zanazeqiri.weebly.com · web viewrëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e...

46
IMPLEMENTIMI I STANDARDEVE TË ZHVILLIMIT DHE TË MËSUARIT FËMIJËRINË E HERSHME ZHVILLIMI GJUHËS DHE KOMUNIKIMIT

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

IMPLEMENTIMI I STANDARDEVE TË ZHVILLIMIT DHE TË MËSUARIT NË FËMIJËRINË E HERSHME

ZHVILLIMI GJUHËS DHE KOMUNIKIMIT

Prishtinë, 2012

Page 2: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Hyrje

Moduli “ Zhvillimi i fushës së Gjuhës dhe Komunikimit” është pjesë e moduleve për trajnimin e

edukatorëve për implementimin e Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e

hershme 0-6 vjet. Moduli ofron informata për: Të kuptuarit e lidhshmërive në mes të zhvillimit

të gjuhës dhe komunikimit; Stadet & fazat & teoritë e ZHGJK; Të dëgjuarit dhe të folurit si pjesë

të ZHGJK; Bazat fillestare e të lexuarit; Bazat fillestare e të shkruarit; Kompetencat gjuhësore

dhe komunikuese të fëmijëve, si dhe Strategjitë që mund të përdorën gjatë punës me fëmijë në

përkrahje të tyre për zhvillimin e Gjuhës dhe Komunikimit.

Si do të përdoret ky modul?

Ky modul është hartuar që të jetë model pune për edukatorë me qëllim të përkrahjes së tyre në

zhvillimin e kompetencave profesionale për punë me fëmijë. Si i tillë mund të përdoret në

mënyrë të pavarur gjatë punës me fëmijë nga edukatorët, drejtuesit e institucioneve parashkollore

dhe prindërit.

Pse ka nevojë për këtë modul?

Hartimi i standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet është hapi i

parë drejtë zhvillimit të një qasje të integruar ndaj edukimit në fëmijërinë e hershme.

Implementimi me sukses i SZHMFH, përkatësisht implementimi i standardeve të fushës së

zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit kërkon që edukatorët, drejtuesit e institucioneve arsimore

dhe prindërit t’i zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në përdorimin e

standardeve dhe treguesve të gjitha fushave zhvillimore gjatë planifikimit dhe realizimit të

aktiviteteve me fëmijë në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e gjuhës dhe komunikimin tek

fëmijët e grup moshave të ndryshme.

2

Page 3: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Cili është qëllimi i këtij moduli?

Qëllimi i modulit është të ofrojë përkrahje profesionale dhe praktika të mira në zbatimin e

suksesshëm të standardeve, treguesve dhe aktiviteteve që përkojnë me fushën zhvillimore:

Zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit.

Cilat janë rezultatet e pritura?

Duke marrë parasysh temat që do të trajtohen dhe strategjitë që do të praktikohen gjatë trajnimit

në këtë modul, pritet që edukatorët dhe vijuesit tjerë të programit të trajnimit të arrijnë rezultatet

në vijim:

o Analizojnë ndërlidhjen në mes të fushave të zhvillimit të fëmijës

o Analizojnë teoritë dhe fazat e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit

o Prezantojnë shembuj të praktikave dhe ngjashmërive të zhvillimit të gjuhës dhe

komunikimit

o Analizojnë të dëgjuarit dhe të folurit në fëmijërinë e hershme të zhvillimit gjuhësor dhe

komunikimit

o Prezantojnë shembuj të ndërlidhjes së ngushtë të dëgjuarit dhe folurit si pjesë e ZhGJK.

o Prezantojnë praktika të integrimit të lojës në ZHGJK.

o Analizojnë bazat fillestare të lexuarit dhe të shkruarit në fëmijërinë e hershme të

zhvillimit gjuhësor dhe komunikimit.

o Demonstrojnë praktika të ndërlidhjes në mes të lexuarit dhe të shkruarit

o Identifikojnë dhe praktikojnë strategji mësimore që zhvillojnë kompetencat ZHGJK.

o Të përmirësojnë efikasitetin e shkathtësive të vazhdueshme për mënyrën e përdorimit të

veprimtarive të ndryshme të fushës së ZHGJK.

3

Page 4: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Çfarë përmban moduli?

Ky modul, është i organizuar në katër pjesë që përkon me dy seanca nga 90 minuta (3 orë).

Secila pjesë i pasqyron çështjet relevante për përgatitjen e edukatoreve për implementimin e

SZHMFH – me fushën e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit: 1. Zhvillimi i Gjuhës dhe

Komunikimi - si pjesë integrale e zhvillimit të fëmijës

1. 1. Stadet e zhvillimit gjuhësor dhe të komunikimit;

1. 2. Të dëgjuarit dhe të folurit;

1. 3. Bazat fillestare të lexuarit;

1. 4. Bazat fillestare të shkruarit

Plani mësimorPërdorimi i strategjive adekuate mësimore dhe përkrahja profesionale në praktikat e mira që ndihmojnë rritjen e zhvillimit gjuhësor të fëmijëve dhe aftësive të hershme të shkrim leximit Afati kohor: Dy seanca 1.5 orësh (totali 3 orë) Ideja kryesore

Teoritë dhe stadet e zhvillimit gjuhësor dhe komunikimit tek fëmijët dhe rëndësia e ndikimit të tyre në zhvillimin dhe të mësuarit e hershëm të fëmijëve

Objektivat/Rezultatet e të nxënit :

o Krahasojnë teoritë dhe karakteristikat e ndryshme të zhvillimit gjuhësor në stade të ndryshme dhe japin

Materialet e mësimdhënies:

1. Letra tabele2. Letra A/43. Shënuesit4. Ngjitës letre5. Foto6. Video prezantime

4

Page 5: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Kompetencat e komunikimit- mundësitë, aftësitë (standardet) sipas moshave të fëmijëve

Shkathtësitë e të dëgjuarit dhe të folurit- gjuha e trupit si formë e komunikimit, kreativiteti gjuhësorë

Leximi si formë e shprehjes dhe komunikimit përmes materialeve të shtypura dhe mbjellja e dashurisë për lexim

Shkrimi si formë e shprehjes dhe komunikimit –si dhe të shkruarit përmes simboleve e shenjave si dhe nxitja e kreativitetit të fëmijëve përmes aktiviteteve të përditshme

shembuj praktikë nga teoritë përkatëse

o Zhvillojnë shprehitë e të kuptuarit të folur, të dëgjuarit, aftësive fillestare për të shkruarit & të lexuarit si dhe krijojnë elementet e të menduarit dhe të komunikimit

o Identifikojnë qasjet e ndryshme ekzistuese rreth konceptit –komunikim

o Praktikojnë strategji, aktivitete mësimore që nxisin, inkurajojnë rëndësinë e zhvillimit të dëgjuarit dhe të folurit përmes formave të ndryshme të kreativitetit gjuhësorë

o Prezantojnë (individualisht dhe në grupe) shembuj praktikë të formave të shprehjes së komunikimit me anë të leximit

o Praktikojnë strategji mësimore që nxisin, inkurajojnë dhe zhvillojnë të shkruarit si formë shprehëse e kreativitetit të fëmijëve

7. PPT8. Materialet për

lexim

Strategjitë dhe teknika të mësimdhënies: Brainstorming /Mini ligjërat / Diskutimi mepjesëmarrës/ Pune praktike/Puna individuale & grupore,/Lexim i përbashkët/Grupet e ekspertëve

5

Page 6: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

(Jig-sow) Shkëmbe mendim – Rishikim (Ecë përreth- walkabout) - PPT /

Përmbajtja e modulit sipas seancave tematike (titulli i seancës)

Titulli i seancës 1: Teoritë, stadet, të dëgjuarit dhe të folurit e ZHGJK o Teoritë, stadet, kompetencat, shkathtësitë si dhe strategjitë

mësimore për inkurajimin e zhvillimit të kreativitetit tek fëmijët si pjesë përbërëse të ZHGJK

Titulli i seancës 2:Bazat fillestare e të lexuarit dhe të shkruarito Leximi & shkrimi si forma të shprehjes së kreativitetit

komunikues dhe si pjesë integrale e ZHGJK tek fëmijët e moshave të ndryshme (0-6)

Vlerësimi i modulit nga pjesëmarrësit : Fletë vlerësimi i modulit (në fund të dy seancave)

MATERIALI SHTESË PËR MODULIN E ZHVILLIMIT TË GJUHËS DHE

KOMUNIKIMIT

Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit te fëmijët e moshave të hershme

Nënfusha – Të dëgjuarit dhe të folurit

Zhvillimi i nënfushës të dëgjuarit dhe të folurit përfshihen të gjitha aspektet e aftësive

komunikuese që lidhen me gjuhën e folur dhe kontaktet e para me gjuhën e shkruar. Objektivat

specifikë të kësaj fushe janë: të zhvillojnë aftësinë e komunikimit dhe të shprehjes, të zhvillojnë

aftësinë për të dëgjuar dhe kuptuar të folurin e bashkëbiseduesit, të shqiptojnë qartë fjalët dhe të

jenë të kuptueshme në të folur, të formulojnë fjali të kuptueshme dhe të tregojnë për sende,

ngjarje dhe persona duke përdorur drejt kohët e foljes, të analizojnë dhe të komentojnë ngjarje

komplekse, të përshkruajnë situata shpjeguese për të tjerët, të tregojnë përmbledhtas një ngjarje

në formën e një tregimi. Andaj, zhvillimi i nënfushës të dëgjuarit dhe të folurit ndikohet në

mënyrë të konsiderueshme nga aktivitetet dhe praktikat e prindërve dhe edukatorëve gjatë punës

me fëmijë.

