“avokatura” · kosovare. oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë...

90
1 “AVOKATURA” VITI :V, nr. 8 / 2009 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

1

“AVOKATURA” VITI :V, nr. 8 / 2009 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Page 2: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

2

________________________________ AVOKATURA

Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Bilten Advokatske Komore Kosova VITI: V - nr. 8 / 2009

Botohet çdo gjashte muaj/Published every six months/Izdaje se svakih sest meseci

Kryeredaktor

Adem Vokshi

Redaktor

Qemajl Juniku

Sekretar i redaksisë/Sekretar/Secretary

Yll Zekaj

____________________________________________________________________________________ Oda e Avokatëve të Kosovës /Kosova Chamber of Advocates/Advokatska Komora Kosova

Prishtinë/a,rr.Qamil Hoxha,10/3,Tel.+381- 38-244-586 E-mail: [email protected]

Page 3: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

3

PËRMBAJTJA/SADRZAJ/CONTENT: Artikuj/Radovi/Articles Musa Xh Dragusha, avokat ROLI I AVOKATISE NE PROMOVIMIN E TRANSPARENCËS DHE PROCEDURAVE TE EFEKTSHME, PAANSHME, TE DREJTA GJYQESORE ........................................................5 Mr.sc.Qemajl Juniku, avokat MBROJTJA E PRONËSISË APO RIVENDOSJA E TË DREJTËS NË PRONË............25 Bedri Bahtiri, Divizioni per Legjislacion – Ministria e Drejtesise TEKNIKAT JURIDIKE PER HARTIMIN E LEGJISLACIONIT -rasti i Kosovës- ......28 Huma Jetishi, avokat KONTRATA MBI VEPREN...................................................................................................33 Rafet Haxhaj,gjyqtar ÇËSHTJET E REFORMËS NË SISTEMIN GJYQËSOR TË KOSOVËS ......................43 Shkelzen Maliqi, Departamenti per Ceshtje Ligjore – Ministria e Drejtesise PROCEDURAT QEVERITAR PËR HARTIMIN DHE APROVIMIN E PROJEKTLIGJEVE................................................................................................................49 Sevdali Zejnullahu, jurist i dipl KRIMI I ORGANIZUAR..................................................................................................................52

Ekrem Agushi, gjyqtar DISA NGA DALLIMET MIDIS LPK TE VJETER DHE LIGJIT TE RI MBI PROCEDUREN KONTESTIMORE......................................................................................58 Bashkim Nevzati, avokat MBI GJYQËSIN – DOMOSDASHMORIA E PAVARSISË SË SAJ ................................62 Mr. Sc. Hashim Çollaku, prokuror KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË PROCEDURËS PËR TË MITUR SIPAS KODIT PENAL TË DREJTËSISË PËR TË MITUR NË KOSOVË..................................69 Fatime Xhelili, juriste e dipl PLANIFIKIMI I FAMILJES........................................................................................................79

Page 4: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

4

Artikuj Radovi Articles

Page 5: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

5

Musa Xh.DRAGUSHA,avokat ROLI I AVOKATISE NE PROMOVIMIN E TRANSPARENCËS DHE PROCEDURAVE TE EFEKTSHME, PAANSHME ,TE DREJTA GJYQESORE I. VESHTRIME TE PERGJITHSHME*: Shoqëria kosovare sot po përballet me sfidën më të madhe në historinë e vet: ndërtimi i rendit demokratik dhe vendosja e sundimit të ligjit imponohen si përcaktuese të së ardhmes së qytetareve te saj. Kërkesat e shoqërisë për krijimin e rendit ligjor demokratik,në të cilin gjykatat do të jenë të pavaruara dhe të papanshme, kurse i tërë sistemi do të funksionojë në suazat ligjore, gjithnjë e më shumë paraqiten si sfida para profesionit ligjor. Praktikuesit e ligjit janë në radhët e para për t iu përgjegjur këtyre sfidave. 1 Në të kaluarën,duke qenë pjesë e një shoqërie të mbyllur pa mundësi të komunikimit me të arriturat, standardet dhe vlerat që janë krijuar në shoqëritë e hapura dhe me një sistem të zhvilluar të ekonomisë, tregut e ideve të lira,me demokraci të zhvilluar, struktura e njerëzve të cilët praktikojnë ligjin duhet të riorganizohet sa më parë dhe në atë mënyrë që të përballet me sfidat të cilat para tyre,sot e vëjnë ndryshimet ekonomike, politike dhe shqërore. Sistemi i jurispodencës (gjykatat, prokuroria, organet e ndjekjes), e me të edhe avokatura, në periudhën e kaluar kanë qenë të instrumentalizuara, ndikuara dhe në masë të madhe të kontrolluara nga politika. Në kushtet e reja, vendosja e standardeve demokratike, të cilat organet e profesionit ligjor do ti largonin përfundimisht nga politika, duke i bërë të paanshme, të drejta, profesionale dhe të nënshtruara vetëm ligjit, është çështje imediate. Duke qenë të pajisur me njohuri elementare të funksionimit të sistemit nacional juridik, avokatët kanë nevojë të konsolidojnë dhe plotësojnë ato me njohjen e standardeve ndërkombëtare mbi institucionet juridike, funksionimin dhe punën e gjykatave, prokurorive, organeve të ndjekjes, administratës shtetërore, të drejtave të njeriut dhe qytetarit, të shërbimeve profesionale dhe praktikimit të ligjit.Arritja e standardeve demokratike tanime paraqet synimin kryesor të këtij profesioni. Sot në Kosovë në rrethanat e ndryshuara edhe avokaturës i duhet një konsolidim i drejtë dhe mirëfilltë. 2 Avokatura para së gjithash duhet të reformohet ne një strukturë të fortë dhe të qëndrueshme në mënyrë që të përballet me kërkesat e anëtarësisë,profesionit ligjor dhe komunitetit. Sepse, avokatët-anëtarë, profesioni ligjor në përgjithësi dhe publiku i gjerë përfitojnë nga organizimi i mirëfilltë dhe një rreshtim i ri i Odës, si organizatë e respektuar dhe kompetente e avokatëve kosovarë.3 Aktiviteti i saj përfshinë shërbime për profesionin,anëtarët dhe komunitetin. Inkurajimi dhe ndihma në krijimin e një klase të re të avokatëve po e plotëson vakumin dhjetëvjeçar dhe fute një frymim të ri i cili në bashkëveprim me përvojën dhe dijen profesionale po i jep një kualitet të ri Odës dhe tërë profesionit ligjor. Oda, po përfshihet në projektet e informimit dhe edukimit të publikut. Edhe degët e tjera të drejtesise po hapen dhe të përfitojnë nga përvoja, tradita dhe dija profesionale e cila sot është e sublimuar në avokaturën kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit të drejtësisë, që janë të lidhura me përfitimin e njohurive nga praktika e mbrojtjes dhe përfaqësimit juridik të barazisë së palëve, standardeve të gjykimeve të drejta dhe realizimit praktik të drejtave dhe lirive të njeriut e qytetarit po përfitojne shumë nga pjesmarrja e avokatëve. _________________

*Ky Punim është përgaditur Seminarin”Transparenca dhe Anti-korrupsioni ne Sistemin Gjyqësor të Kosovës”,Prishtine, 12/13.03.2007, organi zuar nga Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës(SHGJK) dhe Oda e Avokatëve të Kosovës(OAK), përkrahur nga USAID dhe IREX e implementuar nga ATRC.. Në punim i është dhënë qasje më e gjerë dhe e plotë trajtimit të ndikimeve në procedurat gjyqësore. 1)Një numër avokatësh kanë raportuar se ata përgjithësisht kanë qenë të trajtuar më mirë nga trupet gjykuese ndërkombëtare se sa nga ato të vendit. Krahas kësaj, ata kanë raportuar se kanë qenë të trajtuar më profesionalisht nga gjyqtarët ndërkombëtarë se sa ata lokalë dhe iu janë dhënë më shumë mundësi për argumentim në favor të klientëve të tyre dhe në paraqitje të provave, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove, ABA-CEELI, Prishtine, korrik 2004 2)Qe nga riorganizimi i provimit te jurispodences,ne dhjetor 2001,anetaresia e OAK ka shenuar rritje.Ne Kuvendin e riorganizimit ,qershor 2001 ne OAK kane qene te regjistruar gjithsejt 106 avokate, kurse deri ne janar 2004 ky numer eshte rritur ne 300, per te ardhur ne 487 me daten 31 mars 2007, kur eshte mbajtur Kuvendi i Jashtezakonshem ,shiko Arkivi i OAK, Prishtine, Qamil Hoxha, 10/3 3)Sa per krahasim: Shtëpia e Delegatëve të Shoqatës së Avokatëve Amerikanë(ABA), organi qendror i formimit të politikave të ABA-s, miratoi Deklaratën për Misionin dhe Qëllimet,duke i bërë secilën prej tyre zyrtare të ABA. ”Misioni Shoqates se Avokateve Amerikane është që të bëhet përfaqësuesi kombëtar i profesionit ligjor,duke u shërbyer njerëzve dhe profesionit nëpërmjet zhvillimit të drejtëisë, shkëlqimit profesional dhe respektit për ligjin” , Washington DC, 1992

Page 6: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

6

Një avokaturë e riorganizuar dhe e konsoliduar brenda sistemit ligjor po ndikon ne përmirësimin e administrimit të drejtësisë, përparimin e sistemit të judikaturës, angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e ligjit.3 Ajo prinë në inkurajimin dhe forcimin e standardeve me të larta të profesionalizimit, ngritjen dhe përsosjen e vezhdueshme profesionale të anëtarëve, pasurimin e kualitetit të jetës profesionale të tyre, aftësimin që të mbrojnë idealet e drejtësisë dhe të ngrisin përkushtimin ndaj shërbimit publik. Angazhimi profesional, vet profesioni4 kërkon përkushtimin e avokatit ndaj idealeve të drejtësisë. Këtë mision ata mund ta realizojnë vetëm me një angazhim të organizuar mbi standardet dhe vlerat e mirëfillta.5 Forcimi i rregullave të etikës profesionale (deontologjisë), po e profilojnë avokaturën si shërbim me standarde të larta të ndershmërisë, moralit profesional dhe besueshmërisë, duke e mveshur kështu atë me petkun e përgjegjësisë etike dhe profesionale, nga i cili ka qenë i zhvehur në të kaluarën. Këto rregulla, së bashku me Kodin e sjelljes për gjyqtarë, janë tentativat më reale në rrugën e vendosjes së besimit të komunitetit kosovar në profesionin ligjor. Roli i avokatëve në përmirsimin e administrimit të drejtësisë, përparimin e sistemit të judikaturës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të ligjit çdokund të botën demokratike është i pazëvendësueshëm dhe i vaçantë, prandaj nuk ka arësye që mos të jetë i këtillë edhe në Kosovë. II.SISTEMI AKTUAL I DREJTËSISË KOSOVARE Në përgjithësi, Kosova e ka trashëguar të njëjtën traditë juridike te sistemeve te drejtësisë kontinentale. Me rrënimin e sistemit kosovar te drejtësisë në vitet 90-ta, praktikisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra. Pas kësaj,derisa nje pjesë e tyre kishin filluar të punojnë si avokatë privat pranë gjykatave të instrumentalizuara, shumë të tjerë ishin detyruar ta braktisin tërësisht profesionin, pa shërbyer fare gjatë dhjetë viteve të kaluara.10 Keshtu, te gjithe ketyre profesionistëve të judikaturës që i kishte Kosova e pasluftes u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik.a Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejtë mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.11 Kur bashkësia nderkombetare, ne muajt e pare pas vendosjes se prezences se vet ne Kosove, mori hapat per ngritjen e sistemit te drejtesise gjendja ishte pothuajse e pashprese: pa objekte e infrastrukture, pa njerëz.12

_______________ 4)Në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende tjera, avokatët përbëjnë një kategori të veçantë të profesionistëve. Mirëpo, në shumicën e vendeve tjera, avokatët edhe më tej ndahen në disa grupe të definuara sipas të drejtës së përfaqësimit para gjykatave. Për shembull në Francë, janë tri kategori kryesore të juristëve avokatë: avocat, avoués à la Cour, dhe advocates aux Conseils. Avocat është juristi/avokati me të drejta të plota të paraqitjes në të gjitha gjykatat, i cili mund të jepë këshilla dhe përfaqësojë klientët pranë të gjitha gjykatave, ndërsa drejtpërdrejt udhëzohet nga klientët e vet dhe zakonisht në gjykata paraqitet në emër dhe për llogari të klientit. Avoués à la Cour gëzon monopol mbi të drejtën e paraqitjes së kërkesës (përgjigjjes në padi), pranë gjykatës së apelit, përveç për rastet penale dhe të punësimit të cilat i bën së bashku me avocat. Më së shpeshti, avoués à la Cour, vetëm i paraqet kërkesat por nuk i përfaqëson ato në gjykatë.Advocates aux Conseils i përfaqësojnë klientët si me shkrim ashtu edhe gojarisht pranë Gjykatës së Kasacionit dhe Conceil d’Etat (gjykatës më të lartë administrative në Francë). Tyrell dhe Yaqub, The Legal Professions in the New Europe/ Profesioni Ligjor në Europën e re,1996.Cituar sipas: Indeksi i Reformës së Profesionit Ligjor për Kosovë,ABA-CEELI,Prishtinë,korrik 2004,fq.ii 5)Shoqatat profesionale të avokatëve kudo janë të përfshira në mënyrë aktive në procesin e reformës ligjore në vend. .Po aty 6)Avokatura, Bilten i Odes se Avokatëve të Kosovës, nr.1/2005, Prishtine, 2005 7)Avokatura, po aty 8)Gz.ish.KSAK 73/3 ,ndryshimet Gz .KSAK nr. 46/77,teksti spastruar Gz.KSAK nr.48/79 ). 9)Regjistri i avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës,Arhiva e OAK,Prishtinë,Qamil Hoxha,nr.13/a 10) Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove,ABA-CEELI,Vellimi II,Prishtine,2004. a)Avokatët e pavarur, për dallim nga gjyqtarët dhe prokurorët, nuk janë degë e pushtetit, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004,fq.i ;Ky është”profesioni kryesor,përmes të cilit qytetarët i mbrojnë interesat e veta ndaj shtetit”,Po aty,fq.i 11)Në shtatëdhjetë e shtatë rastet e monitoruara nga SMSL, vetëm në dy raste referenca është bërë në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,Raporti i shqyrtimit gjashtëmujor të sistemit juridik në Kosovë,te leshuar nga OSBE/Sekcioni i Monitorimit të Sistemit Ligjor-SMSL, Raporti mbulon peridhën prej 1Shkurtit 2000 gjer më 31 Korrik 2000 12)Më 28 qershor të v.1999, nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP),ishte themeluar Këshilli i Përbashkët Këshilldhënës Mbi Emërimet e PërkohshmeGjyqësore (KPK) për të rekomanduar emërimin e përkohshëm të gjykatësve dhe prokurorëve për një sistem emergjent të drejtësisë(SGJE).Me vendimin e PSSP, KPK u shpërbë më 7 shtator të v.1999 dhe u zëvendësua nga Komisioni Këshillues Gjyqësor (KKGJ), i cili filloi aktivitetin e tij më 27 tetor të v.1999.Më 11 dhe 12 dhjetor 1999, pas pranimit të më tepër se 700 aplikacioneve dhe mbajtjes së për afërsisht 560 intervistave, KKGJ i dërgoi PSSP-së rekomandimet për më tepër se 300 gjykatës dhe prokurorë dhe për më shumë se 200 gjykatës porot. Ceremonitë e para të dhënjes së betimeve të gjykatësve në sistemin e rregullt të drejtësisë, ishin mbajtur në janar të v.2000. Që nga qeshori i v.2000, sistemi i rregullt gjyqësor ishte funksional për sa i përket rasteve penale, në tërë Kosovën. Përkundër rithemelimit të sukseshëm të sistemit gjyqësor për më pak se një vit dhe në frymë të përpjekjeve të mëdha për të zhvilluar më tej sistemin gjyqësor, një numër problemesh në relacion me administrimin e gjyqësisë kanë mbetur të pa zgjidhura.OSBE-Misioni ne Kosove,Administrimi i Drejtesise-Raporti i nente.

Page 7: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

7

Ne Kosoven e dale nga nje gjendje e rende represioni, dhune sistematike dhe plageve te luftes, gjasat per riparimin e besimit te komunitetit ne drejtesi pothuajse nuk dukeshin fare ne horizont. Alternativa sikur nuk kishte: u ngrit sistemi i meparshem i drejtesise pekunder rrethanave te ndryshuara shoqerore,ekonomike e politike. Per me keq,sistemit te ketille i vendoset ne zbatim nje kornize ligjore e koordinuar mjerisht dhe e pamanovrueshme qe perbehej nga nje sasi ligjesh dhe procedurash arkaike te sistemit te kaluar, te mbuluara me konventa nderkombetare dhe plotësuara nga Rregulloret ad hoc te aprovuara nga UNMIK-u. Prandaj, sistemi i natyres krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtesise se kufizuar kosovare deri ne vitet 1989 shume shpejt edhe ne praktike u tregua joadekuat per rrethanat plotesisht te ndryshuara, ne te cilat, ne menyre te panatyrshme, po rikthehej. E tere kjo krijoi gjendjen kur Kosoves me teper se cdo gje tjeter po i mungonte drejtësia.13 Pas vendosjes së administrates së përkohshme të OKB-së në Kosovë u krijuan rrethana të reja, kurse për avokaturën dhe avokatët kosovarë mundësi të reja.14 Për t’iu përshtatur kohës dhe kushteve të krijuara në drejtim të reformimit të institucioneve juridike për vendosjen e një shteti ligjor në një shoqëri demokratike, Oda e avokatëve të Kosovës, duke u bazura në Ligjin mbi Avokatinë dhe ndihmën tjetër juridike që ishte ligj i aplikueshëm, me datën 27.10.2001 mbajti Kuvendin e saj të parë pas luftës. Në Kuvend, i cili me të drejtë u quajt “i reformimit”, u zgjodhën organet drejtuese dhe u vunë themelet për një organizim të ri të avokaturës. Kuvendi aprovoi Statutin dhe Kodi i Etikës Profesionale, të cilët shënuan reformat e para në avokaturën kosovare. III.PAANSHMËRIA E GJYQËSORIT DHE PROCEDURAT E DREJTA GJYQËSORE: Procedurat e drejta dhe efikase duhet të jenë të gurëzuara në themelet e sistemit të ri të drejtësisë kosovare.15 Struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtësisë në Kosovë është pjesë e trashëgimisë së kaluar,e rikrijuar në një situatë të jashtëzakonshme,që ka rezultuar si domosdoshmëri pas luftës,duke zhvilluar disa funksione konkurence e mbivendosjeje, që shpesh rezultojnë me mungesë qartësie për përgjegjësitë e posaqme.16 Për dallim, sistemi i ri i drejtësisë duhet ti përshtatet realitetit kosovar dhe qytetarëve të saj dhe të veprojë ashtu që të krijojë besueshmërinë e shoqërise së cilës i shërben.17

Ai duhet të funksionojë si degë e pavarur e cila do të promovojë dhe të respektojë parimin e ndarjes së pushtetit përmes caktimit të strukturave organizative.Pamvarsia e gjyqësise është themelore për mbrojtjen e të drejtave te njeriut dhe gur themelor në vendosjen e sundimit të ligjit. Sistemi gjyqësor/gjykatat duhet të kenë pavarësi të plotë përsa i përket punëve të tyre; për të vendosur për kompetencat e tyre siq janë të parashikuara me ligj; të jenë të lirë të marrin vendime të pavarura, sipas kërkesave të parashikuara me ligj, si dhe pa shtrëngime, influenca, inkurajime, pasione, kërcënime ose __________________ 13)Deri në fund të shtatorit 2005,në Kosovë qëndronin të pazgjedhura 139. 476 1ëndë,prej të ci1ave 134.053 të trashëguara nga temujori II-te 2005. Gjatë këtij viti deri në fund shtatorit janë zgjidhur 57.056 1ëndë. Vetëm gjatë tremujorit të III të këtij viti nga 45 332 1ëndë civle të marra në shqyrtim vetëm 2.121 1ëndë janë zgjidhur,kurse nga 32 335 1ende pena1e te marra ne pune gjykatat kane arritur te zgjidhin vetem 2.231 14)Me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, Këshilli i Sigurimit i KB ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të KB që në Kosovë të themelojë prezencën civile ndërkombëtare, e cila do të vendoste një administratë të përkohshme. Njëra prej përgjegjësive kryesore të prezencës ndërkombëtare ishte “mbrojtja dhe afirmimi i të drejtave të njeriut”. (Para. 11 (j) Më 28 qershor 1999, përfaqësuesi i parë special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB(Kofi Anan),ambasadori Serxho de Mello,formoi Komisionin për gjyqësi.Më 30 qershor u zgjodhën 60 gjyqtarë të cilët në teritorin e Kosovës ushtronin funksionin gjyqësor të Gjykatave të Përkohshme 15)Siq edhe është theksuar,kur njerëzit torturohen ose keqtrajtohen nga ekzekutuesit e ligjit,kur dënohen individë të pafajshëm,ose kur gjykimet janë dukshëm të padrejta ose mendohet se janë të padrejta,vet sistemi i drejtësisë humbet besueshmërinë.Amnesty International,fair Trials Manual,Blaqckmore LTD,Dorset,1998,Parathënje,fq.11 16)”promovuesit e sundimit të së drejtës, mëtojnë ta marrin si detyrë institucionale sundimin e së drejtës; duke e vënë theksin primar në gjyqësinë”.Thomas Carothers, Promoting the Rule of Law Abroad: the Knowledge Problem (Promovimi i Sundimit të së Drejtës Jashtë Vendit: Problemi i Diturisë),CEIP Seritë mbi Sundimin e së Drejtës,Nr. 34 (janar 2003). 17)Në një anketë te rea1izuar nga USAID në 1idhje me hu1umtimin mbi shka11en e korrupsionit ne Kosove,47 % e kosovarëve të anketuar besojnë se avokatët janë persona të korruptuar,ndersa 25 % e tyre besojnë që prokuroria kosovare është e korruptuar Te pyetur per eksperiencat persona1e me korrupcionin ne drejtesi 11% e respodentëve janë përgjegjur se u është dashur të korruptojnë avokatët,10% gjykatesit dhe 7% jane pergjegjur se u ështe dashur te paguajne prokuroret per te fituar shërbime.Sipas statistikave të policisë,janë 97 raste të raportuara për marrje të mitos,përkatësisht shpërdorim të detyrës zyrtare-të gjithë përfaqësues institucionesh,Lajm,gazetë e përditshme,e ejte,Prishtine,5 prill 2007,fq.5 “...Korrupsion gjyqësor qëndron ne dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe mitos punonjësve të gjykatave,me qëllim që të pengohet procedura penale me qëllim që të nxirren vendime gjyqësore të favorshme,me qëllim që të bishtërohet shqiptimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera...”Ragip Halili, Kriminologjia,Prishtine,2002,fq.193

Page 8: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

8

ndërhyrje (direkte apo jodirekte), nga çdo pjesë e jashtme për çfarëdo lloj arsyeje tanime eshte e paevitueshme nje rishperndarje reale,18 organizative dhe jurisdikcionale e përgjegjësive (psh.në drejtësinë penale mbikqyrja e gjyqësisë duhet të ndahet nga ajo e prokurorëve, kurse kontrolli administrativ duhet të vendoset drejtpërdrejtë nën autoritetin e gjyqësisë). Sistemi duhet të vendoset në principet që promovojnë pamvarsinë, kurse vet pavarësia e gjyqësisë duhet të garantohet nga shteti dhe të mbështetet në kushtetutën e ligjin. Institucionet qeveritare dhe institucionet tjera duhet ta respektojnë këtë pavarësi. Pushteti gjyqësor duhet të ketë autoritetin për rishikim konstuticional, si dhe rishqyrtimin e veprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ,me fuqinë për ti deklaruar ato joligjore kur janë në kundërshtim me ligjin.19 Gjykatat e specializuara duhet të kenë mundësin të interpretojnë me autoritet kushtetutën, të vendosën mbi kushtetutshmërinë e ligjeve,si dhe veprimeve administrative dhe ekzekutive. Sipas nevojave, gjyqësia duhet të ketë autoritetin të deklarojë ligje dhe veprime jo të ligjshme kur ato janë në konflikt me kushtetutën e vendit.Vendimet gjyqësore njëherë të aprovuara, të respektohen ose vullnetarisht ose nëpërmjet përdorimit të njësive me fuqi të caktuara. Gjyqësia duhet të ketë jurisdikcion mbi te gjitha kontestet e natyrës juridike,dhe të ketë të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse një kontest i shtruar për vendosje është në kompetencën e saj,sikurse është definuar me ligj.20 Vendimet gjyqësore janë të pavarura; vendimet e gjykatësve nuk mund të rishqyrtohen, përveq përmes procedurave të ankimit të parashikuara me ligj.21 Me qëllim që pamvarsia të sigurohet në shkallën me të lartë gjykatat duhet të jenë edhe financiarisht të pavarura-pagat e stafit gjyqësor dhe buxheti i gjykatave nuk duhet të jetë subjekt i reduktimeve buxhetare arbitrare të imponuar nga të tjerë. Çdokush do të duhet të ketë të drejtë të gjykohet nga gjykatat e rregullta,duke përdorur procedurat ligjore ekzistuese. Tribunalet që nuk përdorin procedurat adekuate të procesit ligjor nuk duhet të krijohen për të zëvendësuar jurisdikcionin që i takon gjykatave të rregullta. Vet gjykatat, nga ana tjeter duhet të sigurojnë se procedurat gjyqësore mbahen në mënyrë të barabartë dhe se të drejtat e palëve respektohen. Personat e zgjedhur për zyrë juridike duhet të jenë individë me integritet dhe të jenë të aftë, me kualifikime dhe ushtrime të duhura në ligj. Çfarëdo metode e seleksionimit gjyqësor duhet të kujdeset kundër emërtimeve gjyqësore për motive keqëdashëse. Në zgjedhjen e gjyqtarëve nuk duhet të ketë kurrfarë diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, religjionit, mendimit politik apo tjetër, origjinën nacionale apo sociale, pronën (përveq asaj që kërkesa se kandidati për zyrë juridike të jetë kosovar nuk duhet të konsiderohet diskriminuese). 22

Afati i shërbimit të gjyqtarëve, pavarësia e tyre, siguria, shpërblimi adekuat, kushtet e shërbimit, pensioni dhe mosha e pensionimit,duhet të jenë të siguruara në mënyrë adekuate nga ligji.23 Promovimi dhe karriera e gjykatësve duhet të bazohet në merita dhe sipas kualifikimeve të paracaktuara,24 kurse i gjithë sistemi i ri i organizimit dhe funksionimit të gjykatave në Kosovë duhet të mbështet avancimin e ___________________ 18)Projektligji per gjykatat parasheh edhe ristrukturimin e gjykatave nëpër Kosovë,përfshirë reduktimin e gjykatave komunale. 19)Sipas rregulloreve të nënshkruara nga PSSP-ja për themelimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës,tek të cilat transferohet pjesë e madhe e kompertencave që deri tash i ka mbajtur Shtylla-I e UNMIK-ut .Sipas planit te transferit të përgjegjësive,Ministria e Drejtësisë do të ketë kompetenca në krijimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë,menaxhimin e sistemit korrektues,mbrojtjen e të drejtave civile,çështjet e patologjisë mjeko-1igjore,si dhe çështjen e persnave te zhdukur .Ndërkaq,sipas rregu11res për themeimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,tërë kompetencat mbi gjyqësorin e Kosovës do t’i ketë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe formimit të Këshillit Gjyqësor është paraparë të shpallet një konkurs për gjykatësit dhe prokurorët nëpër të gjitha gjykatat e Kosovës. 20)Roli i administrimit të gjyqësisë në fuqizimin e administrimit të paanësisë gjyqësore,William Davis,drejtues i DPK Consulting, 21)Eshtë vërtetuar se“Gjyqtarë dhe kolegje të ndryshme,duke marrë vendime të ndryshme në situata juridikisht dhe faktikisht identike,e sjellin qytetarin në pozitë të pabarabartë para gjykatës.””Rexhep Haxhimusa Gjykata Supreme të Kosovës,Buletini i praktikës gjyqësore,1999-2002, Prishtinë, 2003, Parathënie,fq.3 22)Sipas Projekt Marreveshjes mbi Statusin e Kosoves, Aneksi I,neni 6.6” sa i përket rekrutimit, përzgjedhjes, emërimit, avancimit në detyrë dhe transferit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, autoritetet relevante në Kosovë do të sigurojnë që gjyqësia dhe shërbimi i prokurorisë pasqyrojnë karakterin shumetnik të Kosovës dhe nevojën për një përfaqësim të barabartë proporcional të të gjitha komuniteteve në Kosovë duke i dhënë një kujdes të duhur parimeve të njohura ndërkombëtarisht të barazisë gjinore...” Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës,2 shkurt 2007.Per me teper shiko :www.unosec.org 23)Ne raportin e USAID-it si probleme qe mund te qojne deri te korrupsioni dhe joazhuriteti neper gjykata permenden edhe pagat e vogla te cilat shkaktojne qe juristet me pergaditje profesionale te kerkojne pune ne sektorin privat;si dhe natyra primitive e sistemit te administrates gjyqesore,ne veqanti mungesa e rrjeteve kompjuterike dhe e internetit 24)Sipas Prjoktligjit mbi Gjyakatat,perzgjedhja e gjykatesve dhe e prokuroreve te rinj do te jete k6mpetence e Keshilit Gjyqesor.

Page 9: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

9

gjyqtarëve bazuar në faktorë objektivë (aftësi, integritet dhe përvojë25). Gjyqtarët duhet të kenë të garantuar shërbimin deri në moshën e detyrueshme të pensionimit apo deri ne skadimin e mandatit të tyre dhe ata gjate sherbimit duhet ti nënshtrohen suspendimit apo largimit, vetëm për shkak të paaftësisë apo sjelljes që i bën ata të papërshtatshëm për te ushtruar detyra,. 26 Qe të gjitha procedurat disciplinore duhet të përcaktohen në pajtim me standardet e krijuara të sjelljes gjyqësore. Keshtu na del se hap vendimtar per vendosjen dhe ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor eshte krijimi i një strukture të plotë të qeverisjes i mishëruar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore, të cilat përkufizojnë qartë funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit gjyqësor.27 Krahasimet tregojne per sfidat e caktuara:në modelin e një pushteti gjygjësor plotësisht të pavarur si p.sh .në modelin e SH.B.A së,sistemi gjygjësor shikohet si një pushtet i ndarë juridik dhe jo si një pjesë e pushtetit ekzekutiv.Pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Perëndimore ),pavarësia në marrjen e vendimeve respektohet dhe mbështetet me gjithë mungesën e pavarësisë administrativ, financiare dhe politike, sepse ekziston respekt për sundimin e së drejtës dhe vetë gjykatësit kanë pozitë të respektuar në shoqëri. Pavarësia e gjyqësisë paraqet pjesën përbërse të secilës kornizë qeveritare moderne dhe demokratike dhe qëndron si kusht paraprak për mbrojtjen e procesit gjyqësorë nga intervenimi jo legjitim .Gjithashtu u jep individëve garanca që procedura gjyqësore posedon mekanizma për të ofruar mbrojtje juridike, kur ajo është e nevojshme, nga veprimet apo vendimet e autoriteteve tjera. Pavarësia në kuptim institucional/pavarsia e jashtme,29 nenkupton mospërzierjen organeve tjera jo-gjyqësore në ushtrimin e funksioneve gjyqësore dhe gjithashtu mbulon obligimin e shtetit që të ruaj punën e pavarur të gjykatave. Përbrenda kesaj pavarësie adresohet çështja e mosndërhyrjes ekzekutive në fushën e marrjes së vendimeve, dhe gjithashtu në intervenimet legjislative .Pastaj kerkon që gjyqësia të përbëhet nga zyrtarët, emrimet, ushtrimi i detyrës së tyre dhe përgjegjësia disiplinore e të cilëve gëzon një autonomi efektive institucionale. Gjithashtu do të adresohen nga perspektiva e kontrollit që degët ekzekutive. Në fund, përgjegjësia disiplinore konsiderohet si garancë e pavarsisë institucionale por edhe si garancë kundër ndarjes së gabuar të drejtësisë, në raport me mënyrën në të cilën funksionon mekanizmi disiplinues. Pavarësia në kuptimin funksional/pamvarsia e brendshme30 mbulon obligimin e shtetit që të ruaj punën e pavarur të gjykatave, gjegjësisht pavarsinë personale të gjykatësve. Në këtë drejtim, vleresohet se niveli në të cilin procedura e emrimit dhe e vazhdimit të kontratave të gjykatësve dhe prokurorëve, është në përputhje me garancat dhe standardet e gjyqësisë së pavarur. Pastaj, aspektet e organizimit të brendshëm të gjykatave siq është, mekanizmi i caktimit të rasteve për gjykatësit apo kolegjet e gjykatësve. Rrumbullaksimi i kornizes ligjore dhe riorganizimi i plote i sistemit te drejtesise duhet te percillet me ndryshimin rrenjesor te praktikave gjyqesore.31 Tani ato duhet te ofrojne garanci se te drejtat e secilit _____________ 25)Sipas Projekt Marreveshjes mbi statusin e Kosoves, Aneksi I,neni 6.1. gjyqtaret e Gjykata Kushtetuese do të jenë “juristë të shquar me karak- terin më të lartë moral”,Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës,2 shkurt 2007.Po aty. (Kjo paraqet promovimin e pare te kritereve etik per perzgjedhjen e gjyqtareve/Shiko:Rregulloret e UNMIK-ut per emrimin dhe zgjedhjen e gjyqtareve dhe prokuroreve) 26)Procedurat per prove dhe mandat,riemrim,transferim dhe ngritje ne kariere jane edhe percaktuese te pavaresise gjyqesore,Elementet themelore te pavaresise gjyqesore,Mary Noel Pepys,Specialiste Nderkombetare e Reformave Gjyqesore,Janar 2002,fq.1 27)Shumica e profesioneve ligjore në botë janë të ndara nëpër kategori të ndryshme përfshirë këtu gjyqtarët, prokurorët, avokatët, noterët, dhe referentët ekzekutues të gjykatave,Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004 29)Nje hap i rendesishem per rritjen e pavaresise se pushtetit gjyqesor eshte krijimi i nje strukture te plote te qeverisjes te misheruar ne dispozitat kushtetuese dhe ligjore te cilat perkufizojne qartesisht funksionet dhe pergjegjesite e pushtetit gjyqesor dhe ne vecanti ne zgjedhjen e rasteve, Roli i administrimit te gjykatave ne fuqizimin e pavaresise dhe paanesise gjyqesore,William Davis,drejtues i DPK Consulting,i krijuar me 1993 si partneritet profesional i Kalifornise per te ndihmuar institucionet per te qene me efikase. 30)Shiko:Shqyrtimi i Sistemit te Drejtesise ne Kosove ,shtator 2001-shkurt 2002 ,Pavaresia e Gjyqesise ,Paraburgimi ,Çeshtjet e shendetit mental, OSBE-Misioni ne Kosove,SMSJ.Pastaj,sipas Projektligjit mbi Avokaturën, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga përfaqësuesi i UNMIK-ut, thuhet: “…Avokatura është profesion i lirë dhe i pavarur, i vetë rregulluar dhe vetë menaxhuar.” Me tej,pavarësia e profesionit realizohet(neni 1.3), permes:a. Ushtrimit të pavarur të profesionit të avokatit si profesion i lirë; b. Ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur;c. Orga- nizimit të avokatëve përmes Odës së Avokatëve të Kosovës si organizatë e pavarur publike;dhe d. Autorizimit të Odës së Avokatëve për nxje -rrjen e akteve normative të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe organizimin e avokaturës,Shiko:Ligjit mbi Avokatine,8 shtator 2004 ,nr. 2004/40 “Avokatët nuk kanë raportuar ndonjë veprim të ndërmarrë kundër tyre për shkak të deklarimeve të bëra gjatë kryrejes së detyrave të profesionit të tyre” ,Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004 31)Po aty,fq

Page 10: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

10

jane te siguruara. Per ta realizuar kete praktikesit e ligjit duhet te njohin mire institucionet dhe kategorite ligjore, natyren e vertete te tyre, frymen e ligjit.32 Ata duhet te persosin vazhdimit shkathtesit e zbatimit te ligjit,madje duke marre parasyshe edhe standardet dhe praktiken nderkombetare e cila ka nje tradite te pasur ne zbatimin e ketyre kategorive tejet te zhvilluara juridike.33 Per aplikimin e drejte, korniza e re ligjore, shtron para zbatuesve nje angazhim shtese ne menyre qe te arrijne shkeputjen e domosdoshme nga praktikat e kaluara kur trajtimi rutinor i rasteve,34 uniformiteti i vendimeve, interpretimi i ngurte i ketegorive ligjore, mosreflektimi i rrethanave te rastit, baza e pamjaftueshme faktike per aktgjykim, vleresimi jo i drejte i provave dhe fakteve vendimtare, deshtimi per te sqaruar kunderthenjet midis deklaratave, per te ftuar deshmitaret e mbrojtjes njejte sikur ata te akuzes,per te peshuar fajesine, per te quar matjen e denimit neper nje proces te drejte dhe tjera sikur keto,ishin dukuri identifikuese.35 Te ketilla siq vazhdojne te jene, praktikat gjyqesore ne Kosove rrezikojne qe princepet e mbrojtjes se te drejtave te njeriut,te gurezuara ne legjislacionin e ri ti mbajne vetem si proklamime36

Per kete, ata krahas ndryshimit te praktikave duhet rishqyrtuar perkushtimin e vet si sherbyes te drejtesise dhe ngulitin ne vetedije se nuk jane aty per vete por per shoqerine te ciles i sherbejne.37 Rritja e perkushtimit per sherbimin se bashku me procedurat e drejta dhe te efektshme paraqet parakusht per ndertimin e besimit aq te nevojshem te komunitetit ne organet e drejtesise.38Sepse siq edhe eshte theksuar me te drejte”. Kjo. . . njeheresh prek edhe vete fundamentin e shtetit juridik”.39 Te gjithe faktoret tregues formal te pavaresise se sistemit gjyqesor40 tregojne nje shperputhje te madhe me standardet minimale per procedurat e drejta gjyqesore.41 Prandaj, Kosova duhet seriozisht te merret me _________________ 32)Rexhep Haxhimusa ,Po aty,fq.3 33)Ende vazhdon situata ku shume gjyqtar kosovar nuk mbeshteten ne instrumente nderkombetare per te drejtat e njeriut gjate marrjes se vendimeve.Perkunder pjesemarrjes se tyre ne shume trajnime dhe seminare per te drejtat e njeriut,gjyqetarev si duket ju mungon njohuria e punes pe rate se si t’i aplikojne keto standarde ne rastet e tyre konkrete.Trajnimet e mëhershme nuk kane ofruar udhëzime te mjaftueshme mbi zbatimin praktik te standardeve nderkombetare per te drejtat e njeriut.Ne veçanti,gjyqtaret nuk kuptojne se si aplikohet praktika gjyqesore e Gjykates Europiane per te drejtat e njeriut ne gjykatat e Kosoves.Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine, 2004. 34)Ne raportin e USAID-it si probleme qe mund te qojne deri te joazhuriteti dhe korrupsioni neper gjykata permenden edhe pagat e vogla te cilat shkaktojne qe juristet me pergaditje profesionale te kerkojne pune ne sektorin privat;si dhe natyra primitive e sistemit te administrates gjyqesore,ne veqanti mungesa e rrjeteve kompjuterike dhe e internetit 35)Per me gjeresisht shiko vleresimet nga Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove,Shoqata e Avokateve Amerikane dhe Iniciativa Ligjore per Evropen Qendrore dhe Euro-Azine(ABA-CEELI),Prishtine,2002 dhe 2004. 36)Sipas statistikave te Administrates Gjyqesore,rreth 63 % e 1endeve te kryera jane abroguar apo ndryshuar nga gjykatata e shka11es se dyte,gjate tremujorit III te ketij viti,kurse vetem rreth 37 % e 1endeve te zgjedhura nga gjykatata e qarkut jane vertetuar nga Gjykata Supreme. Asambleja parlamentare e Keshillit te Europes,ne janar 2005,e ka miratuar Rezoluten dhe rekomandimin per “mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Kosove”,ku rekomandohet qe UNMIK-u ne bashkëpunim me Keshillin e Europes,ta themeloje Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Kosove,e cila do te ishte kompetente per shkeljet e supozuara e te drejtave te garantuara me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe Protokolet e saj. Ne monitorimet objektive te sistemit gjyqesor eshte paraqitur brengosja lidhur me atë se palët, avokatët dhe prokurorët kanë qasje ex-parte të vazhdueshme tek gjykatësit dhe te zyrtarët tjerë të gjykatave gjë që krijon një përceptim të favorizimit, trajtimit të pabarabartë dhe potencialisht korrupcionit,nga: Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004 37)Ne nje raport te fundit te nxjerre ne muajin nentor 2005 nga INDEX Kosova eshte konstatuar se qytetatret e Kosoves kane humbur dukshem besimin te drejtesia kosovare dhe gjykatat jane radhitur ne vendin e tete per sa i perket besueshmerise se tyre nga publiku.Kështu prej besueshmerise rreth 1.20 sa ishte ne maj 2002 nga indexi -2.00 deri + 2.00 në nëntor 2005 ajo kishte rënë në 0.70.Ne raportin e USAID-it si probleme qe mund te qojne deri te korrupsioni dhe joazhuriteti neper gjykata permenden edhe pagat e vogla te cilat shkaktojne qe juristet me pergaditje profesionale te kerkojne pune ne sektorin privat;si dhe natyra primitive e sistemit te administrates gjyqesore,ne veqanti mungesa e rrjeteve kompjuterike dhe e internetit. 38)Ne nje ankete te rea1izuar nga USAID ne 1idhje me hu1umtimin mbi shka11en e korrupsionit ne Kosove,47 % e kosovareve te anketuar besojne se avokatet jane persona te korruptuar,ndersa 25 % e tyre besojne qe prokuroria kosovare eshte e korruptuar Te pyetur per eksperiencat persona1e me korrupcionin ne drejtesi 11% e respodenteve jane pergjegjur se u eshte dashur te korruptojne avokatet,10% gjykatesit dhe 7% jane pergjegjur se u eshte dashur te paguajne prokuroret per te fituar sherbimet.”Zef Prenaj,gjykartës në Gjykatën e Qarkut ne Prishtinë,dhe Abdullah Robaj,gjyqtar hetues po në këtë gjykate janë shkarkuar pasi është vërtetuar se janë përfshirë ne korrupsion.Anton Hili dhe Durak Buzhala, gjykatës në Gjykatën Komunale në Suharekë,Gani Kelmendi i Gjykatës Komunale në Istog,Teuta Vranica,gjykatëse e Gjykatës komunale ne Gjakovë,dhe Tefik Dushica,administrator ne Prokurorinë e Qarkut ne Gjilan,janë disa nga personat që tashmë kanë nga në dosje,nën dyshimin se kanë marrë ryshfet”,Lajm,gazetë e përditshme,Prishtinë,E ejte,5 prill 2007 fq.5 39)Rexhep Haxhimusa,kryetar i Gjykates Supreme te Kosoves,ne Prishtine,”Bi1ten i Gjykates Supreme te Kosoves”,nr.1 40)Rrogat ne gjyqesise jane jashtëzakonisht te uleta dhe nuk jane te mjaftueshme per t’i tërhequr ose mbajtur gjyqtaret e kualifikuar ose t’i përkrahin familjet e tyre.Rrogat e uleta shpiejne ne dobësim te moralit dhe i hapin rruge korrupsionit.Rrogat e gjyqtareve ne Kosove mbeten te uleta dhe te pamjaftueshme per t’ju mundësuar atyre përkrahjen e familjeve te tyre pa ndonje burim tjeter te te ardhurave... Edhe pse rrogat e gjyqesise jane nominalisht te krahasuara me(ose edhe i tejkalojne)ato te punonjësve te shërbimit civil te te njejtes pozite,gjyqtaret mbeshteten ne faktin se nenpunesit tjere civil potencialisht kane me shume te ardhura sepse ata mund te angazhohen edhe ne punet tjera shtese ndersa sipasKodit te Etikes per gjyqtare,keta e kane te ndaluar,te marrin shpërblim tjeter perveq rroges se tyre,perveq ne rastet e shpërblimit simbolik per ndonje ligjerate te dhene,dhe te autorizuar nga Keshilli Gjyqesor dhe Prokurorial i Kosoves.Pervec rroges gjyqtaret nuk kane beneficione tjera plotësuese, Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove, ABA-CEELI,Prishtine,2004,fq.37 41)Kushtet te punes dhe ambienti i papershtatshem jane nje prej arsyeve per uljen e respektit per gjyqesine por edhe kane ndikuar negativisht ne moralin e gjyqtareve,Po aty,fq.39 .”Kushtet e punes së gjyqtarëve dhe prokurorëve po e stimulojnë rritjen e korrupsionit”,dr.Ismet Salihu, Lajm, gazetë e përditshme,Prishtinë,e ejte,05.prill 2007,fq.5

Page 11: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

11

sfidat ne krijimin dhe drejtimin e nje sistemi efikas te drejtesise i cili do te behet faktori themelor per shtetin ligjor dhe respektimin e te drejtave te njeriut per te gjithe.42 III.STANDARDET PROFESIONALE DHE ETIKE TE AVOKATISE ME NDIKIM NE PROCEDURAT GJYQESORE: Rrethanat e ndryshuara ekonomike dhe shqërore, struktura e re ligjore të përcjella procedurat ligjore dhe institucionet juridike sipas standardeve ndërkombëtare shtrojne nevojën e krijimit të resusrseve profesionale për zbatimin e drejtë të tyre.43 Ekonomia e tregut dhe ndryshimet shoqërore e politike në Kosovë kanë shtuar nevojën për shërbime në çështjet e ndërlikuara të transaksioneve të biznisit. Kjo ka shtuar nevojat për një ekspertizë të këtillë specifike. Gjeneratat e tanishme të avokatëve kanë pak përvojë në ushtrimin e profesionit në një ekonomi të tregut. Mandej, në kushtet kur studimet jurdike dhe përgaditja e proviomit të jurispodencës nuk ofrojnë njohuri të veçanta për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe përgaditje specifike për dhënjen e shërbimeve juridike, te avokatët të cilët për herë të parë krijojnë një karierë në avokati shprehet mungesë e theksuar dhe përmbajtësore te njohjes me ligjet dhe procedurat ligjore.44 Korniza ligjore dhe procedurat me standarde të larta demokratike kërkojnë kualifikim,arsimim dhe profesionalizëm. Praktikuesit e ligjit me shpejtësi dhe në mënyrë efikase duhet t’u përgjigjen kërkesave të mëdha në lidhje me reformimin e ekonomisë dhe ristrukturimin ligjor të imponuar nga këto reforma.45 Rrethanat kërkojnë një profilizim tjetër të avokatëve, me nivel te kompetences dhe ekspertizës së lartë profesonale. Avokatet duhet ta përmirsojnë përgaditjen profesionale, duke shtuar kapacitet e tanishme profesionale, të kujdeset për pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit. Monitorimet e shumta objektive te sistemit te drejtesise identifikojne se mbrojtësit akoma vazhdojnë të reflektojnë rolin e mbrojtësit nga sistemi i kaluar juridik, në atë se shpeshherë ata janë pasiv. Kosova e pas vitit 1999, ka qenë në një situatë unike, profesioni ligjor i ishte ekspozuar ndikimeve ndërkombëtare të të dyja sistemeve juridike, anglosaksone dhe kontintentale, ndërsa avokatëve u imponohej një llojllojshmëri e paparë e praktikave, procedurave dhe metodologjive. Me këtë shfaqet nevoja për avokatin ta merr përsipër përgjegjësinë për klientin e vet. 46 Mbrojtësit shpeshherë nuk ndërmarrin hapa aktiv sa mjafton në mbrojtjen e të drejtave të klientëve të tyre.47 Mbrojtësit vazhdimisht deshtojne: në kërkimin e analizave mjeko-ligjore; të hetojnë në mënyrë të duhur, para gjykimit, akuzat dhe argumentet mbrojtjëse; të marrin në pyetje në mënyrë të duhur dëshmitarët; të paraqesin dëshmi mbështetëse në seancë; dhe të kundërshtojnë kundër dëshmive të papranueshme. Vrojtimet i kane identifikuar edhe nevojat urgjente te tyre48 siq eshte trajnimi për çështjet e provave forenzike dhe ekspertizat mjekesore49 sepse ata shpesh anashkalojne detyrat per mbrojtje te ___________ 42) Zyra e Komesariatit të Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (ZKLKBDNJ) pati inicuar një projekt që ka për synim të eksplorojë mundësinë e themelimit të gjykatave hibride -ato gjykata që përfshijnë si akterët ligjorë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe që kanë mandate për t’i gjykuar si krimet me te rënda,për të ndikuar pozitivisht në sistemin vendor të drejtësisë të shteteve pas konfliktit në mënyrë që të sigurojnё një trashëgimi tё qëndrueshme për sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.Dy ekspertë, z. David Marshall, bashkërendues i sundimit të së drejtës në Gjenevë dhe Marieke Wierda nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësinë Tranzicionale në Nju-Jork, e patën vizituar Kosovën për këtë projekt. 43)Monitorimet......shërbejnë si vlera matëse për ...përcjelljen më të mirë të përparimeve drejt krijimit të profesionit të avokatit i cili do të ishte më etik, më efektiv dhe më i pavarur...ofrojnë të dhëna lidhur me çështjet e ndërlidhura siç janë, korrupcioni, zotësia e sistemit juridik që t’i zgjidhë konfliktet, të drejtat e pakicave dhe reformimi i arsimimit juridik,Indeksi i Reformës së Profesionit Ligjor për Kosovë,ABA-CEELI, Prishtinë, korrik 2004,fq.i. 44)Sipas Ligjit për avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (G.Z.KSAK ,nr. 43/1973, 46/1977 dhe 48/1979)në bazë të neneve 1, 7, 35 dhe 36 e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit fitohet me regjistrimin në regjistrin e avokatëve (që mbahet nga OAK). E drejta për t’u regjistruar i takon çdo personi që përmbush kushtet si në vijim...6) të meritojë besimin për të ushtruar profesionin e avokaturës. 45)Vlerësimet...tregojnë për një profesion të avokatit, i cili ka bërë hapa të rëndësishëm në reformën ligjore, por që ende është duke bërë mundime t’i tejkalojë kufizimet për përfaqësim të trashëguara nga Jugosllavia socialiste e pas luftës së dytë botërore; të rehabilitohet nga kufizimet dhe konflikti i vitit 1990... t’i përshtatet ekonomisë së tregut me zhvillimin e sektorit privat. Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor për Kosovë,ABA-CEELI,Prishtinë,korrik 2004,fq.7. 46)Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 47)OSBE-Misioni ne Kosove,Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të së Drejtës-SMSJ,Pasqyre mbi Sistemin e Gjyqesise Penale ne Kosove ,1 shtator 2000 – 28 shkurt 2001 48)Po aty 49)OSBE-Misioni ne Kosove,Departamenti per te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit-SMSJ,Shqyrtimi i Sistemit te Gjyqesise Penale ,Shtator 2001-Shkurt 2002,Temat: Pamvaresia e Gjyqesise,Paraburgimi,Çeshtjet e shendetit mental.

