesë e një administrate

publike, ose fakti që personi në fjalë vepron për llogari të administratës .

Miratimi i subjektit pasiv Në krimet kundër administratës publike subjekti pasiv është ent

publik, por ky aresyetim nuk mund të ketë asnjë vlerë në fund të përjashtimit të krimit pasi,

miratimi i privuar sjell më pak karakter tipik nga fakti i parashikuar i normës së vetme

inkriminuese (p.sh. nëpunësi publik që zotëron mundësi për shkak të funksionit publik që

kryen, nga zyra e tij nuk përbën faktin tipik të shpërdorimit pëer përdorimin momental të

diçkaje). Neni 357 K.P. paragrafi i parë (teksti i ri) përcakton në rubrikeën njohuri për

nëpunësit publik (zyrtarët) sipas ligjeve penale, janë nëpunësit publike të cilët ushtrojnë një

funksion publik legjislativ, juridik ose administrativ dhe që janë subjekt i veprave penale të

korrupsionit pasiv ose aktiv sipas ligjit.

9.1.1. Mendimi subjektiv.

Gjatë debatit mbi konceptin e zyrtarëve janë ndeshur, dy teori kundërshtare: njëra, e ashtuquajtura

"mendimi subjektiv", tjetra e ashtuquajtura "mendimi objektiv".

Mendimi subjektiv gjen origjinën nga forma kaukazistike në të cilën ishte formuluar neni i vjetër 357 i

Kodit penal. Elementet përbërës për të treguar nëse një subjekt ishte zyrtar, sipas kësaj pikëpamje, ishin

reklama e enteve dhe natyra e funksioneve përgjithësisht të besuara të subjektit në raportin e punës së

nëpunësit publik. Një subjekt ishte zyrtar edhe për këtë gjëndje në raport me një ent të siguruar. Nga kjo

pikpamje lindën mendimet e përgjithshme që një kualifikim i caktuar i nëpunëesve, të vendoste cilësinë

e nëpunësve publikë, duke u bazuar tek shembujt relativ disi të shpeshtë në teorinë e juridiksionit.

Për sa sipër rezulton se, mendimi subjektiv ishte i gabuar referuar tek teksti origjianl i nenit 357 kodit

penal, bazuar kjo në varësinë e listës kazuistike. Madje për shkak të kësaj reference , meqë pranohet çdo

prove subjektive mjaftonte vetëm një kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që një subjekt të ishte zyrtar,

apo (nëpunës publik)

Page 129: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

129

9.1.2. Mendimi objektiv.

Ky mendim përshkruan zyrtarët jo për cilësinë e tyre subjektive, por përmes një prove objektive të faktit

që ushtron një funksion publik. Është nëpunës publik secili që ushtron një funksion publik legjislativ,

administrativ ose juridik, Ky mendim përveç të tjerash, ka avantazhin të pranojë rezultate të vlefshme

edhe kur subjekti nuk është i lidhur me entet në ndonjë raport pune. Ligjvënësi pas viteve 1990 ka bërë

një zgjidhje të qartë në favor të mendimit subjektiv për nëpunësit publik.

Përmbajtja e re e nenit 357 ka hequr metodën kazuistike, duke përshkruar nëpunësit publik veçanërisht

në bazën e funksioneveqë ata ushtrojnë. Pra duket qartë që zgjedhja është në favor të mendimit

objektiv për nëpunësit publik. Zyra publike është e jo për mënyrën apo formëen e raportit tëe punëes

që e lidh me një ent, aq më pak për natyrën publike të entit por veçanëerisht për situatën konkrete që

vendos me përjashtim të krimit dhe kjo, sepse ushtron një funksion publik.

Aktiviteti administrativ do të konsiderohet publik, sepse është i disiplinuar në norma të

përgjithshme dhe përjashton të drejtën publike, kur ka dhe jep akte-sjelljeje normative individuale

që janë shprehje të një pushteti sundues. Është për të konsideruar si funksion (dhe jo si shërbim)

fakti kur përfundohen formulimet ose deklarimet e vullnetit të administratës publike. Deklarimi

publik nuk është më një deklarim shkencor i thjeshtë, por edhe një deklarim i vërtetë vullnetar i

administratës publike, deklarimi vullnetar sipas të cilit, përbërja e dëshmisë konsiderohet zyrtarisht

e vërtetë.

Nëse pranohet ky përfundim atëherë mund të thuhet se ushtrohet një funksion publik, prandaj janë

nëpunës publik, Presidenti i Republikës, Ministri, parlamentarët, kryetarët e bashkive dhe të Qarkut,

përfaqësuesit e këshillave të zgjedhur, juristët etj., ato tek të cilët manifestimi i vullnetit

konsiderohet nga ligji si manifestim i vullnetit të entit, gjithashtu, edhe subjektet e tjera që

përgjithësojnë lehtësisht entin në raporte me publikun. Funksioni publik që zhvillohet në shëerbim të

Shteteve të tjera, mund të kthehet vetëm drejtpërdrejt: si çështje, vetëm atëherë ku aktet e jashtme të

jenë të konvertuara apo të përkthyera në gjuhën zyrtare.

Sipas teorisë më të mirë administrative raporti mes personave të administratës publike karakterizohet si

raport shërbimi, kur personi ka detyrimin të veprojë edhe për vazhdimësinë e menaxhimit të fondeve të

enteve publike.

Edhe sot format e brendshme të normave penale bëjnë të mundur ndonjë modifikim të vetë

mendimeve të të drejtës administrative. Edhe psë në të drejtën penale nuk ka rëndësi raporti i

shërbimit në krahasim me entet publike, por në rrethanat që subjekti ushtron konkretisht një shërbim

Page 130: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

130

publik. Është për t'u përjashtuar mbi të gjitha fakti, që mund të kërkohet si detyrim të veprohet për

vazhdimësinë e qëllimeve të enteve, kur shfaqet mjaftueshëm që subjekti ka pushtet.

Nga rrethana që kujdestaria penale nuk ka të bëjë me një raport shteti përmes subjektit dhe entit, por

me veprimin konkret të subjektit për vazhdueshmërinë e qëllimeve publike, varet një d ivergjencë e

mëtejshme e koncepteve penale nga ato të të drejtës administrative. Madje një raport i një shërbimi

në mbështetje të një enti publik, kërkon një ushtrim të një shërbimi publik. Aspekti publiçistik vjen

spontan nga natyra e enteve tek natyra e shërbimeve. Kjo ka rëndësi se mund të ushtrojë një shërbim

jopublik në mbështetje të një enti publik dhe që është e mundur edhe të ushtrojë një shërbim publik

duke filluar nga një raport çfarëdo me një ent publik. Rasti i parë verifikohet kur shërbimi konk ret

nuk i drejtohet vazhdimësisë të një kufiri publik; i dyti, kur një sipërmarrje private apo një shërbim

që në drejtimin e vet objektiv ka një funksion publicistik.

9.2. Shërbimi publik.

"Shërbime publike". Aktivitetet legjislative dhe ato juridike e shtetërore të administratës nuk munden

kurrë të konsiderohen shërbime publike sepse nga natyra e tyre hyjnë në funksionet publike.

Në rastin e sjelljeve administrative aktivitetet e disiplinuara nga normat e të drejtave publike tek aktet

autoritare mund të krijojnë si shërbime të funksioneve publike, ashtu edhe aspekte të shërbimeve

publike.

Në çdo rast qëndrohet jashtë funksioneve publike dhe shërbimeve publike kur bëhet fjalë për zhvillime të

detyrave të thjeshta ose për shërbime veprash krejtësisht materiale.

Në përgjithësi shërbimi publik duhet të kryejë çdo aktivitet të drejtuar objektivisht që të mund të

arrijë qëllimin publik; ku me qëllime publike duhet kuptuar çdo qëllim i pranuar si i tillë nga Shteti

edhe pse vazhdimësia e qëllimit të mëtejshëm i është lënë iniciativave të enteve të tjera shtetërore

ose edhe privatëve. Marrja e qëllimit si pjesë e Shtetit njihet si disiplinë juridike e aktiviteteve të

drejtuara nga padisponueshmëria e veçantë e gjyqtarit privat.

Shërbimi publik duhet të jetë i Shtetit ose i një enti publik që i përket. Edhe shërbimi i bërë dhe

madje si vend i zënë i është ngarkuar administratës publike si dhe i personit të ngarkuar me një

shërbim publik.

Nëse nëpunësi publik ose i ngarkuari për kryerjen e shërbimeve publike, duke pasur me të drejtë

zyrën dhe shërbimin e tij përfiton duke përvetësuar ose disponuar para ose çdo gjë tjetër, atëherë ai

ndëshkohet penalisht.

Page 131: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

131

9.2.1. Shpërdorimi. Krimi i Shpërdorimit-tradicionalisht i qëndrueshëm në një fare përvetësimi të

paligjshëm të funksionit publik - ka pësuar një modifikim në kuptim të disiplinave të veprave dhe

rishikimeve legjislative gjatë reformës së pas viteve '90 e në vazhdim.

Në formulimin origjinal të kodit, drejtimi akuzues ndahej në dy forma: "përvetësimi" dhe "pakujdesia".

"Pakujdesia" nënkupton të devijosh nga shkaku origjinal i marrë si synim. Kur përcaktimi i të mirës

së mbrojtur kaloi historikisht në gjerësinë e evoluimit teorik dhe juridik nga një kuptim i

shpërdorimit mbi sulmin e pasurisë së administrimit publik në një kuptim të ndryshëm që ndërtonte

dimensionin cënues me referim në dy principe ruajtëse të ecurisë dhe të paanësisë i cili duhet të

orientojë aktivitetin administrativ. Shpërdorimi mund të kryhet vetëm nga subjekti që mban cilësinë e

zyrtarit publik ose të nëpunësit të shërbimeve publike: d.m.th. bëhet fjalë për një krim të vërtetë. Ky

këndvështrim mund të mbështetet tek arsyetimet e gjykatës sipas së cilës, ndërkohë që deklarata e

paligjshme është një krim mesatar i pasurisë, shpërdorimi ështëe një krim i vërtetë i pasurisë së

administratës publike.

Drejtimi akuzues qëndron në përvetësimin e parave ose të pasurive të tundshme.

Në mbështetje të vazhdimësisë së këtij aresyetimi kjo adresë juridike që së fundi tregon mungesë

përkujdesjeje në abuzimet pasurore të kryera nga operatorët bankare, dhe tenton të tërheqë hipotezat

e përdorimit arbitrar të të ardhurave në këtë rast "mesatare" të përvetësimit të paligjshëm. Kështu që,

pikërisht në bazë të këtij interpretimi intensiv të drejtimit të përvetësimit si aftësi për të kuptuar

drejtimin e pakujdesisë së qëndrueshme gjithmonë ka një mënyrë sjellje uti dominus në lidhje me

paratë dhe me pasurinë e tundshme.

Objekti material i zhvillimit të shpërdorimit përbëhet nga paraja ose pasuria e tundshme.Paraja ose

pasuria e tundshme si objekt i qëllimit të përvetësimit duhet të prezantojë karakteristikën e pronësisë. Për

objekt material të zhvillimit të shpërdorimit, autori duhet të ketë "zotërimin për shkak të zyrës ose

shërbimit ose qoftë edhe të disponueshmërisë"".Ç'kuptojmë më të drejtë të detyrës apo të shërbimit?

Përmbajtja minimale e mundësive të marrëdhënieve ekzistuese, të qëndrueshme ndërmjet detyrës dhe

shërbimit nga një anë, dhe pushtetit mbi detyrën nga ana tjetër, e thënë nga një "rast" apo "shkak", një

term i së drejtës kaq i gjërë të detyrës dhe shërbimit është bërë pikërisht nga jurisprudenca gjerësisht

dominuese, që kufizohet vetëm në përjashtimet e çështjeve të shpërdorimit të funksioneve publike. Pas

një mënyrë të tillë përcaktimi jemi në gjendje të japim shpjegime më të qarta rreth termit "pushtet" që

pikërisht konsiston jo vetëm në disponibilitetin material të gjërë, por edhe në disponibilitetin e thjeshtë

juridik.

Një pushtet autonom në funksionimin se si punon kjo makinë e destinuar për ushtrimin e detyrës ose të

shërbimit, me detyrimin për kthimin ose të respektimit të drejtimit. Në dritën e këtyrë termave është e

nevojshme të mohojme ekzistencën e kërkesës së pushtetit për motive të detyrës ose të pushtetit, p.sh.

Page 132: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

132

hipotezën në të cilën subjektit aktiv i mungon pushteti i gjithë mbi sendet pasi ai vepron mbi drejtimin e

eprorit te tij.

Nga formulimi që i bëhet krimit të shpërdorimit, veprimi me dashje është sigurisht i përgjithshëm;

kjo konsiston në ndërgjegjen dhe vullnetin që të përfitojë gjënë për të cilat ai ka në dispozicion në

shkelje të detyrës apo shërbimit, në perspektivën e avantazhit personal. Në sensin që veprimi me

dashje, apo vullneti i personit keqëdashës të synojë të përvetësojë dëmin shtetëror të administratës

publike si bajtës i mëtejshëm i veprimit me dashje.

Shpërdorimi konsumohet në vendin dhe në kohën në të cilën veritikohet përvetësimi apo përfitimi i të

hollave apo i pasurisë. Është e diskutueshme nëse përfitim i gjësë së arritshme me anë të shpërdorimit

përpara kohës që të vihet re, e në vazhdim nëse subjekti publik që arrin të mbulojë pikërisht detyrimin

përpara skadencës që të përgjigjet për krimin.

Jurisprudenca megjithëse ka arritur me unanimitet, është një pjesë e doktrinës, që mbështet tezën

me rigoroze në të cilën thuhet se, ekzistenca e krimit nuk mund të konsiderohet evidente, pas

propozimit për kthimin e shumës të cilën zyrtari e ka përvetësuar gjatë ushtrimit të funksionit, pasi

kjo duhet konsideruar detyrim i nëpunësit publik që të përgjigjet në çdo kohë per shumën e marrë.

Sipas pjesës së dytë të doktrinës, shpërdorimi nuk konsumohet përpara marrjes ose përpara

përfundimit të afatit të dhënies llogari. Sipas kësaj pikëpamjeje, referimi në mbarimin apo në

mungesën e afatit të mbarimit të termit të dhënies së llogarisë nuk mundet të marrë rëndësi

përfundimtare. Në fakt e gjitha qëndron në verifikimin, nëse në rastin konkret të ketë një dënim

konkret ndaj përfitimit, prandaj një dënim ndaj veprimit me dashje të përfitimit korrespondent;

mund të qëndrojë i përjashtuar nga çështja në të cilën nëpunësi publik të përdorë momentalisht

shuma te zyres, qe ato i disponojne privatisht me bindjen për tu kthyer në një ushtrues të përkryer.

Tentativa është e pranueshme.

9.3. Koncepti i krimineleve te jakave të bardha

Kriminaliteti i jakave të bardha është forme e veçantë e kriminalitetit profesional ose siç njihet

ndryshe dhe kriminaliteti i shtresave të larta në shoqëri. Në këtë aspekt janë trajtuar personat që ishin

të kqyrur në të gjitha segmentet e pushtetit politik, ekonomik, financiar, gjyqësor dhe segmente të

tjera. Fjala është për individe dhe grupe që kanë pozita dhe ndikim të fuqishëm në rrjedhat

ekonomike, politike dhe shtetërore të vendit. Këto lidhje ato i shfryëzojnë për qëllime kriminale.

Sipas Sutherland, këto kriminele kalojnë jetë të dyfishtë:

Në një ata anë paraqiten si njerëz autoritativ, njerëz dhe përfaqësues të qarqeve të larta, të

respektuar, me postë të rëndësishme,

Page 133: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

133

Kodi Penal Italian, neni 314, fq. 139 E Drejta Penale Italiane, fq, 234-246 Parimet e te Drejtes Penale, fq. 2 - 30

Në anën tjetër ata janë të lidhur me nëntokën kriminale, bashkëpunojnë dhe u ndihmojnë

krimineleve dhe delinkuentëve të ndryshëm për tja arritur qëllimit. Ata i mbrojnë grupet dhe

individet kriminele, ato i furnizojnë me informata dhe të dhëna të ndryshme të cilat kanë rëndësi për

aktivitetin e tyre kriminal.

Veprimet më të shpeshta kriminale të këtyre personave janë: korrupsioni aktiv dhe pasiv,

fallsifikimet në bursat financiare, manipulimet në treg, marrja dhe dhënia e mitës, dhënia e

lehtësimeve dhe mundësimi i blerjes së aksioneve të ndryshme.

Në botën bashkëkohore janë prezent shumë raste dhe dukuri që në mënyrë konkrete dhe praktike

tregojnë përzierje në, aktivitete kriminale të personaliteteve të shquara në pushtet. Janë të njohura

skandalet, dorëheqjet, arrestimet të cilat janë të pranishme në disa shtete si p.sh. në Amerikë afera

"Ëatergate", që ndikoi në shkarkimin e Presidentit Nikson, çështja "Leëinski" në hetimin e

Presidentit Klinton, në Itali çështja e Julio Andreotit etj. E tillë ishte edhe ngjarja Augusta të cilën

belgët e quajtën "gjykimi i shekullit", ose grumbullimi i donacionev dhe fondeve në mënyrë të

kundërligjshme nga ish-kancelari Kohl për partinë e tij, e cila e tronditi jo vetëm CDU por gjithë

Gjermaninë.

Përhapja e këtij krimi është shumë e gjerë, mjafton që të ndiqen kronikat në shtypin e përditshëm,

apo në mjetet e tjera të informimit si në televizion etj., dhe të nxirret një përfundim për përhapjen

dhe rrezikun e madh që paraqet kjo formë e kriminalitetit për shoqërinë bashkëkohore.

Ashtu siç e tregon vetë emërtimi tipologjik kriminalitetit të jakave të bardha, qëndron në

kundërpozicion me "kriminalitetin e jakave blu" që janë krime të kryera nga ato që konsiderohen

si "persona të shquar" që i përkasin "klasave të larta ekonomiko-sociale ". Megjithatë në realitet

këto subjekte nuk janë të ndryshëm përsa i përket sjelljes, të njerëzve modest, megjithëse arrijnë

të shfaqen të tillë duke u prezantuar me një dritë më të mirë. Është për t'u theksuar që në të njëjtin

koncept si tek krimet e jakave të bardha vjen i mirënjohur në vizionin dikatomik-dyzuar, të

superiorit dhe inferiorit për më tepër një detyrë-pozite fyese ose kritikuese sociale. Janë pikerisht

motivet inspiruese të tilla të drejtësisë sociale që ky tip i kriminalitetit duhet të zërë vend të parë

persa i përket dinamikës dhe rezonancës (jehonës) që zë në ditët e sotme.

Transparenca e varfër e deliktit, e shndërruar fluturimthi ndaj cilësivë të viktimës dhe të

strukturave anonime të komunikacionit janë elementët që na ndikojnë të ndodhen përballë

delinkuenteve të jakave të bardha. Bëhet fjalë për një fakt të dhënë që në pamje të parë nuk

Page 134: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

134

mend të presim mbi të dhënat e eksperiencës së përbashkët dhe se si na prezantohet një sjellje

sociale "normale", Duhen me doemos që të tilla fenomene të jenë objekt i refleksioneve dhe i

shpjegimeve.

Ekziston një ideologji që koncepti i krimeve të jakave të bardha vjen nga ambjentet shkencore të

Amerikës së Veriut, por megjithatë edhe në gjirin e kësaj ideologjie nuk mungojnë mendimet e

kundërta, që propozojnë madje një indekriminim largimin nga viktima e superindividualitetit për

të mirë të drejtësisë. Si minimum, nuk njihen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tendencat ndaj

inkriminimit të këtij tipi të delinkuencës të sjellur nga zbulimet në tekstet e huaja. Duke sjellur

një pasurim në dëm të shoqërisë, bazuar në mashtrim, sjellje të tilla antisociale ndëshkohen në pjesën

më të madhe, kryesisht si mashtrim, batakçillëk dhe nuk janë regjistruar si krim që qëndron i veçuar

nga statistikat e Zyrave Federale Amerikane. Është gjithnjë e vështirë për të konstatuar se në ç'masë

koncepti i kriminalitetit të jakave të bardha të dije të fitojë pozicione tërësisht të ndryshme në planin

politiko-kriminal e kriminologjik. Disa njerëz ujqër, që nuk njohin skrupuj, mund të vendosin një

komunitet të tërë në ankth për të vendosur ndërmjët alternativës për të bashkëpunuar apo të shkojnë

në shkatërrim. Ky parim vlen përgjithësisht për fushën e korrupsionit.

Në të kaluarën nuk kanë munguar iniciativat për të kufizuar në mënyrë më të arsyeshme mundësinë e

zhvillimeve të tilla. Megjithatë deri tani janë ekstremisht të pamjaftueshme. Në të gjitha këto raste

bëhet fjalë për hipoteza që i shmangen në një mase të konsiderueshme të vërtetës.

Aspak më pak sot është i kundërshtueshëm impenjimi në kërkimin e delinkuenteve e karakterizuar

në përkatësinë e klasës më të lartë sociale, që vepron sipas, "një morali të dyfishtë". Kjo indikon së

tepërmi që tek kërkuesit ndaj krimineleve të krimeve të bardha, të krijohet përshtypja që ky tip i

krimineleve sillet si një kameleon dhe që do mund të qëndrojë i padënuar. Në fakt, më pas subjekti

jep prova partikulare të hapura me aftësi për tu përshtatur, i jepen mundësi të shpërblejë prestigjin

profesional të pozicionit social të lartë, ata pranojnë pa asnjë skrupull çmimet e shoqërisë të cilët

mund të jenë tituj, nderime, dekorime, ndonëse në kundërshtim me moralin (që është një anë e errët)

ata kanë merituar në realitet sanksione negative dhe penale.

Përfundimisht e gjithë kjo klimë ka minuar me dashje vazhdimisht, besimin që ishte konsideruar

fuqishëm në pozicionin social i fituar si "simptomë e sigurtë të idesë së ndershmërisë e të detyrës".

Një fjalë e urtë thotë: "Implikohen të dobëtit në ngecje dhe lënë të vrapojnë të fuqishmit". Nga kjo do të

duhej të nxjerrin mësim dhe të reflektojn debatet vazhduese të politikës legjislative.

9.3.1. Deontologjia e krimit te jakave te bardha

Përkrahës i kësaj pikëpamjeje është Sutherland (1949), i cili u mundua ta trajtonte krimin e jakave të

bardha në një këndvështrim teë ndryshëm nga sa kishin thënë autorët paraardhës të tij. Është jashtë

Page 135: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

135

çdo dyshimi që demitologjia e jakave të bardha, sipas interpretimit nga Sutherland, është sot një

çështje mjaft mirë e zgjidhur, trajtuar. Me të drejtë Coldëell (1958) në një rishqyrtim të këtij koncepti

ka bërë që të vlejë teza, sipas së cilës kjo çështje është degjeneruar në një masë të tillë, që të mund të

përdoret me një referim të plotë. Mendohet tani në literaturën Amerikane me një koncept më pak të

kufizuar, e si rrjedhoë edhe më pak kritik nga profili shoqëror.

Sutherland ishte më tepër i shqetësuar të shpjegojë ndryshimin ndërmjet pikpamjes shoqërore të krimit

ndaj personave të respektuar nga njëra anë, dhe të atyre të varfërve dhe shoqërisht më pak të favorizuar

nga ana tjetër. Ndërkaq mund të themi së përkufizimi i jakave të bardha ishte përqëndruar më tepër ndaj

karakteristikave të delikuentëve se sa ndaj karakteristikave të krimit.

Në mënyrë speciale një autor tjetër, Edelhertz (1970) ka sugjeruar që edhe krimi i jakave të bardha

është demokratik, e thënë kjo pasi ai mund të kryhet më shumë nga një nëpunës sesa një drejtor i një

bankeë. Për më tepër përvetësimi i krimit të jakave të bardha ështeë për t'u identifikuar më tepër në

veçoritë e mënyrës së të vepruarit të delinkuentit, në mënyrën e tij të operuarit që ishte gjithashtu në

objektin e krimit, dhe jo nëe personalitetin e subjektit aktiv. Dhe pikërisht mbi këtë çështje të

debatuar është përfshirë gjithë dinamika dhe ekskluziviteti, sipas të cilit koncepti i krimit të jakave të

bardha deri në ditët e sotme zhvillohet në vazhdim dhe ka tendenca për zgjerimin e tij.

Sutherland ofron në vazhdim këtë përkufizim që, krimi i jakave të bardha është një dënim

antisocial në tezen e pasurimit, që praktikohet nga persona në pozita të larta të prestigjit

shoqëror, dhe brenda profesioneve të tyre, duke përfituar nga besimi publik që

domosdoshmërisht i kushtëzohet kategorisë së tyre, dhe në të njëjtën kohë duke presupozuar një

sjellje të respektuar t ligjit nga ana e të gjithë të tjerëve.

Ndërsa nga ana tjetër delinkuentët sforcohen që të qëndrojnë në rrethin ligjor ose të paktën në

dukje ligjore. Si ata si dhe opinioni publik janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre kriminale dhe

kjo vetëdije është e lëvizshme. Veprimet i përkasin grupit të krimeve të inteligjencës abstrakte

të tipit ndërmjetësues. Është për t'u vënë në dukje që kriminaliteti i jakave të bardha nuk

ezaurohet, në veprimet korrespondente të përmbushura nga profesionistët e lirë që zënë rreth 1/3

e tyre, mjeket dhe me pak avokatët, arkitektet, nga funksionarët, por janë të përmbushura edhe

nga të punësuar të nivelit qoftë të mesëm apo teë ulët. Në vazhdim është esenciale të dihet që

bëhet fjalë për krime që mund të kryhen në mënyrë tipike vetëm nga pjesëtarët pjesëmarrës së

klasës sociale superiore. Pikërisht sepse ata përfshihen në "upper classes", është e vërtetë që

autoret respektivisht mund të vijnë edhe nga klasat sociale të mesme, apo ato të ulëta, vetëm

atëherë kur ato ushtrojnë rolet profesionale korresponduese. Duke patur parasysh zhvillimin e

teknologjisë duhet pranuar që edhe grupi i personave kundrues në alternativën e dytë, që u jepet

dënimi, në masa rritëse për krime të tilla dhe si të tilla regjistrohen. Kërkimet empirike tregojnë

Page 136: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

136

gjithnjë e më shpesh qe punëtorët e vegjël autonom shoqërohen ndërmjet të indikuarve të

krimeve ekonomike. Siç e kemi theksuar, Sutherland, me termin krimi i jakave të bardha ka

kërkuar të përkufizojë ato krime të kryera nga një rreth aktivitetesh, detyrash nga persona të

respektuar të një pozite të larte sociale, nëpërmjet një shpërdorimi besimi.

Më pas një autor tjetër, Paradisa (1983), ka theksuar që shumë krime të këtij lloji -tipi, që i

interesojnë më tepër sferës ekonomike (evazioni fiskal, dhunim i normave tregtare), nuk

përfaqësojnë shfaqjen e sjelljeve të shenjave individuale, megjithëse rezultati i aktiviteteve

ekonomike industriale dhe shoqërive financiare, ndërthuren shumë shpesh në limite ndërmjet të

ligjshmes dhe asaj të paligjshme.

Kriminologu takon shumë vështirësi që të analizojë e të përkufizojë këtë tip krimesh, dhe bën që të dalë

në dritë një perceptim i lartë i krirninalitetit të fshehur, duke tentuar që të përshkruhet një karriere

kriminale tipike të tutorëve të tyre. Studiuesit që kanë mbledhur historitë e jetës të subjekteve përgjegjës

të këtyre krimeve kanë qenë gati gjithmonë të limituar nga përshkrimi i përgjithshëm të një sërë

falimentimesh dhe luftërash ekonomike, shpesh jo të ndryshëm nga ato të stimuluar "sipërmarrësit në

sulm" që kanë arritur suksesin dhe jo burgimin, falë mbështetjeve politike e financiare gjithnjë e më të

forta ndaj tyre.

Një shembull nga karriera e një "sipërmarrësi kriminel" është historia e cituar e Aleksandër Buchalter-

Borton, e referuar nga Sultan dhe Ëild (1980). Buchalter mbërriti në Australi me 1950 si refugjat politik

dhe pari më pas një ndërmarje të vogël hidraulike. Më 1954 ai falimentoi dhe ndërroi emrin e tij në atë të

Aleksandër Borton. Më pas ndërtoi disa fabrika të vogla hidraulike që falimentuan pas pak kohësh,

megjithë këto pas vitesh Borton ishte një nga njerëzit më të respektuar në afaristët Australiane. Suksesi i

tij lindi falë shfrytëzimit të AFL, një kompani publike përfaqësuesish në shpërndarjen e factoring të

makinerive industriale, që duke mos patur akoma eksperiencën rreth së vërtetës të, aftësisë paguese të

klienteve, duke i dhënë ndërmarrjeve anonime të Borton një sasi makinerish dhe duke i paguar vetëm

këstet e para, kështu sjell falimentimin e ndërmarrjes qiramarrëse, pa paguar borxhet e mbetura falë

kapitalit të vënë mbi operacione të tilla infactorin. Borton dhe i biri, Tomas, ndërtuan edhe disa

ndërmarrje financiare, që për një kohë shumë të shkurtër morën konsiderueshëm kuota aksionerë të

ndërmarrjeve të interesit publik.

Transaksionet ekonomike të ndërmarra mbi të cilat mbështetej në dukje Borton, ishte i garantuar nga

para publike, që Borton i zotëronte në kontot e tij private që i vinte në shërbim të ndërmarrjeve të tij

financiare, pa u kujdesur që të mbulojë efekte të tilla me depozitat bankare korresponduese.

Ky rast i përshkruar nga Sutton dhe Wild (1980) evidenton se si studimi individuai i kriminelit të

krimeve të jakave të bardha në interesat gati-gati ekskluzive, duke studiuar të gjithë elementet e

nevojshëm për një studim karakteristik të miratuar.

Page 137: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

137

Në studimet e 1964 u analizuan kampionët e 101 borgjezeve britanike të dënuar për krime të ndryshme

dhe mosha më e përhapur për kryerjen e këtyre krimeve ishte 30-49 vjeç, mesatarisht më e lartë sesa ajo

e delinkuenteve të tjerë, të punësuar të nivelit të mesëm.

Në 1970 janë vëzhguar 845 burra e 156 gra të dënuar për dëmtime në fabrikat apo ndërmarrjet ku

punonin duke shkaktuar borxhe. Shumica e të ekzaminuarve ishin të martuar, me fëmijë, që jetonin në

lagje elegante, me moshë 31-35 vjeç.

Autorët e tjerë kanë analizuar karakteristikat e "karrierës kriminale" të disa industrive, sidomos

duke nënvizuar faktin që dënimet ndaj firmave të fajësuara të veprave ekonomike janë të një mase

minimale në krahasim me fitimet e tyre të prej ardhura nga krimet.

Edhe përballë pikëve të akuzës preçize, fuqia ekonomike e një firme të madhe është megjithatë e tillë që

tëo spostojë vazhdimisht jashtë ligjit, edhe pse nga krimet ekonomike të kryera mund të vijnë tipe të tjera

krimesh më të rënda. Një shembull i tillë është shitja e veturës në Shtetet e Bashkuara nga Ford në vitet

1970 (Ford Pinto) Në thelb të çështjes ishte vdekja e tri vajzave në automjetin

tip Ford, pas përplasjes me një tjetër më 1978. Pinto kishte pesuar nje një përplasje shumë të fortë dhe

justifikimi itij ishte i pamjaftueshëm per të shpjeguar incidentin dhe demët e mëdha në karroceri. U

shfrytëzua nga organet policore hetimet e bëra vitin pasardhës për vendin e vendosjes se serbatorit të

benzinës. Më pas hetimet treguan se Ford ishte në dijeni për defektet e Pintos, por nuk kishte preferuar të

tërhiqte nga tregu automjetet e atij tipi.

Gjykata vendosi që të kthejë për gjykim Fordin për vrasje me dashje. Por duhet theksuar se opinioni i

popullatës të qytezës ku kishte ndodhur incidenti nuk ishte neutral. Ndërkaq u kërkua që çështja të kalojë

në një instancë më të lartë dhe kërkesa u pranua, ku ford u mbrojt me avokatët më të njohur. Çështja

përfundoi në favor të Ford, por shumë nga anëtarët e tjerë gjykues ishin të mendimit që duhej Ford të

merrte masa për rikonstruktimin e veturave më pak të rrezikshme. Proçesi për të cilin Ford shpenzoi gati

dy milion dollarë, sipas autorëve të cituar përfaqëson një nga çështjet më të rëndësishme të penalitetit

ndaj kriminalitetit ekonomik të industrive është dëshmitarë që krimet e firmave të mëdha zhvillohen

kryesisht jashtë mundësive të ndërhyrjes së ligjit.

Materiali i marre nga:

1-Criminologia - Il contributo della ricerca alla conoscenza dcl crimine e della reazione sociale", T.Bondini; U.Gatti; M. (da Maruggio; A. Verde, t"q. 313-

318

2-"Kriminologjia", Dr.Ragip Halili, frt. 135-136

3-"Criminologia - Una iniroduzione ai suoi principi", prezantuar nga Franco Ferracuti, tq. 345-355

4-ëëë.criminologia.net

Page 138: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

138

9.4. Metodika e hetimit dhe praktika gjyqesore

Kallzimi dhe fillimi i çështjes penale.

Veprimet hetimore.

Nga sa trajtuam deri tani, pamë se kjo figurë krimi ka qenë në të gjitha Kodet Penale të Republikës së

Shqipërisë. Nga pikëpamja teorike kjo figurë ka qenë e trajtuar hollësisht duke filluar që nga sqarimet e

termave, deri në elementët e figurës së krimit, dhe ajo që spikat është pikërisht subjekti - personal që

kryejnë apo shfrytëzojnë mundësinë ta realizojnë kryerjen e tij. Pasi e kemi trajtuar hollësisht këtë aspekt

mund të themi me siguri që personat që realizojnë këto veprime apo mosveprime janë nëpunësit civil apo

në shërbimin publik të organeve shtetërore, organeve qendrore, lokale si dhe nëpunësit e organeve

administrative lokale të përcaktuar nga Kodi i Procedurës Penale dhe aktet e tjera ne fuqi, të cilët

shfrytëzojnë detyrat qe u janë ngarkuar, për të mundësuar një fitim të paligjshëm qoftë për vete apo për

të tjerët.

Kodi Penal parashikon penalizmin e veprave penale të korrupsionit të kryera nga subjekte, persona,

zyrtarë vendas apo të huaj funksionarë të lartë shtetërorë, të emëruar apo të zgjedhur, në institucione

vendase të huaja apo ndërkombëtare. Gjithashtu parashikon edhe gjithë format përkatëse të veprave

penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sektorin publik dhe atë privat.Konventa penale për korrupsion

qe është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë plotësoi kuadrin ligjor dhe përmirësoi

legjislacionin penal duke përfshirë jo vetem çështjet e luftës kundër korrupsionit, por edhe ato të

bashkëpunimit ndërkombëtar penal, në fushën e së drejtës.

Në vijim do të paraqiten disa proçese hetimore e gjyqësore kundrejt personave të pandehur dhe të

akuzuar për korrupsion. Format që ata shfaqin në kryerjen e kësaj vepre penale, janë të ndryshme. Më

poshtë do të japin shkurtimisht vlerësime dhe refleksione personale lidhur me aktet e këtyre njerëzve si

dhe me dënimet që ata kanë marrë.

9.4.1.Rasti i parë flet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat” dhe “Fallsifikim i

dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Personi i akuzuar ka kryer një gjest

flagrant korrupsioni duke i marrë njerëzve pagesë shtesë me pretekstin se i përshpejton atyre dhënien e

kredive. Ndërkohë ky person falsifikonte pothuaj se të gjithë dokumentacionin e klientëve pa i vënë këta

të fundit në dijeni. Gjithashtu marrja e ryshfetit, madje duke i detyruar të tjerët, përbën një vepër penale

serioze. Ky person i punësuar për më tepër në sektor privat, nuk mundet kurrsesi të veprojë për llogari të

vet. Dënimi i këtij personi është padrejtësisht i zbutur, pasi gjykatësi i jep këtij personi rrethana

lehtësuese për shkak të seksit (femër) dhe për shkak të gjendjes së saj familjare (e divorcuar). Në këtë

Page 139: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

139

rast, korrupsioni është kryer në me paramendim dhe me ndërgjegje të plotë, ndaj meritonte një dënim

maksimal.

Për veprat penale të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, kryer

nëbashkëpunim dhe më shume se një herë parashikuar nga nenet 164/b, 186/2 te K.Penal.