6

Page 7: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Nënfusha – Të dëgjuarit dhe të folurit me të cilin fëmija ndërvepron me moshatarët dhe të

rriturit, konkretizohet nëpërmjet standardeve vijuese:

Standardi 1:Fëmija tregon aftësi të tërheqë të rriturin në komunikim përmes kontaktit të syve

dhe gjuhës së trupit

Standardi 2: Fëmija tregon aftësi për të dëgjuar dhe kuptuar kur të tjerët flasin

Standardi 3: Fëmija tregon aftësi për të folur dhe komunikuar

Standardi 4: Fëmija manifeston aftësi kreative gjuhësore (shprehëse, me fjalë)

Te nënfusha e të dëgjuarit dhe folurit përfshihen aftësitë komunikuese që lidhen me gjuhën e

folur dhe kontaktet e para me gjuhën e shkruar. Objektivat specifikë të kësaj fushe janë: të

zhvillojnë aftësinë e komunikimit dhe të shprehjes, të zhvillojnë aftësinë për të dëgjuar dhe

kuptuar të folurin e bashkëbiseduesit, të shqiptojnë qartë fjalët dhe të jenë të kuptueshme në të

folur, të formulojnë fjali të kuptueshme dhe të tregojnë për sende, ngjarje dhe persona duke

përdorur drejt kohët e foljes, të analizojnë dhe të komentojnë ngjarje komplekse, të

përshkruajnë situata shpjeguese për të tjerët, të tregojnë përmbledhtas një ngjarje në formën e

një tregimi. Nuk ekzistojnë fusha me prioritet në zhvillimin e fëmijëve.

Për zhvillim të fushës së komunikimit është shumë e rëndësishme të bëhet përvetësimi dhe

përdorimi i drejtë i gjuhës. Ky proces fillon me ardhjen në jetë të secilit fëmijë dhe nëpër faza të

njëjta (së pari gugat, pastaj belbëzon e më pas shqipton fjalë të veçuara, përdorë shprehje

njëfjalëshe...,) me një fjalë e kupton gjuhën e folur (gjuhën për të kuptuar) më parë se ta përdorin

atë (gjuhën shprehëse).

7

Zhvillimi i fëmijërisë së hershme kalon në disa etapa themelore: Zhvillimin trupor (fusha motorike), zhvillimin e mendjes (fusha njohëse), zhvillimin e marrëdhënieve (aftësitë socio-emocionale) dhe

Page 8: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

- Gjuha mësohet duke e dëgjuar dhe duke e folur atë. Ky proces zhvillohet më së tepërmi kur të

rriturit inkurajojnë dhe mbështetin përpjekjet e fëmijës për t'u shprehur.

Kur flitet për komunikimin te fëmija, duhet të dimë që kemi të bëjmë me një proces kompleks që

përfshin të paktën tri sisteme: fëmija, gjuha, konteksti i marrjes së gjuhës.

Rreth moshës 10-12 muajsh, komunikimi bëhet i qëllimshëm: shkëmbimi përfshin dhe realitetin

e jashtëm. Në veçanti orientohet mbi objekte ose veprime që fëmija do të përmbushë. Gjestet

zhvillohen paralelisht me vokalizimet dhe janë tregues të zhvillimit të fëmijës.

Gjestet përfshijnë nivele të ndryshme, si: a)gjesti tregues, për të treguar apo kërkuar; b)gjesti

njoftues; c)gjesti përfshirës, që do të thotë ( më jep, merr, shiko). Fëmija në moshën 3 vjeçare ka

përvetësuar një sërë aftësish gjuhësore që pasurohen akoma më shumë nga veprimtaria e

kopshtit. Në kopsht dallohen dy lloj veprimtarish që nxisin dhe ndihmojnë zhvillimin e të folurit.

Shumë shkencëtarë që janë marrë me proceset e të dëgjuarit dhe të folurit e fëmijëve, shprehen

se të folurit fillon që në momentin kur fëmija lind. Disa të tjerë thonë se lidhshmëria ndërmjet

dëgjimit, të folurit dhe mendimit është shumë evident në komunikimet njerëzore.  Ata thonë:

dëgjimi, të folurit dhe mendimi janë të lidhur ngushtë dhe çrregullimi i njërit prej këtyre tri

elementeve ndikon shumë negativisht edhe në dy të tjerët. Pa dëgjim, nuk mund të zhvillohet të

folurit, pa të folur, po ashtu, nuk mund të zhvillohet të menduarit, dhe pa të menduar nuk mund

të zhvillohet personaliteti i njeriut. Është i njohur nga të gjithë se fëmijët zhvillimin e të folurit e

kalon nëpër disa faza. Lidhur me këtë shkencëtarët e kësaj fushe thonë se te fëmija i sapolindur

zhvillimi fillon nga e qara e parë, gugatja, fillimi i krijimit të tingujve dhe fjalëve, krijimi dhe

lidhja e tingujve në fjalë dhe fjali, zgjerimi i fjalorit dhe shprehja e lirë, pra, përvetësimi i të

folurit.

8

Leka ( 2 vjeçar) thotë: Çka do të thotë kjo?Vetura ka vdekur?Nëna thotë: Përse pyet?Leka: Veturat nuk mund të vdesin.Nëna:Pse jo?Leka: Sepse njerëzit.Nëna: Pra??Leka: Njerëzit i bëjnë veturat të ecin. Veturat nuk ecin vetë, as nuk vdesin.

Gjuha flet në zemër të fëmijës, andaj përmes lidhjes së saj me lëndët tjera, nxënësit mësojnë më mirë, kur ajo ka kuptim

dhe dobi për ta ~ Janie Rubin

Page 9: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Shembull:

Siç mund të shohim ne shembullin e cekur, natyra e arsyes së Lekes mundëson teorinë

tradicionale zhvillimore. Madje, shohim qartë se fëmijët e kësaj moshe janë jashtëzakonisht të

mirë në ndarjen e të menduarit rreth objekteve të gjalla dhe atyre të pajetë. Fëmijët kanë nevojë

për përvojë në lojë dhe në lëvizje. Të nxitësh gjuhën do të thotë, t`i mundësosh fëmijës shumë

lëvizje. Duhet të lejohet të hidhet, të kërcejë, të ecë, të vrapojë, të vallëzojë. Gjuha dhe lëvizja

janë të lidhura bashkë. Kur lëvizjet e fëmijës gjatë lojës, bëhen më të shkathëta, atëherë bëhen

edhe lëvizjet e gojës dhe të gjuhës më të sakta, që do të thotë se qysh atëherë kreativiteti gjuhësor

vërehet dukshëm.

Që në fillimet e punës së tij, shkencëtari Jean Piaget (1930) bëri intervista dhe hulumtime me

fëmijët e moshave të ndryshme lidhur me kuptimin e objekteve dhe ngjarjeve që i lidhin ata me

botën reale. Në përgjithësi, evolucioni i teorive na tregon se fëmijët nuk janë në gjendje të

krijojnë koncepte abstrakte, të nxjerrin konkluzione, të ndajnë gjësendet reale prej atyre joreale

ose ti kuptojnë kundërshtimet.

Përfshin tërësinë e situatave që krijohen në kopsht, në të cilat fëmija, mbështetur në përvojat që

ka, fillon të mësojë të flasë.

