zgjidhjet vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/projects/lajmet/mjedisisot117.pdf ·...

20
lexoni në faqen 11 “Green the election”, një fushatë zgjedhore me zë mjedisor Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit lexoni në faqen15 Fondi Special Holandez mbështet nismat ven- dore për mjedisin Nr. 117 | Pranverë 2007 lexoni në faqen 6 BOTIM I PËRMUAJSHËM I QENDRËS RAJONALE MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI Zgjidhjet Vendore Planifikimi në nivel vendor, ndihmon komunitetet të ndërtojnë ekonomi të qëndrueshme Zgjidhjet Vendore Planifikimi në nivel vendor, ndihmon komunitetet të ndërtojnë ekonomi të qëndrueshme

Upload: doanthu

Post on 03-Feb-2018

227 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

lexoni në faqen 11

“Green the election”, një fushatë zgjedhore me zë mjedisor

Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit

lexoni në faqen15

Fondi Special Holandez mbështet nismat ven-dore për mjedisin

Nr. 117 | Pranverë 2007

lexoni në faqen 6

Botim i përmuajshëm i Qendrës rajonale të mjedisit (reC) - shQipëri

Zgjidhjet Vendore

Planifikimi në nivel vendor, ndihmon komunitetet të ndërtojnë ekonomi të qëndrueshme

Zgjidhjet Vendore

Planifikimi në nivel vendor, ndihmon komunitetet të ndërtojnë ekonomi të qëndrueshme

Page 2: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të

Mjedisit (REC) Zyra në ShqipëriNë këtë botim të përmuajshëm do të gjeni

informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj.

Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org

dhe www.mjedisisot.infoPër të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme

elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin

dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në adresat:

Kutia Postare 127, Tiranë;Tel/Faks: (04) 23 29 28;ose [email protected]

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet orga-nizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informa-cionit dhe pjesëmarrjen e publikut në ven-dimmarrjen mjedisore.

REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Hun-garia. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Evropian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllove-nia dhe Turqia.

Donatorët më të fundit janë Komisioni Ev-ropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Es-tonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polo-nisë, Serbi-Malit të Zi, Sllovenisë, Suedisë, Zvi-crës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqe-veritare dhe institucione private.

Numër 117 | Pranverë 2007

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Kanë kontribuar për këtë numër:

Xhemal Mato • Co-Plan • Violeta Zuna • Pascal Arnold • Brikena Demiras •Daniela Tola • Jula Selmani • Alken Myftiu • Eduart Cani

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Alken Myftiu • Brikena Demiras • Genta Hoxha • Eduart Cani • Daniela Tola

EDITORIAL 3Pushteti vendor, një zgjidhje konkrete mjedisore

NGA VENDI 3-4Qeveria gjermane 5.5 milion euro

grant qeverisë shqiptare për liqenin e Ohrit

Informacioni mjedisor në vëmendjen e shtypit shqiptar

Parku energjetik “braktis” Vlorën, do të ndërtohet në Fier

Deti “sulmon” tokën, ikin 200 metra

NGA REC 5Paketa e Gjelbër, për të mësuarit e fëmijëve dhe të rriturve për mjedisin

Zhvillimi i qëndrueshëm nën syrin universitar

NGA BOTA 19Një Oskar për filmin dokumentar “Një e vërtetë e sikletshme”

OBSH do të rishqyrtojë planin për mjedisin dhe shëndetin e fëmijëve

Një paketë për vlerësimin e ekosistemit për mijëvjeçarin

Merr udhë viti ndërkombëtar polar 2007-2008

TEMA E MUAJIT 4-17“Green the election”, një fushatë zgjedhore me zë mjedisor

Kur makinat ecin me ritmin e zhvillimit të shoqërisë,

transporti urban mbetet në vend

Fondi Special Holandez, mbështet nismat vendore për mjedisin

Qytetet në Qarkun e Korçës një hap më përpara drejt zhvillimit të qëndrueshëm

Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, në basenin e Liqeneve të Prespës të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë

Mbështetje për procesin e decentralizimit në Veriun e Shqipërisë, për të fuqizuar qeverisjen e mirë

në këtë numër

Ky botim mbështetet financiarisht nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Page 3: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | �

Edit

oria

l

Shkurt

Forum

Shkurt

Pushteti vendor, një zgjidhje konkrete mjedisore

Në garë për të fituar bashkitë dhe komunat kandidatët e zgjedhjeve 2007 përdorën terma mjedisore më shumë se asnjëherë më parë gjatë historisë së fushatave zgjedhore në vend. Në fjalimet e tyre, programet dhe strategjitë që përpiluan, gjithnjë e më shumë, ngritën zërin për pikat e nxehta ku mjedisi gërryhet dhe lëngon përditë.

Ndotja e ajrit, ujit, frika nga epidemitë, sëmundjet kancerogjene, mungesa e parqeve dhe hapësirave të gjelbra, gjithçka që për një qytetar do të konsiderohej “një jetë në harmoni me mjedisin”, ishin një pikë shumë e mirë ku janë mbështetur garuesit për postet e kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve. Një ndihmesë mjaft të madhe dha edhe presioni gjithnjë e në rritje i grupimeve të shoqërisë civile, kryesisht në drejtimin e diskutimeve dhe debateve elektorale, apo edhe përballja me pyetje konkrete në takime me kandidatët në garë zgjedhore.

Në këtë kontekst, zgjedhjet vendore 2007 nxorrën një fytyrë më miqësore të këtyre kandidatëve me mjedisin. Të gjithë e kuptuan se premtimet në fjalimet e kandidatëve për ndryshime të kushteve skandalozisht të mjerueshme, në të cilat gjenden zonat urbane dhe rurale, ishin të tepruara, nganjëherë pa shumë lidhje me realitetin, ose në tërësi një demagogji thjesht për përfitim votash.

Por në thelb të kesh një rrugë ku mund të ecësh është më mirë se sa të vërtitesh në terr. Mbetet vetëm për t’u parë se sa do t’i mbajnë premtimet ata që çirren për të mirën e popullit.

Natyrisht është një hap pozitiv ai i vazhdueshmërisë së reformave të nisura në shumë komunitete që e kanë kuptuar sa e rëndësishme është të mirëmenaxhojnë në radhë të parë vetveten, duke u bërë kështu pionierë të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit. Aq më tepër në kushtet kur mjedisi i përbashkët është shpërdoruar në mënyra nga më barbaret dhe për qëllime veçse personale. Me marrjen e më shumë kompetencave nga ana e pushtetit vendor mbetet vetëm për t’u parë nëse shqetësimi dhe premtimi për mbrojtjen e mjedisit do të jetë një zgjidhje konkrete në axhendat e pushtetarëve të rinj. Në të kundërt, i gjithë komuniteti, qytetarët dhe sidomos mediat duhet që të kërkojnë llogari për çfarë nuk është bërë, të kërkojnë shpagim për votën dhe votëbesimin që u kanë dhënë të zgjedhurve në krye të vendimmarrjes, por edhe atyre që u menaxhojnë taksat.

Qeveria gjermane 5.5 milion euro grant qeverisë shqiptare për liqenin e Ohrit

Qeveria gjermane, nëpërmjet Bankës Gjermane për Rindërtim KFW, rrit forndin e investimeve me 5 milionë euro grant për projektin e mbrojtjes së liqenit të Ohrit. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe përfaqësuesve të Bankës KFW, Christian Campen dhe Christian Luetke Woestmann. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Financave, Bode, falënderoi qeverinë gjermane dhe KfW për kontributin e dhënë deri tani dhe theksoi se realizimi i këtij projekti, do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të turizmit në Pogradec. “Përfundimi i kanalizimeve do të shoqërohet me një investim tjetër që është duke u programuar nga qeveria shqiptare dhe që ka të bëjë me ngritjen e një kolektori përgjatë bregut të liqenit për të bërë të mundur mbrojtjen e tij dhe kthimin e kësaj zone në një zonë turistike atraktive”, u shpreh ministri Bode. Ndërkohë z. Campen vlerësoi bashkëpunimin e mirë që ekziston mes dy vendeve duke theksuar dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Informacioni mjedisor në vëmendjen e shtypit shqiptar

Viti 2006 shënon një rritje të përpjekjeve të mediave të shkruara dhe televizive lidhur me fushën e mjedisit, duke ofruar një pasqyrim më të plotë dhe realist të problemeve mjedisore shqiptare. Progresit në fushën e legjislacionit mjedisor dhe hartimit të strategjive kombëtare e sektoriale për mjedisin, nuk i është bashkëngjitur ende përmirësimi i cilësisë së mjedisit. Prej një periudhe disavjeçare, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) ofron shërbimin e informacionit mjedisor “Mjedisi Sot”, një paketë ditore elektronike me informacionet më të fundit mbi zhvillimet në mjedisin shqiptar, të përzgjedhura nga shtypi i ditës, agjencitë e ndryshme të informacionit, burimet e shtypit pranë institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, OJF-ve etj. Në kuadër të këtij shërbimi, është bërë traditë vlerësimi i shtypit të shkruar për t’ju ardhur në ndihmë sektorëve të ndryshëm, përfshirë edhe median.

Broshurën e plotë të monitorimit, mund ta gjeni në adresën e internetit të REC Shqipëri: http://albania.rec.org.

