3. studimi i cilesise se ajrit ne fushen e plehrave te sharres · pozicionimi i pikave te marrjes...

12
1 instituti i studimeve ambientale (ISA) "Q.Stafa" Str.130, Tirana – Albania http://www.ies-al.com / Certified from the Min. of Environment, Decision No.6, Reg. No 008, Prot. No 136, Tirana 19.05.2004 Xhemal, Materjali i meposhtem eshte pjesa me e rendesishme e studimit tone me te hollesishem per cilesine e ajrit ne Sharre, ne vitin 2005-6. Mund ta perdoresh duke cituar burimin. Te fala, Agron Deliu 3. Studimi i cilesise se ajrit ne fushen e plehrave te Sharres 3.1 Metodologjia e studimit Janë zgjedhur indekset e mëposhtëm për monitorimin e ajrit mjedisor, që janë edhe më të rëndësishmit në vlerësimin e cilësisë së tij. Këta indekse, të përputhur me udhëzimet e BE-së, reflektohen edhe në VKM Nr. 803 dt 04.12.03. Te gjitha matjet jane mesatare 24 oreshe. Monitorimi i lëndës së ngurtë të pezullt në ajër (LNP). Monitorimi i grimcave te imta me diameter me te vogel se 10 mikron (PM 10). Përmbajtja e dyoksidit të squfurit SO 2 në ajër. Përmbajtja e oksideve të azotit NOx në ajër. Permbajtja e formaldehides HCHO ne ajer Përmbajtja e ozonit O 3 në ajër. 3.3 Rezultatet e perftuar Ne studimin e kryer ne vitin 2005 per cilesine e ajrit, brenda dhe perreth fushes se plehrave te Sharres - Tirane (gjashte pika), ne perberje te ekipit te Institutit te Studimeve te Ambjentit, studendi Rajmond Lushi mori pjese aktive ne matjen per nje periudhe dy javore ( 14 - 28.09.2005) te permbajtjeve te lendeve te demshme ne ajer, te krijuara kryesisht si rezultat i djegies se pa kontrolluar te plehrave ne 'të.

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

instituti i studimeve ambientale (ISA) "Q.Stafa" Str.130, Tirana – Albania

http://www.ies-al.com/

Certified from the Min. of Environment, Decision No.6, Reg. No 008, Prot. No 136, Tirana 19.05.2004 Xhemal, Materjali i meposhtem eshte pjesa me e rendesishme e studimit tone me te hollesishem per cilesine e ajrit ne Sharre, ne vitin 2005-6. Mund ta perdoresh duke cituar burimin. Te fala, Agron Deliu 3. Studimi i cilesise se ajrit ne fushen e plehrave te Sharres 3.1 Metodologjia e studimit Janë zgjedhur indekset e mëposhtëm për monitorimin e ajrit mjedisor, që janë edhe më të rëndësishmit në vlerësimin e cilësisë së tij. Këta indekse, të përputhur me udhëzimet e BE-së, reflektohen edhe në VKM Nr. 803 dt 04.12.03. Te gjitha matjet jane mesatare 24 oreshe.

• Monitorimi i lëndës së ngurtë të pezullt në ajër (LNP). • Monitorimi i grimcave te imta me diameter me te vogel se 10 mikron (PM 10). • Përmbajtja e dyoksidit të squfurit SO2 në ajër. • Përmbajtja e oksideve të azotit NOx në ajër. • Permbajtja e formaldehides HCHO ne ajer • Përmbajtja e ozonit O3 në ajër.

3.3 Rezultatet e perftuar Ne studimin e kryer ne vitin 2005 per cilesine e ajrit, brenda dhe perreth fushes se plehrave te Sharres - Tirane (gjashte pika), ne perberje te ekipit te Institutit te Studimeve te Ambjentit, studendi Rajmond Lushi mori pjese aktive ne matjen per nje periudhe dy javore ( 14 - 28.09.2005) te permbajtjeve te lendeve te demshme ne ajer, te krijuara kryesisht si rezultat i djegies se pa kontrolluar te plehrave ne 'të.

2

Tabela 9. Permbajtja mesatare e ndotesve te ajrit rreth fushes se plehrave Sharre – Tirane.