Në përfundim të gjykimit prokurori kërkoi: “ Deklarimin fajtore të të pandehurës AE për kryerjen e

veprës penale të“Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b dhe dënimin e saj me

një vit burgim dhe 300.000 (treqindmijë) lekë gjobë.Pasi shqyrtoi çështjen në tërësi dhe administroi

provat gjykata vëren:

Se organi i prokurorisë ka sjellëpranëkësaj gjykate të pandehurit GJA, AA dheAEpër veprat penale

të“Mashtrimit nëbashkëpunim në dëm të disa personave dhe më shumë se një herë”atë, “Korrupsionit

aktiv në sektorin privat”, “Korrupsionit pasiv në sektorin privat”“Falsifikimit tëdokumenteve

nëbashkëpunim dhe më shume se një herë”, dhe “Ushtrimit të ndikimit tëpaligjshëm ndaj personave

qëushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 143/2, 164/a,164/b, 186/2 dhe 245/1, parag.2 i

K.Penal.

Me dt.l 1.02.2008. shtetasja E, e cila ka qenë e dashura e bashkë të pandehurit A ka bërë kallzim para

organeve tëpolicisëgjyqësore të Drejt. Pol.Qarkut Tiranë në ngarkim të të pandehurit A i cili rezulton

tëketë qenë i punësuar në Projektin Shqiptar të Mikrokredive (PSHM), aktualisht Oportunity Albania.

Kallëzuesja ka deponuar se është njohur me shtetasin GJA dhe ka krijuar shoqëri me të. I pandehuri GJA,

i prezantuar si avokat i PSHM, i ka kërkuarkallëzuesesta ndihmonte duke marrë një kredi nëemër të saj

nëkëtë institucion. Shumën e kredisëkallëzuesja do t'ia dorëzonte të pandehurit GJA, i cili e ka siguruar

se do të shlyente detyrimet përkatëse. Pasi kallëzuesja i ka dorëzuarnjë çertifikatë familjare dhe një

personale, i pandehuri GJA ka marrëpërsipërpër të ndjekur proçedurat për nxjerrjen e kredisë.

Nëkallëzimështë deponuar se në dt.07.08.2007 e dëmtuaraështë marrë në telefon nga vëllai i shtetasit

GJA, i pandehuri AA, i cili i ka kërkuar që tëpërfundojnëproçedurën e kredisë. Nëkëtë kohë, sipas

kallëzimit, i pandehuri GJA, rezulton tëketë qenë në Francë. Kallëzuesja ka shkuar në PSHM filiali

Kombinat, ka nënshkruarkontratën e kredisë. Në kontratë, nëcilësinë e dorëzanësit, ka marrë pjesë edhe

një person tjetër i paidentifikuar. Pasi kallëzuesja ka marrë çekun përkatës tëkredisë, së bashku me

vëllanë e të pandehurit A (tashmë i dënuar me vendim tëformës së prerë), kanëshkuar në BKT filiali

Kombinat, ku ka tërhequrshumën 392.000 lekë. Këtë shumë kjo deklaruese ia ka dhënëtërësisht të

pandehurit AA. Pasi është kthyer nga Franca, i pandehuri GJA i ka pohuar kallëzueses se e kishte shlyer

shumën e kredisë.

Page 140: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

140

Pas kësaj kohe, kallëzuesja BE është marrë në telefon dhe është kontaktuar nga punonjës të PSHM, ku ka

mësuar se kredia nuk ishte shlyer dhe nëse nuk do tëpërmbushej ky detyrim, do të vazhdonin proçedurat

e ekzekutimit tëdetyrueshëm. Kallëzuesja ka tentuar disa herë të kontaktojë me të pandehurin GJA i cili i

është shmangur me mënyra të ndryshme. Kështu i pandehuri GJA, ka ndryshuar disa herë numrat e

telefonit, në raste të tjera ai siguronte kallëzuesen se do të shlyente detyrimin. Nëkëto kushte kallëzuesja

BE ka paguar disa këstepërkredinë e marrë.

Lidhur me veprimet e tyre, faktet e mësipërmejanë deklaruar nëseancëgjyqësore si prej shtetases BE

ashtu dhe nga dëshmitarja BE. Gjithashtu, këto fakte provohen dhe me proçesverbalin e transkiptimit

tëpërgjimit telefonik, ndërmjet shtetases BE dhe tëpandehurës AE

Meqenëse rezultoi në gjykim sështetasja DE ndodhej jashtë shtetit, u proçedua me leximin e deklarimeve

të saj nëfazën e hetimeve paraprake. Në deklarimet e saj kjo shtetase pohon se: - ka qenë e dashura e të

pandehurit GJA dhe e ka prezantuar këtë person me tëdëmtuarën BA. Nga thëniet e saj konfirmohen

rrethanat e deklaruara nga shtetaset E dhe BA. Nga këto deklarime rezulton se të pandehurit nëkëtë

proçedim GJA dhe vëllai i tij, i pandehuri A, kanëbashkëpunuar me tëpandehurën AE, oficere kredie në

P.SH.M. Po ashtu kjo shtetase i ka dhënë tëdënuarit tashmë, GJA një shume prej 30000 lekë, të cilat ky i

dënuar ja kërkuarpër t’ja dhënë oficeres sëkredisë, tëpandehurës AE

Sipas deklarimeve të shtetases DE, kjo e fundit nëpërmjet GJA është takuar shpesh me tëpandehurën AE.

Gjate këtyre takimeve ka mësuar që të pandehurit A dhe E bashkëpunonin mes tyre, ku i pandehuri A

falsifikonte dokumentet që duheshin për praktikën e kredisë, ndërsa e pandehura E kundrejt

njëshpërblimi shpejtonte proçedurat e nxjerrjes sëkredisë.

Veç rasteve tëmësipërme, e pandehura AE ka përdorur tënjëjtinmekanizëm edhe me raste të tjera kredish,

duke falsifikuar dokumente përbërës të praktikave të kredisë për disa shtetas.Gjatë gjykimit u

administruan me cilësinë e provës materiale praktikat e kredisë së disa shtetasve.

Nga praktikat e mësipërme rezulton se, e pandehura AE ka hartuar raporte për komitetin e kredisë nëtë

cilat pasqyrohen tëdhëna të rreme për“ushtrimin e veprimtarive tregtare” të shtetases BE; tëdhëna të

rreme mbi veprimtaritë dhe të ardhurat e shtetases HL, duke u plotësuarformularët nga vetë e pandehura

AE me qëllimin final marrjen e vlerëspërkatëse tëpërfitimit. Gjithashtu, në praktikën e shtetasit DS, prej

tëpandehurës AE, ndërkohë që prej këtij të fundit nuk ështëdorëzuarasnjë dokument janë prodhuar

dokumente të rreme në lidhje me punësimin dhe të ardhurat e shtetasit DS, të cilat më pas janëpërdorur e

pasqyruar në aktet përbërëse të dosjes sëkredisë, veç sa mësipër kjo e pandehur prej deklaruesit DS ka

marrë dhe shumën 30000 leke për të realizuar proçedurën e kredisë.

Page 141: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

141

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar plotësisht se mekanizmi i falsifikimit ka qenë i njëjtë, ku kredia

mundësohej me anë tëpërdorimit të akteve të falsifikuara; aplikuesve u kërkohej që tëparaqisninvetëm

dokumente identifikimi, ndërsa realizimi tjetër i proçedurës garantohej prej tëpandehurës AE ose

bashkëpunëtoret e saj. Pas dorëzimit, këto akte identifikuese përgatiteshin e më pas administroheshin si

pjesë e dosjeve tëkredisë, dokumentet e falsifikuara, dokumente të cilat kanë qene kryesisht vërtetimet e

punësimit, formularët e aplikimit, raportet përpara komitetit tëkredisë, po ashtu dhe rrethanat të cilat

janë pasqyruar nëmënyrë të rreme kanë qenë tënjëjta.

Nga deklarimet e disa shtetasve, rezulton se këtodokumente nuk janë paraqitur prej tyre, por

janëpërgatitur nga të pandehurit e mësipërm. Të pandehurit AE e GJA ne këmbim të miratimit tëkredisë

kanëkërkuar dhe marrë shuma të ndryshme parash.

Mbi bazën e rrethanave të shtjelluara më sipër si dhe të kronologjisë së ngjarjes, dhe nga provat të cilat ju

nënshtruan hetimit gjyqësorsiçjanë: materiali kallëzues i ardhur nga subjekti “Opotunity Albania” sh.a.

me shkresën nr.1799 prot, proçesverbali mbi këqyrjen dhe marrjen e provës materiale dt. 11.03.2008

sëbashku me aktet e administruara, deklarimet e shtetasve tësipërpërmendur si dhe nëtërësiaktet e tjera të

proçedimit penal nr.534 te vitit 2008, arrihet në përfundimin se e pandehura me veprimet e saj aktive ka

konsumuar tëgjithë elementet e veprave penale të parashikuar nga nenet 164/b, 186/2 teKJPenal.

Objekt i veprës penale të“Korrupsionit pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b te K.Penal

janë ato marrëdhënie juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt të funksionimit

tëveprimtarisë private tëshoqërive tregtare apo nësektorë të tjera private nga veprimet dhe mosveprimet

kriminale. Nga ana objektive vepra është realizuar me veprime aktive nga ana e pandehurës AE pasi i ka

pranuar nëmënyrë të paligjshme prej shtetasit GJA (tashme i dënuar) shuma të ndryshme parash për

nxjerrjen e disa kredive kredi të cilat nuk janë kthyer.

E pandehura AE është subjekt i këtij krimi, pasi ka mbushur moshënpërpërgjegjësi penale dhe është e

përgjegjshme. Veprimtaria e saj kriminale është kryer me dashje direkte dhe me qëllim realizimin e

përfitimeve. Në lidhje me veprëntjetër, objekt i veprës penale të“Falsifikimit tëdokumenteve” parashikuar

nga neni 186/2 i K.Penal janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt të

aparatit shtetëror, ndërmarrjeve, firmave etj., të mbrojturanga legjislacioni penal ngaveprimet ose

mosveprimet kriminale. Nga ana objektive vepra penale është kryer me anë të prodhimit dhe përdorimit

të akteve të ndryshme të falsifikuara të realizuar nga e pandehura AE nëbashkëpunim me të pandehurin

(tashmë të dënuarin)GJA. E pandehura është subjekt i kësaj figure krimi pasi ka mbushur moshën për

përgjegjësi penale dhe është e përgjegjshme. Veprën kjo e pandehur e ka kryer me dashje direkte dhe me

qëllim realizimin e përfitimeve.bazuar me siper gjykata vendos:

Page 142: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

142

- Deklarimin fajtore të tëpandehurës AE, përveprën penale te “Korrupsionit pasiv në sektorin

privat” dhe në bazë të nenit 164/b të K.Penal, dënimin e saj me l(nje)vit burgim dhe 300.000 lekë gjobë.

- Deklarimin fajtore të tëpandehurës AE, përveprën penale të “Falsifikim të dokumenteve” dhe

në bazë të nenit 186/2 te K.Penal, dënimin e saj me 2(dy) vjet burgim dhe 300.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënime vepër disa vepra penale e pandehura AE, dënohet

përfundimisht me 2(dy) vjet e 3(tre) muaj burgim dhe 400.000 lekë gjobë.

9.4.2Rasti i dytë Ka të bëjë me një tjetër shkelje flagrante. Atë të mitmarrjes. Në të vërtetë ky

rast paraqitej tepër i koklavitur, pasi në të vërehen disa vepra penale njëkohësisht. Persona jo

pronarë tokash, korruptojnë sistemin e kompensimit të ish-pronarëve autoktonë duke marrë

përfitimet e tyre. Për kryerjen e kësaj proçedure ata përdorin kontakte të rëndësishëm mes njëri-

tjetrit, duke përdorur tutelën e njerëzve “me rëndësi”. Mbi të gjitha, mitmarrjen dhe mitdhënien

për kryerjen e paligjshme të këtyre procedurave. Në këtë çështje ajo që të bën përshtypje është

deklarimi i pafajshëm i këtyre të akuzuarve. Është e papranueshme të mos dënohet cënimi i të

drejtës së pronës, e cila konsiderohet një e drejtë natyrore. Askush nuk mund të “vjedhë”

pronën e dikujt që e zotëron atë.

Për veprën penale të “Marrjes së mitës”, në bashkëpunim parashikuar nga Neni 260-25 i K.Penal (të pa

ndryshuar me ligjin nr. 9275 date 16.09.2004).

Pasi perfundoi çështjen me gjykimin e shkurtuar në gjendjen që janë aktet, dëgjoi Prokurorin e çështjës

dheavokatet në përfundim të gjykimit , gjykata vëren:

Duke u bazuar në materialin kallzues bërë nga shtetasi SHM, Prokuroria pranë Gjykatës Rrethit

Gjyqësor Tiranë ka filluar proçedimin penal me Nr.4220 datë 12.11.2007, në ngarkim të të pandehurve

JN e LA , akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrjes së mitës”, në bashkëpunim, parashikuar si

krim nga Neni 260-25 i K.Penal (të pa ndryshuar me ligjin nr. 9275 date 16.09.2004).

Nga shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështje, me proçedurë të gjykimit të shkurtuar, në gjëndjen që janë aktet,

rezulton si më poshtë:

Kjo çështje penale është filluar nga Prokuroria Tiranë nisur nga kallzimi i shtetasit Sh, sipas të cilit,

brenda truallit të tij të trajtuar me vendimin nr. 84, datë 11.9.1993 të ish KKK Pronave Bashkia Tiranë,

janë marrë padrejtësisht dhe në mënyrë të kundraligjëshme dy sipërfaqe trualli, 250 m2 e trajtuar me

vendimin nr. 252, datë 09.8.2000 të KKK Pronave dhe 450m2 e trajtuar me vendimin nr. 124, datë

12.9.2002, të KKK Pronave.

Page 143: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

143

Me vendimin nr. 252, datë 09.8.2000 të KKK Pronave Tiranë ka përfituar kompensim shtetasja L, pronë

të cilën ia ka shitur shtetasit A, kurse me vendimin nr. 124, datë 12.9.2002 ka përfituar shtetasja L, të

cilën ia ka shitur shtetasit M. Mbi këto sipërfaqe trualli së bashku, nga subjekti ndërtues “B” është

ndërtuar me leje ndërtimi një godinë.

A-Lidhur me vendimin nr. 252, datë 09.8.2000 të KKK Pronave:

I pandehuri N ka ushtruar detyrën e specialistit topograf pranë ish K.K.K.Pronave, Bashkia Tiranë për

periudhën nga data 28.01.2000 deri në datën 31.05.2001, datë në të cilën është larguar nga kjo detyrë me

Vendimin nr. 440, datë 31.5.2001 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Por në këtë cilësi ai nuk ka qënë

topograf i KKK Pronave, pjesë e anëtarëve të këtij Komisioni, si organi vendimmarrës lidhur me

vendimit e ish-komisionit të cilët kanë disponuar me vendim për shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesave të

subjekteve të shpronësuara lidhur me pretendimet e tyre për pronat e palujtshme në qytetin e Tiranës. Ai

ka qënë specialist i këtij profesioni i cili zgjidhte detyra topografike që, anëtarët e komisionit i kërkonin

të verifikohej një pronë në gjendjen fizike(jo juridike), të saj në terren.

Në ushtrim të funksionit të tij, i pandehuri NJ është njohur me shtetasin KK, person ky i cili, interesohej

pranë KKK Pronave lidhur me pronat e ish-pronarit F, për të ndihmuar trashëgimtaren e këtij të fundit

shtetasen L. I pandehuri, për shkak të njohjes së krijuar, i ka kërkuar shtetasit K që, meqë është

mundësia faktike për një pronë shtetërore, të njoftonte shtetasen L që kjo e fundit të bënte një kërkesë

për kompensim pranë KKK Pronave, me qëllim që t'i kompensohej një pjesë e një prone të njohur dhe

për të ciliën ishte vendosur kompensim i saj nga ish KKK Pronave, me një pronë e llojit truall, në masën

250 m2, në qytetin e Tiranës, me adresë në rrugën “Zef Jubani”, e cila, sipas verifikimit të bërë në terren

nga N rezultonte pronë shtetërore. Shtetasja L e ka depozituar kërkesën pranë KKK Pronave.

Më tej shtetasi N ka takuar shtetasin KK me të pandehurin tjetër LA, ky i fundit me detyrën e topografit

të Kadastrës Urbane të Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar këtij të fundit që të konfirmojë statusin juridik të

pronës prej 250m2 të ndodhur në rrugën “Zef Jubani”. Njëkohësisht i pandehuri N i është shprehur të

pandehurit tjetër A se kjo pronë, pas kompensimit, do t'i jepej “një personi të rëndësishëm”, por nuk i ka

përmendur ndonjë emër të veçantë lidhur me këtë person. I pandhuri A i ka kërkuar këtij të fundit që

duhet bërë kërkesë zyrtarisht nga ana e KKK Pronave lidhur me këtë konfirmim, kërkesë kjo që do të

kalojë nëpërmjet protokollit respektiv.

Në funksion të detyrës së tij, pasi ishte dhënë detyra për verifikim fizik të pronës nga KKK Pronave, i

pandehuri N, pasi ka konsultuar hartën e zonës dhe të kësaj prone, ka shkuar në terren dhe pas

Page 144: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

144

verifikimit fizik të saj ka konstatuar se kjo pronë është e pazënë nga ndërtime ose nga pasuri publike.

Këtë fakt ia ka konfirmuar verbalisht KKK Pronave.

Në vijimësi të veprimeve, KKK Pronave, nëpërmjet shkresës zyrtare të tij nr. 345, datë 13.7.2000, i ka

kërkuar Kadastrës Urbane pranë Bashkisë Tiranë që të konfirmohej statusi juridik i saj, duke u bazuar në

dokumentacionin ligjor dhe teknik që dispononte ky institucion. Kjo kërkesë zyrtare është marrë dorazi

nga N dhe është protokolluar në bashkinë Tiranë, Zyra e Kadastrës Urbane. Në përgjigje të kësaj

shkrese, i pandehuri A, pas detyrës së ngarkuar nga titullarët, në cilsinë e specialistit topograf, pasi është

konsultuar me hartat e viteve të para clirimit dhe ato të sotmet që disponon Bashkia Tiranë dhe pasi i ka

rrezultuar që kjo pronë është në pronësi shtet, ka përpiluar plan vendosjen e saj dhe ia ka dërguar

titullarëve të kësaj zyre për konfirmim ose jo dhe këta të fundit, me shkresën nr.5085, datë 17.7.2000, i

kanë konfirmuar KKK Pronave statusin juridik të këtij trualli në pronësi shtet, sipas gjëndjes që ato e

kanë aktualisht në dokumentat ligjore dhe teknik mbi të cilët bazohen në raste të tilla. Pra i pandehuri A

ka përpiluar planvendosjen e pronës duke e pasqyruar në gen plan gjendjen faktike të saj në përputhje

me dokumentat ligjorë të bashkisë, pa asnjë ndryshim as në madhësi, as në konfigurim dhe as në status

juridik. Mbi këto fakte Zyra e Kadastrës Urbane të bashkisë Tiranë ka bërë konfirmimin zyrtar.

Bazuar në dokumentat e përgatitura nga shetasja L, veçanërisht në vendimin Nr. 1292, datë 26.9.1996, të

ish-KKK Pronave Tiranë (mbi të cilin është vendosur kompensimi i ish-pronarit) dhe pasi është

konfirmuar nga Kadasta Urbane e Bashkisë Tiranë se kjo pronë është në pronësi shtet, me vendimin nr.

252, datë 09.8.2000 KKK Pronave Bashkia Tiranë, veç të tierash, ka vendosur:

1-Një truall i lirë me sipërfaqe SLç250m2, siç tregohet në genplan pjesa e vijëzuar, i kompensohet si

truall i lirë zj. Dylyfqar Toptani (trashëgimtarëve të saj), në bazë të nenit 16, germa “b” e ligjit nr.

7698, datë

15.4.1993 dhe Udhëzimit të K.M. nr. 3, datë 21.6.1993, paragrafi 7, pika 10, germa “a”, duke ia kthyer

si traull të lirë zj. D (trashëgimtarëve të saj) pronësinë mbi këtë truall me SLç250m2.

la-Pika la e vendimit nr.1292, datë 26.9.1996, ndryshohet si vijon: të kompensohet zj.D për një truall

prej 7750m2 dhe jo për 8000m2, pasi 250m2 iu kthyen si truall i lirë (8000-25-ç7750m2).Prona

kufizohet:

Veriu- me ballë 12m me pallat 2KT pronë shteti;

Jugu-me ballë 17.4m me yallat 3KT (Aleksandër Xhuvani);

Page 145: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

145

Lindja - 17m me pronë shtetërore (rrugëprojekt); Perëndim- me ballë të thyer lOm dhe 7m nëRr.

“Muhamet Gjollesha”. 2-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Sipas proçes verbalit të KKK Pronave lidhur me këtë vendim, rezulton se shtetasi N, edhe pse ka qënë

në funksion dhe në detyrë në këtë datë, nuk është anëtar i këtij komisioni dhe nuk ka qënë dhe as nuk

mund të ishte pjesë e vendimmarrjes së tij apo e krijimit të aktit administrativ (vendimi i mësipërm i

KKK Pronave), me fuqi juridike që sjell pasojat.

Vendimi nr. 252, datë 09.8.2007 është rregjistruar në ZVRPP Tiranë nga TL së bashku me LA dhe pas

rregjistrimit shtetësja LT është pajisur me dokumentacionin përkatës të pronësisë (vërtetim pronësie dhe

hartë treguese të rregjistrimit përkatëse), dokumenta këto që e bëjnë këtë shtetase pronare të ligjëshme

me të drejta të plota të pronësisë për sipërfaqën prej 250m2.

Bazuar në këto dokumenta të pronësisë, shtetasja TL, në cilsinë e shitëses dhe shtetasi CA (kunati i JC)

në cilsinë e blerësit, kanë lidhur kontratën noteriale të shitjes së kësaj prone nr. 369 rep. dhe 226 kol.,

datë 11.8.2000, notere E.

Këtë kontratë, në emër të CA ka firmosur LA, fakt ky që, përvec pohimeve të CA i cili i ka pohuar

prokurorisë se e ka autorizuar me gojë LA që të firmosë këtë kontratë në emër dhe për llogari të tij, dhe

të A i cili nuk e mohon këtë fakt, provohet me anë të aktit të ekspertimit grafik nr. 3846, datë 10.6.2008,

të shkrimit dhe nënshrimit vendosur në rubrikën e kontratës “Blerësi”.

Shtetasi CA, përveçsa ka pohuar autorizimin e A për të nënshkruar kontratën në emër dhe për llogari të

tij, ka pranuar edhe rezultatin e sjellë nga kjo kontratë pa asnjë kontestim.

Kjo kontratë është rregjistruar në ZVRRPP Tiranë dhe shtetasi A është pajisur me dokumentat e

pronësisë (vërtetim pronësie dhe hartë treguese të rregjistrimit), dokumenta mbi të cilat, KRRT-ja e

Bashkisë Tiranë, me vendimin e saj nr. 29, datë 23.10.2002, ka vendosur:“-Miratimin e sheshit të

ndërtimit për objekt 3 dhe 5 kat...., në rrugën “Zef Jubani” nëpronë të shtetasit LA. “

Organi i prokurorisë ka përfshirë në dosjen e kësaj çështje vendimin nr. 84, datë 11.9.1993 të ish KKK

Pronave, shoqëruar me planvendosien e pronës së shtetasit MSHakte këto të krijuara dhe të konfirmuara

nga ish KKK Pronave. Sipas këtij vendimi, janë trajtuar dy prona të ish-pronarit M, në po këtë vendim.

Në pikën e parë të vendimit të mësipërm është trajtuar një pronë, në masën 380m2, e cila i është njohur

dhe kthyer trashëgimtarëve të tij. Kjo pronë ka kufizime të cilat nuk përkojnë, nuk takohen dhe as nuk

përfshihen me kufizimet apo me pronën objekt i kësaj çështje penale. Por edhe nga pasqyrimi

Page 146: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

146

hartografik i saj siç paraqitet dhe konfigurohet në genpalnin shoqërues të këtij vendimi, del se ajo pronë

është shumë larg pronës objekt i kësaj çështje penale dhe në jug të saj.

Në pikën e dytë të këtij vendimi është trajtuar një pronë në masën prej 30 dylym, nga e cila i është

miratuar kërkesa për kthim në masën prej 3165m2, që pasqyrohet sipas genplanit bashkëngjitur. Sipas

këtij gen plani del se kjo pronë nuk ka asnjë kufizim me pronën objekt i kësaj çështje penale, si dhe nuk

ka asnjë përfshirje apo mbivendosje mes tyre.

Në pikën e tretë të dispozitivit të këtij vendimi, për një sipërfaqe prej 983 5m2, është vendosur të

shpërblehet ish pronari SM me obligacione shtetërore. Për këtë sipërfaqe vendimi i mësipërm i KKK

Pronave nuk ka përcaktuar kufizime të saj.

A-Duke iu referuar disponimeve të ish-KKK Pronave në vendimin nr. 84, datë 11.9.1993 shoqëruar me

genplanin përkatës, si dhe vendimit nr. 252, datë 09.8.2000 të KKK Pronave Bashkia Tiranë, në

krahasim të akteve respektive të tyre ligjore dhe teknike, provohet se, në kufirin jugortë pronës obiekt i

kësai çështje penale trajtuar me vendimin nr. 252, datë 08.9.2000, është përcaktuar pallat 3 kat (XHA.

Del qartë sipas genplaneve se midis kësaj prone dhe pronës së shtetasit MSH, është pronë e familjes XH

cila i ndan ato.

Bazuar në këtë fakt gjykata arrin në konkluzionin prona e trajtuar me vendimin nr. 252, datë 08.9.2000,

nuk përfshihet në pronën e trajtuar me vendimin nr. 84, datë 11.9.1993.

B-Por edhe lidhur me pretendimin se prona objekt i kësai çështje penaie, duke u trajtuar si kompensim

në favor të shtetases L, është dhënë në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993 dhe

Udhëzimin nr. 3, datë 21.6.1993 të K.M., dhe për këtë shkak përbën veprën penale që referon akuza,

gjykata arsyeton se:

Së pari- Përsa ka qënë në fuqi ligji nr. 7698, datë 15.4.1993, i ndryshuar, në nenin 27/a të tij është

parashikuar:

“Kundër vendimit të komisionit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, pjesmarrësit në

proces kanë të drejtë të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit.

Vendimi qëjepet në këtë rast nga gjykata e rrethit është i ankimueshërn, sipas rregullave të përcaktuara

në Kodin e Procedurës Civile “.

Shtetasi Sh, nuk e ka ezauruar këtë rrugë të ligjit dhe, si vendimi nr.84, datë 11.9.1993 i ish KKK

Pronave dhënë në favor të tij, ashtu edhe vendimi nr. 252, datë 08.9.2000 po i K.K.K.Pronave dhënë në

favor të shtetases TA kompensim, për shkak të mos ushtrimit të ankimit kundër tyre nëpërmjet

Page 147: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

147

juridiksionit civil që e parashikon këtë fakt shprehimisht, janë në fuqi sipas ligjit së bashku me pasojat

që ato kanë krijuar. Këto vendime kanë synuar dhe kanë prodhuar pasoja juridiko civile të ligjëshme të

cilat janë në fuqi.

Pasoja nuk është e natyrës kriminale, për shkak se veprimet që kanë çuar në nxjerrjen e vendimeve të

mësipërme, dhe që së bashku me pasojën, përbëjnë lidhjen shkaksore në një vepër penale, nuk përbëjnë

kundraligjshmëri në kuptimin që ligji material penal iu bën një përcaktim të tillë.

Së dvti- Edhe me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, i ndryshuar, subjektet e përcaktuara

nga ky ligj, kanë të drejtën që, lidhur me vendimet e dhëna nga ish komisionet e kthimit dhe të

kompensimit të pronave, t'i drejtohen me ankim institucioneve të përcaktuara në këtë ligj, për

ndryshimin ose shfuqizimin e tyre, ose për të kundërshtuar vendimet e dhënë prej tyre.

Edhe lidhur me këtë rregullim ligjor në juridiksionin administrativ dhe civil të rasteve të tilla, subjektet e

përcaktuara në këtë ligj, si subjekti i shpronësuar, Avokatura e Shtetit apo kryesisht Drejtori i

Përgjithëshëm i AKKPronave, nuk kanë ankimuar apo proçeduar për shfuqizimin apo ndryshimin e tyre

administrativisht dhe më pas gjyqësisht.

Pra edhe për këtë shkak, si vendimi nr. 84, datë 11.9.1993 i ish KKK Pronave, ashtu edhe vendimi nr.

252, datë 08.9.2000 i KKK Pronave, janë nxjerrë në përputhje me ligjin nga organe legjitime, janë në

fuqi sipas ligjit dhe pasojat që ato kanë krijuar janë po sipas ligjit.

Pra përderisa çështja parashikohet shprehimisht në ligj si juridiksion administrativ dhe civil, ajo nuk

mund të përbëjë juridiksion penal.

Së treti- Lidhur me pretendimin e mbivendosjes së pronës së trajtuar me vendimin nr, 252, datë

08.9.2002, me pronën e trajtuar me vendimin nr. 84, datë 11.9.1993 të ish KKK Pronave, perveçsa

gjykata arsyetoi se nuk ka mbivendosje, përsëri, bazuar në ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për

rregjistrimin e pasurive të palujtshme”, i ndryshuar, në nenet 17, 18 dhe 27 të tij, parashikohet zgjidhja e

tyre administrativisht dhe më pas gjyqësisht sipas një juridiksioni civil. Për më tepër që nga organi i

hetimit nuk kishte asnjë akt ekspertimi hartografik për të pozicionuar pronat respektive dhe për të

provuar apo rrëzuar pretendimin e përfshirjes apo mbivendosjes.

Bazuar në sa mësipër gjykata arrin në konkluzionin se çështja duhej trajtuar sipas juridiksionit

administrativ dhe atij gjyqësor civil, pasi është parashikuar shprehimisht kjo rrugë dhe këto mjete ligjore

në raste të tilla, si dhe në rastin objekt i kësaj çështje penale.

Page 148: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

148

C-Kurse lidhur me faktin se kontrata noteriale nr.3649 rep., 226 kol., datë 11.8.2000, notere RE, gjykata

arsveton se:

Është provuar se, në rubrikën “blerësi”, shkrimi dhe nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë nga A në

emër të AC, si dhe është provuar se shtetasi AC e ka autorizuar verbalisht (i ka dhënë atij tagre me gojë

për të vepruar në realizimin e veprimit juridk kontratë shitje, neni 80 i K.Civil me titull “Forma e

veprimit juridik”), për të nënshkruar këtë kontratë. Dhe pas nënshkrimit e miraton atë dhe ka pranuar

rezultatin e saj. Në këtë kuptim dhe për këtë shkak, kjo kontratë, në kuptimin e veprimit juridik, nuk

është as fiktive dhe as e lidhur me mashtrim. Veprimi i LA, në lidhjen e kësaj kontrate, është bërë sipas

vullnetit të shtetasit CA, rast ky që trajtohet nga juridiksioni civil, konkretisht nga nenet 80 të K.Civil,

neni 78 i këtij kodi (përfaqësimi pa tagre) dhe neni 694 i K.Civil i titulluar “Kontrata në dobi të të tretit”.

Janë dispozitat e K.Civil që rregullojnë këtë rast dhe, për këtë shkak, duke u përcaktuar shprehimisht

rasti i mësipërm lidhur me fiktivitetin apo mashtrimin në veprimet juridike, në dispozitat e K.Civil që

përmendëm, janë këto dispozita që, së bashku me nenet 92 e vijues të këtij kodi, rregullojnë zgjidhjen e

kësaj çështje nëpërmjet këtij juridiksioni.

Duke u përcaktuar rasti shprehimisht në juridisionin civil, kjo çështje nuk mund të përbëj në juridiksion

penal.B- Lidhur me vendimin nr. 124, datë 02.9.2002 të KKKPronave:

Mbi kërkesën e shtetases LL, KKK Pronave, për kompensim të një pjese të pronës së saj të njohur dhe

të vendosur kompensim me anë të vendimit nr. 781, datë 26.11.1996 të ish KKK Pronave, me vendimin

nr. 124, datë 02.9.2002 KKK Pronave pranë Bashkisë Tiranë, vec të tjerash, është vendosur:

l.Të kompensojë, trashëgimtaren e ish pronarit ShL,me një truall me sipërfaqe 450(katërqindepsëdhjetë)

m2, sipasplanvendosjes bashkëlidhur me kufizimet e mëposhtëme:Veriu me rrugën “ZefJubani

”Lindje me rrugë pallatesh; Jugu me pallat 5 katPerëndim me Rrugën “Zef Jubani” dhe AC.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është rregjistruar në ZVRRPP Tiranë dhe shtetasja LL, pasi është pajisur me dokumentat e

pronësisë për siparfaqen prej 450 m2 të kësaj prone, kjo në cilësinë e shitësit dhe shtetasi MS në cilsinë

e blerësit kanë lidhur kontratën noteriale të shitjes nr. 5443 rep., 466 kol., datë 29.8.2003. me

regjistrimin e kësaj kontrate në ZVRPP Tiranë, shtetasi SM është pajisur me dokumenta pronësie.

Nga krahasimi i dokumetave ligjorë dhe teknikë të pronës sipas vendimit nr. 124, datë 02.9.2002 të

KKK Pronave me dokumenatt ligjorë dhe teknik të pronës së shtetasit MSH të pasqyruar në vendimin

nr. 84, datë 11.9.1993 të KKK Pronave, del se këto prona as nuk kanë kufij të përbashkët, as nuk

Page 149: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

149

përfshihen me mbivendosje të plotë apo të pjesëshme, por as edhe nuk takohen me njëra tjetrën. Prona

objekt i kësaj çështje del se është shumë larg dhe në veri të pronës së shtetasit ShM.

Më pas shtetasit CA dhe MS, pasi kanë realizuar një marveshje paraprake, kanë bërë bashkimin e dy

pasurive të tyre, duke formuar sipërfaqen prej 700(shtatëqind)m2.

Mbi kërkesën e shtetasve të mësipërm nga KRJRT-ja e Bashkisë Tiranë, mbi këtë truall, me vendimin e

saj nr. 527, datë 04.02.2006 është miratuar leja e ndërtimit në favor të subjektit “B”. Ky i fundit ka

përfunduar ndërtimin sipas projektit të mirartuar dhe në përputhje me lejen e ndërtimit të dhënë nga

organet kompetente dhe sipas kërkesave ligjore.

Në gjykim nuk u paraqit asnjë provë nga akuza ku të provohet se shteasi NJ e ka futur në dosje më pas

vendimin nr. 124, datë 02.9.2002.

D-Lidhur me cilsimin juridik të veprës penale:

Nisur nga ballafaqimi i fakteve dhe i provave në dosjen gjyqësore, del se i pandehuri Ndue Jaci dhe i

pandehuri LA, i kanë ndërprerë mardhënjet e punës në vitin 2001, kurse vendimi nr. 124, datë 02.9.2002

i KKK Pronave është i datës 02.9.2002.

Dispozita sipas të cilës oragni i akuzës i ka dhënë faktit përcaktimin e cilsimit juridik të veprës penale,

për të dy vendimet e mësipërme, është neni 260 i K.Penal “Marrja e mitës”, i pandryshuar me ligjin nr.

9275, datë 16.9.2004. Kjo dispozitë ka përcaktuar:

Neni260“Marrja e shpërblimeve, dhuratave ose përfitimeve të tjera prej punonjësit të ngarkuar me

funksion shtetëror apo në shërbim publik e në ushtrim të tyre,për të kryer ose moshyer një veprim që

lidhet me funksionin apo për tëpërdorur ndikimin pranë autoriteteve të ndryshme për t'i siguruar çdo

personi favorizime, dallime, vende pune e përfitime të tjera, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë

vjet”.

Sipas kësaj dispozite, në lidhje me këtë çështje penale, subjekti i veprës penale është përcaktuar subjekt i

posacëm dheelement thelbësor i veprës penale është marrja e shpërblimeve, dhuratave ose përfitimeve të

tjera nëfunksion të tyre.

Lidhur me rastin e vendimit nr.252, datë 09.8.2000 të KKK Pronave, nuk u provua që i pandehuri JN,

për shkak të veprimeve të tij në detyrë, të ketë marrë ndonjërin nga përfitimet e parashikuara në këtë

dispozitë gjatë periudhës që ai ka qënë në atë detyrë dhe në ushtrim të funksionit që ai ka patur sipas

dispozitave ligjore.

Page 150: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

150

Edhe për të pandehurin LA, lidhur po me vendimin e mesipërm, nuk u provua që, për shkak të

veprimeve të tij, të ketë marrë apo përfituar ndonjërën nga mundësitë që i ka parashikuar kjo dispozitë

gjatë kohës që ka qënë në detyrë.

Kurse lidhur me vendimin nr. 124, datë 02.9.2002, shteasi NJ, duke qënë i larguar nga detyra që në

datën 31.5.2001, e ka humbur cilësinë e subjektit të posacëm si punonjës në shërbim publik. Vperimet e

tija pas datës së largimit nga puna, nuk janë kryer lidhur me funksionin në detyrën në shërbim publik,

kusht ky i përcaktuar nga neni 260 i mësipërm që të përcaktohen veprimet sipas kësaj dispozite penale.

