zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në kosovë

12
KUMTESA 05.Tetor 2012 Zhvillimi dhe sfidat e Shkencave Politike në Kosovë Prof.ass.dr. Bekim Baliqi Departamenti i Shkenca Politike Universiteti i Prishtinës Abstrac t The main objective of this paper is to look at the development of political science, its academic and institutional evolution and examine it potentials and obstacles based in the case study of Kosovo. The idea for conducting the proposed research lays in the fact that the studies of situation and also relations between political science and political system in the region and especially in Kosovo lack totally. But the main motivation came due to the fact, that Department of Political Science at the University of Prishtina has already his tenth anniversary. The study raises two interesting channels of investigation – one endogenous to the university – the impact on the evolution of political science as a discipline of its emergence out of the fields of history and law, the other an exogenous factor – the impact of political interference on the evolution of the discipline. Beside the observation of the situation of political science, this study aim to have critical approach toward research activities and also to seek for capabilities of advancing this academic and research discipline. 1

Upload: bekim-baliqi

Post on 14-Apr-2015

109 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Kumtese shkencore

TRANSCRIPT

Page 1: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

KUMTESA05.Tetor 2012

Zhvillimi dhe sfidat e Shkencave Politike në Kosovë

Prof.ass.dr. Bekim BaliqiDepartamenti i Shkenca PolitikeUniversiteti i Prishtinës

Abstract

The main objective of this paper is to look at the development of political

science, its academic and institutional evolution and examine it potentials

and obstacles based in the case study of Kosovo. The idea for conducting

the proposed research lays in the fact that the studies of situation and also

relations between political science and political system in the region and

especially in Kosovo lack totally. But the main motivation came due to the

fact, that Department of Political Science at the University of Prishtina has

already his tenth anniversary.

The study raises two interesting channels of investigation – one

endogenous to the university – the impact on the evolution of political

science as a discipline of its emergence out of the fields of history and law,

the other an exogenous factor – the impact of political interference on the

evolution of the discipline.

Beside the observation of the situation of political science, this study aim

to have critical approach toward research activities and also to seek for

capabilities of advancing this academic and research discipline.

1

Page 2: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

HYRJE

Shkenca politike si disiplinë akademike dhe e institucionalizaur ka zënë fill

në Kosovë vetëm gjatë këtij mijëvjeqari dhe u popullarizua sidomos pas

hapjes së Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike

në Universitetin e Prishtinës. Përkundër faktit se kuadrot e para qe kishin

diplomuar nga shkencat politike ne disa universitete te ish-Jugosllavisë, si

ne atë te Zagrebit apo Beogradit, ekzistonin edhe me herët, ndikimi dhe

kontrolli i regjimit komunist në këtë fushë shkencor nuk lejuan që të

zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe si duhet. Përveç si degë studimi në

UP apo në disa Universitete private, shkenca politike nuk ëshët e

pranishme dhe aktive në asnjë forme tjetër. Asnjë institut hulumtues,

asnjë qendër kërkimore-shkencore, asnjë shoqate profesioniste, asnjë

reviste shkencore nuk merren me promovimin, zhvillimin dhe me studime

politike.

Përkundër atraktivitetit dhe interesimit aq te madhe për studime të

shkencave politike dhe numrit relativisht të lartë të studenteve si dhe të

diplomuarve, kjo lëmi mbetet akoma nën nivel të duhur zhvillimi me cilësi

të dobët. Mungesa e kuadrove kompetente universitare nga kjo fushe,

paraqet edhe një nga problemet kyçe për zhvillimin dhe qasjen e drejte

ndaj shkencave politike. Shkencat politike janë te drejtuara dhe ndikuara

jashtëzakonisht nga se paku dy fusha shkencore: nga historia dhe

drejtësia. Duke qene te përgatitura dhe ligjëruara nga historiane dhe

juristë, lendet e shkencave politike marrin një drejtim tjetër nga qe e kane

burimisht shkencat politike. Historianët janë të prirë t´i sqarojnë dukuritë

shoqërore-politike nga prizmi i zhvillimit historik dhe me interpretime pak

a shume kronologjike. Ndërsa juristet zakonisht fokusohen ne aspektet

normative e ligjore për shpjegimin e zhvillimeve apo strukturave politike.

Ne të dyja rastet, shkollat e ndryshme politikologjie, teoritë e

domosdoshme dhe metodat e shumta empirike nuk janë te përfaqësuara

sa dhe si duhet. Shkencat politike nuk arritën që të konsolidohen si fushë

kritike, studime eksplorative por me shume si disiplinë përshkruese,

2

Page 3: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

deskriptive. Pasojat e një qasje të këtillë janë të shumanshme dhe

afatgjate.

