doktoratË funksionet sintaksore tË formave tË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe...

231
Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde. i UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË PASHTJELLUARA TË FOLJES NË GJUHËN E SOTME GJERMANE DHE NË SHQIPEN STANDARDE. Disertanti Udhëheqës shkencor Brunilda VËRÇANI Prof. Dr. Mehmet ÇELIKU Tiranë 2016

Upload: others

Post on 03-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

i

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE

DOKTORATË

FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË

PASHTJELLUARA TË FOLJES NË GJUHËN E

SOTME GJERMANE DHE NË SHQIPEN STANDARDE.

Disertanti Udhëheqës shkencor

Brunilda VËRÇANI Prof. Dr. Mehmet ÇELIKU

Tiranë 2016

Page 2: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

ii

Doktoratë

Përgatitur nga: Brunilda Vërçani

Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”

Specialiteti : Gjuhësi (Sintaksë)

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën

e sotme gjermane dhe në shqipen standarde

Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Mehmet Çeliku

Mbrohet më, dt. 20. 12 . 2016 para jurisë:

1. Prof. Dr. Rahmi Memushaj (Kryetar / Oponent)

2. Prof. Dr. Brikena Kadzadej (Oponente)

3. Prof. Dr. Daniela Tamo (Anëtare)

4. Prof. Dr. Esmeralda Kromidha (Anëtare)

5. Prof. Asoc. Dr. Ema Kristo (Anëtare)

Page 3: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

iii

MIRËNJOHJE

Fillimisht dëshiroj të falënderoj udhëheqësin shkencor të këtij punimi, Prof. Dr. Mehmet

Çeliku, për orientimin dhe drejtimin tim gjatë kryerjes së këtij punimi. Vërejtjet dhe

sygjerimet e tij të vyera më kanë shërbyer shumë në hartimin e këtij punimi.

Një falënderim i veçantë shkon për kolegët e mi të seksionit të gjuhës gjermane në

universitetin e Elbasanit për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Në veçanti

falënderoj kolegen dhe miken time Prof. Asc. Dr.Ema Kristo për ndihmën e pakursyer që më

ka dhënë.

Falënderimi tjetër po kaq i veçantë është për prindërit e mi, pa mbështjetjen morale dhe

teknike të të cilëve nuk do ta kisha çuar me sukses deri në fund këtë punim.

Dhe së fundi falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time për durimin e treguar gjatë këtyre

viteve punë bashkëshortit tim dhe dy vajzave të mia.

Page 4: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

iv

PASQYRA E LËNDËS

MIRËNJOHJE ………………………………………………………………………………iii

HYRJE

…………………………………………………………………………………….…………..ix

01. Përligjja e punimit ...……………………………………………………………………ix

02. Objekti i studimit dhe synimet e tij ……………………………………………………...xi

03. Metodologjia dhe struktura e punimit …………………………………………………...xii

KREU I ……………………………………………………………………………………...1

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES NË GJUHËN E SOTME

GJERMANE ………………………………………………………………………………1

I.1.Infinitivi ……………………………………………………………………………………2

I.1.1. Ndërtimi dhe kategoritë gramatikore të Infinitivit……………………………………3

I.1.2. Përdorimi i Infinitivit me folje dhe emra ………………………….…………………...7

I.1.2.1. Përdorimi i Infinitivit me folje ………………………………..……………………7

I.1.2.2. Përdorimi i Infinitivit me emra………………………………….………………...10

I.1.2.3. Përdorimi i pjesëzës zu …………………………………………………………..12

I.1.2.3.1. Infinitivi i paraprirë nga pjesëza zu ………………………………………12

I.1.2.3.2. Infinitivi pa pjesëzën zu …………………………………………………..13

I.1.2.3.3. Përdorimi fakultativ i pjesëzëz zu ………………………………………...14

I.1.2.3.4. Përdorimi i detyrueshëm i pjesëzës zu ……………………………………16

I.1.2.4. Klasifikimi i zu ……………………………………………………………………18

I.1.3. Infinitivi i thjeshtë dhe Infinitivi i zgjeruar ………………………………………….19

I.1.3.1. Ndërtimet me Infinitiv ………………………………………………………..19

Page 5: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

v

I.1.4. Funksionet sintaksore të Infinitivit …………………………………………………21

I.1.4.1. Infinitivi si pjesë gramatikore e kallëzuesit……………………………………..24

I.1.4.2. Infinitivi si kryefjalë ……………………………………………………………40

I.1.4.3. Infinitivi si kundrinor …………………………………………………………...46

I.1.4.3.1. Infinitivi si kundrinor i drejtë …………………………………………..47

I.1.4.3.2. Infinitivi si kundrinor me parafjalë …………………………………….49

I.1.4.3.3. Infinitivi si kundrinor i gjinores ………………………………………..50

I.1.4.4. Infinitivi si atribut ……………………………………………………………..51

I.1.4.5. Infinitivi si rrethanor …………………………………………………………..53

I.1.4.5.1. Infinitivi me um … zu …………………………………………………...54

I.1.4.5.2. Infinitivi me ohne … zu ………………………………………………..58

I.1.4.5.3. Infinitivi me (an)statt … zu …………………………………………...59

I.1.4.6 Ndërtimet AcI ………………………………………………………………….60

I.1.4.7. Infinitivi i pavarur ……………………………………………………………..62

I.1.4.8. Infinitivi si gjymtyrë homogjene ………………………………………………64

I.1.5. Emërzimi i Infinitivit …………………………………………………………………65

I.1.6. Vendi i Infinitivit në fjali ……………………………………………………………..65

I.1.7. Përmbledhje mbi infinitivin …………………………………………………………..67

I.2. Participi I dhe II …………………………………………………………………………69

I.2.1. Participi I ……………………………………………………………………………71

I.2.1.1. Ndërtimi ………………………………………………………………………….71

I.2.1.2. Kategoritë gramatikore të Participit I ……………………………………………72

I.2.2. Participi II …………………………………………………………………………...77

I.2.2.1. Formimi i Participit II …………………………………………………………77

I.2.2.2. Kuptimet gramatikore dhe përdorimet e Participit II …………………………….79

Page 6: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

vi

I.2.3. Ndërtimet participale ………………………………………………………………...82

I.2.4. Fjalitë participale …………………………………………………………………….83

I.2.5. Funksionet sintaksore të Participit I dhe II …………………………………………85

I.2.5.1. Funksioni atributiv ………………………………………………………………..86

I.2.5.2. Participi si ndajshtim ……………………………………………………………..93

I.2.5.3. Participi në funksionin predikativ ………………………………………………...94

I.2.5.4. Participi me marrëdhënie bashkërenditëse ……………………………………….96

I.2.5.5. Participi në funksionin rrethanor (adverbial) …………………………………….98

I.2.6. Participi si gjymtyrë homogjene ………………………………………………… ..107

I.2.7. Participi II i pavarur …………………………………………………………….. …108

I.2.8. Participi I dhe II dhe derivacionet prej tyre ………………………………………...109

I.2.9. Kalimi i Participit I dhe II në klasa të tjera fjalësh …………………………………111

I.2.10. Mbiemër apo Particip ……………………………………………………………..112

I.2.11. Përmbledhje mbi Participin ………………………………………….....................114

I.3. Gerundivumi ……………………………………………………………………………115

KREU II ……………………………………………………………………………………118

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES NË SHQIPEN STANDARDE ............118

II.1. Gerundi ...........................................................................................................................120

II.1.2. Funksionet e gerundit të shqipes ………………………………………………...123

II.1.2.1. Gerundi në funksionin e përcaktorit …………………………………………….123

II.1.2.2. Gerundi kundrinor i zhdrejtë ……………………………………………………124

II.1.2.3. Gerundi në funksionin e rrethanorit …………………………………………….126

II.1.2.3.1. Gerundi si rrethanor qëllimi …………………………………………………126

II.1.2.3.2. Gerundi rrethanor kohe ……………………………………………………...129

II.1.2.3.3. Gerundi rrethanor shkaku …………………………………………………...131

Page 7: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

vii

II.1.2.4. Gerundi përcaktor kallëzuesor ………………………………………………….131

II.1.2.5. Gerundi si pjesë e kallëzuesit të përbërë ………………………………………..132

II.1.3. Përmbledhje mbi gerundin ………………………………………………………..133

II.2. Përcjellorja …………………………………………………………………………….134

II.2.1. Përcjellorja pohore (tipi duke larë) ……………………………………………….135

II.2.1.1. Përcjellorja në funksionin e rrethanorit ……………………………………..135

II.2.1.1.1. Përcjellorja pohore si rrethanor kohe ………………………………………135

II.2.1.1.2. Përcjellorja pohore si rrethanor mënyre ……………………………………137

II.2.1.1.3. Përcjellorja pohore si rrethanor shkaku …………………………………….139

II.2.1.1.4. Përcjellorja pohore si rrethanor kushti ……………………………………..140

II.2.1.1.5. Përcjellorja pohore e lejimit ………………………………………………..141

II.2.1.2. Përcjellorja në funksionin e përcaktorit ……………………………………….141

II.2.1.3. Përcjellorja në marrëdhënie bashkërenditjeje …………………………………142

II.2.2 Përcjellorja mohore (tipi pa larë) ………………………………………………….144

II.2.2.1. Funksionet sintaksore të trajtës së përcjellores mohore ………………………..146

II.2.2.1.1. Përcjellorja mohore si rrethanor ……………………………………………146

II.2.2.1.1.1 Përcjellorja mohore si rrethanor kohe ………………………………...146

II.2.2.1.1.2. Përcjellorja mohore si rrethanor mënyre……………………………...147

II.2.2.1.1.3. Përcjellorja mohore si rrethanor kushti ……………………………...148

II.2.2.1.1.4. Përcjellorja mohore si rrethanor shkaku ……………………………...149

II.2.2.1.1.5. Përcjellorja mohore e lejimit ………………………………………….149

II.2.2.1.2. Përcjellorja mohore si përcaktor dhe si kallëzuesor ………………………..149

II.2.2.1.3. Përcjellorja mohore me marrëdhënie bashkërenditjeje …………………….150

II.3. Pjesorja…………………………………………………………………………………151

II.3.1. Ndërtimi i pjesores dhe kuptimet gramatikore të saj ……………………………...153

Page 8: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

viii

II.3.2. Funksionet sintaksore të pjesores …………………………………………………155

II.3.2.1. Pjesorja si përcaktor …………………………………………………………155

II.3.2.2. Pjesorja si përcaktor kallëzuesor …………………………………………….156

II.3.2.3. Pjesorja në ndërtimin me+ emër në kallëzore + pjesore …………………….157

II.3.2.4. Pjesorja në funksion të kallëzuesit emëror …………………………………..158

II.3.2.5. Pjesorja në funksion të kallëzuesit foljor të përbërë modal ………………….158

II.3.3. Kalimi i pjesoreve në klasa të tjera fjalësh ………………………………………..159

KREU III …………………………………………………………………………………..161

PËRQASJA E FUNKSIONEVE SINTAKSORE TË FORMAVE TË

PASHTJELLUARA TË GJERMANISHTES ME ATO TË SHQIPES

STANDARDE. .....................................................................................................................161

III.1. Infinitivi i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde ..........................166

III.2. Participi I i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde. ……………..177

III.3. Participi II i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde ……………..183

III.4. Gerundivumi dhe gjegjëset e tij në shqipe ....................................................................189

III.5. Gjegjëset e formave të pashtjelluara të shqipes standarde në gjuhën e sotme

gjermane...190

III.6. Denduria e përdorimit të formave të pashtjelluara në gjermanisht dhe në shqip,

shoqëruar me statistika ...........................................................................................................195

PËRFUNDIME…………………………………………………………………………….202

BIBLIOGRAFIA …………………………………………………………………………209

Page 9: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

ix

HYRJE

0.1 Përligjja e punimit

Format e pashtjelluara të foljes në gjuhë të ndryshme europiane , të vjetra a të reja , shfaqen

me një origjinalitet të theksuar .Këtë e dëshmon edhe krahasimi i tyre, qoftë edhe vetëm në

dy gjuhë indoeuropiane siç janë gjermanishtja dhe shqipja .Ndryshimet konsistojnë në numrin

e formave të pashtjelluara , në trajtat e shfaqjes së tyre , në tiparet morfologjike si dhe në

funksionet sintaksore. Dallimet shpjegohen me evolucionin e tyre në kohë.

Por edhe ngjashmëritë midis formave të pashtjelluara nuk mungojnë . Ato afrojnë në

ekzistencën e tyre si kategori morfosintaksore , në gërshetimin e tipareve foljore me ato të

pjesëve të tjera të ligjeratës dhe sidomos në funksionet sintaksore , sepse në çdo gjuhë gati po

ato funksione shprehen me forma të ndryshme të pashtjelluara , sipas parimit mungesa e një

forme kompensohet nga një formë tjetër e pashtjelluar ose nga një mjet tjetër gramatikor .

Pra çdo gjuhë arrin që, me format e pashtjelluara që zotëron, të kompensojë format munguese

; në disa raste vijnë në ndihmë edhe mjete të tjera gramatikore .

Format e pashtjelluara të foljes janë forma jovetore, ndryshe nga format e shtjelluara të cilat

janë forma vetore dhe funksionojnë në fjali si kallëzues. Format e pashtjelluara duke qenë

forma jovetore nuk mund të përshtaten me kryefjalën në numër dhe në vetë (pasi nuk i

zotërojnë këto kategori) dhe si rrjedhojë ato nuk mund të shërbejnë si kallëzues në fjali.

Megjithatë ato kanë disa karakteristika të përbashkëta me format e shtjelluara dhe hyjnë në

sistemin foljor pasi shprehin veprim si proces ose gjendje, pësojnë ndryshime diatezore e

kohore, marrin kundrinorë, apo plotësohen me ndajfolje. Këto karakteristika të foljes ato i

gërshetojnë me karakteristika të klasave të tjera të fjalëve si emrit, mbiemrit dhe ndajfoljes e

si rrjedhojë quhen edhe kategori gjuhësore të ndërmjetme. Te çdo formë e pashtjelluar

mbizotëron një gërshetim dyanësor, psh midis foljes dhe emrit, foljes dhe mbiemrit apo foljes

dhe ndajfoljes, i cili mund të shoqërohet edhe me një gërshetim të karakteristikave të një klase

të tretë fjalësh.1 Gërshetimi i karakteristikave të foljes me ato të një pjese tjetër të ligjëratës

1 Çeliku “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe” Tiranë 2000, fq. 28-32

Page 10: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

x

shërben si kriter bazë në kategorizimin e formave të pashtjelluara në gjuhë shqipe. 2 Këtë

qëndrim ne e mbështesim edhe për gjuhën gjermane.

Format e pashtjelluara të gjuhës gjermane janë studiuar gjerësisht nga gjuhëtarë si Bech ,

Eisenberg, Buscha, Helbig, Zoch, Jung, Askedal, Engel, Rapp, Rath etj. Në gjuhën gjermane

format e pashtjelluara janë të konsoliduara, numri dhe emërtimi i tyre janë përcaktuar. Gjuha

e sotme gjermane njeh këto forma të pashtjelluara : Infinitivin, Participin I dhe Participin II.

Disa gjuhëtarë gjermanë njohin edhe një formë tjetër të pashtjelluar : Gerundivumin. Këto

forma kryejnë funksione të shumta sintaksore .

Format e pashtjelluara të gjuhës shqipe kanë qenë objekt studimi i disa gjuhëtarëve vendas

dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të

ketë ende diskutime në lidhje me emërtimin dhe numrin e formave të pashtjelluara .Disa

gjuhëtarë kanë trajtuar në kuadrin e gramatikave a të sistemit foljor çështje të veçanta të

formave të pashtjelluara të shqipes, ndonjë gjuhëtar i ka vështruar në mënyrë tërësore; ja disa

prej tyre: G. Hahn, A.Dozon, K. Kristoforidhi, S. Frashëri, A.Xhuvani, S. Riza, Sh. Demiraj,

M. Domi, M. Çeliku, F. Agalliu, E. Lafe, S. Mansaku, etj.

Nga të huajt formave të pashtjelluara të shqipes i ka kushtuar punë të veçanta Mark Gabinski.

Mendimi tradicional më i plotë i gjuhësisë shqiptare për format e pashtjelluara në gjuhën e

sotme shqipe është ai i Akademisë së Shkencave në veprën “ Gramatika e gjuhës shqipe

,Tiranë 2002” , ku sërish nuk gjejmë një kategorizim përfundimtar e të plotë të formave të

pashtjelluara . Ajo njeh 6 forma të pashtjelluara të foljes në shqipen standarde : pjesoren ,

përcjelloren , formën e pashtjelluar mohore , formën e pashtjelluar të tipit për të punuar , që

herë- herë quhet paskajore me vlera të kufizuara , formën e pashtjelluar të tipit me të punuar

dhe formën e pashtjelluar të tipit një të punuar. Trajta e tipit së punuari, që nga disa gjuhëtarë

shihet si formë e pashtjelluar, në Gramatikën e Akademisë konsiderohet emër foljor asnjanës.

Siç shihet, janë emërtuar përfundimisht vetëm dy forma të pashtjelluara : pjesorja (punuar)

dhe përcjellorja (duke punuar ) , ndërsa format e tjera quhen me termin e përgjithshëm “

formë e pashtjelluar e tipit …” dhe nuk janë kategorizuar ende .

Trajtimi më i plotë, i vështruar në sistem dhe në një mënyrë të re i formave të pashtjelluara të

shqipes është ai i M.Çelikut në veprën “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme

shqipe ,Tiranë 2000”. Trajtimi i formave të pashtjelluara në këtë vepër shënon një nga arritjet

më të fundit të morfologjisë së foljes në gjuhësinë shqiptare. Sipas M. Çelikut , në gjuhën e

sotme letrare shqipe duhen njohur tri forma të pashtjelluara dhe disa trajta të shfaqjes së tyre :

2 Në gjuhën shqipe ky kriter është parë si kriteri bazë I kategorizimit të formave të pashtjelluara nga gjuhëtari

M.Çeliku. Këtë qëndrim e mëbështesim edhe ne në këtë punim.

Page 11: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

xi

1- Forma e pashtjelluar e gerundit ,që ka dy trajta rasore : trajta e kallëzores të punuar dhe

trajta e rrjedhores së punuari .

2- Forma e pashtjelluar e përcjellores që ka dy trajta modaliteti: duke punuar (trajta pohoe

e përcjellores) dhe pa punuar ( trajta mohore e përcjellores).

3- Forma e pashtjelluar e pjesores që ka dy trajta eptimore : punuar (trajtë pa mbaresë ) dhe

i (e të së ) punuar (trajtë me mbaresë të përparme).

Krahasimi i këtyre formave të pashtjelluara në të dyja gjuhët, format e tyre morfologjike dhe

kryesisht funksionet e tyre sintaksore, për të evidentuar të përbashkëtat dhe ndryshimet midis

tyre ka qenë një pikë interesante dhe tërheqëse, qe na ka nxitur në përzgjedhjen e kësaj teme.

Punimi i pranishëm është vazhdim i temës së punimit tonë Master me titull ”Format e

pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme gjermane në përqasje me ato të shqipes standarde” ,

mbrojtur në vitin 2006 (me udhëheqës shkencor Prof. M. Çeliku). Ndryshe nga punimi i parë ,

ku vëmendja përqëndrohej kryesisht në paraqitjen e tipareve morfologjike të formave të

pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane dhe të shqipes standarde, duke i prekur vetëm

përciptazi funksionet sintaksore të tyre, në studimin e pranishëm i kushtohet vëmendje e

veçantë përqasjes në aspektin funksional të formave të pashtjelluara në gjermanisht dhe në

shqip.

Ky punim shpresojmë të japë ndihmesën e tij dhe të ngjallë interes në gjuhësitë gjermane e

shqipe, përfshirë studentët e gjuhës gjermane dhe ata të gjuhës shqipe.

0.2 Objekti i studimit dhe synimet e tij

Objekt kryesor i këtij punimi është analiza e funksioneve sintaksore të formave të

pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane dhe atyre të shqipes standarde nëpërmjet

krahasimit të tyre. Këtij objektivi i bashkangjitet edhe synimi për të bërë një paraqitje të

formave të pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane dhe atyre të shqipes standarde në

përputhje me funksionet e tyre.

Studimi e vështron këtë kategori në rrafshin morfosintaksor duke studiuar funksionet

sintaksore të formave të pashtjelluara të gjuhës gjermane në përqasje me ato të shqipes . Për të

realizuar këtë objektiv do të shfrytëzohet një literaturë e gjerë qoftë teorike , qoftë praktike në

të dy gjuhët. (shih Bibliografinë)

Page 12: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

xii

Realizimi i temës ka një vështirësi, pasi në shqipen standarde mungon infinitivi, i cili ekziston

vetëm në dialektin verior (gegërisht) të shqipes. Ky punim nuk ka si synim të krahasojë

infinitivin e gjermanishtes me paskajoren e gegërishtes. Ne do të japim vetëm gjegjëset e

infinitivit të gjermanishtes në shqipen standarde.

Një vështirësi tjetër që ka shoqëruar realizimin e kësaj teme lidhet me faktin që format e

pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe nuk kanë gjetur ende një zgjidhje përfundimtare në

teorinë gjuhësore shqiptare.

Me gjithë vështirësitë e përmendura, tema është plotësisht e realizueshme gjë që e bën të

mundur trajtimi i gjerë që u është bërë formave të pashtjelluara të foljes në gjuhësinë

gjermane dhe atë shqiptare. Gjuhësia shqiptare, përveç veprës “Format e pashtjelluara të

foljes në gjuhën shqipe” dhe disa artikujve kushtuar kësaj teme, vitet e fundit është pasuruar

edhe me vepra të tjera të gjuhëtarit M.Çeliku siç është “Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit

sintaksorë), Vështrim i ri teorik “,( 2012).

Korpusi i shembujve ilustrues për gjuhën gjermane përbëhet nga shembuj të shkëputur nga

romani “Mali magjik” i shkrimtarit gjerman Thomas Mann( “Der Zauberberg”, botimi i 16,

Frankfurt am Main, 2004, 984 faqe). Këtë roman e kemi përzgjedhur jo vetëm për faktin që

është përkthyer në gjuhën shqipe, por është një vepër voluminoze dhe dallon për përdorimin

e dendur të formave të pashtjelluara. Për gjuhën shqipe janë shfrytëzuar vepra të letërsisë

artistike shqiptare botuar pas 1945.

Një objektiv tjetër i punimit do të jetë pasqyrimi i të dhënave statistikore mbi dendurinë e

përdorimit të formave të pashtjelluara në gjermanishten e sotme dhe në shqipen standarde. Për

këtë krahasim do të na shërbejë pikërisht romani “Mali Magjik” i Mann dhe përkthimi i tij në

gjuhën shqipe nga Afrim Koçi, botim i vitit 2009, me dy vëllime, vëllimi I 573 faqe, vëllimi

II 633 faqe.

0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit

Punimi i pranishëm është një përpjekje për të analizuar dhe krahasuar funksionet sintaksore të

formave të pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane dhe të shqipes standarde, është një

studim kontrastiv sinkronik, që synon nxjerrjen në pah të ngjashmërive dhe dallimeve të

përdorimit sintaksor të formave të pashtjelluara të gjuhës gjermane dhe shqipe.

Për kryerjen e këtij studimi ne jemi mbështetur për gjuhën gjermane në një literatureë teorike

mjaft të pasur mbi format e pashtjelluara të foljes në gjuhën gjermane dhe për gjuhën shqipe

në trajtimin që i bën formave të pashtjelluara studiuesi M. Çeliku, trajtim, i cili, siç e

Page 13: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

xiii

përmendëm edhe më lart, është një nga arritjet më të fundit dhe trajtimi më i plotë që i është

bërë formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe. Çeliku i ka studiuar thellësisht të

gjitha funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara, të cilat na rezultojnë plotësisht të

sakta, prandaj në studimin tonë ne u referohemi ketyre arritjeve të Çelikut, duke i cituar vetëm

pjesërisht.

Si mbështetje për këtë punim ka shërbyer edhe një vepra tjetër e gjuhëtarit M. Çeliku,

“Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë)”, botim i vitit 2012. Kjo vepër na ka

shërbyer edhe për terminologjinë e re bashkëkohore që sjell ajo në gjuhësinë shqiptare.

Në punimin tonë do të përdoret termi përbërës sintaksor 3për njësinë sintaksore që shërben për

të ndërtuar dhe analizuar fjalinë. Në gjermanisht kjo njësi është quajtur grup fjalësh

(Wortgruppe), sintagëm (Syntagma) dhe nga disa gjuhëtarë edhe konstituent (Konstituent).

Meqë termi përbërës sintaksor i përdorur në gjuhësinë shqiptare nga Çeliku përafron me

termat e sipërpërmendur të përdorur në gjuhën gjermane e kemi parapëlqyer dhe ne në

punimin tonë.

Një tjetër term që do të përdorim për pjesën kryesore ose të nënrenditur të fjalisë së përbërë

apo periudhës është termi sifjali. Në gjuhën gjermane këtij termi i përgjigjet termi “Teilsatz”.

Për gjuhën shqipe do të përdoren termat e Çelikut: gerund, gerund në kallëzore, gerund në

rrjedhore, përcjellore pohore, përcjellore mohore, pjesore pa mbaresë, pjesore me mbaresë të

përparme.

Për gjuhën gjermane do të ruajmë termat Infinitiv, Particip I dhe Particip II dhe nuk do t’i

përkthejmë në paskajore, pjesore etj. Gjithashtu do të ruhen termat Konjunktiv I dhe

Konjunktiv II, mënyra këto të cilat përafrojnë me lidhoren e shqipes si edhe me dëshiroren e

kushtoren (me dy mënyrat e fundit përafron Konjunktivi II) si dhe termat Futur I dhe Futur II

për kohët e së ardhmes në gjermanisht.

Për të realizuar objektivat e përmendura në paragrafin mbi objektin e studimit, punimi

përfshin tre krerë, në të cilët do të trajtohen ndarazi format e pashtjelluara të gjuhës gjermane

dhe shqipe dhe në fund do të bëhet një përqasje mes tyre dhe do të shihen pikat e tyre të

takimit dhe ndryshimet mes tyre. Shembujt ilustrues të formave të pashtjelluara të gjuhës

gjermane do të përkthehen në gjuhën shqipe, gjë e cila do të mundësojë evidentimin e

formave gjegjëse në gjuhën shqipe. Për të përkthyer në shqipe format e pashtjelluara të

3 Ky term është përdorur në gjuhësinë shqiptare për herë të parë nga studiuesi M.Çeliku në “Sintaksë e gjuhës

shqipe ( përbërësit sintaksorë), Tiranë 2012

Page 14: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

xiv

gjermanishtes do të përdoren ndër të tjera edhe mënyra lidhore e shqipes, edhe paskajorja e

gegërishtes (e dialektit verior të shqipes).

Kreu i parë”Format e pashtjelluara në gjuhën e sotme gjermane” trajton format e

pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane. Në fillim trajtohet Infinitivi (paskajorja) duke

paraqitur mënyrën e ndërtimit të tij, kuptimet e tij gramatikore, përdorimet e tij në

bashkëlidhje me folje dhe me emra, si edhe përdorimin e pavarur të tij. Më pas do të trajtohen

hollësisht funksionet sintaksore të tij.

Pjesa e dytë e kreut të parë trajton formën tjetër të pashtjelluar të gjuhës gjermane, Participin

I. Sërish do të fillohet me paraqitjen e mënyrës së ndërtimit të tij dhe me kuptimet e tij

gramatikore dhe më pas do të trajtohen funksionet e tij sintaksore duke i shoqëruar me

shembuj ilustrues.

Në vazhdim trajtohet Participi II me kuptimet e tij gramatikore dhe përdorimet e tij sintaksore,

sërish të ilustruara me shembuj.

Vëmendje i është kushtuar dhe formës tjetër të pashtjelluar të foljes në gjuhën e sotme

gjermane, Gerundivumit, edhe pse është një formë jo shumë funksionale dhe jo e njohur nga

të gjithë studiuesit e gjuhës gjermane.

Kreu i dytë trajton me radhë tri format e pashtjelluara të shqipes standarde, duke filluar me

gerundin. Do të paraqiten të dyja trajtat e gerundit dhe funksionet e tyre sintaksore, duke i

ilustruar me shembuj të vjelë nga letërsia shqipe.

Pjesa e dytë e kreut të dytë i kushtohet përcjellores me të dyja trajtat e saj, pohore dhe mohore

dhe së fundmi do të analizohet forma e pashtjelluar e pjesores.

Kreu i tretë ka në qendër krahasimin e formave të pashtjelluara të të dyja gjuhëve. Do të

trajtohet me hollësi se cilat mjete gjuhësore të gjuhës shqipe i përgjigjen formave të

pashtjelluara të gjuhës gjermane në funksionet e tyre sintaksore. Do të evidentohen

ndryshimet dhe të përbashkëtat midis tyre.

Një nënpikë e kreut të tretë do të paraqesë në mënyrë grafike, si edhe me shpjegimet përkatëse

dendurinë e përdorimit të formave të pashtjelluara në funksionet e tyre në gjermanisht dhe në

shqip, duke u bazuar në korpusin e përzgjedhur për gjuhën gjermane dhe përkthimin e tij në

gjuhën shqipe.

Në fund punimi mbyllet me përfundimet, ku evidentohen arritjet kryesore bazuar në

analizën teorike si dhe disa përfundime të veçanta nga krahasimi midis dy gjuhëve i kryer

gjatë studimit.

Page 15: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

1

KREU I

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES NË GJUHËN E SOTME

GJERMANE

Në sistemin foljor të gjuhës gjermane, ashtu si edhe në shumë gjuhë të tjera, bëhet dallimi midis

formave të shtjelluara dhe atyre të pashtjelluara të foljes. Format e shtjelluara kanë kategoritë

morfologjike të kohës, mënyrës, vetës dhe numrit, kategori të cilat mungojnë te format e

pashtjelluara.4 Me forma të pashtjelluara të foljes kuptohen forma që nuk bartin të dhëna për

vetën, numrin dhe mënyrën.5

Gjuha e sotme gjermane njeh tri forma të pashtjelluara6: Infinitivin (Infinitiv) Participin I

(Partizip I) dhe Participin II (Partizip II). Këto forma njihen nga gjuhëtarë gjermanë si Engel,

Eisenberg, Helbig, Buscha, në gramatikën DUDEN etj. Disa gjuhëtarë të tjerë si Hentschel,

Weydt, Sommerfeldt, Starke etj. krahas këtyre formave njohin edhe një formë tjetër të

pashtjelluar: Gerundivumin.

Studimi i formave të pashtjelluara në gjuhën gjermane është i hershëm dhe në rrugëtimin e tij ai

ka hasur teori dhe mendime të ndryshme në lidhje me numrin e formave të pashtjelluara, siç

përmendëm rastin e Gerundivumit, që nuk njihet nga të gjithë si formë e pashtjelluar, apo siç

është edhe rasti i Participit për të cilin jo të gjithë gjuhëtarët bien dakort ta klasifikojnë te format

e pashtjelluara. Disa prej tyre si Marillier, Paul, Quintin etj. e fusin atë në klasën e mbiemrave7,

autorë si Sommerfeldt i quajnë Participet mbiemra participorë.8 Gjuhëtarët që e njohin Participin

si formë të pashtjelluar shprehen se ai mund të kalojë në klasën e mbiemrave nëse pëson një

ndryshim semantikor 9 dhe i humbet lidhjet me foljen nga e cila është përftuar.

Megjithatë, përpos mendimeve dhe teorive të ndryshme të gjuhëtarëve mbi format e pashtjelluara

në gjuhën gjermane, sot duket se kategorizimi i tyre është i konsoliduar. Për sa u përket

4 Bech G., Studium über das deutsche Verbum infinitum,Tübingen, 1955, f.13 5 Hentschel / Weydt, Handbuch der deutschen Grammatik, Berlin, 1994, f.126 6 Në gjuhën gjermane format e pashtjelluara quhen ‘Infinite Verbformen”

7 Marillier J.F., Was sind Partizipien në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen,

1994, f.27, 31, Valentin P. Über Nicht-Partizipien und Partizipien im heutigen Deutsch, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip

und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen , 1994 f.38-40, Quintin H., Zur morphosyntaktischen und semantischen

Einordnung von deutschen Partizipien und Partizipialsätzen, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im

Deutschen, Tübingen , 1994, f.103 8 Sommerfeldt K.-E., Zur Wortklassifikation des Deutschen – Untersuchungen zur Wortartenzugehörigkeit partizipialer

Bildungen. në Zeitschrift für Phonetik, Sprachwissenschaft und Kommunikationsforschung 41/2, Berlin, 1988 f.225 9 Eisenberg P. “Die Syntax des Mittelwortes” , në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im

Deutschen, Tübingen , 1994, f.70-71

Page 16: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

2

funksioneve sintaksore të formave të pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane, pothuajse të

gjithë gjuhëtarët dhe gramatikat i njohin të njëjtat funksione formave të pashtjelluara.

Në lidhje me statusin funksional të formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme gjermane

ato klasifikohen midis gjymtyrëve të fjalisë dhe sifjalive të nënrenditura. Disa gjuhëtarë i shohin

format e pashtjelluara të foljes si gjymtyrë fjalie, si psh. Eisenberg10

, ndërsa gjuhëtarë të tjerë si

psh. Griesbach11

i shohin si sifjali të nënrenditura. Ndërkohë që gjuhëtarë të tjerë si Helbig,

Buscha shprehen se ato funksionojnë si gjymtyrë fjalie, por kur përmbushin kriteret e të qenit

sifjali, apo kur marrin vlerë fjaliore ato funksionojnë si sifjali të nënrenditura. Të përbashkëtat që

ato kanë me sifjalitë e nënenditura janë: Format e pashtjelluara të foljes ruajnë valencën e foljes

nga e cila vijnë dhe si rrjedhojë zgjerohen më tej me përbërës të tjerë. Këto ndërtime të zgjeruara

marrin vlerë fjaliore kur ato formojnë predikacionin e domosdoshëm për çdo fjali, kanë një

kryefjalë të fshehur, e cila është identike me ndonjë gjymtyrë të sifjalisë drejtuese

Si gjymtyrë fjalie ato dalin në funksione të ndryshme: si kallëzues, kryefjalë, kundrinor etj.

Le të ndalemi me radhë te të gjitha format e pashtjelluara të gjuhës së sotme gjermane dhe

funksionet sintaksore të tyre.

I.1. Infinitivi

Infinitivi është një nga format e pashtjelluara themelore të gjuhës gjermane, e cila për nga shkalla

e përdorimit e nga karakteristikat që zotëron është studiuar gjerësisht nga gramatika dhe

gjuhëtarë të ndryshëm. Ndër to mund të përmendim Gramatikën e DUDEN (DUDEN, die

Grammatik, Mannheim, 1998), gramatikën e Helbig dhe Buscha (Helbig / Buscha, Deutsche

Grammatik. Ein Handbuch für den Ausländerunterricht, Berlin, 2001) , të Engel (Engel

U.,Deutsche Grammatik, München, 2004), Eisenberg (Eisenberg P., Grundriβ der deutschen

Grammatik, Stuttgart, 1989) , Jung (Jung W., Grammatik der deutschen Sprache, Leipzig, 1966),

Zifonun ( Zifonun G., Hoffmann L., Strecker B., Grammatik der deutschen Sprache, Berlin,

1997) etj. Gjithashtu kjo formë e pashtjelluar ka qenë në qendër të shumë monografive dhe

artikujve shkencorë si “Der Infinitiv”(1992) i Buscha dhe Zoch, apo “Der Infinitiv im

Deutschen” (2005) i Marillier dhe Rozier, etj.

10 Eisenberg P., Grundriss der deutschen Grammatik: der Satz, Stuttgart, 2004, f.370 11 Schulze/ Griesbach, Grammatik der deutschen Sprache, 1960, München

Page 17: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

3

Në trajtimet që i janë bërë Infinitivit, ai është parë si një formë e pashtjelluar foljore që zotëron

tipare foljore dhe emërore.12

Ai zotëron tipare të foljes që bëhen të qarta në funksionin e tij si

pjesë e kallëzuesit edhe pse Infinitivi si formë e pashtjelluar nuk zgjedhohet. Gjithashtu ai mund

të funksionojë në fjali si kryefjalë apo kundrinor ashtu si edhe emri, por, ndryshe nga ai,

Infinitivi nuk lakohet.13

Infinitivi është përcaktuar si forma bazë e foljes, si forma emërtuese e

saj.

Ja si përkufizohet ai në disa prej gramatikave të sipërpërmendura:

“Forma në të cilën shfaqet ose emërtohet një folje në gjuhën gjermane, forma me të cilën

pasqyrohet një folje në fjalor quhet Infinitiv.”14

Ajo është quajtur edhe formë emërtuese

(Nennform) ose formë themelore.15

“Infinitivi është forma bazë e foljes, që nuk përcaktohet më tej nëpërmjet vetës, numrit, kohës e

mënyrës”16

. Ulrich Engel shprehet në gramatikën e tij se Infinitivi është identik me formën e parë

të rrënjës.17

Për Buscha/Zoch Infinitivi si formë e pashtjelluar e foljes është i pandryshueshëm

morfologjikisht dhe kështu nuk është në gjendje të përcaktohet sipas kategorive foljore: vetë,

numër, kohë dhe mënyrë.18

Në gramatikën Duden thuhet; “Infinitivi, ndryshe nga format e shtjelluara të foljes, nuk

përcaktohet sipas vetës dhe numrit, as sipas mënyrës, por shfaq një dallim kohësh ( e tashme, e

ardhme, e shkuar) dhe një dallim midis formës veprore dhe asaj pësore. “

Siç del nga përkufizimet e gjuhëtarëve të ndryshëm, Infinitivi i gjuhës gjermane është një formë

e pashtjelluar foljore, që si e tillë nuk i zotëron kategoritë e vetës, numrit, kohës dhe mënyrës. Ai

është një formë që emërton dhe gërsheton kryesisht tiparet e foljes dhe të emrit.

I.1.1 Ndërtimi dhe kategoritë gramatikore të Infinitivit

Gjatë përkufizimit të Infinitivit theksuam që ai nuk përcaktohet nëpërmjet vetës, numrit, kohës

dhe mënyrës. Por disa gjuhëtarë si G.Helbig, J.Buscha, I.Zoch etj. i njohin Infinitivit kuptimet

gramatikore të kohës: e tashme (Präsens), e kryer (Perfekt) e të diatezës : veprore (Aktiv), pësore

(Passiv). Referuar këtyre kuptimeve gramatikore, Infinitivi i gjermanishtes shfaqet në formë

12 Plank F., Ein Verb ist ein Verb ist ein Verb? Zur kategorialen Syntax von Infinitiven. Në Veronika Ehrich & Peter Finke

(eds.), Beiträge zur Grammatik und Pragmatik, Kronberg, 1975 f.111 13 Nasri M., Der Infinitiv im Deutschen - der maṣdar im Arabischen: eine kontrastive Untersuchung, disertacion, 1993, f.37 14 Duden, Die Grammatik, Mannheim, 1998, f.189 15 Po aty 16 DUDEN, Universalwörterbuch, Mannheim, 2001, f.829 17 Engel U. Deutsche Grammatik, München, 2004, f.227 18 Buscha/Zoch, Der Infinitiv, Leipzig, 1992, f 11

Page 18: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

4

sintetike dhe analitike. Formë sintetike ka e tashmja veprore. Këtë formë e ka Infinitivi i të

gjitha foljeve. Ajo është forma kryesore e Infinitivit, forma me të cilën pasqyrohet folja në

fjalor. Kjo formë nga disa gjuhëtarë si psh. nga Engel quhet ndryshe Infinitiv i thjeshtë. Ajo

formohet duke i bashkangjitur rrënjës së foljes mbaresën –en.

arbeit -en (punoj), komm -en (vij), geh -en (shkoj), les -en (lexoj)

Në raste të tjera, kur rrënja e foljes mbaron me -el dhe -er, mbaresa e infinitivit është –n

Lispel –n (pëshpëris), wechsel –n (ndërroj), lächel-n (buzëqesh), zitter –n (dridhem),

steiger –n (ngre, rris), hammer –n (rrah me çekiç) etj.19

Me -n mbaron edhe Infnitivi i foljeve sein (jam) dhe tun (bëj). 20

Sipas Engel, në gjuhën e folur

mbaresa -en mund të reduktohet në -n: gehn, laufn, ziehn, ose mund të shfaqen asimilime

tingujsh: gebm (geben), denkng (denken) etj., por këto dukuri nuk shfaqen në gjuhën e shkruar.21

Formë analitike ka Infinitivi i së tashmes pësore, si edhe Infinitivi i së kryerës në veprore e

pësore. Format e së tashmes quhen Infinitiv I, ndërsa format e së shkuarës Infinitiv II.

Infinitivi II aktiv (edhe infinitivi aktiv i së kryerës) ndërtohet me Participin II të foljes dhe

Infinitivin I të foljeve haben (kam) dhe sein (jam)22

gearbeitet haben (të kesh punuar / me pasë punuar), gekommen sein (të kesh ardhur / me pasë

ardhur) (Buscha Zoch ; Helbig Buscha)

Infinitivët I dhe II, forma veprore (aktiv), të foljeve që mund të kthehen në pasiv, kanë forma

korresponduese në pasiv. Këtu bëhet dallim midis pasivit të veprimit (procesit) dhe atij të

gjendjes. Infinitivi i së tashmes pësore, që tregon veprim ose proces formohet nga Participi II i

foljes me kuptim të plotë dhe Infinitivin I aktiv të foljes werden: geöffnet werden (të hapet / me u

hapë), gelernt werden (të mësohet / me u msu), gemacht werden (të bëhet / me u ba)

Infinitivi i së tashmes pësore që tregon gjendje formohet nga Participi II i foljes me kuptim të

plotë dhe Infinitivi I aktiv i foljes sein (jam): geöffnet sein (të jetë hapur / me qenë hapë),

gemacht sein ( të jetë bërë/ me qenë ba), gelernt sein ( të jetë mësuar / me qenë msue).

19 Helbig / Buscha, Deutsche Grammatik . Ein Handbuch für den Ausländerunterricht, Berlin, 2001, f.95 ; Engel U., vep. e cit.

f.227 20 Buscha/Zoch, der Infinitiv, Leipzig, 1992, f 11 21 Engel, vep. e cit., f.227 22 Helbig / Buscha, Deutsche Grammatik, Berlin, 2001, f.95

Page 19: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

5

Pasivi që tregon proces i Infinitivit II formohet nga Participi II i foljes me kuptim të plotë dhe

Infinitivi II i foljes werden, e cila përdoret pa parashtesën -ge (parashtesë që formon Participin II,

pjesoren) (shih më poshtë):

geöffnet worden sein (të jetë hapur (nga dikush)/ me qenë hapur (nga dikush))

Pjesorja që tregon gjendje (Zustandspassiv) e Infinitivit II formohet nga Participi II i foljes me

kuptim të plotë dhe Infinitivi II aktiv i foljes sein : gelernt gewesen sein (me qenë mësu).

Gerhard Helbig dhe Joachim Buscha në “Deutsche Grammatik” dhe Joachim Buscha dhe Irene

Zoch në “Der Infinitiv” i paraqesin format e Infinitivit nëpërmjet skemës së mëposhtme: 23

Infinitiv

Infinitiv I (Präsens) Infinitiv II (Perfekt)

Aktiv Passiv Aktiv Passiv

lernen gelernt haben

(mësoj) (të kesh mësuar)

kommen gekommen sein

(vij) (të kesh ardhur)

Vorgangs- Zustands- Vorgangs- Zustands-

passiv passiv passiv passiv

gelernt werden gelernt sein gelernt worden sein gelernt gewesen sein

( të mësohesh) (të jesh mësuar) (të jesh mësuar) (të kesh qenë mësuar)

Po këtë ndarje të Infinitivit njohin edhe Hentschel / Weydt në “Handbuch der deutschen

Grammatik”24

23 Helbig / Buscha, Deutsche Grammatik, Berlin, 2001, f.96 ; Buscha/Zoch, Der Infinitiv, Leipzig, 1992, f 12

Page 20: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

6

Helbig, Buscha dhe Zoch janë të mendimit, që në gjermanisht nuk ekziston Infinitivi i së

ardhmes. Si formë perifrazimi për të shprehur të ardhmen në Infinitiv shërben ndonjëherë folja

modale “wollen” (dua). Buscha dhe Zoch sjellin si shembull këtë fjali25

:

Es scheint, dass sich seine Krankheit nicht so bald bessern wird.

Duket sikur sëmundja e tij nuk do shërohet aq shpejt.

Seine Krankheit scheint sich nicht so bald bessern zu wollen.

Duket sikur sëmundja e tij nuk do shërohet aq shpejt.

Ndërsa Gramatika e Gjuhës Gjermane DUDEN dallon këto forma të infinitivit26

:

Infinitivi aktiv :

Infinitivi i së tashmes (loben/ lavdëroj; me lavdëru (geg.), erwachen / zgjohem; me u

zgju),

Infinitivi i së shkuarës (gelobt haben / të kem lavdëruar; me pasë lavdëru(geg.), erwacht

sein / të jesh zgjuar ; me qenë zgju (geg.)),

Infinitivi i së ardhmes I (loben werden/ do të lavdëroj, erwachen werden / do të zgjohem)

Infinitivi i së ardhmes II (gelobt haben werden / do të kem lavdëruar, erwacht sein

werden / do të jem zgjuar)

Infinitivi pasiv :

Infinitivi i së tashmes (pasivi i procesit) (gelobt werden/ të lavdërohesh ; me u lavdëru)

Infinitivi i së shkuarës (pasivi i procesit) (gelobt worden sein/ të jesh lavdëruar ; me qenë

lavdëru)

Infinitivi i së tashmes (pasivi i gjendjes) (geöffnet sein / të jesh hapur ; me qenë hapë)

Infinitivi i së shkuarës (pasivi i gjendjes) (geöffnet gewesen sein / të kishe qenë hapur ;

me pasë qenë hapë)

Siç e shohim, krahas formave që njeh Helbig, Buscha e Zoch, kjo gramatikë njeh edhe dy forma

të së ardhmes aktiv: Futur I dhe Futur II.

24 Krah. Hentschel/Weydt, Handbuch der deutschen Grammatik, Berlin, 1994, f.127-128 25 Buscha/Zoch, vep.e cit. fq.12 26 DUDEN, Die Grammatik, Mannheim, 1998, f.189

Page 21: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

7

Engel shprehet se për qëllime teorike dhe praktike mjafton vetëm forma e thjeshtë e Infinitivit

(pra Infinitivi i së tashmes). Në rast nevoje mund të flitet për forma infinitivore të së kryerës, të

pësores etj.

I.1.2 Përdorimi i Infinitivit me folje dhe emra

Infinitivi nuk ka kuptim të vetin, të mëvetësishëm, siç e kanë foljet e shtjelluara.27

Në përdorimet

e tij Infinitivi lidhet me një folje tjetër e cila zotëron kategoritë gramatikore të numrit, vetës,

mënyrës etj., pra zgjedhohet. Meqë vetë Infinitivi, siç u tha, nuk i zotëron këto kategori, ai nuk

ndryshon formë sipas këtyre kategorive:

Du sollst kommen - ti duhet të vish , ti duhet me ardhë (geg.)

Du solltest kommen - ti duhet të vije (s), ti duhej me ardhë (geg.)

Folja me të cilën lidhet infinitivi mund të jetë folje ndihmëse, folje me kuptim të plotë,ose folje

këpujore + emër/mbiemër.

Në gjuhën gjermane përdoret edhe Infinitivi i pavarur apo i izoluar në fjali urdhërore; këtu luan

rol intonacioni i përfunduar i fjalisë. Ky funksion njihet si funksion karakteristik i Infinitivit,

funksion që e ndeshim në të gjitha gjuhët e pajisura me Infinitiv (në anglisht, frëngjisht etj.)

Aufstehen (Çohuni / Me u çue)

Zu Plaudern! f.904 Të flasim!(S) Me fol! (G)28

Immer hübsch aufschreiben, Ziemβen! F.69

Të shkruajmë gjithnjë bukur, Cimsen! (S)! Me shkrue gjithnjë bukur Cimsen! (G)

Përdorimin e pavarur të Infinitivit do ta shohim më hollësisht në faqen 61 të punimit.

I.1.2.1 Përdorimi i Infinitivit me folje

Infinitivi lidhet me folje me kuptim të plotë, që bartin kategoritë foljore në fjali. Kryefjala logjike

e Infinitivit mungon në fjali dhe shprehet përmes kryefjalës dhe kundrinorit të foljes së

zgjedhueshme me të cilën është lidhur29

:

27 Engel U. Deutsche Grammatik, Heidelberg, 1988 f.437 28

Shënimet (S) dhe (G) nënkuptojnë standard dhe gegërisht 29 Helbig/Buscha, vep.e cit. f.96

Page 22: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

8

Ich habe ihr versprochen zu kommen.

I premtova të vija.

Ich habe ihr versprochen , dass ich komme.

I premtova, që do të vija.

Ich habe ihr zugeredet zu kommen

E binda të vinte.

Ich habe ihr zugeredet, dass sie kommt.

E binda , që të vinte.

Në lidhjet folje e zgjedhuar + Infinitiv bëhet dallim ndërmjet lidhjeve të domosdoshme (të

kushtëzuara nga valenca e foljes drejtuese), ku folja e zgjedhuar dhe Infinitivi (plotësor) nuk

qëndrojnë pa njëra – tjetrën, lidhje në të cilat Infinitivi del i shoqëruar ose jo nga pjesëza zu, si

edhe lidhjeve të lira , fakultative (të pakushtëzuara nga valenca). Në lidhjet e detyrueshme

Infinitivi lidhet me folje me kuptim të plotë ose me folje jo me kuptim të plotë siç janë foljet

ndihmëse: haben, sein, werden, folja këpujore: sein, foljet modale : können (mund), wollen

(dua), sollen (duhet), müssen (duhet), dürfen (lejohet), möchten (dëshiroj), folje të ngjashme me

ato modale apo modifikuese: scheinen (duket), brauchen (nevojitet), pflegen (kujdesem) etj., me

lokucione foljore, me folje aspektore : anfangen (filloj), beginnen (filloj), fortfahren (vazhdoj),

aufhören (ndërpres) etj. Ai mund të lidhet me folje këpujore + emër / mbiemër ose me shprehje

foljore + emër / mbiemër.30

Këtu hyjnë folje të tilla si : sich bewusst sein (të jesh i vetëdijshëm), sicher sein (të jesh i sigurt),

würdig sein (të jesh i denjë), froh sein (të jesh i gëzuar), traurig sein (të jesh i trishtuar),

imstande sein (të jesh në gjendje), sich einig sein (të jesh një), der Meinung sein (të jesh i

mendimit), in Gefahr sein (të jesh në rrezik), des Glaubens sein (të besosh), an der Reihe sein (të

jesh në radhë), in der Stimmung sein ( të jesh në gjendje shpirtërore), in der Lage sein (të jesh në

gjendje) etj.

Er verlangte, daβ Joachim ihm Weiteres von dem Leben “hier oben” und von den Gästen

erzähle, was auch bereitwillig geschah, da Joachim froh war, sich erleichtern und mitteilen zu

können. f.27

Ai kërkoi që Joachimi të tregonte për jetën “këtu lart”dhe për klientët, gjë që ndodhi me

gatishmëri, meqë Joakim ishte i gëzuar që mund të lehtësohej dhe të jepte informacion.

War es nicht Joachim, der ihm schrieb,- sei es, weil er nicht in der Lage war, zu schreiben.

f.683

Nuk ishte Joakimi ai që i shkroi, qoftë edhe ngaqë ai nuk ishte në gjendje të shkruante. 30 Buscha Zoch , vepër e cituar, f.48

Page 23: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

9

Krahas këtyre lidhjeve, Infinitivi paraprihet edhe nga folje me kuptim të plotë, raste në të cilat

Infinitivi shfaqet si kundrinor, por me funksionet sintaksore të tij do të merremi më poshtë.

Disa prej foljeve me kuptim të plotë , me të cilat lidhet Infinitivi janë: ablehnen (refuzoj),

aufgeben (heq dorë), lieben (dua), versuchen (përpiqem, provoj), zögern (ngurroj) , sich fürchten

(kam frikë), gehören( i përkas), eintreten (shkel, hyj), verlangen (kërkoj), beauftragen (ngarkoj

një detyrë), beschuldigen (fajësoj) , bestärken (përforcoj), ermutigen (jap zemër) , anweisen

(udhëzoj), anklagen (padis), sich weigern (kundërshtoj), vermögen (jam në gjendje, mundem) etj.

Hermine Kleefeld zum Beispiel, die zum Lunch in wollener Hosentracht zu erscheinen liebte.

f.648

Hermine Kleefeld për shembull, e cila donte të shfaqej për drekë me një kostum të leshtë me

pantallona.

Wenn er versucht hätte, über das Ende der geschaufelten Verkehrspfade hinaus vorzudringen.

f.647

Sikur të ishte përpjekur të depërtonte përmes fundit të shtegut të punuar me lopatë.

Und doch hatte der Heimweh sich zu einem Stück Arbeit gestaltet, das in Angriff zu nehmen er

wohl nicht zögern sollte. f .660

Dhe megjithatë malli për shtëpinë ishte kthyer në një lloj pune, të cilën ai nuk duhej të

ngurronte ta niste.

Siç mund të shihet, foljet nga të cilat varet Infinitivi tregojnë ndjenjë , forma të të menduarit,

mbajtje qëndrimi, shprehin ndikim, besim, janë folje të gjuhës juridike etj.

Shpesh Infinitivi në lidhjet e tij shoqërohet nga një korrelat, pra nga një fjalë që i referohet atij

nga ana gramatikore ose kuptimore.31

Korrelati e përfaqëson Infinitivin në sifjalinë drejtuese.

Sipas funksioneve sintaksore që kryen Infinitivi në fjali korrelatët mund të jenë es, das,

ndajfolje përemërore etj. Korrelatët mund të jenë fakultativë ose të detyrueshëm.

31 Krahaso: DUDEN Deutsches Universalwörterbuch, Mannheim, 2001, f.950 :”korrelati është një fjalë që i referohet një fjale

tjetër nga ana gramatikore ose kuptimore.”

Page 24: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

10

Immerzu will er weg und plagt mich und kann es nicht erwarten, sich da unten schinden zu

lassen. f.68

Ai dëshiron të largohet vazhdimisht, më torturon dhe nuk mund të presë që t’i dalë shpirti aty

poshtë.

Die Menschenseele nur zu sehr dazu neigte, ihre ganze Lebenslust aus dem Leibe zu saugen…

f.623

Shpirti i njeriut tentonte shumë ta thithte gjithë kënaqësinë e jetës nga trupi.

Lidhjet e Infinitivit me folje me kuptim të plotë varen nga valenca e foljes drejtuese.

Lidhjet e lira të Infinitivit (jo të varura nga valenca) janë të shumëllojshme dhe pa kufizime

sintaksore.32

Në këto lidhje Infinitivi shoqërohet nga lidhëzat : um … zu, (an)statt … zu, auβer

um … zu, ohne … zu.

Dann schwebte wohl eine erleuchtete Wolke, rauchartig, lange, ohne ihre Form zu verändern,

vor einer Felswand. f.644

Pastaj, një re e ndriçuar rrinte varur për një kohë të gjatë, sikur nxirrte tym para një faqeje

shkëmbi, pa e ndryshuar formë e saj.

Man könne nichts weiter tun, um seinen Ernst zu erweisen. f.402

S’mund të bëje gjë tjetër për të provuar seriozitetin e tij.

Këto lidhje shprehin kuptime të ndryshme.

I.1.2.2 Përdorimi i Infinitivit me emra

Krahas foljeve, Infinitivi lidhet edhe me emra. Në këto lidhje ai shfaqet gjithnjë i shoqëruar

nga pjesëza zu.

Infinitivi lidhet kryesisht me emra foljorë.

Wunsch und Versuchung, sich niederzulegen und zu ruhen, beschlichen in der Gestalt seinen

Sinn. f.664

32 Helbig / Buscha vep e cit. f.96

Page 25: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

11

Dëshira dhe tundimi për t’u ulur dhe për të pushuar i kishin pushtuar mendjen.

…eine unter gewissen Bedingungen dem Gedanken zukommende Fähigkeit, Materie an sich zu

ziehen und sich zu ephemerer Wirklichkeit darin auszuprägen. f.919

…një aftësi që i vinte në mendje në kushte të caktuara, për të tërhequr drejt vetes materien për

t’u formësuar brenda saj në n jë realitet jetëshkurtër.

Infinitivi mund të lidhet edhe me emra jofoljorë.

Es sei Brauch, auf das Essen zu schimpfen. f.25

Ishte bërë zakon ta shaje ushqimin.

Er fühlte sein Herz sich regen, das vom Aufstieg pochte, - dies Herzmuskelorgan dessen Art zu

schlagen er belauscht hatte. f.654

Ai ndjeu zemrën t’i lëvrinte, që po hidhej përpjetë,- këtë organ, mënyrën e rrahjes të së cilit ai

kishte përgjuar.

Këto lidhje kanë forma konkurruese ,si p.sh. krahas lidhjes emër + infinitiv mund të gjejmë

lidhjen emër + emër me parafjalë ose emër + sifjali e nënrenditur:

ihre Bitte, ihr zu helfen → lutja e saj për ta ndihmuar (emër + Infinitiv)

ihre Bitte um Hilfe → lutja e saj për ndihmë (emër + parafjalë)

Forma konkuruese e lidhjes emër + Infinitiv (Bitte zu helfen) është lidhja emër + emër me

parafjalë Bitte um Hilfe, ku në vend të Infinitivit helfen del emri Hilfe i shoqëruar nga parafjala

um.

ihre Bitte, dass er ihr helfen möge → lutja e saj, që ai ta ndihmonte (emër + sifjali e

nënrenditur)

Në këtë rast është sifjalia [ …dass er ihr helfen möge] formë konkuruese e Infinitivit.

Page 26: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

12

Vetëm një grup i vogël emrash nuk gjen forma konkuruese, por lidhet vetëm me Infinitiv. Këtu

hyjnë : Angewohnheit (zakon), Beschuldigung (fajësim), Ehrgeiz (ambicie), Leidenschaft

(passion), Versuch (përpjekje), Weigerung (kundërshtim) etj.

Ihm war es im Innersten so wenig ernst, daβ er nicht den geringsten Versuch unternahm, sie ins

Werk zu setzen. f.869

Brenda tij ai e mori me kaq pak seriozitet çështjen, sa që nuk bëri as përpjekjen më të vogël ta

vinte në punë.

I.1.2.3 Përdorimi i pjesëzës zu

Infinitivi i gjuhës gjermane shoqërohet shpesh nga pjesëza zu. Në shumë lidhje dhe funksione të

tij ajo është e detyrueshme, në disa përdorime të tjera është fakultative dhe në disa raste të tjera

ajo mungon në mënyrë të detyrueshme. Ajo vendoset para Infinitivit. Te foljet e ndashme ajo

vendoset në trup të Infinitivit, midis parashtesës dhe rrënjës së tij. 33

I.1.2.3.1 Infinitivi i paraprirë nga pjesëza zu.

Para foljes pjesëza zu e detyrueshme vendoset në këto raste:

Te foljet theksi i të cilave bie në rrënjën e tyre. Këtu bëjnë pjesë foljet e thjeshta:

zu gehen (të shkosh ; me shkue), zu schreiben (të shkruash ; me shkrue), foljet me

parashtesë të pandashme34

(be- , ent- , er-, ge-, ver-, zer-): zu bestellen( të

porositësh ; me porosit), zu gefallen ( të pëlqesh ; me pëlqye), zu erziehen (të

edukosh ; me edukue)

Foljet me parashtesë të pandashme në disa variante: durch-, hinter-, über-, um-,

unter-: zu durchlaufen ( të vraposh , të përshkosh; me vrapue, me përshkrue), zu

umgeben (të rrethosh ; me rrethue), zu untersagen ( të ndalosh; me ndalue)

33 Folje të ndashme quhen ato folje të prejardhura ose të pëbëra, pjesa e parë e të cilave shkëputet nga rrënja e foljes dhe

vendoset pas saj. Pjesa e parë e foljes së ndashme mund të jetë një parashtesë ose një folje, emër a mbiemër psh: anrufen Ich rufe

dich bald an. Ich habe vor, dich bald anzurufen. (Do të të telefonoj së shpejti. / Kam ndër mend të të telefonoj shpejt.) 34 Foljet e prejardhura të formuara me parashtesat be-, ent-, er-, ge-, ver-, zer-, si dhe durch-, hinter-, über-, um-, unter- (në

disa përdorime të tyre)apo disa folje të tjera të prejardhura nuk ndahen dhe nuk janë pjesë e foljeve të ndashme. Si rrjedhim ato

quhen folje të pandashme.

Page 27: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

13

Disa folje pjesa e parë e të cilave është mbiemër: zu frohlocken (ngazëllohem ;

me u ngazëlly), zu offenbaren ( zbuloj ; me zbulu), zu vollenden (përfundoj ; me

përfundu) , zu vollbringen (kryej , zbatoj ; me u kry, me u zbatu)

Te foljet që mbarojnë me prapashtesën e theksuar –ieren: zu studieren (studioj;

me studiu), zu transformieren (transformoj; me transformue)

Te disa folje pjesa e parë e pandashme e theksuar e të cilave është emër ose

mbiemër: zu fachsimpeln (flas për çështje profesioni), zu haushalten (drejtoj

shtëpinë), zu langweilen (mërzitem)

Midis pjesës së parë të foljes dhe rrënjës së saj pjesëza zu hyn te foljet me pjesë të parë të

theksuar, te foljet me parashtesën an-, auf-, aus-, bei-, ein- : anzurufen, einzusteigen, në disa

variante edhe durch, hinter, über, um, unter: durchzulaufen, unterzugehen, te një grup foljesh me

pjesë të parë të ndashme të theksuar emër ose mbiemër: heimzufahren, standzuhalten,

teilzunehmen, freizusprechen. Pra, pjesët e ndashme të këtyre foljeve janë zakonisht parafjalë,

ndajfolje e më rrallë mbiemra, emra e folje. Nëse midis pjesës së parë të theksuar të foljes edhe

rrënjës së Infinitivit qëndron edhe një parashtesë tjetër e patheksuar, atëherë pjesëza zu vendoset

në mes të dy parashtesave:

abzubestellen, einzugestehen, hinzuübersetzen

I.1.2.3.2 Infinitivi pa pjesëzën zu

Me një grup foljesh Infinitivi lidhet pa pjesëzën zu, por direkt me foljen.35

Këtu bëjnë pjesë:

Foljet modale dürfen (lejoj), können (mund), mögen (dua), müssen (duhet), sollen(

duhet), wollen (dua):

Er konnte lange stehen bleiben. f.655 → Ai mund të rrinte gjatë në këmbë.

Man muss jedoch dagegen kämpfen. f. 663→ Sidoqoftë duhet luftuar kundër kësaj.

Ich will dran denken. f. 673 → Dua të mendoj për këtë.

Foljet e perceptimit: hören (dëgjoj), sehen (shikoj), fühlen (ndiej), spüren (ndiej):

35 Helbig/Buscha, vep. e cit. f. 97

Page 28: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

14

Eines Tages sah Herr Settembrini ihn im weiβlichen Nebel verschwinden. f.650

Një ditë , zoti Settembrini e pa atë të zhdukej në mjergullën e bardhë.

Er nahm sich gewaltsam zusammen, als er in der nur noch matt erleuchteten Halle Joachim

sagen hörte:”Da sitzt Krokowski” f.28

Ai e mblodhi veten me forcë, kur në sallën e ndriçuar zbehtë dëgjoi Joakimin të thoshte:”Aty

ulet Krokowski”

Foljet që tregojnë lëvizje : gehen (shkoj), kommen (vij), fahren (udhëtoj).

Er geht schwimmen. → Ai shkon për të notuar

Foljet werden (bëhem) ( e cila bashkë me Infinitivin formon të ardhmen), bleiben (rri),

lassen (lë)

Er blieb stehen und sah sich um. f.654

Ai qëndroi në këmbë dhe shikoi rreth e rrotull.