Page 12: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

12

efektshme50, deshtojne ne provimin e dëshmive nga këndvështrimi i të akuzuarit mund të mos shqyrtohen në mënyrë të hollësishme, dhe testimi i paqëndrueshmëritë në dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e prokurorisë .Ne kete menyre pothuajse rregullisht ndodhe qe dëshmitë shfajësuese mund të mos zbulohen fare dhe rrethanat lehtësuese të mos potencohen në mënyrë të duhur. Shërbimet e avokateve i përshkon: dështimi për të kërkuar kohë të mjaftueshme për të mundësuar një përgatitje të hollësishme te mbrojtjes50; dështimi i deklarimit të rrethanës lehtësuese dhe kërkimi i dënimeve alternative51; neglizhimi i detyres ne rastet e angazhimit sipas detyres zyrtare 52; mungesa e ekspertizes per dhenjen e mbrojtjes ne rastet e dhunës seksuale kundër femrave, posaqërisht rastet që ndërlidhin tëmiturit, të moshuarit, ose raportimet për dhunën seksuale brenda familjes; dështimi për tu hetuar në mënyrë diligjente dhe mostrajtimi i duhur dhe marrjen në pyetje të viktimës/dëshmitarëve në rastet që ndërlidhin dhunën seksuale; deshtimi per te udhëhequr e zhvillimin efektiv dhe të drejtë të rasteve, dhe të kufizimin me abuzimet e diskrecionit gjyqësor, konsideratë duhet ti kushtohet zhvillimit të udhëzimeve të duhura provuese që zgjë rohen në rregullat provuese nga KPPPK; deshtimi ne mbledhjen e dëshmive ne favor te klientit; deshtimi ne komunikimin e drejte me klientet dhe me rastin e paraqitjeve ne opinion. Keto deshtime dhe te tjera sikur keto te cilat jo vetem qe ndeshen me standardet profesionale dhe etike te ushtrimit te detyres se avokatit por demtojne drejtperdrejte interesat e personave te perfaqesuar para gjykates, kane nxitur edhe reagime te shumta. 53

Kryesorja për mbrojtjen e të drejtave të të pandehurit është roli i mbrojtësit. Ky është një rol aktiv i cili aplikohet përgjatë tërë procedurës penale, dhe i cili kërkon mirëkuptim dhe lehtësira nga të gjithë akterët gjyqësor. Rastet që ndërlidhin krimet e luftës dhe ato etnikisht të motivuara kan sjellur në fokus qështjen e anshmërisë, që ka nevojë për përpjekje më të mëdha për sigurimin e paanshmërisë. Ndjekja e ___________ 50)Në një rast pranë gjykatës së qarkut në Gjilan/Gnjilane që kishte të bëjë me akuza për posedim të paligjshëm të armëve, séance ishte shtyer më 26 tetor 2004 për shkak tëmungesës së avokatit mbrojtës. Gjykata kishte thirrur avokatin mbrojtës i cili kishte dështuar t’a informojë gjykatën se ishte në pushim vjetor. Në një rast pranë gjykatës së qarkut në Gjilan, që kishte të bëjë me akuzat për vjedhje me dhunë, plaçkitje dhe vjedhje të rëndë, OSBE-ja ka vërejtur një mungesë të përsëritur të avokatit mbrojtës. Avokatët mbrojtës në mënyrë konsistente kishin anashkaluar detyrat e tyre duke i’a bartur autorizimin për përfaqësim njëri tjetrit gjatë seancave të ndryshme gjyqësore. Për shembull, në disa raste një avokat mbrojtës i përfaqësonte prej tetë deri në nëntë të akuzuar. Një sjellje e tillë vazhdoideri kur njëri nga avokatët mbrojtës, gjatë një seance gjyqësore të mbajtur më 14 maj 2003, u ankua se ai nuk mund të vazhdoi të zëvendësoi kolegët e tij. Të pandehurit deri në atë moment kishin duruar një mbrojtje jo të qëndrueshme dhe të përgatitur keq.Per me teper shiko:OSCE-Misioni ne Kosove,SMSJ-Po aty 50) Siq eshte verejtur nga monitoruesit,”Në një rast pranë gjykatës së qarkut në Gjilan/Gnjilane, ku një person u akuzua për vjedhje në nëntor 2003, avokati i caktuar nga gjykata lëshoi seancën vetëm disaminuta pas fillimit të saj duke deklaruar se ishte i angazhuar në një gjykim tjetër. Kryetari i trupit gjykues mëpastaj emëroi një avokat tjetër mbrojtës i cili nuk kërkoi kohë për të lexuar aktakuzën apo të konsultohet me të akuzuarin. Avokati nuk para shtroi kurrfarë pyetjesh për dëshmitarët gjatë gjykimit dhe e lëshoi seancënmenjëherë pas dhënies së fjalimit përfundimtar duke mos pritur as përfundimin e gjykimit.”,OSBE-Misioni ne Kosove,SMSJ,Po aty. 51) OSBE ka verejtur se:”Dështimi i avokatëve mbrojtës në mbrojtjen efektive të interesave të klientëve të tyre mund të na shpiejë drejt një praktike jo të duhur të caktimit të dënimeve dhe nuk është në pajtim me të drejtën e të pandehurit për mbrojtje efektive. Duhet të përmendet se praktika e gjykatave për të përmendur në mënyrë rutinore rrethanat lehtësuese dhe rënduese pa ndonjë vlerësim dhe dështimi i tyre i përgjithshëm për të konsideruar masat alternative ndaj atij me burg mund të diskurajojnë avokatin mbrojtës për të parashtruar propozime të tilla. Megjithatë, kjo nuk mund të përdoret si arsyetim nga ana e avokatëve mbrojtës për dështim në mbrojtjen e interesave të klientëve të tyre.” OSBE-Misioni ne Kosove,SMSJ,Po aty 52)“në një rast pranë gjykatës së qarkut në Mitrovicё, një i mitur ishte akuzuar për trafikim të personave nën moshën 18 vjeçare dhe ndërmjetë- sim në ushtrimin e prostitucionit. Avokati mbrojtës ishte caktuar sipas detyrës zyrtare për të përfaqësuar të miturin. Avokati mbrojtës nuk morri pjesë në seancat dëgjimore për të cilat ishte thirrur me kohë nga gjykata, duke dhënë një arsyetim të varfër apo duke mos dhënë kurrfarë arsyetimi fare përkitazi me mungesën e pranisë së tij në ato seanca; madje edhe në ato seanca në të cilat kishte marrë pjesë ai kishte dështuar që të marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga prokuroria apo të propozojë dëshmitarë tëmbrojtjes; pas dëgjimit avokati i kishte thënë OSBE-së se nuk ishte duke e kryerpunën e tij si avokat mirëpo vetëm po merrte pjesë në ato seanca për shkak se është i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe për shkak se nuk është duke u paguar për shërbime te ofruara dhe se prindërit e të miturit nuk janë të interesuar t’a paguajnë; duke shtuar se kishte dijeni për 80% të shkresave të lëndës. Gjykata emëroi të njëjtin avokat mbrojtës për të përfaqësuar të miturin gjatë gjykimit i cili filloi në qershor 2003. OSBE-ja kishte vërejtur se avokati ishte ngjashëm pasiv edhe gjatë seancës kryesore përderisa kontributi i tij kryesor ishte dhënia e fjalimit përmbyllës të shkurtë në përfundim të gjykimit. Të miturit i ishte shqiptuar masa edukuese-përmirësuese.Në një rast pranë gjykatës së qarkut në Mitrovicё/Mitrovica i akuzuari ishteparaburgosur më 7 gusht 2002 dhe ishte akuzuar me tentim vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve. Sipas kryetarit të trupit gjykues, avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata i cili përfaqësoi të akuzuarin gjatë hetimeve refuzoi të përfaqësojë atë gjatë gjykimit për shkak se emërimi i tij ex officio do të thotë se ai nuk do të pranojë kompenzim financiar për të akuzuarin. Kryetari i trupit gjykues është dashur të emërojë një avokat tjetër për të përfaqësuar të pandehurin gjatë gjykimit i cili filloi më 23 prill 2003.OSBE,Misioni ne Kosove-SMSJ,Po aty. 53)OSBE-madje edhe ka rekomanduar qe Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë e hapur për ankesa dhe duhet të marrë veprime disiplinore kundër anëtarëve të vet të cilët dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre profesionale ndaj klientëve të tyre, veçanërisht ata avokat mbrojtës të cilët dështojnë të përfaqësojnë klientët e tyre pa justifikim të duhur.OSBE-Misioni ne Kosove,Departamenti i të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës-Seksioni për monitorim të sistemit juridik ne Kosove Shqyrtimi i Sistemit te Drejtesise Penale ne Kosove (prill 2003-tetor 2004) , Krimi paraburgimi dhe denimi.Shume shpesh opinioni mund ta fitojë një përshtypje të gabuar për reformimin e profesionit ligjore, edhe per shkaqe qe jane te pranueshme edhe ne shoqerite me te zhvilluara se Kosova. Për shembull, sipas Këshillit të Odave dhe Shoqatave të Avokatëve të Unionit Europian (CCBE), në vitin 2002 në Poloni, profesionin e avokatit e kanë ushtruar 22,048 persona. Nga ai numër, vetëm 5,315, ose 24% prej tyre ishin avokatë.Marre nga Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004

Page 13: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

13

raportimeve të dhunës seksuale ka ndriquar mungesën e lehtësirave për viktimat dhe dëshmitarët dhe mirëkuptimin në një pjesë gjykatash. Një sistem gjyqësor efektiv dhe korrekt gjyqësor është fundamental për çdo shoqëri. Në kontekstin e Kosovës, kjo është e rëndësisë edhe më të madhe, në dritë të ekzistimit të klimës politike dhe sociale dhe natyrës vitale të sistemit të tillë për sukses. Duke pasur parasysh faktin se nuk kishte system juridik në Kosovë menjëherë pas konfliktit, sistemi i tanishëm ka qenë i detyruar të përjetoj një evoluim të shpejtë dhe të ndërmarrë zhvillimin e një numri të madh të rasteve komplekse dhe serioze penale. Tani që sistemi juridik është konstituuar, burimet adekuate dhe vëmendja duhet të përqëndrohet në mbushjen e zbrazëtirave, me dispozita për masa konkrete për sigurimin e korrektësisë së të gjitha procedurave.

Rëndësia e vendosjes së standardeve të larta profesionale dhe etike si dhe pajisja me ekspertizën e mjaftueshme ligjore është e nevojshme54 sidomos në kushtet e Kosovës,ku përceptimi tradicional i komunitetit per sistemin e drejtësise, për shkak të përvojes historike, është i nje niveli tejet zhgënjyes.55 Ne situaten kur procedurat gjyqesore përcillen me të meta evidente si: me besim të kompremetuar historik,56 mosnjohje në vazhdim të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare,pa arritur të shënoje shkëputjen e domosdoshme nga praktikat e kaluara te trajtimit rutinor i rasteve,uniformitetit te vendimeve, interpretimit te ngurte i kategorive ligjore,mosreflektimit te pamjaftueshem te rrethanave te rastit, vleresimit jo i drejte te provave dhe fakteve vendimtare, deshtim per te sqaruar kunderthenjet midis deklaratave,per te ftuar deshmitaret e mbrojtjes njejte sikur ata te akuzes,per te peshuar fajesine, per te quar matjen e denimit neper nje proces te drejte dhe tjera sikur keto,se bashku pa rritjen e perkushtimit dhe vetedijes ndaj sherbimit idealeve te drejtesise dhe perkushtimit per sherbimin drejtesia mbetet fushe per shqetesime te vazhdueshme. 57Kur krejt kesaj i shtohen te metat dhe deshtimet ne pergaditjen profesionale, etiken dhe kompetencen e avokateve ne perfaqesimin e rasteve para gjykatave atehere krejt e qarte behet pasqyra per gjendjen ne te cilen ndodhet edhe sot sistemi i drejtesise Kosovare dhe menyren se si ai si i ketille perceptohet nga komuniteti te cilit do te duhej qe ti sherbeje.58

Nga kjo dalin edhe detyrimet e te gjitha degeve te drejtesise per perpjekje te shtuara ne reformimin kuptimplote.Nga ketu,edhe me e madhe detyrimi i avokatures-si dege e rendesishme e sistemit te drejtesise, per reformim koptimplote ne menyre qe me kete te shtoje ndikimin ne përmirsimin e administrimit të drejtësisë, përparimin e sistemit të judikaturës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të _________________ 54)Standardet për Kosovën ne pjesen qe i referohet sundimit të ligjit kërkojne,një kornizë ligjore të shëndoshë dhe efektive për zbatimin e ligjit në pajtim me standardet evropiane. Standardet për Kosovën te aprovuara edhe nga Këshilli i Sigurimit të KB-së në deklaratën e tyre të 12 dhjetorit 2003 imponojne detyra ne lidhje me struktura dhe korniza ligjore te Odës së Avokatëve të Kosovës ,duke konfirmuar qendrimin se” Kosova, si çdo shoqëri, ka nevojë për një shoqatë të fortë të avokatëve.” Shiko Standardet per Kosoven. 55)Gjyqesia e Kosoves eshte objekt i ndikimeve te jashtme,kryesisht nga interesat private...e ndjeshme ndaj presioneve shoqerore nga miqte, familja dhe komuniteti....Megjithqe Ligji mbi gjykatat e rregullta thekson se”gjate ushtrimit te funksionit gjyqësor,gjykatat jane te pavaruar dhe vendimet e tyre i marrin bazuar ne ligjin ne fuqi”(neni 6) dhe kjo dispozite eshte riperseritur edhe ne ligjet tjera procedurale ne fuqi(KPPP neni 8) ne praktike,shumica e gjyqtareve te Kosoves megjithatë jane objekt i ndikimit te jashtem nga nje numer burimesh,por kryesisht nga interesat private....nga sondazhi i bere nga mediat koheve te fundit,eshte bere me dije perceptimi i dobet nga publiku per gjyqesine-publiku e rangoje gjyqesine si institucionin qeveritar te trete nga fundi ne besimin publik,Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove,ABA-CEELI, Prishtine,Vellimi II, 2004,fq.5 56)Ne pergjithesi,gjykatat jane te hapura per publikun dhe mediat. . ..edhepse seancat jane te hapura per publikun ne baze te ligjit,hapësira e pamjaftueshme si ne aspektin e numrit te vogel te gjykatoreve gjithashtu edhe per shkak te madhesise se tyre te vogel.Vendimet gjyqesore jane dokumente zyrtare keshtuqe ato duhet te publikohen dhe jane te hapura per shqyrtimin akademik dhe publik.Vendimet gjyqesore nuk vihen ne dispozicion per publikun,por jane ne dispozicion te paleve te përfshira ne rast dhe te paleve tjera te interesuara. Ligji mbi qasjen ne dokumentet zyrtare,i përcakton rregullat sipas te cilave”cdo banor i përhershme i Kosoves”te kete te drjete te qasjes ne dokumentet zyrtare te institucioneve te përkohshme te vetëqeverisjes.Ne te njejten kohe,ligjet procedurale ne fuqi permbajne dispozita te ndryshme lidhur me qasjen e publikut ne vendimet gjyqesore.Vendimet gjyqesore nuk publikohen per publikun e përgjithshem,mirëpo ato shkruhen edhe vihen ne dispozicion te paleve te lendes dhe paleve tjera te interesuara.Lexo KPPP nenet 89,123,395,Po aty,fq.59 57)Prandaj del i drejte vleresimi se jo krejt pa aresye parashihet qe prezenca me e fuqishme nderkombetare ne Kosoven e pas statusit do te jete ne sferen e sundimit te ligjit. 58)Perceptimi me mosbesim ne vazhdimesi ushqehet edhe nga veshtersite objektive:ngarkesa e madhe me ceshtjet e pazgjedhura per shkak te me teper se nje dekade te mosfunksionimit te sistemit gjyqesor,numrit te pamjaftueshem te gjyqtareve,sistemit manual te pranimit te lendeve dhe perpunimit te te dhenave,mungesave te pajisjeve teknike e te ngjashme.Ne kushte kosovare nga ketu nuk duhet anashkaluar edhe ambienti, kultura sociale dhe juridike e komunitetit.Per me teper,mosbesimin e rrite edhe mosekzistimi i kurfare plani veprues ne informimin e komunitetit me sistemin juridik dhe edukimin e nevojshem ligjor te tij.(“...mediat nuk jane nje burim i qendrueshem qe publiku te mesoje per gjyqesine” Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove, ABA-CEELI,Prishtine,Vellimi II,2004,fq53)

Page 14: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

14

ligjit.59 Konkretisht,ne efektshmerine,paanshmerine dhe transparencen e procedurave gjyqesore. Dhe kete ajo do ta beje me nje riorganizim te mirefillte te organizates,me ngritjen e pergaditjes profesionale te anetareve te vet me tandardet ligjore mbi pergaditjen dhe kompetencen profesionale me forcimin e standardeve me të larta të profesionalizimit, ngritjen dhe përsosjen e vezhdueshme profesionale të anëtarëve, ngritjen e perkushtimit ndaj idealeve të drejtësisë dhe drejtshmërisë, forcimi i rregullave të etikës dhe vendosjen e standardeve të larta të ndershmërisë,moralit profesional dhe besueshmërisë, permiresimin e sjelljeve ndaj klientëve,kolegëve tjerë, profesionit ligjor dhe publikut .E perfundimisht me ndërtimin e standardeve unike të këtij shërbimi, duke e pajisur atë me besueshmëri, dinjitet, pavarësi dhe delikatesë profesionale. Vetem kjo eshte rruga e vendosjes së besimit të komunitetit kosovar në profesionin ligjor, përmirsimit te administrimit të drejtësisë dhe përmirësimi i zbatimit të ligjit . 1. Korniza e organizimit dhe ushtrimit te avokatise 60 Ne Kosove, megjithqe e paplotesuar, ekziston nje kornize ne lidhje me organizimin dhe ushtrimin e avokatise,61 me percaktime te qarta per rolin, pergjegjesite dhe sjelljen e avokateve te cilet e ushtrojne profesionin.62 Korniza e re ligjore, vecanerisht ne drejtesine penale,tani ka percaktuar instrumente te qarta ligjore ne lidhje me rolin dhe sjelljen e tyre ne proceduren penale.63 1.1.Organizimi i avokatise: Sipas ligjit në fuqi, avokatura është shërbim i pavarur shoqëror.64 Pavarësia e avokatisë realizohet veçanërisht65: me kryerjen e pavarur të punëve të avokatëve, organizimin e avokatëve në Odën e avokatëve si organizatë e pavarur e avokatëve, me nxjerrjen, konform me ligjin, e akteve të përgjithshme mbi punën e Odës së avokatëve dhe organeve të saj dhe mbi punen e sjelljet e avokatëve në kryerjen e avokaturës, me vendosjen për pranimin në avokaturë dhe pushimin e të drejtave të kryerjes së avokaturës, me shqyrtimin dhe përcjelljen e mardhënjeve shoqërore dhe dukurive në interes për dhënjen e ndihmës juridike dhe aplikimin e ligjeve, në marrjen e qëndrimeve dhe paraqitjen e propozimeve kuvendeve dhe organeve e organizatave tjera mbi gjendjen e avokaturës dhe nevojat e saj si dhe mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me dhënjen e ndihmës juridike. Ligji përcakton se avokaturën si veprimtari profesionale të pavarur e kryejnë avokatët. 66Kurse avokatët të cilët kanë selitë e tyre në teritorin e Kosovës janë të bashkuar në Odën e avokatëve, si organizatë të obliguar profesionale dhe e pavarur e avokatëve.67 Oda, në përputhje me Ligjin mbi avokaturën dhe ndihmën juridike e përparon avokaturën si shërbim autonom dhe të pavarur, duke u dhënë ndihmë juridike qytetarëve dhe personave juridik dhe fizikë në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre. ________________ 59)Tani sipas Ligjit mbi avokatinë,aprovuar nga Kuvendi i Kosovës Nr. 2004/40, më 8 shtator 2004, (pret shpalljen nga PSSP-ja)ne nenin 6 përcakton si kritere për regjistrim në Odë midis tjetarsh edhe:e)të mos jetë i dënuar për vepër penale që e bën personin të padenjë për të ushtruar profesionin e avokatit sipas Kodit të Etikës Profesionale; f)të mos jetë shkarkuar apo pezulluar si gjyqtar apo avokat; g) të mos jetë përfshirë në ndonjë aktivitet që është në kundërshtim me profesionin e avokatit në veçanti në ndonjë veprimtari që cënon pavarësinë e tij/saj profesionale. 60)Personat jo avokatë mund t’i përfaqësojnë personat tjerë në gjykatë. Neni 75 i Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike thotë se “në territorin në të cilin nuk ka avokatë apo territoret ku vërtetohet se nuk ka mjaft avokatë, kurse ekziston nevoja që ndihmën juridike ta japin edhe personat tjerë, punëtorët në shërbimin e ndihmës juridike të cilët i plotësojnë kushtet për fitimin e avokaturës, mund të përfaqësojnë qytetarët në procedurën para gjykatave dhe në organet e tjera shtetërore dhe organizata”. ...Projektligji mbi Avokaturën -neni 2 (6) “dhënia e ndihmës juridike nga institucionet, organet ose organizatat e tjera, mund të rregullohet vetëm me ligj të veçantë”. Sipas nenit 3 “Oda e Avokatëve mund të inicojë procedurë gjyqësore në rastet e dhënies së ndihmës juridike, nga personat e paautorizuar, përveç nëse ligji e parasheh ndryshe”. Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004 61)Qeveritë duhet të sigurojnë se procedura efektive dhe mekanizma përgjegjëse për ofrim efektiv dhe të barabartë tek avokatët janë mundësuar për të gjithë personat brenda teritorit të tyre dhe janë nën juridiksionin e tyre,pa dallim të qfardo lloji,siq është diskriminimi i bazura në racë, ngjyrë, origjinë etnike, gjini, gjuhë, religjion,mendim politik ose tjetër,origjinë kombëtare apo sociale, pasuri, lindje, gjendje ekonomike apo tjetër,Parimet Themelore mbi Rolin e Avokateve,Miratuar nga ana e Kongresit tre tete te KB mbi Parandalimin e Krimit dhe trajtimin e Fajtoreve,Havana,Kube,27 gusht deri 7 shtator 1990 62)Ligji mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike, aprovuar Gz.KSAK 43/73, ndryshimet Gz .KSAK 46/77 ,teksti spastruar 19.12.1979 (Gz.KSAK nr48/79) Megjithese Kuvendi i Kosoves qysh me 8 shtator 2004 e ka aprovuar Ligjin mbi Avokatine, nr. 2004/40, ende e pret shpalljen nga PSSP. 63) P.sh.,tani avokatet mbrojtes(sikur edhe palet tjera) … mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime incizimesh të lejuara nga gjykata, përmbledhje dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë,neni 378 par.2 KPPPK,ne fuqi prej 06.prill 2004 64)Ligji mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike, Teksti spastruar Gz.KSAK48/79,neni 5 65)Po aty,neni 6 66)Po aty,neni 7 67)neni 3 i Statutit te OAK,Prishtine,27 tetor 2001

Page 15: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

15

Detyrat me rëndësi të posaçme të Odës janë:68 ta ruajë autoritetin dhe autonominë e avokaturës dhe t’i sigurojë kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë së avokatit, t’i mbikqyrë avokatët, zyrat e përbashkëta të avokaturës si dhe format e tjera të lidhjeve të avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palëve, t’i kushtojë kujdes ngritjes së përhershme profesionale të avokatëve dhe avokatëve praktikantë dhe në lidhje me këtë të organizojë forma të ndryshme të bashkëpunimit me gjykatat, organet administrative, institucionet shkencore, fakultetet juridike dhe organizatat simotra në botë dhe me organizatat dhe institucionet e tjera të rëndësishme për realizimin e kësaj detyre, ta zhvillojë dhe përparojën etikën e avokaturës, t’i analizojë dhe studiojë dukuritë e rëndësishme për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të personave juridikë,t’i njoftojë organet kompetente vendase të niveleve të ndryshme mbi gjendjen dhe masat që duhet ndërmarr për përparimin e avokaturës dhe perparimin e të drejtave të qytetarëve dhe pesonave juridik, të kujdeset për kushtet materiale dhe interesat e tjera të avokaturës. 1.2.Rregullat per veprimin e avokateve: Korniza e re ligjore, veçanërisht në drejtesine penale,tani ka percaktuar instrumente te qarta ligjore ne lidhje me rolin dhe sjelljen e avokateve.69 Avokatët e kanë për detyrë që me ndërgjegje të japin ndihme juridike ne pajtim me ligjin dhe kodeksin e etikës profesionale dhe në kryerjen e funksionit te tyre shoqëror të kujdesen per realizimin e konstitucionalitetit dhe ligjshmerise.70 Ata përgjigjen para organeve të Odës së avokatëve për cënimin e detyrave të veta gjatë kryerjes se avokaturës sipas rregullave të cilat i nxjerr Oda e avokateve në pajtim me ligjin.71Avokati mund të refuzoj të jap ndihmë në rast se kjo do të ishte në dëm të intersit të palës apo në rast se dhënia e ndihmes juridike do të ishte në kundërshtim me parimet e procedurës ku do të merrte pjesë si avokat. Avokati ka për detyrë të refuzoj dhënien e ndihmës juridike në rast se po për atë çështje juridike i ka dhënë ndihmë juridike palës kundërshtare, ai apo avokati nga zyra e njejete apo si praktikante i avokatit ka kryer praktikën te avokati i cili i ka dhënë ndihmë juridike kundër palës ose në të njejtën çështje juridike ka vepruar si gjykatës, prokuror publik, avokat publik apo person zyrtar i organit te administrates. Avokati ka për detyrë të vazhdojë dhënjen e ndihmës juridike edhe pasi heq dorë, nëse është e nevojshme që nga pala të eleminohet dëm, por më së voni një muaj pas komunikimit të heqjes dorë. Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve, por të cilin mund ta zëvendësojë praktikanti i avokatisë. Kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burgim, praktikanti i avokatisë mund ta zëvendësojë avokatin vetëm nëse e ka kaluar provimin e judikaturës. Pranë Gjykatës Supreme të Kosovës të pandehurin mund ta përfaqësojë vetëm avokati. Një i pandehur mund të ketë deri në tre mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është e mjaftueshme kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit.72

Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush në pajtim me nenin 69, paragrafi 6 te KPPPK, kryetari i gjykatës ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake cakton mbrojtës sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.73 Kur i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, kryetari i trupit gjykues ose organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake sipas detyrës zyrtare cakton një mbrojtës të ri në shpenzime publike.74 Në bazë të kërkesës së të pandehurit ose me pëlqimin e tij, kryetari i gjykatës __________________ 68)Ligji mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike, teksti spastruar Gz.KSAK48/79,neni 14 69)P.sh.tani avokatë mbrojtës(sikur edhe palët tjera) … mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime incizimesh të lejuara nga gjykata, përmbledhje dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë,n eni 378 par.2 KPPPK,ne fuqi prej 06.prill 2004 70)neni 14 i Ligjit mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike,Teksti spastruar Gz.KSAK48/79, 71)Po aty,neni 16 Procedura diciplinore brenda nje komuniteti kaq te vogel eshte shume e veshtire,por duhet te zhvillohet me qellim qe komuniteti ta fitoje respektin dhe besueshmerine e profesionit.“Të gjitha skemat e ndërlikuara të korrupcionit janë bërë me ndihmën e avokatëve, ndërsa nuk ka asnjë rast të heqjes së lejes së avokatit ose të ushtrimit të ndikimit avokat-avokat, kundër korrupcionit.”,Tisne dhe Smilov, Nga Poshtë - Lart: Vlerësimi i Shënimeve mbi Përpjekjet Anti-korrupcion në Evropën Juglindore, Seria e Studimeve Politike 2004; Rrjeti i Fondacionit Soros 72) Neni 71 par.2 KPPPK 73) Neni 73 par.2 KPPPK 74) Neni 73 par.3 KPPPK

Page 16: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

16

mund të shkarkojë mbrojtësin e caktuar i cili nuk e ushtron si duhet detyrën. Në vend të mbrojtësit të shkarkuar, kryetari i gjykatës cakton një mbrojtës të pavarur me përvojë dhe kompetent në pajtim me natyrën e veprës penale. Oda e Avokatëve të Kosovës njoftohet për shkarkimin e mbrojtësit.75 Mbrojtësi i cili nuk pranon detyrën që i është besuar ose që tërhiqet prej saj duhet njoftuar menjëherë organin e procedures dhe atë që e ka caktuar lidhur me refuzimin ose tërheqjen e tij.76 Tërheqja nuk ka efekt derisa të pandehurit të mos i sigurohet një mbrojtës i ri sipas zgjedhjes së tij ose sipas detyrës zyrtare dhe deri në përfundim të afatit të caktuar që mund t’i jetë dhënë mbrojtësit zëvendësues për t’u njohur me shkresat dhe provat.77 2.Standaret Etike për avokatët: 2.1.Parimet e pergjithshme Në paraqitjet e tij, në parashtresat, ligjërimet, veprimet e tjera zyrtare dhe në përgjithësi dhe në paraqitjet publike dhe private,avokati duhet të ketë kujdes në kërkesat profesionale dhe të dëshmoj kulturë juridike dhe të përgjithshme.78 Gjatë kryerjes së profesionit të avokatit,me sjelljet e veta duhet të përvetësoj dhe të forcojë besimin e klientit,të organeve të judikatures dhe të organeve të tjera para të cilave paraqitet. Është në natyrën e misionit të tij që nuk mund të ketë mardhënje besimi, në qoftë se dyshohet ndershmëri, çiltërinë, drejtësinë dhe sinqeritetin e avokatit.79 Avokati është i obliguar që me ndërgjegjje t’i plotësojë detyrat që dalin prej profesionit dhe të ruaj nderin,respektin dhe dinjitetin e avokaturës gjatë kryerjes së profesionit të tij dhe në jetën private. Avokati duhet t’i mbroj interesat e klientit të vet vetëm me mjete, që janë në përputhje me ligjin dhe dinji- tetin e profesionit të avokatit.80 Gjatë përfaqësimit të avokatit është i obliguar ta ruajë pavarësinë e tij të plotë, të liruar nga çdo trysni, posaqërisht nga ato që dalin nga interesat e tij vetjake ose nga ndikimet e jashtme. Ai duhet t’i shmanget çfarëdo cenimi të pavarësisë së tij dhe të respektoj etikën tij profesionale.81 Avokati nuk guxon t’i pranojë punët që nuk janë në përputhje me thirrjen e tij dhe që të dëmtonin pavarësi në, reputacionin dhe prestigjin e avokaturës.82 Avokati duhet vazhdimisht t’i thelloj njohurit e tij. Ai duhet t’i ndjek nga afër çdo ngjarje aktuale, përpa rimin shkencor dhe kulturor. Sipas mundësive të veta ai duhet të marr pjesë dhe të ofrojë bashkpunimin e tij me Shoqaten e vet ose me shoqatat tjera. Është në kundërshtim me nderin dhe pristigjin e avokaturës çdo jolojaloteti në afarizëm e veçanërisht: tërheqja e palëve nëpërmjet ofertave, ndërmjetësuesve dhe reklamave,83dhënia e autorizimeve blanko ose material reklamues,bashkëpunimi me laikë apo persona të dyshimtë që ushtrojnë punët e avokatisë; premtimi i proviziomit ose shpërblimit personave tjerë për t’i tërhequr klientët, mospërfillja dhe fyerja e avokatëve tjerë,thirrja në lidhje të ngushta shoqërore , etj.ofrimi i shërbimeve më të lira të përfaqësimit, paraqitjet publike, lajmërimet në shtyp dhe të ngjajshme me theksime të tepruara të tipareve të avokatit, që mund të kuptohet si imponim opinionit apo si reklamim. ___________________ 75 Neni 75 par.4 KPPPK 76)Avokati nuk guxon ta refuzojë mbrojtjen në çështjet penale për shkak se mbrojtja është e vështirë, se ekzistojnë prova të pamohueshme mbi veprën e kryer, se pala ka pranuar kryerjën e veprës, për shkak të peshës së veprës dhe reagimet e opinionit publik,neni 37 i Kodit te Etikes “ të gjithë të anketuarit kanë vërejtur se avokatët shpesh identifikohen me klientët dhe kauzën e klientit...Sikur publiku ashtu edhe avokatët e pranojnë identifikimin me klientët si një gjendje të cilën avokatët patjetër duhet ta pranojnë, veçanërisht kur ata/ato i përfaqësojnë të pandehurit kriminelë.” Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor për Kosovë,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004..Është shënuar se:”Në seancën gjyqësore ... avokatët ...janë kërcënuar nga i dëmtuari.Ai ka kërcënuar avokatët me fjalët”hajt se kini punë ju me mua,më vonë,pasi po i mbroni kriminelët”, Lajm, e përditshme informative,Prishtinë,E ejte,5 prill 2007,fq.9 77)Neni 76 par.1,2 dhe par.3 KPPPK 78)Parimi I/4.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001 79)Parimi I/5.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001; Sipas Partimeve Themelore mbi rolin e avokateve,neni 12”Avokatët duhet të mbajnë gjatë tërë kohës ,nderin dhe dinjitetin e profesionit të tyre ,si pjesë esenciale e administratimit të drejtësise. 80)Parimi I/6,Kodi i Etikesn profesionale,Prishtine,27 tetor 2001 ; Sipas Partimeve Themelore mbi rolin e avokateve,neni 15.”Avokatët duhet të respektojnë në çdo kohë ,në mënyre të besueshme interesat e klientëve të tyre.”Me pastaj,”Obligimet e avokatëve ndaj klientëve të tyre duhet të përfshijnë :Këshillimin e klienteve për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore ,si dhe në lidhje me funksionimin e sistemit ligjor ,për aq sa kjo është e rëndesishme për të drejtat dhe obligimet e klientëve “-neni 13 i Parimeve themelore mbi rolin e avokateve 81)Parimi I/7.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001 ; Sipas Partimeve Themelore mbi rolin e avokateve,neni 14”Avokatet,në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga e drejta kombetare dhe nderkombetare dhe duhet që në çdo kohë të veprojë lirisht dhe me ngulm,në pajtim me ligjin dhe standardet e njohura dhe etikën e profesionit ligjor” 82)Parimi I/8.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001 83)Parimi I/11.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001

Page 17: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

17

Avokati duhet t’i shmahget çfarëdo cenimi të pavarësis së tij dhe të kujdeset të mos e lërë pas dore etikën profesionale duke dashur t’i pëlqejë klientit të vet, gjykatësit ose pales së tretë. 84 2.2. Raportet me klientin: Avokati është i obliguar të marrë mbrojtjen e ofruar të të pandehurit pavarësisht nga personaliteti i të pandehurit dhe lloji i veprës si dhe të përfaqësojë palën e dëmtuar në çështjet penle. Avokati që ka revokuar autorizimin, eshtë i obliguar ta përfaqësojë palën edhe më tej deri sa pala nuk gjen një avokat tjetër, por më së shumti deri në 30 ditë prej ditës së revokimit të autorizimit.85 Ai nuk duhet t’i japë shpresa të rreme palës që e mbron , madje edhe po qe ka pasur shumë suksese më përpara.86 Avokati nuk guxon t’i shkaktojë pales shpenzime të panevojshme .Ai e kshillon dhe e mbron klientin e tij me ndërgjegje dhe me zell. Ai e njofton rregullisht klientin me zhvillimin e çështjes së tij.87 2.3.Raportet me Gjykatat,Organt e administrates dhe tjera shteterore: Avokati, në kryerjen e profesionit të vet ka për detyrë që gjithnjë të ruajë autoritetin e gjykatave pranë të cilave jep ndihmë juridike dhe të shprehë respektin e duhur ndaj tyre.88Me paraqitjet e tij pranë gjykatave avokati89 duhet të arsyetojë dhe të vërtetojë bindjen se eshtë bashëpunëtor në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve dhe të interesave të tyre.90 Avokati para gjykatës nuk guxon të jape deklarata fyese ose mendime nënçmuese mbi vendimet e tyre ose pa arsye të kërkojë përjashtimin e gjyqtarëve, t’i akuzojë ata etj.91 Avokati duhet ta këshilloj palën e vet t’u shprehë respektin e duhur gjyqtarëve.92 Avokati ka për detyrë të kujdeset që t’i japë pales së vet mbrojtjen e nevojshme sa më shpejtë që është e mundur dhe me sa më pak shpenzime si dhe të pamundësojë çdo zvarritje dhe keqpërdorim të të drejtave para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore.93 Avokati duhet ta mbrojë klientin në përputhje me rregullat juridike. Asesi nuk duhet t’i japë gjyqtarit me vetëdije ndonjë informatë të rrejshme ose të natyrës së tillë që ta shtyjë të gabojë.94

2.4.Raportet me palen kundershtare:95 Avokati duhet të sillet me respekt dhe dinjitet edhe ndaj kundërshtarit.Duke u përpjekur çë të krijojë kushtet që kontetsti të zgjidhet sa më shpejt dhe në interesin e të dyja palëve. Avokati nuk duhet ta shfrytëzojë mosdijën, lajthimin ose frikën e pales kundërshtare, veçanërisht nëse ajo nuk ka përfaqësues juridik, për të arritur sukses të pajustifikueshëm për palën e vet. Avokati nuk mund të kontaktojë me palën kundërshtare pa i njoftuar përfaqësuesit e saj dhe palën e vet. Në të gjitha rrethanat avokati duhet ta ketë parasyshë karakterinë kontradiktorë të debateve. Ai, vjen fjala, nuk mund të kontaktojë me një gjyqtar lidhur me një lendë pa e njoftuar për këtë punë palën kundërshtare ose avokatin e saj. Ai nuk mund t’i dorëzojë dokumentet, shënime ose dëshmi të tjera një gjyqtari para se ato t’i komunikohen në kohën e duhur pales kundërshtare ose avokatit të saj ,përpos në rastin kur veprimet e këtilla lejohen sipas rregullave të procedures që zbatohen. ___________________ 84)Parimi I/12.Kodi i Etikes profesionale,Prishtine,27 tetor 2001 85)Parimi I/17 86)Parimi III/7.Kodi i Etikesprofesionale,Prishtine,27 tetor 2001 87)Parimi III/8,Po aty 88)Parimi III/9,Po aty 89)Parimi V/1,Po aty. 90)Shume lende paraqiten ne gjykate,se sa zgjidhen,keshtuqe numri lendeve akumulohet shume shpejte.Ne pergjithesi,gjyqtaret vet i klasifikojne lendet dhe vendosin se sipas ciles renditje do te merren ne shqyrtim. Krahas kësaj,avokatet shpeshherë paraqesin kërkesa me shkrim gjykates,duke kërkuar prioritet ne zgjidhjen e lendeve urgjente.Nje rast i ri mund te zgjidhet shume me shpejte përderisa rasti i vjeter pret zgjidhjen dhe anasjelltas.Per me teper te anketuarit jane ankuar se ngarkesa me lende paraqet nje mundesi per te qene pre i korrupsionit.Ne baze te intervistave,palet dhe avokatet shpeshherë shkojne te referenti dhe paraqesin kërkesa te pavend qe ai te pershpejtoje rastin. Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove, Vellimi II,ABA-CEELI,Prishtine,2004,fq.49 91).Parimi V/2,Po keshtu edhe Parimet themelore mbi rolin e avokateve”Obligimet e avokatëve ndaj klientëve të tyre duhet të përfshijnë : Këshillimin e klienteve për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore ,si dhe në lidhje me funksionimin e sistemit ligjor ,për aq sa kjo është e rëndesishme për të drejtat dhe obligimet e klientëve “-neni 13 92)Parimi V/4 93)Parimi V/5 94)Parimi V/6 95)Parimi V/7

Page 18: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

18

2.4.Raportet me avokatet praktikante 96 Respekti që avokati i referohet profesionit të avokatit e detyron ate të ketë raporte kolegjiale dhe lojale ndaj avokatëve si dhe të këtë solidaritet profesional.Këto raporte nuk duhet të ndikojnë negativisht në ndërgjegjshmërinë dhe në këmbënguljen e avokatëve në përfaqësimin e palës vetanake. Avokati duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e drejtpërdrejt ose e tërthortë në synimin që ta tërheqë për vete klientët e një avokati tjetër. Nëse avokatit i drejtohet pala që e përfaqëson një avokat tjetër, ai është i detyruar ta informojë kolegun.97 Avokati është i detyruar që ndaj avokatit të pales tjetër të sillet me respekt të vacantë dhe t’i shmanget nënçmimit në çfarëdo mënyre, ta sulmojë ose ta shtyjë në konteste të panevojshme.Për shkak të bashkpunimit kolegjial avokati duhet ta informojë dhe ta këshillojë një avokat kur ky i fundit këtë e kërkon ,përveç në rast se ky është avokat i pales kundërshtare. Korrespodenca në mes avokatëve është me mirëbesim . Avokatët për të krijuar kuadro të afta në profesionin e avokatëve duhet të pranojnë që në zyrat e tyre të ushtrojnë juristë të diplomuar të rinjë, të aftë dhe të zellshëm. Avokati duhet të jetë shembull për avokatin praktikant dhe duhet ta vështrojë atë së bashkëpunëtor të njëmendët, në mënyrë që në mes tyre të ketë mirëbesim dhe përfillje të ndërsjellë. 2.5.Raportet me komuniteti 98 Dhënja falas e ndihmës juridike personave të rrezikuar socialë dhe personave nevojtarë,është detyrë nderi i avokatëve, të cilën duhet ta bëjnë njësojë me kujdes dhe ndërgjegje si kur punojnë me palët e tjera. Avokati ka për detyrë të pranojë përfaqësimin e personave të rrezikuar socialë në çështjet civile dhe penale ashtu si e cakton organi kompetent i Odës konformon akti të përgjithshëm. 2.6.Organzimi ne zyren e avokatit99: Avokati duhet të përpiqet që zyra e tij dhe mënyra e punës në të përkojnë me ndershmërinë, çiltërinë, drejtësinë, sinqeritetin dhe pristigjin e thirrjes së avokatit si shërbim i pavarur. 100 2.7.Ndalimi i veprimeve reklamuese101: Avokati duhet të vendosë firmën në ndërtesën në të cilën gjindet zyra e cila as nga forma as nga përmbajtja nuk duhet të shërbejë për qëllime reklamimi dhe komerciale. Ai nuk duhet të publikoj shpallje me qëllime reklamuese dhe komerciale. Në hyrjen e zyrres së tij nuk duhet të afishoj për prezantimin e tij të dhëna me qëllime publiciteti ose të shënojë profesionin e tij të mëparshëm,më qëllim të udhëheq klientin dhe as të reklamojë zyrën për punët që nuk i përkasin profesionit të avokati (fotokopjim,përkthime,etj). 102 Për ruajtjen e pristigjit të avokaturës,avokati sipas rregullit duhet që palët t’i pranojë në zyrën e tij. Nuk është e preferueshme që avokati punët t’i kryejë në koridoret e gjykatave, në objektet hoteliere dhe në vendet të tjera të papërshtatshme, përveç në rastet kur nuk disponon me zyrë të përshtatshme.103 Avokati mund të paraqitet publikisht, në televizorë, në radio, ose në shtyp mbi ___________________ 96)Kapitulli VII i Kodit te Etikes Profesionale te OAK,Prishtine,27 tetor 2001 97.Kapitulli VIII Kodit te Etikes Profesionale te OAK,Prishtine,27 tetor 2001 / Presioni në mes të kolegëve të komunitetit juridik mund të rezultojë në ndërhyrje në disa raste të ndjeshme….Për shkak të numrit të vogël të avokatëve zyrtarët e gjykatave në përgjithësi kanë përvojë paraprake me avokatët e caktuar. Një përqindje e vogël e avokatëve i përfaqësojnë shumicën e rasteve penale të profilit të lartë dhe këta avokatë kanë reputacion. Të anketuarit kanë raportuar se avokatët me më përvojë dhe të mirënjohur trajtohen ndryshe. Me një popullatë të vogël (më pak se 2 milion) dhe numër të madh të rasteve penale që kanë mbetur që nga konflikti dhe pasojat e vitit 1999, opinioni publik është i njohur me avokatët më eminentë. Lëndët e ndjeshme nga aspekti etnik kanë një publicitet të gjërë dhe opinioni i përcjellë me vëmendje. Përveç kësaj, presioni dhe raportimi i mediave shpesh rezulton në një shkallë të lartë të interesimit të publikut 98.Kapitulli X i Kodit te Etikes Profesionale te OAK,Prishtine,27 tetor 2001 99.Kapitulli XI i Kodit te Etikes Profesionale te OAK,Prishtine,27 tetor 2001 100)Zyra nuk paraqet kusht per regjistrim ne regjistrin e avokateve e as per ushtrimin e avokatise,keshtuqe nje numer i avokateve edhepse e ushtrojne profesionin edhe pa nje zyre te vecante,kurse shumica e zyreve te avokateve nuk plotesojne kushtet minimale per ushtrimin e veprimtarise(Keshilli Ekzekutiv,duke marre parasyshe faktin se disa avokate nuk kane pajisjet elementare per ushtrimin e veprimtarise ka marre vendim qe ti ndihmoje me kompjuter dhe inventar per zyre,Vendimi i KE te OAK,shkurt 2007) 101.Kapitulli X i Kodit te Etikes Profesionale te OAK,Prishtine,27 tetor 2001 102)Keshilli Ekzekutiv i OAK,per te zbatuar kete rregull,kohe me pare me nje Qarkore te vecante ka kerkuar nga prej avokateve qe nga zyret e veta ti largojne reklamimet e ketilla.Edhe me kalimin e kohes prej 2 muajve shihet se vetem nje numer i kufizuar i avokateve ka vepruar konform saj. 103).Me angazhimin e Qendres Burimore per Ndihme Juridike,nje organizate e themeluar nga OSBE e tani e mbeshtetur teresisht nga OAK,ne kater Gjykata te Qarkut ne Kosove(Gjilan,Mitrovice,Prizren dhe Peje),jane hapur zyre te vacanta per avokate,ne te cilat ata do te mund te komunikojne me klientet e vet.Zyret jane te pajisura edhe me mjete ne menyre qe avokatet aty per aty te mund te perpilojne parashtresa çështjet me interes shkencore të përgjithshëm,ose përjashtimisht mbi çështje të caktuara.104Avokati duhet t’i shmanget njoftimit të opinionit publik mbi çfarëdo veprimtarie që ka të bëjë me punën e tij ose

Page 19: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

19

me jetën e tij private të cilat mund ta cënojnë reputacionin e tij si avokat. Avokati paraqitet në opinion me masë. Ai duhet t’i shmanget ndërhyrjes së tij të shtrembruar duke kërkuar publicitet profesional.105 IV.PRAKTIKAT E MIRA NË SHËRBIM TË KONSOLIDIMIT TË PROFESIONIT: Në të kaluarën Oda e Avokatëve të Kosovës nuk paraqiste një strukturë të konsoliduar dhe të qëndrueshme. Në të vërtetë vet Oda nuk kishte ndonjë plan e as sistem të ndërtuar anëtarësimi. Vepronte mekanizmi i përcaktuar ligjor i regjistrimit të avokatëve për ushtrimin e pavarur të profesionit,i cili mbështetej në një regjistrim të thjeshtë teknik i cili në esencë paraqiste licencimin e avokatëve. Në realitet Oda ishte kthyer në një organizatë për regjistrim dhe anëtarët e regjistruar kishin obligim pagesën e anëtarësisë,e cila edhe ashtu nuk bëhej me rregull,sepse as për këtë nuk kishte ndonjë mekanizëm të ndërtuar. Midis këtyre qëndronte një vakum i madh i mosveprimit. E kaluara ka treguar se një strukturë e këtillë joefikase është e paqëndrueshme. 1.Sistemi i licencimit: Oda duhet të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm të licencimit të avokatëve ,i cili nuk do të konsistonte vetëm në një certifikim (regjistrim) të thjeshtë të avokatëve në OAK, siç është duke funksionuar tani. Regjistrimi i avokatëve në OAK, si kusht për ushtrimin e pavarur të profesionit është bërë pas një verifikimi byrokratik se kandidati i plotëson kushtet për regjistrim.106 Kjo mënyrë ka qenë e përcaktuar me ligj, i cili edhe i ka paraparë kushtet e regjistrimit.107 Për dallim nga praktika e kaluar,sistemi i ri do të përfshinte një procedurë të detajizuar të veprimeve për licencimin e avokatëve të rinj, e cila domosdo do të përfshinte një verifikim paraprak të njohjes së rregullave të etikës dhe të përgaditjes profesionale.

Oda do të duhet ti përcaktojë standardet minimale profesionale dhe etike të cilat do të duhej t’i plotësonte secili që pretendon licencimin. Sigurisht që një numër paraprakisht i caktuar i orëve të aqftesimit dhe edukimit profesional dhe etik parashtrohet si domosdoshmëri e këtij sistemi të ri. 2.Sistemi i disciplinimit Monitorimet e shumta objektive te sistemit te drejtesise identifikojne se mbrojtësit akoma vazhdojnë të reflektojnë rolin e mbrojtësit nga sistemi i kaluar juridik. 2.1.Discplinimi gjyqesor: Parimisht, per shkelje te caktuara te rregullave te sjelljes ne procedurat ligjore para gjykates, ligji percakton autoritetin gjyqesor per sanksionim.108 Keshtu, Gjykata e dënon me gjobë deri në 250 EURO mbrojtësin, të dëmtuarin, paditësin privat, paditësin subsidiar, përfaqësuesin e autorizuar ose përfaqësuesin ligjor, i cili në parashtresë ose gojarisht ofendon gjykatën apo personin që merr pjesë në _____________________ 104)Me një popullatë të vogël (më pak se 2 milion) dhe numër të madh të rasteve penale që kanë mbetur që nga konflikti dhe pasojat e vitit 1999, opinioni publik është i njohur me avokatët më eminentë. Lëndët e ndjeshme nga aspekti etnik kanë një publicitet të gjërë dhe opinioni i përcjellë me vëmendje. Përveç kësaj, presioni dhe raportimi i mediave shpesh rezulton në një shkallë të lartë të interesimit të publikut. 105)Si ne fusnoten me larte. 106) Për shkak se OAK është organizatë joqeveritare, pranimi në OAK realizohet jashtë suazave të çfarëdo ndikimi nga qeveria. Avokatët kosovar mburren me pavarësinë e tyre nga qeveria dhe mbrojnë në mënyrë të fuqishme pavarësinë e tyre....Megjithkete ,Vendimet e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës [KGjPK] për përjashtimin e gjykatësve janë në dispozicion të gjykatësit të përfshirë por nuk janë në dispozicion të publikut. Kjo ndalesë ndikon në OAK, e cila është kritikuar që ti ketë anëtarsuar gjykatësit e përjashtuar, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004 .“Ështe e papranueshme dhe kundëretike që gjykatësit e larguar nga puna për shkak të korruptimit dhe shkeljeve tjera,tu jepen licenca qe te punojne si avokatë.Raste te tilla absurde ndodhin vetem ketu”,dr.Ismet Salihu, Lajm,gazetë e perditshme,Prishtine,E ejte,5 prill 2007,fq.5 107)Notimi (per provimin e jurispodencës-M.D.)mund të jetë burim i trajtimit të pabarabartë, por me ekzaminerë të shumtë të cilët e notojnë secilin aplikant, kjo mundësi është minimale. Nuk është raportuar për korrupcion në procesin e provimit të jurisprudencës, edhpse disa të anketuar mendonin se ekzaminerët i kanë trajtuar më mirë disa kandidatë për shkak të lidhjeve ose miqësore ose për shkak se kishin funksione të larta.Po aty,fq. 108)Sa per te krahasuar:Gjyqtaret mund te shkarkohen nga detyra ose te ndëshkohen vetem per sjellje te konsideruar si te pahijshme dhe permes nje procesi transparent dhe te udhëhequr nga kriteret objektive.Sipas rregullores KGJPK-ja eshte pergjegjese per proceduren disiplinore se bashku me shërbimin e inspekcionit gjyqësor(SHIGJ),te departamentit te drejtesise(DD).Rregullorja mbi KGJPK-ne e përkufizon sjelljen e pahijshme si ne vijimi:a)kryerja e nje vepre penale;b)mospërfillja e funksioneve gjyqesore;c)veprimi qe eshte i papajtueshem me detyren e nje gjyqtari per te qene i pavarur dhe i paanshem;d)venia ne pozite,per shkak te sjelljes personale ose te ndonje shkaku tjeter,qe eshte e papajtueshme me kryerjen e detyres se tij;ose e)shkelja e kodite te etikes profesionale. Indeksi i Reformes se Sistemit gjyqesor per Kosove, ABA-CEELI,Prishtine,2004,fq.45 dhe 46 procedurë. Aktvendimin lidhur medënimin e merr gjyqtari apo kolegji para të cilit është dhënë deklarata, e kur ajo është bërë në parashtresë e merr gjykata e cila duhet të vendosë për parashtresën.