Një dimension tjetër i keqkuptimit te shkencave politike është entuziazmi

naiv dhe pikëpamja e gabueshme se politologët janë ose duhet te jene

bartësit e duhur te proceseve politike dhe institucioneve shtetërore.

Kështu perceptimi i një pjese te studenteve se ata janë politikanet e

ardhshëm me adekuat, se duhet te i takojnë një lidershipi dhe elite politike

për shkak te përgatitjes se tyre profesionale, ka rezultuar ne atë qe këto

fakultetet dhe departamente te perceptohen si lloje te akademive politike.

Në fakt, një politikan bënë politikë, ndërsa politologu merret ne aspektin

akademik e shkencor me çështje politike. Shkencat politike janë të

interesuara të kuptojnë dhe shpjegojnë raportet e pushtetit dhe autoritetit

politik me shoqërinë dhe anasjelltas. Zanafilla e kësaj disipline shkencore

vjen me studimin e strukturës, organizimit dhe zhvillimit të shtetit. Mirëpo,

elementet dhe instrumentet shkencore të hulumtimit, kritika shoqërore-

politike dhe angazhimi publicistik jo vetëm që mungojnë por edhe debati

apo kërkesa për një gjë të tillë thuaja nuk ekziston fare. Një sindromë qe

fatkeqësisht shfaqet edhe te shkencat tjera shoqërore. Rezultat i kësaj

gjendje letargjike është publikimi i rralle i punimeve, studimeve e

analizave te njëmendta shkencore sikurse edhe mangësia e organizimit te

seminareve, simpoziumeve dhe konferencave politikologjie. Publikimet e

pakta nga kjo fushe janë zakonisht përkthime nga autore te huaj, apo

edhe nganjëherë te autoreve nga Shqipëria. Kështu mungesa e theksuar e

literaturës profesionale ne gjuhen shqipe është edhe një aspekt tjetër qe e

pamundëson zhvillimin e mirëfilltë tw kësaj fushe shkencore te re dhe aq

shume të keqkuptuara ne Kosovë.

Te ashtuquajturit apo edhe te vetëquajturit “analiste politike” merren nga

opinioni i gjere si kompetent për përzihen me politologët dhe kështu

krijojnë përshtypjen se komentimi apo vlerësimi i situatës dhe politikes

ditore është objekt studimi i shkencave politike, gjë qe nuk pasqyron

interesimin e tere dhe spektrin e gjere te shkencave politike. Gjithashtu

edhe “këshilltarët politik” nuk janë domosdo edhe studiues apo politolog

te mirëfilltë.

3

Page 4: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

Çka është në të vërtetë shkenca politike?

Sipas një përkufizimi te përgjithshëm shkencat politike i referohen asaj

disipline shkencore e cila merret me proceset, sjelljet dhe veprimet

politike apo me fjale tjera, siç edhe mund te supozohet nga emërtimi kjo

lëmi përbën studimin shkencor te dukurive politike. Vete fjala politike

rrjedh nga fjala greke nga Antika polis që d.m.th qytet-shtet. Kjo le te

kuptohet se qe nga fillimi politika merr domethënien e nje organizimi

shoqëror përmes qeverisjes. Ndërsa Aristoteli e quan njeriun zoon politikon

pra qenie politike. Për shkak te mungesës së metodologjisë, teorisë dhe

terminologjisë së caktuar shkencore, shkencat politike ishin një kohe të

gjatë nw kuadër të filozofisë dhe mendimit politik Pikë referimi ishin

kryesisht shteti dhe pushteti. Me mendimtarin italian Makiavelli e me pas

Hobbsin fillon edhe mendimi teorik mbi politikën. Por tek ne shekullin e 19-

te kjo disipline merr formën dhe karakterin e nevojshëm si disipline e

veçante shkencore. Duke u zhvilluar sidomos ne SHBA gjate dhe pas luftës

se dyte botërore, kryesisht nga shkencëtaret e emigruar evropian, kjo

lende se shpejti është avancuar dhe u përhapë ne tere rruzullin tokësor.

Me kalimin e kohës fusha e studimit te shkencave politike është zgjeruar

shteti dhe qeveria dhe përfshin tani një spektër te gjere objektesh dhe

tema studimi. Nënfushat kryesore te shkencave politike janë:

- Sistemi politik i vendit, qe ekzaminon institucionet, ndërveprimet

dhe sjelljet politike te shtetit ame, me këtë rast pra te Republikës se

Kosovës.