Edhe i pandehuri AL, lidhur me vendimin e mësipërm, ka qënë i larguar nga kjo detyrë me dorëheqjen e

tij. Veprimet e tij lidhur me këtë vendim, për shkak se ai është i datës 02.9.2002, janë kryer jo në

ushtrim të funksioneve publike, funksione të cilat i ka humbur që në vitin 2001 me largimin nga ajo

detyrë , per keto aresye gjykata vendos:

• Deklarimin e pafajshëm të pandehurit JN, për kryerjen e veprës penale të “Marrjes se

mitës”, në bashkepunim, parashikuar nga Neni 260-25 i Kodit Penal (të pa ndryshuar me Ligjin nr.9275,

datë 16.092004).

• Deklarimin e pafajshëm të pandehurit LA, përkryerjen e veprës penale të “Marrjes se

mitës”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 260-25 i Kodit Penal (të pa ndryshuar me Ligjin nr.9275,

datë 16.092004).

9.4.3.Rasti i tretë Vendos në qendër probleme të shëndetësisë. “Çmenduria” e kësaj çështjeje qëndron

në abuzimin akut korruptiv të një prindi për përkujdesjen e fëmijës së tij të porsa lindur dhe

bashkëshortes së tij. I gjithë stafi mjekësor paraqitet i korruptuar pasi askush nuk bën detyrën e tij si

duhet pa kërkuar para në këmbim. Për më tepër, infermierja e spitalit përpiqet të krijojë klane brenda

kolegëve duke vendosur në vështirësi prindin. Ajo pretendon se mjeku nuk duhet të marrë më para nën

dorë, por infermieret duhet ta përfitojnë këtë të mirë. Është për të ardhur keq fakti se si mjeku, ashtu

edhe infermieret i bëjnë presion prindit, duke i kujtuar se falë tyre fëmija dhe bashkëshortja janë jashtë

rrezikut. Ndërkohë kjo është puna për të cilën ata janë zotuar se do ta bëjnë pa marrë pagesa shtesë. Ky

është një rast korrupsioni i turpshëm ku me bindje mund të shihet se është një zhvatje duke përdorur

vendin e rëndësishëm të punës. Nuk do të ishte aspak e pranueshme përdorimi i rrethanave lehtësuese, e

aq më tepër shpallja i pafajshëm. Këta njerëz duhet ta shpalosin makutërinë e tyre për para jashtë

profesionit që qëndron në linjën e parë me jetën.Per vepren penale te “Korrupsion pasiv i personave që

ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.Në Gjykatëe ka ardhur peër gjykim

çështja penale.Nga shqyrtimi gjyqsore i bërë rezulton se:

Page 151: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

151

Në datëe 20.02.2009 në Drejtorinë e Policisë te Qarkut Tirane është paraqitur shtetasi NS banues në

Tiranë, i cili ka bërë kallëzim në lidhje me faktin se:

“Bashkëshortja e tij shtetësia M ishte shtatzëne dhe pasi ka shkuar për të lindur në maternitetin “Koço

Gliozheni” pranë vendit te quajtur “Bërryli” Tiranë, ka takuar mjekun e turnit dhe ai pas vizitës qe i ka

bëerë shtetases M, (të cilën e thërret L) e ka sqaruar N se, bashkëshortja e tijë kishte

shumëkomplikacione dhe se duhej ndërhyrë me operacion sepse në të kundërt fëmija mund të vdiste.

Në këto kushte N ka rënë dakort të kryhen të gjitha ndërhyrjet mjekësore dhe për rrjedhojë shtetësia M S

në datën 20.02.2009 është operuar nga ana e mjekut Gjinekolog P. Infermieria e këtij spitali me emrin

H, e ka takuar N dhe i ka thënë që për operacion duhet të japësh doktorit 70.000 lekë të reja dhe

gjithashtu i ka kërkuar para edhe për veten e saj dhe personelin ndihmës të spitalit. I gjendur në këto

kushte, kur bashkëshortja e tij ishte e shtruar në spital, dhe meqenëse nuk kishte para me vete, është

larguar i irrituar dhe ka vendosur që të bëjë kallzim penal për këte fakt në Policinë Gjyqësore.

Pas kallëzimit të shtetasit N dhe marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur me këetë shtetas, u kryen

veprime hetimore të parashikuar nga neni 221 e vijues të K.Pr.Penale si dhe nenit 294/a te K.Pr.Penale.

U autorizua kallëzuesi N të kryej përgjimin e bisedave ambientale të kryera me dëshirën dhe kërkesën e

tij, midis kallëzuesit dhe personave të dyshuar si autore të veprës penale, kallëzuesi u autorizua të

kryente simulimin e aktit korruptiv me personat e dyshuar si autorë të veprës penale të “Korrupsioni

pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.penal.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se shtetasi N u takua me mjekun dhe një pjesë të personelit e Spitalit

“SOGJ Koco Glozheni” të cilët i kërkuan atij në mënyrë të drejtpërdrejtëdhe në mënyrë të tërthortë para

në flinksion të shërbimit që kishin bërë dhe po vazhdonin të jepnin për lindjen e fëmijës nga ana e

bashkëshortes se tij, shtetësja M.Pas insistimit të njerës prej infermierëve, ë pandehurës H se duhej të

paguante mjekët dhe infermierët për shërbimin që kishin bërë, kallëzuesi pasi u takua me këta persona, i

falënderoi për punën e kryer prej tyre dhe i pyeti për sasine e të hollave që ju detyrohej, ku secili prej

tyre në mënyrë të ndryshme nga njeri tjetri i kërkoi ose i la te kuptonte se duhet të jepte një sasi të

caktuar parash, veprime këto te cilat u kryen në periudhën midis datave 20.02.2009 deri në datën

10.03.2009. Ndërkohe, gjatë hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se në Drejtorinë e Policisë të

Qarkut Tiranë, në lidhje me të njëjtin fenomen në datën 28.07.2009 është paraqitur dhe ka bërë kallzim

shtetasi N me banim në Tiranë, për faktin se ky shtetas bashkëjeton me shtetasen M nga e cila priste të

lindte një femijë. Meqenëse ajo ishte në prag të lindjes, kanë shkuar për kontroll dhe vizite në SOGJ

Koço Glozheni, Tiranë.

Page 152: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

152

Në kallëzimin dhe deklarimet e tij në prokurori, shtetasi N ka deklaruar se gjatë shtatëzanisë

bashkëshortja e tij ka pasur enjtje të këmbëve e të duarve e nga njëherë dhe temperatureë, por jo të lartë

dhe gjithë vizitat i kanë kryer në maternitetin Koço Glozheni. Në një nga vizitat ai është njohur me një

infermjere e cila kryente shërbim në atë martenitet dhe quhej H. Kur ka shkuar në martenitet bashkë me

bashkëshorten është takuar me H e cila e ka marë bashkëshorten e tij dhe e ka çuar për të bërë skaner e

disa vizita të tjera. Ai vete nuk ka hyrë në ambjentet e maternitetit sepse nuk lejohej, por pasi mbaroi

vizitat bashkëshortja e tij ka dalë bashkë me infermjere H e cila në këtë moment i ka thënë se duhet ti

jepte 4000 (katër mijë) lekë të reja sepse aq kushtonin vizita, skaneri dhe ilaçet, te cilat në fakt

parapaguhen nga institucioni publik, marteniteti. Nisur nga fakti që kjo shtetase i kishte kërkuar këtë sasi

parash dhe i kishte thënë që do ta ndiqte ajo lindjen e fëmijës edhe sikur të ishte me leje, dhe për këteë

gjë i ka kërkuar që ai ti jepte “njëkafe të mirë”, shtetasi N ka bërë kallzim për këtë fakt, duke u paraqitur

në Policinë Gjyqësore dhe duke kallëzuar për çka i kishte ndodhur.

Edhe për hetimin e këtij fakti, pas marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis kallëzuesit dhe Policisë

Gjyqësore, për përgjimin ambiental të bisedave në vende publike dhe simulimin e aktit korruptiv, u

autorizua përgjimi dhe simulimi i aktit korruptiv me personat e dyshuar si autore të veprës penale.

Kështu, nga takimi që shtetasi NS pati disa herë me të pandehurën HR, rezultoi se ajo i kërkoi para për

veten e saj dhe për personelin mjeke dhe infermier të spitalit, fakt që e vertëtojnë bisedat e regjistruara

midis tyre. Nga bisedat e regjistruara nga kallëzuesi Niko Stojku nën mbikëqyrjen e Policisë Gjyqësore,

në datën 21.02.2009 ora 20.20 deri 20.35 të datës 21.02.2009 ndërmjet kallezuesit N dhe infermjeres së

martenitetit Koço Glozheni me emrin H rezulton që kjo e pandehur ti thotë“si na u zhduke dje mo, the

në darkë dhe ike“, kallezuesi e ka pyetur “nesë ngelen të kenaqur koleget”, ndërsa e pandehura Hyrie e

ka pyetur nëse i kishte dhëne reanimatorit dhe kallzuesi i është përgjigjur se do ti jepte dhe atij, por

skishte më. Gjithashtu e pandehura e ka pyetur “këtij R i dhe, P që e operoj?”. Më tej e pandehura i ka

thënë që kishte për ti dhënë reanimatorëve, ato që vënëe narkozën dhe i ka thënë që tja jepte të hënën se

në atë moment nuk kishte njeri. Po kështu i ka thënë që ti jepte doktor P 15000(pesëmbëdhjetë mijë)

lekë, 5000 (pesëmijë) lekë T reanimatorit dhe nga një dymijëlekësh gocave (infermjerëve të turnit). Nga

këto biseda të transkriptuara në këtë proçesverbal del edhe momenti që e pandehura ka marrëe lekë nga

kallëzuesi peërpara se të autorizohej ky i fundit për përgjime ambientale, pasi në bisedë e sipër e

pandehura i ka thënë kallëzuesit “atij jepja, ske pune me me mua, ça do me japësh ti mua, une s bëra

gjë, ti me dhe boll mua.

Nga transkiptimi i përgjimit ambjental të datës 22.02.2009 ora 20.20 deri në ora 21.30 ndërmjet

kallëzuesit NS dhe infermjeres së martenitetit KG me emrin H rezulton se H ja kërkon lekët kallëzuesit

Page 153: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

153

që ti binte që atë ditë kur i thotë “bjeri që sot” , ndërsa kallëzuesi i ka thënë që nuk kishte në atë moment

me vete. Për këtë arsye kanë lënë takim për ditën tjetëer në mëngjes, dt.23.02.2009. Midis kallëzuesit

dhe kësaj shtetaseje ka edhe një sërë bisedash tëe tjera, të cilat lidhen me veprimet hetimore që

pasyrohen më poshtë.

Nga transkiptimi i përgjimit ambjental të kryer me dëshirën e kallzuesit me personat e dyshuar të datës

03.08.2009 ora 09.30 deri 10.30 (pas lindjes së fëmijës) ndërmjet kallëzuesit N dhe një pjesë të

personelit mjekësor qëe kishte asistuar në lindje dhe konkretisht me të pandehuren H, rezulton si me

poshtë vijon:

“A”(Kallzuesi), “E”( H): A~Hyna mrom të dhoma i dhashë ato, e pyeta, i thashë a të detyrohem gjo a

më thuaj a? A~Njëzetëshe tha.E~...fmija. A~Po ore. E-Ndiqet sote. A~Po,prap dhe njëzetce, po për kokë

të vajzës po. E-Vetë ta kërkoi.A~Po...A~Ke parasyshe, jam tu ti dhonë unë ty, tre katër veta dhe jepi,

nesje mo, po unë kam hallin e fmis tem tashi. E~Jo me ti kërku ka bo gabimin më të madh sepse të takoj

un, aimori dje dhe mos bëj gabim ti japish mo. A~ Për zotin. E- Jo, ai kishte marrë atotë djeshmet, ai

doktorri, që ja le grus? A~Po më tha, po më tha R, si eka kjo. E~PO.A~ E takova dhe më tha gruja

thaA~Tha shkova unë i mora, ja dhashë tha shumë faleminderit tha edhe për të miat edhe për njizeçen

teme edhe për, po mor un i thashë un kom hall. E~S\ia ka majt bytha me shku atje. A-Shoqen e grus që

ishte aty në dhomë, tha e kishin pas ça m'thik. Lindje anormale, pakujdesia i kishin thon jo sa bon,

treqinepesëdhjetë mij lekë tha më kan marrë. E- Atij mos i jepe mo.doktotit tëbebit jo. A-Ashtu e. E~Jo

apsolutisht, për Zotin un jame tu përtujom aq e lodhur sa kam bo nji orëe gjys rrugë në kom, f kisha me

u ngiit lart ai ka punë me mua, s'ke punë me të, sepse nuk është në atë gjendje ai sa me të zhvat ty për

ditë nga njëzetmiilekë,as mos bë gabim ti japësh mo,ore je, çar o tu i bo niiher, për shërbimin ian tuiabo

gocat mrenaE~Atyne su ke dhënë gjo?A~apsolutisht atyne. E-Atherepse me imorre ai kto. A-Bile bile

atyne atje. E- Nuk ja jap. A~Me më pas prezantu ti. E-katër mijë lekëshin. A-Kush e meriton. E~Jo,jo e

di gruaja. A~me ja dhon nej lek të vogël. E~E di gruaja. A-Ndrohen pasdite.E~Popra

....................................................................................A~Tashi si mas teje, kush duhet me u taku atje.

E~Apsolutisht. A~Apovetëm ato inefrmieret. E-Këtu sa herë tëshkojnë ke bebi, kush e ka turnin, e ka

filanja, po merr nji kafe, nji dymijlekësh, katër turne janë ato s'janëkatërmbëdhjetë, nji tetë mijë lekësh

....................................................................................A~Çyre tash për gjithçka bane, ecëpër mua ,m thuaj

ti me gojën tate sa? E~Vetëm qindshja. A-Qysh e tek. E-Vetëm qindshja. A-Leje qindshen,leje qinshen

se për njëqind e mora veshe, prit po plus qindshen, se për qindshen na e bëre. E-Kafene ma ke dhënëatë

ditë përpara. A~Për njëqindshen u morëm vesh po plus qindshen Çepra, dhejet, njëzet, tridhjet,

katërdhjet, pesdhjet, gjashtëdhjetë,shtatëdhjetë,tetëdhjetë, nontëdhjetë, njëqind, njiqine dhjeteEdhe

fishin edhedyqind,borxhi s”dal. E~E ti rrofsh,do te kontaktoj faleminderit. A~Me origjinalse. E- Dhe ty

Page 154: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

154

ishalla do zoti ..............................................................E kështu pra një dy tre dy mij lekësha leja grusëpër

çdo turn, atje lart. A~A mjaftojnë dy tremijlekësha E~Ika mirupafshim dotakohemi prapë. Nga bisedat e

regjistruara e të transkriptuara pas kërkesës për regjistrimin e bisedave personale të kallëzuesit me

personat e dyshuar, nga raporti i vëzhgimit të Policisë Gjyqësore, nga deklarimet e personave të

dëmtuar, nga përmbajtja e kartelës Klinike të shtetaseve, M dhe M, si dhe nga gjithë materialet e tjera të

administruara në funksion të këtij proçedimi, rezulton se me veprimet e saj aktive e pandehura HR ka

kërkuar dhe marrë para për veten e saj dhe ka kërkuar para për persona të tjerë, gjatë ushtrimit të detyrës

së infermieres në SOGJ K.

Nisur nga fakti qe inferimieria HR i kërkoi kallëzuesit te shkonte per tefalënderuar dhe per ti dhene

para mjekut PRne diten e trete pas lindjes se femijes me operacion, kur kallëzuesi ka shkuar dhe e ka

falënderuar mjekun per punen e kryer, ai i ka shpjeguar se lindja ishte shume e veshtire dhe se ai ka

bere te pamunduren per te realizuar lindjen me sukses te femijes. Ne kete takim mjeku ka përdorur nje

taktike te veçante duke i thene disa here qe nuk ka nevoje, nuk du gje dhe largohu, por ne fund kur

kallëzuesi eshte nisur per tu larguar, ai i ka kërkuar qe ti leje ato qe kishte ndërmende.

Nga transkiptimi ipergjimit ambjental të datës 23.02.2009 ora 08.25 deri 09.20 të datës 23.02.2009

ndërmjet kallëzuesit Niko Stojko dhe doktorit me emrin PR rezulton se doktor Petriti i ka thënë“gruan

duhet ta operoja patjetër, fëmijen e fitove si molla,operacionin e kam bërë të padukshëm”.Kallëzuesi N

e kapyetur, “H ka folur me ju dhe më tha mua që tja jap unë doktorritpjesën që i takon por unëi thashë

që jo do fiajap vetë se kisha hall se kushedi” Kallëzuesi e pyet doktor Ppjesën satë takon,doktori i

thotë ik tani nuk merrem me ato budallalliqe unë.(kallëzuesi nisetpër të dalë pa i dhënë lekët) por doktor

P i thotë“Ç^ke ti shifleru“ Kallëzuesi i thotë me tha G njeqind e pesëdhjetë, doktori i thotë“vo mire aa

sa të duash ti”.Kallëzuesi i thotë “u more vesh me G “ doktori i thotë “po s ^ka gje mirënërregull hajt

une stë vura, të kërkova unë ty”? Kallëzuesifillon ti numërojëlekët që ijep doktorr P Pasi dalin nga zyra

doktorP i thotë kallëzuesit që tako G se më ka shqetësuar në telefon tremijë herë. Kallëzuesi i thotë

rëndësi ka a ngele i kenaq ti me mua por doktrri i thotë ik tashti me këto budalleqe.

Kështu nga bisedat e regjistruara nga kallëzuesi NS nën mbikëqyrjen e Policisë Gjyqesore, ka rezultuar

se në datën 21.02.2009 ora 09.34 deri nëe ora 10.00 të datës 21,02,2009ndërmjet kallëzuesit NS dhe

personelit të SOGJ K.G, midis tyre edhe me mjekun DXH rezultuar biseda si me poshtë.Kallzuesi-0

Tano ca bo me.D MirKallezuesi- Tani un jamelidh me këtë grun.D- Me ke. Kallzuesi Me këtë H.H me

tha kur të mbaroj operacioni, tshti unë i dhashë ca lekëjep njerit jep tjetrit. D-Po.Kallzuesi -Aty ku

thonte, që tha jepi pesëdhjetë, pesë mije kisha. Doktorri-Rrofsh.Kallzuesi. S'kisha me ti dhonë se ti i

Page 155: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

155

merito, ajo tha jepi pesëdhjetë se unë nuk dija se kujt me i dhënë M'tha, tashti unë sote jamë hollë

taksirat të më presësh të hënën.D-Ça po thu. kallzuesi -Do më bien i çik leke do i thush edhe P do i thush

të hënën më kupton vllain më vjen shum keqe. Di- Mos ki merak fare. Kallzuesi -Mire. Asgjë, ik mosçaj

kokë hë mo njëzet mij lekë janë kështu atje. Kallzuesi Jo jo i dhashë të gjithve atje unë, pesë, dhjetë,

njezët, ke T tha du pesëdhjetë, nga pesë mijë lekë të gjithve. D-Mir mos përmend. Kallzuesi-Ditën e

hënë do ju likuidoi, kur të takosh doktor P thuaj të hënën do pimë kafe se e rregulloj vetë.Nga

transmetimi i kësaj bisede e kryer në datën 23.02.2009 midis orës 08.25-09.20 nga ana e kallëzuesit dhe

personelit mjekësor, rezulton se biseda është kryer psr ts pandehuren H psr ecurins e vajzss së

lindur.Gjatë hetimit i pandehuri D ka pranuar faktin dhe është mbrojtur duke pretenduar se kjo është një

dhuratë e cila është e lejuar nga ligji.

Pretendimi i të pandehurit nuk është i bazuar në ligj apo akte nënligjore, pasi pranimi i dhuratave është i

rregulluar me anë të VKM nr.714 date 22.10.2004 “ Për veprimtarinë e jashtme dhe dhënien e dhuratave

gjat veprimtarisë së nënpunsit të administratës publike” i cili përcakton se: Nëpunësi i administratës

publike nuk duhet të kërkojë apo tëpranojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, për veten, familjen,

të afërmit, personat fizike apo juridike me të cilët ka marrëdhënie, dhurata, favore, pritje apo çdo

përfitim tjetër, si dhe premtime për to, te cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij zyrtar, me efekt

përfitimi të çfarëdoshëm për dhuruesin ose persona të tretë, që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në

paanshmërinë e kryerjes së detyrës a janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes se

detyrës zyrtare.I pandehuri DXH i pyetur në Gjykatë ka pranuar faktin se i janë dhënë 5 000 lekë mbas

disa ditëve pasi ka lindur fëmija.I pandehuri D deklaron se nuk i ka kërkuar asnjëshpërblim as para

lindjes së fëmijës as mbrapa lindjes së saj por këto lekë i janë dhënë pasi ai kishte kryer detyrën e tij si

mjek reaminator. Nga ana e prokurorisëështë sjellë me të njeëjtën akuzë i pandehuri LM. Si prova nga

ana e prokurorisë paraqiten transkiptimet mes tij dhe kallëzuesit NS

Nga proçesverbali i transkiptimit të përgjimit ambiental të bisedës së kryer në datën 03.08.2009 ora

09.30 deri 10.30 (një ditë pas lindjes së fëmijës) ndërmjet kallëzuesit N dhe një pjesë të personelit

mjekësor midis të cilëve dhe mjekut L, rezulton se fillimisht kallëzuesi është takuar me doktor L dhe

kanë zhvilluar bisedën si më poshtë vijon:-Kallzuesi: Një kafe desha ...sa, Doktori-Po ik o mos u ashtu.

Kallzuesi-Po për zotin seriozisht. Doktori-Ptf ik mos u fut në siklet.Kallzuesi-D/r/gfe, Njezete.DoktoYi-

Faleminderit.Kallëzuesi -Bëfsh hajër.Doktori- Edhe ty tu shtofshin....Nga kjo bisedë e zhvilluar përmjet

të pandehurit L dhe kallëzuesit N nuk provohet fakti që i pandehuri L ti ketë kërkuar shpërblim

kallëzuesit për punën e tij si mjek.Nga ky transkiptim provohet fakti se kallëzuesi N i ka kërkuar të

pandehurit L për tëpirë kafe,është kallëzuesi ai që ka përmend të holla dhe në asnjë rast nuk provohet që

i pandehuri L ti ketë kërkuar lekë apo peër të pirë kafe.

Page 156: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

156

Me pas kallëzuesi NGJ gjatë vizitave në SOGJ K.G është takuar me infermjeren me emrin R ajo i thote

që “i thashë unë doktor P që hajde takoje nusen, por ai i ka thënë që shko mi merre titha mi sill se më

vjen zor, kështu që”. Infermjere R gjatë bisedës që bënë me shtetasin N duke biseduar për fëmijën, në

bised e sipër i shpjegon atij se “doktor P të ka falenderuar, u bëra unë R si korrjere por nuk ka problem”.

Këtë fakt e konfirmon dhe e pandehura H kur e pyet kallëzuesin “nëse i kishte marrë ato të djeshmen ai

doktori (P) që ja le gruas” po i thotë kallëzuesi kishte ardhur infermjere R. H i thotë kallzuesit për

“doktor L mos i jep me lekë sepse nuk është duke bërë ndonjëe gjë të madhe por i thotë jepi atyne

gocave mrena (infermjereve) sepse ato po i bëjnë shërbim”.

Në deklarimin e dhënë nga shtetasi NGJ me datën 03.08.2009 në lidhje me vizitën që ai ka bërë nëe

SOGJ K.Glozheni në të cilën gjendej bashkëshortja e tij me fëmijën e sapo lindur, rezulton se të gjithë

personat që kishin shërbyer dhe vazhdonin të kujdeseshin për nënën dhe fëmijën prisnin të merrnin para,

dhe e pandehura HR kryente rekomandimet se sa duhet te ishin shumat dhe cilët ishin personat që sipas

të pandehurë H i takonin shpërblime. Ai në deklarimin e tij sqaron se në datën 01.08.2008 bashkëshortja

e tij M pati probleme me shëndetin dhe ai e ka dërguar rreth oreës 21.30 nëe maternitetin K për ta

vizituar. Nga vizita e bërë doktorët i kanëthanë që bashkëshorten duhet ta shtronte për teë qenë nën

kontrollin e mjekëve dhe ai ka ndejtur nëspital pranë bashkëshortes deri në orën 01.30 të natës dhe më

pas është larguar për në shtëpi. Ditën e dielë në datën 02.08.2009 rreth orës 09.30 e ka marrë ne telefon

infermjere Hyra e cila i ka thënë që duhet të vinte në spital sepse nusja po bëhej gati për lindje.

Meqenëse shtetasi N kishte lënë numrin e telefonit tek kartela e bashkëshortes kanë filluar ti bëjnë zile

numra të ndryshëm të personelit të martenitetit KG të cilët kur ai i ka marrë në telefon i kanë uruar ti

rronte vajza dhe të shkonte për ta parë. Nisur nga kjo kallzuesi ka bërë telefon infermjere H duke i thënë

që e mernin numra të ndryshëm të martenitetit që uronin për lindjen e vajzës. Infermjere H i ka thënë që

të mos futej në maternitet pa ardhur ajo sepse kishte folur për gjithçka me ato dhe por të shkonte në atë

moment do ti kërkonin lekë. Kur ka ardhur H kanë shkuar për të parë vajzën dhe më pas ajo i ka thënëqë

N tu jepte lekë personelit që ka asistuar në lindje. Fillimisht ka shkuar tek salla e lindjes ku H i ka thënëe

ti jepte dy infermjereve nga 2000(dymijë) lekë të reja ku njëra nga ato e kishte emrin R.

Më pas kanë shkuar në katin e gjashtë ku janë takuar me doktor LM i cili mbante nën kontroll vajzën e

tij që ndodhej në inkubator. Kur janë takuar me doktor L infermjere H i ka thënë N që ti jepte edhe atij

sepse do kujdesej për vajzën në vazhdimësi. Duke ecur nëpër martenitet infermjere H i ka thënë që duhet

ti jepte 5000(pesëmijë) lekë doktor PP, pasi ka asistuar gjatë lindjes, por për momentin nuk ndodhet

këtu. Infermjere H ka insistuar që 5000(pesëmijë) lekë që nevojiteshin për doktor

Page 157: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

157

P ti linte tek nusja e tij (M) pasi ai vinte vetë për ti marrë. Pasi i ka dhënë lekë të gjithë personelit

mjekësor që i ka thënë infermjere H, kallzues i ka thënë kësaj të fundit që lekeët për sot i kishin

mbaruar, prandaj të takoheshin të nesërmen në maternitet. E pandehura H i ka thënë se ajo aktualisht

ishte me leje, por do të vinte apostafat për të ndjekur ecurinëe vajzës së tij, duke i thënë që edhe asaj

duhet tja jepte një njëqinmijë lekësh në fund.

Shtetasi N ka deklaruar se në datën 03.08.2009 ka shkuar rreth orës 09.00 tek marteniteti Koço Glozheni

për të parë nusen dhe vajzën. Fillimisht është takuar me doktorr LM i cili mbante nën kontroll vajzën e

tij që ndodhej në inkubator. E ka pyetur doktorin për shendetin e vajzës i cili i ka thënë se ishte mirë, por

N duhet të vinte më shpesh për ta takuar dhe i ka dhënë numrin e celularit XXXXXX.Shtetasi N e ka

falenderuar dhe e ka pyetur nëse i detyrohej, ndërsa ai i ka thënë një kafe duke bërë me gishta shenjën e

lekëve. Kur kallzuesi e ka pyetur se sa ishte kafja ai i ka thënëqë ti jepte 2000(dymijë) lekë të cilat Nja

ka dhënë. Duke ndenjur në maternitet N është takuar me infermjere R e cila e ka falenderuar për lekët që

i kishte dhënë njëditeë më parë dhe gjithashtu kjo infermiere i ka thënë që doktor TI i kishte dhënë

5000pesëmijë) lekë të reja të cilat kallzuesi ja kishte lënë bashkëshortes për këtë doktor. Deklaruesi

shpjegon se rreth orës 13.30 është takuar me infermjere H në një kafe pas maternitetit ku gjatë bisedës

ajo i ka kërkuar lOOOO(dhjetëmijë) lekë, pasi e kishte ndjekur problemin e vajzës së tij për tre ditë

megjithëse ishte me leje të zakonshme. Pas një bisede të gjatë N i ka dhënë infermjere H 11000

(njëmbëdhjetëmijë) lekë të cilat ajo ka ka kërkuar dhe më pas janë ndarë secili në punë të tyre.

Nisur nga sa më sipër dhe nga gjithë materiali hetimor parapraprak rezulton se në këtë institucion,

persona të caktuar si në rastin konkret e pandehura HR i kërkonte familjarëve të pacientëve që të japin

shuma të ndryshme parash në formë ryshfeti me qëllim falënderimin dhe mirënjohjen që duhet treguar

për mjekët dhe inferimerët për punën që ata kryejnë. Kështu në të gjithë këtë monitorim vërehet qartë se

nga ana e të pandehurës H është treguar kujdes që të mos ngelet asnjë person pa u paguar, persona këta

që kanë ndihmuar apo kanë asistuar në lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijës.Një teknikëe veçantëështë

ndjekur edhe nga ana e të pandehurve të cilët në disa raste nuk kërkojnë para në mënyrë të drejtpërdrejtë

por i kërkojnë ato në mënyrë të tërthortë, lënë të kuptohet se pas lenies së një sasie parash shërbimi dhe

kujdesi do jëtë më i mirë.Me veprimet dhe mos veprimet e tyre të pandehurit HR ka konsumuar

elementet e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksone publike” parashikuar

nga neni 259 i K.Penal. Gjatë shqyrtimit gjyqësor u morën në shqyrtim dhe u administruan si prova

shkresore:-proçesverbal mbi kallëzimin e krimit datë 20.02.2009 i shtetasit N -proçesverbal i kallëzimit

të krimit datë 28.07.2009 i shtetasit N -proçesverbal mbi marrëveshjen për përgjim datë 20.02.2009 mes

oficeres së policisë gjyqësore A dhe shtetasit N. Në këtë proçesverbal shtetasi N ka deklaruar se është i

gatshëm të kryej dhe të regjistrojë përgjimin e bisedave të tij ambientale apo telefonike me infermieren

Page 158: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

158

me emrin L dhe doktorit të maternitetit me emrin P. Po në datë 20.02.2009 nga oficeri i policisëe

gjyqësore M dhe shtetasit N është hartuar marrëveshja. Me anë të kësaj marrëeveshje shtetasi N shpreh

vullnetin e tij të lirë që me autorizimin tonë të kryej veprimin e simulimit të aktit korruptiv, të dhënies së

një sasie prej 70 000 lekë të cilat do tia japi infermieres me emrin L dhe doktorit të maternitetit me

emrin P. Po kështu është hartuar dhe proçesverbali mbi këqyrjen dhe marrjen e dokumentit datë

21.02.2009.Ky proçesverbal është hartuar midis oficerit të policisë gjyqësore H dhe shtetasit N.Në këtë

proçesverbal pasqyrohen kartëmonedhat e dhëna nga ana e prokurorisë për veprimin e stimuluar që do të

kryej nga ana e prokurorisë dhe shtetasit N.Ky proçesverbal pasqyron shumën prej 70 000 lekeësh që i

është dhënë shtetasit N për tia dhënë të pandehurve.

Në proçesverbalin e datës 21.02.2009 tregohet prerja e kartëmonedhave që i është dhënë shtetasit N për

blerjen e provës materjale. Sipas këtij proçesverbali kartmonedhat kanë qenë me prerje pesëmijë lekëshe

dhe njëmijë lekëshe, konkretisht kanë qenë gjashëte kartmonedha me prereje gjashtëmijë lekëshe dhe

dyzetë kartmonesha me prereje njëmijë lekëshe. Në datë 02.03.2010 është hartuar proçesverbal mbi

këqyrjen dhe marrjen e provës materjale. Në këtë proçesverbal pasqyrohen kartmonedhat dhe prerjet e

tyre që janë dorëzuar nga shtetasi N. Këto kartmonedha janë kthyer nga shtetasi N të cilat i kishte marrë

për veprime simulimi.Në datë 27.07.2010 shtetasi N ka bërë kallëzim ndaj të pandehurve dhe ky

kallëzim i është bashkuar kallëzimit të bërë nga shtetasi NS.

Prokuroria si në rastin e parë dhe në të dytin në datë 28.07.2009 ka hartuar marrëveshje. Me anë të kësaj

marrëveshje shtetasi N shpreh vullnetin e tij të lirë që me autorizimin tonë të kryej veprimin e simulimit

të aktit korruptiv, atë të dhënies së lekëve që do ti kërkoj infermierja me emrin H dhe persona të tjerë të

dyshuar si autorë të veprës penale. Po ne date 28.07.2009 eshte hartuar procesverbal mbi marreveshjen

per pergjim. Sipas ketij procesverbali shtetasi N deklaron se eshte i gatshem te kryej dhe te regjistroje

pergjimin e bisedave te tij ambientale apo telefonike me infermieren me emrin H, punonjese e

maternitetit Koco Glozheni dhe persona te tjere te dyshuar si autore te vepres penale.

Ne date 31.07.2009 eshte hartuar procesverbal mbi keqyrjen dhe marrjen e dokumentit. Ky procesverbal

pasqyron numrin e kartmonedhave qe iu dhane shtetasit N per blerjen e proves materjale. Sipas

procesverbalit shtetasit N i jane dhene njezet kartmonedha njemije lekeshe.

Nga ana e gjykaten u mor ne shqyrtim dhe u adminisrua provesverbali i pyetjesh se shtetases M. Ne kete

procesverbal ajo deklaron;-une jam bashkeshortja e shtetasit N me të cilin kam 2 vjet emartuar dhe kam

njëe djalë qëe quhet D. Unë kam lindur me operacion në maternitetin Koço Gloxheni. Bashkëshorti im

më ka shoqëruar nëpër vizita dhe nuk kam dijeni qëbashkëshorti im N ti ketë dhënë lekë mjekëve. Po

kështu në datë 28.06.2009 është pyetur shtetasja M e cila është bashkëshorte e shtetasit NG. Kjo shtetase

Page 159: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

159

ka deklaruar se ka vajtur në maternitetin KG dhe gjatë vizitave e ka shoqëruar bashkëshorti N. Në

proçesverbalin e saj ajo deklaron se ka lindur njëvajzë dhe se ka dijeni se burri i saj i ka dhënë pesëmijë

lekë shtetases H për vizitat që i janë bërë.

Nga provat shkresore të administruara si akt marrëveshje dhe proçesverbalet e mbajtura për veprimet

simuluese, të pandehurve nuk i janë gjetur dhe nuk i janë kapur lekë të dhëna nga shtetasit SN dhe

NGJ.Kjo vërtetohet dhe me faktin që nga ana e shtetasve N dhe N janë kthyer dhe shumat e lekëve të

dhëna për veprimet simuluese.I pyetur në prokurori dhe në gjykatë i pandehuri L nuk e ka pranuar

akuzën që i është bërë. Ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë lekë nga e pandehura H apo nga ndonjë

person tjetër.E pandehuara R pyetur në prokurori nuk e ka pranuar akuzën që i është bërë, duke

deklaruar se nuk ka marrë lekë nga ndonjë person.I pandehuri XHD ka deklaruar se ka pasur debate me

shtetasin N i cili i ka kërkuar që ti ofronte lekë mbas lindjes së fëmijës dhe se mbas disa ditëve ai i ka

dhënë shumën prej pesëmijë lekësh.Në deklarimet e tij i pandehuri XHD ka deklaruar se nuk i ka

kërkuar lekë para operacionit apo pas operacionit por lekët i janë lënë vetë nga shtetasi N.Këto lekë i

janë lënë jashtë dëshirës së tij nga shtetasi N pas disa ditëve pasi ishte kryer operacioni.Nga të gjitha

provat shkresore si dhe nga përgjimet si dhe nga transkiptimet e bisedave telefonike provohet vetëm

fajësia e të pandehurës H.. Marrëdhëniet juridike të vendosura për mbrojtjen e të drejtës së pacientit për

një kujdes shëndetësor publike, mbrojtja e posaçme që ligji i ka bërë marrëdhënieve publike duke

sanksionuar se marrja e drejtpërdrejteë apo e tërthortëe parave nga personi qëështë në kryerje e sipër të

funksionit publike përbënë vepër penale. Referuar këtij përcaktimi i pandehuri ka cënuar marreëdhëniet

juridike që mbrojnë veprimtarinë e rregullt dhe mirëfunksionimin e spitaleve shteterore, si dhe

profesionin e mjekut sipas parimeve dhe rregullave te statutit te urdherit te mjekeve dhe kodit të etikës

dhe deontologjisë mjekësore, ato marredhenie qe perbejne objektine vepres penale.

