intervista me raimonda moisiun

22
Biografia e Alfred Papuçiut Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë, letërsi shqipe dhe franceze, duke marrë në të njëjtën kohë një formim si përkthyes (1969). Më vonë ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “ Diplomën e Studimeve Larta Evropiane”(1993). Ka dhënë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze (1991). Gjatë një farë kohe ka punuar si gazetar, si edhe ka dhënë mësimin e frëngjishtes në fakultetin e Inxhinjerisë të Universitetit të Tiranës. Më vonë, për një kohë të gjatë ka ndjekur bashkëpunimin e Shqipërisë me Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë dhe bashkëpunimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) me Shqipërinë (1981 – 1991). Duke filluar nga viti 1991, ndër të tjera ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si funksionar i pavarur, në Komisionin Ekonomik të OKB- së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT), në OMS, në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor pranë Kryqit të Kuq të Gjenevës, si dhe konsulent për botimet në gjuhën shqipe , frënge dhe angleze, të organizatave ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës Zvicerane për nxitjen e përkthimit dhe të ndërmjetësimit kulturor në fushën e shëndetit, të çështjeve sociale dhe të formimit, si dhe anëtar i Komitetit të Shoqatës së Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është përfshirë në Enciklopedinë e Gazetarisë shqiptare, ku është edhe anëtar i Bordit drejtues. Është Anëtar, bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), si dhe konsulent i 1

Upload: fjalaelire

Post on 02-Apr-2015

144 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

Biografia e Alfred Papuçiut

Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë, letërsi shqipe dhe franceze, duke marrë në të njëjtën kohë një formim si përkthyes (1969). Më vonë ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “ Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane”(1993). Ka dhënë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze (1991).

Gjatë një farë kohe ka punuar si gazetar, si edhe ka dhënë mësimin e frëngjishtes në fakultetin e Inxhinjerisë të Universitetit të Tiranës. Më vonë, për një kohë të gjatë ka ndjekur bashkëpunimin e Shqipërisë me Kombet e Bashkuara

dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë dhe bashkëpunimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) me Shqipërinë (1981 – 1991). Duke filluar nga viti 1991, ndër të tjera ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si funksionar i pavarur, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT), në OMS, në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor pranë Kryqit të Kuq të Gjenevës, si dhe konsulent për botimet në gjuhën shqipe , frënge dhe angleze, të organizatave ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës Zvicerane për nxitjen e përkthimit dhe të ndërmjetësimit kulturor në fushën e shëndetit, të çështjeve sociale dhe të formimit, si dhe anëtar i Komitetit të Shoqatës së Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është përfshirë në Enciklopedinë e Gazetarisë shqiptare, ku është edhe anëtar i Bordit drejtues. Është Anëtar, bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), si dhe konsulent i Fondacionit zviceran „Recherche et Enseignement pour la Formation du Malade“ (RFEM). Po punon për realizimin e një projekti me Shqipërinë, për parandalimin dhe mjekimin bashkëkohor të sëmundjes kronike të Talasemisë, gjenetike, në Shqipëri. Ka kontakte të rregullta me profesorë të dëgjuar të kësaj fushe në Zvicër, SHBA, Angli, Francë, Itali, Indi, Greqi, Qipro, Kanada dhe po përgatit librin „Hope for the near future“ (Shpresa për të ardhmen e afërt) me mbresa dhe kujtime, si dhe shkëmbimet e përvojës me mjekët dhe profesorët më të mirë hematologë në botë, për Talaseminë. Ka kontakte të rregullta me Federatën Ndërkombëtare të Talasemisë me qendër në Qipro, „Cooley’s Anemia Foundation“ në Nju Jork, si dhe Shoqatën e Talasemisë në Francë, me „Albanian Children Foundation“ dhe Shoqatën e Luftës kundër Talasemisë në Shqipëri.

Alfred Papuçiu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, të UNCTAD-it, BIT, OMS, UNIDIR, të PNUD-i, TIF-it etj, në Gjenevë, Bazel, Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (1981 – 1987 dhe 1989), Vjenë, Paris, Bruksel, Rhodes, Singapur, Limasol, Dubai, Nju Deli, Nairobi, Kajro, Budapest etj. Ka qënë anëtar i grupit të botimit në gjuhën shqipe të “ Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të

1

Page 2: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

Drejtësisë ”. Ka botuar një libër me temë nga politika ndërkombëtare, si dhe ka shkruar në botimet e Kombeve të Bashkuara. Në shtypin shqiptar dhe atë zviceran, midis të tjerash tek “ Tribune de Genève ”, “ La Suisse ”, “ Journal de Genève ”, “Le Courrier“, është paraqitur me artikuj, tregime, skica, kujtime dhe përkthime të autorëve zviceranë. Alfred Papuçiu ka botuar libra me tregime. Ka botuar katër libra të BIT, si dhe një numër botimesh që kanë shërbyer për seminaret e organizuara në vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht në Shqipëri . Ka realizuar studimin prej mbi 100 faqesh “ Shqipëria dhe Evropa – perspektiva të integrimit ”, “ Problemet e vendeve të Evropës Juglindore ”, Aktet e Konferencës së UNIDIR-i, Rhodes, Greqi ; studimin “Mundësitë e bashkëpunimit të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare” etj. Alfred Papuçiu ka përkthyer librin “ Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore ”, botuar në Zvicër nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendra e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile. Ka botuar në shqip “ Karuzeli i ëndrrave” i autores së dëgjuar zvicerane Marie- Luce Dayer. Ka realizuar me sukses botime dy gjuhëshe, si librin dygjuhësh frëngjisht shqip të profesoreshës zvicerane Francine Koch “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ”, (Botimet TOENA), „Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara“ dy gjuhësh : shqip dhe frëngjisht, „Nxënësja e etur e gjuhës romanshë », dy gjuhësh : shqip dhe frëngjisht, « Me zemër të pastër » (ALOR), dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht, si dhe « Përrallat e Zvicrës » (Botimet TOENA) të profesor Bedri Dedes. Është duke përgatitur një libër dy gjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër, një vëllim me tregime për fëmijë, dygjuhësh frëngjisht shqip, një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer me titull: „Në krahët e shqiponjës“. Është botuar së fundi, i përkthyer prej tij në shqip libri: „Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike“ i profesorit të dëgjuar zviceran, Prof. Jean-Philippe Assal dhe psikologes Anne Lacroix, libri i profesorit zviceran Alan Golay me titull: „Si ta kuptojme diabetin tone“.

