instituti për studime të avancuara gap 2008 2009 2010 2011 ... · komisionin parlamentar për...

40
5 2008 2009 2010 20 INSTITUTI PëR STUDIME Të AVANCUARA GAP

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

nëntor 2012 — 1

52008 2009 2010 2011 2012InstItutI për studIme

të AvAncuArA GAp

Page 2: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

2 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 3

Ne synojmë ta ngushtojmë hendekun në mes të Qeverisë dhe qytetarëve – në mes të problemeve dhe zgjidhjeve. Të gjitha këto, përmes angazhimit të profesionistëve më të dalluar kosovarë në hulumtim, avokim dhe zbatimin e projekteve që adresojnë sfidat ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp

Prishtinë, nëntor 2012

prIshtInë, nëntor 2012

Page 3: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

4 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 5

Përmbajtja

Parathënie 6

historiku, misioni dhe struktura organizative 18

Publikimet e institutit GAP 20

Disa nga brand - projektet e institutit GAP 22

ndikimi i GAP në politikat publike 26

Bashkëpunimi i GAP me institucionet e arsimit të lartë 30

Donatorët e GAP 31

stafi i GAP 34

Aneks i: Analizat 48

Aneks ii: raportet 70

Të TjerëT Për GAP

“Instituti GAP: think-tank organizata lider në politikat publike në Kosovë”

— central european Journal of public policy,

charles university, prague

“Me qëllim të sigurimit të shkathtësive për pozita deficitare në shërbimin publik, miratohet Skema e Fondit të Trurit...sipas raportit të GAP, i cili është i bashkangjitur me këtë vendim.”

— Qeveria e republikës së Kosovës, vendimi

nr.02/48, datë 24 dhjetor 2008

“Një raport kredibil i Institutit për Studime të Avancuara GAP, i publikuar në maj 2008, shpërfaq parregullsitë që kanë karakterizuar arsimin e lartë privat në Kosovë.”

— profesor steve Brisstow – Kryetar i

shërbimit Inspektues të Këshillit Britanik për

Arsimin e Lartë, janar 2010

“Siç ceket në një analizë të Institutit GAP me titull “Impakti Ekonomik i DokuFest”, shitësit e rrugëve janë përfituesit direkt të aktiviteteve të DokuFest”.

— susanne hufsky dhe marlene Liebhert për

Kosovo 2.0

“Falënderojmë Institutin GAP që me aktivitetet e tyre, siç është publikimi dhe tryeza e mbajtur me titull “Hapësira Ajrore e Kosovës”, kanë kontribuar në drejtim të hapjes së debatit dhe gjetjes së alternativave për shkurtimin e rrugës ajrore për fluturimet nga dhe për Kosovë.”

— British Airways, me rastin e uljes së

çmimeve për 15%, shtator 2009

Page 4: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

6 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 7

Parathënie

Më 1 nëntor 2012 u bënë pesë vite nga dita kur për herë të parë filloi së funksionuari Instituti për Studime të Avancuara GAP, i cili shumë shpejt filloi të njihej thjesht si GAP. Idea për themelimin e një think-tank organizate vendore, e cila do të shërbejë si burim i hulumtimeve, analizave dhe raporteve profesionale, erdhi nga individë profesionistë, të cilët ishin të angazhuar në institucione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë vendit, dhe të cilët merreshin me shkrime dhe analiza në këto organizata. Në kohën kur ishte në prag shpallja e pavarësisë dhe krijimi i institucioneve shtetërore, u pa nevoja që organizatat e pavarura joqeveritare të kontribuonin në hartimin e politikave më të mira publike. Nga kjo, u krijua Instituti GAP me mision që të mobilizojë profesionistë për të adresuar sfidat ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimi kryesor i GAP ishte dhe mbetet mbushja e hendekut në mes institucioneve qeverisëse dhe të qeverisurve dhe eliminimi i hendekut në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Instituti GAP pati një fillim të suksesshëm duke u bërë shumë shpejt një nga adresat më të kërkuara për ndihmë në hartim të politikave dhe dhënie të opinioneve për zhvillimet kryesore në vend. GAP ndihmon institucionet qeveritare për të identifikuar problemet, gjetur zgjidhjet dhe hartuar politikat më të mira publike. Në anën tjetër, GAP monitoron zbatueshmërinë e këtyre politikave, raporton për punën e institucioneve dhe lobon për transparencë dhe përfshirje sa më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje.

Përgjatë këtyre viteve, GAP ka qenë direkt pjesëmarrës në dhjetëra grupe punuese qeveritare për hartim të politikave dhe një numër i madh i dokumenteve publike që tani ndodhen në zbatim njohin kontributin e GAP gjatë

procesit të hartimit të tyre. GAP ka publikuar me dhjetëra analiza dhe raporte; GAP u ka dhënë hapësirë për punë një numri të madh të profesionistëve të fushave të ndryshme; publikimet e GAP janë ndër më të cituarat në mediat vendore dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare; studiues të shumtë, të cilët merren me zhvillimet politike në Kosovë, kanë cituar publikimet e GAP në studimet e tyre.

GAP do të jetë aktiv edhe për shumë vite dhe këto do të jenë vetëm 5 vitet e para të punës së GAP. Tani kur po hymë në vitin e gjashtë të punës, falënderojmë të gjithë ata individë që me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kanë bërë që GAP të jetë një nga organizatat më aktive dhe të besueshme në Kosovë, falënderojmë të gjithë ata që me kontributin e tyre financiar kanë ndihmuar GAP që të jetë një nga organizatat më të qëndrueshme në vend, si dhe falënderojmë të gjithë partnerët në sektorin jo qeveritar dhe media të cilët kanë bashkëpunuar me ne dhe kanë pasqyruar në media punën e GAP.

Agron DemiDrejtor Ekzekutivinstituti për studime të Avancuara GAP

Page 5: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

8 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 9

Page 6: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

10 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 11

Ndikimi i GAP në vendimmarrje

Si think-tank i specializuar në politikat publike, synimi parësor i Institutit GAP është influencimi dhe ndihma në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave publike. më poshtë kemi veçuar disa nga aktivitetet dhe suksese e GAP në këtë drejtim:

• Analiza e parë e GAP lidhur me mbylljen potenciale të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe alternativat e tregtisë, është publikuar së bashku dhe në koordinim me Doganat e Kosovës. – dhjetor 2007.

• Instituti GAP ka qenë pjesë e grupit për organizimin e konferencës së parë dhe të vetme të donatorëve për Kosovën, ku në korrik 2008 Kosovës iu premtuan 1.5 miliard euro për një periudhë tre vjeçare.

• Propozimi i GAP për krijimin e një fondi për kuadro, me qëllim të rritjes së profesionalizmit në administratën shtetërore, është adaptuar si politikë qeveritare me vendimin e Qeverisë nr.02/48. - 24 dhjetor 2008.

• Instituti GAP ka qenë pjesë e projektit FRIDOM apo Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive, i cili ka qenë dhe mbetet një ndër projektet më të mëdha në reformimin e administratës qendrore. – 2008-2010.

• Raporti i GAP për “Arsim e Lartë Privat në Kosovë” mbetet raporti i vetëm i këtij lloji për arsimin e lartë dhe me rastin e procesit të akreditimit të institucioneve private të arsimit të lartë, Këshilli Britanik (British Council) i cili ka qenë përgjegjës për procesin e akreditimit, ka cituar GAP si të vetmin raport kredibil dhe të pavarur. – 2008-2010.

• Nga viti 2008, Instituti GAP është organizata e cila është ftuar më së shpeshti për të prezantuar në dëgjimet publike të organizuara nga komisionet parlamentare dhe organizata jo qeveritare e cila më së shpeshti ka dhënë kontribut direkt në këto dëgjime publike duke ndihmuar vendimmarrësit në hartimin e projektligjeve apo monitorimin e zbatueshmërisë së këtyre ligjeve. Paraqitja e parë e GAP në dëgjimet publike ka qenë më 8 prill 2008, në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni për Integrime Evropiane me temën anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, me që rast GAP ka prezantuar analizën me titull “Këshilli i Evropës dhe Kosova”, e cila mbetet analiza e vetme për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE.

• Publikimet dhe fushatat avokuese të Institutit GAP në kuadër të Konsorciumit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) kanë bërë që Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës të nxjerrin një mori dokumentesh mbi alternativat e energjisë, impaktin ekonomik, mjedisor, social dhe shëndetësor të aktiviteteve të termocentraleve me bazë qymyrin, si kundërpërgjgije ndaj analizave dhe raporteve të KOSID-it. Si rrjedhojë e

aktiviteteve të KOSID, Banka Botërore ka përfshirë një grant prej 33 milion dollarësh në kuadër të Strategjisë për Partneritet me Kosovën 2012-2015.

• Analiza e GAP për “Buxhetin e Policisë së Kosovës” ka shërbyer si dokument për hartimin e politikave buxhetore për policinë dhe kjo analizë është publikuar edhe në revistën zyrtare të Policisë së Kosovës “Mbrojtësi”.

• Në mars 2008, Instituti GAP ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e tij të përditshme dhe në hartimin e planit të komisionit për adresimin e sfidave të raportit të Progresit për Kosovën, plan i cili hartohet rregullisht nga KIE që nga 2008.

• Më 2010, Instituti GAP ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me qëllim që ti ndihmoj kësaj ministrie në analizimin e humbjeve nga bllokada e shkaktuar nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ndaj produkteve kosovare.

• Më 2012, Instituti GAP ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) me qëllim të mbështetjes me hulumtime të Shërbimit për Hulumtime Parlamentare.

• Më 2011, analiza e GAP për CEFTA-n është publikuar në revistën zyrtare të Doganave të Kosovës – “Informatori Doganor”.

• Raportet e GAP për komunat e Kosovës të quajtura “Letërnjoftimi i Komunave” janë përdorur në forma të ndryshme në komuna. Raporti i GAP për Komunën e Hanit të Elezit është përdorur nga ky institucion si raport orientues dhe është publikuar edhe si dokument në listën e dokumenteve zyrtare të publikuara në uebfaqen zyrtarë të Komunës.

GAP ka marrë pjesë edhe në hartimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së shumë ligjeve, siç janë: Ligji për Qasje në Dokumente Publike, Ligjin e Punës, Ligji për Efiçiencë të Energjisë, Ligji për Zonat Ekonomike, Ligji për Shërbimin Civil, etj. NË shumë raste, analizat dhe raportet e GAP kanë cituar nga deputetët edhe në seancat plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

1218Pjesëmarrje në së paku 12 dëgji-me publike të organizuara nga komisionet parla-mentare dhe në dhjetëra debate publike.

18 numra mujor të GAP Monitor dhe 438 raporte të shkurtra për vendimet e Qeverisë

Page 7: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

12 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 13

The New york Times

kosovo Builds economy From the Ground

Up

By DAn BiLEFsKy

PuBLishED: MArch 5, 2008

“...“For years, we have used not having our

independence as an excuse for everything,”

said shpend Ahmeti, an economist who runs

the institute for Advanced studies, a Pristina-

based research organization. “now that we

have it, we need to show that we deserve to

be a country and that we can create a viable

economy.”…”

The ecoNomisT

The world’s newest state

“…some of Kosovo’s problems are stark.

According to shpend Ahmeti, director of

Kosovo’s institute for Advanced studies,

imports are running at about €1.3 billion ($1.9

billion) a year but exports at a microscopic

€90m-130m. Every year between 25,000

and 30,000 young people enter the labour

market, most of them unskilled. Business

taxes are much higher than elsewhere in the

region; interest rates are prohibitive. Like the

rest of the Balkans, Kosovo has a reputation

(now somewhat outdated) of being plagued

by organized crime—a symptom of a weak

state.”…

FT.com

Poor transport links hamper cross-border

trade

By nEiL MAcDonALD

PuBLishED: MArch 27 2008

„…replacements [for serbian goods] could

be found in Macedonia and Albania, although

importing them from Albania would increase

the transport costs and therefore retail prices,”

says Pristina’s Group for Policy Analysis (GAP)…

Kosovo’s booming construction sector uses

€15m a year of building materials from serbia,

mainly because the transport costs are lowest

that way, explains shpend Ahmeti, GAP

economist. Fewer than 2 per cent of Koso-van

imports originate in Albania, while only 1 per

cent more enter by that route, says Kosovo’s

united nations-run customs service…”

Der sPieGel

confusion and corruption in kosovo. The

slow Birth of a Nation

By WALtEr MAyr

„We must keep our best people in the country,

but we lack young elites,” says harvard

graduate shpend Ahmeti, who heads the

institute for Advance studies (GAP) … Kosovo’s

main export is still scrap metal, but Ahmeti

mentions what politicians intend to ask for at

an upcoming international donors’ conference

-- a subway in the small industrial city of Ferizaj,

for €36 million ($58 million), and an opera

house dedicated to the now-deceased former

president, ibrahim rugova, for €25 million ($40

million).

GAP Në meDiA

FiNANciAl Times

Abschied von serbien

Viel wird derzeit über Verhandlungen

zwischen serbien und dem Kosovo spekuliert:

„Die internationale Gemeinschaft drängt die

wichtigsten. Vertreter der Albaner zu einer

Koalition, um mit serbien über das nordkosovo

zu verhandeln”, sagt Agron Demi, Direktor des

thinktanks GAP in Pristina…

kohA DiTore

GAP-i lehtëson vendimet për

kredimarrje

…”Ky projekt do t’u mundësojë atyre që

t’i përgjigjen ofertës, e cila është më e

përshtatshme për ta. Ky projekt, i cili do

të azhurnohet dhe publikohet çdo 3 muaj,

gjithashtu do të

stimulojë edhe

konkurrencën e

shëndoshë ndërmjet

institucioneve

bankare, të cilat

do të vazhdojnë t’i

përmirësojnë ofertat

e tyre me shërbime

sa më cilësore dhe të volitshme për klientët

potencialë”, thotë Kushtrim Puka, hulumtues në

institutin GAP...(12 shkurt 2009).

rTk

GAP bën vërejtje të shumta

ndaj institucioneve të arsimit

të lartë privat në kosovë

...Papunësia e madhe në Kosovë konsiderohet

si arsye kryesore për numër të madh studentësh

që kanë zgjedh t’i vazhdojnë studimet në

institucionet e arsimit të lartë privat në

Kosovë…(27.05.2008).

jeTA Në kosovë

Asnjëri nga pesë problemet nuk është

adresuar

Pesë problemet më të mëdha të prizrenasve,

të cilat i kishte identifikuar instituti GAP, në prag

të fushatës zgjedhore në vitin 2009, ishin uji i

pijshëm, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore,

mungesa e vendparkingjeve... Këto vazhdojnë

të jenë preokupimet kryesore edhe dy vjet e

gjysmë më pas... (23 korrik 2012).

zëri

kosova s’ka imunitet nga kriza

... Drejtori ekzekutiv i institutit për studime

dhe hulumtime të avancuara GAP, Agron

Demi, thotë për radion Evropa e Lirë se edhe

pse Kosova ka marrëdhënie të pakta tregtare

më shtetet evropiane, kriza ekonomike në

eurozonë ka pasur ndikim e saj te dërgesat e

emigrantëve… (11 maj 2012).

kTv

…Qeveria e Kosovës anulon vendimin e

paligjshëm për ti dhënë kompanisë amerikane

Patton Boggs 600 mijë euro pa respektuar

procedurat e prokurorimit. ndaj këtij vendimi

kishte reaguar edhe instituti për studime të

Avancuara GAP… (Lajmet Qendrore, 5 nëntor

2010).

evroPA e lirë

kosova s’ka imunitet nga kriza

... Drejtori ekzekutiv i institutit për studime

dhe hulumtime të avancuara GAP, Agron

Demi, thotë për radion Evropa e Lirë se edhe

pse Kosova ka marrëdhënie të pakta tregtare

më shtetet evropiane, kriza ekonomike në

eurozonë ka pasur ndikim e saj te dërgesat e

emigrantëve… (11 maj 2012).

