webzine terminus versione albanese gennaio...

19
Janar/Prill 2006 Përgjegjës: Arcangelo Tedone Redaktorë: Rosalba Magistro, Luigi A.Colecchia, Francesca Schiavone Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore Vendosja on line: Vito Perugino Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën: http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htm Botimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën: [email protected]

Upload: others

Post on 07-Mar-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Janar/Prill 2006

Përgjegjës: Arcangelo Tedone

Redaktorë: Rosalba Magistro, Luigi A.Colecchia, Francesca Schiavone

Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore

Vendosja on line: Vito Perugino

Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima

Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën:

http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htmBotimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën:

[email protected]

Page 2: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

PERMBAJTJA

Site në Internet, fq. 3

Banka të dhënash elektronike, fq. 4

Revista, fq. 5

Monografi, fq. 9

Shtypi i përditshëm, fq. 12

Refleksion, fq. 17

2

Page 3: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

BULLGARIA http://www.bulgaria-italia.com/bg/ Portal rreth Bullgarisë në gjuhën italiane. Lajme, histori, art, Kulturë, literaturë, ekonomi, politikë, turizëm, folklor e informacione rreth kontakteve e marrëdhënieve midis dy vendeve. Siti mund të konsultohet edhe në gjuhët: bullgarisht, anglisht, frëngjisht, rusisht. NGA BALLKANI http://www.stina.hr Lajme nga Ballkani dhe nga Evropa Lindore, në anglisht. Organizzata STINA, me synim kërkimin dhe përhapjen e lajmeve të Evropës Lindore, ashkëpunon me më shumë se 100 kanale të mediave (shtyp i përditshëm, periodikë, radio, televizione, agjensi) në gati të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Evropës Lindore, e me disa media perëndimore në Sh.B.A, Zvicër, Austri e Germani. INTERNATIONAL CRISIS GROUP http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm ICG (International Crisis Group) është një organizatë e pavarur, no-profit, jo qeveritare, me më shumë se 110 anëtarë të stafit të shpërndarë në pesë kontinente, punon për të parandaluar e për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare. Siti është në gjuhët: inglese, francese, ruse, spanjolle, indonesiane, arabe, armene, bosnjake, kroate, serbe, maqedonase, shqipe, me tregues e të reja kryesore edhe në gjuhën koreane, nepalese, portugalese, turke, hebre, greke, dari (dialekt afgan) e farsi (dialekt persian). Në këtë sit është disponibël versioni në italisht i një guide praktike, të kompletuar e të mirë përcaktuar për kë kërkon punë në OJQ, Kombet e Bashkuara, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian e Zyra e Bashkëpunimit të Ministrisë së Jashtme. MEDOCC http://www.viaeromanae.org/uk/egnatia ky sit është frut i një partneriteti midis pesëmbëdhjetë rajoneve të Francës, Italisë, Spanjës e Greqisë, i nisur në vitin 1998, në kuadër të PROJEKTIT EVROPIAN INTERREG MEDOCC. Falë përmbajtjes së tij dhe links, ky sit mund të përfaqësojë për përdoruesit evropian e botëror të internati, nje instrument efikas informazioni (zbulim i historisë, gjeografisë, turizmit, fototekës, ngjarjeve dhe informacioneve praktike gjatë konsultimeve të siteve) rreth udhëve romane në Mesdhe, por edhe një dritare të hapur në vendet partners të këtij projekti.

3

Page 4: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

*De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth : Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik; Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë; Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh); I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar; L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur. Banka e të dhënave De Agostini mund të konsultohet në Bibliotekë me ndihmën e punonjësve të bibliotekës. *Euro-lex Gazeta Zyrtare e Komunitetit Europian Bankë të dhënash e konsultueshme edhe on-line, objektivi i të cilës konsiston në konsultimin e përmbledhjeve dhe të dokumentave të gazetave zyrtare falë funksioneve të kërkimit dhe të navigimit në internet. Ofron një kuadër komplet të të drejtës së BE si dhe proçedura deçizive midis Komisionit dhe institucioneve të tjera. KONSULTIMI: programi ka një seksion për navigimin në internet (listë kronologjike, hierarkike, sekuenciale, repertori) dhe një seksion për funksionet e kërkimit (kërkim i thjeshtë, në bazë të datës, në bazë të numrit të Gazetës Zyrtare, në bazë të emrit të ekspertit dhe të fjalëve çelës). PERIUDHA: çdo botim mujor përbëhet nga 2 CD-ROM, një për serinë L (Ligje) dhe një për serinë C (Konkurse); të dyja përfshijnë përmbledhjet integrale të serive L (Ligje) e C (Konkurse). Të gjitha bankat e të dhënave janë të konsultueshme në Bibliotekë me ndihmën e operatorëve.

4

Page 5: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

*Deballkanizimi i Ballkanit/ Giuseppe Cucchi Në: I quaderni speciali di Limes, Suplement i n° 4/2005 të Limes, fq. 73-82 Konflikti aktual që tashmë prej kohësh torturon Irakun, ka patur meritën/difektin e konçentrimit në Baghdad të pjesës më të madhe të burimeve ushtarake e financiare të perëndimit, duke e tërhequr nga skenari i Ballkanit që pak kohë më parë përfitonte plotësisht prej tyre. Nga pikëpamja mediatike ka ndodhur sikur menjëherë kanë fshirë çdo “stuhi” në Bosnje, Serbi, Mal të Zi, Macedoni duke çuar gjithë rajonin në një situatë të një qetësie të rremë. Fillimisht impenjimi evropian në Ballkan ishte i motivuar nga frika se

konflikti mund të përfshinte gjithë popullsinë e Federatës Jugoslave me rrezikun që kjo “flakë lufte” mund të shtrihej edhe në vendet e B.E. Me ndërhyrjen e ShBA dhe të Aleancës atlantike, problemi mori një drejtim që i tejkalon kufijtë e Kontinentit të Vjetër e që për këtë bëhej një nga prioritetet e gjithë Perëndimit. Situata në Ballkan ka ardhur duke u përmirësuar por pa u zgjidhur kurrë: Sllovenia është integruar si në Evropë ashtu edhe në Aleancën Atlantike; Bullgaria e Rumania proçedojnë drejt integrimit evropian; Shqipëria hyri në partenariatin e Nato-s e ndjekur nga Kroacia; Serbia u bë demokratike. Por në të vërtetë mbeten për t’u zgjidhur problemet e mëdha të lidhura me Bosnjën e Kososvën. Në Bosnje tre etnitë e pranishme nuk kanë ndërmend të bashkohen e mbajnë të ndara si fuqitë politike e më keq akoma edhe ato ushtarake. Shqiptarët e Kosovës nuk pranojnë idenë e të mbeturit një provincë në brendësi të një federate jugoslave që përfshin edhe atë Serbi kundër të cilës luftuan në mënyrë të përgjakshme. Për këtë organizatat e mëdha ndërkombëtare duhet të zgjidhin në mënyrë të qartë e definitive, në një kohë sa më të shkurtër, këto problematica. Vendndodhja në Bibliotekë: BR-5A-2

