zhvillimi profesional i mËsimdhËnËsve nË...

88
ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 21  

     

    31  

    29  

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE

    NË KOSOVË

  • ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE

    NË KOSOVË

  • Ky studim është përgatitur me përkrahjen e projektit “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Agjencinë për Promovimin e Punësimit në Kosovë (APPK), Balkan Sunflowers Kosovo (BSFK), Akademinë për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK. Përmbajtja e këtij publikimi nuk do të konsiderohet në asnjë mënyrë si pasqyrim i qëndrimeve të Bashkimit Evropian.

    Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve në Kosovë

    Hartimit të këtij studimi i kontribuan:

    Selim Mehmeti, Ema Rraci, Kushtrim Bajrami

    Prill 2019

    Prishtinë

    Publikuar nga projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”

    Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.keen-ks.net

    Design:

  • ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    5

    Përmbajtja

    LISTA E SHKURTESAVE ........................................................................................................................................ 61. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE .............................................................................................................................72. HYRJE .................................................................................................................................................................. 93. QËLLIMI I STUDIMIT ..........................................................................................................................................114. METODOLOGJIA ............................................................................................................................................... 125. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KUALIFIKIMET DHE PUNËN E MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË ...... 13

    5.1. Ndryshimet në kualifikimin dhe zhvillimin e mësimdhënësve para shërbimit ..................................... 13

    5.2. Reforma kurrikulare dhe ndryshimet në rolin e punës së mësimdhënësve në Kosovë .................. 176. KONCEPTET KRYESORE .................................................................................................................................. 197. KORNIZA LIGJORE MBI ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË .................... 21

    7.1. Sistemi i licencimit të mësimdhënësve .............................................................................................................. 24

    7.2. Institucionet përgjegjëse që kanë rol në ZHPM............................................................................................. 27

    7.2.1. Këshilli Shtetëror për Licencimin e mësimdhënësve (KSHLM) ...................................................... 27

    7.2.2. Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve (DZHPM) .................................................. 28

    7.2.3. Drejtoria Komunale e Arsimit .................................................................................................................... 29

    7.2.4. Institucionet arsimore - shkollat ............................................................................................................... 29

    7.2.5. Inspektorati i Arsimit .....................................................................................................................................20

    7.2.6. Ofertuesit e zhvillimit profesional të mësimdhënësve...................................................................... 318. KORNIZA STRATEGJIKE MBI ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË ......... 33

    8.1. Plani Strategjik për Arsim në Kosovë 2017– 2021 .......................................................................................... 33

    8.2. Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë ............................................................ 37

    8.3. Udhërrëfyesi për zhvillimin në karrierë të mësimdhënësve ..................................................................... 39

    8.4. Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë ............................................409. PROGRAMET E ZHVILLIMIT PROFESIONAL DHE PËRFSHIRJA E MËSIMDHËNËSVE NË TRAJNIME .41

    9.1. Programet e akredituara nga MASHT për zhvillim profesional të mësimdhënësve .......................... 41

    9.2. Përfshirja e mësimdhënësve në zhvillim të vazhdueshëm profesional ................................................46

    9.3. Financimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve .................................................................................5410. ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË NIVEL LOKAL ......................................................... 5711. ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE ME BAZË NË SHKOLLË ............................................... 62

    11.1. Zhvillimi profesional me bazë në shkollë – pjesë e granteve për zhvillimin e shkollave ................6612. SIGURIMI I CILËSISË SË PROGRAMEVE TË TRAJNIMIT ........................................................................... 68

    12.1 Monitorimi dhe vlerësimi i trajnimeve dhe programeve trajnuese .........................................................68

    12.2 Monitorimi, mentorimi, vlerësimi dhe certifikimi i vijuesve dhe trajnerëve ........................................7013. PËRFUNDIMET ................................................................................................................................................ 7214. REKOMANDIMET ............................................................................................................................................ 77SHTOJCA 1. PYETËSORI ME MËSIMDHËNËS ................................................................................................... 79SHTOJCA 2. KARAKTERISTIKAT E MËSIMDHËNËSVE TË ANKETUAR ....................................................... 85

  • 6

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Lista e shkurtesave

    BEP Programi i financuar nga USAID për Arsimin Themelor (Basic Education Program)

    DKA Drejtoritë Komunale për Arsim

    DZHPM Divizioni për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në MASHT

    ECTS Sistemi Evropian për Transferin e Kredive (European Credit Trasfer System)

    ESIP Projekti për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit

    GIZ-CDBE Projekti i GIZ-it për Ndërtim të Kapaciteteve në Arsimin Fillor

    IPK Instituti Pedagogjik i Kosovës

    ISCED Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit

    KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

    KEC Qendra për Arsim e Kosovës

    KEEN Projeti i financuar nga Bashkimi Evropian (Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim)

    KKK Korniza e Kurrikulit të Kosovës

    KSHLM Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

    MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

    MKLSH Programi i trajnimit Mendimi kritik gjatë leximit dhe shkrimit

    SKZH Strategjia Kombëtare për Zhvillim

    PSAK Plani Strategjik për Arsim në Kosovë 2017-2021

    PZHSH Plani Zhvillimor i Shkollës

    QNP Qendra për Ngritje Profesionale

    UA Udhëzim Administrativ

    ZHP Zhvillimi Profesional

    ZHPM Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve

  • 7

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    1. Përmbledhje ekzekutive

    Qëllimi kryesor i këtij studimi është të përshkruajë si është planifikuar dhe si është udhëhequr zhvillimi pro-fesional i mësimdhënësve në shërbim në Kosovë si dhe të vlerësojë zbatimin dhe arritjet në këtë fushë. Ky studim shfrytëzon një qasje hulumtuese cilësore dhe sasiore, e cila përfshinë analizën e politikave arsimore, akteve ligjore dhe nënligjore, programeve të trajnimit, raporteve dhe studimeve të ndërlidhura me zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë, si dhe katërmbëdhjetë intervista gjysmë të strukturuara të realizuara me ekspertë të arsimit, njohës të fushës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve, përfaqësues të MASHT-it dhe DKA-ve, drejtues dhe zyrtarë të organizatave ofertuese të trajnimeve, si dhe drejtorë të shkollave. Po ashtu janë anketuar 242 mësimdhënës që punojnë në nivele të ndryshme të arsimit parauniversitar në Kosovë.

    Përpjekjet për të ndërtuar mekanizmat për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim, në kuadër të sistemit të licencimit, datojnë që nga viti 2004. Hapat e parë konkretë të zbatimin janë ndërmarr në vitet 2008-2010, me vendosjen e sistemit për akreditimin e programeve të trajnimit dhe në vitet vijuese me aktet ligjore që ndërlidhen më zbatimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe financimin e tij. Mirëpo, përkundër parashikimeve dhe investimeve në këtë komponentë, si dhe përkundër përpjekjeve të MASHT-it që të ndërtohet sistem i qëndrueshëm i zhvillimit profesional të mësimdhënësve në funksion të realizimit të reformës arsimore, praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve tregojnë se ky sistem mbetet akoma larg zbatimit dhe vënies në funksion për të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.

    Për më shumë, zhvillimi profesional i mësimdhënësve në Kosovë, mbetet në nivel te zhvillimit të dokumenteve dhe rishikimit të shpeshtë të tyre, në nivel administrativ të zbatimit dhe me aktivitete të kufizuara. Ngecjet e vazhdueshme në këtë drejtim, tregojnë se institucionet që kanë rol dhe përgjegjësi primare në këtë fushë, nuk kanë arritur ta kuptojnë në përmbajtje frymën, filozofinë dhe rëndësinë e zhvillimit të mësimdhënësve në funksion të ngritjes së ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Për pasojë, veprimet kryesore janë orientuar me qëllim të vetëm përmbushjen e kërkesave administrative, pa një përqendrim të thelluar në përmirësimin përmbajtjesor të cilësisë së shërbimeve për zhvillim profesional që do të siguronte ndërrimin e të menduarit të mësimdhënësve për praktikën e tyre profesionale dhe për zhvillimin e kompetencave të tyre lidhur me reformën kurrikulare dhe praktikën e mësimdhënies në klasë.

    Në vitet e fundit është zvogëluar buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për nënprogram-in buxhetor për trajnimin e mësimdhënësve, si dhe është zvogëluar numri i mësimdhënësve të përfshirë në trajnime dhe numri i orëve në trajnime dhe forma të tjera të zhvillimit profesional, përkundër reformës së kurrikulës, përkundër interesimit të mësimdhënësve për të ndjekur trajnime të akredituara, si dhe përkundër faktit se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bashkë me autoritet komunale kanë detyrim që të

  • 8

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    ofrojnë mundësi që të gjithë mësimdhënësit të plotësojnë minimumin e kërkesave të zhvillimit profesional brenda pesë viteve, sipas kërkesave të sistemit të licencimit të mësimdhënësve.

    Në mungesë të mekanizmave mbështetës, komunat dhe shkollat në vitet e fundit kanë shënuar kthim mbra-pa sa i përket zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë. Zhvillimi profesional i mësim-dhënësve në Kosovë, vazhdon të jetë i dominuar vetëm me trajnime dhe punëtori të ndërlidhura me pro-gramet e akredituara që shpien në certifikata të njohura nga MASHT për sistemin e licencimit. Kjo qasje ka ndikuar që mësimdhënësit të jenë të kufizuar ndaj zhvillimit profesional me bazë në shkollë, si dhe të kenë si orientim të vetëm plotësimin e nevojave dhe kërkesave për licencë dhe jo për praktikën e tyre profesionale dhe për përgatitje të duhur për zbatimin në praktikë të kurrikulës së re.

    Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2015 dhe studimet e tjera që ndërlidhen me cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit, tregojnë se zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve nuk ka alternativë, pran-daj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet që të shtoj veprimet konkrete për ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në funksion të realizimit të reformës arsimore dhe siç përcaktohet me Sistemin e Licencimit të Mësimdhënësve dhe Kornizën Strateg-jike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Karrierë.

    Studimi ofron rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që ndërlidhen me aspekte të veçanta të plotësimit të kuadrit ligjor për zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe harmonizimin e tij me legjislacionin primarë, zhvillimin e mekanizmave për mbështetje dhe sigurim të cilësisë së programeve të trajnimit dhe të praktikave të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, si dhe për angazhim më të madh të institucioneve publike në ofrimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim. Rekomandimet e ofruara sugjerojnë edhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies, zhvillimin e procedurave dhe in-strumenteve standarde për monitorim, vlerësimin dhe raportimin për programet e trajnimit që ofrohen nga ofertues të ndryshëm, si dhe zhvillimin e kritereve minimale për vlerësim të vijuesve dhe trajnerëve.