Es wird nicht alles genau wie früher sein. f. 684

S’do të jetë gjithçka njëlloj si më parë.

Sie lassen sie zu mir schicken. f.649.

Dërgojeni tek unë.

Infinitivi nuk shoqërohet nga pjesëza zu kur ai lidhet me foljet haben, finden, legen në

ndërtime të veçanta:

Ich muss immer dabei an unsere Weckgläser denken, die unsere Hamburger Hausdame …in

ihrer Speisekammer reihenweise auf den Boden stehen hat. f.699

Page 29: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

15

Më duhet të mendoj gjithnjë për enët e qelqit, të cilat shërbyesja jonë nga Hamburgu i kishte

vendosur me radhe në dyshemenë e depos së ushqimeve.

Er fand die Tür zum Peeperkorn’schen Salon offenstehen. f.855

Ai e gjeti hapur derën për në sallonin e Peperkornit.

Kur Infinitivi përdoret i pavarur.

Links ranfahren! Nicht hinauslehnen! → Të vazhdohet majtas! Mos u varni jashtë!

Immer hübsch aufschreiben, Ziemβen! f.69 → Të shkruhet gjithnjë bukur, Cimsen! Shkruaj

gjithnjë bukur Cimsen!

I.1.2.3.3 Përdorimi fakultativ i pjesëzëz zu

Përdorimi i pjesëzës zu është fakultativ :

Kur infinitivi është kryefjalë e foljes së zgjedhuar (sidomos në lidhjet folje këpujore +

mbiemër)

Die verkrapften Lider zu trennen und auszuspähen, war eine Anstrengung. f.665

Ishte një mundim t’i ndaje qepallat e mbledhura dhe të ndiqje me bisht të syrit.

Ob es nicht weniger falsch gewesen wäre, zu bleiben. f.661

Sikur nuk do të kishte qenë më pak e gabuar po të rrije.

Kur infinitivi del si adverbial pas disa foljeve të lëvizjes:

Er hielt sich an die Lehrerin, Fräulein Engelhart, die eben kam, sie zu holen. f.455

Ai u mbajt te mësuesja, zonjusha Engelhart, e cila erdhi për t’i marrë ata.

Page 30: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

16

Pas lidhëzës als (si)

Eine Erscheinung, auf die es keine andere Antwort gab, als den Kopf zu senken und lautlos zu

wiederholen: “Mein Gott!” f.449

Një dukuri për të cilën nuk kishte përgjigje tjetër se sa të ulje kokën dhe të përsërisje pa zë: “O

Zot!”

Me foljet lernen (mësoj), lehren (mësoj dikë), helfen (ndihmoj), heissen (në kuptimin

befehlen – urdhëroj)

Nur langsam bequemten die Augen sich dem Dunkel und lernten das zugestandene Licht sich

zunutze zu machen. f.926

Sytë u ambjentuan ngadalë me errësirën dhe u mësuan të shfrytëzonin dritën që lëshohej.

Er lehrte ihn, den Leinenschirm am Stuhl zu befestigen und gegen die Sonne zu richten. f.595

Ai e mësoi ta ngecte çadrën te karrigja dhe ta drejtonte kundër diellit.

I.1.2.3.4. Përdorimi i detyrueshëm i pjesëzës zu

Kur Infinitivi del në rolin e kryefjalës ose kundrinorit në lidhje me foljen drejtuese, e cila

mund të jetë folje me kuptim të plotë, ose folje këpujore, ose grup foljor (Funktionsverbgefüge)36

+ mbiemër /ose emër:

Es war mir nicht möglich, sie ihm abzustreiten, Clawdia. f.859 (kryefjalë)

Klaudia, nuk ishte e mundur për mua t’ia mohoja atij këtë.

So beschloβ Hans Castorp eines Tages sich Schneeschuhe zu kaufen… f.647 (kundrinor)

Kështu, një ditë Hans Kastorpi vendosi të blinte ski.

36 Me Funktionsverbgefüge kuptohet një lokucion foljor folje + emër, të cilat formojnë së bashku një njësi semantike dhe si të

tilla formojnë kallëzuesin. Për këtë shih Helbig / Buscha, Deutsche Grammatik, Berlin, 2001, f.68

Page 31: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

17

Kur Infinitivi është pjesë gramatikore e kallëzuesit te foljet ndihmëse:

Er hatte vieles zu sagen. f.358 (folje ndihmëse)

Kishte shumë për të thënë.

Und aufgeräumt und redensartlich begann er zu schildern, wie das Blut durch die Gefäβe

gedrückt werde. f.366 (folje aspektore)

I gëzuar dhe tërë shprehi ai filloi të pasqyronte se si presohej gjaku nëpër enë.

Auβerdem schienen die meisten von ihnen aus dem Norden zu stamen. f.396

(folje e ngjashme me ato modale).

Përveç kësaj dukej sikur shumica prej tyre vinte nga veriu.

Kur Infinitivi shfaqet si në përdorim adverbial i lidhur me um, ohne, (an)statt :

Unbedingt müssen wir hingehen, um klug daraus zu werden. f. 531

Duhet të shkojmë patjetër që të bëhemi të zgjuar.

Dabei jedoch war kein Vergnügen, denn man sah nichts vor Flockentanz, der scheinbar ohne zu

fallen in dichtestem Wirbeldränge allen Raum erfüllte. f.660

Nuk kishte ndonjë kënaqësi në gjithë kë të, pasi nuk shihej asgjë nga vallëzimi i flokëve të

dëborës, i cili dukej sikur kishte mbushur gjithë vendin në një vorbull të dendur, pa rënë asnjë

flok bore.

Kur Infinitivi është atribut i një emri:

Auf die Gefahr sich zu verspäten, strebte er tiefer ins wilde Schweigen. f.658

Nga rreziku se mos vonohej ai u zhyt në heshtje të egër.

Page 32: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

18

Kur Infinitivi përdoret në njoftime në gazetë për dhënie ofertash :

Haus zu vermieten! → shtëpi për t’u dhënë me qera. / me u dhënë me qera

Në fjali thirrmore ose urdhërore :

Einem Kind solche Geschichten zu erzählen! → T’i tregosh një fëmije histori të tilla!

(wie kannst du als Erwachsener einem Kind solche Geschichten erzählen → si mund t’i tregosh

një fëmije histori të tilla!)

Zu Plaudern! f.904 → Për t’u biseduar! / Është për t’u biseduar! Duhet biseduar!

Gar nicht zu überschätzen. f.26 → Aspak për t’u mbivlerësuar.

I.1.2.4. Klasifikimi i zu

Siç e kemi parë, zu është shpesh herë pjesë e pandashme e Infinitivit. Por për klasifikimin e saj

ka pasur debate të vazhdueshme. Kështu në gramatika të ndryshme dhe nga gjuhëtarë të

ndryshëm zu është përcaktuar herë si lidhëz, herë si parafjalë e herë si pjesëz.37

Midis tyre mund

të përmendim Brinkmann, i cili shprehet se zu është formë morfologjike e Infinitivit38

, siç është

edhe ge- te Participi II39

. Eisenberg thotë që zu + Infinitiv duhet parë si formë e plotë e një

foljeje.40

Sipas tij, kjo duket qartë te foljet e ndashme ku zu hyn midis rrënjës dhe parashtesës së

foljes. Erben e quan parafjalë tek shprehet se zu + Infinitiv është një Infinitiv me parafjalë.41

E përbashkëta e fjalëzës zu me parafjalët është që ajo qëndron mes gjymtyrëve të fjalisë (gjë që e

dallon nga lidhëzat). Me lidhëzat ka të përbashkët që nuk kërkon një rasë të caktuar (gjë që e

dallon nga parafjalët), që qëndron para një foljeje (ndryshe nga parafjala që qëndron para një

emri ), por bëhet fjalë për një marrëdhënie me një folje të pashtjelluar. Pra elementi zu tregon

tipare specifike, që nuk bëjnë dot të mundur klasifikimin e saj as te lidhëzat dhe as te parafjalët.

37 Helbig G.,Zur Verwendung der Infinitiv-und Partizipialkonstruktionen in der deutschen Gegenwartssprache,në Deutsch als

Fremdsprache, Heft 5, 1973 f.284 38 Brinkmann 1971, f.271 39 Per këtë shih te participi II f. 40 Eisenberg P. Grundriβ der deutschen Grammatik 1989 f 375 41 Erben J., Deutsche Grammatik, Ein Abriss, München, 1980, f.301

Page 33: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

19

Ky element dallon si nga lidhëzat ashtu edhe nga parafjalët nga fakti, që nuk bart një kuptim të

dallueshëm, prandaj për shumë studiues duket më e përshtatshme ta klasifikojnë te pjesëzat.42

Bëhet fjalë për një pjesëz, që shfaqet vetëm para infinitivit të foljes dhe duhet dalluar nga fjalëza

zu (shumë , tepër) e vendosur para mbiemrave ose ndajfoljeve dhe që shërben si intensifikues i

shkallës pohore43

: Das Buch ist zu schwierig. → Libri është shumë i vështirë.

I.1.3. Infinitivi i thjeshtë dhe Infinitivi i zgjeruar

Kur flitet për Infinitivin duhet bërë dallim midis Infinitivit të thjeshtë dhe atij të zgjeruar.

Infinitivi quhet i thjeshtë, kur ai nuk shoqërohet dhe nuk zgjerohet me gjymtyrë të tjera në

ndryshim nga Infinitivi i zgjeruar, i cili quhet i tillë pasi ai zgjerohet më tej me gjymtyrë të

tjera.44

Infinitivi e ruan karakterin e tij foljor (të paktën pjesërisht) në të gjitha përdorimet e tij.

Këtu hyn edhe fakti që ai e ruan valencën e tij.45

Kështu, ai mund të marrë pas tij kundrinorë ,

rrethanorë etj.46

Këta infinitivë të zgjeruar janë quajtur ndryshe edhe grup infinitivor, ndërtime

me Infinitiv, fjali në Infinitiv, Infinitiv me vlerën e një fjalie etj. Në këtë punim ne do të

përdorim për Infinitivët e zgjeruar konceptin ndërtime me Infinitiv. Këto ndërtime janë një

strukturë gjuhësore ndër më tipiket në gjermanishte dhe ndeshen shumë shpesh.

I.1.3.1. Ndërtimet me Infinitiv

Me ndërtime me Infinitiv kuptohen grupe të tilla që kanë si gjymtyrë bërthamë një Infinitiv, që

nuk drejtohen në mënyrë eksplicite, por ato vetë drejtojnë të paktën një element dhe janë të

përfshira në një sifjali. Erben i quan ndërtimet me Infinitiv si zona kalimtare nga gjymtyra e

fjalisë në fjali47

, ndërsa Jung shprehet se ndërtimet me Infinitiv janë ndërtime sintaksore midis

gjymtyrës së fjalisë dhe sifjalisë së nënrenditur.48

Ndërtimet me Inifinitiv mund të jenë të

kushtëzuara nga valenca. Ata mund të dalin në rolin e kundrinorit, të kryefjalës apo si një

42 Helbig G.,Zur Verwendung der Infinitiv-und Partizipialkonstruktionen in der deutschen Gegenwartssprache,në Deutsch als

Fremdsprache, Heft 5, 1973 f.284 43 Po aty, f.284 44 DUDEN, Universalwörterbuch, Mannheim, 2001, f.829 45 Engel 1988 f.435 46 Hentschel Weydt, Handbuch der deutschen Grammatik, Berlin, 1994, f. 129 47 Erben J., Abriβ der deutschen Grammatik, Berlin, 1964, f.257 48 Jung W. , Grammatik der deutschen Sprache, Leipzig, 1966, f.24

Page 34: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

20

atribut.49

Infinitvët në këto ndërtime dalin gjithnjë të shoqëruar nga pjesëza zu. Sipas Engel sa

më e gjatë të jetë fraza me Infinitiv aq më shumë përdoret zu.50

Ndërtimi me Infinitiv mund të

dalë në vend të sifjalisë së nënrenditur, nëse kryefjala e tij logjike është identike me kryefjalën,

kundrinorin ose përemrin e pacaktuar man në fjalinë drejtuese. Vetë ndërtimet me Inifinitiv nuk

kanë kryefjalë të shprehur.51

Këto ndërtime kanë pothuajse të njëjtën strukturë dhe funksion , si

edhe të njëjtën “vlerë” si sifjalitë e nënrenditura, por që në strukturën sipërfaqësore janë më të

shkurtuara.

Ndërtimet me Infinitiv kanë si përgjegjëse një sifjali të nënrenditur ftilluese të lidhur me lidhëzën

dass. Të dyja këto ndërtime kanë zakonisht të njëjtin kuptim.52

Ndërtimet me Infinitiv sipas Dallmann kontribuojnë në ekonominë gjuhësore, në lexueshmërinë

më të lehtë dhe në një ndërtim racional të tekstit.53

Krahas ndërtimeve me Infinitiv të kushtëzuara nga valenca, dallojmë edhe ndërtime me infinitivë

të pakushtëzuara nga valenca, ndërtime të cilat përfaqësojnë sifjali të nënrenditura adverbiale,

nuk zenë vende bosh në fjalinë drejtuese dhe që nga ana sintaksore lidhen me folje çfarëdo.54

këto raste Infinitivi lidhet me lidhëzat um…zu, ohne…zu, anstatt…zu dhe kanë si përgjegjëse

sifjali të nënrenditura të lidhura me damit, anstatt dass, als dass dhe ohne dass.

Und wusste sie, ohne die anderen zu Hilfe zu nehmen, mit solcher Fertigkeit kreuzweise

einzuhaken. F.157 (Infinitivi i lidhur nga lidhëza ohne … zu)

Dhe dinte ta mbërthente atë si kryq me një aftësi të tillë, pa i marrë të tjerët për ndihmë.

Und wusste sie, ohne dass sie die anderen zu Hilfe nimmt, mit solcher Fertigkeit kreuzweise

einzuhaken. (sifjali e nënrenditur e lidhur me lidhëzën ohne dass)

Dhe dinte ta mbërthente atë si kryq me një aftësi të tillë, pa i marrë të tjerët për ndihmë.

49 Helbig. G, Zur Verwendung… , f.194 50 Engel 1988 , f 436 51 Helbig. G, Zur Verwendung… , f.192 52 Eisenberg P., Grundriβ der deutschen Grammatik, Stuttgart, 1989, f.377 53 Dallmann S., Zur funktionalstilistischen Charakterisierung von Infinitivkonstruktionen (në Germanistisches Jahrbuch DDR –

UVR), Budapest, 1985, f.49 54 Helbig. G, Zur Verwendung… , f. 195

Page 35: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

21

I.1.4. Funksionet sintaksore të Infinitivit

Infinitivi (këtu nënkuptojmë si Infinitivin e thjeshtë, ashtu edhe ndërtimet me infinitiv) krijon

lidhje (të kushtëzuara ose jo nga valenca e foljes) me folje, me emra, si edhe me mbiemra.55

Në këto lidhje infinitivi i gjuhës së sotme gjermane del në disa funksione sintaksore. Ai

shfaqet si pjesë e kallëzuesit, si kryefjalë, si kundrinor, si përcaktor, si edhe në përdorim

adverbial .56

Para se të shohim me radhë funksionet sintaksore të Infinitivit le të ndalemi pak te kallëzuesi në

gjuhën gjermane.

Kallëzuesi në gjuhën gjermane është i lidhur ngushtë me foljen. Në funksionin e kallëzuesit del

folja e shtjelluar, e cila përcakton strukturën e fjalisë. 57

Sipas formës së tij kallëzuesi në

gjermanisht mund të jetë i thjeshtë (einteilig) ose i përbërë (mehrteilig).58

Kallëzuesi i thjeshtë

përbëhet nga një formë foljore e shtjelluar, ndërsa kallëzuesi i përbërë përbëhet nga një folje në

formë të shtjelluar dhe një ose më shumë forma të tjera të pashtjelluara ose pjesë të tjera të

ligjëratës.

Er schreibt einen Text. (Ai shkruan një tekst) → kallëzues i thjeshtë

Er hat einen Text geschrieben. (Ai ka shkruar një tekst) → kallëzues i përbërë

Er will einen Text schreiben. (Ai dëshiron të shkruajë një tekst) → kallëzues i përbërë

Kallëzuesi i thjeshtë zë pozicionin II në fjalinë e thjeshtë dëftore, ose pozicionin I te fjalitë

pyetëse. (Karakteristikë e gjuhës gjermane është pozicioni i foljes në fjalinë e thjeshtë. Ajo

qëndron në pozicionin e dytë). Kallëzuesi I përbërë ndahet, pjesa e zgjedhueshme vendoset e

dyta në fjali, ndërsa pjesët e tjera vendosen në fund të saj.

Pjesët përbërëse të pashtjelluara të kallëzuesit foljor të përbërë mund të jenë pjesë gramatikore

ose pjesë leksikore të tij.59

55 Engel U., Deutsche Grammatik, Heidelberg, 1988 , f.436-437 56 Haider H., Deutsche Syntax – generative. Vorstudien zur Theorie einer projektiven Grammatik. Tübingen, 1993,f.256 57 Duden, f.625 58 Po aty 59 Helbig G./ Buscha J., vep.e cit., f. 448-449

Page 36: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

22

Si pjesë gramatikore të kallëzuesit dalin :

Infinitivi i lidhur me foljen ndihmëse werden, ose me folje modale.

Wir werden das Buch lesen. (Ne do ta lexojmë librin)

Wir wollen das Buch lesen. ( Ne duam ta lexojmë librin)

Er soll nicht rauchen. (Ai nuk duhet të pijë duhan)

Participi II i foljes , kur kallëzuesi shprehet me folje në formë analitike (në një kohë të

përbërë të së shkuarës ose në formën pësore)

Wir haben das Buch gelesen. (Ne e kemi lexuar librin)

Das Buch wurde gelesen. (Libri u lexua)

Pjesët gramatikore të kallëzuesit janë të detyrueshme. 60

Heqja e tyre çon në fjali jogramatikore:

Sie wird eine Reise machen. → * Sie wird eine Reise.

(Ajo do të bëjë një udhëtim. → *Ajo do të një udhëtim.)

ose çon në ndryshime gramatikore ose semantikore të fjalisë:

Wir haben das Buch gelesen. → Wir haben das Buch.

(Ne kemi lexuar librin. → Ne kemi librin.)

Si pjesë leksikore e kallëzuesit dalin pjesë të ligjëratës, të cilat lidhen me pjesën e shtjelluar të

kallëzuesit të përbërë për arsye leksikore ose të fjalëformimit. Këtu hyjnë:

Emrat që lidhen me folje leksikore dhe janë pjesë e lokucioneve foljore.

Er fährt Auto. (Ai i jep makinës)

Parashtesat e foljeve të ndashme

Er nimmt an einer Konferenz teil. (Ai merr pjesë në një konferencë)

Sie geht ins Haus hinein. (Ajo hyn brenda në shtëpi)

60 Helbig G. /Buscha J., vep. e cit. f.449

Page 37: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

23

Mbiemrat e lidhur ngushtë kuptimisht me foljen e shtjelluar.

Wir essen uns satt. (Ne hamë shumë / sa ngopemi)

Përemri vetvetor sich

Sie fühlt sich traurig. (Ndihet e trishtuar)

Infinitivi i lidhur me folje të ngjashme me ato modale, me folje aspektore, me foljet

ndihmëse haben (kam) dhe sein (jam).

Sie haben nichts zu sagen. (Ata s’kanë asgjë për të thënë)

Mit geschlossenen Augen fuhr er zu sprechen fort. (Me sy mbyllur ai vazhdoi të fliste.)

Pjesët leksikore të kallëzuesit mund të jenë të detyrueshme si te shembulli

Wir essen uns satt → * wir essen uns

ose fakultative si te shembulli Er fährt Auto → Er fährt.

Siç e shohim Infinitivi i gjermanishtes del si pjesë gramatikore ose leksikore e kallëzuesit. Më

poshtë do të shohim të gjitha lidhjet në të cilat ai del si pjesë e kallëzuesit.

Shënim.

Në disa raste në gjuhën gjermane ka vështirësi në përcaktimin e kallëzuesit. Kjo ndodh sidomos

në rastet e ndërtimeve me Infinitiv ose particip, ndërtime në të cilat mungon një folje e shtjelluar

dhe bërthamën e ndërtimit e formojnë Infinitivi ose Participi dhe si rrjedhojë ato formojnë edhe

predikativitetin e fjalisë. Ndërtime të tilla marrin vlerën e një fjalie. Ndërtimi merr vlerë

predikative edhe nëpërmjet intonacionit të përfunduar. Këto ndërtime kanë subjekt të fshehur, që

nuk shprehet në sipërfaqen e ndërtimit, por mund të dallohen në fjalinë drejtuese, pasi njëra nga

gjymtyrët e saj (subjekti ose kundrinori) mund të dalin si kryefjalë logjike e ndërtimit me

Infinitiv ose me particip.61

Dann schwiegen beide eine Weile, um sich zu erholen. f.191

Pastaj heshtën të dy një copë herë, që të shplodheshin.

Ndërtimi me infinitiv um sich zu erholen ka në bërthamën e tij një Infinitiv, icili formon predikativitetin

e këtij ndërtimi. Kryefjala e tij nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite, por rolin e saj, si kryefjalë

logjike e këtij ndërtimi, e luan kryefjala e fjalisë drejtuese beide (të dy).

61 Helbig G. / Buscha J., vep. e cit. fq. 574 ; Duden, f.627/ Çeliku, Format e pshtjelluara…, 88 - 92

Page 38: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

24

I.1.4.1 Infinitivi si pjesë gramatikore e kallëzuesit

Infinitivi funksionon si pjesë e kallëzuesit kur ai lidhet me foljet modale ose me folje të

ngjashme me ato modale, me foljet aspektore, me foljet ndihmëse :haben, sein, werden.

Në këtë funksion infinitivi shfaqet i shoqëruar ose jo nga pjesëza zu ( shih përdorimi i zu)

§ Infinitivi i lidhur me folje ndihmëse haben, sein, werden

Gjuha gjermane, ndryshe nga shqipja, njeh tri folje ndihmëse: haben (kam), sein ( jam), werden (

bëhem)

Kur infinitivi lidhet me këto folje ai shpreh domosdoshmëri, mundësi, supozim.62

Folja werden

ndihmon edhe për të formuar të ardhmen edhe për të zëvendësuar disa forma të konjunktivit.63

Lidhja midis foljes haben (kam) + infinitiv me zu shpreh kuptimin e domosdoshmërisë ose të

mundësisë dhe është në formën veprore64

:

Er wusste nicht, was er zuerst erwidern sollte, denn er hatte vieles zu sagen. f.358

Nuk dinte si të përgjigjej më parë, pasi kishte shumë për të thënë.

Kam es nach dem Diner zu einer mehr als unerquicklichen, eigentlich gewalttätigen Szene, der

Hans Castorp in seiner Balkonloge zuzuhören hatte. f.377

Pas darke ndodhi një skenë e pakëndshme, madje e dhunshme, që Hans Kastorpit iu desh ta

dëgjonte në ballkonin tij.

Der Weg war jetzt dicht belebt von Patienten, so daβ die Vettern häufig zu grüβen hatten. f.118

Rruga ishte mbushur tani plot me pacientë, kështu që kushërinjve iu duhej të përshëndesnin

shpesh.

Në disa raste kur haben lidhet me folje të ndryshme në infinitiv krijohen disa lidhje, te të cilat

zbehet kuptimi modal:

Was nützte es auch, wenn er mir einen Termin setzte? Das hätte nicht viel zu bedeuten. f.445

Për çfarë do të më shërbente nëse ai do të më vinte një afat? Kjo s’do të thoshte shumë.

62 Buscha / Zoch, Der Infinitiv, Leipzig, 1992, f.26 63 Po aty 64 Buscha/ Zoch vep.e cit. f.26

Page 39: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

25

Das ist hauptsächlich Schneeverbrennung und hat nicht viel zu bedeuten… f.16

Kjo është kryesisht djegie dëbore dhe s’do të thotë shumë.

Shumë shpesh foljen haben e hasim të lidhur me infinitivin e foljes tun (bëj), shprehje e cila

merr kuptime të ndryshme:

Für Plastik, meine ich, weil die es doch am reinsten und ausschliβlichsten mit dem Menschen im

allgemeinen zu tun hat. F.360

Për plastikën e kam fjalën, sepse ajo ka të bëjë në përgjithësi kryesisht vetëm me njeriun.

Jedenfalls hatte Joachim viel zu viel mit sich selbst zu tun. F.206

Sidoqoftë Joakim kishte të bënte shumë për veten etij.

Kuptimin e mundësisë haben e ka edhe kur lidhet me një ndajfolje dhe një infinitiv pa pjesëzën

zu:

Sie haben gut reden. f.846

Ju folët mirë / drejt. / Ju keni folur drejt.

Folja sein (jam) + infinitiv me zu

Ky ndërtim shpreh mundësi dhe është pasiv. Vepruesi shpesh nuk shprehet dhe nuk emërtohet

dhe si rregull është i përgjithshëm dhe i pacaktuar. Fjali të tilla, dmth. që kanë një kallëzues të

shprehur me këtë ndërtim mund të ndërkëmbehen në gjermanisht e një fjali veprore ku kryefjala

shprehet me përemrin e pacaktuar man :

Es ist eben gut, wenn man mitmalen kann, was nicht zu sehen ist. f.358

Është diçka e mirë, nëse mund të pikturosh bashkë me të tjerët, gjë që nuk shihet / nuk mund të

shihet.

Es ist ja nicht auszudenken, wie die menschlcihe Haut anzufassen wäre ohne die

Cholesterinschmiere. f.365

Nuk mund të merret me mend se si mund të preket lëkura e njeriut pa kolesterinë.

Page 40: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

26

Nëse vepruesi duhet të përmendet, atëherë ai shprehet si një kundrinor me parafjalët von, durch,

seitens.

Die Arbeit ist von ihm zu schaffen . → Puna mund të bëhet prej tij.

Sein + infinitiv me zu shpreh edhe domosdoshmëri:

So ist doch sachlich festzustellen. f.357

Duhet konstatuar konkretisht.

Das müsse ins Geld gelaufen sein, wie die Herren sich ausrechnen könnten, und dabei sei zu

bedenken, dass seine Gemahlin völlig mittellos hinterbleibe. f 402

Kjo mund të lidhej me paratë siç mund ta llogarisnin zotërinjtë, dhe këtu duhet menduar, që

gruaja e tij kishte mbetur pa mjete jetese.

Edhe në këtë rast vepruesi nuk përmendet, është i përgjithshëm dhe i pacaktuar. Diferencimi në

kuptim midis mundësisë dhe domosdoshmërisë mund të bëhet përmes pjesëzave ose treguesve

të ndryshëm, ose kuptimi del nga tërësia e shprehjes.

Njëlloj si folja haben edhe folja sein lidhet me infinitivin e një sërë foljesh me zu , lidhje të cilat

bartin edhe një dobësim të kuptimit modal.

es ist zu hoffen… / daran ist nicht zu denken.

Duhet shpresuar… / s’duhet menduar kjo

Es war überall gar nichts zu sehen. f.654

Gjithandej s’mund të shihej asgjë.

Aber genau zu unterscheiden und auseinanderzuhalten war das nicht. f.236

Por kjo s’ishte për t’u dalluar e për t’u ndarë në formë të prerë.

Page 41: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

27

Infinitivi i lidhur me foljet ndihmëse haben dhe.. sein ka si të barazvlefshëm një ndërtim folje

modale + infinitiv.

Joachim hatte gegen diese Absichten denn auch nicht viel zu erinnern. f.408 → Joachim konnte

gegen diese Absichten den auch nicht viel erinnern.

Joakim nuk kishte shumë për të kujtuar ndaj këtyre qëllimeve. → Joakim nuk mund të kujtonte

shumë ndaj këtyre qëllimeve.

Kaum war zu sehen und zu sagen, wo allenfalls noch ein Unterkommen darin gewesen wäre.

f.443 → Kaum konnte man sehen und sagen, wo allenfalls noch ein Unterkommen darin gewesen

wäre.

Zor të shihje dhe të thoje, ku do të kishte qenë në fund të fundit një strehë. → Me zor mund të

shihje dhe të thoje, ku do të kishte qenë në fund të fundit një strehë.

Was aber in Hans Castorps Seele vorging, war nur mit einem Wort zu bezeichnen:

Herausforderung. f.658

Ajo që po ndodhte në shpirtin e Hans Kastorpit mund të përcaktohej vetëm me një fjalë: sfidë.

Folja tjetër ndihmëse që lidhet me një Infinitiv është folja werden. Karakteristikë e kësaj lidhjeje

është mungesa e pjesëzës zu. Folja werden kur lidhet me Infinitivin pa zu shërben për të

ndërtuar të ardhmen, për të shprehur një supozim dhe kur folja ndodhet në konjunktiv II shërben

si formë zëvendësuese e formave që përputhen me dëftoren.65

Folja werden lidhet me Infinitivin I dhe formon të ardhmen e thjeshtë (Futur I) : ndërsa kur lidhet

me Infinitivin II formon të ardhmen II (Futur II), që shpreh një veprim të së ardhmes të

përfunduar.

“Wir werden einen Kreis bilden. Wir werden spielen und essen und trinken.” f.769 (Futur I)

Do të formojmë një rreth. Do të luajmë, hamë dhe pimë.

So wird es immer noch Ihr guter Engel gewesen sein. f.649 (Futur II)

Ai do të ketë qenë engjëlli juaj mbrojtës.

65 Dreyer / Schmitt, Lehr-und Übungsbuch der deutschen Grammatik, Ismaning, 2000, f.263

Page 42: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

28

Ndonjëherë këto lidhje shprehin edhe supozim dhe vetëm disa elementë leksikorë mund ta bëjnë

dallimin në kuptim, nëse bëhet fjalë për të ardhmen, apo për një supozim në të tashmen, të

ardhmen, apo të shkuarën.66

Eine Gelegenheit zur Vorstellung werde sich im Laufe des Tages ja finden. f.67

Do të gjendet gjatë ditës një rast për t’u prezantuar.

Madame, meine Reisebegleiterin, schätzt ihn nicht sonderlich, wie Sie vielleicht bemerkt haben

werden. f.826

Zonjë, shoqëruesja ime e vlerëson atë në mënyrë të veçantë siç da ta keni vënë re.

Krahas së ardhmes, lidhja werden + Infinitiv mund të shprehë edhe një qëllim ose urdhër:

Er werde alles hinwerfen und ins Flachland abreisen. f.476 (Er wolle alles hinwerfen und ins

Flachland abreisen) (qëllim)

Ai do të hedhë gjithçka pas dhe do të udhëtojë drejt ultësirës. (Ai dëshiron të hedhë gjithçka pas

dhe do të udhëtojë drejt ultësirës.)

Sie werden mir sofort ausdrücklich bestätigen, daβ das Gegenteil der Fall ist. f.818 (Bestätige

mir sofort ausdrücklich, daβ das Gegenteil der Fall ist.) ( urdhër)

Ju do të më vërtetoni menjëherë në mënyrë të qartë që është e kundërta. (Më vërtetoni menjëherë

në mënyrë të qartë që është e kundërta)

Nëse werden në formën e saj të konjunktivit II, pra würde, lidhet me infinitivin e një foljeje

(shpesh inf I, rrallë inf II) ajo shërben për të zëvendësuar format e zakonshme të konjunktivit, të

cilat përputhen me ato të dëftores. Për të bërë dallimin midis tyre përdoren pikërisht këto forma

zëvendësuese të foljes werden (würde) + infinitiv.67

66 Buscha/ Zoch vep. e cit. f .29 67 Konjunktivi II ndërtohet mbi bazën e formave të së pakryerës së dëftores. Tek ato folje që nuk e ndryshojnë rrënjën ka një

përputhje të formave të dëftores me ato të konjunktivit dhe për të shmangur dykuptueshmërinë këto forma zëvendësohen nga

folja werden në formën e saj të konjunktivit II dhe nga Infinitivi I foljes kryesore: würde fragen.

Page 43: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

29

Im Gegensatz zur Eifersucht, mit der phlegmatische Leute sich unbedingt lächerlich machen

würden.” f.817

E kundërta e xhelozisë me të cilën personat flegmatikë do të bëheshin patjetër qesharakë.

Hans Castorp im rechten Augenblick würde wiederkommen können. f.482

Hans Kastorpi do të mund të vinte në cast.

Në disa raste lidhja würde + Infintiv e foljes së plotë është kthyer në shprehje të qëndrueshme

dhe nuk është më formë zëvendësuese:

ich würde sagen → do të thoja Würden Sie mir eine Frage gestatten? → Do të më lejonit një

pyetje?

Das ist ungerecht,- würde ich sagen. f.817 → Kjo është e padrejtë,- do të thosha.

Lidhja würde + Infinitiv II është e rrallë dhe e kushtëzuar stilistikisht. Ajo nuk është formë

zëvendësuese si würde + infinitiv I.68

Er würde seine Zeit nicht ausgenutzt haben. f.658 → ai s’da ta ketë shfrytëzuar kohën e tij.

Kallëzuesi i formuar nga një folje modale + Infinitiv

Infintivi lidhet edhe me folje modale. Në këto lidhje ai nuk shoqërohet nga pjesëza zu. Sipas

foljes modale me të cilën lidhet Infinitivi këto lidhje shprehin mundësi , domosdoshmëri, lejim,

dëshirë, qëllim, supozim, hamendësim, pretendim etj. Siç shihet, modaliteti që shprehin foljet

modale në lidhje me Infinitivin mund të jetë objektiv, ose subjektiv. Modaliteti subjektiv ka një

përdorim të kufizuar.

Lidhja folja dürfen + infinitiv shpreh lejim :

Ich bin es, der sehr dankbar zu sein hat, daβ ich ein biβchen hier sitzen darf. f.825

Unë jam ai që duhet të jetë shumë mirënjohës, që mund të ulem pak këtu.

68 Buscha / Zoch vep.e cit. f.31

Page 44: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

30

Können + infinitiv shpreh

a) mundësi : Die Frau, soweit ich feststellen konnte, betrachtet sich in Liebesangelegenheiten

primär durchaus als Objekt. f.827

Gruaja, për aq sa mund të konstatoj shihet si objekt në çështjet e dashurisë.

b) aftësi: Er konnte lange stehenbleiben, um die kleine optische Erscheinung wieder und

wieder zu erproben. f 655

Ai mund të rrinte gjatë në këmbë, për ta provuar përsëri e përsëri dukurinë optike.

c) lejim: Darauf könnte ich einen Schluck Portwein nehmen, zu meiner Stärkung. f.

Mund të merrja (pija) një gllënjkë verë për forcim.

mögen + infinitiv shpreh dëshirë: Ich möchte nur auf den Kameraden warten. f.685

Dua vetëm të pres shokun.

Siç mund të shihet edhe nga shembulli , mögen përdoret zakonisht në të tashmen me formën e

saj të konjunktivit II. Shpesh në të shkuarën në vend të saj del folja wollen: Früher wollte ich in

die Berge fahren.; → Më parë doja të shkoja në male.

Megjithatë shpesh shihen në përdorim edhe forma të dëftores së mögen të cilat shprehin dëshirë,

refuzim, kufizim, supozim etj.

So wird eine gewisse lähmende Wirkung solches Sachverhalts fast unausbleiblich sein, die sich

auf dem Wege über das Seelisch- Sittliche geradezu auf das physische und organische Teil des

Individuums erstrecken mag. f.50

Kështu një ndikim i sigurt, i ngadaltë i një rrethane të tillë do të ishte pothuajse i

pashmangshëm, ndikim i cili pëlqen të shtrihet nga pjesa shpirtërore – e moralshme në atë fizike

dhe organike të individit.

Page 45: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

31

Ich mochte nicht fragen, um mir keine Blöβe zu geben. f.142

Nuk doja të pyesja për të mos treguar dobësi.

Das mochte ein Irrtum sein. f.176

Ky do të ishte ndonjë gabim.

Mögen + infinitiv shpreh edhe një kërkesë indirekte (mund të hasim këtu edhe formën möchte të

mögen). Kjo kërkesë formulohet më tepër si lutje:

Er war im Bette herabgesunken und befahl kurz, man möge ihn höher stürzen. f.736

Ai ishte zhytur në shtrat dhe urdhëroi shkurt ta ngrinin më lart.

Müssen + infinitiv shpreh domosdoshmëri:

Man muβ jedoch dagegen kämpfen. f.663

Sidoqoftë duhet luftuar kundër kësaj.

Man muβte scharf achtgeben, um die Schleier – Phantasmagorie in ihren heimlichen

Wandlungen zu belauschen. f.646

Duhej të kishe kujdes për të përgjuar fantazmagorinë e errësirës në ndryshimet e saj të fshehta.

Sollen + infinitiv shpreh detyrë, detyrim, këshillë, dhënie mendimi:

Der Mensch soll um der Güte und Liebe willen dem Tode keine Herrschaft einräumen über seine

Gedanken. f.679

Për hir të mirësisë dhe dashurisë njeriu nuk duhet ta lejojë vdekjen të zotërojë në mendimet e tij.

“Soll ich humanistisch reden statt menschlich?” f.766

Duhet të them human në vend të njerëzor?

Page 46: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

32

Sollen + infinitiv mund të ketë edhe kuptim thjesht kohor. Në këtë rast sollen shfaqet vetëm në të

pakryerën dhe shpreh të ardhmen e së shkuarës:

Frau Stöhr wand sich in furchtbaren Kämpfen, wenn sie vor der Frage stand, ob sie noch

kaufen sollte. f.770

Zonja Stöhr vihej në vështirësi, kur gjendej para pyetjes, nëse asaj i duhej të blinte ende.

Sollen + infinitiv mund të shprehë edhe kërkesë indirekte:

Er rieb sich die Augen und sagte, nun solle Hans Castorp ihm aber für diesmanl nicht länger

lästig fallen. f. 686

Ai fërkoi sytë dhe tha se këtë herë Hans Kastorp nuk duhej ta rëndonte më tej.

Sollen përdoret këtu në konjunktiv I ose II.

Sollen + infinitiv shpreh gjithashtu në fjali kushtore lejore kuptimin e eventualitetit:

Sie sind gut gemeint und eine Wohltat, sofern man eben nicht heimkommen soll. f.663

Ju e kishit për mirë dhe kjo është një vepër e mirë, për aq kohë sa nuk duhet të kthehemi në

shtëpi.

Wollen + infinitiv shpreh vullnet ose qëllim:

Peeperkorn wollte ihr Versagen auf mangelhafte Nahrungszufuhr zurückführen. f.772 (qëllim)

Peerkorn donte ta kthente dështimin e tij në mungesë ushqimi.

Shpreh dëshirë: Ich will gut sein. f. 679

Dua të jem i mirë.

Wollen + Infinitiv shpreh të ardhmen:

Ich will dran denken. f. 679

Dua të mendoj për këtë.

Page 47: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

33

Wollen + infintiv shërben edhe si variant stilistikor për müssen (domosdoshmëri) dhe sollen

(përcaktim).

Das Pflichtgefühl, das ihn anhalten wolle, sei nichts als bloβe Ethik. f. 664

Ndjenja e detyrimit që donte ta pengonte s’është gjë tjetër veç etikë. / Ndjenja e detyrimit që

duhej ta pengonte s’është gjë tjetër veç etikë.

Lidhjet folje modale + Infinitiv mund të shprehin edhe subjektivitet. Ja disa shembuj:

Aber es sollen schon schöne Erfolge mit dem Pneumothorax erzielt werden. f.74

Do të synoheshin suksese të mëdha me pneumotoraksin.

Sie war noch auf, als ich hier ankam, und ausgelassen lustig konnte sie sein. f.77

Ajo ishte ende zgjuar kur erdha unë dhe madje mund të ishte shumë e këndshme.

Aber, Mein Gott, sie muβte doch noch eine Menge Kraft haben. f. 80

Por, o Zot, ajo duhet të kishte ende forca.

Kallëzuesi i formuar nga një folje e ngjashme me ato modale + Infinitiv

Me Infinitivin mund të lidhet edhe një grup foljesh të ngjashme me ato modale.69

Quhen të

ngjashme me to dhe nuk hyjnë në grupin e foljeve modale, pasi nuk i zotërojnë të gjitha tiparet

dhe cilësitë e tyre. Ato ndryshojnë nga foljet modale sepse:

69 Hall / Scheiner, Übungsgramamtik für Fortgeschrittene, Ismaning, 2001, f.154

Page 48: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

34

Nuk janë preterito presentia70

, pra në vetën e tretë njëjës mbarojnë me -t dhe jo pa

mbaresë si foljet modale. Përjashtim bën vetëm folja wissen : Er weiss viel zu erzählen.

→Ai di të tregojë shumë. Er braucht nicht zu kommen. →Ai s’ka pse të vijë.

Ato lidhen me Infinitivin me pjesëzën zu ndryshe nga foljet modale të cilat lidhen me

Infinitivin pa pjesëzën zu: er scheint sie zu kennen. → duket sikur ai e njeh atë

Janë të kufizuara nga ana semantikore dhe funksionojnë si folje modale vetëm në variante

të caktuara kuptimore: er wusste viel zu erzählen. / dinte të tregonte shumë

Te grupi i foljeve të ngjashme me ato modale hyjnë:

1. Brauchen (duhet, nevojitet) + infinitiv shpreh domosdoshmëri:

Hans Castorp im rechten Augenblick würde wiederkommen können, - obgleich er ja freilich

überhaupt nur deshalb noch immer hier oben saβ, damit er nicht wiederzukommen brauchte.

f.482

Hans Kastorp do të kishte ardhur në moment, megjithëse ai ishte ulur këtu lart vetëm që të mos i

duhej të kthehej sërish.

So ein Eisenfresser braucht nicht viel Hirnschmalz zu haben. f.483

Një mburravec i tillë s’ka pse të ketë shumë tru.

2. Scheinen(duket, ngjan) + infinitiv shpreh përshtypje, supozim, gjasësi:

Auβerdem schienen die meisten von ihnen aus dem Norden zu stammen. f.396

Përveç kësaj dukej sikur shumica prej tyre vinte nga veriu.

“Er scheint zu schlafen”, sagte er aus Menschlichkeit. f.404

Duket sikur fle, tha ai nga njerëzillëku.

70 Preterito presentia apo ndryshe Präterito Präsens quhen ato folje, format e së pakryerës të të cilave kanë marrë kuptimin e së

tashmes. Këto forma bazoheshin dikur në ndërrimin e tingujve, pra në apofoni, ndërsa tani që kanë marrë kuptimin e së tashmes

ato i formojnë format e së shkuarës me anë të mbaresave. Shih Conzelmann J. Aspekte mittelhochdeutscher Literatur; Zur

Einführung in die mittelhochdeutsche Literatur und Sprache Teil II:Grammatik, Freiburg 2011, f.70

Page 49: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

35

3. Bekommen( marr) + Infinitiv shpreh mundësi

Dann habe es ihn auch sehr interessiert, einiges über Pädagogik zu hören, was er ohne Naphta

wohl nie zu hören bekommen hätte. F.559

Atij do t’i kishte interesuar shumë të dëgjonte diçka mbi pedagogjinë, gjë që ai ndoshta s’do ta

kishte dëgjuar kurrë pa Naftën.

Er war der erste Moribundus, den Hans Castorp in seinem Leben zu sehen bekam. f.150

Ishte moribundusi i parë, që Hans Kastorpi mund të shihte në jetën e tij.

Në disa lidhje kuptimi leksikor i foljes bekommen ruhet ende edhe pse jo i plotë: wir bekamen in

dem Hotel nur fettes Fleisch zu essen. → Në hotel ne morëm vetëm mish me yndyrë për të

ngrënë.

4. Belieben (dua)+ Infinitiv (shpreh tendencë, ironi, shpoti)

“Was Sie bürgerliche Lebensbejahung zu nennen belieben”, entgegnete Herr Settembrini mit

dem vorderen Teil der Lippen. f.520

“Atë që ju doni ta quani pohim i jetës”, iu përgjigj zoti Settembrini me pjesën e parë të buzëve.

Hier gibt es manches, was ‘mittelalterlich anmutet’, wie Sie sich auszudrücken belieben. f.88

Këtu ka diçka, që supozohet si mesjetare, siç ju pëlqen juve të shpreheni.

5. gedenken (kam si qëllim) + Infinitiv

“Wenn ich nur wüsste, wie Sie ohne Krieg zu bewerkstelligen gedenken!” f.524

Sikur ta dija se si mendoni t’ia bëni pa luftë.

Man gedenke wohl gar, ihn zu unvorsichtigen Aussagen über das politische Wesen, den

wesentlich politischen Geist der Loge zu verleiten? f.704

Mos po mendohej ta nxisnin atë drejt thënieve të pakujdesshme mbi politikën dhe shpirtin politik

të lozhës?

6. suchen (mundohem, përpiqem) + Infinitiv

Page 50: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

36

Sein Vetter suchte ihn zu beruhigen. f.370

Kushëriri i tij kërkoi / u përpoq ta qetësonte.

Die jungen Leute suchten sie zu trösten… f.417

Të rinjtë kërkuan / u përpoqën ta ngushëllonin.

7. wissen (di) + Infinitiv(mundësi, aftësi, të jesh në gjendje)

Niemand wusste genau zu sagen, wann. f.494

Askush nuk dinte të thoshte se kur.

Hatte der Künstler ihr eine Art von wissenschaftlicher Realität und lebendiger Genauigkeit zu

verleihen gewusst. f.357

Artisti kishte ditur t’i jepte një lloj realiteti shkencor dhe saktësie të gjallë.

Lidhjet e Infinitivit me folje aspektore

Në lidhjet e tij të domosdoshme Infinitivi lidhet me folje aspektore për të shprehur fillimin,

vazhdimin, përfundimin e një veprimi. Në këto raste ai shoqërohet nga pjesëza zu.

Këtu bëjnë pjesë foljet:

1. drohen (kërcënon) + Infinitiv tregon fazën para fillimit të veprimit:

Ich befürchte das Vorhandensein einer Neigung, die sich charaktermäβig zu befestigen droht,

wenn man ihr nicht entgegentritt. f.138

Kam frikë praninë e një tendence, që rrezikon të forcohet në karakter, nëse nuk i kundërvihemi.

Es ist das Erlebnis der Zeit, - welches bei ununterbrochenem Gleichmaβ abhanden zu kommen

droht. f.146

Është përjetimi i kohës, i cili rrezikon të dalë nga duart në një simetri të pandërprerë.

Siç mund të shihet edhe nga shembujt, folja drohen mund ta ruajë deri diku edhe kuptimin e saj

të plotë (kërcënoj, rrezikoj).

Page 51: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

37

2. anfangen, beginnen(fillon) + Infinitiv tregojnë fillimin e veprimit qoftë ai i ngadaltë

(duke u zgjeruar, shtuar, rritur / inkoativ) ose i papritur (ingresiv):

Er fing an, Lebewohl zu sagen. f.580

Ai filloi të thoshte lamtumirë.

“Was, fängst du an, französisch zu sprechen?” f . 530

“Çfarë?! Po fillon të flasësh frëngjisht?”

Ein Leberfleckchen links, wo die Brust sich zu teilen begann, war nicht auβer acht gelassen.

f.357

Një njollë majtas tek mëlçia, aty ku fillonte të ndahet kraharori, nuk duhej lënë jashtë vëmendjes.

Sie erhob sich unter Protest, und da man ohnedies die Gesellschaftsräume aufzusuchen

begonnen hatte, so folgten die Tischgenossen ihrem Beispiel. f.399

Ajo u ngrit me protestë dhe, meqë kishte filluar të kërkonte ambjente shoqërie , shembullin e saj

e ndoqën edhe ata që ishin në tavolinë me të.

3. Fortfahren (vazhdon) +Infinitiv tregon vazhdimin e veprimit, ose një veprim të

vazhdueshëm (durative) në kuptimin që një veprim i ndërprerë të rifillojë dhe të vazhdojë

më tej:

Während Fräulein Engelhart fortfuhr, in ihren Noten zu blicken. f.469

Ndërsa zonjusha Engelhart vazhdoi të shihte shënimet e saj.

Aber in das Dunkel klang Settembrini’s Stimme, der fortfuhr, die Literatur zu preisen.

f.717

Por në errësirë tingëlloi zëri i Setembrinit, i cili vazhdoi të vlerësonte letërsinë.

Page 52: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

38

4. Bleiben (rri, qëndron) +Infinitiv pa zu tregon vazhdimin e veprimit apo një gjendje të

ngurtë (të ngulitur) të tij.

Er blieb stehen und sah sich um. f.654

Ai mbeti në këmbë dhe shihte rreth e rrotull.

Ich bliebe liegen. f.71

Unë mbeta shtrirë.

5. Pflegen (kujdesem) + Infinitiv tregon një veprim që ndodh në mënyrë të përsëritur, një

veprim që kryhet zakonisht (folje iterative71

).

Hofrat Behrens hatte etwas von Injektionen fallen lassen, die er bei hartnäckiger

Übertemperatur anzuwenden pflegte. f.376

Këshilltarit Behrens i kishte rënë diçka nga injeksionet, që ai i përdorte zakonisht në ratset e

temperaturës së lartë.

Er rieb sich mit der riesigen Linken die beiden Augen, wie er zu tun pflegte, wenn er “abfiel”

und melancholisch war. f.571

Me të majtën madhështore, ai fërkoi të dy sytë, siç bënte zakonisht, kur binte moralisht

ose kur ishte melankolik.

6. Aufhören (ndërpres, pushoj) + Infinitiv tregon përfundimin, mbylljen e një veprimi

(veprim egresiv).

Aber diese elenden Machthaber lieβen die Heizung ja ausgehen, sobald es zu schneien aufhöre.

f.134

Por këta sundimtarë të mjerë e lanë ngrohësen të fikej, sapo pushoi së rëni dëborë.

Hans Castorps Gedanken verirrten sich, während er auf Frau Chauchats schlaffen Rücken

blickte, sie hörten auf, Gedanken zu sein, und wurden zur Träumerei. f. 175

Mendimet e Hans Castorpit u ngatërruan, tek shihte shpinën e butë të zonjës Shosha, ato

pushuan së qeni mendime dhe u kthyen në ëndrra.

71 Foljet iterative (nga lat. Iterare përsëris) tregojnë përsësritjen dhe shpeshtësinë e një veprimi.

Page 53: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

39

§ Lidhjet e Infinitivit për perifrazimin e fjalisë pësore

Në disa raste Infinitivi lidhet me disa folje për të perifrazuar pasivin (pësoren). Në këto fjali

vepruesi mund të mos përmendet fare ose mund të dalë në formën e një kundrinori me

parafjalë ( gjerm. Präpositionalobjekt). Në shumicën e rasteve vepruesi është i papërcaktuar

dhe në një fjali veprore do të shprehej me përemrin e pacaktuar (man). Lidhjet e Infinitivit për

perifrazimin e pasivit janë:

1. sein + infinitiv me zu: die Anträge sind (von den Bewerbern) im Rathaus abzuholen. → Die

Anträge können / müssen (von den Bewerbern) im Rathaus abgeholt werden. →Die Bewerbern

können / müssen die Anträge im Rathaus abholen.

Formularët janë për t’u marrë në bashki (nga aplikuesit). → Formularët duhet / mund të merren

në bashki (nga aplikuesit). → Aplikuesit mund / duhet të marrin formularët në bashki.

2. bleiben + infinitiv me zu: die Entscheidung bleibt abzuwarten. → Die Entscheidung muss

abgewartet werden. → Man muss die Entscheidung abwarten

Mbetet të pritet vendimi. → Vendimi duhet pritur. → Duhet të presim vendimin.

3. gehen + infinitiv me zu: das Radio geht nicht mehr zu reparieren. → Das Radio kann nicht

mehr repariert werden. → Man kann das Radio nicht mehr reparieren.

Radioja s’rregullohet më. →Radioja s’mund të rregullohet më.→ S’mund ta rregullojmë më

radion.

4. lassen + infinitiv pa zu (vetëm në vetën e tretë e shoqëruar nga përemri vetvetor sich):

Er war so gut gebadet wie ein Baby und lieβ sich von jenem Schneider kleiden, der das

Vertrauen der jungen Leute seiner Sphäre besaβ. f.48

Ai ishte larë kaq mirë si një bebe dhe u vesh nga ai rrobaqepës, që kishte besimin e të rinjve të

sferës së tij.

Die Apfelsine lässt sich leicht schälen. → Die Apfelsine kann leicht geschält werden. →Man

kann die Apfelsine leicht schälen.

Portokalli qërohet lehtë. → Portokalli mund të qërohet lehtë. → Portokallin mund ta qërosh

lehtë.

Page 54: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

40

I.1.4.2 Infinitivi si kryefjalë

Funksioni kryefjalor i infinitivit është një nga funksionet karakteristike të tij. Infinitivi në

funksionin e kryefjalës përdoret si rregull me pjesëzën zu. Prania e një infinitivi kryefjalë

përjashton faktin që në fjali të shfaqet një subjekt nominal, që të përshtatet me kallëzuesin në

veta të ndryshme. Kallëzuesi qëndron pranë një infinitivi subjekt gjithnjë në vetën e tretë

njejës. Për infinitivin si kryefjalë vlejnë rregulla të veçanta për vendin që zë ai në fjali.Vendi i

tij përkatës si një gjymtyrë fjalie zihet shpesh nga një korrelat. Bech i quan a) ndërtime

eksplikative , me kryefjalën paraprake es : es ist böse, Tiere zu quälen ( është diçka e ligë të

torturosh kafshët.) dhe b) ndërtime implikative, pa kryefjalën paraprake es: Tiere quälen ist

böse.72

(Të torturosh kafshët, është diçka e ligë).

Infinitivit si kryefjalë është i mundur vetëm me folje drejtuese të caktuara.73

Këto folje mund të

klasifikohen sipas kritereve sintaksore dhe/ose semantike.

Disa studiues nisen nga një ndarje semantike e foljeve, që kërkojnë një Infinitiv si

komplement, duke i ndarë në folje që shprehin ndjenjë dhe folje që shprehin vlerësim:

(1) Hans Castorp sprang auf und lief zum Wandthermometer, als gelte es, es in flagranti zu

ertappen. f.126

Hans Kastorpi kërceu përpjetë dhe vrapoi tek termometri i murit, sikur do t’ia vlente ta zinte në

flagrancë.

Në fjalinë (1) folja (es gelte) së cilës i referohet kryefjala e shprehur me Infinitiv , tregon

vlerësim.

(2) Ärgert und ekelt es Sie sehr, so neben mir zu sitzen? f.846

Ju inatos dhe ju neveritet shumë të uleni afër meje?

Në fjalinë (2) kryefjala e shprehur me Infinitiv i referohet foljes ärgert në sifjalinë drejuese, e

cila është një folje që shpreh ndjenjë.

Edhe në shembullin (3) gjejmë shprehjen foljore es macht Spaβ, së cilës i referohet Inifinitivi,

shprehje e cila shpreh ndjenjë.

(3) Es wird Ihnen Spaβ machen, so Einblick zu gewinnen in Ihre eigene Person. f.253

Do t’ju argëtojë të njihni më tej veten tuaj.

72 Bech G., Studien über das deutsche verbum infinitum, Kopenhagen 1957, f 18, f.67 73 Buscha J. / Zoch I. vep e cit., f.45

Page 55: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

41

Në shembullin e mëposhtëm Infinitivi kryefjalë lidhet me një shprehje foljore, që shpreh

vlerësim : es ist nutzlos.

( 4) Es ist nutzlos, sich jedesmal Gedanken darüber zu machen. f.846

Është e kotë të shqetësohesh gjithnjë për këtë.

Kjo ndarje semantike është me vlerë të kufizuar, pasi mjaft folje drejtuese nuk kanë kuptim të

prerë e të qartë nëse shprehin ndjenjë apo vlerësim dhe kështu që nuk mund të përcaktohet se

cilat folje drejtuese me tiparet semantikore “ shprehje ndjenje ose vlerësimi” mund të marrin

një infinitiv si subjekt.74

Të tjerë studiues nuk nisen nga kritere semantike , por nga kritere sintaksore.

Njëri nga këto kritere është indentiteti i subjektit logjik të fjalisë drejtuese dhe Infinitivit

(d.m.th. identiteti i bartësit të veprimit në fjalinë drejtuese dhe në sifjalinë me Infinitiv, e cila del

në funksionin e kryefjalës).75

Nëse bartësi i veprimit në fjalinë drejtuese shprehet me një kundrinor, përcaktor apo përemër

pronor, atëherë kryefja e shprehur me Infinitiv është e njëjtë me bartësin e veprimit.

Es machte ihn unzufrieden mit sich selbst, jemanden gekränkt zu haben. f.30

E bënte të pakënaqur me veten (fakti) të kishte lënduar njeri.

Es kostet Sie Mühe, sich auf den Beinen zu halten. f. 124

Është e mundimshme për ju të rrini në këmbë.

Nëse analizojmë këtë rast shohim që kryefjala e shprehur me Infinitiv të zgjeruar sich auf den

Beinen zu halten (të rrini në këmbë) është identike me bartësin e veprimit në fjalinë drejtuese, i

cili është kundrinori Sie (ju).

Infinitivi në këtë funksion ka si formë konkuruese një sifjali të lidhur me lidhëzën dass (që) dhe

bartësi i veprimit të fjalisë drejtuese del si kryefjalë e sifjalisë së nënrenditur me dass.

Es kostet Sie Mühe, dass Sie sich auf den Beinen halten.

Është e mundimshme për ju që të rrini në këmbë.

74 Po aty 75 Helbig G./ Buscha J., vep e cit., f.578

Page 56: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

42

Es machte ihn unzufrieden mit sich selbst, jemanden gekränkt zu haben. f.30

E bënte të pakënaqur me veten (fakti) të kishte lënduar njeri.

Es machte ihn unzufrieden mit sich selbst, dass er jemanden gekränkt hatte.

E bënte të pakënaqur me veten (fakti) që ai kishte lënduar dikë.

Nëse në fjalinë drejtuese mungon bartësi i veprimit atëherë, kur Infinitivi kryefjalë kthehet në një

sifjali të nënrenditur me dass, si kryefjalë e kësaj sifjalie del përemri i pacaktuar man:76

Denn die Frage, die ich aufstelle, ist eben, wie weit es verfehlt ist, sie gegeneinander zu stellen.

f.684

Sepse pyetja që bëj unë është se sa e gabuar është t’i vesh ata kundër njëri – tjetrit.

Në këtë rast fjalia drejtuese wie weit es verfehlt ist nuk e ka të shprehur kryefjalën logjike

(bartësin e veprimit). Po ta kthejmë kryefjalën e saj sie gegeneinander zu stellen në sifjali të

nënrenditur me dass shohim që si kryefjalë e saj del përemri man.

Denn die Frage, die ich aufstelle, ist eben, wie weit es verfehlt ist, dass man sie gegeneinander

stellt.

Sepse pyetja që bëj unë është se sa e gabuar është që t’i vesh ata kundër njëri – tjetrit.

Prania ( e detyrueshme/fakultative) dhe forma e subjektit logjik te folja drejtuese ( kundrinor i

drejtë, i zhdrejtë, me parafjalë, i gjinores, përemër pronor), krahas karakterit të foljes drejtuese

(folje leksikore, këpujor , shprehje foljore + mbiemër, folje këpujore ose shprehje foljore +

emër, janë kriteret më të rëndësishme për një klasifikim sintaksor të foljeve drejtuese të një

infinitivi si subjekt.77

Midis tipareve të veçanta ka lidhje. Kështu karakteri i fjalës përcakton si

formën e bartësit të veprimit ashtu edhe shfaqjen e tij në fjalinë aktuale , dhe madje ka edhe

një marrëdhënie këmbimi midis formës dhe shfaqjes së tij.

Subjekti logjik që shfaqet si kundrinor i drejtë haset vetëm te foljet leksikore (dhe te disa

shprehje foljore), subjekti logjik si përcaktor në rasën gjinore apo si përemër pronor shfaqet

vetëm te foljet këpujore + emër, një alternim midis subjektit logjik si kundrinor i zhdrejtë dhe

si kundrinor me parafjalë me “für” si edhe një subjekt logjik si kundrinor me parafjalë me

“von” janë të mundura vetëm te foljet këpujore +mbiemër. Këto kushtëzohen nga ana

76 Po aty 77 Buscha / Zoch, vep. e cit., f.46

Page 57: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

43

semantike : Një kundrinor i drejtë qëndron vetëm te foljet që shprehin ndjenjë ( jo te foljet që

shprehin vlerësim) dhe kundrinori me parafjalë me “von” është i mundur vetëm te mbiemrat

që shprehin vlerësim dhe jo tek ata që shprehin ndjenjë.

Es war sehr schwer, wieder von ihr loszukommen. f. 151

Ishte e vështirë të largoheshe sërish prej saj.

Natürlich fällt es mir nicht so ganz leicht, mich bei Ihnen hier oben zu akklimatisieren. f.123

Natyrisht nuk është aq e lehtë për mua të ambjentohem këtu lart te ju.

Më poshtë po japim grupet e foljeve me të cilat lidhet Infinitivi në funksionin e kryefjalës.

a) Folje leksikore :

ängstigen (frikësoj), ärgern (inatos), beruhigen( qetësoj), bedeuten (do të thotë), ehren (nderoj),

einfallen (më bie ndër mend), entsprechen (i përgjigjet, përputhet), erstaunen (habis), sich

empfehlen (përshëndetem), freuen (gëzoj, kënaq), sich gehören ( i përkas), gelingen (ia arrij),

genügen (mjafton), helfen (ndihmoj), interessieren (interesoj), langweilen(mërzis), stimmen

(qëndron, përputhet), kosten (kushton) etj.

Es kostet Sie Mühe, sich auf den Beinen zu halten. f. 124

Është një mundim për të , të rrijë në këmbë.

Und mich regt es auf, solche Konfusion zu sehen. F.531

Më shqetëson të shoh një konfuzion të tillë.

Bei gesenktem Kopfe und vorsichtig geregeltem Atemhaushalt gelang ihm den auch, in

umgekehrter Richtung sich in Bewegung zu setzen. f.660

Me kokën ulur dhe me frymëmarrje të rregulluar ia arriti të lëvizte në drejtim të kundërt.

b) Folje këpujore + mbiemër:

angeboren (i lindur), angenehm (i këndshëm), anstrengend ( i lodhshëm), ärgerlich( i zemëruar),

bequem ( i rehatshëm), einfach (i thjeshtë), ehrlich ( i ndershëm), egoistisch (egoist), interessant

(interesant), lasting (i bezdisshëm), möglich (i mundur) , notwendig ( i domosdoshëm), nett

(miqësor), nützlich ( i dobishëm), schwer(i vështirë), wichtig ( i rëndësishëm), vorteilhaft (i

leverdisshëm), gerecht (i drejtë), grausam ( mizor), falsch ( i gabuar), peinlich (i vështirë,i

rëndë) etj.

Da seine Betrachtungen dumpf und verworren waren, so ist es schwer, sie zu präzisieren. f.115

Meqë vrojtimet e tij ishin të paqarta dhe të ngatërruara ,është e vështirë t’i precizosh / t’i

shprehësh me përpikmëri.

Page 58: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

44

Etwas wunderlich war es ja, auf einmal ein Kolleg über die Liebe zu hören. f. 176

Ishte e mrekullueshme të dëgjoje papritur një kolegtë fliste për dashurinë.

“Es ist nur merkwürdig, es so zu hören”, sagte Hans Castorp. f.361

“Është e çuditshme ta dëgjosh kështu”, tha Hans Kastorpi.

Es war schwer ihm zu raten. f.420

Ishte e vështirë ta këshilloje atë.

c) Folje këpujore78

+ emër:

Es ist + Möglichkeit (mundësi), Mühe (lodhje ,mundim), Absicht (qëllim), Aufgabe (detyrë),

Pflicht (detyrë), Gewohnheit (zakon), Zeit (kohë), Sache (çështje) etj.

Es war wohl eine Möglichkeit, die Hüte abzunehmen. f.442

Ishte një mundësi të hiqje kapelet.

Es ist keine Ursache, heftig zu werden. f.367

Të bëhesh i ashpër s’është arsye.