InvestImet në PeshkoPI - Foto ReC shqIPëRI

Page 4: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | �

nga Vendi

Një park gjigant energjetik do të ngrihet në Fier dhe punimet do të

nisin që nga gushti i këtij viti. Vendimi për studimin është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ngritjen e disa terminaleve të gazit dhe naftës, ndërsa depozita të tjera nafte kanë marrë miratimin për t’u ngritur në Porto Romano. Më konkretisht qeveria miratoi studimin për vendosjen e terminaleve të gazit natyror të lëngët dhe infrastrukturës përkatëse në bregdetin e rrethit Fier, për të cilin janë interesuar tashmë tre kompani të mëdha. Pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë paraqitur kërkesën dhe kanë marrë autorizimin për realizimin e projekteve të tyre, në këtë zonë, tre kompani EGL, ASG Power dhe Trans European Energy. Zbatimi i

këtyre projekteve të rëndësishme do t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, por do të jetë një faktor ndihmës për rajonin, për shkak të pozicionit që vendi ynë ka. Edhe pse një lajm i mirë për vetë aktorët, opinioni publik reagoi duke u shprehur se ndotja është zhvendosur nga Vlora në Fier. në fakt, nëse zhurma për Vlorën pati një jehonë goxha të madhe, krejt në heshtje u pasua vendimi për zhvendosjen e TEC-it në Fier. Gjatë mbledhjes i vetmi që “kundërshtoi” në një farë mënyre këtë vendim ishte zëvendësministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, sipas të cilit, në njërën nga pozicionet ku mendohet të kalojnë tubacionet e gazit, një pjesë e mirë e banorëve e shfrytëzojnë ende për të bërë plazh bregdetin aty afër. Disa ditë më pas, kronikat televizive paraqitën një

Parku energjetik “braktis” Vlorën, do të ndërtohet në Fier

Relievi i bregdetit në Durrës, 20 vitet e fundit ka bërë ndryshime drastike. Ky fakt vihet re fare mirë, po të kihet parasysh se bunkerët kanë qenë të

vendosur më shumë se 10 metra larg, në breg. Ndërsa sot, shumë prej tyre janë futur në ujë përreth 150-200 metra. Ky fenomen ka ardhur duke u bërë evident vitet e fundit, ku uji i detit po gllabëron gjithnjë e më shumë sipërfaqe, të cilat më parë kanë shërbyer për plazhe. Vënia dorë në bregdet ka shkaktuar fenomenin e përmbytjes së një pjese të madhe të vijës bregdetare. Relievi bregdetar ka pësuar ndryshime të ndjeshme pas viteve ‘90. Disa qindra metra plazh tashmë nuk ekzistojnë më, pasi deti i ka përmbytur ato. Tregues i pushtimit të vijës bregdetare nga ana e ujit janë qendrat e zjarrit (bunkerët), të cilët dikur ndodheshin pranë vijës së ujit, ndërsa sot janë 150 deri 200m brenda në det.

Ky fenomen ka ndodhur në Porto-Romano, në Kepin e Palit, në Rrushkull, Sektorin Rinia si dhe në të dyja anët e grykëderdhjeve të lumenjve Ishëm dhe Erzen. Sipas ambientalistit Vlash Grami, “kjo që ka ndodhur në vijën bregdetare të Durrësit, është vepër e mirëfilltë e aktivitetit njerëzor. Depozitimi i mbeturinave inerte në det dhe pushtimi i sipërfaqeve detare, shfrytëzimi pa kriter i shtretërve të lumenjve, shpyllëzimi i bimësisë bregdetare, janë disa nga shkaqet të cilat kanë çuar në këtë fenomen”, - tha ai. Deti në një farë mase ka kompensuar atë që i është marrë në tjetër vend. Ky fenomen po ndodh edhe pranë plazhit të Currilave te zona e Bërrylit. Deti është afruar mbi 10 metra, duke marrë një sipërfaqe të mirë të bregut dhe kjo

Deti “sulmon” tokën, ikin 200 metra

shqetësim të vogël që banorët e zonës nxorën në pah, me qenë se bëhet fjalë për tubacione gazi që do të kalojnë në atë zonë, një lloj frike dhe ankthi, por shumë të tjerë mendonin se gjithë projekti do të jetë në favor të zonës, qoftë për rregullimin e infrastrukturës rrugore, qoftë edhe për zhvillimin ekonomik të saj, rritjen e nivelit të jetesës, etj. askush nuk mori parasysh dëmtimin që mund të ketë mjedisi i zonës përreth, edhe pse kryeministri Berisha urdhëroi se kompanitë që do të presin pemët janë të detyruara me ligj që të zëvendësojnë trefishin e sipërfaqes. Berisha ka falënderuar mirëkuptimin e kompanisë amerikane që pranoi zhvendosjen e këtij parku nga Vlora në Fier. Qeveria do të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet që duhen në mënyrë që nëpërmjet këtyre tubacioneve të realizohen projektet për furnizimin e TEC-it të Vlorës me gaz, furnizimin e TEC-ve të tjera që do të ndërtohen në Shqipëri për të dalë përfundimisht nga varësia e prodhimit të energjisë nga burimet ujore.

në kompensim të pushtimit të tij më tej ku janë depozituar mbeturinat inerte. Sipas ambientalistëve, ky fenomen do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, derisa të vendoset paqja mes dorës së njeriut dhe detit. Fenomeni i ndryshimit të relievit të detit ka ndodhur në harkun kohor të 20 vjetëve të fundit. Qendrat e zjarrit apo bunkerët siç quhen ndryshe në zhargon, u ndërtuan në fillim të viteve ‘80 dhe që nga ajo kohë deti vetëm se ka gërryer tokën, duke marrë sipërfaqe rëre që dikur ishin plazhe të frekuentueshme nga ana e banorëve të këtyre zonave. “Ndërkohë, vegjetacioni pas prerjeve të pyjeve në bregdet ka nisur ta marrë veten, por ai duhet të ruhet nga ana e organeve kompetente, si dhe nga vetë komunitetet”, - thotë Grami në vijimësi të shqetësimit të tij për këtë fenomen.

Page 5: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 5

tema e muajitaktiVitete reC

Në një nga paragrafët e infor-macionit që sjell paketa e Gjelbër theksohet se një nga qëllimet e edukimit është t’u japësh njerëzve mjetet e duhura, që atyre u nevojiten për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm. Sigurisht që njohuritë tona mbi natyrën kanë ecur shumë më përpara se sa zgjuarsia jonë për përdorimin e tyre. Megjithatë, ne ende po rrafshojmë pyjet tona, po thërrmojmë malet, po ndotim lumenjtë, po “asfaltojmë” fushat, po modifikojmë klimën, po ndotim ajrin dhe po infektojmë gjakun tonë. Me fjalë

Procesi i ndërgjegjësimit të komunitetit, që nga brezat e rinj të sapoformuar e deri te ata të nivelit universitar, është vërejtur të jetë një nga mënyrat më të mira për të arritur qëllimin e ruajtjes së mjedisit. Për këtë qëllim dhe në vazhdim të aktiviteteve ndërgjegjësuese te realizuara në sajë të bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), dhe Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNVolunteers), në kuadër të projektit “Promovimi i parimeve të Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim të Qëndrueshëm, është

të tjera, ne po krijojmë një botë që nuk ka asgjë nga ato që duam ne. Të dhënit mësim nxënësve për mjedisin thjesht do të zgjerojë të kuptuarit e qytetarisë për të nënvizuar përgjegjësitë e veta si qytetarë të planetit Tokë. Pikërisht për të arritur këtë qëllim madhor që lidhet me përgjegjësitë tonë si banorë të këtij planeti dhe për ta shpëtuar atë nga katastrofat mjedisore, Paketa e Gjelbër erdhi si një mjet tepër efikas për punën me nxënësit në shkollat tona për edukimin mjedisor dhe formimin e një brezi më miqësor me mjedisin. Sot kjo

paketë është një realitet për të gjithë nxënësit e shkollave tona anembanë vendit, ku ajo do të jetë pjesë e orëve mësimore. Qëllimi më specifik që ka Paketa e Gjelbër është të mësuarit e fëmijëve dhe e të rriturve për mjedisin – si funksionon ai, si njerëzit varen prej tij dhe si ata ndikojnë tek ai. Kjo do të çojë në lindjen e një gjenerate të re qytetarësh të interesuar për mjedisin. Tashmë më shumë se kurrë të gjithë jemi më të ndërgjegjshëm se çështjet që lidhen me shpëtimin e Tokës, nuk janë thjesht çështje të shpërndarjes së informacionit, ky brez, ndoshta më shumë se kurrë, është i ngopur me informacion. Për më tepër procesi i edukimit ka nevojë të shkëmbejë përvojat dhe praktikat më të mira. Për këtë qëllim në kuadër të punës që REC po bën për integrimin e Paketës së Gjelbër në sistemin shkollor shqiptar, gjatë muajve janar – shkurt 2007, u organizuan 14 kurse kualifikimi dy ditore për rreth 500 mësues dhe inspektore pranë të gjitha Drejtorive Arsimore Rajonale në vend. Për realizimin e kësaj pune, u punua së bashku me grupin e ekspertëve, trajnerëve dhe metodistëve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Kurrikulës dhe Standardeve, Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit. Pra, sot kudo në shkollat tona, qindra mësues, edukatorë dhe nxënës kanë mundësi të punojnë me Paketën e Gjelbër, e shpërndarë falas në të gjithë vendin. Programi i Paketës së Gjelbër, mbështetet nga Bashkëpunimi Holandez për Zhvillim.

Paketa e Gjelbër, për të mësuarit e fëmijëve dhe të rriturve për mjedisin

përfshirë dhe shkolla e kualifikimit me studentët e 6 universiteteve shqiptare. Qëllimi i kësaj shkolle ka qenë “Njohja e të rinjve, me parimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe rëndësinë që marrin ato për mbrojtjen e mjedisit. Duke nisur me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës dhe vijuar më tej me Universitetet e Vlorës, Tiranës, Gjirokastrës, Korçës procesi ka përfunduar me Universitetin e Elbasanit. Tematika që është trajtuar ka qenë e larmishme duke përfshirë: biodiversitetin, zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet

klimatike, vullnetarizmin etj. Leksionet janë mbajtur nga pedagogë të njohur të Universiteteve përkatëse, Qendrës Rajonale të Mjedisit, dhe Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNVolunteers).

Zhvillimi i qëndrueshëm nën syrin universitar

Daniela Tola, Menaxher Projekti, REC Shqipëri

Jula Selmani, Kordinatore Projekti, REC Shqipëri

tRajnImet me mësuesIt - Foto ReC shqIPëRI

Page 6: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | �

Forum

Z. Xhemal a mund të na tregoni çfarë rezultatesh solli fushata juaj “Green the election”, në kuadrin e zgjedhjeve vendore 2007?

