webzine bits & npm versione albanese maggio agosto...

17
Maj/Gusht 2006 Përgjegjës: Arcangelo Tedone Redaktorë: Daniela A. Lo Martire, Teodora Mariani Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore Vendosja on line: Vito Perugino Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën: http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htm Botimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën: [email protected]

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Maj/Gusht 2006

Përgjegjës: Arcangelo Tedone

Redaktorë: Daniela A. Lo Martire, Teodora Mariani

Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore

Vendosja on line: Vito Perugino

Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima

Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën:

http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htmBotimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën:

[email protected]

Page 2: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

PERMBAJTJA

Site në Internet, fq. 3

Banka të dhënash elektronike, fq. 6

Revista, fq. 9

Monografi, fq. 12

Shtypi i përditshëm, fq. 14

2

Page 3: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

PA@Lfemminile http:// www.palfemminile.it Të punosh më mirë, koordinimi i jetës private me atë profesionale: me ndihmën e teknologjive digjitale. PA@lfemminile është një hapësirë për të njohur, për të komunikuar, për të bashkëndarë. Dedikuar grave të Administratës Publike. Iniciativa, e prezantuar në ForumPA nga futuro@lfemminile, projekt me përgjegjësi sociale kërkon të bëhet një vend takimi virtual për shkëmbimin e eksperiencave dhe për trajnimin on line rreth mundësive të reja të ofruara nga teknologjia. Objektivi është vlerësimi i rolit të grave në Administratën Publike dhe pasurimi i profesionalitetit nëpërmjet “familiarizimit me një dimension të njohuri/potencë akoma tipikisht mashkullore, për të lehtësuar koordinimin midis punës dhe jetës private”. Në sit gjenden informacione rreth përdorimit të teknologjive, instrumenta të videokomunikimit, chat e weblog. Politika të reja komunitare: një sit http://formazione.provincia.fi.it/nuovaprogrammazionefse/ Provincia e Firenze-s ka realizuar një sit interneti për të bërë të njohur të rejat kryesore të programimit të politikave komunitare për periudhën 2007/2013. Artikulimi i sitit lejon të ndiqet nëpërmjet të rejave diskutimi dhe evolucioni i dokumentave disponibile, si dhe kërkimi i studimeve më të hollësishme duke përdorur një adresë të postës elektronike të dedikuar posaçmërisht. Komisiariati me një klik http://www.commissariatodips.itNga fillimi i 2006 është aktivuar një shërbim i ri për qytetarët: portali www.commissariatodips.it ku qytetarët mund të kenë akses në një “komisariat virtual” për të deklaruar denoncime dhe sinjalizime për krime të kryera si dhe mund hyjnë në një seri shërbimesh informative. Shërbimi paraqet një eksperiencë pioniere në nivel europian dhe lind nga dëshira për të fuqizuar shërbimin tashmë aktiv “Denuncia vi@ web” që nga fillimi i vitit të kaluar. Siti paraqet një novacion shumë domethënës, tregues i vullnetit të administratës publike për të bërë gjithnjë e më aksesibël dhe më të frutshme nëpërmjet teknologjive të reja shërbimet e ofruara ose për të pasuruar ofertën. Banka e re e të dhënave të praktikave pozitive http://www.buoniesempi.it/index.asp Banka e re e të dhënave BuoniEsempi inkuadrohet në kuadër të programit operativ "Organizim, Thjeshtësim dhe Sisteme qeverisëse" Linja e Ndërhyrjes n. 4 "Realizimi i programit Cantieri: rrjete dhe mbështetje ndaj novacionit" financuar nëpërmjet Programit të Empowerment të administratave publike të Italisë së Jugut ish dekretin CIPE 36/2002 dhe realizuar nga Formez për llogari të Departamentit të Funksionimit Publik. BuoniEsempi duke kapitalizuar eksperiencën në shërbim të novacionit administrativ duke filluar nga 2002 synon: t’u ofrojë Administratave Publike, në veçanti atyre të Italisë Jugore, instrumenta për të përmirësuar performancat e tyre në realizimin e novacionit dhe në drejtimin e shërbimeve me synim rritjen e kapaciteteve konkurruese të territoreve; rritjen e kohezionit dhe të bashkëpunimit midis Administratave duke vlerësuar konfrontimin dhe ndërveprimin midis enteve të ndryshme derisa të mund të aktivojnë në mënyrë spontane shkëmbime dhe studime organizative; të mbështesin dhe të përhapin proçeset që kanë të bëjnë me vlerësimin e eksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin e kompetencave, me integrimin e njohurive, me përmirësimin e vazhdueshëm, nëpërmjet analizave dhe studimeve të "rasteve të praktikave pozitive" të realizuara ose në realizim.