Lloji i ndotesit te ajrit LNP PM 10 SO2 NO2 HCHO Pika 1, mikrogram/m3 1250 548 456 530 22 Pika 2, mikrogram/m3 1674 862 540 656 28 Pika 3, mikrogram/m3 1340 640 386 430 20 Pika 4, mikrogram/m3 1369 690 270 351 20 Pika 5, mikrogram/m3 560 276 190 240 8 Pika 6, mikrogram/m3 580 284 216 258 12 Mesatare periudhe per gjithe pikat, µg/m3 1225 606 314 387 19 Normat e rekomanduara prej BE 150 50 50 40 0.8 Burimi: ISA, Tirane - 2005. Pozicionimi i pikave te marrjes se mostrave te ajrit per analiza kimike jepet ne tabelen e meposhtme Nr. 10: Pikat e matjeve A B C D E F 1 Matje te cilesise se ajrit 2 Lloji i matjes: Ndotje ajri 3 Matur prej: Inst. Stud. Ambjentit 4 Periudha: 14-28.10.2005

5

Pika e matjes

[Px]

Veri

[V]

Lindje

[VL] Pershkrimi

Drejtimi prej

portes hyrese

Distanca deri te Pika tjeter

6 Porta hyrese 41°17´58,0" 19°45´35,8" Porta hyrese xxxxx 7 Pika 1 41°17´55,5" 19°45´29,0" Bunkeri 1 JP 344°, 0,2km 8 Pika 2 41°17´50,6" 19°45´30,9" Vendi I derdhjes (Sektor II) J 010°, 0,2km

3

9 Pika 3 41°17´39,4" 19°45´28,2" Bunkeri 2 J 0,2 km 10 Pika 4

41°17´45,0" 19°45´41,0" Bunkeri 3 JL 015°, 0,3km 11 Pika 5

41°18´24,0" 19°45´28,5" Moteli prane varrezave VL 0,5 km 12 Pika 6

41°18´32,7” 19°45´35,5” Kafe bar VL 0,4 km

0200400600800

10001200140016001800

Pika 1

Pika 2

Pika 3

Pika 4

Pika 5

Pika 6

Mes. P

eriud

he

Normar

e BE

LGS

PM 10

SO2

NO2

HCHO

3.4 Komentet e rezultateve

4

Verehet se pikat me afer fushes se plehrave (pikat 1.2,3,4) kane edhe tejkalimet me te medhenj ndaj normave te lejuara te permbajtjes se ndotesve te ajrit, te krijuar nga djegia e pa kontrolluar e plehrave.

Ndersa pikat me permbajtje me te ulta relativisht te ketyre ndotesve ne ajer (pikat 5,6) , edhe pse disa here mbi normat e lejuara, gjenden me larg fushes se plehrave. Ne kete rast eshte i qarte veprimi hollues i ajrit, ne funksion te distances nga burimi i krijimit te ndotjes.

5

Megjithate shihet qarte qe kapercimet e normave te rekomanduar prej BE jane teper te larta. Ne vlere mesatare permbajtja dy javore e lendeve ndotese ne ajer per te gjitha pikat eshte respektivisht (tabela 11):

Tabela 11. Grimcat totale LGS - 8.2 here mbi normat e lejuar Grimcat e respirueshme PM 10 – 12.1 here “ “ Bioksidi i squfurit SO2 - 6.3 here “ “ Bioksidi i azotit NO2 - 9.7 here “ “ Formaldehida HCHO - 23.7 here “ “ Ato perbejne tashme rreziqe shendetsore reale.

6

Grafiku 12 i meposhtem, i cituar gjeresisht prej Organizates Boterore te Shendetsise (OBSH) e i nxjerre si rezultat i studimeve epidemiologjike shume vjecare mbi miliona banore te qyteteve te Amerikes veriore e te Europes perendimore, jep lidhjen e permbajtjeve te grimcave te respirueshme PM 10 ne ajer me simptoma te ndryshme shendetsore te njerezit qe i nenshtrohen ekspozimit ndaj tyre.