Në fushën e ndërgjegjësimit dhe informimit, rezultatet është shumë e vështirë të maten. Më kujtohet këtu ajo anektoda e Nastradinit, i cili i binte violinës pa tela dhe mbronte një hajdut që ishte duke vjedhur një dyqan aty pranë. Dhe njerëzit i thoshin: “Nastradin pse i bie një violine pa tela?. - Nesër do t’ia dëgjoni muzikën,- përgjigjej ai”. Kështu është edhe puna e ndërgjegjësimit nuk mund të matet kollaj, sepse është shumë fluide. Ne kemi bërë një raport, në lidhje me materialet që kemi bërë dhe shpërndarë, për çfarë reagime ka pasur nga njerëzit, se sa njerëz u aktivizuan. Të gjitha këto tregojnë se është bërë një aktivitet i madh që natyrisht duhet të ketë një lloj ndikimi në publik, qoftë te votuesit, qoftë te kandidatët.

Ne kemi dokumentuar në raport fakte sipas të cilave shumë nga kandidatët i merrnin me dëshirë materialet tona dhe i shfrytëzonin më vonë edhe për takimet apo diskutimet me njerëzit dhe elektoratin e tyre. Edhe kaq për ne është një ndikim, pra që ndonjë kandidat informohej edhe në lidhje me ligjet mjedisore dhe materiale të tjera, në mënyrë që ai të realizonte objektivat që kishte marrë përsipër. Pati kandidatë që e vlerësuan këtë lloj ndihmese, por pati edhe njerëz që pasi i kishin marrë ne ua gjetëm të hedhura në kosh. Mund të jetë normale që të ketë njerëz që s’duan të dinë për mjedisin, por ne takonim njerëz në çdo mjedis të madh të hapur ku bëheshin takime në Tiranë dhe vullnetarët tanë shpërndanin materiale, fletëpalosje dhe postera dhe jepnin edhe alternativa për diskutime dhe tema të ndryshme. Dua të përmend se shtrirja ka qenë e

veçantë, përveç Tiranës. Ka pasur takime të ndryshme me media lokale duke ftuar dhe bërë takime të veçanta edhe me përfaqësues të tyre, për ndërgjegjësimin për mjedisin. Shtrirja u bë edhe në qytete të tjera, ku shoqatat e grupimit tonë patën projekte të veçanta, ku u aktivizuan gati shtatë projekte brenda këtij projekti të madh të Ekolëvizjes, si në Lezhë, Librazhd, Elbasan, Durrës, Përmet, etj.

Rëndësi ka që fushata u shtri edhe në qytete të tjera dhe secili pati idenë e vet. Njëri kishte idenë që të sfidonte ndërtimet me beton dhe tentoi të ndërtonte në mes të rrugës një mur gjasme me beton, një tjetër organizoi në Lezhë për shembull një sesion shkencor ku ftoi të gjithë kandidatët dhe diskutuan për problemet e mjedisit. Në Librazhd u diskutua në media dhe doli një gazetë e posaçme, po kështu edhe në gazetën tonë kemi dokumentuar të gjitha premtimet e kandidatëve me qëllim që edhe t’u referohemi edhe më vonë se sa do t’i mbajnë vërtet. Puna ishte e gjerë, në disa drejtime.

Mund të themi se fushata e sivjetshme zgjedhore e 18 shkurtit ka qenë e gjelbër?

Mund ta themi realisht se ka qenë e tillë, jo vetëm sepse ne u munduam ta fusnim në agjendën e gjelbër, por sepse ne e gjetëm me agjendë të gjelbër. Edhe sikur të mos ishim ne, kandidatët ishin detyruar që të flisnin për problemet mjedisit, sepse ishin acaruar problemet nëpër qytete dhe zonat urbane. Problemet e mjedisit janë përkeqësuar në mënyrë të tillë që edhe politikanët e shohin që duhet diskutuar për këtë problem dhe duhen marrë përsipër angazhime për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave që publiku dhe votuesit kanë. Ajri, uji, hapësirat e gjelbra,

“Green the election”, një fushatë zgjedhore me zë mjedisor

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore i ka gjetur kandidatët për kryetarë bashkie dhe komune më të interesuar për problemet e mjedisit, por gjithashtu edhe me premtime më konkrete. Pikërisht për të mbikqyrur dhe ndihmuar këta kandidatë që të përfshinin në programet e tyre edhe çështjet e mjedisit, grupimi “Ekolëvizja” ndërmori fushatën e tij të quajtur “Green the election”, rezultatet e së cilës i tregon në një intervistë për revistën “Mjedisi Sot”, ambientalisti Xhemal Mato.

PosteR I Fushatës

Page 7: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 7

cilësia e jetës, betonimi, plehrat janë të gjitha probleme të mëdha të mjedisit tonë, të cilat janë përkeqësuar në mënyrë të tillë që e bën të domosdoshme që edhe kandidatët të flasin për këtë problem.

Nuk ishte se folën kandidatët, por foli mjedisi këtë rradhë dhe ne e gjetëm veten në një atmosferë të kërkuar dhe kjo na e bëri më të lehtë promovimin tonë, sepse edhe sikur ne të mos kishim një projekt të tillë, përsëri ne do të kërkoheshim për faktin se situata ishte e tillë. Më vjen mirë që tashmë ka ardhur koha që politikanët të diskutojnë për mjedisin dhe e shohin problemin jo thjesht një problem dytësor, por e shohin që ai është një problem i madh politik për ta, sepse elektorati ka shumë ankesa dhe popullsia po rrezikohet në zonat urbane nga uji i ndotur që mund të sjellë epidemi, nga ajri që sjell shumë kancer dhe sëmundje të tjera. Tashmë po flet mjedisi në të kundërt të politikanëve dhe po flet me masa radikale. Mësimi i keq i deritanishëm me politikat mjedisore ka bërë që të paguajnë shumë borxhe që kanë ndaj mjedisit.

Besoni se do t’i mbajnë premtimet e bëra politikanët për mjedisin?

Në kohën e zgjedhjeve ka teprime sigurisht. Edhe sikur 50 për qind e tyre të bëhej, ne do të ishim shumë të kënaqur si qytetarë, sepse jemi mësuar që s’është bërë pothuajse asgjë dhe ka ecur çdo gjë në drejtim të kundërt, negativ. Deri tani mjedisi është parë si një pasuri që ta shfrytëzojnë, jo ta ruajmë dhe ta zhvillojmë, sidomos në zonat urbane, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Kryesisht në zonat urbane sheshet e lulishteve janë parë si: hapësira që mund të merren për të ndërtuar. Gjejnë shumë argumente jo po e drejta e pronarit, jo prona private deri sa e japin, sepse të gjithë ata që luajnë në këtë lojë janë të interesuar të fitojnë

Forum

dhe i vetmi që humbet në këtë mes është publiku. Fitojnë tre veta dhe ai pronari që ndërton dhe në mënyrë korruptive edhe ndonjëri që jep lekët, ndërsa gjithë popullsia e Tiranës humbet një lulishte të tërë. Deri tani ka pasur vetëm një ndikim negativ në mjedis.

Në qoftë se është futur në agjendë mjedisi në një nivel të caktuar në këto zgjedhje është një gjë pozitive sepse agjenda ka qenë e mbushur me shumë premtime të mëdha. Dhe është e nevojshme që veç mediave dhe shoqatave edhe qytetarët të jenë kërkues ndaj realizimit të këtyre premtimeve, sepse politikanët kur shohin që s’kanë edhe një publik që i kontrollon, natyrisht që do të përfitojnë dhe do të vazhdojnë përfitimet e tyre.

Nuk i dihet si do të vejë në fakt, por dihet që tashmë situata është përkeqësuar në mënyrë të tillë që edhe politikanët janë më të angazhuar, se e shohin që nuk shpëtojnë dot me mosbërje punësh reale, por edhe publiku është më i ndërgjegjësuar dhe do të ketë një implementim më të mirë se sa në vitet e tjera dhe fushatat e tjera që kanë qenë pothuajse thjesht mashtrime. Ka një problem të madh që degradimi dhe shkatërrimi mjedisor ecën me ritme shumë më të shpejta se sa ecën ndërgjegjësimi dhe edukimi. Në çastin që shkatërrimi dhe zhvillimi i keq ecën me ritme të shpejta dhe edukimi i njerëzve dhe fëmijëve dhe shoqërisë ecën me ritme shumë të ngadalta atëherë degradimi është më i madh dhe mbrojtja e mjedisit mbetet më e pakët. Do të jem i lumtur kur ndërgjegjësimi do të udhëheqë dhe t’i paraprijë zhvillimit, sepse atëherë mund të mos mësojmë pasi të pësojmë. Unë e pashë që kandidatët folën, sepse i detyroi mjedisi të flisnin, kjo është si të thuash të flasësh pasi e pëson dhe një popull, që nuk është i kulturuar, mëson një gjë pasi e pëson.

Po

steR I Fush

atës

Page 8: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 8

studim

Autobusi, mjeti më i “preferuar” për të lëvizur në Tiranë Edhe pse cilësia e autobusëve lë për të dëshiruar, plot 76,2 për qind e qytetarëve deklarojnë se janë përdorues të

transportit publik në Tiranë. Akoma më e lartë do të ishte kjo shifër, 83 për qind, nëse cilësia e këtij shërbimi do të ishte më e mirë. Kjo në fakt është alternativa e vetme e qytetarëve, të cilët nuk mund të përballojnë përdorimin e një mjeti vetjak. Të dhënat janë bërë publike gjatë një seminari të organizuar nga Co-Plan në bashkëpunim me Institutin për Zhvillimin e Habitatit dhe rrjetin Nosa. Rajoni i Tiranës, sipas përfundimeve të këtij studimi, kërkon alternativa të reja për këtë shërbim. Sipas Drejtorit të Co-Plan, Dritan Shutina, të gjitha linjat operojnë me standarde dhe kushte të ndryshme, ndërkohë që asnjë institucion nuk punon për integritetin e shërbimit në nivel rajoni. “Është i nevojshme krijimi i një Autoriteti Metropolitan për Tiranën, me qëllim planifikimin dhe menaxhimin jo vetëm të transportit publik, por edhe të shumë shërbimeve të tjera publike, me qëllim për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit”, ka theksuar Shutina. Studimi është kryer nga një grup specialistësh të Ministrisë së Punëve Publike në kuadër të projektit “Bashkëveprimi ndërkomunar në qeverisjen vendore dhe zhvillimin rajonal”.