Page 20: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

20

Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë. Kur prokurori publik ose personi që e përfaqëson e ofendon tjetrin, për këtë njoftohet prokurori publik kompetent. Për dënimin e avokatit apo të praktikantit të avokatisë njoftohet Oda e Avokatëve.109 Pastaj, Gjykata gjatë rrjedhës së procedurës mund t’i shqiptojë gjobë deri në 250 EURO mbrojtësit, përfaqësuesit të autorizuar ose përfaqësuesit ligjor, të dëmtuarit, paditësit subsidiar ose paditësit privat kur veprimet e tij janë të drejtuara qartë në zvarritjen e procedurës penale.110 Oda e Avokatëve informohet për shqiptimin e gjobës ndaj anëtarit të saj ose praktikantit të avokaturës.111 Per me teper, kur mbrojtësi…në shqyrtim gjyqësor prish rendin ose nuk u nënshtrohet urdhërave të kryetarit të trupit gjykues për mbajtjen e rendit, kryetari i trupit gjykues ia tërheq vërejtjen. Kur vërejtja është e pasuksesshme, trupi gjykues mund të urdhërojë që i akuzuari të nxirret jashtë gjykatores, kurse personat tjerë jo vetëm që mund t’i nxjerrë jashtë, por mund t’i dënojë me gjobë deri në 1.000 EURO.112 Mbrojtësit ose përfaqësuesit të autorizuar trupi gjykues mund t’ia mohojë të drejtën për të mbrojtur ose përfaqësuar klientët e tyre në shqyrtim gjyqësor kur pas dënimit ata vazhdojnë të prishin rendin dhe në këtë rast kërkon nga pala që të angazhojë një mbrojtës tjetër apo përfaqësues të autorizuar.113 Kur i akuzuari nuk mund të angazhojë mbrojtës tjetër menjëherë, apo kur gjykata atë nuk mund ta caktojë më vonë pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor ndërpritet ose shtyhet. Kur paditësi privat ose paditësi subsidiar nuk mund të angazhojë menjëherë tjetër përfaqësues të autorizuar, trupi gjykues mund të vendosë ta mbajë shqyrtimin gjyqësor pa përfaqësues të autorizuar, nëse pas vlerësimit të kujdesshëm të të gjitha rrethanave çmon se mungesa e përfaqësuesit të autorizuar nuk i dëmton interesat e personit të cilin ai e përfaqëson. Kur gjykata e largon nga gjykatorja ose e gjobit anëtarin e avokaturës apo avokatin praktikant për prishjen e rendit, për këtë e njofton Odën e Avokatëve.114 2.2.Disciplinimi për shkeljen e regullave të etikës profesionale115: 2.2.a)Sistemi i vetëdisiplinës Eshte sistemi i pare i njohur dhe konsiston ne proceduren e disciploines teresisht permbrenda organizates. Sistemi aktual i disciplinës i ndërtuar brenda Odës është duke u treguar tejet joefikas dhe i paqëndrueshëm. a)Ai është i bazuar dhe funksionon në tërësi sipas relikteve të së kaluarës. O.A.K, nuk ka arritur të bëjë përmirsime strukturore dhe të ndërtojë një sistem të konsoliduar i cili do të ishte i qëndrueshëm dhe efikas. Derisa strukturat e Odës një sistem të mvetësishëm të disciplinës e shikojnë si kusht të domosdoshëm për një avokaturë të pavarur, në rrethanat aktuale kjo është treguar e papërshtatshme.116 Kështu, Oda edhepse në njërën anë ka aprovuar një Kod të etikës i cili siguron standarde të kenaqshme etike,117 ajo nuk ka arritë që të vendosë një sistem i cili në mënyrë efikase do të mbikqyrë dhe përcjell respektimin e këtyre standardeve. Duket se mbikqyrja e standardeve të reja-të konsoliduara etike nuk do të mund të bëhet me një sistem të vjetër të disciplinës dhe me një administrim të vjetër të tij. Jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda ky sistem është duke u kritikuar si i paqëndrueshëm. Standardet e reja etike duhet të përcillen nga një sistem i ri me një administrim të ri dhe efikas. Prandaj, gjithnjë e më shpesh është duke zënë vend mendimi se vendosja e një sistemi disciplinor nën autoritetin gjyqesor. ________________ 109)Neni 85 par.1 KPPPK.Dënimi sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk ndikon në ndjekjen dhe në shqiptimin e dënimit për veprën penale të kryer me ofendim.Neni 85 par.2 KPPPK 110) Neni 146 par.1 KPPPK 111) Neni 146 par.2 KPPPK 112)Neni 336 par.1 KPPPK. 113)Neni 336 par.3 KPPPK. 114)Neni 336 par.6 KPPPK. 115)Procedura disciplinore ndaj avokatëve duhet të sillet para një komiteti disciplinor të paanshëm,të themeluar nga profesioni ligjor,para një organi të pavarur statutor,apo para gjykatës dhe duhet të jetë lendë e një shqyrtimi të pavarur gjyqësor-Neni 28 Parimet themelore mbi rolin e avokateve ,Havana,Kube,27 gusht deri 7 shtator 1990.E tërë procedura disciplinore duhet të përcaktohet në pajtim me kodin e sjelljes profesionale dhe standardet dhe etikat e paranuara profesionale të profesionit ligjor dhe në dritën e këtyre parimeve ,Po aty ,neni 21 116)”Sistemi disiplinor duhet t’i adresojë çështjet e jokompetencës dhe korrupcionit me qëllim të ndërtimit të besueshmërisë dhe besimit tek publiku”, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 117)Ky sistem duket se po tregohet joefikas ne nje komunitet te vogel te avokateve si dhe ne nje shoqeri e cila karakterizohet me lidhje te forta familjare e shoqerore.

Page 21: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

21

2.2.b)Sistemi i disciplinës nën autoritetin gjyqësor Zgjedhja e parë,si opcion për tejkalimin e gjendjes të shkaktuar me mosfunksionimi i sistemit aktual të vetëdisciplinimit, është kalimi i tërësishëm i mbikqyrjes së etikës në një organ jashta strukturave të Odës. Kjo zgjedhje i referohet joefikasitet të sistemit aktual dhe paaftësisë së strukturave të organizatës për administrim efikas të tij.Pranohet se një autoritet që do të kishte fuqinë e imponimit të vendimeve të veta,do të ishte zgjedhja më e mirë për dalje nga situata e tanishme. Ky autoritet do të mund të ishte shumë më efikas se sa strukturat e brendshme,me vet faktin se posedon fuqinë autoritative,element ky që u ka munguar strukturave të disciplinimit të ngritura nga Oda.Dhe,përkundër çasjeve të ndryshme për strukturën e këtij sistemi ,për autoritet njëzëri pranohet Gjykata Supreme e Kosovës-respektivisht një kolegj i vaçantë në kuadër të kësaj gjykate. Në praktikat e shteteve me një sistem mjaft efikas të disciplinës në të cilat haset kjo zgjedhje,organi i cili vendosë për përgjegjësinë disciplinore të avokatëve përbëhet edhe nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve nga radhët e avokatëve.Mendimet që preferojnë këtë zgjedhje nuk janë për një përbërje të këtillë të autoritetit gjyqësor në procedurat në të cilat vendoset për përgjegjësinë disciplinore të avokatëve.Këta trupa shihen të jenë të përbëra vetëm nga gjyqtarë.Kjo zgjidhje,përherë tërheq me vete edhe kompetencën e licencimit-duke kërkuar që licencimin e avokatëve ta bëjë autoriteti më i lartë gjyqësor,i cili edhe do të vendosë për përgjegjësinë disciplinore. 2.2.c)Sistemi i përzier Zgjedhja e dytë e këtij opcioni do të ishte më e afërt me rrethanat kosovare dhe më mirë do të korrespondonte me realitete e reja,duke mos e zhvendosur sitemin e përgjegjësisë në tërësi jashta Odës. Kështu,brenda Odës do të vepronte një sistem efikas,i konsoliduar dhe mirë i administruar i përgjegjësisë disciplinore për shkeljet e lehta të rregullave etike,kurse përgjegjësia për shkeljet e rënda do të kalonte në autoritetin më të lartë gjyqësor.Ky opcion,përherë e lë të hapur çështjen e kompetencave për licencimin e avokatëve,duke e favorizuar Odën për kompetencë rreth licencimit. Megjithë përparësive dhe të metave,përvojat tregojnë se asnjëri nga këto dy sisteme nuk do të jenë efikas nëse nuk mbështetet në procedura dhe instrumete të efektshme disciplinimi. 3.Edukimi i vazhdueshëm ligjor Avokati vazhdimisht duhet t’i thellojë njohuritë e tij; duhet ta përcjellë literaturën që ka të bëjë me profesionin etij dhe çdo ngjarje aktuale,përparimin shkencor dhe kulturor,ngjarjet politike ,etj.Sipas mundësive të veta dhe kompetencës profesionale,avokati duhet të marrë pjesë dhe t’ia ofrojë bashkëpunimin e tij Odës së Avokatëve dhe shoqatave të tjera.118 Ngritja e kompetences dhe ekspertizes se larte profesonale,permirsimi i cilesise se per sherbimeve, ngritja e standarde etike, permiresimi i shkathtësive praktike të anëtarëve, pajisjen e anëtarëve me njohuri, shkathtësi dhe informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit, eshte në qendren e misionit të OAK- përmirsimit të drejtësisë,konsolidimit dhe përmirsimit të procedurave ligjore. Arsimimi i vazhdueshem ligjor ka për qëllim të vetin të përhershëm rritjen e njohjes dhe respektit për ligjin,procedurat ligjore dhe rolin e profesionit në mbrojtjen e standardeve ligjore. 119 Në themelet e Programeve AVL janë përpjekjet për të ruajtur,promovuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dedikimin e profesionit ligjor shërbimit publik.Oda kështu,vendosë standarde të larta të profesionalizmit, kompetencës, besimit dhe sjelljes etike.120Arsimimi ligjor,gjithashtu konsiderohet si instrument i mirë për tejkalimin e zakoneve dhe praktikave të vjetra. 121 Përmes AVL ngriten standardet e avokatëve dhe Oda do të sigurojë që të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve do të përmbushin minimumin e nivelit të duhur të kompetencës.Në themelet e këtij Projekti është synimi për _____________ 118)Keshilli Ekzekutiv i OAK ne vitin 2004 ka ngritur nje Komitet te vecante i cili me perkushtim eshte duke punuar ne permirsimin e rregullave te etikes profesionale dhe po bashkerendite veprimet edhe me faktore te tjere jasht Odes per konsolidimin e procedurave disciplinore.Si rezultat i ketyre perpjekjeve jane edhe organizimi i tubimeve me qytetaret si dhe futja e pjesmarrjes se tyre sikurse edhe te gjyqtareve ne organet disciplinore. 119)Neni 15 kap. I i Kodit te Etikes Profesionale,Prishtine,27 tetor 2001. 120)Për të krijuar avokatë kompetentë, nevojitet arsimimi më i mirë, duke filluar nga fakulteti juridik dhe duke përfshirë arsimin e vazhdueshëm ligjor... Të gjithë avokatët dhe juristët duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin Juridik; mirëpo cilësia e arsimimit juridik është e dobët.”,Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 121)Me këtë OAK për herë të parë në historikun e vet 30 vjeçar,po e merr përgjegjësinë për nivelin e kompetencës profesionale dhe të shkathtësive praktike të anëtarëve të vet

Page 22: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

22

përmirsimin e vazhdueshëm të shërbimeve ligjore. a).Arsimimi Intensiv Ligjor(AIL )- është i ndërtuar nga Programi i njohjes me legjislacionin e ri penal të Kosovës(KPPP dhe KPP të Kosovës). Përbëhet nga Seminaret intensive në lidhje me institucionet e reja në sistemin penalo-juridik të Kosovës. Është program emergjent i përfitimit të njohurive profesionale dhe të zhvillimit të shkathtësive praktike në çështjet specifike penale. Ky Program ka filluar në muajin dhjetor 2003, me nënshkrimin e KPPPK dhe KPP të Kosovës. c).Arsimimi i Vazhdueshem Ligjor(AVL) - një program i trajnimeve, takimeve të punës, seminareve dhe kurseve për avokatë që aplikohen në shumë vende. Ky është një program i arsimimit të vazhdueshëm për avokatët ne te cilat trajtohen çështjet e caktuara që paraqesin preokupime aktuale të avokatëve. Një vend të veçantë të këtij programi paraqesin edhe rregullat e etikës profesionale.122 c).Arsimimi i Ligjor për avokatët e çështjeve komerciale – është program i përhershëm i cili ka për qëllim shtimin e kapaciteteve të zyreve të avokatëve për shërbimet në shtim lidhur me çështjet e komplikuara komerciale dhe ekonomia e tregut.123 4.Mentorimi i gjeneratave: 4.1.Aftësimi i studentëve me shkathtësitë e praktikimit të ligjit - Eshtë një program i cili për tri vjet me radhë është duke u aplikuar ne studimet e drejtësisë i cili ka për qëllim aftësimin e studentëve me shkathtësitë praktike. Pjesëmarrja e Odës është substanciale. 4.2.Aftësimi i praktikantëve - Me të rifilluar provimet e jurisprudencës dhe me qëllim të inkurajimit të juristeve të rinj për të hyrë në profesionin ligjor, OAK, ne bashkepunim me ABA-ceeli prej vitit 2002 është duke e drejtuar Programin për praktikantë te cilin deri më sot e kanë perfunduar 6 gjenerata, me mbi 100 praktikantë.124 Ky program - gjithëpërfshirës dhe i integruar, i siguron secilit pjesmarrës punë praktike njëvjeçare të paguar në zyrën e ndonjë avokati duke u ofruar juristëve të rinj shkathtësitë themelore të nevojshme për të hyrë në profesionin e tyre.125 Përveç këtij trajnimi intenziv “kokë më kokë” të cilin e ofrojnë avokatët me përvojë në gjykata dhe në zyre, praktikantët marrin pjesë në vizita të organizuara nëpër institucione juridike dhe seminare e punëtori të cilat i mbajnë juristët profesionalë kosovarë dhe ndërkombëtarë me përgatitje të larta (profesorë, ekspertë, avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë me përvojë dhe njohuri juridike). Ky trajnim plotësues siguron njohuri thelbësore, shkathtësi praktike dhe pergaditje te nevojshme për përparim në karrierë. Pas përfundimit të punës praktike, praktikantët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës dhe të konkurrojnë për t’u pranuar në Dhome pasi ta kenë kaluar provimin. Trajnimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin profesional sepse përqëndrohet në shkathtësitë praktike të juristeve të cilat i përplotësojnë njohuritë teorike të marra në fakultetet juridike. Tërë programi reflekton frymën e përgjithshme të avokaturës si shërbim i pavarur profesional. Te gjenerata e re krijohet ndjenja e përkushtimit ndaj principeve të drejtësisë,profesionit ligjor, moralit dhe besimit profesional. Aftësimi për mbrojtjen e përkushtuar e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit pa dallim race, përkatësie etnike, bindjeje fetare apo politike, prejardhje sociale qëndron në themelet e këtij programi. ________________ 122)Ne programet e arsimimit te vazhdueshem ligjor prezentojne edhe eksperte ligjor nderkombetar(sikur edhe eksper vendore: gjyqtar, avokate,prokurore,profesor te drejtesise dhe ekspert tjere me pervoje ne praktikimin e ligjit),te cilet i percjellin njohurite dhe pervojat me te mira per institucionet dhe procedurat e drejta nga sistemt e tyre te zhvilluara juridike.Vecnerisht,Oda inkurajon pjesmarrjen e eksprtev me njohuri te standardeve nderkombetare dhe te praktikes se Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut. 123)Qe nga viti 2004 kur kane filluar te zbatohen programet e arsimimit ligjor,deri me tani jane realizuar mbi 1.000 ore program,prej tyre vetem per etikat rreth 10%,mirepo ato i kane vijuar vetem nje numer mjaft i kufizuar i avokateve.Ligji mbi Avokatine, nr. 2004/40, i aprovuar nga Kuvendi i Kosoves qysh me 8 shtator 2004 me nr 2004/40 e sanskionon arsimimin e vazhdueshem ligjor si te detyrueshem per te gjithe avokatet. “Qasja e publikut në shkresat e gjykatës është e kufizuar. Në përgjithësi vetëm palëve dhe avokatëve të tyre u lejohet qasja. ... Si rezultat, trajnimi i pamjaftueshëm për avokatët mbrojtës ashpër ndikon në mundësinë e tyre për t’ju qasur informatave relevante...” Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 124)Zhvillimet e mëtutjeshme në qëndrueshmërinë e AVL-së duhet të përfshijnë: 1)taksat nga pjesëmarrësit e programeve të AVL-së, 2)mbajtja e shënimeve të pjesëmarrjes, 3)standardet për një planprogram minimal, dhe 4)vetëfinancimin. Komunikimi i përmirësuar ndërmjet Bordit Ekzekutiv, Komiteteve dhe Anëtarësisë është gjithashtu i domosdoshëm,Po aty. 107)Nga data 01.mars 2007,e mbeshtetur ne teresi nga buxheti vetanak dhe pa perkrahjen e donatoreve OAK ka filluar aftesimin gjenerata e fundit e prej gjithsejt 24 praktikante 125)Fakulteti Juridik i Prishtinës ofron trajnim teorik, por studentët kanë shumë pak orë praktike ose trajnime për aftësim analitik të ushtrimit të profesionit...Nuk ka lëndë të llojit të hulumtimit juridik ose shkrimit ligjor, përgjegjësia profesionale/etika profesionale ose lëndë mbi avokaturën, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004.

Page 23: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

23

4.3.Arsimimi intensiv ligjor per avokatet e rinj: Është vërtetuar se personat të cilët hyjnë për herë të parë në profesion kanë më tepër nevoja për thellimin e njohurive profesionale dhe zhvillimin e praktikave gjyqësore. Këtyre avokatëve u nevojiten njohuri thelbësore për profesionin dhe procedurat ligjore. Në këtë mënyrë Oda do të bënte mentorimin dhe aftësimin e gjeneratave duke i bartur në avokatët e rinj përvojat e ndërtuara me decenje. Kështu Oda do të realizonte minmumin e domosdoshëm të kompetencës profesionale të anëtarëve të vet. Me kete Oda synon që të ngritë nivelin e kompetencës profesionale dhe të shkathtësive praktike të personave të cilët për herë të parë hyjnë në profesion. Përmes Programeve AIL avokatët e rinj përfitojnë njohuritë thelbësore profesionale. Kështu, ata zhvillojnë shkathtësitë elementare praktike,126njihen me normat e etikës profesionale dhe vetëdijësohen për respektimin e tyre. Përmes AILAR do të ngriten standardet e avokatëve dhe Oda do të sigurojë që të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve do të përmbushin minimumin e nivelit të duhur të kompetencës. Përmes këtij Programi Oda shton kapacitet profesionale të avokatëve të rinj dhe kujdeset për pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit.127 Ne kete menyre, Oda shton kapacitet profesionale të avokatëve të rinj dhe kujdeset për pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit. Institucionet dhe procedurat ligjore, ndryshimet në ligj dhe përpjekja për të qenë të pajisur me komentet më të mira, preferohen me këto programe. 128 5.Specializimi i avokateve: Aktualisht,sikur edhe në të kaluarën,avokatët ushtrojnë profesionin e përfaqësimit të klientëve pa qenë të specializuar për një lëmi të caktuar.129 Një specializim i vaçantë do të shkonte në favor të ngritjes së kualitetit të shërbimeve profesionale që i ofrojnë vet avokatët.130 Dhe jo vetëm e drejta për ta përdorur titullin e specializimit në emrin e zyrës respektivisht para emrit të vet, por mundësia e përsosjes më të lartë të dijes profesionale do të ishte qëllimi kryesor i aplikimit të këtij sistemi. Sikur edhe sipas përcaktimit ligjor (nenet 44 dhe 45 të LANTJ), do të duhej që të përcaktohen kushtet dhe procedura për njohjen e specializimit të avokatit. Ne kete menyre do te ngritet niveli i pergaditjes profesionale dhe kompetenca e avokateve. 6.Përfshirja e aktivitetet e informimit dhe vetedijesimit ligjor te komunitetit OAK në të kaluarën nuk i ka kushtuar kujdes që të jetë e profiluar edhe me një paraqitje të caktuar ndaj komunitetit.131 Ajo nuk ka pasë kapacitet për të shprehur dhe identifikuar interesat e anëtarëve të vet e aq më pak vetëdije për profilim të caktuar ndaj komunitetit të gjërë apo qoftë edhe veçmas ndaj përfituesve të shërbimeve të avokatëve anëtarë. Tani, ne kohet e fundit OAK eshte duke punuar ngushte me partnere nderkombetare ne zhvilimin e nje programi per njohjen e komunitetit me sistemin e drejtesise si dhe ngritjen e vetedijes ligjore te komunitetit. Kjo e ofron Odën me komunitetin e bënë atë ___________________ 126)Me kete Oda ngritë traditat dhe rritë përkushtimin ndaj gjeneratave. 127)Shqetësimet ...përkitazi me ushtrimin e profesionit të avokatit privat mbesin çështjet financiare dhe krijimi i bazës së klientave. Shumë avokatë kanë kompjuterë për përpunim të tekstit mirëpo nuk janë të kyçur në internet. Në përgjithësi avokatët nuk kanë madje as lidhje të telefonisë fikse, vendpranim të klientëve, staf, librari apo pajisje tjera....Avokatët kanë qasje të kufizuar në resurset ligjore siç janë ligjet, rregulloret, vendimet e lëndëve, komentaret, rregulloret e UNMIK-ut dhe informatat tjera përkatëse të nevojshme për t’iu mundësuar atyre të mbrojnë interesat e klientave të tyre. Për avokatët jashtë Prishtinës, disponibiliteti i resurseve është edhe më i keq. Shumica e zyreve të avokatisë kanë pak apo aspak librari dhe nuk kanë qasje në internet apo kompjuterë, veçanërisht në qytetet e vogla. Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 128)Megjithe vetem nje numer i kufizuar i ketij grupi te avokateve i shfrytezojne mundeste te cilat u ofrohen permes ketij programi.Keshtu,nga 95 avokatet e perfshire ne gjeneraten e fundit ne kete program jane certifikuar vetem 51 prej tyre si vijues te rregullt. 129)Është me rëndësi të bëhet me dije se shumica e avokatëve, krahas mbrojtjes penale, marrin edhe lëndë civile së paku minimalisht, ose kryejnë punë tjera të ndihmës juridike. Specializimet njihen në dymbëdhjetë fusha të ndryshme. Megjithatë, asnjë avokat i specializuar nuk është regjistruar gjer më tani. Të gjithë të anketuarit mendojnë se specializimi është një gjë e mirë mirëpo janë të bindur se gjendja e tanishme ekonomike në Kosovë nuk do të jetë në gjendje të mbështes specializimin e avokatëve, Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004. 130)Specializimet njihen në dymbëdhjetë fusha të ndryshme. Megjithatë, asnjë avokat i specializuar nuk është regjistruar gjer më tani Vetëm një numër i pakët i avokatëve më të njohur dhe “famshëm” nuk kanë vështirësi që të krijojnë klientelën që paguan mirë. Pjesa e mbetur e avokatëve nuk kanë klientelë të mjaftueshme në çështjet penale e cila gjë do të mbështeste specializimin e tyre. Të anketuarit e kuptojnë në mënyrë të qartë rëndësinë e zhvillimit të ekspertizës në një fushë të ligjit. Realiteti ekonomik i detyron shumicën e avokatëve të kenë njohuri në shumë lëmi, Po aty. 131)Shoqatat profesionale të avokatëve mbështesin programet që edukojnë dhe informojnë publikun për detyrat dhe të drejtat e tyre në bazë të ligjit si dhe rolin e avokatit në dhënien e ndihmës publikut në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Oda e Avokatëve të Kosovës nuk është duke mbështetur programet që edukojnë dhe informojnë publikun. Organizatat ndërkombëtare janë ofruesit ekskluziv të interesit publik dhe programeve të vetëdijësimit(Programet përfshijnë informatat mbi çështjet ligjore siç janë të drejtat e njeriut, e drejta penale dhe e drejta familjare), Indeksi i Reformes se Profesionit Ligjor per Kosove,ABA-CEELI,Prishtine,korrik 2004.

Page 24: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

24

më të arritshëm për shumicën dhe ngritë besimin e komunitetit në këtë profesion.132 ___________________ 132)Shoqatat profesionale të avokatëve janë të përfshira në mënyrë aktive në procesin e reformës ligjore në vend. Oda e Avokatëve të Kosovës është e përfshirë në procesin e reformës ligjore mirëpo roli i saj gjer më tani ka qenë i kufizuar...I vetmi legjislacion në të cilin avokatët si grup kanë pasur ndikim të rëndësishëm është Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Juridike dhe Projektligji mbi Avokaturën. Sidoqoftë OAK ka kërkuar të ofrojë kontributin e vet në ligjet dhe çështjet tjera,Po aty. Burimet dhe Literatura: -Parimet themelore mbi rolin e avokateve,miratuar nga Kongresi i Tete i KB mbi Parandalimin e krimit dhe trajtimin e fajtoreve, Havana,Kube,27 gusht deri 7 shtator 1990 -Parimet bazë mbi pavarësinë e gjyqësorit, miratuar nga Asambleja e Përgjitshme e OKB—së Rezoluta 40/32 e 29 nëntorit 1985 dhe 40/146 e 13 dhjetorit 1985,Zyra e Kombeve të Bashkuara e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut -Deklarata mbi Aftesite dhe Vlerat e Avokatures,Shoqata e Avokateve Amerikane,Washington,1992 -Projekt Parimet mbi Pavaresine e Gjyqesorit(“Parimet e Sirakuzes”)-komiteti i eksperteve te mbledhur nga Shoqata Nderkombetare per te Drejten Penale,Komisioni ndekombetar i juristeve dhe Qendra per pavaresine e gjyqtareve dhe avokateve,1981 -Kuadri i Rregullave per Parandalimin dhe Eleminimin e korrupsionit dhe per sigurimin e paanshmerise se sistemit gjyqesor, miratuar nga grupi i ekspertteve te mbledhur nga Qendra per Pavaresine e Gjyqtareve dhe Avokateve,shkurt 2000. -Ligji mbi Avokaturen dhe Ndihmen Tjeter Juridike -Projektligji mbi avokatinë,aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 8 shtator 2004 si ligji Nr. 2004/40 -Ligji mbi Gjykatat e rregullta -Statuti i Odes se Avokateve te Kosoves,Prishtine,27 tetor 2001 -Kodi i Etikes Profesionale,Prishtine,2001 - Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për gjyqtarët,Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës: 31 korrik 2001 -Projekt Deklarata universale mbi Pavaresine e Drejtesise(“Deklarata Singhvi”),pergaditur nga Z.L.V.Singhvi,Raportues specuial i OKB-se mbi sundimin e pavaresise se gjyqesorit,1989. -Rregullat Procedurale te TPNJ,IT/32/Rev.22/Corr.1(11 shkurt 1994-me ndryshimet) -Direktiva per Caktimin e Avokateve Mbrojtes TPNJ,IT/73/Rev.8 (1 gusht 1994-me ndryshimet) -Kodi i Sjelljes Profesionale per Avokatet qe Paraqiten para TPNJ IT/125(12.qershor 1997) -Kodi i Procedurës Penale të Kosovës -Projekti i Administrimit të Gjykatës në Kosovë: Raporti përfundimtar, Qendra Kombëtare për Gjykata Kombëtare dhe DPK Consulting, gusht 2002 -Departamenti i Administratës Gjyqësore, Raporti i vitit 2002 mbi Punën e Gjykatave të Rregullta -Karta evropiane mbi Statusin e Gjyqtarëve, Strasbourg, Francë, Korrik 1998 -Rekomandimet e Keshillit te Evropes- Komisioni i Ministrave R(94)12”mbi pavaresine,efikasitetin dhe rolin e gjyqetareve” miratuar me 13 tetor 1994 -Plani Strategjik i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Prishtinë, gusht 2002 -Përmbledhje të dhënash mbi Daljen në pension të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës (mesi i vitit 2003) -Analizë e Kosovës e Sitemit të Drejtësisë Penale shtator 2001 – shkurt 2002,Tema: Pavarësia e gjyqësorit, Çështje të Paraburgimit dhe të Shëndetit Mendor, Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës, OSBE& UNMIK -Ligji mbi oganizimin gjyqësor, shkruar sipas kerkeses të Komisionit Këshillmor Teknik, Gilbert Deboisvieux (Draft, nuk është shënuar data) -“Organizimi dhe Ristrukturimi i Gjyqësorit të Kosovës” Rexhep Haxhimusa,Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës -Strategjite per sistemin gjyqesor,Komentet dhe rekomandimet,ABA-ceeli,Prishtine,prill 2002 -Indeksi i reformes se sistemit gjyqesor per Kosoven,ABA-ceeli,Prishtine,2002 -Indeksi i reformes se sistemit gjyqesor per Kosoven,ABA-ceeli,Prishtine,2004 -Raport mbi Situatën e Gjyqësorit të Kosovës pregatitur dhe përcjellur nga Komisioni për Çështje Legjislative, Gjyqësore dhe të -Kornizës Kushtetuese për Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, 2 mars 2003 -Raport mbi punën e gjykatave të rregullta 2001,UNMIK Departamenti i Administrativ i Drejtësisë, Prishtine, Kosovë, mars -Shqyrtimi i Sistemit te Drejtesise Penale:1999-2005,Reforma dhe shqetesime te mbetura,OSBE-Misioni neKosove,Departamenti per te Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit,Seksioni i Monitorimit te Sistemit Juridik, Prishtine,mars 2006 -Kosova As Seen,As Toold,OSCE-Office for Democratic Institution and Human Rights/ODIHR,An analysis of the human rights findings of the OSCE Kosova Verificaktion Mission,october 1998 to june 1999 -MEASURING AND IMPROVING CITIZENS’ UNDERSTANDING OF THE JUSTICE SYSTEM ,Survey of Attitudes Towards the Judicial System Among Court Users in Kosovo ,mars 2006 ,pergaditur nga USAID( United States Agency for International Development)dhe IFES. -Mesimet e mësuara mbi Gjyqësinë e UNMIKut,Mark Baskin, Shtypi Paqeruajtës Kanadez i Qendrës së Paqeruajtjes,Pearson, Clemensport, Kanada, 2002 -Elementet themeloren te pavaresise gjyqesore,Mery Noel Pepys,Specialiste Nderkombetare e reformave Gjyqesore,janar 2002 -Roli i administrimit te gjykatave ne fuqizimin e pavaresise dhe paanesise gjyqesore,William Davis,drejtues i DPK Consulting -Thomas Carothers, Promoting the Rule of Law Abroad: the Knowledge Problem (Promovimi i Sundimit të së Drejtës Jashtë Vendit: Problemi i Diturisë), CEIP Seritë mbi Sundimin e së Drejtës, Nr. 34 (janar 2003) -C.M. Larkin, “Judicial Independence and Democratization: A Theoretical and Conceptual Analysis, (Pavarësia e Gjyqësisë dhe Demokratizimi: Analiza Teorike dhe Konceptuale” 44 American Journal of Comparative Law (Revista Amerikane për të Drejtën Komparative). 605, 611 (1996 -Tisne dhe Smilov, Nga Poshtë - Lart: Vlerësimi i Shënimeve mbi Përpjekjet Anti-korrupcion në Evropën Juglindore, Seria e Studimeve Politike 2004, Rrjeti i Fondacionit Soros 69 -Administrata kalimtare e pas konfliktit të Kosovës dhe mësimet e mësuara në përpjekje për të krijuar një gjyqësi dhe shtet të së drejtës,Wendy S. Betts,Scott N. Carlson, & Gregory Gisvold, 22Mich. J. Int’l L. 371 -Corruption in Kosovo: Observations and Implications for USAID(United States Agency for International Development) ,Rapo rti Final,July 10, 2003 ,Pristina, Kosovo ,Submitted by: Management Systems International ,600 Water Street, SW Washington, DC 20024 USA -Kriminologjia,Ragip Halili,Prishtine,2003 -Korrupsioni dhe invazioni fiskal,Arben Rakipi,Tirane,2003 -Avokatura,bilten i Odes se Avokateve te Kosoves,Prishtine -Korrupsioni apo teja qe bren strukturen e vendit,Pasqyra,nr.71,shkurt 2003 -Drejtësia spastrohet nga te korruptuarit, Lajm,gazetë e perditshme,Prishtine,E ejte,5 prill 2007 -Sascha Matuszak,An American in China:Cheating as a way of life.2001 -Banka boterore dhe korrupsioni,Robert McMahon,Zevendes Editor i Keshillit te Mardhenieve me Jashte -Strengthening Judicial Integrity Against Corruption ,Pergaditur nga: Petter Langseth, Ph.D., Programme Manager and Oliver Stolpe, Ekspert bashkepuntor,United Nations Global Programme against Corruption, Centre for International Crime Prevention, Office for Drug Control and Crime Prevention, United Nations Office at Vienna, 20 December 2000,for CIJL Yearbook, 2000. -Buscaglia/Dakolias, Legal and Judicial Reform Unit, Legal Department, The World Bank,An Analysis of the Causes of Corruption in the Judiciary (1999) -Combating Corruption in Kosovo,A Report by Operation Kosovo ,Chicago-Kent College of Law,Illinois Institute of Technology, 23 October 2006 - 29 October revision

Page 25: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

25

Mr.sc.Qemajl Juniku, avokat

MBROJTJA E PRONËSISË APO RIVENDOSJA E TË DREJTËS NË PRONË Kur të bëhet fjalë për të drejtën e pronës,nuk mund të mos kemi parasysh rëndësinë e pakontestueshme të saj që ia ka kushtuar çdo shoqëri , sipas momentit e caktuar historik dhe mënyrës së organizimit shoqëror, duke e marrë parasysh periudhën prej sistemit Romak e gjerë në ditët e sodit. Sistemi dhe struktura e padive për mbrojtjen e pronësisë prej atëherë e gjerë me tani, ka hyrë përmes kodit të përgjithshëm civil të Austrisë,Vj.1811 i cili më pastaj është modifikuar dhe përshtatur sistemeve të ndryshme në momentet e caktuara historike dhe organizimet e caktuara shoqërore . Është për tu veçuar se dukurinë e uzurpimit të pronave e hasim pothuaj në çdo fazë të organizimit shoqëror, por edhe të shpronësimit në forma tjera, qoftë nga individi por edhe bashkësia shoqërore. Kjo dukuri ka qenë prezentë edhe në Kosovë ,kur ajo ishte nën okupimin e okupatorëve të ndryshëm të cilët në forma të caktuara imponuan zbatimin e dispozitave ligjore të shteteve të tyre. Shikuar në këtë kontekst, me qëllim të dominimit okupues edhe dispozitat ligjore të shtetit okupator kanë qenë të orientuara në drejtim të aplikimit të mënyrave të caktuara për zhveshjen e pronarëve nga pronat e tyre, qoftë me UZURPIME, NACIONALIZIME, EKSPROPRIJIME, PËRKUFIZIME TË MAKSIMUMEVE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, SHPRONËSIME ME MOTON SE PRONARËT JANË PROFITERA TË LUFTËS etj. Përveç këtyre formave të shpronësimit, janë përdorë edhe metoda tjera sikundër bie fjala : dhurimet e paluejtshmërive për tu punësuar në sektorin shoqëror, që individit ti njihet e drejta në shtesat fëmijërore apo metoda tjera, të cilat në pamje të parë dukeshin si benificione shtetërore e në esencë me ato mohohej e drejta në pronë jo vetëm e individit të evidentuar si pronar të paluajtshmërisë por edhe anëtarëve tjerë të familjes apo personave të tretë , të cilët në formë të caktuar kishin të drejtën e pronësisë mbi paluajtshmërinë e dhuruar. Mendoj se si në çdo segment të jetës në shoqërinë kosovare edhe në mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, jemi në një pozitë të palakmueshme ,llogaritur në aplikueshmërinë e tanishme të ligjeve diskriminuese të cilat pamundësojnë kthimin e pronave pronarëve legjitim, të cilët janë shpronësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në një pozitë të tillë, jo vetëm individët –pronar të paluajtshmërive por edhe vetë juristët përfshirë këtu gjykatësit , avokatët dhe personat tjerë që janë të angazhuar në strukturat komunale ,kur bëhet fjalë mbi pronën janë në një pozitë shumë të vështirë meqë pronarin e shpronësuar nga prona e tij, nuk kanë mundësi për ta mbrojtur edhepse para vetes kanë një mori dokumentacioni i cili edhe me mënyrën e të provuarit apo PROBATIO DIABOLIKA, argumentojnë të drejtën e pronarit mbi paluajtshmërinë e caktuar. Është fakt i pa mohueshëm se standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , kanë ndikim të drejtpërdrejtë në në të drejtat pronësore. Sipas protokollit 1 të Konventës Evropiane për të drejtat dhe Liritë themelore të njeriut , parashihet shfrytëzimi i papenguar i posedimeve Çka dmth. parashihet parandalimi i privimit të posedimeve ,përveç në rastet kur ato janë në interesin e përgjithshëm dhe nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara me ligj. Gjykatat dhe organet tjera shtetërore, tani janë në një pozitë të vështirë kur të vendosin për kthimin e pronave pronarëve legjitim ,nga shkaku se gjatë luftës në Kosovë, okupatori serb ka zhvendosur shumë nga dokumentacionet e në veçanti librat e regjistrimeve kadastrale në shumë vende të Serbisë. Nisur nga dispozitat ligjore me të cilat garantohet e drejta e pronësisë mbi pronat e luajtshme dhe të paluajtshme,rezultojnë katër lloje të të drejtës së pronësisë, e prej tyre: Pronësia, Hipoteka, Servituti

Page 26: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

26

dhe e drejta e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore.1 Ndërsa, e drejta e pronësisë fitohet sipas ligjit, me trashëgim, në bazë të vendimit të organit shtetëror dhe veprimit juridik. Vlen të theksohet se sipas Ligjit, prona fitohet me krijimin e sendit të ri, me bashkim, me përzierje, me ndërtim në tokën e huaj ,me ndarjen e frutave ,me parashkrim fitues ,me fitim të pronësisë nga jo pronari, me okupim dhe në rastet tjera të përcaktuara në baza ligjore. Pas vdekjes së pronarit të paluajtshmërisë, pranë gjykatës kompetente zhvillohet procedura trashëgimore dhe pronësia bartet nga i vdekuri në trashëgimtarët e tij ligjor. Organi shtetëror mund ta bartë të drejtën e pronësisë nga një pronar në tjetrin sipas bazave dhe kritereve ligjore p.sh. në bazë të Ligjit mbi eksproprijimin bartët pronësia nga pronari, në subjektin në emër të cilit ajo pronësi eksproprijohet. Ndërsa në bazë të veprimit juridik prona bartet përmes kontratës me shkrim e cila vërtetohet në gjykatë e më pastaj i dorëzohet regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme për tu regjistruar transferimi i pronësisë. Është e rëndësishme për tu veçuar se edhe pse ligji kërkon të regjistrohen kontratat e vërtetuara me shkrim në regjistrin e të drejtave të pronës së paluajtshme në mënyrë që të transferohet pronësia mbi një pronë në bazë të veprimit juridik,ekzistojnë edhe mënyra tjera të fitimit të pronës. Në këtë drejtim duhet potencuar parashkrimin e fitimit të të drejtës mbi pronë edhe pas posedimit të saj për një kohë të caktuar përkatësisht përmes parashkrimit fitues. Në këtë drejtim duhet veçuar karakteristikat themelore për ekzistimin e parashkrimit fitues: Mbajtësi i ligjshëm, mirëbesimi, kalimi i periudhës së caktuar kohore e posedimi i së drejtës së pronësisë nga tjetri. Periudha e parashkrimit, rritet në 20 vite, në rast se poseduesi nuk është mbajtës ligjor i të drejtës së pronësisë. 2 Posedimi i mbajtësit konsiderohet i ligjshëm, nëse ka një bazë ligjore dhe nëse nuk është fituar me metoda të caktuara të dhunës. Po ashtu Zotërimi mund të konsiderohet ligjor edhe pa ekzistimin e pëlqimit, si kundër mund të jetë i paligjshëm por me pëlqim. P.sh. nëse subjekti i caktuar pranon për ta blerë pronën e caktuar nga subjekti tjetër për të cilin e dinë se nuk ka të drejtën ligjore të zotërimit të asaj prone ,nuk ka mundësi për ta fituar të drejtën në pronësi të asaj paluajtshmërie. Ndërsa personi i cili trashëgon pronën pa vetëdije nga një zotërues i cili nuk ka pasur titull ligjor mund të konsiderohet zotërues i ligjshëm dhe me pëlqim, pasi trashëguesi nuk i ka njohur të gjitha rrethanat. Në këto raste zotëruesi e fiton të drejtën e pronësinë përmes parashkrimit fitues pas kalimit të afatit prej 10 vitesh .3 në anën tjetër personi i cili ka blerë pronën me marrëveshje gojor, nuk ka të drejtën që të njëjtën ta mbajë, meqë me ligj është përcaktuar se ( fitimi i të drejtës së pronësisë realizohet me kontratën e formës së shkruar), por blerësi ka mundësi të jetë zotërues me pëlqim dhe të fitojë titullin me parashkrim fitues, pas 20 vitesh.4 Afati i parashkrimit fillon që nga dita kur “Zotëruesi ka fituar të drejtën e posedimit të objektit. Ky ligj ndalon fitimin e titullit “mbi objektet në pronësi shoqërore” me parashkrim fitues .5 Problemet më aktuale të tanishme nga aspekti i mbrojtjes së pronësisë, janë prezantuar me rastin e fillimit të privatizimit të Ndërmarrjeve ekonomike, objektet e të të cilave janë ndërtuara në pronat e pronarëve të ligjshëm, të cilëve sipas ligjeve diskriminuese, iu është marrë e drejta e pronësisë mbi ato prona. Mendoi se gjithsesi para privatizimit, është e nevojshme të vërtetohet ligjshmëria e shpronësimit të pronarëve nga pronat e tyre të paluajtshme e më pastaj të merret vendimi mbi shitjen e objekteve të cilat janë të ndërtuara në ato paluajtshmëri. Ashtu që në rastet kur do të vërtetohet se shpronësimi i pronarit nga prona e tij është bërë në mënyrë të kundërligjshme, e drejta e tij ti pranohet qoftë edhe nga aspekti i të drejtës së pronësisë mbi ndonjë pjesë të objektit të shitur e gjithsesi në përputhshmëri me vlerën e pronës së tij, apo ai do ta kishte vendin e tij si pronar në rastet e privatizimit sipas SPIN-OFF-it special.

1 Neni 2 (2) Rregullorja e UNMIK-ut nr.2002/22 për shpalljen e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës mbi themelimin e një regjistri për të drejtat në pronën e paluajtshme,20 Dhjetor 2002. 2 Ligji mbi marrëdhëniet themelore juridiko-pronësore (neni 1 dhe 3), ku kanë të bëjnë me parashkrimin fitues mbi pronën e luajtshme. 3 neni 28 (2),Ligji mbi marrëdhëniet themelore pronësore 4 Po aty,Neni 28 (4). 5 Po aty ,Neni 29.

Page 27: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

27

Mendoj se shpejtimi i privatizimit të objekteve të lartëcituara, pa u marrë parasysh e drejta e pronarit të paluajtshmërisë ku janë të ndërtuar ato, është metodë e cila mohon të drejtën e individit që garantohet me çdo të drejtë ndërkombëtare, por edhe do të shkakton pasoja të pa parashikueshme në kontekstin e prezantimit të konflikteve në mesë pronarëve të vërtetë e atyre që fitojnë të drejtën e pronësisë në bazë të privatizimit . Në këtë situatë, mendoj se faktori vendor duhet të angazhohet më tepër në kontekstin e vërtetimit të pronësisë së pronarëve ku janë të ndërtuara objektet që do të privatizohen dhe të iu pranojë të drejtën e tyre të pronësisë në baza ligjore,me çka do ti evitonte pasojat negative të cilat në të ardhmen kanë mundësi të prezantohen në shoqërinë tonë dhe të ndikojnë në stabilitetin e një shteti që planifikohet të jetë Kosova e pavarur, me tendencë për të hyrë një ditë në bashkësinë e gjerë Evropiane, si shtet i mirëfilltë me të gjitha parakushtet e kërkuara nga ajo bashkësi. Duke u bazuar në faktin se tendenca e tanishme është që në të ardhmen mos të ekzistojë një ekonomi e natyrës shoqërore por ajo të privatizohet, duhet të gjenden mekanizma për mbrojtjen e saj, meqë drejta në pronë është e sanksionuar dhe e mbrojtur në tërë botën, pa marrë parasysh mënyrën e organizimit shoqëror. Andaj, ne nëse vërtetë dëshirojmë për ta ruajtur kompaktësinë tonë, stabilitetin dhe solidaritetin kombëtar, duhet të mos përkufizohemi në angazhimet tona, që me rastin e rregullimit të mbrojtjes së pronësisë me normat juridike, duhet të kihet parasysh lidhshmëria dialektike me marrëdhëniet e caktuara momentale ekonomiko-shoqërore e kulturore me marrëdhëniet e pronësisë në kuptim që ajo rregullativë të ndikon në raportet pronësore-juridike,duke u bazuar në faktin se normat juridike duhet të shprehin marrëdhëniet adekuate konkrete të pronësisë dhe assesi në të kundërtën që marrëdhëniet e pronësisë të burojnë nga normat. Jam i bindur se nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, atëherë dështimi është i pashmangshëm. Në këtë drejtim, mendojë se kjo punë nuk është e lehtë. Nevojitet një studim paraprak i hollësishëm po edhe i gjithanshëm në kontekstin e konstatimit të marrëdhënieve pronësore të cilat duhet shprehur me normat juridike dhe mund të tregohet se e cila është ajo e drejtë e përshtatshme e mbrojtjes. Mund të konkludohet se në situatën të cilën gjendemi shoqëria jonë, se në çfarë mase e drejta “PREZENTOHET” nga ato raporte në të cilat kërkohet të veprojë në mënyrë të anasjelltë. A ka mundësi për të ngjarë që normat në këtë moment të mbesin vetëm shkronja në letër? Megjithatë, konkludoj se shoqëria jonë ka kapacitet për nga aspekti intelektual-profesional dhe i përvojës së gjatë, në rregullimin e çështjeve pronësore juridike, andaj me një angazhim të kuadrit në Organet e jurisprudencës, Ndërmarrjeve ekonomike, Gjykatave, Prokurorive dhe odes së avokatëve, ne kemi mundësi të arrimë që të ndikojmë në përcaktimin e një rregullative të përshtatshme për ruajtjen e pronave tona përkatësisht në rivendosjen e të drejtave lidhur me pronat.

