blendi kajsiu - korrupsioni

32
FOTO: JETMIR IDRIZI www.gazetaexpress.com Express E martë 26 tetor, 2010 N° 2030, Viti V, Çmimi: 0.20 ¤ • E përditshme e pavarur kosovare NACIONALE: KARRIGA E DREJTORIT TË POLICISË PO PRET BOTË: PRESIDENTI KUNDËR POPULLIT Ibrahim Makolli i AKR’së ende nuk i ka mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve për të kërkuar votëbesimin ndaj Qeverisë. Ai thotë se nuk e lidh nismën me datë. Përpjekjet për mbledhjen e nënshkrimeve pritet të intensifikohen gjatë këtyre dy ditëve, në mënyrë që fundi i kësaj jave ta sjellë zhbllokimin. Në të kundërtën, gjithçka shtyhet për javën e ardhshme. f18-19 f9 Thyerjet brenda LDK’së dolën në rrugë. Para selisë së saj, rreth 100 protestues kërkuan largimin e Fatmir Sejdiut. Shpëtimin e LDK’së e thirrën me Isa Mustafën dhe Ukë Rugovën. Por, nuk u kuptua kush i organizoi ata. Kryetari i Prishtinës sërish foli për mundësinë e kandidimit, pa qartësuar pozicionimin e tij. f4-5 Fatmir Sejdiu i është përgjigjur Hashim Thaçit, një ditë pasi ka dëgjuar në media rrëfimin e tij për arsyen e prishjes së partneritetit. Tha se nuk është e vërtetë që i ka kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka kërkuar të dëshmojë për marrëveshjen lidhur me normën kushtetuese. f5 Prokuroria në kolaps Me rreth 4.500 dosje brenda vitit, pesë Prokurorëve në Prokurorinë Publike në Prishtinë sa nuk u është zënë fryma. Kryeprokurori frikësohet se kolegët do t’ia lënë punën. Ai shpreson në ndihmë nga shteti. Por, zgjidhje të shpejtë duket se nuk ka. Askush nuk dëshiron një punë me shumë rreziqe e pak para. | FAQE 8-9 Të hyra me shpenzime Nëntëmujori i këtij viti është karakterizuar me rritje të të hyrave për 33.4 për qind dhe njëkohësisht rritje të shpenzimeve. Kategoria e pagave dhe e investimeve kapitale i prijnë listës se shpenzimeve enorme. | FAQE10-11 THYERJET NE SHESH LDK f6 MOCIONI NE TEH Ndryshe ishte, partner

Upload: kushtrim-shehu

Post on 08-Apr-2015

347 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: blendi kajsiu - korrupsioni

FOTO

: JET

MIR

IDRI

ZI

www.gazetaexpress.com

Express E martë26 tetor, 2010

N° 2030, Viti V, Çmimi: 0.20 ¤ • E përditshme e pavarur kosovare

NACIONALE: KARRIGA E DREJTORIT TË POLICISË PO PRET BOTË: PRESIDENTI KUNDËR POPULLIT

Ibrahim Makolli i AKR’së ende nuk i ka mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve për të kërkuar votëbesimin

ndaj Qeverisë. Ai thotë se nuk e lidh nismën me datë. Përpjekjet për mbledhjen e nënshkrimeve pritet të

intensifikohen gjatë këtyre dy ditëve, në mënyrë që fundi i kësaj jave ta sjellë zhbllokimin. Në të kundërtën,

gjithçka shtyhet për javën e ardhshme.

f18-19f9

Thyerjet brenda LDK’së dolën në rrugë. Para selisë së saj, rreth 100 protestues kërkuan largimin e Fatmir Sejdiut. Shpëtimin e LDK’së e thirrën me Isa Mustafën dhe Ukë Rugovën. Por, nuk u kuptua kush i organizoi ata. Kryetari i Prishtinës sërish foli për mundësinë e kandidimit, pa qartësuar pozicionimin e tij. f4-5

Fatmir Sejdiu i është përgjigjur Hashim Thaçit, një ditë pasi ka dëgjuar në media rrëfimin e tij për arsyen e prishjes së partneritetit. Tha se nuk është e vërtetë që i ka kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka kërkuar të dëshmojë për marrëveshjen lidhur me normën kushtetuese. f5

Prokuroria në kolaps Me rreth 4.500 dosje brenda vitit, pesë Prokurorëve në Prokurorinë

Publike në Prishtinë sa nuk u është zënë fryma. Kryeprokurori

frikësohet se kolegët do t’ia lënë punën. Ai shpreson në ndihmë nga

shteti. Por, zgjidhje të shpejtë duket se nuk ka. Askush nuk dëshiron

një punë me shumë rreziqe e pak para. | FAQE 8-9

Të hyra me shpenzimeNëntëmujori i këtij viti është karakterizuar me rritje të të

hyrave për 33.4 për qind dhe njëkohësisht rritje të shpenzimeve.

Kategoria e pagave dhe e investimeve kapitale i prijnë listës se

shpenzimeve enorme. | FAQE 10-11

THYERJET NE SHESHLDK

f6

MOCIONI NE TEH

Ndryshe ishte, partner

Page 2: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 20102

Pressing

MOTI Sot

Nesër

Z Arlinda DeskuE Artan MuhaxhiriP Leonard Kerquki N Jeton Musliu

B Faton Raçi B Arsim BuxhoviA Arben Idrizi S Valdet HasaniF Atdhe Mulla

e e Vjollca MusaS MediaWorks.

Fjalët e Botës

HAMID KARZAI,Presidenti i Afganistanit

BOB DUDLEY,

PEP GUARDIOLA,

Shumë shtete tjera na kanë ndihmuar në këtë mënyrë.

Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë dhe Real

Madrid është ekip i madh.

Duhet ta rikthejmë besimin publik në shpimet

që bëhen në ujëra të thella.Njëzet vjet më parë, shkrimtari i shquar Ismail Kadare njoftonte nga Parisi vendimin e tij për të mos u kthyer në Shqipëri pa u vendosur demokracia, largimin dhe distanci-min e tij nga regjimi i fundit komu-nist në Europë, opozicionin e tij të hapur më ketë regjim.

Për ta thënë me një fjalë lugure, por shumë të njohur dhe shumë të kuptueshme në epokën e izolimit, Kadare njoftoi arratisjen e tij, edhe pse nuk e zuri në gojë fjalën “arra-tisje”, ndoshta për të respektuar ata qindra dhe mijëra bashkatdhetarë që kishin ikur apo kishin tentuar të iknin ilegalisht përgjatë dekadave, si në një bast me vdekjen nga toka dhe nga deti.

Për shkak të famës botërore të Ka-daresë, largimi i tij baraspeshonte historinë dhe kurorëzonte me një shembull ekselent kryengritjen shumëvjeçare të shqiptarëve me emrin “Ikje”.

Në planin e bujës dhe efekteve politike, akti i tij ishte unikal, i pa-krahasueshëm.

Ikja e Kadaresë në fund të muajit tetor 1990, u njoftua në një periudhë kritike për fatin e demokratizimit të Shqipërisë, kur regjimi i Tiranës, pas goditjeve që kishte marrë nga ngjar-jet e ambasadave dhe përpjekjet për demonstrata në Shkodër, Tiranë, Kavajë, etj., po rrekej të hapte një të ashtuquajtur periudhë ristabili-zimi, nëpërmjet disa ndryshimeve për fasadë që kishin për qëllim të siguronin vazhdimësinë e regjimit komunist dhe të privonin sërish kombin shqiptar nga takimi me Europën e vlerave të lirisë dhe de-mokracisë shumëpartiake.

Pikërisht në këtë kohë pezull të mbushur me zhgënjime, Ismail Kadare mori vendimin e tij historik, duke deklaruar botërisht distanci-min e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracisë në Shqipëri.

Deklarata e tij e paharrueshme e largimit ishte jo vetëm njoftimi i një akti, por edhe dokumenti i një platforme lucide për të ardhmen demokratike të Shqipërisë se re dhe Kosovës së re.

Me zërin e intelektualit të vet me të njohur, kombi shqiptar i njoftoi mbarë botës aspiratat e veta për liri, demokraci, të drejta njerëzore, politike dhe kombëtare.

Historia nuk zhvillohet si një pjesë teatrale ku gjithkush mund ta lexojë fundin para fillimit. Në jetë ngjarjet zbulohen duke ndodhur. Në këtë kuptim, ikja e Kadaresë në tetor të vitit 1990 ishte një akt i guximshëm politik dhe intelektual, me efekte pozitive të jashtëzakonshme për kursin që morën zhvillimet demokratike të kohës.

Ne sot e kujtojmë ikjen e Kada-resë si një prej një prej ngjarjeve pararendëse me të veçanta dhe më të rëndësishme që paralajmëruan dhe përgatiten Lëvizjen historike të dhjetorit 1990.

Ikja e tij ekspozoi më qartë se kurrë mashtrimin dhe kotësinë e ndryshimeve për ndryshime të regjimit të kohës.

Ajo ndezi mendjet dhe shpirtrat e rinisë, dhe jo vetëm të rinisë, për një botë të re të lirive dhe të drej-tave universale, si dhe përshpej-toi fillimin e lëvizjes demokratike studentore dhe mbarë popullore.

Në të vërtetë, ikja e Kadaresë re-zultoi të ishte fillimi i numërimit mbrapsht për diktaturën shqip-tare.

Duke evokuar në largësinë e një-zet viteve aktin e Ismail Kadaresë, opozita e bashkuar dhe besojmë, mbarë qytetarët shqiptarë, kuj-tojnë me nderim të madh një akt qytetar që mbetet në vlerat më të mira të trashëgimisë sonë intelek-tuale dhe politike oksidentale.

Ndërkaq, gjejmë rastin t’i shpre-him sërish mirënjohjen tonë sh-krimtarit Ismail Kadare, sikurse të apelojmë kundër harrimit të ngjarjeve të kësaj rëndësie nga in-stitucionet qeveritare e shtetërore.

Me largimin e tij në tetor të vitit 1990,

Kadare bëri një akt politik

dhe intelektual të guximshëm

me efekte të jashtëzakonshme

pozitive për kursin që morën

zhvillimet demokratike

të kohës.

Ikja e Kadaresë

Preç Zogaj

Page 3: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 3

Kurseni deri në99.95€ në vit me pakonDUO Premium!

Pako e reDUO Premium!

84 TV kanale1 Mbps internet

DUOPremium

Nuk mjafton të jesh ministër për të qenë pjesë e elitës sociale, por duhet të kesh edhe financat e duhura që të bësh jetën e elitës, çka nuk përballohet dot me pagat e shtetit. Nga ana tjetër, një politikan apo funksionar i lartë me stil të ulët jetese shikohet shpesh me përbuzje.

Prej më shumë se dy dekadash, si në literaturën ekonomike ashtu edhe në politikëbërje, privati-zimi është konsideruar si një nga ilaçet themelo-re kundër korrupsionit. Logjika ishte e thjeshtë. Nëse korrupsioni përkufizohet si përdorim i postit publik për përfitime personale, reduktimi i postit publik nënkupton edhe reduktimin e korrupsio-nit. Meqenëse korrupsioni buron nga sektori pu-blik (d.m.th., nga abuzimi me postin publik apo shtetëror), reduktimi i këtij sektori automatikisht do të reduktonte edhe korrupsionin. Sa më pak të ndërhyjë shteti në treg, sa më pak kompetenca dhe rol të ketë ai në ekonomi, aq më pak korrup-sion do të ketë. Në ekstremin e tij logjik, ky arsye-tim thotë se pa shtet nuk ka korrupsion. Pra, në një rast hipotetik ku shteti apo hapësira publike zhduket, zhduket edhe korrupsioni, pasi në këto kushte nuk ka poste publike dhe për pasojë nuk mund të ketë abuzim të postit publik për interesa personale. Kemi të bëjmë pra, me një filozofi neo-liberale antikorrupsioni, që identifikon shtetin me korrupsionin dhe tregun e lirë me mungesën e tij. Për pasojë, procesi i privatizimit, që reduktonte sektorin publik (shtetëror) dhe zgjeronte sekto-rin privat, pritej që përveç se të rriste efikasitetin e operatorëve ekonomikë në treg, të eliminonte edhe korrupsionin.

Sot, pas pothuajse njëzet vjetësh privatizim të vazhdueshëm, mund të themi pa frikë se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Për të qenë të saktë, duhet thënë se dukshëm ka një rënie të lehtë të korrupsi-onit administrativ, sikurse parashikohet nga teoria neoliberale (të paktën po t’i referohemi sondazhit të vitit 2008 të kryer nga IDRA). Megjithatë, duket se ka një rritje të korrupsionit të nivelit të lartë apo asaj që shpesh quhet “Kapja e shtetit”. Është ajo që shpesh në debatin publik quhet privatizimi i pushtetit publik. Ky pushtet nuk përdoret më për të mirën e publikut, por për të maksimizuar fitimet dhe pasurimin e atyre që janë në pushtet. Nga kjo pikëpamje mund të themi pa frikë se sa më shumë ka avancuar procesi i privatizimit, aq më shumë është rritur edhe fenomeni i korrupsionit si kapje e shtetit. Në këtë aspekt, teoria neoliberale e anti-korrupsionit ka prodhuar efektin e kundërt të asaj që parashikon. Mendoj se janë katër arsye pse ka ndodhur diçka e tillë.

Së pari, procesi i privatizimit rrit pafundësisht pikat e kontaktit mes sektorit publik dhe atij privat. Është pikërisht në këtë pikëtakim mes funksionarit publik dhe aktorit privat, ku ndodh kapja e shtetit apo ajo që ne e quajmë shpesh “korrupsion”. Pri-vatizimi nuk është thjesht procesi i transferimit të pronës publike në duar private. Ai nuk është një proces i fundmë, por nënkupton zgjerimin e vazh-dueshëm të hapësirës së tregut privat. Privatizim do të thotë krijim i vazhdueshëm i tregjeve të reja, jo vetëm në hapësirat që më parë ishin shtetëro-re (p.sh., telefonia celulare apo Albtelekomi), por edhe në hapësira që vazhdojnë të jenë publike (si arsimi apo shëndetësia). Ama, krijimi i tregjeve të reja kërkon më shumë dhe jo më pak ndërhyrje nga shteti (ky është një proces, që është analizuar kohë më parë nga Karl Polany, në kryeveprën e tij të

mirënjohur të fillimshekullit të kaluar “Transfor-mimi i Madh”). Ndryshe nga sa pretendon fantazia neoliberale, tregu nuk ekziston apriori - ai krijo-het me rregullim, legalizim, arbitrim, etj. Kjo do të thotë se më shumë privatizim nënkupton edhe më shumë rregullim dhe ndërhyrje ligjore nga ana e shtetit, në mënyrë që të garantohet mirëfunksi-onimi i tregjeve të reja, sidomos kur këto hapen në pika delikate si arsimi, energjia elektrike apo shëndetësia, dhe sa më shumë shteti bie në kon-takt me sektorin privat që zgjerohet vazhdimisht.

Këtu vijmë tek arsyeja e dytë. Rritja e pikëtaki-mit mes sektorit publik dhe atij privat shoqërohet me një diferencim gjithnjë e më të madh të pa-gave në nivele drejtuese mes sektorit publik dhe atij privat. Dy janë arsyet. Së pari, sektori publik është gjithnjë e më i neglizhuar nga ana e shtetit dhe theksin e vë tek sektori privat. Së dyti, sektori privat në Shqipëri, shpesh si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe si pasojë e konkurren-cës së ashpër në treg, ofron paga jashtëzakonisht të larta për nivelet drejtuese. Rezultati është një varfërim relativ i sektorit publik, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të pagave aty, sidomos në nivelet drejtuese. Sot, çdo menaxher banke, pa folur për nivel drejtori të përgjithshëm, ka të ardhura vjeto-re shumë më të larta se vetë kryeministri apo çdo ministër në qeveri.

Kjo prodhon një mospërputhje midis rolit social dhe përfitimit financiar. Është një mospërputhje problematike në ekonominë e tregut, ku vlera e rolit social përcaktohet gjithnjë e më tepër financi-arisht. Pra, nuk mjafton të jesh ministër për të qenë pjesë e elitës sociale, duhet të kesh edhe financat e duhura që të bësh jetën e elitës, çka nuk përballo-het dot me pagat e shtetit. Kjo shpjegon pjesërisht edhe paradoksin e denoncimit të korrupsionit të zyrtarëve apo politikanëve të lartë. Nga njëra anë, pothuajse të gjithë e denoncojnë korruptimin e tyre. Nga ana tjetër, një politikan apo funksionar i lartë me stil të ulët jetese shikohet shpesh me përbuzje. (Imagjinoni ç’do mendonit po të shih-nit një ministër apo politikan të lartë që lëviz me autobusin e trafikut urban).

Arsyeja pse tundimi për t’u korruptuar kthehet në realitet na sjell tek arsyeja e tretë, që shpjegon rritjen e korrupsionit si pasojë e procesit të priva-tizimit. Interesi personal, si përcaktuesi themelor i sjelljes së funksionarit publik. Sot funksionari publik, sidomos në nivelet e larta, gjithnjë e më shpesh motivohet tërësisht nga interesi personal, që në shumicën e rasteve do të thotë maksimizimi i të ardhurave financiare. Që interesi personal ka qenë faktor i rëndësishëm edhe gjatë komunizmit nuk ka dyshim, pavarësisht se publikisht ai denon-cohej shpesh. Që ai do mbetet i tillë, gjithashtu nuk ha shumë debat. Por, me rënien e komunizmit interesi personal jo vetëm u “rehabilitua”, por edhe u idealizua. Të ndjekësh interesin tënd personal jo vetëm që nuk është gabim, jo vetëm që është pjesë e natyrës njerëzore, por është mirë edhe për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, modeli i sjelljes që dominon tregun, maksimizimi i fitimit apo i interesit personal, iu vesh edhe sektorit publik. Për pasojë, zyrtari publik sillet si biznesmeni në treg. Ai e trajton postin publik si pronë private, nëpërmjet të cilës ai ose ajo synon maksimizimin e fitimit personal dhe jo realizimin e interesit të përgjithshëm publik.

VAZHDON NË FAQEN 24.

Blendi Kajsiu

Korrupsioni si pasojë e privatizimit

Page 4: blendi kajsiu - korrupsioni

Ministria e Punëve të Jashtme

e Kosovës ka konfirmuar të

hënën njohjen e shtetit nga

Republika e Kiribatit, të cilën

ditë më parë e solli lideri i

AKR’së, Behgjet Pacolli.

Në njoftimin e Ministrisë

thuhet se Republika e Kiriba-

tit ka shprehur gatishmërinë

që me Republikën e Kosovës

të lidhë marrëdhënie bilatera-

le diplomatike për zhvillimin

e raporteve miqësore dhe

bashkëpunimit midis dy

vendeve në fushat politike,

tregtare dhe ekonomike.

“Republika e Kiribatit ka

njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme

e Republikës së Kiribatit ka

njoftuar Ministrinë e Punëve

të Jashtme të Kosovës

përmes një note verbale se

ky vend ka marrë vendim

për njohjen e Pavarësisë së

Republikës së Kosovës më

datën 21 tetor 2010”, thuhet

në njoftim.

Me njohjen nga Kiribati,

numri i shteteve që e kanë

njohur shtetin e Kosovës arrin

në 71.

E martë, 26 tetor 20104

Zyrtarizohet njohja nga Kiribati

Politikëredaktor: Leonard Kerqukie-mail: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Bekim Greiçevci [email protected]

Prishtinë, 25 tetor—Përveç rivalitetit dhe gjuhës së ashpër në garën për Kryetar të LDK’së mes kampeve të Fatmir Sejdiut dhe Bujar Bukoshit, në këtë proces zgjedhor janë përfshi-rë edhe protestues të cilët kër-

kojnë që kësaj partie t’i prijë Isa Mustafa.

Rreth 100 simpatizantë të LDK’së nga lagjja Kodra e Trimave, kanë marshuar të hënën paradi-te rrugëve të Kryeqytetit, për t’u ndalur rreth orës 11:20 para selisë qendrore të LDK’së.

Duke brohoritur “Ukë Rugova”, “Isa Kryetar”, ata kanë kërkuar lar-

gimin e Fatmir Sejdiut nga posti i Kryetarit të partisë.

Po ashtu, kanë bartur pankar-ta me parullat: “Fatmir Sejdiu ik, shpëto LDK’në, “E duam Isa Mustafën për Kryetar të LDK’së”. “Votove Ukën, votove Ibrahim Rugovën”, etj.

Protesta e tyre ka zgjatur 15 mi-nuta dhe pastaj janë shpërndarë të qetë, nën vëzhgimin e policisë.

Askush nga zyrtarët e LDK’së nuk doli të flasë me protestuesit.

Porosi të njëjtë si protestuesit janë dhënë edhe me grafite të shkruara në pjesë të ndryshme të Prishtinës, veçanërisht në lagjen Kodra e Trimave, që është një bastion i LDK’së dhe dega më e madhe e kësaj partie, së cilës i prin Ismet Beqiri, një nga përkrahësit më të mëdhenj të Fatmir Sejdiut.

Disa nga grafitet në rrugë dhe mure të disa lagjeve në Prishtinës janë fshirë, por nuk dihet nga kush.

Sidoqoftë, një orë para mbajtjes

së protestës, në selinë e LDK’së është mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën është paraqitur edhe Isa Mustafa.

Kryetari i Prishtinës kërkoi që të ndërpritet përkrahja publike për të.

“Konsideroj që ne nuk kemi ne-vojë që këto punë t’i bëjmë për-mes grafiteve, përmes parullave, të cilat po shkruhen në qytet, përmes faqeve të internetit, face-bookut, ose përmes thirrjeve që të bëhen protesta para zyrave të Lidhjes Demokratike, për arsye se ato nuk na ndihmojnë që në mënyrë demokratike t’i kryejmë proceset. Ato janë një formë e pre-sionit”, ka thënë Mustafa.

“Ndoshta veprim jo qëllim-keq nga ata që e bëjnë, sepse njerëzit mendojnë që në forma të ndryshme duhet ta përkrahin LDK’në, por ne kërkojmë që përkrahja të bëhet përmes in-stitucioneve të LDK’së, përmes anëtarësisë, përmes degëve nën-

degëve, aktiveve të LDK’së dhe të gjitha këto do të kurorëzohen në Kuvendin e Lidhjes Demokratike, i cili do të mbahen me vendim të Kryesisë dhe të organeve legjitime të LDK’së”, ka shtuar ai.

Pjesëmarrësi tjetër në konfe-rencën për shtyp, Ismet Beqiri konsideron se përmes përkrahje-ve publike po tentohet përçarja në LDK.

“Tentimi i kujtdo qoftë që të krijojë hendeqe mes nesh, nuk do të ketë sukses. Kjo është shu-më e qartë. Ne shquhemi si parti institucionale, e cila e respekton rendin, rregullin dhe procedurat. Ne jemi ata që e përçojmë vullne-tin e anëtarësisë. Për çdo gjë ven-dos Kuvendi, për çdo gjë vendosin procedurat dhe rregullat që janë të përcaktuara”, tha ai.

Forumi Rinor i LDK’së, udhëheqja e të cilit mbështet Sejdiun, është distancuar nga protestuesit.

“Forumi i Rinisë i LDK’së, për

PAKENAQESIA NE

Pakënaqësia me zhvillimet brenda LDK’së, të hënën doli në rrugë. Rreth 100 protestues kanë kërkuar para Selisë së LDK’së largimin e Fatmir Sejdiut nga posti i Kryetarit të partisë. Ata shprehen përkrahje për Isa Mustafën dhe Ukë Rugovën. Kryetari i Prishtinës thotë se do të përkrahë rizgjedhjen e Sejdiut nëse këtë e kërkon anëtarësia e partisë. Nëse kjo nuk ndodh, ai paralajmëron zgjidhje tjera. LDK zgjedh kryetarin javën e ardhshme.

FOTO

: JET

MIR

IDRI

ZI

Page 5: blendi kajsiu - korrupsioni

Express

Prishtinë, 25 tetor— Deklarata e liderit të PDK’së, Has-him Thaçi, se Fatmir Sejdiu, me ta kuptuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, ka kërkuar nga ai kundërshtimin e saj, ka shtyrë të hënën ish-Presidentin që të rea-

gojë dhe ta japë versionin e tij për kërkesën që ai ka pasur për Krye-ministrin.

“Presidenti Sejdiu, përkatësis-ht Kryetari i Lidhjes Demokrati-ke të Kosovës, duke mos dashur të lëshohet në komente më të thella lidhur me deklaratën e z. Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thekson prerazi se asnjëherë nuk ka kër-kuar nga z. Hashim Thaçi që të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Kryetarit të LDK’së, Fatmir Sej-diu.

“E vetmja gjë që ka kërkuar Presidenti Sejdiu nga Kryemini-stri Thaçi, ka qenë që ai publikisht të dëshmojë për marrëveshjen e përbashkët dhe me faktorin ndër-kombëtar, për kuptimin esencial të normës kushtetuese, që lidhet me pamundësinë e ushtrimit të një funksioni tjetër publik, apo në parti politike krahas pozicionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.

Sipas sqarimit të Sejdiut, Thaçi ka pranuar se do ta bëjë sqari-min publikisht, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Pavarësisht nga ky fakt, Presi-denti Sejdiu thekson se dalja nga

koalicioni i LDK’së në Qeverinë e Kosovës, ka arsye të thella, të cilat janë theksuar deri tani në paraqitjet e Presidentit Sejdiu, përkatësisht kryetarit të LDK’së dhe zyrtarëve të tjerë të LDK’së”, përfundon reagimi.

Kryeministrit Thaçi nuk ka re-aguar ndaj pohimeve të Sejdiut.

Ndërkaq, Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci ka deklaruar në një konferencë për media se nuk ka çka t’i shtojë fjalës dhe qëndri-mit të Kryeministrit.

“Megjithatë, në përgjigjen e sotme, unë besoj se të gjithë mund ta gjejnë përsëri përgjigjen… Ne nuk do t’i shtojmë asgjë deklaratës së Kryeministrit... Brenda kësaj përgjigjeje, përsëri e keni përgji-gjen”, ka thënë Stavileci, duke alu-duar se Sejdiu me këtë reagim e ka konfirmuar se e ka lutur Thaçin ta mbrojë publikisht për marrëve-shjet që ata kishin pas zgjedhjeve të vitit 2007.

Kryeministri Hashim Thaçi nga Kongresi i Pestë i PDK’së të dielën, ka thënë se i është kërkuar që të solidarizohet me Fatmir Sejdiun dhe të dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se nuk e pranoi këtë kërkesë dhe nga ai moment u ndanë rrugët e partnerëve të koalicionit.

Prishtinë, 25 tetor —

Kryeministri i Shqipërisë, Sali

Berisha dhe përfaqësues të partive

politike shqiptare e kanë uruar

liderin e PDK’së për rizgjedhjen në

krye të partisë.

Sipas një komunikate të PDK’së,

Thaçi ka marrë të hënën disa

telefonata nga zyrtarë të lartë të

shtetit shqiptar, të cilët e kanë

uruar atë për Kongresin e Pestë të

partisë.

“Kryeministri Berisha ka shprehur

konsideratë të lartë për punën

e Kuvendit të Pestë Zgjedhor të

PDK-së dhe ka shprehur besimin

se PDK-ja dhe lidershipi i saj edhe

më tej do ta demokratizojë jetën

politike në Kosovë dhe do të kri-

jojë stabilitet institucional”, thuhet

mes tjerash në komunikatë.

5POLITIKËE martë, 26 tetor 2010

Rita transferohet në LDK

Përgëzojnë Thaçin

Deputetja e deritashme e AKR’së,

Rita Hajzeraj-Beqaj është transferi

më i ri politik. Ajo kaloi në LDK,

parti kjo për të cilën tha se ka

punuar qëmoti me familjen e saj.

“Unë jam e bindur që në man-

datin e ardhshëm, në zgjedhjet

e ardhshme parlamentare kjo

parti do të japë shembull të mirë

për të gjitha subjektet politike. E

ndjej për borxh t’ju them edhe

anëtarëve dhe simpatizuesve të

mi, të cilët më dhanë besimin

edhe votën e tyre për të qenë

përfaqësuese e tyre në Parlamen-

tin e Kosovës, që nuk i zhgënjeva,

nuk e lashë mandatin në gjysmë,

por e përfundova”, ka thënë

Hajzeraj-Beqaj.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Ismet

Beqiri, i cili njihet për negocim

për transfere, ka thënë të hënën

se aderimi i Ritës është rinim i

LDK’së.