3

Page 4: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Konsulenca për AP në kohë reale http://www.asmez.it/espertonline/ Seksion i ri për sitin e realizuar nga Consorzio Asmez për të ndihmuar nevojat profesionale të drejtuesve, funksionarëve dhe vartësve publikë. Seksioni, “L’esperto in diretta”, sheh ekspertë në kuadrin e administratës publike të alternohen për t’u përgjigjur në kohë reale pyetjeve të përdoruesve on line. Iniciativa synon të ofrojë bagazhin e njohurive të punonjësve të konsorciumeve, duke shfrytëzuar eksperiencat e tyre në dhënien e përgjigjeve, sqarimeve dhe studimeve të hollësishme në Universin Administratë Publike. Intoscana.it:është krijuar portali zyrtar i Toscana http://www.intoscana.it/intoscana/home.jsp Portali i ri zyrtar i Rajonit Toscana, shumë i dendur në shërbime për qytetarët, turistët dhe ndërmarrjet, është prezantuar në Romë. Të shumta janë shërbimet on line nëpërmjet portalit: nga studimi në distancë (e-learning) prenotimi i hoteleve dhe apartamenteve në Toscana (e-booking) në e-shopping që lejon shitjen e produkteve artizanale. Shumë hapësirë i është dedikuar pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitetin e Administratës Publike dhe nevojave të botës sipërmarrëse: ekziston hipoteza e krijimit të një newsletter dedikuar të gjitha ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshëm industrialë. Edhe firma digjitale në Conegliano http://www.comune.conegliano.tv.it. Komuna e Conegliano (Treviso) aktivon shërbimin e firmës digjitale me të cilin qytetari mund të dialogojë me Entin nga shtëpia. Me këtë iniciativë, Administrata e Komunës, ofron një instrument të rëndësishëm në thjeshtësimin dialogut midis privatit qytetar, profesionistit dhe Administratës Publike. Ndër iniciativat e tjera të ndërmarra në vite është kablli në fibra optike të të gjitha zyrave komunale, fuqizimi i shërbimeve on-line nëpërmjet sitit internet të Komunës www.comune.conegliano.tv.it si, për shembull, përllogaritja e ICI on-line, observatori shtëpi on-line, sporteli i shoqatave dhe i informimit të të rinjve. Dhe akoma aktivimi i mandatit të pagamentit informatik, të centralit unik me kursim rreth kostove të komunikimit dhe karta e identitetit elektronik. Cst: e-gov edhe në komunat e vogla http://www.innovazione.gov.it Politika e nisur për modernizimin e Administratës Publike ka bërë hapa përpara me Qendrat e shërbimeve territoriale, të krijuara nga bashkëpunimi i qeverisë qendrore me rajonet dhe entet lokale, qëi lejojnë komunave të vogla të ofrojnë shërbime të e-government, duke ofruar një suport teknologjik, proçedural, organizativ e drejtues. Me Cst do të favorizohet agregimi midis komunave të vogla, duke realizuar ekonomitë e shkallës dhe kursim deri në 60%, i ripërdorueshëm për përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Linjë e shpejtë interneti në Liguria http://www.eliguria.liguriainrete.it/eventi.asp. Rajoni Liguria ka vendosur ndër objektivat e saj strategjikë përforcimin e aksioneve rajonale që i përkasin përhapjes së linjës së shpejtë të internetit dhe të lidhjes në të gjithë territorin për të favorizuar aksesin e enteve, të ndërmarrjeve dhe të qytetarëve në shërbimet on line. Objektivi i projektit është t’u ofrojë qytetarëve, enteve lokale dhe ndërmarrjeve në territoret gjeografikisht të vështira për akses në shërbimet informatike dhe në të gjitha oportunitetet teknolgjike egzistuese, por

4

Page 5: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

deri më sot jo me akses në të njëjtën mënyrë për shkak të shpërndarjes së ndryshme të infrastrukturave teknologjike (Digital Divide). Projekti është aktivuar në disa zona akoma të paarritura nga shërbimet internet të shpejtësisë së lartë që përbëjnë një observator interesant për të realizuar me efikasitet përhapjen e linjës së shpejtë të internetit në gjithë territorin ligur. ComKomuna e Napolit: portali do të jetë më aksesibël http://www.comune.napoli.it Administrata e Napolit ka zgjedhur të pajiset me një sit web të ri i karakterizuar nga përdorimi maksimal si dhe nga aksesi konform ligjit 4/2004, si për përdoruesit astu edhe për kë e drejton. Portali, lind si shërbim global për qytetarin, me objektiv shpejtimin dhe thjeshtimin e marrëdhënies midis administratës dhe publikut, duke favorizuar përdorimin dhe përhapjen e informacioneve dhe shërbimeve. Aksesibiliteti në sit do të favorizohet edhe nga një riorganizim i funksioneve dhe përmbajtjeve që falë ndarjes së projektimit botues për zonat me interes, do të jetë më imediat dhe më i përdorur nga përdoruesi. Autoriteti garant për mbrojtjen e të dhënave personale http://www.garanteprivacy.it Abc on-line e tutelimit të privacy. Përmban seksione të pasura normative, provedimenti të Garante, publikacione dhe modulistikë, si dhe përmbledhja e newsletter periodike. Një sit i domosdoshëm për të gjithë operatorët e Enteve lokale. Administrata në ecje www.amministrazioneincammino.luiss.it Promovuar dhe kujdesur nga Luiss, siti është një laborator trajnues dhe eksperimental për studiues dhe kërkues të së drejtës publike. Të shumta seksionet me interes për administratorët dhe drejtuesit e Enteve lokale. Treguesi i administratave publike http://www.indicepa.gov.it/ Siti, i furnizuar nga vet administratat, bën më të lehtë kërkimin e informacioneve rreth administratave publike dhe i afron gjithnjë e më shumë me qytetarin. Nëpërmjet treguesit AP çdo administratë tregon strukturën e zyrave të veta dhe listën e shërbimeve të ofruara, me informacionet për përdorimin e tyre dhe adresat e postës elektronike për komunikim dhe për shkëmbim të dokumentave dhe informacioneve, edhe zyrtare dhe me vlerë legale.