Page 28: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

28

Bedri Bahtiri, Shef i Divizionit per Legjislacion – Ministria e Drejtesise

TEKNIKAT JURIDIKE PER HARTIMIN E LEGJISLACIONIT -rasti i Kosovës- 1. Hyrje e shkurtër Ne vështrimet komperative ekzistojnë dy sisteme për hartimin e normës ligjore: anglosakson dhe eurokontinental. Kosova nuk ka pranuar “komoditetin” e sistemit anglosakson ( i cili funksionin mbi bazën e të drejtës së precedentit, ose rasteve, “case law”) ndërkohë që ka pranuar dhe funksionon në bazë të sistemit eurokontinenal sipas të cilit pretendohet që çështjet e caktuara juridike të rregullohen me ligje dhe akte tjera nënligjore. Sa është e efektshme kjo rrugë:shumë e vështirë, por eficiente për konceptet tona. 2. Parimet për draftimit ligjor Me parime të draftimit ligjor nënkuptohet:Hartimi i dispozitave juridike bazuar dhe kufizuar në standarde të lejuara që sigurojnë kuptim, shkurtësi dhe qartësi të përmbajtjes së normës juridike. Respektimi i këtyre standardeve themelore paraqet një conditio sine qua non. Thënë më thjesht e qartë, procesi i hartimit ligjor nuk mund të anashkaloj disa rregulla bazike të cilat do t’i jepnin një minimum kuptimit dhe interpretimit të drejtë të normës, respektivisht ligjit. Parimet bazike të draftimit ligjor nuk shërbejnë vetëm për retorikë dhe argumentim juridik të normave. Më shumë se kaq, ato shërbejnë për hartim të qartë dhe preciz të akteve juridike. Parimet bazike të draftimit ligjor, në esence, mund të ndahen në dy grupe: Materiale dhe Formale. Parimet materiale ose përmbajtjesore të cilat reflektojnë rregullat mbi të cilat duhet bazuar përmbajtja ose materia e cila rregullohet përmes normës juridike. Parimet formale – reflektojnë rregullat teknike të draftimit të normave respektivisht ligjit. 3. Hartimi i legjislacionit në rastin e Kosovës Disavantazhet e hartimi te legjislacionit në rastin e Kosovës janë: Trashëgimia ligjore me bazë ideologjike, ose së paku me ndikim ideologjik; Paqartësia e legjislacionit në fuqi;Laramania e akteve të ndryshme juridike; Ndikimi i sistemeve të ndryshme juridike; Objektive, Subjektive dhe Gjuha, Megjithatë ne rastin tone ne shohim edhe avantazhet, si: Krijimi i një strukture kryesisht të re juridike; Obligimi për pajtueshmëri me Acquis Communautaire; Ekspertiza dhe mbështetja nga juristë Evropian dhe Amerikan. Me rastin e hartimit te legjislacionit te Kosovës do te duhej synuar: Eliminimi ose së paku dobësimi i ndikimeve të tilla në procesin e hartimit ligjor; Krijimi i një strukture të qëndrueshme ligjore, pa pretenduar përsosmërinë (pera de aspera); Qartësia sa më e madhe e mundur; Sigurimi pajtueshmërisë ligjore, hierarkisë, përputhshmërisë me Aqcuis Communautaire, mbulesës ligjore, zvogëlimi i ndikimit negativ në buxhet, shmangja e elementeve diskriminuese(Shih Neni 36 i Rregullores së Punës së Qeverisë). 4. Parimet e teknikës së hartimit të ligjeve: Janë disa prej këtyre, si: saktësia, qartësia dhe rrjedha logjike. Prova që duhet të kaloj legjislacioni është që çdo person i prekur prej tij të mund ta lexoj lehtësisht dhe ta kuptoj atë. Struktura e ligjeve nuk duhet të jetë një mozaik logjik por duhet të përputhet me mënyrën normale të të menduarit të një qytetari mesatar. Ligji duhet të jetë konkret e jo hipotetik. Konceptet ligjore duhet të shprehen me fjalë që janë sa më të përcaktuara në mënyrë që të mos ketë vend për interpretime alternative. Legjislacioni duhet të hartohet në një gjuhë po aq të thjeshtë sa edhe të saktë. 5. Struktura e tekstit të Projektligjeve Ndarja strukturore e projektligjit në rend zbritës është sa vijon: -Libër

Page 29: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

29

-Pjesë; -Kre; -Nënkre Kurse,struktura bazë e një teksti ligjor është “Neni”.Pjesët përbërëse të një neni në rend zbritës janë: - Numri i nenit; - Paragrafi; - Nën paragrafi - Nën nën paragrafi Përndryshe Ligji e ka këtë përbërja strukturore : -Preambula dhe baza ligjore; -Dispozita që përcakton qëllimin e ligjit; -Dispozitat lidhur me fushën e zbatimit të ligjit; -Përkufizimet; -Dispozitat materiale; -Dispozitat administrative; -Sanksioni, ankimi dhe zbatimi; -Dispozitat e përkatësisë; -Organi përgjegjës për nxjerrjen e akteve nënligjore; -Dispozitat për shfuqizimet dhe dispozitat për ndryshimet në ligje të tjera; -Dispozitat kalimtare dhe të fundit; -Dispozitat për hyrjen në fuqi. 6. Stili gjuhësor Thelbi i çështjes së stilit të hartimit të ligjeve është që gjuha e tyre duhet të jetë e thjeshtë, të mos ketë zgjatje dhe të jetë e saktë porsa i përket zgjedhjes së fjalëve dhe stilit gjuhësor. Fjalët e panevojshme dhe sipërfaqësore duhet të shmangen. Fjalitë duhet të jenë të shkurtra dhe të qarta. Ideja kryesore duhet të jepet sa më në fillim të fjalisë që është e mundur. Për hartimin e fjalive të akteve ligjore, kryefjala-kallëzuesi-kundrinori duhet të jenë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur gjithashtu rrethanori dhe përcaktori, duhet të vendosen sa më pranë fjalës ose shprehjes që ato përcaktojnë. Gjatë hartimit të legjislacionit duhen zgjedhur fjalë bashkëkohore, dhe ato duhen përdorur në kuptimin e tyre të zakonshëm dhe kryesor. Duhet të shmanget përdorimi i fjalëve arkaike të cilat nuk përdoren shpesh apo nuk kuptohen, apo i neologjizmave të cilat nuk janë bërë ende pjesë e përdorimit të përditshëm të gjuhës shqipe. Kur ka një shkak të veçantë për moszbatimin e këtyre rregullave, atëherë fjalët duhet të përkufizohen Në tekstin ligjor, i njëjti koncept duhet të shprehet kudo me të njëjtat fjalë. Të njëjtat fjalë nuk duhen përdorur për dy ose më shumë koncepte të ndryshme. Fjalët duhet të përdoren me atë kuptim që përkon me përdorimin e tyre në pjesë të tjera. Kjo praktikë bën që të shmangen keqkuptimet, pasiguria ligjore dhe mundësitë e keqinterpretimit. Fjalët me origjinë të huaj duhet të shmangen nëse në gjuhën shqipe ka një shprehje të përshtatshme përgjithësisht të njohur. Fjalët e huaja mund të përdoren vetëm nëse ato janë pranuar në përdorimin e përditshëm të gjuhës shqipe dhe për to nuk ka fjalë tjetër në gjuhën shqipe. Për arsye gjuhësore, mund të përdoren fjalë të huaja kur fjalët dhe shprehjet janë të njohura dhe përgjithësisht të përdorura nga subjektet e ligjit edhe pse jo nga publiku i gjerë. I tillë mund të jetë rasti kur përdoren terma teknikë. Një rast tjetër mund të jetë kur ato përbëjnë një mjet të njohur dhe të përshtatshëm për shprehjen e një koncepti në mënyrë të qartë dhe të shkurtër (p.sh. emrat shkencorë në latinisht).

Page 30: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

30

Gjithashtu, mund të përdoren fjalë apo shprehje të huaja për të siguruar përshtatjen me marrëveshjet ndërkombëtare apo me të drejtën e Bashkimit Evropian, p.sh. “ligji duhet të nxirret në përputhje me të drejtën komunitare (acquis communautaire).” “Shprehjet teknike” janë shprehje të krijuara dhe të përdorura kryesisht në fusha të caktuara).“Shprehjet teknike” duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur. Bëjnë përjashtim, rastet kur shprehjet përdoren gjerësisht nga subjektet e ligjit. Në qoftë se shprehje të tilla përdoren në një ligj me zbatim më të gjerë, ato duhet të përkufizohen qartë. 7. Termat ligjor Termat ligjor duhet të përdoren duke pasur parasysh kuptimin e tyre të zakonshëm ligjor në sistemin juridik në fuqi. Termat ligjor duhet të përdoren saktë dhe të mos perifrazohen Nenet e tekstit ligjor janë, gramatikisht, në njëfarë mënyrë të pavarur. Përemrat dhe mbiemrat, që u referohen termave të përdorura më parë në nene të tjera, duhet të përdoren me kujdes. Brendapërbrenda një neni të vetëm, gjatë hartimit duhet të merret në konsideratë përdorimi i stilit rrëfyes për të thjeshtuar tekstin dhe për ta bërë atë më të pranueshëm nga përdoruesi, kur kjo mund të bëhet pa krijuar paqartësi. 8. Shkurtimet Kur në të njëjtin tekst të ligjit është e nevojshme të përsëritet një shprehje e caktuar, zëvendësimi i saj me një shkurtim lejohet me kusht që shkurtimi të shpjegohet kur përdoret për herë të parë, duke shtuar një shprehje të përshtatshme si p.sh.: “më poshtë do të quhet …(shkurtimi)”. Përdorimi i shkurtimeve mund të jetë një zgjidhje e mirë kur koncepti për të cilin do të përdoret shkurtimi shfaqet në fillim të tekstit. Përndryshe duhet përkufizuar tek pjesa e përkufizimeve; p.sh “OKB” do të thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara”. 9. Numrat dhe datat Numrat duhet të shkruhen zakonisht me shkronja, Numrat duhet të shkruhen me shifra kur ato janë pjesë e një tabele, formule matematike ose përdoren në kontekste të tjera për të cilat ka praktikë të njohur të përdorimit të shifrave. Datat shkruhen me shifra arabe (p.sh. 1, 2,3) me përjashtim të muajve që shkruhen me shkronja (p.sh. janar, shkurt). Vini re: sipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, shkronjat e para të muajve nuk duhet të shkruhen me shkronja të mëdha. Viti gjithmonë duhet shkruar në formën e plotë katërshifrore. 10. Përdorimi i pjesëzave pohuese dhe mohuese Gjatë hartimit të ligjit duhet që të shmanget sa më shumë përdorimi i pjesës mohuese “nuk”. Dispozitat e ligjit duhet të formulohen në mënyre pohuese dhe jo mohuese,p.sh.: më mirë “Personi që ka fëmijë ka të drejtë të…” sesa “Personi që nuk ka fëmijë nuk ka të drejtë të …” Megjithatë, pjesëza mohuese “nuk” mund të përdoret për të sqaruar se kur dispozita e ligjit nuk duhet te zbatohet. për shembull: “Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrëdhëniet juridike të lindura pas vitit …” 11. Stili rrëfyes Stili rrëfyes është një teknikë e dobishme për të krijuar një rend logjik (sidomos brendapërbrenda nenit), për të shmangur referencat e brendshme dhe përsëritjet, si dhe për efekt të thjeshtësisë së gjuhës. -Stili rrëfyes nuk duhet përdorur në rastet kur krijon paqartësi. Psh. Nëse personi që bën kërkesën sipas paragrafit 1 është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, personi duhet të dorëzojë katër kopje.” (1) Një person mund të bëjë kërkesë në Ministri për licencë. (2) Kërkesa duhet të bëhet në tri kopje. (3) Personi nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ai duhet të dorëzojë katër kopje të kërkesës.”

Page 31: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

31

12. Numrat dhe termat në gjini asnjanëse Kurdoherë që është e mundur, rekomandohet që në hartimin e ligjeve të përdoret njëjësi në vend të shumësit, me qëllim që të shmanget dykuptimësia e panevojshme. Gjatë hartimit të ligjeve duhet të përdoren fjalë të cilat gjatë përdorimit, nënkuptojnë të dy gjinitë, ose u referohen të dyja gjinive si gjinisë mashkullore ashtu edhe asaj femërore, p.sh: fjala person. Ligjet duhet të hartohen me një gjuhë politikisht asnjanëse. Një projektligj i tillë shkakton më pak opozitë të panevojshme politike dhe në shumë raste mund të rrisë shkallën e pranimit të ligjit nga publiku. 13. Kohët dhe mënyrat Ligjet duhet të hartohen në kohën e tashme. Shembull:“Çdo anije para hyrjes në port detyrohet të paraqesë para drejtuesit të portit këto dokumente...” dhe jo “Çdo anije para hyrjes në port do të detyrohet të paraqesë para drejtuesit të portit këto dokumente”. Ligjet duhet të hartohen në mënyrën dëftore dhe jo në mënyrën urdhërore, duke shmangur mënyrën lidhore. Për shembull, më mirë “Asnjë person nuk ka të drejtë” dhe jo “Asnjë person nuk duhet të ketë të drejtë. 13. Trajtat veprore dhe pësore Ligjet duhet të hartohen në trajtën veprore dhe jo në trajtën pësore. Për shembull, më mirë “Anëtari i komisionit emëron një revizor të lartë për çdo departament” se sa “Revizori i lartë i çdo departamenti emërohet nga Komisionari”. Trajta pësore duhet shmangur sidomos kur subjekti të cilit i referohet dispozita nuk është i qartë. Përdorimi i trajtës veprore e detyron hartuesin të vendosë qartë identitetin e personit që ka një detyrim të caktuar. 14. Emrat e prejardhur nga foljet Duhet shmangur përdorimi i emrave që vijnë nga foljet. P.sh: “Një person mund të kërkojë …” është më e qartë se “një person mund të bëjë kërkesë..”; ose“Ministri konsultohet me …” është më e qartë se “Ministri do të bëjë konsultime me…” 15. Foljet Foljet duhet të përdoren në mënyrë konsekuente në varësi të faktit nëse ato tregojnë një urdhër apo lejojnë diçka. Zakonisht përdoren foljet “detyrohet” ose “duhet” dhe “mund”. Përdorimi jo i saktë dhe i drejtë i këtyre foljeve, mund të shkaktojë dyshime në lidhje me karakterin lejues apo urdhërues të dispozitës. 16. Shenjat e pikësimit Shenjat e pikësimit përdoren si më poshtë: -pika (“.”) përdoret në kuptimin e saj të zakonshëm sintaksor dhe sidomos në fund të neneve, paragrafëve dhe nën-paragrafëve të fundit; -presja (“,”) përdoret në kuptimin e saj të zakonshëm sintaksor; -dy pikat (“:”) përdoren në kuptimin e tyre sintaksor dhe sidomos pas pjesës hyrëse të paragrafit; -pikëpresja (“;”) përdoret në kuptimin e saj sintaksor dhe sidomos për ndarjen e nënparagrafëve; -pikëpyetja (“?”) dhe pikë çuditësja (“!”) duhen shmangur; -thonjëzat (“…”) përdoren në kuptimin e tyre të zakonshëm sintaksor dhe veçanërisht për përkufizimin e fjalëve dhe përfshirjen e një teksti të ri me anë të ndryshimeve; -viza ndarëse (“-”) përdoret sidomos për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit dhe për të lidhur fjalët e përbëra, për shembull, “njëri-tjetrin” etj; -kllapat (“(…)”) dhe kllapat katrore (“[…]”) duhen shmangur; -shenja e përqindjes “%” mund të përdoret kur është e nevojshme, sidomos në tabela, ndërsa në tekst duhet të përdoret fjala “përqind” me shkronja;

Page 32: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

32

-shenja e paragrafit (“§”) duhet shmangur; -shënimet në fund të faqes apo në fund të tekstit duhen shmangur. 17. Referencat Referencat përdoren në rastet kur teksti i ligjit i referohet një dispozite në të njëjtin ligj (referencë e brendshme) ose një dispozite në një ligj tjetër (referencë e jashtme). Referenca e brendshme, duhet të përcaktojë nenin e saktë, paragrafin, ose nënparagrafin në të cilën bëhet referenca. Duhen shmangur referencat zinxhir. Kur referenca bëhet për herë të parë tek një ligj tjetër, (referenca e jashtme) ky ligj duhet të identifikohet qartë duke cituar titullin e plotë, numrin dhe datën e miratimit. Një referencë e jashtme tek një ligj i ndryshuar, duhet të citojë vetëm ligjin e parë dhe jo ligjet që e kanë ndryshuar atë. 18. Hartimi i ndryshimeve Ndryshimet e një ligji mund të jenë të shprehura ose jo. Një ndryshim i shprehur nënkupton nxjerrjen e një ligji i cili e përmban këtë ndryshim. Një ndryshim i heshtur ndryshon ligjin ekzistues, pa e treguar atë. Ndryshimet e heshtura përbëjnë një burim të paqartësisë dhe konfuzionit dhe duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur. Një ligj mund të ndryshohet me futjen, shtimin, zëvendësimin, ose shfuqizimin e dispozitave të tij nga një ligj tjetër. Futja: Do të thotë futja e një teksti të ri brenda tekstit ekzistues të një ligji. Për shembull: vendosjen e një fjalie të re midis fjalisë së parë dhe të dytë ekzistuese në paragraf. Shtesa: Realizohet kur shtohet një tekst para apo pas një teksti ekzistues të ligjit. Për shembull: vendosja e një fjalie në fillim apo në fund të paragrafit, ose vendosja e një nën-paragrafi të ri në fund të nënparagrafëve ekzistues. Të dyja teknikat shtojnë tekstin e ri pa fshirë atë ekzistues. Zëvendësimi: është zëvendësimi i disa pjesëve ekzistuese të tekstit me tekst të ri. Për shembull: zëvendësimi i një paragrafi në ligjin ekzistues me një paragraf të ri. Shfuqizimi: shfuqizim është heqja e disa pjesëve ose e tërë tekstit ekzistues të ligjit. Shfuqizimi mund të shoqërohet nga ndryshime në të njëjtin ligj, apo dhe ligje të tjera. Në titujt e ligjeve ndryshuese përgjithësisht duhet të përdoret fjala “ndryshime”. Fjala “shtesa” mund të përdoret kur shtohen nene të reja. Ky rregull zbatohet kur ligji ndryshon dhe shfuqizon ligjin ekzistues në të njëjtën kohë. Në rastet kur ligji nuk bën gjë tjetër vetëm shfuqizon ligjin ekzistues, atëherë titulli duhet të përmbajë vetëm “shfuqizim”. Për hartimin e titullit të ligjit ndryshues është zakonisht e mjaftueshme të tregosh ligjin e ndryshuar me numrin, datën dhe titullin. Deri në ç’masë duhet të bëhen ndryshimet ? -Hartuesi duhet të mbajë parasysh se përdoruesi i legjislacionit duhet të ketë mundësi të kuptojë efektin e tij. -Kur disa paragrafë të një neni kanë nevojë për ndryshime, rekomandohet të rishkruhet i gjithë neni. -Po kështu nëse disa nënparagrafë të një paragrafi duhet të ndryshohen, është e mirë të rishkruhet i gjithë paragrafi. -Shtrirja minimale e një ndryshimi duhet të jetë një nënparagraf. -Nëse hartuesi kërkon të shtojë një fjalë apo shprehje në një nënparagraf, është mirë të zëvendësohet i gjithë nën-paragrafi. -Nëse një fjalë apo një shprehje duhet të ndryshohet, formula e mëposhtme mund të përdoret: -Shprehja “X” zëvendësohet me shprehjen “Y”. -Në rast se ndryshohet mbi 50 % e ligjit në fuqi, duhet të nxirret ligj i ri.

Page 33: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

33

Huma Jetishi, avokate

KONTRATA MBI VEPREN

HYRJA

Fillimisht duhet kuptuar se Kontrata është burim kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve të detyrimeve. Ajo është marrëveshje e dy apo më shumë personave që ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë ose të shuaj një marrëdhënie juridike të detyrimit. Ligji për detyrimet i Kosovës, në nenin 16 konstaton se “Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë pajtuar me elementet thelbësore”. Kontrata hyn në grupin e punëve juridike të dyanshme. Me anë të kontratës krijohet detyrimi i ri, ndryshohet marrëdhënie ekzistuese e detyrimit, përkatësisht me anë të saj shuhen detyrimet (kontratat liberatore). Terminologjia lidhur me përcaktimin e kontratës nuk është unike, sepse përveç termit Kontratë, përdoren edhe termat si : konventë, pakt, dakord marrëveshje. Fusha e zbatimit të kontratës është shumë e gjerë. Kontrata zbatohet gati në të gjitha degët e së drejtës, përveç në të drejtën penale. Parimet themelore të së drejtës kontraktore janë: liria e kontraktimit dhe parimi i konsensualizmit. Kontrata si marrëveshje në mes palëve, për të krijuar efekte duhet të përmbushen disa kushte : kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës. Në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës hyjnë: aftësia punuese e palëve, pajtimi i vullnetit dhe lënda e kontratës. Ndërsa në grupin e kushteve të veçanta për lidhjen e kontratës bëjnë pjesë: format e kontratës, lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit dhe dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës. Lidhjes së kontratës i paraprijnë disa veprime paraprake, si: negociatat, bisedimet dhe para-bisedimet e palëve kontaktuese, ndërsa pas përfundimit të këtyre veprimeve palët ndërmarrin veprime të tjera më konkrete për lidhjen e kontratës si: oferta dhe pranimi i sajë. Duke pasur parasysh kriteret sipas të cilave klasifikohen kontratat, kemi këtë klasifikim të kontratave : në kontrata me emër dhe pa emër, kontrata konsensuale dhe formale, kontrata me shpërblim dhe pa shpërblim, kontrata detyruese të njëanshme dhe kontrata detyruese të dyanshme, kontrata komutative dhe aleatore, kontrata me prestime të përhershme dhe kontrata me prestime të përkohshme , kontrata të theshta dhe të përziera, kontrata të përgjithshme dhe kontrata të veçanta, kontrata të pavarura dhe kontrata aksesore, para kontrata dhe kontratë kryesore, kontrata intuitu persona dhe kontrata jo intuitu personae, kontrata individuale dhe kontrata kolektive, kontrata me përmbajtje të caktuar dhe kontratë të adezionit, dhe klasifikimi në kontrata kauzale dhe kontrata abstrakte. KONTRATA PËR VEPRËN – SIPËRMARRJEN 1. Nocioni i kontratës mbi veprën Kontrata për veprën është një kontratë e veçantë e së drejtës së detyrimeve. Ajo hyn në grupin e kontratave për kryerjen e shërbimeve që lidhen midis palëve kontraktuese të porositësit dhe kryesit të punëve. Në këtë kontratë porositësi e ka rolin e kreditorit, sepse ka të drejtë që të kryhet puna dhe të dorëzohet ajo, kurse e ka rolin e debitorit sepse duhet të paguaj shpërblimin e caktuar për punën e kryer. Kryesi I punës e ka rolin e kreditorit, sepse ka të drejtë të kërkoj që të paguhet shpërblimi për punën e kryer, kurse e ka rolin e debitorit nga se duhet ta kryej punën e caktuar, ose ta jap shërbimin e caktuar, neni 600 LMD.

Page 34: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

34

Kjo kontratë si e tillë ka ekzistuar qysh në të drejtën romake me emërtimin – locatio conuction operis. Kjo kontratë është e përcaktuar në Ligjin Për Detyrime të Kosovës në nenet 779-808 si dhe 600-629 LMD. Me zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë kjo kontratë është praktikuar për transportimin e sendeve për ndërtimin e objekteve , për kositjen e të lashtave bujqësore etj. Sipas zhvillimit të saj historik, kontrata e veprës në fillim është paraqitur si kontratë e së drejtës civile e cila ka pasë të bëjë me kryerjen ose riparimin e sendit për shërbimet personale – fizike dhe intelektuale, si dhe në transportimin e sendeve dhe personave . Mirëpo , me zhvillimin e forcave prodhuese dhe me konstituimin e marrëdhënieve tregtare, fushëveprimi I kontratës së veprës është zgjeruar dhe ka hyrë në rajonin e jetës ekonomike, duke I mbajtur edhe më tutje karakteristikat e saja të mëparshme . Kjo kontratë është bërë institut I së drejtës ekonomike-tregtare dhe lënda e saj në kushtet bashkëkohore është bërë shumë më e llojllojshme. Kjo kontratë ka ngjashmëri me kontratën mbi punën dhe shitjen, sepse kjo kontratë lidhet me qëllim që të përdoret puna e huaj dhe të arrihet rezultati i caktuar. Është me rëndësi të vihet në pah se, brenda këtij lloji të kontratave janë krijuar tipe të posaçme të marrëdhënieve juridike që e kanë kushtëzuar formimin e nënllojeve të kontratës së veprës, të cilat përveç cilësive juridike të kontratës themelore I kanë marrë edhe karakteristikat specifike. Në mes të atyre kontratave të mvehtësuara për veprën duhet përmendur posaçërisht ato të cilat me rastin e kodifikimit të drejtës obligative e kanë fituar cilësinë e kontratave të pavarura sipas Ligjit të detyrime të Kosovës dhe ligjeve tjera. Ato janë : Kontrata për ndërtimin e përcaktuar me dispozitat e nenit 809-823 të LPDK te Kosovës dhe me nenin 630, 647 LMD, kontrata për kontrollimin e mallit dhe shërbimeve e përcaktuar me dispozitat e nenit 847-858 të LMD, dhe kontrata për të drejtën e autorit e përcaktuar me dispozitat e nenit 56-61 të Ligjit për të drejtën e autorit. Mirëpo, është me interes të përmendet fakti se edhe në rastin kur lënda e kontratës përputhet më lëndët e kontratave të sipërpërmendura , të cilat janë të mëvehtësuara, mund të konsiderohet se ka të bëjë me kontratat e veprës në kuptimin e ngushtë të saj. Kësisoj, për shembull kushtet sipas nenit 809 të LPDK, (për shkak se me kontratën e ndërtimit kërkohet edhe ndërlikushmëria e punëve), apo nëse ka të bëjë me rregullimet , adaptimet, riparimet, dhe punë të ngjashme të rëndësisë relative më të vogël, nuk ka të bëjë me kontratën e ndërtimit por kontratën e veprës, shërbimet e bartjes së hamallit në pikëpamje të transportimit të mallit në sasira më të vogla nuk do të konsiderohen si kontratë për transportimin e mallit por do të trajtohen si kontratë e veprës. Ekzistojnë, megjithëkëtë, nënlloje të kontratës së veprës të cilat nuk janë kodifikuar si lloj i posaçëm i kontratës, por nga pikëpamja e sajë e rëndësisë ekonomike dhe shoqërore i kanë po ato specifitete, madje edhe ato janë të ndara në lloje të posaçme të kontratave në kuadër të kontratës së veprës dhe me rastin e vendosjes së kontesteve konkrete për ato raste, duhet kujdesur për cilësitë e tyre. Këso lloj kontratash janë posaçërisht: kontratat për punën kërkimore-shkencore, kontrata për projektim, kontrata për consulting, kontrata për dhënien e ndihmës teknike etj. Kontrata e veprës krijon marrëdhënie juridike midis porositësit dhe kryesit të punës, ku kryesi I punëve- ndërmarrësi obligohet që të kryej punën e caktuar që mund të jetë prodhimi ose ndreqja e një sendi ose kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale , kurse porositësi obligohet që për këtë të paguaj shërbimin e caktuar dhe të kërkoj që të kryhet puna. Është me rëndësi të potencohet fakti se , kontrata për veprën ose sipërmarrjen është kontratë intuito persona , kurse kontrata për punën nuk është kontratë intuite personave. Kësisoj, te kontrata për veprën nuk është caktuar natyra dhe rezultati I punës , ngase kryesi i punës ka pavarësi të caktuar në kryerjen e punëve të caktuara, kurse kontrata për punë ose në bazë të saj, punëtori është i obliguar ta kryej punën që i ka besuar punëdhënësi ose ashtu si e kërkon vet natyra e vendit të punës.

Page 35: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

35

Te kontrata për veprën, lënda e kontratës është rezultati i dhënies së shërbimit. Ndërkaq lënda e kontratës për punën është puna që e kryen i punësuari në bazë të kontratës për punën ose në bazë të natyrës së punës. Te kontrata e veprës me rëndësi është kryerja e punës së caktuar, ndërmarrja e veprimit të caktuar, prodhimi i sendit të caktuar ose krijimi i veprës së caktuar. Prodhimi mund të jetë një punë mekanike, një punë letrare , një punë artistike ose një punë shkencore. Kryesi I punës duhet ose ta prodhoj sendin ose ta ndreq sendin, ta bartë sendin deri në vendin e caktuar, apo ta realizojë rolin artistik të caktuar, ose të mbajë ligjëratë të caktuar, ose të kryej ndonjë veprim intelektual në shkencë. Këndejmi, mund të thuhet se është lidhur kontrata për veprën kur kryesi i punës obligohet ndaj porositësit për ta prodhuar një send , p.sh. të prodhoj një tavolinë, ta ndreqë derën e thyer, të kryej ndonjë punë që kërkon angazhim fizik dhe intelektual. Nga lidhja e kësaj kontrate duhet të realizohet rezultati i caktuar. Mirëpo, kështu gjithnjë nuk ndodhë në praktikë, p.sh. kur kryesi i punës obligohet ta hap pusin, mirëpo uji nuk del, ose obligohet ta hap një minierë, por nuk e gjen xehen e caktuar. Mirëpo parimisht në shumicën e rasteve kryesi i punës arrin rezultat të caktuar. Ajo është esenciale te kjo kontratë, është fakti se, së pari duhet të jetë bona fides dhe duhet ti respektoj rregullat e profesionit. 2. Karakteristikat e kontratës mbi veprën Kontrata për veprën është kontratë me emër (contractus nominatus). Është kontratë konsensuale, sepse lidhet në bazë të vullnetit të porositësit dhe kryesit të punës. Është kontratë me shpërblim, sepse porositësi për atë që e merr nga kryesi I punës e jep kundërvlerën e caktuar. Kjo është kontratë e dyanshme detyruese sepse lidhja e saj e plotfuqishme iu krijon të drejta dhe detyra si porositësit ashtu edhe kryesit të punës. Është kontratë kumutative nga se që nga momenti i lidhjes së kontratës palët i dinë të drejtat dhe detyrat e veta. Është me prestime afatgjate, e prestimet nga kjo kontratë ekzekutohen brenda një kohe të gjatë. Është kontratë jo formale neni 67.LPDK për plotfuqishmërinë e saj nuk parasheh kurrfarë forme të posaçme, për plotfuqishmërinë e saj, mjafton pajtimi i palëve kontraktuese. Por, ka përjashtime te kontrata mbi të drejtën e autorit kur kërkohet forma me shkrim si dhe te kontrata për projektim dhe te të gjitha kontratat për shërbimet intelektuale të cilat paraqesin kontratën e veprës. Por edhe në këtë rast kontrata mund të konvalidohet nëse i mungon forma e shkruar nëse është ekzekutuar në tersi ose pjesshëm. Parimisht mund të thuhet se është kontratë e thjesht, ngase në të ngërthehen vetëm elementet e një kontrate. Por, megjithëkëtë elementet e kësaj kontrate mund të janë të përziera edhe me elementet e disa kontratave tjera, p.sh, kur lidhet kjo kontratë për ta prodhuar sendin, ose për ta ndrequr sendin me material të vet, atëherë paraqiten elementet e kontratës së shitjes, të kontratës së komisionit dhe kontratës për vepër. Shpesh mund të ndodhë që kjo kontratë të jetë në grupin e kontratave të adezionit, sepse ka raste kjo kontratë përpilohet nga njëra palë kontraktuese ku përmbajtja e kontratës caktohet para se ajo te lidhet. Ndodhë që kjo kontratë të jetë me përmbajtje të caktuar. Kështu do të jetë në rast kur përmbajtja e saj caktohet nga njëra palë në formë të ofertës së përgjithshme për lidhjen e saj. Në praktikë ndodhë shpesh që kjo kontratë të lidhet me përmbajtje të caktuar në rastet kur lidhet me ankand publike ose me anë të konkursit të shpallur. Kjo kontratë është e pavarur nga se krijon efekte juridike pavarësisht nga kontratat tjera. Është kontratë kauzale sepse palët dhe personat e tretë dinë për bazën e kësaj kontrate. Kjo kontratë, si edhe kontratat tjera, mund të lidhet duke e lidhur më parë parakontratën për veprën në mënyrë që më vonë të lidhet kontrata kryesore për veprën. Ekzekutimin e kontratës kryesi i punës e bënë në mënyrë të mvehtësishme në emrin e tij dhe për llogarit e tij. Është kontratë detyruese dhe me shpërblim, sepse pasi lidhet krijohen të drejta dhe detyra për të dyja palët, është kontratë konsensuale, e cila lidhet me pëlqimin e thjeshtë të vullnetit të palëve. Parimisht lënda e kontratës duhet të jetë puna e caktuar, por përjashtimisht lënda e kontratës mund të jetë edhe e caktueshme , është ky rast kur sipas natyrës së sendit nuk mundet në mënyrë të padyshimtë përpara të caktohet se në çka përbëhet puna , por ajo është e mundshme të behët në mënyrë indirekte nëpërmes kontraktimit ose kriteriumit për caktimin e vëllimit të punës. Ky rast do të jetë te riparimet, ndreqjet, remonti i makinave, ndreqja gjenerale e automobilit etj.

Page 36: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

36

Lënda e kontratës së veprës duhet të jetë e mundshme dhe e lejuar , e nëse nuk i ka këto cilësi , kontrata është nule (neni 153 LPDK). Ligji parasheh 4 kategori të punëve që mundë të jenë lëndë e kontratës së veprës, e ato janë: punimi i një sendi, ndreqja e sendit, puna fizike dhe shërbimi intelektual. 3. Kushtet e lidhjes së kontratës mbi veprën Për tu lidhur kontrata e veprës duhet të plotësohen këto kushte: të ekzistojë pajtimi i vullnetit të porositësit dhe të kryesit të punëve, të ekzistojë aftësia për veprim e palëve kontraktuese, të ekzistojë lënda e kontratës dhe baza e saj. Si elemente thelbësore të kësaj kontrate konsiderohet puna ose veprimi që duhet të kryhet, shpërblim që duhet të paguhet. Kjo kontratë ka karakter dispozitiv, sepse palët kontraktuese mund të mirën vesh për ndonjë element tjetër esencial të kësaj kontrate. 4. Lënda e kontratës – puna ose veprimi që duhet të kryhet Lënda e kontratës së veprës është element esencial i saj. Ajo është veprimi që duhet të kryhet ose puna që duhet të ndërmerret për tu arritur rezultati i caktuar. Për kryerjen e punës ose veprimit të caktuar, kryesi i punës duhet të bëjë angazhim fizik e intelektual, ashtu që ajo punë që do të kryhet duhet të jetë: e mundshme , e lejuar dhe e caktuar ose e caktueshme. Kryhet ndonjë punë intelektuale, atëherë lënda e kësaj kontrate është ofrimi i shërbimeve të ndryshme intelektuale. Kështu ndodhë kur lidhen kontratat e ndryshme për veprën e autorit ose për shpikje në pronësinë industriale. Punët ose veprimet që janë lëndë e kontratës zakonisht janë individualisht të caktuara , gjë që është edhe normale. Shpërblimi që duhet të paguhet për punën e kryer. Shpërblimi ose çmimi i shërbimit është element esencial i kontratës së veprës. Në shumicën e rasteve shpërblimi caktohet me marrëveshjen e palëve. Por në rastin kur lënda e kësaj kontrate nuk është e mundur që të caktohet përpara , atëherë edhe shpërblimi mund të jetë i caktueshëm. Kësisoj, ndodhë në rastin kur behët remonti i një makine ose ndonjë pajimi tjetër teknik, kështu që , lartësia e një shërbimi varet nga vëllimi i punëve që do të kryhen ose janë kryer. Parimisht shpërblimi caktohet në të holla. Lartësinë e shpërblimit e caktojnë palët kontraktuese me marrëveshje, por shpërblimi mund të paguhet edhe me ndonjë vlerë tjetër pasurore., Rrethanat se shpërblimi paraqet elementin qenësor të kontratës së veprës e ka kuptimin që kryerja e papagesë e punëve të caktuara për personin tjetër nuk mund të konsiderohet si kontratë e veprës. Kjo nënkupton faktin se, te kontrata e veprës ashtu siç u theksua mësipërm , është kontratë e dyanshme që secila palë kontraktuese i ka të drejtat dhe obligimet e caktuara. Palët kontraktuese mbështeten në parimin e prestacioneve të ndërsjella ekuivalente (neni 11 i LPDK. Për këtë arsye , në rastet e parashikuara me ligj shkelja e këtij parimi mund të kushtëzoi pasoja të caktuara që mund të vij deri te ndryshimi i çmimit të kontraktuar sipas kushteve të parapara ligjore, nëse pala e dëmtuar për këtë nuk ka pasur dijeni e as që është dashur ta dijë (neni 83 i LPDK). Lartësia e shpërblimit caktohet sipas shpërblimeve të rëndomta , në vendin e lidhjes së kontratës ose nga ana e gjykatë-neni 623 al.1, 2. të LMD Te ndryshimi i çmimit kontraktues mund të vij edhe për shkak të ndryshimit të rrethanave të cilat do të krijoheshin pas lidhjes së kontratës , e të cilat vështirësojnë përmbushjen e obligimit të njërës palë sipas kushteve të caktuara me nenin 83 të LPDK.

Page 37: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

37

Rrethana se palët kontraktuese nuk janë pajtuar në pikëpamje të shpërblimit konsiderohet se kontarata e veprës nuk është lidhur. Por, megjithëkëtë kur kontrata e veprës nuk e ka të caktuar shpërblimin, kryesi i punës nuk është i detyruar ta përmbushi kontratën. Kjo vjen në shprehje për vepra të cilat paraqesin punimin e një sendi e sidomos të pajimeve investicionale, makina dhe sendet tjera. 5. Afati i zgjatjes së kontratës mbi veprën. Afati i zgjatjes së kësaj kontrate mund të caktohet shprehimisht me marrëveshjen e palëve , ndërsa kjo kontratë mund të rrjedh edhe heshtazi. Nëse është caktuar afati i saj, atëherë ajo shuhet me skadimin e këtij afati. Por konsiderohet se palët kërkojnë vazhdimin e kësaj kontrate. Në këtë rast zgjatja e kësaj kontrate ka parasysh rregullat e standardeve të caktuara për tu kryer puna ose që të arrihet rezultati i dëshiruar. Afati i zgjatjes së kësaj kontrate ka vlerë të caktuar, prandaj konsiderohet si element esencial i saj, sepse brenda kësaj kohe duhet të kryhen të gjitha punët rreth arritjes së rezultatit. 6. Efektet e kontratës mbi veprën. Kontrata e veprës krijon efektet te caktuara juridike midis porositësit dhe kryesit të punëve të cilat shprehen në krijimin e të drejtave dhe detyrave të palëve kontraktuese. Të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese mund të krijohen vetëm nëse është lidhur kontrata e plotfuqishme e veprës. Kryesi i punës ka të drejtë: 1.Ti paguhet çmimi i shpërblimit-me marrëveshje të palëve ose me dispozita ligjore. 2. Nga porositësi të kërkoj material të caktuar. 3. Të kërkoj mënjanimin e pengesave në materiale. Porositësi i punës: ka të drejtë: 1.Të kërkoj kryerjen e punës arritjen e rezultatit ashtu si janë marr vesh 2. Të kërkoj mënjanimin e mungesave nga puna e kryer 3. Të kërkoj dorëzimin e veprës së kryer. Të drejtat dhe obligimet e kryerësit të punës. Kryesi i punëve ka të drejtë që të kërkojë pagimin e shpërblimit të caktuar ose pagimin e çmimit të shërbimit. Po ashtu kryesi i punëve ka të drejtë që të kërkojë material të caktuar nga porositësi për kryerjen e punës ose arritjen e rezultatit të caktuar. Nëse kryesi i punës vërteton se në këto materiale ka sende që nuk i përgjigjen punëve që do të kryhen ose rezultati që duhet të arrihet, atëherë ka të drejtë që të kërkoj të evitohen mungesat e materialit apo të zëvendësohen këto të meta me sende pa mungesa. Pastaj, kryesi i punëve ka të drejtë që të kërkoj që të heqë dorë nga kjo kontratë për shkaqet e caktuara. Kryesi i punëve ka detyrë kryesore që ta kryej punën ashtu siç është kontraktuar (neni 786 i LPDK). Ai duhet ta kryej këtë punë për kohët të caktuar, e kur koha nuk është e caktuar , duhet ta kryej këtë punë për kohën që është e nevojshme dhe e kuptueshme për punë të tilla (neni 786 par.2 i LPDK). Ai nuk përgjigjet për vonesën e shkaktuar për shkak se porositësi nuk e ka dorëzuar materialin me kohë, ose kur kjo vonesë ka kushtëzuar që kryesi I punëve të kërkoi ndryshimet e caktuara, apo kur porositësi nuk e ka paguar avansin (neni 706 par. 3 i LMD). Përndryshe, vonesa jashtë këtyre rasteve do të shkaktoj përgjegjësinë e tij për kryerjen e punëve. Kryesi i punëve ka për detyrë që të kujdeset për materialin që e merr nga porositësi se a i përgjigjet ai material kryerjes me cilësi të punëve për arritjen e rezultatit të caktuar. Përndryshe, do të përgjigjet për dëmin që eventualisht i shkaktohet porositësit (neni 787 par. 2 i LPDK). Në rastin kur qartazi rezulton se materiali nuk është i përshtatshëm për veprën e porositur ose nëse kryerja e punës nga ai material i dorëzuar që nuk është adekuat do të mund t’i shkaktonte dëm autoritetit të kryesit të punëve, atëherë kryesi i punëve ka të drejtë të kërkoj zgjidhjen e kësaj kontrate (neni 785 par.2 I LPDK ). Kryesi i punëve ka për detyrë që t’ia tërheqë vërejtjen porositësit rreth mungesave të dekretit të tij, si dhe në rrethanat e tjera për të cilat ka ditur ose është dashur të dijë se janë me rëndësi për veprën e porositur ose për kryerjen e veprës me kohë (neni 606 par. 3 i LMD ).

Page 38: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

38

Prandaj, nëqoftëse kryesi i punëve nuk vepron kështu dhe i shkaktohet dëm porositësit, ai do të përgjigjet për dëmin eventual që është shkaktuar në këtë rast. Kryesi i punëve është i obliguar t’ia dorëzoj punën e kryer porositësit të caktuar me kontratë (neni 792 par.2 LPDK ). Kjo detyrë është faza e fundit e përmbushjes së kontratës për veprën. Ndërkaq, dorëzimi konsiderohet se është bërë kur veprën e kryer ose rezultatin e arritur e ka pranuar porositësi. Pra dorëzimi i veprës që është objekt i kontratës duhet të bëhet deri në skadimin e afatit të caktuar, e kur ai afat nuk është caktuar duhet të behet në afatin e kuptueshëm. Mirëpo, nëse vendi i dorëzimit nuk është caktuar, atëherë vendi i dorëzimit caktohet duke pasur parasysh natyrën e punës ose rrethanat e tjera që mund të ndihmojnë në caktimin e vendit të dorëzimit. Nëse në këtë mënyrë nuk mund të caktohet vendi i dorëzimit, atëherë vendi i dorëzimit caktohet sipas vendit ku kryesi i punëve e ka pasur vendbanimin ose vendqëndrimin në momentin e lidhjes së kontratës. Por kryesi i punëve lirohet nga ky obligim, nëqoftëse sendi që e ka prodhuar ose e ka ndrequr zhduket nga arsyet për të cilat ai nuk përgjigjet (neni 792 par. 2 LPDK ). Në këtë rast, kryesi i punëve është i obliguar të provoj se sendi është zhdukur nga shkaqet për të cilat ai nuk përgjigjet. Zakonisht për zhdukjen e sendit në këto raste përgjigjet porositësi sepse ai është fajtor. Kjo nga se porositësi ka lëshime të caktuara në kryerjen e punës ose në arritjen e rezultatit dhe prandaj ai ibartë pasojat e sjelljeve të tij. Sipas rregullave të kësaj kontrate kryesi i punëve duhet vet ti kryej punët e caktuara kjo kontratë është e lidhur si kontratë intuitu personale. Mirëpo, në këtë drejtim ekziston edhe dispozita ligjore ku thuhet se nëse nga kontrata ose natyra e punës nuk rrjedh diç tjetër, kryesi i punëve nuk është i detyruar që personalisht ta kryej këtë punë (neni 610 par 1, LMD). Në këtë situatë duhet me kujdes të çmohet se kur Por megjithëkëtë, kryesi i punëve edhe mëtejmë i përgjigjet porositësit për kryerjen e punëve edhe në rastin kur punët ai nuk i kryen personalisht (neni 610 par 2 LMD). Kjo është e arsyeshme sepse palë kontraktuese është vet kryesi i punëve, prandaj ai është përgjegjës për lëshimet eventuale që mund të bëhen kur puna i besohet personit të tretë. Kryesi i punëve përgjigjet edhe për persona të cilët kanë punuar sipas urdhrit të tij në kryerjen e veprës që ky i ka angazhuar për të punuar (neni 790 i LPDK). Kjo rezulton nga fakti se, kryesi i punës përgjigjet për bashkëpunëtoret e vet që veprojnë rreth kryerjes së kësaj pune. Kryesi i punës përgjigjet për mungesat në veprën e kryer. Kjo përgjegjësi është e sanksionuar me dispozitat e nenit 793-798 të LPDK. Sipas këtyre rregullave, kryesi i punës duhet ta kryej punën e porositur pa mungesa materiale. Kur kryhet puna e caktuar , kryesi i punës e fton porositësin ta pranojë punën e kryer, e nëse në këtë rast nuk e bënë këtë, atëherë konsiderohet se puna është pranuar nga ana e porositësit (neni 793 par.2 LPDK). Pas kontrollimit dhe pranimit të punës së kryer kryesi i punës më nuk është përgjigjet për të metat e sendit të cilat nuk kanë mundur të vërehen me kontrollim të rëndomtë, përveç rastit kur ai ka ditur të meta, mirëpo nuk i ka treguar porositësit (neni 793 par. 3 i LPDK ). Në qoftë se më vonë zbulohet ndonjë e metë që nuk ka mundur të vërehet me kontrollimin e rëndomtë, porositësi ka të drejtë të thirret në te, me kusht që për këtë sa më parë duhet ta lajmëroi kryesin e punëve dhe më së largu në afat prej një muaji i cili rrjedh prej ditës së vërejtjes të asaj të mete (neni 794 par 1 i LPDK). Pra, në rastin konkret ka të bëjë me të meta të fshehura të cilat nuk mund të vërehen në shikim të rëndomtë, por me kontroll të veçantë, andaj për këto të meta kryesi i punës duhet të njoftohet sa më parë që nga momenti i zbulimit të tyre. Po, pas skadimit të afatit dyvjeçar të kryerjes së punës , porositësi nuk mund të thirret në të metat e veprës së kryer (neni 615 par. 1 i LMD). Pra afati dyvjeçar është prekluziv kur sendi i ka të metat e fshehura. Porositësi i cili kryesin e punës e ka lajmëruar me kohë për të metat e punës së kryer nuk mund të realizoj mbrojtje gjyqësore të drejtës së tij nëpërmes gjykatës pas skadimit të afati njëvjeçar, i cili afat rrjedh prej ditës së lajmërimit të bërë (neni 616 par I. LMD). Mirëpo, pas skadimit të këtij afati porositësi mundet, nëqoftëse për të metat me kohë e ka lajmëruar kryesin e punës me kundërshtim kundër kërkesës së kryesit të punës për pagimin e shpërblimit, duke u thirrur në të drejtën e tij për

Page 39: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

39

zvogëlimin e shpërblimit në emër të dëmit të shkaktuar si pasojë e të metave (neni 616 par 2. i LMD). Pra, porositësi edhe pas skadimit të afatit njëvjeçar mundet ta realizoj të drejtën e tij nëse plotësohen kushtet që u përmenden më lartë, përndryshe i humbë të drejtat që mund të i ketë në bazë të metave të punës së kryer. Kryesi i punës nuk mund të thirret në ndonjë dispozitë të neneve 615-616 të LMD, kur të metat e sendit kanë të bëjnë me ato fakte që kanë qenë të njohura ose nuk kanë mundur ti ngelin të panjohura kryesit të punëve, për të cilat nuk e ka lajmëruar porositësin (neni 617 i LMD ). Këto janë rastet kur kryesi i punëve e humbë të drejtën që të thirret në ndonjë të metë, nëse vërtetohet se ai ka ditur për të metën, për të metën nuk ka mundur ta dijë se ekziston si edhe për to nuk e ka informuar porositësin. Porositësi kur në mënyrë të rregullt e ka lajmëruar kryesin e punëve se puna e kryer ka ndonjë të metë, atëherë ai ka të drejtë të kërkoi nga ai ta evitoi të metën dhe për këtë ta caktoj një afat të kuptueshëm (neni 618 par.1 i LMD ). Ai po ashtu, ka të drejtë edhe në shpërblimin e dëmit që pëson për shkak të metës në punën e kryer (neni 618 par. 2 LMD). Mirëpo porositësi duhet ta vërtetoj se ka pasur dëm për shkak të metave në punën e kryer nga ana e kryesit të punës. Nëqoftëse evitimi i të metave kërkon shpenzime të tepruara, kryesi i punëve mund të refuzoj që ta bëjë evitimin e të metave sepse në këtë rast porositësi e ka të drejtën e zgjedhjes: ose ta zvogëlojë lartësinë e shpërblimit ose ta zgjidhë kontratën dhe për secilin rast ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit ( neni 618 par. 2 LMD ). Prandaj evitimi i të metave nuk bëhet me çdo kusht, sepse nëse shpenzimet janë të tepruara, atëherë duhet të realizohet ndonjë e drejtë tjetër, qoftë ajo për zvogëlimin e shpërblimit apo zgjidhjes së kontratës, nëse mund të provoj se me të vërtetë ka pasur dëme për shkak të metave të punës së kryer. Mirëpo, kur puna e kryer përmban të meta të atilla, atë cilat punën e kryer bëjnë si vepër të parpërdorëshme, ose kur puna është kryer me kundërshtim me kushtet e kontratës, në këtë rast porositësi ka të drejtë duke mos kërkuar paraprakisht evitimin e të metave, të kërkoj zgjidhjen e kontratës dhe shpërblimin e dëmit (neni 618 par.3 i LMD). Këtu e kemi rastin kur puna e kryer ka të meta të rënda sepse është kryer në kundërshtim me kushtet e kontratës, prandaj, kontrata zgjidhet duke e akumuluar këtë të drejtë me të drejtën për shpërblimin e dëmit. Kur puna e kryer ka të meta, meqenëse vepra e krijuar nga ajo punë nuk është e papërdorshme, në rastin kur puna e kryer nuk është bërë në kundërshtim me kushtet e kontratës, porositësi është i detyruar që ti lejoj kryesit të punës që ta evitoj të metën (neni 618 par 3, LMD). Kjo është rregull tradicionale kur të metat nuk e bëjnë punën e kryer të përdorshme, me atë rast realizohet e drejta në evitimin e të metave. Porositësi pra në ketë rast mund të ia caktoj kryesit të punëve afatin plotësues për evitimin e të metave (neni 620 par. 1 i LMD). Afati plotësues duhet të jetë i kuptueshëm sepse duhet të mundësoi që brenda këtij afati të evitohet e meta e punës së kryer. Por, nëqoftëse kryesi i punës nuk e eviton të metën deri në skadimin e këtij afati, atëherë porositësi mundet sipas zgjedhjes së tij ta bëjë evitimin ose ta zgjidh kontratën (neni 620 par. 3 LMD ). Mirëpo kur është fjala për të metat e parëndësishme, porositësi nuk mund të shërbehet me të drejtën për zgjidhjen e kësaj kontrate (neni 6120 par. 4 LMD). Pra, është me rëndësi të theksohet se, e drejta në zgjidhjen e kontratës mund të realizohet vetëm për të metat e rënda, prandaj edhe nuk lejohet që kjo e drejtë të realizohet për të meta parëndësi. Mirëpo, porositësi për çdo rast ka të drejtë në shpërblimin e dëmit të cilën e ka pësuar për shkak të metave të punës së kryer (neni 620 par.5 LMD). Në çdo rast, porositësi duhet ta vërtetoj se ka pasur të meta të punës së kryer. Zvogëlimi i shpërblimit bëhet në proporcion midis vlerës së punës së kryer pa të meta, duke llogaritur në kohën e lidhjes së kontratës dhe vlerës të cilën do ta ketë puna e kryer me të meta (neni 621 LMD). Prandaj, këtë vlerësim zakonisht e bënë eksperti gjyqësor i lëmisë përkatëse, të cilin e angazhon gjykata për dhënien e mendimit dhe të konstatimit për rastin konkret të vendosjes së kontestit të iniciuar. Të drejtat dhe detyrat e porositësit të punës 4.2.1 Të drejtat e porositësit të punës Porositësi ka të drejtë:

Page 40: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

40

Të marr punën e kryer Të paguaj shpërblimin për punën e kryer Ti dorëzoj materialin për kryerjen e punës Të bashkëpunoj me kryesin gjatë kryerjes së punës Porositësi sipas rregullave të kontratës së veprës ka të drejtë të kërkoj që ti dorëzohet puna e kryer, të kërkoj të evitohen të metat, zvogëlimin e shpërblimit ose zgjidhjen e kontratës dhe për secilin rast të kërkoj dëmshpërblimin e dëmit. Veç kësaj, ka të drejtë të kërkoj që të respektohet kontrata për kryerjen e punës së caktuar ose për arritjen e rezultateve të caktuara. Ai po ashtu ka të drejtë t’ia tërheqë vërejtjen kryesit të punëve që ta zgjedh materialin e mirë, të veproj duke respektuar udhëzimet e caktuara dhe të ndërmarrë çdo veprim tjetër që i mbron interesat e tij. Porositësi ka të drejtë të kontaktoj me kryesin e punëve gjatë tërë procesit të kryerjes se punëve ose arritjes së rezultatit, sepse në këtë mënyrë ai më së miri mund ti mbroj interesat e tij. 4.2.2. Detyrat e porositësit së punës Porositësi ka për detyrë ta pranoj punën e kryer. Por pranimi mund të bëhet vetëm nëse puna është kryer sipas rregullave të kontratës dhe rregullave të punës konkret (neni. 801 i LPDK). Këtu vjen në shprehje pranimi i ekuivalencës së prestimeve dhe detyrave të ndërsjella të palëve kontraktuese. Prandaj, si njëra ashtu edhe pala tjetër kontraktuese janë të obliguar këto detyra t;i respektojnë deri në përmbushjen e kontratës. Porositësi ka për detyrë ta paguaj shpërblimin për punën e kryer. Shpërblimi caktohet zakonisht në bazë ë kontratës. Por, lartësia e këtij shpërblimi mund të jetë e caktuar ma tarifë të obligueshme ose me ndonjë akt tjetër obligues (neni 803. par.1. i LPDK ). Nëqoftëse shpërblimi nuk është caktuar dhe nuk ekziston ndonjë tarifë ose akt tjetër obligues për caktimin e tij, shpërblimin do ta caktoj gjykata sipas vlerë së punës, kohës së shpenzuar për kryerjen e asaj pune si dhe në bazë të shpërblimit që rëndom jepet në punë të tilla (neni.802 par 2. LPDK). Porositësi nuk është i obliguar ta paguaj shpërblimin para se ta kontrolloj punën e kryer dhe para se ta pranoj punën, përveç rastit kur është kontraktuar ndryshe (neni. 802.par 3. LPDK). Njësoj veprohet nëse është kontraktuar kryerja e punës dhe dorëzimi i punës pjesë-pjesë (neni. 802.par. 4 LPDK). Nëse shpërblimi është kontraktuar në bazë të llogaritjes së bërë të punës, atëher ai nuk mund të kërkoj rritjen e shpërblimit edhe në rast se për kryerjen e punës së kontraktuar është shpenzuar më tepër kohë pune si dhe janë bërë më tepër shpenzime e sa që janë paraparë me kontratë, sepse saktësinë e këtyre shënimeve e ka caktuar kryesi i punës (neni 803 par.1 LPDK). Por, me këtë rast nuk mund të përjashtohet zbatimi i rregullave për zgjidhjen ose revidimin e kontratës për shkak të rrethanave të ndryshuara (neni 803. par. 2 LPDK ). Kontrata e veprës mund të shuhet nëse shkaktohet paaftësia e kryesit të punëve. Kjo ndodhë atëherë kur kontrata shuhet vetëm nëse është lidhur duke pasur parasysh vetit e posaçme të kryesit të punës. 5. Shuarja e kontratës mbi veprën. Rastet kryesore të kësaj kontrate janë: 1. Kryerja e punës dhe arritja e qëllimit 2. Me vdekjen e porositësit apo kryesit të punëve 3. me marrëveshje të palëve 4. me dorëheqje të porositësit 5. me falimentim 6. Kur kryesi i punës e humb aftësinë punuese

Page 41: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

41

Kjo kontratë mundë të shuhet me falimentim. Ky rast i shuarjes shkaktohet si me falimentimin e porositësit ashtu edhe me falimentimin e kryesit të punës. Vendimi i gjykatës përket rast ka karakter deklarativ sepse vetëm e konstaton gjendjen e shkaktuar. Nëse kjo kontratë nuk është e lidhur intuitu personae, atëherë falimentimi duhet të krijoj pasoja të caktuara juridike. 6. Dallimet në mes kontratës mbi veprën dhe kontratës mbi shitjes Dallimet mes kontratës së veprës dhe kontratës së shitjes janë : Te kontrata mbi veprën: Kjo kontratë është kontratë me emër Është kontratë komutative-palët i dijne të drejtat dhe detyrat e veta Është kontratë intuitu personae Është kontratë kauzale-dihet qëllimi i detyrimit Është kontratë e pavarur Është kontratë e dyanshme detyruese dhe me shpërblim Është kontratë konsensuale e cila lidhet me pëlqimin e thjesht të vullnetit të palëve. Te kontrata e shitjes: Është kontratë jo formale Është kontratë konsensuale Është kontratë me shpërblim Është kontratë e dy anshme detyruese Dallimi kryesor midis kontratës së veprës dhe asaj të shitjes është se kjo kontratë është intuitu personae, kurse ajo e shitjes nuk është. Me anë të kontratës së veprës kryhet puna e caktuar ose arrihet rezultati i pritur me shpërblim të caktuar, kurse ma anë të kontratës së shitjes bartet pronësia prej një subjekti në subjektin tjetër me çmim të caktuar. Te kontratat e veprës prodhohet sendi sipas porosisë ose arrihet rezultati sipas porosisë, kurse te kontrata e shitjes bëhet tjetërsimi i sendit prej një subjekti në subjektin tjetër. Te kontrata e veprës kryesi i punës vepron sipas porosisë së porositësit, kurse te kontrata e shitjes shitësi mund ta prodhojë sendin sipas koncepcionit të tij ose të tjetrit dhe ta lëshojë në qarkullim. Me dispozita të caktuara janë përcaktuar relacionet e kontratës së veprës dhe asaj të shitjes. Sipas dispozitave kontrata me të cilën njëra palë obligohet që ta prodhojë sendin e luajtshëm të caktuar nga materiali i tij konsiderohet si kontratë për shitjen (neni 780 par. 1 LPDK). Mirpo kontrata ngel kontratë e veprës nëqoftëse porositësi obligohet ta jap pjesën esenciale të materialit të prodhimit të sendit (neni 780 par. 2 LPDK). Por, për çdo rast kontrata konsiderohet si kontratë e veprës nëse kontraktuesit kanë pasur parasysh posaqërisht punën e kryesit të punës (neni 780 par. 3 i LPDK ). 7. Përfundimi. Kontrata mbi veprën gjenezën e vet e ka që në të drejtën romake, e njohur si locatio conductio operis. Kontrata mbi veprën është marrëdhënie juridike midis kryesit të punës dhe porositësit, në të cilën kryesi i punës detyrohet që ta kryejë punën e caktuar siç është prodhimi ose riparimi i ndonjë sendi, kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale, kurse porositësi detyrohet që për këtë të paguajë shpërblim të caktuar. Kontrata mbi veprën hyn në grupin e kontratave mbi shërbimet. Kjo kontratë ka ngjashmëri me kontratën mbi punën dhe shitjen. Kjo kontratë lidhet me qëllim që të përdoret puna e huaj dhe të arrihet rezultati i caktuar.