Këto situata nuk kanë objektiva specifike gjuhësore, ato ruajnë objektivat e tyre jashtë

përvetësimit të të folurit. Roli i edukatorit në të tilla situata është i dyfishtë: shfrytëzon situatën

në dobi të përvojës gjuhësore; dhe nëpërmjet bisedës me fëmijën i jep mundësi atij të përparojë

në zhvillimin gjuhësor duke e bërë atë funksional. Gjithsesi, edukatorja shfrytëzon këto situata

dhe është e vëmendshme ndaj të folurit të fëmijës. Kjo përbën një mënyrë të vlefshme për të

vlerësuar avancimin e fëmijës në përvetësimin e gjuhës dhe të nxisë ata që kanë më shumë

nevojë.

9

Lloji i parë i veprimtarive:

Lloji i dytë i veprimtarive:

Page 10: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Kontribuon drejtpërdrejtë në zhvillimin e të folurit. Këto janë veprimtari gjuhësore gjatë të cilave

fëmijët ushtrohen. Të tilla veprimtari lidhen me: tingullin e gjuhës, sintaksën, leksikun, tekstin

dhe strukturën e tij.

Zhvillimi gjuhësor i fëmijës mbështetet nga bisedat e rregullta me edukatoren si dhe nga

bashkëveprimi me moshatarët. Bisedat e rregullta të edukatores janë frutdhënëse me grupe të

vogla fëmijësh, ku të gjithë mund të flasin dhe të dëgjojnë. Tema e bisedave në grup të vogël

lidhet me përvojat personale të fëmijëve, diskutimin e ngjarjeve të përbashkëta, analizën dhe

arsyetimin e fakteve dhe ngjarjeve të ndryshme, organizimin e lojës kolektive, dëgjimin e

përrallave, tregimeve, vjershave, gjëegjëzave, ushtrimin nëpërmjet lojërave gjuhësore etj.

Tregimi i krijuar nga fëmijët shërben për të zhvilluar të menduarin tregues që është një

instrument i vlefshëm për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe fizik në të cilin jeton si dhe për të

formuar identitetin e fëmijës.

Mësimi i përrallave, tregimeve, vjershave për të ushtruar intonacionin,

ritmin dhe lartësinë e zërit. Lojëra ritmike me gjuhën e vjershave, këngëve, tregimeve nëpërmjet

të cilave zbulohen theksi dhe rrokjet. Lojëra me rimë që ushtron fëmijën në përdorimin e fjalëve

që i përshtaten rimës. Identifikimi i tingujve të gjuhës.

Gjetja e fjalëve të përshtatshme që lidhen me një temë të caktuar (një

ngjarje, një veprimtari etj). Klasifikimi i fjalëve në bazë të kritereve të

ndryshme (sende, kafshë, familje, fjalë etj).

Përdorimi i fjalës në kontekste të ndryshme. Interpretimi i fjalëve të panjohura në bazë të

kontekstit të përdorimit.

10

Natyra dhe përmbajtja e veprimta

Tingulli i gjuhës:

Fjalët:

Dëgjimi dhe gjuha e folur :

Page 11: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Njohja dhe dëgjimi me materiale të ndryshme të traditës (përralla, vjersha, gjëegjëza,) të treguara

nga edukatorja, të regjistruara në magnetofon, të shoqëruara me figurë (në radio, në kinema, në

teatrin e kukullave) .

Diskutim për lloje të ndryshme tregimesh, krijimi i tregimeve të vetë fëmijëve në grup me

ndihmën e edukatores.

Kompetencat që duhet të përvetësojë fëmija renditen si më poshtë: aftësia për të biseduar , për

të qenë i kuptueshëm dhe për të pasuruar fjalorin aftësia për të treguar histori apo ndodhi

personale (për të verifikuar koherencën gjatë tregimit) aftësia për të kuptuar atë çka thuhet apo

lexohet (nëpërmjet analizës së pikave kryesore të bisedës, të pjesës që lexohet apo kërkesës për të

shpjeguar ngjarjen).

Niveli i parë empatik ka të bëjë me kapjen e vëmendjes së fëmijës dhe stimulimin e dëshirës së

tij për të ndenjur me ne. Fëmija fillon të përdor gjuhën e trupit: të qeshë, të prodhojë gjëra të

lezetshme dhe jo të zakonshme, të hap krahët, të përplasë duart etj.

Sjellja e të rriturit influencon mënyrën se si ndërvepron fëmija. Duhet të  kemi një sjellje

marrëse, duke i lënë fëmijës hapësirën dhe kohën për të ndërvepruar në mënyrë aktive pa e

11

Mjeti kryesor në vlerësimin e zhvillimit gjuhësor është vëzhgimi i sjelljes së fëmijëve në të gjitha situatat gjuhësore.

Faktorët e zhvillimit komunikativ

Empatia:

Page 12: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

mbytur me pyetje të shumta.

I rrituri duhet të përfshihet aktivisht në lojën e fëmijës, në mënyrë që jo vetëm të kënaqë fëmijën

por edhe të kënaqet vetë.

Është e vështirë të rrimë në një gjendje heshtjeje, situatë në të cilën gjendemi shpesh me fëmijët

me probleme gjuhe. Tendenca natyrore është mbushja e hapësirave boshe me fjalë pa pasur

parasysh që po flasim në vend të fëmijës.

Ti lëmë fëmijës iniciativën duke thjeshtëzuar takimin mes aktivitetit të tij dhe qëllimit të rriturit;

në këtë mënyrë shtohet mundësia e një aleance të mirë me fëmijën. Nëse do të jetë ai që do të

marrë iniciativën do të kemi një mundësi më të madhe për arritjen e rezultateve pozitive sepse do

të jetë i interesuar të rrijë me ne. Kur ne t’i përgjigjemi ndërmarrjeve të tij do ta ndihmojmë ti

zhvillohet ndjenja e sigurisë.

Fëmija që mëson me ne është një qenie unike dhe momenti i tij zhvillimor  është i ndryshëm nga

ai i të rriturit dhe është e nevojshme një formë përshtatjeje nga të dyja palët për të pasur një

komunikim efektiv.

Duke i mbajtur ata gjithnjë e më shumë në kontakt me natyrën. Psh: duke i shëtitur në plazh, në

mal apo dhe në fshat.

Ti motivojmë/ të duan natyrën, lulet, kafshët, psh: bëj të mundur që të flasin me lulet, kjo gjë më

12

T’i lihet fushë e lirë fëmijës:

Të kënaqemi edhe ne :

Të dimë të rijmë në heshtje:

Të mbështesim iniciativën e fëmijës:

Të përshtatemi me fëmijët:

Të rrisim ndjeshmërinë e fëmijëve:

Si të komunikojmë me fëmijët:

Page 13: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

vonë do të zhvilloj aftësinë e tyre për të komunikuar me të tjerët.

 

Shpesh gjyshërit e kanë zakon tu flasin fëmijëve me një gjuhë fëmijërore, duke i shprehur fjalët

si fëmijë të vegjël: kjo lloj gjuhe quhet "fëmijërishtja". Por, ky lloj  komunikimi mund të

përdoret  kur i drejtohesh një foshnjeje, kur fëmija fillon të eksperimentoj fjalët e para është e

rëndësishme ti mësojmë shqiptimin e saktë, në formën gramatikore dhe në sintaksë.

Gjuha mes fëmijëve dhe të rriturve, ndryshon gjatë rritjes së fëmijëve dhe aftësisë së tyre për të

kuptuar; për këtë, nuk ka gjithmonë një mënyrë të duhur të komunikimit.

Në këtë kontekst zhvillimi gjuhësor si proces kompleks kërkon një gërshetim të harmonishëm

midis qëllimeve të fushave që do të vihen në funksion të njëra tjetrës. Dmth përbrenda fushave,

nënfushat nuk mund të funksionojnë të ndara dhe të shkëputura psh: a mund të mendohet për një

zhvillim gjuhësor dhe komunikim ku të dëgjuarit është i shkëputur nga të folurit, ose këto të dyja

13

Disa pika që duhet pasur parasysh :- Fëmijërishtja është një formë komunikimi mes foshnjës dhe nënës: nuk janë fjalët të rëndësishme më tepër sesa toni i ëmbël dhe i butë i nënës që tërheqin vëmendjen e fëmijës.- Fëmijërishtja nuk u vjen spontanisht të gjithë prindërve (mund të thuhet që është një mënyrë e përdorur më tepër nga gjyshërit), por kjo nuk ka ndonjë rëndësi në krahasim me tonin e përdorur.- Pas muajve të parë është e rëndësishme tu flasim fëmijëve me fraza të thjeshta por, duke i shqiptuar drejtë, në mënyrë që ta dëgjojnë saktë fjalën që do të mësojnë.- Është e rëndësishme tu flasim në vetën e tretë, sepse fëmija nuk është akoma në gjendje të dalloj “unë” nga “ti”.- Rreth një vjeç fëmija fillon të përsërisë fjalë që dëgjon dhe rreth 18 muajsh fillon të thotë ndonjë frazë të thjeshtë. Në këtë moment duhet ta stimulojmë fëmijën të flasë duke i treguar mënyrën e duhur të fjalës.- Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën të flasë në mënyrë korrekte, është duke përsëritur shprehjen e tij drejt dhe jo duke e përsëritur në të njëjtën mënyrë si fëmija.- Ta inkurajosh duke i thënë “të lumtë” apo fjalë të tjera si këto, atëherë kur arrin ta shprehi qartë frazën.