“Pa dyshim që për LDK’në kjo

është një ngjarje e një rëndësie

të veçantë, duke i ditur së pari

kualitetet, personalitetin, familjen

e Hajzeraj-Beqajt. Mund të them

me përgjegjësinë më të plotë

që është një ditë e shënuar për

LDK’në edhe në këto zhvillime

aktuale”, tha ai.

Burime të gazetës Express nga

AKR’ja, bëjnë të ditur se arsyeja e

largimit të deputeteve të caktuara

nga kjo parti është bërë pasi ato e

kanë ditur se nuk do të përfshi-

heshen në listën e re të partisë së

Pacollit, për zgjedhjet nacionale.

Ndryshe ishte

hir të sqarimit të opinionit pu-blik dhe të anëtarësisë së vet, njofton se grumbullimi i sotëm i disa të rinjve para selisë së LDK’së nuk paraqet qëndrimin e strukturave dhe anëtarëve të Forumit të Rinisë dhe nuk është në frymën e filozofisë politike të LDK-së”, thuhet në një dekla-ratë për media.

Në konferencën për media, Isa Mustafa bëri të ditur se është duke biseduar me Sejdiun për arritjen e marrëveshjeve brenda LDK’së që për Kryetar të kandi-dohet ai që ka mbështetjen e anëtarësisë së partisë.

“Do të respektoj marrëve-shjet e brendshme, të cilat ne do t’i bëjmë në LDK. Unë kam bas-hkëpunim të shkëlqyeshëm dhe kam raporte të shkëlqyeshme me Kryetarin e Lidhjes Demo-kratike. Me të i bisedoj këto çështje dhe do të vazhdoj t’i bisedoj edhe më tutje dhe unë mendoj se do të mbizotërojë në të gjitha këto arsyeja, do të mbizotërojë konsensusi ynë i brendshëm”, ka thënë ai.

Edhe duke u përgjigjur në pyetjen direkte se a do të kan-didohet për Kryetar të partisë, Isa Mustafa sërish përmendi “marrëveshjet e brendshme”. Por, ai bëri të qartë se mund të kandidojë, nëse bindet se anëtarësia e LDK’së kërkon tjetër lider.

“Unë qartë e kam thënë se çështja e kandidimit në Lidhjen Demokratike është çështje e marrëveshjeve të brendshme, e një konsensusi të brendshëm dhe unë do ta përkrah Kryeta-rin e tanishëm të Lidhjes De-mokratike, i cili e ka mandatin legjitim, z. Sejdiu, në qoftë se e përkrah anëtarësia dhe degët e LDK’së. Në qoftë se anëtarësia kërkon zgjedhje tjetër, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me këto zgjidhje, por unë mendoj që z. Sejdiu ka treguar sukses të mirë, ai ka udhëhequr në mënyrë të ndërgjegjshme me Lidhjen Demokratike”, ka thënë ai.

Mustafa, i cili ka qenë Mini-stër i Financave në Qeverinë Bukoshit gjatë viteve ’90, është kandiduar për kryetar të Pris-htinës, në vitin 2007, i përkrahur nga Fatmir Sejdiu. Por ai tha se

nuk ka asnjë borxh ndaj Sejdiut që do ta pengonte të mos garojë për Kryetar.

“Jo, borxh nuk kam. I kam borxh statutit të LDK’së, sepse me statutin e LDK’së janë të parapara procedurat se si sh-kohet në zgjedhje. Në Statut është paraparë që në zgjedhje të shkohet në Kuvend dhe që para Kuvendit të ekzistojë marrëveshja brenda LDK’së se si do të bëhen këto zgjedhje. Do të thotë asnjë borxh individual nuk e kemi këtu”.

Deri më tash, kandidaturën për Kryetar të LDK’së e ka sh-pallur Bujar Bukoshi, ndërkaq Fatmir Sejdiu është kandidu-ar nga Dega e Fushë-Kosovës. Asnjëra nga to nuk është zyrtare deri në Kuvendin Zgjedhor.

SHESHFatmir Sejdiu i është

përgjigjur Hashim Thaçit, një ditë pasi ka dëgjuar në media

rrëfimin e tij për arsyen e prishjes së partneritetit. Tha se nuk është e vërtetë

që i ka kërkuar Thaçit ta refuzojë

vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka kërkuar të dëshmojë

për marrëveshjen lidhur me normën

kushtetuese.

FOTO

: JET

MIR

IDRI

ZI

Kuvendi,

ministrave nga Qeveria,

Page 6: blendi kajsiu - korrupsioni

Valmir [email protected]

Prishtinë, 25 tetor— Partia opozitare Aleanca Kosova e Re, që ka marrë iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar votëbesim ndaj Qeve-risë aktuale, e cila mbeti pa shu-micë në Parlament, ende nuk e ka përmbyllur punën.

Ibrahim Makolli, Shef i Grupit

Parlamentar të AKR’së, të hënën ka thënë se ai nuk e ka ndërlidhur me ditë këtë iniciativë.

Sipas tij, në momentin e mbledhjes së të gjitha nënshkri-meve, do ta deponojë mocionin te kryetari i Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, nëse një grup prej 40 deputetësh kërkon votëbesim të Qeverisë, Kryetari i

Kuvendit është i obliguar që prej 2 deri në 5 ditë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Ne ende nuk e kemi arritur numrin e nevojshëm të nënshkri-meve nga deputetët për nismën tonë. Deri tani kemi siguruar 30 nënshkrime të deputetëve. Në momentin që i bëjmë 40, ne do t’i deponojmë. Nuk e lidhim këtë ini-

ciativë me datë, ose me seancën e së enjtes”, ka thënë Makolli, të hënën për Express.

Sipas tij, përshpejtimi i thirrjes së votëbesimit ndaj Qeverisë varet nga gatishmëria e deputetëve, të cilët duhet ta nënshkruajnë ni-smën.

Burime të gazetës bëjnë të di-tur se përpjekjet për mbledhjen

e nënshkrimeve do të intensi-fikohen gjatë ditës së martë, në mënyrë që situata të arrijë të zhbllokohet brenda kësaj jave.

Por, skenari mund të ndryshojë dhe mocioni për Qeverinë mund të mos përmbushë kushtet këtë javë, për shkak të mungesës së nënshkrimeve të nevojshme, por edhe për shkak të mosprocedimit në Kuvend të disa projektligjeve bazike që duhet t’i miratojë legj-islativi aktual.

“Mocioni për Qeverinë do të ndodhë javën që vjen. Ne do t’i bashkëngjitemi kësaj nisme për mocion pas përfundimit të se-ancës së rregullt më 28 tetor, e pastaj nisma do të procedohet te kryeparlamentari këtë të premte ose të hënën e ardhshme dhe nga ajo ditë seanca e jashtëzakonshme duhet të thirret më së largu pesë ditë”, ka thënë në kushte anoni-me një deputet i një grupi të madh parlamentar.

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot, por në rend dite nuk ka asgjë të veçantë.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuven-dit, në mbledhjen e së martës në Kryesi do të rikonfirmohet rendi i ditës për seancën e 28 tetorit si dhe ky rend do të plotësohet edhe me disa pika.

Si pika shtesë pritet të jenë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtorinë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rezervat shtetëro-re të mallrave, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për protokollin e shtetit, shqyrtimi i dytë i Projek-tligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së pa-luajtshme të Komunës dhe disa rekomandime të tjera dhe raporte të komisioneve parlamentare.

E martë, 26 tetor 20106 POLITIKË

LDD kërkon zgjedhje në dhjetor Situata e krijuar në vend ka shtyrë

Lidhjen Demokratike të Dardanisë

që të kërkojë që zgjedhjet e para-

para për 13 shkurt, të zhvillohen në

dhjetor të këtij viti.

Partia e Nexhat Dacit kërkoi nga

Kryeministri Hashim Thaçi që në

pajtim me dispozitat kushtetuese, t’i

japë fund mandatit të tij qeverisës.

Nënkryetari Lulëzim Zeneli tha se

dhënia fund e mandatit nga ana e

Kryeministrit i hap rrugë daljes nga

kjo gjendje duke krijuar premise për

zhbllokimin e kësaj situate të krijuar.

“LDD’ja vlerëson se qeverisja aktuale

ka konsumuar veten, është në ngërç

politik dhe si e tillë, jofunksionale.

Kuvendi i Kosovës si organi më i lar-

të i vendit në këtë raport forcash të

krijuar, nuk është funksional dhe nuk

është në gjendje të përballet me

përgjegjësitë kushtetuese”, ka thënë

Zeneli. LDD’ja vlerëson se Kosova

më shumë se kurrë ka nevojë për

vendime që demonstrojnë pjekuri

politike dhe shtetformuese.

“LDD’ja konsideron se zgjedhjet

e jashtëzakonshme fatkeqësisht

tashmë janë pa alternativë dhe

kërkojmë që pjesa e dytë e muajit

dhjetor të këtij vitit të jetë koha e

mbajtjes se zgjedhjeve parlamen-

tare në Kosovë. Këtë gjë e kërkojmë

duke qenë të vetëdijshëm dhe të

bindur në faktin se vazhdimi i zgja-

tjes së kësaj agonie institucionale do

t’i kushtojë Kosovës dhe qytetarëve

të saj dhe pasojat do të jenë të

pariparueshme për qytetarët dhe

shtetin e Kosovës”, ka thënë Zeneli.

MOCIONI NE TEH

Prishtinë, 25 tetor— Partia Fryma e Re është kundër mira-timit me procedurë të përshpejtuar të Ligjit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Në një konferencë shtypi, të hënën në Prishtinë, dy zyrtarë të kësaj partie, Qëndrim Gashi dhe Ilir Deda, dekla-ruan se kur një ligj i rëndësisë më të lartë dëshirohet të kalohet me proce-durë tejet të përshpejtuar, nuk përkon

me praktikat e shteteve demokratike. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për prak-tika, por për procedura konkrete dhe burime njerëzore që kërkojnë kohë për t’u përgatitur. Kjo dëshmon për mun-gesë vizioni të politikës së vjetër”, kanë deklaruar zyrtarë të FER’it.

Sipas kësaj partie, në Kosovë ekzi-ston një ligj zgjedhor i miratuar nga po ky Kuvend dhe tani po bëhen ndrys-hime për Ligjin zgjedhor shumë afër mbajtjes së zgjedhjeve, kur praktikë është që në vitin zgjedhor nuk bëhen ndryshime të tilla.

“Kjo dëshmon për mungesë pla-nifikimi të politikës së vjetër. Për më shumë, funksionimi i brendshëm jodemokratik i partive politike është transplantuar edhe në institucionet shtetërore, ku në vend të qytetarit, pri-

oritet janë grupet e interesit. Kuvendi i Kosovës, fatkeqësisht, nuk e mban përgjegjës ekzekutivin”, thuhet në një deklaratë të FER’it.

“Nëse nuk kemi qenë në gjendje ta planifikojmë dhe miratojmë një ligj kaq të rëndësishëm, një çështje që varet vetëm nga ne, sa kemi mundësi atëherë të merremi me diçka që varet edhe nga të tjerët, siç janë njohjet e Re-publikës së Kosovës? Kjo tregon edhe për mungesë vizioni, planifikimi e se-rioziteti të politikës së vjetër”, thuhet tutje në deklaratë.

Fryma e Re thotë se është e gatshme dhe fuqizohet nga gatishmëria e po-pullit për të sjellë ndryshime në zgjedhjet e radhës dhe se është e për-kushtuar për proces demokratik dhe korrekt zgjedhor.

Ibrahim Makolli i AKR’së ende nuk i ka mbledhur

40 nënshkrime të deputetëve për të

kërkuar votëbesimin ndaj Qeverisë. Ai thotë

se nuk e lidh nismën me datë. Përpjekjet

për mbledhjen e nënshkrimeve pritet

të intensifikohen gjatë këtyre dy ditëve,

në mënyrë që fundi i kësaj jave ta sjellë

zhbllokimin. Në të kundërtën, gjithçka shtyhet për javën e

ardhshme.

Partia Fryma e Re konsideron se procedimi i Ligjit për zgjedhjet me procedurë të shpejtë është i dëmshëm dhe praktikë jodemokratike.

Page 7: blendi kajsiu - korrupsioni

7MARKETINGE martë, 26 tetor 2010

PUBLIKIM I NJOFTIMIT PËR KONTRATË Furnizim

(Procedura e hapur)

Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me

Rregulloren Nr.2007/20

Data 26.10.2010 Nr. i Prokurimit :KEK MTS_3/14 -10-683-1.1.1

I AUTORITETI KONTRAKTUESKorporata Energjetike e Kosovës

Sheshi “Nëna Tereza” nr.36

10,000 Prishtinë, KosoveII LËNDA E KONTRATËSII.1.1 TITULLI I KONTRATËS I

DHËNË NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

Furnizim me transfomator mates te rrymes dhe te tensionit.Lot-1. Furnizim me transfomator mates te TensionitLot-2. Furnizim me transfomator mates te rrymes

II.2.7 LLOJI I KONTRATËS DHE LOKACIONI I DORËZIMIT

Furnizim

Divizioni i DPR-PrishtineIII INFORMACIONET LIGJORE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE TEKNIKE

III.3.1 SIGURIMI I EKZEKUTIMIT Vlera e sigurisë së ekzekutimit 10 % e vlerës së kontratës

për fituesin e kontratës ; VI.1 KRITERET E DHËNIES SË

KONTRATËS Tenderi i pergjegjshem ekonomikisht më të favorshëm

VI.3 INFORMACIONET ADMINISTRATIVE

Ne dosjen e tenderit

Terheqja e dosjes së tenderit mund te bëhet pas pagese

në xhirollogarinë e KEK-ut :

Raiff aisen Bank (RBKO) 1501001000484607 ( të ceket numri i prokurimit ne fl etepagese)Në vlere 50 € ( pesdhjet euro)

IV.3.2 KUSHTET PËR MARRJEN E DOSJES SË TENDERI

Kërkesat për dosje të tenderit duhet t’i dërgohen në

email adresën: [email protected]

[email protected]

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për dosjen e

tenderit data:29.11.2010 koha:17.00III.2.1 SIGURIMI I TENDERIT Sigurimi i tenderit: 0.00 € IV.2 AFATI KOHOR PËR DOREZIMIN

E TENDERËVE DHE ADRESAData 06.12.2010 koha 15.00

Në KEK rr. Nene Terezë nr 36 - ArhivaV.1 TAKIMI PËR HAPJEN E

TENDERËVE:Data: 06.12.2010 koha: 1530

KEK – rr. Nene Terezë nr 36 - ZEPV. INFORMATA SHTESË

VII.1 ANKESAT:Çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë

Organit Shqyrtues të Prokurimit:

Rruga “Fehmi Agani” nr.43 Prishtinë, Kosovë

Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit Nr 02/L-99,

Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me

Rregulloren nr. 2007/20. Ju lutemi , versionin e plot te njoftimit për kontratë e gjeni ne : www.ks-gov.net/krpp

CONTRACT NOTICE – SUPPLIES (Open procedure)

(According to Section 38 of Law No. 02/L-99 on Public Procurement in Kosovo, as amended with

Regulation No. 2007/20)

Date : 26.10.2010 Procurement No: KEK MTS_3/14 -10-683-1.1.1

I: CONTRACTING AUTHORITY: Kosovo Energy Corporation J.S.C

Street “Nëna Tereza” no. 36

10000 Pristina, Kosovo

II. OBJECT OF THE CONTRACTII.1.1 Contract title allocated by the Contracting Authority:

SUPPLY WITH CURRENT MEASURING TRANSFORMERSLot-1. VOLTAGE MEASURING TRANSFORMERS

Lot-2. SUPPLY WITH CURRENT MEASURING TRANSFORMERS

II.1.2 Type of contract and location of delivery:

SuppliesNd-Prishtina

III. LEGAL, ECONOMIC, FINANCIAL AND TECHNICAL INFORMATIONIII.1.1 PERFORMANCE SECURITY:

Performance security: 10 % of the total contract price

(only applies to the economic operator that is awarded

the contract). IV.2 CONTRACT AWARD CRITERIA: The most economically advantageous tender

IV.3 ADMINISTRATIVE INFORMATION:

As detailed in the tender dossier

IV.3.2 HOW AND WHEN TO OBTAIN TENDER DOSSIER:

The tender dossier is available from the announcement

date until 29.11.2010, at 17:00 ,

Requests for the tender dossier should be addressed

for the attention of email: net_procure@kek-energy.

com, [email protected]

To obtain the tender dossier you must transfer the

amount stated below to KEK JSC account in:

Raiff aisen Bank (RBKO) 1501001000484607 (payment form shall state the procurement refernce) Amount 50 € (fi fty euros)

IV.3.3 TIME LIMIT FOR RECEIPT OF REQUESTS TO PARTICIPATE:

Date: 06.12.2010 at 15:00,: Str.Mother Tereza.36

Prishtine, Archive

IV.3.4 TENDER OPENING MEETING Date: 06.12.2010 time: 15:30 place: Str.Mother

Tereza.36 Prishtine, EPOIII.2.1 TENDER SECURITY 0.00€ V. ADDITIONAL INFORMATION

V.1 COMPLAINTS:Any interested party may fi le a complaint with the

Procurement Review Body at: Street “Galibardi” nn

Pristina, Kosovo. According to the provisions of Title VIII

of Law No 02/L-99,Law on Public Procurement in Kosovo,

promulgated with Regulation No. 2007/20Please fi nd the full version of the Contract Notice at: www.ks-gov.net/krpp

CONTRACT NOTICE – SUPPLIESOBAVEŠTENJE O UGOVORU

SNABDEVANJEPo članu 38 Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Datum 26.10.2010 Nabavka br. Nr. i Prokurimit KEK MTS_3/14 -10-683-1.1.1

I: UGOVORNI AUTORITET: KOSOVSKA ENERGETSKA KORPORACIJA –DD

Ul. Majka Tereza, br. 36,

10000 Pristina , Kosovo II. : PREDMET UGOVORAII.1.1 Naslov ugovora koji je dodelio ugovorni autoritet

Snabdevanje mernim transformatorima struje i napona.Lot -1. Snabdevanje mernim transformatorima napona.Lot -2. Snabdevanje mernim transformatorima struje.

II.1.2 Vrsta ugovora I mesto isporuke:

Snabdevanje

Divizija DPR-PrishtineIII. PRAVNE, EKONOMSKE, FINANSIJSKE I TEHNICKE INFORMACIJEIII.1.1 PERFORMANCE SECURITY:

Osiguranje izvrsenja: 10 % vrednosti ugovora (samo

pripada ekonomskom operatoru za kojeg je dodeljivan

ugovor). IV.2 KRITERIJUMI DODELE UGOVORA

Najpovolniji ekonomski tender

IV.3 ADMINISTRATIVNE INFORMACIJE

Kao na tenderskom dosijeu.

Tendersku dosije mozete podici posle uplate u

ziroracun KEK-a :

Raiff aisen Bank (RBKORS22O) 1501001000484607 ( u uplatnici da se istekne broj nabavke)U iznosu 50 € (dvadeset evra)

IV.3.2 Uslovi za uzimanje tenderskih dosijea

Zahtevi za tenderski dosije mogu se obratiti na email

adresu: [email protected]

[email protected]

Krajnji rok za primljenje zahteva za tenderski dosije

datum:29.11.2010 vreme:17.00IV.3.3 Vremenski rok za prijem tendera

Datum: 06.12.2010

Vreme: 15:00, KEK Ulica “Nena Tereze” br. 36, PrishtinaIII.2.1. Osiguranje tendera 0.00 € IV.3.8 Sastanak za otvaranje tendera Date: 06.12.2010 Vreme: 15:30

MESTO: KOSOVSKA ENERGETSKA KORPORACIJA –DD

Ul “Nëna Tereza” No. 36, 10000 Pristina, Kosovo V. Dodatne informacije

V.1 ŽALBE:Svaka zainteresovana stranka može da preda žalbu

Organu za Razmatranje Nabavki:

Adresa; ul Fehmi Agani, nr. 43, Pristine, Kosova.

Na osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 02/L-99 o

javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom

Br.2007/20 . Kompletna verzija Obaveštenja Ugovora je na raspolaganju: www.ks-gov.net/krpp

Na osnovu Uredbe br. 2001/19 , Administrativnog naređenja br. 2003/02 o primeni Uredbe br. 2001/36 o Javnoj Službi Kosova, Administrativnog uputstva br. 2003/01 MALS o proceduri registracije,Opština ranilug oglašava.

KONKURSZa sledeća radna mesta :

1. Radno mesto – Zakonski službenik – Pravni fakultet – najmanje tri godina radnog iskustva;

2. Radno mesto – Mašinista – rukovalac grejderom – najmanje tri godina radnog iskustva, posedovanje vozačke dozvole kategorija,,C“, sertifi kat – uverenje za rukovođenje građevinskom mašinom;

Za sva radna mesta traži se po jedan (1) izvršilac

Svi kandidati moraju da poznaju rad na kompjuteru (

Microsoft Off ice );

Datum objavljivanja : 25. 10.2010.gRok za prijavljivanje: deset (10) dana od objavljivanja konkursa.

Poslednji dan prijavljivanja: 03.11.2010.g

Opština Ranilug nije u obavezi da kandidate pismeno

obaveštava o rezultatima konkursa, niti je u obavezi da vraća

primljenu dokumentaciju.

Page 8: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 20108 NACIONALE & EKONOMI

Mitrovicë, 5 tetor- F.Meholli(1989) ka

humbur jetën ndërkaq tre persona janë

lënduar rëndë të shtunën në mbrëmje në

një aksident trafi ku. Siç njofton policia në

Mitrovicë aksidenti ka ndodhur në magjis-

tralen Mitrovicë Prishtinë, konkretisht në

fshatin Stanovc, ndërsa është përfshirë

një automjet civil “Fiat Punto” me targa të

Kosovës. Sipas një komunikate të Polciisë,

aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar si

rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me

kushtet e rrugës ndërsa automjetin e drej-

tonte një person i gjinisë femërore. “Besohet

se ngasësja e automjetit kishte humbur

kontrollin mbi automjetin ndërsa kishte

dalë nga rruga kryesore duke u rrokullisur

në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes

së automjetit”, thuhet në komunikatën e

Policisë. Të lënduarit e këtij aksidenti janë

transportuar në QKUK Prishtinë për trajtim

të mëtejmë.

Aksident, një i vdekur

Nacionale: [email protected]: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

N & ENacio

nale

dhe E

kono

mi

Jeton [email protected]

Prishtinë 25 tetor — Derisa drejtësia të mbërrijë në vend, mbi varrin e një të vrari në Ko-sovë, mund të mbijë edhe bari, dhe dorasi të mos dënohet për krimin e bërë.

E në rast se qëllon që me lëndë të tillë të merret Prokuroria Pu-blike në Prishtinë, atëherë mbi varrin e të viktimës mund të mbijnë edhe ferrat.

Kjo prokurori ka juridiksionin më të madh në territorin e Ko-sovës, por çuditërisht është në gjendje të mjerueshme.

Institucioni i ndjekjes i cili pra-non mesatarisht 3 mijë lëndë të reja në vit dhe ka rerth 1 mijë e 500 të vjetra, që janë kryesisht vrasje, tentim vrasje, apo grabitje të rën-da, ka vetëm gjashtë prokurorë.

Në fakt, njëri prej tyre është Kryeprokurori, Aleksandër Lume-zi, i cili nuk mund të merret me shqyrtimin e dosjeve për shkak të ngarkesës me punë të tjera.

Kështu, Prokuroria më e madhe në vend, ka vetëm pesë prokurorë, të cilët, kur pyetën për numrin lëndëve, as vetë nuk dinë të japin përgjigje.

“Ju lutëm, shikoni në raportet zyrtare se nuk di as vet çka të them se jemi blloku”, thotë njëri prej tyre për Express.

Gjendjen e prokurorisë e cila ndodhet para kolapsit, e pranon edhe Aleksandër Lumezi, Krye-

prokuror në Prokurorinë Publike në Prishtinë.

I është shumë i qartë. “Prokuro-ria është e stërngarkuar me dosje dhe ekziston mundësia e për-keqësimit të gjendjes”, thotë Krye-prokurori Lumezi për Express.

Më shumë se për numrin madh të lëndëve, kreu i kësaj prokurorie ka frikë se kolegët e tij prokurorë do të heqin dorë nga puna.

“Ekziston mundësia e humbjes së vullnetit nga ana e prokurorëve”, thotë ai, i cili tërë shpresat për ndryshimin kësaj gjendje e bazon në ndihmën e shtetit.

“Nëse nuk ka ndihmë nga shteti apo përkatëse për shtimin e numrit të prokurorëve, ekziston mundësia e humbjes së vullnetit

dhe braktisjes së punës nga pro-kurorët”, thotë i bindur Lumezi.

Por shteti në të cilin ai ka shpresë, duket se është edhe vet në amulli. Ministria e Drejtësisë, ka një javë që është pa ministër.

Ushtruesi i detyrës së Presi-dentit, Jakup Krasniqi, dekretoi gjyqtarë dhe prokurorë që i ta-kojnë fazës së tretë të riemërimit në sistemin e drejtësisë.

Kjo do të thotë se të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë, do të pu-nojnë në nivele të ulta të sistemit të drejtësisë si në Gjykatat Komu-nale dhe asnjë prej tyre nuk ka lidhje me ato të qarkut.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucioni i cili duhet të merret me këtë punë, të kujdesët që të

rregullojë aty ku punët nuk sh-kojnë si duhet.

Por duket se puna si prokuror, nuk atraktive më. Pagat e ulta dhe mungesa e sigurisë në njërën anë dhe ballafaqimi me persona të rre-zikshëm në anën tjetër, ka bërë që ky zanat t’i lihet dikujt tjetër.

Për më tepër, në konkursin e sh-pallur për prokurorë në Prokuro-rinë e Qarkut në Prishtinë, kanë konkurruar vetëm 13 veta.

Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës thotë se ka qenë e pamundur të emërohen 11 prokurorë, kur kanë konkurruar vetëm 13 persona.

“Për 11 vende, kanë konkurru-ar 13 persona. Disa nuk i kanë plotësuar kushtet dhe janë me-

ruar këta që janë. Jo që nuk kemi dashur, por s’ka pasur”, thotë Peci për Express.

Megjithëkëtë, së paku Peci thotë se KGJK-ja dhe ai vet janë në dije-ni për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen prokurorët e Prokurorisë Publike në Prishtinë.

“Kjo prokurori është proble-mi më i madh që kemi ne dhe e dimë se nuk ka prokurorë sa du-het”, thotë ai, i cili në përgjigjen e radhës, nuk shikon mundësi që ky problem të zgjidhet para fi llimit të vitit tjetër.

“Shpresoj se nga janari 2011, pagat e prokurorëve do të rriten dhe përveç shtimit të vullnetit për punë, do të emërohen edhe pro-kurorë të tjerë”, thotë Peci, i pyetur

Me rreth 4.500 dosje brenda vitit, pesë Prokurorëve në Prokurorinë Pub-like në Prishtinë sa nuk u është zënë fryma. Kryeprokurori frikësohet se kolegët do t’ia lënë punën. Ai shpreson në ndihmë nga shteti. Por, zgjid-hje të shpejtë duket se nuk ka. Askush nuk dëshiron një punë me shumë rreziqe e pak para.

PROKURORIA NE KOL

Page 9: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 NACIONALE & EKONOMI 9

Zubin Potok, 25 tetor- Dy garazhe

dhe një veturë e tipit “Peugeot 406”

janë djegur të dielen pas mesnate

në Zubin Potok. Rasti raportohet të

ketë ndodhur rreth orës 02: 30 të së

dielës në rrugën “Jelena Anzujke” në

Zubin Potok ndërkaq që garazhet

dhe vetura janë prona të serbëve të

Zubin Potokut “Njësitë policore të

cilat kanë reaguar në vend ngjarje

kanë konstatuar se një automjet i tipit

‘Peugeot 406’ ishte djegur tërësisht

bashkë me dy garazhet ndërsa një

automjet tjetër i tipit ‘Hunday”’kishte

pësuar dëme të vogla materiale pasi

pronari i saj kishte reaguar me kohë

dhe kishte larguar automjetin nga

garazhi”, thuhet në raportin e zyrës

për informim të policisë në Mitrovicë.

Sipas policisë pas ekzaminimeve të

para në vend të ngjarjes, hetuesit

policor dhe teknikët e kriminalistikës

kanë identifi kuar një copë të shishes

së plastikës nën automjetin e djegur,

e cila kundërmonte në lëndë ndezëse

përkatësisht benzinë. “Besohet se zjarr-

vënësi ka përdorur shishen e plastikës

të mbushur me lëndë ndezëse për të

shkaktuar zjarrin e qëllimshëm”, thuhet

në komunikatë të policisë. Lëndime të

lehta trupore, djegie sipërfaqësore të

lehtë në duar të njërit prej pronarëve të

automjeteve, janë regjistruar gjatë ten-

tativës së tij për të larguar automjetin

nga kaplimi i zjarrit.