Page 42: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

42

Te kontrata për sipërmarrjen me rëndësi është kryerja e punës së caktuar, ndërmarrja e veprimit të caktuar, prodhimi i sendit të caktuar ose krijimi i veprës së caktuar. Kjo është kontratë e dy anshme detyruese, sepse lidhja e saj e plotfuqishme iu krijon të drejta dhe detyra porositësit dhe kryesit të punës . Në praktikë shpesh ndodhë që kjo kontratë të lidhet me përmbajtje të caktuar në raste kur ajo lidhet me ankand publik ose me anë të konkursit të shpallur. Kontrata mbi veprën ka rëndësi evidente në qarkullimin e mallrave dhe në dhënien e shërbimeve. Kjo vlerë e sajë është jo vetëm në të drejtën e detyrimeve, por edhe në të drejtën tregtare. Mund të përdoret në lëme të ndryshme për kryerjen e punëve zejtare, në kryerjen e punëve bujqësore, në ndërtimin e objekteve, në ndreqjen e sendeve, në kositjen e të lashtave, për dhënien e shërbimeve të ndryshme intelektuale, për shërbime shkencore e artistike etj. Me fjale të tjera kjo kontratë ka mundësi të gjejë zbatimin e vetë në raste dhe në situata të ndryshme juridike.

Page 43: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

43

Mr.sc Rafet Haxhaj, gjyqtar

ÇËSHTJET E REFORMËS NË SISTEMIN GJYQËSOR TË KOSOVËS

Abstrakt:

Reformimin e gjyqësorit si proces të domosdoshëm e determinuan ndryshimet shoqërore, ekonomike e politike që u bënë në Kosovë. Këto ndryshime shënuan jo vetëm fundin e një regjimi komunist, por edhe ndarjen nga juridiksioni i ish Jugosllavisë dhe Serbisë dhe hyrjen e Kosovës në tranzicion të vështirë drejt sistemit demokratik, pluralist dhe ekonomisë së tregut të lirë. Sistemi Gjyqësor që u ndërtua menjëherë pas luftës përmbante në vete edhe një pjesë të sistemit të kaluar si nga organizimi i gjykatave, procesit të punës në to e poashtu edhe normat ligjorë të së kaluarës dhe me të gjitha këto edhe mentalitetin e vjetër juridik. Çështja e pazgjidhur e statusit final të Kosovës bëri që për një kohë të këtë zvarritje në fillimin e reformës së gjyqësorit. Ndarja e kompetencave lidhur me administrimin e gjyqësorit në mes të Departamentit të Drejtësisë (Shtylla e Parë e UNMIK-ut), Departamentit të Administratës Gjyqësore që për një kohë ishte në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike e më vonë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me Përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) si autoritet i fundit, nuk dhanë rezultatet e pritura se me në fund reforma në gjyqësor do të fillojë dhe se çështjet do të merrnin kahun e zgjidhjes së tyre. Figura e gjykatësit e cila kudo në botë është figurë e respektuar, në Kosovën nën administrimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara u degradua në atë masë, saqë, ishte shumë herë më e dobët se një përkthyes i thjeshtë UNMIK-u apo OSBE-je, ose e një punëtori të administratës në ndërmarrjet publike. Në nivelin organizativ kaluan plot tetë vite pas instalimit të Misionit të mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë dhe edhe më tutje nuk është bërë nxjerrja e Ligjit për Gjykatat dhe e një rregulloreje për organizimin e veprimtarisë së brendshme të tyre. Gjykatat “vuajnë” edhe më tutje nga shumë punë që bien në fushëveprimtarinë e funksionit të noterisë, sektorit të punëve të brendshme, të administratës lokale etj. Gjyqësorit në Kosovë i nevojitet një reformë edhe në aspektin ligjor. Nxjerrja e Kodeve të reja penale ( Kodit Penal dhe atij të procedurës), Ligjit për Familjen, Ligjit për Trashëgimin etj sikur kanë freskuar strukturën ligjore në Kosovë, megjithatë mbetët edhe shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Nevoja e angazhimit të të rinjve në gjyqësorin e Kosovës, organizimi i mësimit klinik për studentët e drejtësisë dhe përmirësimi në shkallë vendi në aspektin e shkrimit ligjor si dhe hapja e një shkolle të magjistraturës mbetën disa nga sfidat e gjyqësorit të Kosovës në të ardhmen. Fjalët çelës: reformë, Sistem Gjyqësor, kompetencë, mision, mësim klinik, Shkollë e Magjistraturës, sfidë. 1. Një historik shkurtër i ndërtimit të Sistemit Gjyqësor në Kosovë Institucionet e gjyqësisë në Kosovë u lindën dhe u ndërtuan në rrethana tejet specifike, nëpër periudhat e ndryshme kohore. E kaluara historike e Kosovës dëshmon se ajo qysh herët identifikohet si njësi territoriale, administrative e politike e emërtuar me emrin Vilajeti i Kosovës (1868).6 Përpjekjet e shqiptarëve për autonomi, si hap i parë drejt pavarësisë nga sundimi turk, paraqiten tek aktiviteti politik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Në këtë kohë paraqiten edhe gjykatat e para në trevat shqiptare së bashku me shërbimet e tjera të cilat i kryenin nëpunësit për popullatën në atë kohë. Në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, në mars të vitit 1879, shfaqet lëvizja kundër gjyqeve të ndërlikuara dhe të korruptuara osmane. Kjo lëvizje e kryesuar nga Zija Prishtina, në majin e vitit 1789, i paraqiti Portës së Lartë, në emër të sanxhakut të Prishtinës, një peticion me të cilin ndër të tjera kërkohej formimi i gjyqeve të pavarura dhe largimi i ushtrisë osmane.7 Porta e Lartë në këtë kohë lejoi që krahas gjyqeve zyrtare të funksionojnë edhe gjykatat shqiptare.8 Në vitin 1880 në Prizren, por edhe gjetiu, në trevat shqiptare vendoset një administrim nëpunësish, të cilët kryenin shërbime për

6 Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë 1969, fq. 12. 7 Ramiz Abdyli, Emine Bakalli, Historia 11- Gjimnazi i shkencave shoqërore, Libri Shkollor, Prishtinë 2004, fq. 159. 8 Po aty;

Page 44: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

44

popullatën e cila kishte nevojë për to. Atëbotë formohen dhe funksionojnë disa institucione dhe mekanizma, kryesisht gjykata.9 Në fundvitin e vitit 1880 dhe fillimin e vitit 1881 sukseset e Lidhjes së Prizrenit ishin aq të mëdha, saqë nisi të flitet edhe për shtetin e pavarur dhe formën e regjimit të këtij shteti. Kudo që shtrihej autoriteti i Lidhjes së Prizrenit, u punua për ngritjen e administratës së re, në vendosjen e rregullit dhe rendit, në themelimin e gjyqeve shqiptare, në ngritjen e forcave të armatosura, në krijimin e fondeve financiare etj.10 Pas aneksimit nga Serbia dhe ngjarjeve të pas Luftës së Parë Botërore, Kosova zhveshët nga çfarëdo lloj autonomie duke u copëtuar në njësi të ndryshme administrative. Që nga koha e organizimit politiko-ushtarak të Lidhjes së Prizrenit (1878) e gjerë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore nuk mund të flitet për organizim të sistemit gjyqësor në nivel të institucioneve vendore. Populli shqiptar, ndonëse nën sundimin e të huajve, sidomos në krahinat malore, ku pushteti i të huajve nuk ka mundur të jetë permanent, marrëdhëniet shoqërore, pronësore, penale etj., i ka rregulluar me të drejtën zakonore dhe kontestet gjyqësore i ka zgjidhur nëpërmjet pleqësive. Pra në mungesë të pushtetit qendror, pleqësia ishte ai organ gjyqësor i cili merrej me gjykimin e çështjeve të ndryshme penale, civile etj.11 Pas Luftës së Dytë Botërore Sistemi Gjyqësor në Kosovë u ngrit dhe u zhvillua i determinuar nga shkalla e autonomisë, që në ato etapa kohore gëzonte Kosova. Gjatë kësaj periudhe Sistemi Gjyqësor i Kosovës arrin që të barazohet me sistemet gjyqësore të njësive të tjera të ish Federatës Jugosllave. Me rrënimin e autonomisë së Kosovës nga regjimi i egër i diktatorit Millosheviq, krahas rrënimit të institucioneve të tjera, të njëjtin fat e përjeton edhe Sistemi Gjyqësor i Kosovës. Sistemi Gjyqësor veprimtarinë e tij do ta rifillojë vetëm pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kur edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton Rezolutën 1244 dhe kur Kosova praktikisht vihet nën administrimin ndërkombëtar. 2. Reformimi i gjyqësorit, proces i domosdoshëm Teoria e së drejtës reformën e përkufizon si ndryshim evolutiv që ndodh në shtet dhe në të drejtë.12Reformimin e gjyqësorit si proces të domosdoshëm e determinuan ndryshimet shoqërore ekonomike e politike që u bënë në Kosovë. Këto ndryshime shënuan jo vetëm fundin e një regjimi komunist, por edhe ndarjen nga juridiksioni i ish Jugosllavisë dhe Serbisë dhe hyrjen e Kosovës në tranzicion të vështirë drejt sistemit demokratik, pluralist të ekonomisë së tregut të lirë etj. Në rrethana të këtilla në Kosovë u hap rruga dhe u ndie nevoja për një reformë të thellë në sistemin ligjor dhe në atë gjyqësor. Sistemi gjyqësor që u ndërtua menjëherë pas luftës përmbante në vete edhe një pjesë të sistemit të kaluar si nga organizimi i gjykatave, procesit të punës në to, po ashtu edhe normat ligjore të së kaluarës dhe me këtë edhe të mendimit juridik të kaluar. Procesi i reformimit të gjyqësorit ishte e domosdoshme që të fillojë shumë kohë më parë. Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi dhe këtë e determinuan faktorë të shumtë. Në radhë të parë çështja e pazgjidhur e statusit final të Kosovës bëri që të ketë zvarritje në këtë drejtim. Po ashtu ndarja e kompetencave lidhur me administrimin e gjyqësorit e ndarë në mes të disa departamenteve e më vonë në mes të Departamentit të Drejtësisë (Shtylla e Parë e UNMIK-ut) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe me PSSP-në, si autoritetin e fundit, nuk dhanë rezultatet e pritura se më në fund reforma në gjyqësor do të kryhej në një afat të shpejtuar, dhe se çështjet do të merrnin kahun e duhur të zgjidhjes së tyre. Edhe ndarja e buxhetit që u la në vullnetin e ekzekutivit (qeverisë) për pjesën e vendorëve dhe buxhet i veçantë për stafin ndërkombëtar, thelloi shumë hendekun ndërmjet gjykatësve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë (në pozitën e tyre).

9 Dr. Arsim Bajrami, E Drejta kushtetuese II, Prishtinë, 1998, fq.14. 10 Ramiz Abdyli, Emine Bakalli, Historia 11- Gjimnazi i shkencave shoqërore, Libri Shkollor, Prishtinë 2004, fq. 161. 11 Ejup Sahiti,” Sistemi Gjyqësor në Kosovë”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Rajonale për Punën e Sistemit Gjyqësor , Prishtinë, 25-27 prill 2003, botoi KLMDNJ, Prishtinë, 2003. 12 Dr.sc Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë 2007, fq. 47-48.

Page 45: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

45

Figura e Gjykatësit e cila kudo në vendet e tjera është figurë e respektuar, në Kosovë u degradua dhe pozita e gjykatësit vendor ishte shumë here më e dobët se një përkthyes i thjeshtë në UNMIK, apo OSBE dhe e një punëtori të administratës me nivel të shkollimit të mesëm në ndërmarrjet publike. U deshën që të kalojnë rreth tetë vite dhe të mos nxirret ende një ligj për organizimin e gjykatave dhe të mos ketë edhe një rregullore për veprimtarinë e brendshme të tyre. Gjyqtarët një pozitë të këtillë e panë si mungesë të respektit nga ana e institucioneve për gjyqësinë.13 Struktura e gjyqësorit çfarë ishte në Kosovën nën administrimin ndërkombëtar u pa qartë se nuk mund t’i rezistojë ndryshimeve të kohës edhepse me të madhe u proklamua se do të fillojë reforma në aspektin organizativ, kjo nuk ndodhi. Ligji për Gjykatat dhe Ligji për Noterinë vonuan që të marrin formën përfundimtare të draftimit të tyre dhe ndonëse u shqyrtuan shumë versione të Ligjit për Gjykatat, një draftligj i tillë vonoi në procedurën e nxjerrjes së tij. Bartja e një numri të kompetencave nga ndërkombëtarët tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në prill të vitit 2006 u pa si një fillim i reformës në gjyqësorin e Kosovës. Ndonëse nuk bëri atë që e prisnin gjyqtarët vendor nga ai, megjithatë Këshilli Gjyqësor u bë adresa e parë ku gjyqtarët vendorë, por edhe stafi ndihmës do t’i adresonin problemet e tyre. Ky Këshill mori përsipër menaxhimin e gjyqësorit, ishte përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e gjykatave, për ofrimin e kushteve teknike për funksionimin e gjykatave, jepte propozimin për emërime dhe bënte disiplinimin e gjyqtarëve, mirëpo nuk e kishte edhe të drejtën që të marrë pjesë në ndarjen e buxhetit për gjyqësorin. Hap tjetër drejt reformimit të gjyqësorit është edhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore koherente me nevojat e zhvillimit të procedurave gjyqësore. Nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, nxjerrja e Ligjit për Familjen, Ligjit për Trashëgiminë etj., janë disa nga ligjet të cilat kanë bërë përmirësimin e infrastrukturës ligjore. Edhe pse nxjerrja e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës ka ndikuar në përmirësimin në fushën penale në përgjithësi, megjithatë në këtë drejtim ka mbetur edhe shumë që të punohet. Kështu, sa i përket gjyqësorit, në perspektiven e afërt, ai domosdo duhet që të kryej reformën e tij të thellë si në sferën organizative, po ashtu, edhe në të gjitha sferat e tjera që lidhen me të. Kjo nënkupton nxjerrjen e Ligjit për Gjykatat, i cili do të përcaktonte numrin e gjykatave, strukturën e tyre, shtrirjen gjeografike, kompetencën gjyqësore etj. Ligji gjithashtu do të bënte në mënyrën më të mirë caktimin e mënyrës së funksionimit të Këshillit Gjyqësor, mënyrat e zgjedhjes së gjykatësve, avancimin e tyre, arsimimin ligjor, disiplinimin dhe shkarkimin, rregullimin e kompetencave ndërmjet kryetarit dhe administratorit të gjykatave, të drejtat dhe detyrat e gjyqtarëve, mbrojtjen ligjore të tyre, për mendimet e shprehura gjatë marrjes së vendimeve etj. Ky ligj do të shfuqizonte rregulloret e shumta të cilat ishin në fuqi në kohën nën administrimin OKB-së dhe zbatuesit e ligjit do të kishin në duar një ligj praktik lehtë për t’u kuptuar dhe zbatuar. Reformës së Sistemit Gjyqësor do t’i kontribuonte në masë të duhur edhe vazhdimi i nxjerrjes së ligjeve të reja dhe ndryshimit të atyre dispozitave ligjore ekzistuese në mënyrë që t’i përshtateshin realitetit të ri ligjor. Kështu, pas nxjerrjes së Ligjit për Procedurën Kontestimore dhe Ligjit për Procedurën Jokontestimore, ndihet nevoja e hartimit të praktikumeve për aplikim praktik të tyre. Nevoja e hartimit të praktikumeve ndihet edhe lidhur me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale dhe praktikumeve të ligjeve të tjera. Sistemi gjyqësor në të ardhmen domosdo duhet që të lirohet nga punët jogjyqësore dhe ato që nuk bien në fushëveprimtarinë e tij. Më nxjerrjen e Ligjit për Noterinë, këto punë do të shkarkoheshin nga gjyqësori dhe me to do të merrej organi i formuar me ligj, dhe në këtë mënyrë gjyqësori do t’i përkushtohej punës së tij, zgjidhja e lëndëve gjyqësore dhe jo edhe ngarkesat administrative.

13 Shih ABA Rule of Law Initiative, Indeksi i Reformës Gjyqësore në Kosovë, Vëllimi III, Gusht 2007.

Page 46: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

46

Ndihet nevoja e mësimit klinik të kuadrove gjyqësore ku mësimi në aspektin teorik do të plotësohej me atë praktik, gjë që do të ishte ndihmesë e madhe drejt reformimit të Sistemit Gjyqësor. Në shumë vende të përparuara të botës, por edhe në vende që kishin provuar të kaluarën komuniste, ka filluar të mendohet për nevojën e mësimit klinik. Në rastin e Kosovës kjo çështje do të duhej që të kombinohej me reformën që do të duhej të bëhëj qoftë në Fakultetin Juridik, apo që të gjendet ndonjë mënyrë tjetër e aftësimi praktik, qoftë përmes hapjes të një instituti të specializuar (Magjistraturë), në të cilën kandidatët do të aftësoheshin për të ushtruar funksionin e zbatuesit të ligjit, apo ndonjë forme tjetër të aftësimit praktik. Nga shumë mendime që janë dhënë për gjyqësorin ka mendime se kuadri i gjyqësorit që ishte në kohën nën administrimin e UNMIK-ut ishte tejet i shtyrë në moshë. Kjo vlen jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për stafin mbështetës. Gjatë administrimit të Misionit të Kombeve të Bashkuara asnjëherë nuk u mendua në sigurimin e kontinuitetit të ngritjes profesionale dhe avancimit të gjyqtarëve të rinj dhe inkorporimi i tyre brenda kolegjeve të gjyqtarëve me përvojë. Andaj në kuadër të reformës së gjyqësorit duhet domosdo të mendohet për vazhdimësinë. Me kalimin e kohës së nevojshme në detyrat e punës gjyqtarët me eksperiencë duhet të pensionohen, por kjo eksperiencë e tyre njëkohësisht të jetë që më parë e bartur tek një gjyqtar tjetër më i ri i cili do të bënte zëvendësimin e nevojshëm. Mendojmë se ngritja profesionale e një gjyqtari nuk mund të bëhet brenda një afati të shkurtër, por kjo domosdoshmërish merr shumë kohë. Kur jemi tek angazhimi i kuadrove të reja mendojmë se ky proces duhet të jetë shumë rigoroz duke bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme, sepse përfundimi i përgatitjes shkollore edhe në kushtet kur është bërë hapja e shumë institucioneve shkollore të arsimimit privat dhe mungesa e kritereve të nevojshme të vlerësimit, lë shumë për të dëshiruar. Po ashtu është e nevojshme që të shikohet edhe puna e mëparshme e kandidatit përkatës, sjelljet e tij të mëparshme, se a janë ato në kundërshtim me funksionin e gjyqtarit dhe a e bëjnë atë të denjë që të ushtrojë profesionin e gjyqtarit. Të gjitha këto duhet që të merren parasysh në procesin e riemërimit të gjyqtarëve, i cili proces duhet që të ndodhë në sistemin gjyqësor dhe është ndër proceset kyçe që do të ndihmojë reformën në gjyqësor. E njëjta gjë do të vlente edhe për stafin ndihmës. Edhe për stafin ndihmës duhet të mendohet profesionalizimi i tij dhe procedurat e punësimit duhet që të ndryshojnë rrënjësisht nga e kaluara. Në kohën nën administrimin ndërkombëtar në Kosovë angazhimi i stafit ndihmës në të shumtën e rasteve është bërë dhe kuptuar si zgjidhje e çështjes së punësimit e jo zgjedhja e personit adekuat për kryerjen e detyrave të nevojshme. Kjo kompetencë nuk ka qenë në duart e gjykatave, por, që Departamenti i Administratës Gjyqësore e më vonë Këshilli Gjyqësor kanë vendosur në Prishtinë për personin i cili ka pasur të punojë në gjykatën e cilit do rang dhe cilësdo komunë. Në të ardhmen është e nevojshme që kjo çështje të bartet nëpër gjykata e posaçërisht kur ka të bëjë me stafin i cili drejtpërdrejt ka ta bëjë me gjykatësin të merret mendimi i tij. Kjo për arsye se efikasiteti i punës së gjyqtarit është i lidhur domosdo me punën e sekretarit juridik të tij (daktilografit). Përfshirja sa më e madhe të jetë e mundur e kuadrit të ri në sistemin gjyqësor dhe aftësimi edhe i stafit mbështetës konform nevojave të reja për punën në administratën gjyqësore, do të jepnin rezultatet e para drejt ndërtimit të një sistemi gjyqësor ashtu siç i duhet në të ardhmen Kosovës. Përmirësimi i kushteve të punës së punonjësve të gjykatave e posaçërisht gjyqtarëve, është një ndër nevojat e ngutshme të reformës së gjyqësorit. Pajisjet e vjetruara së tepërmi dhe ngadalësia e panevojshme me pajisjen e gjykatave janë çështje që nuk dojnë justifikim. Gjyqtarët, në mungesë të llaptopeve, ende i mbajnë me dorë procesverbalet nga shikimet në terren, të cilët do të ishin shumë të përdorshëm për raste të tilla. Po ashtu edhe përmirësimi i ambienteve të punës, i sallave të nevojshme do të shtonin efikasitetin e gjykatave. Në kushtet e kalimit të Sistemit Gjyqësor nga Administrimi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në kushtet e një shteti të pavarur, por me një mbikëqyrje tjetër ndërkombëtare, Sistemi Gjyqësor në të ardhmen së pari duhet që të ndërtojë figurën e gjykatësit si personi kyç në këtë sistem, ta çojë në vend dinjitetin e tij duke e veshur atë me atributet e një personi zyrtar të besueshëm për vendosjen e dinjitetshme të çështjeve gjyqësore, t’i respektojë imunitetin, t’i bëjë ngritjen e nevojshme të pozitës materiale, të ashpërsojë kriteret e emërimit për gjyqtarët në drejtim të përzgjedhjes së personave të

Page 47: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

47

merituar, të ashpërsojë masat lidhur me shkeljet disiplinore dhe kur krejt kësaj i shtohet angazhimi i numrit të nevojshëm të gjyqtarëve nëpër gjykata dhe stafit ndihmës, atëherë edhe rezultatet nuk do të mungojnë. Po ashtu, domosdo është e nevojshme që ndarja e buxhetit të rregullohet në atë mënyrë që gjyqësori të mos jetë i ndikuar nga qeveria. Kjo gjë nuk ishte bërë në Kosovë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe mendojmë që domosdo duhet që të bëhet në kushtet e misionit tjetër të ardhshëm. Në kushtet e veprimit të misionit të ardhshëm është e nevojshme krijimi i një strukture të përbashkët dhe Këshilli Gjyqësor të mos jetë përgjegjës vetëm për vendorët, por e njëjta strukturë të vlejë edhe për gjykatësit ndërkombëtarë. Gjykatësit ndërkombëtarë nuk duhet që në të ardhmen të jenë tejet të favorizuar dhe të vishen me atribute më të mëdha imuniteti dhe të kenë pozitë shumë më të favorshme se sa vendorët. Po ashtu edhe ata nuk duhet që të ndikohen nga organet ekzekutive (përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar) lidhur me vazhdimin apo mos vazhdimin e kontratave e të cilat gjëra do të kishin ndikimin e tyre në proceset e caktuara gjyqësore dhe ndikim në rrjedhën e tyre. Ata gjithashtu duhet që të jenë përgjegjës edhe në rastet e papërfunduara gjyqësore dhe mos të ndodhë që në të ardhmen për mungesë përgjegjësie të gjykatësve ndërkombëtarë personat e caktuar të mbesin pa marrjen me shkrim të aktgjykimit për muaj të tërë, apo e dhe vjet dhe të mbesin në vuajtje të dënimit për një kohë të gjatë dhe të mos u mundësohet që të ushtrojnë mjetet e ankimit, siç ka ndodhur në kohën e administrimit të Kombeve të Bashkuara. Vlen të theksohet se krahas kryerjes së reformës në Sistemin Gjyqësor është e nevojshme që të ndërtohen edhe mekanizmat përcjellës më të cilët ka bashkëpunim gjyqësori. Reformë e tillë është e nevojshme që të bëhet edhe në avokati, në prokurori, policinë e Kosovës, në Shërbimin korrektues, në Institucionet e përkujdesjes sociale, shërbimeve postare etj,. Këto institucione janë të lidhura jetësisht ndërmjet veti dhe ndikojnë në reformimin e njëra-tjetrës. Mendojmë se edhe institucionet e tjera si qeveria, bankat, institucionet e pushtetit lokal etj., duhet që të vetëdijesohen se vendimet e gjykatave janë të përmbarueshme dhe që të mos shfaqen barriera në ekzekutimin e tyre. Kujtojmë se jo rrallë herë në këto vite këto institucione kanë bërë zvarritje të panevojshme të procedurave të këtilla. Bankat janë munduar që të ruajnë klientët e tyre kurse, sa u përket qeverisë (ministrive përkatëse) dhe organeve vendore të pushtetit lokal ato vonë e kanë kuptuar se pushtetit gjyqësor duhet t’i përgjigjen që të gjithë dhe se vendimet e tilla janë të obligueshme për të gjithë. Krijimi i praktikave të mira si institucione jashtë gjyqësorit të cilat do të merreshin me vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e gjyqësorit si një pushtet i cili mbron dhe shëron shoqërinë nga dukuritë negative. Këto praktika do të ndikonin edhe në vetëdijesimin e punonjësve të gjyqësorit për rëndësinë që ka puna e tyre për shoqërinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.14 K o n k l u z i o n Reforma e gjyqësisë është ndër reformat kryesore në kuadrin e reformave të përgjithshme që po bën dhe duhet të bëjë në të ardhmen shoqëria kosovare. Kjo nënkupton rregullimin me ligj të një organizimi të ri të gjyqësisë, duke krijuar në këtë mënyrë kushte për pavarësinë maksimale të pushtetit gjyqësor nga dy shtyllat e tjera të pushtetit shtetëror: Legjislativit dhe Ekzekutivit. Gjyqësia e pavarur është gurthemeli i shtetit ligjor dhe i sundimit të ligjit. Ky koncept në vete nënkupton pavarësinë institucionale dhe personale. Gjyqësori duhet të ndërmarrë hapa radikal në kryerjen e reformës në këtë segment mjaft të rëndësishëm të shtetit të Kosovës. Kjo reformë mendoj se duhet të bëhet në dy drejtime. E para, duhet që të vazhdohet me përmirësimin e infrastrukturës ligjore e cila do të nënkuptonte zëvendësimin e ligjeve të së kaluarës me ligje të reja, zbatimi i dispozitave të të cilave ligje do t’i përgjigjej realitetit të kohës, si

14 Rafet Haxhaj, Sistemi Gjyqësor i Kosovës gjatë periudhës së misionit të Kombeve të Bashkuara, Punim i magjistraturës, Fakulteti Juridik në Prishtinë 2008, fq. 116.

Page 48: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

48

dhe përpjekjeve të vazhdueshme drejt plotësimit të ligjeve të nxjerra dhe evitimit të atyre dispozitave të cilat nuk kanë treguar efektivitetin e nevojshëm në praktikë. E dyta, duhet që të bëhen ndryshime radikale në mënyrën e të punuarit brenda gjykatave, ndërrimit të mentalitetit të vjetër, evitimit të procedurave burokratike dhe ndërrimit të rrënjësishëm të rregullave të brendshme për punën e gjykatave, pastaj futjes në punë të sistemit elektronik të evidentimit, menaxhimit dhe përpilimit të vendimeve gjyqësore. Këto padyshim do të shtonin efikasitetin e gjykatave. Gjykatat duhet të shkarkohen nga punët që nuk kanë të bëjnë me vendosjen e lëndëve gjyqësore si dhe thjeshtimin e procedurave ekzistuese. Pavarësia e gjyqësorit është kushti kryesor për funksionimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. Kjo pavarësi do të krijohej duke e ruajtur gjyqësorin nga ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar në punët e tij, pastaj nga ndikimet e faktorit vendor etj. Ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar, në kushtet e misionit të ri do të manifestoheshin posaçërisht tek gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët do të mund të vareshin nga vazhdimi apo mosvazhdimi i kontratave, nga ana e përfaqësuesit civil ndërkombëtar. Po ashtu është e nevojshme që gjyqësori në të ardhmen të jetë i pavarur edhe nga ndikimi i faktorëve vendor qoftë nga ekzekutivi e posaçërisht duhet që të kihet kujdes tek kompetenca e presidentit, që me rastin e emërimeve për gjyqtarë të mos ketë preferenca politike, në mënyrë që të mos krijohet një praktikë dëgjueshmërie në rastet e vendosjes së çështjeve gjyqësore. Gjyqësori domosdoshmërish duhet që të ketë autonominë e tij. Kjo nënkupton pavarësinë e gjyqtarit që të vendosë në bazë të fakteve të vërtetuara në procedurën gjyqësore dhe që të mos e ketë frikën se do të përndjekjet për mendimin e dhënë me rastin e vendosjes për çështje të ndryshme. Përveç kësaj, gjyqtari duhet që të jetë i pavarur që të vendosë edhe nga eprorët e tij brenda shkallëve gjyqësore. Gjithashtu në autonominë e gjyqësorit ndikon edhe përmirësimi i pozitës materiale të pjesëtarëve të gjyqësorit. Kur kjo krahasohet me “krenarinë” dhe “kokëfortësinë” që duhet të ketë gjyqtari që të mos bjerë nën ndikimet e ndryshme, atëherë pozita e tij materiale dukshëm ka ndikimin e saj në autonominë e gjyqtarit. Që të arrihet pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit nuk mjafton që kjo të jetë e sanksionuar me aktet normative dhe që të mbetet si e tillë vetëm e shkruar në letër. Është shumë me rëndësi që të behët ndërmarrja e veprimeve konkrete, në mënyrë që të caktohet një linjë buxhetore e cila do të mbikëqyrej nga një organ i pavarur, apo vetë presidenti në mënyrë që të shmangen “dëshirat” e qeverisë në caktimin e limiteve buxhetore. Gjyqtarët, duke u munduar që të mbesin të paanshëm gjatë administrimit të Misionit të Kombeve të Bashkuara, mbetën edhe jashtë përkujdesjes së institucioneve vendore. Ata në kohë të fushatave zgjedhore nuk paraqisnin trup elektoral me rëndësi, kështuqë nuk ishin në fokusin e synimeve programore të subjekteve politike dhe në këtë mënyrë lëre që nuk pat përmirësim të pozitës së tyre, por të paktën as edhe premtime se kjo pozitë të përmirësohej. Gjyqësori u shfrytëzua vetëm për retorikë “se do të ketë përmirësim në sundimin e ligjit”. Në trendët që po kalon Kosova dhe synimet që ka ajo, duhet që të ndërtojë figurën e gjyqtarit duke e veshur atë me imunitetin e nevojshëm, atributet që gjyqtari i ka në shtetet e përparuara demokratike. Gjyqtari të ketë garancitë e duhura se do të jetë me mandat të përhershëm, pas pensionimit të mos bjerë autoriteti i tij siç edhe ka ngjarë më shumë figura të respektuara të gjyqësisë kosovare, kur çastet e fundit të jetës së tyre i kalojnë me një pension i cili nuk u mjafton as për plotësimin e kushteve minimale për jetesë brenda një muaji. Paralel me këtë duhet që të ashpërsohen kriteret për emërimin gjyqtarëve dhe ato për shkelësit e disiplinës dhe etikës së gjyqtarit. Që të gjitha këto do të ndikonin që të ndërtohet një Sistem Gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm që do të ishte fundamenti i një shoqërie demokratike dhe me këtë edhe do të hapej rrugëtimi i sigurt i Kosovës drejt përshpejtimit të integrimeve aq të pritura në trendët gjithë evropiane.

Page 49: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

49

Shkelzen Maliqi, Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore - Ministria e Drejtësisë

PROCEDURAT QEVERITAR PËR HARTIMIN DHE APROVIMIN E PROJEKTLIGJEVE

Procedura dhe çështjet tjera për përgatitjen e Strategjisë Legjislative për çdo vit kalendarik është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Qeverisë Nr 2007/1. Më poshtë po paraqesim në mënyrë më të zbërthyer gjithë procedurën: 1. Nisma Ligjore Se pari shtrohet çështja: kush ka të drejtën të propozoj hartimin e ligjit?Secila ministri në përputhje me mandatin e saj ligjor; -Ministri; -Sekretari i Përhershëm; -Kryeshefat e Agjencive Ekzekutive; -Drejtori i Departamentit Ligjor; -Më shumë se një drejtor të departamenteve; -Deputetët e Kuvendit; -Presidenti; ose -Më së paku dhjetëmijë (10.000) qytetarët e Republikës së Kosovës; Paraqitja e Projekt-programit për Strategjinë Legjislative përmban: -Vlerësimin e Ndikimit Rregullativ -Vlerësimin e Ndikimit Financiar -Koncept Dokumentin 2. Procedura pas miratimit të Strategjisë Legjislative Një muaj pas miratimit të Strategjisë Legjislative nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministritë caktojnë zyrtarët përgjegjës për përgatitjen e draftit fillestar të projektligjit. Afati kohor për përfundimin e draftit fillestar caktohet me të Vendim të Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë sponsoruese. 3. Themelimi i grupit punues ministror Departamenti Ligjor e paraqet tek Sekretari i Përhershëm listën e anëtarëve të grupit punues;Sekretari i Përhershëm nxjerr Vendim për themelimin e grupit punues; Grupi punues përbëhet prej së paku pesë (5) anëtarëve por jo më shumë se shtatë (7) anëtarë; Njëri nga anëtarët duhet të jetë nga Departamenti Ligjor i Ministrisë sponsoruese; Anëtarët tjerë të grupit punues mund të jenë nga departamentet tjera në kuadër të cilave bie projektligji që do të hartohet. 4. Modeli i Legjislacionit Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, për hartimin e projektligjit të caktuar preferohet që hartuesi të përdoren si model legjislacionin e vendeve anëtare të BE-së, përkatësisht: -Gjermania, Austria, Sllovenia, (nuk përjashtohen shtetet tjera të BE-së); -Modelet e përgatitura nga organizatat ndërkombëtare si: “UNCITRAL” (Komisioni Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Tregti Ligjore); “ UNCTAD” (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim); “OECD” (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim); 5. Funksioni i Grupit Punues Departamenti Ligjor është përgjegjës për udhëheqjen e procedurave gjatë hartimit të draftit fillestar në përputhje me parimet e hartimit të legjislacionit. Zyrtari kompetent nga Departamenti Ligjor udhëzon dhe ndihmon grupin punues. Zyrtari kompetent nga Departamenti Ligjor bashkërendon punën me ministritë tjera dhe sipas nevojës kërkon ndihmë nga Zyra për shërbime dhe Ndihmë Juridike e

Page 50: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

50

Kryeministrit (“ZSHNJ”) dhe Agjensioni për Integrime Evropiane (“AIE”). Zhvillon konsultime me publikun. Bën pajtueshmërinë fillestare me Acquis Communautaire. 6. Përgatitja e dokumenteve Gjatë procesit të hartimit, grupi punues përgatit këto dokumente: -Shkresën informuese për formimin e grupit të brendshëm të punës për ZSHNJ-në; -Draftin fillestar (në tri gjuhët); -Memorandumin Shpjegues, (në tri gjuhët); -Evidencën e Burimeve të Legjislacionit Evropian -Projektin e Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ; -Projektin e Vlerësimit të Ndikimit Financiar. 7. Procedura pas përfundimit të draftit fillestar Drejtori i Departamentit Ligjor përcjell draftin dhe aktet përcjellëse tek Sekretari i Përhershëm. Sekretari i Përhershëm ia përcjell draftin kabinetit të Ministrit. Ministri jep pëlqimin për procedim të mëtutjeshëm të projektligjit në ZSHNJ, ose kërkon sqarime shtesë për pjesë të caktuara apo modifikim të pjesshëm ose ripunimin e tij. 8. Rregullat dhe procedurat në nivel të Qeverisë a.)Detyrat e ZSHNJ-së: -Udhëzon dhe ndihmon iniciuesit e draftit rreth standardeve të hartimit të legjislacionit; -Bashkërendon procesin e hartimit të legjislacionit; -Mbikëqyrë mbarëvajtjen procedurale dhe kontrollon cilësinë e legjislacionit; -ZSHNJ, pas vlerësimit në bazë të parimeve dhe kritereve për hartimin e legjislacionit, pranon ose refuzon nga ministria draftin fillestar të projektligjit. 9. Grupi punues Qeveritar Sekretari i Përhershëm i ZKM-së, brenda (5) ditëve të punës, me Vendim themelon grupin punues të Qeverisë. Grupi punues i Qeverisë përbëhet së paku nga pesë (5) anëtarë dhe jo më shumë se dhjetë (10), përjashtimisht në raste të veçanta jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) anëtarë. Departamenti Ligjor i ministrisë sponsorizuese e kryeson grupin punues qeveritar. Në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë çdo grup punues Qeveritar duhet të përfshijë: -Përfaqësues nga ZSHNJ; -Përfaqësues nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë; -Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë; -Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF). 10. Fillimi dhe mbarimi i punës së Grupit punues Qeveritar Grupi punues qeveritar fillon punën brenda pesë (5) ditëve pune pas nxjerrjes së vendimit për themelimin e tij. Grupi punues qeveritar e përfundon punën e tij brenda njëzetë (20) ditëve pune pas fillimit të aktivitetit (në raste të veçanta afati mund të zgjatet nga Sekretari i Përhershëm i ZKM); 11. Procedura pas përfundimit të punës nga grupi Qeveritar Pas përgatitjes së draftit final të projektligjit nga grupi punues qeveritar, kryesuesi dorëzon projektligjin në: -MEF për sigurimin e Vlerësimit të Ndikimit Financiar; -AIE për sigurimin e Deklaratës së pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së. 12. Procedimi i projektligjit dhe akteve përcjellëse për aprovim në Qeveri Kryesuesi i grupit punues i dorëzon ZSHNJ-së: -Shkresën përcjellëse -Projektin përfundimtar të projektligjit -Memorandumin shpjegues të projektligjit -Deklaratën e Pajtueshmërisë të AIE-së

Page 51: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

51

-Deklaratën e inkorporimit të vërejtjeve në mes të AIE-së dhe ministrisë përkatëse, nëse ka vërejtje të tilla -Vlerësimin e Ndikimit Rregullativ -Vlerësimin e Ndikimit Financiar Pas dorëzimit të dokumentacionit grupi punues shpërbëhet .Drejtori i ZSHNJ-së ka të drejtë të shqyrtoj projektligjin, si dhe të bëj plotësime dhe ndryshime .Pas përfundimit të shqyrtimit, ZSHNJ përgatitë: -Certifikatën e Përputhshmërisë Procedurale për nënshkrim nga Sekretari i Përhershëm i ZKM-së; -Rekomandimin për aprovimin e projektligjit në Qeveri Sekretariati Koordinues i Qeverisë nën autorizimin e Sekretarit të përhershëm, në materialin për mbledhjen e Qeverisë duhet të përfshijë: -Projektin përfundimtar të projektligjit; -Memorandumin shpjegues; -Deklaratën Pajtueshmërisë së AIE; -Vlerësimin e Ndikimit Financiar; -Vlerësimin e Ndikimit Rregullativ; -Certifikatën e Përputhshmërisë Procedurale; -Rekomandimin e Sekretarit drejtuar Kryeministrit për aprovimin e Projektligjit. 13. Qeveria, pas shqyrtimit të projektligjit në mbledhjen e këshillit të ministrave vendos për: -Miratimin; -Miratimin me ndryshime; -Shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm; -Kthimin për rishqyrtim duke dhënë edhe arsyet e këtij vendimi; -Mosmiratimin. 14. Miratimi i Projektligjit në Qeveri Pas miratimit të projektligjit në mbledhjen e Qeverisë, Sekretariati Koordinues i Qeverisë nën autorizimin e Sekretarit të Përhershëm të ZKM-së, përcjellë projektligjin me të gjitha shkresat përcjellëse për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Page 52: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

52

Sevdali Zejnullahu, jurist i dipl

KRIMI I ORGANIZUAR Hyrje Kriminaliteti si dukuri negative shoqërore e ka percjellur shoqërinë njerëzore gjatë gjithë zhvillimit të saj, duke shkaktuar pasoja të vazhdueshme dhe të rënda. Të dhënat e shumta historike dëshmojnë se kriminaliteti ka qenë dhe është dukuri prezente, por edhe e ndëshkueshme që nga kohët më të vjetra e deri me sot.[1] Kriminaliteti ka pësuar ndryshime qoftë në formë, mënyrë dhe intensitet, varësisht nga shkalla e zhvillimit shoqëror. Po ashtu, edhe forma dhe mënyra e luftimit të tij është shtuar dhe sofistikuar me qëllim të kundërvënies më të suksesshme të kësaj dukurie negative, por zhdukja e tij është pothuajse e pamundur, ngase rrënjët e tij shtrihen nga shtresat e popullsisë së zakonshme deri të shtresat elitare në shoqërinë njerëzore. Forma më e veçantë dhe më e rrezikshme e kriminalitetit, është padyshim kriminaliteti i organizuar. Jemi dëshmitarë të asaj se ky fenomen është bërë një temë dite e shtypit të përditshëm dhe mjeteve tjera informative. Prandaj me të drejtë para nesh shtrohet pyetja: prej nga i gjithë ky interesim dhe preokupim mbarënjerëzor? Sigurisht që ndër arsyet që çojnë te ky interesim ndër të tjera janë edhe: viktimat dhe dëmet e mëdha materiale që shkaktohen nga krimi i organizuar, rrezikimi i vlerave dhe i të mirave elementare të njeriut, dëmtimi dhe rrezikimi i rendit të caktuar shoqëroro-ekonomik, ndjenja e frikës dhe pasigurisë së qytetareve nga viktimizimi, jo-efikasiteti i organeve shtetërore që të përballen dhe luftojnë në mënyrën e duhur këtë fenomen negativ etj.[2] E tërë kjo para neve shtron nevojën e një qasje të re të studimit dhe gjetjes se metodave më adekuate të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar. Në këtë punim do të përqendrohem në përkufizimin e krimit të organizuar, format e tij, si dhe politika penale dhe masat tjera të luftës kundër kriminalitetit të organizuar. Përkufizimi i krimit të organizuar Legjislacioni penal në fuqi i Kosovës ka trajtuar në mënyrë të veçantë çështjen e krimit të organizuar. Sipas dispozitave në fuqi, krimi i organizuar është definuar si vijon: a) kriminaliteti i organizuar do të thotë kryerja e një krimi të rëndë nga një grup i organizuar me qëllim të përfitimit financiar ose të ndonjë përfitimi tjetër material të drejtpërdrejtë apo tërthortë;[3] b) krim i rëndë do të thotë sjellja që përbën shkelje të dënueshme, për të cilën parashihet dënimi me heqje të lirisë prej të paktën katër vjet;[4] c) grupi i organizuar quhet grupi prej tre e më shumë personave që ekziston për një periudhë kohore dhe vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një e më shumë krimeve të rënda, i cili nuk është organizuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të një vepre dhe në të cilën nuk ka nevojë për role formalisht të definuara për anëtarët e tij, vazhdimësi të anëtarësisë apo për strukturë të zhvilluar.[5] Nga ky përkufizim që është bërë me legjislacionin penal në fuqi, mund nxjerrim disa karakteristika që e veçojnë krimin e organizuar. Së pari, grupi kriminal i organizuar përdorë infrastrukturën profesionale ose infrastrukturën ligjore që i përngjanë biznesit, ose përdorimit të mjeteve të detyrimit apo të kërcënimit, të influencës politike apo ekonomike. Këto përfitime janë të jashtëligjshme sipas një plani të qartë e të organizuar krimesh. Prandaj organizatat e krimit të organizuar, për shkak se kthehen në qendra të fuqishme ekonomike dhe politike të jashtëligjshme, përbëjnë një kërcënim dhe një problem shumë të madh në funksionimin e shteteve demokratike. Krimi i organizuar, aq sa është kërcënim nga pikëpamja politike dhe ekonomike ndaj demokracive të zhvilluara në vendet perëndimore, po aq ai përbën një problem serioz edhe për vendet, të cilat punojnë të zhvillohen gjatë periudhës së tranzicionit demokratik. Së dyti, sjelljet e këtyre organizatave kriminale që përbën shkelje të dënueshme për të cilën parashihet dënimi me heqje të lirisë prej të paktën katër vjet, konsistojnë në vepra të ndryshme si: vrasje (edhe të motivuara politikisht), trafikimi i armëve, trafikimi i narkotikeve dhe drogave dehëse, vjedhje të rënda, trafikimi i qenieve njerëzore veçmas i gjinisë femërore për qellim të prostitucionit, larja e parave,

Page 53: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

53

falsifikimi i parasë dhe plasimi i tyre në qarkullim etj., që të gjitha këto dhe vepra tjera të tilla janë me një rrezikshmëri të madhe shoqërore, andaj është e arsyeshme që për to të parashihen dënime të rënda. Së treti, si kusht për të ekzistuar grupi i organizuar kriminal sipas legjislacionit tonë përmendet numri prej se paku tre personave dhe mënyrën organizative, mund të themi se këto grupe mund të jenë të mëdha apo të vogla si për nga numri i tyre ashtu edhe për nga fushëveprimtaria e tyre. Ndërmarrja e veprimeve kriminale nga ana e këtyre organizatave, përkatësisht anëtarëve të tyre, bëhet me plan dhe në bazë të ndarjes së detyrave të anëtarëve të grupit apo organizatës. Këto veprime kriminale zakonisht ndërmerren me anë të kërcënimeve, shantazheve, dhunës fizike dhe psikike, korrupsionit, shfrytëzimit të lidhjeve me policinë gjykatën dhe organeve tjera shtetërore etj.[6] Aktiviteti kriminal i grupeve kriminale mund të shtrihet brenda një regjioni, shtetit apo të jetë i përmasave ndërkombëtare.[7] Në krye të këtyre organizatave qëndrojnë shefat, bosat etj. të cilët kanë pushtet të pakufizuar ndaj gjithë rrjetit të organizatës e veçmas ndaj ndërmjetësuesve dhe anëtareve te saj. Shefat dhe padronët zakonisht janë të panjohur për anëtarët dhe ndërmjetësuesit, ata njihen nga një rreth shumë i ngushtë që quhet kupola ose kreu i organizatës kriminale. Urdhëratë e tyre duhet të zbatohen pa vërejtje nga ana e anëtareve dhe çdo anashkalim apo mos zbatim urdhri, thyerje e rregullave etj. ndëshkohet në mënyrën më të vrazhdë, shpesh herë edhe me likuidim fizik. [8] Shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e krimit të organizuar Kriminaliteti e në veçanti kriminaliteti i organizuar, pavarësisht veçorive, nuancave, dinamikës dhe shkallës se intensitetit për të gjitha kohët ka si të përbashkët cenimin, dëmtimin dhe shqetësimin që ju sjellë individëve, grupeve shoqërore apo shoqërisë në përgjithësi. Shkaqet e kriminalitetit janë të shumta, ato evoluojnë, nuk mbeten me të njëjtën forcë në zhvillime të ndryshme politike, shoqërore dhe ekonomike. Është i njohur dhe i vërtetuar konkluzioni se atje ku ka varfëri, papunësi, nivel të ulët arsimor e kulturor dhe nuk ndjehet forca e ligjit, kriminaliteti shfaqet me një intensitet të lartë. Ne ditët e sotme fenomenet kriminale kanë marrë trajta, forma dhe dimensione të shumëllojshme në shtete të ndryshme. Andaj nuk janë pa këto shqetësime edhe shtete e zhvilluara me një nivel të lartë demokratik dhe ekonomiko-kulturor [9]. Krahas këtyre faktorëve që i përmendëm d.m.th. varfërisë, papunësisë, nivelit të ulët arsimor, pastaj industrializimi dhe migrimet e njerëzve shpesh të pa planifikuara, krizat dhe depresionet e ndryshme ekonomike, konflikteve politike etj., në një farë forme gjendje këto që ju shkojnë për shtati grupeve kriminale mund të numërohen edhe mosfunksionimi i mirëfilltë i shtetit ligjor, mosorganizimi dhe paaftësia organeve dhe shërbimeve kompetente në shkallën e duhur që të përballen me sfidat e krimit të organizuar. Si faktorë tjerë që i kontribuojnë paraqitjes së disa formave të krimit të organizuar mund të jenë edhe indiferenca dhe mosdenoncimi nga ana e qytetareve për këto grupe dhe organizata që merren me këto krime. E tërë kjo ndodh për shkak se ata nuk ndjehen të sigurt dhe paraqesin një mosbesim haptas ndaj organeve shtetërore se ata do ti mbrojnë nga hakmarrja e grupeve kriminale.[10] Format me të shpeshta të krimit të organizuar Format më të shpeshta të krimit të organizuar janë: trafikimi me njerëz veçmas të femrave për qëllime të prostitucionit, falsifikimi i parave, larja e parave, reketizmi, trafikimi ilegal i veprave të artit dhe kulturës, trafikimi me narkotikë, vjedhja e automjeteve etj. Trafikimi me njerëz Trafikimi me njerëz sidomos i gjinisë femërore është pothuajse njëra prej formave më të përhapura të krimit të organizuar. Rreziku nga kjo formë ishte dhe është ende i pranishëm edhe në kohën tonë. Për këtë arsye janë bërë përpjekje të pandërprera për pengimin e saj. Në këtë aspekt janë të njohura konventat dhe normat e tjera ndërkombëtare dhe nacionale që e rregullojnë ndalimin dhe luftimin e aktiviteteve lidhur me trafikimin ilegal të femrave për qëllime të eksploatimit dhe futjes së tyre në prostitucion.[11] Krahas shteteve tjera bashkëkohore, edhe Kosova ka intervenuar në drejtim të inkriminimit të kësaj forme të krimit të organizuar, duke paraparë edhe sanksione mjaft të rënda për ata që vihen në kundërshtim me këto norma.