    Së fundi, rekomandimet e ofruara për komunat dhe shkollat sugjerojnë që ato të kuptojnë procesin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve si përgjegjësi të tyre primare, duke siguruar përfshirjen e të gjithë mësimdhënësve në trajnime dhe forma të tjera të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, si dhe duke përmirësuar mbështetjen për mësimdhënës, kapacitetet njerëzore dhe financiare.

  • 9

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    2. Hyrje

    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve, nga periudha e pasluftës (1999) ka pasur zhvillime të shumta si në kuadër të politikave, ashtu edhe në praktikat e realizimit. Në dekadën e fundit ka fituar një dimension të ri, në përpjekje për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm për zhvillimin e mësimdhënësve, në dobi të të gjithë mësimdhënësve, për mirëmbajtjen, përmirësimin dhe avancimin e kompetencave të mësimdhënies sepse zh-villimi profesional i mësimdhënësve vlerësohet të jetë një ndër faktorët kyç që ndikon, në mënyrë të drejt-përdrejtë, në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në Kosovë, është i rregulluar me legjislacion primar dhe sekondar. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është përgjegjëse për planifikimin e fondeve të nevojshme, akreditimin e programeve të trajnimit, hartimin e standardeve për sigurimin e cilësisë dhe kri-jimin e mekanizmave për zbatimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Ndërsa, komunat – Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), janë përgjegjëse për trajnimin e mësimdhënësve në nivel komune, mbi bazën e nevojave të mësimdhënësve, sigurimin e buxhetit për trajnimin e mësimdhënësve si dhe koordinimin e tra-jnimeve në nivel komune, në bashkëpunim me MASHT dhe me ofertuesit e programeve të trajnimit. MASHT dhe DKA, marrin mbështetje nga sektorë të tjerë dhe ofertues të trajnimeve për mësimdhënës, ndërsa shkolla është përgjegjëse të udhëheqë zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.

    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në Kosovë, është një komponentë e veçantë e Sistemit të Licencimit të Mësimdhënësve, i cili është vendosur si instrument i llogaridhënies, motivimit, dhe si mekanizëm për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve. Funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e këtij sistemi është sfid-uar në masë të madhe për shkak të mos zbatimit të plotë të këtij sistemi. Për më shumë, ky sistem ka ndikim të madh edhe në qëndrueshmërinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në Kosovë është pjesë integrale e planifikimeve strategjike të MASHT-it, pjesë e dokumenteve të tjera strategjike, si dhe pjesë e planifikimit zhvillimor në nivel komune dhe shkolle. Të gjitha masat e ndërmarra për të ndërlidhur planifikimet, janë realizuar me qëllim të adresimit në mënyrë të duhur të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në nivel qendror, në nivel lokal dhe në nivel shkolle. Meg-jithatë, ekziston nevoja për të analizuar progresin e arritur me plane strategjike, sfidat dhe mangësitë.

    Modeli ekzistues i zhvillimit profesional të mësimdhënësve në Kosovë është i bazuar kryesisht në programet e trajnimit që ofrohen nga institucione dhe ofertues të ndryshëm, të cilët përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT. Programet e trajnimit për mësimdhënës, përbëjnë një përpjekje për të plotësu-ar nevojat praktike të mësimdhënësve për zhvillim profesional dhe për zbatim të reformës kurrikulare. Ato

  • 10

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    prezantohen në Katalogun që publikohet nga MASHT dhe shpeshherë janë pjesë e debateve institucionale për mbulueshmërinë e kërkesave dhe nevojave të mësimdhënësve dhe nevojat e prioritizimit.

    Ky studim, synon të mbulojë dhe të trajtojë aspektet e lartcekura, që ndërlidhen me politikat arsimore dhe praktikën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim në Kosovë. Për realizimin e këtij studimi janë analizuar dhe krahasuar politikat arsimore që rregullojnë dhe orientojnë zhvillimin profesional të më-simdhënësve në shërbim. Përveç shqyrtimit të kuadrit ligjor për ZHPM dhe dokumenteve strategjike, në këtë studim analitik janë marrë parasysh edhe raportet e organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë ofruar raporte për ZHPM dhe raporte të vlerësimit të programeve të trajnimit. Ndër to edhe raportet e Bankës Botërore të zhvilluara në kuadër të projektit ESIP, raportet e vlerësimit nga zbatimi i PSAK 2017-2021, raportet dhe hulumtimet e ndërlidhura me programet e trajnimit të mësimdhënësve dhe me ZHPM, e tjera. Po ashtu, janë zhvilluar anketa me mësimdhënës dhe intervista gjysmë të strukturuara me akterë relevantë, kryesisht udhëheqës të ZHPM, njohës të fushës së ZHPM, dhe ofertues të ZHPM.

    Në fund, studimi në bazë të të gjeturave, arrin në përfundime që pasqyrojnë gjendjen aktuale në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim, sfidat dhe mangësitë kryesore që duhet të adresohen në mënyrë institucionale. Po ashtu, studimi ofron rekomandime, orientime të ndryshme, masa dhe aktivitete të përshkruara, se si do të mund të rikuperohen veprimet institucionale, drejt përmbushjes së përgjegjësive lig-jore dhe profesionale, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në funksion të realizimit të reformës arsimore dhe ngritjes së rezultateve të nxënësve.

  • 11

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    3. Qëllimi i studimit

    Qëllimi i këtij studimi është të përshkruajë dhe analizojë politikat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim, në dritën e sistemit të licencimit të mësimdhënësve në Kosovë, të identifikojë sfidat, mangësitë dhe mundësitë, si dhe të ofroj rekomandime të bazuara për veprimet e nevojshme që duhet ndërmarrë për të ndërtuar një sistem efektiv dhe të qëndrueshëm për zhvillim profesional të mësimdhënësve në Kosovë.

    Ky studim synon të shtjellojë aspekte të ndryshme të politikave arsimore dhe legjislacionit primar dhe sekon-dar në arsimin parauniversitar, që adresojnë zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim në Kosovë dhe se si këto ndërlidhen me programet e trajnimit për mësimdhënës dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Pyetjet kryesore kërkimore të këtij studim, janë si në vijim:

    Si është planifikuar dhe si është udhëhequr zhvillimi profesional i mësimdhënësve në shërbim në Kosovë?

    Çfarë mendojnë akterët kryesorë që kanë rol në ZHPM, lidhur me përmbushjen e kërkesave të shoqërisë dhe të ardhmen në këtë fushë, programet e trajnimit dhe përgjithësisht lidhur me praktikat e zhvillimit profesional?

    Nën pyetjet që dalin nga pyetjet kryesore kërkimore janë:

    Cila është baza ligjore e ZHPM në Kosovë dhe sa është e harmonizuar me rolin e institucioneve arsimore që lidhen me ZHPM? Cilat janë praktikat aktuale të ZHPM në Kosovë? Si ndikojnë ato në plotësimin e kërkesave të sistemit të licencimit të mësimdhënësve?

    Sa janë relevante programet për zhvillim profesional të mësimdhënësve në Kosovë, nga perspektiva e rolit të ri të mësimdhënësve?

    Çfarë mendojnë mësimdhënësit lidhur me programet e trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe cilësinë e trajnimeve?

    Çfarë mendojnë zyrtarët arsimorë, ekspertët dhe ofruesit e trajnimeve për politikat dhe praktikat e ZHPM në Kosovë?

  • 12

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    4. Metodologjia

    1  Në shtojcën 1 është dhënë pyetësori i realizuar me mësimdhënës, ndërsa në shtojcën 2 pasqyrohen karakteristikat e mësimdhënësve që realizuan pyetësorin online për këtë studim.

    Përzgjedhja e metodologjisë për këtë studim kishte për qëllim kryesor ofrimin e një studimi analitik për zh-villimin profesional të mësimdhënësve, në të cilin përmblidhen zhvillimet dhe rezultatet në këtë fushë, bazuar në një vështrim kritik të politikave arsimore, dokumenteve dhe raporteve përkatëse, si dhe bazuar në përvojat e perceptimet që paraqiten nga vetë mësimdhënësit dhe subjektet e tjera lidhur me zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Qasja hulumtuese e përdorur në këtë studim është cilësore dhe sasiore, e bazuar në modelin përshkrues dhe krahasues.

    Shqyrtimi i politikave arsimore të lidhura me zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim, akteve ligjore dhe nënligjore, programeve të trajnimit të mësimdhënësve, planeve strategjike, dokumenteve dhe raporteve relevante, është plotësuar edhe me realizimin pyetësorit online me 242 mësimdhënës, realizimin e katërmbëdhjetë (14) intervistave gjysmë të strukturuara dhe pyetësorëve të realizuar me një mostër përfaqë-suese të institucioneve që kanë rol në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, përfshirë tre (3) përfaqësues nga MASHT, tre (3) zyrtarë arsimor të DKA-ve, dy (2) përfaqësues të ofertuesve të programeve të trajnimit për mësimdhënës, tre (3) ekspertë të arsimit/njohës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Po ashtu, një diskutim i veçantë është organizuar me një fokus grup me përfshirje të tre (3) drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

    Mësimdhënësit e përfshirë në studim përmes realizimit të pyetësorit online, janë një mostër e mjaftueshme prezantuese e popullatës së mësimdhënësve kosovar, me mosha të ndryshme, kualifikime dhe përvoja të ndryshme, në nivele të ndryshme të shkollave dhe vendeve (fshat/qytet) ku punojnë, si dhe me pozita të ndryshme lidhur me zhvillimin profesional të mësimdhënësve, të cilët kanë ofruar pikëpamjet e tyre lidhur me informimin për ZHPM, kërkesat për zhvillim profesional të mësimdhënësve sipas sistemit të licencimit, programet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim, përfshirjen në programet e trajnimit dhe cilësinë e programeve dhe të trajnimeve në përgjithësi.1

    Përpunimi i të dhënave nga pyetësori online i realizuar me mësimdhënës është realizuar përmes analizave të thjeshta statistikore përshkruese, pasi që studimi nuk kishte për qëllim nxjerrjen e analizave tjera faktoriale. Ndërsa, analiza e të dhënave cilësore është bazuar kryesisht në metodën e analizës së përmbajtjes, përmes së cilës gjetjet janë klasifikuar në tema dhe nën tema të ndërlidhura.

  • 13

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    5. Vështrim i përgjithshëm mbi kualifikimet dhe punën e mësimdhënësve në Kosovë

    2  Saqipi, B., me mbështetje në mbledhjen e të dhënave nga Lirije Bytyqi dhe Bashkim Azemi (2012). Vlerësimi i nevojave të mësim-dhënësve - Zhvillimi profesional për zbatimin e Kornizës së re të Kurrikulumit të Kosovës. Projekti EU IPA 2009 Trajnimi i mësim-dhënësve dhe ngritja e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në Kosovë. Raport i papublikuar f. 12.

