konservatori i tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/legjislacioni/kontrapunkt...

9
Revistë për artin, kulturën muzikore dhe shkencën muzikologjike / Nr.15 Nëntor 2011 Botim i KOCI CONTEMPORARY ARTS CENTER-LONDËR Redaktor përgjegjës: Prof. Akil Koci Fjala e redaktorit AKIL KOCI Me 20 nëntor Shoqata e kompozitorëve të Ko- sovës pasi u riformuar organizoi koncertin Jubilar për tre kompozitorët Shqiptarë Esat Rizvanollin,Fahri Beqirin dhe Akil Kocin ku veprat e tyre i ekzekutoi Filarmonia e Kosovës dhe kori i saj në kuadrin e festivalit Ditët e muz- ikës Kosovare.Programi që na u shpërnda ishte i dizajnuar mirë dhe shkruante Filharmonia e Ko- sovës. Deri kur do të themi se do të shkruajnë Filharmonia e jo Filarmonia?. Është interesant se sa disa nga intelektualët tanë nuk e njohim jo vetëm gjuhën e folur por aq më shumë edhe gjuhën e shkruar. Për çudi shumica janë edhe me fakultete, bile dhe me magjistra- tura dhe disa edhe me doktoratura! Ky problem nuk paraqet vetëm nivelin e ulët intelektual, por mjerisht edhe diçka më tepër . Në një kohë kur shpesh gjuha e disave, e folur apo e shkruar, nuk është as edhe e ekuilibruar dhe bile as “e sistemuar” në kuadrin e rregullave të sintaksës, për të ndriçuar mendime apo ide, ata rrahin gjoksin duke thënë se janë shkolluar, ndërsa të tjerët jo. “Të tjerët janë autodidaktë” dhe me këtë kujtojnë se mjafton të vetëshpallur si të ditur, bile edhe të talentuar. Nëse sfida sh- trohet dhe zhvillohet në këtë terren formal, pa pas për bazë vlerat që kanë personat me veprat e veta, vetëm do të krijojmë konfuzion tek lexuesi apo dëgjuesi. Kur flitet për opinione personale dëmi është i vogël, por kur opinionit i jepet “ex catedra”, dëmi, bile edhe çudia është e madhe. Më vjen keq, por do të jep një shembull konk- ret. Them më vjen keq, sepse shoqërisht e kam shtruar këtë çështje disa herë me udhëheqësit e Filarmonisë së Kosovës si një lajthitje e një kokëfortësie të pakuptimtë. A ka gjuhëtarë, bile edhe një njeri i vetëm, që thotë se duhet shkruar Filharmonia e jo Filarmonia? Po, si duket ka ud- hëheqëset Filarmonisë të cilët shkruajnë me kokëfortësi Filharmonia e Kosovës dhe jo Fi- larmonia e Kosovës, si do ta shkruante edhe një shkollar i vogël. Natyrisht nuk kam asgjë person- ale me udhëheqësit e Filarmonisë së Kosovës. Ky insistim i tyre ka mbrapa arsyetimin prej dil- etanti në gjuhësi (edhe pse të gjithë me diplomë) që fjala armoni mund të shkruhet dhe harmoni. Bile edhe tingëllon “më shqip”. Deri këtu jemi dakord, por ai harron se termi Filarmonia nuk ka asgjë shqipe (mjerisht), por është e huajtur, si shumë fjalë e terma të tjera që kanë lidhje me institucione e nocione të reja për ne, (por që për Evropën kanë qenë të njohura me kohë). Nëse do të përkthejë fjalën armoni në harmoni, si do ta përkthejë pjesën e parë të termit, Fil-in (sepse dihet që fjala filarmonia është fjalë e për- bërë dhe, mjerisht, jo shqipe). Dhe kjo nuk është ndonjë tragjedi, apo jo? Këtë vërejtje shoqërore, nuk e bëj nga pozitat e kryeredaktorit të Kontrapunktit, por me dëshirën që lexuesi, kur të marrin në dorë programin e Fi- larmonisë së Kosovës, të diskutojnë për reperto- rin dhe jo për këtë “neologjizëm” që vetëm pre- tendon të jetë e tillë. T’ia lëmë gjuhëtarëve këtë detyrë. Suksese muzikore! Koncert jubilar në 75-vjetorin e tre artistëve Pasqyrim i krijimtarisë muzikore të kompozitorëve Rizvanolli, Koci e Beqiri në shtypin e Kosovës gjatë viteve 1982-1992 Ibrahim MADHI, mjeshtër i interpretimit vio- linistik në Shqipëri Petrit Çeku, Gjeniu i Kitarës konservatori i Tiranës V J E T Klarinetisti Astrit Mustafa shënon suksesin e tij të radhës Mega- Spektakli i vitit - realizim i artisteve ballkanas Me 11.11.2011 lexova një kritikë në gazetën Zagrebase “Jutarnji list”me titull “Gjeniu i kitarës Petrit Çeku, kulmi i sal- lonit të parë sezonal”,nuk u befasova sepse sukseset e Petritit edhe pse ri me C M Y K

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

Revistë për artin, kulturën muzikore dhe shkencën muzikologjike / Nr.15 Nëntor 2011

Botim i KOCI CONTEMPORARY ARTS CENTER-LONdëRRedaktor përgjegjës: Prof. Akil Koci

Fjala e redaktorit

akil koci

Me 20 nëntor Shoqata e kompozitorëve të Ko-sovës pasi u riformuar organizoi koncertin Jubilar për tre kompozitorët Shqiptarë Esat Rizvanollin,Fahri Beqirin dhe Akil Kocin ku veprat e tyre i ekzekutoi Filarmonia e Kosovës dhe kori i saj në kuadrin e festivalit Ditët e muz-ikës Kosovare.Programi që na u shpërnda ishte i dizajnuar mirë dhe shkruante Filharmonia e Ko-sovës. Deri kur do të themi se do të shkruajnë Filharmonia e jo Filarmonia?. Është interesant se sa disa nga intelektualët tanë nuk e njohim jo vetëm gjuhën e folur por aq më shumë edhe gjuhën e shkruar. Për çudi shumica janë edhe me fakultete, bile dhe me magjistra-tura dhe disa edhe me doktoratura!

Ky problem nuk paraqet vetëm nivelin e ulët intelektual, por mjerisht edhe diçka më tepër . Në një kohë kur shpesh gjuha e disave, e folur apo e shkruar, nuk është as edhe e ekuilibruar dhe bile as “e sistemuar” në kuadrin e rregullave të sintaksës, për të ndriçuar mendime apo ide, ata rrahin gjoksin duke thënë se janë shkolluar, ndërsa të tjerët jo. “Të tjerët janë autodidaktë” dhe me këtë kujtojnë se mjafton të vetëshpallur si të ditur, bile edhe të talentuar. Nëse sfida sh-trohet dhe zhvillohet në këtë terren formal, pa pas për bazë vlerat që kanë personat me veprat e veta, vetëm do të krijojmë konfuzion tek lexuesi apo dëgjuesi.

Kur flitet për opinione personale dëmi është i vogël, por kur opinionit i jepet “ex catedra”, dëmi, bile edhe çudia është e madhe.Më vjen keq, por do të jep një shembull konk-ret. Them më vjen keq, sepse shoqërisht e kam shtruar këtë çështje disa herë me udhëheqësit e Filarmonisë së Kosovës si një lajthitje e një kokëfortësie të pakuptimtë. A ka gjuhëtarë, bile edhe një njeri i vetëm, që thotë se duhet shkruar Filharmonia e jo Filarmonia? Po, si duket ka ud-hëheqëset të Filarmonisë të cilët shkruajnë me kokëfortësi Filharmonia e Kosovës dhe jo Fi-larmonia e Kosovës, si do ta shkruante edhe një shkollar i vogël. Natyrisht nuk kam asgjë person-ale me udhëheqësit e Filarmonisë së Kosovës.

Ky insistim i tyre ka mbrapa arsyetimin prej dil-etanti në gjuhësi (edhe pse të gjithë me diplomë) që fjala armoni mund të shkruhet dhe harmoni. Bile edhe tingëllon “më shqip”. Deri këtu jemi dakord, por ai harron se termi Filarmonia nuk ka asgjë shqipe (mjerisht), por është e huajtur, si shumë fjalë e terma të tjera që kanë lidhje me institucione e nocione të reja për ne, (por që për Evropën kanë qenë të njohura me kohë). Nëse do të përkthejë fjalën armoni në harmoni, si do ta përkthejë pjesën e parë të termit, Fil-in (sepse dihet që fjala filarmonia është fjalë e për-bërë dhe, mjerisht, jo shqipe). Dhe kjo nuk është ndonjë tragjedi, apo jo?

Këtë vërejtje shoqërore, nuk e bëj nga pozitat e kryeredaktorit të Kontrapunktit, por me dëshirën që lexuesi, kur të marrin në dorë programin e Fi-larmonisë së Kosovës, të diskutojnë për reperto-rin dhe jo për këtë “neologjizëm” që vetëm pre-tendon të jetë e tillë. T’ia lëmë gjuhëtarëve këtë detyrë. Suksese muzikore!

Koncert jubilar në 75-vjetorin e tre artistëve

Pasqyrim i krijimtarisë muzikore të kompozitorëve Rizvanolli, Koci e Beqiri në shtypin e Kosovës gjatë viteve 1982-1992

Ibrahim MADHI, mjeshtër i interpretimit vio-linistik në Shqipëri

Petrit Çeku, Gjeniu i Kitarës

konservatori i Tiranës

Vj

et

Klarinetisti Astrit Mustafa shënon suksesin e tij të radhës

Mega-Spektakli i vitit - realizim i artisteve ballkanas

Me 11.11.2011 lexova një kritikë në gazetën Zagrebase “Jutarnji list”me titull “Gjeniu i kitarës Petrit Çeku, kulmi i sal-lonit të parë sezonal”,nuk u befasova sepse sukseset e Petritit edhe pse ri me

C M Y K

Page 2: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

14 E hënë, 5 dhjetor 2011 55@ | www.gazeta55.al +suplement pËr muzikËn

Puna dhe vepra e R. Sokolit kane ngacuar vazhdimisht kureshtjen time profesionale, sidomos për

hapesirat dhe mundesine e perzgjed-hjes që të ofron vepra shumëdimen-sionale e ketij personaliteti te cmuar te shkences dhe kultures shqiptare por, nga ana tjeter, edhe për vete vështirësinë e thellimit në të. Nje-kohshem, e kam pasur ne vemendjen time qe të kryej një punim te plote mbi veprën tij, nisur sidomos nga aspektet e veçanta të saj (të panjo-hura apo pak të njohura) në drejtim të muzikologjisë, etnomuzikologjisë, krijimtarisë e më gjerë. Do të doja, pikërisht për këtë arsye, që të bëj një “Vizitë në tempull”, në tempullin e dijes, shkencës e art- kulturës që mban emrin R. Sokoli, i cili ishte jo vetëm nje “enciklopedi”, por në një kuptim më të thelle edhe “tempull”. “Tempull i gjallë i shqiptarizmës”- do të pohonte Prof. M. Elezi, duke i bërë një përcaktim krahasimor shumë të veçantë portretit të tij poliedrik. (cit. M. Elezi “Vizitë në Tempull” nga libri “Ramadan Sokoli”, Jeta dha vepra, O. Xhatufa, Sh.B.M, Artes, f.q. 160). Ky personalitet i tillë përmasash, në rrugën e gjatë hulumtuese, kërkimo-re-shkencore e studimore në fushë të muzikologjisë, etnomuzikologjisë, folkloristikës e albanologjisë në përgjithësi, ka prekur edhe shumë fusha të tjera të shkencës dhe art-kulturës, ku një ndër to është edhe krijimtaria muzikore, e cila qëndron si pjesë integrale e këtij mozaiku vlerash. Ndonëse kjo krijimtari nuk ka atë hapësirë dhe jehonë që ka ajo studimore e shkencore, në të zënë vend njësërë veprash të gjinive e for-macioneve të ndryshme, duke nisur që nga ato vokale, me harmonizimet e këngëve popullore, përpunimet ko-rale, romancat (ku mund të përmen-det një nga romancat e tij të njohura “Burimi në mal” për tenor) e, duke kaluar më tej tek veprat instrumen-tale e orkestrale si Balada për piano, Rapsodia për flaut ( një nga veprat më të evidentuara të tij), “Melodi ar-bëreshe” e “Valle popullore” për vio-lonçel, “Eksprompt – për violinë e pi-ano, “Rapsodi” për piano e orkestër”, “Valle Shqiptare” për orkestër, “Suita për harqe” në katër kohë, “Kuartet për harqe e orkestër” etj. Fakti që kjo pjesë e aspektit të tij krijues në fushë të kompozimit nuk është shumë e njohur për dëgjuesin, gjykoj se ka të bëjë me interpretimin “e vonuar” të veprave të tij, më saktë të një pjese të tyre, të cilat kane pare “dritat e skenes” vetem pas viteve ‘90. Por, nga ana tjetër, mendoj se ka munguar puna e kritikëve apo muz-ikologëve tanë në drejtim të njohjes dhe leximit analitik të partiturave, si dhe nxjerrjes në pah të vlerave kompozicionale të atyre veprave që i rrokin ato. Nisur nga gjykimi im personal, që vjen si rezultat i njohjes konkrete me disa prej partiturave të tij, mendoj se për krijimtarinë muz-ikore të Prof. Sokolit ( i cili kishte një dëshirë të madhe, si c’do krijues, që