Nga ana objektive vepra penale është konsumuar me veprime aktive dhe me mos veprime duke kërkuar

para dhe duke i pranuar ato kur pacientet konkretë ja jepnin ketyre subjekteve, nisur nga shtytja qe i

bënin infermieret dhe personat e tjerë, qeë të paguanin para pasi për ta ishte bërë e pamunduara, pasi

peër mjekët duhej shprehur falenderim, etj. Shumat e marra nga të pandehurit konsiderohen përfitim i

parregullt, pasi marrja e tyre vjen në kundërshtim me funksionin e mjekut të përcaktuar në aktet

përkatëse ligjore që normojnë veprimtarinë mjekësore, urdhërin e mjekut dhe kodin e etikës dhe

deontologjisë mjekësore. Sipas kodit të etikes detyra themelore dhe misioni i mjekut është mbrojtja e

jetës dhe e shëndetit fizik e psiqik të njeriut dhe lehtësimi i vuajtjeve. Por, në bazë tëe rregullave të këtij

kodi që janë të detyrueshme për të gjithë mjekët, mjeku ka edhe kufizime të aktivitetit profesional,

siçështë edhe fakti se ai në asnjë rast nuk duhet të abuzojë me kushtet që i krijon profesioni, nuk duhet të

Page 160: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

160

përdorë postin për qëllime përfitimi personal dhe profesional, si dhe ai duhet të kryejë punën e tij pa

mangësi profesionale dhe etike, pa abuzuar mbi të sëmurin nga ana fizike, emocionale ose materiale.

Subjekti i veprës penale është e pandehura HR) e cila është ish punonjës publike, pasi ushtrojnë një

detyrështetërore publike.

Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimin

material të paligjshëm. Nga ana subjektive, e pandehura me qëllim përfitimin e paligjshëm, krijojnënjë

ambient në të cilin i dëmtuari nga vepra penale gjendet në kushte të pamundësisë për tëmos dhënë para,

pasi vetëm pasi premtohen para dhe jepen para merret shërbimi i kualifikuar mjekësor.

Vepra e kryer nga e pandehura HR paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi cënon ato mardhënie juridike të

vendosura për mbrojtjen administratës publike dhe mbrojtja e qytetarëve nga kërkimi dhe marrja e

parregullt e përfitimit nga personat që ushtrojnë funksione publike

Në caktimin e masës së dënimit për të pandehuren RH, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë e veprës,te

pandehurës,e martuar me femijë,e padënuar më parë,gjendja e dobët ekonomike etj.Gjykata arrin në

përfundimin se i pandehuri ML duhet të dekarohet i pafajshëm për veprën penale të “Korrupsion pasiv i

personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.Gjykata arrin në

përfundimin se i pandehuri XHD duhet të dekarohet i pafajshëm për veprën penale të “Korrupsion pasiv

i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.Gjykata arrin në

përfundimin se e pandehura R duhet të dekarohet i pafajshëm për veprën penale të “Korrupsion pasiv i

personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.Për sa më sipër gjykata

vendos:

- Deklarimin fajtore të të pandehurës RH për veprën penale të “Korrupsion pasiv “, dhe në bazë tënenit

259 te K. Penal dënimin e saj me 2 vjet burgim dhe 600 000 lekë gjobë.

- Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se këtij dënimi dhe dënimin e të pandehurës RH

(Dervishi) përfundimisht e dënon me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 400 000 lekë gjobë.-Në bazë të nenit 59

të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e pavuajtur të

dënimit, për një afat 18 muaj nëmënyr qëgjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryej vepër tjetër penale .

- 9.4.4.Rasti i katërt Përsëri shpalos veprime korruptive tepër të rënda. Bëhet fjalë përsëri për

falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv. Në këtë rast vihen re falsifikime në dokumentacionin e

punonjësve të një miniere, për ti shkurtuar vitet e punës dhe për mos të dhënë pensionin e merituar.

Page 161: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

161

Për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumenteve ngapersoni që ka për detyrë ti lëshojë”, kryer

nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 25 i K.Penal.“Korrupsionit pasiv të personave që

ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal.Nga ana e Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Tiranë, ështësjellë për gjykim çështja penale nr.128 Që në fillim të gjykimit, nga ana e

tëpandehurve u kërkua që kjo çështje të gjykohej mbi bazën e akteve të paraqitura nga organi i akuzës,

pra me gjykim të shkurtuar, kërkesë që si u gjet e bazuar në ligj dhe në prova u pranua nga gjykata.Në

këto kushte, me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar, kjo çështje u shqyrtua mbi bazën e akteve

të ndodhura në fashikullin e gjykimit, nga të cilat rezultoi e provuar si më poshtë:

Mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqëore Tiranë dhe

referimit të veprës penale nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor

Tiranë ka regjistruar proçedimin penal nr.1024 të vitit 2008 në të cilin janë bashkuar disa

proçedime.Nga hetimi ka rezultuar se:

I pandehuri A ka qënë i punësuar pranë Minierës Mushqeta nga data 02.Korrik 1996 deri me datë 31

dhjetor 2001, me detyrën shef kuadri në këtë minierë.

Në ligjin nr.8685 date 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar nëminiera në

nëntokë, neni 2, parashikohet se: “Punonjësit që kanë punuar në miniera për njëperiudhë jo më pak se 11

vjet e gjysëm në nëntoke dhe kanë një periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet, në raste kur nuk ushtrojnë

veprimtari ekonomike, trajtohen me përfitim”. Në këtë kuadër, në zbatim të dispozitave ligjore, i

pandehuri A ka administruar regjistrat themeltare të Minierës Mushqeta, si dhe ka plotësuar dokumente,

si libreza pune, vërtëtime dhe verifikime të vjetërsisë në punë të shtetasve të ndryshëm, të nënshkruara

nga ai dhe nga Drejtori il Minierës, dokumenta mbi bazën e të cilave kanë përfituar pensione shtetas të

ndryshëm.

1. Si rezultat i kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se në dosjen e pensionit të shtetasit S

administrohet një vërtetim datë 22.01.2001 i nënshkruarse shtetasi Se ka të shënuar emrin në këtë

rregjistër themeltare por në fletën e këtij regjistri nuk ka të hedhur asnjë vit pune në minierë. Referuar

shkresës nr.5260 datë 02.10.2008 të ardhur nga Ministria Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve, mbi vërtëtimin e gjendjes gjyqësore të shtetasit S, rezulton se shtetasi S me vendimin nr. 89

datë 28.05.1985 ështeë dënuar me 21 Vjet heqje Lirie pëer veprën penale të Vrasjes, vendim i cili është

lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Vetë shtetasi S ka deklaruar se ai ka qenë i dënuar me 21 vjet burg për vrasje dhe ka vuajtur dënimin në

burg nga viti 1984 deri në vitin 1990 në burgun e Baterr Martanesh. Nga rrethanat dhe faktet e

Page 162: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

162

grumbulluara rezulton se nga ana e shefit të Kuadrit të Minierës Mushqeta A kanë përpiluar dokumenta

fiktive për daljen në pension të shtetasit S sikurse janë: Vërtetim datë 22.01.1001Aktverifikim i datës

13.09.2001 i firmosur nga e pandehura F dhe i pandehuri A libreza e punës e shtetasit S.Referuar aktit të

ekpertimit nr. 7494 datë 05.11.2008 rezulton se këto dokumenta duhet të jenë nënshkruar nga shtetasi A.

Vlera e dëmit të ardhur I.S.Sh si rrjedhojë e përfitimit të paligjshëm të pensionit është 526.926 lekë.

2.Në dosjen e pensionit të shtetasit Xh ndodhet vërtetimi datë 18.04.2000, lëshuar nga i pandehuri A. Ky

vërtetim pasqyron faktin se shtetasi Xh ka punuar nëminieren Mushqeta sipas regjistrit nr. 95 të kësaj

miniere.

Duke ju referuar proçesverbalit datë 16.04.2008 të kqyrjes së regjistrit të miniëres Mushqeta nr. 1 fleta

95, rezulton se në këtë fletë regjistri janë të hedhura vitet e punëes për shtetasin M dtl.09.04.1933.

Referuar proçesverbalit të deklarimit datë 11.04.2008 të shtetasit Xh rezulton se ky shtetas ka deklaruar

se nuk ka punuar asnjëherë në minierën Mushqeta. Referuar aktit të ekspertimit nr. 27 datë 13.05.2009

rezulton se nënshkrimi nën emrin e A ndodhur në vërtetimi e sipërcituar është nënshkruar nga shtetasi

A.

3.Në dosjen e pensionit të shtetasit S ndodhet i datë 30.11.2000, lëshuar nga i pandehuri A. Ky vërtetim

pasqyron faktin se shtetasi S ka punuar në minierën Mushqeta nga data 30.03.1974 - 17.08.1975 sipas

regjistrit nr. 801 të kësaj miniere.

Duke ju referuar proçesverbalit datë 20.05.2008 të kqyrjes së regjistrit të minierës Mushqeta nr. 3 fleta

801 rezulton se në këtë fletë regjistri janë të hedhura vitet e punës për shtetasen Z dtl. 27.06.1951.

Referuar proçesverbalit të deklarimit datë 24.05.2008 të shtetasit S rezulton se ky shtetas ka deklaruar se

ka punuar në kooperativën Bujqësore Shkopet dhe në minierën e Batrës Martanesh. Referuar aktit të

ekspertimit nr. 27 datë 13.05.2009 rezulton se nënshkrimi nën emrin e A ndodhur nëvërtetimi e

sipërcituar është nënshkruar nga shtetasi A.

4.Nga studimi i materialit të ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B rezulton se ky shtetas ka

përfitur pension sikur ka punuar në minierën Mushqeta, si dhe në koperativën Bërzhitë. Në dosje

ndodhet një vërtetim datë 22.03.2001 lëshuar nga i pandehur A. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas

regjistrit themeltar nr. 2211 të minieres Mushqeta rezulton se shtetasi B ka punuar në këtë minierë me

datë fillimi nga data 30.06.1982. Referuar proçesverbalit të kqyrjes datë 20.03.2008 të regjistrit të

minierës Mushqeta nr. 8 fleta 2211 rezulton se janeë të hedhur vjetërsi në punënë minierë me ndërhyrje

dhe korrigjime neë rubrikën e tretë të punës që i përket periudhës 1987-1993. Shtetasi B ka deklaruar se

ai ka filluar punë nëe minierën e Mushqeta neë vitin 1986. Referuar aktit të ekspertimit nr. 6443

Page 163: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

163

datë25.09.2008 rezulton se në faqen 2211, kolona “data e largimit nga puna” shfaqen shifrat 15.09.1992.

(kjo date eshte prishur dhe eshte shenuar data 10.05.1993). Referuar aktit te ekspertimit nr. 27.1

dt.13.05.2009rezulton se vertetimi date 22.03.2001 eshte neshkruar nga shtetasi A. Nënshkrimi i

ndodhur në faqen 16-17 të librezës së punës së shtetasit B është nënshkruar nga shtetasi A. Neëshkrimi i

ndodhur në fletën 2211 të regjistrit nr.8 është nenshkruar nga shtetasi A.

5. Në dosjen e pensionit të shtetasit F ndodhet një vërtetim datë 30.01.2001,

lëshuar nga i pandehuri A. Në këtë vërtetim pasqyrohet se sipas regjistrit nr 2903 shtetasi F ka punuar

me datë fillimi 09.01.1992 deri me datë 31.10.1994 dhe datë 01.11.1995 deri më dt.30.12.2000. E

pandehura F rezulton të ketë firmosur aktverifikimin datë18.03.2002 i cili përputhet me vërtetimin e

lëshuar nga i pandehuri A. Referuar proçesverbalit datë 19.05.2008 të kqyrjes së regjistrit themeltar të

vjetërsisë në punë nr. 2903 rezulton se viti i fillimit të punës për shtetasin F është i papasqyruar në

regjistër. Referuar aktit të ekspertimit nr. 27 datë 13.05.2009 rezulton se vërtetimi i sipërcituar është

nënshkruar nga shtetasi A. Shkrimi dhe nënshkrimi i ndodhur në faqen 18,19 të librezës së punës është

shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi A.

6. Në dosjen e pensionit të shtetasit Sh, ndodhet vërtetimi datë 15.10.2000, leshuar nga i pandehur A. Ky

vërtetim pasqyron faktin se shtetasi Sh ka punuar në minierën Mushqeta nga viti 1987 deri në datën

15.10.2000 sipas regjistrit nr. 2546 të kësaj minierë. Shtetasi Sh në datë 26.03.2008 ka deklaruar se ai ka

punuar në minerën e Priskës dhe nuk ka punuar asnjë ditë nëminierën Mushqeta. Ky fakt konfirmohet

edhe nga proçesverbali i kqyrjes datë 21.07.2008 i regjistrit nr. 4 fleta 242 i Minierës Priskë, sipas të cilit

rezulton se Sh ka punuar në minierën Priskë nga data 10.10.1990 deri në datën 01.11.1991 si punëtore

në sipërfaqe (bari).

Duke ju referuar proçesverbalit datë 20.03.2008 të kqyrjes se regjistrit të minierës Mushqeta nr. 6 fleta

2546, rezulton se në këtë fletë regjistri janë të hedhura vitet e punës për shtetasin Sh. Referuar aktit të

ekspertimit nr. 6597 datë 02.10.2008, rezulton se në regjistrin nr.6 faqe 2546 të minierës Mushqeta, u

konstatuan ndërhyrje fallsifikuese, doëshkrimet (plotësimet e rreshtave dhe kolonave) mund të jenë

shkruar nga shtetasi A. Referuar aktit të ekspertimit nr. 27.1 datë 13.05.2009, rezulton se shkrimi dhe

nënshkrimi nën emër të A në librezën e punës së shtetasit Sh ë faqen e parë dhe të dytëështë shkruar nga

A, vërtetimi datë 15.10.2000 për shtetasin Sh është nënshkruar nga shtetasi A.

7. Referuar materialeve të ndodhura në dosjen e pensionit që i përket shtetasit Y rezulton se ky shtetas

ka përfituar pension duke pasur vjetërsi pune në Kooperativën Bërzhitë dhe minerën Mushqeta. Në dosje

ndodhet një vërtetim datë 30.01.2001 i lëshuar nga i pandehuri A me cilësinë e shefit te kuadrit të

Minierës Mushqeta. Përsa më sipër i pandehuri A ka pasqyruar me dashje të dhëna të rreme

Page 164: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

164

nëdokumentet të cilat ka pasur për detyrë ti lëshoje, duke konsumuar veprën penale të “Fallsifikimit të

dokumenteve nga personi që ka për dëtyre ti leshojë”, parashikuar nga neni 186/2 iK.Penal.

Përveç sa më sipër, sipas proçesverbalit të deklarimit të shtetasit Y, datë 28.03.2008, rezulton se i

pandehuri A i ka këerkuar atij një shumë prej 30.000 lekë të reja, për ti rregulluar dokumentet e

pensionit. Meqenëse ky shtetas ka qenë në Greqi këtë shume lekësh ia ka dhenë A nëna e tij e quajtur M.

Shtetasja M në deklarimin e dhënë në datën 15.11.2008 konfimon faktin se ajo i ka dhënë 30.000 lekë të

reja A. Deklarimet e shtetasve Y, M të lidhura me aktet e fallsifikuara në dosjen e pensionit të shtetasit

Y si dhe me fallsifikimet e tjera të kryera nga i pandehuri krijojnë bindjen tek gjykata se i pandehuri ka

kryer veprën penale te “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar

nga neni 259 i K.Penal.

Përsa i përket veprës penale të fallsifikimit, duke pasur parasysh se veprat kanë ndodhur në vitin 2000-

2001 do të zbatohet neni 186/2 i K.Penal i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, i cili është ligji i kohës kur

është kryer vepra penale, pasi është edhe me favorizuesi në raport me ligjin e mëvonshëm.

Përsa i përket akuzës sëe korrupsionit, do të zbatohet dispozita aktuale, neni 259 i K.Penal,

“Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, qëështë më favorizues sesa neni 260

“Marrja e mitës” që ka qenë në fuqi në kohën qëështë kryer kjo vepër nga i pandehuri A.

Pavarësisht se i pandehuri nuk i ka pranuar akuzat, gjykata çmon se ato janë plotësisht të provuara dhe ai

duhet deklaruar fajtor për sa akuzohet bazuar ne:

• Kopjet e dosjeve të pensionit të disa shtetasve.

• Proçesverbalet e kqyrjes e regjistrave themeltar të Minieres Mushqeta mbi bazën e të cilave janë

lëshuar vertetimet, akteverifikimet dhe librezat e punës.

• Aktet e ekspertimit grafik teknik mbi dokumentat objekt ekspertimi si dhe akti i ekspertimi vlerësues

kontabël.

Përsa i përket të pandehurit Z, ai ka qenë i punësuar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore

nga viti 1993 deri në vitin 2005, me detyrën inspektor i bujkut privat në Komunën e Bërzhitës.

Në ligjin nr. 8685 datë 09.11.2000 “Për një trajtim ë veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera

në nëntokë, neni 2, parashikohet se: “ Punonjësit që kanë punuar ne miniera për një periudhë jo më pak

se 11 vjet e gjysëm në nëntokeë dhe kanë një periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjetë në raste kur nuk

ushtrojnë veprimtari ekonomike, trajtohen me përfitim”

Page 165: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

165

Në ushtrim të detyrës së tij, i pandehuri Z ka administruar regjistrat themeltarë të koperativave bujqësore

në Komunën Bërzhitë nga viti 1994 deri në vitin 2000, si dhe dokumente të tjera mbi bazën e të cilave

ka lëshuar vërtetime të nënshkruara nga ai dhe nga Drejtori i D.R.S.Sh.

l.Si rezultat i kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se në datën 13.12.2000 i pandehuri Z ka

plotësuar vërtetimin për vjetërsi në punë për efekt pensioni për shtetasin Y. Këtë vërtetim i pandehuri e

ka lëshuar mbi bazën e regjistrit themeltar nr. 1 faqe 177 të koperativës Bërzhitë. Në këtë vërtetim

pasqyrohet se përfituesi Y nga viti 1976 deri në vitin 1983 ka realizuar nga ish koperativa gjithsej 2321

ditë punë. Sipas proçesverbalit datë 20.03.2008 të kqyrjes se regjistrit të koperativës bujqësore nr. 1 faqe

1777, rezulton se emri i shënuar në këtë regjistër nuk peërkon me emrin e shtetasit Y. Në këtë

fletëështeë i regjistruar emri i shtetasit A, i datëlindjes 1962, me vite pune 1976, deri në 15 Qershor

1981, kur ky person figuron i larguar. Referuar aktit të ekspertimit nr.6326 datë 19.09.2008, rezulton se

dorëshkrimet dhe nënshkrimi i plotë në vertetimin datë 13.02.2000 janë shkruar dhe nënshkruar nga

shtetasi Z.

Shtetasi Y ka deklaruar si i ka dhënë Z 20.000 lekë në prani të shtetasit F për të plotësuar vërtetimin për

vjetërsi në pune. Ky fakt konfirmohet dhe nga deklarimi i shtetasit F.Përsa më sipër i pandehuri ka

konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit pasiv (të cilat janë të anlizuara më sipër). Dëshmitë

e shtetasve Y dhe F të lidhura me dokumentet e falsifikuara të dosjes së pensionit të shtetasit Y, si dhe

veprime në vijmësi të të pandehurit Z krijonë bindjen te gjykata se ky i pandehur në këtë rast ka marrë

ryshfetin prej 20.000 lekësh në funskion të rregullimit të pensionit të shtetasit Y.

2. Në dosjen e pensionit nr.1612, që i përket shtetasit B ndodhet një vërtetim për vjetërsinë nëpunë për

efekt pensioni, lëshuar në datën 14.01.2000 nga i pandehuri Z. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas

regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë 3/3 shtetasi B ka punuar në Kooperativën Bujqësore të Bërzhitës

në vitet 1970 deri me 1981. Referuar proçesverbalit të kqyrjes datë 28.07.2008 të regjistrave themeltare

të vjetërsisë në punë të Kooperatives Bërzhitë, rezulton se emri i shtetasit B nuk figuron të këtë punuar

në koperativën Bërxhitë. Për më tepër, nga proçesverbali i këqyrjes datë 13.11.2008 të Regjistrit

Themeltar të Punonjësve të koperativës Zall-Dajt rezulton se, në vitet 1975-1976, 1979-1981, personi

nën hetim B ka punuar në ish-Kooperativën Bujqësore Zall-Dajt, Tiranë. Shtetasi B në datën 03.07.2008

ka deklaruar para organit proçedues se ai nuk ka punuar ndonjëherë në ish-Kooperativën Bujqësore të

Bërzhitës.

3. Nga studimi i materialit të ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B rezulton se ky shtetas ka

përfitur pension sikur ka punuar në minierën Mushqeta, si dhe në kooperativën Bërzhitë. Në dosje

ndodhet një vërtetim datë 13.04.2000, i lëshuar nga i pandehuri Z. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas

Page 166: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

166

regjistrit themeltar nr.136 rezulton se shtetasi B ka punuar në koperativën Bërzhitë nga viti 76 deri në

vitin 1982, duke realizuar gjithsej 1813 ditë. Duke ju referuar kqyrjes së regjistrit tëkoperativës Bërzhitë,

faqe 136, rezulton se shtetasi B ka vite punë nga 76-80 gjithsej 1358 diteë punë. Referuar aktit të

ekspertimit nr. 272 datë 15.05.2009 rezulton se shkrimi dhe nënshkrimi në vërtetimin datë 13.04.2000

është shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Z.

4. Në dosjen e pensionit nr.1596 të shtetasit Xh ndodhet një vërtetim për vjetërsineë në punë për efekt

pensioni, lëshuar në datën 13.10.2000 nga i pandehuri Z. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas regjistrit

Nr.58 shtetasi Xh ka punuar në Kooperativën Bujqësore të Bërzhitës në vitet 1976 deri më 1982.

Referuar proçesverbalit të kqyrjes së regjistrit themeltar të Kooperativës Bërzhitë datë 16.04.2008

rezulton se emri i shtetasit Xh është shkruar mbi emrin e shtetases Sh. Shtetasi Xh me datë 12.04.2008

ka deklaruar para organit proçedurës se ai i ka dhënë një shtetasi me emrin K 200.000 lekë teë reja me

qëllim rregullimin e dokumenteve për përfitim pensioni. Referuar aktit të ekspertimit nr. 27.2 datë

13.10.2000 rezulton se shkrimi dhe nënshkrimi në vërtetimin date 13.10.2000 ështe shkruar dhe

nënshkruar nga shtetasi Z

5. Në dosjen e pensionit nr.738 të shtetasit Xh ndodhet një vërtetim për vjetërsinë në punë për efekt

pensioni, lëshuar në datën 15.01.2000 nga i pandehuri Z. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas regjistrit

Nr.156, shtetasi Xh ka punuar në Kooperativën Bujqësore të Bërzhitës në vitet 1975 deri më 1976, duke

realizuar gjithsej 496 ditë pune. Referuar proçesverbalit tëdatës 06.05.2008, të kqyrjes së regjistrit

themeltar nr. 156, të Kooperativeës Bërzhitë, rezulton se nuk figuron i regjistruar emri i shtetasit Xh.

Referuar akti të ekspertimit nr. 27.2 dateë 15.05.2009 rezulton se shkrimi dhe nënshkrimi në vërtetimin

e sipërcituar është shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Z.

6. Në dosjen e pensionit nr. 161 të shtetasit B, ndodhet vërtetim i datës 15.02.2001 lëshuar nga i

pandehuri Z. Ky vërtetim pasqyron faktin se sipas regjistrit nr. 155 te Koperativës Bujqësore Bërzhitëe

shtetasi B ka punuar nga viti 1974 deri në vitin 1979 duke realizuar gjithsej 1658 ditë pune. Referuar

proçesverbalit datë 19.05.2008 të kqyrjes së regjistrit themeltar Nr. 155 të vjetërsis në punë të

koperativës Bërzhitë (fshati Pashkashesh) rezulton se shtetasi B ka vjetërsi pune nga viti 74-77 gjithsej

1171 ditë pune. Vërtetimi i lëshuar nga i pandehuri është për vitet 1974-1979 (dy vite më shumë) pa të

cilat përfituesi nuk do të përfitonte pension. Ky vërtetim është firmosur nga shtetasi Z.

7. Proçedimi penal nr. 647 datë 13.02.2008 bën fjalë për përfitimin e pensionit nga ana e shtetasit M.

Nga materiali kallëzues rezulton se vjetërsia e punës së shtetasit M në regjistrin themeltar tëpunonjësve

Priskë rubrika e hyrjes e vitit 1982 ështeë e korrigjuar. Nga studimi i akteve të administruara rezulton se

nga shtetasja F është nënshkruar një aktverifikimi, që mban datën 27.12.2003, ku shkruhet se regjistri

Page 167: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

167

është i pastër pa korrigjime. Gjithashtu nga kqyrja e regjistrit të kooperativës Bujqësore Bërzhitë nuk

figuron i regjistruar emri i shtetasit M sikurse i pandehur Z ka lëshuar vërtetimin e datës 12.01.2000.

8. Proçedimi penal nr. 1350/1 i vitit 2008 bën fjalë për përfitimin e pensionit në mënyrë të padrejtë nga

shtetasi Xh. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se i pandehur Z ka lëshuar vërtetimin e vjetërsisë në punë

për shtetasin Xh me datë 12.08.2000. Këto të dhëna nuk përputhen me regjistrin themeltar të punonjësve

të Koperativës Bujqësore Bërzhitë.

9. Proçedimi penal nr. 1351/1 të vitit 2008 që bën fjalë për përfitimin e pensionit të mënyrë tëpadrejtë të

shtetasit B. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se i pandehuri Z ka lëshuar vërtetimin e vjetërsisë në punë

për shtetasin B në datën 13.02.2000. Regjistri themeltar i punonjësve të Koperativës Bujqësore Skuterr,

Bërzhitë ka korrigjime.

10. Proçedimi penal nr. 860 i vitit 2008 bën fjalë për përfitimin e pensionit të mënyrë të padrejtë të

shtetasit S. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se i pandehur Z ka lëshuar vërtetimin e vjetërsisë në punë për

shtetasin S në datën 17.01.2002. Nga hetimi ka rezultuar se në regjistrin e Koperativës Bërxhitë nuk

ndodhet i regjistruar emri i shtetasit S. Referuar akti të ekspertimit nr. 27.2 datë 15.05.2009, rezulton se

shkrimi dhe nënshkrimi në vërtetimin datë 17.01.2002 është shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Z.Përsa

më sipër, i pandehuri Z ka konsumuar elementet e veprës penale të“Korrupsionit pasiv të personave që

ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 të K.Penal, li dhur me shumën e lekëve që i ka

marrë shtetasit Y, si dhe të “Fallsifikimit të dokumenteve nga personi që ka për detyrë ti lëshojë” lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjet e pensionit të disa shtetasve.

Përsa i përket veprës penale të fallsifikimit, duke pasur parasysh se veprat kane ndodhur në vitin 2000-

2001 do të zbatohet neni 186/2 i K.Penal i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, i cili është ligji i kohës kur

është kryer vepra penale, pasi është edhe me favorizuesi në raport me ligjin e mëvonshëm.

Përsa i përkët akuzës së korrupsionit, do të zbatohet dispozita aktuale, neni 259 i K.Penal, “Korrupsionit

pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, qëështë më favorizues sesa neni 260 “Marrja e mitës”

që ka qenënë fuqi në kohën qëështë kryer kjo vepër nga i pandehuri Z.Akuza ndaj të pandehurit Z

bazohet në këto prova:

• Dosjet e pensionit të disa shtetasve.

• Proçesverbalet e kqyrjes e regjistrave themeltar të kooperativës Bërzhitë mbi bazën e të cilave janë

lëshuar vërtetimet.

Page 168: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

168

• Aktet e ekspertimit grafik teknik mbi dokumentat objekt ekspertimi si dhe akti i ekspertimi vlerësues

kontabël.

E pandehura F ka qenë e punësuar pranë D.R.S.Sh Tiranë me detyrë “Inspektore pranë Sektorit

Suplementar” nga data 01.08.1996 deri më datë 31.01.2007. Në zbatim të ligjit nr. 8685 datë 09.11.2000

“Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, neni 2, që parashikon se

“Punonjësit që kanë punuar në miniera për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysëm në nëntoke dhe

kanë një periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjetë në raste kur nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike,

trajtohen me përfitim”, e pandehura F duhet të kryente verifikime të vjetërsisë në punë të shtetasve të

cilët kanë aplikuar për trajtim të veçantë. Sipas kësaj rregulloreje, kur libreza e punës nuk ishte e qartë,

kishte korigjime, ose kur kjo libreze ishte dublikate, ose kur pretendohej për pensione në kushtet e

kategorisë së parë dhe të dytë të punës, do të behëj verifikimi i tyre në regjistrat themeltare dhe/ose

borderotë. Verifikimi bëhej duke parë mënyrën e plotësimit të dokumenteve, rregullshmërinë dhe kur

shkrimi ndryshonte, krahasohej kjo periudhë me shënimet për personat e tjerë për të njëjtën periudhë.

Për të krijuar bindje shihej vendbanimi, arsimi dhe dokumente të tjerë sipas rastit. Pas verifikimit

mbahej akt verifikimi.

l. Si rezultat i kryerjes ë veprimeve hetimore ka rezultuar se në dosjen e pensionit të shtetasit S

administrohet një vërtetim datë 22.01.2001 i nënshkruar nga personi nën hetim A ku pasqyrohen vitet e

punës sipas rregjistrit themeltare të punonjësve nr.2921 miniera Mushqeta.

Me anë të këtij vertetimi shtetasi S ka përfituar pensionin si minator. Shtetasja F ka pasur për detyrim

verifikimin e vjetërsisë së punës të pasqyruara në vërtëtimin e sipërcituar. Në datën 13.09.2001 personi

nën hetim F ka përpiluar aktverifikimin e vjetërsisë në punë. Ky akt verifikimi i nënshkruar nga shtetasja

F dhe A pasqyron faktin se nga verifikimi i regjistrit themeltar nr. 2921 i minierës Mushqeta rezulton se

shtetasi S ka punuar në këtë miniere sipas viteve 83-95, 68-98, 99-2000.

Duke ju referuar proçesverbalit të kqyrjes datë 14.09.2008 të regjistrit themeltar të punonjësve të

minierës Mushqeta menr. 10 fleta 2921, rezulton se shtetasi S e ka të shënuar emrin në këtë rregjistër

themeltar, por në fletën e këtij regjistri nuk ka të hedhur asnjë vit pune në minierë. Referuar shkresës

nr.5260 datë 02.10.2008 të ardhur nga Ministria Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbi

vërtetimin e gjendjes gjyqësore të shtetasit S rezulton se shtetasi S me vendimin nr. 89 datë 28.05.1985

është dënuar me 21 Vjet heqje Lirie për veprën penale të Vrasjes vendim i cili është lënë në fuqi nga

Gjykata e Lartë.

Page 169: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

169

Vetë shtetasi S ka deklaruar se ai ka qënë dënuar me 21 vjet burg për vrasje dhe ka vuajtur dënimin në

burg nga vitin 1984 deri në vitin 1990.

Nga rrethanat dhe faktet e grumbulluara rezulton se nga ana e inspektores F dhe të shefit të kuadrit të

minierës Mushqeta A është përpiluar një akt verifikimi fiktive i cili nuk pasqyron vjetërsinë e punës sëe

shtetasit S sipas regjistrit të minierës Mushqeta. Mbi bazën e aktit të ekspertimit nr. 7494 datë

05.11.2008 rezulton së dorëshkrimi i plotësimit të dokumentit “aktverifikim” dhe firma janë shkruar nga

F .

Përsa më sipër nga ana e prokurorisë e pandehura akuzohet për veprën penale të “Fallsifikimit nga

personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin A, parashikuar

nga neni 186/2 dhe 25 tëK.Penal (Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995).

Sipas prokurores, të pandehurit, në kryerjen e veprave penale kanë vepruar në bashkëpunim. Ky

bashkëpunim del qartë në veprime e tyre, pasi nëse njëri prej tyre nuk do të pranonte të kryente veprimin

e tij nuk do ishte bërë e mundur realizimi i përfitimit të kundraligjshëm të pensionit. Vlera e dëmit të

ardhur shtetit si rrjedhojë e përfitimit të pensionit nga ana e shtetasit S është 526.926.

Në seancë gjyqësore e pandehura F deklaroi se ajo në fakt nuk kishte kontrolluar regjistrat por, pra

bazuar vetëm në të dhënat e pasqyruara në dokumentet si libreze punë, vërtetim etj ajo kishte përpiluar

aktverifikimin.

Në këto kushte, duke vlerësuar se nga ana subjektive e pandehura nuk ka patur për qëllim fallsifikimin

por vetëm ka vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, pasi nuk ka bërë verifikimin

në rregjistër, gjykata çmon se në bazë të nenit 375 te K.Pr.Penale duhet ndryshuar cilësimi ligjor i veprës

penalë të kryer nga e pandehura F nga “Fallsifikim nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin”,

kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 25 i K.Penal e “Shpërdorim detyre”, parashikuar

nga neni 248 i K.Penal dhe lidhur me këtë vepër çështja duhet të pushohet sepse ndjekja penale është

parashkruar, pasi ka kaluar afati pesëvjeçar i parashkrimit sipas nenit 66 pika c të K.Penal.Akuza ndaj të

pandehurës F bazohet në këto të dhëna:

1. Kopja e dosjes së pensionit të shtetasit S,

2. Proçesverbali i kqyrjes të regjistrit Mushqeta datë 14.09.2008,

3. Akti i ekspertimit nr. 7494 dt.05.11.2008.

E pandehura F ka qenë e punësuar pranë D.R.S.Sh Tiranë me detyrë Inspektore e Sigurimeve Shoqërore

nga data 15.04.1991 deri me datë 12.08.2002. Në zbatim të dispozitave ligjore akteve nënligjore personi

Page 170: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

170

nën hetim F ka kryer verifikime të vjetërsisë në punë të shtetasve të cilët kanë aplikuar për trajtim

tëveçantë. Sipas kësaj rregullorje kur libreza e punës nuk ishte e qartë, kishte korrigjime, ose kur kjo

librezë ishte dublikate ose kur pretendohej për pensione në kushtet e kategorisë së parë dhe tëdytë të

punës, do të bëhej verifikimi i tyre në regjistrat themeltare dhe/ose borderotë. Verifikimi bëhej duke parë

mënyrën e plotësimit të dokumenteve rregullshmërinë dhe kur shkrimi ndryshonte, krahasohej kjo

periudhë me shënimet për personat e tjerë për të njëjtën periudhë. Për të krijuar bindje shihej

vendbanimi, arsimi dhe dokumente të tjerë sipas rastit. Kur libreza ishte dublikatë shiheshin me kujdes

rubrikat e saj, vulat, kronologjia e veprimeve (data,vula,lloji i librezës). Pas verifikimit mbahej akt

verifikimi. Akt verifikimi bëhej pjesë përbërëse e dosjes së pensionit.

1. Në dosjen e pensionit të shtetasit F ndodhet një vërtetim datë 30.01.2001 lëshuar nga personi nën

hetim A. Në këtë vërtetim pasqyrohet së sipas regjistrit nr 2903 shtetasi F ka punuar me datë fillimi

09.01.1992 deri me datë 31.10.1994 dhe datë.l.11.1995 deri me dt.30.12.2000. Referuar proçesverbalit

datë 19.05.2008 të kqyrjes së regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë nr. 2903 rezulton se viti i fillimit

të punës për shtetasin F është i papasqyruar në regjistër. Personi nën hetim F ka përpiluar aktin e

verifikimit datë 18.03.2002. Sipas aktit tëekspertimit datë 18.05.2009 rezulton ky akt është nënshkruar

nga e pandehura F . Ky akt nuk përputhet me regjistrin themeltar të punonjësve të Minierës Mushqeta

nr. 2903.

Përsa më sipër, nga ana e prokurores, lidhur me këtë episod e pandehura F është akuzuar për veprën

penale të “Fallsifikimit nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin”, kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 186/2 dhe 25 i K.Penal (Ligjit nr 7895 date 27.01.1995). Sipas prokurores vepra

penale është kryer në bashkëpunim me shtetasin A dhe bashkëpunimi del qartë në veprime e tyre, pasi

nëse njeri prej tyre nuk do të pranonte të kryente veprimin e tij nuk do ishte bërë e mundur realizimi i

përfitimit të kundraligjshëm të pensionit nga F. Vlera e dëmit ardhur shtetit si rrjedhojë e përfitimit të

pensionit të shtetasit F është 524.352.

Në seancë gjyqësore e pandehura F deklaroi se ajo në fakt nuk kishte kontrolluar rregjistrat por, në

mirëbesim, pra bazuar vetëm në të dhënat e pasqyruara në dokumentet si librezë pune, vërtetim etj ajo

kishte përpiluar aktverifikimin.