0

5

10

15

20

0 50 100 150 200

Përqëndrimi i PM10 [µg m-3]

Ndr

yshi

mi [

%]

Vdekshmeria ditore

Pranimet spitalore

Perdorim i bronkodilatoreve

Provokim simptomash

Ekspirim maksimal

GGrraaffiikkuu 1122.. LLiiddhhjjaa ee PPMM 1100 mmee iinnddiikkaattoorrëë ttëë nnddrryysshhëëmm ttëë eeffeekktteevvee sshhëënnddeettssoorree BBuurriimmii:: DDoocckkeerryy aanndd PPooppee ((11999944))

7

Nga shqyrtimi i ketij grafiku bie ne sy menjehere qe per permbajtje te grimcave te imta PM 10 ne ajer per periudha kohe disa vjecare ne vlera 150-200 µg/m3 , rritet vdekshmeria ditore e njerezve te ekspozuar rreth 15-20 perqind ndaj vdekshmerise normale, pra ndaj vdekshmerise kur keto grimca te imta do te gjendeshin brenda diapazonit te perqendrimeve ne ajer 25-50 µg/m3 . Ne rastin e ekspozimeve ndaj tymrave te fushes se plehrave te Sharres perqendrimi mesatar i ketyre grimcave PM 10 ne ajer rezulton rreth 12.1 here mbi normen e lejuar shendetsore te vendeve te BE (ref. tabeles 4). Eshte e qarte qe edhe efektet shendetsore do te jene disa here me te rende mbi njerezit qe banojne aty prane se sa ne ne rastin e perqendrimeve te PM 10 te rendit 150-200 µg/m3 te grafikut te cituar prej OBSH , qe jane vetem 3-4 here mbi normen e lejuar te vendeve te BE. Ka edhe komponime te tjere teper helmues te formuar gjate djegieve te pa kontrolluara te plehrave urbane, si dioksinat e furanet, etj.; ka te dhena edhe per ndotje te ujrave siperfaqesore e nentokesore prane kesaj fushe te plehrave. Po cfare jane dioksinat dhe furanet? Gjendja ne ambjent PCDD dhe PCDF (polyclorinated dibenzo-p-dioxins dhe polyclorinated dibenzofurans) jane ndotesa ambjentale te detektueshem ne sasi gjurme ne thuaj se te gjithe perberesit e ekosistemeve globale. Ata nuk jane prodhuar kurre si qellim i veçante, as nuk kane ndonje perdorim te dobishem sikurse ndotesit organik rezistente te tjere, si PCB (polyclorinated biphenyls) ose DDT. PCDD/PCDF jane formuar si nen produkte te pa desheruar ne shume procese industriale dhe procese te djegies. TCDD (tetraklordibenzo-p-dioksina) njihet si helmi i Sevezos, per shkak te nje incidenti me 1976 prane Milanos, ku 2 kg TCDD ekuivalent dioksine u çliruan per 20 min prej nje reaksioni kimik sekondar. TCDD njihet si komponimi me toksicitetin me te larte, prodhuar prej njeriut. Kjo ndoti ne menyre te jashtzakoneshme rreth 4 km2 siperfaqe toke perreth. (Ajo ka qene prezente si ndotese ne luften e Vietnamit tek herbicidi Agjenti Portokall). Nuk pati vdekje njerezish ne Sevezo, por mjaft raste me klorakne ne ta dhe ngordhje te shume gjedheve. Dioksinat formohen parimisht ne 250-400o C gjate procesesh te ndryshem te djegies. Per kete gje duhet te kete prani karboni te pa djegur mire dhe/ose klorure metalesh. Alarm i konsiderueshem ne publik per shkarkime te dioksinave eshte krijuar ne mjaft vende perendimore, por kryesisht ato kane qene te bazuar ne raste te pakte, si per dy raste te incineratoreve industriale teper primitiv dhe para disa vitesh lidhur me pulat belgjiane. Zjarret spontan (apo te qellimshem) te grumbujve te plehrave shkarkojne shume me teper dioksina se incineratoret e kontrolluar te plehrave. '20 kg plehra ku ka edhe klorfenol, krijon po aq dioksine gjate djegies sa edhe nje incinerator gjate nje muaji pune’. Koeficienti i shkarkimit ne kete rast eshte i rendit 300 – 1000 mikrogram/ton nga 10-15 qe eshte ne rastin e djegies se plehrave ne incineratoret e permendur me lart. Burime te tjere potenciale te shkarkimit te dioksinave jane fabrikat e shkrirjes e te perpunimit te