Page 54: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

54

Sipas kodit tonë penal shprehja “trafikim me njerëzit” do të thotë rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të mjeteve të kërcënimit ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të detyrimit, rrëmbimit, falsifikimit, mashtrimit, apo keqpërdorimit të pushtetit apo pozitës ose të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies a marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit, që ka kontroll mbi personin tjetër me qëllim të shfrytëzimit.[12] Sipas të dhënave të paraqitura në konferencën e UNESKO-s në Selanik, lidhur me trafikimin e njerëzve mbajtur me 28.02.2002, u paraqitën shënime se për çdo vit ilegalisht trafikohen mbi 50.000 femra dhe fitimi nga kjo veprimtari arrin shifrën prej 8 miliardë dollarë.[13] Kjo dukuri negative manifestohet në ato vende që janë në kriza ekonomike, konflikte politike, ku janë me nivel të ulët arsimor, ku i ka kapluar varfëria etj. Fatkeqësisht kjo formë e krimit të organizuar ku ndrydhet dinjiteti dhe personaliteti i femrës ne mënyra te ndryshme ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit si Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe vende tjera fqinje.[14] Andaj, studimet, analizat dhe hulumtimet e ndryshme që do të bëhen në këtë drejtim, janë të mirëseardhura sidomos nëse shërbejnë në drejtim të parandalimit apo të zvogëlimit të paraqitjes së këtyre rasteve. Reketizmi Një formë e veçantë e kriminalitetit të organizuar është edhe reketi ose reketizmi, i cili manifestohet me ndërmarrjen në mënyrë të organizuar të kërcënimeve, shantazheve të llojllojshme nga individ dhe grupe kriminale të organizuara ndaj personave përgjegjës dhe bartësve të detyrave nëpër firma, shitore, dyqane, restorante, fabrika etj., të cilat realizojnë fitim, me qëllim që në dobi të tyre rregullisht ose kohë pas kohe, të paguajnë sasi të caktuar të të hollave. Nëse kjo pagesë nuk bëhej sipas kërkesës së këtyre individëve apo grupeve kriminale, pasonin aksione të shkatërrimit të firmave të tilla, atentate, kidnapime etj.[15] Zakonisht kjo formë e krimit të organizuar paraqitet në ato vende ku ka desekulibrim të organeve shtetërore ose impenjimi i tyre me këto grupe kriminale, sepse ndodh që një pjesë e këtyre të ardhurave të kundërligjshme të derdhen në kontot e pushtetarëve. Falsifikimi i parasë Falsifikimi i parave paraqet një fenomen negativ mjaft të përhapur të kriminalitetit të organizuar ekonomik, i cili ju sjell përfitime të mëdha organizatorëve dhe kryerësve të këtij aktiviteti kriminal. Zakonisht, falsifikohen parat e shteteve me valuta të forta si dollari amerikan, euro, dhe valuta të tjera të cilat gëzojnë renome, janë më shumë në qarkullim dhe më pak dyshohet për kualitetin e tyre.[16] Sa i përket këtij krimi ekonomik edhe te ne në kodin penal të Kosovës është parapa vepra penale e falsifikimit të parasë, për të cilën parashihet dënimi prej një deri në dhjetë vjet burg.[17] Mirëpo, mjerisht rastet e falsifikimeve të parasë janë evidente edhe te ne. Sipas statistikave të ShPK-së bëhet e ditur se në vitin 2000 policia ka evidencuar 165 raste të parave të falsifikuara, në vitin 2001 janë evidencuar 341 raste të tilla, në vitin 2002 janë evidencuar 551 raste të vënies në qarkullim të parasë së falsifikuar, gjatë vitit 2003 janë shënuar 765 raste dhe në vitin 2004 janë shënuar 890 të veprave të tilla.[18] Në bazë të këtyre të dhënave statistikore kuptojmë se kjo dukuri është në rritje tek ne, andaj para neve si shoqëri shtron detyra të shumta, e sidomos para organeve shtetërore te cilat drejtpërdrejt përballen me këtë dukuri. Larja e parave Larja e parave si formë e kriminalitetit të organizuar, kryhet në atë mënyrë që paratë e fituara nga transaksionet dhe aktivitetet kriminale të deponohen dhe investohen në punë dhe veprimtari të ligjshme, e pastaj të përdoren si para të pastruara. Procesi i larjes së parave ndahet në tri faza: faza e parë përfshin instalimin apo transferimin fizik të parave të cilat janë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale, faza e dytë përfshin mbulimin duke u kyqur në transaksione financiare komplekse për ti humbur gjurmët dhe rrugët e fitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dhe faza e tretë përfshin që këto para të “pastruara” të paraqiten si pjesë e pasurisë dhe e kapitalit të ri, të pastër, legjitim me qëllim të futjes në aktivitete të mirëfillta ekonomike e financiare.[19] Me këtë dukuri negative e cila sjellë pasoja të rënda për një shoqëri të tërë, zakonisht merren grupet kriminale të organizuara dhe strukturuara mirë, me të gjitha tiparet e krimit të organizuar.

Page 55: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

55

Një dukuri e larjes së parave ishte prezentë edhe në Shqipëri, e ashtuquajtura “Skema piramidale” (apo si quhen në gjuhen ekonomike Skemat Ponzi). Kështu, skemat piramidale dhe aktivitete të tilla apo të ngjashme, ndikojnë në çorientimin e Shtetit në luftën kundër tij dhe krijimin e situatave kaotike. Rrjedhojat e biznesit të ngritur me paratë nga burime jo të ligjshme i bëjnë organet e shtetit të tilla, që mezi e mbahen në këmbë dhe në fakt nuk mund të ushtrojnë as minimumin e funksioneve të tyre, që i janë besuar nga populli. Duke e parë një rrezik të madh nga larja e parave, për ekonomitë e shumë vendeve, posaçërisht fuqinë financiare të organizatave dhe grupeve ndërkombëtare kriminale, OKB-ja mori iniciativën për nxjerrjen e një dispozitë e cila do të kishte karakter ndërkombëtar për ndalimin e dukurisë së larjes së parave. Kësisoj OKB-ja në vitin 1988 aprovon edhe konventën me të cilën larja e parave përcaktohet si krim për të cilin lejohet ekstradimi i kryerësve të këtij krimi.[20] Pas luftës që ndodhi në Kosovë, mjerisht ka vend për të dyshuar se është bërë pastrimi i parave nga ana e grupeve kriminale. Këtë e themi duke u bazuar në ndërtimin e shumë objekteve nga persona anonim. Vetëm pas vitit 2005 është ndaluar që transaksionet bankare mbi 10.000 € të qarkullojnë nëpërmes bankave. Trafikimi ilegal i veprave të artit dhe të kulturës Formë tjetër e kriminalitetit të organizuar është edhe trafikimi ilegal i veprave të artit dhe të kulturës. Me qëllim të vjedhjes dhe trafikimit të tyre, organizohen grupe kriminale në nivel të një vendi ose në nivel ndërkombëtar të cilat nëpër galeri, muze, manastire dhe institucione të tjera, vidhen e pastaj ilegalisht trafikohen.[21] Ky fenomen negativ kryhet me veprime aktive që shfaqen në importimin, eksportimin apo tranzitimin e vlerave kulturore në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to. Pjesëmarrësit në kontrabandën e veprave kulturore, si rregull janë persona të specializuar për këtë veprimtari. E vërteta është se nuk ka tregti të suksesshme me vlera të kontrabanduara kulturore pa njohjen e vërtet të vlerave të tyre. Kjo jep të kuptojmë se si organizatorë të këtyre krimeve zakonisht janë njerëz me arsimim të lartë.[22] Vlerave kulturore ju ofrohet mbrojtje dhe ju kushtohet rëndësi si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Që nga viti 1970, ekziston një Konventë "Mbi masat që duhen marrë për të ndaluar dhe penguar importimin, eksportimin dhe transferimin e objekteve kulturore". Gjer në qershorin e vitit 2003 anëtarë të kësaj konvente ishin 99 vende të botës, njëkohësisht dhe anëtarë të UNESKO-s. Po kështu ekziston dhe "Convention d'UNIDROIT" mbi vlerat kulturore të vjedhura apo eksportuara ilegalisht, e cila e kompleton konventën e mëparshme të vitit 1970, të UNESKO-s. Por me ngjarjet e viteve të fundit, vendet anëtare në UNESKO-s kërkuan që të përpunohej një instrument i ri ndërkombëtar, i cili do të përqendrohej në radhë të parë: në luftën e hapur kundër trafikut ilegal të pronësisë intelektuale (ku shumë vende po krijojnë një shërbim kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe krijimin e një inventari kombëtar të objekteve të mbrojtura); në luftën kundër kërkimeve arkeologjike klandestine, (pra vendosja e një sistemi kontrolli të kërkimeve arkeologjike); në kontrollin e eksportimit të vlerave dhe objekteve kulturore përmes certifikatave të çdo shteti; në marrjen e masave edukative për të sensibilizuar opinionin publik për rëndësinë e konventës, duke vënë theksin në vlerat dhe objektivat, si dhe në promovimin e saj si një instrument mbrojtës i trashëgimisë kulturore.[23] Masat e pengimit te kriminalitetit të organizuar Kriminaliteti i organizuar i cili paraqitet në forma të ndryshme, është i pranishëm po thuajse në çdo shtet. Mund të themi se tani për tani asnjë shtet, pamarr parasysh fuqinë e tij ekonomike, politike, ushtarake etj., nuk mund të jetë i suksesshëm nëse i mungon bashkëpunimi ndërkombëtar në luftë kundër krimit të organizuar. Për të drejtuar një luftë efektive ndaj këtyre problemeve është e nevojshme ngritja e një sistemi konsultimi dhe bashkëpunimi të gjerë midis vendeve demokratike. Andaj paraqitet kërkesë imediate që të hartohen plane në aspekt global, për një luftë të suksesshme kundër këtij fenomeni negativ. Përpjekje të kësaj natyre, deri me tani mund të konsiderohen konferencat e shumta ndërkombëtare mbi kriminalitetin e organizuar si p.sh. Konferenca ndërkombëtare mbi kriminalitetin e organizuar, e cila u mbajt në Napoli të Italisë prej 21 deri me 24 nëntor 1994, pastaj në vitin 2000 takimi në Palermo ku shtetet anëtare të OKB-së përpiluan një nga dokumentet më të rëndësishme Konventën për luftën kundër krimit të organizuar, së bashku me dy protokolle shtesë për luftën kundër emigracionit dhe protokolli për luftën kundër trafikut dhe prostitucionit.[24]

Page 56: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

56

Mendoj se instrumentet e tilla ndërkombëtare duhet të jetë bazë për ndryshime dhe plotësime të KPK-së dhe KPPK-së, si dhe për ngritjen e profesionalizmit të organeve kompetente shtetërore në luftë kundër krimit të organizuar. Nëse i bëjmë një analizë kodit penal të Kosovës, shohim se dënimet që parashihen për vepra penale të cilat kryhen në formë të bashkimit kriminal janë më të rënda, por në praktikën gjyqësore rrallë herë jepen vendime meritore, kur e kemi parasysh shkallen e rrezikëshmerise për këto vepra. Pastaj edhe në kodin e procedurës penale, parashihen institucione të reja si p.sh. “Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve “[25], mendoj se këto i shohim si një dekor në këtë kod, por jo edhe jetësimin e këtij institucioni në praktikë. Për këtë arsye shpesh në praktikë ndodh që në një fazë të procedurës penale, sidomos në fazën e hetimeve dëshmitarët pohojnë një fakt, e që më vonë e ndryshojnë për shkak të kërcënimeve, frikës nga hakmarrja, dhuna që ushtrohet ndaj tyre. E gjithë kjo bënë që shumë çështje të mbesin të pazgjidhura dhe kriminelet të sillen lirshëm. Përfundim Krimi i organizuar padyshim është ndër format më të rënda, më të rrezikshme për shoqërinë, si dhe forma më e vështirë e organizimit kriminal që të luftohet. Siç edhe është potencuar në këtë punim, jo rrallë për të mos thënë shpesh herë ose në shumicën e rasteve prapa organizimeve të tilla qëndrojnë njerëzit e pushtetit. Nuk do mend se në çdo vend të botës ekzistojnë grupe dhe organizime të ndryshme kriminale, mirëpo në vendet në tranzicion, ku zakonisht ekziston edhe një lloj jo stabiliteti politik, kjo dukur është shumë më e shprehur dhe me evidente. Në rastin më të keq, individë dhe grupe të caktuar organizimet e të tilla kriminale përdorin si mekanizma për ta marrur apo kontrolluar pushtetin. Në anën tjetër, pavarësisht deklarimeve publike, vullneti politik për të ndërtuar mekanizma efektiv ligjor dhe për t’i mbështetur këto mekanizma në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti është ose i mangët ose fare simbolik. Kur kihet parasysh forma, intensiteti dhe mënyra e organizimit të grupacioneve të ndryshme kriminale, është fare e qartë pa një gatishmëri të përgjithshme nuk mund të luftohet kjo dukuri. Tek në është krijuar një infrastrukturë ligjore solide që inkriminon aktivitetet e ndryshme kriminale, dhe në këtë kontekst edhe krimin e organizuar në forma të ndryshme të paraqitjes së tij, por realisht mungon gatishmëria e mirëfilltë politike dhe institucionale që pa kompromis të luftohet ky fenomen. Sistemi ynë i sigurisë dhe ai gjyqësor përveç që janë ende të pakonsoliduar në shkallën e nevojshme, nga praktika e vonë kanë treguar rezultate jo pozitive në misionin dhe mandatin e tyre për mbrojtjen e vlerave vitale të shoqërisë sonë nga kriminaliteti. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që organet e sigurisë, ndjekjes dhe gjyqësori të gëzojnë mbështetjen e fuqishme politike dhe institucionale në përpjekjet dhe punën e tyre për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit. Kjo mbështetje është imperativ dhe garanci për forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimit të besimit në relacionin qytetarë-institucione të rendit dhe sigurisë. Bibliografia 1. Dr. Ragip Halili,”Kriminologjia”, 2002. 2. Dr. Vesel Latifi, “Kriminalistika”, 1999. 3. Gjendja e krimit të organizuar në Kosovë, Shqipëri, Malit të Zi dhe Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të, Konferencë ndërkombëtare mbajtur në datat 12-13 dhjetor në Tiranë, 2002. 4 http://www.tiranaobserver.com.al/20060718/komente.htm. 5 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale i Kosovës, Rregullorja2003/26. 6. Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, Rregullorja nr. 2003/25. 7 “Kosova sot” 24 dhjetor 2007. 8 Dr. Vesel Latifi, E drejta 1-4, 2001. 9. Dr. Ragip Halili, E drejat 1-4, 2000. 10. www.unmikonline.org/regulations , Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2001/22, mbi Masat kundër Kriminalitetit të organizuar.

Page 57: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

57

Fusnota

[1]Dr. Bajram Ukaj, ”Gjendja e krimit te organizuar në Kosovë, Shqipëri, Malit të Zi dhe Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të”, Konferencë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë, 2002, fq. 49 [2] Dr. Ragip Halili, “Kriminologjia”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, 2002, fq. 10-11 [3] Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, Rregullorja nr. 2003/25, neni 274, Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2001/22, mbi Masat kundër Kriminalitetit të organizuar, neni 1, www.unmikonline.org/regulations [4] Po aty [5] Po aty [6] Dr. Ragip Halili, “Kriminologjia”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, 2002, fq. 137 [7] Po aty [8] Dr. Ragip Halili, “ Gjendja e krimit te organizuar në Kosovë, Shqipëri, Malit të Zi dhe Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të”, Konferencë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë, 2002, fq. 88-89 [9] Dr. Vesel Latifi, E drejta 1-4, 2001,fq 47 [10] Dr. Ragip Halili, ”Gjendja e krimit të organizuar në Kosovë, Shqipëri, Malit të Zi dhe Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të”, Konferencë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë, 2002, fq. 98-99 [11] Dr. Vesel Latifi, E drejta 1-4, 2001,fq 47 [12] Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, Rregullorja nr. 2003/25, neni 139 par 8 pika 1 [13] Dr. Ragip Halili, “Kriminologjia”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, 2002, fq. 151 [14] Dr. Ragip Halili, E drejat 1-4, 2000 fq. 33 [15] Dr.Ragip Halili,”Kriminologjia”, 2002, fq. 144 [16] Po aty fq. 148 [17] Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, Rregullorja nr. 2003/25, neni 244 [18] “Kosova sot” 24 dhjetor 2007 [19] Dr. Ragip Halili,”Kriminologjia”, 2002, fq. 145 [20] Po aty, fq 147 [21] Po aty, fq.148-149 [22] Dr. Vesel Latifi, “Kriminalistika”, 1999, fq.237 [23] http://www.tiranaobserver.com.al/20060718/komente.htm [24] Jano, Thoma. Zv/ministër I rendit publik të Shqipërisë dhe Ibro, Bajram. Drejtor i përgj. i policisë së rendit publik të Shqipërisë. ”Gjendja e krimit të organizuar në Kosovë, Shqipëri, Malit të Zi dhe Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të”, Konferencë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë, 2002, fq.37 [25] Kodi I Përkohshëm i Procedurës Penale i Kosovës, Rregullorja 2003/26, neni 168-174

Page 58: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

58

Ekrem Agushi, gjyqtar

DISA NGA DALLIMET MIDIS LPK TE VJETER

DHE LIGJIT TE RI MBI PROCEDUREN KONTESTIMORE

1. PËRBËRJA E GJYKATËS

Ligji i mëparshëm përbërjen e gjykatës e ka rregulluar me dispozitat e nenit 41 dhe ka parapa se gjykata e shkallës së parë gjykon në trup gjykues në përbërje prej tre gjykatësve dhe në përbërje prej gjykatësit të vetëm.

Ligjit Procedurës Kontestimore i Republikës së Kosovës (në vijim LPK), përbërjen e gjykatës e ka rregulluar me dispozitat e nenit 15. Sipas kësaj dispozite gjykata e shkallës së parë në procedurën kontestimore dhe procedurën lidhur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik-propozimin për përsëritjen e procedurës gjykon në përbërje prej gjykatësit të vetëm. Pra risi e LPK-së është se gjykata e shkallës së parë gjykon në përbërje prej gjykatësit të vetëm, ndërsa trupi gjykues është eliminuar. Në procedurën kontestimore, gjykata e shkallës së dytë dhe procedurën lidhur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik-revizionin gjykon në përbërje prej kolegjit i cili është i përbërë prej tre gjykatësve. Duhet të theksohet se ligji nuk e përdorë shprehjen “kolegj”, por e përdorë shprehjen “trup”. Ne mendojmë se shprehja kolegj është më e drejtë, me arsyetim se kolegjin e përbëjnë gjykatësit profesional, kurse trupi përbëhet prej gjykatësve profesional dhe jo profesional-porotë. Edhe pse me dispozitat e nenit 15 al.2 të LPK-së nuk flitet për mjetin e jashtëzakonshëm juridik-kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, ne mendojmë se edhe lidhur me këtë mjet juridik gjykata gjykon në kolegj gjykues në përbërje prej tre gjykatësve. Në çështjet kontestuese të cilat kanë të bëjnë me kontestet nga marrëdhëniet familjare dhe kontestet lidhur me pronësinë intelektuale dhe industriale gjykata e shkallës së parë duhet të gjykoj në përbërje sikurse është parapa me ligje të veçanta. Ky mendim i yni rrjedhë nga fakti se këto çështje rregullohen me dispozita-rregulla të procedurës së veçantë, si dhe duke u bazuar në standardin juridik se ligji i veçantë e shfuqizon ligjin e përgjithshëm (lex spetialis abrogira lex generalis). Nga kjo rrjedhë përfundimi se çështjet kontestimore që rrjedhin nga kontestet familjare, pronësia intelektuale dhe industriale gjykata e shkallës së parë do ti gjykoj në përbërje sikurse është parapa me ligje të veçanta. Në proceduarat e posaçme dhe at: në kontestet nga marrëdhënia e punës, pengimit në posedim, kontestet e vlerës së vogël, dhënia e urdhërpagesës dhe procedurën e kontesteve tregtare gjykon gjykatësi i vetëm. 2.PËRGJIGJA NË PADI

Përgjigjja në padi me LPK-në e mëparshme është rregulluar me dispozitat e nenit 285. Kryetari i trupit gjykues apo gjykatësi i vetëm ka vlerësuar se a do të kërkoi nga i padituri që të paraqes përgjigje në padi apo jo. Kur një gjë e tillë nuk është kërkuar i padituri ka mund të paraqes vet përgjigje në padi. Paraqitja e përgjigjes në padi apo mos përgjigjja në padi brenda afatit prej 15 dite të cilin e ka caktuar kryetari i trupit gjykues nuk ka shkaktua pasoja procedurale. Seanca përgatitore ose ajo kryesore është caktuar në qoftë se janë plotësuar kushtet-prezumimet tjera të parapara me ligj. Me LPK-në e Republikës së Kosovës, përgjigja në padi ka marr një cilësim dhe një përmbajtje tjetër procedural dhe në krahasim me ligjin e mëparshëm kjo është ngrit në piedestalin e një veprimi të detyrueshëm procedural të paditurit. Pra detyrimi i të paditurit për të paraqit përgjigjeje në padi është risi e LPK-së. Me dispozitat e nenit 387 të LPK-së është parapa se me qellim që çështja të përgatitet më mirë për tu zgjidhur shpejt e drejtë, gjykata që nga momenti i paraqitjes së padisë e deri te momenti i caktimit të seancës për shqyrtim kryesor të çështjes me aktvendim vendos për dhënien e përgjigjes në padi.

Page 59: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

59

Ne mendojmë se aktvendimi për dhënien e përgjigjes në padi duhet të përmbaj të gjitha elementet e parapara me dispozitat e nenit 160 të LPK-së. Dispozitivi i aktvendimit do ti përmban udhëzimet e parapara me dispozitat e nenit 395, 396, 397, 99, 102, 150 al.1 pika a.b.c. 77 al.2 dhe 93 al.1 të LPK-së. Arsyetimi i aktvendimit do të jetë shumë i shkurt dhe në te do të theksohen vetëm dispozitat ligjore të cilat u theksuan më lartë. Aktvendimi do ta përmban edhe udhëzimin juridik në të cilin do të udhëzohen palët se kundër këtij aktvendimi nuk është e lejuar ankesa. Këtij aktvendimi do ti bashkëngjitet padia e rregullt dhe e plotë me të gjitha shkresat e bashkangjitura padisë dhe do ti dërgohen të paditurit për përgjigje në padi. Përgjigja në padi paraqet një shkresë – parashtresë të cilën e paraqet i padituri brenda afatit prej 15 dite nga dita e dorëzimit të aktvendimit për përgjigje në padi. Në pajtim me dispozitat e nenit 99 al. 2 dhe 3 të LPK-së, përgjigja në padi ngjashëm sikurse padia duhet të jetë e kuptueshme dhe të përmbaj çdo gjë që nevojitet dhe e bënë të mundur veprimin – gjykimin sipas saj. Me dispozitat e nenit 397 të LPK-së është parapa se gjykata vepron sipas nenit 102 të LPK-së po që se konstaton se përgjigja në padi është e pakuptueshme apo jo e plotë, me qellim të heqjes së mungesave të këtilla. Ligji nuk i ka parapa pasojat procedurale në qoftë se përgjigja në padi brenda afatit të caktuar nuk i kthehet gjykatës dhe kur ajo i kthehet e pa rregulluar dhe e paplotësuar. Duke marr për bazë faktin se mos paraqitja e përgjigjes në padi shkakton pasoja procedurale për të cilat në vazhdim do të bëjmë fjalë, jam i mendimit se kur të paditurit i kthehet në përmirësim apo plotësim përgjigja në padi dhe ai nuk e bënë përmirësimin apo plotësimin e saj brenda afatit të caktuar kjo nuk mund të konsiderohet si e tërhequr e as të hedhet poshtë. Ky mendim bazohet në arsyetimin se tërheqja konsiderohet sikurse i padituri të mos ketë paraqit përgjigjeje në padi, ndërsa hedhja poshtë e pengon zhvillimin e procedurës kontestimore në gjykatën e shkallës së parë, sepse gjykata nuk lëshohet fare në shqyrtim dhe me këtë veprim të paditurit ia bënë të pamundur realizimin e të drejtës së përgjigjes në padi. Nga kjo që u paraqit më lartë rrjedhë përfundimi se në situatën e tillë juridike nuk mund të zbatohen dispozitat e nenit 102 al.3 dhe 4 të LPK-së por gjykata do të veproj në pajtim me dispozitat e nenit 400 al.1 dhe 2 të LPK-së dhe do ta cakton seancën përgatitore. Kjo seancë si rregull mbahet më së voni brenda afatit prej 30 ditësh nga dita kur gjykatës i ka arritur përgjigja në padi. Ne mendojmë se në rast kur i padituri nuk e ka paraqit brenda afatit të caktuar përgjigjen në padi e cila i është kthyer të paditurit me aktvendim për përmirësim dhe plotësim, afati për caktimin e seancës përgatitore prej 30 dite do të llogaritet nga dita kur i padituri ka qenë i detyruar që tija paraqes gjykatës përgjigjën në padi të përmirësuar dhe të plotësuar. Mosparaqitja e përgjigjes në padi ka për pasojë nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë – mosbindjes në qoftë se plotësohen kushtet e parapara me dispozitat e nenit 150 al.1 pika a.b.c. të LPK-së. Ndërsa, po që se i padituri me përgjigje në padi i ka pohuar faktet vendimtare, përkundër kontestimit të kërkesëpadisë, gjykata në pajtim me dispozitat e nenit 152 lidhur me nenin 143 dhe 147 të LPK pa caktuar seancë gjyqësore mund të nxjerrë aktgjykim pa shqyrtim kryesor të çështjes.

3. AUTORIZIMET E GJYKATËSIT TË VETËM GJATË DREJTIMIT TË PROCEDURËS Me dispozitat e nenit 278 al.1 LPK-së të më pashme janë parapa autorizimet e kryetarit të trupit gjykues, përkatësisht gjykatësit të vetëm. Pas shqyrtimit paraprak të padisë kryetari i trupit gjykues – gjykatësi i vetëm ka vendosur lidhur me të gjitha çështjet procedurale të cilat kanë mund me qenë pengesë për rrjedhën e procedurës kontestimore, ka ndërmarr masa të parapara me ligj dhe ka vendos lidhur me çështjet të cilat kanë ndikuar në drejtimin e mirëfilltë të procedurës kontestimore.

Me Ligjin e Procedurës Kontestimore të Republikës së Kosovës, autorizimet e gjykatësit të vetëm të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen e seancës për shqyrtim kryesor janë parapa me dispozitat e nenit 387 dhe 388. Për sa i përket autorizimeve të gjykatësit të vetëm për përgatitjen sa më të mirë të procedurës për tu zgjidhur çështja pa zvarritje, LPK-ja sjellë risi në dispozitat e nenit 387 al.1 pika a. Këtë risi e kemi përmendur në kuadër të shqyrtimit të përgjigjes në padi dhe tash konsiderojmë se nuk

Page 60: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

60

është e nevojshme ta shqyrtojmë. Përveç kësaj në al. 1 pika l. të mjetit nenë është parapa autorizimi i gjykatësit për të caktuar masat e përkohshme të sigurimit. LPK-ja në kreun e XXI këto i emërton si sigurim i kërkesëpadisë dhe pastaj procedurën për vendosjen lidhur me propozimin për sigurim të kërkesëpadisë e rregullon me dispozitat e nenit 269 deri në nenin 318. Meqenëse, sigurimi i kërkesëpadisë është një institucion i ri procedural dhe kjo çështje kërkon një shqyrtim të veçantë, për këtë arsye ne tash për tash lidhur me këtë nuk do të hyjmë në shqyrtim më të thelluar. Gjithashtu në al.1 pika(u)dhe(v)të njëjtit nen është parapa risia se gjykatësi gjatë përgatitjes së seancës për shqyrtim kryesor vendos për jo kompetencën e gjykatës dhe pushimin e gjykimit kur hedhet padia apo kur tërhiqet ajo, si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me drejtimin e gjykimit-procedurës. Me dispozitat e nenit 387 al.2 ngjashëm sikurse LPK-ja i mëparshëm është parapa se kundër të gjitha aktvendimeve që i nxjerr gjykatësi gjatë pregatitjës së seancës për shqyrtim kryesor që kanë të bëjnë me drejtimin e procedurës nuk lejohet ankimi. Këto autorizime gjykatësi i ka edhe gjatë procedurës së shqyrtimit paraprakë të padisë. Në nen 389 të LPK-së është theksuar se gjykata pas shqyrtimit paraprak të padisë mund ti nxjerrë të gjitha aktvendimet e përmbajtura në nenin 392 të këtij ligji, përveç kur kemi të bëjmë me çështjet për të cilat për nga natyra e tyre, apo sipas dispozitave të këtij ligji aktvendimi mund të jepet vetëm në fazën e mëtutjeshme të procedurës kontestimore. Duke pas parasysh përmbajtjen e njëjtë të kësaj dispozite me dispozitën e nenit 280 kam ardhur deri te përfundimi se në vend të dispozitës së nenit 392 duhet të jetë dispozita e nenit 387 të LPK-së. 4. PROCEDURA LIDHUR ME ANKESËN NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË DHE TË DYTË DHE LLOJET E VENDIMEVE GJYQËSORE Me dispozitat e nenit 185 deri në nenin 210 të LPK-së është rregulluar procedura sipas ankesës në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë duke përfshi edhe procedurën lidhur me ankesën e paraqitur kundër aktvendimit. Për dallim nga LPK-ja e më pashme, LPK-ja i Republikës së Kosovës në procedurën ankimor në gjykatën e shkallës së parë sjellë risi në nenin 187 al.1 për sa i përket afatit për paraqitjen e përgjigjes në ankesë. Ky afat tash është 7 ditë nga dita kur palës i dorëzohet ankesa e afatshme, e kuptueshme dhe e plotë. Pala është e detyruar që të paraqes përgjigjeje në ankesë vetëm brenda këtij afati. Me dispozitat e nenit 187 al.3 është parapa edhe kjo risi se përgjigjja në ankesë e paraqitur pas afatit nuk merret në shqyrtim nga gjykata e shkallës së dytë. Konsiderojmë se gjykata e shkallës së parë nuk është e detyruar që ta hedh përgjigjen në ankesë e cila është paraqit pas afatit e as parashtresat tjera të palës të cilat i kanë mbërri gjykatës pas arritjes së përgjigjes në ankesë apo pas kalimit të afatit për paraqitjen e përgjigjes në ankesë, pasi që gjykata e shkallës së dytë këto nuk do ti shqyrtoi, përveç kur gjykata shprehimisht kërkon nga pala deklarata plotësuese. Një kopje të përgjigjes në ankesë gjykata do t’ia dërgoj menjëherë apo më së largu në afat prej 7 dite palës e cila ka paraqit ankesë-ankuesit. Kur gjykata e shkallës së parë konstaton se është paraqit përgjigja në ankesë apo kur ka kaluar afati prej 7 dite dhe ankuesi nuk ka paraqit përgjigje në ankesë, gjykatësi i çështjes përgjigjën në ankesë, nëse është paraqit me të gjitha shkresat e lëndës ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë më së shumti në afat prej 7 dite. Ky afat është risi i cili është parapa me dispozitat e nenit 188 al.1 të LPK-së, ndërsa me LPK-në e më pashme si i tillë nuk është parapa. Kjo risi ka rëndësi sepse e shpejton procedurën ankimore në gjykatën e shkallës së parë, e cila pa arsye është zvarritur dhe njëkohësisht rritë shkallën e përgjegjësisë së gjykatësit për dërgimin e shkresave të lëndës në gjykatën e shkallës së dytë banda afatit ligjor. Për sa i përket vendimeve të gjykatës së shkallës së parë lidhur me ankesën ligji nuk sjellë risi të mëdha, këtë sepse edhe me depozitat e nenit 186 është parapa që gjykata e shkallës së parë ankesën e paaftshme, jo të plotë apo të palejueshme e hedh me aktvendim pa caktuar seancë fare. Ankesë jo e plot konsiderohet vetëm ajo ankesë kur nuk i përmban elementet e parapara me dispozitat e nenit 178 dhe gjykata në pajtim me dispozitat e nenit 179 ia kthen ankuesit që brenda 7 dite ta plotësi ankesën e paraqitur. Po që se ankuesi brenda afatit të caktuar nuk vepron, atëherë në pajtim me dispozitat e nenit 179 al.2 gjykata e hedh ankesën si jo të plotë. Ankesa është e paafatshme në qoftë se është paraqit pas afatit ligjor ose pas aftit i cili është caktuar në udhëzimin për mjetin juridik, i cili tash është pjesë përbërëse e vendimit gjyqësor. Ndërsa, ankesa është e palejueshme në qoftë se është paraqit nga personi i cili nuk është palë në procedurë ose nga përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari i palës i cili nuk ka cilësinë e përfaqësuesit ligjor ose autorizim të rregullt.

Page 61: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

61

Procedura ankimore në gjykatën e shkallës së dytë fillon pasi që gjykata e shkallës së parë ia dërgon shkresat e lëndës për të proceduar lidhur me ankesën e paraqitur. Gjykata e shkallës së dytë pasi ti dorëzohen shkresat e lëndës në pajtim me dispozitat e nenit 189 cakton gjykatësin referues i cili e përgatit referatin me qellim të shqyrtimit të lëndës në gjykatën e ankimit, e cila gjykon në kolegj gjykues i përbërë nga tre gjykatës. Risi tjera në procedurën ankimore në shkallë të dytë i sjellë dispozita e nenit 190 ku është parapa se gjykata e shkallës së dytë e cakton seancën e shqyrtimit të çështjes kur vlerëson se për konstatimin e gjendjes faktike, saksish dhe plotësisht, duhet vërtetuar fakte të reja dhe marrë prova të reja nënë kushtet e parapara me dispozitat 180 al.1 dhe 2 të këtij ligji. Gjykata e shkallës së dytë do ta cakton shqyrtimin e drejtpërdrejt të çështjes në seancë të shqyrtimit lidhur me ankesë edhe kur aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar dy herë dhe kur në seancën e kolegjit vlerësohet se aktgjykimi kundër të cilit është paraqit ankesa është bazuar në shkelje qenësore të dispozitave të procedurës kontestimore apo në gjendje faktike të konstatuar gabimisht apo në mënyrë jo të plotë. Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë mundë ta caktoi shqyrtimin e çështjes edhe kur vlerëson se me qellim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike duhet përsëri të merren të gjitha ose disa nga provat e shqyrtuara në gjykatën e shkallës së parë. Me dispozitat e nenit 191 është parapa se në seancën e shqyrtimit të çështjes drejtpërdrejtë thirren palët, përkatësisht përfaqësuesit e tyre ligjor apo të autorizuarit e palëve, dëshmitarët dhe ekspertët për të cilën vlerëson kolegji se janë të nevojshëm për dëgjim. Në qoftë se, në seancë nuk paraqitet ankuesi, shqyrtimi nuk mbahet kurse vendimin kolegji do ta merr në bazë të thënieve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë. Po që se në seancën e caktuar për shqyrtim të çështjes nuk paraqitet pala që nuk është ankues gjykata vepron lidhur me te dhe e jep vendimin meritor. Në letërthirrje për seancën e shqyrtimit pala njoftohet për pasojat e mosardhjes në seancë. Shqyrtimi i çështjes para gjykatës së shkallës së dytë fillon me shpjegimin e referuesit lidhur me çështjen, por pa e paraqit mendimin për bazushmërin e ankesës. Gjykata e shkallës së dytë lidhur me ankesën në seancë të shqyrtimit të drejtpërdrejt dhe në seancë të kolegjit pa shqyrtim nxjerr këto vendime gjyqësore:

-me aktvendim e hedh ankesën si të paaftshme, jo të plotë apo të palejueshme. -me aktvendim e prish aktgjykimin dhe e hedh poshtë padinë.

-me aktvendim e prish aktgjykimin dhe çështjen ia kthen në rigjykim gjykatës së shkallës së parë. -me aktgjykim e refuzon ankesën dhe e vërteton aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

-me aktgjykim e ndryshon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

Page 62: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

62

Bashkim Nevzati, avokat

MBI GJYQËSINË – DOMOSDASHMERIA E PAVARSISË SË SAJË Me gjasa më në fund është kuptuar se gjyqësia është shtylla pa të cilin nuk mund të funksionoj një shoqëri e mirëfilltë moderne dhe se pa një gjyqësi të pavarur – të fortë dhe profesionale -sundimi i të drejtës dhe drejtësisë (në përdorim është më shumë fraza “sundimi i ligjit” dhe “shteti ligjor”) është vetëm frazë boshe- demagogji. Duke mos pretenduar të mohohet kontributi i gjyqësisë kosovare që nga pas lufta gjer më tani, ngase, pa marrë parasysh në kritika, më shumë apo më pak të arsyeshme, ajo megjithatë ka dhënë kontributin e vetë në ekzistencën dhe mbrojtjen e shoqërisë kosovare nga “edhe më e keqja”, nga kriminalizimi edhe më i madh, nga anarkia dhe nga kaosi kriminal. Megjithatë kemi mundur me thënë se ka ekzistuar gjyqësia. Gjithsesi ky funksionim ka qenë nën ndikimet e rrethanave të shumta të lidhura me sistemin e legjislacionit, mënyrën e të menduarit, kulturën dhe filozofinë juridike të bartësve të funksionit të gjykatësve, të prokurorëve dhe të avokatëve si dhe funksionimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare. Te gjitha këto, mund të them me ndërgjegje të plotë, nuk kanë shkuar për shtati një funksionimi të mirëfilltë dhe moderne të gjyqësisë kosovare, andaj, duket se ka ardhur koha që ky segment i pushtetit ( për segmentet tjera nuk bëhet fjalë) të ngjet lajmërimin “ËSHTË E MBYLLUR PËR SHKAK TË RENOVIMIT”. Kushtetuta dhe gjyqësia – parimet themelore kushtetuese lidhur me gjyqësinë Kapitulli i parë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Dispozitat themelore – paraqitet bazë e rregullimit kushtetues të shtetit të Kosovës. Gjithsesi, ne nuk do të shtjellojmë sistemin politik dhe parimet politike të paraqitura në Kushtetutë por do të përmbahemi temës dhe sistemit gjyqësor, respektivisht pozitën Kushtetuese të pushtetit gjyqësor dhe parimet e funksionimit të këtij pushteti. Nuk ka diskutim se Kushtetuta e Kosovës, sa i përket përmbajtjes dhe përcaktimeve juridiko- politike nuk dallohet nga kushtetutat e shumicës së shteteve moderne dhe dokumentet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut dhe vlerave universale. Në këtë kontest duhet përmendur tri parime themelore: e para, parimi i sundimit të ligjit (drejtës dhe drejtësisë), i cili parim në Kushtetutë klasifikohet si vlerë (neni 7) dhe ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Parimi i dytë është ndarja e pushtetit ( neni 4) ku pushteti gjyqësor definohet si unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat ( pika 5) e cila edhe paraqitet si parim i tretë , pavarësia e pushtetit gjyqësor. Duhet theksuar se konstrukti i paraqitur në nenit 4 pika 5 të Kushtetutës “pushteti gjyqësor.. është i pavarur” është konstrukt i ri, andaj, si duket edhe jo i kuptuar si dhe sa duhet. Ky konstrukt është i ri edhe në kushtetutat e të gjitha vendeve postkomuniste, ngase këto kushtetuta ose nuk kanë përmbajt konstrukte me këtë tematikë ose kanë qenë të kamufluara me konstrukte “gjykatat janë të pavarura në marrjen e vendimeve” që gjithsesi nuk identifikohet me pavarësinë e pushtetit gjyqësor ngase konstrukti i këtillë nuk ka kuptim të pavarësisë së gjyqësisë dhe nuk ka qenë e klasifikuar si parim themelor kushtetues. Parimi i ndarjes së pushtetit, e në kuadër të këtij parimi, ndarja e pushtetit gjyqësor nga ai legjislativ dhe ekzekutiv, në kuptimin organizativ dhe funksional vendos bazat elementare për pavarësinë e gjykatave. Me ndarjen e pushtetit gjyqësor nga degët tjera të pushtetit dhe besimi i tij organeve të veçanta shtetërore – gjykatave dhe ushtruesve të veçantë profesional – gjykatësve paraqet arritjen me madhështore të shtetit modern. Këtë një herë e përgjithmonë duhet kuptuar. Gjersa kjo nuk kuptohet nuk mund të flasim për pavarësi të gjykatave dhe sundimin e ligjit ( të drejtës dhe drejtësisë). Duke pasur parasysh konceptin e shtetit modern kushtetues lidhur me rolin e gjyqësisë së pavarur si garant i të`drejtave dhe lirive të njeriut, parimi i gjyqësisë së pavarur është ngritur në vlerë universale të

Page 63: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

63

pranuar dhe si e tillë ka gjetur vendin e vet edhe në të drejtën ndërkombëtare, andaj edhe flitet për te si standard ndërkombëtar. Pavarësia e gjyqësisë, si standard universal është përfshi në Deklaratën universale mbi të drejtat e njeriut, Paktin mbi të drejtat qytetare dhe politike, Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut si dhe në shumë dokumente të veçanta ndërkombëtare në mesin e të cilëve duhet theksuar “Parimet themelore mbi pavarësinë e gjyqësisë” e vitit 1995. Parimin mbi pavarësinë e pushtetit gjyqësor të paraparë me dispozitat e nenit 4 pika 5 të Kushtetutës assesi nuk duhet kuptuar si deklarim të përgjithësuar. Përcaktimi taksativ në nivel të parimit është me rëndësi të veçantë për komentim dhe përcaktim të të gjitha dispozitave tjera kushtetuese të cilat në mënyrë të drejtë apo zhdrejtë kanë bëjnë me pushtetin gjyqësor. Si e tillë, para se gjithash, ai është me rëndësi të veçantë për përcaktimin legjislativ të organizimit dhe zbatimit të pushtetit gjyqësor, ngase paraqet përcaktim të qartë ligjvënësit në atë rregullim. Në këtë kontest, sidomos për shkaqe të paraqitjes konkrete të keqinterpretimit, nuk und të kalohet pa u ndalur në një kontradiktë të mundshëm e cila ka të bëjë me pikën 1 dhe 5 të nenit 4 të Kushtetutës. Në pikën 1 kemi konstatimin “ ...parimin e ndarjes së pushtetit dhe kontrollin e balancimin në mes tyre... “ ndërsa në pikën 5 “ Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat” Është evidente se një konstrukt i këtillë në pikën 1 të nenit 4 të Kushtetutës, nëse kihet parasysh mënyrën e të menduarit dhe konstruktin e kulturës juridike të gjertanishme, jep mundësi të keqinterpretimit dhe kundërvënies pikës 5 të të njëjtit nen. Te ne ekziston keqinterpretimi i kësaj kontradikte në veprim konkret përmes “Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit – Ligji nr. 03/L-048” dhe “ qarkorja e Agjencionit për privatizim i Kosovës” – qarkore e dërguar gjykatave me të cilin të njëjtëve NDALOHET çdo mundësi i shqyrtimit të çështjeve lidhur me ndërmarrjet shoqërore dhe publike. Pra, nëse përcaktimi nga pika 1 i nenit 4 të Kushtetutës shikohet “në vete” si është mënyra e të menduarit dominant, atëherë Ligji i cekur dhe qarkorja e cekur vejnë rëndë në sprovë parimin kushtetues mbi pavarësinë e gjyqësisë. Megjithatë duhet theksuar se, sipas opinionit tim, “kontrolli dhe balancimi” duhet të jetë e dedikuar pushteteve legjislativ dhe ekzekutiv e jo edhe pushtetit gjyqësor, ngase vet analiza e plotë e pikës 1 dhe pikës 5 mundëson një përfundim të këtillë. Pika 1 pas “ kontrollimit dhe balancimit fut edhe konstrukti “...sikurse është përcaktuar me këtë kushtetutë” e me të është përcaktuar se pushteti gjyqësor është i pavarur, ndërsa kontrolli eventual i pushteteve tjera mund të bëhet përmes emërimit të Këshillit gjyqësor dhe legjislativit adekuat si dhe emërtimit të gjykatësve, i cili, gjithsesi nuk mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën, si që është në rastin konkret paraparë më lartë. Duhet theksuar se pavarësia e gjyqësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë është e lidhur me kualitetin e ligjeve dhe akteve të cilat përcaktojnë sistemin e drejtësisë dhe vendin dhe lirinë e gjykatësve në zbatimin e ligjeve. Përsëri duhet theksuar, pa marrë parasysh mundësit e theksuara si “fuqi” të Legjislativit, kjo assesi nuk donë të thotë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të aplikimit të pushtetit gjyqësor, kjo, sipas Kushtetutës i takon gjykatave.15 Pavarësia e gjykatave dhe gjykatësve në kontestin e dokumenteve ndërkombëtare Gjatë shqyrtimit të pavarësisë së gjyqësisë,e lidhur me këtë edhe gjykatave dhe gjykatësve nga këndvështrimi kushtetues, është theksuar se ky parim, për shkak të rolit të gjykatave në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, është përcaktuar edhe si standard ndërkombëtar. Në këtë kontest është e pamundur të paramendohet që një shtet modern, me aspirata të anëtarësimit të plotë në organizatat ndërkombëtare, të mos ketë të aplikuar dhe plotësisht në zbatim, parimin e pavarësisë së gjyqësisë. Gjykatat e pavarura dhe të paanshme konsiderohen zemër e çdo sistemi të drejtësisë e cila garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me standarde ndërkombëtare. Në këtë frymë, Kushtetuta, ligjet dhe vetë politika shtetërore janë të obliguara që të sigurojnë ekzistimin e një pushteti gjyqësor të pavarur nga degët e tjera të pushtetit shtetëror. Standardet ndërkombëtare në mënyrë të veçantë mbrojnë gjykatësit, pikërisht për shkak të pozitës dhe detyrës së tyre të mbrojnë të drejtat e njeriut – popullatës. Nëse gjykatësi nuk është i lirë të shqyrton faktet dhe të zbaton ligjin sistemi i drejtësisë bëhet arbitrar. 15 Lidhur me të cekurën e gjertanishme mbi keqinterpretimin e Kushtetutës nga Ligjvënësit dhe Ekzekutivit, pjesë e së cilës, për fat të keq paraqiten edhe ato të cilat në të vërtet janë pjesë e pushtetit gjyqësor – Inspeksionet e ndryshëm gjyqësor, duhet theksuar edhe faktin e shantazhimit të një numri të konsiderueshëm të gjykatësve në formë “ keni kujdes çka jeni duke bërë me lëndë, të gjitha këto do të merën parasysh në procedurën e rizgjedhjes” e cila është në rrjedhë të sipërme.