Në këto kushte, duke vlerësuar se nga ana subjektive e pandehura nuk ka patur për qëllim fallsifikimin

por vetëm ka vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, pasi nuk ka bërë verifikimin

në rregjistër, gjykata çmon se në bazë të nenit 375 te K.Pr.Penale duhet ndryshuar cilësimi ligjor i veprës

penale të kryer nga e pandehura F nga “Fallsifikim nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin”,

kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 25 i K.Penal e “Shpërdoim detyrë”, parashikuar

Page 171: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

171

nga neni 248 i K.Penal dhe lidhur me këtë vepër çështja duhet të pushohet sepse ndjekja penale është

parashkruar, pas ka kaluar afati pesëvjeçar i parashkrimit sipas nenit 66 pika c të K.Penal. Akuza ndaj të

pandehurës F bazohet në këto të dhëna:

1. Kopja e dosjes së pensionit të shtetasit F. 2.Proçesverbali kqyrjes së regjistrit të minierës Mushqeta

datë 19.05.2008. 3. Akti i ekspertimit datë 18.05.2009.

Në caktimin e masës së dënimit për të pandehurit A dhe Z, gjykata mban parasysh rrezikshmërinë e

veprës dhe të të pandehurve, faktin që ata nuk kanë qenë dënuar më parë, moshën e të pandehurit Z, si

dhe pendimin e tij të thellë per veprat e kryera.Për këto aresye në bazë të neneve 390, 375, 387 e 190 te

K.Pr.Penale , gjykata vendosi:

l. Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti leshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit XH dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit S dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit tëe shtetasit Sh dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit S dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Page 172: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

172

Deklarimin fajtor të të pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr. 7895 dt. 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit F dhe dënimin e tij me 10 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor tëë pandehurit A për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që

ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim dhe

510.000 lekë gjobë.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 te K.Penal dënimin e të pandehurit A me 6 vjet burgim dhe

510.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së këtij dënimi dhe dënimin përfundimisht të të

pandehurit A me 4 vjet burgim dhe 340.000 lekë gjobë.

Në bazëe të nenit 35 te K.Penal të pandehurit A i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një

periudhë prej 5 vjetësh.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit Y dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni

186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të

shtetasit B dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit XH dhe dënimin e tij me 7 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyre ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

Page 173: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

173

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit XH dhe dënimin e tij me 7 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit M dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit B dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 date 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit XH dhe dënimin e tij me 7 muaj

burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të dokumenteve nga

personi që ka për detyrë ti lëshojë”, parashikuar nga neni 186/2 i Ligjit nr 7895 datë 27.01.1995, lidhur

me dokumentacionin e ndodhur në dosjen e pensionit të shtetasit S dhe dënimin e tij me 7 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që

ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim dhe

510.000 lekë gjobë.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 te K.Penal dënimin e të pandehurit Z me 4 vjet burg dhe

510.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së këtij dënimi dhe dënimin përfundimisht të të

pandehurit Z me 2 vjet e 8 muaj burgim dhe 340.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 59 te K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi për pjesën e dënimit me

burgim të mbatur pa vuajtur, me kusht që gjatë18 muajve, duke filluar nga dita e sotme, i pandehuri Z të

mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Page 174: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

174

Urdhërohet i pandehuri Z që gjatë kohës së provës prej 18 muajsh, në bazë të pikës 9 të nenit 60 te

K.Penal, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Gjoba prej 340.000 lekë duhet paguar nga i pandehuri Z brenda 1 viti nga dita që ky vendim merr formë

të prerë

Në bazë të nenit 35 të K.Penal të pandehurit Z i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një

periudhë prej 3 vjetësh.

3.Deklarimin fajtorë të të pandehurës F për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe pushimin e çështjes pasi ka kaluar afati 5 vjeçar i parashkrimit të

ndjekjes penale, i parashikuar nga neni 66/c i K.Penal.

4.Deklarimin fajtorë të të pandehurës F për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe pushimin e çështjes pasi ka kaluar afati 5 vjeçar i parashkrimit të

ndjekjes penale, i parashikuar nga neni 66/c i K.Penale.

9.4.5.Rasti i pestë Shpjegon se si një doktor i akuzuar për korrupsion pasiv, pasi pacienti e kish paguar

me para në dorë, gjë të cilën doktori e mohon, shpallet i pafajshëm. Kjo pasi vërtet që ai nuk kishte

nxitur asnjë lloj detyrimi për tu paguar dhe madje paratë e marra i kishte refuzuar në moment.

Megjithatë, ai shpallet fajtor për pasivitet të detyrës së tij, për moskryerjen e saktë të shërbimit dhe

gabim në diagnostikim, duke shkaktuar kështu vdekjen e një personi. Edhe pse jo rast korruptiv apo

etjeje për para, ky doktor duhet të dënohej me shumë vite burgim dhe heqje përgjithmonë të liçencës.

Vdekja e një personi nga pakujdesia apo paaftësia të bën në mënyrë të tërthortë vrasës të saj.

Për veprat penale të korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnëfunksione publike, parashikuar nga neni

259 i Kodit Penal dhe mjekimi i pakujdesshëm, parashikuar nga neni 96/1 i KPenal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar ndaj të pandehurve V dhe N proçedimin

penal Nr. 1340/1, viti 2007, duke i akuzuar ata:V, për veprat penale të parashikuara nga nenet 244 dhe

99 të Kodit Penal, N, për veprat penale tëparashikuara nga nenet 259 dhe 96/1 te KPenal dhe pasi ka

përfunduar hetimet e ka sjellë çështjen për gjykim.

Me vendimin e ndërmjetëm nr. 1221 Akti, dt. 23.12.2008, trupi gjykues, të cilit i ishte caktuar me short

kjo çështje, vendosi ndarjen e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit N, nga i pandehuri V, duke

vazhduar gjykimin me këtë të fundit, pasi ky i pandehur kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa i pandehuri

N kërkoi vazhdimin e gjykimit të zakonshëm.Me shortin e dt. 15.05.2009, çështja në ngarkim të të

pandehurit N iu caktua këtij trupi gjykues, i cili zhvilloi gjykimin për këtë të pandehur.

Page 175: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

175

Me vendimin nr. 159, dt. 11.02.2009, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, shtetasi V është deklaruar

fajtor dhe është dënuar në bazë të neneve 99, 244 e 55 të KPenal, si dhe nenit 406 të KPPenale me një

vit burgim dhe 300000 lekë gjobë. Me vendimin nr. 919, dt. 21.10.2009, të Gjykatës së Apelit Tiranë,

është prishur vendimi i përmendur me lart përsa i përket akuzës të parashikuar nga neni 99 i KPenal,

duke u pushuar çështja penale për këtë akuzë për të pandehurin V, ndërsa është lënë në fuqi për dënimin

e tij për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i KPenal, por në bazë të nenit 59 te KPenal ky dënim

ështëpezulluar me kusht.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se shtetasit V dhe R bashkëjetonin. Ata kanë banuar në një banesë e cila

ndodhet në rrugën Myslym Shyri, Tiranë. Ne dt. 08.04.2007, V dhe shoku i tij M, kanë çuar në

urgjencën e SUQU Tiranë shtetasen R. Sipas shënimeve të bëra në regjistrin e urgjencës e ndjera R ka

mbërritur në orën 20.30, të dt. 08.04.2007. Pasi kanë mbërritur në spital R është dërguar në urgjencën e

shërbimit tëtoksikologjisë, ku është marrë për mjekim nga mjeku N. I pandehuri V i ka dhënë të

pandehurit N një shumë prej 5000 lekësh. Sipas V ai ia ka dhënë këtë shumë për të blerë medikamente.

Sipas N nuk ia ka dhënë për këtë qëllim dhe ai ia ka kthyer V. Fakti që paratë janë dhënë nga V dhe janë

kthyer nga N, provohet nga përgjimet, gjithashtu është cituar dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit të

përmendur më lart.

Të ndjerës R i kanë bërë serum. Pasi ka qëndruar deri rreth orës 21.20 në spital, ajo ka dalë nga spitali,

pasi mjeku N ka konkluduar se gjendja e saj është përmirësuar. R ka qënë në makinë bashkë me V dhe

M. Gjatë rrugës, disa minuta pas largimit nga spitali, gjendja e R është keqësuar. V dhe M e kanë kthyer

R në spital rreth orës 21.30. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve e ndjera R ka vdekur.Kanë filluar hetimet

për zbardhjen e çështjes. Nëprokurori është regjistruar proçedimi penal nr. 1340, viti 2007.

Nga kqyrja e regjistrit të urgjencës së toksikologjisë të SUQU Tiranë, rezulton se në faqen nr. 114 të

regjistrit, nr. Rendor 528, dt. 08.04.2007, në orën 20.30, është regjistruar shtetasja R me diagnozën

“intoksikacion me kokainë (Overdozë) me tension TA 120/70 mm HG. I është dhënë ndihma e parë me

solucion glukozë, KCL, fiziologjik, buskopan. Në fund është shënimi ku thuhet se u largua me

parametra normale ora 21.20”. Nga shënimet rezulton se e ndjera është mjekuar nga i pandehuri N. Po

në këtë faqe, në numrin rendor 930, dt. 08.04.2007, janë bërë shënimet se është paraqitur shtetesja K, ora

21.30-21.40, intoksikacion overdozë, (midriaz) arrest kardiak, tension TA 60/40 mm HG, puls filiform,

dërgohet urgjent në reanimacion. Pacientja pasi u intubua është pa puls kardiak. Janë bërë sol diologjik

adrenalinë, dopaminë, një ampulë.

Për zbardhjen bashkëjetonte me të pandehurin V. Janë gjetur dhe sekuestruar disa sende, të pasqyruara

në proçesverbalin përkatës, disa copash letrash dhe kartevizitash, katër bishta cigaresh, si dhe një kuti

Page 176: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

176

kartoni, në të cilën kishte disa kokrriza me ngjyre blu, të verdhë e rozë. Të nesërmen është gjetur poshtë

një divani një protofol, në të cilin ndërmjet të tjerave ishte një patentë me emrin Sh. Sipas aktit të

ekspertimit nr. 246, dt 20.04.2007, ka rezultuar se kokrrizat e përmendura më lart kanë qenë me

përmbajtje sheqeri, acidi citrik etj, të padëmshme për jetën. Sipas aktit të ekspertimit biologjik, nr. 2786,

dt. 15.05.2007, në bishtat e cigareve u konstatuan mbetje biologjike, me anë të të cilës bëhet i mundur

identifikimi i personit vetëm me analizën e ADN-së. Në dt. 19.05.2007 është bërë rikqyrje e banesës.

Janë marrë njolla të dyshuara si gjak dhe dy fije floku. Nga akti i ekspertimit nr. 3685, dt. 27.06.2007, ka

rezultuar se këto njolla ishin gjak njeriu, por nuk kanë dhënë rezultat në përcaktimin e origjinës dhe

grupit të gjakut, pasi identifikimi individual mund të bëhej vetëm me anë të analizës së ADN-së. Sipas

aktit të ekspertimit nr. 3320, dt. 08.06.2007, ka rezultuar se flokët kanë qenë flokë njeriu, të të njëjtit

person, por vetëm një fije floku kishte vlerë për identifikim individual nëpërmjet ADN-së. Në

banesëështë gjetur dhe një gjurmë gishti, por sipas aktit të ekspertimit nr. 3117, dt. 31.05.2007, nuk ka

rezultuar e vlefshme për identifikim.

Janë ekzaminuar dhe prova të ndryshme materiale të gjetura në banesë nga babai i të ndjerës, shtetasi D.

Sipas aktit të ekspertimit nr. 3350, dt. 11.06.2007, ka rezultuar se në peshqirin e sekuestruar nuk ka

patur njolla me përmbajtje gjaku, ndërsa njollat e konstatuara në një bluzë rozë të së ndjerës, ishin njolla

gjaku, por nuk kanë dhënë rezultat në përcaktimin e origjinës dhe grupit të gjakut, por mund të jenë të

vlefshme për identifikim individual vetëm me analizën e ADN-së. Sipas aktit të ekspertimit nr. 3297, dt.

078.06.2007, ka rezultuar se fijet e flokut të gjetura në një karficë të dorëzuar nga D, duhet të jenë lenë

nga i njëjti njeri. Tre bishta cigaresh të markës “Marlboro” të sekuestruara paraqesin vlera për

identifikmi mbi bazën e analizës së ADN-së. Sipas aktit të ekspertimit nr. 3149, dt. 31.05.2007, ka

rezultuar se në copat e porcelanit të gjetura nga D në banesë nuk kishte njolla me përmbajtje gjaku,

ndërsa në njërën nga copat e xhamit të dorëzuara po prej këtij shtetasi, është zbuluar një njollë me

përmbajtje gjaku, por që nuk ka dhënë rezultat në përcaktimin e origjinës dhe grupit tëe gjakut. Sipas

aktit të ekspertimt nr. 3599, dt. 21.06.2007, ka rezultuar se njollat ngjyrë kafe, të një cope pambuku dhe

garzë, të sekuestruara shtetasit D, janë njolla gjaku njeriu, të cilat janë të vlefshme për identifikim

grupor vetëm me ane të sistemit EAP (grupi i gjakut), si dhe për identifikim individual me analizën e

ADN-së. Këto njolla gjaku i përkasin grupit të gjakut BA dhe nuk kanë dhënë rezultat në përcaktimin e

grupit të gjakut me sistemin PGM (rezusi).

Për shkak të shënimeve në regjistrin e urgjencës për overdozë kokainë, eshte kryer ekspertimi

toksikologjik i gjakut dhe organeve të brendshme të së ndjerës R. Sipas aktit të ekspertimit toksikologjik

nr. 235, rezulton se në gjakun dhe në organet e brendshme nuk është zbuluar prania e lëndëve helmuese,

apo prania e lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Page 177: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

177

Pas vdekjes të së ndjerës është kryer autopsia e plotë e saj nga mjeku F, i cili u pyet edhe si dëshmitar

gjatë gjykimit. Sipas aktit të ekspertimti ligjor nr. 73, dt. 23.05.2007, në trupin e së ndjerës R janë

konstatuar dëmtime, ekimoza në kapakun e syrit të majtë dhe në rrënjën e hundës, ekimozë në llapen e

veshit të djathtë, ekimozë në dorën e djathtë, ekimoza në dy anët e brendshme të krahëve dhe në ijen e

djathtë. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbrehtës, ndërsa ekimoza në krah duhet të jetë

shkaktuar nga shtërngimi me duar. Sipas këtij akti ekspertimi shtetasja R ka vdekur si pasojë e arrestit

kardiak, por nuk përcaktohet me saktësi nga se është shkaktuar arresti kardiak. Pavarësisht se në trupin e

R janë konstatuar dëmtime, sipas ekspertit mjeko ligjor këto dëmtime nuk shpjegojnë vdekjen. Në aktin

e ekspertimit është shënuar se në ekzaminimin mikroskopik konstatohen fragmentim të fijeve

muskulare, gje që tregon për fibrilacion të zemrës (arrest kardiak), si dhe valëzim të fijeve muskulare

(ishemi akute e zemrës). Këto dy dukuri janë karakteristike edhe për intoksikacionet me kokainë. Në

këto kushte, ku e ndjera ka qënë një femër në moshë relativisht të re, pa dëmtime të arterieve koronare,

pa patologji të tjera dhe pa dëmtime të mjaftueshme për të justifikuar vdekjen, nga eksperti është dhënë

mendimi se ka mundësi që vdekja të ketë ardhur nga intoksikimi me kokaine. Edhe gjatë deklarimeve në

seancë gjyqësore eksperti mjeko ligjor F deklaroi të njëjtat gjëra. Sipas tij në këtë përfundim ai ka arritur

pasi gjatë autopsisë nuk ka konstatuar ndonjë shkak për vdekjen e së ndjerës. Fakti se sipas ekzaminimit

toksikologjik nuk janë zbuluar në trupin e së ndjerës lëndë helmuese, narkotike dhe psikotrope, mund të

shpjegohet se ka raste kur kokaina zbërthehet shpejt në organizëm, brenda 3-6 orëve, sidomos kur

merret nga goja. Sipas deklarimeve të të pandehurit, ka rezultuar se e ndjera i kishte thënë se kishte

gëlltitur kokainë 1.5 orë më parëe për shkak të një debati në familje. Për këtë fakt është përpiluar akti i

ekspertimit toksikologjiko ligjor nr. 21, dt 15.01.2008, sipas të cilit koha e zbërthimit të kokainës varion

nga 4 deri në 40 orë, në varësi të dozës së marrë. Kokaina metabolizohet shpejt dhe dy metabolitet

kryesore të zbërthimit të saj janë: benzoilekgonina dhe ekgoninemetilester. BE dhe EME si produkte të

metabolizmit të kokainës në organizëm, tregojnë për përdorimin të mëparshëm të kokainës, kur kokaina

vetë nuk është më e pranishme në gjak. Koha e zbulimit të tyre është nga 1-4 ditë. Kur kokaina merret

nga goja, gjenden sasi akoma më të mëdha të produkteve të metabolizmit, pasi kërkohet marrja e dozave

më të mëdha në raste të tilla.

Nga aktet e ekspertimit toksikologjik nuk është provuar përdorimi i kokainës nga e ndjera R, pasi edhe

sikur kokaina pas përdorimit të ishte zbërthyer në organizëm, sipas ekspertit në trup do tëe gjendeshin

metabolitet e saj, duke patur parasysh se sipas tëe pandehurit e ndjera ka marrë overdozë, pra sasi të

madhe kokaine nga goja jo shumë kohë përpara se të vinte në spital. Gjithashtu sipas deklarimeve të

disa shtetasve, ka rezultuar se e ndjera nuk ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Edhe sipas

Page 178: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

178

deklarimeve të dëshmitarëve K e Sh, ka rezultuar se një ditë pëerpara ngjarjes, R nuk ka përdorur lëndë

narkotike, por vodka dhe redbull.

Në lidhje me çfarë ka ndodhur përpara vdekjes së R, V ka deklaruar se në dt. 08.04.2007 ai kishte dalë

nga shtëpia, duke e lënë R vetëm. Pasdite është kthyer bashkë me shokun e tij M. Në shtëpi ështëe futur

vetëmV, ndërsa M ka pritur poshtë. V ka parë se R nuk ishte mirë, por sipas tij ajo nuk i ka treguar se

çfarë kishte. Ai së bashku me M e kanë marrë R edhe janë nisur për në spital. Rrugës R u ka thënë se

kishte pirë disa ilaçe, por nuk ua dinte emrin. Siç është përmendur me lart R është shtruar tek urgjenca e

toksikologjise, është ndjekur nga i pandehuri N dhe i janë bërë 2-3 serume. V ka deklaruar se ka folur

me të pandehurin dhe ky i fundit i ka thënë se R kishte pirë kokainë (overdozë), pasi e shihte nga sytë.

Pas rreth një orë e gjysëm janë nisur për në shtëpi dhe doktori (i pandehuri) u ka thënë të vinin tëe

nesërmen në mëngjes për të bërë serume. I pandehuri u ka thënë gjithashtu që R të pinte vetëem lëngje

dhe të nesërmen të vinte për tu kontrolluar. V ka pranuar faktin se i ka dhënë mjekut 5000 lekë. Siç është

përmendur dhe mëlart V dhe N kanë dhënë variante të ndryshme për shkakun e dhënies së lekëve, por

sipas provave rezulton se N ia ka kthyer lekët V. Ky fakt rezulton nga përgjimet, si dhe është cituar disa

herë në vendimin e Gjykatës së Apelit të përmendur më lart, faqja 9, paragrafet 3,4,6, faqe 10, paragrafi

2. Pas disa minutash R është ndjerë keq, ka filluar të dridhet e për këtë shkak janë kthyer përsëri në

spital. Fillimisht R e kanë çuar tek toksikologjia, ku e kanë marrë mjekët dhe e kanë dërguar në

reanimacion. Pas rreth gjysëm ore, megjithëse i është dhënë ndihmë mjekesore, R ka vdekur.

Të njëjtat deklarime dha edhe shtetasi M. Ai deklaroi se R ka qenë e zbehtë tek dera e shtëpisë.

Gjithashtu M ka deklaruar se V i kishte dhënë të pandehurit në shenjë mirënjohjeje 5000 lekë. Sipas M i

pandehuri u ka thënë që mund të iknin, pasi R ishte përmirësuar. Gjithnjë sipas M, del se R ka dalë nga

spitali duke ecur normalisht. Rrugës pas disa minutash R është keqësuar, janë kthyer në spital dhe R ka

gjetur vdekjen në reanimacion.

Shtetasit SH e K deklaruan se janë takuar me R vetëm një herë, pas një njoftimi që kishte lexuar K në

gazetën “P ”, dt. 07.04.2007. K i kishte telefonuar numrit të botuar në gazetëe dhe bashkë me Sh kanë

shkuar në darkeë tek shtëpia e R, në rrugën Myslym Shyri. R është prezantuar me emrin L, ndërsa V

është prezantuar si bashkëshorti i saj me emrin A. Sipas bashkëshortëve Xh ata kanë ndejtur rreth 2-3

orë dhe janë larguar për në Lushnjë. Të nesërmen i kanë telefonuar R, pasi Sh i kishte humbur telefoni,

por R nuk është përgjigjur në telefon. Ata kanë vajtur në Tiranë, por nuk janë takuar me R. Më pas kanë

mësuar se R kishte vdekur nga overdoza, ndërkohë që gjatë takimit ajo nuk kishte pirë lëndë narkotike.

Shtetasja M ka deklaruar se R nuk pinte lëndë narkotike, cigare dhe pije alkolike. Sipas saj në shtëpinë e

R ka patur shumë gjëra të thyera. Këto fakte i kanë konfirmuar dhe dëshmitarët, Sipas të cilëve kur

Page 179: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

179

kanëshkuar në shtëpinë e R ka patur rrëmuje, të vjella, objekte të thyera dhe tapete të lagura me ujë.

Gjithnjë sipas tyre R i kanë parë disa shenja dhune në hundë, veshe, duar, sqetulla dhe tek gishtërinjtë.

D ka deklaruar se të pandehurin e kishte njohur pas vdekjes së vajzës së tij. Ai e ka takuar të pandehurin

pranë Ushtarit të Panjohur dhe e ka pyetur në lidhje me ngjarjen. I pandehuri i ka thënë se R kishte

ardhur në spital në gjëndje të rëndë dhe se kishte konstatuar dhunë tek ajo. Sipas D i pandehuri i ka

deklaruar se R i kishte thënë se kishte pirë kokaine, si dhe se kishte ardhur e dhunuar dhe e gjakosur, por

ai nuk kishte denoncuar në polici.

Sipas akuzes i pandehuri i ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar nga neni 96/1 i

KPenal, për shkak se në dt. 08.04.2007, ai ka pritur në urgjencë të ndjerën R dhe pasi i ka bërë disa

serume e ka nxjerrë nga spitali. Sipas akuzës i pandehuri me mosveprimet e tij ka shkaktuar një pasojë të

rëndë, vdekjen e së ndjerës R. Ky fakt provohet nga akti i ekspertimit nr. 123, dt. 18.07.2007. Sipas këtij

akti rezulton se në mjekimin e shtetases R vihen re mjaft mangësi që kanë të bëjnë me trajtimet e

ekzaminimet e nevojshme mjekësore, të cilat mund të kenë ndihmuar në ardhjen e pasojës, vdekjes së R.

Këto mangësi përbëjnë shkelje në formën e pakujdesisë dhe konkretisht janë: moskryerje e lavazhit të

stomakut, mosmarrje e hollësishme e anamnezës së helmimit dhe moskryerjen e një ekzaminimi të

detejuar të pacientes, të cilat duhet të pasqyroheshin në dokumentet mjekësore përkatëse, moskryerja e

ekzaminimeve të ndryshme laboratorike për vlerësimin e gjendjes së saj, mosshtrimi në spital i viktimës

R. Edhe eksperti F deklaroi se e ndjera duhej mbajtur në observacion gjatë kohës që ishte në spital. Me

mosveprime i pandehuri ka realizuar ardhjen e pasojës, vdekjen e R. Fakti që R është rikthyer në spital

pas një kohe të shkurtër dhe ka gjetur vdekjen, provon sipas akuzës lidhjen shkak- pasojë midis

veprimeve të pakryera nga i pandehuri dhe vdekjes së R. Është një nga detyrimet profesionale të mjekut

që të bëjëvlerësimin e drejtë të gjëndjes së pacientit, duke u bazuar në anamnezë, shenjat klinike dhe

ekzaminimet e duhura. Kryerja e veprës penale nga pakujdesia është realizuar me anë të moskryerjes së

veprimeve nga i pandehuri, në formën e neglizhencës, me faj.

Sipas akuzës provohet se i pandehuri ka kryer dhe veprën penale të parashikuar nga neni 259 i KPenal.

Ai ka marrë një përfitim të parregullt prej 5000 lekësh nga V. Sipas akuzës ky fakt provohet nga

vendimi penal i formës së prerë nr. 159, dt 11.02.2009, me të cilin V është dënuar në bazë të nenit 244 të

KPenal. Pra V është dënuar për korrupsion aktiv e N duhet të dënohet për korrupsion pasiv. Sipas

akuzës vendimi i mësipërm vjen në unitet me deklarimet e të pandehurit V në dt 09.04.2007, me

dëeshminë e shtetasit M, me dëshminë e shtetasit L, të cilit i kishte thënë V se pasi i ishin bërë serumet

R i kishte dhënë të pandehurit 5000 lekë, nga dëshmia e shtetasit D, i cili deklaroi se i pandehuri kishte

marrë lekëe nga djali që solli R. Sipas akuzës nuk qëndron pretendimi i mëpasëm i V se lekët ia kishte

Page 180: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

180

dhënë tëe pandehurit për tëe blerëe ilaçe jashtë spitalit, pasi nuk nuk gjen mbëeshtetje ë asnjë provë.

Sipas akuzës përmbushen kushtet e kërkuara nga neni 259 të KPenal, pasi lekët i janë dhënë të

pandehurit në momentin që R ishte e shtruar në spital dhe po mbahej nën mjekim prej tij. Shuma e marrë

nga i pandehuri është përfitim i parregullt, pasi marrja e saj vjen në kundërshtim me funksionin e

mjekut, të përcaktuar në aktet përkatëse ligjore e nënligjore që normojnë veprimtarinë mjekësore,

Urdhërin e Mjekut dhe Kodin e Etikës.

Si përfundim prokurori duke e konsideruar akuzen të provuar kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit N

për veprat penale për të cilat akuzohet dhe dënimin e tij në masën e përmendur më lart.

I pandehuri nuk i pranoi akuzat Sipas mbrojtjes kërkesa e prokurorit është rrjedhojë e një vlerësimi jo

objektiv e të gjithanshëm të provave të shqyrtuara si gjatë hetimit paraprak ashtu dhe gjatë gjykimit.

Zgjidhja që kërkon prokurori nuk të çon në zbulimin e së vërtetës, që konsiston në shkakun kryesor që

ka sjellë këtë pasojë të rëndë. Prokuroria nuk ka zbuluar shkakun determinant që ka sjellë pasojën. Si

rrjedhojë nuk ka vënë para përgjegjësisë autorin, por ngulmon për të dënuar një person pa prova. Sipas

mbrojtjes nuk provohet lidhja shkakësore midis mosveprimit të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës.

Vetë prokurori thotë se mos veprimet (mangësitë në mjekim) të të pandehurit mund të kenë ndikuar në

vdekjen e shtetases R. Fjala “mund” bën të dyshimtë ekzistencën e lidhjes shkakësore dhe sipas nenit 4

të KPPenale çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit. Sipas mbrojtjes këto dyshime

hedhin dhe ekspertët mjeko ligjorë. Në këto kushte mungon lidhja shkakësore. Edhe sipas aktit të

ekspertimit rezulton se shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohet me saktësi. Edhe për rezultatin negativ

në ekzaminimin toksikologjik ligjor, ekspertet shprehen se mund të shpjegohet me faktin e njohur se

kokaina zbërthehet shpejt në organizëm, sidomos kur merret nga goja. Edhe shprehja se ka mundësi që

vdekja të këtë ardhur nga intoksikacioni me kokainë, krijon dyshime. Sipas mbrojtjes konkluzionet e

ekspertëve mjeko ligjore përputhen plotësisht me shpjegimet e të pandehurit dhënë gjatë hetimeve

paraprake, si dhe me deklarimet e dëshmitarëve okulare. Sipas mbrojtjes mjeku (i pandehuri) i ka kryer

të gjitha veprimet e nevojshme për mjekimin e së ndjerës. Eshte fakt se nga kokaina mund të shkaktohet

dëm i menjëhershëm, infarkt akut i miokardit. I pandehuri nuk i ka bërë lavazh stomaku, pasi R i kishte

thënë se kishte marrë kokainë, e cila merret nga hunda dhe zbërthehet shpejt, duke u eleminuar nga

organizmi. Gjithashtu pacientja kishte vjellë përpara se të vinte në spital, për rrjedhojë në stomak nuk

mund të mbetej përmbajtje kokaine. Sipas literaturës nuk duhet të bëhet lavazh stomaku. E njëjta

praktike mjekimi rezulton nga regjistrat e spitalit. Në urgjencën e shërbimit të toksikologjise, analizat

specifike për lëndë narkotike për gjak dhe urinë nuk bëhen. Gjatë trajtimit të pacientes nuk është

konstatuar kompromentim i organeve kryesore, zemrës, mushkërive, veshkave, etj. dhe për këtë shkak

nuk janë kërkuar të kryhen ekzaminime laboratorike. Mekanizmi i vdekjes ka qenë ndalimi i zemrës.

Page 181: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

181

Sipas eksperteve vdekja e një vajze të re, pa semundje në organet e saj, përfshirë zemrën, mund të

jetëshkaktuar nga marrja e kokainës. Sipas mbrojtjes edhe në vendimin e Gjykatës së Apelit të

përmendur më lart shprehet se shkaku i vdekjes së R nuk mund të përcaktohet me saktësi dhe se

mekanizmi i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë që të vërtetojë anën

objektive të veprës penale, lidhjen shkakësore midis mosveprimit të të pandehurit në kryerjen e detyrës

së tij si mjek dhe ardhjes së pasojës, vdekjes së shtetases R. Sipas mbrojtjes i pandehuri nuk ka kryer

edhe veprën penale të parashikuar nga neni 259 te KPenal, pasi nuk vërtetohen dy nga elementet e kësaj

vepre, ana objektive dhe ana subjektive. V i ka futur leket në xhepin e përparëses të pandehurit dhe nuk

provohet që deri në këtë çast i pandehuri të mos kishte kryer shërbimet si mjek. M ka deklaruar se lekët

V ia ka dhënë mjekut në shenjë mirënjohjeje, pra jo se nuk po i shërbente R. Vendimi i Gjykatës së

Apelit nuk mund të shërbejë si provë për të provuar fajësinë e të pandehurit N, pasi bie në kundërshtim

me nenin 149 të KPPenale. Në bazë të nenit 3 të KPPenale gjykata jep vendim në bazë të provave që

shqyrtohen në seancë gjyqësore. Asnjë nga dëshmitarët nuk shpjegon mekanizmin e veprimit së dhënies

së lekëve dhe pranimit të tyre nga i pandehuri. Në këto rrethana prokurori nuk mund të mos marrë për

bazë shpjegimet e të pandehurit, aq më tepër kur vërtetohet se paratë janë kthyer po atë ditë, fakt që

provohet edhe nga përgjimet ambientale. Ky fakt citohet edhe në vendimin e Gjykatës së Apelit të

përmendur me lart, me të cilin është deklaruar fajtor V. Dy të pandehurit nuk kanë kryer të njëjtën vepër

penale që tu referohemi të njëjtave prova e as nuk kanë qenë bashkëpunëtore. Në të tilla rrethana për

secilin të pandehur kërkohet që fajësia të provohet me prova të veçanta. Për këtë shkak dhe Gjykata e

Apelit në zbatim të llogjikës juridike i ka dhënë pafajësi të pandehurit V për shkaktimin e vëtvrasjes,

ndonëse për pasojën e vdekjes kërkohet të dënohet edhe i pandehuri N. Nuk ka lidhje midis veprimeve të

kryera nga ana objektive nga i pandehuri V, me anën objektive të veprës penale për të cilën akuzohet N,

që sipas akuzës e ka kryer me mosveprim. Nuk provohet ndonjë bisedë e të pandehurve për lekë. N sapo

ka konstatuar se V i kishte futur lekë në xhepin e përparëses, ia ka kthyer. Këtë fakt e përmend dhe

Gjykata e Apelit në vendimin e saj. Shprehja “sapo ka konstatuar”, cituar në vendimin e Gjykatës së

Apelit, ndërpret ekzistencën e elementeve të veprës penale. Si përfundim avokati dhe i pandehuri

kërkuan deklarimin e pafajshëm të të pandehurit për të dyja veprat penale për të cilat akuzohet.

Sa më sipër u provuan gjatë gjykimit me shkresat të cilat ndodhen në fashikull dhe u morën në seancë

gjyqësore, me pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me shpjegimet e palëve.

Me provat shkresore të cilat ndodhen në fashikull dhe u morën në sëance gjyqësore, me deklarimet e

dëshmitarëve u provua plotëesisht gjatë gjykimit fakti se i pandehuri N ka mjekuar në mënyrë të

pakujdesshme të ndjerën R, duke shkaktuar si pasojë vdekjen e saj, fakt i cili parashikohet si vepër

penale nga neni 96/1 i KPenal.

Page 182: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

182

Duke u bazuar në provat e mësipërme, të marra gjatë shtyrtimit gjyqësor, gjykata arrin në përfundimin

se i pandehuri N i ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale mjekimi i pakujdesshëem,

parashikuar nga neni 96/1 i KPenal, prandaj duhet të deklarohet fajtor. Ai është i përgjegjshëm përpara

ligjit, me mosveprimet e tij, në formën e neglizhencës, ka mjekuar në mënyrë të pakujdsshme të ndjerën

R, si pasojë ka ardhur vdekja e saj, fakt i cili u provua plotësisht gjatë gjykimit.

Pretendimet e mbrojtjes për akuzën e parashikuar nga neni 96/1 i KPenal nuk qëndrojnë. I pandehuri

nuk paraqiti asnjë provë përpara gjykatës për të vërtetuar pafajësinë e tij. Fajësia e të pandehurit

provohet me aktin e ekspertimit, me provat e tjera shkresore (regjistrat e spitalit, etj.), si dhe me

deklarimet e dëshmitarëve. Edhe Gjykata e Apelit në vendimin e saj nr. 919; dt. 21.10.2009, ka arritur

në të njëtin përfundim , duke u bazuar në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, në provat e tjera shkresore, si

dhe në deklarimet e eksperteve mjeko-ligjore. Gjykata e Apelit në këtë vendim ka cituar mangësitë e të

pandehurit në mjekimin e shtetases R, ku janë vënë re mjaft mangësi që kanë të bëjnë me trajtimet dhe

ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Këto mangësi përbëjnë shkelje mjekësore në formën e

pakujdesisë. Të njëjtat shkelje të të pandehurit ka argumentuar me të drejtë dhe organi i prokurorisë.

Këto shkelje janë të përcaktuara hollësisht në aktin e ekspertimit. Ato janë moskryerje e lavazhit të

stomakut, mosmarrje e hollësishme e anamnezës së helmimit dhe e një ekzaminimi të detajuar të

pacientes, të cilat duhet të pasqyroheshin në dokumentet mjekësore përkatëse, moskryerja e

ekzaminimeve të ndryshme laboratorike për vlerësimin e gjendjes së saj, mosshtrimi në spital i të

ndjerës. Në bazë të provave të marrë në gjykim gjykata çmon se akuza ndaj të pandehurit N për veprën

penale të parashikuar nga neni 96/1 i KPenal është e drejtë, e bazuar në ligj dhe e provuar plotësisht

Provohet lidhja shkakësore ndërmjet mosveprimeve të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës. Viktima

është mjekuar në mënyrë të pakujdesshme, për shkak të neglizhencës të të pandehurit. Vetë mbrojtja

pohon se nga kokaina mund të shkaktohet dëmtimi i zemrës, infarkti akut i miokardit. Gjithnjë sipas

mbrojtjes e ndjera R i kishte thënëmjekut se kishte marrë kokainë. Meqenëse i pandehuri vetë e ka

pranuar këtë fakt, pra që e ndjera i ka thënë se kishte marrë kokainë dhe ai e kishte besuar, vetë pranon

se kokaina mund të shkaktojë dëmtime të rënda të zemrës, deri në infarkt, ai menjëherë duhet të kishte

thirrur një mjek specialist kardiolog dhe jo ta nxirrte të ndjerën nga spitali, pasi i kishte bërë dy-tre

serume dhe ajo sipas tij ishte bërë mirë. I pandehuri është një mjek me përvojë, pra nuk duhej të

mjaftohej me faktin se R i ishte dukur mirë, por duhej ta ekzaminonte, ti bënte analiza, të thërriste

kardiologun, etj. dhe jo ta nxirrte të ndjerën nga spitali. Faktet tregojnë se R është keqësuar vetëm disa

minuta pasi kishte dalë nga spitali, është kthyer menjëherë dhe megjithëse është shtruar në reanimacion

dhe i është dhënë ndihmë e kualifikuar mjekësore, ka vdekur. Edhe pretendimi i të pandehurit se ishte e

kotë t’i bënte lavazh stomaku të ndjerës, pasi ajo kishte vjellë në shtëpi, si dhe për faktin se sipas

Page 183: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

183

literaturës lavazhi i stomakut nuk është i nevojshëm, përkundrazi është i dëmshëm, nuk qëndron. I

pandehuri nuk e dinte që R kishte vjellë në shtëpi, por edhe sikur ajo tia kishte thënë këtë fakt, ai si mjek

duhet të bënte detyrën e tij. Përsa i përket literaturës mjekësore, apo edhe përvojës së përparuar

mjekësore, gjykata nuk ka njohuritë e nevojshme që të arrije në përfundimin se si duhet të veprojë mjeku

në raste të caktuara. Pikërisht për këtë shkak edhe organi i prokurorisë në bazë të neneve 178 e vijues të

KPPenale, ka caktuar ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët kanë njohuri të posaçme në këtë fushë, për të kryer

akte ekspertimi në lidhje me çështjen. Gjykata është bazuar në këto akte, si dhe në deklarimet e ekspertit

mjeko ligjor, të dheëna në seancë gjyqësore. Edhe pohimi i të pandehurit se të ndjerës nuk i janë kryer

ekzaminime laboratorike, për shkak se nuk është konstatuar kompromentim i organeve kryesore,

zemrës, mushkërive, veshkave, etj., tregon neglizhencën e të pandehurit. E ndjera R ka qënë në gjendje

të rëndë dhe për të përcaktuar saktë gjendjen e saj shëndetësore duhej të kryheshin analiza dhe

ekzaminime laboratorike. Ky është dhe konkluzioni i ekspertëve mjeko-ligjorë sipas aktit të ekspertimit.