- Politika krahasuese analizon dhe krahason sistemet politike

ndërmjet shteteve dhe regjioneve te ndryshme gjeografike.

- Marrëdhëniet dhe politika ndërkombëtare hulumton raportet dhe

ndërveprimet mes shteteve, institucioneve apo organizatave

ndërkombëtare dhe OJQ-ve internacionale sikurse edhe aktoreve

tjerë ndërkombëtare si p.sh grupet terroriste etj.

- Teoritë dhe filozofia politike shqyrton konceptet dhe qasjet

fondamentale politike dhe mundohet qe te gjeje përgjigje ne çështje

4

Page 5: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

të ndryshme teorike. Kjo përfshin historinë e mendimeve, ideve dhe

ideologjive politike ne kohe dhe hapësire. Ekziston një keqkuptim

dhe paragjykim për teoritë ne përgjithësi, duke pohuar se janë te

thata e te panevojshme. Duke mos pranuar faktin, qe çdonjëri

përdor teoria ne jetën e përditshme pa qene i vetëdijshëm për ketë.

Tekembramja, nëse teoria s´është e rëndësishme për shkencat

politike atëherë pse valle teoricienët si Hobsi, Kanti, Makiavelli etj.

janë me te njohur se qindra e mijëra studiues tjerë që merren me,

kushtimisht thënë, pjesën “pragmatiste” të politikës!

Ekzistojnë edhe nënfusha tjera dhe kategorizimi i tyre varet nga interesimi

dhe mënyra se si i qasemi atyre, aq sa ne disa vende këto përbejnë edhe

gati disiplina te veçanta sikur bie fjala administrimi publik apo edhe

marrëdhëniet ndërkombëtare.

Historicizmi i shkencave politike

Siç u cek me larte shkenca politike si objekt studimi zakonisht

kategorizohen ne katër aspekte dhe fusha te veçanta, prej nga edhe

formohen lendet mësimore dhe fushat e specializimit. Duke qene se ne

universitetet kosovare (qofte ato private po edhe publike) një klasifikim i

tille ishte me shume arbitrar dhe jo krejtësisht i qarte, zhvillimi i këtyre

fushave ishte nen influencën e madhe te asaj qe mund te quajmë

historicizëm. Me historicizëm nënkuptohet këtu se lendet (si obligative

ashtu edhe zgjedhore) nga këto fusha shtjelloheshin në rrafshin e

deskriptiv, pra në zhvillimin e tyre historik. Ndërsa aspektet teorike dhe

analizat e bazuare në hulumtime empirike thuajse mungonin tërësisht. Ne

fakt, qe nga themelimi i Departamentit te shkencave politike dhe

administratës publike ne UP nuk njihet as një studim i vetëm empirik i cili

është ndërmarrë nga ky departament. Gjithashtu edhe Institutet

kërkimore- shkencore të pakta që janë, nuk kane publikime te theksuara

dhe as qe janë te specializuara nge njërën prej këtyre fushave.

Interesimi akademik është i përqendruar ne aktualitetet politike kosovare

dhe shqiptare, ndërsa fokusimi për tema dhe probleme me karakter

ndërkombëtar janë shume te pakta. Publikimet janë po ashtu analiza apo

shtjellime te problemeve politiko-shoqërore shqiptare, ndërsa kritika

5

Page 6: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

shkencore me qasje teorike mungon gati tërësisht. Literature ne shumicën

e rasteve janë përkthime nga autoret e huaj te njohur, ndërsa debatet,

recensionet apo kritika ne lidhje me këto vepra nuk zhvillohet gati aspak.

Shkencat politike ne një mënyrë dhe deri ne një mase, mund te

konsiderohen edhe si disipline shkencore e cila merret me atë periudhe

kohore me te cilën historia ende s´ka filluar te merret dhe për te cilën

epoke kohore arkivat ende nuk janë hapur. Por ato assesi nuk janë njëlloj

shkence ndihmese e Historise e as Historia- qofte edhe e kohës moderne

nuk mund te pretendoj te jete pjese përbërëse e shkencave politike. Çdo

përzierje e tyre vetëm se ia humb kuptimin dhe qëllimin thelbësor te

secilës lëmi shkencore.