Një vështrim mbi ciklin vokal “Visare muzikore” të RamadaN Sokolit

veprat t’i interpretoheshin në skena dhe të linin gjurmë në fondin e kri-jimtarisë muzikore kombëtare dhe më gjerë) ka vend për diskutime, sidomos në drejtim të thellësisë së “mendimit” kompozicional të secilës veper, prandaj sic u pohua me siper, nje shqyrtim i hollesishem i par-titurave te tij muzikore do te ishte i nevojshem per te evidentuar aspektet me kualitative te krijimtarise se tij. Për të sjellë një kontribut në drejtim të shqyrtimit analitik e vlerësues të veprave të tij, jam ndalur pikerisht aty ku krijimtaria qëndron brenda qerthullit “etnos” dhe c’farë ai ofron në rrafshin muzikor dhe konkre-tisht kam përzgjedhur ciklin vokal “Visare muzikore”. Në aspektin historik të krijimit, 16 këngët e përzgjedhura të këtij cikli (të cilat panë “dritat e skenës” si pre-mirë vetëm në tetor të 2007, inter-pretuar me mjeshtëri nga sopranoja Shqipe Zani dhe koncertmaestër Lea Kilica në sallen e T.K.O.B ne Tirane) janë shkëputur nga fondi prej 40 këngësh popullore të mbledhura me shumë dashuri dhe kujdes, pothu-ajse nga të gjitha trevat e Shqipërisë, nga etnomuzikologu R. Sokoli, para gjysmë shekulli, gjatë ekspeditave të përbashkëta shqiptaro – gjermane të viteve ‘50.Studiuesi dhe njëkohësisht kompozi-tori R. Sokoli, i ka harmonizuar këto perla të gurrës sonë popullore, pa prekur bukurinë dhe thjeshtësinë bu-rimore të tyre, të cilat së bashku edhe me disa krijime të tij origjinale si ro-manca apo balada, të kompozuara mbi vargjet e De Radës, F. Gjatës dhe M. Luarasit, e bëjnë këtë cikël më in-teresant në aspektin analitik.Konkretisht nje nga perlat e muzikes popullore shqiptare, kenga “Qeraxhi te plaste pela” eshte nje nga kenget e harmonizuara me shume profesion-alitet nga R. Sokoli, i cili ka ditur te ruaj bukurine dhe natyrshmerine pa i prekur melodicitetin e spikatur dhe ngrohtesine emocionale qe vete kenga e ka te skalitur qe ne genin e saj burimor. Kete origjinalitet ne per-punimin vokalo-pianistik percjellin edhe kenget e tjera qe pasojne kete cikel te tilla si: ”Mori vashe syzeze” (popullore kosovare), ”Marika e vo-gel” (popullore dibrane), ”Hanko dudija”, ”Ne gjergjef”, ”Mori kulle o kulle shkrete”, ”Lulja e Allit”, ”Jare popullore shkodrane”, ”Tebdilesha”, ”Rritu mollez” dhe “Rrush i zi”. Ne to vihen re se si kontrastet ne planin emocional, (qe krijohen vecanerisht permes thyerjeve metro-ritmike) jo vetem qe jane ruajtur te papreku-ra por, edhe kane dale me ne pah permes “dores” se kujdeseshme qe ka ditur jo vetem t’i harmonizoje por edhe t’i perpunoje mjeshterisht. Ne kete menyre, harmonizimi dhe perpunimi i kengeve popullore eshte konceptuar nga R. Sokoli duke rua-jtur karakteristikat me esenciale te tyre, pra thelbin nga njera ane dhe, nga ana tjeter, duke i pasuruar ato me shume kujdes permes mjeteve

shprehese te teknikes kompozicio-nale (vecanerisht perpunimet, qe jane me te thelluara ne kete drejtim). Si vijim i natyrshem i ketyre kriji-

meve popullore te perpunuara eshte dhe kenga “Turtullesha”, tashme nen statusin “popullore” (aq e njohur per bukurine e saj poetike dhe melodike)

te cilen pak e dine qe eshte nje kri-jim origjinal i R.Sokolit. Ndersa kater krijimet e tjera origjinale te autorit si “Ulem por s,dua te fle” dhe “Fryjti era e maleve”, te frymezuara nga vargjet e “Milosaos” se De Rades, apo “Qen-dresa e Lisit” prej vargjeve te M. Lu-arasit” si dhe ”Dhimbja e nenes” prej atyre te F. Gjates - megjithese jane ngritur mbi shtratin tradicional te kengeve popullore, deshmojne indi-vidualitetin krijues te kompozitorit ose sic thuhet random mes artistesh - ”doren e tij”. Kete “stil” individual e deshmon edhe trajtimi i tyre me i zgjeruar, i formatuar ne kornizat e ro-mances apo balades vokale, ku vihen re edhe kontrastet me te thelluara te planeve emocionale drejt pikave kulminative, te cilat e justifikojne ne pergjithesi marrdhenien qe krijohet mes tekstit dhe melodise. Ndoshta per keto krijime autentike te autorit analiza duhet te jete me e thelluar ne studime te metejshme, per te arritur ne nje gjykim me profesional dhe per te arritur ne konkluzione te drejta rreth cilesise komozicionale te tyre. Por, do te theksoja dhe nje here se ky cikel “visaresh” (kryesisht me per-punime dhe harmonizime) eshte nje zbulim per repertorin vokal te fondit tone muzikor. Cikli ne fjale i’a shton me teper vlerat Prof. R Sokolit (si nje erudit ne shume fusha te etnokul-tures sone) dhe njekohesisht krijon nje hapesire te re njohjeje, edhe me te thelluar, ne aspektin e tij krijues ne fushen e kompozicionit. Ne fund te ketij shkrimi do te shto-ja se Prof. R. Sokoli, se bashku me nje tjeter harmonizuese dhe per-punuese te njohur te kenges popul-lore shqiptare, Lola Gjoka, jane dy figura emblematike qe kane dhene kontributin e tyre te pacmuar ne mbledhjen dhe perpunimin e kenges tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i ruajne me kujdes “perlat” e mbledhura neper Shqiperi, pa nderhyre shume dhe pa i ”renduar” ne trajten e tyre melo-dike, duke mos i’a prishur paster-tine e shprehjes dhe origjinalitetin burimor. Ne kete kontekst, ato jane te aferta dhe te kapshme per publi-kun, ku pervec perpunimit “fin” te vokalit - edhe harmonizimi i tyre (ne piano) ose shoqerimi pianistik - eshte i thjeshte dhe i qarte, pa ngarkesa te teperta, ne funksion te zerit solistik, duke zbatuar ne menyre profesion-ale “skemat harmonike” ne funk-sion te kadencimeve dhe “stilistikes” (gjuhes) muzikore popullore. Afer kesaj logjike perpunuese dhe harmo-nizuese te “visareve” popullore jane edhe disa prej krijimeve te R.Sokolit te permendura me siper, te cilat te konceptuara si balada apo romanca vokale, tingellojne plot thjeshtesi dhe muzikalitet ashtu si vete “rrjedha” e gurres sone popullore.

doc. Holta SiNaMuzikologe, Pedagoge ne Universite-

tin e Arteve, Tirane

Page 3: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

15E hënë, 5 dhjetor 2011 55 @ | www.gazeta55.al+ suplement pËr muzikËn

ibrahim madHi, mjeshtër i interpretimit violinistik në Shqipëri

Një përmbledhje (CD) me veprat më të spikatura të mjeshtrit -në duart e publikut

Te shkruash per jeten dhe ak-tivitetin artistik te violinistit I. Madhi s’eshte e thjeshte, pasi per mjeshtrin e madh – Madhi, ne rradhe te pare, flet vete violi-na ne duart e tij, ky instrument qe u be bashkudhetari i jetes, punes dhe ngjarjeve muzikore qe do te kishin ne qender violin-istin plot temperament artistik e teper imponues ne skene me violinen e tij - instrument qe e dashuroi me prekjen e pare dhe se tradhetoi asnjehere. Publiku, vit pas viti, do te percillte me interes koncertet dhe aktivitet e ndryshme artistike ku ai ishte pjesemarres, do ta shihte e de-gjonte tek luante me tempera-ment dhe muzikalitet (dy ciles-ite e tij me te cmuara) veprat me te bukura te literatures violinis-tike boterore dhe kombetare. E gjithe kjo pune shumevjecare e kesaj ikone te violinistikes shq-iptare eshte finalizuar ne prill te vitit 2007, me publikimin dhe promovimin ne Akademine e Arteve te CD-se se mbiquajtur “Violina e mjeshtrit I. Madhi”, ku jane perzgjedhur disa prej interpretimeve me te spikatura nder vite. Kjo CD, e kuruar me kujdes nga ish nxenesi i tij dhe sot pedagog ne Akademine e Arteve, violin-isti i njohur L. Radovani, u mas-terizua ne studion e kompozito-rit E. Zhulali dhe u finalizua me mbeshtetjen e programit zvic-eran per kulturen “Pro Helve-tia”. Konkretisht, disku ne fjale eshte nje permbledhje e inter-pretimeve me cilesore te mjesh-trit Madhi ne harkun kohor te viteve 1962-1988. Ai perfshin vetem nje pjese te repertorit te tij kualitativ qe rrok nje game te gjere stilesh, veprash dhe au-toresh. Ne kete CD ai vjen i sho-qeruar nga orkestra e R.T.SH-se nen drejtimin e dirigjenteve M. Krantja, F. Deda dhe E. Koco si dhe pianistit austriak Valter Nauman. Ky disk perfaqeson ne vetvete ate qe me te drejte do te quhej tabloja e nje jete te “pikturuar” permes “duarve te arta” te mjeshtrit. Fillimet e tij ne rrugen e gjate te artit te interpretimit violinistik, nisin qe ne moshe te vogel ne vi-tin 1953, kohe kur ai nisi studi-met e para per violine ne Liceun artistik “Jordan Misja” ne kla-sen e violinistit G. Bogdo, per t’i mbaruar ato shkelqyeshem ne vitin 1963. Po ne kete vit ai fil-lon studimet ne Konservatorin e Tiranes te cilat i perfundon ne vitin 1968 me diplomimin ne Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve) me re-zultate maksimale. Por, qe gjate sdudimeve dhe me pas, I. Ma-dhi do te ishte aktiv si ne jeten pedagogjike dhe ate koncertale, duke kryer dhe disa funksione njeherazi si 1962-1964 mesues

violine ne Liceun Artistik “Jor-dan Misja” si dhe 1962-1965 edhe solist dhe violine e pare ne orkestren simfonike te R.T. SH-se; 1965 e ne vijim, titul-lar i klases se violines ne I.L.A; 1966-1973 solist ne Ansamblin e Shtetit dhe solist e violine e pare ne orkestren simfonike te T.K.O.B-it; ne vitin 1973 kryen specializim pasuniversitar ne Napoli (Itali) ne Konservatorin “San Pietro a Majella); 1974-1978 emerohet shef i katedres se inter-pretimit ne I.L.A dhe 1978-1981 drej-tor i I.L.A-se dhe pas ketij viti e deri sot vijon punen, fillim-isht si pedagog e me pas si Profesor i vio-lines (titull qe e ka marre qe prej vitit 1999) ne Akademine e Arteve. Edhe gjate kesaj periudhe te fundviteve ‘90, konkretisht ne vitet 1998-2000, emerohet per-seri shef i katedres se harqeve dhe ne vitet 2003-2008 Dekan i Fakultetit te Muzikes. Sot, I. Madhi eshte profesor titullar i klases se violines ne U.A. Atij i takon merita e krijim-it te trios dhe orkestres se mirenjohur te Harqeve te I.L.A-se ne vitin 1978, me te cilat real-izoi nje numer te konsideruesh-em koncertesh cilesore qe kane ngelur edhe sot ne kujtesen e artisteve dhe artdashesve te atyre viteve. Emri i tij si solist lidhet me njesere bashkepunimesh cile-sore me te gjitha orkestrat krye-sore shqiptare ( me orkestren e R.T.SH-se, orkestren e T.K.O.B-it, Orkestren simfo-

nike e I.L.A-se, Ansamblin e Shtetit, Orkestren e Harqeve te I.L.A-se etj. ) si dhe me pia-nistet e mirenjohura M. Kris-tidhi, A Tartari etj. me te cilet ka koncertuar vepra madhore por dhe “pikante” te literatures violinistike boterore dhe nacio-nale, jo vetem ne skenat shq-iptare por edhe ne Kosove,Turqi, Rumani, Kine,Greqi, France, Itali,Gjermani, Austri, Zvicer etj. Per gjithe kete kontribut te

