në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/projects/lajmet/mjedisisot131.pdf · tare,...

20
Nr. 131 | 2011 BOTIM PERIODIK I QENDRËS RAJONALE MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI Sektori i pyjeve; ...një prioritet kombëtar, jo thjesht një problematikë “Rehabilitimi i Pyjeve dhe Kullotave” në një projekt të përbashkët në brendësi

Upload: lamkhanh

Post on 06-Jun-2018

239 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Nr. 131 | 2011Botim periodik i Qendrës rajonale të mjedisit (reC) - shQipëri

Sektori i pyjeve; ...një prioritet kombëtar, jo thjesht një problematikë

“Rehabilitimi i Pyjeve dhe Kullotave” në një projekt të përbashkët

në brendësi

Page 2: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Shqipëri. Në këtë botim periodik do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj. Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org dhe www.mjedisisot.info

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në:[email protected] • www.mjedisisot.info, ose telefononi në Tel/Faks: (04) 2 23 29 28.

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mje-disore në Europën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveri-tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publi-kut në vendimmarrjen mjedisore.

REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bash-kuara, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënsh-kruar nga 29 vende dhe Komisioni Europian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kro-acia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Leto-nia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Ruma-nia, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia.

Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Re-publikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Leton-isë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi, Sllo-venisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Numër 131 | 2011

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Kanë kontribuar për këtë numër:

Arsen Proko • Thimaq Lako Gjon Fierza • Malvina ShehiMarilda Jançe • Haki Kola • Zeqir Taga • Besnik Baka • Genta Hoxha Eduart Cani • Jula Selmani

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Eduart Cani Besnik Baka • Genta HoxhaDaniela Ruçi

EDITORIAL 3Drejt luksit në dëshpërim...

NGA VENDI 3-4Asgjesohen mbetjet spitalore në QSUT

Zaptimi i hapësirave publike, shtohen gjobat

Sarandë, 1.5 mln euro projekte

Shqipëri - Mali i Zi : Përcaktohen ndërhyrjet e përbashkëta në Bunë

Currilat, kapitullimi i perlës mesdhetare

NGA REC 5-6Programet e REC për aktorët mjedisorë vendorë, një model funksional dhe efikas zhvillimi

“Java e Pyjeve” - Ndryshimi nis nga ndërgjegjësimi

“Edukimi mjedisor nga klasa në komunitet”

AKTUALITET 7Dëmtimi i mjedisit - parandalimi, mjeti më i mirë

Tirana, qyteti ku çdokush gjen biçikletë

TEMA E NUMRIT 9-16Sektori i pyjeve; ...një prioritet kombëtar, jo thjesht një problematik

Mbarështimi i pyjeve e kullotave komunale - ...sfidë për pylltarinë shqiptare

“Rehabilitimi i Pyjeve dhe Kullotave” në një projekt të përbashkët

Shpyllëzimi; një tragjedi që s´duhet të përsëritet

Parku Rajonal Xibër – “Zonë e Mbrojtur”

PROFIL 17SINPHONIE - Ndotja e ajrit të brendshëm në shkolla dhe shëndeti: Rrjet vëzhgues në Evropë

NGA BOTA 18-19Viti Ndërkombëtar i Pyjeve 2011

Pluhuri në Tokë, faktor në ndryshimin e klimës

Groenlanda shkrihet në nivele rekord

Energjia e Rinovueshme,

BE tejkalon objektivin e 2020s

në këtë numër

Ky botim përgatitet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk paraqesin në asnjë mënyrë opinionin zyrtar të Bashkimit Europian

Page 3: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 3

nga Vendi

Edito

rial

Ka

fsh

ë t

ë B

all

sa

mo

su

ra

një

rE

sto

ra

nt

sh

qiP

tar

- fo

to r

EC

/E.C

an

i

Asgjesohen mbetjet spitalore në QSUT

Mbetjet spitalore në Tiranë tashmë do të jenë të padëmshme. Në QSUT është inaguruar autoklava e re për trajtimin e mbetjeve spitalore. Teknologjia e re është tërësisht bashkëkohore, e cila përdoret në spitalet më të mira europiane. Mbeturinat e trajtuara bëhen 100 për qind të padëmshme dhe shndërrohen në mbeturina të zakonshme urbane, pa u bërë rrezik infeksionesh”, theksoi Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Autoklava e re brenda 40 minutave trajton rreth 60 kg mbetje të rrezikshme spitalore. Çdo ditë QSUT ka përafërsisht rreth 2554 kg mbetje spitalore, nga të cilat 15% e tyre janë mbetje të rrezikshme dhe infektive. Vendosja e autoklavës së re është pjesë e projektit për modernizimin e sistemit shëndetësor, me financim të Bankës Botërore, e cila do të pasohet nga të tjera autoklava në spitalet e vendit.

Zaptimi i hapësirave publike, shtohen gjobat

Sipas Policisë Bashkiake të Fierit, gjatë vitit që shkoi u dyfishua numri i gjobave ndaj qytetarëve dhe subjekteve, që kanë shkelur hapësirat publike dhe që me veprimtarinë e tyre kanë rritur nivelin e ndotjes mjedisore. Shefi i kësaj policie, Bashkim Ymeraj, sqaron se gjobat e vëna janë vjelë në masën 90% dhe se kjo ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat e pushtetit lokal.

“Vjelja e gjobave për vitin 2010 arriti në 90%, kurse për vitin 2009 mezi arritëm të vilnim 50% të fletëgjobave që ishin prerë. Më shumë gjoba janë vënë për zënien e hapësirave publike, për ndotjen e mjedisit dhe më pak kanë pasur kundravajtjet në fushën e qarkullimit rrugor”, - pohon Ymeraj.

Sarandë, 1.5 mln euro projekteNë kuadër të programit “Interreg-4”,

qyteti turistik i Sarandës arrin të përfitojë një fond 1.5 mln euro për dy projekte të rëndësishme në fushën e ruajtjes së objekteve kulturore dhe të përmirësimit të infrastrukturës turistike. Kjo është vendosur gjatë një takimi të zhvilluar në Janinë me përfaqësues të 4 qarqeve - nga Korfuzi për Greqinë dhe nga qarku i Vlorës, Gjirokastrës e Korçës për Shqipërinë. Sipas kryetarit të këshillit të qarkut Vlorë, Ylli Piro, “projektet e përfituara për Sarandën janë për nxjerrjen nga gjendja e rrezikut të disa prej monumenteve të kulturës në Sarandë dhe ndikimin në pastërtinë e ujërave detare ndërkufitare mes Sarandës dhe Korfuzit”.

Drejt luksit në dëshpërim...

Pas disa orë udhëtim në një rrugë të ngushtë plot dëborë dhe mjegull, arritëm në hotelin e premtuar. Një shtëpizë gjigande, e gjitha në dru, na mrekulloi. Luksi dhe druri ishin ndërthurur mjaft mirë për të të ofruar komoditet të tepruar. Fasada e jashtme ishte veshur me dru si për t’i rezistuar të ftohtit malor dhe borës. Ndërkohë, mjedisi i brendshëm ngjante si një “varrezë” pyjore ku mijëra pemë, të madhësive, formave dhe llojeve të ndryshme, ishin sakatuar për të shërbyer më pas si dekoracione, veshje, mobilje të këtij hoteli luksoz. Fillimisht ndjehesh i entuziazmuar të përkëdhelesh e të llastohesh në një hotel të tillë, ku pemët, guri dhe uji ndërthuren në një natyrë artificiale brenda katër mureve.

Por, pas pak çastesh, kënaqësia që të jep një vend që ti s’e ke vizituar më parë, i sajuar bukur, pa u kursyer nga kostot dhe luksi, kalon, venitet, shuhet, për t’ja lënë vendin trishtimit. Çdo gjë të duket e pakuptimtë... përse paraja mund të shkatërrojë e të përvetësojë pasurinë natyrore, që të gjithëve na përket në formën e saj fillestare, sa më pranë natyrës. Kupton që ky nuk është vendi që të përket... Luksi të neveritet dhe, dashur pa dashur, e ndien veten pjesë të kësaj masakre mjedisore.

E imagjinon se pronari i këtij hoteli, me siguri i krimbur në para, pa e vrarë shumë mendjen, ka shkatërruar pa mëshirë një pyll të tërë. Pemët e marra nga pylli qëndrojnë si mumje të balsamosura ngado që hedh sytë, disa në përmasa të mëdha e të tjera të prera hollë. Mallkon babëzinë e këtij pronari, që paratë s’i mungojnë, për të ndërtuar një pallat druri me pemë 100 vjeçare, që natyra e toka me durim u kujdesën. Mendon për zogjtë pa shtëpi, që cicërojnë vajtueshëm, për tokën e shkretuar nga erozioni, për florën e faunën e shfarosur. Të gjitha janë legjendë e kësaj shtëpie gjigande, të bukur e luksoze, që njerëzit “e prostituojnë” me netë. Klientët si ty dhe unë janë viktima dhe, njëkohësisht, kontribuesit e rradhës së kësaj katastrofe ekologjike, duke shpërblyer krimin me kuotën e caktuar (ku përfshihet mëngjesi dhe darka).

Page 4: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 4

nga Vendi

Plani i thellimit konkret të Bunës ishte në qendër të bisedimeve në nivel ministror, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Fatmir Mediu zhvilloi një takim pune me homologun Predrag Sekuliç dhe Ministrin malazez të Bujqësisë z. Tarzan Miloseviç, në lidhje me ndërhyrjet emergjente për thellimin e luginës së Bunës. Mediu i ka njohur autoritetet malazeze me situatën pas përmbytjeve, si dhe ecurinë që kanë pasur verifikimet më të detajuara në raportin e përpiluar menjëherë pas përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, nga ekspertët shqiptare dhe hollandezë të ujërave. Në këtë kuadër Mediu, i ka propozuar ministrit Miloseviç që të shikohet mundësia e aplikimit të të dy vendeve me një projekt të përbashkët, pranë organizmaveqë ofrojnë grante financimi. Kjo ide gjeti angazhimin dhe mbështetjen e palës malazeze.