Page 14: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

nga komunikimi. Synimi është në krijimin e aftësive fillestare për të shkruarit, të lexuarit,

elementet e të menduarit dhe të komunikimit, të cilat do të mundësojnë një reflektim dhe nxitje

të menduarit konkret, por pse jo edhe reflektiv dhe krijues në disa raste, të cilat bazohen nga

situatat reale të jetës së fëmijëve. King & McMaster (2000: 13) termin gjuhë e sqarojnë si aftësi e

individit që të lexojë, të shkruajë, të flasë, të llogarisë dhe të zgjidhë probleme sipas aftësisë së

nevojshme për të funksionuar në punë, në familje dhe në shoqëri.

Të bëjmë fëmijët gjatë gjithë kohës të përqendrohen në mënyrë të natyrshme në mësimin e

gjuhës (Kredhja )

Nga momenti i lindjes, fëmija rrethohet nga një gjuhë e "plotë", e menduar mirë dhe gjithë

kuptim. Pra, fëmija është i shtyer në "vorbullën gjuhësore" për shumicën e kohës që ai është

zgjuar.

DemonstrimiNdërsa mësojnë të flasin, fëmijët hasin me mijëra demonstrime (modele apo shembuj) të gjuhës

së folur të përdorur në mënyrë funksionale.

ShpresaNëse fëmija nuk ka dëmtime të rënda, të gjithë prindërit shpresojnë që fëmija të ecë e të flasë.

Kaq e fortë është kjo shpresë sa prindërit krijojnë forma fëmijërore komunikimi ndaj të cilave

reagojnë fëmijët dhe "mësojnë" të ecin e të flasin.

PërgjegjësiaKur mësojnë të flasin, fëmijët tregohen të përgjegjshëm për atë që mësojnë nga gjuha dhe kohën

e mësimit të saj. Çdo fëmijë vendos për atë që duhet të përvetësoje dhe mënyrën e përvetësimit të

tyre. Sidoqoftë, në analizë të fundit të gjithë fëmijët arrijnë në të njëjtin drejtim. Dhe ky është

mësimi në mënyrë të natyrshme.

AngazhimiKur fëmijët mësojnë të flasin u jepet kohë dhe mundësi e mjaftueshme për të përdorur

gjuhën e folur.

Përqafimi

14

Page 15: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Fëmijët që sapo kanë filluar të flasin nuk priten të demonstrojnë aftësitë e plota të një te rrituri.

Ata lavdërohen për "përafrimin" dhe jo "saktësinë".

Ushqimi me informacionFëmijët që mësojnë me të rritur u japin atyre një informacion të veçantë. (psh: fëmija thotë: "Kjo

gota." I rrituri: "Po, kjo është gota."

Merret mesazhi "po", dhe reagimi i të rriturit jepet në kthim në formë të natyrshme dhe jo-

kërcënuese. Për më tepër, njihet fakti se "bebja" flet. Përpjekjet e komunikimit fëmijëror do

vazhdojnë deri sa fëmija vendos të ndryshojë.

Nënfusha – Baza fillestare e të lexuarit

Zhvillimi i bazës fillestare të lexuarit tek fëmijët të cilët janë në hapat e parë të të kuptuarit të

procesit të leximit kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme si në procesin e të mësuarit poashtu

në përdorimin e drejtë të shqiptimit të fjalëve. Disa prej qëllimeve kryesore që fëmijët të

njoftohen me këto procese janë promovimi dhe rëndësia e nxitjes së fëmijëve për materiale të

shtypura dhe lexim, si dhe zhvillimi i dashurisë për librat dhe materialet e shtypura. Padyshim që

në këtë zhvillim ndikojnë shumë faktorë si mjedisi shoqërorë, prindërit, edukatorët,

bashkëmoshatarët etj.

Nënfusha – Baza fillestare e të lexuarit konkretizohet nëpërmjet standardeve vijuese:

Standardi 1: Fëmija zhvillon aftësi njohëse me format e shkronjave të alfabetit

Standardi 2: Fëmija e kupton rëndësinë e të lexuarit

Në shoqërinë tonë dhe gjithandej, leximi është mjet esencial për të krijuar mendje të ndritur dhe

për të krijuar kapacitetet e nevojshme për jetëgjatësinë e të mësuarit. Duke pasur parasysh faktin

se ne si prindër dhe gjyshër duke lexuar me zë të lartë para nipave e mbesave tona, fëmijëve të

vegjël, krijojmë një lidhje të veçantë në mes gjeneratash duke mundësuar njohjen graduale me

realitetin.

Dituria, të shprehurit, aftësitë gjuhësore, dhe më e rëndësishmja bisedat për ngjarjet e

përditshme, madje edhe një komunikim i thjeshtë që tregon për një ditë të zakonshme në kopshte

apo vende të punës, kontribuojnë pa masë në fjalorin e fëmijëve, dhe poashtu ngritin mundësinë

që ata ti kuptojnë dhe shpjegojnë disa prej gjërave kryesore, e që më vonë do jenë të rëndësishme

gjatë leximit.

15

Page 16: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Sa më shumë që fëmijët janë në dijeni të natyrës dhe qëllimet e të lexuarit para shkuarjes në

kopsht, aq më shumë edukatoret duhet të ndërtojnë rregulla të të lexuarit. Për ti përgatitur fëmijët

sa më mirë dhe për ti njoftuar me rregullat e leximit që nga fillimet e para, është me rëndësi që ti

ekspozojmë në nivele të larta gjuhësore dhe literaturë ambientale si në shtëpi, në kopsht, etj.

Prandaj, shembujt konkret, aktivitetet e ndryshme dhe idetë e shumta që duhet ti zbatojnë në

mënyrë zinxhirore familjarët e deri tek edukatorët, janë çelësi kyç në arritjen e nxitjes së

fëmijëve për lexim dhe zhvillimin e dashurisë ndaj librave.

Fëmijët të cilët janë në hapat e parë të të kuptuarit të procesit të leximit kanë nevojë për ndihmë

të njëtrajtshme në kuptimin, procesin e të mësuarit dhe përdorimin e drejtë të shqiptimit të

fjalëve. Disa prej qëllimeve kryesore që fëmijët të njoftohen me këto procese janë promovimi

dhe rëndësia e nxitjes së fëmijëve për materiale të shtypura dhe lexim, si dhe zhvillimi i

dashurisë për librat dhe materialet e shtypura.

Misioni i kopshteve publike e private në vendet perëndimore siç janë Shtetet e Bashkuara të

Amerikës janë shembujt më të avancuar prej të cilëve ne marrim mësim se si duhet të

funksionojë procesi i leximit dhe pritshmëria e suksesit apo në anglisht Becoming Real Readers.

Në çdo institucion parashkollorë amerikan, gjinden dhomat e posaçme për fëmijët me nevoja të

veçanta si dhe me prirje dhe shkathtësi të jashtëzakonshme. Fëmijët jo gjithmonë mësojnë

gjithçka në po të njëjtën kohë.

Nënfusha – Baza fillestare e të shkruarit

Zhvillimi i bazës fillestare të shkruarit shikohet në aspekt të procesit të komunikimit, të

menduarit, lidhjes së tingujve me shkronjat dhe të shkruarit që ndihmojnë fëmijët me njohuritë

dhe aftësitë e domosdoshme për të përballuar vështirësitë dhe kërkesat kur ata të futen në shkollë

më vonë.

