· web viewfakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë...

25
HYRJE Çamëria e njohur gjerësisht dhe si Thesprotia greqisht, në lashtësi ka qënë e banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Emri i Çamërisë përkon me emrin e lumit Thyamis (Kalamas), që kalon nëpër këtë krahinë. Krahina e Çamërisë, e cila në pjesën më të madhe sot ndodhet në brendësi të territorit grek, shtrihet në pjesën perëndimore të Epirit. Ajo është një krahinë përgjithësisht malore, me sipërfaqe totale prej 4000 km katrorë dhe me një shtrirje të konsiderueshme në bregdet me një gjatësi prej 100 km. 1 Nga e gjithë krahina, sot vetëm 7 fshatra gjenden brenda territorit të shtetit shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe e saj, që nga viti 1913 bën pjesë në shtetin grek. Në pjesën veriore, ajo shtrihet deri në afërsi të Delvinës, në jug kufizohet me Gjirin e Artës, në perëndim ka dalje në detin Jon, ndërsa në lindje laget nga pellgu i Janinës. 2 Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën e sotme shqiptare, atë të huaj e sidomos greke, termat që identifikojnë krahinën e Çamërisë dhe Epirit, për shkak dhe të shtrirjes së tyre gjeografike kanë të njëjtin përshkrim. Gjeografë dhe historianë të huaj, të cilët prej shekujsh kanë shkelur këtë vend, në studimet e tyre e etiketojnë Epirin si një qendër të rëndësishme të banuar në shumicë nga shqiptarët. Këta autorë, pozicionin gjeografik të Çamërisë e shohin edhe më të gjerë, duke e shtrirë atë në të gjithë Epirin. 3 Në fjalorin enciklopedik shqiptar, me termin Çamëri në konceptin gjeografik të saj, kuptohet se kjo krahinë shtrihet përgjatë bregdetit Jon, duke u zgjeruar në Lindje 1 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III, (Tiranë, Toena, 2007), 496. 2 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, 149-150. 3 Arkivi Qëndror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, (më tej AQSH i RSH) F.200, D.34, fl.50-51. Në këtë dosje të Fondit të Institutit të Studimeve Shqiptare gjenden materiale studimore të marra nga veprat e autorëve të famshëm të cilët janë marrë me karakterin etnik të popullsisë së Shqipërisë së Jugut (Epirit). I

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

HYRJE

Çamëria e njohur gjerësisht dhe si Thesprotia në greqisht, në lashtësi ka qënë e banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Emri i Çamërisë përkon me emrin e lumit Thyamis (Kalamas), që kalon nëpër këtë krahinë. Krahina e Çamërisë, e cila në pjesën më të madhe sot ndodhet në brendësi të territorit grek, shtrihet në pjesën perëndimore të Epirit. Ajo është një krahinë përgjithësisht malore, me sipërfaqe totale prej 4000 km katrorë dhe me një shtrirje të konsiderueshme në bregdet me një gjatësi prej 100 km.1 Nga e gjithë krahina, sot vetëm 7 fshatra gjenden brenda territorit të shtetit shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe e saj, që nga viti 1913 bën pjesë në shtetin grek. Në pjesën veriore, ajo shtrihet deri në afërsi të Delvinës, në jug kufizohet me Gjirin e Artës, në perëndim ka dalje në detin Jon, ndërsa në lindje laget nga pellgu i Janinës.2

Qytetet kryesore të Çamërisë janë; Preveza, Margëlliçi, Paramithia, Filati, Gumenica, Parga etj. Shpesh herë në literaturën e sotme shqiptare, atë të huaj e sidomos greke, termat që identifikojnë krahinën e Çamërisë dhe Epirit, për shkak dhe të shtrirjes së tyre gjeografike kanë të njëjtin përshkrim. Gjeografë dhe historianë të huaj, të cilët prej shekujsh kanë shkelur këtë vend, në studimet e tyre e etiketojnë Epirin si një qendër të rëndësishme të banuar në shumicë nga shqiptarët. Këta autorë, pozicionin gjeografik të Çamërisë e shohin edhe më të gjerë, duke e shtrirë atë në të gjithë Epirin.3

Në fjalorin enciklopedik shqiptar, me termin Çamëri në konceptin gjeografik të saj, kuptohet se kjo krahinë shtrihet përgjatë bregdetit Jon, duke u zgjeruar në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej Pellgut të Janinës. Nga veriu krahina ka si kufi lumin Pavëll, e në jug Gjirin e Prevezës, ndërsa Konispoli është kufiri i saj verior brenda territorit të Shqipërisë.4 Në shumë fshatra të Çamërisë, prej shekujsh janë ruajtur emra e toponime, të cilat shpjegohen fare lehtë me gjuhën shqipe. Këto emërtime kanë si shpjegues themelor lidhjen e tyre me malet, lumenjtë, fushat etj, karakteristikë kjo e gjuhës shqipe të përdorur lehtësisht në këtë zonë. Si shpjegues të qartë, kemi emra të pastër të gjuhës shqipe si; “Mali Glatë”, Guri i Bardhë”, “Burimet”, “Përroi i Thellë”, “Shegëza” etj.5

Për të plotësuar më tej të dhënat fragmentare na shërben më së miri Rregjistri i hollësishëm osman i Sanxhakut të Delvinës i vitit 1583, në të cilin pjesa dërrmuese e popullsisë së Çamërisë mban mbiemra tipik të krishterë shqiptarë si Lek, Gjin, Gjon, Nik, Ded, etj.6 Autori anglez Thomas Smart Hughes, i ndan shqiptarët në katër fise të mëdha; gegë, toskë, labë dhe çamë. Sipas këtij studiuesi, çamët banojnë në atë pjesë të Epirit e quajtur Thesprotia e vjetër, e cila gjendet në jug të lumit Kalamas, e ku qendrat e mëdha si, Filati, Margariti, Suli, Preveza, të cilat “janë të banuara vetëm nga shqiptarë dhe malet

1 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III, (Tiranë, Toena, 2007), 496.2 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, 149-150.3 Arkivi Qëndror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, (më tej AQSH i RSH) F.200, D.34, fl.50-51. Në këtë dosje të Fondit të Institutit të Studimeve Shqiptare gjenden materiale studimore të marra nga veprat e autorëve të famshëm të cilët janë marrë me karakterin etnik të popullsisë së Shqipërisë së Jugut (Epirit).4 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, 149.5 Hajredin Isufi, Çamëria, Studime historike-sociologjike shek.XIII-XX, (Tiranë, PEGI, 2006), 8.6 Ferid Duka, Realiteti Etnik i Dropullit, në Studime Historike, Nr.3-4, (Tiranë, 1991).

I

Page 2:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

e Sulit janë të stolisura sipas traditës shqiptare”.7 Popullsia çame përbën një grup të qartë etno-kulturor, e vendosur në pjesën më ekstreme të territorit shqipfolës të Shqipërisë. Ky minoritet, sot përbëhet kryesisht nga dy grupe të dallueshme fetare, në çamë muslimanë dhe ortodoksë. Si pjesë e popullsisë shqipfolëse, çamët muslimanë asnjëherë nuk u njohën zyrtarisht si minoritet nga shteti grek, pavarësisht karakteristikave të veçanta të tyre.

Nga autorë të ndryshëm grekë, ka përpjekje të cilat kanë për qëllim të ndajnë popullsinë shqiptare çame të krishterë nga pjesa tjetër e popullsisë muslimane, duke mohuar çdo lloj lidhjeje gjuhësore apo dhe identitetin e përbashkët kombëtar. Sipas tyre, pjesa e popullsisë muslimane në Çamëri është pasardhëse e popullsisë së krishterë greke dhe se gjatë pushtimit osman kjo popullsi ka humbur karakterin e gjuhës greke dhe besimin e tyre ortodoks.8 Autorit grek L. Baltsiotis është i mendimit se çamët ortodoksë e konsiderojnë veten si grekë nisur dhe nga fakti, pasi gjuha greke dhe feja për ta janë bërë faktorë përcaktues.9 Në shkrimet e tyre, autorët grekë mundohen të mohojnë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve çamë muslimanë, duke i etiketuar ata në shumicën e rasteve si turq, turko-shqiptarë apo dhe etiketime të tjera mbështetur mbi besimin fetar.