8

metaleve, prodhimi i pentaklorfenolit, dhe zjarret e qymyrit, pyjeve e te fushave te plehrave (landfill). Pra eshte e pa mundur te eliminohen dioksinat dhe furanet nepermjet ndalimit te prodhimit e te perdorimit te tyre. Duhen marre masa indirekte per te pakesuar shkarkimet e PCDD/PCDF ne ambjent dhe per te minimizuar ekspozimin e njeriut. Kjo gje mund te realizohet siç duhet vetem ne qofte se identifikohen dhe vleresohen ne pikepamje sasiore burimet e PCDD dhe te PCDF. Vetem atehere mund te futen ne perdorim teknologji dhe masa per te minimizuar keta burime. Krahas faktit se ka pak informacione ne dispozicion per ndotesit organik rezistente te prodhuar si nenprodukte, kerkohet asistence teknike nga shume vende ne zhvillim qe do te bejne inventarizimin e dioksinave. Shkarkimet ne ajer per 38 vende europiane ne vitin 1990 te PCDD/PCDF, te shprehur ne gr I-TEQ/vit, japin shumen 11314, ku Shqiperia ka 12.1, Gjermania 1196, Rumania 15, Franca 1636, Belgjika 616, etj. Jane bere edhe vleresime globale (boterore)te depozitimit ne toke dhe ne uje te PCDD/PCDF = 220 ±30 kg TEQ/vit (TEQ - ekuivalent toksiciteti), ose 13 100 ± 2 000 kg (perdoret nje faktor 60 per te kthyer totalin e PCDD/PCDF = shumen e homologeve C4 - C8, ne TEQ).Kesaj shifre i duhet shtuar vleresimi per shkarkimet globale (boterore) te dioksinave ne ajer prej rreth 3 000 ± 600 kg PCDD/PCDF, ose rreth 50 ± 10 kg I-TEQ (I-TEQ ekuivalent toksiciteti nderkombetar). Pra globalisht kemi: a) shkarkime ne toke dhe uje = 220 ± 30 kg I-TEQ/vit b) shkarkime ne ajer = 50 ± 10 kg I-TEQ/vit TOTAL boteror = 270 ± 40 kg I-TEQ/vit. Ne kontekstin e mesiperm, ne fund te vitit 2005, krahas monitorimit te ajrit në fushen e plehrave te Sharres ne Tirane, instituti I studimeve te ambjentit (ISA) ka llogaritur sasite e dioksinave qe shkarkohen ne ajrin perreth nga djegia e pa kontrolluar e plehrave atje. Sipas raportit te vitit 1998 te Agjensise Kombetare te Mjedisit (AKM) Tirana ka patur një shkarkim plehrash te ngurte urbane prej rreth 116 000 tonesh, me nje rritje vjetore te kesaj sasie prej 8-10 perqind. Duke marre si shifer te perafert rreth 20 000 - 30 000 ton plehra te ngurte urbane / vit te djegur ne ajer te hapur ne fushen e Sharres (afro. 20-25 perqind te sasise totale te depozituar), kjo do te thote se sasia e dioksinave dhe e furaneve e shkarkuar ne ajer mjedisor mund te arrije normalisht 20 - 30 gram TEQ / vit. Kjo sasi dioksinash dhe furanesh e shkarkuar ne ajrin perreth eshte nje shifer jashtzakonisht e madhe per nje burim te vetem, e krahasuar edhe me shifren prej 12 gram TEQ / vit, llogaritur per krejt Shqiperine e vitit 1990. Llogaritjet e shkarkimeve jane bazuar ne Standardized Toolkit for Identification and Quantification of Dioxin and Furan Releases, pp.99 -table 48, DRAFT- January 2001, Prepared by UNEP Chemicals, Geneva, Switzerland.