Aber von Zinsen zu leben, dabei ist heutzutage kein Spaβ mehr. f.51

Por të jetosh me përqindje në ditët e sotme nuk është më kënaqësi.

d) Shprehje foljore + emër / mbiemër:

(in den Sinn) kommen (më bie ndër mend, kujtohem), (Schwierigkeiten, Vergnügen, Freude,

glücklich, nervös) machen (krijoj vështirësi, kënaqësi, gëzim, bëj të lumtur, nervoz), (gut) tun

(bëj mirë), (in Freude , Staunen) versetzten (gëzohem, habitem), (zur Art) gehören ( i përkas)

etj.

Es wird Ihnen Spaβ machen, so Einblick zu gewinnen in Ihre eigene Person. f. 253

Do t;ju argëtonte të krijonit një ide për veten.

78

Si folje këpujore në gjuhën gjermane njihen foljet sein (jam), werden (bëhem), bleiben (rri, mbetem), të cilat së bashku me

kallëzuesorin formojnë kallëzuesin e fjalisë. Foljet këpujore janë dyvalente. Ato venë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, pra lidhin

dy pjesë përbërëse të fjalisë, kryefjalën dhe kallëzuesorin. Pa këtë të fundit pranë foljes këpujore, kallëzuesi nuk është i plotë.

Për këtë shih Helbig / Buscha, Deutsche Grammatik, 2001, f.45 si edhe Eisenberg P., Grundriss der deutschen Grammatik,

Stuttgart, f.86

Page 59: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

45

Ihre wirkliche Bekanntschaft zu suchen, kam ihm nicht in den Sinn. f.201

Nuk i shkoi ndër mend të kërkonte njohjet e saj të vërteta.

Lidhja e infinitivit si subjekt me një folje këpujore ose me një lokucion foljor + emër mund të

krijojë problem për përcaktimin e funksionit të infinitivit. Nëse kjo lidhje nuk shihet si njësi

sintaksore, atëherë infinitivi mund të shihet si i varur dhe i lidhur direkt me emrin dhe në këtë

rast infinitivi nuk do të ishte kryefjalë por atribut.79

Kështu te shembulli i dhënë më lart : Es

war wohl eine Möglichkeit, die Hüte abzunehmen. f.442 / Ishte një mundësi të hiqje kapelet

Infinitivi është kryefjala e njësisë es war wohl eine Möglichkeit (ishte një mundësi). Nëse kjo

nuk do të shihej si e tillë, atëherë Infinitivi do të dilte si përcaktor i fjalës Möglichkeit (mundësi).

Te disa folje leksikore ose këpujore në konjunktiv + mbiemër, mund të qëndrojë një infinitiv

si kryefjalë që mbart kuptim kushtor ireal. Si formë konkuruese shfaqet një sifjali e nënrenditur

me lidhëzën “wenn”, ose sifjali irreale kushtore pa lidhëz :

Er dachte, es müsse gut sein, dem Bannkreise des “Berghofes” einmal zu entkommen, im Freien

tief aufzuatmen und sich tüchtig zu rühren. f.164 → Er dachte, es müsse gut sein, wenn man dem

Bannkreise des “Berghofes” einmal entkäme und sich tüchtig rühren würde.

Ai mendoi se do të ishte mirë të largohej njëherë nga ndikimi i spitalit, të merrte frymë thellë në

liri dhe të lëvizte fort. → Ai mendoi se do të ishte mirë nëse do të largohej njëherë nga ndikimi i

spitalit, të merrte frymë thellë në liri dhe të lëvizte fort.

Es wäre sinnlos, die Kur vor der Zeit zu unterbrechen. f.445 → Es wäre sinnlos, wenn man die

Kur vor der Zeit unterbräche.

Do të ishte e pakuptimtë ta ndërprisje kurën para kohe. → Do të ishte e pakuptimtë po ta

ndërprisje kurën para kohe.

79 Buscha/ Zoch vep.e cit. f. 50

Page 60: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

46

Në raste të veçanta te një folje drejtuese dalin si shprehje e marrëdhënieve midis veprimeve dy

infinitivë, njëri si kryefjalë dhe tjetri si kundrinor në të njëjtën kohë:

Die Modalität als sprachliche Erscheinung zu beschreiben (keyefjalë), bedeutet, sie auch als

logische Erscheinung zu erkennen (kundrinor).

Të përshkruash modalitetin si dukuri gjuhësore do të thotë ta njohësh atë edhe si dukuri logjike.

Kjo dukuri haset edhe me foljet: bedingen (kushtëzoj), einschlieβen (mbyll, ngujoj), heissen

(quaj, urdhëroj), voraussetzen (presupozon)

I.1.4.3 Infinitivi si kundrinor

Infinitivi në funksionin e kundrinorit shoqërohet zakonisht nga pjesëza zu.

Er war nicht gewöhnt zu philosophieren. f.94

Nuk ishte mësuar të filozofonte.

Shpesh infinitivi në funksionin e kundrinorit përfaqësohet në fjali nga një korrelat (es, damit,

daran etj.), por njihen edhe raste kur ai nuk përfaqësohet nga një i tillë. Korrelati ndihmon edhe

për ta pasur më të qartë rasën e kundrinorit të shprehur me infinitiv (nëse kemi të bëjmë me

kundrinor të drejtë, me parafjalë apo kundrinor të gjinores). Si gjymtyrë fjalie infinitivi

përcaktohet përmes valencës së foljes drejtuese.

Në funksionin e tij si kundrinor infinitivi konkuron me forma të tjera gjuhësore. Një nga këto

forma është sifjalia e nënrenditur me lidhëzën dass (që, se), konkurencë e cila përcaktohet nga

faktorë sintaksorë , semantikorë dhe stilistikorë. Për shkak të këtyre faktorëve nuk është gjithnjë

e mundur të pasurit e një forme konkuruese.80

Sie versprach, Bier zu bringen und brachte es. f.97

Ajo premtoi të sillte birrë dhe e solli.

(Bier) zu bringen → Infinitivi (i zgjeruar) në funksionin e kundrinorit

Sie versprach, dass sie Bier brachte und brachte es.

Ajo premtoi se do të sillte birrë dhe e solli.

…dass sie Bier brachte → sifjalia e nënrenditur me dass (që) si formë konkuruese e Infinitivit

80 Buscha / Zoch, Der Infinitiv, Leipzig , 1992, f 56

Page 61: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

47

Një formë tjetër konkuruese e infinitivit në funksionin e kundrinorit është emërzimi. (nisur

kryesisht nga faktori stilistikor).

Gjuha gjermane njeh dy tipe kundrinorësh: kundrinorë të përcaktuar nga rasa e foljes si dhe

kundrinorë me parafjalë. Në tipin e parë bëjnë pjesë kundrinorë të drejtë (ose të rasës kallëzore /

Akkusativobjekt), të zhdrejtë (ose të rasës dhanore / Dativobjekt) dhe kundrinorë të rasës gjinore

(Genitivobjekt). Numri i foljeve që kërkojnë pas tyre një emër apo përemër në gjinore në gjuhën

gjermane është mjaft i kufizuar. Si rrjedhojë ky kundrinor nuk haset shumë shpesh.

Kundrinorët me parafjalë varen nga folje të cilat kërkojnë një emër a përemër me një parafjalë të

një rase të caktuar në gjermanisht.

I.1.4.3.1 Infinitivi si kundrinor i drejtë

Infinitivi shfaqet në këtë funksion:

a)Pas foljeve dyvalente duke u shoqëruar ose jo nga korrelati es. Këtu hyjnë folje të tilla si:

ablehnen (refuzoj), aufgeben ( dorëzoj, heq dorë), beabsichtigen ( kam si qëllim), beschlieβen

(vendos) erwarten (pres), lieben (dua), meinen (mendoj), übernehmen (marr përsipër), vergessen

(harroj), vermögen ( mundem, jam në gjendje), versuchen (përpiqem, provoj), wünschen

(dëshiroj) etj.

Në shembullim e mëposhtëm dy infinitivët si kundrinorë të drejtë zu kaufen dhe zu erlernen

lidhen me foljen beschlieβen (marr një vendim, vendos) . Në këtë rast Infinitivi nuk shoqërohet

nga korrelati.

So beschloβ Hans Castorp eines Tages, in diesem seinem zweiten Winter hier oben, sich

Schneeschuhe zu kaufen und ihren Gebrauch zu erlernen. f.647

Kështu Hans Kastorpi vendosi një ditë, në këtë dimrin e tij të dytë këtu lart , të blinte ski dhe të

mësonte përdorimin e tyre.

Në fjalinë e mëposhtme Infinitivët kundrinorë të drejtë dareinzufahren dhe anzustreichen i

referohen foljes lieben (dua) dhe përfaqësohen në fjalinë drejtuese nga korrelati es.

Es sei ein ganz anderes Leben, wenn das Buch einem gehöre: auch liebe er es, mit dem Bleistift

dareinzufahren und anzustreichen. f.378

Do të ishte një jetë krejt tjetër, nëse libri do t’i përkiste dikujt: edhe ai do të donte të ecte me laps

mbi të dhe të nënvizonte.

Page 62: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

48

Në këto raste kryefjala e infinitivit mund të jetë identike me atë të foljes drejtuese në sifjalinë

drejtuese. Në disa raste subjektit logjik të infinitivit në funksionin e kundrinorit të drejtë mund t’i

përgjigjet përemri i pacaktuar man dhe në raste të tjera, sidomos pas foljeve auffordern (kërkoj,

nxis), (es) beantragen (jap si detyrë), (es) fordern (kërkoj), (es) verlangen (kërkoj), subjekti

logjik i infinitivit nuk është as kryefjala e foljes drejtuese dhe as përemri i pacaktuar man.81

Es stellte sich heraus, daβ Dr. Krokowski am Schlusse seines Vortrages…mit offenen Armen alle

aufforderte, zu ihm zu kommen. f.181

Doli që Dr.Krokowski në fund të referatit të tij u kërkoi të gjithëve të vinin tek ai.

Në fjalinë e mësipërme kundrinori i drejtë i shprehur me Infinitiv (zu kommen) varet nga folja

auffordern (nxis, kërkoj), por nuk ka të njëjtën kryefjalë me të. Kryefja e foljes auffordern është

Dr. Krokowski, ndërsa subjekti logjik i Infinitivit zu kommen është fjala alle ( të gjithë), e cila

është kundrinor i drejtë në fjalinë drejtuese.

b)Pas foljeve trivalente (folje me kundrinor të zhdrejtë) si befehlen (urdhëroj), empfehlen

(këshilloj), erlauben (lejoj), ermöglichen (mundësoj), gestatten (pajis), verbieten (ndaloj),

versichern (siguroj), versprechen (premtoj) etj., të cilat kërkojnë pas tyre kryefjalën, infinitivin

dhe kundrinor të zhdrejtë.82

Erlauben Sie mir aber, Ihnen zu bemerken, daβ ich Ihren Deduktionen nicht folgen kann. f.137

Më lejoni t’ju vë në dukje që nuk mund t’i ndjek deduksionet tuaja.

Ich verbiete Ihnen, sich in dieser Weise die Zügel schieβen zu lassen! f.445

Jua ndaloj t’i` godisni në këtë mënyrë frerët.

Subjekti logjik i Infinitivit si kundrinor i drejtë, është identik me kundrinorin e zhdrejtë të

sifjalisë drejtuese. Në disa raste të tjera kryefjala e infinitivit është identike me atë të foljes

drejtuese.

81 Buscha Zoch, vep e cit. f.52 82 Po aty

Page 63: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

49

I.1.4.3.2 Infinitivi si kundrinor me parafjalë

Në këtë funksion ai shfaqet:

a)Pas foljeve dyvalente si: arbeiten (punoj), sich ärgern (inatosem), sich bemühen (mundohem),

denken (mendoj), sich erinnern (kujtohem), sich freuen (gëzohem), glauben (besoj), hoffen

(shpresoj), verzichten (heq dorë), zögern (ngurroj)etj. Këto folje kërkojnë pas tyre kryefjalë

dhe infinitiv i cili shoqërohet nga një korrelat. Subjekti logjik i infinitivit është identik me atë të

foljes drejtuese, ndërsa në raste të tjera është përemri i pacaktuar man.83

Er bemühte sich, mit der Schulter Settembrini vom Fleck zu drängen. f.129

Ai u mundua ta largonte me shpatulla Setembrinin nga njolla.

Ich verzichte darauf, mich ihres Namens zu entsinnen , Frau Stöhr. f.139

Heq dorë ta kujtoj emrin e saj, zonja Stër.

b) Pas foljeve trivalente (folje me kundrinor të drejtë) të cilat kërkojnë pas tyre kryefjalë ,

infinitiv dhe kundrinor të drejtë. Subjekti logjik i infinitivit është gjithnjë identik me

kundrinorin e drejtë. Infinitivi përfaqëson një kundrinor me parafjalë të shoqëruar shumë

shpesh nga pjesëza zu. Ketu hyjnë folje si: auffordern (kërkoj), gewöhnen (mësohem), hindern

(pengoj), beneiden (kam zili), bitten (lutem), warnen (paralajmëroj), verpflichten (detyroj,vë si

detyrë), zwingen (detyroj) etj.

Hans Castorp, dessen Neugier heftig mit seiner Müdigkeit kämpfte, zwang seine Augen, zu

sehen. f.104

Hans Kastorpi, kurioziteti i të cilit luftonte fort me lodhjen e tij, i sforcoi sytë për të parë.

Sie bat den Hofrat von ganzer Seele, noch bleiben zu dürfen… f.123

Ajo e luti me gjithë shpirt këshilltarin ta lejonte të rrinte ende.

c)Pas foljeve këpujore + mbiemër si: gewöhnt sein (jam/të jesh mësuar), interessiert sein (jam /

të jesh i interesuar), stolz sein (jam / të jesh krenar), überzeugt sein (jam/ të jesh i bindur),

imstande sein (jam / të jesh në gjendje) etj. Subjekti logjik i infinitivit është gjithnjë identik me

kryefjalën e foljes drejtuese.

83 Po aty

Page 64: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

50

Ich meine,…,man ist nicht gewöhnt, es sich zusammen vorzustellen. f.137

Mendoj se nuk jemi mësuar ta prezantojmë bashkë.

Umgekehrt ist ein reicher und interessanter Gehalt wohl imstande, die Stunde und selbst noch

den Tag zu verkürzen und zu beschwingen. f.146

Në të kundërt një kapacitet i pasur dhe interesant është në gjendje të nxisë dhe të shkurtojë orën

dhe madje edhe ditën.

I.1.4.3.3 Infinitivi si kundrinor i gjinores

Si kundrinor i gjinores Infinitivi shfaqet:

a)pas foljeve trivalente (folje me kundrinor të drejtë) që kërkojnë pas tyre kryefjalë, infinitiv dhe

kundrinor të drejtë. Subjekti logjik i infinitivit është identik me kundrinorin e drejtë. Infinitivi

shoqërohet me fjalinë drejtuese nga korrelati dessen (për atë që ; I , e, të cilit).84

Sie beschuldigt ihn (dessen), gelogen zu haben. / Sie beschuldigt ihn , dass er gelogen hat.

Ajo e fajëson atë të ketë gënjyer. / ajo e fajëson atë që ka gënjyer

Kjo ndodh pas foljeve anklagen (padis), beschuldigen (fajësoj), überführen (transferoj), të cilat

janë folje që kërkojnë pas tyre një emër ose përemër të rasës gjinore. Siç mund ta shohim nga

shembuli i mësipërm infinitivi ka si formë konkuruese një sifjali të nënrenditur me lidhëzën dass

(se, që).

b) Pas foljeve këpujore + mbiemër me infinitiv si kundrinor. Këto folje kërkojnë pas tyre

kryefjalën dhe infinitivin. Subjekti logjik i infinitivit është identik me atë të foljes drejtuese.

Infinitivi shoqërohet nga korrelati dessen. Foljet drejtuese pas të cilave vjen një infinitiv si

kundrinor i gjinores janë : sich bewusst sein (të jesh i ndërgjegjshëm), gewärtig sein (të presësh

diçka), gewiβ sein (të jesh i sigurt), (sich) sicher sein (të jesh i sigurt), würdig sein (të jesh i

denjë) etj.

Sie war sicher dessen, die Führerscheinprüfung geschafft zu haben.

Ishte e sigurt që e kishte marrë provimin e patentës.

84 Fjala dessen (i/e të cilit/ cilës), e cila në këtë rast shërben si korrelat është rasa gjinore e përemrave lidhorë der dhe das (i / e

cila).

Page 65: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

51

c) Pas foljeve këpujore, ose lokucione foljore + emër me infinitiv si kundrinor. Numri i foljeve

drejtuese, në këtë rast është shumë i vogël : der Meinung sein (të jesh i mendimit), des

Glaubens sein (të besosh), guten Mutes sein (të kesh besim) etj.

Er war der Meinung, den Termin abzusagen.

Ishte i mendimit ta anulonin takimin.

I.1.4.4 Infinitivi si atribut

Infinitivi mund të lidhet me emra të sifjalisë drejtuese dhe të funksionojë si atribut.85

Në këtë

rast subjekti logjik i ndërtimit me infinitiv përputhet me kryefjalën logjike të sifjalisë kryesore.

Und darum hat man kein Recht, das Ärgerlichste in Ansatz zu bringen. f. 259

Dhe prandaj nuk kemi të drejtë të llogarisim më të mërzitshmen.

Er hatte Lust zu fliehen. f.872

Ai kishte dëshirë të arratisej. / Ai kishte dëshirë për t’u arratisur.

Auf die Gefahr, sich zu verspäten, strebte er tiefer ins wilde Schweigen. f.658

Nga rreziku se mos vonohej ai u zhyt në një heshtje të egër.

Emrat pas të cilëve infinitivi funksionon si atribut janë emra abstraktë, që janë emërzime foljesh

(Erlaubnis (leje), Hoffnung (shpresë), Annahme (miratim), Absicht(qëllim), Wunsch (dëshirë)).86

Wunsch und Versuchung, sich niederzulegen und zu ruhen, beschlichen in der Gestalt seinen

Sinn. f.664

Dëshira dhe tundimi për t’u ulur dhe për të pushuar i kishin pushtuar mendjen.

Sie war ihrem Neffen dankbar für seine Bemühungen, den Tieftraurigen wieder zu beleben.

f.689

Ajo i ishte mirënjohëse nipit të saj për përpjekjet e tij për ta gjallëruar sërish të trishtuarin.

85 Engel u. Deutsche Grammatik, Heidelberg, 1991, f.435 86 Helbig G.,Zur Verwendung der Infinitiv-und Partizipialkonstruktionen in der deutschen Gegenwartssprache,në Studien zur

deutschen Syntax I, Leipzig 1983 f.202

Page 66: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

52

Herr Settembrini erzielte auch eine augenblickliche Gewissensstärkung und etwas wie ein

Versprechen, an solchen Greuel nie wieder teilhaben zu wollen. f.917

Zoti Setembrini synonte një forcim të ndërgjegjes dhe një lloj premtimi për të mos marrë më

pjesë kurrë në një mizori të tillë.

Por jo gjithnjë emrat me të cilët lidhet infinitivi janë emërzime foljesh ose mbiemrash. Nga ana

tjetër jo të gjithë emrat që vijnë nga foljet lidhen me një infinitiv si atribut, por vetëm ata që

vijnë nga folje që mund të lidhen me një infinitiv.87

Në këtë funksion infinitivi shoqërohet nga

pjesëza zu. 88

Er hatte um so mehr Ursache, sich davon berührt zu fühlen. f.870

Ai kishte më tepër arsye të ndihej i prekur nga kjo.

Der da auch noch Lust hatte, Notiz zu nehmen. f. 249

Ai atje kishte ende dëshirë ta përfillte atë.

Das war natürlich die rechte Art nicht einzuschlafen. f.127

Natyrisht, kjo ishte mënyra më e mirë për ta zënë gjumi.

Infinitivi mund të dalë si përcaktor i emrit edhe kur shoqërohet nga lidhëza qëllimore um … zu:

die Möglichkeit, um … zu, (mundësia për të…) die Gelegenheit, um … zu (rasti për të) etj.

Es handelte sich um Geld, um sein Studium zu finanzieren.89

Bëhej fjalë për para për të financuar studimet.

Wer hatte das Format dafür, um die Frage richtig zu stellen. f.777

Kush e kishte formatin për t’i bërë pyetjet drejt?

Infinitivi në gjuhën gjermane funksionon si atribut edhe kur gjendet pas mbiemrave.90

Unfähig, das Vorhandensein dieses Landmannes auf die leichte Achsel zu nehmen, kam er

zurück. f. 289

Ai u kthye mbrapsh, i paaftë për ta marrë lehtë përsipër praninë e këtij fshatari.

Unter ihren Zweigen rauchte er ausruhend eine Zigarette… stolz , sie erobert zu haben. f.656

Ai po pinte një cigare duke u qetësuar nën degët e saj, krenar që e kishte pushtuar.

87 Shih edhe lidhjet e infinitivit me emra f.9 88 Engel U. Deutsche Grammatik, München, 2004, f.228 89 Leys O., Die präpositionalinfinitive im Deutschen. Einige Beobachtungen, në Leuvense Bijdragen 60, Leuven, 1988, f.3 90 Po aty

Page 67: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

53

Hans Castorp sah ihm zu, - erstaunt übrigens und gewissermaβen enttäuscht, den Vetter in Zivil

zu sehen. f.688

Hans Kastorpi ia nguli sytë, i çuditur dhe deri diku i zhgënjyer që e shihte kushëririn me veshje

civile.

Në gjuhën shqipe një përdorim i tillë i gerundit si gjegjës i Infinitivit nuk shihet si atribut, por si

kundrinor.

I.1.4.5 Infinitivi në funksion adverbial

Në lidhjet e tij të lira , të pavarura nga valenca , infinitivi shfaqet i shoqëruar nga lidhëzat um …

zu (për të), ohne … zu (pa) dhe (an)statt …zu (në vend të) duke shprehur një modalitet ose një

aspekt (në kuptimin më të gjerë të këtyre termave)91

. Ato shprehin qëllim, rrjedhim, mënyrë,

kundërshtim. Këto ndërtime dalin në funksion adverbial. Infinitivët në këtë përdorim lidhen nga

ana sintaksore me folje çfarëdo.

I.1.4.5.1 Infinitivi me um… zu

I shoqëruar nga lidhëza um…zu, infinitivi del në funksion qëllimor, rrjedhimor, kushtor,

kontinuativ / këpujor.

në funksion qëllimor

Infinitivi në funksion qëllimor shpreh qëllimin ose synimin e veprimit të shprehur në sifjalinë

drejtuese dhe përfaqëson një sifjali të nënreditur qëllimore.

War er ins Bibliothekszimmer getreten, um von dort zu lauschen. f. 879

Kishte hyrë në bibliotekë për të përgjuar që atje.

Sie wechselte den Platz, um ihnen den Rücken zuzuwenden. f.25

Ajo ndërroi vendin për t’i kthyer shpinën atyre.

Formë konkuruese e Infinitivit në funksion qëllimor është sifjalia e nënrenditur qëllimore e

lidhur me lidhëzën damit (që, me qëllim që).

91 Helbig G. Zur Verwendung der Infinitiv- und Partizipialkonstruktionen in der deutschen Gegenwartssprache, në Studien zur

deutschen Syntax I, Leipzig, 1983, f.195

Page 68: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

54

Es war rührend zu sehen, wie Hans Castorp arbeitete, um sich artig zu erweisen. f.29

Ishte prekëse të shihje, se si punonte Hans Kastorpi, për t’u treguar i mirë.

Es war rührend zu sehen, wie Hans Castorp arbeitete, damit er sich artig erwies.

Ishte prekëse të shihje, se si punonte Hans Kastorpi, që të tregohej i mirë.

Fjalia e nënrenditur me um…zu përdoret kur kryefjalët e sifjalisë drejtuese dhe asaj të

nënrenditur janë identike. Nëse kryefjalët ndryshojnë , si rregull nuk është i mundur ndërtimi i

sifjalisë me um…zu. Por në disa raste , edhe pse kryefjalët nuk janë të njejta, përdorimi i

sifjalisë në infinitiv bëhet i mundur:

a) kur kryefjala e sifjalisë kryesore shprehet me emër abstrakt

Diese Ideenverbindung reicht keineswegs hin, um den Zustand seines Gemüts zu kennzeichnen.

f.923

Kjo lidhje idesh nuk mjafton për të përcaktuar gjendjen e tij shpirtërore.

b) kur në sifjalinë kryesore pësore kryefjala e infinitivit i përgjigjet kundrinorit të

sifjalisë kryesore, që shpreh vepruesin.

… so wird die kranke Lunge mal einige Zeit von ihrer Tätigkeit dispensiert, um sie zu schonen. f.

74

…kështu për ta mbrojtur mushkërinë e sëmurë do të përjashtohet për ca kohë nga veprimtaria e

saj.

c)nëse folja drejtuese është schicken (dërgoj), bringen (sjell), geben (jap)

Sie schickt ihn, um Brot zu holen.

E çoi atë të merrte bukë.

Në disa raste sifjalitë qëllimore të lidhura me um..zu shërbejnë si ndërtime në të cilat folësi

shpreh mendimin e tij personal, ndërtime të cilat konkurohen nga ndërtime participale:

Ihr Bild ist, um es kurz zu sagen, völlig misslungen.

Piktura e saj, për ta thënë shkurt, ka dështuar komplet.

Në këtë fjali folësi e ka shprehur mendimin e tij personal nëpërmjet sifjalisë qëllimore … um es

kurz zu sagen… / për ta thënë shkurt

Kjo sifjali konkurohet në fjalinë e mëposhtme nga ndërtimi participal kurz gesagt / e thënë

shkurt

Ihr Bild ist kurz gesagt völlig misslungen.

Piktura e saj, e thënë shkurt, ka dështuar komplet.

Page 69: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

55

Te disa folje të lëvizjes fjalia qëllimore nuk lidhet me um… zu , por vetëm me zu. Të tilla folje

janë: gehen (shkoj), fahren (udhëtoj), kommen (vij), schicken (dërgoj), sich beeilen (nxitoj) etj.

Er hielt sich an die Lehrerin, Fräulein Engelhart, die eben kam, sie zu holen. f.455

Ai u mbajt te mësuesja, zonjusha Engelhart, e cila erdhi për t’i marrë.

Hans Castorp beeilte sich, weiterzugehen. f.72

Hans Kastorpi nxitonte të ecte më tej.

Kur veprimi i shprehur nga folja drejtuese dhe nga folja në infinitiv shihet si veprim kompleks,

atëherë fjalia qëllimore lidhet pa um … zu. Er geht Brot holen. → Shkoi të merrte bukë.

Sifjalitë qëllimore janë të afërta me sifjalitë shkakore nga ana semantike dhe ndonjëherë edhe me

ato kushtore.92

Sie kommen, um zu sehen, was da weiter sein werde. f.659

Erdhën për të parë se çfarë do të bëhej më tej.

Në funksion rrjedhimor

Në këtë funksion Infinitivi me um...zu shpreh rrjedhojën e një ngjarjeje të shprehur në fjalinë

drejtuese, bazuar në faktin se sa arrihet ose kalohet masa e veprimit të shprehur, ose ku si pasojë

e arritjes së një shkalle të caktuar të cilësisë mund të kryhet një veprim i caktuar.

Zu höflich, um alles zu sagen, was er dachte, beschränkte er sich darauf. f.542

Ai u rezervua, me tepër mirësjellje për të thënë gjithçka që mendonte.

Vielleicht war er zu krank, um für solche Äuβerlichkeiten noch Sinn und Achtung zu haben oder

überhaupt an seiner Umgebung Interesse zu nehmen. f.65

Ndoshta ai ishte shumë i sëmurë për ta pasur mendjen te formalitete të tilla apo për të pasur

interes për ambjentin që e rrethonte.

Infinitivi në këtë funksion del edhe në kuptimin rrjedhimor irreal. Ai tregon që për shkak të

mosarritjes së shkallës së një tipari apo cilësie , nuk ekziston mundësia e kryerjes së një

veprimi vijues /pasues . Si formë konkuruese haset një sifjali e nënrenditur me lidhëzën “als

dass”.

92 Leys O. artikull I cituar, f. 20, Hartung, W.D., Die zusammengesetzten Sätze des Deutschen. Berlin, 1964, f.199-200

Page 70: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

56

Ndonjëherë um mund edhe të mos përdoret.

Hans Castorp war nicht so dumm, es ganz genau zu bemerken. f.288

Hans Kastorpi nuk ishte aq budalla, ta vërente këtë me saktësi.

Në funksion kushtor

Ndërtimet me um … zu mund të kenë edhe kuptim kushtor. Fjalitë kushtore me um … zu dalin

pas foljeve drejtuese si müssen (duhet), genügen (mjafton), ausreichen (mjafton, arrin),

erfordern (kërkoj) apo pas mbiemrave predikativë si erforderlich (i nevojshëm), notwendig (i

domosdoshëm), unumgänglich (i pashmangshëm). Këto fjali janë shumë afër nga ana kuptimore

me ato qëllimore.

Man stipulierte, daβ, um ja und nein zu antworten, das Glas sich mit ein- und zweimaligem

Aufschlagen begnügen möge. f.910

U ra dakort, që, për t’u përgjigjur me po ose me jo, gota duhej të mjaftohej me një ose dy

trokitje.

Në funksion këpujor

Ndonjëherë infinitivi me um…zu ka kuptim këpujor dhe shpreh zhvillimin e

njëpasnjëshëm të dy veprimeve dhe i përgjigjet në këtë rast një fjalie të lidhur me lidhëzën und

(dhe).

Sie verschwand, um nach kurzer Zeit als Scheuerweib wiederzukehren… f.450

Ajo u zhduk, për t’u kthyer pas pak kohe si pastruese. / Ajo u zhduk dhe u kthye pas pak kohe si

pastruese.

Kjo është e mundur vetëm kur kryefjala e sifjalisë kryesore dhe asaj të nënreditur janë

identike. Ky ndërtim është i mundur kur sifjalia drejtuese tregon një aspekt që quhet aspekt

kontinuativ ( i vazhdueshëm). Veprimi i shprehur nga ndërtimi me um … zu duhet të jetë

vazhdim i veprimit të shprehur në sifjalinë drejtuese. Karakteri vazhdimor i ndërtimit me um…

zu dallohet edhe nga prania e ndajfoljeve kohore kontinuative si (so) dann (pastaj), danach (më

pas), gleich (darauf) (menjëherë pas kësaj), etj.:

Page 71: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

57

Man sah ihn an seinem Tische sitzen, auf dessen entblöβter Platte er ein Stück Bindfaden

sorgfältig in Kreisform legte, um es plötzlich zur Geraden zu stricken, danach aber in bitteres

Grübeln zu verfallen. f.867

Mund ta shihje atë të ulur në një tavolinë mbi syprinën e zhveshur të së cilës ai vuri me kujdes

një copë litar në formë rrethi, për ta drejtuar papritur dhe më pas për të rënë në mendime të

hidhura.

Ndërtimet me um… zu shërbejnë edhe si shprehje paranteze (ndryshe janë quajtur edhe shprehje

eliptike). Në këtë funksion Infinitivi lidhet me një folje të të thënit (ose e përmban një folje të

tillë) ose lidhet me një shprehje tjetër të barazvlefshme: ich sag’ dies / ich gebrauche diesen

Ausdruck etj. um … zu → e them këtë / e përdor këtë shprehje etj. për të…

Këto ndërtime janë të afërta me ndërtimet qëllimore.93

Es war ein merkwürdiger Mensch, um nicht zu sagen ein Narr.

Ishte një njeri i çuditshëm, për të mos thënë një i çmendur.

I.1.4.5.2 Infinitivi me ohne … zu

Infinitivi i lidhur me lidhëzën ohne….zu (pa) paraqet një thënie që mbart mohim në vetvete

dhe përdoret , kur, megjithë pritshmëritë për kryerjen e një veprimi në fjalinë kryesore, ai nuk

ndodh dhe kur rrethanat e pritshme shoqëruese të një veprimi (në fjalinë kryesore) mungojnë.

Këto ndërtime përfaqësojnë kryesisht sifjali rrjedhimore mohore dhe fjali mënyrore. Në ndonjë

rast Infinitivi me ohne … zu përfaqëson një sifjali kushtore.

Und hatte er die Nacht hindurch im Schnee gelegen, ohne zu erfrieren, wie es im Buche stand? F.680

(fjali mohore rrjedhimore)

Dhe ndenji gjithë natën shtrirë në borë, pa u ftohur siç thuhej në bllok.

Hans Castorp betrachtete die Ornamentik, ohne gleich klug daraus werden zu können. f.362

(fjali mohore rrjedhimore)

Hans Kastorpi sodiste ornamentet, pa mundur të bëhej menjëherë i zgjuar prej kësaj.

93 O Leys, fq.45

Page 72: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

58

Das müsse man hinunterschlucken, ohne das Gesicht zu verziehen. f. 27 ( fjali mohore

mënyrore)

Këtë duhet ta kapësh pa shtrembëruar fytyrën.

“Zivilist, natürlich”, sagte er und zog, ohne um Erlaubnis zu bitten. . 128 ( fjali mohore

mënyrore)

“Civilist, natyrisht”, tha ai dhe u tërhoq pa kërkuar leje.

Er kam herein, senkte im Gehen und ohne jemanden anzublicken einmal zum Gruβe das Kinn

auf die Brust und nahm Platz. f.65 (fjali mohore mënyrore)

Ai hyri brenda dhe pa vështruar njeri uli pak mjekrën në shenjë përshëndetjeje dhe zuri vend.

Es kam aber hinzu, daβ er an die Person des Rechtsanwalts nicht denken konnte, ohne auch

Fränzchen Oberdank mit einzubeziehen. f.410 (fjali mohore kushtore)

Duhej përmendur që ai nuk mund të mendonte për avokatin pa përfshirë edhe Frencqen

Oberdank.

Interpretimi i tyre semantik varet nga raporti kohor midis sifjalisë drejtuese dhe ndërtimit me

Infinitiv. Te sifjalitë mënyrore shfaqen raporte njëkohësie të veprimeve të shprehura nga sifjalia

drejtuese dhe ndërtimi me infinitiv, ndërsa te rrjedhimoret raporte parakohësie.

Si formë konkuruese shfaqet sifjalia e nënrenditur me lidhëzën ohne … dass (pa). Sifjalia e

nënrenditur me ohne … dass përdoret edhe kur kryefjala e fjalisë kryesore dhe e nënreditur

është e njejtë , edhe kur ato ndryshojnë , ndërsa fjalia në infinitiv me ohne … zu përdoret vetëm

kur kryefjalët janë të njejta.94

Frau Stöhr verfiel in hysterisches Lachen, ohne dadurch der Arbeit des Glases Einhalt zu tun.

F.910

Zonja Stër filloi ca të qeshura histerike, pa ndaluar më me këtë punën e gotës.

Frau Stöhr verfiel in hysterisches Lachen, ohne dass sie dadurch der Arbeit des Glases Einhalt

tat.

Zonja Stër filloi ca të qeshura histerike, pa ndaluar më me këtë punën e gotës.

94 Dreyer / Schmitt, Lehr-und Übungsbuch der deutschen Grammatik, Ismaning, 2000, f.174

Page 73: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

59

I.1.4.5.3 Infinitivi me (an)statt … zu

Infiniti i lidhur me (an)statt … zu (në vend që) shfaqet në funksionin e një sifjalie mënyrore

me kuptim mohues.95

Kjo fjali i ofron një alternativë procesit/veprimit të fjalisë kryesore, e cila

perceptohet si e papërshtatshme ose si e gabuar.96

Si sifjalia e nënrenditur ashtu edhe ajo kryesore kanë të njëjtën kryefjalë.

Këto quhen ndryshe sifjali të zëvendësimit (Substitutivsatz).97

Nicht zufällig haben wir uns Köpfe wie des Herren Naphta und Settembrini zum Umgang

erwählt, statt uns etwa gar mit lauter undeutlichen Peeperkorns zu umgeben. f.788

Nuk i kemi zgjedhur rastësisht koka si ato të zotërinjve Nafta dhe Setembrini për shoqëri, në

vend që të rrethoheshim me Peeperkorns të pakuptueshëm.

Von ihm nur von einem alten Esel gesprochen hätte, statt ihn zu besuchen, wenn er vom

Wechselfieber gepackt war. f.789

Kishte folur vetëm për të, për një gomar të vjetër, në vend që ta vizitonte atë, kur mbërthehej nga

temperatura.

Si formë konkuruese shfaqet fjalia e nënrenditur e lidhur me lidhëzën anstatt … dass (në vend

që).

Statt ihr nachzukommen, zog er seine Hände unter Elly’s Gesicht fort und stand auf. f.938

Në vend që të shkonte pas saj, ai i hoqi duart nga fytyra e Elit dhe u ngrit.

Anstatt dass er ihr nachkam, zog er seine Hände unter Elly’s Gesicht fort und stand auf.

Në vend që ai t’i shkonte pas asaj, ai i hoqi duart nga fytyra e Elit dhe u ngrit.

95 Hall/Scheiner, Übungsgrammatik für Fortgeschrittene, Ismaning, 2001, f.211 96 Po aty 97 Helbig / Buscha vep. e cit. f.580

Page 74: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

60

I.1.4.6 Ndërtimet AcI

Një grup i vogël foljesh që tregojnë perceptim lidhen me një emër në kallëzore dhe një Infinitiv

pa zu si plotësor. Këto lidhje apo ndërtime quhen AcI, nga latinishtja accusativus cum

infinitivo. Foljet të cilat krijojnë ndërtimet AcI janë sehen, hören, fühlen, spüren. Eisenberg dhe

Habermann i shtojnë këtij grupi foljesh edhe foljet heiβen, machen dhe lassen,98

ndërsa

Bausewein fut në këtë grup edhe foljet finden dhe haben.99

Folja drejtuese, pra folja e

perceptimit dhe infinitivi shprehin njëkohësi. Ndërtimet AcI shërbejnë për të transmetuar

perceptim direkt të personit që përfaqëson kryefjalën. Folja e perceptimit dhe ajo që perceptohet

krijojnë një ndërtim foljor të njësuar, i cili shpreh një lidhje të ngushtë semantike.

Hauptsächlich sah er Joachim Ziemβen in sonderbar verrenkter Lage auf einem Bobschlitten

eine schräge Bahn hinabfahren. f. 31

Kryesisht ai e shihte Joakim Cimsen të zbriste mbi një slitë një rrugë të pjerrët në një situatë të

ngatërruar.

Das machte Hans Castorp nun wieder lachen. f.31

Kjo e bëri sërish për të qeshur Hans Kastorpin.

Er lieβ ihn liegen. f.661

Ai e la shtrirë.

Subjekti logjik (bartësi i veprimit) i Infinitivit është identik me kundrinorin e drejtë të foljes

drejtuese100

, pasi te ndërtimet AcI njëlloj si te të gjithë ndërtimet me Infinitiv mungon kryefjala

direkte. Vetë Infinitivi mund të marrë kundrinorë (meqë ai e ruan valencën, siç kemi sqaruar më

lart), kështu që mund të vijnë dy kundrinorë njëri pas tjetrit.

Wie aus weiter Ferne hörte er Frau Stöhr etwas erzählen oder behaupten, was ihm als tolles

Zeug erschien. f118

Si nga larg ai dëgjonte zonjën Shtër të tregonte ose të pretendonte diçka, që atij iu duk e

mrekullueshme.

98 Eisenberg, P., Grundriβ… f. 385 Habermann M., Deutsche Fachtexte der frühen Neuzeit…, Berlin, 2001, f.53 99 Bausewein K., Akkusativobjekt,Akkusativobjektsätze und Objektprädikate im Deutschen: Untersuchungen zu ihrer Syntax und

Semantik, Tübingen, 1990, f.209 100 Grewendorf G., Aspekte der deutschen Syntax, Eine rektions – Bindungs – Analyse, Tübingen, 1988 f. 265 Habermann M.,

vep. e cit. f.53

Page 75: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

61

Ndërtimet AcI mund të perifrazohen me një sifjali të nënrenditur me lidhëzën wie(si) ose me

lidhëzën dass (se, që).101

Ato mund të kthehen edhe në pësore.102

Hans Castorp hörte den Vetter sagen, daβ man nun aufstehen und sich zur Vespermahlzeit

bereitmachen könne. f. 116

Hans Kastorpi e dëgjoi kushëririn të thoshte, se mund të ngrihej dhe të bëhej gati për të ngrënë

zemër.

E perifrazuar me sifjali të nënrenditur me lidhëzën dass (që) ndërtimi AcI do të ishte si më

poshtë:

Hans Castorp hörte, dass der Vetter sagte, daβ man nun aufstehen und sich zur Vespermahlzeit

bereitmachen könne.

Hans Kastorpi e dëgjoi që kushëriri tha, se mund të ngrihej dhe të bëhej gati për të ngrënë

zemër.

Eines Tages sah Herr Settembrini ihn im weiβlichen Nebel verschwinden. f.650

Një ditë zoti Setembrini e pa atë të zhdukej në mjergullën e bardhë.

Në këtë rast ndërtimi AcI mund të perifrazohet me një sifjali të nënrenditur me lidhëzën wie (si):

Eines Tages sah Herr Settembrini ihn, wie er im weiβlichen Nebel verschwand.

Një ditë zoti Setembrini e pa atë se si zhdukej në mjergullën e bardhë.

I.1.4.7 Infinitivi i pavarur

Krahas rasteve kur infinitivi varet nga folje apo nga emra, njihet edhe një përdorim i tij ku ai

qëndron vetëm, pa qenë e nevojshme të krijojë lidhje me fjalë të tjera. Në këto raste ai është i

pavarur nga ana sintaksore. Në këtë përdorim ai del i shoqëruar ose jo nga pjesëza zu, i zgjeruar

ose jo me shoqërues.

Ky funksion, pra të qenit i pavarur, konsiderohet si funksion karakteristik i Infinitivit.

101 101 Nasri M., Der Infinitiv im Deutschen - der maṣdar im Arabischen: eine kontrastive Untersuchung, disertacion, 1993, f.52 102 Grewendorf G., Reflexivierung in deutschen AcI- Konstruktionen – Kein transformationsgrammatisches Dilemma mehr,

Berlin, 1983, f.151

Page 76: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

62

Infinitivi i pavarur del si leksemë e foljes në fjalorë etj, si fjali pyetëse, urdhërore, nxitëse,

habitore, dëshirore, del në mbishkrime, tituj gazetash, udhëzime, tabela udhëzuese, njoftime,

manual përdorimi, në receta gatimi, në fleta shoqëruese të medikamenteve etj.

Lesen, kommen, gehen, singen → me lexu, me ardhë, me shku, me këndu/ të lexosh, të vish, të

shkosh, të këndosh

Links ranfahren! Hinlegen! Aufstehen! → Kthehu majtas! Shtrihuni! Ngrihuni!

Beziehungen erweitern → të zgjerohen marrëdhëniet

Alles vergessen und vergeben? → të harrosh gjithçka e të falësh / me harru gjithçka e me falë?

(Pyetje”: ich soll alles vergessen und vergeben? → unë duhet të harroj gjithçka e të fal?)

Schlafen bis Mittag! → të fle deri në drekë / me flejt deri në drekë

(thirrmore, dëshore: Ich möchte bis Mittag schlafen → unë dua të fle deri në drekë)

Haus zu vermieten! → shtëpi për t’u dhënë me qera. / me u dhënë me qera

einem Kind solche Geschichten zu erzählen! → T’i tregosh një fëmije histori të tilla!

(wie kannst du als Erwachsener einem Kind solche Geschichten erzählen / si mund t’i tregosh

një fëmije histori të tilla

Mit Salz würzen. /Wäschetrommel abspülen. / Rasen nicht betreten etj. → rregulloj me kripë/

hedh kripë. / të shpëlahet tharësja e rrobave. / Mos e shkelni barin. / Të mos shkelet bari./ Mos

me e shkel barin.

Bis Mittag schlafen, wie? / Beziehungen vertiefen. etj. → Të flesh deri në drekë? / Të thellohen

marrëdhëniet.

Përdorimi i tij është tregues i formave ekonomike të të shprehurit.

Also Ruhe, Geduld, Mannszucht, messen, essen, liegen, abwarten und Tee trinken. f.305

Pra qetësi, durim, disiplinë, të matësh, të hash, të shtrihesh, të presësh dhe të pish çaj.

Immer hübsch aufschreiben, Ziemβen! f.69

Të shkruash gjithnjë bukur Cimsen!

Page 77: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

63

Te Infinitivi i pavarur i foljeve vetvetore përemri vetvetor sich mund të bjerë.

Nicht hinauslehnen! (sich hinauslehnen / Lehnen Sie sich nicht hinaus).

Mos u varni!

Edhe nyjat e emrave (plotësave që merr Infinitivi) mund të hiqen. Kjo ndodh kryesisht në gjuhën

e folur.

Bitte, Wehelaute zu unterdrücken! f.298

Ju lutem, mposhtini tingujt e dhimbjes!

Disa infinitivë të pavarur janë kthyer në shprehje idiomatike:

Zum Teufel gehen! Në djall të shkojë.

Infinitivi i pavarur si fjali urdhërore ose nxitëse mund të shoqërohet nga fjala bitte, duke e zbutur

kështu urdhrin ose kërkesën.

Bitte mich wohl zu verstehen. f.250 → Ju lutem të më kuptoni

Kur Infinitivi i pavarur përdoret në formë mohore pjesëza mohuese nicht vendoset para tij.103

Gar nicht zu überschätzen. f.26 → Aspak për t’u mbivlerësuar./ Mos me u mbivlerësue aspak

Infinitivi i pavarur i shoqëruar nga zu shpreh mbajtjen e një qëndrimi të caktuar, shpreh një

dëshirë të folësit, shpreh konstatim:

Nichts zu sehen, kaum zu glauben → asgjë për t’u parë, e vështirë për t’u besuar

Zu plaudern! F.904 → për të folur / biseduar me fol / me bisedue të flasim / të bisedojmë

Von Marusja hier ganz zu schweigen. f.579

Ttë mos flasim për Marusjan. / Mos me folë për Marusjan.

Shpesh fjalitë me Infinitiv të pavarur janë quajtur edhe elipsa ose struktura të reduktuara.

Rol të rëndësishëm në shprehjen e modalitetit të fjalive me infinitiv të pavarur luan intonacioni,

si tipari formal më i rëndësishëm i fjalisë. Fjalitë me Infinitiv të pavarur kanë intonacion të

përfunduar.104

103 Pjesëza mohuese nicht në gjermanisht vendoset pas foljes. Në rastin e Infinitivit të pavarur ajo vendoset para tij. 104 Çeliku, vep. e cit. fq.90

Page 78: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

64

I.1.4.8 Infinitivi si gjymtyrë homogjene

Në përdorimet e tij Infinitivi mund të funksionojë si gjymtyrë homogjene. Gjymtyrë homogjene

kanë të njëjtin funksion sintaksor në fjali dhe varen nga ana kuptimore dhe gramatikore nga i

njëjti përbërës kokë i fjalisë.105

Infinitivët homogjenë renditen njëri pas tjetrit të ndarë me presje

ose lidhen me lidhëzën bashkërenditëse und.

Der Gegenwind verschlug ihm sofort den Atem, so daβ er der unbequemen Prozedur der

Umstellung sich nochmals unterzog, um zu Luft zu kommen und mit besserer Fassung dem

gleichgültigen Feinde die Stirn zu bieten. f.660

Era e kundërt ia mori frymën menjëherë, kështu që ai iu nënshtrua edhe një herë procedurës së

parehatshme të rrethimit,, për të marrë ajër dhe për t’i ofruar ballin me një prekje më të mirë

armikut indiferent.

Vielleicht konnte man bei ihnen eintreten, um unter Dach und Fach das Ende des Wetters

abzuwarten und nötigenfalls Begleitung und Führung zu haben, wenn unterdessen die natürliche

Dunkelheit sollte eingefallen sein. f.666

Ndoshta mund të hyje tek ata, për të pritur fundin e kohës dhe në rast nevoje për të pasur

shoqërim dhe drejtim, nëse ndërkaq do të binte errësira e natyrshme.

Midis gjymtyrëve homogjene vendosen raporte semantike, të cilat shprehen gramatikisht nga

lidhëzat, nga mungesa e lidhëzave si edhe nga intonacioni.

I. 1.5 Emërzimi i Infinitivit

Si shumë pjesë të tjera të ligjëratës edhe Infinitivi mund të emërzohet. Emërzohen Infinitivët e të

gjitha foljeve.106

Meqë gjermanishtja nuk ka geriundium (nga lat.”gerere” /handeln/ veproj), pra

nuk njeh nje formë specifike emërore të foljes, përdoret Infinitivi për emërzimin e foljeve.107

Infinitivët e emërzuar dalin vetëm në njëjës, janë të gjinisë asnjanëse dhe nuk marrin mbaresa

105

Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe, fq.229 106 Engel 1988 f.437 107 Hentschel / Weydt f.128 - 129

Page 79: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

65

rasore. Infinitivët e emërzuar shërbejnë edhe për perifrazimin e aspektit progresiv që nuk mund

të formohet në gjuhën gjermane.108

“Das Warten auf dich.” f.817 ( Të priturit për ty)

Er war fertig zum Ausgehen… f.60 (ishte gati për të dalë)

Ich kann es dir doch auch im Gehen erklären. f.74 (Mund të ta shpjegoj edhe duke ecur.)

I.1.6 Vendi i Infinitivit në fjali

Në funksione të ndryshme sintaksore Infinitivi del në pozicione të ndryshme në fjali. Si pjesë e

kallëzuesit ai e ka të mirëpërcaktuar vendin e tij në fjali.

Në gjermanisht vendi i foljes në fjali është i përcaktuar qartë. Nga kjo kuptojmë që edhe vendi i

kallëzuesit është i përcaktuar. Po kështu është i përcaktuar edhe vendi i pjesëve përbërëse të

pashtjelluara të kallëzuesit. Atyre u përket vendi i fundit në fjali / sifjali sipas rregullit që

përbërësit e kallëzuesit që janë të lidhur ngushtë nga ana sintaksore me foljen e shtjelluar

qëndrojnë larg saj, më larg nga përbërësit e tjerë, dmth. në fund të fjalisë / sifjalisë, si gjymtyra e

saj e fundit.109

“Das will ich glauben”, erwiderte Behrens. 366

“Dua ta besoj këtë”, u përgjgij Berens.

Sein Nacken schien stärker als sonst herauszutreten.f.369

Zverku tij u duk të shfaqej më fortë se zakonisht.

Sein Vetter suchte ihn zu beruhigen. F370

Kushëriri i tij u përpoq ta qetësonte.

108 Po aty 109 Deutsche Akademie der Wissenschaften zu Berlin, Skizze der deutschen Grammatik, Berlin, 1972, f.200

Page 80: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

66

Por Infinitivi mund të dalë para foljes së shtjelluar për t’u theksuar, për të bërë kontrast, për të

theksuar një gjymtyrë fjalie në fund të fjalisë / sifjalsë si edhe nëse ato përbëjnë remën e thënies.

Ky rend është tipik në gjuhën e folur dhe gjendet më shpesh në komunikimin e lirë.110

Në shembullin e mëposhtëm shohim që Infinitivi zu sehen gjendet në fillim të fjalisë para foljes

së zgjedhuar dhe në një rend të tillë thekson më tepër gjymtyrën tjetër të fjalisë ein hohlwangiger

Kaufmann.

Zu sehen war nur ein hohlwangiger Kaufmann. F.396

Për t’u parë ishte vetëm një tregtar me faqet me vrimë. / Mund të shihej vetem një tregtar me

faqe me vrima.

Kur Infinitivi del në funksionin e tij si atribut, ai vendoset pas elementit drejtues .111

Këtë rast e

gjejmë në shembullin e mëposhtëm, ku Infinitivi einzuschlafen është në funksionin e atributit dhe

ndodhet pas elementit drejtues, emrit Art.

Das war natürlich die rechte Art, nicht einzuschlafen. f.127

Kjo ishte natyrisht mënyra e duhur për të mos e zënë gjumi.

Në funksionin e tij adverbial ai mund të vendoset para ose pas foljes drejtuese.112

Në rastin e mëposhtëm Infinitivi ndodhet pas foljes drejtuese.

Er tastet es ab, um die rechte Stelle zu finden. F. 428

Ai po e prekte për të gjetur vendin e duhur.

Ndërsa te fjalia më poshtë Infinitivi ndodhet para foljes drejtuese.

Ohne unchristlich zu erscheinen, konnte Joachim keine Einwände dagegen erheben. F 434

Pa u dukur si jokristian Joakimi nuk e hidhte dot poshtë atë.

Infinitivi si kryefjalë mund të zërë pozicione të ndryshme në fjali. Ai mund të jetë në fund të

saj: sipas Askedal dhe Bech ky pozicion është quajtur Extraposition (pozicion fundor / i

jashtëm); në fillim të saj, i quajtur Initialposition ( pozicion nistor / i fillimit)113

110 Olszok K., Infinite Formen im Vorfeld në Olszok K. / Weuster E. Zur Wortstellungsproblematik im Deutschen, Tübingen ,

1983 f.112 111 Engel 1988, f.437 112 Po aty

Page 81: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

67

Es war schwer, ihm zu raten. f.420 (Infinitivi kryefjalë në pozicion fundor)

Ishte e vështirë ta këshilloje atë.

Aber da es absolut unmöglich war, sich Allergeringste dabei zu denken, so hatte auch Elly sich

weiter nichts dabei gedacht. f.907 (Infinitivi kryefjalë i pozicionuar në mes të fjalisë.)

Por, meqë ishte krejt e pamundur të mendoje edhe për çikërrimat, kështu edhe Elly nuk mendoi

më edhe për këtë.

Nach Hause zu kommen, war keine Kleinigkeit. f.350 (Infinitivi kryefjalë në fillim të fjalisë.)

Të shkoje në shtëpi nuk ishte diçka e vogël.

Pra, Infinitivi mund të dalë në fillim, në mes ose në fund të fjalisë.

I.1.7 Përmbledhje mbi Infinitivin

Duke përmbledhur tiparet morfo – sintaksore të Infinitivit të gjermanishtes mund të themi se:

Infinitivi i gjermanishtes është forma e pashtjelluar e foljes, e cila zotëron tipare foljore dhe

emërore. Ajo është forma bazë e foljes, që nuk përcaktohet nëpërmjet vetës, numrit dhe mënyrës.

Ai nuk i zotëron këto kategori foljore, por ka kuptimin gramatikor të kohës dhe diatezës. Ai

mund të shfaqet në formë sintetike dhe analitike. Mund të shoqërohet ose jo nga pjesëza zu.

Gjithashtu mund të zgjerohet me gjymtyrë të tjera duke formuar kështu Ndërtimet me Infinitiv.

Në përdorimet e tij infinitivi lidhet me folje ose me emra.

Infinitivi del në këto funksione sintaksore:

si pjesë e kallëzuesit, kur lidhet me foljet sein, haben, werden, me foljet modale dhe ato

të ngjashmet me modalet, si dhe me folje aspektore; Ai nuk del si kallëzues.

Si kryefjalë duke u shoqëruar nga pjesëza zu;

Si atribut duke u lidhur me emra e rrallëherë edhe me mbiemra.

Në përdorim adverbial, si sifjali e nënrenditur shoqëruar nga lidhëzat um… zu, ohne.. zu

, anstatt … zu. Këto sifjali shprehin marrëdhënie qëllimore, kushtore, rrjedhimore,

këpujore, mënyrore, mohore etj.;

113 Askedal J.O., Über den Infinitiv als Subjekt im Deutschen, në Zeitschrift für germanistische Linguistik nr.16, Berlin, 1988 f. 3

Page 82: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

68

Si kundrinor i drejtë, kundrinor me parafjalë si dhe kundrinor i rasës gjinore;

Në ndërtimet Accusativus cum infitinitivo;

Ai mund të dalë i pavarur, pa qenë nevoja të varet nga fjalë të tjera.

Gjithashtu infinitivët mund të shfaqen si gjymtyrë homogjene.

Si çdo pjesë tjetër e ligjëratës Infinitivi mund të kalojë në klasën e emrave duke u emërzuar.

Page 83: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

69

I.2 Participi I dhe II

Participi është forma tjetër e pashtjelluar e foljes në gjermanisht.

Fjala particip ( lat. participium) vjen nga greqishtja e lashtë (metochikon) dhe do të thotë “kam

pjesë”. Me këtë nënkuptohet pjesëmarrja e participit në karakteristikat e mbiemrit dhe të

foljes. E thënë me fjalë të tjera participi ndërthur tipare të foljes dhe të mbiemrit. Ai është

quajtur edhe “Mittelwort”114

(fjalë që qëndron në mes ), meqë qëndron në mes të foljes dhe

mbiemrit dhe përmbledh në vetvete tipare të të dyjave. Jean Marie Zemb shprehet se Mittelwort

është një fjalë që qëndron në mes të zinxhirit të varësisë: ajo varet nga të tjerët dhe të tjera

gjymtyrë varen prej saj.115

Gjuha gjermane njeh dy participe: Participin I ose Participin e së tashmes (Partizip Präsens) dhe

Participin II ose Participin e së shkuarës (Partizip Perfekt).

Këto terma (e tashme, e shkuar) nuk kanë lidhje me kohën që shpreh participi, pasi ai ka vetëm

kategorinë e kohës relative. Budde sqaron se koha e shprehur prej participit varet dhe i

referohet kohës që shpreh e gjithë fjalia në të cilën ndodhet Participi I.

“Ihre zeitstufige Bezogenheit ergibt sich jeweils nur durch die Zeitebene, auf der sich der ganze

Satz als solcher bewegt.”116

Edhe Paul e thekson faktin që termi particip i së tashmes ose së shkuarës nuk tregon kohë dhe

se participi i referohet kohës që shprehet nga folja e shtjelluar e fjalisë.117

“Das Partizipium Präsentis bezieht sich nicht auf die Gegenwart, sondern auf den Zeitpunkt, den

das Verbum finitum des Satzes angibt. Ohne besonderen Beisatz versteht sich Gleichzeitigkeit

mit diesem.”

Për të shmangur këtë, shumë gjuhëtarë preferojnë të përdorin termin Partizip I dhe Partizip II në

vend të Participi i së tashmes dhe Participi i së shkuarës.

114

Valentin P., Über Nicht-Partizipien und PArtizipien im heutigen Deutsch, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f.33 115

Zemb J.M., Kontrastives rund um das Mittelwort, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im

Deutschen, Tübingen, 1994, f.48 116

Budde E. H., Studien zum Partizip, në Muttersprache, 1955, f.285 117 Paul 1919, f.318

Page 84: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

70

Krahas kategorisë së kohës relative , participet zotërojnë edhe valencën e foljes bazë (e foljes

nga e cila formohen), pra aftësinë për të marrë përbërës të tjerë në fjali.118

Gjithashtu participet

zotërojnë kategorinë e diatezës. Participet ruajnë të njëjtin kuptim leksikor si folja nga e cila

vijnë dhe ky kuptim mbetet i qëndrueshëm. Raporti midis participit dhe paradigmës foljore

mbetet konstant te të gjitha leksemat. Kjo tregon lidhjen e ngushtë të participit me foljen.119

Edhe fakti që Participi II është pjesë e një forme të përbërë foljore tregon karakterin foljor të

participit. Ndërkohë po të shohim funksionet e tyre sintaksore dhe kryesisht funksionin atributiv

dallojmë karakteristikat mbiemërore të participit. Kështu në funksionin e tyre atributiv , ata

mund të lakohen si mbiemrat, sipas gjinisë, numrit dhe rasës së emrit të cilit i referohen.120

Duke iu referuar tipareve foljore dhe mbiemërore të participit Quintin e quan participin me

identitet të dyfishtë, si folje dhe si mbiemër.121

Participi I dhe Participi II i gjuhës gjermane janë dy forma të pashtjelluara më vete, por meqë

ngjasojnë në funksionet sintaksore që kryejnë i kemi trajtuar pranë njëri – tjetrit për të mos rënë

në përsëritje.

118 Marillier J.-F., Was sind Partizipien në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen,

1994, f 19 119 Poitou J., Morphologische Analyse und Kategorisierung der Partizipien, në ë Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994 f.112-113 120 Hentschel / Weydt vep.e cit.f 129-131 121 Quintin H., Zur morphosyntaktischen und semantischen Einordnung von deutschen Partizipien und Partizipialsätzen, në

Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f.91

Page 85: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

71

I.2.1 Participi I

I.2.1.1 Ndërtimi

Tiparet morfologjike të Participit I do të trajtohen në një mënyrë jo të hollësishme, sepse për to

kemi folur në punimin e Masterit ”Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme gjermane në

përqasje me ato të shqipes standarde” e vitit 2006. Në punimin e pranishëm ato do të paraqiten

në vija të trasha.

Participi I formohet duke i shtuar infinitivit të foljes prapashtesën -d : lachen-d, singen-d,

zogern-d122

Përjashtim bëjnë foljet sein (jam) dhe tun (bëj) participet e të cilave janë seiend dhe tuend.

Disa studiues të tjerë si Eisenberg apo gramatika Duden e shohin ndërtimin e Participit I duke u

nisur nga rrënja e foljes dhe duke i shtuar asaj mbaresën –end ose –nd, nëse rrënja e foljes

mbaron me –el, ose –er: wander-nd, lächel-nd.123

Participin I nuk e kanë të gjitha foljet, kështu foljet pavetore: regnen (bie shi) , hageln (bie

breshër), grauen (agon, zbardh) nuk e formojnë Participin I,124

si edhe disa folje me kufizime

semantike si: bekommen (marr) , wiederfahren (udhëtoj sërish) etj.125

Foljet vetvetore në Particip I e ruajnë përemrin vetvetor sich : sich nähernd (që afrohet), das

sich nähernde Schiff (anija që po afrohet) .126

Der Junge lauschte mit nachdenklich oder auch auch gedankenlos – träumerisch sich

festsehenden Augen. f.36

Ai përgjonte me sy ëndërrimtarë të ngulur diku, të mendueshëm ose edhe të zbrazët.

Ai përgjonte me sy ëndërrimtarë që ishin ngulur diku, të mendueshëm ose edhe të zbrazët.

122 Hentschel / Weydt, Engel, Helbig / Buscha, Zifonun 123 Eisenberg P., Grundriss der Deutschen Grammatik, Stuttgart, 2004, DUDEN Grammatik, Mannheim 1998, f.190 124 Faucher E., Partizip oder Adjektiv? Partizip oder Infinitiv? Benennungs- und Abgrenzungsfragen, në ë Bresson D. / Dalmas

M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994 f.1 125 Engel vep.e cit. f. 126 Dreyer H. Schmitt , Lehr – und Übungsbuch der deutschen Grammatik, Ismaning, 2009, f.261

Page 86: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

72

Die Voreingenommenheit gegen die Schneeschmelze saβ fest in den Köpfen, der Kurort leerte

sich, wohl möglich, daβ es der sich nähernde Frühling war, der den Leuten im Leibe rumorte.

f.493

Paragjykimi ndaj shkrirjes së deborës u ngulit në kokat e tyre, qendra e kurimit u boshatis,

ndoshta ngaqë ishte pranvera që po vinte, ajo që ziente në trupat e njerëzve.

I.2.1.2 Kategoritë gramatikore të Participit I

Siç u përmend më lart , participi ka kategorinë e kohës relative. Ai vetë është neutral në

kohë 127

dhe si rregull i referohet pikës kohore që shfaqet nga koha që shprehet nga folja e

zgjedhuar e fjalisë, e cila bart kategoritë foljore të kohës, mënyrës etj.

Sie versperrten die Passage, unbekümmert um fremde Leute, die staunend ihren

ausschweifenden Erörterungen lauschten. f .615

Ata bllokuan rrugën pa u shqetësuar për të panjohurit, që po përgjonin duke u habitur me

diskutimet e tyre që dilnin jashtë teme.

Des Doktors Papierkorb hatte sich schwebend zur Decke erhoben. f.919

Koshi i doktorit ishte ngritur duke u lëkundur drejt tavanit.

Në raport me foljen që zgjedhohet , Participi I shpreh veprim të vazhdueshëm si proces që

ndodh njëkohësisht me veprimin e shprehur nga folja e shtjelluar e fjalisë 128

, pra shpreh

njëkohësi me foljen që zgjedhohet.