Pas takimit, u përcaktuan tre ndërhyrjet kryesore emergjente në basenin ujor të Shkodrës, me qëllim që situata e jashtëzakonshme, që u kalua në dhjetorin e vitit të kaluar, të mos përsëritet më. Së pari, do të ndërhyhet në argjinaturat përgjatë rrjedhës së lumit Buna dhe Drin. Pika e dytë, ku do të ndërhyhet, është kolektori i Murtenzës. Sipas specialistëve të mjedisit, do të bëhet hapja e kolektorit natyral të Mërtenzës, pasi shihet si mundësi shumë e mirë për të eleminuar përmbytjet e fushave të kësaj zone. Dhe pika e tretë, është pastrimi i shtratit të lumit Buna, duke bërë ndërhyrje në të gjitha prurjet e ngurta në këtë zonë siç janë urat e prishura, varkat e mbetura ndër vite, apo dhe ndërtimet e bëra pa kriter. Sipas akademikëve të të dy vendeve, nuk ka kohë më për të pritur, ndaj ndërhyrjet në basenin e lumit Buna duhet të nisin sa më parë. Në takim u pohua se brenda 3 muajve pritet të nisë zbatimi, me qëllim që vjeshta e 2011-ës t’i gjejë këto projekte të përfunduara, duke minimizuar kështu rrezikun e përmbytjeve në këtë zonë.

Shqipëri - Mali i Zi : Përcaktohen ndërhyrjet e përbashkëta në Bunë

Currilat, kapitullimi i perlës mesdhetare

Zeqir TagaSpecialist peshkimi

Ndotja dhe degradimi i vazhdueshëm i plazhit të Currilave, në Durrës, vazhdon të mbetet një çështje serioze dhe ende e pazgjidhur. Dikur emblemë e qytetit të Durrësit, ndërsa sot një hapësirë me shkallë të lartë ndotjeje, Currilat vizitohen vetëm nga ata njerëz, që nuk e perceptojnë ende rrezikun potencial, që mbart rëra dhe uji i detit i kësaj zone, për shëndetin.

Në këtë kuadër, vlen të theksohet në veçanti dëmi i rëndë mjedisor, që i është shkaktuar botës së gjallë ujore, bimore e shtazore. Rrëshqitjet masive të dherave nga kodrat e zhveshura dhe depozitimet abuzive të inerteve e gjithfarë mbeturinash, me qëllim zgjerimin e territoreve për ndërtime në drejtim të detit, kanë bërë që të zhduket bimësia ujore, në veçanti Posidonia Oceanica, Ulva Lactuca, Acetabularia etj. Këto shërbejnë si mjedise të domosdoshme për zhvillimin e botës së gjallë shtazore, sidomos në fazat e hershme të zhvillimit. Po ashtu, dëmtime serioze kanë pësuar, përveç llojeve të ndryshme të peshkut,

edhe grupet e tjera të botës së gjallë ujore si ekinodermatët, tunicatët, moluskët dhe krostacetë. Në bregun e detit nuk hasen më molusqe të gjalla, si disa vite më parë. Edhe iriqët dhe aktiniet janë pakësuar ndjeshëm. Sot, në këtë zonë detare nuk gjenden më specie me vlerë të disa lloje peshqish autoktonë në bregdetin e afërt, që dikur ishin të zakonshme si cërniet, spalcat, dentali, skorfet, murena, oktapodët, etj.

Përgjatë gjithë kësaj zone, janë ndërtuar pa asnjë kriter dhe studim, disa pontile me zhavorre, inerte etj, të cilat kanë dëmtuar rëndë mjedisin e domosdoshëm për florën dhe faunën e zonës bregdetare, duke përshpejtuar procesin e eutrofizimit të sipërfaqeve të tëra ujore, pasi në to nuk qarkullojnë më rrymat dhe korentet detare aq të domosdoshme për zhvillimin e organizmave ujore.

Për të ndalur këtë shkatërrim ekologjik, do të ishte e domosdoshme që të kryheshin studime të plota dhe komplekse, ku pjesët hidroteknike, gjeologjike dhe urbanistike, natyrisht, duhet të zenë vend qendror për këtë zonë të veçantë. Ndërkohë, edhe studimet me karakter mjedisor, ekologjik dhe biologjik duhet të thonë fjalën e tyre, për të sjellë zgjidhje biologjikisht të arsyeshme. Ndërtimet, që parashikohen në të ardhmen në këtë zonë, duke përfshirë edhe autostradën në drejtim të Kallmit e Porto Romanos, do të ishin pa vlerë nëse në Currila do të mungojnë rëra, uji i pastër dhe deti i pasur me florën dhe faunën karakteristike mesdhetare.

Page 5: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 5

aktiVitete reC

Dekada e fundit ka njohur përparim të madh në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile, duke përfshirë këtu edhe organizatat mjedisore. Organizatat jofitimprurëse janë bërë, gjithnjë e më shumë, një faktor përcaktues dhe një forcë aktive në ndërmarjen dhe zbatimin e programeve, që kanë sjellë rezultate pozitive në fushën e mjedisit. Nga përvoja e deritanishme, është bërë e qartë se organizatat me bazë komunitare mund të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe anëtarët e komunitetit në zbatimin praktik të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të mjedisit. Në këtë kuadër, programet e mëparshme që REC ka zbatuar në mbështetje të autoriteteve lokale, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale kanë rezultuar të suksesshme.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, për periudhën 2008-2010, përgatiti dhe realizoi me sukses programin “Mbështetje për Projekte Mjedisore me Nisma Vendore 2”. Komponenti i parë i këtij programi ka ndjekur objektivin për të çuar përpara zhvillimin e shoqërisë civile në fushën e mjedisit, nëpërmjet nxitjes së standardeve për mbrojtjen e mjedisit dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në proçesin e tranzicionit dhe zhvillimit. Ndërkohë, komponenti i dytë “Për Forcimin dhe Ngritjen e Kapaciteteve”, ka synuar rritjen e kapaciteteve individuale të aktorëve të interesuar, që punojnë për çështjet e mjedisit, si dhe për të mbështetur zhvillimin e institucioneve dhe programeve për ngritjen e kapaciteteve në fushën e mjedisit.

Gjatë periudhës së zbatimit të komponentit të parë, që përfshin

zhvillimin e kapaciteteve të OJF-ve, janë mbajtur 20 workshope trajnuese, me tematika të ndryshme në lidhje me planifikimin mjedisor, ruajtjen e biodiversitetit, eficiencën energjetike, trajtimin e ujërave të ndotura dhe tema të tjera konkrete, që kanë të bëjnë me problemet jetike me të cilat ndeshet mjedisi shqiptar. Një numër i madh pjesëmarrësish janë trajnuar në këto aktivitete; afërsisht 180 përfaqësues të OJF-ve, 175 përfaqësues të pushtetit vendor dhe 77 përfaqësues të organizatave apo institucioneve të tjera (media, universitete, ekspertë, etj), duke e çuar kështu numrin e personave të trajnuar në 450.

Komponenti i dytë, që ka të bëjë me mbështetjen e OJF-ve me grante, ishte edhe komponenti kryesor i këtij Programi. Në këtë proces u aktivizuan organizata dhe struktura të interesuara lokale në përmirësimin e kushteve mjedisore. Projektet përkatëse ndikuan pozitivisht në bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm lokal duke u përpjekur në të njëjtën kohë për të rritur përfshirjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. Me lëvrimin e granteve u arrit që aktorët vendorë të nisin zbatimin e projekteve të përbashkëta, në përgjigje të problemeve mjedisore dhe sociale në nivel lokal. Të gjitha grantet e dhëna përmbushën kriteret për të identifikuar projektet, në përputhje me prioritetet e përcaktuara në strategjitë e zhvillimit rajonal ose komunal.

Numri i granteve të dhëna dhe të zbatuara, për gjithë periudhën e zhvillimit të programit, arriti në 71, me një shtrirje të madhe gjeografike në të gjithë Shqipërinë. Fushat e aplikimit ishin të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën urbane, eficiencën energjetike, përmirësimin e sipërfaqeve të gjelbra, menaxhimin e mbetjeve, të cilat përbënin dhe problemet më të prekshme për komunitetin, ku këto grante u zbatuan. Njëkohësisht, pjesëmarrja publike dhe ndërgjegjësimi për çështjet e mjedisit, përbënte një pjesë tjetër të rëndësishme të tematikave të granteve të zbatuara.

¨Modeli TF2¨ vazhdon të rezultojë një program funksional dhe efikas zhvillimi, i cili arriti të mobilizonte dhe të lidhte aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

Njësitë e qeverisjes vendore e kanë konsideruar TF2 si një mundësi reale për të bashkë-financuar disa nga prioritetet kryesore të mjedisit në nivel lokal.

Programet e REC për aktorët mjedisorë vendorë, një model funksional dhe efikas zhvillimi

Jula SelmaniQendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëri

53.6 M

42.2 M

9.6 M

14 27

20

Të mëdha Të mesme Të vogla

Nr. Granteve

Shuma e akorduar

Page 6: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 6

aktiVitete reC

Ko

nfE

rE

nC

a K

om

tar

E -

foto

rE

C

Mjediset e pyllëzuara kanë një rëndësi të veçantë, pasi ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve mjedisore, ekonomike dhe sociale. Jetike për një jetesë të shëndetshme dhe, në të njëjtën kohë, për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë, hapësirat e pyllëzuara marrin një rëndësi të veçantë për një shtet që ka detyrën e menaxhimit dhe përdorimit të tyre. Shërbimet në mbrojtje të pyjeve janë thelbësore për zbutjen e fatkeqësive natyrore, si përmbytjet, thatësirat dhe rrëshkitjet e tokës, që mund të kenë pasoja për popullsinë. Një përkufizim i përbashkët i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, do të thotë administrim dhe përdorim i pyjeve dhe tokave pyjore, në një mënyrë që ruan biodiversitetin, produktivitetin, kapacitetin rigjenerues, vitalitetin dhe potencialin e tyre për të përmbushur funksionet jetësore.

Një kuptim i përbashkët i asaj që konsiderohet menaxhim i qëndrueshëm, mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit mes ministrive dhe autoriteteve lokale. Në këtë frymë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, promovoi për herë të parë në Shqipëri “Javën e Pyjeve”, si pjesë e javës europiane të pyjeve.