    3  Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Kosovë, https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2761

    Konteksti i punës së mësimdhënësve në Kosovë është mjaft kompleks, dinamik dhe sfidues për shkak të ndry-shimeve në kualifikimin e mësimdhënësve, kontekstin e shkollave dhe të kushteve të mjedisit që ofrojnë ato për punë me nxënës, për shkak të ndryshimeve në reformën kurrikulare dhe ndryshimeve në rolin e tyre, por edhe për shkak të aspekteve tradicionale të zhvillimit të mësimdhënësve dhe natyrës së punës së tyre. Si çdo kund tjetër në botë, mësimdhënësit bartin një numër të përgjegjësive mbi supe të cilat vetëm sa shtohen.2 Ndryshimet në kualifikimin dhe zhvillimin e mësimdhënësve para shërbimit dhe ndryshimet e vazhdueshme kurrikulare, do të shtjellohen në këtë vështrim të përgjithshëm, mbi kontekstin e punës së mësimdhënësve në Kosovë.

    5.1. Ndryshimet në kualifikimin dhe zhvillimin e mësimdhënësve para shërbimit

    Ligji për Kualifikimet Kombëtare e përkufizon kualifikimin si njohje zyrtare e të arriturave, me të cilin nji-het përfundimi i arsimit ose aftësimit, ose realizimi i kënaqshëm në një test ose provim. Me normativat për kuadrin profesional në arsimin e përgjithshëm dhe në arsimin profesional përcaktohen hollësitë e njohjes zyrtare të kualifikimit të mësimdhënësve për nivelet përkatëse të arsimit parauniversitar në Kosovë, thirrjet dhe programet për lëndë mësimore që ofrohen në nivelet përkatëse.

    Institucionet përgjegjëse për procesin e kualifikimit të mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar janë të përcaktuara me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Kosovë (2011) dhe Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë (2012). Me Ligjin për Arsimin e Lartë, përcaktohet se vetëm institucionet publike të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që shpien në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë.3 Programet për përgatitjen e mësimdhënësve në Kosovë, ofrohen në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Gjilanit, Universitetin e Gjakovës, Universitetin e Prizrenit dhe në Universitetin e Mitrovicës. Përkundër kësaj, disa institucione private të arsimit të lartë, kanë vazhduar të ofrojnë edhe programe që shpien

  • 14

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    në kualifikime për mësimdhënës. Programet për përgatitjen e mësimdhënësve në Kosovë, ashtu sikurse edhe programet e tjera universitare, si dhe institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, akreditohen nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

    Ligji për Arsimin Parauniversitar në Kosovë, neni 33, pika 4, përcakton që të gjitha programet universitare që qojnë drejt kualifikimit për mësimdhënës duhet që më së voni deri në fillim të vitit akademik 2012/2013 të jenë ekuivalent me programet e ciklit të dytë prej 300 ECTS që përmbajnë komponentën akademike, profesio-nale dhe pjesën praktike, hollësitë e të cilave rregullohen përmes akteve nënligjore. Në bazë të kësaj dispozite të Ligjit për Arsim Parauniversitar në Kosovë, në Udhëzimin Administrativ që rregullon sistemin e licencimit dhe zhvillimin e mësimdhënësve në karrierë (2017), përkatësisht, nenin 4 të këtij akti nënligjor (Kualifikimi i mësimdhënësve para shërbimit/mësimdhënësve të rinj), është përcaktuar që kohëzgjatja e studimeve për përgatitjen e mësimdhënësve të jetë si në vijim:

    Kohëzgjatja e studimeve për përgatitjen e mësimdhënësve parashkollor dhe fillor, së paku 240 ECTS, prej tyre së paku 25 ECTS nga praktika profesionale;

    Kohëzgjatja e studimeve për përgatitjen e mësimdhënësve lëndorë, së paku 300 ECTS, 180 ECTS përgatitje akademike dhe 120 ECTS (MA) komponenta pedagogjike dhe praktike, prej tyre së paku 15 ECTS nga praktika profesionale; dhe

    Kohëzgjatja e studimeve për përgatitjen e mësimdhënësve të profilit të shkollave profesionale (AAP), së paku 300 ECTS, prej tyre 180 ECTS përgatitje profesionale dhe 120 ECTS (MA) përgatitje pedagogjike dhe praktike. Prej tyre së paku 15 ECTS praktikë profesionale;

    Sipas aktit nënligjor që rregullon sistemin e licencimit dhe zhvillimin e mësimdhënësve në karrierë, të gjitha programet universitare për zhvillimin/kualifikimin e mësimdhënësve duhet të jenë në harmoni me standardet profesionale të përcaktuara me Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve4 dhe kornizën kurriku-lare/kurrikulat bërthamë për nivelin përkatës të arsimit.5 Mbi bazën e dokumenteve të lartcekura, duhet të përvijohen edhe standardet profesionale për fusha lëndore/kurrikulare për përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit, mirëpo një zhvillim i tillë ende nuk ka ndodhur.

    Mungesa e standardeve profesionale për fusha lëndore/kurrikulare për përgatitjen e mësimdhënësve para shër-bimit për nivelet përkatëse të shkollimit, sipas profesorëve universitar ka ndikuar që programe të ndryshme të mos ofrojnë atë që duhet ofruar apo të kenë nivel shumë të lartë akademik që nuk përkon me nivelin e shkol-limit për të cilin përgatiten mësimdhënësit, si dhe të këtë dallime në përgatitjen e mësimdhënësve në pro-grame të njëjta që ofrohen në universitete të ndryshme të Kosovës, p.sh. parashkollor apo fillor. Një profesorë i Fakultetit të Edukimit vlerëson se nga MASHT nuk është ofruar ndonjë dokument tjetër përveç dokumentit

    4  Dokumenti i Kornizës strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve, përvijon standardet profesionale për mësimdhënës sipas fushave të lidhura me profesionin e mësimdhënësit, treguesit dhe kompetencat e formimit të përgjithshëm të mësimdhënësve sipas fazave të zhvillimit të mësimdhënësve, përfshirë edhe fazën e para shërbimit në mësimdhënie.

    5  Kurrikulat bërthamë, përveç rezultateve të kompetencave për shkallë kurrikulare që janë bazë për të gjitha fushat kurrikulare, përcak-tojnë edhe konceptet kryesore për secilën fushë kurrikulare dhe përmbajtjet/ përshkrimin e tyre, rezultatet e të nxënit të fushës për shkallët kurrikulare të nivelit përkatës të arsimit, si dhe orientojnë aspektet metodologjike të mësimdhënies dhe vlerësimit në fushën kurrikulare përkatëse.

  • 15

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    mbi kompetencat e mësimdhënësve. Sipas tij, problemi qëndron tek pamundësia e disa profesorëve që të bien në nivelin e programit parashkollor dhe fillor duke shtjelluar nivel shumë të lartë akademik të përmbajtjeve lëndore edhe për studentët e programit parashkollor dhe fillor (p.sh. fizike e astrofizike e nivelit shumë të lartë akademik). Ai tregon se Fakulteti i Edukimit ka kërkuar vazhdimisht qe syllabuset të jenë në harmoni me qëllimin për përgatitjen e mësimdhënësve parashkollor dhe fillor, megjithatë, ka raste kur mësimdhënësit universitarë nuk pajtohen me këtë duke u arsyetuar se ata punojmë me studentë dhe jo me nxënës. Sipas tij, është e domosdoshme të përcaktohen standardet akademike/profesionale të përgatitjes së mësimdhënësve për secilin nivel, për fusha lëndore/kurrikulare dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë përmbajtjes së syllabuseve dhe literaturës që sugjerohet aty. Deri me tani ky proces ka qenë i pa mbikëqyrur dhe kryesisht i lenë në dorën e individëve.

    Një problem tjetër i identifikuar, lidhur me ndryshimet në kualifikimin e mësimdhënësve dhe zhvillimin në karrierë, janë ndryshimet e shpeshta të normativave mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, janë ndërruar gjashtë herë udhëzimet administrative që përcaktojnë normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, në edukimin parashkollor, ar-simin fillor, në shkollat e mesme të ulëta, shkollat e mesme të larta, arsimin special, shkollat artistike, konviktet e nxënësve.6 Disa nga udhëzimet administrative janë miratuar edhe pas fillimit të vitit të ri shkollor apo rreth një muaj para se të fillojë viti i ri shkollor dhe kanë hyrë në fuqi me nënshkrimin e ministrit përkatës. Kjo ka krijuar vështirësi në menaxhimin e personelit mësimdhënës nga shkollat dhe komunat.

    UA/Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, N.10/2018, ka krijuar një konfuzion të përgjithshëm në legjislacion, për sa i përket kohëzgjatjes së studimeve për përgatitje të mësimdhënësve, për-katësisht nëse mësimdhënësit lëndorë në arsimin e mësim të ulët dhe të mesëm të lartë duhet të kenë së paku 300 ECTS /Master/ apo është e mjaftueshme edhe sistemi katërvjeçar dhe Baçelor katërvjeçar (240 ECTS) siç përcaktohet me këtë UA. Ky konfuzion shtohet edhe më shume, kur kemi parasysh se kualifikimet për mësim-dhënës mund të fitohen edhe në universitete jashtë vendit dhe nostrifikimi i të diplomuarave me 240 ECTS, sipas normativit në fuqi, lejon punësimin për mësimdhënës dhe kjo është në kundërshtim me nenin 33, pika 4, të Ligji për Arsimin Parauniversitar në Kosovë.