*Bashkimi Evropian: midis krizës së Traktatit Kushtetues e dilemave të zgjerimit/ Ferdinando Nelli Feroci InNë La Comunità Internazionale, Vol. LX, n° 4/2005, fq. 597-606 Edhe pse evidencimi i krizës që në këta muaj po kalon proçesi i integrimit evropian, është përhapur ndërgjegjësimi, sidomos në kuadrin politik, i pakthyeshmërisë së rezultateve të arritura falë këtij proçesi. Ja përse Qeveritë e forcat politike ofrohen për të rimarrë stimujt, impulset që zhvillimi evropian kohët e fundit duket se i ka humbur Në Francë e në Vendet e Ulta Traktati Kushtetues është kundërshtuar në një referendum të kohëve të fundit, por sigurisht asnjë s’mund të imagjinonte

që aprovimi i Traktatit do të ishte pranuar unanimisht në të gjitha Vendet anëtare. Për këtë arsye që në 2004 zgjerimi me dhjetë Vende të reja u përshëndet si një sukses i jashtëzakonshëm i B.E. E gjithë kjo ndodh në momentin ku B.E. po kompleton proçesin integrimit me Bullgarinë e Rumaninë (ndofta në Janar 2007), negocion me Turqinë e Kroacinë, konfirmon prespektivën evropiane në drejtim të vendeve të Ballkanit perëndimor.

5

Page 6: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Interes i madh i Italisë për aderimin e Bullgarisë e Rumanisë, meqë bëhet fjalë për vende për të cilat Italia është partneri kryesor ekonomik. Për këtë Italia ka një interes strategjik në garantimin e zonës së Ballkanit perëndimor të kushteve të paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik. Prespektiva e hyrjes në fuqi të Traktatit Kushtetues edhe pse seriozisht e dëmtuar nuk duhet lënë mënjanë. Vendet e aderuara do të nxisin ato vende në të cilat “është zgjedhur një pauzë reflektimi”. Vendndodhja në Bibliotekë: BR-4D-10

*ë Adriatiku të mos bëhet një det i vdekur/ Margherita Paolini Në: I quaderni speciali di Limes, Supplemento al n° 4/2005 di Limes, fq. 9-17 Zgjerimi aktual i B.E. duket se ka prodhuar edhe dëme në Ballkan, duke e lënë mënjanë në krahasim me vëmendjen e madhe që ka marrë Turqia, Rusia e Adriatiku, me kufijë shpesh të pasigurt e shumë të frekuentuar nga trafikët kriminalë. Për këtë arsye edhe kufiri lindor italian shpesh rrezikohet nga presionet në rritje. Natyrisht për të evituar një emarxhinim të Ballkanit perëndimor, është e nevojshme që ky i fundit të integrohet plotësisht në “Sistemin Adriatik”, pas në përballuar të gjitha çështjet e pashpjeguara në gjirin e vendeve në fjalë.

Zgjidhja mund të degradojë kësaj është e qartë që ja

në momentin kur do të hyjnë Bullgaria e Rumania në B.E., sepse këto

ër ndërkombëtarizimin e Sistemit Adriatik, duhet t’i nënshtrohet disa

t e

Partenariati euro-mesdhetar: nga përvjetori i dhjetë i proçesit të

, fq. 119-125

ashtuquajturi Proçes i Barcelonës, takim i ministrave të jashtëm euro-

këpunimeve

Mesdheut Jugor (aktual

jë, ka qënë ai i qendërzimit të interesit

vende tentojnë të bashkohen me Qendrën e Veriun e kontinentit, do të shtyjnë Ballkanin në një situatë izolimi të mëtejshëm. Një road map e mundshëm prregullave preçise: A) kapitalizimi i rrjetit të marrëdhënieve transadriatike e bërja gjithnjë e më efiçente; B) rikonfigurimi i marrëdhënieve transadriatike duke u bazuar jo vetëm në një intrigë “nga njëri skaj në tjetrin”; C) segretariati teknik për Adriatikun, me qendër në Ancona, duhet të veprojë drejt ndërkombëtarizimit të qarkut të tij, pavarësisht nga koha e hyrjes së çdo vendi të ri në B.E. Në këtë kontekst Adriatiku luan rolin e “motorit të rrjeteve e të partenariateve midis BaltikuMesdheut, nëpërmjet Ballkanit që laget nga Adriatiku”. Vendndodhja në Bibliotekë: BR-5A-2

*Barcelonës në programin e ri të punës/ Silvana Paruolo Në: Affari Sociali Internazionali, Anno XXXIII, n° 3/2005 I mesdhetar, u mbajt në 1995 e synonte krijimin e konsolidimin e një zone paqeje e prosperateti ekonomik brenda 2010. Edhe pse në partenariat, fatkeqësisht diferencat midis dy spondeve tentojnë të shtohen. Prandaj partenariati Euro-Med ka filluar të orientohet drejt bashtë reja, me aplikimin e politikës evropiane të fqinjësimit (Pev). Në këtë mënyrë tentohet të mbahen të bashkuar me B.E. edhe ato vende të isht Marok, Tunizi, Egjypt, Jordani, izrael, Palestinë, Liban, Algjeri, Siri) që

nuk do të mundin kurrë të aspirojnë të qënit anëtarë të B.E. Ndër risqet që proçesi i Barcelonës nuk ka mundur të evitorreth liberalizimit industrial në dëm të problemit bujqësor. Për fat të mirë ky skenar po ndryshon, në këtë moment falë propozimeve të reja të Komisionit Evropian.