Digjen dy garazhe dhe një “Peugeot 406”

LAPS

Fakte

Në kohën kur është bërë riemërimi i prokurorëve në Prokurorinë Publike në Prishtinë, sipas Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror, ata kanë gjetur më shumë se 1 mijë e 500 dosje të papërfun-duara. Në të njëjtën kohë, pavarësisht punës së tyre, brenda vitit ata është dashur të pranojnë edhe më shumë se 3 të reja, duke bërë që numri i lëndëve të arrijë në rreth 4 mijë e 500.

se çfarë do të ndodh nëse edhe këta që janë vendosin ta lënë atë punë.

Nexhmije [email protected]

Prishtinë, 25 tetor — Tre kan-didatët për drejtor të Policisë së Kosovës, i kanë pa “sherrin” zhvillimeve politike në vend. Shpend Maxhuni, Reshat Maliqi dhe Refki Morina, kanë dy javë po rrinë me “veshë në krahë” duke pritur nëse ndonjëri nga emrat e tyre do të jetë në krye të Policisë.

Emrat e këtyre tre zyrtarëve të lartë të policisë, ka dy javë që kanë shkuar në zyrën e Kryemi-nistrit për nënshkrimine njërit prej tyre, por emërimi i drejtorit ende nuk është bërë për shkak të zhvillimeve kaotike politike që kanë përfshirë vendin.

Ai që e emëron njërin nga këta persona për drejtor të Policisë, Kryeministri Hashim Thaçi, du-ket se ka punë më të rëndësishme për të bërë. Kriza instituciona-le, rrjedhat politike të cilat po ndryshojnë çdo ditë, si duket janë më të rëndësishme se sa emërimi i një drejtori në Polici.

Këtë e pranon edhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.

Rexhepi i cili është edhe nën-kryetar i PDK-së, kryetar i së cilës

është kryeministri Thaçi, tha se në këtë kohë, Qeveria i ka pasur disa prioritete tjera.

“Kanë ndodhë shumë zhvilli-me tjera politike andaj edhe është zvarritur kjo punë”, tha ministri Rexhepi për Express.

Por ministri Bajram Rexhepi beson shumë se emërimi i drej-torit të Policisë do të bëhet së shpejti.

“Besoj që në këtë javë”, tha ai. Mos emërimi i drejtorit duket

të mos jetë dicka edhe aq tragji-ke për ministrin Bajram Rexhe-pi. Sipas tij, posti i drejtorit tash ushtrohet nga zëvendësdrejtori, Atifete Jahjaga dhe mos emëri-mi i drejtorit nuk lë zbrazëtira në menaxhimin e Policisë . “Nuk ka

vakuum në Drejtorinë e Policisë” tha Rexhepi.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, emërimin e drejtorit e bënë Krye-ministri i Kosovës.

Kryeministri aktual Hashim Thaçi këtë mund ta bëjë edhe nëse qeveria e tij shkarkohet nga Kuvendi, pasi ka kompetenca de-risa të emërohet kryeministri i ri.

Zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi tha se emërimi i drejtorit të Policisë është çështje e ditëve të ardhshme.

“Ka mundësi që në këtë javë të kryhet kjo punë”, tha zëdhënësi Krasniqi për Express, pa sqaru-ar për detaje tjera. Por Krasniqi thotë se nuk është e sigurt nëse do të ndodhë mirëpo sipas tij

mundësia ekziston.Kandidatët për drejtor të Polici-

së ditë më parë iu kanë nënshtru-ar intervistës para Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë. Ky i fundit ka bërë vlerësimet me anë të poenëve dhe ka dorëzu-ar rekomandimin tek ministri i Punëve të Brendshme. Ministri Bajram Rexhepi i ka dërguar emrat e tre kandidatëve në zyrën e kryeministrit.

Burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se Shpend Maxhuni ka marrë më së shumti pikë nga Komisioni vlerësues. Por fjalën e fundit do ta thotë kryeministri Thaçi në kompetencën e të cilit është edhe emërimi i drejtorit të Policisë

Karriga e Drejtorit të Policisë po e pret Shefi n. Deri tash, ajo ka mbetur e zbrazët shkaku i pështjellimit politik. Pritet që Kryeministri Thaçi, këtë javë ta vendosë fi rmën mbi emrin e njërit prej tre kandi-datëve të propozuar.

Prishtinë, 25 tetor - Policia është vënë në kërkim të perso-nave që merren me trafi kim me emigrantë. Pas Mitrovicës javën që shkoi ku u arrestuan katër per-sona në lidhje me këto vepra, po-licia është përqendruar në rajonin e Gjilanit dhe Prizrenit.

Në një operacion të quajtur “Akrepi”në rajonin e Gjilanit, të dielën policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me emigrantë dhe krim të orga-nizuar. Me këtë rast janë ndaluar edhe tre emigrantë të cilët kanë qenë në tentativë për të kaluar kufi rin Kosovë- Serbi, dhe qëlli-mi i tyre ishte migrimi në ndonjë

nga shtetet e perëndimit. Policia ka arrestuar R. Dauti(1984), A. Thaqi(1980), A. Hasani( 1982) G. Nuredini( 1967) të gjithë shtetas të Kosovës si dhe R.Rashiti(1944) shtetas i Serbisë. Siç njofton po-licia gjatë këtij operacioni janë katër vetura, ku njëra prej tyre dyshohet të jetë e falsifikuar, si dhe para të gatshme në vlerë prej 7000 euro te cilat dyshohet se rrjedhin nga veprat kriminale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbaj-tjes. Ndërkohë policia ka ndërr-marë edhe një operacion tjetër në rajonin e Prizrenit në të cilin dy persona janë arrestuar për dys-him të kryerjes së veprës penale

të trafi kimit me qenie njerëzore si dhe është identifi kuar një viktimë shqiptare e Kosovës. “Viktima kis-hte raportuar në stacionin policor për gjendjen e saj dhe mënyrën e shfrytëzimit nga ana e te dyshuar-ve”, thuhet në komunikatën e Po-licisë. Personat e arrestuar janë K. D( 1973) shqiptar i Kosovës si dhe M.S(1970) shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit të dyshu-arit K.D. i është caktuar masa e ndalimit në qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarës M.S. i është konfi skuar pasaporta dhe e njëjta është urdhëruar që të paraqitet në stacionin policor. Një operacion të ngjashëm policia ka ndërmarrë të shtunën e kaluar në rajonin e

Mitrovicës me ç’rast janë arre-stuar katër persona, një serb dhe tre shqiptarë si të dyshuar për veprën penale kontrabandë me emigrantë. Ky grup kishte tentuar që nëpërmes pikës së kalimit Por-ta 1 me dokumente të falsifi kuara t’i dërgonin në drejtim të Subo-ticës katër persona tjerë që kishin destinim vendet perëndimore. Gjatë këtij operacioni policia ka konfi skuar edhe dhjetëra doku-mente të ndryshme falsikifuese, vula, etj. Me këto dy operacione që janë ndërrmarrë gjatë këtyre tri ditëve numri i të arrestuarve si të dyshuar për kontrabandë me njerëz dhe krim të organizuar sh-kon në 11.

Arrestime të kontrabandistëve

Karriga e lirë

Page 10: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 201010 NACIONALE & EKONOMI

Vushtrri, 25 tetor- Të hënën në komunën

e Vushtrrisë është inauguruar rrjeti i ujës-

jellësit që furnizon me ujë 11 fshatra të

kësaj komune. Ky projekt është financuar

nga Qeveria zvicerane, komuna e Vushtr-

risë, Ministria e Administrimit të Pushtetit

Lokal dhe kontributi i vet qytetarëve. Në

këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari

i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku

dhe Guido Beltroni, zëvendës drejtor i

Agjensionit zviceran për zhvillim dhe

bashkëpunim (SDC). Kryetari Mulaku e ka

falënderuar qeverinë zvicerane dhe atë

austriake, por edhe MAPL-në për mbësh-

tetjen që kanë dhënë në ndërtimin e rrje-

tit të ujësjellësit, si dhe ka paralajmëruar

se së shpejti do t’i vjen fundi problemit të

ujit të pijes në Vushtrri. Mulaku ka kërkuar

mbështetje nga donatorët edhe për shtrir-

jen e rrjetit të ujësjellësit edhe në fshatrat

tjera në perëndim të Vushtrrisë. “Për

zgjerimin e rrjetit këtë vit nga komuna e

Vushtrrisë janë ndarë 150 mijë euro, derisa

50 mijë të tjera pritet të ndahen vitin e

ardhshëm”, tha Mulaku. Guido Beltroni,

zëvendës drejtor i Agjensionit zviceran për

zhvillim dhe bashkëpunim, tha se kjo do

të ndikojë në ndaljen e migrimit dhe që

banorët e këtyre zonave rurale të kenë ujë

të pijshëm. Ky projekt ka kushtuar 447.850

euro dhe është realizuar nëpërmjet fon-

deve të Agjensionit Zviceran për Zhvillim

dhe Bashkëpunim (SDC) me 210 mijë

euro, komuna e Vushtrrisë me 150 mijë

dhe MAPL-ja me 122,850 euro

Ujë për 11 fshatra të Vushtrrisë

Nga Sylvia PoggioliNPR

Prishtinë, 25 tetor — Një dekadë pas ridizajnimit të hartës politike të Ballkanit, ka shumë brenga se influenca radikale islamike në rajon është duke u rritur.

Nga Bosnja në Kosovë, shuma të mëdha parash janë dërguar nga Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit, ku të dërguarit e Islamit Wahabist kanë vënë janë duke vënë në shënjestër popullatën e re të zhytur në varfëri, papunësi dhe korrupsion.

Një nga vendet më të rrezikuara është Kosova, ku papunësia sillet rreth 45 për qind.

“Ajo çfarë pashë unë gjatë 10 viteve të fundit, është një infi l-trim i parasë saudite”, thotë Flaka Surroi, pronare e kompanisë së pavarur “Koha”.

“Ata i sollën në xhami dhe në të njëjtën kohë i sollën edhe do-gmat e ideologjisë së tyre. Ata identifi kuan njerëzit më të varfër në komunitet dhe iu ofruan atyre pagesë të qëndrueshme për çdo muaj, kështu që ata pranuan ideologjinë dhe fi lluan të mbu-lohen”.

Xhamia Hasan Beg në kryeqyte-tin e Kosovës, Prishtinë, duket ndryshe me fi nancimin saudit.

Në lutjen e së premtes, ka një turmë të madhe të të rinjve, të meshkujve me mjekra dhe femra-ve të mbuluara. Ata, megjithatë, janë të gatshëm për të biseduar me gazetarë.

Tradicionalisht në Kosovë, reli-gjioni nuk ishte diçka e rëndësis-hme.

Por situata e tmerrshme eko-nomike dhe rritja e papunësisë dhe korrupsionit, ka frymëzuar shumë njerëz që t’i kthehen re-ligjionit.

Autoritetet kosovare u gjetën në befasi nga një protestë e ditëve të fundit, kur mijëra njerëz de-monstruan kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar bartjen e shamisë në shkollat publike.

Ilir Deda është një nga bas-hkëthemeluesit e një partie po-litike të re që synon të luftojë korrupsionin dhe të vendosë rend dhe ligj.

“Institucionet nuk janë marrë me këtë çështje”, thotë ai. “Is-

lamizimi radikal në termat afatmesme dhe afatgjata është një nga rreziqet më të mëdha për Kosovën, sepse ata synojnë të ndryshojnë strukturën tonë shoqërore”, thotë ai.

Deda thotë se në dekadën e fundit, organizatat nga Lindja e Mesme kanë investuar deri në 800 milionë dollarë amerikanë në Kosovë. Që vendi im të ecë përpara, nënvizon ai, këto lidhje duhet të shkëputen.

Në Kryeqytetin e Bosnjës, Sa-rajevë, xhamia e madhe e Mbre-tit Fuad bën hije mbi rajonin e klasës punëtore.

Ajo është ndërtuar pas Luftës së Bosnjës, me fonde saudite, që kapin një vlerë të përgjithshme prej 30 milionë dollarësh ame-rikanë.

Xhamia e bardhë prej mermeri shkëlqyes është 8 mijë e 800 me-tra katrorë -ka një stil të Lindjes së Mesme që është në kontrast të plotë me të tjerat që janë mo-deste, të ndërtuara prej guri, të lëna aty që nga koha e arkitektëve otomanë.

Shumë sauditë- të frymëzuar për të ndihmuar Bosnjën, kanë ndërtuar 150 xhami- të një stili tjetër me atë konservative islame.

Por pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, autoritetet e Sarajevës kanë mbyllur 14 organizata bamirëse.

Shërbimet perëndimore të in-teligjencës tregojnë se hap pas hapi, komuniteti islamik në Bo-

snjë, që gjithmonë ka predikuar këtë besim në mënyrë të mode-ruar- ka rimarrë kontrollin mbi këto xhami.

Në Bosnjë, influenca e poli-tizuar e islamikëve të huaj është duke rënë, thotë Ahmed Alibasic, profesor në Fakultetin e Studime-ve Islame në Sarajevë.

“Njerëzit ndalen dhe thonë, mirë, ndoshta, ne duhet të kthe-hemi prapa e të shikojmë tradi-tat tona. Kjo është devotshmëria jonë dhe kështu”, nënvizon Ali-basic.

Sot në Sarajevë, në çarshinë Baskarsia, jehon zëri i lutjeve afër kafe bareve dhe restoranteve ku rrjedhin lirisht birrat dhe vera dhe ku vetëm pak femra janë të mbuluara.

Por burime nga shërbimet perëndimore të inteligjencës shqetësohen se me jostabilitetin social dhe ekonomik, mund të rritet ekstremizmi.

Kjo frikë ka përfshirë tërë Ball-kanin, një rajon i rimëkëmbur nga dhimbjet tranzicionit të pa-skomunizmit dhe krizës ekono-mike botërore.

Ky shkrim është marrë nga NPR-ja, rrjeti i dytë radiofo-

nik më i madh në Amerikë që mbledh rreth vetes 268

organizata të pavarura për të cilat punojnë 764 stacione

vendore. Titulli dhe nën-titulli janë të redaksisë.

Rajoni i Ballkanit është i rrezikuar nga islamizimi radikal. Varfëria, pa-punësia dhe korrupsioni ndikojnë në rritjen e wa-habizimit. Vlerësohet se përmes organizatave të ndryshme, miliona dol-larë kanë ardhur nga ven-det e Lindjes së Mesme në Kosovë dhe Bosnjë.

Bordi i BQK-së, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës, shkarkimin e Hashim Rexhepit nga pozita e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Bordi, vendimin e arsyeton me faktin se Rexhepi, i cili po mbahet në paraburgim, nuk e ka kryer detyrën për më shumë se tre muaj.

Express

Prishtinë, 25 tetor — Më ne fund, edhe zyrtarisht, është kër-kuar shkarkimi i Hashim Rexhe-pit, nga pozita e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ketë vendim Bordi i BQK-së, e

Kërkohet shka

Agon Sinanaj

Prishtinë, 25 tetor — Qeveria e Kosovës, nëntëmujorin e këtij viti, duket se e ka shfrytëzuar në mak-simum. Varësisht prej rritjes së të hyrave, vërehet rritje e madhe e shpenzimeve në paga dhe inve-stime kapitale.

Sipas raportit të buxhetit për nëntëmujorin e këtij viti, arka e shtetit peshon gjithsej 898.4 mi-lionë euro, që paraqet 73 për qind të pranimeve të përgjithshme vje-tore të planifi kuara.

Ndërkaq, krahasuar me peri-udhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje prej 33.4 për qind të të hyrave buxhetore.

TE HYNëntëmujori i këtij viti është karakteri-zuar me rritje të të hyrave për 33.4 për qind dhe njëkohësisht rritje të shpenzi-meve. Kategoria e pagave dhe e investi-meve kapitale i prijnë listës së shpenzimeve enorme. Zyrtarët e MEF’it, shpenzimet i arsyetojnë me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë dhe stafi t civil.Shfrytëzimi i varfërisë

Page 11: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 NACIONALE & EKONOMI 11

Pengohet zhvillimi ekonomikPrishtinë, 25 tetor – Prishja e koalicionit

qeverisës dhe mosmiratimi i buxhetit

në Kuvend do të sjellë krizë buxhetore.

Ekspertë të ekonomisë thonë se kjo

situatë mund të ndikojë në mosrealizi-

min e shumë projekteve kapitale, e po

ashtu pengon zhvillimin ekonomik të

vendit. Zëvendësministri i Ekonomisë

dhe Financave, Bedri Hamza tha se

kjo situatë ka krijuar dilema se si do të

ecin punët me aprovimin e buxhetit

të vitit të ardhshëm. Mirëpo, ai tha se

Ligji për miratimin e fi nancave publike

ofron zgjidhje edhe për situata të tilla.

“Situata e re e krijuar pas zhvillimeve

që kanë ndodhur ka prodhuar një krizë

institucionale. Kjo krizë institucionale vë

dilemë se si do të ecet rreth aprovimit të

buxhetit. Buxheti është i përgatitur, ne e

dimë se disa ministri aktualisht janë pa

ministra dhe që mund të priten edhe

zhvillime të reja”, tha ai. Përkundër kësaj,

Ligji për miratimin e fi nancave publike

dhe përgjegjësive ka dhënë zgjidhje

edhe për këto situata. Sipas zëvendës-

ministrit Hamza, nëse buxheti nuk apro-

vohet në vitin 2010, tre muajt e parë të

vitit të ardhëm, konkretisht në muajin

e parë dhe të dytë, buxheti mund të

shpenzohet me 1/12, për të vazhduar në

muajin e tretë me aprovimin në Kuvend.

Por ndryshe mendojnë ekspertët, të cilët

thonë se kjo është një situatë serioze e

cila do të sjellë probleme të mëdha në të

ardhmen për Kosovën.

morri të hënën, duke u thirrur në Ligjin për Bankën Qendrore të Ko-sovës, dhe kompetencave të saj, rreth shkarkimit të guvernatorit.

“Bordi i BQK-së, vendosi që në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, t’i rekomandoj Kuvendit të Repu-blikës së Kosovës shkarkimin e Z. Hashim Rexhepit, Guvernator i BQK-së”, thuhet në vendimin e Bordit.

Arsyet për shkarkim, që për-menden në vendimin e bordit të BQK-së, kanë të bëjnë me faktin se Rexhepi ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se

tre muajve, pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndryshe, Rexhepi, aktualisht po mban paraburgimin, por deri në vendimin e Bordit të BQK-së, zyrtarisht ai ka qenë guvernator. Me Ligjin për BQK`në, guverna-tori shkarkohet nga Bordi, por kur këtë nuk e bën Bordi, atëherë vendos Kuvendi i Kosovës

Vendin e kreut të BQK`së në bazë të ligjit e zë përkohësisht një nga dy zëvendësguvernatorët. Bordi e kishte vendosur Gani Gër-gurin përkohësisht si ushtrues detyre të guvernatorit.

Me këtë ligj, po ashtu, është Ku-vendi ai që vendos për shkarkimin

e guvernatorit, nëse këtë parapra-kisht nuk e bën Bordi i BQK-së.

“Çdo anëtar i Bordit drejtues shkarkohet nga Bordi, apo nga

Kuvendi kur këtë nuk e bën Bordi, nëse ai ose ajo: e) nga shumica e anëtarëve të Bordit drejtues është konstatuar se është përgjegjës për angazhim në veprimtari që nuk janë në përputhje me standar-det dhe ndershmërinë ose është i papërshtatshëm për anëtar të Bordit drejtues”, thuhet në Ligjin për BQK-në.

Ndryshe, keqpërdorimet me polica kufi tare, korrupsioni, marr-ja e ryshfetit, shmangia nga tati-mi, ushtrim ndikimi dhe shpëlarje parash janë akuzat që rëndojnë mbi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

arkimi i guvernatorit

Nga ana tjetër, shpenzimet në paga dhe mëditje për këta nëntë muaj, janë 223.8 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është për 16 për qind më shumë. Rritje e këtij lloji vërehet edhe te kategoria e inve-stimeve kapitale me 233.8 milionë euro, apo 25 për qind më shumë.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, rri-tjen e shpenzimeve në paga dhe mëditje e ka arsyetuar me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë për 44 euro.

“Pastaj krijimi i institucioneve të reja si dhe rritja prej 30 eurove për

stafi n civil nga muaji maj 2010”, ka thënë Hamza, gjatë shpalosjes së raportit të buxhetit për nëntë-mujorin e këtij viti. Sa i përket rri-tjes së të hyrave, Hamza tha se ka ndikuar edhe ngritja e investimeve kapitale.

Plani buxhetor për prani-met vjetore për vitin 2010 është 1.230.890.000 euro dhe plani vje-tor për pagesa është 1.351.440.000 euro, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake.

Ndërkaq, dy institucionet që për Qeverinë kanë “shkëlqyer” për rritjen e të hyrave edhe më tej mbesin Administrata Tatimore e

Kosovës dhe Doganat.“Pranimet nga tatimet kufi ta-

re arrijnë në 72.3 për qind të re-alizimit të planit vjetor dhe janë në shumë prej 507.806.000 euro, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 12 për qind”, tha Hamza.

Nga ana tjetër, sipas raportit, të hyrat e mbledhura nga Admini-strata Tatimore e Kosovës arrijnë në 73.3 për qind të realizimit të planit vjetorë apo 158.680.000 eurosh. Kështu, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009, ka rritje për 14 për qind.

Me tej, të hyrat vetanake komu-

nale janë realizuar në krahasim me planin vjetor me 69 për qind dhe janë në shumë prej 33.702.000 euro, ndërsa krahasuar me peri-udhën e njëjtë të vitit 2009, ka rritje për 8 për qind. Të hyrat vetanake të nivelit qendror janë realizuar për 131.8 për qind dhe janë 39.676.000 euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë ka ngritje për 57 për qind.

”Pranimet jo tatimore paraqesin 70.7 për qind të planit vjetor dhe janë 36.394.000 euro”, thuhet në ketë raport.

Një burim tjetër fort i leverdis-hëm për buxhetin janë të hyrat në

emër të dividentës. Gjithsej janë 85 milionë euro, prej të cilave 80 milionë euro janë nga devidenta e PTK-së, ndërsa 5 milionë të tjera nga devidenta e Aeroportit.

”Huaja nga Institucionet Fi-nanciare Ndërkombëtare janë në shumën prej 22.090.000. Grantet për mbështetjen e buxhetit janë në shumën prej 30 milionë nga Komisioni Evropian”, thuhet në raportin e nëntëmujorit.

Pagesat gjatë nëntëmujorit të vitit 2010, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të dona-torëve si dhe fondet në mirëbe-simin, janë 784.940.00 euro dhe paraqesin 58.1 për qind të planit të përgjithshëm vjetor. Krahasu-ar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje vjetore të pagesave prej 9.7 për qind.

Kështu, pagesat nga kategoria ekonomike pagat dhe mëditjet janë 223.840.000 euro, ose 72.5 për qind të planit të përgjithshëm, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje prej 16 për qind. Pagesat nga kategoria ekonomike, mallra dhe shërbime janë 94.730.000 euro ose 55.4 për qind të planit të përgjithshëm. Pagesat nëntëmujore të 2010 për kategoritë e ekonomike kanë qenë për 2 për qind më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pagesat nga kategoria shërbime komunale janë në shu-më prej 12.600.000 euro apo 55.6 për qind të planit të përgjithshëm, që krahasuar me vitin e kaluar ka rritje për 2 për qind. Investi-met kapitale janë në shumë prej 233.810.000 euro ose 45.6 për qind të planit të përgjithshëm, me rritje për 25 për qind.

Ndryshe, fi nancime të tjera janë në shumë prej 45.364.589 euro ose 56 për qind të planit. Në këtë kate-gori bëjnë pjesë huat e KEK-ut në shumë prej 35.112.900 euro dhe pagesat e borxhit të jashtëm në shumë prej 10.251.690 euro.

YRA ME SHPENZIME

Page 12: blendi kajsiu - korrupsioni

redaktor: Faton Raçie-mail: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Ballkan Expr

ess

12 E martë, 26 tetor 2010

Numri i pasaportave biometrike në Shqipëri

ka kaluar pragun psikologjik të 1 milion

pasaportave. Të njëmiliontën e dorëzoi vetë

kryeministri Sali Berisha. Pyetja që shtrojnë

disa dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë, që

ende nuk kanë aplikuar për pasaporta

biometrike, ka të bëjë me kohëzgjatjen

e pasaportave të vjetra. Sipas kontratës

koncesionare me firmën që prodhon do-

kumentet e identitetit, pasaportat e vjetra

duhet të dalin jashtë përdorimi më 1 janar

2011. Por burime nga Ministria e Bren-

dshme pohojnë se qeveria ka ndërmend ta

shtyjë këtë datë. Kjo do të bëhet nëpërmjet

një vendimi të Këshillit të Ministrave. Çdo

të bëhet me vizat ende të vlefshme në

pasaportat e vjetra ? Këtu ka disa mundësi:

Në rast se dikush disponon një pasaportë të

vjetër me një vizë Schengen, që të dyja të

vlefshme edhe gjatë vitit 2011, ai nuk do të

ketë nevojë për pasaportë biometrike për

të udhëtuar drejt hapësirës Shengen. Sepse,

pra, si pasaporta e vjetër, edhe viza do të

jenë ende të vlefshme.

Shqipëria kalon pragun prej 1 milionë pasaportave biometrike

Pakkush mendonte se Edi Rama do të zhvillonte një dasmë me më shumë se 500 të ftuar ku do të dil-te një tortë dhe ai do të

puthte nusen. Ata që e njohin sadopak kryetarin e PS-së e dinë që ai është një njeri ndryshe nga të tjerët, që preferon gjërat jashtë tradicionales.

Por, të dielën, ai zbatoi tra-ditën duke ftuar në dasmë miqtë, shokët, por edhe shumë bashkë-punëtorë dhe kolegë të tij ndër vite. Rama me kostum serioz si gjithmonë ndërsa nusja, Linda Basha, me një fustan për mbrëmje gala. Linda Basha iu shmang tra-dicionales duke mos vendosur as vello, e as fustan nusërie.

Rruga për në dasmën e Ramës ishte shumë e vështirë për të gjithë të ftuarit. Edhe pse policia e Tiranës ishte zotuar se do merrej me trafikun rrugor, kjo ishte e pa-mundur. Karvani i gjatë i makina-ve nisi nga zona e Liceut Artistik për të përfunduar tek “Xibraku”, ku edhe zhvillohej dasma.

Në orën 16.00 të ftuarit e parë nisën të popullojnë ambientet e jashtme të lokalit ku kishte nisur të shtrohej kokteji martesor. Pak minuta më vonë aty u shfaq edhe çifti. Edi Rama takoi dhe trokiti gotën me të ftuarit që ndodhe-shin në ambientet e jashtme dhe më pas hyri brenda ku qëndroi me nusen.

Ndërkohë djali i tij, Gregori u shfaq në hyrjen e lokalit në ven-din e parë të një makine me shofer “VIP”, së bashku me xhaxhanë e tij. Olsi Rama ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri nga SHBA. Në pjesën më të madhe të kohës, Gre-gori, i veshur me kostum dhe një kollare të kuqe është shoqëruar nga xhaxhai.

Pjesa e jashtme e lokalit ishte shndërruar në një vendtakimi për shumë personalitete të botës së politikës, medies dhe artit. Rreth

orës 17.10 të ftuarit kanë hyrë në ambientet e brendshme të loka-lit për të pritur ardhjen zyrtare të çiftit.

Në vend të “damixhelave të nde-rit” çifti Rama kishte punonjëset e Bashkisë së Tiranës. Të gjitha vaj-zat e reja ishin veshur me fustane rozë dhe shoqëronin të ftuarit si dhe ndihmonin çiftin.

Banketi ishte vendosur në të dyja anët e sallës dhe çifti i ri kis-hte vendosur që gjithçka të ishte shqiptare. Duke nisur nga vera dhe për të përfunduar tek “sushi japonez”, gjithçka ishte përgatitur në Shqipëri për t’i dhënë dasmës një ngjyrë patriotike. Pak minuta më vonë në sallë ka hyrë çifti Lin-da dhe Edi Rama, të cilët janë pri-tur me duartrokitje nga të gjithë. Ata kanë ecur në rrugicën e ngus-htë duke u mbajtur për dore dhe tek të dy të sapomartuarit vihej re emocion i madh. Nusja është tip i ndrojtur dhe kjo u pa edhe në sallë, por habia ishte tek kryebas-hkiaku dhe kryetari i PS-së.