Der Raum, der sich drehend und fliehend zwischen ihn und seine Pflanzstätte wälzt, bewährt

Kräfte die man der Zeit vorbehalten glaubt. F12

Vendi që rrotullohet duke u dredhur e duke u larguar midis tij dhe kopshtit mban fuqi , që

besohet se mund të ruhen me kohën.

127 DUDEN Die Grammatik, Mannheim, 1998, f.190 128 Hall K. / Scheiner B., Übungsgrammatik für Fortgeschrittene, Ismaning, 2001, f.245

Page 87: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

73

Sie stotterte lächelnd und sagte dann, daβ ihr Name Emerentia sei. F. 757

Ajo belbëzonte duke buzëqeshur, pastaj tha se emri i saj ishte Emerentia.

Sie haben der eine duldend, der andere handelnd, ein Geheimnis geteilt. F.632

Ata kanë ndarë një sekret njëri duke duruar, tjetri duke vepruar.

Dittmer , krahas rasteve të njëkohësisë, njeh edhe raste të para dhe paskohësisë midis veprimit të

shprehur nga Participi I dhe atij të foljes së zgjedhuar të fjalisë.129

Raste të tilla njeh edhe

Behagel.130

Në korpusin tonë ne kemi hasur mjaft raste të tilla. Këtu po sjellim dy shembuj, njëri

për parakohësinë, tjetri për paskohësinë.

Aber sich wieder belebend, erheiternd und anmutig einlenkend furhr er fort. F.86 (parakohësi)

Por ai vazhdoi duke u gjallëruar sërish, duke u argëtuar dhe duke ndryshuar qëndrim me

shkathtësi.

Er buchstabierte die vorige noch einmal, rasch, sicher und klar, das e hinzufügend, das er vorhin

vergessen. F. 911 (paskohësi)

Ai e gërmëzoi edhe një herë të mëparshmen, shpejt, qartë dhe me siguri, duke shtuar –e-në që e

kishte harruar më parë.

Paul dhe Schulze / Griesbach shprehen se nëse në fjali ka rrethanorë kohe, atëherë bie kuptimi i

njëkohësisë.131

Në lidhje me rrethanorin e kohës Participi I mund të tregojë parakohësi.

Ndërkohë Weber shton që kuptimi i kohës varet nga forma e predikativitetit të foljes drejtuese,

129 DITTMER, A. , Über das Partizip I im Deutschen. në: Kopenhagener Beiträge für Linguistik 21, 1983, F.100-101 130 Behagel O., Deutsche Syntax, Heidelberg, 1924, f.391 131 Paul H.,Deutsche Grammatik, Tübingen, 1968, f.307; Schulze D. / Griesbach H., Grammatik der deutschen Sprache,

München, 1960, f.84

Page 88: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

74

nga prania ose mungesa e ndajfoljeve kohore dhe nga realiteti jashtëgjuhësor.132

Edhe Bungarten

thotë që koha e Participit I dhe foljes drejtuese mund të jenë të ndryshme.133

Kaum hatte er seinen Sinnen getraut und entgeistert zuerst in Frau Chauchats Angesicht und

dann, die Augen hebend, über ihre Stirn und ihr Haar hin ins Leere geblickt. F.245

(parakohesi)

Me zor po u besonte shqisave dhe i habitur fillimisht nga fytyra e zonjës Shosha dhe pastaj ,

duke ngritur sytë, e hodhi vështrimin mbi ballin dhe flokët e saj e më pas në boshllëk.

Participi I e paraqet veprimin, gjendjen e shprehur nga folja, nga e cila ai përftohet, si të

vazhdueshëm, në kuptim vepror dhe të papërfunduar.

Participi I është më tepër i orientuar ndaj kryefjalës, është në gjendje të drejtojë kallëzoren dhe

shpreh veprimtari.134

Engel e përcakton kështu kuptimin e Participit I: simultan, duke u kryer,

aktiv/ vepror. 135

Edhe për Jung Participi I ka kuptim vepror, por në raste të rralla mund të

ndeshim edhe një Particip I me kuptim pësor.136

Për Erben Participi I ka vetëm kuptim vepror.137

Raste të përdorimit të Participit I me kuptim pësor ne nuk kemi gjetur në korpusin tonë, madje

jemi të mendimit që ky ka qenë një përdorim i vjetër i tij dhe që sot nuk haset më. Këtu biem

dakort me Hofstaetter, i cili shprehet se ndërtime të këtij lloji janë të pamundura. Në gjuhën e

sotme Participi I përdoret vetëm në kuptim vepror.138

Man lauschte mit offenen Mündern lächelnd. F. 877 (kuptim vepror)

Përgjonin duke buzëqeshur me gojë të hapura.

Als er den Deckel schloβ, zogen sie ab, flüchtig angeregt und schwatzend. F.879 (kuptim

vepror)

Kur mbylli kapakun ato u larguan me nxitim dhe duke llomotitur.

132 Weber H., Das erweiterte Adjektiv- und Partizipialattribut im Deutschen në Linguistische Reihe 4, München, 1971,f.156 133 Bungarten T., Präsentische Partizipialkonstruktionen in der deutschen gegenwartssprache, Düsseldorf, 1976,f.92 134 Lübbe A. / I. Rapp, Aspekt, Temporalität und Argumentstruktur bei atributiven Partizipien , në Zeitschrift für

Sprachwissenschaft, 30/2, Berlin 2011, f.259, Zifonun, Grammatik der deutschen Sprache, Berlin, 1997, f.2206, 135 Engel U., Deutsche Grammatik, Heidelberg, 1988, f.431 136 Jung W., Grammatik der deutschen Sprache, Leipzig, f.210 137 Erben J., Abriβ der deutschen Grammatik, Berlin, 1967, f.122 138 Hofstaetter W., Deutsche Sprachlehre, Berlin, 1960, f.115

Page 89: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

75

Participi I nuk ka kryefjalë sintaksore. Vepruesi i tij shprehet, si rregull, nga kryefjala e foljes

së zgjedhuar.

Wehsal zuckte die Achseln, wortlos andeutend, daβ eben eine radikale Situation vorliege. f.964

Vezali mblodhi supet duke shpjeguar pa fjalë që para tyre ndodhej një situatë radikale.

Wehsal është kryefjala e sifjalisë drejtuese, pra e foljes së zgjedhuar të saj zucken (mbledh /

mblodhi) dhe njëkohësisht vepruesi i veprimit të shprehur nga Participi I andeutend (duke

shpjeguar).

Në përdorimet e tij Participi I lidhet me emra ose me folje. Kur lidhen me emra, Participi I

vendoset para tij dhe përdoret morfologjikisht si mbiemër duke marrë tiparet e tij të gjinisë,

rasës , numrin, lakimin dhe shkallën e mbiemrit.

Mit den Augen jener Tienappel’schen Vorfahrin erblickte er einen vertrauten Teil seines

Körpers, durchschauenden, voraussehenden Augen, und zum ersten Mal…verstand er, daβ er

sterben werde f. 304

Me sytë e asaj paraardhëseje të Tienapelit ai shihte një pjesë të mirë të trupit të tij, me sy

depërtues, parashikues, dhe për herë të parë kuptoi që do vdiste.

Auf der Rückseite fanden sich in wechselnder Schriftart die Namen der Häupter einpunktiert.

F.36

Nga ana e pasme gjendeshin të shkruar në lloje të ndryshme shkrimesh emrat e drejtuesve.

Ky përdorim i tij ka ngjallur mjaft debate midis gjuhëtarëve për faktin nëse duhet quajtur

particip apo mbiemër, por në lidhje me këtë cështje do të ndalemi më poshtë.

Participi I lidhet jo vetëm me emra, por edhe me folje të zgjedhueshme, lidhje që janë të lira,

fakultative. 139

139 Helbig / Buscha,Deutsche Grammatik, Ein Handbuch für den Ausländerunterricht, Berlin/München, 2001 f.108

Page 90: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

76

Man stand nach der Hauptmahlzeit im Speisedunst zwischen den Tischen herum und zögerte

plaudernd, in die Liegekur zu gehen. f.305

Pas vaktit kryesor rrinin nën avujt e gjellëve përmes tavolinave dhe duke biseduar ngurronin të

shkonin të shtriheshin.

Aber ich zünde mir nun eine richtige an, sagte er stehenbleibend. f.70

Por unë ndeza vetëm një të rregullt, tha ai duke ndenjur në këmbë.

Vetëm në një masë të kufizuar hasen edhe lidhje të domosdoshme me folje me kuptim të plotë

ose folje ndihmëse. Në lidhjet e domosdoshme (Particip I + folje) asnjëri prej përbërsëve të

lidhjes nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Mungesa e njërit prej tyre do të prishte kuptimin e

fjalisë. Në lidhje të tilla Participi I lidhet me folje si: nennen (quaj/ emërtoj), bezeichnen als

(përcaktoj si), erklären für (deklaroj për ), halten für ( mbaj për), finden (gjej) etj.

Und kam zu ihnen und fand sie schlafend und sprach zu Petro… f.781

Dhe erdhi tek ata dhe e gjeti atë duke fjetur dhe i foli Petros…

Pothuajse të gjithë autorët (Admoni, Weber, Brinkmann, Bungarten, Helbig, Buscha, Schmidt

etj.), që kanë studiuar Participin I, janë të mendimit që ai përdoret më tepër në gjuhën e shkruar,

psh. në prozën artistike, në publicistikë, në literaturën teknike dhe shkencore, ndërsa në gjuhën e

folur ai është zhdukur dukshëm.

Page 91: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

77

I.2.2 Participi II

Ndryshe nga Participi I i cili nuk formohej nga çdo folje, Participi II i përgjigjet çdo foljeje në të

njëjtin kuptim leksikor, kuptim i cili mbetet i qëndrueshëm.140

Në varësi nga folja nga e cila formohet Participi II mund të ketë kuptim vepror ose pësor. Kanë

kuptim vepror participet që vijnë nga foljet jokalimtare, si psh.: gekommen, erblüht, vergangen

etj. Ndërsa participet e formuar nga foljet kalimtare kanë kuptim pësor, psh.: geliebt, geschlagen,

geschrieben, besetzt etj. 141

Er wandte aber, herangekommen, gleichgültig das Gesicht ab und ging so vorüber. f. 203

Ai , kur u afrua ktheu fytyrën dhe kaloi pranë indiferent. (kuptim vepror)

Der begabte junge Mensch ist ein Blatt auf dem mit sympathetischer Tinte alles schon

geschrieben steht, das Rechte wie das Schlechte. f. 141 (kuptim pësor)

Njeriu i talentuar është një fletë ku, me bojë të padukshme , qëndron gjithçka e shkruar, e drejta

dhe e keqja.

I.2.2.1 Formimi i Participit II

Formimi i Participit II varet nga tipi i zgjedhimit të foljes. Formimi standard bëhet duke i

paravendosur foljes parashtesën ge- dhe duke i vënë pas prapashtesën –t te foljet me zgjedhim të

rregullt dhe prapashtesën –en te foljet e parregullta, të cilat mund të ndryshojnë edhe zanoren e

rrënjës në Particip II.142

glauben – geglaubt, kaufen - gekauft, schauen - geschaut

kommen – gekommen , sehen – gesehen, lesen –gelesen, gehen – gegangen, trinken –

getrunken, bleiben – geblieben

140 Poitou J., Morphologische Analyse und Kategorisierung der Partizipien në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, tübingen, 1994, f.112 141 Hentschel / Weydt, Handbuch der deutschen Grammatik, Berlin, 1994, f.130 142 Engel U., 1988, vep.e cit. f. 432

Page 92: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

78

Ky rregull shoqërohet me shumë përjashtime. Kështu, foljet e rregullta, rrënja e të cilave mbaron

me –t ose –d, marrin në Particip II prapashtesën –et:

arbeiten – gearbeitet reden - geredet

Participi II i shumë foljeve mund të formohet pa parashtesën ge-.143

Këtu bëjnë pjesë foljet e

prejardhura dhe të përbëra pjesa e parë e të cilave është e patheksuar dhe nuk shkëputet nga

rrënja e foljes. Këto folje fillojnë me parashtesat be-, er-, ent-, ver-, voll-, zer- etj.

bestellen - bestellt erobern -erobert verstehen - verstanden

Pa parashtesën ge- formohet edhe Participi II i foljeve që përfundojnë me –ieren si dhe i disa

foljeve të tjera me rrokje të parë të patheksuar.144

studieren – studiert gratulieren -gratuliert prophezeien - prophezeit posaunen – posaunt

Me parashtesën ge- formohet Participi II i foljeve të parme, që e kanë theksin në rrokjen e parë :

bauen – gebaut, gehen – gegangen , kommen – gekommen

Me parashtesën ge- formohet edhe Participi II i foljeve të prejardhura ose të përbëra, pjesa e

parë e të cilave është e theksuar dhe shkëputet nga rrënja e foljes duke u vendosur në fund të

fjalisë. Këto folje quhen të ndashme. Parashtesa ge- te këto folje vendoset midis pjesës së

ndashme dhe rrënjës së foljes:

anhören - angehört, abfahren - abgefahren , teilnehmen – teilgenommen etj.

143

Po aty 144 Engel U., 2004, vep.e cit. f.226

Page 93: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

79

I.2.2.2 Kuptimet gramatikore dhe përdorimet e Participit II

Participi II e përcakton veprimin si të kufizuar, të përfunduar, të kryer (perfektiv).145

Me

perfektiv kuptohet një aspekt i foljes, i cili i paraqet veprimet, gjendjet apo ngjarjet të

përfunduara, që kanë ndodhur vetëm një herë, të kufizuara, të mbyllura në vetvete.

Participi II ka kuptimin e kohës relative dhe nuk shpreh kohë absolute. Si rregull, Participi II

shpreh parakohësi të veprimit në raport me veprimin e shprehur në sifjalinë drejtuese, pasi siç e

thamë ai tregon veprime të përfunduara, por nuk mungojnë rastet kur ai shpreh edhe njëkohësi,

sidomos kur formohet nga folje vetvetore të gjendjes ose kur kemi të bëjmë me folje kursive (jo

transformative). Për këtë Helbig / Buscha sjellin këto shembuj:

Der Zug, von zwei Lokomotiven gezogen, dampfte den Berg hinauf.

Treni, i tërhequr nga dy lokomotiva, iu ngjit malit përpjetë duke nxjerrë avull.

Die Sängerin, von allen Gästen bewundert, hatte groβen Erfolg. 146

Këngëtarja e admiruar nga të gjithë klientët pati sukses të madh.

Participi II shërben për të formuar kohët analitike të së shkuarës: kohën e kryer (Perfekt) dhe më

se të kryer (Plusquamperfekt), për të formuar diatezën pësore dhe Infinitivin II aktiv. Për

formimin e tyre ai bashkohet me foljet ndihmëse haben (kam) dhe sein (jam) për të formuar të

kryerën dhe më se të kryerën dhe me foljen werden për formimin e pësores. Së bashku me këto

folje Participi II formon një njësi.

Hat gemacht – ka bërë hatte gesehen – kishte parë ist gekommen – ka ardhur

war gereist – kishte udhëtuar wird gelesen – lexohet ist geöffnet - është hapur

ist gewaschen - është larë

Lidhjet e Participit II me foljen ndihmëse haben dhe werden janë monofunksionale, pasi folja

haben shërben për formimin e së kryerës dhe mëse të kryerës, ndërsa werden shërben për

formimin e pësores së procesit (Vorgangspassiv)147

.

145 Marillier J.-F., Was sind Partizipien në ë Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen,Tüingen,

1994, f. 20 146 Helbig Buscha, vep. e cit. f.590

Page 94: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

80

Was für ein Examen haben Sie abgelegt, wenn die Frage erlaubt ist? Fq.29

Çfarë provimi keni dhënë nëse lejohet pyetja./ nëse është e lejuar pyetja.

Hans Castorp ...hatte sich wieder eine Zigarre angezündet... fq.101

Hans Kastorpi kishte ndezur sërish një cigare.

Im Speisesaal wurden alle Getränke geschenkt, die zu dieser Stunde nur irgend in Betracht

kommen. F.117

Në sallën e ngrënies u falën të gjitha pijet, që në këtë orë binin në sy në ndonjë mënyrë.

Lidhjet e Participit II me foljen sein janë polifunksionale, sepse shërbejnë për formimin e së

kryerës (Perfekt, Plusquamperfekt), të pësores së gjendjes (Zustandspassiv) dhe të vetvetores së

gjendjes (Zustandsreflexiv)148

Unsinn. Wo du gerade erst angekommen bist. F.117

Gjepura. Ku ke arritur ti tani.

Was für ein Examen haben Sie abgelegt, wenn die Frage erlaubt ist? Fq.29

Çfarë provimi keni dhënë nëse lejohet pyetja. / nëse është e lejuar pyetja.

Ihm war, als sei es ihm noch nie im Leben so schlecht ergangen. F.126

Atij i kishte shkuar aq keq sa s’i kishte shkuar asnjëherë në jetë.

147 Në gjermanisht dallohen dy kuptime të pësores : pësorja e procesit (Vorgangspassiv) dhe pësorja e gjendjes

(Zustandspassiv). Te pjesorja e procesit fokusi bie mbi procesin apo veprimin e kryer, ndërsa te pësorja e gjendjes fokusi bie

mbi rezultatin e veprimit. 148 Helbig G. / Buscha J., vep. E cit. f.112 - 113

Page 95: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

81

Lidhja e Participit II me foljen sein mund të ketë edhe kuptim të dyfishtë. Sidomos te ato folje që

mund të jenë edhe kalimtare edhe vetvetore (dhe që nuk dallohen nga kuptimi) dhe lidhja sein +

Particip II mund të ketë ose kuptimin e pësores së gjendjes, ose të refleksivit të gjendjes:

Das Kind ist gewaschen. Das Kind wird gewaschen. Das Kind wäscht sich.

Fëmija është larë. Fëmija lahet (nga dikush). Fëmija lahet (vetë).

Raste të tilla ambigue dalin edhe te lidhjet e foljes sein me Participin II të foljeve që mund të

jenë si kalimtare ashtu edhe jokalimtare (me ose pa dallim kuptimi).

Këto lidhje mund të kenë kuptimin e së shkuarës aktive ose të pasivit të gjendjes. Për këtë

Helbig- Buscha sjellin këtë shembll149

:

Das Eisen ist geschmolzen. Akulli ka shkrirë / është shkrirë.

Das Eisen schmilzt. Akulli shkrin.

Das Eisen wird geschmolzen. Akulli shkrihet.

Krahas lidhjeve të domosdoshme me haben, sein dhe werden, Participi II mund të hyjë edhe në

lidhje fakultative me një grup të vogël foljesh me kuptim të plotë. Këto lidhje janë të mundura

kryesisht me folje të cilat e formojnë të shkuarën me foljen ndihmëse sein (jam)150

. Vepruesi i

Participit II është i njëjtë me kundrinorin e drejtë. Kur Participi II lidhet me foljen kommen (vij),

atëherë kanë kryefjalë të njëjtë.

Er ist vielmehr ein Blatt, auf dem gleichsam mit sympathetischer Tinte alles schon geschrieben

steht. F. 141

Ai është më tepër një fletë mbi të cilën pak a shumë qëndron e shkruar gjithçka me bojë të

padukshme.

Er kam auf seinen Spazierstock gestützt… f.157

Ai erdhi mbështetur mbi shkopin e tij.

149 Helbig G / Buscha J., vep. e cit., f. 113 150 Helbig G. / Buscha J. vep. e cit. f. 109

Page 96: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

82

Nga këto lidhje fakultative përjashtohet një numër i madh foljesh jokalimtare, të cilat nuk

tregojnë ndryshim pozicioni apo gjendjeje: schlafen (fle), helfen (ndihmoj), beruhen auf

(bazohem, mbështetem) etj.

Natyrisht që Participi II mund të lidhet edhe me folje të tjera dhe me emra.

I.2.3 Ndërtimet participale

Përmendëm më lart që Participi e ruan valencën e foljes nga e cila vjen. Kështu, duke përjashtuar

kryefjalën ai mund të marrë të gjitha gjymtyrët e domosdoshme, të kushtëzuara nga valenca.

Gjithashtu ai mund të zgjerohet edhe me përbërës shtesorë151

, të pavarur nga valenca. Këto

participe të zgjeruara përcaktohen si grupe participale ose si ndërtime participale

(Partizipialkonstruktionen).152

Për shkak të aftësisë së Participit për të marrë gjymtyrë të tjera,

ndërtimet participale mund të jenë voluminoze.153

Da war Claudia Chauchat ihrerseits, die anmutig weich schreitende Kranke und Reisende, die

Hörige Peeperkorns. F. 797

Atje ishte Klaudia Shosha nga ana e saj, udhëtarja dhe e sëmura që ecën lehtë e gjithë hijeshi, e

nënshtruara e Peperkornit.

Sie streichelte seine breite, nach dem Schlag auf dem Tisch ruhende Kapitänshand. f.773

Ajo përkëdhelte dorën e gjerë të kapitenit, që po qetësohej mbi tavolinë pas goditjes.

Përdorimi i ndërtimeve participale shërben si formë kompakte e dhënies së një informacioni të

konsiderueshëm dhe shihet dhe si mjet stilistikor.154

151

Termin përbërës shtesor e kemi përdorur bazuar në terminologjinë e Çelikut në veprën “Sintaksë e gjuhës shqipe…” vep.e cit. 152 Dreyer H. /Schmitt , Lehr – und Übungsbuch der deutschn Grammatik, Ismaning, 2000, f.241 153 Franco Vazquez S.L., Das deutsche Partizip I als nominales Determinans und seine Übersetzung ins Spanische, Tübingen,

1985, f.2 154 Admoni W.G., Der deutsche Sprachbau, Leningrad , 1966, f.328, Rath R. Die Partizipialgruppe in der deutschen

Gegenwartssprache, Düsseldorf, 1971, f. 126-131

Page 97: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

83

Ndërtimet participale dalin në po të njëjtat funksione si participi i thjeshtë, i pazgjeruar me

gjymtyrë të tjera. Kur dalin në funksion atributiv, ato vendosen para emrit të cilit i referohen.

Ato kanë si ndërtime sinonimike sifjali të nënrenditura përcaktore, të cilat shfaqen më shpesh në

gjuhën e folur.

In diesem Fall sträubte sein Verständnis sich beim ersten Augenschein gegen den Sinn der dort

drinnen herrschenden Geschäftigkeit. f.421 (ndërtim participal)

Në këtë rast arsyeja e tij po mbrohej me shikim të parë ndaj domethënies së zellit që

mbizotëronte aty brenda.

In diesem Fall sträubte sein Verständnis sich beim ersten Augenschein gegen den Sinn der

Geschäftigkeit, die dort drinnen herrschte. (sifjali përcaktore)

Në këtë rast arsyeja e tij po mbrohej me shikim të parë ndaj domethënies së zellit që

mbizotëronte aty brenda.

I.2.4 Fjalitë participale

Krahas ndërtimeve participale njihet edhe një ndërtim tjetër i quajtur fjali participale

(Partizipialsätze), që shpesh quhet edhe fjali e paplotë, mungesore. Ato kanë pothuajse të njëjtat

karakteristika si ndërtimet participale. Ato kanë si bërthamë një Particip I ose II, i cili

shoqërohet nga gjymtyrë të tjera.

Sipas Hall dhe Scheiner ato janë fjali adverbiale ose përcaktore të shkurtuara, pa kryefjalë të

vetën.155

Kryefjala logjike e tyre i përgjigjet kryefjalës ose kundrinorit të fjalisë kryesore. Fjalitë

participale mund të vendosen para ose pas fjalisë kryesore, por mund të hyjnë edhe në mes të saj.

Ato ndahen me presje, nëse shkëputen nga struktura e zakonshme e fjalisë. Presjet përdoren edhe

kur dëshirohet të bëhet më e qartë ndarja ose për të shmangur keqkuptime.156

Ndryshe nga

ndërtimet participale në funksion përcaktor, fjalitë participale përcaktore nuk vendosen para

fjalës së cilës i referohen, por pas saj.

155 Hall K./ Scheiner B Deutsch als fremdsprache. Übungsgrammatik für Fortgeschrittene, Ismaning, 2001, f.260 156 Po aty

Page 98: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

84

Eine Gruppe, aus mehr oder weniger erfahrenen Wanderern zusammengesetzt, plante eine

Bergtour.

Një grup i përbërë nga udhëtarë pak a shumë me përvojë planifikoi një udhëtim në mal.

Këto fjali përdoren kryesisht në stilin e lartë të gjuhës së shkruar.

Fjalitë participale krijojnë marrëdhënie kryesisht strukturore, predikative dhe fragmentare me

ambjentin e tyre gjuhësor dhe jogjuhësor. Ato shfaqen në tre format klasike të fjalive: dëftore,

pyetëse, nxitëse. Ashtu si te fjalitë mungesore, pra, pa folje, edhe te fjalitë participale koha dhe

mënyra e kryerjes së veprimit del nga konteksti.

Durchdringend . Herzbewegend. Durchbohrend, herzversehrend. F. 781

Duke depërtuar. Me zemrën që rreh fort. Duke e përpirë me shikim, duke i plagosur zemrën.

Fjalitë participale mund të shndërrohen në fjali përcaktore ose rrethanore me kuptim shkakor,

mënyror, kohor, lejor dhe kushtor. Ndonjëherë janë të mundura interpretime të ndryshme.

Shumë fjali participale me kuptim kushtor janë shprehje fikse, kryefjalë logjike e të cilave është

përemri i pacaktuar man. Ato formohen para së gjithash me folje të të thënit dhe të menduarit,

psh.:

anders/ genau/ kurz gesagt, anders formuliert, milde ausgedrückt etj.157

E thënë ndryshe / saktë / shkurt , e formuluar ndryshe, e shprehur më ëmbël

So verging eine Zeit, - es waren Wochen, wohl drei bis vier, von uns aus geschätzt. F. 762

Kështu kaloi ca kohë, ishin javë, nja tri – katër, vlerësuar nga ne.

Allgemein gesprochen, schien der weibliche Teil weniger gefährdet in dieser Hinsicht. F. 784

E thënë në përgjithësi, pjesa femërore dukej më pak i rrezikuar në këtë pikëpamje.

Nein, das wäre, von allen Seiten gesehen, der reine Unsinn. F.787

Jo, kjo do të ishte budallallëk i madh, e parë nga të gjitha anët.

157 Hall K. / Scheiner B. vep. e cit. f. 260

Page 99: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

85

Nein, Peeperkorns Verlangen nach Dinglichkeit entsprang aus anderen Gründen: aus „

Angst“, ganz grob und plump gesagt... f.812

Jo, kërkimi i reales nga Peperkorn rridhte nga shkaqe të tjera: nga „frika“, e thënë shkoqur.

Participet me kuptim të zbehur bien.

Për këtë Hall dhe Scheiner sjellin këtë shembull:

Sie wanderten mehrere Stunden bergauf schwere Rücksäcke auf dem Rücken (tragend) und den

Gipfel vor Augen.( Sie wanderten mehrere Stunden bergauf, wobei sie schwere Rücksäcke auf

dem Rücken trugen und den Gipfel vor Augen hatten.)

Ata ecnin përpjetë për orë të tëra, (duke mbajtur) çantat e rënda mbi shpinë dhe majën e malit

para syve. ( Ata ecnin përpjetë për orë të tëra, tek mbanin çantat e rënda mbi shpinë

dhe majën e malit e kishin para syve)158

I.2.5 Funksionet sintaksore të Participit I dhe II

Të dy participet e gjuhës gjermane dalin në të njëjtat funksione sintaksore: në funksion atributiv,

në funksionin e ndajshtimit, në funksion predikativ dhe në funksion adverbial. Gjithashtu

Participet shfaqen në marrëdhënie bashkërenditjeje. Ky funksion është quajtur nga autorë si

Gerhard Helbig apo Joachim Buscha Nebenprädikativ pranëkallëzues, ose kallëzues dytësor.

Këtë emërtim përdor për gjuhën shqipe gjuhëtari M.Çeliku për përcjelloren që shfaqet në

marrëdhënie bashkërenditjeje.159

Participi nuk del në rolin e kallëzuesit.

Në disa prej këtyre funksioneve Participi II shfaqet i eptuar, në disa të tjera jo, pasi jo të gjithë

Participët II mund të eptohen.160

psh.: *geschlafenes Kind. Faucher shprehet gjithashtu se

Participi II zgjeron aftësinë shprehëse të foljes ndryshe nga Participi I që zgjeron aftësinë

shprehëse të emrit.161

158 Hall K. / Scheiner B. vep. e cit. f. 260 159

M.Çeliku, Tekst ushtrimesh të sintaksës së shqipes standarde, Tiranë 2008, f.110 160 Faucher E., Partizip oder Adjektiv? Partizip oder Infinitiv? Benennungs- und Abgrenzungsfragen. Në Bresson D. / Dalmas M.

Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f.1 161 Po aty

Page 100: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

86

I.2.5.1 Funksioni atributiv

Participi në funksionin e atributit i referohet një emri162

në sifjalinë drejtuese duke e

karakterizuar atë. Ai vendoset para këtij emri, midis tij dhe nyjes së emrit163

, i cili nga ana

tjetër mund të marrë përbërës shtesorë ose gjymtyrë shoqëruese sqaruese pas tij.164

Në këtë

funksion nuk del vetëm Participi i thjeshtë, por edhe ndërtimet participale. Duke u vendosur

para emrit participi atribut merr forma të eptuara të cilat formojnë një paradigmë tridimensionale,

format e së cilës variojnë sipas rasës, numrit dhe gjinisë165

dhe përmes mbaresës fundore të

eptimit shprehet edhe marrëdhënia atributive.166

Pra ekziston një përputhje e tipareve

gramatikore167

mes Participit dhe emrit të cilit ai i referohet. Participi merr mbaresa eptimore si

mbiemri dhe Rath e quan “flektierter Partizip”, particip që eptohet.168

Kur marrëdhëniet apo

përputhjet e përmendura nuk ekzistojnë, atëherë participi e humbet karakterin e tij attributiv.

Ich stelle Sie einfach als teilnehmenden Leidensgenossen vor. f.421

Unë po ju prezantoj thjesht si bashkëvuajtës pjesëmarrës.

Sie domilizierte in “Dorf”, in einer billigen Pension, -neunzehnjährig und schmächtig, mit…

einer… sympatisch lautenden Stimme. f. 433

Ajo banonte në “fshat”, në një pension të lirë, 19 vjeçare dhe e brishtë, me një zë që tingëllonte

në mënyrë simpatike.

Sie liefen mit brennenden Kerzen, wobei der Sieger war, wer sein Licht, noch brennend , zum

Ziele trug. f. 435

Ata vraponin me qirinj të ndezur, ku fitues ishte ai që e çonte dritën e tij ende të ndezur në finish.

An mehreren Tischen wurden Photographien herumgezeigt, neue, selbst angefertigte Aufnahmen

ohne Zweifel. F. 66

Në disa tavolina u treguan fotografi, pa dyshim filmime të reja të përgatitura vetë.

162 Helbig G. / Buscha J., vep. e cit. f.583 ; Helbig G., Zur verwendung der Infinitiv- und partizipialkonstruktionen in der

deutschen Gegenwartssprache, në Studien zur deutschen Syntax I, Leipzig, 1983 f. 196 163 Weber H., Erweiterte Partizipialattribute: Nur eine schriftsprachliche Konstruktion? Në Bresson D / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f.149 164 Erben J. Vep. e cit. f.17 165 Jaegger T.F., Die Konstruktionen des Partizip II im heutigen Deutsch, punim Master pranë Universitetit Humbold, Berlin,

2001, f. 22 166 Weber H., artikull i cituar, f.152 167 Helbig / Buscha vep. e cit. f. 100 168 Rath R. vep. e cit. f.33

Page 101: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

87

Jo të gjithë Participët II kanë forma eptimi dhe mund të funksionojnë si atributë. Poitou shprehet

se disa Participë II nuk funksionojnë dot jashtë formave të përbëra foljore (geregnet, gehorcht

etj.)169

dhe kështu nuk kalojnë dot në funksionin e atributit.

Përdorimi atributiv i Participit II kufizohet në një numër të caktuar foljesh.170

Kushti për

përdorimin atributiv të Participit II qëndron në rrafshin leksikor, sintaksor dhe semantiko-

sintaksor, që do të thotë që foljet duhet të jenë « limitative », marrëdhëniet sintaksore duhet të

jenë « intransitive » dhe marrëdhënia semantiko-sintaksore duhet të jetë një marrëdhënie që

integrohet me subjektin.171

Dupuy – Engelhardt sjell këto raste të mundësisë të përdorimit atributiv të Participit II :

Participi II atributiv formohet nga folje kalimtare. Këtu ai i referohet kundrinorit të foljes nga e

cila ai formohet : er bearbeitete den Vertrag – der bearbeitete Vertrag172

Es gab Spargelsuppe, gefüllte Tomaten, und Obst. F.25

Kishte supë me shpargull, domate të mbushura dhe fruta.

Participi II i foljeve jokalimtare që e formojnë të shkuarën me foljen ndihmëse haben (kam) nuk

mund të përdoret si atribut.

Participi II atributiv është i pranishëm te foljet jokalimtare që e formojnë të shkuarën me foljen

ndihmëse sein (jam). Participi i referohet në këtë rast kryefjalës së foljes nga e cila ai vjen.

Es wurde von neu angekommenen auβer Zeit speisenden Gästen benutzt. f .24

Ai ishte përdorur nga klientë të ardhur të rinj, që drekonin jashtë orarit.

Wir sind tief gesunkene Wesen. F. 84

Ne jemi qenie të zhytura thellë.

Te foljet vetvetore Participi II si atribut është i mundur te ato folje që formojnë një refleksiv të

gjendjes (Zustandsreflexiv) der spezialisierte Pilot * der sich beeilte Pilot . Foljet që nuk

formojnë refleksiv të gjendjes nuk formojnë dot as Particip II atributiv: das Kind hat sich

geschämt das Kind ist geschämt *das geschämte Kind

169 Poitou J., artikull i cituar, f.111 170 Engelhardt H., Realisiertes und Nichtrealisiertes im System des deutschen Verbs. Das syntaktische Verhalten des zweiten

Partizips, Göppingen, 1969, f.6 171 Dupuy - Engelhardt H., Das syntaktische Verhalten des zweiten partizips. Ein Beitrag zur lexikalischen Semantik. në Bresson

D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f. 121 172 Engelhardt H., vep. e cit. f.7

Page 102: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

88

Në përdorimin e tij atributiv Participi II i foljeve vetvetore e humbet përemrin vetvetor

das Kind hat sich gewaschen - das gewaschene Kind

Participi II atributiv zotëron kuptim kohor relativ dhe në marrëdhënie me foljen drejtuese mund

të shprehë parakohësi ose njëkohësi.

Unter die getrocknete Pflanze ins Herbarium schrieb er kalligraphisch den lateinischen Namen.

f.507 (parakohësi)

Poshtë bimës së tharë në herbarium ai shkroi në mënyrë kaligrafike emrin latinisht.

Es pfiff aus ihr, indes sie ihn ansah, dumm und mit halb geschlossenen Augen. F. 73

(njëkohësi)

Prej saj erdhi një fërshëllimë, ndërkohë që ajo e shihte atë si e marrë dhe me sy gjysëm të

mbyllur.

Participi I atributiv lind:

a) nga e tashmja aktive e foljeve transitive dhe intransitive : das lesende Mädchen → vajza ,

që lexon

Ein kleines…Orchester spielte unter der Führung eines tschechischen oder ungarischen

Primgeigers, der zwischen tanzenden Paaren stand… f. 438 (folje intransitive)

Një orkestër e vogël luantë nën drejtimin e një violinisti të parë çek apo hungarez, që qëndronte

midis çifteve që kërcenin.

Da er viel Zeit hatte, gelangen ihm einige Fortschritte in botanischer Systematik auf Grund

vergleichender Morphologie. F.507 (folje transitive)

Meqë ai kishte shumë kohë, arriti të bënte përparime në sistematikën botanike bazuar në

morfologjinë krahasuese.

Page 103: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

89

Kur nuk njihet më prejardhja foljore e participit, atëherë nuk bëhet më fjalë për participe, por për

mbiemra:

die dringende Hilfe→*die Hilfe dringt →die Hilfe ist dringend

ndihma urgjente → *ndihma mësyn, depërton → ndihma është urgjente

Siç e shohim fjala dringend (urgjente) e ka humbur prejardhjen e saj foljore dhe është kthyer në

mbiemër.

Në këtë rast participi ka fituar funksione kualitative dhe merr shkallë krahasimi si mbiemri:

glänzend – ein glänzender Erfolg war nicht denkbar

i shkëlqyer - nuk mund të mendohej një sukses më i shkëlqyer

reizend – das reizendste Geschöpf

tërheqës - krijesa më tërheqëse

E njëjta gjë vlen edhe për anstrengend (i mundimshëm / që të lodh), auffallend (që të bie në sy),

aufregend (shqetësues), dringend (urgjent / depërtues), drückend (që të shtrëngon, të shtyp),

empörend (indinjues), erheiternd (argëtues), leidend (vuajtës), rührend (prekës), spannend

(acarues/ tendosës), umfassend (përfshirës), zwingend (detyrues)etj.

Pjesa më e madhe e tyre përdoret me kuptim metaforik, por takohen edhe në kuptimin e tyre

fillestar.

Disa participë atributivë janë homonimë dhe mund të kuptohen jo vetëm si participë të karakterit

foljor, por edhe si participe të karakterit mbiemëror. Në përgjithësi homonimet bëhen të qarta

përmes elementëve të kontekstit:

Wie sie morgen oder demnächst bei einer neueingetroffenen Schweren, einer ursprünglich

reizenden Schottin, vorgenommen werden sollte. (karakter mbiemëror) f.591

Siç do të vihej ajo përpara nesër ose së shpejti nga një e sëmurë rëndë, nga një skoceze

tërheqëse.

Die Sterbende war ein überaus liebreizendes blondes Geschöpf. f. 416 (karakter foljor)

Ajo që po vdiste ishte një krijesë bjonde që ngjallte dashuri.

Page 104: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

90

E njëjta gjë konstatohet edhe në shqip psh: zë i dëgjuar në mesnatë dhe njeri i dëgjuar ; litar i

këputur / njeri i këputur 173

Më hollësisht një dukuri të tillë do ta shohim në paragrafin përkatës fq. 159

b) nga e tashmja aktive e ndërtimeve vetvetore dhe foljeve vetvetore në kuptimin e ngushtë:

… würde er …am Montag noch einem der ebenfalls vierzehntäglich sich wiederholenden

Vorträge Dr. Krokowski’s beiwohnen. (ndërtim refleksiv/ vetvetor) f.225

…ai do të merrte ende pjesë të hënën në një nga referatet e Dr. Krokovsit që përsëriteshin çdo

14 ditë.

Er schüttelte nachsichtlich lächelnd, mit dem Überlegenheitsgefühl des im Tageslicht der

Vernunft sich rasierenden Menschen den Kopf über soviel Unsinn. F.57(folje vetvetore në

kuptimin e ngushtë)

Duke buzëqeshur me durim, me ndjenjën e epërsisë të një njeriu që po rruhej nën dritën e arsyes,

ai tundi kokën ndaj tërë këtyre gjërave të pakuptimta.

Participi I dhe II si atribut mund të zgjerohet më tej me përbërës të tjerë174

fakultativë ose të

domosdoshëm175

. Rendi i tyre i përgjigjet rendit të gjymtyrëve në fjalitë e nënrenditura. Ato

vendosen midis nyjes së emrit dhe vetë emrit (të cilit i referohet atributi). Ndonjëherë nyja mund

të mungojë.176

Marrëdhënia atributive te ndërtimet participale shprehet përmes mbaresës fundore

të eptimit.177

Këto zgjerime, apo këto ndërtime participale janë të barazvefshme me një sifjali

përcaktore. Ato mund të ndërkëmbehen me një sifjali përcaktore veprore pa prishur kuptimin.178

Er begriff hinter seinen Stirn die abenteuerliche Freiheit, mit der Frau Chauchat durch ihr

Umblicken und Lächeln die zwischen ihnen bestehende gesellschaftliche Unbekanntschaft auβer

acht lieβ. F. 287

E kuptoi lirinë aventureske me të cilën zonja Shosha linte jashtë vëmendjes me shikimet dhe

buzëqeshjet e saj mungesën e njohjes shoqërore që ishte mes tyre.

173

Çeliku M., Format e pashtjelluara… 2013, f.200 174 Engel U., 1988, vep. e cit. f.433 175 Helbig g. / Buscha J., vep e cit. f.504 176 Hall Scheiner, vep. e cit. f.244 177 Weber H., artikull I cit., f.152 178 Helbig G. / Buscha J., vep. e cit. f. 584

Page 105: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

91

Er begriff hinter seinen Stirn die abenteuerliche Freiheit, mit der Frau Chauchat durch ihr

Umblicken und Lächeln die gesellschaftliche Unbekanntschaft, die zwischen ihnen bestand auβer

acht lieβ. (sifjali përcaktore)

E kuptoi lirinë aventureske me të cilën zonja Shosha linte jashtë vëmendjes me shikimet dhe

buzëqeshjet e saj mungesën e njohjes shoqërore që ishte mes tyre.

“Nun, es ist genug”, erklärte Herr Settembrini mit leicht bebender Stimme. f.556

“Tani mjafton”, tha zoti Setembrini me zërin që i dridhej lehtë.

“Nun, es ist genug”, erklärte Herr Settembrini mit einer Stimme, die leicht bebte.

“Tani mjafton”, tha zoti Setembrini me zërin që i dridhej lehtë.

Ndryshe nga fjalia përcaktore, participi atributiv zotëron aftësinë e dhënies së shumë

informacioneve kompakte. Sipas Daniel Baudot ndërtimet participale kanë si funksion edhe

thjeshtëzimin formal dhe strukturor të shprehjes, duke kursyer një sifjali të nënrenditur

përcaktore. 179

Po kështu edhe Filipovic shprehet se ndërtimet participale atributive mënjanojnë

përdorimin e një vargu të tërë fjalish përcaktore në tekst.180

Eine mit Blech gedeckte Halle öffnete sich gegen Süden. F.58

Një sallë e mbuluar me llamarinë hapej drejt jugut.

Hans Castorp griff zu und rauchte die ungewöhnlich groβe und breite, mit einer Sphinx in

Golddruck geschmückte Zigarette an. F.363

Hans Castorp griff zu und rauchte die ungewöhnlich groβe und breite Zigarette an, die mit einer

Sphinx in Golddruck geschmückt war. (Relativsatz – fjali përcaktore)

Hans Kastorpi mori dhe piu cigaren jashtëzakonisht të madhe dhe të gjerë, të zbukuruar me një

sfinks të stampuar prej ari.

Mit den Augen jener Tienappel’schen Vorfahrin erblickte er einen vertrauten Teil seines

Körpers, durchschauenden, voraussehenden Augen, und zum ersetn Mal vertand er, dass er

sterben würde. F. 304

179 Baudot D., Die Rolle von Ko- und Kontext in der Interpretation der Aspektualität der formal ambigen Partizip II – Gruppe, në

Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f. 146 180 Filipovic N., Die Partizipialkonstruktionen in der deutschen dichterischen Prosa von heute. , tübingen, 1977, f.16

Page 106: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

92

Me sytë e asaj paraardhëseje të Tienapelit ai shihte një pjesë të mirë të trupit të tij, me sy

depërtues, parashikues, dhe për herë të parë kuptoi që do vdiste.

Mit den Augen jener Tienappel’schen Vorfahrin erblickte er einen vertrauten Teil seines

Körpers, Augen, die durchschauten und voraussahen.

Me sytë e asaj paraardhëseje të Tienapelit ai shihte një pjesë të mirë të trupit të tij, me sy që

depërtonin dhe parashikonin.

Emri të cilit i referohet atributi mund të marrë pas tij atribute të tjera si psh një përcaktor të

gjinores ose me parafjalë.181

Ndërtimet participale nuk kushtëzohen nga valenca dhe nuk mund të jenë asnjëherë kryefjalë ose

kundrinorë të sifjalive drejtuese. Subjektit logjik të ndërtimit participal i përgjigjet fjala së cilës i

referohet në sifjalinë drejtuese, e cila në shumicën e rasteve është në emërore, megjithëse jo

gjithnjë. Midis ndërtimit participal atributiv dhe emrit të cilit ai i referohet ka përputhje të

tipareve semantike.

Participet në funksonin atributiv kanë rend të ngulitur në fjali. Siç e thamë më lart ai vendoset

midis emrit të cilit i referohet dhe nyjes së tij. Ata nuk mund ta ndryshojnë pozicionin e tyre në

fjali, sepse një rend tjetër gjymtyrësh do ta prishte kuptimin e fjalisë.

Nach Tische stieg das schimmernde Säulchen auf 37,7. f.244

Pas të ngrënit ngrihej kolona që shkëlqente në 37.7 gradë.

Wanderte er ruhelos und gleichmäβig rasch, mit krummen Knien und steif nach vorn hängenden

Armen auf den Pfaden. f.58

Ai po ecte mbi kalldrëm i shqetësuar dhe me shpejtësi, me gjunjët e përthyer dhe krahët e varur

para.

Ai po ecte mbi kalldrëm i shqetësuar dhe me shpejtësi, me gjunjët e përthyer dhe krahët që i

vareshin para.

181 Hall Scheiner vep. e cit. f.244

Page 107: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

93

Siç mund ta vemë re edhe nga përkthimet e shembujve, gjuha shqipe nuk e ka Participin I ose të

së tashmes, kështu që në gjuhën shqipe ai jepet me mjete të tjera gjuhësore. Njëra prej tyre është

sifjalia përcaktore. Një tjetër mjet me të cilin shqipja jep Participin I është përcjellorja dhe

mbiemri prejpjesor me prapashtesën –ues.

I.2.5.2 Participi si ndajshtim

Në këtë funksion Participi njëlloj si në raste të tjera të funksionit atributiv i referohet një emri në

sifjalinë drejtuese, por me një ndryshim. Ai nuk vendoset para emrit të cilit i referohet, por pas tij

dhe si rrjedhim nuk merr forma eptimi. Zakonisht ai ndahet prej emrit të cilit i referohet me

presje, por ka edhe raste kur nuk veçohet me presje. Ndonjëherë mund të ndahet me vizë ose me

dy pika.

Und Dr. Krokowski, fünf Schritte entfernt am Schreibtisch sitzend, bekundete durch

Kopfneigung. F.250

Dhe dr.Krokovski, ulur pesë hapa larg tavolinës së shkrimit, dëshmoi duke varur kokën.

Er sah den schmalen Kopf des alten Hans Lorenz im Saale sich sinnend über das

schwachgoldene Rund der Taufschale… f.214

Ai pa kokën e vogël të plakut Hans Lorenz tek mendohej në sallë mbi rrumbullakësinë e artë të

kupës së pagëzimit …

Ai pa kokën e vogël të plakut Hans Lorenz duke u menduar në sallë mbi rrumbullakësinë e artë

të kupës së pagëzimit …

Peeperkorn, an den Kammerdiener gelehnt, zog seine Arabesken hoch und verlangte zu wissen,

warum das nicht gehe. F.787

Peperkorn, i mbështetur te shërbyesi, ngriti lajle – lulet e tij dhe kërkoi të dinte përse nuk

shkonte kjo.

Megjithatë nuk përjashtohen rastet kur Participi ose ndërtimi participal si ndajshtim vendoset në

fillim të fjalisë, para emrit apo përemrit të cilit i referohet, duke u ndarë me presje prej tij.

Page 108: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

94

Hochsitzend, gestoβen auf den harten Kissen des Kabrioletts, hatten sie den Wasserlauf, das

schmale Geleise zurückgelassen. f.581

Të ulur lart, mbështetur mbi jastëkët e fortë të kabrioletit e kishin lënë pas rrjedhën e ujit, shinat

e ngushta.

Ashtu si te funksioni atributiv Participi mund të perifrazohet me një sifjali të nënrenditur

përcaktore. Subjekti logjik i Participit është emri ose përemri të cilit i referohet ai.

Der Hofrat, vor dem hängenden Schirm auf einem Schemel reitend, entzündete sie.f.301

Këshilltari, hipur mbi një stol para çadrës së hapu,r e ndezi atë (llampën).

Der Hofrat, der vor dem hängenden Schirm auf einem Schemel ritt, entzündete sie. (sifjali

përcaktore)

Këshilltari, i cili kishte hipur mbi një stol para çadrës së hapur, e ndezi atë (llampën).

Settembrini, gekleidet wie immer, saβ gegen Ende des Festessens… am Tische der Vettern. f. 399

Settembrini, i veshur si gjithnjë, ishte ulur nga fundi i drekës në tavolinën e kushurinjve.

Settembrini, der wie immer gekleidet war, saβ gegen Ende des Festessens… am Tische der

Vettern. (sifjali përcaktore)

Settembrini, që ishte veshur si gjithnjë, ishte ulur nga fundi i drekës në tavolinën e kushurinjve.

I.2.5.3 Participi në funksionin predikativ

Participi I mund të dalë në funksion predikativ, duke krijuar një lidhje të dyfishtë me foljen e

shtjelluar të sifjalisë drejtuese dhe me një emër apo përemër në rasën emërore ose kallëzore. Në

këtë funksion ai lidhet me foljet këpujore sein (jam), werden (bëhem), bleiben (rri, qëndroj),

nennen (quaj, emërtoj), finden (gjej), halten (mbaj) etj.

Er solle sie doch mal ansehen, so, Auge in Auge. Die seinen seien etwas trübe und flackernd.

f.597

Ai duhej ta shihte atë sy më sy. Të tijtë ishin disi të turbulluar dhe vezullues.

Page 109: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

95

Joachim fand ihn noch liegend, als er um 11 Uhr, nach dem Tönen des Gongs, zu ihm

herüberkam. f 237

Joakimi e gjeti ende shtrirë, kur kaloi nga ai në orën 11, pasi ra gongu.

Er blieb wie er war auf seinen Knien bebend und schwankend. F.473

Ai mbeti siç ishte duke iu dridhur gjunjët dhe duke u lëkundur.

Për këtë funksion të tij nuk bien dakort të gjithë gjuhëtarët. Disa prej tyre janë të mendimit se ai

nuk del fare në funksion predikativ dhe nëse del ai e ka humbur karakterin tij foljor dhe është

kthyer në mbiemër. Megjithatë ky interpretim nuk qëndron plotësisht, pasi ka raste kur Participi I

(i cili e ka ende karakterin e tij foljor dhe e ruan ende valencën e foljes) del në funksionin

predikativ. Sidoqoftë duhet pranuar fakti që përdorimi predikativ i Participit I është mjaft i

kufizuar dhe haset rrallë.

Der Film war spannend (mbiemër)

Filmi ishte tërheqës.

Und kam und fand sie aber schlafend. f.781 (folje / particip)

Dhe erdhi dhe e gjeti duke fjetur.

Ndërtimet participale predikative mund të perifrazohen me një sifjali të nënrenditur ose me një

sifjali kryesore me lidhëzën und.

Und kam und fand sie aber schlafend. F.781 (particip predikativ)

Dhe erdhi dhe e gjeti duke fjetur.

Und kam und fand sie während sie schlief. (sifjali e nënrenditur)

Dhe erdhi dhe e gjeti tek flinte.

Page 110: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

96

Participi I si predikativ shpreh zakonisht njëkohësi me foljen e zgjedhuar, por ka edhe raste kur

shprehet para ose paskohësi.

Krahasuar me Participin I në funksion predikativ, Participi II ndeshet edhe më rrallë në këtë

përdorim.

Als er sein Taschentuch benutzte, fand er es von Blut gerötet... f. 111

Kur ai përdori shaminë e tij, e gjeti të skuqur në gjak.

Një përdorim të tillë e gjejmë edhe në gjuhën shqipe ku pjesorja, e cila del si formë ekuivalente e

Participit II shfaqet e lidhur njëherazi me emrin dhe foljen e shtjelluar të fjalisë, e cila tregon

gjendje. Këtu hyjnë folje si: rri, mbes, qëndroj, kam , lë, mbaj, gjej etj. Gjithashtu edhe

përcjellorja krijon lidhje të dyfishtë me një emër dhe foljen drejtuese, e cila mund të jetë një folje

që tregon gjendje si në rastin e pjesores, por edhe folje që tregojnë lëvizje, ose folje që tregojnë

perceptim shqisor.

Për sa i përket rendit të Participit në këtë funksion, ai vendoset zakonisht pas foljes dhe pas emrit

apo përemrit me të cilin ai lidhet.

I.2.5.4 Participi me marrëdhënie bashkërenditëse

Participi (si Participi I ashtu edhe Participi II) mund të dalë edhe në marrëdhënie bashkërenditëse

me foljen e shtjelluar të fjalisë duke funksionuar kështu si kallëzues dytësor (Nebenprädikat).182

Në këtë rast veprimi i shprehur nga folja drejtuese dhe ai i shprehur nga Participi I ndodhin

njëkohësisht. Ndërsa veprimi i shprehur nga Participi II shpreh marrëdhënie parakohësie në

raport me veprimin e shprehur nga folja drejtuese e fjalisë.

182 Këtë koncept, kallëzuesin dytësor, e gjejmë të përdorur në gjermanisht nga Helbig/ Buscha në Deutsche Grammatik . Ein

Handbuch für den Ausländerunterricht, Berlin, 2001, f.585

Page 111: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

97

Në këtë funksion të Participit (si edhe të ndërtimit participal) kemi të bëjmë me dy ngjarje ose

veprime, ku ngjarja apo veprimi i shprehur nga Participi apo ndërtimi participal është aksesor i

ngjarjes apo veprimit në sifjalinë drejtuese.183

„Duzbruder“, sagte Peeperkorn, den mächtigen Körper in freier und stolzer Trunkenheit

zurückgeworfen, den Arm auf der Tischplatte ausgestreckt. F.775

„Vëlla“, tha Peperkorni me trupin e madh të hedhur pas në dehje krenare dhe të lirë, krahun

shtrirë mbi tavolinë.

Si forma konkuruese të ndërtimeve me marrëdhënie bashkërenditëse dalin sifjali bashkërenditëse

të lidhura me lidhëzën und (dhe) ose sifjali të nënrenditura.

Er fragte kopfnickend. F.485

Ai pyeste duke tundur kokën.

Er fragte und nickte den Kopf. (sifjalia bashkërenditëse si formë konkuruese e Participit I)

Ai pyeste dhe tundte kokën.

Sie gingen eine Weile schweigend. F. 103

Ata ecën një copë herë duke heshtur.

Sie gingen eine Weile und schwiegen. (sifjali bashkërenditëse)

Ata ecën një copë herë dhe heshtnin.

„Ja, ja , ja“, konnte er wohl sagen, indem er mit dem Finger nach ihrer Seite drohte, den Kopf

mit scherzhaft lächelnden zerrissenen Lippen abgewandt. F.799

„Po, po, po“, mund të thonte ai, duke kërcënuar me gisht në drejtim të saj, me kokën kthyer me

buzët e shqyera që buzëqeshnin me shaka.

183 Helbig G./ Buscha J., po aty

Page 112: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

98

„Ja, ja , ja“, konnte er wohl sagen, indem er mit dem Finger nach ihrer Seite drohte und wandte

den Kopf mit scherzhaft lächelnden zerrissenen Lippen ab. (sifjalia e varur si formë konkuruese

e Participit II)

„Po, po, po“, mund të thonte ai, duke kërcënuar me gisht në drejtim të saj dhe e ktheu kokën me

buzët e shqyera që buzëqeshnin me shaka.

Langzottige Ziegen sprangen von Platte zu Platte, überwacht von einem jungen Hirten. f. 673

Dhi qimegjata kërcenin nga një shkëm në tjetrin, të ruajtura nga një bari i ri.

Langzottige Ziegen sprangen von Platte zu Platte, wobei sie von einem jungen Hirten überwacht

waren.

Dhi qimegjata kërcenin nga një shkëmb në tjetrin, ku ruheshin nga një bari i ri.

Kryefjala logjike e Participit I dhe II si kallëzues dytësor përputhet me kryefjalën e fjalisë

drejtuese. Në këtë rast ndërtimi me marrëdhënie bashkërenditëse del në vend të sifjalisë së

nënrenditur.

Sie sahen das an, im Schnee vor dem steinernen Tore stehend. f. 442

Ata e panë këtë duke qëndruar para portës së hekurt.

Vetëm në raste të rralla kryefjala logjike e Participit në marrëdhënie bashkërenditjeje përputhet

me një gjymtyrë tjetër të fjalisë kryesore, gjymtyrë e cila mund të shfaqet si kundrinor sintaksor.

I.2.5.5 Participi në funksionin rrethanor (adverbial)

Në funksionin adverbial Participi ose ndërtimi participal i referohet një foljeje të shtjelluar të

fjalisë. Te funksioni adverbial kemi të bëjmë me një veprim ose ngjarje të shprehur nga folja e

shtjelluar e fjalisë drejtuese dhe që karakterizohet më tej nga Participi .

Er breitete die Kapitänshand behütend und zurückdämmend aus. f.781

Ai e shtriu dorën e kapitenit duke u ruajtur dhe duke u përmbajtur.

Page 113: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

99

Ky karakterizim i veprimit lidhet me llojin, kohën, vendin, shkakun etj. të kryerjes, rrjedhës apo

zhvillimit të tij nga Participi apo në ndërtimin participal.184

Ndërtimet participale adverbiale

tregojnë interpretime dhe ngjyrime semantike si: mënyrore, kohore, shkakore, kushtore dhe

lejore.185

Këto marrëdhënie semantike nuk shfaqen në mënyrë eksplicite nga ndërtimi participal

dhe kështu që mund të ketë edhe raste kur këto marrëdhënie mund të kenë disa interpretime në

varësi të kontekstit186

, ose mund të shprehin marrëdhënie të ndërthurura.

Participi si rrethanor mënyre:

Der Raum, der sich drehend und fliehend zwischen ihn und seine Pflanzstätte wälzt, bewährt

Kräfte, die man gewöhnlich der Zeit vorbehalten glaubt. f.12

Vendi që rrotullohej duke u dredhur e duke u larguar midis tij dhe kopshtit mban fuqi , që mund

të ruhen me kohën.

Er fiel seit dem zwanzigsten Versuch nicht mehr um, wenn er in voller Fahrt mit

Telemarkschwung bremste, das eine Bein vorgeschoben, das andere ins Knie gebeugt. F. 650

(rrethanor menyre)

Ai nuk ra më që prej përpjekjes së njëzetë, kur frenonte gjatë udhëtimit , me njërën këmbë të

nxjerrë para dhe tjetrën të përkulur te gjuri.

Participi si rrethanor kohe:

Von dort kam ein Bediensteter von französischem Typ, der am Telephon sitzend, Zeitungen

gelesen hatte… f.20

Prej andej erdhi një nëpunës tip francezi, i cili, ulur pranë telefonit, kishte lexuar gazetat.

184 Helbig G. / Buscha J. vep. e cit. f. 585 185 Helbig G., Zur verwendung der Infinitiv- und partizipialkonstruktionen in der deutschen Gegenwartssprache, në Studien zur

deutschen Syntax I, Leipzig, 1983 f. 206-207 Helbig G. / Buscha J. vep. e cit. f. 586-587; Bungarten T., vep. e cit. f. 181 186 Helbig G., artikull I cit. f. 207 - 210

Page 114: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

100

Vier Wochen nach ihrem Eintritt geschah es, daβ sie, von einer neuen Untersuchung kommend,

beim Betreten des Speisesaals ihr Handtäschchen in die Luft warf und mit heller Stimme ausrief:

“Hurra, ein Jahr, muβ ich bleiben!” f.411

Katër javë pas hyrjes së saj ndodhi që, duke ardhur nga një vizitë, kur po hynte në sallën e

ngrënies ajo hodhi çantën lart dhe thirri me zë të hollë:”Urra, një vit duhet të rri!”

Den Fuβgängern stolperten die Rodelfahrer an die Beine, Herren und Damen, welche, …auf

ihren Kinderschlittchen schlingernd und kippend die Abhänge hinunterfegten, um, unten

angekommen, ihr Modespielzeug am Seile wieder bergan zu ziehen. F. 647 (rrethanor kohe)

Kalimatrët pengoheshin nëpër këmbë nga skiatorët me slita, burra dhe gra, të cilët,… duke

lëkundur mbi slitat e tyre pë fëmijë dhe duke u përmbysur zvarriteshin nëpër shpate, që me të

arritur poshtë ta tërhiqnin sërish majë malit lordën e tyre të modës.

Participi në marrëdhënie lejore:

Zwei Falten hatten sich in die gelbliche Haut seiner Stirn zwischen den Augen eingegraben, die,

obgleich tief in knochigen Höhlen liegend, schöner und gröβer waren als je. f.731

Dy rrudha ishin thelluar në lëkurën e zverdhur të ballit të tij, midis syve, të cilët, megjithëse

shtrirë thellë në zgavra kockore, ishin më të bukur e më të mëdhenj se ndonjëherë.

Was es den weiter auf sich gehabt habe mit diesem höfischen Laureatus… dessen Seele, wenn er

eine gehabt habe, jedenfalls aus zweiter Hand gewesen f.711 (marrëdhënie lejore)

Se çfarë do ndodhte më pas me këtë laureate të sjellshëm … shpirti i të cilit, nëse do të kishte

pasur një, edhe pse i dorës së dytë.

Te ndërtimet participale me kuptim lejor lidhëza obwohl (megjithëse) ruhet.187

Participi si rrethanor kushti:

Desto höflicher will ich Sie dahin berichtigen, daβ die Kreuzzüge nebst der Verkehrbelebung, die

sie zeitigten, nichts weniger als international ausgleichend gewirkt haben… f.526

Po me aq mirësjellje dua t’ju raportoj, që fushatat, krahas rezultatit që patën në gjallërimin e

marrëdhënieve, nuk patën ndikim më të pakët krahasuar në rang ndërkombëtar…

187 Hall K. / Sheiner B., vep. e cit. f.260

Page 115: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

101

Verglichen mit solchen Erscheinungen also konnte Mynheer Peeperkorn fast farblos wirken. F.

751 ( rrethanor kushti)

Krahasuar me dukuri të tilla, Mynher Peperkorn do të mund të ndikonte pothuajse zbehtë.

Participi si rrethanor shkaku:

Rat suchend blickten die Vettern auf Dr. Krokowski, der sich jedoch in seine Papiere vertieft und

vergraben zeigte. f. 574

Duke kërkuar ndihmë kushërinjtë po shihnin Dr.Krokovskin, i cili ishte zhytur në letrat e tij.

Vom Rabbiner geprüft in seiner frommen Fertigkeit, von ihm bevollmächtigt, schlachtbares Vieh

nach dem Gesetze Mosis, gemäβ den Vorschriften des Talmud zu töten, hatte Elia Naphta selbst

etwas Priesterliches in sein Wesen aufgenommen. F. 603 (rrethanor shkaku)

I provuar nga rabini në aftësinë e tij si besimtar, I autorizuar prej tij të therte kafshë sipas ligjit

të Moisiut, sipas ligjeve të Talmudit, Elia Nafta kishte fituar në vetvete diçka priftërore.

Aber an Diskussion gewöhnt , lieβ er sich zu einem seiner treuherzigen Kommentare verleiten.

f. 777 ( rrethanor shkaku)

Por i mësuar me diskutimet, ai e shtyu veten drejt njërit prej komentarëve të tij të sinqertë.

Ndërtimet participale adverbiale kanë si formë konkuruese dhe mund të perifrazohen me sifjali

të nënrenditura kohore, shkakore, kushtore, lejore etj., lidhëzat e të cilave sinjalizojnë

marrëdhëniet përkatëse semantike.Gjithashtu ato mund të perifrazohen edhe me një grup emëror

me parafjalë, ku marrëdhëniet semantike përkatëse tregohen nga parafjala188

.

Hans Castorp hatte ein besonderes Auge auf sie, während, auf Joachim wartend, den Korridor

auf und nieder ging. F. 187 (marrëdhënie kohore)

Hans Kastorp po e shihte me vëmendje, ndërsa i binte korridorit lart e poshtë duke pritur

Joakimin.