9

Normativat e lejuara te permbajtjes ne ambjent mg - miligram 10-3 g, mikrogram 10-6 g, ng - nanogram 10-9 g, pg - pikogram 10-12 g, fg - femtogram 10-15 g. a) Perqendrimet e rekomanduar te dioksinave ne toke , ng I-TEQ/kg lende e thate ---------------------------------------------------------------------------------------------------------- Gjermani < 5 Perqendrim i desheruar 5 -40 Kontroll i produkteve ne se ka transferim dioksine > 100 Ndryshim i tokes ne parqet e lojrave te femijve > 1 000 Ndryshim i tokes ne zonat e banuara > 10 000 Ndryshim i tokes pavaresisht prej vendit ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Hollande 1 Toke per perdorim bujqesor 10 Ferme blegtorale ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Suedi 10 Perdorime sensibel 250 Perdorime jo - sensibel ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ b) Perqendrimet e rekomanduar dhe nivelet e veprimit per PCDD/PCDF ne qumesht dhe produktet e qumeshtit ( ng I-TEQ/kg yndyre qumeshti) ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Gjermani < 0.9 Perqendrim i desheruar (minimumi i marrjes se dioksines) > 3.0 1. Identifikim dhe reduktim i burimeve. Ne se eshte e pa mundur brenda nje kohe te shkurter atehere ndalohet aktiviteti i fermes blegtorale 2. Rekomandim per te mos shitur qumeshtin > 5.0 Qumeshti dhe produktet e tij nuk lejohen te tregetohen ------------------------------------------------------------------------------------------------------------Hollande 6.0 Niveli maksimal ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Angli 0.7 Mish dhe produkte te qumeshtit me me pak se 2% yndyre 16.6 Perqendrimi maksimal per qumeshtin dhe produktet e tij ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Marrja e lejuar ditore prej njeriut 2,3,7,8-Cl4DD (TCDD) ka si mase te lejuar te marrjes ditore - per njeriun 1-4 pg/peshe trupore/dite (sipas OBSH) . Sot pranohet pergjithesisht qe rruga kryesore e depertimit tek njeriu i PCDD/PCDF lidhet me marrjen e ushqimit te perditeshem (rreth 95% e

10

sasise totale te marre prej tij). Ujet, toka, frymemarrja dhe kontakti me lekuren kane rendesi me te vogel. 4. Perfundime e rekomandime 1. Skema e mëposhtme (fig.13) paraqet menaxhimin e mbeturinave shtëpiake si pjesa më e rëndësishme e mbeturinave bashkiake duke filluar prej vitit 2002 për vendet e Komunitetit Europian: Shqyrtimi i kësaj skeme na jep të kuptojme se pjesa më e madhe e saj akoma nuk ka filluar të zbatohet ne vendin tone. 2. Mbledhje selektive e mbeturinave nuk ka filluar aspak.

Mbeturina

Mbledhje selektive dhe përzgjedhje e

materialeve të reciklueshëm

Mbledhje e mbeturinave shtepiake “te tjera”

Mbledhje selektive e materialeve të fermentueshëm

Reciklim i materialeve

Mbetja

Trajtim biologjik Djegie me rikuperim energjie

Mbetje nga komposti

Lëndë të para

Kompost

Kom

post

i

Ngr

ohje

Ener

gji

elek

trike

Met

aniz

im

Përz

gjed

hje

e sk

orje

ve

REF

IOM

Mbetje nga përzgjedhja

Qëndra depozitimi

11

3. Riciklimi i pjeseshem i përbërsave metalik të mbeturinave kryhet në menyre te pa organizuar. 4. Djegia e mbeturinave në fushat e depozitimit të tyre në përgjithsi, e në veçanti në atë të Sharrës bëhet e pa kontrolluar, dhe në vend të përftimit të energjisë elektrike apo të nxehtësisë për përdorime komunale, kjo vetë djegie rezulton në ndotje ajri jashtzakonisht te larta, disa herë mbi normat e lejuara të vendit tone e te vendeve të BE. 5. Rreziku i krijuar prej vetëdjegies së pa kontrolluar të mbeturinave ne fushen e mbeturinave të Sharres në Tiranë, është disa herë më i lartë krahasuar me rastin e djegies së tyre në mënyre të kontrolluar në impjante industrialë për prodhim energjie elektrike apo nxehtesie termike. Vetëm dioksina e furane që njihen si ndotësit më helmues te ajrit shkarkohen aktualisht në Sharrë rreth dy herë me shumë se sa shkarkoheshin në krejt vendin tonë ne vitin 1990. 6. Ndërhyrjet përmirsuese për ndryshimin rrënjesor të menaxhimit në fushën e depozitimit të mbeturinave ne Sharrë janë të domosdoshme. Në aspektin e evitimit te ndotjes së ajrit ato duhet te realizojnë praktikisht ndërprerjen e fenomenit të vetëdjegies

Fig. 14. Profili i fushës se depozitimit te mbeturinave urbane ne Sharrë.

së mbeturinave si edhe mos lejimin e saj në te ardhmen. Zbatimi i legjislacionit shqiptar për administrimin e fushave të mbeturinave urbane duhet përmirsuar gjithashtu. ________________________________________________________________________ A.Deliu 05.04.2007

12