Edi Rama ishte shumë i emoci-onuar dhe pothuajse gjithmonë mbante për dore të shoqen.

E para që mori fjalën ishte mi-kesha e vjetër e Ramës, regjisorja Liri Begeja. E ardhur në Shqipëri enkas për dasmën ajo tha se Edi Rama ishte lidhja e saj e vetme me këtë vend.

“Unë po mbaj fjalën e nderit se po të mos më lejoje të beja këtë gjë, do të të vrisja!”,- tha duke qe-shur Begeja, e cila shkaktoi humor në sallë dhe hoqi pak tension nga shpatullat e Ramës. Regjisorja më pas i dha Ramës unazën dhe u lar-gua në mënyrë që çifti të kryente ritualin e shkëmbimit të unazave.

Unaza e kryebashkiakut ishte një rreth i thjeshtë platini, të ci-lin e vendosi në dorën e majtë. Në të djathtën Rama mban una-zën e vjetër të zezë me stemën e bashkisë. Në dorën e majtë të Ramës ndodhej edhe një byzylyk

artizanal ndërkohë që edhe nu-sja mbante në dorën e djathtë një unazë me gurë dhe një byzylyk me hallka. Edhe për të unaza e mar-tesës ishte e thjeshtë, një rreth i hollë platini.

Pas ndërrimit të unazave u kër-kua puthja tradicionale e çiftit të ri dhe kjo vuri shumë në siklet Linda Ramën. Nusja iu afrua dhëndrit dhe e puthi në faqe, por Rama i tregoi me gisht buzën dhe kër-koi që puthja të ishte aty. Mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të sallës Linda, e skuqur në fytyrë, u afrua tek Edi dhe me shumë turp e puthi lehtë në buzë.

Pas kësaj në podium u ngjitën djali i Edi Ramës, Gregori dhe vaj-za e Lindës, Rea Xhillari.

Linda, tepër e mallëngjyer, përqafoi dhe puthi vajzën e saj dhe më pas Gregorin. Për disa sekonda ajo i mbajti të dy fëmijët e përqafuar teksa sytë e saj u mallëngjyen. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edi Ramën.

Njeriu energjik dhe i ngrirë ndryshoi si me magji. Akulli që rrethon kryebashkiakun u shkri

DASMA E LINDA

Maqedonia rrezikon vetizoliminJames Pardew, ish-zëvendëssekretar i përgjithshëm për operacione në NATO dhe njëri nga kreatorët e Marrëveshjes së Ohrit, tha se nuk sheh aspak përparime gjatë dy vjetëve të fundit në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

-

-

-

-

-

--

-

-

--

-

(RFE)

Pas ndërrimit të unazave u kërkua puthja tradicionale e çiftit të ri dhe kjo vuri shumë në siklet Linda Ramën. Nusja iu afrua dhëndrit dhe e puthi në faqe, por Rama i tregoi me gisht buzën dhe kërkoi që puthja të ishte aty. Mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të sallës Linda, e skuqur në fytyrë, u afrua tek Edi dhe me shumë turp e puthi lehtë në buzë.

Page 13: blendi kajsiu - korrupsioni

Romët edhe më tutje theksojnë se

do të udhëtojnë drejt vendeve të

BE-së për të kërkuar azil, për shkak

të kushteve të rënda sociale në

Maqedoni. Në lagjen e Shutkës

shumica e romëve e shohin si alter-

nativë udhëtimin jashtë vendit dhe

krijimin e mundësive për të ngelur

në ndonjë vend anëtarë të BE-së

për të siguruar jetën.

“Ne sigurisht se do të ikim. S`ka

çka të kërkojmë këtu. Kushtet janë

shumë të rënda dhe nuk jetohet

me 30 euro ndihmë sociale”, thek-

sojnë banorët e Shutkës, komuna

e vetme e banuar me komunitetin

shumicë rom në Maqedoni.

Në tregun e kësaj lagje përfiti-

met nuk janë edhe aq të vogla,

mirëpo ata druajnë se ndërhyrjet e

ardhshme të shtetit për të kërkuar

tatimet dhe kushtet e tjera për

regjistrimin e biznesit do të rrezi-

kojnë biznesin e tyre.

“Kërkojnë tatimet, pra pjesën e

tyre, kështu që nuk na ngel asgjë

nga llogaria jonë. Andaj edhe unë

mund të iki jashtë, se s`ka çare”,

thekson Elvis, një shitës i tregut më

të madh me shumicë në mesin e

kësaj komune.

Udhëtimet organizohen nga agjen-

ci turistike që janë të lidhura me

partitë aktuale në pushtet. Agjen-

cia turistike “Skaj Vim” organizon

udhëtime drejt destinacioneve të

vendeve të BE-së, ndërsa pas saj

thuhet se qëndron deputeti aktual

rom i koalicionit qeveritar, Amdi

Bajram.

Romët nga Maqedonia të vendosur për azil në vendet e BE-së

E martë, 26 tetor 2010 13BALLKAN EXPRESS

kur përqafoi të birin dhe u duk sikur nga çasti në çast ndonjë lot edhe mund të shpëtonte prej syve të tij. Gregori Rama i qëndroi pranë të atit, të cilit tashmë ia kis-hte kaluar nga shtatlartësia.

Pas kësaj vendin e nderit në podium e mori Olsi Rama, vëllai i vogël i Edit. Ai bëri përshënde-tjen në emër të familjes Rama dhe më pas i uroi çiftit jetë të lumtur. Gjithçka ishte perfekte dhe e vet-mja gjë që u vonua ishte torta, të cilën çifti e preu dhe e ndau filli-misht me të parin e shtetit, Presi-dentin e Republikës Bamir Topi.

Pas ceremonisë, çifti dhe të ftu-arit dolën në ambientet e jashtme ku u takuan dhe bënë fotografi me pjesën më të madhe të të ftuarve.

Në dasmë mund të ishin më shumë se 500 njerëz, por mun-guan më të afërtit e çiftit. Edi shoqërohej nga djali Gregori dhe vëllai Olsi, por jo nga nëna e tij, Aneta. Njeriu që i ka qëndruar më pranë se askush tjetër në këto vite, kishte vendosur që ta linte vetëm teksa festonte me shoqërinë.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe

prindërit e Linda Bashës. Ata kanë marrë pjesë tek ceremonia e organizuar dy ditë më parë në shtëpi dhe për këtë arsye kanë vendosur të lënë “rininë” të festojë me miqtë.

Kryeprokurorja Ina Rama është parë në ambientet e dasmës, në shoqërinë e miqve të saj të pro-kurorisë. Ajo ka qenë e shoqëruar nga shoku i klasës, Olsi Çela, i cili është emëruar prej saj në krye të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Kryeprokurorja nuk kishte me vete bashkëshortin.

Bamir Topi dhe e shoqja Teuta kanë ardhur disi me vonesë në da-smën e së dielës, por për ta ishte rezervuar një vend nderi. Madje çiftit presidencial i ka takuar edhe copa e parë e tortës.

Linda ia ka dhënë tortën presi-dentin ndërsa Edi bashkëshortes së tij. Pas kësaj Teuta Topi ka bi-seduar për pak minuta me nusen e re, ndoshta duke i treguar se sa e vështirë është të jesh bashkës-hortja e një politikani të profilit të lartë. Por mes dy grave është vënë re menjëherë një marrëdhënie

shumë e mirë.Kryeministri Sali Berisha nuk

mund të shfaqej në dasmën e çiftit Rama, por nga ana tjetër nuk mund të mungonte në të. Ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të qenë i pranishëm në dasmë. Rreth orës 15.30 makina e kryeministrit Berisha është parë në hyrje të ven-dit ku zhvillohej dasma.

Për të qenë i sigurt se të gjithë do e kuptonin se ishte dasma e tij, kryeministri ka dërguar persona-lisht togën e tij të shoqërimit. Ata kanë dorëzuar një buqetë me lule në emër të kryeministrit dhe bas-hkëshortes së tij, Liri Berisha. “I urojmë çiftit të ri fat, shëndet dhe lumturi në jetën e tyre bashkës-hortore”, thuhet në kartolinën që shoqëron buqetën.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ilir Meta nuk e dërgoi buqetën e tij me lule në rrugë zyr-tare, por më pas njoftoi zyrtarisht përmes zyrës së shtypit se edhe ai kishte marrë pjesë, në mënyrën e tij, në gëzimin e Edi Ramës.

(Shekulli)

DHE EDI RAMES-

--

-

--

-

-

-

--

-

-

--

--

Page 14: blendi kajsiu - korrupsioni

14 MARKETING E martë, 26 tetor 2010

REPUBLIKA E KOSOVËSKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS - KEK sh.a.

NJOFTIM PËR DHËNIE TË KONTRATËS FURNIZIM

Konform nenit 39 të Ligjit nr.02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.2007/20

Data 26.10.2010 Nr. i Prokurimit: KEKO-10-480-121I AUTORITETI KONTRAKTUESKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES-KEK sh.a.II: LËNDA E KONTRATËS II.1.1 Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: FURNIZIM ME VALVULA SHIBERIKE DHE

FLEGRA RIKTHYESE, LOT 1 : FURNIZIM ME VALVULA SHIBERIKE LOT 2 : FURNIZIM ME FLEGRA RIKTHYESE II.1 LLOJI I PROCEDURËS

X E hapur E kufi zuar E negociuar Kuotim i çmimeveIII.2 KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS: Tenderi i pergjegjshem me çmimin më i ulët

IV: DHËNIA E KONTRATËSIV.4 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata per LOT 1 :NTSH PROFITECH – Rr. Mbretresha Teuta pn, Mitrovice

IV.5 Informacione lidhur me vlerën e kontratësVlera e kontratës, 53,520.08 € (përfshirë TVSH-në)

IV.4 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata per LOT 2 :NT FERODA COMMERCE – Rr. Bill Klinton bll 9/A3/a, Prishtine

IV.5 Informacione lidhur me vlerën e kontratësVlera e kontratës, 20,833.08 € (përfshirë TVSH-në)

V.1 ANKESATÇdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit:

Rr. Galibardi pn - Prishtinë

Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë të shpallur me rregulloren

nr. 2007/20.

Versioni i plotë i Njoftimit për dhënie të kontratës, është në dispozicion në: www.ks-gov.net/krpp

OBAVEŠTENJE O DODELI UGOVORA –SNADBEVANJEPo članu 39 Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Br.Nabavke: KEKO-10-480-121 I: UGOVORNI AUTORITET: Energetska Korporacija Kosova d.d. (EKK)II: PREDMET UGOVORAII.1.1 Naslov ugovora koji je dodelio ugovorni autoritet: SNADBEVANJE SA SIBERISKI VENTILI I POVRATNIM KLAPNAMALOT 1 : SNADBEVANJE SA SIBERISKI VENTILI LOT 2 : SNADBEVANJE SA POVRATNIM KLAPNAMAII.1 VRSTA PROCEDURE X Otvorena Ograničena Pregovaranja Kvotiranje cena III.2 KRITERIJUMI ZA DODELU UGOVORA: odgovarajuci tender sa najnizom cenom

DEO IV: DODELA UGOVORAIV.4 Ime I adrese ekonomskog operatera kojem je dodeljen ugovor LOT 1:NTSH PROFITECH – Ul. Mbretresha Teuta bb, Mitrovica

IV.5 Informacije o vrednosti ugovoraVrednost ugovora, cena za jedinicu 53,520.08 € (sa PDV-om)

IV.4 Ime I adrese ekonomskog operatera kojem je dodeljen ugovor LOT 2:NT FERODA COMMERCE – Ul. Bill Klinton bll 9/A3/a, Pristina IV.5 Informacije o vrednosti ugovoraVrednost ugovora, cena za jedinicu 20,833.08 € (sa PDV-om)

V.1 ŽALBESvaka zainteresovana stranka može da preda žalbu Organu za Razmatranje Nabavki:

Ul.Galibardi bb Pristina

Na osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Kompletna verzija Obaveštenja Ugovora je na raspolaganju: www.ks-gov.net/krpp

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Komuna e DrenasitDrejtoria për Administratë të Përgjithshme

Zyra e prokurimit

NJOFTIM PËR DHËNIE TË KONTRATËS

PUNË

Konform nenit 39 të Ligjit nr.02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me

Rregulloren Nr.2007/20

Nr. i Prokurimit: 611-10-119-521 Datë: 25/10/2010I AUTORITETI KONTRAKTUES: KOMUNA E DRENASITII: LËNDA E KONTRATËS:

II.1.1 Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: RREGULLIMI I DY RRETHOJAVEIII.1 LLOJI I PROCEDURËS

X E hapur E kufi zuar E negociuar Kuotim i çmimeve

III.2 KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS: “ÇMIMI MË ULTË” IV: DHËNIA E KONTRATËSË: LOT 1 : RREGULLIMI I RRETHOJES SE SHKOLLES FILLORE “ SH. POLLUZHA” - POLLUZHË

IV.1 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata: N.N.P. “BEQIRI” - DRENAS IV.2 Informacione lidhur me vlerën e kontratës:

Vlera e përgjithshme përfundimtare e kontratës: 7,594.60 €.IV: DHËNIA E KONTRATËSË: LOT 2 : RREGULLIMI I RRETHOJES SE SHKOLLES FILLORE “ B. CURRI” - NEKOC

IV.1 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata: N.N.P. “BEQIRI” - DRENAS IV.2 Informacione lidhur me vlerën e kontratës:

Vlera e përgjithshme përfundimtare e kontratës: 7,429.50 €.V. ANKESATÇdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit:

Rr. “GARIBALDI” Pn. Te “Grandi”

Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në

Kosovë të shpallur me rregulloren nr. 2007/20.

Versioni i plotë i Njoftimit për dhënie të kontratës, është në dispozicion në: www.ks-gov.

net/krpp

Page 15: blendi kajsiu - korrupsioni

redaktor: Arsim Buxhovie-mail: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

BotaE martë, 26 tetor 2010 15

VAZHDON DEBATE I NXEHTE PER WIKILEAKS

Organizatat humanitare në Haiti

po bëjnë përpjekje për të mos

lejuar përhapjen e kolerës në

vend. Ato theksuan se ka shenja

se përpjekjet e tyre mund të

jenë të suksesshme. Një zyrtare

nga organizata Save dhe Child-

ren tha se ritmet e përhapjes së

sëmundjes po bien. «Numri i të

infektuarve në zonën e prekur

po shtohet, por me një ritëm më

të ngadaltë nga ç’e prisnim ,» tha

Sarah Jacobs. Mbi 250 persona

deri tani kanë humbur jetën nga

kolera në Haiti. Por haitiasit njof-

tohet se po reagojnë pozitivisht

ndaj këshillave për të përdorur

ujë të pastër dhe për të bërë

kujdes me higjienën personale.

«Është inkurajuese në këtë

situatë të tmerrshëm që pesë

rastet në Porte-au-Prince u

kapën shumë shpejt dhe u izo-

luan menjëherë. Nuk kemi parë

ndonjë rast tjetër,» tha Jacobs.

Por zyrtarja e organizatës tha

se rreziku nga kolera nuk është

asgjësuar ende. «Qindra mijëra

persona ende jetojnë në kushte

të tmerrshme në kryeqytet dhe

kryesorja është që sëmundja të

mos lejohet të përhapet.

‘Ngadalësohen’ ritmet e kolerës në Haiti

Detyrë për të ndërhyrëQë prej muajit gusht, qeveria është përballur me kritikat ndërkombëtare lidhur me dëbimin e mijëra romëve nga territori francez. Cila ka qenë përgjigja e Bernard Kushnerit? Ishte në mënyrë të habitshme e papritur dhe e pasigurt nga një njeri që ka ndihmuar në themelimin e organizatës “Mjekët pa Kufij”, të mos bëjë asgjë lidhur me atë që në të drejtën ndërkombëtare konside-rohet “detyrim për të ndërhyrë.

Një student rebel i mjekësisë në vitet 60-ta, Bernard Kushner e stilizonte veten si Eugen de Rastinjak. Siç e dinë edhe lexuesit e Balzakut, Rastinjaku ishte një në djalosh provincial francez, mirësia e të cilit vihet në provë dhe kushtëzohet në mjedisin mizor të Parisit të shekullit të 19-të. Në një moment kritik, Rastinjaku bën një pakt sublim me kriminelin Vautrin: në këmbim të parave të Vautrinit, Rasti-njaku pranon të martohet me një tras-hëgimtare të re. Tepër vonë, Rastinjaku e kupton se kjo do të thotë vrasje të vëllait të trashëgimtares. Nën efektin e Vautrin, ai nuk është më në gjendje të veprojë me ndërgjegjen e tij. Burrë në moshë të mesme, tashmë dhe ministër i Jashtëm i Francës, Kushner mund të vrasë men-djen tashmë nëse ka bërë mirë që hyri në qeverinë e Sarkozysë tri vjet më parë, apo se a ka pasur kjo pasoja serioze për personalitetin e tij. Që prej muajit gusht, qeveria është përballur me kritikat ndër-kombëtare lidhur me dëbimin e mijëra romëve nga territori francez. Cila ka qenë përgjigja e Kushnerit? Ishte në mënyrë të habitshme e papritur dhe e pasigurt nga një njeri që ka ndihmuar në themelimin e organizatës “Mjekët pa Kufij”, të mos bëjë asgjë lidhur me atë që në të drejtën ndërkombëtare konsiderohet “detyrim për të ndërhyrë” në momente të krizave të rënda humanitare. Ndoshta Kushner i ka thënë vetes atë që Vautrin i ka thënë Rastinjakut: “Nuk ka parime në jetë, ka vetëm ngjarje”. Apo ndoshta nuk i ka thënë asgjë. Pas të gjithash, njësoj si në novelën e Balzakut, nuk ka trupa të vde-kur në territorin francez. Por, në të vërtetë ka mijëra trupa të zhvendosur, trupat e romëve. Kur ndonjë e kombinon këtë fakt me lajmin se Bashkimi Evropian do të nisë procedimet penale ndaj Francës dhe se Kosova duket se është “terminali” për shumë romë të zhvendosur, ngrihen pyetje më shqetësuese sesa preferencat letrare të Kushnerit dhe pavendosmëritë morale të tij. Të gjitha këto pyetje kanë të bëjnë me nocionin e ndërhyrjes hu-manitare, një koncept për të cilin Kus-hner ka bërë rolin e zëdhënësit botëror. Këta romë të zhvendosur, tani e gjejnë veten në Kosovë, në një ironi të zymtë: një Kosovë e pavarur ishte pjesërisht krijim i Kushnerit vetë. Ai jo vetëm nxiti ndërhyrjen e armatosur të NATO-s për të ndalur represionin serb në Kosovë,

por shërbeu edhe si guvernatori i parë i provincës. “Kjo ishte koha më e lumtur e jetës sime”, - deklaroi dikur ai. Por, ajo kohë ka kaluar tashmë. Si ministër i Jas-htëm i Francës, Kushner është tashmë në shënjestrën e atij kriticizmi që vetë e kishte shprehur gjatë kohës së krizave në Kosovë, Ruandë dhe Darfur. Në një profil të kohëve të fundit, gazetari Pierre Péan vëren tendencën e Kushnerit për ta parë botën thjesht dhe pa ekuivoke: “Është një botë e lehtë për t’u kuptuar. Gjithçka që duhet të bësh është të ndash heronjtë nga frikacakët, të mirën nga e keqja, civi-lizimin nga barbarizmi dhe më në fund, viktimat nga keqbërësit. Megjithatë, ka çfarë ndodh: kriticizmi ndërkombëtar e pasqyron botën skematike të Kushne-rit. Liderët politikë dhe intelektualët në Evropë kanë hedhur dyshime ndaj ten-dencës së vetë Kushnerit për ta kthyer ndërlikimin në një gjë fare të thjeshtë.

Si rezultat, po na thuhet se Franca është “keqbërësja” dhe romët janë viktimat e politikës raciste. Realiteti është, siç ndodh shpesh të jetë ai, më i ngatërruar se kaq. Romët në vetvete përfaqësojnë një sërë sfidash për perceptimin e vetë Evropës. Bashkë me dyshimet, dhunën dhe inatin që shtetet evropiane kanë shfaqur për-ballë tyre, romët kanë tentuar gjithnjë t’i rezistojnë integrimit. Vendosja e tyre nën një ndëshkim kolektiv, siç ka bërë qeveria Sarkozy, është shumë e gabuar, siç është të fshihesh edhe pas kritikave. Procedu-rat ligjore që BE ka ndërmarrë tani, janë në një masë të gjerë pa kuptim: Brukseli nuk ka ndonjë mjet specifik ligjor për të ndaluar Francën të dëbojë romët. Por, ka një aspekt më domethënës tani: Evropa e ka harruar se ndërhyrja humanitare nis te vetja. Në vend që të demonizojnë Francën, vendet e BE-së duhet të hedhin sytë në kopshtet e tyre të pasme për të parë çfarë po ndodh. E ashtuquajtura “Dekada e Integrimit të Romëve” që nisi në 2005-ën, duhet të ketë për qëllim kri-jimin e një forme më domethënëse të ndërhyrjes humanitare. Liderët duhet të këmbëngulin për llojin e ndërhyrjes që i riu, dr.Kushner i “Mjekëve pa Kufij”, kishte mbështetur para se të ngatërronte huma-nitarizmin me luftën, llojin e ndërhyrjes që do të çojë në një kontinent evropi-anësh pa kufij. Këtu të paktën, Vautrin e kishte mirë: “Virtyti nuk ka ekuivok: ai është, ose nuk është”.

Kreu i Shtabit të Përgjith-shëm të ushtrisë amerika-ne, admirali Mike Mullen, dënoi me forcë publikimin e mijëra dokumenteve se-krete ushtarake që kanë lidhje me luftën në Irak, nga organizata Wikileaks në faqen e saj të internetit.

Në një porosi, të publi-kuar në faqen e tij në rrje-tin social Twitter, admirali amerikan e ka përcaktuar si “të papërgjegjshme” faqen e internetit.

Ai akuzoi se Wikileaks se “po ekspozon ndaj një rreziku shumë të lartë jetë të personave të pafajshëm dhe se po u jep armiqve informacione sekrete të rëndësishme”.

Në anën tjetër, zëvendës-kryeministri i Britanisë së Madhe, Nick Claig, ka deklaruar se pohimet për keqtrajtimet e të burgosur-ve dhe vrasjen e civilëve, që janë botuar në Wikilieks, janë shumë serioze dhe se për ato duhet të bëhet hetim.

Claig ka pohuar se është “shumë e mundimshme të lexohet” për përmasat e dhunës në Irak dhe se kjo është një çështje shumë serioze.

Claig ka thënë se nuk është punë e Britanisë t’i thotë Amerikës se si duhet reaguar, por se duhet he-tuar pohimet për keqtrajti-met në të cilat kanë marrë

pjesë ushtarët britanikë.Rreth 400.000 raportet

e fshehta të publikuara nga platforma në internet Wikileaks, të hartuara nga ushtarët amerikanë në mi-sionin në Irak, sipas gazetës “New York Times” japin një “portret të frikshëm dhune”.

Në dokumente bëhen veçanërisht të qarta për-masat e dhunës, që forcat irakiane të sigurisë kanë ushtruar mbi irakianët, me miratimin apo ne-glizhencën e aleatëve ame-rikanë. Në Irak zbulimet e Wikileaks shihen si konfir-mim i situatës së dëshpëru-ar të shtetit të tyre.

Janë informacione, për të cilat irakianët dyshonin, por dokumentacioni i publiku-ar i ushtrisë amerikanë do ta shtojë zemërimin. Zyrta-risht, SHBA-ja ka mohuar gjithnjë, se mban statistika për viktimat në Irak, që prej hyrjes ushtarake para shtatë vjetësh e gjysmë. Wikileaks dëshmon të kundërtën. Nga Pentagoni është për-piluar një listë ku figurojnë 109.000 të vdekur, ndër të cilët 66.000 janë civilë. Deri tani vetëm organizata joqe-veritare “Iraq Body Count” ishte përpjekur të bënte pu-blike viktimat. Zëdhënësi i saj Hamid Dardagan, tha: “Sipas këtyre informacione-ve, janë edhe 15.000 vikti-ma të tjera, civilë dhe policë irakianë, të cilët nuk janë të dokumentuar askund. Veç kësaj, në dokumentet e us-htrisë amerikane, klasifiko-hen si armiq të vrarë edhe irakianë, të cilët ne dhe të tjerë, do t’i quanin civilë.”

Dokumentet e publiku-ara nga Wikileaks tregojnë

raste të tilla, si ai kur ush-tarë amerikanë vrasin para syve të një nëne vajzën e saj gjatë një kontrolli, pasi ajo kishte keqkuptuar një sinjal për të ndaluar. Në raportet e ushtrisë është dokumen-tuar edhe përpjekja e dy rebelëve për t’u dorëzuar tek ushtarët amerikanë. Meqenëse në helikopter nuk ka vend për ta, jepet urdhri: mbeten objektiva sulmi, pra të ekzekutohen.

P ë r p r e s i d e n t i n e shoqatës së avokatëve arabë, Sabbah al Mukhtar, ky është vetëm fillimi:

“Kjo nuk i habit iraki-anët. Për ta kjo është vetëm maja e ajsbergut. Nëse amerikanët argumentojnë se kjo nuk është pamja e përgjithshme, unë them se pamja e përgjithshme është shumë më e keqe, ajo vetëm nuk është zbu-luar ende.”

Tortura, të ushtruara nga forcat irakiane të sigurisë, të toleruara nga ushtria ame-rikane, e cila ishte në dijeni, qindra të vrarë nga firma amerikane mercenarësh si Blackwater, mbështetje sekrete e milicëve nga Irani: 400.000 faqet e bëra publi-ke nga Wikileaks shpalosin hapur shtatë vjet e gjysmë anarkie në Irak.

“Në të ardhmen njerëzit do të shohin me neveri këtë kohë. Fuqia botërore numër një, fshihet prapa interesave kombëtare dhe sigurisë së ushtarëve të saj, duke për-piluar lista të sakta, të cilat i mban të fshehura. Besue-shmëria dhe morali i SHBA-së janë vënë në pikëpyetje”, tha al-Mukhtar.

(Nga agjencitë)

“New York Times”

Zëvendës-kryeministri i Britanisë së Madhe, Nick Claig, ka deklaruar se pohimet për keqtrajtimet e të burgosurve dhe vrasjen e civilëve, që janë botuar në Wikilieks, janë shumë serioze dhe se për ato duhet të bëhet hetim. Claig ka pohuar se është “shumë e mundimshme të lexohet” për përmasat e dhunës në Irak dhe se kjo është një çështje shumë serioze.

Page 16: blendi kajsiu - korrupsioni

16 MARKETING E martë, 26 tetor 2010

Për më shumë informata kontaktoni Departamentin e Shitjes:Rruga: Ilir Konushevci Nr. 8, Prishtinë, Kosovë

tel: + 381 (0) 38 500 400 1287 / fax: + 381 (0) 38 248 076 ose 1255e-mail: [email protected]

www.pak-ks.org

Njoftim

Dita për dorëzimin e ofertave është: 27 Tetor 2010prej orës 10:00 - 12:00.

Hapja e Ofertave fillon në ora 12:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Të gjithë investitorët potencial që planifikojnë të ofertojnë në Valën e 45 - A të privatizimit ofertën duhet ta dorëzojnë në

Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

*

KUVENDI I KOMUNËS – GJILAN

Zyra e Prokurimit –Dt. 26/10/2010

NJOFTIMI PËR KONTRATËPUNË-afate të përshpejtuara kohore

PROCEDURË E HAPURKonform nenit 38 të Ligjit Nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me

Rregulloren Nr.2007/20

Nr. i Prokurimit: GI 651 10 213 521

I AUTORITETI KONTRAKTUES: Kuvendi Komunal –Zyra e prokurimitnr Rr.”Bulevardi i pavarësisë” p.n. -GjilanII LËNDA E KONTRATËS :PUNËII.1.1 Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: Rregullimi i nxehjes qendrore në ambulancen e lagjës “Arbëria” II.1.2 Lloji i kontratës dhe lokacioni i dorëzimit të ,punëve: Në qytetitin e GjilanitIII INFORMACIONET LIGJORE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE TEKNIKEIII.1.1-Sigurimi i ekzekutimit <10 % e vlerës së kontratës një vit pas mbarimit të punëveIII.1.2-Sigurimi i kontratës: nuk kërkohetIV.2 KRITERET E DHËNIES SË KONTRATËS: < shëno: tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulëtIV.3 INFORMACIONET ADMINISTRATIVEIV.3.2 Kushtet për marrjen e dosjes së tenderit : Afati i fundit për pranimin e kërkesave për dosjen e tenderit :

data: 02/11/2010 koha:15:00 vendi: Në Objektin e Kuvendit Komunal-ndërtesën e Ekzekutivit kati

i tretë – Zyra e prokurimit nr.12. tel.0280 320 498 email:[email protected] Dokumentet me pagesë: X Po Jo Nëse po, çmimi: 20 euro paguhet në zhirollogarinë 10 00 65 00 60 00 00 98 në të gjitha bankat e Kosovës përpara se të merret dosja e tenderit .IV.3.3 Afati kohor për pranimin e tenderëve : data 04/11/2010 koha 15:00 Vendi: Në qendrën

për marrëdhënie me publikun (ZMP)-Gjilan.