300300 citime me-satarisht në vit të raporteve të GAP në mediat vendore dhe ndërkombëtare (302 paraqitje në 2011)

Page 8: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

14 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 15

GAP në raportet e organizatave tjera

Analizat dhe Raportet e Institutit GAP janë cituar edhe nga organizata tje-ra jo qeveritare në vend he jashtë vendit, organizata me të cilat GAP ka bash-këpunim të vazhdueshëm. Disa nga raportet e organizatave tjera në ët cilat janë cituar publikimet e GAP janë:

“Mozaikët e Kosovës – shërbimet publike dhe autoritetet lokale në fokus”—undp Kosovo, tetor 2009, fq.12,13.

“Raporti i Kosovës për Indeksin e Konkurrencës në Komuna 2011” —usAId, qershor 2011

“Shteti në Pasqyrë – performanca e bazuar në indikatorë”—publikuar nga “demokracia për Zhvillim

(d4d), qershor 2011, fq.88

“Komisioni Kosovar i Konkurrencës – rast studimi”—Instituti demokratik i Kosovës (KdI), fq.5

“Menaxhimi publik: analizë e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”—KIpred, maj 2011, fq.9,15,25

“Kosova sa më shpejtë në Këshillin e Evropës”—revistë mujore e Klubit për politikë të

Jashtme (KpJ), dhjetor 2011, fq.9

“Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore – promovimi i transparencës dhe llogaridhënies mbi investimet publike në infrastrukturën rrugore” —Lëvizja FoL, fq.14

“World Bank pushin dirty coal and masive hydro” —Bretton Woods project, shtator 2011

Page 9: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

16 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 17

Page 10: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

18 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 19

1. historiku, misioni dhe struktura organizativeInstituti për Studime të Avancuara GAP është themeluar në vitin 2007.

Themeluesit e Institutit GAP erdhën deri te idea e themelimit të këtij instituti gjatë kohës kur ata punonin për institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Edhe pse në vitin 2001 u krijuan institucionet e përkohshme vetëqeverisëse me ndihmën e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe fuqia qeverisëse iu transferua gradualisht institucioneve lokale, institucionet ndërkombëtare vazhduan të jenë ato të cilat përpilonin agjendën e zhvillimit të shtetit. Me një fjalë, institucionet lokale drejtoheshin vazhdimisht për ndihmë tek të huajt, sidomos gjatë procesit të krijimit dhe përpilimit të politikave. Me një prapavijë adekuate akademike të fituar kryesisht në universitetet e huaja, si dhe ekspertizë të mirëfilltë në fushën e përpilimit të politikave publike, ky grup i vogël individësh pa nevojën për themelimin e një think tank-u, i cili do të bënte hulumtime profesionale dhe do t’i asistonte institucionet e reja vendore në përpilimin e politikave publike.

Instituti për Studime të Avancuara GAP shumë shpejt do të njihej si “Instituti GAP”. GAP është akronim për Grupi për Analiza Politike. Siç edhe sugjeron emri, ideja prapa themelimit të këtij instituti ka qenë që të tërheqë profesionistë të cilët do të zhvillonin dhe implementonin projekte të cilat do të fuqizonin shoqërinë Kosovare. Sot, Instituti GAP është njëri ndër think-tank-ët kryesor në vend, me një reputacion tashmë të mirëfilltë për profesionalizëm dhe objektivitet.

Si një think-tank që merret me çështjet e politikave publike, misioni i GAP përkon me objektivat e mëposhtme:

•Sigurimi i hulumtimeve dhe analizave profesionale për politika publike;•Vlerësimi dhe dhënia e rekomandimeve për politika publike aktuale;•Promovimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në debate të lidhura me politikat

publike;•Ofrimi i ndihmës profesionale në implementimin e politikave publike;•Ngushtimi i hendekut në mes qeverisë dhe zgjedhësve;GAP është organizatë joqeveritare dhe jo profitabile, kuadri institucional i të

cilit është i rregulluar me statut. Kuvendi i anëtarëve është organi më i lartë dhe ka të drejtën e zgjedhjes së drejtorit ekzekutiv. Drejtor i parë ekzekutiv i GAP ishte zgjedhur Shpend Ahmeti. Z. Ahmeti ka drejtuar GAP në tri vitet e para të funksionimit të tij dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që GAP të bëhet një nga organizatat më kredibile në Kosovë. Para angazhimit të tij në politikë, z. Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Institutin GAP. Më 1 nëntor 2010, Kuvendi i Anëtarëve ka zgjedhur Agron Demin si drejtor ekzekutiv të GAP. Z. Demi është rizgjedhur edhe për një mandat të dytë dyvjeçar në mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve, të mbajtur më 9 nëntor 2012.

GAP është njëri ndër think-tank organizatat më të mëdha në vend. Që nga themelimi janë punësuar më shumë se 27 individë në periudha të ndryshme kohore. Aktualisht, Instituti GAP ka 12 punëtorë, prej të cilëve 10 punojnë me orar të plotë. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbaruar studimet e larta postdiplomike në universitete prestigjioze ndërkombëtare. Si një organizatë qe vazhdimisht kërkon individë të talentuar, GAP për çdo vit pranon tre deri në katër praktikantë kryesisht nga universitetet e huaja.

Si një think-tank i specializuar në politika publike, GAP mbulon një gamë të gjerë të temave hulumtuese në aspektin politik, ekonomik dhe çështjeve sociale. Kështu, hulumtimet dhe analizat e Institutit GAP kategorizohen në bazë të dy njësive programore, ku secila mbulon një fushë të caktuar:

•Qendra për Zhvillim Politik,•Njësia për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social.

njësiA Për zhViLLiM të QënDruEshëM EKonoMiK DhE sociAL

AsistEnt FinAnciAr

QEnDrA Për zhViLLiM PoLitiK

BorDi EKzEKutiV

struktura organizative — instituti GAPkUveNDi i

ANëTArëve

DrejTori ekzekUTiv

BorDikëshillëDhëNës

DrejTori i ProGrAmeve

DrejTori i hUlUmTimeve

DrejTorFiNANciAr

meNAxheri ProGrAmeve

ANAlisT PoliTikAsh

hUlUmTUes

AsisTeNThUlUmTUes

meNAxher i ProGrAmeve

ANAlisT PoliTikAsh

hUlUmTUes

AsisTeNT hUlUmTUes

Page 11: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

20 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 21

2. Publikimet e institutit GAP Instituti GAP është think-tank i specializuar në politikat publike. Prandaj,

të gjitha publikimet e GAP janë të ndërlidhura me politikat publike. Analizat e GAP bien në tri fusha studimore: zhvillimi politik në vend (në nivel qendror dhe lokal), zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi social.

Që nga themelimi, Instituti GAP ka qenë aktiv në procesin e politikëbërjes. Në përgjithësi, ekzistojnë tri mënyra se si GAP ndikon politikëbërjen në Kosovë: përmes publikimeve, përmes pjesëmarrjes në debatet publike dhe përmes dhënies së opinioneve dhe komenteve për politikat publike ekzistuese. Gjatë këtyre pesë viteve, Instituti GAP ndonjëherë ka ndjekur edhe mënyrën proaktive, duke dhënë vlerësime paraprake para marrjes së vendimeve qeveritare.

Publikimet e GAP zakonisht mbajnë formën e analizës së politikave (policy brief) dhe ndjekin këtë strukturë: përshkrimi i problemit, analizimi i gjendjes ekzistuese, ofrimi i opsioneve dhe rekomandimeve konkrete. Publikimet e GAP

dallohen për përmbajtjen e tyre të shkurtër dhe koncize. Gjatë një viti kalendarik, GAP publikon mesatarisht 6 analiza dhe një numër të konsiderueshëm të raporteve. Në pjesën e mëposhtme do të përshkruajmë në mënyrë kronologjike të gjitha publikimet e gjertanishme të GAP, duke dhënë edhe një pasqyrë të gjendjes pas publikimit të analizës.

a) Analizat e GAPNga dhjetori 2007 e deri në nëntor 2012, GAP ka publikuar 29 analiza.

Analizat e politikave të publikuara nga GAP janë të shkurtra, përmbajtësore dhe përmbajnë rekomandime konkrete për ndryshimin e gjendjes në një politikë publike të caktuar. Në aneks do të japim një pasqyrë të të gjitha analizave që GAP ka publikuar deri më tani dhe impaktin e tyre në politikat publike dhe debatin publik në përgjithësi.

b) Raportet Përveç analizave të politikave, GAP herë pas here publikon edhe raporte

më gjithëpërfshirëse hulumtuese për një çështje të caktuar. Deri më tani, GAP ka publikuar 55 raporte të ndryshme: 40 raporte mbi qeverisjen në nivel lokal (komunat), 5 raporte vjetore për projektin e IREX - Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medieve dhe 4 raporte me tema të tjera, si: Pasqyra e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë (2008), Politika e Jashtme e Kosovës nga 17 shkurti 2008 deri më 17 shkurt 2009 (2009), Raporti i Progresit 2010 – Made in Kosova (2010) dhe Projektet Energjetike në Kosovë (2010).

c) Qëndrimet e GAPNë çështjet me rëndësi që ndodhin rreth politikave publike, qoftë sa i

përket lëvizjeve pozitive apo negative, GAP merr qëndrim për të përkrahur apo kritikuar një politikë të caktuar. Qëndrimet e GAP mund të jenë individuale, në fushat e politikave publike ku GAP është angazhuar, apo kolektive, në reagimet e përbashkëta me organizatat tjera të shoqërisë civile, kur kërcënohet liria e shprehjes apo integriteti i vendit dhe institucioneve publike në përgjithësi.

Në vitin 2010 profili i Institutit GAP është publikuar në Zhurnalin e Politikave Publike të Evropës Qendrore, i cili publikohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Charles Universitetit në Pragë. Përmes këtij zhurnali, GAP ka arritur që një audience globale t’i ofrojë më shumë të dhëna për punën, të arriturat dhe planet afatgjate të tij.

EFiçiEncA E EnErGjisë

PoLitiKAt Për EnErGji ALtErnAtiVE në KosoVë

MBiKëQyrjA, AnALiziMi DhE EVoKiMi Për PoLitiKA Më të MirA BuxhEtorE

AnALizA Për PoLitiKAt MAKroEKonoMiKE

BAnKoMEtri

AnALiziMi i trEGut të Punës, stAtistiKAVE të Punës DhE LiDhshMërisë në MEs ArsiMit të LArtë DhE trEGut të Punës

LEtërnjoFtiMi i KoMunAVE

MonitoriMi i PrEMtiMEVE të KryEtArëVE të KoMunAVE

ProGrAMi Për huLuMtiME PArLAMEntArE

MonitoriMi i zBAtuEshMëris së LiGjEVE

AnALiziMi DhE KoMEntiMi i DrAFt LiGjEVE

GAP Monitor – MonitoriMi i VEnDiMEVE të QEVErisë

uDhërrëFyEsi Për QEVErinë

MonitoriMi DhE AnALiziMi i EFiçiEncës DhE Punës së DiKAstErEVE QEVEritArE

KuALitEti i ArsiMit të LArtë në KosoVë

programet dhe fushat e hulumtimeve të GAp

NjësiA Për zhvillim Të QëNDrUeshëm ekoNomik Dhe sociAl

QeNDrA Për zhvillim ekoNomik

ProjekTeT eNerGje-Tike Në kosovë

BUxheTi shTeTëror Dhe PoliTikAT mAk-roekoNomike

sisTemi BANkAr

TreGU i PUNës

sisTemi Arsimor Në kosovë

QeverisjA lokAle

kUveNDi i kosovës

QeveriA e kosovës

Page 12: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

22 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 23

3. Disa nga brand - projektet e institutit GAP Përveç analizave, raporteve dhe qëndrimeve apo reagimeve, Instituti GAP

gjatë pesë viteve të ekzistimit të tij ka arritur që të lansojë disa projekte origjinale, të cilat sot njihen si brende të tij. Këto projekte, që për nga natyra janë të vazhdueshme dhe serike, me kalimin e kohës janë zgjeruar dhe plotësuar me komponente të ndryshme. Të tilla projekte janë GAP Monitor, Bankometri dhe Letërnjoftimet e Komunave të Kosovës.

a) GAP Monitor - Projekti i GAP Monitor ka filluar në janar 2009, dhe ka për qëllim monitorimin e vendimeve të Qeverisë. Duke parë se vendimet e ekzekutivit nuk ishin të mbuluara mjaft nga ana e organizatave jo qeveritare dhe se mediat fokusohen më shumë në deklaratat e qeveritarëve dhe mbulonin vetëm disa nga vendimet, Instituti GAP e pa të nevojshme që përmes publikimeve mujore të informojë publikun e gjerë për të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës që merren brenda një muaji. Kështu publikimi mujor i GAP Monitor përfshinte listën e të gjitha vendimeve të marra gjatë një muaji, analizimin e secilit vendim si dhe monitorimin e zbatimit të tyre. Një vit më vonë, projekti i GAP Monitor bëhet me portalin e tij të veçantë (www.gapmonitor.org), ku përveç publikimeve mujore, raportet për secilin vendim të Qeverisë fillojnë të publikohen menjëherë pas marrjes së vendimeve. Kështu portali i GAP Monitor arriti të shndërrohet në një ndër burimet kryesore të informimit të pavarur për vendimet e Qeverisë. nga organizatat e shoqërisë civile. Nga janari 2011 e deri në nëntor 2012, portali i GAP Monitor është vizituar nga 18.839 vizitorë të cilët kanë shfletuar 54.037 faqe të ndryshme të GAP Monitor. Raportet mujore të GAP Monitor publikohen në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht dhe u shpërndahen institucioneve publike, medieve, organizatat e shoqërisë civile, misionet ndërkombëtare dhe atyre diplomatike.

publikimet mujore GAp monitor: http://www.gapmonitor.org/?id=6

Profili i GAP në central european journal of Public Policy, charles University, Prague.

shkrimi i plotë mund të lexohet në:

http://www.cejpp.eu/index.php/ojs/article/viewFile/87/64.

Page 13: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

24 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 25

a) Bankometri - Bankometri është projekt serik i Institutit GAP i cili ka për qëllim që të informojë qytetarët lidhur me produktet dhe shërbimet bankare në Kosovë. Bankometri analizon produktet dhe shërbimet bankare të të gjitha bankave komerciale në Kosovë, duke i krahasuar normat e kredive për të gjitha kategoritë dhe duke publikuar raporte analitike për sektorin bankar në përgjithësi. Numri i parë i Bankometrit është publikuar në shkurt të 2009 dhe që nga ajo kohë janë publikuar shtatë raporte periodike. Bankometri është një nga raportet më të cituara të Institutit GAP, si nga mediat, organizatat jo qeveritare apo analistë dhe hulumtues individual. Ky publikim mbetet i vetmi i këtij lloji në Kosovë.

b) Letërnjoftimet e komunave - Përveç monitorimit dhe analizimit të politikave në nivel qendror, gjatë këtyre pesë viteve Instituti GAP ka qenë mjaft aktiv edhe në monitorimin e qeverisjes lokale. Fillimisht më 2007 GAP ka bashkëpunuar me “Jeta në Kosovë”, me ç’rast GAP ka kryer hulumtime bazike për problemet, buxhetin dhe zhvillimin ekonomik të secilës komunë. Të gjeturat e GAP kanë shërbyer si referencë për debatet televizive me pretendentët për kryetar komune atëkohë. Në pjesën e dytë të 2008 dhe në fillim të 2009, Instituti GAP përsëri në bashkëpunim me “Jeta në Kosovë” kanë monitoruar qeverisjen një vjeçare të të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës, duke analizuar përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, projektet e kryera, problemet më të mëdha të komunës, shembujt e mirë dhe jo të mirë të qeverisjes një vjeçare, etj. Raportet e hulumtimeve të GAP janë përdorur nga emisionet e “Jeta në Kosovë” për t’i ballafaquar kryetarët me të gjeturat e hulumtimeve.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2009, GAP ndërmori një hulumtim të gjerë në 30 komuna të Kosovës, ku si rezultat GAP publikoi 30 raporte të quajtura “Letërnjoftimet e Komunave”. Letërnjoftimet e Komunave përmbajnë të dhëna për profilin e Komunës (popullsinë, arsimin, zhvillimin ekonomik, etj.), pesë problemet kryesore të komunës, premtimet e realizuara gjatë mandatit 2007-2009, trendet e zgjedhjeve lokale në komuna, buxhetin komunal ndër vite, investimet kapitale, punësimi në administratë, arsim dhe shëndetësi, gjendja e shoqërisë civile dhe medieve në atë komunë, rendi dhe ligji, tatimi në pronë dhe tatimi për biznese, si dhe projeksionet buxhetore për tri vitet në vijim. Të gjeturat e Institutit GAP u debatuan në emisionet “Jeta në Kosovë” me pretendentët për kryetar të komunave.