Historiografia greke përpiqet të shkëpusë popullsinë e krishterë nga prejardhja e tyre shqiptare, duke theksuar faktin se, ata janë grekë në ndjenja dhe besim.10 Historiani tjetër grek, Kostandinos A. Vakallopullos shprehet se, “ata (çamët) ishin vendas të muslimanizuar ndoshta në shekullin e XVII, të cilët jo vetëm nuk kishin asnjë lidhje me shqiptarët dhe nuk kishin ndërgjegje kombëtare shqiptare, por zakonet dhe doket e tyre ishin të njëjta me ato të krishterëve, e ndërsa shumë prej tyre mbanin emra të krishterë”. 11

Shumica e botimeve në historiografinë greke, ka për qëllim të nxjerrë në pah “instiktet kriminale” të çamëve muslimanë të Çamërisë, si dhe të justifikojë me çdo kusht faktin se, masakrat e kryera nga forcat nacionaliste greke kundër kësaj popullsie në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë të provokuara në çdo rast nga vetë çamët, që sipas tyre nuk nguruan të bashkëpunojnë me pushtuesit e huaj.12 Të paktë janë ata historianë grekë, të cilët vetëm në dekadat e fundit kanë marrë guximin, duke dalë kundra rrymës zyrtare të historiografisë greke, e që kanë pranuar se shqipfolësit e Çamërisë janë, si të krishterët, ashtu dhe muslimanët.13

Popullsia shqiptare e Çamërisë pas rënies nën pushtimin grek përbëhej prej rreth 40.000 banorë shqiptarë të fesë muslimane dhe 30.000 banorë të fesë ortodokse, të gjithë që flisnin gjuhën shqipe.14 Në studimet e tij rreth popullsisë shqiptare në Greqi, Dhimitër Berati thekson faktin se: “Duke jetuar gjithnjë në mes të një kombi me ndjenja të forta nacionaliste, pa patur mundësinë të mësojnë dhe të flasin gjuhën shqipe, nga 200 000

7 AQSH, F.200, (Instituti i Studimeve Shqiptare) Pa vit, D.34, fl.49.8 Dimitris Michalopoulos, The Moslem of Chamuria and exchange of populations between Greece and Tyrkey, Balkan Studies, vol. 27, (Thesaloniki, 1986), 304.9 Lambros Baltsiotis, The Muslim Chams of Northwestern Greece, The ground for the expulsion of a “non-existent” minority community. European Journal of Turkish Studies, (Istanbul, 11/2012), 11.10 Po aty.11 Kostandinos A. Vakallopullos, Historia e helenizmit verior, (Selanik, 1992), 17.12 Hariton Lambros, Çamët dhe Çamëria, pasardhës të renegatëve të vjetër, kuislingë të djeshëm dhe kriminelë lufte, trima të sotëm dhe banditë komunistë, (Athinë, 1949), 19.13 Lambros Baltsiotis, “Çamëria, fakte reale dhe imagjinare”. Artikull i shkruar në gazetën “Koha Jonë”, (Tiranë,7 tetor, 2002). 14 Albert Kotini, Çamëria denoncon, (Tiranë, Fllad, 1999), 7.

II

Page 3:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

shqiptarë në të gjithë Greqinë, afërsisht gjysma e tyre u helenizuan”.15 “Vetëm në Çamëri,- thotë Dh. Berati,- gjenden afërsisht 90.000 shqiptarë, ku 50.000 prej tyre (nënkupto shqiptarë çamë muslimanë, shënimi ynë) vazhdojnë t’i rezistojnë sundimit grek”.16

Shumë autorë, e pranojnë helenizimin gradual të shqiptarëve çamë ortodoksë, duke theksuar si faktorë të rëndësishëm politkën e shtetit osman para viteve 1900, si dhe politikën diskriminuese të shtetit grek ndaj shqiptarëve pas kësaj periudhe. Për të pakësuar numrin e minoritetit çam në Greqi, shteti grek hartoi politika, të cilat mundësonin uljen e prezencës së popullsisë muslimane çame në këtë rajon.

Autori grek L. Baltsiotis me të drejtë shtron pyetjen se, si është e mundur që komuniteti çam, nga një komunitet i cili ishte i rregjistruar në të gjitha aktet civile dhe rregjistrat e shtetit grek, sot është një minoritet në zhdukje dhe inekzistent në Greqi.17

Problemi është mëse i qartë nëse u hedhim një vështrim filtrues të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore që shteti grek ka nxjerrë që nga koha kur krahina e Çamërisë ra nën sundimin grek, e në vazhdim. Manovrat e shtetit helen për spastrimin etnik të shqiptarëve, përmbledhin akte ligjore që kanë të bëjnë me reformën agrare, me konfiskimet dhe shtetëzimet e pasurive të shqiptarëve, me futjen e popullsisë muslimane çame në procesin e këmbimit e deri në masakrat e përgjakshme dhe shpërnguljen me dhunë të kësaj popullsie. Fakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte përherë një burim ankthi për shtetin grek. Me rënien e Çamërisë nën sundimin grek, popullsia shqiptare atje u gjend përballë një diskriminimi të egër nga nacionalizmi i shfrenuar grek. Si rrjedhojë e politikës shoviniste greke, shqiptarëve u ndalohej përdorimi i gjuhës shqipe, si dhe çdo pjesëmarrje në funksionet e administratës shtetërore civile e ushtarake.

Në 14 dhjetor të vitit 1912, përfaqësuesi italian në Athinë Carloti (Karloti), ftonte qeverinë greke që të ishte më e kujdesshme dhe më e duruar, duke mbrojtur shqiptarët muslimanë të Çamërisë, të cilët sipas tij ishin tepër miqësorë ndaj qeverisë së Athinës. 18

Interesimit të Italisë për minoritetin çam në Greqi, ministri i jashtëm grek, iu përgjigj se, qeveria e tij nuk bënte përjashtime etnike e fetare, por se masat e marra ishin në kuadër të luftës kundër bandave shqiptare që vepronin në atë zonë (Çamëri).19 Një ditë më pas, diplomati italian i dërgonte një tjetër raport mbi Epirin ministrit të tij në Romë, duke e njoftuar, se bandat greke të ardhura nga Kreta, po kryenin krime të rënda kundër shqiptarëve në Çamëri.20 Masat e marra nga shteti grek, si dhe vendosja trupave të rregullta ushtarake në Çamëri, justifikoheshin para opinionin vendas dhe të huaj me argumentin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike prej bandave shqiptare.21

Shqipëria e dalë pas Pavarësisë, nuk ishte një shtet me kufijtë e tij të plotë natyral. Gjatë luftrave ballkanike, Shqipëria jugore dhe krahina e Çamërisë gjendeshin nën presionin e vazhdueshëm të ushtrive greke. Shqiptarët e Çamërisë, të bindur për 15 Dhimitër Berati, Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, (Tiranë, Husi Borshi, 2007), 42.16 Po aty.17 Baltsiotis, The Chams Muslim ..,11.18 Archivio di Stato, Ministero degli Affari Esteri, Romë (ASMAE), Serie Politico, b.676, tel.7710. Njoftim i Karlotit për San Xhuliano, 14 dhjetor 1912.19 Po aty.20 Po aty. b.738. tel.2889/1508. Njoftim i Karlotit për San Xhuliano, datë 15 dhjetor 1912.21 Documenti Diplomatici Italiani, (më tej DDI), Seria 6, Vol.2, dok.128, f.82.