vecante profesional ne artin muz-ikor shqiptar, ai mban qe prej vitit 1989 titullin me te larte te artit ne Shqiperi: “Artist i Popullit”. Jo pa qellim i rendita keto aspekte te rendesishme te jetes se tij artis-tike e pedagogjike, ku vitet flasin me gjuhen e arritjeve te padisku-tueshme si ne aspektin koncertal solistik, ne ate te spales (violina e pare) se orkestrave kryesore te vendit por, edhe ne ate te mes-imdhenies, pedagogjise ku “dora e tij” eshte vecanerisht mjaft e ndjeshme ne formimin e shkolles shqiptare te interpretimit violin-istik. Per gati 45 vjet ka pergatitur dhe pergatit breza violinistesh te cilet jane sot te suksesshem si brenda ashtu edhe jashte kufijve te Shqiperise. Duke i’u rikthyer “violines se mjeshtrit”, nuk mund te le pa permendur nje fakt shume inte-

resant qe deshmon prirjet e tij te spikatura solistike te cilat u evidentuan shume heret, qe ne moshen 16-vjecare (viti 1962), kur ai sfidoi emocionet e skenes dhe luajti me energji e kompe-tence profesionale koncertin ne E moll te kompozitorit romantik F. Mendelssohn-Bartoldi, sho-qeruar nga orkestra e R.T.SH-se nen drejtimin e dirigjentit M. Krantja. Koha e trete e ketij kon-certi eshte pikerisht dhe prologu i

diskut ne fjale. Ky incizim i vjeter, i “pastruar me kujdes nga pluhu-ri i kohes” tingellon i plote dhe shume ekspresiv, duke i’u ngjizur me se miri temperamentit te nje djaloshi te ri qe e “pertyp” ate lehtesisht dhe natyrshem. Vepra e dyte, qe krijon nje kontrast te menjehershem emocional dhe stili me te paren, eshte Romanca in F nga L. W. Bethoven, e inter-pretuar mjeshterisht nga Madhi permes nje loje te ngrohte, plot muzikalitet ku ndjeshmeria el-egante “qendis me filigran” cdo note te saj. Por, ne kete disk te bie menjehere ne sy perzgjedhja e materialit, qe pervec literatures se huaj nga kompozitore periudhash dhe stilesh te ndryshme, kalohet natyrshem ne autore dhe vepra te spikatura nacionale, ku e para ne rradhe (dhe e treta ne renditje)

eshte Aria nga opera “Mrika” e P. Jakoves, e pershtatur per orkester harqesh nga Gj. Simo-ni. Nen “petkun” e drejtuesit te orkestres se harqeve te student-eve te I. L.A-se, I. Madhi eshte njekohesisht dhe “udherrefyesi” i lojes kompakte e te mireorgani-zuar nga ky formacion i cili e per-cjell ne karakter dhe me ngjyra kombetare kete veper interesante te marre nga interpretimi live ne skenen koncertore. Nje rikthim

ne vlerat paraklasike te Bach-ut e ngre ser-ish harkun e mjesh-trit drejt tingujve te ngrohte te kohes se dyte te koncertit ne A moll (Andante) per t’i “rrembyer” me tej ne kohen e trete ne nje finale Allegro Assai, ku shperthen tem-

peramenti i te madhit - Madhi.Perseri ne rradhe qendron nje autor paraklasik qe eshte dhe themeluesi i koncertit solo me tre kohe, A. Vivaldi, e, konk-retisht, prej krijimtarise se tij koncertale eshte shkeputur koha e dyte (Adagio) e koncertit ne G moll. Pas nje kohe te trete energjike te Bach-ut, kjo adagio hapet me nota funebre, ku solis-ti nxjerr ne pah talentin e tij qe dallon edhe per shijen e holle ne performanca te nje natyre ek-spresive por te permbajtur. Vallja hungareze n.r. 2 e J. Brahms, e marre nga inter-pretimi live i mjeshtrit dhe i shoqeruar ne piano nga pianisti austriak V. Nauman, vjen ne kete perzgjedhje si veper karakteri qe perputhet me se miri me lojen plot temperament dhe tekniken virtuoze te poseduar prej tij. Dhe

perseri ne rradhe, duke ndjekur njera - tjetren vijojne tre pjese te kompozitoreve shqiptare (P.Gaci, TH. Gaqi dhe L. Dizdari) te ci-let kane shkruar vepra vertet te spikatura per instrumentin e violines, sic jane respektivisht Ballada e Gacit e shoqeruar nga pianisti Nauman, Ballada e Gaqit si dhe romanca e Dizdarit te sho-qeruara me orkeser, edhe keto te incizuara live nga salla. Ky triptik veprash shqiptare (si dhe te tjera vepra te tradites te performuara ne vite) me kolorit te pasur sa nacional aq edhe individual, te mbrujtura nga shpirti i krijuesve te tyre, deshmojne per interesin e I. Madhit lidhur me krijimtarine violinistike te kompozitoreve shqiptare. Ne kete kontekst ai ka interpretuar me profesional-izem dhe cilesi te larte artistike pothuajse te gjithe literaturen violinistike shqiptare dhe njesere veprash te ketij repertori i ka realizuar si premiera. Vepra qe pason ne CD keto vlera te verteta te muzikes violinistike shqiptare, eshte nje pjese e perzgjedhur nga literatura violinistike internacio-nale e, pikerisht “Moment Muz-ikor” nga F. Shubert. Lirizmi ekspresiv i ketij frymezimi ro-mantik te kompozitorit te madh austriak, percillet permes emo-cionit qe krijon loja kualitative e violinistit te shquar shqiptar. Ndersa vepra e fundit ne kete permbledhje koncertale eshte “Mazurka” e gjalle dhe skercoze e H. Wieniawski-t, ku “violina e mjeshtrit” tingellon “mjeshter-ore” brenda ansamblit te harqeve te I.L.A-se, ketij formacioni qe me aq kujdes e ngriti dhe e evidentoi ne evenimentet me te spikatura artistike te skenave shqiptare per vite me rradhe.Por, kjo CD nuk eshte tabloja e plote e “jetes” violinistike te Ma-dhit. Ajo perfaqeson vetem nje pjese te incizimeve dhe filmimeve koncertore te arkivuara ne fondin muzikor te R.T.SH-se. Mbi 100 pjese violinistike te luajtura nga “duart e mjeshtrit”, qe jane vlera te verteta auditive dhe vizive dhe ne aspektin historik-dokumen-tar, presin te “shkunden” sa me pare nga pluhuri i harreses, pasi koha qe kalon e humb thellesisht cilesine dhe e ben me te veshtire perpunimin dixhital te tyre .Ky disk “i arte” ne duart e pub-likut, evidenton edhe nje here vlerat e verteta te shkolles muz-ikore shqiptare, ku personalitete te tille si I. Madhi, dhe te tjere korifej te artit te interpretimit e me gjere, jane dhe do te mbeten themelvenesit e tradites se kesaj shkolle te krijuar dhe konsolidu-ar nder vite.

Doc.Holta SinaMuzikologe, pedagoge ne U.A Tirane

Page 4: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

16 E hënë, 5 dhjetor 2011 55@ | www.gazeta55.al +suplement pËr muzikËn

DISA njofTIMe DHe UDHëzIMe Për ArTIKUll SHKrUeSIT e revISTëS KonTrAPUnKT

Me qenë se na vijnë artikujt jo të kompletuar në aspektin teknik, ju lutëm lexoni udhëzimet tona dhe përmbajuni atyre gjatë dërgimit të artikujve për revistën Kontrapunkt.-Teksti duhet të jetë shkruar në versionin elektronik dhe të dërgohet përmes e-maili në adresën e redaktorit [email protected] duhet të shkruar në Microsoft Word 97,Word 2000 ose tutje.-Teksti të jetë i shkruar në Times new roman,madhësia e shkronjave 11.-Mos përdorni bold ose efekte (formatizime) tjera duhet të jetë prej 500 e më shumë fjalë.-Mos i futni shembujt me nota brenda dokumentit Word-it,por nëse kemi shem-buj me nota duhet të dërgoni veçmas ose duhet ti futni në fund të tekstit.-Përgatitni fotografitë me rezolucion cilësor,duke përdorur vetëm TIff ose jPG.-emërtoni fotografitë dhe numërimi sipas radhitjes me legjendë.-Dorëshkrimi duhet të ketë renditjen si në vijim:a,titulli,autori dhe emri i plotë,funksioni ose grada shkencore, nëse e dërgon institucioniadresa e plotë.b.hyrja,c,teksti kryesor,d,diskutimi -nëse ka-,e,përmbledhja.f,referencat,g,shembujt me nota ose tabelat nëse i keni në dispozicion.h.ilustrimet-nëse i keni në dispozicion.ii.të dhëna shtesë-nëse keni në dispozicion.-Shënoni me numër të gjitha faqet përfshirë edhe ilustrimet,fotot e tjera.-referencat për revistat dhe librat duhen të jenë në suazat e normales së librave shkencor.Të dashur lexues dhe artikuj shkrues ftoheni që të dërgoni artikuj me tematikë të cilën ju e praktikoni në. praktikën e përditshme.

PETRIT ÇEKU, GJENIU I KITARËS

klarinetisti astrit mustafa shënon suksesin e tij të radhësNë mbrëmjen e 23 nëntorit në sallonin e restorantit “Orchidea” në Ferizaj, u shfaq koncerti-recit-al i klarinetistit Astrit Musatafa (Profesor në Fakultetin e Muz-ikës në Prishtinë) nën shoqërim-in e pianistes Rita Trpceva (Pro-fesoreshë në Akademinë e Arteve në Shkup), me një repertor të spikatur të muzikës romantike të shekullit XIX, ku patëm mundësi të njohim kolosët e hapësirave botërore. U interpretuan veprat “Sonata Op. 167” për klarinetë e piano e Camille Saint-Saens, “Serenata” e kompozitorit italian Ernesto Cavallini, “Variacionet Op. 33” e Carl Maria von Weber dhe vepra në g-mol Moderato-Al-legro e kompozitorit J. Ed. Barat. Në vazhdën e aktiviteteve artis-tike në qytetin e Ferizajt, ku gjatë muajve tetor dhe nëntor patëm mundësi të përjetojmë momente të veçanta përmes skenës së Fes-tivalit të Teatrove (me traditë 40 vjeçare), të Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”, i cili kremtoi katër vjetorin e themelimit dhe në vigjilje të realizimit të Festivalit “Kosovarja këndon”, prezenca e koncertit me fizionomi artistike evropiane, dëshmon afinitetin e publikut ferizajas edhe ndaj tingujve të muzikës së kultivuar (klasike). Aktiviteti në fjalë u re-alizua me iniciativën e kryetarit të komunës Z. Bajrush Xhemajli në mënyrë kolegjiale me Drejto-

rinë e Kulturës në Ferizaj, i cili dha vlerësimin maksimal për in-trumentistin ferizajas.Me të njejtin format muzikor klar-inetisti A. Mustafa është paraq-itur para dy javësh edhe në Sallën e Kuqe në Prishtinë, për çfarë jemi të sigurt që ishte një zgjed-hje e duhur, sidomos për shfaqjen e veprave të tilla që bëjnë pjesë në repertorin e shumë klarinetistëve profesionistë. Të gjitha veprat që u interpretuan ishin pjesë e rep-ertorit të Romantizmit, epokë e cila lindi si rrjedhojë e kërkesave të reja shoqërore evropiane, ku me vendosjen e rendit borgjez, artistët synuan të paraqesin në

radhë të parë botën shpirtërore dhe interesat e njeriut; veçoritë e kulturës kombëtare; u zhvillu-an teknika të reja interpretative, në mënyrë të theksuar elemente të muzikës popullore; zgjerimi i formës muzikore; elementët e

orkestracionit; rritja e ekspresiv-itetit te kompozitorët e rinj etj. Hapjen e këtij koncerti e bëri muz-ikologia Albulena Nuredini, e cila shpalosi një kumtesë të shkurtër rreth kompozitorëve të përzgjed-hur për këtë mbrëmje, në këtë

mënyrë publiku pati mundësi të njihet paraprakisht me atmosfer-ën romantike të shekullit XIX. Profesor A. Mustafa edhe njëherë dëshmoi aftësitë e tij teknike dhe interpretative, ku u ndje dhe imponimi i sigurisë së plotë nga pianistja R. Trpceva. Një bashkëpunim të tillë këta dy intrumentistë e kishin realizuar më parë edhe në Prishtinë e Maqedoni, jo vetëm me veprat e romantikëve të lartëpërmendur, por edhe me ato të impresion-istëve dhe të atyre bashkëko-horë. Edhe pas dy ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elek-trike, interpretimi i saktë dhe përçimi i emocionit nuk u zbeh. Kurioz është fakti se koncerti u zhvillua në sallonin e restoran-tit “Orchidea”, ku dhe gjendet një pianoforte, në këtë mënyrë rezultoi një mbrëmje e veçantë muzikore. Shpresojmë që ky kon-cert të jetë një “ogur i mirë” për aktivitete të tjera muzikore në qytetin e Ferizajit, të cilat janë më sporadike se ato teatrore.