Nënfusha – Baza fillestare e të shkruarit konkretizohet nëpërmjet standardeve vijuese:

Standardi 1: Fëmija shfaq aftësi për të shkruar simbole të ndryshme

Standardi 2: Fëmija shfaq aftësi për të kuptuar qëllimin e të shkruarit

Vlerësimi i arritjes së standardeve nga fusha e zhvillimit gjuhës dhe komunikimit të fëmijës

pritet të bëhet nëpërmjet treguesve të përcaktuar për secilën grupmoshë të fëmijëve. Rëndësia

dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast,

pos që është fushë më vete është edhe gjuhë e fushave të tjera. Realizimi i suksesshëm i individit,

16

Page 17: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

të moshës 0-6 dhe jo vetëm të tij/saj, në këtë fushë varet prej mënyrave të zbatimit në praktikë të

këtyre aktiviteteve, përkatësisht nënfusha komunikuese:të dëgjuarit, të folurit gojor,të folurit me

anë të mimikës, të lexuarit dhe të shkruarit.1Përkrahja e fëmijëve në aftësitë e gjuhës dhe

komunikimit ndihmohet nga standardet që ndihmojnë zhvillimin e personalitetit të tyre,

respektivisht me tregues që sigurojnë formimin e individit aktiv, ndërveprues, të përgjegjshëm

me aftësi gjuhësore dhe integrimin me fusha tjera të arsimit parashkollor, si psh fëmijët:

-Të jenë dëgjues aktiv në të kuptuarit e asaj që dëgjojnë;

-Të jenë komunikues efektiv në të folurit individual , grupor dhe me të rritur;

- Të zhvillojnë të folurit mimetik ( të folurit përmes mimikës);

- Të zhvillojnë të shprehurit e lirshëm pa dallim gjinor;

- Të jenë komunikues të lirshëm në gjuhën e folur lokale dhe gjuhën me standarde;

- Të përvetësojnë format fillestare të “leximit” dhe “shkrimit”Sikurse u cek edhe më herët, si të

lexuarit poashtu edhe të shkruarit është një proces kritik që përfshin disa linja të rëndësishme për

tu ndjekur. Komunikimi, të menduarit, lidhja e tingujve me shkronjat dhe të shkruarit kanë për

qëllim të vetëm ti pajisin fëmijët me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të përballuar

vështirësitë dhe kërkesat kur ata të futen në shkollë më vonë. Mundësia e një përfshirjeje sa më

të natyrshme në këto procese të të gjithë fëmijëve të kësaj moshe (parashkollore), duke pasur

parasysh problemet, aftësitë, prirjet e tyre do të përmirësonte vizionet e së ardhmes së tyre.

Trajtimi dhe ngarkesa e këtij koncepti, si dhe mënyra se si do të mund të zhvillohet konkretisht

në kopsht, është një mundësi që të gjithë fëmijëve tu jepet një shans sa i përket kërkesave për një

formim gjuhësor sa më të vlefshëm edhe për te ardhmen e tyre.

1Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë (2011): Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, fq. 34.

17

Fushat (linjat) kryesore të zhvillimit të aftësive të të shkruarit janë:

gjuha për komunikim dhe për të menduar l idhja e tingujve me shkronja përmes simboleve dhe

shenjave -të lexuarit dhe të shkruarit si formë e shprehjes dhe

komunikimit shkrimi i dorës dhe nxitja e kreativitetit në shkrim

Page 18: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Formimi gjuhësor do të jetë një proces i gjatë integrimi ku objektivat e kësaj fushe do të mund të

ndërthuren me objektivat që synojnë fusha të tjera dhe konkretisht duke shfrytëzuar të vizatuarit,

të kënduarit, lëvizjet, do të mund të mësojnë dhe të arrijnë kërkesat e linjave që ofron fusha e

formimit gjuhësor. Nuk mund të mendohet një formim gjuhësor ku të shkruarit është i shkëputur

nga të folurit, ose këto të dyja nga komunikimi. Formimi gjuhësor është një proces kompleks që

kërkon një gërshetim të harmonishëm midis objektivave dhe fushave, gjë që një edukatore e

kujdesshme i vendos ato në funksion të njëra tjetrës. Në këtë mënyrë formimi gjuhësor zë një

vend të posaçëm dhe kërkon më shumë kohë, pasi çdo veprimtari që do të zhvillohet me fëmijët

bazohet në komunikimin gjuhësor. Themeli i marrëdhënieve edukator-fëmijë është ndërveprimi

ku mjedisi, bashkëpunimi fëmijë - fëmijë, përdorimi i mjeteve dhe materialeve stimulon

gjithmonë një pjesëmarrjeje aktive të fëmijëve në të nxënë.

Zbulimit të tekstit të shtypur në të gjitha format e paraqitura;

Përdorimi i vazhdueshëm i këndit të leximit, në grupe të vogla, gjatë kohës së lirë;

Leximi i përsëritur i teksteve tërheqëse për fëmijët;

Rregullimi i librave në bibliotekë sipas kritereve të caktuara;

18

Loja, ushtrimet individuale dhe grupore sugjerohen të konsiderohen prioritare në formimin gjuhësor, sidomos në linjat e të folurit, të shkruarit dhe të menduarit.

Fillet e para të shkrimit me ndihmën e edukatores bëhen përmes:

Page 19: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Analiza e shkrimit të tekstit (struktura e fletës, dallimi i titujve, ndarja në paragraf);

Komenti kolektiv i tekstit të shkruar (çfarë thuhet në një fjali? roli i fjalëve);

Korrespondenca midis germave dhe tingujve;

Memorizimi i tekstit gjatë leximeve të përsëritura (riformulimi i tekstit të lexuar, vazhdimi apo

përfundimi i tekstit të lexuar).

përshkrimi i ngjarjeve të jetuara nga të gjithë fëmijët psh. vizita në kopshtin zoologjik,

riprodhimi i ngjarjeve, tregimeve, përrallave të dëgjuara më parë, shkëmbim mesazhesh midis

fëmijëve, përdorimi i këshillave që ju jepen, vendosja e rregullave në grup.

Rëndësia e të shkruarit gjatë viteve të hershme është sipas shumë edukatorëve, një kuptim i

përparuar në lëmin e dijës dhe udhëzimeve mbi të shkruarit. Hulumtues të dalluar pajtohen me

këtë. Elbow (1993) shkruan: “Fëmijët shumë të rinj mund të nxënë të shkruarit para se të

mësojnë leximin. Andaj, të shkruarit i prin natyrshëm të lexuarit.” Dijenia se ekzistojnë disa

etapa zhvillimore të të shkruarit parashkollor, është një ndihmesë për ne kur shikojmë ose

pyetemi se si të japim maksimumin tonë në punën me fëmijët e ri si shkrues.

Para moshës 3 vjeçare: Punimet e fëmijëve janë në të shumtën e rasteve shkarravitje të rastit.

Diku rreth moshës 3 vjeçare:fëmijët fillojnë të kuptojnë disa nga arsyet përse përdoret të

shkruarit. (Psh. “Kjo letër është për gjyshen,” ose “ E kam përgatitur një listë të gjërave për të

blerë kur të dal për të bërë pazarin”.) Disa fëmijë po ashtu fillojnë të kuptojnë se të shkruarit

përbëhet nga figura në trajtë germash (edhe pse ata jo gjithsesi emërtojnë germat e shkruara).

Nga mosha 4 vjeçare: Vetëdijesimi i fëmijëve për germat bëhet më i veçantë. Për shembull

fëmijët mund të emërtojnë shkronjat e emrit të tyre ose të dallojnë germat e mëdha T dhe V në

emrin e heroit të filmave të animuar Tinki-Vinki. Pasi të kenë krijuar germat, ata shpesh do t’u

tregojnë të tjerëve se çdo të thotë ajo. Me gjasë nuk do të ketë përpjekje për të hetuar më shumë

për to. Megjithatë, ajo çfarë ata kanë shkruar mund të duket si një tregim apo porosi. Disa fëmijë

do t’ia dërgojnë “shkrimin” e tyre një të rrituri dhe do ta pyesin, “Çka do të thotë kjo?”

19

Fillimet e krijimit:

Të shkruarit si proces zhvillimor:

Etapat zhvillimore të të shkruarit parashkollor:

Page 20: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Në periudhën në mes moshës 5 dhe 7 vjeçare:Kjo është koha kur fëmijët zbulojnë se gjurmët

(germat) përfaqësojnë zërin e fjalëve. Një pjesë e tyre e bëjnë këtë zbulim gjatë qëndrimit në

çerdhe. Të tjerët nuk janë të vetëdijshëm se germat përfaqësojnë zërin e fjalëve deri në pjesën e

dytë të klasës së parë. Është me rëndësi të mbahet në mend se edhe përkundër asaj se fëmijët së

pari shkarravisin, vizatojnë dhe krijojnë germa, të kuptuarit e tyre lëviz nga fjalitë, tek fjalët dhe

përfundimisht tek germat. Shkarravinat e tyre mund të përdoren për të paraqitur secilën nga këto

që u përmendën më parë.