Intervistë me shkrimtarin dhe përkthyesin Alfred Papuçiu

-Është kënaqësi të bisedoj me ju. Kur e keni kuptuar se ju kishit dhunti për tu bërë shkrimtar? A ka qënë dikush në mënyrë të veçantë që ju ka frymëzuar apo ju ka inkurajuar?

Qysh në moshë të vogël më pëlqente të lexoja me orë të tëra. Kishim një bibliotekë të pasur në shtëpi me libra që im atë i kishte blerë prej vitesh. Edhe unë e plotësoja here pas here bibliotekën me libra të rinj, të autorëve shqiptarë por edhe të huaj. Gjithmonë mbaja shënime kur lexoja dhe më pëlqente një frazë e bukur apo një tregim i arrirë dhe një ditë fillova të shkruaja në një fletore një ditar të jetës sime të përditëshme. Në të njëjtën kohë hidhja mendimet e mija në formë skice apo tregimi, por pa guxuar t’i botoja. Kur shihja tim atë që qëndronte me orë të tëra për të përgatitur revistën, apo duke redaktuar tregimet apo shkrimet e bashkëpunëtorëve të saj, më dukej e vështirë udha e shkrimeve. Ai gjithë jetën e tij të shkurtër ka punuar në shtyp si gazetar dhe ka qënë sidomos shkrimtar për fëmijë. Por një ditë e kapërceva” barrierën”. Ashtu në mënyrë të natyrëshme. Shija e leximit më ngjalli dëshirën që të shkruaja edhe unë dhe t’i botoja ato.

-Kush ka qënë shkrimi tuaj i parë, tregim, poezi, përkthim apo publicistik?

2

Page 3: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

Tregimin e parë ja paraqita tim eti. Ai e lexoi, më bëri disa vërejtje dhe unë pa u pezmatuar nisa ta redaktoj atë, i cili pastaj u botua. Në shkollën e mesme, në hartimet që bëja mësuesi im Dragush Cabej më përgëzonte gjithmonë dhe më vinte notën maksimale. Me nismën e tij u botua tek gazeta “Zëri i Rinisë”, skica ime letrare me titull: “Shoqja ime”, e cila përbënte strumbullarin e një hartimi tim. Me kalimin e kohës lexoja akoma më shumë, sidomos në gjuhën frënge. Pata fatin që një shoku im e kishte pasur të jatin ambasador në Francë dhe ai më jipte libra shumë të mirë, jo vetëm të autorëve francezë por edhe të huaj. Përpija një prej tyre çdo natë: kam lexuar vepra të tëra të Mopasanit, Zhon Steinbekut, Kamysë, Homerin, Volterin, Stendalit, Hemingueit, Hygoit, Shollohovit, Pushkinit, Alfons Dodesë, Kroninit, Zhan Pol Sartrit, Aleksandër Dymasë, Henri Troyat, si dhe të autorëve tanë, sidomos Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit…Gjithashtu nga shtëpia botuese « Naim Frashëri » merrja libra për reçensione në gjuhën frënge, për të dhënë mendim para se të botoheshin. Mbaja shënime për gjithçka që e gjeja të bukur, Zgjohesha natën dhe shënoja mendime jo vetëm për ato që më kishin lënë mbresë nga leximet, por edhe nga jeta e përditëshme që pak e nga pak u bënë shkas për të ndërtuar skica dhe tregime.

-A keni një filozofi personale për mënyrën se si dhe pse shkruani?

Të them të drejtën lexoj shumë dhe sidomos udhëtimet e mija më kanë ndihmuar të njoh vende të tjerë, njerëz të kombeve të ndryshëm, të takohem me bashkëatdhetarë që janë vendosur atje përkohësisht apo përgjithmonë. Ndërkohë kjo më ka bërë që të kem një vizion të gjërë për jetën, hallet, shqetësimet e njerëzve. Përpiqem që tregimeve, skicave, apo publiçistikës sime t’i jap sidomos ngjyra optimizmi dhe të jenë sa më të kapshme për lexuesin e gjërë. Të shkruash është një mënyrë të komunikuari, pa të ndalur njeri kur shpreh mendimet e tua. E dua akoma profesionin tim „jo të këndshëm“ që më lidh me gjuhën dhe tokën time amtare, me ecurinë e saj drejt Europës, për të dhënë një mesazh modest. Ashtu, si ata marinarët që urrejnë stuhitë dhe shtrëngatat, por vazhdojnë të lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time të nisur prej katër dekadash. Me kalimin e moshës, kujtimet sikur ecin shumë më shpejt se koha. Shpesh herë u rikthehem atyre dhe ndjej një kënaqësi të veçantë, por edhe brengë për diçka që nuk është bërë si duhet. Megjithatë, e ngushëlloj veten, edhe me miq të mirë në Diasporë, dhe them se duke qënë të krishterë, apo myslimanë, për të folur me Zotin e Plotfuqishëm, Allahun, kur shkojmë dhe lutemi në kishë apo në xhami, si banorë të shoqërisë multietnike në Gjenevë : arabë të krishterë apo myslimanë, zviceranë, afrikanë, shqiptarë, boshnjakë, bullgarë, maqedonas, grekë, italianë, francezë, britanikë, amerikanë etj., duhet të jemi të pastër shpirtërisht. Por cila ka qënë ajo qënie njerëzore, që, në një mënyrë ose në një tjetër, nuk ka gabuar? Kështu që edhe Zoti, besoj se na i bën „kabull“ disa gjynahe të bëra jo enkas. Prandaj, pa dashur të mbaj anën e ndokujt, nuk më pëlqen polemika midis bashkëbesëlidhësve qofshin këta në Shqipëri, Kosovë apo jashtë, në Diasporë. Pasi ajo çon sado pak ujë në mullirin e keqdashësit, që don t’i shohë Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Europës edhe për shumë vjet. Nuk më pëlqen tulatja e një pjese të intelektualëve të pavarur shqiptarë që diktatura e viteve 1944-1985, i ka lënë akoma në heshtje për këto probleme madhore të Kombit tonë, sidomos për përkatësinë në Europën e Brukselit.