    Ky akt i ri nënligjor lejon punësimin e mësimdhënësve të rinj me shkallë të ndryshme të ECTS-ve, përmes një dallimi në pikëzim me rastin e punësimit: Niveli Master ka 15 pikë, sistemi katërvjeçar 10 pikë dhe Baçelor katërvjeçar (240 ECTS) 8 pikë. Rrjedhimisht gjuha e përdorur në UA bie ndesh me Ligjin për Arsimin Parau-niversitar në Kosovë, nenin 33, pika 4, sipas së cilës të gjitha programet universitare që shpien drejt kualifi-kimit për mësimdhënës duhet që më së voni deri në fillim të vitit akademik 2012/2013 të jenë ekuivalent me programet e ciklit të dytë prej 300 ECTS. Në parim, me këtë UA duhej të saktësohej se mësimdhënësit që kanë qenë të kualifikuar dhe janë pranuar në punë me plotësim të kritereve ligjore për ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit në kohën kur janë punësuar, para hyrjes në fuqi të kërkesave ligjore për 300 ECTS për ar-

    6  Udhëzimi Administrativ/Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm: a) Numër: 19/2009, datë: 02.09.2009; b) Numër: 13/2011, datë: 30.12.2011; c) Numër: 20/2013, datë: 29.05.2013; d) Numër: 29/2014, datë: 26.02.2014; e) Numër: 06/2015, datë: 10.07.2015; f) Numër: 10/2018, datë: 20.07.2018; Shih:https://masht.rks-gov.net/udhezimet-administrative

  • 16

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    simin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, u njihet kualifikimi përkatës dhe i plotësojnë kriteret për konkurrim me rastin e aplikimit në ndonjë shkollë tjetër. Mirëpo, për të punuar në nivele tjera të shkollimit dhe pozita të tjera (drejtorë, zëvendësdrejtorë), duhet të kenë kualifikimet e kërkuara me legjislacion përkatës.

    Para përcaktimeve ligjore për kualifikimin e mësimdhënësve në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Kosovë, MASHT në vitin 2010 ka filluar zbatimin e Programit për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve, i cili është vazhdimësi e programit për rikualifikim dhe ngritje profesionale të mësimdhënësve pa shkëputje nga puna (2006/2007) i cili ishte i mbështetur në Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017. Programi ishte krijuar për mësimdhënësit në shërbim/në punë, të diplomuar, me kualifikim dyv-jeçar nga Shkollat e Larta Pedagogjike. Programi ishte hartuar në atë mënyrë që të sigurojë përputhshmëri të kualifikimeve të mësimdhënësve me programet ekzistuese të shkollimit të mësimdhënësve para shërbimit. Padrejtësisht, mësimdhënësit me Shkolla të Larta Pedagogjike, shumë shpesh në mediume dhe raporte të ndryshme janë prezantuar si të pakualifikuar, por në fakt ata kanë qenë të kualifikuar dhe janë pranuar në punë me plotësim të kritereve ligjore për ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit në kohën kur janë punësu-ar. Ministria e Arsimit, me qëllim të avancimit të kualifikimit të tyre, ka mbështetur financiarisht zhvillimin e këtij programi dhe ofrimin e tij sipas kritereve të programit.

    Programi për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve është ofruar nga Universiteti i Prishtinës, përkatë-sisht Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, në koordinim me qendrat në Prizren, Gjilan dhe në Gjakovë. Programi është ofruar në bazë te marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHT dhe Universitetit të Prishtinës, i nënshkruar në janar të vitit 2010.7 Që nga fillimi i zbatimit të programit, në vitin akademik 2010/2011 pro-grami është bazuar në akreditimin e programeve të Fakultetit të Edukimit në vitin 2010 dhe si i tillë ka vazh-duar deri në përfundimin e të gjithë kandidateve të paraparë nga MASHT për tu përfshirë në këtë program (viti akademik 2016/2017). Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve/studentëve që kanë ndjekur Programin për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve është 6,828.8

    Në përgjithësi analiza e dokumenteve tregon për angazhim të madh të të gjitha palëve të përfshira (Rektoratit, Fakultetit të Edukimit dhe MASHT). Po ashtu vërehet përfshirje aktive dhe vijim i rregullt nga ana e vijuesve të programit dhe profesorëve të angazhuar në program.9 Në vitet vijuese, për shkak të kërkesave të mësim-dhënësve dhe reformimit të Fakultetit të Edukimit i cili tani ofron programe baçelor vetëm për edukimin parashkollor dhe arsimin fillor, numri i vijuesve të programit është rritur dhe ka kaluar normën e përcaktuar 30 për një grup. Kjo ka vështirësuar menaxhimin e programit dhe rrjedhimisht ka rrezikuar edhe cilësinë e programit. Lidhur me cilësinë e programit, nuk është realizuar ndonjë studim i veçantë, mirëpo reagimet e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave në forma të ndryshme të diskutimeve, tregojnë se disa mësim-

    7  Sipas Katalogut të Programeve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (2017), në shtator të vitit 2010, Agjencia e Kosovës për Akreditim ka akredituar katër programe të Fakultetit të Edukimit për periudhën trevjeçare: Programin paras-hkollor dhe Programin fillor (në të tri qendrat), si dhe dy programet e sapofilluara master. Ndërkaq, të gjitha programet e tjera që ofrojnë përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë, janë akredituar për një periudhë njëvjeçare, edhe atë vetëm në qendrën e Prishtinës. Deri në vitin akademik 2012/2013 programet vazhduan të funksionojnë me numër të kufizuar të regjistrimeve në koordinim me MASHT. https://edukimi.uni-pr.edu/getattachment/Ballina/Katalogu.pdf.aspx

    8  Dr.sc.Linda Grapci-Kotori (29/03/2017). Raport mbi gjendjen e të diplomuarve në Programin: Avancimi i Kualifikimit të Mësim-dhënësve. Raport i papublikuar.

    9  Rexhaj, Xhavit (2011). Kualifikimi i mësimdhënësve të Kosovës pa shkëputje nga puna dhe trendët përkatëse evropiane, Punim për Master (punim i pabotuar), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik - Departamenti i Pedagogjisë, Prishtinë.

  • 17

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    dhënës e kanë ndjekur programin për shkak të detyrimit ligjor dhe se tek një pjesë e mësimdhënësve që kanë përfunduar programin, nuk vërehen ndryshime në praktikat e mësimdhënies.

    Programi për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve është duke vazhduar me pedagogët që punojnë në nivelin e edukimit parashkollor dhe arsimit fillor, të cilët sipas UA/Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, N.10/2018, programin duhet ta përfundojnë deri në fund të vitit shkollor 2020/2021. Po sipas këtij UA, mësimdhënësit të cilët janë në marrëdhënie pune në institucionet e arsimit parauniversitar me gradë kualifikimi baçelor trevjeçarë me 180 ECTS, që kanë më shumë se gjashtë vite përvojë pune në ar-sim dhe që kanë licencë të mësimdhënësit, e vazhdojnë punën në profesionin e tyre deri në përfundim të vitit shkollor 2020/2021, me kusht që gjatë kësaj periudhe të plotësojnë kërkesat për kualifikim sipas normativave për mësimdhënës në fuqi.

    10  Blerim Saqipi, Tuula Asunta, Eira Korpinen (2014). Understanding the context of teacher professionalism in education systems undergoing transition – Kosovo case. International Conference on Education & Educational Psychology 2013. Procedia - Social and Behavioral Sciences 112 ( 2014 ) 635 – 646. F.637.

    5.2. Reforma kurrikulare dhe ndryshimet në rolin e punës së mësimdhënësve në Kosovë

    Reforma e re kurrikulare në Kosovë, gjegjësisht Korniza e re Kurrikulare për arsimin parauniversitar në Kosovë, karakterizohet me një ndryshim të madh, nga një qasje e bazuar në përmbajtje dhe objektiva mësi-more, në një qasje të bazuar në kompetenca dhe rezultate mësimore, nga një qasje e bazuar në lëndë mësimore, në një qasje të integruar në fusha të kurrikulës. Kurrikula e re karakterizohet edhe me ndryshime në sistemin e vlerësimit, metodologjinë e mësimdhënies dhe nxënies, si dhe autonominë shkollore me qëllim të ofrimit të mundësive me të mira për nxënës në përmbushje të kompetencave dhe rezultateve të të nxënit.

    Në këtë drejtim, mësimdhënësit në Kosovë, tani përballen me ndryshime të reja kurrikulare, të cilat kanë rol dhe ndikim në punën e tyre. Roli i mësimdhënësit nuk është më që të bartë informacione, por të ofrojë një mjedis të përshtatshëm të nxënit ku të gjithë nxënësit janë të përfshirë në aktivitetet mësimore dhe mund të zotërojnë kompetencat kryesore dhe rezultatet e të nxënit për nivelet përkatëse të arsimit. Përveç kësaj, pritjet janë që shkollat dhe mësimdhënësit do të luajnë një rol më të madh në zhvillimin e programeve lëndore, të cilat deri më tani janë përshkruar nga autoritetet dhe proceset kombëtare. Kurrikula e re vë në lëvizje mendi-min e mësimdhënësve drejt qasjes së bazuar në rezultate.10

    MASHT, pas pilotimit të kurrikulës së re (2013/2014; 2014/2015; dhe 2015/2016), ka hequr përgjegjësinë e mësimdhënësve për zhvillimin e programeve lëndore për klasë, dhe tani këtë përgjegjësi e ka Divizioni për zhvillimin e kurrikulave në MASHT me grupet punuese që angazhojnë. Megjithatë sërish mbetet që mësim-dhënësit dhe shkollat në bazë të autonomisë së tyre të zhvillojnë kurrikulën me zgjedhje, të zhvillojnë pro-grame jashtëkurrikulare dhe të ofrojnë më shumë orë mësimore mbi minimumin e përcaktuar nga autoritetet kombëtare. Të gjitha këto procese reflektojnë në punën e mësimdhënësve dhe në rolin e tyre.

  • 18

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, pas rishikimit të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauni-versitar në vitin 2016, ka marrë vendim që nga viti i ri shkollor 2017/18, ky dokument zyrtar të fillojë zbatimin në të gjitha shkollat e Kosovës, përkatësisht në nivelin parafillor, në nivelin fillor: në klasën e parë (I), në klasën e gjashtë (VI) dhe në klasën e dhjetë (X) në gjimnaze. Trajnimet e mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës nga viti shkollor 2016/2017 janë organizuar nga Divizioni për ZHPM, në bashkëpunim me koordinatorët e 28 komunave që kanë qenë të angazhuar në procesin e organizimit të trajnimeve.11

    Sa i përket përgatitjes së mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës së re, ka diskutime në mesin e mësim-dhënësve dhe shprehje të shqetësimeve për rënien e cilësisë së trajnimeve krahasuar me fazën e parë të tra-jnimeve12, se përkrahja në nivel shkolle ka munguar dhe si rrjedhojë përgatitja e mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës konsiderohet e pamjaftueshme. Qasjet inovative për zbatimin e kurrikulës së re kërkojnë entu-ziazëm, përkushtim, përgjegjshmëri dhe reflektim të vazhdueshëm vetë-kritik ndaj performancës nga ana e mësimdhënësve, prandaj mekanizmat e vlerësimit të mësimdhënësve dhe avancimit të tyre në karrierë duhet t’i inkurajojnë dhe t’i njohin këto vlera.13

    Zbatimi i kurrikulës bëhet i suksesshëm, atëherë kur mësimdhënësit fitojnë përvojat e duhura, njohuritë, sh-kathtësitë, idetë dhe qëndrimet e drejta për kurrikulën apo programin mësimor që do ta zbatojnë në praktikë. Vetëm kur kurrikula pranohet plotësisht nga mësimdhënësit e një shkolle dhe kur veprimtaritë e lidhura me të kthehen në rutinë, mund të thuhet se kurrikulumi ka arritur fazën e “institucionalizimit”.14 Mësimdhënësit janë filtrat nëpërmjet të cilëve kalojnë kurrikulat e planifikuara. Ata luajnë rol vendimtar në planifikimin e kurrikulit shkollor, edhe pse vendimmarrja shpesh cenohet nga përpjekja për të kontrolluar dhe standardizuar gjithçka në emër të ngritjes së efikasitetit.15

    Për këtë qëllim nevojitet fuqizimi i shkollës dhe mekanizmave mbështetës, për të krijuar një kulturë të re-flektimit ndaj ndërrimit të qasjes në mësimdhënie dhe zhvillimit profesional individual, të mirëmbajtjes dhe avancimit profesional të mësimdhënësve, në mënyrë të vazhdueshme, në funksion të ngritjes së cilësisë në punën me nxënës dhe përkrahjes së tyre në zhvillimin e kompetencave.