188 Helbig G. / Buscha J., vep. e cit. f. 584

Page 116: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

102

Fjalia e mësipërme mund të perifrazohet me:

a) një sifjali të nënrenditur kohore

Hans Castorp hatte ein besonderes Auge auf sie, während er den Korridor auf und nieder ging,

als er auf Joachim wartete.

Hans Kastorp po e shihte me vëmendje, ndërsa i binte korridorit lart e poshtë, tek priste / kur po

priste Joakimin.

b) Një grup emëror me parafjalë (beim Warten auf Joachim)

Hans Castorp hatte ein besonderes Auge auf sie, während er beim Warten auf Joachim den

Korridor auf und nieder ging.

Hans Kastorp po e shihte me vëmendje, ndërsa i binte korridorit lart e poshtë gjatë pritjes së

Joakimit.

Joachim sagte in ritterlicher Haltung etwas auf Englisch zu ihr über das Wetter, was sie

einsilbig kauend beantwortete. f. 107 (rrethanor mënyre)

Joakimi me një qëndrim kalorsiak i tha asaj në anglisht dicka mbi motin, së cilës ajo iu

përgjigj duke ngrënë rrokjet.

E perifrazuar:

Joachim sagte in ritterlicher Haltung etwas auf Englisch zu ihr über das Wetter, was sie

beantwortete, indem sie einsilbig kaute.

Joakimi me një qëndrim kalorsiak i tha asaj në anglisht dicka mbi motin, së cilës ajo iu

përgjigj duke ngrënë rrokjet.

Sifjalitë e nënrenditura i tregojnë marrëdhëniet semantike në mënyrë më eksplicite se ndërtimi

participal ose se perifrazimi me një grup emëror me parafjalë.

Ndërtimet adverbiale, ashtu si edhe ndërtimet me marrëdhënie bashkërenditjeje, dalin në vend

të sifjalive të nënrenditura, kur subjekti i tyre logjik përputhet me kryefjalën e fjalisë kryesore.

Vetëm në raste të rralla subjekti logjik i ndërtimit përputhet me një gjymtyrë tjetër të fjalisë

kryesore, që shfaqet si kundrinor sintaksor.

Page 117: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

103

Er sah Frau Chauchat hinausgehen, schleichend, mit vorgeschobenem Kopfe. F. 182

Ai pa zonjën Shosha të dilte duke u përvjedhur, me kokën të nxjerrë para.

Në këtë rast kryefjala logjike e Participit I adverbial schleichend (duke u përvjedhur) është

kundrinori i drejtë i fjalisë Frau Chauchat (zonjën Shosha).

Në disa raste ndërtimet participale nuk i shprehin qartë marrëdhëniet semantike dhe ato mund

të interpretohen në mënyra të ndryshme. Në këtë rast shërben konteksti për t’i dalluar. Kjo

ndodh jo vetëm brenda përdorimit adverbial të Participit por edhe midis përdorimeve të

ndryshme sintaksore, duke i ndërthurur marrëdhëniet dhe mundësia e vetme për t’i dalluar

mbetet konteksti.

Schwebend zwischen ihnen und dem Unbekannten fragte er sich, wie es ihm dort oben ergehen

werde. f.13

Duke u lëkundur midis tyre dhe të panjohurit ai pyeste veten se si do t’i shkonin gjërat atje lart.

Participi I në këtë fjali mund të intrepretohet si rrethanor kohe (kur po lëkundej midis tyre dhe

të panjohurit pyeste veten...) ose si rrethanor mënyre (Duke u lëkundur midis tyre dhe të

panjohurit ai pyeste veten...)

Konteksti nga i cili është shkëputur na ndihmon për të sqaruar se bëhet fjalë për marrëdhënie

kohore.

Ndërtimet participale përdoren më tepër në gjuhën e shkruar, ndërsa sifjalitë e nënrenditura (si

forma konkurruese të tyre) përdoren më tepër në gjuhën e folur . Të këtij mendimi janë autorë

të ndryshëm si Admoni, Weber, Bungarten, Brinkmann, Helbig, Buscha etj.

Përsa i përket rendit të tyre në fjali, ndërtimet participale adverbiale mund të mos kenë rend të

ngulitur në fjali. Ato mund ta ndryshojnë pozicionin e tyre pa e prishur kuptimin e fjalisë. Ato

mund të qëndrojnë në fillim, në mes ose në fund të fjalisë, të ndara me presje.189

Er sagte eilig zuvorkommend. f. 779

Ai tha shpejt duke dalë para

Eilig zuvorkommend sagte er ...

Duke dalë para shpejt ai tha...

Schräg angelehnt stand er, nachdem er den Skistock neben sich in den Schnee gestoβen. f. 667

189

Po aty , f.583

Page 118: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

104

I mbështetur pjerrtaz qëndroi ai, pasi e kishte hedhur shkopin e skive pranë tij në dëborë.

Er stand schräg angelehnt, nachdem er den Skistock neben sich in den Schnee gestoβen.

Ai qëndroi i mbështetur pjerrtaz, pasi e kishte hedhur shkopin e skive pranë tij në dëborë

Një grup tjetër të veçantë paraqesin ndërtimet participale që janë shkurtuar më tej në participe

me “kuptim bosh”190

si: habend, seiend, haltend etj. të cilat mund të bien në përdorim, por

nënkuptohen. Te këto ndërtime të shkurtuara, të quajtura edhe “ kallëzore absolute” , “ndërtime

participale pa particip”, apo “ndërtime participale me particip të nënkuptuar”, subjektit logjik të

ndërtimit i përgjigjet fjala së cilës i referohet ai në sifjalinë kryesore.191

Kështu, fjalia e mëposhtme:

Sie lagen mehrere Stunden am Strand, wobei sie in der Sonne schmorten und das Meer vor

Augen hatten.

do të shndërrohet në një fjali me ndërtim participal, ku Participi i foljes haben (kam) nuk

përdoret, por nënkuptohet:

Sie lagen mehrere Stunden am Strand, in der Sonne (schmorend) und das Meer vor Augen.

Ata ndenjën për orë të tëra shtrirë në plazh, (duke u pjekur) në diell dhe detin para syve.

Në fjalinë e mëposhtme participi i foljes halten (mbaj) te die Hände zwischen den Knien (duart

mes gjunjëve), mungon. Megjithatë ai nënkuptohet.

Auch Hans Castorp sprach leise, auf der Kante seines Stuhles am Bette sitzend, die Hände

zwischen den Knien. f.837

Edhe Hans Kastorpi foli me zë të ulët, ulur në cep të karriges pranë krevatit, duart midis

gjunjëve.

Fjalia mund të shprehej edhe kështu:

Auch Hans Castorp sprach leise, auf der Kante seines Stuhles am Bette sitzend, die Hände

zwischen den Knien haltend.

Edhe Hans Kastorpi foli me zë të ulët, ulur në cep të karriges pranë krevatit, duke i mbajtur

duart midis gjunjëve.

190 Helbig / Buscha vep. e cit. f.589 191 Po aty

Page 119: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

105

Një përdorim i Participit II adverbial që haset shpesh në gjermanishten e sotme192

është ai në

lidhjen folja kommen + Particip II. Sipas disa autorëve193

folja kommen shfaqet me aftësinë për

t’u lidhur me Participin II të foljeve që tregojnë lëvizje. Engel shprehet se kommen drejton vetëm

ato folje që tregojnë lloje specifike të vazhdimit të lëvizjes.194

Ai sjell këta shembuj:

Er kam ins Zimmer geschwankt.

Ai erdhi në dhomë duke u lëkundur.

Sie kam hupend in den Hof gefahren.

Ajo hyri në oborr duke i dhënë makinës duke i rënë borisë.

Ndërkohë që te autorë të tjerë si Helbig dhe Buscha shohim një kufizim vetëm te shembujt me

folje që tregojnë lëvizje

Er kommt gerannt.195

Megjithatë disa autorë si Hirao dhe Folsom sjellin edhe raste kur folja kommen lidhet me

Participin II të foljeve jokalimtare, që nuk tregojnë domosdoshmërisht lëvizje.196

Ata venë re që

participe të tilla kanë zakonisht parashtesën an-. Edhe Schulze /Griesbach sjellin raste me

parashtesën an-, megjithëse ata mbështeten vetëm te rastet e foljeve që tregojnë lëvizje. Ata

shprehen se te foljet pa parashtesë participet e tyre , kur lidhen me foljen kommen, marrin edhe

parashtesën an-, psh:

Dort kommt Peter angelaufen.

Andej po vjen Peter duke vrapuar.

Ein Vogel kam angeflogen.

Një zog erdhi duke fluturuar.

192 Krause M., Bemerkungen zu Komm + Partizip II im heutigen Deutsch, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f. 163 193 Erben J. vep. e cit. 1972 f. 305; Schulz D./ Griesbach H., vep. e cit. 1982, f.67 194 Engel U., 1988, vep. e cit. f. 407 195 Helbig G. / Buscha J., vep e cit. f. 108 196 Krah. Krause M., Bemerkungen zu Komm + Partizip II im heutigen Deutsch, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f. 164

Page 120: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

106

Parashtesën an- ata e marrin nëse në fjali nuk gjenden grupe emërore të shoqëruara me parafjalë

apo ndajfolje përemërore. Në të kundërt marrja e parashtesës an- është e pamundur:

Sie kommt gelaufen. Sie kommt angelaufen.

Sie kommt den Gang herunter gelaufen. *Sie kommt den Gang herunter angelaufen.

Parashtesa an- merr shpesh një funksion deiktik kur lidhet me një Particip II + foljen kommen.

Krause sjell një grup foljesh Participi II i të cilave lidhet me foljen kommen dhe i dallon në:

- Folje jokalimtare, që shprehin vazhdimin e lëvizjes: humpeln (çaloj), laufen (vrapoj),

radeln (eci me biçikletë), reisen (udhëtoj), schwimmen (notoj) etj.

- Folje jokalimtare, që tregojnë lëvizje çfarëdo, por që tregojnë domosdoshmërisht

vazhdimin e një lëvizjeje: schwanken (lëkundem), stolpern (pengohem), wanken

(lëkundem), wuchten (godas), zittern (dridhem) etj.

- Folje jokalimtare që shprehin zhurmë: heulen (ulërij), keuchen (gulçoj), rauschen

(fëshfërin), schnaufen (gulçoj, dihas), zischen (pëshpëris) etj.

- Folje jokalimtare me parashtesën an-, morfema bazë e të cilave tregon vazhdimin e një

veprimi: anreisen (arrin), anfahren (niset) etj.

- Folje me parashtesën an-, që mund të tregojnë edhe një lëvizje çfarëdo, mund të shprehin

edhe një zhurmë dhe në një masë të caktuar mund të shprehin edhe veprime apo procese

të tjera: anbrausen (vij shpejt duke bërë zhurmë), anfliegen (zbret fluturimthi), anlaufen

(vij me vrap), ansegeln (lundroj me vela), anrauschen (vij me zhurmë) , anstürmen ( i

turrem, i sulem), antanzen(nis vallen) , anziehen (tërheq) etj.

Erfuhr Tienappel von Hofrat Behrens, der, gefolgt von dem schwarzbleichen Assistenten, in den

Saal gerudert kam. F. 594

Mori vesh Tinapel nga këshilltari Berens, i cil, i ndjekur nga asistenti në të zezë të zbehtë, hyri

në sallë duke u tundur.

Indem er seine beiden enormen Zeigefinger in den Mund steckte und so eigentümlich

wohllautend darauf pfiff, dass von verschiedenen Seiten die Lehrerin und Miss Robinson durch

die Lüfte geflogen kamen. f. 129

Ai duke vendosur dy gishtat tregues të stërmëdhenj në gojë dhe fishkëlleu në mënyrë kaq

tingëlluese, saqë mësuesja dhe zonja Robinson erdhën duke fluturuar nga anë të ndryshme.

Page 121: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

107

Er kam auf seinen Spazierstock gestützt. f.157

Ai erdhi mbështetur në shkopin e tij.

Një përdorim i ngjashëm me lidhjen e Participit II me foljen kommen është ai i foljes gehören +

Particip II.

I.2.6 Participi si gjymtyrë homogjene

Në përdorimet e tij Participi I dhe II atributiv ose adverbial, por edhe ai me marrëdhënie

bashkërenditjeje mund të dalë edhe si gjymtyrë homogjene, duke u lidhur me lidhëzën und ose

pa lidhëz nëpërmjet intonacionit, që pasqyrohet në të shkruar me presje.

Er trieb sich, steigend und gleitend, ziellos und gemächlich, weiter in dem toten Gelände umher.

f.657

Ai shkonte sa andej këtej, duke u ngjitur e duke rrëshqitur, pa qëllim dhe ngadalë, tutje në

truallin e vdekur.

Siehe, die Stunde ist hie –Meine Herrschaften: Durchbohrend, herzversehrend. F.781

Shihni, ka ardhur ora zotërinj: përpirëse, duke plagosur zemrën.

Stämmig und kernig lächelnd, zu fröhlichem Vertraun auffordernd, strebte er sie an… f.920

Duke buzëqeshur fort, duke kërkuar besim ai e nxiste atë.

So wäre das …ein im höchsten Grade erschütterndes und verstörendes Erlebnis. F.619

…kështu kjo do të ishte një ngjarje tronditëse në një shkallë të lartë.

Page 122: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

108

In der schlechten Luft…flirrte eine Menge Leben, kleingehackt, kurzweilig und beeilt, in

aufspringender, zappelnd verweilender und wegzuckender Unruhe. F.436

Në ajrin e rëndë zukaste një mori jetësh, e copëtuar, e shkurtër dhe me nxitim, me një shqetësim

shpërthyes, duke ndaluar në mënyrë përpëlitëse dhe duke u dridhur.

„Gut, gut“, erwiderte Mynheer und schloβ für einige Sekunden die Augen, das majestätische

Haupt mit erhobenem Kinn ins Kissen zurückgelehnt, die langgenagelten Finger auf der breiten

Königsbrust gefaltet, die sich unter dem Ttrikothemd abzeichnete. F.825

„Mirë, mirë“, u përgjigj Mynher dhe i mbylli për pak sekonda sytë, kokën madhështore me

mjekrën e ndritur të mbështetur pas në jastëk, gishtat me thonj të gjatë të hapur në kraharorin e

gjerë, që dukej poshtë këmishës.

Wenn Leo ... hatte zusehen dürfen, wie er gegen das gefesselte und geknebelte, aber nicht

betäubte Tier das groβe Schachotmesser schwang... f.603

Sikur Leo... të mund të kishte parë se si e vringëllonte ai thikën e madhe kundër kafshës së lidhur

dhe me gojë të mbyllur, por jo të trullosur.

I.2.7 Participi II i pavarur

Një tjetër përdorim i Participit II (ose dhe i fjalive participale) është përdorimi i pavarur, rast në

të cilin Participi II ose fjalia apo grupi participal, ashtu si çdo grup tjetër sintaksor, mund të

krijojë bazën e një strukture dhe të marrë vlerën e një fjalie, pra të funksionojë si e tillë.197

Ato

marrin vlerën e një fjalie në formë të reduktuar, fragmentare, të paplotë, psh. fjali së cilës i

mungon folja, fjali të cilat në mënyrë implicite shprehin gjithë përmbajtjen që do të shprehte një

fjali e plotë, që do të shihej si perifrazim i fjalisë së reduktuar. Jo gjithnjë ato mund të

perifrazohen me një fjali të plotë pasi varet nga kërkesat e situatës specifike të të shprehurit, nëse

folësi / shkruesi do të jetë implicit apo jo. Në këto fjali të reduktuara shërben si bazë Participi II,

197

Behr I., Können selbständige Partizipialsätze ein Subjekt haben? në Bresson D. / Dalmas M. Partizip und partizipialgruppen

im Deutschen, Tübingen, 1994 f. 232

Page 123: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

109

siç u përmend edhe më lart, i cili nuk është i përcaktuar në vetë, por mund të krijojë një lloj

raporti me kryefjalën, ose me vepruesin, i cili mund të zerë vendin sintaksor të kryefjalës. Kjo

ndodh zakonisht te kryefjalët e shprehura në vetën e tretë, të cilat mund të shfaqen edhe vetë në

fjalinë participale, por ajo mund edhe të nënkuptohet në raste të tjera, kur fjalia është tepër

implicite. Participi II si bazë e fjalisë participale të pavarur e përfundon ose mbyll formën aktive

të veprimit dhe i hap rrugën vlerave të tjera: formës aktive rezultative, pësores ose përdorimit

predikativ. Fjalitë participale të pavarura krijojnë raporte mbështetëse të strukturës, predikative

dhe fragmentare me kontekstin gjuhësor dhe jogjuhësor dhe shfaqen në tre forma klasike fjalish:

dëftore, pyetëse, nxitëse. 198

Fein geschlafen? F.594 → Fjetur mirë?/ Fjete mirë?

Erledigt. F. 776 → Kryer./ Mbaruar. / U krye./ Mbaroi

Geschenkt. Geschenkt. F. 350 → Dhuruar. Dhuruar. / E dhuruar. E dhuruar.

Zu Ende gesagt? F.767 → E thënë në fund?

Erledigt meine Herrschaften! F.756 → Mbaruar zotërinj! / Mbaroi, zotërinj!

I.2.8 Participi I dhe II dhe derivacionet prej tyre

Në gjuhën gjermane shihet një tendencë në rritje e formimit të fjalëve të reja, konkretisht të

mbiemrave, më pak të ndajfoljeve duke pasur si bazë Participin I ose dhe Participin II. Këto

mbiemra formohen me bazë Participin. Staatsfinanziert ( i financuar nga shteti), hochbezahlt

(shumë i paguar), linksgesteuert (i drejtuar nga e majta), kugelgelagert, kopfschüttelnd (duke

tundur kokën) etj.

Sipas Oubouzar këto fjalë të reja shfaqen shpesh në gjuhën standarde, përfshirë këtu gjuhën e

shtypit dhe të reklamës si edhe në gjuhën e letërsisë artistike dhe kur leksikalizohen pasqyrohen

edhe në fjalor.199

Formimi i fjalëve të reja me bazë Participin apo kompozitat participale siç i

quan Pümpel – Mader, ndodh po kaq shpesh sa edhe formimi i mbiemrave të tjerë.200

Shumica e

198

Po aty f. 243-244 199 Oubouzar E., Tendenzen der partizipialen Wortbildung in der deutschen Gegenwartssprache, në Bresson D. / Dalmas M.,

Partizip und partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen, 1994, f.181 200 Pümpel – Mader M., Deutsche Wortbildung. Typen und Tendenzen der Gegenwartssprache. 5.Hauptteil. Adjektivkomposita

und Partizipialbildungen. Berlin / New York, 1992, f. 9

Page 124: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

110

këtyre fjalëve të reja përbëhet nga dy pjesë201

, ku Participi është gjithnjë pjesa e dytë. Më të

pakta në numër janë fjalët e përbëra nga tri pjesë, ku sërish pjesa e fundit është participi.

Aber vorher spielte eben noch Weihnachten sich ab, diese beiden Feiertage, oder wenn man den

tag des Heiligen Abends mitzählte, diese drei, denen Hans Castorp mit einigem Schrecken und

der kopfschüttelnden Erwartung entgegengesehen hatte. F. 395

Por përpara ishin Krishtlindjet, këto dy ditë festash, ose nëse do të llogarisnim edhe Mbrëmjen e

Shenjtë, këto tri ditë, të cilat Hans Kastorpi i kishte pritur me frikë dhe duke tundur kokën.

… das zeugte für die ihr innewohnende Kraft, … dass sie unmittelbar, für den Augenblick, die

Temperatur sogar erhöhte. F. 482

Kjo tregonte për forcën që ishte brenda saj, … që ajo për momentin rriti madje edhe

temperaturën.

Er war ein knochiger Mann… mit einer aufgeworfenen Nase und kurzgeschnittenem

Schnurrbärtchen . F. 68

Ai ishte një burrë eshtak… me një hundë të trashë dhe mustaqe të prera shkurt.

Alles war scharf an ihm : die gebogene Nase, der schmal zusammengenommenen Mund, die

dickgeschliffenen Gläser der im übrigen leichtgebauten Brille, die er vor seinen hellgrauen

Augen trug. f. 512

Gjithçka ishte e mprehtë tek ai : hunda e kthyer, goja e ngushtë e mbledhur, zhamat e trashë të

syzeve, që i mbante para syve të tij gri të hapur.

201 Po aty

Page 125: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

111

I.2.9 Kalimi i Participit I dhe II në klasa të tjera fjalësh

Participi (si I ashtu edhe II) mund ta humbasë karakterin e tij foljor dhe mund të pësojë ndryshim

leksikor duke u kthyer në mbiemër. Gjithashtu ai mund të kalojë edhe në kategori të tjera fjalësh

si në parafjalë, lidhëz, ndajfolje, si pasojë e ndryshimeve semantike, fitimi i karakteristikave të

reja, përdorimi figurativ etj. Kështu parafjala entsprechend apo lidhëza während kanë ardhur

nga Participi I, por në gjendjen e tyre të sotme ato nuk mund të kthehen më në foljen nga e cila

ka ardhur Participi I, pasi kanë pësuar ndryshime semantike.

Er lächelte nicht, während er die Hand seiner Mutter hielt... f. 731 (parafjalë)

Ai nuk buzëqeshte, tek mbante dorën e nënës..

Nga Participi II kanë ardhur parafjalët : ausgenommen (përjashtuar), ungeachtet ( pa marrë

parasysh , megjithatë), abgesehen von (megjithatë , pa marrë parasysh) etj, lidhëzat :

angenommen dass ( e zemë se, me kusht që) , vorausgesetzt dass (me kusht që). Këto të fundit

janë kthyer në lidhëza pas përdorimit të shpeshtë me sifjali të varura dhe mund të zëvendësohen

lehtë nga lidhëza falls (në rast se, në qoftë se). (Rath f. 194 (shenimi 11)/ rath f.14)

Es muβ doch erlaubt sein, sich um Mysterien zu kümmern, vorausgesetzt daβ das ehrliche

Bestreben vorhanden ist. F.800 (lidhëz)

Duhet të jetë e lejuar, të merresh me mistere, me kusht që të ketë përpjekje të ndershme.

Er sieht ja betrunken aus. F. 729 (mbiemër)

Ai duket i dehur.

Nur waren das Schneefälle und lagernde Massen dies Jahr, die für jedermann, ausgenommen

den Skiläufer, die Möglichkeit der Bewegung im Freien verengten. F. 647 (parafjalë)

Këtë vit kishte vetëm rënie dhe masa të mbetura dëbore, që ngushtonin për këdo, përjashtuar

skiatorët, mundësinë për të lëvizur të lirë.

Umgekehrt ist ein reicher und interessanter Gehalt wohl imstande, die Stunde und selbst noch

den Tag zu verkürzen. f. 146 (ndajfolje)

Anasjelltas ishte një përmbajtje e pasur dhe interesante në gjendje ta shkurtonte orën dhe

madje edhe ditën.

Page 126: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

112

Gjithashtu Participi mund të emërzohet duke kaluar kështu në klasën e emrave.

Vor den Augen der Prüfenden, war das noch winterlich dürre und miβfarbene Gras mit Schnee

nur noch gesprenkelt, betupft, beblümt.

Para syve të kontrollorit bari dimëror ende i tharë dhe i dalë ngjyre, i bërë me cirka dhe

spërkatur me dëborë ishte plot lule.

Ein schon erprobtes Gefühl kam ihn an, die sonderbare Empfindung eines zugleich Ziehenden

und Stehenden ... f. 37

Atij iu afrua një ndjenjë e provuar tashmë, ndjesia e veçantë e diçkaje që të tërheq dhe që rri

njëkohësisht...

Verbindlichsten Dank! Und andererseits?“ erwiderte der Gefragte. f. 845 (i emërzuar)

Falënderime të përzemërta! Dhe nga ana tjetër?“, iu përgjigj i pyeturi.

Te Participi II mund të emërzohen vetëm participet që përdoren si atribute.202

Das war abenteuerlich, dass plötzlich ein Vertreter und Abgesandter der Heimat neben ihm saβ.

f.586 (i emërzuar)

Ishte diçka aventureske, që papritur pranë tij ishte ulur një përfaqësues dhe i dërguar nga vendi

i tij.

I.2.10 Mbiemër apo Particip

Participet I dhe II. siç u pa edhe më lart, zotërojnë funksione dhe tipare mbiemërore. Këto tipare

bëjnë që shumë autorë t’i shohin participet sidomos Participet I si mbiemra dhe jo si participe.

Ata shprehen se mbiemrat dhe participet kanë mjaft ngjashmëri formale dhe sintaksore midis

tyre. Ata janë të mendimit se jo çdo fjalë që formohet si particip është e tillë. Sommerfeldt

shprehet se jo të gjitha format participale kanë kuptim ose funksion participal. Kështu gramatika

DUDEN sjell rastin e fjalëve, që duken si participe, por nuk janë të tilla. Këtu hyjnë psh.

formimet e mbiemrave sipas modelit të participeve, por ato bazohen te emrat:

gesteift (me viza) - Streifen (vizë) (DUDEN 1998)

geblümt (me lule) - Blume (lule) etj.

202 DUDEN vep. e cit. f.194

Page 127: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

113

Po t’i vemë re këta shembuj, konstatojmë se fjalët që vijnë nga emrat formohen me parashtesën

ge- dhe prapashtesën –t në shumicën e rasteve, por ka edhe raste që ato formohen me parashtesa

dhe prapashtesa të tjera si be- + -t, ver- + -t etj. Këto formime mund të jenë edhe homonime,

dmth. që Participi të zotërojë si karakter mbiemëror ashtu edhe atë foljor dhe karakteri i tij mund

të bëhet i qartë vetëm nga konteksti. Disa forma janë leksikalizuar dhe nuk mund të shihen më si

participe. Tek to nuk gjendet më prejardhja nga foljet.

Mbiemrat prejpjesorë mund të krahasohen dhe mund të përdoren si pjesë e kallëzuesit.

Sommerfeldt i pasqyron këto ndryshime midis participeve dhe mbiemrave si më poshtë:

Participet mund të transformohen në folje, ose në një kallëzues foljor, ruajnë valencën e foljes

bazë (nga e cila vijnë):

Der sich an seinen Lehrer erinnernde Mann → der Mann erinnert sich an seinen Lehrer.

Burri që u kujtua për mësuesin e tij → Burrit iu kujtua mësuesi i tij

Mbiemrat nuk mund të kthehen në kallëzues foljor (ato nuk kanë karakter foljor):

Der spannende Roman → * der Roman spannt

Roman tërheqës → * romani tendos

Participet mund të përdoren në funksion atributiv dhe adverbial, por jo si pjesë e kallëzuesit.(këtu

bëhet fjalë për Participin I sipas Sommerfeldt)203

.

Participet nuk kanë shkallë dhe nuk lidhen me fjalë që shoqërojnë shkallët si te mbiemrat:

Der sehr lesende Junge. → Djali që lexon shumë.

Mbiemrat participalë (prejpjesorë) kanë shkallë dhe mund të lidhen me fjalë që shoqërojnë

shkallët:

Das Kleid ist noch entzückender als der vorige. Das Kleid ist sehr / äusserst entzückend.

Fustani është edhe më mahnitës se i pari. Fustani është shumë, jashtë mase mahnitës.

Participet kanë trajtë mohore si foljet, me pjesëzën nicht (nuk):

Die nicht lesenden Schüler. → Nxënësit që nuk lexojnë.

Mbiemrat prejpjesorë kanë trajtë mohore si mbiemrat e tjerë me parashtesën un- (pa / mos):

Die unwissenden Menschen. → Njerëzit e paditur / jo të ditur.

203

Sommerfeldt, vep. e cit. f.227-229

Page 128: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

114

Disa studiues të tjerë e mbështesin analizën e Sommerfeldt, por ndryshojnë prej tij në parametrin

e përdorimit të participit si pjesë e kallëzuesit, pasi ata nuk e përjashtojnë këtë parametër nga

participet. Të tillë janë Lenz në „Probleme der Kategorisierung deutscher Partizipien“ e Zifonun

në Grammatik der deutschen Sprache . f. 2206

Krahas tyre, ka edhe disa studiues e gramatika që i shohin vetëm si mbiemra participet dhe nuk i

referohen më foljes nga e cila ata vijnë (DUDEN, Wahrig, Marillier, Paul, Quintin). Ata i quajnë

participet mbiemra të prejardhur dhe i trajtojnë si të tillë. Përpjekjet për të bërë një dallim të

qartë midis participeve dhe mbiemrave, apo midis participeve të vërteta dhe të pavërteta janë të

hershme dhe çdo gjuhëtar sjell argumentet e tij për tezën që mbron. Një pjesë e mirë e tyre bën

dallim midis participeve dhe mbiemrave dhe i klasifikon ata si dy dukuri gjuhësore të veçanta,

pra nuk i fut në të njëjtën klasë. Ata vazhdojnë të mbrojnë teorinë se ato ndërthurin tipare të të

dyja klasave: foljeve dhe mbiemrave.

I.2.11 Përmbledhje mbi participin

Participi është forma dytë e pashtjelluar e foljes në gjuhën gjermane. Ai gërsheton tipare foljore

dhe mbiemërore. Gjuha gjermane njeh dy participe: Participin I dhe Participin II. Ata zotërojnë

kuptimin e kohës relative dhe i referohen kohës që shprehet nga folja e shtjelluar e fjalisë.

Gjithashtu ata zotërojnë valencën e foljes nga e cila formohen si dhe kategorinë e diatezës.

Participët ruajnë të njëjtin kuptim leksikor si folja nga e cila vijnë.

Të dy participet zgjerohen më tej me gjymtyrë të tjera duke formuar kështu ndërtime të quajtura

Ndërtime Participale, të cilat dalin në po ato funksione si participi i thjeshtë, i pazgjeruar.

Participet dalin në këto funksione sintaksore:

Si atribut:

Participi në këtë funksion i referohet një emri në fjalinë drejtuese, vendoset para tij dhe midis

tyre ka përputhje të tipareve gramatikore. Participi si atribut mund të ndërkëmbehet me një sifjali

përcaktore.

Si ndajshtim:

Funksioni tjetër në të cilin del participi është ai i ndajshtimit, ku sërish participi mund të

ndërkëmbehet me një sifjali përcaktore.

Page 129: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

115

Si predikativ

Një funksion në të cilin participi haset rrallë është ai i predikativit.

Të dy participët mund të dalin në marrëdhënie bashkërenditjeje, duke funksionuar

k ështu si kallëzues dytësorë. Në këtë përdorim participi ka si formë konkuruese sifjali

bashkërenditëse të lidhura me lidhëzën und ose sifjali të nënrenditura.

Si Participi I edhe Participi II dalin në funksion adverbial duke iu referuar foljes së

shtjelluar të fjalisë drejtuese dhe lejojnë mundësi të ndryshme semantike të interpretimit si:

mënyrore, lejore, kushtore, kohore, shkakore.

Participet mund të shfaqen edhe si gjymtyrë homogjene.

Të dy participet kalojnë në klasa të tjera fjalësh dhe të dy i nënshtrohen diskutimit të të

qenit particip apo mbiemër.

I.3.Gerundivumi

Disa gjuhëtarë i njohin foljes në gjuhën gjermane, përveç Infinitivit dhe Participit edhe një formë

të tretë të pashtjelluar të quajtur Gerundivum.

Eshtë një formë që ngjason me Participin I, duke i paravendosur pjesëzën zu. Përdoret kryesisht

në gjuhën standarde, shumë rrallë në atë të folur. Ka kuptim pësor dhe me të shprehet

domosdoshmëri dhe mundësi. Mund të formohet vetëm nga folje kalimtare dhe përdoret

kryesisht në funksion atributiv. 204

Er fragte kopfnickend, mit jemandes Miene, der eine sehr lobende Antwort erwartet und in die

Frage zugleich die Bestätigung des zu erwartenden Lobes aus eigener Erfahrung legt. F. 485

Ai pyeste duke tundur kokën, me mimikën e dikujt që priste përgjigje lavdëruese dhe nga përvoja

e tij vë tek pyetja vërtetimin e lavdërimit që pritet.

Die zu ziehende Schluβfolgerung? F.873

Përfundimi që duhet nxjerrë./ që është për t’u nxjerrë

204 DUDEN vep. e cit. f. 190

Page 130: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

116

Kjo formë e pashtjelluar është studiuar pak dhe siç e përmendëm në fillim nuk njihet nga të

gjithë gjuhëtarët. Disa prej tyre nuk e njohin fare, disa e njohin si formë më vete, ndërsa disa të

tjerë ia bashkangjisin Participit I.

Në „Handbuch der deutschen Grammatik“ të Hentschel dhe Weydt shkruhet se Gerundivumi

mund të përcaktohet edhe si Particip i së ardhmes pësore me komponentë modalë. Këto

komponentë mund t’i perifrazosh me foljen modale müssen (duhet) ose können (mund). 205

K. Welke e radhit Gerundivumin krahas Participëve të tjerë I dhe II, duke e emërtuar Participi

III206

, ndërsa në „Textgrammatik der deutschen Sprache“ Gerundivumi quhet nga autorët

Modal – Particip me arsyetimin se ai ka gjithnjë kuptim modal. 207

Po kështu emërtohet edhe nga

Thurmair.208

Gerundivumi lidhet shpesh me një përcaktor tjetër209

dhe lakohet si një mbiemër.

Das war keine ernste Unterbrechung, kein schwer zu nehmendes Hindernis. f.195

Kjo nuk ishte një ndërprerje serioze, një pengesë që duhej marrë seriozisht.

Ajo që e dallon atë nga Participi I me të cilin ngjason shumë në formë, është që ai karakterizon

një ngjarje që ose duhet të realizohet në të ardhmen ose mund të realizohet në një kohë çfarëdo

dhe që shihet nga këndvështrimi i atij mbi të cilin bie veprimi, ndërkohë që Participi I

karakterizon një ngjarje apo veprim që përmbushet në një kohë çfarëdo dhe shihet nga

këndvështrimi i vepruesit.210

Gerundivumi mund të perifrazohet me një sifjali përcaktore pësore.211

Ai mund të ketë si formë

konkuruese edhe një mbiemër ose ndajfolje me prapashtesën –bar.

Krahas funksionit atributiv, disa gjuhëtarë i njohin kësaj forme edhe përdorimin predikativ,

përdorim në të cilin ai e humbet prapashtesën –d dhe dallon nga Infinitivi i së tashmes vetëm

semantikisht.

Die zu lösende Aufgabe. - die Aufgabe ist zu lösen.

Detyra që duhet zgjidhur / që është për t’u zgjidhur. - Detyra është për t’u zgjidhur.

205 Hentschel / Weydt. Vep. e cit. f. 131 206 Welke K., Deutsche Syntax functional. Perspektiviertheit syntaktischer Strukturen, Tübingen,2002 f.278 207 Weinrich et al. Textgrammatik der deutschen Sprache, Hildesheim, 2005, f,542 208 Thurmair M. , Das Modalpartizip im Deutshcen – eine nicht zu vernachlässigende Konstruktion në German as a foreign

language nr. 2, Regensburg, 2013, f.94 - 96 209 Engel U. 1988 vep. e cit. f. 431 210 Po aty f. 432 211 Engel U. (2004) vep. e cit. f.225

Page 131: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

117

Disa studiues vitet e fundit janë përpjekur t’i njohin gerundivumit edhe përdorimin adverbial dhe

atë si ndajshtim, në raste të rralla të hasura kryesisht në shtypin e shkruar.212

Ndonjë rast të tillë e

kemi hasur edhe ne në korpusin tonë.

Sie wettete um Küsse, zu gebende und zu nehmende. f.409 (ndajshtim)

Ajo vinte bas. për puthje, që duheshin dhënë dhe duheshin marrë . / që ishin për t’u dhënë e për

t’u marrë.

212 Pakkanen-Kilpiä, Kirsi (2006). Zum Wesen des deutschen Gerundivs - Eine korpuslinguistische Analyse. Neuphilologische

Mitteilungen, 2/2006, s. 131-167

Page 132: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

118

KREU II

FORMAT E PASHTJELLUARA TË FOLJES NË SHQIPEN STANDARDE

Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe kanë qenë objekt i vazhdueshëm studimi i

gjuhëtarëve të ndryshëm shqiptarë e të huaj, duke filluar që në shekullin XVIII. Në veprat e tyre,

kryesisht në gramatika, por edhe në artikuj, monografi etj. gjuhëtarët kanë trajtuar çështje me

interes si numri i formave të pashtjelluara, ndërtimi i tyre, tiparet e tyre morfologjike, funksionet

e tyre sintaksore si edhe emërtimi i tyre. Jo të gjithë gjuhëtarët ndajnë të njëjtat mendime dhe

mbajnë të njëjtin qëndrim për format e pashtjelluara të shqipes. Shpesh herë qëndrimet e tyre

janë në kundërshti me njëra – tjetrën (janë kontradiktore). Jo të gjithë gjuhëtarët njohin të njëjtin

numër formash të pashtjelluara, emërtimet e tyre ndryshojnë nga një gjuhëtar te tjetri. Edhe

formimi, ndërtimi i tyre, prejardhja e tyre kanë qenë pika diskutimi midis gjuhëtarëve dhe për

këtë hasen teori dhe mendime të ndryshme.

Studimi i formave të pashtjelluara në gjuhën shqipe nuk ka ndodhur i shkëputur apo i veçuar nga

gjuhët e tjera. Përkundrazi, për të hedhur dritë mbi procese të ndryshme gjuhësore janë bërë

krahasime midis zhvillimeve të shqipes dhe gjuhëve të tjera ballkanike apo indoevropiane.

Pavarësisht studimeve të vazhdueshme që u janë kushtuar formave të pashtjelluara të foljes në

gjuhën shqipe, ende hasen diskutime për numrin dhe emërtimin e tyre.

Mendimi tradicional më i plotë i gjuhësisë shqiptare për format e pashtjelluara në gjuhën e

sotme shqipe është ai i Gramatikës së Akademisë së Shkencave i vitit 2002, ku sërish nuk gjejmë

një kategorizim përfundimtar e të plotë të formave të pashtjelluara. Kjo njeh 6 forma të

pashtjelluara të foljes në shqipen standarde: pjesoren (punuar), përcjelloren (duke punuar),

formën e pashtjelluar mohor (pa punuar)e, formën e pashtjelluar të tipit për të punuar, që herë -

herë quhet paskajore me vlera të kufizuara, formën e pashtjelluar të tipit me të punuar dhe

formën e pashtjelluar të tipit një të punuar.213

Në këtë numërim nuk përfshihet paskajorja e

gegërishtes e tipit me punue, as i ashtuquajturi emër foljor asnjanës “së punuari”, që për disa

gjuhëtarë (Gabinski, Agalliu, Çeliku) konsiderohet folje e pashtjelluar.Klasifikimi i formave të

pashtjelluara në Gramatikën e Akademisë është një klasifikim diakronik i mirëfilltë.

213

Akademia e Shkencave , Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II, Tiranë, 1976, fq. 243

Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe, I, Tiranë, 2002 fq. 285, 342

Page 133: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

119

Siç shihet, janë emërtuar përfundimisht vetëm dy forma të pashtjelluara: pjesorja (punuar) dhe

përcjellorja (duke punuar) , ndërsa format e tjera emërtohen me termin e përgjithshëm “formë e

pashtjelluar e tipit…” dhe nuk janë kategorizuar ende.

Një trajtim sinkronik të plotë si në rrafshin morfologjik ashtu edhe në atë sintaksor, duke i parë

format e pashtjelluara në sistem dhe në përputhje me teoritë bashkëkohore, u ka bërë formave të

pashtjelluara M.Çeliku në veprën “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, 2000”. Kjo

vepër dhe trajtimi që i bën Çeliku formave të pashtjelluara ka qenë një pikë e fortë mbështetëse

dhe referimi për punimin tonë.

Sipas M.Çelikut, në gjuhën e sotme letrare shqipe duhen njohur vetëm tri forma të pashtjelluara

me nga dy trajta shfaqjeje të secilës e pikërisht:

1.Forma e pashtjelluar e gerundit, që ka dy trajta rasore: trajta e kallëzores të punuar dhe trajta e

rrjedhores së punuari214

;

2. Forma e pashtjelluar e përcjellores që ka dy trajta modaliteti: duke punuar → përcjellore

pohore dhe pa punuar → përcjellore mohore215

3. Forma e pashtjelluar e pjesores që ka dy trajta eptimore: punuar →trajtë pa mbaresë dhe i (e,

të së) punuar → trajtë me mbaresë të përparme.216

Togu për të bërë, me të bërë , një të bërë sipas Çelikut janë togje të lira dhe përbëhen nga një

parafjalë a fjala një + gerund; edhe së bëri është gjithashtu gerund, pra kemi një formë të

pashtjelluar, gerundin e shqipes ashtu si edhe gerundi i latinishtes dhe anglishtes dhe jo katër

forma të pashtjelluara. Teza e dytë themelore e Çelikut lidhet me tipin pa bërë, të cilin ai e quan

trajta mohore e përcjellores dhe jo formë e veçantë e pashtjelluar. Çeliku njeh, krahas pjesores pa

mbaresë (botuar), edhe trajtën me mbaresë të përparme të pjesores ( i botuar, i grisur, i thyer, i

punuar etj.)

Krahas tyre, në gjuhën shqipe po lind edhe një formë e katërt e pashtjelluar, pikërisht paskajorja

e re e tipit për të bërë (nga parafjala për + gerund). Por kjo paskajore është në proces lindjeje

dhe ende nuk ka marrë funksionet kryesore të paskajores që njohin gjuhët europiane, siç janë

funksioni kryefjalor, kundrinor dhe predikativ i pavarur.217

214

Tipi së punuari nga tradita dhe në gramatikën e Akademisë shihet si emër prejfoljor asnjanës, ndërsa albanologu M.Gabinskij,

Çeliku , Agalliu etj. e konsiderojnë formë të pashtjelluar 215 Togu pa punuar për disa gjuhëtarë është tog I lirë, të tjerë e kanë quajtur pjesore a paskajore, Agalliu e ka quajtur mosveprore

në “Vëzhgime mbi formën gramatikore pa + pjesore”, në “Studime filologjike”, 3, 1983, fq.122

Në gramatikën e Buchholz e Fiedler kjo formë e pashtjelluar quhet privativ, shih Buchholz/Fiedler “Albanische Grammatik”,

Leipzig, 1987, fq.175 216 M.Çeliku, “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”, Tiranë, 2000, fq.43 217 M.A.Gabinskij, “Vozniknovjenie infinitiva kak vtoriçnyj ballkanskij jazykovoj procjes”, Leningrad 1967

M. Çeliku, Vepër e cituar, fq.32

Page 134: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

120

Paskajorja në lindje e sipër e shqipes e tipit për të bërë quhet paskajore e re, sepse, sipas disa

gjuhëtarëve, përfshirë edhe Çelikun, shqipja ka pasur edhe një paskajore sintetike të hershme e

tipit bërë, homonime me pjesoren.

Për të arritur në njohjen e tri formave të pashtjelluara (pjesore, përcjellore, gerund), Çeliku

formulon dhe zbaton kriterin e gërshetimit (kombinimit) dyanësor të tipareve themelore, që

manifeston çdo formë e pashtjelluar. Duke zbatuar këtë kriter ai arrin në këto përfundime:

Gerundi gërsheton kryesisht tipare të foljes dhe të emrit, por në aspektin funksional edhe të

ndajfoljes. Ai shpreh emërtim të veprimit.218

Përcjellorja ka karakteristika të foljes dhe të ndajfoljes. Ajo shpreh një veprim dytësor shoqërues

të lidhur zakonisht me një veprim tjetër.219

Pjesorja kombinon tipare të foljes dhe të mbiemrit. Ajo tregon veprim si proces, që paraqitet si

tipar.220

II.1 Gerundi

Forma e pashtjelluar e gerundit i njihet foljes në gjuhën shqipe për herë të parë nga M.Çeliku,

formë të tillë ka edhe latinishtja e anglishtja.

Gerundi shpreh emërtim të veprimit e zotëron karakteristika të foljes e të emrit, por edhe të

ndajfoljes.221

Gerundi i shqipes shfaqet në dy trajta rasore: të mësuar (rasa kallëzore) dhe së

mësuari (rasa rrjedhore). Këto janë trajta homonimike me format rasore të emrit prejpjesor nga

kanë ardhur, me ndryshimin e vetëm që rrjedhorja paraprihet nga së, ndërsa emri nga të. Emrat

prejfoljorë asnjanës të pashquar në kallëzore në togje me vlerë foljore i trajton Sh.Demiraj.222

lidhje me këtë Çeliku shprehet:

“Gerundi i shqipes nuk ka tregues morfologjikë, nuk ka arritur të marrë formant të vetin, për t’u

dalluar nga ana formale nga emri prejfoljor, përveç rrjedhores që ka në ballë së dhe jo të, duke

ruajtur trajtën më të vjetër të saj”.223

218 M. Çeliku, Vepër e cituar fq.43 219 Po aty, 220 Po aty 221 M.Çeliku, (Format e pashtjelluara…) vepër e cituar, fq.44 222 Sh.Demiraj “Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarjen e tyre”, SF, 2, 1969 223M.Çeliku, vepër e cit. fq.45

Page 135: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

121

Gerundi i shqipes si formë e veçantë kategoriale , ka qenë një emër prejfoljor dhe me kalimin e

kohës ka fituar karakteristika foljore dhe ka kaluar në një formë të pashtjelluar foljore. Kështu

gerundi ka trashëguar karakteristika emërore, të cilat i kombinon me karakteristika foljore, të

cilat i ka fituar gjatë foljorëzimit të mëtejshëm të emrit foljor asnjanës.224

Gerundi është një

kategori foljore dhe i përket sistemit foljor.

Tiparet foljore të gerundit të shqipes janë:

shpreh emërtim të veprimit si proces

Ajo u zgjat për të parë më mirë. (I.Kadare, Prilli i thyer, 237)

merr kundrinor të drejtë

Ajo është 23 vjeçe, mendoi Silva, ndërsa hapte sirtarin për të marrë dosjet. (I.Kadare,

Gjakftohtësia, 6)

plotësohet me ndajfolje (pra merr gjymtyrë karakteristike të foljes)

Herë - herë ajo unifikohej, për t’u copëtuar përsëri. (I.Kadare, Gjakftohtësia, 38)

ka forma diatezore në trajtën rasore kallëzore (të larë , t’u larë)

Ndoshta duheshin vite për t’u mësuar me paqen. (I.Kadare, Prilli i thyer, 218)

Trajta pësore e rrjedhores nuk arriti të bëhej normë, edhe pse në raste të rralla ajo takohet edhe

në formën pësore.225

Tiparet emërore të gerundit të shqipes janë:

Ka dy trajta rasore : 1.Kallëzore të ardhur, që paraprihet nga parafjalët për dhe me ose

nga fjala një, 2. Rrjedhore së ardhuri , që përdoret pa parafjalë.

Ai kishte ardhur për të parë lyerjen e shtëpisë së re. (J.Xoxa, Juga e bardhë, 36)

Kurse teleferikun, me të mbaruar prurja në faqet e përroit, e heq dhe e shpie ku të ketë pyll.

(D.Agolli, Trëndafil në gotë, 161)

-E, si ju duket?- pyeti Berti, kur e mbaroi së lexuari. (D.Agolli, Trëndafil në gotë, 175)

Përdoret me parafjalë : për + gerund/ me + gerund (për të larë / me të larë)

Ashtu si edhe emri përdoret si përcaktor me drejtim: dëshira për të lexuar, koha për t’u

larguar etj.

224 Po aty 225 Po aty

Page 136: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

122

Gerundi i shqipes del vetëm në numrin njëjës, nuk e ka kategorinë e shquarsisë dhe të

pashquarsisë dhe nuk merrr dot përcaktor.

Kjo formë e pashtjelluar nuk është njohur më parë si gerund, as nga Gramatika e Akademise se

Shkencave dhe as nga Sh. Demiraj. Prej tyre ajo përcaktohet si formë e pashtjelluar foljore e

ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës, bashkë me parafjalët për, me, si forma të

pashtjelluara të tipit për të larë dhe me të larë, 226

ndërsa së lexuari tradita e quan emër prejfoljor

asnjanës, përveç M.Gabinskit dhe F. Agalliut që e shohin formë të pashtjelluar pa e klasifikuar

dot. Gabinski e quan formë të pashtjelluar që po infinitizohet. Vetëm Çeliku e klasifikon si

formë të pashtjelluar të foljes e më saktë si trajtë të rasës rrjedhore të gerundit.

Po sipas gramatikës së Akademisë, pjesët përbërëse të këtyre formave kanë humbur mëvetësinë

si pjesë të ligjëratës dhe togjet kanë kaluar në togje të qëndrueshme, duke marrë veçori

kuptimore e gramatikore, karakteristike për format e pashtjelluara të foljes. Kështu tipi për të

larë quhet herë - herë edhe paskajore me funksione të kufizuara sintaksore. Edhe Çeliku e sheh

në disa raste togun për të punuar si paskajore, pikërisht kur kryen funksionet karakteristike të

saj, si në funksionin kryefjalor (është e vështirë për të gjetur çerdhet e zogjve), ku për të gjetur

është e ndërkëmbyeshme me emrin gjetja ose të gjeturit. Në shumicën dërrmuese të rasteve për

Çelikun, sikurse edhe për Gabinskin, togu për të larë është tog i lirë, ku për funksionon si

parafjalë përpara gerundit të larë (sipas Çelikut) dhe para emrit ( sipas Gabinskit).

Në gramatikën e Buchholz dhe Fiedler “Albanische Grammatik”autorët shprehen për togun për

të lexuar se historikisht ai është një kombinim i parafjalës për me emrin prejfoljor. Ky tog i cili

nga disa gjuhëtarë është quajtur, siç u përmend edhe më lart, paskajore me vlera të kufizuara,

për Buchholz dhe Fiedler nuk i kryen të gjitha funksionet e infinitivëve të gjuhëve të tjera

europiane.227

226 Sh.Demiraj “Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre”, SF, 2, 1969 fq.48-49

ASH, Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, 2002 fq. 299 227 O.Buchholz/W.Fiedler, Albanische Grammatik, Leipzig 1987, fq.180-181

Page 137: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

123

II.1.2 Funksionet e gerundit të shqipes.

Gerundi gjen një përdorim të gjerë në gjuhën e sotme shqipe, ndër të tjera, edhe si rrjedhojë e

mungesës së paskajores në shqipen standarde. Ai përdoret i shoqëruar me parafjalë, kryesisht me

parafjalën për në rasën kallëzore, më rrallë me parafjalën me, por mund të përdoret edhe pa

parafjalë në rasën rrjedhore.228

Ndër funksionet karakteristike të tij duhet përmendur ai i përcaktorit dhe ai i kundrinorit të

zhdrejtë me parafjalë, funksione në të cilat ai paraprihet nga parafjala për. Ai del shumë shpesh

edhe në funksionin e rrethanorit, ku shoqërohet nga parafjalët për dhe me dhe pa parafjalë në

rrjedhore. Funksione të tjera të tij janë: funksioni i kallëzuesorit dhe funksioni si pjesë e

kallëzuesit foljor të përbërë, funksion tjetër është edhe ai i ndërtimit të sifjalive me

bashkërenditje me fjalën një në kallëzore.

Le t’i shohim me radhë të gjitha këto funksione:

II.1.2.1 Gerundi në funksionin e përcaktorit

Gerundi mund të lidhet me një emër, një përemër ose një përbërës të thjeshtë ose të zgjeruar

dhe funksionon si përcaktor. Në këtë funksion gerundi është në rasën kallëzore dhe paraprihet

nga parafjala për.

Emrat me të cilët lidhet dhe të cilët përcakton gerundi janë:

1)Emra abstraktë : mënyra, dëshira, ideja, detyra, etj.

I sunduar nga dëshira për t’u mbyllur diku, ai e la veten në rrjedhën e turmës së kalimtarëve.

(F.Kongoli, Karuseli, 113)

Ideja për të vrarë dikë që s’është më, ishte njëlloj e largët si mundësia për t’u matur me një

hije.(I.Kadare, Gjakftohtësia, 200)

Ishte mënyra më e mirë për të qenë krejtësisht veç.(Kadare, Ftesë në studio, 295)

Nuk kishte veçse një shesh përpara dhe, sado i gjerë të ishte ai, koha për ta kapërcyer ishte

tepër e shkurtër.(Kadare, E penguara, 9)

228 M.Çeliku vepër e cit. fq.98

Page 138: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

124

2) Emra konkretë: krahë (për të fluturuar), shteg (për të dalë), strehë (për të futur kokën), hendek

(për të kulluar) etj.

Stresi pa se ai ishte djalë i Radhinjve dhe në dorë nuk mbante gurë për të goditur, por një

shtambë me ujë. (Kadare, Gjakftohtësia, 175)

Më tepër e përdorja si një send për të më krijuar një ambjent të ngrohtë. (D.Agolli, Trëndafili në

gotë, 8)

3) Përemra të pacaktuar: diçka, asgjë etj.

S’ka asgjë për t’u çuditur,-vazhdoi mjeku. (Kadare, Gjakftohtësia, 337)

E ëma, sa herë që u sillte dicka për të ngrënë, trokiste në derë me dorë të druajtur.(Dh.Xhuvani,

Dhimbja e Dritës, 76)

Gerundi në funksionin e përcaktorit ka edhe trajtë mohore.p.sh.

Por respektoj edhe paktin për të mos vazhduar më komunikimin me sms. (R.Xhunga, Preja e një

martese të lodhur, 99)

Ndërtimet me gerund përcaktor janë sinonimike me ndërtimet me emra foljorë asnjanës dhe me

sifjali përcaktore.229

Por flakja e vërtetë ishte refuzimi për të shkruar për Parisin.(I.Kadare, Ftesë në studio, 234)

Por flakja e vërtetë ishte refuzimi i të shkruarit për Parisin.

Por flakja e vërtetë ishte refuzimi, që të shkruante për Parisin.

II.1.2.2 Gerundi kundrinor i zhdrejtë

Një tjetër funksion i gerundit është ai i kundrinorit të zhdrejtë. Funksioni kundrinor i gerundit

është një nga funksionet karakteristike të tij, funksion që nuk e kryejnë format e tjera të

pashtjelluara të shqipes letrare; në këtë funksion ai përdoret i paraprirë nga parafjala për, pra si

kundrinor i zhdrejtë me parafjalë.

229 Celiku f. 108

Page 139: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

125

Gerundi në trajtën e kallëzores, i paraprirë nga parafjala për ,hyn në marrëdhënie kundrinore ,

kryesisht me ngjyrimin e kufizimit, me disa mbiemra, ndajfolje dhe me ndonjë emër.230

Ndërtimi për +gerund ka si ndërtim sinonimik ndërtimin për +emër foljor.

Si kundrinor i zhdrejtë gerundi shfaqet pas:

Mbiemrave që tregojnë aftësi intelektuale , cilësi morale, ose paaftësi,si: i aftë, i zoti,

i lehtë, i përshtatshëm, i gatshëm, i etur, i vetmi, i paaftë, i pamjaftueshëm, i padenjë etj.

Ajo ishte e zgjuar, e fortë për të biseduar hapur me vetveten.(T.Keko, Loja, 119)

Në atë lutje thatë se nuk e ndien veten të denjë për të mbajtur barrën e skuadërkomandantes

dhe kërkon që të shkarkohet. (J.Xoxa, Juga…2, 165)

Folklori ndonjëherë nuk është i lehtë për t’u kuptuar,- tha Araniti me ton brutal.(D.Agolli,

Shkëlqimi… 68)

Ndajfoljeve: vonë, shpejt, lehtë, herët, mjaft, gati .

Dikush po rrinte prapa saj, gati për t’i hedhur duart në fyt.(F.Kongoli, Karuseli, 40)

Mos më lër me lëng të armesë, o Çakshir, na sill një kafe,- foli ai brezlëshuar e gati për t’u

ndeshur. (V.Koreshi, Dasma… , 30)

Kauri nuk e gjeti dot ujësjellësin atëherë kur duhej dhe, tani ishte vonë për të pritur

akoma.(Kadare, Kështjella, 186)

Disa emrave që tregojnë aftësi,si: aftësi, mjeshtëri, (në) moshë etj.

Kishte njëfarë kohe që kujtoja se e kisha humbur aftësinë për të rënë në dashuri. (I.Kadare, E

penguara, 61)

Si kundrinor del edhe gerundi i rasës rrjedhore pas foljeve ngopem, nginjem, kënaqem.

Shpresa s’po ngopej së shikuari Diellën. (J.Xoxa, Juga e bardhë, f.85)

230 M.Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Tiranë, 2013, f.109

Page 140: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

126

II.1.2.3 Gerundi në funksionin e rrethanorit

Një tjetër funksion në të cilin gerundi del shpesh është ai si rrethanor. Në këtë funksion ai

përcakton veprimin e shprehur nga folja drejtuese. Llojet e rrethanorëve në të cilat del gerundi

janë: rrethanor qëllimi, rrethanor kohe dhe rrethanor shkaku.

II.1.2.3.1 Gerundi si rrethanor qëllimi

Në funksionin e tij si rrethanor qëllimi gerundi shprehet me trajtën e kallëzores me parafjalën

për. Ai lidhet kryesisht me folje që tregojnë lëvizje, si: shkoj, vij, nxitoj, bredh, ngrihem etj.

Nuk ishte nevoja të vinte dikush për t’i sqaruar natyrën e marrëdhënieve të tyre.(F. Kongoli, 93)

Ai shpejtoi hapat për të dalë sa më shpejt në bulevardin e madh.(I.Kadare, Kush e solli

Doruntinën, 148)

Ajo brodhi të ndihmonte për të ndalur kafshën që po dëmtonte grurin. (J. Xoxa, Juga e

Bardhë 1, 342)

Gerundi si rrethanor qëllimi lidhet edhe me folje që tregojnë veprime konkrete, si: ndërtoj, luftoj,

thërras, heq etj.

Për të përballuar shpenzimet , shitëm disa nga stolitë e saj. (I.Kadare, Kush…, 120)

Ai me siguri do të dilte në fotografi për t’ua dërguar pastaj prindërve. (I.Kadare, Dimri i

madh, 9)

Për të dëshmuar cilësinë e saj, Fan Noli përktheu , ndër të tjera, Shekspirin. (I.Kadare, Ftesë

në studio, 264)

Gerund të qëllimit mund të marrin edhe folje e shprehje foljore me kuptimin e modalitetit të

domosdoshmërisë ose me një ngjyrë tjetër modaliteti si dhe disa shprehje të tjera,si: duhet që

shoqërohet me emrat : fuqi, durim, etj. ose me një emër që tregon fragment kohor, si: duhet një

muaj, etj.

I duhej një farë kohe për të dalë nga zona e turbullt.(I.Kadare, E penguara, 113)

Nuk dihet sa kohë do ju duhen atyre për të gjetur një gjuhë të përbashkët ushqimi.(R.Xhunga,

Preja e një martese të lodhur, 21)

Ai mendoi se duheshin vite për t’i thënë ato që kishte menduar. (I.Kadare, E penguara, 186)

Page 141: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

127

Krahas foljeve të përmendura më lart gerundi i qëllimit mund të lidhet edhe me folje që tregojnë

gjendje statike,si: qëndroj, rri, mbaj këmbët etj.,ose folje dhe shprehje foljore të përdorura me

kuptim figurativ, kryesisht me kuptimin e lëvizjes, si: derdhem, lëshohem, marr rrugën etj.

Qëndruam për të pushuar në një pllajë të vogël. ( I. Kadare, Kronikë në gur, 211)

Tani jam ulur për të drekuar. (R.Xhunga, Preja e një martese të lodhur, 22)

Tjetri që hyri pas tij, qëndroi për t’u ngrohur. (I.Kadare, Dimri i madh, 410)

Hodha sytë rreth e qark për të parë se ç’qe ky vend prekës, mallëngjyes e ngashërues.

(Dh.Xhuvani, Shpirtin nuk e shes, 125)

Shpesh ai “ i bie larg e larg” për të thënë dicka të thjeshtë, por shumë të nevojshme për atë.

(E.Tupja, Kur dhimbja premton dashuri, 137)

Gjorgu bëri mënjanë për t’i hapur rrugë karvanit. (I.Kadare, Prilli i thyer, 200)

Folja drejtuese nga varet gerundi i qëllimit , zakonisht është në një formë të shtjelluar, por ajo

mund të jetë edhe e pashtjelluar.

Duke u mbështetur për t’u ç’lodhur, atij i shkuan sytë te bërryli i llangosur me baltë. (I.Kadare,

Kështjella, 232)

Në këtë funksion gerundi mund të paraprihet nga pjesëzat si dhe sa. Kur shoqërohet nga pjesëza

si gerundi shpreh supozim, ndërsa kur shoqërohet nga pjesëza sa ai shpreh kufizim. Pjesëza sa

mund të paraprihet nga pjesëza vetëm ose fjala të paktën, duke përforcuar kështu ngjyrimin e

kufizimit. I shoqëruar nga pjesëzat si dhe sa gerundi rrethanor qëllimi funksionon si rrethanor i

veçuar ose i paveçuar.

Te këmbët ndjeu prapë ftohtë dhe prapë lëvizi gjunjët, si për të ndaluar të ftohtit t’i ngjitej lart.

(I.Kadare, Prilli i thyer, 182)

Ajo kishte zgjatur duart me rrëmbim, si për ta mbrojtur nga shfarosja e befasishme. (I.Kadare,

Dimri i madh, 8)

E la të vetme nënën e shkretë midis asaj mynxyre,-vazhdoi ajo,-dhe befas u kujtuar të vijë sa për

t’ia tronditur edhe atë fije jete që i kishte mbetur. (I.Kadare, Kush e solli…, 78)

Ishte errët, po një frëngji fuste një rremb drite, sa për të mos nxjerrë sytë në atë natë.(

Dh.Shuteriqi, Vepra letrare 9, fq. 212)

Page 142: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

128

Gerundi i qëllimit mund të zgjerohet me gjymtyrë të tjera,si: kundrinorë, rrethanorë etj.

Ajo rrahu qerpikët për të shkundur gëzimin. (J.Xoxa, Juga e bardhë, 355) (gerund i zgjeruar me

kundrinor)

Ariani ndjeu një mërzi pa arsye dhe i hutuar u nis për të dalë nga dhoma. (Dh.Xhuvani, Dhimbja

e dritës, 12) (gerund i zgjeruar me rrethanor vendi ;nga dhoma)

Stresi ngriti kokën dhe e vështroi rreptazi, si për t’i kujtuar se atje nuk ishte një vend ku mund të

bëheshin shakara. (I.Kadare, Kush e solli Doruntinën, 81) (gerund i zgjeruar me sifjali

kundrinore)

Gerundet e qëllimit funksionojnë shpesh si rrethanorë homogjenë: në këtë funksion ato lidhen

me lidhëzat e, edhe, si, hem-hem, ose edhe pa lidhëza.

Më fal!- u ndjesova, ama, duke u mbështetur për t’u ngritur e për t’u zhvendosur në ndenjësen

përbri. (T.Keko, Lajmëtarja e vdekjeve, 64)

Të bëra një thirrje të heshtur për t’u rritur, për të besuar. (R.Xhunga, Preja e një martese të

lodhur, 100)

Në atë cast ai ndjeu praninë e gruas dhe iu kthye asaj , për ta përqafuar, për ta ngushëlluar,

për ta pyetur se ç’po fliste ky i çmendur. (I.Kadare, Ëndërr mashtruese, 87)

Për dhe të të gerundit mund edhe të mos përsëriten para gjymtyrëve homogjene, kur ato

zgjerohen me gjymtyrë të dyta të njëjta, ose kur foljet afrojnë kuptimisht.

-Jastëkët, çarçafët, pecetat,-që nga të hundëve,- e ç’mund të shpikë njeriu për të lezetuar e

zbukuruar shtëpinë. (Dh.Shuteriqi, Tregime, 201)

Gerundi i qëllimit përdoret shpesh edhe në ndërtimet mohuese me pjesëzën jo përpara ose në

ndërtimet me këto mjete lidhjeje dyshe:jo, por, më shumë (më tepër)….sesa.