Unë vetë shkruaj sidomos skica, tregime, refleksione për ngjarjet e përditëshme, apo edhe për kujtime nga e kaluara… Si shqiptar i thjeshtë në Diasporë dua të jap një mesazh modest edhe

3

Page 4: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

nëpërmjet shkrimeve të mija. Ndoshta e kam përsëritur diku më parë kur një parlamentar thoshte se ne nuk kemi të drejtë të japim mendim se „jemi jashtë“ atdheut. Asnjeri nga ne nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë kur ka ardhur në këtë jetë dhe as mendon të nënshkruajë kur të largohet prej saj. Por çdonjeri me mendimet e tij, do apo s'do ai parlamentar „miop“, mund të shtojë një kat në kalanë e Kombit tonë, edhe duke sygjeruar diçka të vogël. Një shkrimtar qoftë edhe i zakonshëm duhet të zotërojë artin e afrimit me njerëzit. Duhet ta dëgjojë dhe ta kuptojë mentalitetin e njerëzve nga një vend në paqe apo në luftë. Është, pikërisht, dimensioni human i karakterit të atij që merr guximin të hedhë në letër mendimet e tij, frymëzuesi kryesor në misionin si shkrimtar apo publiçist. Ai, duke u sjellë të tjerëvë besim dhe qetësi shpirtërore, duke i bërë të tjerët të gëzuar, lumturohet edhe vetë.

Ndoshta nuk e teproj dhe më lejohet të përmend Profesor doktor Hamit Boriçin, i cili në parathënien e librit tim me skica, tregime dhe refleksione ”Me zemër të pastër”, ndër të tjera shkruan: ”Falë formimit shumëplanësh letrar, artistik, historik, filozofik e publicistik, si dhe përvojës shumëvjeçare, sidomos në gazetari e diplomaci, autori, tashmë i mirënjohur edhe në qarqet intelektuale në Gjenevë dhe tej Zvicrës kap, trajton një varg temash që kanë të bëjnë me diplomacinë, me politikën, me historinë, me gjuhësinë, me kulturën, me artet, me shkencën, me shëndetësinë etj. Kësisoj, do të thosha, se libri ka natyrë e karakter enciklopedik. Merita e autorit është se këtë problematikë të gjerë synon dhe e e shtjellon në rrafsh shoqëror, çka duket edhe nga mënyra se si komunikon me lexuesin, duke iu drejtuar atij, sikur ta kishte pranë e përballë në një bashkëbisedim të çlirtë dhe të hapur. Stili bisedor, i zgjedhur dhe realizuar natyrshëm, i krijon mundësi lexuesit të hyjë në përmbajtjen e problemeve dhe të aspekteve të ndryshme jetësore, në faktet dhe dukurit që evidenton”.

Këto fjalë të profesorit të nderuar, një nga baballarëve të gazetarisë shqiptare, natyrisht më bëjnë që të jem më tepër kërkues në temat dhe shkrimet e mija në të ardhmen. Prandaj shpesh u kthehem shkrimeve të mija për t’i dhënë ato sa më të qarta, me më tepër argumenta dhe të prekëshme për lexuesin e gjërë shqiptar apo të huaj.

-Ju dhe shkrimet tuaja kanë një reputacion për një lloj vitaliteti në të cilin fokusi është qartësi dhe i gjallëruar. Kjo vërehet në librin “Nxënësja e etur e gjuhës romanshe”. A mendoni një lloj kurioziteti intelektual ishte burim për ta shkruar librin tuaj në dy gjuhë?

Librin e kam shkruar në dy gjuhë, pasi kam menduar se duke jetuar për një kohë në Zvicër, ai do të binte në duar edhe të miqve të mi që nuk e dijnë shqipen. Për më tepër, pasi shumë tema të tij janë nga Zvicra, aty shkruhet edhe për miqtë e mij, për takimet me ta, për ish profesorët e mij të nderuar, për shkrimtarët zviceranë dhe shqiptarë, për bashkëkombas në Europë, Amerikë e gjetiu. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në dy librat e tjerë : « Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara », si dhe me « Zemër të pastër ». Arsyeja kryesore është se dua që Shqipërinë dhe shqiptarët zviceranët, europianët në përgjithësi, por edhe popuj të tjerë që lexojnë në gjuhën frënge, të mësojnë më tepër për vendin tonë dhe popullsinë e tij, një nga më të vjetrat në Europë. Më pëlqen të flas për figurën e shqiptarit autokton europian, trim, me karakter, të çiltër, mirënjohës, mikpritës, qoftë ai malësor, fshatar, intelektual, por që ka një aspiratë të

4

Page 5: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

madhe: futjen në Europën jo gjeografike, pasi aty është para shumë kombeve që e përbëjnë atë, por në klubin e madh të përfaqësuesve zyrtarë të shteteve europiane në Bruksel… Në padrejtësitë që i bëhen popullit fisnik shqiptar, kanë dorë dhe llobet e fuqishme, sado të pakta, armike të Shqipërisë dhe Kosovës, që janë të lidhura me mafian dhe llobet famëkeqe shoviniste e nacionaliste ndërkombëtare. Ata i sollën fenomenet negative në Shqipëri, thjesht për interesat e tyre që ta shtyjnë pranimin e Shqipërisë në Europën e Brukselit, sa më tepër që të kenë mundësi; të marrin ata akoma pjesën e luanit, në ndarjen e ndihmave europiane. Ata që i mbajnë akoma në dorë pa të drejtë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel ( disa nga vendet që bëjnë pjesë në të dhe jo shumica), duhet ta dijnë mirë se kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre, pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë,  mijra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Shumë intelektualë shqiptarë morën pjesë në radhët e Brigadave Internacionaliste gjatë Luftës së Spanjës dhe dhanë një kontribut të dukshëm në ecurinë progresiste. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje, breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, etj., që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve, apo italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë), apo spanjollë, të ngrejnë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë e ”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë, Gjermanisë dhe Europës në përgjithësi !? A nuk mjafton Ismail Kadaré, paneuropiani që fitoi çmimin Asturias në Spanjë, si dhe në Itali, Britani e Madhe dhe çmime të tjera apo është qytetar nderi në disa qytete europiane? 

Më kujtohet para disa vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua një ministri të jashtëm të një vendi europian, ku ishte vendosur: ”Zoti ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja të departamentit të brëndëshëm të më japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam dhënë kontribut edhe për vendin tuaj duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u dha porosi atyre që ishin pranë tij t'i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga Shqipëria. 

Historia e Europës, e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë shumë shekullore, autoktone europiane. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime: mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe ata popuj që ëndërrojnë të

5

Page 6: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

« kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. 