5

Page 6: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth : • Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të

Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik;

• Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë;

• Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh);

• I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar;

• L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; • Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të

nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur.

Juris Data Giurisprudenza Bankë të dhënash juridike e Giuffré, e konsultueshme në CD Rom e DVD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë grumbullon çdo vit informacionet e përmbajtura në Repertorin e Drejtësisë Civile (duke filluar nga viti 1979) të cilës i janë shtuar Vendimet e Gjykatës Civile të Kasacionit, Legjislacioni, Përmbledhjet e Ligjeve e Ligjet Plotësuese si dhe Vendimet e Gjykatës Penale të Kasacionit. Banka e të dhënave përmban:

• Tutte le massime (Të gjitha sentencat) (sot, janë më shumë se 500.000, me evidentimin e më të rëndësishmeve) – në fushën kushtetuese, civile, penale, e proçeseve gjyqësore, administrative dhe të taksave – të marra nga vendimet e deklaruara nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Kasacionit e nga Këshilli i Shtetit, si dhe sentencat e vendimeve të autoriteteve të tjera të trajtuara në publikime periodike;

• L’indicazione della legislazione vigente (Tregues të Legjislacionit në fuqi); • Notizie bibliografiche (Lajme bibliografike): artikuj doktrine, shënime rreth

vendimeve gjyqësore, shënimet redaktuese kryesore. Në seksionin “Novità” (Të reja) gjenden sentencat më të fundit, akoma të pa vendosura në banka të dhënash.

6

Page 7: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Data Open Bankë të dhënash on line, me axhornim në kohë reale, e propozuar për publikun nën markën OPEN të Shoqërisë së Menaxhimit SDM. Ofron aplikimet e mëposhtme:

• Tuttoimprese – Camere di Commercio on line (Të gjitha ndërmarrjet – Dhomat e Tregëtisë on line), produkt që ofron të dhëna zyrtare të Dhomave Italiane të Tregëtisë, nëpërmjet të cilës është e mundur të kërkohen të dhëna, të arkivohen e të printohen Skeda të NdërmarrjeveSkeda të përgjegjësive të ndërmarrjeve, Skeda të rregullimit të pronësisë së shoqatave, Skeda ortakërie.

• Tuttoimprese – 1. Protesti on line (Protestime on line) produkt që ofron në rrjet të gjitha emërtimet, si persona fizik ashtu edhe persona juridik, firma e të cilëve rezulton e protestuar në gjithë territorin kombëtar.

• Tuttogazzette – Full, produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë dhe të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 1. Leggi e Decretti, (Ligje e Dekrete), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës normative dhe legjislative të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 2. Gare e Appalti (Gara e Tendera), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të seksionit Tendera të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 3. Concorsi (Konkurse), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës Konkurse të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

Akropolis Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo katër muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Ofron kuadrin normativ në sektorët e urbanistikës, të rregullimit të territorit dhe të ndërtimit, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. Të tre seksionet URBANISTICA (URBANISTIKA), ASSETTO DEL TERRITORIO (RREGULLIMI I TERRITORIT), EDILIZIA (NDERTIMI), përmbajnë të njëjtën tipologji normative dhe janë të klasifikuara sipas argumentave. “Akropolis” përmban:

• Legjislacion nga 1867 • 71 zëra kërkimi • Kompleksi i normave juridike nga 1980 të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së

Kasacionit, Këshillit të Shtetit, të TAR (Gjykata Administrative Rajonale) • Doktrina nga 1975 • Formularë

Tendera të Investimeve Publike Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo gjashtë muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë përbën një sistem të koordinuar dhe të plotë të gjithë legjislacionit në fuqi me temë tenderat publikë, si të prodhimit kombëtar ashtu edhe të derivimit komunitar, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. “Appalti di Opere pubbliche” përmban:

7

Page 8: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

• 70 zëra kërkimi • Legjislacion nga 1865 • Kompleksi i normave juridike të Gjykatës Kushtetuese, të TAR (Gjykata

Administrative Rajonale), të Këshillit të Shtetit. Të gjitha bankat e të dhënave janë të konsultueshme në Bibliotekë me ndihmën e operatorëve.