Përveç raporteve individuale për secilën komunë, GAP hartoi edhe tri analiza krahasuese për: Shkallën e Tatimit në Pronë në çdo komunë, Taksat për Biznese në çdo Komunë dhe Kapacitetet Financiare për tri vitet e ardhshme.

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2009, GAP së bashku me BIRN (Balkan Investigative and Research Network) monitoruan premtimet e dhëna gjatë fushatës. Të gjitha premtimet u grumbulluan dhe iu dërguan kryetarëve të sapo zgjedhur. Përmes letrave të hapura për kryetarët e komunave, GAP dhe BIRN u përkujtuan atyre premtimet që kishin dhënë me zotimin se për çdo vit do të monitorojnë zbatimin e këtyre premtimeve dhe se do ta informojnë publikun për progresin e arritur në këtë drejtim.

Duke filluar nga muaji maj 2012, GAP dhe “Jeta në Kosovë” sërish kanë filluar serinë e hulumtimeve dhe debateve për qeverisjen e kryetarëve të komunave. Në total GAP ka publikuar 40 raporte të ndryshme për qeverisjen lokale.

Logoja identifikuese e Bankometrit

Ballina e raportit të Komunës së obiliqit, hanit të elezit dhe Lipjani

Page 14: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

26 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 27

4. Ndikimi i GAP në politikat publikeMisioni i GAP është ndikimi në politikat publike, duke propozuar adaptimin

e politikave të reja më të mira apo duke propozuar ndryshimin e politikave ekzistuese. Të gjitha publikimet e GAP qëllim kryesor kanë ndikimin në vendimmarrje. Për këtë periudhë pesë vjeçare GAP ka arritur të shndërrohet në një ndër think-tankët më influencues në politika publike në vend. Cak i analizave, hulumtimeve dhe raporteve të GAP deri më tani kanë qenë institucionet kryesore të vendit: Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Komunave e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës.

Një ndër mënyrat më të suksesshme që GAP ka përdorur për të ndikuar në vendimmarrje ka qenë pjesëmarrja jonë në dëgjimet publike dhe takimet e rregullta të komisioneve parlamentare. Deri më sot, GAP ka marrë pjesë në dhjetëra dëgjime publike për projektligje, ligje, politika dhe strategji, të organizuara nga komisione të ndryshme parlamentare. GAP gjithnjë i është përgjigjur ftesave të komisioneve parlamentare dhe përveç prezencës dhe prezantimeve, GAP ka ofruar edhe analiza dhe rekomandime me shkrim për çështjet e trajtuara. Në fakt, duke parë kërkesat në rritje për të prezantuar në komisionet parlamentare, GAP ka filluar të hartojë analiza enkas për nevojat e Kuvendit, në projektin e quajtur “Seria e Hulumtimeve Parlamentare”. Kjo seri e hulumtimeve përfshinë analiza dhe hulumtime për projektligjet që janë në diskutim në Kuvend, monitorim të ligjeve rreth zbatueshmërisë së tyre, pjesëmarrje në grupe punuese parlamentare. Ky angazhim i GAP është çmuar nga Kuvendi i Kosovës i cili tashmë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me GAP, që ky i fundit të asistojë me ekspertizë Qendrën për Hulumtime Parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

GAP ka qenë edhe pjesë e hartimit të dokumenteve të rëndësishme për ekzekutivin e vendit. Në një rast të tillë, GAP ka ndihmuar në mbledhjen e informatave për projektin FRIDOM (Rishikimi Funksional i Gjithë Qeverisë: http://map.rks-gov.net/userfiles/file/FRIDOM/Rishikimi_i_Gjithe_Qeverise/Raportin_e_plote_mundeni_ta_shkarkoni_ne_formatin_20.pdf), projekt i cili ka përpiluar raporte të rëndësishme për rishikimet vertikale dhe horizontale te të gjitha resorëve qeveritar. GAP ka qenë edhe pjesë e procesit për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e konferencës së donatorëve për Kosovën e cila është mbajtur në Bruksel më 2008.

Në vazhdim sjellim disa shembuj që tregojnë ndikimin e GAP tek institucionet publike vendimmarrëse në Kosovë.

krijimi i fondit qeveritar për kuadro – Në vitin 2008, Instituti GAP i ofron një analizë Qeverisë së Kosovës ku shpreh nevojën për krijimin e një fondi të

veçantë buxhetor për tërheqjen e ekspertëve në Qeveri. Në këtë analizë, GAP ofron rekomandime konkrete rreth kritereve që duhen përmbushur për emërimin e ekspertëve në fusha kyçe brenda Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës, në dhjetor 2008, aprovon propozimin e Institutit GAP për të krijuar skemën e fondit për kuadro, sipas propozimit të GAP. Megjithëse GAP kishte arritur që ta materializojë këtë ide, zbatimi i kësaj skeme në praktikë asnjëherë nuk ka shkuar sipas propozimeve të GAP.

Pasqyrimi i gjendjes së arsimit të lartë privat - Në kohën kur institucionet publike përkrahnin pa ndonjë kriter themelimin e universiteteve private, në maj 2008, Instituti GAP publikoi një raport i cili ofron një pasqyrë të arsimit të lartë privat në Kosovë, duke evidentuar shkeljet ligjore, numrin dhe kualifikimet e personelit të angazhuar në institucione private të arsimit të lartë, numrin e studentëve dhe hapësirat për mësim, kushtet e punës dhe mësimit, etj. Ky raport ishte i pari i këtij lloji dhe të paktën deri më sot mbetet i vetmi raport në Kosovë

vendimi i Qeverisë nr.02/48 i datës 24 dhjetor 2008 për skemën e Fondit të trurit, apo siç njihet tani Fondi për Kuadro.

Page 15: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

28 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 29

që pasqyron gjendjen e kolegjeve dhe universiteteve private në Kosovë, që shpesh përdoret edhe për studentët potencial si pikë referimi.

Pas publikimit të këtij studimi, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) angazhoi Këshillin Britanik që të bëjë akreditimin e të gjithë bartësve privat të arsimit të lartë. Gjatë këtij procesi ekspertët e Këshillit Britanik përdorën edhe të dhënat e GAP për arsimin e lartë dhe raportin e GAP për këtë sektor e klasifikuan si “raport i fuqishëm” (Shih raportin: http://institutigap.org/repository/docs/Raport.pdf, faqe 8). Disa bartës privat nuk arritën që të akreditohen për shkak të mos përmbushjes së kritereve, për çfarë GAP kishte raportuar në studimin e tij.

Ndikimi në hartimin e ligjit të Punës – Që prej momentit kur Qeveria e Kosovës dërgoi Projektligjin e Punës në Kuvend në qershor 2010, Instituti GAP ka qenë direkt i përfshirë në amandamentimin dhe plotësimin e projektligjit. Fillimisht, GAP publikoi një analizë me rekomandimet konkrete për përmirësimin e përmbajtjes së këtij akti ligjor. Ky publikim u prezantua në një konferencë të organizuar nga GAP para përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës, sindikatave të punëtorëve, bizneseve private, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, etj. Dy ditë pas prezantimit të analizës, GAP u ftua nga Kuvendi i Kosovës që të prezantojë të gjeturat e kësaj analizë edhe në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Gjatë muajit korrik, analiza e GAP u prezantua edhe në dy dëgjime publike, të organizuara nga Grupi Joformal i Grave Deputete dhe nga grupi Joformal i Deputetëve të Rijnë, si dhe në tubime të tjera të organizuara nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve. Kur Kuvendi i Kosovës më në fund aprovoi Ligjin e Punës më 2 nëntor 2010, GAP kishte arritur që shumë nga rekomandimet dhëna të përfshihen në versionin përfundimtar të Ligjit të Punës.

Zbatimi i ligjit për GAP ishte po aq me rëndësi sa edhe miratimi i tij. Kështu, gjashtë muaj pas hyrjes së Ligjit të Punës në fuqi, GAP organizoi një konferencë publike ku prezantoi analizën “Zbatimi i Ligjit të Punës në gjashtë mujorin e parë”. Edhe në këtë analizë GAP kishte ofruar rekomandime konkrete si të tejkalohen disa nga problemet e identifikuara që kanë të bëjnë me mos zbatimin e plotë të këtij ligji siç janë: Buxheti i vogël i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e këtij ligji, kapacitetet jo adekuate të inspektoratit të punës, ngarkesat e lëndëve në gjykata, mos respektimi i ligjit nga sektori privat, etj. Pas konferencës, GAP

ishte e vetmja organizatë jo qeveritare që u ftua nga Ministria e Punës të bëhet pjesë e grupit punues për përgatitjen e raportit një vjeçar për zbatimin e këtij ligji.

Ndikimi në rishikimin e ligjit për zonat ekonomike – Në maj 2012, Instituti GAP ka prezantuar një analizë për ndikimin e ligjit për zonat ekonomike në zhvillimin e parqeve të biznesit në Kosovë. Të gjeturat e GAP tregonin se ky ligj nuk kishte arritur të ndikojë në prurjen e investitorëve të huaj në Kosovë, se vetë ligji nuk përmbante stimulues financiar, se krijimi i parqeve të biznesit nuk ka shkuar si duhet, etj. Në këtë analizë, GAP kishte ofruar një varg rekomandimesh për ligjin e ri për zonat ekonomike. Në tetor 2012, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik e ka ftuar GAP në dëgjimin publik që të prezantojë rekomandimet e tij për projektligjin e ri për zonat ekonomike. GAP është ndër organizatat e pakta jo qeveritare që do të jetë pjesë e grupit punues të këtij projektligji gjatë fundit të vitit 2012.

kontributi i GAP në Forumin për siguri - Forumi për Siguri (FS) është themeluar në qershor të vitit 2012 nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Ky forum shërben si platformë e diskutimeve në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve për çështjet e sigurisë në Kosovë. Forumi është në fazën e përpilimit të një strategjie që do të qartësonte pozicionin e forumit në mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe aktiviteteve që pritet t’i kryejë në vazhdimësi. Forumi ka Koordinatorin e cili e koordinon punën me organizatat pjesëmarrëse dhe thërret mbledhjet e forumit të cilat mbahen sipas nevojës. Zakonisht në takime të Forumit diskutohet për temat që janë aktuale në sferën e gjerë të sigurisë në Kosovë.

Instituti GAP është pjesë e Forumit për Siguri nga muaji shkurt 2012. Përmes përfaqësuesit të tij në këtë forum, GAP kontribuon me ofrimin e ideve për diskutim mbi atë se çka është sot relevante në sferën e sigurisë në Kosovë. Në këtë aspekt, GAP ka propozuar përfshirjen e Forumit për Siguri në procesin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë në Kosovë i nisur me vendim të Qeverisë në muajin Mars 2012, i cili pritet të zgjatë deri në Qershor 2013. Së fundi, GAP ka propozuar disa tema të mundshme të cilat do të analizohen në kuadër të FS-së.

kontributi i GAP në politikat për energjinë – GAP është anëtar aktiv i Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID). Përmes aktiviteteve të ndryshme, konsorciumi ka avokuar për politika më të mira për energjinë në vend. Më 2011, GAP bashkë me anëtarë të KOSID ka publikuar raportin ‘Projektet energjetike në Kosovë’, përmes së cilit kërkohet mbyllja e

29 analiza të publikuara

55 raporte

7 seri të publikimeve

Bankometri

48 publikime tjera

(qëndrime, raporte krahasuese, letra publike)

Page 16: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

30 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 31

termocentralit Kosova A dhe kundërshtohet ndërtimi i një termocentrali të ri për shkak të pasojave ndaj mjedisit dhe shëndetit. Gjatë procesit të avokimit, GAP është takuar disa herë më përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë, përfaqësues të USAID, GIZ, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Komisionit Parlamentar që merret me energji.

GAP ka qenë aktiv edhe në procesin e privatizimit të sistemit të distribucionit dhe furnizimit të energjisë – KEDS. Me dhjetëra kërkesa i ka dërguar Ministrisë për qasje në dokumentet e privatizimit të këtij aseti. Pas mohimit të së drejtës për qasje në këto dokumente publike, GAP ka ngritur padi ndaj MZHE për shkelje të së drejtës për qasje në dokumentet publike. Procesi gjyqësor pritet të fillojë së shpejti. GAP ka publikuar edhe një analizë rreth procesit të privatizimit dhe vlerës së aseteve të distribucionit dhe furnizimit, ku argumentohet se a) procesi i privatizimit nuk ka qenë transparent dhe b) çmimi i privatizimit është shumë më i vogël në krahasim me investimet në të në pesë vitet e fundit.

Aktualisht GAP është duke ndërtuar një model për efiçencën e energjisë. Modeli T21, i dizajnuar nga Millenium Institute, përdor statistika ekonomike, demografike dhe të energjisë për të parashikuar kërkesën për energji në vitet e ardhshme. Në fund të projektit GAP do të del me një raport të detajuar i cili do të përmbajë rekomandime për Qeverinë se çfarë duhet ndërmarrë në fushën e energjisë.

Ndikimi tek deputetët e kuvendit të kosovës dhe citimi i raporteve të GAP në seancat parlamentare – Publikimet e Institutit GAP jo vetëm që arrijnë një mbulim të mirë mediatik, ato shpesh herë shërbejnë edhe si pikë referimi për Deputetët e Kuvendit të Kosovës. Jo rrallë ndodh që gjatë seancave të ndryshme plenare deputetët të citojnë të gjeturat e Institutit GAP gjatë argumentimit të çështjeve socio-ekonomike. Rastet kur deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe vendimmarrësit tjerë qeveritarë citojnë apo i referohen publikimeve të Institutit GAP gjatë paraqitjeve të tyre publike, tregojnë se publikimet e GAP gëzojnë një kredibilitet të lartë, se janë analiza objektive dhe profesionale. Ndikimi tek vendimmarrësit duke iu ofruar politika më të favorshme publike është një ndër objektivat e Institutit GAP.

5. Bashkëpunimi i GAP me institucionet e arsimit të lartë Instituti GAP ka bashkëpunim të mirë dhe me universitet private dhe

universitetin publik në Prishtinë. GAP ka nënshkruar memorandume të mirëkuptimit me ta për shkëmbim të përvojave hulumtuese, angazhim të studentëve në cilësinë e praktikantëve, pjesëmarrje në ligjërime, bashkë organizim të tryezave shkencore, etj.

GAP ka qenë i ftuar në disa raste nga Universiteti i Prishtinës për të prezantuar

analizat e tij para studentëve të këtij universiteti. Në një konferencë shkencore të organizuar nga Universiteti i Prishtinës, GAP ka prezantuar për nivelin e hulumtimeve në think-tank dhe nevojën e bashkëpunimit me universitete. GAP ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me kolegjet private në vend. Një marrëveshje të tillë e ka me Kolegjin “Universum”.

Që nga viti 2009, GAP ka marrëveshje bashkëpunimi me Osgoode Hall Law School nga York University i Torontos, ku për tri vite radhazi, nëntë studentë nga ky universitet kanë përfunduar praktikën dy mujore në Institutin GAP dhe kanë kontribuar në hulumtimet dhe analizat e GAP. Përgjatë këtyre viteve në GAP kanë qenë të angazhuar në forma të ndryshme edhe studentë nga Dartmouth College, Harvard Kennedy School, St.Andrews University, European Campus of Sciences dhe University of Toronto.

6. GAP në media Që nga themelimi, GAP ka pasur prezencë të konsiderueshme në mediat

vendore dhe ndërkombëtare, të shtypura dhe ato elektronike. GAP ka kultivuar një partneritet të mirë me mediat, jo vetë për publicitet por edhe për faktin se në Kosovë edhe më tutje një nga metodat më të suksesshme për të ndikuar në politikat publike bëhet përmes ndikimit në opinionin publik. Kësisoj shtohet edhe presioni publik tek vendimmarrësit. Prandaj, përveç kontakteve direkte me vendimmarrësit dhe bashkëpunimit me institucionet publike, GAP ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me mediat për të përçuar të gjeturat e hulumtimeve tek audienca e duhur.