    11  Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve në MASHT (2017). Raport përmbledhës për trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e KKK-së. Mars – korrik 2017.

    12  Në kuadër të përgatitjes së shkollave pilot për zbatimin e kurrikulës së re, ngritja e kapacitetit të mësimdhënësve është realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës përmes programit “Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve të arsimit parauniversitar për zbatimin në praktikë të kurrikulës së re”. Programi është realizuar përmes tre seminareve (në kuadër të 10 ditëve të trajnimit me 80 orë kontak-ti të drejtpërdrejtë).

    13  Lindita Boshtrakaj, Ema Rraci, Kushtrim Bajrami (2018). Sfidat e zbatimit të reformës kurrikulare në arsimin paraunversitar në Kosovë, f.16.14  Marsh, J. Colin. (2009). Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Botimi i katërt në shqip, Tiranë, Qendra për Arsim Demokra-

    tik.15  Hyseni, H., Mita, N. Salihaj, J. & Pupovci, D. (2003). Qeverisja dhe udhëheqja në arsim – Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm. Udhëzu-

    es, f.271 Qendra për Arsim e Kosovës.

  • 19

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    6. Konceptet kryesore

    Ky studim nuk ka për qëllim të ofroj koncepte apo përkufizime të reja lidhur me aspekte të veçanta për zhvil-limin e mësimdhënësve në karrierë, por të lehtësojë të kuptuarit e përbashkët për aspektet që trajtohen në këtë studim dhe interpretimin e gjetjeve të këtij studimi. Prandaj, konceptet kryesore të përdorura në këtë studim, bazohen në dokumentin që rregullon sistemin e licencimit të mësimdhënësve dhe në dokumentet ligjore dhe strategjike që mbulojnë dhe trajnojnë zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

    Kompetencat e mësimdhënësit - paraqesin përshkrime të vlerave profesionale, të njohurive, të shprehive dhe të shkathtësive që kërkohen për përmbushjen e një standardi të caktuar të profesionit të mësimdhënësit në kuadër të sistemit të zhvillimit në karrierë.

    Licencimi i mësimdhënësit – procesi i lëshimit të lejeve për ushtrimin e punës së mësimdhënësit dhe de-tyrave tjera në shkollë. Ndërsa, licenca është leja e punës e lëshuar në bazë të standardeve dhe normave të miratuara paraprakisht për punëtorët e arsimit që do të punojnë në institucionet e arsimit parauniversitar.

    Mësimdhënës – personi me kualifikim sipas normativit përkatës për mësimdhënës, që ushtron procesin e edukimit dhe të arsimimit në institucionet e arsimit parauniversitar (edukatorët e arsimit parashkollor (3-6 vjeç) mësimdhënësit e shkollës fillore, mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të lartë).

    Mësimdhënës fillestar – personi që ka kualifikim përkatës për ushtrim të profesionit të mësimdhënësit dhe punësohen për herë të parë. Mësimdhënësi që kthehet në mësimdhënie pas një pauze më të vogël se pesë vite nuk konsiderohet fillestar dhe kalon menjëherë në licencën e rregullt të mësimdhënësit të karrierës

    Orë trajnimi – koha e trajnimit të drejtpërdrejtë, kur trajneri zhvillon seanca trajnuese me pjesëmarrësit në trajnim. Në rastet specifike, në orë trajnimi përfshihen edhe orët e monitorimit dhe mentorimit, nëse programi përkatës planifikon një gjë të tillë si edhe orët praktike në rastet e programeve të trajnimit që janë specifik për arsimin profesional. Një ditë e plotë trajnimi përbëhet nga gjashtë orë.

    Profesion i rregulluar – veprimtari punësimi ose grup i veprimtarive profesionale, e drejta e ushtrimit të të cilave rregullohet me ligj apo me akte nënligjore dhe kërkon një licencë që kushtëzohet me një fushë dhe nivel të caktuar të aftësimit dhe edukimit ose me zotërimin e kualifikimeve profesionale të veçanta. Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar janë të përfshirë në profesionin e rregulluar.

  • 20

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Ofertues të zhvillimit profesional – institucione publike, organizata joqeveritare, organizata private dhe projek-te ndërkombëtare të financuara nga donatorët. Institucionet publike, qeveritare, ndërqeveritare dhe organizatat me status të njohur ndërkombëtar që kanë marrëveshje me MASHT për zhvillimin e aktiviteteve të zhvillimit profesional të punëtorëve të arsimit, konsiderohen të aprovuara për periudhën e kohëzgjatjes së marrëveshjes.

    Programe të zhvillimit profesional – programet e trajnimit që ofrohen për mësimdhënës në shërbim, pa shkëputje nga puna, të akredituara/miratuara nga institucioni i autorizuar me qëllim të aftësimit të kuadrit të institucioneve arsimore brenda kërkesave të sistemit të licencimit.

    Programet plotësuese të trajnimit – programe të zhvillimit profesional të miratuara nga institucioni/organi kompetent që nuk ndërlidhen drejtpërdrejtë me metodologjitë e mësimdhënies, por janë në interes të ambientit të shkollës dhe shkollimit në përgjithësi.

    Programet themelore të trajnimit – programe të zhvillimit profesional të miratuara nga institucioni/organi i autorizuar që përqendrohen në çështjet lidhur me mësimdhënien dhe mësimnxënien bashkëkohore. Këto pro-grame mund të përfshijnë edhe programet e kërkuara nga MASHT për të siguruar zbatimin e reformave të caktuara në mësimdhënie dhe/ose shkollë në përgjithësi zakonisht lidhur me ndryshimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollë duke përfshirë mësimdhënien e lëndëve të caktuara.

    Vlerësimi i performancës së mësimdhënësit – Gjykimi i cilësisë dhe i vlerës së mësimdhënies, i bazuar në standardet e përcaktuara apo procesi i gjykimit të meritave dhe të arriturave të mësimdhënësit mbi bazën e standardeve dhe kritereve të vendosura me sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në Kosovë.

    Zhvillimi i vazhdueshëm profesional – është procesi që siguron se të gjithë mësimdhënësit, në çdo fazë të kar-rierës së tyre, mund të zhvillojnë njohuritë e tyre, të përmirësojnë shkathtësitë dhe forcojnë vetëbesimin dhe mo-tivimin për të përmirësuar të nxënit e nxënësve. Përshkruan aktivitetet formale dhe joformale zhvillimore dhe arsimore në të cilat mësimdhënësit angazhohen në shkolla, si nxënës tërëjetësor. Zhvillimi i vazhdueshëm pro-fesional është ndërtuar rreth një sistemi aktivitetesh e jo duke u bazuar në aktivitete të fragmentuara, siç ndodhë shpesh.16 Pra, zhvillimi profesional është një kuptim më i gjerë, i cili nuk ka të bëjë vetëm me trajnimin, por edhe me ofrimin e mundësive të tjera për zhvillim të vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive, p.sh. mentorim ko-legial, pjesëmarrja në rrjetet profesionale, publikimet profesionale në revista dhe botime të veçanta, pjesëmarrja në punëtori, seminare e konferenca, universitete apo shkolla verore për mësimdhënie dhe mësimdhënës, vizita studimore, shkëmbimi i praktikave të mira brenda dhe jashtë shkollës, e tjera.

    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë – ngërthen aktivitetet e zhvillimit profesional në shkollë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe parimet e procedurat e miratuara, të cilat realizohen nën udhëheqjen e shkollës dhe me pjesëmarrje aktive të personelit të shkollës. Zhvillimi profesional me bazë në shkollë njihet në sistemin e licencimit të mësimdhënësve në Kosovë dhe është pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

    16  MASHT - Projekti EU IPA 2009 Trajnimi i mësimdhënësve dhe ngritja e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në Kosovë. Kornizë për zhvillim të vazhdueshëmm. Moduli 1A: Kornizë për zhvillim të vazhdueshëm profesional (ZHVP) për Mësimdhënësit në Kosovë – Të mësuarit së bashku, f.2.

  • 21

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    7. Korniza ligjore mbi zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë

    17  Kuvendi i Kosovës. (2011). Ligji për arsimin parauniversitar në Kosovë. Ligji Nr. 04/L-032 (2011). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 17 / 16 Shtator 2011, Prishtinë.

    18  Kuvendi i Kosovës. (2008). Ligji për arsimin në komunat e Kosovës, Ligji Nr. 03/L-068 (2008). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, 21 maj 2008, Prishtinë.

    19  Kuvendi i Kosovës. (2016). Ligji për Profesionet e Rregulluara në Kosovë. Ligji nr. 05/l-066 (2016). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 38 / 21 Nëntor 2016, Prishtinë.

    Korniza ligjore e arsimit në Kosovë që adreson zhvillimin profesional të mësimdhënësve, përbëhet nga legjis-lacioni primar dhe sekondar. Pjesë e legjislacionit primar janë Ligji për arsimin parauniversitar në Kosovë, nr. 04/L-032 (2011), Ligji për arsimin në komunat e Kosovës, nr. 03/L-068 (2008), Ligji për Profesionet e Rregul-luara në Kosovë (Nr. 05/L-066), Ligji për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë (Nr. 06/L-046).