Page 64: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

64

Duhet theksuar se me mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave dhe gjykatësve standardet ndërkombëtare nuk mundësojnë privilegje personale gjykatësve por kanë qëllimin e mbrojtjes prej keqpërdorimit të fuqisë. Në të gjitha instrumentet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut veçanërisht theksohet e drejta në gjykim të drejtë nga ana e gjykatave të pavarura dhe të paanshme, e cila e drejtë konsiderohet absolute dhe nuk pranon asnjë përjashtim. Pavarësia njëkohësisht ka të bëjë me gjyqësinë në tërësi dhe gjykatësin si individ. Dokumentet më të rëndësishme me të cilat rregullohet dhe përcaktohet çështja e pavarësisë së gjyqësisë janë : Parimet themelore mbi pavarësinë e gjyqësisë (KB 1985); Rekomandimi R- (94) 12 Këshillit ministror i Këshillit të Evropës mbi pavarësinë, efikasitetit dhe rolin e gjykatësve; Konventa Evropiane mbi statusin e gjykatësit; Konventa Evropiane mbi ligjin mbi gjykatësi ( 1998) Gjithsesi duhet theksuar se Kushtetuta e Kosovës në tërësi ka pranuar dhe futur në parimet e veta të gjitha standardet të parapara pikërisht me ko dokumente. Obligimi i shtetit dhe degëve të shumta të pushtetit nuk është vetëm themelimi formal - juridik i sistemit i cili bazohet në standardet e pranuara ndërkombëtare, por edhe respektimi, mbrojtja dhe përmirësimi i sistemit dhe mekanizmave të vendosura të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësisë. Parimet themelore mbi pavarësinë e gjyqësisë të KB definojnë kërkesat e pavarësisë menjëherë në parimin e parë: “Pavarësinë e gjyqësisë duhet të siguron shteti dhe ajo duhet të përcaktohet me Kushtetutë apo ligje. Detyra e të gjitha institucioneve të qeverisë dhe të institucioneve tjera është të respektojnë pavarësinë e gjyqësisë”. Rekomandimi i Këshillit të Evropës parasheh që pavarësia e gjykatësve duhet të jetë e garantuar duke futur nga kushtetuta apo ligje, dispozita të veçanta konkrete të cilat kishin me përmbajt detyrimin e Pushtetit ekzekutiv dhe Ligjvënës që të sigurojnë pavarësinë e gjykatësve dhe ndalesën e ndërmarrjes së çfarëdo veprimi me të cilin do të rrezikohej pavarësia e gjykatësve. Në dispozitat e paragrafit 2 të parimit 1 të Parimeve themelore të KB, paraqitet ideja e pavarësisë institucionale e gjyqësisë dhe gjykatësve, ngase pavarësia paraqitet si pavarësi institucionale dhe individuale. Në këtë paragraf theksohet detyrimi i të gjitha institucioneve që të mbrojnë pavarësinë e gjyqësisë dhe gjykatësve. Kjo donë të thotë se gjykatat dhe gjykatësit janë të pavarura nga degët tjera të pushtetit të cilit kanë detyrim që të veprojnë në pajtim me vendimet dhe aktgjykimet gjyqësore. Qëndrim identik si kjo e shprehur në Parimet themelore të KB ka marrë edhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut duke konstatuar se gjyqësia duhet të jetë e pavarur nga pushteti si dhe nga palët në procedurë16 Kjo është instrumenti më i fortë për mbrojtje në raste të mospajtimit të institucioneve tjera me vendimet gjyqësore dhe refuzimi eventual për zbatimit e të njëjtave. Duhet theksuar se pavarësia e gjyqësisë kërkon kompetencë ekskluzive në të gjitha çështjet të natyrës gjyqësore, e sidomos sa i përket marrjes së vendimit mbi çështjet e kompetencës gjyqësore lidhur me lëndën konkrete. Pra, lidhur me kompetencën mbi çështjen, vendimi ekskluziv i takon gjykatës dhe ky vendim nuk mund të ndryshohet apo të lehet jashtë fuqie nga organi i cili nuk është gjyqësor.17 Edhepse pavarësia institucionale paraqet masën jetësore të mbrojtjes së pavarësisë, kjo nuk është e mjaftueshme për sigurimin e një gjykimi të drejtë. Mungesa e mundësisë së marrjes së vendimit në një lëndë konkrete , nga ana e gjykatësit pa ndikim të jashtëm, paraqet mosrespektimin e të drejtës në gjykim të drejtë dhe njëherit paraqet varshmëri institucionale përmes varshmërisë individuale. Me parimin 2 të Parimeve themelore të KB parashihet se Gjykata të vendos në mënyrë të paanshëm, në

16 Aktgjykimi EctHR datë 16.07.1971.. seria A 13 paragrafi 93 – Ringeisen kundër Austrisë 17 Pikërisht në këtë rrafsh ka më së shumti moskuptime dhe mosmarrëveshje ngase organet e ekzekutivit, sidom segmentet e caktuara adminiustrative, thjesht nuk e zbatojnë vendimin e gjykatës edhepse ky vendim apo aktgjykim ka karakter të përcaktimi të një të drejte apo një detyrimi – Regjistrimi i të drejtës së pronësisë në librat e katastrit. Vendimet e gjyqësorit thjesht nuk zbatohen . Më tej, në ligjin e cekur më lartë lidhur me menanxhimin e financave, një çështje gjyqësoere nuk është çështje gjyqësore gjerso këtë nuk e lejon pushteti ekzekutiv ose nuk kalon një afat kohore prej 180 ditëve.

Page 65: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

65

bazë të fakteve dhe në pajtim me ligjin, pa përkufizime përmes ndikimeve, drejtimeve, trysnive, kërcënimeve apo ndërhyrjes së drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga cilido vend apo nga cila do arsye. Megjithatë, duhet theksuar, se një numër i madh i gjykatësve në të gjitha anët e botës përjetojnë trysni dhe kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërthorta të cilat në raste të caktuara arijnë edhe shkallën e torturimit, detyrimit dhe të vrasjes.18 Një prej fakteve shumë të rëndësishme të pavarësisë së gjyqësisë dhe, sidomos, të gjykatësve, është siguria apo pavarësia materiale financiare. Është praktikë, por kjo edhe ashtu është e rregulluar juridikisht, e shteteve që vendimin mbi financimin e gjyqësisë dhe përcaktimin e kompensimit të gjykatësve biejnë pushtetet jashtë gjyqësore. E keqja më e madhe është që në marrjen e vendimit në këtë lëmi pushteti gjyqësor, pra lidhur me këtë edhe gjykatësit, nuk marrin pjesë. Si degë e pushtetit shtetëror Pushteti gjyqësor financohet nga buxheti i shtetit për të cilin vendosin dy pushtete tjera – Ligjvënës dhe Ekzekutiv- pa mundësi të ndikimit të pushtetit gjyqësor. Pra, mënyra më e mirë e kontrollimit ( lexo diktimit) të Pushtetit gjyqësor është ky segment ngase me këtë dirigjohen të gjitha resurset e gjyqësisë – paisja tekniko-teknologjike, mundësia e ndjekjes së arsimimit të përhershëm, efikasiteti i menaxhimit me lëndë dhe arshivë, krijimi i sistemit të praktikës gjyqësore, sigurimi i pavarësisë materiale-financiare të personelit gjyqësor në përgjithësi dhe të gjykatësve në veçanti. Pikërisht parimi 7 i Parimeve themelore të KB përcakton detyrimin e shteteve që të sigurojnë resurse materiale gjyqësisë ashtu që kjo të jetë e aftë të kryen funksionin e vetë ashtu si duhet. Një përcaktim të ngjashëm kemi edhe në Konventën Evropiane në të cilin theksohet se shtetet duhet të sigurojnë gjykatësve mjete të mjaftueshme ( të duhura) ashtu që të mund të kryejnë funksionin e tyre e sidomos që të mund të zgjedhin çështjet në afat të duhur – të arsyeshëm. Gjykata duhet të jetë e lirë që vetë të menaxhoj mjetet e dedikuara ashtu që organet tjera duhet të abstenojnë nga ndikimet në këtë lëmi dhe në vendimet lidhur me këtë ngase këto vendime duhet të jenë në suaza të të drejtave autonome të pushtetit gjyqësor. Megjithatë, Pushteti gjyqësor është përgjegjës pushteteve tjera – ligjvënës dhe ekzekutiv – në rastet e keq menaxhimit dhe keqpërdorimit të këtyre mjeteve. Standardet ndërkombëtare lejojnë çdo shteti që pavarësisht të vendosin lidhur me mënyrën e financimit të gjyqësisë. Duke pasur parasysh faktin se financimi paraqet element me rëndësi të veçantë për pavarësi të gjyqësisë, atëherë kishte me qenë e domosdoshme që edhe kjo të jetë e futur si parim në Kushtetutë ashtu që e njëjta të jetë edhe parim kushtetues ashtu që me kushtetutë duhet paraparë lartësinë e përqindjes së buxhetit të dedikuar për financimin e gjyqësisë Gjithsesi duhet të kihet parasysh se shtetet në tranzicion do të jenë në gjendje të përballojnë një trent të këtillë, por megjithatë, për hir të parimit të sundimit të së drejtës, me rastin e ndarjes së mjeteve të disponuar , gjyqësisë duhet të jepet prioritet i caktuar. Pjesëmarrja e gjykatësve në hartimin dhe përcaktimin dhe marrjen e vendimit lidhur me buxhetit do të ishte një mekanizëm i mirë për mbrojtje nga mekanizmi i financimit joadekuat e lidhur me këtë edhe të pavarësisë së gjyqësisë si institucion dhe gjykatësve si individ. Parimet themelore të KB dhe Këshilli i Evropës përmes Rekomandimeve të përmendura, kanë pranuar të drejtën e organizimit të gjykatësve në organizata profesionale – Shoqata të gjykatësve- përmes të cilave do të mbrohen interesat e tyre individuale dhe profesionale, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në pavarësinë e tyre., andaj organizimi profesional i gjykatësve duhet të jetë një prej instrumenteve më të fuqishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre e lidhur me këtë edhe të pavarësisë së tyre personale dhe profesionale. Zgjedhja e gjykatësve paraqet gjithashtu një segment shumë të rëndësishëm, nëse jo vendimtare, për funksionimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe të gjykatësve. Parimet themelore të KB parashohin që personat të cilit zgjidhen për gjykatës duhet të kenë kualitete morale, aftësi dhe shkollim dhe kualifikim adekuat juridik19. Të gjitha mënyrat e zgjedhjes duhet të mundësojnë mbrojtje nga zgjedhja

18 Lidhur me këtë konstatim mund të haset faktet e shumta në raportet e organizatave të shumta të KB dhe, sidomos, joqeveritare. 19 Gjithsesi profili i një gjykatësi duhet të jetë i kompletuar si në aspektin njerëzor ashtu edhe në aspektin profesional. Duhet theksuar se nuk mjafton të jesh jurist me provim të jurispodencës. Kësaj duhet shtuar shumë e shumë kualitete dhe kushte tjera si formale ashtu edhe jo formale që dikush të jetë pjesë e funksionimit të pushtetit gjyqësor në veçanti dhe të jurispodencën në përgjithësi. Sikur të bëhet një test i njohurive të bartësve të funksioneve të gjykatësi, prokurorit dhe avokatit, me siguri se do të vihej gjer një zhgënjim dhe kuptim se pse këta bartës nuk kanë

Page 66: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

66

me motivacion të gabuar. Gjatë zgjedhjes së gjykatësit nuk mund të ketë diskriminim në baza racore, ngjyre, gjinie, besimi, bindjeve politike,statusit nacional apo shoqëror, pronësisë apo lindjes, përveç kërkesës që gjykatësi të jetë shtetas i shtetit në të cilin zgjidhet.20 Edhe dy dokumente tjera ndërkombëtare të përmendura, në të njëjtit kuptim theksojnë “ përzgjedhja dhe çdo emërim i gjykatësve duhet të rrjedh në pajtim me kriteret objektive dhe transparente dhe bazuar në kualifikimet e duhura profesionale”21 si dhe “që sipas ligjeve, baza për përzgjedhjen e gjykatësve duhet të jetë aftësia e tyre që në mënyrë të lirë dhe paanshëm të shqyrtojnë çështjet juridike të cilat iu drejtohen si dhe që me atë rast të zbatojnë ligjin duke u kujdesur për dinjitetit e çdo personi. Ligji nuk lejon që cilido kandidat të jetë i refuzuar vetëm për shkak të polit, etnitetit apo prejardhjes sociale apo për shkaqe të bindjeve të tia filozofike, politike apo fetare”22 Rekomandimi i Këshillit të Evropës është “që të gjitha vendimet të cilat kanë të bëjnë me karrierën profesionale të gjykatësit, doemos duhet të bazohen në kriteret objektive, ndërsa karriera e gjykatësit duhet të bazohet në kontributin e tij duke marrë parasysh edhe kualifikimin, kualitetet morale, aftësia dhe efikasiteti” 23 Edhe pse standardet të përgjithshme ndërkombëtare nuk parashohin metodën unike për emërimin e gjykatësve, prapseprap sinjalizojnë disa aspekte të emërimit në të cilat doemos duhet të kihet kujdes i veçanet, sidomos ato të cilat kanë të bëjnë me rolin dhe ndikimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativë si dhe karakteristikat e forumit apo organit i cili bënë emërimin. Pra, nëse bëhet analiza e duhur, si princip gjeneral lidhur me zgjedhjen e gjykatësve, është që zgjedhjen e tyre duhet të bënë një forum apo organ i përbërë nga vetë gjykatësit apo i pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativë. Andaj sipas këtyre standardeve “lidhur me të gjitha vendimet të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjen, përparimin dhe pushimin e funksionit të gjykatësit, doemos duhet konsultuar organin i cili është i pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, në të cilin së paku gjysma janë gjykatës të zgjedhur nga ana e vetë gjykatësve, ku në mënyrë të veçantë duhet të kihet parasysh parimi i reprezentativitetit.”24 Përhershmëria e funksionit është njëra prej kushteve të pavarësisë së gjykatësve. Sidomos në sistemet në të cilat emërtimit e gjykatësve e bënë pushteti ekzekutiv, gjithsesi lihet hapësirë të mjaftueshëm për trusni politike ndaj gjykatësve, gjithsesi kur kihet parasysh edhe mandati i kufizuar dhe rizgjedhja.25 Në Kosovë kjo është zgjedhur me të ashtuquajtur mandat trevjeçar – puma provuese dhe mëpastaj mandat të përjetshëm. Forcimi i pavarësisë së gjykatësve me siguri është i lidhur edhe me rregullimin e qarte të sistemit të përparimit në profesion. Shteti është i obliguar që të siguron përparimin në pajtim me kriteret objektive të përcaktuara nga ana e organit të pavarur. Kriteret për përparim janë të ngjashme me ato për zgjedhje, pra, objektive dhe duhet të bazohen në profesionalistet dhe vite të përvojës. Parimet themelore të KB parashohin se përparimi i gjykatësve duhet të bazohet në faktorët objektiv, veçanërisht duke pasur parasysh aftësinë, kualitet morale dhe përvojën.26 Më në fund, shteti duhet të parasheh rregulla të qarta për shkarkimin e gjykatësit, respektivisht përgjegjësisë së tyre. Vlerat në të cilat duhet të bazohet sjellja e gjykatësit janë: pavarësia, paanshmëria,

gati kurfar rejtingu në organizatat dhe gjykatat ndërkombëtare. Nuk është arsye të thuhet ne ende nuk kemi qasje në ato organizata. Për fat të keq ato organizata kanë qasje te ne. 20 Parimet themelore mbi pavarësinë e gjyqësisë ( KB 1986) parimi 10. 21 Deklarata e përgjithshme mbi gjykatësin. Neni 9 22 Konventa Evropiane për statusin e gjykatësit , paragrafi 2.1 dhe 2.2 23 Rekomandimi i Këshillit të Evropës nr. R.9412 24 Konventa Evropiane për statusin e gjykatësit , paragrafi 13. Duhet theksuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë të kënaqshme e ka zgjedhur këtë standard ndërkombëtar përmes Këshillit gjyqësor ( Neni 104 dhe 108) edhepse, ndoshta, emërtimi i anëtarëve është dashur të jetë pak më shumë i pavarur nga pushteti ligjvënës. 25 Një numër i madh i gjykatësve në Kosovë e dinë sistemin e zgjedhjes dhe rizgjedhjes në bazë të përshtatshmërisë morale politike dhe mundësin e rezistimit ndaj kërkesave të “Komitetit” për zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Për fat të keq, një mentalitet i këtillë është prezent sidomos kur kemi të bëjmë me të ashtuquajtura konteste me shtetin dhe kundër shtetit duke përfshi këtu, në rend të parë, pretendimin e mbrojtjes së të ashtuquajturës pronë shoqërore, pa marrë parasysh se kjo është krijuar me represalie të papara ndaj popullatës _ krijimi i kooperativave, marrja e pasurisë “ së tepërt” dyqaneve dhe shtëpive. 26 Konventa Evropiane bënë fjalë për dy sisteme të përparimit profesional të gjykatësve edhe atë sistemin e seriozitetit, sipas të cilës gjykatësit përparojnë automatikisht pas kalimit të një afati në kryerjen e funksionit në instanca më të ulëta, dhe sistemin e meritave., ku faktorët raca, poli, bindjet, nuk mund të kenë ndikim në vendimin mbi përparim të cilin duhet të merë organi i pavarur.

Page 67: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

67

kualitetet morale, aftësia dhe zellshmëria. Andaj, arsyeja e shkarkimit të gjykatësit duhet të bazohen në këto parime dhe vlera, ndërsa vendimi mbi shkarkimin mund të mirët vetëm pas një procedure të zbatuar dhe të bazuar në ligj. Arsye për shkarkim të gjykatësit assesi nuk mund të jetë gabimi i bërë për shkak të qëllimeve të mira apo për shkak të mospajtimit me ndonjë ligj. Sipas Parimeve themelore të KB parashihet imuniteti i gjykatësve (imunitet i cili parashihet edhe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës) e të cilat kanë të bëjnë me veprimet, edhe nëse këto janë të gabuara, të gjykatësit me rastin e kryerjes së funksionit, i cili imunitet nuk donë të thotë se nuk mund të iniciohet procedurë disiplinore apo procedurë për kompensim dëmi nga shteti. Parimet themelore të KB përmbajnë disa dispozita lidhur me përgjegjësin disiplinore të gjykatësve, andaj, ndërmjet tjerash parasheh “ akuzat apo vërejtjet kundër gjykatësit për shkak të kryerjes së detyrës profesionale duhet të shqyrtohen në afat të shkurtë duke pasur parasysh procedurën e caktuar. Gjykatësi ka të drejtë në procedurë të drejtë. Shqyrtimi i ankesës fillimisht nuk do të jetë publike, përveç nëse gjykatësi këtë e kërkon”27 në dokumentin e njëjtë janë numëruar edhe arsyet e lejuara për shkarkimin e gjykatësit: “gjykatësi mund të shkarkohet apo largohet nga detyra vetëm për shkak të paaftësisë për të kryer funksionin apo per shkak të sjelljeve të cilat e bëjnë të padenjë për kryerjen e funksionin”.28 Gjykatësi sigurohet e drejta e ankesës në vendimin mbi sanksionin disiplinor duke përfshi edhe obligimin që vendimi në procedurën disiplinore, vendimi mbi shkarkim apo largim nga funksioni të nënshtrohen vlerësimit të pavarur. Duhet theksuar se edhe Rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësisë parashtron parimet të qarta lidhur me shkarkimin e gjykatësve.: “gjykatësi i zgjedhur nuk mund të largohet përgjithmonë nga funksioni pa ndonjë arsye të pranueshëm gjer në pensionim. Arsyet për shkarkim duhet të jenë qartazi të definuar me ligj dhe kanë të bëjnë me paaftësinë për kryerjen e funksionit, veprën penale dhe shkelje serioze disiplinore”.29 Principet kushtetuese, zgjidhjet ligjore apo tradita e një shteti përcakton mundësin e largimit të një gjykatësi nga një lëndë, ndërrimin e gjykatësit në një funksion tjetër gjyqësor brenda gjykatës, masat ekonomike – zvogëlimi i rrogës për një periudhë të caktuar dhe suspendimi. Këshilli gjithashtu ka paraparë rregulla të qarta lidhur me shkarkimin nga detyra, andaj veçanërisht e shqyrton emërtimin e një organi të veçantë për mbikëqyrje të punës së gjykatësve. Në Rekomandime kërkohet formimi i një organi të veçantë për vendimet disiplinore vendimet e të cilit do të kontrollohej nga instancat më të larta gjyqësore, Gjykata më e lartë vendore. Shqyrtime përmbledhëse Gjyqësia e Kosovës në momentin aktual është në një fazë delikate. Edhepse nuk është qitur në derë “Renovim, është e mbyllur”, një formë më e zbutur e kësaj qëndron. Kjo ka të bëjë edhe me prokurorit. Me siguri se pakënaqësitë më të mëdha, apo ndër më të mëdha kanë qenë të lidhur me gjyqësinë, por gjithsesi, është çështje për të shqyrtuar, detyrimi i aplikimit të të gjithë gjykatësve për kryerjen e funksionit të gjykatësit, ngase nuk është e qarte qëllimi. Ndoshta mund të paramendojmë, por gjithsesi e njëjta duhet, në një mënyrë të qartësohet me sqarime publike apo takime profesionale. Ndoshta motivi është largimi i një numri të gjykatësve të korruptuar dhe të paaftë, por edhe kjo nuk mjafton, ngase edhe për këtë ka rrugë dhe mënyrë. Mëpastaj, nuk është e qarta statusi pas aplikimit dhe emërimit. Gjykatësit, një pjesë e madhe e të cilëve me siguri do të riemërohen, nuk dinë kohën e emërtimit, respektivisht si do të zbatohet Kushtetuta në këtë drejtim. Si do të trajtohet mandati si mandat fillestar apo riemërim. Si të veprohet në mungesë të dispozitave të qarta lidhur me këtë çështje. Ishte shumë lehtë të “Konstatohet se mandati i organeve qendrore është 4 respektivisht 5 vjet, por çka tani”. Konsideroje të rrugës të theksoj një konstatim i Komisionit të Venediktit lidhur me nevojën e zgjedhjeve pas miratimit të Kushtetutës plotësisht të re: “lidhur me institucionet politike duket legjitime

27 Parimet themelore të pavarësisë së gjyqësisë ( KB 1985) parimi 17 28 Ibid parimi 19 29 Rekomandimi R(94) Këshillit të ministreve të Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e, efikasitetin dhe rolin e gjykatësit

Page 68: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

68

të kë kërkohen zgjedhjet e reja pas miratimit të Kushtetutës plotësisht të re”, por kjo aspak “nuk duket evidente lidhur me zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve”. Megjithatë, konsideroj të nevojshme një “rivendosje” dhe një “renovim” të gjyqësisë me ç’rast duhet të kihet parasysh fakti se gjykatësit të cilit do të riemërohen të mos trajtohen dhe barazohen me ata të porsaemëruar. Të rezistosh ndikimeve politike mjafton të zbatosh me përpikëri dispozitat e cekura dhe natyrisht, Kushtetutën dhe parimet kushtetuese lidhur me ndarjen e pushteteve.

Page 69: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

69

Mr. Sci. Hashim Çollaku, prokuror

KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË PROCEDURËS PËR TË MITUR SIPAS KODIT PENAL TË DREJTËSISË PËR TË MITUR NË KOSOVË

HYRJA Në temën të cilën e kam punuar, kam paraqitur disa karakteristika kryesore të procedurës për të mitur, sipas Kodit Penal të Drejtësisë për të Mitur në Kosovë, duke patur parasysh që në këtë drejtim në Kosovë është bërë një progres bukur i mirë. Pasi që Kosova me të përfunduar të luftës më date 12 qershor 1999 ka dal me institucione të rrënuara dhe infrastrukturë të shkatërruar, është ndie më se e domosdoshme që të fillohet me konstituimin e organeve vetëqeverisëse, me qëllim që të organizohet jeta e qytetarëve. Fillimisht u punua në atë drejtim që të funksionalizohet roli i administratës së përkohshme ndërkombëtare, sipas Rregullores së UNMIK –ut nr.1/99, të dt.25 qershor 1999, me respektim të standardeve të pranuara ndërkombëtare si dhe me fuqizimin e ligjeve në Kosovë. Por, në nenin 3 të kësaj Rregullore, u shkelën në mënyrë drastike të drejtat e qytetarëve të Kosovës, sepse thuhej: “ligjet e Kosovës të cilat kanë qenë në fuqi në teritorin e saj para dt 24 mars 1999 do të vazhdojnë të zbatohen në Kosovë nëse nuk biejnë në kundërshtim me standardet e përmendura nga neni 2 ....”. U shkaktuan pakënaqësi të mëdha, sepse në Kosovë, prej vitit 1989 kur janë rrënuar po thuajse të gjitha institucionet e Kosovës, janë nxjerrë ligjet diskriminuese gjer në përfundimin e luftës, u bë përmirësimi i Rregullores së përmendur. Rregullorja e UNMIK-ut, nr.24/99 të dt.12 dhjetor 1999, e përmirësojë rregulloren ekzistuese, me nenin 1, ndër të tjera theksohet në pikën b. “legjislacionin në fuqi që do të zbatohet në Kosovë, është për ligjet e nxjerrura gjer më dt.22 mars 1989”, me sqarimet e tjera gjer në nenin 2. Duke patur parasysh këtë situatë u nxorën shumën ligje të tjera e çka është më me rëndësi dhe më progresive, në Kosovë u nxorrë Kodi Penal i Drejtësisë për të Mitur, sipas Rregullores së UNMIK-ut, nr.8/2004, i dt 20 prill 2004, që u vërejt si një e arritur e madhe, sepse Kosova përfundimisht u shkëput nga kontinuiteti legjislativ i shtetit inekzistentë - ish Jugosllavi. Sipas KPDM, janë paraparë si risi masat e diversitetit, të cilat janë në zbatim e sipër në vendet me infrastrukturë më të ngritur në aspektin legjislativ, si dhe në rrjedhat e përgjithshme shoqërore, ashtu që pasi që këto janë si risi, u pa e nevojshme që të ngritet edhe Shërbimi Sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të Kodit. 1.Historiku i Procedurës Penale për të Mitur në Kosovë

Në Kosovës, në aplikim deri me nxjerrjen e Kodit Penal të Drejtësisë për të Mitur (KPDM),30 kanë qenë të gjitha pjesët e ligjeve penale të cilat iu janë referuar punës së subjekteve në procedurë për të mitur, sipas Rregullores së UNMIK-ut, nr.1/9931 dhe 24/9932. Të miturit janë kategoria e posaçme për punë, është gjetur e nevojshme që të nxirret (KPDM). Dispozitat Ligjore nga KPDM, që kanë të bëjnë me kryesit e mitur të veprave penale, si dhe instrumentet dhe aktet ndërkombëtare, në përkufizime ligjore, me të mitur kuptojmë, personin i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i moshës 14 (katërmbëdhjetë) deri në moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeçare. Pasi që të miturit si kryerës të veprave penale, kanë pjesëmarrje bukur të mirë në statistikat e përgjithshme të kryesve të përgjithshëm të veprave penale edhe në Kosovë, atëherë korniza ligjore e cila është në fuqi, ka parapa punën me kategori e kryesve të mitur të veprave penale.

30 Rregullorja e UNMIK-ut, nr 2004/8 e dt 20 prill 2004 31 Rregullorja e UNMIK-ut nr 1/99 e dt 25 qershor 1999, Për Autorizimet e Administratës së Përkohshme në Kosovë 32 Rregullorja e UNMIK-ut nr 24/99 e dt.12 dhjetor 1999, Për Ligjin në Fuqi në Kosovë

Page 70: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

70

Kategorisë së personave të mitur, iu është kushtuar një kujdes i duhur, nga se zhvillohet procedurë e posaçme, e cila është zhvilluar edhe sipas ligjeve të cilët kanë qenë në fuqi në shtetin inegzistent, ish Jugosllavi. Dispozitat ligjore që iu janë referuar punës me të mitur, kanë qenë të paraparë në Ligjin e Procedurës Penale të RSFJ-së, (LPP të RSFJ)33, i cili ka shfuqizuar LPP-në, që ka qenë në aplikim sipas gazetave zyrtare të RSFJ-së, nr. 50/67, 54/70 dhe 6/73. Rregullat që janë nxjerrë në bazë të këtij Ligji dhe dispozitat e tjera që janë në kundërshtim me LPP-ën, sipas gazetës zyrtare të RSFJ-së, nr. 26 të dt. 16 maj. 1986, hynë në fuqi LPP. Në Kapitullin e 27 janë paraparë dispozitat ligjore të cilat u referohen procedurës e cila zhvillohet për të mitur.34 duke i përdorur në mënyrë të përshtatshme dispozitat e tjera ligjore, gjatë punës së mëtutjeshme. 2.Zhvillimi i Procedurës Penale për të Mitur në Kosovë Pas datës 10 qershor 1999, me të përfunduar të luftës, Kosova dual pa institucione, andaj, me qëllim të funksionimit të rendit të përgjithshëm shoqëror, u pa më se e nevojshme që të fillohet me konstituimin e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse. Administrata e Përkohshme në Kosovë, filloi që të instalohet në funksionim të gjithë pushtetit, duke filluar nga ai legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe administrimin e organeve të drejtësisë, duke u ushtruar nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP)35. Me të njëjtën Rregullore parashihet që cilat ligje do të jenë në fuqi, si dhe hyrja në fuqi e Rregulloreve të cilat do të nxirren nga UNMIK-ut. Në plotësim të Rregullore 1/99 pasi që u vërejt se u krijua një zbrastësirë dhe u kriua një paqartësi për aplikimin e ligjeve në fuqi, u pa e nevojshme që të nxirret Rregullorja 24/99 në të cilën decidivisht u theksua në nenin 1 par.1. 1 (b); “që në Kosovë do të jenë në fuqi të gjitha ligjet të cilat kanë qenë gjer më dt. 22 mars 1989”. Gjithashtu u parapanë edhe instrumetent dhe aktet e tjera ndërkombëtare që duhet të jenë në fuqi, dhe të cilat u referohen garantimit të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, me theks të posaçëm duke ruajtur personalitetin dhe integritetin edhe të miturve. Me theks të posaçëm Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e fëmijëve e dt.20 dhjetor 198936.

Fillimi me punë i gjykatave dhe prokurorive në territorin e Kosovës, filloi me Rregulloret e theksuara, duke i parapa si Gjykata Ad hoc dhe Zyre të Prokurorive Ad hoc, me tërë kornizën ligjore të theksuar. Të gjitha Rregulloret të cilat nxirren nga ana e PSSP, vlejnë për tërë territorin e Kosovës deri në nxjerrjen e KPDM, pa u lënë anash instrumentet dhe aktet e tjera ndërkombëtare. Pasi që në Kosovë nuk kishte Ligj Penal për të Mitur, por në zbatim ishin Ligjet të cilat kanë qenë në fuqi, si dhe të gjitha aktet dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare, me nxjerrjen e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK)37, Kodit Penal të Kosovës (KPK)38, me qëllim që mos të krijohet vakuum ligjor, me sugjerimin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, u përshpejtua procedura për nxjerrjen e KPDM, për të mbuluar punën me kryesit e mitur të veprave penale sa i përket aspektit procedural. Nxjerrja e KPDM, shënon një epokë të rëndësishme në punën e organeve të jurisprudencës siç janë prokurorit dhe gjykatat, nga se për herë të parë Kosova bëhet me KPDM, duke mundësuar rregullimin e punës së bartësve të funksioneve të jurisprudencës me ligj të posaçëm. Normalisht që pjesë e punës e KPDM-së, si dhe bartësve të funksioneve të jurisprudencës janë edhe dispozitat ligjore të tjera të KPPK-së, instrumentet dhe akte të tjera ndërkombëtare, të cilat duhet gjetur aplikim gjatë kryerjes së punës. KPDM, që është në fuqi prej dt. 20 prill 2004, në përbërjen e vet, ka të paraparë:

33 Gazeta zyrtare e RSFJ nr 4/77 e dt 01 korrik 1977, 34 Po aty, neni 452-492 i LPP-së, 35 Rregullorja e UNMIK-ut, 1/99 e dt 25 qershor 1999, neni 1 36 Rregullorja e UNMIK-ut, 24/99 e dt 12 dhjetor 1999, neni 1 parag.1.3 (h) 37 Rregullorja e UNMIK-ut, nr 26/2003 e dt 6 korrik 2003 38 Rregullorja e UNMIK –ut, nr 25/2003 e dt 6 korrik 2003

Page 71: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

71

- pjesën e parë – në të cilën janë të parapara, parimet udhëzuese dhe dispozitat hyrëse, me pjesët përshkruese dhe përkufizimeve ligjor të termave fëmi, i mitur, i mitur madhor i ri, termi i ri, e tjerë39

- pjesën e dytë – në të cilën janë të parapara, masat dhe dënimet e zbatueshme, në dispozitat

e përgjithshme40

- pjesën e tretë – në të cilën është parapara procedura që kërkohet të zhvillohet gjatë punës me kryesit e mitur të veprave penale41

- pjesën e katërt – në të cilën janë paraparë ekzekutimi i masave dhe i dënimeve, kur kihet

parasysh që të miturve mund të shqiptohen masat e diversitetit, masat edukative, dënimi me gjobë, dënimi me burgim për të mitur, dënimi me kusht me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme42

- pjesën e pestë – në të cilën janë paraparë procedurat gjyqësore që përfshijnë veprat penale

të kryera ndaj fëmijëve, duke paraqitur gjykimin e madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve43 dhe

- pjesën e gjashtë – në të cilën janë paraparë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare për

lehtësim në punë me kryesit e mitur të veprave penale44 KPDM është i përpiluar në frymën e instrumenteve dhe akteve të tjera ndërkombëtare, duke mos i lënë anash, Udhëzimet të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve (Udhëzimet e Riadit) të miratuara dhe të shpallura me Rezolutën 45/112 të Asamblesë së Përgjithshme më 14. dhjetor 1999, sesioni i 68 plenar, Rregullat Standarde Minimale për Masat jo Ndëshkimore (Rregullat e Tokios), të miratuara me Rezolutën 45/110 të Asamblesë së Përgjithshme të dt.14.dhjetor 1990, Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit) të miratuara nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 40/33 të dt. 29. nëntor 1985. Si risi në KPDM dhe në frymën e këtyre udhëzimeve dhe rregullave, pjesë përbërëse e kodit, u parapanë Masat e Diversitetit, si pjesë përbërëse e sanksioneve penale që mund të shqiptohen të miturve, krahas masave edukative dhe dënimeve të tjera45. Masat e diversitetit u shqiptohen kryesve të mitur të veprave penale me qëllim që të parandalojnë kur ekzistojnë mundësitë ligjore që mos të fillohet procedura penale ndaj kryesit të mitur, për veprat penale, dhe me qëllim që të ndihmohet në rehabilitimin dhe riintegrimin e tij në shoqëri, dhe me qëllim që mos të përsëriten sjelljet devijuese. 3.Masat e diversitetit

KPDM, në kapitullin e V, ka paraparë masat e diversitetit, të cilat u shqiptohen kryesve të mitur të veprave penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë apo me burgim deri në tri vite. Me këto masa ndikohet drejtpërdrejtë te i mituri, që të parandalohet fillimi i procedurës penale, me qëllim që sa më parë të reintegrohet në rrjedhat e përgjithshme shoqërore. Përndryshe, masat e diversitetit janë disa llojesh46, dhe varësisht prej vlerësimit që do ta e bënë prokurori ose gjykatësi për të mitur, do të përcaktohet për llojin e masës që do t’ia shqipton kryesit të mitur. 39 Neni 2 KPDM 40 Neni 6 KPDM 41 Neni 37 KPDM 42 Neni 79 KPDM 43 Neni 141 KPDM 44 Neni 150 KPDM 45 Neni 6 parag 1 dhe 2 të KPDM 46 Neni 15 i KPDM

Page 72: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

72

Këto masa janë:

- ndërmjetësimi në mes të kryesit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe kërkim faljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar;

- ndërmjetësimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij;

- kompensimi i dëmit palës së dëmtuar përmes marrëveshje së ndërsjellë ndërmjet viktimës,

të miturit dhe përfaqësuesin të tij ligjor, në përputhje me situatën financiar të miturit;

- vijimi i rregullt në shkollë;

- pranimi i punësimit apo aftësimi në një profesion adekuatë në aftësitë dhe shkathtësitë e tij;

- kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësinë e kryesit të mitur për kryerjen e punës së tillë;

- edukimi në rregullat e trafikut, dhe

- këshillimi psikologjik.

Pasi që ekziston një numër bukur i mirë i llojeve të masave të diversitetit, prokurori ose gjyqtari për të mitur, që zhvillon procedurë me të miturin, paraprakisht duhet pasur kujdes të duhur që të njëjtat ti shqipton në përputhshmëri me dispozitat ligjore, dhe mundësisht të përcaktohet për masën e cila llogaritet se do ta e arrin efektin më të dëshirueshëm .

Sa i përket kriminalitetit të miturve në regjionin e Prizrenit, si dhe më gjërë, zakonisht, paraqiten kryerje të veprave penale të llojeve të ndryshme siç janë: rrezikimi i trafikut publik, lajmërimi i rrem, lëndimi i lehtë trupor, vjedhja, falsifikimi i dokumenteve e tjerë. Për këto lloje të veprave penale, parashihet dënimi me gjobë, ose dënimi me burgim deri në 3 vite, për kryesit të mitur të veprës penale, por mund tu shqiptohet njëri ndër llojet e masës së diversitetit, pasi që paraprakisht prokurori ose gjyqtari për të mitur të kenë vlerësuar situatën para së cilës gjendet çështja penale. Gjatë shqiptimit të masës së diversitetit, duhet patur parasysh moshën e kryesit të mitur të veprës penale, kohën e kryerjes së veprës penale si dhe fazën e zhvillimit psikofizik të miturit, dëmin e shkaktuar të dëmtuarit, rrethanat të cilat kanë dërgu të miturin deri te ndërmarrja e një veprimi të kundërligjshëm, me qëllim që efekti i masës të jetë sa më i arsyeshëm. Gjatë punës me masat e diversitetit, prokurori, gjykatësi për të mitur, si dhe Shërbimi Sprovues të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur, me zbatimin e masës së diversitetit e cila shqiptohet, duhet patur kujdes të theksuar, me qëllim që mos të ndikohet negativisht në të miturin, dhe të shkaktohen vështërsi në procedurë. Rezultatet e arritura gjatë shqiptimit të masave të diversitetit, kryesve të mitur të veprave penale, fillimisht janë të mira, përkundër asaj që vazhdimisht duhet ngritur kapacitetet humane, të perfeksionohet korniza ligjore si dhe të sigurohet infrastrukturë përcjellëse me theks të posaçëm objekt hapësinorë, gjatë punës me kryesit e mitur. Për punë me masat e diversitetit, veçojmë palët në procedurë penale, siç janë:

- gjykatësi për të mitur, - prokurori publik; - shërbimi sprovues;

Page 73: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

73

4. Masat edukative

Përveç masave të diversitetit që mund të shqiptohen kryesve të mitur të veprave penale, mund tu shqiptohen edhe masat edukative47 siç janë:

- masat disiplinore, - masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe - masat institucionale

Për shqiptim të masave edukative, duhet pasur parasysh ndikimin e masës në zhvillimet e përgjithshme te kryesi i mitur i veprës penale, me qëllim të arrihet efekti i dëshirueshëm edukativ, të arrihet efekti i dëshirueshëm në aftësinë profesional, dhe të ndikohet pozitivisht në të miturin, që mos të përsëritë sjellje recidiviste.Pasi që masat edukative ndahen në tri lloje, si lloje të masave disiplinore janë:

- qortimi gjyqësor dhe - dërgimi i të miturit në qendrën diciplinore.

Këto dy lloje të masave disiplinore shqiptohen në rastet kur vepra penale është kryer nga pakujdesia dhe pa dashje.

Masat edukative të mbikëqyrjes së shtuar janë:

- mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, - mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër, dhe - mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë.

Shqiptimi i masave edukative ka për qëllim që kryesi i mitur i veprës penale të ndihmohet për tu kthyer në familje, në shoqëri. Masat institucionale të cilat mund të shqiptohen të miturve janë:

- dërgimi i të miturit në institucionin edukues, - dërgimi i të miturit në institucionin edukativo korrektues dhe - dërgimi i të miturit në institucionin për kujdes të posaçëm.

Qëllimi i shqiptimit të masave edukative është që te kryesi i mitur të caktohet një mbikëqyrje e plotë nga ana e personelit profesionist me qëllim që i mituri mos të lihet pa përkujdesë dhe të aftësohet për jetë. Ndaj personave të mitur mund të shqiptohen edhe sanksionet penale siç janë gjoba, urdhri për punë në dobi të përgjithshme si dhe burgimi për të mitur.

5.Roli i prokurorit publik në procedurën për të mitur Procedura përgatitore ndaj të miturve zhvillohet me kujdes të theksuar, duke pasur parasysh personalitetin e të miturit, zhvillimin shpirtëror, psikologjikë, ndjeshmërinë e të miturit, në mbështetje të dispozitave të KPPK-së, si dhe instrumenteve dhe akteve të tjera ndërkombëtare48 që rregullojnë materien e të miturve. Prokurori publik në procedurën përgatitore për të mitur, nxjerrë aktvendimin për fillimin e procedurës përgatitore, dhe prej atij momenti, i qaset nxjerrjes dhe grumbullimit të provave të nevojshme.Pasi që të paraqitet kallëzimi penal, kur prokurori publik vlerëson se ka bazë për shqiptimin e masës së diversitetit, atëherë ai përcaktohet për llojin e masës përkatëse. Po që se e sheh të nevojshme që duhet

47 Neni 16 i KPDM 48 Ndër të tjera, rregullat Standarde Minimale të Kombeve Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit), të miratuara nga rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 40/33 të dt 29 nëntor 1985, Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Delikuencës së të miturve (Udhëzimet e RIADIT), të miratuara dhe të shpallura me Rezolutën 45/112 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 14 dhjetor 1990, sesioni 68, plenar, Rregullat Standarde Minimale për Masat jo – Ndëshkimore (Rregullat e Tokios) të miratuara me Rezolutën 45/110 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të dt 14 dhjetor 1990.

Page 74: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

74

filluar me procedurë përgatitore prokurori publik grumbullon të gjitha provat e nevojshme dhe pas përfundimit të procedurës përgatitore vendos për paraqitjen e propozimit për shqiptimin e masës edukative ose shqiptimin e dënimit.

Para se të nxirret aktvendimi për fillimin e procedurës pregaditore, prokurori publik duhet të shikon shkresat e lëndës, e me theks të posaçëm të përcjellë qëndrimin e të miturit në polici.

Afati kohor i privimit prej lirie nuk guxon të jetë më gjatë se 24 orë, por nuk nënkupton që prokurori publik nuk duhet kërkuar që kallëzimi penal për punë të sillet në prokurori në afat sa më të shkurt. Qëndrimi i të miturit në ndalim policor, llogaritet prej kohës së privimit prej lirie, duke u shënuar data e saktë, koha, që nënkupton orën dhe minutat, të cilët do të llogariten në veprimet e mëtutjeshme të kërkuara.

6.Procedura përgatitore për të mitur Procedura përgatitore për të mitur fillon me aktvendimin e prokurorit publik për fillimin e procedurës përgatitore49 kur ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer veprën penale. Me aktvendim fillohet procedura përgatitore, njoftohet organi i kujdestarisë pranë Qendrës për Punë Sociale, Shërbimi sprovues në kuptim të nenit 7 parag. 2 të LPKM-së, për përpiluar anketën sociale dhe njoftohen subjektet të tjerë. Gjatë zhvillimit të procedurës përgatitore, i mituri duhet të ketë mbrojtës – avokat50 dhe duhet të njoftohet për rrjedhat gjatë grumbullimit të provave. Përveç prokurorit publik gjatë procedurës përgatitore mund të paraqitem propozime për prova të reja edhe nga subjektet të tjerë. Prokurori publik e drejton rrjedhën e zhvillimit të procedurës përgatitore, vlerëson provat e grumbulluara dhe pas përfundimit të procedurës përgatitore vendos për paraqitjen e propozimit për shqiptimin e masës edukative ose dënimit. Sipas LPP-së, procedura përgatitore për të mitur është filluar me kërkesën e prokurorit publik për zhvillimin e procedurës përgatitore, ndërsa aktvendimin për fillimin e procedurës përgatitore e ka nxjerrë gjyqtari për të mitur51. Me LPMK, prokurori publik është e obliguar që të jetë aktiv në procedurë dhe të nxjerrë të gjitha provat me të cilat mbështetë propozimin për shqiptimin e masës edukative ose dënimit. Hap më i avancuar në LPMK, konsiderohen – Masat e diversitetit, të cilët janë të parapara me LPMK52, të cilat masa janë të karakterit më favorizues për pozitën e të miturit me qëllim të riintegrimit sa më të shpejtë në rrjedhat e përgjithshme shoqërore. Gjithashtu ndaj të miturve mund të shqiptohen edhe dënimet siç janë dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.

Përndryshe, prokurori publik është prezentë gjatë tërë procedurës penale deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, në paraqitjen e mjeteve të rregullta juridike - ankesës, si dhe mjeteve të jashtëzakonshme juridike siç janë kërkesa për rishikimin e procedurës penale53 dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë 54.

7.Karakteristikat kryesore në procedurën për të mitur Me të përfunduar të procedurës përgatitore, prokurori publik bënë vlerësimin e provave të grumbulluara dhe vendos për propozimin e shqiptimit të masës edukative ose të dënimit. 49 Rasti penal PP nr 282/08, aktvendimi për fillimin e procedurës përgatitore, ndaj të paraqiturit të mitur F K nga Prizreni, për shkak të veprës penale të dhunimit si bashkëkryerës nga neni 193 parag 2 nën parag 1 lidhur me nenin 23 të KPK-ës. 50 Në nenin 40 të LPMK-së parashihet që i mituri të ketë avokat. 51 Neni 470 i LPP-së. 52 Neni 13-15 i LMPMK-së. 53 Neni 438 i KPPK-së. 54 Neni 451 i KPPK-së.

Page 75: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

75

Propozimin për shqiptimin e masës edukative prokurori publik e paraqet ndaj të miturit, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka mbushur moshën mbi 16 vjet, me qëllim që të miturit ti jepet mundësia që të përmirësohet dhe të riintegrohet në shoqëri me bindje se masa e propozuar do të ndikoj në të miturin dhe do të arrihet efekti i dëshirueshëm. Prokurori publik paraqet propozimin për shqiptimin e dënimit ndaj kryerësit të mitur të veprës penale i cili në kohën e kryerjes ka mbushur moshën mbi 16 vjeçare. Propozimet e parapara në LPMK, duhet të jenë të arsyetuara me provat të cilat grumbullohen dhe vlerësohen, ashtu që prezantimi i çështjes penale të jetë sa më adekuatë dhe në përputhshmëri ligjin, në të kundërtën gjyqtari për të mitur mund të vendos që propozimin e paraqitur në gjykatë ta hedh nëse ekzistojnë kushtet e parapara nga dispozitat ligjore ose ta transferoj çështjen në një gjykatë tjetër nëse ekzistojnë kushtet e parapara në paragrafet 1-3 të nenit 316 të KPPK-së. Gjithnjë sipas KPDM, për veprat penale që kryesit e mitur i kanë kryer në kohën që ende nuk i kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, mund tu shqiptohen vetëm masa, qoftë masa e diversitetit, apo masa edukative. Për shqiptim të masave të diversitetit, kushti elementar i cili duhet plotësuar është pranimi i përgjegjësisë për veprën penale nga i mituri, që për veprën penale e cila është kry është i paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burgim deri në 3 vite, gatishmëria e shprehur e të miturit që të pajtohet me palën e dëmtuar ndërsa shqiptimin e masës e bënë prokurori publik kompetentë, i cili ekzekutimin e masës e kalon në shërbimin sprovues, si shërbim i ri i ndërtuar në realitetin e ri Kosovar, në vitin 2003, me veprim nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa fuqizimi i punës së këtij shërbimi vjenë në shprehje me nxjerrjen e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2004/46, në të cilën Rregullore përcaktohen përgjegjësitë e shërbimit sprovues, duke filluar prej pregaditjes së anketës sociale për kryesit e mitur, mbikëqyrjen dhe ofrimin e ndihmës për personat e dënuar të cilët vuajnë dënimet alternative, ofrimin e ndihmës për kryesitë e veprave penale të cilët janë të varur nga droga ose alkooli, e që i janë nënshtruar trajtimit të detyruar rehabilitues, i cili kryhet në liri, mbikëqyrjen dhe ofrimin e ndihmës për personat e dënuar, të cilët janë liruar me kusht si dhe çdo veprimtari tjetër të përcaktuar nga autoriteti përkatës. Vlerësuar këtë me një spektër më të gjerë, pra parashihet rol shumë dimensional i shërbimit sprovues, por pa i lënë anash edhe aktivitetin e qendrës për punë sociale, e cila në kuadër të përgjegjësive të veta ofron ndihmë për mbrojtjen sociale të njerëzve me nevoja përkatëse. Kur jemi te Procedura Penale për të Mitur, me KPDM të Kosovës, është paraparë që fillimi i procedurës të bëhet me aktvendimin për fillimin e procedurës pregaditore, i cili përmban anën formalo juridike, dhe nxjerret pasi që është vërtetuar, se kryesi i veprës penale në kohën e kryerjes ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeçare, e kjo vërtetohet në bazë të certifikatës së lindjes të shërbimit përkatës. I mituri nuk duhet të miret në pyetje më shumë se dy herë, që nënkupton se të njëjtit duhet ruajtur dinjitetin, mos ti shkaktohet shqetësim gjatë marrjes në pyetje, mos ti parashtrohen pyetjet provokative, të dëgjohet në prezencën e përfaqësuesit të tij ligjor – prindit, e po që se kjo anë nuk mund të përmbushet për arsyenat e ndryshme, ti caktohet kujdestari nga ana e qendrës për punë sociale. Ti mundësohet liria e komunikimit me mbrojtësin, i cili caktohet sipas detyrës zyrtare, po që se nuk ka avokat, që të gjitha procedura në të cilët përfshihet i mituri të jenë konfidenciale, asnjë incizim i procedurës mos të bëhet publik, pa autorizimin e gjykatës. Trupi gjykues, të jetë i përbërë prej gjykatësit për të mitur, si dhe anëtarëve të tjerë të caktuar ekskluzivisht për punë me të mitur, veprohet edhe në shkallë të dytë, pra të zbatohet parimi i dyshkallsisë.

Page 76: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

76

Varësisht prej rrjedhës së procedurës prokurori publik mund të pezullojë ndjekjen e veprës penale ndaj kryesit të mitur, ndërsa prej momentit kur të kupton se nga provat e nxjerura janë plotësuar kushtet për shqiptimin e masës së diversitetit, atëherë edhe mund të vepron. Pas fillimit të procedurës pregaditore shkohet me procedurë më tutje, e pas përfundimit të hetimeve, prokurori publik po që se vendos që ndaj të miturit të zhvillojë procedurë më tutje, atëherë paraqet propozimin për aplikimin e masës edukative, e varësisht prej rastit paraqet propozimin për shqiptimin e dënimit. Kryesit e mitur të veprës penale mund ti caktohet paraburgimi në një afat kohor prej 30 ditëve, prej momentit të arrestimit, ndërsa mund ti zgjatet paraburgimi nga kolegji për të mitur i gjykatës kompetente për një periudhë shtesë prej 2 muajve. I mituri gjithnjë gjatë kohës që mbahet në paraburgim duhet të ndahet nga të paraburgosurit madhor, ndërsa në Kosovë, ekziston qendra e paraburgimit si dhe burgu për të mitur në Lipjanë. Gjatë punës po që se vërehen zbrastina juridike, përshtatshmërish zbatohet Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, të cilët dispozita në mënyrë të përshtatshme zbatohen sipas nevojës edhe në shqyrtimin gjyqësor. Gjithmonë gjatë mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor përjashtohet publiku. Në gjykim duhet të jenë prezent të gjitha palët të parapara në procedurë. Gjithashtu në gjykim gjithnjë duhet të jetë prokurori publik i cili e përfaqëson rastin penal, si dhe i mituri, përfaqësuesi i tij ligjor, ose kujdestari i caktuar, mbrojtësi, ashtu që asnjëherë nuk mund të mbahet gjykim pa prezencën e të miturit. Sipas nevojës mund të bëhet bashkimi i procedurës në kuptim të dispozitave ligjore55, por atëherë puna me të mitur, kalon te gjykatësi për të mitur dhe deri në përfundim procedurën e udhëheq ai gjykatës. Trupi gjykues duhet të jetë në përbërje të paraparë sipas ligjit, dhe në përbërje përpos gjykatësit profesionist, gjyqtarët laik (porotët), është e preferueshme që të jenë nga rangu i pedagogëve, sociologëve, me qëllim që ndikimi i tyre te i mituri të jetë më i pranueshëm. Të miturit i shqiptohen masa edukative, por edhe dënimi në kuptim të dispozitave pozitive ligjore, e kjo nënkupton që ka të drejtë pas marrjes së aktvendimit ose aktgjykimit, i mituri të shfrytëzojë mjetet juridike. Mjetet juridike të cilat i ka në dispozicion procedura penale për të mitur, është ankesa, si mjetë e rregullt juridik, por ka të drejtë që i mituri të ushtrojë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë56, si dhe kur dënimi ose masa edukative iu është shqiptuar të miturit dhe janë shkelur dispozitat ligjore, mund të ushtrohet edhe kërkesa për rishikim të Procedurës Penale57 . 8.Ekzekutimi i masave dhe i dënimeve Me shqiptimin e masës së diversitetit, nënkuptohet se prokurori publik ose gjykatësi për të mitur janë të obliguar që aktvendimin si dhe shkresat e tjera të duhura ti dërgohen shërbimit sprovues kompetentë, për përcjelljen dhe ekzekutimin e masës. Pasi që shërbimi sprovues është institucion i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sipas Rregullores së posaçme, është përgjegjës për ekzekutimin e masave, të cilët u shqiptohen kryesve të mitur të veprave penale, si dhe dënimeve alternative që u shqiptohen kryesve të veprave penale madhor. Pasi që ti dërgohet aktvendimi shërbimit sprovues, mbanë relacione të afërta me organin i cili e ka shqiptuar masën përkatëse, dhe jep raport organit përkatës për rrjedhën e zbatimit të masës së shqiptuar.