Burimet: Griffin, Burns, dhe Snow

• Fëmija njeh libra të caktuar nga kopertina

• Bën sikur lexon libra

• E kupton që librat trajtohen në mënyra të caktuara

• I hyn një rutinë të ndarjes së përvojës me libra me personat më të afërt që kujdesen për të

• E gëzon loja me tinguj gjatë kohës që është në krevatin e foshnjës, dhe fjalët që rimojnë, fjalët

pa kuptim, etj.

• U vë emra objekteve në libra

• Komenton mbi personazhet e librave

• Shikon figurat në libra dhe e kupton që ato janë simbole të objekteve të vërteta / reale

• Dëgjon tregime/përralla/histori

• U kërkon/pretendon nga të rriturit që të shkruajnë ose të lexojnë

• Mund të fillojë të tentojë të shkruajë në formë shtypi, si p.sh. shkronjat e emrave të njerëzve

• Shkarravit gjithmonë e me tendencë /qëllim të caktuar

• Nganjëherë duket se arrin ta bëjë dallimin mes të vizatuarit dhe të shkruarit

• Arrin të prodhoj në letër shenja të formësuara si shkronja dhe shkarravinat kanë disa tipare të

të shkruarit në gjuhën amtare.

• E kupton që shkronjat e alfabetit janë një kategori e veçantë e shenjave vizuale që mund të

emërtohen secila

20

Fazat Kryesore të Zhvillimit të Shkrim-LeximitNga lindja deri nëmoshën 3-vjeçare

Nga mosha 3-vjeçare deri në moshën 4-vjeçare

Page 21: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

• E njeh mjedisin përreth dhe shtypin përreth

• E di që, kur lexohen përrallat, është teksti i shtypur ai që lexohet

• E kupton që për funksione të ndryshme përdoren lloje të ndryshme tekstesh (p.sh. lista e

ushqimeve që duhen blerë)

• I kushton vëmendje tingujve të ndashëm dhe të përsëritur të gjuhës (p.sh. " tapshin tapshin ta-

na-na, u zgjua çika me sabah, i lan faqet me sapun, e donë nënën shumë shumë-shumë"

• Përdor konstruksione të reja nga fjalori dhe gramatika në gjuhën që flet

• Kupton dhe ndjek udhëzimet verbale

• Është i ndjeshëm ndaj sekuencave të caktuara në përralla

• Tregon interesim për librat dhe leximin

• Kur i lexohet një përrallë, e lidh informatën dhe ngjarjet me përvojën jetësore

• Bën pyetje dhe komente të cilat tregojnë se e kupton domethënien e shprehur të tregimit që po

i lexohet

• Bën përpjekje për të lexuar dhe shkruar duke tërhequr vëmendjen drejt vetes: "shiko përrallën

time"

• Mund të identifikojë 10 shkronja të alfabetit, sidomos shkronjat e emrit të vet

• "Shkruan" (shkarravit) një porosi si pjesë e një lojë

• Mund të fillojë të mbajë mend tingujt rimues në fjalët e spikatura.

Të folurit ngadalë i jep fëmijës kohë të përpunojë nga ana mendore fjalët që dëgjon, ndërsa gjuha

e qartë e lejon atë të identifikojë fjalët e reja.

21

Strategjitë që nxitin zhvillimin e gjuhës

Të folurit ngadalë dhe qartë

Bashkëbisedimi me radhë

Page 22: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Disa nga bashkëbisedimet më të hershme midis foshnjave dhe edukatoreve nuk përmbajnë asnjë

fjalë. Foshnjat dhe të rriturit që për ata janë të veçantë bisedojnë nëpërmjet shprehjeve të fytyrës

gjatë kohës që ata shikojnë e studiojnë njëri-tjetrin. Më vonë kur foshnjat fillojnë të gugatin,

bashkëbiseda përfshin gugatjet e fëmijës dhe përgjigjet imituese të edukatores e ndërkohë si

edukatorja ashtu edhe foshnja pushojnë për t’i lënë radhën njëri-tjetrit për t’u përgjigjur. Kjo

radhë e bashkëbisedimit vazhdon edhe kur fëmija fillon të belbëzojë ose të përdorë zhargonet.

Ndonjëherë edukatoret i përgjigjen një klithme pakuptim të fëmijës si “Baba,dada” sikur këto

belbëzime të kishin kuptim të madh duke thënë “Të kuptoj” ose “Ashtu ëh?”. Intonacioni i

ëmbël, entuziast i edukatores e nxit fëmijën të vazhdojë të belbëzojë.

Kur edukatorja shoqëron me fjalë perceptimet dhe veprimet e fëmijës, ajo përdor bashkëbisedën

paralele t’i ndihmojë fëmijës të mësojë fjalë të reja. E ulur pranë një fëmijë që ecën e duke parë

një zog në një pemë jashtë, edukatorja thotë: “A e sheh zogun?” ose “Aty është një zog.”

Edukatoret e kujdesshme përdorin bashkëbisedë paralele për të tërhequr vëmendjen dhe interesin

e fëmijës në çast. Kur një fëmijë që ecën, rrotullon dorezën e një lodre, edukatorja përsërit

“Rrotulloje dorezën, rrotulloje”. Ndërkohë që një foshnjë zvarritet mbi një jastëk, edukatorja

mund të thotë “Aleksi zvarritet mbi jastëk” Përpjekja për “t’u mësuar” fëmijëve fjalë të reja me

anë ushtrimesh i lë si fëmijën ashtu edhe edukatoren të zhgënjyer. Sidoqoftë, kur foshnjat dhe

fëmijët që ecin janë të rrethuar nga mjedisi gjuhësor në lidhje me veprimet e tyre, fjalori i tyre

rritet shpejt.

Etani përpiqet ta futë trekëndëshin në një vrimë rrumbullake. Ai lodhet e lodhet, por më kot.

Trekëndëshi nuk futet. Më pas ai sheh një vrimë trekëndëshe dhe e provon edhe atë. Duke e

rrotulluar ngadalë, ai vë re se ai mund të futet. Edukatorja e tij i shpjegon “Ti e gjete vrimën e

duhur, provoje se do ta futësh”.

Kur foshnjat dhe fëmijët që ecin fillojnë të përdorim ligjërim dy-fjalësh, edukatoret e zgjerojnë

më tej atë që thonë ata. Nëse një fëmijë 13 muajsh thotë “Top”, edukatorja mund të zgjerojë më

22

Bashkëbiseda paralele dhe emërtimi i objekteve

Shtrirja dhe zgjerimi

Page 23: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

tej shprehjen me anë të një fraze apo fjalie si psh: “Ja ku është një top”. Kjo të shtyn drejt një

hapi të mëtejshëm si psh: “Ja ku keni një top të madh të kuq”. Në kohën që fëmijët që ecin

fillojnë të bashkojnë gjithnjë e më shumë fjalë, të rriturit u sigurojnë atyre më shumë të dhëna

kuptimore e kuptimplota. Kështu psh., nëse fëmija thotë “Ai qeni”, edukatorja mund ta zgjerojë

më tej mendimin duke thënë “Po,po, qeni e ka lëkurën ngjyrë kafe.”

Ne e përdorim gjuhën gjatë gjithë kohës për tu thënë fëmijëve se çfarë duhet bërë më pas, qoftë

kohë dreke, pasdreke, qoftë kur u ndërrojmë pelenat apo kur vishen. Fëmijët fillojnë të kuptojnë

e të mbajnë mend për të bërë diçka kur këto udhëzime shpjegojnë psenë (arsyen) e asaj që po

bëjmë. Kur u shpjegojmë arsyet për veprimtaritë, qoftë edhe fëmijëve më të vegjël, ne

ndihmojmë në përqendrimin e tyre dhe u zgjojmë interesin për veprimtarinë që po zhvillohet.

Kur fëmijët dëgjojnë sugjerime të tilla si “Ne duhet ta ndërpresim lojën të pastrojmë që të

bëhemi gati për të dalë jashtë”, ata marrin mesazhe të rëndësishme për planifikimin,

këmbënguljen, vendosjen vetë të rregullit dhe përfundimin e detyrës.

Ndryshe nga pyetjet të cilave mund ti përgjigjesh me një Po ose Jo, pyetjet alternative japin

mundësi për një numër të madh përgjigjesh dhe nxitin zhvillimin gjuhësor e atë njohës.