Edhe pse transporti urban është vlerësuar një faktor shumë i mirë për të ndihmuar uljen e ndotjes së mjedisit, njerëzit e përdorin gjithnjë e më pak. Numri i qytetarëve që preferojnë të blejnë makina personale është rritur, por shprehen se nëse transporti publik urban do të kishte cilësi më të mirë do ta kishin preferuar më shumë. Studimi i Co-PLAN është ndërmarrë me qëllim vlerësimin e ecurisë së reformave për decentralizimin e shërbimeve publike, identifikimin dhe adresimin e çështjeve dhe problematikave të hasura gjatë këtyre reformave. Studimi fokusohet në rastin studimor të shërbimit të transportit publik në rajonin e Tiranës, duke analizuar cilësinë e shërbimit nga këndvështrimet e të gjithë grupeve të interesit, (përdorues, ofrues dhe rregullatorë) duke u përqendruar veçanërisht te qytetarët. Gjetjet e studimit tregojnë se mbi 54% e të anketuarve në rajonin e

Tiranës tregojnë një kërkesë dhe nevojë për të lëvizur çdo ditë, ndërsa 76.8% rezulton të jenë përdorues të transportit publik. Vihet re se mbi 50% e përdoruesve të transportit publik do të paguante më shumë për një cilësi më të mirë të shërbimit, ndërsa nëse cilësia e transportit publik do të përmirësohej 83% e të anketuarve shprehen se do ta përdornin më shumë këtë lloj transporti. Është interesante gjetja se banorët e rajonit të Tiranës perceptojnë 3 herë më shumë shqetësuese ndotjen nga zhurmat e shkaktuara nga trafiku se sa ndotjen e ajrit nga trafiku. Në përgjithësi, qytetarët nuk shprehen të kënaqur me shërbimin dhe tregojnë pakënaqësi ndaj kushteve jo të kënaqshme të mjeteve, mosrespektimit të orareve, mungesës së informacionit për linjat, vendqëndrimet e papërshtatshme, etj. Nga studimi në tërësi, rezulton se reformat e decentralizimit kanë

Analiza e shërbimit të transportit publik në rajonin e Tiranës në kuadër të programit “Shteti ligjor dhe qeverisja e mirë” NOSA. “Bashkëveprimi ndërkomunor në qeverisjen vendore dhe zhvillimi rajonal”

Studimi i Co Plan: Tiranës i duhet autoriteti metropolitan për shërbimet publike

Kur makinat ecin me ritmin e zhvillimit të shoqërisë, transporti urban mbetet në vend

Co-PLAN

pasur një impakt fragmentarizues mbi shërbimin, ku të gjithë operatorët ofrojnë standarde dhe kushte të ndryshme, ndërsa pushtetet vendore i kanë kuptuar reformat në këndin e ngushtë të së drejtës së licensimit, pa u fokusuar siç duhet në cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, ndërkohë që nevojitet integrimi i shërbimit në nivel rajoni, mundësia e bashkëveprimit ndërkomunor në qeverisjen vendore në rastin e transportit publik nuk është eksploruar dhe shfrytëzuar sa duhet, ndoshta nisur nga fakti që nuk ekzistojnë udhëzime të qarta mbi qasjen dhe strukturimin e këtij bashkëpunimi. Konkluzionet e studimit nxisin debatet mbi integrimin e shërbimeve publike në nivel rajoni dhe mbi riorganizimin administrativo-territorial të vendit. Në plane afatgjatë është propozuar eksplorimi i formave për përmirësimin e shërbimit të transportit publik nëpërmjet integrimit të shërbimit dhe konkretisht stimulimit të një Autoriteti Metropolitan për Tiranën, i cili planifikon organizimin e transportit publik. Përveç transportit publik, ky autoritet do të shërbente për integrimin e shërbimeve të tjera publike, si planifikimi/menaxhimi urban dhe furnizimi me ujë të pijshëm, të cilët nuk mund të copëzohen sipas ndarjeve administrativo-territoriale dhe shfaqin nevojë për planifikim në nivel më të lartë se ai vendor. Nëpërmjet Autoritetit Metropolitan synohet standardizimi dhe njëtrajtësimi i shërbimeve publike për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal.

Page 9: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | �

studim

Të dhënat e studimit Rreth 2 mijë të anketuar janë bërë pjesë e studimit,

që thekson nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme për përditësim të të dhënave dhe një plan konkret përmirësimi. Fakti se një përqindje e lartë e të intervistuarve përdorin transportin publik urban është tregues se rritja e numrit të automjeteve personale nuk ka ndikuar në reduktimin e nivelit të përdoruesve te transportit publik. Madje, transporti publik përdoret çdo ditë nga 55,1 për qind e të anketuarve, ndërsa 13,9 për qind e tyre shprehen se e përdorin 4-5 herë në javë, 16,4 për qind e përdorin 2-3 herë në javë dhe 6,7 për qind e përdorin vetëm 1 herë në javë. “Nuk mund të thuhet nëse përqindja e lartë e personave që përdorin transportin publik është një tregues i preferencave të udhëtarëve për këtë shërbim apo është domosdoshmëri”, theksojnë ekspertët.

Parku

Deri në vitin 2001, transporti qytetës i udhëtarëve mbulohej nga i vetmi operator shtetëror ndërmarrja “Parku i Transportit Urban të Udhëtarëve”. Ky operator shtetëror kishte 120 mjete në inventar, por në punë çdo ditë mesatarisht kishte vetëm 68 autobusë, me të cilat mbulonte nëntë linja shërbimi. Ky numër ishte krejtësisht i pamjaftueshëm për mbulimin e shërbimit dhe, si rrjedhojë, ndodhte ndërhyrja në mënyrë joformale e mjeteve mikrobusë (8+1) në shërbimin e qytetit të Tiranës.

Një makinë për 10 banorë Niveli i motorizimit në qytet, që sipas tyre, është

përafërsisht një makinë për dhjetë banorë, bën të kuptojmë që përdorimi i transportit publik është domosdoshmëri për arsyen e të qenit alternativa e vetme e lëvizjes së qytetarëve. Frekuencat e lëvizjeve nuk ndryshojnë mes banorëve të komunave dhe bashkive, por vihet re që meshkujt lëvizin më shumë sesa femrat, për meshkujt rezulton se lëvizin 74,8 për qind dhe për femrat vetëm 40 për qind nga të intervistuarit. “Lëvizjet jashtë zonës së banimit janë më të rralla ndërkohë që paraqitet një ndryshim domethënës ndërmjet banorëve të bashkive dhe atyre të komunave, ku këta të fundit lëvizin më shumë jashtë zonës së tyre të vendbanimit se sa banorët e bashkive të rajonit”, thuhet në studim.

Kush ecën në këmbë

Studimi tregon se një pjesë e vogël e jopërdoruesve ecin në këmbë, veçanërisht për distanca të vogla, sikurse edhe një përqindje akoma më e vogël, e përbërë nga jopërdorues të transportit publik, përdorin taksinë si mjet për të lëvizur. Kështu, përdorues të transportit publik janë 76,2 për qind e të anketuarve dhe jopërdorues janë 23,8 për qind. Jo pak, por 84 për qind e të anketuarve jopërdorues të transportit publik thonë se përdorin makinën personale për të lëvizur, 15 për qind ecin në këmbë dhe vetëm 1 për qind merr taksi. “Pjesa dërmuese e qytetarëve që zotërojnë mjete

private janë larguar nga përdorimi i transportit publik, por kjo është shoqëruar me rritjen e numrit të banorëve të bashkive dhe komunave të tjera që janë të punësuar në qytetin e Tiranës, për të cilët në pamundësi të zotërimit të mjetit privat, e vetmja alternativë për të lëvizur paraqitet transporti publik”, thekson studimi.

Duhet terminali i autobusëve Mund të zhvillohet më tej ideja dhe propozimi konkret

mbi ndërtimin e një terminali ndërqytetës dhe ndërkombëtar pranë Stacionit të Trenit, dhe një terminal jashtë unazës, e cila mbetet për t’u shqyrtuar më tej, se cila mund të ishte vendndodhja më e mirë për të. Por, studimet fokusohen veçanërisht në infrastrukturë, pa u bazuar në një plan urban real duke marrë parasysh gjithë rajonin, kjo edhe për faktin se plane të tilla nuk ekzistojnë ende. Nga ana tjetër, studimet nuk ofrojnë hapa konkretë në lidhje me mundësitë e krijimit të formave alternative të transportit publik, mungesë që është marrë në konsideratë gjatë fokusimit të studimit të Co-PLAN. Problemi kryesor dhe i përbashkët i studimeve konsiston në faktin se studimet për Bashkinë e Tiranës janë shumë të vjetër, ndërsa dy studimet e tjera janë relativisht më të rinj, por përsëri ka nevojë për përditësim të të dhënave bazuar në vetë dinamikën e lëvizjes në rajonin e Tiranës, e cila është rritur ndjeshëm edhe gjatë pesëvjeçarit të kaluar. Ndërsa Plani Kombëtar i Transportit, duke qenë se është në nivel kombëtar, ka një përfshirje të gjithë rajonit të Tiranës, por rekomandimet rezultojnë shumë të përgjithshme.