    Sipas Ligjit për arsimin parauniversitar në Kosovë, është përgjegjësi e MASHT-it, të caktojë kritere dhe të menaxhojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve, përmes Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësim-dhënësve, të përcaktojë kërkesat për zhvillim profesional dhe performancë të mësimdhënësve në kuadër të procesit të licencimit, standardet dhe procedurat e akreditimit të programeve të zhvillimit profesional të më-simdhënësve, si dhe standardet e praktikës profesionale të mësimdhënësve.17

    Në anën tjetër, në bazë të Ligjit për arsimin në komunat e Kosovës, komunat kanë kompetenca në punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, për-zgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve, trajnimin e edukatorëve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT.18

    Me Ligjin për Profesionet e Rregulluara në Kosovë, profesioni i mësimdhënësit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, është pjesë e profesioneve të rregulluara. Neni 7 i këtij ligji, përcakton kriteret për ushtrimin e profesionit të rregulluar, ku për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar, çdo person duhet të: (i) përfundojë studimet përkatëse apo kualifikimet profesionale; (ii) përfundojë praktikën profesionale; (iii) kryej provimin shtetëror; dhe (iv) regjistrohet në organin përkatës profesional.19 Ligji akoma nuk ka filluar të zbatohet dhe me fillimin e zbatimit të këtij ligji, mësimdhënësit që plotësojnë të drejtën e ushtrimit të profe-

  • 22

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    sionit të rregulluar, regjistrohen ne sistemin e licencimit të mësimdhënësve dhe i nënshtrohen procedurave të tjera për zhvillimin në karrierë.

    Me Ligjin për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë, Inspektorati i Arsimit përbëhet nga Inspektorati adminis-trativ dhe Inspektorati pedagogjik. Inspektori pedagogjik është përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe vlerë-simin e jashtëm në institucionet arsimore të nivelit SNKA 0-4, përfshirë vlerësimin e performancës së mësim-dhënësve, drejtorëve të shkollave dhe vlerësimin e performancës së shkollës. 20

    Pjesë e legjislacionit sekondarë për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim, janë aktet nënligjore/udhëzimet administrative. MASHT-i ka provuar ndër vite të rregullojë ZHPM me akte nënligjore, baza e të cilave ndërlidhet me sistemin e licencimit të mësimdhënësve. Në çdo fazë të ndërtimit të sistemit të licencimit të mësimdhënësve, janë shënuar vonesa dhe ngecje të vazhdueshme gjatë zbatimit. Vonesat dhe ngecjet në zbatim, kanë bërë që të këtë ndërrime të shpeshta të Udhëzimeve Administrative që rregullojnë këtë sistem, ndërsa disa UA janë rishikuar dy herë, e disa tjera tri herë brenda periudhës 2008-2018. Kështu, në vitin 2017 dhe 2018 janë rishikuar së fundi të gjitha Udhëzimet Administrative që lidhen me Sistemin e Licencimit. UA të fundit që janë në fuqi, janë si në vijim:

    20  Kuvendi i Kosovës. (2018). Ligji për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë. Ligji nr. 06/L -04. Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 13 / 10 Gusht 2018, Prishtinë.

  • 23

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Tabela 1: Udhëzimet Administrative që ndërlidhen me Sistemin e Licencimit të Mësim-dhënësve dhe përshkrimi i tyre

    Udhëzimet Administrative Përshkrimi i aspekteve kryesore

    UA nr. 05/2017 për Sistemin e Licencimit dhe Zhvillimit të Mësimdhënësve në Karrierë21

    Sistemi i zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë; Kriteret dhe kushtet e licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në shtegun e karrierës; Akterët për zbatimin e sistemit të licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë; Detyrat dhe përgjegjësitë e akterëve kryesorë të përfshirë në këtë proces; Procedurat e aplikimit në sistemin e licencimit dhe procedurat për nxjerrjen e vendimit lidhur me aplikimet.

    UA nr. 04/2017 për Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve22

    Rolin e KSHLM Përbërjen dhe përfaqësimin e institucioneve arsimore në KSHLM Detyrat dhe përgjegjësitë e KSHLM Mbikëqyrjen e punës së KSHLM

    UA nr. 06/2017 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë23

    Detyrat dhe përgjegjësitë e MASHT-it në fushën e zhvillimit profesional; Kriteret dhe procedurat e aprovimit të institucioneve (ofertuesve) dhe programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë; Pozitën e programeve paraprake të aprovuara nga MASHT/KSHLM; Autorësinë dhe të drejtën e ofrimit të programeve të aprovuara; Sigurimin e cilësisë së trajnimeve

    UA nr. 14/2018 për vlerësimin e performances së mësimdhënësve24

    Sistemin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve (vlerësim të brendshëm dhe vlerësim të jashtëm) Bartësit e VPM, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre Procedurat e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve; Kategorizimin e nivelit të performancës; Instrumentet për zbatimin e vlerësimit të performancës; dhe Ndërlidhjen e VPM me sistemin e licencimit të mësimdhënësve.

    21  Më gjerësisht, shih: http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/sistemimi-i-licencimit-dhe-zhvillimit-te-mesimdhenesve-ne-karriere.pdf22  Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/3-2017-ua-per-keshillin-shteteror-per-licencim-te-mesimdheneseve.pdf 23  Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/6-2017-ua-per-kriteret-dhe-procedurat-e-aprovimit-te-progran-

    meve-per-zhvillim-profesional-te-mesimdhnesve-dhe-punonjesve-arsimor-rotated.pdf24  Më gjerësisht, shih: https://masht.rks-gov.net/udhezimet-administrative-2018: Udhëzimi Administrativ Nr.14-2018-1 për vlerësimin e

    performancës së mesimdhënësve.

  • 24

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Rishikimi i fundit i udhëzimeve administrative ka shfuqizuar udhëzimet e mëparshme duke i integruar në ud-hëzimet e rishikuara, përfshirë këtu UA për Financimin e Zhvillimit Profesional të Mësimdhënëse në Kosovë (nr. 15/2013) dhe UA për Zbatimin e Zhvillimit Profesional të Mësimdhënësve (nr.16/2013). Në fakt UA për financimin e ZHPM nuk është integruar në asnjë nga udhëzimet e rishikuara dhe nuk ka gjetur zbatim që nga viti 2013, përkundër faktit se neni 8 i këtij UA, përcakton që MASHT dhe DKA-të hartojnë rregullore dhe ud-hëzime të veçanta për financimin e ZHPM, mirëpo kjo nuk është aplikuar as nga MASHT dhe as nga DKA-të.

    25  Osman Buleshkaj, konsulent në ESIP (Janar 2018). Raport i përgjithshëm për kabinetin e ministrit të MASHT (Zhvillimi në karrierë i mësimdhënësve, sistemi i licencimit, zhvillimi profesional dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve). F.2.

    26  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2012). Moduli 1B: Hyrje në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim në Kosovë. Modul i ofruar për mësimdhënës nga BE projekti IPA 2009 “Trajnimi i mësimdhënësve dhe Ngritja e Kapaciteteve të Komunave dhe Drejtorëve të Shkollave në Kosovë” dhe zbatuar në emër të MASHT nga një konzorcium i udhëhequr nga Shërbimet Ndërkombëtare të GIZ.

    7.1. Sistemi i licencimit të mësimdhënësveSistemi i licencimit të mësimdhënësve në Kosovë, konsiderohet ndër mekanizmat kryesorë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies, motivimin dhe adresimin e performancës së mësimdhënësve, i cili ngërthen në vete mekanizmin e zhvillimit profesional të obliguar për secilin mësimdhënës dhe mekanizmin e vlerësimit të per-formancës të secilit prej tyre, si dy elemente përcaktuese. Avancimi në skemën e licencimit është planifikuar të ndërlidhet me rritjen e pagës për mësimdhënësit, si instrument motivues për një performancë më të mirë.25

    Sistemi i licencimit të mësimdhënësve ndërlidhet me punën e Divizionit për ZHPM, Inspektoratit të Arsimit dhe KSHLM. Përpjekjet për të zhvilluar sistemin e licencimit, kanë filluar në vitin 2004, ndërsa më vonë, në vitin 2008 është hartuar Udhëzimi Administrativ për sistemin e licencimit, i cili është zbatuar pjesërisht duke ndarë statusin e mësimdhënësve dhe pagave të tyre sipas kualifikimit para shërbimit dhe sipas viteve të përvojës. Në vitin 2010, MASHT-i nxjerri një tjetër Udhëzim Administrativ (05/2010) duke përshkruar lidhjet mes zh-villimit profesional dhe skemës së licencimit të mësimdhënësve.26 Gjatë viteve 2008-2010 janë vendosur hapat e parë konkret të zbatimit dhe ndërtimit të mekanizimit për akreditimin e programeve të ZHPM, ndërsa në vitet 2011-2012 është punuar në zhvillimin dhe popullimin e databazës së licencimit, përgatitjen e instrumenteve për VPM dhe pilotimin e tyre. Në vitet 2012, 2013, 2014 ka filluar lëshimi i licencave, proces i cili ka vazhduar deri në ditët e sotme dhe janë hartuar/rishikuar aktet nënligjore të ndërlidhura me sistemin e licencimit.

    Sistemi i licencimit të mësimdhënësve është vendosur si:

    Instrument i llogaridhënies; Instrument i motivimit - ndërlidhjes së nivelit të performancës me paga të mësimdhënësve; Mekanizëm për zhvillim të vazhdueshëm profesional - ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm të ZHPM.

    Udhëzimi i ri administrativ për Sistemin e licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve (2017), përcakton shtegun e karrierës së mësimdhënësve në Kosovë, kriteret dhe kushtet e licencimit për secilin lloj të licencës: Mësimdhënës i karrierës; Mësimdhënës i avancuar; Mësimdhënës mentor; dhe Mësimdhënës i merituar. Ky akt nënligjor është rishikuar për shkak të ngecjeve në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe ngec-

  • 25

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    jeve në plotësimin e kërkesave për zhvillim profesional të një numri relativisht të madh të mësimdhënësve. Kriteret për ZHPM – numri i orëve të trajnimeve, sipas llojeve të licencave që njihen në sistemin aktual të licencimit të mësimdhënësve, pasqyrohen në tabelën në vijim.

    Tabela 2: Llojet e licencës për mësimdhënës dhe kriteret për zhvillim profesional të mësimdhënësve sipas llojeve të licencave

    Llojet e licencës

    Kriteret i ZHP për lëshimin e licencës27

    Kriteret e ZHP për ruajtjen e licencës

    Mësimdhënës i karrierës

    Licenca e parë për mësimdhënës të karrierës iu lëshohet mësimdhënësve të kualifikuar sipas normativit në fuqi për mësimdhënës në nivelin përkatës të arsimit, dhe të cilët kanë një vit përvojë pune.28

    Licenca e mësimdhënësit të karrierës është valide për 5 vite dhe ripërtërihet pas vlerësimit pozitiv të performancës, sipas UA për VPM (kriteret për licencën Mësimdhënës i karrierës) dhe plotësimit të së paku 100 orëve të reja të trajnimit në programet e trajnimit për licencë të karrierës.