8

Page 9: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Binci Daniele, Chiarini Alberto, Mengarelli Alberto, Një aplikim i Business Process Reengineering në sektorin publik: Agjensia e hyrjeve në: Azienda Pubblica, nr. 1, 2006, fq. 77-94 Objekt i këtij artikulli është aplikimi i Business Process Reengineering (BPR) në kuadrin e sektorit publik pranë Agjensisë së të ardhurave (Drejtimi rajonal Marche). Pas një inkuadrimi sintetik të ndryshimeve thelbësore në sektorin publik, te konceptit të BPR dhe të përdorimit të burimeve strategjike (njerëzore, organizative e teknologjike) verifikohen oportunitete e limite në aplikimin e tij në sektorin publik nëpërmjet studimit të rastit ku vihen në evidencë të mirat dhe pengesat e ndeshura gjatë realizimit të

projektit dhe rezultatet e arritura si pasojë e ndërhyrjes. Vendndodhja në bibliotekë: BR1A2

Cepiku Denita, Governance dhe institucionet ndërkombëtare: nga përcaktimi në matje in: Azienda Pubblica, nr. 1, 2006, fq. 37-53 Governance është në qendër të vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare, që grupojnë Vendet në zhvillim ose vendet e industrializuara. Koncepti është objekt i përcaktimeve të përgjithshme që kanë si synim të pranohen nga Vendet me kulturë dhe tradicione administrative jo shumë të ngjashme. Më me interes shfaqen sforcimet e këtyre institucioneve në dhënien e konceptit operativ dhe në matjen e tij. Nëse nga njëra anë këto eksperienca mund të ofrojnë nxitje të nevojshme në administratat publike kombëtare, nga ana

tjetër mbetet akoma e hapur çështja e influencës së modeleve kombëtare të governance në kuadrin e proçeseve të përcaktimeve në nivel. Vendndodhja në bibliotekë: BR1A2

Gargano Francesca, Entet lokale dhe bashkëpunimet e jashtme në: La finanza locale, nr. 4, 2006, fq. 77-82 Nën këndvështrimin e jurisprudencës më të fundit kontabile artikulli synon të argumentojë tematikën shumë aktuale të besimit të konsulencave të huaja nga ana e administratave lokale; argument ky shpesh subjekt i kritikave për shkak të implikimeve negative rreth shpenzimit publik. Vendndodhja në bibliotekë: BR4A11

9

Page 10: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Longo Francesco, Governance e rrjeteve me interes publik: cilat instrumenta menaxherialë për t’ju përgjigjur problemeve? në: Azienda Pubblica, nr. 1, 2006, fq. 13-35 Paraqet një përcaktim të paradigmës “governance e rrjeteve me interes publik” i nevojshëm për të përcaktuar implikimet e nevojshme organizative dhe operative për administratat publike të përfshira. Në vazhdim heton vështirësitë kryesore në përvetsimin e modelit të governance nga ana e administratave publike. Përfundon duke analizuar logjikat dhe instrumentat menaxherialë që duhen aktivuar për të realizuar governance me sukses, duke përcaktuar karakteristikat operative të nevojshme.

Vendndodhja në bibliotekë: BR1A2

Limone Donato A., Bilançi social: më shumë transparencë për Administratat Publike në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2006, fq. 18-19 Bilançi social përbën një modalitet të “rendikontit” finalizuar për të bërë më transparente ndaj qytetarëve aktivitetin e administratave publike. Numri i Administratave Publike që përdorin këtë instrument është në rritje. Për këtë Ministri për funksionimin publik ka nxjerrë direktivën 17/2/2006 rreth rendikontit social në Administratat Publike. Në këtë artikull argumenti trajtohet përsa i përket sistemit të të dhënave në mbështetje të bilançit sociale që duhet të jetë një grup të dhënash me finalitet të qënit një strukturë

sistematike dhe permanente në dispozicion të përdoruesve. Vendndodhja në bibliotekë: BR5A10

Lupi Chiara, Tecnologie wireless, një përpjekje për të luftuar digital divide në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2006, fq. 32-34 Ofrimi i lidhjes për gjithë popullsinë e një zone me disavantazh për entet lokale, falë teknologjive wireless. Për të garantuar gjithandej përdorimine shërbimeve të e-government. Në këtë studim shpjegohet se si teknologjitë afrojnë qytetarin me institucionet. Vendndodhja në bibliotekë: BR5A10 Lupi Chiara, Përhapja e kulturës së sigurisë. Për të garantuar vazhdueshmërinë operative në Administratat Publike. në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 4, 2006, fq. 32-34 administratat publike duhet të përballojnë temën e sigurisë informatike dhe të telekomunikacionit në mënyrë organike. Duke filluar nga trajnimi i punonjësve. Fornitorët duhet të jenë në gjendje të propozojnë zgjidhje të përshtatshme. Në këtë studim kuadri normativ dhe propozimet e disa aktorëve të tregut. Vendndodhja në bibliotekë: BR5A10