Europa tani përbëhet nga shtete kombe, që në të kaluarën kanë qënë në luftë me njëri tjetrin. Por tani vërehet një etapë e re e historisë europiane, ashtu siç e ëndërronte Vikor Hygoi i madh, Curçilli, De Rougemont, Monet, Rilindasit tanë, Arkitekt Sinani, Faik Konica, Gjergj Fishta dhe siç e ëndërrojnë shqiptarët autoktonë europianë. Historia e Europës pas kohës së luftrave dhe nacionalizmave, ka si drejtim kontaktet midis popujve, komunikimin dhe kritikën e përbashkët, shkëmbimet ekonomike, sociale e kulturore. Komuniteti Europian është një arritje e mirë e një projekti të paqes që mbështetet në përvojat e shumta të shkëmbimeve midis popujve të kontinentit. Europa në tërësi do të forcohet në mënyrë të vërtetë vetëm në sajë të solidaritetit me të gjithë botën që e përbën atë dhe jo me një „ndërtim“ të një fortese të rremë dhe egoiste. Edhe Skënderbeu, për të cilin u flas miqve të mij europianë, është pjesë e pasurisë së përbashkët europiane. Edhe Isa Boletini, Adem Jashari, Bubulina, Shota Galica, Zhan D'Ark, si edhe Vilhelm Teli i Zvicrës. 

Europa ka si kufij Atlantikun, Oqeanin Arktik, Uralin, Mesdheun, brigjet veriore dhe perendimore të Pont-Euxin dhe më në jug Bosforin dhe Hellespontin. Pa botën e Mesdheut, Europa nuk do të ishte e plotë dhe fizionomia e saj do të ishte e mangët, pasi vlera politike dhe ekonomike, kulturore, shpirtërore e Mesdheut kanë një rëndësi të madhe për civilizimin.

Po të shfletosh volumet e « Historisë së përgjithshme të civilizimeve » të shkruara nga „kokat e mëdha“ të historisë, duke përfshirë edhe serbë të vendosur prej kohësh në Europën e Brukselit, deri vonë nuk gjeje ndonjë referencë për Shqipërinë. Nuk është vendi këtu për të dhënë argumenta të tjerë, jo vetëm si ato të profesor Basil Schader, Koli Xoxi, Arben Puto, Luan Omari, Kristo Frashëri, Franco Marussich, Kristaq Prifti, Ksenofon Krisafi, Shaban Murati, Pëllumb Xhufi, , gjuhëtarëve, historianëve në botë, lidhur me historinë e civilizimit shqiptar, por kjo harresë të bën të mendosh : historianët që kanë shkruar historinë e Europës, edhe të « Europës tjetër » a mos i ka dhënë vetë shans E.H. të « sundojë » në Shqipëri nga 1944 deri në 1985, derisa vdiq ? E vërtetë është se në atë periudhë, veprat e tij kishin përparësi dhe përktheheshin edhe në gjuhë të huaj, ato përmbanin edhe fakte historike, por ata historianë që formulonin edhe historinë e Shqipërisë, krahas asaj të « Europës tjetër », diku atje në një vend të Europës, nuk mund të merrnin si bazë referenca të diktatorit. Por nga ana tjetër, në mos gabohem, janë botuar në gjuhë të huaj edhe në atë kohë libra si « Historia e Shqipërisë », në gjuhën frënge, nën kujdesin e profesorëve të nderuar shqiptarë, mbi 30 vite më parë, që përmban edhe fakte historike të pakontestueshme për historinë e civilizimit shqiptar, jo vetëm gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe më parë. Për çudi, botimi i 2004 « Ligjërata ballkanike: fjalë dhe njerëz », i të njëjtës shtëpi botuese në Francë, nuk i referohet shumë veprës së francezit Zhorzh Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit » (shekulli XIV-XX), 1991, e cila përmban fakte historike bindëse dhe për civilizimin e « Europës tjetër », duke përfshirë edhe Shqipërinë, edhe për autoktoninë e shqiptarëve e shumë dëshmi të tjera, por autori i « Ligjëratës… » gjen me vend të përmendë nga libri i profesor Kastelanit vetëm faktin se « populli » i Shqipërisë « del

6

Page 7: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

shumë jashtë cakut të shtetit të tij eponim dhe duke bërë këtë ai kënaq dëshirat kontradiktore të lexuesve francezë dhe ballkanikë ». Autori nuk mungon t'i japë vend edhe Mira Millosheviçit, gruas së diktatorit të vetëvrarë, në një kohë që mund të merrte, ndër të tjera, të dhëna historike nga botimi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Historisë të vitit 1993 (mbi 11 vjet para botimit të « Ligjëratës… », me titull: « The truth on Kosova » (E vërteta mbi Kosovën ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka dokumenta mbi ilirët dhe autoktoninë e shqiptarëve. Që populli shqiptar s'ka dalë jashtë « cakut » të shtetit të tij eponim, mjafton të përmendim vetëm shkrimin e studjuesit Aleksandar Stipeviç, me titull « Every story about the Balkans begins with the Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirët »), apo të studjuesit tjetër Radoslav Katiçiç «  Mbi antroponiminë dhe etnogjenezën e Shqiptarëve » ; të prof. Henrik Baric « Disa të vërteta mbi banimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier « A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën » ; ai libër përmban burime të shumta studimore , jo vetëm nga arshivat qëndrore shtetërore të Republikës së Shqipërisë, por edhe të Turqisë, të Austrisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, të Gjermanisë, të arshivave të Foreigh Office të Britanisë së Madhe dhe të vetë ish-Jugosllavisë.

Mjafton që autorët që „gatuajnë“ historinë e popujve të Ballkanit, duke marrë burime të njëanëshme, të shohin edhe « jetët e dymbëdhjetë Qezarëve », 12 biografi të ndara në 8 libra për Qezarin, Augustin dhe trashëgimtarët e tyre julio-klaudienë (Tiberin, Kaligulën, Klaudin, Neronin) ; apo për tre perandorët e vitit 69 (Galba, Othoni, Vitelliusi), ato të tre perandorëve të dinastisë flaviane (Vespasienin, Titysin, Domilienin). Në to mëse njëherë përmenden me respekt Ilirët, paraardhësit autoktonë të « shqipëtarëve », « arbanasve », « arbëreshëve », « arvanitasve ». Çfletoj kohë pas kohe edhe librin e Gaston Boissier i Akademisë Franceze « Ciceroni dhe miqtë e tij », studim mbi shoqërinë romake të kohës së Qezarit, botuar nga libraria « Hachette » në