III

Page 4:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

bashkimin e tyre kombëtar me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 1912 dërguan përfaqësuesit e tyre në Vlorë për të përshëndetur Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.22 Atdhetarët dhe patriotët e shquar si, Veli Gërra, Rexhep Demi nga Filati, Azis Tahiri nga Ajdonati, Jakup Veseli nga Margëlliçi, pasi përshëndetën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e të parës qeveri të shqiptarëve, kërkuan prej saj marrjen e masave të duhura për të ndaluar masakrat e ushtrisë greke ndaj familjeve shqiptare.23 Megjithë thirrjet e dëshpëruara të popullsisë çame, qeveria shqiptare nuk ishte në gjendje t’u vinte në ndihmë.24 Në këto rrethana, popullsia shqiptare në Çamëri dhe në trevat e tjera të Shqipërisë së jugut mori pjesë energjikisht në qëndresën kundër depërtimit të ushtrisë greke në ato vise.25 Në kuadër të luftës kundër copëtimit të Shqipërisë dhe rrezikut nga depërtimi i trupave greke në Çamëri dhe vise të tjera, popullsia çame u organizua duke krijuar çeta vullnetare të armatosura dhe këshilla të mbrojtjes, të cilat u vendosën përgjatë kufirit jugor të Shqipërisë dhe në Janinën e rrethuar nga trupat qeveritare greke.26

Hyrja e bandave të armatosura dhe e ushtrisë së rregullt greke në territorin e Çamërisë u shoqërua me masakra në dëm të popullsisë muslimane të kësaj krahine. Aktet mizore të denja për epokën mesjetare të ushtrisë greke, nuk kursyen as nderin e grave dhe jetën e fëmijve shqiptarë. Sulmi ndaj popullsisë muslimane shqiptare nuk kurseu dhe ata shqiptarë të krishterë, të cilët nuk dëshironin të hiqnin dorë nga kombësia e tyre shqiptare. Në zonën e Paramithisë në vitin 1913, në vendin e quajtur Përroi i Selanit, prej bandave greke u vranë dhe u masakruan 72 burra nga paria e Çamërisë, ndër ta emra të shquar të lëvizjes patriotike çame si, Mehmet Bej Kasiqani, Resul Çene, Sadhuz Dine, Malo Kasëmi, Bego Kasëmi etj.27 Të grumbulluar në qendër të fshatit me idenë për të biseduar me kreun e bandës mbi rikthimin e pasurive të grabitura nga grekët, fisnikët çamë u prenë në besë dhe u masakruan pranë vendit të quajtur Liver.28 Kjo masakër shënoi fillimin e procesit të shfarosjes së komunitetit çam në Greqi dhe njëkohësisht tregoi qëllimin e vërtetë të shtetit helen kundrejt popullsisë shqiptare. Si rezultat i masakrave të ushtrisë dhe bandave greke, gjatë viteve 1913-14, në kazanë e Paramithisë u shkatërruan pothuajse tërësisht fshatrat e Gardhiqit më 300 shtëpi, Dhragomia më 200 shtëpi, Petrovica me 75, Minina me 65, ndërsa në kazanë e Filatit u shkatërruan fshatrat e Ninatit me 120 shtëpi, Markati me 120 dhe Janjari me 150 shtëpi.29

Problemi i Çamërisë dhe i Shqipërisë së Jugut, ku banonte një pakicë fare e vogël greke, iu imponua me forcë Shqipërisë. Çështja e kufijve midis Shqipërisë dhe Greqisë, u pa si një rast i volitshëm nga Fuqitë e Mëdha për të rritur ndikimin e vet në rajon. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, mbrojtësit e Idesë së Madhe argumentonin se i

22 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi III, 495.23 Kaliopi Naska, Dokumente për Çamërinë 1912-1939, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, (Tiranë, Dituria 2009), 3. 24 AQSH, F.145, V.1912, D.III-1/1, fl.345-349.25 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 495. 26 Po aty., 496.27 Memorandum i Komitetit Antifashist i emigrantëve çamë në Shqipëri, drejtuar KS të OKB, lidhur me trajtimin e minoritetit çam shqiptar në Greqi dhe masakrat e shtetit grek ndaj tyre. Shtojcë dokumenti botuar te, J. Margaritis, Bashkëpatriot të padëshiruar, 181 shif dhe AQSH, F.161, V.1941, D.73, fl.70. Artikull i Gazetës “Tomori”, dt. 30.04.1941 me titull “Shënime mbi Çamërinë, mbi historinë e saj dhe mbi ambjentin gjeografik”.28 Blerina Sadiku, Lindja e çështjes çame, (Tiranë, Naimi 2011), 114.29 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.III, 497.

IV

Page 5:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

gjithë Epiri duhej të ishte pjesë përbërëse e Greqisë së Madhe.30 Lidhur me pretendimet e Greqisë, historianët Ch. dhe B. Jelaviç shprehen se, pavarësisht territoreve të fituara në kurriz të Shqipërisë, grekët e ndjenin veten të injoruar nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, pasi Vorio-Epiri aq shumë i dëshiruar prej tyre mbeti në shtetin shqiptar.31 Sipas tyre, në këtë konferencë grekët nuk kërkuan territore të pastra etnikisht, pasi ideja e tyre mbështetej mbi përhapjen dhe ekzistencën e qytetërimit të lashtë grek në këto territore.32 Nga traktatet e nënshkruara gjatë vitit 1913 dhe në vazhdim Greqia i zgjeroi kufijtë me rreth 70% pjesën kontinentale të saj, ndërsa popullsia u rrit me afro 2 800 000 banorë.33 Por edhe pas këtyre përfitimeve në kurriz të popujve të tjerë, Greqia nuk dëshironte t’a konsideronte këtë fakt si një arritje, pasi jashtë saj mbeti një pjesë e Epirit, krahinë kjo që iu la shtetit shqiptar. Kërkesat e Greqisë drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, u përmblodhën në formën e një memorandumi të veçantë dhe u paraqitën para Fuqive të Mëdha në 3 janar 1913 nga kryeministri i saj Venizellos. Në ndryshim nga mbreti i tij Kostandin, i cili ishte për një Greqi të vogël por të nderuar, kryeministri grek Venizellos aplikoi një politikë tërësisht agresive, e cila do të bënte të mundur zotërimin e territoreve të reja përpara se të futej në aventura të rrezikshme irredentiste. Me pretendimin se në brendësi të territorit të shtetit shqiptar ekzistonte një grup i vogël minoritarësh grekë, në memorandumin e tij Venizellos kishte paraqitur dhe vijën kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, kufi ky i cili shkonte në brendësi të territorit të Shqipërisë deri në lumin Vjosë, e shtrihej në lindje deri në liqenin e Ohrit.34

Konferenca e Ambasadorëve dhe vendimet e saj, ishin një akt tjetër dhune që ushtrohej ndaj shqiptarëve. Nga ana e saj Qeveria e Vlorës paraqiti pranë Konferencës së Ambasadorëve në Londër një memorandum, në të cilin kërkohej rivendikimi i kufijve të Shqipërisë, kufi ky që në jug shkonte deri në Prevezë.35

Në përgjigje të dhunës së ushtruar nga grekët, si dhe për vendimet e padrejta të Konferencës, në shumë qytete të Shqipërisë u organizuan mitingje dhe protesta. Populli i Lushnjes, në protestën e organizuar në qershor të vitit 1913, në letrën drejtuar Eduard Greit (Grey), ngrinte zërin mbi padrejtësitë që po kryheshin nga Fuqitë e Mëdha, për lënien e Çamërisë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. “Të drejtat e Shqipërisë që ekzistojnë brez pas brezi në këtë vend,- shpreheshin ata, nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet e të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha”.36 Në fund të letrës së tyre, përfaqësuesit luteshin që, “Çamëria, e cila përbën një pjesë të mirë të Shqipërisë dhe që sot po vajton nën këmbët dërrmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut”.37

Gabimin e diplomacisë evropiane të bërë kundrejt çështjes shqiptare, e pranonte edhe ministri i jashtëm britanik Grei, i cili vetëm një ditë pas përfundimit të punimeve të Konferencës së Londrës do të deklaronte se, “kjo zgjidhje (përcaktimi i kufijve përfundimtarë të Shqipërisë, jashtë së cilës ndër të tjera u la dhe krahina e Çamërisë), do

30 Miranda Vickers, The Albanians, A modern history, (London, 1995), 79.31 Charles dhe Barbara Jelavic, Themelimi i shteteve Kombëtare të Ballkanit, (Tiranë, Dituria, 2004), 290.32 Jelavic, 290.33 Richard Clogg, Histori e Përmbledhur e Greqisë, (Tiranë, Linus, 2004), 83.34 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912-1914, (Tiranë, 8 Nëntori, 1978), 185.35Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 24.36 AQSH, F.145, V.1913, D.II-19, fl.67.37 Po aty.

V

Page 6:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

të japë shkas për kritika të forta”.38 Duke vazhduar më tej, lidhur me çështjen e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë me Greqinë, Grei shtonte se, “qëllimi kryesor ka qënë ruajtja e marrëveshjeve midis vetë Fuqive të Mëdha dhe nëqoftëse vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën e vet”.39 Në këtë mënyrë, Çamëria dhe tokat e tjera shqiptare u sakrifikuan për të kënaqur orekset e shteteve shoviniste fqinje dhe për të ruajtur paqen në Evropë. Pa mbushur ende një vit nga vendimet e Konferencës së Londrës dhe deklaratat e bëra nga ministri i jashtëm britanik në Dhomën e Komuneve, paqja në Evropë jo vetëm që nuk u vendos, por edhe ajo pak që kishte mbetur u shkatërrua nga fillimi i Luftës së Parë Botërore.