10

Page 11: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Manca Giovanni, Formate të reja për firmën digjitale në: PubblicA : Novacioni, strategjitë, organizimi, teknologjitë, komunikimi për Administratën Publike, n. 4, 2006, fq. 12-14 Firmosja e fundit e një protokolli marrëveshjeje për disponibilitetin e formatit të firmës digjitale të përcaktuar në specifikat Portable Document Format ka provokuar një seri komentesh në disa specialstë të sektorit. Në këtë artikull përshkruhet skenari normativ dhe teknik në të cilin protokolli i marrëveshjes vendos rregullat e reja që sjell. Aplikimet specifike si konservimi dokumentues për periudha afatgjata duhet më parë të përcaktojnë modalitetet e drejtimit të formateve të dokumentave si dhe

shkrimin dhe mbajtjen e tyre. Vendndodhja në bibliotekë: BR5A10

Manni Francesco, Ekonomiciteti, pjesëmmarja dhe kontrolli social: rifleksione sulrreth proçesit të nisur të rinovimit të administratave publike në Itali në: Rivista italiana di ragioneria e di economia aziendale, nr. 5/6, 2006, fq. 302-318 Studimi analizon tre pika kyçe për rinovimin e administratave publike në Itali. Fillon me fokalizimin e implikimeve të nocioneve të efiçencës ekonomike për management të institucioneve publike. Kështu pra analizon proçesin e pjesëmarrjes deçizive dhe të marrëdhënieve midis politikanëve dhe managers.

Shkrimi mbyllet duke identifikuar të mirat që mund të merren nga përforcimi i mekanizmit të tutelimeve dhe përgjegjësive publike. Vendndodhja në bibliotekë: BR1D5

Sforza Tiziana, Eksperienca nga jashtë: E-proc në Administratën Publike anglese në: PubblicA : Novacioni, strategjitë, organizimi, teknologjitë, komunikimi për Administratën Publike, n. 5, 2006, p. 12-13 Përhapja e blerjeve on line në administratat dhe e-commerce në sektorët prodhues. Ky është objektivi i qeverisë britanike, që synon të bëjë Anglinë Vendin evropian më kompetitiv për zhvillimin e tregëtisë elektronike. Fenomeni anglez futet në brendësi të një tendence të përhapur në nivel evropian. Vendndodhja në bibliotekë: BR5A10

11

Page 12: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Disiplina e tregëtisë elektronike / Lorena Manna. - Padova : CEDAM, 2005. - VII, 300 p. ; 24 cm TREGUESI: Dekreti legjislativ 70/2003 - Përcaktime e principe - Detyrimet informative të ofruesit të shërbimeve - Komunikimet tregëtare on-line - Rregullat për kontraktimin on-line – Rregullorja e përgjegjësisë ofruesve të ndërmjetëm - Autorregullorja – Bashkëpunime dhe sanksione - Treguesi analitik. Volumi ofron disa aspekte juridike të shërbimeve të shoqatës së informacionit, në veçanti tregëtia elektronike, në tregun e brendshëm.

Volumi kërkon të qartësojë situatën normative të tregëtisë elektronike, duke i ofruar lexuesit edhe një bibliografi të gjerë rreth argumentit. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29 G 5a

Logjika e instrumenta të accountability për Administratat Publike / nën kujdesin e Fabrizio Pezzani ; prefazione di Francesco Staderini ; scritti di Carlo Conte ... [et al.]. - Milano : EGEA, c2005. - X, 241 p. ; 24 cm TREGUESI: Accountability i administratave publike: tema e indikacioni për përhapjen e analizës së eksperiencave jashtë vendit – Tematika të accountability në administracionet qëndrore dhe në marrëdhëniet midis niveleve të qeverisë – Tematika të accountability në administratat rajonale dhe lokale. Volumi shqyrton problematikat kryesore tërendikontit dhe accountability në

administratat publike në nivele të ndryshme të qeverisë: Administracionet Qëndrore, Rajone, Ente Lockale. Ndërhyrjet e reformës të viteve '90, dhe në veçanti decentralizimi, i kanë dhënë jetë problemeve dhe nevojave të reja të rendikontit nga ana e Administratave Publike: volumi, nëpërmjet studimit të eksperiencave italiane dhe të huaja, synon t’u ofrojë administratorëve drejtuesve publikë logjika dhe instrumenta që përforcojnë accountability të vet Administratës. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29 H 29a

Manuali i të drejtës së informacionit dhe të komunikimit : me riferime ndaj tutelës së privacy, ndaj shpifjeve dhe ndaj botimit on-line / Ruben Razzante. - 3. ed. - Padova : CEDAM, [2005]. - XXI, 602 p. ; 21 cm TREGUESI: Informacion dhe komunikim në kushtetutën italiane - Gazetaria në ligjet në fuqi – Tutela e privacy dhe ushtrimi i të drejtës për kronikë – Komunikimi në entet publike - Shtojca dokumenta Ky manual i jep rëndësi evolucionit të së drejtës së informacionit dhe të komunikimit, me referime konstante edhe në rregulloret e shteteve

evropiane dhe ekstraevropiane dhe në normat ndërkombëtare. Objekt i kapitullit të parë është tutela që Kushtetuta italiane dhe disa Karta evropiane domethënëse i bëjnë lirisë së mendimit. Në kapitullin e dytë trajtohen të gjitha normat në fuqi në sektorin e gazetarisë. Kapitulli i tretë i