Qëllimi i “Javës së Pyjeve” ishte nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të pasurive pyjore dhe kullosore, duke u fokusuar në dy drejtime: pjesëmarrjen aktive të Pushtetit Vendor në ruajtjen, pasurimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive pyjore dhe kullosore; dhe në ndërgjegjësimin e komunitetit për t’u bërë pjesë aktive e koncepteve të reja të përqasjes ndaj pasurive pyjore dhe kullosore. Në kuadër të kësaj jave, u organizua në Tiranë Konferenca Kombëtare - Reforma e Pyjeve, Përgjegjësitë, Sfidat dhe Zhvillimi, me pjesëmarrjen e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu, kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese z. Jemin Gjana, përfaqësues të ministrive, donatorëve, organizatave mbështetëse, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës të shërbimit pyjor dhe specialistë të sektorit. Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i zhvillimeve të reja të sektorit, pas lançimit të reformës, përgjegjësitë e pushtetit vendor si aktor i rëndësishëm në zhvillimin e

“Java e Pyjeve” Ndryshimi nis nga ndërgjegjësimi

Eduart CaniQendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëri

“Java e Pyjeve u konceptua si nxitëse e mëtejshme e zhvillimit

të qëndrueshëm të pasurive pyjore dhe

kullosore”

qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave komuale, mësimet e deritanishme dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Si aktorë bashkëveprues dhe bashkërendues, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë prezantuan nevojat, ecurinë dhe mundësitë për të ardhmen, për ta fuqizuar më tej këtë sektor, për të rritur më tej bashkëpunimin me pushtetin vendor, zgjidhjen e problemeve legjislative e teknike dhe gjenerimin e fondeve.

Takimi vijoi me referime të specialistëve, ekspertëve dhe konsulentëve, të cilët u ndalën më konkretisht në elementë të ndryshëm të zhvillimit të sektorit, si rritja e ndërgjegjësimit të vetë aktorëve dhe opinionit të gjerë mbi konceptet e reja të menaxhimit të pasurive pyjore dhe burimeve natyrore në tërësi, prezantuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, si pjesë e programit të ndërgjegjësimit përgatitur prej saj.

Aktivitetet e javës së pyjeve u mbështetën nga Qendra Rajonale e Mjedisit, në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, si pjesë e komponentit të ndërgjegjësimit dhe komunikimit. Aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2011, si pjesë e përfshirjes në axhendën e Vitit Ndërkombëtar të Pyjeve dhe nevojave të adresuara nga Programi Kombëtar i Ndërgjegjësimit.

Page 7: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 7

aktiVitete reCta

Kim

i Ko

mB

ëta

r -

foto

rE

C

Edukimi, përveç se një e drejtë themelore e njeriut, është kusht paraprak për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe një mjet kryesor për një qeverisje të mirë, informim rreth vendim-marrjes dhe funksionim të demokracisë. Edukimi mjedisor për një zhvillim më të qëndrueshëm mund të ndihmojë për ta bërë realitet vizionin tonë për një mjedis sa më cilësor.

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, prej më shumë se katër vjetësh punon me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në përfshirjen e edukimit mjedisor në programet mësimore të shkollës sonë. Paketa e Gjelbër, tashmë një lëndë e veçantë ekstra-kurrikulare në sistemin arsimor bazë, ka qenë një mjet shumë efikas i përdorur si një kurrikul e edukimit mjedisor në shkollë.

Në kuadër të edukimit mjedisor dhe ngritjes së kapaciteteve të mësuesve që trajtojnë “Paketën e Gjelbër” në shkolla, REC ka zhvilluar 65 trajnime me rreth 2000 mësues në të gjithë vendin. Vetëm gjatë vitit shkollor 2009-2010 janë zhvilluar 18 trajnime katër ditore me rreth 600 mësues.

Por, për të arritur një menaxhim më të suksesshëm të mjedisit, REC mendon se shtrirja e kësaj nisme dhe në nivel komuniteti, është thelbësore në garantimin e qëndrueshmërisë së edukimit mjedisor në vend.

Duke u bazuar te nevojat dhe mundësitë aktuale të shtrirjes së edukimit mjedisor dhe në komunitet, REC organizoi një takim kombëtar me mësues dhe inspektorë nga i gjithë vendi, të angazhuar në procesin e edukimit mjedisor. Takimi ishte konceptuar si një vështrim mbi ecurinë e deritanishme të procesit

“Edukimi mjedisor nga klasa në komunitet”

Genta Hoxha Qendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëri

Takim kombëtar mbi Paketën e Gjelbër dhe organizimin e aktiviteteve jashtë-

shkollore në veprimtaritë ekstrakurrikulare për vitin mësimor 2010-2011

të edukimit mjedisor në sistemin arsimor bazë dhe një parashtrim i mundësive aktuale të mbështetjes së veprimtarive ekstrakurrikulare në një nivel më të gjerë se vetëm shkolla, në komunitet.

Mundësitë që kanë shkollat për këtë vit akademik, për të organizur aktivitete jashtëshkollore në natyrë, janë të fokusuara te pyjet, kjo në kuadër të festimeve për Vitin Ndërkombëtar të Pyjeve 2011. Në takim, u prezantuan modele të ndryshme veprimtarish konkrete me nxënësit, duke e përqëndruar vëmendjen te aktivitetet ndërgjegjësuese për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, për minizimin e mbetjeve plastike, të cilat mund të shtrihen më tej në aktivitete me komunitetin.

Takimi u organizua me mbështetjen e Fondit Italian të Besimit, në kuadër të programit të edukimit mjedisor, zbatuar nga REC Shqipëri.

Page 8: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 8

aktualitet

Në rrethin e Elbasanit, në komunën Labinot Mal ndodhet fshati Guri i Zi. Është e çuditshme rastësia që ka emri i fshatit me fatin e tij, kjo nëse i referohesh tragjedisë së përditshme me të cilën përballen banorët. Ky fshat vuan prej vitesh problemet madhore që shkakton erozioni dhe gërryerja e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësore në këtë zonë. E thënë në këtë mënyrë, nuk përbën asgjë të veçantë nëse i referohemi zonave të tjera apo në përgjithësi vendit tonë, lidhur me problematikat e ndryshme me të cilat përballet. Por, në fakt situata është me të vërtetë kritike, sepse banorët në çdo ditë të vitit kërcënohen nga rrëshqitjet masive të tokës, që mund të çojnë edhe në zhdukjen e shtëpive të tyre. Në këtë mënyrë, ata jetojnë çdo ditë me ankthin e një jete që mund të shuhet brenda pak minutave. Dikush mund të mendojë se nga këndvështrimi njerëzor, natyra në këtë zonë nuk është treguar shumë bujare. Por, në fakt mos jemi ne shkaktarët e kësaj gjendjeje, pasi e kemi dëmtuar vetë natyrën? Këto pyetje mund të jenë ngacmuese për cilindo që ka ndjeshmëri ndaj temave mjedisore, por jo vetëm ata. Edhe personat me ndjeshmëri ndaj temave sociale do të prekeshin po njësoj. Kjo për faktin e thjeshtë se problemet mjedisore në mënyrë të pashmangshme të çojnë drejt problemeve sociale.

Përgjegjësitë dhe fajet, si në çdo rast, askush s’i merr përsipër, por ajo që mbetet kur natyra shkatërrohet, janë problemet sociale me të cilat ndeshen komunitetet lokale, të tilla si jetëgjatësia, strehimi, shëndeti, varfëria, arsimi, transporti, etj. Shtetet sociale dhe me ekonomi të zhvilluar, që në axhendat e tyre kanë në fokus edhe politikat

mjedisore, do të ishin përpjekur për të mos ndërhyrë në elementët bazë të natyrës dhe mjedisit. Më tej, në raste fatkeqësish natyrore, do të kishin mbuluar me ndihma, shërbime e politika sociale për njerëzit në nevojë. Por, në rastin e vendit tonë, shteti është i pafuqishëm në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e problemeve mjedisore e sociale, duke bërë që gjërat të marrin një tjetër rrjedhë. Çështjet e pazgjidhura mjedisore, gjithmonë e më shumë, sjellin një pafundësi problematikash të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, saqë do të ishte e vështirë të rendisje atë me nevojë primare për ndërhyrje. Në këtë pikë, ne mbetemi vetëm tek kërkesat për ndihmë dhe tek ankesat e përhershme, tashmë drejtuar strukturave shtetërore por edhe natyrës.

A nuk do të ishte më mirë në raste të tilla, duke konsideruar kapacitetet natyrore e financiare, të kontribuonim më shumë për

Dëmtimi i mjedisit - parandalimi, mjeti më i mirë

MA. Marilda Jançe

mbrojtjen dhe parandalimin e problemeve se sa për zgjidhjen e tyre? Sigurisht që kjo do të na kushtonte më pak në një perspektivë afatgjatë. Të gjithë fillojmë të bëjmë autokritika sapo problemi shfaqet, e nëse do të kishim një tjetër mundësi, ndoshta do të ishim sjellë ndryshe ndaj natyrës dhe të mirave që ajo na ka dhuruar. Por, fatkeqësisht kjo ndodh rrallë dhe për një periudhë të shkurtër kohore. Menjëherë sapo situata e vështirë ka kaluar, jeta jonë fillon të rimarrë rutinën e saj të zakonshme shkatërruese.

Rasti i fshatit Gur i Zi nuk është as i vetmi e as më i rëndësishmi, por ai duhet të na shërbejë si pikënisje për të respektuar natyrën dhe ato që ajo na ofron pa abuzuar. Nëse ne vazhdojmë të jemi egoistë, nuk është çudi që vetë natyra të na e kthejë me të njëjtën monedhë, por atëherë do të jetë shumë vonë dhe kthimi prapa do të jetë i pamundur.

rE

sh

Kit

jE t

oK

E m

E P

as

ojë

sh

Kat

ër

ru

Es

E -

foto

ilu

str

uE

sE

Page 9: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 9

aktualitet

Tirana, qyteti ku çdokush gjen biçikletë

PASS (Programi i Alternativave Stimuluese Sociale) për herë të parë prezantoi në kryeqytet programin e stacioneve të biçikletave publike në Tiranë, një iniciativë unike për Shqipërinë dhe më gjerë në rajon. Faza pilot e projektit do të përfshijë vendosjen e 4 stacioneve të para të biçikletave publike në vende, që janë lehtësisht të arritshme nga qytetarët; respektivisht tek Parku Rinia, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial; pranë digës si dhe një stacion pritet të vendoset pranë godinës së Kryeministrisë. ¨Ecovolis¨ ofron sistemin e parë të stacioneve të biçikletave publike, si një transport alternativ ekologjik për udhëtimet në distanca të shkurtra, por edhe për të kryer punët e përditshme. Stacionet e biçikletave publike do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ndihmuar në lëvizjen e tyre, e gjithashtu, të kursejnë para teksa reduktojnë lëshimin e CO2 në ajër.