IV.3.5 Sigurimi i tenderit: - nuk kërkohetPeriudha e vleshmërisë së tenderit 90 ditë kalendarike .IV.3.8 Takimi për hapjen e tenderëve:Data: 04/11/2010 koha: 14:15 vendi: Në Objektin e Kuvendit Komunal-ndërtesën e Ekzekutivit

kati i dytë - sallën e komiteteveNë hapjen e tenderëve përveq operatorëve ekonomik mund të marrin pjesë edhe shoqëria civile si dhe mediat.NENI V: INFORMACIONET PLOTËSUESEV.1 ANKESATÇdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit:

Rr.”Garibaldi” p.n. te hotel Grandi -Prishtinë,Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit Nr 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të

shpallur me Rregulloren nr. 2007/20.

Versioni i plotë i Njoftimit për Kontratë është në dispozicion në: www.ks-gov.net/krpp

SKUPŠTINA OPŠTINE GNJILANEKancelarija Prokure – Datum 26/10/2010

OBAVEŠTENJE O UGOVORURAD-ubrzani vremenski rokovi

OTVORENA PROCEDURA

Po članu 38 Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Br.Nabavke: GI 651 10 213 521I: UGOVORNI AUTORITET: Skupstina Opstina-Kancelarija prokure ulica ” Bulevardi i pavarësisë” bb.-Gnjilane

II: PREDMET UGOVORA: RADII.1.1 Naslov ugovora koji je dodelio ugovorni autoritet: Regullisanje centralne grejanje na ambulantu u naselju Arberia-GnjilaneII.1.2 Vrsta ugovora I lokacija predavanja , radova: u gradu Gnjilane

III PRAVNE, EKONOMSKE, FINANSIJSKE I TEHNICKE INFORMACIJE

III.1.1- Osiguranje ugovora : ne trazi se

III.1.2- Osiguranje izvrsenih poslova: 10 % od vrednosti ugovora u trajanju od godinu dana od

dana zavrsenih poslova

DEO IV.2 : KRITERIJUMI DODELE UGOVORA napisite : tender sa najnizom cenomIV.3 ADMINISTRATIVNE INFORMACIJE

IV.3.2 Uslovi za uzimanje tendera:

Zadnji rok za prijem zahteva za tenderski dosije: 02/11/2010 vreme: 15:00 mesto:U objektu SO-e Opštine –zgrada Izvršnog Organa III sprat -Kancelarija prokure br.12, tel: 0280-320/498

email:[email protected]

Dokumenti sa plaćanjem: x da ne. Ako da,

cena: 20 € plaća se u ziroraçun 10 00 65 00 60 00 00 98 u svim komercialnim bankama Kosova

pre dobijanje dosije tendera

IV.3.3 Vremenski rok za prijem tendera ili zahteva za učešće

Datum : 04/11/2010 vreme 14:00 mesto:U centru za odnose sa javnocqu (KOJ)-Gnjilane

IV.3.5 siguranje tendera – ne trazi se-validisnost tendera 90 dana

IV.3.8 Sastanak za otvaranje tendera: Datum: 04/11/2010 vreme: 14:15

mesto:U objektu SO-e Opštine –zgrada Izvršnog Organa II sprat u sali komitata-GnjilaneNa otvaranje tendera osim ekonomskih operatora moze ucestvovati i civilna drustva kao i medija

V.1 ŽALBESvaka zainteresovana stranka može da preda žalbu Organu za Razmatranje Nabavki:

Ulica “Garibaldi” b.b. kod hotel Granda- PristinaNa osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen

Pravilnikom Br.2007/20

Kompletna verzija Obaveštenja Ugovora je na raspolaganju: www.ks-gov.net/krpp

Page 17: blendi kajsiu - korrupsioni

17MARKETINGE martë, 26 tetor 2010

Page 18: blendi kajsiu - korrupsioni

BOTA E martë, 26 tetor 201018

Ministrat e Financave të të

shteteve anëtare të grupit

G-20 ranë dakord në takimin e

tyre në Korenë e Jugut, që ta

pengojnë garën për zhvleftë-

simin e monedhave. Po ashtu

u vendos që vende të tilla si

Kina dhe India të kenë pozita

më të forta në FMN. Më në

fund u arrit ajo, që të pranish-

mit e quajtën «përfundim të

shkëlqyer»: «Sot vendet e G-20

vendosën t’i propozojnë dre-

jtorisë sonë një rregullim të ri

të votave. Ky është një vendim

historik përmes të cilit FMN-ja

fiton legjitimitet“, tha shefi i

FMN-së Dominique Strauss-

Kahn.

Prej shpërndarjes së re të

votave dhe raportit të ri të

forcave përfitojnë në radhë

të parë vende të tilla si Kina

dhe India. Vlera e votës kineze

do të rritet nga 4 për qind,

sa ishte në të kaluarën, në së

paku 6 për qind. Kurse vendet

e industrializuara perëndimore

- ndër to edhe Gjermania - do

të kenë në të ardhmen më pak

ndikim. Në renditjen e vendeve

anëtare me fuqi më të mëdha

vote, Kina e parakalon Gjerma-

ninë duke kaluar në vendin e

tretë dhe duke u renditur edhe

përpara Britanisë së Madhe

dhe Francës. Po ashtu pritet

që në të ardhmen të ketë më

tepër barazi edhe në lidhje me

monedhat vendase.

G20 i thotë jo luftës së devizave

Parlamenti në Irak fillon punën?

Greva po i kushton Francës Edhe në një vend shumëshe-kullor si Franca, dita e të gjithë shenjtorëve është një ditë e rëndësishme. Data 1 nëntor shënon gjithashtu edhe fillimin e pushimeve të vjeshtës, që zgja-sin 10 ditë. Shumë francezë do të udhëtojnë në brigjet e Mesdheut, apo të Atlantikut për të pushuar dhe për të marrë veten për dimrin që është në prag. Ata qytetarë që janë edhe besimtarë do ta festojnë këtë datë në kishë dhe më pas do të shkojnë edhe në varreza, për t’u bërë homazh të vdekurve. Duket se presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i vjen për mbarë që pus-himet janë në prag, sepse ato do t’i sjellin më në fund pak paqe. Kreu i shtetit francez shpreson që pas de-monstratave dhe grevave masive të këtyre javëve të fundit gjithçka të marrë fund dhe situata të zgjidhet me disa pushime të këndshme vjeshtore. Të enjten e kaluar, de-monstruesit penguan kalimin drejt aeroportit të Marsejës, shko-llat dhe universitetet gjithashtu u goditën nga protestat. Të premten në mëngjes, policia franceze theu bllokadën e rafinerive në afërsi të Parisit. Gjatë gjithë kësaj periudhe trazirash e trysnie, presidenti Sar-kozy ka qëndruar i palëkundur në strategjinë e tij për të mos u ndalur para reformës. Të prem-ten pasdite, Senati miratoi ligjin e shumëdiskutuar dhe të debatuar, që nxori njerëzit në protestë, sipas të cilit mosha e daljes në pension do të shkojë nga 60 që është ak-tualisht në 62 vjeç. Duke qenë se koalicioni qeverisës ka shumicën në Asamblenë Kombëtare, ligji ishte i sigurt që do të miratohej. Projekti do të duhet pas kësaj që të aprovohet nga të dyja dhomat e Parlamentit, javën e ardhshme. Pallati “Elize” mendon se me mi-ratimin e kësaj reforme edhe po-pullsia, pak nga pak do të pranojë ndryshimin. Pas kësaj, Sarkozy do të përballet me kombin, të prezan-tojë edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundshëm në politikë bazuar në parimet e palëkundura dhe do të tentojë që ta shesë reformën e pensioneve si një arritje historike dhe të guximshme. Pas kësaj do t’i duhet që të bëjë ri-formatimin e shumë-premtuar të kabinetit qeveritar. Me një kryeministër të ri dhe një grup të ri ministrash, vetë Sarkozy mendon se nuk do ta ndalë asgjë nga rimarrja e pre-sidencës së vendit në zgjedhjet e vitit 2012.

Por është një rezultat që vetëm ai dhe jo shumë të tjerë e shohin në këtë mënyrë. Qeveria franceze parashikoi fundin e protestave që verën e kaluar e megjithatë, kolonat e gjata të protestuesve nuk u zhduken aspak nga rrugët e Parisit dhe të vendit. Protestat u shpërndanë si një zjarr vere

dhe pavarësisht miratimit të ligjit pritet që të vazhdojnë edhe javën e ardhshme dhe sipas vetë sin-dikalistëve, ato nuk do të marrin pushime vjeshte. Pjesëmarrja e studentëve dhe nxënësve të shko-llave në fushatën kundër projektit të Sarkozysë e ka forcuar shumë lëvizjen që kundërshton refor-mat. Tani ajo nuk përfshin vetëm të majtët që kundërshtojnë refor-mat e të djathtëve, por edhe rininë e Francës, që është e motivuar në këto protesta nga frika për të ar-dhmen dhe padrejtësia.

Megjithatë, Sarkozy është duke aplikuar një taktikë të qetë dhe të qëndrueshme si kundërpërgjigje dhe në disa raste dhe të ndërhyrjes

së policisë si në rastin e ndërhyrjes në rafineritë e bllokuara. Ministri i tij i Brendshëm, Brice Hortefeux, garantoi botën se “Franca nuk u përket huliganëve”. Ministrat e qeverisë kanë folur të gjithë në media për nevojën e reformave. Por suksesi i tyre ka qenë i kufizu-ar. Komentatorë të ndryshëm të shtypit flasin për një “sindromë të mosbesimit”, për një “depresion francez” dhe madje në një revistë të përjavshme është folur edhe për një “kryengritje anti-sarkozi”. “A mos vallë francezët në vend të reformës preferojnë revolucio-nin?” shkruan e përditshmja kon-servatore franceze “Le Figaro”. Ajo shkruan e çuditur se përse njerëzit

-

-

-

-

-

-

PRESIDENKUNDER POPULLIT

PRESIDENKUNDER POPULLITPresidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka vepruar pa asnjë tolerancë ndaj protestave të javëve të fundit, që kundërshtuan reformën e tij në sistemin e pensioneve. Por pensionet janë vetëm maja e ajsbergut të pakënaqësive të francezëve. Në fakt, këta të fundit që moti janë të pakënaqur me presidentin e tyre.

Page 19: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 19BOTA

Këshilli i bashkëpunimit të Gjirit Persik, CCG,

i kërkoi Washingtonit zyrtar të zhvillojë

hetime lidhur akuzat për krime lufte në Irak.

Kërkesa vjen pas publikimit të dokumenteve

sekrete nga faqja Wikileaks.

«U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të

hapin një hetim serioz dhe me transparencë

të plotë për informacionet që përmbajnë

këto dokumente të publikuara për krime

kundër njerëzimit», theksoi Abdel Rahman

ben Hamad Al-Attiya, sekretar i përgjiths-

hëm i grupimit rajonal.

“Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për

abuzime dhe krime të kryera nga forcat e

tyre në Irak, në bazë të ligjit ndërkombëtar”,

shtoi ai.

Wikileaks publikoi të premten 400 mijë

dokumente të tjera sekrete të ushtrisë së SH-

BA-së, në të cilat theksohet se qindra civilë

janë vrarë nga pikat e kontrollit të ushtrisë

amerikane, pas invadimit në vitin 2003.

Këto dokumente tregojnë se SHBA-ja ka

mbajtur regjistrime nga vdekja e civilëve, gjë

të cilën ata e kishin mohuar më parë. Bilanci

i viktimave kap shifrën prej e 109 mijë perso-

nave, nga të cilët 66.081 ishin civilë.

Administrata në Washington më herët ka

kritikuar ashpër publikimin e këtyre doku-

menteve, por themeluesi i Wikileaks, Julian

Assange, ka hedhur poshtë kritikat, duke

theksuar se dokumentet në fjalë dëshmojnë

për tmerret, që kanë ndodhur në Irak.

Shtetet e Gjirit kërkojnë hetimin e akuzave të Wikileaksit

Karzai pranon se ka marrë para nga Irani

Republikanët në SHBA optimistë për fitore

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka pranuar dje se shefi i

pagesat ishin transparente dhe

Gazeta New York times njoftoi

-

-

-

-

-

e Kongresit. Ai tha se zgjedhjet

--

po sillen kaq çuditshëm dhe për-se ata nuk janë aspak me këmbë në tokë dhe të ndërgjegjshëm për vështirësitë financiare të vendit. Por tashmë konflikti nuk ka të bëjë vetëm me reformën e pen-sioneve. Kundërshtia ndaj kësaj reforme ishte shkëndija e një përplasjeje të madhe mes qe-verisë franceze dhe njerëzve në rrugë, mes Sarkozysë dhe fran-cezëve. Është shpërthimi i një pakënaqësie mbarëpopullore me punën e bërë nga Presiden-ti francez, i cili ka larguar edhe mbështetësit e tij më konserva-tivë përmes mënyrave agresive të përdorura dhe deklaratave të gabuara në vendin e gabuar.

Qëndrimi i tij i palëkundur për reduktimin e taksave për të pa-surit, vala e madhe e skandaleve të ministrave të kabinetit të tij dhe akuzat për financime të jashtëli-gjshme të partisë dhe fushatës elektorale e kanë diskredituar një njeri që e paraqet veten si kryetar i shtetit, si pasardhës i trashëgimi-së së Francës, si personi që duhet të bashkojë vendin e madje ta shpëtojë atë në rast nevoje.

Ndryshe nga sa e paraqiti veten në fillim, duket se tani për Sarkozynë ka ardhur koha e llogaridhënies. Rënia e jas-htëzakonshme e popullaritetit të tij në sondazhe është vërtet dramatike. Titujt e gazetave dhe

revistave janë shumë të rënda për të. Tashmë ka rënë në kulm edhe entuziazmi për gruan e tij të tretë, Carla Bruni. Në një libër të fundit, ajo konsiderohet si “handikapi më serioz i Sarkozysë” dhe ma-dje është krahasuar edhe me Mari Antonetën. Po përse strategjitë e Sarkozysë nuk po funksionojnë? Vallë është faji i arrogancës së pushtetit? Apo izolimi i tij në pa-llatin “Elize”? Largimi nga baza?

Triumfi i ligjit në Parlamentin francez mund të shndërrohet në një “Fitore të Pirros” të paktën për sa u përket zgjedhjeve të vitit 2012 kur sovrani popull do të votojë sërish.

(Der Spiegel)

Ahmadinejad pret Evo Moralesin

-

-

-

NTI

T

NTI

T

Page 20: blendi kajsiu - korrupsioni

20 MARKETING E martë, 26 tetor 2010

Prishtina Prizreni Peja Gjakova Gjilani Mitrovica Ferizaj (+/-)Prishtina Prizreni Peja Gjakova Gjilani Mitrovica Ferizaj (+/-)

Mesatar 0.18 0.18 0.20 0.15 0.20 0.19 0.20 > 0.07 0.10 0.15 0.12 0.15 0.10 0.10 <

Maksimal 0.20 0.25 0.25 0.20 0.20 0.20 0.20 > 0.07 0.12 0.18 0.13 0.15 0.12 0.15 <

Mesatar 0.50 0.60 0.60 0.80 0.50 0.59 0.50 < 0.20 0.50 0.50 0.60 0.40 0.35 0.30 <

Maksimal 0.50 0.65 0.70 1.00 0.60 0.60 0.60 < 0.25 0.52 0.55 0.70 0.45 0.40 0.35 <

Mesatar 1.00 0.70 0.70 0.70 0.80 0.60 0.77 > 0.36 0.50 0.45 0.50 0.70 0.35 0.55 <

Maksimal 1.00 0.80 0.80 0.80 1.00 0.70 0.85 > 0.70 0.55 0.50 0.55 0.75 0.35 0.60 >

Mesatar 3.50 3.00 3.00 3.00 3.80 3.90 4.00 > 2.75 2.25 2.50 2.50 3.50 3.50 3.00 >

Maksimal 4.00 3.20 3.50 3.20 4.00 4.00 4.00 > 3.50 2.65 2.80 2.60 3.50 3.50 3.50 >

Mesatar 1.00 0.80 1.00 1.00 0.50 1.00 0.60 < 0.55 0.50 0.75 0.80 0.30 0.80 0.40 <

Maksimal 1.00 0.80 1.00 1.00 0.50 1.00 0.70 < 0.60 0.60 0.80 0.90 0.40 0.80 0.50 <

Mesatar 0.35 0.35 0.35 0.40 0.30 0.39 0.50 < 0.22 0.25 0.25 0.30 0.25 0.30 0.35 <

Maksimal 0.35 0.40 0.40 0.45 0.35 0.40 0.50 < 0.25 0.28 0.28 0.35 0.28 0.32 0.40 <

Mesatar 0.62 0.70 0.70 0.85 0.80 0.75 0.85 > 0.52 0.60 0.60 0.65 0.60 0.60 0.70 >

Maksimal 1.00 0.80 0.80 0.90 0.90 0.80 0.90 > 0.55 0.62 0.65 0.70 0.70 0.65 0.75 >

Mesatar 0.19 0.28 0.25 0.30 0.30 0.46 0.35 <> 0.16 0.20 0.18 0.25 0.25 0.20 0.25 <

Maksimal 0.20 0.30 0.30 0.35 0.30 0.50 0.40 < 0.17 0.25 0.20 0.29 0.25 0.22 0.30 <

Mesatar 1.15 0.70 0.75 0.80 0.80 1.35 1.25 > 1.00 0.60 0.55 0.65 0.70 1.00 1.00 >

Maksimal 1.30 0.80 0.80 0.85 1.00 1.40 1.30 > 1.20 0.65 0.60 0.70 0.70 1.00 1.00 >

Mesatar 1.75 1.80 1.75 1.80 1.75 1.50 2.00 < 1.65 1.45 1.50 1.60 1.50 1.35 1.80 >

Maksimal 2.00 2.00 2.00 2.00 2.00 1.70 2.00 > 1.80 1.50 1.80 1.70 1.60 1.40 1.80 >

Mesatar 1.00 1.00 0.90 1.00 0.80 1.00 1.00 < 0.77 0.80 0.75 0.80 0.70 0.80 0.80 <

Maksimal 1.00 1.00 1.00 1.00 0.90 1.00 1.00 < 0.80 0.90 0.80 0.85 0.75 0.80 0.80 <

Mesatar 0.42 0.30 0.40 0.40 0.35 0.50 0.40 < 0.30 0.25 0.33 0.35 0.25 0.35 0.25 <

Maksimal 0.50 0.45 0.50 0.50 0.40 0.50 0.50 < 0.35 0.30 0.35 0.40 0.28 0.40 0.30 <

Mesatar 1.00 0.80 1.00 1.10 1.00 1.10 1.20 > 0.80 0.75 0.80 0.90 0.80 1.00 1.00 >

Maksimal 1.00 1.00 1.00 1.20 1.00 1.20 1.20 > 0.80 0.80 0.85 0.95 0.90 1.00 1.05 >

Speca Mesatar 0.25 0.50 0.40 0.45 0.20 0.30 0.55 < 0.18 0.40 0.35 0.25 0.18 0.25 0.40 <

Somborka Maksimal 0.25 0.50 0.50 0.50 0.25 0.35 0.75 < 0.18 0.45 0.40 0.30 0.20 0.25 0.55 <

Mesatar 0.90 0.70 0.75 1.00 0.90 0.75 0.90 > 0.62 0.50 0.65 0.80 0.70 0.60 0.70 <

Maksimal 1.00 0.80 0.85 1.00 1.00 0.80 1.00 > 0.70 0.55 0.70 0.85 0.75 0.65 0.75 <

Mesatar 0.75 0.65 0.60 0.65 0.60 0.70 0.65 < 0.52 0.52 0.55 0.50 0.45 0.50 0.40 <

Maksimal 1.00 0.70 0.75 0.70 0.70 0.80 0.80 > 0.80 0.55 0.60 0.55 0.55 0.55 0.60 >

Mesatar 1.50 1.45 1.38 1.10 1.15 1.45 1.30 > 1.10 1.25 0.95 1.00 1.10 1.20 0.90 <

Maksimal 1.50 1.50 1.40 1.20 1.20 1.50 1.40 > 1.10 1.35 1.10 1.00 1.10 1.30 1.00 <

Mesatar 0.90 0.90 0.80 0.90 0.90 0.75 0.80 > 0.72 0.75 0.70 0.78 0.70 0.60 0.70 <

Maksimal 1.00 1.00 0.95 1.00 1.00 0.80 0.85 > 0.75 0.80 0.78 0.80 0.75 0.65 0.72 <

Mesatar 1.50 1.30 1.15 1.00 1.00 1.20 1.10 > 1.00 1.20 1.10 0.90 0.90 1.00 1.00 >

Maksimal 1.50 1.40 1.20 1.20 1.10 1.30 1.10 > 1.00 1.25 1.15 0.95 0.90 1.00 1.00 >

Rrush i Mesatar 0.90 0.70 0.70 0.80 0.90 1.00 1.30 > 0.67 0.65 0.65 0.65 0.70 0.80 1.00 >

Bardhë Maksimal 1.00 1.00 0.90 1.00 1.00 1.00 1.40 > 0.75 0.70 0.75 0.70 0.75 0.85 1.00 >

Mesatar 1.75 1.50 1.80 1.40 1.50 1.35 1.20 < 1.50 1.20 1.60 1.20 1.20 1.00 1.00 <

Maksimal 2.00 1.60 2.00 1.50 1.60 1.40 1.30 < 1.70 1.25 1.65 1.25 1.30 1.10 1.05 <

Mesatar 1.50 1.35 1.30 1.40 1.10 1.50 1.30 < 1.10 1.25 1.15 1.20 0.80 1.20 1.10 <

Maksimal 1.50 1.45 1.40 1.50 1.20 1.50 1.40 < 1.20 1.25 1.20 1.25 0.85 1.25 1.15 <

Mesatar 1.00 0.60 0.70 1.35 1.30 1.00 1.30 > 0.80 0.50 0.60 1.20 0.85 0.80 1.00 >

Maksimal 1.00 0.70 0.75 1.40 1.50 1.00 1.35 > 0.80 0.55 0.62 1.25 0.95 0.80 1.00 >

Mesatar 1.00 0.80 0.80 1.00 0.80 0.90 0.80 > 0.75 0.70 0.65 0.80 0.67 0.70 0.55 >

Maksimal 1.00 0.90 0.90 1.00 0.90 1.00 0.90 > 0.80 0.75 0.70 0.85 0.70 0.75 0.60 >

Mesatar 2.00 1.50 1.50 1.80 1.80 2.00 1.75 > 1.10 1.40 1.00 1.50 1.50 1.80 1.40 <

Maksimal 2.00 2.00 1.50 2.00 1.80 2.50 2.00 > 1.20 1.50 1.00 1.60 1.60 1.90 1.50 <

Mesatar 0.90 1.50 1.00 1.00 0.70 1.00 1.00 < 0.65 1.25 0.70 0.70 0.60 0.90 0.80 <

Maksimal 1.00 1.60 1.00 1.00 0.80 1.20 1.00 < 0.80 1.30 0.75 0.75 0.62 1.00 0.90 <Mesatar 1.25 1.50 1.20 1.40 1.00 1.70 1.40 < 1.15 1.25 1.00 1.20 0.70 1.50 1.20 <Maksimal 1.50 1.60 1.50 1.50 1.00 1.70 1.50 < 1.50 1.30 1.10 1.20 0.75 1.50 1.25 <Mesatar 0.90 0.70 0.70 0.70 1.00 0.90 0.95 > 0.67 0.50 0.60 0.65 0.80 0.75 0.70 >

Maksimal 1.00 0.80 0.80 0.75 1.00 1.00 1.00 > 0.75 0.55 0.65 0.65 0.80 0.80 0.80 >

Mesatar 0.80 0.75 0.80 0.85 0.80 0.85 0.84 < 0.70 0.70 0.72 0.55 0.70 0.65 0.75 >

Maksimal 0.85 0.88 0.90 0.90 0.82 0.90 0.90 < 0.75 0.72 0.75 0.60 0.72 0.68 0.75 >

Mesatar 3.20 2.80 3.70 2.50 3.45 3.50 3.25 > 2.80 2.70 3.35 2.20 2.70 2.60 2.80 >

Maksimal 3.50 3.50 4.00 3.20 3.60 3.70 3.50 > 2.70 3.20 3.70 2.30 2.80 2.70 2.85 >

Mesatar 2.00 2.35 2.30 2.30 2.20 2.00 2.00 < 1.80 2.00 2.20 2.00 1.80 1.90 1.85 <

Maksimal 2.20 2.50 2.50 2.50 2.20 2.30 2.10 < 1.90 2.10 2.25 2.00 1.90 2.00 1.90 <

Mesatar 0.70 0.75 0.85 0.85 0.75 0.90 0.65 < 0.65 0.70 0.80 0.65 0.65 0.80 0.62 <

Maksimal 0.80 0.80 0.90 0.90 0.85 0.95 0.70 < 0.72 0.72 0.82 0.70 0.70 0.85 0.67 <

Mesatar 5.00 4.75 4.50 4.50 6.00 5.00 5.00 > 4.70 4.50 4.20 4.20 5.00 4.80 4.70 >

Maksimal 5.50 5.00 5.00 5.00 6.50 5.00 5.00 > 4.80 4.60 4.30 4.40 5.00 4.80 4.70 >

Suxhuk i Mesatar 2.50 2.50 2.90 2.50 2.75 2.35 2.60 < 2.35 2.00 2.30 1.90 1.90 2.00 1.70 <

Thjeshte Maksimal 2.80 2.80 3.20 2.70 3.00 2.50 2.80 < 2.40 2.15 2.35 2.00 2.20 2.10 1.90 <

Mesatar 0.60 0.35 0.35 0.30 0.30 0.30 0.30 > 0.50 0.28 0.28 0.25 0.28 0.25 0.25 >

Maksimal 0.70 0.40 0.35 0.35 0.35 0.35 0.30 > 0.50 0.30 0.30 0.27 0.30 0.28 0.25 >

Mesatar 0.65 0.55 0.58 0.60 0.66 0.60 0.60 > 0.62 0.50 0.55 0.50 0.55 0.55 0.55 <

Maksimal 0.70 0.56 0.69 0.75 0.70 0.65 0.70 < 0.64 0.52 0.65 0.55 0.57 0.58 0.55 <

Mesatar 6.50 6.00 6.00 6.50 7.00 7.00 5.80 < 5.00 5.50 5.50 2.25 6.00 5.00 5.50 <

Maksimal 7.50 7.00 8.00 7.00 8.00 8.00 6.50 <> 5.50 6.00 6.50 2.50 6.50 5.50 6.20 <

Mesatar 2.30 2.25 2.40 2.20 2.40 2.90 1.95 > 2.15 1.90 2.15 1.80 2.20 2.40 1.75 >

Maksimal 2.50 2.50 2.50 2.50 2.60 3.00 2.20 > 2.20 2.15 2.20 1.90 2.25 2.45 1.80 >

Çmimet me shumicë dhe pakicë për pemë, perime, gjedhe dhe produkte të kafshëve në të gjitha regjionet e KosovësProdukti

Mjalte

Pulë e ngrirë

Mielli

Mishi i lopes

Buka

Qumësht

Djath

Vezë

Jogurt

Rrush i Zi

Produktet e Konsumit

Arra

Gështenja

Ftonj

Kumbulla

Mushmolla

Limon

Dardha

Molla

Portokall

Banane

Mandarin

Pemë

Patëllxhan i Zi

Borania

Domate

Fasule

Spinaq

Sallata

Purri (presh)

Qepë

Speca

Patate

Lakër

Karrota

Tranguj

Hudhra

Pakicë Shumicë

Perime

Shënim:- Të gjitha çmimet janë në Euro- Çmimet mbledhen çdo javë ditën e premte dhe të shtune - Për çdo produkt publikohet çmimi mesatar dhe maksimal- Shenjat e publikuara paraqesin trendin e rritjes dhe uljes së çmimeve në krahasim me javën e kaluar- Të gjitha çmimet janë të publikuara në kg, përveq për qumësht,jogurt,Vaj,Vera e bardhë dhe e kuqe që janë në litër,buka(700 gr),vezë që janë në paketim prej 30 vezëve,ananas dhe sallata(gjelbërta) që janë me copë,majdonoz me tubë,koncetrat për pula vojse 50 kg.