Me 11.11.2011 lexova një kritikë në gazetën Za-grebase “Jutarnji list”me titull “Gjeniu i kitarës Petrit Çeku, kulmi i sallonit të parë sezonal”,nuk u be-fasova sepse sukseset e Petritit edhe pse ri me moshë dita më ditë po shtohen, prandaj nuk u habita. Para ca viteve kam pas shkruar për këtë të ri pas një koncerti të suksesshëm në Prishti-në, kësi nuk do të shkruaj asgjë pos që në vazhdim do të i citoi edhe disa fjali nga ky artikull në nën titull shkrua Pa pretenciozitet dhe autorja Marija Sara-ga thotë kështu:“Çeku i ri i cili tash e shumë vite arrin suksese në skenën muzikore ndërkombëtare,ka inter-pretuar pjesën nga “En LosTrigales” nga Suita e Rodrigezit “Por los cam-pos de Espana”,pastaj “Sonaten romantike” të Manuel Ponce.Ta dëg-josh Petrit është përjetim i veçante,ky artist i ri me interpretim e vërtetë e përjeton kompozimin pa kurrfarë pretencioziteti që tërheq çdo dëgjues të vërtetë...”Për ta plotësuar portretine tijk po hua-zojmë artikullin nga Google autor i pa njohur me titull

Petrit Çeku është Pogoreliqi i kitarës

– Pagëzimi i një cikli koncertal me titul-lin “Guitarra viva” në skenën muzikore kroate nuk është edhe aq i shpeshtë. Ki-tara, e gjallë dhe e re, njashtu si publiku i saj. Ai është i ri, por tashmë njëri prej kalosve më të mëdhenj të kitarës – Petrit Çeku, shkruan “Jutarnji list” i Kroacisë. Kroacia me të vërtetë mund të jetë me fat që ky aristokrat i muzikës nga Prizreni i Ko-sovës e përmend atë si shtëpi të dytë dhe në Zagreb në të vërtetë është në shtëpinë e tij. Në koncertin e tij recital, të martën në

mbrëmje, ka dëshmuar një përparim të rrufeshëm e pjekuri të arritur në perfeksion-imin e tij në Baltimor, te Manuel Barruec. E kemi përmendur këtë si një parandjenjë dhe inkurajim qysh në kohën kur Çeku kishte filluar studimet në Zagreb te Darko Petrinjak. E tani, pa asnjë hamendësim, mund të themi: Petrit Çeku është Ivo Pog-oreliqi i kitarës! Shkak i këtij krahasimi nuk është mbresa ende e freskët nga perfor-manca e javës së kaluar e pianistit me nam e as fakti që qasja e Pogoreliqit ndaj muzikës është model kulmor për të. Por në rend të parë (ky krahasim) ka të bëjë me mënyrën se si performon Çeku. Koncertin e ka hapur duke u betuar në Bachun, kur në performancën e tij fry-

mojnë finesat, madhështia dhe bukuria e cila nuk mund të lexohet vetëm në nota muzikore. Suitën e Gjashtë të Bachut për violonçel solo – të për-shtatur mjeshtërisht për kitarë nga Valter Deshpali – Çeku e ka luajtur hab-itshëm dhe me pasion, symbyllura-zi duke hapur me gishtat e tij horizonte të pafundme butësie dhe harmonie. Deshpali dhe Çeku kanë arritur të pamundurën: I pari e ka shkruar, i dyti e ka luajtur atë edhe më mirë sesa origjinali. Përveçqë gjatë pauzave publiku pandër-prerë kollitej, ai ka ditur të mbajë frymën që të dëgjohej rritja e çdo fijeje dhe buqete tematike në kufirin e dëgjueshmërisë edhe në pjesët përral-lore të Agustin Barriosos (“Choro de Saudade” dhe “Un Sueno en la Fores-ta”). Nuk do të doja të isha në lëkurë të kitaristëve të rinj në publik, të cilët kanë dëgjuar tremolin fantastik të Çekut. Një perfeksion të tillë mund ta përthek-ojnë vetëm të përzgjed-hurit e rrallë. Megjithatë shumica syresh nuk kanë

rënë në dëshpërim, por janë zhytur në delirium të entuziazmit i shprehur me ovacione. Çeku ka sjellë nga Baltimori edhe një instrument të mrekullueshëm që ia ka dhuruar mjeshtri i kitarave, Ross Gut-meier. Me instrumentin e dhuruar, Çeku na ka dhuruar edhe sonatën romantike të Manuel Ponces, dedikuar “Schubertit që e donte kitarën” ashtu si edhe “Falënderim për kitarën” të Joaquin Rodrig, një vepër virtuoze si në teknikë njashtu edhe në imagjinatë. E në fund ka interpretuar “Dim-ri në Buenos Aires” të Astor Piazzolës, një përjetim përtej fjalëve.Zagrebit, ndërsa me vonë ai karrierën e tij e vulos në takimin me violonçelistin Valter Despalj.

albulena Nuredni

Page 5: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

17E hënë, 5 dhjetor 2011 55 @ | www.gazeta55.al+ suplement pËr muzikËn

50 Vjet me PaRe U kRijUaKonServATorI SHTeTeror I TIrAneS

Me vendim të Këshillit të Ministrave të R.P.S. të Shqipërisë, në Tiranë u themelua konservatori, institucioni i lartë i muzikës, që deri atëkohë i kishte munguar vendit. Hapja e kon-servatorit u përcaktua nga situata e veçantë që u krijua në Shqipëri në fillim të viteve ’60. Shkëputja e ven-dit nga kampi komunist, përveç situ-atës së tendosur politike, shoqërore dhe ekonomike, vështirësoi edhe mundësitë e arsimimit të rinisë stu-dentore. Deri atëkohë, të rinjtë shq-iptarë kishin ndjekur ciklin e lartë të studimeve pranë universiteteve dhe akademive të B.R.S.S. dhe vendeve të tjera të kampit. Në rrethanat e reja të krijuara, kjo mundësi u pre. Universiteti i sapo- ngritur në Ti-ranë nuk ishte i përgatitur të thithte masën e madhe të studentëve, që deri atëherë kishin studiuar jashtë vendit. Duheshin zgjeruar fakultetet e hapur të tjera të reja, duhej riorganizuar në themel institucioni universitar. Gjendja me artet e muzikën paraq-itej problematike. Vendi kishte vetëm një shkollë të mesme artistike dhe studentët që arsimoheshin aty mund të vazhdonin përgatitjen e special-iteteve të nivelit më të lartë vetëm në konservatorët dhe akademitë e huaja. Kur kjo mundësi mungoi, domos-doshmëria e një institucioni të tillë u bë çështje dite. Me 15 janar të vitit 1962, Konserva-tori Shtetëror i Tiranës nisi veprim-tarinë e tij. Ishte një ditë historike për Shqipërinë e shqiptarët. Për artin vendas fillonte një etapë e re zhvil-limi me rëndësi e me perspektivë. Ndër 60 studentët e parë të regjis-truar në institucionin e ri, bëja pjesë edhe unë. Shtatë vjet pas përfun-dimit të shkollës së mesme, më jepej mundësia (“e drejta” quhej atëkohë) të vazhdoja studimet e ciklit të lartë universitar. Ajo arritje nuk qe aspak e lehtë. Më qe dashur të përshkoja

e të kapërceja një radhë hallkash burokratike, ku secila prej tyre rr-ezikonte të bëhej pengesë për proçe-durën në vazhdim. I përkrahur nga njerëz dashamirës, që asnjëherë nuk mungojnë, falë situatës më toleruese e më të hapur të krijuar në vend, u kapërcyen të gjitha pengesat.Megjithatë, viti i parë qe shumë i vështirë për mua. Nuk mund të shkë-putesha nga mësimdhënia pa mbyllur vitin mësimor. Kështu, detyrohesha të copëtoja ditën duke ndjekur sa leksionet në konservator, sa mësim-dhënien në Durrës. Meqë për arsye të vështirësive në përgatitjen e pro-grameve, sigurimit të trupës peda-gogjike, mjediseve ku do të zhvillohej proçesi mësimor, viti akademik nisi me vonesë, për problemet e mia kjo qe një goxha ndihmë. U ndava me keqardhje nga violon-çeli e saksofoni, instrumentet që më kishin shoqëruar gjatë viteve. Unë nuk munda të studjoj instrumentin në konservator e veç kësaj, ndërprerja e marrëdhënieve me qendrat e punës që m’i kishin dhënë për përdorim ato instrumente, më privoi prej tyre. Humbën kështu shumë vite studimi e tërë koha e angazhuar për to, por kështu u kapitalizua një përvojë me vlerë, nëpërmjet së cilës m’u krijua mundësia e formimit profesional dhe e veprimtarisë që ai formim do të më siguronte. Përbërja e studentëve të kursit të parë me të cilët nisi ecurinë e tij Konser-vatori Shtetëror i Tiranës, ishte mjaft heterogjene. Disa kishin ndjekur ndonjë vit mësimet pranë konser-vatorëve dhe akademive të Evropës Lindore, të tjerë kishin kryer ciklin e mesëm mësimor pranë Liceut Artis-tik në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër, ku bëja pjesë edhe unë, kishin kul-tivuar muzikën dhe instrumentin si autodidaktë në lëvizjen amatore dhe në të paktat institucione të profili-zuara në vend.

Mjediset ku u mblodhën studentët ishin ato të Teatrit të Operës e Ba-letit. Të njejtat hapësira ku bënte prova kori dhe orkestra, ku këndonin artistët lirikë dhe përgatitej trupa e baletit, shërbyen për zhvillimin e leksioneve dhe tërë proçesit tonë mësimor. Mjediset e Teatrit të Op-erës dhe Baletit shfrytëzoheshin në tërë orët e ditës e deri në orët e vona të natës. Ngushtica ishte e ndjeshme, por kjo nuk u bë pengesë dhe u për-ballua bashkë me mangësi të tjera, me përkushtim e mirëkuptim. Trupa pedagogjike u formua nga profesion-istët më të aftë e më të përgatitur që kishte vendi atëkohë. Në degën që ndiqja unë jepnin mësim Albert Paparisto, Kostandin Trako, Mus-tafa Krantja, Hamide Stringa, Çesk Zadeja, Milto Vako, Kozma Lara, Tonin Harapi, Sandër Çefa, Nikolla Zoraqi, Tish Daija, Ramadan Sokoli. Ato mbulonin përkatësisht lëndët e harmonisë, drejtimit koral e orkes-tral, historisë së muzikës, solfezhit, polifonisë, kompozicionit, analizës së formave muzikore, orkestracionit e folklorit. Në degët e tjera jepnin mësim artistë po aq të njohur e me përvojë, mes tyre: Marie Kraja, Ymer Skënderi, Tonin Guraziu, Mihal Ciko, Simon Gjoni, Rifat Teqja. Për auto-ritetin dhe kompetencën profesion-ale, shquhej drejtori i Konservatorit, Albert Paparisto.Albert Paparisto vinte në krye të institucionit të ri me përvojën dhe formimin e profesionistit. I diplo-muar në konservatorin “Çajkovski” të Moskës, drejtues i sektorit të muz-ikës në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit, ai kishte cilësitë e orga-nizatorit dhe autoritetin e drejtuesit. Ky autoritet nuk vinte nga detyra që kryente, por nga qëndrimi, vizioni i gjerë, fjala e ndërhyrjet e tij, që ishin të argumentuara e të arsyetuara, gjë që i bënte ato bindëse dhe njëkohë-

sisht efektive. Ai jepte vetë mësim, madje ishte një nga profesorët e përf-shirë më shumë në proçesin mësimor. Ishte titullar i lëndës së harmon-isë, por përfshirja e tij nuk kufizo-hej vetëm në këtë lëndë. Ai ndiqte tërë disiplinat që zhvilloheshin në konservator, u zbulonte studentëve hollësira e veçori me të cilat dikur qe ndeshur vetë, provokonte qël-limshëm diskutime, parashtronte interpretime të ndryshme, duke e shndërruar mësimin në një proçes që nxirrte në dritë përgatitjen e studen-tit dhe zbatimin praktik nga ana e tij të nocioneve të marra gjatë leksion-eve. Në këtë formë ndërtonte edhe konferencat mbi vepra me rëndësi historike, të cilat i hapën rrugë të reja artit muzikor si: sinfonia e nëntë e Beethovenit, sinfonia fantastike e Berliozit, sinfonia nr.5 e Çajkovskit dhe një radhë kryeveprash të artit muzikor botëror.Prirja e drejtorit-profesor për t’i zbu-luar veprës, e çfarëdo gjinie a lloji të ishte ajo, veçantinë dhe vlerat, mpre-hej edhe më tepër në detyrat që na jepte ne, studentëve të kursit teoriko-kritik. Në impostimin e një detyre tip siç ishte reçensioni i një koncerti ose i një shfaqjeje, në përshkrimin e një fenomeni muzikor, në analizën e një vepre ose interpretimin e një fakti historik, zbulohej racionaliteti i arsyetimeve dhe logjika konklu-duese e tij. Duke parashtruar objek-tin e studimit, i kërkonte studentit të ishte i qartë në vlerësimet që bënte dhe bindës në përfundimet që ar-rinte. Në dritën e atyre mësimeve nisëm të perceptonim rrugën që do të ndërmerrnim në të ardhmen: atë të studjuesit, redaktorit, mësuesit, his-torianit, gazetarit e kritikut. Nuk qe e rastit që punët tona të diplomave, të paraprira nga ato detyra, renditen ndër studimet e para të thelluara dhe përgjithësuese kushtuar operës, ba-letit, oratorios, kantatës, koncertit,

sinfonisë, suitës dhe rapsodisë shq-iptare. Me këtë synim zhvilloheshin në konservator edhe specialitetet e tjera. Studentët e degës së kompozi-cionit kultivonin muzikë formash e llojesh, të cilat i mungonin krijim-tarisë shqiptare, ndërkohë që në lëmin e interpretimit studentët këngëtarë e instrumentistë përqafonin katalogun e pasur të muzikës botërore. Konser-vatori i hapi kështu perspektiva artit muzikor në Shqipëri.