6

Page 7: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Ndër propozimet e Komisionit duhen nënvijëzuar: përmirësimi i të drejtave të njeriut e të demokracisë; mbështetja e krijimit të vendeve të punës; liberalizimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimi në sektorin e agrikulkturës; konvergjenca e legjislacioneve për të favorizuar tregëtinë; integrimi Veri-Jug; krijimi i një ambienti të shëndetshëm makroekonomik; krijimi i një banke të zhvillimit euro-mesdhetar; zhvillimi i një rrjeti trasporti euro-mesdhetar; realizimi i një tregu euro-mesdhetar të energjisë; pastrimi i Mesdheut brenda 2020. Vendndodhja në Bibliotekë: BR-5C-8

* Zgjerimi i B.E., dinamika e kufijë të rinj/ Antonio Ricci Në: Affari Sociali Internazionali, Anno XXXIII, n° 3/2005, fq. 33-43 Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës në 25. Sipas disa studimeve specifike duket se në kundërshtim me çka mund të mendohet, zgjerimi i B.E. nuk do të sjellë një zgjerim të emigrimit drejt perëndimit por përkundrazi do të kemi një reduktim në krahasim me shifrat e viteve ’90. Gjithashtu që nga ato vite destinacion i emigracionit ishin Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Rusia e nga viti 1999 edhe Lituania. Rusia në veçanti, fillon të propozohet si opsion alternativ i mirazhit perëndimor, falë edhe një legjislacioni të mangët në menaxhimin e fluksit

migrator. Në momentin kur në 2007 B.E. do të shohë hyrjen e mundshme të Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë, do të ketë kufijë jashtëzakonisht të zgjeruar aq sa do të prekin Ukrahinën, Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë, Kaukazin… Natyrisht bëhet thelbësore një marrëdhënie e mirë bashkëpunimi me vendet e Lindjes, për të përpunuar një politikë migratore efikase. Nuk mund të mohohen progreset e shumta të regjistruara gjatë viteve të fundit në drejtimin e kufijve e sa këta janë favorizuar nga regjimeve të vizave më liberale në brendësi të B.E. së zgjeruar. Aty ku flikset e tranzitit drejt botës perëndimore janë bllokuar në njëfarë mënyre, migrantët shpesh u janë drejtuar organizatave kriminale ndërkombëtare. Përfitimet e marra nga këto organizata janë të shumta dhe i kanë shtyrë këto organizata jo vetëm të investojnë pjesë të këtyre parave ne blerjen e pajisjeve teknologjike gjithnjë e më të avancuara, por edhe në hapjen e aktiviteteve të reja tregtare që këto të ardhuralejojnë një riciklim të shpejtë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR-5C-8

*Sllovenia: në Evropë / Robin Schweiger në: *Aggiornamenti Sociali, nr. 1/2006, fq. 33-44 Ese interesante në sfondin historiko-sociologjik. Për një kohë të gjatë, duke filluar nga shekulli i VI, sllovenët u gjendën të qeverisur nga popuj më të fortë. Ndërsa sot Sllovenia është një shtet demokratik indipendent nga viti 1992. Nga 2004 është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Marrëdhëniet e Sllovenisë me Italinë kanë qënë të konfliktuara për një kohë të gjatë. Të dy vendet kanë të përbashkët një kufi prej 280 km e në 1993 me iniciativë të qeverive u krijua një “Komision historiko-kulturor italo-slloven”. Para kësaj Sllovenia ka përjetuar tortura

7

Page 8: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

nga pala italiane ku ndër të tjera regjimi fashist nuk lejonte përdorimin e gjuhës autoctone në territorin slloven. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Italia arriti të zgjeronte pushtimet e saj deri në Slloveni jugore e duke e transformuar në një provincë italiane. Vetëm në fund të konfliktit ushtria jugoslave mundi të çlironte Triesten nga gjermanët dhe i dhuroi lirinë sllovenëve. Aktualisht në Slloveni mbijeton një minoritet italian (0,11%) i njohur ligjërisht e që gëzon të drejta të plota. Në të kundërt në Itali nuk egziston një trajtim i njëjtë për slovenët. Nga pikëpamja fetare, pas torturave të jetuara nga kisha katolike slovene gjatë periudhës së regjimit komunist, tani kjo kishë mbledh numrin më të madh të besimtarëve në rajon (57,8%). I lartë është niveli i tolerancës drejt besimeve të tjera, ortodoksë (2,3%), myslymanë(2,4%), ateistë (10,1%). Në përfundim, aty ku Jugosllavia ishte një entitet multietnik e multibesimtar i mbajtur forcërisht, Sllovenia ka zgjedhur në mënyrë demokratike, me një plebishit të jetë një shtet indipendent. Ja përse ka një vlerë të lartë historike fakti që ky komb ka qënë i pari shtet i eks federatës jugoslave që hyn në Evropë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 5C 2

8

Page 9: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

*Sarajevo, Rrënjët e urrejtjes, Stefano Bianchini, Roma, Edizioni Associate, c2003, 416 fq. : 22 cm. TREGUESI. *Identiteti kombëtar e sensi i historisë: trashëgimia e të kaluarës *«Magazina e municioneve» jugosllave *Çështjs e Lindjes *Integrami rajonal midis paqes e luftës,* Mekanizmat e pasigurisë *Përse e kaluarar nuk kalon? Tragjedia e popujve ballkanikë *Ballkani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Evropa *Pas Dayton: kërkimi i vështirë i një stabiliteti rajonal *Konkluzion Autori i kësaj eseje ripërshkruan historinë e nacionalizmave ballkanike ndërmjet shekujve XIX e XX e, falë përdorimit të fondeve të pabotuara më