Mungesa e një komuniteti shkencor

Një bashkësi apo komunitet shkencor, siç është e zakonshme ne vendet e

tjera e qe njihet ne bote si “scientific community”, nuk është e konsoliduar

dhe nuk vjen ne shprehje gati kurrë. Ekziston një pikëpamje e gabuar, e

trashëguar me gjase nga koha komuniste, se inteligjencia e një vendi

duhet te mblidhet rreth Akademisë se Shkencave dhe Arteve dhe se ajo

përfaqëson organin me te larte e pothuajse se edhe te vetmin akademik

ne vend. Mirëpo, rrethanat e njohura politike ne Kosove dhe ne përgjithësi

ne Ballkan, kane shtyre këto institucione te jene involvuar ne rrjedhat dhe

veprimtarinë politike dhe kështu janë lënë anash aktivitetet shkencore. Ne

anën tjetër, edhe Universiteti i vetëm publik nuk ka arritur edhe pas tere

këto vitesh qe te përqendrohet ne detyrën e saj primare: ne përgatitjen e

kuadrove profesionale e shkencore dhe ne studime te mirëfillta kërkimore-

shkencore. Politizimi i hershem i këtyre dy institucioneve jetike, ka

rezultuar ne anashkalim te zhvillimeve profesionale dhe ne avancimin e

diskurseve kritike, metodologjive aplikative, kërkimeve shkencore dhe

teknologjive bashkëkohore. Mjafton t´ia lëshoni një sy faqeve te internetit

te institucioneve te lartpërmendura dhe vëreni fare lehte se ka ngecje te

pamohueshme me trendët bashkëkohore.

Mirëpo duhet konstatuar, se as ne pjesën, kushtimisht thënë te dijes se jo-

institucionalizuar gjendje nuk është aspak e kënaqshme. Kështu,

mungojnë iniciativa, forume apo edhe shoqata profesionale qe do te

6

Page 7: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

avanconin fushat e tyre përkatëse, qofte përmes publikimeve shkencore,

organizimit te seminareve apo konferencave e deri te krijimi i një diskursi

te mirëfilltë akademik. Ne këtë aspekt shkencat politike pra nuk janë

përjashtim, por pjese e një amullie dhe neglizhence kolektive qe i behet

shkencës dhe arsimimit ne përgjithësi. Prandaj reformimi i arsimit ne

Kosove kërkon qe secili prej nesh, e sidomos ata qe duhet te merren me

lëmine e tyre, te vetëdijesohen dhe te fillojnë individualisht te ndikojnë ne

përmirësimin e gjendjes dhe avancimin shkencor te fushës se tyre

përkatëse. Sepse fajtor për këtë jemi secili prej nesh, ndërsa përfitues

mund te jemi te gjithë nëse arrijmë qe te zhvillojmë shkencën dhe arsimin.

Sfidat e shkencëtareve të politikës

Sfidat qe ballafaqohen shkencëtarët politik janë te llojllojshme dhe shpesh

edhe ato banale, duke filluar prej emërtimit te paqarte e deri te

keqinterpretimi i profesionit te tyre. Vet fakti se nuk ekziston ende një

pajtim për emërtimin e shkencëtareve politike, tregon se kjo dege

shkencore nuk është ende e avancuar sa dhe si duhet por me zhvillohet

ashtu ne mënyre sporadike dhe ne drejtim te duhur. Përderisa ne

opinionin e gjere kosovar një studiues i shkencave politike njihet edhe si

Politikolog, ne literaturën profesionale ne gjuhen shqipe dhe ne Shqipëri

një studiues i tille quhet zakonisht Politolog. Një qartësim apo edhe një

diskutim për atë se cila forme e emërtimit është e drejte, nuk ka qene

akoma ne rend te ditës. Ne gjuhen gjermane p.sh përdoret forma e fundit ,

mirëpo ne anën tjetër edhe emërtimi politikolog ne esence nuk është

aspak e gabuar, nëse merret parasysh etimologjia e termit nga greqishtja

e lashte. Pra cila forme është e drejte dhe cila duhet te standardizohet ne

gjuhen shqipe nuk është e njohur.