* * *

Në konservator, muzika na rrethonte nga të gjitha anët. Në orën e mësimit dëgjonim dhe flisnim për muzikën, luanim në instrument, këndonim dhe analizonim vepra të ndryshme. Kushdo që kalonte nëpër korridoret e godinës, ishte i shoqëruar nga frag-mente muzike që çliroheshin nga çdo anë. Atmosfera e veçantë e konserva-torit bënte për vete edhe profesorët e lëndëve politike. Ato shpesh kërkonin që një pjesë e kohës së orës mësimo-re t’i lihej muzikës, duke improvi-zuar ashtu një minikoncert, që në të shumtën e rasteve pati si protagonist në pianofortë Ferdinand Dedën, di-rigjentin e ardhshëm të orkestrës sinfonike të Radiotelevizionit.Muzika ushqente bisedat në mes studentëve, instrumentistëve e këngëtarëve, të cilët ishin në garë të vazhdueshme me njeri-tjetrin për përvetësimin e teknikës dhe të mjeshtërisë së interpretimit. Ajo i jepte shkas edhe diskutimeve që zh-villoheshin plot gjallëri e me pjesë-marrjen e të gjithëve. Flitej për vepra e për interpretuesit e tyre. Sidomos të pasur në informacion ishin ata që kishin pasur mundësinë të ndiqnin, qoftë edhe gjysmë cikli mësimor në akademitë dhe konservatorët e Moskës, Leningradit, Pragës, Sofies, Laipsigut e Bukureshtit, që

Spiro kalemi

(vijon në faqen 18)

Page 6: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

18 E hënë, 5 dhjetor 2011 55@ | www.gazeta55.al +suplement pËr muzikËn

megjithëse rreshtoheshin në “kampin socialist”, kishin marrëdhënie më të hapura me vendet perëndimore. In-formacioni profesional që shkëmbe-hej në ato raste ndërlidhej edhe me të dhëna mbi jetën shoqërore, që ndry-shonte mjaft nga e jona. Edhe kushtet me të cilat u ndeshën në fillim stu-dentët, nuk qenë aspak të lehta, sido-mos për ata, që ashtu si unë, streho-heshin në konvikt. I mësuar me vilat e plazhit në verë dhe dhomën ko-mode të hotelit “Adriatik” në dimër, e pata të vështirë të përshtatesha me kushtet e konviktit. Dhomat e kon-viktit, të mbingarkuara, luanin rolin e fjetores, meqë tërë pjesën tjetër të kohës e kalonim në mjediset e kon-servatorit. Vështirësitë kompenso-heshin me mundësinë që na jepej për të ndjekur shfaqjet e koncertet, që thuajse çdo mbrëmje gjallëronin te-atrin. Luheshin e shfaqeshin operat e Puçinit, Verdit, Bizesë, Maskanjit, Rosinit, Smetanës; baletet e Çajk-ovskit, Korsakovit, Glierit, Glazuno-vit, si dhe veprat e reja koncertale, operistike e koreografike shqiptare. Po aq tërheqëse ishin koncertet sinfo-nike e korale, recitalet e këngëtarëve lirikë dhe solistëve instrumentistë, mes tyre edhe ato të profesorëve të konservatorit, të ndjekur me vë-mendje nga studentët e profilit. Stina koncertale, operistike e kore-ografike, në ato vite ofronte një rep-

ertor të pasur veprash dhe ndiqej nga një publik i vëmendshëm, ku bënte pjesë personeli i ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri, amatorë të pasionuar kryeqytetas dhe rinia studentore. Kjo e fundit mbushte gal-erinë në katin e sipërm të teatrit dhe i bënte jehonë sprovave impenjative të këngëtarëve lirikë e kërcimtarëve solistë, duke ndezur atmosferën, ashtu siç ndodh në çdo teatër lirik me traditë të botës. Vëmendja e drejtorit të konservatorit qe përqendruar te veprat e shquara të repertorit muz-ikor botëror dhe në përshtatje me orët akademike të mësimit, organizonte edhe veprimtarinë koncertale. Stu-dentët instrumentistë e këngëtarë, në rolin e solistëve apo të integruar në formacionet e orkestrës e korit, debu-tonin në skenë. Ekzekutoheshin edhe veprat e studentëve të klasës së kom-pozicionit, të cilat interpretoheshin nga shokët e tyre që ndiqnin profilin e dirigjimit, ndërkohë që në shtypin e përditshëm botoheshin shkrime, autorë të të cilave ishin studentët që ndiqnin specialitetin e teorisë dhe kritikës muzikore.Koncerti i madh që finalizoi mbarim-in e vitit të parë akademik, dëshmoi se konservatori e kishte nisur mirë rrugën e tij. Veprat që u luajtën në atë koncert (koncerti për violinë e orkestër në Ddur. op.35 i P.I.Çaikovskit me solist Robert Papavramin, sinfo-nia në Gdur. nr. 92 e F.J.Hajdenit e

luajtur nga orkestra sinfonike e stu-dentëve, koncerti në Gmoll. nr. 1 op. 26 për violinë e orkestër i M. Brukut me solist Zhani Cikon, aria nga suita nr. 2 në Ddur e J.S.Bahut e luajtur nga orkestra e harqeve, fantazia në Cmoll op. 80 për pianofortë, kor e orkestër e L.V. Beethovenit me soliste Margarita Kristidhin si dhe pjesë të tjera), pasqyruan nivelin e arritur nga studentët dhe trupa pedagogjike e Konservatorit të Tiranës. Aty spika-ti edhe aftësia organizuese e Albert Paparistos. Për ata që e njihnin dhe kishin punuar me të, nuk qe diçka e papritur. Çfarë ai kishte realizuar në Teatrin e Operës e Baletit, e pasqy-ronte atë më së miri. Në ato vite drejtimi i institucioneve artistike i qe besuar profesionistëve të aftë e me përvojë, gjë që e bënte politikën kulturore të shtetit efiçente dhe rezultative. Krejt ndryshe do të ndodhte në vitet në vazhdim, kur ai kaloi në duart e militantëve partiakë. Me një preçedent të tillë qemë njohur, kur Albert Papariston e transferuan në sektorin e propa-gandës pranë K.Q.P.P.Sh. Zëvendë-suesi i tij, zv.drejtori, një ushtarak i lartë i dalë në lirim, krijoi konfuzion e pështjellim në veprimtaritë e teat-rit. Këngëtarja lirike Maria Paluca Kraja më pat treguar për situatat komike të krijuara në atë periudhë. Një mbrëmje, kur ajo po përgatitej të dilte në skenë, lajmëruan se part-

neri i saj, Ibrahim Tukiçi, qe sëmurë dhe nuk mund të këndonte. E shqetë-suar, ajo kishte njoftuar për këtë zv.drejtorin, i cili pa u turbulluar as-pak i qe përgjigjur: “Marie ti je kaq e zonja sa edhe pa Ibrahimin atë pjesë për dy zëra mund ta këndosh vetëm”. Artistja u mundua t’i sqarojë se për duetet duhen dy këngëtarë, por ish- -ushtaraku nuk luajti nga e tija. Atëherë ajo zbatoi urdhërin e eprorit dhe atë natë e këndoi duetin vetëm. Sapo përfunduan tri pjesët (duetet), Zv.drejtori nxitoi ta përgëzonte duke i thënë: “E sheh, siç të thashë ti du-etin mund ta këndosh vetëm!” Po në këtë kohë rastisi që Teatrin e Operës dhe Baletit ta vizitonte Ministri i kul-turës i R.P.F. të Rusisë. Gjatë takimit që miku i nderuar bëri me drejtuesit e institucionit, nuk e pati të vështirë të kuptojë se nuk kishte të bënte me një profesionist të fushës dhe kur mësoi se ai ishte një ish-kolonel i ushtrisë, duke qeshur tha: “Aha, e kuptova. Që të bëheni me drejtor op-ere, ju prisni që të nxjerrin në lirim një gjeneral!”* Fatmirësisht nuk ndo-dhi ashtu. Albert Paparisto u kthye në detyrën e tij dhe me krijimin e Konservatorit Shtetëror vuri aftësitë e veta në shërbim edhe të këtij insti-tucioni të ri. Ashtu si poeti francez i fillimit të shekullit, Pol Verlen, i cili duke nënvizuar rolin e artit muzikor në shoqëri thoshte: “De la musique avant toute chose”, drejtori i konser-

vatorit tonë nuk reshte së porosituri : “Muzikë mbi të gjitha”. Duke marrë si shembull përvojën e shkollës ruse që kishte ndjekur vetë, i nxiste stu-dentët të jepnin maksimumin në spe-cialitetet e tyre përkatëse. Në mënyrë të shkallëzuar u bë edhe sinteza në mes lëndëve. Nocionet e harmonisë ndihmonin për të përvijuar arkitek-turën e veprës e për të përcaktuar formën e saj. Ato, të gërshetuara me elementet e polifonisë, ndërlidheshin me praktikën e orkestracionit, ndër-kohë që vizioni historik e zhvillimi i artit muzikor në tërë shfaqjet e tij, konkretizohej me të kënduarit koral e lojën në orkestër.Programi mësimor për studentët e teorisë, dirigjimit e kompozicionit finalizohej me një testim të tërë lëndëve të zhvilluara gjatë viteve. Profesorët e çdo lënde i drejtonin studentëve një a më shumë pyetje, nga përgjigja e të cilave rezultonte se sa kishin përfituar ata nga mësimet në konservator. Me përfundimin e ciklit të parë pesëvjeçar, pas të cilit konservatori u përfshi në Institutin e Lartë të Arteve, si degë e muzikës, ky testim u hoq nga programi aka-demik. Ndoshta u vlerësua si diçka e tepërt, apo ndoshta sepse barazohej me provimin e shtetit që përmblidhte të gjitha lëndët politike të zhvillu-ara gjatë viteve. Gjykohej atëkohë se për artistët e ardhshëm, ishin më

Programi mësimor për studentët e teorisë, dirigjimit e kompozicionit finalizohej me një testim të tërë lëndëve të zhvilluara gjatë viteve. Profesorët e çdo lënde i drejtonin studentëve një a më shumë pyetje, nga përgjigja e të cilave rezultonte se sa kishin përfituar ata nga mësimet në konservator

(vijon nga faqja 17)

Page 7: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

19E hënë, 5 dhjetor 2011 55 @ | www.gazeta55.al+ suplement pËr muzikËn

të nevojshme lëndët e materializmit dialektik dhe historik apo ekono-mia politike e historia e partisë, se sa lëndët formuese të specialitetit! Motoja “muzikë mbi të gjitha” do të zëvendësohej shpejt nga sllogani “politika në plan të parë”. Nën drejtimin e Albert Paparistos mësova të shkruaja, ose më saktë, mësova si bëhet kritika muzikore, si proçedohet në analizën e një vepre dhe si