Sistemi ¨Ecovolis¨ ofron mundësinë që biçikletat të mund të merren në çdo stacion të qytetit dhe të rikthehen në një stacion tjetër të afërt, fakt i cili e bën përdorimin e biçikletave publike një mënyrë transporti mjaft efektiv. Për shembull, një qytetar që merr biçikletën tek një stacion në zonën e 21 Dhjetorit, mund të udhëtojë drejt Liqenit, duke e lënë biçikletën tek një stacion, i cili ndodhet aty pranë. Biçikletat janë të përshtatshme për transport publik në qytet, kanë një kosto të ulët, si dhe janë në dispozicion 24 orë për qytetarët.

Për të përdorur shërbimin ¨Ecovolis¨ kushdo mund të marrë me qera një biçikletë në një nga stacionet e vendosura në vende, që janë lehtësisht të arritshme, duke kryer fillimisht anëtarësimin. Rregjistrimi mund të bëhet pranë

çdo stacioni Ecovolis dhe pajisja me kartën përkatëse përfshin 30 minutat e para falas. Çmimi i përdorimit të biçikletave publike është i ulët, sepse qëllimi i tyre është nxitja e lëvizjes, duke përdorur biçikletat.

Stacionet e biçikletave publike ¨Ecovolis¨ do të ofrojnë favore e përfitime për qytetin e Tiranës, duke nisur që nga shtimi i alternativave për transportin e përditshëm të qytetarëve dhe vizitorëve, deri në përmirësimin e shëndetit. Një program i stacioneve të biçikletave publike do të ndikonte në krijimin e një imazhi pozitiv dhe të gjelbër të qytetit tonë, i cili do të rezultonte në rritje e numrit të turistëve dhe një klimë biznesi të qëndrueshme.

Parashikohet që ky shërbim të konsolidohet në vitin 2013, duke synuar një përdorim të përditshëm të biçikletave publike nga qytetarët.

Par

Ku

i B

iCiK

lEta

vE

nE

Cit

y Pa

rK

, tir

an

E -

foto

Pr

ojE

Kti

Page 10: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 10

Pyje komunalë në Komunën UlëzFoto REC

...kur vullneti ekziston...

Page 11: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 11

tema e numrit

Sektori i pyjeve; ...një prioritet kombëtar, jo thjesht një problematikë

Intervistë me Prof. Arsen Proko, Drejtor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Pyjeve

Si paraqitet situata në sektorin pyjor në tërësi? Sektori i pyjeve është një ndër sektorët më të rëndësishëm në vend. Ky

sektor mbulon rreth 60% të territorit dhe natyrisht plotëson një sërë nevojash jetike për ekonominë. Sektori i shfrytëzimit të pyjeve ka një potencial prodhues të kufizuar të ekosistemit pyjor, ose ndryshe një mundësi vjetore të kufizuar, kjo e përcaktuar nga kushtet ekologjike. Objektivi kryesor është që përdorimi i pyjeve mos të kalojë rritjen vjetore. D.m.th duhet të presim aq pyje sa jemi në gjendje të rrisim, për të arritur një balancë. Fatkeqësisht, kjo balancë nuk është arritur, përkundrazi bilanci ndër vite është negativ. Kjo, për shkak se prej vitesh është vjelë nga pylli më tepër sesa kemi mundësinë vjetore të përdorimit.

Për të patur eficiencë ekonomike dhe ekologjike në këtë sektor, duhet që pylli të ketë një strukturë normale. Pra, nevojitet një sipërfaqe e përcaktuar për t’u shfrytëzuar. Këtë e ndajmë sipas volumit, klasave dhe moshës, në mënyrë që të sigurohet një vazhdimësi prodhimi. Duhet të kemi pyje të pjekur, 100 vjeçarë, 80 vjeçarë, 20 vjeçarë e të rinj. Kjo strukturë në vendin tonë nuk ekziston. Kjo, sepse për shumë vite, është shfrytëzuar më tepër material drusor se normat e lejuara, duke marrë parasysh mundësinë vjetore. Për këtë arsye, sot kemi pyje të rinj, por kemi pak pyje në moshën e shfrytëzueshmërisë. Pra, jemi të pasur me pyje, por s’kemi shumë material për të vjelë. Në të njëjtën kohë, pyjet në afërsi të fshatrave, përveçse për t’u përdorur për dru zjarri, përdoren edhe si kullota për bagëtitë. Llogariten rreth 6 milionë kokë bagëti, për të cilat nevojiten kullota. Kjo e përkeqëson bilancin negativ të materialit të nxjerrë nga pylli.

Sa ka dhënë rezultat transferimi i pyjeve dhe kullotave nën autoritetin e qeverisjes vendore?

Bazuar në këtë situatë, gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë reformash. Ajo më kryesorja është transferimi i një pjese të fondit pyjor në administrimin e qeverisjes vendore, sipas filozofisë që “...pylli menaxhohet më mirë nga ata që e përdorin”, pra, problemet zgjidhen më mirë aty ku lindin. Në këtë kuadër, popullsia lokale është më e interesuar për t’i mirëmbajtur këto pyje. Duke i transferuar rreth 45% të fondit pyjor qeverisjes vendore, ne krijojmë kushtet për një mirëmenaxhim të këtyre sipërfaqeve. Me këtë praktikë, aktualisht po i transferojmë komunitetit përfitimet, por ende jo përgjegjësitë. Kjo, sepse, komuniteti ende nuk ka ndërtuar strukturat përkatëse për menaxhimin e pyjeve, i mungojnë kapacitetet dhe njohuritë e nevojshme, etj.

Për të bërë efektiv këtë proces, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, në MMPAU po ngre grupet e shërbimit këshillimor, të cilat do të asistojnë komunitetet për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar mbi procesin e transferimit të sipërfaqeve pyjore nën menaxhimin e komunave. Në këtë kuadër, po bashkëpunojmë edhe me REC dhe SNV.

Gjatë kësaj periudhe do të përgatitet një plan menaxhimi kombëtar, nën kujdesin e një grupi ekspertësh në bashkëpunim me komunitetin e rajoneve përkatëse. Në këtë plan do të parashikohen të gjitha punimet dhe vjelja e materialit drusor. Në këtë kuadër, vlerësohet shumëfunksionaliteti i pyjeve, jo vetëm për dru zjarri, por edhe për kullotë, bimë medicinale, industri e drurit etj.

Në lidhje me bashkëpunimin me strukturat vendore, ne kemi eksperienca të ndryshme, të mira dhe problematike.

Si mendohet të ndryshojë situata përsa i përket prerjeve ilegale në sektorin pyjor?

Ajo që na shqetëson më shumë është informaliteti në pyje. I gjithë materiali drusor, që vilet nga pylli, duhet të evidentohet, çka realisht nuk ndodh. Këtu përfshihen, jo vetëm prerjet ilegale, por edhe prerjet që komuniteti realizon për nevojat e veta, kryesisht për dru zjarri. Këtu duhet të përfshihen, përveç prerjeve ilegale për përfitim, edhe prerjet e fshatarësisë lokale për ngrohje, të cilat, gjithashtu, nuk evidentohen. Në të ardhmen, ne do të kërkojmë që fshatarit t’i njihet e drejta për të siguruar sasinë e nevojshme për dru zjarri dhe si rrjedhojë të rrisim formalitetin në pyje, duke njohur minimumin jetik në ngrohje.

Ndërkohë, përsa i përket industrisë së shfytëzimit, aktualisht, me fondet e donatorëve dhe të buxhetit të shtetit, po përpiqemi të zgjerojmë projektin e Bankës Botërore për burimet natyrore dhe zhvillimin e pylltarisë komunale, duke nxitur konkurrencën në treg. Qëllimi është që komunat të shprehin interes për shfytëzimin e pyjeve. Më pas, bizneset që do të paraqesin projektet më cilësore dhe gadishmëri për të bashkëpunuar, do të përfitojnë. Aktualisht janë firma të vogla që marrin copa pyjesh në shfytëzim. Në të ardhmen do të synojmë të përzgjedhim kompani të fuqishme, me mjete të përshtatshme për prerjen e pyjeve. Një nga mundësitë që do të realizohet është dhënia me konçension e sipërfaqeve të gjera pyjore. Kjo do të rriste cilësinë e shfrytëzimit dhe eficiencën, zgjedhjen e firmave serioze, të cilat, krahas shfrytëzimit, do të realizojnë edhe pastrimin, vlerësimin e drurëve të dëmtuar, e njëkohësisht edhe rehabilitimin dhe mbjelljen e drurëve të rinj.

Page 12: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 12

tema e numrit

A është e plotë korniza ligjore në sektorin pyjor dhe sa zbatohet?

Korniza ligjore, e rishikuar disa herë, mund të quhet e plotë, duke mos lënë mangësi ligjore në menaxhimin e pyjeve komunalë. Por, duhet thënë se niveli i zbatimit të ligjit nuk është i kënaqshëm, përsa i përket strukturave të qeverisjes vendore. Po punohet që, në bashkëpunim me strukturat e shërbimit pyjor, të rrisim nivelin e ndërgjegjësimit, madje të asistojmë në mbledhjen e informacionit për pyjet, duke siguruar një bazë të dhënash mbi situatën.

Përsa i përket pyjeve shtetërorë, ne synojmë të rrisim eficiencën, duke forcuar kontrollet për zbatimin e ligjit, duke rritur performancën e shërbimit pyjor dhe, natyrisht, duke bashkëpunuar ngushtë me biznesin.

Në një perspektivë më të gjerë, mbrojtja e pyjeve dhe kullotave njihet edhe në Strategjinë Kombëtare të Pyjeve, gjithashtu, edhe në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Rural, si dhe në Strategjinë Ndër-Sektoriale të Mjedisit.