Numri i udhëtarëve

Nga të dhënat rezulton se vetëm në Tiranë hyjnë dhe dalin rreth 2.960.150 udhëtarë në vit me linjat interurbane. Sipas ekspertëve, nëse krahasohet shpërndarja e rrjetit të linjave në tërë territorin e vendit do të shihet se ka një shpërndarje jo uniforme dhe, konkretisht, zona jugore zë 69 për qind të totalit të linjave interurbane, zona e Jug-Lindjes zë 18 për qind të totalit dhe zona veriore zë 13 për qind të totalit.

Foto IlustRuese

Page 10: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

për zgjidhje vendore

pa

mje

ng

a g

jen

dja

e m

ena

xh

imit

mB

etje

Ve

Fush

ë a

rr

ëz

Foto

e.C

an

i/r

eC s

hQ

ipër

i (20

07)

Page 11: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 11

tema e muajittema e muajit

Duke filluar nga fundi i vitit 2003, REC Shqipëri, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndihmuar në

aktivizimin e grupeve të interesuara, duke mbështetur idetë e tyre për përmirësimin konkret të mjedisit, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile, komunitetit, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera në nivel vendor. Gjithë ky proces, përveç rezultateve konkrete, ka bërë të mundur dhe arritjen e disa përfundimeve, të cilat u shërbejnë, si OJF-ve të përfshira, ashtu dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.

Programi “Mbështetje për Projektet Mjedisore me Nisma Vendore” dhe projektet që ai ka mbështetur, kanë sjellë një numër relativisht të madh rezultatesh të matshme e të prekshme. Janë mbështetur 72 projekte në total (nga 212 aplikime), të cilët janë zbatuar në të gjithë Shqipërinë. Këto janë një numër i konsiderueshëm nga aktivitetet e OJF-ve për mjedisin në tre vjetët e zbatimit

të programit. Financiarisht, Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri, në kuadër të këtij programi ka shpërndarë në formën e granteve 777,928 EURO. Përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë për aktivitetet, mbështetja financiare ka ndihmuar OJF-të për forcimin e tyre organizativ, veçanërisht të aftësive të tyre për menaxhimin financiar të projekteve dhe procedurave të raportimit, të cilat janë të rëndësishme për performancën e OJF-ve. Njëkohësisht, realizimi i aktiviteteve të mbështetura, duke sjellë përmirësime konkrete të mjedisit, ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve të OJF-ve me institucionet vendore, komunitetet lokale dhe aktorëve të tjerë të përfshirë.

Shuma e shpërndarë në formën e granteve mund të duket e konsiderueshme, por, në fakt, shuma për investime mjedisore që nevojitet, për të përmirësuar mjedisin dhe për ruajtjen e tij, si dhe për të patur ndikim social, është shumë herë më e madhe.

Së bashku për mjedisin! Nisma konkrete në përmirësimin e kushteve mjedisore për komunitetet

Alken Myftiu, Menaxher Projekti, REC Shqipëri

RubIk - Foto ReC shqIPëRI

Page 12: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 12

60 ha pyje të rehabilituara

560 m3 mure të thata si masa antierozive

1826 ml tubacione kanalizime për ujërat e zeza

98 puseta shërbimi për kanalizimet

e ujërave të zeza

26.805 m2 sipërfaqe të gjelbra

35.125 pemë e fidanë të mbjellë

9.970 shkurre dekorative

119 stola për çlodhjeje

835 ml bordura në sipërfaqet e gjelbra;

8.200 m2 të shtruara (rrugë, trotuare, kalldrëm)

762 ml kanalizime dhe tubacione

3 shatërvanë dekorativë

406 kosha të vegjël për mbeturinat

105 kontejnerë mbetjesh urbane

3 venddepozitime mbetjesht të ngurta urbane

1.715 m3 mbetje të grumbulluara

e të zhvendosura

tema e muajit

Pothuaj të gjitha grantet janë zbatuar me një kontribut të konsiderueshëm të qeverisjeve vendore dhe aktorëve të tjerë vendorë. Ky kontribut në shumë raste ka qenë dhe financiar duke zgjeruar shkallën e ndërhyrjeve konkrete në mjedis. Por efekti i këtij kontributi vendor nuk është vetëm kaq: përfshirja e tyre në aktivitete mjedisore, rrit vëmendjen e këtyre institucioneve ndaj mjedisit, por dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe OJF-ve dhe komunitetit.

në bazë të informacionit të grumbulluar nga REC Shqipëri dhe kontakeve të drejtpërdrejta me OJF, njësitë vendore, etj. mund të themi se zbatimi i granteve të një natyre të tillë (ndërhyrje dhe investime konkrete në mjedis) dhe suksesi i tyre varet nga një numër i madh faktorësh që lidhen drejtpërdrejt me OJF-të, apo dhe me mjedisin ku ato veprojnë. Përgjithësisht, planifikimi i projekteve duhet të kalojë në një proces më të gjatë kohor dhe të përfshijë një numër sa më të madh aktorësh dhe grupesh të interesuara.

Pjesëmarrja efektive e aktorëve të tjerë kërkon një vullnet për të bashkëpunuar dhe për të pranuar e respektuar të gjitha palët. Gjithashtu, kërkon mundësi të barabarta për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe njohurive përkatëse.

Sidoqoftë, nga grantet e zbatuara rezulton që është relativisht e vështirë për të kthyer përfshirjen e aktorëve të tjerë nga mbështetja deklarative në mbështetje reale për zbatimin e granteve.

Nga ana tjetër, rezultatet konkrete të këtyre granteve, kanë ndihmuar në angazhimin dhe përfshirjen e aktorëve vendorë.

Gjithashtu, mund të arrijmë në përfundimin se këto rezultate konkrete për përmirësimin e mjedisit kanë ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe aktorëve të ndryshëm vendorë, kryesisht qeverisjes vendore.

Në përgjithësi, rezultatet e granteve tregojnë se OJF-të kanë arritur të kenë sukses në përballjen me sfidat për realizimin e granteve, duke ngritur grupe pune efektivë, duke përfshirë aktorët e nevojshëm në nivel vendor dhe në nivele të tjera.

Në një këndvështrim tjetër, projekte të veçanta, pavarësisht shkallës së tyre, mund të shërbejnë si shembuj pozitivë, për sa kohë ata tregojnë qasje rezultative për parimet e zhvillimit të qëndrueshëm që përqendrohen në mundësimin e ndryshimeve në vendimmarrje dhe në mënyrat e sjelljes, që përfundojnë në një ndikim më të madh nga ai që pritet vetëm nga rezultatet e investimeve konkrete.

ma

nëz

/Du

RR

ës -

Foto

ReC

sh

qIP

ëRI

PRo

gëR

/ko

ë - F

oto

ReC

sh

qIP

ëRI

Page 13: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 1�

tema e muajit

Situata mjedisore në Korçë Qarku i Korçës, mund të thuhet

pa mëdyshje, se është qark elitar në Shqipëri për shkallën e lartë të qytetarisë dhe jetës në harmoni në komunitet. Kjo vihet re në të gjitha aspektet e jetës dhe “vetpërmbajtjen” për mos t’u përfshirë në listën e zezë të qyteteve të cilat tregojnë pak interes për të shkuarën e tyre, traditën dhe dëshirën për zhvillim të harmonizuar. Në këtë frymë vëmendja e donatorëve për këtë qark ka qenë më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Kështu, vlen të përmendet se qyteti Korçës është i pari në Shqipëri që ka sistem uji të pijshëm 24 orë dhe me cilësi maksimale, po ndërton sistemin e parë më eficient të grumbullimit të mbetjeve në nivel qarku, qytetet e Korçës dhe Pogradecit kanë filluar investimin për sistemin e parë në Shqipëri dhe më modernin për kanalizimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, etj. Qarku i Korçës, zhvillon një kulturë pjesëmarrjeje të komunitetit në vendimmarrje si askund tjetër në gjithë vendin dhe ka një interesim të admirueshëm të medias vendore për të shprehur vlerat dhe jetën kulturore, politike, sociale dhe të zhvillimit të rajonit. Kjo frymë bashkëpunimi e ka bërë Korçën modelin më të suksesshëm në rang vendi.

Çfarë përfshin projekti Plani Lokal i Veprimit në Mjedis

(PLVM) është dokument i politikës mjedisore vendore, që pasqyron përparësitë dhe detyrat në fushën e mjedisit, veprimtaritë dhe masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e tyre, identifikon organet dhe strukturat që do të angazhohen, secila në linjën e vet, si dhe përllogarit kostot dhe mbështetjen financiare të nevojshme. PLVM hartohet në nivel qarku, rrethi, bashkie e komune. Përgatitja e tij duhet mbështetur në metodën gjithëpërfshirëse ku çdo individ i komunitetit ka të drejtën e dhënies së kontributit të tij në këtë proces. Përmes përgatitjes së PLVM-së zhvillohen aftësitë e pushtetit vendor, subjekteve të ndryshme të interesuara për mjedisin dhe gjithë komunitetit; nxitet bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, organizatave jofitimprurëse, biznesit dhe subjekteve të tjera mjedisore, duke përkrahur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen publike në proçesin e vendimmarrjes.