1923. Në të përmenden me simpati dhe shqiptarët. Pra u duhet mbyllur goja atyre publiçistëve apo

shkrimtarucëve europianë apo kudo qofshin që nuk janë në një mendje me mua, apo edhe me shumicën e diasporës së sinqertë në Zvicër, SHBA, Kanada, Francë, Austri, Gjermani, Australi, Zelandë e re, Argjentinë e kudo. Ne duam të gjithë të fshihet njëherë e përgjithmonë nga faqja e Shqipërisë dhe Kosovës, etiketa që i jepet akoma nga ana e tyre dhe e shtypit të bulevardit për njerëz « të egër » , « të pagdhendur », apo që duan të njollosin figurat tona të shquara dhe të merret shembull nga ajo pjesë e madhe e shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë që i nderon bota e qytetëruar : « Nënë Tereza » shqiptare, Skënderbeu, Edit Durham, Fan Noli, Lord Bajroni, Liliane Perrin, Julien Emery, muzikologu Marcel Cellier, gjuhëtari Robert D’Angely, doktoresha Solange d’Angely, shkrimtarja Anne-Lise Thurler, profesori i shquar zviceran Jean-Philippe Assal, mik i shumë shqiptarëve mjekë dhe profesorë të nderuar, arvanitasi Aristidh Kola, arbanasi arkitekt i dhjetra e dhjetra veprave në botë Franco Marussich, Nobelisti shqiptar Ferid Murati, kozmologia e shquar shqiptare në SHBA Laura Mersini, sopranoja Inva Mula, aktorët James dhe John Belushi, baletmaestro Angjelin Prelocaj, aktorja Eliza Dushku, ekonomisti i Wall Streetit Richard Lukaj, violinisti Tedi Papavrami, astronauti William Gregory e shumë të tjerë…

7

Page 8: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

-Deri tani ju keni shkruar libra me tregime, refleksione, e përkthime. Mendoj se ato nuk janë fantazi, por është bota njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave të njerëzve, vendeve në ndërtimin e një “bote të re; “Njeriu ndër njerëz”, me tipike burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

T’u them të drejtën, Raimonda, hezitova në fillim të hidhja në letër këto radhë. Por duhet ditur se dikujt mund t’i kujtohet, si shumë bashkëbeslidhësve tanë, se edhe Atdheu ynë dhe i autorit të këtyre rreshtave, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Mbi varrin e tim ati të ndjerë, gazetar i thjeshtë i një reviste për fëmijë, por që kishte nxjerrë me Jakov Xoxën « Përpjekjen e rinisë » qysh më 1943, apo si kryeredaktor i parë i « Sportit », shokët e tij të mirë që më ndihmuan edhe mua në jetë, vunë këtë mbishkrim nga një poezi e tij : « E dini pse nëna folenë në zemër e ka, sepse bashkë me qumështin e saj, dashurinë për Atdhenë m’a dha ». Prandaj edhe shkruaj në refleksionet e mija për shqiptarët që janë jo vetëm punëtorë, që i kanë bërë vend vetes kudo që janë, por dhe që janë njerëz me kulturë, me pasione, me ndjenja të pastra. Në shkrimet e mija ka „rrëfime“, kujtime të miqve të mij, si Frankos me origjinë shqiptare nga Kroacia, Solanzhës mjeke e shquar franceze me nënën me origjinë nga Përmeti, Filipit me paraardhësit nga Jugu i Shqipërisë, apo edhe profesorëve të mij Nonda Bulka, Vedat Kokona, takimet me shkrimtarin Ismail Kadaré, me shkrimtarin Jakov Xoxa, me gazetarin zviceran Pierre Barde, me fituesin e Oskarit për muzikën popullore, Marcel Cellier, me profesorin zviceran Jean-Philippe Assal etj. Pra në tregimet apo refleksionet e mija është bota njerëzore, njerëzit mbi njerëz që në një mënyrë apo tjetër, edhe pse mund të jenë të huaj, lidhen me fatet, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

-Jeni duke pergatitur një libër dygjuhësh frëngjisht-shqip me rrëfenja për fëmijë, titulluar ‘Në krahët e shqiponjës”. Teoritë e përkthimit janë trajtuar më të konsiderueshme për kohën tonë. A kanë qënë përpjekjet tuaja profesionale të dobishme dhe mbresëlënëse duke u fokusuar në mendimet dhe pikat e përpunimit të veprës, për ta sjellë atë sa më mirë në të dyja gjuhët?

Libri „Në krahët e shqiponjës“ është frut i bashkëpunimit me shkrimtaren zvicerane Marie-Luce Dayer me të cilën kemi reliazuar më parë „Karruzeli i ëndrrave“. Tregimet e saj janë tepër realiste dhe me subjekte nga jeta e përditëshme, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kapëshme për lexuesin e gjërë. Vëllimi do të ketë edhe tema nga shqiptarët, pasi ajo u jep mësim nxënësve që vijnë nga Kosova apo viset. Lidhur me përkthimin në shqip më kanë ndihmuar sidomos „fjalorët“ që kam krijuar vetë me terma letrare, apo edhe të fushave të tjera. Kam përkthyer tregime, etj., por edhe nga fusha politike, shkencore, ekonomike dhe shpesh u rikthehem atyre kur kam përkthime të reja. Natyrisht i përmbahem tekstit origjinal por duke punuar mbi të sa më tepër që të dalë në shqip sa më bukur, sa më të qartë. Në epokën romane, koha e krijimit të kulturës romane, duke u nisur nga kultura greke në sajë të përkthimit, oratori i madh Ciceroni, para më tepër se dy mijë vitesh, vinte në dukje se nuk duhet përkthyer verbum pro verbo. Ai e hidhte poshtë përkthimin fjalë për fjalë dhe këshillonte që të përtheheshin mendimet (kuptimi) se sa fjalët:“...mendimet mbeten të njëjtat...unë nuk e gjykova të nevojshme që të përkthej fjalë për fjalë...“ Ciceroni mburrte respektimin e kuptimit, në dëm të fjalëve. Për të qënë një përkthyes i mirë, duhet të jesh akrobat i gjuhës, ta njohësh atë mirë por edhe të jesh i zhdërvjelltë në përdorimin e fjalëve.

8

Page 9: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

-Në punën tuaj si një përkthyes i disa autorëve zviceranë, përkthimi i tyre a e ka nxitur ndjenjën tuaj të krijimtarisë, intensitetin dhe kërkesat në artin tuaj të të shkruarit?