Cilat janë hapat e mëtejshëm? Një objektiv, që pritet të realizohet gjatë viteve në vazhdim, është reforma

institucionale ose ndryshe ndarja e përgjegjësive menaxhuese nga policia pyjore, drejtoritë e shërbimit pyjor, zonat e mbrojtura etj. Mendohet të ndërtohen drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor, pra të kemi një tjetër strukturë të shërbimit pyjor më eficiente, me kompetenca më të mëdha për të vepruar. Objektivi jonë është që sektori pyjor të jetë prioritar në planet e qeverisë. Si pasojë e informalitetit, sektori pyjor nuk evidenton kontributin real që ka në ekonomi. Nëse rritet formaliteti evidentohet roli i sektorit pyjor, duke u reflektuar edhe në prioritetin e zhvillimit të këtij sektori. Është e nevojshme që sektori pyjor të marrë meritën dhe t’i njihet kontributi në ekonomi, në mënyrë që të thithë investimet e nevojshme.

Programi i ndërgjegjësimit të komunitetit dhe plani i veprimit

Programi i ndërgjegjësimit të komunitetit dhe Plani i Veprimit është përgatitur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, të menaxhuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si komponente e rëndësishme në informimin dhe ndërgjegjësimin publik, përmes adresimit të sjelljeve të reja mbi burimet natyrore, me fokus të veçantë tek menaxhimi i pyjeve komunalë.

Ky program i drejtohet disa niveleve, por veçanërisht ajo i drejtohet edukimit dhe ndërgjegjësimit të përdoruesve të burimeve natyrore. Veçanërisht ajo merr në konsideratë sjelljen e re, të fokusuar tek njeriu e nëpërmjet tij tek natyra, e cila synon në një menaxhim të qëndrueshëm dhe përfitues të burimeve natyrore.

Programi është i lidhur ngushtë me komponentët e tjerë, të zbatuar nga PZHBN, dhe nuk mund të shikohet e të zbatohet si i veçuar prej tyre. Për më tepër, kombinimi i punës ndërmjet këtyre komponentëve do të mundësojë zbatimin në kohë dhe efektiv të këtij programi. Komponentët më të rëndësishëm, të konsideruar si bashkëveprues, janë ai i kalimit të pyjeve dhe kullotave në përdorim të pushtetit vendor, shërbimi i këshillimit në pyje dhe komponenti i sekuestrimit të karbonit.

Dokumenti pritet t’i shërbejë autoriteteve qendrore dhe vendore, të cilët kanë një rol për të luajtur në këtë sektor. Harmonizimi i përpjekjeve të secilit aktor në zbatimin e këtij dokumenti është i një rëndësie jetësore për vënien në funksionim të saj.

Page 13: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 13

tema e numrit

Mbarështimi i pyjeve e kullotave komunale

...sfidë për pylltarinë shqiptareMSc. Gjon Fierza Shef i seksionit të menaxhimit në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Tiranë

Një nga reformat më kryesore të zbatuara në pylltarinë shqiptare pas viteve 90, ishte transferimi i pyjeve dhe kullotave në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV). Ky proces ka synuar në tërheqjen

e fshatarësisë në vendim-marrjen mbi pyllin e kullotën, si një partner për ruajtjen dhe përmirësimin e tyre. Kjo strategji ka sjellë rezultate të mira aty ku ndërgjegjësimi është kordinuar si nga shërbimi pyjor, ashtu edhe nga komunat, shkollat, konsulenca e huaj apo traditat e fshatrave.

Sektori i pyjeve dhe kullotave është ndër më të rëndësishmit, duke patur parasysh se popullsia rurale përbën rreth 50% të popullsisë në vend, në një kohë që 70% e banorëve, që jetojnë në zonat rurale, janë të punësuar në aktivitetin bujqësor, përfshirë pyjet dhe kullotat. Si rrjedhojë, procesi i kalimit të pyjeve shtetërore në pronësi / përdorim të komunave është një proces që synon, së pari, decentralizimin e qeverisjes së pasurive natyrore (pyje dhe kullota) dhe kalimin e përgjegjësive dhe të drejtave për qeverisjen e tyre, në njësitë e qeverisjes vendore dhe komunitetet lokale. Kjo pritet të sjellë frenimin e degradimit dhe të shkretëtirëzimit të mëtejshëm të pasurive pyjore e kullosore, si dhe rimëkëmbjen e tyre. Komuniteti mund të konsiderohet si përfituesi i drejtpërdrejtë. Kjo do të ndikonte në zbutjen e varfërisë në zonat rurale, nëpërmjet sigurimit të të ardhurave nga menaxhimi i qëndrueshëm i pasurive pyjore e kullosore. Një risi, që reforma pritet të sjellë, është demokratizimi i jetës në komunitetet rurale, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në procesin e vendim-marrjes për qeverisjen e pasurive natyrore.

Mbarështimi i pyjeve e kullotave komunale në vendin tonë ka rifilluar në vitin 1996, fillimisht në tre komuna të rrethit të Elbasanit. Sipas planit, në periudhën 1996-2004, rreth 140 komuna e bashki morën në përdorim sipërfaqet pyjore. Në vitin 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave u realizua kalimi i pyjeve/ kullotave në pronësi dhe përdorim të rreth 300 njësive vendore. Si rrjedhojë, aktualisht janë transferuar drejt strukturave vendore rreth 624.985 ha pyje e 142.280 ha kullotë. Kjo përbën më shumë se 50% të fondit pyjor dhe kullosor të vendit.

Gjatë viteve të fundit, nëpërmjet programeve të ndryshme, është synuar nxitja e zhvillimit të pyjeve. Projekti i zhvillimit të burimeve natyrore (PZHBN), i zbatuar në vitet 2005-2011, ka mbështetur hartimin dhe rishikimin e planeve të menaxhimit, dhe vazhdon financimin e punimeve në zbatim në rreth 250 NJQV. Vëmendja më e madhe i është drejtuar zonave në afërsi të fshatrave, ku pyjet janë tepër të degraduar, si rezultat i prerjeve pa kriter, mbikullotjes, shpyllëzimeve për toka të reja bujqësore, zjarreve, etj.

Duhet të kuptojmë se procesi i transferimit është i gjatë dhe i komplikuar. Kjo nuk do të thotë thjesht kalim i një sipërfaqeje pyjore e kullosore në përdorim të fshatrave e familjeve, por edhe transferim të kompetencave dhe përgjegjësive nga shteti (shërbimi pyjor) drejt pushtetit vendor (komunë) dhe komunitetin lokal (fshatarët). Një synim kryesor i transferimit duhet të jetë krijimi i besimit tek përdoruesit tradicionalë se ngastra e pyllit dhe e kullotës i përket atij, dhe po kështu edhe përfitimet që vijnë prej tyre.

Por, megjithatë, situata në praktikë nuk paraqitet pa probleme. Janë më pak se 10 komuna e bashki që kanë bërë regjistrimin e pyjeve dhe kullotave në zyrat përkatëse, të tjerat ende jo. Një vendim i Këshillit të Ministrave, i fundvitit 2010, përcakton se regjistrimi i pyjeve dhe kullotave komunale do të realizohet pa tarifa, me qëllim nxitjen e kryetarëve të strukturave vendore për të bërë regjistrimin e pyjeve dhe kullotave. Por, më problematike paraqitet

situata e dhënies në shfrytëzim të pyjeve e kullotave nga komunat, duke u cilësuar si hallka më e dobët e kësaj reforme. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet, thuajse asnjë kryetar komune nuk ka filluar të lidhë kontratat sipas rregullave, dhe të legalizojë juridikisht përdoruesin tradicional të pyllit dhe kullotës.

Tashmë, thuajse çdo NJQV ka një plan menaxhimi të pyjeve dhe kullotave komunale, por nuk ka një specialist pyjesh, që të ndjekë në terren zbatimin e këtij plani. Numri i pylltarëve të punësuar, deri tani, në komuna dhe bashki mbetet mjaft i vogël. Edhe pse, në zbatim të planeve të menaxhimit, janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen me qindra ha pyllëzime e qindra m3 sistemime malore, askush nuk kujdeset për to. Sipërfaqet në pyllëzim kulloten, fidanët dëmtohen, duke e kthyer në gjendjen e mëparshme - sipërfaqe të zhveshura, me erozion të lartë.

Por, as rastet e suksesshme nuk mungojnë. Janë me mijëra hektarë dushkaja të përmirësuara, duke filluar nga Dumreja, Dibra, Mati e deri në Has. Janë me qindra hektarë gështenja të përmirësuara, nga Tropoja në Shkodër. Duket se, tashmë, përdoruesit tradicionalë të këtyre pyjeve, kanë marrë përgjegjësinë për përmirësim dhe përkujdesje të vazhdueshme ndaj tyre. Një shembull i mirë vjen nga komuna Ulëz, në rrethin e Matit. Ajo, tashmë, ka një njësi të menaxhimit të pyjeve me dy specialistë, të cilët ndjekin zbatimin e planit të menaxhimit të pyjeve komunalë.

Viti 2011 është shpallur nga OKB si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve. Le të shërbejë ky vit për të ndërrmarrë veprimeve konkrete për përmirësimin e pyjeve edhe në vendin tonë. Për këtë nevojitet një përfshirje sa më e gjerë e aktorëve të këtij sektori: pushteti vendor, shoqatat e pyjeve dhe shërbimit pyjor, donatorë etj.

Page 14: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 14

tema e numrit

“Rehabilitimi i Pyjeve dhe Kullotave” në një projekt të përbashkët

Që prej vitit 2005 në Shqipëri ka nisur projekti për sekuestrimin e karbonit “Mbështetja e ripërtëritjes natyrore në tokat e degraduara në Shqipëri”. Ky projekt bazohet në arritjet pozitive të Projektit Shqiptar të Pyjeve (1996-2004), të financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Botërore e donatorë të tjerë.

Projekti i sekuestrimit të karbonit “Mbështetja e ripërtëritjes natyrore në tokat e degraduara në Shqipëri”, përmes pyllëzimit dhe ripyllëzimit të tokave të degraduara, synon ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës, për të bërë të mundur ripërtëritjen natyrore, duke ndikuar në shtimin e burimeve të jetesës dhe të të ardhurave në zonat e varfra rurale, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Projekti ka për qëllim të krijojë një mbulesë pyjore në tokat e zhveshura, që kryesisht janë të degraduara. Kjo do të mund të arrihet përmes ndalimit të kullotjes së kafshëve dhe përmes mbjelljes së fidanëve në terrene të degraduara. Presioni nga kullotja pengon vegjetacionin ekzistues drunor (shkurre), që të rritet dhe të prodhojë farë. Mbjellja e fidanëve shoqërohet me ndalimin e kullotjes dhe synohet që të arrihet plotësimi me fidanë i sipërfaqeve pa bimësi. Kjo metodë, e kombinuar, ruan biodiversitetin e pranishëm në

zonën e projektit, përmes nxitjes së rigjenerimit vegjetativ të llojeve lokale, dhe pasuron biodiversitetin atje ku presioni i kullotjes dhe menaxhimi i dobët sjellin si pasojë degradimin e terrenit. Aktiviteti i projektit krijon kushtet për prodhimin e farës në zonën e projektit dhe stimulon prodhimin natyror të farës nga njeriu.