Rënia e Çamërisë nën regjimin grek u shoqërua më krime dhe masakra ndaj popullsisë muslimane shqiptare. Lidhur me krimet e grekëve në kurriz të minoritetit shqiptar në këtë krahinë, konsulli i përgjithshëm britanik në Vlorë, Lamb në tetor të vitit 1913, njoftonte ministrin e tij të jashtëm në Londër se, “grekët kanë përdorur çdo mënyrë të mundshme, përveç vrasjeve masive të njerëzve, që të terrorizojnë dhe të detyrojnë të qëndrojnë në heshtje të gjithë atë pjesë të popullsisë, të cilën ata nuk kanë mundur ta bindin me mënyra të tjera për origjinën e saj të pastër “helene” dhe për simpatinë e saj”. 40

Duke denoncuar krimet e grekëve ndaj shqiptarëve, Lamb theksonte se, “veprimi i grekëve është shumë më tepër cinik dhe i pafalshëm për faktin që ai është duke u zbatuar në disa krahina, të cilat gjenden përtej kufirit që i është caktuar Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve dhe qëllimi i saj eksluziv është të fshijë të gjitha shenjat e popullsisë jo helene, përpara mbërritjes së Komisionit të Kufirit”.41 Protokolli i Firences i nënshkruar në 17 dhjetor 1913, i dha fund përcaktimit të kufijve të Shqipërisë, jashtë së cilës mbeti dhe krahina e Çamërisë. Pikërisht këtu, zë fill de jure çështja një shekullore e minoritetit çam në Greqi.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore shteti i ri shqiptar pushoi së ekzistuari dhe për pasojë, çështja e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë u la pas dore. Tashmë, detyrë parësore për shqiptarët ishte ruajtja e integritetit territorial të asaj pjese të Shqipërisë e njohur ndërkombëtarisht nga Fuqitë e Mëdha dhe Konferenca e Ambasadorëve. Gjatë kësaj periudhe shteti helen dhe qeveria e saj përgatitën terrenin për asimilimin përfundimtar të çamëve ortodoksë dhe spastrimin etnik nëpërmjet masakrave, dëbimit dhe ligjeve agrare të popullsisë muslimane shqiptare. Gjatë periudhës së mësymjes të ushtrisë dhe bandave të armatosura greke në trojet çame, shumë shtëpi të muslimanëve shqiptarë u grabitën dhe popullsia çame prej tmerrit u detyrua të lërë vendbanimet e tyre. Në terrorin me bandat greke u bashkua dhe ushtria, e cila e vendosur në rrethinat e fshatrave çamë për ruatjen e rendit dhe qetësisë, mori pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve.42 Me preteksin e mbledhjes së ndihmave për t’u ardhur në ndihmë familjeve të ushtarëve grekë të rënë në luftë, bandat greke kryenin veprime arbitrare duke grabitur pasuritë e shqiptarëve çamë.43 Paralelisht me këto veprime, qeveria greke ndërmori dhe hapa të tjerë që kishin për qëllim grabitjen e pasurive dhe të tokave të shqiptarëve

38 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia.,, 260.39 Po aty.40 Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, Vol.I, (Tiranë, Toena, 2012), dok.nr.182. Njoftim i konsullit të përgjithshëm britanik Harry Lamb për Eduard Grey, Vlorë, 25 tetor 1913. 249.41 Po aty.42 Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë, (më tej AIH), A-IV-465.43 Po aty.

VI

Page 7:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

muslimanë, të cilët kishin braktisur vendbanimet e tyre, si rezultat i zhvillimit të luftërave ballkanike.

Nën pretekstin e grumbullimit të armëve në Çamëri, qeveria greke u mundua të eleminonte qëndresën çame, duke internuar shuma burra, të rinj dhe pleqë në ishujt e largët të Egjeut.44 Si rezultat i masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria greke, popullsia shqiptare e Çamërisë në pranverë të vitit 1917 kërkoi ndalimin e shtypjes nga organet qeverisëse greke. E gjendur përballë qëndresës së popullsisë shqiptare, ushtria greke u tërhoq përkohësisht nga synimet e saj drejt Epirit, e duke u përqëndruar në zonën e Janinës dhe Çamërisë. Si pasojë e kësaj qëndrese, ushtria greke u shpërnda në grupe të vogla proskoponësh, të cilët kryenin inkursione në kurriz të popullsisë së pambrojtur civile.45 Krimet e bandave dhe të ushtrisë greke gjatë Luftës së Parë Botërore nuk prekën vetëm popullsinë shqiptare në Çamëri. Barbaritë e tyre nuk kursyen as fshatrat dhe popullsinë shqiptare që ndodheshin brenda kufijve shtetëror të shtetit shqiptar të njohura nga Konferenca e Londrës. Kriminelë grekë të liruar qëllimisht nga burgjet e Greqisë u lëshuan të armatosur mbi popullsinë shqiptare të fshatrave të jugut, duke përdorur mënyrat më çnjerëzore, me qëllim asimilimin e popullsisë vendase shqiptare dhe zvendësimin e saj me popullsinë greke.

Në kuadër të zhvillimeve të Luftës së Parë Botërore, në verë të vitit 1917 Çamëria u pushtua nga ushtria italiane. Për të siguruar një administrim sa më të mirë të zonave të pushtuara, komanda ushtarake italiane emëroi si Komisar të Përgjithshëm, kapitenin Françesko Frazin dhe e ndau krahinën e Çamërisë në 7 rrethe.46 Komanda ushtarake italiane për të realizuar qëllimet e veta të pushtimit ndoqi një politikë afrimi me popullsinë shqiptare të Çamërisë. Duke e parë ushtrinë italiane si një ushtri çlirimtare, përfaqësues të popullsisë çame, i kërkuan Komisarit të Përgjithshëm italian që të qëndronte në Çamëri për t’i dhënë fund sundimit shovinist grek.47 Pas afrimit të një pjesë të popullsisë shqiptare me italianët, për popullsinë shqiptare në disa pjesë të ndryshme të Çamërisë u bë e mundur lejimi dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, si dhe u lejua ngritja e një Komisioni këshillmor që do të funksiononte pranë Komisarit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane.48 Në sajë të “tolerancës” së treguar nga italianët, në qytetin e Filatit, të Paramithisë, në Gumenicë e zona të tjera të Çamërisë u lejua të ngrihej flamuri shqiptar dhe shumë të burgosur e të interrnuar çamë u kthyen në shtëpitë e tyre.49

Me kërkesën e shqiptarëve, Komisioneri i përgjithshëm italian më 30 gusht të vitit 1917, vendosi përcaktimin e politikave arsimore në favor të shqiptarëve të Çamërisë.50 Në bazë të qarkores së nxjerrë nga autoritetet italiane, u lejua çelja e shkollave shqipe në Filat dhe Gallbaq, e po ashtu u deklarua se do të lejohej respektimi i të drejtave të grupeve të vogla etnike, përfshi ato fetare.51 Pas hyrjes së Greqisë në luftë përkrah Antantës, ushtria

44 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 498.45 Jorgos Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar, Çamët dhe Hebrenjtë, (Tiranë, Bota shqiptare, 2009), 117.46 Fatmira Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, Botuar në Epiri i Jugut, Çamëria, (Tiranë, UET Press, 2014), 270.47 Beqir Meta, Tragjedia çame, (Tiranë, Sejko, 2007), 30-31.48 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 498.49 Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, (Tiranë, Dudaj, 2002), 152. 50 Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, 270.51 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame…,154.

VII

Page 8:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

italiane e la Çamërinë përsëri në zotërim të ushtrisë greke. Për shqiptarët e Çamërisë zhgënjimi ishte shumë i madh dhe krahina ra përsëri nën sundimin grek.