Mënyra e paraqitjes së GAP në media ka qenë e ndryshme, sikurse mbulimi i aktiviteteve të GAP nga mediat, prezantimi i publikimeve në media, prononcimet për media, pjesëmarrja në debate televizive si dhe përmes op-ed individuale të analistëve të GAP të publikuara në shtypin ditor.

Përgjatë këtyre viteve, GAP është cituar dhe ka qenë prezent në të gjitha mediumet e shkruara dhe elektronike vendore, si dhe në mediumet me renome ndërkombëtare, si The Economist, New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, Der Spiegel, NZZ, Die Presse, etj.

Page 17: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

32 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 33

Page 18: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

34 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 35

7. Donatorët e GAPPuna e GAP kryesisht mbështetet në ndihmën financiare të donatorëve

ndërkombëtar. Për këto 5 vite, GAP ka pasur financim të qëndrueshëm dhe ka gëzuar besimin e donatorëve të huaj. Fondet institucionale dhe ato në bazë te projekteve i kanë mundësuar GAP-it një zhvillim të qëndrueshëm pesë vjeçar dhe falë këtyre fondeve GAP ka pasur mundësi dhe liri për të intervenuar në të gjitha politikat e rëndësishme që janë zhvilluar në vend.

rockefeller Brothers Fund Njëri ndër donatorët kryesor, Rockefeller Brothers Fund (RBF) ka mbështetur punën e GAP që nga viti 2008. Ndihma financiare e RBF në formë të grantit institucional ka shërbyer për forcimin e Njësisë për Zhvillim të Qëndrueshëm

Ekonomik dhe Social. Përmes këtij programi, qëllimi i GAP ka qenë që të ndikojë në diskursin publik duke kontribuar me analiza, studime, rekomandime e debate në fushën e ekonomisë dhe atë sociale. Me ndihmën institucionale të RBF, GAP ka qenë në gjendje që të zhvillojë dhe forcojë dy nga programet kryesore të tij. Përkrahja e vazhdueshme financiare nga RBF ka ndihmuar GAP në rritjen e aktiviteteve dhe ka lejuar që GAP të jetë fleksibil dhe të reagon shpejtë në çështjet dhe problemet aktuale.

open society institute Përmes fondit institucional “Think-tank fund” të Open Society Institute (OSI), GAP ka arritur të themelojë dhe forcojë GAP Qendrën për Zhvillim Politik. Mbështetja financiare nga OSI ka luajtur një rol të rëndësishëm në

funksionalizimin e kësaj qendre ku ndër detyrat kryesore të qendrës janë publikimi i studimeve dhe analizave që kanë të bëjnë me politikën. Kjo qendër menaxhohet nga menaxheri i programit kurse pjesa tjetër e stafit përbëhet nga analistët politikë, hulumtuesit dhe kohë pas kohe praktikantë të cilët vijnë nga universitetet vendore dhe ato të huaja.

Të dy këto grante institucionale kanë qenë drejtpërdrejt të lidhura me arritjen e qëllimeve tona që do të ndikonin në hartimin e politikave, fillimin e diskutimeve të politikave, dhe vendosjen e një praktike të një procesi të rregullt të politikave në Kosovë. Për pesë vite të ekzistimit të tij, GAP ka arritur të bëhet një nga organizatat më të mëdha dhe më me ndikim në Kosovë sa i përket

çështjeve ekonomike, sociale dhe politike. E gjitha kjo është arritur falë stabilitetit financiar që GAP ka gëzuar nga mbështetja e donatorëve institucionalë.

Mbështetës tjerë të rëndësishëm të GAP gjatë këtyre viteve kanë qenë edhe National Endowment for Democracy (NED) dhe Balkan Trust for Democracy (BTD). Gjithashtu, përkrahje nw forma tw ndryshme, GAP ka pranuar edhe nga DFID, Institute for Sustainable Communities (ISC) , IREX, FES, etj. Të gjithë këta donatorë në bazë të përkrahjes financiare për projekte të caktuara kanë kontribuar në zhvillimin e programeve të GAP.

GAP ka edhe një varg partnerësh vendor dhe ndërkombëtar me të cilët ka bashkëpunuar ne

projekte të ndryshme. Disa nga partnerët e GAP janë: BIRN, FIQ dhe organizatat nga konsorciumi KOSID. Pasqyrat financiare të GAP për tri vitet e fundit janë të publikuara në uebfaqen e GAP: http://institutigap.org/?cid=1,18.

860,000 euro buxheti total për periudhën 2008-2012

860,000

Page 19: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

36 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 37

Page 20: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

38 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 39

stafi i GAP

Agron Demi  Agroni mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Institutin

GAP që nga tetori 2010. Ai iu bashkua Institutit GAP në Mars 2008 dhe ka punuar si Analist Politikash dhe ishte drejtor i Qendrës për Zhvillim Politik para zgjedhjes së tij si drejtor ekzekutiv. Ai është afër përfundimit të studimeve Master në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Agroni gjithashtu mban titullin Baçelor në Administratë Publike dhe në Punë Sociale. Para se t’i bashkohej Institutit GAP, ai ka punuar për Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) si Asistent Legjislativ për Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale dhe për Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Email: [email protected]

Nora latifi jashariNora është Menaxhere e Programit për Njësinë për

Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social dhe Drejtoreshë Financiare në Institutin GAP. Ajo iu bashkua Institutit GAP në dhjetor 2007. Përmes programit Fulbright, ajo ka përfunduar studimet Master në Ekonomi nga Northern Illinois University në SHBA. Ajo gjithashtu mban titullin Baçelor në Menaxhment & Ndërmarrësi dhe Politika Publike nga Instituti për Teknologji i Roçesterit dhe Universiteti Amerikan në Kosovë. Përveç përvojës së saj akademike, Nora ishte gjithashtu një praktikante në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ka punuar si zyrtare për kredi të biznesit në ProCredit Bank në Kosovë. Nora ka marrë pjesë edhe në shumë seminare që trajtojnë çështje të ndryshmë ekonomike dhe sociale si dhe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme profesionale.

Email: [email protected]

jeton mehmetiJetoni mban pozitën e Drejtorit të Hulumtimeve në

Institutin GAP dhe shërben si Analist i Politikave për çështje  sociale. Ai iu bashkua Institutit GAP në qershor 2009 pas mbarimit të studimeve Master në Universitetin e Evropës Qendrore (Budapest), Departamenti i Politikave Publike. Jetoni mban dy diploma të studimeve BA nga IIUM (Kuala Lumpur), njërën në Media & Komunikim Masiv dhe tjetrën në Histori të Religjioneve. Si student ka fituar çmimin studenti më i mirë, si dhe ka pranuar mirënjohjeje nga zyra e rektorit për arritje akademike. Punimet e tij akademike janë publikuar nëpër zhurnalë të ndryshëm në SHBA, Austri, Turqi dhe Bullgari, kurse ka prezantuar kumtesa edhe në Los Angjeles, Kuala Lumpur, Bruksel, etj. Libri i tij i parë ‘Tendosjet mes lirisë së shtypit dhe ndjeshmërisë fetare’ u publikua në Gjermani më 2011. Jetoni gjithashtu ligjëron Marrëdhëniet me Publikun dhe lëndë të tjera të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.  

Email: [email protected]

visar BerishaVisari është Drejtor Programesh në Institutin GAP dhe

është përgjegjës për zhvillimin e programeve, menaxhimin e projekteve dhe hulumtimin dhe analizimin e politikave. Ai është pjesë e Institutit GAP që nga themelimi në vitin 2007. Ai mban një diplomë Master në Politika Publike dhe Menaxhment nga Universiteti i Londrës – Qendra për Studime Financiare dhe Menaxhment dhe është diplomuar në Sociologji nga Universiteti i Prishtinës. Si njëri nga pronarët e kompanisë për hulumtim të tregut, INDEX Kosova nga Prishtina, ai ka një përvojë të gjerë në fusha të ndryshme të hulumtimit dhe analizimit. Ai është gjithashtu njëri nga pronarët e një kompanie për hulumtim të tregut në Shqipëri.

Email: [email protected]

Page 21: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

40 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 41

visar rushitiVisar Rushiti është Analist Politikash në Institutin GAP,

Qendra për Zhvillim Politik. Ai iu bashkua Institutit GAP në shtator 2012 ndërsa më herët ka punuar në Qeverinë e Kosovës, fillimisht në Zyrën për Siguri Publike (2005-2007) dhe Qendrën e Situatave (2007-2009) të Zyrës së Kryeministrit, e më pas në Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës (2009-gusht 2012). Gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2012, ai ka marrë pjesë në programin e ‘Fondit Evropian për Ballkanin’ dhe kreu praktikën e punës në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Akademinë e Mbrojtjes në Austri. Ai mban titujt Baçelor në Shkencat Politike nga Universiteti i Prishtinës (2001-2005), Master në Studime Profesionale nga Instituti për Teknologji i Roçesterit dhe Universiteti Amerikan në Kosovë (2009-2010) dhe Master në Studime Evropiane nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Evropiane dhe Akademia Evropiane për studime në distancë (2009-2011).

Email: [email protected]

Antigona Berisha-lucajAntigona është Hulumtuese në Institutin GAP,

Qendra për Zhvillime Politike. Ajo iu bashkua Institutit GAP në dhjetor 2007 si Menxhere e Zyres. Antigona ka përfunduar shkollën e lartë të Gjuhës Angleze dhe Metodave të Mësimdhënies në Universitetin e UEJL-it, Tetovë, Maqedoni. Ajo po ashtu ka përfunduar studimet Baçelor në Gjuhë dhe Letërsi Angelze në universitetin AAB, Prishtinë. Tani është në përfundim të studimeve master për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikimi i Marketingut në universitetin UEJL, Shkup, Maqedoni. Para se t’i bashkohet Institutit GAP, Antigona ka punuar si përkthyese në zyren e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ma herët ka punuar në organizatën AVSI si asistente e projektit si dhe në Zyrën Ndërlidhëse të Malajzisë në Prishtinë si Asistente Financiare.

Email: [email protected]

Bekim salihuBekimi është Hulumtues në Institutin GAP dhe

menaxhon projektet për qeverisjen lokale. Ai iu bashkua Institutit GAP në maj 2012. Bekimi ka përfunduar studimet Baçelor në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtinës (2001-2004), ku edhe ka vazhduar studimet pos-diplomike në të njëjtën fushë. Ai ka punuar në “Koha Ditore” si gazetar për tri vite (2009-2012). Para kësaj, ai ka punuar për një kohë si gazetar në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Email: [email protected]

Ardiana Gjinolli-Ahmeti Ardiana është Hulumtuese në Institutin GAP, Njësia

për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social. Ajo iu bashkua Institutit GAP në shkurt 2011. Ardiana ka përfunduar studimet Baçelor në Sociologji nga Universiteti i Prishtinës. Para se t’i bashkohej Insitutit GAP, ajo ka punuar si mësuese vullnetare për shkollën verore të Down Syndrome Kosova, programi për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ajo gjithashtu ka punuar si hulumtuese dhe më vonë si udhëheqëse në Gallup International – sipërmarrje e përbashkët me INDEX – Kosova dhe si asistente e projektit në OJQ Forumi/ATRC. Ardiana ka marrë pjesë në projekte të vogla hulumtuese dhe trajnime që kanë të bëjnë me çështje sociale.

Email: [email protected]

Page 22: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

42 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 43

Bordi këshillëdhënës

Arianit BlakajArianit Blakaj është bankier në Bankën Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku mbulon sektorin bankar dhe atë të institucioneve mikrofinanciare në Kosovë. Arianiti ka përvojë të gjatë të punës në sektorin komercial bankar; ka shërbyer si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Financave (2006-2008) ku është përfshirë në një numër të madh të hartimit të analizave dhe politikave publike. Arianiti mban titullin Baçelor në Ekonomi dhe Biznes nga Middlesex University në Britani të Madhe dhe Master në Ekonomi dhe Financa nga Leeds University.

Astrit istrefiAstrit Istrefi është Udhëheqës i Programit për Evropë

dhe Azi Qendrore në SaferWorld, Britani e Madhe. Ai ka nëntë vite përvojë në zhvillimin e komunitetit, ndihmë humanitare, sigurinë e komunitetit dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Ai ka punuar më parë në Kosovë për Forumin për Iniciativa Qytetare dhe East West Management Institute. Ai gjithashtu ka punuar edhe për departamentin e zgjedhjeve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim në Irak dhe Afganistan. Gjatë konfliktit në Kosovë, Astriti ka luajtur një rol të vlefshëm të vullnetarit në koordinimin e ndihmës humanitare dhe sigurimin për strehim për regugjatët kosovarë në Shqipëri. Ai është aktiv në një numër të organizatave qytetare dhe kulturore në Kosovë.

ilir hoxhaIlir Hoxha është mjek, hulumtues dhe konsulent

nga Kosova. Ai ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin Master në Menaxhmentin e Sistemeve Shëndetësore nga London School of Hygiene and Tropical Medicine. Përveç kësaj, ai ka përvojë hulumtuese dhe akademike në Universitetin e Ri Bullgar, Universitetin Amerikan në Kosovë, Shkollën

Dren PozheguDreni është Hulumtues në Institutin GAP, Njësia

për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social. Ai iu bashkua Institutit GAP në Shtator 2012. Dreni ka përfunduar studimet Baçelor në Ekonomi dhe Statistikë dhe Politika Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK). Para se t’i bashkohet Institutit GAP, ai ka punuar si hulumtues në Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe si menaxher i llogarive në Ogilvy Kosova. Ai gjithashtu ishte vullnetar në cilësinë e Liderit të Rinisë në Kryqin e Kuq të Kosovës dhe shërbeu si kryetar i Këshillit Studentor të Shkollës Amerikane të Kosovës.

Email: [email protected]

Nita shalaNita iu bashkua Institutit GAP në korrik 2012 si

Asistente Financiare/Menaxhere e Zyres. Nita vijon studimet Baçelor në Ekonomi, Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK). Para se t’i bashkohej Institutit GAP, ajo ka punuar si menaxhere e llogarive dhe Zhvendosjeve në Allied Pickfords Kosova. Nita ka kryer praktikën në Grupin për të Drejtën Publike ndërkombëtare dhe Politika në fushën e sundimit të ligjit dhe dhunës në familje si dhe dy praktika tjera në ProCredit Bank dhe kompaninë telekomunikuese IPKO.

Email: [email protected]

28 të punësuar

me kontratë të rregullt brenda pesë viteve

18 praktikantë të

angazhuar në projekte të ndryshme hulumtuese dhe

32 ekspert të angazhuar

në projekte të ndryshme afatshkurtra

Page 23: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

44 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 45

Mjekësore të Dartmouth, Instituti i Dartmouthit për Politika në Shëndetësi dhe Praktikë Klinike, Universiteti Teknik i Kolorados dhe Universiteti Karl Fanzens në Graz të Austrisë. Përveç punës me një numër të organizatave ndërkombëtare në Kosovë si Banka Botërore, UNICEF, UNFPA, German Technical Cooperation, USAID, ai ka qenë hulumtues dhe autor i shumë punimeve. Në vitin 2009, ai ka qenë përfitues i Fulbright Research Fellowship. Sot, ai punon për SOLIDAR Suisse si këshillar i projektit në programin e dialogut shëndetësor.

robert AustinRobert Clegg Austin (Universiteti i Torontos) është

specialist për Evropën Lindore Qendrore dhe Ballkanin në perspektivën historike dhe bashkëkohore. Në të kaluarën, Dr. Austin ka qenë korrespondent i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në Tiranë; korrespondent i Grupit për Publikime të Economist në Sllovaki; dhe shkrues lajmesh në Korporatën Kanadeze të Transmetimit në Toronto. Austin ka shkruar artikuj për The Globe and Mail, The Toronto Star, Orbis, East European Politics and Societies, Southeast European Times dhe East European Quarterly së bashku me një sërë kaptituj librash. Ai tani ligjëron në Qendrën për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike në Shkollën e Munk për Afera Globale dhe koordinon Programin universitar për Studime Evropiane dhe Programin për Studime Hungareze. Libri i tij i fundit, “Themelimi i një Shteti Ballkanik – Eksperiementi i Shqipërisë me Demokracinë, 1920-1925,” doli nga shtypi në pranverë 2012 nga Universiteti i Torontos.

rinor BekaRinor Beka është menaxher i Programit Legjislativ

të Institutit Demokratik Kombëtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në Kosovë. Që nga viti 2006, është angazhuar në implementimin e programeve të NDI që mbështesin punën e Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve për ushtrimin efikas të funksionit përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës. Për shumë vite është angazhuar në projekte dhe

iniciativa të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile që kanë për synim zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në Kosovë. Para se ti bashkëngjitet NDI, ka punuar për pesë vite në një program të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve (ICITAP), në Shkollën e Shërbimit Policor në Vushtrri. Rinori ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin Karl Franzens, në Graz të Austrisë.