Të gjitha qytetet e në Qarkun e Korçës (Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë, Leskovik dhe Korçë), kanë përgatitur, përmes ndihmës se REC Shqipëri Planet Lokale të Veprimit në Mjedis, përmes procesit që ky dokumet përcakton. Projekti është i ndarë në dy faza, atë për hartimit me pjesëmarrje të PLVM dhe zbatimi i disa projekteve prioritare për secilin nga qytetet, me një shumë të vënë në dispozicion nga projekti. Kështu, qytetet e Korçës dhe Pogradecit kanë përfituar respektivisht nga 100.000 Euro dhe 80.000 secili, në investime mjedisore të përtcaktuara prioritare në PLVM-të e qyteteve. Këto projekte kanë përfunduar dhe rezultatet e investimeve janë të një cilësie maksimale. Vlen të përmendet që, për herë të parë në Shqipëri, hartimi i një plani veprimi shoqërohet menjëherë

Qytetet në Qarkun e Korçës një hap më përpara drejt zhvillimit të qëndrueshëm

Plani Lokal i Veprimit në Mjedis

Eduart Cani, Menaxher Projekti, REC Shqipëri

Inv

estI

met

ko

ë -

Foto

e.C

an

I/ReC

sh

qIP

ëRI

FOTO MAJTAS POSHTë, INAGURIM INVESTIMI NGA PROGRAMI I PLVM Në KORÇë Në foto, Konsulli i SIDA, Z. Peter Troste, dhe ish-kryetari i bashkisë Korçë, Z. Robert Damo, duke mbjellë në hapësirën publike të sapo inaguruar

Inv

estI

met

Pog

Ra

DeC

- F

oto

e.C

an

I/ReC

sh

qIP

ëRI

Projekt rajonal i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA)

Page 14: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 1�

tema e muajit

me investime, duke i treguar në këtë mënyrë autoriteteve vendore dhe komunitetit që përfshirja në këto procese i jep vërtet frytet e saj. Gjithashtu, kjo çel derën për investime të tjera të kërkuara nga plani, por dhe edukon pushtetin vendor në gjetje burimesh financiare duke treguar shembullin pozitiv të bashkëpunimit në këtë proces. Vlen për t’u përmendur që praktika e përdorur me bashkëfinancim, ku për çdo projekt bashkitë e qyteteve kanë qenë palë në investim, përbën shembullin më të mirë për garantimin e investimeve, si cilësore ashtu dhe afatgjatë. Qytetet Maliq, Ersekë dhe Bilisht, fillojnë gjatë pranverës zbatimin e projekteve mjedisore, me një fond prej 80.000 Euro, secili. Këto projekte priten të përmirësojnë gjendjen e hapësirave publike, sistemit të ujërave të zeza, ujit të pijshëm, rrugëve, etj.

Mbështetja nga autoritetet vendore/komunitetiPushteti vendor, si autoriteti kryesor i administrimit të

qytetit, i ka kushtuar vëmendjen kryesore këtij studimi, duke angazhuar të gjitha drejtoritë e bashkive në dhënie informacioni, diskutime dhe analiza të hollësishme për përgatitjen e tij. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis, ka gjithmonë në fokusin e tij, gjithëpërfshirjen. Në këtë kuadër, Universiteti Fan Noli i Korçës, Drejtoria e Shëndetit Publik, Agjencia Rajonale e Mjedisit, drejtoritë e gjelbërimit, autoriteti i qarkut, OJFtë e mjedisit dhe grave, media si dhe specialistë të tjerë në qytetet respektive, janë përfshirë direkt në hartimin e dokumentit. Gjatë procesit të investimeve, komuniteti përfitues, por dhe banorë të qytetit, janë shprehur të gatshëm që të zbatojnë praktika të tjera bashkëfinancimi dhe bashkëpunimi. Cilësia e punimeve dhe serioziteti i treguar në mardhënie me të gjithë aktorët, i ka bindur banorët që, me angazhimin e përbashkët, arrihen rezultate shumë të mira.

Përfshirja e komunitetit në projektPër përfshirjen e komunitetit në këtë proces është

punuar në disa dimensione: a. nëpërmjet autoriteteve e vendore, duke përdorur mjetet e tyre të informimit, si zyra informacioni, mbledhje të tjera të bashkisë, etj. Gjithashtu, një zyrë pranë bashkisë ka mbajtur gjithmonë përgjegjësinë e shpërdarjes së informacionit mbi punën e bërë për PLVM dhe ka pritur komente nga banorë e specialistë; b. medias, duke organizuar intervista, emisione dhe ftuar atë në të gjitha takimet e organizuara; c. takime publike, në kuadër të të cilit janë kryer një numër i madh takimesh, ku janë ftuar shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe specialistë të tjerë në qytet. Në këto takime është paraqitur dokumenti hap pas hapi, dhe është diskutuar me të parnishmit mbi çështje të tij; d. takime publike të organizuara nga shoqata të mjedisit dhe të grave, me qëllim mobilizimin e sa më shumë aktorëve dhe komunitetit. Fryma e pjesëmarrjes dhe dëshira për të shprehur mendimin e tyre është vënë re të jetë shumë e lartë në këto aktiviteve dhe produktiviteti i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm në përmirësimin apo zgjerimin e dokumentit; e. nëpërmjet investimeve konkrete, duke i treguar banorëve rëndësisnë e pjesëmarrjes dhe punës së përbashkët në arritjen e rezultateve pozitive në të mirë të një lagjeje, apo blloku dhe në dobinë më të gjerë në të gjithë qytetin. Reagimi pozitiv, i marrë në këto aktivitete, ka qenë i jashtëzakonshëm, i shprehur ky me praninë e banorëve në investime, bashkëfinancim për zgjerimin e punës dhe

falenderimet e shprehura në adresë të të gjithë aktorëve të përfshirë. Shumë banorë kanë marrë pjesë direkte në punën për ndërtimin e hapësirave të gjelbra, duke rritur kështu dhe më shumë qëndrueshmërinë e investimit; f.nëpërmjet banderolave dhe mjeteve të tjera publicitare.

Pritjet nga mbështetjaSynimet e projektit janë të: i) Edukojnë pushtetin vendor

që zhvillimi kryhet me planfikim dhe planifikimi të kryhet me pjesëmarrje (Puna e kryer gjatë hartimit të dokumentit, ku të gjitha palët janë shprehur të kënqaur me produktin final, bashkëpunimi në investime, i ka treguar më së miri pushtetit vendor se sa i rëndësishëm është harmonizimi i punës sidomos me banorët, përtej dëshirave dhe bindjeve politike); ii) Të edukojë komunitetin që pjesëmarrja e tij në procese zhvillimi dhe hartimi planesh, është shumë e rëndësishme dhe rezultatet, që priten prej tyre do t’i shërbejne zhvillimit të harmonishëm të qytetit dhe do të krijojnë bazat për një qytet të jetueshëm për të gjithë brezat në vazhdim (Fryma e sjellë dhe demokracia e ndërtuar gjatë hartimit të PLVM, i tregoi por dhe mësoi qytetarët që ata kanë një të drejtë të madhe, atë për tu shprehur. Më e rëndësishmja e së cilës është besueshmëria e krijuar si rezultat i seriozitetit të vendimarrësve në pranimin e mendimeve të tyre gjatë hartimit të PLVM); iii) Të krijojë bazat e një pune në grup të të gjithë aktorëve, të cilët punojnë dhe ushtrojnë kompetencat e tyre në të njëjtin qytet, për të menaxhuar potencialet dhe optimizuar rezultatet.

Roli i RECREC Shqipëri mbështet hartimin e këtij plani, me asistencë

trajnuese për stafet lokale dhe ngritjen e mekanizmave të thithjes së mendimit publik. Në këtë kuadër, REC, në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve, ka ngritur dhe trajnuar specialistët vendorë, mbi metodologjinë e planit dhe frymën e re të hartimit të tij. Të gjitha aktivitetet deri në hartimin e planit, por dhe garantimi i vijueshmërisë së suksesshme të modelit të krijuar dhe cilësisë së produktit/eve, kryhen me ndihmesën e stafit të REC. Për t’u theksuar mbetet që ndihmesa e REC vijon deri në përvetësimin e metodologjisë dhe mekanizmave të demokracisë që PLVM përcjell dhe standardizon.

Vështirësia në zbatimin e projektitNë përgjithësi, projekti nuk paraqet probleme serioze në

zbatimin e tij. Problemi më madhor që haset në zbatimin e këtyre projekte, janë ndryshimet politike dhe mbi të gjitha problemet e ndryshimeve të specialistëve në pushtetin vendor, gjë, e cila përveç se ngadalson procese, çon dëm njohuritë intelektuale të investuara në një specialist e, për rrjedhojë, në pozicionin që ai mbulon. Gjithashtu, mungesa e specialistëve të mirëfilltë (pasi shumë prej tyre janë larguar nga qytetet për në Tiranë ose jashtë vendit) kërkon mund dhe kohë, e cila duhet për të investuar dije.

E rëndësishme në hartimin e planeve të zhvillimit apo strategjive mbetet klima e qetë politike dhe, mbi të gjitha, kyçi i zbatimit të suksesshëm të tyre është decentralizimi, i cili do t’i jepte frymëmarrje më të madhe pushtetit vendor e për rrjedhorë do të ndihmone gjithnjë e më shumë banorët e një njësie.

Page 15: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 15

tema e muajit

Më shumë mbrojtje për liqenet e Prespës do të zbatohet gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm, duke i ardhur në ndihmë edhe komunitetit ndërkufitar. Violeta Zuna koordinatorja e projektit të UNDP/GEF në Shqipëri tregon më shumë rreth bashkëpunimit të financuar nga disa donatorë të rëndësishëm.

Cili është qëllimi i projektit të PNUD?Si një projekt rajonal, objektivi i tij është të nxisë e të mundësojë zbatimin

e ndërhyrjeve menaxhuese në ekosistemin e basenit të Liqeneve të Prespës në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi, të cilat integrojnë veprimtaritë me theks mjedisor, ekonomik dhe social, me qëllimin e ruajtjes së biodiversitetit shumë të rëndësishëm global dhe ndërkohë kontribuojnë në reduktimin e ndotjes së këtyre liqeneve ndërkufitarë ose “Parkut Ndërkufitar të Prespës”.

Shëndeti i këtij ekosistemi ndërkufitar mund të ruhet dhe të mirëmbahet vetëm duke ndryshuar praktikat e sektorit prodhues në gjithë pellgun e Prespës. Pikërisht për këto arsye, kryeministrat e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë kohët e fundit e kanë quajtur Zonën e Prespës si një “Park” simbolik ndërkufitar, një park shumë produktiv, ku ka njerëz që jetojnë e punojnë dhe kanë ndikimin e tyre mbi ekosistemin që i rrethon. Strategjia e projektit është të vendosë në rrugën e duhur objektivat dhe prioritetet e menaxhimit të ekosistemit.