12

Page 13: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

dedikohet Kodit të ri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa kapitulli i katërt i kushtohet studimit të krimit të shpifjeve nëpërmjet shtypit dhe përmban një pjesë konsistente rreth shpifjeve on-line. Kapitulli i pestë dhe i fundit shqyrton komunikimin publik dhe institucional si dhe strukturat si Zyrat për marrëdheniet me publikun (Urp). Në kapitullin e fundit analizohen edhe tema në lidhje me trajnimin, me thjeshtësimin administrativ dhe me verifikimin e pranimit të politikave publike nga ana e qytetarëve (costumer satisfaction). Vepra është e shoqërar nga një shtojcë e pasur dokumentash. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29 I 32a

Pjesëmarrja e proçedimentit administrativ : edhe nën këndvështrimin e modifikimeve të sjella nga ligji 7.8.1990, nr. 241, nga ligji 11.2.2005, nr. 15 dhe nga vendimi 14.3.2005, nr. 35, i konvertuar me 14.5.2005, nr. 80 / Roberto Proietti. - Milano : Giuffrè, c2005. - XV, 479 p. ; 23 cm TREGUESI: Pjesëmarrja në proçedurën administrative – Proçedurat administrative – Forma të tutelimit dhe përgjegjësisë Pjesëmarrja e qytetarit në proçedurat administrative është me shumë rëndësi, si për funksionin e garancisë në favor të subjekteve të përfshira në aktivitetin administrativ, ashtu edhe për mundësinë e psurimit të

administratës publike. Por në të njëjtën kohë ndër nevojat e transparencës dhe publicitetit nga njëra anë dhe nevojat e efiçencës së veprimit administrativ, nga ana tjetër, shpesh sjell probleme aplikuese që sipas rasteve çojnë në sakrifica të pajustifikueshme të garancive pjesëmarrëse. Volumi përmban një panoramë të axhornuar të problematikave në lidhje me pjesëmarrjen në proçedurën administrative, duke patur parasysh orientimet juridike dhe modofikimet e integrimet legjislative të sjella nga ligji 11.2.2005, nr. 15 dhe nga vendimi 14.3.2005, nr. 35, i konvertuar me ligjin 14.5.2005, nr. 80. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29 G 9a

13

Page 14: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

E-Government dhe Komunikimi Publik: lind Observatori Evropian në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 100, datë 19 Korrik 2006 Një instrument i ri studimi promovuar nga Federata Evropiane e Shoqatave të Komunikimit Publik, në të cilin aderon edhe Shoqata "Komunikim Publik". Çdo vit Observatori Evropian rreth E-Government dhe rreth Komunikimit Publik do të realizojë një raport rreth skenareve dhe aplikimeve të E-Government dhe Komunikimit Publik zhvilluar nga Administratat Publike lokale e qëndrore të Vendeve të ndryshme evropiane. Një Observator evropian rreth eGovernance dhe rreth Komunikimit Publik në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 210, datë 7 Korrik 2006 Është krijuar Observatori Evropian rreth Governance dhe rreth Komunikimit Publik, një instrument i ri studimi promovuar nga forumi për Teknologjinë e Informacionit (FTI) dhe nga Federacione Evropiana të Shoqatave të Komunikimit Publik (FEACP), në të cilin aderon edhe Shoqata "Komunikim Publik". Observatori do të realizojë një raport vjetor redaktuar në anglisht dhe me një executive summary në italisht e frëngjisht, i cili do të ofrojë të dhëna dhe skenare rreth politikave dhe aplikimeve të E-Government, eDemocracy dhe të Komunikimit Publik më interesante të zhvilluara nga Administratat Publike lokale e qëndrore të Vendeve të ndryshme evropiane. Projekti i Observatorit Evropian rreth E-Government dhe rreth Komunikimit Publik ka marrë mbeshtetjen e Parlamentit Evropian, Presidenti Josep Borrell Fontelles ka nisur diskutimin e tij për t’u botuar në këtë volum. Edhe Ministrit të Funksionimit Publik dhe të Novacionit Teknologjik Luigi Nicolais i është kërkuar një diskutim hyrës për t’u botuar në volum. Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit në Komunat italiane në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 210, datë 7 Korrik 2006 Janë disponibël shumë informacione rreth teknologjive tëinformacionit dhe të komunikimit të përdorura në Komunat italiane në sondazhin rreth Administratave Publike lokale italiane kryesore, i prezantuar pak ditë më parë nga Istat. Informacionet i referohen viteve 2004-2005 dhe i përkasin aspekteve organizative të drejtimit të teknologjive në kuadrin e strukturave komunale, pajisjet teknologjike kryesore dhe përdorimi i tyre nga ana e Komunave në lidhje me proçeset e veta si dhe me ofertën e shërbimeve drejtuar qytetarëve. Objektivi kryesor është fillimi i realizimit të kuadrit informativ rreth përdorimit të ICT pranë subjekteve të ndryshme institucionale, duke përhapur në administratat publike të studimit statistikor të nisur vitet e fundit me referim sektorin e ndërmarrjeve dhe të familjeve. Sondazhi ka përfshirë 3.223 Komuna. Novacioni, për momentin i frenuar: Italia investon gjithnjë e më pak në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 209, datë 30 Qershor 2006 Ky është përfundimi i arritur nga Raporti Assinform 2006, fotografia më e kompletuar e situatës konkrete ne sektorin e informatikës, të ICT dhe të telekomunikacionit të prezantuar nga shoqata kryesore e kategorisë. Alarmi i presidentit Lucarelli: shume e ngadaltë rritja e tregut IT dhe jemi ndër vendet e fundit në Evropë si raport midis shpenzimit dhe teknologjive të reja të Administratës Publike dhe Produktit të Brendshëm Bruto.