parë, trajton edhe ngjarje pak të njohura, në kërkim të një motivimi të thellë që mund të ndihmojë shpjegimin e luftës jugosllave. Sarajevo ka qënë prej shekujsh vend takimi i shumë kombeve, udhëkryq i besimeve fetare e qytetërimeve. Kjo traditë u vu në rrezik nga lufta e viteve ‘90. Urrejtja u kthye në një instrument politik për të goditur në thellësi specifikat ballkanike, specifika këto që gjenden në sensin e përkatësisë të qytetarëve ballkanikë në dy makrokomunitete: e para koinçidon me përkatësinë etnike; e dyta është e karakterizuar nga bindjet fetare e nga grupet kulturore (sllave, latine, elenike). Ne brendësi të konfliktit, përveç pranisë së huaj ndërkombëtare, hyrjet e huaja janë parë gjithmon si fjalë të cilat nuk janë realizuar kurrë. Ja përse vet kaskat blu të ONU-t janë kundërshtuar shpesh herë si nga nga partitë politike sllave ashtu edhe nga vet popullsia civile. Nacionalizmi ku përfundoi konflikti ballkanik nuk ka të bëjë aspak me konceptin e “diversitetit”. Ai konsideron diversitetin si një vlerë negative, pa specifika kulturore e politike. Nacionalizmi nuk është një “fat i paevitueshëm” i gadishullit ballkanik por duhet të shndërrohet në forma federalizmi e bashkëpunimi reciprok. Vendëndodhja në Bibliotekë: BM 29H 1a

Adriatiku nuk është kufi – The Adriatic is not a barrier, Bruno Bravetti, Ancona, Affinità Elettive, c2005, 256 fq., 21 cm. TREGUESI. *Hyrja e Ljerka Šimunković * Prezantimi *Falenderime *Në fluturim pulëbardhe *Deti i intimitetit *Venecia e Dalmacia *Kripa e çmueshme si flori * Imigracionet *Imbarkimet *Piratët * Kulla vrojtimi, fortifikime *Sostenibilitet, cultura e përbashkët, turizmi *Identiteti ushqimor *Dokumenta e njoftime *Internet e Adriatiku *Shtojca: Prezantimi i Ljerka Šimunković *Ancona 1999 *Spalato 2000 *Bari 2001 Gumenicë 2002 *Rijeka 2003 *Chioggia 2004 *Tekst anglisht *Bibliografi

Teksti dygjuhësh (italisht e anglisht) që mbart një ese interessante të Bruno Bravetti përveç kumtesave të tij në “Forum i qyteteve të Adriatikut e të Jonit”, nga 1999 në 2004. Bravetti në të gjitha shkrimet e tij insiston në pasurinë e madhe të diferencave që karakterizojnë popujt mesdhetar të Adriatikut (Sloveni, Kroaci, Mal i Zi, Shqipëri, Itali e Greqi) e në rolin që ato kanë në planin e mikroniveleve.

9

Page 10: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Aty, ku globalizimi rrezikon të nivelojë çdo lloj diference e identiteti, zona e Adriatikut transformohet dalëngadalë e në mënyrë te paevitueshme në protagoniste e kuadrit botëror politik e tregëtar. Historia e gjatë e përbashkët e vendeve që lagen nga Adriatiku shpreh prespektivat ekonomike, ambientale e kulturore që mund të shtyjnë vendosjen e komunitetit të zonës së Adriatikut në plan të parë në skenarin botëror në përgjithësi dhe atij evropian në veçanti. «Evropa e divertiteti do të bëjnë bashkimin e Evropës, sepse divertitetet duke jetuar së bashku, bëjnë më të fort bashkimin.» Vendndodhja në Bibliotekë: BM 29 F 43a

*Multikulturalizmi / Maria Laura Lanzillo. – Bari: : Laterza, c2005. – X, 158 fq. ; 18 cm. TREGUESI: *Hyrje *Çështja multikulturore *Strategjitë e eliminimit: debati americano-verior *«Pëlhura» e universalizmit: çështje tolerance *Përtej identitetit: multikulturalizmi si diferencë Një ese e shkurtër e interesante rreth rolit që termi dhe koncepti i “multikulturalitetit” ka marrë gjatë njëzet viteve të fundit të shekullit të kaluar. Multikulturalizmi shpjegon vështirësitë me të cilat ndeshen sistemet tona politike në një epokë të pasur me kundërshtime e kaus. Multikulturalizmi është tashmë një nga konceptet më të kërkuara në kuadrin e sondazhit filozofiko-politik modern dhe shpesh prezantohet si “kurim” për

gjithë problemet e bashkëjetesës midis qytetarëve dhe individëve që gjithmon duan të njihen më shumë ndryshimet e tyre sesa ngjashmëritë. Evropa përballon probleme të rënda, pasojë e fenomeneve migratore, në të njëjen kohë edhe krizën e Shtetit-komb. E kështu fillon të shohë multikulturalizmin si një përpunim të ri të konceptit evropian të “tolerancës”. Propozohet «të rindërtohet debiti multikulturor nëpërmjet disave prej zërave të vet më të rëndësishëm.» Vendndodhja në Bibliotekë: BM 29H 17a

*Toka, shoqëri, mite ne Ballkan / Paul Henri Stahl. - Soveria Mannelli : Rubbettino, c1993. - XXII, 271 fq. ; 21 cm. TREGUESI: *Hyrje *Shqiptarët *Sllavët *Grekët *Rumunët *Strukturat sociale, strukturat fetare, strukturat magjike *Ballafaqime e hipoteza Ky tekst i mbrekullueshëm i P.H. Stahl i referohet publikimit në Itali në vitin 1993 questo splendido testo di (Tit. or.: Tribus et villages balkaniques, 1988) che è uno degli strumenti più validi e completi per indagare sul mondo balcanico contemporaneo. Objektivi i autorit është përshkrimi i hollësishëm dhe i detajueshëm i specifikave (të gjitha të mbështetura nga studime historike rigoroze) të disa

aspekteve të rëndësishme të popujve ballkanikë, duke u përqëndruar në mënyrë të veçantë në strukturat sociale e në sistemet e përkatësisë. Teksti është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë janë studiuar popujt ballkanikë të ndarë në grupe (shqiptarë, sllavë jugorë, grekë, rumunë). Studiohen familjet, roli i grave, ndarja e punës, trashëgimia e të mirave, strategjitë martesore, marrëdhëniet midis grupeve dhe asambleve tribali. Në pjesën e dytë rikrijohet proçesi i artikuluar në lidhje me sistemet e vlerave, të besimit fetar, të besimeve popullore (marrëdhëniet me tokën, me paraardhësit).