Përkrahur nga

www.ngakosova.org

JAVA

42

Page 21: blendi kajsiu - korrupsioni

Redaktor: Arben Idrizie-mail: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

21E martë, 26 tetor 2010

Filmi horror “Paranormal Activity 2”,

megjithëse në javën e parë të shfaqjes,

ka arritur të radhitet në krye të listës

së arkës filmike. Për një javë, filmi ka

arritur të grumbullojë mbi 41 milionë

dollarë. Filmi - i cili është vazhdim i

filmit “Paranormal Activity” i realizuar

vitin e kaluar - ka nxitur interesimin

e adhuruesve të cilët në prag të

“Halloween” i kanë vërshuar kinematë

për të parë një tjetër rrëfim triler të

stilit dokumentar. Filmi “Paranormal

Activity 2”, arriti të mposhtë komedinë

“Jackass 3D” që kryesonte arkën filmike

javën e kaluar e që kësaj here u radhit

në vendin e dytë. “Jackass 3D” deri

më tani ka arritur të grumbullojë 87,1

milionë dollarë, që është shumë më

e madhe sesa dy filmat e mëhershëm

“Jackass” në javët e para. Ndërkohë,

drama e realizuar nga Clint Eastwood,

“Hereafter”, ka arritur të zërë vendin e

katërt me gjithsej 12 milionë dollarë të

grumbulluar.

“Paranormal Activity 2”, filmi më i shikuar i javës

Viti 2010, i shpallur nga UNESCO si “Viti i Afrimit të Kulturave” dhe Dita Ndërkombëtare e Khajamit janë një rast i mirë për të dëshmuar se sa i afron banorët e këtij planetit tonë kultura që ata kanë krijuar në shekuj dhe për të kujtuar gjithashtu një nga korifenjtë e një kulture të madhe, një shkencëtar, filozof e poet si Omar Khajami.

Jorgo Bulo

Në imazhin e të gjithë brezave njerëzorë, herët në Orient dhe dy shekujt e fundit në Evropë, rubairat e Omar Khajamit janë një kujtim rinie, një kupë vere dionisiake e pirë me etjen e mo-shës dhe një tufë këngësh epigra-matike që të shpien në një oazë qetësie evangjelike ku meditohet për jetën dhe vdekjen, qenien dhe mosqenien, bukurinë dhe shkurtësinë e jetës, me mençu-rinë e urtësisë së vjetër klasike. Këtë ndjesi kanë provuar edhe brezat në Shqipëri qëkurse Noli përktheu në shqip “Rubairat” e Mjeshtrit që i dha këtij zhanri poetik, të lëvruar kohë para tij në letërsinë persiane, formën e përsosur, duke e identifikuar me vetveten dhe atë vetë me një nga përfaqësuesit e pavdekshëm të

asaj bote kulturore të lashtë, por gjithmonë të re për vlerat dhe mesazhet e saj. U desh të tako-heshin dy gjeni, një nga gjenitë e kulturës dhe të mendimit per-sian të shek. XI-XII, Omar Khaja-mi, dhe gjeniu i kulturës shqip-tare të shek. XX, Fan Noli, që në botën shqiptare të vinte shpirti i artit dhe i mendimit të Khaja-mit, në një version magjistral, që po të parafrazojmë fjalët e Nolit për Fizxheraldin, “i jep të drejtë Shqipërisë të mburret për Fan Nolin aq sa Persia vetë për Omar Khajamin”. Shqipërimi i rubaira-ve prej Fan Nolit nxiti edhe për-kthimin e një tufe syresh prej një njohësi të rrallë të kulturës dhe të gjuhës së Persisë së Lashtë, që me shkrimet e tij botuar në vitet ‘20-‘30 të shekullit që shkoi në gazetat e Teheranit, kishte mah-nitur botën intelektuale persia-

ne për faktin që një intelektual nga një vend i vogël dhe i largët evropian njihte aq mirë shpirtin e kësaj gjuhe të vjetër të poezi-së e të shkencës. Ky ishte Hafiz Aliu, lindur në Korçë, ku mori mësimet e para e të mesme, për t’i vazhduar në Universite-tin e Stambollit, për t’u bërë jo vetëm një nga figurat e shquara të klerit islam, por dhe një nga protagonistët e jetës kulturore të kohës në Shqipëri. Këtë traditë e vazhduan më tej personalitete si Sejfulla Malëshova, që sillte me shqipërimet e tij risinë e një poeti elegant dhe të një mjeshtri të vargut. Midis këtyre përkthye-sve Omar Khajami qëndron si një sfinks, i kuptuar dhe i deshi-fruar në mënyra të ndryshme, siç ndodh me enigmën që pa-raqesin mendjet e mëdha dhe mendimet e thella për brezat që

vijnë e ikin, të habitur përpara gjenialitetit dhe universalitetit të etërve të kulturës njerëzore, e krijuar kudo qoftë, në Lindje a në Perëndim. Pyetja kush është Omar Khajami vazhdon të mbe-tet sot e kësaj dite në tryezën e diskutimeve akademike. Shpirt enciklopedik, astronom, mate-maticien, filozof dhe poet, perso-nalitet kompleks, që çdo shkollë poetike a mendimi, çdo fe a sekt fetar ka dashur ta quajë të vetin, Omar Khajami mbetet ai që është. Të ndriçohet sadopak ve-pra e këtij magjistari të madh të mendimit dhe të fjalës, “besnik i vetvetes”, ky është dhe motivi që shtyu organizuesit e këtij simpo-ziumi të ndërmerrnin nismën e kësaj veprimtarie, kushtuar ve-prës së Khajamit dhe historisë së përkthimit të “Rubairave” të tij në gjuhën shqipe.

KOSOVA NË EDIRNE

Organizuar nga Universiteti i Trakisë në Edirne dhe Unioni i Bibliotekave të Ballkanit nga 21 deri më 23 tetor në Edirne të Turqisë u mbajt Simpo-ziumi ndërkombëtar me temën “Edirne në burimet Arkivore të shteteve të Ballkanit”, me ç’rast Republikën e Kosovës e përfaqësuan punonjësit e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës. Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues të bibliote-kave dhe arkivave të vendeve ballanike nga Bullgaria, Ruma-nia, Kosova, Shqipëria, Maqe-donia, Serbia, Kroacia, Mali iI Zi, Bosnja, etj.Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës u përfaqësua nga delegacioni në përbërje: Sali Bashota, Izet Abdyli dhe Bukurije Haliti. Në fushën e bibliotekarisë takimi i radhës së Unionit të Biblio-tekave të Ballkanit u zhvillua në dy sesione të veçanta: në sesionin e burimeve njerëzore dhe në sesionin e fushës së digjitalizimit dhe huazimit të materialeve bibliotekare.Gjatë këtij seminari u trajtuan çështje me interes të veçantë lidhur me burimet arkivore të shteteve të Ballkanit dhe ishte me interes kumtesa e përfa-qësuesve të Arkivit Shtetëror të Kosovës me temën: “Komu-nikimi në mes të Kosovës dhe Edirnes në periudhën osmane”, nga autorët: Jusuf Osmani dhe Refike Sulçevsi. Në fund për pjesëmarrësit u organizua edhe një vizitë monumenteve kulturore e historike të periudhës osmane në Edirne.

KHAJAMI MIDIS NOLIT DHE KORÇES

Page 22: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 201022 ARTE

Jan Harlan, producent ekzekutiv i

shumicës së filmave të regjisorit të

madh të kinematografisë botërore

dhe fitues i çmimit Oscar dhe

shumë çmimeve të tjera, Stanley

Kubrick, ka konfirmuar pjesë-

marrjen në “Skena Up”. Festivali

Ndërkombëtar i Studentëve për

Film dhe Teatër, “Skena Up”, do

të mbahet nga data 3 deri më 10

dhjetor në Prishtinë dhe do të

ketë mysafir të veçantë Jan Harlan,

bëjnë të ditur organizatorët në

një njoftim për media. Harlan ka

punuar edhe me shumë autorë të

tjerë duke përfshirë edhe Steven

Spilberg në filmin “Artificial Intele-

gence”.

Jan Harlan, i cili do të kryesojë

Jurinë e Filmit në “Skena Up”, gji-

thashtu do të mbajë një ligjëratë

para pjesëmarrësve. Ai ka shprehur

dëshirën dhe entuziazmin e tij që

të jetë për herë të parë në Kosovë.

Producenti i Stanley Kubrick vjen në “Skena Up”FO

TO: J

ETM

IR ID

RIZI

KUR GOMARI E KALON KUFilmi i shumëpërfolur dhe i shumëpritur “Gomarët e kufirit”, me skenar të Jeton Nezirajt dhe regji të Jeton Ahmetajt, pati premierën e tij zyrtare të hënën në Kino ABC, ndërsa në mesditë ishte një konferencë për media me ekipin e filmit.

Albana S. [email protected]

Prishtinë, 25 tetor — Rrugë e gjatë për të ardhur deri tek finalizimi. Pas bërjes së ske-narit nga Jeton Neziraj, në vitin 2002, rruga e bashkëpunimit is-hte nisur në mes të regjisorit dhe skenaristit, ndërsa viti 2010 e solli filmin “Gomarët e kufirit” në regji të Jeton Ahmetajt.

E hëna i takoi premierës së filmit “Gomarët e kufirit”, duke i paraprirë me një konferencë për media, ku të pranishëm ishin disa nga ekipi i filmit.

“Gomarët e kufirit” ishte finan-cuar dy vite më herët nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndër-sa Zeqir Hamiti, drejtor i QKK-

së, është shprehur i kënaqur me punën që është bërë “’Gomarët...’ është një projekt i përzgjedhur nga juria para dy vjetësh, ka qenë një bashkëpunim i mirë me regj-isorin Ahmetaj. Filmi është kryer me afat të caktuar. Siç dihet, filmi ka pasur një shfaqje të mbyllur për anëtarët e qendrës, të cilët u ndanë të kënaqur dhe është shfaqur me sukses në festivalin PriFilmFest, u shpreh Hamiti.

Ky është filmi i parë në shirit fil-mik i regjisorit Ahmetaj, për këtë regjisori është ndarë i kënaqur me punën që është bërë nga gjithë ekipi, por më se i kënaqur është me aktorët e filmit.

“Ky është filmi im i parë në shi-rit filmik, dhe për këtë arsye kam pasur nderin të punoj me një staf

të tillë. E kam thënë edhe në in-tervista të mëhershme që Kosova nuk ka naftë pasuri, por aktorë ka! Më besoni që i njoh edhe aktorët nëpër botë por ne duhet të kre-nohemi se çfarë aktorë kemi”, tha Ahmetaj.

Derisa Ahmetaj pohoi se si regj-isor që është nuk e ka mundësinë të arsyetohet për punën e tij, mirëpo dhurata më e mirë për të është që filmi të pëlqehet nga pu-bliku. Por për diçka ai ndihet shu-më i sigurt. “Jam shumë i sigurt se dyert e kineastëve të rinj me këtë film janë hapur sepse është një film i pëlqyer, së paku realizimin e ka të mirë dhe e ka një skenar të mrekullueshëm”, tha Ahmetaj.

Gjatë konferencës u diskutua gjatë për zhanrin e filmit, si du-

ket një pjesë e publikut dhe gaze-tarëve nuk e kishin të qartë zhan-rin e filmit, ngaqë nëpër broshura shkruante se është komedi, mirë-po, sipas regjisorit ky ishte një gabim teknik, derisa filmi i takon zhanrit tragjikomedi. Ndërsa për skenaristin e filmit, Neziraj, hiç nuk është e rëndësishme se cilit zhanër i takon filmi, me rendësi është të pëlqehet nga publiku

“Kur jam nisur ta shkruaj këtë skenar natyrisht se kam pasur një materie, mirëpo publiku kur vjen të shikojë një film, ai nuk thotë se po shkoj të shoh një dramë, një komedi apo një tragjedi, sepse ajo është e parëndësishme. E rëndësishme është që filmi të pëlqehet. Ajo varet se si e sheh publiku, dikush mund ta sheh

si dramë, dikush si komedi”, tha Neziraj.

Për këtë pjesë foli edhe aktori Enver Petrovci, i cili kishte njërin nga rolet kryesore në film, duke mos i dhënë ndonjë rendësi të madhe zhanrit, ai tha: “Së pari, jam këtu ngaqë kam besuar në skenar. Ndërsa unë nuk besoj në asnjë zhanër, por besoj vetëm në një ‘zhanër’, e ai është zhan-ri i jetës. Me rëndësi është pjesa tjetër, që ky film i pëlqen apo nuk i pëlqen, e prek apo nuk e prek publikun e rëndomtë”.

Ndërsa për filmin, Petrovci tha se do të shikohet dhe do të përkojë sidomos në shtetet ish komuniste dhe ato të ish Jugos-llavisë, sepse është një ngjarje që është e përbashkët.

Page 23: blendi kajsiu - korrupsioni

23ARTEE martë, 26 tetor 2010

Një grup mbrojtës i Pallatit të Versajës

dhe një pasardhës i Luigjit XIV që e ka

ndërtuar atë, janë duke kërkuar vendim

gjyqësor kundër artistit japonez Takashi

Murakami, i cili ka ekspozuar vepra

artistike atje. Me ekspozitën që Mura-

kami ka hapur me 14 shtator ka nxitur

debat në qarqet franceze. Punimet më

të popullarizuara të artistit 48-vje-

çar japonez kanë pamjen e librave

komikë. Padia është ngritur nga princi

Sixte – Henri de Bourbon - Parme në

mbrojtje të respektit të të parëve. “Duke

ekspozuar në Versajë artistët përfitojnë

nga një vlerë e shtuar. Ne nuk jemi

kundër artit modern, por kundër një

mënyre të të menduarit e të të punuarit

që nuk i bën mirë kulturës franceze”, ka

thënë ai. Në vitin 2008, nipi i tij, princi

Charles – Emmannuel de Bourbon –

Parme, kishte provuar të pengonte

një ekspozitë të artistit amerikan Jeff

Koons, por nuk kishte arritur ta bënte

një gjë të tillë.

Murakami paditet për ekspozitën në Pallatin e Versajës

Alfred [email protected]

Prishtinë, 25 tetor —Pas refuzimit të ftesës për të marrë pjesë në një aktivitet shkencor në Tiranë, albanologët e Institutit të Albanologjisë kanë vendosur që mu në qendrën e tyre, në Institutin Albanologjik, t’i diskutojnë çështjet dhe pro-blemet e albanologjisë. Në ak-tivitetin, të cilin e kanë pagëzu-ar “Java e Albanologjisë”, do të mblidhen gjatë këtyre ditëve rreth 100 albanologë nga Koso-va, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët do t’i shpalosin studimet e tyre më të reja nga gjuhësia, letërsia, historia, folkloristika dhe etnologjia shqiptare. Ky ak-tivitet i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekno-logjisë, ka filluar të hënën dhe do të zgjasë deri më 29 tetor.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, në fjalën përshëndetë-se, vlerësoi punën e punonjësve shkencorë të Institutit të Alba-nologjisë, të cilët, sipas tij, kanë punuar me përkushtim.

“Dua t’ju falënderoj që në stu-dimet tuaja çdoherë keni pasur një fokus i cili ka qenë pothuajse i natyrshëm dhe preciz. Studi-mi i tërësisë shqiptare në Ball-

kan dhe më gjerë mendoj se duhet të jetë në fokus edhe në të ardhmen. Krahas studimit të botës shqiptare, vazhdimisht edhe identitetin e Kosovës e keni pasur pjesë të hulumtimeve, gjurmimeve tuaja , identitet ky i cili ka qenë ideja më kohezive, më e fuqishme që realisht ne ta gëzojmë realitetin e ri”, u shpreh ministri Hoxhaj.

Duke mos i hequr nga goja lëvdatat që ua bënte atyre, ministri Hoxhaj e konsideroi punën dhe angazhimin e tyre si të pakrahasueshëm me ndonjë institut tjetër në Ballkan.

“Nuk mendoj se ka institute në Ballkan që mund të krahaso-het më vëllimin e punës që kanë bërë bashkëpunëtorët shken-corë të Institutit Albanologjik, por as me cilësinë, e cila padys-him ka pas fuqinë në kohën kur janë prodhuar këto vepra, por do ta kenë edhe në të ardhmen kur të lexohen nga të tjerët”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, kjo punë dhe kjo cilësi është përcjellë edhe me një qasje interdisiplinare në disa fusha të dijes, qoftë në filo-logji qoftë në etnografi, etnologji qoftë edhe në fushën e histori-së dhe tërë kjo punë ka qenë një përkushtim rigoroz i studimit të së kaluarës dhe së tashmes.

Albanologët e këtij instituti, ministri Hoxhaj i konsideroi si forcë motorike, morale dhe mendore të Kosovës, të cilëve u premtoi mbështetje financiare edhe në të ardhmen. “Ju keni qenë forca motorike, mendo-re dhe morale e Republikës së Kosovës dhe kjo forcë do të jetë edhe në të ardhmen fuqia më e madhe që ka shteti, vendi ynë. Ne si Qeveri e Kosovës do të bëjmë përpjekje maksimale që të ketë mbështetje edhe më të fuqishme financiare dhe men-dojmë se trajtimi juaj patjetër duhet të jetë i barabartë me profesorët e universitetit, ndër-sa autonomia e Institutit duhet të jetë edhe më e zgjeruar edhe më e fuqishme dhe misioni i tij duhet të jetë edhe i madh, meqë shteti ynë ka nevojë edhe më tutje për studime të mirëfillta, për identitetin e tij në tërësinë e botës shqiptare në Ballkan,” tha ministri Hoxhaj. Ndërkaq, drejtori i Institutit të Albano-logjisë, Hysen Matoshi, midis tjerash, tha se globalizimi si proces kulturat kombëtare i vë para një sprove të vështirë të ekzistimit. “Jo vetëm mërgata jonë kërcënohet nga proce-set e akulturimit, nga to pre-ket gjithnjë e më shumë edhe shoqëria shqiptare, madje edhe

në hapësirat zyrtare të shqipes. Frika e ekspertëve për shuarjen e kulturave të caktuara, për tretjen e gjuhëve e të kombeve, sidomos të atyre që janë nën ndikimin e vazhdueshëm e agresiv të kultu-rave përreth, është shumë reale”, u shpreh Matoshi. Në kuadër të aktivitetit “Java e Albanologjisë” secila nga pesë degët e Institu-tit Albanologjik do të organizojë aktivitet shkencor njëditor, me tema nga gjuhësia, letërsia, hi-storia, folklori dhe etnologjia.

Dega e Gjuhësisë është cak-tuar të debatojë për temën “Zhvillimi i shqipes standarde”; dega e Letërsisë debaton rreth temës “Letërsia shqipe pas rëni-es së murit të Berlinit”; ajo e Hi-storisë, “Kryengritjet shqiptare të vitit 1910”; dega e Folklorit, “Folklori, krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndërmjet tra-ditës dhe globalizimit”, ndërsa dega e Etnologjisë ka zgjedhur temën “Qasjet etnologjike dhe kulturore shqiptare”.

Aktivitetit ndërkombëtar “Java e albanologjisë” do t’i kushtojë institucionit rreth pesëmbëdhjetë mijë euro dhe do të financohet nga buxheti i ndarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga të hyrat vetjake të In-stitutit Albanologjik.

Rreth njëqind albanologë do të mblidhen në Institutin Albanologjik për të diskutuar mbi çështjet dhe problemet që kanë të bëjnë me këtë fushë. “Java e Albanologjisë”, e organizuar për herë të parë, do të zgjasë deri më 29 tetor.

UFIRINPër regjisorin Jeton Budima,

filmi kishte temën themelore in-teresante, ndërsa sipas tij trajtimi është shumë modest.

“Kjo modesti infiltrohet në të gjitha nivelet duke filluar nga principi i kuadrimit, interpreti-mi, montazhi e kështu me radhë, është një projekt i cili më shumë kufizohet në tregim në narraci-on, mirëpo përjashton elementet tjera, përjashton nivelin estetik, nivelin vizual, i cili tek e fundit karakterizon filmin,” tha ai.

Sipas Budimës, temat e tilla trajtohen dy dekadat e fundit, ndërsa ky është film i cili i dedi-kohet më tepër shikuesve, mirëpo jo edhe festivaleve.

“Nuk është film për festivale pavarësisht që ka deklarata të ndryshme”, tha Budima.

“Gomarët e kufirit” është i ba-zuar në një ngjarje të vërtetë, e cila ndodh në vitin 1968 në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë.

Në kohen e komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri kufiri ishte nën kontrollin e hekurt të ushtrive të të dy vendeve. Fsha-trat kufitar Gurishë dhe Malinë kishin fatin e keq të ishin nën kontrollin e ashpër ushtarak. Pasi që në zonën kufitare ishte një bu-rim uji i vetëm, fshatrat merrnin ujë aty sipas orarit strikt të bërë nga ushtria. Ashpërsia e regjimit nuk ndihej vetëm mbi kurrizin e fshatarëve, por edhe mbi su-pet e mësuesit idealist të fshatit, i cili përpiqej në çdo mënyrë të kalonte në Shqipëri, duke men-duar që komunizmi në Shqipëri ishte ideal. Sapo ta kalojë kufirin, iluzioni i mësuesit shkatërrohet. Pas zhgënjimit, mësuesi dhe Kiqo, një banor nga Shqipëria, nisen në drejtim të perëndimit, drejt inte-grimeve evropiane.

Rolet: Veton Osmani, Enver Pe-trovci, Bislim Muçaj, Hysen Bina-ku, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Bajrush Mjaku, Valina Muçolli, Shpetim Kastrati, Hazir Haziri, Luan Daka, Meli Qena, etj.

Regjia: Jeton Ahmetaj, skenari: Jeton Neziraj, drejtor fotografie: Afrim Spahiu dhe Shukri Kaqa-niku, montazhi: Agron Vula, mu-zika: Mendi Mengjiçi, producent: Jeton Ahmetaj, production com-pany “Filmmission” & QKK.

Filmi do të jetë në repertor të rregullt në kino abc, nga data 26 tetor, duke u shfaqur në tri termi-ne, atë të orës 18:00, 20:00, 22:00.

Page 24: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 201024

Shkurt e shqip / e-mail: [email protected]: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

shkurteshqip

Korrupsioni si pasojë e privatizimitBlendi Kajsiu

VAZHDON NGA FAQJA 3.

Këtu vijmë tek arsyeja e katërt dhe e fundit. Humbja e inte-resit të përgjithshëm si objek-tiv orientues i politikëbërjes. Arsyeja se përse funksionari publik e ka të lehtë të korrup-tohet nuk është vetëm shtysa për përfitim personal, por edhe sepse interesi i përgjithshëm është pothuajse inekzistent në politikëbërje. Filozofia aktuale qeverisëse bazohet në idenë se nuk ka një interes të përgji-thshëm publik, por një mori interesash, që në përplasje me njëri-tjetrin, prodhojnë një re-zultante që duhet ndjekur nga qeveria. Është ajo që Robert Dahl e quan demokracia plu-raliste, ku politikëbërja është rezultantja e përplasjes së in-teresave të ndryshme.

Qeverisja tek ne sot zhvillo-het realisht si rezultante e për-plasjes së interesave të veçanta dhe jo si ndjekje e një interesi të përgjithshëm. Kështu, kur flitet për arsimin, politikat që ndërmerren nuk burojnë nga një konceptim i të mirës së përgjithshme, pra se çfarë do t'i interesonte shoqërisë në për-gjithësi në këtë sektor. Politikat janë produkt i përplasjeve apo përputhjeve mes interesave të institucioneve publike të arsi-mit me ato private. Ama, një diskutim, vizion apo strategji, se cili është interesi i shoqërisë shqiptare në sektorin e arsimit, se çfarë synon të arrijë ky sek-tor për shoqërinë në përgjithësi apo se kush do përfitojë prej tij, pothuajse nuk ekziston. Një tjetër shembull është sektori i ndërtimit. Në këtë sektor poli-tikat nuk ndërmerren në raport me interesin e përgjithshëm pu-blik, siç mund të ishte p.sh., një strehim i përballueshëm për sa më shumë qytetarë shqiptarë. Politikat në sektorin e ndërtimit janë produkt i përplasjeve mes grupeve të ndryshme interesi, ndërtuesit, pronarët, pushteti

qendror dhe ai lokal, e kështu me radhë.

Kur flitet për interesin e për-gjithshëm, ai njehsohet me procese të mjegullta, abstrakte dhe tejet të përgjithshme si in-tegrimi europian apo në NATO, ku të gjithë janë dakord dhe ku presupozohet se të gjithë do da-lin të fituar. Pra, nëse interesi i grupeve të caktuara është kon-kret dhe i prekshëm, interesi i përgjithshëm artikulohet në ni-vele aq të larta abstraksioni (de-mokracia, zhvillimi, integrimi), saqë ai humbet fare në procesin konkret të politikëbërjes.

Në kushte të tilla është e vështirë mos ta përdorësh postin publik për përfitime personale. Në momentin që interesi publik zhduket nga skena, posti publik në fakt mund të përdoret vetëm për interes personal. Askush nuk mund të pretendojë se po e përdor pushtetin publik apo politik në funksion të interesit të përgjithshëm, kur ky interes pothuajse nuk artikulohet po-litikisht dhe praktikisht.

Procesi i privatizimit du-het parë pikërisht si procesi i eliminimit të vazhdueshëm të interesit publik dhe zëven-dësimi i tij me interesin privat, si ideali rregullues i shoqërisë sonë. Fatkeqësisht, ky është një fenomen global, ndaj korrupsioni është në rritje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara si Amerika, Franca apo Anglia, pa folur për fqinjët tanë Greqi dhe Itali. Problemi është se në Shqipëri kjo filozofi ka avancu-ar më shumë dhe më ashpër se kudo tjetër. Nëse dje ne çuam në ekstrem teoritë marksiste, duke zhdukur totalisht tregun dhe pronën private, sot kemi çuar në ekstrem teoritë neo-liberale, duke synuar të zh-dukim shtetin dhe hapësirën publike nëpërmjet privatizi-mit të gjithçkaje. Korrupsioni ekstrem duhet parë si një nga pasojat e një procesi të tillë ekstrem.

Më në fund, qytetarët e Kosovës me votën e tyre në zgjedhjet më të afërta duhet ta ndëshkojnë këtë politikë dhe ta degdisin atë, bashkë me protagonistët e saj, njëherë e përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë për shkak të premtimeve të thyera.

Afrim Kasolli

Kriza e fundit institucionale që u sh-kaktua nga braktisja që i bëri LDK-ja Qeverisë së Kosovës, është më së e qartë se e ka lëkundur që në themel mënyrën e funksionimit të

kësaj Qeverie. Për më tepër, ky akt thuajse e ka paralizuar plotësisht atë.

Mirëpo, në të vërtetë, kjo situatë e re e krijuar pas këtyre zhvillimeve të fundit në skenën politike, esencialisht paraqet vetëm majën e ajsbergut të një krize shumë më të thellë politike, sociale, eko-nomike dhe morale, e cila si e tillë ka kohë që e ka kapërthyer shoqërinë kosovare në të gjitha poret e saj. Pra, në dallim nga shumica e analistëve dhe komentatorëve mediatikë, që duke interpretuar këto zhvillime në stilin e gjuetisë së shtrigave janë vënë në kërkim të fajtorëve varësisht se cilën anë mbajnë, personalisht këtë gjendje më shumë e gjykoj si shprehje simptomatike të krejt mënyrës se si është dizajnuar esenca e proceseve sociale dhe politike në Kosovën e këtyre viteve të fun-dit. Me këtë rast, e tërë kjo zallamahi aktu-ale më tepër se sa një dukuri aksidentale, e ka bazën e saj strukturore në aplikimin e praktikave perverse të partive politike kosovare në raport me pushtetin, gjë kjo që i ka shndërruar ato në varrmihëset kryesore të proceseve demokratike.