Unë jam marrë me disa aspekte të të shkruarit : si krijues, me tregimet, skicat, por edhe me publiçistikë dhe përkthime. Natyrisht që krijimtaria ime dhe arti i të shkruarit ka qënë e ndërvarur edhe nga leximet e shumta në gjuhë të huaj, sidomos për stilin, mënyrën e trajtimit të një subjekti qoftë ky tregim apo refleksion. Mbi të gjitha më kanë bërë të jap një ndihmesë në drejtim të shqipes edhe albanologë të shquar apo Aristidh Kola me librin e tij, për popullin pellazg që është paraardhës i ilirëve ku thekson se gjuha arvanitase është gjuhë e perëndive, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri dhe si të tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike. Pra duan apo s'duan ata pak „gjuhëtarë“ ,të paguar enkas nga përfaqësues gjuhësh që ose e kanë humbur hapësirën e tyre për shkak të migrimeve, asimilimit të gjuhës së tyre,  Shqipja cilësohet si gjuhë indoeuropiane dhe është pjesë e asaj familjeje. Alfabeti shqip ka 36 gërma. Të gjitha gërmat janë si alfabeti latin, përveç „ç“ dhe „ë“. Gërmat dyshe konsiderohen si një e vetme, për shembull th, dh, ll, gj e të tjera, por gjithsej janë 36. Anglishtja, gjuha më e folur sot në botë, ka disa ndryshime midis asaj që flitet në djepin e gjuhës në Britaninë e Madhe, në krahasim me atë amerikane, por të dyja kanë 26 gërma. Edhe alfabeti frëng përbëhet nga 26 gërma dhe gjatë një pune mbi 40-të vjeçare, përveç të tjerave në lëmin e bukur, por tepër të vështirë me librin, përkthimet, tregimet, meditimet, të kthyera edhe në këto gjuhë, shpesh për shkak të mosdijenisë së një termi, që i përkiste dendrologjisë ose iktiologjisë, më është dashur të shfletoj libra dhe fjalorë në disa gjuhë, për të gjetur fjalën e përshtatshme në shqip. Shpesh e kam patur më të lehtë, pasi shqipja duke më dhënë mundësinë të kem dhjetë gërma më tepër prej saj, fjala në gjuhën amtare ka dalë me shqiptim dhe kuptim të saktë. Linguistika nuk e ka më atë rol si shkencë kryesore që mund të përdorej nga shtete të mëdhenj për të bindur përfaqësuesit e kombeve më të vegjël, se përkatësia e tyre mbetet vetëm tek gjashtë gjuhët e përdorura në Kombet e Bashkuara, apo edhe në konferenca shkencore për probleme të mjekësisë, sëmundjeve gjenetike, shkencës në përgjithësi, letërsisë, artit. Francezët, dhe vendet frankofone, nëpërmjet „frankofonisë“, si edhe përfaqësuesve të tyre diplomatikë, pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare të librit, janë më të përparuar në drejtim të përhapjes së gjuhës frënge, në një botë që po dominohet pak e nga pak nga anglishtja. Gjuha frënge e përdorur nga Molieri, Balzaku, Alfons de Lamartine, Zhan Zhak Ruso, Volteri, Marcel Panjol, Stendali, Aleksandër Dyma, Alber Kamysi, Zhan Pol Sartrë, André Malro, Robert Shumani, Denis de Rougemont, Moris Dryon, Fransua Nurisié, Albert Kohen, Nikola Buvié, Zhorzh Castellan, Zhorzh Haldas,  Marie-Luce Dayer, Liliane Perrin, Anne-Lise Thurler, André Clavel, Francine Koch, Patrik Puavre d'Arvor e shumë të tjerë të shquar, megjithëse nuk zë më atë vend që ka patur gjatë shekullit të kaluar, deri nga vitet 50-të, përsëri është e pranishme dhe më me forcë në letërsinë botërore. Gjuha angleze e Shekspirit, Hemingueit, Xhorxh Uashingtonit, Daniel Still, David Baldacit, Cërçillit, Kenedit, J.K.Rowling e „Hari Poterit“, Dan Brown i „Kodit të Da Vinçit“ etj., sot zë vendin e parë dhe ka shumë arsye që nuk ezaurohen me këtë shkrim… Të drejtë kanë edhe gjermanët, japonezët, kinezët, spanjollët, portugezët, ballkanasit, duke përfshirë edhe grekët, fqinjët tanë, italianët, por edhe shqiptarët, pasi diaspora shqiptare flet dhe shkruan gjuhën shqipe,

9

Page 10: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

por duke respektuar edhe gjuhët e vendeve ku janë vendosur. Shqiptarët në Amerikë e duan librin shqip, bile edhe dy gjuhësh, pasi kështu fëmijët e tyre, në vend që të thonë „How are you“, të të drejtohen në shqip „Si jeni“, kur u shkon për vizitë në banesat e tyre dhe tek prindërit e tyre mikpritës. 

- Ju ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo pirë kafe, me ndonjë nga personazhet e tregimit, novelës, të shkruar apo përkthyer nga ju?

Natyrisht që jo gjithmonë kam pasur mundësi të takoj personazhe të tregimeve të mija, apo edhe të autorëve që kam përkthyer. Por më mbeten në mendje sidomos takimi me Ismail Kadarenë në Tiranë apo edhe kur ka ardhur në Zvicër për të folur për veprat e tij, apo takimet me shkrimtaren zvicerane Marie-Luce Dayer që më ka ftuar në mbrëmjet që janë organizuar për paraqitjen e veprave të saj, ku kam pasur kënaqësinë të takoj edhe bashkëshorten e shkrimtarit të shquar Albert Kohen, Bella Kohen, me të cilën përveç bisedave të ngrohta kemi shkëmbyer edhe letra, apo takimet me Franko Marusiçin dhe « rrëfimet » e tij prej orësh të tëra për prejardhjen e familjes së tij nga Veriu i Shqipërisë, takimet me shkrimtaren Liliane Perrin që ka shkruar një roman për dashurinë e saj me një bashkëkombas kosovar, bisedat tepër të frytshme me profesorin tim Vedat Kokona kur shkonim bashkërisht edhe në malin e Dajtit dhe letrat e tij pë rnevojën e gjuhës së pastër shqipe, takimet me Vaçe Zelën dhe të shoqin Pjetër Rodiqin, bisedat me profesorin e nderuar Nonda Bulka që na jepte me aq pasion mësimin e letërsisë frënge në Universitet apo edhe na priste në apartamentin e tij ku kishte një bibliotekë të pasur, bisedat me përkthyesin tepër të aftë, njerëzor dhe fjalëpakë, Isuf Vrionin etj.