    Mësimdhënës i avancuar

    Ka përfunduar së paku 300 orë trajnim, prej të cilave 100 orë trajnim në programet e trajnimit për licencë të mësimdhënësit të avancuar. 29

    Licenca e mësimdhënësit të avancuar është valide për 5 vite dhe ripërtërihet pas vlerësimit pozitiv të performancës, sipas UA për VPM (kriteret për licencën Mësimdhënës i avancuar) dhe plotësimit të së paku 200 orëve të reja të trajnimit në programet e trajnimit për licencë të avancuar.

    Mësimdhënës mentor

    Ka përfunduar së paku 200 orë trajnim pas marrjes së licencës së mësimdhënësit të avancuar, prej tyre së paku 100 orë trajnim duhet të jenë nga fusha e mentorimit të mësimdhënësve.

    Licenca e mësimdhënësit mentor është valide për 5 vite dhe ripërtërihet pas vlerësimit pozitiv të performancës, sipas UA për VPM (kriteret për licencën Mësimdhënës mentor) dhe plotësimit të së paku 200 orëve të reja të trajnimit.

    Mësimdhënës i merituar

    Posedon licencë të mësimdhënësit mentor për një periudhë prej së paku 10 vitesh; Ka përfunduar së paku 450 orë trajnim pas marrjes së licencës së parë për mësimdhënës mentor, sipas përcaktimeve në Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë; Licenca e mësimdhënësit të merituar është e përhershme.

    27  Me sistemin aktual të licencimit, çdo mësimdhënës, për marrjen e licencës Mësimdhënës i avancuar, licencën, Mësimdhënës mentor dhe Mësimdhënës i merituar, përveç që duhet të plotësojë kriteret dhe kërkesat e ZHPM, duhet të plotësojë edhe kriteret e Vlerësimit të Performancës të përcaktuara me UA nr. 14/2018 për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.

    28  Me rregullimin e fazës së hyrjes në profesionin e mësimdhënësit dhe me fillimin e aplikimit të Ligjit për profesionet e rregulluara, më-simdhënësi merr Licencën e karrierës me plotësim të kritereve përkatëse të fazës së hyrjes dhe kritereve nga shkalla e kalueshmërisë në provimin shtetëror.

    29  Orët e trajnimit për Licencën Mësimdhënës i avancuar, llogariten në sistem për të gjitha programet e trajnimit që janë akredituar nga viti 2010, kur ka filluar të aplikohen procedurat e akreditimit të programeve të trajnimit të mësimdhënëse për Sistemin e Licencimit të Mësimdhënësve.

  • 26

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Sistemi i licencimit të mësimdhënësve është zhvilluar me mbështetjen e projektit ESIP të mbështetur nga Ban-ka Botërore, e cila ka dhënë mbështetje teknike, financiare dhe me ekspertizë.30 Në periudhat e mëhershme kur projekti ESIP nuk ka qenë në zbatim, janë shënuar ngecjet më të mëdha në zbatimin e këtij sistemi. Kjo tregon shumë për humbjen e rolit udhëheqës nga MASHT për këtë politikë me rëndësi të veçantë për arsimin parauniversitar në Kosovë.

    Faza e hyrjes në profesionin e mësimdhënies adresohet në sistemin e ri të licencimit të mësimdhënësve. Kjo fazë e zhvillimit të mësimdhënësve është planifikuar të rregullohet me një dokument të veçantë. Kjo fazë në bazë të përshkrimeve në Kornizën Strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve përfshin vitet e para të më-simdhënies të përcaktuara me program të veçantë të mbikëqyrjes dhe mentorimit për këtë fazë. Është fazë e përshtatjes me kulturën e punës në shkollë, e zhvillimit të mëtejmë të kompetencave për mësimdhënie të mirë dhe e kujdesit për zhvillim personal. Dokumenti që duhet të rregullojë këtë fazë ka filluar të hartohet në fillim të vitit 2018 me mbështetje nga projekti ESIP, mirëpo akoma nuk është miratuar.

    Me UA për Sistemin e Licencimit të Mësimdhënësve përcaktohen kriteret dhe kërkesat për ZHPM, proces i cili duhet të kompletohet përmes programeve nga ofertuesit e zhvillimit profesional dhe nga zhvillimi profe-sional me bazë në shkollë. Sipas UA për Sistemin e licencimit të mësimdhënësve, deri në vitin 2021, ZHPM 70% plotësohet nga ofertuesit e programeve të trajnimit dhe 30% nga zhvillimi profesional me bazë në shkollë, ndërsa nga viti 2021 e tutje, ZHPM duhet të realizohet 50% nga ofertuesit e programeve dhe 50% me bazë në shkollë.

    Vonesat e MASHT-it në rregullimin e ZHPM me bazë në shkollë, kanë ndikuar që aktivitetet në shkolla të jenë ad-hoc, të pa organizuara dhe pa iniciativa në bazë të nevojave të mësimdhënësve. Edhe nga ofruesit e pro-grameve të trajnimit, nuk është arritur që të sigurohet përfshirja e të gjithë mësimdhënësve në trajnime, për të plotësuar kërkesat bazike për orët e trajnimeve për licencë të karrierës apo për avancim në karrierë. Në pjesën e tetë (8.2.) të këtij raporti prezantohen disa të dhëna statistikore për numrin e mësimdhënësve që plotësojnë kërkesat bazike për orët e ZHPM për licencë të karrierës apo për licencë të avancuar në karrierë.

    Vonesat në rregullimin dhe zbatimin e ZHPM me bazë në shkollë dhe moskrijimit të kushteve për mësim-dhënës që të plotësojnë kërkesat bazike për orët e përcaktuara për ZHPM brenda pesë viteve, tregojnë mung-esë planifikimi, koordinimi dhe udhëheqjeje të ZHPM në nivel qendror por edhe në nivel lokal.

    Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, si pjesë integrale e sistemit të licencimit, ka filluar në fund të vitit 2018, me një grup të vogël të mësimdhënësve. Paraprakisht, për shkak të vonesave në kompletimin e kërkesave

    30  Projekti i fundit i BB për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë (K-ESIP), ka filluar në maj të vitit 2016 dhe përfshin periudhën katër vjeçare. Pjesë e projektit është edhe nënkomponenti 2.1 – Zbatimi dhe përmirësimi i sistemit për karrierë të mësimdhënësve. Qëllimi i këtij nënkomponenti është mbështetja e MASHT-it për: (i) zbatimin e sistemit të karrierës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve (ZHPM), vlerësimin e performancës (VP) dhe avancimin në karrierë; dhe (ii) ofrimin e mbështetjes në politika për fuqizimin, plotësimin dhe sistematizimin e mëtejmë të sistemit për karrierë dhe skemës së licencimit të mësimdhënësve. Për të mbështetur fazën e ardhme të zbatimit, në fazën e dizajnimit është rënë dakord që ky nënkomponent të mbështetë mes tjerash: (i) hartimin dhe zbatimin e një plani për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve që është në harmoni me kapacitetet lokale; (ii) krijimin e një skeme të licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve me bazë në kompetenca që i përcakton kompetencat/përgjegjësitë kyçe për secilin lloj të licencës në skemën ekzistuese dhe i ndërlidhë këto të fundit me stimuj financiar; dhe (iii) krijimin e një programi fillestar për mësimdhënësit e rinj, si dhe aktivitete tjera që synojnë përmirësimin dhe institucionalizimin e vlerësimit të performancës dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve. (Burimi: Raporti nga Misioni në Kosovë në përkrahje të zbatimit të Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë (K-ESIP), Prishtinë, 16 – 27 qershor 2016).

  • 27

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    për ZHPM dhe mos aplikimit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, që ishte përcaktuar qysh në vitin 2013, MASHT është detyruar që me UA për sistemin e licencimit të mësimdhënësve (2017), Nenin 33, të vazhdojë për pesë vite licencat e karrierës për mësimdhënësit e licencuar në vitet 2012, 2013 dhe 2014 dhe sipas këtij UA, licencat e lëshuara në këto vite mbeten të vlefshme deri në periudhën e realizimit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. Ligji për Inspektoratin e Arsimit është një mundësi e mirë për të dinam-izuar procesin e VPM, mirëpo kapacitetet me numër të inspektorëve pedagogjikë dhe mungesa e një strategjie për zbatimin e VPM, sërish mund të vënë në pikëpyetje këtë proces.

    Sistemi i licencimit të mësimdhënësve përcakton kushtet dhe kriteret për gradimin e mësimdhënësve në kar-rierë. Sistemi i gradimit në karrierë nuk aplikohet dhe në horizont nuk duket një përgatitje e duhur për ta jetësuar atë, për shkak të mos planifikimit të buxhetit dhe futjes në kornizën afatmesme të shpenzimeve, por dhe për shkak të ngecjeve në VPM. Gradimi do të duhej të sigurojë lidhjen e performancës dhe pagës. Po të zbatohej sistemi i gradimit të mësimdhënësve në sistemin e licencimit, sot do të ishte më e lehtë të menaxho-heshin kërkesat e mësimdhënësve që lidhen me Ligjin e pagave.

    31  ASHT është në procedurë të riorganizimit të brendshëm. Në kohën e shkrimit të këtij studimi, Divizioni për zhvillim profesional të mësimdhënësve është integruar në kuadër të Divizionit për kurrikula, i cili është pjesë e Departamentit për Arsim Parauniversitar në MASHT.

    32  Dafina Buçaj (2018). Analizë “Koherenca e legjislacionit sekondarë me legjislacionin primar në fushën e arsimit parauniversitar”. GIZ

    7.2. Institucionet përgjegjëse që kanë rol në ZHPMMASHT ka dy mekanizma të brendshëm të cilët kanë përgjegjësi dhe rol në zhvillimin profesional të mësim-dhënësve. Mekanizmat e brendshëm të MASHT-it janë Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe Divizioni për zhvillim profesional të mësimdhënësve31. Pjesë e institucioneve që kanë rol në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim, sipas legjislacionit në fuqi janë edhe Drejtoritë Komunale të Ar-simit, Institucionet shkollore, Inspektorati i Arsimit dhe Institucionet që ofrojnë programe për ZHPM. Në të gjitha Udhëzimet Administrative që rregullojnë aspekte të veçanta të ZHPM, MASHT-i ka përgjegjësitë kryesore për të ndërtuar një sistem funksional të ZHPM.