-Ç’janë gjithë këto fjalë?- fliste ngadalë e i përmbajtur, jo aq për të treguar autoritetin e tij, sesa

për t’i futur punët në udhë. (R.Pulaha, Rruga Budi 723, f.125)

Gerundi i qëllimit e formon trajtën mohore me ndihmën e pjesëzës mos.

Dhe u përqafuan prapë e u ndanë për të mos u parë më. (Dh.Shuteriqi, Tregime, 179)

Gerundi i qëllimit vendoset zakonisht pas foljes drejtuese, dhe nuk ndahet me presje prej saj. Kur

ka përpara pjesëzat si, sa, gjoja, veç, por rrallë edhe kur nuk paraprihet nga këto pjesëza, ai

veçohet. Në këtë rast vërehet një qëndrim i theksuar subjektiv.

Leoneli e tërhoqi gjoja për ta futur në hije. (Dh.Xhuvani, E nesërmja e një gruaje, 80)

Page 143: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

129

Përgjithësisht subjekti i veprimit të shprehur nga gerundi i qëllimit është po ai i foljes drejtuese.

Dudushi përsësri u skuq dhe, për të dalë nga kjo gjendje, filloi ta vërtiste gotën në tryezë.

(D.Agolli, Trëndafil në gotë, 51)

Gerundi i qëllimit është sinonimik me sifjalinë e nënrenditur qëllimore.

Për t’u tallur më ftuat? (T.Keko, Lajmëtarja e vdekjeve, 23)

Që të talleshit më ftuat? (sifjali qëllimore)

II.1.2.3.2 Gerundi rrethanor kohe

Në funksionin e rrethanorit të kohës gerundi është në trajtën e rasës kallëzore dhe paraprihet nga

parafjala me dhe shoqërohet me një trajtë të shtjelluar të foljes. Në këtë funksion ai shpreh një

veprim, që kryhet menjëherë para veprimit të shprehur nga folja drejtuese.

Si gerund në funksionin e rrethanorit të kohës dalin foljet e mëposhtme:

-Folje që tregojnë perceptim,si: dëgjoj, shoh, pikas etj.

Me t’i shkelur syrin kryetari, duhet të fuste në mes rakinë. (J.Xoxa, Juga …1, 254)

Sëmundjet dhe uria e sfilitnin dhe ai, me të parë kupolat dhe minaret e një qyteti të ri, me të

gjetur një punë e një strehë pranë fshatrave me mure qerpici, lëshohej rrëzë ndonjë muri dhe

thoshte “Këtu Haxhi!” (V.Koreshi, Dasma e Sakos, 78)

Abedin Aliu, si të ishte në luftë, erdhi duke veshur xhaketën në rrugë e sipër, me të dëgjuar atë

krismë. (Dh.Xhuvani, Dhimbja e Dritës, 93)

-Folje që tregojnë dukuri atmosferike-metereologjike të tipit: gdhin, ngryset, agon,bie mbrëmja

etj

Por, me t’u ngrohur moti, ajo zgjohet, del nga vrima e errët dhe mund të pickojë. ((F.Kongoli,

Karuseli, 82)

Me t’u gdhirë, do t’i vë pak llapa.(G.Bushaka, Guna e zezë, 39)

Page 144: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

130

-Folje aspektore,si: filloj, mbaroj, pushoj, zë, nis etj.

Kurse teleferiku, me të mbaruar prerja në faqet e përroit, e heq dhe e shpie ku të ketë pyll.

(D.Agolli, Trëndafili në gotë, 161)

Me të mbaruar, ndërhyri dhe i mori në punë.(R.Pulaha, Rruga Budi 723, 168)

-Folje që tregojnë lëvizje, ndryshim gjendjeje , veprime të castit, si: vete, iki, arrij, fus, gjej etj.

Me të dhënë shpirt ajo, Adela, do ta varrosnin atje, te faltorja. (Dh.Xhuvani, Dhimbja e Dritës,

171)

Njerëzit, me t’u afruar Sllatka dhe Toma të veshur bukur, si nuse e si dhëndërr, hapeshin dysh

si të ishin krushq.(Dh.Xhuvani, Dhimbja e Dritës, 283)

Gerundi rrethanor kohe është sinonimik me sifjalinë kohore, të drejtuar nga lidhëzat sapo, posa

etj.

Me të marrë vesh si qëndronin punët, Majlinda qe përfshirë nga një krizë e papërmbajtur.

(F.Kongoli, Karuseli, 50)

Krah. Sapo mori vesh si qëndronin punët, Majlinda qe përfshirë nga një krizë e papërmbajtur.

Sinonimik apo i krahasueshëm me sifjalinë e nënrenditur kohore është edhe një ndërtim që

formohet nga gerundi i kohës dhe një emër a përemër në rasën emërore që funksionon si

kryefjalë. Një ndërtim i tillë, ku gerundi i kohës dhe emri a përemri që pason atë janë të lidhur

ngushtë midis tyre, është quajtur “emërore absolute”

Me të hyrë ajo, ai doli. Sinonimike me sifjalinë kohore Porsa erdhi ai, ajo heshti.

Gerundi i kohës vendoset përgjithësisht para foljes drejtuese, del rregullisht i veçuar dhe ndahet

me presje. Ai del shpesh i zgjeruar.

-Telefonoi shoku Q. Shoku Zylo, me të dëgjuar zërin e tij në receptor, u skuq. (D.Agolli,

Shkëlqimi … , 153)

Në funksionin e sifjalive të bashkërenditura dalin edhe dy a më shumë gerund radhazi pa

parafjalë, të paraprirë nga fjala një; këto ndërtime tregojnë veprime të shpejta që kryhen njëri

pas tjetrit.

Një të ikur unë nga shtëpia e një t’u shthurur gardhi. (J. Xoxa, Lumi i vdekur, f.523)

Page 145: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

131

Gerundi i tipit një + të ikur si rrethanor kohe i përdorur në vend të gerundit me + të ikur sipas

Çelikut nuk përbën normë. Sipas Çelikut normë përbëjnë ndërtimet: gerund i tipit (me) të ikur +

formë foljore e shtjelluar e tipit u punësua dhe gerundi i tipit (një) të ikur (jashtë) + (një) të

gjetur punë + (një) t’u punësuar.

II.1.2.3.3 Gerundi rrethanor shkaku

Në këtë funksion del gerundi i rasës rrjedhore. Foljet drejtuese mund të jenë folje, shprehje

foljore ose frazeologjike që tregojnë procese psikike, ndryshim gjendjeje, gjendje psikike a

fiziologjike si: plas, shkulem, ngjirem, mërzitem, gajasem, shkrihem, lodhem,shqyhem, shqepem,

më bie bretku, më derdhen lot etj.

“Kur s’lodhet goja së foluri, që lëviz lart e poshtë, pse duhet të ankohen veshët, që rrinë në

vend?” (J.Xoxa, Juga…1, 102)

Sa të dalë në skenë, njerëzit do të shkulen së qeshuri. (D.Agolli, Shkëlqimi …110)

Por sot ju e bëtë të gajaset së qeshuri.(D.Agolli, Trëndafili… 201)

Unë isha hutuar së dëgjuari atë burrë të madh. (Dh.Shuteriqi, Vepra …9, 216)

U këput shitësja së qeshuri, brinjët mbante me duar.(R.Pulaha, Rruga Budi 723, 196)

II.1.2.4 Gerundi kallëzuesor231

Gerundi i rasës kallëzore me parafjalën për mund të lidhet njëherazi me një emër a përemër

dhe me një folje të shtjelluar. Në këto lidhje ai del si kallëzuesor i kryefjalës ose i kundrinorit.

Si kallëzuesor i kryefjalës ai del në ndërtimin : emër (përemër) në rasën emërore + folje e

shtjelluar + gerund me parafjalën për. Foljet e shtjelluara me të cilat lidhet ai janë : bëj, mbes,

duket, zakonisht në formën pësore.

“Pse ia dhashë të gjitha, pse? Ç’më mbeti mua për ta ndjellur? (J.Xoxa, Juga e Bardhë, 81)

231 Termin kallëzuesor e përdor Çeliku në veprën “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”, botimi i katërt

2013, f.108

Page 146: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

132

Si kallëzuesor i kundrinorit ai del në ndërtimin: folje e shtjelluar + emër (ose përemër) në rasën

kallëzore + gerund me parafjalën për. Si folje të shtjelluara dalin: kam, gjej, bëj, marr, lë, vë. Si

kundrinorë dalin emra e përemra të ndryshëm, por ata që hasen më shpesh janë: gjë (asgjë),

diçka, kohë, çështje etj.

A i kishte shkuar ndonjëherë në mendje atij se edhe unë kam sy për të parë, tru për të menduar

dhe vullnet për të vendosur? (F.Kongoli, Karuseli, 255)

Unë kam gjithë ato gjëra për të thënë. (Dh.Xhuvani, E nesërmja e një gruaje, 118)

Po të ishit femra, fjalët e mia nuk do t’ju bënin për të qeshur, por për të psherëtirë. (D.Agolli,

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, 187)

Në gjuhën e sotme shqipe përdoret shumë modeli: -nuk (s’) +ka + asgjë(gjë) + gerund si fjali

pavetore232

: nuk (s’) ka asgjë për t’u habitur.

Albana u largua me ngut. Për të s’kishte asgjë për të qeshur. (F.Kongoli, Karuseli, 41)

Të tjerët nuk më kanë thënë asgjë për t’u shënuar.(E.Tupja, Kur dhimbja premton dashuri, 84)

Në monografinë e tij Çeliku sjell rastin e gerundit kallëzuesor që përdoret edhe pranë ndërtimeve

me kuptim figurativ, të tipit lë mundësi për të abuzuar, lë shteg për t’u zemëruar etj.

Me këtë rast e largoi atë nga skena e shfaqjes dhe nuk la shteg për të diskutuar për besnikërinë

e tij prej skllavi.(Dh.Xhuvani, Shpirtin nuk e shes, 116)

Në funksionin e kallëzuesorit del edhe gerundi i rasës rrjedhore pas foljes lë.

La së lexuari librin dhe u afrua drejt saj.

II.1.2.5 Gerundi si pjesë e kallëzuesit të përbërë

Në këtë funksion del gerundi i rasës rrjedhore. Ai qëndron pas foljeve aspektore që tregojnë

mbarim, pushim , si: mbaroj, pushoj, përfundoj, resht etj

Kur kryeveqilharxhi mbaroi së foluri, ata e kuptuan se ai nuk do të bënte gjë.(Kadare,

Kështjella, 197)

232

Çeliku, vep.e. cit., fq.109

Page 147: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

133

Edhe zinxhiri pushoi së kërcituri. (J.Xoxa, Juga…1, 90)

Thënë ndryshe, të pushonte së talluri, për t’i hapur rrugë vrasjes së tij? (Kadare, E penguara,

79)

Si mbaroi së ngrëni, xha Ganiu u ngrit dhe ma bënte me dorë e bërtiste:-Hajde,

hajde!(V.Koreshi, Dasma, 145)

Dy muaj më pas, edhe Polonia pushoi së ekzistuari si vend i pavarur. (B.Fevziu, Ahmet Zogu,

162)

Ajo ka punë. Sapo mbaroi së pastruari spitalin.(Dh.Xhuvani, Dhimbja e Dritës, 57)

Si i marrë që ishte, s’pushonte së punuari ditë e natë.(J.Xoxa, Juga2, 272)

Edhe pasi e kisha nxjerrë përjashta, ai nuk pushonte së qari e së lëshuari britma.(E.Tupja, Kur

dhimbja premton dashuri, 23)

Dy shembujt e fundit janë forma mohore të gerundit të rasës rrjedhore, që siç shihet formohet

nëpërmjet mohimit të foljes së shtjelluar.

II.1.3 Përmbledhje mbi gerundin

Gerundi është një formë e pashtjelluar foljore shumë e përdorur në gjuhën e sotme shqipe. Ai

shpreh emërtim të veprimit dhe zotëron karakteristika të foljes dhe të emrit, por edhe të

ndajfoljes. Gerundi shfaqet në dy trajta rasore, trajtën e rasës kallëzore të shoqëruar nga

parafjalët për dhe me dhe trajtën e rasës rrjedhore pa parafjalë.

Gerundi i shqipes del në funksione të ndryshme:

Në funksion rrethanor si:

-rrethanor qëllimi

-rrethanor kohe

-rrethanor shkaku

Në funksionin e përcaktorit

Në funksionin e kallëzuesorit

Në funksionin e kundrinorit

Page 148: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

134

II.2 Përcjellorja

Forma tjetër e pashtjelluar e gjuhes shqipe është përcjellorja. Ajo shpreh një veprim dytësor

shoqërues të foljes drejtuese, së cilës i referohet përcjellorja233

. Kjo formë e pashtjelluar zotëron

karakteristika të foljes dhe të ndajfoljes.234

Sipas Çelikut, përcjellorja shfaqet në dy trajta: përcjellore pohore duke ardhur dhe përcjellore

mohore pa ardhur235

. Sipas Gramatikës së Akademisë së Shkencave përcjellore njihet vetëm tipi

duke ardhur , ndërsa pa ardhur quhet formë e pashtjelluar mohore dhe konsiderohet si formë e

veçantë e pashtjelluar foljore.236

Për trajtën e parë duke ardhur pothuaj të gjithë gjuhëtarët

shqiptarë e të huaj kanë shfaqur të njëjtat mendime e qëndrime. Madje ajo është një formë e

pashtjelluar , e cila është kategorizuar prej kohësh. Ndërsa trajta tjetër pa ardhur është trajtuar në

mënyra të ndryshme nga gjuhëtarë të ndryshëm. Kështu Gramatika e Akademisë e quan formë e

pashtjelluar mohore , Agalliu ka propozuar të quhet mosveprore237

, Bucholz dhe Fiedler e quajnë

privativ238

etj. I pari që pa punuar e sheh si një trajtë të përcjellores dhe që sheh paralelizëm dhe

ngjashmëri të madhe semantike, gramatikore dhe funksionale midis trajtës duke punuar dhe pa

punuar është Çeliku. Ai i quan përkatësisht përcjellore pohore (duke punuar) dhe përcjellore

mohore (pa punuar), ashtu siç e përmendëm edhe më lart, dhe bën këto dy përcaktime:

“Përcjellorja pohore është ajo trajtë e përcjellores që shpreh një veprim dytësor shoqërues pranë

një veprimi kryesor, me të cilin kryhet zakonisht në të njëjtën kohë.”239

“Përcjellorja mohore është ajo trajtë e përcjellores që shpreh një veprim dytësor shoqërues të

mohuar pranë një veprimi kryesor.”240

Po t’i krahasojmë këto dy përcaktime me përcaktimet që u bëhen formave të pashtjelluara

përcjellore (duke punuar) dhe mohore (pa punuar) nga Gramatika e Akademisë do të vemë re se

përcaktimi i përcjellores pohore nga Çeliku dhe ai i përcjellores nga Akademia përputhen, ndërsa

përcaktimet për trajtën pa punuar ndryshojnë. Akademia e përcakton si “formë të pashtjelluar që

shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në të ardhmen.”241

Këto trajtime kanë të

përbashkëta kur flasin mbi kuptimin kohor të trajtave duke punuar dhe pa punuar, ku thuhet se

233 Çeliku M., Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Tiranë 2013, f.44 234 Po aty, f.44 235 Po aty. f.44 236 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 1, tiranë, 2002, f.285 237 Agalliu F., Vëzhgime mbi formën gramatikore pa+ pjesore, SF 3, 1983, f.122 238 Buchholz O., Fiedler W., Albanische Grammatik, Leipzig, 1987, f.175 239 Çeliku M., vep. e cit., f.64 240 Po aty.f 64 241 ASHSH, vep. e cit. , f. 334

Page 149: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

135

këto trajta kanë një kuptim kohor të kushtëzuar nga ai i foljes drejtuese, pra koha e kryerjes së

veprimit të këtyre trajtave lidhet me kohën e kryerjes së veprimit kryesor.

Siç kemi përmendur në fillim të punimit, ne jemi mbështetur në trajtimin që u bën formave të

pashtjelluara Çeliku dhe në punimin tonë do t’i trajtojmë edhe kuptimet edhe funksionet e këtyre

dy trajtave (duke punuar dhe pa punuar) si dy trajta të përcjellores, përkatësisht përcjellore

pohore dhe përcjellore mohore.

II. 2.1 Përcjellorja e trajtës pohore (tipi duke larë)

Në përdorimet e saj përcjellorja pohore lidhet me një folje të shtjelluar, me një emër ose

përemër. 242

Në këto lidhje shfaqen këto lloje marrëdhëniesh: a) marrëdhënie rrethanore,

b) marrëdhënie bashkërenditëse dhe c) marrëdhënie përcaktore. Në rastin e parë përcjellorja

shfaqet në funksionin e rrethanorit të kohës, mënyrës, shkakut, kushtit e lejimit dhe karakterizon

veprimin e foljes drejtuese. Në rastin e dytë ajo funksionon si të ishte një “kallëzues dytësor”

dhe është sinonimike me një sifjali kryesore të bashkërenditur243

. Ajo shpreh një veprim dytësor

të bashkërenditur me atë të foljes drejtuese.244

Këtu dallohen përcjellorja me marrëdhënie

numërimi, me marrëdhënie shkak – pasojë dhe me marrëdhënie sqaruese. Në rastin e

marrëdhënieve përcaktore përcjellorja është sinonimike me një sifjali përcaktore. Këtu dallohen

përcjellorja përcaktore dhe përcjellorja kallëzuesore.

Le t’i shohim me radhë funksionet sintaksore të përcjellores pohore:

II.2.1.1 Përcjellorja në funksionin e rrethanorit

II.2.1.1.1 Përcjellorja pohore si rrethanor kohe

Në funksionin e rrethanorit të kohës përcjellorja karakterizon në rrafshin kohor veprimin e

shprehur nga folja drejtuese, veprim i cili kryhet zakonisht gjatë kohës që kryhet edhe veprimi i

përcjellores245

. Midis tyre mund të kemi përputhje kohore të plotë ose të pjeshme. Kemi

përputhje kohore të plotë, pra njëkohësi të plotë, kur veprimi a gjendja e shprehur nga folja

drejtuese, kryesore, përputhen plotësisht në kohë me veprimin e shprehur nga përcjellorja. Kur

shfaqet njëkohësi e plotë foljet drejtuese shprehin zakonisht veprime të zgjatura ose që

përsëriten: psherëtij, shfletoj, mendoj, këndoj, sodis, shënoj, pyes etj. Në këtë rast veprimi i foljes

drejtuese kryhet gjatë gjithë kohës që kryhet edhe veprimi i shprehur nga përcjellorja. Rol të

rëndësishëm luan koha gramatikore e foljes kryesore , e cila del zakonisht në kohën e pakryer të

242 Çeliku , cep. e cit., f.138 243 Çeliku , cep. e cit., f.138 244 ASHSH,vep. e cit. , f.337 245 Çeliku, vep.e cit. f. 141

Page 150: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

136

mënyrës dëftore.246

Megjithatë hasen edhe raste kur folja drejtuese mund të jetë në kohën e

tashme të dëftores, ose në të pakryerën dhe në të tashmen e lidhores ose në mënyrën urdhërore.

Mirëmëngjes,-tha duke hapur derën e zyrës. (Kadare, Gjakftohtësia, 6)

-A është e mundur? Thoshte ai me vete, duke lexuar raportet. (Kadare, Kush e solli … 25)

- Kush është?-thirri Liliana duke veshur rrobdëshambrin në dhomë. (T.Keko, Loja, 67)

Përputhja kohore midis veprimit të foljes kryesore dhe përcjellores ekziston kur veprimi i foljes

drejtuese kryhet në një çast të caktuar të kohës që kryhet edhe veprimi i përcjellores. Në këtë rast

veprimi kryesor është pjesërisht i njëkohshëm me atë të përcjellores. Folja kryesore del kryesisht

në kohën e kryer të thjeshtë por del edhe në kohën më se të kryer, të kryer, të ardhme dhe në të

tashmen(kur kjo përdoret për të shkuarën). Zakonisht foljet drejtuese shprehin veprime të çastit:

ndërpres, ndesh, lëshoj, mbyt, kthej kokën, pres etj. Duke parë veprimet që shprehin foljet

drejtuese si në rastin e njëkohësisë së plotë edhe në atë të pjesshëm kuptojmë që në përputhjen

kohore nuk luan rol vetëm koha e foljes drejtuese por edhe kuptimet leksikore të foljes drejtuese

dhe të përcjellores.

Krahas marrëdhënieve të njëkohësisë, mund të shfaqen edhe marrëdhënie të paskohësisë, ku

veprimi i foljes kryesore kryhet pas veprimit të përcjellores.247

Në shprehjen e marrëdhënieve të

paskohësisë, krahas raportit kuptimor, luan rol të rëndësishëm edhe rendi i përcjellores dhe foljes

drejtuese. Zakonisht përcjellorja vendoset para foljes kryesore, por ka edhe raste kur ajo

vendoset pas saj, sidomos kur marrëdhëniet e paskohësisë bëhen të qarta nga struktura kuptimore

e fjalisë.

I kishte shpjeguar asaj gjithçka, duke i marrë më parë leje për këtë të zotit të shtëpisë. (Kadare,

Prilli… 252)

Duke gjykuar vetëm pas bisedës, ai e kuptoi se kishte të bënte me një njeri të rëndësishëm.

(D.Agolli, Shkëlqimi…80)

Përcjellorja pohore e kohës është sinonimike me një sifjali kohore. Përcjellorja e kohës dhe

sifjalia kohore janë të ngjashme kur vepruesi është i njëjtë. Në rastet e marrëdhënieve të

paskohësisë ajo është sinonimike me një sifjali kohore të shoqëruar nga lidhëza pasi, si. Kështu

fjalia e mësipërme: I kishte shpjeguar asaj gjithcka, duke i marrë më parë leje për këtë të zotit

246

Çeliku, vep.e cit. f. 141 247 Çeliku, f. 142

Page 151: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

137

të shtëpisë.(Kadare, Prilli… 252) mund të ndërkëmbehet me një sifjali kohore : I kishte

shpjeguar asaj gjithçka, pasi i kishte marrë më parë leje për këtë të zotit të shtëpisë.

Zakonisht përcjellorja e kohës vendoset në fillim të fjalisë, por ajo mund të vendoset edhe në

mes e në fund të fjalisë, siç shihet edhe nga shembujt. Gjithashtu ajo përdoret kryesisht e

zgjeruar me kundrinorë, rrethanorë , sifjali etj, por shumë herë ajo gjendet edhe e pazgjeruar. Në

shumicën e rasteve ajo përdoret e veçuar, rrallëherë del e paveçuar, kryesisht pas foljes drejtuese

në fund të fjalisë. 248

II.2.1.1.2 Përcjellorja pohore si rrethanor mënyre

Përcjellorja e mënyrës tregon dhe karakterizon mënyrën e kryerjes dhe shtjellimit të veprimit

kryesor. Ajo është sinonimike me ndajfoljen dhe me sifjalinë e mënyrës. Përcjellorja e mënyrës

mund të tregojë edhe cilësinë e veprimit apo të gjendjes.249

Ajo varet nga folje që emërtojnë

lëvizje, tregojnë gjendje, ndryshim gjendjeje, veprimtari, ndjenja etj.si: eci, iki, dal, shkoj, hyj,

ngjitem, zbres, thyej, qetësoj, ngushëlloj, them, flas, përshëndes, luftoj, miratoj, i bëj ballë etj.

Kështu qe shprehur ajo, duke buzëqeshur, në mënyrë diplomatike. (T.Keko, Karuseli, 58)

Njeru me pallto me gëzof hyri duke shkelur rëndë-rëndë mbi dërrasat e sallonit.(Kadare,

Dimri…, 146)

Dolën dhe ikën nëpër oborr, duke qeshur e duke kukurrisur.(V.Koreshi, Dasma…, 135)

Rol të rëndësishëm në shprehjen e marrëdhënieve mënyrore luan edhe kuptimi leksikor si i

foljes drejtuese edhe ai i foljes në përcjellore. Kuptimi leksikor i foljeve ndihmon edhe kur

përcjellorja e mënyrës ngjan me atë me bashkërenditje dhe midis tyre duhet bërë dallim. Nëse

karakterizohet mënyra e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja drejtuese, kemi të bëjmë me

përcjelloren e mënyrës. Këtu përcjellorja është sinonimike me një sifjali mënyrore ose me një

ndajfolje mënyre.

248 Çeliku, 143 249 Çeliku, 144

Page 152: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

138

Përcjellorja pohore shoqërohet shpesh nga pjesëzat vetëm, edhe, si, gati, gati si, pothuaj,

pothuajse, duke i dhënë ndërtimit kuptimin e kufizimit, të krahasimit ose kuptim hipotetik.

Rregulloi perçen me një lëvizje mekanike dhe tha si duke folur me vete se mendjen ia mbajti në

vend një mace!(T.Keko, Lajmëtarja…273)

Përcjelloret e mënyrës mund të jenë homogjene. Nëse përcjelloret homogjene janë pranë njëra –

tjetrës, ose kur zgjerohen me gjymtyrë të njëjta pjesëza duke mund të mungojë.

I gjeta shokun Zylo, Adem Adashin dhe Kleopatrën duke u zënë e duke thirrur. (D.Agolli,

Shkëlqimi…, 209)

Ato të dyja kaluan duke shtyrë njëra-tjetrën, duke ulur kokën e duke qeshur mbyturazi. (Kadare,

Ëndërr mashtruese, 128)

Përcjellorja e mënyrës mund të zgjerohet më tej me rrethanorë të tjerë ose me një kundrinor të

drejtë dhe mund të shfaqet e veçuar ose e paveçuar.

Atij i pëlqenin idetë e reja, kapej me passion pas tyre, duke i çuar ngandonjëherë deri në

skaj.(I.Kadare, Kush e solli…, 103)

Në këtë rast përcjellorja është e zgjeruar me një rrethanor kohe ( ngandonjëherë) dhe një

rrethanor vendi (deri në skaj).

Në shembullin e mëposhtëm përcjellorja del e zgjeruar me kundrinor të drejtë.

Ato janë të dyja në agoni, duke dhënë shpirt në shtrat. (Kadare, Kush e solli…, 52)

Përcjellorja duke dhënë → e zgjeruar me kundrinorin shpirt.

Në dy shembujt e mësipërm përcjellorja del e veçuar, ndërsa në shembullin e mëposhtëm do të

shohim rastin kur përcjellorja e zgjeruar del e paveçuar.

Ajo buzëqeshi duke ngritur supet. (Kadare, Prilli i thyer, 238)

Përcjellorja e mënyrës vendoset zakonisht pas foljes drejtuese në fund të fjalisë, por mund të

gjendet edhe në fillim ose në mes të fjalisë.

Page 153: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

139

Në fillim të fjalisë:

Duke folur ngadalë, i shpjegoi ku qëndronte problemi.

Në mes të fjalisë:

Kështu qe shprehur ajo, duke qeshur, në mënyrë diplomatike. (F. Kongoli, Karuseli, 58)

Në fund të fjalisë:

Dera u hap duke rënkuar. (T.Laço, Pushimet e kolonelit, 66)

II.2.1.1.3 Përcjellorja pohore si rrethanor shkaku

Përcjellorja e shkakut tregon shkakun e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja kryesore. Në

shprehjen e marrëdhënieve shkakore luan rol edhe kuptimi leksikor i të dyja foljeve, asaj

drejtuese dhe foljes në përcjellore. Folja drejtuese vendoset zakonisht në kohën e kryer të

thjeshtë. Përcjelloret e shkakut varen nga folje ose shprehje foljore të caktuara, por gjithashtu ka

edhe folje të caktuara që dalin si përcjellore të shkakut. Foljet nga të cilat varen përcjelloret e

shkakut tregojnë procese a gjendje psikike : mërzitem, qetësohem, tërbohem, kënaqem,

shtangem, nxehem, ngrysem, shqetësohem, pikëllohem, magjepsem etj.; tregojnë gjendje

fiziologjike: lodhem, djersitem, mundohem, shkulem, ftohem, dridhem etj.; tregojnë ndryshim të

një gjendjeje: rritem, thërrmohet, ngrij, mpihem, mbytem, vdes, etj. Përcjellorja pohore varet

edhe nga shprehje foljore si: mbush sytë me lot, ndjehem krenar, më bëhet shpirti derr, nxjerr

shpirtin, më hyjnë ethet, bëhem ujë në djersë, nxjerr shkumën, më mpihen këmbët, thyej heshtjen,

marr tatëpjetën etj.

Edhe mua m’u qesh, duke parë Gucen që shkrihej në gaz.(D.Agolli, Trëndafili…, 59)

-Ku është Tafili? Foli më në fund Haxhiu?

-Në dyqan,- tha vajza, që u nemit duke parë këtë plak me rroba të çuditshme në qoshe të

rrugës.(V.Koreshi, Dasma…, 82)

Si përcjellore shkaku del edhe një grup i caktuar foljesh siç janë: duke dashur, duke ditur, duke

pasur, duke qenë, duke kujtuar, duke menduar, duke parashikuar, duke e konsideruar, duke u

nisur, duke u bazuar etj. Këto përcjellore zgjerohen më tej me sifjali të varura, kallëzuesi i të

cilave shprehet me folje në mënyrën lidhore.

Ashtu si edhe përcjelloret e mënyrës, përcjelloret e shkakut dalin si homogjene dhe mund të

shprehin edhe veprime komplekse. Përcjelloret e shkakut vendosen në fillim, në mes ose në fund

të fjalisë. Kur përcjellorja është në fillim të fjalisë marrëdhëniet e shkakut janë më të spikatura.

Page 154: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

140

Pra, rol të rëndësishëm në të kuptuarit e marrëdhënieve të shkakut luan edhe rendi, theksi logjik

dhe deri diku edhe modaliteti i foljes drejtuese. Marrëdhëniet shkakore janë më të qarta kur

përcjellorja varet nga një folje pohore. Kur përcjellorja vendoset në fillim të fjalisë marrëdhëniet

e shkakut janë më të spikatura.

II.2.1.1.4 Përcjellorja pohore si rrethanor kushti

Në këtë funksion përcjellorja pohore dhe folja drejtuese shprehin marrëdhënie kushtore ose

marrëdhënie kusht – pasojë. Realizimi ose mosrealizimi i veprimit të foljes drejtuese varet nga

realizimi ose mosrealizimi i veprimit të përcjellores.250

Përcjellorja shpreh kushtin, ndërsa folja

drejtuese shpreh pasojën. Për shprehjen e marrëdhënieve kushtore ka rëndësi kuptimi leksikor i

foljes drejtuese dhe asaj në përcjellore, si edhe koha , mënyra dhe kuptimi modal i foljes

drejtuese. Ajo mund të jetë në kohën e tashme ose të ardhme , ndonjëherë edhe në të pakryerën

edhe në të kryerën e mënyrës dëftore, si edhe në të tashmen e vazhdimësisë jam + përcjellore.

Folja drejtuese mund të dalë edhe në lidhore e paraprirë nga foljet modale mund, duhej.

Foljet drejtuese pas të cilave vijnë përcjelloret kushtore janë folje që emërtojnë ndryshime të një

gjendjeje, ose folje që shprehin veprime konkrete : kam, jam, dal, them, bëhet, mendoj, apo

shprehje si : nuk mbetet tjetër, bën të mundur, është mundësia, janë mundësitë, zvogëlohet

mundësia etj.

Po unë mendoj se, duke zhdukur kufijt, do të shuajmë edhe mëritë.(J.Xoxa, Juga…1, 253)

E po ndonjë redaktor kujton se duke i ndryshuar gjërat në shkrim, i ndryshon edhe në

jetë.(J.Xoxa, Juga…1, 384)

Një spinë, duke u futur në prizë, siguron një komunikim. (E.Tupja, Kur dhimbja premton

dashuri, 57)

Si përcjellore kushtore dalin folje si: duke gjykuar, duke zbatuar, duke shikuar, duke thelluar,

duke krahasuar,, duke u nisur, duke qenë, duke pasur parasysh, duke analizuar etj. të cilat në

varësi nga rrethanat mund të dalin edhe në raporte të tjera.

Përcjellorja e kushtit mund të zgjerohet me ndajfoljen kështu.

250

Çeliku, vep. e cit. f. 152

Page 155: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

141

II.2.1.1.5 Përcjellorja pohore e lejimit

Ndërtimet me përcjellore mund të shprehin edhe marrëdhënie lejore, të cilat bëhen më të qarta

kur përcjellorja paraprihet nga pjesëza dhe, edhe, nga lidhëza qoftë apo nga lokucioni qoftë

edhe. Shpesh herë marrëdhëniet e lejimit gërshetohen me marrëdhënie të tjera si kohore,

kushtore etj. Edhe ndërtimet përcjellore + mbiemër ose emër shprehin marrëdhënie lejimi.

Në kantier mund të shkosh edhe duke jetuar në shtëpinë time.(D.Agolli, Trëndafili …, 82)

Edhe duke sharruar një pishë të madhe, në thellësi të shpirtit e ke ndjenjën estetike. (D.Agolli,

Trëndafili… ,122)

II.2.1.2 Përcjellorja në funksionin e përcaktorit

Në këtë funksion përcjellorja lidhet me një emër dhe shpreh një veprim që i referohet si

karakteristikë plotësuese përbërësit emëror. Ajo vendoset zakonisht pas emrit me të cilin lidhet ,

por rrallë herë mund të vendoset edhe para , ose larg tij. Përdorimi i përcjellores në funksion

përcaktor tregon se format e pashtjelluara kompensojnë njëra- tjetrën. Në këtë funksion dalin

përcjelloret e foljeve dua, përpiqem, të cilat zgjerohen me një sifjali kundrinore. Zakonisht ajo

del e zgjeruar me gjymtyrë të tjera, por ajo mund të jetë edhe e pazgjeruar. Përcjellorja

përcaktore mund të ndërkëmbehet me një sifjali përcaktore. Përcjellorja përcaktore është

zakonisht e veçuar.

Nuk folën më, po kjo mjaftonte që Idës t’i dilte në ëndërr babi duke qarë. (T.Keko, Loja, 79)

Djali, duke u rritur, filloi të mendonte për fshatin ku jetonte e Bukura e Dheut.(D.Agolli,

Trëndafili…, 42)

Shpesh përcjellorja lidhet me një emër a përemër në rasën emërore ose kallëzore, të cilët janë në

funksionin e kryefjalës ose të kundrinorit. Këto ndërtime, pra emërore + përcjellore dhe

kallëzore + përcjellore kanë si ndërtime përgjegjëse në gjermanisht “Nominativ mit Infinitiv” ose

“Akkusativ mit Infinitiv”, ashtu si edhe në latinishte “Nominativus cum infinitivo” dhe

“Accusativum cum infinitivo”. Ndërtimet emërore + përcjellore përdoren me folje që shprehin

perceptim shqisor, që kanë kuptimin e shfaqjes, të ruajtjes së një gjendjeje, lëvizje etj : shoh,

vështroj, dukem, shfaqem, qëndroj, rri, pres, gjej, iki, vij, dal, kaloj, vrapoj, shëtis etj.

Page 156: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

142

Ndërsa ndërtimi kallëzore + përcjellore përdoret me folje kalimtare që shprehin perceptim

shqisor, shfaqjen e një gjendjeje, që tregojnë veprimtari, që kanë kuptimin e vlerësimit etj.: shoh,

vërej, dalloj, gjej, paraqis, mbaj mend, lë, vras, tregoj, takoj etj.

II. 2.1.3 Përcjellorja në marrëdhënie bashkërenditjeje

Përcjellorja përdoret edhe për të shprehur një veprim dytësor, të bashkërenditur me atë të foljes

drejtuese.251

Sipas Çelikut në këtë rast duhen dalluar tri lloje marrëdhëniesh: numërimi,

rrjedhimore e sqarimi.252

Te ndërtimet me përcjellore me marrëdhënie numërimi veprimi i foljes drejtuese ndodh në të

njëjtën kohë me atë të përcjellores. Te ndërtimet me marrëdhënie rrjedhimore veprimi i shprehur

nga folja drejtuese dhe ai i shprehur nga përcjellorja lidhen sipas raportit shkak – pasojë, ku folja

drejtuese shpreh shkakun dhe përcjellorja pasojën dhe veprimet pasojnë njëri-tjetrin.253

Por gjyshja kishte ikur duke marrë intimitetet e fshehura të secilit.(F.Kongoli, Karuseli, 11)

Vrasësi i rrinte përsipër duke vështruar nga aparati fotografik.(F.Kongoli, Karuseli, 42)

Flitej se edhe Doruntina vetë kishte rënë në grackën e katolikëve, duke pranuar t’u shërbente.

(Kadare, Gjakftohtësia, 157) (marrëdhënie rrjedhimore)

Disa përcjellore përdoren për të sqaruar veprimin kryesor, duke i shtuar diçka kuptimit bazë dhe

duke e sqaruar atë.254

Zagari i tij rrinte larg të tjerëve, duke nuhatur anës drizave e duke u grindur ngadalë.(D.Agolli,

Trëndafili…,221)

Përcjelloret me marrëdhënie bashkërenditëse mund të zgjerohen me gjymtyrë të tjera ose me

sifjali. Përcjelloret me marrëdhënie numërimi mund të dalin edhe si gjymtyrë homogjene, në të

cilat pjesëza duke nuk përsëritet.

Sondisti i shkoi pas, duke ngulur e shkulur këmbët në dëborë, sikur të kapërcente pragje.

(V.Koreshi, Dasma…, 154)

Ajo e vështroi gjatë e gjatë fotografinë, duke e rrotulluar e crrotulluar, duke e afruar e duke e

larguar, po shihej se fotografia s’e kënaqte. (Dh.Shuteriqi, Vepra…, 246) 251 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, 2002,f 337 252 M.Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, botimi 1, Tiranë, 2000, f. 160 253 M.Çeliku, Format e pashtjelluara…, f.160 254 M.Çeliku, Format e pashtjelluara…, f.160

Page 157: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

143

Përcjellorja me bashkërenditje vendoset zakonisht pas foljes drejtuese; rrallë ajo mund të gjendet

edhe para saj, sidomos kur folja drejtuese është zgjeruar me një sifjali.

Krahas marrëdhënieve kuptimore të qarta midis foljes drejtuese dhe përcjellores, ndeshim edhe

raste me marrëdhënie të ndërthurura, ku shfaqen dy a më shumë marrëdhënie kuptimore, që

mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.255

Për interpretimin e marrëdhënieve të

gërshetuara na ndihmon shpesh konteksti.

Brikena,- thirri ajo gëzueshëm, duke hyrë në kuzhinë.(Kadare, Gjakftohtësia, 34) (marrëdhënie

bashkërenditjeje dhe kohore)

Porositi darkën dhe filloi të buzëqeshte duke e ngacmuar. (D.Agolli, Trëndafili…, 15)

(marrëdhënie bashkërenditjeje dhe mënyrore)

Perden jua dërgoj unë,- tha Meri duke shikuar dritaren. (D.Agolli, Trëndafili…, 111)

(marrëdhënie bashkërenditjeje, kohore dhe mënyrore)

Dhe kështu, moskokëçarës , duke fishkëllyer e duke qeshur e çon Dianën drejt e në shtëpinë e tij.

(T.Keko, Lajmëtarja…, 230) (marrëdhënie bashkërenditjeje, kohore dhe mënyrore)

Në monografinë e Çelikut paraqiten edhe disa ndërtime të veçanta me përcjelloren pohore, të

cilat do t’i paraqesim shkurtimisht në vijim:

Përcjellorja pohore e foljes filloj (nis) + (që) nga + emër, ndërtim i cili del si rrethanor

kohe ose si gjymtyrë e veçuar, duke sqaruar një fjalë tjetër.256

Ti e di vetë ku do të dalësh, por nuk ke për të mësuar shumë mbi mua, duke u nisur nga

marrëdhënia ime e shkuar. (R.Xhunga, Preja…, 76)

Folja vazhdoj + folje në përcjellore

Isha i sigurt se do të vazhdonte duke thënë se ai kishte vendosur të lidhte fatin e tij me

të.(Kadare, Ëndërr mashtruese, 24)

Përcjellorja e foljes përfshij + emër në kallëzore, ndërtim që funksionon si gjymtyrë e

veçuar dhe jep shënime sqaruese

Përcjellorja e foljes përjashtoj + emër në kallëzore, ndërtim që ka kuptimin e përjashtimit

255 Celiku 164 256 Celiku 165

Page 158: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

144

Jam + përcjellore pohore, i cili është një tog i gramatikalizuar, që ka kaluar në një formë

foljore analitike257

dhe shërben për të shprehur një veprim të caktuar në zhvillim e sipër.

Folja jam mund të jetë në kohën e tashme ose të pakryer.258

Ajo mund të jetë edhe në të

tashmen dhe të pakryerën e lidhores.259

Sipas A.Dhrimos këto trajta shërbejnë për të

shprehur aktualizimin e veprimit. Sipas Çelikut këto mund të quhen edhe e tashmja

përkatësisht e shkuara e gjendjes aktuale. Kur folja jam është në kohën e ardhme ose nëse

ndërtimi shoqërohet me folje modale ajo shpreh një gjendje të supozuar ose të

mundshme. Ndërtimi jam + përcjellore mund të ketë edhe kuptimin e së ardhmes ose

kuptimin “ka ndërmend”.

Adnani ishte duke vështruar me një ngulm depërtues xhamet e dritares. (J.Xoxa, Juga…1, 379)

Ndonjë prapa kurrizit, mund edhe të ishte duke lexuar, bashkë me mua. (J.Xoxa, Juga…2, 18)

-Jam duke u tërhequr ndër shpatet e Sevasterit e të Llogarasë për sistemimin e ndërlidhjeve me

fuqitë tona që po i presim me orë të tëra.(B.Fevziu, Ahmet Zogu, 149)

Një tog tjetër i gramatikalizuar është edhe vij + përcjellore pohore. Ai shpreh rritje

progresive të veprimit. Shpesh togu shoqërohet nga ndajfolje apo lokucione ndajfoljore

sasie e kohe.

Duke parë të gjitha rastet e përdorimit të përcjellores pohore , në të gjitha funksionet e saj, si

edhe nëpërmjet shembujve të dhënë, vemë re se subjekti i veprimeve të foljes drejtuese dhe asaj

në përcjellore zakonisht është i njëjtë. Megjithatë ka shumë raste kur përcjellorja mund të ketë

një subjekt tjetër, të ndryshëm nga ai i foljes drejtuese. Vepruesi ose subjekti logjik kuptohen nga

tregues të ndryshëm gramatikorë si trajtat e shkurtra, përemrat pronorë, përemrat vetorë, por

mund të kuptohet edhe nga konteksti, nëse treguesit gramatikorë mungojnë.

II.2.2 Përcjellorja e trajtës mohore (tipi pa larë)

Çeliku dallon dy trajta të formës së pashtjelluar të përcjellores. Trajta mohore e përcjellores

gërsheton tipare të foljes dhe të ndajfoljes. Siç e përmendëm edhe më lart, përcjellorja mohore

është emërtuar nga gjuhëtarë të ndryshëm në mënyra të ndryshme si pjesore mohore me pa,

paskajore me pa, privativ, formë e pashtjelluar, mosveprore etj. Edhe për ndërtimin e saj ka

pasur mendime të ndryshme. Këtë e vemë re edhe po të shohim edhe emërtimet e saj të

përmendura më lart, si formë e pashtjelluar me bazë pjesoren ose paskajoren. Çeliku po ashtu si

257 Çeliku 168 258 ASHSHS 274- 275 259 Ç eliku 168

Page 159: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

145

edhe Shaban Demiraj më parë, e sheh togun pa ardhur si të njësuar, të gramatikalizuar, i cili ka

përfunduar në një formë të pashtjelluar foljore,260

dhe në trajtën e përcjellores mohore.261

Kjo trajtë e pashtjelluar shpreh një veprim dytësor shoqërues të mohuar pranë një veprimi

kryesor. Ajo karakterizohet nga koha relative. Ajo shpreh një veprim që pritej të ndodhte para

veprimit të shprehur nga folja drejtuese, pavarësisht kohës së veprimit të fundit (e tashme, e

shkuar, apo e ardhme). Sipas marrëdhënieve kohore ajo mund të quhej ndryshe edhe përcjellore e

parakohësisë.

Trajta e përcjellores mohore njeh edhe kategorinë e diatezës. Ajo mund të dalë në diatezën

veprore pa larë dhe në diatezën pësore pa u larë, ku midis dy pjesëve përbërëse të saj hyn

pjesëza u. Foljet kalimtare (me raste edhe ato jokalimtare) të përdorura në këtë trajtë të

pashtjelluar mund të marrin kundrinorë të drejtë ose të zhdrejtë të shprehur me emër ose

përemër. Kryefjala logjike e përcjellores mohore dhe kryefjala e foljes drejtuese mund të jenë të

njëjta ose të ndryshme.

Ende pa u ulur, i zgjata një cigare, por ai tha se nuk e pinte duhanin. (Agolli, Trëndafili, 48)

260 Demiraj 261 Celiku SF 84

Page 160: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

146

II.2.2.1 Funksionet sintaksore të trajtës së përcjellores mohore

Në përdorimet e saj kryesore përcjellorja mohore si edhe trajta e përcjellores pohore shfaqet në

këto marrëdhënie: rrethanore, bashkërenditëse dhe përcaktore.262

Ashtu si edhe te përcjellorja

pohore dallohen edhe raste të marrëdhënieve të ndërthurura.

II.2.2.1.1 Përcjellorja mohore si rrethanor

II.2.2.1.1.1 Përcjellorja mohore si rrethanor kohe

Në funksionin e rrethanorit të kohës përcjellorja mohore ka kuptimin e parakohësisë. Veprimi i

foljes kryesore i përket një veprimi të pritshëm që shprehet nga përcjellorja.

Pa dalë vjeshta, nusen e ke në shtëpi.(V.Koreshi, Dasma.129)

Veprimin e parakohësisë ose të paskohësisë e përcakton veprimi i foljes drejtuese.263

Përcjellorja

mohore si rrethanor kohe është sinonimike me sifjalinë kohore të parakohësisë me lidhëzat para

se, përpara se. 264

Përcjellorja mohore kohore mund të shoqërohet nga ndajfolje: mirë, ende, akoma, edhe, ose me

togun deri në fund.

Ende pa u ulur,i zgjata një cigare, por ai tha se nuk e pinte duhanin.(D.Agolli, Trëndafili…, 48)

Si përcjellore mohore të kohës dalin folje që shënojnë dukuri atmosferike ose folje aspektore.:

agon, lind, perëndon, zbardh, gdhin, ngryset, erret, fillon, zë, mbush, mbaroj, kalon, nis etj. Pas

foljeve aspektore filloj e nis del një folje në lidhore.

Niseshin për në punë pa gdhirë për në hauzet e lumit, ku rregjnin shajakun. (V.Koreshi,

Dasma…, 24)

Përcjelloret mohore të kohës mund të zgjerohen me një rrethanor, me një kundrinor, ose dhe me

sifjali kundrinore. Shumë shpesh përcjellorja mohore kohore shoqërohet me një emër në rasën

emërore, që vendoset pas saj.

Pa dalë vjeshta, nusen e keni në shtëpi. (V.Koreshi, Dasma…, 129) (e shoqëruar me emër në

rasën emërore)

262 Çeliku vep. e cit. 179 263 Çeliku 180 264 Çeliku po aty

Page 161: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

147

Për sa i përket rendit të saj në raport me foljen drejtuese ajo mund të vendoset si para ashtu edhe

pas saj. Përcjellorja mohore e kohës mund të dalë e veçuar ose jo. Mund të veçohet nëse ndodhet

para foljes drejtuese.

Nesër që pa gdhirë, duhet të paraqitemi në punë. (Kongoli, Karuseli, 207) ( e veçuar)

Niseshin për në punë pa gdhirë për në hauzet e lumit, ku rregjnin shajakun. (V.Koreshi,

Dasma…, 24) ( e paveçuar)

II.2.2.1.1.2 Përcjellorja mohore si rrethanor mënyre

Në këtë funksion sintaksor përcjellorja mohore e mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit

të foljes drejtuese. Për të kuptuarit e marrëdhënieve mënyrore luan rol kuptimi i foljes drejtuese.

Marrin një përcjellore mohore mënyrore foljet që tregojnë lëvizje : shkoj, vij, iki, eci, dal, hyj etj.,

foljet që tregojnë ndryshime në gjendjen e subjektit: ndahem, hidhem, ngrihem, vras etj., foljet

që tregojnë të thënë: them, pyes, pohoj, etj., foljet që tregojnë një veprim konkret: bëj, veproj,

punoj, kafshoj, lidh etj.

Albanologu Shnajder, tha administratoi pa kthyer kokën.(Kadare, Dimri…, 28)

Besniku vështroi poshtë, pa e lëvizur qafën.(Kadare, Dimri…, 120)

Prijësi me të shoqen kishin ardhur pa lajmëruar.(Kadare, E penguara, 198)

Të dy qengjat qëndronin pa lëvizur. (D.Agolli, Trëndafili…, 167)

E vrava pa e menduar.(D.Agolli, Trëndafili…, 174)

Përcjellorja mohore e mënyrës mund të përbëhet nga dy përcjellore që ndërtojnë një shprehje.

Edhe sot nuk i shpjegoj ato fjalë të thëna pa pritur e pa kujtuar.(D.Agolli, Shkëlqimi…, 199)

Përcjellorja mohore e mënyrës mund të dalë homogjene, ajo mund të jetë homogjene edhe me

një ndajfolje mënyre, ose me një përbërës parafjalë + emër.

Zakonisht përcjellorja mohore si rrethanor mënyre nuk zgjerohet e veçohet , përveç rasteve kur

ajo ndodhet pas një rrethanori tjetër të mënyrës, sidomos pas ndajfoljeve kështu, ashtu.265

265 Çeliku, Format e pashtjelluara…, f.184

Page 162: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

148

Disa përcjellore mohore mënyrore duke u përdorur shpesh, duke mos u zgjeruar, duke mos

ndryshuar etj. kanë pësuar një ndajfoljëzim dhe kanë kaluar në klasën e ndajfoljeve266

: padashur,

papritur, papandehur, pareshtur, pakuptuar etj.

II.2.2.1.1.3 Përcjellorja mohore si rrethanor kushti

Në përdorimin e përcjellores si rrethanor kushti folja drejtuese është mohore.267

Vetëm në fjali

pyetëse me kuptim mohues apo në ndërtime si : është e vështirë, zor + lidhore etj folja drejtuese

mund të jetë pohore. Marrëdhëniet kushtore janë ndërtuar duke u bazuar te marrëdhëniet kohore

të paskohësisë, ku më parë kryhet veprimi i shprehur nga përcjellorja mohore dhe pastaj veprimi

i shprehur nga folja drejtuese. Foljet drejtuese emërtojnë ndryshime të një gjendjeje ose veprime

konkrete.

Pa pasur ciltërsinë tënde, nuk mund të hidhja asnjë hap.(R.Xhunga, Preja…,98)

Ai e merrte vetëm në ditët tepër të ftohta, kur s’mund të rrugëtohej me bicikletë pa veshur dicka

sipër tutave.(F.Kongoli, Karuseli, 245)

Përcjelloret mohore kushtore mund të dalin si gjymtyrë homogjene dhe në rast se këto gjymtyrë

nuk janë të zgjeruara, pjesëza pa mund të mungojë me përjashtim të përcjellores së parë që e

ruan këtë pjesëz.

Përcjellorja mohore e kushtit kur shprehet me foljet kuptoj, di etj. mund të zgjerohet me një

sifjali plotësore. Për sa i përket rendit të saj në fjali përcjellorja mohore ka rend të lirë.

266 Agalliu Vezhgime mbi formën gramatikore pa + pjesore, SF 3, 1983, f.119; Sh. Demiraj, Rreth ndajfoljëzimit të disa formave

gramatikore dhe të disa togjeve të tipit parafjalë + emër, SF, 1, 1970, f.140; E.Hysa, Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe, SF 3,

1970, f.49 267 Çeliku, vep. e cit f. 186

Page 163: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

149

II.2.2.1.1.4 Përcjellorja mohore si rrethanor shkaku

Përcjelloret mohore në këtë funksion janë të rralla. Madje ka edhe gjuhëtarë që nuk e njohin fare

këtë funksion të përcjellores mohore. Sipas Çelikut përdorimi i rrallë i tyre lidhet me modalitetin

mohues të tyre, pasi veprimi mohues e nxjerr në plan të dytë shkakun e vërtetë të ndryshimit.268

Marrëdhëniet shkakore dalin më të qarta te përcjellorja pohore me pjesëzën mos, ndërtim ky që

haset shpesh në këtë funksion. Si përcjellore mohore të shkakut dalin shumë pak folje, ndërsa

foljet drejtuese (të cilat janë në kohën e kryer të thjeshtë) në këtë rast tregojnë ndryshime të

gjendjes, gjendje të përkohshme, lëvizje etj.: buzëqesh, bredh, tund, përplas, shastisem, vërtitem,

kthej, ndjek, bërtas, ngre supet, marr vrap etj.

…kurse i vëllai, pa e kuptuar thelbin e orvatjeve pajtuese, shkonte deri atje sa ta quante servile

të plakut. (F.Kongoli, Karuseli, 79)

II. 2.2.1.1.5 Përcjellorja mohore e lejimit

Edeh si rrethanor lejimi përcjellorja mohore përdoret pak. Ajo përdoret e shoqëruar ose jo nga

pjesëza edhe përpara saj.

Megjithatë, pa e vënë në dyshim këtë lloj afërsie, edhe njëri edhe tjetri e ndienin hendekun që i

ndante. (F.Kongoli, Karuseli, 138)

Edhe sipërfaqja na shtohet, pa e shtuar në kadastër, edhe kullimi do bëhet më mirë.(J.Xoxa,

Juga…1, 62)

Marrëdhënie lejore mund të shprehë edhe ndërtimi përcjellore mohore e foljes jam + mbiemër

(emër).

II.2.2.1.2 Përcjellorja mohore si përcaktor dhe si kallëzuesor

Në këtë funksion ajo i referohet një përbërësi emëror dhe është sinonimike me një sifjali

përcaktore. Zakonisht përdoret pas një emri, të përveçëm a të përgjithshëm, por ndonjëherë mund

të vihet edhe para tyre.

268 Çeliku 188

Page 164: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

150

Përcjellorja mohore përcaktore zgjerohet me gjymtyrë të tjera ose me sifjali dhe përdoret e

veçuar.

Ashtu si përcjellorja pohore edhe përcjellorja mohore mund të përdoret në ndërtime emërore /

kallëzore + përcjellore, pra përkatësisht emërore + përcjellore mohore dhe kallëzore +

përcjellore mohore.269

Në këto ndërtime përcjellorja mohore i referohet një përbërësi emëror të

shprehur me emër a përemër në rasën emërore ose kallëzore dhe një foljeje të shtjelluar në një

funksion të ngjashëm me atë të këpujës.270

Foljet kryesore te ndërtimi emërore + përcjellore mohore tregojnë ruajtje të një gjendjeje, ose

një gjendje të përkohshme : mbes, rri, qëndroj, lë, ngel. Si përbërës emëror dalin emra të

pashquar të shoqëruar ndonjëherë nga ndonjë emër tjetër ose ndonjë numëror: dy ditë, pesë net,

për një kohë të gjatë, një copë herë, vite të tëra etj.

Dje unë jam frikësuar, kam fjetur keq dhe kam lënë gjëra të rëndësishme pa bërë sot, sepse jam

pa humor.(R.Xhunga, Preja…, 54)

Gucja, pa lëvizur nga vendi, tundi krahun në erë.(D.Agolli, Trëndafili…, 144)

Ti do të më pranoje, apo jo, pavarësisht se kemi kohë pa u takuar. (F.Kongoli, Karuseli, 104)

Në ndërtimin kallëzore + përcjellore mohore dalin si folje drejtuese foljet : lë, gjej, kam.

Prej këtyre ndërtimeve kanë lindur edhe ndërtimet me dy mohime të barabarta me një pohim.

Këto janë ndërtime që janë përdorur shumë shpesh dhe në shumë raste kanë kaluar në ndërtime

të qëndrueshme: s’lë vend pa vajtur, mos e lër pa shkuar, nuk lë gur pa luajtur etj.271

II.2.2.1.3 Përcjellorja mohore me marrëdhënie bashkërenditjeje

Këtu dallohen marrëdhëniet bashkërenditëse të numërimit, sqaruese, rrjedhimore dhe

kundërshtore. Përcjelloret mohore bashkërenditëse janë sinonimike me një sifjali kryesisht të

bashkërenditur. Te marrëdhëniet e numërimit këto sifjali lidhen me lidhëzat dhe, e.

Përcjelloret mohore me bashkërenditje janë të zgjeruara dhe vendosen pas foljes drejtuese.

marrëdhënie numërimi:

Ai bëri “po “ me kokë , pa folur.(Kadare, Prilli…, 235)

-Ç’dëshironi?-tha ajo ftohtë, pa e fshehur përbuzjen.(Kadare, Prilli…, 268)

269 Çeliku 190 270 Çeliku 190 271 Çeliku 192

Page 165: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

151

marrëdhënie sqaruese:

-E përcolli deri poshtë, pa harruar të tregonte një ndodhi gazmore.(F.Kongoli, Karuseli, 206)

marrëdhënie kundërshtore

Adnanit i erdhi ndoht dhe doli pa i thënë as gjysmë fjale.(J.Xoxa, Juga…1, 331)

Vuri një cigare në gojë dhe, pa e ndezur, doli nga zyra. (Kadare, Gjakftohtësia, 9)

Kaloi përbri shërbëtorit të ngrirë, pa thënë asgjë, madje pa kthyer as kokën.(Kadare, Prilli…,

287)

II.3. Pjesorja

Forma e tretë e pashtjelluar e foljes në gjuhën shqipe është pjesorja. Ajo gërsheton karakteristikat

e foljes dhe të mbiemrit dhe pikërisht për këtë arsye është quajtur pjesore, pasi merr pjesë si nga

karakteristikat e mbiemrit edhe të foljes272

. Ajo emërton një veprim si proces, që paraqitet si

tipar.273

Pjesorja e shqipes sipas Çelikut ka dy trajta : punuar dhe i (e) punuar ose trajta pa

mbaresë të përparme (trajta e paparanyjëzuar) dhe trajta me mbaresë të përparme (trajta e

paranyjëzuar). Në të vërtetë, këto trajta të paranyjëzuara nuk njihen nga gjuhëtarët e tjerë si të

tilla , pra, si trajta të pjesores. Përgjithësisht si pjesore njihet vetëm trajta pa mbaresë të përparme

, ndërsa ajo me mbaresë shihet si mbiemër. Ndërkohë që ka pasur edhe gjuhëtarë që kanë njohur

si pjesore vetëm trajtën e paranyjëzuar dhe atë të paparanyjëzuar e kanë parë si paskajore. Disa

prej mendimeve të gjuhëtarëve të ndryshëm do t’i paraqesim shkuritmisht këtu poshtë.

Një ndër të parët që i ka njohur shqipes pjesoren si kategori më vete është K.Kristoforidhi, i cili

paraqet dy trajta të pjesores, të tashmen dhe të kryerën : kërkuarë / kërkuem dhe pasë kërkuarë /

pasë kërkuem. Trajtat me nyja të përparme ai i ka quajtur mbiemra. Ndërkohë që Sami Frashëri

në gramatikën e tij pranon si pjesore vetëm trajtën me nyje : i ardhur, e vajtur duke i quajtur

përgjysmore dhe duke u shprehur që pjesorja nuk është folje , por mbiemër dhe ndërkohë e merr

si pjesë më vete të ligjëratës . Trajtën e paparanyjëzuar ardhur ai e quan paskajore.

272 ASHSH f.331 273 Çeliku 74 Celiku e koncepton pjesoren si një formë të pashtjelluar që tregon një veprim si proces që paraqitet si tipar,

ndërkohë që Agalliu në “Pjesorja në gjuhën shqipe” SF, 2, 1972 shprehet se pjesorja shpreh një veprim si tipar dhe jo si proces.

Page 166: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

152

Ndryshe nga Sami Frashëri, Anton M. Xanoni i njeh pjesores natyrën e saj të dyfishtë foljore dhe

mbiemërore, por ruan si ai termin përgjysmore (përgjysmuer).

Ilia Dilo Sheperi njeh si pjesore trajtën e tipit punuar, kur ajo nuk shoqërohet me parafjalën me

ose me pjesëzën duke. Nëse do të shoqërohej me to, sipas tij, ato ishin e para paskajore dhe e

dyta përcjellore. Pra kur tipi punuar përdoret më vete është pjesore.

Një ndër të parët gjuhëtarë, që i bën një parashtrim të gjerë pjesores është Kostaq Cipo. Ai nuk

bën një dallim të prerë midis pjesores së panyjëzuar dhe asaj të nyjëzuar , apo mbiemrit foljor.

Në gramatikën e tij ai paraqet gjerësisht edhe kategoritë dhe funksionet sintaksore të pjesores.

Edhe A.Xhuvani i ka kushtuar një studim pjesores në gjuhën shqipe, studim në të cilin ai bën një

dallim të prerë midis pjesores dhe mbiemrit foljor.

Pjesoren e ka trajtuar edhe Shaban Demiraj në dispensën “Morfologjia e gjuhës së sotme

shqipe”, pjesa II botuar më 1963, ku jep disa nga përdorimet kryesore të pjesores.

Edhe Mahir Domi në gramatikën e tij “Gramatika e gjuhës shqipe”, pjesa II, 1957 paraqet disa

përdorime të pjesores.

Të gjitha arritjet e gramatikës tradicionale për pjesoren jepen në Gramatikën e Akademisë së

Shkencave.274

Nuk mund të lemë pa përmendur trajtimin e gjerë që ka gjetur pjesorja në artikullin e Fatmir

Agalliut “Pjesorja në gjuhën shqipe” , në “Studime filologjike”, 2, 1972, ku autori paraqet

hollësisht kategoritë dhe funksionet e formës së pashtjelluar të pjesores.

Trajtimi më i gjerë, më i plotë dhe më i ri i është bërë pjesores nga M. Çeliku, trajtim në të cilin

autori shtjellon më tej karakteristikat morfologjike dhe kuptimet dhe funksionet sintaksore të

pjesores në shqipen e sotme standarde.

Le t’i rikthehemi tani përcaktimit të pjesores së shqipes si një formë e pashtjelluar, që gërsheton

tiparet e foljes dhe të mbiemrit dhe të shohim se cilat janë karakteristikat foljore dhe mbiemërore

të pjesores. Pjesorja ka këto karakteristika foljore:

o tregon veprim si proces i cili paraqitet si tipar275

; sipas Agalliut pjesorja tregon tipar.276

o plotësohet me ndajfolje277

ose me plotësa vepruesi278

o ndërton format kohore analitike dhe sintetike të foljeve279

o merr pjesë në ndërtime modale280

274 Çeliku 199 275 Çeliku 44 276 Agalliu 55 277 Çeliku 75 278 Agalliu 55 279 ASH SH 291; Çeliku 75; Agalliu 55

Page 167: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

153

o ka kuptimin e kohës së shkuar dhe atë të diatezës pësore281

kur vjen nga një folje

kalimtare282

Tiparet e saj mbiemërore janë:

o funksioni përcaktor283

o forma me mbaresa të përparme (përsa i përket trajtës së paranyjëzuar (i, e, të , së

punuar)284

Pjesorja e gjuhës shqipe, siç e përmendëm më lart, paraqitet në dy trajta e paparanyjëzuar dhe e

paranyjëzuar dhe këtu lind pyetja, nëse trajta e paranyjëzuar duhet trajtuar si pjesore apo si

mbiemër, pyetje kjo që ka lindur edhe për pjesoren e gjuhës gjermane dhe që u paraqit më lart

në kapitullin përkatës. 285

Edhe në gjuhën gjermane pjesoret e paravendosura (Participi II) mund

të lakohen.