55 Neni 42 parag 2 KPDM 56 Neni 451 i KPPK 57 Neni 438 i KPPK

Page 77: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

77

Me përmbushjen e detyrimit, i cili është paraparë në masën e diversitetit, shërbimi sprovues pasi që të konstaton, raporton në prokurori dhe gjykatë, të cilët vendosin për ndërprerjen e procedurës së mëtutjeshme në të kundërtën po që se detyrimi nuk është përmbush, shkohet më tutje në procedurë penale për të mitur58. Përpos masave të diversitetit, ekzekutimi i masave edukative të shqiptuara nga ana e gjykatës kompetente, është obligim i shërbimit sprovues që ndodh në territorin ku i mituri e ka vendbanim e përhershëm ose të përkohshëm, që të jetë në përcjellje të masës së shqiptuar59 Është detyrë e shërbimit sprovues që pas marrjes së vendimit gjyqësor, si dhe shënimeve të cilat i ka nga shkresat e lëndës të bënë verifikimin e shënimeve personale, e më pastaj së bashku me stafin të cilin e ka të verifikojë personalitetin e të miturit, me qëllim që programi i caktuar për të miturin të jetë sa më efikas. Të gjitha shpenzimet të cilat shkaktohen gjatë zbatimit të masave si të atyre të diversiteti ashtu edhe atyre edukative bijnë në barrë të mjeteve buxhetore të organeve shtetërore. Gjithashtu është me rëndësi të theksohet se ekzekutimi i sanksioneve penale, siç janë dënimi me gjobë, përshtatshmërishtë zbatohen dispozitat e Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale sikurse ndaj të rriturve, por duhet pasur parasysh që gjoba e shqiptuar ndaj kryesit të mitur të veprës penale nuk mund të zëvendësohet me dënim me burgim60. Ekzekutimi i dënimeve të tjera kalon në procedurë të përshtatshme për punë, mirëpo, duhet pasur parasysh ekzekutimin e dënimit me burgim për të mitur. Dërgimi i të miturit në ekzekutim të dënimit me burgim, nënkupton që i njëjti duhet të dërgohet në burgun e posaçëm për të mitur, apo siç theksohet në qendrën korrektuese. Të miturit i cili dërgohet në ekzekutim të dënimit me burgim, duhet ti sigurohet qëndrimi sa më i pranueshëm, ti sigurohen kushte përcjellëse, siç janë mundësimi i arsimimit, aktivitetet fizike, angazhimi në ushtrime, dhe çdo gjë që ka nevojë për zhvillim një person i asaj moshe. Të gjitha këto janë të garantuara me dispozitat pozitive ligjore, mirëpo duhet pasur parasysh edhe aktet dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare, të cilat garantojnë qëndrimin e të miturit në qendrën korrektuese, dhe ngritjen e tij në personalitet, me qëllim të integrimit në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Po që se shkelen të drejtat e tij të garantuara me ligjet vendore dhe aktet dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare, siç është qëndrimi i të miturit me personat madhor, qëndrimi i të miturit me personat e gjinisë së kundërt, mos ofrimi i kushteve adekuate për risocializim të mëtutjeshëm, atëherë të gjitha instancat relevante që merren me përcjelljen e kësaj kategorie të personave, duhet alarmuar.

58 Neni 79 i KPDM 59 Neni 80 i KPDM 60 Neni 127 parag 2 të KPDM

Page 78: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

78

Përfundimi Vërejtur në përgjithësi sa i përket infrastrukturës ligjore me kryesit e mitur të veprave penale, është bërë një punë bukur e mirë, sepse Kosova e ka në fuqi KPDM, por kjo nuk nënkupton që nuk duhet ndërmarrë veprime të tjera në ngritjen dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore, ngritjen e kapaciteteve të nevojshme hapësinore, ngritjen e profesionalizmit të subjekteve në procedurë, siç janë gjyqtarë për të mitur dhe prokuror. Ngritja e kapaciteteve të nevojshme, në Kosovë, është më se e nevojshme, sepse mungojnë objektet hapësinore të dëshirueshme që do tu ofrohen të miturve, për integrim dhe risocializim sa më të mirë në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë.Ngritja e kapaciteteve humane, në këtë kuadër të gjyqtarëve për të mitur dhe prokurorëve, nuk nënkupton që në Kosovë nuk ka kapacitete të mjaftueshme, mirëpo të njëjtat vazhdimisht duhet të aftësohen dhe ti përcjellin rrjedhën e përgjithshme në shoqërinë.

Vazhdimisht duhet bërë përpjekje që infrastrukturën ligjore e cila na u është ofruar, të perfeksionohet dhe të përshtatet me realitetet e reja të cilat na përcjellin, duke respektuar instrumentet dhe aktet ndërkombëtare që u referohen punës me të mitur.

Shikuar si tërësi këtë çështje pasi që të miturit janë kryerës të veprave penale, gjë që dëshmohet në bazë të statistikave të përgjithshme, në Kosovë, pjesëmarrja e tyre në kryerjen e veprave penale arrin shifrën rreth 17 %, atëherë kujdesi i shtuar duhet të bjenë në punën e organeve me këtë kategori të personave, për krijimin e një shoqërie të shëndoshë.

Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore, pasi që ka nxjerrë KPDM, i cili është i harmonizuar me të gjitha ligjet tjera vendore si dhe Konventat Ndërkombëtare, që vërehet një avancim sepse në shumë vende të rajonit, përkundër asaj që investohen në ngritjen e infrastrukturës ligjore, ende shtetet nuk ka nxjerrë ligjet për punë me të mitur. Në ato vende punohet në tërësi me Kodet e Procedurës Penale, si dhe Kodet Penale, siç është rasti në Mal të Zi, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Serbi.

Page 79: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

79

Fatime Xhelili, juriste e dipl. PLANIFIKIMI I FAMILJES HYRJE Familja është shtylla kryesore e shoqërisë, burim i sigurisë. Familja e lumtur është ajo, në të cilën anëtarët e saj, në mes vete respektohen dhe ndihmohen, familja e lumtur është bazë për të ruajtur shëndetin tonë fizik dhe psikik. Shëndeti seksual është pjesë e shëndetit riprodhues dhe nënkupton përmirësimin e jetës dhe marrëdhënieve seksuale të shëndetshme, informimin, këshillimin, kujdesin lidhur me riprodhimin dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Shëndeti seksual përfshin: a) zhvillimin normal; b) marrëdhëniet seksuale të barabarta dhe të përgjegjshme të pranuara njëlloj nga secili partner; c) mënjanimin e sëmundjeve dhe çdo paaftësie, detyrimit, dhunës dhe çdo sjelljeje e praktike të dëmshme të lidhura me seksualitetin; ç) realizimin e një jete optimale seksuale.61 Të gjithë individët kanë të drejtë të informohen, të këshillohen, të marrin edukimin dhe shërbimin e nevojshëm shëndetësor dhe social për të pasur një shëndet të mirë seksual, si dhe të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre riprodhuese dhe seksuale. Neni 6.1. Çdo grua, e lirë dhe e përjashtuar nga çdo formë diskriminimi, detyrimi dhe dhune, ka të drejtë për t'u kontrolluar e për të vendosur lirisht për të gjitha çështjet që lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin seksual e riprodhues. Dhe 6.2. Respektimi reciprok i marrëdhënieve të barabarta nga ana e grave dhe burrave gjatë lidhjeve seksuale dhe riprodhimit nënkupton respektin, moscenimin e integritetit të secilit, mirëkuptimin dhe ndarjen e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre.62 Neni 18. Planifikimi i arsyeshëm i familjes është detyrë e çdo çifti. Marrëdhënia ndërmjet prindërve dhe fëmijëve duhet të pasqyrojë dashurinë, respektin, vlerësimin, dhe kujdesin e ndërsjellë. As prindërit e as të rriturit e tjerë nuk duhet t`i shfrytëzojnë, keqpërdorin apo t'i keqtrajtojnë fëmijët.63 Roli i burrit dhe gruas në planifikimin e familjes është i barabartë .Një ndodhi e tillë e rëndësishme, siç është planifikimi i lindjes së anëtarit te ri të familjes ,nuk mund te lëshohet. Partnerët qoftë ata martesorë apo jashtëmartesorë duhet që të planifikojnë lindjen e fëmijëve te dëshiruar, atëherë kur konsiderojnë se lidhja apo bashkëshortësia e tyre është stabile dhe qe te dy partneret shprehin dëshirën qe te kenë fëmijë. Lindja e fëmijës nuk bën që të shfrytëzohet si mënyrë që të ruhet një lidhje e pasuksesshme, meqë kjo në të shumtën e herëve nuk funksionon Lindja e fëmijës sigurisht që nuk i zgjidh problemet që kanë partneret qofte qe janë ne lidhje apo janë në bashkëshortësi. Konsiderojmë se fëmija nuk duhet të lind vetëm si rezultat i marrëdhënieve seksuale, por si rezultat i dashurisë dhe dëshirës se te dy partnereve për te pasur fëmije. Planifikimi i familjes: është e drejta e individëve dhe çifteve që të informohen, të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë.64 Planifikimi i familjes është veprimtari e vetëdijshme e individit dhe e çifteve në fazën e riprodhimit të jetës, me te cilën tentohet jo vetëm të rregullohet numri dhe radhitja e lindjeve por edhe te lindet fëmiu i shëndoshë dhe kualitativisht të realizohen të gjitha rolet e veta gjatë ciklit jetësorë. Nga kjo planifikimi i familjes përfshin aspekte te ndryshme – biologjike shëndetësore, demografike, sociologjike, psikologjike, ekonomike, etike, politike, ndera për nga ana e bartëseve të paraqitet në tri nivele :

* Si përvojë individuale

61 Ligji per shendetin riprodhues te Republikës së Shqipërisë 62 Po aty 63 Deklarata e Pergjitheshme e Detyrave e Njeriut 64 Ligji për shëndetin riprodhues I Republikes se Kosoves

Page 80: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

80

* Si lëvizje e grupeve shoqërorë * Si program për planifikimin e familjes, të cilin e sjell shteti 65

Njëri ndër funksionet e familjes është funksioni riprodhues i familjes, ku bashkëshortët lirisht vendosin ,mbi numrin e pasardhësve të tyre. E drejta e riprodhimit prekë të drejtat e njeriut të cilat veç janë të garantuara me legjislacionin kombëtar, me dokumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe dokumente tjera konsesuale. Këto të drejta fillojnë me respektimin e të drejtave elementare, të të gjitha çifteve dhe individëve që lirishtë dhe me përgjegjësi, të vendosin për numrin e fëmijëve të tyre si dhe të jenë të informuar dhe të kenë mundësi që atë ta realizojnë si dhe të drejtën në standardet më të larta të përkujdesjes shëndetësore. Me planifikim të familjes nënkuptohet ndërmarrja e masave dhe veprimeve të planifikuara përmes të cilave ndikohet në rritjen ose zvogëlimin e numrit të lindjeve të fëmijëve.66 E arritur civilizuese merret e drejta themelore e te gjithë çifteve dhe individëve që lirisht dhe me përgjegjësi të vendosin mbi numrin dhe distancat kohore të lindjes së fëmijëve si dhe e drejta në informim, edukim dhe mjete që t’i bëjnë ato Koncepti “planifikim i familjes” (family planning) e ka zëvendësuar konceptin “kontrolla e lindjeve”(birth control), si më bashkëkohorë dhe më i mire, në Konferencën e Dyte Botërore në Beograd në vitin 1965.67 Planifikimi familjar ndihmon gratë ndaj shtatzënive të padëshiruara. Që prej vitit 1960, planifikimi familjar ka shmangur shtatzënitë e padëshiruara në 400 milionë gra në të gjithë botën. Si rezultat, shumë gra kanë shpëtuar nga shtatzënitë me rrezik të lartë ose nga abortet e pasigurta. Në qoftë se të gjitha gratë do të mund të mënjanonin shtatzënitë me risk të lartë, numri i vdekjeve amtare do të ulej rreth 25%. Gjithashtu shumë metoda të planifikimit familjar kanë efekte të tjera pozitive, kryesisht në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë edhe AIDS. Planifikimi familjar, sipas studiuesve, përmirëson mirëqenien e familjes. Çiftet me pak fëmijë kanë më tepër mundësi t’i ushqejnë më mirë, t’i veshin dhe t’i shkollojnë më mirë fëmijët e tyre. E ndërsa kjo dukuri është një ndër vendimet më të rëndësishme për çdo familje, duket se në zonat rurale nuk është marrë seriozisht. Në këto zona, rreth 70 për qind e grave bëjnë me përgjegjës meshkujt për shtatzënitë e padëshirueshme, ndërsa nga ana tjetër, meshkujt jo vetëm që nuk ndihen plotësisht përgjegjës, por janë edhe kundër aborteve.68 Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të informohen për rreziqe, edukim dhe komunikim të mbështetur në evidencë, zgjedhje të vullnetshme dhe që të përfitojnë nga përdorimi i mjeteve dhe i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit të familjes. (neni 12 )69 Nga neni i mesipermë shohim se shteti i Kosovës qytetareve te vet ju garanton informimin lidhur me rreziqet qe mund te shfaqen si pasoje e mosplanifikimit, gjithashtu ligji na garanton te drejtën e edukimit dhe komunikimit te mbështetur ne evidencat qe posedojnë organet kompetente. Gjithashtu qytetaret e Kosovës qofshin ata individe apo çifte, me ligj kane te drejtën qe ne mënyre te lire te zgjedhin mjetetet kontraceptive, por ata gjithashtu kane te drejte te përfitojnë nga përdorimi i mjeteve dhe i metodave te sigurta, qe janë te përballueshme për ta por edhe te pranueshme te planifikimit te familjes. FAKTORËT QË KANË NDIKUAR NË PLANIFIKIMIN E FAMILJES

Faktori ekonomik Emancipimi i femrës Faktori demografik

65 Recnik sociajnog rada Ivan Vidanovica , Beograd 2006 66 Dr.Abdulla Aliu &Mr.sc Haxhi Gashi ,E Drejta Familjare fq.5 67 Recnik sociajnog rada Ivan Vidanovica , Beograd 2006 68 Material i marre nga interneti 69 Ligji për shëndetin riprodhues i Republikes se Kosoves

Page 81: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

81

Faktori biologjik Faktori ekonomik

Kanë dëshirë të kenë shumë fëmijë, por këtë e lidhin pikërisht me gjendjen ekonomike të familjes. Madje, lindjen e fëmijëve e konsiderojnë si pjesën më të bukur të një martese, ndaj dhe rritje e fëmijëve vlerësohet si shumë e rëndësishme. Një studim i kryer pak kohë më parë, nga Instituti i Shëndetit Publik te Shqipërisë, tregon se shumica e të intervistuarve kanë dëshirë të kenë sa më shumë fëmijë. Sipas studimit, shumica e grave të intervistuara dëshirojnë të kenë 2-4 fëmijë. "Pra, gjendja ekonomike shihet si një domosdoshmëri për sigurimin e kushteve sa më të mira të jetesës për fëmijët dhe gjithë familjen. Kjo është edhe arsyeja kryesore që kushtëzon shumicën e çifteve që të bëjnë sa më pakë fëmijë",- bëhet e ditur në studim.70 Ndonëse në ditët e sotme, zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë ka shkuar aq larg, saqë standardi i jetesës se njerëzve është shumë i lartë, prape se prapë jo të gjitha shtresat e shoqërisë mund te gëzojnë te paktën një minimum te domosdoshëm te kushteve te jetesës. Standardet e ndryshme te jetesës jo vetëm qe dallojnë, ndërmjet vendeve te ndryshme te botes, por ato ndryshojnë edhe brenda për brenda qytetareve te te njëjtit shtet Për deri sa, disa kënaqen me mirëqene ekonomike, ka sosh prej tyre qe jetojnë ne varfëri te skajshme. Është për tu theksuar se vendet e varfra kanë shtim me te larte te natalitetit, karshi vendeve te zhvilluara, ku numri i lindjeve është shumë më i ulët te marrim shembull Afrikën Sahariane ku numri i lindjeve është shume i larte ,por edhe shkalla e mortalitetit është me e larta ne bote, ku prej tete milion fëmijë qe vdesin ne vit ne bote, pese milion prej tyre janë afrikane, varfëria është ne nivel shume te larte. Nëse kësaj ja shtojmë faktin se ne këtë vend pothuajse 1/3 e popullsisë është e infektuar me virusin HIV-e s’do koment se si ndikon faktori ekonomik ne planifikimin e familjes. Ne këtë vend është nevojë imediate, qe te ofrohen ndihma te natyrave ndryshme, qofte përmes programeve te ndryshme për vetëdijesimin për planifikim te lindjeve te fëmijëve, qofte me ofrimin e ndihmave materiale ne forma te ndryshme përfshire këtu edhe ofrimin e mjeteve kontraceptive qe do te ndihmonin ne pengimin e shtatezanive te pakontrolluara, por njëkohësisht do te parandalonin përhapjen e sëmundjeve seksualisht te transmetueshme siç është rasti konkret me AIDS-in. Por jo vetëm ne Afrike luan rol faktori ekonomik ,por edhe ne vende tjera te botes përfshire këtu edhe kontinentin tone Evropën, sidomos vendet e Ballkanit Perëndimorë ku ne ditët e sotme po përballen, me kriza ekonomike, ku shume njerëz me shume anëtarë te familjes jetojnë me shuma simbolike te te hollave si ndihma sociale, faktorë ky pamundëson ndërmarrjen e masave te nevojshme për planifikimin e familjes, qofte përmes përdorimit te mjeteve kontraceptive, qofte përmes ndërprerjes se shtatzënive te padëshiruara. Por ju mbetet këtyre shteteve, qe te zhvillojnë politika te atilla ekonomike, qe do te ndihmonin ne ndryshimin e kësaj gjendjeje, sepse do te kenë probleme serioze, ne vete stabilitetin e këtyre vendeve. Për deri sa vendet e varfra nuk kane mundësi te zhvillojnë politika te planifikimit te familjes, tek vendet e pasura kemi një situate krejt tjetër, e sidomos ato shtete ku shtimi i natalitetit është shume i ulet apo është ne rënie e sipër, shteti zhvillon politika stimuluese, duke I ofruar ndihma te ndryshme financiare atyre bashkëshortëve qe do te lindin dy e me shume fëmijë, konsideroj se është ky një fakt tjetër qe flet mjaft se sa ndikon faktori ekonomik ne shtimin e natalitetit

Emancipimi i femrës

Faktor tjetër i rëndësishëm ne planifikimin e familjes është emancipimi i femrës. Për deri sa ne te kaluarën, femra është marrë kryekëput me lindjen dhe rritjen e fëmijëve, ne ditët e sotme kemi një situate krejt tjetër. Tani femra shkollohet dhe profesionalizohët ne lëmi te ndryshme , ajo ushtron profesionin e saj ne sfera te ndryshme, prandaj ajo me nuk ka mundësi qe te merret vetëm me rritjen e fëmijëve, por këtë ia beson institucioneve përkatëse, qe ushtrojnë këtë veprimtari, andaj edhe numri i lindjeve është i kufizuar. 70 Materiali i marre nga inerneti

Page 82: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

82

Faktori demografik

S’do mend se edhe faktori demografik është i rëndësishëm për zhvillimin e politikave te planifikimit te familjes Varësisht prej shtimit te nataliteti në një vend apo edhe rënies së tij shteti ndërmerr masat adekuate me të cilat e stimuluan, shtimin e natalitetit, e kjo është karakteristike sidomos e shteteve te Evropës Perëndimore e cila po përballet me një rënie të shtimit te natalitetit. Ndërsa sa i përket vendeve në të cilat shtimi i natalitetit është në ekspansion, atëherë shteti ndërmerr masat adekuate që të ndalet ky trend, këtu do të veçoja Kinën, e cila ka numrin me te madhe te popullsisë në botë, andaj ka ndërmarrë masa konkrete në kufizimin e shtimit te natalitetit, ku qeveria qendrore dhe lokale kontrollojnë rritjen e numrit te popullsisë.

Faktori biologjik

Nder faktorët biologjike qe qojnë ne planifikimin e familjes, do veçoja paaftësinë për te lindur fëmijë ne mënyrë natyrale, si dhe sëmundjet e ndryshme seksualisht te transmetueshme. Paaftësia për te lindur fëmijë ne mënyrë natyrale qon deri te aplikimi i metodave bashkëkohore te cilat mundësojnë mbaresimin ne mënyrë artificiale dhe lindjen e fëmijës, dhe ne këtë mënyrë u mundëson çifteve te cilët nuk kane mundësi te kenë fëmijë, te kenë edhe këta fëmijë, gjë te cilën nuk munden ta bëjnë ne mënyrë natyrale Ndërsa sa i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, për t’ju ikur këtyre sëmundjeve partnerët përdorin mjete kontraceptive, te cilat pamundësojnë transmetimin e këtyre sëmundjeve, por njëkohësisht pamundësojnë nxënien e fëmijës në mënyre natyrale.

METODAT E PLANIFIKIMIT TE FAMILJES Politika e planifikimit të familjes gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit shoqëror pati dy kahe, që dallojnë diametralisht njeri me tjetrën. Ato janë: 1) Politika e shtimit te natalitetit dhe 2) Politika e kufizimit të natalitetit71 Varësisht nga rrethanat qe determinojnë shkallën demografike ,zbatohen edhe politikat e planifikimit te familjes 1) METODA E SHTIMIT TE NATALITETIT -Vendet të cilat ne vazhdimësi kanë ulje të numrit të popullsisë, planifikimin e familjes e përdorin si metodë për shtimin e natalitetit .prandaj,planifikimi i familjes, respektivisht planifikimi për lindjen e fëmijëve është një prej politikave demografike te tyre. Vlen të theksohet se problemi i shtimit të natalitetit ishte preokupim i shoqërive qysh nga kohërat e lashta. Luftërat dhe epidemitë e ndryshme shkaktonin ulje të numrit të popullsisë. Prandaj, shtetet që nga koha e Greqisë antike (Ligji i Likurgut përcaktonte që secili çift martesor duhej të kishte të paktën dy fëmijë)72, perandorisë Romake, perandorisë Bizantine etj,kanë ndërmarrë masa për rritjen e numrit të lindjeve duke e përcaktuara edhe minimumin e lindjes së fëmijëve për çdo bashkëshort, ku si pasojë e humbjeve të mëdha në njerëz rrezikohej ekzistenca e substancës biologjike të popullsisë.

Pas luftërave ku humbja e njerëzve ka qene ne shkalle shume te larte e sidomos pas LDB, mandej epidemitë e ndryshme qe kane përfunduar me humbje te konsiderueshme te njerëzve kanë qenë faktorë që kanë ndikuar që shteti të marrë masa për shtimin e natalitetit, pra shteti ka zbatuar politikën e shtimit të natalitetit, përmes politikave stimuluese siç janë shtesat fëmijërore, por edhe me forma tjera me të

71 Dr.sc. Hamdi Podvorica ,E Drejta Familjare fq.44 72 Po aty

Page 83: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

83

cilat janë stimuluar nënat që të shtojnë numrin e lindjeve, si ndarje e mirënjohjeve për nënat që lindin dhe shpërblime te ndryshme materiale. Vlen të theksohet se edhe sot ne boten bashkëkohore, kanë rënie të shtimit te natalitet, e këto janë kryesisht vende te Evropës Perëndimore. Këto vende ndonëse janë demokratike dhe në instancë të fundit respektojnë të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe të drejtën e lindjes së aq fëmijëve sa dëshirojnë vet çiftet, prapë se prapë përdorin masa stimuluese si psh. Ndihma financiare, plotësimi i kushteve për jetë etj te cilat në mënyrë indirekte nxisin vullnetin e bashkëshorteve për të lindur fëmijë. 2) METODA E KUFIZIMIT TE NATALITETIT -Ndërsa sa i përket politikës së kufizimit të natalitetit vlen të theksohet se kjo politikë zbatohet në vendet ku shtimi demografik është i lartë dhe shteti ndërmerr masa te ndryshme për të kufizuar shtimin e natalitetit. Vlen të theksohet se vendet me shtimin më të lartë të natalitetit është Kina, India, disa shtete afrikane, disa shtete latinoamerikane etj Masat e kufizimit te natalitetit që kanë ndërmarre qeveritë e këtyre shteteve janë: bindja e çifteve që mos të lindin më shumë se dy fëmijë, mandej sensibilizimi i çështjes se përdorimit te mjeteve kontraceptive e në disa prej këtyre vendeve është shkuar aq larg sa që kanë aplikuar politikën e sterilizimit te femrave dhe meshkujve si mase për kufizimin e natalitetit ,gjë që bie ndesh me te drejtat e njeriut. Faktori kryesor që ndikon ne aplikimin e politikes se kufizimit te natalitetit është faktori ekonomike ku shteti përballet me probleme ne sferën e sigurimit te mirëqenies sociale, për qytetaret e vete. Por konsiderojmë se kjo është një shkelje flagrante e te drejtave te njeriut, ngase është e drejt natyrore që çdo qift te ketë aq fëmijë sa dëshiron vet, prandaj mbetet qe shteti te merr masa për zhvillimin ekonomik ne mënyrë qe qytetareve te vet t’i siguroj mirëqene sociale. Ekzistojnë qëndrime te ndryshme lidhur me planifikimin e familjes, disa kanë qëndrim neutral ndaj politikës së shtimit natyror te popullsisë, psh, konfeksionet e ndryshme konsiderojnë se lindja e fëmijëve, është jashtë kontrollit njerëzor dhe se ne instance te fundit qëllimi kryesor i martesës është lindja dhe rritja e fëmijëve, psh. Kina zbaton politika te kufizimit te planifikimit te familjes në tërë vendin, duke kombinuar kontrollin shtetërore dhe iniciativën e vet qytetarëve. Çifteve ju ofrohet konsultim lidhur me lindjen e fëmijëve te shendosh, planifikimin e familjes dhe mjeteve kontraceptive dhe ju ofrojnë atyre ndihme teknike. E drejta e njeriut që lirisht të vendos për lindjen e fëmijëve mund të kufizohet vetëm për shkak të rrezikimit të shëndetit, kushtet dhe mënyrën që ka paraparë ligji.(Neni 2)73 DOKTRINA E RE JURIDIKE Por, pa marrë parasysh pikëpamjet dhe qëndrimet e ndryshme rreth shtimit te natalitetit, doktrina e re juridike, ka një qasje tjetër rreth këtij fenomeni, e cila planifikimin e familjes e konsideron si një te drejtë njerëzore. Kjo e drejtë nuk është e konstituuar si e drejtë e shtetit dhe si pjesë e politikës demografike për rritje ose ulje të natalitetit, sipas këtij koncepti i planifikimi i familjes është i ndarë nga shteti dhe është ngritur në nivelin e te drejtave të njeriut, prandaj si titullar i kësaj të drejte është individi e asesi shteti 74 Sipas kësaj doktrine janë bashkëshortët ata te cilët ne mënyre te lire vendosin për numrin e lindjes se fëmijëve te tyre, pra, planifikimi i familjes është i ndarë nga shteti. E drejta e planifikimit te familjes, i njihet si partnereve martesor ashtu edhe partnereve jashtëmartesor. Meqë, lindja e fëmijëve është si produkt i marrëdhënieve intime, që bashkëshortet i kryejnë si një nevojë biologjike, atëherë edhe lindja e fëmijëve është e drejte e patjetërsueshme e tyre, larg nga ndërhyrja e shtetit.

73 Ligji per masat shendetesore per realizimin e te drejtes , Kroaci per te vendosur lirisht per lindjen e femijeve- Kroacise 74 Gani Oruçi ,”E drejta familjare”,ligjërata të autorizuara ,Prishtinë ,1994

Page 84: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

84

Kufizimi i lindjes se fëmijëve mund të bëhet, vetëm kur është i rrezikuar shëndeti i nënës dhe fëmijës. Doktrina e re juridike zhvillon konceptin sipas te cilit, njeriu vendos sipas vullnetit te vet për numrin e fëmijëve, partnerin me te cilin dëshiron te këtë fëmijë, mënyrën e zënies se fëmijës (mënyrës natyrale apo artificiale). Por mos ndërhyrja e shtetit ne planifikimin e familjes, nuk prejudikon mos interesimin e tij, për sigurimin e mirëqenies sociale ne familje, por përkundrazi shteti duhet te ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme, ne mënyrë qe qytetareve te vet t’i siguroj një mirëqenie sociale te kënaqshme. Shteti duke ofruar shërbimet e nevojshme edukative –arsimore për planifikimin e familjes, siç është edukimi dhe arsimimi seksual, planifikimi i lindjes së fëmijëve të dëshiruar, përdorimi i mjeteve kontraceptive për pengimin e sëmundjeve seksualisht te transmetueshme etj, do te ndihmoj ne ruajtjen e familjes dhe lindjen e fëmijëve te dëshiruar. Zënia e fëmijës realizohet me marrëdhënie intime, me vullnetin e lire te bashkëshortëve. Por tani, me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë është krijuar një mundësi e re për te realizuar qëllimin e lindjes se fëmijës, ne mënyrë artificiale, pra jo me marrëdhënie intime. Mënyrën artificiale te zënies se fëmijës e kane kushtëzuar sëmundjet e ndryshme dhe paaftësia për te pasur fëmijë. Shërbimet këshillë-dhënëse për planifikim të familjes ofrohen nga personeli shëndetësor ose social i trajnuar dhe në institucionet që sigurojnë konfidencë.(neni 13)75 Personeli mjekësor është i lidhur me fshehtësinë profesionale. Ai nuk duhet të transmetoj të dhënat që kanë lidhje me ju pa pasur miratimin tuaj. Ky personel është i detyruar t'i trajtoj këto të dhëna në mënyrë të besueshme. Ne nenin e larte cekur, ligji ju garanton individëve dhe çifteve shërbimet këshillëdhënëse, për planifikim te familjes, shërbime këto te cilat janë te obliguar te ofrojnë personeli shëndetësor ose social i trajnuar për këtë çështje, si dhe këto shërbime individët apo çiftet i marrin ne institucione, qe sigurojnë konfidence, për te gjitha këto shërbime qe i marrin këta njerëz mbeten konfidente, pra për këtë nuk mund te kenë qasje persona te tjerë. Me një fjale ligji garanton privatësi te plote. Përderisa, te zënia e fëmijës në mënyrë natyrale, janë vetëm partneret ata qe marrin pjesë ne këtë akt, te mënyra artificiale e zënies së fëmijës ,tani na paraqitet edhe mjeku si akter i tretë, meqë është ai i cili me anë të metodave përkatëse bën farëzimin artificial, dhe në këtë mënyrë vjen deri te shtatëzania e cila në mënyrë natyrale ka qenë e pamundur te realizohet qoftë për shkak te sëmundjeve te ndryshme , qoftë për shkak të pamundësisë biologjike. Metodat dhe mjetet për planifikimin e familjes, të pranueshme për t'u përdorur, përcaktohen me akt nënligjor.(neni 14)76 Sipas nenit 14 te Ligjit për Shëndetin Riprodhues te Republikës se Kosovës, metodat dhe mjetet për planifikimit te familjes te cilat, janë te pranueshme për tu përdorur, përcaktohen me akt nënligjor, pra jo çdo metode, dhe jo çdo mjete mund te përdoret për planifikim te familjes, sepse po te lejoheshin te gjitha metodat dhe mjetet e mundshme për planifikim te familjes kjo do te barte me vete një rrezik te larte, para se gjithash për shëndetin e gruas. Vetëm specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe mjeku familjar janë të lejuar që te përshkruajnë mjete kontraceptive ose të rekomandojnë përdorimin e mjeteve dhe teknologjive kontraceptive mjekësore.(neni 15 par 1) Bazuar ne nenin e mësipërme, shihet qarte se askush tjetër përveç specialistit gjinekolog dhe obstetër, si dhe mjekut familjar, nuk ka tagër te përshkruaj mjete kontraceptive, ose te rekomandojnë përdorimin e mjeteve dhe teknologjive kontraceptive mjekësore. Kjo justifikohet me faktin se ne mjetet kontraceptive bëjnë pjese edhe medikamentet e ndryshme, te cilat mund te sjellin çrregullime serioze te femra, prandaj këto assesi nuk mund te merren pa përshkrimin e mjekut specialist

75 Ligji per Shendetin Riprodhues i Republikes se Kosoves 76 Po aty

Page 85: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

85

Gjithashtu edhe sa i përket teknologjive kontraceptive mjekësore, duhet pasur kujdes se jo te gjithë organizmat e njerëzve janë te njëjta, për derisa tek disa organizma një lloj teknologjie është e përballueshme, ka te tjerë qe se përballon dot, dhe ne këtë mënyrë mund te ndodhin dëmtime serioz ete organizmit. Vlen te theksohet se zënia e fëmijës ne mënyrë artificiale, duhet të bëhet me pëlqimin e të dy bashkëshortëve, sepse në rast se kjo bëhet pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve, mund të shpie deri te kundërshtimi i atësisë ose amësisë nënkupton edhe lirin e bashkëshortëve qe ata të mos lindin fëmijë. Mos zënia e fëmijës realizohet me përdorimin e mjeteve kontraceptive, te cilat bashkëshortët mund t’i përdorin lirisht dhe ne këtë mënyrë pengohet lindja e fëmijëve te padëshiruar si dhe mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme.Por, edhe aborti është mënyre e lejuar, me ane te se cilës ndërpritet shtatëzania qofte kur është i rrezikuar shëndeti i gruas ,apo kur te fëmija qe është ne zhvillim e sipër vërehen se ka sëmundje qofte fizike apo psikike e tere kjo vërtetohet fale arritjes se larte te teknologjisë me ane te se cilës, vërtetohen sëmundjet e fëmijës, qe është akoma duke u zhvilluar ne barkun e nënës. Konsiderojmë se kjo është një gjë shume e mire meqë përmes saj, mundësohet qe mos te lind fëmija qe ka te meta serioze, qofte te natyrës fizike apo te asaj psikike, siç ka ndodhur ne te kaluarën, e cila vije si pasoj e disa deformimeve gjenetike. Ndërsa planifikimi familjar me metoda moderne mbetet më pak i përdorshëm, pasi çiftet shqiptare preferojnë metodat tradicionale. Por, specialistët këshillojnë përdorim më të gjerë të metodave moderne, pasi në këtë mënyrë ulet numri i aborteve, vdekshmëria amë. Planifikimi familjar është një mundësi që ndihmon meshkujt dhe femrat të vendosin për numrin dhe shpeshtësinë e fëmijëve, duke mos iu cenuar atyre të drejtën për vetëvendosje. Planifikimi familjar ndihmon gratë ndaj shtatzënive të padëshiruara. Që prej vitit 1960, planifikimi familjar ka shmangur shtatzënitë e padëshiruara në 400 milionë gra në të gjithë botën. Si rezultat, shumë gra kanë shpëtuar nga shtatzënitë me rrezik të lartë ose nga abortet e pasigurta. Në qoftë se të gjitha gratë do të mund të mënjanonin shtatzënitë me risk të lartë, numri i vdekjeve amtare do të ulej rreth 25% .77 Gjithashtu shumë metoda të planifikimit familjar kanë efekte të tjera pozitive, kryesisht në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë edhe AIDS. Planifikimi familjar, sipas studiuesve, përmirëson mirëqenien e familjes. Çiftet me pak fëmijë kanë më tepër mundësi t’i ushqejnë më mirë, t’i veshin dhe t’i shkollojnë më mirë fëmijët e tyre. E ndërsa kjo dukuri është një ndër vendimet më të rëndësishme për çdo familje, duket se në zonat rurale nuk është marrë seriozisht. Në këto zona, rreth 70 për qind e grave bëjnë me përgjegjës meshkujt për shtatzënitë e padëshirueshme, ndërsa nga ana tjetër, meshkujt jo vetëm që nuk ndihen plotësisht përgjegjës, por janë edhe kundër aborteve. Edhe ligji për shëndetin riprodhues i Republikës së Shqipërisë e ka rregulluar çështjen e planifikimit të familjes. Me dispozita te këtij ligji janë rregulluar e drejta e bashkëshortëve për përcaktimin e numrit te lindjeve te fëmijëve respektivisht pasjen apo mos pasjen e fëmijëve gjatë jetës së tyre bashkëshortore, mandej mënyrat e planifikimit të familjes qofshin ato natyrale apo me përdorimin e teknikave te ndryshme mjekësorë te cilat mundësojnë qifteve te cilat nuk mund te kenë fëmijë në mënyrë natyrale, këtë ta realizojnë përmes aplikimit te metodave mjekësore, te cilat mundësojnë qe te arrihet ky objektiv, pra përmes këtyre metodave ne mënyre artificiale te bëhet mbarësimi i femrës qoftë me spermën e bashkëshortit apo nëse ky është steril atëherë me pajtimin e të dy bashkëshortëve këtë ta realizojnë me ndihmën e donatoreve tjerë, mandej përdorimin e mjeteve kontraceptive konform standardeve mjekësore, gjithashtu ligji ju njehë të drejtën e sterilizimit qifteve që e dëshirojnë këtë gjithashtu edhe për abortin qiftet janë të lire te realizojnë nëse ata e konsiderojnë si një gjë te pranueshme për ta, por këtu vlen te theksohet se aborti lejohet vetëm ne periudha te caktuara te shtatezanise, pra deri ne atë faze sa nuk rrezikohet shëndeti i gruas e ne raste te veçanta me dhënien e pëlqimit nga ana e eksperteve kompetent pra nga ana e mjekeve obstetër –gjinekolog ,pra ky ligj ne instance të fundit respekton te drejtat e njeriut, pra konform standardeve te pranueshme te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, te shprehura ne konventa te ndryshme ndërkombëtare e ne veçanti mbrojtjes se te

77 Material I marre nga inerneti

Page 86: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

86

drejtave te gruas te cilat fatkeqësisht edhe ne ditët e sotme ne disa vende te botes nuk janë në nivelin e duhur. Në nenin 2 te ligjit për shëndetin riprodhues te Republikës së Shqipërisë është dhënë definicioni i shëndetit riprodhues ."Shëndeti riprodhues" nënkupton mirëqenien e përgjithshme fizike, mendore, në tërësi, me mungesën e sëmundjeve e paaftësive problematike, si dhe çdo kushtëzim tjetër bazë që i nevojitet sistemit të riprodhimit për funksionet, proceset si dhe aftësinë e një jete seksuale të kënaqshme e të sigurt. Ai nënkupton aftësinë e njerëzve për t'u riprodhuar dhe lirinë e tyre për të vendosur për mënyrën dhe kohën e riprodhimit, si dhe të informohen se ku mund ta bëjnë këtë dhe ku mund të gjejnë të tilla shërbime Ndërsa ne nenin vijues te po këtij ligji është përcaktuar ne mënyrë shprehimore se çka përfshin ne vete, respektivisht cilat janë kushtet dhe metodat ne bazë të të cilave vije deri te një kontroll i duhur i shëndetit riprodhues, ne vazhdim do ta citojmë nenin 3 ne tersi sepse ne këtë mënyrë me se miri shihen mjetet dhe metodat e pranueshme për një mirëqenie te mirëfillte te shëndetit riprodhues. Neni 3 Kujdesi për shëndetin riprodhues përfshin një tërësi metodash, teknikash dhe shërbimesh shëndetësore që ndikojnë mbi shëndetin riprodhues të njerëzve, duke parandaluar dhe zgjidhur problemet e tyre, si më poshtë: a) shërbime dhe këshillim, informim, edukim, komunikim për planifikimin familjar; b) shërbime dhe edukim për kujdesin para lindjes, lindjen e sigurt dhe kujdesin pas lindjes, veçanërisht ushqyerjen me gji; c) shërbime dhe edukim për fëmijët, adoleshentët dhe kujdes shëndetësor për gruan; ç) parandalimin dhe trajtimin për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS, e infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues; d) abortin e sigurt dhe menaxhimin e komplikacioneve lidhur me abortin; dh) informim, edukim dhe këshillim mbi seksualitetin dhe shëndetin riprodhues; e) shërbime referimi për planifikimin familjar, komplikacionet e shtatzënisë, abortin, infertilitetin, infeksionet e traktit riprodhues, kancerin e gjirit dhe kanceret e sistemit riprodhues, menopauzën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV/AIDS; ë) parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre, të kërkojnë standardet më të larta të shëndetit riprodhues dhe atij seksual. 2. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna. Neni 9 Çdo individ ka të drejtën të zgjedhë marrëdhëniet e tij seksuale dhe të kontrollojë jetën e tij riprodhuese. Zgjedhja duhet të bëhet me vullnetin e tij që nënkupton: a) asnjë grua nuk duhet të detyrohet të jetë shtatzënë; b) çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin riprodhues dhe seksual duhet kryer me pëlqimin (pranimin) e personit mbi të cilin do të kryhet ndërhyrja. Neni 10 1. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të përfitojnë nga përdorimi i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit familjar, sipas zgjedhjes së tyre, si dhe ndaj metodave të tjera të zgjedhura për rregullimin e fertilitetit78 Sterilizimi artificial është një metodë e ligjshme për planifikimin familjar dhe kryhet konform nenit 109 të Ligjit për shëndetësi të Republikës së Kosovës (neni 17 )79.Duke ju referuar nenit të lartcekur, shohim se ligji ua njehë të drejtën e sterilizimit artificial, çifteve të cilat nuk dëshirojnë që të lindin

78 Ligji per shendetin riprodhues I Republikes se Kosoves 79 Ligji per shendetin riprodhues I Republikes se Kosoves

Page 87: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

87

fëmijë ose me kërkesën e mjekut kur është i rrezikuar shëndeti i tyre. Sterilizimi artificial mund të kryhet te personat e të dy gjinive me kërkesë të tyre, ose me rekomandim të mjekëve ekspertë në rastet kur rrezikohet shëndeti i tyre.(neni 109)80 Ligji ju njeh te drejtën e sterilizimit artificial, personave te te dy gjinive, kur ata e kërkojnë këtë si metode e pranueshme për planifikimin e familjes ose kur këtë e rekomandojnë mjeket ekspert te kësaj lemie, kur këta te fundit konstatojnë se është i rrezikuar seriozisht shendeti i personave, sterilizimi artificial i te cilëve duhet te behet . Pra, si rregull e drejta e planifikimit të familjes është e drejtë individuale njerëzore dhe nuk mund të kufizohet, përveç në raste të rrezikimit të jetës dhe dëmtimit të shëndetit81 Çdo individ ka të drejtën të zgjedhë marrëdhëniet e tij seksuale dhe të kontrollojë jetën e tij riprodhuese. Zgjedhja duhet të bëhet me vullnetin e tij që nënkupton: a) asnjë grua nuk duhet të detyrohet të jetë shtatzënë; b) çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin riprodhues dhe seksual duhet kryer me pëlqimin (pranimin) e personit mbi të cilin do të kryhet ndërhyrja. Edhe pse sot Kosova është pa një politikë demografike si program formal nocionet e planifikimit familjar si ideal vlerorë për humanizimin e raporteve mes meshkujve dhe femrave dhe si cilësi e marrëdhënieve ndërnjerëzore është e shprehur në gjithë frymën e legjislacionit të ri të Kosovës. Baza të metodologjisë së normimit ligjor janë :

Jodiskriminimi Mbrojtja e fëmijëve

KONKLUZIONI Nga e tëra ajo që u tha më lartë, bazuar në: legjislacionin pozitivë të Kosovës, Shqipërisë dhe të Kroacisë që rregullon këtë fushë, statistikat e vendeve te ndryshme; dialektiken historike; politikat sociale; punimet e autoreve te sipër përmendur mund te konkludojmë se: -në aspektin dialektiko-historik koncepti “planifikim i familjes”(family planning)e ka zëvendësuar konceptin “kontrollin e lindjeve “ (birth control) dhe nga familja primitive-ekzistenciale në familje bashkëkohore - në aspektin legjislativit vendor: Planifikimi i familjes: është e drejta e individëve dhe çifteve që të informohen, të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë. -në aspektin e te drejtës se vendosjes për numrin e lindjeve, është e drejte ekskluzive e partnereve martesor ose jashtë martesore për planifikim e familjes - mjetet dhe metodat kontraceptiv, luajnë rol pozitiv ne planifikimin e familjes si dhe ne mbrojtjen e partnereve nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme - doktrina e re juridike edhe pse mbron pikëpamjen e vetëvendosjes se partnerëve rreth planifikimit, pa kufizime dhe ndërhyrje ka nevoje permanente ne transformimin e saj edhe ne aspektin socialo-humanitarë -kufizimi i natalitetit në disa shtete përmes legjislacionit si p.sh ne Kinë nuk është në harmoni me konventat e të drejtave te njeriut

80 Ligji per shendetesi I Kosoves 81 Dr.Sc Hamdi Podvorica E Drejta Familjare fq.48 ,Prishtinë

Page 88: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

88

LITERATURA:

1. LIGJI PER SHENDETIN RIPRODHUES TË REPUBLIKËS SË KOSVËS Nr. 02/L-07 2. LIGJIN PËR SHËDETËSINË I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Nr.2004/4 3. LIGJI PER SHENDETIN RIPRODHUES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 4. LIGJI PËR MASAT SHËNDETËSORE PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS ,PËR TË VENDOSUR LIRISHT PËR LINDJEN E FËMIJËVE I REPUBLIKËS SË KROACISË 5 HAMDI PODVORICA ,E DREJTA FAMILJARE ,PRISHTINË 6 ABDULLA ALIU ,E DREJTA FAMILJARE ,PRISHTINË 2007 7 IVAN VIDANOVIC –RECNIK SOCIJALNOG RADA ,BEOGRAD 2006 8. MATERIALE TE MARRA NGA INTERNETI

Page 89: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

89

UDHEZIME -per autoret-

Ftohen autoret qe dorëshkrimet ti dorëzojnë duke ju përmbajtur këtyre rregullave: 1. Prezantimi juaj do të duhej të jetë një koment i plotë e jo thjesht skicim i ligjit. Materiali i përgatitur nga ju mund të përdoret si mjet referues dhe për rrjedhojë do të duhej të jetë sa më gjithëpërfshirës,duke përshkruar hollësisht dhe saktë çështjen që trajton. 2. Ndryshime në ligj, zhvendosja e vlerësimeve midis ekspertëve për çështjet më të rëndësishme dhe përpjekja e jonë për të qenë të pajisur me komentet më të mira, na shtyn që të preferojmë një artikull të ri para se plotësimin apo rishikimin e punimit të kaluar. Megjithatë, shqyrtimet e paraqitura nga ju kurrsesi nuk do të duhej të ishin shtesa të punimeve të kaluara. 3. Shkruani për të edukuar e jo për të impresionuar. Përdorni gjuhë të thjeshtë dhe fjali të shkurtra. Shpjegoni temat të cilat vështirë mund të kuptohen nga joprofesionistët. 4. Formatet, formularët, dokumentet modele, listat kontrolluese, kërkohen shumë dhe përbëjnë një mjet të shkëlqyer edukimi. Prandaj ato mund të përfshihen si shtojca, por kurrsesi në trupin e tekstit tuaj. Vëmendja e pjesëmarrësve do të duhej të tërhiqej në çështjet e rëndësishme etike,prandaj keni parasysh standarde të larta etike profesionale. 5. Titulli i punimit duhet të jetë i shkurtër (maksimum 12 fjali ose 70 shkronja), që e përshkruan thelbin e temës tuaj. Keni parasysh që të tjerët do ta përdorin këtë titull për ta kërkuar artikullin tuaj për qëllimet e tyre kërkimore. 6. Titujt në tekst dhe në tabelën e përmbajtjes duhet të kenë numra dhe të vendosen në konturin:I,A,1,a(1). Organizoni artikullin në këtë format hierarkik, sepse kështu tema juaj do të jetë më e qartë. 7. Në titullin Parathënie përfshini një përmbledhje të shkurtër (50 ose edhe më pak fjali),për ta përshkruar punimin. Kjo përmbledhje do të përdoret ta shesë artikullin. 8. Përdorini rregullat standarde të shqyrtimit të burimeve. Përfshini citime të mjaftueshme për të vërtetuar qëndrimet thelbësore por evitoni citimet e gjata. 9. Përfshini bibliografinë nëse shkruani në një fushë të së drejtës ku burimet e materialit mund të gjenden me vështirësi ose nëse në punim keni përfshi citate nga artikuj ose materiale të tjera. 10. Ne lidhje me përdorimin e fusnotave:

- fusnotat shkruhen sipas kësaj radhe: numri (lidhur për tekst), autori, titulli i veprës, vendi dhe viti i botimit, numri i faqes se cituar ose pikës. Fusnotat duhet te jene te numëruara për tere tekstin e jo për secilën faqe, ose te shënohen tërësisht ne fund te tekstit,

- Nëse ne punim autori i njëjte citohet ne me shume fusnota ( te cilat nuk janë njëra pas tjetrës) pas

emrit dhe mbiemrit te autorit, herën e dyte dhe çdo here tjetër te përdoret shkurtesa’’Vep.e cit.’’. Nëse një punim i autorit te njëjtë citohet ne fusnota te cilat vijnë njëra pas tjetrës, pas citimit te pare te shënimeve te plota mbi autorin dhe punimin ti shtohet shkurtesa’’ ibit’’ ose ‚’’ po aty’’

E vlerësojmë angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Page 90: “AVOKATURA” · kosovare. Oda si e këtillë ndikon fuqishëm në pavarësinë, paanshërinë dhe drejtësine e gjykatave. Programet e shkollave të mesme juridike dhe të Fakultetit

90

AVOKATURA

Buletin i Odes se Avokateve te Kosovës VITI:IV – nr.7/2008

Lektor dhe korrektor Administrata e Odes

Përgatitja teknike Yll Zekaj

Tirazhi 600 copë

U shtyp në shtypshkronjën

“” Prishtinë

2009 PRISHTINË