Alban ibrahimiAlban Ibrahimi mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv

në kompaninë private Frutomania - MOEA nga korriku i vitit 2010. Ai ka përvojë të gjatë në shoqëri civile dhe në sektorin privat. Para se t’i bashkangjitej Frutomania - MOEA, ai ka punuar si Projekt Menaxher i Lartë (2007-2010), Projekt Menaxher (2004-2007), ka menaxhuar projektin START (2004-2005), zëvendës Projekt Manaxher (2003-2004), dhe koordinator për vlerësim dhe monitorim (2001-2003) në CARE International Kosova, dhe Menaxher i Granteve në Institute for Sustainable Communities (2008-2009). 

kreshnik BerishaKreshnik Berisha është ekspert komunikimi, shkrimtar

kreativ, skenarist dhe menaxher me përvojë shumëvjeçare në marketing, shoqëri civile, prodhim filmik dhe gazetari.

Gjatë viteve të angazhimit në shoqërinë civile, edhe pse vetëm në të njëzetat, u angazhua si bashkëudhëheqës në fushatën e suksesshme për hapjen e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare për publikun; përpilimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare; përpilimin e Planit të Veprimit të Qeverisë së Kosovës Kundër Korrupsionit (sponzoruar nga Këshilli i Evropës); shkrimin e Strategjisë së Komunikimit të Reformës së Administratës Publike; etj.

Page 24: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

46 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 47

Page 25: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

48 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 49

ANeks i: ANAlizAT e GAPnga dhjetori 2007 e deri në tetor 2012, GAp ka publikuar 29 analiza. në vazhdim do të japim një pasqyrë të të gjitha analizave që GAp ka publikuar deri më tani dhe ndikimin e tyre në politikat publike dhe debatin në përgjithësi.

Analiza #1: Analiza e mbylljes Potenciale të kufirit kosovës-serbi – Trendet e Tanishme të TregtisëpuBLIKuAr: 20 dhJetor 2007

shkurt për publikimin:Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti i Serbisë kërcënoi me

mbylljen e kufirit me Kosovën. Përmes këtij kërcënimi, Serbia synonte që të ndaloj prodhuesit serb që të eksportojnë në Kosovë, të ndaloj eksportuesit kosovar që të eksportojnë në Serbi, si dhe të ndaloj përdorimin e territorit të saj për mallrat për dhe nga Kosova.

Mundësia potenciale e mbylljes së kufirit me Serbinë, shkaktoi jo pak panik tek qytetarët, nga frika se çmimet e produkteve bazë do të rriten. Me qëllim që të jepeshin më shumë informata për qytetarët dhe rekomandime për institucionet vendore dhe tregtarët, Instituti GAP publikoi një analizë e cila siguronte jepte fakte se tregu i Kosovës nuk mund të destabilizohet nga një bllokadë e tillë dhe se humbësi më i madh nga një hap i tillë do të ishte vetë shteti i Serbisë dhe prodhuesit e këtij vendi, të cilët në atë kohë eksportonin në Kosovë në vlerë vjetore prej 200 milion Euro.

zhvillimet më pas:Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Serbia asnjëherë nuk jetësoi

kërcënimin e saj për mbylljen e kufijve.

Analiza #2: Bashkëngjitja institucioneve Ndërkombëtare Financiare – rruga përparapuBLIKuAr: 19 shKurt 2008

shkurt për publikimin:Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, sfida e shtetit të ri të Kosovës ishte

sigurimi i njohjeve nga shtete e tjera, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Instituti GAP, përmes analizës “Bashkëngjitja Institucioneve Ndërkombëtare Financiare – rruga përpara”, përshkroi procesin për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, duke i rekomanduar Qeverisë së Kosovës që menjëherë të fillojë procedurat për anëtarësim.

zhvillimet më pas:Menjëherë ne mars të 2008, Qeveria e Kosovës, pas sigurimit të rreth 40

njohjeve, filloi procedurat për anëtarësim në FMN dhe BB. Pas sigurimit të kuotës së nevojshme të votimit për anëtarësim, Kosova edhe zyrtarisht u pranua në FMN dhe ne grupet e BB më 29 Qershor 2009.

Analiza #3: Borxhi i jashtëm i kosovës - parimet kryesorepuBLIKuAr: 29 shKurt 2008

shkurt për publikimin:Gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final palët negociuan edhe për

borxhin e jashtëm, i cili ishte marrë nga ish-Jugosllavia dhe ishte trashëguar më pas nga Unioni Serbi-Mali i Zi dhe në fund Serbia. Shteti serb pretendonte se Serbia nuk do të vazhdojë të paguajë borxhin e Kosovës, që sipas tyre arrinte në 1,2 miliardë dollar amerikan. Ky borxh ishte marrë nga Banka Botërore, Klubi i Parisit dhe Klubi i Londrës.

Përmes analizës së shkurtër me titull “Borxhi i Jashtëm i Kosovës - parimet kryesore”, GAP rekomandonte qeverinë e Kosovës që të marrë përsipër pagimin e borxhit, për vetëm ato projekte të cilat janë investuar në Kosovë. Për t’u kuptuar kjo, nevojitej ndërmarrja e një analize të gjerë për identifikimin e projekteve brenda territorit të Kosovës të cilat janë kryer me anë të mjeteve të marra borxh nga ish shteti Jugosllav.

Page 26: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

50 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 51

zhvillimet më pas:Pas anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore, Kosova morri

përsipër edhe pagimin e borxhit të saj të jashtëm. Që nga 2010, Kosova paguan rregullisht borxhin në vlerë prej 11 milion eurosh në vit.

Analiza #4: kosova në marrëveshjet Ndërkombëtare puBLIKuAr: 23 mArs 2008

shkurt për publikimin:Në bazë të Pakos së Ahtisaarit, brenda periudhës transitore prej 120 ditësh

pas shpalljes së pavarësisë, UNMIK duhet t’ia transferonte të gjitha kompetencat institucioneve vendore. Mirëpo, për shkak se Plani i Ahtisaarit dhe pavarësia e Kosovës nuk u aprovuan përmes Këshillit të Sigurimit, juridikisht prezenca e UNMIK vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë. Të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në të cilat bënte pjesë Kosova ishin nënshkruar nga UNMIK në emër të Kosovës. Edhe pas shpalljes së pavarësisë, vendet anëtare në këto organizata multilaterale nuk pranonin përfaqësimin e Kosovës, pa prezencën e përfaqësuesve të UNMIK.

Përmes analizës “Kosova në Marrëveshjet Ndërkombëtare”, GAP kërkoi nga Qeveria e Kosovës që para 15 qershorit 2008, të dërgojë letër tek të gjitha vendet me ë cilat ka të nënshkruara marrëveshjet bilaterale dhe tek sekretaritë e organizatave ndërkombëtare dhe t’i informojë ata se pas 15 qershorit 2008 Kosova merr të gjitha përgjegjësitë që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara nga UNMIK në emër të Kosovës.

zhvillimet më pas:Qeveria e Kosovës, me sugjerim të partnerëve ndërkombëtar, asnjëherë nuk

morri vendim që të përfaqësohet e vetme në forumet multilaterale. Problemet më të mëdha u hasën me CEFTA-n, ku edhe më tutje Serbia dhe Bosnja, dy vende anëtare të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk lejuan që Kosova të merr pjesë në takime pa prezencën e UNMIK, që nga pjesa e dytë e vitit 2008, kur qeveria e Kosovës mori vendim për ndërrimin e vulave nga Doganat e UNMIK në Doganat e Kosovës, Serbia dhe Bosnja bllokuan mallrat kosovare për tu eksportuar në këto dy vende apo për ta përdorur territorin e këtyre shteteve për mallra transit.

Analiza #5: këshilli i evropës dhe kosovapuBLIKuAr: 8 prILL 2008

shkurt për publikimin:Me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Instituti

GAP ndërmori një hulumtim dhe e prezantoi në dëgjimin publik të organizuar nga ky komision i Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij hulumtimi, GAP informoi deputetët e Kuvendit për procedurat, kushtet, obligimet dhe përfitimet që dalin nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të analizës, GAP rekomandonte institucionet vendore që të bëjnë përgatitjet për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm ndërkombëtar duke përshkruar dhe hapat konkret që duhet ndërmarrë.

zhvillimet më pas:Pas dëgjimit publik, Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane kërkoi

nga Kryesia e Kuvendit që të fus në rend të ditës së njërës nga seancat plenare të radhës anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo iniciative e komisionit nuk u përkrah nga Kryesia e Kuvendit dhe nga institucionet tjera. Edhe katër vite pas shpalljes së pavarësisë Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Një nga pengesat kryesore mbetet refuzimi i Rusisë, Serbisë dhe vendeve tjera që nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, shumica e vendeve anëtare të KE e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pranimi i vendeve të reja në KE bëhet me shumicë votash dhe Kosova ka mundësi reale për anëtarësim.

Për rrjedhën e dëgjimit publik të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane mund të informoheni edhe nga uebfaqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës: http://kuvendikosoves.org/?cid=1,128,1739

Analiza #6: komisioni Parlamentar për AuditimpuBLIKuAr: 2 tetor 2008

shkurt për publikimin:Raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, përkundër shkeljeve të shumta

që kanë evidentuar në menaxhimin e financave publike, kanë mbetur vetëm raporte në letër. Instituti GAP, përmes analizës “Komisioni Parlamentar për Auditim”, ka kërkuar krijimin e një komisioni të ri parlamentar, detyra e të cilit do të ishte shqyrtimi i raporteve të auditimit dhe të luajë rol aktiv në mbikëqyrjen e financave publike. Në këtë analizë, GAP ka ofruar edhe rekomandimet konkrete se si do të duhej të dukej një komision i tillë dhe çfarë funksionesh duhet të ketë.

Page 27: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

52 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 53

zhvillimet më pas:Më 23 tetor 2008, GAP në bashkëpunim me Lëvizjen FOL, organizuan debat

lidhur me këtë temë, ku të ftuar ishin edhe përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Auditorit Gjeneral, etj.

Më 9 qershor 2009, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Ky komision, ashtu edhe siç ishte propozuar në analizën e GAP, udhëhiqet nga një deputet i opozitës. Instituti GAP, përmes një komunikate për shtyp, përshëndeti themelimin e këtij komisioni.

Analiza #7: hapësira Ajrore e kosovës – jo Anashkalim puBLIKuAr: 18 dhJetor 2008

shkurt për publikimin:Që nga viti 1999, aeroplanët civil me destinacion Kosovën dhe nga Kosova,

nuk mund të shfrytëzojnë hyrjet ajrore nga territori i Serbisë. Si pasojë, atyre u duhet që të sillen përreth për të hyrë pastaj në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë. Kjo rrit kohën dhe koston e udhëtimeve dhe ndikon në rritjen e ndotjes së cilësisë së ajrit.

Analiza e GAP për hapësirën ajrore u prezantua në një konferencë të hapur më 18 dhjetor 2008, ku të pranishëm ishin përfaqësues të KFOR, Asociacionit të Kompanive Ajrore, Zyrës së Rregullatorit të Aviacionit Civil, përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë, ekspertë të çështjeve ambientale, etj. Analiza e GAP rekomandonte autoritetet kosovare që të fillojnë negociatat me NATO-n dhe autoritetet ndërkombëtare të aviacionit civil që të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e dy korridoreve të mëhershme ajrore (UL680 dhe UM867). Në këtë analizë GAP argumenton se hapja e korridoreve ajrore do të ndikojë në shkurtimin e kohës për udhëtim, shkurtimin e kostove, si për kompanitë ashtu edhe për udhëtarët, dhe do të ulej niveli i CO2 në atmosferë për shkak se aeroplanët do të qëndronin më pak në ajër.

zhvillimet më pas:Në fillim të 2009, Mali i Zi ka pranuar që të lejojë hapësirën ajrore të saj për

kalimin e aeroplanëve nga Kosova dhe që kanë destinim Kosovën. Kjo ka ndikuar që fluturimet të shkurtohen për 30 minuta, të harxhohet më pak karburant dhe emetimi i CO2 në atmosferë të jetë më i ulët.

Më 24 shtator 2009, British Airways bëhet kompania e parë ajrore e cila ul çmimin e biletave për 15%, si pasojë e shkurtimit të rrugës për fluturime. Me rastin e bërjes publike të çmimeve të reja për fluturime, British Airways ka

falënderuar në veçanti Institutin GAP për angazhimin e dhënë në këtë drejtim. Edhe më tutje dy korridoret ajrore me hyrje nga Serbia mbeten të bllokuara. Në negociatat e filluara në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë një nga pikat e diskutimeve pritet të jetë edhe zhbllokimi i këtyre dy korridoreve dhe hapja e hapësirës ajrore për aeroplanët që kanë destinacion Kosovën apo anasjelltas.

Analiza #8: kriteret ekonomike të kopenhagës – çfarë duhet të bëjë kosova? puBLIKuAr: 24 Qershor 2009

shkurt për publikimin:Shteti i ri i Kosovës synim kryesor ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, deri tek anëtarësimi, është një rrugë e gjate dhe me kritere të vështira për t’u implementuar. Në praktikë, kriteret më të vështira për t’u implementuar janë ato ekonomike. Përmes analizës “Kriteret Ekonomike të Kopenhagës – çfarë duhet të bëjë Kosova?” Instituti GAP jep një përshkrim të kritereve që duhen plotësuar dhe analizon pozicionin e Kosovës karshi këtyre kritereve. Analiza e GAP u prezantua në një konferencë të gjerë publike, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Zyrës së Komisionit Evropian, etj. Rekomandimet kryesore në këtë analizë ishin: hartimi më i kujdesshëm i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, eliminimi i shpenzimeve ad-hoc dhe të pa planifikuara, zvogëlimin e aktiviteteve me Planin e Veprimit për Partneritet Evropian dhe përzgjedhjen me kujdes të aktiviteteve të cilat bëjnë ndryshim rrënjësor, zgjerimin e debatit edhe me akterë tjerë, bashkëpunimi më i ngushtë Kuvend-Qeveri, etj.

zhvillimet më pas:Kosova nuk ka bërë mjaft në sigurimin e disiplinës fiskale. Korniza Afatmesme

e Shpenzimeve edhe më tutje mbetet një dokument i pa zbatueshëm. Mirëpo, sa i përket Planit të Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE) gjërat kanë ndryshuar për së miri. Përderisa, PVPE i 2009 përmbante 1502 aktivitete (masa) për t’u përmbushur, PVPE-të në vitet në vazhdim përmbanin më pak aktivitete dhe ato ishin më të orientuara drejt rezultateve konkrete (PVPE 2010 përmbante 1000 aktivitete, kurse PVPE 2011 përmban 400 aktivitete). Ulja e aktiviteteve në PVPE ishte një nga rekomandimet kryesore të analizës së GAP, me arsyetimin se PVPE duhet të përmbaj vetëm ato aktivitete për të cilat ekziston mundësia reale për tu përmbushur dhe të cilat mund të bëjnë ndryshim thelbësor. Në vitin 2011

Page 28: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

54 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 55

Qeveria ka miratuar edhe Planin e Veprimit me 10 prioritetet kyçe për vitin 2011, i cili është një plan më i fokusuar dhe me synime konkrete. Mirëpo, në praktikë, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaft në zbatimin e planeve të veprimit. Instituti GAP përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe përmes fushatave avokuese ka kërkuar zbatimin e këtyre planeve duke ofruar ndihmë konkrete në proces.