Projekti u mbështet në metodën me pjesëmarrje brenda komunitetit, për të arritur në një vendim të përbashkët për zgjedhjen e hapësirave dhe mbrojtjen e tyre nga kullotja, si dhe planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të nevojshme.

Aktivitetet e projektit janë zbatuar në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore (PZHBN), një projekt i financuar nga Banka Botërore, që mbështeti aktivitetet e zbatimit për 5 vitet e parë. Ndërhyrjet e financuara nga PZHBN kanë përfshirë: mbrojtjen e tokës nga kullotja me anë të rrethimit, duke nxitur burimet natyrore të farave pyjore dhe ripërtëritjen natyrore të pyllit; mbjelljen shtesë me 200-500 fidanë për ha, me qëllim pasurimin e biodiversitetit dhe stabilizimin e sipërfaqeve shumë të eroduara; dhe punime silvikulturore bazë (përmirësime pyjore për të nxitur rritjen si ricungimi, pastrimi dhe rrallimi).

Aktivitetet e pyllëzim/ripyllëzimit do të mbulojnë 6.316,7 ha të shpërndara në 5 qarqe me 24 komuna, me një nivel mesatar të varfërisë prej 42%. Nga zbatimi i projektit do të përfitojnë më shumë se 80.000 njerëz, përmes punësimit afat-shkurtër dhe afat-mesëm, që gjenerohet nga ri-investimi i të ardhurave nga shitjet e karbonit, pakësimi i kostos së mirëmbajtjes për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, pakësimin e kostove për trajtimin e ujit dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet.

Teknikat kryesore për zbatim përfshijnë ndalimin e kullotjes në vendet e zgjedhura, ricungimin për të nxitur lastarimin e llojeve me vlerë në shkurret me dendësi të ulët dhe mbjelljen e fidanëve në vendet e zhveshura më të degraduara, duke përdorur vetëm punën e krahut dhe pa përdorur plehërim kimik.

Nga zbatimi i projektit “Mbështetja e ripërtëritjes natyrore në tokat e degraduara në Shqipëri” çmohet se do të ketë një reduktim prej 22,964 ton metrik ekuivalent CO2 në vit. Ndërkohë, nga shitja e kredive të çertifikuara të karbonit për një periudhë 20 vjeçare, pritet të sigurohen të ardhura shtesë në komunat e përfshira në projekt.

Thimaq LakoInxhinier Pyjesh

Page 15: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 15

tema e numrit

“Rehabilitimi i Pyjeve dhe Kullotave” në një projekt të përbashkët

Shpyllëzimi; një tragjedi që s´duhet të përsëritet

Haki KolaInxhinier pyjesh

Vërshimi i lumenjve në fusha dhe përmbytjet e tyre kanë qenë një ndër dukuritë kryesore të jetës shqiptare. Debati dhe përpjekja për të shtruar problemin ka qenë gjithmonë e mendjeve të nxehta, në kohën që uji kishte bërë pushtimin. Më pas e zinte vendin rutina, e territori kënetor zgjerohej, njerëzit linin fushën e i ngjiteshin malit. Administratat tona, nga frika e risive, duket se kanë qenë të interesuara për ta mbyllur debatin përpara se të niste.

Ndërsa dëgjohen shumë zëra që e kërkojnë në fushë zgjidhjen, (të thellojmë Bunën, të bëjmë kanale kulluese), veset dhe parregullsitë e Kirit, Gjadrit, Drinit, Osumit dhe e të gjithë lumenjve tonë, vijnë nga zanafillat e tyre malore. Këto vese varen nga përdorimi i tokës në këto male e shpate, e veçanërisht nga shpyllëzimi i paarsyeshëm që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë prej shumë e shumë vitesh në gjithë shpatmalet e Shqipërisë. Një shpyllëzim “zhvat të zhvatim” pasurinë e të gjithëve, e njëkohësisht të askujt, drurë të prerë për një degë të vetme, pyje të tëra të sakatuara, e më pas djegur e ridjegur, për të maskuar e fshehur faje të administratës.

Pas drurëve iku edhe bari. I tejkullotur e i djegur herë pas here, i menaxhuar si mall i askujt, nën nepsin që secili të marrë më tepër nga fqinji i tij, ai u zhduk e u zëvendësua nga barëra të pangrënshme nga blegtoria, të cilën natyra e solli të mbrojë tokën, pasurinë më të shtrenjtë për njeriun. Zjarret e njëpasnjëshme e bënë që shumë shpejt të dështonte kjo tentativë mbrojtëse e natyrës. Barinjtë kërkojnë me çdo kusht bar. Mjafton tufa e tyre të kullosë. Pas zjarreve, mbi shpatet pa zot të maleve tona, shirat e dendur e të shpeshtë vijnë herë pas here duke ngritur dheun, që pa asnjë pengesë, i dërgon lumit mijëra tonelata tokë të dobishme. Para se të arrijnë lumin, rrëketë futen e pushtojnë rrugë e shtëpi, duke mbytur fusha të tëra.

Toka e malit, në këtë mënyrë, është holluar gradualisht. Në pjesën më të madhe, shkëmbi mbi të cilën ajo qëndronte, ka dalë në sipërfaqe e theket në diell. Malet shqiptare, në pjesën më të madhe të pjerrësive që janë arritur nga njeriu, e kanë humbur shtresën e sipërme të tokës. Pa këtë shtresë, toka bëhet tepër e ndjeshme ndaj çdo dukurie të natyrës. Ringjallja e kësaj toke të sëmurë kërkon ndryshime radikale në politikat shtetërore për tokat malore, të destinuara për të rritur pyje dhe kullota. Këto politika duhet të shoqërohen me marrëveshje sociale, me edukim të popullsisë dhe ndërgjegjësim të saj.

Alpet e Europës Qendrore e jetuan situatën e degradimit të pyjeve që me fillimin e revolucionit industrial, duke e arritur kulmin në vitet 1840. Në atë situatë, zgjidhja u gjet, duke u shpërndarë malin e kullotën të gjithë banorëve të alpeve, duke u dhënë atyre përgjegjësinë e menaxhimit, dhe duke rregulluar një kuadër ligjor që të pajtonte njerëzit, qeverinë dhe natyrën. Pas mëse një shekulli e gjysëm, banorët i kanë kthyer alpet në një perlë të Europës, të veshur me drurë, plot biodiversitet, peizazhe të bukura e kulla të ujit, me infrastrukturë moderne. Fan Noli, në programin e reformës agrare, e propozoi një skemë të ngjashme edhe për malet e Shqipërisë, program që nuk arriti ta shtronte e zbatonte.

Një model i ngjashëm nisi të ndërtohet edhe në pyjet komunale gjatë dekadës së fundit, duke synuar përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin e tokës dhe pyllit. Megjithatë, ende ka probleme në rregullimet përkatëse ligjore e institucionale. Përvoja ndërkombëtare ka vërtetuar, që çdo grup që tenton të menaxhojë burime të përbashkëta (si pyje, sisteme juridike, kullota etj.), për të arritur rezultat të qëndrueshëm, duhet të zgjidhë një sërë problemesh, me qëllim që të krijojë institucione për veprime kolektive, si dhe të projektojë parimet

për të krijuar të tilla institucione që mund të tejkalojnë tragjedinë e të përbashkëtës.

Parimet fillojnë që nga vendosja e kufijve të qartë, shoqëruar me rregulla për të drejtat e detyrimet reciproke shtet-komunitet-familje, që duhet të përputhen me kushtet dhe nevojat lokale. Individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve, duhet t’i kenë rregulluar marrëdhëniet dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë për t’i rishikuar këto marrëveshje. Në anën tjetër, autoritetet shtetërore duhet ta respektojnë të drejtën e komuniteteve në vendosjen e këtyre rregullave. Të gjitha këto duhet të shoqërohen me një sistem për monitorim të sjelljes së anëtarëve, i cili duhet të ngrihet prej tyre e të jetë funksional. Ndërkohë, nevojitet edhe një sistem i pranuar sanksionesh për shkelësit dhe për të zgjidhur konfliktet. Anëtarët e komunitetit duhet të kenë mundësinë e arritjes së mekanizmave juridikë me kosto të ulët.

Njohja me këto parime, të propozuara nga nobelistja Elinor Ostrom, zbatimi i tyre me një marrëveshje sociale për të pranuar problemin e shtruar, mund të ishte hapi i parë, për të filluar largimin nga tragjedia që ka shekuj që na ndjek hap pas hapi.

Parimet fillojnë që nga vendosja e kufijve të qartë, shoqëruar me rregulla për të drejtat e detyrimet reciproke

shtet-komunitet-familje, që duhet të

përputhen me kushtet dhe nevojat lokale

Page 16: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 16

tema e numrit

Parku Rajonal Xibër – “Zonë e Mbrojtur”

Malvina Shehi Inxhiniere pyjesh

Komuna Xibër, për shkak të shtrirjes dhe relievit të saj gjeografik, është nga më të thellat në rrethin e Matit. Relievi i thyer, fshatrat “e ngulur” në faqe të maleve, luginat e thepisura, flasin më mirë për këtë zonë me vlera natyrore. Në përbërje të komunës janë gjashtë fshatra: Xibër - Murizë, Xibër - Hanë, Ketë, Shkallë, Gur i Bardhë dhe Petralbë.