Imagjinoni një fëmijë që ecën dhe edukatoren e tij në një vend lojërash. Fëmija që ecën tregon

një pemë dhe pyet edukatoren “Çfarë është ajo?”. Si përgjigje, edukatorja e pyet “Çfarë po

shikon ti?”, duke i dhënë kështu mundësi fëmijës të flasë për gjethet, zogjtë në pemë, ose ketrat

që ndjekin njëri-tjetrin rreth trungut të pemës.

Pyetjet alternative e nxitin fëmijën gjithashtu të fillojë të mendojë për veten si një person. Kështu

psh: duke pyetur “Kush po qesh?”, edukatorja e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për atë që

bën.

Pyetjet alternative dhe përgjigjet krijojnë shprehitë e bashkëbisedimit. Fëmija komenton,

edukatorja nxit bisedën më tej, duke përdorur pyetje ose përgjigje të tjera dhe fëmija ka

mundësinë të përgjigjet. Bashkëbisedimet e gjata midis fëmijëve që ecin dhe edukatoreve kanë

lidhje me kompetencën gjuhësore të mëvonshme.

23

Pyetjet alternative dhe përgjigjet

Ngritja e skelave ndërtuese

Page 24: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Edukatoret e foshnjave përdorin lojëra të parapëlqyera si “Skela ndërtimi” për të mësuar gjuhën .

Kështu psh. në fillim fëmija mund të jetë një pjesëmarrës pasiv në një lojë. Nëse fëmija nuk

shfaq asnjë interes ose është i përqendruar në diçka tjetër, edukatorja pret radhën, por nëse fëmija

është i interesuar, edukatorja e nxit atë të jetë pjesëmarrës më aktiv. Edukatorja pret që fëmija të

tundë duart e veta, duke mos përmendur një fjalë të vjershës në mënyrë që fëmija të lëshojë një

tingull. Meqenëse edukatorja ka përdorur një lojë si një situatë mësimore, ose si një skelë

ndërtimi, fëmija fillon të kuptojë më shumë për mënyrën se si duhet të komunikojë. Edukatorja

mund ta nxitë fëmijën që ecën. Kështu psh. ajo mund të lërë pa përmendur fjalën e fundit të një

vjershe të njohur fëmijësh e fëmija që ecën duhet ta thotë atë vetë. Në leximin e një përralle për

kafshët shtëpiake, edukatorja mund të thotë “ Unë shikoj një … të madh” dhe ta nxitë fëmijën ta

gjejë fjalën që mungon “qen”. Me zgjerimin e shprehive gjuhësore të fëmijës, shtysa nuk do të

jetë më e nevojshme.

Gjuha ndihmon të ruhet kujtesa e fëmijës. Edukatorja që thotë “Dje për drekë kishim makarona”,

ndihmon të përforcojë fjalët dhe përvojën e kaluar në mendjen e fëmijëve.

Rutina e përditshme, siç është ndërrimi i pelenave dhe vaktet e ngrënies, janë raste të mira për të

zhvilluar shprehitë gjuhësore. Fëmijët mund të përmendin emra të zakonshëm si gotë, pirun,

mollë dhe tryezë. Është mirë të përdoren terma të sakta dhe jo të përgjithshme si psh. “Ky kos

është i yndyrshëm. Ai është i ëmbël”, ose “Çfarë biskote e thatë!”. Duke thënë “Sa mirë. Ti

mund ta mbash gotën” në vend të thuhet “Sa mirë. Ti mund ta mbash atë”, u mëson fëmijëve

kuptimin e fjalëve të reja.

Koha e ndërrimit të pelenave është veçanërisht një kohë r mirë për komunikimin njëpërnjë,

mbasi edukatorja është e përqendruar vetëm te një fëmijë.

Shkrim-leximi përkufizohet si fitim i shprehive gjuhësore që transmetohen nga shoqëria brenda

një kulture të caktuar. Këto shprehi, ngushtësisht të lidhura, përfshijnë leximin, shkrimin dhe

rrokjezimin. Kërkimet tregojnë se përfitimi i shkrim-leximit nis qysh në fëmijëri. Ambienti fizik

24

Përdorimi i gjuhës në rutinën e përditshme

Krijimi i qendrës së shkrim-leximit

Page 25: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

për mësimin e shkrim-leximit duhet të planifikohet me kujdes. Programi mësimor që nxit

shkrim-leximin kërkon një mjedis të pasur, një metodë ndërdisiplinore si dhe njohjen e dallimeve

dhe niveleve të zhvillimit. (MorroW,1989) Sipas Jean Piagetit fëmijët arrijnë të njohin botën

nëpërmjet bashkëveprimeve fizike me sende dhe njerëz. (Piaget dhe Inhelder,1969). Prandaj,

mjedisi i klasës duhet të pasqyrojë situata reale. Materialet duhet të jenë të njohura dhe

tërheqëse.

Qendra e shkrim-leximit duhet të ketë vendin për të shkruar, qoshen e librave, tavolinën e

krijimit të librave dhe qendrën e dëgjimit. Këto vende duhen rregulluar që të përdoren cdo ditë

nga fëmijët për t’ju përgjigjur përjetimeve në klasë kur fëmijët zgjedhin të punojnë në këtë

qendër. Në qendrën e shkrimit, fëmija duhet të ketë lloje të ndryshme mjetesh shkrimi, lapsa,

shënjues, pastele dhe letër (me dhe pa vija) në mënyrë që të zgjedhin. Mjetet e shkrimit

pasurohen vazhdimisht.

Këndi i librave duhet të jetë tërheqëse dhe e rehatshme. Një qoshe ideale duhet të ketë një qilim,

karrige të vogla, jastëkë dhe ndoshta një divan. Librat duhen ekspozuar në rafte në mënyrë

tërheqëse. Ata duhet të reflektojnë nivele të ndryshme leximi, duke filluar me libra, me piktura

për fëmijët që ende s’kanë mësuar të lexojnë dhe duke mbaruar me libra më të vështirë. Qoshja e

librave duhet të përmbajë libra me piktura, libra me tregime, libra informativë, libra me poezi,

libra biografikë, libra me përralla dhe libra burimorë. Llojet dhe nivelet e librave varen nga

moshat dhe interesat e fëmijëve.

Kjo qendër nxit fëmijët ta mendojnë veten si autorë. Libra të bardhë të formave të ndryshme

nxisin një gamë të gjerë reagimesh të shkruara, nga refleksionet individuale e vjershat, deri te

faqet me dialogë të mbushura me ilustrime. Në qendër duhet të ketë letër, kapëse metalike,

vrimë-shpues, tumba dhe sende të tjera që ndihmojnë fëmijët të krijojnë vetë libra. Kompjuteri

dhe printeri janë pasuri e vërtetë e qendrës. Tek shkruajnë dhe krijojnë librat e tyre, fëmijët jo

vetëm mësojnë të shkruajnë e të lexojnë, por gjithashtu ndihet të aftë e të pavarur. Librat e

krijuar nga vetë fëmijët i shtohen koleksionit të librave të qendrës.

25

Këndi i (Qoshja) librave

Këndi i krijimit të librave

Qendra e dëgjimit

Page 26: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Qendra e dëgjimit duhet të pajiset me magnetofon, kufje dhe shirita me tregime e libra. Fëmijët

zgjedhin të dëgjojnë një tregim të regjistruar teksa lexojnë. Mësuesja i regjistron fëmijët kur

recitojnë vargje të preferuara, poema apo tregime. Ajo regjistron edhe tregimet që tregon vetë.

Në qendër duhet të ketë shirita të ndryshëm me këngë, figura mitike dhe tregime nga kultura të

ndryshme. Në rrethana ideale, një temë e fokusuar apo një interes i veçantë i fëmijëve përcakton

përzgjedhjen për dëgjim dhe qendrën e librave (për shembull, eshtrat, Japonia apo fotografia).

Një program efektiv i shkrim-leximit respekton përpjekjet e hershme të fëmijës në fushën e

leximit, shkrimit, rrokjezimit dhe të folurit. Ky respekt dhe njohje tregohet duke inkurajuar

përjetimet kuptimplota e me synime të caktuara të komunikimit. Kureshtja natyrore e fëmijës për

librin dhe gjuhën është pikënisja e programit të shkrim-leximit. Të gjithë fëmijët imitojnë me

dëshirë gjuhën e shkruar teksa përpiqen të shkruajnë. Shenjat e para në letër nga fëmijët tre dhe

katërvjeçarë fillojnë me vizatime dhe vazhdojnë me përpjekje më të komplikuara për imitimin e

shkronjave. Këto ushtrime të hershme kanë rëndësi, sepse fëmija krijon konvencionet gjuhësore

të një kulture të veçantë: për shembull, mendimin se fjala e shtypur lexohet në faqen e letrës,

mënyrën e vendosjes së librit dhe letrës, hapësirën ndarëse të fjalëve dhe përdorimin e shenjave

të pikësimit.