Pazaret e bëra në kurriz të trojeve shqiptare nga fuqitë ndërluftuese gjatë Luftës së Parë Botërore, i detyruan shqiptarët e diasporës të reagonin fuqishëm ndaj diplomacisë evropiane. Në shtete të ndryshme evropiane e kryesisht në SHBA, u krijuan shoqëri çame të cilat ngritën fuqishëm zërin për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare. Një nga këto ishte shoqëria patriotike “Çamëria” me qendër kryesore në Uorçester të SHBA.52 Në një deklaratë të sajën në mars të vitit 1918, shoqëria shqiptare në Amerikë Vatra vinte në dukje gabimin e madh të Fuqive të Mëdha dhe vendimeve të tyre për vënien e Shqipërisë nën protektoratin italian. Me anë të deklaratës, shoqëria shqiptare dënonte ashpër pazaret që bëheshin midis Italisë dhe Greqisë për shkëmbim territoresh në kurriz të shtetit të ri shqiptar, duke e konsideruar atë si një emër të ri aneksimi.53

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rreziku i coptimit të trojeve shqiptare u rikthye përsëri. Diplomacitë evropiane për të kënaqur synimet e shteteve shoviniste ballkanase, vendosën që të sakrifikonin sërish Shqipërinë. Konferenca e Paqes në Paris dhe diskutimet e shumta mbi rishikimin e kufijve të Evropës, bënë që gjithë elementi nacionalist shqiptar të vihej në lëvizje. Përballë presioneve të mëdha për coptimin e trojeve shqiptare, një ndër kërkesat e Qeverisë së Durrësit, drejtuar përfaqësuesve evropianë në këtë konference, ishte rivendikimi i krahinës së Çamërisë dhe rikthimi i saj në trungun mëmë. Qeveria shqiptare e kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti, kundërshtoi hapur kërkesat e paraqitura në Konferencën e Paqes në Paris nga qeveria greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Në memorandumin dërguar kësaj konference në 12 shkurt 1919, kryeministri i qeverisë së përkohshme të Durrësit ndër të tjera shprehej se, “kjo krahinë që quhet Çamëri, e që shtrihet në thellësi prej 30 deri 40 km, përfshinte para Luftës Ballkanike një popullsi të përgjithshme prej 63 000 frymësh, nga të cilat 40 000 shqiptarë muslimanë, 14 000 shqiptarë të krishterë dhe 9 000 banorë grekë, ose që flasin greqisht në familjet e tyre”.54 Pa kaluar ende një muaj, Turhan P. Përmeti i dërgon një notë shtesë, kryetarit të Konferencës së Paqes, Zhorzh Klemanso. Në këtë notë proteste, ai kërkonte që krahina e Çamërisë e pushtuar nga grekët, si dhe krahina të tjera shqiptare që mbaheshin nga serbët dhe malazezët të viheshin për një periudhë një apo dy vjeçare nën mandatin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.55 Gjithashtu, në kërkesën e saj qeveria shqiptare kërkonte që gjatë periudhës së administrimit amerikan, të organizohej një plebishit për t’i dhënë mundësinë popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe viseve të tjera të shprehnin vullnetin e tyre.56

Në një rezolutë që Kristo Dako i dërgonte presidentit amerikan Uillson në mars 1919, e njëkohësisht Zh. Klemansos, krahas ribashkimit të të gjitha krahinave të shkëputura Shqipërisë, kërkohej dhe kompensimin e dëmeve të luftës shkaktuar nga fuqitë ndërluftuese në territorin shqiptar.57 Sevasti Qirjazi, nën siglën e Partisë Kombëtare shqiptare në Amerikë, protestoi ashpër ndaj fabrikimit prej Greqisë të çështjes së Vorio-Epirit. Në emër të të gjithë shqiptarëve, ajo kërkonte, që Konferenca e Paqes në Paris të

52 Rama, Çamëria në vitet 1912-1940, 304.53 Haris Silajxhiç Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, (Tiranë, Dituria, 1999), 35.54 Naska, Dokumente për Çamërinë..,dok. Nr.15, fq.39. Memorandum i delegacionit të Qeverisë së Durrësit dërguar Konferencës së Paqes, Paris, 12 shkurt 1919.55 AQSH, F.151, V.1919, D.14, fl.22.56 Po aty.57 Po aty., F.30 (Kristo Dako), V.1919, D.7, fl.18.

VIII

Page 9:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

vendoste sa më shpejt për sigurimin territorial të Shqipërisë, madje duke përfshirë brenda saj dhe krahinat e Kosovës dhe të Çamërisë.58

Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes, i kryesuar nga Luigj Bumçi, në korrik të vitit 1919 protestoi ashpër ndaj masave të marra nga qeveria greke mbi nxjerrjen e dekretit mbretëror, i cili miratonte ligjin nr.924, për ndalimin e shitjes dhe tjetërsimit të pronave që gjendeshin në territorin e aneksuar nga Greqia pas Luftrave Ballkanike. Në letrën e tij drejtuar Zh. Klemansos, Bumçi shprehej se, “popullsitë muslimane të krahinës së Çamërisë, aneksuar nga Greqia pas luftës së mësipërme (fjala është për luftrat ballkanike), e shikojnë veten në perspektivën e trishtuar të të qënurit të detyruar të mërgojnë, duke lënë pasuritë e tyre të paluajtshme dhe fushat e tyre që përbëjnë, për shumicën dërrmuese, pasurinë e vetme”.59

Gjatë punimeve të Konferencës, protesta në emër të mbrojtjes së kufijve të Shqipërisë dhe rikthimit të krahinave të banuara nga shqiptarët, u zhvilluan në shumë qytete të Shqipërisë. Kërkesa dhe ankesa të shumta drejtuar Fuqive të Mëdha erdhën nga të gjitha shoqatat shqiptare jashtë atdheut. Komiteti Kombëtar i shqiptarëve në Zvicër, duke dashur të tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, në shtator të vitit 1919 i kërkoi Senatit të Punëve të Jashtme në Uashington të ndërhynte sa nuk ishte vonë për ndreqjen e gabimeve të Konferencës së Londrës.60 Të bindur se Komisioni Senatorial amerikan do të ndërhynte fuqimisht për të parë kërkesën e shqiptarëve, ata kërkonin dhe mbështetjen dashamirëse të Amerikës për rikonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë.61

Në të njëjtën kohë me zhvillimet politike në Evropë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, qeveria greke vazhdonte reprezaljet dhe masakrën ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. Megjithë kaosin politik që kishte përfshirë qeverinë dhe shtetin grek, autoritetet vendase të administratës greke vazhdonin të ushtronin terror dhe represion ndaj popullsisë muslimane shqiptare të Çamërisë. Në marrëveshje të fshehtë me qeverinë qëndrore të Athinës, autoritetet lokale greke kishin organizuar banda dhe komitete ushtarake për të përgatitur çrrënjosjen e popullsisë shqiptare dhe spastrimin e Çamërisë. Që nga Parisi, kryeministri grek Venizellos urdhëronte Athinën, që të mbante një qëndrim të rreptë ndaj popullsisë muslimane shqiptare dhe nga ana tjetër i këshillonte autoritetet vendase që të bënin kujdes, duke “mos dhënë përshtypjen e një regjimi shtypës”.62

Vuajtjet e shqiptarëve në krahinën e Çamërisë u shtuan dhe më shumë pas humbjes së rëndë që Greqia pësoi në luftën me Turqinë në vitin 1922, humbje e cila çoi në rrënimin e idesë për krijimin e Greqisë së Madhe dhe zgjerimin e saj drejt Azisë. Traktati i nënshkruar në Lozanë më 30 janar 1923, përveçse i dha fund luftës midis Greqisë dhe Turqisë, vendosi dhe për këmbimin e grekëve të Anadollit me popullsinë muslimane që gjendej në territoret greke. Ende pa u firmosur marrëveshja për këmbimin e popullsive respektive midis Greqisë dhe Turqisë, mijëra familje refugjatësh ortodoksë u dyndën në territorin grek. Në zbatim të Marrëveshjes së Lozanës, pranë autoriteteve greke u ngritën disa zyra të posaçme, si Drejtoria për Vertetimin e Kombësisë, Zyra 58 Gazeta Albania, 18 Janar 1919. 59 AQSH, F.151, V.1919, D.14, fl.45.60 Naska, Dokumente për Çamërinë…,60.61 Po aty.62Sadiku, Lindja e çështjes çame, 179. Shtojcë dokumenti sipas Vasilis Kondis, Elenismos tes Boreiou Epeirou kai elleno-albanikes scheseis, vëll.2, (Athinë, 1995), dok.8, 63.