10

Page 11: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Në përfundim, Stahl të tregojë se egzistojnë elementë të përbashkët që demostrojnë një identitet të vetëm kulturor në gjithë zonën ballkanike. Gjithashtu zbulohet se shumë nga vlerat dhe nga besimet pupollore ballkanike,janë identike me ato të shumë popujve fshatarë italianë e evropianë. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 29I 28a

11

Page 12: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

* Është rizbulimi i Mesdheut, i Pasquale Satalino në La Gazzetta del Mezzogiorno të datës 06-03-06, fq. 2 Pas gati 40 vjet heshtje, tema e dinamikave të Mesdheut është kthyer ne qendër të vëmendjes së institucioneve publike e private pugliese. Kjo natyrisht verifikohet në vazhdim të dy fenomeneve: impakti i ri i Ballkanit e Mesdheut në skenën ndërkombëtare ndaj migrimeve të refugjatëve, dhe zhvillimi i politikave komunitare në mbështetje të kësaj zone gjeografike. Shumë nga iniciativat pugliese shohin bashkëpunimin e institucioneve të reja e të vjetra: CUM (Komuniteti i Universiteteve të Mesdheut), Tecnopolis, Qendra Laser e Barit, Qyteza e Kërkimit të Mesagne... Kultura dhe ekonomia në qendër te dinamikave të reja të një Puglie gjithnjë e më shumë ne rolin leader të skenarit mesdhetar. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Mesdheu e Ballkani, dialogu nga Mesagne, në La Gazzetta del Mezzogiorno e datës 04-03-06, fq. 8 Pranë Qytezës së Kërkimit në Mesagne është mbajtur një takim ndërkombëtar ku është diskutuar rreth “historisë së përbashkët” midis Mesdheut e Ballkanit. Asesore e Mesdheut të Rajonit të Puglia-s, Silvia Godelli, ka deklaruar: «Rajoni i Puglia-s synon në një integrim të gjithë zonës së Mesdheut, si nga pikëpamja e shkëmbimeve kulturore, njohjes reciproke ashtu edhe nga pikëpamja e iniciativës ekonomike e të zhvillimit tregtar. [...]Puglia mund shfaqet në të dy detet e të bëhet aktore e këtij integrimi.» Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Mesdheu në rrjet, i Michele Signorello në Bari Sera të datës 01-03-06, fq. 6 Një projekt i ri i avancuar është prezantuar në Fiera del Levante. Ky projekt është propozuar nga Rajoni i Puglia-s në Forum të administratës publike 2006. Projekti synon zhvillimin e administratës publike lokale, duke e afruar me ato të vendeve të Mesdheut nëpërmjet një rrjeti informatik të zyrave e të shërbimeve. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM «Në ujë Ju zbardheni z. Sen?» Një nobel e impakti i civilizimit, i Amartya Sen në Corriere della Sera të datës 26-02-06, tekst integrues i esesë së publikuar në sitin www.corriere.it, përkthyer nga Maria Sepa Eseja shumë domethënëse e Amartya Sen, Çmim Nobel në economi në vitin 1998, merr shkas nga problemi ndërkombetar i shkaktuar nga publikimi në Evropë i karikaturave me profetin Muhamed. Në të vërtetë më shumë se një ese është një refleksion i dhimbshëm rreth temës së multikulturës. Sen nënvijëzon sesi kohezioni midis traditave manifestohet jo me “tolerancë” reciproke (koncept që sidoqoftë sjell vizionin e supremancisë të kulturës së origjinës ndaj të tjerave), por me shkrirjen e stileve të ndryshme të jetës. Në fakt, shoqëria botërore aktuale nuk mund të inkuadrohet në një optikë multikulturore absolute, por në një “pluralizëm të multikulturave”. Multikultura parashikon pothuajse “shkrirjen” midis elementëve të kulturave te ndryshme, ndërsa ne rastin e dy stileve e dy traditave që kohezionojnë krah për krah pa një pike takimi kemi të bëjmë me pluralizëm të monokulturave.

12

Page 13: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Liria kulturore, d.m.th. liria e zgjedhjes së një ambienti kulturor përkatësie, ndeshet shpesh me konservatorizmin kulturor, e mbrojtja e multikulturës në emër të lirisë kulturore shihet si një mbështetje e fortë e absolute në drejtim të traditës kulturore të origjinës. Në përfundim, Sen konfirmon që duhet rimenduar rreth idesë së multikulturës, për të evituar konfuzione konceptuale rreth identitetit social. Duhet luftuar çdo princip ndarjeje që ky konfuzion konceptual ndonjëherë inkurajon,ashtu siç duhet te evitohen ndarjet midis monokulturave duke u bazar vetëm në përkatësinë fetare. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Një linjë e re lidh Barin me Stambollin, në La Gazzetta del Mezzogiorno të datës 25-02-06, fq. 4 Një anije e re, Und Denizcilik, do të vëjë në komunikim portin barez me atë të Stambollit, pasi Bari kishte krijuar ura komunikimi ad hoc me Shqipërinë e Malin e Zi. Anija me kapacitet 21 mijë ton mund të trasportojë deri në 150 kamionë do të udhëtojë çdo javë. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Korridori 8 duhet bërë, i Sandro Frisullo në La Gazzetta del Mezzogiorno të datës 25-02-06, fq. 9 U mbajt në Bari Forumi rreth Mesdheut me titull Drejt Komunitetit të Lindjes, i aprovuar nga Asesori i Rajonit të Puglia-s Silvia Godelli në bashkepunim me qendrën e iniciativave Ballkani i Fondacionit Gramsci di Puglia. Në forum, Presidenti i Rajonit të Puglia-s, Nichi Vendola, ka mbështetur me forcë që Korridori 8 duhet të realizohet sa më shpejt, e ky nuk duhet parë si një “favor” ndaj Ballkanit o Puglia-s, por të gjithë Europës. Me këtë synim, Puglia është rajoni i parë që ka nënshkruar protokollin e marrëveshjes me Rrjetin e Autostradave të Detit. Qendra e koordinimit midis Puglia-s e Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, përqëndrohet rreth temave fokale si kultura, njohja reciproke e mungesa e pengesave. Në forum është theksuar gjithashtu që zona e Ballkanit Jugor është një sfidë për zgjerimin e Evropës në vendet e demokratizimit të ri, me synim kërkimin e stabilitetit politik e ekonomik si dhe për të ndjekur projektet e kooperimit dhe të bashkëpunimit. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Zhvillimi në Lindje – Çështje e Jugut, i Franco Botta në Corriere del Mezzogiorno të datës 24-02-06, fqpag. 1 Protagonist absolut në krijimin e Eurorajonit të Adriatikut, Puglia ka qënë gjithmon e para në programet që B. E. zhvillon në tematikën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Duket qartë që në spondet italiane, qetësia varet shumë nga çka ndodh në pjesën tjetër të Ballkanit. Duke analizuar iniciativat e shumta të ndërmarra në vite nga Rajoni i Puglia-s, nuk mund të mos dallohet se këto kanë qënë shpesh të fragmentizuara e të projektuara në vetmi, të realizuara pa përfshirë partnerët nga ana tjetër e Adriatikut. Synimi final i Puglia-s do të jetë bërja evidente e potencialit të zhvillimit të rajoneve jugore të Italisë si pasojë e zgjidhjes së çështjes së Adriatikut dhe e zgjerimit të B.E. në Lindje. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM

13

Page 14: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

* Status i Kosovës, nisin negociatat, i Marina Mastroluca në L’Unità të datës 21-02-06, fq. 9 Rinisin në Vjenë praktikat e negicimeve të reja midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Pas shtatë vjet bombardimesh të Nato-s që i dhanë fund regjimit të Millosheviçit, pozicionet e dy grupeve etnie qëndrojnë identikisht të njëjta me ato të pas-konfliktit. Kjo situatë e pandryshueshme keqësohet edhe nga fakti që gjatë këtyre viteve komuniteti ndërkombëtar nuk ka mundur të përpunojë asnjë strategi të bashkëjetesës në paqe midis serbëve dhe shqiptarëve. Qeveria e Beogradit propozon krijimin e një entiteti autonom serbo-kosovar, nje zgjidhje kjo e kundërshtuar forcërisht nga shqiptarët të cilët shohin këtë zgjidhje si ndarje të Kosovës. Tashmë edhe ndër grupet më të moderuara të shqiptarëve të Kosovës, konsiderohet thelbësor krijimi i një Shteti autonom. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Sella, bankat investojnë8 miliard në Mesdhe, i Andrea Naselli në Milano Finanza të datës 21-02-06, fq. 6 Shuma tavan prej 8 miliardësh e parashikuar nga bankat italiane për investimet në zonën e Mesdheut, është përdorur me shumë se gjysma nga Turqia. Maurizio Sella, president i ABI (Shoqata e Bankave Italiane), thekson rëndësinë e vendeve të Mesdheut në proçesin e ndërkombëtarizimit të sistemit bankar italian. Lënë mënjanë hipotezën e një banke të vetme euromesdhetare, institutet italianë janë gati të rrisin shumën tavan të vënë në dispozicion për zonën Meda. Zona Meda (Mesdheu e Linda e Mesme) është e përbërë nga 13 vende: Algjeri, Cipro, Egjypt, Jordani, Izrael, Liban, Maltë, Marok, Siri, Territori Palestines, Tunizi e Turqi. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Një urë bit në Mesdhe, e Susanna Jacona Salafia në Affari & Finanza të datës 20-02-06, fq. 16 Veri e Jug i gjirit të Mesdheut më në fund vihen në kontakt nga një rrjetë teknologjike, e krijuar për të përforcuar zhvillimin e tre kontinenteve: Evropë, Afrikë e Azi. Vendet e përfshira do të jenë 14, duke filluar nga Franca jugore deri në përfshirjen e Sirisë e të Palestinës, duke kaluar nëpërmjet Siçilisë e Afrikës së Veriut. Skema e plotë dhe definitive e projektit, të financuar nga B.E. në kuadrin e programit të gjashtë për Kërkimin dhe Zhvillimin teknologjik, mund të konsultohet në sitin www.eumedgrid.org. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Bari e 7 Provinca të tjera së bashku për të bashkuar Adriatikun e detin Tirren me Korridoret 1 e 8, i Maristella Mantuano Në Puglia të datës 14-02-06, fq. 1 + 10 Lidhja e Korridoreve 1 e 8 është ndër prioritetet e Provincat e Barit, Foggia-s, Potencës, Materas, Salernos, Beneventos, Avellinos e Napolit, presidentët e të cilave janë takuar në sallën e Këshillit të Provincës së Foggia-s. I madh ka qënë impenjimi i kësaj Province në realizimin e itinerarit institucional, duke përfshirë trajektoret e mëdha të detin Tirren e të Adriatikut për realizimin e aksioneve të integruara të zhvillimit produktiv e ndërkombëtarizimit. Ky projekt do të kontribojë në vënien në jetë të një serie impenjimesh për zhvillimin e Italisë së Jugut. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM

14

Page 15: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

* Bashkëpunim më i madh me disa Vende Arabe, në L’Osservatore Romano të datës 12-02-06, fq. 2 Në kuadrin e projektit të kontrollit detar të parashikuar nga forcat e Nato-s, tre nga Vendet e Dialogut Mesdhetar, Algjeria, Maroku e Izraeli, do të aderojnë në operacionin e kontrollit së bashku me anijet e Aleancës Atlantike. E vetmja pikë kontrasti, për të cilën akoma nuk është gjetur një akord, është financimi i detyrave. Vet Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka konfirmuar se sa i rëndësishëm është roli i Nrf (Forca e Reagimit të Shpejt) por është e nevojshme një periudhë kohe më e gjatë për t’a planifikuar. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Me «Bis», Puglia në Albania, i Michele Marolla në La Gazzetta del Mezzogiorno të datës 11-02-06, fq. 10 Artikull i dedikuar inagurimit të Bankes Italiana të Zhvillimit (Bis) në Tiranë, në prani të Kryeministrit shqiptar Sali Berisha e të Ambasadorit Italian Attilio Iannucci. Synimi i bankës do të jetë mbështetja e sipërmarrësve pugliesë e italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Bis është i pari institut bankar totalisht italian në territorin shqiptar. Projekti i Bis është i Bankës Popullore Pugliese, por që posedon vetëm 5% të paketës së aksioneve, e të familjes Mariano (në tyë kaluarën në Bankën Bujqësore Salentine), aksionist i shumicës. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM * Eurorajoni i Adriatikut, një mundësi për Puglia-n, në Il Paese Nuovo të datës 08-02-06, fq. 3 U zhvillua takimi i parë i Eurorajonit tëAdriatikut në Venecia, në praninë e Këshillit Evropian e të eksponentëve të Qeverive e të Rajoneve të vendeve që shtrihen në të dy anët e Adriatikut. Enzo Lavarra, i vetmi europarlamentar italian, i zgjedhur në listat e Ds, në kumtesën e tij ka nënvijëzuar rëndësinë e këtij eventi i cili synon integrimin e shteteve ballkanike në B.E. Gjithashtu, krijimi i Eurorajonit ofron mundësinë e aksesit në fondet e B.E. (13,2 miliard euro, 3,94% e dhurimit total) me destinacion objektivin e Bashkëpunimit. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM Një Eurorajon për Adriatikun, di Pasquale Satalino në La Gazzetta del Mezzogiorno e datës 06-02-06, fq. 2 Artikulli merr shkas nga disa deklarata të Presidentit të Republikes Italiane në derjtim të koncepteve të ekonomistit të madh valtelinez Pasquale Saraceno. Saraceno mbështet idenë që një proçes integrimi euromesdhetar mund të ndihmojë Italinë Jugore për të dalë nga stina e saj historike e vonesave dhe izolimeve. Eurorajoni i Adriatikut, i cili përfshinë të gjitha Rajonet italiane të interesuara, Slloveninë, Dalmacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë, është frut i kësaj shprese. Eurorajoni ka si objektiv prioritar integrimin e të gjitha Shteteve të Adriatikut në Bashkimin Evropian dhe synon stabilizimin dhe përdorimin e fondeve financiare për të riforcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit reciprok. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM

15

Page 16: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

*Veshka të shtrenjta sa floriri, pista e trafikut të organeve, i Sandro Vacchi në Il Messaggero të datës 06-02-06, fq. 11 Edhe në raste të tjera, në webzine Terminus, kemi trajtuar problemin e sigurisë së kufijve detarë e tokësorë të vendeve anëtare të B.E. (shiko Vincenzo Delicato, Sigurimi i kufijve detarë në B.E., në Terminus 2-05). Në fakt Eshtë i këtyre ditëve lajmi që nëpërmjet Jugosllavisë e Shqipërisë, mbrijnë në Itali nga Moldavia, Ucraina, Lituania, Shqipëria, Rumania, Rusia, Estonia, Letonia e nga Nigeria, një numër gjithnjë e më i madh të miturish për t’u përdorur si kavie të destinuara për dhurimin e paligjshëm të organeve. Rreth këtij aktiviteti, përveç imigrimit të paligjshëm rriten në mënyrë konstante organizatat kriminale, gjithnjë e më të përgatitura e më të pamëshirshme. Prokurat e ndryshme të Italisë janë të impenjuara në luftën kundër këtyre organizatave, në Trieste shumë e njohur si tokë kufitare, nga 1998 deri më sot prokura ka bllokuar 80 organizata kriminale ndërkombëtare e ka dënuar 1200 trafikantë. Vendndodhja në Bibliotekë: Seksioni DEM

16

Page 17: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Studim i Alberto Fornasarit-Ekspert në proçeset Multi e Ndërkulturore

Kërkime: “Assessment of the impact of the AFS Study Abroad Experience” Designed and Conducted by Mitchell R.Hammer January2005 Cilat kopetenca ndërkulturore përfitohen gjatë një viti jashtë shteti

[Nga një kërkim i Mitchell Hammer “The educational results study-Designed and Conducted by Mitchell R.Hammer –“Assessment of the impact of the AFS Study Abroad Experience”January 2005.] Në vitin 2002 me iniciativë të shoqatës “Ndërkultura” e të tetë shoqatave të tjera kombëtare adereuese në qarkun AFS -American Field Service- (Austria, Brasile, Costa Rica, Ecuador, Germania, Hong Kong, Giappone e Stati Uniti), AFS Intercultural Programs ka vendosur realizimin e një kërkimi të rëndësishëm. Studimi i është besuar prof. Mitchell Hammer Docent i Studimeve të Paqes Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve, të Fakultetit të Administratës

Ndërkombëtare pranë American University Washington (SHBA) , përgjegjës i Hammer Consulting LLC e konsulent në komunikim ndërkulturor si dhe mediator/negocues në situata krize. Programi tip i AFS në kuadër të të cilët është zhvilluar kërkimi, lëviz çdo vit gati 10.000 studentë liceu të 54 Vendeve, të cilët pas një seleksionimi të kujdesshëm e një përgatitjeje eksperience, mikpriten gratis nga një familje jashtë vendit të tyre dhe frekuentojnë një shkollë për gjithë vitin shkollor, të asistuar nga vullnetarë AFS (Ndërkultura në Itali) të cilët i ndihmojnë për t’u integruar në komunitetin e ri, për të kuptuar vlerat dhe sjelljet si dhe për të krijuar marrëdhënie sociale të kënaqshme. Studimi ka zgjatur tre vjet dhe ka përfshirë 2100 studentë. Nga këta 1500 ishin studentë AFS të cilët kanë marrë pjesë në programe vjetore në 9 Vende të ndryshme, në periudhën Shtator 2002 – Korrik 2003; 600 studentët e tjerë formuan të ashtuquajturin “grup i kontrollit”, i përbërë nga miq e shokë shkolle të studentëve pjesëmarrës në programin e shkëmbimit. Për të studiuar në mënyrë shkencore efektet e një eksperience shkëmbimi ndërkulturor janë përdorur teste rigorose para fillimit të programit jashtë shtetit (pre-test), menjëherë pas konkluzioneve të tij (post-test) e gjashtë muaj pas rikthimit të studentëve (post-post test). Këtyre testeve i janë nënshtruar edhe studentët e grupit të kontrollit. Kjo metodë ka lejuar vlerësimin e efekteve të eksperiencës së studimit jashtë shtetit AFS rreth pjesëmarrësve, të konfrontuar me një evolucion normal të një grupi studentësh analogë, që nuk kanë arrë pjesë në programin e studimit jashtë shtetit. Metoda e zgjedhur ka lejuar analizimin e stabilitetit të rezultateve edhe pas përfundimit të kësaj eksperience. Të dhënat janë grumbulluar duke i drejtuar pyetësorin tre grupeve të ndryshme. Në vend të parë pyetësorët e plotësuar nga pjesëmarrësit në programe si dhe nga grupi i kontrollit, në vend të dytë pyetësorët e plotësuar nga familjet e pjesëmarrësve në programet e studimit jashtë shtetit, e më në fund sondazhi është kompletuar me pyetësorët e plotësuar nga familjet mikpritëse të këtyre pjesëmarrëve. Të gjitha masat e përdorura në këtë studim i janë nënshtruar një testi për të verifikuar besueshmërinë e tyre në kontekste të ndryshme kulturore.