* Sipas tregimit të dirigjentit Mustafa Krantja, pjesmarrës në takim.vlerësohet ajo. Njëherësh me këtë, krahas tërë proçesit të ndjekjes së mësimeve dhe studimit, një pjesë tjetër të ditës e mbuloja me veprim-tari: njëra më ndihmonte financiar-isht (luaja në pianofortë mbrëmjeve në një lokal vallëzimi), tjetra (mësim-dhënia në Liceun Artistik), thel-lonte dhe vinte në zbatim sa kisha mësuar në konservator. E ngjeshur, e pasur por edhe e vështirë ajo pe-riudhë. Për të arritur atë që synoja duhej të kapërceja pashmangërisht vështirësitë që hasja. Duke pohuar kënaqësinë për sa kam bërë, them se asgjë nuk më është dhuruar. Sa kam arritur të bëj, është frut i punës këmbëngulëse dhe përkushtimit tim. Këtë e pohoj pa mburrje.Në vitin e fundit të konservatorit ndër-

mora studimin e muzikës të baletit “Delina”, të kompozitorit Çesk Zadeja, e cila qe edhe punë diplome për mua. Si parapërgatitje më shërbeu analiza e disa pjesëve të baletit, që i kisha bërë më parë si detyra kursi. Ndodhesha në fazën kryesore të studimit, kur Albert Papariston, papritur, e transferuan në Shkodër. Nuk e dija se ajo masë paraprinte ndryshime të tjera, paso-jat e të cilave do të reflektoheshin në jetën e veprimtarinë time e të shumë studentëve, që ashtu si unë, ishin në pragun e përfundimit të studimeve. Filluan vajtjeardhjet e mia në Shkodër për t’u konsultuar me udhëheqësin tim të diplomës. Ato kontakte të shpeshta më ndihmuan për ta njohur më mirë Albert Papariston. Më pat treguar, se para largimit për studime në Moskë, e kishte tërhequr shumë matematika. E kultivuar me pasion gjatë viteve të gjimnazit, shkenca e numrave nuk e kishte pen-guar Albertin të merrej me muzikë, madje e kishte ndihmuar të thellohej më tej në fushën e këtij arti, ashtu siç mësonte teoria e Pitagorës*. Tashmë është e provuar se matematika luan rol në konceptimin estetik. Eshtë argu-mentuar se kënaqësia estetike është e varur nga një lloj forme që ka prejard-hjen nga matematika. Janë të shumtë dijetarët e filozofët, duke filluar nga lashtësia e deri në kohrat moderne, që ia atribuojnë matematikës skeletin e ndërtimit muzikor, duke iu referuar

edhe shkrimit të notave në pentagram. Thënia se “Muzika është një ushtrim matematik që mendja e njeriut e bën në mënyrë, ndoshta të pandërgjegjshme, por me tërë llogaritjet përkatëse.”, më pat intriguar mjaft. Nuk m’u duk i pa-mundur ai binjakëzim mes shkencës së numrave dhe artit të tingujve**, të dyja të kultivuara me po të njejtin pasion nga Albert Paparisto. Madje, ndoshta, qartësia e tij në shtrimin e çdo argu-menti vinte nga arsyetimi e logjika matematike me të cilën ishte lidhur konçiziteti dhe racionaliteti analitik i fjalës dhe i shkrimeve të tij. Para se t’i drejtohej fletës së shkrimit Alberti matej mirë, përcaktonte, përgjithëson-te dhe së fundi, konkludonte. Të përqendruara në veprimtaritë ar-tistike më në zë, në veprat më të arrira sinfonike e skenike si dhe në fenomene muzikore me rëndësi kombëtare, shk-rimet e Albert Paparistos, megjithëse jo të shumta, tregojnë sa mirë i ndoqi, i analizoi dhe i vlerësoi ai zhvillimet muzikore në Shqipëri. Tërheqin vë-mendjen shkrimet kushtuar drama-turgjisë operistike, veçorive kom-bëtare të muzikës sinfonike dhe rolit të traditës në muzikën instrumentale e vokale. Në to është kondensuar ob-jektiviteti i studjuesit dhe mprehtësia e kritikut. * Matematicieni-filozof i lashtësisë pat krijuar një teori muzikore të mbështetur mbi numrin.

** Lidhur me këtë ekziston një teori me praktikën përkatëse, autor i së cilës është kompozitori Jani Ksenaq-is. Sipas tij poezia e matematikës dhe ajo e muzikës janë të afërta dhe ndih-mojnë njera-tjetrën.

Më pak të njohura janë kompozimet e tij. Kohët e fundit, të botuara nën kujdesin e pianistit Robert Radoja, ato zbulojnë preferencën e autorit për miniaturën instrumentale e vokale. Në formën e romancës, preludit, baladës, nokturnit, valles, humoreskës, aries, sipas mo-tiveve të D. Ndre Mjedës, Migjenit, Dritëro Agollit e të ndonjë poeti të ri, ato ngërthejnë temat që autori parapëlqente: peizazhin e natyrës, përshkrimin e bukurisë njerëzore dhe ndjenjën e dashurisë. Në këtë lin-jë janë edhe përpunimet për zë e pi-anofortë, që ai i ka bërë disa këngëve qytetare popullore shkodrane. Në to, ashtu si në miniaturat instrumen-tale, vihen në jetë parime e norma stilistike të njohura për kulturën muzikore botërore.

* * *

Me mbrojtjen e temës së diplomës përfundova ciklin pesëvjeçar të studimeve pranë Konservatorit Shtetëror të Tiranës. Çfarë prisja, shpresoja e dëshiroja të bëja si pro-fesionist i fushës, nuk varej nga

unë. Për këtë mendonte sistemi. Emërimi, destinacioni, vendi e lloji i punës, të tëra vendoseshin nga struktura për të cilat unë isha vetëm një specialist, që duhej të plotësonte nevojat e një qyteti apo të një rrethi të Shqipërisë. Në rastin tim, ai varej edhe nga prejardhja e shtresa shoqërore së cilës i përkisja. Kështu, mundësia për të ushtruar një veprimtari të profilizuar, ashtu siç isha përgatitur dhe aspiroja, nuk u realizua. Më emëruan në rre-thin më të largët, në skajin jugor të vendit, në Sarandë. Distanca e madhe që ndante atë qytet nga qen-dra, bëri që të humbisja lidhjet me kolegë e muzikantë, mes tyre edhe me Albert Papariston. Por, me ka-limin e viteve, do të krijoheshin përsëri kushtet që mundësuan kontaktet tona. Do të ndodheshim përsëri bashkë, kolegë, në të njejtat mjedise, ku vite më parë, ai profe-sor e unë student, ishim njohur e miqësuar. Dhe ashtu si dikur, sapo ballafaqohesha me argumentin që synoja të analizoja, me Albert Papariston konsultohesha. Nga ai merrja gjithnjë idera dhe mendime interesante të cilat zgjeronin hapë-sirën e çështjes në trajtim. Zotërues i situatës në çdo rast, qëndrimi dhe mendimi i Albert Paparistos të jepte siguri e të ngjallte besim. Kështu e kujtoj gjithnjë dhe e tillë, e pandrysh-uar, mbetet konsiderata ime për të.

Të përqendruara në veprimtaritë artistike më në zë, në veprat më të arrira sinfonike e skenike si dhe në fenomene muzikore me rëndësi kombëtare, shkrimet e Albert Paparistos, megjithëse jo të shumta, tregojnë sa mirë i ndoqi, i analizoi dhe i vlerësoi ai zhvillimet muzikore në Shqipëri

Page 8: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

20 E hënë, 5 dhjetor 2011 55@ | www.gazeta55.al +

Ne boten e muzikës ka herë pas herë ka ngjarje te mëdha vlerat e të cilave mbeten gjatë në kujtesën e atyre qe i kanë përjetuar. Këtë vit ngjarja me e madhe muzikore, që është quajtur jo me kot Megaspek-takli i Vitit, ishte përformancë e Simfonisë Nr. 8 në Mi bemol maxhor,Es-Dur, e kompozitorit austriak Gustav Mahler.Ajo u realizua fillimisht në Lub-janë dhe një ditë me pas në Za-greb, në prani të tetë mi shikue-sve, në kuadrin e festimeve të 20 Vjetorit të Pavarësisë seSllovenisë dhe te Kroacisë . Përformanca e kësaj simfonie e drejtuar nga dirigjenti i mirën-johur i Teatrit Marinskij te St . Peterburgut Valerij Gergiev ishte madhështore.Ne te mor-rin pjese 848 kengetarë dhe 200 anëtarë orkestre sllovene e kroate si dhe dy soprano,tenori e basi, zëra te mrekullueshëm, qe ishin ftuar nga dirigjenti për përsosjen e kësaj performance. Vlen te theksohet qe ne Lub-janë spektatoret u mblodhën në Sheshin e Kongresit, në po atė vend ku u shfaq premiera e veprës ne vitin 1881 ku dirigjent ishte vete Gustav Mahleri .Organizimi dhe drejtimi i ansamblit më të madh deri më sot, ne shfaqjet e Lubjanës dhe Zagrebit ngjalli interes dhe habi te shume muzikante e studiues. Njohėsi i afėrm i Mahlerit ,an-glezi Norman Lebrecht, pub-licist dhe ekspert i gjithçkaje qė lidhet me Mahlerin pyeste veten , “A ishte kjo Simfonia No. 8 më e madhja ?” Ky ko-mentator kulturor ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij me Mahl-erin dhe i ka bëre atij një portret të vërtetë në librin e vitit 2010,“ Why Mahler?- How one Man and Ten Symphonies Changed our world “. ( Pse Mahleri ?-Si e ndryshoi boten tonë një njeri e dhjete simfonitë).Performanca e Simfonisë No. 8 ishte me të vërtetë një ngjarje e madhe. Përgatitjet e korit , orkestrës dhe solistėve para premierės u bënë prej dirigjentit 35 vjeçar amerikan , Christian Knapp , i cili punoi me kurajo dhe aftësi duke qenė shumë i kënaqur dhe i lumtur për objektivin e ar-ritur me mbi 1000 pjesëmarrės dhe pėr shijimin e frytit të tij bashkë me publikun (Branimir Pofuk, Jutarnji List 5-7 Korrik) . Ai ia la ta dirigjonte këtë megas-pektakël vetëm dirigjentit Valerij Gergiev, sot shef dirigjent dhe drejtor artistik i Teatrit Marijnskij të St. Petersburgut si dhe shef dirigjent i London Symphony Orchestra (LSO) mbas Sir Co-lin Davis . Njëkohësisht ai është edhe dirigjenti kryesor i ftuar nė Metropolitan Opera NY (Met) dhe Orkestrën e Filarmonisë se Rotterdamit.Po, kush ishte Mahler dhe Simfonia No. 8 e tij ? Gustav Mahler ishte një figurë tradi-cionale , figura qendrore e tė ashtuquajturės “ vitet e arta të Operës në Vjen “, nga 1897 deri 1907,kompozitor dhe dirigjent i famshëm. Punimet e tij masive orkestrale i kanë rrënjët në tra-ditat Austro-Gjermane të shek. 19. Veprat më të rendėsishme të Mahlerit janë 10 simfonitë dhe këngët me shoqërim orkes-tral. Mahler ishte i ndikuar fuqi-misht jo vetėm nga Wagneri por edhe nga Beethoveni ( Simfo-nia No.9 “ Korale”). Mahleri, në

Mega-Spektakli i vitit - realizim i artisteve ballkanas

periudhën 1888 deri 1891 punoi në Budapest si drejtor i muz-ikës nė Royal Opera, tė cilën e zhvilloi më tej duke arritur të fitojė edhe ēmimin “Brahms” . Johannes Brahms kur e shikoi Mahlerin duke dirigjuar Op-eran “Don Giovanni” mbeti tepër i impresionuar, ndërsa Richard Strauss i thoshte di-rigjentit Hans Bulow: “ Unė e njoha nga afėr dhe mė tërhoqi shumë Herr Mahler , ai mu duk shumë inteligjent si muzikant dhe si dirigjent “. Kur Bulow e takoi në Hamburg Mahlerin me 1891-1897, ai shtoi: “ Hamburgu tani ka me siguri njė dirigjent opere tė mrekullueshëm i cili sipas opinionit tim barazohet me dirigjentėt më të mirë.....”. Nė Hamburg , Stadttheater, Mahleri dirigjon Operën Eugen Onjegin me pëlqimin e vetė Ça-jkovskit, i cili e vlerësoi shumë ate, po ashtu dirigjon edhe “Tristan und Isolde” të Wagnerit nė Maj 1891. Atėhere, me 1897 , 37 vjeç-ari dirigjent në Ham-burg, emërohet shef i Operës se Vjenës. Për 10 vjet Mahleri i imponoi vetes një vullnet des-potik duke e ngritur nivelin e operës më shumë se paraard-hësit e tij. Ai e rigjallëroi operën e Vjenës. Dekada e tij si drejtor i Operës në Vjenë konsiderohet si zeniti i suksesit të saj . Arritjet e Mahlerit nė Vjenë kanë qenë rritje sensacionale në të gjitha aspektet e operës . Ai ishte fitues mbi tė tjerët , ai zgjidhte repertorin , këngëtarėt, dirigjoi shumë përformanca, ai vetė punoi shumë me skenën duke pasur në dorë ēdo gjë që lidhej me Theatrin e Operës në Vjenë. Ai insistonte për një përgatitje të mundimshme të anëtarëve të orkestrave dhe këngëtarëve me qellim që të arrinte suksesin e dëshiruar, ai nuk toleronte