IX

Page 10:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

Autonome e Stabilizimit të Refugjatëve pranë Ministrisë së Jashtme greke.63 Me urdhër të qeverisë së Athinës, autoritetet lokale greke të Çamërisë, në shtator të vitit 1923 shpallën urdhërin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, për deklarimin e kombësisë nga të gjithë banorët muslimanë.64

Qëllimi i vetëm i qeverisë së Athinës për arritjen e kësaj marrëveshje, ishte realizimi i ëndrrës së vjetër për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre. Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë përfitime nga ky shkëmbim, qeveria e Athinës nxirrte urdhëresa për shpërnguljen e shqiptarëve çamë. Qeveria greke vendosi të ndërmarrë akte ekstreme, duke konfiskuar pronat e shqiptarëve, si dhe duke ushtruar terror e dhunë ndaj banorëve me origjinë shqiptare, me qëllim që jeta e shqiptarëve në këto troje të bëhej e pamundur. Sipas ligjit të ri agrar të miratuar në shtator të vitit 1923, pronat e çifligarëve shqiptarë shpronësoheshin nga shteti grek, pa u vlerësuar më parë nga ndonjë gjykatë e pavarur dhe vlera e kompesimit bëhej me vlerën e dhrahmisë të zhvlerësuar dhe sasia e pagesës do të kryhej me 30 këste vjetore.65

Qeveria shqiptare edhe pse nuk ishte pjesë e marrëveshjes greko-turke mbi shkëmbimin e popullsive e kundërshtoi që në thelb këtë marrëveshje, duke e denoncuar në Organizatën e Lidhjes së Kombeve. Qeveria shqiptare kërkonte që, popullsia shqiptare e cila ndodhej në territorin grek, të mos ishte pjesë e marrëveshjes për këmbimin e popullsisë dhe si e tillë të përjashtohej kategorikisht nga ky shkëmbim. Megjithëse qeveria greke mundohej të siguronte shtetin shqiptar se, ajo do të përmbushte të gjitha detyrimet që rridhnin prej marrëveshjeve të firmosura dhe të njohura tashmë nga organizata e Lidhjes së Kombeve, në mënyrë krejt të hapur, ajo vazhdonte të ushtronte dhunë dhe terror ndaj popullsisë shqiptare çame. Si rezultat i presionit të palës shqiptare, përfaqësuesi grek në Konferencën e Lozanës u detyrua të pranonte faktin se, Greqia nuk ka aspak si qëllim të kryejë këmbimin e muslimanëve me prejardhje shqiptare dhe se shqiptarët banojnë në një rajon të përcaktuar qartë, që quhet Epir. Madje përfaqësuesi grek në këtë conference Kaklamanos, pranoi se shqiptarët janë bashkëfetarë me turqit, por kurrsesi bashkëpatriotë me ta.66

Qeveria shqiptare mbështetur në realitetin historiko-etnik, të cilin u mundua t’ia bënte të njohur si, palës greke, ashtu dhe Lidhjes së Kombeve, ndërmori hapa konkrete për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë shqiptare. Qeveria shqiptare e ndërkombëtarizoi çështjen çame, duke mos e lënë vetëm në kuadër të diskutimeve monotone të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve. Ministria e Jashtme shqiptare, çështjen e mizorive të grekëve kundër shqiptarëve u mundua t’ia bënte me dije parlamentit britanik. Qeveria britanike, duke mos dashur të prishte marrëdhëniet me Athinën, parapëlqeu që këtë çështje të lërë në dorë të Lidhjes së Kombeve dhe u mjaftua vetëm me disa sugjerime e këshilla për ambasadorin e saj në Paris.67 Ankesës së Mehmet Konicës lidhur me gjendjen e këmbimit të popullsisë shqiptare drejtuar Foreing Office, qeveria britanike u përgjigj se, “tashmë jeni një vend independent dhe se duhet t’i rregulloni vet punët tuaja”.68 Shqetësime dhe

63 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.III, 502.64 Rama, Çamëria…,280.65 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri, Ministri Fuqiplotë në Athinë.., 79. Fjala e mbajtur nga Mid’hat Frashëri në Asamblenë e Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.66 Naska, Dokumente për Çamërinë…,91, dok.45.67 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.9-10. Njoftim i Pandeli Evangjelit, ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë, drejtuar Kryeministrit të Qeverisë shqiptare, Tiranë, 15 janar 1923.68 Po aty., fl.339.

X

Page 11:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

ankesa në dyert e Foreign Office mbi keqtrajtimin e etnive dhe kombësive të vogla nga ana e Greqisë, kishin ardhur jo vetëm nga shqiptarët. Megjithë ankesat e herë pas hershme, zyrtarë të lartë të kësaj ministrie u shprehën se, “do të gjenin rastin që, miqësisht t’i kërkonin Greqisë të respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të popullsive të tjera jo greke”.69

Për të zbatuar marrëveshjen e përbashkët greko-turke për këmbimin e popullsive, u krijua Komisioni Mikst, i cili filloi nga puna që në muajin nëntor të vitit 1923. Ky komision, që në fillim të punës së tij nuk dha asnjë garanci se do të trajtonte me seriozitetin e duhur çështjen e popullsisë shqiptare. Gjatë kryerjes së funksioneve të tij, Komisioni nuk mori në konsideratë kërkesat e shumta të shqiptarëve për të vizituar krahinat e banuara prej tyre, me qëllim përcaktimin e origjinës, gjuhës dhe prejardhjes së tyre.70 Anëtarët e këtij Komisioni, në përbërje të të cilit nuk kishte asnjë anëtar me prejardhje shqiptare, nuk denjuan që të merrnin në konsideratë treguesin themelor, atë të kombësisë së popullsisë shqiptare. Komisioni Mikst i kryesuar nga gjenerali De Lara, përbëhej nga një anëtar grek, një turk dhe tre anëtarë të tjerë të paanshëm.71 Në mënyrë krejt artificiale anëtarët e këtij komisioni gjetën lloj lloj mënyrash për të legalizuar përfshirjen e një numri të madh banorësh me origjinë shqiptare në këmbimin e tyre me popullsinë greke të Anadollit.

Protestat e shumta të parisë çame dhe qeverisë shqiptare, e detyruan qeverinë greke të pranonte përjashtimin nga këmbimi të asaj pjesë të popullsisë shqiptare, e cila me anë të dokumenteve që dispononin, do të arrinte të provonte para anëtarëve të Komisionit Mikst, origjinën e tyre shqiptare. Kjo pjesë e popullsisë çame, megjithëse e përjashtuar nga çështja e këmbimit, duhej të “vertetonte” me dokumente bindëse, origjinën dhe prejardhjen shqiptare para këtij komisioni. Për pajisjen me dokumente, shqiptarëve çamë iu duhej të udhëtonin deri në Athinë, ku përveç shpenzimeve të shumta, popullsisë shqiptare i duhej një kohë e gjatë për t’u pajisur me to.72

Pothuajse në të gjitha rastet, shkëmbimi popullsisë shqiptare u shoqërua me dhunë dhe terror nga bandat greke. Këto veprime, synonin që me anë të vrasjeve dhe dhunës të largonin nga shtëpitë dhe pronat e tyre shqiptarët, duke i zëvendësuar ata me refugjatë grekë të ardhur nga Azia. Shkëmbimi popullsisë muslimane me atë ortodokse greke, ishte tentativa e radhës e qeverisë greke për shkombëtarizimin e krahinës së Çamërisë. Pjesë e shkëmbimit u bënë dhe shumë klerikë shqiptarë muslimanë dhe bektashianë. Si rezultat i përfshirjes të klerikëve në shkëmbim, një pjesë e mirë e kulteve fetare mbetën pa drejtues. Shpesh ndodhte që disa ditë para se Komisioni Mikst të shkonte në zonat e banuara prej shqiptarëve për të plotësuar të dhënat mbi origjinën e popullsisë, bandat greke, me preteksin për të gjetur në shtëpitë e shqiptarëve elementë keqbërës ushtronin dhunë dhe terror, me qëllim trembjen e këtyre banorëve dhe plaçkitjen e tyre. Sikur të mos mjaftonin refugjatët grekë, të cilët vendoseshin me dhunë në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, familjet çame duhet të përballonin dhe shpenzimet ekstra për mbajtjen e xhandarmërisë dhe të trupave ushtarake greke të vendosura në këtë krahinë. Si pasojë e keqtrajtimeve të bëra nga autoritetet ushtarake, kryesisht nga njësitë e vogla të shpërndara, shumë fshatra u braktisën, pasi xhandarët dhe ushtarët grekë e kishin kthyer 69 Po aty., fl.81-82. Njoftim i Mehmet Konicës, ministër Fuqiplotë i Legatës shqiptare në Londër, dërguar Ahmet Zogut, Londër, 23 gusht 1923.70 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, 503.71 Dhimitër Berati, Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve, (Tiranë, Mbrothësia, 1931), 24.72 Rama, Çamëria…,286.