Prej kohësh banorët e zonës ishin të shqetësuar për prerjet e paligjshme që iu bëheshin pyjeve në këtë zonë. Nisur nga ky problem, Këshilli i Komunës kërkoi një zgjidhje efikase për të ardhmen e pyjeve dhe kullotave të zonës. Duke parë degradimin e pyjeve, të mbetur pronë e shtetit në administrim të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Mat, komuna Xibër vendosi shpalljen e këtij parku natyror rajonal “Zonë e mbrojtur”. Kjo, edhe duke u mbështetur në vendimin nr. 519 të Këshillit të Ministrave, ku përcaktoheshin “Procedurat e miratimit dhe rregullat e administrimit të parqeve natyrore rajonale”. Ky vendim i jep kompetenca këshillave të komunave për shpalljen e zonave të mbrojtura, që ndodhen në territorin e tyre.

Në kuadër të transferimit të pyjeve e kullotave në përdorim e pronësi të komunave, rreth 40% e sipërfaqes pyjore kaloi në përdorim komunal. Por, sipas banorëve të zonës, kjo sipërfaqe ishte pjesa më e dobët e pyjeve, e cila ndodhej më pranë fshatit. Disa herë fshatarët e kishin ngritur zërin kundër atyre që prisnin e shfytëzonin pyjet e Xibrit (pronë e shtetit), por ishin të pafuqishëm për ta penguar këtë dukuri. Shpëtimi mund të vinte vetëm duke e marrë në mbrojtje Parkun Natyror Rajonal të Xibrit.

Nisma erdhi nga Shoqata “Alen” (Mjedisi Shqiptar), përmes zbatimit të projektit për shpalljen zonë të mbrojtur - park rajonal të zonës Xibër - Gurrë.

Synimi ishte mbrojtja e burimeve natyrore të zonës, duke shpallur një pjesë të saj park rajonal; mbrojtja e disa llojeve të veçanta të florës e faunës dhe të biodiversitetit në përgjithësi; shtimi i sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vend; zhvillimi i turizmit të gjelbër dhe atij familjar; dhe lidhja e tre zonave të mbrojtura ndërmjet tyre: Parku Kombëtar Dajt, Parku Kombëtar Qafë-Shtamë dhe peizazhi i mbrojtur Martanesh – Bizë – Mali me Gropa.

Gjithashtu, në fokus do të ishte përfshirja e komunitetit në procesin e promovimit të zonave të mbrojtura, si dhe dhënia e një shembulli të mirë në qeverisjen vendore për praktika të suksesshme të menaxhimit të burimeve natyrore dhe zhvillimit të turizmit.

Me shpalljen e zonës park rajonal, komuna ka si qëllim të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm rajonal të zonës. Nëpërmjet këtij parku, do t’i jepet prioritet aspekteve ekonomike, ekologjike dhe sociale, do të mbrohen trashëgimitë e hershme kulturore dhe do të respektohen e ruhen objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për ekonominë rajonale brenda kësaj zone tashmë të mbrojtur. Deri tani potenciali ekonomik i zonës është i pazhvilluar, por ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, përmes partneritetit publik-privat, për ruajtjen dhe përmirësimin e natyrës.

Në të njëjtën kohë, nga menaxhimi i zonës pritet të sigurohet mbrojtja e llojeve dhe e habitateve të veçanta dhe atyre të rrezikuara. Në këtë kuadër zonat e mbrojtura luajnë një rol të rëndësishëm në rivendosjen e llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës, të cilat paraqesin rëndësi lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Komuna e Xibrit është e para që mori nismën për të shpallur “Zonë të Mbrojtur” këtë park natyror. Shpresojmë që shembulli i saj të ndiqet edhe nga komuna të tjera në vend. Sigurisht që ky proces nuk pretendon të ndalojë tërësisht prerjet e paligjshme, por me siguri do t’i zvogëlojë ato. Disa sy të komunitetit janë më shumë se një sy i shtetit…

Përfitimet kryesore nga zona e mbrojtur:

• Mirëqënienëshëndetinebanorëve

• EdukimMjedisor• Turizëmiqëndrueshëm• Bujqësi,pylltaridhegjuetie

qëndrueshme• Zhvillimiqëndrueshëmi

zonës rurale• Zhvillimitregëtisërajonale• Zhvillimiintegruarizonës• Punësimikomunitetit• Zbavitjedheargëtimpër

komunitetin dhe turistët

Page 17: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 17

profil projekti

Objektivi i përgjithshëm:

“Përgatitja e udhëzimeve mbi masat përmirësuese në mjedisin e shkollës për t’i paraprirë situatave nga më të ndryshmet dhe shpërndarja e këtyre udhëzimeve aktorëve përkatës për të marrë masa konkrete.”

Objektivat specifike, që do të mundësojnë arritjen e këtij objektivi të përgjithshëm, janë:

- Shqyrtimi i studimeve europiane (dhe atyre jo europiane) mbi efektet e ndikimit në shëndet të ajrit të brendshëm dhe ekspozimi ndaj ndotësve në ajrin e brendshëm në shkolla;

- Vlerësimi i karakteristikave të ndërtesave dhe i kushteve të përdorimit të përditshëm të klasës;

- Matja e parametrave fizikë dhe i ndotësve kimikë e biologjikë të ajrit të brendshëm në shkolla dhe kopshte në të gjithë Europën;

- Vlerësimi i ndikimit të elementëve të jashtëm në shkolla, si trafiku dhe efektet e ndryshimeve klimatike;

- Vlerësimi i ndikimit të karakteristikave të ndërtesave, produkteve të pastrimit dhe sistemit të ventilimit;

- Vlerësimi i ndikimit të masave për pakësimin e ndotësve të ajrit në mjedisin e jashtëm;

- Vlerësimi i ndikimit të ndotësve të përzier në ajrin e brendshëm te shfaqja e ndotësve të rinj, shkaktuar nga ndërveprimet kimike e biokimike;

- Realizimi i një burimi sistematik shpërndarës të ndotësve të ajrit të brendshëm në mjediset shkollore, në terma sasiorë;

- Marrja e të dhënave mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve, përmes pyetësorëve, si dhe nga kontrollet klinike, fokusuar te azma, sëmundjet respiratore etj;

- Vlerësimi i ndikimit të ajrit të brendshëm në klasa në shëndetin e fëmijëve dhe në performancën e tyre me qëllim përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e politikave;

- Vlerësimi i efektivitetit të ventilimit të duhur për reduktimin e ndotjes së ajrit në mjedis në shkolla;

- Përgatitja e udhëzimeve për masat përmirësuese në mjedisin e shkollës.

Ndotja e ajrit të brendshëm në shkolla dhe shëndeti: Rrjet vëzhgues në Evropë

Cilësia e ajrit në shkolla dhe parametrat e kujdesit të fëmijëve

Shtrirja gjeografike: Evropë - Shqipëri dhe 28 vende të tjeraKohëzgjatja: 2 vjet (2010-2012)

Cilësia e ajrit të brendshëm ndikon në mirëqënien e individit dhe ka një sërë efektesh shëndetësore, si pasojë e pranisë së disa ndotësve të veçantë të brendshëm, që vijnë nga shkaqe dhe burime të ndryshme. Shkolla përbën një mjedis të brendshëm delikat, pasi fëmijët e shkollave përfaqësojnë një grup të veçantë të ndjeshëm të popullatës.

Në Evropë, më shumë se 71 milion nxënës dhe rreth 4.5 milion mësues kalojnë një pjesë të madhe të ditës së tyre në mjediset e brendshme të shkollave parashkollore, elementare dhe 9-vjeçare. Fëmijët shpenzojnë më shumë kohë në shkollë sesa në mjedise të tjera, përveç shtëpisë. Përhapja e shqetësimeve, si rrjedhojë e ndotësve në mjedisin e shkollës, mund të ndikojë shëndetin dhe rritjen e tyre, performancën e të mësuarit si dhe zhvillimin e tyre social dhe kulturor. Gjatë dekadës së fundit, në vendet e industrializuara, është dokumentuar një rritje e prevalencës së azmës bronkiale, përfshirë dhe Evropën. Fëmijët azmatikë njihen si tepër të ndjeshëm ndaj efekteve të ajrit të ndotur. Për më shumë, fëmijët në shkollë janë jashtë kontrollit të prindërve dhe kujdesit të familjes. Shkollat, si rrjedhim, janë një mjedis i veçantë kritik për ekspozimin e këtij grupi të ndjeshëm popullate.

Objektivi final:

E drejta për të thithur ajër të pastër në shkolla duhet të njihet si një e drejtë thelbësore shëndetësore në të gjitha nivelet.

Page 18: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 18

nga Bota

Lajmet e këqiaRreth 13 milion hektarë pyjeve vazhdojnë të humbin çdo vit dhe çdo ditë ne jemi duke humbur rreth 200 kilometra katrorë pyje Shpyllëzimi dhe degradimi i pyjeve janë përgjegjëse për rreth 17,4% të të gjitha shkarkimeve të gazrave serë Shpyllëzimi i pyjeve të mbyllura tropikale mund të çojë në humbjen e më shumë se 100 llojeve në ditë Për të plotësuar kërkesën në rritje për energji, po shfytëzohen gjithnjë e më shumë burimet pyjore dhe pyjet priten për t'i hapur rrugë prodhimit të biokarburanteve

Lajmet e mira1. Mbi 1 miliard hektarë toka pyjore të humbura ose të degraduara në mbarë botën mund të rikthehen. Kjo shifër mund të rritet në 1.5 miliard hektarë, pothuajse sa madhësia e Rusisë, nëse përfshihen zonat boreale, mbrojtja pyjore e lumenjve dhe parandalimi i erozionit në tokat e mbjella.2. Firmat e sigurimit dhe kompanitë e transportit janë duke financuar një projekt 25 vjeçar për të gjeneruar ekosistemet pyjore përgjatë Kanalit të Panamasë. Si rezultat i shpyllëzimit, transporti ujor është duke u penguar gjithnjë e më shumë nga përmbytjet, furnizimet e çrregullta ujore. Përpjekjet për rigjenerim janë nje fitore e ndërsjelltë për mjedisin, për ekonominë dhe për njerëzit lokalë.3. Bashkimi Europian dhe shtetet afrikane janë duke zbatuar një projekt të madh për të ndërtuar një “mur të gjelbërt” pemësh përgjatë Saharasë, për të zbrapsur shkretëtirëzimin dhe për të siguruar bujqësinë dhe jetesën në zonë.4. Në fund të shekullit të 19-të, Franca kishte reduktuar fondin pyjor të saj deri nën 10 përqind. Rrëshqitjet në zonat malore shkaktuan mijëra të vdekur, duke nxitur qeverinë të nisë projekte masive për pyllëzime, ndërkohë që Shteti filloi promovimin ‘racional’ të menaxhimit të pyjeve. Një shekull më vonë, mbulimi pyjor ishte rreth 30% me një rritje vjetore prej 30.000 ha. Franca rradhitet mes 10 shteteve me eksportin më të lartë të drurit5. Në 2008, qeveria Braziliane njoftoi zgjerimin e një rrjeti zonash të mbrojtura, që do të mbulojnë rreth 600.000 kilometra katrorë të Amazonës në vitin 2016. Qeveria, gjithashtu, ka njoftuar krijimin e një fondi prej 21 miliard dollarë amerikanë, të quajtur “Fondi i Amazonës”, për hartimin e projekteve për të parandaluar shpyllëzimin, mbështetur ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Amazonës.6. Fushata “Miliarda pemë”, e lançuar nga UNEP dhe Qendra Botërore e Agropyjeve në vitin 2006, mbolli më shumë se 2 miliardë pemë në 18 muaj, dhe ka caktuar qëllimin e saj për të mbjellë 7 miliardë pemë.