Përgjithësisht të motivuara për një mbisundim të pushtetit lakuriq pa asnjë referencë ideologjike, politike dhe mora-le, partitë aktuale të spektrit politik koso-var, e këtu padyshim se përgjegjësinë më të madhe e mbajnë dy partitë kryesore të vendit, me veprimtarinë e tyre kanë rrënuar postulatet themelore të një de-mokraci përmbajtësore. Prandaj edhe kjo krizë nuk është asgjë tjetër pos produkt i asaj fryme e cila ka kohë që është duke i degraduar bazat normative dhe premisat funksionuese të një shteti ligjor demo-kratik. Për më tepër, është vetë ajo krizë e shkaktuar nga delegjitimimi i këtyre par-tive dhe i kësaj politike, për arsye se deri më tani ajo thuajse si qëllim kryesor ka

pasur vetëm nëpërkëmbjen e interesave fundamentale të qytetarëve të shoqërisë kosovare.

Tradicionalisht është e ditur se në sferën e mendimit dhe politikës kategoria e legjitimitetit përbën kategorinë qenëso-re të saj. Në këtë kontekst, çdo shoqëri e ndërton diskursin e saj teorik dhe doktri-nar në bazë të të cilit i përkufizon krite-ret fundamentale të legjitimitetit politik. Prandaj në politikë pyetja që shtrohet për diskutim është se ku qëndron baza normative mbi të cilën legjitimohet një pushtet politik. Kështu, bie fjala, shesti-met e ndryshme teorike dhe ideologjike me natyrë teokratike këtë bazament e kër-konin tek shkrimet e shenjta. Sipas kësaj teze, udhëheqësit shtetërorë të shoqërive me bazament religjioz përfaqësonin vull-netin e hyjnisë në rregullimin e çështjeve tokësore. Përkundër kësaj pikëpamjeje, disa të tjerë në modernitet zgjidhjen e kësaj “enigme” e kërkonin në thellësitë e themeleve të metafizikës historike dhe brenda perspektivës historike të qenie-simit njerëzor.

Ndërkaq në antinomi me këto dy pi-këpamje të lartëshënura, demokracia na shfaqet si një përpjekje për ta she-kullarizuar politikën si nga rrëfimet religjioze, ashtu edhe për ta çliruar atë dhe shoqërinë nga narracionet e mëdha të esencave metafizike. Gjithsesi duke qenë mosbesuese ndaj këtyre skemave përmbyllëse ajo na vendos brenda hori-zonteve të papërmbyllura të kuptimësi-mit duke prodhuar sfida dhe alternativa të përhershme politike dhe sociale. Me këtë rast, politika demokratike e vendos në fokus të saj qytetarin dhe interesat e tij, ku më pastaj këto interesa i transfor-mon nga interesa konkrete në një togë të interesave abstrakte dhe kolektive. Në këtë mënyrë, mekanizmat e saj të për-faqësimit shndërron në instrumente të realizmit dhe implementimit të in-teresave të përgjithshme dhe vullnetit qytetar politik të një shoqërie.

Fundamentalisht, legjitimiteti po-litik dhe arkitektura konstitucionale e një shoqërie demokratike postulohet nga vullneti i qytetarëve të saj. Mirëpo, atëherë kur shpërfillet dhe shkallmohet ky parim, shoqëria pashmangshëm mo-lepset nga një krizë e përgjithshme e cila si e tillë metastazohet në të gjitha sferat vitale të shoqërisë. Ashtu edhe si është duke i ndodhur kësaj shoqërie, ku jeta për shumicën e qytetarëve të saj është duke u bërë gjithnjë e më ferr, e pakup-timtë, e përçudnuar dhe e pashpresë.

Është pikërisht ky qëndrim i politikës kosovare dhe i partive të saj, dhe veça-nërisht i këtij koalicioni qeveritar të de-ritanishëm, që gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, ekstremisht keq e ka përbuzur

Kriza e

Page 25: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 25

dhe shpërfillur këtë parim, duke u bërë shkaktar kryesor i krejt kë-saj kaos-krize totale.

Paradoksalisht, që nga koha e formimit të tij, ky koalicion i ço-roditur ideologjik i degraduar po-litik si dhe i shthurur moralisht, është tjetërsuar nga një instru-ment për t’i mbrojtur interesat e përgjithshme dhe të përbas-hkëta të kësaj shoqërie, në një instrument që i mbron interesat e posaçme të një pakice gjithnjë e më të vogël, e cila po bëhet gji-thnjë e më e pasur mbi kurrizin e një shumice që po bëhet gjith-një e më varfër. Në këtë mënyrë, edhe superstrukturat politike të mpleksura me interesat e gru-peve kriminale të ekonomisë informale janë transformuar vetëm në mekanizma që merren me menaxhimin e interesave të

zyrtarëve të saj turbokapita-listë. Pra, kjo harlisje e këtyre pushtetarëve ka bërë që ata të shndërrohen nga shërbëtorë të shoqërisë në zotër të saj. Dhe ky veçim e tjetërsim i këtij pushte-ti nga shoqëria ka rezultuar me instalimin e një zgjedhe të padu-rueshme që e ka zhytur vendin gjithnjë e më thellë në batakun e korrupsionit. Kjo ka bërë që strukturat e këtyre dy partive të pervertohen në dy banda të mëd-ha spekulatorësh politikë, të ci-lat e kanë shfrytëzuar pushtetin qendror më mjetet më të ndyra e për qëllimet më të fëlliqura. Kurse shoqëria - në shërbim të cilës kanë propaganduar se gjo-ja janë, por në të vërtetë e kanë sunduar dhe plaçkitur - deri më tash nuk ka mundur të bëjë asgjë kundër tyre.

Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj fryme tjetërsuese, boshti i jetës politike është bërë korrupsio-ni. Ndërkohë, kjo ka sjellë edhe zhvendosjen e boshtit të siste-mit demokratik drejt një push-teti kleptokratik. Me këtë rast, në dallim nga sistemet e kaluara që pushtetin e tyre arrinin ta mba-nin në saje të dhunës së hapur mbi shoqërinë, ky pushtet tani edhe pse me karakter të cunguar sa i përket legjitimitetit politik, dhe pa gëzimin e përkrahjes së shumicës qytetare, megjithatë ka arritur ta mbajë vetveten pi-kërisht në saje të përhapjes totale të korrupsionit. Vendin e dikur-shëm të pushtetit me dhunë e ka zënë korrupsioni, kurse leva kryesore e pushtetit politik është bërë paraja. Elemente struktu-rore këto që tani më shumë se

asnjëherë tjetër më parë janë mishëruar në pushtetin kripto-kapitalist të kryeministrit aktual. Paradoksalisht, edhe institucio-net qendrore politike nga me-kanizma që duhet të garantojnë dhe mbrojnë substancën e lirisë publike janë transformuar në feude financiare të grupeve oli-garkike të këtij pushteti politik.

Sigurisht se shtegdalja nga kjo gjendje kapitëse dhe shterpëzimi konstant ku jemi katandisur tash e sa kohë, nuk mund të gjendet brenda formacioneve politike të deritanishme të cilat edhe e kanë prodhuar atë. Ironikisht, kjo situatë e re megjithatë ka kri-juar mundësinë që më në fund qytetarët e Kosovës, me votën e tyre në zgjedhjet më të afërta, ta ndëshkojnë këtë politikë dhe ta degdisin atë si dhe protagonistët

e saj njëherë e përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë për shkak të premtimeve të thyera. Kosova ka nevojë për një lëvizje tjetër qytetare dhe politike. Lëvi-zje kjo e cila në saje të një aktivi-teti progresivist dhe të emanci-puar politikisht, fillimisht do të mund ta ruante tretjen e legjiti-mitetit politik me anë të votimit të përgjithshëm, dhe ta shn-dërronte interesin e qytetarit në preokupim fundamental të saj. Vetëm atëherë mund të shpre-sohet për tejkalimin e kësaj kri-ze dhe të flitet për respektimin e procedurave legjitime politike në konsolidimin e një demokracie përmbajtësore. Model ky më se i domosdoshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, jetesa e të cilëve do të mund të bëhej me nder, di-njitet dhe drejtësi.

Legjitimitetit Politik

Page 26: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010FJALKRYQ 26

KËNGËTAREE NJOHUR

JONA

AKTORIAMERIKANNGA FOTO

PROVINCËE VJETËRNË VP TË

LIBISË

QË KA TËBËJ ME

ALFABETIN(sh.)

“BAZAT EARSIMITTEKNIK”

METODËMJEKËSORE

QË PËRDORETKUNDËR

DHIMBJEVE

JERONIMDERADA SOLIST YNI

(Remzi Jakupi)

ZHURNA-LIST

AI QË BËNMËKAT

TËRKUZA,KONOPI

BANORËT EIRLANDËS

ARMËGJAHU MEDY TYTA

VËLLAII MADH(krahin.)

NJERIUMETALIK

D.L.E

EMËR I HUAJMASHKULLI

KUNDREJTHUMBJA

PIJEALKOOLIKE

ADELINAISMAJLI

FESTAKRYESORE E

MYSLI-MANËVE PAS RAMAZANIT

SIPËRFAQE

PEZMATIMII VESHIT

NOTËSOLMIZIMIEMRI I DISA

SULLTANËVENË P.OSMANE

PËREMËRVETOR

BËRTITI(lokal.)

NGJITËS,ZAMKË

Ë.T

APROVIM(sh.shq.)

MENDËRE BUTË

MONARKIABSOLUTE

VEND ISHENJTËNË ARABI

NJËSIAMONETAREE LAOSIT

SKIATOR

OKSIGJEN

KALI ISHALËS

TË AGJË-RUARIT (shq.)

..... ,E DYTA

PAKICATKOMBËTARE

LLOJPESHOREJE

NGJARJEE PËRGJAK-

SHME

ROBERTTEJLOR

HOKA

RREZE

FOSFOR

KUSHTETMATERIALE

PËR TË JETUAR

TETOVA RRËMUJË TË KATE-GORIZUARIT

(sh.shq.)

COKATA

THEMBRAE KËPUCËS

GRUP ISHUJSH

ISLANDEZ

Ë.SH

KALAMA

ELEKTRONI

FSHAT NËRRETHIN EDURRËSIT

GRADË ELARTË

USHTARAKESHTIMET E

POPULLSISËZERO

VENDBANIMNË NJË PARA-

LAGJE TËTEHERANIT

POROSIAE FUNDITSHKRIRJE

E NJË KOMBI(sh.shq.)

BABAI

TËQESHURA

MOLIBDEN

BANORI JEMENIT

RADIUS

PËRDORETNË KUPTIM

DËFTOR

POEZI LIRIKETË PËRVAJ-

SHME (sh.shq.)ARTA

MUÇAJ

SOLISTEJONA

SMAJLI

AUSTRIA

SEKTI IVEÇANT I

MYSLIMANËVE

ZËRI “A” INGRITUR

ENERGJIA

AKTORJAMEKSIKANE,

MEDINA

SOLISTJASHQIPTARE,

FARAPJESË E

MESDHEUT

SOLISTJAPERUANE,

SUMAK

AMPER

LLOJDRURI

NJË(romak.)

ADHURIM(sh.shq.)

BANORE ESHBA-ve

MELIHATEAJETI

UJI NËPËRQASJEME TOKËN

FUTBOLLISTIAMANÇIO

SHKON,LARGOHET

LLOJPAPAGALLI

“ARGËTIMI”

ITALIA

MUNGESËE GJAKUT NËPËRGJITHËSI

TENISTJAGREKE,

GORDINAALANIS

MORISET

I PAGJAK

O.Z

SULMIMI

IGLITARE

ERMIRAMORINA

NJËSIA EREZISTENCËS

ELEKTRIKE

“K” NË MESTË DY “E”

GRIMCATE IMËTA

INICIALETE AKTORITAM.,MARFI

BREJTËSGJITAR

DESIARNAZ

REZISTENCA

VIÇ DY-TREVJEÇ

MASA

PERIMETËR

KUSARDETI (shq.)

Page 27: blendi kajsiu - korrupsioni

27SHPALLJE TË VOGLAE martë, 26 tetor 2010

PALUAJTSHMËRI

SHITJE

Shes truallin 3 ari në Matin 1. Me doku-mentacion të rregullt. Tel. 044/ 319 978.

(26-31.10.2010)

Banesë 3 dhomëshe për shitje në l.e Muhaxherëve, afër Univ. Iliria, me sip.65m2, kati 3-të. Sallon me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, banjo, korridor, ball-kon. E mobiluar me mobile të reja. Çmimi 46.000 €. Tel. 044/ 245 454.

(26-28.10.2010)

Banesë 4 dhomëshe për shitje në l. Dodona, te S.Sport mbi King Kazino, me sip.78m2, kati 7-të. Sallon me ku-zhinë, 3 dhoma të fjetjes, banje, korridor. Çmimi 58.500 €. Tel. 044/ 245 454.

(26-28.10.2010)

Banesë 2 dhomëshe për shitje në F. Kosovë, mbrapa Murebest, kati 3-të, me sip.60m2. Sallon me kuzhinë, 1 dhomë gjumi, shpajz, banjo, ballkon. Çmimi 36.000 €. Tel. 044/ 245 454.

(26-28.10.2010)

Banesë 2 dhomëshe në shitje në l. Dodona, nën parkun e qytetit mbi S.Sport, me sip. 47m2, kati 5-të. Sallon me kuzhinë, 1 dhomë të fjetjës, banjo, korridor, ball-kon. Shitet e mobiluar. Tel. 044/ 245 454.

(26-28.10.2010)

Banesë 2 dhomëshe për shitje në F.Kosovë përball Euromedit, me sip.48m2, kati 5-të. Sallon me ku-zhinë, 1 dhomë të fjetjes, banjo, korridor, ballkon. B. ka leje ndërtimi. Çmimi 25.000 €. Tel. 044/ 245 454.

(26-28.10.2010)

Shes 2 banesa në qendër: kati I, te sh. “Nëna Terezë”, 65m2, 128.000 €, dhe kati II, 60m2, tërësisht e rinovuar, 115.000 €. Tel. 044/ 755 859, 038/ 22 66 78.

(25-27.10.2010)

Agj. “Omega”, bën ndërmjetësimin në shitjen dhe qiradhënien e bane-save, shtëpive, trojeve, lokaleve afa-riste. Po ashtu pranon ofertat tuaja për shitje dhe qiradhënie. Tel. 044/ 755 859, 038/ 22 66 78. [email protected]. Adresa: Rr.Rrustem Statovci nr.7 (te sllovenia sporti).

(25-27.10.2010)

Shes 8.64 ari truall në Sofali, 300 m larg nga Sh.Normale. Trualli ka infrastrukturë komplete, leje ndër-timi. Është në një pozitë të veçantë për ndërtim, dhe ka mundësi ndar-je në 2 parcela. Tel. 044/ 755 859.

(25-27.10.2010)

Shes banesën e re në K. e Diellit mbrapa furrës ”Qerimi 2“, me sip. 92m2, kati 4-të. Çmimi 600 €/ m2. Ka edhe garazhin. Tel: 049/044/ 888 801. [email protected].

(25-27.10.2010)

Shes 2 banesa të reja në qendër: kati I, 57m2, 900 € /m2, ndërsa tjetra me sip.64m2, kati 6-të, 800 €/ m2. Tel: 049/044/ 888 801. [email protected].

(25-27.10.2010)

Shes lokalin në Kurriz-Prishtinë 27+13m me ng.qendrore.Tel. 044/ 520 752.

(24-26.10.2010).

Shes banesën dy dhomëshe me lokal, në lagjen Ulpiana. Banesa gjendet në Rr. “Dëshmorët e Kombit”. Kati 4-të. Banesa ka 55m2, lokali 6m2. Çmimi sipas marrëveshjes. Info. pas orës 16 h. Tel. 038/ 558 785, 044/ 307 960.

(22-27.10.2010)

Shiten troje në lagjen Emshir, 300 m afër shkollës. Me infrastruk-turë komplete. Tel. 044/ 333 443.

(22-27.10.2010)

Shes 3 ari truall në Veterrnik, 500 m mbrapa “Gorenjës”. Me infra-strukturë të plotë. Dokumentacio-ni në rregull. Tel. 044/ 249 425.

(21-26.10.2010)

Agjensioni për Patundshmëri Kosova Immobilien www.kosova-immobilien.com, bën ndërmjetësim në shitbler-je dhe qiradhënie si: banesa, shtëpi, troje, lokale afariste etj. Gjithashtu e keni mundësinë të paraqesni edhe ju pronën tuaj për shitje dhe qiradhënie. Tel. 038/ 248 165, 044/ 245 454, 049/ 233 185, si dhe në e-mail: [email protected] ueb: www.kosova-immobilien.com

(11-11.11.2010)

Shes banesë në Prishtinë pa ndermjetësues me dokumentaci-on të rregullt.Tel. 044/ 823 718.

(05-05.11.2010).

Shitet shtëpia 2 katëshe 200m2, me 4.3 ari truall, në lagjen e Emshirit afër Garde-nit. Shtëpia ka 4 dhoma gjumi, dhoma e ditës me kuzhinë. Tel. 044/ 596 302.

(03-03.11.2010)

Pozhegu Brothers, shet banesa në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër shkollës ”Mihajel Grameno”. Banesat kanë leje ndërtimi, ujë 24 orë, termoizo-lues, çmimi i volitshëm nga 500-650 €. Banesat shiten me këste mujore deri në 4 vite (pa kamatë). Tel. 044/ 430 455, 049/ 730 933. www.pozhegubrothers.com.

(02-02.11.2010)

ME QËRA

LËSHOHEN

Lëshoj banesën me qira 1 dhomëshe, në sh.“Nëna Terezë” në Prishtinë. Kati I, nx. qendrore, e përshtatshme dhe për ordinancë, zyre afariste. Tel. 045/ 258 179.

(26-28.10.2010)

Lëshoj me qira banesën 3 dhomës-he, 85m2, kati 3-të, në l. Dardania. E rinovuar dhe e mobiluar, me ng. qendrore. Lëshohet për familjar (pa ndërmjetsues). Tel. 044/ 455 193.

(26-28.10.2010)

Lëshoj me qira banesë. Tel. 045/ 334 380.

(26-28.10.2010)

Lëshoj me qira banesën në l. e spi-talit, “Ymer Elshani” p-n. Dy dhoma gjumi, kuzhinë, korridor dhe banje, e mobiluar me mobile të reja, me ng.qendrore. Për familjar ose studentë. Çmimi 200 €. Tel. 044/ 292 421.

(26-28.10.2010)

Lëshoj me qira banesë afër Eulex-it (ish Farmedi), 60m2, kati 8-të. Banesa është eksluzive dhe lëshohet vetëm për nder-kombëtar apo familjar. Tel. 044/ 132 879.

(26-28.10.2010)

Lëshoj 4 banesa me qira në Pris-htinë: në Qendër, në Dardani, në l. Dodona dhe në Dragodan. Tel. 044/ 445 803. [email protected].

(25-30.10.2010)

Lëshohet banesa dy dhomëshe me qira. Gjendet në Dardani, kati I, dhe është e mobiluar. Oferta nuk vlen për student. Tel. 044/049/ 175 195.

(25-30.10.2010)

Lëshohet 1 dhomë e shtëpisë me qira te Qafa, hyrje e veçantë. Për studentë të punësuar/ M. Tel. 044/ 555 625.

(25-27.10.2010)

Lëshoj një dhomë me qira te Fa-kulteti Iliria. Dhoma ka hyrje të veçantë. Tel. 044/ 990 572.

(25-27.10.2010)

Lëshoj me qira 3 lokale në qendër, me sip. të ndryshme prej 20-70m2. Po ashtu edhe 3 banesa për zyre, që gjen-den në qendër, me sip. të ndryshme. Tel: 049/044/ 888 801. [email protected]

(25-27.10.2010)

Lëshoj 3 banesa me qira në qendër, me sip. 60-80m2. Çmimi banesave prej 300-450 €. Preferohen për familjar. Tel: 049/044/ 888 801. [email protected]

(25-27.10.2010)

Lëshoj banesë me qira te Gran-di, 350 €; banesë te Hotel Ili-ria, 300 €. Tel. 045/ 900 902.

(25-27.10.2010)

Lëshoj me qira banesën në Darda-ni- Kalabri. B. ka sallon me kuzhinë dhe dy dhoma gjumi. Vlen për 5 studente ose punëtore, për çift bashkëshortor, dhe për të huaj. Tel. 044/ 339 710.

(25-30.10.2010)

Lëshoj me qira lokalin në Ulpianë vetem për kurse me kapacitet 24 ven-de.Tel. 044/ 116 921,049/ 131 057.

(24-26.10.2010).

Lëshoj banesë me qira. Bane-sa gjendet te Santea, 84m2. Vetëm për familjar ose ndërkombëtar. Çmimi 350 €. Tel. 044/ 875 774.

(22-27.10.2010)

Lëshoj me qira 2 banesa: një në Bregun e Diellit dhe një në Dardani, si dhe një shtëpi. Tel. 044/ 163 199.

(22-27.10.2010)

Lëshohet lokali me qira në magji-stralën Prishtinë- F. Kosovë përballë Murebest, afër rrethit të F. Kosovës. Lokali ka 360m3 dhe është i përshtatshëm për këto veprimtari: fitnes klub, sallon ondulimi, mobileri, sallon tepihash, administrat, expozitur për material ndërtimor, teknik të bardh, përfaqësi ndërkombëtare e shitje me shumic apo pakic. Tel. 044/ 430 455, 049/ 730 933.

(09-09.11.2010)

Lëshoj shtëpi dykatëshe me qira, me 4 dhoma gjumi, në lagjën e Universitetit. Shëpia ka edhe garazhin. Preferohet për ndërkombëtar. Tel. 044/049/ 120 806.

(06-26.10.2010)

Agj. “Zogu”, lëshon me qira banesa, shtëpi, lokale si dhe objekte të ndryshme, për ndërkombëtar dhe vendor, në Prishtinë. Po ashtu bën edhe shitjen e banesave të reja dhe të vjetra, lokaleve, trojeve në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Gjithashtu ju mundëson të ofroni banesat, shtëpitë, lokalet për qiradhënie dhe shitje. Agjensioni gjendet në anën e majt të hotelit Grand. Tel: 038/ 244 419; 044/049/ 888 801 apo në e-mail: [email protected]. www.agencyzogu.tk.

(06-06.11.2010)

Lëshoj me qira banesë në Prishtinë me afat të gjatë për familjar.Tel. 044/ 140 769.

(05-05.11.2010).

KËRKOHEN

Urgjent kërkojm banesa luksoze,

kate shtëpiash dhe zyre me qira, për ndërkombëtar. Për 4-15 ditë 20-55 €/ nata, dhe për afate të gjata 36 muaj. Preferohen: qendra dhe Matiqani (afër Milenium 3). Tel. 044/ 550 111.

(25-27.10.2010)

Kërkoj objekt me qira për zyre, në Prishtinë. Nga 200m2 - 500m2, me çmime 1.000 € deri 3.000 €. Tel. 044/ 755 859, 045/ 40 12 12, 049 41 31 58.

(25-27.10.2010)

Kërkojm banesa dhe shtëpi luk-soze me qira, për ndërkombëtar. Tel. 045/ 246 122, 045/ 40 12 12, 049/ 41 31 58 dhe 038/ 22 66 78.

(25-27.10.2010)

Kërkoj banesë me qira, për një çift, deri 300 €. Tel. 044/ 670 608.

(25-27.10.2010)

Kërkoj banesë me qira në lagjen,Upianë, Bregu e Diellit për 2 shtetas të huaj që punojn. Tel. 044/163 199.

(24-29.10.2010).

Marr banesë me qira nga pro-nari për afat të gjatë për fami-ljar në Qender, Ulpianë, Dardani.Tel. 038/ 553 116,045/ 614 337.

(05-05.11.2010).

VETURA

TË NDRYSHME

Asllan Kastrati, shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e sh.m. profe-sionale “Xhelal Hajda-Toni” Rahovec.

(26.10.2010)

Shes 2 kompletet të kauqa-ve(3,2,1) shumë pak të përdorur dhe janë prodhim i Simpos.

Tel. 044/ 990 572.

(24.10.2010).

Astrologu “Feniks”- ndihmon në zgjedhjen e problemeve të ndryshme jetësore: në fat, mësim, punë, karrierë. Largojmë stresin, nervozen, kokë dhembjen, pa gjumësinë, mësyfshin tek fëmijët, trembjen në gjumë, belbëzi-met në të folur, vonesat në të ecur. Me sukses largojmë magjinë e zezë. Orari i punës prej 10-18.00. Tel. 049/ 123 265, 045/ 437 998. Adresa: B. Diellit te posta e vogël- Prishtinë. Parapra-kisht duhet të rezervoni terminët.

(09-29.10.2010)

Shërojmë këto sëmundje: Ekscemë (majasëll), hemorroidet, kancer të jashtme, neorodermitis, akne juvenilie (puqra në fytyrë), gangrenë, rozacea, parapsorjazë, psorjazë, afromi muskulore, ithate, ulcerë (jashtë), alopecitë, eliminimi i rrudhave në fytyrë, eliminimi i shenjave në fytyrë, barë kundër gjegjes, tretjen e gurëve në veshkë, prostatë, pengimin e rënies së flokëve, regjerimi i flokëve etj. Tel. 038/ 500 554, 044/ 209 057. e-mail: [email protected]. Adresa: Kalabri (ish Emshir) 4/45 A Prishtinë.

(01-01.11.2010)

INFORMATIKADARDANI-PRISHTINË

Organizon 13 kurse për kompjuter gjatë tërë vitit.

-11 vite përvojë me kurse;

-23 libra për kompjuterë të botuar dhe ribotuar;

Gjendemi prapa Postës kryesore në

Dardani afër Fidan Farm.

Ju mirëpret: Ekrem Dragusha, inxh.dipl. me bashkëpunëtor.

Tel: 044/ 213 937 & 044/ 253 537

Page 28: blendi kajsiu - korrupsioni

Fatos Beqiraj dëshiron ta nd-jekë rrugën e ish-futbollis-tit kosovar, Kujtim Shala, i cili gjatë viteve 1989-1991 kishte shkëlqyer te Dinamo

Zagreb. Në intervistë dhënë për gazetën e përditshme kroate, Ve-çernji list, sulmuesi kosovar thotë se me kalimin te gjiganti kroat ka bërë një hap në karrierë.

Ish-sulmuesi i Buduçnostit ësh-të i vetëdijshëm se nga Maksimiir drejt klubeve të mëdha evropiane kanë shkuar futbollistë si Eduar-do, Modriç, Çorluka etj.

Me klubin kroat ai synon të fitojë tituj derisa me Malin e Zi të kualifikohet në kampionatin Evropian.

22-vjeçari tregon se pasi Fe-derata e Futbollit e Kosovës të pranohet në FIFA e UEFA, do të vendosë se a do të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen e Malit të Zi apo për Kosovën.

Fatos, gjatë verës për herë të parë keni ardhur në Kroaci, tani thoni se u është plotësuar ëndrra fëmijërore.

Beqiraj: Dinamo për mua është një hap i madh në karrierë. Është nder për mua të luash në një prej klubeve më të mëdha të këtyre hap ësirave nga i cili klub ndodhin ka-lime në klube të mëdha. E di shumë mirë për transferin e Eduardos, Mo-driçit apo Çorlukas.

Fatosi në Zagreb jeton i vetëm me Ravnicin, ende nuk ka një ve-turë zyrtare dhe vozit veturë me qira?

Beqiraj: Kënaqem këtu, edhe pse jetohet me një ritëm më të madh se sa në Podgoricë. Nuk jam i martuar, nuk kam të dashur, nuk dal shpesh në mbrëmje, kurse më së shumti kohën e kaloj në klub.

A adhuroni ndonjë lojtar të Di-namos?

Beqiraj: Në Kosovë të gjithë e dinë për Kujtim Shalën. Është emër i madh, ka bërë emër të madh në Di-namo, dua ta ndjek rrugën e tij. E kam njohur atë, ka qenë trajner i Prishtinës kur unë luaja për Besën.

Prindërit e Fatosit jetojnë në Pejë, kurse me atë çfarë fiton në Zagreb i ndihmon nënën dhe babanë?

Beqiraj: Babai im, Besimi, është polic, rojtar në burg, kurse nëna ime, Fatmushja është amvise. Kam motra, Mimozën, Njomzën dhe Donjetën si dhe një vëlla 9-vjeçar, Albionin. Asnjëri prej tyre deri më tani nuk kanë qenë në Zagreb, shumë më mungo-jnë dhe do t’i ftoj sa të sigurojë punën e banesës.