XI

Page 12:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

në zakon që të jetonin në kurriz të familjeve shqiptare. Në shumë raste autoritetet vendase greke ushtronin presion tek familjet shqiptare duke kërkuar dëmshpërblim me pretekstin se, gjoja këta ishin të lidhur me shtetin e pavarur shqiptar dhe se kryenin aktivitete të paligjshme.73 Po ashtu, kushtet në të cilat kryhej zhvendosja e popullsisë shqiptare bëhej e padurueshme, po të kemi parasysh se ata qëndronin me ditë të tëra, duke pritur në portet greke anijet, që do ti çonin ata drejt brigjeve të Azisë së Vogël.74

Një rol negativ në çështjen e këmbimit të popullsisë shqiptare me atë turke luajtën si klerikët ortodoksë grekë dhe ata muslimanë. Të paguar dhe të shantazhuar prej bandave greke, shumë klrikë mernin përsipër të deklaronin në emër të popullsisë shqiptare se, këta ishin turq dhe si të tillë duhej të shkëmbeheshin. Myftiu i Paramithisë kishte hartuar një listë me afro 10.000 çam, të cilët gjoja kishin kërkuar të largoheshin me dëshirën e tyre drejt Anadollit. Të njëjtën akuzë ndaj drejtuesve të klerit musliman ngrinte dhe patrioti çam Musa Demi në letrën drejtuar ministrit fuqiplotë shqiptar në Athinë Mithat Frashërit. Në këtë letër, ndër të tjera M. Demi veçonte problemet që po lindnin në krahinën e Çamërisë, pas ardhjes së refugjatëve grekë në shtëpitë e shqiptarëve.75 Akuzat drejtuar klerit fetar musliman u ngritën dhe nga banorët shqiptarë të Margëlliçit, Filatit, Paramithisë dhe Gumenicës, të cilët akuzonin krerët e tyre fetarë se po nxisnin popullsinë shqiptare të mos vetdeklaroheshin me kombësi shqiptare. Sipas banorëve, myftinjtë endeshin nëpër fshatra të Çamërisë, duke i kërcënuar ata me fjalët se, “greku do t’ju djegë të gjallë dhe do t’ju shfarosë” dhe në këtë mënyrë rruga e vetme për të shpëtuar ishte të pranonin largimin drejt Anadollit.76

Në shtëpitë e shqiptarëve, me forcën e autoriteteve vendase greke strehoheshin refugjatë të krishterë grekë të ardhur nga Azia, duke u bënë zotër të pronave dhe shtëpive të muslimanëve çamë. Pa kryer asnjë lloj veprimi administrativ dhe pa kryer asnjë pagesë qeraje apo detyrim tjetër, banorë të ardhur filluan menjëherë të punonin tokat dhe të vilnin prodhimet në pronësi të shqiptarëve. Mid’hat Frashëri, ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, në gusht të vitit 1925 protestoi ashpër pranë drejtorit të Seksionit për Pakicat në Lidhjen e Kombeve, lidhur me praktikat diskriminuese që ndiqte shteti helen ndaj minoritetit çam në Greqi. Në letrën e tij, M. Frashëri deklaronte se, “nga 190 familje shqiptare në Konicë, për mungesë të letrave, 70 prej tyre u dëbuan për në Anadoll”.77

Të detyruar prej dhunës dhe terrorit të ushtruar prej bandave greke, shumë shqiptarë të Çamërisë kalonin kufirin shtetëror të Shqipërisë, duke gjetur përkrahjen e popullsisë shqiptare. Si për të mos mjaftuar dhuna e ushtruar dhe për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve muslimanë të Çamërisë, qeveria greke nxori një ligj të posaçëm doganor, ku shqiptarët çamë ishin të detyruar të paguanin taksa për gjënë e gjallë dhe plaçkat e nevojshme që ata merrnin me vete.78

Si kundërpërgjigje e masave drastike të ndërmara nga qeveria helene për dëbimin e shqiptarëve muslimanë nga Çamëria, në qeverinë shqiptare pati disa segmente të cilat përkrahën idenë, se e njëjta politikë duhej ndjekur dhe ndaj minoritetit grek në Shqipërinë

73 AQSH, F.151, V.1923, D.203, f.210-212.74 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,119.75 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.160.76Naska, Dokumente për Çamërinë…,141, dok.86. Përfaqësues të popullsisë çame i drejtohen Ministrit Fuqiplotë shqiptar në Athinë Mithat Frashërit. Letra mban datën 31 tetor 1923.77 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri…,273. shif dhe AQSH, F.151, V.1925, D.131/1, fl.106-108.78 AQSH, F.151, V.1923, D.203, fl.190.

XII

Page 13:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

e Jugut. Idhtari më i flaktë i kësaj vije ishte diplomati shqiptar në Athinë Mid’hat Frashëri. Sipas M. Frashërit, shqiptarët e dëbuar nga Çamëria duhej të vendoseshin në tokat dhe shtëpitë e grekëve që jetonin në Shqipëri.79 Në letrën e tij të datës 15 tetor 1925, dërguar ministrit të jashtëm shqiptar në Tiranë, M. Frashëri sugjeronte se, duheshin marrë disa masa të lehta kundër grekofonëve, duke instaluar në shtëpitë e tyre refugjatët çamë apo dhe duke u ndaluar atyre shitjen e pronave, masa këto të ngjashme me ato që qeveria greke kishte ndërmarë kundër popullsisë muslimane çame në Greqi.80 Duke parë se Greqia nuk kishte ndërmend të ndalonte largimin e minoritetit çam nga Çamëria, vetëm pak ditë më vonë, M. Frashëri do të përsëriste kërkesën e tij drejtuar qeverisë shqiptare për shkëmbimin e elementit grek të Delvinës me shqiptarët çamë. “Meqënëse Greqia po refuzon drejtësinë për elementin shqiptar,- deklaronte M. Frashëri,- atëherë të proponojmë këmbimin e elementit grekofon të Delvinës, me Çamërit e Epirit”.81 Idetë e tij mbi marrjen e masave reciproke ndaj minoritetit grek në Shqipëri, ministri shqiptar në Athinë ua bëri me dije dhe zyrtarëve grekë. Në takimin me zyrtarë të lartë grekë, të bërë në fillim të muajit nëntor 1925, M. Frashëri kërcënoi hapur bashkëbiseduesin e tij grek, duke i deklaruar se, “gjëja më e mirë që mund të bëjë Shqipëria është të dëbojë ata 20 000 grekofonë që ndodhen në Delvinë, por prapë Greqia do të na ketë hua edhe nja 40. 000 frymë të tjera, pasi deri tani,-theksonte M. Frashëri,- janë përzënë me pahir mbi 60 000 shqiptarë”.82

Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve grekë për përjashtimin e muslimanëve shqiptarë nga shkëmbimi, qeveria greke çështjen e përcaktimit të prejardhjes së popullsisë muslimane shqiptare e shihte si një proces të vështirë, duke e lënë atë tërësisht në dorën e anëtarëve të Komisionit Mikst.83 Përpjekjet e shumta të qeverisë shqiptare dhe rezistenca e popullsisë çame për të kundërshtuar dëbimin me forcë nga Çamëria, e detyruan Lidhjen e Kombeve që në 9 mars të vitit 1926, të pranonte raportin përfundimtar të Komisioni Mandator, i cili rekomandonte që, popullsia shqiptare e Çamërisë konsiderohej tërësisht shqiptare dhe si e tillë e pashkëmbyeshme.84 Pak ditë më vonë dhe qeveria greke deklaroi zyrtarisht se, popullsia shqiptare e Çamërisë do të gëzonte të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare, ashtu si dhe pjesa tjetër e shtetasve grekë. Duke respektuar vendimin e Lidhjes së Kombeve për përjashtimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë nga këmbimi, Ministria e Jashtme e Greqisë i konfirmoi përfaqësuesit shqiptar në Athinë se, Nënkomisioni Mikst për Epirin ishte larguar prej andej, duke e konsideruar të mbyllur çështjen e këmbimit të popullsisë.85

Veprimet arbitrare të qeverisë greke dhe të Komisionit Mikst të mbështetura në padrejtësinë ndaj popullsisë çame, sollën dëbimin në masë të kësaj popullsie nga Çamëria dhe nga krahinat rreth saj për në Azinë e Vogël. Vetëm gjatë viteve 1924-25, nga krahinat e Maqedonisë të banuara prej shqiptarëve muslimanë u larguan mbi 35. 000

79 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri..,295-296. Sugjerime të Mid’hat Frashërit për Ministrin e Punëve të Jashtme të Qeverisë Shqiptare, lidhur me masat që duheshin marrë kundër grekofonëve në Shqipëri.80 Malltezi, Delvina, 295-296.81 AQSH, F.151, V.1925, D.131/1, fl.315-318. Njoftim i M. Frashërit për Minsitrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Athinë, 29 tetor 1925.82 Malltezi, Delvina, Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë.., 324.83 Rama, Çamëria…,286. Pjesë nga proçesverbali i sesionit të 27 të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, seanca e 10-të.84 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 504.85 Naska, Dokumente për Çamërinë…, 515.