prova tė pavëmendshme dhe të pakujdesshme të trupės. Në Vjenë Mahler ishte bere legj-endar, ai kurrë nuk ndaloi së punuari. Lindi në Kalischte tė Bohemisė me 1860. Kur ishte 6 vjetē gjeti një piano në shtëpinë e gjyshes në të cilën mësoi. Me 1870 Mahler dha një koncert recital solo në Iglau dhe vitin më pas dërgohet në Pragë për të mësuar, ndërsa në moshën 15 vjet pranohet si student në Konservatorin e Vjenës ku studioi për piano, harmoni dhe kompozim, në një atmosferë muzikore konservative. Mbas dy viteve shkruan muzikën dhe libretin e punimit të tij të parė “Das klagende Lied” , njė kan-tatë dramatike . Karriera e Mah-lerit si dirigjent fillon me 1880 nė operetë . Këtu zbulohet talenti i tij në dirigjim . Ai shquhet si pianist, por në të njëjtën kohë fiton edhe një çmim në kompozim . Zë një pozicion si dirigjen krye-sor nė Lubjanë dhe me 1882 lëviz për në Vjenë dhe Kassel , lëviz prej njërit teatër opere tek tjetri. Mahler punon edhe me dirigjentin e njohur ne atė kohë, Arthur Nikish, në Leipzig. Arrin të dirigjojė mbi 150 per-formanca. Ai u bë mbështetës i Wagnerit dhe Brucknerit , punimet e të cilëve do t’i dirig-jonte shpesh. Karriera e tij si dirigjent avancoi shumë shpejt duke bërë që ai të lëvizte edhe drejt Pragės dhe Budapestit. Mahler ishte i respektueshëm si dirigjent, ishte shumë i përpiktė dhe shumë kërkues veçanërisht gjatë provave , kur ishte fjala për një përsosje të mëtejshme . Me 1897 drejton Operën e Vjenės e më vonë Filarmoninë e Vjenės. Ngaqë ishte shumë i ngarkuar me di-rigjimin , Mahler kompozonte

vetėm gjatė verės . Me 1888 ai kompleton Simfoninė Nr.1 dhe me 1906 kompleton Simfoninė No. 5, 6, dhe 7. Secila simfoni ishte e gjerë nė dimension por me vėshtirėsi kuptohesh nga audienca . Nė kompozimin e tij “ Das Lied von der Erde” (Ken-ga e tokes) me 6 kohė ,Mahl-eri bazohet nė disa poema kineze duke i dhėnė formen e njė kengė-simfonie tė jashtza-konshme . Ky punim ishte bėrė pėr alto (ose bariton) , tenor dhe orkester dhe artistikisht ishte shumė i arritur . Ndonese publiku e kuptonte me shumė vėshtirsi muziken e Mahlerit re-agimin e tij kompozitori e mori shumė qetėsisht duke thėnė: “Koha ime ende nuk ka ardhur” . Mahler u bė dirigjenti krye-sor i Met (Metropolitan Opera Njujork) me 1907 dhe mė vonė dirigjent i Filarmonisė NY me 1909 ku pati rastin tė dirigjonte mė shpesh Simfoninė No. 8 . Por ai e la Filarmoninė pa per-funduar sezonin dhe u kthye nė Austri , ku u nda nga jeta mbas njė smundjeje tė zemrės , me 18 Maj 1911. Simfoninė e tijNr. 10 tė paperfunduar e kompletoi me 1960 anglezi Deryck Cooke. Simfoninė No. 8 nė Mi bemol maxhor , Es-Dur , Mahler e kompletoi me 1906 . Ajo quhet edhe “Sym-phony of Thousand”( Simfonia e mijeshes ) sepse u kompo-zua pėr njė ansambėl tė madh qė do tė kishte tri soprano, dy contralto , tenor , bariton , bas , dopio kor , kori i fėmijėve (vajza ose djem) , orkester dhe organo. Nė qoftėse Sim-fonia No.3 ishte mė e gjata nė kohė, Simfonia No.8 ishte mė e madhja nė dimension orkes-tral . Premiera e simfonisė u bė nė Munchen me 12 dhe 13 Shtator 1910 nėn dirigjimin e

vetė Gustav Mahlerit , simbas njoftimit tė atėhershėm , origji-nal : Gustav Mahler-Urauffüh-rung-Der Vlll Symphonie , Un-ter Leitung Des Componisten , Ausstellung-Munchen 1910. Kjo premierė ishte njė triumf i Mahlerit nė karrieren e tij artistike. Ishte njė gjė e pabe-sueshme per atė kohė qė tė realizohesh njė interpretim i simfonisė me aqė shumė muzikantė sė bashku . Askush nuk e mendonte se do tė mbi-jetonte njė akt i tille i Mahlerit. Por kontributi i Mahlerit ishte i madh , sepse krijoi njė veper te nje natyre te vecante me njė kurajo artistike nė kohet mod-erne. Simfonia No.8 zgjat 1 orė e 19 min. dhe ka dy pjesė. Pjesa e parė (23min.) ka pėr bazė Hymnin Katolik mesjetar “Veni Creator Spiritus” (Eja ,ti krijues i shpirtit) . Kjo pjesė fillon me efekte tė organos e mė tej me muziken plot gjallėri tė solistėve , koreve dhe tė dy orkestrave tė mėdha . Pjesa e dytė (56min.) qė pėrfshin tri kohėt , ka pėr bazė teks-tin e skenės perfundimtare tė “Faustit” tė Goethe . Ajo ėshtė e gjatė dhe nė tė shkrihen tė gjithė elementėt e kantatės , simfonisė , ciklit tė kengėve bile edhe tė oratorios ku solistėt kanė rolet e tyre, Seksioni i parė i saj ėshtė njė Adagio e ndjekur nga njė scherzo dhe nga njė finale. Simbas Goethe, pjesa e dytė ėshtė ēiltas romantike , diēka pastorale dhepuro gjer-mane , njė punim me te vėrtetė madhėshtor . Muzika e Mahlerit ėshtė si tė thuash midis Wagner-it dhe Schöenberg megjithėse 5 pjesėt orkestrale op. 16 ( 1909 ) , monodrama Erwartung pėr solist dhe orkester si dhe Kammersymphonie ( 1906 ) pėr 15 instrumentė tė Schoen-berg janė mė tė avancuara nė dimension dhe kompleksitet nga ato tė Mahler dhe Strauss . Mahler gjithmonė mendonte dhe punonte si romantik kesh-tu qe dhe konceptimi i muzikės se tij si program ishte romantik. Ndonese jane vepra te mrekul-lueshme, simfonitė e Mahlerit qendrojnė “ mbas Beethovenit “ nė shumė drejtime. Gjithsesi Mahleri pėr Simfoninė Nr. 8 thoshte : “ Kjo simfoni u kom-pozua pėr orkestra shumė tė mėdha , pėr njė Univers tė Ri Simfonik “. Simfonine Nr.8 e ka dirigjuar edhe Solti me korin e Operas ne Vienė dhe Orkestren Simfonike tė Çika-gos (CSO) , Rattle , Gergiev etj. Rattle i ka dirigjuar simfonitė e Mahlerit ndoshta 100 herė,mė tepėr e mė shpesh nga dirigjentėt e tjerė . Performanca e Berlinit me 1000 pjesėmarrės ka patur tė inkluduar 4 kore , 7 solistė vokalė dhe Orkestren e Filarmonisė se Berlinit , nė njė amfitheater tė madh. Me kėtė shkrim dua tė tregoj sesi mundė tė organizo-hen performancat madhėshtore tė muzikės klasike instrumentale -simfonike dhe operatike nėn sh-embullin slloven-kroat pėr ngjarje tė mėdha . Performanca madhėshtore e kėsaj simfonie ne Lubjane e Zagreb tregoi qė muzika klasike edhe sot ka audiencen e saj nė tė gjithė boten , ndersa efekti qė solli ajo nė mijėra shikues dhe ndėgjues tregoi forcen e saj te jashtezakoneshme .

Dr. Sul Gragjevi , kritik muzike

SAMI PIRAJ

Tema për të cilen jemi zotuar që ta trajtojmë në kuadër të këtyre tre përvjetorëve të rëndësishëm të kompozitorëve tanë, nuk ishte fare e lehtë siç pretendonja në fillim. Një periudhë 10-vjeçare e krijimtarisë së tyre por edhe e trajtimit në faqet e periodikut tonë, kërkonte një eksplorim goxha serioz e gjithandej nëpër faqet e gazetave e të revistave tona të cilat atëbotë botoheshin te ne. Përkudër numrit të paktë të gazetave që dilnin, ngjarjet kulturore janë trajtuar besnikërisht nëpër faqet e kulturës. Kur themi besnikërisht, kjo nënkupton se informacionet elementare kanë ekzistuar. Por ka pasur edhe tendenca që të trajtohen tema me nuansa më eksploruese, madje drejt një shkoqitjeje diskursive të tyre por edhe të problemeve ekzistuese në fushën e kulturës muzikore. Theksi i bazës mbi këtë, bie pikësëpari ne Tribuna të ndryshme muzikore të organizauara nga Shoqata e Kompozitorëve, që atëbotë konsiederojmë se luajti një rol shumë të rëndësishëm qoftë në organizimin e jetës muzikore përmes koncerteve por edhe të pjesëmarrjes së veprave tona në manifestime federative. Por nuk shqiten edhe trajtimet e temave aktuale duke vë shenjestren në dukuritë që e tkurrin artin muzikor dhe vlerat e saj. Më pas, thumbohet edhe individualisht logjika destruktive e njerëzve që silleshin kuleareve të institucioneve vendimmarrëse të cilët ndanin hisen për kulturën muzikore. Jam përpjekur që të jem besnik për vlerësimet e veprave të këtyre kompozitorëve, natyrisht duke iu sugjeruar materialit që më ka ra në duar.Kështu artikulli i datës 5 qershor 1982 me titull “Potencial i konsiderueshëm instrumentistësh” flet për Koncertin e radhës së manifestimit “Ditët e Muzikës Kosovare “ mbajtur në Gjakovë por edhe për Tribunën Muzikologjike të organizaur me këtë rast. Kronisti duke raportuar për rrjedhën e këtij koncerti, në mes të tjerash, ndalet tek vepra e kompozitorit tashmë të ndjerë, z. Esat Rizvanolli. Në këtë shkrim theksohet se nga opusi i tij u luajtën veprat për piano “Rondo Rustico” nga pianistja Lejla Pula-Haxhiu dhe e dyta “Peshkatari” e kompozuar për soprano dhe piano. Këtë vepër e interpretoi Jasmina Omeragiqi. Më tej thuhet se të dy këto vepra i përshkon origjinaliteti krijues dhe forma e çartë, ku në ekzekutim dhe interpretim të solistëve, arrihen që këto veti përshkuese të veprave të mbahen në nivel.Manifestimi në fjalë reflektonte tërë krijimtarinë e punës njëvjeqare të kompozitorëve tanë. Në Tribunën Muzikologjike u prezentuan shumë punime. Ndër to ishte edhe tema interesante e prezentuar nga Akil Koci e titulluar “Elementet e folklorit shqiptar në Simfoninë e II-të kosovare të Rexho Mulliqit. Për veprimtarinë e këtij kompozitori që ishte temë bosht e kësaj tribune, folen

Page 9: konservatori i Tiranës - isopoli1.w03.wh-2.comisopoli1.w03.wh-2.com/Legjislacioni/kontrapunkt 15_2012_5_1.pdf · tradicionale shqiptare (dhe asaj ko-sovare). Ata kane ditur t’i

21E hënë, 5 dhjetor 2011 55 @ | www.gazeta55.al+ suplement pËr muzikËn

Pasqyrim i krijimtarisë muzikore të kompozitorëve Rizvanolli, Koci e Beqiri

në shtypin e Kosovës gjatë viteve 1982-1992

Nga libri më ri i Akil Mark Kocit për Klod Debisin”