- Ju i përshkruani mrekullisht e mjeshtërisht personazhet komplekse që lexuesit vërtet lidhen me ta. C’mund të na thoni si e arrini ju këtë? Kush ka qënë personazhi juaj më i dashur e i preferuar?

E nderuar Raimonda ! Unë kam një vizion tepër të qartë të botës që më rrethon , por i njoh edhe kufijtë e mij, nga pikpamja e paraqitjes të këtij vizioni në shkrimet e mija dhe përpiqem që mos t’i kaloj ato. Përpiqem të tregoj atë që ndodh rreth meje sa më mirë dhe sa më realisht që të jetë e mundur, duke qënë i bindur se pas 20 apo 30 vitesh, ato që shkruaj unë mund të mos kenë më vlerë, por të paktën t’u shërbejnë të rinjve të kuptojnë epokën tonë. Një nga personazhet e mij më i preferuar ka qënë ajo zviceranja e cila pushimet e saj do t’i kalonte atje ku flitet akoma gjuha romanshë, duke e lidhur këtë me traditat dhe zakonet e atyre trevave mijëvjeçare të vendit të saj.

-Ju jeni shumë i suksesëshëm si shkrimtar, përkthyes, intelektual, mediator kulturor, aktivist, si “Bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë », anëtar dhe pjesëmarrës në shumë organizata ndërkombëtare me emër në fushën e ekonomisë, studimit e shkencës, në shtypin shqiptar dhe atë zvicerian, por edhe i vlerësuar për kontributin tuaj, me marrëveshjen e mrekullueshme të admirimit nga lexuesit e shumtë. Si ndjeheni për këtë?

Të them të drejtën unë jam një shqiptar i thjeshtë që kam pasur fatin të punoj dhe të jap një ndihmesë modeste në organizmat ndërkombëtare ku kam punuar, për vendin tim, ashtu siç do të vepronte edhe çdo bashkëatdhetar tjetër, përveç ndonjë „qoftëlargu“ që nuk mendon më tepër se rrezja e vetes dhe e familjes së tij, që vegjeton akoma. Do të doja që çdo shqiptar, i thjeshtë apo profesor, diplomat, ekonomist, shkencëtar, muzikant, sidomos i vendosur jashtë shtetit, të dalë nga guacka e tij dhe të japë ndihmesën edhe modeste për demokracinë edhe të brishtë akoma, të

10

Page 11: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

Shqipërisë. Nuk mjafton të bësh një doktoratë apo të shkruash për vendin ku je vendosur, por duhet të shkruash dhe të japësh mendime të vlefshme edhe për vendin tënd. Në Zvicër, bashkëkombasit zviceranë që janë vendosur në shumë vende të tjera cilësohen si „ambasadorë“ të saj.

Unë jam anëtar bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF). Ndërkohë kam lidhje të ngushta me Cooley’s Anemia Foundation, në Nju Jork. Në çdo libër timin, në dy gjuhë kam vendosur prej disa vitesh të përfshij edhe tema që lidhen me Talaseminë dhe hapat që janë bërë në luftën kundër kësaj sëmundje që akoma merr mijra jetë njerëzish. Është një sëmundje gjenetike e përhapur në Itali, Francë, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Qipro, vendet arabe, në Azi, por edhe në SHBA dhe Kanada, si rezultat i migrimeve të shumta. Federata Ndërkombëtare e Talasemisë që e ka selinë në Nikozi të Qipros bën një punë të madhe lidhur me diagnostikimin dhe përhapjen e të rejave për Talaseminë që ato të shkojnë jo vetëm në qendrat kryesore të mjekimit por edhe në fshatra e vende ku nuk ka akoma qendra të specializuara. Në këtë Federatë bëjnë pjesë 91 vende me shoqatat e tyre të Talasemisë, shkencëtarë dhe anëtarë individualë, mjekë në Europë e në botë, duke përfshirë edhe nga Shqipëria. Ajo organizon seminare dhe ka një program të gjerë edukimi mjekësor që fillon nga konsultat gjenetike dhe diagnoza prenatale që mund t’u japin familjeve njoftime të plota mjekësore për t’i ndihmuar që t’i kenë fëmijët në shëndet të plotë. Gjithashtu ajo jep herë pas here njoftime të vlefshme lidhur me trajtimin klinik të përshtatshëm për Talaseminë, në të gjitha format e saj. Tanimë, në shqip është botuar edhe libri “Mbi Talaseminë” i shkruar nga drejtoresha shkencore e TIF, Dr. Androulla Eleftheriou. Libri është një udhërrëfyes i çmuar për pacientët talasemikë, si dhe për personelin mjekësor.

Pas Konferencës së Limasolit në Qipro, më 27-28 mars 2004, me titull : « Përparime në diagnostikimin dhe trajtimin e Talasemisë », organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Talasemisë, dhe Konferencave Botërore të Talasemisë, në Dubai më 2006 dhe në Singapur më 2008, ka patur shumë të reja lidhur me mjekimin bashkëkohor të Talasemisë. Në shtator të vitit të kaluar u realizua terapia gjenetike tek një i ri francez nga një ekip i përbashkët profesorësh francezë dhe amerikanë. Një arritje shpresëdhënëse për të sëmurët me Talasemi.

Informimi i familjeve që përbëjnë një mundësi të kenë paraardhës me genin e Talasemisë, depistimi i tyre me anë të anketave në familje, ose gjatë konsultave mjekësore të përditshme, apo konsultave paralindjes, sjell mundësi për parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm. E domosdoshme është edhe diagnoza prenatale e realizueshme që nga vitet 1970, si pasojë e përparimeve të teknikave të marrjes së materialit gjenetik dhe biologjisë molekulare.