Duke e konsideruar një aspekt shumë të rëndësishëm menaxhimin e integruar të ekosistemit të basenit të liqeneve Prespës, si dhe rolin e pjesës shqiptare në këtë përpjekje, projekti do të bëjë një rregullim të nevojshëm nëpërmjet një analize të kujdesshme të situatës ekzistuese, rishikimit të projekteve të tjera që janë në zbatim,

Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit në basenin e Liqeneve të Prespës të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë

Liqenet e Prespës nën përkujdesjen e PNUD-it

dhe nevojave të të gjithë të interesuarve që lidhen me menaxhimin mjedisor dhe autoriteteve te tjera sektoriale të të tre vendeve. Do të punohet duke zbatuar metodat e orientuara drejt planifikimit hapësinor, administrimit të përdorimit të ujit, administrimit të bujqësisë, administrimit të pyjeve dhe të peshkimit, si dhe administrimit dhe ruajtjes së zonave të mbrojtura.

Projekti ka synim gjithashtu të forcojë bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkufitar për sa i përket administrimit dhe ruajtjes të burimeve nëpërmjet fuqizimit të institucionit ekzistues ndërkufitar që është Komiteti Koordinues i Parkut të Prespës.

Në fund, projekti do të përgatisë një Program të Veprimit Strategjik, që do të miratohet në nivelet më të larta shtetërore të tre vendeve që lagen nga këto liqene.

Deri në ç’fazë ka arritur projekti?

Projekti është në hapat e para të zbatimit. Tashmë janë ngritur strukturat e projektit, të cilat po punojnë për identifikimin e aktorëve kryesorë që do të përfshihen gjatë zbatimit të projektit.

Një nga aktivitetet e para të projektit ishte zhvillimi i takimit të parë

lIq

enI I

PR

esPë

s -

Foto

e.C

an

I/ReC

sh

qIP

ëRI

Violeta Zuna, PNUD Shqipëri

Page 16: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 1�

prezantues të tij. Takimi u zhvillua në Korçë, më 3 shkurt 2007, dhe kishte për synim të prezantonte objektivat dhe aktivitetet e projektit, si dhe të rishikonte metodologjinë dhe planin e punës. Pjesëmarrja e gjerë e të gjithë të interesuarve, ndihmoi në një rishikim të kujdesshëm të Kuadrit Logjik të Projektit, duke pasur në konsideratë një analizë të situatës në zonë me anët e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe risqet që mund të paraqiten.

Aktiviteti i parë që projekti do të fillojë së shpejti është përgatitja e Planeve Lokale te Veprimit në Mjedis të komunave Progër dhe Liqenas, të cilat do të shërbejnë si plane ombrellë, në të cilët duhet të mbështeten të gjitha projektet e ardhshme të zhvillimit në këto zona. Këto plane do të jenë të integruara më Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës, që do të hartohet së shpejti nga KfW.

Sa do të zgjasë ky projekt dhe sa para do të vihen në dispozicion?

Projekti është planifikuar të zbatohet për një periudhë 5 vjeçare. Ai është një bashkëfinancim i Fondit Global për Mjedisin (GEF) me një shumë prej 1,050,500 USD, organizatës së PNUD në Shqipëri me shumën 150,000 USD, dhe Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me shumën 120,000 USD. Kontribuues aktivë në projekt do të jenë gjithashtu REC dhe Programi GEF/SGP. Megjithatë, është për të përmendur, që në zonën e Liqeneve të Prespës janë shumë aktivë disa donatorë të tjerë, si SIDA, KfW, SNV, etj.

Cilat janë përfitimet konkrete të komunitetit në lidhje me këtë projekt?

Mekanizmat e projektit janë instaluar në mënyrë të tillë që përfshirja e pjesëmarrësve të mundësohet në të tre nivelet: ndërkufitar, kombëtar dhe lokal. Në këtë kontekst, edhe përfituesit do t’i ndaja në tre nivele:

Përfituesit globalë: i) Biodiversiteti shumë i rëndësishëm global, ku përfshihen zogjtë migratore, speciet endemike dhe habitatet e rralla, i cili do të ruhet nëpërmjet aplikimit

të një partnershipi të ri dhe nëpërmjet menaxhimit të mirë të burimeve; ii) Burimet ujore ndërkufitare, të cilat do të menaxhohen dhe ruhen në mënyrë të qëndrueshme; iii) Njohuritë dhe eksperienca e nxjerrë në nivel lokal, e cila do të përhapen në nivel rajonal e më gjerë

Përfituesit kombëtarë: i) Parimet e menaxhimit të pellgut ujëmbledhës, të zbatuara nga projekti, që do të përhapen në nivel vendi për të ruajtur cilësinë e mjedisit në zona të tjera të ngjashme; ii) Praktikat më të mira dhe më të përshtatshme të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës, që do të përhapen në shkallë vendi; iii) Sektori i peshkimit që do të bëhet më i qëndrueshëm duke bërë që të përfitojnë ekonomitë lokale dhe të përmirësohet menaxhimi i peshkimit; iv) Njerëzit të cilët do të pasurojnë njohuritë e tyre për praktikat më të mira të zhvillimit të qëndrueshëm

Përfituesit lokalë: i) Një ekosistem i shëndetshëm, që do të çojë në përmirësimin social dhe në përfitime ekonomike; ii) Praktika bujqësore të përmirësuara, që do të çojnë jo vetëm në reduktimin e ndikimit në mjedis, por edhe në uljen e kostove operative për shkak të kontrollit të pesticideve, ujit e përdorimit të plehrave kimike nga fermerët; iii) Menaxhimi i mbetjeve të ngurta i përmirësuar, që do të ndihmojë në rivitalizimin e turizmit në Prespë, duke gjeneruar kështu përfitime ekonomike direkt për komunitetet lokale, si dhe duke ndihmuar në shëndetin e ekosistemit; iv) Trajtimi i ujërave të ndotur në fshatrat e vegjël, që do të përmirësojë cilësinë e jetës në komunitetet lokale (shëndeti njerëzor, pastërtia qytetare, vlera e pronës), duke ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm.

Çfarë projektesh të tjera keni planifikuar pas realizimit të tij?

Projekti sapo ka filluar dhe është pak shpejt të flitet për planifikimet e ardhme. Unë jam e bindur që zbatimi i projektit do të jetë i suksesshëm dhe do t’i hapë rrugën iniciativave të tjera të rëndësishme. Dokumentet bazë që do të prodhohen si Planet Lokale të Veprimit në Mjedis dhe Plan i Veprimit Strategjik rajonal do të shërbejnë si busull për gjithë veprimtarinë që do të zhvillohet në zonë.

tema e muajit

Botime të reja

Paketa e Direktivave Evropiane për Mjedisin dhe

Përmbledhja e Ligjeve Mjedisore 2004-2006

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, SOROS

Këto botime i gjeni pranë REC Shqipëri ose duke vizituar faqen e internetit http://albania.rec.org

Page 17: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 17

tema e muajit

Mështetja për procesin e decentralizmit Procesi i decentralizimit përcakton transferimin e

kompetencave dhe përgjegjësive në kryerjen e shërbimeve publike, nga pushteti qendror në atë rajonal dhe /ose vendor dhe tek sektori privat. Në përfundim të këtij procesi, të gjitha nivelet e shtetit duhet të funksionojnë në rrugën e decentralizimit, me detyra, përgjegjësi dhe burime të përshtatshme për secilin nivel. Decentralizimi përcaktohet si i qëndrueshëm dhe efektiv, ai kombinon aspekte të ndryshme nëpërmjet programesh/politikash të bashkërenduara, përkatësisht transferim të funksioneve (decentralizimin politik, duke përfshirë rritjen e pjesëmarrjes dhe kompetencave të komunitetit në vendimmarrje), transferim të fondeve (decentralizmi financiar; të drejta për të përdorur burimet dhe fuqitë për të vendosur se si duhen përdorur këto burime) dhe një transferim të përgjegjësive (decentralizimi administrativ).

Veçanërisht për vendet në tranzicion si Shqipëria, është e pritshme që procesi i decentralizimit me drejtim të ri të të zgjedhur të kapaciteteve demokratike – me një të kuptuar të ri të detyrimeve të shtetit – mund të jetë një strategji e rëndësishme për t’u zhvilluar drejt një të kuptuari modern dhe liberal për shtetin.

Institucionet e decentralizuara dhe qeverisjet vendore duhet të jenë sa më parën nevojave të qytetarëve dhe të kuptojnë më mirë zgjidhjet specifike që kërkohen në nivel vendor, ato duhet të jenë të diskutueshme me shoqërinë civile për të rritur pjesëmarrjen, të përgjegjshme dhe efektive. Për më tej, decentralizimi është një instrument për “qeverisjen e mirë”, që nënkupton se ai duhet të kontribojë në “praktikimin e ekonomisë, politikës dhe autoritetit administrative për të menaxhuar punët e vendit në të gjitha nivelet, në atë mënyrë që te jetë pjesëmarrëse, transparente dhe e përgjegjshme. Ai është gjithashtu, efektiv, i paanshëm dhe promovon rregullin e ligjit” (përcaktimi i PNUD për qeverisjen e mirë).

Decentralizimi koherent dhe qeverisja e mirë (veçanërisht qeverisja e mirë vendore) janë në këtë mënyrë instrumenta të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në zbutjen e varfërisë dhe pabarazisë, duke qenë se mund të kontribojnë në:

- Përgatitjen e autoriteteve dhe shërbimeve publike më eficente, efektive, transparente dhe të përgjegjshme;

- Një rritje më të madhe të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në punët publike;

- Dhënien e mundësive për komunitetin për të planifikuar zhvillimin e tyre dhe i mundëson atij të adresojë nevojat dhe prioritetet e për përmirësimin e gjendje (duke përfshirë, dhënien e mundësisë për grupet minoritare dhe të marxhinalizuara për të sjellë problemet dhe nevojat e tyre në axhendë);

- Menaxhimin dhe përdorimin efektiv të burimeve dhe financave.