Gjykata çmon se përgjegjësia penale e të pandehurit në këtë rast është e plotë dhe nuk ka asnjë dyshim

për fajësinë e tij, pra ai duhet të deklarohet fajtor pëer kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni

96/1 i KPenal.

Përsa i përket akuzës tëparashikuar nga neni 259 i KPenal, duke u bazuar në provat e marra në gjykim,

gjykata çmon se kjo akuzënuk është e bazuar. Fakti se V i ka dhënë të pandehurit 5000 lekë (ia ka futur

në xhepin e përparëses) provohet plotësisht. Këtë fakt e pranojnë V dhe V, si dhe vetë i pandehuri, të

cilët kanë qënë prezent. Ky fakt provohet dhe me dëshmitë e prejardhura të D (sipas tij ia ka thënë i

pandehuri) e të L (sipas tij ia ka thënë V). Qëllimi i dhënies së lekëve sipas njërit prej deklarimeve të V

ka qënë për të blerë ilaçe. Ky qëllim nuk është konsidederuar qëllimi i vërtetë nga Gjykata e Apelit

Tiranë. Në këto kushte pranohet se V ia ka dhënë paratë të pandehurit për tu kujdesur sa më mirë për R.

Për këtë shkak V është dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 244 i KPenal. Por

vetëm kjo nuk provon fajësinë e të pandehurit. As dënimi i V nuk do të thotë se i pandehuri N

automatikisht është fajtor. Provohet se i pandehuri ia ka kthyer lekët V. Ky fakt provohet me deklarimet

e V, të të pandehurit, si dhe nga përgjimet. Gjithashtu ky fakt përmendet dhe në vendimin e Gjykatës së

Apelit. Gjatë gjykimit nuk doli qartë momenti kur i pandehuri ia ka kthyer lekët V. Meqenëse nuk ka

prova për të provuar momentin se kur i janë kthyer lekët, gjykata çmon të besueshëm deklarimin e të

pandehurit, i cili thotë se lekët ia ka kthyer V sapo ka konstatuar se ky i fundit ia kishte futur nëxhep. Në

të njëjtën mënyrë shprehet edhe Gjykata e Apelit. Në këtë rast për të pandehurin N mund të lindin

dyshime, të cilat nga gjykata, në bazë të nenit 4 te KPPenale, çmohen në favor të të pandehurit.

Gjithashtu gjykata çmon se argumentet e mbrojtjes se i pandehuri nuk e ka kryer veprën penale, të

parashikuar nga neni 259 i KPenal, janë të drejta e të bazuara në ligj. Gjatë gjykimit nuk u provua se i

Page 184: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

184

pandehuri N të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 259 i KPenal. Nuk provohet se i

pandehuri dhe V kanë biseduar për shpërblim. Nuk provohet se kujdesi i mjekut ka qënë më i paket para

marrjes së parave, pra parate janë dhënë për një shërbim më të mirë. Nuk provohet se i pandehuri i ka

kërkuar lekë V, apo ka lënëtë kuptohet se kërkonte shpërblim, pra përfitim të parregullt, për të kryer apo

moskryer njëveprim që ka lidhje me detyrën e tij. Pra nuk provohet se i pandehuri ka kërkuar apo ka

marrë përfitime të parregullta. Edhe në vendimin e Gjykatës së Apelit përmendet se i pandehuri ia ka

kthyer lekët V. Në këto kushte i pandehuri nuk i ka pranuar paratë, pra nuk provohet se e ka kryer

veprën penale të parashikuar nga neni 259 i KPenal. Për këtë shkak gjykata arrin në përfundimin se ai

për këtë vepër penale duhet të deklarohet i pafajshëm në bazëtë nenit 388/d të KPPenale.

Në llojin e masën e dënimit gjykata merr parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale,

rrezikshmërinë e vogël shoqërore të të pandehurit N, shkallën e fajit, si dhe faktin se i pandehuri ka një

kohë të gjatë që punon si mjek dhe këtë detyrë e ka kryer me përkushtim e profesionalizëm, me

përjashtim tërastit objekt gjykimi. Për këto arsye në bazë të neneve 384, 388/d e 390 të KPPenale

gjykata vendos::

- Deklarimin fajtor të të pandehurit N për kryerjen e veprës penale mjekimi i pakujdesshëm,

parashikuar nga neni 96/1 i KPenal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë)

muaj burgim.

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit N, akuzuar për kryerjen e veprës penale korrupsioni pasiv

nga persona që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i KPenal.

Në bazë të neneve 30/1 e 35/2 te KPenal të pandehurit N i hiqet e drejta për të ushtruar funksione

publike për një kohë prej 3 (tre) vjetësh.

9.4.6.Rasti i gjashtë Ka të bëjë me një pezullim çështje, pasi personi i akuzuar për korrupsion nuk

paraqet mjaftueshëm faktorë dhe prova për tu shpallur fajtor apo i pafajshëm.

Për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës ë rrethit gjyqësor Tiranë ka paraqitur kërkesën pëer gjykimin e të pandehurit

O duke e akuzuar se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione

publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Në seancën gjyqësore datë 20.07.2010 prokurori i

seancës gjyqësore deklaroi se është e nevojshme të kryehen veprime të tjera proçeduriale si identifikimi

i oficerit të policisëe që ka kryer veprimet simuluese, ballafaqimi me dëshmitarët e tjerë, etj. prandaj i

kërkoi Gjykatës kthimin e akteve.

Page 185: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

185

Duke qënë në një rrethane të tillë, Gjykata vlerëson se duhet zbatuar neni 377 i K.Pr.Penale dhe aktet e

ketij proçedimi duhet t'i kthehen organit të Prokurorisë pasi në këtë fazë proçedimi Gjykata nuk mund të

shprehet pëer pafajësinë e të pandehurit apo të konstatojë ndonjë nga shkaqet e pushimit tëçështjes për

këto arsye gjykata vendos:

Aktet që i përkasin çështjes penale nr.2069/ 391 rregj.themeltar datë ardhjeje 05.11.2009 në ngarkim të

të pandehurit O t'i kthehen organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë.

9.4.7.Rasti i shtatë Dënon korrupsionin në fitimin e tenderave. Dihet se ky aktivitet është tepër

fitimprurës për personat që merren me gjëra të tilla. Firma që fitoi tenderin akuzohet se nuk kishte një

firmë tjetër serioze kundërshtare, pasi e kishte blerë atë dhe ishte nën tutelën e kësaj të parës. Kjo gjë

ndalohet kategorikisht në zhvillimin e tenderave. Nga ana objektive krimi kryhet me anë të veprimeve

të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së proçedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave, që

pengojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe realizimin e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike, për

të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretë, për të eliminuar konkurrentët e padëshiruar në

garë dhe në forma e mënyra të tjera.

Nga ana subjektive krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose

privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo interesa të tjera

materiale ose morale.

Subjekt i krimit janë vetëm personat e ngarkuar me një funksion shtetëror (ministra, kryetar i bashkisë,

komunës, drejtor, inxhinier etj) ose me shërbim publik, në agjensitë e prokurimit publik si entet

prokurues, si p.sh. tenderat e shpallur nga drejtues të korporatave, shoqatave apo organizatave

joqeveritare. Kjo vepër penale dënohet fare pak. Me gjobë ose maksimumi 3 vite burg.

Për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike” kryer në

bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokurorisa pranë kësaj gjykate ështe sjellë për gjykim çështja penale me Nr. 48 Akti dhe datë ardhje

22.12.2009, në ngarkim të të pandehurit Esat Seferi, akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së

shtetasve në tendera dhe ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 -25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor - Tiranë ka sjellë për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurve

A, K, M, D, G dhe E, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në

tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 - 25 të Kodit Penal.Të

pandehurit A, K, M, D, G dhe E, i kërkuan gjykatës aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe në referim të

nenit 93 të K.Pr.Penale, veçimin e çështjes nga i pandehuri në mungesë E.

Page 186: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

186

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur bazuar në nenin 93 të K.Pr.Penale, ndarjen e gjykimit të

çeshtjes për të pandehurit A, K, M, D, G dhe E, pasi i pandehuri E nuk u paraqit në gjykim, sepse

ndodhej jashtë shtetit si dhe vendimit nr. 2, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së

Lartë, vendosi ta pranojë kërkesën pasi krijoi bindjen se çështja mund të zgjidhej në gjëndjen që janë

aktet duke dhënë një vendim pa cënuar drejtësinë dhe interesat e ligjshme të të pandehurve.

Çështja në ngarkim të të pandehurit E, është rihedhur në short, për të vazhduar gjykimin e zakonshëm,

gjykimi i të cilit u zhvillua në mungesë të të pandehurit E, pasi sipas shkresës me nr. 3251/3 prot, datë

22.05.2009 të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, rezultoi se ky shtetas ndodhet jashtë shtetit, emigrant

në Australi.

Gjykata konform nenit 351 të K.Pr.Penale, deklaron mungesën e të pandehurit E, dhe zhvillon gjykimin

në mungesë, duke i caktuar mbrojtës kryesisht avokaten N, me nr. 1278 liçence.Nga hetimi gjyqësor i

zhvilluar në disa seanca gjyqësore rezultoi e provuar se:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, mbi bazën e kallëzimeve Nr.975 dhe Nr.977, të bëra nga Kontrolli

i Lartë i Shtetit, më datë 23.02.2007, ka regjistrur proçedimin penal Nr.726, që bën fjalë për vepreën

penale të “ Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga

neni 258-25 të Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake të organit të prokurorisë proçedimi penal nr.726, e vitit 2007, lidhet me tenderin

e zhvilluar nga Enti Kombëtar i Banesave me objekt« Blerje Makinë Fuoristradeë».

Me vendimin e Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, me Nr.17, datë 29.04.2005, është

vendosur blerja e dy makinave me fondin e krijuar nga të ardhurat, në shumë 8 500 000 lekë.

Me urdhërin e prokurimit Nr.52, datë 10.05.2005, është vendosur zhvillimi i tenderit « Blerje makine

(një) fuoristradë » dhe është përcaktuar se fondi limit për këtë blerje, ishte shuma 6 500 000 lekë.

Caktimi i këtij fondi limit është nxjerrë duke u bazuar mbi vendimin e Këshillit Drejtues Nr.17, ( ku

sipas organit të akuzës ky referim është i pasaktë).

Sipas deklarimit të Drejtoreshës Ekonomike të Entit Kombëtar të Banesave, shtetësja V mes të tjerash

përpara oficerit të policisë gjyqëore, ka deklaruar se për kete fond limit mungon nje studim ekonomik, i

kryer drejtoria ekonomike. I vetmi studim i paraqitur nga kjo drejtori është kryer për fondin 8.500.000

lekë të vendosur nga Këshilli Drejtues.Tenderi është zhvilluar me datë 17.06.2005, ku sipas proces

verbalit të mbajtur rezulton se në tender kanë marrë pjesë dy shoqëri, shoqëria « Classic » dhe « Ultra-

Motors », nga katër shoqëri që kanë blerë dokumetat e tenderit.Pas shqyrtimit të dokumentacionit, për të

Page 187: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

187

gjitha shoqëritë konkuruese, është shpallur fitues shoqëria « Classic » sh.p.k.Pas kontrollit të ushtruar

nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë vërejtur shkelje të proçeurave të tenderit si dhe të

dokumentacionit të këtij tenderi.Pas administrimit të plotë të dokumentacionit të tenderit është

konstatuar se në dosje ndodhen dy palë specifikime teknike, specifikime këto ë miratuara nga K.V.O dhe

Njësia e Prokurimit duke u vulosur me vulën e Njësisë. Këto specifikime përmbajnëkërkesa të ndryshme

për zëra të njëjteë, si psh. kapaciteti, fuqia, gjatësia, gjerësia etj.Këto përcaktime bien në kundërshtim

me nenin 14 te Ligjit “Për

Prokurimin Publik”, datë 08.05.2003 sipas të cilit “ ................................ duhet të përcaktojnë

sa më saktë dhe në mënyrë sa më të plotë objektin e prokurimit për të krijuar kushte për një proçedure të

paanshme ndërmjet të gjithëkandidateve ».

Nga ana e organit të akuzës janë administruar dokumentat e tenderit të blera nga njëra prej shoqërive, e

cila më pas nuk ka marrë pjesë në tender, shoqëria “P” dhe rezulton se dokumentacioni i shitur nga Enti

Kombëtar i Banesave, Njësia e Prokurimit, përmbante të dy palët e specifikimeve teknike. Pra, provohet

se tenderi është zhvilluar me dy palë specifikime teknike, veprim ky në kundërshtim me ligjin e

mësipërm.

Këto veprime bëjnë përgjegjës antarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kryetarin e Njësisë së

Prokurimit të cilët sipas Kapitullit IV të Udhëzimit Nr.l, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”

përcaktohet se“ka përgjëgjesi për pjesën e veçante të këtyre dokumentave që ka të bëjë me specifikimet

”. Gjithashtu konstatohen edhe veprime të tjera të parregullta.

Në materialet e tërhequra nga ana e prokurorisë rezulton se në dosje ndodhen dy proçes verbale të

nënshkruara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Njësia e Prokurimit, proçes-verbali i datës

20.05.2005, mbi miratimin e dokumentave të tenderit dhe proçes-verbali i datës 17.06.2005 mbi

zhvillimin e tenderit.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se tre prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit A,

D dhe G, antarët e Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, janë mbledhur vetëm ditën e zhvillimit të

tenderit, ndërsa shtetasit D dhe G, nuk kanë marrë pjesë në asnjëmbledhje per miratimin e dokumentave

të tenderit.

Shoqëria “U M” sh.p.k, e cila ka marrë pjesë në këtë tender, ka paraqitur si kontratë të ngjashme të

lidhur më parë një kontratë mes saj dhe “Aeroportit Nene Tereza”, sipas të cilës shoqëria “U M” sh.p.k,

shpallet fituese e një tenderi në vitin 2003 dhe makina e shitur prej kësaj të fundit ështëe një Transporter

Volkseagen.Në faturën tatimore të paraqitur prej shoqërisë “U M” sh.p.k, ku paraqitet shitja e mjetit të

Page 188: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

188

mesipërm, ëeshtë vulosur me vulën e shoqërisë “Classic” sh.p.k, nga ku ka rezultuar se vetë kjo shoqëri

ka qëne një prej pjesëmarrësve në tenderin e zhvilluar.

Pra, shihet qartë se mes shoqërive “U M” sh.p.k dhe “Classic” sh.p.k, ka një bashkeëpunim të

vazhdueshëm, për pjesëmarrjen në tendera të ndryshme.

Duke pare edhe faktin se në tenderin e zhvilluar nga Enti Kombëtar i Banesave, kanë qënë të vetmet

shoqëri pjesëmarrëse, si dhe diferenca nëçmimin e ofruar prej tyre është shumë e vogël, bën që realisht

tenderi në fjalë të jetë zhvilluar duke shkelur kushtet e një konkurence të nevojshme prej së cilës varet

edhe zbatimi i nenit 1 të Ligjit “Për prokurimin publik”, pikërisht qëllimi i tërë proçedurave të

prokurimit.

Në gjykim u paraqit dëshmitarja V, e cila përpara gjykatës deklaroi se: “Unë kam qënë drejtoreshë

ekonomike në Entin Kombëtar të Banesës, nuk kam marrë pjesë në tender dhe nuk e di kush ka nga

anëtarët ka marrë pjesë. Ne kemi të ardhurat tona, dhe nga fitimi i Entit u krijua njëfond në shumën 8

500 000 lekë të reja, të cilat do të përdoreshin për blerjen e dy makinave. Ky fond u miratua nga

Këshilli Drejtues, e cila u miratua me vendimin nr. 17, datë 29.04.2005, me nr.1008protokolli. Nga ky

tender është blerë vetëm një makinë në shumën 6 500 000 ( gfashtë miljon e pesëqind mijë) lekë. Është

bërë blerja e një makine dhe jo e dy makina. Nuk është bërë nga ana e komisionit kundërshtim në lidhje

me vlerën e makinës. Për blerjen e një makine kundrejt shumës 6 .500 000 lekë, nuk është bërë studim

nga Drejtoria e Entit Kombëtar të Banesave, ndërsa për blerjen e dy makinave sic e kërkonte vendimi

nr. 17, ishte bërë një studim ekonomik. Nga ana e komisionit të tenderit dhe të hartimit të dokumentave

nuk është zbatuar, drejtimi i këshillit drejtues për blerjen e dy makinave, por në kundërshtim me këtë

vendim, është bërë tender vetëm për blerjen e një makine. Nga ana e zyrës tonë është vënë fondi në

dispozion dhe është zbardhur vendimi pastaj se kush ka qënë i ngarkuar të merrej me këtë tender, nuk e

di, pasi është drejtori më vete Drejtoria e Prokurimit.....”.Ne gjykim u paraqit dëshmitari A, i

cilipërpara gjykatës deklaroi se:“ Shoqëria që unë drejtoj “Clasic” sh.p.k, ka marrë pjesë në

shumë tendera, që zhvillohen çdo vit për blerje automjetesh. Gjatë

periudhave kohore të viteve 2002 - 2007 kemi marrë pjesë në disa tendera me

Entin Kombëtar të Banesave dhe edhe rasti konkret për automjetin

Volsëagen Tuarek, bën pjesë në një nga ato tendera të zhvilluar gjatë asaj

kohe. Në pjesëmarrje në tender ka qënë si konkurente edhe shoqëria “Ultra

Motors” sh.p.k, por nuk përjashtohet fakti që mund të kenë blerë ata tek ne

ose ne tek ata. Nga të gjitha tenderat që janë zhvilluar me Entin Kombëtar të

Page 189: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

189

Banesa, nuk kemi shfaqur ankime, me përjashtim të dy rasteve në të cilat

kemi pasur disa kontestime.

Përsa më sipër gjykata krijon plotësisht bindjen se i pandehuri E, ka konsumuar veprën penale të

“Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 258-25 të Kodit Penal.

I pandehuri E, ka qënë i ngarkuar me funksion shtetëror, i përgjegjshëm përpara ligjit, me veprimet e tij

të kryera me dashje dhe me faj, në bashkëpunim, ka kryer kryer veprime në kundërshtim me ligjet dhe

aktet nënligjore që rregullojnë lirinë e pjesëmarrësve dhe barazinë e shtetasve në tendera publik, për të

krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për të tretët, fakt ky i provuar plotësisht gjatë gjykimit.

Vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri, në rastin konkret, bën pjesë në ato vepra që cënojnë

marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar rregullat e vendosura për prokurimin e mallrave në

tendera si dhe veprimtarinë shtetërore që administron fondet publike.

Sipas nenit 258 të Kodit Penal : “Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në

shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e

shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Objekt i krimit të veprës penale janë marrëdhëniet juridike të vendosure për të siguruar rregullat e

vendosura për prokurimin e mallrave, shërbimeve e ndërtimeve në tendera apo ankande publike si dhe

veprimtarinë shtetërore ose të personit juridik, që administron fonde publike, të mbrojtura posaçërisht

me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

Nga ana objektive krimi kryhet me anë të veprimeve të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së

proçedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave, që pengojnë lirinë e pjesëmarjes dhe realizimin e

barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta

për të tretë, për të eleminuar konkurentët e padëshiruar në garë dhe në forma e mënyra të tjera.

Nga ana subjektive krimi kryhet me dashje të drejtëpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose

privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo interesa të tjera

materiale ose morale.

Subjekt i krimit janë vetëm personat e ngarkuar me një funksion shtetëror (ministra, kryetar i bashkisë,

komunës, drejtor, inxhinier etj) ose me shërbim public, në agjensitë e prokurimit publik si entet

Page 190: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

190

prokurues, si p.sh. tenderat e shpallur nga drejtues të korporatave, shoqatave apo organizatave

joqeveritare.

-Përsa i përket llojit dhe masës së dënimit gjykata çmon se duhen mbajtur këto rrethana të vërtetuara

gjatë gjykimit.

-Rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, e parashikuar nga neni 258-25 të Kodit Penal, duke pasur

parasysh që kjo vepra dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

-Faktin që i pandehuri është i padënuar më parë.

Përsa më sipër gjykata bindet plotësisht se i pandehuri E, duhet të deklarohet fajtor për veprën penale të

“Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 258-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 500.000 lekë gjobë.

Gjykata çmon se ky lloj dhe kjo masë dënimi është në përshtatje me rrezikshëmërinë e veprës dhe të

autorit si dhe rrethanat e tjera në të cilat është kryer vepra penale. Duke qënë se i pandehuri u deklarua

fajtor dhe u dënua për veprën penale për të cilën akuzohet bazuar në nenin 485 të K.Pr.Penale i

pandehuri duhet të paguajë shpenzimet proçedurale gjatë hetimeve paraprake si dhe shpenzimet

gjyqësore të parapaguara nga shteti, për këto aresye gjykata vendos:

• Deklarimin fajtor të të pandehurit E, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në

tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 të Kodit Penal, dhe

në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 500.000 ( pesëqind mijë) lekëgjobë.

• Në bazë të nenit 34/7 të Kodit Penal, i cakton të pandehurit E, si afat të pagimit të gjobës një

periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh, nga dita që vendimi të marrë formë të prerë.

9.4.8.Rasti i tetë Më tepër na tregon se si sistemi ynë politik e ligjor nuk funksionon. Një person i cili

kishte nevojën e thjeshtë për të patur një numër telefoni, paguan dy persona me një shumë të caktuar.

Më pas ai kupton se shuma nuk ishte realisht aq e madhe dhe kërkon pjesën që i kanë marrë tepër

mbrapsht. Ai jo vetëm që nuk e merr atë pjesë parash, por pasi padit dy personat për zhvatje parash, ai e

gjen veten të akuzuarin kryesor për korrupsion me anën e dhënies së shpërblimit të personave në detyrë.

Ai me të drejtë shpallet i pafajshëm pasi nuk ishte në dijeni të rregullave të kërkimit të shërbimit që ai

kërkonte pasi askush nuk ja kishte shpjeguar. Ky është një rast qesharak korrupsioni, ku pa e patur fare

atë qëllim, sistemi ynë i paqartë të detyron të biesh.Për veprën penale “Dhënia e shpërblimit punonjësit

që kryen një detyrë shtetërore “. Neni2455 i KPenal.pasi administroi provat, dëgjoi prokurorin P i cili në

Page 191: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

191

konkluzionet përfundimtare në përputhje me nenin 377 të KPr.Penale tërhoqi akuzën, dëgjoi mbrojtësin

dhe të pandehurin R të cilët ishin dakord me prokurorin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në datë 14.06.2002 ka regjistruar proçedimin

penal nr.1186 në ngarkim të të pandehurit M, akuzuar për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit të

punonjësit shtetror” dhe “ Falsifikimit të dokumenteve “parashikuar nga nenet 245 dhe 186/1 të K.P. të

pandehurit S akuzuar për veprën penale të “ Marrjes së mitës” parashikuar nga neni 260 i K.Penal dhe të

pandehurit R të “ Dhënies së shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetrore” parashikuar nga neni

245 i K.Penal.Me vendimin nr 939 datë 03.11.2003 Gjykata e Rrehit Gjyqsor Tiranë ka vendosur :

Kthimin e akteve proçeduriale të çështjes 1186 të vitit 2002 organit të prokurorisë për plotësim

hetimesh.

Në datë 07.04.2008 nga ana e organit të akuzës është sjellur përsëri për gjykim çështja penale në

ngarkim të të pandehurve të sipërpërmëndur me akuzat respektive.

Nga ana e gjykatës në seancën gjyqësore të datës 03.11.2008 është vendosur ndarja e çështjes në

ngarkim të të pandehurve M, akuzuar për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit të punonjësit

shtetror” dhe “ Falsifikimit të dokumenteve “parashikuar nga nenet 245 dhe 1861 të K.P. dhe S akuzuar

për veprën penale të “ Marrjes së mitës” parashikuar nga neni 260 i K.Penal nga çështja në ngarkim të të

pandehurit R akuzuar për veprën penale të “ Dhënies së shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë

shtetrore” parashikuar nga neni 245 i KPenal. duke u dërguar çështja penale në ngarkim të të pandehurit

R në proçedurat e shortit.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes në ngarkim të të pandehurit R rezultoi e provuar se:

I pandehuri R është banor i qytetit të Tiranës. Në datë 10.05.2001i pandehuri R ka bërë një kërkesë

pranë Albtelekom Tirana për abonim telefonik familjar kërkesë që është regjistruar në mënyrë

kompjuterike me nr. 122753, kërkesë të cilën e ka përsëritur duke i bashkangjitur edhe një kërkesë të

Dhomës Avokatisë Tiranë me nr 4194 prot datë 04.06.2001, e cila nuk është plotësuar, me pretendimin e

mungesës së vendeve bosh në linjë. Duke qënë se nuk ka mundur të marrë numër telefoni i pandehuri R

është takuar me të pandehurin M me të cilin njihej më parë. Shkaku i takimit ishte se i pandehuri Z

punonte në Albtelekom. I pandehuri R i ka kërkuar të pandehurit M ta ndihmonte meqënëse kishte bërë

kërkesë për të lidhur një numër telefoni. Pas disa ditësh i pandehuri M, e ka njohur të pandehurin R me

të pandehurin S, i cili punonte tek lidhjet e reja. Ata kanë biseduar me njëri tjetrin dhe i pandehuri'S i ka

premtuar se do ta ndihmonte dhe pas disa kohësh i pandehuri M i ka kërkuar të pandehurit R që t’ i jepte

25.000 lekë të reja për të lidhur numrin e telefonit i pandehuri R ia ka dhënë dhe pas disa ditësh telefoni

Page 192: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

192

i është lidhur konkretisht i është lidhur numri 372007. Më pas i pandehuri R pasi ka marrë faturën e

pagesës për abonimin e numrit telefonik ku ka konstatuar se abonimi nuk ishte 25.000 lekë por më pak

ka shkuar dhe i ka kërkuar të pandehurit M,diferencën e lekëve që i ishin dhënë tepër. I pandehuri M i ka

thënë se lekët i kishte marrë i pandehuri S, fakt ky i pranuar dhe nga i pandehuri S. Në këto kushte i

pandehuri R i ka kërkuar të pandehurit S ti kthejë diferencën e lekëve dhe pasi ky i fundit nuk ja ka

kthyer i pandehuri në datë 14.06.2002 ka bërë kallzim.

Faktet e mësipërme u provuan në gjykim me aktet e fashikulit penal 1186 me pytjen si i pandehur në një

proçedim të lidhur të shtetasit M si dhe deklarimet e të pandehurit R.Në seancën e datës 16.03.2010 në

fazën e konkluzioneve përfundimtare prokurori në përputhje me nenin 377 të K.Pr.Penale e tërhoqi

akuzën në ngarkim të të pandehurit R.

Neni 245 i KPenal parashikon se : “Dhënia, e shpërblimeve ose përfitimeve tëe tjera punonjësit që kryen

një detyrë shtetërore ose shërbim publik për të kryer opo moskryer një veprim që lidhet me detyrën apo

apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e

çdopërfitimtjetër, dënohen me gjobëe ose me burgim gjer në pesë vjet.” 2. Nga interpretimi i dispozitës

seë mësipërme arrihet në përfundimin se, ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme, për

marrëdhënie juridike teë rëndësishme, siç jane ato të vendosura nga shteti për të siguruar funksionimin

normal të institucioneve shtetërore, autoritetin dhe korrektësinë e personave që ushtrojnë shërbime

publike si dhe mbrojtjen e interesave të ligjshme të shtetit dhe të shtetasve, nga veprime apo

mosveprime kriminale. Sipas nenit 245 te K.Penal, që të ekzistojë vepra penale parashikuar nga kjo

dispozite duhet që: nga ana objektive, autori i veprës penale të ndërmarrë me dashje veprime aktive të

kundërligjshme e shoqërisht të rrezikshme, të cilat konsistojnë nëe dhënien e çdo lloj shpërblimi ose

përfitimi tëe parregullt në favor të personit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik. Do të

konsiderohet çdo lloj shpërblimi apo përfitimi i parregullt material ose jo material, i cili sipas rastit

konkret nuk i takon t'i jepet personit që kryen një detyrë shtetrore ose një shërbim publik; dhënia e

shpërblimeve ose e përfitimeve bëhet me qëllim kryejen apo moskryejen e një veprimi, që ka lidhje me

detyrën apo shërbimin e tij publik.Subjekti i veprës penale të ketë mbushur moshën për përgjegjësi

penale, pra të jetëmbi 14 vjeç.

Nga ana subjektive, krimi kryhet vetëm me dashje dhe asnjëherë nga pakujdesia, me qëllim krijimin e

favorizimeve apo përfitimepër vete ose për të tjerë. Në rastin konkret gjykata çmon se në veprimet e të

pandehurit R nuk ka elementë të figurës së veprës penaletë sipërcituar. Është e vërtetë se i pandehuriR i

ka dhënë të panehurve M dhe S shumën prej 25.000 leke për abonimin telefonik. Kjo shumë rezulton se

është më e madhese tarifa e abonimit për këtë shërbim tarifë që është në shumën 13.000 lekë. Por

Page 193: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

193

gjithashtu në gjykim rezultoi e provuar se i pandehuri R diferencën mbi tarifën e abonimit prej 13.000

lekëve ja ka dhënë të pandehurve të sipërcituar jo si shpërblim për të siguruar favorizime por duke

menduar se tarifa e abonimit telefonik është në shumën 25.000 lekë. Fakt i cili provohet edhe me

kërkesën e të pandehurit R për kthimin e diferencës nga të pandehurit e sipërpërmendur mekonstatimin e

këtij fakti menjëherë pasi I pandehuri M i dhënë faturën tarifore të abonimit telefonik si dhe bërjen e

kallzimit nga ana e tij pas refuzimit të të pandehurit S për kthimin e shumës së mësipërme. Sa më sipër

gjykata çmon faktet e mësipërme nuk përbëjnë vepër penale si pasojë në përputhje me nenin 377 dhe

388/b të K.Pr.Penale i pandehuri R duhet të deklarohet i pafajshëm për veprën penale të Dhënies së

shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetrore” parashikuar nga neni 245 i KPenal.Per keto aresye,

bazuar në nenin 377,379,384 dhe 388/b të KPr.Penale, gjykata vendos:

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit R për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit të punonjësit

që kryen një detyrë shtetërore” parashikuar nga neni 245 i KPenal.

9.4.9.Rasti i nëntë Dy oficerë policie akuzohen për korrupsion dhe vjedhje gjatë detyrës së punës. Ata

detyronin një qytetar të vidhte njerëzit në autobuza dhe ti jepte atyre një shumë të caktuar çdo javë. Ata

nuk ishin të autorizuar as ta ndalnin atë person, pasi ligjërisht është e ndaluar ta akuzosh dhe të

përdorësh dhunën kundër personave të padyshuar dhe pa asnjë leje të firmosur ligjërisht. Megjithatë

këtu shpjegohet se gjesti i tyre nuk qëndron në kufijtë e korrupsionit pasiv, por direkt në vjedhje.

Dënimi i tyre duhet të ishte të mos ktheheshin më kurrë në radhët e policisë, edhe pse dënimi që morën

realisht ishte pezullimi për vetëm 2 vjet nga detyra.

Për veprën penale të“Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga

Neni 259 të Kodit Penal

Gjykata pasi administroi provat dëgjoi konkluzionet përfundimtare të Prokurorit i cili kërkoi:

l.-Deklarimin fajtor të pandehurit B për veprën penale të “ Korrupsionit pasiv të personit që ushtron

funksione publike” parashikuar nga neni 259 te K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim dhe

500 000 lekë gjobë, si dhe aplikimin e nenit 35 te K.Penal për caktimin e dënimit plotësues me heqjen

e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 2 vjetësh, aplikimin e 406/1 i

K.Pr.Penale për uljen e 1/3 të dënimit për gjykimin e shkurtuar.

2.-Deklarimin fajtor të pandehurit P peër veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personit që ushtron

funksione publike” parashikuar nga neni 259 te K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim dhe

500 000 lekë gjobë, si dhe aplikimin e nenit 35 të K.Penal për caktimin e dënimit plotësues me heqjen

Page 194: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

194

e të drejtës për të ushtruar funksionepublike për një periudhë prej 2 vjetësh, aplikimin e 406/1 i

K.Pr.Penale për uljen e 1/3 të dënimit për gjykimin e shkurtuar.

Pranë kësaj Gjykate Prokuroria e Rrethit Tiranë, ka sjellë për gjykim proçedimin penal Nr. 1096 të

vitit 2010 në ngarkim të të pandehurve B dhe P të cilët si i ka marrë me cilësinë e të pandehurve i ka

akuzuar për veprën penale si më lart.

Gjykata kryesisht analizoi kompetencën Lëndore dhe Tokësore të saj dhe konstatoi se ajo është në

përputhje me Nenet 74/1 dhe 76/1 te K.Pr.Penale të cilët thonë:

Kompetenca Lëndore Kompetencat e gjykatës së rrethit gjyqësor

“ Gjykata e Rrethit Gjyqësor është kompetente për gjykimin e veprave penale, përveç atyre që i

përkasin kompetencës së Gjykatës për Krime të Rënda dhe Gjykatës së Lartë “.Neni 76/1

IKPr.Penale:

Kompetenca Tokësore Rregullat e Përgjithëshme

“ Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet

vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja”.

Gjithashtu gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me një gjyqtar në përputhje me Nenin 13/3 të K.Pr.

Penale i cili thotë:

“ Gjykatat e rretheve gjyqësore, gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet

dënimi me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 7-të vjet. Veprat e tjera penale gjykohen

me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtar “.

Gjithashtu Gjykata çmon të arsyeshme të përmendë faktin se:

të pandehurit nëpërmjet Av. të tyre i kërkuan Gjykatës aplikimin e Gjykimit të Shkurtuar konform

Nenit 403 të Kodit Proçedurës Penale, kërkesë për të cilën u shpreh dakort edhe Prokurori i seancës

dhe që me Vendim të ndërmjetëm u pranua nga Gjykata duke çmuar se çështja mund të zgjidhet në

gjëndjen që janë aktet dhe në konformitet me Nenin 404 të Kodit Proçedurës Penale.