Analiza #9: raporti i Progresit 2009 - sfidat puBLIKuAr: 6 nëntor 2009

shkurt për publikimin:Pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën 2009, Komisioni

Parlamentar për Integrime Evropiane organizoi dëgjim publik, ku një ndër organizatat e ftuara ishte edhe Instituti GAP. Në këtë dëgjim publik, GAP prezantoi një studim krahasues për të gjitha raportet e progresit që nga viti 2006. Nga ky studim i cili ju prezantua deputetëve të Kuvendit të Kosovës rezultonte se Raporti i Progresit 2009 ishte raporti më negativ që është shkruar për Kosovën dhe se institucioneve vendore u nevojitet plotësimi i shumë sfidave të identifikuara në këtë raport.

zhvillimet më pas:Edhe raportet pasardhëse të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën

nuk kanë dhënë pasqyrë shumë më të mirë për progresin në Kosovë. Instituti GAP ka qenë pjesë e grupit punues të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane për hartimin e Planit të Veprimit për adresimin e sfidave të raportit të progresit të 2009. GAP në vazhdimësi ka marrë pjesë në dëgjimet e organizuara nga Zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë për të diskutuar progresin e arritur në Kosovë, si dhe kemi qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha organizimet e institucioneve vendore.

Analiza #10: Fakte rreth strategjisë legjislativepuBLIKuAr: 22 shKurt 2010

shkurt për publikimin:Strategjia Legjislative është një nga dokumentet më të rëndësishme publike,

e cila përcakton planin legjislativ të punës së Qeverisë dhe Kuvendit. Mirëpo, strategjia legjislative nuk është zbatuar asnjëherë në tërësi. Instituti GAP përmes kësaj analize ka ofruar dëshmi se përse strategjia legjislative është dokument

i pa zbatueshëm dhe çfarë mund të bëhet me qëllim që në vitet në vazhdim Qeveria dhe Kuvendi të kenë një planifikim më të mirë të agjendës legjislative. Rekomandimet e Institutit GAP në këtë drejtim ishin: ministritë të vlerësojnë mundësitë reale të tyre se sa projektligje mund të hartojnë brenda një viti; në bazë të këtyre vlerësimeve, strategjia legjislative të përmbajë më pak projektligje; qeveria të procedojë në Kuvend projektligjet në afatet kohore të parapara me strategji; Kuvendi i Kosovës të jetë më aktiv sa i përket përmbushjes se strategjisë legjislative, ngase kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në planin vjetor të punës së Kuvendit dhe komisioneve parlamentare.

zhvillimet më pas:Edhe në vitet në vazhdim, 2010 dhe 2011, Qeveria e Kosovës ka hartuar

strategji legjislative të cilat përmbajnë një numër të madh të projektligjeve. Në anën tjetër, në fund të vitit është parë se Qeveria nuk ka pasur kapacitete që të miratojë as gjysmën e projektligjeve të parapara në strategjinë legjislative. Në anën tjetër, edhe nëse Qeveria do të procedonte të gjitha projektligjet në Kuvend, Kuvendi nuk do të ketë kapacitete të mjaftueshme për të shqyrtuar dhe miratuar mbi 100 ligje në vit. Si rrjedhojë, edhe Raportet e Progresit për Kosovën kanë kritikuar institucionet qeverisëse për mos zbatimin e strategjisë legjislative.

Më 29 prill 2011, Instituti GAP ka prezantuar një version të azhurnuar të kësaj analize në një konferencë të përbashkët të organizuar në Kuvendin e Kosovës, ku të pranishëm ishin kryetarë të komisioneve parlamentare, zyrave ligjore të ministrive, administrata e Kuvendit të Kosovës, organizata jo qeveritare, etj. (lexo lajmin në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës: http://kuvendikosoves.org/?cid=1,128,3690).

Në nëntor 2011, GAP sërish prezantoi një studim të azhurnuar, ku u paraqit zbatimi i Strategjisë Legjislative 2011, sa janë respektuar afatet kohore, dhe si mund të përmirësohet strategjia legjislative e 2012.

Analiza #11: rregullimi i marrëdhënies së Punës në kosovë – ligji dhe zbatimi i tij puBLIKuAr: 28 Qershor 2010

shkurt për publikimin:Ligji i Punës ka qenë një nga ligjet më të debatuara në Kosovë. Sindikatat e

punëtorëve kanë kërkuar me ngulm miratimin e këtij ligji. Qeveria e Kosovës ka dërguar disa herë Projektligjin e Punës në Kuvend, por e kishte tërhequr nga procedura me arsyetim të kostos së lartë financiare. Në qershor 2010, Qeveria

Page 29: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

56 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 57

dërgoi për të tretën herë Projektligjin e Punës në Kuvend. Instituti GAP analizoi draftin e ligjit të punës dhe hartoi një analizë me rekomandimet konkrete për përmirësimin e përmbajtjes së këtij akti ligjor. Në një konferencë të hapur, më 26 qershor 2010, GAP prezantoi këtë analizë para përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës, sindikatave të punëtorëve, bizneseve private, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, etj.

zhvillimet më pas:Dy ditë pas prezantimit të analizës së GAP për Ligjin e Punës, instituti jonë

u ftua nga Kuvendi i Kosovës që të prezantojë të gjeturat e kësaj analizë edhe në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Lajmi për këtë debat në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës: http://kuvendikosoves.org/?cid=1,128,3252).

Gjatë muajit korrik, analiza e GAP është prezantuar edhe në dy dëgjime publike, të organizuara nga Grupi Joformal i Grave Deputete dhe nga grupi Joformal i Deputetëve të Rijnë, dëgjime të cilat përqendroheshin kryesisht në nenet që kanë të bëjnë me pushimin e lehonisë dhe punësimin e të rinjve (Lajmi për këtë debat në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës: http://kuvendikosoves.org/?cid=1,128,3301).

Më 2 nëntor 2010, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin e Punës. Shumë nga rekomandimet e Institutit GAP janë përfshirë në versionin përfundimtar të Ligjit të Punës.

Analiza #12: Qasja në Dokumente PublikepuBLIKuAr: 16 KorrIK 2010

shkurt për publikimin:Qeveria e Kosovës më 2010 dërgoi në Kuvend Projektligjin për Qasje në

Dokumente Publike, i cili zëvendësonte Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare. Me qëllim që të ndihmohet procesi i amendamentimit të Projektligjit për Qasje në Dokumente Publike, Instituti GAP i dërgoi një analizë Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Kjo analizë përmban të dhëna nga problemet që organizatat jo qeveritare dhe mediat kanë hasur gjatë zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare si dhe rekomandimet konkrete se si të evitoheshin këto probleme me Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike.

zhvillimet më pas:Analiza e GAP është diskutuar në dy mbledhje të Komisionit Parlamentar për

Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media dhe janë trajtuar sugjerimet e Institutit GAP.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike u miratua në Kuvend më 7 tetor 2010, kurse ka hyrë në fuqi më 10 dhjetor 2010. Instituti GAP ka shprehur pakënaqësitë në mos zbatimin praktik të këtij ligji. Këto pakënaqësi GAP i ka prezantuar edhe në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, më 20 korrik 2011.

Lajmin për ecurinë e dëgjimit publik mund ta lexoni edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës: http://kuvendikosoves.org/?cid=1,128,3926).

Analiza #13: ligji për Qytetin e PrishtinëspuBLIKuAr: 20 shtAtor 2010

shkurt për publikimin:Në bazë të nenit 13 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, statusi i

kryeqytetit të Kosovës rregullohet me ligj të veçantë. Më 23 prill 2009, qeveria aprovoi Projektligjin për Qytetin e Prishtinës, por ky projektligj nuk është dërguar në Kuvend deri më datën 29 qershor 2010. Më 20 shtator 2010, me ftesë të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, GAP ka prezantuar analizën “Ligji për Qytetin e Prishtinës”. Në këtë analizë GAP ngrit shqetësimin e shkeljeve procedurale me rastin e miratimit të projektligjit në Qeveri dhe pranimit të tij në Kuvend. Analiza gjithashtu përmban vërejtjet në draftin e ligjit, sa i përket mospërputhshmërisë së tij me ligjet tjera në fuqi, kufijtë administrativ komunal, koston financiare, krijimin e Zonës Metropolitane, etj.

zhvillimet më pas:Pas dëgjimit publik, Komisioni Parlamentar i ka kthyer projektligjin

Qeverisë për të inkorporuar ndryshimet e propozuara. Për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ky ligj nuk është aprovuar më 2011. Instituti GAP ka vazhduar kontributin e tij edhe në raportet tjera për Prishtinën në kuadër të projektit “Letërnjoftimi i Komunave”.

Page 30: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

58 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 59

Analiza #14: raportet e Progresit për kosovën – (keq)kuptimi dhe (keq)interpretimi i tyrepuBLIKuAr: 24 nëntor 2010

shkurt për publikimin:Pas publikimit të Raportit të Progresit 2010 për Kosovën, GAP ka bërë një

studim krahasues dhe interpretues të këtij raporti, ashtu siç kemi vepruar edhe me rastin e publikimit të raportit të progresit një vit më parë (shih analizën #9). Çdo herë pas publikimit të raporteve të progresit, opinioni publik polarizohet në ata që e konsiderojnë raportin pozitiv (partitë në pushtet) dhe ata që e vlerësojnë raportin negativ (partitë opozitare, mediat e pavarura dhe shoqëria civile). Me synimin për të ndihmuar në këtë debat, GAP përmes kësaj analize jep një pasqyrë të qartë të vlerësimit të raportit të progresit. Sipas kësaj analize, Raporti i Progresit 2010 është më pozitiv se ai i 2009, por sërish mbeten shumë më shumë sfida se sa progres real.

zhvillimet më pas:GAP ka qenë pjesë e diskutimeve dhe përpjekjeve për të adresuar sfidat

e identifikuara në raport të progresit. GAP ka identifikuar dhjetë fusha të problematizuara në raportin e progresit 2010 dhe në Planin Vjetor të Punës së Institutit GAP janë përfshirë si aktivitete ku GAP mund të jap kontributin konkret dhe të ndihmojë institucionet vendore në zgjidhjet e këtyre sfidave. Gjatë vitit 2011 GAP ka kontribuar direkt apo indirekt në këto sfida të identifikuara nga Raporti i Progresit: fuqizimi i Kuvendit të Kosovës, zbatimi i ligjit të punës, gjetja e alternativave për financimin e RTK, zhvillimi i sektorit energjetik në vend, qasja në dokumente publike, ligji për degën e ekzekutivit, strategjia legjislative, liberalizimi i vizave, etj.

Analiza #15: rregulli 61 – ligjet e Ahtisaarit – pasojat dhe mësimet e nxjerra nga miratimi i ligjeve në procedurë të përshpejtuarpuBLIKuAr: 28 JAnAr 2011

shkurt për publikimin:Gjatë periudhës shkurt-qershor 2010, Kuvendi i Kosovës aprovoi rreth 50

ligje në procedurë të përshpejtuar, pa debat parlamentar dhe pa kyçje të publikut në hartimin e tyre. Mirëpo, edhe pas përfundimit të periudhës 120 ditore të tranzicionit (ashtu siç parashihej me Pako të Ahtisaarit), Qeveria dhe Kuvendi

përdorën të njëjtën rregull për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve. Instituti GAP, përmes një hulumtimi të gjerë, analizoi zbatueshmërinë e këtyre ligjeve dhe nga ky hulumtim rezultoi se miratimi i ligjeve në procedurë të përshpejtuar ka ndikuar që këto ligje të shikohen nga publiku i gjerë si ligje të imponuara dhe me defekte të mëdha përmbajtjesore. GAP i rekomandoi Qeverisë dhe Kuvendit që të ndryshojë ligjet e identifikuara në këtë analizë dhe procedura e ndryshimit dhe plotësimit të jetë procedurë e rregullt parlamentare, me debat dhe me kyçje të shoqërisë civile në këtë proces. Kjo analizë u prezantua në një debat të hapur më 28 janar 2011 ku të pranishëm ishin përfaqësues të ICO, Kuvendit të Kosovës, qeverisë, organizatave tjera jo qeveritare, etj.

zhvillimet më pas:Gjatë vitit 2011 hynë në procedurë ndryshimi dhe plotësimi i një morie ligjesh

nga Pakoja e Ahtisaarit, si dhe u proceduan për miratim dy ligjet e fundit nga kjo Pako: Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Projektligji për Hoçën e Madhe. Mirëpo, as në rastin e plotësim ndryshimeve dhe as në rastin e aprovimit të ligjeve të reja, nuk u vu në jetë rregulli që ka të bëjë me aprovimin e ligjeve në procedurë të përshpejtuar.

Në kuadër të këtij projekti, GAP ka hartuar dhe prezantuar edhe analiza individuale për disa nga ligjet e Pakos që nevojiteshin ndryshuar, siç është Ligji për Telekomunikacionin, ligjet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe një analizë e veçantë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Analiza #16: Ngritja e Bashkëpunimit rajonal përmes uljes së tarifave të romingut në Ballkanin PerëndimorpuBLIKuAr: 22 shKurt 2011

shkurt për publikimin:Vendet e Ballkanit perëndimor (Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi,

Maqedonia dhe Bosnja) shumë pak kooperojnë në mes tyre. Përkundër lëvizshmërisë së madhe të njerëzve dhe mallërave në mes këtyre vendeve, posa të kalosh kufirin, ju duhet të lidheni me operatorët mobil të cilët ju ngarkojnë me tarifa deri edhe 10 herë më të mëdha. Kjo vështirëson komunikimin dhe integrimin. Përmes kësaj analize, GAP ka argumentuar se ulja e tarifave të romingut, sipas modelit të EuroTariff dhe krijimit të një BalkanTariff, do të rriste integrimin si dhe do të ishte më përfituese edhe për vetë kompanitë ngase do të rritej komunikimi. Për këtë qëllim, GAP rekomandon krijimin e një bordi të përbashkët të autoriteteve rregullative të telekomunikacionit dhe shtimin e

Page 31: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

60 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 61

marrëveshjeve në mes operatorëve mobil për uljen e çmimeve të romingut. Kjo analizë gjithashtu përmban edhe informata për çmimet e romingut për të gjithë operatorët në Ballkan.

Analiza e GAP është prezantuar më 22 shkurt në një debat publik, ku prezent kanë qenë përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, kompanive telefonike, Komisionit Evropian, etj.

zhvillimet më pas:Edhe më tutje autoritetet rregullatore të telekomunikacionit nuk kanë ndonjë

marrëveshje në mes tyre. Kompanitë e telekomunikacionit kanë marrëveshje të ndryshme në mes tyre, por në përgjithësi edhe më tutje tarifat e romingut mbeten të larta. Gjatë sezonit të verës, kur qarkullimi i njerëzve është më i madh, sidomos drejt zonave bregdetare, kompanitë kanë ofruar ofertat e tyre më të lira dhe kanë informuar konsumatorët e tyre se me cilat rrjete të lidhen kur ndodhen jashtë vendit, për shkak të çmimeve më të lira. Përveç prezantimit të analizës brenda në Kosovë, GAP ka përcjellë këtë analizë edhe tek institucionet qeveritare në vendet e rajonit, mediat dhe shoqëria civile në këtë vende. Në prag të takimit të presidentëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kjo analizë është përcjellë edhe tek Presidentja e Kosovës, me qëllim që të shërbejë si platformë për bisedime. Analiza është prezantuar edhe në zyret e Komisionit Evropian në Bruksel.