Përveç kësaj shkencëtaret politik përballen edhe me dy sfida tjera

profesionale, ne njërën anë me mundësinë e ndikimit dhe influencimit te

punës shkencore dhe ekspertizës ne rrafshin me te gjere dhe ne anën

tjetër me ruajtjen e pavarësisë dhe paanësisë politike dhe objektivitetit

akademik gjate punimeve dhe kërkimeve shkencore. Mirëpo kjo s´do te

thotë se shkencëtarët duhet te mbyllen ne te ashtuquajturën “kullën e

fildishte” akademike, por qe te marrin pjese ne mënyrë aktive ne

7

Page 8: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

zhvillimet shoqërore e politike si dhe te bashkëpunojnë me qytetaret,

gazetaret por edhe me politik-bërësit, dhe te kontribuojnë përmes

ekspertizës ne fusha te ndryshme. Tekefundit edhe Aristoteli kishte

mësuar Aleksandërin ne rinin e tij, Makiavelli këshillonte oborrin mbretëror

Mediqi, Hobsi kujdesej për edukimin e Çarlsit te II-te sikurse edhe ne jetën

bashkëkohore ku shume shkencëtar angazhohen për qeveritë apo

organizmat e ndryshme politike, qofte drejtpërdrejte apo edhe si këshilltar

përmes Instituteve Kërkimore dhe studimeve përkatëse shkencore.

Çka duhet bërë?

Ne shumicën e rasteve ku konstatohet gjendja e rende, problemi kyç

qëndron te gjetja e rrugëdaljes nga ajo situate. Shpeshherë diskutohen

gabimet, lëshimet por jo edhe rekomandimet dhe zgjidhjet e këtyre

problemeve. Ne rastin e avancimit te shkencave politike, sfidat nuk janë te

paarritshme ose te patejkalueshme. Problemi mirëpo qëndron se mungon

një instance ku mund te i adresojmë problemet dhe rekomandimet për

zgjidhjen e tyre. Prandaj formimi i një Asociacioni për Shkenca Politike,

është hapi i pare i organizimit profesional dhe përfaqësimit te interesave

te politologëve. Ky asociacion duhet te jete i angazhuar maksimalisht ne

përmirësimin e gjendjes dhe te organizoj seminare e punishte, si dhe sa

me pare te formoj një reviste shkencore te Shkencave Politike. Kjo do te

mundësonte edhe shkëmbimin e njohurive por edhe te hapjes se

mundësisë qe punimet shkencore te publikohen ne adresën e duhur

akademike. Pastaj edhe bashkëpunimi me organizatat simotra ne bote dhe

afirmimi ndërkombëtar do te mundësonte hapjen e horizonteve dhe

qasjeve te reja dhe me globale. Hapi tjetër i rëndësishëm, do te ishte qe

ne Universitet ku ligjërohen shkencat politike te ketë edhe një rritje te

cilësisë dhe angazhim me te larte akademik ne hulumtime dhe punime

shkencore, gjë qe ne plan me afatgjate do te rriste edhe publikimet dhe

literaturën ne këtë fushe. Por kjo kërkon qe normat dhe rregullat e

institucioneve te jene te përmirësuara, si ne aspektin disiplinor ashtu edhe

cilësor, ne mënyrë qe profesorët te kenë një përkushtim dhe motivim me

te madhe ne pune. Një zhvillim i tille mund te arrihej nëse vendimet

politike janë ne favor te avancimit te disiplinave shkencore dhe qe

8

Page 9: Zhvillimi dhe sfidat e shkencave politike në Kosovë

Ministria e Arsimit do te ndërmerrte masa konkrete ne ngritjen e cilësisë

ne arsimin e larte dhe përkrahjen materiale te projekteve e hulumtimeve

shkencore.

LITERATURA

Ian Bache/Andrew Taylor, The politics of policy resistance:

reconstructing higher education in Kosovo. Journal of Public Policy,

23 (3) 2003. fq. 279-300

Gabriel A. Almond, Political Science: The History of the Discipline,

50-97fq., in; Robert E. Goodin and Hans-Dieter Klingemann: A New

Handbook of Political Science, Oxford University Press 1998

Mirjana Kasapović (red.), Izlazak iz množine? Stanje hrvatske

političke znanosti, Zagreb 2007 (Dalja nga shumësi? Gjendja e

shkencës politike kroate 7-95 fq. Perkthimi nga Xhelal Shehu)

The Strategy for Development of Higher Education in Kosovo 2004-

2015 of the Ministry of Education, Science and Technology of the

Government of Kosovo

The National Research Programme of the Republic of Kosovo 2010-

2015.

The Kosovo Education Strategic Plan 2011 -2016, Ministry of

Education Science and Technology, Republic of Kosovo

Law No.2004/42 On Scientific and Research Activity, Republic of

Kosovo

Regulation no. 2003/14 On the Promulgation of a Las adopted by the

Assembly of Kosovo on Higher Education in Kosovo

9