14

Page 15: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

Administrata Publike që shihet bëhet fokus për entet që kanë interes për multimedialitetin në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 209, datë 30 Qershor 2006 Është on line Multimedialiteti, fokus i ri i kanalit të Komunikimit Publik të sitit Formez, me informacione rreth shërbimeve dhe të rejave të panaromës teknologjike me interes për Administratat Publike dhe punonjësve të tyre, përveç takimeve, dokumentimeve, kërkimeve rreth Observatorit Permanent dhe çmimi kombëtar "ADMINISTRATA PUBLIKE QE SHIHET - tv që flet me ty". Dita botërore e Administratave Publike 2006 në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 99, datë 28 Qershor 2006 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka vendosur, me vendimin e saj 57/277, të celebrojë më 23 Qershor kontributin që administrata publike i jep zhvillimit lokal, kombëtar e global si dhe arritjes së Millennium Development Goals. Me këtë synim, departamenti për gli çështjet ekonomike dhe sociale (UNDESA) ka krijuar një çmim për novacionin në administratat publike: United Nations Public Service Awards Programme. Nga eksperiencat e fituesve të këtij viti, nga e gjithe bota, del qartë në pah një paradigmë e novacionit që nis nga vlerat thelbesore të administratës publike tradicionale, duke shtuar elementë të management dhe të governance publike. Management i rregullave: një guidë on line në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 99, datë 28 Qershor 2006 Management i rregulloreve përshkruan rregulla të ndryshme të cilat influencojnë në organizimin dhe në veçanti në përcaktimin e modaliteteve të drejtimit dhe të qeverisë. Rregullat janë " një nga instrumentat" në dispozicion të kujt ushtron funksione drejtuese të një administrate publike për realizimin e misionit të tij. E si të tillë duhet te organizohen në funksion të objektivave organizative. Sot, një zonë tematike specifike ne portalin e Cantieri ofron një oportunitet për këdo që dëshiron të afrohet me këtë argument dhe për të përdorur një guidë të vërtetë on line për të vendosur një management të rregullave dhe për të krijuar proçedura përmirësimi. Administrata Publike zgjedh tv për të propozuar strategji të reja komunikuese në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 208, datë 23 Qershor 2006 Tre video të realizuar nga Onscreen në bashkëpunim me M.I.T. e CRC për të mbështetur Administratën Publike në realizimin e një komunikimi efiçent, bidrejtues i karakterizuar nga një qartësi dhe gadishmëri me e madhe e informacionit. Ky është objektivi i projektit novativ "Një Administratë Publike si mike", një format on line i ideuar për të luftuar dhe modernizuar mënyrën e komunikimit të Administratave Publike. Ky produkt mund të prezantojë një prototip për një produkt serial të një formati televisiv. Aktiviteti nga i cili janë krijuar video-clip ka përfunduar me sukses: bëhet fjalë për një laborator rreth promocionit të shërbimeve on line i realizuar nga Projekti CRC dhe i drejtohet drejtuesve të disa projekteve të e-government të realizuara nga Administratat Publike Lokale dhe co-finanziati nga MIT me Njoftimin e Parë të e-government. Administrata Publike gjithnjë e më shumë digjitale, por qytetarët e kanë vënë re këtë gjë? në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 208, datë 23 Qershor 2006 Nuk vihet re asgjë. Kjo është sintesa ekstreme e kuadrit të Administratës Publike digjitale që del në pah nga Raporti vjetor i CNIPA, prezantuar kohët e fundit në Romë. Një kuadër ambivalent dhe në aparencë kontradiktor, por nëse studiohet me vëmendja nuk është kështu. Sepse nëse rritja e shërbimeve publike on line (nga 205 të 2004 në 243 të 2005) është një e dhënë eloquente , ashtu si dhe sitet institucionale (nga 767 në 953) dhe visitorët e tyre (nga 262 në 376 milionë), po ashtu