Analiza #17: kosova dhe ceFTA – të jesh apo të mos jesh?puBLIKuAr: 9 mArs 2011

shkurt për publikimin:Kosova është anëtare fuqiplotë e CEFTA-s që nga korriku i 2007. Por, edhe tri

vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova përfaqësohet në këtë organizëm përmes UNMIK-ut. Përveç që nuk kanë pranuar përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK, Serbia dhe Bosnja që nga dhjetori i 2008 kanë bllokuar edhe eksportimin e mallrave kosovare në këto dy shtete apo përmes këtyre shteteve. Si arsyetim për këtë është marrë ndërrimi i vulave të doganave nga “Doganat e UNMIK” në “Doganat e Kosovës”. Si pasojë e kësaj bllokade, bizneset kosovare kanë humbur tregun në këto dy vende si dhe u është rritur kostoja e eksportimit në vendet e BE. Përmes analizës “Kosova dhe CEFTA – të jesh apo të mos jesh?”, GAP ofron të dhëna statistikore për eksportet dhe importet si dhe rekomandon daljen nga status quo përmes disa skenarëve: bllokimin e mallrave serbe dhe boshnjake, vënien e kuotave për importet që vijnë nga këto dy vende, ose, si masë e fundit, daljen nga CEFTA dhe lidhjen e marrëveshjeve individuale me shtetet anëtare të

CEFTA të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës.zhvillimet më pas:Në negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat filluan në prill të 2011,

çështja e bllokadës së mallërave u përfshi në njërën nga pikat për diskutim. Pas refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në bisedimet e korrikut 2011, ku pritej të diskutohej çështja e vulave doganore, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 20 korrik mori vendim për bllokimin e mallërave të Serbisë dhe Bosnjës. Në raundin e ardhshëm të bisedimeve më 2 shtator në Bruksel u arrit marrëveshja për vulat doganore dhe Serbia pranoi të hapë rrugë për mallërat kosovare. Të njëjtën gjë bëri edhe Bosnja. Qeveria e Kosovës largoi bllokadën për mallërat e Serbisë dhe Bosnjës më 16 shtator. Mirëpo, shteti i Serbisë nuk respektoi marrëveshjen për lirinë e qarkullimit të mallërave, duke iu shkaktuar probleme prodhuesve kosovar në eksportimin e mallërave në Serbi.

Siç është argumentuar edhe në analizën e GAP, bllokada e mallërave të Serbisë dhe Bosnjës do t’i shtynin bizneset e këtyre dy vendeve që të bëjnë presion tek qeveritë e tyre në hapjen e kufirit edhe për mallrat kosovare. E ballafaquar me rrezikun për humbjen e tregut prej rreth 300 milion euro në vit, Serbia do të detyrohet që të respektojë marrëveshjet për lirinë e qarkullimit të mallrave. Kjo edhe ndodhi.

Analiza #18: konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërorepuBLIKuAr: 28 prILL 2011

shkurt për publikimin:Në kuadër të projektit për analizimin e ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit, të

cilat u miratuan në procedurë të përshpejtuar, GAP publikoi analizën për ligjet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ky publikim analizon bazën ligjore, sidomos problemet që kanë të bëjnë me trajtimin e ankesave në dhomën e veçantë, fondin e privatizimit, kontestet pronësore, etj. Analiza rekomandon nxjerrjen e një ligji të ri për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, e cila do të zëvendësonte rregulloren e UNMIK, nxjerrjen e një ligji të veçantë për denacionalizim, nxjerrjen e një ligji për riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve dhe pasurisë së tyre (zëvendësimin e rregullores së UNMIK) dhe ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

zhvillimet më pas:Në korrik 2011, Qeveria i dërgoi në Kuvend tri projektligje të ndërlidhura

Page 32: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

62 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 63

me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore: Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Projektligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Këto ligje u miratuan edhe nga Kuvendi në shtator të 2011.

Analiza #19: kushtetuta e kosovës – një djathë zviceranpuBLIKuAr: 5 mAJ 2011

shkurt për publikimin:Në serinë e analizave për dokumentet që ndërlidhen me Pakon e Ahtisaarit,

GAP analizoi edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse ligjet e ndërlidhura me statusin e Kosovës, edhe Kushtetuta u miratua në procedurë të përshpejtuar, pa debat dhe në pamundësi që as deputetët e Kuvendit të Kosovës të komentojnë për përmbajtjen e saj. Si rrjedhojë, shumë shpejt u panë pengesat në zbatimin e saj. Përkundër pengesa të shumta në zbatim të kushtetutës, liderët kosovar të tri partive kryesore u pajtuan që të ndryshojnë kushtetutën vetëm në nenet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Me qëllim që ndryshim plotësimi i kushtetutës të mos bëhet sërish në procedurë të përshpejtuar dhe pa debat, GAP kërkoi që procesi i ndryshimeve të jetë transparent dhe publiku të jetë i informuar rreth ndryshimeve në tekstin e kushtetutës.

zhvillimet më pas:Në prill 2011, Kuvendi i Kosovës themeloi komisionin ad hoc parlamentar

për ndryshimin e Kushtetutës. Më 13 maj 2011, kryetari i këtij komisioni ftoi në një takim informues përfaqësuesit e Institutit GAP dhe disa organizatave tjera jo qeveritare. Komisioni ad hoc për ndryshimet kushtetuese në vazhdimësi ka dërguar ftesa për pjesëmarrje në punimet e këtij komisioni. Puna e komisionit është raportuar në media në vazhdimësi dhe ka ekzistuar një transparencë e plotë në këtë proces deri më tani. Që nga 11 tetori, anëtarët e komisionit kushtetues do të mbajnë diskutime publike edhe me qytetarë.

Analiza #20: zbatimi i ligjit të Punës në gjashtë mujorin e parëpuBLIKuAr: 14 Qershor 2011

shkurt për publikimin:Një vit pas publikimit të analizës ”Rregullimi i Marrëdhënies së Punës në

Kosovë – ligji dhe zbatimi i tij” dhe gjashtë muaj pas hyrjes së Ligjit të Punës në fuqi, GAP organizoi një konferencë publike ku u prezantua analiza “Zbatimi i Ligjit të Punës në gjashtë mujorin e parë”. Prezent në konferencë ishin përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social, deputet të Kuvendit të Kosovës, sindikatat e punëtorëve, organizatat jo qeveritare dhe mediat. Analiza e GAP përqendrohet në problemet me zbatimin e këtij ligji dhe identifikon këto probleme në zbatim: 1. Buxheti i vogël i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e këtij ligji; 2. Kapacitetet jo adekuate të inspektoratit të punës; 3. Ngarkesat e lëndëve në gjykata; 4. Mos respektimi i ligjit nga sektori privat, etj. Analiza jep rekomandimet konkrete se si të tejkalohen problemet në zbatim.

zhvillimet më pas:Dy nga rekomandimet kryesore të analizës së GAP kanë qenë: rritja e buxhetit

të destinuar për zbatimin e Ligjit të Punës (sidomos buxheti për pushimin e lehonisë) si dhe ngritja e kapaciteteve të inspektoratit të punës (rritja e numrit të inspektorëve dhe përmirësimi i kushteve të punës). GAP rekomandonte se gjatë rishqyrtimit të Ligjit për Buxhetin 2011, i cili pritej të ndodh në korrik 2011, të përfshiheshin këto ndryshime në buxhet. Mirëpo, Qeveria e Kosovës këtë vit ka marrë vendim që të mos rishikojë Ligjin për Buxhetin. Mbetet të shihet se në buxhetin e 2012 a do të përfshihen këto ndryshime.

Edhe raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën 2011, i publikuar më 12 tetor, ngreh të njëjtin shqetësim me analizën e GAP.

Analiza #21: Një ligj për QeverinëpuBLIKuAr: 5 KorrIK 2011

shkurt për publikimin:Edhe tre vite pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Kosovës nuk funksionin

në bazë të një ligji të veçantë për funksionimin e saj. Në mungesë të këtij ligji dhe për shkak të zbrazëtive ligjore, u vërejtën probleme të mëdha në atë se çfarë kompetencash ka një qeveri në largim dhe se kush duhet të vendos për numrin e portofolave ministrore. Instituti GAP përmes një analize të

Page 33: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

64 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 65

publikuar më 5 korrik 2011, arsyeton nevojën për ekzistimin e një ligji të veçantë për Qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete se çfarë duhet të përmbajë një ligj i tillë.

zhvillimet më pas:Në gusht të 2011, Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për Qeverinë dhe të

njëjtin e dërgoi në Kuvend për aprovim. Më 23 shtator 2011, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar në parim Projektligjin për Qeverinë. Më 28 shtator, Komisioni parlamentar përgjegjës për shqyrtimin dhe amendamentimin e këtij projektligji, ka ftuar GAP në një tryezë me shoqërinë civile ku analiza e GAP për Ligjin për Qeverinë ka qenë analiza e vetme e shkruar deri më tani për një ligj të tillë. GAP do të vazhdojë edhe më tutje të bashkëpunojë me Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media deri në aprovimin e ligjit në Kuvend.

Analiza #22: Qëndrueshmëria Financiare e rTk: gjetja e alternativave për financim të transmetuesve publikpuBLIKuAr: 12 tetor 2011

shkurt për publikimin:Kosova ka një televizion publik dhe dy radio publike. Që nga themelimi i

këtyre mediumeve, qëndrueshmëria financiare e tyre gjithnjë ka qenë e rrezikuar. Në këtë studim, Instituti GAP analizon qëndrueshmërinë financiare të RTK-së duke analizuar metodat e kaluara të financimit dhe ato që parasheh Projektligji për Transmetimin Publik në Kosovë. Instituti GAP vlerëson se metoda më e mirë për financimin e RTK-së është përmes parapagimit. Në këtë analizë kemi paraqitur edhe disa nga metodat e mundshme për mënyrën e parapagimit të RTK-së.

zhvillimet më pas:Kjo analizë u prezantua në një debat të hapur, ku prezent ishin Kryetari i

Bordit të RTK, Drejtori Menaxhues i RTK, anëtarët e komisionit parlamentar për media, përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare, etj. Analiza u prit mirë nga diskutuesit dhe anëtarët e komisionit parlamentar u shprehën se këtë analizë do ta përdorin në punën e tyre gjatë amendamentimit të Projektligjit për Transmetuesit Publik.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën 2011, i cili u publikua po të njëjtën ditë kur GAP publikoi këtë analizë, kritikoi Kuvendin e Kosovës

që nuk është përpjekur për të siguruar financim të qëndrueshëm për RTK. Financimi i RTK nga buxheti i Kosovës nuk është forma e duhur e financimit të transmetuesve publik. Disa nga rekomandimet e GAP u inkorporuan në draftin final të këtij ligji.

Analiza #23: Dërgesat nga Afganistani dhe ndikimi i tyre në ekonominë e venditpuBLIKuAr: 22 nëntor 2011

shkurt për publikimin:Një numër i madh i kosovarëve janë të punësuar në këtë vend. Sipas të

dhënave të grumbulluara nga Instituti GAP del se rreth 2.100 kosovarë aktualisht punojnë në Afganistan. Kosovarët në Afganistan kryejnë punët si mekanik, vozitës kamionësh, marangoz, mirëmbajtës të pajisjeve, etj. Pagat e kësaj kategorie të të punësuarve jashtë vendit derdhen në xhirollogaritë bankare në Kosovë. Sipas të dhënave të grumbulluara nga bankat komerciale në Kosovë, del se nga Afganistani kosovarët në total marrin 50-55 milion euro në vit, që do të thotë se të ardhurat nga Afganistani janë të ardhurat më të larta për person, nëse krahasohet me dërgesat nga vendet tjera dhe numrin e shtetasve kosovar të punësuar në vendet tjera. Nëse i krahasojmë dërgesat nga Afganistani me dërgesat e kosovarëve nga vendet tjera, del se pas Gjermanisë dhe Zvicrës, Afganistani është vendi i tretë prej nga më së shumti vijnë dërgesat në para.

zhvillimet më pas:Deri në publikimin e kësaj analize, Qeveria e Kosovës nuk kishte vënë asnjë

lidhje institucionale me këtë kategori të të punësuarve, kompanitë në të cilat ata punojnë apo shtetin ku ata ndodhen. Kjo analizë u ofroi institucioneve publike rekomandime se si të mbajnë evidencën e këtyre shtetasve kosovarë të cilët ndodhen në zonat e luftës; rekomandoi që dërgesat nga ky vend të përllogariten nga Banka Qendrore në analizat e saj vjetore për remitencat, kurse bankat komerciale duhet të ulin tarifat për dërgesat nga jashtë me qëllim që edhe të punësuarit në vendet perëndimore të përdorin më shumë sistemin bankar për të transferuar paratë në Kosovë. Kjo do të ndikonte që të kemi një pasqyrë më të qartë të dërgesave të emigrantëve për në Kosovë.

Page 34: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

66 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 67

Analiza #24: Funksionimi efikas i shërbimit për hulumtime parlamentare puBLIKuAr: 19 dhJetor 2011

shkurt për publikimin:Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga koha e themelimit të Kuvendit, zhvillimi i

njësisë për hulumtime parlamentare është ende në fazën fillestare të konsolidimit të kapaciteteve të nevojshme për të ndihmuar deputetët në procesin e vendimmarrjes. Në këtë analizë, GAP ofron rekomandime rreth rolit që duhet të ketë shërbimi për hulumtime parlamentare dhe masave që duhet të merren nga Kuvendi për funksionalizimin e këtij shërbimi. Raporti argumenton se si shërbimi për hulumtime parlamentare mund të përmirësojë procesin ligjvënës në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht të ndihmojnë deputetët gjatë ushtrimit të funksionit mbikëqyrës ndaj ekzekutivit. Në këtë raport analizohen edhe shërbimet që duhet të ofrohen nga njësia për hulumtime, por dhe ato të cilat nuk duhet të ofrohen. Njëkohësisht jep rekomandime edhe këshilla për punësimin dhe trajnimin e zyrtarëve për hulumtime parlamentare.

zhvillimet më pas:Pas publikimit të analizës, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar memorandum

bashkëpunimi me Institutin GAP, që ky i fundit t’i ndihmojë njësisë për hulumtime parlamentare të Kuvendit me analiza dhe me ekspertizën e tij deri në përforcimin e kësaj njësie. Kjo njësi ka punësuar tre hulumtues dhe aktualisht ka një staf prej pesë personave. Sot, GAP konsiderohet një ndër partnerët kryesore të kësaj njësie.

Analiza #25: impakti ekonomik i DokuFest 2011 – 2014 puBLIKuAr: 4 mArs 2012

shkurt për publikimin:DokuFest është një ndër festivalet më të suksesshme dhe më të njohur në botë për

filma dokumentar dhe atyre te metrazhit të shkurtër. Ndikimi i DokuFest në jetën kulturore të vendit është një aspekt i cili është vlerësuar tashmë nga shumë njohës të kësaj fushe. Por ajo çfarë nuk është vlerësuar asnjëherë deri më tani është impakti që DokuFest ka në ekonominë e Kosovës në përgjithësi, dhe në atë të Komunës së Prizrenit në veçanti. Në këtë analizë GAP konstaton se impakti ekonomik i DokuFest më 2011 ishte së paku 3.1 milion euro. Festivali i 11 me radhë, i cili do të mbahet në korrik të 2012, pritet të ketë një impakt ekonomik prej 4.6 milion eurosh. Kurse impakti i përgjithshëm për periudhën 2011-2014 pritet të jetë mbi 17 milion euro.

zhvillimet më pas:Kjo analizë ia ka shtuar edhe më shumë vlerën e këtij festivali, duke vënë në

pah edhe përfitimet ekonomike të tij përveç vlerave kulturore. Kjo analizë u ka ndihmuar edhe sponsorëve të festivalit për të kuptuar vlerën ekonomike të tij. Analiza tregon se përfitues të drejtpërdrejtë nga festivali i DokuFest janë bizneset lokale në qytetin e Prizrenit, si: kafe-baret, restorantet, shitësit

ambulant, hotelet, qiradhënësit, etj., por edhe bizneset në nivel kombëtar, si avio-kompanitë, bankat apo kompanitë e telekomunikacionit. Studimi i njejtë do të bëhet edhe për vitet në vazhdim.