Të drejtosh sëmundjen vetiake, kjo gjë mësohet, thotë profesori i shquar zviceran, Zhan Filip Assal. Si krijues në Evropë i të parës njësi të mjekimit dhe mësimit për diabetin, ai pastaj u bë pionier i arsimit terapeutik. Drejtor i një qendre bashkëpunimi të OMS-it, si dhe President i një Fondacioni me prestigj, ai jep ndihmesën e tij me përvojën e madhe, duke ndihmuar në gjithë botën pacientë dhe personel mjekësor. Ja se si shprehet profesor Assal : « Duhet mësuar pacienti që vuan nga një sëmundje kronike që të drejtojë sëmundjen e vet, të ndihmohet që të jetojë sa më

11

Page 12: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

mirë duke e patur atë. Një i sëmurë që di të drejtojë mjekimin e vet shmang komplikimet, përmirëson cilësinë e jetës së vet dhe ka kënaqësinë të jetë më pak i varur nga mjekët, duke e ditur se e ka sëmundjen »

Federata Ndërkombëtare e Talasemisë është shumë e interesuar për gjetjen e rrugëve sa më efikase për të ndihmuar edhe Shqipërinë lidhur me diagnostimin e sëmundjes tek pacientët e mundshëm dhe për mjekimin klinik sa më bashkëkohor jo vetëm në zonat e qytetit, por kudo ku kjo sëmundje e shekullit shfaqet, në format e saj minore apo majore. Diaspora shqiptare, si edhe fondacione prestigjioze kanë filluar hapat e tyre për të ndihmuar futjen e teknikës bashkëkohore edhe në ato zona të Shqipërisë ku akoma nuk janë mjetet e domosdoshme për depistimin e sëmundjes si edhe të mjekimit klinik të përshtatshëm për fëmijët dhe të rriturit. Le të shpresojmë se edhe biznesmenët shqiptarë, si edhe qytetarët në Shqipëri dhe diasporë, nëpërmjet këtij mesazhi do të japin ndihmesën e tyre për Shoqatën e Tasemikëve, „Fondacionin për Fëmijët Shqiptarë“ si dhe për institutionet dhe personelin mjekësor që kujdesen çdo ditë për një jetë më të mirë për ata mijra pacientë që janë të prekur nga kjo sëmundje gjenetike.

--Ku keni lindur. Na tregoni pak në lidhje me prejardhjen e familjes tuaj?

Unë kam lindur në Tiranë, por prejardhja e familjes nga babai është nga Voskopoja. Papuçinjtë erdhën ne Fier rreth vitit 1770 nga Voskopoja, por eksodi i tyre ka vazhduar edhe më tej, vit pas viti. Në Voskopojë nuk ekziston asnjë prej trungut dhe familjes së Papuçinjve, çka do të thotë se shpërngulja e tyre drejt Fierit ka qënë masive, ndryshe nga shpërngulje të tjera të ngjashme, gjurmët e te cilave i gjen ende në vendin e të parëve... Papuçinjtë kanë qënë blegtorë dhe ata së bashku me tufat e mëdha të bagëtive të kësaj familjeje, të joshur nga klima e butë dhe e favorshme e Myzeqesë, "zbarkuan" drejt fushave të saj të bollshme edhe për kullotat. Me mbërritjen e tyre ne Fier, Papuçinjtë ngritën 24 shtëpitë e tyre të para . Sipas dëshmive të më të vjetërve të Papuçinjve, mësohet se kur ata mbërritën për herë të parë në Fier, atëherë fshat, ata përbënin 8 familje të mëdha patriarkale, çka dëshmonte per ekzistencën e një fisi te madh. Sot numërohen rreth 40 familje Papuçinjsh. Papuçinjtë jane nder te paret te vendosur ne Fier, e me pas sipas dëshmive te pleqve te kohës Loni Xoxa dhe Grigor Dhima, kane ardhur familje te tjera si Demajt, Xoxajt, Plakajt, Pogaçajt, Tiçojt, Dhimajt, Verriajt etj. Dalëngadalë Fieri po rritej dhe pas ndërtimit te urës se Gjanicës dhe kishës se Shën Gjergjit, më 1864-n, Fieri u shndërrua ne qytet, themeluar nga Kahreman pashë Vrioni.

Burrat e vjetër te fisit Papuçiu, ne vendin e tyre, ne Voskopojë, merreshin me zejtari dhe kryesisht këpucari. Prej këtij zanati u ka mbetur mbiemri Papuçiu nga fjala “papuçe”. Kur u vendosen ne Fier, burrat bënin punën edhe te marangozit, dhe te kasapit.

Shtëpitë e Papuçinjve duken që jashtë me oborret plot trëndafila dhe blerim, një tradite e vjetër prej amvise. Ato jane njëkatëshe, por te larta, me binca dhe shume te bukura.

Gjyshi im, Petro Papuçiu, ka qene këpucar por edhe kasap. Ai ka pasur 5 vajza dhe një djalë, Tunin. Tuni ka lindur më 23 mars 1922 ne Fier. Jeta e tij pak e veçante nga djemtë e fisit Papuçiu. Ai nuk u mor as me drurin, as me këpucët, as me sportin, por me profesionin e bukur te gazetarit. Vite të tëra ka punuar si gazetar në gazetë e më pas derisa vdiq, ne revistën per fëmijë

12

Page 13: INTERVISTA me RAIMONDA MOISIUN

“Fatosi”. Ai ka pasur temperament të gjallë. Ndërkohë mori pjesë edhe në Luftën Nacionalçlirimtare, por pas çlirimit i shërbeu atdheut ne publicistikë. Alfred Uçi e ka cilësuar Tunin si “njeri te pazëvendësueshëm”. Te revista “Fatosi” ai shpalosi serish talentin e vet. Piktori i merituar Agim Faja e ka cilësuar Tunin si njeri me zemër te madhe dhe shpirt fisnik. Letërkëmbimi me dajën e tij, fanolistin Vangjel Lule është një shembull i dashurisë së tij për të afërmit, shokët dhe vendin e tij. Tuni Papuçiu ishte edhe shpirti i festivaleve kombëtare te këngës për fëmijë në Shkodër, ku laureohej çdo vit me çmime nderi. Ai i përket elitës së publicistëve. Tuni Papuçiu vdiq ne Shkodër më 3 qershor, ne vitin 1975.

- A keni ndonjë dicka tjetër për të shtuar, që ju dëshironi tu thoni lexuesve ?

Uroj nga zemra që lexuesit tanë, sidomos të rinj dhe më tepër ata që ndodhen në Diasporë, të mos e harrojnë vendin nga kanë ardhur dhe kanë lindur ata, apo të parët e tyre, dhe përveç autorëve të huaj të lexojnë edhe letërsinë shqipe, të autorëve bashkëkohës por edhe të Rilindjes sonë kombëtare. Në këtë drejtim duhet të bëjnë edhe më tepër botuesit tanë që krahas letërsisë botërore, t’i japin vend edhe letërsisë shqiptare, autorëve tanë, që veprat e tyre të shkojnë tek lexuesi i gjërë.

Ju faleminderit!

Edhe unë ju falenderoj Raimonda për këtë bashkëbisedim të frytshëm dhe të sinqertë.

Bisedoi: Raimonda Moisiu

13