15

Page 16: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

është edhe tendenca e dobët e italianëve për të përdorur shërbimet në rrjet, mbi të gjitha kur arrihet në fazat e pagesave, është padyshim konseguencë e drejtëpërdrejtë e vonesave kronike të akumuluara në realizimin e kartës elektronike të identitetit. Komisioni BE: plani për krijimin e një Instituti Evropian i Teknologjisë në: CRC Italia News : Newsletter quindicinale sull'e-government e la Società dell'Informazione, nr.51, datë 15 Qershor 2006 Janë deklaruar hapat e mëtejshëm në krijimin e IET, një nga instrumentat e rinj të parashikuar për të përforcuar novacionin në in Evropë. Duke komentuar këtë komunikim të ri, presidenti José-Manuel Barroso ka deklaruar: “IET është një pjesë integruese e strategjisë së Komisionit e cila synon të krijojë një ambient dinamik për kërkimin, arsimimin dhe novacionin. Kemi nevojë për një lidhje të fortë midis këtyre zonave të trekëndëshit tregues. IET do të jetë shumë më tepër se një operator i thjeshtë në fushën e arsimimit, të kërkimit dhe novacionit; ai do të jetë një model referimi për cilësinë e lartë në nivel evropian.” Digjitali tokësor: është aprovuar skema e Marrëveshjes midis Rajonit të Puglia-s dhe Cnipa në: CRC Italia News : Newsletter quindicinale sull'e-government e la Società dell'Informazione, nr. 51, datë 15 Qershor 2006 Më 15 Maj është aprovuar nga Giunta Regionale skema e Marrëveshjes, midis Rajonit të Puglia-s dhe Cnipa, në lidhje me projektin e digjitalit tokësor “Puglia T-GOV”. I aprovuar me Vendimin e Giunta Regionale n. 597 datë 15 Maj 2006 dhe publikuar në Buletinin Zyrtar të Rajonit të Puglia-s nr. 68 datë 6 Qershor 2006, është relativ me skemën e marrëveshjes midis Rajonit të Puglia-s dhe Qendrës Kombëtare për Informatikën në Administratën Publike, dhe i referohet cofinancimit të projektit “Puglia-Tgov”. Relacioni vjetor i CNIPA në: CRC Italia News : Newsletter quindicinale sull'e-government e la Società dell'Informazione, nr. 51, datë 15 Qershor 2006 Reforma digjitale mund të lejojë rekuperimin e produktivitetit të Administratës Publike, struktura prodhuese më e madhe e Vendit, si dhe për pasojë mbështetjen e rritjes së Sistemit Itali, por me kusht që të investohet në faktorin njerëzor. Rezultat ky i Relacionit vjetor rreth aktiviteteve të CNIPA në vitin 2005, i prezantuar sot në Romë nga Presidenti Livio Zoffoli përfaqësuesve të institucioneve, të aparatit publik dhe të sipërmarrësve. Siguria në çdo aspekt të marrëdhënieve midis qytetarëve dhe Administratës Publike në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 205, datë 2 Qershor 2006 Siguria do të jetë një nga tematikat kryesore të edicionit XII të COM-PA, Salloni evropian i Komunimikit publik, të shërbimeve ndaj qytetarit dhe ndaj ndërmarrjeve, i cili do të zhvillohet në Bologna në datat 7 e 9 Nëntor. Profesionalitetet tradicionale si Zjarrfikësit, Mbrojtja Civile, Rojet Pyjore, Policia Rrugore, Karabinierët, Policia, Policia Financiare dhe Forcat e Armatosura, thirren gjithnjë e më shumë për të garantuar një ide mbrojtjeje, por edhe teknologjitë e reja duhet të jenë gjithnjë e më shumë në shërbim të cilësisë së Administratave Publike. Një Administratë Publike që, për të qënë e përgatitur përballë sfidave, është e detyruar të përpunojë norma, të përcaktojë profesionalitete dhe të realizojë projekte përpara nevojave. Projekti special i COM-PA, që parashikon një hapësirë në brendësi të Sallonit ku do të zhvillohen takime e diskutime, synon të vlerësojë këto aspekte, sepse siguria sot nuk mund të lëjë asgjë për në momentin e fundit ose më keq akoma në mbështetje të teknikave të gabuara. Siguria personale në plan të parë, por jo vetëm

16

Page 17: Webzine BITS & NPM versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-mag-ago06-shq.pdfeksperiencave, të komunikimit, me zhvillimin

kjo. Do të flitet për siguri në transacione, në përdorimin e të dhënave personale, në transportet dhe në akses të shërbimeve publike. Sot koncepti i sigurisë është transversal e shkon më tej mënyrës tradicionale të të menduarit, i përket çdo aspekti të marrëdhënies midis Administratës Publike dhe qytetarëve, duke bërë të nevojshëm mendimin dhe realizimin e instrumentave, strukturave dhe shërbimeve më moderne. Ndër ta sistemet elektronike për aksesin e makinave në qendrat historike, politikat e transportet, sistemet e tutelimit të bankave të dhënave dhe të sporteleve publike, kështu si teknikat e reja të njohjes së qytetarëve dhe të vlefshmërisë së praktikave administrative e financiare. Public Governance: është diskutuar në Romë në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 97, datë 31 Maj 2006 Në konferencën ndërkombëtare të mbajtur me datë 19 Maj pranë Fakultetit të Ekonomisë të "Tor Vergata" është folur për governance publike. Tema, më aktuale se kurrë, është diskutuar nga një pikëpamje teorike nëpërmjet prezantimeve të Eric Klijn e Xavier Ballart të Universitetit Erasmus të Rotterdam dhe të Universitetit autonom të Barcelonës. Kuadri konceptual është kompletuar nga ndërhyrjet e Marco Meneguzzo, Universiteti Tor Vergata, e Riccardo Mussari, Universiteti i Sienës. Detyra e ilustrimit të dimensionit më operativ se qëndrimi i governance publike ka qënë e Arturo Siniscalchi të Formez, Ruth Renne, Ministër i Thesarit të Zelandës së Re, dhe përfaqësuesve të Rajonit të Basilicata-s.

17