Fatosi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe një vit ka studiuar biznesin.

Beqiraj: Për shkak të karrierës në futboll, e ndërpreva shkollimin, por një ditë dua t’i përfundoj studimet.

redaktor: Valdet Hasanie-mail: [email protected]: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

SportE martë, 26 tetor 201028

Erjon Bogdani është rilindur këtë sezon, pasi ndien besimin e skuadrës së tij, Cesena. Por, ai shton se sezoni është i gjatë dhe

më të vështira. Sulmuesi shqiptar kërkon nga shokët e skuadrës që të shikojnë përpara, pas momentit negativ të ekipit.

Erjon Bogdani po kalon njërin prej sezoneve më të mira të vi-teve të fundit, në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka realizuar tre gola për ekipin e tij të ri, Ce-sena, por ka kontribuuar edhe me asistime.

Ai është rilindur dhe e ndien besimin e Cesenës, pas periudhës së vështirë që pati vitet e fundit, ku shënonte dy gola në sezon, sa ishte pjesë e klubit veronez, Chievos.

“Unë luaj mirë, nëse luaj si qendërsulmues. Gjithçka ka të bëjë me besimin që më është dhënë. Të shohim, pasi kampionati është i gjatë dhe na presim ndeshje të vështira”, deklaroi Bogdani për uebfa-qen calcioneës24.com.

Fundjavën që lamë pas, përfaqësuesi shqiptar u rik-thye në qytetin ku e kaloi një

pjesë të karrierës, në Veronë, ku më parë kishte luajtur me Chievon tri sezone dhe me Hellas Veronën, një.

Chievo e mposhti Cesenën 2:1, por tiranasi mendon se ekipi i tij e meritoi një barazim, nga kjo përballje, ku ai kishte premtuar se do të festonte, nëse do të shënonte.

“Sipas meje, e merituam një barazim. Në pjesën e parë luaj-tëm vetëm ne, me shumë raste për të shënuar gol. Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, për ata që erdhën në stadium. Për mua, me një barazim do të dilnim mirë nga kjo përballje. Ishim të pafat në fund”, shtoi i zhgënjyer ish-futbollisti i Li-vornos.

Edhe pse ishte vërshëllyer dhe nuk pëlqehej më nga tifo-zët e Chievos, Bogdani tregon se rikthimi i tij në stadiumin Bentegodi, ishte emocionues.

Përkundër katër humb-jeve dhe një barazimi, në pesë xhirot e fundit, Bogdani kërkon nga bashkëlojtarët e tij që ta çojnë kokën lart dhe të shikojnë përpara, në sfidat që i presin.

Pas 8 xhirosh të zhvilluara në Serie A, Cesena zë pozitën e 17-të, me 8 pikë të tubuara. Sfida e radhës për Bogdanin dhe shokët e tij do të jetë ajo ndaj Sampdorias.

Bale duhet të pushojëMenaxheri i Tottenhamit,

Harry Redknapp ka urdhëruar

mesfushorin Gareth Bale të

pushojë në plazh dhe të kthe-

het i përgatitur për ndeshjet e

ardhshme kundër Manchester

Unitedit dhe Interit. Ylli uellsi-

an ka shpërthyer në skenë dhe

javën e kaluar ishte në qendër

të vëmendjes pas hettrikut në

Giuseppe Meazza, kundër Inte-

rit, në humbjen 4-3. Redknapp

i ka dhënë tretman të veçantë

21-vjeçarit duke i ofruar katër

ditë pushim para ndeshjes në

Old Trafford, të shtunën dhe

ballafaqimit me Interin në Whi-

te Hart Lane, të martën tjetër.

“Do të ishte mirë që Gareth të

pushojë për disa ditë. Ai e me-

riton. Është i lodhur, ai vrapon

shumë dhe ka statistika të jas-

htëzakonshme”, tha Redknapp

për Sky Sports.

Fatos Beqiraj synon të ndjekë rrugën e Kujtim Shalës, i cili ishte bërë idhull në Dinamo Zagreb. Sulmuesi kosovar, transferimin në Kroaci e konsideron si hap të rëndësishëm në karrierë, derisa është i vetëdijshëm se nga Zagrebi mund të kalojë te ndonjë klub më i madh evropian. Reprezentuesi malazez thotë se pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, do të vendosë se për cilën kombëtare do të luajë.

Ndien besimin e Cesenës HAPAVE TE SH

Page 29: blendi kajsiu - korrupsioni

Synimet për të ardhmen? Beqirja: Titulli i kampionit dhe hyrja

në Evropë me Dinamon si dhe anga-zhimi në Kampionatin Evropian me Malin e Zi.

Keni thënë se do të largoheni nga Kombëtarja e Malit të Zi për t’iu bashkëngjitur Kosovës?

Beqiraj: Jo, nuk kam thënë. Për një hap të tillë do të mendoj kur Kosova të bëhet anëtare e FIFA-s. Tani kjo s’ka kuptim.

E martë, 26 tetor 2010 29SPORT

Presidenti i Real Madridit, Floren-

tino Perez synon ta kthejë Raulin

në klub më 2012. Sulmuesi

veteran planifikon të respektojë

kontratën e tij dyvjeçare në

Schalke 04 dhe nuk ka përjash-

tuar mundësinë e vazhdimit të

marrëveshjes aktuale me klubin

gjerman. Por, El Confidencial ka

njoftuar të hënën se Perez dëshi-

ron ta kthejë Raulin në Real, pas

tërheqjes së tij nga futbolli aktiv.

Presidenti e sheh ish-kapitenin e

klubit në një rol zyrtar, njësoj si

ai i Zinedine Zidane, i cili është

këshilltar i tij.

Sneijder vazhdon këtë javë Raul kthehet në Real?

ZGJEDHJA E REPREZENTACIONIT, VENDIM I VËSHTIRË.

Fatosi, karrierën e ka filluar te Shqiponja e Pejës, klub i cili tani nuk ekziston, pastaj ka shkuar te Besa nga Peja. Për 16 vjet ka luajtur në Ligën e Kosovës, kurse në moshën 20-vjeçare ka nënshkruar mar-rëveshje me Buduçnostin e Podgoricës. “Pas dy viteve më kanë ofruar shtetësi të Malit të Zi. Ka qenë ky një vendim i vështirë që gjatë kohë e kam menduar duke i pyetur edhe prindërit për këshilla. Kam vendosur ta pranoj atë, pasi me Malin e Zi më ofroheshin ndeshje ndërkombëtare. Për Kombëtaren A kam luajtur në moshën 20-vjeçare kundër kampionëve të botës, Italisë. Ka qenë një ndeshje e paharruar”, ka sqaruar Beqiraj.

Moral [email protected]

Prishtinë, 25 tetor —20 trajnerë kosovarë do të trajno-hen për pesë javë në Universi-tetin e Futbollit në Shqipëri, me ç’rast do të pajisen me licenca A të UEFA-s. Kursi, i cili do të mba-het pas përfundimit të sezonit vjeshtor, në periudhën 22 nën-tor - 18 dhjetor, është iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbol-lit (FSHF), e cila edhe një herë e konfirmon mbështetjen e plotë për futbollin kosovar.

Trajnerët kosovarë do të kenë trajnime intensive, në teori dhe praktikë, gjithsej 120 orë, ndërsa do të kenë 5 ditë pushim për t’i takuar familjarët e tyre. Shefi i sektorit për licencimin e tra-jnerëve në FSHF, Astrit Maçi, e ka shpalosur programin e trajnimit të elitës së trajnerëve të Kosovës.

“Së pari, jam i kënaqur që ndodhem këtu, për një bashkë-punim tjetër në mes të të dyja federatave. Ju njoftoj se së sh-pejti do ta mbajmë një kurs me

trajnerët kosovarë. Kjo është dëshirë e presidentit të Fede-ratës, Armand Duka, i cili gjith-monë mundohet ta ndihmojë futbollin kosovar në mënyrë të ndryshme”, theksoi fillimisht në një konferencë për shtyp, Maçi, i cili njoftoi se ky trajnim do të mbahet ekskluzivisht me tra-jnerë kosovarë.

“Në Shqipëri mbahen kurse për trajnerë që 6 vjet. Që dy vjet, trajnerët i pajisim me licencën A. Kemi mbajtur dy kurse me trajnerë nga Shqipëria, kurse ky i treti do të jetë për trajnerët kosovarë. Numri është i limituar, por këta trajnerë do të përfito-jnë shumë. Aty do të ligjërojnë tre ekspertë të futbollit nga Co-verciano (qendër e trajnimit) e Italisë, pasi kemi lidhje me këtë shkollë, por edhe profesorë nga Shqipëria”, vazhdoi ai.

Sipas Maçit, pasi të pajisen me këto licenca, trajnerët e kë-

tushëm mund ta udhëheqin çfarëdo skuadra evropiane, por licencat do të kryejnë punë edhe kur të pranohet FFK në UEFA. Ai shtoi se FSHF-ja, për periud-hën 4-5 javëshe nuk pretendon t’i formojë trajnerët kosovarë, por t’i ndihmojë ata që të ecin përpara.

Sekretari i përgjithshëm i Fe-deratës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, që po ashtu ishte pjesë e konferencës, njof-toi se pjesa dërrmuese e këtyre trajnerëve do të jenë atë që më parë patën marrë licenca nga Federata e Futbollit të Suedisë, por do të ketë edhe trajnerë që kryejnë funksione në përfaqë-suesen e Kosovës.

Listën e trajnerëve do ta zgjedh Këshilli Profesional i FFK-së, tregon Salihu, ndërsa këtë listë më pas do ta miratojë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ky është vetëm hapi i parë, pasi që

bashkëpunimi i të dyja Federa-tave nuk do të ndalet me kaq.

“Numri ishte mjaft i limituar. Mirëpo, ne ju premtojmë tra-jnerëve të tjerë se edhe vitin e ardhshëm, në të njëjtën kohë, do të ketë trajnim të tillë, ku do të përfshihen 20 trajnerë. Edhe në trajnimet që FSHF-ja do t’i mbajë në të ardhmen me trajnerë shqiptarë, ne do të kërkojmë që të jenë pjesëmarrës nga dy trajnerë tanë”, premton Salihu.

Sa u përket shpenzimeve, ai nënvizoi se FFK ka kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Sportit dhe Departamentit të Sportit, që ta gjejnë një zgjidhje. Këto të fundit e kanë shprehur vull-netin e tyre, por nëse nuk arrihet diçka, atëherë trajnerët duhet t’i kryejnë vetë shpenzimet e tyre, ose t’ua kryejnë ato klubet e tyre, ngase Federata nuk e ka obligim të bëjë një gjë të tillë.

Hendbollisti i njohur kosovar, Arben Muqolli, është arrestuar nga policia maqedonase me kërkesë të Interpolit të Zvicrës. Ai para disa ditësh është ndaluar nga autoritetet në Maqedoni, ku po qëndron në paraburgim. Për mediat maqedonase laj-min e arrestimit të anëtarit të përfaqësueses së Kosovës në hendboll e ka konfirmuar zëd-hënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Borçe Peshevski.

Sipas Peshevskit, hendbollistit me prejardhje nga Peja iu është shqiptuar paraburgimi prej 40 ditësh, pasi ka një rast të hapur me autoritetet e Zvicrës, derisa nuk saktësoi datën e as vendin ku është arrestuar legjenda e hendbollit kosovar. Arben Muqolli është njëri ndër lojtarët më të mirë në hend-bollin kosovar në dekadën e fundit. Ai me skuadrën Besa Famiglia ka arritur të shpallet pesë herë radhazi kampion i

Kosovës. Po ashtu Muqolli ka arritur që me paraqitjet e treguaranë kampionatin e Kosovës në hendboll të shpallet katër herë radhazi (2003, 2004, 2005, 2006) hendbollisti më i mirë nga Fe-derata e Hendbollit e Kosovës. Arben Muqolli aktualisht është pjesë e ekipit pejan Besa Fami-glia, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e klubeve kosovare, Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Federata e Futbollit e Kosovës do t’i përzgjedhë 20 trajnerë, që do të ndjekin një kurs disajavor në Shqipëri dhe do të pajisen me licenca A të UEFA-s. Këtë do ta mundësojë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila dëshiron ta ndihmojë futbollin kosovar.

Presidenti i Interit, Massimo

Moratti ka mohuar spekulimet

rreth të ardhmes së mesfushorit

Wesley Sneijder duke insistuar

se holandezi do të qëndrojë në

Giuseppe Meazza. Në fundjavë

spekulohej se Manchester

United ka ringjallur interesimin

ndaj 26-vjeçarit pas dështimit

të bisedimeve për vazhdimin e

kontratës së tij me Interin. Por,

Moratti theksoi se marrëveshja

do të finalizohet gjatë kësaj

jave. “Mendoj se këtë javë do të

kemi vazhdimin e kontratës”, tha

Moratti për Sky Sports 24.

Muqolli arrestohet në Maqedoni

HALES

Page 30: blendi kajsiu - korrupsioni

SPORT E martë, 26 tetor 201030

Reali e mban Pepen Soldo shkarkohet nga KolniKoln ka shkarkuar trajnerin kro-

at, Zvonimir Soldo pas humbjes

2-1 në Hanover 96, të shtunën

dhe pozitës së parafundit

në Bundesligë me pesë pikë

nga nëntë ndeshje. “Koln dhe

Zvonimir Soldo kanë ndërprerë

bashkëpunimin të dielën”,

thuhej në një komunikatë të

klubit. Frank Schaefer është

emëruar trajner i përkohshëm.

Soldo mori drejtimin e Kolnit

nga Christoph Daum në qer-

shor të vitit 2009 dhe sezonin

e kaluar siguroi mbijetesën në

Bundesligë.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mo-

urinho shpreson se mbrojtësi

Pepe do të vazhdojë kontratën

e tij me gjigantin spanjoll.

Strategu portugez pret që

ish-futbollisti i Portos të mbetet

anëtar i ekipit të tij. Kontrata

aktuale e Pepes skadon më

2012 dhe Reali është i gatshëm

t’i ofrojë atij marrëveshje të re

trevjeçare. “Real Madrid nuk dës-

hiron të humbë dhe Pepe nuk

mund të humbë nga Reali. Klubi

e di këtë, pas disa javëve do të

sqarojmë gjithçka dhe Pepe do

të mbetet këtu”, tha Mourinho.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney befasoi të gjithë duke deklaruar se nuk do ta va-zhdojë kontratën me klu-

bin dhe paralajmëroi largimin e tij nga klubi duke shokuar tifozët e Djajve të Kuq dhe menaxherin Sir Alex Ferguson.

Menjëherë, klube të mëdha evropiane filluan të shprehin in-teresimin e tyre për transferimin e reprezentuesit anglez në rad-hët e tyre. Përveç Real Madridit, Rooney spekulohej se mund të kalojë te kampioni i Premierli-gës Chelsea ose te rivali i qytetit, Manchester City.

Pronari i Cityt, Sheik Mansour thuhej se ishte i gatshëm ta bëjë Rooneyn futbollistin më të pa-guar në Premierligë. Përveç tij, tifozët e klubit nga Eastlands, me

interesim filluan të përcjellin laj-met për transferimin e Rooneyt, ndërsa njëri prej tyre shkoi më larg se që duhej.

Mediat angleze kanë njoftuar të hënën se tifozi i përjetshëm i Manchester Cityt, Simon Hart ishte aq i bindur në transferimin e Rooneyt në Eastlands, sa që pa-goi 500 funta për të bërë një ta-tuazh të sulmuesit anglez në sh-pinën e tij. 31-vjeçari menjëherë shkoi në sallonin e tatuazheve.

“Rooneyn, e dua Wayne Roo-

neyn në shpinën time”, tha ai në sallon. Atë që kërkoi, atë e mori. “Rooney, legjendë e Manchester Cityt”, shkruan në tatuazh. Mirë-po, Rooney ndërroi mendjen dhe të premten nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.

Lajmi ua shoi ëndrrën tifozëve të Manchester Cityt se mund ta shohin Rooneyn në ekipin e tyre, por më tepër i dhemb Hartit. “Isha i bindur se do të na bashko-het gjatë afatit kalimtar të jana-

rit. Tani do të ngacmohem nga tifozët e Manchester Unitedit, sepse më ka mbetur Rooney në shpinë. Do të shoh nëse mund ta shndërroj këtë tatuazh në figurën e Emmanuel Adebayorit. Por, do të jetë mjaft vështirë, pasi ata të dy nuk ngjajnë aspak me njëri-tjetrin”, tha Hart.

Ky nuk është rasti i parë që një tifoz i Manchester Cityt bën një tatuazh të ngutshëm. Në janar të vitit 2009, një përkrahës i klubit nga Eastlands kishte bërë një ta-

tuazh me emrin e yllit brazilian, Leite Kaka, i cili spekulohej se mund të kalojë në City nga Mi-lani.

Mirëpo, Kaka qëndroi te Ros-sonerët, ndërsa gjatë verës iu bashkua Real Madridit. Një tjetër, sezonin e kaluar kishte bërë një tatuazh me mbishkrimin “City në Ligën e Kampionëve”. Mirë-po, Tottenham përfundoi sezonin në pozitën e katërt në Premier-ligë dhe siguroi pjesëmarrjen në garën elite të futbollit evropian.

Presidenti i UEFA-s,

Michel Platini beson

se inkuadrimi i

teknologjisë në

vijën e portës do ta

shndërronte sportin

në video-lojë. Javën

e kaluar ligjvënësit e

futbollit bënë hapin

e parë drejt inkua-

drimit të teknologji-

së në vijën e portës

për eliminimin e rasteve të

diskutueshme, ngjashëm

me goditjen e Frank Lam-

pardit për Anglinë kundër

Gjermanisë në Kampionatin

botëror 2010. Në vend se të

kërkon ndihmë nga tekno-

logjia, Platini ka vendosur

nga një gjyqtar shtesë

prapa portave në përpjekje

për t’i ndihmuar gjyqtarëve

anësor dhe atij kryesor. “Me

ndihmën e teknologjisë në

vijën e portës, do të kemi

futboll nga PlayStation”, tha

Platini për uebfaqen e Fede-

ratës së Futbollit të Skocisë.

“Një gjyqtar nuk mjafton

në epokën moderne, ku

keni 20 kamera. Nuk është

e drejtë, kamerat shohin

gjithçka, por gjyqtari ka

vetëm dy sy. Sa herë

që ai bën një gabim,

kamerat janë aty për

t’i shikuar. Kjo është

arsyeja pse në 10 vitet

e fundit kam kërkuar

të ndryshojë punën e

gjyqtarit, të ndihmoj

në përmirësimin e

situatës dhe t’u japim

atyre përkrahje më

të mirë. Të gjithë

kanë përgjegjësi. Për këtë

kemi shtuar dy asistent në

ndeshjen e këtij sezoni në

Ligën e Kampionëve. Është

hap logjik që me gjithë ato

kamera ju mund t’i vëreni

incidentet, por me më tepër

sy në ndihmë të gjyqtarit,

aq më të mëdha janë gjasat

t’i vërejmë ato incidente”,

përfundoi ai.

Edhe pse është lider në

Serie A pas tetë xhirove,

trajneri i Lazios, Edy Reja

ka theksuar se ekipi i tij

nuk është konkurrent për

titull. Skuadra romake

ka bërë startin më të

mirë në histori të klubit

me gjashtë fitore, një

barazim dhe një humbje

në tetë xhirot e para në

Serie A duke përmirësuar

nisjen e edicioneve 1972-

1973 dhe 1999-2000. La-

zio përfundoi e treta më

1972-1973, ndërsa më

1999-2000 nën drejtimin

e Sven Goran Erikssonit,

arriti të fitojë titullin e

saj të dytë në Serie A.

Por, Reja preferon të

qëndrojë i përmbajtur

rreth shanseve të ekipit

të tij për titull, pas startit

të mirë dhe epërsisë

prej katër pikëve ndaj

kampionit aktual, Interit.

“Scudetto është diçka që

nuk na takon neve. Ne

jemi duke shfrytëzuar

epërsinë e tashme dhe

jemi ekip për gjashtë

pozitat e para. Jemi në

zhvillim të vazhdueshëm,

ekipi ka entuziazëm të

madh dhe do të luftojmë

me guxim. Futbollistët

i ndihmojnë njëri-tjetrit

dhe kështu do të vijnë

rezultatet e mira. Është

herët të bëjmë kraha-

sime, duhet të presim

përfundimin e pjesës

së parë të sezonit”, tha

Reja për Radio Anch’io lo

Sport.

Tifozi i Manchester Cityt, Simon Hart ishte aq i bindur se Wayne Rooney do të transferohet në Eastlands, sa që shpenzoi 500 funte për të bërë një tatuazh të sulmuesit anglez në shpinën e tij. Rooney kishte paralajmëruar largimin nga Manchester United, por më pas ndërroi mendjen dhe nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me klubin.

TATUAZHI I NGUTSHËM

Page 31: blendi kajsiu - korrupsioni

E martë, 26 tetor 2010 31SPORT

Been nuk shkarkohet Dzeko preferon ItalinëSulmuesi i Wolfsburgut, Edin

Dzeko preferon transferimin në

Itali, ka njoftuar menaxheri i tij, Irfan

Redzepagic. Nuk është fshehtësi

se reprezentuesi boshnjak është

objektiv i Juventusit, ndërsa pritet

që ai të braktisë klubin gjerman në

fund të këtij sezoni. “Jemi në pritje të

kuptojmë se çka do të ndodhë në

muajt e ardhshëm. Kemi biseduar

me Juventusin, katër muaj më parë,

por për momentin nuk kemi negoci-

ata të hapura. Dzeko preferon Italinë

dhe ky është destinacioni më i mirë

për të ardhmen e tij”, tha Redzepagic

për Wolfsburger Allgemeine.

Drejtori teknik i Feyenoordit, Leo

Beenhakker ka mohuar spekuli-

met rreth të ardhmes së trajnerit

Mario Been duke shprehur

besimin e plotë ndaj tij. Pozita e

Beenit ishte vënë në dyshim pas

humbjes turpëruese të Feyeno-

ordit nga PSV Eindhoven 10-0 të

dielën. Mirëpo, Beenhakker ka

thënë se të gjithë në klub janë me

Beenin. “Pozita e tij nuk është në

dyshim. Të gjithë jemi me të. Nuk

do të bëjmë ndryshime në stafin

tonë teknik. Tani do të përqen-

drohemi në ndeshjen e ardhshme

kundër Venlos”, tha Beenhakker.

Cesc Fabregas ka ngacmuar

Manchester Cityn duke thënë

se Arsenali do t’i mposhte ata

edhe nëse do të paraqiteshin

me 15 futbollistë në fushë.

Skuadra e Roberto Mancinit

u reduktua në 10 futbolliste,

pas vetëm pesë minutave pas

kartonit të kuq të mbrojtësit

Dedryck Boyata. Edhe pse luftu-

an me shpirt, Arsenali mori kon-

trollin dhe fitoi 3-0. Topxhinjtë

madje kishin luksin të humbin

një penallti të cilën nuk e kon-

kretizoi Fabregas. “Edhe nëse

do të ishin 15, ndërsa ne me 11,

përsëri do të fitonim. Mënyra si

kemi luajtur ishte e vështirë për

të na ndalur. Në disa periudha

shfaqën lojë të jashtëzakon-

shme”, tha Fabregas për tabloi-

din anglez, The Sun. Arsenali u

ngrit në pesë pikë prapa liderit

Chelsea dhe Fabregas beson se

fitorja ndaj Manchester Cityt do

të shërbejë si paralajmërim për

gjigantin londinez. “Është herët

të flasim se a jemi favorit. Chel-

sea duket i fortë, por ende nuk

ka luajtur me disa prej ekipeve

të mëdha. Do të shohim se si

do të paraqiten kundër tyre,

por ne duhet të qëndrojmë të

qetë”, përfundoi ai.

Presidenti i Bayern Munichut, Uli

Hoeness ka përjashtuar mun-

dësinë e shpenzimeve të mëdha

gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti bavarez ka filluar dobët

sezonin e ri në Bundesligë dhe ka

marrë vetëm 12 pikë nga nëntë

ndeshjet e tyre të para. Ata nuk so-

llën përforcime në ekip pas triumfit

të edicionit të kaluar në ligë dhe

në kupë dhe rikthimi i mesfushorit

Toni Kroos nga huazimi dyvjeçar

në Bayer Leverkusen ishte fytyra e

vetme e re në ekip. Por, Hoeness

ka thënë se Bayern nuk do të bëjë

shpenzime të mëdha, edhe pse

ka para në dispozicion për blerjen

e një futbollisti që mund të jetë i

nevojshëm për trajnerin Louis van

Gaal. “Nëse një mbrojtës i krahut të

majtë ose të djathtë i cili mund t’i

ndihmojë Bayernit është në shitje,

atëherë ne do ta konsiderojmë

atë. Por, ju mund të jeni të sigurt

se Bayern nuk do të bëjë investi-

me të mëdha apo ndonjë blerje

të madhe gjatë afatit kalimtar të

dimrit. Mendoj se ekipi ynë aktual

është më i mirë se ai i vitit të kaluar.

Problemi kryesor është se Franck

Ribery dhe Arjen Robben janë

të lënduar”, tha Hoeness për të

përditshmen gjermane Munchner

Merkur.

Lart, vetëm lart

Mjaft është mjaft, kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard kërkon seri të rezultateve

Steven Gerrard nuk ka dhënë arsyetime për star-tin e dobët të Liverpoolit në Premierligë, por tani beson se e vetmja rrugë

është ngritja pas fitores ndaj Blackburnit. Anfield Road festoi fitoren e shumëpritur të dielën, kur Sotiros Kyrgiakos dhe Fer-nando Torres shënuan golat që siguruan fitoren 2-1.

Menaxheri i kritikuar, Roy Hodgson ishte i lumtur që ekipi i tij bëri një paraqitje të gjallë dhe kreative që kishte munguar në dy muajt e kaluar, kur klubi ishte në paqartësi rreth pronësisë para se New England Sports Ventures të kompletojë blerjen e gjigantit të Premierligës.

Fitorja nuk mjaftoi që ekipi të dalë nga zona e rrezikuar, por Gerrard është i kënaqur me pa-raqitjen dhe tani synon të ngjitet në tabelë.

Kapiteni i Liverpoolit, i cili ishte pushuar në mesjavë në barazimin pa gola kundër Napolit në Europa League, i tha uebfaqes zyrtare të klubit: “Tri pikë do të bëjnë mrekulli për të gjithë. Ishte mirë të shohim Fernandon në listën e golashënuesve i shërbyer nga Joe Cole. Ne duhet të shfrytëzojmë dy paraqitjet e fundit si një fillim të freskët, por gjëja e fundit që kanë bërë futbollistët është të fshihemi prapa faktit se kemi pasur brenga jashtë fushës”.

Fitorja ndaj Blackburnit ishte e dyta për Liverpoolin këtë sezon dhe pas nëntë xhirove ata gjen-den në pozitën e 18-të në tabelë me vetëm 9 pikë, plot 12 pikë më pak se lideri Chelsea. Reprezen-tuesi anglez pranon se pozita e dobët në tabelë është pasqyrë e startit katastrofal të sezonit.

“Ne e gjejmë veten këtu ku jemi në ligë, sepse nuk kemi

qenë të mirë sa duhet. Sigurisht se është më mirë kur dimë se gjërat jashtë fushës jashtë janë sqaruar dhe tifozët janë të lum-tur. Tani duhet të hyjmë në seri të rezultateve pozitive dhe do të kuptojmë nëse jemi të aftë ta realizojmë këtë. Kjo është sfida e ardhshme e këtij ekipi”, shtoi Gerrard.

30-vjeçari insiston se vazhdi-mësia e rezultateve pozitive është mënyra e vetme për t’u ngjitur në tabelë.

“Nëse e bëni këtë, do të ngji-teni në tabelë shumë shpejt. Tri ose katër fitore me radhë dhe ju e shihni veten në pozitë mjaft të mirë. Është ende herët dhe ka edhe shumë ndeshje për t’u lua-jtur. Nëse luajmë ashtu siç dimë ne në Bolton (në fundjavë) mund të arrijmë rezultat të mirë. Mjaft është mjaft, ne duam të hyjmë në seri pozitive”, përfundoi Gerrard.

Bayern blen, por vetëm një

Man City do të humbiste edhe me 15 futbollistë

Page 32: blendi kajsiu - korrupsioni

32 MARKETING E martë, 26 tetor 2010

1vit199,95€

6muaj129,95€

3muaj69,95€

Pako Premium tani memundësi abonimi për 3 muaj!