Analiza #26: Buxheti i Policisë së kosovës: nevoja për buxhet shtesë dhe planifikim më të mirë financiar puBLIKuAr: 29 mArs 2012

shkurt për publikimin:Në këtë studim Instituti GAP analizon buxhetin e përgjithshëm të Policisë së

Kosovës, atë aktual dhe buxhetin ndër vite duke filluar nga viti 2009 e këndej. Ndër rekomandimet e GAP është se përballja me sfidat si rritja e kapaciteteve profesionale dhe logjistike në luftimin e llojeve të ndryshme të krimeve të ndërlikuara kërkon rritjen e buxhetit për shpenzimet kapitale gjatë përgatitjeve për rishikimin e buxhetit në mesin e dytë të këtij viti si dhe MPB dhe Qeveria në përgjithësi duhet të ndajnë më shumë mjete buxhetore për PK me qëllim të përmbushjes së objektivave që dalin nga Plani Zhvillimor 2011-2015 i PK, por edhe prioriteteve qeveritare për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

zhvillimet më pas:Kjo analizë u ka ofruar një pasqyre të përgjithshme organeve vendimmarrëse

për mënyrën se si shpenzohet buxheti i Policisë së Kosovës, duke argumentuar në të njëjtën kohë edhe nevojën për ngritje të buxhetit për këtë sektor të sigurisë në vend. Buxheti i përgjithshëm Policisë së Kosovës ka shënuar një rritje të vogël që nga koha e publikimit të analizës.

Page 35: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

68 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 69

Analiza #27: ligji për zonat ekonomike: ndikimi i tij në zhvillimin e parqeve të biznesitpuBLIKuAr: 18 mAJ 2012

shkurt për publikimin:Në Kosovë ekzistojnë një numër i parqeve të biznesit. Megjithëse operimi

në këto zona u ofron investitorëve një varg përparësish siç është qasja më e lehtë në infrastrukturë, dalje në rrugët kryesore, qira të volitshme, siguri më të madhe për bizneset, megjithatë, ekzistojnë edhe probleme të shumta me të cilat ballafaqohen investitorët. Sot shumica e parqeve të biznesit janë gjysmë funksionale, ka ngecje në ndërtimin e infrastrukturës së parkut, ka një përzierje të veprimtarive biznesore brenda një parku qofshin ato edhe të rrezikshme për njëra tjetrën, ka inkubatorë të biznesit me asnjë biznes, si dhe ka parqe që kanë dështuar tërësisht si projekt, të inicuara në bazë të modelit publiko-privat. Kjo analizë pasqyron gjendjen aktuale në disa nga parqet e biznesit në Kosovë.

zhvillimet më pas:Në këtë analizë GAP ofron një varg rekomandimesh se si Ligji i ri për Zonat

Ekonomike duhet të jetë më përmbajtjesor dhe më stimulues për tërheqjen e investitorëve të huaj. Disa muaj pas publikimit GAP është ftuar nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për të prezantuar rekomandimet e tij për projektligjin e ri. Më pas GAP u ftua nga grupi punues parlamentar që të jetë pjesë e amandamentimit të këtij projektligji.

Analiza #28: Procesi i privatizimit dhe vlera e aseteve të kompanisë kosovare të distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike (keDs) puBLIKuAr: 1 tetor 2012

shkurt për publikimin:Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shitur KEDS për 26.3 milion euro,

Instituti GAP përmes këtij publikimi synon të ofrojë një pasqyrë të vlerës reale të aseteve të KEDS dhe sidomos investimet e KEK të bëra në rrjetin e energjisë në periudhën 2007-2012. GAP konkludon se vlera e të gjitha investimeve në rrjetin e energjisë në periudhën 2007-2012 kap shifrën e 55 milion eurove.

zhvillimet më pas:Përkundër të dhënave të ofruara nga Instituti GAP për vlerën e investimeve

në KEDS, Qeveria edhe më tutje ka vazhduar me procesin e shitjes së këtij aseti. Megjithatë GAP ka ngritur padi ndaj Ministrisë për Zhvillim Ekonomik për moslejim në qasje në dokumentet publike që lidhen me procesin e privatizimit të këtij aseti. Procesi gjyqësor pritet të fillojë.

Analiza #29: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe ndikimi i tyre në politikat publikepuBLIKuAr: 12 tetor 2012

shkurt për publikimin:Në këtë analizë GAP tregon për ndikimin e të dhënave nga regjistrimi i

popullsisë që do të kenë në numrin e të punësuarve në sektorin publik, ndikimin që rezultatet nga regjistrimi i popullsisë do të kenë në ndarjen e grantit për komuna, krahason të dhënat e regjistrimit të popullsisë kundrejt listës së votuese si dhe analizon vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës nga perspektiva e regjistrimit të popullsisë. Kjo analizë shpërfaq edhe hendekun në mes të dhënave që paraqet regjistrimi i popullsisë dhe të dhënave më të cilat menaxhojnë aktualisht Institucionet e Kosovës sa i përket numrit të pensionistëve dhe përfituesve të asistencës sociale.

zhvillimet më pas:Ky publikim ofron të dhëna interesante krahasuese sa i përket statistikave në

të cilat janë bazuar deri më tani institucionet vendimmarrëse dhe statistikave të reja që kanë dalë si rezultat i regjistrimit të popullsisë. Të gjeturat e kësaj analize i paraprijnë ndryshimeve që do të ndodhin në vitet në vazhdim në aspektin e ndarjes së granteve për komunat e Kosovës, ndryshimet që pritet të ndodhin në numrin e stafit të administratave komunale, si pastrimet e listave të votuesve që do duhej të bëheshin para zgjedhjeve të ardhshme.

Page 36: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

70 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 71

ANeks ii: rAPorTeT deri më tani GAp ka publikuar 55 raporte të ndryshme: 40 raport mbi qeverisjen në nivel lokal (komunat), 5 raporte vjetore për projektin e IreX - Indeksi i Qëndrueshmërisë së medieve dhe 4 raporte me tema të tjera, si: pasqyra e Arsimit të Lartë privat në Kosovë (2008), politika e Jashtme e Kosovës nga 17 shkurti 2008 deri më 17 shkurt 2009 (2009), raporti i progresit 2010 – made in Kosova (2010) dhe projektet energjetike në Kosovë (2010). në vazhdim paraqesim një përmbledhje të shkurtë të disa prej raporteve të GAp.

GAP raport #1: Pasqyra e Arsimit të lartë Privat në kosovëpuBLIKuAr: 27 mAJ 2008

shkurt për publikimin:Në kohën kur institucionet publike përkrahnin pa ndonjë kriter themelimin

e universiteteve private, GAP publikoi një raport i cili jep një pasqyrë të të gjithë arsimit të lartë privat në Kosovë, duke evidentuar shkeljet ligjore, numrin dhe kualifikimet e personelit të angazhuar në institucione private të arsimit të lartë, numrin e studentëve dhe hapësirat për mësim, kushtet e punës dhe mësimit, etj.

Kjo pasqyrë e bartësve privat të arsimit të lartë ishte raporti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe synonte të shërbej si pikë reference për të gjithë ata nxënës të cilët nuk kishin njohuri të mjaftueshme se ku të studionin. Përmes këtij raporti, synohej që tu ofrohej një pasqyrë më e qartë vetë institucioneve publike dhe bazë për akreditim.

zhvillimet më pas:Pas publikimit të analizës së GAP, po në 2008, Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë (MASHT) angazhoi Këshillin Britanik që të bëj akreditimin e të gjithë bartësve privat të arsimit të lartë. Gjatë këtij procesi ekspertët e Këshillit Britanik përdorën edhe të dhënat e GAP për arsimin e lartë dhe raportin e GAP për këtë sektor e klasifikuan si “raport i fuqishëm”.

Edhe më tutje, raporti i GAP “Pasqyra e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë” mbetet një nga raportet e vetme të këtij lloji në Kosovë dhe GAP synon që të vazhdojë publikimin e raporteve dhe analizave rreth arsimit në përgjithësi.

GAP raport #2: Politika e jashtme e kosovës - nga 17 shkurti 2008 deri më 17 shkurt 2009puBLIKuAr: 20 shKurt 2009

shkurt për publikimin:Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Por Kosova nuk kishte shërbim

të saj diplomatik dhe Ministri të Punëve të Jashtme deri më 15 qershor 2008. Në vitin e parë të shpalljes së pavarësisë, u ndërmor një ofensive diplomatike nga Kosova në bashkëpunim me shtete përkrahësve të pavarësisë për të siguruar sa më shumë njohje; gjersa në anën tjetër, Serbia lobonte kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Me qëllim të ofrimit të një pasqyre më të qartë për të gjitha aktivitetet gjatë një viti të Ministrisë së Punëve të Jashte të Kosovës, faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë sa i përket politikës së jashtme, GAP publikoi një raport i cili përmban një kronologji të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe dhe analizon dinamikën e krijimit të MPJ dhe shërbimit diplomatik të Kosovës. Analiza e GAP u publikua në një konferencë të përbashkët me Klubin për Politikë të Jashtëm, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve publike, partive politike, ambasadave ët huaja në Prishtinë, etj.

zhvillimet më pas:Pas më shumë se tri viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, edhe më

tutje MPJ dhe shërbimi diplomatik i Kosovës kanë probleme në konsolidim dhe funksionalizim. Qeveria e Kosovës ka krijuar qendra të shumta brenda Qeverisë të cilat janë përgjegjëse për politikën e jashtme dhe kjo ka krijuar konfuzion dhe përzierje kompetencash. Deri në tetor 2011 Kosova është njohur nga 81 vende dhe është ende larg objektivit të arritjes së njohjeve të nevojshme për të siguruar anëtarësim në OKB. Procesi i njohjeve është ngadalësuar dukshëm pas vitit të parë nga shpallja e pavarësisë.

GAP raport #3: raporti i Progresit - made in kosova 2010puBLIKuAr: 25 tetor 2010

shkurt për publikimin:Komisioni Evropian për çdo vit publikon raportin e progresit edhe për

Kosovën. Raporti i Progresit është një nga dokumentet më të rëndësishme i cili rendit një varg sfidash që duhet zgjidhur nga institucionet publike. Mirëpo, për shkak të gjuhë së tij të kujdesshme, raporti i progresit është (keq)interpretuar në forma të ndryshme nga partitë në pushtet dhe nga partitë opozitare. Me qëllim që të ofrohet një pikëpamje vendore e progresit të Kosovës gjatë një viti, gjashtë

Page 37: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

72 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 73

organizata jo qeveritare, publikuan “Raportin e Progresit - made in Kosova”. Ky raport, i cili përdor një gjuhë më të drejtpërdrejtë por shfrytëzon metodologjinë e njëjtë me atë të raportit real të progresit të KE, u publikua nj javë para Raportit të Progresit 2011 për Kosovën. GAP ka shkruar pjesën rreth ekonomisë dhe prokurimit publik.

zhvillimet më pas:Më 2 nëntor 2010 u publikua Raporti i Progresit i KE për Kosovën 2011.

Raporti i organizatave jo qeveritare kishte paraparë në masë të madhe se çfarë do të përmbajë raporti i progresit për Kosovën. Tradita e publikimit të raportit të progresit Made in Kosova do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim.

GAP raport #4: Projektet energjetike në kosovëpuBLIKuAr: 7 shtAtor 2011

shkurt për publikimin:Së bashku me KIPRED dhe FIQ, GAP mori pjesë në një studim të përbashkët

të organizatave jo qeveritare lidhur me projektet energjetike në Kosovë. Studimi “Projektet Energjetike në Kosovë” është rezultat i një studimi gjashtë mujor. Ky raport analizon ecurinë e përgjithshme të projekteve energjetike në Kosovë. Raporti nxjerr disa përfundime dhe rekomandime për institucionet vendore dhe Bankën Botërore, e cila është e kyçur në këtë proces. Raporti vë në pah mungesën e transparencës, pa përgjegjshmërinë e institucioneve ndaj publikut, mungesën e studimeve adekuate në fushën e energjisë dhe ngreh dilema se si do të menaxhohen dy proceset e privatizimit: privatizimi i gjenerimit të energjisë dhe privatizimi i rrjetit energjetik.

zhvillimet më pas:Raporti “Projektet Energjetike në Kosovë” u pasqyrua në mediat vendore dhe

ato ndërkombëtare (http://www.brettonwoodsproject.org/art.shtml?x=568872). Pas publikimit të raportit, Ministria për Zhvillim Ekonomik, përgjegjësi e së cilës janë projektet energjetike në Kosovë, reagoi kundër raportit duke e quajtur atë si raport “jo profesional, jo kredibil, të pabazuar në fakte dhe i cili keq informon publikun” (Burimi: http://mem.rks-gov.net/?page=1,42,377). Por MZHE nuk paraqiti fakte për të rrëzuar ato që thuhen në raportin e KIPRED, GAP dhe FIQ.

Më 29 shtator 2011, MZHE organizoi një konferencë për të demantuar ato që thuheshin në raportin e shoqërisë civile për projektet energjetike. Në këtë konferencë MZHE nuk la hapësirë diskutimi në agjendën e saj që edhe autorët të mbrojnë ato që janë shkruar në raport. Pasi që MZHE nuk pranoi të përfshij në agjendë edhe autorët

e raportit “Projektet Energjetike në Kosovë”, organizatat jo qeveritare bojkotuan këtë konferencë të MZHE. (Lajmi: http://gazetajnk.com/?cid=1,978,140).

Më 9 tetor 2011, një nga gazetat ditore në Kosovë, publikoi një dokument të komunikimit në mes të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës ku kërkohej që për projektet energjetike në Kosovë të bëhet një vlerësim i ri ekonomik, social dhe mjedisor, pasi që vlerësimet e mëhershme kanë mangësi serioze. Kjo ka qenë edh një nga kërkesat e raportit të shoqërisë civile për projektet energjetike.

GAP raport #5: letërnjoftimet e komunave puBLIKuAr: 2009 – 2012

shkurt për publikimin:Në prag të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009, Instituti GAP ka publikuar

një seri hulumtimesh për komunat e Kosovës. Ky projekt i titulluar Letërnjoftimet e Komunave 2009, ishte një seri prej 30 publikimeve për 30 komuna të Kosovës. Çdo raport komunal përmban të dhëna si: faktet kryesore për komunën; 5 problemet më të mëdha komunale; kapacitetet financiare të çdo komune dhe atë se sa do të ketë në dispozicion mjete për investime kapitale në katër vitet në vazhdim; historiku i përfaqësimit politik; gjendja në arsim, shëndetësi dhe administratë lokale; funksionimi i ueb-faqeve të komunave dhe respektimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale; shkalla e tatimit në pronë dhe shuma që bizneset duhet të paguajnë për leje të punës; si dhe rastet e shkeljes së rendit dhe ligjit në çdo komunë.

Në fillim të vitit 2012, Instituti GAP filloi të publikojë një seri të re të raporteve për komunat, të titulluar Letërnjoftimet e Komunave 2012. Nga muaji maj deri në fund të muajit nëntor 2012 GAP ka publikuar gjithsejtë 16 raporte për 19 komuna të Kosovës. Këto raporte dallojnë nga ato të vitit 2009 për faktin se theksi bie mbi punën e kryetarëve të komunave gjatë mandatit dy vjeçar, duke analizuar kështu të arriturat e tyre, përmbushjen e premtimeve, mënyrën e shpenzimit të buxhetit, nivelin e investimeve kapitale, etj.

zhvillimet më pas:Raportet e publikuara nga Instituti GAP kanë shërbyer si referencë për

emisionet televizive të ‘Jeta në Kosovë’, me ç’rast kryetarët e komunave janë ballafaquar me të gjeturat e GAP. Këto raporte po ashtu kanë ndikuar pozitivisht edhe në përmirësimin e disa defekteve të raportuara të cilat janë hasur nëpër komuna të ndryshme. Këto raporte janë ndër raportet e rralla në Kosovë që vlerësojnë qeverisjen lokale dhe që pasqyrojnë problemet dhe keqpërdorimet nëpër komunat e Kosovës.

Page 38: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

74 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 75

Page 39: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

76 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp nëntor 2012 — 77

www.institutigap.orgwww.gapminitor.orgwww.facebook.com/institutigapwww.twitter.com/institutiGAp

[email protected].: 038 609 339

Page 40: InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp 2008 2009 2010 2011 ... · Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, me qëllim të mbështetjes së këtij komisioni në punën e

78 — InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp

2008 2009 2010 2011 2012 InstItutI për studIme të AvAncuArA GAp