Në një anë tjetër të klasës, një fëmijë jep një shfaqje kukullash për dy shokët e vet, duke

përsëritur me fjalët e veta një histori të lexuar më parë nga mësuesja. Çdo ditë grupit të madh i

lexohen tregime me zë të lartë, ndërsa grupeve të vogla u lexohen libra me interes të veçantë për

ta. Rileximi i historive të preferuara ka rëndësi të veçantë. Përsëritja i ndihmon fëmijët të njohin

rregullsinë e gjuhës dhe qëndrueshmërinë e simboleve.

Fëmijët sigurojnë komunikimin dhe shprehitë gjuhësore kur në klasë mbizotërojnë përjetimet

gjuhësore – biseda, loja dramatike dhe kënga. Teksa edukatoret bisedojnë me fëmijët lidhur me

interesat e tyre dhe drejtojnë pyetje për të zgjeruar përgjigjet e tyre, fëmijët zhvillojnë aftësinë

për të ndarë me të tjerët përjetimet dhe mendimet e tyre.

26

Aktivitetet dhe projektet

Page 27: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Aventurat jetësore, sikurse lodrat dhe vizitat në muzeume, librari, dyqane, zoopark apo në

koncerte, krijojnë përjetime për të biseduar në grup apo me njeri tjetrin.

Loja me telefon, materialet skenike që nxisin interpretimin, kukullat dhe loja dramatike

inkurajojnë mes fëmijëve bisedat e gjalla.

Përdorimi në grup të madh e të vogël i lojës me gishta, muzikës, këngës dhe lojnave rimore, i

ndihmon fëmijët të zbaviten e të praktikojnë gjuhën.

Fëmijët emërtojnë sende apo përshkruajnë atë që shikojnë në figura. Edukatoret heqin objektin

apo mbulojnë një pjesë të pikturës dhe bëjnë pyetjen, “ Ç’mungon? ”

Ka rëndësi që fëmijëve t’ju ofrohen mundësi për zgjedhjen dhe përputhjen e shkronjave,

formimin e tyre me plastelinë, shkrimin në rërë dhe manipulimin e shkronjave të lëvizshme. Këto

aktivitete theksojnë elementët ndjesore motorike në bazë të leximit. Krijimi i një ambienti të

pasur me libra për fëmijë ku ata mund të zgjedhin lirshëm, ndjekja e interesave të tyre dhe

imitimi i të rriturve të rëndësishëm në jetën e fëmijëve janë disa nga rrugët e krijimit të një

programi efektiv për shkrimin dhe leximin.

Përfshij një numër të caktuar të shkronjave të alfabetit në një fletë të madhe apo hamer. Përzieni

mirë shkronjat dhe kërko nga fëmijët ti kombinojnë dhe të krijojnë sa më shumë fjalë apo fjali

me ato shkronja. Njëkohësisht, do të ishte mirë nëse i bashkëngjisim edhe foto, në mënyrë që

fëmijët të bazohen në to dhe të gjejnë fjalët e ndryshme që kërkohen dhe i përshtaten fotografive.

Krijoni një qendër në klasë me emrin Eksperiencat Personale, dhe kërko nga fëmijët që secili

prej tyre të tregoje ndonjë ndodhi interesante të jetës së tyre. Mundësoni që fëmijët të ndihen të

lirë dhe të shprehin ndjenjat e tyre pa pasur frikë dhe pa ngurruar. Vazhdimisht duhet tu bëni

pyetje në mënyrë që ata të vërejnë interesimin e edukatorit.

27

Modele të aktiviteteve me fokus në ZHGJK

Aktiviteti i parë

Aktiviteti i dytë

Page 28: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Inkurajoni fëmijët të vizatojnë një histori që ata e imagjinojnë apo e kanë dëgjuar nga dikush

më herët. Mund të jetë një përrallë, tregim apo ndodhi personale. Në këtë mënyrë, edukatoret

kuptojnë se sa kreativ mund të jenë fëmijët në paraqitjen e figurave në mënyrën e vet duke

treguar apo shprehur një ndodhi të caktuar.

Ndihmoni fëmijët ti njohin shkronjat. Kjo arrihet më së lehti duke i shkruar ato në disa hamera

dhe duke i përsëritur vazhdimisht derisa ata të jenë në gjendje ti njohin vetë. Poashtu, është e

rëndësishme, që fëmijët ti njohin shenjat dhe fjalët që i përdorin më shpesh sikurse: nënë, baba,

kopsht, etj. Prandaj, fjalët e tilla duhet të shkruhen dhe të përsëriten disa herë gjatë ditës.

Merrni një radio apo kasetofon dhe lëshoni një përrallë apo tregim të gjatë. Pasi të përfundojë,

kërkoni nga fëmijët të ilustrojnë diçka që ata kanë mbajtur në mend nga ai tregim. Inkurajoni që

të jenë sa më kreativ dhe të paraqesin tregimin ashtu siç ata e kanë kuptuar. Më pas, diskutoni

rreth vizatimeve të bëra.

Dërgoni fëmijët vazhdimisht në bibliotekën e kopshtit, dhe mos harroni tu ofroni atyre lloje të

ndryshme të librave për ti shikuar. Ata mund të mos i pëlqejnë librat me shkronja, por si fillim

librat me vizatime mund të jenë shumë të mirëseardhura dhe njëkohësisht të kuptueshme për ta.

Me kalimin e kohës, ata mësohen dhe do kërkojnë vazhdimisht tua lexojmë librat e tyre të

preferuar.

Për fëmijët të cilët janë shumë të pasionuar dhe të dhënë pas televizionit, lojërave kompjuterike,

CD-ve, etj, provoni që tua ndërlidhni këto eksperienca vizuale me libra dhe lexime të ngjashme.

28

Aktiviteti i tretë

Aktiviteti i katërt

Aktiviteti i pestë

Aktiviteti i gjashtë

Aktiviteti i shtatë

Page 29: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

Për shembull, pasi fëmiu të ketë shikuar një program televiziv për kafshët, merrni një libër me

temë të ngjashme dhe mundohuni t’ia shtoni kureshtjen, diturinë, por edhe kënaqësinë.

Literatura

o Korniza e kurrikulumit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.(2010).Drafti i dytë,Prishtinë

o Buzan,T.(2005).Truri i fëmijës.Tiranë

o HpH,(1997).Krijimi i programeve me fëmijën në epiqendër për foshnja dhe fëmijë2-3 vjeç. Tiranë

o HpH,(1997).Krijimi i klasave me fëmijën në epiqendër 3-5vjeç.Prishtinë

o Marrow, L.M., (1989) Literacy development in the early years: Helping children read and write. Englewood Cliffs, NJ:Prentice Hall

o Bright, Robin. (2002). Shkrimi nga e para. Prishtinë

o Smith, F. (1982). Writing and the writer. New York, NY: Holt, Rhinehart and Winston.

o Vygotsky, L. (1978). Thought and language. Cambridge, MA: MIT Press.

o Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2011). Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 – 6 vjeç.Prishtinë

o Miller, Bonnie. (2007), Komunikimi me fëmijë, Ferizajë, Kosovë.

o Karaj,Theodhori.(2005).Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë

o Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2012).Udhëzuesi për përmirësimin e praktikave në klasë. Botim për edukatoret e institucioneve parashkollore (grupmoshat 0-3 dhe 3-5 vjeç), Shkalla 1 e kurrikulës.

o Centar for Child and Famuly Studies & Far West Laboratory for Educational reasearch and Development (1990). Program for infant toddler caregivers. Sarmanto, CA: California Departament of Education)

o http://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.html Dr. Olga C. Alonsabe

Fletë për vlerësimin e modulit të ZHGJK

Data dhe vendi:_________ në _______________

29

Page 30: zanazeqiri.weebly.com · Web viewRëndësia dhe pesha e fushës, gjuha dhe komunikimi është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos që është fushë më vete

1. Çfarë ishte më e vlefshme në seanca për ju?

2. Cilat ishin konceptet kryesore gjatë këtyre seancave?

3. Çfarë do të ndryshoni gjatë punës tuaj si rezultat i këtyre seancave?

4. Komenti i Juaj për seancat e kësaj fushe.

30