17

Page 18: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Për të vlerësuar impaktin edukativ të programeve, ky studim ka marrë parasysh: 1) Zhvillim të kopetencave ndërkulturore. 2) Reduktim të nivelit të shqetësimit si pasojë e ndërveprimit me persona të kulturave të tjera. 3) Rritje e njohurive rreth Vendit mikpritës. 4) Rritje e nivelit të njohjes së gjuhëve të huaja. 5) Rritje e ndërveprimit me persona të kulturave të tjera. 6) Rritje e miqësisë me persona të kulturave të tjera. 7) Rritje e kapacitetit të vënies në jetë të vlerave ndërkulturore të AFS. 8) Sadisfaksionim komplesiv për eksperiencën e studimit jashtë shtetit.

Modeli i zhvillimit të kopetencave ndërkulturore Në këtë studim janë përdorur dy instrumenta: një model novativ e i kompletuar rreth zhvillimit të kopetencave ndërkulturore (Developemental Model of Intercultural Sensibility, DMIS) së bashku me një instrument të sofistikuar matjeje (Intercultural Development Inventory, IDI). Kopetenca ndërkulturore është përcaktuar nga antropologu Milton Bennet, ideator i DMIS, si “kapacitet i përfitimit të një sensibiliteti përballë ndryshimeve ndërkulturore dhe për të përshtatur sjelljen e vet sipas kontekstit kulturor në të cilin ndodhesh”. Sipas modelit DMIS, sa më shumë përballohemi me situata komplekse të karakterizuara nga ndryshime të dukshme kulturore aq më shumë rritet kopetenca ndërkulturore. Sipas Bennet, individët nisin në përgjithësi nga një fazë etnocentrizmi që manifestohet si negocim ose refuzim i diferencave kulturore (vlerësim i kulturës së vet dhe nënvlerësim i kulturave të tjera: denial or defense në gjuhën e Bennet; një etnocentrizëm mbrapsht mund të manifestohet edhe kur adoptohet një culture tjetër (është rasti i kujt jeton jashtë shtetit e bashkohet totalisht në vlerat dhe në sjelljet e këtij Venditë ri, Bennet e quan këtë qëndrim “reversal”). Kjo fazë mund të quhet “Polarizim”, sepse është shumë i fortë contrasti midis një Vendi të vlerësuar si më i miri i mundshëm (në përgjithësi bëhet fjalë për vendin e origjinës, por mund të jetë edhe një vend i huaj në të cilin dëshirohet të jetohet) dhe të gjithë vendeve të tjera, të vlerësuar si inferiorë ose si më keq. Bota e vet shihet si e artikuluar dhe komplekse, ndërsa bota e të tjerëve shihet si e përgjithshme dhe me stereotipe. Nga kjo fazë fillestare – nëse egzistojnë eksperienca ndërkulturore- mund të kalohet në një fazë të “universalizmit” ku synohet të zgjidhet dhe të kalohet tendenca drejt polarizimit dhe të minimizohen diferencat midis kulturave (“minimalization” në gjuhën e Bennet) Është një fazë në të cilën bota e vet është akoma në qendër, por të tjerat janë parë me interes e pozitivitet. Nëse eksperiencat ndërkulturore proçedojnë në mënyrë të kënaqshme, mund të preket një fazë e etnorelativizmit ku cultura e vet shihet në kontekst të të tjerave, pa idealizime, dhe mësohet të ndihesh mirë në nivel ndërkombëtar, duke pranuar normat dhe sjelljet e kulturave me të cilat pak nga pak hyhet në kontakt, pa qënë e nevojshme të bashkëjetohen (Bennet flet për “acceptance” kapaciteti i pranimit që kultura e dikujt tjetër është gjithashtu komplekse, e artikuluar dhe e respektueshme, ndërsa për “adaptation” tregohet kapaciteti për të ndryshuar sjelljen sipas situatave kulturore në të cilat mund të gjendesh). Si shtesë të këtyre tre fazave Bennet përcakton edhe një stad të një vlere statistikore shunmë të ulët që e quan “marginality”, e cila i korrispondon qëndrimit të kujt eksperimenton një sens jo përkatësie ndaj një kulture të përcaktuar e të multi-kulturalitetit të papërcaktuar: mund të jetë “encapsulated” (ku diskutohet një problem identiteti: kush jam unë në të vërtetë?) ose “constructive”(në rastin e një integrami të përkryer bi-ose pluri-kulturor. Duke përdorur skemën teorike të Bennet ,Mitchell Hammer ka krijuar një tregues i quajtur Intercultural Development Inventory (IDI) për të matur nivelin e kompetencës ndërkulturore të subjekteve dhe kalimin e tyre nga njëra fazë në tjetrën.

18

Page 19: Webzine TERMINUS versione albanese gennaio …teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/...Ese interessante që trajton tematikën e zgjerimit të kufijve të Evropës

Riflektim përfundimtar: Konkluzionet e studimit të Prof. Hammer konvalidojnë teorinë që në bazë të një eksperience jete e shkolle në një Vend tjetër në një moshë adoleshence kontribon në reduktimin e paragjykimeve, stereotipat, diskriminimet dhe krijon një bazë të përbashkët për zgjidhjen e konflikteve kulturore. * (përkthimi në italisht i gjithë studimit është mundësuar nga mësuesit dhe vullnetarët e shoqatës “Ndërkultura”).

19