    7.2.1. Këshilli Shtetëror për Licencimin e mësimdhënësve (KSHLM)

    KSHLM ka bazën ligjore në Ligjin për Arsim Parauniversitar. Ekziston një konfuzion i përgjithshëm në leg-jislacion për sa i përket kompetencave të KSHLM-së, përkatësisht nëse ka vetëm kompetenca këshillëdhënëse dhe rekomanduese, apo ka edhe kompetenca ekzekutive. Neni 32 i Ligjit për arsim parauniversitar i cili ek-skluzivisht trajton KSHLM, nuk qartëson kompetencat, vetëm përcakton se detyrat dhe përgjegjësitë përcak-tohen me akt nënligjor. Sidoqoftë, neni pasues 33, që përcakton licencimin e mësimdhënësve, në paragrafin 1 specifikon se licencimi i mësimdhënësve, zhvillimi i kornizës dhe standardet për zhvillim profesional dhe vlerësim të performancës janë përgjegjësi e Ministrisë e cila vepron sipas këshillave dhe rekomandimeve të KSHLM-së. Kjo nënkuptohen që KSHLM është institucion vetëm këshillëdhënës dhe është Ministria ajo që ka kompetencën ekzekutive për licencim, gjë që përkon edhe me paragrafin 9 të po këtij neni ku specifikohet se një licencë mund të revokohet apo pezullohet nga Ministria, pra licenca mund të merret vetëm nga organi që e ka lëshuar atë.32

  • 28

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Me UA 04/2017 për KSHLM, janë përcaktuar roli, detyrat dhe përgjegjësitë e këtij organi. Sipas nenit 2 të këtij UA, KSHLM është organ (i) këshillëdhënës dhe rekomandues për MASHT në rregullimin e sistemit të licencimit dhe zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve si dhe avancimin në karrierë të administratorëve/udhëheqësve të institucioneve edukative-arsimore në arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës; dhe (ii) mbikëqyrës dhe zhvillues i procedurave për lëshimin dhe revokimin e licencave të mësimdhënësve në sistemin e licencimit. Ndërsa në nenin 1, ku përcaktohet qëllimi i UA, KSHLM del të jetë organ përgjegjës për licencimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve dhe administratorëve/udhëheqësve të institucioneve edukative-arsimore në arsimin parauniversitar në Kosovë, gjë që shkon përtej rolit të organit këshillues dhe rekomandues, mbikëqyrës dhe zhvillues të procedurave për lëshimin dhe revokimin e licencave të mësim-dhënësve, rol i cili është zbërthyer në nenin 7 të këtij UA, ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e KSHLM.

    Ligji për arsim parauniversitar nuk e përjashton mundësinë që KSHLM të jetë organ përgjegjës për licencimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve dhe administratorëve/udhëheqësve të institucioneve eduka-tive-arsimore në arsimin parauniversitar në Kosovë. Por, kjo duhet të ndodhë me një sistem delegimi nga MASHT përmes akteve nënligjore. Në mungesë të qartësisë në delegimet nga MASHT për funksionet e KSH-LM-së, shpesh ky organ i MASHT-it nuk ka qenë funksional dhe nuk ka arritur të përmbushë rolin e vet për të orientuar drejt dhe me kohë ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për licencimin e mësimdhënësve në Kosovë dhe promovimin e zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë.

    CDBE. F17.

    7.2.2 Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve (DZHPM)

    Detyrat dhe përgjegjësitë e DZHPM, janë të përshkruara në Rregulloren (QRK) – nr. 39/2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MASHT, përkatësisht në nenin 17 të kësaj rregulloreje. Këtij neni i paraprin neni 14, në të cilin janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Zhvil-limin e Arsimit Parauniversitar, pjesë e të cilit është edhe DZHPM. Pika 1.5 e nenit 14 qartëson se detyrë dhe përgjegjësi e DZHAP është të ofrojë mbështetje për licencimin dhe certifikimin e mësimdhënësve. Ndërsa në detyrat dhe përgjegjësitë e përshkruara për DZHPM në nenin 17 të kësaj rregulloreje, pika 1.2. DZHPM është përgjegjës për trajnimin dhe aftësimin e mësimdhënësve, ekspertëve për zhvillim profesional.

    Kjo përgjegjësi për DZHPM është përtej përcaktimeve ligjore për rolin e MASHT-it në ZHPM, kur kemi parasysh se sipas Ligjit për Arsim Parauniversitar, MASHT ka përgjegjësi të vendosë kritere dhe të menax-hojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve, përmes këshillave dhe rekomandimeve të Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, të përcaktojë kërkesat për zhvillim profesional dhe performancë të mësim-dhënësve në kuadër të procesit të licencimit, standardet dhe procedurat e akreditimit të programeve të zhvil-limit profesional të mësimdhënësve, si dhe standardet e praktikës profesionale të mësimdhënësve.

    Përfshirja e drejtpërdrejtë e DZHPM në cilësinë e ofruesit të trajnimeve dhe mungesa e rolit udhëheqës nga MASHT në ZHPM, sipas njërit nga ekspertët e intervistuar, tregon se MASHT-i ka vazhduar të sillet sikur ka përgjegjësi të ofrojë zhvillim profesional të mësimdhënësve, edhe pse kjo përgjegjësi ka kaluar në komunë nga

  • 29

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    viti 2008. Ndërsa, komunat pas gjithë këtyre viteve, nuk e kanë marrë këtë përgjegjësi si vërtet të tyren. Kanë vazhduar edhe trajnimet e organizatave dhe me këtë janë mbuluar të gjithë për rolin e mosrealizuar.33

    33  Intervistë me një ekspertë të arsimit, njohës i zhvillimit profesional të mësimdhënësve, e realizuar më 4 mars 2019.34  Korniza për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë është zhvilluar në kudër të programit të BEP-USAID, është

    pilotuar, mirëpo akoma nuk është miratuar nga MASHT, si dokument/ politikë arsimore për të gjitha shkollat e Kosovës. Finalizimi i këtij dokumenti është duke u mbështetur nga projekti i Bankës Botërore ESIP.

    7.2.3 Drejtoria Komunale e Arsimit

    Sipas Ligjit për Arsim në Komuna, Komuna, përkatësisht DKA është përgjegjëse për trajnimin e mësim-dhënësve në nivel komune mbi bazën e nevojave të mësimdhënësve, për sigurimin e buxhetit për trajnimin e mësimdhënësve dhe koordinimin e trajnimeve në nivel komune, në bashkëpunim me MASHT dhe me ofertuesit e programeve të trajnimit. Në të gjitha Udhëzimet Administrative që lidhen me ZHPM dhe li-cencimin e mësimdhënësve, komunat, përkatësisht DKA-të kanë përgjegjësi të sigurojnë zbatimin e ZHPM në nivel komune përmes sigurimit të buxhetit dhe planifikimit të ZHPM në bazë të nevojave në nivel komune dhe të mbështesin zbatimin e plotë të sistemit të licencimit të mësimdhënësve.

    Mirëpo, përgjegjësitë për ZHPM të bartura në komuna që nga viti 2008, nuk janë përmbushur pothuajse nga pjesa më e madhe e komunave në Kosovë, përkundrejt përpjekjeve me mbështetje nga projekti BEP/USAID, ku në pjesën me të madhe të komunave janë ngritur kapacitetet për vendosjen e koordinatorëve për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe për hartimin e planeve komunale për ZHPM.

    Koordinatorët për zhvillim profesional të mësimdhënësve në nivel komune dhe në nivel shkolle, nuk janë përligjur asnjëherë, ndërkohë me Strategjinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020, është përcaktuar skema e koordinatorëve të cilësisë nga niveli qendror, niveli komunal dhe për çdo insti-tucion arsimor. Këto pozita janë përligjur me UA 24/2016, mirëpo edhe me përligjjen e këtyre pozitave, sipas zyrtarëve arsimorë në DKA, të intervistuar për këtë studim, Komuna akoma nuk e ka marrë rolin e tyre për ZHPM. Kjo situatë kërkon trajtim sipas specifikave të komunave dhe mbështetje nga niveli qendror.

    7.2.4 Institucionet arsimore - shkollat

    Në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Kosovë, nuk përcaktohet drejtpërdrejtë roli i institucioneve arsimore për ZHPM. Roli i institucioneve arsimore për ZHPM përcaktohet në Udhëzime Administrative të lidhura me ZHPM, sistemin e licencimit të mësimdhënësve dhe dokumente tjera strategjike. Roli i institucioneve arsimore për ZHPM përshkruhet edhe në dokumentin Korniza Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Kosovë dhe në dokumentin Korniza për vlerësimin e performancës së shkollës, ku sipas tyre çdo shkollë kërkohet që të këtë planin vjetor të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, të realizojë zhvillimin profesional me bazë në shkollë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe procedurat e brendshme të zhvillimit pro-fesional me bazë në shkollë, të cilat përfshijnë: mbledhjen e të dhënave - vlerësimin e nevojave, planifikimin, zbatimin dhe raportimin lidhur me zhvillimin profesional me bazë në shkollë.34

  • 30

    ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

    Si në nivelin komunal, ashtu edhe në nivel shkolle, kanë filluar iniciativa të ndryshme për të përcaktuar një pozitë qe koordinon aktivitetet e ZHPM në nivel shkolle, fillimisht me pozitën koordinator shkolle për zhvil-lim profesional (në kuadër të projektit BEP-USAID), pastaj në kuadër të pilotimit të kurrikulës, koordinatorë për kurrikulë, dhe së fundi me UA për sigurim të cilësisë është përcaktuar pozita Koordinator i cilësisë në nivel shkolle, pozitë e cila kërkohet për çdo institucion arsimor/ shkollë. Pjesë e detyrave të koordinatorëve të cilësisë është edhe koordinimi i aktiviteteve për zhvillim profesional të mësimdhënësve.

    Mos përmbushja e rolit që kanë MASHT dhe DKA në ZHPM, ka ndikuar shumë në punën e shkollave dhe në ngecjet për përmbushjen e rolit të tyre në procesin e ZHPM. Mos aprovimi/zyrtarizimi i Kornizës për zh-villimin profesional me bazë në shkollë dhe ndërrimet e shpeshta në pozitat koordinuese për ZHPM në nivel shkolle, kanë ndikuar që shkolla të jetë e varur nga trajnimet që ofrohen nga MASHT dhe ofertuesit tjerë të trajnimeve dhe shkolla të mos e marrë rolin e vet në zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.

    7.2.5 Inspektorati i Arsimit

    Inspektorati i Arsimit është përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin e jashtëm në institucionet ar-simore të nivelit SNKA 0-4, përfshirë vlerësimin e