Programi “DLDP” në rajonin e Shkodrës“Progami për Decentralizmin dhe Zhvillimin Vendor”

(DLDP) në Shkodër zbatohet nga Intercooperation, nëpërmjet një zyre programi në Shkodër dhe e financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). DLDP ndjek një mbështetje poshtë-lart dhe e vendos fokusin e tij kryesor në nivelin më të poshtëm të qeverisjes (bashki/komunë), i cili ka një rëndësi të madhe duke qenë niveli më pranë qytetarëve me një ndërveprim më të drejpërdrejtë nëpërmjet shërbimeve administrative dhe nevojave bazë, të cilat kanë një ndikim të menjëhershëm në jetën e përditshëme të njerëzve. Partnerët më të drejtpërdrejtë të DLDP janë 8 qeverisje vendore (5 bashki dhe 3 komuna; autoritete dhe shoqëri civile) në rajonin e Shkodrës. Gjithashtu, programi bashkëpunon me nivele më të larta (Qark, Ministrinë e Brendshme), shoqatat e LGU (AAM/AAC), si dhe me organizata të tjera, programe dhe grupe të shoqërisë civile.

DLDP, në bashkëpunim me partnerët, ka identifikuar fushat kryesore, të cilat janë përcaktuar si prioritete në kuadrin e procesit drejt decentralizimit të detyrave dhe burimeve për qeverisjen vendore në Shqipëri:

- Planifikim strategjik pjesëmarrësnë zhvillimin vendor dhe planfikimin e territorit;

- Përmirësimi i shërbimeve vendore publike;- Reforma në administrimin e qeverisjes vendore

dhe përmirësimi i menaxhimit;- Decentralizimin fiskal dhe menaxhimin vendor të

financave;- Informimi, komunikimi dhe pjesëmarrja e

shoqërisë civile;- Forcimi i bashëkveprimit dhe mardhënieve me

nivelin rajonal dhe kombëtar.

Duke nisur me një fazë të parë prej 3,5 vjetësh (2006-2009), programi ka si qëllim të punojë në rajon për një kohë më të gjatë, duke marrë për bazë që procesi i decentralizimit dhe mirëqeverisjes janë procese afatgjata, të cilat janë të lidhura ngushtë me ndryshimet e qëndrimeve, sjelljes dhe mirëkuptimit ndërmjet të gjitha niveleve dhe autoriteteve.

Mbështetje për procesin e decentralizimit në Veriun e Shqipërisë, për të fuqizuar qeverisjen e mirë

Dr. Pascal Arnold, Intercooperation AlbaniaMenaxher Programi DLDP

Botime të reja

Paketa e Direktivave Evropiane për Mjedisin dhe

Përmbledhja e Ligjeve Mjedisore 2004-2006

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, SOROS

Këto botime i gjeni pranë REC Shqipëri ose duke vizituar faqen e internetit http://albania.rec.org

Page 18: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 18

“myearthdream” është një thirrje për të bashkuar njerëzimin, që së bashku të bëjmë ndryshimin.

Makina e re Honda për garat e Formula 1 të vitit 2007 nuk do të mbajë ngjyra reklamash apo kompanish.

Në vend të këtyre, do të mbulohet me një punë grafike shumë të bukur, e cila paraqet planetin tonë Tokë.

Në këtë faqe interneti <www.myearth dream.com> ju jeni të ftuar të jepni premtimin tuaj, për të bërë një ndryshim në mënyrën tuaj të të

jetuarit, në mënyrë që të kujdeseni për mjedisin.

Ndryshimet e vogla mund të sjellin vërtetë një ndryshim të madh.

Vetë makina e Hondës është një ndryshim i tillë.Pasi ju të keni bërë premtimin tuaj në këtë faqe, emri dhe premtimi

juaj do të shfaqet në makinën dixhitale si dhe do të përbëjë 1 pikë në imazhin me të cilin do të vishet makina e vërtetë e garimit në F1.

myearthdream.com

risi

Page 19: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët

Mjedisi SOT 117 | Pranverë 2007 | 1�

Merr udhë viti ndërkombëtar polar 2007-2008Më shumë se 60 vende të botës i kanë dhënë udhë

kërkimit më të madh shkencor në Arktik dhe Antarktidë, në kuadër të të dhënave të reja, sipas të cilave ngrohja globale po shkrin me shpejtësi akujt dhe po ngre nivelet e deteve. Rreth 3 mijë fëmijë bënë njerëz dëbore dhe valëviten pankarta, ku shkruhej “Na ktheni dimrin tonë”. Në Oslo ndërkohë që një grup shkencëtarësh u mblodh në Paris dhe të tjerë ekspertë, në Kejp Taun, për të shënuar fillimin e Vitit Ndërkombëtar Polar. “Viti polar, është i rëndësishëm për çdo njeri mbi këtë planet”, tha kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, i pyetur nga gazetarët përse njerëzit që jetojnë në Afrikë apo Azi, duhet të interesohen për shkencën dhe shkrirjen e akujve. “Ne, vijoi ai, po e shohim klimën të ndryshojë më shumë në zonat polare dhe kërkimet atje do të na japin njohuri vendimtare në luftën kundër ngrohjes globale”. Gjatë vitit që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, rreth 50 mijë ekspertë do të punojnë për 228 projekte, si studimi i jetës marine në Antarktide, përcaktimi i një harte ku të përcaktohet se si era i dërgon agjentët ndotës në Arktik apo edhe do të ekzaminojnë shëndetin e njerëzve, arinjve polarë apo pinguinëve.

Shkencëtarët do të zbresin në akullnaja, të tjerët do të masin akujt nëpërmjet satelitëve dhe të tjerë akoma do të shohin reagimet e drerëve të zonave të ftohta, ndërsa moti gjithnjë e më i ngrohtë dëmton kullotat e tyre. “Kjo pjesë e planetit, ka problemet e saj dhe ka nevojë për një nivel më të lartë vëmendjeje”, thotë Dejvid Karlson, ekspert në këtë fushë. Ndërkohë, instituti norvegjez polar, thekson në një raport të tijin, se shkrirja e akullnajave në Svabald, një zinxhir ishujsh në Arktik, rreth 1 mijë kilometra larg polit të veriut, po përshpejtohet. “Shkrirja është përshpejtuar ndjeshëm këto pesë vitet e fundit”, thuhet në raport. “Si rrjedhojë, akulli i Svabaldit po kontribuon më shumë se më parë për rritjen e niveleve të deteve”. Niveli në rritje i deteve dhe oqeaneve, mund të arrijë deri atje sa të kërcënojë qytete si Tokio apo Nju Jorku.

Shumë shkencëtarë thonë se ngrohja e Arktikut, ku kulturat e hershme të indigjenëve dhe kafshët janë në rrezik nga rrëshqitja e akujve, mund të jetë një tregues i ndryshimeve të dëmshme të lidhura me ngrohjen globale, që shkaktohet nga vetë njerëzit. Temperaturat e Arktikut po rriten sa pothuajse dyfishi i mesatares globale për shkak se uji apo toka, tani po thithin më shumë nxehtësi.

Një Oskar për filmin dokumentar “Një e vërtetë e sikletshme”

Më në fund erdhi edhe radha e tij për të marrë një Oskar. Martin Skorceze është shpallur regjisori më i mirë në natën e famshme të çmimeve Oskar në Los Anxhelos për filmin “The Departed”, që mori Oskar edhe si filmi më i mirë. Skorseze kishte kandiduar 5 herë të tjera për çmimin Oskar, pa e fituar dot asnjëherë. Star i mbrëmjes ishte edhe ish-zëvendës presidenti Al Gore, filmi dokumentar ku ai kishte një pjesë të rëndësishme dhe që titullohet “Një e vërtetë e sikletshme” flet për ngrohjen globale. Filmi Babel, shumë i përfolur pasi fitoi Globin e Artë, nuk ia ka dalë në garën me filmin e Skorcezes “The Departed”, që mori në total katër Oskar. Filmi më i mirë i huaj u shpall filmi gjerman “Jetët e të tjerëve”. Aktorja më e mirë u shpall Helen Mirren për rolin e mbretëreshës Elizabeta në filmin “The Queen”, Forest Uitejker mori Oskarin e aktorit më të mirë protagonist për filmin “Mbreti i fundit i Skocisë”.

OBSH do të rishqyrtojë planin për mjedisin dhe shëndetin e fëmijëve

Përfaqësues nga 52 shtete evropiane janë takuar në Bruksel javën e kaluar për të rishqyrtuar Planin e Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin e Fëmijëve në Evropë, të vitit 2004. Iniciativa e OBSH-së synon të adresojë kërcënimet ndaj shëndetit të fëmijëve në katër fusha kryesore: ujin, ajrin, kimikatet dhe dëmtimet. Pas përcaktimit të termave të rishqyrtimit, pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe për përfshirjen e ndryshimeve klimatike në listën e prioriteteve duke filluar nga viti 2009, si dhe rrugët për përmirësimin e komunikimit të rrezikut ndaj publikut.

Për më shumë informacion:http://www.euro.who.int

Një paketë për vlerësimin e ekosistemit për mijëvjeçarin

Vlerësimi i Ekosistemit për Mijëvjeçarin është një studim i veçantë në llojin e vet mbi mjedisin global dhe qenien njerëzore. I ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara, me mbështetjen e Bankës Botërore, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Mjedis, Organizata Ndërkombëtare Mjedisore, si dhe shumë qeveri të ndryshme, ky vlerësim është hartuar mbi punën e mijëra shkencëtarëve dhe ekspertëve nga mbarë bota. Vlerësimi na paralajmëron se një pjesë e madhe e botës natyrore, nga e cila ne varemi për ushqim, ujë dhe plotësimin e nevojave të tjera, është drejt shkatërrimit, paraqet të dhëna të detajuara se si ky shkatërrim do të dëmtojë qenien njerëzore dhe, më e rëndësishmja, ofron zgjidhje për një të ardhme më të mirë.

Lexoni më shumë në: http://www.islandpress.org/MAToolkit

nga Bota

Page 20: Zgjidhjet Vendore - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot117.pdf · Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit, ... me pyetje konkrete në takime me kandidatët