Në marginat e impresionizmit muzikor”Debisi është kompozitor i shquar. Ai krijon vlera të mirëfillta dhe nuk joshet nga krijuesit e gjeneratave para tij, siç është, bie fjala, Eduard Hanslick, i cili ka proklamuar “ Muzikėn absolute”, që mban kuptimin për vetvete.Përballë kritikave që iu kanë drejtuar se muzika duhet ta ketë një-farë përmbajtjeje, ky muziktar vjenez, i cili ka pasur një kulturë të gjerë muzikore dhe është marrë edhe me estetikën e artit, është përgjigjur i vendosuri se “...e vetmja përmbajtje e muzikës është forma, e cila kur lëviz, tingëllon”.Debisi me konsekuencë ndjek shembullin e implikimit estetik të Hanslickes, i cili gjatė realizimit të veprave muzikore kurrë nuk i ka bërë rezistencë kësaj dukurie, prandaj në veprat e tij ndeshim terme që na kujtojnë formën e sonatës, siç janë “Pjesë e sonatës”,”Ekspozim i temës”, “Puna me motivin”, “Repriza”, “Ve-primi” dhe tė tjera. Në këtë mënyrë ai shënon bukurinë e llojeve të teknikës që nuk i intereson askujt pos muziktarëve duke ofruar bukurinë e shprehjes muzikore në veprat e tij.Veprimet e ngurtësuara ai gjithnjë i ka urrejtur, nuk e ka konsid-eruar alogjikën si formë logjike dhe ka vepruar me maturi.Nëse me kujdes i lexojmë bisedat e tij me “monsinior Chroche”, siç e quan Debisi bashkëbiseduesin e shpifur në kritikat muzikore për revistat La revue blannche dhe Gil Blas, nuk përdor terma profe-sionalë, por në vend të tyre flet për partiturat orkestrale, është ky relacion që bën një dallim në mes fenomenit të tingullit si shkas dhe fenomenit si një lloj i tingullit eksklamativ. Këtë e bën vetëm për t’ua shpjeguar sesi krijohet arti për t’u thënë më shumë për “jetën e tyre të brendshme”, sepse këto të dyja paraqesin njëfarë metafore polifonike përmes së cilës thellohet mendimi, i cili kridhet në për-jetimin subjektiv që shndërrohet edhe në një lloj simboli.Ka lexuar shumë sidomos filozofët grekë dhe mu këtu bazohet një sentencë e njohur e të dy filozofëve grekë, Anaksagorës dhe Demokritit, të cilët, sipas Epistemologjisë së Franco Amerios, theksojnë se “...tjetër është përvoja mbi të cilën mbështetet opinioni dhe tjetër është ajo mbi të cilën bazohet shkenca”. Prandaj muzikën e tij duhet ta kuptojmë pa aspekte formale, por në mënyrë imedi-ate – drejtpërdrejt. Nga ky pozicion, pra, duhet ta shijojmë dhe ta njohim muzikën e tij. Thellësia, si koncept teorik, siç thonë estetët e lashtësisë greke, nuk është retorikë e thjeshtë, por është një dimension shumë i rëndë-sishëm i perceptimit artistik, si fenomen krijues, sepse vetë vepra artistike ka gjithnjë karakter estetik jo vetëm si mendim estetik, por më gjerë, ngase estetika njeh si e tillë ekzistencën objektive të përmasës së caktuar. Ndaj, nga kjo qė u tha mund të konstatohet se vepra artistike, e sidomos ajo muzikore, “është art që shpreh në mënyrë të plotë përmbajtjen substanciale estetike të frymës ab-solute. E, ndërkaq, mterial i muzikės janë toni, vibracioni i trupit fizik...Materia në muzikë nuk shfaqet në hapësirë, por si përcaktuesh-mëri kohore. Muzika i kapërcen kufijtë e soditjes shqisore-ndijore dhe hyn nė fushën e emocioneve të brendshme shpirtërore. Merita e muzikės qëndron në forcën e subjektivitetit të saj, ndonëse edhe ky lloj arti nuk i shpëton domosdoshmërisë së figurave me përm-bajtje objektive nga jeta e natyra”.(Uçi, Alfred “Universi estetik, bota moderne”, fq. 237, botim i ASHSH, 2007.).Pra, shtrohet vetvetiu një pyetje e rëndësishme: ku qëndron e tëra në muzikën e Debysisë, a paraqet kjo vetëm burim kënaqësie, apo edhe atë të fantazisë dhe të intelektit me nuancat kuptimore të sub-limes artistike dhe estetike?Po të dëgjojmė veprën e tij Claire de Lune (“Shkëlqimi i Hënës), do të vërejmë se muzika e kësaj vepre depërton në vetëdijen tonë jo vetëm si bukuri artistike, kur përmes saj shohim jo vetėm sublim-imin mjeshtëror, por edhe universin që përfaqëson bazën empirike (dijen, praktikën) dhe estetike. Vepra e lartpërmendur tingëllon në mënyrë intime dhe kontemplative, kurse përshtypjet nuk ia zvogëlojnë as disa tinguj të “gabuar” qė kompozitori i vë me një vetëdije të kuptimit artistik, në mënyrë që kur dëgjohet me kujdes, kemi përshtypjen se artisti nuk luan mbi tastaturë të pianos, por me pjesë të varura të akullit. Kjo pra është ajo muzikë impresion-iste me të cilën ky kompozitor na tërheq vëmendjen. Kjo teknikë e narracionit tingullor na del si procedim që synon të krijojë një botë të re vizive si element i brendshëm shpirtëror. Gjithnjë kam në mendje sentencën e filozofëve dhe të estetëve se “....tė shkruash për një vepër të caktuar, qoftë letrare apo muzikore, do të thotë të përpiqesh ta paraqesësh siç ka menduar autori, do të thotë ta in-terpretosh dhe t’ia vlerësosh shtresat e saj....”. Se, edhe pse ajo nuk ka për qëllim që mendimi ynë të jetë shterues, me aktualizimet e me performancat e saja kohore na del si tipar që shfaqet në mbarë krijimtarinë e tij, sepse ai zgjeron hapësirën e observacioneve të veprës në tërësinë e saj, si dhe në kontekstin dhe në kahet kohore.Në këtë vepër nuk hasim vetëm në bukurinë e tingullit me harmoni subtile me të gjitha ato elemente dhe vizione të cilat na sugjerojnë tonalitetet e vjetra pentatone me liritë e tyre. Me të evituar lëmen-jtë e tonalitetit klasik, mund të themi se është pasuruar mënyra e re e të shprehurit me kolorit si projeksion tërësor i vizionit krijues. E, si e tillë, kjo bukuri na sjell edhe dashurinë ndaj natyrës dhe ndaj elementeve të tjera të saj.

edhe Engjëll Berisha Dr. Rexhep Munishi, Rafet Rudi dhe Zeqirja Ballata. Duke vazhduar tutje në rrjedhën e këtij manifestimi, hasim në performancen e kuartetit zagrebas “Klima”. Natyrisht edhe ky ansambël kamertal është i vlerësuar shumë lart për paraqitjen dhe lojen e tyre në skenën e Ditëve Muzikore në Gjakovë. Përveç veprave të kompozitorëve: Tomor Berisha, Zeqirja Ballata, Gjon Gjevelekaj, Rauf Dhomi, Akil Koci “Metamorfozë II” e Bashkim Shehu, kuarteti harkor “Klima” luajti edhe veprën e Esat Rizvanollit “Kuartet harkor”. Gjithënjë sipas kronistit të kohës, vepra shënon vlera kulmore të këtij zhanri në muzikën kosovare. Loja e kuartetit “Klima” është cilësuar një lojë që impresionojë, veçanarisht me substratin burimor të realizuar në mënyrë spontane. Duke shfletuar më tej gazetat e kohës, ndalemi tek viti 1983. Në faqet e gazetës “Rilindja”, hasëm në premieren e baletit “Kënga e Rexhës” të kompozitorit Akil Koci me libreto e koreografi nga Franjo Horvat, mysafir nga Zagrebi. Baleti është cilësuar me loje të mëvetësishme skenike, kurse nga artikulli i gjërë shkëpusim fragmente, ku cilësohet kjo vepër për intonim të ri dhe frymë të mvetësishme krijuese. Viti 1983 për kompozitorin Akil Koci ishte mjaft i frytshëm. Po këtë vit realizohet baleti tjetër “Era dhe kolona” sipas tregimit të Hivzi Sylejmanit me libreto, koreografi e regji të Abdurrahman Nokshiqit. Vepra arriti të shtjellohet përmes konceptit koreografik dhe aplikimit nga trupa e baletit dhe e cilësuar me koherencën së lojës që varet nga harmonia e individëve në skenë. Po nga ky kompozitor, ndalemi në një shkrim që vjen nga Tribuna Muzikore e

Opatisë, viti 1983 e pagëzuar “Quasi tradito” e luajtur në piano nga Fred Doshek. Kjo vepër miniaturale është realizuar në nivel nga pianisti duke i prezantuar elementet qenësore të atribuara si një tërësi kompozicionale. Rubrika “Jeta kulturore” e datës 24 nëntor 1983 ve në kryeartikull “Skenën Muzikore të Prishtinës“ një manifestim tradicional federativ në ish Jugosllavi që është mbajtur për shumë vite në Prishtinë. Këtë po e theksojë për një informacion shtesë për gjeneratat e reja. Në këtë datë është luajtur vepra e Esat Rizvanollit “Adagio e scherzo”. nga Orkestra Simfonike e RTP-së.. Kjo vepër është cilësuar me konstatimin se kompozitori dëshmon zotësinë profesionale dhe mjeshtërinë krijuese, ndonëse nga orkestra dhe dirigjenti rumun Silviu Pantiru nuk ndjehet tendenca e kapërcimit rutinor të lojës. Nga ky manifestim jepet edhe vepra “Nimfa” e Akil Kocit e kënduar nga Vladimir Ruzhjak-bariton nga Kroacia dhe në piano Stela Krstanoviq. Interpretimi i veprës së Kocit shquhet me nuanca dinamike dhe që mban atmosferën e veprave të interpretuara më parë në këtë koncert.Viti i mëpastajmë në gazetat tona, pasqyron dendur një punë të vyeshme të kompozitorit Fahri Beqiri. Dallohet aktiviteti me Estradën që kompozitori Beqiri ve në spikamë koncepcionin definitiv të shfaqjeve me amatoret ku ndjehet dora e udhëheqësit artistik. Kur është fjala për këtë kompozitor, është një konstatim i kronistit se Fahri Beqiri në dy tri vitet e fundit e ngrit vlerën e festivalit “Kosovarja këndon” e sidomos të orkestrës “Kastriotët”. Më pas, shkruhet se orkestrimet që lindin këtu, kanë ndikuar dukshëm edhe në ngritjen e

nivelit të këngëve popullore që interpretoheshin atëbotë në Kosovë . Duke ecur tutje në faqet e Gazetës së përditshme, hasim koncertin e Korit profesional udhëhequr nga Rafet Rudi, ku në mes të tjerash jepet vepra e Akil Kocit “Psalm”. Vlerësimi ishte se kompozitori duke shfrytëzuar mundësitë e tekstit të qartë, arrin të shtjellojë mirë materialin muzikor, sidomos në formën reçitativo. Pastaj vepra tjetër “Sirena për flaut solo” e po këtij kompozitori e luajtur në Tribunën Muzikore të Opatisë, karakterizohet me një qasje të mirë interpretative nga solisti në flaut.Po kaq interesant është shkrimi për aktivitetin e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës i cili përfaqësohet me një tubëz incizimesh nga shtëpia diskografike “Jugotoni” e Zagrebit ku futen kompozitorët tanë: Z. Ballata, R. Dhomi, E. Rizvanolli, M. Kaçinari,,V.Gjini, R. Rudi e F. Beqiri. Incizimet janë regjistruar në teknikën stereo, kurse kopertinat përmbajnë punimet e piktorëve tanë R. Ferri. M. Mulliqi dhe E. Berisha.Se manifestimi “Ditët e muzikës kosovare” mbetet joshës për vepra të reja të gjinive të ndryshme të kompozitorëve tanë, tregon fakti se edhe në vitin 1994 u luajtën veprat e Fahri Beqirit “ Kuinteti frymor”, pastaj poashtu “Kuinteti frymor” i Akil Kocit, “Trio frymor”, vepër kjo e Bahri Mulliqit “ dhe “Dialogu” i Zeqirja Ballatës.Duke u ndalur në këtë shkrim akcentohet vlerësimi i kuintetit frymor të Beqirit ku theksohet “karakteristika krijuese e autorit e mëvetësisë dhe individualitetit krijues ndonëse vepra i takon fazës së parë të krijimtarisë. Edhe vepra e Kocit është luajtur me një frymëzim nga kuinteti

i Shkupit, mysafir i këtij manifestimi. Një mbrëmje tjetër e po këtij manifestimi i kushtohet veprave simfonike, kurse vlen të përmendet “Koncerti për violë e orkestër “ e Akil Kocit me solistin Franc Avsenik nga Lubjana. Vepra ishte premierë dhe u prit me interesim të shtuar nga publiku.Nga Tribuna e Krijimtarisë Muzikore e Jugosllavisë në Opati viti 1985 veçojmë “Psalmin’ e Akil Kocit vepër pjesëmarrëse në këtë aktivitet, krahas veprave të Ballatës, Rudit, Shehut dhe Bahri Mulliqit. Kjo vepër është realizur nga Kori i RTP-së dhe shfaqet si incizim në këtë festival. Një tjetër shkrim interesant vjen nga “Vera e Ohrit” festival ndërkombëtar ku merr pjese Kori i RTP-së nën dirigjimin e Rafet Rudit. Ndalemi tek vepra korale e Rizvanollit “Në mjedis të ballit” ku shquhet interpretimi i korit me finesa.“Ditët e muzikës kosovare” e vitit 1986 fillojnë me një retrospektivë të këngës solo, ku shfaqen edhe veprat;”Mbrëmja” e Fahri Beqirit, pastaj ajo e Mark Kaçinarit, Bashkim Shehut Zeqirja Ballatës kurse mungun ato të Esat Rizvanollit, Rauf Dhomit dhe Akil Kocit, ndonëse ishin paralajmëruar në program. Veprat u kënduan nga Merita Juniku dhe Ahmet Dërguti dhe u përcollën në piano nga Jasmina Çakar dhe Zeqirja Ballata. Muaji qershor i po këtij viti shënon një aktivitet nga Orkestra simfonike e RTP-së dhe korit, ku spikat vepra e Fahri Beqirit “Ura e miqësisë”, kurse vlerësimi ishte se vepra pati një përputhshmëri teknike e artistike.

(vijon)