Viti Ndërkombëtar i Pyjeve 2011

Pyjet mbrojnë pellgjet tona ujore dhe ruajnë tokën tonë. Ato ndihmojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, duke thithur dhe ruajtur sasi të mëdha karboni, sigurojnë ushqim, materiale ndërtimi dhe medikamente, dhe janë shtëpia e 80 përqind të biodiversitetit në botë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpalllur 2011-ën si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve (Pyjet 2011). “Pyjet për Njerëzit’ është tema kryesore e Vitit. Ajo thekson lidhjen dinamike mes pyjeve dhe njerëzve qe varen nga ato.

“Pyjet 2011” synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin kryesor që luajnë pyjet në ndërtimin e një të ardhme të gjelbër, të drejtë dhe më të qëndrueshme.

Një seri aktivitetesh, të planifikuara të zhvillohen përgjatë gjithë vitit në mbarë botën, në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal, synojnë të nxisin pjesëmarrjen e gjerë të publikut në çështje që lidhen me pyjet. Aktivitetet përfshijnë mbjelljen e pemëve, përpjekjet për ripyllëzime, panaire për pyllin, konferenca dhe konkurse fotografish e pikturash për pyjet. Aktivitete të tjera përfshijnë publikime librash, materiale edukuese, shpallje për shërbime publike dhe fushata mediatike.

Ceremonia zyrtare e çeljes së Vitit Ndërkombëtar të Pyjeve u zhvillua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 2 Shkurt 2011, gjatë takimit të Forumit të Kombeve të Bashkuara për Pyjet.

pylli për njeriunA e dinit se…1. Jetesa e mbi 1.6 miliard njerëzve varet nga pyjet2. Pyjet janë shtëpia e 80% të biodiversitetit tokësor3. Pyjet janë shtëpia e 300 milion njerëzve në mbarë botën4. Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes së përgjithshme globale tokësore5. 30% e pyjeve përdoren për prodhimin e drurit dhe të nën produkteve të drurit6. Mbi 40% e oksigjenit në botë prodhohet nga pyjet tropikalë7. Më shumë se një e katërta e ilaçeve moderne, në vlerë 108 miliard dollarë, e kanë origjinën nga bimët e pyjeve tropikalë8. Karboni në pyje e kalon sasinë e karbonit që gjendet aktualisht në atmosferë. Pyjet dhe tokat pyjore depozitojnë më shumë se 1 trilion ton karbon9. Zonat pyjore, të cilësuara si nën menaxhim të qëndrueshëm, janë rritur ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, por ato ende mbulojnë vetëm 7.6% të pyjeve në botë

Përse kemi nevojë për pyjet? 1. Pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në jetesën dhe mirëqënien e një numri të pafund njerëzish, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim; nga banorët urbanë, që bëjnë shëtitje çlodhëse në një pyll të afërt e deti te gjuetarët e izoluar, që jetojnë brenda apo jashtë pyjeve.2. Përmes thithjes së ujit dhe mbajtjes së tokës pa rrëshkitur, pyjet reduktojnë rrezikun e përmbytjeve dhe të rrëshkitjeve, pasojë e fenomeneve natyrore si tërmetet apo uraganët.3. Pyjet mbrojnë burimet ujore, që sigurojnë me ujë të pastër lumenjtë – burim i rëndësishëm për ujin e pijshëm.

Page 19: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

Mjedisi SOT 131 | 2011 | 19

nga Bota

Energjia e Rinovueshme,BE tejkalon objektivin e 2020s

Megjithë dështimin e Konferencës së Kopenhagen-it për Klimën, për të lënë një gjurmë në politikën globale për mjedisin, vendet e BE-së vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur objektivin e sigurimit 20% të energjisë së konsumuar nga burime të rinovueshme deri në vitin 2020. Në fakt, shumë vende europiane kanë filluar tashmë ta tejkalojnë këtë objektiv!

Sipas Planit Kombëtar të Veprimit për Energjinë e Rinovueshme, është vlerësuar që deri në vitin 2020 një mesatare prej 34% e të gjithë energjisë së BE-së do të vijë nga burime të rinovueshme. Disa vende anëtare, jo vetëm që janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin prej 20% deri në 2020, por e kanë tejkaluar tashmë atë, duke vendosur qëllime më ambicioze për të ardhmen. Shoqata Europiane për Energjinë e Erës vlerëson se, mesatarisht, kontinenti është duke prodhuar 14% të energjisë së rinovueshme nga era.

Finlanda, e cila aktualisht prodhon 30% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, mendon për një objektiv të ri prej 38% deri në vitin 2020. Aktualisht, suedezët janë në pararojë, duke arritur të sigurojnë 42% të energjisë së tyre nëpërmjet burimeve të gjelbra dhe synojnë për 50% deri në 2020. Shtetet e futura së fundmi në BE, si Rumania dhe Sllovenia, synojnë për 24% dhe 25% të energjisë së rinovueshme deri në 2020.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se e gjithë Evropa është në rrugën e duhur. Pavarësisht rrezeve të shumta të diellit që bien mbi sipërfaqen e saj, Malta përdor pothuajse 100% energji të mundësuar nga nafta. Ka dyshime nëse do të mund të arrijë qoftë edhe objektivin 10% deri në vitin 2020. Ndërkohë, edhe Luksemburgu aktualisht përdor vetëm 11% të energjisë nga burime të rinovueshme. Situata paraqitet e ngjashme edhe për vendet e ish-bllokut lindor si Republika Çeke dhe Hungaria, të cilat kanë objektiva të reduktuara prej 13%, për shkak të vështirësive të ndryshme. Pavarësisht kësaj, blloku europian po njeh arritje në objektivat e energjisë së rinovueshme.

Groenlanda shkrihet në nivele rekord

Viti 2010 vendosi rekord të ri për shkrirjen e shtresës së akullit të Groenlandës, duke u bërë kontribuesi më i madh në rritjen e nivelit të detit në dekadat e ardhshme.

“Ky sezon që kaloi ishte i jashtëzakonshëm, me shkrirje në disa zona që zgjatën deri në 50 ditë më shumë se mesatarja”, u shpreh Dr. Marco Tedesco, Drejtor i Laboratorit të Proceseve të Kriosferës, në Kolegjin e Nju Jorkut, i cili po drejton një projekt që studion variablat që ndikojnë në shkrirjen e shtresës së akullit.

Studimi, i mbështetur nga WWF, Fondacioni Kombëtar i SHBA-së për Shkencën dhe NASA, shqyrtoi anomalitë e temperaturës së sipërfaqes mbi shtresën e akullit të Groenlandës, dhe vlerësoi shkrirjen e sipërfaqes nga të dhënat satelitore, nga vëzhgimet në terren dhe modelet e ndryshme.

Studiuesit vunë re se në vitin 2010, temperaturat e verës ishin deri në 3 gradë C mbi mesataren, duke u kombinuar me pakësimin e rënies së borës. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, përjetoi pranverën dhe verën më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1873.

Pluhuri në Tokë, faktor në ndryshimin e klimës

Sasia e pluhurit në atmosferën e Tokës është dyfishuar gjatë shekullit të kaluar dhe rritja dramatike e tij ndikon në klimën dhe ekologjinë e gjithë botës. Në këtë përfundim ka dalë studimi, i udhëhequr nga Natalie Mahowald, profesoreshë e asociuar për shkencat e tokës dhe ato atmosferike. Studimi u bazua në modele kompjuterike dhe të dhëna të mbledhura për të vlerësuar sasinë e pluhurit të shkretëtirës, ose grimcat e tokës në atmosferë, përgjatë shekullit të 20-të. Ky është studimi i parë që gjurmon luhatjen e substancave aerosole natyrore (jo të shkaktuara nga njeriu), në gjithë botën gjatë një shekulli.

Si rrjedhojë, pluhuri i shkretëtirës dhe klima ndikojnë te njëri-tjetri në mënyrë direkte dhe indirekte, përmes një mori sistemesh të ndërthurura. Pluhuri kufizon sasinë e rrezatimit diellor që arrin në Tokë, një faktor që mund të maskojë efektet ngrohëse të rritjes së dioksidit të karbonit atmosferik. Ai, gjithashtu, mund të ndikojë te retë dhe reshjet, që çojnë në thatësira, të cilat, nga ana tjetër, çojnë në shkretëtirëzim dhe akoma më shumë pluhur.

Kimia e oqeanit është, gjithashtu, e përfshirë në mënyrë të ndërthurur. Pluhuri është burim i madh hekuri, i cili është jetik për planktonin dhe organizmat e tjera që thithin karbonin nga atmosfera.

Për të matur luhatjet e grimcave të pluhurit të shkretëtirës përgjatë shekullit, studiuesit mblodhën të dhëna ekzistuese nga bërthama e akullit, sedimentet e liqeneve dhe koralet, të cilat përmbajnë informacion në lidhje me përqëndrimet në të kaluarën të pluhurit të shkretëtirës në rajon.

Page 20: në brendësi - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/MjedisiSot131.pdf · tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur

KJO ËSHTË ORA E TOKËS,SHKO PËRTEJ SAJ.

Pasi të �kni dritat për Orën e Tokës, çfarë tjetër do të bënit për të sjellë ndryshim?Së bashku veprimet tona shtohen.

E SHTUNË 26 MARS20:30 - 21:30

earthhour.org