Megjithatë ka rezultuar plotësisht e provuar se: Të dy të pandehurit kanë qenë ndihmës specialist në

seksionin kundër krimit ndaj pronës në Tiranë. Duke përfituar nga detyra e tyre, me datën 10.03.2010

të dy të pandehurit në bashkëpunim kanë ndaluar shtetasin Dh duke ju prezantuar si punonjës të

policies kriminale dhe e kanë shoqëruar atë në automjetin e tyre duke mos patur asnjë të dhënë

kompromentuese, kallxim apo informacion për të. Pas shoqërimit i kanë thënë se do ta shoqëronin

Page 195: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

195

nëKomisariatin Nr.3 pasi dyshohej se ai vidhte nëpër autobuza, e kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur

me vehte 20.000 lekë. Pasi e kanëçuar tek disa pallate, të pandehurit i kanë thënë deshmitarit Dh në se

donte ta çonin në Komisariat apo ti mbajnë sendet që i gjetën. Duke u gjendur para kësaj situate,

dëshmitari Dh ka pranuar ti japë sendet e tija me kusht që të mos e çonin në polici. Pas kësaj njeri nga

të pandehurit i ka këmbyer numrin e telefonit dëshmitarit Dh duke i thenë se qënke burrë i mirë dhe i

kanë thënë se do të lidhemi përsëri bashkë pasi ne e mbulojmë këtë zonë. Përsëri me datën 12.03.2010

të pandehurit i kanë telefonuar dëshmitarit Dh duke e pyetur se ku ishte, pasi kanë përcaktuar vendin,

kanë shkuar për të takuar.Pasi janë takuar në afërsi të maternitetit të vjetër të pandehurit i kanë thënë

dëshmitarit Dh se ti je hajdut, ke vjedhur nëpër autobuza dhe ke bërë lëkë. Në këto kushte, shtetasi Dh

ka bërë kallximin e tij në polici dhe me datën 16/03/2010 ai ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me

oficerin e policisë gjyqësore për regjistrimin e bisedave të tij. Me datën 24/03/2010 rreth orës 09.00

para darke përsëri të pandehurit B dhe P kanë takuar dëshmitarin Dh duke i kërkuar pjesën e lekëve që

ai kishte vjedhur dhe ky dëshmitar është detyruar tu japë atyre shumën prej 2000 lekësh. Të dy të

pandehurit i kanë kërkuar këtij dëshmitari se nga shumat që do ti vidhte nëpër autobuze, do ti jepte

atyre nëçdo javë nga 15.000 lekë secilit

Me datën 06/04/2010 përsëri të pandehurit kanë telefonuar dëshmitarin Dh duke i kërkuar që ai tu

jepte pagesën javore prej 15.000 lekësh sejcilit. Duke qenë se ky dëshmitar po bashkëpunonte me

policinë, shuma e kërkuar nga të pandehurit është investuar nga policia duke mbajtur e regjistruar

numrat e monedhave. Të pandehurit pasi kanë marrë shumën përkatëse janë larguar dhe menjëherë

janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, ku u janë gjetur edhe provat materiale sipas proçes

verbaleve të dokumentuara në dosje.

Sa më sipër janë provuar me deklarimet e dhëna nëpolicinë gjyqësore nga dëshmitari Dh, akt

marrëveshja e bashkëpunimit datë 16/03/2010 në mes të Dh dhe oficerit të policisë gjyqësore F, proçes

verbali i datës 14.03.2010 që bën fjalë për marrjen e provës materiale dhe konkretisht copës së kartonit

numrin i celularit 0XXXXX me emrin “A 3”, proçes verbalet e vëzhgimit dhe ato të përgjimit

ambjental, proçes verbali i kapjes në flagrancë dhe i gjetjes së provave materiale, që ndodhen në

fashikullin e gjykimit.

Nga ana tjetër, të dy të pandehurit kanë pranuar aktet e paraqitura nga prokurori dhe nuk kanë patur

ndonjë kontestim ndaj tyre përderi sa ato kanë paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Por nga analiza e fakteve të lartpermendura, gjykata arrin në konkluzionin se ato nuk përbëjnë veprën

penale të korrupsionit pasiv siç e ka cilësuar akuza por atë të vjedhjes me anë të shpëerdorimit të

detyrës, vepër kjo e parashikuar nga neni 135 i K.Penal.

Page 196: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

196

Në veprën penale të korrupsionit pasiv duhet të ekzistojë gjithnjë një person që kryen një funksion

publik të caktuar dhe nga ana tjetër, një person të interesuar, i cili kërkon që nëpërmjet një shpërblimi

apo përfitimi, punonjësi i ngarkuar me një funksion publik të kryej apo të mos kryej një detyrë të

caktuar ose i kërkohet që kundrejt një shpërblimi të kryhet apo të mos kryhet qoftë në mënyrë të

ligjshme apo të paligjshme një veprim i caktuar.

Gjithashtu, objekti i veprës penale të korrupsionit janë marrëdhëniet juridike shoqërore që mbrojnë

veprimtarinë normale të organeve të administratës apo shërbimeve publike në shërbim të qytetareve,

ndërsa objekti i veprës penale të vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës janëe marrëdhëniet

shoqërore juridike që mbrojneë pronën, pasurinë e qytetarëve, të personave juridik privat apo shtetëror

nga veprimet e punonjësve, ku nga veprimet e personavë që e administrojnë ateë apo që ushtrojnë

ndikimin e tyre për shkak të funksionit që kanë për të futur në dorë këtë pasuri.

Në rastin konkret, të dy të pandehurit nuk kanë shkuar për të kryer një detyrë të caktuar por kanë

përdorur detyrën e tyre, duke e shpërdoruar atë, me qëllim që të nxisin e të ndihmojnë dëshmitarin Dh

të vjedhë nëpër qytetarë të ndryshëm pasurinë, ndërsa dy të pandehurit të marrin një pjesë të kësaj

pasurie të vjedhur.

Ato, që në momentin e parë të takimit, duke e friksuar dëshmitarin për ta shoqëruar nëe polici, pasi i

kanë përvetsuar shumën prej 20000 lekësh, e kanë ndihmuar atë të kryej vjedhje duke e siguruar se do

të kishte vazhdimisht mbështetjen e të pandehurve, që ishin punonjës të policisë kriminale. Ky rol

bashkëpuntori është përcaktuar në nenin 26 të K.Penal. Do të kishim veprën penale të korrupsinot

pasiv në se të pandehurit do të kishin kapur dëshmitarin në flagrancë duke vjedhur e në funksion të

detyrimit të tyre ligjor të përpilonin dokumentacionin për proçedim, por kundrejt një shpërblimi në të

holla apo përfitimi tjetër, ato nuk do të përpilonin këtë dokumentacion apo do të krijonin lehtësira të

tjera kundrejt një përfitimi të paligjshëm.

Ndërsa të pandehurit në momentin që kanë ndaluar deshmitarin Dh dhe e kanë shoqëruar atë në

automjetin e tyre duke e kërcënuar se do ta dërgonin në Komisariat ato nuk ishin të legjitimuar të

kryenin ndonjë veprim proçedurial apo të ushtronin funksionin e tyre shtetëror pasi ndaj këtij shtetasi

nuk kishte ndonjë kallxim, të dhënë apo informacion të ligjshëm për kryerjen e ndonjë vepre penale,

por veprimi i tyre ishte gjithnjë në funksion të shtrëngimit të tij për ta detyruar që ti fusin në dorë

pasurinë dhe ta detyrojnë atë që të vjedhë duke u dhënëçdo javë pjesën përkatëse, nga 15000 lekë për

person, të ardhura këto që do të dilnin nga realizimi i vjedhjeve.

Page 197: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

197

Nga ana tjetër, vepra penale duhet të konsiderohet se është kryer nga të dy të pandehurit në

bashkëpunim rrethanë rënduese kjo e parashikuar nga neni 25 i K.Penal.

Në këto kushte, bazuar në nenin 375 te K.Pr.Penale gjykata çmon se duhet ndryshuar kualifikimi ligjor

i veprës, nga neni 259 i K.Penal korrupsion pasiv i paraqitur nga akuza, në vjedhje me anë të

shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 135-25 të K.Penal, vepër kjo

qëështë në kompetencë lëndore të kësaj gjykate. Pavarësisht se vjedhja me anë të shpërdorimit të

detyrës në maksimumin e dënimit ka një dënim më të rëndë se ajo e parashikuar nga neni 259 i

K.Penal kjo gjykate, bazuar në nenin 357 të K.Pr.Penale në vendimin përfundimtar gjykata mund ti

japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori, më të lehtë ose më të rëndë, me

kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj.Për këto arsyeBazuar në nenet 357, 379-384 dhe

406 të K.Pr.Penale Gjykata

1- Deklarimin fajtor të pandehurit B, për veprën penale të Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të

parashikuar nga Neni 135-25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 10 (dhjetë)

muaj burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit Proçedurës Penale masës së mësipërme të dënimit izbritet 1/3

duke e dënuar përfundimisht të pandehurin B me 6 (gjashtë) muaj e 20 (njezët) ditë burgim.

- Bazuar ne nenin 35 të K.Penal heqjen e të drejtës të ushtrimit të funksionit publik përtë

pandehurin B për një periudhë prej 2 vjetësh nga dita që vendimi merr formë të prerë.

2- Deklarimin fajtor të pandehurit P, për veprën penale të Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të

parashikuar nga Neni 135-25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 10 (dhjetë)

muaj burgim.

- Në aplikim të nenit 406/1 te Kodit Proçedures Penale masës së mësipërme të dënimit izbritet 1/3

duke e dënuar përfundimisht të pandehurin P me 6 (gjashtë) muaj e 20 (njezët) ditë burgim.

- Bazuar në nenin 35 të K.Penal heqjen e të drejtës të ushtrimit të funksionit publik për të

pandehurin P për një periudhë prej 2 vjetësh nga dita që vendimi merr formë të prerë.

9.5. Korrupsioni dhe vevoja për reforma.

“Korrupsioni dhe një kuadër ligjor i pabesueshëm janë duke e fshehur zhvillimin ekonomik të

Ballkanit Perëndimor”, thuhet në raportin e Shoqatës Europiane të Dhomave të tregtisë dhe Industrisë,

publikuar më 13 Nëntor 2009. “Mbi të gjitha dy faktorët fshehin vendosjen e një mjedisi të

shëndetshëm për IHD (investimin e huaj direkt) në rajon (Ballkanin Perëndimor).

Page 198: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

198

I pari lidhet me praktikat ekzistuese të korrupsionit.

I dyti me pasigurinë ose paparashikueshmërinë e kuadrit ligjor dhe rregullator”, thuhet në faqen 40 të

raportit të bashkëfinancuar nga Komisioni Europian.“Megjithë vlerësimin pozitiv gjithnjë e në rritje të

klimës së përgjithshme për IHD në rajon, mbeten boshllëqe domethënëse ndërmjet situatës korente

dhe potencialit për investime”, thekson raporti.

Sipas një studimi (survey) të kryer nga autorët e raportit, 52 për qind e sipërmarrësve të Ballkanit

Perëndimor mbeten të pakënaqur me kuadrin ligjor ekzistues në vendet e tyre, duke pretenduar se ai

nuk dëshmon një mjet të besueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet bizneseve të tyre dhe

autoriteteve publike. Investitorët në rajon janë gjithashtu skeptikë rreth aftësive profesionale në

dispozicion në tregun e punës dhe ankohen rreth mungesës së konsultimit me sektorin privat në

proçesin e reformës së arsimit. Megjithatë, problemi kryesor për investimin dhe biznesin efiçent në

rajon mbetet korrupsioni. 54 për qind e ndërmarrjeve vendase dhe të BE - së e shohin atë si pengesën

kryesore për konkurrencën.

Prandaj, duhet të intensifikohet kooperimi ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor me qëllim që të

luftohet mungesa e transparencës dhe pasigurisë në kontekstin ligjor dhe rregullator, lëvizje nga e cila

do të përfitonin ekonomitë në të dy anët. Megjithë përpjekjet më të mëdha që janë bërë duke i

konsideruar si reformat më të domosdoshme, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në të njëjtën kohë vendet

me betejën më të gjatë në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni peshon rëndë në mendjet e njerëzve në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i

përgjithshëm në rajon është se ai është gjithnjë e në rritje si në sektorin privat, ashtu dhe në atë publik,

sikundër u tha nga folësit në ngjarjen e organizuar nga Gallup House më 10 maj 2010.

Organizuar në bashkëpunim me Fondin Europian për vendet e Ballkanit, ngjarja u fokusua mbi

qeverisjen, korrupsionin dhe përgjegjshmërinë politike në rajon, bazuar mbi të dhënat e nxjerra nga

studimi i Gallup Balkan Monitor i vitit 2009.Dy të tretat e përgjigjeve dëshmojnë se korrupsioni shihet

si “i përhapur” dhe “gjithandej” si në qeveri ashtu dhe në biznes. Perceptimi i korrupsionit në biznes

është më i larti në Kroaci (92 për qind), Serbi (91 për qind) dhe Bosnjë - Hercegovinë (90 për qind),

me një shifër që është rritur për të gjitha vendet përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë që prej vitit 2006.

Hyrja në BE do të mbetet një nxitës i fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar

mjediset e tyre të biznesit. Tërheqja e ardhshme e rrjedhave të investimit do të jetë vendimtare në

sigurimin e një rritje ekonomike stabël gjatë kësaj dekade. Megjithatë, si një rajon i mbetur pas në

vlerësimet e mjedisit të biznesit, parashikohet që përmirësimi i mjedisit të biznesit të jetë qëllim shumë

sfidues në betejat që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor për ta shkundur imazhin e “kufirit të

tregut” që kanë investitorët.

Page 199: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

199

Në lidhje me mjedisin e biznesit janë identifikuar dy sfida kyç me të cilat përballen politikë - bërësit

në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesori ndërmjet tyre është korrupsioni, i cili mbetet një problem

endemik në Ballkanin Perëndimor gjatë pjesës më të madhe të institucioneve publike. Në Barometrin e

Korrupsionit Global të Transparency International të vitit 2010, pjesa e luanit e pjesëmarrësve të

vendeve të Ballkanit Perëndimor e perceptuan se në tre vitet e fundit korrupsioni ka kapur majat. Në të

vërtetë, është një shembull i fortë i korrupsionit të perceptuar gjerësisht në rajon shpërthimi i

skandaleve të korrupsionit kohëve të fundit, që u vunë re te zyrtarët e rangut të lartë nga Shqipëria në

Kroaci, që janë përfshirë ose investiguar nga sa thuhet për pretendime të korrupsionit. Institucionet që

u perceptuan si më të korruptuarat ishin partitë politike, parlamenti dhe gjyqësori. Për më tepër

burokracia vazhdon të rrisë koston e të bërit biznes, duke e kufizuar potencialin e vendeve të Ballkanit

Perëndimor. Veçanërisht, regjistrimi i pronësisë së tokës mbetet si një nga problemet më të mprehta të

mjedisit të biznesit.

9.5.1. Korrupsioni, rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendit.

“Përsëri të shumtët janë më të pakorruptueshëm se sa të paktët, ata janë si sasia më e madhe e ujit e

cila lehtësisht është më pak e korruptuar se sa e pakta. Individi është i përgjegjshëm se është i

mposhtur nga zemërimi ose ndonjë pasion tjetër dhe atëherë gjykimi i tij zvetënohet në mënyrë të

domosdoshme; por është e vështirë të supozohet se një numër i madh personash do të gjenden të gjithë

në një pasion dhe të gabojnë në të njëjtin moment”.

Më poshtë po nënvizoj një barazim të Aristotelit.

Aristoteli: Korrupsioni Monopoli plus Maturinë (në vendim - marrje) minus përgjegjshmërinë.

Problemi i korrupsionit nuk është më i ri, ai haset në përkufizimet e filozofisë politike klasike që nga

Aristoteli, te Monteskje, Makiaveli, Rusoi, etj,siç e kam trajtuar gjerësisht në hyrje të materialit të

doktoraturës time.

Korupsioni përcaktohet si degjenerim i institucioneve publike, domethënë si bastardim i parimeve që

janë në themel të një sistemi politik, i shfaqur nëpërmjet shpërdorimeve të shumta të drejtësisë dhe

pushtetit nga ana e përgjegjësve politikë dhe ekonomikë.

Korrupsioni është shfrytëzimi direkt i pushtetit nga çdo zyrtar i zgjedhur dhe/ose i emëruar për të

përfituar privatisht në mënyrë të paligjshme, në të gjitha nivelet e pushtetit politik: në legjislativ, në

ekzekutiv, në gjyqësor dhe indirekt në të ashtuquajturin “pushtet i katërt”, ose në media.

Korrupsioni politik është çdo shkelje që i bëhet besimit që i ka dhënë qytetari çdo zyrtari të zgjedhur

dhe/ose të emëruar për të ushtruar një detyrë në shërbim të qytetarëve ose çdo pabesi në lidhje me

premtimet që zyrtarët e zgjedhur dhe/ose të emëruar u kanë dhënë qytetarëve vetëm për të zbatuar

ligjin, rregullat dhe proçedurat në zbatim të tij.

Page 200: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

200

Korrupsioni, si në nivel qendror ashtu dhe nivel vendor, pozon një sfidë serioze për rritjen ekonomike

dhe zhvillimin e vendit, sepse ai minon demokracinë dhe qeverisjen e mirë duke shpërfillur ose

sabotuar proçeset zyrtare; korrupsioni në zgjedhje dhe në organet legjislative zvogëlon

përgjegjshmërinë dhe shtrembëron përfaqësimin në hartimin e politikave; korrupsioni në sistemin

gjyqësor kompromenton sundimin e ligjit dhe korrupsioni në administratën publike rezulton në

padrejtësinë e sigurimit të shërbimeve. Me pak fjalë: korrupsioni gërryen kapacitetin institucional të

qeverisjes pasi proçedurat nuk respektohen, burimet nuk shpërndahen në mënyrë transparente dhe

zyrtarët shiten (kur ofrojnë favorizime të padrejta) dhe blihen (kur marrin shpërblime, ose dhurata për

favorizimet që kanë bërë në mënyrë të padrejtë); korrupsioni minon gjithashtu legjitimitetin e

qeverisjes, si dhe vlera të tilla demokratike si besimi dhe toleranca.

Rezultat i kësaj dukurie janë: rritja e kostos së bizneseve private dhe e kostos së administratës publike,

ulja e nivelit të konkurrencës së drejtë në treg, shtrembërimi i zhvillimeve ekonomike në treg, minimi i

zhvillimit ekonomik të vendit dhe konkurueshmërisë së tij në raport me tregjet rajonale dhe globale, që

gjeneron, gjithashtu, shtrembërime ekonomike në sektorin publik, ul nivelin e zbatimit të legjislacionit

të ndërtimit, të mjedisit, zvogëlon cilësinë e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike qendrore dhe

vendore, si dhe rrit presionet për shpenzime buxhetore, duke bërë të mundur largimin e kapitalit nga

vendi. Kur analizohen shkaqet që e lindin dhe influencojnë mbi nivelin e korrupsionit, një vend dhe

një rol i veçantë dhe i rëndësishëm i jepet nivelit ekonomik të jetesës, ose sikundër thuhet shpesh në

gjuhën e popullit: varfërisë. Para së gjithash, analiza e shkaqeve që e lindin dhe e faktorëve që

influencojnë mbi nivelin e korrupsionit, nuk duhet përqëndruar te perceptimi, por te provat, te

dëshmitë dhe te vendimet e pakundërshtueshme dhe të zbatueshme të niveleve të ndryshme të pushtetit

gjyqësor.

Niveli i korrupsionit favorizohet nga informacioni i pamjaftueshëm për shkak të mungesës së

transparencës nga ana e qeverisë për të gjithë veprimtarinë e saj; mungesës së lirisë së duhur për të

siguruar informacionin e nevojshëm mbi legjislacionin; mospërfilljes, ose neglizhencës për ushtrimin e

lirisë së fjalës dhe shtypit; praktikave të dobëta kontabile, që përfshijnë mungesën e menaxhimit

financiar në kohën e duhur; mungesën e organizmave, mjeteve dhe metodave për matjen e korrupsionit

te ata që e pësojnë prej korrupsionit dhe jo te ata që preken prej tij; praninë e nivelit të lartë të

ekonomisë informale dhe ndikimit të saj mbi zyrtarët e zgjedhur dhe/ose të emëruar në hartimin e

politikave fiskale në interes të grupeve të caktuara të interesit.

Kontrolli i pamjaftueshëm mbi veprimet negative të qeverisjes është rezultat i një demokracie jo

funksionale, jo të plotë; pamundësisë së monitorimit të qeverisjes nga shoqëria civile dhe organizatat

joqeveritare; kulturës së pakët të zgjedhësve në lidhje me politikën, veçanërisht, në zgjedhjet

Page 201: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

201

kombëtare, pasi vota e tyre nuk ka shumë peshë; moszbatimit të ligjit, pothuajse, në të gjitha nivelet;

nivelit të pamjaftueshëm në profesionin e juristit; nivelit të pamjaftueshëm të pavarësisë së sistemit të

drejtësisë; mbrojtjes së pamjaftueshme të kundërshtarëve të qeverisjes; mungesës së standardeve të

vlerësimit të proçedurave dhe krahasimit të tyre më të ngjashëm në nivele të njëjta, ose të ndryshëm të

qeverisjes, në veçanti, krahasimit me ata që bëjnë punën më të mirë.

Mundësi dhe nxitës të korrupsionit janë veprimet me para në dorë të zyrtarëve të zgjedhur dhe/ose të

emëruar, zotërimi dhe veprimet me anë të depozitave në valutë të huaj në banka të huaja, etj;

centralizimi i fondeve publike dhe jo decentralizimi i tyre; pamundësia e mbikëqyrjes së investimeve

të mëdha publike; privatizimi, dhënia me koncesion dhe shitja e pronës shtetërore; zyrtarë të paguar në

nivele të pamjaftueshme; licencat për të bërë biznese të veçanta, që inkurajojnë mitmarrjen dhe kushtet

për të bërë marrëveshje; qëndrimi për një kohë të gjatë në njëjtin vend pune mund të krijojë

marrëdhënie brenda dhe jashtë, të cilat ndihmojnë për të fshehur korrupsionin dhe favorizimin

(rotacioni i zyrtarëve në pozicione të ndryshme dhe në rrethana të tjera mund të ndihmojë për ta

parandaluar këtë faktor); fushatat zgjedhore të kushtueshme me shpenzime që i tejkalojnë burimet

normale të financimit politik (ndërveprimi më i vogël me zyrtarët zvogëlon mundësitë për korrupsion).

Mosdënimi është shkaku kryesor i korrupsionit. Pavarësisht trajtimit intensiv në median e shkruar dhe

atë elektronike, pavarësisht ligjeve që e dënojnë korrupsionin, pavarësisht bujës në media, verdikti i

përbashkët, në thelb, mbetet i pandryshuar: korrupsioni mbetet një krim i pandëshkuar për shkak të

reagimit të dobët shoqëror që e sfumon ashpërsinë e ndëshkimeve. Karriera e politikanëve të përfshirë

në çështje të korrupsionit nuk është cënuar nga akuza për korrupsion, nga diskretitimi publik dhe nga

pasojat e ndëshkimit, pa përmendur faktin e ndikimit të korrupsionit në proçesin e përzgjedhjes së

kandidaturave në partitë politike, situatë e njëjtë kjo edhe në mjedisin e shoqatave të biznesit.

Korrupsioni është një krim që edhe pse pranohet nga të gjithë, tolerohet nga njerëzit, ose një veprim i

paligjshëm që mbetet i fshehur në masën e këmbimeve ekonomike të zakonshme, duke i shpëtuar në

këtë mënyrë çdo damke shoqërore, gjë që fuqizon edhe më shumë amnistinë e tij shoqërore, i cili në

rastin më të keq trajtohet thjesht si gabim dhe aspak si një faj i dënueshëm. Dy janë problemet më të

mëdha të korrupsionit: ai i padukshmërisë shoqërore të veprimeve të tij dhe ai i munngesës së

vullnetit dhe i aftësisë së vërtetë të autoriteteve politike për t'u përfshirë seriozisht në luftën kundër

korrupsionit.

Korrupsioni është mënyra më domethënëse e shprehjes së shkeljes së ligjit “pa pasur viktima”, ose të

paktën pa viktima të drejtpërdrejta dhe shprehimisht të qarta, që do të kishin interes mëse të sigurt për

të vepruar, për të kallëzuar dhe për t'i bërë thirrje ndërhyrjes gjyqësore. Tatimpaguesit, aksionarët,

punëmarrësit janë entitete abstrakte dhe të paorganizuara që në të vërtetë nuk e gjejnë veten si viktima,

Page 202: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

202

edhe pse ndikimi financiar i këtyre veprimeve mbi gjendjen e tyre është i qartë. Prandaj i takon shtetit

të zejë vendin e këtyre aktorëve të dobët dhe në emër të tyre të ndërmarrë veprime parandaluese dhe të

luftojë korrupsionin për mbrojtjen e të mirave të përbashkëta.

Marrëveshjet e shumëllojshme në gjirin e aparateve politiko - administrative shkaktojnë vështirësitë e

përhershme të gjykimit midis interesave kontradiktore dhe ndikimit në rritje të interesave ekonomike

mbi funksionet publike. Shembuj të qartë të praktikave korruptive janë shitja e votës në këmbim të

shumave të parasë në dorë, ose shërbimet e ndryshme, nepotizmi, përfitimi i paligjshëm, administrimi

i keq, vështirësitë e kontrollit, kundërshtimi për t'iu bindur masave ndëshkuese, favorizimi (rekrutime,

ose kontrata publike në favor të personave të lidhur) duke mos respektuar proçedurat si dhe mungesa e

kundërveprimit me anë të reformave efektive.

Format më të dukshme të korrupsionit janë pasurimet vetjake, favorizimi i njerëzve të afërm ose i

personave të lidhur, përfitimet e paligjshme të fondeve për qëllime zgjedhore, etj. Përveç korruptimit

të njerëzve, ekziston edhe korruptimi i organizatave qofshin ato parti politike që kërkojnë fonde,

qofshin administrata që ndryshojnë orientimin e proçedurave të tyre, apo qofshin biznese që përdorin

korrupsionin për të arritur objektivat e tyre ekonomike, sepse në këtë fushë interesat financiare dhe

shpërdorimet në ushtrimin e pushtetit shkojnë paralelisht.

Në lidhje me pushtetin e ndikimit, përcaktimi i kufijve ndërmjet një praktike ligjore dhe një praktike

shpërdoruese, është i vështirë. Një fjalë e thënë, një telefonatë e bërë mund të kenë një rol vendimtar

për marrjen e një vendimi, sepse në raste të tilla nuk lënë gjurmë. Termi “korrupsion” është viktimë e

shumëkuptimësive të gjykimit të përbashkët, sepse është një nocion gjenerues, që përfshin të gjitha

format e shpërdorimit të funksionit, qofshin publike ose private; termi “korrupsion” merr një kuptim

edhe më të gjerë kur përdoret për përcaktimin (në kufijtë e ligjshmërisë) të qëndrimeve të mbajtura

nga autoritetet politike dhe administrative si shpërndarja e privilegjuar e informacionit për poste të

caktuara, për projekte të ndryshme, për ujdira fiskale, ndërsa në gjirin e bizneseve mbajtja e dy

kontabiliteteve, shmangia fiskale, etj. Korrupsioni në këto raste bëhet sinonim i shmangies nga

rregullat, pa përcaktuar qartë vetë normën nga ku rrjedh qëndrimi.

Korrupsioni politik shihet si shkëmbim favoresh që bëjnë elitat politike, si rezultat i marrëdhënieve të

ofertës dhe kërkesës midis elitave politike, administrative dhe aktorëve ekonomiko - financiare, ose

forma e fshehtë e këmbimit shoqëror, nëpërmjet të cilit mbajtësit e pushtetit politik dhe administrativ e

shfrytëzojnë pushtetin e tyre vendim -marrës ose ndikues gjatë një mandati, ose për një periudhë të

caktuar në detyrë. Kjo shpjegon arsyen përse natyra e sistemit politiko - administrativ shihet si

lehtësues i veprimtarive korruptive.

Page 203: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

203

Thelbi i vëmendjes shoqërore ështeë përqëndruar mbi korrupsionin politik, ndërkohë që korrupsioni

përmban edhe aktorë privatë në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, objekt ky gjithashtu i një rëndësie

shumë të vogël në trajtimin e dukurisë së korrupsionit në shoqëri. Të gjitha praktikat korruptive janë të

pashkëputura nga konfliktet konkurruese dhe nga manovrat që bëhen për të mbajtur tregun nën

zotërim. Ofertat korruptuese të funksioneve politike që bazohen mbi lakminë e drejtuesve, janë të

pashkëputura nga kërkesat korruptuese të aktorëve ekonomikë. Korrupsioni është një dukuri dytësore,

sepse shkaktohet nga parakushte ekonomike. Në qoftë se stabiliteti ekonomik dhe formimi i

institucioneve nuk arrijnë fundin e tyre logjik, ata të dy bashkë bëhen shkak për korrupsion.

Vendosja e institucionit të pronës private dhe kufizimi i korrupsionit (pasi parimisht është i pamundur

eliminimi i tij), domosdoshmërisht, kërkojnë legalizimin e rezultateve të para të akumulimit të

kapitalit, me qëllim që ta lejojnë atë të veprojë në interes të publikut, pa harruar të ndëshkojë të gjithë

shkelësit e ligjit.

Mungesa e një analize shkencore në lidhje me shkaqet e korrupsionit lë shteg për rrugëzgjidhje

politike për ta luftuar korrupsionin me masa shtrënguese, të cilat më shumë kanë efekte populiste dhe,

në periudha kohe aftshkurtëra, karakterizohen nga një pseudoefekt i tipit të kamuflazhit, ndërkohë që

asgjë nuk ndryshon, edhe pse aktorët kryesorë të korrupsionit ndryshojnë; ndodh kështu pasi arsyet

ekonomike që e shkaktojnë korrupsionin mbeten të paprekura. Mungesa e stabilitetit makroekonomik,

zhvlerësimi i monedhës kombëtare dhe mosmbledhja e të ardhurave fiskale të parashikuara krijon

mundësinë e të fituarit “shpejt” të parasë së pistë. Shpenzimet në kushtet e një buxheti të

pamjaftueshëm (me defiçit të konsiderueshëm) orientohen në ato sektorë që premtojnë ryshfetet më të

mëdha.Korrupsioni si sëmundje ngjitëse i “prek” pothuajse të gjithë që nga politikanët dhe zyrtarët e

korruptuar deri te ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit, pa përjashtuar median ku

klane të fuqishme (pothuajse të gjitha me natyrë politike) financojnë për të diktuar informacionin me

të cilin duhet të informohet publiku. Ajo që i pasqyron direkt mënyrat e ndryshme të manifestimit të

korrupsionit është gjendja e ndërmjetme e ekonomisë së vendit e cila nuk ka arritur stadin e plotë të

transformimit të saj nga një ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar në një ekonomi tregu.

Favorizimet zakonisht marrin formën e zaptimit monopolist të disa tregjeve, të preferencave në blerjen

e pronave shtetërore ose të lejimit për ndërhyrje speciale në pushtetin politik. Këto veprime dëmtojnë

përdorimin me efektivitet të kapitalit dhe për pasojë ndikojnë në uljen e nivelit jetësor. Përveç këtyre

rasteve një formë e mprehtë e shfaqjes dhe ndikimit të fortë në ekonomi është në mënyrë të veçantë

korrupsioni si, “kapitalizmi i favorizuar nga shteti”.

Përqëndrimi i pushtetit mund të çojë në një korrupsion më të madh politik për shkak të statusit të

pushtetit monopol të burokratëve dhe, siç mund të merret me mend, do të ishte i vështirë të eliminohej,

Page 204: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

204

pasi burokratët do të prireshin të mbronin “rentën” e tyre. Prandaj, përqëndrimi i pushtetit duhet

shpërndarë ndërmjet institucioneve demokratike, për t’ua prerë shanset grupeve rentë – kërkuese, me

anë të mjeteve të liberalizimit të tregut dhe politikave të lira tregtare, përndryshe niveli i lartë i

korrupsionit dhe mungesa e besimit te qeveria do të ndikojë negativisht nivelin e besimit te qytetarët.

Korrupsioni si kapitalizëm i favorizuar nga shteti gjen terren optimal sidomos gjatë aplikimit të disa

instrumentave ekonomike. Më poshtë po trajtojmë disa prej tyre.

- 1 -Kufizimet tregtare janë shembulli i parë i një burimi të nxitur nga qeveria për renta. Në qoftë se

shpenzimet e një malli janë subjekt për kufizimin e blerjeve të kreditueshme (për shembull, në vitin

2006 Ministria e Financave me udhëzim të Ministrit të Financave, ashtu sikundër kishte deklaruar PD

- ja në fushatën zgjedhore, i hoqi proçedurat e marrjes së autorizimit për rimbursimin e TVSH-së së

karburanteve, por me rastin e mungesës së energjisë në pranverën dhe verën e vitit 2007, ku importi i

karburanteve arriti shifra rekord, Ministri i Financave e riktheu në fuqi udhëzimin për marrjen e

autorizimit për rimbursimin e TVSH-së së karburanteve, veprim i cili rriti korrupsionin në

administratën tatimore dhe i kushtoi shumë kohë, mund dhe përpjekje komunitetit të biznesit për ta

shfuqizuar udhëzimin. Studimet kanë treguar se një legjislacion tatimor/doganor pa shumë udhëzime

dhe urdhëresa shoqërohet në mënyrë domethënëse me një korrupsion të ulët. Me pak fjalë, vendet që

priren të jenë më pak të korruptuar me legjislacionin e tyre tatimor/doganor, janë relativisht të lira nga

kufizimet qeveritare me udhëzime dhe urdhëresa.

- 2 -Subvencionet qeveritare mund të përbëjnë një burim për rentat ekonomike; korrupsioni lulëzon

nga politikat që lejojnë subvencione të shënjestruara në mënyrë që të përshtaten me firmat që e

meritojnë, ose me trajtimin preferencial të tyre për shkak të interesave të grupit

- 3 -Kontrollet (zakonisht për arsye politike dhe shoqërore), janë gjithashtu një burim dhe rezultat i

sjelljes rentë - kërkuese. Kontrollet tatimore/doganore shërbejnë si nxitës për individë ose grupe për t'u

dhënë ryshfet zyrtarëve që të ruajnë rrjedhën e mallrave të tilla ose për të marrë para në mënyrë të

pandershme.

- 4 -Paga të ulta në shërbimin civil krahasuar me pagat në sektorin privat janë burim i korrupsionit në

nivel të ulët. Kur paga e shërbimit civil është tejet e ulët, punonjësi i shërbimit civil mund të detyrohet

të përdorë pozicionin e tij për të mbledhur ryshfet si një mënyrë që plotëson qëllimet, veçanërisht, kur

kosto dhe rreziku për t'u kapur për korrupsion është i ulët.

Ndërmjet shumë aspekteve të papajtueshme të korrupsionit është fakti se ai ngadalëson rritjen

ekonomike nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:

Page 205: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

205

Prania e korrupsionit, shpesh, i bën biznesmenët të vetëdijshëm se u kërkohet ryshfet para se ata të

mund të nisin një sipërmarrje dhe se pas kësaj zyrtarë të korruptuar pretendojnë pjesë nga fitimet e

investimit të tyre;

Biznesmenët e interpretojnë korrupsionin si një lloj tatimi që zvogëlon motivet e tyre për të investuar,

ul investimet dhe vonon rritjen ekonomike në një shkallë domethënëse.

Atje ku kërkimi i rentës dëshmon më shumë punë përfituese se sa prodhuese, shpërdorohet talenti,

sepse nxitësit financiarë ndjellin më të talentuarit dhe më mirë të arsimuarit për t'u angazhuar më

shumë në kërkimin e rentës se sa në punë produktive me pasoja të kundërta për përqindjen e rritjes së

vendit;

Zvogëlimi i efektivitetit të rrjedhave të ndihmës së huaj nëpërmjet shmangies së fondeve, sepse duke

qenë shumë e manovrueshme, ndihma mund të përdoret për mbështetjen e shpenzimeve joproduktive

dhe të kushtueshme qeveritare dhe si rezultat i kësaj, kur qeverisja gjykohet se është veçanërisht e

varfër, disa vende donatore janë tërhequr nga ndihma e tyre për faktin se inkurajohet evazioni tatimor

vendosen përjashtime tatimore të qëllimshme, kështuqë, korrupsioni sjell dukshëm humbjen e të

ardhurave tatimore.

Zvogëlimi i mbledhjes së tatimeve ose i rritjes së shpenzimeve publike, bën që korrupsioni të çojë në

pasoja të kundërta buxhetore dhe shkakton gjithashtu probleme monetare në qoftë se merr formën e

huadhënies pa vend nga institucionet financiare.

Caktimi i kontratave të prokurimit publik, nëpërmjet sistemit korruptiv, mund të çojë në uljen e

cilësisë së infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe shtrembërimin e përbërjes së shpenzimeve

qeveritare, sepse i tundon zyrtarët qeveritarë të zgjedhin më pak shpenzime qeveritare për bazën e

mirëqënies publike në krahasim me mundësitë që u sigurojnë atyre ryshfete zhvatëse.

Akuzat për korrupsion, vërtetojnë shfaqjen e korrupsionit nëpërmjet shtrembërimit që u bëjnë

pushtetarët politikave të miratuara, në mjedise jotransparente, të karakterizuara nga konkurrenca e ulët

ekonomike dhe politike, tregues tipikë këto për një vend ku ekonomia po kalon një tranzicion të gjatë

mbi njëzet vjeçar, ku sektorë ekonomikë të tillë si bujqësia, turizmi, industria janë pak të zhvilluara

dhe ku tregje të tilla si ai i telefonisë, i energjisë, tregjet bankare, etj, janë pak konkurruese për shkak

të strukturave monopoliste.

Prania e korrupsionit në qeveri është dëshmi e pakundërshtueshme se pjesa më e madhe e politikanëve

ndërhyjnë për të rritur pasurinë, ose për të çuar përpara karrierën e tyre dhe aspak për të korrigjuar

dështimet e tregut, si: çmimet e larta të telefonisë celulare, të energjisë, bukës, tarifat e larta bankare,

etj, duke vërtetuar se ndërhyrja e tyre nuk bëhet për të mbledhur informacionin e domosdoshëm që të

Page 206: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

206

çon në marrjen e vendimeve të arsyeshme si dhe për të vënë në jetë politikat e miratuar, por për të

realizuar interesa korruptive vetiake të caktuara.