II. 3.1 Ndërtimi i pjesores dhe kuptimet gramatikore të saj

Gjuha shqipe ka vetëm pjesoren e së shkuarës ( e cila paraqitet në trajtat e dhëna më lart). Ajo

tregon veprim të kryer dhe ka kryesisht karakter pësor. Pjesorja formohet nga një temë foljore,

që mund të përkojë me atë të së kryerës së thjeshë, me atë të kohës së tashme , ose me një temë

tjetër të ndryshme nga te parat.286

1. Pjesorja formohet nga një temë foljore që përkon me atë të së kryerës së thjeshtë :

te foljet e zgjedhimit të parë.

Pjesorja e foljeve me temë në -o-, -ua-, përkatësisht –e-, -ye del me togun e zanoreve -ua-,

përkatësisht -ye-, ashtu si në të kryerën e thjeshtë shumës: la-va : larë, fshi-va : fshirë, punua-m:

punuar, shkrua-m : shkruar, rrëfye-m : rrëfyer, lye-m : lyer, gjet-a : gjetur, mbajt-a : mbajtur,

bër-a : bërë etj

te foljet e zgjedhimit të dytë, me përjashtim të atyre që pësojnë ndërrimin –e-/-je- :o në

280 Çeliku 75 Agalliu 55 281 Çeliku 76 282 Agalliu 55 283 Çeliku 75 , Agalliu 55 “kur përdoret me vlerën e një gjymtyre të fjalisë, pjesorja paraqitet gati sinonimike me mbiemrin. 284 Çeliku 76 285 Shih fq. 112 286 ASHSH I 299

Page 168: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

154

të kryerën e thjeshtë: hap-a : hapur, mat-a : matur, bërtit-a : bërtitur, fol-a : folur, thirr-a :

thirrur, vrav-a : vrarë, njoh-a : njohur etj.

te foljet e zgjedhimit të tretë : di , fle, ngre, shpie, pi : dit-a ; ditur, fjet-a : fjetur, ngrit-a :

ngritur

te foljet e parregullta jam, bie, rri, shoh, vete

qe-shë : qenë, prur-a: prurë, ndenj-a ; ndenjur, pa-shë : pa-rë, vajt-a : vajtur

2. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që përkon me atë të kohës së tashme:

disa folje të zgjedhimit të dytë : heq, vjel, pjek, nxjerr, dal etj

kështu kemi: hoqa : hequr, vola : vjelur, poqa : pjekur, nxora : nxjerrë, dola : dalë

disa folje të zgjedhimit të tretë: vë, zë, përzë, nxë, folja e parregullt lë :

kështu kemi: vur-a : vënë, zu-ra : zënë, përzu-ra : përzënë, nxur-a : nxënë, la-shë : lënë.

3. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që është e ndryshme nga ajo e së kryerës së thjeshtë

dhe e së tashmes, foljet bie (ra-shë) : rënë, ha (hëngr-a) : ngrënë, jap (dha-shë) : dhënë, shtie

(shti-va) : shtënë, them (tha-shë) : thënë, kam (pat-a) : pasur, dua (de-sha) : dashur, vdes (vdiq-

a) : vdekur

Nga sa pamë më lart, dallojmë që pjesorja formohet me anën e prapashtesave : -rë/-r, -ur, -ë dhe

-në.

Pjesorja e gjuhës shqipe zotëron kuptimin gramatikor të kohës dhe të diatezës, por nuk e ka

kohën si kategori gramatikore, pasi mungon opozicioni formal.287

Pjesorja e shqipes tregon

rezultatin e një veprimi të shkuar në një cast të caktuar të së tashmes, së shkuarës ose së ardhmes.

Kuptimi kohor te pjesorja shfaqet në raport me foljen e fjalisë, si një veprim i shkuar që paraqitet

në formë rezultati. Megjithëse kuptimi themelor kohor i saj është ai i parakohësisë. Agalliu

shpreh mendimin se në disa kontekste të caktuara mund të shfaqet edhe njëkohësia.288

Gjithashtu

duhet theksuar se mund të flasim për kuptim kohor kur bëhet fjalë për pjesoren në përdorimet e

saj të pavarura, sepse në kohët e përbëra kuptimin kohor e përmban i gjithë ndërtimi analitik.

Pjesorja e gjuhës shqipe ka edhe kuptimin e diatezës (veprore – joveprore) por meqë pjesorja nuk

ka forma ndryshimi për të shprehur kuptimet diatezore nuk mund të flasim dot për diatezën si

kategori gramatikore të pjesores. Kuptimi i diatezës te pjesorja lidhet me kuptimin kalimtar ose

moskalimtar të foljes, nga e cila vjen pjesorja.289

Pjesoret që vijnë nga folje kamlimtare kanë

287 Agalliu 58 288 Po aty 289 Agalliu 59

Page 169: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

155

kuptim pësor, ndërsa pjesoret e foljeve jokalimtare e mesore kanë kuptim vepror. Këtu mund të

konstatojmë një analogji me gjuhën gjermane ku kuptimi diatezor te pjesorja, siç u tha, shfaqet

në të njëjtën mënyrë si në shqip.

II.3.2 Funksionet sintaksore të pjesores

Pjesorja e gjuhës shqipe shfaqet në këto funksione: si përcaktor ( i veçuar ose i paveçuar), si

kallëzuesor, si pjesë e kallëzuesit emëror, si pjesë e kallëzuesit foljor të përbërë modal.

Pjesorja e shqipes nuk përdoret në funksion rrethanor, siç haset në gjermanisht, por disa pjesore

shprehin kuptime rrethanore si kusht, shkak etj., kryesisht në stilin publicistik e shkencor.

II.3.2.1 Pjesorja si përcaktor

Pjesorja si përcaktor i veçuar

Funksioni kryesor i pjesores pa mbaresë është ai i përcaktorit të veçuar, funksion në të cilin dalin

si pjesoret e foljeve kalimtare edhe ato të foljeve jokalimtare, edhe pjesoret me kuptim pësor

edhe ato me kuptim vepror. E veçuar del zakonisht trajta pa mbaresë e pjesores, por që mund të

këmbehet edhe me trajtën me mbaresë të saj. Pjesorja e veçuar vendoset direkt pas fjalës që ajo

përcakton, por ndonjëherë mund të gjendet edhe para saj. Në të dyja rastet ajo është zakonisht e

zgjeruar dhe është sinonimike me një sifjali përcaktore ose me një pjesore me mbaresë.

Unë, Agron Masar Gjinuri, lindur në Tiranë më 12. 1. 50, jam një i fantaksur.(F.Kongoli,

Karuseli,280)

Musabelliu, veshur si gjithmonë pastër e me sqimë, dëgjonte me vëmendje.(Kadare, Dimri…,

524)

Në dosje gjeta letrën e tj, dërguar dy vjet më parë Komitetit Qendror. (Kadare. E penguara, f.86)

Ndonjëherë pjesorja si përcaktor i veçuar shpreh marrëdhënie përcaktore të gërshetuara me

ngjyrime rrethanore si psh. shkakore ose kushtore, por mbizotëruese janë marrëdhëniet

përcaktore.

Page 170: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

156

Drejtoria, mbështetur në kërkesat e nxënësve, ndërtoi një kënd të ri sportive. (marrëdhënie

përcaktore e ndërthurur me ngjyrime shkakore)

Puna, parë me kujdes, nuk dukej e vështirë. (marrëdhënie përcaktore ndërthurur me marrëdhënie

kushtore)

Ndryshe nga gjuha shqipe, në të cilën raste të tilla shihen si pjesore në funksion të përcaktorit, në

gjuhën gjermane ato shihen në funksion të rrethanorit.

Pjesorja si përcaktor i paveçuar

Në këtë funksion del zakonisht pjesorja me mbaresë të përparme, por rrallëherë edhe ajo pa

mbaresë, e cila del gjithnjë e zgjeruar dhe mund të ndërkëmbehet lehtë me një pjesore me

mbaresë në këtë funksion.

Nga ai ka mbetur vetëm feneri varur në degë të kumbullës.(J.Xoxa, Juga…2, 272)

Një mall i madh përzier me një ndjenjë faji, më mbushën papritur.(Kadare, Ftesë…, 142)

Ky përdorim i pjesores është i krahasueshëm me ndërtimet participale attributive (ndërtuar me

Participin II) të gjermanishtes, por ndryshe nga gjuha shqipe ky ndërtim atributiv vendodset para

emrit që përcakton dhe jo pas tij si në shqip.

Das nordische Kind befand sich berits in des Doktors Obhut, als Hans Castorp die mit der

Visitenkarte geschmückte Tür durchschritt. f.922

Fëmija nordik gjendej nën mbikqyrjen e mjekut, kur Hans Kastorpi u fut në derën e zbukuruar

me kartëvizitë.

II. 3.2.2 Pjesorja si kallëzuesor

Si kallëzuesor i kryefjalës

Në këtë funksion ajo shfaqet në ndërtimet emër (përemër) në emërore + pjesore + folje e

shtjelluar. Emri mund të jetë në trajtën e shquar ose të pashquar. Pjesorja gjendet zakonisht pas

foljes së shtjelluar.

Page 171: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

157

Ai u gjend ulur në një nga tryezat e lokalit masiv të barit të hotelit “Tirana”.(F.Kongoli,

Karuseli, 60)

Përgjova.Gjithë natën drita ndezur.(J.Xoxa, Juga…1, 93)

Si kallëzuesor i kundrinorit

Këtu pjesorja del në ndërtimin emër (përemër) në kallëzore + pjesore + folje e shtjelluar. Edhe

këtu emri mund të jetë i shquar ose i pashquar dhe pjesorja vendoset para ose pas emrit. Kur në

fjali gjendet folja kam pjesorja vendoset pas emrit.

Në këto ndërtime, pra emërore + pjesore dhe kallëzore + pjesore, pjesorja lidhet edhe me emrin

edhe me foljen e shtjelluar, të cilat janë folje që tregojnë gjendje: rri, mbes, qëndroj, kam, lë,

mbaj etj.

Derën lëre hapur.(Dh.Xhuvani, E nesërmja e një gruaje, 169)

II. 3.2.3 Ndërtimi me + emër në kallëzore + pjesore

Ky është një ndërtim që funksionon si përcaktor (i veçuar, ose i paveçuar), si kallëzuesor ( i

kryefjalës ose kundrinorit) i veçuar ose i paveçuar. Ky ndërtim mund të haset edhe pa parafjalën

me, dmth. emër në kallëzore + pjesore. Nga ndërtime të tilla kanë lindur edhe kompozita si

kokulur nga me kokën ulur, ulur kokën.

Besniku mbeti në këmbë, me sytë ngulur te shkalla prej druri.(Kadare, Dimri…, 148)

(kallëzuesor i veçuar)

Sipas Jani Thomait, ndërtime të tilla kur përdoren shpesh dhe për një kohë të gjatë kthehen në

shprehje frazeologjike.290

Të isha shkrimtar, do të qëndisja ca gjëra të holla e të cuditshme, sa të gjithë do të mbeteshin

me gojë hapur. ( kallëzuesor i paveçuar)

290 Thomai J. 2006, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, f.219

Page 172: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

158

II.3.2.4 Pjesorja në funksion të kallëzuesit emëror

Pjesorja mund të dalë edhe në funksion të kallëzuesit emëror kur është pjesë e ndërtimit pjesore

+ jam. Në këtë rast ajo tregon gjendje të kryefjalës. Ky ndërtim ka rend të ngulitur ku pjesorja rri

në fillim dhe pas saj qëndron folja jam. Në këtë funksion del pjesorja pa mbaresë, por ajo mund

të ndërkëmbehet edhe me atë me mbaresë. Kur pjesorja vendoset pas foljes jam , atëherë kemi të

bëjmë me formë foljore analitike.

Ç’bën tani ai, si është? “Ja…shtrirë është, nuk çohet dot.(V.Koreshi, Dasma…, 43)

II.3.2.5 Pjesorja në funksion të kallëzuesit foljor të përbërë modal

Në këtë funksion pjesorja del kur është pjesë e ndërtimit folje modale duhet, do + pjesore. Në

këtë ndërtim kuptimi i pjesores nuk është ai i zakonshmi, pra të treguarit e një veprimi të kryer

në të shkuarën, por ajo tregon veprim në pamjen më abstrakte.291

Pjesorja në këtë ndërtim, e ndodhur pas foljeve modal eshtë parë nga disa gjuhëtarë, përfshirë

Çelikun, si paskajore sintetike e thjeshtë e hershme në gjuhën shqipe.

Ai është servil dhe do rrahur për vete,-tha Keti me dhimbje.(T.Keko, Loja, 118)

Nuk duhet thënë se e njoh vendin me pëllëmbë.(Dh.Xhuvani, Shpirtin nuk e shes, 246)

Pjesorja haset rëndom edhe në ndërtime me dy pjesore sinonimike në funksione sintaksore të

ndryshme

Nuk i besohej që dy hapa më tej ishte miku i tij i vjetër, qarë e harruar prej kohësh. (V.Koreshi,

Dasma…, 83)

-Po ta kisha shkrehur do të qeshë lehtësuar. Lehtësuar apo rënduar më keq? (J.Xoxa, Juga…1,

265)

291 M. Çeliku Format e … fq.211

Page 173: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

159

II.3.3 Kalimi i pjesoreve në klasa të tjera fjalësh

Pjesorja e gjuhës shqipe mund të formojë fjalë të tjera të cilat u përkasin klasave të ndryshme si

mbiemër, ndajfolje, parafjalë etj. Kjo është një dukuri që ndodh edhe në gjuhë të tjera, po kështu

edhe në gjuhën gjermane që u trajtua prej nesh në kapitullin përkatës. (shih faqet 109 -110)

Një ndër klasat e fjalëve ku pjesoret kalojnë më shpesh është ajo e mbiemrave. Kjo ndodh si

pasojë e frekuencës së madhe të përdorimit dhe strukturës semantike të pasur të tyre. Ato kanë

pësuar ndryshime semantike cilësore duke u larguar nga folja dhe duke u afruar me mbiemrin

dhe kanë formuar kështu mbiemrat e quajtur prejpjesorë. Ata zotërojnë një sistem më të gjerë

lidhjesh se sa pjesorja. Kur pjesorja e ka humbur kuptimin foljor të veprimit dhe ka fituar një

kuptim të ri përmes lidhjes figurative, kur ka fituar kategorinë e shkallës dhe mbaresa e tyre e

përparme është bërë e domosdoshme dhe nuk mungon në të gjitha funksionet, ajo kthehet në

mbiemër. Pjesoret që tregojnë ndryshim gjendjeje kanë mbetur pjesore.292

Megjithatë është e

vështirë që në praktikë të vesh një kufi të prerë midis pjesoreve dhe mbiemrave prejpjesorë, pasi

kalimi i fjalëve nga një klasë në tjetrën, nga një kategori leksiko-gramatikore në një tjetër është

vazhdimisht në lëvizje. Kështu ka pjesore që në një kuptim dalin si pjesore dhe në tjetrin si

mbiemër. Numri i pjesoreve që nuk kanë kaluar në mbiemra është mjaft i kufizuar293

; pjesa më e

madhe e pjesoreve janë kthyer tashmë në mbiemra. Ja disa shembuj pjesoresh : i punuar, i

grisur, i botuar, i asfaltuar, i barazuar , i braktisur, i kafshuar, i ndërtuar, i përjashtuar, i

pushkatuar, i rrafshuar, i shembur, i zhdukur etj.

Ja disa shembuj mbiemrash

i munguar, i mposhtur, i kualifikuar

Ja disa shembuj pjesoresh dhe mbiemrash me kuptime të ndryshme.

i ngritur, i rrëzuar, i rënë, i humbur, i vendosur, i dëgjuar, i këputur, i ngritur

Një klasë tjetër në të cilën kanë kaluar pjesoret është ajo e ndajfoljeve. Në këtë klasë ato kanë

kaluar me konversion. Kur janë kthyer në ndajfolje pjesoret përcaktojnë një folje duke shprehur

tipare të saj, shënojnë mënyrën e kryerjes së veprimit, fitojnë kategorinë e shkallës dhe nuk

mund të këmbehen me trajtën e pjesores me mbaresë, dhe përdoren si plotësa mënyre.294

Numri i

pjesoreve të kthyera në ndajfolje është i kufizuar. Kalimin e tyre në këtë klasë e ka ndihmuar

përdorimi i tyre si kallëzuesor, pasi këtu pjesorja ka mundësinë të lidhet me foljen dhe arrin ta

292 Çeliku, Format e pashtjelluara, f.212 293 Po aty 294 F. Agalliu, Pjesorja në gjuhën shqipe, SF 2, 1972, f.62-63

Page 174: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

160

forcojë këtë lidhje më tej.295

Krahas kësaj ka ndihmuar edhe mungesa e eptimit te pjesorja dhe

aftësitë e saj të kufizuara për bashkëlidhje.

Disa prej këtyre ndajfoljeve janë: shtruar, prerë, shkoqur, hapur, hidhur, kaluar, humbur,

ngjitur, fshehur etj.

Rrethi i pjesoreve që po kthehen në ndajfolje po vjen duke u zgjeruar,296

por duhet patur

parasysh, që nëse ato këmbehen me trajtën e pjesores me mbaresë ato nuk janë kthyer ende në

ndajfolje.297

Të tilla janë fjalë si : shtrirë, mbathur, zbathur, zgjuar, të cilat mund të këmbehen

me trajtën me mbaresë të pjesores: i shtrirë, i mbathur, i zbathur, i zgjuar dhe për pasojë nuk

kanë kaluar në klasën e ndajfoljeve, por kanë mbetur pjesore.

Pjesoret e gjuhës shqipe kanë kaluar në disa raste në parafjalë foljore. Kjo është një dukuri

relativisht e re në gjuhën shqipe dhe shumë prej pjesoreve që janë duke u kthyer në parafjalë nuk

janë formësuar plotësisht si të tilla. Ndërkohë që ato pjesore të kthyera tashmë në parafjalë nuk

shprehin më veprim, nuk emërtojnë, nuk këmbehen me pjesore me mbaresë dhe nuk janë më

gjymtyrë fjalie. Kur kalojnë në parafjalë ato shprehin vetëm raporte midis fjalëve. Disa nga

parafjalët apo lokucionet parafjalore të formuara nga pjesoret janë: lidhur me, ngjitur me,

krahasuar me, përfshi, përjashtuar, kaluar etj.298

295 Po aty 296 E. Hysa, Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe, SF 3, 1970, f.49 297 Sh.Demiraj, Rreth ndajfoljëzimit (adverbializimit) të disa formave gramatikore dhe të disa togjeve të tipit parafjalë + emër, SF

1, 1970, f.140-141 298 M. Çeliku Format e pashtjelluara.., botimi i katërt (2013) fq.217 -220; shih edhe “Parafjalët foljore dhe disa çështje të

formësimit të tyre ‘ në Gjuha jonë 4, 1990.

Page 175: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

161

KREU III

PËRQASJA E FUNKSIONEVE SINTAKSORE TË FORMAVE TË PASHTJELLUARA

TË GJERMANISHTES ME ATO TË SHQIPES STANDARDE.

& 1 Numri i formave të pashtjelluara në gjermanisht e në shqipe

Gjuha gjermane dhe ajo shqipe paraqesin afri dhe dallime në lidhje me format e pashtjelluara

foljore. Të dyja gjuhët përfshijnë në sistemin foljor forma të shtjelluara e të pashtjelluara foljore.

Në gjuhën e sotme gjemane format e pashtjelluara janë një kategori e konsoliduar tashmë, statusi

i tyre është i përcaktuar. Ndryshe nga gjermanishtja, gjuhësia shqiptare ende shfaq mendime dhe

trajtime të ndryshme për format e pashtjelluara, në lidhje me numrin dhe emërtimin e tyre.

Gjuha e sotme gjermane njeh dhe përdor këto forma të pashtjelluara: Infinitivin (paskajoren),

Participin I, Participin II dhe Gerundivumin.

Ndërsa shqipja standarde njeh këto forma të pashtjelluara: gerundi, përcjellorja dhe pjesorja. Në

shqipen standarde mungon forma e Inifinitivit, pra paskajorja, dhe rolin e saj e luan një sistem

mjetesh gramatikore: mënyra lidhore, emri foljor, gerundi. Por dialekti verior (gegërishtja) e

zotëron paskajoren analitike plotësisht të formësuar të tipit me punue, me ba, me ardhë, që

krahasohet plotësisht me paskajoren e gjermanishtes e të gjuhëve të tjera europiane.

Gjuha gjermane nuk e njeh formën e pashtjelluar të gerundit, mungesa e të cilit kompensohet me

forma të tjera të pashtjelluara ose me mjete të tjera gjuhësore. Gjithashtu në gjuhën gjermane

mungon edhe forma e pashtjelluar e përcjellores, mungesa e së cilës kompensohet kryesisht me

Participin I.

& 2 Tiparet morfologjike dhe semantike të formave të pashtjelluara në gjermanisht e në

shqipe.

Format e pashtjelluara të gjermanishtes e të shqipes janë të pandryshueshme morfologjikisht. Ato

nuk përcaktohen sipas kategorive foljore vetë, numër, aspekt, mënyrë, apo kohë absolute. Ato

kanë kuptimin gramatikor të kohës relative.

Page 176: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

162

Kështu Infinitivi i gjermanishtes ka kuptimin gramatikor të së tashmes, të së ardhmes e të së

shkuarës.

Du brauchst es mir nicht zu beschreiben. f.24 ( kuptimi kohor i së tashmes)

S’ke pse ma përshkruan.

Es scheint, dass er nicht so bald kommen wird. ( kuptimi kohor i së ardhmes)

Duket sikur ai nuk do të vijë dhe aq shpejt.

Në përdorimet e tij ai mund të shprehë parakohësi, njëkohësi, ose paskohësi

Er kam herein, ohne jemanden anzublicken. f. 65 njekohësi

Ai hyri pa shikuar njeri.

In der Halle schwenkte Settembrini in die Konversationsräume ab, um die Zeitungen zu lesen.

f.142 ( paskohësi)

Settembrini rrotullohej nëpër dhomat e bisedave që të lexonte gazetat.

Kuptimin gramatikor të kohës relative e kanë edhe format e tjera të pashtjelluara të

gjermanishtes, Participi I dhe II

Sie wartete, leise mit dem Kopfe nickend, die Annäherung der jungen Leute. f. 153 (kuptimi

kohor i së shkuarës)

Ajo priste afrimin e të rinjve duke tundur kokën lehtë.

Sie kehrt lächelnd zurück. (kuptimi kohor i së tashmes)

Ajo ktheht duke buzëqeshur.

Er ging ab, lang und gebückt. f.737 (kuptimi kohor i së shkuarës)

Ai u nis, gjatë dhe përkulur.

Page 177: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

163

Edhe format e pashtjelluara të shqipes kanë kuptimin gramatikor të kohës relative. Gerundi njeh

të tashmen, të ardhmen dhe të shkuarën.

Tjetri që hyri pas tij, qëndroi për t’u ngrohur. (I.Kadare, Dimri I madh, 410) (kuptimi kohor i

sës shkuarës)

Me t’u gdhirë, do t’i vë pak llapa. (G.Bushaka, Guna e zezë, 39) (kuptimi kohor i së ardhmes)

S’më mbetet asgjë për të shtuar. (kuptimi kohor i së tashmes)

Këto kuptime kohore njeh edhe përcjellorja

Dolën dhe ikën nëpër oborr, duke qeshur e duke kukurrisur. (V.Koreshi, Dasma…, 135)

(kuptimi kohor i së shkuarës)

Po unë mendoj se, duke zhdukur kufinjtë, do të shuajmë edhe mëritë. (J.Xoxa, Juga…1, 253)

(kuptimi kohor i së ardhmes)

Nuk pyes, po s’rri dot pa pyetur për veten time. (Dh.Shuteriqi, Vepra…, 47) (kuptimi kohor i së

tahsmes)

Ndërkohë që pjesorja e shqipes ka vetëm aspektin kohor të së shkuarës

Në dosje gjeta letrën e tij, dërguar dy vjet më parë Komitetit Qendror. (Kadare. E penguara,

f.860

Në të dyja gjuhët format e pashtjelluara kanë tipare diatezore. Ato shfaqen si në formë veprore

edhe në formë pësore.

Një spinë , duke u futur në prizë, siguron komunikim. (E.Tupja, Kur dhimbja…, f.57)

Të tjerët nuk më kanë thënë asgjë për t’u shënuar. (E.Tupja, Kur dhimbja…, 84)

Der Sänger, von allen Zuschauern bewundert, hat ein neues Lied gesungen.

(Këngëtari i admiruar nga të gjithë shikuesit këndoi një këngë të re).

Format e pashtjelluara të gjermanishtes e të shqipes shfaqen me forma sintetike dhe analitike. Në

gjermanisht vetëm Infinitivi shfaqet në të dyja format, sintetike dhe analitike, ndërsa participi I

dhe II kanë vetëm forma sintetike.

Der heilige Antonius wuβte ein Lied davon zu singen. f.692 (formë sintetike e Infinitivit)

(I shenjti Anton dinte të këndonte një këngë nga këto)

Page 178: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

164

So wird es immer noch Ihr gutter Engel gewesen sein. f.649. (formë analitike e Infinitivit)

Ai do të ketë qenë engjëlli juaj mbrojtës.

Hans Castorp, über seinen teller gebeugt, speiste unachtsam weiter. f.721

Hans Kastorpi, përkulur mbi pjatën e tij, vazhdonte të hante pa kujdes.

Në shqipe pothuajse të gjitha format e pashtjelluara dalin në formë analitike përjashtuar pjesoren

pa nyjë të përparme e cila del në formë sintetike.

Leoneli e tërhoqi gjoja për ta futur në hije. (Dh. Xhuvani, E nesërmja…, 80)

Besniku vështroi poshtë, pa e lëvizur qafën. (Kadare, Dimri…, 120)

Derën lëre hapur. (Dh. Xhuvani, e nesërmja…, 169)

Format e pashtjelluara të gjermanishtes e të shqipes kanë forma pohore dhe mohore

“Dennoch, möchte ich Ihnen raten, diesen Mann und seine Sache nicht allzu leicht zu nehmen.

f.702

“Megjithatë, dua t’ju këshilloj, të mos e merrni aq lehtë këtë burrë dhe çështjen e tij.

& 3 Format e pashtjelluara si mjete formëformuese.

Në të dyja gjuhët format e pashtjelluara luajnë funksione formëformuese. Kështu Participi II i

gjermanishtes dhe pjesorja e shqipes shërbejnë për formimin e kohëve analitike të së shkuarës.

Participi II i gjermanishtes shërben për të formuar kohën e kryer e më se të kryer .

Die Dame hatte einen Ort in den Pyrenäen genannt. F.690

Zonja kishte përmendur një emër nga Pirenejtë.

Pjesorja e shqipes shërben për të formuar të kryerën, më se të kryerën si edhe të kryerën e

tejshkuar, kohë të cilën gjermanishtja nuk e ka.

Kishte ardhur një kohë e vështirë për katin e tretë të qytetit. (Kadare, Kronikë…., 87)

Si Participi II i gjermanishtes edhe pjesorja e shqipes shprehin një veprim të kryer.

Ishte një nga ato ditë kur pushteti i fjalëve kishte arritur kulmin. (Kadare, Kronikë…, 73)

Ich habe nie etwas bemerkt. F.695

Unës’kam vënë re asgjë.

Page 179: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

165

Format e pashtjelluara të foljes në gjermanisht dhe në shqip shërbejnë për të formuar edhe kohët

e së ardhmes.

Gjuha gjermane njeh dy të tilla: Futur I dhe Futur II. Në ndërtimin e së ardhmes I (Futur I)

ndihmon Infinitvi, ndërsa në ndërtimin e Futur II ndihmon Participi II.

Wir werden eine Reise machen. (Futur I)

Ne do të bëjmë një udhëtim.

Er wird seine Zeit nicht ausgenutzt haben. (Futur II)

Ai s’da ta ketë shfrytëzuar kohën e tij.

Kuptimin e së ardhmes në gjermanisht e jep edhe ndërtimi folja sein (jam) / haben (kam) +

Infinitiv.

Gjuha shqipe njeh këto të ardhme: të ardhmen e thjeshtë, të ardhmen e përparme, të ardhmen e së

shkuarës dhe të ardhmen e përparme të së shkuarës.299

Ndryshe nga gjermanishtja në shqipen

standarde e ardhmja e thjeshtë nuk përmban forma të pashtjelluara foljore. Ajo formohet duke u

paravendosur pjesëzën do formave vetore të së tashmes së mënyrës lidhore.300

Por e ardhmja e

shqipes njeh edhe një tip tjetër, i cili nuk përdoret aq dendur sa i pari dhe që ndërtohet duke i

paravendosur formës së pashtjelluar për të larë format vetore të së tashmes të foljes kam . Në

gjermanisht ky përdorim i përgjigjet ndërtimit haben / sein + Infinitiv.

E ardhmja e përparme dhe e ardhmja e përparme e së shkuarës ndërtohen duke vendosur para

pjesores së foljes foljen kam në të ardhmen, ose në të ardhmen e së shkuarës. Kjo e fundit, pra e

ardhmja e së shkuarës nuk ndërtohet mbi bazën e ndonjë forme të pashtjelluar. Megjithatë e

ardhmja e së shkuarës njeh edhe një formë tjetër të ndërtuar nga folja kam në të pakryerën + një

formë të pashtjelluar tipi për të larë.301

Ndërkohë gegërishtja e formon të ardhmen me ndihmën e foljes kam + paskajore dhe ky ndërtim

përkon me ndërtimin e së ardhmes Futur I të gjermanishtes, ku folja ndihmëse werden lidhet me

Infinitivin ( paskajoren). Ky ndërtim përkon edhe me mënyrën tjetër të të shprehurit të ardhmes

në gjermanisht me ndërtimin haben (kam) + Infinitiv.

Në shqipe përdoret e tashmja dhe e shkuara e gjendjes e tipit jam / isha + përcjellore pohore

(jam duke lexuar / isha duke lexuar)302

299 Akademia e Shkencave, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 2002, f. 291 300 Akademia e Shkencave vep. e cit. f. 290 301 Akademia e Shkencave, vep. e cit. f.291 302 Shih Çelikun, Format e pashtjelluara…, 2013, f.167 - 172

Page 180: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

166

& Përqasja sintaksore

Format e pashtjelluara në të dyja gjuhët, gjermanisht dhe shqipe standarde janë shumë

funksionale. Më pak funksionale paraqiten Gerundivumi i gjermanishtes dhe pjesorja e shqipes.

Mungesa e një forme të pashtjelluar në njërën gjuhë apo prania e një forme tjetër të pashtjelluar

në gjuhën tjetër bën që midis gjermanishtes dhe shqipes të shfaqen përkime dhe dallime

themelore në rrafshin sintaksor, ku forma të pashtjelluara apo mjete të tjera gjuhësore u

përgjigjen në shqipe formave të pashtjelluara të gjermanishtes (apo anasjelltas) në funksione të

ndryshme sintaksore.

Le të bëjmë një përqasje më të hollësishme të formave të pashtjelluara të gjermanishtes e të

shqipes në aspektin sintaksor.

III.1 Infinitivi i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde.

Infinitivi i gjuhës gjermane është një formë e pashtjelluar foljore që gërsheton tipare foljore dhe

emërore dhe është shumë funksionale nga ana sintaksore. Duke qenë se gjuha shqipe standarde

nuk e njeh formën e pashtjelluar të paskajores, atëherë infinitivi i gjermanishtes nuk ka një formë

të pashtjelluar gjegjëse në shqipen standarde. Rolin e tij në standard, i cili ka në bazë të tij

toskërishten letrare, e luan një sistem i tërë mjetesh gjuhësore ( mënyra lidhore, gerundi, emri

foljor asnjanës ose emri prapashtesor, përcjellorja si edhe sifjalia e varur), që i përgjigjen

Infinitivit të gjermanishtes në të gjitha funksionet.303

Infinitiv të mirëfilltë zotëron vetëm dialekti verior (gegërishtja). Është i njohur dhe i mbështetur

mendimi se shqipja ka pasur një paskajore të hershme sintetike, të cilën e ka humbur me kohë,

siç e kanë humbur edhe disa gjuhë të tjera ballkanike. Paskajorja e gegërishtes ka kategorinë e

kohës (e tashme , e kryer), ka diatezë, ka vetëm një formë analitike me pjesëzën me dhe merr

herë - herë pjesëzën për ( me punue, me ba, për me punue, për me ba). Pjesëza me e Infinitivit të

gegërishtes është e detyrueshme dhe vendoset gjithnjë para. Infinitivi i gegërishtes bashkëlidhet

me një folje, me një emër dhe mund të përdoret edhe si infinitiv i pavarur, pra plotësisht i

ngjashëm me Infinitivin e gjermanishtes në aspektin funksional, në tiparet morfologjike si edhe

në shpërndarjen strukturore në fjali.

303 M.Çeliku, Problemi i paskajores në shqipen standarde, në Konferencën në Shkodër për nder të N.Joklit, 2002

Page 181: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

167

Në shqipen standarde po lind një paskajore e re siç e vërejnë Gabinski dhe Çeliku (tipi për të

bërë) që ende nuk ka marrë e nuk kryen normalisht të gjitha funksionet kryesore e karakteristike

të infinitivit të mirëfilltë, siç janë ai kryefjalor, kundrinor apo të Infinitivit të pavarur.

Për ta thënë këtë është e lehtë, për ta bërë jo.

Për të biseduar s’ishte e mundur.

Gjegjëset e Infinitivit

Një nga mjetet gramatikore që i përgjigjet më së shumti Infinitivit të gjermanishtes në shqipe

është mënyra lidhore.

Mënyrat e foljes janë kategori gramatikore nëpërmjet të cilave shprehet lidhja midis veprimit të

emërtuar nga folja dhe realiteti objektiv. Me anë të kësaj kategorie folësi shpreh qëndrimin e tij

ndaj veprimit të emërtuar nga folja duke e paraqitur atë si të vërtetë, të mundshëm, të

dëshirueshëm etj.304

Kategoria gramatikore e mënyrës është mjeti kryesor për të shprehur modalitetin.305

Format e

pashtjelluara të foljes nuk e kanë këtë kategori.

Gjuha shqipe dallon 6 mënyra të foljes. Njëra prej tyre është lidhorja, e cila shpreh modalitetin e

mundësisë. Në disa përdorime ajo shpreh edhe modalitetin e dëshirës ose të detyrimit.306

Agalliu

në “Mënyra lidhore në gjuhën shqipe “ shprehet që mënyra lidhore shpreh modalitetin e

pavërtetësisë.307

Ajo tregon një veprim të menduar nga folësi, i cili mund të paraqitet si i

mundshëm, i domosdoshëm, i hamendshëm ose i dëshiruar.308

Duke qenë se ky veprim mbetet në

kuadrin e gjasës, lidhores i duhet njohur si themelor modaliteti i mundshmërisë.309

Lidhorja shërben për të formuar kallëzuesin foljor të përbërë aspektor dhe modal. Kallëzuesi

aspektor formohet me anë të foljeve aspektore + folje në lidhore.

Kallëzuesi i përbërë modal formohet nga një folje modale + folje në lidhore, ose pjesore.

Në shqipen standarde mënyra lidhore ka zëvendësuar gjerësisht paskajoren si pasojë e

mungesës së kësaj të fundit, dhe si e tillë ajo njeh një përdorim të dendur e të larmishëm.310

Përveç funksionit të saj si pjesë e kallëzuesit foljor të përbërë aspektor e modal, lidhorja del edhe

304 ASHSH Gramatika e gjuhës shqipe I, vep. e cit. f.272 305 Fonetika dhe Gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, 1976, Tiranë, f.233 306ASHSH Gramatika e gjuhës shqipe, vep. e cit., fq.320 307 Agalliu F., 1988, “Mënyra lidhore në gjuhën shqipe” në “Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, f.7 308 Agalliu, “Mënyra lidhore…”, f.18 309 Agalliu, “Mënyra lidhore…”, f. 20 310 Agalliu, “Mënyra lidhore..”, f.17

Page 182: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

168

në sifjali kundrinore, në sifjali kryefjalore, në ndërtime me vlerë qëllimore, kohore, mënyrore,

përcaktore, në fjali kallëzuesore.311

Duke treguar funksionalisht marrëdhënie sinonimie me

paskajoren ajo i përgjigjet edhe Infinitivit të gjermanishtes në shumë funksione të tij.

Lidhorja i përgjigjet Infinitivit në funksionin e tij si pjesë e kallëzuesit foljor të përbërë të

ndërtuar nga folje modale + Infinitiv. Në shqipe këtij ndërtimi i përgjigjet ndërtimi folje modale

+ folje në lidhore .

Sie müssen bedenken, daβ es ihm gar nicht leicht geworden ist. f.702

Ju duhet të mendoni, që për të s’është dhe aq e lehtë.

Lidhorja i përgjigjet Infinitivit në funksionin e tij si pjesë e kallëzuesit të përbërë të

shprehur me folje të ngjashme me ato modale ose folje aspektore + Infinitiv. Meqë paskajorja i

mungon shqipes standarde, në vend të saj përdoret lidhorja, por në dialektin e veriut përdoret

normalisht paskajorja.312

Filloi të fliste / filloi me fol

Da Hans Castorp zu lachen anfing, lächelte auch Herr Settembrini. F. 708

Meqë filloi të qeshte/ me qeshë, Hans Kastorpi, buzëqeshi edhe zoti Setembrini.

Lidhorja del si gjegjëse e Infinitvit në shqipe edhe kur Infinitivi është pjesë e kallëzuesit

të përbërë të shprehur me foljen ndihmëse haben (kam) ose sein (jam) + Infinitiv. Këtij përdorimi

i përgjigjet në shqipe ndërtimi folje modale + folje në lidhore, duke shprehur kështu

domosdoshmëri ose mundësi.

Er habe nun seinen früheren gelegentlichen Mitteilungen hinzuzufügen, daβ Joachim bettlägerig

geworden sei. f.730

Ai duhej t’i shtonte lajmeve të tij të mëparshme edhe që Joakimi kishte mbetur në shtrat.

Ndërtimit haben (kam) + Infinitiv i përgjigjet në shqip edhe ndërtimi kam + togun e tipit për të

bërë që shpreh një veprim që pritet të kryhet me siguri dhe që Çeliku e quan e ardhmja e

sigurisë.313

So hatte Hans Castorp noch auf Schritt und Tritt zu lernen. f.148

Kështu Joakimi kishte për të mësuar në çdo hap.

311 Agalliu, “Mënyra lidhore…”, f.26-50 312 Çeliku, Sintaksa, fq. 153 313 Çeliku, Format …, 2013, f 112-125

Page 183: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

169

Ndërsa ndërtimit sein (jam) + Infinitiv i përgjigjet në shqip ndërtimi folje modale jam me

kuptimin e domosdoshmërisë e ndjekur nga paskajorja e re e tipit “për të larë”.

Hans Castorp stand noch, um nachzudenken, was hier zu tun sei. f.130

Hans Kastorpi ndenji ende për t’u menduar, se cfarë ishte për t’u bërë këtu.

Lidhorja i përgjigjet Infinitivit të gjermanishtes edhe kur ai është në funksion kryefjalor

Natürlich wäre es albern zu sagen: “Ich glaube schon zwei Monate hier zu bleiben” f.148

Natyrisht ishte budallallëk të thoje : “Besoj do rri dy muaj këtu”

Lidhorja është gjegjëse e Infinitivit edhe kur ai është në funksion rrethanor qëllimor. Në

këtë rast lidhorja është përbërës foljor i një sifjalie të nënrenditur.

Sie schickt ihn, um ihre Brille zu holen.

E çoi të merrte syzet e saj.

Edhe në funksion kundrinor Infinitivi gjen si formë gjegjëse në shqipe një sifjali

kundrinore me përbërës foljor në mënyrën lidhore.

Erstens beabsichtigte er, das Bild an einen günstigeren Platz zu schaffen. f.358

Si fillim ai synonte ta vendoste pikturën në një vend më të përshtatshëm.

Përdorimit të Infinitivit në ndërtimet AcI (emër në kallëzore + Infinitiv) i përgjigjet në

shqipe një sifjali e nënrenditur me folje në lidhore.

Er sah sie kommen.

E pa të vinte.

Infinitivi mund të përdoret edhe vetëm, pa qenë nevoja të lidhet me fjalë të tjera emra apo folje.

Në këto raste ai është i pavarur nga ana sintaksore. Ai mund të dalë edhe i zgjeruar me gjymtyrë

të tjera.

Në këtë përdorim Infinitivi gjen në gjuhën shqipe kryesisht foljen në lidhore si formë

korresponduese. Krahas saj, dalin edhe folje në dëftore ose urdhërore si ekuivalente të Infinitivit.

Page 184: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

170

Bitte, Wehelaute zu unterdrücken! f.298

Ju lutem, mposhtini tingujt e dhimbjes!

Immer hübsch aufschreiben, Ziemβen! f.69

Të shkruash gjithnjë bukur Cimsen!

Nichts zu sehen → asgjë për t’u parë / mos të shohësh gjë

kaum zu glauben → e vështirë për t’u besuar / vështirë me e besue

Në shqipe lidhorja me kuptim përgjithësues funksionon si përbërës i vetëm i fjalive me vetë të

përgjithësuar në vend të paskajores.314

& Gerundi si gjegjës i Infinitivit

Një formë tjetër e pashtjelluar foljore, ekuivalente e Infinitivit, në gjuhën shqipe është gerundi.

Funksionet e Infinitvit në të cilat del gerundi si gjegjës janë si më poshtë:

Më lart folëm për funksionin e infinitivit si pjesë e kallëzuesit të përbërë aspektor. Kur

Infinitivi lidhet me folje aspektore që tregojnë përfundimin e një veprimi në gjuhën shqipe ai

gjen si ekuivalente gerundin e rasës rrjedhore.

Aber diese elenden Machthaber lieβen die Heizung ja ausgehen, sobald es zu schneien aufhöre.

f.134

Por këta sundimtarë të mjerë e lanë ngrohësen të fikej, sapo pushoi së rëni dëborë.

Në funksionin e tij kryefjalor Infinitivi gjen në raste të rralla si gjegjëse në gjuhën

shqipe edhe gerundin e rasës kallëzore me parafjalën për. (Më lart pamë që në këtë funksion ai

kishte si formë ekuivalente kryesisht një folje në lidhore).

So ist es schwer, sie zu präzisieren. f.115

Kështu është e vështirë për ta saktësuar.

Gerundi i shqipes në trajtën e kallëzores me parafjalën për është gjegjës i Infinitivit të

gjermanishtes në funksion përcaktor.

314 Shih Çeliku, “Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë)”, 2012, fq. 300-303

Page 185: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

171

Und dabei hätte sie allen Grund, gesetzter zu sein. f.103

Dhe për këtë ajo kishte gjithë arsyet për të qenë më e matur.

Edhe në funksionin rrethanor qëllimor, rrjedhimor etj. Infinitivi i gjermanishtes ka

sërish si formë korresponduese në gjuhën shqipe gerundin në trajtën e kallëzores me parafjalën

për.

Die Vettern setzten sich auf einem freien Bank, um dem Spiele zuzusehen und es zu kritisieren.

f.105

Kushërinjtë u ulën në një stol të lirë për të parë lojën dhe për ta kritikuar atë.

Um Zeit zu gewinnen, lieβ er sich die Frage wiederholen. f.121

Për të fituar kohë ai la që të përsëritej pyetja.

Er ging eilig, um nach einer Stunde wiederzukehren.

Ai iku me nxitim, për t’u kthyer pas një ore.

Ndërtimet AcI (Accusativus cum infinitivo) mund të gjejnë si gjegjëse të Infinitivit në

shqipe gerundin e rasës kallëzore me për.

Ihre Geschichte machte mich weinen.

Historia e saj më bëri për të qarë.

& Përcjellorja e shqipes si gjegjëse e Infinitivit të gjermanishtes

Në disa prej funksioneve të tij Infinitvi mund të ketë si formë korresponduese në shqipen

standarde formën e pashtjelluar të përcjellores , pohore ose mohore. Përcjellorja pohore del si

gjegjëse e Infinitivit, kur ai ndodhet në ndërtimet AcI. Ndryshe nga gjermanishtja apo gjuhë të

tjera europiane, ku ekzistojnë ndërtimet emër në kallëzore + Infinitiv në gjuhën shqipe ekzistojnë

ndërtime emër në kallëzore + përcjellore pohore.315

315 Çeliku, Format e pashtjelluara.., vep.e cit

Page 186: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

172

Er hörte seinen Verwandten von der Krankheit sprechen. f.591

Ai e dëgjoi të afërmin e tij duke folur për sëmundjen.

Përcjelloren mohore e ka si ekuivalente kur del në funksion rrethanor, i lidhur me lidhëzën

ohne … zu për të ndërtuar fjali mënyrore ose rrjedhimore mohore.

Da ihm der Aufstieg zu steil wurde, lenkte er seitlich, ohne sich viel Rechenschaft davon zu

geben. f.665 ( fjali mohore rrjedhimore)

Meqë ngjitja u bë shumë e pjerrët për të, ai u kthye mënjanë, pa dhënë shumë llogari për këtë.

Aber Hans Castorp verneinte mit geschlossenen Augen, ohne im übrigen seine Stellung zu

verändern. f.470 ( fjali mohore mënyrore)

Por Hans Kastorpi e mohoi me sy mbyllur, pa e ndryshuar qëndrimin e tij.

& Pjesorja e shqipes në funksion të Infinitivit

Në raste të rralla si gjegjëse e Infinitivit të gjermanishtes në shqipe del edhe pjesorja. Ajo

shfaqet si formë korresponduese e Infinitivit kur ai është pjesë e kallëzuesit foljor të përbërë

modal dhe në shqipe i përgjigjet ndërtimi folje modale do , duhet + pjesore, ndërtim ku pjesorja

funksionon si infinitiv i krahasueshëm me Infinitivin e gjermanishtes dhe Infinitivin e gjuhëve të

tjera europiane.

Man muβ jedoch dagegen kämpfen. f. 663

Sidoqoftë duhet luftuar kundër kësaj.

Edhe në ndërtimet AcI kur Infinitivi lidhet me foljen lassen (lë) gjen si ekuivalente në shqip

pjesoren.

Er lieβ ihn liegen. f.661

Ai e la shtrirë.

Page 187: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

173

& Sifjalitë e varura si ekuivalente të Infinitivit

Një formë tjetër ekuivalente e Infinitivit në gjuhën shqipe janë sifjalitë e varura. Kështu në

funksion përcaktor Infinitivi i gjermanishtes shpesh herë ka si gjegjëse në shqipen standarde

sifjalinë përcaktore me lidhore.

Er hatte Lust zu fliehen. f.872

Ai kishte dëshirë që të arratisej.

Edhe në funksion rrethanor qëllimor, rrjedhimor e kushtor Infinitivi ka si formë korresponduese

në gjuhën shqipe sifjalinë e nënrenditur me një përbërës foljor të shprehur në lidhore.

Frau Chauchat benutzte die Pause, um sich zurückzuziehen. f.401 (sifjali qëllimore)

Zonja Shosha përdorte pushimin, që të tërhiqej.

Den Trägern der Nachricht schien diese ihrem Wesen nach wohl nicht neu genug, um zu so

starken Worten anzuregen. f. 411 (sifjali rrjedhimore)

Um meβbar zu sein, müsste sie doch gleichmäβig ablaufen. f.95

Që të jetë e matshme ajo duhet të rrjedhë në mënyrë të njëtrajtshme. (sifjali kushtore)

Në funksionet rrethanore të sipërpërmendura Infinitivi lidhet me lidhëzën um ... zu, kështu që

mund të themi në mënyrë të përmbledhur që Infinitvit të shoqëruar nga lidhëza um ... zu i

korrespondojnë në gjuhën shqipe kryesisht sifjali qëllimore, rrjedhimore, kushtore .

Kur Infnitivi lidhet me lidhëzën anstatt ... zu në funksionin mënyror me kuptim mohues gjen si

formë gjegjëse në gjuhën shqipe një sifjali të varur me marrëdhënie zëvendësimi.

Er hätte von ihm nur von einem alten Esel gesprochen, statt ihn zu besuchen, wenn er vom

Wechselfieber gepackt war. f.789

Do të kishte folur vetëm për të, për një gomar të vjetër, në vend që ta vizitonte , kur mbërthehej

nga temperatura.

Infinitivit në funksion kundrinor i përgjigjet në shqipen standarde një sifjali kundrinore me

përbërës foljor mënyrën lidhore.

Übrigens haben Sie mir erlaubt, mich um Sie zu kümmern. f.425

Veç kësaj ju më keni lejuar të kujdesem për ju.

Page 188: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

174

Hans Castorp beschloβ, auch ihr schöne Blumen zu schicken. f.423

Hans Kastorpi vendosi t’i çonte edhe asaj lule të bukura.

Një sifjali të nënrenditur me përbërës foljor mënyrën lidhore Infinitivi mund ta ketë si

ekuivalente edhe në përdorimet e tij në ndërtimet AcI.

Ganz kurze Zeit danach aber sah man Herrn Popow sein Mittagessen beenden. f.414

Pak kohë pas kësaj, e panë zotin Popov të përfundonte drekën e tij.

& Paskajorja e gegërishtes si ekuivalente e Infinitivit të gjermanishtes

Paskajorja e gegërishtes

Shqipja standarde nuk e ka formën e pashtjelluar paskajore (Infinitivin). Por këtë formë e zotëron

gegërishtja, dialekti i veriut. Kuptimet gramatikore (me përjashtim të diatezës) ajo i shpreh

nëpërmjet kontekstit në të cilin ndodhet.316

Për sa i përket kategorisë gramatikore të kohës ajo

njeh vetëm kohën relative, e cila lidhet ngushtë me kohën e foljes drejtuese, apo me të cilën

lidhet paskajorja. Në lidhje me të paskajorja mund të shprehë parakohësi, njëkohësi, ose

paskohësi.

Paskajorja e gegërishtes përdoret si e varur ashtu edhe e pavarur dhe luan shumë funksione. Në

shumë prej tyre ajo këmbehet me lidhoren duke qenë se mes saj dhe ndërtimeve me lidhore

ekziston një paralelizëm funksional. Gegërishtja e zotëron mënyrën lidhore si edhe e gjithë

shqipja, por e përdor relativisht më pak në rrethanat e konkurencës me Infinitivin.

Funksionet në të cilat del paskajorja e gegërishtes kur përdoret e pavarur janë ai i kryepërbërësit

të fjalive të pavarura pyetëse, urdhërore, thirrmore. Këtë mendim e gjejmë te autorë si Shaban

Demiraj, Seit Mansaku e madje që te A. Xhuvani, 317

por që të gjithë e quajnë kallëzues.

Si m’u mprojtë, shka me dhanë përgjegje? (E.Koliqi, Tregtar flamujsh, në Hanë gjaku, f 9)

316 Mansaku S., Paskajorja e shqipes dhe kategoritë gramatikore të saj, SF 1, 1982, f.144 317 Demiraj Sh. Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1962, fq.238 ; Mansaku S. Funksionet sintaksore të paskajores tek

autorët e vjetër, SF 2, 1983, f.104 - 107, Xhuvani A. Paskajorja në shqipet, Vepra 1, 1980, Tiranë, f.256 -262

Page 189: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

175

Paskajorja e varur del në funksion:

kryefjalor

Hilushit, tashti qi u kthye në Shkodër, i përkitte m’u pa me të e me ndejë. (E. Koliqi, Hanë gjaku,

Tregtar flamujsh, f.5)

kundrinor

Vendonte përditë me shkue. (E.Koliqi, Hanë gjaku, Tregtar flamujsh, f.5)

përcaktor

Mënyra e tij me kuptue botën aty iu trand. (E. Koliqi, Hanë gjaku, f.8)

Vende të bukura m’u pa – bisedoi Leci. (E.Koliqi, Hanë gjaku, f.13

rrethanor

1. qëllimi

Ecte shpejt e shpejt, pezull në frikë mos po del tregtari m’e thirrë. (Hanë gjaku, Tregtar

flamujsh, f.5)

2. kushti

Syt me i çelë, i digjshin. fq. 79

Me pasë ndie tue u hapë aty n’odë amsimin e atyne drandofilleve, ai do t’u shëndoshte

menjiherë. (Koliqi, Tregtar flamujsh, f. 82).

3. rrjedhimi

Ah, me i çelë syt e m’u gjetë n’odën e vet, në Shqipni! fq 79

Ajo del edhe në lidhje me folje modale,

Për me pasë të drejtë me hangër duhet me punue. (E. Koliqi, Hanë gjaku, f. 22)

Po s’mujt me brejtë (Hanë gjaku, Tregtar flamujsh, f.8)

ose me folje aspektore:

-Ah vajzat moderne... – filloi me përligjërue Shani. (E.Koliqi, Hanë gjaku, f.14)

Page 190: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

176

Nga sa pamë shkurtimisht më lart , kuptohet që forma e pashtjelluar foljore e paskajores së

gegërishtes është plotësisht e krahasueshme me Infinitivin e gjermanishtes dhe atë të gjuhëve të

tjera indoevropiane. Ajo i përgjigjet Infinitivit të gjermanishtes në të gjitha funksionet e tij: si

pjesë e kallëzuesit, si kryefjalë, si përcaktor, si kundrinor, rrethanor, në përdorim të pavarur etj.

Das muβ man sagen. f.369 (Infinitivi si pjesë e kallëzuesit)

Këtë duhet me e thanë.

Wann fängst du an Französisch zu sprechen f.530 (Infinitivi pjesë e kallëzuesit)

Kur do fillosh me fol frëngjisht?

Es ist kindisch, zu meinen, die Kirche habe die Finsternis gegen das Licht verteidigt. f.546

( Infinitivi kryefjalë)

Është fëminore me mendu që kisha ka mbrojtur errësirën kudër dritës.

Es ist wirklich ein Anlaβ, Gott zu loben. f.568 (Infinitivi atribut)

Është vërtet një rast me lëvdu zotin.

Hast du denn ernstlich vor, den Mann zu besuchen? f.529 (Infinitivi kundrinor)

Ke vërtet në plan me e vizitu burrin?

Er saβ nur noch da, um zu warten. f.126 (Infinitivi rrethanor)

Ai ishte ulur aty për me pritë.

Zum Ziele führen? f.544 (Infinitivi i pavarur)

Me e çu drejt qëllimit?

Page 191: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

177

III.2 Participi I i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde.

Participi i gjermanishtes është shumë më funksional se pjesorja e shqipes. Gjuha gjermane njeh

dy pjesore: Participin I (pjesorja e së tashmes) dhe Participin II (pjesorja e së shkuarës). Shqipja

nuk e ka pjesoren e së tashmes. Participi I në gjermanisht kompenson mungesën e përcjellores në

këtë gjuhë.

Participi I i gjermanishtes ( pjesorja e së tashmes) ka kuptim dhe përdorim të krahasueshëm me

përcjelloren e shqipes .

Ata ngjajnë edhe për sa i përket subjektit logjik, pozicionit në fjali, lidhjes së lirë me foljen

kryesore të shtjelluar dhe zgjerimit me gjymtyrë të tjera. Krahas ndërtimeve me Particip I në

gjermanisht dhe me përcjellore në shqipe përdoren edhe ndërtimet me sifjali të varura përcaktore

e rrethanore.

Përcjellorja e rrethanës e shqipes ngjan me Participin I adverbial të gjermanishes.

Në secilën gjuhë mund të perifrazohen sifjali lidhëzore të nënrenditura rrethanore, por edhe me

ndërtime adverbiale, parafjalore.

Participi I

Und nach Luft ringend , erzählte sie ihm, was ihr zugestoβen war. f.423

Dhe duke u përpjekur të mbushej me frymë, i tregoi atij se çfarë i kishte ndodhur.

E perifrazuar në sifjali lidhëzore fjalia e mësipërme do të ishte:

Indem sie nach Luft rang, erzählte sie ihm, was ihr zugestoβen war.

Dhe duke u përpjekur të mbushej me frymë, i tregoi atij se çfarë i kishte ndodhur.

ose

Tek përpiqej të mbushej me frymë, i tregoi atij se çfarë i kishte ndodhur.

Page 192: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

178

Përcjellorja

Edhe mua m’u qesh duke parë Gucen që shkrihej në gaz. (Agolli, Trëndafili..., 59)

Edhe mua m’u qesh, ngaqë pashë Gucen që shkrihej në gaz.

Një tjetër e përbashkët e tyre është edhe përdorimi në marrëdhënie bashkërenditjeje, duke

shprehur veprim suplementar , dytësor pranë veprimit kryesor, duke dalë si kallëzues dytësor.

Participi I, siç e kemi përmendur , shfaqet në funksionet sintaksore të atributit, të ndajshtimit, në

funksion predikativ, në funksion adverbial, në marrëdhënie bashkërenditjeje apo ndryshe si

kallëzues dytësor. Meqë gjuha shqipe nuk e ka formën e pashtjelluar të pjesores të së tashmes atij

i përgjigjen në shqipen standarde në funksionet e sipërpërmendura një varg mjetesh gjuhësore si

forma e pashtjelluar e përcjellores, pjesorja, mbiemrat e prejardhur me prapashtesat –(e)s, -s, -

ues, sifjalia përcaktore, sifjalitë e varura rrethanore e rrallëherë edhe një folje në dëftore.

Përcjellorja si gjegjëse e Participit I

Në shumë përdorime të participit I gjejmë si gjegjëse të tij në shqipen standarde formën e

pashtjelluar përcjellore. Ajo i përgjigjet Paticipit I kur ai përdoret në :

- Funksionin e ndajshtimit

Herr Settembrini, erhobenen Hauptes gen Himmel blickend, hatte sich etwas seitlich gestellt.

Zoti Setembrini, duke shikuar qiellin me kokën lart, ishte vendosur mënjanë. f.970

.

- Në funksion kallëzuesor

Er blieb wie er war, auf seinen Knien bebend und schwankend. f.473

Ai mbeti siç ishte, duke iu dridhur gjunjët dhe duke u lëkundur.

- Në funksionin e kallëzuesit dytësor (në marrëdhënie bashkërenditjeje)

-Nein, das ist es nicht, sagte er kopfschüttelnd. f.26

-Jo, nuk është kjo, tha ai duke tundur kokën.

Page 193: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

179

- Në funksion adverbial

Përcjellorja del si ekuivalente e Participit kur ai përdoret si rrethanor

a) Në funksion mënyror

Das ist zwar leichter gesagt als getan, fuhr er keuchend fort. f.662

Kjo gjë më lehtë është thënë se sa është bërë, vazhdoi ai duke gulçuar..

b) Në funksion kohor

Das ist die modifizierende Erlebnisart von einem, der nicht mehr heimfindet, dachte er

arbeitend. f.663

Kjo është mënyra e modifikuar e të përjetuarit e dikujt që nuk e gjen më rrugën e kthimit ,

mendoi ai duke punuar.

c) Në funksion kushtor

Hans Castorp belehrte sich über den dramatischen Hergang nur an der Hand von Dokumenten,

die , diese Sache betreffend, im Hause „Berghof“ und auβerhalb seiner vertrieben wurden.

Hans Kastorpi e kishte mësuar zhvillimin dramatik vetëm përmes dokumentave, të cilat, duke iu

referuar kësaj çështjeje, ishin shpërndarë në shtëpinë „Berghof“ dhe jashtë saj. f.943

d) Në funksion shkakor

Hans Castorp musste an sein Humanistenstübchen denken, während Naphta, behauptend, nie

könne Wollust ohne Schuld sein, die kirchliche Politik und Indulgenz des Geistes als „Liebe“

bestimmte. f.809

Hans Kastorpi duhet të mendonte për dhomëzën e tij të humanistëve, ndërsa Nafta, duke

pretenduar, se nuk do të ketë asnjëherë kënaqësi pa faj, quante „dashuri“ politikën kishtare

dhe idulgjencën e shpirtit.

e) Në funksion lejor

Es gab ein Rennen, wobei sich die Teilnehmer auf Ski stehend von Pferden ziehen lassen. f.372

Kishte një vrapim, ku pjesëmarrësit duke qëndruar mbi ski tërhiqeshin nga kuajt.

Page 194: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

180

Mbiemri i gjuhës shqipe i prejardhur me prapashtesën –ues, -(e)s, -s si gjegjës i Participit

I.

Mbiemrat me –ues, -s, (e)s, të cilët tregojnë marrëdhënien e sendit të dhënë ndaj veprimit të

shprehur nga folja, i përgjigjen Participit I kur ky i fundit del në funksion atributiv, duke iu

referuar një emri në sifjalinë drejtuese me të cilin ai ka një përputhje të tipareve semantike.

Leider wohnt den Bezeichnungen von Charaktereigenschaften regelmäβig ein moralisches Urteil

inne, sei es im lobenden oder tadelnden Sinn. fF.170

Për fat të keq emërtimet e tipareve të karakterit përmbajnë një gjykim moral, qofshin në kuptim

lëvdues ose kritikues.

Die reinigende, heiligende Wirkung der Literatur, die erlösende Macht der Sprache, der Literat

als vollkommener Mensch, als Heiliger - : in dieser strahlenden Tonart ging Herrn Settembrini’s

apologetischer Lobgesang. f.717

Ndikimi purifikues e kurues i letërsisë, forca çliruese e gjuhës, shkrimtari si njeri i përkryer, si i

shenjtë-: me këtë ton rrëzëllitës shkoi himni apologjik i zotit Setembrini.

Edhe në funksionin e kallëzuesit emëror Participi I mund të ketë gjegjës në shqipen standarde një

mbiemër me –ues.

Er ist beängstigend. f.822

Ai është frikësues.

Pjesorja si gjegjëse e Participit I

Pjesorja e shqipes i përgjigjet Participit I kur ai përdoret në këto funksione:

- Si atribut

Participi I si atribut i referohet një emri në sifjalinë drejtuese me të cilin ai ka përputhje të

tipareve semantike. Në këtë funksion atij i përgjigjet trajta e pjesores me eptim të përparmë.

Zwei Reisetage entfernen den Menschen – und gar den jungen , in Leben noch wenig fest

wurzelnden Menschen – seiner Alltagswelt. f.12

Dy ditë udhëtimi e largojnë nga përditshmëria e tij njeriun, atë të riun, të rrënjosur jo fort në jetë.

Page 195: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

181

- Si ndajshtim

Edhe në funksionin e ndajshtimit, si një lloj atributi ai i referohet emrit. Në gjuhën shqipe ai

mund të gjejë si gjegjëse të tij pjesoren me eptim të përparmë, ose pa eptim të përparmë.

Der Wulstlippige, zu Frau Salomons Füβen sitzend, plauderte gedrehten Halses zu ihr empor. f.

157

Buzëtrashi, ulur te këmbët e zonjës Salomon fliste me kokën kthyer drejt saj.

- Në funksion kallëzuesor

Man hatte ihn an der Tür seines brennenden Hauses hängend gefunden. f.604

E kishin gjetur varur në derën e shtëpisë që po digjej.

- Kur Participi I përdoret si rrethanor kohe

Schwebend zwischen ihnen und dem Unbekannten fragte er sich, wie es ihm dort oben ergehen

werde. f.13

Duke u lëkundur midis tyre dhe të panjohurit ai pyeste veten se si do t’i shkonin gjërat atje lart.

- Kur Participi I përdoret si rrethanor kushti

Die erste Äuβerung war , obgleich sie sich rein analytisch – vergleichend gegeben hatte, eine

Liebeserklärung an die römische Kirche gewesen. f.608

Shprehja e parë kishte qenë shprehje e dashurisë ndaj Kishës Katolike, edhe pse krahasuar në

mënyrë analitike ajo ishte pakësuar.

Sifjalia përcaktore si gjegjëse e Participit I

Një ndër mjetet gjuhësore që haset më shpesh si gjegjëse e Participit I është sifjalia e varur

përcaktore. Ajo i përgjigjet Paricipit I kur ai del në funksionin e atributit dhe të ndajshtimit.

Page 196: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

182

a) Si atribut

Der Senator ging mit schlürfenden Schritten ins „Kabinett“ . f.34

Senatori shkoi në kabinet me hapa që i zvarriste.

b) Si ndajshtim

Der Blick, in ein wattiges Nichts gehend, brach sich leicht zum Schlummer. f.645

Shikimi, që shkonte në një zbrazëti të pambuktë, u përthye në dremitje.