XIII

Page 14:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

banorë shqiptarë muslimanë.86 Nga 3419 shtëpi muslimane në Çamëri dhe 535 të krishtera, refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël u vendosën në 1943 shtëpi të shqiptarëve çamë dhe asnjë prej tyre nuk u vendos në shtëpitë e familjeve greke apo të shqiptarëve ortodoksë.87 Sipas raportit të mbajtur nga përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të vitit 1928, rezulton se midis viteve 1924-1926, nga Maqedonia ishin shpërngulur me forcë rreth 40 000 shqiptarë dhe mbi 20 000 të tjerë të shpërngulur ishin muslimanë shqiptarë të Epirit.88

Autoritetet greke të Çamërisë e konfirmojnë vet misionin e tyre për të shkombëtarizuar krahinën prej shqiptarëve. Nënprefekti i Çamërisë, në vjeshtë të vitit 1936, njoftonte Ministrinë e Jashtme greke se, “Nënprefektura dhe xhandarmëria e Filatit dhe Igumenicës po punojnë me forcë për të detyruar çamët të emigrojnë dhe për të rritur numrin e tyre”.89 Ankthi i vazhdueshëm i autoriteteve greke për largimin e popullsisë çame reduktoi në mënyrë të ndjeshme prezencën fizike të minoritetit çam në Greqi. Historiografia greke duke mohuar krejtësisht politikën e dëbimit të ndjekur nga qeveria greke, në shumicën e rasteve është shprehur se, popullsia shqiptare çame ka shprehur dëshirën e vet për t’u përfshirë në shkëmbim me arsyetimin për një jetë më të mirë në Turqi.90

Autori grek Dh. Mihalopulos, duke iu rikthyer çështjes së përjashtimit të çamëve nga këmbimi i popullsisë gjatë viteve 1923-26, gjykon se ky vendim ishte një gabim i madh, si për qeverinë greke të asaj kohe, ashtu dhe për diplomacinë ndërkombëtare e për vetë çamët.91 Duke marrë në konsideratë rregjstrimin e popullsisë prej administratës greke në vitin 1936, rezulton se, në Çamëri në 279 fshatra kishin mbetur gjithsej 28 000 shqiptarë muslimanë, 20 000 grekë dhe 26 000 shqiptarë ortodoksë.92

Me ardhjen në pushtet të diktatorit fashist Joanis Metaksa, në Greqi në vitin 1936, gjendja ekonomike, sociale dhe politike e popullsinë shqiptare u rëndua më tepër. Edhe njëherë rifilluan arrestimet dhe dëbimet masive të shqiptarëve. Me anë të bankave të saj, qeveria greke lehtësoi procedurat për shitjen e pronave të çamëve, duke bërë të mundur më pas lehtësimin e nxjerrjes së vizave dhe largimit të tyre përfundimtar nga Çamëria.93

Për të kontrolluar më së miri komunitetin çam, qeveria greke në vjeshtën e vitit 1936 krijoi prefekturën e Thesprotisë, e cila përmblidhte katër krahinat; Filatin, Gumenicën, Paramithinë dhe Margëlliçin.94 Ky organizim u justifikua nga qeveria greke me arsyetimin, se ai u bë për arsye ekonomike dhe për unifikimin e administratës shtetërore greke.95 Sipas këtij organizimi të ri, qendra e njësive administrative do të ishin ato fshatra me shumicë banorësh të besimit të krishterë, duke eleminuar në këtë mënyrë elementin shqiptar musliman. Pas këtij organizimi qeveria greke, krijoi reparte të mirëfillta të

86 AQSH, F.151, V.1925, D.131, fl.17.87 Rama, Çamëria.., 292.88 Po aty., 297.89 AYE, 1935, A/4/9/3. Njoftim i Nënprefektit të Çamërisë për Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, datë 30.09.1935.90 Basil Kondis, The Greeks of Nothern Epirus and greek-albanian relations, Cituar sipas Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 142-143.91 Dimitris Mihalopulos, Çamët, (Athinë, Arsenidhis, 1993), 23.92 Meta, Tragjedia çame, 45.93 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 506.94 Naska, Dokumente për Çamërinë.., 681.95 Manda, Çamët muslimanë..,115.

XIV

Page 15:  · Web viewFakti se popullsia shqiptare muslimane ishte në kontakte të ngushta me popullsinë ortodokse dhe se flisnin të njëjtën gjuhë e kishin afërsi gjeografike, ishte

ushtrisë dhe xhandarmërisë, të cilat u dislokuan në rajonin e Çamërisë, me qëllim parandalimin e çdo ndjenje kombëtare të shqiptarëve.

Një tjetër masë shtrënguese e qeverisë greke ndaj minoritetit çam në Greqi ishte ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Vetëm gjatë vitit shkollor 1938-39, qeveria greke kishte premtuar se do të hapte rreth 13 shkolla shqipe në fshatrat e Çamërisë, si në Margëlliç, Arpicë, Koskë, Spatar, Versela, Arvenicë, Picar, Kuç, Lugarat, etj.96 Shpesh herë mësimbërja në gjuhën shqipe ishte lënë në mëshirën e drejtuesve grekë të shkollave, të cilët e kishin katandisur zhvillimin e gjuhës shqipe për fëmijët çamë vetëm me 2 orë mësim në javë. Në ato pak shkolla, të cilat ende vazhdonin të konsideroheshin shkolla shqipe, mësimi jepej nga mësues të besimeve fetare dhe që nuk ishin njohës të mirë të gjuhës shqipe. Megjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të vendosur mësues shqiptarë dhe njohës mjaft të mirë të gjuhës shqipe, qeveria greke pengonte qëllimisht emërimin e tyre. Krahas kësaj, qeveria greke kishte vendosur një kontroll të rreptë mbi botimin dhe përdorimin e teksteve shqip. Në shumë raste, faqet e librave me përmbajtje të karakterit kombëtar, me simbole kombëtare, apo me fotografi të patriotëve shqiptarë griseshin.97

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë Z. Rauf Fico, u ankua te autoritetet greke të Çamërisë, të cilët qëllimisht pengonin shpërndarjen e librave shqipe në shkolla. Lidhur me këtë, ministri i jashtëm grek Mavrudis, në mënyrë të vazhdueshme i kishte tërhequr vëmendjen ministrit grek të arsimit, duke i kujtuar këtij të fundit se, po bëhej pengesë për përbushjen e detyrimeve që rridhnin nga marrëveshjet e arritura midis dy vendeve.98

Afrimi i konfliktit të armatosur midis Italisë dhe Greqisë çoi në marrjen e masave të egra nga qeveria greke ndaj popullsisë shqiptare. Nga frika e një bashkëpunimi të mundshëm midis shqiptarëve çamë dhe ushtrisë italiane, autoritetet greke arrestuan dhe më pas internuan të gjithë burrat dhe të rinjtë shqiptarë, kryesisht ata në afërsi të fshatrave në kufi me Shqipërinë. Para fillimit të konfliktit me Italinë, mijëra burra çamë u arrestuan dhe u internuan në ishujt e largët të Egjeut. Mosbesimi i autoriteteve greke ndaj minoritetit çam u shpeh në shumë mënyra. Shumë të rinjë çamë të cilët shërbenin në radhët e ushtrisë greke, në shumicën e rasteve qëndronin në formacionet e prapavijës, ku në vend të armëve iu jepeshin vegla punë për të hapur rrugë dhe ndërtuar ura. Si rezultat i këtyre masave, një pjesë e parisë çame i kthyen sytë nga Italia fashiste për dhënien fund të vuajtjeve dhe realizimin e bashkimit të Çamërisë me shtetin shqiptar.

96 AQSH, F.151, V.1938, D.106, fl.49-54.97 Naska, Dokumente për Çamërinë.., 695. Njoftim i ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë E. Libohova për Rauf Ficon, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, Tiranë 4 janar 1938.98 Naska, Dokumente për Çamërinë…,708.

XV