Në mënyrë të veçantë, korrupsioni tregon shenjat e keqfunksionimit institucional, që zakonisht lulëzon

në një mjedis me rregulla të shumta (siç është rasti i rregullave të shumta për vendim - marrjen e

dhënies së koncesioneve, të tenderave, etj), në një mjedis ku makutëria e pushtetarëve mbizotëron në

veprimtarinë ekonomike dhe ku qeveria cakton burimet të pakta për shpenzime e investime publike.

Për më tepër, ndodhitë e korrupsionit lidhen gjithashtu me gjasat e mbylljes së çështjeve dhe

ndëshkimit të të akuzuarve.

Shtrembërimi i operimit në tregjet e lira, shtypja e rritjes ekonomike dhe rritja në mënyrë regresive e

vështirësisë për të varfërit janë tregues se korrupsioni i qeverisë dekurajon krijimin e bizneseve të reja

legjitime private dhe, nga ana tjetër, i detyron bizneset ekzistuese të fshihen në ekonominë informale,

detyron kapitalin të largohet nga vendi dhe e mban larg kapitalin e huaj nga vendi (çka e dëshmon më

së miri niveli i investimeve të huaja në vitet e fundit si dhe ankesat e firmave të huaja në lidhje me

koncesionet dhe privatizimet e pronës publike).

Si një nga rrugëzgjidhjet e mundshme, sipas juristeve, ekonomistëve biznesmenëve etj mund të jetë

miratimi nga legjislativi i ligjeve apo paketave ligjore më të ashpra antikorrupsion e antimafia si dhe i

masave më shtrënguese, me efektive që synojnë, veç të tjerash, në funksionimin e një konkrueshmërie

të ndershme, në funksionalizimin e rregullave të ekonomise së tregut,, në rritjen e pagave të

punonjësve të shërbimit publik, në shërbimet onlain të administratës etj.

Ligji është i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit, sepse ligji përmban rregullat se si duhet të

ndërveprojnë individët me njëri - tjetrin dhe kuadrin ligjor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por në Shqipëri megjithëse egziston një kuadër i plotë ligjor, programet ambicioze anti - korrupsion

kanë dështuar në fazën e vënies në jetë për shkak të ndërhyrjes së politikës në përzgjedhjen dhe

vendim - marrjen e individëve të strukturave të sistemit gjyqësor, të cilat duan t'i përdorin për të

sulmuar, ose për t'i vënë në siklet rivalët e tyre politikë dhe, pjesërisht, për shkak të nxitësve për të

paguar dhe marrë ryshfet, gjë që ka sjellë rënien e suksesit të programit anti-korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit lidhet në radhë të parë dhe ndërvaret nga vetë proçesi dialektik i reformimit

të shtetit. Ajo nuk mund të konceptohet e të zhvillohet si një gjë e shkëputur, pa reforma strukturore në

të gjitha hallkat e shtetit, është absurde të mendosh se mund ta fuqizosh luftën kundër korrupsionit, pa

një vullnet politik e mbarëshoqëror për ta luftuar frontalisht këtë sëmundje endemike për mbarë

sistemin ekonomiko shoqëror. Pa dyshim, bazuar sa sipër reforma më e rëndësishme e gjithë proçesit

të reformimit të shtetit është REFORMA NE DREJTËSI.

Page 207: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

207

9.6. Reforma në Drejtësi. Ndryshimet dhe pritshmëritë

Reforma e miratuar nga legjislativi me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë është shumë e thellë

dhe prek, pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Dy qëllimet kryesore të

reformës në drejtësi janë rritja e pavarësisë të sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi

i tij nga korrupsioni e paaftësia.

Paketa me ndryshimet kushtetuese prek, pa asnjë përjashtim, çdo kategori dhe çdo nivel të institucioneve të

sistemit të drejtësisë, sistemin e prokurorisë, sistemin e gjyqësorit, si dhe institucionet e tjera që

sigurojnë mbarëvajtjen e sistemit, përfshirë edhe Presidentin dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Nga 26 nene të Kushtetutës që i përkasin sistemit të drejtësisë, reforma ndryshon 21 prej tyre: mbeten

pa ndryshuar vetëm pesë nene që kanë të bëjnë me elemente dytësore.

Shkrihen tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe krijohen të paktën 13 institucione të reja.

Zbatimi i reformës, përveç ndryshimeve kushtetuese, do të kërkojë ndryshimin apo hartimin e rreth

50 ligjeve të tjera dhe dhjetëra akteve nënligjore.

Përveç ndryshimit rrënjësor të mënyrës se organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë,

reforma parashikon një sërë masash kalimtare, të cilat kanë për synim pastrimin e sistemit aktual nga

individe të korruptuar dhe të paaftë. Këto masa janë përfshirë në një aneks të veçantë të draftit të

reformës, nën titullin Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Më poshtë, në mënyrë të përmbledhur, paraqiten ndryshimet kryesore institucionale që sjell

reforma.

9.6.1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion i ri, icili do të ushtrojë rolin kryesor për emërimet

në sistemin e drejtësisë,

Përgjegjësitë kryesore të KED

Vlerësimi i përmbushjes së kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale nga kandidatët për

emërimet në gjithë sistemin e drejtësisë.

Për të gjitha emërimet që bëhen nga Kuvendi, KED bën renditjen e kandidaturave të cilat do të

votohen për të zgjedhur me tre të pestat e anëtarëve (84 deputetë) kandidaturën që do të emërohet.

Kur Kuvendi nuk e arrin shumicën, atëherë kandidatura e renditur e para prej KED konsiderohet e

emëruar.

Page 208: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

208

Kjo formule zbatohet, ndër të tjera, për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të

Drejtësisë, tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pesë anëtarëve jogjyqtarë të

të Lartë të Gjyqesorit dhe pesë anëtarëve joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KED

KED do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari me 31

dhjetor të vitit përkatës.

Anëtarët përzgjidhen, çdo vit, me short, sipas këtij përfaqësimi: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës

Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së

Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarë dhe 2 nga prokurorët e gjykatave të apelit, dhe 1 anëtar nga

gjyqtarët e gjykatave administrative.

Anëtarët mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.

9.6.2. Gjykata Kushtetuese (GJK)

Anetarët e GJK-së, aktualisht, zgjidhen me propozim të Presidentit dhe miratim me shumicë të

thjeshtë nga Kuvendi (71 deputetë).

Anëtarët e GJK-së do të zgjidhen si më poshtë:3 anëtarë do të emërohen nga Gjykata e Lartë; 3

anëtarë do të emërohen nga Presidenti; dhe 3 anëtarë nga Kuvendi.

Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi duhet të përzgjidhen vetëm nga

lista e kandidateve të hartuar dhe renditur për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Gjyqtarët e emëruar nga Kuvendi do të zgjidhen me tre të pestat e Kuvendit. Nëse në votimin e parë

në Kuvend nuk arrin të sigurohet kjo shumicë, atëhëre konsiderohet i emëruar kandidati i renditur më

lart nga Këshilli i Emërimëve në Drejtësi.

Shkarkimi i anetareve të GJK-së, aktualisht, bëhet nga Kuvendi me dy të tretat e anëtarëve të tij (94

deputetë). Shkarkimi i anëtarëve të GJK-se do të bëhet me vendim të vetë Gjykatës Kushtetuese.

9.6.3. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ). Këshilli i Lartë i Drejtësisë egzistues shkrihet. Në

vend të tij krijohen dy institucione, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët

do të kenë përbërje dhe përgjegjësi të ndryshuara nga ato të KLD-së.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit është institucion i ri i cili, së bashku me Këshillin e Lartë të

Prokurorisë, do të zëvendësojë KLD-në aktuale. Do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë,

mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Përgjegjësitë kryesore të KLGJ-se do të jenë:

Page 209: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

209

KLGJ emëron gjyqtarët e të gjitha niveleve, me përjashtim të atyre të Gjykatës Kushtetuese

(shpjeguar më sipër); Në rastin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, emërimi duhet të dekretohet nga

Presidenti, i cili mund ta refuzojë vetëm një herë, për arsye ligjore. KLGJ ka të drejtë ta emërojë

kandidatin, edhe pas refuzimit të Presidentit, me votimin e shumicës së anëtarëve të tij.

KLGJ vendos për masat disiplinore, përfshi shkarkimin, e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, përjashto

anetarët e Gjykatës Kushtetuese.Përbërja dhe përzgjedhja e KLGJ-së:

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore

Kombëtare; 5 anëtarë janë nga jashtë sistemit (nuk janë gjyqtarë) dhe zgjidhen. sipas këtij

përfaqësimi:

1 anëtar nga radhët e avokatëve; 1 anëtar nga radhët e noterëve; 1 anëtar nga radhët e

pedagogëve të drejtësisë; 1 anëtar nga radhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së

Magjistraturës; 1 anëtar nga shoqëria civile.

Pesë anëtarët nga jashtë sistemit zgjidhen nga Kuvendi dhe Këshilli i Emerimeve në Drejtësi sipas

kësaj proçedure:

Për një vend anëtari, propozuesi përkatës i dërgon tre kandidatura Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED i verifikon ne menyre te vecante kandidaturat e secilit propozues, në bazë të kritereve ligjore,

profesionale dhe morale dhe i rendit ato nga më i miri tek më i dobëti. Tre propozimet për secilin vend

bosh i dërgohen Kuvendit, i cili zgjedh me votim të veçantë brenda treshes anëtarin përkatës të

KLGJ-së me shumicë tre të pestat e deputetëve (84 vota).

Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestat, e gjithë proçedura përsëritet mbi bazën e tre

propozimeve të reja nga propozuesi përkatës.

Në rast se edhe votimi i dytë nuk nxjerr fitues, atëherë konsiderohet i emëruar kandidati i renditur i

parë në dy renditjet e KED-it.

9.6.4. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucion i ri. Së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ai do

të zëvendësojë KLD-në. KLP do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe

llogaridhënies në sistemin e prokurorisë.

Të gjitha përgjegjësitë, përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së janë identike me ato të KLGJ-

së, përshtatur për sistemin e prokurorisë.

9.6.5. Gjykata e Lartë

Reforma ndryshon vetëm mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht: zgjedhja e anëtarëve të GJL-së bëhet me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi,

Page 210: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

210

me shumicë të thjeshtë votash. Shkarkimi i anetarëvë të GJL-së bëhet nga Kuvendi, me votimin e dy të

tretave të anetarëve të tij (94 deputetë).

Zgjedhja e anëtarëve të GJL-së do të bëhet me propozimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe me

miratim formal nga Presidenti. Presidenti ka të drejtë të mos pranojë propozimin e KLGJ-së vetëm

një herë dhe vetëm për arsye të përmbushjes së kritereve ligjore, por edhe në këtë rast KLGJ, me

votën e shumicës së anëtarëve të tij, e detyron Presidentin të dekretojë

propozimin e tij. Shkarkimi i anetarëve të GJL-së do të bëhet me vendim të Këshillit të Lartë të

Gjyqësorit.

9.6.6. Prokurori i Përgjithshëm (PP)

Aktualisht: zgjidhej me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë

votash (71 deputetë) për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi. Mund të shkarkohej nga

Presidenti me propozimin e shumicës së Kuvendit (71 deputetëve).

Prokurori i Përgjithshëm i ri do të shërbejë për një mandat 7 vjeçar pa të drejtë riemërimi dhe do të

zgjidhet si më poshtë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje publike për paraqitjen e interesit për postin e Prokurorit të

Përgjithshëm. Nga kandidaturat e vetëparaqitura, KLP përzgjedh tre më të mirat, të cilët i rendit nga

më i miri tek më i dobti.

Tre kandidaturat i dërgohen Kuvendit, i cili duhet të zgjedhë mes tyre Prokurorin e përgjithshëm me

votimin e tre të pestave të anëtarëve të tij.

Nëse asnjë nga kandidaturat nuk arrin dot të marrë tre të pestat e votave të anëtarëve të Kuvendit,

kandidatura e renditur e para nga KLP konsiderohet e emëruar.

Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.

9.6.7. Gjykatat e posaçme të korruparsionit dhe krimit të organizuar.Reforma urdhëron

krijimin e dy gjykatave të posaçme: gjykatën e posaçme të shkallës së parë dhe atë të apelit për

gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër

funksionarëve të lartë.

Funksionarët e lartë që do të jenë objekti i saj janë: Presidentin dhe ish presidentet; Kryetarin dhe ish

Kryetarët e Kuvendit; Kryeministrin dhe ish Kryeministrat; deputetët e Kuvendit; ministrat; ish

ministrat që kanë shërbyer gjatë dy mandateve të fundit; Prokurorin e Përgjithshëm; Inspektorin e

Page 211: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

211

Lartë të Drejtësisë; kryetarët e bashkive; zëvendësministrat; anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë; anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; dhe

drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura ë përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të

pushojnë së ekzistuari pasi funksionet e tyre do të merren nga gjykatat e mësipërme.

9.6.8. Prokuroria e Posaçme Reforma urdhëron krijimin e dy institucioneve të reja të hetimit dhe

prokurorisë:Prokurorinë e Posaçme për ndjekjen penale dhe njësinë e posaçme për hetimin e

veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër

funksionarëve të lartë.Të dy institucionet janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe

krijohen me ligj. Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet pranë gjykatave të posaçme kundër

korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm tek Prokuroria e

Posaçme.

Prokurorët e prokurorisë së posaçme shërbejnë për një mandat 9 vjeçar. Ata emërohen nga Këshilli

i Lartë i Prokurorisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet për një mandat 3 vjeçar, pa të

drejte riemërimi, me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

9.6.9. Inspektori i Lartë i Drejtësisë(ILD)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri. Përgjegjësia kryesore e ILD-së është

verifikimi i ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit

të Lartë të Gjyqesorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm;

hetimi i shkeljeve të tyre; dhe fillimi i proçedurave disiplinore ndaj tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës, gjithashtu, për inspektimin institucional të

gjykatave dhe zyrave të prokurorisë. Përzgjedhja e ILD-së do të bëhet si më poshtë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet për një përiudhë 9 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai

gëzon statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Për zgjedhjen e ILD-së, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përgatit një listë me kandidatura, të

cilat ai i rendit nga më e mira tek më e dobta, dhe ja dërgon për votim Kuvendit.

ILD zgjidhet nga kjo listë me votimin e tre të pestave të anëtarëve të Kuvendit.

Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestave për asnjë prej kandidatëve, kandidati i

renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i emëruar.

Page 212: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

212

9.6.10. Tribunali Disiplinor i Drejtësisë (TDD)

Tribunali Disiplinor i Drejtësisë është institucion i ri. TDD shërben për gjykimin e ankesave në lidhje

me masat disiplinore ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë,

Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ankimet kundër vendimeve të

Tribunalit shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.Tribunali përbëhet nga nëntë anëtarë: Kryetari i

Gjykatës së Lartë; 1 gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i zgjedhur me short; 1 gjyqtar nga gjykatat

administrative, i zgjedhur me short; 2 gjyqtarë nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 2 prokurorë

nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 1 gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me

short; 1 prokuror nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me short.Është vërtetuar se, nëse

ndërmerren reformat e duhura në gjithë proçesin e reformimit, efektet e korrupsionit zbehen, por kjo

ndodh kur nuk pengohen dhe zvarriten reformat, kur instalimit të kulturës së ndëshkueshmërisë i

mbivënë interesa politike të ditës, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e vendit

Nëse ndërmerren reformat e duhura në gjithë procesin e reformimit juridik dhe kushtetues reforma te

cilat ndikojne ne menyre te drejte per drejte te te tre pushtetet si ne ate legjislativ , ekzekutiv dhe ate

gjyqesor , efektet e luftes kunder korrupsionit rriten dukshem dhe behen me te ndjeshme dhe me

efektive ne te gjithe segmentet jo vetem te shtetit ne vecanti por edhe te shoqerise ne pergjithesi. Por

duhet theksuar se kjo ndodh kur nuk pengohen dhe zvarriten reformat, si dhe kur luftes kunder

instalimit të kulturës së mosndëshkueshmërisë i mbivënë ne menyre te pa pergjegjshme interesa

politike të kamufluara, duke rezikuar keshtu seriozisht te ardhmen e vendit.

Page 213: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

213

KONKLUZIONE

Si konkluzionn nisur nga larmishmëria e përkufizimeve dhe përcaktimeve mbi korrupsionin, mendoj

se përcaktimi me ezaurues, i cili përputhet edhe me aktet dhe ndryshimet bazuar në konventat ku

shqipëria bën pjesë mund të jetë perkufizimi sa më poshtë sipas të cilit:

“ Korrupsioni juridik nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në

subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si

përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar,

pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër”.

Në shpjegimin morfologjik të saj, fjala “korrupsion” është sinonim i fjalës vjedhje, që do të thotë

përvetësimi në mënyrë të fshehtë i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetër kujt. Sipas

“Transparency International” korrupsioni është abuzim i fuqisë së përvetësuar si dhe autoritetit për

përfitime personale.

Nga analiza e rastevete analizuara gjatë këtij punimi shkencor bazuar edhe në raportet e

Transparency International dhe të institucioneve të tjerë të specializuara ndërkombëtare rezulton se

vendet në zhvillim dhe pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor karakterizohen nga një

nivel i lartë korrupsioni. Kjo ndodh veç të tjerash edhe për faktin se këto vende edhe kanë disa

karakteristikat e përbashkëta të cilat janë:

1 Prania e totalitarizmit dhe konflikteve civile në të kaluarën shumica e këtyre vendeve kanë

përjetuar totalitarizmin në të kaluarën dhe/ose kanë pasur konflikte ushtarake etnike dhe civile;

2 Ndryshueshmëria e zhvillimit të institucioneve demokratike dhe përkatësisht dobësia e

tyre,

3 Papunësia e lartë dhe tendenca për ta zvogëluar atë nëpërmjet hapjes së vendeve të punës

në sektorët publike,

4 pagat e ulëta në sektorin publik, për pasojë shumica e popullsisë së këtyre vendeve jetojnë

në ose nën kufirin e varfërisë.

5 Mungesa e zhvillimit të shoqërisë civile dhe mediave, dobësia e tyre.

Nga ana tjetër përveç sa sipër mendoj se shkaqet apo rrethanat e tjera që favorizojnë korrupsionin

në shoqërinë shqiptare janë edhe këto që po sjell më poshtë:

- pagat e ulëta të zyrtarëve në sektorin publik dhe privat,

Page 214: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

214

- dëshira për pasurim të shpejtë vetiak,

- kriza morale e shoqërisë,

- mungesa e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe atij ligjor në përgjithësi,

- mungesa e transparencës në lidhje me vendimmarrjen, tenderat , problemet me prokurimet

publike dhe me hartimin e buxhetit,

- nepotizmi familjar dhe politik i administratës,

- çështjet shumë vjeçare të pazgjidhura pronësisë,

- mungesa e monitorimit nga ana e qytetarëve ,

-mosdeklarimi apo deklarimi i rremë i pasurisë nga funksionarët publike,

- mungesa e llogaridhënies dhe kontrollit nga organet qëndrore dhe institucionet në vartësi

të tyre nga qëndra në bazë,

- niveli i ulët i parlamentit,

- konflikti i interesave,

- mosbërja transparente e burimit të financimit të partive

- niveli i besimit në të gjitha institucionet qendrore dhe vendore.

Identifikimi i shkaqeve të korrupsionit përbën njërën anë të medaljes. Ndaj synohet gjithnjë e më

shumë marrja e masave të përgjithshme dhe të posaçme për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit.

Në këtë kuptim, bashkëpunimi ndërkombëtar kundër korrupsionit është i rëndësishëm për të pakësuar

korrupsionin e madh dhe pastrimin e parave. Mund të thuhet se shumë nga parimet e njëjta që

përdoren për të luftuar korrupsionin, përdoren edhe në luftën kundër larjes së parave dhe financimit

terrorist, prandaj koncepti mbi korrupsionin ka marrë një përmasë të re. Gjykatat e pavarura dhe shtypi

i lirë janë faktorët më të rëndësishëm për të krijuar një shoqëri të pakorruptuar dhe qytetarët të kenë

besim tek ata që i qeverisin.

Goditja dhe parandalimi korrupsionit kërkon ndërmarrjen e reformave institucionale dhe sektoriale

me qëllim reduktimin e hapësirave për korrupsion nëpërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetit

vendimmarrës, dhe përgjegjshmërive të zyrtarëve. Mjet tjetër është dhe rritja e transparencës së

vendimmarrjes dhe e llogaridhënies vertikale. Organet qëndrore por edhe vendore duhet të ndërmarrin

çdo nismë për të përcjellë frymën e ndershmërisë dhe integritetit si dhe të zgjerojnë mbështetjen

Page 215: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

215

financiare e bashkëpunimin me institucionet e Kontrollit të Shtetit, Prokurorisë, Inspektoriatit të

Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive lidhur me parandalimin dhe goditjen e hapësirave korruptive.

Krahas aparatit shtetëror, edhe media shihet si një instrument i rëndësishëm në luftën kundër

korrupsionit, ajo demaskon firma dhe politikanë që lidhen me biznese të dyshimta. Gazetarët

gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur. Perceptimi publik i korrupsionit gjyqësor është

shpesh më i keq sesa realiteti ndaj jo rrallë herë përcillet për publikun raportimi i pasaktë. Për të

ndihmuar në raportimin më të saktë të rasteve me interes publik, institucionet duhet t'u japin shumë më

tepër informacione mediave. Lejimi i aksesit të publikut në proçedurat e sallës së gjyqit mund të

përmirësojë kapërcimin shpesh të pavendosur të gazetarëve lidhur me pasojat ligjore të një çështjeje,

duke përmirësuar perceptimet e publikut për gjyqësorin. Së fundi, për të përmirësuar perceptimin

publik të gjyqësorit, qytetarët duhet të inkurajohen që të zhvillojnë një kuptim më të mirë të të drejtave

dhe detyrimeve të tyre ligjore, si dhe përgjegjësinë e gjykatave për të siguruar drejtësi të drejtë,

efektive dhe të shpejtë.

Nisur nga tërësia e konkluzioneve, rekomandohet marrja e një sërë masash për parandalimin e

korrupsionit. Së pari, duhet të synohet përmirësimi legjislacionit aktual për parandalimin dhe goditjen

e korrupsionit. Ndryshimet duhet të prekin jo vetëm pjesën e posaçme të Kodit Penal, por edhe

pjesën e përgjithshme mbi korrupsionin për veprat penale kundër aparatit shtetëror si dhe parashikimin

e instituteve të veçanta, siç është ndërprerja ose dhe pezullimi i afateve të parashkrimit për veprat

penale që lidhen me korrupsionin.

Pjesa e posaçme e Kodit Penal kërkon ndryshime thelbësore. Me qëllim rrijtjen e rolit të medias dhe

gazetarisë investigative, të parashikohet përjashtimi nga dënimi për gazetarët që mbi bazën e “

denoncimeve” të bëra nga qytetarët të stimulojnë aktin korruptim të një zyrtari publik apo personi që

ushtron funksione publike. Nga ana tjetër vepra penale e korrupsionit të shpërndahet në disa forma të

posaçme të korrupsionit, duke ndjekur modelet më të mira dhe me efikase ligjore Europiane për

goditjen e korrupsionit, përfshirë edhe masat që stimulojnë parandalimin e tij. Psh të parashikohet

përjashtimi nga përgjegjësia penale për personin që jep të dhëna të plota rreth faktit penal dhe

autorësisë së tij për korrupsion.

Në fushën proçedurale penale, duhet garantuar paprekshmëria e burimit të gazetarisë investigative.

Sipas parashikimeve aktuale gjykata mund të detyrojë gazetarin të tregojë burimin kur ky është mjeti i

vetëm për të përcaktuar autorësinë dhe faktin penal. Ky parashikim duhet shoqëruar me një rezervë

proçedurale, siç GJEDNJ kërkon. Sipas GJEDNJ burimi tregohet vetëm kur flitet për vepra me

ndjeshmëri të lartë publike ose kombëtare dhe jo për çdo vepër penale.

Page 216: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

216

• Të dhënat statistikore tregojnë se perceptimi në lidhje me përhapjen e korrupsionit është shumë më i

madh, krahasuar me çështjet në proçes ose të gjykuara.

• Gjatë viteve të fundit proçedimet penale për veprat penale në fushën e korrupsionit kanë shënuar

rritje. Ndër veprat penale objekt monitorimi, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv i

personave që ushtrojnë funksione publike, zënë vendet e para në grupet e veprave penale në fushën e

korrupsionit.

• Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e korrupsionit nuk është e lartë. Ka një ndjeshmëri dhe

informim të pamjaftueshëm të publikut për kuptimin dhe format e korrupsionit pasiv si dhe format e

shfaqjes së tij në marrëdhënien e shtetasve me funksionarët dhe të zgjedhurit vendorë.

• Kallëzimet penale jo gjithmonë kanë cilësinë e kërkuar nga ligji, me qëllim që të përbëjnë bazën e

mjaftueshme për fillimin e proçedimeve penale dhe dërgimin e çështjeve në gjykatë, prandaj duhet

kualifikim bashkëkohor i strukturave të goditjes dhe zbatimit të ligjit për korupsionin në veçanti.

• Edhe pse Kodi Penal pasqyroi ndryshime të rëndësishme në kuadrin e zgjerimit të diapazonit të

veprave penale në fushën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, ende mungon një praktikë gjyqësore

unifikuese, e cila do t’i vinte në ndihmë organeve të gjykatës dhe prokurorisë, në kuptimin dhe

zbatimin e drejtë dhe të njëjtë të përmbajtjes së këtyre dispozitave. Gjithashtu, ndryshimet e bëra në

legjislacionin penal, nuk janë shoqëruar me zbërthime të përmbajtjes së dispozitave dhe nocioneve të

reja.

• Ndryshimet e bëra në legjislacionin penal, të pakonsultuara më parë me punonjës të praktikës, marrja

në mënyrë mekanike e përmbajtjes së konventave ndërkombëtare në fushën e luftës kundër

korrupsionit, mosqartësimi i dispozitave dhe gjuha e ndërlikuar, janë arsye të tjera që ndikojnë në

rënien e efektivitetit të parandalimit dhe të dënimit të veprave penale në këtë fushë.

• Nga studimi i vendimeve gjyqësore, rezulton se nga viti në vit, ka përmirësime në mënyrën e

arsyetimit të vendimit penal, duke analizuar elementët e kryerjes së veprës penale. Por, pothuajse në të

gjitha vendimet e gjykatës në politikën penale ndaj të gjykuarit, janë mbajtur parasysh nga gjykata

vetëm probleme të lidhura ngushtë me autorin e veprës si: mosha, familja, gjendja ekonomike, dhe nuk

mbahen shumë parasysh probleme të tjera, që mund të lidhen me ligjin, apo me problemet e zbatimit të

tij, rrethanat e krijuara për këto vepra penale etj.

• Gjithashtu nga studimi i vendimeve gjyqësore konstatohet se nuk pasqyrohet qëndrimi institucional

ndaj personit të akuzuar, pra, nëse ndaj tij ishin masa disiplinore të karakterit administrativ apo jo. Ky

evidentim është i rëndësishëm, pasi ndikon në zbatimin e një politike penale më të efektshme.

Page 217: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

217

• Konstatohet një numër i madh çështjesh të pushuara nga prokuroria dhe dhënie të pafajësisë nga

gjykata. Në këtë prizëm është i rëndësishëm që, nga ana e qarqeve profesionale dhe akademike, të

konstatohen shkaqet që prodhojnë pushimin e gjykimit ose dhënien e pafajësisë. Ata do të bëjnë edhe

rekomandime në përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e tyre në praktikë, si dhe për rritjen e

efektivitetit të organeve të prokurorisë.

• Në politikën penale, nuk janë mbajtur parasysh gjithmonë nga gjykata të gjitha rrethanat që e

favorizojnë ose jo, të gjykuarin në kryerjen e veprës penale për korrupsion, dhe nuk janë dhënë

përgjithësisht dënimet plotësuese.

• Në lidhje me dëmin e shkaktuar, rezulton të mos ketë padi civile në proçesin penal. Në disa raste,

gjykata ka thirrur ekspertë për të përcaktuar saktë dëmin, por ky ka qenë një detyrim për efekt të

kualifikimit ligjor të veprës, dhe jo të zhdëmtimit.

Konkluzionet e mësipërme e konsolidojnë në mënyrë përfundimtare aresyetimin se KORRUPSIONI

është një plagë e rëndë për shoqërinë sociale si dhe për vetë shtetin, për efektet dhe pasojat që

shkakton sidomos për vendin tonë i cili ndodhet në rrugën e gjatë të integrimit. Prandaj përmirësimi i

vazhdueshëm i ligjeve e akteve të tjera normative është detyrim shumë i rëndëshishëm. Një bllok i

rëndësishëm ndryshimesh është ai që lidhet me korrupsionin rishikimi i tyre nisur nga problemet e dala

gjatë zbatimit, sipas praktikës hetimore e gjyqësore si dhe nga detyrimet për të harmonizuar

përmbajtjen e tyre dhe të kodit në tërësi me dispozitat e konventës Europiane Penale kundër

korrupsionit si dhe akteve të tjera kombëtare e ndërkombëtare.

Ndryshimet e bëra parashikojnë elementet bashkëkohore dhe karakteristike për format e korrupsionit

aktiv e pasiv të kryera nga funksionarë publik apo të sektorit privat duke bërë përshkallëzimin

sistematik të sanksioneve me burgim kundër fajtorëve për këto vepra penale.

Këto masa të ndërmarra do të rrisin besimin e qytetarëve dhe të institucioneve ndërkombëtare tek

shteti si dhe do të krijohen mundësi dhe garanci më të mëdha që të ecim me optimizëm përpara drejt

anetarësimit në Bashkimin Europian.

Page 218: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

218

BIBLIOGRAFIA

Habermas, Jurgen; “Communication-Theoretical Approach to Society”, 1984

Peter J. O’Connor: Korrupsioni: Një perspektivë sociologjike

Brooks, Robert: Jeta dhe Korrupsioni në politikën amerikane

Anthony Giddens (2007), ”Sociologjia”,Botimet Çabej

Coser L & Ridener (2005), “Teoritë sociologjike”, Tiranë:Plejad.

Artan fuga “Sa mirë debate politik”, botuar në Gazetën Standart, 5 dhjetor 2009.

Klav & Mellbye &Tranoy (2006), “Politika dhe Demokracia”, Tiranë Onufri.

Samuel Enoch Stumpf, “filozofia historia & problemet”.

Canivez Patrice,“Të edukohet qytetari”, Dukagjini Pejë 2004.

Hysi Fatmir, “Dy kohë...dhe identiteti evropian i shqipëtarëve”, Uegen, Tiranë 2008.

Sartori Giovan, “Ç’është demokracia”, Tiranë Dituria, 2006.

Bobbio Norberto, “E djathta e majta”, Tiranë, 2007.

Pierre Lascomes, “Korrupsioni”, Botimet Sokol, Tiranë 2002

Crist Danielet “Korrupsioni dhe anti korrupsioni”,Tiranë,2011

Philip Heymann “Trajtimi i korrupsionit”, shkolla e ligjeve,Harvard 1995

Journal ot political economy, volume 101,1993

Frederik Galtung, “Transparency international”,maj 1994

Robert Klitgaard, Rolald Macleam,Abaroa.H.Lindsey Parris, “Qytete të korruptuara”, 2000

George Orwell,“Politics and the English Language”, Cambridge University Press 2000.

Niccolo Machiavelli, “Princi”, Tiranë, Ideart, 2010.

McNair, B,”Hyrje në kmunikimin politik”, Tiranë: UET/Press, 2009.

Willis, G; “The Philosophy of Speech”, London : George Allen & Unwin Ltd: 1919

Page 219: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

219

Susan Rose- Ackerman, “Corruption and Goverment: Causes, Consequenses and Reform”, PDF

Gazeta Express, Korrupsioni i përhapur në biznes

Kadare Ismail, “Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë”,Onufri, 2005

Qosja Rexhep, “Çështja shqiptare”, Toba, Tiranë 1998

Epler, Erhard , “Rikthimi i Politikës” Shtëpia Botuese ISP&Rinia,Tiranë, 2001.

Lascoumes,Pierre, “Korrupsion” Botimet Sokol 2002.

Kval-Mellbye Tranoy, “Politika dhe demokracia”,Onufri 2006

James McGregor Burns, “Leadership” (1978)

Dahl, R “Poliarkia”, Pegi,Tiranë 2005

“Korrupsioni në Shqipëri”,IDRA 2010

John Rolls, “Drejtësia si Paanshmëri”, botimi Dita 2000

Erhard Epler, “Rikthimi i Politikës”, botimi Rinia 2000, Tiranë 2001

Ismet Elezi, Vasilika Hysi; ” Politikat Kriminale” Pegi, Tiranë 2006

Aurela Anastasi, “Historia e Instuticionëve” botimi Pegi, Tiranë 2006

Montesquie, “Mbi Frymën e Ligjeve” botimi Luarasi, Tiranë 2000

International Finance Corparation, Tiranë 2010

Konventa Penale për korrupsioni me nr.173, datë 27.1.1999, ratifikuar nga parlamenti me

datë.12.7.2000

Elez I,”Komentori i shtetasve dhe ndryshimeve në Kodin Penal”

Hans J. Morgenthau, “Politika ndërmjet kombeve Lufta për Pushtet dhe Paqe”, shtëpia botuese AIIS,

2008

Anechiarico, Frank, and James B. Jacobs. 1996,”The Pursuit of Absolute Integrity: Hoë Corruption

Control Makes Government Ineffective”,Chicago: University of Chicago Press

Friedrich, Carl. 1989,“Corruption Concepts in Historical Perspective”:In Political Corruption”: A

Handbook, eds. Arnold J. Heidenheimer, Michael Johnston, and Victor T

Levine. Neë Brunsëick, NJ: Transaction Publishers, 15–24

Page 220: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

220

Klitgaard, Robert,” Controlling Corruption”,Berkeley: University of California Press,1998

Moran, J. 2001. “Democratic Transitions and Forms of Corruption.” Crime, Laë, and Social Change

364!: 379–93

Pope, Jeremy,”Confronting Corruption: Elements of a National Integrity System”,Washington, D.C.:

Transparency International.2000. TI Sourcebook 2000

Rose-Ackerman, Susan, “Corruption and Government”, Causes, Consequences, and Reform.

Cambridge: Cambridge University Press, 1999

Thompson, Dennis F, “Ethics in Congress: From Individual to Institutional Corruption”, Washington,

D.C: The Brookings Institution,1995

Publikja Shqiptare, “Ese kritike”,Shtëpia botuese: Sara, 2012

Robert J. Barro “Economic Growth in a Cross Section of Countries”, 1991, Quarterly Journal of

Economics, Vol. CVI (May), pp. 407 - 443;

William Easterly and Sergio Rebelo “Fiscal Policy and Economic Growth: An Empirical

Investigation”, 1993, Journal of Monetary Economics, Vol. 32 (December), pp. 417 -458;

Pierre Lascoumes “Korrupsion”, Presses de Sciences Po, Botimet Sokol, 2002

Robert Brooks, Corruption in American Politics and Life, 1910

Manuel Castelles, “The theory of Network Society”, Polity press, Stalder F, 2006.

Wayne Sandholtz & Rein Taagepera, “International Review of Sociology, Vol. 15, No. 1, Mars 2005

Paul Heywood, Political Corruption: Problems and Prespectives, shkëputur nga” Political Studies”,

1997

Jean-Francois Loytard, “Kushti postmodern”, Raporti mbi Situatën e Dijes, ISP & Eldora, Tiranë 2011

Michel Foucault, “The Politic of Truth”, Semiotext, New York, 1997

Emmanuel Kant, “Leksione për etikën”, New York, Harper & Row , 1936

Robert J. Barro “Economic Groëth in a Cross Section of Countries”, 1991, Quarterly Journal of

Economics, Vol. CVI (May), pp. 407 - 443;

Shantayanan Devarajan, Vinaya Swaroop Heng - fu Zou “The Composition of Public Expenditure and

Economic Groëth”, 1996, Journal of Monetary Economics, Vol. 37.

Page 221: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal

221

William Easterly and Sergio Rebelo “Fiscal Policy and Economic Growth: An Empirical

Investigation”, 1993, Journal of Monetary Economics, Vol. 32.

Pierre Lascoumes “Korrupsion”, Presses de Sciences Po, Botimet Sokol, 2002

REFERENCA TË TJERA:

- http://revistapolis.com

- http://trendet.net/

- http://www.dadalos.org

- www.transparency.Org/surveys/indeks

Page 222: KORRUPSIONI - doktoratura.unitir.edu.al · Korrupsioni: Këndvështrim shoqëror, kriminologjik dhe penal 3 PARATHËNIE Duke qëndruar përpara një realiteti historik, për fat të

222