Sifjalitë e varura rrethanore si gjegjëse të Participit I

Në përdorimet e tij adverbiale Participi I mund të gjejë në shqipen standarde si formë

korresponduese sifjalitë e varura rrethanore.

Er wiederholte schneidend das Wort. f.615

Ai e përsëriste fjalën duke e copëtuar.

Page 197: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

183

III.3 Participi II i gjermanishtes dhe ekuivalentet e tij në shqipen standarde.

Participi II i gjermanishtes ose siç quhet ndryshe pjesorja e së shkuarës përkon në gjuhën shqipe

me formën e pashtjelluar pjesore. Përdorimi si gjymtyrë fjalie i pjesores së shqipes është i

kufizuar, edhe si rrjedhim i faktit, që kjo gjuhë përdor gjerësisht dy forma të tjera të pashtjelluara

që gjermanishtja nuk i njeh, përcjelloren dhe gerundin.

Pjesorja e shqipes dhe Participi II i gjermanishtes ngjajnë mjaft në përdorimet e përbashkëta, por

kanë edhe dallime në funksione. Në shqipe pjesorja, ashtu si Participi II i gjermanishtes shërben

për ndërtimin e kohëve analitike të foljes. Si Participi II ashtu edhe pjesorja e shqipes

funksionojnë si përcaktorë të paveçuar dhe si përcaktorë të veçuar, apo si kallëzuesorë.

Puna, parë kalimthi, dukej e vështirë.

Drejtoria, mbështetur në kërkesat e nxënësve, ndërtoi një kënd të ri sportiv.

Hans Castorp faltete seine gewaschenen Hände. f.25

Hans Kastorpi mblodhi duart e tij të lara.

Keineswegs begnügte er sich damit, in Schweigen gehüllte Dinge zur Sprache zu bringen. F.177

Ai nuk kënaqej aspak të përmendte gjëra të mbuluara në heshtje.

Sie fand ihn auf dem Boden gestürzt.

E gjeti rrëzuar në dysheme.

Ndryshe nga participi II i gjermanishtes, i cili del edhe në funksion adverbial, pjesorja e shqipes

nuk e njeh këtë funksion.

Participit II në këtë funksion i përgjigjet në shqipe një ndërtim si përcaktor i veçuar, ose

ndërtime të tjera si gerundi i kohës me parafjalën me ( tipi Me të ardhur në Dresden...) , ose

sifjali kohore : pasi arriti në Dresden...

Participi II i gjermanishtes dhe pjesorja e shqipes kanë edhe diçka tjetër të përbashkët. Të dy

kalojnë në klasa të tjera fjalësh nëpërmjet konversionit. Klasa e fjalëve ku pjesorja dhe Participi

II kalojnë më shpesh është ajo e mbiemrave. Arsye për këtë është frekuenca e madhe e

përdorimit dhe struktura semantike e pasur e tyre. Duke pësuar ndryshime semantike cilësore ,

duke u larguar nga folja dhe duke u afruar me mbiemrin, i cili zotëron një sistem më të gjerë

lidhjesh sesa pjesorja. Në mbiemër nuk kthehet vetëm Participi II, po edhe ai I.

Page 198: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

184

Krahas pjesores Participi II i gjermanishtes gjen si gjegjëse në shqipen standarde edhe forma të

tjera korresponduese.

Pjesorja si gjegjëse e Participit II

Në të gjitha përdorimet e Participit II të gjermanishtes mund të gjejmë si formë korresponduese

në shqipen standarde pjesoren e eptuar ose jo.

- Funksioni kryesor i Participit II të gjermanishtes është ai i atributit në të cilin ai

karakterizon emrin, të cili i referohet. Në gjuhën shqipe atij mund t’i përgjigjet pjesorja e eptuar.

Dagegen bei so hoch differenzierten Lebewesen, wie Sie und ich, da beschränkt sich der Ehrgeiz

der Haut auf die Kitzligkeit. f.364

Ndërsa tek qeniet e diferencuara kaq fort, si ju dhe unë, ambicia e lëkurës kufizohet te gudulisja.

- Edhe në funksionin e ndajshtimit atij mund t’i përgjigjet në shqipe pjesorja e eptuar ose

jo.

Settembrini, gekleidet wie immer, saβ gegen Ende des Festessens… am Tische der Vettern f. 399

Settembrini, i veshur / veshur si gjithnjë, ishte ulur nga fundi i drekës në tavolinën e kushurinjve.

Und halb liegend, gegen die Lehnen ihrer Stühle zurückgeworfen, lachten sie so sehr. f.27

Gjysëm të shtrira, zmbrapsur në mbështetëset e karrigeve të tyre, ato qeshën aq fort.

- Pjesorja i përgjigjet Participit II edhe kur ai përdoret në marrëdhënie bashkërenditëse.

Sie saβ auf dem Sofa hinter dem runden Tisch, das Gesicht dem Spielzimmer zugewandt. f.120

Ajo ishte ulur në divanin pas tavolinës së rrumbullakët, me fytyrën kthyer nga dhoma e lojës.

(pjesore e paeptuar)

Sie lachte, indem sie nach Atem rang, erregt und gekitzelt von ihrer Beklemmung. f.422

Ajo qeshte dhe perpiqej të merrte frymë, e shqetësuar dhe e ngazmuar nga bllokimi. (pjesore e eptuar)

Page 199: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

185

- Pjesorja si formë korresponduese e Participit II në funksion adverbial

a) Kur participi përdoret si rrethanor kushti

Nichts würde uns, solche Bedingungen vorausgesetzt, vor dem Versinken in tiefste Unwissenheit

über den Zeitverlauf bewahren. f.744

Asgjë nuk do të na ruante nga zhytja në paditurinë më të thellë me kalimin e kohës, marrë

parasysh këto kushte.

b) Si rrethanor shkaku

Die Vettern taten sich mit ihm zusammen, Neigung im Herzen für den schlichten Dulder, der von

hohen Dingen gar nichts zu verstehen erklärte und, dies vorausgesandt ,überaus behaglich von

Gummischuhfabrikation erzählte. f. 496

Kushërinjtë bashkoheshin me të, me tendencën për të duruarin e thjeshtë, që thoshte se

s’kuptonte asgjë nga gjërat e larta dhe, këto të ditura më parë, tregonte shumë këndshëm mbi

fabrikimin e këpucëve të gomës.

Kushërinjtë bashkoheshin me të, me tendencën për të duruarin e thjeshtë, që thoshte se

s’kuptonte asgjë nga gjërat e larta dhe, ngaqë këto i dinte më parë, tregonte shumë këndshëm

mbi fabrikimin e këpucëve të gomës.

c) Si rrethanor kohe

Das erste Mal, als er dies Manöver ausgeführt, maβ sie ihn mit den Augen, wandte aber,

herangekommen, gleichgültig das Gesicht ab. f.203

Herën e parë që ai bëri këtë manovër ajo e mati me sy, por, ardhur aty pranë, ajo e ktheu fytyrën

me mospërfillje.

d) Si rrethanor mënyre

Er lag, die Knie hochgezogen. f.507

Ai u shtri me gjunjët ngritur lart.

Schräg angelehnt stand er. f.667

Ai qëndronte mbështetur pjerrët.

Page 200: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

186

Edhe në lidhjen folja kommen + Particip II , lidhje e cila funksionon kryesisht si rrethanor

mënyre Participi II gjen si formë korresponduese pjesoren.

Sie kam an dem Arm ihrer Nichte gestützt.

Ajo erdhi mbështetur në krahun e mbesës së saj.

- Pjesorja si gjegjëse e Participit II në funksion kallëzuesor

Participi II rrallëherë del edhe në funksion kallëzuesor, përdorim në të cilin ai gjen si përgjegjëse

pjesoren me ose pa nyjë të përparme.

Er fand das Buch auf der Treppe geworfen.

E gjeti librin hedhur në shkallë.

- Pjesorja si gjegjëse e Participit II të pavarur

Kur Participi II përdoret i pavarur mund të ketë si formë përgjegjëse në shqip pjesoren.

Verronen, verflogen, enteilt. f. 226

Shteruar, ikur, fluturuar.

Erledigt. f. 776

Kryer. /Mbaruar

Participi II është shpesh pjesë e fjalive participale, të cilat kanë si ekuivalente në shqip shprehjet

e ngurtësuara si : e thënë shkurt, e thënë qartë të cilat gjithashtu kanë si bazë pjesoren.

Allgemein gesprochen, schien der weibliche Teil weniger gefährdet. f.784

E thënë në përgjithësi, pjesa femërore dukej më pak e rrezikuar.

Page 201: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

187

Mbiemri si gjegjës i Participit II

Një formë tjetër korresponduese e Participit II në shqipe është edhe mbiemri. Ai i përgjigjet

Participit II kur ky përdoret në funksionin e atributit ose të ndajshtimit.

Sifjalia përcaktore si gjegjëse e Participit II

Sifjalia e nënrenditur përcaktore i përgjigjet Participit II në funksion atributiv.

Dann war ihm die mitgenommene Kohlsuppe ausgelaufen. F.429

Pastaj i ishte derdhur supa me lakra që kishte marrë me vete.

Ajo mund t’i përgjigjet Participit II edhe kur ai ndodhet në funksionin e ndajshtimit

Im Kampf um den Schnelligkeitspreis arbeiteten sich sechs junge Männer verschiedener

Nationalitäten, gebückt, die Hände auf dem Rücken. f.434

Në luftë për çmimin e shpejtësisë ndodheshin gjashtë burra të rinj të kombësive të ndryshme, që

ishin përkulur dhe duart i kishin në shpinë.

Sifjalitë e nënrenditura rrethanore si gjegjëse të Participit II

Kur Participi II përdoret në funksion adverbial ai mund të ketë si formë korresponduese në

shqipen standarde fjali të nënrenditura rrethanore:

a) Kushtore

Zuweilen sei es eine Droge, die, in die Blutbahn gebracht, aufs allerschnellste den Tod

herbeiführe. f.795

Nganjëherë është ndonjë drogë, e cila, nëse hyn në rrugët e gjakut sjell vdekjen më të shpejtë.

b) Shkakore

Hans Castorp, geschmeichelt von so viel Neckerei, glaubte bescheiden ablehnen zu müssen.

f.240

Hans Kastorpi, ngaqë ishte joshur nga kaq shumë ngacmime, besonte se duhej të refuzonte me

modesti.

Page 202: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

188

c) Kohore

Das erste Mal, als er dies Manöver ausgeführt, maβ sie ihn mit den Augen, wandte aber,

herangekommen, gleichgültig das Gesicht ab. f.203

Herën e parë që ai bëri këtë manovër ajo e mati me sy, por, kur erdhi aty pranë, ajo e ktheu

fytyrën me mospërfillje.

d) lejore

Was es den weiter auf sich gehabt habe mit diesem höfischen Laureatus… dessen Seele, wenn er

eine gehabt habe, jedenfalls aus zweiter hand gewesen f.711

Se çfarë do ndodhte më pas me këtë laureate të sjellshëm … shpirti i të cilit, nëse do të kishte

pasur një, edhe pse kishte qenë i dorës së dytë.

Gerundi i kohës si gjegjës i Participit II

Kur Participi II përdoret si rrethanor kohe mund të ketë si formë korresponduese në shqipen

standarde gerundin e kohës me parafjalën me .

Hierher gekommen, war er sich doch wohl bewuβt, auf fremdem Boden zu operieren. f.593

Me të ardhur këtu, ai ishte i vetëdijshëm se po vepronte në territor të huaj.

Përcjellorja si gjegjëse e Participit II

Pur Participi II përdoret i lidhur me foljen kommen mund të ketë si gjegjëse në shqipen standarde

përcjelloren.

Die Kinder kamen gelaufen.

Fëmijët erdhën duke vrapuar.

Folja në mënyrën dëftore si gjegjëse e Participit II.

Kur Participi II përdoret i pavarur mund të ketë si formë përgjegjëse në shqip edhe një folje në

dëftore.

Fein geschlafen? f.594

Fjete mirë?

Page 203: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

189

Erledigt. f. 776

U krye. /Mbaroi./ U kry (geg.)

III.4 Gerundivumi dhe gjegjëset e tij në shqipe

Forma tjetër e pashtjelluar e gjermanishtes, Gerundivumi, del më shpesh në funksion atributiv

dhe në raste të rralla del edhe në funksion predikativ, adverbial ose si ndajshtim.

Në funksionin atributiv atij i përgjigjet një sifjali e nënrenditur përcaktore.

Die zu ziehende Schluβfolgerung? F.873

Përfundimi që duhet nxjerrë?

Në funksionin predikativ është gerundi me parafjalën për gjegjësi i gerundivumit. Ndërsa në

funksion adverbial ose ndajshtimor i përgjigjet një sifjali përcaktore ose gerundi me për.

Sie wettete um Küsse, zu gebende und zu nehmende. f.409 (ndajshtim)

Ajo vinte bast për puthje, që duheshin dhënë dhe duheshin marrë . / që ishin për t’u dhënë e për

t’u marrë

Page 204: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

190

III. 5 Gjegjëset e formave të pashtjelluara të shqipes standarde në gjuhën e sotme

gjermane

Gjetja e gjegjëseve në gjuhën shqipe e formave të pashtjelluara të gjermanishtes së sotme është

objekti qëndror i punimit tonë, por në këtë paragraf do të paraqesim shkurtimisht se cilat forma

të pashtjelluara apo mjete të tjera gjuhësore i përgjigjen formave të pashtjelluara të shqipes në

gjermanisht.

- Në të dyja gjuhët gjejmë të përbashkët një formë të pashtjelluar, pjesoren e së shkuarës. Në

shqip ajo del në dy trajta, me eptim të përparmë dhe pa eptim, ndërsa në gjermanisht ka vetëm

një formë. Të dyja format, si pjesorja e shkuar e shqipes, edhe ajo e gjermanishtes (Participi II),

ngjasojnë në përdorim, në funksionin formëformues dhe në funksionet e tyre sintaksore dhe si

rrjedhojë zëvendësojnë shumë mirë njëra tjetrën nga njëra gjuhë në tjetrën.

Ajo që i dallon është përdorimi rrethanor i Participit II, përdorim të cilin pjesorja e shqipes nuk e

ka.

Zuweilen sei es eine Droge, die, in die Blutbahn gebracht, aufs allerschnellste den Tod

herbeiführe. f.795 (rrethanor kushti)

Nganjëherë është ndonjë drogë, e cila, futur në rrugët e gjakut sjell vdekjen më të shpejtë.

Lart hëna, rrethuar me një lëmë zjarri dhe një unazë ylberi. (J. Xoxa, Juga e bardhë, 155)

Da oben der Mond, von einem Feuerkreis und einem Regenbogenring umlagert.

Krahas Participit II, pjesorja e shqipes mbulohet në ndonjë funksion edhe nga Participin I i

gjermanishtes.

Nga ai ka mbetur vetëm feneri varur në degë të kumbullës. (J.Xoxa, Juga e bardhë , 272)

Von ihm ist nur die Laterne geblieben, auf einem Pflaumenast hängend.

Kur pjesorja është pjesë e kallëzuesit foljor modal, ajo ka si gjegjëse në gjermanisht formën e

pashtjelluar të Infinitivit. Kështu në shembujt e mëposhtëm shohim që pjesorja e shqipes luan

rolin e Infinitivit të gjuhëve indoeuropiane. Por në këtë funksion pjesorja e shqipes interpretohet

si ish paskajore.

Teksti duhet lexuar.

Den Text soll man lesen.

Page 205: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

191

Po puna qëndron pikërisht te goditja. Si duhet goditur dhe ku duhet goditur. (I. Kadare,

Kështjella, 111)

Es geht ja um den Schlag. Wie und wo man schlagen soll.

- Formën tjetër të pashtjelluar të shqipes , përcjelloren ( me dy trajtat e saj , pohore dhe

mohore) gjermanishtja nuk e ka. Si forma korrespuenduese të përcjellores pohore gjejmë në

gjermanisht Participin I, i cili luan pothuajse të gjitha funksionet që luan edhe përcjellorja pohore

e shqipes.

Interpretimi dhe klasifikimi i përcjellores së shqipes, si edhe zherundivi i frëngjishtes, italishtes, i

spanjishtes, i rusishtes etj.si një formë e veçantë e pashtjelluar dhe jo si Particip është shumë i

përshtatshëm, sepse ajo (përcjellorja) gërsheton tipare foljore e ndajfoljore.318

Ajo buzëqeshi duke ngritur supet. (Kadare, Prilli i thyer, 238)

Sie lächelte achselzuckend.

Duke shkundur thërrimet, u kujtua e i foli bujtinarit. (T. Laço, Pushimet e Kolonelit, 89)

Das Gekrümel fegend, fiel ihm ein, dem Wirten zu sprechen

Gjegjëse tjetër e përcjellores së shqipes në gjermanisht është edhe sifjalia e varur përcaktore.

Këtë formë korresponduese përcjellorja e ka veçanërisht kur ndodhet në funksion përcaktor, apo

si ndajshtim.

Një spinë, duke u futur në prizë, siguron një komunikim. (E. Tupja, Kur dhimbja..., 57)

Ein Stecker, der in einer Steckdose gesteckt wird, gewährleistet eine Komunikation

Në funksion rrethanor ajo mund të gjejë si korresponduese në gjermanisht edhe sifjali të varura

rrethanore.

Meropi na kishte thënë se Ana kishte qarë me gëlltitje duke hipur mbi kalë. (Z. Çela, Gjaku i

dallëndyshes, 145)

Meropi hatte uns erzählt, dass Anna geschluchzt hatte, als sie aufs Pferd stieg.

318

Shih edhe Çelikun, Format e pashtjelluara, 2013

Page 206: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

192

Kështu qe shprehur ajo, duke qeshur, në mënyrë diplomatike. ( (F. Kongoli, Karuseli, 58)

So hatte sie sich ausgedrückt, indem sie diplomatisch lachte.

Shpejt është, - thashë duke u ngritur. (D. Agolli, Trëndafili, 211

Es ist früh,- habe ich gesagt, während ich aufstand.

U lodhëm duke të këshilluar. ( T. Keko, Loja, 79)

Wir sind müde, dir Ratschläge zu geben.

Përcjellorja pohore gjen si ekuivalente të saj në gjermanisht edhe emra me parafjalë.

Eja bëjmë një copë muhabet duke shëtitur, - tha ai. (I. Kadare, Kështjella,, 18)

Komm, wir reden eine Weile während des Spaziergangs.

Përcjellorja mohore ka si gjegjëse të saj në gjermanisht sifjalinë e varur mohore të lidhur me

lidhëzën ohne ... zu me përbërës kryesor Infinitivin.

Nuk ka kuptim ta bëj këtë pa pasur një shpresë.

Es ist sinnlos, das zu tun, ohne Hofnung zu haben.

Kush ishte në telefon?, pyeti ai duke i vështruar pa ngritur kokën. (D. Çuli, Ditët e Teutës, 11)

Wer war am Telefon?, fragte er, indem er sie sah, ohne den Kopf zu heben.

Një çast ne këmbyem shikime pa folur. (R. Pulaha, Rruga Budi 723, 50)

Einen Augenblick tauschten wir unsere Blicke, ohne ein Wort zu sagen.

Page 207: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

193

- Gjermanishtja nuk njeh as formën tjetër të pashtjelluar që ka shqipja, gerundin. Si forma

korresponduese të tij në gjemanisht gjejmë forma dhe mjete të tjera gjuhësore, kryesisht

Participin dhe Infinitivin, si dhe sifjalitë e varura.

Gerundit të rasës kallëzore me parafjalën për i përgjigjet në gjermanisht sifjalia e nënrenditur e

lidhur me lidhëzën um... zu, me përbërës kryesor Infinitivin. Këtë gjegjëse gerundi e gjen kur ai

përdoret në funksion rrethanor.

Tërë ata njerëz kishin ardhur për të parë ç’kishte shkruar vajza ime. (R.Pulaha, Rruga Budi

723, 276)

Alle jene Leute waren gekommen, um zu sehen, was meine Tochter geschrieben hatte.

Tani jam ulur për të drekuar. (R. Xhunga, Preja e një martese të lodhur, 22)

Jetzt bin ich am Tisch, um Mittag zu essen.

Në funksionin e tij përcaktor apo kundrinor ai gjen si gjegjëse në gjermanisht Infinitivin të

paraprirë nga pjesëza zu.

Dëshira për të ikur me të u bë e papërmbajtshme. (I.Kadare, Kush e solli Doruntinën, 148)

(geundi përcaktor)

Der Wunsch, mit ihm wegzugehen , wurde unwiderstehlich.

Më kanë thënë për të hyrë një vit në kurs. (R.Pulaha, Rruga Budi 723, 331) (gerundi kundrinor)

Man hat mir gesagt, ein Jahr lang einen Kurs zu besuchen.

Gerundit me parafjalën me i përgjigjet në gjermanisht sifjalia e varur kohore e lidhur me

lidhëzën kohore sobald (sapo).

Me të parë gjeneralin, ai mbeti për një çast. (S. Këlliçi, Atentat në Paris, 31)

Sobald er den General merkte, bleib er eine Weile stehen.

Page 208: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

194

Me të heshtur ai, rreth e qark meje bëhet një si dritë e zezë. (E. Tupja, Kur dhimbja premton

dashuri, 23)

Sobald er schweigt, kommt ein schwarzes Licht um mich herum.

Atij mund t’i përgjigjet në gjermanisht edhe forma e pashtjelluar e Participit II.

Me t’u vendosur në hotel, shkova në apartamemtin e gjeneralit (S. Këlliçi, Atentat në Paris, 142)

Im Hotel angekommen, ging ich ins Zimmer des Generals.

Me të arritur në qytet, ne zbritnim nga mikrobusi. (D. Agolli, Trëndafili në gotë, 46)

In der Stadt angekommen, stiegen wir aus dem Mikrobus aus.

Gerundi i rasës rrjedhore ka formë ekuivalente të tij në gjermanisht Infinitivin ose një folje në

lidhore. Infinitivi i përgjigjet atij kur ai është pjesë e kallëzuesit aspektor (pushoi së rëni borë).

Në gjermanisht këtij kallëzuesi i përgjigjet po një kallëzues i ndërtuar me folje aspektore +

Infinitiv. (hörte zu schneien auf)

Papritur filloi së bërtituri me zë të lartë.

Plötzlich begann er laut zu schreien.

Derisa Vani mbaroi së ngrëni Sefa nuk i foli asnjë fjalë. (Dh. Xhuvani, E nesërmja e një

gruaje,130 )

Bis Van zu essen aufhörte, sprach Sefa ihm kein Wort.

Gerundit të rasës rrjedhore mund t’i përgjigjet edhe një folje në dëftore në gjuhën gjermane.

Qenë shkulur së qeshuri atë natë dimri. (S. Spasse, O sot, o kurrë, 243)

Sie hatten an jener winterlichen Nacht tot gelacht.

Kur kishin mbaruar së ngrëni, shikon të hyjë bariu me një lëkurë qengji ndër duar. ( J. Xoxa,

Juga e bardhë, 58)

Als sie mit dem Essen fertig waren, sah er den Hirten mit einem Lammleder in den Händen

reinkommen.

Page 209: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

195

III.6 Denduria e përdorimit të formave të pashtjelluara në gjermanisht dhe në shqip,

shoqëruar me statistika.

Interes paraqet edhe krahasimi i dendurisë së përdorimit të formave pashtjelluara të

gjermanishtes dhe të shqipes. Për këtë analizuam korpusin e vjelë nga romani „Mali Magjik“ i

shkrimtarit Tomas Man, roman i cili, siç e kemi theksuar në fillim të punimit, është përkthyer në

gjuhën shqipe në vitin 2009 nga autori Afrim Koçi. Si në korpusin gjermanisht , edhe në atë

shqip kemi studiuar se sa forma të pashtjelluara janë përdorur gjithsej, cilat prej tyre shfaqen më

shpesh, si dhe në cilin funksion sintaksor dalin më shpesh ato.

Korpusi i variantit gjermanisht arrin një numër prej 4000 formash të pashtjelluara, ndërsa në

përkthimin e tij në gjuhën shqipe gjejmë rreth 3000 të tilla.

Forma e pashtjelluar që haset më dendur në gjuhën gjermane është Infinitivi, rreth 3000 raste,

ndërsa në gjuhën shqipe forma e pashtjelluar që përdoret më dendur është përcjellorja, e cila del

në 1458 raste, ndër të cilat 1211 janë përcjellore pohore dhe 287 përcjellore mohore Participi I

dhe Participi II i gjermanishtes shfaqen përkatësisht në 700 dhe 200 raste. Gerundivumi del në

rreth 20 raste që siç shihet është forma më pak e përdorur në gjuhën gjermane.

Gerundi i shqipes del në rreth 1100 raste. Pjesorja del në rreth 220 raste. Këto të dhëna

pasqyrohen edhe në dy grafikët e mëposhtëm.

Page 210: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

196

Grafiku 1 . Denduria e përdorimit të formave të pashtjelluara të foljes në gjermanisht

Siç mund ta shohim edhe nga grafiku, aksi horizontal tregon formën e pashtjelluar, ndërsa ai vertikal

numrin e shfaqjes së secilës formë. Infinitivi është forma më e hasur, pas saj vjen Participi I. Më pak është

hasur Participi II dhe shumë rrallë Gerundivumi.

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Infinitivi Participi I Participi II Gerundivumi

Page 211: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

197

Grafiku 2. Denduria e formave të pashtjelluara të shqipes standarde.

Në grafikun e mësipërm shohim që forma më shpesh e hasur është përcjellorja (pohore dhe

mohore). Po thuajse në të njëjtat shifra me përcjelloren pohore haset gerundi, më pak hasen

përcjellorja mohore dhe pjesorja.

Për dendurinë e përdorimit të formave të pashtjelluara sipas funksionit sintaksor, mund të jepen

këto të dhëna:

Infinitivi i gjermanishtes si një formë e pashtjelluar tepër aktive del më shpesh në funksionin si

pjesë e kallëzuesit, funksion në të cilin ai del në rreth 2000 raste ose në 67% të rasteve të gjetura

me Infinitiv. Ky funksion ndiqet nga ai i rrethanorit me 500 raste ose 17 %. Si atribut dhe

kundrinor ai del në rreth 200 raste për secilin funksion, ose me nga 6%. Në rreth 100 raste , në

3.5 %, Infinitivi del në funksionin e kryefjalës dhe në 20 raste, 0.5 % del i pavarur. Grafiku 3 e

tregon këtë me përqindje. Në grafikun 4 të dhënat paraqiten me shifra.

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

Përcjellore pohore Pëcjellore mohore Gerundi Pjesore

Page 212: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

198

Grafiku 3 Përqindjet sipas përdorimit të Infinitivit të gjermanishtes në funksione të ndryshme

Grafiku 4 Shpërndarja me shifra sipas përdorimit të Infinitivit të gjermanishtes në funksione të

ndryshme.

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Pjesë e kallëzuesit

Rrethanor Atribut Kundrinor Kryefjalë I pavarur

0

500

1000

1500

2000

2500

Pjesë e kallëzuesit

Rrethanor Atribut Kundrinor Kryefjalë I pavarur

Page 213: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

199

Ndërkohë Participi I del më shpesh në funksionet e tij si atribut dhe si rrethanor, ku shfaqet në

rreth 300 raste për secilin funksion ose me nga 43 %. Si ndajshtim ai del në 40 raste, ose në 6 % ,

në funksion predikativ dhe në marrëdhënie bashkërenditëse ai shfaqet në 30 raste secili ose me

nga 4% . Grafiku 5 e paraqet në përqindje, ndërsa 6 me shifra.

Grafiku 5 Shpërndarja në përqindje e përdorimit të Participit I në funksione të ndryshme

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

50

Atribut Rrethanor Ndajshtim Predikativ Kallëzues dytësor

Page 214: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

200

Grafiku 6. Shpërndarja me shifra e përdorimit të Participit I në funksione të ndryshme

Participi II është formë e pashtjelluar që nuk haset aq shpesh sa Infinitivi dhe Participi I. Siç e

theksuam më lart, ai del në afro 200 raste nga të cilët 100 janë raste kur ai shfaqet si atribut,ose e

shprehur me përqindje në 50% të rasteve del si atribut, në 50 raste, apo në 25 % ai del si

rrethanor, rreth 15 raste apo 7.5% shfaqet si ndajshtim, në 10 raste apo 5% del në funksion

predikativ dhe në 10 raste të tjera apo në 5 % del në marrëdhënie bashkërenditëse. Si i pavarur

Participi II del në 15 raste, ose në 7.5%. Ja si paraqitet në përqindje në grafikun 7 dhe me shifra

në grafikun 8.

0

50

100

150

200

250

300

350

Atribut Rrethanor Ndajshtim Predikativ Kallëzues dytësor

Page 215: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

201

Grafiku 7. Përqindjet sipas përdorimit të Participit II në funksione të ndryshme.

Grafiku 8. Shpërndarja në shifra e përdorimit të Participit II në funksione të ndryshme.

0

10

20

30

40

50

60

0

20

40

60

80

100

120

Page 216: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

202

PËRFUNDIME

§ Të përgjithshme

1.Format e pashtjelluara të foljes janë kategori gjuhësore të cilat gërshetojnë karakteristikat e

foljes me ato të një pjese tjetër të ligjëratës: emër, mbiemër a ndajfolje.

Gërshetimi i karakteristikave është zakonisht dyanësor dmth. i foljes dhe i emrit, i foljes dhe

mbiemrit, apo i foljes dhe ndajfoljes. Ndonjëherë gërshetimi i karakteristikave mund të jetë i

trefishtë: i foljes, mbiemrit e ndajfoljes. Ky gërshetim është kompleks dhe bëhet i qartë

nëpërmjet tipareve morfo - sintaksore dhe funksioneve sintaksore të formave të pashtjelluara.

Funksionet sintaksore dhe treguesit morfologjikë janë baza mbi të cilën bëhet dallimi i formave

të pashtjelluara nga njëra – tjetra. Po kështu bëhet edhe kategorizimi i tyre.

Mbështetur në këtë sistem morfosintaksor gjuha e sotme gjermane dhe ajo shqipe standarde

njohin këto forma të pashtjelluara:

Gjuha e sotme gjermane njeh: Infinitivin, Participin I, Participin II dhe Gerundivumin. Shqipja

standarde njeh gerundin, përcjelloren (pohore dhe mohore) dhe pjesoren. Shqipja standarde nuk

zotëron infinitiv të mirëfilltë, por dialekti verior i shqipes, gegërishtja, zotëron një infinitiv të

tillë. Në shqipen standarde një sistem i tërë mjetesh zëvendëson infinitivin, si: mënyra lidhore,

gerundi, emri foljor. Në shqipen standarde po lind një infinitiv i ri (për + gerund). Shqipja ka një

pjesore pak të përdorshme, por një përcjellore me dy trajta, shumë funksionale. Shumëfunksional

është edhe gerundi i shqipes. Gjuha gjermane ka një Infinitiv e Particip shumë funksionalë.

Midis formave të pashtjelluara të secilës gjuhë gjejmë mjaft të veçanta dhe të përbashkëta.

Format e pashtjelluara të foljes nuk i zotërojnë kategoritë foljore të vetës, numrit e mënyrës siç i

kanë foljet e shtjelluara, por sidoqoftë janë pjesë e sistemit foljor dhe kanë të përbashkët me

foljet e shtjelluara karakteristikën e shprehjes së veprimit si proces, ndryshojnë formë sipas

kategorive diatezore e kohore, mund të marrin kundrinorë të drejtë, plotësohen me ndajfolje etj.

Format e pashtjelluara e ruajnë valencën e foljes nga e cila vijnë duke u zgjeruar me gjymtyrë të

tjera.

Këtyre karakteristikave foljore u shtohen karakteristikat e pjesëve të tjera të ligjëratës me të

cilat ndërthuren. Kështu për gjuhën gjermane mund të themi që Infinitivi ndërthur tipare foljore e

emërore e ndonjëherë edhe ndajfoljore, Participi I tipare foljore, mbiemërore e ndajfoljore,

Participi II gjithashtu ndërthur tipare foljore, mbiemërore e ndajfoljore.

Page 217: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

203

Në gjuhën shqipe gerundi gërsheton tipare foljore e emërore si edhe ndajfoljore. Përcjellorja

gërsheton tipare foljore e ndajfoljore. Pjesorja gërsheton tipare të foljes e të mbiemrit. Tiparet që

gërshetohen te format e pashtjelluara shprehen qartë edhe në funksionet e tyre sintaksore.

Funksionet sintaksore në të cilat dalin format e pashtjelluara të gjuhës gjermane janë:

Infinitivi del në funksion kryefjalor, si pjesë e kallëzuesit, si përcaktor, kundrinor e rrethanor.

Participi I del si përcaktor, ndajshtim, rrethanor, kallëzues dytësor.

Participi II del në të njëjtat funksione si Participi I.

Në shqipe format e pashtjelluara dalin në funksionet e mëposhtme:

Gerundi del në funksion përcaktor, kundrinor, rrethanor (trajta e kallëzores) dhe pjesë e

kallëzuesit, rrethanor trajta e rrjedhores. Përcjellorja del në funksion rrethanor, kallëzues dytësor

dhe përcaktor, ndërsa pjesorja del si përcaktor i veçuar ose i paveçuar.

2. Participi II i gjermanishtes është forma e pashtjelluar e cila afron më shumë me pjesoren e

shqipes. Të dyja format (si participi edhe pjesorja) shërbejnë për të formuar kohët e përbëra të së

shkuarës. Të dyja format funksionojnë si përcaktorë të veçuar ose jo, si edhe marrin tipare

gramatikore të emrit të cilit i referohen.

Të dyja format zgjerohen me gjymtyrë të tjera dhe e ruajnë valencën e foljes nga e cila vijne.

Kështu ato formojnë ndërtime participale (në gjermanisht) dhe ndërtime me pjesore ( në shqipe).

Si Participi II edhe pjesorja e shqipes mund të kthehen në mbiemra, ose edhe në pjesë të tjera të

ligjëratës si ndajfolje apo parafjalë.

Në të dyja gjuhët, si në gjermanisht edhe në shqip ka mendime dhe qëndrime të ndryshme në

lidhje me klasifikimin e Participit II në gjermanisht dhe pjesores në shqipen standarde.

Diskutohet nëse duhen klasifikuar te format e pashtjelluara apo si mbiemra. Nëse këto dy forma

ruajnë tiparet foljore dhe funksionojnë si të tilla, janë forma të pashtjelluara të foljes. Kur i

humbasin tiparet foljore e pësojnë ndryshime semantike, ato kthehen në mbiemra.

3 .Participi I i gjermanishtes afron me përcjelloren pohore të shqipes dhe me emrat e mbiemrat

me prapashtesën – të shqipes.

Te të dyja këto forma janë të gërshetuara karakteristika të foljes e të ndajfoljes. Te Participi I i

gjermanishtes gjejmë edhe ndërthurjen e tipareve mbiemërore, krahas atyre foljoe e ndajfoljore.

Përcjellorja e shqipes, e cila shfaqet në dy trajta, pohore dhe nohore, shpreh një veprim dytësor

që shoqëron veprimin kryesor. Ky veprim herë karakterizon veprimin kryesor, herë vetëm e

bashkëshoqëron atë. Këto karakteristika i gjejmë edhe te Participi I i gjermanishtes dhe kjo e

Page 218: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

204

përbashkët e tyre është e dukshme edhe në afrinë e këtyre dy formave në funksionet sintaksore,

duke vepruar të dyja si rrethanorë, si përcaktorë dhe si kallëzues dytësorë.

Të dyja këto forma e ruajnë valencën e foljes nga e cila vijnë. Ato zgjerohen më tej me gjymtyrë

të tjera, duke formuar ndërtimet participale në gjermanisht dhe ato me përcjellore në shqip.

Participi I dhe përcjellorja pohore kanë si forma konkuruese sifjali të nënrenditura, që shprehin

marrëdhënie kohore, mënyrore, shkaku, kushti, lejimi. Kur hyjnë në marrëdhënie përcaktore

Participi I dhe përcjellorja janë sinonimike me një sifjali përcaktore. Kur dalin në funksionin e

kallëzuesit dytësor ato kanë si forma konkurruese sifjali kryesore të bashkërenditura.

Participi I dhe përcjellorja përafrojnë edhe në topikën e tyre, kur kryejnë funksion rrethanor. Ato

mund të vendosen në fillim, mes ose në fund të fjalisë. Ndërsa në funksione të tjera secila gjuhë

ka karakteristikat e veta. Kështu, Participi I si përcaktor vendoset gjithnjë para fjalës që

përcakton, midis saj dhe nyjes, ndërsa përcjellorja përcaktore zakonisht del pas fjalës së

përcaktuar, por mund të dalë edhe para saj.

4. Infinitivi i gjermanishtes nuk ka një formë të pashtjelluar në shqipe standarde me të cilën të

ketë përafri siç kanë Participi II pjesoren dhe Participi I përcjelloren. Nga format e pashtjelluara

të shqipes mund të dalë si gjegjës i Infinitivit gerundi me parafjalën për, por jo në të gjitha

funksionet sintaksore.

Mjeti gjuhësor që del si gjegjëse e Infinitivit të gjermanishtes pothuaj në të gjitha funksionet e tij

është mënyra lidhore e shqipes, edhe për faktin se lidhorja zëvendëson gjerësisht në shqipe

formën e pashtjelluar paskajore. Lidhorja e shqipes përdoret në kuptim të përgjithësuar në trajtën

e vetës së dytë njëjës duke iu afruar semantikisht Infinitivit.

Infinitivi ka si gjegjëse në shqip edhe sifjalitë e varura rrethanore e përcaktore e në disa

përdorime edhe pjesoren dhe emrin foljor prapashtesor dhe emrin foljor asnjanës.

Infinitivi i gjermanishtes del në shumë funksione sintaksore. Funksionet karakteristike të tij janë

funksioni i kryefjalës, i kundrinorit, si pjesë e kallëzuesit, në ndërtimet AcI, në përdorim të

mëvetësishëm si fjali njëkryepërbërëse foljore. Funksione të tjera të tij janë ai i rrethanorit dhe i

përcaktorit.

Page 219: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

205

§ Dallime midis formave të pashtjelluara të gjermanishtes dhe shqipes.

Shqipja ka tri forma të pashtjelluara me nga dy trajta:

trajta e kallëzores (të punuar)

1.gerundin

trajta e rrjedhores (së punuari)

pohore (duke punuar)

2.përcjelloren

mohore (pa punuar)

me mbaresëtë përparme ( i punuar)

3.pjesoren

pa mbaresë të përparme (punuar)

Gjermanishtja ka tri forma të pashtjelluara me nga një trajtë secila:

Infinitivin ( arbeiten / me punue ) , Participin I (arbeitend / duke punuar ) dhe Participin II

(gearbeitet / punuar)

Shqipja ka përcjelloren dhe gerundin, ndryshe nga gjermanishtja që nuk i njeh këto dy

forma.

Shqipja veriore (gegërishtja) ka paskajore analitike plotësisht të krahasueshme me

Page 220: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

206

Infinitivin e gjermanishtes (me punue / arbeiten). Por shqipja standarde nuk ka paskajore si

gjermanishtja dhe si gjuhët e tjera europiane. Paskajorja e gegërishtes kryen të gjitha funksionet

e paskajores së gjuhëve europiane si funksionin kryefjalor, si pjesë e kallëzuesit, si përcaktor,

rrethanor, e pavarur etj.

Ndërtimi për + gerund në disa funksione ka kaluar në paskajore të re, por po përjeton

një fazë të paqëndrueshme e nuk ka arritur plotësisht në Infinitiv. Kështu, ai nuk përdoret

normalisht në funksion kryefjalor, i cili shihet si një nga funksionet themelore të paskajores, apo

në funksionin e një fjalie të mëvetësishme.

Shqipja përdor mënyrën lidhore me kuptim të përgjithësuar (veta 2 njëjës) në vend të

disa funksioneve të Infinitivit si në rolin e kryefjalës, të kundrinorit, të paskajores së pavarur etj.

Edhe emrat foljorë prapashtesorë dhe emrat prejfoljorë asnjanës kryejnë shpesh funksionin e

paskajores në shqipen e sotme.

Shqipja ka një përcjellore shumë të përdorshme, madje me dy trajta: pohore dhe

mohore. Nga statistikat mbi dendurinë e përdorimit të formave të pashtjelluara në shqipen

standarde ajo del forma e pashtjelluar më shumë e përdorur. Të dyja trajtat e saj dalin në

funksione si: rrethanor, si kallëzues dytësor, përcaktor etj. Trajta pohore përdoret disa herë më

shumë se trajta mohore.

§ Të përbashkëta

Krahas ndryshimeve, dallimeve, të veçantave midis formave të pashtjelluara të shqipes dhe të

gjermanishtes ka pika të përbashkëta.

Si edhe në gjuhë të tjera, në gjermanisht e në shqipe format e pashtjelluara nuk kanë vetë, numër

e mënyrë.

Ato shprehin veprim si proces.

Ato ruajnë valencën e foljes nga e cila vijnë dhe mund të marrin pas tyre gjymtyrë të tjera. Në të

dyja gjuhët ato mund të dalin të thjeshta ose të zgjeruara me gjymtyrë të tjera. Ato formojnë

ndërtime participale në të dyja gjuhët.

Format e pashtjelluara të gjermanishtes e të shqipes kanë kohë relative.

Page 221: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

207

Disa nga format e pashtjelluara kanë forma diatezore.

Infinitivi i gjermanishtes është i ngjashëm me paskajoren e gegërishtes në të gjitha funksionet e

saj.

Format e pashtjelluara dhe ndërtimet me forma të pashtjelluara kryejnë funksione të ndryshme

sintaksore, disa prej të cilave janë karakteristike për secilën prej tyre.

Ato kanë ndërtime sinonimike sifjali të nënrenditura përcaktore, rrethanore, kryefjalore e

kundrinore.

§ Të veçanta

1.Në të dyja gjuhët shfaqen dukuri të veçanta, karakteristike për secilën gjuhë. Kështu, gjuha

gjermane zotëron një infinitiv shumëfunksional ndërkohë që shqipja standarde nuk e ka këtë

formë.

2.Gjermanishtja ka një pjesore shumë të zhvilluar, ndërsa shqipja ka një pjesore mbeturinore.

Pjesorja e gjermanishtes kryen funksione të ndryshme si përcaktor, rrethanor, ndërkohë që

pjesorja e shqipes nuk e njeh funksionin rrethanor.

3.Gjithashtu gjermanishtja ka të veçantë formën e pashtjelluar të pjesores të së tashmes

(Participin I), formë të cilën shqipja nuk e njeh.

4.Gjuha shqipe njeh dy forma të pashtjelluara, të gerundit dhe të përcjellores, të cilat i përdor

gjerësisht; këto forma mungojnë në gjermanisht. Shqipja ka edhe përcjelloren mohore, trajtë

paralele me përcjelloren pohore; kjo trajtë nuk gjendet as në gjermanisht, as në gjuhë të tjera

europiane.

5.Një tjetër e veçantë e shqipes është funksioni plotësues (kompensues) i mënyrës lidhore dhe i

gerundit për paskajoren. Shqipja standarde paskajoren dhe funksionet e saj i kompenson me

lidhoren dhe gerundin. Edhe funksionet e Infinitivit të gjermanishtes jepen në shqipe kryesisht

nëpërmjet këtyre dy mjeteve gjuhësore.

6.Topika e formave të pashtjelluara në të dyja gjuhët ka veçantitë e saj. Kështu në gjermanisht

vendi i formave të pashtjelluara në disa funksione është i përcaktuar qartë, ndërkohë që në

funksione të tjera është më i lirë.

Në gjuhën shqipe rendi i tyre është kryesisht i lirë.

Page 222: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

208

§ Dy çështje problemore

1.Pjesorja me mbaresë të përparme e shqipes është e krahasueshme me pjesoren e gjermanishtes

dhe mund të pranohet si trajtë me eptim të përparmë e pjesores në shqipe e ngjashme me pjesoret

eptimore (flektive) të gjermanishtes.

Pjesorja me mbaresë të përparme shihet nga disa gjuhëtarë si mbiemër. I pari që e sheh atë si

trajtë të pjesores së shqipes është M.Çeliku, qëndrim të cilin e kemi pranuar dhe zbatuar edhe në

këtë punim. Çeliku shprehet se nëse kjo trajtë ruan karakteristikat foljore ajo mbetet formë e

pashtjelluar dhe nëse i humbet ato kthehet në mbiemër.

Një problem i tillë diskutohet edhe në gjuhësinë gjermane, ku studiuesit janë ndarë në mendime.

Disa e quajnë pjesoren e së shkuarës të gjermanishtes mbiemër dhe nuk e përfshijnë më në

klasën e foljeve, të tjerë paraqesin mendimin se pjesorja mund të kalojë në mbiemër vetëm kur i

humbet tiparet foljore dhe pëson ndryshime semantikore. Në të kundërt ajo mbetet pjesore.

Çështja e pjesores me eptim të përparmë e shqipes mbetet ende në diskutim dhe kërkon zgjidhje

dhe ne jemi të mendimit që përqasja e saj me pjesoren e së shkuarës të gjuhëve të tjera, në rastin

tonë të gjermanishtes do të ndihmonte në përcaktimin përfundimtar të saj si pjesore duke e

dalluar nga mbiemri pikërisht kur ajo të ketë pësuar ndryshime të tipareve semantike.

2.Problemi i statusit funksional si kallëzues apo si gjymtyrë i formave të pashtjelluara, si edhe

funksioni fjalior i tyre.

Një tjetër problem që diskutohet ende dhe kërkon zgjidhje është edhe ai i statusit funksional të

formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe në lidhje me funksionin e tyre në fjali. A e

kryejnë format e pashtjelluara funksionin e kallëzuesit. A kanë ato edhe funksion fjalior. Apo

duhet të shihen si gjymtyrë fjalie?

Page 223: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

209

BIBLIOGRAFIA

Admoni .G. Wladimir, 1966, Der deutsche Sprachbau, Leningrad

Akademia e Shkencave , 1976, Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II, Tiranë

Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe, I, II, Tiranë, 2002

Agalliu Fatmir, 1972, Pjesorja në gjuhën shqipe, SF, 2, Tiranë.

Agalliu Fatmir, 1983, Ç’është tema e eptimit?, Gjuha jonë, 2, Tiranë

Agalliu F, 1983, Vëzhgime mbi formën gramatikore pa+ pjesore, SF 3, Tiranë

Agalliu F., 1988, Mënyra lidhore në gjuhën shqipe, në Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme

shqipe. Tiranë

Askedal John Ole., 1988, Über den Infinitiv als Subjekt im Deutschen, në Zeitschrift für

germanistische Linguistik nr.16, Berlin

Badallaj Imri, 2012, Infinitivi në gjuhën shqipe dhe serbe, Akademia e Shkencave dhe e

Arteve të Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtinë.

Baudot Daniel, 1994, Die Rolle von Ko- und Kontext in der Interpretation der Aspektualität der

formal ambigen Partizip II – Gruppe, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Bausewein Karin,1990, Akkusativobjekt,Akkusativobjektsätze und Objektprädikate im

Deutschen: Untersuchungen zu ihrer Syntax und Semantik, Tübingen,

Bech Gunnar,1955, Studium über das deutsche Verbum infinitum,Tübingen,

Bech Gunnar, 1957, Studien über das deutsche verbum infinitum, Kopenhagen

Behagel Otto,1924, Deutsche Syntax, Heidelberg

Behr Irmtraud, 1994, Können selbständige Partizipialsätze ein Subjekt haben? në Bresson D. /

Dalmas M. Partizip und partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Brinkmann Hennig , 1971, Die deutsche Sprache. Gestalt und Leistung, Düsseldorf

Budde E. H., 1955, Studien zum Partizip, në Muttersprache

Page 224: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

210

Buchholz Oda / Fiedler Wienfried, 1987, Albanische Grammatik, Leipzig

Bungarten Theo, 1976, Präsentische Partizipialkonstruktionen in der deutschen

gegenwartssprache, Düsseldorf

Buscha Joachim / Zoch Irenne , 1992, Der Infinitiv, Leipzig

Cipo Kostaq, 1949, Gramatika shqipe, Mihal Duri, Tiranë.

Cipo Kostaq, 1952, Sintaksa, Mihal Duri, Tiranë.

Conzelmann Jochen, 2011, Aspekte mittelhochdeutscher Literatur; Zur Einführung in die

mittelhochdeutsche Literatur und Sprache Teil II: Grammatik, Freiburg

Çeliku Mehmet , 2000, “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe” Tiranë

Çeliku Mehmet , 2012, “Sintaksë e gjuhës shqipe ( përbërësit sintaksorë), Vështrim i ri teorik,

Tiranë

Çeliku Mehmet, 2007, “Tekst ushtrimesh për sintaksën e shqipes standard (Pajisur me shënime

teorike dhe me modele të zgjidhura)” (botimi II,2008)

Çeliku Mehmet, 1984, Trajtat e përcjellores në gjuhën e sotme letrare shqipe, SF 2,

Tiranë.

Çeliku Mehmet, 1984, Kategorizimi i formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme

letrare shqipe (gerundi), SF 1, Tiranë.

Çeliku Mehmet, 1986, Kuptimet dhe përdorimet sintaksore të trajtës së tipit pa + punuar

në gjuhën e sotme letrare shqipe, SF, 3, Tiranë.

Çeliku Mehmet , 1988, Do të bëj dhe kam për të bërë në gjuhën e sotme letrare, Gjuha

Jonë, 1, Tiranë.

Çeliku Mehmet , 1989, Ndërtimet e tipit me të ardhur dhe një të ardhur, Gjuha Jonë, 2,

Tiranë.

Çeliku Mehmet , 1998, Togjet e tipit “me të pasur”, “me pasur” e “duk me pasur”

sinonimike me përcjelloren, SF 3-4, Tiranë.

Çeliku Mehmet ,2000, Rreth studimit të formave të pashtjelluara në rrafshin dialektor,

SF 3-4, Tiranë.

Çeliku Mehmet, Karapinjalli M., Stringa R., 2007, Gramatika praktike e gjuhës shqipe,

Ilar, Tiranë.

Page 225: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

211

Çeliku Mehmet, 2002, “Problemi i paskajores në shqipen standarde” në Konferencën në

Shkodër për nder të N.Joklit

Çeliku Mehmet, 2014, “Çështje të shqipes standarde”, Tiranë

Çeliku Mehmet, 1990, “Parafjalët foljore dhe disa çështje të formësimit të tyre”, në Gjuha jonë 4

Dallmann Sabine, 1985, Zur funktionalstilistischen Charakterisierung von

Infinitivkonstruktionen (në Germanistisches Jahrbuch DDR – UVR), Budapest

Demiraj Shaban, 1962, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, pjesa II, Mihal Duri,

Tiranë.

Demiraj Shaban, 1965, Forma gramatikore perifrastike për + emër foljor i gjinisë

asnjanëse në trajtë të pashquar, Konferenca e parë e studimeve albanologjike, Tiranë.

Demiraj Shaban, 1969, “Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me

pjesëmarjen e tyre”, SF 2 ,Tiranë

Demiraj Shaban, 1969, Rreth disa problemeve të paskajores në gjuhën shqipe, SF, 1,

Tiranë.

Demiraj Shaban, 1970, Rreth formave të së ardhmes në gjuhën shqipe, SF, 3, Tiranë.

Demiraj Shaban, 1970, Rreth ndajfoljëzimit të disa formave gramatikore dhe të disa

togjeve të tipit parafjalë + emër, SF, 3, Tiranë.

Demiraj Shaban, 1976, Morfologji historike e gjuhës shqipe, (pjesa II), Mihal Duri,

Tiranë.

Demiraj Shaban, 1986, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, “8 Nëntori”,Tiranë.

Demiraj Shaban, 1992, Gjuha letrare shqipe e njësuar dhe çështja e paskajores, Gjuha

jonë 3-4, Tiranë

Deutsche Akademie der Wissenschaften zu Berlin,1972, Skizze der deutschen Grammatik, Berlin

DITTMER, Arne ,1983 Über das Partizip I im Deutschen. In: Kopenhagener Beiträge für

Linguistik 21

Domi Mahir, 1952, Gramatika e gjuhës shqipe, pjesa e dytë, sintaksa, Tiranë.

Domi Mahir,1961, Morfologjia historike e shqipes, konspekt leksionesh, Tiranë

Dreyer Hilke / Schmitt Richard, 2000, Lehr-und Übungsbuch der deutschen Grammatik,

Ismaning

Duden, 1998, Die Grammatik, Mannheim

Page 226: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

212

DUDEN, 2001, Universalwörterbuch, Mannheim

Dupuy - Engelhardt Hiltraud, 1994, Das syntaktische Verhalten des zweiten Partizips. Ein

Beitrag zur lexikalischen Semantik. në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen

im Deutschen, Tübingen

Eisenberg Peter, 1989, Grundriβ der deutschen Grammatik, Stuttgart

Engel Ulrich, 1988, Deutsche Grammatik, Heidelberg

Engel Ulrich, 2004, Deutsche Grammatik, München

Engelhardt Hiltraud, 1969, Realisiertes und Nichtrealisiertes im System des deutschen Verbs.

Das syntaktische Verhalten des zweiten Partizips, Göppingen

Erben Johannes, 1980, Deutsche Grammatik, Ein Abriss, München

Faucher Eugène, 1994, Partizip oder Adjektiv? Partizip oder Infinitiv? Benennungs- und

Abgrenzungsfragen, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen,

Tübingen

Filipovic Nada, 1977, Die Partizipialkonstruktionen in der deutschen dichterischen Prosa von

heute. , Tübingen

Franco Vazquez Sandra Luz, 1985, Das deutsche Partizip I als nominales Determinans und

seine Übersetzung ins Spanische, Tübingen

Fries Norbert, 1983, Syntaktische und semantische Studien zum frei verwendeten Infinitiv: und zu

verwandten Erscheinungen im Deutschen, Tübingen

Gabinskij Mark A., 1967, “Vozniknovjenie infinitiva kak vtoriçnyj ballkanskij jazykovoj

procjes”, Leningrad

Grewendorf Günther, 1983, Reflexivierung in deutschen AcI- Konstruktionen – Kein

transformationsgrammatisches Dilemma mehr, Berlin

Grewendorf Günther, 1988, Aspekte der deutschen Syntax, Eine rektions – Bindungs – Analyse,

Tübingen

Gjinari Jorgji, 1968, Për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 4, Tiranë

Habermann Mechthild, 2001, Deutsche Fachtexte der frühen Neuzeit, Berlin

Haider Hubert, 1993, Deutsche Syntax – generative. Vorstudien zur Theorie einer projektiven

Grammatik. Tübingen

Page 227: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

213

Hall Karin / Scheiner Barbara, 2001, Übungsgramamtik für Fortgeschrittene, Ismaning

Hartung, Wolfdietrich, 1964, Die zusammengesetzten Sätze des Deutschen. Berlin

Helbig Gerhard, 1973, Zur Verwendung der Infinitiv-und Partizipialkonstruktionen in der

deutschen Gegenwartssprache,në Deutsch als Fremdsprache, Heft 5, Leipzig

Helbig Gerhard/ Buscha Joachim,2001, Deutsche Grammatik . Ein Handbuch für den

Ausländerunterricht, Berlin

Helbig / Schenkel, 1973, Wörterbuch zur Valenz und Distribution deutscher Verben, Leipzig

Hentschel Elke / Weydt Harald, 1994, Handbuch der deutschen Grammatik, Berlin

Hofstaetter Walther, 1960, Deutsche Sprachlehre, Berlin

Hysa Enver ,1970, Ndajfoljet në gjuhën e sotme shqipe, Studime Filologjike, 3, Tiranë

Jaegger Tim Florian, 2001, Die Konstruktionen des Partizip II im heutigen Deutsch, punim

Master pranë Universitetit Humbold, Berlin

Jung Walter , 1966, Grammatik der deutschen Sprache, Leipzig

Krause Maxi, 1994, Bemerkungen zu Komm + Partizip II im heutigen Deutsch, në Bresson D. /

Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Leys Odo, 1988, Die präpositionalinfinitive im Deutschen. Einige Beobachtungen, në Leuvense

Bijdragen 60, Leuven

Lübbe Anja & Rapp Irene , 2011, Aspekt, Temporalität und Argumentstruktur bei attributiven

Partizipien des Deutschen. Zeitschrift für Sprachwissenschaft 30/2, 259–299.

Mansaku Seit , 1979, Ndërtimet me foljet modale mund dhe duhet te Gjon Buzuku, SF 3,

Tiranë.

Mansaku Seit ,1980, Ndërtimet me foljen ndihmëse kam + paskajore tek autorët e vjetër,

SF, 2, Tiranë.

Mansaku Seit , 1982, Paskajorja e shqipes dhe kategoritë gramatikore të saj, SF, 1,

Tiranë.

Mansaku Seit , 1983, Funksionet sintaksore të paskajores tek autorët e vjetër, SF, 2,

Tiranë

Marillier Jean François,1994, Was sind Partizipien në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und

Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Marillier Jean François / Rozier Claire, 2005, Der Infinitiv im Deutschen, Tübingen

Page 228: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

214

Nasri Mohammed, 1993, Der Infinitiv im Deutschen - der maṣdar im Arabischen: eine

kontrastive Untersuchung, disertacion

Olszok Klaus,1983, Infinite Formen im Vorfeld në Olszok K. / Weuster E. Zur

Wortstellungsproblematik im Deutschen, Tübingen

Oubouzar Erika,1994, Tendenzen der partizipialen Wortbildung in der deutschen

Gegenwartssprache, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und partizipialgruppen im Deutschen,

Tübingen

Paço Eliana, 1981, Pjesorja në veprën e P. Bogdanit, SF, 3, Tiranë.

Pakkanen-Kilpiä, Kirsi,2006, Zum Wesen des deutschen Gerundivs - Eine korpuslinguistische

Analyse. Neuphilologische Mitteilungen, 2/2006

Paul Hermann, 1968, Deutsche Grammatik, Tübingen

Plank Frans, 1975, Ein Verb ist ein Verb ist ein Verb? Zur kategorialen Syntax von Infinitiven. In

Veronika Ehrich & Peter Finke (eds.), Beiträge zur Grammatik und Pragmatik, Kronberg

Poitou Jacques, 1994, Morphologische Analyse und Kategorisierung der Partizipien, në

Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Pümpel – Mader Maria,1992, Deutsche Wortbildung. Typen und Tendenzen der

Gegenwartssprache. 5.Hauptteil. Adjektivkomposita und Partizipialbildungen. Berlin / New

York

Quintin Hervé, 1994, Zur morphosyntaktischen und semantischen Einordnung von deutschen

Partizipien und Partizipialsätzen, në Bresson D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen

im Deutschen, Tübingen

Rapp Irene & Angelika Wöllstein, 2013, Satzwertige zu-Infinitivkonstruktionen. In J. Meibauer,

M. Steinbach & H. Altmann (Hgg.), Deutsche Satztypen. Berlin

Rath, Rainer, 1971, Die Partizipialgruppe in der deutschen Gegenwartssprache. Düsseldorf

Riza Selman, 1994, Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Akademia e

Shkencave, Tiranë.

Schulze, Dora / Griesbach, Heinz, 1960 ,Grammatik der deutschen Sprache, München

Sommerfeldt K.-E., 1988, Zur Wortklassifikation des Deutschen – Untersuchungen zur

Wortartenzugehörigkeit partizipialer Bildungen. në Zeitschrift für Phonetik, Sprachwissenschaft

und Kommunikationsforschung 41/2, Berlin

Page 229: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

215

Sommerfeldt K.-E. / Starke G., 1998, Einführung in die Grammatik der deutschen

Gegenwartssprache, Tübingen

Topalli Kolec , 2010, Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Tiranë

Topalli Kolec, 2010, Evolucioni i sistemit foljor të gjuhës shqipe, Tiranë

Topalli Kolec, 2011, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Botimet Albanologjike,

Tiranë.

Thomai Jani , 2006, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë

Thurmair Maria, 2013, Das Modalpartizip im Deutschen – eine nicht zu vernachlässigende

Konstruktion në German as a foreign language nr. 2, Regensburg

Universiteti “A.Xhuvani”, Elbasan, 2016, Mehmet Çeliku – Personalitet i gjuhësisë shqiptare,

Përmbledhje e materialeve të konferencës shkencore mbarëkombëtare Elbasan, më 30 -31 tetor

2015, 472 faqe

Valentin Paul, 1994, Über Nicht-Partizipien und Partizipien im heutigen Deutsch, në Bresson

D. / Dalmas M., Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Weber Heinrich, 1971, Das erweiterte Adjektiv- und Partizipialattribut im Deutschen në

Linguistische Reihe 4, München

Weinrich Harald et al. 2005, Textgrammatik der deutschen Sprache, Hildesheim

Welke Klaus, 2002, Deutsche Syntax functional. Perspektiviertheit syntaktischer Strukturen,

Tübin

Welke Klaus, 2007, Einführung in die Satzanalyse. Die Bestimmung der Satzglieder im

Deutschen, Berlin

Werner Abraham, 1985, Erklärende Syntax des Deutschen. (Studien zur deutschen Grammatik

25), Tübingen

Wöllstein Angelika, 2005, Nicht-Referenzialität — Die kongruierende semantische Eigenschaft

bei um und zu. In: Marillier, Jean-François/Rozier, Claire (Hg.): Der Infinitiv im Deutschen.

Tübingen: Stauffenburg

Xhuvani Aleksandër , 1980, Pjesorja në shqipet; Paskajorja në shqipet, Vepra I,

Kombinati Poligrafik, Tiranë

Zemb Jean Marie, 1994, Kontrastives rund um das Mittelwort, në Bresson D. / Dalmas M.,

Partizip und Partizipialgruppen im Deutschen, Tübingen

Zifonun Gisella / Hofmann Ludger, Strecker Bruno, 1997, Grammatik der deutschen Sprache,

Berlin

Page 230: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

216

Vepra letrare

Agolli Dritëro, 1973, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Tiranë

Agolli Dritëro, 1978, Trëndafili në gotë, Tiranë

Bushaka Gaqo, 1976,Guna e zezë, Tiranë

Çela Zija, 1990, Gjaku i dallëndyshes, Tiranë

Fevziu Blendi, 2014, Ahmet Zogu, Tiranë

Kadare Ismail, 1976, Kështjella, Tiranë

Kadare Ismail, 1978, Kronikë në gur, Tiranë

Kadare Ismail, 1980, Gjakftohtësia, Tiranë

Kadare Ismail, 1983, Dimri i madh, Tiranë

Kadare Ismail, 1990, Ftesë në studio, Tiranë

Kadare Ismail,1991 Endërr mashtruese, Tiranë

Kadare Ismail, 2009, E penguara, Tiranë

Keko Teodor, 1990, Loja, Tiranë

Keko Teodor, 1991, Lajmëtarja e vdekjeve, Tiranë

Koliqi Ernest, 1995, Hanë gjaku, Tiranë

Koreshi Vath, 1980, Dasma e Sakos, Tiranë

Kongoli Fatos, 1980, Karuseli, Tiranë

Laço Teodor, 1990, Pushimet e kolonelit, Tiranë

Mann Thomas, 2004, Der Zauberberg, Frankfurt am Main

Marko Petro, 2000, Qyteti i fundit, Tiranë

Pulaha Ruzhdi, 1975, Rruga Budi 723, Tiranë

Shuteriqi Dhimitër, 1987, Vepra letrare 9, Tiranë

Tupja Edmond, 2009 , Kur dhimbja premton dashuri, Tiranë

Page 231: DOKTORATË FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË … · 2019-12-03 · dhe të huaj , por , ndryshe nga gjuha gjermane, në gjuhën shqipe ka pasur dhe vazhdon të ketë ende diskutime

Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara të foljes

në gjuhën e sotme gjermane dhe në shqipen standarde.

217

Xoxa Jakov, 1965, Lumi i vdekur, Tiranë

Xoxa Jakov, 1980, Juga e bardhë , Tiranë

Xhunga Rudina, 2004, Preja e një martese të lodhur, Tiranë

Xhuvani Dhimitër, 1990, Dhimbja e dritës, Tiranë

Xhuvani Dhimitër, 1988, Shpirtin nuk e shes, Tiranë

Xhuvani Dhimitër, 1989, E nesërmja e një gruaje, Tiranë